REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por...

23
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komision Hetimor “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për nisjes e procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, zotit Ilir Meta” PROCESVERBAL Tiranë, më 03.09.2019, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Ulsi Manja kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit të datës 15 korrik 2019. 2. Miratimi i planit hetimor të komisionit. Marrin pjesë: Ulsi Manja, Alban Zeneli, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Adriatik Alimadhi, Halit Valteri dhe Krenar Ryçi. Mungojnë: Bashkim Fino dhe Alket Hyseni,

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por...

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komision Hetimor

“Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh të Kuvendit të Republikës së

Shqipërisë për nisjes e procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës,

zotit Ilir Meta”

PROCESVERBAL

Tiranë, më 03.09.2019, ora 12:00

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të datës 15 korrik 2019.

2. Miratimi i planit hetimor të komisionit.

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Alban Zeneli, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Adriatik

Alimadhi, Halit Valteri dhe Krenar Ryçi.

Mungojnë:

Bashkim Fino dhe Alket Hyseni,

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

2

HAPET MBLEDHJA

Ulsi Manja - Të nderuar kolegë,

Para se të fillojmë mbledhjen e Komisionit Hetimor, duke qenë se kjo është mbledhja

e parë që zhvillojmë me nisjen e sesionit të ri parlamentar, dua t’u uroj kolegëve të mi të

komisionit, të maxhorancës dhe të opozitës, punë të mbarë dhe me krahë të lehta këtë sesion të

ri parlamentar!

Po ashtu, dua t’u uroj punë të mbarë edhe medieve, që vazhdojnë të jenë pjesë e pandarë

e punës sonë në drejtim të transparencës së veprimtarisë parlamentare, jo vetëm të komisioneve

të përhershme të Kuvendit, por edhe të këtij Komisioni të Posaçëm Hetimor, të cilit ia kanë

transmetuar hap pas hapi mbledhjet që zhvilloi në sesionin që lamë pas. Edhe një herë, para se

të vazhdoj me rendin e ditës, ju uroj punë të mbarë të gjithëve!

Sot me urdhrin nr. 3, datë 02.09.2019, në bashkëpunim me nënkryetarin e Komisionit

të Posaçëm Hetimor, bazuar në vendimin nr. 84/2019 të Kuvendit të Shqipërisë dhe nenit nr.

11, të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve

hetimore të Kuvendit” kam thirrur në mbledhjen e tretë të Komisionit Hetimor të Kuvendit për

kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës, në kuadër

të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes

vendore të datës 30 qershor 2019, me këtë rend dite: miratimin e procesverbalit të datës 15

korrik 2019; si dhe miratimin e planit hetimor të Komisionit.

Kolegët e komisionit e kanë mbi tryezë procesverbalin e datës 15 korrik 2019. Nëse

nuk ka vërejtje, propozoj ta hedhim në votim.

A ka sugjerime apo komente për procesverbalin e mbledhjes së Komisionit Hetimor të

datës 15.07.2019?

Po, zoti Alimadhi.

Adriatik Alimadhi - Në fakt, në mbledhjen e parë ramë dakord dhe morëm një vendim

për të marrë opinionin nga Komisioni i Venecies. Besoj se ju i keni nisur një shkresë

Komisionit të Venecies me firmën e Kryetarit të Kuvendit, por ne këtë material nuk e kemi në

dispozicion. Besoj se këtë shkresë duhej ta kishim miratuar si komision dhe më pas t’i nisej

Komisionit të Venecies. Të paktën duhej ta kishim këtë material në dosje.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Alimadhi!

Në fakt, e gjithë praktika e komunikimit të Kuvendit me Komisionin e Venecies në

lidhje me vendimmarrjet e këtij komisioni është bërë publike në faqen e Kuvendit. Në dijeninë

time, ky material u është shpërndarë kolegëve të komisionit nëpërmjet postës elektronike, por,

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

3

gjithsesi, vërejtja juaj qëndron. Sekretariati teknik i Komisionit Hetimor të marrë masa që të

gjithë dosjen e plotë të komunikimit të Kuvendit të Shqipërisë, pra të Kryetarit të Kuvendit të

Shqipërisë me Komisionin e Venecies (praktika e komunikimit me Komisionin e Venecies

është: Kryetari i Kuvendit komunikon direkt me Komisionin e Venecies dhe jo Komisioni i

Posaçëm Hetimor) të bëhet gati dhe t’u vihet në dispozicion deputetëve në variantin shqip, edhe

në variantin anglisht. Pra, t’u vihet në dispozicion e gjithë praktika e plotë e komunikimit tonë

me Komisionin e Venecies.

Vazhdojmë me miratimin e procesverbalit.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Po zoti Alimadhi.

Adriatik Alimadhi – Në fakt, unë nuk e kisha për pjesën procedurale se kush e firmos

shkresën drejtuar institucionit të Venecies dhe jam shumë dakord me këtë pjesë, kuptohen

etika, marrëdhënia, rregullimi. Problemi qëndron te përmbajtja e shkresës nisur nga Kryetari i

Kuvendit. Pra, ne si Komision nuk e dimë dhe nuk i kemi dhënë mendimet tona se si duhej t’i

drejtohej kjo shkresë në përmbajtje. Pra, unë e kam lexuar në faqen e Kuvendit, por doja të

diçka: a pyetemi ne si komision në këtë rast për përmbajtjen e shkresës apo do t’i vendosim ne

të drejtat, pastaj e përcill Kryetari i Kuvendit? Kjo është e gjithë ideja.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Alimadhi!

Në fakt, në mbledhjen e fundit të Komisionit të Posaçëm Hetimor, ky komision ngarkoi

sekretaren e tij, zonjën Bushka, të merrej me hartimin e materialit, që do t’i përcillej Kryetarit

të Kuvendit dhe më pas Komisionit të Venecies. Sipas ligjit për komisionet hetimore, e gjithë

praktika e komunikimit tim, si kryetar i këtij komisioni, me Kryetarin e Kuvendit dhe në

Komisionin e Venecies, siç më detyron ligji, ka kaluar në konsultë të plotë me nënkryetarin e

komision, që i përket pakicës parlamentare. Besoj se këtu kam mirëkuptimin edhe të zotit

Zeneli, që kjo korrespondencë është komunikuar me të. Gjithsesi...

Adriatik Alimadhi – Unë nuk jam mësuar të urdhërohem apo të komandohem me

shkresa, që mund të përcillen nga dy –tre veta. Zotëri, e gjithë ideja ime është kjo: duhet të

kuptojmë se e gjithë përmbajtja e kësaj letre duhej të kishte kaluar në Komisionin Hetimor. Në

qoftë se ju relatorja apo e ngarkuara, në këtë rast, zonja Bushka, ju ka vënë në dijeni, ne nuk e

dimë.

Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e

bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka nuk shkon. Unë mendoj se është më mirë të

jemi të drejtpërdrejtë dhe, paraprakisht, besoj se kjo shkresë duhej të na vinte më parë ne dhe

pastaj të shkonte te Kryetari i Kuvendit. Unë nuk di ta kem këtë material. Edhe një herë, pa

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

4

dashur të bëj polemika, kërkoj rregullimin e plotë të ndjekjes së të gjitha seancave që ne do të

vazhdojmë.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Alimadhi!

Në fakt, kjo ka qenë deri tani tradita e komunikimit me Komisionin e Venecies.

Sugjerimi juaj vlen, por ne kemi respektuar një traditë të praktikës së punës së Kuvendit me

Komisionin e Venecies. Absolutisht, unë bashkohem edhe me vërejtjen që ju bëtë.

Vazhdojmë me pikën e parë të rendit të ditës: me miratimin e procesverbalit të

mbledhjes së datës 15 korrik 2019.

A jemi dakord me procesverbalin? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet me konsensus procesverbali i datës 15 korrik 2019.

Vazhdojmë me pikën e dytë të rendit të ditës: me miratimin e planit hetimor të

komisionit.

