REPUBLIKA E SHQIPËRSIË Data e Ardhjes 22.10.2015/05.01 · gjyqësor Tiranë ka vendosur...

12
REPUBLIKA E SHQIPËRSIË GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR K A V A J Ë ______________________________________________________________ Nr. 58318-00545-12-2015/120/23 Regj Them Vendimi Nr.12-2016-664-76 Data e Ardhjes 22.10.2015/05.01.2016 Data e Vendimit 28.04.2016 V E N D I M “NË EMËR TË REPUBLIKËS” Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e përbërë nga: LUAN LUSHA - KRYESUES EDA KAJA - GJYQTAR MARKELJAN KOCO -GJYQTAR asistuar nga sekretare gjyqësore Ani Pagria, në Kavajë sot më datë 28.04.2016, me pjesëmarrjen e prokurorit Ylli Dhimitri, shqyrtoi në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale Nr. 58318-00545-12-2015/120/23 Regj Them,datë 22.10.2015/05.01.2016 që i përket: TË PANDEHURIT: - Fadil Kasemi, i biri i Pashos dhe i Sanijes, i dt.lindjes 04.03.1964, lindur e banues në Rruga “Bajram Çela” Tiranë, me arsim 12 klasë, me gjendje familjare i divorcuar, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” që nga data 19.07.2015, mbrojtur nga avokati Gramoz Lika i zgjedhur nga vetë i pandehuri. AKUZUAR :Se ka kryer veprën penale të Prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të dhunës në familje , që parashikohen nga neni 278/2, para ndryshimeve të këtij neni me anën e Ligjit nr. 144 te vitit 2013 e ndryshimeve të ndodhura më vonë dhe neni 130/a/4 te Kodit Penal Gjykata, pasi shqyrtoi materialet e ardhura nga organi i prokurorisë, provat e marra gjatë zhvillimit të gjykimit, pasi dëgjoi prokurori Ylli Dhimitri, I cili kërkoi:

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRSIË Data e Ardhjes 22.10.2015/05.01 · gjyqësor Tiranë ka vendosur...

REPUBLIKA E SHQIPËRSIË

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR K A V A J Ë

______________________________________________________________

Nr. 58318-00545-12-2015/120/23 Regj Them Vendimi Nr.12-2016-664-76

Data e Ardhjes 22.10.2015/05.01.2016 Data e Vendimit 28.04.2016

V E N D I M

“NË EMËR TË REPUBLIKËS”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e përbërë nga:

LUAN LUSHA - KRYESUES

EDA KAJA - GJYQTAR

MARKELJAN KOCO -GJYQTAR

asistuar nga sekretare gjyqësore –Ani Pagria, në Kavajë sot më datë

28.04.2016, me pjesëmarrjen e prokurorit Ylli Dhimitri, shqyrtoi në seancë

gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale Nr. 58318-00545-12-2015/120/23

Regj Them,datë 22.10.2015/05.01.2016 që i përket: TË PANDEHURIT: - Fadil Kasemi, i biri i Pashos dhe i Sanijes, i

dt.lindjes 04.03.1964, lindur e banues në Rruga “Bajram

Çela” Tiranë, me arsim 12 klasë, me gjendje familjare i

divorcuar, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi

“Arrest në burg” që nga data 19.07.2015, mbrojtur nga

avokati Gramoz Lika i zgjedhur nga vetë i pandehuri.

AKUZUAR :Se ka kryer veprën penale të Prodhimit e mbajtjes pa leje të

armëve luftarake dhe të dhunës në familje , që parashikohen nga

neni 278/2, para ndryshimeve të këtij neni me anën e Ligjit nr. 144

te vitit 2013 e ndryshimeve të ndodhura më vonë dhe neni 130/a/4

te Kodit Penal

Gjykata, pasi shqyrtoi materialet e ardhura nga organi i prokurorisë, provat e

marra gjatë zhvillimit të gjykimit, pasi dëgjoi prokurori Ylli Dhimitri, I cili

kërkoi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fadil Kasemi, për kryerjen e veprës penale

të prodhimit e mbajtjes pa leje të armeve luftarake , parashikuar nga neni 278/2

i Kodit Penal para ndryshimeve që ai pësoi në vitin 2013 e më pas dhe dënimin

e tij me 5 vjet, burgim

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fadil Kasemi, për kryerjen e veprës penale

të dhunës në familje , parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal dhe dënimin

e tij me 2 vjet burgim.

2. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e këtyre dy dënimeve në një

dënim të vetëm prej 6 vjet burgim.

3. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e këtij dënimi me 1/3 e tij dhe

përfundimisht dënimin e të pandehurit Fadil Kasemi me 4 vjet burgim.

4. Llogaritje e vuajtjes së këtij dënimi të fillojë nga data 19.07.2015 dhe të kryhet

në burg të sigurisë së zakonshme.

5. Shpenzimet proceduriale në masën 4000 lekë t’i ngarkohen të pandehurit.

6. Për provat materiale të veprohet si më poshtë:

Arma pistoletë TT model 54 me Nr. 14044789 06 1967 dhe 7 copë

fishekët të kalojnë në favor të shtetit, në sektorin e armatimit të

Komisariatit të Policisë Kavajë.

Sendet e tjera të sekuestuara t’u kthehen pronarëve të tyre të ligjshëm.

-Avokat Gramoz Lika mbrojtësi i të pandehurit kërkoi: Përfundimisht I kërkojmë gjykatës të caktojë një dënim sa më të ulët për të mbrojturin prej meje duke marrë parasysh të gjitha rrethanat në kompleks të kryerjes së veprës penale prej tij I pandehuri kërkoi; Dakort me avokatin. Gjykata pasi shqyrtoi aktet dhe bisedoi në tërësi çështjen

V Ë R E N

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë ka sjellë për gjykim

pranë kësaj gjykate të pandehurin Fadil Kasemi nën akuzën se kryer veprat

penale të “ Prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të dhunës në

familje , që parashikohen nga neni 278/2, para ndryshimeve të këtij neni me

anën e Ligjit nr. 144 të vitit 2013 e ndryshimeve të ndodhura më vonë dhe neni

130/a/4 të Kodit Penal.

Në seancë gjyqësore të pandehurit Fadil Kasemi dhe mbrojtësi i tij, i kërkuan gjykatës që të proçedohet me gjykim të shkurtuar në gjëndjen që janë aktet, bazuar në nenin 403 të K.Pr.Penale, kërkesë që u pranua edhe nga organi i akuzës.

Gjykata bazuar në nenin 404 të K.Pr.Penale dhe vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë, nr. 2, datë 29.01.2003, pranon kërkesën dhe e shqyrtoi çështjen sipas kërkesave të nenit 405 të K.Pr.Penale, me gjykim të shkurtuar. Nga hetimi i çështjes në seancë gjyqësore rezultoi e provuar se:

Fadil Kasemi është banor në qytetin e Tiranës . Ai ka qenë i martuar me shtetasen Fildes Hafizi me të cilën është divorcuar me anën e Vendimit Nr. 3637 datë 04.05.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendim i cili ka marrë formë të prerë pa u ankimuar me 20.05.2015.

Më 19.07.2015, rreth orës 16-00 shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur plazhi i Golemit të rrethit Kavajë në afërsi të hotel “Horizonti” , i pandehuri Fadil Kasemi ka kanosur me anën e një pistolete, të cilen e mbante pa leje te organeve kompetente, në prani të femijëve, ish bashkëshorten e tij, shtetasen Fildes Hafizi..

Shtetasja Fildes Hafizi para disa ditesh kishte ardhur në plazh në Golem së bashku me nënën dhe dy fëmijët, të cilët i ka në kujdestari. Aty ka marrë një dhomë me qera. Për lëvizjen e fëmijëve ajo ka vënë në dijeni të atin e tyre, të pandehurin Fadil Kasemi. Fëmijët kanë mbajtur lidhje me të atin, duke telefonuar me të disa herë në ditë.

Çifti ka patur probleme e mosmarreveshje gjatë kohëve të fundit dhe shtetasja Fildes Hafizi, duke u ndjerë e rrezikuar, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me kërkesë për lëshim të urdhërit të mbrojtes, por në gjykimin e kërkesës së saj ajo nuk është paraqitur e për pasojë gjykata ka pushuar gjykimin me anën e Vendimit Nr. 2782 datë 07.04.2015 të Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë.

