Raporti i Ndjeshëm Gjinor në Lidhje me Mungesën e Aftësive...

75
1 Raporti i Ndjeshëm Gjinor në Lidhje me Mungesën e Aftësive në Sektorët e Agro-përpunimit, TIK dhe Turizmit në Shqipëri Raport nga: IPSED: Institute for the Promotion of Social & Economic Development (Dorëzuar në Shtator 2014)

Transcript of Raporti i Ndjeshëm Gjinor në Lidhje me Mungesën e Aftësive...

1

Raporti i Ndjeshëm Gjinor në Lidhje me Mungesën e Aftësive në Sektorët e

Agro-përpunimit, TIK dhe Turizmit në Shqipëri

Raport nga: IPSED: Institute for the Promotion of Social & Economic Development

(Dorëzuar në Shtator 2014)

2

Përmbledhja

1. Përmbledhje ekzekutive 3

2. Kuadri ligjor i sistemit të arsimit për zhvillimin e aftësive 5

3. Metodologjia e studimit 7

4. Sistemi i arsimit profesional 10

SEKTORET E SYNUAR: KERKESA DHE OFERTA PER AFTESI DHE

KUALIFIKIME

13

I. AGROPERPUNIMI:

I. a Këndvështrim i sektorit

I. b Analiza e kërkesës për aftësi

I. c Oferta për aftësi

I. d Analiza e mangësisë së aftësive

I. e Rekomandime për ndërhyrje

13

13

14

17

25

27

II. TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT:

II. a Këndvështrim i sektorit

II. b Analiza e kërkesës për aftësi

II. c Oferta për aftësi

II. d Analiza e mangësisë së aftësive

II. e Rekomandime për ndërhyrje

29

29

32

35

43

49

III. TURIZMI:

III.a Këndvështrim i sektorit

III.b Analiza e kërkesës për aftësi

III.c Oferta për aftësi

III.d Analiza e mangësisë së aftësive

III.e Rekomandime për ndërhyrje

52

52

53

57

62

64

Shtojcat:

Referencat

Lista e intervistave

72

73

3

1. Përmbledhje e përgjithshme

Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në drejtim të rritjes dhe zhvillimit ekonomik dhe

aspiron anëtarësimin në BE. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të krijuar një

mjedis miqësor për zhvillimin e biznesit, ekzistojnë ende kufizime që pengojnë rritjen

ekonomike. Një nga fushat e identifikuara të ndërhyrjes që mund të minimizojë këto

kufizime janë urat lidhëse midis kërkesës dhe ofertës për punë në sektorët ekonomikë

me potencial për rritje, si agro-përpunimi, turizmi, TIK dhe shërbime të tjera.

Periudha e tranzicionit drejt ekonomisë së tregut ka ndikuar në strukturën e sistemit

arsimor në Shqipëri. Prioritet më i madh i është dhënë arsimit të përgjithshëm dhe

universitar, ndërsa sistemi i arsimit profesional është neglizhuar në shkallë të madhe,

duke kontribuar në punësim me të ardhura më të pakta, më pak disponueshmëri të

aftësive të kërkuara në treg dhe mungesë më të madhe aftësish.

Qeveria shqiptare e ardhur në detyrë në shtator 2013 ka përcaktuar si prioritet

modernizimin e sistemit të arsimit dhe formimit profesional (AFP) për të trajnuar

punëkërkuesit që të gjejnë punë. AFP-ja ofrohet në Shqipëri nga shkolla profesionale,

publike ose private, nga qendra të formimit profesional, kompani apo agjenci të tjera.

Për të shmangur konfuzionin e shërbimeve të ofruara nga Shkollat e Mesme

Profesionale (SHMP) nga njëra anë dhe Qendrat e Formimit Profesional (QFP) nga ana

tjetër, qeveria ka vendosur t’ia transferojë përgjegjësitë për AFP-në Ministrisë së

Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR). Transferimi i përgjegjësive do të përfundojë

maksimumi në fund të shtatorit 2014.

Sot ka një numër të madh shkollash profesionale me numër të paktë të diplomuarish

dhe një numër të madh të diplomuarish nga universitetet që nuk mund të gjejnë punë. Si

rezultat, niveli i papunësisë i të rinjve është i lartë. Ky fenomen ndikon negativisht të

rinjtë, në perspektivën tyre për punësim në të ardhmen, si dhe në potencialin për rritje

të ekonomisë.

Edhe pse Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të përafrimit të sistemit të

arsimit formimit profesional me standardet evropiane, ajo ndodhet ende shumë larg një

sistemi efikas. Sistemi ekzistues i AFP-së vazhdon të jetë i pajisur keq, pa një profil,

identitet dhe reputacion të qartë, siҫ duhet të jetë një qendër kompetencash në fushat e

profesioneve respektive. Vazhdojnë të mungojnë programet profesionale

postsekondare, ҫfarë kontribuon në një forcë punëtore më pak të kualifikuar dhe në

mungesë fleksibiliteti për të gjetur profesione të reja.

Ky studim bazohet në analizimin e nevojave të sektorit privat, karakteristikave të

grupeve të synuara që janë identifikuar, analizën sasiore/cilësore të ofertës për aftësi

dhe mungesës së aftësive në tre sektorë prioritarë në Shqipëri, duke identifikuar në

detaje cilat janë profesionet më të nevojshme; si i mbushin kompanitë këto pozicione;

mospërputhjen midis nevojave të tregut dhe aftësive të ofruara; cilësinë e kurrikulave

dhe përvojën praktike që ofrohet; programet e praktikës (internship) dhe si mund të

përfitojnë studentët prej tyre, etj.

4

Janë identifikuar një sërë fushash ku mund të ndërhyhet për të krijuar urë lidhëse midis

kërkesës së tregut dhe ofertës për aftësi dhe kompetenca që, për qëllim të këtij studimi,

janë grupuar në nevoja të tregut dhe oferta (nivel kompanie kundrejt ofruesve të

aftësive).

Institucionet ndërmjetëse, qoftë ato qeveritare, jo-qeveritare, etj., të cilët ofrojnë

shërbime dhe veprojnë si facilitatorë, merren në konsideratë për zhvillimin e një

bashkëpunimi të suksesshëm dhe mbylljes së hendekut.

Duket qartë që sistemi ynë i arsimit në përgjithësi dhe AFP-ja në veçanti janë ende

shumë larg zhvillimit të sektorit dhe se ka nevojë të menjëhershme për ndërhyrje:

- Për sa i përket kërkesës së sektorit privat, fokusi duhet vënë në

institucionalizimin e marrëdhënieve midis bizneseve private dhe ofruesve të

aftësive, në mënyrë që të zhvillohen programe praktike pune; dhënien e

mendimeve nga komuniteti i biznesit ofrues të aftësive, për të reflektuar nevojat

e tregut në kurrikula; si dhe në nevojën për ndërgjegjësim të kompanive jo TIK

në lidhje me aftësitë për TIK, me qëllim përmirësimin e menaxhimit të

informacionit dhe teknologjisë brenda kompanisë, duke i bërë proceset e

biznesit më efikase dhe duke rritur performancën e kompanisë, duke e bërë

komunikimin brenda kompanisë më të shpejtë dhe menaxhimin e burimeve më

efikas.

- Në nivel organizatash ndërmjetëse dhe makro, fokusi duhet vënë në:

modernizimin e kurrikulave për të plotësuar nevojat e tregut të punës; rritjen e

fleksibilitetit përmes krijimit të bordeve kombëtare për kualifikime profesionale

dhe ristrukturim të arsimit profesional dhe niveleve të trajnimit; zhvillimin e

kompetencave të instruktorëve të AFP-së dhe hartimit të politikave dhe

procedurave për liҫencimin; unifikimin e certifikimit publik dhe privat për

drejtimet e miratuara të AFP-së; përmirësimin dhe pajisjen e ambienteve

mësimore dhe zgjerimin e mënyrës së sigurimit të materialeve mësimore duke

promovuar bashkëpunimin me bizneset vendore që t’i përdorin këto ambiente

në mënyrë efektive; krijimin dhe fuqizimin e aktorëve të ndryshëm, duke nxitur

interesin e tyre dhe duke lehtësuar bashkëpunimin në mënyrë që të ketë sinergji

midis bizneseve, ofruesve të aftësive dhe politikë-bërësve.

5

2. Metodologjia e studimit

Analiza e bërë në kuadër të këtij studimi u fokusua në ndërveprimin midis sektorit

privat dhe publik dhe ofruesve privatë të aftësive (shkollat, universitetet, qendrat e

formimit, shoqatat, kompani të burimeve njerëzore, etj.), rrugët e përdorura për këtë

ndërveprim dhe nivelin e kënaqësisë së kompanive në lidhje me kualifikimet e siguruara

nga ofruesit e trajnimeve. Analiza identifikon shkaqet kryesore të bashkëpunimit

ekzistues jo të kënaqshëm midis sektorit privat dhe ofruesve të trajnimeve. Studimi

shqyrton mundësitë që të rinjtë (vajza e djem) kanë për arsim dhe trajnim.

Metodologjia e propozuar ka përfshirë më specifikisht:

Punë kërkimore në zyrë: shqyrtim i dokumenteve ekzistuese nga burime të ndryshme si

GIZ, ETF, OKB, USAID, Banka Botërore, IFAD, NSDI, ILO, AIDA, literaturë akademike,

strategjitë qeveritare, etj., për të identifikuar modelet e rikthimit në tregun e punës

përmes trajnimit, trajnimit në punë, iniciativave, strategjive, dhe politikave ekzistuese

për ndjeshmërinë gjinore, si dhe analizim të mangësive ekzistuese për të kuptuar më

mirë dhe për të identifikuar problemet kryesore.

Intervista të drejtpërdrejta me sipërmarrje private në sektorin e agro-përpunimit,

turizmit dhe TIK. Për të kryer intervistat e drejtpërdrejta kemi përgatitur pyetësorë

gjysmë të strukturuar në anglisht dhe shqip.

Një element i rëndësishëm për suksesin e intervistave ishte identifikimi i ‘personit kyç’

brenda sipërmarrjeve private, i cili luan një rol thelbësor në marrjen në punë dhe

menaxhimin e punës së përditshme të punonjësve.

Intervista të drejtpërdrejta me aktorë si: Ministri, organizata biznesesh, agjenci

zhvillimi, organizata biznesesh sektoral, etj.

Qëllimi i intervistave ishte grumbullimi i praktikave dhe njohurive nga aktorët vendas,

praktikat e biznesit për zhvillimin e aftësive, nevojat dhe kufizimet e sektorëve të

synuar. Për këtë u përgatit një pyetësor gjysmë i strukturuar në anglisht dhe në shqip.

Gjatë intervistave iu kushtua vëmendje e veçantë verifikimit të disa prej gjetjeve të

nxjerra nga intervistat me sipërmarrjet private.

Intervista të drejtpërdrejta me ofruesit publik dhe privatë të arsimit dhe formimit

profesional. Në këtë fazë u përzgjodhën ofruesit më përfaqësues të AFP-së (privatë,

publik, ofrues jo formal trajnimesh, si për shembull disa OJQ) që ushtrojnë aktivitetin e

tyre në zona të ndryshme të vendit (Tiranë, Durrës, Lushnje, Fier).

Gjatë kësaj faze, vëmendje e veçantë iu kushtua identifikimit të mekanizmit të bashkëpunimit me sipërmarrjet private që ofrojnë mundësi për praktikë dhe/ose punësim për të rinjtë që ndjekin kurset e tyre. Për këtë u përgatit një pyetësor gjysmë i strukturuar në anglisht dhe në shqip.

Verifikimi i gjetjeve: Gjetjet dhe rekomandimet u prezantuan në një seminar raportues

me RisiAlbania dhe në dy seminare vlefshmërie në fushën e (1) Agro-përpunimit; dhe

(2) Turizmit.

Seminaret e vlefshmërisë mblodhën së bashku: sipërmarrjet private, organizata të

bizneseve, autoritetet qendrore dhe vendore, OJQ, ekspertë, akademikë, etj.

6

Gjetjet e intervistave dhe të vlefshmërisë na ndihmuan të përcaktojmë mangësitë

kryesore të aftësive ndërmjet sektorit privat dhe ofruesve të aftësive, si dhe për të

nxjerrë disa rekomandime për të ardhmen.

Si rezultat, u mbajtën 69 intervista në total, 15 intervista me kompani turistike, 15

intervista me kompani agro-përpunuese, 11 intervista me kompani TIK, 12 intervista

me aktorë, dhe 16 intervista me ofrues aftësish. Intervistat u organizuan gjatë periudhës

15 maj – 18 qershor 2014, me një kohëzgjatje mesatare prej 60-90 min për intervistë.

7

3. Një vështrim i kuadrit ligjor për sistemin arsimor për zhvillimin e

aftësive

Arsimi profesional është një pjesë përbërëse e sistemit arsimor në Shqipëri. Gjatë dy

dekadave të tranzicionit, agjencitë qeveritare dhe donatorë të ndryshëm kanë

angazhuar burime dhe kanë bërë përpjekje të pafundme për zhvillime strategjike,

institucionale dhe të kuadrit ligjor që mbulon këtë komponent të arsimit. Në shkurt

2014, u prezantua ‘Strategjia e punësimit dhe aftësive 2014-2020’, e cila përcakton

objektivat, prioritetet e arsimit profesional, dhe parakushtet kryesore për zhvillimin

e tij. Kjo strategji e ka marrë frymëzimin nga objektivi gjithëpërfshirës i Europa

2020, për të pasur rritje të qëndrueshme dhe përfshirëse në mënyrën e duhur – që

deri në vitin 2020 të kemi arritur një ekonomi konkuruese dhe një shoqëri

përfshirëse të bazuar në “Aftësi më të mira dhe punë më të mira për të gjithë gratë

dhe burrat”.

Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) është agjencia kryesore qeveritare përgjegjëse

për zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive për arsimin, për

menaxhimin e sistemit arsimor, duke përfshirë edhe menaxhimin e përgjithshëm të

burimeve të sistemit arsimor publik dhe mbikëqyrjes së aktorëve privatë (jo publik)

në fushën e arsimit.

Janë katër agjenci publike nën mbikëqyrjen e MAS, që lidhen drejtpërsëdrejti me

sektorin e AFP-së: (i) Instituti i Zhvillimit të Arsimit përgjegjës për strategjitë e

zhvillimit të arsimit, hartimin e kurrikulave për arsimin para-universitar, hartimin e

strategjive për kualifikimin dhe trajnimin e mësuesve dhe drejtorëve të shkollave

para-universitare; (ii) Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve me fokus hartimin e

teksteve shkollore, monitorimin e procesit mësimor dhe kualifikimin e mësuesve

për provimet kombëtare; (iii) Agjencia Publike për Akreditimin e Arsimit të Lartë,

dhe (iv) Agjencia Kombëtare e Akreditimit të Arsimit të Lartë.

Agjencia Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional (AKAFP) është

institucioni kryesor i AFP-së, i themeluar në vitin 2006, përgjegjës për krijimin e një

sistemi kombëtar AFP të unifikuar dhe të njohur në nivel ndërkombëtar. AKAFP u

transferua si institucion nën varësinë e MMSR-së në vitin 2014. AKAFP përgatit

programe për zhvillimin e AFP-së të miratuar zyrtarisht nga MAS dhe Ministria e

Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR), përgatit listën kombëtare të specialiteteve

(profesioneve), Kuadrin Shqiptar të Kualifikimeve (KSHK) dhe Kurrikulën Kuadër

(KK), kryen akreditimin e ofruesve të AFP-së, përcakton standardet për trajnimin

fillestar dhe të vazhduar të mësuesve dhe instruktorëve, dhe përcakton kriteret për

vlerësimin e arsimit profesional dhe certifikimit.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR) është përgjegjëse për sistemin e

Formimit Profesional (FP) përmes Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP). Ky

funksion kryhet përmes një Departamenti specifik të formimit profesional, i përbërë

nga dy sektorë: FP dhe Kurrikula.

Ligji për “Arsimin para-universitar në Shqipëri, 1995” dhe ligji për “Arsimin dhe

Formimin Profesional në Shqipëri, 2002” kanë përbërë për shumë vite kuadrin ligjor

të AFP-së në Shqipëri, plotësuar nga shumë akte nënligjore (dekrete, urdhra

ministror dhe udhëzime administrative, rregullore dhe udhëzime të brendshme).

8

Një ligj i ri, i hartuar në qershor 2011, solli ndryshime të rëndësishme të ligjit

ekzistues të AFP-së. Ky ligj prezantoi një sërë konceptesh si të nxënit formal,

informal dhe joformal, të nxënit gjatë gjithë jetës, institucionet e AFP-së, Qendrat e

Formimit Profesional (QFP) dhe qendrat shumëfunksionale ofruese të AFP-së, roli i

shoqërisë civile dhe partnerëve të tjerë në zbatimin e KSHK-së, forma e dyfishtë e

AFP-së, akreditimi, licencimi, arsimi postsekondar, etj. Prezantimi i këtyre

koncepteve të reja arsimore krijon mundësi për përparësi të reja që e sjellin AFP-në

shqiptare më afër standardeve të BE-së dhe zhvillimeve arsimore. Ky ligj ka sjellë

edhe disa ndryshime institucionale si roli dhe përgjegjësitë shtesë të AKAFP-së për

KSHK-në e AFP-së, dhe si pasojë, emri i këtij institucioni ndryshoi dhe u bë Agjencia

Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe Kualifikimet.

Në qershor 2014, u miratuan disa ndryshime të ligjit për “Arsimin dhe Formimin

Profesional në Shqipëri, 2002”. Sipas tij, MAS dhe MMSR do të kenë një rol të

përbashkët në mbikëqyrjen dhe rregullimin e Sistemit të AFP-së. Por, MMSR do të

luajë rol proaktiv në lidhje me kurrikulën e AFP-së, politikat e punësimit, masat për

një treg pune aktiv, etj. Aktualisht projektligji i ri është miratuar por duhet të

plotësohet nga rregulloret dhe procedurat përkatëse.

Është miratuar edhe një kuadër i plotë rregullator në mbështetje të punësimit të të rinjve

(veçanërisht atyre që dalin nga shkollat e AFP-së), edhe pse nuk është zbatuar rregullisht

as nga bizneset dhe as nga institucionet publike.

Masa të tjera në fushën e punësimit dhe politikat për një treg pune aktiv:

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.873 (27.12.2006) “Masat financiare, kriteret

dhe procedurat për zbatimin e programeve të praktikës profesionale për

punëkërkuesit e papunë të diplomuar në Shqipëri apo jashtë”. Ky vendim kishte për

qëllim të lehtësonte përfshirjen e të rinjve të papunë që kanë mbaruar arsimin e

lartë në vend apo jashtë tij, brenda më pak se 24 muajsh, në programe për

zhvillimin e praktikave. SHKP është agjencia zbatuese, ndërsa punëdhënësit privatë

që do të merrnin në punë këta punëkërkues do të përfitonin 100% përfitimet

mujore për papunësinë për çdo muaj trajnim të punëkërkuesve, me kusht që të

caktonin një mentor. Nga ana tjetër, punëkërkuesit që marrin pjesë në këtë

program marrin ndihmë financiare - 100% të pagesës bazë për papunësinë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.47 (16.1.2008) për “Programin për

promovimin e punësimit përmes kualifikimeve në punë.” Ky vendim kishte për

qëllim kryerjen e trajnimeve në punë dhe formalizimin e praktikave (cirakëri).

Punëdhënësi që organizon trajnim në punë për punonjësit e papunësuar (informal)

mund të përfitojë: 70% të kostos së trajnimit nëse biznesi është në kategorinë e

SMEve; 50% të kostos së trajnimit për bizneset e mëdha për deri në gjashtë muaj.

Në shkëmbim, punëdhënësi është i detyruar të punësojë për gjashtë muaj të paktën

50% të të papunësuarve që trajnohen. Zyrat e SHKP-së kanë detyrimin të ofrojnë

tre muaj trajnim (maksimumi) për njerëzit në nevojë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 48 (16.1.2008) “Shuma dhe kushtet për të

përfituar nga programi i promovimit të punësimit për punëkërkuesit vulnerabël që

janë të papunë.” Ky vendim synon grupin e punëkërkuesve vulnerabël që janë të

papunë. Kjo kategori përfshin: punëkërkuesit e papunë për një kohë të gjatë,

përfituesit e ndihmës ekonomike, individët e moshës 18-25 vjeç që sapo hyjnë në

9

tregun e punës, personat mbi 45 vjeç, komunitetin romë dhe personat me aftësi të

kufizuara. Ky program mbulonte 100% kontributet shoqërore të punëdhënësit për

një vit, si dhe 100% të pagës minimale për katër muaj në një kontratë pune një

vjeçare.

Qeveria shqiptare miraton çdo vit kuotën e caktuar të pranimit dhe tarifat

përkatëse të regjistrimit në universitetet e sistemit publik. Kjo është oferta publike

zyrtare nga arsimi i lartë për të gjitha profilet dhe kualifikimet e ofruara nga

universitetet në mbarë vendin. Oferta nuk përfshin studentët e regjistruar në

institucionet private të arsimit.

10

4. Sistemi i arsimit profesional

Sistemi i arsimit profesional në Shqipëri ka ndryshuar përgjatë viteve me qëllim që t’i

përshtatet tendencave të tregut të punës dhe zhvillimeve ekonomike. Ky sistem pësoi

ndryshime madhore pas ndryshimit të arsimit të detyruar nga 8 në 9 vjet dhe pas

përshtatjeve përkatëse në profilet profesionale. Një ndryshim tjetër që duhet theksuar

është konsolidimi i kuadrit ligjor për zhvillimin e KSHK-së dhe praktikave të tjera të

lidhura me cilësinë e AP-së.

AFP-ja konsiderohet të jetë një nga prioritet e qeverisë për të krijuar mundësi punësimi

për të rinjtë që nuk ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe që i përshtaten nevojave të

tregut për profesione specifike. Për këtë qëllim, shpenzimet u parashikuan të arrijnë

deri në 13% të buxhetit total të arsimit deri në vitin 2015, por megjithatë financimi i

sistemit të AFP-së është ende në nivele të ulëta.

Oferta për AP në Shqipëri ka ndryshuar me kalimin e viteve në përpjekje për t’iu

përshtatur zhvillimeve ekonomike dhe kërkesave të tregut të punës. Cilësia e AP-së në

mbarë vendin ndryshon dukshëm. Përveç problemeve të zakonshme si zhvillimi i

kurrikulave, trajnimi i mësuesve/instruktorëve, pajisja e shkollave/qendrave,

infrastruktura, etj., shkollat ndryshojnë shumë njëra nga tjetra në varësi të statusit të

tyre (kombëtare apo vendore), vendndodhjes (qytet i madh apo i vogël), mbështetjes

nga donatorë ndërkombëtarë, etj. Cilësia e arsimit ndikohet gjithashtu nga skemat e

papërshtatshme financiare, nga përfshirja e pakët aktive e aktorëve kryesorë si

partnerët socialë, një orientim i pamjaftueshëm i sistemit të kualifikimeve dhe

certifikimit kundrejt zhvillimeve të reja dhe standardeve të BE-së, etj. Të gjithë këto

probleme e bëjnë AP-në jo aq tërheqës sa arsimi i përgjithshëm. Kjo reflektohet në

normën e ultë të regjistrimeve në shkollat e mesme profesionale.