Në mbështetje të nenit 13, pika 2; të nenit 14, germa “ç”; të nenit 15, pika 3 dhe 4 të

ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të

Kuvendit”, si dhe planit paraprak të hetimit të miratuar nga Komisioni Hetimor me vendimin

e ndërmjetëm nr. 2, datë 15.07.2019, i propozoj Komisionit të Posaçëm Hetimor: miratimin e

planit të hetimit, i cili është në përputhje me objektin e hetimit, që përcakton veprimet hetimore

që do të kryhen në vazhdimësi deri në përfundimin e veprimtarisë së këtij Komisioni Hetimor.

Bazuar në nenin 15 të ligjit për komisionet hetimore, komisioni merr të dhëna nga

burime të drejtpërdrejta. Pasi sigurohen të dhënat paraprake për çështjen, komisioni me vendim

të ndërmjetëm miraton planin e hetimeve deri në përfundimin e tyre. Plani i hetimeve mund të

ndryshojë gjatë zhvillimit të hetimeve, kur dalin prova ose ngjarje të reja, që lidhen me objektin

e hetimeve.

Plani i hetimeve përmban të gjithë hapat proceduralë, veprimet hetimore që do të ndiqen

nga komisioni për hetimin e çështjes, si dhe rrethin e personave që do të merren si dëshmitarë

ose ekspertë, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Penale. Pas miratimit të planit të hetimit,

komisioni deklaron fillimin e hetimeve. Pra, ky është përcaktimi që bën neni 15 i ligjit për

komisionet hetimore.

Para se të arrijmë te miratimi i planit të hetimit, siç e shpjegova më sipër, Komisioni i

Posaçëm Hetimor, bazuar në ligjin për komisionet hetimore dhe në planin paraprak të hetimit,

u është drejtuar gjatë muajve të verës, korrik –gusht, disa institucioneve shtetërore, ku është

kërkuar dokumentacioni i duhur në lidhje me objektin e hetimit. Për dijeni të opinionit publik,

u jemi drejtuar me shkresë për të sjellë në sekretarinë e komisionit dokumentacionin e duhur:

Qendrës së Botimeve Zyrtare, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, institucionit të

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

5

Presidencës, Autoritetit të Medias Audiovizive, Kolegjit Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit,

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Nga sekretariati teknik i komisionit të posaçëm hetimor jemi vënë në dijeni se shtatë

institucionet, që u kemi kërkuar informacion në lidhje me objektin e hetimit të këtij komisionit,

kanë sjellë përgjigje. Përgjigjja e fundit është nga institucioni i Presidencës në datën 2 gusht

2019. Prokuroria e Përgjithshme ka sjellë përgjigje më datë 1 gusht 2019, Komisioni Qendror

i Zgjedhjeve e ka sjellë në datën 29 korrik 2019, Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit e

ka sjellë në datën 23.07.2017, Autoriteti i Medias Audiovizive e ka sjellë në datën 22.07.2019,

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në datën 1.08.2019 dhe Qendra e Botimeve

Zyrtare në datën 22.07.2019.

Pasi është administruar dokumentacioni i ardhur nga këto institucione, u është vënë në

dispozicion të gjithë kolegëve të komisionit të posaçëm, si në variantin e printuar, por edhe

nëpërmjet postës elektronike.

Unë u kam propozuar kolegëve të mi të komisionit hetimor për ta miratuar planin e

hetimit dhe më pas, sipas ligjit “Për komisionet hetimore”, do të deklarojmë fillimin e

hetimeve. Kolegët besoj se janë njohur me planin paraprak të hetimit. Hapat proceduralë që

unë propozoj të ndiqen nga komisioni, sipas këtij plani hetimi, deri në përfundim të hetimit do

të jenë:

1) Seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, si detyrim i nenit 112, pika 3, të

Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

2) Administrimi dhe shqyrtimi i informacioneve të dhënave në raportet e marra nga

institucionet, të cilat i prezantova më lart, lidhur me objektin e hetimit.

3) Administrimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike

dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për nisjen e

procedurës së shkarkimit nga detyra e Presidentit të Republikës zotin Ilir Meta, në datën

26.06.2019.

4) Administrimi i kërkesës së grupit prej 55 deputetësh, të cilët iniciuan këtë procedurë

për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

5) Administrimi dhe shqyrtimi i opinionit të Komisionit të Venecias.

6) Administrimi i çdo dokumenti tjetër për të cilat komisioni vihet në dijeni dhe i gjykon

të arsyeshme t’i administrojë gjatë fazës së hetimit.

7) Diskutimi në lidhje me gjetjet e komisionit hetimor sipas objektit të hetimit.

8) Përgatitja dhe miratimi i raportit përfundimtar.

9) Paraqitja në Kuvend e raportit përfundimtar.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

6

Përpara se të fillojmë diskutimin në lidhje me planin përfundimtar të hetimit, që do të

miratojë komisioni hetimor, dua t’ju sjell në vëmendje se një panel ekspertësh nga Komisioni

i Venecias, të cilit ne i kemi kërkuar një opinion në lidhje me objektin e hetimit, do të jenë për

një vizitë studimore në Tiranë nga data 9 deri më 11 shtator, sipas një axhende paraprake të

rakorduar ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit të Venecias. Ata do të kenë takime

të rëndësishme me të gjithë aktorët e faktorët politikë të maxhorancës dhe opozitës në Tiranë,

me Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, me deputetët e opozitës dhe maxhorancës, por do të

ketë edhe një takim të veçantë me të gjithë anëtarët e komisionit hetimor në datën 11 shtator.

Ftoj kolegët të japin një sugjerim në lidhje me planin përfundimtar të hetimit dhe më

pas të kalojmë në miratimin e tij.

Po, zoti Zeneli.

Alban Zeneli – Faleminderit, zoti kryetar!

Edhe unë juve uroj ju dhe këtij komisioni punë të mbarë në këtë sesion! Besoj se nuk

do të ketë më kohë për pushime, pasi e kemi lënë pak për shkak të vapës së madhe që ka pasur

Shqipëria, por edhe politika shqiptare.

Edhe në mbledhjen e fundit kërkova nga ju si kryetar, por edhe nga ky komision i

nderuar që të jemi korrektë me opinionin publik, pasi të gjithë ne, por dhe të gjithë shqiptarët

janë dakord që të hetohet çdo institucion, si Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe çdo

drejtues i institucioneve që me veprime apo mosveprime kanë shkelur ligjin.

Në Shqipëri ky është rasti i parë që krijohet një komision i tillë hetimor, por ka një

specifikë të veçantë, sepse çdo raport që del nga ky komision është i detyrueshëm që të shkojë

në parlament, po ashtu edhe çdo vendim që merr parlamenti në mënyrë specifike duhet të

shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk është

formuar ende dhe për shkak të kësaj ne si komision u kemi bërë një kërkesë ekspertëve të

Komisionit të Venecias që të japin një opinion paraprak dhe final.

Që të mos lëmë në boshllëk institucional çdo vendim që merr ky komision dhe

parlamenti shqiptar, besoj është më e pranueshme që ne t’i kërkojmë Kuvendit një shtyrje

minimale brenda të gjithë kohës që Gjykata Kushtetuese të formohet dhe Komisioni i Venecias

të sjellë opinionin paraprak dhe final. Në këtë mënyrë ne marrim kohën e duhur që vendimi të

mos jetë politik.

Ne shqiptarët e kemi zakon, sidomos maxhoranca, sepse ju ia keni bërë gjyqin Ilir

Metës, që më përpara e vrasim tjetrin dhe pastaj i bëjmë gjyqin. Unë mendoj se nuk duhet të

jetë ky rasti, por të hetohet çdo gjë në mënyrë profesionale dhe juridike, por jo politike, të

merret koha e nevojshme që vendimi të jetë konform rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

7

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Zeneli!

