Raporti Vjetor Co-PLAN 2014

59

description

 

Transcript of Raporti Vjetor Co-PLAN 2014

Page 1: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

RAPORTI VJETOR 2014

Page 2: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014
Page 3: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014
Page 4: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Adresa:

Co-PLAN, Rruga Bylis 12,

Kashar, K.P. 2995,

Tiranë - Shqipëri

www.co-plan.org

[email protected]

Përgatitur nga: Aida Ciro, Ledia Lika

Redaktuar nga: Aida Baro, Aida Ciro

Publikuar nga : Shtypshkronja Pegi

Viti i Publikimit: 2015

Raporti Vjetor Co-PLAN 2014

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 5: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

I nderuar partner,

Me shumë kënaqësi ndajmë me ju zhvillimet më të rëndësishme të punës së Co-PLAN për vitin 2014, si dhe zhvillimet më të rëndësishme në fushat e zhvillimit urban dhe hapësinor, financave publike, dhe të manaxhimit mjedisor.

Në përgjithësi, viti 2014 shënoi një vit të rëndësishëm reformash, veçanërisht për sa i përket zhvil-limeve në fushën e planifikimit të territorit, siç ishte rasti i Reformës Administrative Territoriale, e nisur me zgjedhjen e Qeverisë së re Vendore në Qershor të vitit 2013. Mbi bazën e punës analitike të kryer në vite, dhe mbi bazën e rolit në kuadër të projektit për Zhvillimin Rajonal të Shqipërinës së Veriut, Co-PLAN përgatiti dhe ndau me grupet e interesit gjatë muajit maj 2014, propozimin: “Rajon-alizimi i Shqipërisë: Reforma qeverisëse, administrative dhe territoriale që i duhet Shqipërisë në nivel rajonal”, i detajuar dhe pasuruar më tej në një publikim me të njëjtin emër.

Momente të tjera të rëndësishme përgjatë vitit veçojmë: Punën me disa nga bashkitë në vend për monitorimin e buxheteve, Forumin e Kryebashkiakëve për Transformim Urban, lançimi i një projekti Tempus dedikuar programit të edukimit profesional në fushën e efiçiencës së energjisë, procese me pjesëmarrje për rehabilitim hapësirash publike në lagje të Tiranës, dhënia e çmimit special të Lider-shipit Shqiptar, etj.

Gjej rastin t’ju falenderoj për kontributin dhe bashkëpunimin tuaj në përpjekjet e përbashkëta për të ndryshuar pozitivisht panoramën e zhvillimeve urbane në Shqipëri, si dhe ju ftoj të shfletoni këtë raport, pse jo për të stimuluar ide bashkëpunimi për vitet e ardhshme.

Dritan Shutina

Drejtor Ekzekutiv

Page 6: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Profili i Organizatës

Bordet Drejtuese

Stafi i Co-PLAN

10

13

14

Reforma Territoriale në Shqipëri- Tryezë Kombëtare

Programi i Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut- Konferenca Përmbyllëse

Lançimi i projektit TEMPUS - DAPEEWB

Forumi i Kryebashkiakëve për Transformim Urban

Aktivitete të Projektit Env.net

Tryezë e Rrumbullakët: Manaxhimi i Integruar i Mbetjeve Urbane në Qytetin e Tiranës

Aktivizma Urbane për Qytet-Bërje Aktive

Çmimi Special “Lidershipi Shqiptar 2014”

Javët e Arkitekturës në Tiranë

Qyteti për Qytetarët – Qytetarët për Qytetin: Konferenca Përmbyllëse

Vendet e diversifikuara: Udhëtim studimor në Jordani

Përmbajtja Profili i Co-PLAN

Ngjarjet Kryesore 201418

19

20

21

22

24

25

26

27

30

31

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 7: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

34

36

38

40

42

44

45

46

47

48

50

52

54

55

56

57

Projekti për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri (PLGP)

Programi i Zhvillimit Rajonal në Shqipërinë Veriore

Platforma ENV.net në Ballkanin Perëndimor

Zhvillimi dhe Përshtatja e Programeve Profesionale mbi Efiçencën Energjitike në Ballkanin Perëndimor

Projekti: Promovimi i Demokracisë Lokale – ‘Lëviz Shqipëri’

Monitorimi i zbatimit të Buxheteve Vendore në Bashkitë e Fierit dhe Shkodrës

dldp II - (Komponenti i Financave Publike) Zbatimi i Buxhetit dhe Vlerësimi

Partneriteti Publik-Privat për Shërbimin e Ndriçimit Publik në Bashkinë Fier

Asistencë NjQV-ve për Mobilizim Fondesh për Përmirësimin e Kushteve të Banimit për Komunitetin Rom dhe Egjiptian

Demokraci në Veprim: Aktivizmi Urban për Demokraci Qytetare

Qyteti për Qytetarët, Qytetarët për Qytetin

Iniciuesi, Artisti, Advokuesi dhe Urbanisti (IAAU)

Vende të Diversitetit: Hapësira Publike si Fushë Dialogu Ndër-kulturor dhe Promovim Vlerash Sociale

Mbështetja për Rehabilitimin e objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Ballkanin Perëndimor

dldp II: (Komponenti i Mbetjeve të Ngurta) Zhvillimi i skemave ndërvendore dhe modeleve të kompostimit në zonën e Pukës

dldp II: (Komponenti i Mbetjeve të Ngurta) Zhvillimi i skemave ndërvendore në zonën e Malësisë së Madhe

Projekte 2014

Page 8: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

8 - 9

2014Në Fokus

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 9: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Page 10: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

10 - 11

Profli i OrganizatësBordi DrejtuesEkspertët e Co-PLAN

Profi

li i

Co-P

LAN

1

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 11: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

> MISION I ORGANIZATËSCo-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit është një organizatë jofitimprurëse që kontribon në zhvillimin e qëndrueshëm, në qeverisjen e mirë urbane dhe rajonale, duke trajtuar çështjet kyçe mjedisore, zhvillimin e shoqërisë civile, si dhe duke ndikuar politika dhe promovimin e pjesëmarrjes së komunitetit që nga viti 1995.

Në thelb të aktivitetit tonë është puna me njerëzit dhe institucionet, për të nxitur transformim të prekshëm social dhe ndryshime pozitive në terren, duke prodhuar njohuri promovuese për një manaxhim më të mirë të habitatit. Co-PLAN përmbush misionin e tij përmes aktiviteteve pilot dhe shërbimeve këshilluese, të cilat financohen nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë me komunitetet, njësitë e qeverisjes vendore dhe organizata të tjera joqeveritare në fushën e manaxhimit urban dhe rajonal, manaxhimit të mjedisit dhe financave komunale. Edhe pse ne jemi bazuar në Tiranë, Shqipëri, ne kemi zhvilluar një rrjet të gjerë projektesh në terren në nivel rajonal dhe kombëtar.

> fuShAT E EKSERTIZËSPuna kërkimore dhe konsultative e Co-PLAN ndërton mbi katër fusha ekspertize: Zhvillimi Urban dhe Rajonal, Manaxhimi i Financave Publike, Ma-naxhimi i Mjedisit Urban dhe Punë Kërkimore, si një element i integruar në të gjitha fushat. Secila ekspertizë trajtohet nga ekipe të dedikuar.

(1) PLANIfIKIMI hAPËSINOR DhE ZhVILLIMI I TOKËSAspiratat, përfshirja dhe angazhimi i Co-PLAN në këtë fushë është zgjeruar dhe maturuar me kohën dhe pasqyrohet qartë në aktivitet e shumta në shkallë (prsh. në lagjje, qytet, rajon, ndër-rajon dhe nivele kombëtare) dhe në numrin e madh të aktorëve të përfshirë, si: komuniteti, qeveria Qën-drore dhe ajo Vendore, bizneset, donatorët dhe organizata të Shoqërisë Civile. Co-PLAN ka mbështetur qeveritë vendore, OJQ-të dhe grupet e biznesit në adresimin e problematikave të zhvillimit urban, nëpërmjet përgatitjes së strategjive të zhvillimit të qytetit, planeve rregulluese urbane, planeve të zhvilimit të lagjjeve, si dhe dokumentave të tjera udhëzuese. Sot, Co-PLAN luan një rol të rëndësishëm në nivelet e politik-bërjes, i angazhuar në mënyrë aktive në rishikimin e ligjit “ Për Planifikimin e Territorit”, ndërtimin e kapaciteteve për implementimin e drejtë të ligjit, trajnimin dhe asistimin e NJQV-ve në përgatitjen e Planeve Vendore të Zhvillimit.

Page 12: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

12 - 13

(2) QEVERISJE uRBANE DhE RAJONALE Financat përbëjnë një element të pandashëm të çdo procesi zhvillimi. Ndaj, Co-PLAN, prej vitesh ka promovuar rëndësinë e ma-naxhimit të financave bashkiake në zhvillimet urbane në Shqipëri. Deri tani, Co-PLAN ka punuar me qeveritë vendore për të përmirësuar praktikat e manaxhimit të financave vendore, nëpërmjet përgatitjes së programeve të investimeve kapitale, buxhetit vjetor me pjesëmarrje, analizave të kostove të partneritetit publik-privat, dhe përmisimin e vjeljes së taksave. Çështje të lloga-ridhënies sociale dhe transparencës përbëjnë një pjesë të rëndësishme të portofolit të projekteve të Co-PLAN, duke u fokusuar në rëndësinë e transparencës dhe hapjes së të dhënave në mënyrë që të përmirësohet përformanca e qeverisjes në terma të matshme të llogaridhënies dhe tranparencës.

(3) MANAxhIM MJEDISOR uRBANZhvillimi territorit, veçanërisht kur bëhet në mënyrë të shpejtë dhe informale ka pasoja të mëdha dhe të pakthyeshme për mjedi-sin. Si rrjedhojë, manaxhimi i mjedisit të qendrueshëm përbën një pjesë të rëndësishme të ekspertizës kryesore dhe projekt-por-tofolit të Co-PLAN. Fokusi në këtë fushë të veçantë ka qënë në përmisimin e efiçencës dhe standardeve të shërbimeve të lidhurave me mjedisin (veçanërisht në manaxhimin e mbetjeve të ngurta, etj.), zhvillimin e kapaciteteve, forcimin e institucioneve përmes dhënies së udhëzimeve dhe asistencës në punë, lidhjen e projekteve të manaxhimit mjedisor me konceptin e partneritetit pub-lik-privatë, etj.

(4) POLITIKA PuBLIKE, PuNË KËRKIMORE DhE ADVOKIMPuna kërkimore përbën një pjesë integrale dhe të gjërë të punës metodologjike dhe projekt-portofolit të Co-PLAN. Krahas punës kërkimore të ekspertëve dhe asaj të lidhur me projekte kërkimore të mbështetur nga agjenci të ndryshme donatore, puna kërkimore lidhet me çdo projekt si: studime fizibiliteti, vlerësime mjedisore dhe auditime, të fokusuara mbi planifikimin, proceset me pjesëmarrje, qeverisjen vendore, ofrimin e shërbimeve, etj. Co-PLAN është pjesë e In-stitutit për Kërkim dhe Zhvillim të Universitetit POLIS - POLIS IKZH dhe ka një agjendë kërkimore të konsoliduar e cila rishikohet vazhdimisht, brenda interesave, prioriteteve dhe angazhimeve vjetore të Co-PLAN.

