REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

15
C E N T R U M 14 70 Ali Musliu, PhD 1 UDC: 343.121:340.13(497.115) REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT РЕФОРМА НА ИЗБОРЕНИОТ СИСТЕМ ВО РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА REFORM OF THE ELECTORAL SYSTEM IN THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA ABSTRACT The Republic of North Macedonia has unicameral structure of Parliament, using closed list proportional representation system of the 123 seats in the Assembly (Parliament) of the State, which 120 are elected form six multi-member constituencies in the country, 20 seats each, and one constituency abroad with three seats which covers the Diaspora (Europe, Africa, North and South America, Australia and Asia). With the Electoral Law reforms in 2016 (Przhino agreement) the remaining three seats are elected if a candidate list receives a minimum number of votes equal to the MP elected in-country with the lowest number of votes during the previous elections. The second and third candidates of the same list are elected if their list obtains twice and three times as many votes respec- tively. This essay consists of subtopics which are presented in different methods in understanding the electoral system in the Republic of North Macedonia. It gives greater emphasizes on latest electoral reform in 2016, provides a background on various thought that urge the necessity for further electoral reforms. At the end the paper gives a special focus on the 1 Profesor në Universitetin e Tetovës - Fakulteti Juridik, Maqedoni, Tetovë ([email protected])

Transcript of REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

Page 1: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

70

Ali Musliu, PhD1

UDC:

343.121:340.13(497.115)

REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

РЕФОРМА НА ИЗБОРЕНИОТ СИСТЕМ ВО РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА

REFORM OF THE ELECTORAL SYSTEM IN THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA

ABSTRACT

The Republic of North Macedonia has unicameral structure of

Parliament, using closed list proportional representation system of the

123 seats in the Assembly (Parliament) of the State, which 120 are elected

form six multi-member constituencies in the country, 20 seats each, and

one constituency abroad with three seats which covers the Diaspora

(Europe, Africa, North and South America, Australia and Asia). With the

Electoral Law reforms in 2016 (Przhino agreement) the remaining three

seats are elected if a candidate list receives a minimum number of votes

equal to the MP elected in-country with the lowest number of votes during

the previous elections. The second and third candidates of the same list

are elected if their list obtains twice and three times as many votes respec-

tively. This essay consists of subtopics which are presented in different

methods in understanding the electoral system in the Republic of North

Macedonia. It gives greater emphasizes on latest electoral reform in 2016,

provides a background on various thought that urge the necessity for

further electoral reforms. At the end the paper gives a special focus on the

1 Profesor në Universitetin e Tetovës - Fakulteti Juridik, Maqedoni, Tetovë

([email protected])

Page 2: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

71

advantage of the open list proportional system and the democratization of

the electoral system at all.

Keywords: Democracy, Pluralism, System, Political Parties,

Reform, Macedonia.

1. HYRJE

Në vitin 1989 me instalimin e pluralizmit politik u mundësua for-

mimi i partive politike, me ç’rast në vitin 1990 votuesit në Republikën

e atëhershme Socialiste të Maqedonisë (RSM) për herë të parë patën

mundësi të votojnë në zgjedhje shumëpartiake.2 Ato ishin zgjedhjet e

para shumë partiake të cilat, gjatë vitit të njëjtë, u zhvilluan në të gjitha

gjashtë republikat e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë

(RSFJ). Zgjedhjet u organizuan në një atmosferë në të cilën tanimë

shihej fillimi i shpërbërjes së Federatës dhe së këtejmi procesi i zgjedh-

jeve, në shumicën e republikave, rezultoi me fitoren e partive të sapo-

formuara nacionaliste kundrejt partive që lindën nga degët republikane

të Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Në Maqedoni zgjedhjet e para u

zhvilluan sipas sistemit zgjedhor mazhoritar, në dy rrethe zgjedhore, në

nivel të 120 njësive zgjedhore. Zgjedhjet e radhës pas pavarësimit të

Maqedonisë, u mbajtën në vitin 1994, njëkohësisht me zgjedhjet e para

të drejtpërdrejta për President të shtetit. Këto zgjedhje u zhvilluan sipas

modelit mazhoritar dy raundesh.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare u mbajtën në vitin 1998 sipas

modelit zgjedhor të ndryshuar. Zgjedhjet u zhvilluan sipas sistemit të

kombinuar zgjedhor, me kombinimin e modelit proporcional dhe ma-

zhoritar me votim në dy rrethe. Me ndryshimet nga 120 mandate, 85 u

shpërndanë në njësinë zgjedhore me një mandat, për të cilat u votua më

18 tetor, ndërkaq 35 mandatet e tjera, përmes formulës proporcionale të

D’Hont-it, me ç’rast i tërë shteti ishte një njësi zgjedhore, ndërkaq

votimi u instalua edhe pragu zgjedhor prej 5 %.

Zgjedhjet parlamentare të 15 shtatorit të vitit 2002 u zhvilluan në

një atmosferë të tensionuar post-konfliktuale, pas vitit 2001, në të cilin

ndodhi konflikti i armatosur ndërmjet forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve

2 Më tepër lidhur me historikun e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni (1990-2016),

i gjeni në Manualin për zgjedhje parlamentare në Republikën e Maqedonisë të vitit

2016, Fondacioni Konrad Adenauer dhe Instituti për Demokraci “Societas Civilis” -

Shkup, f. 21-38.

