REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat...

41
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 10.04.2018, ora 10.00 Drejton mbledhjen: Erjon Braçe kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit 2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020” 3. Raportimi vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2017 Marrin pjesë: Erjon Braçe, Anastas Angjeli, Blerina Gjylameti, Antoneta Dhima, Evis Kushi, Ilir Xhakolli, Roland Xhelilaj, Arben Pëllumbi, Xhevit Bushaj Edmond Haxhinasto, dhe Pjerin Ndreu. Mungojnë: Jorida Tabaku, Ervin Bushati, Reme Lala, Dashamir Shehi, Edmond Spaho, Fatbardha Kadiu, Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj, dhe Përparim Spahiu. ftuar: Armand Skapi Drejtor i Drejtorisë së Traktateve dhe Marrëveshjeve Ndërkombëtare, në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme Gentian Xhaxhiu Përgjegjës sektori në Drejtorinë e Integrimit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Sejko Guvernator i Bankës së Shqipërisë

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat...

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 10.04.2018, ora 10.00

Drejton mbledhjen:

Erjon Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit

2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së

Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për programin Interreg V-B

Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020”

3. Raportimi vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2017

Marrin pjesë:

Erjon Braçe, Anastas Angjeli, Blerina Gjylameti, Antoneta Dhima, Evis Kushi, Ilir

Xhakolli, Roland Xhelilaj, Arben Pëllumbi, Xhevit Bushaj Edmond Haxhinasto, dhe Pjerin

Ndreu.

Mungojnë:

Jorida Tabaku, Ervin Bushati, Reme Lala, Dashamir Shehi, Edmond Spaho, Fatbardha

Kadiu, Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj, dhe Përparim Spahiu.

Të ftuar:

Armand Skapi – Drejtor i Drejtorisë së Traktateve dhe Marrëveshjeve Ndërkombëtare, në

Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme

Gentian Xhaxhiu – Përgjegjës sektori në Drejtorinë e Integrimit, Ministria për Europën

dhe Punët e Jashtme

Gent Sejko – Guvernator i Bankës së Shqipërisë

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

2

Erald Themeli – Drejtor i Departamentit të Politikës Monetare

Klodion Shehu – Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar

Deniz Deralla – Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes

Donald Duraj – Shef i Kabinetit të Guvernatorit

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

3

HAPET MBLEDHJA

Erion Braçe – Mirëmëngjesi!

Fillojmë mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Sot në rendin e ditës së punës të kësaj mbledhjeje kemi dy çështje.

Së pari, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës

së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për programin Interreg V-B

Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020”. Së dyti, raportimin vjetor të Bankës së Shqipërisë, për

të cilin është ftuar të jetë në komision Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Fillojmë menjëherë me marrëveshjen.

Zoti Armand Skapi, drejtori i Drejtorisë së Traktateve dhe Marrëveshjeve Ndërkombëtare

në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, do të japë shpjegime lidhur me marrëveshjen në

fjalë. Relator i komisionit është zoti Arben Pëllumbi. Do të procedojmë menjëherë.

Urdhëroni, e keni ju fjalën!

Armand Skapi – Faleminderit, zoti kryetar!

Të nderuar deputetë,

Kjo marrëveshje i paraqitet Kuvendit për ratifikim në bazë të nenit 121 të Kushtetutës.

Programi ADRION financohet nga një grant i Bashkimit Europian, ndërmjet Fondit

Europian për Zhvillimin Rajonal (ERDF) dhe instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit IPA

dhe ka një buxhet total prej 118 milionë eurosh për të gjitha vendet përfituese, për periudhën

2014 -2020, nga të cilat, fonde të IPA-s janë 15,7 milionë euro. Nga ky program përfitojnë 4

vende të Bashkimit Europian dhe 4 vende kandidate, si: Italia, Sllovenia, Greqia, dhe Kroacia

nga vendet e Bashkimit Europian, dhe vendet kandidate, Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Mali i

Zi dhe Serbia.

Qëllimi kryesor i këtij programi, është kontributi për zhvillimin e zonave të shteteve

pjesëmarrëse, nëpërmjet zbatimit të strategjisë së Bashkimit Europian për rajonin Adriatiko-

Jonian (EUSAIR), duke mbajtur parasysh mbrojtjen dhe ekspozimin e pasurive natyrore,

kulturore dhe potencialin njerëzor të këtij rajoni.

Pritet që ky program të ketë një impakt të fortë dhe pozitiv në ekonominë rajonale, me

fokus të veçantë, rritjen e kapaciteteve kërkimore dhe inovative, si dhe rritjen e kohezionit

ekonomik, social dhe territorial në zonat e programit.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

4

Katër fushat ku do të përqendrohet ky program do të jenë: mbështetja e sistemeve

inovative rajonale në zonën Adriatiko-Joniane; qëndrueshmëria dhe mbrojtja e aseteve natyrore

dhe kulturore të rajonit; përmirësimi i ndërlidhjeve në rajon; mbështetja e strategjisë për

Adriatikun dhe Jonin (EUSAIR).

Nëpërmjet ratifikimit të kësaj marrëveshjeje financimi, do të mundësohet zbatimi i

përbashkët i projekteve në të ardhmen, midis 8 vendeve pjesëmarrësve, duke u mundësuar

përfituesve shkëmbimin, jo vetëm të njohurive dhe përvojave, por edhe arritjen e rezultateve të

dukshme, me një efekt të matshëm në sektorin social, ekonomik dhe mjedisor.

Përfituesve shqiptarë, në këtë program do t’u krijohet mundësia për zgjerimin e rrethit të

bashkëpunimit me partnerë të tjerë nga vendet anëtare drejt vendeve të IPA-s, si dhe do të marrin

një eksperiencë të vlefshme për zbatimin me sukses të projekteve të financuara nga BE-ja. Duhet

të theksojmë se thirrja e parë për tërheqjen e projektpropozimeve u mbyll në mes të vitit 2016,

nga ku rezultojnë 22 projekte përfituese të subjekteve shqiptare, të cilat aktualisht janë të

gatshme për të lidhur kontratat.

Gjithashtu, vlen të theksohet se në grupin e projekteve përfituese janë 70 partnerë nga

vendet IPA, nga të cilat 29 janë nga Shqipëria. Duke e krahasuar me vendet e tjera që aspirojnë

të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian, Shqipëria është vendi që ka më shumë projekte fituese.

Aktualisht, ky program ka lançuar thirrjen e dytë për projektpropozimet, e cila do të qëndrojë e

hapur deri në mesin e muajit qershor.

Në lidhje me projektet përfituese, deri tani, nga pala shqiptare mund të flasë kolegu im,

zoti Xhaxhiu, i cili merret në vijimësi me projektet e ADRION-it. Faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit!

Do të donim një listë me shkrim të të gjitha projekteve që përfshihen në këtë program dhe

në këtë marrëveshje. T’i vihet komisionit në dispozicion dhe konkretisht çfarë është bërë me to?

Zoti Pëllumbi, urdhëroni!

Arben Pëllumbi – Faleminderit, zoti kryetar! Faleminderit, zoti Skapi, për shpjegimet që

bëtë!

Meqenëse të gjithë kolegët e kanë materialin përpara dhe shpjegimet e zotit Skapi ishin

relativisht shteruese, unë do të ndalem shkurtimisht në dy gjëra.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së

Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për programin Interreg V-B

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

5

Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020”, vjen para nesh pasi ka kaluar të gjitha procedurat

parlamentare, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Unë do të doja të fokusohesha në mënyrë specifike te disa pika të veçanta. Programi

ADRION investon në sistemet rajonale të inovacionit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore; të

qëndrueshmërisë mjedisore; të transportit të qëndrueshëm dhe lëvizshmërisë, si dhe në ngritjen e

kapaciteteve të vendeve të përfshira. Është për periudhën 2014-2020, me një buxhet të

përgjithshëm prej 117 milionë e 918 mijë eurosh.

Programi merr parasysh përvojën e të gjitha programeve operacionale të viteve 2007-

2013 dhe, në veçanti, programet transkombëtare të Europës Juglindore. Në përgjithësi, programi

ADRION u jep subvencione përfitueseve, nëpërmjet paraqitjes së projekteve. Marrëveshja e

financimit është, gjithashtu, në përputhje me nenin 8 dhe pikën 6 të marrëveshjes kuadër të

Komisionit Europian dhe Republikës së Shqipërisë. Periudha e ekzaminimit të kësaj

marrëveshjeje financimi, fillon nga hyrja në fuqi e saj dhe përfundon mbas 12 vjetësh.

Duke qenë se pjesëmarrja e përfituesve nga vendi ynë në këtë program do të bëjë të

mundur zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët e tjerë, nga vendet anëtare dhe vendet e IPA-s,

duke siguruar për to eksperienca të vlefshme për zbatimin me suksese në të ardhmen të

projekteve të financuara nga Fondi Rajonal i Zhvillimit të Bashkimit Europian, i propozoj

komisionit miratimin e këtij projektligji. Faleminderit!

(Mungesë regjistrimi)

Erion Braçe - ...në votimin në tërësi.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Martohet.

Faleminderit!

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

6

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 10.04.2018, ora 10.00

Drejton mbledhjen:

Erjon Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Raportimi vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2017.

Marrin pjesë:

Erjon Braçe, Anastas Angjeli, Blerina Gjylameti, Antoneta Dhima, Evis Kushi, Ilir

Xhakolli, Roland Xhelilaj, Arben Pëllumbi, Xhevit Bushaj Edmond Haxhinasto, dhe Pjerin

Ndreu.

Mungojnë:

Jorida Tabaku, Ervin Bushati, Reme Lala, Dashamir Shehi, Edmond Spaho, Fatbardha

Kadiu, Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj, dhe Përparim Spahiu.

Të ftuar:

Gent Sejko – Guvernator i Bankës së Shqipërisë

Erald Themeli - Drejtor i Departamentit të Politikës Monetare

Klodion Shehu - Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar

Deniz Deralla - Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes

Donald Duraj - Shef i Kabinetit të Guvernatorit

Erion Braçe – Mirëmëngjesi, edhe një herë!

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

7

Në përmbushje të detyrimeve, që rrjedhin nga përgjegjësitë e Kuvendit të Republikës së

Shqipërisë, por edhe nga ligji “Për Bankën e Shqipërisë”, sot do të marrim në shqyrtim raportin

vjetor të Bankës së Shqipërisë, i cili përmbledh jo vetëm zhvillimet ekonomike gjatë vitit të

shkuar, por njëherësh edhe veprimtarinë e vetë Bankës së Shqipërisë.

Prej ditësh, raporti u është vënë në dispozicion kolegëve, së bashku me gjithë anekset e

tij.

I ftuar në komision është Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zoti Gent Sejko, i cili do të

bëjë një parashtesë të tij në prezantim të këtij raporti.

Relatori i komisionit, lidhur më këtë raportim, është zoti Anastas Angjeli.

Natyrisht, gjatë ditëve të shkuara, Bankës së Shqipërisë i janë adresuar edhe një seri

pyetjesh nga kolegët deputetë, të cilat i janë vënë në dispozicion Guvernatorit të Bankës së

Shqipërisë për t’u përgjigjur.

Do të procedojmë menjëherë me prezantimin e Guvernatorit Sejko, pastaj me relatorin

dhe më pas me pyetje-përgjigjet.

Zoti Sejko, e keni ju fjalën.

Gent Sejko – Faleminderit!

I nderuar zoti Kryetar i Komisionit,

Të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë,

Ju falënderoj për ftesën!

Është kënaqësi për mua të prezantoj përpara jush punën dhe rezultatet e Bankës së

Shqipërisë për vitin 2017.

Dëshiroj ta filloj komunikim duke theksuar se viti që lamë pas ka qenë një vit progresi

për ekonominë dhe për sistemin financiar shqiptar.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia shqiptare u rrit me 3,8% në terma vjetorë dhe

krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe

deficiti i llogarisë korrente u reduktuan, ndërsa inflacioni erdhi në rritje.

Paralelisht me zhvillimet në sektorin real, normat e interesit në tregjet financiare mbetën

të ulëta dhe treguesit e shëndetit të sistemit financiar erdhën në përmirësim. Në veçanti, raporti i

kredive me probleme zbriti në 13,2% në fund të vitit, një reduktim ky prej rreth 5 pikësh

përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

8

Të gjithë këta indikatorë tregojnë një përmirësim të pozicionit ciklik të vendit dhe ofrojnë

sinjale inkurajuese për perspektivën e rritjes ekonomike në të ardhmen.

Banka e Shqipërisë dha kontributin e saj në përmirësimin e ambientit ekonomik dhe

financiar. Ky kontribut u materializua nëpërmjet zbatimit të një politike monetare stimuluese, e

cila mbështeti rritjen e ekonomisë, të punësimit, të pagave dhe të inflacionit; nëpërmjet

mbikëqyrjes së kujdesshme dhe përqasjes proaktive të rregullimit bankar, duke ndihmuar

përmirësimin e treguesve të aktivitetit të sektorit bankar; nëpërmjet rritjes së sigurisë së sistemit

bankar; nëpërmjet ngritjes së strukturave të specializuara, për të administruar ndërhyrjet e

ristrukturimet e nevojshme te bankat me vështirësi paguese; nxitjes së zhvillimit e funksionimit

eficient të sistemit të pagesave; nxitjes së edukimit financiar; forcimit të mëtejshëm të

institucioneve të bankës qendrore; nëpërmjet investimit të vazhdueshëm për rritjen e

profesionalizmit, të pavarësisë, llogaridhënies dhe transparencës, si dhe nëpërmjet bashkëpunimit

dhe shkëmbimit të informacioneve e opinioneve me partnerë të brendshëm e të jashtëm.

Aktiviteti ynë i vitit 2017 ka pasur si udhërrëfyes strategjinë afatmesme të zhvillimit, për

periudhën 2016-2018.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë i ka kushtuar vëmendje të veçantë zbatimit të

rekomandimeve të lëna nga ky komision në rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës

së Shqipërisë për vitin 2016”.