BORDI KËShILLIMORCo-PLAN ka në strukturën e tij një Bord Drejtues të përbërë nga tri personalitete të fushës dhe kryesuar nga Dr. Sokol Çelo, si dhe një Bord Këshillimor, i cili kontribuon me ide dhe këshilla në vendimarrjen e strukturave drejtuese. Ky bord përbëhet nga pesë anëtarë: Peter Nientied, John Driscoll, Valdet Sala, Ferry van Wilgenburg dhe Sef Slootweg.

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 13: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Dr. Sokol Çelo (Drejtor)

Kryeson Bordin Drejtues të Co-PLAN që nga viti 2002. Aktualisht punon si Asistent Profesor i Manaxhimit të Biznesit Ndërkombëtar në Suf-folk University, Boston, SHBA. Dr. Çelo, matematicien nga kualifikimi, thelloi studimet e tij në fushën e administrimit të biznesit, duke e përqendruar punën e tij kërkimore në vendim-marrjet lidhur me vendin se ku investojnë korporatat multina-cionale.

Prof. Dr. Besnik Aliaj (Anëtar)

Një bashkëthemelues i Co-PLAN dhe Rektori aktual i Universitetit POLIS, Shkolla Ndërkombëtare e Arkitek-turës dhe Politikave të Zhvillimit, ku ai jep lëndën e projektimit urban. Prof.Dr. Aliaj është planifikues urban, për nga kualifikimet dhe profesioni, autor i shumë botimeve në këtë fushë dhe i ftuar nderi në konferenca të ndryshme ndërkombëtare. Aktu-alisht ai është anëtar i Këshillit Bash-kiak të Tiranës dhe ‘Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës’.

Bord

i Dre

jtues

Doc. Sotir Dhamo(Member)

Administratori i bordit themelues të Universitetit POLIS si dhe peda-gog i dy kurseve: Dizajn Urban dhe Analizë Territori e Vendbanimeve Njerëzore. Është redaktor i periodikut shkencor të U_POLIS, “Forum A + P” dhe angazhohet në punë kërkimore e konsulencë në fushën e planifi-kimit urban dhe projektimit urban. Gjithashtu, është autor i botimeve të shumta në këtë fushë.

Page 14: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN 2014

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 15: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014
Page 16: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

16 - 17

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 17: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Reforma Territoriale në Shqipëri- Tryezë Kombëtare

Programi i Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut- Konferenca Përmbyllëse

Lançimi i projektit TEMPUS - DAPEEWB

Forumi i Kryebashkiakëve për Transformim Urban

Aktivitete të Projektit Env.net

Tryezë e Rrumbullakët: Manaxhimi i Integruar i Mbetjeve Urbane në Qytetin e Tiranës

Aktivizma Urbane për Qytet-Bërje Aktive

Çmimi Special “Lidershipi Shqiptar 2014”

Javët e Arkitekturës në Tiranë 2014

Qyteti për Qytetarët – Qytetarët për Qytetin: Konferenca Përmbyllëse

Vendet e Diversifikuara: Udhëtim Studimor në Jordani

AKTI

VITE

TE 2

014

2

Page 18: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

18 - 19

Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore, në bashkëpunim me Programin e Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut dhe Co-PLAN, Instituti për zhvillimin e Habitatit, kanë organizuar tryezën e diskutimeve: “Rajon-alizimi i Shqipërisë: Qeveria, reforma territoriale dhe administrative që i duhet Shqipërisë në nivel rajonal”. Tryeza e diskutimit, e cila mblodhi përfaqësues të nivelit qendror të qeverisjes, donatorë dhe ekspertë të fushës, u ndal në nevojën për një nivel të ndërmjetëm të qeverisjes, me një model të propozuar dhe qëllimin e funksionet që do të duhet të përmbushë ai.

Më konkretisht diskutimi trajtoi çështje, si:- Nevojën për rishpërndarjen e përgjegjësive dhe funksioneve mes niveleve të qeverisjes. Rolin e deritanishëm të Qarkut dhe nevojën për rishikimin e tij në kuadër të hartimit të strategjisë së decentralizimit dhe organizimit të reformës administrativo-territoriale.- Përgjegjësitë dhe funksionet, të cilat mund/do të duhet të ofrohen në nivelin e dytë të qeverisjes vendore dhe si ndikojnë ato në organizimin territorial.- Sfida e integrimit në Bashkimin Evropian dhe nevoja për krijimin e rajoneve. - Propozimet për organizimin territorial në nivelit të dytë të qeverisjes vendore dhe implikimet që sjell kjo qasje.

Reforma Territoriale në Shqipëri - Tryezë Kombëtare

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 19: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Konferenca Përmbyllëse - RDP

Programi i Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut, një iniciativë e rëndësishme reformuese prej 4 milion Eurosh, financuar nga Qeve-ria Austriake dhe ajo Zviceriane, shënoi përfundimin e suksesshëm në një konferencë përmbyllëse. Kjo konferencë mblodhi bashkë për-faqësues të qeverisë, Ministrin e Shtetit për Qeverisjen Vendore, Z. Bledi Çuçi, ambasadorët Austriak dhe Zvicerian, Z. Thomas Schnöll dhe Z. Christoph Graf, kryetarët e Qarqeve, përfaqësues të Qeverisë Vendore dhe organizata të Shoqerisë Civile. Aty u prezantua nje ekspoze e arritjeve dhe impaktit, sfidat dhe rekomandimet për zbatimin e programit 4 vjeçar në qarqet e Shkodrës dhe të Lezhës.

Pjesëmarrësit vlerësuan programin për kontributin e tij në pro-cesin e vazhdueshëm të reformës territoriale, veçanërisht duke u fokusuar në rolin që Co-PLAN ka luajtur, nëpërmjet asistencës të vazhdueshme, në çështje të rajonalizimit dhe nivelit të dytë të qeverisjes.

Përgjatë konferencës u prezantuan skenaret nën-rajonalë të zh-villimit të Shkodrës dhe Lezhës, bashkë me një ekspozitë të 29 projekteve pilote që janë zbatuar në këto 2 qarqe. Përfaqësuesit e programeve dhe ekspertët gjithashtu prezantuan aspekte të ra-jonalizimit dhe rolin e Qarqeve në zhvillimin rajonal. Një çështje veçanërisht e rëndësishme që u diskutua ishte strategjia dhe mod-elet që zhvillimi rajonal në Shqipëri duhet të ndërmarrë.

Një nga karakteristikat kryesore të këtij programit ishte zbatimi i një fondi prej 2 milion Eurosh, i cili shkoi për 29 projekte në qa-rkun e Shkodrës dhe të Lezhë, per të kontribuar në zhvillimin e disa sektorëve, duke përshirë turizimin, infrastrukturën, manaxhimin e mbetjeve dhe agrobiznesin.

Page 20: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

20 - 21

U lançua në muajin janar projekti: “Zhvillimi dhe Përshtatja e Programeve Profesionale mbi Efiçencën Energ-jitike në Ballkanin Perëndimor” pjesë e programeve TEMPUS, financuar nga Bashkimi Evropian. Së bashku me 10 partnerët nga rajoni dhe vende anëtare të Bashkimit Evropian si Gjermania, Hollanda, Portugalia dhe Sllo-vakia, Co-PLAN dhe Universiteti POLIS do të punojnë për zhvillimin e arsimit profesional në fushën e efiçencës energjitike.

Programi Tempus ka si objektiv të përgjithshëm të modernizojë arsimin e lartë në vendet partnere të Evropës Jug-Lindore, Ballkanit Perëndimor, Mesdheut dhe vendeve të Azisë Qendrore. Ai synon të aftësojë profesion-istë në fushën e efiçencës së energjisë, duke adresuar kështu një nevojë të tregut në Shqipëri. Krahas fokusit, ky projekt përbën rëndësi të veçantë si i pari projekt Tempus në vend i manaxhuar nga një institucion shqiptar, nga Universiteti POLIS, shkolla e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban në Tiranë.

Aktiviteti i lançimit të projektit u përshëndet nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Zv. Ministri Arbër Mazniku, Zv. Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Znj. Gentjana Mara Sula, Drejtori i Politikave pranë Delegacionit Evropian në Shqipëri, Z. Clive Rumbold dhe përfaqësues nga Zyra Kombëtare Tempus në Tiranë, Znj. Edit Dibra. Në fjalën e tyre, Z. Mazniku dhe Znj. Sula nënvizuan rëndësinë e arsimit profesional në Shqipëri, duke inkurajuar të rinjtë të bëhen pjesë aktive e këtyre programeve, si një mënyrë shumë efikase për të hyrë në tregun e punës.

Lançimi i Projektit TEMPUS - DAPEEWB

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 21: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Për herë të parë u organizua në Tiranë “Forumi i Kryebashkiakëve për Trans-formimin Urban”, si një mundësi për një diskutim të hapur mes pushtetit qendror, njësive të qeverisjes vendore dhe profesionistëve. Aktiviteti Kom-bëtar u organizua nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjen-cia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në bashkëpunim me Projektin e USAID “Për Planifikim dhe Qeverisjen Vendore”(PLGP) dhe Universitetin Polis, në kuadër të “Javës së Arkitekturës në Tiranë 2014”.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin: Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Z. Niko Pe-leshi, Zv. Ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Z. Gjon Radovani, Drejtore-sha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Zj. Adelina Greca, përfaqësues për USAID-in në Shqipëri Z. Marcus Johnson, Drejtor i Projektit (PLGP), Z. Peter Clavelle (njëkohësisht ish-kryetar i Bashkisë së Burlington, Vermont, (SHBA), Drejtoresha e Institutit të Kryebashkiakëve për Dizajnin e Qytetit, Zj.Trinity Simons, Drejtori Ekzekutiv i Co-PLAN, Instituti për Zhvil-limin e Habitatit, Z. Dritan Shutina etj.

Ky aktivitet kombëtar kishte për qëllim të sillte në një platformë të përbash-kët, autoritetet qendrore të planifikimit, kryebashkiakë nga vendi si edhe homologë të huaj, për të ndarë mes tyre vizione dhe çështje si dhe për të shkëmbyer eksperienca të manaxhimit urban dhe mënyra efektive për të zgjidhur sfidat e sotme në qytetet shqiptare.

Një aspekt shumë i rëndësishëm i “Forumit të Kryebashkiakëve për Trans-formimin Urban” ishte diskutimi i projekteve të mundëshme që mund të shndërrohen në ndërhyrje konkrete përmirësuese në disa bashki të vendit, me mbështetjen e AKPT-së dhe Projektit të USAID “Për Planifikim dhe Qeverisje Vendore”.

Forumi i Kryebashkiakëve – Projektet e Ripërtëritjes Urbane: Nga Planet drejt Projekteve të Transformimit Urban”, ishte pjesë e javës së Arkitekturës në Tiranë 2014.

