REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le...

32
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 21.09.2020, ora 14:30 Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi kryetare e Komisionit Rendi i ditës: Seancë dëgjimore me kandidatët, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin për pozicionin e kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Marrin pjesë: Milva Ekonomi, Arben Elezi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Krenar Rryci, Antoneta Dhima, Vullnet Sinaj, Blerina Gjylameti, Rolant Xhelilaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi, Ervin Bushati, Artur Roshi, Ylli Shehu, Eljo Hysko, Reme Lala. Mungon: Evis Kushi. Të ftuar: Julian Naqellari Sonila Rreshka Endrit Bushati Pajtim Melani Onorita Jata Olsi Çoku

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le...

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 21.09.2020, ora 14:30

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

Seancë dëgjimore me kandidatët, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin për

pozicionin e kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Arben Elezi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Krenar Rryci, Antoneta

Dhima, Vullnet Sinaj, Blerina Gjylameti, Rolant Xhelilaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi,

Ervin Bushati, Artur Roshi, Ylli Shehu, Eljo Hysko, Reme Lala.

Mungon:

Evis Kushi.

Të ftuar:

Julian Naqellari

Sonila Rreshka

Endrit Bushati

Pajtim Melani

Onorita Jata

Olsi Çoku

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

2

Milva Ekonomi – Kalojmë në mbledhjen e dytë për ditën e sotme. Kjo mbledhje ka

të bëjë me disa kandidatura që vijnë për pozicionin e kryetarit të Bordit të Autoritetit të

Mbikëqyrjes Financiare. Për këtë të fundit ne kemi disa kandidatura që janë depozituar, të

cilat kanë ndjekur të gjithë procedurën e shpallur në Kuvend, më 05.06.2020 për vakancën.

Pa dyshim, në shpalljen e kandidaturës, u vunë të gjitha kriteret që duhej të plotësonin

kandidatët, të cilët, pasi bënin aplikimin, verifikoheshin si të tilla nga Shërbimi i Monitorimit.

Para se të fillojmë, besoj se informatika do të më ndihmojë nëse kuorumin e kemi të

plotësuar. Ndërkohë, unë dua t’u bëj një pyetje kolegëve. A doni që t’i bëjmë dëgjesat një e

nga një dhe t’u japim kohë kandidatëve të prezantojnë veten për rreth 5 minuta secili dhe më

pas të bëjmë pyetje për secilin? Ne kemi të depozituara, siç e kemi parë, 6 kandidatura. Pra, si

mendoni, zoti Roshi?

Artur Roshi – Kryetare, unë mendoj se kandidatët duhet ta kenë më të shkurtër

kohën e prezantimit, pra jo 5 minuta, por 3 minuta, më pas ne të bëjmë pyetje.

Milva Ekonomi – A do t’u bëjmë pyetje të gjithëve së bashku, apo secilit një nga

një?

Artur Roshi – Unë mendoj një nga një.

Milva Ekonomi – Zonja Gjylameti, a do të më ndihmoni: si t’ua bëjmë pyetjet të

gjithëve bashkë, apo secilit një nga një?

Blerina Gjylameti – Unë mendoj se duhet t’ua bëjmë një nga një, por 5 minuta të jetë

minimumi për të bërë prezantimin.

Milva Ekonomi – Në rregull!

Edhe unë bashkohem me Blerinën. Këtu kam edhe zonjën Senida, e cila po më thotë

se duhet t’i pyesim një e nga një nga 5 minuta.

Blerina Gjylameti – Zonja kryetare, kam një sugjerim në fillim nëse mundem.

Milva Ekonomi – Patjetër!

Blerina Gjylameti – Unë do t’ju lutesha që nga ana juaj t’i kërkonin kandidatëve që

të mos bëjnë prezantim të CV-ë, por më shumë të flasin për vizionin e tyre për pozicionin që

kanë aplikuar, sepse me CV-të jemi njohur të gjithë nga shërbimet e Kuvendit. Pra, besoj se

është më mirë të flasim për diçka që ka lidhje me vizionin e tyre për pozicionin që po

aplikojnë.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit, shumë zonja Gjylameti!

Atëherë, informatika, ju lutem, më ndihmoni me futjen në linjë një nga një të

kandidaturave, ose mund t’i vendosim të gjithë bashkë dhe më pas t’i kalojmë në login.

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

3

(Ndërprerje e mbledhjes.)

Mirëdita sërish! Faleminderit shumë, kolegë!

Jemi në pjesën e dytë të mbledhjes, në të cilën do të shqyrtojmë një seancë dëgjimore

me kandidaturat që kanë dorëzuar dokumentet për pozicionin e kryetarit të të Bordit të

Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Siç e thamë edhe më parë, ne e kemi shpallur këtë

vakancë në datën 5 qershor dhe jemi në ndjekje të të gjitha dispozitave të ligjit nr. 9572, të

datës 3 korrik 2006 për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

Pasi është shpallur në faqen e Kuvendit, kandidatët kanë paraqitur dokumentacionin e

kërkuar. Shërbimet e monitorimit i kanë administruar këto dokumente dhe përpara nesh, si

anëtarë të Komisionit të Ekonomisë, kanë vendosur dosjet përkatëse.

Ju e dini, sepse i keni marrë me postë elektronike, që në këtë dëgjesë është paraqitur

zoti Julian Naqellari, zonja Sonila Rreshka, zoti Endri Bushati, zoti Pajtim Melani, zonja

Onorita Jata dhe zoti Olsi Çoku.

Dua t’ju kujtoj se bazuar në nenin 5 të ligjit nr. 9572 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes

Financiare”, kandidatët për kryetar të bordit të Autoritetit duhet të plotësojnë kriteret si më

poshtë:

1. të jetë shtetas shqiptar;

2. të ketë përfunduar ciklin e plotë të studimeve universitare në një nga fushat:

ekonomi, juridik ose të lidhur me shkencën e aktuarëve;

3. të ketë përvojë profesionale të paktën 7-vjeçare, nga e cila, të paktën 5 vjet në

njërën nga këto fusha ose në disa të marra së bashku: a) financë-kontabilitet; b) administrim i

shoqërive tregtare; c) këshillim ligjor i shoqërive tregtare; ç) hartim legjislacioni; d) shkencë

e aktuarëve; dh) sigurime shoqërore dhe pensione;

4. me integritet moral dhe profesional;

5. të paangazhuar në funksione drejtuese partiake;

6. të pashpallur si të dënuar penalisht, me vendim gjykate të formës së prerë;

7. në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore për konfliktin e interesave.

Nuk mund të jenë anëtarë të bordit të Autoritetit persona, të cilët:

a) në tre vitet e fundit kanë qenë ortakë, aksionerë, apo anëtarë të organeve drejtuese

të subjekteve të mbikëqyrura;

b) kanë lidhje familjare me personat e parashikuar në shkronjën “a” të këtij paragrafi;

c) në tre vitet e fundit kanë qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në

subjektet e mbikëqyrura.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

4

Kryetari dhe dy anëtaret e tjerë të bordit mund të jenë të punësuar me kohë të plotë në

detyra të tjera, por nuk lejohen të jenë anëtarë të më shumë se 1 bordi apo organi

vendimmarrës të ndonjë autoriteti tjetër mbikëqyrës.

Çdo anëtar i bordit ka detyrimin të deklarojë përpara Kryetarit të Kuvendit, në lidhje

me rrethanat e parashikuara në këtë nen.

Referuar njoftimit në faqen zyrtare të Kuvendit, çdo aplikim për këtë pozicion duhet

të përmbante:

a) letër ku kandidati të shpreh pëlqimin;

b) CV të nënshkruar në çdo faqe nga kandidati;

c) librezë pune ose vërtetime të tjera, që vërtetojnë përmbushjen e kriterit ligjor të

përvojës profesionale;

ç) raporti i aftësisë në punë;

d) vërtetim i gjendjes gjyqësore;

dh) formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e

integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

e) formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit

për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i

cili gjendet i vendosur në faqen zyrtare të Kuvendit;

ë) Formularin i deklarimit të papërfitueshmërisë dhe konfliktit të interesit sipas pikës

7 të nenit 5 të ligjit nr. 9572.

Nga administrimi i dosjeve që bëri shërbimi i monitorimit rezultoi se zoti Julian

Naqellari është i gatshëm për të kaluar në fazën e dëgjimit. Kërkon nga ai që të vendosë pranë

dokumentacionit edhe diplomat që i ka të nominuara, por nuk i ka aploduar në faqe.

Zonja Sonila Rreshka kalon në fazën e dëgjesës.

Zoti Endrit Bushati duhet të dorëzojë një dokument shtesë, që të vërtetojë

parashikimet ligjore lidhur me angazhimin si ekspert financiar, i punësuar pranë “CE Studio”,

pra duhet ky dokument.

Zoti Pajtim Melani duhet të plotësojë disa mangësi që ka në formularin e

vetëdeklarimit për ligjin nr. 138/2015.

Zonja Onorita Jata nuk ka eksperiencën profesionale 7 dhe 5 vjet në punë.

Zoti Olsi Çoku kalon në fazën e dëgjesës.

Pra, ne pasi diskutuam në komision situatën e këtyre dokumenteve vendosëm të

bëjmë dëgjesat. Secili nga ju duhet të bëjë një prezantim individual brenda 5 minutave, ku do

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

5

të ketë edhe pyetje nga deputetët, ndërsa kandidatët e tjerë do të jenë në lobby nga shërbimi i

IT-së së Kuvendit të Shqipërisë.

Zoti Juliajn Naqellari është i pari që fillon prezantimin. I lutem IT-së që të vendos të

tjerët në lobby.

Zoti Julian, nuk duhet të kaloni kohën prej 5 minutash për të bërë prezantimin tuaj.

Unë do ta orientoj dëgjesën tuaj. CV-në tuaj dhe çdo dokument që keni sjellë ne e kemi në

email-et tona zyrtare. Ju lutem, mund ta filloni prezantimin tuaj duke thënë se përse mendoni

që jeni një kandidaturë e vlefshme dhe çfarë risie do të sillni në bordin e Autoritetit të

Mbikëqyrjes Financiare. Pra, cila është eksperienca që të çon te bordi dhe çfarë risie do të

sillni ju si kandidat?

Julian Naqellari – Faleminderit!

Në radhë të parë uroj ta kalojmë këtë situatë të vështirë siç kuptohet edhe nga ky

prezantim.

Unë ju falënderoj shumë për mundësinë që më dhatë për të dhënë idetë dhe vizionin

tim për drejtimin dhe qeverisjen e një institucioni kaq të rëndësishëm siç është Autoriteti i

Mbikëqyrjes Financiare, i cili në këndvështrimin tim është një institucion jo vetëm në

funksionin e tij të mbikëqyrjes financiare, por edhe të nxitjes dhe bashkëpunimit me të gjithë

aktorët e tjerë financiarë, që operojnë në tregun e shërbimeve financiare në vendin tonë.

Duke pasur një lloj eksperience prej më shumë se 2-vjeçare si konsulent pranë këtij

institucioni, në vitin 2009 – 2010 dhe 2011 ku jam njohur shumë mirë me mjedisin e

shërbimeve të sigurimit në Shqipëri, por edhe me mënyrën se si është organizuar Autoriteti

dhe se si i administron fondet, ajo që unë mund t’i sjell këtij institucioni është angazhimi im

në drejtimin dhe qeverisjen e AMF-së, duke parë rritjen dhe rolin mbikëqyrjes të këtij

Autoriteti në përmirësimin e shërbimeve, por edhe të cilësisë së shërbimeve, që ofrojnë

kompanitë e sigurimit, duke mbrojtur sa më shumë pretenduesit, por njëkohësisht edhe duke

nxitur kompanitë për të kryer pagesat dhe rimbursimin e dëmeve sa më shpejt.

Gjithashtu, do të kërkoj një përdorim me sa më shumë efektivitet dhe eficiencë të

fondeve apo të të hyrave të këtij institucioni, ku dihet shumë mirë që ky Autoritet administron

një shumë të konsiderueshme të të ardhurave apo të hyrjeve, duke bashkëpunuar edhe me

aktorët e tjerë në tregjet e shërbimeve financiare.