Page 3: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

72

të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i cili përfundoi me nënshkri-

min e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.3 Karakteristikë e këtij cikli është se

në skenën politike të bllokut politik shqiptar u paraqit një subjekt i ri

partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e formuar nga udhëhe-

qësia e UÇK-së. Në këto zgjedhje u ndryshua modeli zgjedhor. Zgjedhjet

u mbajtën sipas modelit zgjedhor proporcional, në gjashtë njësi zgje-

dhore, me ç’rast në secilën nga gjashtë njësitë zgjedhore, sipas të cilave

është bërë ndarja e territorit të Maqedonisë, zgjidhen nga 20 deputetë.

Zgjedhjet e radhës parlamentare u mbajtën më 5 korrik të vitit

2006, ku u shënua jehonë më e ulët të daljes në zgjedhje, që nga numri

total të regjistruar në zgjedhje dolën vetëm 56 %. Pas këtyre zgjedhjeve,

Nikolla Gruevskit iu besua mandati i parë për formimin e Qeverisë, dhe

fillon epoka e qeverisjes dhjetë vjeçare të partisë VMRO-DPMNE dhe

të Nikolla Gruevskit në krye si kryeministër i vendit. Të gjitha zgjedhjet

që u realizuan më pas, atyre të vitit 2008, 2011, 2014 dhe 2016 e nxorën

fitues partinë VMROË-DPMNE. Sa i takon zgjedhjeve të vitit 2016 dhe

ndryshimeve të sistemit zgjedhor që pësuan paraprakisht në vitin 2015

më gjerësisht do të analizojnë në vijim të punimit.

2. MARRËVESHJA E PËRZHINOS DHE REFORMAT

NË SISTEMIN ZGJEDHOR TË VITIT 2015

Ndryshimet e legjislacionit zgjedhor në vitin 2015 rezultuan si

pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos. Kuvendi më pas, me një procedurë

të shkurtuar, e miratoi pakon e ligjeve përfshirë edhe Ligjin për ndry-

shimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor4, si dhe Ligjin për Qeverinë të

cilat rezultuan nga Marrëveshja e Përzhinos dhe nga takimi i liderëve.

Këto ndryshime kishin për qëllim krijimin e kushteve për mbajtjen e

zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2016. Ndryshime u

referohen aspekteve thelbësore të procesit zgjedhor, si në procesin

zgjedhor, po ashtu edhe formimin e një qeverie kalimtare (teknike) që

do të menaxhoj zgjedhjet.

Risia e parë është në Ligjin për Qeverinë e RMV, ku në nenet 43-

45 caktohet detyrimi që njëqind ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parla-

mentare, dhe me dorëheqjen paraprake të kryeministrit të Republikës së

3 Për Marrëveshjen kornizë të Ohrit dhe të drejtat e njeriut shih në: Musliu, A. (2012).

Sistemi i të drejtave të njeriut. Vatra. Shkup, f. 131-145. 4 Më tepër në: Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, “Gazeta Zyrtare e

Republikës së Maqedonisë” nr. 196 nga 10 nëntori 2015. Online në dispozicion: file://

/C:/Users/User1676/Downloads/ID_na_Izborniot_zakonik_196_10112015%20(1).pdf

Page 4: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

73

Maqedonisë së Veriut, Kuvendi i RMV do të zgjedh Qeveri të re kalim-

tare që do të përgatit dhe administroj zgjedhjet, si dhe do të udhëhiqet

nga një kryeministër i ri i cili do të nominohet nga partia që ka më shu-

më vota në Kuvendin e RMV-së. Ndryshim tjetër i rëndësishëm i këtij

procesi është edhe udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme,

Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe zëvendës ministra në

financa dhe bujqësi nga ana e partisë më të madhe opozitare që përfa-

qësohet në Kuvendin e Maqedonisë.5

Modelit zgjedhor me gjashtë njësi zgjedhore në territorin e Repu-

blikës së Maqedonisë me këto ndryshime mbetet i njëjti. Ndryshim ka

vetëm në njësitë zgjedhore të diasporës, me ç’rast tri njësitë zgjedhore

të deritanishme (NJZ 7, NJZ 8 dhe NJZ 9) u zëvendësuan me një njësi

zgjedhore – NJZ 7, e cila i përfshinë të gjithë shtetasit e Maqedonisë të

cilët jetojnë në Evropë, Azi, Afrikë, Amerikën Veriore dhe Jugore dhe

Australi. Deputetët në NJZ 7 zgjidhen sipas modelit proporcional, që

nënkupton se numri i nevojshëm i votave që të zgjidhet një deputet në

NJZ 7 duhet të korrespondojë me minimumin e votave të cilat i ka fituar

deputeti i cili është zgjedhur me numër më të vogël të votave në ndo-

njërën nga njësitë zgjedhore në zgjedhjet paraprake parlamentare. Sipas

rezultateve nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2016, ky numër

është 6 478 vota. Numri i nevojshëm i votave të domosdoshme që të

fitohet vendi i dytë dhe i tretë për deputet jashtë vendit duhet të lëvizë

sipas proporcionit të njëjtë, përkatësisht të jetë dyfishë dhe trefishë më

i madh nga numri më i vogël i votave të fituara në ndonjërën nga njësitë

zgjedhore në territorin e shtetit në zgjedhjet e fundit parlamentare. Nëse

asnjëra nga listat e kandidatëve jashtë vendit nuk e fiton numrin e

nevojshëm të votave, atëherë nuk do të zgjidhet asnjë deputet nga njësia

zgjedhore numër.6

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor parashikojnë edhe rritje të përqin-

djes së përfaqësimit të gjinisë më pak të përfaqësuar në listat e paraqi-

tura për kandidatë dhe deputetë, nga 33% aktual u parapa rritje në 40%,

përkatësisht në tre vendet e para më së paku një vend i takon gjinisë më 5 Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë,

“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 196 nga 10.11. 2015. Online në

dispozicion:

file:///C:/Users/User1676/Downloads/ID_na_Zakonot_za_Vladata_na_Republika_M

akedonija_196_10112015.pdf 6 Neni 1, paragrafi 2 – 6 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor,

“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 196 nga 10 nëntori 2015, rregullon

çështjen e njësisë zgjedhore 7, respektivisht atë të diasporës.