Në fillim, do të doja të bëja një përmbledhje të aktiviteteve të Këshillit Mbikëqyrës, në

ushtrimin e funksionit të tij si organi më i lartë vendimmarrës i Bankës së Shqipërisë.

Veprimtaria e Këshillit Mbikëqyrës dhe forcimi i qeverisjes së institucionit.

Këshilli Mbikëqyrës ka ushtruar veprimtarinë e tij në përputhje me dispozitat e ligjit

organik dhe me procedurat e parashikuara në rregulloret e brendshme për organizimin dhe

funksionimin e tij.

Në ushtrim të detyrave të tij, gjatë vitit 2017, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

zhvilloi 15 mbledhje dhe mori 82 vendime. Gjithashtu, gjatë këtij viti, ai miratoi 29 rregullore

dhe 1 udhëzim me zbatim të përgjithshëm.

Si organi më i lartë përgjegjës për Bankën e Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës ka pasur në

vëmendje jo vetëm realizimin e objektivave ligjorë të bankës, por edhe forcimin e qeverisjes

institucionale të bankës, si një premisë kryesore për rritjen e besueshmërisë së saj.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

9

Gjatë vitit 2017 u përditësua strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë, së

bashku me buxhetin afatmesëm.

Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë përcakton objektivat kryesorë

për periudhën trevjeçare 2018-2020. Ajo përcakton prioritetet në funksionet kryesore të Bankës

së Shqipërisë dhe në zhvillimin e shërbimeve mbështetëse.

Në këtë mënyrë, Banka e Shqipërisë ka adoptuar modelin e një numri bankash të sistemit

europian të bankave qendrore, të cilat kanë një sistem të dyfishtë planifikimi strategjik.

Së pari, një proces madhor planifikimi, një herë në 3-5 vjet.

Së dyti, një proces të përvitshëm përditësimi.

Shtrirja e kohëzgjatjes së zbatimit siguron mbështetjen e duhur planifikuese për buxhetin

orientues afatmesëm të Bankës së Shqipërisë, për vitet 2019 dhe 2020.

Për herë të parë këtë vit, shpenzimet kapitale dhe projektet e përfshira në buxhet, u

miratuan paraprakisht në Komitetin e Shpenzimeve Kapitale, një organ i krijuar si masë kontrolli

mbi shpenzimet për investime të mëdha.

Me qëllim forcimin e procesit të auditimit të brendshëm, në vitin 2015 u krijua Komiteti i

Auditit, i cili përbëhet nga tre anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës. Gjatë vitit 2017, ky Komitet ka

ushtruar detyrat e tij në mbështetje të forcimit të linjave të kontrollit të brendshëm dhe të

jashtëm. Ai ka kryer takime të rregullta dhe pa praninë e administratorëve, me Inspektorin e

Përgjithshëm. Realizimi i këtyre takimeve u ka mundësuar anëtarëve të Komitetit njohjen e

sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe procedurat e administrimit të rreziqeve. Me propozim të

inspektorit të Përgjithshëm dhe pas konsultimit në Komitetin e Auditimit, Këshilli Mbikëqyrës

miratoi për herë të parë nivelin e tolerancës ndaj rrezikut operacional në Bankën e Shqipërisë.

Aktiviteti i Këshillit Mbikëqyrës është pasqyruar me besnikëri në njoftimet tona

periodike për shtyp.

Politika monetare e Bankës së Shqipërisë.

Vendimmarrjet e politikës monetare mbështeten në një kuadër të plotë, konsistent e

transparent analizash dhe parashikimesh makroekonomike. Pas tyre qëndron gjithë gama e

informacionit të disponuar në kohën e vendimmarrjes, si dhe ekspertiza dhe gjykimi i

specialistëve të bankës mbi trendet e zhvillimit ekonomik dhe mekanizmin e transmetimit të

politikës monetare.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

10

Arsyet e vendimmarrjes sonë për të ruajtur kursin stimulues të politikës monetare gjatë

vitit 2017, si dhe vlerësimin e efekteve të kësaj politike në ekonomi, do t’i diskutoj në vijim.

Zhvillimet ekonomike dhe politika monetare gjatë vitit 2017.

Ekonomia shqiptare pati një ecuri pozitive gjatë vitit 2017. Vëllimi i aktivitetit ekonomik

erdhi në rritje, kapacitetet e pashfrytëzuara në tregun e punës u reduktuan, ndërsa treguesit

kryesorë të stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit shënuan përmirësim.

Më lejoni të sjell disa shifra për ilustrim.

Sipas statistikave të INSTAT-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3,8% gjatë vitit

2017, duke regjistruar një dinamikë pozitive, në krahasim me rritjet prej 2,2 % dhe 3,4% të

shënuara gjatë viteve 2015 dhe 2016. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik rezultoi me bazë të gjerë.

Nga këndvështrimi i kërkesës agregate, ai u mbështet nga rritja e konsumit, e investimeve dhe e

eksporteve. Nga ky zgjerim i kërkesës agregate përfituan kryesisht sektori i shërbimeve, ai i

industrisë dhe ai i ndërtimit.

Një zhvillim i spikatur për vitin 2017 ishte ecuria pozitive e sektorit të turizmit, i cili

siguroi një impuls pozitiv në rritjen ekonomike. Së bashku me nivelet e larta të investimeve të

huaja direkte, ai ndikoi gjithashtu në rritjen e të hyrave valutore në ekonominë shqiptare.

Punësimi u rrit me 3,3% gjatë vitit 2017, i ndikuar në masë të madhe nga rritja e

punësimit në sektorin e shërbimeve. Paralelisht me rritjen e punësimit, shkalla e papunësisë u ul,

nga 14,2% në fund të vitit 2016 në 13,4% në fund të vitit 2017.

Deficiti i llogarisë korrente zbriti në një mesatare prej 6,9% të PBB-së gjatë vitit 2017,

nga niveli 7,6% i një viti më parë. Përmirësimi i tij reflektoi rritjen e aktivitetit turistik dhe të

shërbimeve të tjera të biznesit.

Treguesit fiskalë shënuan konsolidim, duke u reflektuar në një nivel të ulët të deficitit

buxhetor dhe në ruajtjen e kontrollit mbi borxhin publik.

Në aspektin financiar, sistemi bankar i vendit ruajti tregues të mirë të likuiditetit, të

përfitueshmërisë dhe të kapitalizimit.

Situata financiare e bizneseve ka ardhur në përmirësim, ashtu sikurse ilustrohet nga

nivelet e larta të likuiditetit të tyre dhe rënia progresive e treguesit të kredive me probleme.

Së fundi, inflacioni erdhi në rritje, duke shënuar nivelin mesatar prej 2%, nga 1,3% një

vit më parë. Kahu rritës i tij pasqyroi përmirësimin e aktivitetit ekonomik, por niveli i tij nën

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

11

objektiv, reflekton operimin e ekonomisë nën potencial, nivelin e ulët të inflacionit në vendet

partnere, si dhe fortësinë e kursit të këmbimit.

Do të doja të ndalesha pak më gjatë tek faktori i fundit, ai i kursit të këmbimit.

Forcimi i lekut gjatë dy viteve të fundit ka qenë në vëmendjen e Bankës së Shqipërisë, si

pasojë e ndikimit të gjithanshëm që ka ky faktor mbi treguesit e përgjithshëm ekonomikë e

financiarë, përfshirë dhe inflacionin.

Analizat tona tregojnë se tendenca mbiçmuese e kursit të këmbimit pasqyron

përmirësimin e faktorëve fondamentalë, të tillë si ngushtimi i deficitit tregtar dhe i atij të

llogarisë korrente, nivelet e larta të prurjeve valutore në formën e investimeve të huaja direkte, si

dhe rritjen e besimit ndaj monedhës kombëtare në tregun e brendshëm financiar. Për sa kohë që

ky mbiçmim përfaqëson efektin e faktorëve të qëndrueshëm ekonomikë e financiarë, ai nuk sjell

pasoja të dëmshme për ekonominë shqiptare. Megjithatë, efektet e tij shfaqen në formën e

presioneve të reduktuara inflacioniste në tregun e brendshëm shqiptar.

Forcimi i lekut vlerësohet të ketë reduktuar inflacionin e vitit 2017 me 0,2-0,3 pikë

përqindje.

Në kontekstin e shfrytëzimit ende jo të plotë të kapaciteteve prodhuese dhe presioneve të

dobëta inflacioniste, Banka e Shqipërisë ruajti të pandryshuar kahun dhe intensitetin e stimulit

monetar gjatë vitit 2017. Norma bazë e interesit ruajti nivelin e ulët historik prej 1,25%, duke

krijuar premisa për uljen e kostove të financimit në sektorit real. Injektimi i likuiditetit në tregun

ndërbankar u rrit në vëllim dhe në kohëzgjatje mesatare, duke mundësuar funksionimin normal të

tregjeve financiare.

Politika monetare stimuluese ka rezultuar efektive në nxitjen e kërkesës së brendshme, e

cila ka qenë dhe burimi kryesor i rritjes ekonomike. Efektet e politikës monetare janë të

prekshme në disa drejtime:

Së pari, në uljen e kostove për financimin e konsumit dhe të investimeve.

Reduktimi kumulativ i normës bazë të interesit me 5 pikë përqindje nga fillimi i vitit

2009, është shoqëruar me rënien kumulative të normave të interesit të kredisë, të bonove 12-

mujore të thesarit dhe të depozitave në lekë, përkatësisht me 6,9, 4,5 dhe 6,6 pikë përqindje.

Normat e ulëta të interesit kanë rritur kërkesën për kredi të reja dhe kanë ulur koston e shërbimit

të kredive ekzistuese. Në përgjigje të tyre, vëllimi i kredisë në lekë për sektorin privat u rrit me

7,2% në vitin 2017, duke qenë kontribuuesi kryesor i rritjes së kredisë totale. Norma e rritjes së

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

12

kësaj të fundit ishte vetëm 3,3%, në përgjigje të kërkesës ende të dobët për kredi dhe të

politikave ende konservatore të bankave ndaj kredidhënies.

Kostoja e shërbimit të kredive ekzistuese është reduktuar. Ky kursim financiar krijon

hapësira për rritjen e konsumit dhe të investimeve, nëpërmjet përdorimit të fondeve të veta;

Së dyti, në reduktimin e pasigurive të agjentëve ekonomikë.

Komunikimi i kursit të ardhshëm të politikës monetare ka garantuar sektorin privat se

stimuli monetar do të jetë i pranishëm edhe gjatë tremujorëve në vazhdim, duke nxitur orientimin

e tyre drejt konsumit e investimit.

Së treti, në zbutjen e presioneve mbiçmuese të kursit të këmbimit, duke ndihmuar

përmirësimin e bilancit të shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e mëtejshme të aktivitetit ekonomik.

Së katërti, në forcimin e stabilitetit financiar.

Ambienti financiar me interesa të ulëta ka ndihmuar përmirësimin e bilanceve financiare

të kredimarrësve, nëpërmjet nxitjes së kërkesës agregate, lehtësimit të kostos së shërbimit të

borxhit, si dhe nëpërmjet inkurajimit të ristrukturimit të bizneseve dhe kredive ekzistuese.

Vlerësimet tona për impaktin e politikës monetare tregojnë se kontributi i saj në rritjen

ekonomike për vitet 2015, 2016 dhe 2017 është përkatësisht rreth 0,2, 0,4 dhe 0,7 pikë

përqindjeje. Përtej ndikimit në normat e rritjes, kontributi pozitiv i politikës monetare ka ndikim

kumulativ edhe në nivelin e aktivitetit ekonomik. Për vitin 2017, efekti i politikës monetare

stimuluese në nivelin e aktivitetit ekonomik në vend vlerësohet rreth 1,3 pikë përqindjeje.

Rritja e kërkesës agregate ka sjellë rritjen e punësimit dhe përmirësimin e shkallës së

shfrytëzimit të kapaciteteve, duke nxitur forcimin e presioneve afatmesme inflacioniste.

Megjithatë, inflacioni vijon të mbetet poshtë objektivit tonë. Persistenca e inflacionit të ulët ka

qenë në fokus të analizave të bankës së Shqipërisë. Konsensusi i këtyre analizave është se

politika monetare ka qenë dhe mbetet efektive për të stimuluar kërkesën agregate dhe për të

garantuar stabilitetin e çmimeve në afatin e mesëm e të gjatë.

Në këto rrethana, Banka e Shqipërisë mbetet e bindur se kthimi i ekonomisë në potencial

dhe shfrytëzimi më i plotë i kapaciteteve prodhuese, do të shoqërohen me një rritje më të shpejtë

të pagave dhe të kostove të prodhimit. Për rrjedhojë, inflacioni parashikohet të kthehet në

objektiv brenda vitit 2019.

Ky parashikim është i kushtëzuar nga ruajtja e kursit stimulues të politikës monetare për

tremujorët në vijim, si dhe faktorizon vijimin e procesit të konsolidimit fiskal. Vazhdimi i

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

13

konsolidimit fiskal ka mundësuar një përcjellje më të mirë të stimulit monetar në ekonomi dhe ka

ndihmuar në reduktimin e dobësive fiskale dhe në rritjen e rezistencës së sektorit publik ndaj

sfidave të së ardhmes.

Bashkërendimi i politikës monetare me atë fiskale është jetik për forcimin e stabilitetit

makroekonomik të vendit dhe për sigurimin e një rritjeje ekonomike të qëndrueshme. Ne

vlerësojmë se miksi aktual i politikave makroekonomike është i përshtatshëm. Nga njëra anë, ai

ruan një kah rezultant stimulues të politikave kryesore ekonomike dhe, nga ana tjetër, adreson

dobësitë që vijnë nga niveli relativisht i lartë i borxhit publik.

Të nderuar anëtarë të komisionit,

Në përgjigje të rekomandimi tuaj për përmirësimin e vazhduar të mekanizmit të

transmetimit të politikës monetare, më lejoni të raportoj dhe të ndaj me ju pengesat e

identifikuara nga ne dhe matricën tonë të veprimit për adresimin e tyre.

Politika monetare dhe mekanizimi i transmetimit.