Do të mundësoja aktivizimin e tregut të letrave me vlerë, duke nxitur kompanitë e

sigurimeve që jo vetëm të tregtojnë instrumentet e tyre financiare, por njëkohësisht edhe të

divesifikojnë… (shkëputje interneti) nivelin e financimeve të buxhetit të shtetit përmes

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

6

blerjes së instrumenteve financiar, siç mund të jenë bonot, obligacionet apo edhe elementet e

tjera tregtare.

Gjithashtu do të nxisja rritjen e bazës të të siguruarve apo të… (shkëputje interneti) …

të sigurimit.

Do të kërkoja ndërhyrjen dhe rritjen e rolit mbikëqyrës së këtij Autoriteti në tregun e

shërbimeve të sigurimit, sidomos kur vihen re herë pas here marrëveshje të

fshehta…(shkëputje interneti). Për shembull, e shikoj që ka një hendek shumë të madh në

shërbimet e sigurimit të mjekëve, të ndërtuesve dhe …(Shkëputje interneti) …nga tërmetet,

nga përmbytjet, pra të gjithë ata që janë të ekspozuar ndaj këtyre risqeve.

Gjithashtu, dua të kërkoj incentivimin e rritjes …(Shkëputje interneti) dhe të

shëndetit, duke ndihmuar në uljen e barrës së buxhetit të shtetit, në sigurimin apo në

financimin e shërbimeve mjekësore, në mënyrë të përgjithshme apo dhe spitalore në mënyrë

të veçantë.

Do të kërkoja transferimin e rrezikut ose barrës nga buxheti i shtetit te kompanitë e

sigurimeve dhe te kompanitë e risigurimeve. Një rritje të rolit bashkëpunues të këtij Autoriteti

me policinë, me prokurorinë dhe me institucionin e konkurrencës. Njëkohësisht, do të

kërkoja, ashtu sikurse është edhe background-i im: zbatimin e kërkesave apo të kuadrit të

detyrueshëm të raportimit financiar të shoqërive, sidomos kur bëhet fjalë... (Shkëputje e

internetit), i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2021 për t’u zbatuar nga të gjitha këto kompani që

kanë interes publik. Nisur nga background-i, besoj se i zotëroj të gjitha kompetencat dhe

aftësitë për ta drejtuar qoftë me integritet, por dhe me kompetencë këtë institucion kaq të

rëndësishëm në shërbim të interesit publik.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit shumë, zoti Naqellari!

Kolegë deputetë, a keni nevojë për të bërë pyetje?

Shikoj zonjën Dhima që ka ngritur dorën. Edhe unë kam një pyetje në lidhje me atë

nëse e ka ndjekur barrën dhe angazhimin që do të marrë AMF-ja në këta muaj që vijnë nga 3

ligjet e reja që miratoi Kuvendi, që i takonin AMF-së.

Po zonja Dhima.

Antoneta Dhima – Faleminderit, zonja kryetare!

Falënderoj kandidatin për prezantimin!

Në fakt, siç e thatë edhe ju, një pyetje që edhe unë do të doja t’ia bëja kandidatit është:

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar së fundi 3 ligje shumë të rëndësishme, të cilat janë hartuar

nga Ministria e Financave, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, por edhe nga organizata

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

7

të ndryshme, të cilat kanë dhënë opinionet e tyre, dua të di nga kandidati për kryetar të bordit

të AMF-së është se cilat do të ishin disa nga hapat konkretë për të pasur një treg funksional të

kapitaleve në Shqipëri? Cila do të jetë sfida më e madhe e AMF-së lidhur me asetet virtuale

dhe terminologjinë e regjistrave të shpërndarë?

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Po, zonja Hyseni.

Edlira Hyseni – Përshëndetje!

Nuk e shoh në video.

Milva Ekonomi – Interneti nuk është shumë i shpejtë, kështu kemi hequr videon dhe

kemi lënë vetëm audion për zotin Naqellari.

Edlira Hyseni – Dua ta përshëndes në mënyrë të veçantë zotin Naqellari, duke i uruar

suksese, pasi jemi kolegë, sepse është auditues i pavarur dhe njihemi prej kohës. Unë e

vlerësoj shumë profesionalisht dhe personalisht.

Unë shpresoj që ju të jeni fitues në këtë garë ku merrni pjesë. Pyetja ime: profesioni

ynë i audituesit të pavarur, që është një profesion mjaft i rëndësishëm në jetën ekonomike

dhe financiare të vendit, që ka disa problematika së fundi, a mendoni se do të jetë një vlerë e

shtuar, një kontribut apo një element që duhet t’ju bëjë të privilegjuar ose të avantazhuar në

një farë mënyre në garën për ta kryesuar këtë institucion? A nuk ju vjen keq që do të hiqni

dorë nga ushtrimi i profesionit për një detyrë të tillë që është e rëndësishme, por nuk do t’ju

lejojë të ushtroni edhe profesionin tonë?

Suksese!

Milva Ekonomi – A ka pyetje të tjera? Nuk shikoj të ketë.

Zoti Naqellari, ne në këtë komision kemi miratuar 3 ligje, të cilat kishin të bënim me

veprimtarinë e AMF-s: tregjet e kapitalit, regjistrat e shpërndarë dhe shoqëritë e investimeve

kolektive, të cilat i vinin shumë detyrime për të kryer AMF-së në muajt në vijim. Edhe pas

tërmetit të muajit nëntor, për AMF-në u caktua një detyrë e re: të mendonte për të gjithë

spektrin e sigurimeve, sidomos ato që lidheshin me banesën. Do t’ju lutesha shumë që, nëse

keni ndonjë qasje, edhe zonja Dhima ju bëri një pyetje të tillë, të na mundësonit një përgjigje

për gjërat e reja që kanë ndodhur tek AMF-ja.

Fjala është për ju.

Julian Naqellari – Kuptohet përmes atyre kanaleve të komunikimit, jam shumë i

mirëpritur për ndërhyrjen e rolit të AMF-së qoftë në tregun e kapitaleve, qoftë në tregun e

shërbimeve virtuale apo dixhitale. Sot jetojmë në një kohë, e cila po shkon drejt trendit të

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

8

dixhitalizimit, prandaj.... (Shkëputje interneti) shërbimeve financiare të të gjitha kompanive,

që janë në spektrin e mbulimit të mbikëqyrjes së AMF-së. Megjithatë, për tregun e

shërbimeve virtuale jam pak skeptik për sa i përket sigurisë së informacionit. Patjetër që roli i

autoritetit është pikërisht mbrojtja e sigurisë publike të të gjithë konsumatorëve që marrin

pjesë në këtë treg dhe që marrin shërbimeve virtuale.

Për sa i përket tregut të kapitaleve, do të kërkoja përsëri rritjen e rolit mbikëqyrës të

autoritetit në sigurinë e informacionit dhe në mbrojtjen e interesave të konsumatorëve....

(Shkëputje interneti) një regjistër shumë i konsoliduar i të gjithë pjesëmarrësve në këtë treg.

Ndërsa për regjistrin e shpërndarë aktualisht nuk kam ndonjë qasje.

Për sa i përket pyetjes së koleges Hyseni, kam disa vjet që nuk e ushtroj profesionin e

kontabilistit, se nuk më lejon ligji për shkak të konfliktit të interesave. Unë kam ofruar

shërbime të kontabilitetit, deri para 3 vjetësh, kam qenë edhe kryetar i bordit të Institutit të

Kontabilistëve të Miratuar dhe qoftë angazhimi im profesional, qoftë dhe ai akademik më

kanë mundësuar të njihem edhe me rolin e shërbimeve financiare, portofolin e tyre dhe me

rolin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Pra, e gjej me shumë vend këtë lidhje, këtë

qasje qoftë me shërbimet që ofrojnë institucionet financiare jobankare, qoftë edhe me qasjen

e AMF-së. Duke qenë se jam auditues, jam kontabilist, e shikoj gjithmonë me një sy shumë

skeptik edhe raportimin e kompanive të sigurimit. Ju e dini shumë mirë që ne, përmes

leximit të këtyre raporteve, përmes leximit të pasqyrave financiare, shikojmë shumë nga ato

që unë mund t’i quaj gabime apo problematika që mund të kenë këto kompani në raportimin

financiar të aktivitetit të tyre. Prandaj dhe ndihem shumë i angazhuar që, si drejtues i

AMF-së, të jap një rol apo një vlerë të shtuar edhe në shërbimin e monitorimit, ndjekjes,

raportimit financiar të kompanive të sigurimit përmes qasjes që ne e quajmë skepticizëm apo

dyshim profesional.

Milva Ekonomi – Faleminderit, shumë zoti Naqellari!

Ka pyetje të tjera? Nuk shikoj ndonjë dorë të ngritur.

Atëherë, e lëmë të lirë zotin Naqellari nga dëgjesa dhe ftojmë kandidatin tjetër nga

lista që kemi për para.

Zonja Rreshka është e dyta në radhë.

Zonja Rreshka, fjala është për ju.

Mirë se erdhët!

Edhe për ju është e njëjta pyetje. Do t’ju lutesha shumë të bënit një prezantim përpara

komisionit. Pse mendoni se jeni një kandidaturë me vlerë të shtuar për të qenë anëtare e

Këshillit Administrativ të AMF-së? Çfarë risie do të sillni ju, duke qenë pjesë e këtij këshilli?

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

9

Sonila Rreshka – Faleminderit, e nderuar zonja kryetare e komisionit!

Të nderuar anëtarë!

Jam e nderuar që sot ndodhem para jush për një vend kaq të rëndësishëm, si kryetare e

bordit të AMF-së.

Ju falënderoj që më përzgjodhët dhe me bëtë pjesë të këtij konkurrimi!

Kam paraqitur një përmbledhje të shkurtër....

Milva Ekonomi – A mund të afroheni pak më afër mikrofonit, sepse nuk ju vjen zëri

shumë mirë?

Sonila Rreshka – Janë 3 aspekte që më favorizojnë për të qenë kryetare e AMF-së.

Së pari, cilësitë e mia individuale.

Së dyti, arsimi dhe kualifikimi.

Së treti, përvoja ime.

Për sa i takon arsimit dhe përvojës, ju i keni në CV. Do të doja të ndalesha në cilësitë

e mia individuale. Gjatë gjithë jetës sime jam udhëhequr nga 2 parime shumë të forta:

përgjegjshmëria dhe korrektësia. Përgjegjshmëria, pasi unë gjithmonë e ushtroj detyrën time

duke zbatuar ligjin dhe jam e vetëdijshme për pasojat që vijnë nga moszbatimi i tij; e

përgjegjshme për të marrë vendime të drejta dhe të pandikuara nga faktorët e jashtëm.

Korrektësia: nuk mendoj, por besoj se udhëhiqem nga një korrektësi e lartë morale

dhe profesionale. Të qenit korrekt me njerëzit, me detyrat shtetërore dhe shoqërore e bëjnë

figurën time kandidate të denjë për të qenë në krye të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes

Financiare. Më lejoni të ndalem në paltformën e veprimtarisë e bordit të AMF-së!

Kjo është një përvojë e re për mua, por nga të dhënat që kam studiuar dhe realizuar

kam arritur të familjarizohem me natyrën, funksionin, aktet ligjore dhe nënligjore që operojnë

në këtë fushë, si dhe me veprimtarinë e AMF-së.

Ky institucion është i polotësuar me bazën ligjore, por edhe me kapacitetet e

nevojshme për të relizuar objektin e veprimtarisë së tij.

Gjithsesi, gjithmonë ka vend për përmirësime për të arritur që AMF-ja të jetë në të

njëjtat nivele si vendet e rajonit.

Platforma ime për këtë institucion nuk do të bazohet në gjetjet e bëra nga raportet e

auditit të jashtëm, KLSH-ja, pasi mendoj se ato janë tashmë të referuara dhe AMF-ja i ka

fokus për t’i realizuar, por do të ndalem në disa pika që unë i quaj të rëndësishme dhe

autoriteti duhet t’i kushtojë rëndësi në të ardhmen.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

10

Së pari, mendoj që pjesa më e rëndësishme është analiza e ligjit nr.9572 “Për

Autoritetin e Mbikëqyrjes financiare”, i ndryshuar”, ku mund të nxirren në dukje aspekte të

tjera të produkteve të veçanta ose produkteve të reja të sigurimit.