Page 5: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

74

pak të përfaqësuar dhe në mënyrë plotësuese edhe më së paku një vend

në çdo dhjetë vende.7

Si pjesë e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor u parashikua edhe

Kodeksi për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, i cili do të nënsh-

kruhet nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje nga dita e shpalljes

së zgjedhjeve. Me këtë Kodeks pjesëmarrësit obligohen të mos bëjnë

presione mbi të punësuarit në administratën publike shtetërore ose në

institucione të tjera të financuara nga Buxheti i Republikës së Maqedo-

nisë. Veç tjerash, Kodeksi ka për qëllim të garantoj se mbështetja,

përkatësisht mosmbështetja të cilësdo qoftë partie ose të kandidatit nga

ana e qytetarëve, pjesëmarrësve në procesin zgjedhor nuk do ta shfry-

tëzojnë si instrument për kërcënim lidhur me vendin e punës ose me

sigurinë sociale.8

Përbërja e KSHZ me ndryshimet e vitit 2015 u ndryshua, nga

shtatë anëtarët paraprak në nëntë anëtarë. Mirëpo në maj të 2018 me

plotësimet dhe ndryshim të nenin 26 të Kodit zgjedhor, KSHZ tani ka

shtatë me përbërje të përcaktuar: Kryetari, Nënkryetari dhe pesë anë-

tarët e komisionit.

Ndryshimet plotësuese të Kodit Zgjedhor përfshijnë dispozita që

kanë të bëjnë me Listën e Zgjedhësve. KSHZ u përcaktua si institucioni

i vetëm kompetent për udhëheqjen dhe azhurnimin e Listës së

Zgjedhësve. I njëjti siguron qasje elektronike deri te Lista e Zgjedhësve

në përputhje me aktet normative, si dhe publikon Listën e Zgjedhësve

në ueb faqen e vet, me ç’rast çdo qytetar ka të drejtë të paraqes kërkesë

në KSHZ që adresa e tij të mos shpallet publikisht për shkaqe sigurie.

KSHZ e bën azhurnimin e Listës së Zgjedhësve një herë në muaj, ndërsa

në çdo 6 muaj shpall thirrje publike deri te qytetarët që të bëjnë këqyrje

në të dhënat e tyre.

Në kategorinë e prezantimit mediatik, me ndryshimet e Kodit

Zgjedhor për herë të parë përfshihen edhe mediat elektronike (portalet e

internetit), si edhe radiodifuzerët dhe mediat e shkruara të cilat e mbuloj-

në procesin zgjedhor e kanë për detyrë të punojnë në përputhje me Kodin 7 Sa i takon çështjes së përfaqësimit të drejtë gjinor, neni 65 paragrafi 2 i Ligjit për

zgjedhjet ndryshon me përcaktimin e detyrueshëm të 40 përqindëshit për gjininë më

pak të përfaqësime, dhe atë si në këshillat komunal po ashtu edhe në listat për deputet.

Më tepër shih në nenin 21, të Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor,

“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 196 nga 10 nëntori 2015. 8 Më tepër lidhur me Kodeksin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, miratuar

në nëntor të vitit 2016. Online dispozicion në: https://drive.google.com/file/

d/0B8ZpCwro9h-zTGdoMmZIZjV4UkE/view

Page 6: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

75

Zgjedhor. Gjithashtu, ndalohet financimi dhe domini i partive politike

nga mediat dhe personat të lidhur me ata, si dhe inkorporohet ndalim për

transmetimin e reklamave të financuara nga Buxheti i Republikës së

Maqedonisë, nga buxhetet e komunave dhe Qytetit të Shkupit. Me ndry-

shimet e Kodit Zgjedhor fokusi u vu mbi mundësimin e qasjes së

barabartë dhe të balancuar të partive politike në hapësirën reklamuese.

Pas shtyrjes së zgjedhjeve të planifikuara të parakohshme parla-

mentare të 5 qershorit 2016, ndërkaq si pjesë e raundit të ri të negocia-

tave ndërpartiake, më 20 korrik, katër partitë më të mëdha politike

arritën marrëveshje të re, Aneks të Marrëveshjes së Përzhinos (Përzhino

2), me të cilën, mes tjerash, u parashikuan ndryshime edhe në Kodin

Zgjedhor. Më 28 korrik u miratua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin

e Kodit Zgjedhor. Ndryshimet e këtij Kodi kryesisht kanë të bëjnë me

reformat e mediave. Formimi i autoritetit ad-hok në kuadër të Agjencisë

për Shërbime Meidatike Audio dhe Audiovizive, përkatësisht formimi

i Komisionit të Përkohshëm Pesë-anëtarësh për monitorimin e përfa-

qësimit mediatik ka për qëllim monitorimin e raportimit mediatik në

periudhën parazgjedhore. Mandati i këtij Komisioni do të zgjas deri në

përfundimin e procesit zgjedhor. Caktohet redaktori i ri i programit

informativ të Shërbimit Publik Radiodifuziv. Redaktori do të zgjidhet

me propozim të partisë opozitare me numër më të madh të deputetëve

në Kuvend, ndërkaq sipas konsultimit paraprak me dy partitë politike

në pushtet me numër më të madh të deputetëve në Kuvend dhe me

partinë politike në opozitë e cila është parti e dytë opozitare për nga

numri i deputetëve në Kuvend.9

3. TIPARET THEMELORE TË SISTEMIT ZGJEDHOR

NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Në kuadër të kësaj teme do të elaborojmë tiparet themelore të

sistemit zgjedhor për zgjedhje të Presidentit të Republikës, të zgjedhje-

ve parlamentare për deputet të Kuvendit të vendit, si dhe karakteristikat

themelore për zgjedhjet lokale, respektivisht për kryetarë të komunave

dhe këshillave lokal.