Në gjykimin tonë, përcjellja e efektit të politikës monetare në tregjet financiare dhe

ekonominë shqiptare, apo me fjalë të tjera mekanizmi i transmetimit, vijon të vuajë nga tre

pengesa strukturore.

Pengesa e parë është niveli relativisht i lartë i përdorimit të monedhës euro në tregjet

financiare dhe në ekonominë shqiptare. Shkalla e lartë e euroizimit vështirëson përcjelljen e

politikës monetare, duke reduktuar fushën e saj të veprimit, si dhe ekspozon agjentët privatë dhe

sistemin financiar ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit.

Duke njohur këtë fakt, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi “Për zgjerimin

e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare”. Në këtë

dokument të publikuar, në kuadër të objektivit për deeuroizimin, të gjitha institucionet

nënshkruese angazhohen të identifikojnë dhe të ndërmarrin veprime në sferat e tyre të

kompetencës.

Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë identifikoi një paketë masash, të cilat parashikojnë

zbatimin e normave të diferencuara për mbajtjen e rezervave të detyrueshme për detyrimet e

bankave në valutë dhe në lekë. Kjo masë synon inkurajimin e ndërmjetësimit financiar në lekë

nëpërmjet reduktimit relativ të kostos së tij. Gjithashtu, bankave do t’u kërkohet të plotësojnë

kërkesa më të larta likuiditeti për detyrimet në valutë. Për të rritur ndërgjegjësimin e

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

14

huamarrësve në valutë lidhur më rreziqet potenciale të kësaj forme huamarrje, bankave do t’u

kërkohet të sqarojnë me shembuj konkretë rreziqet e kredimarrjes në valutë, si dhe t’i ofrojnë

huamarrësit një kredi alternative dhe të krahasueshme në lek, pra në monedhën vendase.

Propozimet për këto masa janë diskutuar më industrinë bankare dhe janë përgatitur

ndryshimet e nevojshme në aktet rregullative, të cilat së shpejti hyjnë në fuqi.

Pengesa e dytë është gatishmëria ende e ulët e bankave për të zgjeruar kreditimin.

Kjo sjellje vijon të pasqyrojë efektin e dy faktorëve.

Së pari, politikat e reduktimit të ekspozimit ndaj vendeve të rajonit, përfshi dhe

Shqipërinë, të bankave mëma me origjinë nga Eurozona.

Së dyti, perceptimin e rrezikut të kreditit në vend.

Megjithëse bilancet e bankave në Shqipëri janë përmirësuar dhe rreziku i kreditit është

reduktuar, politikat për reduktimin e ekspozimit ndaj vendeve jashtë Bashkimit Europian mbeten

konservatore. Këto politika reflektojnë gjithashtu rregullat e reja mbikëqyrëse të vendosura nga

Autoriteti Bankar Europian (EBA) për reduktimin e ekspozimit të grupeve bankare europiane

ndaj vendeve të Europës Qendrore e Juglindore.

Në kuadër të trajtimit të këtij problemi, Banka e Shqipërisë ka nënshkruar në vitin 2015

një marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin e Autoriteteve Bankare Europiane, me qëllim

shkëmbimin e informacionit dhe harmonizimin e politikave mbikëqyrëse.

Sa u takon kredive me probleme, Banka e Shqipërisë vijon të jetë e angazhuar për

zbatimin e masave në kuadër të planit kombëtar për uljen e nivelit të tyre.

Ulja e rrezikut të kreditit, paralelisht me përmirësimin e bilancit të bankave dhe rritjen e

ekonomisë, duhet të shoqërohen me politika më realiste kreditimi nga ana e sistemit bankar. Kjo

është një thirrje e përsëritur nga ana jonë në daljet publike që kemi bërë.

Ndjekja e politikave të tilla do të krijonte premisa për plotësimin e nevojave për

financimin e ekonomisë, të cilat pritet të vijnë në rritje në të ardhmen.

Pengesa e tretë është shkalla e zhvillimit të tregjeve financiare dhe diapazoni i ngushtë i

instrumenteve financiare.

Gjatë vitit 2017, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe

Ekonomisë dhe Bankën Botërore, ka eksploruar opsionet për zhvillimin e tregut dytësor të

letrave me vlerë të qeverisë dhe për përmirësimin e funksionimit të tregut primar.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

15

Ky projekt do t’i shërbejë rritjes së tregtimit të letrave me vlerë të qeverisë, rritjes së

bazës së investitorëve dhe formimit të një kurbe yield-esh përfaqësuese për ekonominë. Një

kurbë e tillë mundëson një administrim më të mirë të likuiditetit, për të gjithë agjentët financiarë,

si dhe një përcjellje më të mirë të politikës monetare në tregjet financiare. Megjithatë, theksoj se

zhvillimi i tregjeve është një proces i gjatë dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë agjentëve

ekonomikë dhe financiarë në ekonomi.

Duke iu rikthyer kontributit të Bankës së Shqipërisë në përmirësimin e gjithanshëm të

kontekstit ekonomik e financiar, dëshiroj që minutat në vazhdim t’i ndajmë për të prezantuar

punën e bërë për ruajtjen dhe promovimin e stabilitetit financiar.

Drejtimet kryesore të punës kanë qenë: forcimi i qëndrueshmërisë së sistemit bankar;

rritja e rezistencës së tij në përballimin e goditjeve dhe adoptimi i standardeve ndërkombëtare.

Stabiliteti financiar dhe ecuria e sektorit bankar.

Veprimtaria e sektorit bankar gjatë vitit 2017 ka qenë e qëndrueshme dhe mbështetëse

për ruajtjen e stabilitetit financiar. Pesha e aktiveve të sektorit bankar ndaj PBB-së shënoi 92,5%

në fund të vitit 2017.

Treguesit kryesorë financiarë të veprimtarisë së sektorit bankar u shfaqën në përmirësim,

ndërsa rezultati financiar neto i sektorit bankar është rritur dukshëm gjatë vitit 2017. Kthimi nga

aktivet e sistemit (RoA) arriti në nivelin 1,54% në dhjetor 2017, krahasuar me 0,7% një vit më

parë, ndërsa kthimi nga kapitali arriti në 15,7% nga 7,2% një vit më parë. Treguesi i

mjaftueshmërisë së kapitalit, shënoi nivelin 16,6% në fund të vitit 2017, duke u rritur me 0,2 pikë

përqindje në krahasim me një vit më parë.

Treguesit e monitoruar sugjerojnë zbutje të rreziqeve ndaj stabilitetit financiar. Në

veçanti, rreziku i kreditit shënoi ulje të ndjeshme gjatë këtij viti, sikurse ilustrohet nga rënia e

kredive me probleme. Rreziku i likuiditetit në veprimtarinë bankare vijon të jetë i ulët, ndërkohë

që ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të tregut mbetet i rëndësishëm.

Pavarësisht zhvillimeve pozitive, Banka e Shqipërisë ka vijuar punën për përmirësimin e

kapaciteteve të saj mbikëqyrëse dhe përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit rregullator.

Gjatë vitit 2017, u përgatit dhe u miratua strategjia e politikës makroprudenciale. Zbatimi

i politikës makroprudenciale u koordinua e u bashkërendua me një mbikëqyrje të kujdesshme

dhe proaktive nga ana e Bankës së Shqipërisë. Praktika mbikëqyrëse ka shënuar përmirësim në

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

16

drejtim të metodologjisë së kontrollit të bankave, përafrimit me standardeve e Bazelit, si dhe në

drejtim të adoptimit të praktikave më të mira ndërkombëtare.

Do të doja të veçoja përgatitjen e kuadrit rregullator për vlerësimin e brendshëm të

mjaftueshmërisë së kapitalit.

Ky kuadër u përgatit në frymën e parimeve të Bazelit dhe të direktivave të BE-së. Procesi

për vlerësimin e brendshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit është veçanërisht i rëndësishëm, pasi

plotëson perspektivën mbikëqyrëse me dimensionin vetëvlerësues të bankave.

Ndryshime të ndjeshme janë bërë edhe në procesin e parandalimit të pastrimit të parave,

nëpërmjet rishikimit të kuadrit rregullativ përkatës.

Gjatë vitit 2017 ka vazhduar puna për rishikimin e metodologjisë mbikëqyrëse, për

vlerësimin cilësor të qeverisjes korporative të bankave, të funksionimit dhe pavarësisë së

komiteteve të tyre, të strukturës së kontrollit të brendshëm, gjithashtu, në vlerësimin e rreziqeve

dhe të funksionimit të tyre.

Në këtë projekt, ne jemi partnerë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Pavarësisht progresit të arritur në reduktimin e kredive me probleme, nuk ka munguar

vëmendja për përmbushjen e objektivave vjetorë të bankave lidhur me ecurinë e kredive me

probleme, si dhe hartimin e planeve të rimëkëmbjes dhe të zgjidhjes të kredimarrësve të

mëdhenj.

Në përmbushje të kërkesave tona, bankat raportojnë periodikisht te Banka e Shqipërisë

për nivelin e marrëdhënieve të tyre me çdo kredimarrës, si dhe pritjet dhe planet për zhvillimet e

ardhshme.

Me asistencën e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar është duke u

hartuar një kuadër rregullativ, i cili synon të nxisë bashkëpunimin dhe koordinimin e bankave

për adresimin e kredimarrësve të përbashkët.

Vëmendje të veçantë kanë marrë proceset konsoliduese me bashkimin e pritshëm të dy

bankave në Shqipëri, si dhe planet strategjike për ripozicionimin në treg, në varësi të faktorëve

afatshkurtër dhe afatgjatë.

Paralelisht me punën për përmirësimin e kuadrit rregullator dhe adoptimin e standardeve

më të mira ndërkombëtare, prioritet i lartë u është dhënë edhe ekzaminimeve në vend, të kryera

nga mbikëqyrja e Bankës së Shqipërisë.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

17

Gjatë vitit 2017 janë zhvilluar 14 ekzaminime të plota dhe të pjesshme të subjekteve

banka, jobanka, si dhe të shoqërive të kursim-kreditit.

Ekzaminimet treguan se sektori bankar është përmirësuar në drejtim të cilësisë së

politikave të brendshme dhe të zbatimit të tyre, ngritjes së proceseve të përshtatshme për

administrimin e rrezikut, si dhe zbatimit të kuadrit rregullativ mbikëqyrës.

Nga ana tjetër, subjektet financiare jobanka vlerësohet se kanë ende hapësira për të

siguruar efektivitetin, pavarësinë dhe autoritetin e duhur. Disa prej shoqërive të kursim-kreditit u

ekzaminuan për herë të parë pas përfundimit të procesit të konsolidimit dhe shkëputjes së tyre

nga unionet.

Gjatë vitit 2017, hyri në fuqi ligji “Mbi rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme

në banka, në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj njeh Bankën e Shqipërisë si autoritet i ndërhyrjes

së jashtëzakonshme për bankat dhe degët e bankave të huaja që ushtrojnë aktivitetin e tyre në

Republikën e Shqipërisë. Ky ligj përbën një tjetër hap në drejtim të adoptimit të standardeve

europiane dhe në kuadrin rregullator të Bankës së Shqipërisë. Përmes përmbushjes së funksionit

si autoritet i ndërhyrjes së jashtëzakonshme, Banka e Shqipërisë rrit sigurinë e sistemit bankar në

vend.

Në zbatim të kërkesave ligjore, u themelua dhe Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, i

cili do të mundësojë zbatimin e instrumenteve të ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Gjatë këtij viti, gjithashtu, ne hartuam metodologjinë për llogaritjen e kontributeve që

secila bankë duhet të derdhë si dhe procedurën për kryerjen e pagesës së tyre me këtë fond.

Metodologjia e përllogaritjes dhe mënyra e administrimit të fondit ishte temë e takimeve

informuese me bankat dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave.

Në gjykimin tonë, politikat e ndjekura dhe masat e ndërmarra i kanë shërbyer promovimit

të stabilitetit monetar e financiar, duke kontribuar në ruajtjen e ekuilibrave ekonomiko-

financiarë, të nevojshëm për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit.

Në vijim do të ndalem shkurtimisht në punën e bërë nga Banka e Shqipërisë në drejtim të

mbështetjes dhe promovimit të zhvillimit të sistemit të pagesave.

Funksionimi i sistemeve të sigurta dhe efikase të pagesave.

Në kuadër të forcimit të mbikëqyrjes së sistemeve të pagesave dhe instrumenteve të

pagesave, Banka e Shqipërisë ka punuar për përafrimin e bazës rregullatore me parimet

ndërkombëtare, që garantojnë sigurinë dhe promovojnë efikasitetin e sistemeve të pagesave.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

18

Një punë voluminoze është bërë për hartimin e projektligjit për shërbimet e pagesave, i

cili përafron zbatimin e direktivës së Bashkimit Europian për shërbimet e pagesave.

Zbatimi në praktikë i kësaj direktive, pritet të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e

sigurisë dhe efikasitetit të shërbimeve të pagesave nëpërmjet nxitjes së konkurrencës, rritjes së

transparencës dhe përcaktimit të qartë të të drejtave dhe detyrimeve të ofruesve dhe përdoruesve

të këtyre shërbimeve. Gjithashtu, ky projektligj adreson rreziqet që mbart zbatimi i risive

teknologjike (Fin-Tech) në shërbimet e pagesave.

Aktualisht, Banka e Shqipërisë është në proces konsultimi dhe finalizimi të këtij

projektligji. Miratimi i këtij projektligji përbën një hap të rëndësishëm në zbatimin e

rekomandimeve të Komisionit Europian, për lëvizjen e lirë të kapitalit dhe aderimin në tregun e

vetëm të pagesave në euro (SEPA).

Banka e Shqipërisë luan dhe rolin e reformatorit të sistemeve të pagesave.

Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë ka vijuar punën për konsolidimin e bashkëpunimit

ndërinstitucional, nëpërmjet funksionimit të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave

(KKSP), ku mban pozicionin drejtues të këtij komiteti. Nëpërmjet Komitetit, janë iniciuar një

sërë projektesh, ku si më kryesorët përmendim: hartimin dhe zbatimin e projektstrategjisë për

reformimin e tregut të pagesave me vlerë të vogël, rritjen e përfshirjes financiare dhe vlerësimin

e tregut të remitancave.