Për sa u përket këtyre produkteve të reja është i rëndësishëm angazhimi për rritjen dhe

promovimin e tyre, siç është sigurimi nga tërmetet, i cili është një produkt që ndihmon në

mbulimin e dëmeve në raste tërmetesh dhe përgjegjësia në këtë rast, për mbulimin e dëmeve,

nuk është e AMF-së, por e kompanive të sigurimit. Për këtë ka edhe një studim të Bankës

Botërore prej disa vitesh, por deri tani nuk është vepruar.

Për këtë produkt është e rëndësishme të theksohet se primi i sigurimit që do të

paguhet nga qytetarët do të mblidhet nga kompanitë e sigurimit, por do të duhet që

menjëherë, kompanitë e brendshme të sigurimit, të bëjnë risigurimin e riskut në kompanitë

njohura ndërkombëtare të sigurimit, duke qenë se kompanitë e brendshme nuk e mbajnë dot

një risk të tillë, pasi është në vlera jashtëzakonisht të mëdha.

Po në këtë pikë të risigurimit nga tërmetet është e rëndësishme të theksohet që, nëse

do të marr besimin tuaj, do të punoj, kontribuoj dhe bashkërendoj punën me bankat e nivelit

të dytë, që shtëpitë, ndërtesat apartamentet që deri tani janë siguruar vetëm për pjesën e

mbetur të kredisë, të sigurohen për të gjithë vlerën reale të tyre, sepse pas tërmeteve ka dalë

në pah problemi që të dëmtuarit kanë marrë vetëm vlera të vogla dëmi, sepse nuk kanë qenë

të siguruar për vlerën totale dhe reale të ndërtesës, por vetëm për pjesën e mbetur të kredisë.

Një produkt i ri që do të doja të shtoja është sigurimi i produkteve bujqësore dhe

blegtorale.

Dua të theksoj, me sa kam parë dhe studiuar në këtë fushë, nuk ka një traditë sigurimi

për produktet bujqësore dhe blegtorale. Si për çdo produkt të ri, fillimisht duhet sensibilizimi

i kësaj shtrese të popullsisë për të bërë sigurimin e produkteve dhe përfitimeve që vijnë nga

ky sigurim.

Një ide është që Autoriteti, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, të punojë

ngushtësisht që një pjesë e primit të sigurimit të paguhet nga vetë prodhuesit, ndërsa pjesa

tjetër të mbulohet nga programe të ndryshme të BE-së, si dhe nga subvencionet që mund të

japë shteti për këtë qëllim. Bëhet fjalë për një periudhë të shkurtër prej 2-3 vjetësh në mënyrë

që prodhuesit të arrijnë të shohin dhe të kuptojnë përfitimet nga ky lloj sigurimi. Në fakt, një

praktikë e tillë ndiqet nga disa vende të zhvilluara të BE-së.

Do të doja të trajtoja një çështje për byronë dhe fondin e kompensimit. Çështjet që

dua të përmend në këtë pikë janë:

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

11

Rritja e cilësisë së kontrollit të AMF-së mbi kompanitë e sigurimit që nga

përllogaritja e fondit të kompensimit që bëhet nga ekspertët e sigurimeve dhe më pas

kontrolli i vlerave të përllogaritura nga ekspertët e AMF-së.

Nëse do të më jepet besimi juaj në cilësinë e kryetares së bordit të AMF-së, do t’i jap

rëndësi rritjes së kontrollit dhe raportimit në lidhje me këtë çështje, pra, që nga përllogaritja e

vlerave fondit të kompensimit, deri te pagimi i këtij fondi nga ana e kompanive, më rezulton

se ka qenë dhe vazhdon të jetë një problem radha e pagesës së këtyre dëmeve.

Kompanitë nuk respektojnë kronologjinë e ndodhjes së aksidentit, por veprojnë në

mënyrë preferenciale dhe, nga ana tjetër, lënë pa paguar dëmet e tjera dhe të vjetrat, duke

akumuluar kështu dëme të papaguara.

Në këtë drejtim do të jem e fokusuar në ushtrimin e një kontrolli të fortë për të

siguruar pagesën e dëmeve, sipas kronologjisë së aksidenteve, me qëllim shmangien e

pagesave sipas preferencave të kompanive të sigurimit.

Ky kontroll i pagesave në kohë, në masën e duhur të dëmeve, qoftë motorike, pronës

apo jetës është i rëndësishëm të nënvizohet sepse është një tregues për zhvillimin e tregut të

sigurimeve duke qenë se krijon imazhin dhe domosdoshmërimërinë e të qenit i siguruar, kjo

për shkak se çdo qytetar kuoton dhe krijon bindjen se, nëse je i siguruar, je i mbrojtur.

Miva Ekonomi – Zonja Reshka, ne thamë në fillim që ju nuk do të merrni më shumë

se 5 minuta, prandaj do t’ju lutesha që ta përmblidhni fjalën tuaj, sepse ka edhe të tjerë që

duan të flasin, por edhe të bëjnë pyetje.

Sonila Reshka – Dakord. Doja t’i jepja një rëndësi të veçantë rritjes së rolit

mbikëqyrës të AMF-së në drejtim të plotësimit të nevojave që lidhen me luftën kundër

pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Autoriteti është dhe duhet t’i kushtojë një vemendje të veçantë luftës kundër pastrimit

të parave dhe financimit të terrorizmit, pasi për këtë i referohem raportit të pestë të vlerësimit

reciprok të komitetit të ekspertëve të Këshillit të Europës, kundër pastrimit të parave dhe

financimitë të terrorizmit MANIVAL, i cili e ka publikuar këtë raport në korrik të vitit 2018.

Nga ky raport rezulton se AMF-ja është në proces tranzicioni lidhur me supervizionin

e bazuar në qasjen mbi bazë risku për sa u takon subjekteve që operojnë në fushën ose tregun

e sigurimeve të letrave me vlerë dhe sektorin e investimeve, por aktiviteti i inspektimeve të

realizuara deri në këtë periudhë ka qenë shumë i limituar për sa i takon regjimit ose

standardeve që kanë të bëjnë me luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të

terrorizmit. Për këtë arsye në cilësinë e kryetares së bordit të AMF-së do të fokusohem dhe

do të kontribuoj që Autoriteti, në bashkëpunim me Drejtorinë e Pastrimit të Parave, me

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

12

Bankën e Shqipërisë, të rrisi rolin e tij inspektues, me qëllim adresimin e rekomandimeve të

MANIVAL-it në drejtim të parandalimit të risqeve që kanë të bëjnë fenomenin e pastrimit të

parave.

Do të doja të ndaloja pak te bordi. Vendimet e marra nga mbledhjet e bordit

mbikëqyrës nuk duhet të jenë formale, por materialeve të paraqitura për miratim duhet t’u

kushtohet vemendja e duhur me qëllim që ky bord të jetë një organ që ndihmon punën e

institucionit.

Duhet të rritet transparenca e vendimeve të marra nga bordi që këto vendime të jenë të

pavarura dhe të pandikuara nga faktorët e jashtëm. Propozimi im do të ishte që në ardhmen,

për zgjidhjen e konflikteve financiare mes të siguruarve, Autoritetit dhe kompanive të

sigurimit zgjidhja e këtyre mosmarrëveshjeve të bëhet me ndërmjetësim, referuar ligjit të

ndërmjetësimit nr. 10385 “Për ndërmjetësimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve”.

Në këtë mënyrë shmangim proceset gjyqësore dhe ulim kostot. Një prioritet duhet të

jetë rritja e nivelit të besimit të publikut mbi rolin që AMF-ja ka për të mbrojtur të drejtat e

konsumatorëve, por edhe për të rritur numrin e të siguruarve.

Milva Ekonomi - Faleminderit!

Kolegë deputetë, ju ftoj të bëni pyetje!

Unë kam një pyetje për ju, zonja Rreshka. Nuk e di nëse keni ndjekur punën e

komisionit dhe detyrat që ka kryer komisioni gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti. Rezoluta

është për veprimtarinë e AMF-së, por ndërkohë, për sa folët për MANIVAL-in, në komision

janë miratuar edhe dy akte të tjera,është miratuar shkëmbimi automatik i të dhënave dhe është

ratifikuar një marrëveshje me OECD-në për shkëmbimin e të dhënave tatimore, edhe kjo në

mënyrë automatike. Kështu që edhe gjërat e MANIVAL-it që influencojnë mbi veprimtarinë

e AMF-së janë vendosur në një rrugë të re, janë pak më të sigurta se sa ajo që ju përshkruat

sepse ka filluar puna.

Nuk e di se si ju jeni informuar për këtë gjë, do të ishte shumë mirë që, nëse keni

informacion ta ndanit me ne, por unë ftoj kolegët të bënin ndonjë pyetje që duan, t’i drejtohen

zonjës Rreshka.

Unë kam edhe një pyetje: A e dini sa është mandati i kryetarit të bordit të AMF-së?

Sonila Rreshka – Po. Bazuar në ligjin “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”

mandati i kryetarit të bordit të AMF-së është 5 vjet.

Milva Ekonomi – Ndërkohë, ju e dini se si e keni këtë mandatin që ju po aplikoni?

Sonila Rreshka – Unë aktualisht jam specialiste auditi në Ministrinë e Shëndetësisë

dhe Mbrojtjes Sociale...

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

13

Milva Ekonomi – Jo, jo, mandati që po aplikoni, sepse është 5 vjet mandati, por

ndërkohë në AMF ka pasur një kryetar bordi, i cili u tërhoq dhe mori detyrë të re. E dini që

ky mandat që ju merrni është mandat plotësues?

Sonila Rreshka - Po, jam e njohur.

Milva Ekonomi – Pra, jeni e njohur me këtë gjë. Në rregull! Doja të dija nëse ishit të

qartë në lidhje me këtë gjë.

Kolegë, kush ka pyetje për zonjën Reshka, që të kuptojmë më shumë?

Zonja Topi dhe zoti Rryçi kanë ngritur duart.

Po, zonja Topi.

Suzana Topi – Faleminderit për prezantimin, zonja Reshka!

Unë do të doja të dija se cila është qasja juaj në drejtim të rritjes së besimit të

konsumatorit dhe investitorëve për tregjet kapitale, të cilat janë nën drejtimin e AMF-së.

Sonila Rreshka – Faleminderit, e nderuara anëtare!

Me sa kam informacion edhe nga sajti edhe nga ajo çfarë është publikuar në faqen

zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, kam parë se janë ndërmarrë disa hapa në

lidhje me mbrojtjen e konsumatorit.

Së pari, janë nxjerrë dhe janë treguar kompanitë që janë me risk, duke njoftuar

konsumatorët që të mos shkojnë te këto kompani.

Së dyti, vetë konsumatori ka një sajt online, që është për ankesat e konsumatorit, sajt

me të cilin mund të njihen dhe mund të marrin përgjigje edhe në mënyrë online.

Sa i takon qasje sime, ky është një proces. Unë dua që, kur të jem brenda në

institucion, do të thelloj njohuritë e mia dhe do të shikoj se si do t’i realizoj rekomandimet

dhe si do të ecim hap pas hapi.

Milva Ekonomi – Po, zoti Rryçi, fjala është për ju.

Krenar Rryçi – Përshëndetje kryetare! Faleminderit!

E dëgjova me vëmendje zonjën që kandidon për të marrë detyrën e drejtores së AMF-

së. Në fakt, siç e shpjegoi ajo, dhe nga informacionet që kemi në lidhje me të, pak a shumë

ajo i tregoi aftësitë e saj. Unë desha t’i bëj një pyetje të drejtpërdrejtë zonjës: duke parë se

sigurimet e automjeteve, sidomos për mjetet motorike të lëvizshme, sigurimet nuk po japin

paratë e duhura në raste aksidentesh. Shoferët, pra qytetarët, i paguajnë sigurimet në mënyrë

krejt të rregullt, por sigurimet nuk ua japin paratë në vlerën e caktuar, sipas aksidentit të

përshkruar nga policia, mbi bazën e procesverbaleve.