Forumi i Kryebashkiakëve për Transformim Urban

Page 22: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

22 - 23

Ndërtim Kapacitetesh për OJQ-të: Më 15-17 prill, ekipi ENV.net filloi raundin e parë të ndërtimit të kapaciteteve për OJF-të, në Tiranë (Shqipëri), me tri ditë trajnimi, mbi procesin e hartimit të projekteve të BE-së dhe zbatimin e politikave mjedisore.

Katërmbëdhjetë OJQ nga e gjithë Shqipëria ndoqën sesionin e trajnimeve të ofruara nga punto.sud dhe EEB në bashkëpunim me Co-PLAN, të cilat sollën përvojat e tyre, mangësitë që kishin hasur në hartimin e projekti propozimeve për grante të BE-së dhe mundësinë për të kuptuar se cilat janë politikat kryesore të BE-së për mjedisin ku vendet kandidate duhet të fokusohen, gjatë procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Energjia- Sfida e së Ardhmes – Co-PLAN dhe stafi i ENV.net në Shqipëri, në bashkëpunim me Universitetin POLIS dhe Projektin Tempus DAPEEWB (Zhvillimi dhe adaptimi i programeve profesionale për efiçencë energ-jitike në Ballkanin Perëndimor) dhe projekti ConSus (Connecting Sci-ence- Bashkëpunime Shoqërore për Risi të Qendrueshme) morën pjesë në Panairin “Energjitika, sfida të së ardhmes” në datat 7 me 9 Nëntor, me nje stendë të dedikuar për të prezantuar produkte të ndryshme, veçanërisht ato të lidhura me efiçencën energjitike. Panairi u realizua si një iniciativë e Qendrës Tirana EXPO dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, me aktorë të ndryshëm që punojnë në sektorin e energjitikës, duke i ekspozuar produket e tyre publikut të gjërë. Stenda e pranishme ofroi një mundësi të shkëlqyer për qytetarët që mundën ta vizitonin, duke i mundësuar atyre të kuptonin sesi mund të llogaritet humbja e energjisë dhe se sa mund të kursenin ata në rast se do të investonin në izololimin termik të banesës së tyre.

Aktivitete te Projektit ENV.NET for Albanian NGOs

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 23: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Kapsula Energjetike - Ditët e Kursimit të Energjisë - Co-PLAN, në bash-këpunim me Universitetin POLIS, në kuadër të projektit ENV.net, organizoi një aktivitet të hapur ndërgjegjësimi, mbi çështjet e efiçencës energjitike në sektorin e banimit, në datat 18 dhe 19 Dhjetor 2014. Aktiviteti u zhvillua në ambjentet e Qëndrës Tregtare ‘Univers’ (QTU), ku nëpërmjet një kapsule energjitike të ndërtuar në përputhje me parimet e efiçencës energjitike u promovuan materiale dhe informacione në lidhje me këtë temë. Një seksion i veçantë iu dedikua eksperiencës dhe çështjes së ndërtimit të kapsulës energjitike, ku autorët shpjeguan në detaje teknologjinë e përdorur. Një seksion tjetër i veçantë iu kushtua OJQ-ve, bashkëpunuese të afërta me Co-PLAN dhe ENV.net në çështje të efiçencës energjitike, si dhe implementues të projekteve me grante të vogla të dhëna nga ENV.net përgjatë 2014.

Përfaqësues nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Bashkisë Tiranë u ftuan për të mbajtur nje diskutim të hapur me komunitetin në lidhje me zh-villimet ne sektorin e efiçencës energjitike. U zhvillua një seksion i dedikuar bizneseve private, ku këta të fundit promovuan produktet e tyrë me efiçencë energjitike, së bashku me teknika për të kursyer energji. Përgjatë aktivitetit, komunitetit iu ofruan material ndërgjegjësuese dhe filma të shkurtër rreth temës së efiçencës energjitike. Media mbuloi një pjesë të mirë të aktivi-teteve.

Page 24: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

24 - 25

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me Bash-kinë e Tiranës dhe International Finance Corporation (IFC), organizuan Tryezën e Rrumbullakët “Manaxhimi i Integruar i Mbetjeve Urbane në Qytetin e Tiranës” më 29 Tetor, 2014. Kjo tryezë prezantoi studimin e fizibilitetit mbi manaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, si dhe hapjen e një diskutimi me grupet e interesit, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset, për të diskutuar zgjidhjet më të përshtatshme për manaxhimin e integruar të mbetjeve urbane në qytetin e Tiranës.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin: Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Lulzim Basha, Drejtori Ekzekutiv i Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, z. Dritan Shutina, përfaqësues nga IFC (Banka Botërore), si dhe shumë përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë të fushës së manaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane etj.

Ky aktivitet ishte veçanërisht i rëndësishëm për prezantimin e stu-dimit për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ekspertët e fushës; për të analizuar gjetjet dhe sugjerimet e studimit, si dhe për të hapur një diskutim në lidhje me to. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Basha, ftoi të gjithë pjesëmarrësit të ndërmerrnin një rol më aktiv në analizimin dhe shprehjen e opinioneve, si dhe sygjerimeve në lidhje me studimin. Kjo tryezë, që u organizua në kuadër të projektit ENV.net, financuar nga Bashkimi Evropian, u zhvillua më 29 Tetor në mjediset e Universitetit POLIS, Tiranë.

Studimi i fizibilitetit për të kuptuar gjendjen ekzituese dhe për të propo-zuar zgjidhjet më të përshatshme për një manaxhim sa më të integruar të mbetjeve, u realizua në vitin 2013 nga Bashkia e Tiranës në bash-këpunim IFC, në kuadër të projektit “Projekti për Partneritetet Publike Private për mbetjet e ngurta në qytetin e Tiranës”.

Tryezë e Rrumbullakët: Manaxhimi i Integruar i Mbetjeve Urbane në Qytetin e Tiranës

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 25: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Aktivizma Urbane për Qytet-Bërje Aktive

Përgjatë vitit 2014, Co-PLAN vijoi punën për rehabilitimin e hapësirave publike në qytet, specifikisht në njësinë bashkiake nr. 5-së në Tiranë, përmbyllur me sukses nē aktivitetin inagurues “Aktivizma Urbane për Qytet-Bërje Aktive- Një festim i aktivizmit qytetar dhe hapësirave pub-like”. Ky aktivitet shënoi përfundimin e suksesshëm të një faze të gjatë të aktivizmave urbane dhe proceseve planifikuese me pjesëmarje në qytetin e Tiranës, si pjesë e projektit “Demokracia në Veprim: Aktivizma Urbane për Democraci Qytetare (2014-2015). Ky projekt u zbatua si një bashkëpunim ndërmjet Co-PLAN, Bashkisë së Tiranës dhe Universitetit POLIS.

Projekti, i cili rezultoi në më shumë zona të gjelbërta, ndriçim, hapsirë pushimi dhe ndërveprimi për komunitetin, u realizua në bashkëpunim me komunitetin, Bashkinë e Tiranës, dhe Universitetin POLIS.

Ne besojmë se kjo përbën një praktikë të rëndësishme dhe pozitive për promovimin në nivel lokal dhe kombëtar se si komuniteti, autoritetet vendore, organizata të Shoqërisë Civile dhe institucione edukuese u bënë bashkë për identifikimin, planifikimin dhe implementimin e një zgjidhje të përbashkët, të qendrueshme për një problem të përhapur masivisht në Shqipëri, si ai i mungesës së hapësirave publike. Pēr mē tej, ky projekt ndërtoi mbi parimet dhe praktikat më të mira të Act Now, me qëllim forcimin e rolit dhe përgjegjësive të qytetarëve për tu bash-kuar dhe ndërvepruar si një komunitet. Për më tepër, synon të rrënjosë një kulturë të pjesëmarrjes dhe ndarjes së përgjegjësive në proceset e Qytet-Bërjes, thelbësore për nje demokraci të shëndetëshme qytetare.

Page 26: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

26 - 27

Çmimi Special “Lidershipi Shqiptar 2014”

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Universiteti POLIS, or-ganizuan ceremoninë e dhënies së çmimit special ‘’Lidershipi Shqiptar 2014” personalitetit të shquar, Z. Behgjet Pacolli. Ky çmim iu akordua Z.Pacolli si qytetar e politikan aktiv, i cili ka kanalizuar energjitë dhe angazhimin e tij publik duke kontribuar për konsolidimin e shtetit, plu-ralizmit politik dhe demokracisë në Kosovë; sipërmarrës i suksesshëm në fushat e ndërtimit dhe zhvillimit, i cili pas një përvoje të gjerë ndërkombëtare ka investuar në Kosovë dhe më gjerë në trojet shqip-folëse; mbështetës i iniciativave qytetare-akademike dhe i projekteve shtetërore për një bashkëpunimin më të mirë; nismëtar për misione hu-manitare për zgjidhjen e situatave gjatë krizave, si dhe për ndjeshmëri ndaj çështjeve sociale.

Çmimi i Lidershipit akordohet prej më shumë se 10 vitesh nga Instituti Co-PLAN si një instrument për të promovuar vlera dhe shembuj të mirë në shoqëri, në fushat e qeverisjes, medias, shoqërisë civile dhe biznesit. Ky çmim ka për qëllim të njohë arritjet qytetare dhe intelektuale të in-dividëve të ndryshëm, të cilët përmes punës së tyre shërbejnë si model pozitiv për shoqërinë, sjellin risi në qeverisje, dhe shfaqin standarde etike ne komunikimin publik. Përveç katër kategorive të mësipërme Co-PLAN akordon edhe çmimin special ‘’Lidershipi Shqiptar” për figurat me të spikatura e me impakt të gjerë në të gjithë territoret shqipfolëse. Çmimi special u është akorduar më parë personaliteteve të tjera si: Edi Rama, Shqipëri (2004), Fatmir Sejdiu, Kosovë (2008), dhe Arbën Xhafer-ri, Maqedoni (2009).

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 27: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Javët e Arkitekturës në Tiranë 2014

Javët e Arkitekturës në Tiranë u organizuan nga Universiteti POLIS, në bash-këpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës, Co-PLAN dhe partnerë të tjerë, me qëllim promovimin e shkëmbimit të njohurive mes profesionistëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Aktivitetet e ndërmarra gjatë këtyre javëve synojnë të zgjojnë interesin e publikut në disiplinat e arkitekturës dhe artit dizajn, të cilat janë në mënyrë të pashmangshme të lidhura me zhvillimin bashkëkohor të qyteteve . Ato gjithashtu synojnë të rrisin nivelin e ndërveprimit mes profesionalistëve, publikut të gjërë dhe qytetit, si dhe të rrisin pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje dhe proceset e zhvillimit.

Javët e Arkitekturës në Tiranë (2014) kishin për qëllim: të forconin rolin e Arkitekturës, Artit, Dizajnit dhe Kulturës, si elementë thelbësorë në pro-ceset zhvilluese dhe integruese të qyteteve në Shqipëri dhe atyre në ra-jon; shkëmbimin e eksperiencave kombëtare/ndërkombëtare në fushën e Arkitekturës, Planifikimit Urbanizimit, Art Dizajnit dhe teorive konceptuale për qytete bashkëkohore, duke u fokusuar në kontekste dinamike (konteksti i Ballkanit); të kutivonin kulturën e pjesëmarrjes në proceset e bërjes së qytetit, nëpërmjet aktivizmave urban, artit publik, dhe ndërhyrjeve më komplekse dhe afatgjata në qytet.