Drejtimet e AP-së, niveli i arsimit dhe kohëzgjatja përcaktohen me ligj. Sipas ligjit të

ri të AFP-së, Niveli i referohet kualifikimit që një student merr nga shkolla (bazë,

pothuajse i kualifikuar ose i kualifikuar), “Drejtimet” i referohen kualifikimit

profesional të marrë në bazë të KSHK-së, ndërsa Specializimet/“Profilet” i referohen

më tepër kualifikimeve të specializuara që studenti ndjek në nivelin e dytë dhe të

tretë.

Duke filluar nga viti akademik 2009-2010, AP-ja ofrohet nga shkolla publike dhe

private në tre nivele, me një kohëzgjatje maksimale prej 4 vitesh. Janë edhe një

numër i vogël shkollash të mesme të përgjithshme që ofrojnë arsim profesional.

Sipas strukturës së re, nivelet e AP-së janë: Niveli 1 (2 vjet) arsim profesional bazë.

Merret një certifikatë që lejon ndjekjen e arsimit të mëtejshëm në nivelin e dytë ose

për të hyrë në tregun e punës; (ii) Niveli 2 (1 vit) persona më të kualifikuar në një

sërë aftësish. Marrin një certifikatë që lejon vazhdimin e studimeve në nivelin e tretë

ose hyrjen në tregun e punës; (iii) Niveli 3 (1 vit) i ofruar në sistemin 2+1+1 vjet,

2+2 vjet, ose katër vjet rresht. Janë teknikë/menaxherë të kualifikuar në profesione

11

të caktuara që marrin Diplomë Maturie e cila lejon vazhdimin e studimeve në

arsimin terciar ose hyrjen në tregun e punës.

Pavarësisht strukturës të modernizuar të AFP-së së fundmi, “2+1+1 vjet” (MAS 2009), e

cila lejon në teori dhe në parim fleksibilitet vertikal dhe horizontal me pikë daljeje dhe

rihyrje, ofruesit e AFP-së po sillen si “quasi”-ofrues të arsimit të përgjithshëm me

drejtime teknike apo profesionale, por vështirë se i pajisin nxënësit për të qenë gati dhe

me aftësitë e duhura për t’u punësuar.

Problemet e sistemit të AFP-së rriten edhe nga niveli i ultë i regjistrimeve, struktura e

vjetërsuar, fondet e kufizuara dhe njohuritë e vjetërsuara të mësuesve. (MASH, 2012,

Përgatitja e Buxhetit – fragment nga ‘Strategjia e punësimit dhe aftësive 2014-2020’)

Pothuajse 50% e të gjithë ofruesve publik të AFP-së janë vlerësuar me nivel të ulët

performance. Ky grup karakterizohet nga një performancë e përgjithshme e

pakënaqshme deri në një nivel më pak se i kënaqshëm dhe kërkon urgjentisht

përmirësim madhor në shkallë të gjerë. Nga ana tjetër, situata duket më e mirë për

36.5% të ofruesve të AFP-së të vlerësuar me nivel të mesëm performance, çfarë

tregon një potencial të madh për përmirësim në një sërë aspektesh:

(1) Cilësia dhe përmbajtja e programeve të AFP-së dhe kurseve afat shkurtra,

(2) Përzgjedhja dhe pranimi i nxënësve /personave në trajnim,

(3) Mësuesit dhe zhvillimi i mëtejshëm i tyre,

(4) Kushtet e ambienteve dhe pajisjet,

(5) Organizimi, menaxhimi dhe efikasiteti.

Në nivelin e poshtëm të matricës së performancës së ofruesve të AFP-së ndodhen 11.5%

e të gjithë ofruesve të AFP-së, të cilët karakterizohen nga një nivel i përgjithshëm i

pakënaqshëm i performancës së tyre dhe kërkojnë vëmendje urgjente dhe

përmirësime madhore në të gjitha aspektet. Vetëm një ofrues AFP-je (2.0%) sapo

ka arritur nivelin ‘performancë e lartë’.1

Struktura e re e AP-së e prezantuar në vitin 2009 krijoi më shumë mundësi për

specializim por edhe më shumë fleksibilitet. Struktura e re e AP-së zëvendësoi 26

specializime që ofroheshin në strukturën e vjetër të AP-së, me 17-19 specializime

që, duke filluar nga viti 2011-2012, pritej të siguronin rreth 60-65 drejtime

profesionale për Nivelet II dhe III të AP-së. Shumica e shkollave profesionale ofrojnë

një variacion të kufizuar drejtimesh profesionale që ngushtohet edhe më tej sepse i

referohen një sektori specifik të industrisë. Aktualisht, AKAFPK ka prezantuar 180

drejtime me shpjegimet përkatëse për të gjithë strukturën e AP-së në Shqipëri.2

Ekzistojnë 10 qendra publike formimi në Qarkun Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë,

Durrës, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër si pjesë e trajnimit të ofruar në Shqipëri. Numri

total i personave të trajnuar dhe certifikuar në vitin 2010 ishte 8,485 (Tabela 1).

1Pyetësori bazë i GIZ-it për Ofruesit Publik të AFP-së në Shqipëri, prill 2014

2Shënime nga intervista me Drejtoreshën e AKAFPK, znj. Sonila Limaj

12

Të dhënat e regjistrimeve tregojnë se norma mesatare e pjesëmarrjes është më e

lartë për të rinjtë e moshës 16-24 vjeç (56%), ndërsa 51% e kursantëve janë gra.

Kursantët e diplomuar në arsimin e mesëm të përgjithshëm përbëjnë 38% të

kursantëve në qendrat e formimit profesional dhe % e kursantëve me diplomë

universitare është pothuajse e ngjashme: 37%. Një e dhënë shumë intriguese është

se 48% e nxënësve janë të papunë.

12,133 nxënës të regjistruar në shkollat profesionale në vitin akademik 2010-2011,

përbëjnë 8% të gjithë nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm. 4,799 prej tyre

kanë ndjekur mësimin sipas strukturës së vjetër të AFP-së. Shumica e tyre zgjodhën

degët biznes dhe ekonomiks, automekanikë, TIK, elektro-teknikë dhe mikpritje.

Numri i nxënësve të regjistruar në vitin e parë u rrit me 30% për vitin akademik

2010-2011 në krahasim me 2009-2010. Kjo rritje ishte e dukshme në pothuajse të

gjitha profilet e nivelit të parë (2 vjet – struktura e re), por është më e dukshme për

aftësitë në bujqësi (50%), elektro-teknikë (28%), automekanikë (63%), mikpritje

(37%), etj. Pavarësisht rritjes së kërkesës për aftësim në bujqësi, ajo mbetet e ulët

në krahasim me totalin. Për sa i përket TIK-ut, vihet re një rritje e dukshme e

regjistrimeve në nivelin I (2+2 vjet).

AP-ja përfshin edhe programin e arsimit post-sekondar i zhvilluar si një Program

Studimi i Dyfishtë. Filloi zyrtarisht në tetor 2008 me vetëm 17 nxënës në fushën e

Menaxhimit Bankar si drejtim kryesor (major). Ky program është zgjeruar dhe ofron

studime në tre drejtime kryesore: (i) Menaxhim bankar; (ii) Katering/Menaxhim

turizmi; dhe (iii) Menaxhim SME-sh/kompanish ndërtimi. Secili prej specializimeve

zhvillohet në gjashtë semestra. Çdo semestër konsiston në 12 javë studimesh

akademike + 12 javë trajnimi praktik në një kompani private. Nxënësit mund të

marrin ose një certifikatë ose një diplomë (120 ECTS).

- Shkolla profesionale “Beqir Cela” – në Shkozet, Durrës – në bashkëpunim me

FastTip Durrës ofron tre programe AFP-je post-sekondare:

1. Multimedia

2. Auto diagnozë

3. Teknologji informacioni

Disa programe AFP-je post-sekondare ofrohen nga universiteti privat Polis në

fushën e Eficencës së Energjisë. Ky program ofrohet si studim me kohë të pjesshme

për dy vjet me 120 kredite evropiane (ECTS).

Universiteti i Durrësit ofron programet e mëposhtme në nivelin postsekondar:

Asistent Dentist – Asistent Ligjor – Asistent Administrate – Menaxhim

Ndërtimi – Specialist Rrjeti IT – Teknologji Automobilistike – Menaxhim

Transporti – Menaxhim Transporti Tokësor/Detar. Programet ofrohen sipas

një kurrikule dy vjeçare dhe jepet një diplomë me 120 ETCS.

Universiteti Bujqësor i Kamzës në Tiranë ofron një program dy vjeçar veterinarie në

degën e vet në Lushnje. Programi jep një Diplomë Profesionale me 120 ETCS.

13

Kolegji Profesional i Brezit të Ri ofron dy programe AFP-je postsekondare në degët

Estetistë i Avancuar dhe Parukier i Avancuar.

14

SEKTORET E SYNUAR: KERKESA DHE OFERTA PER AFTESI DHE KUALIFIKIME

I – AGRO-PERPUNIMI

I. a Vështrim i përgjithshëm i sektorit

Kjo pjesë krijon një ide të përgjithshme të drejtimit të Sektorit të Agro-përpunimit në

Shqipëri dhe na ndihmon të kuptojmë origjinën e kërkesës për aftësi të veçanta. Kjo

pjesë është një përmbledhje e gjetjeve të detajuara nga intervistat e bëra në terren dhe

nga puna kërkimore mbi nën-sektorët e agro-përpunimit si: përpunimi i produkteve të

qumështit, mishit, përpunimi i vajit, prodhimi i verës, përpunimi i frutave,

mbledhja/ngrirja e frutave dhe perimeve.

Agro-përpunimi përfshin kryesisht kompani të vogla, sepse është një industri e vogël

por në rritje në ekonominë shqiptare. Kontributi i kësaj industrie në PPN-në shqiptare

është rreth 1.4%. Numri total i punonjësve në këtë industri është pak më shumë se

11,000 por me një tendencë pozitive. Deri në vitin 2013, industria e agro-përpunimit

dominohej nga përpunues të vegjël që punësonin 2-10 persona. Vetëm 10% e bizneseve

në këtë sektor kanë më shumë se 50 punonjës. Nën-sektori më i ri është përpunimi i

fruta-perimeve me 29 biznese. 10% e kompanive të përpunimit të mishit kontrollojnë

mbi 80% të tregut. Kjo kategori ka qenë në fokus të studimit tonë sepse ato ofrojnë

potencialin për shkëmbim me tregun e punës për aftësi blerëse ose me ofruesit e

aftësive për ritrajnimin e punonjësve të rinj dhe ekzistues. Biznesi mbizotërues është

prodhimi i miellit dhe i bukës, i cili kontribuon më shumë se 50% në industrinë agro-

përpunimit, i pasuar nga prodhimi i likereve dhe pijeve, dhe nga përpunimi i qumështit

dhe mishit. Kjo industri ka një veçanti sepse nuk e shfrytëzon plotësisht kapacitetin e

vet që varion nga – 5.2% në bizneset e përpunimit të vajit deri në -44% në industrinë e

përpunimit të brumit. Edhe bizneset e përpunimit të mishit e keqpërdorin ose nuk e

përdorin plotësisht kapacitetin e tyre -13.8%, ndërsa përpunimi i qumështit me -

20.6%3.

Vetëm kohët e fundit kësaj liste i janë shtuar sipërmarrjet e përpunimit të peshkut dhe

bizneset moderne të përpunimit të qumështit dhe mishit. Kompanitë e prodhimit të

verës dhe birrës duket se janë bizneset më moderne të lindura në 10 vitet e fundit, të

cilët kanë investuar në modernizimin e kapitalit të tyre fizik, por ajo çfarë është edhe më

interesante, kanë investuar edhe në sistemin e menaxhimit të sigurisë së ushqimit. Kjo

tendencë ka krijuar një grup të mirë biznesesh të zhvilluara në këtë industri të re.

Sistemet e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit janë të reja në Shqipëri dhe vetëm në

bizneset e mëdha agro-përpunuese. Numri i agro-përpunuesve të vetëdijshëm dhe të

familjarizuar me kriteret ligjore të ushqimit është i kufizuar, duke mbajtur parasysh

edhe faktin që kërkon fonde dhe staf për t’i zbatuar me korrektësi. Projektet nga

3Programi i Zhvillimit Rural nën Instrumentin e asistencës para- aderuese të Republikës së Shqipërisë

2011-2013. MBUK, 2011

15

donatorët kanë ofruar ndihmë të dukshme në lidhje me këto çështje, duke filluar nga

formulimi i politikave deri në zhvillimin e një mjedisi të duhur për bizneset agro-

përpunuese, përmes këshillimit, informimit dhe investimit.

Në krahasim me kampionin mesatar të bizneseve të përfshira në këtë studim, sektori i

agro-përpunimit ofron më shumë variacion të shumë treguesve të tregut të aftësive,

duke përfshirë (i) tendencën për aftësi/profesione të reja, (ii) strukturën e pronësisë –

pronar i vetëm; (iii) pozicionim më i mirë për të tërhequr fonde të BE-së; (iv) balancë

gjinore më e mirë; dhe (v) punonjës më të rinj në të gjitha nivelet dhe nga të gjitha zonat,

duke përfshirë edhe zonat rurale; (vi)interes nga qeveria për të imponuar ndryshime të

politikave që prekin sektorin. Kjo e fundit mund të sigurojë një mjedis të stimuluar

biznesi përmes subvencioneve dhe reduktimin e taksave.

Tabela 1. Diagrama e Sistemit të Tregut për sektorin agro-përpunues

Diagrama matricë për tregun e aftësive në sektorin e agro-përpunimit do të shpjegohet

gjatë gjithë kapitujve të këtij studimi.

I. b Analiza e kërkesës për aftësi

Në kontekstin e këtij studimi i jemi drejtuar tre grupe aktorësh: kompanive agro-

përpunuese, organizatave ndërmjetëse (programe të ndryshme donatorësh në bujqësi

dhe agro-përpunim, programe donatorësh në programe rurale me një komponent

Diagramë e Sistemit të Tregut të Agro-përpunimit

Arsimi Publik

Universitetet Arsimi & Formimi

Privat

Kuadri rregullator

për AFP Standartet (standartet

e certifikimit, renditja)

Rregullat dhe normat informale të prezantuara

nga secili sektor

Funksionet mbështetëse

Rregullat

Oferta

Vendosja dhe zbatimi I rregullave

Kërkesa Funksioni Bazë

Informimi dhe komunikimi

Qeveria

Rrjetet informale Sektori jo- fitimprurës

Sektori Privat

Organizatat anëtare

Organet Përfaqësuese

Aktorët

Kordinimii

Transparenca

Përfaqësimi

Kontrolli

Zbatimi

Komunikimi

Llogaridhënia

Novacioni

Funksionet mbështetëse dhe rregullat që përmirësojnë eficencën e tregut

Informacioni

Praktika

Kuadri rregullator për

Agro-përpunimit

Shërbimi I Ekstensionit

16

trajnimi, shërbime shtesë publike dhe private, ofrues të inputeve dhe ofrues publik dhe

privat të aftësive.

Pas intervistave u organizua një seminar vlefshmërie me aktorët kryesorë të sektorit.

Pjesëmarrësit konfirmuan gjetjet e intervistave dhe bënë komente shpjeguese. Gjatë

seminarit u nxit diskutimi në grup për një artikulim më të mirë të kërkesës për aftësi në

shumicën e nën-sektorëve të agro-përpunimit. Grupi përbëhej nga rreth 15 ekspertë,

kompani private, universitete, organizata biznesesh, ofrues privatë të aftësive,

konsulentë dhe staf i RISI Albania, etj.

Kompanitë e intervistuara u pyetën, midis të tjerash, për metodat e përdorura ose të

preferuara për trajnimin e punonjësve gjatë dy viteve të kaluara. Metodat mbizotëruese

të përdorura për trajnimin e punonjësve ishin trajnimi në punë (80% e bizneseve të

intervistuara), veçanërisht në rast punonjësish të rinj, pasuar nga mentorimi /praktikë

(65%) dhe seminare/workshop-e (20%). Shifra e fundit vjen nga prodhuesit e likereve

dhe pijeve nga përfaqësuesi i KASH. Për sa i përket stafit drejtues/menaxherë, shumica e

të intervistuarve përmenden workshop-et/seminaret (70%) dhe trajnimin teknik

(10%).

Profesioni më i kërkuar ishte ai i teknologut për prodhim në nivele të ndryshme. Siç

përmendet më lart, kjo aftësi konsiderohej si e munguar në bizneset agro-përpunuese.

Kërkesa erdhi qartë nga përpunuesit e qumështit dhe, në një mënyrë, edhe përpunuesit

e mishit shprehën preferencën e tyre për ta blerë këtë shërbim jashtë Shqipërisë. Kjo ka

lidhje me teknologjinë e përdorur ose me besimin. Produktet e përfunduara të këtyre dy

nën-sektorëve nuk e përballojnë konkurrencën vendase sepse përpunuesit e mëdhenj e

ndajnë lehtësisht tregun midis tyre. Konkurrenca më e madhe vjen nga importet,

veçanërisht për shkak të llojshmërisë së gjerë dhe produkteve të diversifikuara. Këta

nën-sektorë duhet të arrijnë tendencën e risisë për të qenë në gjendje të synojnë këtë

pjesë të tregut dhe për t’u përgatitur për tregjet ndërkombëtare si një kusht për

shfrytëzimin e plotë të kapacitetit të investimeve të tyre. Nevojiten aftësi personale (soft

skills) për të mbështetur zhvillimin e teknologjisë dhe proceseve për të gjithë industrinë

agro-përpunuese dhe për këta dy nën-sektorë në veçanti, sepse standardet e ofruara

janë shumë pas tregjeve ndërkombëtare.

Aktualisht, profesioni i teknologut të përgjithshëm mbështetet nga një kurrikul e

mirëzhvilluar në nivelin e arsimit të mesëm dhe universitar (Diplomë universitare &

Master). Personat e intervistuar, dhe veçanërisht ofruesit e aftësive dhe organizatat

ndërmjetëse si KASH, ADAMA, ADAD dhe një biznesmen nga Lushnja shpjeguan më tej

nevojën për teknologë. Industria e agro-përpunimit kërkon shumë më tepër se një

teknolog të përgjithshëm. Mbikëqyrësit/kontrolluesit e cilësisë dhe standardeve

mungojnë gjerësisht në këtë sektor, po ashtu edhe drejtuesit e prodhimit dhe/ose

mbikëqyrësit e linjës së prodhimit.

Pothuajse të gjithë bizneset e intervistuara pranuan se kanë punësuar teknolog përmes

rrugëve informale (të njohur, rekomandime) duke treguar mungesë besimi dhe

informacioni për ofrimin e kësaj aftësie në vend.

Në fakt, këto janë funksione më tepër se profesione, por menaxherët e intervistuar të

sipërmarrjeve agropërpunuese e theksuan këtë si mangësi. Ky fakt na çon në

17

përfundimin se nevojitet trajnim i vazhduar në punë, specializimin pas diplomimit apo

zgjidhje të tjera që tregohen në kapitullin e rekomandimeve.

Cilësia e produktit të përfunduar të industrisë së agro-përpunimit lidhet ngushtë me

cilësinë e lëndës së parë, sepse përpunimi nuk mund ta përmirësojë së tepërmi cilësinë

dhe sigurinë e produktit të përfunduar. Për këtë arsye, nevojiten agronomë të trajnuar

për të përmirësuar strukturën e prodhimit, llojshmërinë e prodhimit dhe cilësinë e tij.

Këto detyra janë përgjegjësi e departamenteve vendore të Shërbimit të Ekstensionit dhe

politikave të Ministrisë së Bujqësisë, Administrimit të Ujërave dhe Peshkimit.

Një tjetër aftësi e kërkuar nga përfaqësuesit e industrisë (përpunuesit e qumështit dhe

specifikisht nga ADAMA) dhe nga ofruesit e aftësive është tekniku/operatori i

laboratorit, edhe pse ne e përkthejmë këtë kërkesë në aftësi specifike për përdorimin e

instrumenteve të nevojshme. Këto aftësi mund të përfitohen në nivele pas diplomimit

(në formën e kurseve të shkurtra) të ofruara nga Universiteti Bujqësor ose nga ofrues

privatë të aftësive (ADAMA).

Një drejtim i veçantë që mungon në Zinxhirin e Vlerës Ushqimore u identifikua qartë nga

organizatat ndërmjetëse dhe ofruesit e aftësive. Bizneset kërkuan profilin e agjentit

vendor të zhvillimit. Ky drejtim mund të vendoset në fillim të zinxhirit të vlerës

ushqimore ku fillon identifikimi i lëndës së parë, kontraktimi, para-porosia dhe

grumbullimi, si dhe në fund të zinxhirit si pjesë e një rrjeti tregtarësh për një produkt

ose grup produktesh specifike. Ky drejtim mund të luajë një rol edhe në identifikimin

dhe ofrimin e inputeve të tjera në zinxhirin e vlerës. Organizata të ndryshme, por

veçanërisht projekte të financuara nga donatorët, janë përpjekur të luajnë këtë rol, por

ndërhyrja e tyre nuk ishte e qëndrueshme (shembulli i platformës web për inpute në

lidhje me bujqësinë dhe çmimet e produkteve). Përvoja italiane tregon se ky është një

profesion i konsoliduar, jo domosdoshmërisht me diplomë me një kurrikul specifike nga

një sistem arsimor formal. Mund të jetë një program mësimor për të rritur, që ofron disa

teknika studimi tregu dhe marketimi të një produkti.

Për sa i përket aftësive të Marketingut, ka shumë ofrues për aftësi në këtë drejtim.

Marketimi i produkteve të agro-përpunimit nuk kërkon aftësi specifike që nuk ofrohen

nga një kurrikul e përgjithshme marketingu në shkollat profesionale apo universitetet

publike dhe private. Kurrikula e marketingut në të dyja nivelet e arsimit formal është e

krahasueshme me shkollat evropiane. Problemi qëndron te punësimi për herë të parë i

të diplomuarve nga universitetet (bachelor) sepse u mungon intuita e marketimit e cila

zhvillohet ose nga përvoja e gjatë ose përmes trajnimeve intensive (teknika të veçanta)

që ofrohen ose në punë ose përmes ofrimit të praktikave të punës/trajnimeve të

shkurtra. Ofrues të aftësive të tilla mund të jenë universitetet publike dhe private,

shkollat e mesme që ofrojnë drejtim kryesor (major) për marketing si dhe drejtime nga

qendrat e formimit (publike dhe private), nga akademia e biznesit e përfshirë në dy

biznese të mëdha si Agna Group dhe MD dhe së fundi edhe nga kompani burimesh

njerëzore të cilat mund të ofrojnë kurse të specializuara sipas kërkesave të klientëve

(bizneseve).