Unë e kam bërë të ditur në mbledhjen e parë, por edhe në mbledhjen e dytë të komisionit

se procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës është një marrëdhënie ndërmjet

parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Komisioni hetimor, në zbatim të Rregullores së

Kuvendit, është ngritur mbi bazën e vendimit nr.84 të vitit 2019 të Kuvendit dhe do të duhet të

përfundojë veprimtarinë e vet, sipas këtij vendimi, në datën 9 tetor të vitit 2019. E rëndësishme

është që ky proces, të cilin parlamenti duhet ta përmbyllë në mënyrë objektive, duhet të

përmbyllë fazën e parë, atë çfarë i takon Kuvendit, ndërsa faza e dytë është ajo e Gjykatës

Kushtetuese. Mua më duket se e gjithë veprimtaria e deritanishme e komisionit hetimor ka në

thelb objektivitetin e trajtimit të kërkesës së këtij grupi deputetësh. Pra, ngritja dhe bërja

funksionale e Gjykatës Kushtetuese nuk e pengon Kuvendin ta përmbyllë këtë detyrë që i ka

ngarkuar Kuvendi, me vendimin nr. 84 të vitit 2019.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Po, në lidhje me atë që ju thatë dhe unë ndaj kam propozuar sot këtë plan përfundimtar

hetimi.

Opinioni i Komisionit të Venecies duhet të pritet nga ky komision i posaçëm hetimor

për të arritur në një konkluzion përfundimtar lidhur me objektin e hetimit. Ne si komision i

posaçëm hetimor kemi vendosur që në funksion të objektivitetit, që ju sapo shprehët, të

kërkojmë një ekspertizë në nivelin më të lartë dhe më të kualifikuar, siç është Komisioni i

Venecies, për sa kohë që bëhet fjalë për një procedurë të shkeljes së Kushtetutës nga ana e

Presidentit të Republikës.

Në traditën më të mirë të Kuvendit të Shqipërisë, të komisioneve të përhershme dhe të

komisioneve të posaçme hetimore, sa herë kemi pasur probleme të natyrës kushtetuese, ne i

jemi drejtuar Komisionit të Venecies. Jam dakord, prandaj kërkoj diskutimin dhe miratimin e

këtij plani hetimi, me qëllim që ne duhet të presim opinionin e Komisionit të Venecies.

Për sa i përket bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese, kjo është një fazë e

detyrueshme, sipas Kushtetutës, por që nuk i takon më Kuvendit të Shqipërisë. Pra, Kuvendi i

Shqipërisë duhet të shprehet për këtë kërkesë nëpërmjet këtij komisioni të posaçëm hetimor.

Këtë sugjeroj unë në këtë fazë.

E kemi bërë të qartë në fillim, që Kuvendi, në fund të fundit, për procedurën e

shkarkimit të Presidentit të Republikës, për sa kohë kërkohet një shumicë kushtetuese, në finale

ka një vendimmarrje politike, ndërsa Gjykata Kushtetuese është garancia që Kushtetuta i ka

dhënë Presidentit të Republikës. Kjo gjykatë duhet të gjykojë, gjithmonë, nëse Kuvendi i

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

8

Shqipërisë do të ndërmarrë procedurën e shkarkimit, të provojë fajësinë e shkeljes së nenit 92

të Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës. Këto janë dy faza që nuk e pengojnë njëra-

tjetrën dhe do t’ju sugjeroja të fokusohemi te plani i hetimit.

Po, zoti Zeneli.

Alban Zeneli – Zoti kryetar, unë kam respekt për ju, si nga ana profesionale, si jurist

dhe për të gjithë kolegët tanë këtu, por besoj se është shumë e pranueshme për të gjithë ne, që

çdo lloj opinioni juaj profesional është më shumë se subjektiv dhe më shumë se politik, ndaj e

cilësova edhe më lartë, që ne kemi qenë dakord të hetohet Presidenti i Republikës, nëse me

veprimet e tij ka shkelur apo jo Kushtetutën. Pra, ne e kemi marrë këtë hap dhe parlamenti ka

votuar me 100 vota hetimin e Presidentit, jo shkarkimin e Presidentit.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ju lutem!

Unë ju dëgjoj me shumë vëmendje dhe me shumë respekt.

Ne kemi rënë dakord që Komisioni i Venecies duhet të sjellë një opinion, por ka dy

momente, që ju i dini shumë mirë. Komisioni i Venecies vjen në datat 9-11, dhe mund të sjellë

një raport paraprak, për të cilin ne nuk mund të marrim vendim. E para, është mirë që ne të

presim raportin final të Komisionit të Venecies.

E dyta, ne vërtet mund të ndërmarrim veprime, të ngremë një apo dy raporte të këtij

komisioni, t’ia dërgojmë parlamentit dhe, sipas procedurës, parlamenti të marrë vendim për

shkarkimin ose mosshkarkimin e zotit President. Në rastin e shkarkimit, është Gjykata

Kushtetuese që e merr apo jo të mirëqenë vendimin e parlamentit. Për këtë arsye them se duhet

ngritja e Gjykatës Kushtetuese, sepse në Shqipëri lihen pafundësisht vakanca institucionesh,

siç kemi edhe sot, që besoj si për mua, për qytetarët shqiptarë dhe për interesin publik janë të

papranueshme. Ndaj, është mirë që këto të jenë paralel. Njerëzit dhe institucionet që janë

përgjegjës për t’i ndërtuar këto institucione duhet të jenë të përgjegjshëm edhe për detyrën që

kanë marrë përsipër, të cilën duhet ta mbyllin, që edhe ne të jemi konform ligjit, jo politikisht,

por në mënyrë ligjore, që veprimet tona të jenë konform ligjit dhe konform Kushtetutës.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Zeneli!

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Një sekondë, ju lutem, sepse do t’jua jap fjalën.

Më duket se jemi në një linjë dhe nuk po qartësojmë qëndrimet.

Unë ju kam vënë përpara një plan hetimi përfundimtar, që duhet të miratohet sot nga

ne. Unë jam plotësisht dakord që duhet të ecim në një linjë paralele me planin e hetimit që ju

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

9

kam vënë përpara. Askush nuk po thotë këtu që ne do ta përmbyllim veprimtarinë e këtij

komisioni më 9 tetor, në rast se nuk ka ardhur opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecies.

Pra, nëse opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecies nuk mbërrin deri më 9 tetor, që është

afati i mbylljes së punës së këtij komisioni, sipas vendimit nr. 84, do të jetë po ky komision i

nderuar hetimor, që do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë për të zgjatur afatit deri në

mbërritjen e opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecies.

Absolutisht, jam dakord me sugjerimin që ju bëni, ndaj jua kam vënë përpara këtë plan

hetimi.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Jo.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Do të hedhim në votë planin e hetimit me hapat që kam propozuar unë.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Po.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Nëse keni diçka për planin e hetimit, mund të shpreheni.

Alban Zeneli – Faleminderit, zoti kryetar!

Te paragrafi i katërt, afati i zhvillimit të hetimeve dhe përfundimit të tyre, ju keni

vendosur veprimet që do të kryhen dhe afatin maksimal. Seancën dëgjimore për Presidentin e

Republikës e keni vendosur si pikë të parë, ndërsa administrimin, shqyrtimin e informacioneve

të dhëna, raportet e marra nga institucionet për këtë vendim, i keni vendosur si pikë të dytë.

Mendoj se është një lapsus. Mendoj se administrimi është përpara. Ne sapo e kaluam

administrimin. Besoj se kjo duhet të jetë pika e parë dhe më pas seanca dëgjimore e Presidentit.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Zeneli!

Një nga llojet e provave, janë provat me dokumente. Unë jua kam vendosur mbi tryezë,

të cilat duhet të studiohen nga çdo anëtar i komisionit hetimor. Lloji tjetër i provave, që

komisioni ka çmuar se do të marrë, është edhe dëshmia. Në rastin konkret, unë propozoj që

pikë e parë të jetë dëshmia e Presidentit të Republikës, dhe pasi të merret dëshmia, por edhe

prova të tjera shkresore, që janë vendosur në planin e hetimit, është lënë të ketë një seancë të

posaçme të këtij komisioni, ku ne do të diskutojmë në tërësi të gjitha provat, provat me

dëshmitarë dhe provat me dokumente, që sapo kanë ardhur. Kjo është edhe linja logjike e një

hetimi të plotë për objektin e hetimit. Nëse keni diçka për të shtuar në planin e hetimit, jam i

hapur.

