Saranda

13
SARANDA Dhurata natyrore për 365 ditë

Transcript of Saranda

Page 1: Saranda

SARANDASARANDADhurata natyrore për 365 ditëDhurata natyrore për 365 ditë

Page 2: Saranda
Page 3: Saranda

HISTORIAHISTORIA

• Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin (1412).deri ne shekullin e 4 pas Krishtit ishte nen perandorine Romake dhe kjo gje vertetohet nga rrenojat e mureve rrethuese, pjese e te cileve ndodhen edhe ne shetitoren e qyetit. nga shek. i 4 deri ne shekullin e 6 Onhezmi ishte nen perandorine bizantine. Saranda është qytet në jugperëndim të Shqipërisë, e vendosur në bregdetin jonian. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve ("Ágii Saránda" në greqisht, "Santi Quaranta" në italisht).

• Më parë (në lashtësi ku dhe eshte permendur nga disa historiane te asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni) njihet në histori me emërtimin Onhezmi dhe kjo fjale ka 2 kuptime, sipas gjuhes latine Onhezi ishte nje ere juglindore e cila frynte dhe lehtesonte udhetimet dhe kuptimi i dyte eshte se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas) dhe shumë më vonë, gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë më 1939, u quajt Porto Eda për nder të vajzës më të madhe të Benito Mussolinit. Onhezmi ne lashtesi ishte nje qytet port nje nga portat ne mund ta quajm te till ,e cila bente lidhjen e ballkanit perndimor me vendet e europes lindore.Nje pik strategjike ekonomike shum e favorshme per iliret .

Page 4: Saranda

Pozita GjeografikePozita Gjeografike

• Ne veri dhe veriperendim kufizohet me rrethin e Vlores, ne lindje e verilindje me rrethin e Delvines dhe Gjirokastres, ne juglindje e jug me Greqine dhe ne perendim me detin Jon. Gjatesia e pergjithshme e vijes bregdetare qe laget nga deti Jon eshte 66,7 km. Pozita e favorshme gjeografike, e dalja e gjere ne detin Jon e Mesdhe, afersia me ishujt joniane, si nje nga pikat me te frekuentuara turistike, bukurite e relievit dhe pasurite e shumta historiko-kulturore e bejne teper te

• Rrethi i Sarandes, shtrihet ne ekstremin me jugor te Shqiperise, ka nje siperfaqe prej 749 km2 dhe nje popullsi prej 35235 banore. Ne aspektin administrativ, inkuadrohet ne Qarkun e Vlores dhe eshte i organizuar ne dy bashki: Bashkia Sarande, Bashkia Konispol dhe shtate komuna. Skaji me verior eshte fshati Crraj (me gjeresi gjeografike veriore 40º 09’ 41”), skaji jugor gjendet ne Konispol (e gjeresi gjeografike veriore 39º 38’ 06") ne lindje skaji me i larget eshte Leshnica e Siperme, me gjatesi gjeografike lindore (0º 19’ 02") dhe skaji me perendimor eshte Borshi, me gjatesi gjeografike lindore (9º 49’ 40"). 

Page 5: Saranda

KLIMAKLIMA

• Klima perben nje element te rendesishem te ofertes natyrore per zhvillimin e turizmit. Rrethi i Sarandes ka nje klime tipike mesdhetare, madje perfaqeson nje nga zonat me te ngrohta te Shqiperise. Rrethi ka nje temperature mesatare vjetore prej 16-17ºC. Mesatarja e muajit me te ftohte eshte 8º-10ºC, kurse muajit me te ngrohte 24º-26ºC. Numri i diteve me temperature nen 0ºC ne bregdet luhatet rreth 3 dite ne vit. Ndersa ne muajt korrik-gusht ditet me temperatura te larta mbi 35ºC luhaten nga 7-10 dite. Fillimi i sezonit te turizmit balnear per zonen bregdetare te Sarandes eshte me i pershtatshem per t’u zhvilluar nga fillimi i muajit qershor kur temperatura mesatare eshte 23ºC dhe deri ne fund te muajit shtator me nje temperature mesatare shumevjecare mujore prej 23.1ºC.

Sasia mesatare vjetore e reshjeve eshte 1352 mm. Reshjet bien me se shumti ne formen e shiut. Ne periudhen e ftohte te vitit ne brendesi, ne zonat me lartesi mbi 1000 metra, verehen reshje ne forme debore. Ererat qe fryjne ne Sarande kane shpejtesi te vogel. Intensiteti i veprimtarise se tyre rritet pas mesdite gjate oreve 12:00-15:00 dhe vihet re mbizoterimi i drejtimit jugperendimor me 12,4%. Ererat pergjithesisht nuk ndikojne negativisht ne aktivitetin turistik madje ato mund te shfrytezohen nga ajo kategori turistesh qe preferon levizjet me varkat me vela. 