9 Ndryshimet e Kodit Zgjedhor si rrjedhojë e marrëveshjes “Pëzhino 2” që ka të bëjë me

sferen e medias dhe shih në: Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor,

“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 142 nga 1 gushti 2016. Qasje online në

http://www.avmu.mk/images/Zakon_za_izmenuvanje_i_dopolnuvanje_na_izborniot

_zakonik_28_juli_2016.pdf

Page 7: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

76

Sa i takon sistemit zgjedhor për zgjedhje të Presidentit të Maqedo-

nisë së Veriut, zgjidhet sipas sistemit zgjedhor të shumicës (mazhoritar)

dy raunde, për një mandat prej 5 vitesh. Në rrethin e parë mund të zgji-

dhet kandidati për President, por i njëjti/njëjta duhet të fitojë shumicën e

votave nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve të regjistruar në Listën e

Zgjedhësve, respektivisht 50% plus një votë. Nëse ka më shumë kandi-

datë, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e fiton shumicën e kërkuar në raundin

e parë, në afat prej 14 ditësh organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve në të

cilin votohet vetëm për 2 kandidatët të cilët në raundin e parë kanë fituar

numër më të madh të votave. Në përputhje me ndryshimet kushtetuese,

respektivisht me amendamentin XXXI theksohet se në “raundin e dytë të

zgjedhjeve do të zgjidhet ai/ajo kandidat/e i/e cili/a ka fituar shumicën e

votave, por vetëm nëse kanë votuar më shumë se 40% të zgjedhësve të

regjistruar në Listën Zgjedhore. Nëse në rrethin e dytë nuk kemi dalje të

40% të zgjedhësve dhe asnjëri nga kandidatët nuk e fiton shumicën e

nevojshme të votave, përsëritet e gjithë procedura e zgjedhjeve.10

Për zgjedhje parlamentare për Kuvendin e RMV ndryshon modeli

zgjedhor, nga ai mazhoritar dy raundesh për President, kalon në siste-

min zgjedhor proporcional rajonal të kombinuar. Në Kuvendin e Repu-

blikës së Maqedonisë së Veriut deputeti zgjidhet në zgjedhje të përgjith-

shme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë për një mandat 4

vjeçar. Në zgjedhjet parlamentare zgjidhen 120 - 123 deputetë, ndërsa

sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetët

zgjidhen sipas modelit zgjedhor proporcional me lista të mbyllura të

deputetëve, me ç’rast në secilën nga gjashtë njësitë zgjedhore, sipas të

cilave është bërë ndarja e territorit të Maqedonisë, zgjidhen nga 20

deputetë. Zgjedhjet për deputetë mbahen çdo katër vjet në 90 ditët e

fundit të mandatit të legjislaturës paraprake të deputetëve ose brenda

afatit prej 60 ditësh nga dita e shpërndarjes së Kuvendit. Në zgjedhjet e

parakohshme të gjitha afatet e aktiviteteve zgjedhore shkurtohen për 5

ditë, përveç afatit të përcaktuar për zbatimin e fushatës zgjedhore.

Numri i zgjedhësve në secilën nga 6 njësitë zgjedhore mund të lëvizë

më së shumti në kuadër të margjinës -/+5% në raport me numrin mesatar

të zgjedhësve në njësitë zgjedhore.11 Shpërndarja e mandateve bëhet sipas

10 Më tepër shih në: Makstuti, M. (2016). E drejta kushtetuese. Universiteti i Tetovës.

Fakulteti Juridik, Tetovë, f. 186-197. 11 Neni 1, paragrafi 2 – 6 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor,

“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 196 nga 10 nëntori 2015, rregullon

çështjen e numrit të zgjedhësve në çdo njësi zgjedhore. Si rrjedhojë e këtij detyrimi