Pra, çfarë do të duhet të bëjë kjo zonjë, në qoftë se ata nuk do t’i japin parët. Si duhet

të jetë bashkëpunimi me agjencinë dhe me këto sigurimet e automjeteve? E para kjo.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

14

E dyta: po në lidhje me djegiet nga zjarri, a do ta sjellë si risi se do të ishte mirë që të

gjitha banesat të sigurohen, duke pasur parasysh kushtet që kemi? Sepse, në Shqipëri kanë

rënë shumë zjarre, shumë pyje na janë dëmtuar, shumë banesa na janë djegur, por askush nuk

mban përgjegjësi. Pra, është mirë që ato të sigurohen. Çfarë mendoni ju se mund të ofroni si

risi? Do ta aplikoni?

Faleminderit!

I uroj suksese kandidates!

Milva Ekonomi – Faleminderit, zoti Rryçi!

Sonila Rreshka – Do të doja ta nisja nga pyetja në lidhje me sigurimin nga zjarri. Kur

them se sigurimi nga tërmetet është i rëndësishëm, mendoj se këtu futen të gjitha sigurimet, si

rënia e zjarrit, si përmbytjet, pra të gjitha sigurimet që vijnë si rrjedhojë e fatkeqësive

natyrore.

Prandaj, do të ishte shumë e rëndësishme që, kur të përshkruhen dhe kur të bëhen

ndryshimet ligjore, të mund të përcaktoheshin të gjitha llojet e fatkeqësive natyrore.

Për sa i takon pjesës së aksidenteve, në fakt unë kisha përgatitur një material më të

plotë, më të thelluar, por problemi kompensimit krijohet nga makinat e pasiguruara. Kështu,

dua të nënvizoj se fokusi im do të jetë në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Brendshme, në

lidhje me një kontroll sa më efikas të personave që dalin në qarkullim pa bërë sigurimin TPL

të makinave.

Unë mendoj dhe sugjeroj që për të gjitha dëmet ose pagesat, për të cilat ka nevojë të

shtuar që të kthehen e të arkëtohen në buxhetin e shtetit, duhet të zgjidhen me ndërmjetësim,

duke shmangur të gjitha procedurat ligjore dhe duke ulur kostot.

Milva Ekonomi – A ka pyetje të tjera, kolegë? Jo.

Zonja Reshka, faleminderit shumë për kohën që ndatë me veve, si dhe për

prezantimin që bëtë! Do të jemi në kontakt.

Ftoj në dëgjesë zotin Endri Bushati.

Mirdita, zoti Endri! Mirë se erdhët!

Ne jemi gjithë sy e veshë për të dëgjuar prezantimin tuaj. Do t’ju lutesha shumë, që të

bënit një paraqitje të CV-së, përse mendoni se jeni një kandidaturë e mirë, dhe çfarë risie do

të sillnit në AMF?

Endri Bushati – Po. Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar...

Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se

CV-në e kemi përpara. Duhet të plotësoni vetëm një dokument, të cilin e keni vënë në CV.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

15

Na mungon diçka e vogël, që Shërbimet e Monitorimit do t’jua kërkojnë pak më vonë.

Mungon diçka, që ju bën të kualifikuar për dëgjesë.

Endri Bushati – E kuptoj. Mund të përgjigjem direkt apo të vazhdoj me prezantimin?

Milva Ekonomi – Me prezantimin. Për ato nuk ka nevojë, se do t’ju kontaktojnë

shërbimet.

Endri Bushati – Quhem Endri Bushati, dhe kam lindur në Tiranë, në vitin 1982.

Ndër vite kam krijuar një karrierë profesionale të pasur në fushën e ekonomisë, kontabilitetit

dhe menaxhimit, me më shumë se dhjetë vite përvojë pune.

Jam diplomuar në ekonomi, në vitin 2007, në Universitetin e Indianapolis, Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, në kampusin e Athinës. Më pas kam përfunduar studimet për master

shkencor në Universitetin King's College të Mbretërisë së Bashkuar për politika dhe

menaxhim të shërbimeve publike.

Gjatë periudhës 2009-2012 kam punuar në bashkinë e Tiranës, me fokus kryesor

fushën e menaxhimit e të koordinimit të projekteve. Prej vitit 2012 e deri më sot mbaj detyrën

e konsulentit dhe ekspertit të menaxhimit financiar dhe zhvillimit ekonomik në organizata

dhe kompani të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që nga tetori i vitit 2019 mbaj detyrën e anëtarit të bordit në Universitetin e Sporteve

të Tiranës, si përfaqësues i studentëve.

Gjatë periudhës 2017 e aktualisht, mbaj detyrën e kryetarit të bordit të një shoqate

sportive, Program of Special Olympics Albania, e cila ka si objektiv fuqizimin e personave

me aftësi të kufizuara nëpërmjet organizimit të aktiviteteve sportive.

Për ta përmbledhur shumë shpejt, kam edhe disa angazhime të tjera, por bazuar në

kriteret e përcaktuara në ligj, si dhe duke konsideruar njohuritë e mia akademike, të

kombinuara me eksperiencën profesionale, i përmbushin kërkesat dhe dispozitat ligjore.

Duke kaluar në vizionin tim për sa i përket pozicionit të kryetarit të Autoritetit, do të

bëj një përshkrim të shkurtër të situatës në të cilën është AMF-ja, ku mund të adresohen, ose

cilat janë ato problematika që kërkojnë vëmendje.

Periudha e favorshme që Shqipëria ka kaluar vitet e fundit, me një trend të forcimit të

lekut, rritjes ekonomike pozitive, inflacionit të ulët, janë rezultat i disa reformave që kanë

ndodhur gjatë këtyre viteve, kryesisht e pranisë së shumë kompanive vendeve e të huaja, që

kanë kontribuar dhe kanë qenë një faktor shumë i rëndësishëm i këtij zhvillimi ekonomik në

vend, si në aspektin e treguesve financiarë e ekonomikë, ashtu edhe me dijen që vjen së

bashku me ta.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

16

Gjatë vitit 2019 tregjet financiare kanë vijuar me rritje, totali i aktivave është rritur,

fondet e pensioneve private, vullnetare, fondet e investimeve u rritën me 6, 7 %, duke rritur

kështu 108 miliardë lekë, ose 6. 5 % të prodhimit të brendshëm bruto.

Në fakt, këto janë shifra që na bëjnë optimistë. Duke shmangur ose duke mos

përshkruar situatën në të cilën ne gjendemi, kjo mund të shërbejë si një bazë e mirë për

zhvillimin e mëtejshëm jo vetëm të produkteve financiare tradicionale, që ekzistojnë në treg,

por edhe të atyre të reja.

Gjatë viteve të fundit, tregu financiar, përkatësisht tregu i sigurimeve, tregu i fondeve

të investimeve e të letrave me vlerë, tregu i fondeve të pensioneve, kanë pësuar një zhvillim

cilësor në drejtim të stabilizimit të rolit mbikëqyrës dhe atij rregullues.

Pavarësisht vullnetit dhe punës së mirë që Autoriteti ka kryer vitet e fundit, përpjekjet

për të ndjekur ritmet e zhvillimit ekonomik në vend, si dhe objektivat emergjente e strategjike

të paracaktuara nga ky ritëm, duhet të intensifikohen.

Në rast të ushtrimit të detyrës, vendimmarrja e Autoritetit meriton një vëmendje

maksimale dhe një trajtim të vazhdueshëm, duke marrë në konsideratë rëndësinë

socioekonomike të tregjeve financiare në mbikëqyrje te qytetarët, investitorët, si dhe rolin që

luan Autoriteti në rregullimin dhe mbikëqyrjen e këtij tregu.

Shkurtimisht, po ju paraqes disa konstatime e problematika, të cilat kërkojnë veprim

dhe adresim të menjëhershëm.

Lidhur me tregun e sigurimeve. Siç e dimë, tregu i sigurimeve përballet me

problematika të shumta, të cilat kanë pasur edhe vëmendje të gjerë mediatike. Mospagesa të

dëmeve nga fondi i kompensimit, luhatjet e çmimeve të primeve dhe aftësia e ulët paguese e

kompanive të sigurimit, janë disa nga çështjet më shqetësuese, të cilat kërkojnë adresim të

menjëhershëm e të mjaftueshëm.

Nëse ne marrim kontekstin e Shqipërisë në krahasim me vendet e Europës Qendrore

dhe Lindore, është ai i një tregu sigurimesh të vogël dhe ta pazhvilluar.

Për sa i përket vlerës së primeve të shkuara, vendi ynë renditet i treti nga fundi, me

një vlerë prej 112 milionë eurosh, duke lënë pas vetëm Kosovën dhe Malin e Zi.

Në lidhjen me peshën që zënë primet e shkuara bruto në prodhimin e brendshëm

bruto, Shqipëria renditet e fundit, me një peshë vetëm 1,0%. Primi i shkuar bruto për frymë

në Shqipëri është 38-40 euro, tregues që e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në listë.

Byroja Shqiptare e Sigurimit dhe Menaxhimi i Fondit të Kompensimit vazhdojnë prej vitesh

në ngërç, por duke treguar shenja rimëkëmbje dhe duke u kthyer në problematikën më të

madhe të tregut të sigurimeve. E gjithë kjo situatë ka arritur deri në këtë gjendje për shkak se

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

17

byroja nuk ka zbatuar detyrimet e saj për mbledhjen e kontributit vjetor për fondin e

kompensimit nga shoqëritë e sigurimeve dhe nuk lëshon në kohë autorizime për pagesa, për

të cilat ka përfunduar procesi i trajtimit. Edhe pse vitet e fundit AMF-ja ka ndërmarrë disa

veprime për rritjen e edukimit financiar, duke hartuar një strategji për edukimin financiar,

niveli është akoma i ulët. Siç e thashë, AMF-ja ka një strategji për rritjen e edukimit financiar

dhe besueshmërinë në tregjet financiare, e cila ka nevojë për një ideksifikim dhe zbatim më të

shpejtë.

Tregu i kapitaleve dhe fondet e investimit dhe pensioneve ndodhen në stadin e tyre

embrional, por disa zhvillime të fundit i kanë dhënë një tjetër dinamikë ecurisë së ti. Peshën

më të madhe në këtë treg e zënë fondet e investimeve, që u rritën në rreth 4% të prodhimit të

brendshëm bruto. Po kështu, ka një pjesëmarrje modeste të fondeve të pensioneve private, të

cilat po rriten vit pas viti, falë edhe sigurimit të një norme kthimi të kënaqshme në investimet

që kryhen.

Zhvillimi i tregut të kapitaleve ne Shqipëri do të jetë një nga sfidat kryesore gjatë

ushtrimit të detyrës. Fokusi do të jetë në vazhdimin e punës për hartimin e akteve nënligjore

dhe rregulloret përkatëse, pas miratimit të ligjeve për sipërmarrjet e investimeve kolektive,

për tregjet e kapitalit dhe për shërbimet financiare, bazuar në teknologjinë e regjistrave të

shpërndarë.

Pavarësisht rritjes në tregun e pensioneve private vullnetare, ky treg mbetet modest në

mundësinë për t’u zgjeruar. Në këtë moment vlen për t’u përmendur se në vendin tonë

problemet e sigurimeve shoqërore, veçanërisht të pensioneve, janë trajtuar gjerësisht nga

qeveria shqiptare. Ato mbeten të rëndësishme për vetë fokusin që adreson sigurimi i një

pensioni për të mbrojtur moshën e tretë nga rreziku i varfërisë dhe ruajtja e një niveli të

pranueshëm të konsumit në mbarimin e periudhës së punësimit.

Nëse bëjmë një përllogaritje të buxhetit të shtetit, shpenzimet për sigurimet shoqërore

arrijnë në rreth 25% të shpenzimeve të buxhetit të shtetit dhe pjesëmarrja e rreth 50% e

popullsisë, si kontribuues dhe përfitues të skemës së pensioneve, na dikton monitorim të

kujdesshëm me këtë skemë dhe ndërhyrje në kohën e duhur. Gjithashtu, duhet theksuar se

fondet te pensioneve vullnetare janë një mbështetje e fuqishme për sistemin e pensioneve në

përgjithësi për të rritur mbulimin, por, sidomos, koeficientin e zëvendësimit. Pikërisht, për

këtë arsye fondet duhen mbështetur më shumë dhe promovuar më tej me incentiva financiare.