Realizimi me sukses i objektivave kryesorë ligjorë është mbështetur në një sërë

funksionesh të tjera të Bankës së Shqipërisë.

Lidhur me aktivitetet e tjera të Bankës së Shqipërisë do të doja të pamendja shkurt:

Në fushën e statistikave ka vijuar puna për përafrimin metodologjik të statistikave me

standardet ndërkombëtare dhe harmonizimin e tyre sipas acquis communautaire. Konkretisht,

janë rishikuar metodologjitë për përgatitjen e treguesve të shëndetit financiar, ato të normave të

interesit, të llogarive financiare, të rezervës ndërkombëtare etj.

Për herë të parë u miratua Kodi i Praktikave për Statistikat në Bankën e Shqipërisë, i cili

siguron integritet, cilësi, akses dhe konfidencialitet në përdorimin dhe raportimin e statistikave,

sipas standardeve ndërkombëtare.

Gjithashtu, për herë të parë, Banka e Shqipërisë bëri publike politikën dhe kalendarin e

rishikimit të statistikave, të cilat sigurojnë transparencën e plotë lidhur me rishikimin e

statistikave të publikuara.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

19

Që prej qershorit, Shqipëria zbaton sistemin e përmirësuar të shpërndarjes së të dhënave

të përgjithshme të FMN-së (GDDS), ku një pjesë e statistikave hartohet nga Banka e Shqipërisë.

Lidhur me administrimin e rezervës valutore, janë bërë ndryshime rregullative, të cilat

synojnë të qartësojnë funksionin e administrimit të rezervës valutore, përgjegjësitë e strukturave

vendimmarrëse, si dhe zgjerojnë gamën e instrumenteve të investimit, në përputhje me politikat e

miratuara.

Rezerva valutore, në fund të vitit rezultoi rreth 3 miliardë euro, e mjaftueshme për të

mbuluar 6,7 muaj importe mallrash dhe shërbimesh ose 178% të borxhit të huaj afatshkurtër.

Kthimi nga investimi i saj rezultoi lehtësisht negativ dhe u ndikua tërësisht nga normat e

ulëta të interesit në monedhën euro në tregjet ndërkombëtare.

Analizat ekonomike dhe financiare dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë janë mbështetur

nga një punë e gjerë kërkimore brenda institucionit.

Banka e Shqipërisë gjykon se investimi në burime njerëzore dhe teknike në kërkim, është

gjithnjë dobiprurës, duke parë dinamikën e shpejtë të ndryshimeve strukturore në ekonomi dhe

në tregjet financiare.

Fokusi kryesor i materialeve studimore gjatë vitit 2017 ka qenë transmetimi i politikës

monetare, ruajtja e stabilitetit financiar dhe mbikëqyrja bankare, si dhe bashkëveprimi midis

këtyre dy objektivave.

Rezultatet e studimeve janë ndarë me ekspertë vendas dhe të huaj në panele shkencore, si

dhe janë publikuar në materiale studimore. Gjithashtu, me ndihmën e ekspertëve të huaj ka vijuar

puna për përmirësimin e modeleve makroekonomike dhe statistikore, mbi të cilat mbështeten

projeksionet e Bankës së Shqipërisë.

Komunikimi me publikun përbën një hallkë të rëndësishme në aktivitetin e Bankës së

Shqipërisë, për rritjen e transparencës dhe të besueshmërisë së institucionit. Rrugët klasike të

komunikimit janë plotësuar edhe me platformat digjitale, si Twitter, YouTube dhe Flickr.

Banka e Shqipërisë ka vijuar praktikën e organizimit të konferencave shkencore dhe

forumeve kombëtare e ndërkombëtare, në interes të shkëmbimit të opinioneve me partnerët dhe

grupet e interesit, vendas dhe të huaj.

Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar në zgjerimin e kulturës financiare të publikut.

Kjo, sepse një publik i informuar kupton më mirë dhe reagon më drejt ndaj vendimeve të bankës

qendrore dhe vendimeve financiare në përgjithësi.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

20

Po ashtu, një publik i edukuar është në gjendje të administrojë më mirë financat e tij

personale. Me ngritjen e muzeut brenda Bankës së Shqipërisë, ky angazhim është konkretizuar

më tej. Gjatë vitit 2017, aty janë organizuar një sërë veprimtarish edukuese, të cilat kanë

mbledhur akademikë të fushave të ndryshme për të ndarë njohuritë e tyre me publikun e gjerë.

Banka e Shqipërisë ka forcuar bashkëpunimin me institucione vendase dhe të huaja,

nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, konsultimit dhe projekteve të përbashkëta. Gjatë vitit

2017 u nënshkruan disa memorandume bashkëpunimi, me partnerë vendas dhe të huaj.

Element i llogaridhënies së institucionit është edhe ai mbi mirëqeverisjen e tij në terma të

ecurisë së proceseve të punës, eficiencës së përdorimit të burimeve dhe të administrimit të

rrezikut.

Për këtë arsye, më lejoni të përmend dhe përmirësimet kryesore që janë bërë në drejtim të

sistemeve të kontrollit të brendshëm.

Kontrolli i brendshëm është një veprimtari e pavarur nga administrimi dhe kjo pavarësi

sigurohet nëpërmjet inspektorit të Përgjithshëm, të emëruar nga Kuvendi.

Viti 2017 ka qenë periudha e konsolidimit të funksionit të administrimit të rrezikut

operacional. Qëllimi i administrimit të rrezikut operacional është të miradministrojë pasiguritë

dhe të informojë vendimmarrjen mbi rreziqet që mund të pengojnë arritjen e objektivave të

bankës, apo të kenë ndikime negative financiare dhe/ose reputacionale.

Niveli i maturitetit të aktivitetit të administrimit të rrezikut operacional, i vlerësuar nga

ekspertët ndërkombëtarë, u rrit në kategorinë “i menaxhuar”, duke kapërcyer nivelin bazik.

Ky nivel maturiteti tregon se politika e administrimit të rrezikut operacional udhëhiqet

nga një matricë rreziku dhe një strukturë qeverisëse e mirëpërcaktuar.

Gjatë vitit, u realizua dhe zbatimi i aplikacionit për menaxhimin e automatizuar të

auditimeve dhe të procesit të menaxhimit të rrezikut operacional.

Gjatë vitit 2018, pritet që pjesa më e madhe e aktivitetit të auditimit të brendshëm të

realizohet dhe të dokumentohet në sistemin e ri. Automatizimi i vlerësimit të rrezikut për qëllime

auditimi mundëson planifikimin e auditimeve të bazuara plotësisht në rrezik, sikundër është

praktika ndërkombëtare.

I nderuar zoti Kryetar,

Të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë,

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

21

Në përfundim të fjalës, dua t’ju siguroj se Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbetet e

përkushtuar për respektimin e objektivave të saj ligjorë, si dhe për zbatimin e detyrave e

angazhimeve tona institucionale.

Jam i bindur se ekonomia dhe sistemi financiar shqiptar do të vijojnë të gjejnë te Banka e

Shqipërisë një partner të besueshëm, profesional dhe transparent.

Ju falënderoj për vëmendjen tuaj dhe durimin!

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Guvernator!

Fjalën e ka zoti Anastas Angjeli, si relator i komisionit, lidhur me këtë çështje.

Anastas Angjeli – Të nderuar kolegë,

I nderuar Guvernator,

Bazuar në raportin e paraqitur, në analizat e bëra deri tani, gjithashtu, në raportet e

paraqitura edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, mund të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm

të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2017. Konstatoj se ajo ka ushtruar veprimtarinë

e saj në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore, si dhe ka vijuar të ndjekë një politikë

monetare stimuluese, duke ndikuar në rritjen e kërkesës agregate, në rritjen e punësimit,

përmirësimin e bilanceve të biznesit, fuqizimin e rritjes ekonomike dhe forcimin e stabilitetit

makroekonomik të vendit dhe të qëndrueshmërisë financiare.

Pa dyshim, kjo politikë e ndjekur ka krijuar kushtet për kthimin e inflacionit brenda

objektivit për një periudhë afatmesme. Nga ana tjetër mund të konstatojmë se mbikëqyrja e

sistemit bankar ka qenë e kujdesshme dhe kuadri rregullator është zgjeruar dhe përmirësuar duke

ndikuar në përmirësimin e parametrave të shëndetit bankar, të rritjes së sasisë së bankave dhe të

ndërmjetësimit financiar.

Përmirësimi i kuadrit rregullator për sistemin e pagesave ka synuar rritjen e eficiencës së

tij, si dhe mbrojtjen dhe zgjerimin e shkallës së përfshirjes së konsumatorit.

Dua të theksoj që në fillim se politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë i është

përmbajtur objektivit kryesor të misionit që ka, që është arritja dhe ruajtja e stabilitetit të

çmimeve.

Kjo ka krijuar një mjedis ekonomik me çmime të qëndrueshme në vendin tonë; u ka

mundësuar familjeve dhe bizneseve të marrin vendime të rëndësishme, por të mirinformuara, për

konsum, për kursim, për investime; ka ndihmuar në ruajtjen e fuqisë blerëse dhe ka parandaluar

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

22

shpërndarjen e paparashikuar të të ardhurave; ka krijuar lehtësi për shpërndarjen eficiente të

burimeve në ekonominë tonë dhe gjithashtu ka promovuar një stabilitet financiar në vend.

Në këtë mënyrë, politika monetare gjatë vitit 2017 ka nxitur rritjen e qëndrueshme

afatgjatë të ekonomisë së vendit dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike,

mirëqenien ekonomike dhe atë shoqërore në vend.

Pa dashur të përsëris ato që raportoi Guvernatori dhe vlerësimet që ai bëri për zhvillimet

ekonomike në vend dhe për situatën ekonomike, e cila vazhdon të ruajë trendin rritës të saj (gjatë

vitit 2017 ka arritur rezultatin e rritjes ekonomike 3,84%), pa dashur të ribëj edhe njëherë

vlerësimet për situatën e përmirësuar në deficitin e llogarisë korrente në ruajtjen e të njëjtit nivel

pothuajse të deficitit primar, të stabilitetit të sistemit financiar, të sistemit bankar, të stabilitetit të

treguesve makroekonomikë dhe të ruajtjes së inflacionit brenda objektivit, të uljes së papunësisë

gjatë vitit 2017, të rolit të përdorimit të instrumenteve të politikës monetare në nxitje të

ekonomisë, sidomos të kreditimit të ekonomisë dhe të zbatimit të masave në vazhdimësi për

uljen e kredive të këqija, mund të them se Banka e Shqipërisë, referuar raportit të vitit të kaluar

dhe vitit 2016, si dhe një sërë rekomandimeve që Komisioni i Ekonomisë bëri, konstatoj me

kënaqësi se, përgjithësisht, të gjitha rekomandimet e bëra nga Komisioni i Ekonomisë dhe

Kuvendi i Shqipërisë janë plotësuar. Ndonjë rekomandim, që ende nuk është plotësuar plotësisht,

është në proces për t’u plotësuar dhe ne rekomandojmë të vazhdojë plotësimi përfundimtar i tij

gjatë vitit 2018.

Konstatoj me kënaqësi se Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë monetare

lehtësuese, stimuluese, të harmonizuar me politikën fiskale dhe konsoliduese, duke krijuar kushte

për kthimin e inflacionit brenda objektivave. Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë masa në drejtim të

transmetimit të politikës monetare në tregjet financiare dhe në ekonominë reale. Duke

përmirësuar këtë proces, ka zbatuar politikat nxitëse për kreditimin e ekonomisë si një instrument

apo kanal kryesor përmes të cilit transmetohet politika monetare, ka rritur eficiencën e rolit

mbikëqyrës ndaj sektorit bankar duke bërë në këtë mënyrë që të forcohet më tej sistemi bankar,

si dhe të menaxhohet me kujdes problemi i rënies së kredive të këqija, si dhe ka ndërmarrë disa

masa për reduktimin në mënyrë graduale të nivelit të euroizimit të ekonomisë.

Besoj se të gjithë ne, por edhe publiku, kemi dijeni për programin e Bankës së Shqipërisë

në bashkëpunim me qeverinë për deeuroizimin e ekonomisë. Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë

masat për të kufizuar ekspozimin e sektorit bankar ndaj rreziqeve të brendshme dhe të jashtme.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

23

Padyshim, të gjitha këto bëjnë pjesë në konstatimet e realizimit të disa objektivave kryesore të

Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2018, por, veçanërisht, edhe të rekomandimeve që ne kishim

bërë në vitin 2017.

Nisur nga plotësimi i rekomandimeve të vitit 2017, nga raporti i paraqitur, nga analizat e

bëra për politikat të ndjekura nga Banka e Shqipërisë dhe duke e konsideruar shumë pozitive

veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë në përputhje me objektivat e saj, për vitin 2018 ne kërkojmë

vëmendjen e Bankës së Shqipërisë në disa drejtime. Natyrisht, një pjesë e tyre janë pjesë e

misionit të Bankës, por kërkohet të mbetet vëmendja në vazhdimësi në këto drejtime:

Së pari, rekomandojmë që përqendrimi i punës së Bankës së Shqipërisë të mbetet në

detyrën kushtetuese të saj, që është ruajtja e stabilitetit të çmimeve, si objektivi kryesor i

politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Kjo të mbetet në fokusin e veprimtarisë së vet.

Padyshim, kjo ka qenë, është dhe do të mbetet, por kërkohet një forcim i bashkëpunimit të

institucionit me institucionet e tjera partnere, brenda dhe jashtë vendit, me rritjen e fleksibilitetit

të instrumenteve të politikës monetare dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregut të parasë dhe tregut

sekondar të titujve të qeverisë si dhe përmirësimin e infrastrukturës së AFISaR-it.