Javët e arkitekturës në Tiranë konsistuan në 4 kategori: Evente arkitek-turore, evente të Artit Dizajn, workshop-e dhe evente publike në formën e konferencave, ekspozitave, konkurseve, forumeve të hapura, etj. Mbi 15 ekspertë të huaj që përfshijnë arkitektë, planifikues urbanë dhe artistë të ndryshëm, morën pjesë në Javët e Arkitekturës në Tiranë që zgjati nga 18 Shtatori deri më 16 Tetor 2014. Ndër emrat më të njohur përmenden: Peter Eisenman, John Allen, Jesse Reiser, Hitoshi Abe, Jason Payne, Emilio Tunon, Ivan Mirkovski, Robert Melnick, Matthias Bauer, Helena Casanova, Marco Clausen, Transformatori (Dimitar Mehandjiev), AWARE (Anton Savov – Di-ana Hadzhitsenev), Chris Luth, Trinity Simons, Peter Clavelle, etc.

Page 28: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

28 - 29

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 29: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Page 30: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

30 - 31

Projekti “Qyteti për Qytetarët, Qytetarët për Qytetin” mblodhi në një konferencë përmbyllëse partnerë të projektit dhe aktivistë. Gjatë konferencës së organizuar në Bratislavë, Sllovaki, u diskutua mbi vullnetarizmin, qytetet, aktivizmat që i përmirësojnë ato, dhe bashkëpunimin kuptimplotë mes bashkive, sektorit privat dhe atij jofitimprurës dhe publikun. U parashtruan pyetje të ndryshme të rëndësishme si: Si janë qytetet tona? Çfarë dimë rreth tyre? Kush e identifikon veten me hapësirën publike: bashkia, sektori publik, apo është një tokë e askujt? Kush duhet të jetë i përfshirë në vendimarrje me hapësirën publike? Cili është roli i një individi dhe çfarë mund të ndryshojë ai? Çfarë të dhënash kemi në lidhje me qytetet? Si kemi punuar me këto të dhëna? Të ftuarit ndër-kombëtarë dhe sllovakë u përpoqën t’i japin përgjigje këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera.

Përgjatë konferencës, Co-PLAN prezantoi eksperiencën e ndërhyrjeve me pjesëmarrje në hapësirat publike. Konfer-enca u zhvillua përgjatë katër ditëve: dita e parë i dedikohej kryesisht projektit “Qyteti për Qytetarët, Qytetarët për Qyte-tin” dhe rezultatet e tij. Të gjithë partnerët e projektit morën pjesë në këtë event dhe prezantuan risit e projektit të tyre. Dita e dytë iu dedikua temës së vullnetarizmit ku u prezan-tuan disa nisma sllovake, nga ku u vijua me diskutime me bashkitë. Mjete online vendase dhe të huaja për përmirë-simin e qyteteve u paraqitën në ditën e tretë. Dita e katërt iu kushtua “Iniciativës Vendore Sllovake”, për përmirësimin e hapësirës publike.

Qyteti për Qytetarët – Qytetarët për Qytetin: Konferenca Përmbyllëse

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 31: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Co-PLAN, në bashkëpunim me Expeditio (Mal i Zi) dhe Leaders of To-morrow (Jordani), organizuan një vizitë studimore në Jordani. Qëllimi i vizitës studimore ishte takimi me aktorë lokalë dhe organizatorët që merreshin me hapësirat publike, dialogun ndërkulturor dhe çështjet so-ciale; shkëmbimi i ideve në mënyrë sa më krijuese se si hapësirat publike mund të përmirësohen për përfitime të dyanshme qoftë për komunitetin vendas, qoftë për vizitorët; si mund të promovohen vlerat e ndryshme sociale, etj. Përmes vizitave në terren dhe takimeve në Amman, Petra dhe Rusaifa me organizata lokale dhe aktivistë, partnerët mundësinë të mësojnë mbi sfidat në lidhje me hapësirat publike në Jordani si dhe të shkëmbenin njohuri mbi perspektiva të ndryshme, të cilat fokusoheshin mbi shfrytëzimin e hapësirave të papërdorura publike ose të braktisura në Jordani dhe vende të tjera partnere.

Për më tepër, partnerët patën një shans për t’u takuar me anëtarët e rrjetit jordanez të Fondacionit Anna Lindh, dhe përmes prezantimeve publike dhe shkëmbimit informal, për të ndarë idetë mbi aktivitete të ndryshme dhe ndërhyrjet në hapësirat publike, duke filluar nga një shkallë e vogël në ato më të mëdha, që mund të përmirësojnë jetën e banorëve lokalë dhe të promovojnë vlera të ndryshme sociale.

Vizita studimore gjithashtu krijoi një mundësi të mirë për Co-PLAN, Expeditio dhe Leaders of Tomorrow për të ndarë njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë zbatimit të projektit, si dhe për të diskutuar dhe për të planifikuar zbatimin e aktiviteteve të mbetura të projektit.

Vendet e diversifikuara: Udhëtim studimor në Jordani

Page 32: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 33: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Projekti për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri (PLGP)

Programi i Zhvillimit Rajonal në Shqipërinë Veriore

Platforma ENV.net në Ballkanin Perëndimor

Zhvillimi dhe Përshtatja e Programeve Profesionale mbi Efiçencën Energjitike në Ballkanin Perëndimor

Projekti: Promovimi i Demokracisë Lokale – ‘Lëviz Shqipëri’

Monitorimi i zbatimit të Buxheteve Vendore në Bashkitë e Fierit dhe Shkodrës

dldp II - Komponenti i Financave Publike: Zbatimi i Buxhetit dhe Vlerësimi

Partneriteti Publik-Privat për Shërbimin e Ndriçimit Publik në Bashkinë Fier

Asistencë NjQV-ve për Mobilizim Fondesh për Përmirësimin e Kushteve të Banimit për Komunitetin Rom dhe

Egjiptian

Demokraci në Veprim: Aktivizmi Urban për Demokraci Qytetare

Qyteti për Qytetarët, Qytetarët për Qytetin

Iniciuesi, Artisti, Advokuesi dhe Urbanisti (IAAU)

Vende të Diversitetit: Hapësira Publike si Fushë Dialogu Ndër-kulturor dhe Promovim Vlerash Sociale

Mbështetja për Rehabilitimin e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Ballkanin Perëndimor

dldp II: (Komponenti i Mbetjeve të Ngurta) Zhvillimi i Skemave Ndërvendore dhe Modeleve të Kompostimit, në

zonën e Pukës dhe në zonën e Malësisë së Madhe

PROJ

EKTE 3

Page 34: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

34 - 35

Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri (PLGP)

Periudha e Zbatimit: 2012 - 2017

Donatori: USAID

Fondi: 984,599 USD

Zbatuar në: Shqipëri

Zbatuar nga: Tetratech ARD, Co-PLAN

Përgjatë vitit 2014, Co-PLAN, në bashkëpunim me Tetratech ARD, ka vijuar punën për zbatimin e Projektit të Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore

(PLGP) të financuar nga USAID. Projekti është fokusuar në nivelin qendror dhe vendor të qeverisjes, për mundësimin e pranimit të parimeve të

qeverisjes së decentralizuar, si dhe për të institucionalizuar metodat dhe teknikat praktike dhe efektive për drejtimin e bashkive. Fushat ku vepron

ky projekt janë katër: 1) mbështetje për qeverinë shqiptare në zbatimin e politikave efektive dhe legjislacionin e decentralizimit; 2) përmirësimi i

qeverisjes vendore; 3) përmirësimi i manaxhimit të shërbimeve vendore: 4) asistencë për qeverinë shqiptare dhe pushtetin vendor për planifikimin

dhe administrimin e rritjes urbane dhe rajonale. Kontributi i Co-PLAN është në zbatimin e komponentëve 1 dhe 4.

Rezultatet e arritura, përgjatë vitit 2014, në kuadër të punës në komponentët 1 dhe 4 janë:

- U mbështet Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) në procesin e rishikimit të legjislacionit sektorial të planifikimit të territorit; ligji

“Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” dhe aktet e tij nënligjore.

- Trajnimi i stafit të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT) dhe AKPT-së, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të institucioneve publike

për planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit, në fushën e planifikimit të territorit dhe instrumenteve inovative të manaxhimit të tokës.

- Asistencë ndaj AKPT në hartimin e qëllimit të punës (scope of work) për përgatitjen e analizës në kuadër të hartimit të Planit Kombëtar të Territorit.

- U mbështetën disa njësi vendore, në bashkëpunim me AKPT dhe Universitetin POLIS, për hartimin e disa projekteve (design briefs) për ripërtëritje

urbane të qyteteve.

- Në kuadër të asistencës ndaj njësive vendore për hartimin e projekteve të detajuara u organizua dhe një konferencë ndërkombëtare me titull

“Forumi i Kryebashkiakëve mbi Transformimin Urban” me fokus rolin e Kryebashkiakëve në transformimin urban të qyteteve të tyre duke përdorur

dizajnin urban për ripërtëritje dhe rijetësimin e qendrave të banuara.

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 35: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Page 36: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

36 - 37

Programi i Zhvillimit Rajonal në Shqipërinë Veriore (RDP)

Periudha e Zbatimit: 2011 – 2014

Donatori: Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillimi dhe Bashkëpunim (SDC)

Fondi: 386.300 Euro

Zbatuar në: Rajoni Shkodër, Lezhë, Shqipëri

Zbatuar nga: ÖAR, Intercooperation dhe Co-PLAN

“Programi për Zhvillim Rajonal në Shqipërinë Veriore’’ vjen si një përpjekje për të mbështetur në mënyrë aktive zhvillimin rajonal në rajonet Shkodër-

Lezhë, ku pabarazitë mes popullsisë urbane-rurale janë edhe më të mëdha. Ky program mbështetet nga agjencitë donatore të Austrisë dhe Zvicrës

dhe ka një vlerë mbi 4 milionë Euro, për t’u zbatuar në një periudhë prej 4 vitesh. Objektivi i përgjithshëm i programit është të kontribuojë në mënyrë

të qartë për një zhvillim të barabartë social dhe ekonomik të të dy rajoneve dhe, përveç kësaj, të mbështeti përpjekjet e Qeverisë Shqiptare në

përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.

Në përputhje me aspiratat e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian, programi synon të konvergojë praktikat dhe rregulloret

zhvillimore kombëtare me ato të Bashkimit Evropian. Programi ka katër rezultate të pritshme: 1) një kuadër institucional efektiv për decentralizimin,

i cili synon rezultate të drejta zhvillimore; 2) përforcimi i kapaciteteve të këshillave e të qarqeve për planifikimin e zhvillimit rajonal dhe funksionet e

deleguara; 3) zhvillimi dhe institucionalizimi i procesit të planifikimit gjithëpërfshirës dhe i buxhetimit të zhvillimit rajonal në rajonet e Shkodrës dhe

Lezhës; 4) përshpejtimi i zhvillimi rajonal nëpërmjet nismave për projekte dhe zbatimit efektiv të tyre.

