Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for...

56

Transcript of Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for...

Page 1: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të
Page 2: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të
Page 3: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të komuniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian

Realitet apo fishekzjarr

Mendimet, qendrimet dhe konkludimet e shprehura në këtë punim i takojnë Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe nuk paraqesin domosdoshmërisht qëndrimet e Fondacionit të

Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Dhjetor 2013

Page 4: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Botuesi: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur

Përgatitur:Fondi për të Drejtën Humanitare KosovëBetim Zllanoga

Pre-print dhe layout:XHAD - Studio

Tirazhi: 500 copë

Page 5: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

PËRMBLEDHJE 5

VAZHDIM I HULUMTIMIT 7 PJESA I- Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të pakicave (në veçanti i atyre që adresojnë komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve) në nivel lokal 7

Komuna e Pejës 7 Zyra komunale për komunitete (zkk) Buxheti dhe plani lokal i veprimit Të drejtat pronësore dhe vendbanimet informale Informimi dhe ndërgjegjësimi

Komuna e Ferizajt 13 Komiteti për komunitete (kk) Zyra komunale për komunitete (zkk) Buxheti dhe plani lokal i veprimit Të drejtat pronësore dhe vendbanimet informale Informimi dhe ndërgjegjësimi

Komuna e Fushë Kosovës 17 Komiteti për komunitete (kk) Zyra komunale për komunitete (zkk) Buxheti dhe plani lokal i veprimit Të drejtat pronësore dhe vendbanimet informale Informimi dhe ndërgjegjësimi

Komuna e Gjakovës 21 Komiteti për komunitete (kk) Zyra komunale për komunitete (zkk) Buxheti dhe plani lokal i veprimit Të drejtat pronësore dhe banimet informale Informimi dhe ndërgjegjësimi

Komuna e Gjilanit 25 Komiteti për komunitete (kk) Zyra komunale për komunitete (zkk) Buxheti dhe plani lokal i veprimit Të drejtat pronësore dhe vendbanimet informale Informimi dhe ndërgjegjësimi

Komuna e Istogut 29 Zyra komunale për komunitete (zkk) Buxheti dhe plani lokal i veprimit Të drejtat pronësore dhe vendbanimet informale Informimi dhe ndërgjegjësimi

PËRMBLEDHJE

Page 6: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

4 Komuna e Prizrenit 33 Komiteti për komunitete (kk) Zyra komunale për komunitete (zkk) Buxheti dhe plani lokal i veprimit Të drejtat pronësore dhe vendbanimet informale Informimi dh ndërgjegjësimi

Komuna e Mitrovicës 37 Komiteti për komunitete (kk) Zyra komunale për komunitete (zkk) Buxheti dhe plani veprimit Të drejtat pronësore dhe vendbanimet informale Informimi dhe ndergjegjësimi

Konkluzionet e Nivelit Qendror 39

Pjesa e Dytë (II) – Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të minoriteteve (në veçanti ato që i adresojnë komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve) në nivelin qendror 41

Ministria e arsimit, shkencës dhe e teknologjisë - masht Ministria e kulturës, rinisë dhe e sporteve (mkrs) Ministria e shëndetësisë dhe instituti kombëtar i shëndeit publik Ministria e punës dhe e mirëqenies sociale Ministria e komuniteteve dhe e kthimit (mkk)

Page 7: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

5PËRMBLEDHJE

Ky dokument është vazhdim i publikimit paraprak “Qeverisja me të drejtat e romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve në Kosovë “1 i cili ka qenë mbështetur nga KFOS-si dhe është drejtuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH Kosovë) dhe është publikuar në vitin 2009. Qëllimi i këtij studimi është që vlerësojë implementimin e Strategjisë dhe të Planit të Veprimit për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve në Republikën e Kosovës.

Gjatë përgatitjes së këtij raporti, FDH Kosovë ka shfrytëzuar metoda të ndryshme të hulum-timit, siç është vizita e komunave, zhvillimi i intervistave me zyrtarët e institucioneve lokale dhe qendrore si dhe analiza e të dhënave dytësore nga mediat, institucionet dhe raportet e organizatave të tjera.

Hulumtimi është tejet informues dhe e vlerëson punën dhe rolin e nivelit Qendror në vënien në dispozicion të burimeve të domosdoshme, të punës dhe të përpjekjeve të komunave (pra, Kryetarëve, asambleve komunale, Komiteteve të Komuniteteve, Zyrës Komunale të Komuniteteve etj). Si dhe punën e Ministrive, siç janë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë - MAShT; Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit (MKRS); Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik; Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale -MPMS; dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK).

Ky studim e vlerëson cilësinë e aktiviteteve dhe të shërbimeve për implementimin e Strat-egjisë dhe të Planeve të Veprimit Lokal dhe për përmirësimin e pjesëmarrjes së komu-niteteve të romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve në proceset e vendimmarrjes komunale. Studimi, më tej, tregon ndikimin e Strategjisë dhe të Planeve të Veprimit Lokal lidhur me përmirësimin e promovimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve të romëve, ash-kalive dhe të egjiptianëve. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të datës 24 dhjetor të vitit 2008 Nr.20/48, Zyra për Qeverisje të Mirë e ka përpiluar Planin e Veprimit të Kosovës për Implementimin e Strat-egjisë për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve për periudhën 2009-2015. Plani i Veprimit është miratuar në datën 23 dhjetor të vitit 2009 nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Sipas mendimit të FDH-së Kosovë, kur krahasohet raporti i cili është publikuar në vitin 2009, situata e tashme lë mjaft shumë për t’u bërë. Në përgjithësi, institucionet e Kosovës kanë dështuar në përmbushjen e zotimeve të tyre në lidhje me zbatimin e Strategjisë dhe të Planit të Veprimit për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve për periudhën 2009 – 2015. Megjithëkëtë, duhet të vërehet se po ashtu janë dokumentuar rezultate pozitive dhe ato do të tregohen më poshtë në raport.

Edhe pse institucionet e nivelit Qendror dhe Lokal i kanë përpiluar Planet e Veprimit, të njëjtat institucione kanë dështuar për të ndarë një linjë të posaçme buxhetore për zba-timin e Planeve të Veprimit. Së këndejmi, aktivitetet e parapara nuk janë kryer për shkak të mungesës së fondeve.

1 Qeverisja me të drejtat e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë (2009) http://kfos.org/governance-of-roma-ashkali-and-egyptian-rights-in-kosovo/

Page 8: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

6 Themelimi i Grupit Punues Teknik dhe Komitetit Drejtues Ndërinstitucional ka pasur një ndikim në rritjen e zotimeve politike në nivelet lokale dhe qendrore; megjithëkëtë, këto zotime ende nuk janë plotësuar. Të gjitha burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare janë të domosdoshme me qëllim që plotësisht të implementohen aktivitetet e parapara brenda Strategjisë dhe Planit të Veprimit.

Asnjëra prej komunave nuk është duke punuar në përputhje me Planin e Veprimit lokal për implementimin e Strategjisë për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjip-tianëve, por më parë kanë aktivitete të tipit ad-hoc. Që nga viti 2010, të gjitha komunat kanë dështuar në implementimin e Planeve lokale të Veprimit si rezultat i mungesës së mjeteve financiare dhe i kapaciteteve njerëzore.

Mbi të gjitha, FDH Kosovë konsideron se Strategjia e Kosovës për integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve nuk e ka përmirësuar pozitën e këtyre komuniteteve në shoqërinë kosovare. Punësimi, arsimi, përfaqësimi në institucionet publike dhe në pro-cesin e vendimmarrjes, përkrahja e aktiviteteve kulturore, qasja ndaj shërbimeve shënde-tësore, qasja ndaj drejtësisë dhe çështjeve të mirëqenies sociale mbesin sfida të mëdha për komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë.

Page 9: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

7VAZHDIM I HULUMTIMIT

PJESA I- Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të pa-kicave (në veçanti i atyre që adresojnë komunitete e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve) në nivel lokal

KOMUNA E PEJËS

Komuna e Pejës ndodhet 90 km në perëndim të Prishtinës dhe përfshin një territor prej 603 km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të dhëna nga regjistrimi i cili është organizuar në muajin prill të vitit 20112, komuna e Pejës ka 96,450 banorë, shu-mica dërmuese e të cilëve janë shqiptar]ë(87,975), të pasuar nga romët (993), Ashkalitë (143), egjiptianët (2,700), goran (189), boshnjakët (3,786), serbët (332) dhe turqit (59)3.

Banorët e këtyre komuniteteve jetojnë kryesisht në katër lagje: Qerhane, 7 Shtatori, Kristal dhe Zata.

Njëzetedy (22) anëtarë të këtyre komuniteteve pakicë janë të punësuar në Asamblenë Ko-munale të Pejës, prej të cilëve katërmbëdhjetë (14) janë boshnjak, pesë (5) serb, dy (2) janë egjiptian dhe një (1) romë. Në datën 28 shtator të vitit 2008, Asambleja Komunale e Pejës miratoi Statutin e komunës, i cili garanton përdorimin e gjuhës amtare në komunikim me organet komunale, në përputhje me kërkesat që dalin nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Takimet e Kuvendit, takimet e Komiteteve si dhe të gjitha takimet e tjera do të mbahen në gjuhën shqipe, serbe dhe atë boshnjake. Të gjitha dokumentet zyrtare të komunës duhet të mbahen në gjuhën shqipe, serbe dhe boshnjake. Statuti parasheh krijimin e Komiteteve të përhershme dhe Komiteteve të tjera.

Komiteti për Komunitete (KK) - është njëri ndër komitetet e përhershme të kësaj ko-mune. Komiteti për komunitete është i përbërë nga shtatë (7) anëtarë (që përfshin anëtarët e asamblesë dhe përfaqësuesit e komuniteteve). Secili komunitet në këtë komunë duhet të përfaqësohet me të paktën një përfaqësues. Në Komitetin për komunitete në komunën e Pejës janë të caktuar shtatë anëtarë: tre (3) shqiptar, një (1) boshnjak, një (1) serb, një (1) egjiptian dhe një (1) anëtarë nga komuniteti romë. 4

Komiteti për Komunitete(KK) ka mandat këshillimor. KK së bashkë me Zyrën Komunale për Komunitete mban takime mujore. Gjatë takimeve mujore si Komiteti ashtu dhe për-faqësuesit nga Zyra Komunale diskutojnë çështjet të cilat lidhen me nevojat e komuniteteve pakicë. Përveç kësaj organizohen takime për tu takuar me përfaqësuesit e pakicave, për të vizituar vendbanimet e tyre dhe për të mbajtur takime informuese me qëllim që të identi-fikojnë më së miri problemet e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje lidhur me to.

2 Enti Statistikor i Kosovës, prill, 2011 http://esk.rksgov.net/rekos2011/repository/docs/Te%20dhenat%20kryesore_ALB.pdf 3 Po aty.� �r�stem ��rkovi�i, kryes�es (�AKAT), Sali �kaj (AAK), �ashim Shala (P�K), Avdi Sefa (L�K), Shaip �avrani (për- �r�stem ��rkovi�i, kryes�es (�AKAT), Sali �kaj (AAK), �ashim Shala (P�K), Avdi Sefa (L�K), Shaip �avrani (për-fa�ës�es i kom�nitetit egjiptian), Sofije Toska (përfa�ës�es i kom�nitetit të romëve), Branimir Jovovi� (përfa�ës�es i kom�nitetit të serbëve)

Page 10: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

8 Në mesin e detyrave të tjera të caktuara për këtë Komitet është monitorimi i implementimit të legjislacionit, akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjera politike lidhur me të drejtat e minoriteteve në komunën e Pejës. Komiteti për Komunitete po ashtu i shqyrton kërkesat dhe ankesat e dorëzuara nga qytetarët e komuniteteve pakicë dhe i prezanton ato nëpër drejtoritë përkatëse komunale dhe para institucioneve të tjera komunale. Në shumicën e rasteve, këto kërkesa dhe ankesa janë në lidhje me rindërtimin e shtëpive, infrastrukturën e rrugëve, rrymën elektrike dhe arsimin. Sipas Raportit të MAPL5, ky Komitet ka raportuar për takime të rregullta nga viti 2010 deri në vitin 2012. Nga muaji janar e deri në muajin qershor të vitit 2013, Komiteti ka raportuar gjashtë (6) takime6.

“Komiteti Komunal për Komunitetit ka takime të rregullta mujore me qëllim që të diskuto-jë gjendjen e komuniteteve minoritare dhe nevojat e tyre në komunën e Pejës. Komiteti për Komunitete është përgjegjës për monitorimin e implementimit të të gjitha rregulloreve të komuniteteve dhe të dokumenteve të tjera strategjike, të cilat ndikojnë në të drejtat e pakicave në komunën tonë”.

S. C. Drejtor i Zyrës Komunale të Komuniteteve në Pejë Intervistë e FDH-së Kosovë, 24 korrik i vitit 2013

Zyra Komunale për Komunitete (ZKK) –është organ i komunës, i cili është i paraparë me Statut komunal në kuadër të Shërbimeve Civile7. Kjo zyrë është përgjegjëse për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave, me anë të garantimit të qasjes së barabartë të paki-cave në shërbimet publike në nivel komunal dhe detyrat e tjera në lidhje me përmirësimin e statutit të komuniteteve pakicë. Kjo zyrë ka përpiluar një Plan të Veprimit për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve për periudhën 2013-2015, që mbu-lon fushën e Arsimit, të Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale, Punësimit dhe të Zhvillimit Ekonomik, Strehimin dhe Vendbanimet joformale, Kulturën, Rininë dhe Sportet, Informim-in, Përfaqësimin dhe Vendimmarrjen, Sigurinë, Politikën dhe Drejtësinë�.

Me gjithë faktin se Plani i Veprimit është miratuar nga Kryetari i Komunës, deri më sot, bux-heti i paraparë për implementim nuk është ndarë nga asnjëra prej Drejtorive të përfshira në Planin e Veprimit. Në shumicën e rasteve, janë OJQ-të lokale ato që punojnë në drejtim të implementimit të Planit të Veprimit përmes projekteve dhe aktiviteteve të tyre. Puna e këtyre OJQ-ve shkon drejt kontributit për arritjen e objektivave të përcaktuara në Planin e Veprimit. Zyra Komunale për Komunitete është po ashtu e përfshirë në projekte, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së rrugëve, furnizimin me ujë dhe sistemin e kanalizimit.

5 http://mapl.rks-gov.net/getattachment/e559b0ce-3a20-��a9-80�6-866b70ecfdd7/�aporti-i-f�nksionimit-te-k�v-endeve-te-kom�nave-pe.aspx6 http://mapl.rks-gov.net/getattachment/e559b0ce-3a20-��a9-80�6-866b70ecfdd7/�aporti-i-f�nksionimit-te-k�v-endeve-te-kom�nave-pe.aspx7 �dryshimi i Stat�tit të Kom�nës, shk�rt, 2010

Page 11: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

9Plani i Veprimit për Integrimin e Komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianë është mi-ratuar nga Kryetari i Komunës, por asgjë nuk është bëtë konkretisht në drejtim të implementi-mit të tij në praktikë. Unë konsideroj se që nga viti 2009, ne nuk kemi punuar në linjë me Strat-egjinë dhe Planin e Veprimit të Kosovës, por më shumë me aktivitete të llojit ad-hoc që janë të lidhura me Planin tonë të Veprimit. Asnjëra prej Drejtorive nuk ka ndarë kurrfarë buxheti për Planin e hartuar të Veprimit.”

G.T. Koordinator i Zyrës Komunale për Komunitetet në PejëIntervistë e FDH-së Kosovë, 24 korrik, 2013

ZKK në Pejë aktualisht ka tetë (8) të punësuar, tre (3) boshnjakë, dy (2) serb dhe një (1) shq-iptar, një (1) egjiptian dhe një (1) romë. Mandati i kësaj Zyre është promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave përmes aktiviteteve të ndryshme.

Banorët e Komunës e vizitojnë Zyrën dhe bëjnë kërkesa të ndryshme dhe shtrojnë çështjet e përditshmërisë, me të cilat ndeshen ata. Kërkesat e tyre kryesisht kanë të bëjnë me streh-imin, me problemet sociale, me arsimin dhe me papunësinë.

Sipas hulumtimit në terren, i cili është zhvilluar për qëllime të këtij raporti, shumica e drej-torive, të cilat janë do të duhej të përfshihen në përpilimin e planit kanë dështuar në lidhje me vijimin e takimeve. Plani i Veprimit është përpiluar në pajtim me Strategjinë e Kosovës për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve dhe adreson të gjitha fushat e parashikuara në Strategji.

Ka pasur probleme gjatë përpilimit të Planit të Veprimit. Kurdoherë që i kemi ftuar drejtoritë për të qenë të pranishme gjatë takimeve të këshillimeve, ato do të injoronin ftesat tona. Plani ynë i Veprimit adreson të gjithë komponentët të paraparë në Strategjinë e Kosovës siç është Arsimi, Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale, Punësimi dhe Zhvillimi Ekonomik, Strehimi dhe Vendbanimet informale, Kultura, Rinia dhe Sporti, Informimi, Përfaqësimi dhe Vendimmarrja, Siguria, Politika dhe Drejtësia.

S. C – Zyra Komunale për Komunitetet, Komuna e PejësFDH Kosovë, intervistë e datës 24 korrik, 2013

Përmes hulumtimit në terren po ashtu është bërë evidente se përfshirja e përfaqësuesve të komuniteteve në përpilimin e Planit të Veprimit ka qenë fare e ulët.