Po, zoti Alimadhi.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

10

Adriatik Alimadhi – Me sa e kuptova unë zotin Zeneli, sepse këtë çështje e kam ngritur

edhe në Komisionin e Ligjeve, edhe para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit

hetimor, te prekja e të drejtave mua, personalisht, më bën një sens, sepse në kohën e

komunizmit ne i gjykonim njerëzit pa marrë vendime, por në rastin konkret nuk funksionon

Gjykata Kushtetuese. Po sikur nesër Presidenti i Republikës ta çonte vendimin e parlamentit

për ngritjen e komisionit hetimor në Gjykatën Kushtetuese? E para.

E dyta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka hedhur poshtë dekretin e Presidentit,

kështu që zgjedhjet u bënë dhe ju morët 61 bashki. Pra, pika e dytë, e cila është shumë e

rëndësishme, në qoftë se do të funksiononte Gjykata Kushtetuese, Presidenti do ta çonte këtë

në Gjykatën Kushtetuese. Unë dua të di nëse në këtë rast a ia privojmë ne institucionit të

Presidentit të drejtën e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese?

Dekreti i Presidentit është publikuar në faqen zyrtare dhe për këtë është folur gjatë në

media, por çfarë do të kishte ndodhur sikur Presidenti dekretin e tij ta kishte dërguar në

Gjykatën Kushtetuese? Unë mendoj se këto janë tre elemente shumë të dobishme, sepse ne

jemi komision hetimor dhe nesër të gjitha këto prova, materiale, vendime dhe i gjithë ky debat

do të shkojnë përpara Gjykatës Kushtetuese. Çfarë do të ndodhte nëse nesër kjo gjykatë do t’i

hidhte poshtë të gjitha këto?

Unë nuk mund të jem dakord me pjesën që të jem pjesë e një komisioni hetimor dhe të

lejoj të kalojnë disa veprime procedurale, të cilat për mua janë shumë të dobishme dhe mendoj

që t’i bëjmë më parë...

Edhe zoti Zeneli e përmendi faktin që ne duhet të presim ngritjen e Gjykatës

Kushtetuese për të marrë apo për t’i ndjekur këto, sepse nesër veprimet juridike në hapësirë

dhe në kohë, sepse mua më duket sikur i privojmë të drejtën Presidentit të Republikës për shkak

të mosformimit apo të mosekzistencës së Gjykatës Kushtetuese. Për mua të tria këto argumente

do të qëndronin nëse do të funksiononte Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti do t’i kishte

dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk do të kishim arritur deri këtu.

Ulsi Manja – Faleminderit zoti Alimadhi!

Fjalën e ka zoti Shameti.

Adnor Shameti – Faleminderit, zoti kryetar!

Me gjithë vlerësimin dhe respektin për kolegët e nderuar të opozitës, për ta kuptuar më

drejtë ndërhyrjen e dy anëtarëve të komisionit, dispozitivi i asaj që ata kërkojnë është që të

pezullojnë veprimtarinë e komisionit hetimor, sepse nuk është ngritur Gjykata Kushtetuese...

(Diskutime pa mikrofon)

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

11

Sot ne kemi miratuar Rregulloren dhe kemi bërë gjithë atë procedurë për komisionin

hetimor, për të cilin jemi mbledhur sot, dhe pjesa e agjendës së komisionit është miratimi i

projektplanit të hetimit.

Në mënyrë që të jemi koherentë, koncizë dhe në një linjë me atë që kemi kaluar

paraprakisht në seancat e mëparshme, duhet që sot bashkërisht të miratojmë planin e hetimit,

pasi të gjithë jemi në një linjë e megjithatë jemi duke u hallakatur. Unë mendoj të kalojmë

planin e hetimit dhe të përcaktojmë linjën e provave.

Paralelja që unë dua të bëj për t’ua thjeshtësuar çështjen anëtarëve të komisionit, por

edhe gjithë opinionit publik është fakti që e gjithë procedura që ne po shqyrtojmë në komisionin

e hetimit, për aq sa mund të aplikohet, përngjason me një proces hetimor dhe gjyqësor në të

njëjtën kohë, ku gjejnë zgjidhje edhe konstatimet tuaja në lidhje me administrimin e provave,

marrjen e provave, llojet e provave dhe procedurën se si do të merren dhe do të administrohen

secila nga këto prova.

Duke qenë se të gjithë jemi të qartë dhe në një mendje, mendoj të vazhdojmë me

miratimin e planit të hetimit dhe me procedurën e marrjes së provave, duke filluar nga ajo që

përmendi të drejtë kryetari, thirrjen dhe dëshminë e Presidentit të Republikës dhe më pas me

të gjitha provat e nevojshme që do të dalin nga plani i hetimit.

Nga ana tjetër detyrë e Komisionit Hetimor dhe e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

është ezaurimi i kësaj pjese dhe i këtij detyrimi kushtetues që ne kemi për të përmbyllur fazën

e parë që ka të bëjë me procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës. Nga ana tjetër, në

kuptimin e mirë të fjalës, ne jemi indiferentë, për faktin që është ngritur apo jo

domosdoshmërisht Gjykata Kushtetuese apo do të ngrihet në një kohë të dytë, e cila mund të

jetë shumë e afërt. Ne zbatojmë dhe mbarojmë detyrimin tonë kushtetues, por kjo është diçka

që nuk varet nga ne dhe në një kohë të afërt, ashtu sikurse të gjithë janë në dijeni, do të

realizohet natyrshëm plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Unë mendoj të mos hallakatemi, por të konkludojmë me miratimin e këtij plani, të

caktojmë radhën e marrjes së provave dhe të administrimit të këtyre provave në komisionin

hetimor dhe më pas vjen natyrshëm përfundimi dhe administrimi i këtij procesi.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit zoti Shameti!

Zonja Hysi e ka fjalën.

Vasilika Hysi – Faleminderit zoti kryetar!

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

12

Me aq sa po kuptoj, edhe kolegët e opozitës janë në të njëjtën qasje. Ne po shqyrtojmë

në bazë të nenit 112 të Rregullores pikërisht atë të drejtë që dha Kuvendi i Shqipërisë për

ngritjen e komisionit hetimor dhe e gjithë veprimtaria jonë rregullohet nga një ligj i posaçëm.

Pa humbur kohë do të doja të kalonim te miratimi i planit të hetimit, të cilin do ta bëjmë

nëpërmjet një vendimi të ndërmjetëm, por para se të merret ky vendim kisha një sugjerim zoti

kryetar, për planin e hetimit.

Projekti është hartuar shumë mirë. Këtu do të doja të falënderoja ata që kanë punuar,

njëkohësisht dua të falënderoj edhe të gjitha institucionet që kanë sjellë një informacion shumë

të detajuar, i cili do të na shërbejë si një dokument mbi të cilin mund të ngremë pyetjet për

seancën dëgjimore që do të zhvillohet me Presidentin e Republikës.

Bazuar në nenin 15 të ligjit për komisionet hetimore para se të miratojmë planin do t’ju

sugjeroja të bënim disa saktësime lidhur me afatet. Pa dyshim ne nuk mund ta përcaktojmë

ditën kur do të hartohet projekt-raporti i komisionit hetimor, por lidhur me ditën se kur do të

thirret për të dëshmuar Presidenti i Republikës është mirë që kjo të caktohet në planin e hetimit.

