Rrethi i korçës

18
PUNOI:KRISTJANA DUNI PRANOI:MSC REZARTA HOXHALLARI UNIVERSITETI “FAN NOLI” FAKULTETI EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI HISTORI GJEOGRAFI LENDA:GJEOGRAFI FIZIKE E SHQIPËRISË Detyrë kursi nr. 1 Tema “Veçoritë fiziko gjeografike të Rrethit të Korçës”

Transcript of Rrethi i korçës

Page 1: Rrethi i korçës

PUNOI:KRISTJANA DUNI PRANOI:MSC REZARTA HOXHALLARI

UNIVERSITETI “FAN NOLI”FAKULTETI EDUKIMIT DHE FILOLOGJISËDEPARTAMENTI HISTORI GJEOGRAFILENDA:GJEOGRAFI FIZIKE E SHQIPËRISË

Detyrë kursi nr. 1

Tema “Veçoritë fiziko gjeografike të Rrethit të Korçës”

Page 2: Rrethi i korçës

PËRMBAJTJA

Pozita gjeografike Ndërtimi gjeografik Relievi Klima Hidrografia Tokat Bota bimore dhe shtazore Zonat e mbrojtura Problemet mjedisore Konkluzione Rekomandime Literatura

Page 3: Rrethi i korçës

HYRJA Detyra e kursit “Veçoritë fiziko

gjeografike të Rrethit të Korçës” trajton dukuritë fiziko-gjeografike. Një vënd të veçantë zë pozita gjeografike e Rrethit të Korçës. Mbi këtë bazë është trajtuar pamja aktuale ,relievi, evolucioni hidrografia, tokat ,bota bimore e shtazore, zonat e mbrojtura dhe problemet mjedisore qe ka ky rreth .

Page 4: Rrethi i korçës

POZITA GJEOGRAFIKE

Rrethi I Korçës shtrihet në një sipërfaqie prej 2.180 km2 dhe kryeqendër Korçën. Rrethi I Korçës shtrihet në juglindje të Shqipërisë . Midis 40° 37′ dhe  40° 57′ gjerësi gjeografike veriore dhe 21° 4 ′ dhe 20° 19 ′ gjatësi gjeografike lindore.Rrethi i Korça me një lartësi 850 m mbi nivelin e detit është një nga rrethet me lartësi mesatare të madhe . Në mes të tij ndodhet fushgropa e Korçës e rrethuar me male dhe zinxhira kodrinorë .Ne lindje shtrihet vargmali i Moravës (1800m); në verilindje Mali i Thatë (2262m); në perëndim mbyllet me malësinë e Gorës , Voskopojës dhe Vithkuqit . Në jug me qafën e Qarrit ndërsa nga veriu me kodrat Shtufore te Grabockës .

[1]Guidë, “Korça ,porta e Shqipërisë”\ faqe 3.

Page 5: Rrethi i korçës

RRETHI I KORÇËS PËRBËHET NGA 2 BASHKI DHE 14 KOMUNA QE JANE:

Bashkia Korçë Bashkia Maliq Komuna Drenovë Komuna Gorë Komuna Lekas Komuna Libonik Komuna Liqenas Komuna Moglicë Komuna Mollaj Komuna Pirg Komuna Pojan Komuna Qendër (Korçë) Komuna Vithkuq Komuna Voskop Komuna Voskopojë Komuna Vreshtas [2]http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Rrethi_i_Kor%C3%A7%C3%ABs

Page 6: Rrethi i korçës

NDËRTIMI GJEOLOGJIK

Disnivelet e mëdha hipsometrike midis fundit të fushgropës dhe njësive rrethuese janë pasoj direkt të lëvizjeve neotektonike diferencuese të fuqishme dhe shprehet në kontaktet me njësitë rrethuese pothuajse vijëdrejtë , sidomos rreza e Malit të Thatë me shumë burime në të njëjtin nivel hipsometrik:karakterin e “varur” të luginave të Përroit të Gjonomadhit , Damjanecit ,Ujit të Bardhë, Kamenicës, në perëndim. Njesitë morfologjike dhe morfostrukturore :reliev I zhvilluar ultrabazik , reliev I zhvilluar në flish të hershëm, flish të ri etj…

Ndër formacionet shkëmbore më të përdorshme të rrethit të Korçës janë :guri gëlqeror,për ndërtimin dhe nxierrjen e gëlqeres , guri I kuq I Polenës, për përpunimin e objekteve dekorative prej guri dhe guri I shtufit.