Ne nuk jemi të kënaqur me faktin se si është përpiluar strategjia dhe përfundimisht jemi të pakënaqur me implementimin e saj. Unë konsideroj se që nga viti 2009, kur është miratuar Strategjia iniciale për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve nuk është bërë shumë në realizimin në praktikë dhe asnjëri prej komponentëve të Strategjisë nuk është implementuar plotësisht.

G. T – Zyra Komunale për Komunitete, Komuna e Pejës Intervistë e FDH-së Kosovë, e datës 24 korrik të vitit 2013

Buxheti dhe Plani Lokal i Veprimit – Asambleja Komunale e miraton buxhetin komunal vjetor vit për vit. Megjithëkëtë, kurrfarë buxheti special nuk është ndarë nga Asambleja Ko-munale për nevojat e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve që banojnë në

Page 12: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

10 këtë komunë, ose buxhet special për implementimin e Planit të Veprimit për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve.

Një shumë totale prej 149,397 eurove është ndarë nga komuna e Pejës për ZKK dhe për projektet e hartuara për komunitetet pakicë. Kjo shumë përfshin edhe shpenzimet për pa-gat për punonjësit, mallrat dhe shërbimet, shërbimet komunale dhe investimet kapitale. Ky buxhet po ashtu përdoret për rindërtimin e rrugëve, projektet e tjera të infrastrukturës si dhe shërbimet komunale në kuadër të komponentit të investimeve kapitale.

Asgjë nuk është bërë me qëllim të implementimit të aktiviteteve të parapara të nënvizuara në Planin e Veprimit 2013 – 2015. Ne kemi aktivitete të llojit ad-hoc, të cilat janë të lidhura me Planin e Veprimit; megjithëkëtë, ne nuk e realizojmë punën tonë në përputhje me planin. Asnjëra prej drejtorive nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm për nevojat e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Aktivitetet, të cilat janë implementuar, kryesisht janë të përqendruara në investimet kapitale, siç është infrastruktura, kanalizimi, meremetimet ose strehimi.

G.T– Zyra Komunale e Komuniteteve, Komuna e Pejës, e datës 24 korrik të vitit 2013

Të drejtat pronësore dhe vendbanimet informale – Tash për tash, ekzistojnë katër (4) vendbanime informale shumetnike në komunën e Pejës. Njëri është i vendosur në “Zata”, dy në “7 Shtatori” dhe një në lagjen “Kristal”. Përafërsisht 1500 anëtarë të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve janë duke jetuar në ato vendbanime informale. Shq-iptarët dhe boshnjakët po ashtu i banojnë ato vendbanime. Në tërësi ekzistojnë rreth 400 shtëpi në këtë hapësirë. Këto vendbanime janë shumetnike dhe shqiptarët, serbët dhe bosh-njakët po ashtu banojnë në to. Komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap qoftë për të legalizuar ose për t’i shpërbërë këto katër vendbanime informale.

Mungesa e dokumentacionit lidhur me pronën e tyre të mëhershme paraqet problemin më të madh, me të cilin po ballafaqohen pjesëtarët e komunitetit të romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve.

Ne nuk kemi kurrfarë plani për të legalizuar vendbanimet informale në komunën tonë. Përveç kësaj, disa anëtarë të komunitetit të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve nuk mund ta provojnë se ata kanë poseduar një pronë, për arsye se atyre iu mungon dokumentacioni. Komuna nuk mund t’iu ndihmojë atyre dhe nuk mund të marrë përgjegjësinë për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë.

G.T. – intervistë e FDH-së Kosovë, e datës 24 korrik të vitit 2013.

Informimi dhe Ndërgjegjësimi – Zyrtarët komunal janë të informuar lidhur me Strat-egjinë për Integrimin e Komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë për periudhën kohore 2009 - 2015. Zyra Komunale për Komunitete është vendi ku anëtarët e komuniteteve shkojnë për të kërkuar ndihmën dhe ku e marrin përkrahjen për zgjidhjen e problemeve të tyre. Kryesisht ZKK merren me çështjet sociale. Zyra e Komuniteteve në Pejë ka bashkëpunim të mirë me sektorin e shoqërisë civile. Ata punojnë së bashku në imple-mentimin e projekteve të ndryshme në fushën e arsimit, infrastrukturës dhe shëndetësisë.

Page 13: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

11Unë do të thosha se komunitetet e romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve janë duke jetuar në kushte të mjerueshme. Përfaqësuesit nga këto komunitete kryesisht kanë qenë të injoruar nga drejtoritë komunale. Kjo posaçërisht vlen për komunitetet e romëve, të cilëve iu mungon ar-simi dhe të cilët banojnë në zona, ku kushtet e jetesës janë të këqija.

S. C – Zyra Komunale për Komunitet, Komuna e Pejësintervistë e FDH-së Kosovë, e datës 24 korrik të vitit 2013

Page 14: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

12

Page 15: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

13KOMUNA E FERIZAJT

Komuna e Ferizajt shtrihet në pjesën jugore të Kosovës. Kjo komunë mbulon një hapësirë prej 345 kilometrash katror dhe përbëhet nga qyteti dhe 44 fshatra. Është, në masë të mad-he, një fushë bujqësore. Ferizaj ka një popullatë prej përafërsisht 111,1418 banorëve. Shu-mica prej tyre janë shqiptarë. Në komunitetet e tjera, të cilat banojnë në komunë përfshihen ashkalitë (3,971), romët (292), egjiptianët (52)9, goranët (32), boshnjakët (76), serbët (14) dhe turqit (25)10. Shumica e serbëve janë kthyer në Kosovë pasi kanë kaluar vite si refugjatë ose persona të zhvendosur dhe tash jetojnë në fshatrat Bablak, Babush dhe Talinoc i Muhax-herëve. Romët, ashkalitë dhe egjiptianët kryesisht jetojnë në Dubravё dhe në vendbanimet Halit Ibishi, Sallahane dhe Koçi Xoxe11 në qytetin e Ferizajt.

Komuna e Ferizajt ka një rrjet të kujdesit shëndetësor primar, i cili kryesisht përbëhet nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe tri klinika më të vogla. Fshatarëve iu ofrohet kujdesi shëndetësor nga nëntë Stacione Shëndetësore, duke i përfshirë edhe ekipet mo-bile. Ekzistojnë 31 shkolla fillore në komunë. Numri i nxënësve nga komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në komunë janë si më poshtë - 96 nxënës në arsimin parashkol-lor, prej të cilëve 89 janë ashkali, 6 janë romë dhe 1 egjiptian; 877 nxënës në shkollën fillore, prej të cilëve 818 janë ashkali, 58 janë romë dhe 1 egjiptian; 89 nxënës në shkollën e mesme, prej të cilëve 84 janë ashkali dhe 5 janë romë. Në tërësi janë 14 studentë të regjistruar në universitet, prej të cilëve 13 janë ashkali dhe 1 është romë. Numri i banorëve analfabet në tërësi nga komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve arrin në 222 persona.

Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur të dhënat për punësimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve12:

Numri i shtëpive 741 ashkali 49 romë 10 egjiptian Numri i familjeve 683 ashkali 47 romë 9 egjiptian Numri i të punësuarve në sektorin publik

94 ashkali 6 romë nuk ka egjiptian

Numri i të punësuarve në sektorin privat

83 ashkalil 18 romë nuk ka egjiptian

Në vitin 2013, janë riatdhesuar gjithsejtë 23 familje, 4 prej të cilave kanë qenë ashkali, 2 kanë qenë romë dhe 17 kanë qenë familje shqiptare.

Në muajin qershor të vitit 2013, Asambleja Komunale e Ferizajt e ka miratuar Statutin e komunës13. Me anë të këtij Statuti Janë të garantuara parimet anti-diskriminuese dhe për-dorimi i gjuhëve zyrtare në komunikim me organet komunale në pajtim me Ligjin kundër Diskriminimit dhe me Ligjin mbi Përdorimin e Gjuhëve. Statuti e parasheh themelimin e 8 http://esk.rks-gov.net/, Enti Statistikor i Kosovës, shtator, 20139 Informacion nga ZKK Ferizaj, përditës�ar në m�ajin �ershor të vitit 201310 Enti Statistikor i Kosovës, �egjistrimi i Kosovës, prill, 201111 Intervistë e F��-së Kosovë, �rahman Bajrami ZKK Ferizaj, korrik, 2013 12 Të dhëna të ZKK-së13 http://kk.rks-gov.net/ferizaj/getattachment/M�nicipality/Assembly/Stat�te/Stat�ti-i-Kom�nes-2013.pdf.aspx

Page 16: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

14 Komiteteve të përhershme si dhe të Komiteteve të tjera14.

Komiteti për Komunitetit (KK) – është nga Komitetet e përhershme të komunës. Komiteti për Komunitete përbëhet nga anëtarët e asamblesë dhe përfaqësuesit e komunitetit. Sipas Statutit të komunës, secili komunitet, i cili jeton në komunë duhet të përfaqësohet me së paku një përfaqësues, gjë që nuk është rasti në KK të Ferizajt. Anëtarët e tashëm të KK në Ferizaj përfshijnë dy (2) shqiptarë, një (1) serb dhe një (1) anëtar të komunitetit romë, kurse nuk ka përfaqësim nga komunitetet e ashkalive dhe egjiptianëve. Ky Komitet takohet çdo muaj, por, po ashtu, takohet edhe në raste speciale ose kur lind nevoja për këtë.

KK është përgjegjës për të garantuar se personat, të cilët mbajnë pozita publike në komunë, të mos bëjnë diskriminim në baza etnike ose gjuhësore. Detyra kryesore e këtij Komiteti është që të garantojë se të gjitha politikat dhe vendimet komunale, të cilat rregullojnë fush-ën e të drejtave të pakicave, të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të jenë në interesin më të mirë të pakicave, të cilat jetojnë në këtë zonë. KK po ashtu shqyrton çfarëdo shkelje të pohuar të të drejtave të minoriteteve dhe e raporton atë çështje në tek asambleja komunale. KK në Ferizaj ka qenë i përfshirë në projektet komunale të lidhura me arsimin dhe me shëndetësinë.

Mandati i këtij organi është të përmirësojë statusin e minoriteteve në komunën tonë dhe t’i kontribuojë promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve.

Intervistë e FDH-së Kosovë, muaji korrik i vitit 2013 R.B ZKK Ferizaj

Zyra Komunale për Komunitete (ZKK) – Në pajtim me Statutin, kjo zyrë është pjesë për-bërëse e administratës komunale dhe ajo mbështetet nga buxheti komunal. Pozita e Drejtorit të Zyrës Komunale të Komuniteteve është e barabartë me pozitën e Drejtorit të Drejtorive Komunale15. Drejtori i ZKK i raporton drejtpërdrejtë Kryetarit të Komunës. Sipas Statutit dhe zyrtarëve të ZKK, kjo zyrë është përgjegjëse për monitorimin e të gjitha projekteve të ndërlidhura me çështjet e pakicave, duke e përfshirë këtu edhe promovimin e mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, qasjen e barabartë të pakicave në shërbimet publike në nivelin komunal në fushën e arsimit, të kujdesit shëndetësor dhe të shanseve të punësimit.

Tash, në ZKK në Ferizaj janë të punësuar 13 persona si personel prej të cilëve dy (2) janë romë, një (1) serb, një (1) goran, një (1) turk, një (1) shqiptar dhe shtatë (7) janë ashkali. Mandati i kësaj zyreje është që të iniciojë dhe të lehtësojë projektet e lidhura me promov-imin e të drejtave të pakicave në komunë. ZKK e fokuson punën e saj në 9 komponent të ndryshëm , siç janë Arsimi, Punësimi dhe Zhvillimi Ekonomik, Shëndetësia, Çështjet Sociale, Strehimi dhe Vendbanimet Informale, Kthimi dhe Ri-integrimi, Regjistrimi ose Zgjidhja e Çështjeve të banorëve të pa dokumente, Mediat, Kultura dhe Informimi, Pjesëmarrja dhe Përfaqësimi si dhe Siguria dhe Drejtësia.

Unë besoj se Strategjia ka qenë më shumë një zotim politik përballë organizatave ndërkom-bëtare. Qeveria e Kosovës dhe institucionet lokale nuk e kanë ndarë një buxhet të duhur për implementimin e Strategjisë, gjë që tregon se sa joserioze kanë qenë zotimet e tyre.

Intervistë e FDH-së Kosovë, Korrik, 2013- R.B. ZKK Ferizaj

14 Stat�ti i Kom�nës së Ferizajt, neni 19 i Stat�tit.15 Kom�na e Ferizajt, Stat�ti

Page 17: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

15Në vitin 2009, KFOS-i, përmes OJQ-së lokale INPO, ka ndihmuar ZKK-në në përpilimin e Planit Lokal të Veprimit për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjip-tianëve. ZKK ka themeluar një grup punues për të reviduar/përditësuar Planin Lokal të Vep-rimit për integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve për periudhën 2013-2015. Anëtarë të këtij grupi punues janë punonjësit e ZKK-së, Drejtoritë Komunale të lidhura me komponentët e Planit të Veprimit, organizatat lokale dhe ndërkombëtare.

Ne jemi duke planifikuar që të dërgojmë versionin final të Planit Lokal të Veprimit për miratim në muajin shtator të vitit 2013 tek Asambleja Komunale dhe të fillojmë me implementimin e tij në mënyrën e duhur në vitin 2014. Përkundër mungesës së buxhetit për implementimin e aktiviteteve të hartuara për të ndihmuar integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, ne kemi arritur rezultate të mira në përmirësimin e jetës së komuniteteve të romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve në komunën tonë përmes aktiviteteve të hartuara nga zyra jonë dhe po ashtu edhe projektet e tjera, të cilat janë implementuar me mbështetjen si të organizatave lokale, ashtu edhe të atyre ndërkombëtare. Për shembull, gjatë këtij viti ne do të fillojmë me ndërtimin e 44 shtëpive të reja në fshatin Dubravë. Ne po ashtu jemi duke pritur për një përgjigje pozitive nga komuna për të na e dhëmbë miratimin për rindërtimin e 17 shtëpive për banorët e komuniteteve.

Intervistë e FDH-së Kosovë Korrik, 2013- R.B. ZKK Ferizaj

ZKK po ashtu implementon aktivitet të tjera, të cilat janë pjesë e komponentit të arsimimit dhe të regjistrimit të nxënësve të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në shkollat e mesme. Një detyrë e tjetër e ZKK-së ka qenë që të promovojë përfaqësimin e mi-noriteteve në institucionet komunale.

Buxheti dhe Plani Lokal i Veprimit – Asambleja Komunale vendos mbi ndarjen e buxhetit komunal në baza vjetore. Buxheti i ZKK-së si më poshtë: 51,920.29 euro për pagat dhe për mëditjet, 48,184.26 euro për paga me lista të pagesave dhe për 10, 250.00 euro për mallra dhe për shërbime. Buxheti i ndarë po ashtu shfrytëzohet për rindërtimin e rrugëve, për in-frastrukturën, për riparimet e rrymës elektrike, aktivitetet shëndetësore dhe të arsimimit. ZKK ka themeluar një grup punues për të hartuar Planin Lokal të Veprimit. Anëtarë të këtij grupi punues janë personeli i ZKK-së, Drejtoritë e të ndërlidhura përmes komponentit të Planit të Veprimit, organizatat lokale dhe ndërkombëtare siç janë INPO, OSBE, KFOS, dhe GYR.

Për vitin 2013, komuna e Ferizajt nuk ka pasur buxhet të posaçëm të ndarë për nevojat e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Është me rëndësi për të vërejtur se përkundër miratimit të marrë nga Asambleja Komunale për buxhet, në vitin 2010 nuk ka ndodh asnjë ndarje. Kryetari i komunës dhe zyrtarët e tjerë kanë deklaruar se arsyeja për mosndarjen e buxhetit ka qenë në mungesën e buxhetit për këtë kategori specifike.

Si ZKK-ja në Komunën e Ferizajt ashtu edhe të gjitha Drejtoritë janë të informuara lidhur me Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Kosovës për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Deri më sot, asnjë Drejtori nuk e ka mbështetur ndarjen e një buxheti për implementim e aktiviteteve sipas Planit të Veprimit.

Drejtoria për Arsim ka ndihmuar ZKK-në në regjistrimin e të rinjve të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në shkollat e mesme. Regjistrimi i studentëve është kryer pa marrë parasysh nëse ata i kanë kaluar provimet shtetërore ose jo. Drejtoria për Çështje Sociale ka ndihmuar disa familje me mallra dhe me shërbime shtëpiake.

Page 18: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

16 Të drejtat pronësore dhe vendbanimet informale – Në komunë ekzistojnë 4 vendban-ime informale: Dubravё, Halit Ibishi, Sallahane dhe Koçi Xoxe. Legalizimi i pronës në vend-banimet informale është një problem i madh. Deri sot, në Dubravё, gjithsejtë 43 prona kanë qenë legalizuar nga 192 prona, në Sallahane janë legalizuar 94 nga 165 prona dhe 1 e zënë, në Halit Ibishi janë legalizuar 20 nga 43 prona dhe në Koçi Xoxe janë legalizuar 62 prona dhe ende mbesin edhe 21 prona të palegalizuara.

Papunësia dhe mungesa e dokumentacionit të pronave janë problemet më të mëdha për anëtarët e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Administrata komunale po-hon se ata nuk mund të marrin përgjegjësinë për zgjidhjen e problemit të dokumentacionit të pronësisë në këto rrethana, por se përpiqen për të mbështetur anëtarët e këtyre komu-niteteve në të gjitha mënyrat, në të cilat munden.