Së dyti, nëse ne mendojmë se ka edhe persona të tjerë që duhet të thirren për të

dëshmuar në bazë të nenit 16 të ligjit, edhe kjo duhet përcaktuar. Pa dyshim që komisioni

thirrjen e dëshmitarëve do ta bëj me vendim të ndërmjetëm dhe nga pyetjet apo përgjigjet që

do të japim personat, që do të dëshmojnë, mund të dalë e nevojshme të pyeten edhe persona të

tjerë, sepse askush nuk na ndalon ta bëjmë këtë, por të paktën në dokumentin që kemi, plani i

hetimit, konkretisht në tabelën ku pasqyrohet i gjithë aktiviteti i hetimeve dhe përfundimi i tij,

të përcaktojmë datat për të cilat ne do të biem dakord dhe për të cilat jemi të sigurt, si dhe të

fusim në kalendar takimin me ekspertët e Komisionit të Venecias, sepse, sikurse e thamë, ata

do të takohen me anëtarët e Komisionit Hetimor në datën 11, nëse ju kuptova qartë,

njëkohësisht edhe javën kur ne do të shqyrtojmë draftin paraprak.

Sa u takon afateve të tjera neni 112 i Rregullores e ka të përcaktuar qartë se kur Kuvendi

do të shqyrtojë raportin e komisionit hetimor, sa ditë do t’i duhen komisionit hetimor për ta

hartuar këtë raport, por të paktën afatet që nuk janë në Rregullore dhe në ligjin për komisionet

hetimore, por do t’i miratojmë këtu, duhet të jenë të parashikuara.

Edhe një herë dua të falënderoj relatorët, sekretariatin, zonjën Bushka, si dhe stafin që

na ka asistuar në gjithë punën që është përgatitur.

Kisha edhe një pyetje për saktësim. Komisioni i Venecias do të vizitojë Shqipërinë dhe

do të ketë takime me të gjithë institucionet dhe komisionin. A është menduar nëse do të ketë

një draft paraprak të raportit apo do të ketë një raport përfundimtar? A ka ndonjë informacion

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

13

se kur do të shqyrtohet në Komisionin e Venecias ky raport me qëllim që të parashikojmë nëse

afati i komisionit ketimor, i cili duhet të mbyllet me datën 8 tetor është i mjaftueshëm apo jo?

E bëj këtë pyetje, pasi me ndryshimet që kemi bërë në Rregulloren e Kuvendit, kërkesa

për shtyrjen e afateve të komisioneve është një risi, sepse ka një procedurë më të detajuar dhe

një kohë më e zgjatur për të bërë kërkesën, por njëkohësisht kërkon edhe argumente të

detajuara.

E fundit, meqenëse këtë shqetësim e kishin zoti Alimadhi dhe zoti Zeneli, fakti që

Gjykata Kushtetuese nuk është ngritur ende, por pritet të ngrihet, nuk e pengon punën e

komisionit tonë. Në bazë të ligjit për ngritjen dhe funksionimin e komisioneve hetimore në

nenin 4, ku flitet për parimet e përgjithshme, është e drejta ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë

për të ngritur komision hetimor dhe nëse kërkesa e të paktën 35 deputetëve është miratuar, nuk

ka më pengesa dhe ne nuk varemi as nga ekzekutivi dhe as nga gjykata për veprimtarinë tonë.

E rëndësishme është që raporti ynë, i cili do t’i përcillet seancës plenare duhet të respektojë

afatet, të cilat janë caktuar në Rregullore, më pas është detyrë dhe përgjegjësi e Gjykatës

Kushtetuese që ta shqyrtojë atë pasi Kuvendi i Shqipërisë t’ia përcjellë asaj. Pa u ngritur

Gjykata Kushtetuese, pa dyshim që nuk mund të vendoset nëse ka të drejtë shkarkimi apo jo.

Ne ende nuk e dimë se çfarë vendimi do të marrim si komision hetimor, sepse hetimi do të

fillojë pasi të miratohet plani i hetimit.

Faleminderit!

Ulsi Manja - Faleminderit, zonja Hysi!

Fjalën e ka kërkuar zoti Valteri.

Halit Valteri – I gjithë diskutimi bëhet sepse është krijuar perceptimi se Presidenti i

Republikës po shkarkohet politikisht nga maxhoranca dhe nga komisioni hetimor. Ky i fundit

nuk shkarkon Presidentin e Republikës. Komisioni hetimor thjesht mbledh faktet dhe i

propozon Kuvendit shkarkimin e tij. Kuvendi vendos. Pastaj ndahemi në vota te kutia, ose e

votojmë pro, ose kundër. Nuk dihet sesi votohet.

Zoti Manja, ideja është që ne si opozitë kemi kërkuar mbledhjen e kaluar përveç

mendimit të ekspertëve të Komisionit të Venecias, ekspertë profesionalë të pandikuar

politikisht, sepse unë ose Ulsi Manja jemi të ndikuar politikisht dhe kemi qëndrimet tona

politike në vendimet që do të marrim. Pra, prezenca dhe marrja e mendimit të ekspertëve

profesionalë vendas dhe të huaj siç kemi bërë kërkesën, siç tha Zeneli në mbledhjen e kaluar,

mendoj se është e domosdoshme, e dobishme, nuk është ndonjë kërkesë që nuk mund të

plotësohet nga komisioni hetimor.

Ulsi Manja - Po, zonja Bushka.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

14

Klotilda Bushka - Faleminderit, zoti kryetar!

Në fakt, unë bie dakord me gjithçka që u parashtrua nga kolegët e mi të maxhorancës

dhe nuk dua të bie në përsëritje të atyre që u thanë, por kam thjesht një saktësim për të gjithë.

Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm për faktin se këtu nuk po ushtrojmë një të drejtë, ne

si anëtarë të komisionit hetimor jemi duke zbatuar një detyrë që na e ka ngarkuar me vendim

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Ky vendim i Kuvendit është marrë në vijim të një

kërkese që është e drejtë e deputetëve të Kuvendit që ta kryejnë, siç ka ndodhur realisht, ku

55 deputetë të këtij Kuvendi kanë kërkuar shkarkimin e Presidentit për shkelje të rënda. Në

vijim të gjithë këtij procesi ne kemi detyrë të zbatojmë një procedurë, të cilën, për fat të mirë

nuk kemi pse e shpikim, sepse është e parashikuar shumë qartë edhe në Rregulloren e

Kuvendit, edhe në ligjin “Për komisionet hetimore”, edhe në rregulloren e komisionit hetimor

që e kemi miratuar së bashku. Në Rregullore, por dhe në ligjin “Për komisionet hetimore” është

shumë e qartë se procedura që ndjek komisioni hetimor i përngjason ose aplikon për aq sa

është e mundur parashikimet e Kodit të Procedurës Penale. Duke thënë këtë gjë, më duhet të

sqaroj se gjithçka që është paraqitur në draftin e hetimit final të këtij komisioni, ne kishim një

plan paraprak, nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa zbatim i parashikimeve ligjore

për punën e këtij komisioni si radhë pune. Pasi na kanë ardhur përgjigjet nga institucionet ku

kemi kërkuar informacion, të cilat i shërbejnë sqarimit të rrethanave dhe të fakteve për punën

e këtij komisioni, gjithsecili nga ne ka të drejtën e tij të njihet me përgjigjet, të krijojë idenë e

tij. Më pas do të vijojmë me hapat e tjerë proceduralë.

Si rregull, në fillim janë dëshmitë, sepse edhe ato janë pjesë e provave. Më pas bëhet

administrimi i të gjitha provave së bashku, shqyrtimi, diskutimin ne lidhje me atë se çfarë

mendon gjithsecili nga ne për informacionet e ardhura. Sot në këtë fazë jemi. Duke u shprehur

se jemi duke zbatuar një detyrë, më duhet të sqaroj se për sa kohë jemi të detyruar të kryejmë

një punë, puna e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si një institucion, i cili i përket pushtetit

legjislativ, nuk është e ndërvarur nga funksionimi apo mosfunksionimi i organeve të tjera të

shtetit, që do të thotë se ne e kemi të qartë, të parashikuar në ligj punën që duhet të kryejmë

si komision hetimor i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Kuvendi është funksional dhe e

ka të qartë detyrën që duhet të kryejë, ne duhet thjesht duhet të zbatojmë ligjin me përpikëri

dhe t’u bindemi provave, fakteve dhe bindjes sonë të brendshme në përputhje me ligjin. Në

fund të marrim vendimet ashtu siç do të rezultojë nga i gjithë ky proces hetimi. Këtu

përmbyllet puna e Kuvendit. Nëse është funksional apo jo, Gjykata Kushtetuese, e cila pa

diskutim ka rolin e saj në këtë proces nuk mund ta pengojë punën e këtij komisioni hetimor.