Rrethi i Korçës është i pasur me minerale si qymyrguri(Mborje-Drenovë), bakër (Rehovë), hekur-nikel (Bitinckë) , talk (Plasë).

[3] Shtepia Botuese Libri Univesitar “Gjeografia Fizike e Shqipëris “ Perikli Qiriazi \ faqe 253 , 254.

[4] Akademia e shkencave“Gjeografia fizike e Shqipëris”, vëllimi 2\ faqe 210

Page 7: Rrethi i korçës

RELIEVI

Relievi I rrethit të Korçës është fushor, kodrinor-malor dhe malor. Aty gjejmë një ndërthurje të maleve me fushat, me kodrat, duke krijuar një thyerje të formave të reilievit. Njësitë kryesore të  reilievit janë: Fushëgropa e Korçës, malësia  e Gorë-Oparit me pesë komuna: Gorë, Opar, Moglicë, Vithkuq, Voskopojë

Malet e Moravës , me shtrirje veri-jug rreth 25km, lindje-perëndim 3-10km , gjenden midis fushgropës së Korçës në perëndim , luginës së Devollit të Sipërm në lindje dhe gropës së Kolonjës në jugpërëndim. Qafa e Kazanit në jug I ndan nga mali I Gramozit . Përbëhen kryesisht nga molasa, magmatikë dhe gëlqerorë.

[5] Shtepia Botuese Libri Univesitar “Gjeografia Fizike e Shqipëris “ Perikli Qiriazi \ faqe 266 .

Page 8: Rrethi i korçës

KLIMA Rrethi I Korçës ka klimë mesdhetare

kalimtare (ose klimë mesdhetare kontinentale ) me ndryshime të mëdha në temperaturë. Muaji më i nxehtë është gushti 25°C) ndërsa muaji më i ftohtë është janari (2°C). Mesatarisht gjatë vitit bien 710 mm reshje të cilat minimumin e arrijnë në verë ndërsa maksimumin në dimër, duke e bërë rrethin e Korçës përgjithësisht të thatë krahasuar me pjesën tjetër të Shqipërisë së lagësht. Temperaturat në Korçën që përthith 2300 orë rrezatimin diellor, përgjithësisht mbeten më të ulta se pjesa tjetër e Shqipërisë perëndimore por më të larta se pjesa veri-perënimore për shkak të lartësisë mesatare në rrafshin e Korçës .

[6]Guidë, “Korça ,porta e Shqipërisë”\ faqe 3.

Reshje (mm)

0

janar 4 -3shkurt 7 -2mars 8 -1prill 14 4maj 19 9qershor 24 12korrik 28 14gusht 29 15shtator 22 11tetor 17 7nentor 10 3mesataria vjetore 6 -1mesataria vjetore 15,7 5,7

Page 9: Rrethi i korçës

HIDROGRAFIA

Rrethi i Korçës laget nga lumenj dhe përrenj të shumtë . Lumi më I rëndësishëm dhe më I gjatë I rrethit është Devolli I sipërm me gjatësi107 km . Ky lumë buron nga malet e Moravës (Nikolicë) dhe pasi merr me vete Dunavecin në Maliq kalon në zonën malore e më tej së bashku me Osumin formojnë Semanin që kalon në fushën e Myzeqesë , Osumi , lumi tjetër I rëndësishëm I kësaj krahinë buron nga malësia e Vithkuqit , nga mali I Rungajës.

[7] Akademia e shkencave“Gjeografia fizike e Shqipëris”, vëllimi 2\ faqe 209.

Page 10: Rrethi i korçës

TOKAT

Tokat e rrethit të Korçës I takojnë brezit të tokave të kafenjta , por ato qëndrojnë gjatë shtrirjes së fushgropës së Koçës .Mbizotërojnë tokat e kafenjta livadhore , të cilat shtrihen kryesisht në periferi të saj dhe dallohen për profil të trashë , reaksion neutral e pjellori të mirë.

[ 8]Guidë, “Korça ,porta e Shqipërisë”\ faqe 4.