Problemet me vendbanimet informale zakonisht janë rezultat i mungesës së dokumenteve dhe të tapive të pronës dhe po ashtu edhe i pasigurisë se e kujt është njëmend prona.

Intervistë e FDH-së Kosovë, Korrik, 2013- R.B. ZKK Ferizaj

Informimi dhe Ndërgjegjësimi –Personeli i ZKK-së në Ferizaj është i informuar mirë për Strategjinë e Integrimit të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve për periud-hën 2009 - 2015.

ZKK-ja bashkëpunon me organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe lokale, të cilat mer-ren me programet e arsimit. Zyra është e hapur në baza ditore për të gjithë qytetarët për të shprehur problemet dhe brengat e tyre. ZKK në Ferizaj bashkëpunon ngushtësisht me IOM-in, UNDP-në, OSBE-në, UNICEF-in dhe OJQ-të lokale në fushën e programeve të arsimit, procesin e kthimit dhe fushatat e ndërgjegjësimit.

Personeli i ZKK-së bënë vizita të rregullta në teren. Ata i informojnë anëtarët e komunitetit nëpërmjet të OJQ-ve, vizitave javore dhe përmes mediave. Po ashtu ka vizita të rregullta të pjesëtarëve të komuniteteve në zyrat e ZKK-së me kërkesa të ndryshme.

Page 19: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

17KOMUNA E FUSHË KOSOVËS

Komuna e Fushë Kosovës shtrihet 8 km në jugperëndim të Prishtinës. Ajo përbëhet nga 17 fshatra dhe vet qyteti i Fushë Kosovës. Tri fshatra janë të populluara nga serbët (Ug-lar, Kuzmin dhe Batushë), kurse fshati Bresje dhe qyteti i Fushë Kosovës janë shumetnike. Kjo komunë ka gjithsejtë 36,897 banorë16. Krahas shqiptarëve, të cilët e përbëjnë shumicën dërmuese të popullatës, ka një numër substancial të komuniteteve pakicë që jetojnë në këtë komunë - 292 romë, 3,870 ashkali dhe 262 egjiptianë17, 162 serb, 23 boshnjak, 8 goran dhe 27 turq 18.

Para konfliktit të vitit 1999, serbët e kanë përbërë 25% të popullatës. Sidoqoftë, numri i tyre tash, sipas Entit Statistikor të Kosovës, vlerësohet të jetë 162. Shumica e popullatës serbe janë persona të zhvendosur në brendi të vendit (PZHB) ose janë refugjatë nga vendet e rajonit.

Me gjithë përpjekjet e bëra nga komuna për të unifikuar sistemin e kujdesit shëndetësor, ob-jektet shëndetësore kanë mbetur të ndara. Shqiptarët, ashkalitë dhe egjiptianët e kërkojnë vëmendjen dhe trajtimin shëndetësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë dhe në 11 qendra shëndetësore në fshatrat përreth. Serbët dhe romët e marrin trajtimin mjekësor në Qendrën Shëndetësore në fshatin Uglar, si dhe në qendrat e tjera të kujdesit të shëndetit primar në Kuzmin dhe Batushë.

Problemi i mosvijimit dhe i regjistrimit të vonuar në sistemin e arsimit janë prekur me su-kses në Fushë Kosovë kur 53 fëmijë romë, ashkali dhe egjiptian janë regjistruar në vitin shkollor akademik 2011–2012 në shkollën shumetnike “Selman Riza”. Kjo është arritur pas intervenimit të bashkësisë ndërkombëtare si dhe me ndihmën e komunës dhe të MASHT-it19.Janë 680 nxënës të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në shkollën fillore “Selman Riza”, në të cilën zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe. Në shkolla fillore “Mihal Grameno” mësimin e vijojnë 4 nxënës romë dhe 30 ashkali. Numri i nxënësve të regjistruar në gjuhën serbe në shkolla fillore arrin te 83 romë.

Në komunën e Fushë Kosovës, si pjesë e stafit shërbyes janë dy (2) ashkali, një (1) romë dhe një (1) egjiptian. Komunitetet e romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve po ashtu janë të përfaqësuar në Asamblenë Komunale me një (1) egjiptian, dhe një (1) ashkali, prej të cilëve që të dytë janë anëtarë të partive politike. Dy (2) serb, një (1) ashkali, një (1) romë dhe një (1) shqiptarë punojnë në ZKK.

Asambleja Komunale e Fushë Kosovës e ka miratuar Statutin e saj në datën 30 korrik të vitit 2012. Ai garanton përdorimin e gjuhëve zyrtare në komunikimin me gojë dhe të shkruar me organet komunale, në pajtim me kërkesat e Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve. Statuti e par-asheh themelimin e Komiteteve të përhershme20 dhe të Zyrës Komunale të Komuniteteve21.

16 http://esk.rks-gov.net/eng/ Enti Statistikor i Kosovës, �egjistrimi, prill, 201117 ZKK – Intervistë e F��-së, �ershor, 201318 Enti Statistikor i Kosovës, të dhënat e �egjistrimit, prill, 201119 �aport i OSBE-së – �lerësim i të �rejtave të �jeri�t, botimi i tretë 20 Stat�ti i Kom�nës. �eni 3621 Stat�ti i Kom�nës. �eni �9

Page 20: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

18 Komiteti për Komunitete (KK) – është një nga Komitetet e përhershme të komunës. KK përbëhet nga anëtarët e asamblesë dhe përfaqësuesit e komuniteteve që jetojnë në Fushë Kosovë. Secili komunitet, i cili jeton në komunë, është i përfaqësuar së paku nga një për-faqësues. Janë tetë (8) anëtarë të emëruar në Komitetin e Komunitetit në komunën e Fushë Kosovës: 3 (tre) serb, 2 (dy) shqiptarë, 1 (një) egjiptianë, 1(një) romë dhe 1 (një) ashkali22. Ky Komitet i mban takimet e tij varësisht nga ngjarjet dhe nevojat e komuniteteve.

Mandati i KK është që të mbrojë dhe të promovojë të drejtat e pakicave në nivel komunal. Detyra kryesore e KK është që të garantojë se të gjitha politikat dhe vendimet komunale që e rregullojnë fushën e të drejtave të njeriut janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me interesat më të mira të minoriteteve që jetojnë në këtë hapësirë. KK po ashtu rekomandon masat që duhet të ndërmerren nga komuna në lidhje me promovimin e identitetit etnik, re-ligjioz,, kulturor dhe gjuhësor të të gjitha komuniteteve. Kërkesat dhe ankesat e qytetarëve në përgjithësi janë të ndërlidhura me rindërtimin e shtëpive, procesin e kthimit, infrastruk-turën e rrugëve, rrymën dhe arsimin.

Anëtarët e KK kanë takime mujore, në të cilat e diskutojnë situatën e komuniteteve pakicë dhe i trajtojnë nevojat e tyre në drejtoritë përkatëse dhe në Asamble.

Intervistë e FDH-së, F.G anëtar i KK, korrik 2013

Zyra Komunale për Komunitete (ZKK) – Sipas Statutit të komunës , mandati dhe funksio-ni i ZKK rregullohet me Statutin e komunës.23 Kjo Zyrë e mbështet dhe e lehtëson integrimin e minoriteteve në shoqëri dhe iu ndihmon në implementimin e legjislacionit të të drejtave të pakicave. Më tutje, ZKK bashkëpunon me të gjitha drejtoritë e komunës në implementimin e projekteve të ndryshme që kanë për qëllim përmirësimin e statusit dhe të të drejtave paki-cave si dhe përcaktimin e prioriteteve të komunës në çështjet e të drejtave të minoriteteve. Janë aktualisht pesë (5) të punësuar në ZKK të Fushë Kosovës, dy (2) prej të cilëve janë serb, një (1) shkali, një (1) romë dhe një (1) shqiptar.

Komuna e Fushë Kosovës në partneritet me Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale kanë mbajtur trajnime mbi plotësimin e aplikacioneve të punës. Ky aktivitet ka qenë i plani-fikuar për komunitetet jo-shumicë dhe për personat e kthyer. ZKK po ashtu i ka siguruar hollësitë e sesioneve të trajnimit, të cilat janë mbajtur nga zyra e punësimit komunal në bashkëpunim me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) me qëllim të sigurimit të anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë me shanse më të mira për të hyrë në forcën punëtore24.

Buxheti dhe Plani Lokal i Veprimit – Asambleja Komunale e miraton buxhetin komunal në baza vjetore. Buxheti i komunës ndahet me qëllim që të plotësojë nevojat e komuniteteve pakicë. Buxheti i ZKK arrin lartësinë deri në 5, 000 euro për mallra dhe për shërbime, 13, 500 euro për paga dhe për mëditje. Buxheti kapital kalon përmes Drejtorive Komunale. Për vitin 2013, ZKK është ende duke pritur për 10,000 euro shtesë që t’i ndahen nga Komu-na për të realizuar disa aktivitete. ZKK në Fushë Kosovë është angazhuar në fushata të ndërgjegjësimit në fushën e kujdesit shëndetësor dhe në higjienën e vajzave dhe të grave të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane si dhe në fushata për planifikimin familjar dhe në ato kundër dhunës në familje.

22 http://kk.rks-gov.net/f�shekosove/M�nicipality/Assembly/Comittees/Komiteti-per-kom�nitete.aspx23 Stat�ti i Kom�nës. �eni �9,kompetencat 2� �aport i OSBE-së – �lerësim i të �rejtave të �jeri�t, botimi i tretë

Page 21: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

19Si Strategjia, ashtu edhe Plani i Veprimit kanë qenë të domosdoshme, me qëllim të plotësimit të nevojave të komuniteteve pakicë. Do të ishte shumë lehtë për ZKK për të punuar në linjë dhe brenda kornizës së Planit të Veprimit. Sipas mendimit tim, në këtë drejtim ne mund të ishim më shumë efikas. Unë po ashtu besoj se dështimi në implementimin e Planit Lokal të Veprimit në masë të madhe rezulton nga mungesa e vullnetit politik dhe nga mosndarja e buxhetit të planifikuar për implementimin e këtij plani.

Intervistë FDH-së Kosovë, ZKK, korrik, 2013

Nuk ka një buxhet specifik për implementimin e Planit Lokal të Veprimit. Në disa raste, Drej-toria për Kulturë, Rini dhe Sporte ka ndarë buxhet për aktivitete të ndryshme për adresimin e nevojave të komuniteteve të romëve, ashkalive, dhe egjiptianëve, por, megjithëkëtë, drej-toritë, në përgjithësi, kanë dështuar për të siguruar shumën e kërkuar. KFOS-i, përmes OJQ-së INPO, e ka mbështetur hartimin e planit lokal të veprimit për integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në komunën e Fushë Kosovës.

Plani i Veprimit për Komunën është miratuar dhe është duke u zhvilluar puna në linjë me Planin Lokal të Veprimit. Fokusi ynë kryesor ende mbetet në arsimin, edhe pse plani i veprimit i ka 9 komponentë. Sidoqoftëë, me mungesën e një buxheti special, ne nuk i plotësojmë nevojat e planifikuara brenda Planit të Veprimit.

Intervistë e FDH-së Kosovë, ZKK, Korrik, 2013

Të drejtat pronësore dhe vendbanimet informale – Komuna e Fushë Kosovës nuk ka program special për regjistrim të anëtarëve të paregjistruar të komuniteteve pakicë. Shum-ica e vendbanimeve ku jetojnë komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, për shkak të mungesës së tapive pronësore të duhura, janë informale.

Në komunën tonë, vendbanimet ku jetojnë komunitetet e romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve përgjithësisht konsiderohen si informale. Kjo për shkak të faktit se shitja e tokës kryesisht ndodh përmes marrëveshjeve me gojë më parë se sa përmes marrëveshjeve ligjërisht obliguese.

Intervistë e FDH-së Kosovë , Zyra e ZKK-së, korrik, 2013

Shkalla e lartë e papunësisë dhe mungesa e tapive pronësore shërbejnë si probleme për anëtarët e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve. Administrata komunale as nuk ka obligim e as dëshirë për t’u përfshirë në mosmarrëveshjet pronësore, edhe pse e kanë bërë të qartë se ata janë të gatshëm për të mbështetur anëtarët e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në të gjitha çështjet e lidhura me komunën.

Informimi dhe ndërgjegjësimi – Personeli i ZKK në Fushë Kosovë ka qenë i përfshirë në hartimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve për periudhën 2009 - 2015. KK po ashtu është i informuar mirë mbi standardet dhe prior-itetet e kësaj strategjie.

Zyrtarët a ZKK-së besojnë se është vitale për të organizuar debate dhe për të informuar komunitetin lidhur me atë se cili është qëllimi i strategjisë. ZKK është e hapur për të gjithë qytetarët për të shkuar në te dhe për të adresuar problemet dhe brengat e tyre. Zyrtarët e ZKK-së japin udhëzime dhe i këshillojnë ata lidhur me atë se si të procedojnë me ankesat e tyre. ZKK-ja në Fushë Kosovë bashkëpunon ngushtësisht me shoqërinë civile si dhe me

Page 22: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

20 organizatat ndërkombëtare dhe lokale. ZKK-ja kultivon komunikimin me pjesëtarët e komu-niteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve përmes OJQ-ve të ndryshme dhe mbajtjes së takimeve publike dhe private me përfaqësuesit e pakicave. Ata kanë punuar me OSBE-në, UNICEF-in, Qendrën Kulturore për të Rinjtë, Balkan Sun-Flower dhe ECMI Kosovë në lidhje me projekte të ndryshme si dhe në fushata të ndërgjegjësimit.

Page 23: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

21KOMUNA E GJAKOVËS

Komuna e Gjakovës shtrihet në një territor prej 521 kilometrave katrorë. Sipas Entit Sta-tistikor të Kosovës, Gjakova ka një popullatë prej 96,071 banorësh25. Shqiptarët e përbëjnë shumicën dërmuese, kurse nga komunitetet pakicë që jetojnë në komunën e Gjakovës, serb janë (17), romë (738), ashkali (613), egjiptian (5,117), boshnjak (73), goran (13) dhe turq (16)26.

Sipas zyrtarëve komunal, komunitetet pakicë nuk kanë probleme që lidhen me sigurinë. Udhëheqësit e komunës pohojnë se kanë luajtur një rol kyç për kthimin e tyre përmes mbështetjes dhe lehtësimit të këtij procesi. Sidoqoftë, me qëllim që plotësisht të integrojë pjesëtarët e komunitetit në të gjitha nivelet e shoqërisë, shumë më shumë mbetet për t’u bërë, posaçërisht në drejtim të punësimit dhe të arsimit. Të punësuarit në komunë janë si më poshtë: katër (4) egjiptian në Shërbimin Civil, një (1) përfaqësues politik (zëvendës kryesues i kuvendit të komunës ), dy (2) egjiptian, një (1) shkali dhe një (1) romë në ZKK në komunën e Gjakovës.

Në datën 26 dhjetor të vitit 2008, asambleja komunale e Gjakovës e ka miratuar Statutin e komunës. Ky Statut e garanton përdorimin e gjuhës zyrtare në komunikim me organet komunale në pajtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Statuti parasheh themelimin e Komiteteve të përhershme si dhe të Komiteteve të tjera.

Komiteti për Komunitete (KK) – është një nga Komitetet e përhershme të komunës. KK përbëhet nga anëtarët e asamblesë dhe përfaqësuesit e komunitetit. Secili komunitet, i cili jeton në komunë, përfaqësohet me së paku një përfaqësues27. Janë 7 (shtatë) anëtarë të emëruar të KK-së në komunën e Gjakovës.28 Komitetet mban takime mujore.

Sipas raportit të MAPL-së29, nga muaji janar e deri në muajin qershor të vitit 2013, ky Komitet ka mbajtur katër (4) takime. Komiteti është përgjegjës për monitorimin e imple-mentimit të legjislacionit, të akteve nënligjore dhe të dokumenteve të tjera të politikës, me të cilat rregullohen të drejtat e pakicave në komunën e Gjakovës. Komiteti për Komunitete po ashtu shqyrton kërkesat dhe ankesat e dorëzuara nga qytetarët e komuniteteve pakicë dhe i prezanton ato para drejtorive përkatëse komunale dhe institucioneve të tjera komu-nale.

Krahas kësaj, Komiteti i siguron rekomandimet për Asamblenë lidhur me masat, të cilat duhet të ndërmerren me qëllim të implementimit të legjislacionit në fuqi dhe të përmirësim-it të statusit të minoriteteve në komunën e Gjakovës30.

Në shumicën e rasteve, kërkesat dhe ankesat e bëra nga qytetarët lidhen me rindërtimin e shtëpive, të infrastrukturës së rrugëve, rrymës elektrike dhe arsimin.

25 http://esk.rks-gov.net//, �egjistrimi, prill, 2011 26 ��mri i Kom�niteteve �ë jetojnë në �jakovë - ZKK27 Stat�ti i Kom�nës së �jakovës, �eni 3528 �evr�z Tafoshi (I��K), Ali �ashi (I��K), Zenel Zen�naj (P�AK), Arif Cërmjani (P�BK), Agneta Byty�i (L�K), Ilfete Jak�pi (BS�AK), Saranda �yseni (AAK)29 Stat�ti i Kom�nës së �jakovës, �enet 35.1, 35.230 Str�kt�ra e zyrës së ZKK – Shefi i Zyrës, Koordinatori i kthimit të �ëndr�eshëm, Koordinatori për të drejtat dhe ri-integrimin, Zyrtari për kthimin e �ëndr�eshëm dhe Zyrtari për të drejtat dhe ri-integrimin.