Detyra jonë mbyllet kur marrim vendimin dhe ia kalojmë seancës plenare. Kuvendi më pas

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

15

merr vendimin e tij dhe kryen procedurat për t’ia përcjellë Gjykatës Kushtetuese për

vendimmarrje të mëtejshme. Në momentin që përcillet vendimi në Gjykatën Kushtetuese

puna e Kuvendit ka mbaruar dhe do të quhet se ne e kemi ezauruar detyrën tonë. Në këto

kushte jemi tani. Prandaj, duke thënë këtë gjë, do të doja që gjithsecili nga ne nëse ka komente,

shtesa për planin e hetimit që ju është paraqitur si draft, është mirë që t’i themi, në mënyrë që

ta plotësojmë planin hetimor dhe të vijojmë punën më pas sipas hapave.

Për sa u takon afateve, ne kemi tashmë një afat të përcaktuar deri në një datë të muajit

tetor.

Zoti kryetar dhe ju kolegë të nderuar, mund të shtojmë në tabelën e afateve muajin,

sepse data specifike nuk vëmë dot. Nëse biem dakord për data, për dëshminë e Presidentit të

Republikës, mund ta vëmë atë, por ne një muaj e ca ditë kemi, nuk kemi se çfarë të caktojmë

me data, plus na duhet të respektojmë edhe disa afate procedurale që na i ka parashikuar vetë

Rregullorja. Për shembull, do të thirret për të dëshmuar Presidenti i Republikës, por jemi të

detyruar t’i bëjmë një njoftim 3 ditë para kësaj dëshmie. Duhen llogaritur këto afate por të mos

i llogarisim tani, sepse nuk kemi pse të jemi kaq të detajuar, duke iu referuar edhe praktikave

të mëparshme të komisionit. Ne mund të vendosim afatin me muaj, siç e kemi, por nëse do

të duhet kohë, siç e tha zoti Zeneli...Pra, nëse Komisioni i Venecias do ta sjellë apo jo

raportin brenda afatit të këtij komisioni. Nëse e shikoni në planin e hetimit administrimi i

opinionit të Venecias është pjesë e planit hetimor. Kjo do të thotë se pa u administruar

opinioni i Venecias, plani i hetimit nuk mbaron. Me të drejtë tha zonja Hysi, se ka rregulla në

Rregulloren e Kuvendit për të kërkuar shtyrje të afatit, nëse ky opinion nuk ka ardhur.

Zonja Hysi, kam një përgjigje për sa i përket pyetjes suaj për takimin me përfaqësuesit

e Komisionit të Venecias, është shumë e drejtë si pyetje, duke qenë se përfaqësuesit e

Komisioni të Venecias deri në këtë moment kanë vetëm axhendën dhe planin e përafërt të

takimeve, komunikimi direkt me ta se kur do të jenë gati për të paraqitur një opinion qoftë

paraprak apo përfundimtar do të jetë nga data 9 deri në datën 11 kur ata do të kryejnë vizitën

në Tiranë dhe ku do të kenë një takim të posaçëm me komisionin hetimor. Në atë takim besoj

se do të marrë përgjigje edhe pyetja juaj.

Ju ftoj të bëjmë sugjerime për planin dhe të votojmë një plan të plotësuar, nëse ju do

të keni komente.

Ulsi Manja – Faleminderit!

Dua vetëm sugjerime konkrete për planin e hetimit. Unë kam paraqitur një plan hetimi

në zbatim të nenit 15 të ligjit “Për komisionet hetimore” dhe të rregullores së brendshme që

kemi miratuar. Ju kam paraqitur një plan përfundimtar hetimi, pasi ka ardhur dokumentacioni

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

16

i kërkuar nga institucionet. Nëse kolegët kanë propozime konkrete, veç këtyre hapave që

propozoj për t’u bërë pjesë e planit të hetimit, jeni të lutur të bëni sugjerimet përkatëse

konkretisht, siç ishte një propozim konkret i kolegut të opozitës zotit Valteri, që të kërkohen

veç opinioneve të ekspertëve të Venecias edhe ekspertë vendas, për të cilët edhe unë do të

jap vlerësimin dhe mendimin tim, por deri kur të vijmë tek ajo pikë, që t’i përgjigjem zotit

Valteri dua sugjerime konkrete për planin e hetimit.

Nëse jeni dakord me këtë plan hetimi, hapim diskutimin lidhur me afatet e kryerjes

së veprimeve procedurale sipas këtij plani hetimi. Kjo është pika 4 e planit të hetimit. Nëse

ka sugjerime konkrete, ju lutem t’i bëni ato, që të jemi më efektivë në punën e komisionit!

Po, zoti Zeneli.

Alban Zeneli - Faleminderit!

Ne, në parim jemi dakord me planin e hetimit, por bëmë një debat nga ana procedurale

se si duhet të vazhdojë ky komision hetimor. Maxhoranca më shumë po përpiqet me artifica

subjektive të kapet pas pjesës vetëm të detyrës, të rregullores apo ligjit “Për komisionet

hetimore”. Ne, si komision hetimor, por edhe si ligjvënës duhet të merremi edhe me pasojat e

veprimeve tona. Për shkak të kësaj unë thashë se nuk na lejohet të bëjmë të mundur një lloj

vakance nga vendimi i marrë nga parlamenti me vendimin që do të marrë Gjykata

Kushtetuese, që nuk është realizuar më. Është shumë e thjeshtë që të kapemi pas çdolloj ligji,

në bazë të germës, por ne duhet të vendosim edhe sipas frymës, sepse pasojat janë në bazë të

asaj frymës, që, ju si juristë të nderuar, e dini shumë mirë, prandaj duhet të shkojmë paralel.

Çdo vendim, çdo vijueshmëri e këtij komisioni të jetë paralel me ndërtimitn e Gjykatës

Kushtetuese dhe me marrjen e opinioneve paraprake në finale nga Komisioni i Venecias.

Faleminderit!

Ulsi Manja – A ka sugjerime për planin e hetimit?

Urdhëroni, zoti Krenar!

Krenar Rryçi - Faleminderit!

Në lidhje me çështjen që po diskutojmë sot unë jam shumë i qartë, por për ne si deputetë

është një përgjegjësi e madhe të hetojmë një president republike dhe ky është rasti i parë në

Shqipëri, ndërkohë që ky president hetohet krijon edhe opinione.

Ne kemi kërkuar mendim edhe nga ndërkombëtarët, sidomos nga Komisioni i

Venecias, për faktin se nuk e kemi ne tagrin ligjor t’i thërrasim, por për opinion, se ne si

komision hetimor për opinion jemi më tepër. Ne ngremë të gjitha opinionet dhe shqetësimet,

që na ka krijuar ky president dhe pse hetohet ky president.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

17

Duhet të them se vërtet Presidenti ka gabuar, duke i bërë të tre dekretet të

menjëhershëm, pa u konsultuar fare me ekspertët ose me palët e tjera që ishin në këtë proces.

Pra, duhen shumë fakte dhe prova, të cilat ne duhet t’ia ofrojmë komisionit, se duhet t’i dijë

edhe Komisioni i Venecias të gjitha shkeljet që ky president ka bërë, duke dhënë opinionin

tonë, sepse ne japim vetëm opinione, nuk kemi tagrin ligjor për shkarkimin e Presidentit, se

komisioni hetimor ka detyrë të bëjë vetëm hetime.

Në këto kushte, meqenëse edhe Komisioni i Venecias është i thirrur, mendoj se edhe

ne duhet të kemi një plan më konkret dhe duhet të jemi më të përgatitur në lidhje me këtë

çështje, që të japim opinionin tonë dhe të mos ndikohemi nga ndërkombëtarët. Pra, është në të

mirën tonë që të jemi më të saktë, më me këmbë në tokë, të paktën për opinionet që japim si

komision hetimor, se nesër do të përballemi edhe me Gjykatën Kushtetuese. Të gjitha opinionet

tona bien ndesh me ligjin, faktikisht.