Së dyti, kërkojmë vëmendjen tuaj për ruajtjen dhe konsolidimin e mëtejshëm, sikurse e

ka bërë deri tani më së mirë, të stabilitetit makroekonomik dhe financiar të vendit, duke vazhduar

politikën stimuluese për të krijuar premisa të nevojshme për ruajtjen dhe kthimin e inflacionit

gjithnjë brenda tagrave, me qëllim që të vazhdojë mbështetja e gjallërimit të ekonomisë ashtu

sikurse ndodhi edhe në vitin 2018, ku nga 1,2% arritëm t’i afrohemi objektivit 2% duke i dhënë

një shtysë të mëtejshme zhvillimit të ekonomisë.

Së treti, Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë të jetë në rolin e saj si garantuese e një

sistemi financiar të qëndrueshëm dhe eficient. Prandaj ky duhet të mbetet një objektiv tjetër i

rëndësishëm i saj me qëllim për të ndihmuar më tutje që politika monetare të jetë sa më eficiente.

Natyrisht, e konsiderojmë shumë pozitive punën për programin e deeuroizimit të

ekonomisë shqiptare, por në vazhdimësi kërkojmë të monitorohet situata, zbatimi i këtij

programi, zhvillimet financiare dhe ekonomike në vend për të vlerësuar efektet që do të japin

masat e këtij programi, me qëllim që rezultantja e gjithë këtij programi për deeurorizimin e

ekonomisë, në fund të fundit, të jetë pozitive për ekonominë shqiptare. Pra, ajo duhet parë në

kuadrin e gjithë ekonomisë shqiptare dhe jo të interesave të një institucioni, i cili për një moment

mund të pësojë vet një humbje të vogël. Ne duhet të shikojmë se si kjo masë do të përmirësojë

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

24

gjendjen e parave jashtë kanaleve të qarkullimit të ekonomisë në përgjithësi dhe të

konkurrueshmërisë së eksporteve shqiptare.

Së pesti, kërkojmë sigurimin e një veprimtarie bankare të shëndetshme. Natyrisht, kjo

kërkon vazhdimësinë e forcimit të mbikëqyrjes së saj. Përmirësimet e bëra në kuadrin rregullator

duhet të vazhdojnë, por gjithmonë të orientuara me standardet e Bazelit dhe legjislacionin e

Bashkimit Europian.

Së gjashti, adresimi i problemeve të mundshme të bankave në vështirësi financiare

mbetet një detyrim që vjen jo vetëm nga ligji për ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, por në

të njëjtën kohë, për përmirësimin dhe mbështetjen me kuadër rregullator, që të plotësohet fondi i

ndërhyrjes së jashtëzakonshme, si dhe të bashkëpunohet me institucionet e tjera vendase dhe të

huaja.

Së shtati, kërkojmë që gjatë periudhës në vazhdim të këtij viti të ndërmerren hapa

konkrete në bashkëpunim me autoritetet e tjera mbikëqyrëse të tregjeve financiare për

përmirësimin e mëtejshëm të tregut primar dhe zhvillimin e tregut dytësor të titujve të qeverisë,

ekzistenca e të cilit do të shtonte mundësinë e investimit. Edhe pse nuk është thjesht detyrë e

Bankës së Shqipërisë, roli mbështetës i bankës këtu është i nevojshëm. Banka e Shqipërisë duhet

të vazhdojë, sikurse dhe tani, bashkëpunimin me institucionet e tjera rregullatore që të kryej një

punë më intensive për ndërgjegjësimin e publikut lidhur me rreziqet që paraqesin fenomenet e

shfaqura edhe në vendin tonë, jo vetëm në ekonominë globale, të parasë virtuale, qoftë bitcoin

qoftë tjetër apo edhe të çdo forme tjetër të veprimtarisë spekulative që mund të konstatohet në

tregjet financiare.

Me këtë rast, meqë jemi në këtë takim, dua të theksoj për opinionin publik dhe median që

Banka e Shqipërisë e ka kryer rolin e vet, ka dalë me deklaratë, por kërkohet një ndërgjegjësim i

qytetarëve shqiptarë, i opinionit publik, për të mos rriskuar paratë e tyre në këto lloj skemash. Të

paktën deri më sot, paratë virtuale të përdorura kanë rezultuar të ngjashme me skemat

piramidale. Them deri më sot, sepse të ardhmen askush nuk e di. Të paktën, deri në këtë

moment, ajo që ka bërë Banka e Shqipërisë duhet të përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, sepse,

nga një vlerësim i jashtëm që është bërë, konstatohet se qytetarët shqiptarë kanë investuar në

skema të tilla (besoj se aq sa është dhënë në media është vërtetuar) dhe ajo që është më e

rrezikshmja, ka institucione jo të licencuara që veprojnë në mënyrë të fshehtë. Prandaj, u takon

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

25

organeve fiskale që t’i kontrollojnë ato dhe të mos lejojnë që qytetarët tanë të investojnë në këto

skema.

Së nënti, Banka e Shqipërisë duhet të bashkëpunojë më tepër në rolin e këshilluesit ndaj

institucioneve qeveritare për përmirësimin e ndryshimit të strukturës së borxhit në favor të një

borxhi që shkon më shumë për investimet në ekonomi.

Duhet të orientojë sistemin financiar drejt kredidhënies ndaj atyre sektorëve potencial dhe

prioriteteve të ekonomisë që ka shpallur qeveria, të cilat, natyrisht, kanë më shumë kërkesë dhe

më pak risk, në mënyrë që likuiditeti i tepërt të përkthehet në mënyrë të shëndetshme për

ekonominë duke ndjekur paralelisht edhe programin e masave për trajtimin e kredive të këqija.

Duhet të vazhdojmë të bëjmë një punë intensive për të përmirësuar në vazhdimësi

funksionin mbikëqyrës, në përafrim me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Europian, me

parimet e Komitetit të Bazelit.

Gjithashtu, nxisim Bankën e Shqipërisë për të shtuar më tej monitorimin për përpjekjet e

bankave për adresimin e problematikave të hershme të kredimarrësve të përbashkët në kuadër të

zbatimit shumë pozitiv që Banka e Shqipërisë ka marrë për planin e rimëkëmbjes së zgjidhjes së

kredimarrësve të mëdhenj.

Nga ana tjetër, kërkojmë rritjen e përpjekjeve për gjetjen e mundësive të reja të investimit

për të minimizuar normat negative të kthimit gjatë procesit të administrimit të rezervës valutore

pa cenuar objektivin e likuiditetit dhe të sigurisë.

Rritja e cilësisë së të dhënave statistikore ka qenë në qendër të vëmendjes së Bankës së

Shqipërisë 3 vitet e fundit dhe vazhdon të jetë edhe gjatë vitit 2018, prandaj, duhet të

orientohemi në një legjislacion më bashkëkohor të Bashkimit Europian dhe standardeve

ndërkombëtare, siç vepruam ditë më parë me ligjin e statistikave në Shqipëri për veprimtarinë e

pavarur të INSTAT-it.

Përmirësimi i cilësisë së parasë duhet të orientohet në ruajtjen e cilësisë së

kartëmonedhave në qarkullim, me qëllim rritjen e besueshmërisë së publikut te paraja.

Gjithashtu, duhet të përfundojë hartimi i planeve të ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Guvernatori e theksoi veprimtarinë që ka filluar në këtë çështje. Duhet të rrisim forcimin e

mbikëqyrjes së institucionit, i cili kërkon, në të njëjtën kohë, forcimin e pavarësisë dhe rritjen e

llogaridhënies së tij. Sot jemi në këtë takim pikërisht në kuadër të llogaridhënies në bazë të

detyrimit kushtetues.

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

26

Siç e theksova në fillim, në vlerësimin shumë pozitiv për reflektimin dhe zbatimin e

masave të Kuvendit, duhet të vazhdojë puna për një masë të lënë nga viti i kaluar për arsye

objektive të rishikimit të ligjit të Bankës së Shqipërisë, që është duke u punuar, të nxitet

përdorimi i instrumenteve elektronike të pagesës nëpërmjet përmirësimit të kuadrit rregullativ,

zhvillimit infrastrukturor dhe veçanërisht në shtimin e përpjekjeve dhe investimit në edukimin

financiar të publikut për të garantuar qarkullimin e sigurt, të shpejtë dhe me kosto të ulët të

parasë në ekonomi.

Në fund, kam dy rekomandime teknike. Ne kemi ngritur vazhdimisht problemin e vënies

në punë të godinës së ish-hotel Dajtit, që do të ndihmonte në akomodimin e personelit të Bankës

së Shqipërisë, i cili për vite me radhë është në vështirësi. Nga informacioni që kemi marrë, puna

vazhdon në mënyrë shumë intensive dhe do ta dëshironim këtë.

Unë dua t’i kthehem një rekomandimi të fundit. Ka ardhur koha që Banka e Shqipërisë,

bashkë me institucionet e qeverisë, t’i kthehen një fushate të madhe ose një rivlerësimi të

çështjes së përdorimit popullor të lekut të ri dhe lekut të vjetër. Janë 54 vjet, që nga viti 1964, që

në shtet, në pazar, në qytet, në fshat, në dyqan e kudo dëgjohen dy lloj lekësh, leku i ri dhe leku i

vjetër. Besoj se Banka e Shqipërisë dhe institucionet qeveritare duhet të mbështesin një filozofi

të re, që edhe Shqipëria në 50 vjetët e ardhshëm të përdorë një lloj leku, lekun shqiptar.

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Angjeli!

Zoti Guvernator, do të vijojmë me pyetjet.

Vazhdoni vetëm për pyetjet e personave që janë prezent.

Gent Sejko – Vetëm pyetjet e personave që janë prezent?

Erion Braçe – Po, sepse, nëse nuk janë prezent, nuk kemi pse ...

Gent Sejko – Dakord.

Faleminderit!

Pyetja e parë është nga deputetja Evis Kushi.

Kohët e fundit është diskutuar gjerësisht për nismën e Bankës së Shqipërisë në kuadër të

procesit të eurozimit. A mund të na thoni cilat janë pritshmëritë që ju keni? A ka kryer Banka e

Shqipërisë analiza paraprake për efektet që mund të ketë? Në mënyrë që kjo nismë të jetë sa më

gjithëpërfshirëse, mendoj se duhet ta zgjasë shtrirjen e saj përtej sistemit bankar. A ka një

koordinim ndërinstitucional për këtë?

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

27

Për eurozimin, për aspektin ndërinstitucional të koordinimit, e përmenda edhe gjatë fjalës

sime, ne kemi bërë një memorandum bashkëpunimi vitin e kaluar për këtë qëllim pas studimeve

të kryera nga Banka e Shqipërisë dhe nga institucione të tjera. Memorandumi i bashkëpunimit ka

qenë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

Në mbledhjen e grupit këshillimor të stabilitetit financiar, që mblidhet 3-4 herë për çdo vit

rregullisht, diskutohen të gjitha problemet ekonomike dhe financiare që kemi në vend.

Procesi i deeuroizimit, e përsëris, ka dy qëllime dhe dy objektiva kryesore. Objektivi i

parë ka të bëjë me transmetimin e politikës monetare, duke qenë se kemi një nivel të lartë

eurizimi në ekonomi në sektorin financiar dhe në sektorin real të ekonomisë. Në sektorin

financiar konkretisht mbi 50% e depozitave janë në euro dhe rreth 50% me 50% e kredive janë

në euro dhe në lekë. Kjo e limiton efektin e politikës sonë monetare. Politika monetare ka qëllim

të rrisë konsumin e investimeve dhe kreditimin në ekonomi në funksion të rritjes ekonomike dhe

rritjes së mirëqenies. Reduktimi i efektit të transmetimit të politikës monetare redukton edhe

qëllimin, edhe objektivin tonë parësor ligjor, por jo vetëm për efekt të detyrës sonë ligjore, por

për efekt të ekonomisë, ndikimit ekonomik dhe ndikimit të instrumenteve tona në rritjen

ekonomike të vendit. Ky proces është rekomanduar nga Komisioni Europian dhe Fondi Monetar

Ndërkombëtar në Shqipëri, në shumë vende të rajonit dhe më gjerë në botë, në vendet ku ka

dominim të një monedhe si eurizimin ose dollarizim. Pra, ky proces nuk është pikë jona, por

është adoptim i disa masave të marra për të ndikuar në transmetimin e politikës monetare.

E dyta, po aq e rëndësishme, në ruajtjen e stabilitetit financiar historia ka treguar se në

disa vende, si: Polonia, Hungaria, vende të Europës Qendrore dhe Lindore, ka pasur goditje të

rënda në stabilitetin financiar si pasojë e ekspozimit të madh të huadhënies në monedhë të huaj.

Kjo ka bërë që institucionet financiare të këtyre vendeve kanë hasur humbje të mëdha në një

moment zhvlerësimi të monedhës vendase ndaj monedhës së huaj, kanë paraqitur vështirësi të

mëdha financiare dhe është kërkuar ndërhyrja buxhetore e qeverisë me fonde për t’i shpëtuar

këto institucione financiare. Në mënyrë që të mos përballemi me sfida dhe kriza të tilla në të

ardhmen, ne duhet të jemi sa më të mbrojtur.

Këto janë dy qëllimet kryesore për deeuroizimin. Sipas rekomandimeve të Komisionit

Europian janë si pasojë e një studimi. Janë tri masa të marra, që kanë të bëjnë me rezerva

urbanitore, me ekspozimin që ka likuiditeti në valutë të huaj dhe me ndërgjegjësimin e

popullatës ndaj rreziqeve.

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

28

Dua të theksoj se ne nuk synojmë të zhdukim euron, por transaksionet artificiale në

monedhë të huaj, që janë të panevojshme, të kryhen në monedhën vendase. Në rast se ka shit-

blerjeje ose ekspozime, qytetarët shqiptarë i kanë të ardhurat dhe aktivitetin në monedhën

vendase, është e panevojshme që veprimet të kryhen në euro. Ky është qëllimi i deeuroizimit.