Uji paraqet nje rendesi te vecante ne zhvillimin e turizmit ne rrethin e Sarandes. Mjafton te permendim se ketu afersia dhe gershetimi ndermjet tyre i lumit Bistrica-Kanali i Cukes dhe plazhi i tij-Liqeni i Butrintit-Liqeni i Rrezes-burimet e kripura te Rrezes-Kanali i Vivarit-e deti Jon, perbejne nje nyje hidrografike, nje nga komplekset ujore te pashoqe. Mjafton te permendim se numri me i madh i turisteve preferojne te vendosen pergjate vijes bregdetare ne afersi te ketij kompleksi ujor, duke perfshire edhe Ksamilin per te zhvilluar turizmin balnear, ne periudhen e veres.

Page 6: Saranda

BregDetiBregDeti

• Bregdeti shqiptar i detit Jon, shtrihet prej kepit te Stillos ne jug, deri ne kepin e Gjuhezes ne veri, me nje gjatesi prej rreth 170 km. Brigjet e tij formojne nje nga bregdetet me piktoresk te pellgut te Mesdheut, qe njihet edhe me emrin Riviera Shqiptare. Ujerat e detit Jon pergjate bregdetit te Sarandes, jane te pastra, me perjashtim te sektoreve te vecuar me shenja te ndotjes, si pasoje e aktivitetit te njeriut, sidomos ndotje verehet ne portin e Sarandes dhe pergjate shetitores te qytetit, ne Ksamil etj.

Liqenet jane pjese e rendesishme e ofertes natyrore te ketij rrethi per zhvillimin e turizmit. Liqenet kryesore te ketij rajoni jane: Liqeni i Butrintit dhe i Rrezes (ndodhet ne lindje te liqenit te Butrintit). Liqeni i Butrintit eshte me i madhi e me i rendesishmi. Ai ndodhet ne pjesen jugore te rrethit te Sarandes dhe ka origjine tektonike. Brigjet veriore dhe jugore jane te uleta per shkak te prurjeve te lumenjve Pavlla e Bistrica. Ana perendimore e liqenit eshte shkembore me shkurre te shumta, ndersa ajo lindore ka disa plazhe ranore te bukur.

Ne bregun jugperendimor gjenden rrenojat e qytetit antik te Butrintit, cka e ben kete liqen lehtesisht te vizitueshem nga turistet. Liqeni i Butrintit ka kontakt me detin Jon nepermjet Kanalit te Butrintit (te Vivarit). Ky kanal eshte i gjate rreth 3 km, i gjere 120-160 m si dhe ka thellesi mesatare 6-8,8 m. Lumenjte kryesore qe gjenden ne rrethin e Sarandes jane: Pavlla, Bistrica, Kalasa me deget e tyre.

Page 7: Saranda

Bota BimoreBota Bimore

• Flora dhe fauna ne rrethin e Sarandes perben interes per turistet qe kane qellime studimi, mjedisore, gjuetie etj. Me vlerat e vecanta qe ajo ka perben nje pjese te rendesishme te ofertes turistiko-natyrore. Kushtet e favorshme klimatiko-tokesore te Sarandes, kane bere qe ne te, shkalla e biodiversitetit te jete shume e larte. Prania e detit Jon dhe e liqenit te Butrintit, bejne qe krahas botes se gjalle qe ekziston ne toke, te jete e pranishme me llojshmerine e saj edhe bota e gjalle ujore. Perhapja e bimesise eshte e kushtezuar nga disa faktore, sic jane: temperatura, llojet e tokave, dhe ndikimi i njeriut etj. Bimesia me e perhapur (sidomos pergjate bregut te detit Jon) jane makiet mesdhetare me perfaqesues: helmesi, pambuku i eger, qumeshtorja drusore, kocimareja, xina, mretja, mersina, shqopa, dafina, thana, lofata, bezga, sherebeli, driza, bajamja e eger, gorrica, murrizi, grilli etj. Shume bime te kesaj zone duke pasur vlera industriale, aromatike, mjekesore dhe kullosore (sidomos per bletet) kane rendesi te drejtperdrejte ekonomike. Drunori me i perhapur qe rritet bashke me makjen, eshte ilqja, e cila parapelqen lugjet e perrenjte nen hije, qe mbajne lageshtine edhe gjate veres.

Page 8: Saranda

Bota ShtazoreBota Shtazore

• Bota shtazore eshte mjaft e pasur, por per shkak te nderhyrjeve te njeriut, pergjithesisht gjendet ne zonat larg qendrave te banuara. Shumellojshmeria e faunes se eger sherben si motiv per qarkullime te zgjedhura turistike. Nder kafshet barngrenese qe gjenden permendim: derrin e eger (eshte ne rrezik zhdukje), lepurin e eger, baldosen, dhine e eger dhe sorkadhen. Kafshet grabitqare, qe jetojne ne kete zone jane: kunadhja, dhelpra, ujku, cakalli etj. Saranda eshte e pasur edhe me shpende te llojeve te ndryshme sic jane: shaptorja, thelleza e malit, shkurta, pellumbat e eger, skifteret, korbat, bufi, kukuvajka, dallendyshja e detit etj.