Faleminderit!

Ulsi Manja - Faleminderit!

Urdhëroni, zoti Alimadhi!

Adriatik Alimadhi – Unë nuk kam dëshirë të bëj polemika, por eksperiencat na japin

ide dhe mendime. Duke qenë se jemi deputetë të Kuvendit dhe anëtarë të këtij komisioni, që

paguhemi nga taksat e shqiptarëve, gjykoj se nuk duhet ta marrim komisionin hetimor si detyrë

e ngarkuar nga parlamenti, siç tha zonja Bushka, dhe t’i kryejmë këto detyra shpejt e shpejt.

(Diskutime pa mikrofon)

Ju thatë se këtë e kemi detyrë...

Të gjitha eksperiencat tona, praktika, profesioni, opinioni publik, ekspertët, juristët,

avokatët dhe të gjithë ata që na dëgjojnë në rastin konkret, na çojnë në konkluzionin se ky

komision ka një sens shumë të dobishëm në rastin konkret, sepse për herë të parë ngrihet një

komision për shkarkimin e Presidentit.

Ju e dini se vota ime ka qenë kundër në këtë rast, sepse nuk përputhet me interesat

kombëtare të këtij vendi.

Jam shumë dakord që të presim Komisionin e Venecias. Ndoshta është momenti për

t’ua bërë këtë pyetje atyre të Komisionit të Venecias dhe për t’u marrë një mendim në lidhje

me mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse ata mund të na orientojnë. Prandaj më mirë

t’i marrim gjërat me radhë, më mirë të presim, më mirë t’i shqyrtojmë, se jam i sigurt se do të

na e hedhin poshtë edhe pjesën procedurale të shkarkimit të Presidentit, në qoftë se ky

parlament do të vendosë për shkarkimin. Jam i sigurt se Gjykata Kushtetuese do të vendosë

hedhjen poshtë të këtij vendimi, por mua nuk më vjen mirë kur ne duam t’i bëjmë punët shpejt

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

18

e shpejt, ndoshta edhe me sens politik në këtë rast, që nuk do të ishte mirë që ne të merremi me

Presidentin duke e demaskuar atë, duke e thirrur atë shpejt e shpejt, duke bërë mënyra

demonstrative ashtu siç i bënim në kohën e sistemit komunist.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Alimadhi!

Urdhëroni, zoti Valteri!

Halit Valteri – Unë e kuptoj shqetësimin e zotit Alimadhi, por edhe avash-avash nuk

kemi pse i marrim punët, sepse kemi një afat për të zbatuar. Ideja për ta thirrur dhe për ta

dëgjuar Presidentin e Republikës është e drejtë, se duhet t’u japim drejtim gjërave. Kemi bërë

tri mbledhje, po miratojmë plane, por s’po i japim drejtim situatës. Nëse kemi marrë përsipër

të bëjmë një punë, hajde ta bëjmë dhe mos ta zgjasim shumë, pastaj, se çfarë vendos Gjykata

Kushtetuese, ne nuk mund ta parashikojmë, se nuk është puna ime fare, nëse GJK-ja e miraton

shkarkimin e Metës, (ndoshta nuk e kalon as Parlamenti), atë nuk e kemi ne në dorë, por me

këto letra që kemi përpara, hajde t’i japim drejtim punës.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Valteri!

Urdhëroni, zoti Alimadhi!

Adriatik Alimadhi – Meqë më përmendi emrin, dua të them se unë vazhdoj të këshilloj

dhe dua të jem produktiv në këtë komision dhe s’dua të bëhem problematik, se kam edhe

mënyra të tjera të mendimit tim të lirë dhe të veprimit. Nuk dua të marr vendime që të më

detyrojnë, siç tha zoti Valteri, të bëj këtë apo atë gjë. Zoti Valteri duhet të kuptojë që këto janë

nisma politike për të poshtëruar një individ dhe mua në botën time të lirë dhe demokratike nuk

më vjen mirë që të gjitha institucionet që tashmë janë të shkatërruara dhe nuk funksionojnë

kanë një trajtim politik dhe ky trajtim politik ka sjellë këtë gjendje (këtë e kam për zotin

Valteri). Pra, përderisa kjo gjë bëhet politikisht, me këtë mënyrë ju doni t’i shkarkoni të gjitha

institucionet dhe vendin doni ta lini në këtë gjendje. Mua më interesojmë institucionet e këtij

vendi, më duhet ky vend, prandaj them se nuk është koha dhe nuk është interesi kombëtar që

ne të merremi me demaskimin e njerëzve.

(Diskutime pa mikrofon)

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Alimadhi!

Ky është një komision i posaçëm hetimor, i ngritur në zbatim të një vendimi të Kuvendit

të Shqipërisë. E tha pak më parë zoti Zeneli, që ngritja e këtij komisioni hetimor ka marrë një

shumicë, përtej një shumice kushtetuese me këtë objekt që ka.

Jemi në mbledhjen e tretë të këtij komisioni dhe qartësisht edhe sot doli e qartë nga

diskutimet e kolegëve që neni 90 i Kushtetutës e ka ndarë këtë proces.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

19

Neve na takon të bëjmë detyrën si Kuvend në lidhje me këtë kërkesë që kanë paraqitur

55 deputetë për shkarkimin e Presidentit të Republikës, pasi 55 kolegët tanë mendojnë se

Presidenti ka shkelur nenin 90/2 të Kushtetutës. Kuvendi ka thënë që të ngrihet një komision i

posaçëm hetimor me ketë përbërje të nderuar që ka ky komision, të administrojë provat dhe

faktet dhe të arrijë në një konkluzion, të prodhojë një raport përfundimtar për Kuvendin e

Shqipërisë. Nëse është shkelur Kushtetuta, ky komision do t’i propozojë Kuvendit shkarkimin,

por mund të ndodhë që raporti i këtij komisioni hetimor nuk miratohet nga Kuvendi dhe aty

mbyllet procedura e iniciuar nga 55 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Mund të ndodhë edhe

që raporti i komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës të votohet me

shumicë kushtetuese në Kuvend dhe Presidenti i Republikës të shkarkohet, por Kushtetuta në

nenin 90/3 ka thënë shqip, qartë dhe troç që vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës

Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Janë dy faza që i ka ndarë Kushtetuta dhe ne si komision i posaçëm hetimor kemi

detyrimin që ë zbatojmë vendimin nr.84 të Kuvendit të Shqipërisë dhe askush prej nesh këtu

nuk është për të dhënë konsiderata politike që s’kanë lidhje me objektin e hetimit.

Plani i hetimit që ju kam paraqitur mbi tryezë ka katër pjesë.

Në pjesën e parë janë përmbledhur faktet dhe rrethanat se pse është kërkuar ngritja e

këtij komisioni hetimor dhe cila është veprimtaria e komisionit të posaçëm hetimor deri në këtë

moment, faktet dhe rrethanat që janë administruar deri në këtë fazë të hetimit paraprak.

Pjesa e dytë e planit të hetimit përfshinë, sipas propozimit që kam unë, përfshinë hapat

proceduralë, që do të ndiqen nga komisioni deri në përfundim të hetimit.

Kam propozuar 9 faza, që duhet të ndjekë hetimi i plotë i kësaj kërkese.

Faza e parë është seanca dëgjimore me Presidentin, sepse provat me dokumente ne

tashmë i kemi administruar dhe ju duhet t’i studioni për t’i përgatitur në diskutimin

përfundimtar që do të bëjmë në lidhje me objektin e hetimit.