Manaxhimi dhe aftësia për të thithur fondet e ardhshme të Bashkimit Evropian do të varet nga kapaciteti i këshillave të qarqeve dhe njësive të

qeverisjes vendore për të hartuar dhe manaxhuar projekte, thelbi i RDP-së. Këshilli i Qarkut të Shkodrës dhe Lezhës janë përfituesit e drejtpërdrejtë të

projektit. Gjatë vitit 2014, disa nga arritjet kryesore dhe rezultatet e Programit të Zhvillimit Rajonal në Shqipërinë Veriore janë:

– Co-PLAN, përmes rolit të tij në Programin për Zhvillimin Rajonal në Shqipërinë Veriore, siguroi kontribut të konsiderueshëm për diskursin rreth

Reformës Territoriale Administrative duke ofruar propozime konkrete mbi Rajonalizimin e Shqipërisë – Reforma Qeverisëse, Administrative dhe

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 37: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Territoriale që i duhet Shqipërisë në nivel rajonal.

– Gjatë vitit 2014, ekspertët e RDP-së në bashkëpunim të ngushtë me

të dy Qarqet dhe aktorë të tjerë kryesorë lokal dhe rajonal, kanë punuar

për hartimin e një plani-veprimi dhe në ndërtimin e strategjisë së

monitorimit mbi Dokumentet e koncepteve të zhvillimit rajonal të të dy

Qarqeve Lezhë dhe Shkodër.

– Tri seminare rajonale u organizuan duke mbuluar aspekte të Plan

Veprimit dhe të modelit të monitorimit në një koncept të Strategjisë

së Zhvillimit Rajonal për të dy Qarqet atë të Shkodrës dhe të Lezhës,

Planifikimin Strategjik dhe monitorimin etj.

Page 38: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

38 - 39

Platforma ENV.net në Ballkanin Perëndimor

Periudha e Zbatimit: 2012-2014

Donatori: BE (bashkëfinancim i Co-PLAN)

Fondi: 79,614.42 Euro

Zbatuar në: Shqipëri, Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

Zbatuar nga: Co-PLAN dhe Punto Sud, Tema ATRC, EEB, EASD në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Përgjatë vitit 2014 Co-PLAN vazhdoi zbatimin e projektit “Zhvillimi i Platformës (ENV.net) në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: t’u japim zë

qytetarëve për të ndikuar në procesin e reformave mjedisore të integrimit në BE”. Ky projekt vjen si një bashkëfinancim nga BE, dhe zbatohet në

partneritet në katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Projekti ka si qëllim të nxisë integrimin e vendeve partnere në BE, duke ndikuar në

procesin e përafrimit të legjislacionit mjedisor me Aktin Komunitar të BE-së, duke promovuar vlera dhe struktura demokratike, të Drejtat e Njeriut dhe

përfshirjen sociale në një shoqëri civile sa më aktive dhe dinamike.

Projekti ka si objektivë për ti dhënë qytetarëve një zë për të ndikuar në procesin e reformave publike në fushën e mjedisit, nëpërmjet analizës,

monitorimit dhe advokimit dhe nëpërmjet një përkushtimi dhe kapaciteti më të madh të platformës ENV.net. Përgjatë periudhës së implementimit

2012-2014, u zhvilluan disa aktivitete kryesore në këto fusha:

- Aktivitete ndërgjegjësimi dhe informimi në lidhje me legjislacionin mjedisor të BE-së, Aktit Komunitar dhe politikat mjedisore të BE-së.

- Organizimi i konsultimeve të rregullta me aktorët kryesorë në nivel kombëtar dhe rajonal; prodhimi dhe shpërndarja e materialeve informuese.

- Trajnime dhe ngritje kapacitetesh administrative për partnerët e ENV.net dhe për aktorët në nivel kombëtar; analiza për zhvillimin organizativ dhe

qeverisjen nga Organizata të Shoqërisë Civile.

Disa nga aktivitetet dhe rezultatet kryesore gjatë vitit 2014 janë:

- Monitorimi i procesit të përafrimit të legjislacionit mjedisor në Shqipëri.

- U mbështetën 3 organizatave lokale me grante të vogla për aktivitete në fushën e energjisë së rinovueshme dhe për çështje që lidhen me

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 39: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

efiçencën e energjisë.

- U organizua një trajnim për Organizatat e Shoqërisë Civile që punojnë

në fushën e mjedisit, veçanërisht në “Procesin e hartimit dhe zbatimit të

politikave medisore të BE-së”.

- U organizuan disa aktivitete ndërgjegjësuese, duke përfshirë një ditë pastrimi

me studentët në pjesën më jugore të vendit, pjesëmarrja në një panair publik

në lidhje me çështjet e efiçencës së energjisë dhe gjithashtu një aktivitet i

hapur, në një vend publik, ku iu dorëzuan publikut materiale sensibilizuese

mbi efiçencën energjitike. Programe televizive dhe kronika të shkurtra mbi

efiçencën energjitike ndoqën këtë seri ngjarjesh.

- U organizua një tryezë e rrumbullakët mbi manaxhimin e mbetjeve në

Bashkinë e Tiranës, ku merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë, Organizata të

Shoqërisë Civile etj.

- U përgatit një studim mbi Situatën e Legjislacionit Evropian për Ujin në

Shqipëri

Page 40: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

40 - 41

Zhvillimi dhe Përshtatja e Programeve Profesionale mbi Efiçencën e

Energjisë në Ballkanin Perëndimor

Periudha e zbatimit: 2013 – 2016

Donatori: Bashkimi Evropian (TEMPUS)

Fondi: 825, 101 Euro

Zbatuar në: Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi

Zbatuar nga: 11 partnerë (të specifikuar më poshtë)

“Zhvillimi dhe përshtatja e programeve profesionale mbi efiçencën e energjisë në Ballkanin Perëndimor” është një project TEMPUS për Europën Jug-Lindore,

zyrtarisht i lançuar në Janar të 2014 duke prekur për herë të parë Shqipërinë, pasi është projekti i parë TEMPUS, i cila ka si partner kryesor një institucion

shqipëtar, specifikisht Universitetin POLIS. Qëllimi i këtij projekti është të kontribuojë në modernizimin e arsimit në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi dhe për të

përmbushur nevojat e tregut duke zhvilluar programet profesionale me fokus në efiçencën energjitike. Këto programe do të zhvillohen si kurse mësimore gjatë

ciklit dy-vjeçar pasuniversitar dhe në nivelet profesionale Master, në 5 institucione në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Projekti ka për qëllim të përgatisë teknikë

me aftësi të mirëzhvilluara dhe të aplikuara në fushën e efiçencës energjitike. Këta teknikë të kualifikuar do të jenë të gatshëm për të punuar në profesionin

e zgjedhur, si dhe të ndihmojnë hulumtuesit shkencorë me njohuri praktike. Projekti, gjithashtu ka për qëllim që të krijojë qëndrueshmëri mes partnerëve të

vendeve specifike në sektorin e arsimit dhe të biznesit, për punësim të studentëve si dhe të japë rekomandime për integrimin e programeve profesionale brenda

sistemit arsimor të secilit vend partner deri në vitin 2016. Në një objektiv më të përgjithshëm, ky projekt ka për qëllim të adresojë mungesën e programeve

profesionale arsimore në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi në fushën e efiçencës energjitike. Për këtë arsye, produktet përfundimtare dhe aktivitetet janë drejtuar

kryesisht drejt përmbushjes së këtij objektivi.

Projekti do të nxisë programe profesionale arsimore në fushën e efiçencës energjitike, që do të ndryshojnë sipas konteksteve kombëtare dhe institucioneve

arsimore përkatëse për secilin shtet. Këto programe janë një përgjigje ndaj kërkesës së qeverisë, industrisë dhe studentëve për aftësi më të aplikuara, si në

diplomat dy-vjeçare të nivelit pasuniversitar ashtu edhe në diplomat profesionale të nivelit Master. Projekti do të sjellë së bashku ekspertizën dhe përvojën për

zhvillimin e kurrikulave dhe për zbatimin praktik të parimeve të efiçencës energjitike.

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 41: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Programet e studimit përmbajnë disa lëndë tematike, duke përfshirë, njohuritë teknike, aftësitë e

aplikuara, rregulloret evropiane në fushën e efiçencës energjitike, praktikë pune (internship) dhe një

projekt përfundimtar. Programet profesionale në Master do ti pajisin studentët, që zotërojnë njohuri

të mjaftueshme teorike, me aftësitë aq të nevojitura të fushës teknike dhe asaj të aplikuar, duke rritur

ndjeshëm kështu mundësitë për punësim.

Projekti ka gjithësej 11 partnerë, Universitetin POLIS (Shqipëri) në cilësinë e partnerit drejtues,

Universitetin Aleksandër Moisiu, Durrës (Shqipëri), Universitetin e Prishtinës (Kosovë), Universitetin për

Biznes dhe Teknologji (Kosovë), Universitetin e Malit të Zi (Mali i Zi), Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë

(Shqipëri), Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit (Shqipëri), Universiteti i Minho (Portugali),

Universiteti i Shkencave të Aplikuara Van Hall Larenstein (Hollandë), Anhalt Universiteti i Shkencave të

Aplikuara (Gjermani), Universiteti Sllovak i Teknologjisë në Bratislavë. (Sllovaki).

Për vitin 2014 disa nga aktivitetet dhe rezultatet kryesore përfshijnë:

- Lançimi me pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve dhe personaliteteve të shquar në fushën e arsimit.

- Një numër i kurrikulave mësimore për efiçencën energjiike tashmë janë bërë pjesë e programit akademik

në Universitetin POLIS , dhe në Universitetin për Biznes dhe Teknologji.

- Një seminar kombëtar mbi efiçencën energjitike u organizua në Tiranë.

- Për partnerët e projektit u organizua një udhëtim studimor në Gjermani, fokusuar në çështje të efiçiencës

energjitike;

- Në Mal të Zi dhe Kosovë, u organizuan 2 takime kombëtare mbi çështje e efiçencës energjitike;

- U përgatitën dhe u publikuan 3 publikime, të cilat mbulojnë çështje të efiçencës energjitike;

- U organizuan disa takime me kompanite lider të cilat operojnë në fushën e efiçencës energjitike si:

Rehau, Knauf, Izoterm, etc.;

- Pjesëmarrje në programe të shumta televizive, si: Televizioni Kombëtar Shqiptar, Top Channel, për të

adresuar çështje lidhur me efiçencën energjitike.