Sigurisht, kuadri i plotë ligjor nuk është i përfunduar, pasi trajtohen ende shumë analiza dhe

studime për një vendimmarrje të rëndësishme, por jo të pamundur.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

18

Funksionimi dhe zhvillimi i fondeve private të pensioneve do të jetë në fokus kryesor

për të plotësuar dhe kompletuar skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, tashmë të

reformuar nga qeveria në vitin 2014, duke siguruar një nivel më të lartë të ardhurash për

individët. Megjithatë, hapësira për zhvillimin e mëtejshëm dhe në kohën e duhur për zbatimin

e kësaj shtylle ekziston dhe duhet të shoqërohet edhe me të gjithë procesin e rolit të shtuar të

mbikëqyrjes për këtë skemë në kompleksitetin e saj. Synimi im parësor, në rast ushtrimi të

detyrës si kryetar, është adresimi i problematikave dhe zhvillimi i mëtejshëm në tregun e

sigurimeve, tregun e kapitaleve, si dhe fondet e investimeve dhe pensionet. Transparenca,

llogaridhënia, mbrojtja e konsumatorëve dhe besueshmëria do të jenë dhe janë parimet

kryesore, që do të përcaktojnë objektivat lidhur me vendimmarrjen time.

Në mënyrë të përmbledhur, objektivat e mia kryesore për të realizuar synimin janë:

Treg financiar i qëndrueshëm dhe një rritje për të nxitur besueshmërinë e

konsumatorit.

Forcimin e zbatueshmërisë së produkteve të sigurimit të detyrueshëm për të rritur

sigurimet e tjera, nëse këto do të jenë të detyrueshme.

Përmirësimi i cilësisë dhe efektivitetit të mbikëqyrjes së rregullimit, ku duhet të

plotësojë interesat i gjithë sistemi financiar jobankar si një i tërë, duke kombinuar faktorët

makro dhe mikro, legjislativ, rregullim strukturor, koordinim ndërinstitucional ose fiskal.

Këtu vlen të theksohet se rregullat duhet të jenë të thjeshta dhe të qarta për t’u kuptuar, në

mënyrë që të mos krijojnë konfuzion dhe pretekste për shmangie si nga ana e institucioneve

financiare, ashtu edhe nga ana e konsumatorëve. Kjo nuk do të thotë që duhet të ekzistojnë

shumë rregullore për të garantuar sigurinë e tregut dhe konsumuarit, por ato rregulla që

vendosen të jenë të qarta dhe të plota. Ndonjëherë ekzistenca e shumë rregulloreve sjell më

shumë dëme se benefite. Në këtë rast, unë e theksoj se cilësia e rregulloreve është më e

rëndësishme se sasia e tyre.

Shtimi i infrastrukturës teknologjike sigurisht që do t’u përgjigjet ligjeve të reja dhe

rregulloreve të reja që do të vijnë për zbatimin e këtyre ligjeve.

Informimi i konsumatorit për të ulur asimetrinë e informacionit, si dhe transparencë,

bërja publike e të gjitha informacioneve, që do të rritin përgjegjshmërinë e institucioneve

financiare, bordeve të tyre, investitorëve, aksionarëve, rregullatorëve dhe të gjithë aktorëve të

tjerë të tregjeve financiare.

Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe rregullator do të jetë një objektiv i rëndësishëm për të

rritur shkallën e përafrimit me direktivat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare, duke rritur

efektivitetin e mbikëqyrjes.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

19

Këto janë në mënyrë të përmbledhur objektivat që synoj gjatë ushtrimit të detyrës

sime.

Ju falënderoj për vëmendjen!

Milva Ekonomi - Faleminderit shumë!

Duke parë CV-në tuaj, kam një pyetje. Duke qenë kryetar bordi, si mendoni se do të

jetë marrëdhënia juaj me drejtorin ekzekutiv të AMF-së?

A ka pyetje nga kolegët?

Po, zonja Hyseni.

Edlira Hyseni - Zoti Bushati, ju komplimentoj për prezantimin tuaj!

Në fakt, për shkak të kohës ose angazhimeve tuaja, ju lexuat pak shpejt, por u

përpoqëm t’ju ndjekim në atë që parashtruat. Ndërkohë, unë po bëj pyetjen time. AMF-ja

është një institucion i pavarur, mjaft i rëndësishëm dhe kërkon një impenjim, përkushtim dhe

angazhim të plotë. Ju e mendoni dhe e dëshironi këtë pozicion, sepse e ndjeni se jeni në

momentin që mund t’i përkushtoheni totalisht, ta kryeni me kohë të plotë, të gjithanshëm dhe

mendoni se në sajë të aftësive dhe cilësive tuaja ku institucion ka nevojë për ju apo përbën

një etapë të karrierës tuaj profesionale individuale që ju do të donit ta kishit dhe keni interesin

ta kryeni në kohë të plotë apo e keni si një eksperiencë të vlefshme në nivel personal? Pra, po

e bëni për vete dhe, mundësisht, jo me dedikim të plotë, apo mendoni vërtet se jeni personi i

duhur për të drejtuar një institucion kaq të rëndësishëm, me një përgjegjësi kaq të madhe, që,

pa dyshim, kërkon një angazhim dhe dedikim të plotë?

Faleminderit dhe suksese!

Artur Roshi - E dëgjova me vëmendje zotin Bushati. M’u duk shterues dhe më

pëlqeu prirja që ka si drejtues bordi. Pyetja ime është: cilat janë 2-3 pikat më të dobëta të

bordit të sotëm në qoftë se e keni vërejtur më vëmendje meqenëse ju ka lindur ideja për të

kandiduar në një post kaq të rëndësishëm?

Faleminderit!

Milva Ekonomi - Faleminderit!

Zoti Bushati, fjala për ju.

Endri Bushati - Faleminderit për pyetjet!

Sigurisht, është koha ajo që më bëri të lexoj shpejt shënimet, duke shqyrtuar të gjithë

informacionin për institucionin.

Dua t’i përgjigjem pyetjes së zonjës Hyseni. Unë kam bërë studimet në fushën

financiare dhe kam kaluar një pjesë të madhe të jetës sime duke investuar qoftë në kohë,

qoftë në para dhe besoj se ky është momenti për t’u rritur profesionalisht në atë që bëj.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

20

Mungesën e eksperiencës në fushën e mbikëqyrjes financiare nuk e shikoj si pengesë, sepse

më plotësojnë studimet e mia akademike, pra kam pasur shumë informacione se si janë

zhvilluar tregjet në Perëndim, si duhen zhvilluar, çfarë problematikash kanë pasur dhe si

zgjidhen ato.

Sigurisht, ne nuk do të shpikim rrotën këtu, sepse gjërat i kanë shpikur të tjerët, por

thjesht duhet të implementojmë mirë dhe të kemi bashkëpunim të plotë me institucionet

financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe FMN-ja që rekomandojnë. Sigurisht, ato

rekomandime ne duhet t’i përshtatim me kuadrin ligjor tonë, duke mos pasur pasoja negative.

Sigurisht, ligji më lejon të kem edhe angazhime të tjera. Axhenda ime personale është e

mbushur, por kam kohë dhe do t’ia dal me sukses, pavarësisht aktiviteteve të tjera, ku pjesën

më të madhe e zë konsulenca që bëj.

Për sa i përket pjesës së aktiviteteve të tjera sportive, përveç anëtarit të bordit të

sporteve, në angazhimet e tjera jam si vullnetar dhe besoj më mjafton koha për t’u angazhuar

edhe si kryetar i bordit të autoritetit.

Për pyetjen e zotit Roshi, në ndodhemi në një moment shumë të vështirë për shkak të

krizës. Pavarësisht se në vitet e kaluara tregu shqiptar ka qenë në rritje, ka pasur përmirësime

të dallueshme, reformat janë bërë dhe kanë rezultuar me eficiencë ekonomike. Ajo që vlen të

theksohet dhe mendoj se duhet të fokusuar, është pjesa e edukimit financiar, si instrument për

të rritur motivimin e njerëzve për t’u angazhuar qoftë në fondet e investimit, qoftë në

kompani të ndryshme që mund të bëjnë ofertë publike në të ardhmen.

Pika tjetër është të zbatohet me përpikëri i gjithë kuadri ligjor që është i miratuar,

qoftë rregullore, qoftë ligj, si dhe sanksionimi i kompanive të sigurimit, sepse është fakt që jo

të gjitha kompanitë sanksionohen në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën shumë për të njëjtën

shkelje.

Milva Ekonomi – Zoti Bushati, edhe unë ju bëra një pyetje, sepse ju thatë se do të

ndërhyni te rregulloret, të cilat ndonjëherë janë të pazbatueshme dhe të ngarkuara, pra se si e

mendoni ju raportin me drejtorin Ekzekutiv të AMF-së, sepse vetëm kryetrari i bordit nuk

mund të bëjë ndryshim të rregullores. Si e shikoni këtë gjë?

Endri Bushati – Jo, por mund të bëjë informim të vendimmarrjes së bordit dhe një

analizë të thelluar për rregulloret dhe efektet që sjellin ato në treg. Besoj se marrëdhënia do të

jetë e mirë dhe bashkëpunuese. Nuk e shikoj ndryshe.

Milva Ekonomi – Faleminderit!

A ka pyetje të tjera? Nuk ka.

Zoti Bushati, faleminderit për kohën dhe për prezantimin që bëtë!

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

21

Ne do të kalojmë te kandidati tjetër, zoti Pajtim Melani, i cili do të bashkohet me ne.

Milva Ekonomi – Zoti Melani, mirë se erdhët!

Për ju është pak më ndryshe pyetja, sepse ju jeni njohës i mirë i AMF-së dhe. Kur të

na prezantoni CV-në tuaj shkurt brenda kohës që kemi vënë në dispozicion, do të donin, edhe

duke iu njohur, sepse jua kemi lexuar CV-në, t’ju themi: çfarë ju shtyu të mendoni që AMF-

ja është ajo që doni kaq shumë? Pse e doni kaq shumë këtë institucion? Pse mendoni se në

detyrën e kryetarit të bordit do të sillni risi?

Pajtim Melani – Faleminderit shumë për kohën dhe mundësinë që me jepni!

Besoj është një seancë e lodhshme për ju. Ju kam ndjekur edhe me Bankën se

Shqipërisë. Atëherë, besoj se kam eksperiencën, motivin dhe jam në fushën e rregullimit,

ndryshe nga të gjithë kandidatët e tjerë. Pra, nuk i kam gjërat të lexuara nga faqja e internetit

apo nga, si të thuash, artikujt, por jam pjesë integrale e sistemit bankar, si ish-punonjës i

Bankës Qendrore të Shqipërisë prej 5 vjetësh. Më pas kam qenë në Autoritetin e

Konkurrencës për rreth 11 vjet. Ndërkohë që mendoj se funksionin e kryetarit të bordit e kam

ushtruar në përputhje të plotë me parimet e etikës, profesionalizmit, transparencës të një

organi kolegjial, sigurisht, duke mbajtur rolin kontrollues që do të ketë Kuvendi tek

ekzekutivi i AMF-së. Ju falënderoj për hyrjen, sepse kuptohet që unë jam në një terren të

njohur. Unë e njohë raportin ekzekutiv-bord. Kam pasur dy komitete kontrolli me ish-

drejtoreshën e AMF-së, të cilat kanë synuar ta rivendosin në shina institucionin. Përveç

pjesës akademike, tashmë jam në konkludim të doktoraturës për stabilitetin kundrejt

konkurrencës në sistemin financiar, pasi kam përfunduar studimet ekonomike në

Universitetin e Tiranës, masterin shkencor në ekonomi dhe një master për menaxhim biznesi.