Gjithashtu kjo shtetase i është drejtuar edhe Prokurorisë seë rrethit gjyqeësor Tiraneë me kallëzim për ndjekje penale të të pandehurit Fadil Kasemi për veprën penale të dhunës në familje duke pretenduar se Fadili ka ushtruar ndaj saj në mënyrë sistematike dhunë psikologjike duke i cënuar integritetin psikosocial. Në këtë kallëzim është pretenduar se Fadili ka patur një pistoletë të cilën e ka nxjerrë nga xhepi, por pa kryer veprime të tjera me të. Për këtë kallëzim Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë ka vendosur mosfillimin e procedimit penal më 13.04.2015

Me 19.07.2015, rreth ores 16 – 00, shtetasja Fildes Hafizi së bashku me djalin e saj Arlind Kasemi, ka dalë nga dhoma që kishte marrë me qera në plazhin e Golemit për të shkuar tek shezlonet në anë të detit kur ka parë se drejt tyre po afrohej ish bashkëshorti i saj, i pandehuri Fadil Kasemi, i cili kur ka konstatuar se Fildesi e ka parë është afruar me vrap pa i lënë mundësi Fildesit që të largohet apo të fshihet. Sapo e ka arritur

Fadili ka tentuar të hapte një çante (marsupio) dhe të nxjerrë diçka prej saj. Fildesi duke dyshuar se ai donte të nxirrte armë i është drejtuar duke iu lutur që të mos i linte femijët jetime si dhe ka tentuar t’i marrë çantën. Fadili ka reaguar duke e goditur në fytyrë me grusht dhe e ka rrëzuar në rërë. Ata janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin e aty fillimisht ka nderhyrë djali i tyre Arlindi, i cili ka parë të atin të hapë çantën e të tentoje të nxjerrë prej andej një send, që ai e ka identifikuar pistoletë, por që nuk e ka nxjerrë atë. Aty kanë ndërhyrë dhe persona të tjerë, pushues që ndodheshin aty. Duke perfituar nga kjo ndërhyrje Fildesi ka mundur t’i marrë çantën që kishte rënë në tokë e të vrapojë drejt hotel “Horiozontit” ku ka kontaktuar me pronarin, shtetasin Saimir Gjuzi, i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja dhune në fytyrë dhe po bërtiste: “Po më vret, po më vret” dhe i ka kërkuar ndihmë si dhe të njoftonte policinë. Policia ka mbërritur shumë shpejt e shtetasja Fildes Hafizi i ka dorëzuar çantën të cilën e kishte patur i pandehuri Fadili Kasemi.

Brenda në këtë çante policia gjeti e sekuestroi një armë zjarri pistoletë TT model 54 me Nr. 14044789 06 1967 me krehër të vendosur në të, nje telefon “Samsung” me Nr. SIM 0675112778 dhe Nr. IMEI 356561069728625/2 dhe nje çelës veture tip BMË.

Pas ngjarjes Fadili është ulur në shezlon duke mbajtur kokën me duar dhe kur ka shkuar policia për ta shoqëruar është prezantuar me gjeneralitete të sakta dhe nuk ka paraqitur asnjë rezistencë. Nga verifikimi me gypindikator alkoli rezultoi se shtetsasi Fadil Kasemi kishte përdorur pije alkolike dhe përmbajtja e alkolit ishte 0,1% – 0,2 %. Ai ka pretenduar se ka konsumuar vetëm raki dhe verë në sasi që nuk justifikojnë atë shkallë përqendrimi të konstatuar.

I pandehuri Fadil Kasemi gjatë hetimit ka pretenduar se ka qenë nën ndikimin e alkolit dhe nuk i perceptonte drejt gjerat por ka thënë se arma dhe çanta nuk janë të tijat. Në lidhje me çantën ka pretenduar se ajo i përkiste një personi që nuk e njihte e që e kishte provokuar duke iu ulur në tavolinë si dhe që i kishte marrë çelësat e veturës dhe i kishte futur në çantë . Vetura tip “BMË, çelësat e të cilës u gjetën e u sekuestruan në çantën ku ishte pistoleta i përket të pandehurit Fadil Kasemi i cili e kishte blerë pa bërë dokumentat përkatëse, pasi e kishte në provë për disa ditë.