Studimet e fundit monetare ndërkombëtare, në bashkëpunim me ekspertët e Bankës së

Shqipërisë, kanë treguar se ka një nivel mbi 10% se niveli optimal dhe ne synojmë ta

optimizojmë, ta ulim këtë përqindje, që politika monetare të ketë efekt më të madh, të shmangim

çdo rrezik për të ardhmen, mbi të gjitha destabilitetin financiar. Ky është qëllimi i deeuroizimit.

Gjithashtu, deputetja Evis Kushi pyeti për kursin e këmbimit. Kursi i këmbimit ka pësuar

disa luhatje gjatë muajit të kaluar. Si është ecuria dhe cilët janë faktorët që kanë ndikuar në

mbiçmimin e monedhës vendase? Cilat janë pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë në vijim?

Analizat e Bankës së Shqipërisë, e kemi theksuar, tregojnë se mbiçmimi i kursit të

këmbimit ka disa vjet që ka filluar. Monedha shqiptare ka mbi 10 vjet që ka treguar

qëndrueshmëri të admirueshme ndaj monedhave të huaja, luhatje të monedhës vendase kundrejt

këmbimit në monedha të huaja, dollarë dhe euro kryesisht, por edhe monedhave të tjera, që kanë

qenë shumë herë më të ulëta krahasimisht me luhatjet që kanë monedhat e vendeve të tjera

kundrejt monedhave të huaja. Pra, ka një qëndrueshmëri, e cila ka ardhur duke konsideruar një

regjim të lirë të kursit të këmbimit. Banka e Shqipërisë ndjek një regjim të lirë të kursit të

këmbimit. Ne, sipas rregulloreve tona, kemi disa kritere dhe parametra që na imponojnë të

ndërhyjmë kur ka disa shmangie të niveleve të caktuara. Banka e Shqipërisë nuk ka ndërhyrë jo

vetëm aktualisht, por edhe gjatë kohës. Sipas një regjimi të lirë të kursit të këmbimit, ne kemi

pasur qëndrueshmëri të monedhës sonë. Për momentin ne kemi një mbiçmim të kursit të

këmbimit të monedhës sonë, që ka filluar para shumë vjetësh, por në momente të caktuara, vitin

e kaluar, por edhe këtë vit, është forcuar. Nga analizat tona ka rezultuar se mbiçmimi ka ardhur si

rezultat i hyrjeve të larta të valutave të huaja. Ne kemi analiza dhe shifra që vijnë si rezultat i

përmirësimit të deficitit dhe llogarisë korente, por edhe si rezultat i rritjes së investimeve të huaja

direkte gjatë periudhave. Unë i kam shifrat, por të mos hyjmë në to. Të gjithë faktorët

fondamental të hyrjeve, investimet e huaja, përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me

jashtë, dhe rritja e nivelit të remitancave kanë justifikuar një mbiçmim të kursit të këmbimit.

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

29

Gjithashtu, duhet theksuar se prej shumë vjetësh, duke qenë se monedha vendase ka qenë

e qëndrueshme, është rritur besimi i qytetarëve dhe i agjentëve ekonomikë kundrejt monedhës

vendase, që ka bërë të mbiçmohet kursi i këmbimit.

Sigurisht që kjo ka dy anë, ka palë që fitojnë dhe palë që humbasin. Kryesisht ata që

humbasin janë eksportuesit, të cilët unë do t’i rekomandoja të përdorin instrumentet e fiksimit

ose të këmbimit, siç janë kontratat swap ose forward, siç i përdor bota, për të shmangur rrezikun

e kursit të këmbimit, por importuesit përfitojnë me të gjithë individët dhe agjentët e tjerë

ekonomikë, të cilët kanë të ardhura në monedhën vendase dhe ekspozime të monedhës së huaj.

Për këtë qëllim bëhet edhe aktiviteti i deeuroizimit. Ata fitojnë, pasi të ardhurat i kanë lekë dhe

shlyerjet i kanë në monedhë të huaj. Natyrisht që zëri më i fortë në këtë histori është i

eksportuesve, që kanë shoqata dhe humbasin, pasi pala tjetër që fiton nuk u thotë “faleminderit”.

E rëndësishme është që në analizat tona ne e dimë efektin e kursit të këmbimit. Duhet thënë se

forcimi i kursit të këmbimit jo nga faktorë spekulativë, por nga faktorë fondamental, tregon

forcim ekonomik dhe rritje të fuqisë blerëse. Për momentin ne e shikojmë si një lëvizje drejt

ekuilibrit dhe nuk gjykojmë se ka nevojë për ndërhyrje.

Vazhdojmë me pyetjen e radhës. Deputeti Roland Xhelilaj pyet pse inflacioni vazhdon të

qëndrojë ende nën objektiv. Cilat janë parashikimet e Bankës së Shqipërisë?

Inflacioni mbetet ende poshtë objektivit si pasojë e efektit të kombinuar të disa faktorëve:

operimi i ekonomisë ende në potencial afatgjatë, nën potencial; nivelin e ulët të inflacionit të

vendeve partnere, pra, ka një nivel të ulët të inflacionit në Eurozonë; prirjen mbiçmuese të kursit

të këmbimit. E theksova gjatë fjalës, jo vetëm nga mbiçmimi i monedhës, ne kemi një nivel 02-

03%. Inflacioni i vitit ishte 2% krahasuar me 1,3%. Do të ishte 2,3% në rast se ne nuk do të

kishim këtë efekt mbiçmues. Inflacioni dikon negativisht në objektivin tonë, mbiçmimi i kursit të

këmbimit dhe goditjet e vazhdueshme afatshkurtra. Është një fenomen që shikohet në Eurozonë.

E gjithë Eurozona dhe rajoni kanë marrë kthesën, kanë kthyer aktivitetin ekonomik. Janë shenjat

e para të rritjes, që po rezulton e qëndrueshme në të gjithë Eurozonën, ndërkohë që inflacioni

çuditërisht, në mënyrë paradoksale, nuk po ndjek ritmet e rritjes së aktivitetit ekonomik, është

ende nën objektiv.

I njëjti fenomen po ndodh edhe në Shqipëri. Ne po vazhdojmë me politikën tonë

monetare stimuluese, që të nxisim konsumin e investimeve dhe kemi parashikuar që niveli i

inflacionit do të arrihet brenda vitit 2019.

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

30

Faktet kanë treguar e niveli i inflacioni ka ardhur në rritje, si pasojë e politikës sonë

monetare, por edhe e ndikimeve të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në ekonomi. Nga 1,3%

në 2% shpresoj të vazhdojmë të kemi një vazhdim të rritjes ekonomike sipas parashikimeve tona

dhe ta arrijmë nivelin e inflacionin në vitin 2019.

Zoti Arben Pëllumbi pyeti se statistikat më të fundit të publikuara kanë treguar se kreditë

me probleme... Treguesi ka shënuar rritje të lehtë për dy muajt e parë të vitit, nga 13,2% në fund

të dhjetorit, në 13,6% në fund të shkurtit. Cilat janë arsyet dhe a kemi të bëjmë me një rikthim e

trendit negativ?

Treguesi i kredive me probleme në vijimësi ka shënuar rënie dhe kjo si rezultat planit të

masave të ndërtuara 3 vjet më parë. Ka pasur shumë masa, por dy kanë qenë faktorët kryesorë:

fshirjet e kredive nga bilanci dhe ristrukturimet e kredive. Po ashtu, edhe platformat për

harmonizimin e punës së bankave, nën koordinimin e Bankës së Shqipërisë, për kredimarrësit, të

cilët kanë ekspozim në më shumë se një bankë, pra kredimarrësit e mëdhenj me probleme, edhe

kjo ka ndikuar dhe ne po vazhdojmë ta përforcojmë punën.

Si pasojë e bashkimit të dy bankave, të përthithjes së bankës “Veneto” nga banka

“Intesa”, në një moment të caktuar ndikimi i efektit të portofolit të bankës “Veneto” pati një

efekt të konsiderueshëm dhe kjo e përmirësoi ndjeshëm raportin e kredive me probleme. E para,

pas këtij efekti, pati edhe një rritje të lehtë; e dyta, fillimi i vitit gjithmonë shoqërohet me mbyllje

bilancesh dhe me një aktivitet të vaktë kreditimi. Kështu ka qene historikisht. Pastaj raporti i

kredive me probleme është raport dhe, në qoftë se nuk rritet niveli i kreditimit, pavarësisht

mospërkeqësimit të kredive, normalisht kemi një përkeqësim të raportit. Nuk e shikojmë

problem. Ne besojmë dhe shpresojmë që me punën e kryer dhe me parashikimet tona tendenca e

nivelit të kredive me probleme do të vazhdojë drejt përmirësimit, pavarësisht nga luhatje të

përkohshme. Pra, nuk është kthim në trendin e përkeqësimit, por është thjesht një luhatje për disa

arsye, për të cilat ne jemi të vetëdijshëm. E rëndësishme është që të vazhdojë kreditimi. Ne po

përpiqemi me sistemin bankar dhe treguesit e sistemit bankar, të shëndetit të sistemit bankar janë

në përmirësim e sipër dhe këto janë premisë shumë pozitive për rritjen e nivelit të kreditimit.

Niveli total i kreditimit është rritur 3,3% dhe kjo vjen kryesisht nga ndikimi i rritjes së

kredisë në lekë me 7,2%. Nuk është keq, duke pasur parasysh mjedisin e përgjithshëm

ndërkombëtar dhe kombëtar ekonomik, por ne kërkojmë një rritje edhe më të lartë të kreditimit

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

31

për të ndikuar në rritjen ekonomike. Ulja e kredive me probleme në këto nivele është një element

shumë pozitiv, i cili do të rrisë konfidencën e bankave për të vazhduar kreditimin.

Deputeti Angjeli, si relator, bëri një rekomonadim për kriptokracinë dhe pyeti: kohët e

fundit në tregjet e financiare në mbarë globin është folur për bitcoin, pra monedhat virtuale, a e

shikoni me rrezik apo inovativ këtë fenomen, sa e impaktuar është sot Shqipëria prej tij dhe sa e

sugjeron Banka e Shqipërisë?

Fatmirësisht, Shqipëria nuk është shumë e impaktuar, pasi nuk kemi institucione

financiare të përfshira në aktivitetin e bitcoin, sikurse mund të ketë ndodhur në disa tregje të

zhvilluara financiare, si në Kinë ose në vende të tjera të zhvilluara. Ne nuk kemi, gjithashtu,

informacion që të ketë ekspozime të mëdha qoftë edhe nga ana e individëve në bitcoin, si formë

investimi. Nga pikëpamja e funksioneve të një banke qendrore, rreziqet që mbart përdorimi i

parasë virtuale lidhen kryesisht me zbatimin e politikës monetare, të stabilitetit financiar dhe të

sistemit të pagesave. Paraja virtuale është një para, e cila nuk ka një institucion, një bankë

qendrore me pas që ta suportojë dhe kjo krijon pasiguri për ta monitoruar. Është jashtë

fondamenteve dhe ka treguar, gjithashtu, që ka shfaqur luhatje të mëdha. Gjithmonë instrumentet

financiare që shfaqin luhatje kaq të mëdha, brenda periudhave të shkurtra kohore, mbartin edhe

rreziqe për investitorët. Ne kemi bërë thirrje si bankë qendrore, bashkë me Autoritetin e

Mbikëqyrjes Financiare, por kjo thirrje nuk është bërë vetëm nga ne si Bankë e Shqipërisë, por

jemi koordinuar me institucionet ndërkombëtare dhe me bankat qendrore të shteteve të tjera dhe

jemi në të njëjtën linjë dhe kemi të njëjtin qëndrim.

Vlen të theksohet se autoritetet e shumta prestigjioze ndërkombëtare, si Autoriteti

Europian i Titujve dhe i Tregjeve, Autoriteti Bankar Europian (EBA), Banka Qendrore

Europiane dhe shumë banka të tjera qendrore e kanë ngritur më shumë se një herë shqetësimin e

tyre për këtë fenomen, duke theksuar në vazhdimësi risqet që burojnë prej tij, duke u bërë thirrje

qytetarëve të qëndrojnë larg. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe ne si bankë qendrore në një linjë me

institucionet ndërkombëtare. U kemi bërë gjithmonë thirrje qytetarëve dhe agjentëve ekonomikë

që të investojnë dhe të operojnë në fushën e tyre financiare me agjentët e licencuar. Çdo agjent

tjetër i palicencuar në tregun financiar është jashtë kontrollit të autoriteteve mbikëqyrëse dhe

mbart rreziqe. Mesazhi që unë po jap sot është i përsëritur, por ne do të vazhdojmë ta japim

lidhur me këto forma investimi.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

32

Deputetja Antonenta Dhima pyeti për shitblerjen e bankave: gjatë vitit të kaluar ka pasur

ndryshime në kompozicionin e sistemit bankar. Çfarë ndodh në treg dhe sa i sigurt është sistemi

pas gjithë këtyre ndryshimeve?

Kjo është një pyetje me shumë vend. Unë e kam ritheksuar që herët në këtë komision se

periudha e postkrizës ka shtrënguar disa kritere për disa banka të eurozonës, të cilat kanë filialet

e tyre edhe në Shqipëri. Sipas kërkesave që vijnë nga autoritetet mbikëqyrëse dhe rregullatore

europiane, Banka Qendrore Europiane, Autoriteti Bankar Europian, disa banka të mëdha janë të

detyruara ose ta shtojnë kapitalin, ose të ulin peshën e tyre. Sigurisht, ulja e peshës do të fillonte

nga vendet jashtë perimterit të eurozonës, pra nga vendet joanëtare. Ky është një problem që e ka

i gjithë rajoni dhe shumë banka kanë pasur politika të tërheqës, siç ka ndodhur më Bankën

Kombëtare Greke, me bankën “Veneto”, me atë “Credit Agricole”.