Siç përmendet më sipër, bizneset drejtuese të industrisë së agro-përpunimit duhet të

përditësojnë linjat e tyre të prodhimit (teknologjinë dhe proceset), kështu që stafi

mirëmbajtës si teknikët e linjës së prodhimit dhe inxhinierët duhet të përditësojnë

edhe njohuritë e tyre. Ky shërbim zakonisht blihet si pjesë e linjës së prodhimit për një

18

periudhë të caktuar dhe ekspertiza i transferohet stafit të kompanisë. (Kjo u theksua nga

EHW, Natural, Extramilk).

Përveç aftësive kryesore që mungojnë në industrinë e agro-përpunimit – identifikuar

nga intervistat dhe gjetjet nga seminari i vlefshmërisë - disa menaxherë (përpunimi i

qumështit, grumbullimi dhe dhomat frigoriferike ngrirëse) përmendën pozicionet

ndihmëse që nuk plotësohen me punëtorë të aftë. Punëtorët në linjat e prodhimit,

paketim, dhe procese të tjera ndihmëse nuk kanë as aftësitë minimale që duhet t’i

ketë çdo punonjës, si disiplina e punës, higjiena dhe standardet sanitare, etj. (ADAD në

emër të një agro-përpunuesi dhe një kompanie grumbullimi/ngrirje në Peshkopi).

Bizneset e agro-përpunimit nuk kanë preferencë gjinore në marrjen në punë të

personave. Kjo ishte përgjigjja e përgjithshme nga të gjithë bizneset e intervistuara.

I. c Oferta e aftësive për sektorin e agro-përpunimit

Burimet për specialistë të agro-përpunimit:

A. Universitetet publike

B. Shkollat e mesme profesionale

C. Programe trajnimi të iniciuara dhe mbështetur nga donatorë të ndryshëm

institucional dhe privatë

D. Shërbimi i ekstensionit (ende publik)

Në Shqipëri ekziston një debat i vazhdueshëm për cilësinë e studentëve të diplomuar

nga ofruesit publik të aftësive në krahasim me ofruesit privatë, për shkak të mungesës

së liҫencimit dhe akreditimit sipas standardeve ndërkombëtare.

Ky sektor është shumë i gjerë dhe përshin shumë nënsektorë si bulmeti, mishi, vaji,

likeret, mielli, peshkimi, frutat dhe perimet.

Agro-përpunimi ka të punësuar vetëm 11,2824 persona në punë formale, por

informaliteti është i lartë për shkak të sezonalitetit të prodhimeve dhe bizneseve të

paregjistruara.

Shumica e të rinjve që punojnë në agro-përpunim nuk kanë aftësi dhe punojnë në linjën

e përpunimit. Atyre u ofrohet trajnim në punë gjatë ditëve të para nga stafi i brendshëm

dhe perspektiva për një punë më të kualifikuar në ato kompani pothuajse mungon fare.

Pozicionet menaxheriale dhe teknike në kompanitë jashtë Tiranës janë të pakta dhe ka

një kërkesë të lartë për to.

Universiteti publik

Kurrikula për teknologë është ofruar në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit duke

filluar që nga mesi i viteve 60, dhe ofrohen këto drejtime kryesore (majors):

4Burimi: INSTAT

19

a. Konservim dhe përpunim produktesh bujqësore

b. Teknologji përpunimi për fruta dhe perime

c. Teknologji përpunimi për rrushin (enologjia)

d. Teknologji përpunimi për produktet e qumështit

Diplomat e mësipërme i shërbenin më së miri nevojave të industrisë në atë kohë - më

shumë se 50 sipërmarrje shtetërore të përpunimit ushqimor në mbarë Shqipërinë - për

shkak të një planifikimi të centralizuar nevojash në atë sektor.

Pas viteve 90, kurrikula e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit u pasurua me:

a. Teknologji ushqimore (e përgjithshme)

b. Kontroll higjiene dhe sanitare për produktet e mishit

c. Mikrobiologji dhe bioteknologji ushqimore

Aktualisht, ky Fakultet ka për qëllim përgatitjen e specialistëve (inxhinierë agro-

ushqimorë, bioteknologë dhe specialistë të tjerë të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit) për

të plotësuar çdo hap të zinxhirit të vlerës ushqimore.

Duke krahasuar kurrikulat e këtyre dy periudhave kohore mund të arrijmë në

përfundimin se të diplomuarit e periudhës së dytë kanë profil më të përgjithshëm se të

diplomuarit para viteve 90, ndërsa shkalla dhe niveli teknik i industrisë së

agropërpunimit në përgjithësi duket se kërkon më shumë teknologë të specializuar (siç

përmendet shpesh nga të intervistuarit).

Teknologët e diplomuar në vitin 2010 -11 ishin 117 studentë me kohë të plotë; në vitin

2011-12, 96 teknologë të diplomuar (studentë me kohë të plotë) dhe 22 me kohë të

pjesshme; ndërsa për vitin 2012–13 ishin 70 teknologë të diplomuar nga sistemi me

kohë të plotë dhe të pjesshme.

Stafi akademik në Universitetin Bujqësor pohoi se këto janë kurrikula të mirëzhvilluara

në të dyja nivelet arsimore, ndërkohë që të gjithë bizneset e intervistuara u përgjigjën se

nuk e dinin (60%), nuk e besonin (100%) ose nuk prisnin që të gjenin teknologë të

kualifikuar në treg. Çështja e besimit ishte vendimtare për punësimin e dikujt në

bizneset e tyre, pa qenë domosdoshmërisht i diplomuar si teknolog (përveç Aquilla

Liquori), ose e blinin shpesh këtë shërbim jashtë vendit si pjesë e paketës teknologjike

(Natural, EHW). Tabela në vijim tregon ofertën për aftësi sipas Kuotës në Universitetet

Publike të miratuara nga Qeveria e Shqipërisë për vitin akademik 2013 – 2014.

20

Oferta për aftësi nga sistemi i universiteteve publike

Kuota 2013- 2014

Universiteti i Tiranës,

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Diplomë universitare - Teknologji kimike dhe ushqimore

100

Master profesional në bioteknologji mjedisi

40

Master shkencor në teknologji ushqimore dhe shkencë

60

Universiteti Bujqësor i Tiranës,

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Diplomë universitare - Menaxhim agrobiznesi

160

Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit (Lushnje)

Diplomë universitare - Menaxhim agrobiznesi (Lushnje)

80

Universiteti Bujqësor i Tiranës,

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Diplomë universitare – Zootekni dhe biznes blegtoral

80

Diplomë universitare - Akuakulturë dhe menaxhim peshkimi

80

Master shkencor për Menaxhim agrobiznesi

35

Master profesional për Menaxhim agrobiznesi(me kohë të pjesshme)

150

Universiteti Bujqësor i Tiranës,

Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Diplomë universitare – Teknologji agroushqimore

120

Universiteti “A.Xhuvani” Elbasan,

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Diplomë universitare - Teknolog Laboratori (2 vjet)

60

Tabela 2. Universitetet publike dhe degët përkatëse që ofrojnë aftësi për sektorin e agro-

përpunimit5

5 Burimi: VKM nr. 565 date 27.06.2013 për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet

publike të arsimit të lartë të ciklit të parë. VKM nr. 744 datë 05.09.2013 për kuotat e pranimit dhe

tarifat e shkollimit në programet Master Shkencor dhe Master i Arteve.

21

Sistemi i shkollave profesionale

Sipas listës së Kualifikimeve/profesioneve të përgatitur dhe miratuar nga AKAFPK,

teknologët diplomohen në dy shkolla profesionale kombëtare (Hoteleri-turizëm në

Tiranë dhe Shkolla e Mesme Profesionale Kamez) dhe në tre shkolla profesionale

vendore në Durrës (Shkolla teknologjike Hysen Çela), Korçë (Isuf Gjata) dhe në Bushat

(Ndre Mjeda).

Drejtimet e kurrikulave profesionale në shkollat profesionale publike:

Teknologji ushqimore

Teknologji ushqimore (Viti 1)

Teknologji ushqimore (Viti 2)

Teknologji e përpunimit të qumështit (Viti 3)

Teknologjia e përpunimit të makaronave (Viti 3)

Teknologjia e përpunimit të fruta-perimeve (Viti 3)

Teknologjia e prodhimit të pijeve alkolike (Viti 3)

Teknologjia e përpunimit të mishit dhe peshkut (Viti 3)

Teknologjia ushqimore (Viti 4)

Teknologjia agroushqimore

Teknologjia ushqimore (Viti 1)

Teknologjia ushqimore (Viti 2)

Teknologjia e prodhimit të mishit (Viti 3)

Teknologjia e produkteve bujqësore (Viti 3)

Teknologjia e prodhimit të verës (Viti 3)

Teknologjia agroushqimore (Viti 4)

Tabela 3. Profilet e kurrikulës AFP në shkollat publike AFP. Burimi MMSR

22

Studentët e regjistruar në shkollat profesioanle

Teknologjia ushqimore dhe Teknologjia agroushqimore (2013)

Shkolla/vendndodhja Drejtimet (Profilet)

Studentët e

regjistruar

Femra Totali

Hoteleri-Turizëm, Tiranë Teknologji ushqimore 37 379

Isuf Gjata, Korçë, Teknologji ushqimore 9 79

Ndre Mjeda, Bushat, Teknologji agro-ushqimore 4 102

Shkolla kombëtare

profesionale Kamez, Teknologji ushqimore 2 22

Shkolla teknologjike

Hysen Çela, Durrës, Teknologji ushqimore 32 160

TOTALI 84 742

Tabela 4. Studentët e pranuar në Shkollat profesionale për teknologji ushqimore dhe teknologji

agro-ushqimore në vitin 2013-2014. Burimi: MMSR

Tabelat më sipër nuk reflektojnë problemet në lidhje me mungesën e interesit në

nënsektorët për shkak të numrit 0 të studentëve që ndjekin drejtime si përpunimi i

qumështit, mishit dhe peshkut, fruta-perimeve në të gjitha shkollat e treguara në tabelë.

Kjo ndodh për shkak të kurrikulave të reja të prezantuara pas ndryshimit të sistemit të

AFP-së dhe për shkak të mungesës së kërkesës për këto aftësi.

Shkollat profesionale përdorin sistemin 2+1+1 dhe ofrojnë kompetenca në:

Teknologji ushqimore Teknologji agro-ushqimore

23

Tab. 5 Kompetencat profesionale në teknologji ushqimore

Niveli I – 2 vjet Niveli II – 1 vit Niveli III – 1 vit

- Organizon vendin e punës.

- Përdor dhe mirëmban veglat dhe materialet e punës.

- Respekton standardet profesionale.

- Interpreton dokumentacionin teknik.

- Përgatit kafshët dhe shpendët për therje.

- Pastron kafshët e therura.

- Bën përzgjedhje të ndryshme gjatë procesit teknologjik.

- Bën përgatitjet e thjeshta të lëndës së parë.

- Mbush kontenierët e konservimit.

- Bën trajtimet e thjeshta termale.

- Bën transportin para, gjatë dhe pas procesit teknologjik.

- Bën punën përgatitore të paketimit.

- Bën paketimin e thjeshtë.

- Largon mbetjet teknologjike.

- Shtyp rrushin për prodhimin e verës dhe produktet e distilimit.

- Bluan maltën për prodhimin e verës.

- Mbush kontenierët e fermentimit për prodhimin e verës, produktet

e distilimit dhe birrës.

- Largon mbetjet.

- Heq pjesët e panevojshme të frutave dhe perimeve.

- Përgatit shurupin për produktet me koncentrat sheqeri.

- Përgatit zgjidhje të ndryshme për konservimin e perimeve.

- Ndryshon trafilaturën në format e presimit të makaronave.

- Respekton rregullat e sigurisë teknike.

- Respekton rregullat e higjienës dhe mbrojtjes së mjedisit.

Specializimet:

*Kompetenca profesionale në

TEKNOLOGJINE E PERPUNIMIT TE

QUMESHTIT

* Kompetenca profesionale në

TEKNOLOGJINE E PERPUNIMIT TE

MAKARONAVE

* Kompetenca profesionale në

TEKNOLOGJINE E PERPUNIMIT TE

FRUTA PERIMEVE

* Kompetenca profesionale në

TEKNOLOGJINE E PRODHIMIT TE

PIJEVE ALKOLIKE

* Kompetenca profesionale në

TEKNOLOGJINE E PERPUNIMIT TE

MISHIT DHE PESHKUT

Harton një plan biznesi në lidhje me aktivitetet e veta

profesionale.

Kryen llogaritje ekonomike në lidhje me aktivitetet e

veta profesionale.

Menaxhon burimet njerëzore, materiale dhe

financiare gjatë aktiviteteve të veta profesionale.

Interpreton, plotëson dhe përgatit dokumentacionin

në lidhje me aktivitetet e veta profesionale.

Zbaton kuadrin ligjor në lidhje me aktivitetet e veta

profesionale.

Zbaton standardet teknike të kërkuara nga

profesioni.

Respekton parimet etike gjatë kryerjes së

aktiviteteve profesionale.

Kryen testet kimike të lëndës së parë dhe materialeve

suplementare të nevojshme për prodhimin e

produkteve ushqimore.

Kryen testet kimike të produkteve ushqimore.

Përdor teknologjinë e informacionit dhe komunikimit

në aktivitetin e vet profesional.

Përdor dhe mirëmban instrumentet, pajisjet dhe

materialet e punës.

Kryen me korrektësi veprimet kryesore dhe ndihmën

e parë.

Zbaton rregullat e higjienës, sigurisë në punë dhe

mbrojtjes së mjedisit.

24

Tab. 6 Kompetencat profesionale në teknologjinë agroushqimore

Niveli I – 2 vjet Niveli II – 1 vit Niveli III – 1 vit

- Organizon vendin e punës. - Përdor dhe mirëmban veglat dhe materialet e punës. - Respekton standardet profesionale. - Interpreton dokumentacionin teknik. - Përgatit kafshët dhe shpendët për therje. - Pastron kafshët e therura. - Bën përzgjedhje të ndryshme gjatë procesit teknologjik. - Bën përgatitjet e thjeshta të lëndës së parë. - Mbush kontenierët e konservimit. - Bën trajtimet e thjeshta termale. - Bën transportin para, gjatë dhe pas procesit teknologjik.

- Përgatit proceset përgatitore të paketimit. - Bën paketimin e thjeshtë. - Largon mbetjet teknologjike. - Shtyp rrushin për prodhimin e verës. - Mbush kontenierët e fermentimit për prodhimin e verës. - Heq lëvoren e rrushit. - Heq pjesët e panevojshme të frutave dhe perimeve.

- Përgatit shurupin për produktet me koncentrat sheqeri. - Përgatit zgjidhje të ndryshme për konservimin e perimeve.

- Ndryshon trafilaturën në format e presimit të makaronave. - Bën përpunimin e miellit për prodhimin e vajit të ullirit, për produktet me bazë mielli, për prodhimin e

verës, për përpunimin e mishit, të peshkut dhe qumështit për konsum, përpunimin e nënprodukteve të qumështit, përpunimin e ujit për konsum, domateve për koncentrate, prodhimin e uthullës nga vera, përpunimin e farave të lulediellit për vaj, për fruta dhe perime.

- Respekton rregullat e sigurisë teknike.

- Respekton rregullat e higjienës dhe mbrojtjes së mjedisit.

Specializime: * Kompetenca profesionale në TEKNOLOGJINE E PRODUKTEVE BLEGTORALE DHE PESHKUT DHE TEKNOLOGJINE USHQIMORE * Kompetenca profesionale në TEKNOLOGJINE E PRODHIMEVE BUJQESORE * Kompetenca profesionale në TEKNOLOGJINE E PRODHIMIT TE VERES

(Sipas informacionit të marrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Kurrikula kuadër është ende në proces)

25

Programe trajnimi të ndërmarra/mbështetura nga donatorë të ndryshëm

institucional dhe privat

Një kontribut i rëndësishëm i donatorëve në zhvillimin rural kanë qenë (dhe vazhdojnë

të jenë) fondet IPA. Ka tre prioritete (akse) nën instrumentin e para-aderimit nga i cili

sektori bujqësor mund të përfitojë: (1) Rritja e konkurrueshmërisë në treg dhe zbatimi i

standardeve të BE-së; (2) Veprime kundrejt masave agro-mjedisore dhe zbatimi i

strategjive të zhvillimit bujqësor; (3) zhvillimi i ekonomive rurale. Brenda këtyre akseve

vetëm dy masa janë konsideruar të zbatueshme tani për tani: modernizimi i sektorit

bujqësor në përgjithësi dhe i agro-përpunimit në veçanti. Në këtë kuadër, fondet IPARD

u kufizuan në katër nënsektorë: a) përpunimi i qumështit; b) përpunimi i mishit; c)

përpunimi i frutave; dhe d) përpunimi i perimeve.

Këta nënsektorë kontribuojnë në rreth 55% të industrisë bujqësore. Të gjithë

nënsektorët tregojnë standarde të ulta teknologjie dhe menaxhimi, por paraqesin

potencialin më të mirë për bujqësinë shqiptare sepse kërkojnë më pak tokë bujqësore,

përshtaten më mirë me klimën dhe burimet ujore, si dhe angazhojnë më shumë burime

njerëzore në të gjithë zinxhirin e vlerave.

ADAMA ishte një nënprodukt i një programi trajnimi afatgjatë për menaxhimin blegtoral

të zbatuar nga Land O’Lakes në mbarë Shqipërinë, veçanërisht me fermerët femra.

ADAM përdor një ekip të specializuar që prezantojnë dhe trajnojnë për industrinë e

agro-përpunimit specialistë për testime laboratorike të qumështit dhe mishit.

Edhe LEAA ishte një nënprodukt i Land O’Lakes që ofron programe trajnimi për

grumbulluesit e qumështit (siguria dhe higjiena) dhe përpunuesit e qumështit në zonat

e Shkodrës, Malësi e Madhe, Lezhë dhe Berat.

Qëndrueshmëria e këtyre programeve të trajnimit është e debatueshme edhe pse

standardet e ofruara janë të larta.

Programi IPARD ofron mbështetje për investime me qëllim arritjen e pajtueshmërisë së

plotë me standardet e BE-së që janë të rëndësishme për të rritur konkurrueshmërinë e

sektorit në tregjet ndërkombëtare si dhe në tregjet lokale. Në këtë kontekst, sektori i

agro-përpunimit po përfiton në të tre komponentët: (i) përmirësim i kapitalit fizik; (ii)

përdorimi i praktikave të mira të prodhimit; dhe (iii) zhvillimi i një sistemi sigurie të

ushqimit. Rritja e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimi për zbatimin e standardeve janë

aftësi personale (soft skills) të komponentit të IPARD-it.

Shërbimi i ekstensionit

Specialistët e shërbimit të ekstensionit pritet që në kapacitetin e tyre të ofrojnë

mbështetje përmes këshillimit dhe trajnimit për prodhimet bujqësore dhe blegtorale,

sëmundjet infektive, etj., por edhe për marketingun e prodhimeve bujqësore,

grumbullimin dhe ruajtjen, si dhe përpunimin. Çdo Drejtori Rajonale Bujqësore (në të 12

qarqet) punëson specialistë bujqësor dhe të paktën një staf përgjegjës për agro-

përpunimin dhe marketingun e prodhimeve bujqësore.

Zyra e FAO-s në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave në

bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit të Ekstensionit zbatojnë programe trajnimi

26

përsëritëse për rreth 400 specialistë ekstensioni. Disa nga temat për të cilat trajnohet

stafi i ekstensionit dhe që duhet të shpërndahet midis fermerëve ka lidhje me:

Përmirësimin e marketingut për produktet bujqësore dhe blegtorale

Përmirësimin e paketimit të produkteve bujqësore për të plotësuar standardet e

tregut dhe për të rritur konkurrueshmërinë

Fuqizimin e grave dhe promovimin e përfshirjes së tyre në aktivitete që nuk

kanë lidhje me tokën.

Përfshirja e grave në agro-përpunim dhe aktivitete të tjera të zhvillimit rural.

I. d Analiza e mangësisë së aftësive

Analiza e mangësisë së aftësive u krye në dy nivele: (i) mikro; dhe (ii) makro.

Në nivel mikro

1. Konkurrenca e ulët e industrisë së agro-përpunimit nuk i stimulon këto biznese

që të kërkojnë persona të kualifikuar. Vetëm 10% e sipërmarrjeve të përpunimit

të qumështit dhe mishit kanë më shumë se 50 punonjës dhe pjesa e tyre e tregut

është 80% e produktit vendas. Standardet e BE-së, të cilat po përpiqen t’i arrijnë

që të arrijnë tregjet jashtë vendit, kërkojnë edhe aftësi personale, kështu që

përbëjnë stimulin më të mirë për të rritur konkurencën. Një nga akset e

Strategjisë për Zhvillimin Rural, i cili synon përafrimin e zhvillimit të sektorit me

standardet e BE-së, është përmirësimi i konkurencës së sektorit bujqësor dhe

agro-përpunues. Personat e intervistuar dhe veçanërisht ofruesit e aftësive dhe

organizatat ndërmjetëse si KASH, ADAMA, ADAD dhe një biznesmen nga Lushnja

shpjeguan më tej nevojën për teknologë. Profesioni i teknologut mbështet nga

një kurrikul e mirëzhvilluar në nivelin e shkollave të mesme dhe universiteteve

(Bachelor dhe Master), por duke krahasuar kurrikulat e dy periudhave kohore

mund të arrijmë në përfundimin se të diplomuarit e periudhës së dytë kanë

profil më të përgjithshëm se të diplomuarit para viteve 90, ndërsa shkalla dhe

niveli teknik i industrisë së agro-përpunimit në përgjithësi duket se kërkon më

shumë teknologë të specializuar.

2. Përfaqësuesit e bizneseve në këtë sektor, shumica pronarë biznesesh, blejnë

shërbime burimesh njerëzore për nivelet e larta menaxheriale, ndërsa stafi tjetër

rekrutohet në mënyrë rastësore. Kjo shpjegohet nga fakti që sektori është i ri por

kryesisht, siç pranuan edhe disa menaxherë, nga mungesa e politikave të

burimeve njerëzore dhe praktikave në mjedisin e biznesit shqiptar.