Page 8: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

77

formulës së D’Hondt-it, me ç’rast rezultatet përcaktohen për secilën njësi

zgjedhore veç e veç, sipas numrit të votave të përgjithshme që i kanë fituar

listat e kandidatëve. Secila nga partitë fiton vende të deputetëve proporcio-

nalisht me numrin e votave që i kanë fituar për listën e tyre të kandidatëve,

në krahasim me numrin e votave të listave të tjera të kandidatëve. Nëse

gjatë ndarjes së vendit të fundit për deputet paraqiten dy lista me rezultate

identike, atëherë vendi u ndahet me short. Gjatë shpërndarjes së vendeve

të deputetëve, konsiderohen për të zgjedhur aq kandidatë sa vende ka fituar

lista. Së këtejmi, mandate fitojnë kandidatët në bazë të radhitjes sipas së

cilës janë përcaktuar në listat e kandidatëve. Numri i deputetëve të

zgjedhur jashtë vendit varet nga jehona e votuesve jashtë vendit, dhe në

ç’masë numri i votuesve jashtë vendit për listat e kandidatëve do të

korrespondoj me numrin më të vogël të votuesve në njësitë zgjedhore në

territorin e Republikës nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

Përbërja e re e deputetëve në Kuvend konstituohet në seancën e

parë e cila mbahet më së voni 20 ditë pas ditës së zgjedhjeve, ndërsa të

njëjtën e thërret kryetari në largim. Nëse Kuvendi nuk konstituohet në

këto 20 ditë, atëherë deputetët mblidhen vet dhe e konstituojnë Kuven-

din në ditën e njëzetenjë nga dita e përfundimit të zgjedhjeve në ora 10,

ndërsa seancën duhet ta thërras deputeti i zgjedhur më në moshë sipas

viteve. Nëse ai refuzon ta thërras, kjo e drejtë i bartet sipas radhës depu-

tetit të zgjedhur të ardhshëm sipas viteve të tij të moshës, kështu deri te

deputeti i zgjedhur i cili do të pajtohet ta thërras seancën e parë në të

cilën do të konstituohet Kuvendi. Në afat prej më së shumti dhjetë

ditësh pas konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit, Presidenti i Repu-

blikës së Maqedonisë të Veriut e ka për detyrë t’ia besoj mandatin për

formimin e qeverisë së re kandidatit (mandatar) nga partia ose partitë të

cilat kanë shumicë të deputetëve. Mandatari, në afat prej 20 ditësh nga

dita e besimit të mandatit, Kuvendit i paraqet program dhe e propozon

përbërjen e Qeverisë. Pastaj deputetët me shumicë të votave nga numri

i përgjithshëm të deputetëve e zgjedhin Qeverinë.12

Sa i takon sistemit zgjedhor për zgjedhje lokale, respektivisht për

zgjedhje të kryetarë të komunave në njësitë e vetëqeverisjes lokale

ligjor, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut 2020, Komuna e

Dibrës dhe Komuna e Mavrovës-Rostushë kaluan nga njësia 6 tek ajo 5 zgjedhore. 12 Më tepër lidhur me konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit të RMV-së si dhe

procedurave dhe afateve ligjore që dalin nga kjo shih në: Zejneli, J. (2013). Parlamen-

tarizmi në Republikën e Maqedonisë. Universiteti i Tetovës. Fakulteti Juridik. Tetovë,

f. 110-137.

Page 9: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

78

(NJVL), zbatohen sipas modelit zgjedhor të shumicës (mazhoritar),

ndërsa zgjedhjet për anëtarë të këshillave në njësitë e vetëqeverisjes

lokale sipas modelit proporcional. Zgjedhjet për kryetarë të komunave

dhe për anëtarë të këshillave mbahen, në çdo katër vjet, njëkohësisht në

të gjitha komunat, në gjysmën e dytë të muajit tetor. Kryetari i Kuvendit

zgjedhjet i shpall me akt përkatës, i cili publikohet në “Gazetën Zyrtare

të Republikës së Maqedonisë”, me ç’rast nga dita e shpalljes së zgje-

dhjeve deri në mbajtjen e zgjedhjeve nuk mund të kalojnë më shumë se

90 ditë, përkatësisht më pak se 70 ditë.

Zgjedhja e kryetarit të komunës në njësitë e vetëqeverisjes lokale

zbatohet sipas modelit zgjedhor të shumicës. Për kryetar komune është

zgjedhur kandidati i cili ka fituar shumicë votash në rrethin e parë të

votimit, nëse në zgjedhje kanë dal së paku një e treta e zgjedhësve të

regjistruar në Listën e Zgjedhësve të njësisë përkatëse të vetëqeverisjes

lokale. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk e plotëson kushtin e nevojshëm

zgjedhjet përsëriten në rrethin e dytë për ata dy kandidatë të cilët kanë

fituar numër më të madh të votave. Nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm

një kandidat, ndërkaq i njëjti nuk e fiton shumicën e nevojshme,

procedura zgjedhore përsëritet. Rrethi i dytë i votimit zbatohet 14 ditë

pas përfundimit të rrethit të parë. Në rrethin e dytë zgjidhet ai kandidat

i cili ka fituar numër më të madh të votave. Gjatë zgjedhjes së këshill-

tarëve në NJVL zbatohet modeli proporcional, me ç’rast shpërndarja e

mandateve bëhet sipas formulës së D’Hondt-it. Sipas kësaj formule,

numri i përgjithshëm i votave të fituara për listat e propozuara të kandi-

datëve pjesëtohet me vargun e përpjesëtuesve 1,2,3... kështu deri në

numrin e anëtarëve të këshillit të cilët zgjidhen në NJVL konkrete.

Herësit e fituar në këtë mënyrë radhiten sipas madhësisë, me ç’rast

merren parasysh ata herës më të mëdhenj aq sa zgjidhen anëtarë të

këshillit. Një listë e kandidatëve fiton aq anëtarë të këshillit sa ka herës

më të mëdhenj prej atyre që janë marrë parasysh.