Page 42: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

42 - 43

Projekti: Promovimi i Demokracisë Lokale – ‘LëvizAlbania’

Periudha e Zbatimit: 2014 – 2019

Donatori: Ambasada Zvicerane në Tiranë

Fondi: 6,600,000 CHF

Zbatuar në: Shqipëri

Zbatuar nga: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Co-PLAN, Partnerët Shqipëri

Projekti “Promovimi i Demokracisë Lokale-Lëviz Shqipëri” u miratua gjatë vitit 2014, duke sjellë së bashku Fondacionin e Shoqërisë së Hapur për

Shqipërinë (OSFA), Co-PLAN dhe Partnerët Shqipëri, si partnerë zbatues. Ambasada Zvicerane në Tiranë, mbështeti synimet e projektit për të patur

një ndikim katalitik në demokracinë lokale në Shqipëri, përmes mbështetjes e promovimit të agjentëve/shtytës të ndryshimit, qofshin këto qytetarë,

grupe të komunitetit ose organizata të shoqërisë civile të cilat kultivojnë një shoqëri, “me rrënjë vendase”, të drejtuar nga kërkesa dhe influencuese në

një nivel mbarë-kombëtar në Shqipëri. Në mënyrë më specifike objektivat e projektit janë:

1) Të krijojë dhe të forcojë platforma, të cilat mundësojnë faktorë të ndryshëm të ndryshimit për të rritur ndërveprimin dhe angazhimin me përfaqësuesit

e tyre dhe të kërkojnë llogari prej tyre;

2) Të mobilizojë dhe të angazhojë shoqërinë civile. Për të arritur këtë, konsorciumi i projektit ka prodhuar një strategji që do të:

- mobilizojë agjentët e ndryshimit lokal në mënyra kreative;

- sjellë në vëmendjen kombëtare idetë dhe aktivitetet e tyre;

- nxisë koalicionet vertikale dhe horizontale të grupeve të interesit për të adresuar sfida komplekse;

- nxisë sinergjitë strategjike midis projekteve që kërkojnë të ndërtojnë sipas parimeve të qeverisjes mirë dhe atyre që kërkojnë të forcojnë aftësinë e

institucioneve publike për të siguruar një qeverisje të mirë.

Rezultati që pritet nga ky projekt është angazhimi sa më i madh i qytetarëve dhe një qeverisje lokale sa më demokratike, si edhe përmirësimi i

shërbime publike për qytetarët.

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 43: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Local Democracy in ActionAlbaniaLEVIZ

www.levizalbania.al

Financuar nga::

Zbatuar nga::

Page 44: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

44 - 45

Monitorimi i zbatimit të Buxheteve Vendore në Bashkitë e Fierit dhe

Shkodrës

Periudha e zbatimit: 2013 – 2014

Donatori: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS)

Fondi: 23,960 USD

Zbatuar në: Qytetet e Fierit dhe Shkodrës, Shqipëri

Zbatuar nga: Co-PLAN

Projekti “Monitorimi i zbatimit të buxheteve vendore në bashkitë e Fierit dhe Shkodrës”, u fokusua në transparencën dhe llogaridhënien e financave në

nivel lokal. Projekti, i cili është në përputhje të plotë me parimet e qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies, kërkoi të ushqejë dialogun mes organizatave

të shoqërisë civile dhe autoriteteve lokale, si dhe të qytetarëve/mediave dhe autoriteteve lokale. Projekti kishte si objektiv të përgjithshëm ofrimin e të

dhënave konkrete, të cilat mund të përdoren nga taksapaguesit çdo herë që ata ushtrojnë të drejtën e tyre për të kërkuar llogari mbi planifikimin dhe

përdorimin e fondeve publike. Në mënyrë më specifike, objektivat e projektit ishin: (1) Zhvillimi i një metodologjie për monitorimin e buxheteve lokale

dhe testimin e tij në dy bashki të nivelit të mesëm (Shkodër dhe Fier) në një periudhë prej 3-4 vitesh duke konsideruar mandatin qeverisës; (2) Analiza

e detajuar e të dhënave financiare për zbatimin e buxheteve gjatë këtyre viteve, në terma konkrete të shërbimeve dhe përfitimeve për qytetarët; (3)

Prezantimi i këtyre të dhënave në takimet me komunitetin, me qytetarët e Shkodër dhe Fier-it (të paktën dy takime për çdo qytet); (4) Vizualizimi dhe

mundësimi për të përdorur të dhënave financiare në periudhë afatgjatë nëpërmjet platformës online që është duke u ngritur nga Fondacioni Shoqëria

e Hapur për Shqipërinë (SOROS).

Një pjesë e konsiderueshme e projektit fokusohet në zhvillimin e metodologjisë dhe një sërë kriteresh, të cilat do të përdoren për të monitoruar zbatimin

e buxheteve lokale në dy bashkitë pilot. Disa nga aktivitetet kryesore për vitin 2014 janë:

-Zhvillimi i një metodologjie monitoruese për buxhetet vendore; Monitorimi i buxheteve të Bashkisë Fier dhe Shkodër;

- Transformimi i të dhënave financiare të zbatimit të buxhetit në terma konkrrete, si shërbime dhe benefite për qytetarët;

- Mundësimi i të dhënave në platformën www.financatransparente.al, në mënyrë që të mund të bëhet monitorimi i fondeve lokale dhe atyre publike

në nivel vendor; -Organizimi i katër takimeve mes OSHC-ve dhe qytetarëve në qytetin e Fierit dhe Shkodrës, për prezantimin e të dhënave financiare.

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 45: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Komponenti i Financave Publike: Zbatimi i Buxhetit dhe VlerësimiProgrami për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal

Periudha e Zbatimit: 2014 - 2015

Donatori: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim nëpërmjet dldp

Fondi: 32,775 Euro

Zbatuar në: Bashkinë Shkodër

Zbatuar nga: Co-PLAN & Metro_POLIS shpk, Studio Arkitekture dhe Planifikmi

Qëllimi i këtij projekti është ngritja e kapaciteteve për Njësitë e Qeverisjes Vendore në fushën e manaxhimit të financave publike, bazuar në praktikat më të mira

vendore dhe kombëtare sikurse dhe në standardet ndërkombëtare. Nga ana tjetër, paketa e njohurive ka për qëllim të drejtojë Njësitë e Qeverisjes Vendore që

të adoptojnë përdorime praktike të teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikacionit, në mënyrë që të mbështeten operacione më transparente, efikase

dhe efektive të qeverisjes vendore; më shumë ofrime të shërbimeve publike të orientuara ndaj klientit; qytetarë më të informuar dhe të angazhuar; në përputhje

me strategjitë e duhura kombëtare dhe praktikat e mira.

Pritet që projekti i mbështetur nga dldp (Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal), do të punojë me Njësitë e Qeverisjes Vendore për të përmirësuar

praktikat dhe procesin drejt një manaxhimi financiar më transparent, të përgjegjshëm dhe pjesëmarrës (planifikimi, buxhetimi, ekzekutimi, monitorimi dhe

vlerësimi). Rezultatet e pritshme të këtij projekti janë:

- Zhvillimi i kurrikulave trajnuese mbi zbatimin dhe vlerësimin e buxhetit dhe rishikimi i Planit Strategjik të Zhvillimit, Programit Buxhetor Afatmesëm dhe

Kurrikulës së Zbatimit të Buxhetit dhe Vlerësimit në rast të ndryshimit të legjislacionit për manaxhimin e financave vendore.

- Përgatitja e metodologjisë së punës dhe qasjes për Zbatimin e Buxhetit dhe Vlerësimit (për t’u testuar në Bashkinë Shkodër).

- Workshop mbi kurrikulat trajnuese të ciklit të kompletuar të manaxhimit financiar në qeveritë vendore.

- Vlerësim bazuar në indikatorët PEFA për Bashkinë Shkodër.

- Lidhja e mjeteve të planifikimit financiar me proceset e vendimarrjes (këshillat vendorë) dhe buxhetit vjetor.

- Kontributet dhe rekomandimet për krijimin e një platform web (interneti) për raportimin dhe këshillimin e anëtarëve të këshillit (përmes një pakete treguesish

për performancën vendore financiare dhe zbatimin dhe vlerësimin e buxhetit; komunikim me këshillin lokal, OSHC, qytetarë, MF, donatorët etj).

Page 46: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

46 - 47

Partneriteti Publik-Privat për Shërbimin e Ndriçimit Publik

Periudha e zbatimit: Prill, 2013 - 2014

Donatori: Assist Impact, USAID

Fondi: 3,581,000 Lek

Zbatuar në: Bashkinë Fier, Shqipëri

Zbatuar nga: Co-PLAN

Bazuar në eksperiencat e mëparshme dhe në kontekstin e zhvillimit të Sektorit të Partneritetit Privat-Publik në

Shqipëri, Co-PLAN në përputhje me objektivin e Programit të USAID-it – ‘Forcimi i sundimit te ligjit dhe qeverisjes

së përmirësuar’ - dhe me mbështetjen e dhënë nga Assist Impact, ndërmori një projekt që kishte qëllim të asistonte

Bashkinë e Fierit për të krijuar një partneritet publik-privat me qëllim përmirësimin e Sistemit të Ndriçimit Publik,

duke reduktuar konsumin e energjisë dhe barrën financiare të këtij shërbimi në buxhetin e bashkisë. Qëllimi kryesor

i projektit është të krijojë një praktikë më të mirë të hartimit, tenderimit dhe kontraktimit në një shkallë të vogël të

PPP-së nga një Njësi e Qeverisjes Vendore shqiptare të bazuar në praktikat dhe teorite më të mira ndërkombëtare. Me

arritjen e këtij objektivi parësor, Bashkia e Fierit, e asistuar nga Co-PLAN është në gjendje të përmirësojë cilësinë dhe

efikasitetin e ndriçimit publik, i cili përbën dhe një nga shërbimet më të rëndësishme bashkiake.

Për zbatimin e këtij projekti Co-PLAN është udhëhequr nga parimi se “PPP ka për qëllim jo vetëm që t’i sigurojë qeverisë

një shërbim, por ta bëjë këtë në atë mënyrë që përmirëson qëndrueshmërinë afatgjatë të shërbimit përmes efikasitetit

të rritur, kapaciteteve të rritura njerëzore dhe institucionale, përgjegjshmërisë më të madhe, dhe/ose teknologjisë së

përmirësuar”. Zbatimi i ndërhyrjes së propozuar pritet të përmirësojë cilësinë e shërbimit të ofruar nga Bashkia dhe të

zvogëlojë kostot, për shkak të zbatimit të mekanizmave PPP dhe përdorimit të teknologjisë inovatore, si teknologjia

e ndriçimit LED. Produkti kryesor për vitin 2014 ishte studimi i fizibilitetit dhe një projekt pilot ndriçimi i miratuar nga

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Fier.