Nga kqyrja trupore e shtetases Fildes Hafizi konstatohet në fytyrë shenja dhune fizike në të. Sipas aktit të dëshmisë mjekoligjore nr. 48 datë 20.07.2015 të ekspertit mjekoligjor Gjergji Syko ka rezultuar se në trupin e shtetases Fildes Hafizi janë konstatuar shembje të indeve të buta të fytyrës dhe të trupit, enjtje të indeve të buta të mollezës së djathtë,

ekimoze brenda gojës, luxation i dhëmbit të katërt lart djathtas, enjtje të indeve të buta të kokës, enjtje të indit të gishtit të katërt të dorës së djathtë.

Sipas këtij akti dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës dhe klasifikohen në kategorinë e dëmtimeve që kanë shkaktuar humbjen e aftësisë së përkohshme për punë në masën mbi 9 ditë.

Arma e sekuestruar është dërguar për ekspertim dektikloskopik vlerësues e teknik balistik.

Sipas aktit të ekspertimit vlerësues provash materiale Nr. 7444 datë 27.07.2015 të ekspertit kriminalist Arjan Hako ka rezultuar se tek pistoleta dhe krehëri nuk janë konstatuar gjurmë papilare të vlefshme për identifikim, por vetëm fragmente vijash papilare pa karakteristika të veçanta.

Sipas aktit të ekspertimit teknik balistik armë e fishekësh Nr. 7790 datë 06.08.2015 të ekspertit kriminalist Shpetim Huda ka rezultuar se arma e zjarrit pistoletë TT model 54 me Nr. 14044789 06 1967 është në gjendje të rregullt teknike dhe është e përshtatshme për të realizuar qitje dhe 7 copë fishekët janë të fabrikuar, standarte luftarake të modelit 54 kalibër 7,62 mm që përdoren si municion nga pistoletat TT e Zastava të kalibrit 7,62 mm si dhe automatikët PPS e PMSH të po këtij kalibri. Ata janë të rregullt teknikisht dhe të përshtatshëm për qitje.

I pandehuri Fadil Kasemi është i datëlindjes 04.03.1964 sipas çertifikatës së tij

të lindjes, pra i pandehuri ka qenë madhor në kohën e kryerjes së veprës penale.

Si gjatë hetimeve paraprake ashtu dhe gjatë gjykimit nuk u ngrit ndonjë

pretendim për papërgjegjshmëri të të pandehurit para ligjit ose për egzistencën e

ndonjë shkaku që ta shuante vepren penale apo t’a përjashtonte të pandehurin

nga përgjegjësia penale.

Pra i pandehuri Fadil Kasemi është subjekt i përgjegjshëm për veprat penale për

të cilat është akuzuar dhe u gjykua.

Në seancën e paraqitjes së kerkesave paraprake i pandehuri Fadil Kasemi i kërkoi gjykatës që të procedohet me gjykim të shkurtuar duke pranuar faktin si dhe akuzën për të dy veprat penale e duke u shprehur i penduar për veprimet e tij.

I pandehuri Fadil Kasemi, lidhur me veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve

luftarake u akuzua dhe u dërgua për gjykim duke iu referuar nenit 278/4 të

Kodit Penal sipas formulimit të këtij neni pas ndryshimeve që ai pësoi me anën

e Ligjit nr. 144 te vitit 2013.

Pas ndryshimeve të nenit 278 të Kodit Penal me anën e ligjit Nt. 98 të vitit 2014

fakti penal për të cilin është akuzuar i pandehuri Fadil Kasemi parashikohet nga

neni 278/5 i Kodit Penal.