4. ORGANET SHTETËRORE PËR ZBATIMIN E

ZGJEDHJEVE NË RMV

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) bashkë me komisionet

komunale zgjedhore (KKZ), këshillat zgjedhorë (KZ) për votim brenda

vendit dhe në PDK të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë organet

zgjedhore të ngarkuara për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përbëhet nga shtatë anëtarë të cilët i

Page 10: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

79

zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me dy të tretën

e shumicë së votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Funksionin

e ushtrojnë në mënyrë profesionale me mandat prej pesë vitesh dhe e

kanë të drejtën e rizgjedhjes. Anëtarët e KSHZ zgjidhen në afat prej 30

ditësh para skadimit të afatit të përbërjes ekzistuese. KSHZ me ndryshi-

met e vitit 2018 ka përbërje partiake, ku partia në pushtet me numër më

të madh të deputetëve propozon tre anëtarë, partia e dytë sipas madhë-

sisë në pushtet propozon një anëtar. Partia më e madhe politike në

opozitë propozon dy anëtarë, ndërsa partia e dytë për nga madhësia në

opozitë propozon një anëtar. Kryetari dhe nënkryetari i KSHZ zgjidhen

nga Kuvendi nga radhët e anëtarëve të propozuar sipas propozimit të

përbashkët nga partitë në pushtet dhe nga ato opozitare, me ç’rast krye-

tari ose nënkryetari duhet të jetë nga radhët e pjesëtarëve të bashkësisë

më të madhe e cila nuk është në shumicë. KSHZ emëron sekretar të

përgjithshëm i cili udhëheq me shërbimin profesional i cili i kryen punët

profesionale – administrative dhe punët organizative - teknike.13

Komisionet komunale zgjedhore (KKZ), të cilat formohen në

nivel të çdo komune, ngarkohen për zbatimin e zgjedhjeve në territorin

që është në kompetencë të tyre dhe kryejnë mbikëqyrje mbi punën e

këshillave zgjedhorë. Ato përbëhen nga pesë anëtarë, prej të cilëve njëri

është kryetar, ndërsa secili nga anëtarët ka zëvendës. Anëtarët dhe

zëvendësit e KKZ zgjidhen nga radhët e të punësuarve në administratën

shtetërore, publike dhe komunale, me arsim të lartë

për mandat prej pesë vitesh. Zgjedhjen e tyre e bën KSHZ sipas

zgjedhjes së rastësishme pas pranimit të evidencës me të dhënat për

administratën shtetërore dhe komunale, administratën e Qytetit të

Shkupit dhe administratës publike. Këshilli zgjedhor (KZ) është trup i

cili formohet për secilin vend zgjedhor, të cilin e përbëjnë pesë anëtarë

prej të cilëve njëri është kryetar, ndërsa për secilin prej tyre zgjidhet

edhe zëvendës. Kryetari i Këshillit zgjedhor dhe zëvendësi i tij, dy

anëtarë dhe zëvendësit e tyre zgjidhen nga radhët e të punësuarve në

administratën shtetërore, publike dhe komunale, sipas zgjedhjes së

rastësishme për periudhë kohore prej katër vitesh. Nga një anëtar të KZ

dhe zëvendësi i tij emërohen me propozim të partive politike në opozitë,

të cilat në zgjedhjet e fundit për deputetë kanë fituar më së shumti vota,

ndërsa një anëtar tjetër me propozim të partive politike në pushtet të

cilat në zgjedhjet e fundit për deputetë kanë fituar më së shumti vota. 13 Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, “Gazeta Zyrtare e

Republikës së Maqedonisë” nga 18 maj 2018.

Page 11: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

80

Zgjedhja e rastësishme të anëtareve të këshillave zgjedhorë (nga radhët

e administratës) e bëjnë KKZ për zonën për të cilën janë kompetentë,

sipas aktit paraprak të KSHZ. Votimi jashtë vendit do të organizohet

vetëm në ato PDK në të cilat janë paraqitur më së paku 10 zgjedhës,

ndërsa numri i vendeve zgjedhore jashtë vendit do të përcaktohet sipas

paraqitjes për votim në këto vende zgjedhore.14

5. E DREJTA E ZGJEDHJES AKTIVE DHE PASIVE:

PROCEDURA E PARAQITJES SË KANDIDATURAVE

E drejta e votës është një e drejtë e garantuar politike. Të drejtë

vote ka shtetasi i Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili ka mbushur

18 vjet dhe ka aftësi/zotësi të veprimit. Votimi është akt i fshehtë dhe

askush nuk ka të drejtë ta thërrasë zgjedhësin në përgjegjësi për shkak

të votimit, dhe të kërkojë nga ai/ajo të tregoj për kë ka votuar ose pse

nuk ka votuar.15 KSHZ është përgjegjëse t’i informojë dhe edukojë

qytetarët për mënyrën e votimit dhe për realizimin e të drejtës së zgje-

dhjes, së këtejmi në vendvotimet dhe në paravanët e votimit afishohet

udhëzimi për votim në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, vllahe, serbe,

rome dhe në gjuhën boshnjake. Listat e kandidatëve, gjithashtu,

afishohen në hapësirën e votimit.

Të drejtën e kandidimit për deputet e ka secili qytetar i moshës

madhore, si dhe propozimi i kandidatëve për zgjedhje të deputetëve bë-

het përmes paraqitjes së listës së kandidatëve në Komisionin Shtetëror

të Zgjedhjeve.16 Së këtejmi, një kandidat mund të propozohet vetëm në

një listë, ndërsa një paraqitës liste mund të paraqes vetëm një listë të

kandidatëve për deputetë. Në listat e kandidatëve për deputetë, duhet

më së paku 40 % të kandidatëve t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqë-

suar, me ç’rast për çdo tre vende një vend i takon gjinisë më pak të

përfaqësuar dhe në mënyrë plotësuese edhe më së paku nga një vend

për çdo 10 vende. Ky ndryshim u inkorporua në nëntor të vitit 2015,

14 Për një analizë komparative të organeve zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve shih

në: Sadik, H. (2013). Zgjedhjet, sistemet zgjedhore dhe proceset zgjedhore.