Mendoj se kjo eksperiencë ndikon në luajtjen e një roli, pra për t’i dhënë autoritetit, së pari,

plotësimin e bordit, i cili aktualisht funksionon vetëm me 3 anëtarë dhe duhet të kuptoni se

është gati i pamundur, sepse sikur njëri nga anëtarët të jetë kundër, vota e tij është e

pavlefshme. Besoj se kjo periudhë është zgjatur dhe ju falënderoj që e filluat procesin.

Kushdo që të jetë fitues, dua që t’i jepte rëndësinë dhe potencën që ka bordi i AMF-së, sepse

shoq që përgjithësisht kandidatët janë juristë, nga fusha e sportit, apo kanë qenë në kushtet e

pamundësisë për të konkurruar për shkak të konfliktit të interesit, por besoj se kjo është

çështje e monitorimit. Ajo çfarë unë do të ofroja: duke parë të gjithë dinamikën e Komisionit

të Ekonomisë, duke ndjekur në mënyrë të vazhdueshme paketat e tri ligjeve, për sipërmarrjen

e investimeve kolektive, për tregjet e kapitalit dhe për shërbimet financiare, bazuar në

teknologjinë blockchain, besoj se duhet të zgjerohet edhe me tregje të tjera. Për shembull,

tregu i sigurimeve mund të futet në blockchain, tregu i sigurimeve të detyrueshme, ku çdo

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

22

sigurues ka të dhënat e tij; tregu i sigurimit të pronës. Sidomos, nisur nga katastrofat, duhet të

konkludohet ligji për sigurimin e detyrueshëm nga katastrofat. Gjithashtu, mund të futet tregu

për sigurimin e përgjegjësive të palëve të treta, të profesioneve të lira, mjekëve dhe

kontabilistëve, pra të gjitha profesionet e tjera. Mund të shtrihet edhe në fusha të tjera, si në

shëndetësi, pra çdo peron duhet të ketë databazën e tij që mund ta aksesojë në blockchain; në

hipotekë, pra secili nga ne duhet të ketë akses dhe të ketë hipotekën tij; në bankë apo në

sistemin arsimor, ku secili në kohë reale çdo dokument ta marrë nëpërmjet teknologjisë

blockchain. Është një teknologji e re, ka shumë risi, ka shumë sfida, por besoj se, me

mbështetjen e Bankës Botërore dhe me projektin, që tashmë është lançuar për një asistencë

teknike të mundësuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO-s ne, më në fund të kemi një

treg kapitalesh të konsoliduar, të zhvilluar që bën pikërisht livrimin e financimit nga ai që ka

më pak nevojë dhe kërkon të marrë disa interesa tek ai që ka nevojë.

Bursa është një nga arritjet më të mëdha të bordit të mëparshëm, e cila tashmë duhet

të kalojë te listimi i shoqërive aksionere me kapital shtetëror, më pas edhe të atyre me kapital

privat, pse jo të japë edhe një lloj zhvillimi për letrat komerciale, pra për bondet e

obligacionit të privatit, por edhe obligacionet shtetërore. Këtu kam parasysh edhe

obligacionin e qeverisë vendore, ku bashkitë duhet të marrin borxh, sigurisht duke ruajtur

parimet e kriteret e borxhit, por edhe të qeverisë qendrore. Gjithashtu, besoj se fondet e

investimit, ku tashmë janë 30 mijë persona që kanë investuar 527 milionë euro, duan një

mbikëqyrje të posaçme. Ne kemi arritur të kemi një rregullore transparence dhe një rregullore

likuiditeti, në mënyrë që çdokush të kuptojë risqet përkatëse dhe përfitimet përkatëse kur

investon në fond investimi, ndryshe kur shkon në depozitë, siç është ligji për sigurimin e

depozitave; ashtu siç duhet të zhvillohet më shumë tregu i pensioneve private me nismat

ligjore që janë depozituara në Kuvend dhe duhet të ecin përpara.

Së fundi, është ligji “Për sigurimin e detyrueshëm motorik”; është një histori e gjatë,

por mendoj se rezoluta e Kuvendit ka vlerësuar shumë saktë që AMF-ja duhet pa vonesë të

bëjë ligjin e ri “Për sigurimin detyrueshëm motorik”, i cili do të vendosë tri piketa: do të

zgjidhë sistemin bonus-malus, pra secilin nga ne do të paguajë primin në bazë të riskut që ka,

në bazë të dëmeve që ka shkaktuar; duhet të rifillojë nga puna Byroja Kombëtare e Sigurimit,

e cila, për fat të keq, është me llogari bankare të bllokuara.

E treta, duhet që të ketë një sigurim të drejtpërdrejtë. Pra, secili nga të siguruarit duhet

të ketë një lidhje të drejtë dhe të vetme me kompani sigurimi, pastaj është kjo e fundit, e cila

merret me të pasiguruarit, me kompanitë e tjera, me Byronë Shqiptare të Sigurimit apo me

risiguruesit e kështu me radhë.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

23

Kështu që, në tërësi, shoh se sfidat janë shumë të mëdha, tregjet janë shumë në

zhvillim. Ka një parim që përgjithësisht rregullatorët duhet të mbeten vetëm te mbikëqyrja

dhe te rregullimi, por unë mendoj që, në radhë të parë, duhet të mbështeten te zhvillimi. Një

treg i zhvilluar ka më pak problematika sesa një treg i pazhvilluar. Kështu që AMF-ja me

strategjinë e saj pesëvjeçare dhe jo vetëm për tregun e kapitaleve, por edhe për fondin e

sigurimeve, edhe për fondin e pensioneve, privatëve duhet t’u japë përgjigje.

Kështu, kam motivin, kam eksperiencën dhe besoj të gjithë spektrin e duhur të

njohurive për t’i dhënë bordit të autoritetit rëndësinë që ka, sigurisht, pra në parimin e

komitetit të kontrollit, i cili përbëhet nga tre anëtarë të bordit, të cilët duhet thënë që janë

njëlloj si te banka qendrore, pra në funksion të Kuvendit duhet të bëjnë parimin e check &

balance, pra kontroll dhe balancë, si dhe të raportojnë në Kuvend në mënyrë periodike

katërmujore, siç ju e keni cituar edhe në rezolutë.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Kush ka pyetje për t’i bërë zotit Melani? Por unë përpara dua të sqaroj diçka: në këtë

administrim të dokumenteve të kandidatëve, dua t’ju them që nuk kemi asnjërin që vjen nga

fusha e sporteve, por i kemi nga ekonomia, juridiku dhe të lidhura me shkencën e aktuarëve.

Domethënë, të gjithë kandidatët duhet të kenë mbaruar këto studime universitare, pra kanë

ardhur nga këto. Mund të ketë punuar te Fakulteti i Sporteve ose tek Universiteti i Sporteve,

por është në detyrën e anëtarit të bordit të këtij universiteti dhe nuk ka mospërputhje me këtë

gjë.

Nga ana tjetër, në të gjitha rastet kur ju gjykoni se ka një konflikt interesi, dua t’ju

sjell në vëmendje se Shërbimi i Monitorimit në Kuvend administron deklaratën që bën

individi që aplikon. Në qoftë se vihet re diçka, ajo menjëherë denoncohet ose reagohet për të.

Por deri tani administrohen deklaratat e individëve për të gjitha llojet e konfliktit të interesit

dhe është detyrë e individëve që aplikojnë në këtë moment të mbajnë përgjegjësi totale për

deklaratën që kanë bërë.

Zoti Roshi, fjala është për ju. Nuk e di kush nga kolegët ka pyetje.

Kush ka pyetje të tjera? Në rregull.

Artur Roshi – E dëgjova me vëmendje, zonja kryetare.

Meqenëse zoti Melani është marrë me fondin e sigurimeve, pyetja ime është: si ka

lindur për herë të parë në botë fondi i sigurimeve, pra ka qenë i orientuar drejt jetës së

njeriut? Kur ka lindur për herë të parë , sepse ne duhet të shikojmë praktikat botërore, dhe si

duhet t’i joshë sigurimet që të bëhen në mënyrë të vullnetshme dhe jo në mënyrë të

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

24

detyrueshme? Këto në mënyrë të detyrueshme ngjajnë paksa arkaike dhe, pavarësisht se

mund të kemi një balancë ndërmjet atyre që kërkojnë vullnetin e njerëzve, unë do të thosha:

cili është vizioni i garuesit për ta joshur tregun e lirë mbi vullnetin e lirë të qytetarëve dhe jo

mbi dhunën e kartonit të parlamentit?

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Unë nuk e di nëse ka dikush pyetje të tjera. Prezantimin që bëri zoti Melani e ndoqa

dhe pashë, në fakt, që ai e ka ndjekur veprimtarinë e AMF-së edhe duke mos qenë në detyrë,

pasi ka ndjekur të gjitha këto ligje që ka miratuar së fundi Kuvendi, sidomos ato që lidhen me

paranë virtuale, blockchain, regjistrat e shpërndarë apo tregjet e kapitaleve. Kështu, e shikoj

që është i përditësuar.

Gjithsesi, zoti Melani, fjala është për ju për t’i dhënë përgjigje zotit Roshi.

Pajtim Melani – Faleminderit, zonja kryetare!

Atëherë, fillesat e industrisë së sigurimeve, në fakt, lidhen me parimin e solidaritetit.

Pra, e gjithë kjo industri është mbështetur mbi parimin e solidaritetit që do të thotë se

paguajmë të gjithë nga një prim të ulët sot, që nesër, kur të ndodhë dëmi, kur të ndodhë

aksidenti, kur të ndodhë tërmeti, kur të ndodhë përmbytja, të kompensohemi. Fillesat lidhen

me anijet dhe piratët, anijet e transportit të mallrave sulmoheshin në mënyrë të vazhdueshme

nga piratët. Atëherë, të gjithë ata që kishin një anije, pronarët e një anijeje, vendosën që të

solidarizoheshin, të paguanin bashkë një fond. Ai që dëmtohej nga vjedhja e radhës, sepse

ishin ngjarje që ndodhnin zakonisht, do të kompensohej nga ky fond. Më pas kjo u shtri më

tej në të gjitha fushat e veprimtarisë.

Lidhur me pyetjen e dytë për sa i përket raportit me sigurimet e detyrueshme dhe ato

vullnetare, sigurime të detyrueshme ne aktualisht kemi përgjithësisht tregun e sigurimeve

motorike. Kjo do të thotë që çdokush, që ka një mjet motorik dhe del sot të drejtojë në rrugë,

duhet të ketë një policë sigurimi. Kjo është e detyrueshme për shkak se dëmet që ai mund t’i

bëjë jetës dhe pronës së të tjerëve janë shumë të mëdha dhe ai si person fizik nuk mund t’i

paguajë.

Atëherë, në këtë moment shteti ndërhyn nëpërmjet një rregullimi ligjor dhe vendos

sigurimin e detyrueshëm motorik. Me këtë ligj, fiksohet edhe Byroja Shqiptare e Sigurimeve,

e cila ka edhe një fond kompensimi. Fondi i kompensimit mbulon pikërisht dëmet nga

makinat e pasiguruara, nga makinat pa targa, nga aksidentet e panjohura, të paidentifikuara,

me targa të huaja dhe të gjitha llojet e tjera të sigurimit. Në qoftë se aksidenti është shkaktuar

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

25

nga mbajtësi i një police sigurimi të një shoqërie të sigurimit, trajtimi i dëmit të bëhet nga

shoqëria e sigurimit.

Milva Ekonomi – Në rregull.

Pajtim Melani – Nëse mund të sqaroj edhe diçka, zonja kryetare, ju kërkoj ndjesë,

por po dëgjoja që po flitej shumë për fushën e sportit dhe ishte një gjë që nuk m’u duk në

fushë. E thashë edhe një herë, unë kam besimin për mbështetjen tuaj, por realisht Bordi i

AMF-së është një institucion shumë i rëndësishëm, sidomos në kushtet kur ne po shkojmë

drejt teknologjive të blockchain-it, drejt crypto currency, drejt një burse që do të listojë nesër

kompani private, ku do të emetojnë obligacione qeveria dhe bashkia, pse jo; apo kemi fond

investimesh që kanë, siç e thashë, më shumë sesa 530 milionë euro të qytetarëve shqiptarë që

administrohen. Të gjitha këto kërkojnë realisht njohuritë e duhura, teknikat e duhura për të

mos e parë thjesht si një vend pune, sepse është realisht një pozicion shumë sfidues, sidomos

në kushtet, siç ju e thatë, që ekzekutivi është ai që duhet të çojë përpara dhe të bëjë punën më

të madhe, por edhe bordi, i cili, në fakt, sipas nenit 15 të ligjit, duhet të miratojë gati çdo akt,

sepse çdo akt ka rolin e tij dhe sidomos...