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 47: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Asistencë për 3 Njësi Qeverisëse Vendore për Mobilizim Fondesh për

Përmirësimin e Kushteve të Banimit për Komunitetin Rom dhe Egjiptian

Periudha e Zbatimit: 2014

Donatori: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS)

Fondi: 19,700 USD

Zbatuar në: Qytetet e Fierit, Beratit, Elbasanit

Zbatuar nga: Co-PLAN

Një nga projektet e reja për vitin 2014 ështe: “Asistencë për 3 Njësi Qeverisëse Vendore në mobilizimin e fondeve për përmirësimin e kushteve të

banimit të komunitetit rom dhe egjiptian”. Ky projekt synon të mbështesë tre njësi të qeverisjes vendore në procesin e përgatitjes së propozimeve për

përmirësimin e situatës së strehimit në këto tri njësi, në kuadër të thirrjeve për propozime nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në pajtim të

plotë me termat e referencës. Projekti ka për qëllim të arrijë këto objektiva:

- Mbështetja e 3 njësive të qeverisjes vendore (bashki) në procesin e sigurimit të fondeve nga skema e financimit qendror deri në 2015, për të

përmirësuar kushtet e banimit të komuniteteve rome dhe egjiptiane.

- Rritja e kapaciteteve të strukturave përkatëse brenda këtyre tri njësive në përgatitjen e projekt propozimeve cilësore.

- Ndërtimi i një praktike të suksesshme pilote e cila do të mund ti shërbejë njësive të tjera në ngritjen e fondeve për qëllime të ngjashme.

- Inkurajimi i përfshirjes së komuniteteve rome dhe egjiptiane në proceset vendim-marrëse gjatë zhvillimit të projekt propozimeve, dhe potencialisht

në zbatimin e tyre.

Disa nga aktivitetet kryesore dhe rezultateve për vitin 2014 ishin:

- Studimi i kontekstit dhe përzgjedhja e tri njësive, përkatësisht: Berat, Elbasan dhe Fier.

- Ngritja e grupeve të punës në çdo bashki dhe takimet me grupet e interesit për secilën bashki për të mobilizuar interesin dhe mbështetjen e tyre.

- Zhvillimi i proceseve me pjesëmarrje të komunitetit, pyetësorëve, dhe vëzhgimi në terren.

- Identifikimi i teknologjive të mundshme dhe materialeve për përdorim bazuar në gjetjet në llojin e ndërhyrjeve për përmirësim;

- Mbështetje në përgatitjen e projekt propozimeve, për çdo njësi.

Page 48: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

48 - 49

Demokraci në Veprim: Aktivizmi Urban për Demokraci Qytetare

Periudha e Zbatimit: 2014 – 2015

Donatori: Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes Komisionit të Granteve për Demokracinë

Fondi: 42,100 USD

Zbatuar në: Tiranë, Shqipëri

Zbatuar nga: Co-PLAN

Projekti “Demokraci në Veprim: Aktivizmi Urban për Demokraci Qytetare” trajton nevojën e komunitetit për të marrë përsipër rolin përkatëw dhe përgjegjësitë

në proceset e bërjes së qytetit, perms rritjes së pjesëmarrjes në proceset që identifikojnë, rrisin, dhe adresojnë çështje me interes të përbashkët komunitar. Ky

projekt synon të arrijë objektivat e tij përmes një qasje praktike pjesëmarrëse, konsultime të ngushta hap-pas-hapi me komunitetin, dhe një seri veprimesh

aktive origjinale urbane, ndjekur nga ndërhyrjet konkrete urbane kur adresohet një çështje e veçantë shqetësimi për komunitetin. Shtrirja dhe natyra e

aktivizmave urbane, ndërhyrjet konkrete në të paktën pesë fusha, u përcaktuan në bashkëpunim me komunitetin, i cili gjithashtu morri pjesë në zbatimin

e aktivizmit urban (zgjidhjes). Qëllimet e këtij projekti janë: (1) Forcimi i rolit dhe përgjegjësive të qytetarëve, si elemente kyçe në demokracinë lokale dhe

proceset e zhvillimit dhe integrimit të qyteteve tona; (2) Transmetimi mes qytetarëve të kulturës pjesëmarrëse në proceset e qytet-bërjes, duke rritur qëllimin

dhe shumëllojshmërinë e ndërveprimit të qytetit me qytetarët, përmes mjeteve të aktivizmit urban, artit publik dhe ndërhyrjeve të strukturuara në qytet. Disa

nga aktivitetet dhe rezultatet për 2014 janë:

- Realizimi i një anketimi i 5 grupeve të ndryshme komunitare në qytetin e Tiranës; Mbajtja e mbi dhjetë konsultimeve me komunitetin në ato vënde ku ndodhën

ndërhyrjet urbane.

- Organizimi i 5 performancave në rrugët dhe zonat e ndryshme të qytetit të Tiranës, duke adresuar disa çështje, si: hapsirat publike, kultura e sigurisë në

trafikun rrugor, etj.

- Zhvillimi i një metodologjie në formën e një loje, për të lehtësuar proceset me pjesëmarrje të komunitetit, të quajtur “Te luajmë lagjjesh”.

- Zhvillimi i 5 projekteve të prekshme teknike për ndërhyrje urbane në një workshop të dedikuar me profesionistë, pjesëtarë të komunitetit dhe studentë.

Procesi, shembujt e aktivizmit urban dhe mësimet e nxjerra u shpërndanë gjerësisht përmes mediave, një botimi të dedikuar, dhe një dokumentari me metrazh

të gjatë.

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 49: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Page 50: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

50 - 51

Qyteti për Qytetarët, Qytetarët për Qytetin

Periudha e zbatimit: 2013 -2014

Donatori: Instituti Sllovak për Qeverisje nën Programin e Bashkimit Evropian “Qyteti për Qytetarët “

Fondi: 11,000 Euro

Zbatuar në: Tiranë, Shqipëri

Zbatuar nga: Co-PLAN, në bashkëpunim me Njësinë Bashkiake nr. 11 - Tiranë

Projekti “Qyteti për Qytetarët, Qytetarët për Qytetin” inkurajon qytetarinë aktive evropiane nëpërmjet formave të nivelit lokal të angazhimit qytetar. Projekti, i

cili financohet nga Bashkimi Evropian nën Programin Evropa për Qytetarët (Veprimi 1), është duke u zbatuar në të njëjtën kohë në Shqipëri, Sllovaki, Rumani

dhe në Republikën Çeke. Objektivat e projektit “Qyteti për Qytetarët, Qytetarët për Qytetin” janë: 1) Promovimi i vullnetarizmit në nivel lokal, duke rritur

ndërgjegjësimin mbi vullnetarizmin si një nga format e angazhimit qytetar dhe përfitimet e tij për mbarë shoqërinë, duke i demonstruar bashkive se si mund

të inkurajojnë vullnetarizmin; 2) Nxitja dhe identifikimi i qytetarisë aktive evropiane; 3) Mbledhja dhe promovim i shembujve e praktikave më të mira të

bashkëpunimit mes bashkive, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve që pasqyrojnë vlerat më demokratike e evropiane si: e mira e përgjithshme,

sundimin e ligjit dhe transparenca, me një fokus të veçantë tek përdorimi i teknologjive të reja të informacionit dhe teknologjive te komunikimit si mjete për

mundësimin dhe inkurajimin e pjesëmarrjes civile. Co-PLAN, si partner zbatues në Shqipëri, në bashkëpunim me Njësinë e Qeverisjes Vendore Nr. 11 punoi në

identifikimin, konceptimin dhe realizimin konkret të një ndërhyrje urbane në një lagje në Laprakë. Mungesa raportuar e hapësirës publike për socializim dhe

angazhime në aktivitete në natyrë për komunitetin dhe për fëmijët, u materializua në një project, i cili u zbatua së bashku me komunitetin, duke përdorur

kryesisht materiale të riciklueshme. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte shpallja e zonës rekreative dhe inkurajimi i qytetarëve që jo vetëm të mirëmbajë atë, por

edhe ta shohin si një model që mund të zbatohet në lagjet e tjera gjithashtu. Aktiviteti u organizua me pjesëmarrjen e autoriteteve vendore, moderatorit të

workshopit, koordinatorit të projektit, banorët dhe fëmijët.

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 51: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Page 52: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

52 - 53

Iniciuesi, Artisti, Advokuesi dhe Urbanisti (IAAU)

Periudha e Zbatimit: 2014 - 2015

Donatori: Balkan Art Angle (BAC)

Fondi: 20, 000 USD

Zbatuar në: Beograd - Serbi, Shkup - Maqedoni, Tiranë - Shqipëri

Zbatuar nga: Co-PLAN, Mikser (Serbi), KOR-CSD (Maqedoni), URBEGO (Danimarkë), BLOK 74 (Hollandë)

Projekti “Iniciuesi, Artisti, Advokuesi dhe Urbanisti “ filluar rishtazi në vitin 2014, vjen si një bashkëpunim ndër-rajonal dhe si përgjigje ndaj zhvillimeve në

qytete t e rajonit. Shumë qytete të Ballkanit sot dëshmojnë ndikimin pozitiv që kanë patur rrjetet lokale të vetë-organizimit, kur është fjala për rivitalizimin

kulturor, ekonomik, shoqëror dhe hapësinor të lagjeve të lëna pas dore në qytet. Kultura tipike “po, ne mundemi” po tregon gjallëri të madhe dhe krijimtari në

kohët e politikave të paqarta urbane dhe në mungesë të stabilitetit ekonomik. Por megjithatë, potencialet e kësaj energjie ende nuk po shfrytëzohen plotësisht,

pjesërisht për shkak të mungesës së një platforme të fortë për të shfaqur njohuritë lokale dhe për të ofruar mbështetje në gjetjen e pikave të përbashkëta me

institucionet. Në mënyrë që t’i bëjë të dukshme energjitë krijuese dhe modelet kulturore të vetorganizimit, projekti përdor katër perspektiva kyçe (Iniciuesi,

Artisti, Advokuesi dhe Urbanisti) për të përcaktuar një kurs të veprimit. Duke filluar në tri lagjet dalluese kulturore të Beogradit, Tiranës dhe Shkupit, projekti

ofron: Studimin e rrjeteve ekzistuese, grupeve të interesit, dhe iniciativave. Seminare të strukturuara midis grupeve të artistëve lokalë, aktivistëve të lagjes,

sipërmarrësit, qytetarëve të rinj (ndërkombëtar) profesionistë të planifikimit të rrjetit URBEGO dhe te profesionistëve lokalë. Ekspozitat, si pjesë e festivaleve të

duhura kulturore lokale (në Tiranë, Beograd, Shkup) si një mënyrë për të promovuar dhe paraqitur rezultatet e seminareve për publikun e gjerë. Shkëmbimin

e njohurive dhe përvojave midis profesionistëve gjatë procesit të planifikimit me pjesëmarrje dhe shpërndarjen e rezultateve të projektit përmes kanaleve të

ndryshme duke përfshirë një blog të dedikuar online. Disa nga aktivitetet kryesore dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2014 janë:

- Skematizimi i rrjeteve ekzistuese, identifikimi i nismave ekzistuese, të nismave me bazë komuniteti në secilin nga tri qytetet, përkatësisht në Tiranë, Beograd

dhe Shkup; U mbajtën tri seminare rajonale në Beograd, Shkup dhe Tiranë – duke ndërtuar në një formë “loje” interaktive simulimin e ndërtimit të koalicioneve

rreth çështjeve urgjente të lagjeve, të tilla si ripërdorimin e hapësirave të lira dhe të braktisura, ndryshimet infrastrukturore, (vetë) qëndrueshmërisë ekonomike

dhe sociale dhe përmirësimi i kushteve të mjedisit; U organizuan tri ekspozita në Beograd, Shkup dhe Tiranë të ndara në grupe më të gjera të ekspertëve dhe

publikut; Krijimi i www.iaauproject.com, me lajme, artikuj interesant dhe raste studimore.