Page 24: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

22 Mandati i Komitetit Komunal të Komunitetit është që të monitoroj respektimin e të drejtave të pakicave dhe të shqyrtojë kërkesat dhe ankesat që vijnë nga komunitetet pakicë. Ky organ takohet një herë në muaj. KK po ashtu ia siguron rekomandimet Asamblesë lidhur me atë se si të zgjidhen problemet e ndryshme të minoriteteve dhe si të implementohen rregulloret lidhur me të drejtat e pakicave.

A.B. Drejtor i Zyrës Komunale të Komuniteteve në Gjakova Intervistë e FDH-së Kosovë, korrik, 2013

Zyra Komunale për Komunitete (ZKK) – Statuti i komunës e rregullon mandatin dhe funksionin e ZKK-së31. Me Statut, kjo Zyrë është përgjegjëse për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave, qasjen e barabartë të pakicave në shërbimet publike në të gjitha nivelet komunale dhe promovimin e parimeve kundër diskriminimit. Aty janë pesë (5) pu-nonjës, të cilët punojnë në ZKK32. Një (1) shqiptar, dy (2) egjiptian, një (1) ashkali dhe një (1) romë. Mandati i zyrës është të bashkëpunojë me të gjitha drejtoritë e komunës me qëllim që të mbrojë të drejtat dhe të promovojë të drejtat e minoriteve përmes aktiviteteve të ndryshme. Kjo zyrë harton Planin Lokal të Veprimit çdo vit, me të cilin mbulohen fusha e arsimit dhe e fushatave të ndërgjegjësimit, të cilat kanë për qëllim përfshirjen e fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptian nëpër shkolla.

Zyra jonë ia ka dalë të krijojë një qasje të barabartë për të gjitha komunitetet ndaj shërbimeve publike, ka eliminuar vendbanimet informale, ka zgjidhur problemin e strehimit të banorëve të Kolonisë, ia ka dalë për të aktivizuar qytetarinë aktive të njerëzve të rinj në komunitet, ia ka dalë të miratojë dhe të fillojë me implementimin e Planeve Lokale të Veprimit për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Gjakovë. Më tej, ne ia kemi dalë për të mbështetur aktivitetet e qendrës së komunitetit, si dhe të mbështesim hapjen e Radio Pros-peritetit si radio e komunitetit egjiptian, që në formën e saj online transmeton programe po ashtu edhe në gjuhën rome.

A.B. Drejtor i Zyrës Komunale të Komuniteteve në Gjakova Intervistë e FDH-së, korrik, 2013.

Buxheti dhe Plani Lokal i Veprimit – Komuna e Gjakovës e ka një Plan të Veprimit për In-tegrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve dhe një buxhet të vogël për këtë qëllim. Hartimi i Planit lokal të Veprimit në vitin 2009 dhe revidimi i tij në vitin 2012 është përkrahur nga KFOS-i. Të gjithë pjesëtarët e personelit të ZKK janë të informuar për Strategjinë dhe për Planin e Veprimit. Plani i Veprimit për komunën e Gjakovës përqendro-het kryesisht në arsimin, kujdesin shëndetësor, kulturën dhe mediat. Buxheti i ndarë për implementimin e Planit të Veprimit është shfrytëzuar në projektet për arsimin, mirëpo ky buxhet nuk është ndarje e posaçme për planin e veprimit, por shfrytëzohet buxheti i ZKK-së për këtë qëllim. Në nivel lokal, ZKK, KK dhe grupi punues i orientojnë projektet e tyre drejt monitorimit të implementimit të Planit Lokal të Veprimit.

31 http://esk.rks-gov.net/32 Enti Statistikor i Kosovës, �egjistrimi i m�ajit prill të vitit 2013, të dhënat kryesore fa�e 1�5

Page 25: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

23Buxheti ndihmon në përkrahjen e projekteve të cilat e synojnë arsimin, siç është qendra për përkrahjen e komunitetit për kultivimin aktiviteteve parashkollore, si dhe në kryerjen e de-tyrave të shtëpisë dhe aktivitet e tjera edukuese. Buxheti më tej mbështet projekte, siç është themelimi i radios lokale për komunitetin e egjiptianëve, krijimi i programeve të reja të la-jmeve në gjuhën rome, projektet e infrastrukturës, shëndetësia etj.

A.B. Drejtor i Zyrës Komunale të Komuniteteve në Gjakova Intervistë e FDH-së Kosovë, korrik, 2013.

Strategjia, plani i veprimit dhe po ashtu statuti i komunës, që ka informacione lidhur me përgjegjësitë në mbrojtjen dhe në promovimin e të drejtave të komuniteteve pakicë, dhe rregullorja komunale për ZKK - Nr 02/2010 janë në mesin e dokumenteve, të cilat shfrytë-zohen nga ZKK-ja në adresimin e nevojave të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjip-tianëve.

Buxheti zakonisht planifikohet nga ZKK ose Shefi i zyrës për pagat, pagesat ditore, mallrat dhe shërbimet si dhe subvencionet. Investimet kapitale menaxhohen nga drejtoritë komu-nale. Buxheti i plotë vjetor arrin shumën prej 63,500.00 euro, pagat dhe mëditjet 20, 500.00 euro, mallrat dhe shërbimet 18, 000.00 euro dhe subvencionet 25,000.00 euro.

Me buxhetin e ndarë, ZKK-ja përkrah komunitetet e romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve përmes sigurimit të shërbimeve të ndryshme në aktivitetet e infrastrukturës dhe në të tjera aktivitete. Projekte të ndryshme po ashtu mbështeten nga komuna, ku ajo vepron si bashkë-financues.

A.B. Drejtor i Zyrës Komunale të Komuniteteve në Gjakovë Intervistë e FDH-së Kosovë, korrik 2013.

Të drejtat pronësore dhe banimet informale – Komuna e Gjakovës nuk ka program për regjistrimin e personave të paregjistruar, të cilët kanë ikur dhe që kanë jetuar gjetiu pas luftës dhe të cilët janë kthyer në Kosovë kohët e fundit. ZKK ka përgatitur një broshurë me udhëzime lidhur me mënyrën se si të bëhet regjistrimi.

Aktualisht janë tri (3) banime informale shumetnike në komunën e Gjakovës. Lagjja Koloni ka një vendbanim informal, Dardania po ashtu ka një vendbanim informal, dhe një banim i tillë informal është i vendosur në Brekoc. Pjesëtarët e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve e përbëjnë shumicën e banorëve të vendbanimeve informale, edhe pse, po ashtu, ka pjesëtarë të komuniteteve të tjera që jetojnë aty, duke përfshirë edhe shqiptarët. Kushtet e jetesës në këto vende janë shumë të këqija. Komuna është duke u përgatitur për të legalizuar këto vendbanime. Në lidhje me këtë, ajo ka ndarë katër hektarë të tokës për ndërtimin e shtëpive për të gjithë banorët që jetojnë në këto vendbanime informale.

Shumë personave të kthyer nga komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Gja-kovë, iu mungojnë tapitë e shtëpive, gjë që i pengon ata nga shfrytëzimi i pronave të tyre. Derisa administrata komunale ka treguar gatishmëri për të ndihmuar pjesëtarët e këtyre komuniteteve në të gjitha mënyrat e mundshme, ajo thotë se mund të bëjë fare pak kur bie fjala për dokumentet, të cilat e provojnë pronësinë e pronës.

Page 26: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

24 Ne jemi duke punuar për të legalizuar vendbanimet informale në komunën tonë. Komuna i ka ndarë katër hektarë tokë për të ndërtuar shtëpitë për qytetarët, të cilët banojnë në vendban-imet informale dhe shpresojmë se së shpejti do të fillojmë me ndërtimin e shtëpive. Kushtet e jetesës në këto vendbanime janë të padurueshme. Në anën tjetër, pjesëtarëve të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve iu mungon dokumentacioni origjinal pronësor.

A.B. Drejtor i Zyrës Komunale të Komuniteteve në Gjakovë Intervistë e FDH-së Kosovë, korrik, 2013.

Informimi dhe ndërgjegjësimi – ZKK në Gjakovë është e informuar mirë lidhur me Strategjinë për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve për per-iudhën 2009-2015. ZKK ka marrë pjesë në hartimin e kësaj strategjie; sidoqoftë, zyrtarët e ZKK-së nuk janë të kënaqur me implementimin e kësaj strategjie. Lidhur me implementimin e Strategjisë, dokumenti vetvetiu konsiderohet të jetë jo-funksional, për arsye se Qeveria e ka miratuar dhe vet e ka injoruar atë. Kur ne flasim për Strategjinë, ne duhet të mendojmë për nivelin qendror, Qeverinë dhe ministritë, të cilat kanë dështuar për ta jetësuar atë. Ky veprim jo vetëm e pengon procesin e integrimit të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve në shoqërinë e Kosovës, por e vë në pyetje vullnetin e qeverisë për implementimin e suksesshëm të saj.

A.B. Drejtor i Zyrës Komunale të Komuniteteve në GjakovëIntervistë e FDH-së Kosovë, korrik, 2013.

Kjo zyrë është e hapur për të gjithë qytetarët për të adresuar problemet dhe çështjet e tyre. Personeli i saj siguron udhëzime dhe këshilla lidhur me atë se kujt t’i drejtohen ose si të procedojnë me ankesat dhe me kërkesat e tyre. ZKK në Gjakovë bashkëpunon ngushtësisht me OJQ-të lokale dhe ndërkombëtare, kryesisht me IOM-in, UNDP-në, OSCE, KFOS-in dhe CARITAS-in në projektet e kthimit, të fushatave të ndërgjegjësimit dhe në nismat e arsimit.

Gjatë orëve të orarit të punës ne i kemi të planifikuara vizitat në terren në vendbanimet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Ne po ashtu i pranojmë pjesëtarët e komuniteteve në zyrat tona dhe përpiqemi për t’iu ndihmuar atyre lidhur me çfarëdo kërkese që mund ta kenë ata. Ne po ashtu i informojmë pjesëtarët e komunitetit përmes përfaqësuesve të tyre, OJQ-0ve, thir-rjeve telefonike, e-mailave dhe takimeve.

A.B. Drejtor i Zyrës Komunale të Komuniteteve në Gjakova Intervistë e FDH-së Kosovë, korrik, 2013.

Page 27: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

25KOMUNA E GJILANIT Komuna e Gjilanit shtrihet 47 km në juglindje të Prishtinës dhe mbulon një hapësirë prej 515 kilometra katrorë. Ka një popullatë prej 91,413 banorësh33, shumica dërmuese e të cilëve janë shqiptarë, të cilëve iu shkojnë pas një numër i konsiderueshëm i serbëve (322), romëve (182), ashkalive (9), egjiptianëve (1), boshnjakëve (108), turqve (493), dhe goranëve (39).34 Janë disa zona etnikisht të përziera, duke përfshirë qytetin e Gjilan dhe pesë fshatra. Pakicat lëvizin lirshëm nëpër qytet dhe gjetiu anë e kënd komunës.

Janë 25 nxënës romë të regjistruar në parashkollore, 62 në shkollën fillore, 14 nxënës në shkollën e mesme, 2 janë të regjistruar si studentë universiteti. Të gjithë nxënësit në shkol-lën fillore dhe ata në shkollën e mesme e vijojnë sistemin e arsimit paralel në “Vuk Stafanoviq Karaxhiq”, ku ata mësojnë në gjuhën serbe. Në komunën e Gjilanit numri i të punësuarve nga komuniteti pakicë përbënë tridhjetë e shtatë (37) serb, një (1) romë dhe tre (3) turq35.

Asambleja Komunale e Gjilanit e ka miratuar Statutin e komunës në datën 21 nëntor të vi-tit 2008. Përdorimi i gjuhëve zyrtare në komunikimin me gojë dhe me shkrim në organet komunale është i garantuar me këtë Statut në pajtim me Ligjin mbi Përdorimin e Gjuhëve. Në vitin 2007, gjuha turke është shpallur “gjuhë në përdorimin zyrtar” nga Kuvendi Komu-nal. Statuti e parasheh themelimin e Komiteteve të përhershme dhe Zyrën Komunale të Komuniteteve.

Komiteti për Komunitete (KK) – është një nga Komitetet e përhershme të komunës. KK përbëhet nga anëtarët e asamblesë komunale dhe përfaqësuesit e komunitetit që jetojnë në Gjilan. Secili komunitet, i cili jeton në komunë, përfaqësohet me së paku një përfaqësues. Sipas Statutit të komunës, KK duhet të ketë shtatë (7) anëtarë36. Janë tre (3) shqiptarë, dy (2) serb, një (1) romë dhe një (1) turk të emëruar në Komitetin e Komunitetit në komunën e Gjilanit37. KK i mban takimet e tij bazuar në nevojat e komuniteteve dhe në zhvillimet. Sipas zyrtarëve të ZKK-së, takimet e këtij Komiteti mbahen në baza të rregullta. Sipas Raportit të MAPL-së38, KK i komunës së Gjilanit është takuar gjashtë herë nga muaji janar deri në muajin qershor të vitit 2013.

Mandati i KK është që të mbrojë dhe të promovojë të drejtat e pakicave në nivel komunal. Sipas Statutit të komunës, detyra kryesore e këtij Komiteti është që të garantojë se të gjitha politikat dhe vendimet komunale, me të cilat rregullohet fusha e të drejtave të pakicave, të jenë në linjë me legjislacionin në fuqi dhe me interesat më të mira të pakicave, të cilat jetojnë në këtë hapësirë. Komiteti për Komunitete po ashtu rekomandon masat, të cilat duhet të ndërmerren nga Asambleja Komunale me qëllim të promovimit të identitetit etnik, kultu-ror, fetar dhe gjuhësor të komuniteteve. Kërkesat dhe ankesat e bëra nga qytetarët zakon-isht kanë të bëjnë me rindërtimin e shtëpive, procesin e kthimit, infrastrukturën e rrugëve, rrymën elektrike dhe arsimin.

33 Të dhënat e ZKK, �jilan, korrik, 20133� Stat�ti i Kom�nës së �jilanit – �ëntor 200835 Kemal Shahini, Kryesues, Enver Hajrullahu PDK, Bardhyl Kadriu LDK, Fadil Gashi AAK, Tomislav Nasko-viq, Zvonko Tasiq,dhe Galip Hysen36 �aport i MAPL-SË – Mbi f�nksionalitetin e asamblesë kom�nale - Janar – �ershor, 201337 http://www.osce.org/kosovo/13115, P�blikim i OSBE-së � Kom�na e Istog�t, profil, Janar, 201338 Enti Statistikor i Kosovës, http://esk.rks-gov.net/, tetor, 2013

Page 28: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

26 Komiteti për Komunitete takohet rregullisht, çdo muaj. Ne i shqyrtojmë të gjitha ankesat, të cilat i kemi marrë nga qytetarët. Ne i paraqesim brengat e tyre para Asamblesë Komunale dhe ne japim rekomandime lidhur me atë se si të zgjidhen problemet, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave në komunën tonë.

K.SH, anëtar i Komitetit të Komunitetit – komuna e GjilanitIntervistë e FDH-së Kosovë, korrik, 2013.

Zyra Komunale për Komunitete (ZKK) – Mandati i ZKK-së në Gjilan nuk është rregulluar me Statut komunal. Sipas zyrtarëve të komunës, fushëveprimi i kësaj zyre është i ngjashëm me mandatin e ZKK-ve anë e kënd Kosovës, me fjalë të tjera, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të pakicave është gurthemeli i aktivitetit të ZKK-së.

Janë gjithsejtë gjashtë (6) të punësuar në ZKK – tre (3) serb, një (1) shqiptar, një (1) turk dhe një (1) romë. ZKK në komunën e Gjilanit e fokuson punën e saj në arsim, kulturë, punësim, kujdes shëndetësor, ri-integrim dhe komponentin e riatdhesimit.

ZKK në Gjilan e ka iniciuar themelimin e Këshillit të romëve. Roli i Këshillit është të punojë kryesisht në bashkëpunimin me ZKK-në dhe për të koordinuar punën e tij në terren. Me fjalë të tjera, të punojë në hulumtimin dhe në adresimin e nevojave të komunitetit të romëve.

Kjo nismë do të punojë po ashtu drejt themelimit të shkollave të reja në gjuhën rome. Edhe pse kjo nismë është propozuar për një kohë të gjatë, për shkak të mungesës së kapacitetit profe-sional (mungesa e personelit), nisma nuk ka pasur sukses. K.SH, anëtar i Komitetit të Komunitetit – komuna e Gjilanit Intervistë e FDH-së Kosovë, korrik 2013.

Zyra e ZKK-së ka një bashkëpunim të mirë me OJQ-ët lokale dhe ON-të, siç është CARE inter-national, IOM-i, DRC, UNDP, UNHCR, KFOS, CRP-K dhe ka marrëdhënie të mira me mediat lokale. Në bashkëpunim me CRP-K, ZKK ka zgjidhur çështjen e statusit civil të komunitetit romë. Aktualisht, të gjithë banorët romë kanë dokumentet e regjistrit civil.