Neni 278 i Kodit penal u bë objekt i gjykimit në Gjykaten Kushtetuese, e cila,

me Vendimin e saj Nr. 9 date 26.02.2016, krahas te tjerave, ka vendosur

shfuqizimin dhe të paragrafit të pestë të nenit 278, shtuar me ligjin nr. 144/2013

dhe ndryshuar me ligjin nr. 08/2014. Në këto rrethana të reja të krijuara nga

ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese , fakti penal për të cilin është akuzuar dhe

dërguar për gjykim i pandehuri Fadil Kasemi, duhet t’i referohet nenit 278/2 të

Kodit Penal para ndryshimeve që ai pësoi në vitin 2013 e më pas.

Vepra penale e prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të

municionit parashikuar nga neni 278/2, para ndryshimeve të ketij neni me anën

e ligjit Nr. 144 të vitit 2013, paraqet rrezikshmëri shoqërore, pasi prek ato

marrëdhënie që sigurojnë administrimin sipas ligjit të armëve luftarake dhe të

municioneve të tyre , e që mbrohen posaçërisht nga legjislacioni ynë penal,

kurse vepra penale e dhunës në familje paraqet rrezikshmëri shoqërore pasi prek

ato marredhënie që sigurojnë komunikimin normal midis personave në familje

dhe funksionimin e rregullt të saj dhe që lidhen me shendetin e njerëzve tanë e

që mbrohen posaçërisht nga legjislacioni ynë penal.

I pandehuri Fadil Kasemi sipas vërtetimit të gjendjes së tij gjyqësore rezulton i

padënuar më parë.

I pandehuri Fadil Kasemi ka konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të

prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake, vepër kjo e parashikuar nga

neni 278/ 2 i Kodit Penal, para ndryshimeve që ai pësoi në vitin 2013 e më pas,

sipas te cilit: “Mbajtja e armëve, bombave apo minave, lëndëve plasëse pa lejen

e organeve kompetente shtetërore, dënohen me gjobë ose me burgim deri në

shtatë vjet.

Gjithashtu i pandehuri Fadil Kasemi ka konsumuar edhe veprën penale të

dhunës në familje, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit penal sipas të cilit:

“1. Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim gjer në dy vjet.

2. Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

3. Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

4. Po këto vepra të kryera në mënyrë të përsëritur ose ne prani te femijeve dënohen me burgim nga një vit gjer në pesë vjet”.

I pandehuri Fadil Kasemi në kryerjen e veprave penale, për të cilën u gjykua, ka vepruar me dashje direkte e me faj. Ai pasi është informuar për vendin ku ndodhej ish bashkëshorja e tij është nisur nga Tirana me veturën tip “BMË” të cilën e kishte marrë për ta provuar për disa ditë. Ai para se të nisej ka siguruar një pistolete së bashku me fishekët, pa qenë i pajisur me leje nga organet kompetente për mbajtjen e saj, të cilën e ka futur në një çantë tip “marsupio” dhe ka ardhur në Golem në afërsi të vendit ku ish bashkëshortja ndodhej e akomoduar me nënën dhe fëmijët. I pandehuri sapo e ka dalluar ish bashkëshorten është afruar me vrap dhe ka tentuar të nxjerrë pistoletën e në rrethanat kur nuk ka mundur dot ta përdorë atë, për shkak të rezistencës së Fildesit dhe të birit, ai e ka qëlluar me grushta në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të dukshme trupore të cilat janë klasifikuar në kategorinë e plagosjes së lehtë.

Midis veprimeve e mosveprimeve të të pandehurit Fadil Kasemi, ,përdorimit të grushteve ndaj Fildasit dhe pasojës së ardhur, dëmtimeve trupore të shtetases Fildes Hafizi të shkaktuara në prani të fëmijës së tyre ka një lidhje evidente shkakësore.

Në llojin dhe masën e dënimit për të pandehurin Fadil Kasemi, për veprën

penale të prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake parashikuar nga neni

278/2 i K. Penal, para ndryshimeve që ai pësoi në vitin 2013 e më pas dhe atë

të dhunës në familje parashhikuar nga neni 130/a/4 të Kodit Penal, prokuroria

ka parasysh sanksionin që parashikon ligji për këto vepër penale, rrethanat e

kryerjes së tyre si dhe rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, ashtu edhe të

autorit të saj. Prokuroria vlerëson rrethanë lehtësuese në kuptim të nenit 48

gërma “ç” të kodit Penal, pendimin e shprehur nga i pandehuri.