Me radhë, kam propozuar administrimin e provave me dokumente, administrimin e

raportit të Komisionit të Ligjeve, mbi bazën e të cilit u ngrit ky komision hetimor;

administrimin e kërkesës së 55 deputetëve, që vunë në lëvizje parlamentin e Shqipërisë;

administrimin dhe shqyrtimin e opinionit të Komisionit të Venecies, si dhe administrimin e çdo

dokument tjetër, që, me vazhdimin e hetimit, ju çmoni se duhet ta administrojmë si komision.

Faza 7. Do të kemi një diskutim të plotë dhe të hapur për të gjitha gjetjet e komisionit

të posaçëm hetimor.

Faza 8 do të jetë përgatitja dhe miratimi i raportit përfundimtar.

Faza 9 do të jetë përgatitja në Kuvend e raportit përfundimtar.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

20

Faza 3 e planit të hetimit janë dokumentet që duhet të shqyrtohen nga komisioni. Unë

kam listuar një mori dokumentesh, që ju i keni mbi tryezë, të cilat duhet të administrohen dhe

shqyrtohen nga ky komision.

Faza 4 janë afatet e zhvillimit të këtyre hapave, që unë kam propozuar në fazën e dytë.

Tani, të nderuar kolegë, më lejoni t’ju them se përse nuk kam përcaktuar afate, as për

thirrjen e Presidentit, as për administrimin dhe shqyrtimin e informacioneve dhe të dhënave të

raporteve të marra nga institucionet për objektin e hetimit dhe as për shqyrtimin përfundimtar

dhe nxjerrjen e konkluzioneve të hetimit, mbylljen e hetimit dhe prezantimin e raportit final të

komisionit.

Ne kemi një datë limit, e përcaktuar me vendimin e Kuvendit, që është data 8 tetor

2019.

A mundemi ne t’i përfundojmë të gjitha këto veprime procedurale dhe të gjitha këto

faza brenda datës 8 tetor?

Seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës, patjetër që është faza e parë, e cila

realizohet shumë shpejt, ndërsa administrimi dhe shqyrtimi i informacioneve, i të dhënave dhe

raporteve të marra nga institucionet për objektin e hetimit, duke marrë në konsideratë edhe

sugjerimin e kolegut Zeneli, janë në varësi të administrimit të raportit final të Komisionit të

Venecies.

Nëse do ta keni apo jo këtë raport paraprak në fund të shtatorit dhe raportin final në

tetor, për këtë, siç e sugjeroi edhe zonja Bushka, si komision i posaçëm hetimor, do të kemi një

takim të përcaktuar në datën 11 me ekspertët e Komisionit të Venecies. Do të kemi një

komunikim me ta dhe ndoshta aty mund të marrim një informacion më të qartë se kur do të

mblidhet Komisioni i Venecies në seancën plenare.

Në praktikën e komunikimit ka pasur një opinion paraprak. Të paktën me ndryshimet

kushtetuese në kuadrin e reformës në drejtësi, ka pasur një opinion paraprak të Komisionit të

Venecies dhe pastaj ky opinion paraprak është miratuar në mbledhjen plenare të panelit të

Venecies dhe ka ardhur si raport final. Këtë do ta mësojmë pas takimit me ekspertët e

Komisionit të Venecies.

Kështu që ne mund të përcaktojmë muajin (brenda datës 8 tetor), por për administrimin

e dokumentacionit duhet të presim Komisionin e Venecies.

Seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës, absolutisht, është veprimi i parë i listuar

në planin e hetimit.

Në fakt, datën e thirrjes e përcaktojmë në bashkëpunim me nënkryetarin, por

paraprakisht duhet të biem dakord.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

21

A jemi dakord ta hedhim në votim këtë plan hetimi?

Pastaj datën se kur do të thirret Presidenti i Republikës, e kondicionon miratimi i planit

të hetimit.

A jeni dakord me këtë plan hetimi? Kush është pro miratimit të planit të hetimit?

Kundër? Janë 7 vota pro dhe 1 kundër.

Miratohet plani...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Një sekondë, zoti Zeneli!

...përfundimtar i hetimit të komisionit të posaçëm hetimor.

Bazuar në nenin 15 të ligjit për komisionet hetimore, nga ky moment e deklaroj të hapur

hetimin, duke filluar me fazat e përcaktuara në planin që sapo e miratuam.

Për seancën dëgjimore me Presidentin e Republikës do të kemi një datë të dakordësuar

sa më shpejt. Pse e them këtë? Për t’u dhënë mundësi kolegëve të komisionit të posaçëm

hetimor të njihen me dokumentacionin që kanë mbi tryezë, që ka ardhur nga institucionet, të

cilave u jemi adresuar, me qëllim që të kemi një seancë dëgjimore të mirorganizuar dhe të

mirëpërgatitur. Datën besoj se do ta kemi në fillimin e javës së ardhshme. Datën dhe orën do

ta përcaktojmë në bashkëpunim me nënkryetarin.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ka propozime për datën?

Po, zoti Zeneli.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Nuk ka problem.

Alban Zeneli – Në radhë të parë desha të them se votimi për miratimin e planit hetimor

tregoi që ne, opozita parlamentare, jemi shumë herë më demokratikë dhe më të hapur në

mendimet tona. Ju përsëri jeni po e njëjta parti, që keni komandantin përpara dhe rreshtin deri

në fund pas. Kjo ishte e para.

Së dyti, mirë do të ishte që edhe datën ta sugjeronim këtu... Si të doni.

Ulsi Manja – Zoti Zeneli, unë mendoj që data është çështje teknike dhe mund ta

vendosim, siç e ka edhe ligji për komisionet hetimore, me konsultim kryetar-nënkryetar. E

rëndësishme është t’u japim kohë kolegëve të njihen me materialet, sepse tek ato materiale që

janë mbi tryezë, të jeni të bindur që ka volum të madh dhe duhet të shihen, sepse kanë të bëjnë

drejtpërdrejt me zbërthimin e objektit të hetimit që ka ky komision i posaçëm hetimor.

Adriatik Alimadhi – Unë kam një mendim, zoti kryetar.

Ulsi Manja – Po...

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

22

Adriatik Alimadhi - Po sikur të ishte një president nga Partia Socialiste, a do të ishit

kaq të etur për ta thirrur...?

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ulsi Manja – Ju lutem, zonja Bushka!

Zoti Alimadhi....

Adriatik Alimadhi - ...Ju do të ishit shumë të qetë, madje shumë të duruar, do t’ia

dërgonit apo jo, do t’i kërkonit datë apo jo... Do të ishit shumë të kujdesshëm.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Alimadhi!

Sa për dijeni të opinionit publik, sepse janë edhe mediet këtu dhe nuk na lënë të

gabojmë, Presidenti i Republikës është votuar në masë nga votat e kësaj maxhorance dhe të

Partisë Socialiste, zoti Alimadhi!

Së dyti, nëse ju keni qëndrim kundër këtij komisioni, politikisht mund të mos ishit pjesë

e tij. Kjo është çështje zgjedhjeje.

Adriatik Alimadhi – Ideja është që ky vend kështu shkon, një herë mik, një herë

tradhtar...

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne mund të shtonim apo të hiqnim diçka në atë letër, por kështu, me urdhra partie, e bën ky, e bën ai, e firmos ky tjetri, besoj se diçka

23

Ulsi Manja – Për sa kohë jeni pjesë përbërëse e këtij komisioni, nuk ju lejohet të jepni

konsiderata politike, sepse do të na duhet deri në fund të ruajmë objektivitetin e trajtimit të

kësaj kërkese.

Edhe një herë, shumë faleminderit, kolegë të nderuar, për prezencën tuaj sot në

komision dhe për përfshirjen në diskutime aktive!

Shumë faleminderit stafit teknik të komisionit!

Një falënderim i posaçëm shkon për mediet, që, si përherë, e çuan drejtpërdrejt te

publiku edhe këtë mbledhje të tretë të komisionit të posaçëm hetimor.

Rendi i ditës dhe data e mbledhjes së komisionit, kolegëve dhe medieve do t’u njoftohet

nga sekretaria e komisionit të posaçëm hetimor.

Shumë faleminderit për vëmendjen!

Ditë të mbarë!

MBYLLET MBLEDHJA