3. Niveli i bashkëpunimit është i ulët, në formën e praktikave të punës për

industrinë e agro-përpunimit përveç universitetit dhe disa shkollave të AFP-së

që kanë marrëveshje formale me sipërmarrje të ndryshme agro-përpunuese për

të dërguar studentë me diplomë universitare (bachelor) për praktikë pune. Në

nivelin universitar, praktika është e detyruar dhe studentët mund ta zhvillojnë

në laboratorë ose në kompani private. Për shembull, është e zakonshme të

kontrollohet pjesa praktike e kurrikulës për studentët e Fakultetit të

Bioteknologjisë dhe Ushqimit duke punuar në laboratorët e mirë-pajisur të

27

Universitetit të Bujqësisë, për të kryer teste laboratorike për verën dhe vajin e

ullirit. Për sa i përket mundësisë për t’u punësuar, mungesa e përvojës së punës

për studentët e universiteteve publike apo private e vështirëson gjetjen e punës

së duhur dhe, nga ana tjetër, i bën punëdhënësit të hezitojnë për t’i marrë në

punë. Profesorët e Universitetit të Bujqësisë përmendën se studentët e tyre

shpesh punësohen duke aplikuar në punë që kërkojnë kualifikime më të ulta.

Studentët e Shkollës Teknologjike të Tiranës kanë marrëveshje për praktikë

pune me hotele dhe restorante/shërbimi kateringu në Tiranë. Helios catering

punëson disa prej praktikantëve. Praktikat e punës nuk shihen si aktivitete

tërheqëse nga kompanitë e agro-përpunimit sepse pronarët e bizneseve (të cilët,

në shumicën e rasteve, janë edhe menaxherët e biznesit) hezitojnë t’i mirëpresin

“të rinjtë pa përvojë” dhe për më tepër “atyre që s’mund t’iu besohet”. Nga ana

tjetër, praktikantët trashëgojnë një mungesë serioziteti dhe disipline nga puna

praktike që bëjnë në shkollat profesionale, kështu që përkushtimi i tyre është i

diskutueshëm.

4. Komponenti praktik i sistemit të arsimit qoftë në shkollat e arsimit profesional

apo në Universitetin e Bujqësisë rregullohet nga Ministria e Arsimit, por nuk

zbatohet për shkak të mungesës së laboratorëve dhe ambienteve praktike.

5. Siç përmendet në paragrafin 2, shumica e bizneseve agro-përpunuese në

Shqipëri janë të rinj dhe kanë filluar si biznese familjare. Kështu, 90% e njësive

agro-përpunuese nuk kanë praktika për nxjerrjen e njoftimeve për punë apo

rekrutimin. Edhe pse kontratat e rregullta shihen si të rëndësishme për gjetjen e

punës dhe zhvillimin e aftësive, në zonat rurale niveli i informalitetit është mjaft

i lartë dhe pengon zhvillimin e aftësive, kompetencave, investimin për zhvillimin

e aftësive si nga punëdhënësi dhe nga punëmarrësi, dhe krijimin e

marrëdhënieve afatgjata të punës.

6. Bizneset e intervistuara nuk kishin informacion në lidhje me

profesionet/aftësitë e ofruara nga shkollat/qendrat publike dhe jo publike. Ata

treguan mungesë vullneti për të përfituar nga informacionet dhe trajnimet e

ofruara. Edhe pse sipërmarrjet e mëdha të përpunimit kanë përfituar të paktën

një herë nga KASH për pjesëmarrjen në ekspozita produktesh në Shqipëri, këto

konsiderohen si aktivitete të ndodhura vetëm një herë dhe shumica e agro-

përpunesve nuk shkëmbejnë rregullisht informacion me shoqatat e këtij sektori.

7. Nuk është kryer një vlerësim i nevojave për aftësi/trajnim në industrinë e agro-

përpunimit, pjesërisht sepse është një industri e re dhe kryesisht informale

(duke marrë në konsideratë numrin e lartë të baxhove informale si dhe

grumbulluesit e përpunuesit e bimëve mjekësore dhe erëzave). Gjithashtu,

paraardhësi i sektorit të prodhimit bujqësor është shumë informal, duke e

vështirësuar kështu identifikimin dhe mbështetjen me të dhëna.

8. Ka pasur shumë programe donatorësh që ofrojnë përmirësim/zhvillim aftësish

në këtë sektor, por pas ikjes së tyre krijohet një hendek dhe institucionet

shqiptare nuk janë në gjendje të sigurojnë qëndrueshmëri të këtyre projekteve

(projekte që mbështesin shkollat e arsimit profesional dhe ofrojnë trajnime për

të rritur në zona të ndryshme të Shqipërisë në fushën e prodhimit/përpunimit të

qumështit, mishit, verës, vajit të ullirit, fruta perimeve).

28

Në nivel makro

1. Përveç aktiviteteve të përbashkëta në ekspozita dhe panaire, nuk kryhen

konsultime/takime periodike me aktorët që trajtojnë çështjen e aftësive.

2. Plotësimi i ligjit të ushqimit me komponentin e cilësisë do të përcaktojë

standarde për industrinë e agro-përpunimit, duke i detyruar shumicën e

bizneseve të jenë formale dhe të plotësojnë vendet vakante sipas aftësive të

ofruara. Siç përmendet më sipër, 10% e agro-përpunuesve kanë 80% të pjesës së

tregut. Kjo do të thotë se vetëm një numër i kufizuar biznesesh në këtë sektor

mund të konkurrojnë me ushqimet e përpunuara të importuara nga vendet e BE-

së ose vende të tjera. Zbatimi i ligjit të ri të ushqimit, masa fiskale e prezantimit

të TVSH-së për produktet bujqësore, do t’i detyrojë agro-përpunuesit e tjerë, që

tani janë në fazën fillestare dhe operojnë jashtë konkurrencës së tregut, të

zbatojnë të gjithë kriteret ligjore dhe të përmirësojnë cilësinë për t’u bërë

konkurrues në tregun lokal. I gjithë ky proces do të kërkojë staf të aftë dhe do t’i

detyrojë kompanitë të hartojnë vetë plane trajnimi.

3. Pjesëmarrja e industrive në Bordet Rregullatore ku diskutohen çështjet e

aftësive nuk është e formalizuar. Zhvillimi i kurrikulave kërkon përfshirjen e

shumë aktorëve në grupet e punës. Kjo mungon për shkak të qasjes së qartë

strategjike dhe bashkëpunimit në nivel makro. Për secilin drejtim, pritet që

anëtarë nga ministritë përkatëse, organet përfaqësuese, shoqatat e agro-

përpunuesve, universitetet dhe shkollat të japin ekspertizë dhe të ndajnë

tendencat më të reja të zhvillimeve të kësaj industrie. Kjo do të thotë se duhet të

ndryshojnë drejtimet duke qëndruar një hap më afër zhvillimit të sektorit.

4. Nuk ka profesione të licencuara/rregulluara për instruktorë të arsimit

profesional. Kjo ul cilësinë e stafit mësimor dhe të arsimit në shkollat e arsimit

profesional në përgjithësi.

5. Duket sikur oferta dhe kërkesa për punë është e shkëputur nga ndërmjetësuesit.

Zyrat e karrierës në universitete (këto struktura nuk ekzistojnë në shkollat e AP-

së) japin orientim sporadik dhe jo të mjaftueshëm për tregun e punës. Studentët

që mbarojnë shkollat e arsimit profesional dhe universitetet kanë mungesë

aftësish praktike. Duke pasur mundësi të kufizuara për praktika pune, studentët

e shkollave të AP-së dhe universiteteve nuk janë gati të fillojnë një punë duke

shfrytëzuar kapacitetin e plotë të profesionit të tyre.

6. Edhe pse shkollat e AP-së kanë kurrikula të mirëzhvilluara, cilësia e mësuesve

nuk ofron cilësinë më të mirë të arsimit. Këto shkolla kanë mungesë

kapacitetesh (njerëzore dhe materiale).

7. Sektori bujqësor, që është paraardhësi i sektorit të agro-përpunimit, është

shumë informal. Ky informalitet i transmetohet bizneseve agro-përpunuese,

duke ulur në këtë mënyrë kërkesën për profesione të rregulluara.

29

I.e Rekomandime për ndërhyrje në sektorin e agro-përpunimit

Bord industrial për sektorin e agro-përpunimit

Cila do të ishte

ndërhyrja

Ngritja e një ‘bordi industrial’ për agro-përpunimin për të rritur

bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm

(shkollat/universitetet, kompanitë private dhe institucionet publike,

organet vendimmarrëse/rregullatore) për të qëndruar të përditësuar

me tendencat e reja të zhvillimit.

Mbështetja e zhvillimit të aftësive në të gjitha nivelet duke rishikuar

kurrikulat rregullisht, duke përmirësuar qasjet e praktikës

(internship) dhe diskutuar sistematikisht problemet e burimeve

njerëzore.

Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet organizatave publike dhe private /

strukturave që kanë akses në rajonet dhe sektorët / nën-sektorët e

synuar.

Përmirësimi i cilësisë së kurikulës së ofruar / identifikimi i kurrikulës

së re të kërkuar nga sektorët privatë.

Arsyet për këtë

ndërhyrje

Ka shumë iniciativa nga qeveria, komuniteti i biznesit dhe shoqatat e

biznesit, institucionet e ndryshme arsimore dhe projekte nga donatorë

për të mbështetur sektorin e agro-përpunimit. Megjithatë, është e

dukshme mungesa e koordinimit midis aktorëve të ndryshëm që do të

kanalizonte mbështetjen teknike dhe financiare, do të sillte sinergji të

përpjekjeve dhe do të ndikonte zhvillimin e ekonomisë duke pasuruar

sektorin dhe arsimin për agro-përpunimin.

Cili do të ishte input-i

konkret nga

RisiAlbania?

- Mbështetje me ekspertizë për identifikimin e modelit të duhur.

- Mbështetje me ekspertizë për identifikimin e partnerëve anëtarë të bordit.

- Mbështetje me ekspertizë për ngritjen e modelit / bordit me

modalitetet e operimit dhe të komunikimit.

- Mbështetje për hapat e parë të themelimit sipas modelit të

identifikuar.

- Mbështetje e aktiviteteve të para të bordit.

Cila do të ishte qasja e

zbatimit?

Bashkëpunim i koordinuar midis AKAFPK, KASH, organizatave lokale

dhe rajonale, ofruesve privatë dhe publikë të trajnimeve, shkollave

AFP, universiteteve publike dhe private, dhe agjencive e programeve të

tjera.

Partneri(ët) potencial KASH (Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar) mund të jetë një katalizator

për këtë rol. Por nuk përjashtohen OJQ të tjera të këtij sektori dhe të

specializuara.

30

Ndërhyrje të tjera:

Kurrikula për Agjent Zhvillimi në bashkëpunim me shoqatat lokale të

biznesit (partner potencial: ADAD).

Kurrikula për trajnim postsekondar për përmirësim të kompetencave të

teknologëve ekzistues (partner potencial: ADAMA)

Formalizimi i marrëveshjeve midis universiteteve dhe kompanive private

dhe aktorëve të tjerë të sektorit (shoqata) për përdorimin e laboratorëve

dhe burimeve. Studentët e përfshirë do të vazhdojnë praktikën e punës

dhe të kenë potencial për punësim (partnerë potencial: Universitetet).

Shpërndarje informacioni/ndërgjegjësim mbi aftësitë e kërkuara dhe në

lidhje me ndryshimet e ligjit të ushqimit (partnerë potencial: Universiteti i

Bujqësisë, ministritë, etj.)

31

II – Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit –

TIK

II. a Vështrim i përgjithshëm i sektorit

Struktura e tregut të sektorit TIK në Shqipëri

Sektori i TIK-ut në Shqipëri ka pasur rritje të ndjeshme në vitet e fundit. Vlen të

përmendet numri i kompanive TIK të krijuara dhe aktive në pesë vitet e fundit, pasuar

nga liberalizimi i tregut të telekomunikacionit me shumë operatorë telekomi.

Shumica e kompanive IT janë relativisht të reja në treg. Sipas një studimi të AITA-s,

rreth 47% e tyre kanë pesë vjet ose më pak që operojnë në treg; 40% kanë qenë në treg

për 6 – 15 vjet dhe vetëm 14% kanë qenë në treg nga fillimi i kalimit në ekonomi tregu.

Sektori TIK në Shqipëri përfshin kompanitë IT, operatorët telefonik, Qendrat Telefonike

(Call Centers) dhe i shërben një numri të madh konsumatorësh si sektorit të

telekomunikacionit, sektorit financiar, administratës publike, bizneseve private,

konsumatorëve individual dhe përdoruesve nga shtëpia.

Vlerësohet se nënsektori i shërbimeve IT punëson rreth 500 individë, nga të cilët 80%

janë nën 30 vjeç, duke përfshirë 30% vajza, kryesisht në Tiranë6. Janë rreth 1,800

kompani të regjistruara që përfaqësojnë 1.9% të numrit total të kompanive të

regjistruara në vend. Rreth 1,600 janë regjistruar si kompani me një pronar të vetëm;

rreth 190 si kompani me përgjegjësi të kufizuar; dhe vetëm 7 si kompani aksionere.

Rreth gjysma e të gjithë kompanive janë regjistruar në rrethin e Tiranës. Përveç sektorit

formal, ka edhe një sektor informal aktiv në fushën e IT-së, kryesisht në nënsektorët e

zhvillimit të faqeve të internetit, shërbimit dhe mirëmbajtjes7.

Rritja e kompanive IT nga mikro-të vogla-në të mëdha duket e ngadaltë. Më shumë se

55% e kompanive kanë rritur nivelin e rekrutimit me vetëm pak punonjës (midis 2-9)

që nga fillimi i punës, pavarësisht faktit që kanë qenë në biznes për shumë vjet. Vetëm

një e pesta e kompanive kanë mundur të kenë më shumë se 20 punonjës që nga fillimi i

daljes në treg dhe, me disa përjashtime të vogla, kjo ka ndodhur gjatë një periudhe të

gjatë kohe (gjatë më shumë se mesatarisht 10 viteve)8.

Liberalizimi i tregut të telekomunikacionit ka ndikuar ndjeshëm sektorin e TIK-ut në

Shqipëri. Janë pesë kategori nën telekomunikacionin, si:

o Operatorë me licenca individuale të klasit të parë: Alb Telecom sha; Albanian

Mobile Communication sha; Vodafone Albania sha; Eagle Mobile sha dhe Plus

sha.

o Operatorët publik të telekomunikacionit në zonat rurale (51 operatorë)

o Subjekte të licencuara për shërbime interneti ISP (25 subjekte)

o Subjekte që ofrojnë shërbime “Transmetim të dhënash” (6 subjekte)

6Risi Albania, Raporti për përzgjedhjen e sektorëve, 2013

7 Vështrim i përgjithshëm i Kompanive të Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri, AITA, shtator, 2012. 8 Vështrim i përgjithshëm i Kompanive të Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri, AITA, shtator, 2012.

32

o Ofruesit e shërbimit të telekomunikacionit (22 ofrues)

Në vitin 2011, kompanitë e telekomit kanë pasur në total 4,166 punonjës, nga të cilët

45% ishin gra. Pesë operatorët kryesorë të telefonisë celulare së bashku me Alb-

telekomin kanë 93% të të ardhurave të sektorit dhe 3,191 punonjës. Gjashtë Operatorët

e tjerë Alternativ, dhe më të vegjël, bëjnë së bashku 2.6 Milion Euro, dhe kanë punësuar

975 punonjës9.

Biznesi i Qendrave Telefonike (Call centres) po rritet me ritme të shpejta në Shqipëri,

duke tejkaluar rritjen prej 120%. Numri i tyre është rritur nga 10 kompani në vitin 2007

në më shumë se 160 në vitin 2014, dhe parashikohet që të rritet edhe më tej. Ato

përbëjnë punëdhënësin më të madh të të rinjve për këtë sektor, me një numër total prej

më shumë se 10,000 punonjës që flasin italisht; 80% e tyre janë femra dhe mosha

mesatare është 23 vjeçe. Të gjitha e kanë vendndodhjen në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe

Vlorë, qytete që kanë lidhje intensive me tregun italian dhe një numër të lartë të rinjsh

që flasin gjuhë të huaja.

Edhe pse janë 155 kompani, gjysma e tregut i takon katër qendrave telefonike më të

mëdha si IDS, Tele-performance etj., me nga 1,000 – 2,000 punonjës dhe që marrin

fitimet më të mëdha. Ndërsa kompanitë më të vogla kanë më pak se 500 punonjës – të

cilët nuk kanë lidhje direkte me klientët e huaj dhe, si rrjedhojë, kanë një marzh më të

ulët fitimi10.

Përdorimi i shërbimeve IT nga kompanitë shqiptare

Për shkak se sektori i TIK-ut është relativisht i ri në treg, ka ende vështirësi për

shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve TIK ndërmjet kompanive shqiptare,

veçanërisht ndërmjet atyre më të vogla, kërkesa e të cilave është relativisht e ulët. Për

shumicën e SME-ve në Shqipëri, produktet TIK të disponueshme në treg konsiderohen si

komplekse dhe të shtrenjta.

Pavarësisht pengesave më sipër, ka potencial të dukshëm që SME-të të përdorin TIK-un

si një shtysë për zhvillim. TIK është edhe sektor që qëndron më vete edhe një teknologji

moderne për industritë e tjera, si për shembull përdorimi i makinerive CAD/CAM në

sektorin e veshjeve, prenotimi online i hoteleve dhe operatorët turistikë, si dhe krijimi

dhe menaxhimi i instrumenteve për marketing të industrive dhe kompanive për të gjithë

sektorët e ekonomisë.

Investimi mesatar vjetor për TIK është rreth 2.5-3 milion USD dhe të ardhurat totale nga

TIK janë rreth 20 milion USD.11

Shumica e kompanive jo TIK hezitojnë të përdorin programe biznesi software që mund

të përmirësojnë menaxhimin e informacionit dhe njohurisë brenda kompanisë dhe

mund t’i bëjnë proceset e biznesit më efikase, të ndihmojnë për një performancë më të

mirë, komunikim më të shpejtë dhe menaxhim më efikas të burimeve të kompanisë. Kjo

vlen edhe për instrumentet e komunikimit që përmirësojnë komunikimin e jashtëm,

9Risi Albania, Raporti për përzgjedhjen e sektorëve, 2013 10Risi Albania, Raporti për përzgjedhjen e sektorëve, 2013 11

Vështrim i përgjithshëm i Kompanive të Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri, AITA, shtator, 2012.

33

qoftë në kontekstin B2B ose B2C (biznes-biznes dhe biznes-klient), duke reduktuar

koston e transaksioneve, rrisin shpejtësinë e transaksioneve dhe besueshmërinë e tyre,

si dhe nxjerrin vlerën maksimale nga çdo transaksion në zinxhirin e vlerës.

Tabela 7, Përqindja e kompanive IT që u shërbejnë sektorëve të industrisë. Burimi: studim

për TIK-un nga GIZ

Aktorët në sektorin TIK

Për të identifikuar nevojat kryesore të kompanive TIk dhe ofertën nga ofruesit e

kualifikimeve, ne përzgjodhëm dhe intervistuam aktorët kryesorë në tregun e TIK-ut në

Shqipëri, ofruesit e trajnimeve, universitetet, shkollat, shoqatat. Më poshtë jepet një

përshkrim i shkurtër i aktorëve kryesorë, pasuar nga një paraqitje grafike.

Qeveria e Shqipërisë, përmes Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike e

konsideron zhvillimin e shoqërisë së informacionit dhe përdorimin e TIK-ut në vend si

një nga prioritetet më kryesore për të arritur standarde më të larta jetese dhe rritje

ekonomike. Strategjia Kombëtare për TIK-un ka për qëllim shfrytëzimin e potencialit të

TIK-ut për të promovuar zhvillimin njerëzor në vend, për të mbështetur rritjen dhe

zhvillimin e qëndrueshëm të gjithë popullsisë, për të krijuar vende pune, përmirësuar

kushtet e punës dhe për të motivuar individët me nivel të lartë arsimimi të qëndrojnë në

vend.

Për të adresuar nevojat e kompanive IT, në vitin 2007 u themelua Shoqata Shqiptare e

Teknologjisë së Informacionit (AITA) e cila përfshin më shumë se 70 anëtarë.

Themelimi i kësaj shoqate ka për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit midis

kompanive IT dhe rritjen e aksesit në projektet rajonale dhe ndërkombëtare.

Kompanitë TIK u themeluan falë iniciativave lokale dhe drejtohen nga inxhienirë

shqiptarë të specialiaziuar për TIK. Shumica e produkteve importohen. Megjithatë, ka

një tendencë të fuqishme në rritje në sektorin TIK për t’i përshtatur produktet me

nevojat lokale. Disa programe janë përshtatur në gjuhën e vendit. Ka një variacion të

gjerë programesh dhe pajisjesh të cilat janë të gjindshme dhe të përballueshme për

shumicën e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe për shumë individë. Megjithatë,

kompanitë TIK po hasin vështirësi për t’i bindur kompanitë jo-TIK për përfitimet e

mëdha që sjell përdorimi i programeve të ndryshme software.

Ndërtimi

Banka dhe financa

Arsimi dhe shkenca

Energjia dhe burimet natyrore

Administrata publike

Turizmi

34

PROTIK u themelua si një iniciativë e përbashkët e qeverisë shqiptare, komunitetit të

biznesit dhe donatorëve (Shembulli PPP që po funksionon mirë). Misioni i PROTIK është

që të shërbejë si një përshpejtues për zhvillimin e industrisë TIK në Shqipëri dhe të

asistojë rritjen e tregut, t’u sigurojë sipërmarrësve në fushën e TIK qasje në teknologjinë

moderne dhe të ofrojë njohuri, si dhe të shërbejë si qendër informacioni dhe krijimi

rrjetesh. Një nga objektivat kryesorë të PROTIK është promovimi i inovacionit, me fokus

të veçantë te të rinjtë. Identifikimi i të rinjve të interesuar për inovacion dhe ofrimi i një

vendi ku të mblidhen për të ndarë interesat e tyre mund të jetë një nga kontributet më

të rëndësishme të PROTIK-ut për industrinë TIK si dhe për sektorët e tjerë, si dhe për

ofruesit e aftësive, të grupuar si universitete publike dhe private, shkolla AP dhe AFP,

si dhe ofrues trajnimesh që do të përshkruhen më hollësisht në vijim.

Tabela 8. Diagrama e sistemit të tregut të TIK-ut

II. b Kërkesa për aftësi nga kompanitë TIK

Metoda e këtij studimi u fokusua në punën kërkimore nga zyra si dhe në intervista

direkte me pronarë/menaxherë të kompanive TIK, si dhe me institucione publike dhe

private që ofrojnë aftësi. Intervistat kishin për qëllim identifikimin e mangësive në lidhje

me aftësitë dhe kompetencat që hasin kompanitë TIK, në ofertën e institucioneve

arsimore, publike dhe private, të matur në sasi dhe cilësi. Shumica e pronarëve të

kompanive TIK theksuan rëndësinë e marrjes në punë të personave me arsim të mesëm

dhe universitar, me preferencë të lartë për ata që kanë vite përvojë në treg.