Page 11: Rrethi i korçës

BOTA BIMORE DHE SHTAZORE

Në rrethin e Korçës pyjet në zonat përreth janë të zhveshur , ndërsa në brendësi ndoshen pyje të pasur me pisha , bredha ,ah, murriza, plep, shelg, lis, rrap, etj…

Eshtë mjaft e pasur dhe përfaqsohet nga kafshë të tilla si: ujku, dhelpra, çakalli, ariu, lepuri I egër ,ketri, etj… Nga zogjtë mund të përmëndim:fazanin , thëllëzën ,trullin, rosën e egër, etj… Në zonën e Prespës gjenden shumë tipe shpendësh dhe peshqish si : krapi klen, merenjë, ciron, skobus, etj…

[9]Guidë, “Korça ,porta e Shqipërisë”\ faqe 5.

Page 12: Rrethi i korçës

ZONE E MBROJTUR

Si zonë e mbrojtur në rrethin e Korçës është shpallur Liqeni I Prespës si “Ligatinë të rëndësis ndërkombëtare” sipas Konventës Ramsar.Studime te ndryshme të ndërmara në vitet e fundit kanë vërtetuar se rajoni shqipëtar I liqeneve të Prespës përbëjnë një vënd me larmishmëri të jashtëzakonshme të biodiversitetit . Rajoni më gjerë ka qënë I njohur si një Hotspot Europian dhe Global I Biodiversitetit, jo vetëm për shkak të numrit absolut të specieve dhe habitateve të pranishme , por për shkak të cilësis së tyre , të rëndësishme për ruajtje.

[ 10]

http://makedonium.net/?p=775&lang=sq

Page 13: Rrethi i korçës

PROBLEME MJEDISORE Djegia dhe prerja e parkut kombëtar Bredhi i Drenovës.

Pothuajse 70 % e hektorve te ketij parku janë djegur me zjarr venie të qëllimshme. Por edhe prerja pa kriter e pyjeve ne Malësin e Vithkuqit dhe Voskopojës.

Depozitimi I mbeturinave te qytetit në fushën e Ravonikut e cila nuk plotëson kushtet higjeno-sanitare , sjell ndotje dhe përbën shqetësim për banorët e zonës përreth por edhe për vetë qytetin e Korçës.Por pas ndërtimit të landfillit te Maliqit këto mbetje do të lagrohen nga kjo fushë.

Liqeni I Prespes se vogel. Ky liqen po jeton fazen e fundit te jetes se tij, ate te kenetezimit.Ujerat e tij jane përdorur gjeresisht per ujitje dhe peshkim, prandaj dhe liqeni I Prespes se vogël, i cili tashme mund te quhet dhe moçal, i ka humbur vlerat e tij turistike, por mesa shihet dhe fauna e ketyre ujerave dhe zones perreth ,po reduktohet dita -dites.

Page 14: Rrethi i korçës
Page 15: Rrethi i korçës
Page 16: Rrethi i korçës

KONKLUZIONE

Rrethi I Korçës ka një pozitë gjeografike të favorshme ,një reliev jashtzakonisht të pasur me zona dhe resurse te mbrojtura me hidrografi ,toka, botë bimore e shtazore të pasura.

Por ka një nevojë të madhe për mbrojtje të mjedisit dhe më shumë vëmëndje nga pushteti lokal dhe popullsia që jeton ne këtë rreth.

Page 17: Rrethi i korçës

REKOMANDIME

Të mbrohen dhe të ruhen pasuritë mjedisore dhe ekosistemet e kësaj zone , për shkak të vlerave të vëçanta dhe të këtë një vëmëndje më të madhë nga popullsia dhe pushteti lokal.

Të nalohet prerja pa kriter e pyjeve . Të ndërtohet sa më shpejt Lanfilli I Maliqit

për të larguar plehrat nga zonat të cilat janë shumë afër qëndrave të banuara.

Page 18: Rrethi i korçës

LITERATURA

“Gjeografia fizike e Shqipërisë”, vëllimi 2, Akademia e shkencave.

Guidë, “Korça ,porta e Shqipëris” Shtepia Botuese Libri Univesitar

“Gjeografia Fizike e Shqipëris “ Perikli Qiriazi

Interneti http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Rrethi_i_Kor%C3%A7%C3%ABshttp://makedonium.net/?p=775&lang=sq