Saranda gjithashtu ka nje shkalle te larte te biodiversitetit te amfibeve qe ne disa raste nuk mund te krahasohet me asnje rreth tjeter te Shqiperise. Ka lloje qe jetojne ne Sarande duke pasur kufirin me veriperendimor te arealit te tyre. Te tilla jane breshka malore, hardhuca e barit apo gjarpri i reres. Ka lloje amfibesh te zbuluar vitet e fundit, sic eshte bretkosa e Epirit (Rana epeirotica), nje specie subendemike me vlera bioekologjike. Ky lloj amfibi ka perhapje gjeografike shume te vogel. Ai gjendet vetem ne ultesiren e Sarandes dhe ne nje pjese te vogel te Greqise V-P.11. Prania e detit Jon si dhe pasurite e shumta hidrografike i kane dhene kesaj zone nje faune ujore te pasur. Ne ujerat e detit Jon jetojne peshq te ndryshem si sardelja, qefulli, levreku, koca, dentali, skumbria, ngjala e detit etj., si dhe butake detare, si midhja qe kultivohet ne liqenin e Butrintit.

Page 9: Saranda

Album fotosh SarandaAlbum fotosh Saranda

Page 10: Saranda

DemografiaDemografia

• Nën juridiksionin e bashkisë janë pesë lagje dhe tri fshatra: Gjashta, Metoqi dhe Shelegari. Në janar të vitit 2007, qyteti numëronte mbi 35.000 banorë dhe njihet si një zonë me emigracion të madh. Jeta mesatare i kalon të 72 vjetët. Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë. Pasuritë natyrore Zona e Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon. Në thellësitë e Jonit nuk mungojnë edhe koralet. Zona u afron vizitorëve vendas dhe të huaj pamje spektakolare të ujërave blu. Zona e Sarandës ka një botë shtazore të pasur, si derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku, sorkadhja, thëllëza, rosa etj. Disa rezervate, si ai i pyllit të Butrintit, Stillos, Corrajt, Muzinës, janë një vend gjuetie mjaft i përshtatshëm për amatorët e këtij sporti. Edhe pasuria ujore dhe shtazore e detit Jon është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të qytetit, duke u afruar brigjeve të Sarandës. Një breshkë e llojit Careta-Careta është parë së fundmi në Butrint. Ujërat detare janë jashtëzakonisht të kthjellëta dhe me ngjyrë blu. E gjithë zona ofron habitate të çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh detare.

Page 11: Saranda
Page 12: Saranda

ESE:SarandaESE:Saranda

• Mbledhur dikur perendite ne republiken e pulebardhave,ku derdhen gjithe fantazene me bukurine e perrallave. Ne gjirin e shenjte e te bekuar zgjodhen kete vend perrallor, vendin e dyzete shenjtoreve ku cdo kush behet shenjtor.

Onhezmi I Deas me sinagoga,baziliku nga qendra e botes uhetoi ketu e ndali krejt mikpritja.

ketu ka lindur historia,perendite ne duele mistike,bashke me endrrat e mia, vazhdojne sot e kesaj dite.

fluturova mbi detin jon per te ruajtur krenarine, ketu eshte qendra e kesaj bote, ne mes te dheut e kam shtepine .

ketu bashkohet toka me qiellin, mali me fushen,burimet me lumenjte, lumenjt me detet,detet me liqenet, Butrinti I lasht me Lekuresine e shenjte.

stergjysherit,sterniperit te gjithe ketu takohen lene gjurme te gdhendura ne gur,mbi shkembinjt qe shkumezohen.

T’I me lan problemet,hallet e nje dite te lodhshme sido,me zhurmen e dallgeve melankolike,permes valeve me thua se me do.

Zhurma e embel e nje deti krenar qe nga koha e Ilireve e deri me sot,me ngjason me heronjt legjendar qe kete toke e kane lare me lot, ndaj, jo me kot ndihem krenar ne republiken e pulebardhave,sirenat me mesuan te jem marinar,te behem mik I zanave.

Jetoj ne gurin me te bukur te kurores se nenes Shqiperi, eshte qyteti qe me mbushi me fryme poetike e dashuri.

• Ne nje copez te vogel te ballkanit sa te ushqesh njerez te bukur e te drejt,bekuar do te jesh ne rrjedhen e njerezimit, Onhezmi perhere e bukur do te jesh.

Ti ben dhe te dashuruarit me te ndrojtur, te shperthejne ne bukurine tende Sarande, je mitra e njerezimit, e bukura e dheut,Saranda e bukovilive, te dua saranda ime, te dua sa here emrin ta shqiptoj, me asnje qytet ne bote Sarande e shtrenjt s’te nderroj.

Page 13: Saranda

• Ne nje copez te vogel te ballkanit sa te ushqesh njerez te bukur e te drejt,bekuar do te jesh ne rrjedhen e njerezimit, Onhezmi perhere e bukur do te jesh.

Ti ben dhe te dashuruarit me te ndrojtur, te shperthejne ne bukurine tende Sarande, je mitra e njerezimit, e bukura e dheut,Saranda e bukovilive, te dua saranda ime, te dua sa here emrin ta shqiptoj, me asnje qytet ne bote Sarande e shtrenjt s’te nderroj.