Buxheti dhe Plani Lokal i Veprimit – Asambleja komunale miraton buxhetin e komunës dhe i ndanë fondet në baza vjetore. Pothuajse 20% e buxhetit të ZKK-së sipas zyrtarëve nga ZKK-ja është ndarë për qëllime të procesit të kthimit dhe në aktivitete të tjera, të cilat lidhen me të drejtat e njeriut. Pjesët e tjera të buxhetit të ZKK-së shfrytëzohen për investime kapi-tale dhe infrastrukturë.

Përmes hulumtimeve në terren, FDH Kosovë ka gjetur se nuk është hartuar kurrfarë Plani Lokal i Veprimit për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në komunën e Gjilanit. Për shkak të mungesës së Planit të Veprimit, nuk ka një buxhet special të ndarë për implementimin e aktiviteteve për integrimin e bashkësive pakicë. Plani Lokal i Veprimit nuk është hartuar për shkak të mungesës së pjesëmarrjes nga ana e përfaqësuesve nga komunitetet e pakicave. Kur FDH Kosovë ka bërë kërkime lidhur me projektet (duke e përfshirë edhe buxhetin) që synojnë integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, ZKK thjesht ka deklaruar se ata nuk kanë një buxhet special dhe se të gjitha kërkesat shkojnë përmes komunës, e cila pastaj ua jep buxhetin për të realizuar aktivitete. ZKK nuk ka pranuar për të treguar asnjërin prej aktiviteteve, të cilat i kanë të implementu-ara për të ndihmuar integrimin e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve.

Page 29: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

27Strategjia nuk është pranuar si e tillë nga komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në komunën tonë. Gjatë takimeve tona me përfaqësuesit e komuniteteve, ata nuk janë pajtuar me këtë strategji me arsyetimin se nuk ekziston një gjë e tillë siç janë komunitetet e romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve. Përfaqësuesit nga komunitetet pakicë nuk mund të pajtoheshin mes vete lidhur me asgjë, që, rrjedhimisht, ka çuar deri te dështimi në hartimin e një Plani të tillë të Veprimit. Përkundër mungesës së Planit të Veprimit, zyra jonë punon sipas kërkesave, të cilat arrijnë nga komunitetet.

K.SH, anëtar i Komitetit të Komunitetit – komuna e Gjilanit Intervistë e FDH-së Kosovë, korrik, 2013.

Të drejtat pronësore dhe vendbanimet informale – Nuk ka vendbanime informale në këtë komunë. ZKK në Gjilan ka bashkuar përpjekjet me Programin e të Drejtave Civile me qëllim që të lehtësojë regjistrimin e popullatës rome, ashkali dhe të egjiptianëve, e cila nuk ka qenë e regjistruar. Papunësia është një problem i madh për pjesëtarët e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane. Administrata komunale është duke iu siguruar komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane dokumentacionin pronësor përmes dëshmive të dëshmitarëve dhe verifikimit të dëshmive të dhëna në drejtorinë kadastrave.

Problemi kryesor i komunitetit tonë mbetet papunësia. Do të doja të theksojë se papunësia nuk zgjedh dhe kjo është një çështje e madhe për komunën, qoftë nëse jeni nga komuniteti pakicë ose shumicë.

K.SH, anëtar i Komitetit të Komunitetit – Komuna e Gjilanit Intervistë e FDH-së Kosovë, korrik, 2013.

Informimi dhe ndërgjegjësimi – Anëtarët e personelit të ZKK-së në Gjilan pohojnë se ata janë të njohur me Strategjinë për Integrimin e Komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve për periudhën 2009 -2015. ZKK-ja ka organizuar fushata të informimit për të informuar komunitetet lidhur me strategjinë. Kjo zyrë iu ndihmon qytetarëve në zgjidhjen e problemeve të tyre. Zyrtarët e ZKK-së i udhëzojnë dhe i këshillojnë qytetarët se kujt t’i drejtohen dhe si t’i zgjidhin problemet e tyre. Kërkesat e tyre zakonisht kanë të bëjnë me dokumentacionin personal, çështjet pronësore, papunësinë etj.

Page 30: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

28

Page 31: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

29KOMUNA E ISTOGUT

Komuna e Istogut shtrihet në veri-perëndim të Kosovës. Ajo mbulon përafërsisht 454 kil-ometra katrorë dhe përfshin qytetin e Istogut dhe 50 fshatra39. Sipas Entit Statistikor të Kosovës, numri i tërësishëm i popullatës në komunën e Istogut është 40,15040 banorë, shu-mica dërmuese e të cilëve shqiptarë. Sipas regjistrimit të popullsisë dhe të ekonomive famil-jare të Kosovës, i cili është zhvilluar në muajin prill të vitit 2011, përbërja etnike është si më poshtë: shqiptarë (36,154), egjiptianë (1,544), boshnjakë (1,142), serb (194), ashkali (111), romë (39), turq (10), të tjerë (45), dhe të pasaktësuar (50)41.

Në lidhje me numrin e personave të kthyer, nga viti 2009 deri në vitin 2013 janë kthyer gjithsejtë 270 serb, 41 boshnjak, 15 romë dhe 182 egjiptian në komunën e Istogut. Në vitin 2013, numri i personave të kthyer ka qenë barazi me vetëm 5 serb42. Nuk ka të punësuar nga komunitetet pakicë në drejtoritë e tjera komunale pos në ZKK. Nuk ka të punësuar në institucionet publike nga komunitetet romëve, ashkalive dhe egjiptianëve�.

Janë 11 shkolla fillore në komunë me 6,935 nxënës dhe 386 mësues, dy (2) shkolla të mes-me me 2,158 nxënës dhe 106 arsimtarë dhe pesë (5) kopshte fëmijësh me 241 fëmijë 16 mësues. Sistemi i kujdesit primar shëndetësor aktualisht përfshin pesë (5) qendra komu-nale të mjekësisë familjare, një (1) të vendosur në qytet dhe katër (4) në fshatrat Vrellë, Banjë, Gjurakoc dhe Rakosh. Krahas kësaj, dhjetë (10) qendra të kujdesit të shëndetit pri-mar janë të vendosura në fshatin kryesor. Sektori i shëndetësisë ka 123 të punësuar, duke i përfshirë mjekët, infermieret dhe personelin mbështetës; sipas zyrtarëve të ZKK-së, të gjitha komunitet kanë qasje të barabartë ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor.

Komiteti për Komunitete (KK) – Asambleja Komunale, sipas neneve 52 dhe 53 të Ligjit mbi Vet-qeverisjen nr. 03/L-040, e ka themeluar Komitetin e Komunitetit. (KK).

KK ka pesë (5) anëtarë të cilët përbëhen nga përfaqësuesit e komuniteteve që jetojnë në komunën e Istogut43. Është me rëndësi për të vërejtur se romët dhe ashkalitë nuk janë të përfaqësuar në Komitetin e Komunitetit. Sipas zyrtarëve të ZKK-së, takimet e këtij Komiteti mbahen në baza të rregullta. Sipas Raportit të MAPL-së44, Komiteti për Komunitete të Komunës së Istogut nga muaji janar e deri në muajin qershor të vitit 2013 ka mbajtur 5 (pesë) takime. Zyrtarët e ZKK-së nuk janë të kënaqur me përfaqësimin dhe punën e këtij komuniteti.

Edhe pse mandati i KK është të mbrojë dhe të promovojë të drejtat e pakicave në nivel komu-nal, ne nuk jemi të kënaqur me punën e këtij Komiteti. Nuk ka përfaqësues nga komuniteti i romëve dhe i ashkalive dhe ky Komitet nuk e ka përkrahur Strategjinë e Kosovës për Integrim e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve për periudhën 2009-2015.

Intervistë e FDH-së Kosovë,B.C. ZKK, Istog, koordinator për kthimin, gusht, 2013

39 Enti Statistikor i Kosovës – �egjistrimi i pop�llatës dhe i ekonomive familjare, prill, 2011�0 Intervistë e F��-së Kosovë – ZKK Bajram Qelaj, Kom�na e Istog�t, �1 ZKK - Kom�na e Istog�t�2 Kom�na e Istog�t – �rejtoria kom�nale për Arsim, g�sht, 2013�3 Fazli Stolla zëvendës-kryes�esi Asamblesë Kom�nale (egjiptian i Kosovës), Sadik B�j�paj – anëtar (L�K), Shaip Qeta – anëtar (AAK ), Mirsad Baba�i� – anëtar i kom�nitetit boshnjak dhe �obrivoje �adovanovi� – anëtar i kom�nitetit serb.44 http://esk.rks-gov.net/eng/, 25/09/2013

Page 32: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

30 Zyra Komunale për Komunitete (ZKK) – Mandati i ZKK-së së komunës së Istogut është që të mbrojë dhe të promovojë të drejtat e pakicave në nivel komunal. Ekzistojnë në ZKK gjithsejtë shtatë (7) të punësuar – dy (2) egjiptian, dy (2) serb dhe tre (3) boshnjak. Bux-heti total i ZKK-së është përafërsisht diku prej 130,000 euro deri në 140,000 euro. Buxheti shfrytëzohet për paga, investime, mallra dhe shërbime.

ZKK-ja në komunën e Istogut, në bashkëpunim me OSHC-ët kanë dorëzuar projekte të ndry-shme me fokusimin kryesor në arsimin. ZKK po ashtu ka implementuar disa projekte, siç është rindërtimi i shtëpive, infrastruktura e rrugëve, ndihma sociale për familjet e varfra etj.

Sipas mendimit tim, ZKK ka dorëzuar disa projekte dhe ka realizuar mjaft punë në adresimin e nevojave të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve e, megjithëkëtë, nëse ne i krahasojmë rezultatet dhe gjendjen e komunitetit boshnjak atëherë jemi shumë mbrapa.

Intervistë e FDH-së Kosovë, B.C. ZKK Istog, koordinator për kthim, gusht, 2013

Në komunën e Istogut, ZKK-ja në bashkëpunim me OJQ-në Vizioni 02 organizon Shkolla Verore vjetore. Shkolla Verore quhet “Së bashku drejtë BE-së” dhe udhëheq aktivitete, të cilat përfshijnë të gjitha entinicitetet e moshave të ndryshme. Qëllimi kryesor i shkollës verore është integrimi i komuniteteve në jetën publike dhe sociale. ZKK, me mbështetjen e organizatave donatore, zhvillon aktivitete për edukimin dhe shëndetësinë.

Ne kemi një projekt të mbështetur nga KFOS-si, të implementuar nga OJQ-ja lokale Vision 02, me fokus në Arsimin dhe Kujdesin Shëndetësor. Si pjesë e projektit, ne kemi dy ndërmjetësues, roli i të cilëve është identifikimi i nevojave të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjip-tianëve në arsim dhe në kujdesin shëndetësor. Në momentin që identifikohen nevojat, atëherë ato nevoja adresohen në Drejtoritë komunale dhe në organet e tjera komunale.

Intervistë e FDH-së Kosovë, B.C. ZKK Istog, koordinator për kthim, gusht, 2013

Buxheti dhe Plani Lokal i Veprimit – Komuna e Istogut ka filluar me hartimin e Planit Lokal të Veprimit në datën 6 korrik të vitit 2012. Është themeluar një grup punues nga kryetari i Istogut për këtë qëllim të saktësuar. Përkundër qëllimit fillestar, nuk ka lindur ndonjë rezultat konkret nga ky grup punues. Kjo kryesisht për shkak të mungesës së vull-netit politik të përfaqësuesve dhe mungesës së profesionalizmit nga OJQ Vizion 02 që ka qenë përgjegjëse për hartimin e Planit të Veprimit.

Një nga problemet kryesore të lidhura me dështimin e implementimit, si të Strategjisë, ashtu edhe të Planit të Veprimit, është për shkak të faktit se Strategjia dhe Plani i Veprimit nuk kanë kaluar nëpër Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe pse kanë qenë të miratuara nga qeveria. Fakti se nuk ka kaluar nëpër te dhe mosmarrja e miratimit të Kuvendit të Re-publikës së Kosovës jo vetëm që tregon mungesën e seriozitetit, por, që është po ashtu me rëndësi, ka çuar te mosndarja e kurrfarë buxheti për implementim, si të Strategjisë, ashtu edhe të Planit të Veprimit.

Page 33: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

31Problem është target grupi i strategjisë. Për shembull, pjesëtarët dhe përfaqësuesit e komu-nitetit egjiptian nuk e pranojnë strategjinë dhe nuk janë të gatshëm për të qenë pjesë e saj. Për shembull, ju keni përfaqësues nga komuniteti egjiptian në Kuvend, të cilët kërkojnë të nxir-ren jashtë Strategjisë. Në nivel lokal, zëvendës kryesuesi i Kuvendit, i cili është nga komuniteti egjiptian, nuk e mbështet as Strategjinë e as Planin e Veprimit duke thënë se i ashtuquajturi komuniteti RAE nuk ekziston në realitet.

Intervistë e FDH-së Kosovë, B.C. ZKK Istog, koordinator për kthim, gusht, 2013

Kurrfarë buxheti nuk është ndarë nga Komuna për implementimin e Planit të Veprimit përkundër faktit se ne (ZKK) kemi dërguar disa kërkesa.

Në një takim me kryetarin e Komunës, në datën 2 gusht të vitit 2013, unë kam propozuar një projekt për mbështetjen financiare në hartimin e Planit lokal të Veprimit, dhe shuma e këtij projekti ka qenë 4,200 euro. Gjatë këtij takimi, ai më ka dhënë këtë përgjigje:” unë nuk e di se çfarë do të thotë komuniteti i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve dhe unë nuk kam buxhet për këtë projekt “

Intervistë e FDH-së Kosovë, B.C. ZKK Istog, koordinator për kthim, gusht, 2013

ZKK në Istog nuk punon në linjë me Strategjinë e Kosovës; megjithëkëtë, janë implementuar aktivitete, të cilat kanë qenë të lidhura me Strategjinë e qeverisë. ZKK-ja fokusohet në ar-simin, kujdesin shëndetësor, rastet sociale dhe në infrastrukturën e rrugëve.

Të drejtat pronësore dhe vendbanimet informale – Përpara ka pasur vendbanime in-formale në komunën e Istogut në lagjen e quajtur “Rodesh”. Rreth 60-70 familje kanë jetuar në këtë vendbanim informal para se të shkojnë në Mal të Zi për të kërkuar azil. Prej aso kohe, janë kthyer 28 familje. Komuna ka ofruar 500 metra katrorë tokë për secilën familje të kthyer në fshatin Serbobran. Ka po ashtu disa probleme me dokumentacionin e pronës, pronat e uzurpuara, tapitë e pronave, por në përgjithësi komuna e ka zgjidhur situatën e vendbanimeve informale. përmes kompensimit.

Informimi dhe ndërgjegjësimi – ZKK-ja është e hapur për të gjithë banorët e komunës. Zyra i informon banorët lidhur me rregulloret dhe mundësitë e reja. ZKK po ashtu zhvillon vizita të rregullta në terren me qëllim të identifikimit të nevojave më të ngutshme të komu-niteteve të minoriteteve.

Po ashtu është e rëndësishme për të vërejtur se situata e komuniteteve romë dhe egjiptian në lidhje me arsimin është plotësisht ndryshe. Pjesëtarët e komunitetit egjiptian kanë më pak probleme kur është fjala për arsimin dhe gjetjen e punësimit, kurse pozita e romëve është plotësisht e keqe ngaqë atyre iu mungon si edukimi, ashtu edhe punësimi.

Intervistë e FDH-së Kosovë, B.C. ZKK Istog, koordinator për kthim, gusht, 2013

Page 34: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

32

Page 35: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

33KOMUNA E PRIZRENIT

Komuna e Prizrenit shtrihet në pjesën jugore të Kosovës dhe përafërsisht e përbënë 6% të territorit të Kosovës. Sipas të dhënave të Entit Statistikor të Kosovës, në këtë komunë jetojnë 181,75645 banorë, si në qytet ashtu edhe në fshatrat e shpërndara përreth. Krahas shumicës dërmuese të shqiptarëve në Prizren, ky qytet është shtëpi e madhe e boshnjakëve (8,446), turqve (4,660), romëve (1,483), ashkalive (650), egjiptianëve (89), serbëve (132) dhe 345 banorëve të komunitetit goran46. Prizreni është i njohur për larminë e tij etnike dhe gëzon një traditë të gjatë të tolerancës dhe të bashkëpunimit ndëretnik. Është komuna etnikisht dhe kulturalisht më heterogjene në Kosovë.

Aty janë 48 shkolla fillore me 28,205 nxënës, 1,599 mësues dhe 6 shkolla të mesme me 9,608 nxënës dhe 503 arsimtar. Kopshtet për fëmijë udhëhiqen në mënyrë private. Po ashtu është një universitet publik në Prizren, i cili ofron ligjërata në gjuhët boshnjake, shqipe dhe turke47.

Kuvendi Komunal i Prizrenit e ka miratuar Statutin e Komunës në datën 15 tetor të vitit 2008. Statuti e garanton përdorimin e gjuhëve amtare në komunikimin me organet komu-nale, në përputhje me Ligjin mbi Përdorimin e Gjuhëve. Kuvendi Komunal e ka miratuar rregulloren me të cilën e njeh gjuhën boshnjake si një gjuhë shtesë zyrtare në Prizren. Ky akt ligjor rregullon në hollësi përdorimin e gjuhëve shqipe, serbe, turke dhe boshnjake në gjithë komunikimin me gojë dhe të shkruar me autoritetet komunale. Takimet e Kuvendit, takimet e Komiteteve dhe të gjitha takimet e tjera duhet të mbahen në këto gjuhë. I gjithë dokumentacioni zyrtar i komunës duhet të përkthehet në gjuhët e sipërpërmendura. Vendi-mi i Kuvendit Komunal reflektohet po ashtu edhe në statutin e komunës. Statuti parasheh themelimin e Komiteteve të përhershme.