Kompanitë TIK deklaruan se kanë qarkullim më të ulët stafi në krahasim me kompanitë

jo TIK për shkak të shpërblimit më të mirë që ofrojnë dhe motivimit përmes trajnimeve

në punë apo online. Është më e vështirë për ta që të plotësojnë vendet vakante për

Diagramë e Sistemeve të Tregut të TIK

Arsimi

Informacioni Arsimi dhe Formimi Privat

Kuadri rregullator për

AFP Standartet

Standartet e certifikimit, renditja)

Rregullat dhe normat

informale

Funksionet Mbështetëse

Rregullat

Oferta për aftësi

Vendosja dhe Zbatimi I Rregullave

Funksionet Bazë

Informimi dhe Komunikimi

Ministria e Inovacionit dhe Teknologjisë AKSHI

Universitetet

Kompanitë IT; Kompanitë e transmetimit,

Telekomunikacionit & Telefonisë celulare

Organizatat anëtare: AITA

Organet përfaqësuese

Aktorët

Koordinimi

Transparenca

Përfaqësimi

Kontrolli

Zbatimi

Komunikimi

Llogaridhënia

Novacioni

Funksionet mbështetëse dhe rregullat që përmirësojnë eficencën e tregut

Aftësitë dhe kapacitetet

Infrastruktura

Kuadri rregullator për

TIKI

Shërbimi i këshillimit

Kërkesa për aftësi

PROTIK Shkollat AP dhe AFP, Ofruesit e trajnimeve

35

shkak të kritereve specifike që kërkon programimi IT dhe kritereve gjuhësore. Por sapo

gjejnë personat e duhur, këto kompani investojnë për ta dhe, si rrjedhojë, qarkullimi i

stafit është më i ulët. Megjithatë, ata pohojnë se stafi e ka të vështirë të marrë pjesë në

trajnim përtej orarit zyrtar të punës. Shumica e trajnimeve të ofruara ndodhin gjatë

orëve të punës, përveç trajnimit online që është më fleksibël.

Shumica e kompanive të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit na rrëfyen se

punësimi i stafit zgjat më shumë për shkak të reklamave, përdorimit të shërbimeve të

zyrave të punësimit ose kontrollit të referencave nëpërmjet kontakteve personale ose

aplikacioneve. Shumica e kompanive IT të intervistuara nuk kanë një departament të

burimeve njerëzore apo një person përgjegjës për procedurat e burimeve njerëzore dhe

politikave në kompani për të identifikuar kandidatët e duhur për pozicionet e reja /

vakante; ndërsa vetëm kompanitë e mëdha të telekomunikacionit dhe celulare kanë

struktura që korrespondojnë me burimet njerëzore; Marketingu dhe Shitjet; etj.

Kompanitë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në përgjithësi janë të

gatshme të paguajnë për trajnimin e personelit të tyre, ndërsa kompanitë jo-TIK nuk e

kanë inkorporuar ende konceptin e trajnimit periodik për stafin e tyre në mënyrë të

rritjes së efikasitetit të tyre dhe performancën e kompanisë.

Kur u pyetën nëse e kanë trajnuar stafin e tyre, ose janë të gatshëm për ta trajnuar,

shumica e kompanive IT konfirmoi se ata paguajnë çdo vit nga 1,500 – 4,000 Euro për të

trajnuar stafin e tyre mbi aftësitë teknike dhe personale. Sidoqoftë, shpërndarja e

fondeve është e ndryshme nga një kompani te tjetra, bazuar në madhësinë dhe vizionin

e tyre drejt zgjerimit. Kompanitë celulare dhe të telekomunikacionit kanë një program

më të strukturuar trajnimi për stafin e tyre dhe çdo vit investojnë më shumë se 10,000

Euro për stafin e tyre.

Pronarët / menaxherët e kompanive IT konfirmuan se trajnimi i stafit të tyre është më i

fokusuar në:

Trajnimi hyrje-orientim dhe përdorimi i pajisjeve

Trajnimi rrjetit kompjuterik

Web design

Trajnimi për Microsoft Office

Riparimi dhe mirëmbajtja e harduerit

Trajnim për njohuritë bazë të kompjuterit dhe programim

Kujdesi dhe shërbimi ndaj klientit

Marketing & Shitje

Trajnimi për bazën e të dhënave

Auto-CAD

Dizajn Grafik

Mentorim (kur kompanitë punësojnë stafin e ri ata kanë nevojë që personeli

i tyre aktual të mentorojë punonjësin e ri).

Shumica e trajnimeve të ofruara janë trajnimet afatshkurtra, që variojnë nga 1-3 muaj

dhe 4-6 muaj. Megjithatë, kjo varet shumë nga plani i veprimtarisë së kompanisë. Ata

përcaktuan grupin e aftësive si Aftësi Specifike Teknike dhe të Buta të cilat mund të

ndiqen si më poshtë:

36

Aftësi Specifike Teknike

Gjatë intervistave tona, ne kemi qenë të fokusuar në tri nivele: makro, ndërmjet dhe në

nivel kompanie, të identifikuara si pjesë e zinxhirit të vlerës për industrinë TIK. Shumica

e intervistave me kompanitë TIK qenë të mundura për shkak të lidhjes personale dhe

rrjeteve për shumicën e kompanive të TIK.

Shumica e kompanive të intervistuara kanë raportuar se atyre ju mungojnë aftësitë

specifike teknike si Programimi Server-Klient (Java programing); Administrimi i

Bazës së të Dhënave (MS SQL, Oracle, MySQL), etj. Përveç kësaj, ka shumë aftësi

teknike të kërkuara në Rrjete të Avancuara, Administrimi i të Dhënave, Administrimi

i Sistemit (MS Windows Server, Exchange Server), Programim i Web-it (Python, ASP

etj) si dhe dizenjim i Web-it (Html, JavaScript) dhe Redaktim i Fotove. Kompanitë IT

konfirmojnë se këto aftësi nuk gjenden në personelin e tyre, por trajnime të tilla si

Oracle database, Cisco, MySQL, të Dhënat dhe Sistemi, Programimi PL SQL, Windows

Serves, Aplikime të Web-it mund të ofrohen në vend nga Cacttus, TIK Education, CCS, etj.

Kompanitë celulare dhe të telekomunikacionit raportuan vështirësi në gjetjen e stafit me

kualifikim si teknikë fibrash, inxhinierë të faturimit, dhe inxhinierë të wireless, ndërsa

qendrat e thirrjes kanë nevojë për gjuhë të huaja të tilla si Anglisht dhe Italisht si dhe

aftësi komunikimi.

Kompanitë e mesme dhe të mëdha kanë investuar në teknologjitë më të përparuara në

mënyrë që të ofrojnë produkte më të mira, për të zvogëluar shpenzimet dhe për të rritur

efikasitetin. Për shkak të aplikimit të teknologjisë së re dhe gjithëpërfshirëse në disa

sektorë, është rritur kërkesa për operatorët e teknologjisë. Në shumicën e rasteve,

kompania bën trajnim në vendin e punës për punonjësit e rinj përmes specialistëve të

huaj të ofruar në paketën e blerjes. Ata kërkojnë që stafi i ri i punësuar të ketë njohuri

kompjuterike (sidomos për të diplomuarit e shkollave të larta që mund të jenë të

punësuar si operatorë të teknologjisë). Këto kërkesa janë për: njohuri se si të përdorin

pajisjet; njohje të procedurave operative në punë dhe aftësi për të trajnuar punonjësit e

tjerë. Për shembull, kompanitë e prodhimit dhe sektorët e tjerë që përdorin teknologjinë

IT të tillë si Birra Tirana blenë teknologjinë në Itali dhe kompania italiane ofroi specialist

e tyre për të instaluar dhe të trajnuar stafin e Birra Tirana.

Kompanitë TIK konfirmuan se ata janë të gatshëm të paguajnë për aftësi të veçanta

teknike në rast se kërkesa rritet për shkak të projektit/eve specifike, ndërsa janë të

gatshëm të paguajnë për menaxhimin e projekteve të mëdha; trajnim në marketing dhe

shitje; shërbim ndaj klientit dhe komunikim dhe menaxhimin efikas të kohës. Ata

raportuan se për këto trajnime ata kontraktojnë ofruesit lokalë dhe janë të kënaqur me

cilësinë e trajnimit, por do të donin të shihnin më shumë raste studimore dhe përdorim

praktik të moduleve të tyre. Gjatë intervistave ne çuditërisht vërejtëm se raporti i

kërkesës për aftësi teknike / aftësi te personalitetit ishte pothuajse në të njëjtin nivel.

Interesante ishte zbulimi që aftësitë e personalitetit kërkoheshin si nga kompanitë TIK

edhe ato jo-TIK.

37

Aftësitë e personalitetit për kompanitë TIK

Aftësitë e menaxhimit të kohës dhe efikasitetit: Në pjesën më të madhe të kohës

kompanitë TIK veprojnë nën presion, gjë që kërkon një menaxhim shumë të mirë të

burimeve, sidomos shfrytëzimin e kohës dhe efikasitetin e saj.

Ndërtimi i Ekipit: I mundëson stafit të tyre të punojë më mirë në ekipe të vogla dhe të

mëdha, të kuptojnë më mirë detyrat dhe përgjegjësitë, dhe të punojnë në mënyrë më

efikase së bashku, sidomos në drejtim të zgjidhjes së problemeve. Shumica e njerëzve

janë të fokusuar tek problemet se sa tek zgjidhjet.

Aftësitë e menaxhimit / Aftësitë e menaxhimit të projekteve në shkallë të madhe:

Kompanitë e TIK raportuan se stafit të tyre u mungojnë në përgjithësi aftësitë e

menaxhimit të projektit dhe disave prej tyre aftësitë e menaxhimit të projekteve të

mëdha në veçanti (më shumë se 400 njerëz/ditë). Ata nuk kanë aftësitë për të qëndruar

të fokusuar dhe të ndjekin detyrat, të kenë një komunikim efikas dhe virtual, të

koordinojnë me të gjithë anëtarët e ekipit dhe lojtarët përkatës, të sigurojnë të gjitha

inputet dhe burimet e nevojshme, të rishikojnë dhe rregullojnë projektin afatmesëm, të

arrijnë afatet kohore, etj.

Analist i biznesit: Është përmendur gjatë intervistave që kompanitë kanë nevojë për

aftësitë e analistit të biznesit (Konsultim DM, Lehtësim, Komunikim Progresi), sidomos

kur ata janë duke përgatitur specifikimet e kërkesës për software, planet e biznesit, ose

kur janë duke bërë analiza të shkurtra të tregut, analizën e konkurrencës, potencialet e

kompanisë për rritje dhe zgjerim, etj.

Aftësitë e komunikimit: Kjo aftësi është e nevojshme kur kanë të bëjnë me klientët, kur

përfshihen në projekte të mëdha me ekip të madh, ose për qëllime raportimi. Shumica e

njerëzve të intervistuar konfirmuan se edhe mbajtësve të diplomave universitare ose

Master u mungojnë aftësitë e të shkruarit, aftësia për të strukturuar sic duhet

përmbajtjen e një raporti dhe përcjellja e mesazhit.

Marketing & Shitje: Shërbimet e TIK janë relativisht të reja në Shqipëri dhe përdoren

masivisht nga kompanitë e mëdha dhe ato ndërkombëtare, ndërkohë që NVM-të nuk

janë ende të gatshme për të blerë këto shërbime. Shumica e tyre e konsiderojnë blerjen

e kompjuterave dhe aplikimin e programeve software të kontabilitetit si të

mjaftueshme, ndërsa tërhiqen kur bëhet fjala për tu hapur apo për të kërkuar risinë.

Duke pasur parasysh se TIK është një sektor që lidhet me shumë fusha, është shumë e

rëndësishme që kompanitë e TIK të kenë aftësi të mjaftueshme të marketingut dhe

shitjeve për stafin e tyre që të depërtojnë më mirë në treg. Ka raste të raportuara që për

shkak të mbështetjes së donatorëve, Kompania - TIK ka zhvilluar një program shumë të

mirë software dhe e paraqet atë nëpërmjet disa tavolinave të rrumbullakëta në të gjithë

vendin

Aftësia e zgjidhjes së problemeve: Kjo vjen si një nevojë për projektet e mëdha ku

aftësitë e zgjidhjes së problemeve lehtësojnë punën në grup

38

Mirëmbajtja e kabllove të rrjetit dhe sistemeve.

Aftësitë Gjuhësore: Anglisht, Gjermanisht, Italisht, etj.

II. c Oferta për aftësi për kompanitë TIK

Ka tre burime që ofrojnë specialistë për sektorin TIK (nivel fillestar dhe i përparuar) si

vijon:

I. Universitetet publike dhe private

II. Shkollat e mesme, publike dhe private, të arsimit dhe formimit

profesional

III. Qendrat private të trajnimit

Megjithatë, burimi i dytë dhe i tretë i arsimit dhe formimit në fushën e TIK-ut vazhdon të

jetë bazik, po ashtu edhe kurset e informatikës apo përdorimi i aplikacioneve office, dhe

konsiderohet si jo i mjaftueshëm për pozicione pune në këtë fushë.

Në Shqipëri vazhdon ende debati mbi cilësinë e studentëve të diplomuar nga

universitetet publike në krahasim me ato private, shkollat e mesme apo qendrat e

formimit, për shkak të mungesës së licencimit dhe akreditimit sipas standardeve

ndërkombëtare.

Universitetet publike dhe private që ofrojnë zhvillimin e aftësive në sektorin TIK

Aftësitë e ofruara nga sistemi i universiteteve publike Kuota 2013- 2014

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Diplomë universitare – Informatikë

340

Diplomë universitare – Matematikë dhe inxhinieri informatike

120

Diplomë universitare – Teknologji informacioni dhe komunikimi

220

Master profesional në informatikë biznesi

80

Master profesional në Matematikë dhe inxhinieri informatike

50

Master profesional në Teknologji informacioni

55

Master shkencor në informatikë 60 Master shkencor në Teknologji informacioni

40

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë

Diplomë universitare – Ekonomi informatike

200

Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Diplomë universitare – Ekonomi informatike

66

39

Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Diplomë universitare – Inxhinier informatike

100

Diplomë universitare – Inxhinieri telekomunikimi

70

Diplomë universitare – Inxhinieri elektronike

70

Master profesional - Inxhinieri informatike

30

Master profesional - Teknologji informacioni

30

Master shkencor - Inxhinieri informatike

40

Master shkencor - Telekomunikim

30

Master shkencor – Elektronikë 40

Korçë , Universiteti “Fan Noli” , Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane

Diplomë universitare - Teknologji informacioni

120

Master profesional - Teknologji informacioni

30

Elbasan, Universiteti “A.Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Diplomë universitare – Teknologji informacioni

150

Master profesional - Teknologji informacioni

150

Elbasan , Universiteti “A.Xhuvani”, Fakulteti i Ekonomisë

Diplomë universitare - Ekonomi informatike

150

Master profesional - Ekonomi informatike

30

Gjirokastër, Universiteti “E. Cabej”, Fakulteti i Shkencave të Natyrëss

Diplomë universitare – Fizikë dhe Teknologji informacioni

170

Diplomë universitare – Matematikë - Informatikë

170

Diplomë universitare – Teknologji informacioni

200

Shkodër, Universiteti “L. Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Diplomë universitare – Informatikë

150

Diplomë universitare – Shkenca kompjuterike

120

Diplomë universitare – Teknologji informacioni

150

Diplomë universitare –Informatikë

150

Master shkencor – Shkenca kompjuterike

40

Durrës, Universiteti “A. Moisiu”, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Diplomë universitare – Shkenca kompjuterike

80

Diplomë universitare – Sistemet e informacionit

80

Diplomë universitare – Teknologji informacioni

80

Diplomë universitare – Matematikë – Informatikë

80

Diplomë universitare – Informatikë - Anglisht

80

40

Diplomë universitare – Multimedia dhe televizioni dixhital

30

Diplomë universitare – Matematikë dhe Informatikë (Peshkopi)

70

Diplomë universitare –Informatikë – Anglisht (Peshkopi)

70

Master shkencor – Shkenca kompjuterike të aplikuara

120

Durrës, Universiteti “A. Moisiu”, Fakulteti i Studimeve Profesionale

Specialist për rrjet kompjuterash (2 vjet)

60

Informatikë praktike (2 vjet) 30 Durrës, Universiteti “A. Moisiu”, Fakulteti i Studimeve të Integruara dhe Praktikës (FASTIP)

Diplomë universitare – Multimedia dhe Teknologji informacioni (në Anglisht)

25

Tabela 9. Universitetet publike dhe degët e tyre që ofrojnë aftësi për sektorin e TIK-ut12

Të gjithë universitetet private ofrojnë master shkencor në Informatikë; Master për

Informatikë dhe Teknologji, si dhe Inxhinieri Kompjuterike dhe Elektronike.

Universitetet që ofrojnë këto programe master janë: Universiteti i New York-ut në Tianë

(NYUT); Universiteti EPOKA; Universiteti Evropian i Tiranës; Universiteti UFO;

Universiteti Marin Barleti dhe Universiteti Mediterranean.

Kur u pyetën për të bërë dallimin midis nivelit arsimor dhe atij praktik, shumica e

kompanive ishin të kënaqur me Universitetin e Tiranës, si dhe Universitetin e Nju Jorkut

në Tiranë dhe Universitetin Epoka. Megjithatë, ata theksuan nevojën për përvojë

praktike, sepse shumica e nxënësve/studentëve kanë nivelin minimal të përvojës

praktike.

Problemet e ngritura nga përfaqësuesit e universiteteve publike janë:

- Numër i ulët mësuesish, në raportin 1:50; - Infrastrukturë e papërshtatshme (numër i pamjaftueshëm laboratorësh) - Lidhje e dobët interneti; - Nivel i ultë financimesh direkte për kërkim, zhvillim dhe inovacion.

12

Burimi: VKM nr. 565 date 27.06.2013 për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në universitetet

publike. VKM nr. 744 datë 05.09.2013 për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në programet

Master Shkencor dhe Master i Arteve

41

Programet e studimit në universitetet publike Kuota 2013- 2014

Diplomë universitare (Bachelor) – Informatikë 640

Bachelor – Matematikë dhe Inxhinieri informatike 120

Bachelor – Teknologji informacioni dhe komunikimi 220

Bachelor – Ekonomi informatike 416

Bachelor – Inxhinier informatike 100

Bachelor – Inxhinieri telekomunikimi 70

Bachelor – Inxhinieri elektronike 70

Bachelor – Fizikë dhe Teknologji informacioni 170

Bachelor – Matematikë - Informatikë 320

Bachelor – Shkenca kompjuterike 230

Bachelor - Teknologji informacioni 700

Bachelor – Shkenca kompjuterike 120

Bachelor – Sisteme informacioni 80

Bachelor – Informatikë - Anglisht 80

Bachelor – Multimedia dhe televizion dixhital 30

Bachelor –Informatikë – Anglisht 70

Master profesional në Informatikë biznesi 80

Master profesional në Matematikë & Inxhinieri Informatike 50

Master profesional në Teknologji informacioni 305

Master shkencor për Informatikë 60

Master profesional për Inxhinieri informatike 70

Master shkencor për Telekomunikim 30

Master shkencor për Elektronikë 40

Master profesional për Ekonomi informatike 30

Master shkencor për Shkenca kompjuterike 40

Master shkencor për Shkenca kompjuterike të aplikuara 120

Specialist për Rrjet Kompjuterik (2 vjet) 60

Informatikë praktike (2 vjet) 30

Bachelor – Multimedia dhe Teknologji informacioni, në Anglisht 25

Tabela 10. Programet e studimit në universitetet publike

42

Përveç intervistave me aktorët kryesorë, menduam se ishte e rëndësishme të merrnim

edhe mendimin e studentëve për programin e tyre (teorik dhe praktik). Të gjithë

pohuan se ishte e vështirë për ta të njiheshin me pozicionin e ri sepse nuk kanë përvojë

ose, edhe kur kanë bërë praktikë pune, ka qenë plotësisht inefikase. Ata janë të

vetëdijshëm që njohuria e tyre akademike nuk është e mjaftueshme për t’iu përshtatur

nevojave të tregut, veçanërisht në sektorin TIK që ka normën më të lartë dhe të shpejtë

të rritjes në krahasim me sektorë të tjerë të ekonomisë.

Shumica e studentëve të intervistuar u përgjigjën se nuk kanë informacion për

pozicionet e punëve, kriteret specifike për këto pozicione të lira, etj.

Sipas studimit të Risi Albania “Një treg pune në dobi të rinisë shqiptare”, në pesë vitet e

fundit ka 453 studentë për IT dhe 10 studentë për Telekomunikim.

AFP në sektorin TIK

Numri total i nxënësve të regjistruar në shkollat AFP për vitin 2013-2014 është 1913,

nga të cilët 237 janë femra.

Drejtimet e kurrikulës AFP në shkollat publike të AFP-së:

Teknologji informacioni dhe komunikimi(TIK)

Teknologji informacioni dhe komunikimi(TIK) (viti 1)

Teknologji informacioni dhe komunikimi(TIK) (viti 2)

TIK support users (viti 3)

Rrjete të dhënash (viti 3)

Zhvillim website-i (viti 3)

Multimedia (viti 3)

TIK support users (viti 4)

Rrjete të dhënash (viti 4)

Zhvillim Website-i (viti 4)

Multimedia (viti 4)

Teknologji informacioni dhe komunikimi(TIK)

(Pilot -PEM), Shkolla Arben Broci, Shkoder

(TIK) (Pilot -PEM) (viti 1)

(TIK) (Pilot -PEM) (Viti 2)

Elektronike në teknologjinë e automatizimit (Viti 3)

(TIK) (Pilot -PEM) (Viti 4)

Tabela 11. Profilet e kurrikulës AFP në shkollat publike të AFP-së. Burimi: MMSR

43

Studentët e regjistruar në shkollat AFP

Teknologji informacioni dhe komunikimi(TIK) (2013)

Shkolla/vendndodhja

Drejtimet (Profiles)

Studentët e regjistruar

Femra Totali

26 Marsi, Kavajë Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 5 52

Arben Broci, Shkodër

Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) (Pilot –PEM

0 51

Industriale Pavarësia, Vlorë

Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 12 118

Industriale, Rubik Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 0 63

Mekanike bujqësore, Lushnje

Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 0 70

Myrteza Kepi, Kuçovë

Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 0 0

Petro Sota, Fier Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 0 160

Profesionale Beqir Cela, Durrës

Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 0 127

Profesionale Kolin Gjoka, Lezhë

Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 17 106

Profesionale Nazmi Rushiti, Dibër

Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 37 108

Profesionale TIK Fan S. Noli, Korçë

Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 92 278

Sali Ceka, Elbasan Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 13 102

Shkolla e Mesme Kombëtare Prof. Kamzë

Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 31 192

StilianoBandilli, Berat

Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 5 39

Teknike EkonomikeHoteleri-turizëm A. Athanas, Sarandë

Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 9 61

Teknike elektrike GjergjCanco, Tiranë

Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 14 371

Thoma Papano, Gjirokastër

Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) 2 15

Totali

237 1,913

Tabela 12. Studentët e regjistruar në shkollat AFP TIK në vitin 2013-2014. Burimi: MMSR

Drejtimi i ofruar në këto shkolla është Teknologji informacioni dhe komunikimi (V 1;

V2); TIK Support users, Rrjete të dhënash (Data networks) – Zhvillim Website-i dhe

44

Multimedia (V3); TIK Support Users, Rrjete të dhënash dhe Zhvillim Website-i dhe

Multimedia (V 4).