Objektivi ynë si bankë qendrore është të shkojmë drejt konsolidimit të tregut bankar, pasi

ne kemi pasur 16 banka, me bashkimet e fundit kemi arritur në nivelin e 14 bankave, pavarësisht

se ende ligjërisht nuk është përfunduar, por, praktikisht, duhet të themi se kemi 14 banka, pra

është arritur objektivi ynë drejt konsolidimit dhe ne do të synonim, brenda mundësive dhe

interesave konkrete të grupeve bankare, në proceset e ardhshme, në rast se do të kishte, të

shkonim përsëri drejt konsolidimit, sepse kjo do të përmirësonte operimin në treg, pra peshën,

pjesëmarrjen, në raport më një konkurrence më të shëndetshme në tregun bankar. Ne gjykojmë

dhe vlerësojmë se sistemi është më i sigurt, më i shëndetshëm pas këtyre ndryshimeve. Nga ana

tjetër, ka gjithmonë një sfidë, e cila lidhet me blerësit e rinj potencialë. Këtë e ka rekomanduar

edhe misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar kur erdhi së fundi, me të drejtë, pra që blerësit

potencialë duhet të kenë një eksperiencë solide ndërkombëtare bankare, pra ata që do të vijnë si

blerës në ato raste kur ne do të kemi shitje aksionesh nga grupe të tjera të bankave europiane që

mund të ndodhin në të ardhmen. Ne jemi alert dhe të ndërgjegjshëm për të zbatuar kërkesat e

ligjit dhe rregullat, të cilat janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për licencimin e çdo

aksioneri të ri, i cili do të përthithte bankat ekzistuese, në rastet e tjera që do të kishin në të

ardhmen. Deri tani procesi ka qenë i kontrolluar dhe ka ecur mirë, banka “Veneto” është

përthithur nga banka “Intesa”, e cila është një nga bankat më të forta në Itali. Nuk dua të

përmend emra të tjerë bankash, por procesi ka ecur në mënyrë të kontrolluar dhe shpresojmë që

në të njëjtën formë do të jetë edhe në të ardhmen. Preferenca jonë, ta themi hapur, është që ne të

kemi banka në eurozonë, banka të qëndrueshme me histori solide, të cilat sjellin jo vetëm kapital,

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

33

por sjellin edhe teknologji në tregun shqiptar, ashtu siç ka ndodhur në tregun bankar, por kjo do

të shihet sipas veprimeve konkrete në treg. Ne jemi shumë alert dhe shumë të kujdesshëm për ta

monitoruar dhe për të ecur në drejtim të kësaj strategjie në bashkëpunim me partnerët tanë

ndërkombëtarë, Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Faleminderit!

Pyetja e deputetes Blerina Gjylameti. Në fund të vitit të kaluar, në një dalje të përbashkët

me ministrin e Financave, ju deklaruat se në fillim të vitit 2018 do të gjente zbatim pranimi në

banka i vetëm një bilanci të bizneseve, nismë kjo në kuadër të informalitetit. A mund të na thoni

sot, tre muaj më vonë, se sa impakt ka dhënë kjo dhe a ka pasur impakt të tillë te kredidhënia?

Është shumë e vërtetë, ky objektiv dhe kjo kërkesë është fiksuar në momentin e hartimit

dhe miratimit të planit kombëtar të masave për luftën kundër kredive me probleme dhe për uljen

e kredive me probleme. Kjo ka qenë një nga pikat kryesore dhe bankat e kanë aplikuar këtë pikë

për huamarrësit e mëdhenj dhe për klientët korporatë. Ne vendosëm që këtë masë të mos e

kishim me efekt të menjëhershëm, por ta kishim 3 vjet më pas..., pra të mos godisnim.

Pavarësisht se lufta kundër informalitetit është një prioritet, ne kishim edhe sfidën e kreditimit

dhe, për t’i menaxhuar të dyja, në bashkëpunim me ministrinë Financave dhe qeverinë shqiptare

ne vendosëm që t’u linim kohë bankave për t’u përgatitur. Gjatë kësaj kohe bankat kanë punuar

më shumë për formalizimin e huamarrësve të mëdhenj, ku vështirësi shfaqin klientët e mesëm,

ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të punuar në bazë të deklarimeve. Ne kemi kërkuar që kjo

masë të jetë standarde dhe për momentin, duke qenë për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, ne

kemi kërkuar të jetë njëlloj edhe për korporatat. Mund të ketë një hezitim ose një ndikim negativ

në kreditim, akoma nuk e kemi matur, pasi është fillimi, por si çdo reformë e kryer, fillimisht ka

koston e saj dhe pastaj ka elementet pozitive dhe arritjet. Në qoftë se bankat do të punonin me të

dhënat fiskale, për ato do të ishte më e thjeshtë vendimmarrja, operimi dhe procesi i kredidhënies

do të ishte më i lirë, sepse ne shpesh kemi ankesa nga klientët për procedura burokratike në

kredidhënie nga ana e bankave dhe kjo vjen si pasojë e informalitetit. Në rast se gjërat do të ishin

të formalizuara, për bankat do të ishte shumë më e thjeshtë të miratonin kredi në një afat më të

shkurtër. Pra, nga njëra ana klientët pretendojnë, kanë aktivitete, por janë informalë dhe ankohen

që bankat nuk i suportojnë dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në këto elemente. Ne themi se është

një hap pozitiv dhe jemi të vendosur për të vazhduar, por kjo është edhe në bashkëpunim me

shoqatat e bankave.

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

34

Pyetja tjetër. Përvoja botërore ka treguar se ndikimi financiar është një faktor me peshë

në shoqërinë e një vendi. Ku renditet Shqipëria sot dhe sa të rendësishëm e shikoni ju edukimin

financiar në këtë drejtim?

Edukimi financiar është një nga objektivat e Bankës së Shqipërisë dhe kjo është në shumë

drejtime dhe në shumë qëllime.

Për sa i përket renditjes së vendit tonë në këtë fushë, sipas matjes më të fundit të vitit

2015, nga CEPA, Shqipëria renditet e 18-a nga 30 vende të anketuara për sa i përket kulturës

financiare të popullsisë në moshë madhore. Ka një nivel të ulët të edukimit financiar dhe

përfshirjes financiare, ku 62% e të rriturve shqiptarë janë të papërfshirë në sistemin financiar dhe

30% e tyre kanë një llogari bankare, që e përdorin vetëm për të tërhequr pagën. Domethënë

nivelet janë mjaft të ulëta dhe ne synojmë që të kemi një edukim sa më të lartë financiar për të

rritur edukimin financiar, por edhe përfshirjen financiare dhe kjo bëhet për shumë arsye: për të

luftuar kesh-in jashtë sistemit bankar, por edhe për të ulur nivelin e pabarazisë, pasi kjo ndikon

edhe në uljen e pabarazisë. Banka e Shqipërisë ka marrë shumë masa, siç është “Java e parasë”,

që ne sapo bëmë, po ashtu muzeu i Bankës së Shqipërisë ka një seksion të veçantë për edukimin

financiar, i cili është pikërisht për këtë qëllim, kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit për të

futur në kurrikula, ku një nga subjektet është “financa në duart tuaja” dhe kemi bërë shumë

prezantime te publiku. Ne kemi parashikuar një numër të madh aktivitetesh, që do të thotë se kjo

është një ndër objektivat tona kryesore.

Pyetja tjetër është nga deputeti Ervin Bushati. Siç jemi informuar, Banka e Shqipërisë...

Erion Braçe - Është i angazhuar me aktivitet ndërkombëtar, kështu që mendoj ta kalojmë

këtë pyetje.

Gent Sejko- Pyetje nga deputeti Ilir Xhakolli. Pastrimi i parave sot është një shqetësim

global, lufta ndaj të cilit sa vjen dhe bëhet më e ashpër, ku, siç e dimë, bankat janë ato që më së

shumti akuzohen apo lakohen në këtë drejtim. Cila është situata në sistemin tonë bankar dhe a

është i prekur? Ju si bankë qendrore a keni sinjalizime për raste të tilla?

Lidhur me aktivitetin e parandalimit të pastrimit të parave, Banka e Shqipërisë, si

autoritet rregullator, ka të drejtat dhe detyrat e saj për të mbikëqyrur dhe për të monitoruar, por

gjithmonë në bashkëpunim me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila është

autoriteti kryesor ligjor për të mbikëqyrur dhe rregulluar këtë aktivitet. Banka e Shqipërisë

mbikëqyr bankat, institucionet financiare, zyrat e këmbimit valutor dhe shoqëritë e kursim

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

35

kreditit, ku në bazë të kërkesave rregullative dhe ligjore që ka, ne shohim nëse bankat i kanë

respektuar detyrat e tyre dhe gjatë ekzaminimeve dhe raportimeve shohim nëse ato i kanë

respektuar detyrimet e tyre në këtë aspekt, nëse kanë trajnuar punonjësit dhe nëse kanë bërë

raportimet e duhura tek autoriteti i Parandalimit të Pastrimit të Parasë. Ndërkohë, paralelisht me

ne, me ushtrimin e autoritetit tonë si bankë qendrore, por edhe të autoriteteve të tjera, vetë bankat

kanë një kërkesë strikte, sidomos banka të cilat i kanë pronarët nga vendet e eurozonës, kanë

kërkesa shumë strikte në raportimin kundrejt parandalimit të pastrimit të parave te mëmat e tyre.

Aktualisht, vendi ynë është në një proces vlerësimi nga komiteti MONEYVAL i Këshillit

të Europës për çështjet e parandalimit të pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit, të

përshtatshmërisë ligjore, efektiviteteve e të tjera. Deri në këto momente, nga rezultatet paraprake

të draftraporteve, ka një vlerësim të sistemit. Pra, sipas vlerësimit të kritereve të Komisionit

Europian nëpërmjet komitetit MONEYVAL kur të gjitha institucionet shqiptare raportojnë

përfshirë edhe Bankën e Shqipërisë. Pra, jo vetëm Banka e Shqipërisë, këtu përfshihet Drejtoria e

Parandalimit të Pastrimit të Parave, prokuroria, krimi ekonomik dhe shumë institucione të tjera,

pasi ka një grup pune dhe aktiviteti është i ndërthurur, në mënyrë që lufta të jetë eficiente, pra

nuk është vetëm në dorën e një institucioni, vlerësimi për sistemin financiar dhe për autoritetet

mbikëqyrëse të sistemeve financiare ka qenë në nivele të larta, madje më i mirë, krahasuar me

institucione të tjera. Ajo që dua të them është se, duke qenë se institucionet financiare dhe bankat

kanë kërkesa shumë strikte, rregullative nga mëmat e tyre, por edhe nga rregullatorët vendas, nuk

është një problem, pra nuk do ta gjykojmë dhe nuk e vlerësojmë se është problem. Pra,

pavarësisht nga vlerësimi cilësor që jep Komisioni Europian, gjykimi ynë si institucion

rregullator në vend, si Bankë Shqipërie, është që sistemi financiar është në përputhje me kërkesat

e ligjit dhe nuk përbën problem në sistemin bankar dhe financiar shqiptar. Fenomeni i pastrimit

të parave, është një fenomen, i cili është i luftuar mjaftueshmërisht mirë nga sistemi bankar dhe

financiar shqiptar.

Faleminderit!

Erion Braçe – Urdhëroni, zoti Haxhinasto!

Edmond Haxhinasto - Faleminderit, zoti kryetar, që më dhatë mundësinë për të bërë

pyetje!

Faleminderit, zoti Guvernator, për paraqitjen e gjerë që na bëtë.

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

36

Në fakt, mendoj se në pozicionin e pavarur që keni dhe si përgjegjës për politikat

monetare, sigurisht keni një akses të veçantë edhe në politikat e tjera fiskale apo ekonomike në

përgjithësi. Kështu që pritshmëria ime dhe pyetjet e mia dalin jashtë përgjegjësisë suaj për

sistemin bankar, duke qenë se edhe ju më parë keni shprehur komente shumë të vlefshme për

çështje ekonomike jashtë sistemit bankar. Për shembull, siç ka qenë çështja e risqeve në të

kaluarën, apo siç është çështja e hendekut, që ekziston në skemën e sistemit të sigurimeve

shoqërore, që besoj se janë kambana shumë të rëndësishme për të gjithë pjesën tjetër të

politikbërjes. Kështu që kam 2-3 sqarime, në qoftë se ju mund t’i jepni, duke qenë se ka pasur

edhe komente të rëndësishme nga institucione, si FMN-ja, që nuk kanë shkuar gjithmonë në të

njëjtin drejtim me pikëpamjen e qeverisë. Konkretisht pyetja ime është: në vlerësimin e risqeve,

sepse unë ju dëgjova me vëmendje për risqet që ju paraqisni për kreditë e këqija, por pak më

gjerë, a shikoni risqe në ekonominë shqiptare përtej atyre që ka sistemi bankar, veçanërisht në

drejtim të burimeve të rritjes ekonomike, në drejtim të skemave që përdoren për investimet. Edhe

po t’i kthehemi komentit tuaj për çështjen e hendekut ose deficitit që ekziston në skemën e

sigurimeve shoqërore?

Së dyti, ju dëgjova me vëmendje kur thatë se sistemi bankar është likuid dhe ka

likuiditete. Kjo më bën që të bëj edhe një pyetje të tillë: nëse ju keni shqyrtuar, dhe nëse është e

mundur të nxitet një vlerësim se si mund të angazhohen paratë e nivelit të dytë të sistemit bankar,

pra të bankave të tjera, përveç bankës qendrore për projektet e investimeve publike, duke pasur

parasysh se ofertat që vijnë nga sektori privat, veçanërisht si kosto e kapitalit për investime, janë

shumë të larta krahasuar me atë që ofron sot sistemi bankar. Pse të mos përdoren skema të tilla

me një kuadër të gjerë, me një marrëveshje më të gjerë, që të ulet kosto e parasë që investohet, të

ulet kostoja e equity-së që ofrohet nga kompanitë pjesëmarrëse, pra të rritet eficienca e parasë,

sepse, në fund të fundit, janë para që do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë. Pyetja është: a e

keni bërë një vlerësim të tillë, apo a ka mundësi që ta bëni në të ardhmen, me qëllim që të heqim

edhe dyshimet që janë hedhur për përdorimin e kësaj skeme investimesh për pastrim parash apo

për risqe të tjera që lidhen me të?

Faleminderit!

Gent Sejko - Faleminderit, zoti Haxhinasto!