Komiteti për Komunitete (KK) – Është një nga Komitetet i përhershme i komunës. KK ka shtatë (7) anëtarë, ku përfshihen anëtarët e Kuvendit dhe përfaqësuesit e komuniteteve. Secili komunitet, i cili jeton në komunë, duhet të përfaqësohet së paku me një përfaqësues. Anëtarët e emëruar në KK nga komunitetet pakicë në komunën e Prizrenit janë si më posh-të: një (1) boshnjak, një (1) serb, një (1) turk, dhe një (1) pjesëtar i komunitetit romë.

Sipas Raportit të MAPL-së, nga muaji janar e deri në muajin qershor të vitit 2013, KK ka mbajtur katër (4) takime. Detyrë e tij është të garantojë se të gjitha politikat dhe aktivitetet janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në interesin më të mirë të komunitetit të pakicave në Komunë. KK po ashtu rekomandon masat dhe hapat e nevojshëm, që duhet të ndërmerren nga Kuvendi Komunal me qëllim të sigurimit të implementimit të dispozitave qendrore dhe lokale ligjore që lidhen me të drejtat e minoriteteve. Të gjitha këto aktivitetet duhet të sigurojnë respektimin e plotë të të drejtave etnike, kulturore dhe religjioze. KK po ashtu i shqyrton kërkesat dhe ankesat e qytetarëve që arrijnë nga komunitetet pakicë dhe i paraqet ato nëpër drejtoritë përkatëse komunale si dhe institucionet e tjera komunale.

45 http://esk.rksgov.net/rekos2011/repository/docs/Te%20dhenat%20kryesore_ALB.pdf�6 Kom�na e Prizrenit, �rejtoria për Arsim, korrik, 2013�7 Profil i Kom�nës i OSBE-së http://www.osce.org/kosovo/38678

Page 36: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

34 Komiteti për Komunitete e ka mandatin për të monitoruar takimet e kuvendit dhe për të mbikëqyrë aktivitetet e Zyrës Komunale të Komuniteteve. KK –ja e paraqet raportin lidhur me aktivitetet e ZKK-së në kuvendin komunal dhe i monitoron çështjet që lidhen me sigurinë, lirinë e lëvizjes, rindërtimin, mirëqenien sociale dhe shëndetin publik. Komiteti për Komunitete është përgjegjës për monitorimin e implementimit të të gjitha rregulloreve dhe dokumenteve të tjera strategjike, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e minoriteteve në komunë.

I.E. –zyrtar komunal – Zyra Komunale për Komunitete në Prizren Intervistë e FDH-së Kosovë, 17 korrik, 2013.

Zyra Komunale për Komunitete (ZKK) – Statuti i komunës nuk e rregullon themelimin ose mandatin e ZKK-së në Prizren. Sipas një zyrtari komunal, misioni i kësaj zyre është të lehtësojë integrimin e pakicave në administratën komunale, në proceset e vendimmarrjes dhe në shoqëri në përgjithësi. ZKK po ashtu ndërlidh komunitetet me organet kompetente, duke krijuar komunikimin dhe duke i ndërtuar marrëdhëniet. Fokusi kryesor i ZKK-së ka të bëjë me arsimin, shëndetësinë dhe çështjet sociale.

Zyra jonë kryesisht e përqendron punën e saj në fushën e edukimit, të shëndetësisë dhe në çësh-tjet sociale. Janë realizuar disa aktivitete në bashkëpunim me OJQ-të lokale dhe me ndihmën e organizatave donatore. Puna jonë ka qenë e përqendruar në këto fusha për shkak të nevojave dhe të kërkesave, të cilat arrijnë nga përfaqësuesit e komunitetit.

I.E. –zyrtar komunal – Zyra Komunale për Komunitete në Prizren Intervistë e FDH-së Kosovë, 17 korrik, 2013.

Në komunën e Prizrenit, hartimi i planit lokal të veprimit është mbështetur nga KFOS-i përmes Akademisë për Trajnim dhe Asistencë Teknike (ATAT). Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Arsimit kanë punuar drejt implementimit të aktiviteteve të hartuara sipas Planit të Veprimit dhe Strategjisë së Kosovës. Sipas të dhënave që i kemi në dispozicion, rreth 600 nxënës janë regjistruar në shkollën fillore në vitin 2013. Rritja e numrit të nxënësve të regjistruar në shkolla kryesisht është rezultat i bashkëpunimit midis shkollave, këshillave të prindërve, institucioneve lokale dhe OJQ-ve, siç është Initiative 6 (Nisma 6), e cila punon në të njëjtën fushë. Këshillat e prindërve dhe drejtorët e shkollave shfrytëzohen nga ZKK-ja kur ka nevojë për rastet e braktisjes së shkollës në mesin e fëmijëve të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Drejtoria për Arsim kanë bërë një punë shumë të mirë në plotësimin e nevojave të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Të dyja Drej-toritë shfrytëzojnë një qasje speciale kur është fjala për nevojat e komunitetit. Kjo mund të shihet përmes diskriminimit pozitiv, përmes sigurimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor për pjesëtarët e komunitetit, posaçërisht kur është fjala për rastet e rënda. Drejtoria e Arsimit ka ofruar kushte të veçanta për regjistrim në shkolla. Kjo është bërë përmes regjistrimit të fëmijëve të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian në shkollat e mesme, edhe pse ata nuk i kanë kaluar provimet shtetërore. Vetëm vitin e kaluar, në vitin 2012, rreth 23 studentë nga komuniteti i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve kanë pasur përfitim prej këtij aksioni.

I.E. –zyrtar komunal për RAE – Zyra Komunale për Komunitete në Prizren Intervistë e FDH-së Kosovë, 17 korrik, 2013.

Më tej, shërbimet komunale shfrytëzohen për të ndihmuar familjet, të cilat janë të identi-fikuara si raste speciale. Asistenca financiare dhe format e tjera të ndihmës po ashtu ofro-hen për pjesëtarët e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve..

Page 37: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

35Buxheti dhe Plani lokal i Veprimit – Kuvendi Komunal miraton buxhetin vjetor në baza vjetore. Deri në vitin 2013 nuk ka pasur buxhet special për implementimin e Strategjisë së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Këtë vit (2013), është marrë vendimi nga Komuna për të ndarë 15,000 euro, të cilat do të përqen-drohen në arsim, Shëndetësi dhe në komponentin e Kthimit. Plani Komunal është miratuar në vitin 2013; megjithëkëtë, është miratuar pa kurrfarë buxheti. Aktualisht, Drejtoria për Arsim dhe Drejtoria për Shëndetësi i kanë ndarë, të dyja, 5,000 euro për të kontribuuar në implementimin e Planit të Veprimit. Zyra Komunale për Komunitete (ZKK) po ashtu do të ndajë 5,000 euro si buxhet special. Gjithsejtë 15,000 euro do të shfrytëzohen për qëllime të implementimit të aktiviteteve sipas Planit të Veprimit.

Në këtë moment të shkrimit të këtij raporti, buxheti i ndarë për ZKK-në ka arritur shumën deri në 78,000 euro, prej të cilave 48,000 euro janë të ndara për shërbime dhe mallra, kurse pjesa e mbetur prej 30,000 eurove janë të ndara për subvencione. Në vitin 2013, buxheti i ndarë për subvencione kryesisht është shfrytëzuar për të trajtuar çështjet e strehimit dhe ato sociale.

ZKK-ja ka kërkuar një buxhet prej gjithsejtë 52,000 eurove nga komuna e Prizrenit për im-plementimin e Planit të Veprimit për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve.

Të drejtat pronësore dhe vendbanimet informale – Komuna e Prizreni nuk ka vend-banime informale. Pjesëtarëve të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve iu mungojnë tapitë e pronave. Është një problem me një shtrirje të gjerë për këto komunitete. Administrata komunale nuk mund të marrë përgjegjësinë mbi çështjet e dokumentacionit të pronësisë në këto rrethana.

Informimi dhe ndërgjegjësimi – Autoritetet komunale në Prizren janë të njohur me Strategjinë për Integrimin e Komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë në periudhën 2009-2015. Zyra Komunale për Komunitete është e pranishme në mesin e komuniteteve pakicë në qytet dhe në fshatra falë rolit të saj ndërlidhës. ZKK-ja i informon rregullisht komunitetet pakicë përmes OJQ-ve lokale, radios lokale dhe përmes zhvillimit të vizitave në këto vendbanime.

Ne sigurohemi se komunitetet pakicë të jenë të informuara lidhur me punën përmes kanaleve të ndryshme, duke përfshirë edhe radion show-n, i cili zhvillohet në gjuhën rome - Romano Avazo-Romani voice (zëri i romëve).

I.E. –zyrtar komunal për RAE – Zyra Komunale për Komunitete në Prizren Intervistë e FDH-së Kosovë, 17 korrik, 2013.

Page 38: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

36

Page 39: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

37KOMUNA E MITROVICËS

Komuna e Mitrovicës shtrihet në pjesën veriore të Kosovës. Ajo mbulon një hapësirë prej përafërsisht 350 km². Që nga konflikti i vitit 1999, qyteti ka qenë i ndarë përgjatë lumit Ibër me përafërsisht të gjithë serbët e Kosovës që jetojnë në veri dhe me shqiptarët në jug. Komuna përbëhet nga qyteti i Mitrovicës dhe 45 fshatra. Sipas regjistrimit të Popullatës dhe të Ekonomive Familjare të vitit 2011, numri total i popullsisë në jug të lumit Ibër është 71,909�.

Sipas Entit Statistikor të Kosovës, përbërja etnike e popullatës është si më poshtë (jugu): shqiptarë: 69,497; ashkali: 647; romë: 528; turq: 518; boshnjak: 416; goran: 23; serb: 14; egjiptian: 6; të tjerë: 47; të pasaktësuar: 213. Në pjesën veriore të Mitrovicës, jetojnë përafërsisht 29,460 banorë.

Numri i personave të riatdhesuar në komunën e Mitrovicës është i barabartë me gjithse-jtë 219 familje. Nga komunitetet pakicë, janë riatdhesuar gjithsejtë 41 familje (26 rome, 6 ashkali, 4 boshnjake, 4 turke dhe 1 serbe).

Komiteti për Komunitete (KK) – Është një nga Komitetet e përhershmet komunës. KK përbëhet nga anëtarët e kuvendit dhe përfaqësuesit e komuniteteve. Secili komunitet, i cili jeton në komunë është i përfaqësuar me së paku një përfaqësues. Sipas Statutit Komunal, detyra kryesore e këtij Komiteti është që të garantojë se të gjitha politikat dhe vendimet komunale, me të cilat rregullohet fusha e të drejtave të pakicave, të jenë në linjë me legjis-lacionin në fuqi dhe me interesat më të mira të pakicave, të cilat jetojnë në këtë hapësirë. KK po ashtu mund të shqyrtojë çfarëdo shkelje të pohuar nga ana e të drejtave të pakicave dhe ta raportojë atë çështje tek asambleja komunale. KK përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë: 2 (dy) anëtarë nga komuniteti shumicë dhe 3 (tre) anëtarë nga komuniteti pakicë, i cili jeton në komunën e Mitrovicës.

Mandati i KK është që të mbrojë dhe të promovojë të drejtat e pakicave në nivel komunal. Sipas Statutit të komunës, detyra kryesore e këtij Komiteti është që të garantojë se të gjitha politikat dhe vendimet komunale, me të cilat rregullohet fusha e të drejtave të pakicave, të jenë në linjë me legjislacionin në fuqi dhe me interesat më të mira të pakicave, të cilat jetojnë në këtë hapësirë. Komiteti për Komunitete po ashtu rekomandon masat, të cilat duhet të ndërmerren nga Asambleja Komunale me qëllim të promovimit të identitetit etnik, kultu-ror, fetar dhe gjuhësor të komuniteteve. Kërkesat dhe ankesat e bëra nga qytetarët zakon-isht kanë të bëjnë me rindërtimin e shtëpive, procesin e kthimit, infrastrukturën e rrugëve, rrymën elektrike dhe arsimin.

Zyra Komunale për Komunitete (ZKK) – Zyra e ZKK-së ka gjithsejtë gjashtë (6) të punësuar, prej të cilëve një (1) është romë. Nuk ka përfaqësim të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Asamblenë Komunale. Buxheti vjetor zakonisht planifikohet nga ZKK e, megjithëkëtë, shuma totale varet nga të hyrat komunale, subvencionet dhe po ashtu edhe nga institucionet e nivelit qendror.

Buxheti dhe plani veprimit – Komuna ka miratuar Strategjinë për Integrimin e Komu-niteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. ZKK, në bashkëpunim me OSBE-në, është duke punuar në hartimin e versionit final të një Plani të Ri të Veprimit për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, duke qenë se plani i parë, i mbështetur nga KFOS-si përmes CBM, ka mbuluar periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2013. Komuna e Mitrovicës nuk ka buxhet special të ndarë në mënyrë të veçantë për implementimin e

Page 40: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

38 Planit të Veprimit për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve dhe as që e ka punuar një të tillë më herët. ZKK kryesisht e ka zhvilluar punën e saj sipas kërke-save të banorëve dhe të nevojave të tyre. ZKK në Mitrovicë para së gjithash e fokuson punën e saj në çështjet e personave të kthyer, në ndërtimin e kapaciteteve të përfaqësuesve të komunitetit, çështjet e statusit civil, sigurinë, arsimin dhe zhvillimin ekonomik.

Nuk ka një buxhet special të ndarë vetëm për nevojat e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve e, megjithëkëtë, ne kemi një buxhet vjetor të ZKK-së për nevojat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë. Strategjia për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve është mbështetur vetëm deklarativisht dhe pa mbështetje finan-ciare, megjithë faktin se secili departament ose secila drejtori është e obliguar që të ketë një buxhet të ndarë për nevojat e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve.

Intervistë e FDH-së Kosovë, F.F ZKK Mitrovicë, korrik, 2013

Është me rëndësi për të theksuar se komuna e Mitrovicës ka ofruar hapësirë për shkollën ekonomike që ajo të shfrytëzohet nga Qendra për Komunitete. Kjo Qendër është në Roma Mahalla (Lagjen e romëve) dhe është duke u shfrytëzuar për aktivitete të ndryshe arsimore, shëndetësore, sociale dhe për ngritjen e vetëdijes.

Të drejtat pronësore dhe vendbanimet informale – ekzistojnë dy vendbanime informale në Mitrovicë – Lagja e romëve dhe Kroi i Vitakut. Vendbanimet informale në jug të lumit Ibër janë 2 Korriku dhe Lagja e romëve. Legalizimi i këtyre vendbanimeve parashihet në planin urban të komunës së Mitrovicës. Informimi dhe ndergjegjësimi – Zyra e ZZK-së ka komunikim të përditshëm me pjesëtarët e komunitetit. Ata i vizitojnë zyrat e ZKK-së, ZKK-ja organizon vizita të terrenit dhe po ashtu banorët kanë qasje në nën-zyra, që janë të vendosura në Lagjen e romëve. ZKK po ashtu organizon takime publike me komunitetet, në përgjithësi, por më shpesh me përfaqësuesit e vet.

Zyra jonë ka marrëdhënie shumë të mira me organizatat ndërkombëtare, siç është DRC (Këshilli Danez për Refugjat, arsimi dhe zhvillimi ekonomik), CARITAS Kosova (ndërtimi i ka-paciteteve për pjesëtarët e komuniteteve dhe përfaqësuesit e tyre, sigurimi), TIERE DE HOMES (ndërtimi i kapaciteteve), dhe OSBE (promovimi i mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve).

Intervistë e FDH-së Kosovë,F.F ZKK Mitrovicë, korrik, 2013

Page 41: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

39KONKLUZION PËR NIVELIN LOKAL

Komunat, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e institucioneve të nivelit qendror, janë çelës për implementimin e politikave, strategjive, dhe planeve të aksionit për integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. FDH Kosovë, duke e krahasuar hu-lumtimin me atë paraprak të vitit 200948, vlerëson se institucionet e nivelit lokal nuk i kanë implementuar planet lokale të veprimit. Kjo është si rezultat i mungesës së bashkëpunimit midis institucioneve lokale dhe qendrore dhe mungesës së bashkëpunimit midis ZKK-ve dhe Drejtorive Komunale. Është me rëndësi për të vërejtur se ZKK-të dhe Drejtoritë Komu-nale gjatë kohës së hulumtimit të FDH-së Kosovë, nuk kanë qenë në gjendje për të siguruar të gjitha të dhënat e kërkuara lidhur me komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve për shkak të mungesës së një baze të mirëfilltë të të dhënave.

Pothuajse në të gjitha komunat, hartimi dhe implementimi i planeve lokale të veprimit ka qenë injoruar nga drejtoritë komunale. Institucionet e nivelit lokal kryesisht janë të infor-muara lidhur me strategjinë dhe planet e veprimit, por shumica e këtyre institucioneve nuk kanë njohuri të mjaftueshme në lidhje me përmbajtjen.

FDH Kosovë beson se një nga arsyet kryesore përse implementimi i planeve të veprimit në nivel lokal ka pasur një përparim të kufizuar është për shkak të mungesës së kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të ZKK-ve dhe mungesës së koordinimit të mirë të OJQ-ve lokale që punojnë në promovimin e mbrojtjes së të drejtave të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. OJQ-të kanë dështuar në shfrytëzimin e mekanizmave ekzistues në avokimin e nevojave të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve dhe po ashtu nuk kanë bërë trysninë e nevojshme kundruall institucioneve përgjegjëse lokale.