Gjithashtu i pandehuri Fadil Kasemi ka vepruar me dashje direkte e me faj edhe në kryerjen e veprës penale të prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake në banesën e tij, parashikuar nga neni 278/2 i kodit Penal, pasi ai ka siguruar një armë luftarake, pistoletë TT model 54 me Nr. 14044789 06 1967 të cilat i ka mbajtur në banesë pa lejen e organeve kompetente. Ky i pandehur i ka patur të gjitha mundësitë që këtë armë ta dorëzonte pranë organeve kompetente gjatë fushatave ndër vite për dorëzimin e armëve të vitit 1997, por një veprim të tillë nuk e ka kryer.

I pandehuri Fadil Kasemi, lidhur me veprën penale të prodhimit e mbajtjes pa

leje të armëve luftarake u akuzua dhe u soll për gjykim duke iu referuar nenit

278/2 të Kodit Penal sipas formulimit të këtij neni pas ndryshimeve që ai pësoi

me anën e Ligjit nr. 144 të vitit 2013.

Pas ndryshimeve të nenit 278 të Kodit Penal me anën e ligjit Nt. 98 të vitit 2014

fakti penal për të cilin është akuzuar i pandehuri Fadil Kasemi parashikohet nga

neni 278/2 i Kodit Penal.

Neni 278 i Kodit Penal u bë objekt i gjykimit në Gjykatën Kushtetuese, e cila,

me Vendimin e saj Nr. 9 datë 26.02.2016, krahas të tjerave, ka vendosur

shfuqizimin të paragrafit të pestë dhe të gjashtë të nenit 278, shtuar me ligjin nr.

144/2013 dhe ndryshuar me ligjin nr. 98/2014, përkatësisht paragrafi i shtatë

dhe i tetë sipas formulimit që ky nen ka sot. Në këto rrethana të reja të krijuara

nga ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese , fakti penal për të cilin është akuzuar dhe

dërguar për gjykim i pandehuri Fadil Kasemi, duhet t’i referohet nenit 278/2 të

Kodit Penal sipas formulimit që ai ka sot.

Pra I pandehuri Fadil Kasemi ka konsumuar në këtë mënyrë edhe veprën penale të prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake parashikuar nga neni 278/2 sipas të cilit: “Mbajtja e armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”

Vetë i pandehuri Fadil Kasemi i pyetur rreth akuzës e ka pranuar atë që në momentin e parë dhe ka shprehur pendim për veprimin e tij. Të njëjtin qëndrim ai mbajti edhe para gjykatës për të proceduar me gjykim të shkurtuar.

-Pra në këto kushte I pandehuri Fadil Kasemi ka konsumuar të katër elementët e veprës penale të “Mbajtja e armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”

Në përmbajtjen e nenit 278 te K.Penal ( i ndryshuar), sanksionohet se:

“Prodhimi i armeve dhe i municionit luftarak, ,lëndëve plasëse , i bombave apo

minave pa lejen e organeve kompetente shtetërore,dënohet me burgim nga pesë

deri në pesëmbedhjetë vjet.

Mbajtja e municionit luftarak pa leje të organeve kompetente shtetërore,përbën

kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Mbajtja e armëve, bombave apo minave ose lëndëve plasëse në banesë, pa lejen

e organeve kompetente shtetërore, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet.

Mbajtja e armëve, i bombave apo minave ose lëndëve plasëse në automjete apo

në cdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura

për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohen me burgim

nga shtatë deri në pesëmbedhjetë vjet.

Mbajtja e armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore,

dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”

-Objekti i veprës penale, janë veprimet e kundërligjshme të kryera nga i

pandehuri Fadil Kasemi që kanë cënuar marrëdheniet e mbrojtura nga ligji

penal për rendin dhe sigurinë publike nga mbajtja pa leje e armëve.

- Nga ana objektive vepra penale e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve

luftarake dhe e municionit ”, të parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal,është

konsumuar nga i pandehuri Fadil Kasemi me mbatje arme pa leje të organeve

kompetente,sepse nga hetimi rezultoi se I pandehuri Fadil Kasemi e ka mbajtur

armën në banesë .