MASHTK. Prishtinë, f. 317-332. 15 Me tepër lidhur me të drejtën e votës dhe të drejtat politike në përgjithësi shih në: Musliu,

A. (2018). Të drejtat e njeriut. Albiz Foundation. Fokus Print. Shkup, f. 190-204. 16 Neni 6 dhe 7 i Kodit zgjedhor të RMV-së rregullojnë çështjen e të drejtës aktive

dhe pasive të votës, ndërsa neni 8 përcakton kufizimet, respektivisht inkopatibilitet të

bashkimit të funksioneve të kryetarë shtetit, kryebashkiakut, respektivisht kryetarë

komune si dhe këshilltar komunal, si dhe deputet në Kuvendin e RMV-së.

Page 12: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

81

ndërsa paraprakisht në tre vendet e para të listës më së paku një vend i

përkiste gjinisë më pak të përfaqësuar.17

Listat paraqiten në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik si

gjuhë zyrtare oficiale në Republikën e Maqedonisë, megjithatë paraqi-

tësi i listave në njësitë zgjedhore në të cilat më së paku 20 % e qyteta-

rëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, këtë mund

ta bëjë edhe në gjuhën dhe alfabetin që e përdorin qytetarët në atë njësi

të vetëqeverisjes lokale. Të drejtë që të paraqesin listë të kandidatëve

për deputetë kanë partitë e regjistruara politike në mënyrë të pavarur,

koalicionet, si dhe grupi i zgjedhësve. Grupi i zgjedhësve në mënyrë që

të mund të paraqes listë të kandidatëve nevojitet të grumbullojë më së

paku 1.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në ekstraktin e

Listës së Zgjedhësve të njësisë zgjedhore. Grumbullimi i nënshkrimeve

bëhet para njësive rajonale të KSHZ dhe para personave zyrtarë të PDK,

në formular të përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Një zgjedhës mund ta jap nënshkrimin e vet për më shumë lista të

kandidatëve për deputetë. Në zgjedhje të rregullta grumbullimi i nënsh-

krimeve fillon ditën e pesëmbëdhjetë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve

dhe zgjatë 15 ditë, ndërsa për zgjedhjet e parakohshme fillon ditën e

dhjetë nga shpallja e zgjedhjeve dhe zgjatë 10 ditë. Listat e kandidatëve

për deputetë duhet të paraqiten në KSHZ deri në mesnatë të skadimit të

10 ditshi të grumbullimit të nënshkrimeve. Në rastin kur paraqitës i

listës së kandidatëve është parti politike, doemos duhet të paraqes vërte-

tim për regjistrim nga gjykata kompetente. Kur paraqitësi i listës së kan-

didatëve është koalicioni, duhet ta paraqes marrëveshjen e koalicioni-

mit ndërmjet partive. Kur paraqitës i listës është grup zgjedhësish, doe-

mos duhet të paraqiten edhe nënshkrimet e mbledhura nga zgjedhësit.

Për çdo kandidaturë nevojitet pëlqim me shkrim (deklaratë) e kandidatit

që është i parevokueshëm.

Listat e kandidatëve paraqiten në komisionin zgjedhor kompe-

tent, më së voni 30 ditë, para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve. KSHZ-ja,

përkatësisht KKZ-të, pastaj konstatojnë nëse listat janë paraqitur në

afatin ligjor dhe sipas kushteve të parashikuara me ligj. Nëse konstato-

hen parregullsi, KSHZ-ja, përkatësisht KKZ-ja do ta thërras përfaqë-

suesin e autorizuar të paraqitësit të listës, përkatësisht personin e parë

të nënshkruar në listën e kandidatëve, që t’i shmangin parregullsitë në

afat prej 48 orësh nga pranimi i listave. Nëse pastaj, konstatohet se listat 17 Më tepër shih nenin 21, të Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor,

“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 196 nga 10 nëntori 2015.

Page 13: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

82

janë paraqitur në përputhje me dispozitat ligjore dhe se parregullsitë e

konstatuara eventuale janë shmangur brenda afatit të caktuar, atëherë

lista e paraqitur verifikohet me aktvendim. Nëse konstatohet se listat

nuk janë paraqitur në kohë, përkatësisht parregullsitë ose mangësitë e

konstatuara, paraqitësit e listave nuk i kanë shmangur në afat prej 48

orësh, atëherë do të miratohet aktvendim për hedhjen poshtë të listës.

Paraqitësi i listës, kundër aktvendimit mund të paraqes padi në Gjykatën

Administrative, në afat prej 24 orësh pas pranimit të aktvendimit,

ndërkaq Gjykata, në afat prej 24 orësh, pas pranimit të padisë duhet të

vendos për të njëjtën.18

6. KONKLUZA

Si një nga nevojat imediate të reformës së sistemit zgjedhor në

vend paraqitet kërkesa e futjes së modelit zgjdhor me lista të hapura, ku

përveç për subjektin politik do të mund të votohet edhe për kandidatët

e listës. Sistemi proporcional zgjedhor me lista të hapura qytetarëve u

jep mundësi që përveç votës që ia japin subjektit politik, të votojnë edhe

për kandidatët individual nga lista e po atij subjekti. E gjithë kjo u i jep

të drejtë votuesit që të ketë mundësi ta ndryshojnë radhitjen e candida-

tëve të listës së propozuar nga subjektet politike. Futja e listave të hapu-

ra në kuadër të këtij sistemi zgjedhor do të kontribuojë drejt demokrati-

zimit të partive politike, përfaqësim më i mirë gjeografik në Kuvend,

përgjegjësi më e madhe e përfaqësuesve të zgjedhur drejt votuesve të

vet dhe interesim më i madh i qytetarëve për të votuar, gjegjësisht zvo-

gëlim i apatisë eventuale te qytetarët. Listat e hapura në fakt do të para-

qitnin vetëm avancim të sistemit veç më ekzistues proporcional. Me

sistemin me lista të hapura qytetarët më lehtë mund ta përcaktojnë

përgjegjësinë, sepse secili votues saktë do ta dijë se cilit kandidat ia ka

dhënë votën, dhe nëse ai kandidat zgjidhet, votuesi atë do ta llogarisë si

përgjegjës për politikën që e zbaton, gjegjësisht është përkrahur nga ai

deputet. Si benefit tjetër është edhe rritja e demokracisë brendapartiake.