Shkolla Arben Broci po ofron për herë të parë drejtimin Teknologji Elektronike

Automatizimi (viti 3) dhe TIK (viti 4) me mbështetje nga PEM – GIZ.

Siç shihet në Tabelë, këto shkolla kanë shpërndarje të mirë gjeografike, ndërsa

përfaqësimi i femrave është më pak se 15%.

Kurrikula AFP V 1 + V2:

Niveli i parë (I+II vjet) Drejtimet e nivelit të dytë

(III+IV):

Organizon vendin e punës;

Përzgjedh materialet, veglat dhe pajisjet e punës;

Përdor dhe mirëmban veglat dhe materialet e punës;

Zbaton standardet profesionale;

Zbaton rregullat e sigurisë teknike dhe mbrojtjes së ambientit;

Interpreton vizatimet dhe skemat e thjeshta elektrike dhe elektronike;

Vizaton skema instalimi të rrjeteve kompjuterike;

Interpreton dokumentacionin teknik;

Mat dhe inspekton qarqet kompjuterike dhe qarqet e rrjeteve kompjuterike;

Zbaton skemat e thjeshta me elemente elektrike dhe elektronike;

Mat dhe inspekton qarqet elektrike dhe elektronike;

Bën instalimin fizik të kompjuterëve;

Instalon aksesorët periferik të kompjuterëve;

Instalon programet kompjuterike;

Zëvendëson pjesët e dëmtuara të kompjuterit;

Mirëmban software-ët dhe hardware-ët;

Bën instalimin fizik të rrjetit kompjuterik (LAN) me kabuj;

Bën konfigurimet e thjeshta të rrjeteve kabllore.

TIK users Support

Rrjete të dhënash

Zhvillim website-i

Multimedia

Teknologji Elektrike

Automatizimi

Sistemi AP publik dhe jo publik ofron kurse trajnimi të shkurtra dhe afatmesme nga

disa orë në disa muaj. Ministria e Punës miraton programin, por nuk ka ende një

45

strukturë zyrtare të Niveleve dhe Drejtimeve për AP-në. Megjithatë, ato kanë për qëllim

lehtësimin e të nxënit shpejt me fokus punësimin. Ofruesit e licencuar lëshojnë

certifikata që njihen në territorin e Shqipërisë. Në këtë kontekst, ka nevojë për unifikim

dhe standardizim të këtyre programeve.

Vlen të përmendet që sistemi AFP ekzistues në Shqipëri nuk mund të krahasohet ende

me klasifikimet dhe standardet ndërkombëtare. Mungon një përshkrim i detajuar i

niveleve dhe kompetencave ekzistuese; konceptet jo formale dhe informale të të nxënit

nuk janë bërë ende të vlefshme; ka prova mospërputhjeje dhe mungesë konsistence

ndërmjet niveleve të ndryshme të arsimit profesional dhe mungesë apo përdorim të

kufizuar laboratorësh. Kjo do t’i mundësonte nxënësit për të përftuar njohuri dhe

përvojë praktike dhe do të rriste mundësitë për punësim në kompani të ndryshme jo

TIK, si dhe pozicione fillestare në kompani TIK.

Sipas ekspertëve TIK, ka një ndryshim të madh midis cilësisë së të diplomuarve nga

shkollat e mesme dhe atyre nga universitetet në Shqipëri në krahasim me vendet e

zhvilluara.

Ofruesit kryesorë privatë të AFP-së

Ka 17 shkolla private AFP-je në Shqipëri që operojnë në 10 vendndodhje. Pothuajse të

gjitha shkollat private (përveç Shkollës Teknike Harry Fultz) janë shumë të vogla –

numër i vogël nxënësish të regjistruar dhe drejtimesh të ofruara. Ka rreth 1000 nxënës

që studiojnë në arsimin e mesëm profesional privat dhe pothuajse 70% e tyre janë në

shkollën teknike Harry Fultz në Tiranë për elektro-teknikë, automekanikë, dhe biznes.

Një sërë shkollash private profesionale ofrojnë më pak për shkak të vështirësive

financiare.

Për ta mbushur këtë hendek, shumë donatorë po fokusojnë asistencën e tyre teknike te

shkollat AFP jashtë Tiranës. Një nga përvojat më të mira është Shkolla Austriake “Peter

Mahringer” në Shkodër. Ka rreth 230 nxënës të regjistruar në këtë shkollë, të cilët

përfitojnë nga një program intensiv i kombinuar midis teorisë dhe praktikës. Ky

program ka për qëllim të sigurojë punësimin e nxënësve përmes programeve të

praktikës së punës (internship). Kompanitë që pranojnë praktikantë janë kompani

interneti, kompani vendore të shpërndarjes së energjisë elektrike, kompani

hidrocentralesh, etj. Kjo përvojë mund të shpërndahet edhe te shkollat e tjera teknike

me qëllimin për të përgatitur nxënës në Drejtimin e Teknologjisë së Informacionit. Për

shkak të rëndësisë së këtij sektori për ekonominë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka

prezantuar kohët e fundit drejtime IT në shkollat e arsimit profesional.

Janë vetëm disa shkolla AFP që ofrojnë kurse IT, si për shembull kurse postsekondare

(në zhvillim) dhe një numër i kufizuar shkollash të mesme private si Instituti Harry

Fultz Institute dhe Shkolla Austriake ‘Pehter Mahringer’ në Shkodër që ofrojnë:

Administrator rrjeti

Programim Software

Teknologji informacioni dhe rrjeti

46

Web designer

Ekziston edhe një grup ofruesish privatë trajnimesh, duke përfshirë CACTUS, TIK

Education, etj. Ata ofrojnë Zgjidhje Trajnimi Individuale, Korporative dhe Qeveritare si

dhe Certifikatë për teknologjitë më të fundit programuese të licencuara nga kompani të

huaja. Disa nga kurset e ofruara janë:

Zhvillim Software përmes sistemeve Microsoft, Cisco CCNA, Oracle, LINUX,

programimit PHP-MsSQL, teknologjive Android

Zhvillues website-sh

Inxhinierë rrjeti

Zhvillues të aplikacioneve për Smartphone

Specialistë për sigurinë e rrjetit

MTA për Administrim Sistemi; MTA për Zhvillim Software-i

II. d Analiza e mangësisë së Aftësive

Meqë shumica e bizneseve janë të përqendruara në zonën Tiranë - Durrës, dihet se përdoruesit e mëdhenj të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit janë të përqendruar në këtë segment, aty ku tregu i punës ofron aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara. Situata është më problematike në qytetet e tjera, ku tregu i punës nuk ofron kualifikime të tilla. Është identifikuar si shumë i rëndësishëm prezantimi i profilit të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit në shkollat e Formimit Profesional jashtë Tiranës, në mënyrë që të plotësohen nevojat e kompanive për shërbime të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit. Numri i njerëzve të angazhuar në aktivitete të Teknologjisë së Informacionit (IT) është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, për shkak të faktit se ky kualifikim është i nevojshëm në çdo sektor të ekonomisë, duke filluar nga sektori financiar dhe bankar, telekomunikacioni, Ofruesit e Shërbimit të Internetit, kompanitë e mëdha, operatorët turistikë, kompanitë turistike, përdoruesit në shtëpi, etj. Në një studim të kryer nga ILO NES për aftësitë dhe kualifikimin e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në Shqipëri, u analizua niveli i arsimimit për 19,173 punonjës në 964 kompani të intervistuara nga sektorë të ndryshëm, duke përfshirë edhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit. Pjesa e fuqisë punëtore sipas nivelit arsimor tregon se 34% kanë arsim të mesëm të ulët dhe 47% kanë arsim të mesëm të lartë, ndërkohë që me diplomë universitare janë rreth 16%. Kjo tregon rëndësinë e forcimit të arsimit të mesëm (si në nivelin e ulët edhe në nivelin e lartë) pasi ai përbën më shumë se 80% të fuqisë punëtore. Sipas personave të intervistuar në studim, pozicionet kryesore për teknikë të nivelit të mesëm kërkohen për dizenjimin e web-it, teknikët e mirëmbajtjes së rrjetit dhe operatorët e ndihmës nga zyra. Sipas intervistave, pozicionet e mësipërme janë të mbushura kryesisht nga të diplomuarit e shkollës së mesme teknike ose të diplomuarit e shkollave të mesme të përgjithshme, që kanë pasion shkencat kompjuterike dhe teknologjinë e informacionit. Ndërsa pozicionet e tjera, të tilla si inxhinier i sistemit, programimin i web-it, programim i bazës së të dhënave, zhvillim i aplikimit, menaxher i rrjetit, IT Bankare, dhe Financë, etj., janë të mbushur kryesisht me të diplomuarit nga universitetet, pasuar nga një trajnim intensiv të mbuluar financiarisht nga kompanitë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Ekspertët e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit theksojnë se ka një dallim të madh ndërmjet cilësisë së

47

të diplomuarve të nivelit të mesëm dhe të lartë në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera të përparuara. Të diplomuarit universitarë nuk kanë aftësitë industriale, pavarësisht nga numri më i lartë i të diplomuarve në zhvillimin e softuerit, ende kemi një numër të ulët të zhvilluesve të kualifikuar të softuerit, gjë që kufizon zhvillimin e një industrie të IT-së në Shqipëri. Shumica e të diplomuarve në Teknologjinë e Informacionit në universitete përfundojnë në plotësimin e punëve të shërbimit dhe mirëmbajtjes në institucionet publike apo në sektorin privat. Analiza e hendekut të aftësive është kryer në tri nivele: Nivel kompanie/nivel mikro dhe nivel makro.

Nivel Mikro/ Nivel Kompanie:

1) Edhe pse ka një kërkesë e lartë për staf të kualifikuar në sektorin e Teknologjisë

së Informacionit dhe Komunikimit, pyetjet specifike gjatë intervistave

konfirmuan se ekziston një mungesë e komunikimit të ndërsjellë në midis

kompanive të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe ofruesve të

kualifikuar të aftësive (shkollat / qendrat / universitetet, ekspertët etj.) për të

marrë informacion mbi të diplomuarit nga ofruesit e arsimit dhe trajnimet e

ofruara, si dhe për të reflektuar nevojat e tregut / të biznesit në kurrikulat

përkatëse të ofruesit të aftësive. Ndërsa kompanitë e kuptojnë mirë rëndësinë e

komunikimit të rregullt me nivelet e ndryshme të ofruesve të aftësive, ata

gjenden të zënë rregullisht me menaxhimin ditor të biznesit dhe nuk i kushtojnë

kohë të mjaftueshme këtij komunikimi. Kjo ndodh pasi shumica e kompanive

shqiptare kanë vetëm një pronar të kompanisë që merret me të gjitha çështjet e

biznesit. Ata nuk kanë një staf të dedikuar për t’u marrë me këtë punë. Nga ana

tjetër, pothuajse të gjitha kompanitë e IT-së konfirmuan se ata nuk janë

kontaktuar nga ofruesit e aftësive (arsimi i mesëm, arsimin universitar dhe

qendrat e trajnimit). Asnjë prej tyre nuk ishte kontaktuar nga zyrat e karrierës.

Vetëm një prej kompanive të intervistuara, kompani konsulente e Menaxhimit të

të Dhënave ishte ftuar në mënyrë periodike nga Universiteti Politeknik gjatë

rishikimit ose përditësimit të kurrikulave. Ndërkohë ka një mungesë totale

komunikimi me arsimin të mesëm.

2) Ndërsa për pozicionet më të ulëta, sipas studimit të ILO NES, më shumë se 50%

e kompanive të intervistuara (ata përdorën një mostër prej 964 kompanish që

përfaqësojnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke përfshirë Teknologjinë e

Informacionit dhe Komunikimit) e konsiderojnë stafin operativ të

procesit/planit dhe stafin e nivelit elementar me nivel të ulët kualifikimi dhe

përvoje. Këta janë punonjës ose me nivel arsimi të mesëm ose fillor dhe tregojnë

mangësinë e kurrikulave të arsimit të mesëm, në përputhje me nevojat e tregut.

Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit është një sektor i lidhur ngushtë

me të tjerët si dhe është pjesë e gjithë ekonomisë. Në këtë paragraf ne po i

referohemi stafit operativ që ka nevojë për të mësuar elementet bazë të

përdorimit të kompjuterit apo makinerive / pajisjeve. Ka disa arsye për këtë, siç

48

përshkruhet në ofertën e aftësive, por për t'u përmendur janë: mungesa e

përvojës praktike në arsimin e mesëm; kualifikimi dhe përvoja e pamjaftueshme

e stafit arsimor, si dhe mungesa e interesit nga ata për të rinovuar kurrikulat në

bazë të nevojave të tregut.

3) Ndërkohë që Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit është bërë pjesë e

jetës së përditshme, ende ka ngurrim nga kompanitë jo të fushës së Teknologjisë

së Informacionit dhe Komunikimit për të përdorur produkte dhe shërbime IT

dhe softuere të ndryshme për të rritur efikasitetin dhe produktivitetin në nivel

kompanie. Kjo ndodh ose për shkak të kostos së lartë të produkteve IT, ose për

shkak se nuk kuptohen mirë përfitimet e saj. Ekziston nevoja për rritjen në

mënyrë periodike të ndërgjegjësimit të komunitetit të biznesit për produktet

dhe shërbimet e TIK-ës. Nga komuniteti i donatorëve ka një përpjekje të

vazhdueshme për të sjellë së bashku të gjithë lojtarët që ndërveprojnë në

panaire lokale ose në takime Biznes me Biznes (B2B), por shqetësim mbetet

qëndrueshmëria e këtyre përpjekjeve pas përfundimit të projektit të

donatorëve.

4) Në përgjithësi, është vënë re një nivel i ulët i të kuptuarit të programeve të

stazhit. Kjo po ndodh në të gjitha nivelet, si në kompanitë e Teknologjisë së

Informacionit, edhe tek ofruesit e aftësive (universitetet dhe shkollat). Edhe pse

stazhi është i detyrueshëm për të diplomuarit e vitit të fundit, nuk është ngritur

ende ndonjë sistem vlerësimi për praktikantët dhe një sistem gjurmimi për

studentët e diplomuar. Megjithatë, në të gjitha rastet nuk ka një program të

monitoruar dhe të mentoruar siç duhet përmes kompanive dhe institucioneve

arsimore për shkak të faktit se as kompanitë e as shkollat nuk e kuptojnë vlerën

e përfitimeve praktike që praktikanti merr në nivel kompanie, ku ata përgatiten

dhe aplikojnë këtë njohuri ndërsa punësohen; ndërsa telekomunikacioni dhe

kompanitë celulare mirëpresin rregullisht stazhierë, por pa një program të

veçantë dhe një sistem monitorimi dhe vlerësimi.

5) Mes kompanive të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit pothuajse

mungon kultura e përzgjedhjes së studentit më të mirë në sistemin e arsimit dhe

ofrimi i një burse me qëllim punësimi. Nëse ky proces do të merret seriozisht,

kompanitë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit do të mund të

punësojnë studentët më të mirë, pasi të kenë ofruar programin e stazhit në

kompani për këta studentë.

Niveli Makro:

Universitetet

1) Kurrikula universitare nuk reflekton nevojat e tregut për aftësi Specifike teknike

të tilla si gjuha e programimit (Java, MS SQL, MySQL, Oracle etj.). Të gjitha

kompanitë IT kanë konfirmuar këto nevoja. Kurrikulat universitare ofrojnë

aftësitë e përgjithshme të programimit dhe asnjë nivel minimal të aftësive

industriale. Si rezultat, firmat IT sigurojnë një trajnim në punë 6-12 mujor para

se të diplomuarit e rinj të jenë në gjendje të prodhojnë produkte të vlefshme

industriale. Pra, një hendek kryesor i aftësive është mungesa e aftësive

49

industriale tek të diplomuarit universitare, gjë që rezulton në kosto të larta të

trajnimit në vendin e punës për kompanitë e IT-së.

2) Nevojat e raportuara për aftësitë personale të tilla si menaxhimi i Kohës dhe

Komunikimit Efektiv; Menaxhimi i Projektit; Marketingu dhe Shitjet nuk janë një

komponent i fuqishëm i kurrikulës universitare apo kurrikulës së arsimit të

mesëm. Shumica e këtyre aftësive mund të përftohen përmes trajnimeve private

dhe atyre pas universitare. Shqetësimi i vetëm këtu është cilësia e këtyre

trajnimeve. Janë raportuar dy situata: ose trajnimi është shumë i mirë, por i

shtrenjtë dhe kompanitë nuk mund ta përballojnë dërgimin e personelit të tyre

(sidomos me konsulentët / trajnerët ndërkombëtarë; ose cilësia e përmbajtjes së

trajnimit nuk është aq e mire sa duhet, sidomos me aplikimin praktik.

3) Edhe pse është raportuar një nivel i komunikimit personal midis universiteteve

dhe kompanive të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në lidhje me

përditësimin e kurrikulës aktuale, ky ndërveprim nuk është ende i

institucionalizuar rregullisht dhe si një kërkesë nga hartuesit e politikave

(Ministria e Arsimit). Universitetet publike hezitojnë për të krijuar dhe nxitur

këtë komunikim për shkak të mungesës së stimujve, ndërsa zyrat e karrierës

brenda universiteteve ose janë të dobëta, ose mungojnë. Universitetet private

kanë një komunikim më të mirë me kompanitë e Teknologjisë së Informacionit

dhe Komunikimit. Ata ftojnë folës nga këto kompani, por gjithsesi kjo ende

mbetet një qasje personale nga pronarët e universiteteve. Ndërkohë në shkollat

e mesme mungon plotësisht komunikimi me kompanitë e Teknologjisë së

Informacionit dhe Teknologjisë dhe nuk kuptohen nevojat e tregut për pozicione

të ndryshme që mund të jenë të përkthyera në programet shkollore përkatëse.

Edukimi i Mesëm/ Formimi Profesional

1) Kurrikula e AFP nuk po prodhon të diplomuar me njohuri thelbësore, aftësi dhe

kualifikime profesionale për pozicione pune nga ato fillestare tek ato që kanë

nevojë për trajnim në vendin e punës në kompanitë e Teknologjisë së

Informacionit dhe Komunikimit. Sistemi i AFP nuk i pajis të diplomuarit e AFP

me aftësitë e nevojshme për të hyrë në tregun e punës. Mes arsyeve të tjera

është edhe fakti se ligjëruesit / mësuesit nuk kanë stimuj për të përditësuar

rregullisht kurrikulat.

2) Kapaciteti i pamjaftueshëm i stafit menaxherial dhe mësimdhënës në AFP me

njohuritë përkatëse për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit dhe

programet e ndryshme. Përvoja Industriale e Bazuar në Punë e shumicës së

Mësuesve të shkollave Profesionale është e vjetërsuar. Shumë mësues dhe

instruktorë në profesionet teknike kanë një përvojë të gjatë që vjen nga fabrikat

e mëparshme shtetërore, por ata kanë mbetur pas në lidhje me zhvillimet e

fundit të teknologjisë dhe industrisë dhe në veçanti me aplikimet e

Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

3) Për shkak të gjendjes së dobët në përgjithësi të objekteve dhe pajisjeve, nxënësit

nuk janë në gjendje të njihen nga afër me teknologjitë, mjetet dhe instrumentet e

kërkuara në pozicionet e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Ka

50

mungesë të laboratorëve dhe pajisjeve të teknologjisë që do të përdoren për

qëllime praktike.

4) Ka lidhje të kufizuara ose nuk ka fare lidhje ndërmjet kompanive të sektorit privat

dhe ofruesve të AFP-së, për shkak të mentalitetit të të dy "lojtarëve". Bizneset nuk e

kuptojnë përfitimin e të qenit sa më afër institucioneve arsimore dhe të kërkuarit

të stafit të ardhshëm, ndërsa ofruesit e AFP janë pasivë dhe jo të interesuar për të

qenë pro aktivë. Vetëm 28% e menaxhimit VSS raportuan se ata mbështesin

kompanitë lokale. Kjo marrëdhënie reciproke është shumë shpesh e një natyre

joformale. Kjo nuk ndihmon VSS-të për të rritur cilësinë e programeve të AFP-së

në mënyrë që ato të bëhen të rëndësishme në tregun e punës.

5) Nuk ka mekanizma të qëndrueshme të financimit që mund të mbështesin

përputhjen me nevojat më të fundme të tregut dhe pajisjet laboratorike.

6) Mungesa e kualifikimeve praktike nga nxënësit që përfundojnë shkollat dhe

universitetet e formimit profesional. Duke pasur mundësi të kufizuara për të

ndjekur praktikën, studentët e shkollave dhe universiteteve të formimit

profesional nuk janë të gatshëm për të filluar punë me kapacitetin bazë të

nevojshëm të profesionit.

7) Ende ka në treg një Akademi / Qendër Trajnimi e Teknologjisë së Informacionit

dhe Komunikimit që të mund të lidhë akademinë me biznesin; që të arrijë

praktikat dhe kurrikulat më të mira për të përgatitur specialistët aq shumë të

kërkuar në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit

1) Shoqatat e Biznesit (AITA dhe ICT Cluster të themeluara nga GIZ), ende nuk janë

të qëndrueshme; mos financimi nga burime të ndryshme për të forcuar

kapacitetet e tyre për të ofruar lobim dhe avokim për anëtarët e tyre; për të

lehtësuar programin e praktikës ndërmjet anëtarëve të tyre dhe ofruesve të

aftësive; për të marrë rolin udhëheqës për krijimin e ndërveprimit midis

aktorëve të ndryshëm që janë aktive në sektorin e TIK-ës për t'i shërbyer më

mirë komunitetit te Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

2) Mungesa e konsultimeve periodike / takimeve midis aktorëve të sektorit të

Teknologjisë se Informacionit dhe Komunikimit. AITA mund të luajë

katalizatorin dhe rolin lehtësues për të bashkuar të gjithë lojtarët dhe për të

identifikuar boshllëqet, si dhe prezantuar zgjidhjet; koordinimi më i mirë dhe

arritja e sinergjisë së punës.