Nga ana objektive vepra penale e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve

luftarake dhe e municionit ”, të parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal,është

konsumuar nga i pandehuri Fadil Kasemi me mbatje arme pa leje të organeve

kompetente,pasi I pandehuri e ka mbajtur këtë armë.

Nga ana subjektive, vepra penale është kryer nga i pandehuri me faj në formën

e dashjes direkte, pasi i pandehuri ka parashikuar kundërligjshmërinë veprimeve

të tij dhe pasojat e veprës.

Subjekt i kryerjes së kësaj vepre penale është i pandehuri Fadil Kasemi ,është i

përgjegjshëm para ligjit penal dhe kanë mbushur moshën për përgjegjësi penale.

Nisur nga një vlerësim i hollësishëm të rrethanave të mësipërme të çështjes të

mësipërme, gjykata cmon se dhënia e masës së dënimit me burgim të përcaktuar

nga neni 278/5,130/a/4 të K.Penal, do të realizojë njëkohësisht jo vetëm

qëllimin e ndëshkimit të të pandehurit për veprën penale të kryer, por edhe atë

të rehabilitimit, edukimit dhe riintegrimit të të pandehurit në të ardhmen në

shoqëri.

-Në seancë gjyqësore ashtu si dhe gjatë hetimit i pandehuri Fadil Kasemi e

pranon faktin duke pranuar veprën penale dhe ndjehet i penduar për të. Sipas

vërtetimit të gjendjes gjyqësore datë rezulton të jetë i padënuar më parë, është

në moshë të re.

-Me veprimet e tij i pandehuri Fadil Kasemi ka konsumuar plotësisht elementët e figurës së veprës penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga neni 278/5 dhe “Dhune ne familje”, parashikuar nga neni 130/a1 i Kodit Penal, vepra këto që cënojnë dhe vënë në rrezik ato marrëdhënie juridike të vendosura me ligj për të siguruar rendin, sigurinë publike nga prodhimi apo mbajtja, shitja, blerja e armëve pa leje si edhe që cënon dhe vë në rrezik ato marrëdhënie juridike të vendosura me ligj për të siguruar lirinë, të drejtat, shëndetin dhe jetën e çdo bashkëjetuesi ose anëtari të familjes nga veprimet e

mosveprimet kriminale të familjarëve apo bashkëjetuesve të tyre të mbrojtura posacërisht nga legjislacioni ynë penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale.

Në seancë gjyqësore organi i akuzës kërkoi:

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fadil Kasemi, për kryerjen e veprës penale

të prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake , parashikuar nga neni 278/2

i Kodit Penal para ndryshimeve që ai pësoi në vitin 2013 e më pas dhe dënimin

e tij me 5 vjet, burgim.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fadil Kasemi, për kryerjen e veprës penale

të dhunës në familje , parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal dhe dënimin

e tij me 2 vjet burgim.

8. Në zbatim të nenit 55 te Kodit Penal bashkimin e këtyre dy dënimeve në një

dënim të vetëm prej 6 vjet burgim.

9. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e këtij denimi me 1/3 e tij dhe

përfundimisht dënimin e të pandehurit Fadil Kasemi me 4 vjet burgim.

10. Llogaritje e vuajtjes së këtij dënimi të fillojë nga data 19.07.2015 dhe të

kryhet në burg të sigurisë së zakonshme.

11. Shpenzimet proceduriale në masën 4000 lekë t’i ngarkohen të

pandehurit.

12. Për provat materiale të veprohet si më poshtë:

Arma pistolete TT model 54 me Nr. 14044789 06 1967 dhe 7 copë

fishekët të kalojnë në favur të shtetit, në sektorin e armatimit të

Komisariatit të Policisë Kavajë.

Sendet e tjera të sekuestuara t’u kthehen pronarëve të tyre të ligjshëm.