Artur Roshi – Mos na e merr kohën kot.

Tjetri, radha!

Milva Ekonomi – Nuk po na merr kohën, por po na sqaronte se si e shikon ai

detyrën. Sepse, ndërkohë, zoti Melani e ka me dëshirë për të bërë një AMF që funksionon

shumë mirë.

Pajtim Melani – Ju faleminderit, zonja kryetare!

Milva Ekonomi – Faleminderit shumë, zoti Melani, për prezantimin që na bëtë dhe

për kohën që ndatë me ne!

Radhën e ka tani zoti Olsi Çoku.

Faleminderit, zoti Olsi, që jeni prezent, por, para se t’ju jap fjalën, më duhet të

përsëris një njoftim për komisionin. Në radhën që keni marrë njoftimin e ardhur nga Shërbimi

i Monitorimit të Institucioneve në Kuvend, keni pasur...

(Shkëputje interneti.)

Është zonja Onorita Jata përpara zotit Olsi Çoku. Zonja Onorita Jata, siç e thamë

edhe në krye të herës, nuk plotëson kriterin e eksperiencës profesionale, vjetërsisë në punë.

Kështu që ajo nuk është e gatshme për të kaluar në këtë dëgjesë, por ka prezantuar

dokumentet. Prandaj, zoti Çoku, merr edhe radhën dhe është dëgjuesi i fundit që kemi për

këtë seancë dëgjimore.

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

26

Zoti Çoku, së pari, shumë faleminderit për durimin dhe, së dyti, ju ftoj të bëni një

prezantim të CV-së suaj, pra në këndvështrimin pse ju jeni i përshtatshëm për kryetar bordi i

AMF-së dhe çfarë risie keni përcjellë në këtë detyrë?

Olsi Çoku – Faleminderit edhe ju, sepse keni dy seanca maratonë që jeni të

vëmendshëm ndaj çdo dëgjuesi dhe, natyrisht, kjo nuk është e lehtë!

Po e përmbledh shumë shkurtimisht CV-në time, sepse besoj më e rëndësishme është

të shohim se si mendojmë që të funksionojë ky institucion.

Unë ushtroj profesionin e juristit prej tashmë 12 vjetësh, sidomos në 8 vjetët e fundit

kam punuar edhe si avokat i licencuar, por puna që kam bërë është në thelb ajo e konsulentit

ligjor për kompani vendase dhe të huaja. Kam punuar për rreth 6 vjet me kompaninë

gjermane “Roland Berger” në një projekt që ka ndihmuar shtetin shqiptar, më konkretisht në

sektorin e gazit natyror, duke rritur kapacitetet e gjithë sektorit që nga Ministria e Energjisë

dhe Industrisë në atë kohë, më pas kur u bë e Infrastrukturës, dhe të gjitha autoritetet e tjera

që u krijuan, si dhe jap konsulenca vazhdimisht thuajse për të gjitha organizatat

ndërkombëtare në vend, por më së shumti për OSBE-në, për UNICEF-in, GIZ-in dhe shumë

të tjera, si ADA, delegacionin e Bashkimit Europian. Kam dhënë konsulenca të ndryshme

ndër vite, kryesisht në fushën e hartimit të legjislacionit që janë pikërisht edhe dy

komponentët që ndërthuren për sa i përket këtij kandidimi, pra, asistenca për shoqëritë

tregtare dhe hartimi i legjislacionit. Më konkretisht, së fundmi kam punuar për GIZ-in për

hartimin e ligjit të ri për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare, së bashku me Ministrinë e

Financave, natyrisht, kurse në të shkuarën kam kontribuar edhe në hartimin e shumë akteve të

tjera ligjore dhe nënligjore në plotësim të kuadreve rregullatore në vend.

Jam absolutisht në dijeni të të gjitha zhvillimeve të fundit që ka bërë Komisioni i

Ekonomisë, si edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për sa u përket tre ligjeve shumë të

rëndësishme, që ju i përmendët, por sfida është që duhet të vihet theksi, aty ku e keni vënë

edhe ju nëpërmjet rezolutës së korrikut të këtij viti, te sensibilizimi dhe edukimi i publikut.

Sot kemi qytetarë që ndoshta duan të investojnë në tituj dhe të rrisin të ardhurat e tyre, por

nuk kanë dijeni për mënyrën si mund të realizohet kjo gjë. Kjo është një detyrë për të cilën

ndoshta AMF-ja nuk ka një detyrim të mirëfilltë ligjor, por ka një detyrim të mirëfilltë moral

për ta bërë. Natyrisht në rolin e saj ligjor ka monitorimin dhe aspektin rregullator, por ka një

detyrim madhor ndaj edukimit të publikut. Kjo është kryesore sidomos për periudhën që po

jetojmë. Është një periudhë e reformimit të thellë, është një periudhë historike për sa i përket

këtij institucioni, që ka të bëjë me plotësimin e të gjithë kësaj baze ligjore.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

27

Është e vërtetë që janë miratuar tri ligje, por janë ligje që kërkojnë mbi 45 ose 50 akte

ligjore që të plotësohen dhe theksi duhet të vihet te rritja e besimit të publikut. Si mund të

rritet besimi i publikut përveçse duke siguruar një mjaftueshmëri kapitali për të gjithë ata

operatorë që do të operojnë në tregun e kapitaleve, të vendosim kritere të forta licencimi dhe

të informojmë vazhdimisht jo vetëm Autoritetin, por edhe publikun për të gjithë rolin dhe

veprimtarinë e tyre.

Tregjet financiare që mbikëqyr AMF-ja janë tre. Për tregun e sigurimeve është folur

gjatë, ndaj nuk do të doja të ndalesha. Dihet që problematika kryesore është raporti midis

sigurimeve të detyrueshme dhe sigurimeve jo të detyrueshme. Në eksperiencën time si jurist

besoj se e kam identifikuar që ka shumë sektorë në legjislacionin vendas për të cilët mund të

gjenerojmë biznes për kompanitë e sigurimit dhe mund të garantojmë një siguri më të madhe

të jetës dhe biznesit të qytetarëve, sepse ka shumë sektorë për të cilët mund të sigurohet, jo

thjesht ato që janë sot të detyrueshëm.

Për shembull, nëpërmjet incentivave të tilla si prime shumë të ulëta sigurimi mund t’i

tërheqim njerëzit drejt investimit në pensione vullnetare, që është komponenti i tretë i

tregjeve financiare që mbikëqyr AMF-ja. Sot kemi një skemë pensionesh, e cila, për fat të

keq, është e vjetruar dhe që e vë në vështirësi shtetin, sepse është shtylla e parë, por mund të

kemi një ndërhyrje, ashtu si edhe modeli i Maqedonisë, ku një komponent të kontributit të

secilit prej investitorëve në këtë skemë ta bëjmë të detyrueshëm, ose edhe mbi baza

vullnetare, por që të ardhurat e pensionit të jenë më të larta sesa ato që mundëson shteti sot.

Jemi në një periudhë të një lëvizje demografike shumë të madhe, kemi dekurajim të brezave

për efekt informaliteti, për efekt të lëvizjes së tyre në shtete të tjera dhe ky është një problem

jo shqiptar, por botëror dhe që njihet. Natyrisht mund të ndërveprojmë duke marrë modele të

vendeve më të përparuara për të ndërthurur skemat e pensionit.

Bëra një prezantim që pak a shumë i preku të tri tregjet financiare, për të mos i ndarë

dhe mos t’ju lodhur me secilin treg në veçanti. Duke qenë se puna e bordit kryesisht është

punë ndërlidhëse me institucionet dhe monitoruese për punën e ekzekutivit të AMF-së, dua të

theksoj se të gjitha këto iniciativa kërkojnë vullnet dhe bashkëpunim. Natyrisht, idetë janë të

shumta dhe mund të investohet shumë në zhvillimin e AMF-së. Ka një projekt të Bankës

Botërore, që është vijim i një projekti të mëparshëm, i cili do të rrisë kapacitetet e AMF-së

dhe do të ndihmojë në plotësimin e bazës ligjore për tregjet e kapitalit. Natyrisht, ndërveprimi

me ligjin e ri “Për ndërmarrjen e investimeve kolektive” ka nevojë për shumë vëmendje, ka

nevojë që AMF-ja të jetë e përgatitur, të jetë në lartësinë e detyrës, sepse roli që ka është

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

28

primar për të ndihmuar investitorët, qytetarët, kompanitë që ajo licencon dhe mbikëqyr në

radhë të parë dhe për të mos qenë xhandar i tyre në rolin inspektues.

Për sa u përket kompanive të sigurimit, në vijim të asaj që parlamenti ka miratuar në

rezolutën e tij, do të doja të thosha që duhet të kalojmë drejt një qasjeje të inspektimeve mbi

bazë risku, duke përdorur mjetet digjitale, sepse jemi në kohën e digjitalizimit, që inspektimi

të bëhet online, kompanitë të rakordojnë online në të treja tregjet financiare, jo vetëm në

tregun e sigurimeve, në mënyrë që qasja e institucionit të jetë më proaktive dhe ndihmuese

ndaj operatorëve që mbikëqyr, por natyrisht edhe kompanitë e ndryshme që operojnë në

tregje të ndryshme të mos ndjejnë frymëmarrjen e AMF-së apo rolin e saj mbikëqyrës dhe

inspektues si ato të inspektimeve në fusha të tjera të jetës.

Një tjetër risi që mund të sjellim është ajo e zgjidhjes së konflikteve nëpërmjet

ndërmjetësimit. Hungaria ka modelin e një bordi, “arbitrazhi financiar” e quan, por ne e kemi

të gatshme bazën ligjore për ndërmjetësimin në mënyrë që të zgjidhim konfliktet që lindin në

këto tregje financiare.

Së fundmi, për t’u rikthyer te pika e parë e diskutimit tim, edukimi, duke iu referuar

një studimi që ka bërë Dhoma e Lordëve të parlamentit britanik, duhet të kalojmë nga një

edukim sasior në një edukim cilësor. Ndoshta më pak materiale, por më të kuptueshme dhe

më atraktive për publikun.

Fola pak shpejt, por për të respektuar kohën dhe ju, sepse besoj jeni goxha të lodhur.

Milva Ekonomi – Nuk jemi të lodhur, sepse ne e kemi për detyrë t’ju dëgjojmë dhe

kënaqemi kur thoni gjëra që edhe për ne duket interesante.

Pasi ju dëgjova ju dhe pashë CV-në tuaj dua t’ju bëj një pyetje. Keni ndonjë ide se si

mund të shkojë i gjithë sistemi i sigurimeve në Shqipëri dhe cili mund të jetë modeli që mund

të na përshtatet më shumë? Ju thatë që Dhoma e Lordëve flet për një studim të bërë për

edukimin cilësor dhe atë sasior të publikut. Mbase modelit anglez mund t’i marrim vetëm një

komponent. Po të tjerë modele keni parë ju në këtë qasje që po bëni për pozicionin e ri që do

të merrni? Ju keni punuar edhe me firma të tjera të rëndësishme, siç është Roland Berger, e

cila ka një peshë të rëndësishme në të gjithë këshillimet juridike që ka bërë në Shqipëri. A

keni vënë re ndonjëherë që ka një interesim për ato shërbime ku ai hyn në tregun e

sigurimeve?

