SHKOLLA "ALBANET" Ahmet zogu Klaudio Merepeza

6
Ahmet Zogu

description

Detyree shtepije me teme :jeta dhe aktiviteti i ahmet zogut.klasa 8 shkolla "Albanet"

Transcript of SHKOLLA "ALBANET" Ahmet zogu Klaudio Merepeza

Ahmet Zogu

•*Zogu Ahmet *(1895-1961), mbret i Shqiperise. Rridhte nga nje familje enjohur e Matit dhe hyri ne moshe te re ne jeten politike te vendit. Patifunksione te ndryshme ne qeverine qe nxori Kongresi i Lushnjes, ne fillim siminister i Brendshem, pastaj si minister i Luftes e, me 1922, u emeruakryeminister i vendit. Me 1924 qeveria tij u permbys nga opozita e mbledhurrrotull priftit e shkrimtarit F. Noli. Do te rikthehet ne fuqi rreth gjashtemuaj me vone, gje qe do te cilesohet si triumf i legalitetit. Atentatet,pabesite reciproke, merite e familjeve te medha, mungesa e stabilitetit dherivalitetet e ashpra e shtyne te mendonte, sikunder kishte ndodhur meBonapartin ne kohen e tij, se sakralizimi i pushtetit do rriste autoritetine do ta bente me te larget per lakmite e te tjereve. Drejt ketij vendimi dota kete shtyre edhe nje realitet tjeter i natyres gjeopolitike: Ne perendimai kishte nje nga mbreterite me te shkelqyera te kohes, ate te Savojes, nejuge vendi tij kufizohej nga nje monarki tjeter, Greqia, ne veri po ashtugjendej Jugosllavia, por edhe ne lindje kurorat bullgare e rumunembreteronin prej qindra vjetesh. Ne keto kushte, me krijimin e monarkise sefundit ballkanike, monarkise shqiptare, dukej se i jepej fund njegjendjeje "anormale".

• Ne vitin 1928 AZ do te shpallet mbret dhe do teqendroje ne fronin e Shqiperise me emrin Zogu i I-re deri ne prill te vitit1939, kur vendi do te pushtohet nga trupat e Italise fashiste. Zogu nepolitike do te bente ate qe ben cdo kryetar shtetit qe njeh mire dobesine,prapambetjen, e mbi te gjitha nevojat e medha te nje populli qe nuk kishtenxjerre ende nje klase politike qe te dinte te formulonte nevojat e tij. Sinje monark i ri e dinamik, ai se pari pajisi vendin me nje Ligj Kushtetues,me Kod Civil, Penal e Tregtar, qe edhe sot cilesohen nga me interesantet ekohes. Por vendi nuk kishte nje borgjezi te vertete qe te financonte njeindustri per te qene. E duke mos patur ate industri e as nje bujqesi qe temeritonte te quhej e tille, atij, mbretit, detyrimisht qe do ti mungoninparate per te vene ne jete projektet e tij. Dhe sic behej shume kohe paratij e sic behet edhe sot, shume kohe pas tij, ai kerkoi borxhe e per ketetrokiti te fqinja me e pasur, te mbreteria italiane. Eshte nje kohe kur veteitalianet nuk e dinin se cfare u kishte rezervuar e nesermja, por heperhekane mendimin se ajo de te jete e shkelqyer.

• Largimi nga vendi• Më 7 prill 1939 duke mos pranuar kushtet e

pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria. Më 8 Prill 1939 vendoset në Greqi dhe fillon jetën në mërgim. Duke iu trembur një reagimi negativ nga ana e qeverisë italiane autoritetet greke informuan menjëherë Romën se mbreti dhe suita e tij prej 113 vetësh nuk do të lejoheshin që të organizonin kurrfarë veprimtarie politike në Greqi. Hapi tjetër ishte ushtrimi i një presioni të vazhdueshëm ndaj mbretit që ky i fundit të largohej nga Greqia. Gjithashtu fillon organizimin e rezistencës së armatosur. Më 3 Maj 1939 mbërrin në Turqi, ku pritet nga autoritet më të larta të vendit dhe nga shqiptarët. Më 30 Qershor 1939 niset për në Evropë. Më 2 Maj 1939 familja mbretërore e shoqëruar nga tetë vetë mbërriti në Turqi, ku qëndrimi i saj ishte më i këndshëm. Në Stamboll mbreti gjeti shumë përkrahës të tij me të cilet pati mundësi të takohej pasi turqit u ruheshin më pak italianëve sesa grekët.

• Për shkak të fjalëve që u përhapen në lidhje me ngjitjen sërish në fron, e kjo mund të bëhej e mundur vetëm me ndihmën e një Fuqie të Madhe, shumë shpejt ai u largua dhe nga Turqia dhe i hodhi sytë drejt Britanisë. Ai e informoi ambasadorin n'Ankara për dëshirën e tij m'u vendos në Londër. Pergjigja i erdhi në mes të qershorit pasi mbreti u zotua se nuk do të perfshihej n'asnjë aktivitet politik. Me qëllim që të shmangte një udhëtim pranë kufinjve t'Italisë ose përmes Gjermanisë, Zogu dhe suita e tij u detyruan të ndermarrin një udhëtim të gjatë përmes Europës Lindore e Qendrore, i cili perfshiu etapa ndalesash në Rumani, Poloni, Lituani, Finlandë e Suedi. Më 2 Korrik 1939, mbërrin në Rumani ku pritet nga Mbreti Karol i Rumanisë. Më 15 Gusht 1939, mbërrin në Paris, ku vendoset dhe merr me qera një shtëpi. Këtu vihet në kontakt me autoritet më të larta të Francës duke u kërkuar atyre leje për t'ushtruar njëfarë aktiviteti politik. Kjo kërkesë iu refuzua megjithatë ai qëndroi në Francë deri në prag të pushtimit të saj nga gjermanët. Më 22 Qershor 1941, mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar. Vendoset dhe fillon aktivitetin e tij në Londër. Fillimisht qëndron në Hotelin Ritz dhe më vonë merr me qira një shtëpi në Parmoor. Qëndron në Mbretërinë e Bashkuar deri në përfundim të luftës. Më 18 Mars 1946, vendoset në Egjipt mbasi merr një ftesë nga Mbreti Faruk i Egjiptit.

• Në pasluftë, më 29 Gusht 1955, mbërrin në Francë dhe vendoset në fillim në Paris. Më vonë në Kanë ku dhe ndërron jetë, në spitalin “Foch”, më 8 Prill 1961.

Punoi : Klaudio Merepeza