Kandidatët garojnë jo vetëm me kandidatët e partive tjera, por edhe me

kandidatët e partisë së tyre brenda listës zgjedhore. Prandaj, partitë

18 Kapitulli i pestë (nenet 57-68) i Kodit zgjedhor përcakton mënyrën e kandidimit,

procedurave të paraqitjes së listës për kandidat, afatet kohore, si dhe të drejtën e filli-

mit të konfliktit administrativ në Gjykatën administrative të RMV-së, respektivisht të

çështjeve që dalin si rrjedhojë e ankesave të individëve ose të parive politike gjatë

procedurës zgjedhore.

Page 14: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

83

politike do të jenë të motivuar të kandidojnë kandidatë sa më cilësor, që

të njëjtët të fitojnë sa më shumë vota preferenciale, dhe si rrjedhojë,

numër më të madh të votave për listën partiake. Së fundi, e gjithë kjo

do të kontribuonte që votuesit ta perceptojnë sistemin zgjedhor si më të

drejtë dhe më legjitim, dhe kjo do rezultonte me pjesëmarrje më të

madhe në zgjedhje dhe numër më të madh të votave për partitë politike.

7. CONCLUSION

One of the most immediate reforms in the electoral system of the

Republic of North Macedonia is insertion of the open list system, where

suffrage is open for political parties and for candidates too. Proportional

electoral system with open lists gives to the citizens’ right not to vote

theirs prefer political party, but also the candidate from the same list.

Implementation of the open election lists contribute toward further

democratization of the political system, better geographical represent-

tation in the Parliament, bigger responsibility of representatives toward

the voters. The open list system would further enhance the actual pro-

portional election system. Another benediction of such reform is the

advancing of democracy within the political parties. It is a win/win

process, for the political parties in one side and another side the listing

of the candidates depends on the preference of the voters. At the end,

all of these reforms would enhance the democratization of the state and

will result with bigger participation of the citizens for prefer political

parties and the candidates.

8. LITERATURA

Kodeksin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, miratuar

në nëntor të vitit 2016. Online dispozicion në:

https://drive.google.com/file/d/0B8ZpCwro9h-

zTGdoMmZIZjV4UkE/view

Manualin për zgjedhje parlamentare në Republikën e Maqedo-

nisë të vitit 2016, Fondacioni Konrad Adenauer dhe Instituti për

Demokraci “Societas Civilis” - Shkup, f. 21-38.

Musliu, A. (2012). Sistemi i të drejtave të njeriut. Vatra.

Shkup, f. 131-145.

Kodi Zgjedhor i RM-së, “Gazeta Zyrtare e Republikës së

Maqedonisë” nr. 196 nga 10 nëntori 2015. Online në dispozicion:

Page 15: REFORMAT E SISTEMIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E …

C E N T R U M 14

84

file:///C:/Users/User1676/Downloads/ID_na_Izborniot_zakonik_196_

10112015%20(1).pdf

Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Qeverinë e

Republikës së Maqedonisë, “Gazeta Zyrtare e Republikës së

Maqedonisë”, nr. 196 nga 10.11. 2015. Online në dispozicion:

file:///C:/Users/User1676/Downloads/ID_na_Zakonot_za_Vladata_na

_Republika_Makedonija_196_10112015.pdf

Neni 1, paragrafi 2 – 6 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin

e Kodit Zgjedhor, “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.

196 nga 10 nëntori 2015, rregullon çështjen e njësisë zgjedhore 7,

respektivisht atë të diasporës.

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor si rrjedhojë e marrëveshjes “Për-

zhino 2” që ka të bëjë me sferen e medias dhe shih në: Ligji për ndryshi-

min dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, “Gazeta Zyrtare e Republikës së

Maqedonisë” nr. 142 nga 1 gushti 2016. Qasje online në http://www.

avmu.mk/images/Zakon_za_izmenuvanje_i_dopolnuvanje_na_izborni

ot_zakonik_28_juli_2016.pdf

Makstuti, M. (2016). E drejta kushtetuese. Universiteti i

Tetovës. Fakulteti Juridik, Tetovë, fq. 186-197.

Neni 1, paragrafi 2 - 6 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e

Kodit Zgjedhor, “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 196

nga 10 nëntori 2015, rregullon çështjen e numrit të zgjedhësve në çdo

njësi zgjedhore. Si rrjedhojë e këtij detyrimi ligjor, në zgjedhjet e

parakohshme parlamentare të 15 korrikut 2020, Komuna e Dibrës dhe

Komuna e Mavrovës-Rostushë kaluan nga njësia 6 tek ajo 5 zgjedhore.

Zejneli, J. (2013). Parlamentarizmi në Republikën e Maqedo-

nisë. Universiteti i Tetovës. Fakulteti Juridik. Tetovë, f. 110-137.

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, “Gazeta

Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nga 18 maj 2018.

Sadik, H. (2013). Zgjedhjet, sistemet zgjedhore dhe proceset

zgjedhore. MASHTK. Prishtinë, f. 317-332.

Musliu, A. (2018). Të drejtat e njeriut. Albiz Foundation. Fokus

Print. Shkup, f. 190-204.