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 53: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Page 54: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

54 - 55

Vende të Diversitetit - Fushë Dialogu Ndër-kulturor dhe

Promovim Vlerash Sociale

Periudha e Zbatimit: 2013 – 2014

Donatori: Fondacioni Anna Lindh

Fondi: 36,320 Euro

Zbatuar në: Shqipëri, Jordani, Mal i Zi

Zbatuar nga: Co-PLAN, Expeditio, Leaders of Tomorrow

Në shumë qytete të Mesdheut, veçanërisht në sistemet më pak të zhvilluara demokratike, hapësirat publike shpesh

janë komercializuar nga sektori privat. Kur planifikohet dhe projektohet, fokusi është kryesisht në aspektin fizik

të projektimit të hapësirave publike, dhe shumë më pak në pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e formimit apo

mesazheve që mund të dërgohen brenda tyre. Ideja e projektit “Vendet e Diversitetit - hapësirat publike si një fushë e

dialogut ndërkulturor dhe promovimi i vlerave sociale” është për të frymëzuar ata që duan të shohin në komunitetet

e tyre promovimin e vlerave të dëshirueshme sociale, të tilla si: mirëkuptimi, mbështetja, dashuria, multikulturalizmi,

respekti për diversitetin, etj. “Vendet e Diversitetit- hapësirat publike si një fushë e dialogut ndërkulturor dhe promovimi

i vlerave sociale” është një projekt i financuar nga Fondacioni Anna Lindh, i zbatuar nga Expeditio (partner kryesor -

Mali i Zi), Leaders of Tomorrow (Jordani), dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit (Shqipëri).

Aktivitetet që u zhvilluan përgjatë vitit 2014 përfshijnë: informimin e palëve të interesuara në lidhje me aktivitetet,

objektivat dhe rezultatet e projektit; organizimin e vizitave studimore – Amman, Tiranë dhe Kotorr – krijimin e rrjeteve

dhe të mësuarit nga praktika të mira të aktivizmave në hapësirat publike; organizimin i seminareve për të rinjtë në

mënyrë që të zhvillojnë ide se si të promovojnë vlera të dëshiruara sociale në vendet publike; realizimin e projekteve

krijuese pilote në Jordani, Shqipëri dhe Mal të Zi, me pjesëmarrjen e artistëve, projektuesve, shoqatave lokale rinore

etj; krijimin e një portali të përbashkët online - www.placesofdiversity.org.

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 55: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Mbështetja për Rehabilitimin e objekteve të Trashëgimisë

Kulturore në Ballkanin Perëndimor

Periudha e zbatimit: Korrik - Tetor 2014

Donatori: Komisioni Evropian përmes Këshillit Rajonal për Bashkëpunim

Fondi: 10,758.12 Euro (Co-PLAN)

Zbatuar në: Ballkanin Perëndimor

Zbatuar nga: Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Evropa Nostra, Expeditio dhe Co-PLAN

Ky projekt u zbatua nga konsorciumi i përbashkët, i përbërë nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (ChWB), Evropa Nostra, Expeditio dhe Co-PLAN,

Shqipëri. Projekti u ndërmorr nën kuadrin e Procesit Lubjana II: Rehabilitimi i Trashëgimisë së përbashkët, një projekt i financuar nga Komisioni

Evropian përmes Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, zbatuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim Task Forca për Shoqërinë dhe Kulturën, dhe

asistenca teknike e mundësuar nga Këshilli i Evropës.

Fokusi i projektit ishte zhvillimi i planeve për manaxhimin e objekteve dhe trajnimeve përkatëse për 7 objektet e trashëgimisë kulturore në

Ballkanin Perëndimor. Shtrirja gjeografike e ndërhyrjeve përfshiu 7 shtete dhe 7 objekte të trashëgimisë kulturore: Parkun Arkeologjik të Apollonisë,

Shqipëri; Librarinë Kombëtare/Qendrën e Qytetit në Bosnjë-Hercegovinë, Qytetin Roman në Kroaci, Objektet Arkeologjike të Heraclea Lyncestis,

ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Hamami “Gazi Mehmed pasha” Kosovë; Fortress Besac, Mal i Zi dhe Iustiniana Prima/Caricin Grad, Serbi.

Projekti u fokusua gjithashtu dhe në zhvillimin e një metodologjie të përbashkët në formën e një “Udhëzuesi për manaxhimin e trashëgimisë”. Në

këtë udhëzues është përshkruar procesi i zhvillimit të planeve, ku vendoset theksi në pjesëmarrje, në procesin transparent dhe ndërdisiplinor i cili

u zhvillua njëkohësisht në 7 vende. Vetë procesi është ndërtuar rreth diskutimeve individuale me personat kryesor të grupeve të interesuara, 3

ciklet e seminareve gjatë së cilës u hartuan të gjitha elementet kryesore të planit, dhe grumbullimi i mëtejshëm i dokumenteve përkatëse duke

informuar për planet. Faza përfundimtare përbëhej nga hartimi i planeve të cilat iu kaluan palëve të interesuara për komente. Procesi i zhvillimit

të planeve zgjati 15 javë, ku u angazhuan mbi 160 aktorë nëpër rajone, të cilët diskutonin mbi manaxhimin e ardhshëm të 7 siteve të përmendura.

Page 56: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

56 - 57

Komponenti i Mbetjeve Urbane: Zhvillimi i skemave ndërvendore dhe modeleve

të kompostimit në zonën e Pukës Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal

Periudha e Zbatimit: 2014 – 2015

Donatori: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (dldp)

Fondi: 21,777 Euro

Zbatuar në: Zonën e Pukës

Zbatuar nga: Co-PLAN & Metro_POLIS shpk, Studio Arkitekture dhe Planifikimi

Zhvillimi i skemave ndërvendore dhe modeleve të kompostimit bazuar në praktika, në zonën e Pukës synon të përmirësojë shërbimin e

manaxhimit të mbetjeve në zonën e Pukës në përputhje me politikat dhe legjislacionin kombëtar. Në terma dhe objektiva më specifike

projekti synon të: (1) Ndërtojë dy skema të integruara dhe efektive për mbledhjen dhe grumbullimin e mbetjeve, ku qytetarët (përfshi këtu

dhe grupet e ndjeshme) rrisin mbulimin e mbledhjes së mbetjeve me një minimum prej 20%; përgatitja dhe shpërndarja e metodologjisë

dhe hapat për krijimin e një bashkëpunimi ndërvendor edhe të konsultuar me anëtarët e Qendrës së Kompetencës; (2) Përmirësimi i

kapaciteteve financiare për manaxhimin e mbetjeve; (3) Mbështetja e iniciativave të kompostimit të komunitetit pilot, promovuar për tu

përsëritur dhe në zona të tjera të Pukës, apo në nivel më të gjerë; (4) Aplikimi i strandardeve të propozuara të mbetjeve dhe procedurave

të standardizimit. Disa nga rezultatet e pritshme të këtij projekti janë:

- Sigurimi i një marrëveshje ndërvendore për ofrimin e shërbimit dhe manaxhimit të mbetjeve të ngurta; Raport vlerësimi mbi gjendjen

e vendgrumbullimit të mbetjeve (Pukë dhe FushëArrëz) duke përfshirë një plan të përgjithshëm të përmirësimit të vendgrumbullimit

në Pukë; Zhvillimi i një sistemi faturimi dhe grumbullimi të tarifës në linjë me modelin e propozuar Kosto&Tarifë duke përfshirë një

strategji si mund të faturohet dhe të komunikohen tarifat tek qytetarët, për të përforcuar grumbullimin e tyre; Modeli pilot i adaptuar për

standardet dhe standardizimin, i përfshirë në kontratat e ofrimit të shërbimit; Hartimi i materialeve trajnuese për të drejtuar një fushatë

të suksesshme dhe efektive për ndërgjegjësimin (prezantime) dhe skemave pilot të kompostimit (prezantime, video, etj.), duke përfshirë

metodologjitë e thjeshta për vendosjen dhe zbatimin e skemave të kompostimit në komunitet, përfshirë dhe kostot përkatëse.

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 57: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014

Zhvillimi i skemave ndërvendore në zonën e Malësisë së Madhe Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal

Periudha e Zbatimit: 2014 - 2015

Donatori: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – (dldp)

Fondi: 16,404 Euro

Zbatuar në: Malësinë e Madhe

Zbatuar nga: Co-PLAN & Metro_POLIS shpk, Studio Arkitekture dhe Planifikimi

Zhvillimi i skemave ndërvendore bazuar në praktika, në zonën e Malësisë së Madhe synon përmirësimin e sistemit të manaxhimit të mbetjeve në zonën e Malësisë së Madhe në linjë me politikat dhe legjislacionin kombëtar. Projekti është dizenjuar për tu zbatuar në një periudhë 1- vjeçare, që nënkupton përmbushjen e rezultateve të pritshme brenda kohëzgjatjes së dhënë. Në terma më specifikë projekti synon të: (1) Të ndërtojë një skemë të integruar dhe efektive të mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve, ku qytetarët rrisin mbulimin e mbledhjes së mbetjeve me një minimum prej 20%; të vlerësojë kushtet për largimin e mbetjeve dhe të parashikojë masat përmirësuese; të përgatitë dhe të shpërndajë me anëtarët e qendrës së kompetencave metodologjinë dhe hapat për krijimin dhe funksionimin e bashkëpunimit ndërvendor; (2) Aplikimi i strandardeve të propozuara të mbetjeve dhe procedurave të standardizimit.Disa nga rezultatet e pritshme të këtij projekti janë:- Një marrëveshje ndërvendore për ofrimin e shërbimit dhe manaxhimit të mbetjeve të ngurta.- Zhvillimi i një sistemi faturimi dhe grumbullimi të tarifës në linjë me modelin e propozuar Cost&Tariff, duke përfshirë një strategji për faturimin dhe komunikimin e tarifave te qytetarët, për të përforcuar grumbullimin e tyre.- Hartimi i materialeve trajnuese për të drejtuar një fushate të suksesshme dhe efektive për ndërgjegjësimin. - Modeli pilot i adaptuar për standardet dhe standardizimin, i përfshirë në kontratat e ofrimit të shërbimit.- Një udhëzues për organizimin e bashkëpunimit ndërvendor në sektorin e manaxhimit të mbetjeve.- Një raport paraprak për “Vlerësimin e ndikimit në mjedis” për vendgrumbullimin e mbetjeve në Koplik.- Një plan rehabilitimi, i cili përfshin dhe kostot relevante.

Page 58: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

58 - 59

Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 Co

-PLA

N Ra

porti

Vjet

or 2

014

Co-P

LAN

Rapo

rti V

jetor

201

4 20

14

Page 59: Raporti Vjetor  Co-PLAN  2014

Co-PLAN | Raporti Vjetor 2014