3) Nevoja për të kontrolluar periodikisht furnizimin e tregut, për të identifikuar

kompanitë që ofrojnë trajnimet e kërkuara, dhe për të vendosur një

bashkëpunim me ta (Shkollat AP, universitetet dhe institucionet e trajnimit).

Qeveria

1) Ekziston nevoja për të krijuar politika në nivel ministrie për të mandatuar të

gjitha institucionet që të zhvillojnë programe studimi për studentët me kohë të

pjesshme pasi kjo do të krijojë mundësi më të mira punësimi. Ideja është që të

51

ketë kurse të ndryshme me fokus Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit

që do i lejonte njerëzit të ndryshonin profesionin e tyre në rast se nuk ka ndonjë

kërkesë në treg dhe të trajnohen / arsimohen në profesione të tjera nëpërmjet

kurseve me kohë të pjesshme. Njësoj si universitetet që ofrojnë programe MBA

për punonjësit në organizata / institucione të ndryshme.

2) Në bazë të hulumtimit në zyrë është vërejtur se arsimi i mesëm dhe universitar

nuk zbaton një sistem/kërkesa për ruajtjen e bazës së të dhënave të studentëve,

si dhe gjetjen e tyre pas përfundimit të shkollës; Kjo do të ndihmojë në krijimin e

bazës së të dhënave të rëndësishme dhe të sakta për të gjetur studentët /

nxënësit pas diplomimit nga shkolla, dhe në vlerësimin e tendencave të

punësimit të tyre të cilat mund të shërbejnë si sistem reagimi për kurrikulat e

tyre.

3) Në vend nuk ka asnjë sistem që ofron stimuj për shkollat e Arsimit dhe Formimit

Profesional për të rritur numrin e studentëve në studimet e Teknologjisë së

Informacionit dhe Komunikimit, që konsideron se aftësitë e TIK-ës janë duke u

bërë një kërkesë e tregut.

4) Megjithatë, ka shumë pak Partneritete Publike dhe Private për ndërhyrje

specifike që synojnë sektorët/nën-sektorët me numër të lartë të të punësuarve.

Ende nuk ka stimuj për shkollat/universitetet që bashkëpunojnë me sektorin

privat dhe përditësojnë kurrikulat në bazë të nevojave më të fundit të tregut.

Mësuesve/lektorëve nuk u ofrohen stimuj për kurrikulat më të kualifikuara dhe

të orientuara drejt tregut të punës / të përditësuara. Duke u paguar pothuajse

me të njëjtën pagë, nuk jepen stimuj për ata që i përditësojnë kurrikulat / ose i

rifreskojnë ato.

5) Nuk ka ende një bashkëpunim të institucionalizuar midis bërësve të politikave,

institucioneve publike dhe private dhe shkollave, bizneseve dhe shoqatave në

mbështetje të zhvillimit /përditësimit të kurrikulave të AFP.

6) Pjesëmarrja e industrive në Bordet Rregullatore nuk është e formalizuar.

7) Ka një mungesë të plotë të stimujve për institucionet arsimore për të lehtësuar

krijimin e shoqërive të reja pasi ato mund të shërbejnë si qendër inkubator për

të ofruar infrastrukturën e duhur dhe mbështetje teknike.

8) Raportohet se ekziston mungesa e politikave për të mbështetur bursat për

studentët e shkëlqyer të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe një

mungesë totale e Sistemit të Shpërblimit për arsimin më të mirë të ofruar në

fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit; Kjo do të krijojë

besueshmëri dhe do të stimulojë konkurrencën ndërmjet ofruesve të aftësive

për të ofruar programe më të mira arsimimi / trajnimi;

9) Inovacioni ende mbetet nën nivelin Europian. Edhe në rajon Shqipëria mbetet

pas vendeve fqinje në drejtim të fondeve për Kërkim dhe Zhvillim dhe të

inovacionit;

10) Donatorët janë më të përfshirë në sistemin arsimor (mbështetjen e programeve

për arsimin e mesëm), ndërsa mungon një program i Trajnimit të Trajnerëve për

52

të trajnuar një kuadër të specialistëve që mund të ofrojnë trajnime specifike të

bazuara në nevojat e kompanisë.

II. e Rekomandime/ndërhyrje të ardhshme në sektorin TIK

Bordi industrial për TIK

Cila do të ishte

ndërhyrja

Ngritja e një ‘bordi industrial’ për sektorin TIK, një komitet që do të

organizojë takimet periodike të aktorëve kryesorë apo të grupeve të

punës së nën-sektorëve, në varësi të nevojave aktuale.

Mbështetja e zhvillimit te aftësive në të gjitha nivelet duke rishikuar

kurrikulat rregullisht, duke përmirësuar qasjet e praktikës

(internship) dhe diskutim sistematik të problemeve të burimeve

njerëzore.

Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet organizatave publike dhe private /

strukturave që kanë akses në rajonet dhe sektorët / nën-sektorët e

synuar.

Përmirësimi i cilësisë së kurrikulës së ofruar / identifikimi i kurrikulës

së re të kërkuar nga sektorët privatë.

Arsyeja për ndërhyrjen Ka shumë iniciativa nga qeveria, komuniteti i biznesit dhe shoqatat e

biznesit, institucionet e ndryshme arsimore dhe projekte nga donatorë

për të mbështetur sektorin TIK. Megjithatë, është e dukshme mungesa

e koordinimit midis aktorëve të ndryshëm që do të kanalizonte

mbështetjen teknike dhe financiare, do të sillte sinergji të përpjekjeve

dhe do të ndikonte zhvillimin e ekonomisë duke pasuruar sektorin dhe

arsimin në fushën e TIK-ut.

Cili do të ishte input-i

konkret nga

RisiAlbania?

- Mbështetje me ekspertizë për identifikimin e modelit të duhur.

- Mbështetje me ekspertizë për identifikimin e partnerëve anëtarë të

bordit.

- Mbështetje me ekspertizë për ngritjen e modelit / bordit me

modalitetet e operimit dhe të komunikimit.

- Mbështetje për hapat e parë të themelimit sipas modelit të

identifikuar.

- Mbështetje e aktiviteteve të para të bordit.

Cila do të ishte qasja e

zbatimit?

Bashkëpunim i koordinuar ndërmjet PROTIK, AITA, organizatave

lokale dhe rajonale, ofruesve privatë dhe publikë të trajnimeve,

shkollave AFP, universiteteve, ekspertëve dhe agjencive dhe

programeve të tjera.

Partneri/ët potencialë PROTIK mund të shërbejë si katalizator për shkak të misionit dhe

ekspertizës teknike që PROTIK po zhvillon përmes mbështetjes së

donatorëve apo komunitetit të biznesit. Siç përmendet më parë,

PROTIK është një shembull i qartë i PPP-së dhe ka kapacitetet fizike

dhe njerëzore për ta luajtur këtë rol – qoftë për të ngritur fonde për

iniciativa specifike ose për të lehtësuar aktivitete të ndryshme ku

53

mbizotëron roli koordinues. PROTIK ka filluar të luajë këtë rol duke

organizuar tryeza të rrumbullakëta ‘Talk Hard’. Për zhvillimin e

mëtejshëm të këtij mekanizmi nevojitet mbështetje, që ky rol të

strukturohet dhe organizohet në mënyrë strategjike.

Dëshirojmë të theksojmë disa prova që tregojnë se PROTIK mund të

jetë një fushë potenciale për ndërhyrje.

Ndërhyrje të tjera

1) Ka shumë fusha ku kemi identifikuar mangësi të aftësive të mbështetura nga

PROTIK:

o Inkubator/përshpejtues për sipërmarrësit e rinj në TIK. Promovimi i

inovacionit dhe sipërmarrjes është një nga faktorët kryesorë kontribuues në

zhvillimin e sektorit TIK. Si rrjedhojë, një ndërhyrje në mbështetje të

sipërmarrësve aspirues dhe ekzistues do të ishte një kontribut me ndikim.

Ekosistemi i sipërmarrjes në Shqipëri nuk ka struktura

inkubatori/përshpejtimi që mund të ofrojnë mbështetje 24 orë për

sipërmarrësit. Risi mund të krijojë partneritet me Protik, AIDA dhe Ministrinë e

Inovacionit dhe Administratës Publike për të krijuar një inkubator/program

përshpejtues për sipërmarrësit TIK.

o Programe praktike pune (intership) që kanë për qëllim të krijojnë ura lidhëse

midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, duke asistuar të gjithë aktorët që

kontribuojnë drejt kryerjes së qasjes së praktikës së punës. Kjo ndërhyrje mund

të ishte një shembull i praktikave efektive që mund të përdoren nga

universitetet shtetërore dhe nga komuniteti i biznesit në fushën TIK, si dhe

mund t’i japë studentëve mundësinë për një hyrje më të lehtë në tregun e

punës. PROTIK ka një rrjet të gjerë kontaktesh dhe promovon vazhdimisht

krijimin e rrjeteve profesionale dhe partneriteteve, duke shërbyer si një

laborator i përsosur praktike për stafin e subjekteve të lidhura me TIK dhe për

përpjekjet e tyre për të krijuar strukturat e duhura për menaxhimin efektiv të

praktikës së punës. Do të jenë tetë deri në dymbëdhjetë studentë që do të

kryejnë praktikën njëkohësisht. Praktika do të jetë nga një deri në tre muaj, në

varësi të nevojës aktuale të qendrës, kompanive partnere, projekteve të

zbatuara, dhe aftësisë së universiteteve për të ofruar praktikantë.

o Business Speed Dating (takime për nxitje të biznesit) për të lehtësuar krijimin

e lidhjeve dhe mundësi të reja ndërmjet biznesmenëve dhe sipërmarrësve të

rinj. Ky aktivitet lejon sipërmarrësit e rinj të përdorin një strukturë të

formalizuar për të zgjeruar rrjetin e tyre profesional, për të bërë mentorë të

vërtetë dhe për të takuar njerëz të suksesshëm, me qëllim përmirësimin e

aftësive që u duhen për të përmirësuar bizneset dhe karrierat e tyre.

o Optimizim i motorit të kërkimit është trajnim që mbështet menaxherët e

website-ve për të pasur vizibilitet të lartë dhe të listojnë website-t e kompanive

përmes strategjive novatore për optimizim të punës.

o Start up Weekend Tirana thekson idetë e reja për krijimin e kompanive start up

dhe vlera e vërtetë e këtij modeli është mësimi përmes krijimtarisë, zhvillimit të

rrjeteve dhe gjetjen e bashkëthemeluesve potencial, konfirmimin e ideve,

54

eksperimentimit në një mjedis të ri pa risk, hedhjes së hapit të parë dhe fillimit

të një kompanie start up brenda 45 orëve.

2) Mbështetje për zyrat e këshillimit të karrierës në universitete për të lehtësuar

komunikimin midis universiteteve dhe kompanive TIK.

3) Zhvillimi i kurrikulave postsekondare për multi-media. Partner potencial:

Shkolla Beqir Cela, Durrës.

4) Prezantimi i kurrikulave IPTV në shkollat e mesme AFP. Partner potencial:

Albtelecom.

5) Stimujt për mësuesit/lektorët për të përditësuar rregullisht kurrikulat përkatëse.

Stimuj mund të jenë të formave të ndryshme. Kërkohet një studim i mëtejshëm për

të identifikuar se cilat janë stimujt e duhur.

6) Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet shkollave AFP dhe kompanive private duke

krijuar ambientin ku mund të ulen së bashku dhe të diskutojnë shqetësimet dhe

problemet e përbashkëta. Në këtë fazë do të ishte me rëndësi fillimi i bashkëpunimit.

Kjo mund të ndodh në nivel bilateral, një me një, ose përmes tryezave të

rrumbullakëta me aktorët, ku mund të diskutojnë sipas një axhende specifike me

fokus: së pari, të sjellin së bashku palët, të diskutohen shqetësimet e përbashkëta me

qëllim gjetjen e zgjidhjeve. Ky rol lehtësuesi mund të luhet nga AITA, Protik,

Ministria apo donatorët. Tryezat e rrumbullakëta të organizuara si pjesë e këtij

studimi janë shembuj të mbledhjes së aktorëve dhe palëve të interesuar në një

tryezë.

7) Mbështetje për procesin e formalizimit të marrëveshjeve ndërmjet

universiteteve dhe kompanive private dhe aktorëve të tjerë për përdorimin e

laboratorëve dhe burimeve.

55

III – SEKTORI I TURIZMIT

III. a Vështrim i përgjithshëm i sektorit të turizmit

Industria e turizmit në Shqipëri përbëhet nga sipërmarrje të vogla dhe të mesme, dhe

mund të kategorizohet nën dy nën-sektorë kryesorë:

Hotele dhe Restorante 10,00013

Operatorë turistikë 600-70014

Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit, kontributi i sektorit të turizmit në

PPB-në e Shqipërisë për vitin 2013 ishte 68.1 miliardë lekë (4.8% e PPB), dhe

parashikimi është 5.5% deri në 71.9 miliardë lekë në vitin 2014. Kjo reflekton kryesisht

aktivitetin ekonomik të sektorëve të tillë si hotelet, agjencitë e udhëtimit, agjencitë

linjave ajrore, dhe shërbime të tjera për transportin e pasagjerëve (me përjashtim të

shërbimeve të udhëtarëve). Por përfshin edhe aktivitetet e restoranteve dhe industrive

të shërbimeve për kohën e lirë që mbështeten drejtpërsëdrejti nga turistët.

Sipas të dhënave nga INSTAT, në fund të vitit 2013 ka pasur 17,825 kompani të

regjistruara për shërbim akomodimi dhe ushqimi. Për shkak të nivelit të lartë të

informalitetit në këtë sektor, është e vështirë të mblidhen të dhëna të sakta për nën-

sektor, veçanërisht për sa i përket operatorëve turistikë.

Sektori i udhëtimeve dhe turizmit është një punëdhënës shumë i madh, veçanërisht i të

rinjve. Ky sektor gjeneroi 41,000 vende pune në vitin 2013 (4.3% e punësimit në total)

dhe parashikohet të rritet me 5.2% në 2014 deri në 43,500 (4.4% e punësimit në total).

Këtu përfshihet rekrutimi nga hotelet, agjencitë e udhëtimeve, të linjave ajrore dhe

shërbimeve të tjera për pasagjerë. Por përfshin edhe aktivitetet e restoranteve dhe

industrive të shërbimeve për kohën e lirë që mbështeten drejtpërsëdrejti nga turistët.

Kontributi total i udhëtimeve dhe turizmit në rekrutim (duke përfshirë edhe ndikimin

më të gjerë nga investimet, zinxhiri i ofertës dhe të ardhurat e gjeneruara) ishte 146,500

vende punë në vitin 2013 gjatë pikut të sezonit (15.2% e punësimit në total) dhe

parashikohet të rritet me 4.1% në vitin 2014 në 153,000 vende pune (15.6% e

punësimit në total). Sipas të dhënave informale nga Shoqata e Turizmit Shqiptar,

punësimi jashtë sezonit arrin në 60.000 vende pune; pothuajse gjysma e sezonit të lartë

turistik. Sipas ATA-s, nuk ka të dhëna të sakta për normat e punësimit në këtë sektor

sepse mangësitë në ligjin ekzistues (në proces ndryshimi) mbi punët sezonale dhe

informalitetit të lartë të sektorit.

13

Numri i hoteleve dhe restoranteve të treguar nga ATA gjatë intervistës 14

Numri i operatorëve turistikë të treguar nga ATA gjatë intervistës

56

Sipas raportit të RisiAlbania për përzgjedhjen e sektorëve, hotelet dhe restorantet kanë

punësuar më shumë se 40,000 punonjës, ndërsa shërbimi i transportit turistik dhe

shërbimet turistike kanë më shumë se 12,000 punonjës.

Tabela 13 Diagram e sistemit të tregut në sektorin e turizmit

Diagrama matricë e tregut të aftësive për sektorin e turizmit shpjegohet më hollësisht

përgjatë këtij studimi.

III. b Kërkesa për aftësi në turizëm

Gjatë këtij studimi ne intervistuam kompani të ndryshme private (hotele, restorante,

agjenci udhëtimi, operatorë turistikë), ofruesit e kualifikimeve, ekspertët dhe palët e

interesit, si Ministria e Turizmit dhe Planifikimit Territorial, ATA (Shoqata Shqiptare e

Turizmit), Shoqata e Operatorëve Turistikë, etj.

Kualifikimet e kërkuara variojnë nga niveli operacional në kompani, deri në aftësitë

teknike dhe ato personale. Shumica e individëve të intervistuar janë përgjigjur që të

rinjtë që vijnë nga shkollat e Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) të turizmit dhe të

mikpritjes nuk kanë përvojën praktike dhe kanë nevojë për trajnime të mëtejshme në

kompani.

Shumica e trajnimeve për aftësitë personale dhe për punët me kualifikim të ulët në

kompani ofrohen nga burimet e brendshme të kompanisë. Vetëm disa hotele dhe

restorante të mëdhenj e blejnë këtë shërbim nga trajnerë të jashtëm. Shumica e

kompanive nuk kanë një departament të Burimeve Njerëzore dhe kjo detyrë kryhet

Diagramë e Sistemeve të Tregut të Turizmit

Arsimi

Informacioni

Kuadri rregullator

për AFP Standardet

(standardet e, certifikimit,

renditja)

Rregullat dhe normat informale

Supporting Functions

Rregullat

Oferta për Aftësi

Vendosja dhe zbatimi i rregullave

Funksioni Bazë

Informimi dhe komunikimi

Ministria e Zhvillimit të Territorit dhe Turizmit

Universitetet

Hotelet, Restorantet;

Operatorët Turistikë; Shtëpitë e pritjes,

Agjencitë e udhëtimit

Organizatat anëtare: ATA

Organet përfaqësuese

Aktorët

Koordinimi

Transparenca

Përfaqësimi

Kontrolli

Zbatimi

Komunikimi

Llogaridhënia

Novacioni

Funksionet mbështetëse dhe rregullat që përmirësojnë eficencën e tregut

Aftësitë dhe kapacitetet

Kuadri rregullator

për TIK

Shërbimi i këshillimit

Kërkesa për Aftësi

Shoqata e Operatorëve

Turistikë

57

kryesisht nga pronari (në kompanitë e vogla dhe të mesme), dhe/ose është nën

vëzhgimin / kompetencat e menaxherit në të mëdhatë.

Kompanitë e intervistuara u pyetën për metodat e trajnimit të përdorura nga bizneset e

tyre gjatë dy viteve të mëparshme. Trajnimi më i zakonshëm i stafit përdorte teknikat e

trajnimit brenda kompanisë (70%), të ndjekura nga mentorimi / stazhi (65%) dhe

mbledhjet e punës (workshop)/seminaret (60%). Për stafin drejtues/ menaxheret, më

të zakonshmet ishin mbledhjet e punës/ seminaret (70%) dhe trajnimet teknike (10%).

Për pozicionet e nivelit të lartë dhe ato menaxheriale kompanitë preferojnë të punësojnë

staf të kualifikuar dhe vetëm në raste të veçanta, të tilla si në futjen e pajisjeve dhe të

teknologjive të reja, ata do të paguajnë për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre.

90% e kompanive të intervistuara kanë dëshirë të zhvillojnë aftësitë e stafit të tyre të

brendshëm, por ata nuk kanë bashkëpunim të qëndrueshëm me ofruesit privat dhe /ose

publik të AFP-së, për shkak të mungesës së besimit në shërbimet që ata ofrojnë, nivelin e

ulët të informacionit dhe bashkëpunimit mes tyre, ‘efektivitetit të kostos’, qëndrimit të

pa interesuar të pronarëve në zhvillimit e aftësive të stafit të tyre si një instrument për

të zhvilluar biznesin e tyre. Duket si një kontraditë e cila është e vërtetë nga momenti që

kompanitë private përgjigjen “po, ne duam të zhvillojmë më tej aftësitë e stafit tonë; por

Jo ne nuk investojmë për këtë.”

Praktika e pagesës së trajnimit të stafit të tyre për zhvillimin e aftësive është e kufizuar

për shkak të:

- frikës që sapo të trajnohen dhe të aftësohen ata mund ta lënë kompaninë dhe/ose të

gjejnë një punë tjetër, ose të hapin vetë një biznes të ri.

- Disa nga strukturat turistike (hotelet, restorantet) punojnë vetëm disa muaj në vit, për

këtë arsye ata e konsiderojnë vetëm si shpenzim investimin në trajnimet e punonjësve

sezonalë. Kjo përvojë është shumë e zakonshme për punë të tilla si kamerierë,

recepsionistë, sanitarë, pastrim, etj.

- Frika se sapo të trajnohen ata do të largohen nga kompania dhe do të hapin biznesin e

tyre duke rritur në këtë mënyrë konkurrencën (p.sh. Kompanitë e Operatorëve

Turistikë). Shoqata e Operatorëve Turistikë e sheh këtë eksperiencë si mjaft të

zakonshme kohët e fundit për shkak të informalitetit të lartë në këtë sektor dhe sepse

kostot dhe kërkesat e ligjit për hapjen e një agjencie udhëtimi janë minimale dhe nuk

kërkojnë përpjekje të mëdha dhe/ose investime.

Praktikat e stazhit nuk merren gjithnjë seriozisht nga biznesi dhe në shumicën e rasteve

ata nuk kujdesen për zhvillimin e aftësive të të trajnuarve, por i konsiderojnë ato si punë

sezonale me kosto të ulët. Vetëm kompanitë e mesme dhe të mëdha po implementojnë

disa skema stazhi në bashkëpunim me shkollat publike dhe private të arsimit

profesional dhe ata e konsiderojnë stazhin si një instrument për të punësuar staf të ri.

Të intervistuarit dhanë shumë arsye se përse kompanitë hezitojnë të pranojnë stazhierë.

E para dhe më e rëndësishmja, studentët nuk janë të mirë-trajnuar për të kryer detyra

që do të ishin të dobishme për biznesin. Kjo shpesh rëndohet nga një tjetër problem i

cituar nga menaxheret, që ishte se studentët kanë pritje jo realiste për punët që do të

kryejnë, pasi nuk duan të kryejnë detyrat e ‘nivelit fillestar’ si dhe nuk duken të

përkushtuar ndaj punës.

58

Menaxherët treguan që kohëzgjatja e shumicës së stazheve (1 deri 2 muaj) nuk është e

mjaftueshme për ta që të mësojnë detyrat kyçe dhe të integrohen me stafin. Duke e ditur

këtë, menaxherët shpesh nuk investojnë në kohë për t’i trajnuar ata.

Kanalet më të zakonshme të rekrutimit të stafit të ri janë ‘tradicionalet’ nëpërmjet

rekomandimeve, por ka një prirje në rritje për të bashkëpunuar me kompanitë e

Burimeve Njerëzore. Për këtë arsye, kompani të ndryshme të Burimeve Njerëzore po

diversifikojnë së fundmi portofolin e tyre duke ofruar kurse afatshkurtra bazuar në

kërkesën e kualifikimit që ata identifikojnë nga kompanitë private. Disa nga kurset e

ofruara janë: kujdesi për klientin, menaxhimi i kohës, marketimi, gjuhët e huaja, etj.