-Avokat Gramoz Lika mbrojtësi i të pandehurit kërkoi: - Përfundimisht I kërkojmë gjykatës të caktojë një dënim sa më të ulët për të mbrojturin prej meje duke marre parasysh të gjitha rrethanat në kompleks të kryerjes së veprës penale prej tij. I pandehuri kërkoi; Dakort me avokatin. Neni 48 I K.Pr.Penale parashikon Rrethanat lehtësuese ku thuhet se;

“Lehtësojnë dënimin rrethanat që vijojnë:

a) Kur vepra është kryer e shtyrë nga motive me vlera positive morale e

shoqërore;

b) kur vepra është kryer nën ndikimin e tronditjes psikike të shkaktuar nga

provokimi ose veprime të padrejta të viktimës apo të ndonjë personi tjetër;

c) kur vepra është kryer nën ndikimin e veprimeve apo të udhëzimeve të

padrejta të eprorit;

ç) kur personi që ka kryer veprën tregon pendim të thellë;

d) kur personi ka zëvendësuar dëmin e shkaktuar nga vepra penale ose ka

ndihmuar aktivisht për të zhdukur ose pakësuar pasojat e veprës penale;

dh) kur personi paraqitet në organet kompetente pas kryerjes së veprës penale;

e) kur marrëdhëniet ndërmjet personit që ka kryer veprën penale dhe të

dëmtuarit janë normalizuar”.

Neni 49 parashikon gjithashtu se ;

“Gjykata, pavarësisht nga rrethanat që përmenden në nenin 48 të këtij Kodi,

mund të marrë në konsideratë edhe rrethanat të tjera për sa kohë i quan të tilla

që justifikojnë lehtësimin e dënimit”.

Në caktimin e masës së dënimit, gjykata ka parasysh rrezikshmërinë shoqërore

të autorit të veprës penale, rrethanat dhe mënyrën e kryerjes, i pandehuri Fadil

Kasemi për herë të parë kryen vepër penale, rezulton të jetë i padënuar më parë,

është në moshë 52 vjec relativisht të thyer, kryefamiljar me disa anëtar të

familjes të papunë dhe të mitur, e pranon veprën e kryer dhe ndjehet i penduar

për të, duke i vlerësuar këto si rrethana lehtësuese, në vështrim të nenit 48/ç, e,

49 të Kodit Penal.

Sa më sipër u provua me shpjegimet e palëve në seancë gjyqësore dhe provat e

papërsëritshme të ndodhura në fashikullin e gjykatës.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata pasi pa edhe nenin 379 të K.Pr.Penale

V E N D O S I

-1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fadil Kasemi për kryerjen e veprës penale

të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe në bazë të nenit 278/2, 48/ç, 49 të

K.Penal e dënon atë me 3(tre)vje burgim.

2.Deklarimin fajtor të pandehurit Fadil Kasemi për kryerjen e veprës penale të

“Dhunës në Familje”, dhe në bazë të neneve 130/a/4,48/c, 49, të K.Penal e

dënon atë me 1 (një) vit e 6 (gjashtë )muaj burgim.

3.Në bazë nenit 55te K.penal në bashkim të dy dënimeve në një dënim të

vetëm e dënon të pandehurin Fadil Kasemi me 4(katër) vjet e 6(gjashtë) muaj

burgim .

4.Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin

Fadil Kasemi me 3(tre)vjet burgim.

5.Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fadil Kasemi të fillojë nga data

19.07.2015 dhe të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme.

6.Shpenzimet proceduriale në masën 4 000 lekë t’i ngarkohen të pandehurit

Fadil Kasemi.

7.-Bazuar në nenin 190/1gërma c të K.Pr.Penale prova material:

Arma pistolete TT model 54 me Nr. 14044789 06 1967 dhe 7 copë

fishekët të kalojnë në favur të shtetit, në sektorin e armatimit të

Komisariatit të Policisë Kavajë.

Sendet e tjera të sekuestuara t’u kthehen pronarëve të tyre të ligjshëm.

.-Kundër këtij vendimi lejohet ankim, brenda 10 ditëve në Gjykatën e Apelit

Durrës, duke filluar ky afat nga e nësërmja e shpalljes së tij.

-U shpall në Kavajë më datë 28.04.2016.

Gjyqtar Gjyqtar Kryesues

____________________

_______________

____________________________

Eda Kaja Markelian Koco Luan LUSHA