Përkundër pengesave të sipërpërmendura, disa komuna, në bashkëpunim me OJQ-të lokale, kanë bërë hapa pozitiv në implementimin e aktiviteteve drejt përmbushjes së objektivave të planeve të veprimit. Sidoqoftë, asnjëra prej komunave nuk ka ndarë financim për strategjinë dhe planet e veprimit lokal. Shumica e aktiviteteve të përmendura në këtë hulumtim janë përkrahur nga organizatat donatore, të implementuara nga OJQ-të lokale.

�8 Qeverisja e të drejtave të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë (2009) http://kfos.org/governance-of-roma-ashkali-and-egyptian-rights-in-kosovo/

Page 42: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

40

Page 43: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

41PJESA E DYTË (II) – Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të minoriteteve (në veçanti ato që i adresojnë komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve) në nivelin qendror

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TE-KNOLOGJISË - MASHT

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MeSH) dhe Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) janë institucionet kyçe përgjegjëse për implementimin e aktiviteteve në sektorin e arsimit, sipas Planit të Veprimit. Këto ministri janë përgjegjëse për promovimin e një sistemi të arsimit gjithëpërfshirës dhe të kualitetit të lartë të bazuar në barazinë dhe në respektin për diversitetin si dhe për kontribuimin drejt integrimit të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në shoqëri49.

MASHT ka miratuar një strategji për integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjip-tianëve , e cila ka filluar të implementohet nga viti 2007 deri në vitin 2017. Buxheti i parashikuar i projektuar është 14 milion euro: 55% e mjeteve financiare do të sigurohen përmes Qeverisë së Kosovës, kurse 45% e mjeteve financiare do të sigurohen përmes donacioneve.

Shuma totale prej 1,129,000 eurove gjatë vitit 2012 është ndarë nga donatorët për qëllimet e arsimimit të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë.

Komuniteti i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve e siguron arsimimin në institucionet, të cilat janë nën juridiksionin e Qeverisë së Kosovës (në gjuhën shqipe) dhe Qeverisë Serbe (në gjuhën serbe). Sidoqoftë, sipas zyrtarëve të MASHT-it, në muajin qershor të vitit 2010, MASHT ka miratuar një planprogram në gjuhën rome, duke e bërë gramatikën rome, kulturën dhe historinë rome një lëndë zgjedhore gjatë vitit shkollor 2010/201150.

Gjatë vitit 2011, MASHT ka filluar pilot projektin e mësimit të gjuhës rome me elemente të kul-turës dhe të historisë si një lëndë fakultative në komunën e Prizrenit. Prej 1029 shkollave fillore në Republikën e Kosovës, vetëm në pesë është futur si lëndë fakultative.

MASHT ka një qasje gjithëpërfshirëse. Politikat tona përfaqësojnë interesat e komuniteteve në përgjithësi e posaçërisht ato të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Një nga prob-lemet kryesore është shkalla e lartë e braktisjes së shkollave dhe regjistrimi i vonuar nga ana e komuniteteve. MASHT-i në bashkëpunim me organizatat lokale dhe ato ndërkombëtare ka organi-zuar fushata të informimit, takime me prindërit dhe tryeza të rrumbullakëta lidhur me adresimin e këtyre çështjeve.

M.J, Njësia për të Drejtat e Njeriut, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë Intervistë e FDH-së Kosovë, 04.09.2013

�9 �ep�blika e Kosovës, Plani i �eprimit për Integrimin e kom�niteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve 2009-201550 Intervistë e F��-së Kosovë MAS�T, M.J 0�.09.2013, �dhëzim Administrativ �r. 7/2010

Page 44: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

42 MASHT-i e ka hartuar Planin Kombëtar të Veprimit kundër braktisjes së shkollës për periudhën e viteve 2009-2014. Pas Planit të Veprimit, ka realizuar katër aktivitete të mëposhtme: a) ka sigu-ruar tekste pa pagesë për nxënësit e shkollave fillore; b) ka themeluar dhe ka fuqizuar parandal-imin dhe ekipet e reagimit për braktisjen e shkollës dhe për mos-regjistrimin e fëmijëve në arsim; c) në bashkëpunim me GIZ, ka organizuar kurse kompensuese lidhur me arsimimin jo-formal për fëmijët, të cilët e kanë braktisur shkollën; ç) MASHT-i në komunën e Fushë Kosovës është duke implementuar projektin “Fuqizimi i komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në komunën e Fushë Kosovës”, me qëllim të parandalimit të braktisjes së shkollës nga nxënësit dhe përforcimin e cilësisë së mësim-nxënies së tyre; d) i ka liruar nga pagesat të gjitha rastet sociale; e) komunat ofrojnë transportimin për nxënësit të cilët jetojnë 5 kilometra larg prej shkollave; f) disa komuna kanë filluar të ofrojnë bursa për nxënësit e shkollave të mesme dhe të larta. Si rezultat i këtyre aktiviteteve, MASHT-i konsideron se vit pas viti shkalla e braktisjes së shkollave do të zbresë. Sipas Zyrës për Qeverisje të Mirë (ZQM), numri i komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjip-tianëve në Republikën e Kosovës është si më poshtë: niveli parashkollor ka 349 nxënës, 6485 nxënës janë të regjistruar në shkollat fillore, 526 nxënës në shkollat e mesme. Nga 142 fëmijë romë, ashkali dhe egjiptian të riatdhesuar, prej tyre vetëm 26 janë regjistruar në sistemin e ar-simit51.

MASHT-i vazhdimisht ka bërë përpjekje në rritjen e përfshirjes së komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në sistemin e arsimit. Në bashkëpunim me partnerët dhe me dona-torët, gjatë viteve MASHT-i ka zhvilluar diskutime të tipit të tryezave të rrumbullakëta në komuna në bashkëpunim me drejtoritë e arsimit, ka organizuar gara për nxënësit për esetë e shkruara në gjuhën rome me tema të tilla si “Unë dhe vendi im”, ka organizuar punëtori, trajnime dhe semin-are për mësuesit nga komunitete e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve si dhe për mësuesit, të cilët punojnë me komunitetet në lidhje me çështjet, siç është diversiteti, fëmijët dhe të drejtat e njeriut dhe rëndësia e bashkëpunimit midis prindërve dhe arsimtarëve.

Në periudhën e viteve 2010 – 2012, Komiteti Evropian përmes KFOS-it ka ndarë 200 bursa për nxënësit e shkollave të mesme dhe 20 bursa për studentët e universitetit nga komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve dhe të gjitha këto bursa i mbulojnë dy vite akademike. Për çdo vit akademik janë të rezervuara kuotat në universitetet publike për studentët nga komunitetet e boshnjakëve, turqve, romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Sipas të dhënave të siguruara nga MASHT-i, në vitin shkollor 2012/2013, numrat janë si më posh-të – gjithsejtë 104,268 nxënës, prej të cilëve 101,676 ose 97.5% janë shqiptarë; 1,292 ose 1.2% janë boshnjak ;295 ose 0.2% janë shkali; 42 ose 0.4% janë romë; 148 ose 0.14% janë egjiptian; 811 ose 0.78% janë turq; 2 janë goran dhe 2 janë kroat.52

51 Intervistë e F��-së Kosovë, K.S Zyrtar për Kom�nitete, 16.10.201352 �aport �jetor i MAS�T-it, të dhëna Statistikore mbi arsimin 2012/2013

Page 45: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

43MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE E SPORTEVE (MKRS)

MKRS ka mandatin për të implementuar nenin 5 të Ligjit mbi Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Pakicave. thelbi i nenit 5 është ruajtja e traditave dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore të komuniteteve pakicë.

Kjo Ministri përbëhet nga tri departamente që mbulojnë kulturën, rininë dhe sportet. De-partamenti i kulturës është drejtpërdrejt i angazhuar në implementimin e nenit 5 të këtij Ligji. Ai përbëhet nga dy-nën-departamente; njëri është nën-departamenti për promovim (promovimi i multi-kulturalizmit, dialogut ndëretnik dhe integrimit të komuniteteve) dhe nën-departamenti për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Bazuar në objektivat e Strategjisë dhe të Planit të Veprimit të Kosovës për Integrimin e Komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve për periudhën 2009-2015. MKRS në muajin prill të vitit 2010 ka themeluar Komitetin për Kulturë si mekanizëm të përmirësimit të pozitës së komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në kulturë, rini dhe sporte. Anëtar të këtij komiteti janë gjithësej gjashtë (6) anëtarë, tre (3) prej tyre janë përfaqësues të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve dhe tre (3) janë përfaqësues të MKRS. Komiteti për kulturë udhëhiqet nga zëvendësministri z. Gani Elshani53.

Në muajin dhjetor të vitit 2011, Departamenti i Trashëgimisë ka themeluar një grup punues për të studiuar dhe identifikuar trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të komunitetit të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve54. Mandati i këtij grupi punues ka qenë mbledhja e të dhënave lidhur me trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të komunitetit të romëve, ash-kalive dhe egjiptianëve si dhe publikimi i një liste të informacionit lidhur me gjendjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjip-tianëve55. Lista e objekteve dhe e vendeve kulturore, e identifikuar si burime të trashëgi-misë kombëtare të të tri komuniteteve, është miratuar nga Qeveria. Janë realizuar fushata të ndryshme me qëllim që të rrisin vetëdijen lidhur me trashëgiminë kulturore të komu-niteteve. Janë shpenzuar 4,400 euro në implementimin e Ligjit mbi Trashëgiminë Kulturore 2006/02/L-88 për ruajtjen, hulumtimin dhe studimin e trashëgimisë kulturore të të gjitha komuniteteve56.

Dy vite rresht, në vitet 2011 dhe 2012, Komiteti Evropian përmes KFOS-it ka organizuar festivale vjetore të kulturës së komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Të dyja festivalet kanë qenë miratuar nga Ministria, por ajo nuk ka ndarë fonde për implementimin e tyre.

Megjithëkëtë, Ministria nuk ka ndarë një buxhet special për Strategjinë dhe Planin e Veprim-it për Integrimin e Komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, edhe pse Komitetet kanë qenë të suksesshme në adresimin e nevojave të komuniteteve përmes subvencioneve për OJQ-të dhe rritjen e shumës së buxhetit për nevojat e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve.

53 Ministria e K�lt�rës, �inisë dhe Sporteve, �jësia për të �rejtat e �jeri�t, �aport, maj 20135� Ministria e K�lt�rës, �inisë dhe Sporteve, �epartamenti i Trashëgimisë, http://www.mkrs-ks.org/?page=2,1055 Intervistë e F��-së Kosovë, Ministria e K�lt�rës, �inisë dhe Sporteve, datën 0�.09.2013

56 MeS�, Plani i �eprimit, 2011–201�, për Strategjinë e Sektorit të Shëndetësisë 2010–201�

Page 46: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

44 Nga viti 2010 deri në vitin 2013, MKRS ka ofruar praktika nga 3 deri në 6 muaj për 8 (tetë) nxënës nga komuniteti i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Gjatë praktikës të tyre, nxë-nësit kanë marrë bursa interne dhe pas përfundimit të praktikës të tyre iu janë dhënë atyre certifikata nga Departamenti i Rinisë. Në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe KFOS-it është mbështetur tre vite rresht një shkollë verore mbi qytetarinë aktive për rininë e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve.

MKRS i ka përkrahur komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve me projekte, aktiv-itetet e OJQ-ve, ne kemi siguruar internshipe për nxënësit e komuniteteve, ne i kemi mbështetur ngjarjet kulturore dhe sportive të organizuara në ditën ndërkombëtare të romëve dhe buxheti ynë është rritur për nevojat e komuniteteve. Ministria jonë ka Plan të Veprimit për implemen-timin e strategjisë dhe ne i implementojmë aktivitetet e paraparë në Planin e Veprimit.

M.M. zyrtar për të drejtat e pakicave, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sporteve Intervistë e FDH-së , 04.09.2013

Në vitin 2010 MKRS ka ndarë një buxhet prej gjithsejtë 87,362 euro për nevojat e komu-niteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Buxheti është ndarë për implementimin e projekteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sporteve. Në vitin 2011, Ministria ka ndarë 35,613 euro për riparimin e xhamisë në Ferizaj dhe po ashtu i ka mbështetur OJQ-të e ko-muniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në implementimin e projekteve të tyre, të cilat kanë pasur për qëllim integrimin e komuniteteve pakicë në shoqëri.

Gjithsejtë të punësuar nga komuniteti i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në MKRS janë 14 (katërmbëdhjetë), prej të cilëve: 3 (tre) romë, 5 (pesë) ashkali, dhe 6 (gjashtë) egjiptian.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE INSTITUTI KOM-BËTAR I SHËNDETIT PUBLIK

Sipas Ligjit, Qeveria e Kosovës ka nevojë për të ndërmarrë masat e nevojshme me qëllim që të sigurohet se pjesëtarët e komuniteteve kanë qasje të barabartë ndaj shërbimeve të kujdesit shëndetësor pa diskriminim. Shërbimet e siguruara nga qendrat e kujdesit shën-detësor, të cilat janë nën juridiksionin e Qeverisë së Kosovës, janë të shfrytëzuara nga të gjitha komunitetet pos serbëve, të cilët në mënyrë paralele shfrytëzojnë qendrat e kujdesit shëndetësor, që janë nën juridiksionin e Qeverisë së Serbisë. Megjithëkëtë, është me rëndësi për të vërejtur se numri i serbëve, të cilët shfrytëzojnë qendrat e kujdesit shëndetësor nën juridiksionin e Qeverisë së Kosovës, është duke u rritur çdo vit.

Ministria e Shëndetit i ka identifikuar nevojat e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe të egjiptianëve. Ministria ka ndërmarrë dhe ka realizuar disa fushata të informimit mbi të dre-jtat e komunitetit lidhur me qasjen e barabartë ndaj shërbimeve të kujdesit shëndetësor. Sipas zyrtarëve të Ministrisë, janë zhvilluar gjithsejtë katër fushata të vaksinimit dhe 127 fëmijë nga komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve janë vaksinuar gjatë vitit 2012. Nga 302 persona, të cilët janë testuar për helmimin me plumb, 85 kanë rezultuar me rezul-tate pozitive me nivel të lartë të kontaminimit.

Në muajin dhjetor të vitit 2010, Ministria e Shëndetësisë (MeSH) ka publikuar planin trev-

Page 47: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

45jeçar të veprimit për Strategjinë e Sektorit Shëndetësor�. Plani i aksionit nuk i përkufizon në mënyrë specifike grupet e rrezikuara dhe nuk bënë ndonjë referencë specifike për të tria komunitetet ose në lidhje me nevojat e veçanta të kujdesit shëndetësor dhe sfidat e qasjes, me të cilat këto komunitete ballafaqohen.

MeSH ka organizuar gjashtë grupe të diskutimit me adoleshentët dhe rininë lidhur me shën-detin reproduktiv dhe tri fushata mbi planifikimin e familjes. Është shpërndarë literaturë për të drejtat, sigurinë, higjienën dhe shëndetin reproduktiv tek pjesëtarët e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në gjuhën shqipe; nuk janë shpërndarë materiale në gjuhën rome.

MINISTRIA E PUNËS DHE E MIRËQENIES SOCIALE

Në muajin shkurt të vitit 2011, Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) ka mi-ratuar planin e veprimit për implementimin e strategjive të sektorit të saj (2011–2013), të cilat kanë pasur për qëllim adresimin efikas të papunësisë dhe çështjet e mirëqenies sociale dhe, në mesin e hapave të tjerë, krijimin e politikave të hollësishme të punësimit dhe të ma-save aktive të tregut të punës. Sidoqoftë, në këtë dokument nuk ceken në mënyrë specifike komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve ose komunitetet e tjera të Kosovës.

MPMS siguron trajnimin profesional të këtyre komuniteteve. Masa të tjera, të cilat MPMS i ka implementuar, kanë qenë që të mos e ndërpresë ndihmën sociale për komunitetet pa-kicë që gjejnë punësimin afatshkurtër ose të përkohshëm. MPMS ka organizuar fushata të ndërgjegjësimit mbi kriteret për pranimin e asistencës sociale për pjesëtarët e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në hapësirat ku ata jetojnë. Ligji mbi asistencën soci-ale i përcakton kriteret dhe kushtet për marrjen e asistencës sociale dhe ministria e siguron implementimin e tyre. Në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, MPMS ka imple-mentuar projekte të ndryshme që kanë pasur për qëllim mbështetjen për viktimat e dhunës familjare. Pjesëtarët e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve kanë qenë, po ashtu, pjesë e këtyre projekteve.

Gjatë vitit 2012 është miratuar Ligji mbi Asistencën Sociale nga Qeveria. Megjithëkëtë, re-vidimi i ri nuk i ka përfshirë elementet themelore, të cilat janë të nevojshme për të luftuar varfërinë në mesin e grupeve të margjinalizuara duke e përfshirë këtu inflacionin dhe in-deksimin retroaktiv të shfuqizimit të shumës maksimale të përfitimit të familjeve të mëdha. Ka pasur një rritje drastike në numrin e pjesëtarëve të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, të cilët e marrin ndihmën sociale. Në vitin 2012 , ky numër ka shkuar nga 4,353 në 13,171 persona, të cilët e marrin asistencën sociale (4.541 romë; 7392 ashkali, dhe 1238 egjiptian). Pos kësaj, po ashtu janë miratuar 135 kërkesa për asistencë emergjente (49 romë, 58 ashkali, dhe 28 egjiptian). Ka pasur dy raste të reja të keqpërdorimit seksual ku janë të përfshirë trafikimi i pjesëtarëve të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian.