Lidhur me pyetjen e parë, me risqet në ekonominë shqiptare në fakt ne kemi punuar

bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe FMN-në, dhe ato janë prezantuar në një

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

37

mënyrë të përmbledhur dhe në deklaratën e misionit, e cila ka qenë pasi është konsultuar me

institucionet tona.

Së pari, dua të them se ky nuk është risk, është fokus, është detyrë e të gjitha

institucioneve. Rritja e investimeve të huaja, përmirësimi i mjedisit ekonomik, me qëllim rritjen

e nivelit të investimeve të huaja, do të bënte që ekonomia shqiptare të kishte rritje më të lartë ose

të arrinte objektivat e ritmeve të rritjes. Sigurisht, ne si institucion mbikëqyrës, rregullator dhe

financiar rregullator, do të kryenim rolin tonë nëpërmjet bashkëpunimit me sistemin financiar

dhe me sistemin bankar, për të marrë pjesë në këto lloj investimesh. Gjithmonë niveli

investimeve direkte të huaja, por dhe atyre vendase, pra niveli i investime, do të bënte që

ekonomia të kishte ritme rritjeje të vazhdueshme. Pastaj kjo është e ndërtuar me shumë aspekte,

me aspektet e PPP-ve dhe me aspekte të tjera.

Në radhë të parë, dua të them se synimi dhe objektivi kryesor dhe i ndërmarrjes dhe i

kryerjes së reformave strukturore si nga ana e qeverisë, ashtu edhe nga institucione të tjera, ku

përfshihemi dhe ne, si Bankë Shqipërie, ka për qëllim krijimin e një mjedisi të përshtatshëm

ekonomik dhe një klime të mirë biznesi për tërheqjen, për thithjen e investimeve të huaja dhe për

vazhdimin e këtyre investimeve.

Niveli i trendit të investimeve të huaja, sipas parashikimeve, do të siguronte rritje të mirë

ekonomike dhe kjo do të konsiderohej pozitive, por edhe negative në qoftë se ky nivel do të

binte. Të gjitha përpjekjet janë në këtë drejtim.

Rreziqe të tjera janë të detajuara, që janë thënë dhe janë përmendur. Për shembull, ulja e

nivelit të borxhit, konsolidimi fiskal duhet të vazhdojë. Ka një objektiv, ka një rregull fiskal, kjo

prerogative e Ministrisë së Financave dhe qeverisë shqiptare. Ne, si Bankë e Shqipërisë, jemi

këshilltarë, vazhdojmë të bashkëpunojmë me Ministrinë e Financave për menaxhimin e

likuiditetit dhe fondeve, por edhe niveli i borxhit, konsolidimi fiskal dhe ulja e nivelit të borxhit

në vitet në vazhdim, në rast se do të arrijmë ta realizojmë, përsëri është objektiv i institucioneve

financiare të vendit.

Në lidhje me pyetjen e dytë për investimet, janë investimet e mëdha që mund të kryen

nëpërmjet partneritetit publik-privat dhe partneritetit publik-privat duhet të jetë i studiuar. Ne e

kemi thënë, po kështu edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, por ka një dakordësi edhe me

funksionet e tjera që në radhë të parë projektet duhet të jenë pozitive, fizibël, sepse vetëm kështu

do të marrin pjesë në këto projekte dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare ose lokale

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

38

dhe të jenë të regjistruara sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit. Ka disa forma, nuk

po i hyj analizës teknike, të këtyre projekte, por më e rëndësishmja është kjo që sapo thashë që

këto projekte të jenë fizibël, të kenë projeksione pozitive dhe të jenë sipas standardeve

ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë do të ketë suport si nga buxheti i shtetit ashtu edhe nga

institucionet financiare dhe këto projekte do të rezultojnë të suksesshme, nuk do të mbeten në

gjysmë të rrugës, por do të përfundojnë dhe do të kenë efektet e tyre.

Një element tjetër, të cilin unë e përmenda, është ai i rreziqeve në raport me sistemin

financiar. Ne kemi në sistem financiar shumë të mirë, të mirëkapitalizuar dhe sa i përket

likuiditetit me parametra dhe standarde ndërkombëtare, por çështja është se me ndryshimet që

mund të ketë në të ardhmen ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me blerësit e ri të aksioneve

që të jenë sipas standardeve ndërkombëtare.

Këto janë disa prej elementeve kryesore që mund t’ju thosha, por po të zgjerohesha më

shumë, ka shumë elemente të tjera të detajuara, të cilat janë prezantuar edhe në deklaratën e

fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Lidhur me skemën e sigurimeve është një shqetësim i

ngritur, në fakt nuk është Banka e Shqipërisë autoriteti që mund të jap shpjegime më të detajuara,

ka një reformë, reforma e pensioneve, e cila është ndërmarrë pikërisht për këtë qëllim nga

qeveria shqiptare për të ngushtuar hendekun dhe është gati në skemën e sigurimeve shoqërore

për të ardhmen.

Kaq mund t’ju them për momentin. Do të doja t’ju jepja më shumë shpjegime, por nuk

janë për fushën dhe nuk kam as informacionin e detajuar për momentin.

Kaq kisha në lidhje me pyetjet tuaja.

Faleminderit!

Erion Braçe – A ka ndonjë shqetësim tjetër lidhur me pyetjet, apo ndonjë gjë tjetër që

mund të kenë kolegët deputetë?

Atëherë për ta mbyllur nga pikëpamja procedurale do të kemi një seancë tjetër ku do të

shqyrtojmë rezolutën dhe do t’ia paraqesim Kuvendit si komision lidhur me veprimtarinë e

Bankës së Shqipërisë, ku do të përfshihen të gjithë sensibilitetet e prezantuara nga kolegët

deputetë, ashtu, si edhe vlerësimet e punës lidhur me veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë gjatë

vitit që shkoi.

Në përfundim do të doja t’u thosha disa gjëra.

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

39

Së pari, mbi të gjitha viti që shkoi ishte një vit mjaft i vështirë për Shqipërinë, për shkak

të një sërë faktorësh që nuk patën lidhje të drejtpërdrejtë me ekonominë, por me politikën. Një

krizë e fortë politike e konsumuar gjatë gjysmës së parë të vitit që shkoi, një instabilitet qeverisës

për shkak të ndryshimeve në qeveri, natyrisht më pas edhe një stabilitet i ardhur përmes procesit

të zgjedhjeve të qershorit. Thënë të gjitha këto, mendoj se treguesit e ekonomisë të prezantuar

këtu edhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, por edhe nga agjenci të tjera që monitorojnë

ekonominë në tërësinë e saj, natyrisht që janë pozitivë, rritja ekonomike kësaj radhe është me

bazë të gjerë, shtimi i vendeve të reja të punës gjatë vitit që shkoi deri në 79 mijë të tilla, por

edhe treguesit që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me konsolidimin fiskal, ulja e borxhit mbi të gjitha

me disa pikë përqindjeje deri në nivelin e 69,6% në raport me GDP-në, janë tregues që

dëshmojnë se ekonomia ka filluar të reagojë e pavarur edhe ndaj gjithë përpjekjeve për

destabilitet i konsumuar denjësisht nga politika kohë pas kohe, në mënyrë ciklike në këtë vend.

Pra, thënë të gjitha këto, mendoj se kriza politike, që po imponohet gjatë këtyre ditëve,

nuk duhet të ketë impakt në ekonominë e vendit, natyrisht duhet të marr fund sa më parë me

qëllim që të mos dëmtojë ekonominë kombëtare, por edhe ekonominë familjare në gjithë

territorin e vendit.

Së dyti, meqë ky është një vit që përkon me mbarimin e disa mandateve të anëtarëve të

Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, do të doja që të gjitha institucionet, duke përfshirë

Kuvendin dhe këtë komision, të bëjnë detyrën e tyre në kohë me qëllim që të ruhet

qëndrueshmëria e qeverisjes në Bankën e Shqipërisë.

Pra, po e përsëris se bëhet fjalë për disa mandate të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës,

ndërkohë që Guvernatori vazhdon të plotësojë mandatin e tij kushtetues deri në fund si një shenjë

e qëndrueshmërisë së qeverisjes, por edhe e përgjegjshmërisë në rinovimin e këtij institucioni.

Së treti, nga i gjithë raportimi që ju, zoti Guvernator, bëtë këtu, por edhe nga raporti

voluminoz i shoqëruar me një seri dokumentesh të tjerë që i është paraqitur Kuvendit të

Republikës së Shqipërisë, do të kërkoja presion më të fortë të Bankës së Shqipërisë mbi

qeverinë, veçanërisht presion për të çuar më tutje reformat strukturore të saj. Pavarësisht

gjithçkaje që ndodh, qeveria duhet t’i përmbahet deri në fund detyrimit që ka për ta reformuar

këtë vend, natyrisht me ndikim të rëndësishëm në ekonominë kombëtare për të synuar në mënyrë

të qartë atë që tashmë është evidente, shfrytëzimin më të plotë të kapaciteteve prodhuese të

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

40

vendit shoqëruar me vende të reja pune, e natyrisht një impakt më të gjerë të rritjes ekonomike te

qytetarët shqiptarë.

Dhe së dyti, formalizimin e ekonomisë. Qeveria nuk duhet të ndalet në këto dy drejtime dhe

natyrisht, presioni i Bankës së Shqipërisë duhet të jetë maksimal edhe mbi qeverinë për t’i çuar

përpara reformat e rëndësishme strukturore që ka marr përsipër e për të cilat ka marr edhe besim.

Natyrisht që do të doja që ky presion të ishte po kaq i fortë përkundrejt qeverisë edhe në

përmbushje të të gjitha detyrimeve që qeveria ka marr në kuadër të konsolidimit fiskal. Qeveria

ka marrë një përgjegjësi të madhe në reduktimin e borxhit publik e, natyrisht, konsolidimi fiskal

duhet t’i shkojë pikërisht përmbushjes së këtij treguesi dhe duhet që Banka e Shqipërisë, përmes

politikave të saj, por edhe përmes presionit të saj, të ushtrojë ndikimin e duhur mbi qeverinë për

të përmbushur këtë objektiv: ruajtjen e deficiteve dhe natyrisht reduktimin e borxhit publik dhe

parandalimin e risqeve, për të cilat ju, FMN-ja dhe kolegë të nderuar të këtij Kuvendi kanë folur

gjerësisht.

Së katërti, ju e kishit theksuar në raportin tuaj, por ne jemi të interesuar shumë që politika

monetare të transmetohet e plotë në të gjithë dimensionin e saj dhe natyrisht të përfitojë sa më

shumë jo vetëm ekonomia kombëtare, por edhe familja. Ky ka qenë një rekomandim i këtij

komisioni për vitin që shkoi, por unë jam besimplotë se ky rekomandim do të vazhdojë të jetë një

nga prioritetet e Bankës së Shqipërisë, siç edhe ka qenë gjatë vitit që shkoi, mjafton të them që

janë kursyer qindra milionë dollarë qoftë për sipërmarrjen, qoftë edhe për qytetarët nga

transmetimi i kësaj politike, veçanërisht tek interesat e kredive. Është një shifër sinjifikative ajo

që jepet në raport, po e ruaj për ta thënë në një debat tjetër, por është një nga produktet më të

rëndësishme të vitit që shkoi për Bankën e Shqipërisë, për të cilën duhet të përgëzohet. Por do të

thosha që e gjithë iniciativa juaj për deeuroizimin të sjellë sa më shpejt një produkt të matshëm

dhe unë do të dëshiroja stabilitet të kursit të këmbimit me qëllim që të minimizohen risqet që

bien veçanërisht mbi eksportuesin. Është një pjesë e ekonomisë që prodhon dhe rrisqet mbi ta

japin impakt edhe mbi ekonomitë e tyre. Kështu që do të donim që sa më shpejt të fillonte

stabilizimi i kursit të këmbimit me qëllim që edhe ata, pra eksportuesit, kur fillon sezoni më i

gjerë prodhues në këtë vend, që është bujqësia, të dinë se me çfarë marrëveshjesh do të hyjnë me

partnerët e tyre tregtarë.

Së fundi unë do të doja të theksoja transparencën e gjithë sistemit bankar, si një sistem

kyç dhe të rëndësishëm.

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor. Norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan,

41

Në të dyja aspektet, Guverntor, meqë është folur edhe për shqetësime në këtë fushë, së

pari, për ndryshimet në treg, ku duhet të ketë një transparencë shumë më të madhe për të gjitha

ndryshimet që ndodhin në treg, për thithjen e bankave apo shitjen tyre, mbi të gjitha për pronarët

e rinj, dhe, në krahun tjetër, të kostos së shërbimeve ose kontratave kredive që bizneset ose

qytetarët përfitojnë nga bankat. Transparenca më e madhe për to do të eliminonte një pjesë të

konsiderueshme të problematikave që kemi hasur kohë pas kohe. Më lejoni t’ju them që në

harkun kohor të këtij viti të fundit ato janë rralluar shumë. Ju e mbani mend që këtu kemi qenë

dhe ju kam numëruar letra pa fund të qytetarëve të ndryshëm, viktimë të transparencës së

hartimit të kontratave me bankat. Pra, kemi një reduktim të kësaj problematike. Unë do të doja

që kjo problematikë të ezaurohej përfundimisht që sistemi të jetë i qëndrueshëm dhe besimi te ky

sistem të jetë po kaq i qëndrueshëm në sytë e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Së fundi, dua t’ju falënderoj për raportimin, për punën e bërë vitin që shkoi!

Përmes jush dua t’i përcjell falënderimet edhe anë taret e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës

së Shqipërisë dhe natyrisht t’ju nxisim për të shkuar më tej në përmbushjen e objektivave ligjore

të Bankës së Shqipërisë, por edhe të objektivave të tjera që kanë të bëjnë me reformimin e plotë

të këtij vendi!

Gent Sejko- Faleminderit!

Erion Braçe- Faleminderit!

Mbledhja mbyllet këtu. Nesër duhet bërë gati rezoluta për veprimtarinë e Autoritetit të

Konkurrencës.

MBYLLET MBLEDHJA