Olsi Çoku – Jo, dhe këtu dua të ndalem pak. Unë kam dhënë shërbime konsulence

ligjore për Roland Berger, por nuk kam punuar për ta. Për 6 vjet kam qenë konsulent i tyre i

jashtëm në fushën e asistencës që ata kanë dhënë për Ministrinë e Energjisë në fushën e

zhvillimit të tregut të gazit natyror. Ata nuk janë marrë kurrë me sigurimet, por të punosh me

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

29

gjermanët dhe me të huajt, të jep një kulture pune të pazakontë për tregun tonë, sepse ke të

bësh me njerëz profesionistë të të gjitha fushave, të cilët punojnë pa orar dhe që të japin një

edukatë pune, të cilën unë shpresoj që e kam fituar ndër vite dhe që natyrisht, nëse do të më

jepet besimi, do të përpiqem ta transpozoj edhe në punën e bordit.

Për sa i përket pyetjes suaj të parë, natyrisht që kam studiuar disa legjislacione, kam

parë disa mënyra të funksionimit të tregjeve të sigurimeve në vendet e tjera dhe kemi një

emërues të përbashkët, që është digjitalizimi. Jemi në epokën digjitale dhe natyrisht ajo që të

gjitha juridiksionet parashikojnë është inspektimi me bazë risku ose inspektimi tematik, të

cilin ju e keni përmendur në rezolutë dhe mbi bazën e të cilës kam përshtypjen se edhe AMF-

ja ka nisur që të funksionojë. Kjo është shtylla e parë e zhvillimit.

E dyta, përmenda rezolutën e Dhomës së Lordëve të vitit 2011, por edukimi me bazë

sasiore apo cilësore parashikohet edhe në legjislacionin italian. Për shembull Agjencia e

Mbikëqyrjes Financiare në Itali ka një faqe interneti, ku jep çdo informacion për të gjithë

konsumatorët, jep informacion para kontraktor përpara se të futen në kontrata me kompanitë

e sigurimeve për të parë qartësisht të gjithë njerëzit, se drejt cilës ndërmarrjeje po shkojnë.

Pra, cilat janë të drejtat dhe detyrimet e tyre në kontrata e sigurimit. Në fakt, quhen kontrata

para sigurimit. Kjo është një terminologji që mund të përdoret edhe këtu te ne, nuk ka asnjë

pengesë ligjore, thjesht për ta përdorur si terminologji, por janë dy hallka që besoj se do ta

zhvillojnë shumë mbikëqyrjen financiare, sepse do të zhvillojnë tregun, jo vetëm atë të

sigurimeve, por të tre komponentët e tregut, të cilët janë edukim, sensibilizim, mbikëqyrje

tematike, që janë baza mbi të cilën unë besoj se duhet punuar.

Kam përshtypjen që edhe MAF-ja e ka gjetur me vend që të punojë në këtë drejtim,

sepse koha e inspektimeve me letra, me njoftime në rolin e një institucioni gjobëvënës, në

kuptimin figurativ të fjalës, besoj që duhet të kalojë, në mënyrë që kompanitë e sigurimeve të

ndiejnë një partner, të mos ndiejnë në xhandar, por duke ndier një partner duhet të marrin

edhe detyrimet e një partnershipi me një institucion që do të ndihmojë, në radhë të parë

konsumatorin dhe më pas zhvillimin e biznesit të tyre.

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Kolegë, kush ka ndonjë pyetje për zotin Çoku?

Po, Edlira.

Edlira Hyseni – Përshëndetje.

Faleminderit, zoti Çoku!

Unë e vlerësoj prezantimin tuaj, sinqerisht m’u duk mjaft interesant. Në fakt, në fillim

dua të pyes. Ju vini nga sektori privat, a keni punuar në fushën që ju e cilësuat “me

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

30

eksperiencë të gjatë”, vetëm në sektorin privat apo ndonjëherë keni qenë i angazhuar në

ndonjë funksion publik? Kjo është pyetja e parë.

Pyetja e dytë lidhet me formimin tuaj ekskluvisht juridik, sipas asaj që ju u

prezantuat. Ndërkohë, mua më pëlqejnë njerëzit e përgatitur në tërësi dhe me eksperiencë dhe

dua që ju të mbeteni një person i vlefshëm, në mos në këtë gjë, kudo tjetër, sepse janë asete

resurset humane. Jemi duke folur për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, edhe pse ligji në

fakt e parashikon mundësinë e kandidimit edhe duke qenë jurist. Po ju vetë, a e ndjeni si një

mangësi? Po flasim për një institucion që ka të bëjë ekskluzivisht me informacione

financiare, qoftë për riskun apo edhe për elemente të tjera të natyrës financiare. Ju pa dyshim

që, nëse do të jeni kryetar, do të jeni i mbështetur nga një bord, nga një staf dhe nga një

administratë, por gjithsesi formimi i munguar financiar, a mendoni se ju penalizon ose si

mendoni që ta kompletoni, ta zgjidhni këtë lloj mangësie? Mendoj që në çfarëdolloj vendi

tjetër mund të mos kishte qenë një problem kaq i rëndësishëm, ndërsa për këtë institucion me

këtë rëndësi të veçantë financiare, personalisht e shikoj si një problematikë, që shpresoj mos

ju penalizojë. Nuk është çështje vlerësimi i votës time, thjesht kam dëshirë të di si mendoni

ta zgjidhni ju këtë mangësi.

Faleminderit dhe suksese!

Milva Ekonomi – Faleminderit, Edlira!

Zoti Çoku, doni të bëni një reagim?

Olsi Çoku – Faleminderit për pyetjen!

Po, kam punuar edhe në administratën shtetërore, nga viti 2010 deri në vitin 2012, në

Agjencinë Kombëtare të Turizmit, që ka qenë në varësi të Ministrisë së Turizmit të asaj kohe.

Kjo ka qenë eksperienca ime e vetme në shtet, më pas, vazhdimisht kam punuar vetëm në

sektorin privat.

Për sa i përket pyetjes mbi eksperiencën, siç e thashë, unë jam këshilltar ligjor, nuk

jam avokati tipik që shkon nëpër gjykata, madje nuk shkoj kurrë, por jam konsulent ligjor me

profil financiar. Projektet që unë bëj janë ato që ne i quajmë project finance, pra që prekin të

gjithë komponentët e tregjeve financiare. Për rreth 5 vjet kam asistuar një projekt të

Copperazione Italiana, ku kemi ndihmuar zhvillimin e SME-ve në bashkëpunim me

Ministrinë e Financave në atë kohë për aksesimin në kredi të buta për SME-të, natyrisht sipas

disa kushteve të caktuara. Është e vërtetë që puna ime kryesisht ka qenë ligjore, por njoh në

thelb të gjithë terminologjinë dhe sektorin financiar, jo si një ekonomist, nuk e marr përsipër

ta them këtë, por nuk është asgjë e panjohur në këtë drejtim për mua.

Milva Ekonomi – Zoti Roshi, ka një pyetje dhe besoj se është e fundit.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

31

Artur Roshi - Ndryshe nga Edlira, unë nuk e shikoj si problem këtë çështjen e të

qenit ekonomist me domosdo në një post të tillë. Besoj se prevalon çështja e të qenit jurist,

sepse kemi parë që kemi vuajtur nga vendime të ekonomistëve ose të profesioneve të tjera,

nga të cilat kemi paguar shumë para në arbitrazhe ndërkombëtare, kur nuk kemi pasur

ekspertët dhe njerëzit e duhur për këtë gjë. Kështu që, nuk e shikoj një problem, në këtë

kontekst.

Të them të drejtën, m’u duk mendjehapur, me një qasje dhe me një formim

perëndimor. Zoti Çoku, edhe zoti Bushati, janë me formim perëndimor dhe ne duhet t’i

vlerësojmë si të tillë. Ajo që më bën përshtypje mua, është kjo që, mos do marrë veten më

qafë, duke shkuar në një institucion të tillë shtetëror dhe do të lerë avenirin e suksesit të tij, që

ka në fushën e tij private?

Faleminderit!

Milva Ekonomi – E para e punës, është e drejta e tij të vendosë dhe e dyta është një

detyrë part-time, kështu që ia ka mundësitë e vetëvendosjes në këtë rast dhe të përdorimi të

kohës më mirë, por zoti Çoku e di vetë.

Olsi Çoku – Në fakt, kryetarja e tha përgjigjen më mirë sa mund ta jepja unë. Kjo

është arsyeja se pse nuk kam kandiduar kurrë në pozicione ekzekutive ose në pozicione full-

time. Kam ndër mend t’i vazhdoj të dyja, duke përdorur eksperiencat në funksion të rritjes

profesionale dhe natyrisht, ndihmës ndaj Autoritetit, nëse do të më jepet mundësia.

Milva Ekonomi – Faleminderit, zoti Çoku!

Ne ju urojmë gjithë të mirat! Do të dëgjohemi sërish.

Faleminderit sërish, për kohën dhe për prezantimin që bëtë!

Olsi Çoku – Faleminderit edhe juve!

Milva Ekonomi – Anëtarë të komisionit, të nderuar kolegë, do rrimë edhe një minutë

bashkë, që të vendosim nëse do të procedojmë me tej.

Besoj se e kaluam mirë kohën me dëgjesat, pra e menaxhuam mirë kohën, duke bërë

pyetje, që të kuptonim se si secili prej tyre mund të bëjë detyrën e kryetarit të bordit të

Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Unë nuk e di nëse ju bini dakord me mua, por besoj që

të pesta kandidaturat që ne dëgjuam, ishin kandidatura të përshtatshme për të marrë këtë

detyrë dhe nuk e di nëse ju jeni dakord që të votojmë për përcjelljen e të pestave për në

seancë plenare? Këtë propozim unë e mbështes te nenin 6, i ligjit nr. 9572 “Për Autoritetin e

Mbikëqyrjes Financiare”, ku kryetari i AMF-së zgjidhet nga komisioni, pas seancës

dëgjimore me kandidatët.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · Meqenëse CV-në e keni dhe jeni të informuar... Milva Ekonomi – Le të na e thoni ju se përse CV-ja juaj është e mirë për AMF-në, se CV-në e

32

Si thoni, a jeni dakord t’i përcjellim të pesta në seancë plenare, për të marrë një

vendim? Ta hedhim në votim, sepse të gjitha kandidaturat kishin përgatitje shumë të mirë?

Artur Roshi – Po, kryetare, jemi dakord.

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Unë do të pyes edhe zotin Elezi, nëse është në linjë.

Arben Elezi – Jam dakord, kryetare.

Milva Ekonomi – Zoti Xhelilaj, në qoftë se jeni dakord?

Rolant Xhelilaj - Jam dakord.

Milva Ekonomi – Pra, jemi të gjithë dakord? Kush është kundër? Nuk ka asnjë

kundër.

Jemi të gjithë dakord për të kaluar në seancën plenare të pesta kandidaturat dhe siç ju

thashë, këtë të drejtë na jep neni 6 i ligji 9572. Ne i dëgjuam dhe i vlerësojmë që janë të

përgatitur. Kishin ardhur të gjithë me një platformë të qartë. Ndërkohë, po i bëj një ftesë

shërbimeve të monitorimit, që në ato raste kur është vendosur në CV–në e kandidatit

përshkrimi për detyrën apo për diplomën që ka marrë, ju lutem shumë, të bashkëngjisni edhe

informacionet që mungonin, për shembull, te Juljana Qellari dhe te Pajtim Melani, por edhe

zoti Bushati, kishte diçka tek eksperienca në punë, ku i duhej një specifikim për kohën,

kështu që edhe këto të njoftohen për të qenë të gjitha të plotësuara.

Faleminderit shumë të gjithëve për durimin që patët sot! Në fakt, kemi bërë dëgjesa

shumë të mira. Unë besoj që edhe ju ndaheni me një ndjejë të mirë nga këta profesionistë që

dëgjuam sot, si për bordin e këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, ashtu edhe për

bordin e AMF-së. Nesër kemi mbledhjen e radhës, sipas njoftimit që na ka çuar sekretaria në

adresat tona zyrtare të emalit.

Ata që janë relatorë për nesër, zoti Bushati dhe zoti Hysko, të bëhen gati për relatimet

e ligjeve. Faleminderit!

MBYLLET MBLEDHJA

Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve

Anastas Angjeli Euzheni Pengili

Sekretar i komisionit

Elvi Prifti