Page 48: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

46 MINISTRIA E KOMUNITETEVE DHE E KTHIMIT (MKK)

Shumica e projekteve dhe e aktiviteteve të MKK-së fokusohen në përmirësimin e statutit të të drejtave të pakicave dhe iniciativa të ndërlidhura me statutin e komunitetit të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve janë bërë në bashkëpunim me ministritë e tjera, siç është MeSH, MASHT etj.

Edhe pse çështja e riatdhesimit të personave është brenda mandatit të Ministrisë së Pu-nëve të Brendshme (MPB), bashkëpunimi midis MKK dhe MPB nuk është bashkërenditur në mënyrën e duhur. MKK është një nga ministritë e cila nuk është përfshirë në mënyrë të mjaftueshme në implementimin e Strategjisë dhe të Planit të Veprimit për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Megjithëkëtë, ka pasur një rritje në numrin e personave të riatdhesuar nga komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, dhe numri është rritur prej 300 në 874 në vitin 2012, por vetëm 16% kanë aplikuar për asistencë dhe kanë përfituar nga pakoja e ri-integrimit. Gjatë vitit 2012 ka pasur 264 kthime vullnetare nga komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane.

Me qëllimin e identifikimit të hapave drejt implementimit të komuniteteve të romëve, ash-kalive dhe egjiptianëve, Ministria ka themeluar një grup punues. Përfaqësuesit e komu-niteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve janë po ashtu anëtarë të këtij grupi. Projektet e përkrahjes të MKK-së kanë qenë të fokusuara në fushën e infrastrukturës, të ndërtimit të rrugëve dhe të ndërtesave, zgjidhjes së çështjes së banimeve informale, arsimit dhe kujdesit shëndetësor.

Të gjitha familjet (gjithsejtë 153 familje) nga komunitete e romëve, ashkalive dhe egjiptia-nëve janë larguar nga kampi Osterode dhe kampi është tash i mbyllur. Strategjia dhe Plani i Veprimit për Parandalimin e Vendbanimeve Informale për periudhën 2011-2015 ende nuk është miratuar dhe aktualisht ekziston një rregullore e dobët e vendbanimeve informale. 19 komuna i kanë inkorporuar vendbanimet në Planet e Zhvillimit Komunal, ashtu siç është e obligueshme sipas Ligjit mbi Planifikimin Hapësinor dhe 25 komuna i kanë inkorporuar vendbanimet në Planin e Zhvillimit Urban57.

57 Intervistë e F��-së Kosovë, Zyra për Qeverisjen e Mirë, 16.10.2013

Page 49: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

47STRUKTURA INSTITUCIONALE E KOMUNITETEVE NË KOSOVË Strukturat institucionale për komunitete ekzistojnë dhe veprojnë në Kosovë. Ka një Zyrë Këshillimi mbi Qeverisjen e Mirë, të Drejtat e Njeriut, Shanset e Barabarta dhe Çështjet Gji-nore (ZKQM). ZKQM ka punuar që nga viti 2002 në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Roli i ZKQM-së është që të shqyrtojë legjislacionin, politikat, procedurat dhe praktikat në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut dhe praktikat e qeverisjes së mirë. Krahas kësaj, ZKQM i bënë rekomandime Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive. Zyra për çështjet e Komunitetit është tash organi kyç koordinues për çështjet e komunitetit. Zyra për Çështjet e Komunitetit është krijuar në vitin 2008 me objektivin e koordinimit të përpjekjeve të qeverisë dhe të donatorëve në punën e tyre me komunitete, monitorimin e legjislacionit të ndërlidhur me komunitetin dhe avokimin e respektimit, nga ana e qeverisë, të çështjeve me rëndësi kyçe.

Po ashtu ekziston Ministria e Komuniteteve dhe e Kthimit, e cila është themeluar në vitin 2005 me anë të një Rregulloreje të UNMIK-ut58. MKK-ja i mbron dhe i promovon komunite-tet dhe pjesëtarët e tyre. Në mandatin e saj përfshihen zhvillimi i politikave dhe promovimi i implementimit të legjislacionit për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre (duke e përfshirë këtu edhe të drejtën e kthimit), promovimin e krijimit të kushteve tërheqëse për kthim dhe garantimin e qasjes së bazuar në të drejtën për kthim, zhvillimin dhe mbikëqyrjen e implementimit të strategjisë së qeverisë në lidhje me punën me komunitetet si dhe atë të ndërlidhur me kthimin, si dhe mbështetjen e zhvillimit dhe të implementimit të strategjive të tilla në të gjitha komunat.

Në vitin 2007, janë krijuar Njësitë Ministrore për të Drejtat e Njeriut (NJMDNJ) brenda secilës Ministri. Detyra e tyre kryesore është që të monitorojnë respektimin e politikave të Ministrisë, legjislacionin dhe aktivitetet me standardet relevante të të drejtave të njeriut. Po në këtë vit (2007), Kryeministri i Kosovës e ka krijuar pozitën e Koordinatorit për të Drejtat e Njeriut të Qeverisë së Kosovës (KDNJ). Detyra kryesore e Koordinatorit është që të bashkërendis punën e Njësive të të Drejtave të Njeriut (NJDNNJ) në Ministritë e Qeverisë së Kosovës me qëllim të promovimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kosovë dhe të koordinojë aktivitetet, të cilat kanë të bëjnë me mekanizmat e Qeverisë së Kosovës për të drejtat njeriut.

Presidenti i Kosovës po ashtu e ka krijuar Këshillin Konsultativ për Komunitetet (KKK). KKK-ja shërben si një mekanizëm vital në lehtësimin e participimit politik të komuniteteve në nivelin qendror. Me fjalë të tjera, KKK-ja shërben si një urë midis komuniteteve dhe in-stitucioneve qeveritare. Ai ndihmon në krijimin e dialogut si dhe në ofrimin e shansit për shprehje të pikëpamjeve të komuniteteve në lidhje me legjislacionin dhe politikat e ndry-shme të qeverisë.

Në muajin maj të vitit 2007, Kryeministri ka krijuar pozitën e Koordinatorit të të Drejtave të Njeriut të Qeverisë së Kosovës (KDNJ) dhe e ka emëruar z. Habit Hajredinin, i cili po ashtu e mban pozitën e Drejtorit të ZKQM-ës. Pozita është krijuar brenda ZKM-së dhe KDNJ-së: ajo e koordinon punën e Njësive të të Drejtave të Njeriut (NJDNJ) në Ministritë e Qeverisë së Kosovës me qëllim që të promovojë dhe të mbrojë të drejtat e njeriut në Kosovë, të koordi-nojë aktivitetet në lidhje me raportimin tek mekanizmat e Qeverisë për të Drejtat e Njeriut. Mandati i KDNJ është i përkufizuar në mënyrë shumë të gjerë. Në përputhje me tendencën për të trajtuar të drejtat e pakicave si pjesë e të drejtave të njeriut, po ashtu nuk ka shprehje 58 �reg�llorja e ��MIK-�t 2005/15. Aneks XII

Page 50: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

48 apo të cekur në këtë mandat të KDNJ të të drejtave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre si dhe çështjet relevante të tyre, por kjo konsiderohet në mënyrë implicite si pjesë e mandatit të KDNJ nga disa njerëz.

Në muajin prill të vitit 2012 është themeluar Zyra e Komisionerit për Gjuhët brenda Zyrës së Kryeministrit, bazuar në Rregulloren Nr.07/201259. Ligji mbi Përdorimin e Gjuhëve60 i ob-ligon të gjitha institucionet publike dhe furnizuesit e shërbimeve për të siguruar qasje dhe status të njëjtë të të dyja gjuhëve, gjuhës shqipe dhe asaj serbe dhe gjuhës zyrtare në nivel komunal si dhe të gjuhëve në përdorim zyrtar në nivelin komunal. Në vitin 2007, Qeveria e Kosovës ka themeluar Komisionerin për gjuhët si një autoritet të krijuar në pajtim me nenin 32 të Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve61 me qëllim që të monitorojë implementimin e këtij ligji, ruajtjen, promovimin dhe mbrojtjen e gjuhëve zyrtare dhe statusin e tyre të barabartë në Kosovë si dhe të sigurojë, të mbrojë gjuhët e komuniteteve , gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuhë zyrtare.

Përkundër fuqisë që e posedon sipas Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve62, në praktikë, një numër i faktorëve struktural e ka kufizuar kapacitetin dhe efektivitetin e tij. Me qëllim që të përparojë implementimin e Ligjit, Qeveria e Kosovës në vitin 2011 e ka themeluar një grup punues mbi Reformën e Komitetit Gjuhësor63. Ky projekt i reformës është udhëhequr nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për çështje të Komuniteteve dhe si rezultat i këtij grupi punues është nxjerrë Rregullorja 07/2012 për Zyrën Gjuhësore të Komisionerit për Gjuhët, bazuar në të cilën janë krijuar dy mekanizma të përkrahjes së Bordit të Politikës Gjuhësore dhe Rrjetit të Politikave Gjuhësore64.

Në datën 4 prill të vitit 2012 është nënshkruar Rregullorja e Qeverisë nr. 07/2012 për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët. Në datën 29 maj të vitit 2012 është themeluar Bordi i Politikës Gjuhësore, i cili vepron si forum ndaj politikave gjuhësore. Rrjeti i Politikave Gjuhësore siguron që institucionet të emërojnë zyrtarët e ndërlidhjes përmes të cilëve Zyra e Komi-sionerit për Gjuhët do të mund të kooperonte për implementimin më të mirë të politikës gjuhësore.

Natyrisht se ekziston Zyra e Ombudspersonit. Ajo është themeluar në vitin 2000 dhe është pjesë e Kushtetutës65. Ajo e ka mandatin për të pranuar ankesat nga individët lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut ose abuzimin e autoriteteve në Kosovë. Ombudspersonit i është dhënë juridiksioni për të pranuar dhe për të hulumtuar ankesat, për të monitoruar, për të ndërmarrë hapa preventiv, për të bërë rekomandime dhe për të dhënë këshilla në cilëndo prej çështjeve të tilla. Ai po ashtu mund të hap një hetim në mënyrë të pavarur pa deponim formal të ankesës nga individi (hetimet ex-officio). Ombudspersoni po ashtu e ka mandatin për të monitoruar politikat dhe ligjet me qëllim që të sigurohet se respektohen standardet e të drejtave të njeriut dhe kërkesat e qeverisjes së mirë.

Dy mekanizma kryesor janë planifikuar për koordinimin e monitorimit dhe të implemen-timit të Planit të Veprimit për komunitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve dhe ato janë: Grupi Punues Teknik dhe Komiteti Drejtues Ndërinstitucional.

59 http://www.Komiteteri-ks.org/repository/docs/�redba_�eg�lore_�eg�lation__07_2012.pdf60 http://www.Komiteteri-ks.org/repository/docs/2006_02-L37_en-.pdf61 Po aty 62 PO aty 63 http://www.Komiteteri-ks.org/repository/docs/�overnment_�ecision.pdf6� http://www.Komiteteri-ks.org/?page=2,�365 Ligji mbi Omb�dspersonin, mirat�ar në datën 22/07/2010, ka hyrë në f��i në datën 09/08/2010

Page 51: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

49Grupi Punues i harmonizon dhe i koordinon investimet e qeverisë dhe të donatorëve, zh-villon politika dhe rekomandime, këshillon lidhur me prioritetet e financimit dhe është përgjegjës për koordinimin e komunikimit midis aksionarëve relevant si dhe për moni-torimin e progresit të implementimit. Në grupin Punues janë të përfshirë përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe faktor relevant të jashtëm66. Plani i Veprimit e kërkon që Grupi Punues të takohet së paku katër herë gjatë vitit dhe të publikojë raportet e progresit në baza tremujore, si dhe raporte në baza gjysmë-vjetore dhe vjetore për miratim nga Komiteti Drej-tues. Grupi Punues si një nga mekanizmat më të rëndësishëm nuk e ka plotësuar mandatin e tij që nga themelimi i tij në gjysmën e dytë të vitit 2010. Arsyet për këtë qëndrojnë ende në faktin e bashkëpunimit të dobët institucional, në mungesën e kapaciteteve profesionale dhe mungesën e burimeve financiare. Komiteti Drejtues është një trup politik me përfaqësim të gjerë të nivelit të lartë institucional, kryesuar nga zëvendëskryeministri. Termet e refer-encës për Komitetin Drejtues të hartuara nga ZKQM e sugjerojnë që Komiteti duhet të tako-het së paku dy herë në vit. Roli i Komitetit është të lehtësojë dialogun dhe bashkëpunimin midis sektorit jo-qeveritar dhe Qeverisë në diskutimin dhe në implementimin e aktiviteteve të Planit të Veprimit, të miratojë implementimin e raporteve dhe të mbikëqyrë revidimet e propozuara të Planit të Veprimit, të ndihmojë në bashkërenditjen e procesit të politikave publike, të garantojë se nevojat e Planit të Veprimit janë të plotësuara nga buxheti i Kosovës dhe të ndihmojë në lobimin për burimeve shtesë67.

Komiteti Drejtues nuk është takuar rregullisht ashtu siç parashihet me termat e referencës. Mungesa e vullnetit politik nga Ministritë për të vijuar takimet e Komitetit Drejtues ka qenë një nga arsyet kryesore. Komiteti ka kaluar nëpër disa ndryshime, ka qenë kryesuar nga zëv-endëskryeministri në fillim, por nga muaji maj i vitit 2013 kryesohet nga znj, Vlora Çitaku, Ministre e Integrimeve Evropiane. Një ndryshim pozitiv, i cili është i rëndësishëm për t’u përmendur janë 6 (gjashtë) këshillëdhënësit lokal të Komitetit Drejtues. Këshillëdhënësit lokal janë duke luajtur një rol krucial në identifikimin e prioriteteve, në organizimin e taki-meve me palët e interesuara, në vlerësimin e implementimit të Strategjisë në nivel Lokal dhe në rekomandimin e Kryesuesit të Komitetit.

Në vitin 2014, Komiteti është duke planifikuar për të organizuar konferencë të donatorëve për Implementimin e Strategjisë dhe të Planit të Veprimit për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Nga fundi i vitit 2013, kur edhe takimi i ardhshëm i Komitetit duhet të organizohet, kryesuesi i Komitetit do të kërkojë nga Ministritë për të ndarë mjete financiare për implementimin e Strategjisë.

66 �r�pi P�n�es po asht� përfshin përfa�ës�esit e Zyrës për Çështje të Kom�nitetit, Ministria e Kom�niteteve dhe e Kthimit, Ministria e Integrimeve Evropiane, Agjencia për Barazi �jinore, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Te-knologjisë, Ministria e P�nës dhe e Mirë�enies Sociale, Ministria e Shëndetësisë si dhe donatorët e jashtëm. 67 Anëtarët e Komitetit �rejt�es, zëvendëskryeministri (Kryes�es), Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministri i Ambientit dhe i Planifikimit �apësinor, Ministri i Shëndetësisë, �rejtori ZKQM, �rejtori i Zyrës për Çështje të Kom�nitetit, një anëtar nga Këshilli Kons�ltativ i Kom�niteteve, Omb�dspersoni, dhe një përfa�ës�es, secili për kom�-nitetet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë.

Page 52: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

50 KONKLUZIONET E NIVELIT QENDROR

Institucionet e nivelit qendror nuk i kanë përmbushur zotimet e tyre për implementimin e Strategjisë dhe të Planit të Veprimit për Integrimin e Komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Institucionet e nivelit qendror nuk kanë krijuar dhe nuk kanë bashkërenditur një komunikim efikas me institucionet e nivelit lokal.

Edhe pse në hulumtimin e mësipërm janë vërejtur disa nga aktivitetet të cilat janë realizuar gjatë kësaj periudhe nga disa ministri në adresimin e nevojave të komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, këto aktivitete nuk kanë qenë në linjë me Strategjinë dhe me Planin e Veprimit. Asnjëra prej Ministrive nuk ka ndarë buxhet të posaçëm për imple-mentimin e Strategjisë dhe të Planit të Veprimit për Integrimin e komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Çështja e buxhetit është ngritur disa herë në tryeza të rrumbul-lakëta të ndryshme të organizuara nga Organizatat e Shoqërisë Civile, Komiteti Drejtues dhe takimet e Grupit Punues, por nuk është bërë asgjë deri në ditën e përgatitjes së këtij raporti. Që nga miratimi i Planit të Veprimit në muajin dhjetor të vitit 2009, takimet e Komitetit Drejtues kanë dështuar ose janë shtyrë për shkal të mungesës së vullnetit politik. Minis-trat, të cilët janë pjesë e Komitetit dhe janë të obliguar për të vijuar takimet, në shumicën e rasteve i kanë deleguar zëvendësit e tyre për të marrë pjesë dhe, si rezultat i kësaj, takimet kanë dështuar.

Page 53: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të
Page 54: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të

Strategjia për integrim të kom

uniteteve Rom, Ashkali and Egjiptian Realitet apo fishekzjarrë

51

Page 55: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të
Page 56: Realitet apo fishekzjarr - Kosovo Foundation for …kfos.org/wp-content/uploads/2014/01/Realitet-apo...km katror. Sipas të dhënave të siguruara Enti Statistikor o Kosovës, të