1. Operatorët turistikë dhe agjencitë e udhëtimit kanë zbuluar se shumica e stafit të

ri të punësuar nuk ka aftësi të mbikëqyrë funksione specifike të tilla si biletat dhe

faturat; aftësinë për të kontrolluar cilësinë e punës; aftësinë për të monitoruar çmimin,

apo aftësinë për të sugjeruar mënyra për të kanalizuar proceset dhe për të siguruar në

këtë mënyrë një shërbim të shkëlqyer. Arsyeja kryesore sipas tyre është oferta me cilësi

të ulët e shkollave të arsimit dhe formimit profesional.

Gjatë intervistave gjithashtu u identifikua që:

3%-5% e njerëzve punojnë në nivel menaxherial ku kërkohet një diplomë e nivelit

master dhe 5- 8 vjet përvojë pune.

25%-35% e njerëzve punojnë si këshilltarë udhëtimi, ne administratë, kontabilistë/

financierë, ku kërkohet një diplomë universitare/master dhe 5 vjet përvojë pune.

50%-60% e njerëzve punojnë si operatorë biletash, shitjesh, marketingu, organizatorë

turesh turistike, ku kërkohet një diplomë universitare dhe një certifikatë e veçantë, dhe

3-4 vjet përvojë pune.

Nga intervistat rezultoi se në dy vitet e fundit rekrutimet më të larta kanë qenë për:

- Operator turistikë

- Agjent udhëtimi

- Staf administrativ

Rekrutime të ngjashme priten të jenë të kërkuara gjithashtu për dy vitet e ardhshme.

Kompanitë e intervistuara thanë se studentët që vinin nga arsimi profesional nuk kanë

aftësitë e duhura dhe praktike për të kryer punën. Ndërkohë që kurset e specializuara të

trajnimit shihen si një mënyrë për të ecur përpara, ku kompanitë janë ende skeptike për

të investuar vetë në formimin e stafit të tyre.

Disa nga kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara të identifikuara nga intervistat dhe

diskutimet në grup / takimet e punës janë:

Aftësitë e menaxhimit të kohës

Aftësi menaxhimi

59

Guidat e certifikuara turistike në nivel vendor

Rrjedhshmëria verbale dhe njohja e gjuhëve të huaja

Aftësitë gjuhësore të biznesit të operatorëve turistikë / guidave turistike

Aftësitë e prerjes së biletave elektronike të operatorëve turistikë

Njohja e destinacionit të produktit turistik për menaxherët e turizmit

2. Hotelet, restorantet, kompanitë e kateringut. Një informacion shumë interesant u

zbulua gjatë intervistave dhe workshop-it për perspektivën e ardhshme të zhvillimit të

aftësive. Duke marrë parasysh faktin që turizmi shihet si sektor prioritar për Shqipërinë,

ata kanë shumë besim që sektori do të zgjerohet në vitet e ardhshme dhe kjo do të rrisë

kërkesën për staf të kualifikuar.

Nga intervistat rezultoi se në dy vitet e ardhshme punësimet më të larta kanë qenë për

pozicionet:

Kamerierë / baristë

Kuzhinier (shef kuzhine/asistent)

Staf administrativ.

Punësime të ngjashme priten të jenë të kërkuara edhe për dy vitet e ardhshme.

Përgjigjet e kompanive lidhur me vështirësitë e plotësimit të vendeve të lira të punës në

dy vitet e fundit ishin shumë interesante: 42% treguan që ata në fakt kishin përjetuar

vështirësi. Duket se vështirësi të tilla do të rriten me rritjen e industrisë së turizmit në

Shqipëri. Më rëndom ata cituan një ‘mungesë të aplikantëve me aftësitë e duhura”

(30%). Përgjigja e dytë më e zakonshme ishte “mungesa e përvojës së duhur të punës”

(22%). E treta (20%) u citua “mungesa e institucioneve që përgatisin specialistë”.

Vështirësi të tjera në rekrutimin e stafit të ri, të përmendura gjatë intervistave, janë:

- Mungesa e përgjithshme e aplikantëve të interesuar

- Imazhi i keq i sektorit/profesionit

- Mungesa e Burimeve Njerëzore / Përvoja e pajtimit në punë

- Puna sezonale (vështirësia për të gjetur njerëz të kualifikuar për punë sezonale)

- Mungesa e institucioneve që përgatisin specialistë

Gjatë intervistave u identifikua që, në bazë të funksionit, në kompani ka kërkesa të

ndryshme për sa i përket nivelit të arsimit:

- Vetëm 5% e njerëzve janë të punësuar në nivel manaxherial, që kërkojnë një

diplomë universitare / Master dhe një përvojë pune 5-8 vjet.

- 20%-30% e njerëzve janë të punësuar si Supervizorë / Asistentë / menaxherë

financiar që kërkojnë diplomë universitare, me 0-4 vjet përvojë pune.

- 40%-60% e njerëzve janë të punësuar si shef kuzhine/ recepsionistë – shërbyes,

kamerierë/shërbyes, baristë, roje sigurie, shërbim dhome, dhe që kërkojnë

Diplomë universitare, me 0-4 vjet përvojë pune.

Shumica e kompanive të intervistuara identifikojnë mungesën e aftësisë së kujdesit për

klientin për shumë profesione, aftësitë e komunikimit në të gjitha nivelet e stafit;

60

aftësinë për të ndërvepruar me të ftuarit; monitorimin e standardeve të lehtësirave;

gjuhët e huaja për profesionet në kontakt me turistët e huaj; Guidat e Nivelit Rajonal

të certifikuar dhe trajnuar për të bashkëpunuar / ofruar shërbime cilësore për agjencitë

e turizmit.

Gjatë intervistave me palët e interesit u shpreh nevoja për të vazhduar punën në

zhvillimin e aftësive drejt standardizimit të shërbimeve nëpërmjet:

Markës së Cilësisë dhe/ose Numrit të Yjeve për aftësitë e zbatimit,

Markës së Cilësisë dhe/ose Numrit të Yjeve për aftësitë e vlerësimit,

Trajnerë të çertifikuar për mikpritjen.

Çfarë është Marka e Cilësisë Shqipëria Autentike?15

Për të rritur performancën e sektorit në vitet e fundit janë zhvilluar disa iniciativa me

qëllim rritjen e konkurueshmërisë duke rritur standardet. Ne Prill 2011, projekti

RritjeAlbania i financuar nga USAID lançoi Markën e Cilësisë së Shqipërisë Autentike.

Marka e Cilësisë Shqipëria Autentike vlerëson facilitetet duke përdorur shtatë

dimensione kyçe që së bashku adresojnë kërkesat e udhëtarit për profesionalizëm,

siguri, pastërti dhe komfort, si dhe shfaqjen e praktikave të përgjegjshme turistike.

Hotelet dhe shtëpitë e pritjes duhet të aplikojnë dhe të vlerësohen për të përcaktuar

nëse ato kualifikohen për t’u bashkuar me programin Dhënia e Markës së Cilësisë së

Shqipërisë Autentike. Vlerësuesit klasifikojnë facilitetet duke përdorur një tabelë pikësh

që promovon përmirësimin e vazhdueshëm dhe identifikon epërsinë e cilësisë.

Një raport gjithëpërfshirës, duke përfshirë pikët e marra në bazë të shtatë dimensioneve

kyçe, dorëzohet nga vlerësuesi tek një Komision i pavarur i Dhënies së Markës së

Cilësisë Shqipëria Autentike.

Komisioni rishikon gjetjet, kërkon reagimin e klientit, dhe merr vendimin final për të

dhënë çmimin. Marka e Cilësisë Shqipëria Autentike menaxhohet nga ATA – Shoqata

Shqiptare e Turizmit.

III. d Oferta e Kualifikimeve në Sektorin e Turizmit

Oferta e kualifikimeve në sektorin e turizmit është mjaft e varfër dhe përbëhet nga:

Shkollat publike të arsimit dhe formimit profesional

Qendrat Publike dhe Private të Formimit

Universitetet Publike dhe Private

Shkollat publike të Arsimit dhe Formimit Profesional

Shkollat e Mikpritjes – Turizmit aplikojnë sistemin 2+1+1:

15

http://www.authenticalbania.com/

61

Profilet e kurikulës së AFP në shkollat publike AFP:

Mikpritja – Turizmi

Mikpritja - Turizmi (viti 1)

Mikpritja – Turizmi (viti 2)

Gatimi dhe pastiçeria (viti 3)

Bar-restorant (viti 3)

Turizmi (viti 3)

Recepsionist (viti 3)

Guida turistike (viti 3)

Mikpritja – Turizmi (viti 4)

Tabela 14. Profilet e kurrikulës AFP në shkollat publike AFP. Burimi MMSR

Studentët e regjistruar në shkollat AFP

Mikpritja dhe Turizmi (2013)

Shkolla / Vendndodhja Drejtimet (Profiles)

Studentët e regjistruar

Femra Totali

Hoteleri-Turizëm, Tiranë Mikpritja dhe Turizmi 131 511

Isuf Gjata, Korçë Mikpritja dhe Turizmi

16 101

Profesionale Kristo Isak, Berat Mikpritja dhe Turizmi

5 53

Sali Ceka, Elbasan Mikpritja dhe Turizmi

22 130

Shkolla e Mesme Kombëtare Profesionale, Kamëz

Mikpritja dhe Turizmi 18 185

Shkolla Teknike Ekonomike Hoteleri turizëm A. Athanas, Sarandë

Mikpritja dhe Turizmi

18 84

Shkolla Teknike profesionale Enver Qiraxhi, Pogradec

Mikpritja dhe Turizmi 7 50

Shkolla Teknologjike Hamdi Bushati, Shkodër

Mikpritja dhe Turizmi 12 175

Shkolla Teknologjike Hysen Çela, Durrës

Mikpritja dhe Turizmi 39 375

Shkolla Tregtare, Vlorë Mikpritja dhe Turizmi

5 61

TOTAL 273 1,725

Tabela 15. Studentët e regjistruar në shkollat AFP të lidhura me turizmin 2013-2014. Burimi MMSR

62

Duke iu referuar tabelës së mëposhtme, kërkesa më e lartë është për dy vitet e para

ndërsa viti i tretë ka kërkesa të ulëta për profile të tilla si: gatimi dhe pastiçeria dhe

recepsionizmi; bar-restorant. Vetëm një përqindje e ulët e studentëve janë regjistruar në

vitin 2013 në vitin e katërt për mikpritje-turizëm. Ndërkohë është interesant fakti që

nuk ka studentë të regjistruar në vitin e tretë për profilet e Turizmit dhe të Guidës

Turistike.

Për t’u vënë re është numri i grave të regjistruara në shkollat AFP, 273 në krahasim me

totalin prej 1,725.

63

Niveli I – 2 vjet Niveli II – 1vit Niveli III – 1 vit

- Përdor dhe mirëmban veglat dhe materialet e punës.

- Lexon dhe interpreton dokumentacionin teknik.

- Komunikon me kolegët dhe klientët në mënyrë profesionale. Punon

në ekip.

- Respekton rregullat e higjienës dhe mbrojtjes së mjedisit.

- Zbaton parimet e ruajtjes së duhur të pijeve dhe ushqimit. Bën

punën përgatitore duke përdorur lëndën e parë dhe materialet

ndihmëse.

- Përgatit sallatat dhe gatuan me vezë. Përgatit salcat bazë. Përgatit

koncentrate dhe supën.

- Përgatit miellin dhe asortimentet e miellit. Përgatit asortimentet e

mishit. Përgatit asortimentet me bazë peshku dhe fruta deti.

- Përgatit ëmbëlsira të bëra në shtëpi. Dekoron produktin final.

- Rregullon dhe përgatit sallën e ngrënies. Respekton rregullat për

mikpritjen dhe shërbimin e klientëve.

- Shërben pjatat e nxehta dhe të ftohta. Shërben pijet në restorant

dhe bar. Përgatit pijet e nxehta në bar. Shënon prenotimet nga

klientët.

- Koordinon aktivitetin e recepsionit me sektorët e tjerë të hotelit.

Bën llogaritjet e thjeshta financiare në recepsion.

- Këshillon klientët mbi aktivitetet kulturore dhe destinacionet

turistike. Informon klientët mbi qytetin dhe zonën.

- Pastron dhomat e hotelit dhe pjesë të tjera. Ndjek procedurën e

Specializimet:

*Kompetenca profesionale në GATIM dhe PASTICERI

* Kompetenca profesionale në BAR, RESTORANT

* Kompetenca profesionale në TURIZEM

* Kompetenca profesionale në RECEPSION

* Kompetenca profesionale në GUIDE TURISTIKE

Harton një plan biznesi në lidhje me akomodimin, ushqimit, pijet.

Vlerëson tabelat financiare si mjete matëse të suksetit të

kompanisë. Llogarit kostot me qëllim sigurimin e menaxhimit të

burimeve njerëzore, materiale dhe financiare.

Zbaton kuadrin ligjor për aktivitetet profesionale në hoteleri-

turizëm.

Analizon të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe konsumatorëve në

industrinë e hoteleri-turizmit.

Analizon rëndësinë e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm,

mbrojtjes së mjedisit, dhe ndikimin negativ të nxitjes së një turizmi

masiv dhe të pakontrolluar, në përputhje me legjislacionin

përkatës.

Interpreton metodat e sigurisë së cilësisë dhe legjislacionin për

turizmin. Zbaton standardet teknike në aktivitetet profesionale.

Zbaton parimet etike në aktivitetet profesionale.

Analizon tregun e turistëve dhe ndikimet mikro dhe

makroekonomike. Harton një ofertë për ushqim dhe pije sipas

aktiviteteve.

Harton programe dhe oferta për turistët, sipas kërkesës të tregut.

Përdor teknologjinë e informacionit dhe komunikimin në

aktivitetet e veta profesionale në sektorin e hoteleri-turizmit.

Përdor dhe mirëmban instrumentet e punës. Kryen me korrektesë

64

Shkollat e mikpritjes - turizmit aplikojnë sistemin 2+1+1 dhe ofrojnë kualifikimet / aftësitë si vijon:

pastrimit të teshave.

- Respekton standardet profesionale. Respekton rregullat e sigurisë

teknike dhe mbrojtjes së mjedisit.

veprimet kryesore të ndihmës së shpejtë. Zbaton rregullat për

sigurinë në punë dhe mbrojtjen e mjedisit.

65

Oferta e Kualifikimeve nga Universitetet Publike dhe Private

Oferta e Aftësive nga Sistemi i Arsimit të Lartë Publik Quota 2013-2014

Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës, Fakulteti i Biznesit

Diplomë Universitare - Turizëm Arkeologjik

70

Diplomë Universitare - Turizëm Kulturor

70

Diplomë Universitare – Hotele-restorante

70

Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP)

Diplomë Universitare – Menaxhim Hoteleri Turizëm (në Gjuhën Angleze)

35

Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Drejtësisë

Master Profesional në Orientim Turizmi

30

Universiteti i Tiranës,

Fakulteti i Biznesit

Diplomë universitare në Menaxhim Turizmi (me kohë të pjesshme)

40

Master Profesional në Menaxhim Turizmi

30

Master Profesional në Menaxhim Turizmi (Sarande)

50

Master Shkencor në Menaxhim Turizmi

20

Master Profesional në Menaxhim Turizmi

40

Universiteti Bujqësor i Tiranës,

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Master Shkencor në Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik dhe Gjuhë

120

Universiteti Bujqësor i Tiranës,

Fakulteti i Biznesit & Mjedisit

Diplomë Universitare – Menaxhim i Turizmit Rural

80

Universiteti i Korçës Fan Noli,

Fakulteti i Ekonomisë

Diplomë universitare – Menaxhim i Biznesit të Turizmit

100

Diplomë universitare – Menaxhim i Biznesit të Turizmit (Pogradec)

80

Master Profesional në Turizëm 60

Master Shkencor në Administrim Biznesi në Turizëm dhe Mikpritje

Master Shkencor në Turizëm dhe 50

66

Mikpritje

Universiteti A.Xhuvani, Elbasan,

Fakulteti i Ekonomisë

Diplomë universitare - Ekonomi Turizëm

80

Universiteti E.Cabej, Gjirokastër,

Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Sociale

Diplomë universitare - Turizëm 100

Diplomë universitare – Turizëm (kohë të pjesshme)

50

Master Profesional në Turizëm 60

Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër, Fakulteti i Ekonomisë

Diplomë universitare – Turizëm 120

Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim Turizmi (me kohë të pjesshme)

60

Master Shkencor – Turizëm i Qëndrueshëm

40

Universiteti Ismail Qemali në Vlorë, Fakulteti i Ekonomisë

Diplomë universitare – Menaxhim Turizmi

180

Master Profesional – Sipërmarrje në Turizëm

50

Tabela 17. Burimi: VKM nr. 565 date 27.06.2013 për Kuotat dhe regjistrimin në programet universitare bachelor në universitetet publike VKM nr. 744 date 05.09.2013 për kuotat dhe regjistrimet në Master Shkencor dhe Master Profesional

Universitetet Private:

Universiteti Logos, Tirane (Institucion privat i arsimit të lartë)

Diplomë universitare – Menaxhim Turizmi

Universiteti Marin Barleti, Tiranë

- Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi –Turizëm dhe Turet turistike

Qendrat publike dhe private që ofrojnë kualifikime në turizëm

Ka 10 qendra AFP publike që operojnë në Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Tiranë (Nr.

1 dhe Nr.4), Vlorë, Korçë, Shkodër, Qendra e Lëvizshme për Verilindjen, me një numër

shumë të kufizuar studentësh të regjistruar / të diplomuar nga to.

Ka shumë qendra private që ofrojnë kurse të aftësimit në turizëm dhe mikpritje,

ndërkohë që mbeten të panjohura temat që ato zhvillojnë. Me ligj, qendrat private të

trajnimit nuk kanë ndonjë detyrim që të publikojnë ofertën/kurset e tyre, ndërsa nga

ana tjetër nuk ka një bazë të dhënash të publikuar mbi ‘kush bën çfarë’.

67

Nivelet e regjistrimit në qendrat publike të Arsimit dhe Formimit Profesional varen

pjesërisht nga numri i referimeve për punë-kërkuesit e papunë nga zyrat e punësimit.

Numri i të trajnuarve i krahasuar me numrin e punë-kërkuesve të papunë të regjistruar

në zyrat e punësimit është një tregues i niveleve shumë të ulëta të referimit nga këto

zyra dhe një përqindje e vogël (1-2%) ndjek kurset për mikpritjen dhe shërbimin.

Gjatë këtij kërkimi u identifikuan dhe intervistuan ofrues të ndryshëm kyçë të

kualifikimeve:

Blerimi Lushnje ofron 3+3 muaj kurse gatimi dhe pastiçerie. Qendra u themelua në

vitin 2005 nën projektin ISDO (themeluar nga SDC). Gjatë tre muajve të parë studentët

fitojnë njohuri teorike, ndërsa tre muajt e fundit ata i praktikojnë njohuri të tilla. Kurset

ndiqen jo vetëm nga të rinj nga Lushnja, por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë.

Vlerësohet që mbi 80 studentë diplomohen çdo vit. Pas përfundimit të kursit, 90% e

studentëve punësohen ose janë të aftë të hapin një biznes/restorant.

Instituti Kulinar Neranxi, ofron kurse të ndryshme trajnimi, duke filluar nga 1 muaj

deri në 2 vjet për gatimin (diplomë shefi kuzhinës), pastiçeri, prodhime brumi, barist,

kamerier, etj. Gjatë kurseve studentët mund të ndjekin klasa teknike, të praktikojnë në

laboratorët e shkollës, dhe në shkollën dy vjeçare të kryejnë praktiken në restorante

private. Mbi 90% e studentëve që diplomohen nga kjo qendër punësohen menjëherë pas

përfundimit të shkollës.

ITK (Instituti për Trajnimin dhe Karrierën) është një qendër private që praktikon

stazhet dhe trajnimin në punë në sektorin e turizmit. Bashkë me stazhin qendra ofron

trajnimin në punë mbi kujdesin për klientin, shitjet dhe marketingun në fushën e

turizmit. Qendra ka një rrjet shumë të mirë kompanish private që ofrojnë kryerjen e

praktikës.

III. e Analiza e Mangësisë së Aftësive

Në këtë kërkim analiza e mungesës është kryer në tri nivele: nivel kompanie/ mikro dhe

makro:

Mikro/ në nivel kompanie

Në nivel kompanie identifikohen këto mangësi:

Ka një bashkëpunim të dobët ndërmjet kompanive private dhe ofruesve të

kualifikimeve (shkollat / qendrat / universitetet, ekspertët, etj.), pasi nuk ka

‘borde këshillimore’ të institucionalizuara për të mbledhur kërkesën për

kualifikimet.

Kompanitë nuk kanë informacion të plotë për ofruesit e shërbimeve në nivele të

ndryshme (private/ qendra publike, shkolla profesional, universitete, etj.).

Shumica e kompanive të intervistuara nuk ishin të ndërgjegjshme për

ekzistencën e shkollave të ndryshme publike dhe private të arsimit dhe formimit

profesional dhe qendrave private të trajnimit.

Shumica e kompanive të turizmit janë të vogla dhe të mesme, nën pronësinë e

familjeve dhe që përjetojnë një vizion ‘të shkurtër’ nga pronarët/investitorët për

të formuar burimet njerëzore sipas standardeve ndërkombëtare. Kjo çon në

mungesën e personave në ngarkim të procedurave dhe politikave të burimeve

68

njerëzore brenda kompanive; mungesën e programeve periodike të trajnimit në

punë; vizionin e shkurtër kundrejt zhvillimit të aftësive.

Praktika të dobëta të mbajtjes në punë dhe të motivimit: praktika të burimeve

njerëzore që adresojnë në mënyrë të papërshtatshme mbajtjen e punonjësit ose

një keqrendim i praktikave të burimeve njerëzore me burimet e motivimit të

forcës punëtore.

Kompanitë private gjithashtu mund të punësojnë njerëz të sapo-hyrë në tregun e

punës që dukshëm janë të kualifikuar dhe të trajnuar për punën, por ende kanë

një mangësi në aftësitë e kërkuara. Mungesa e konsultimeve periodike /

takimeve mes palëve të interesit të këtyre sektorëve.

Aspekte të tjera të rëndësishme të identifikuara ishin hezitimi për t’u lidhur me

organizata të biznesit që mund të mbështesin nevojat e industrisë për aftësi

teknike në nivele të ndryshme.

Kur përballen me vështirësi në rekrutimin e punëtorëve nga tregu i jashtëm i

punës në kushtet aktuale të tregut për shkak të mungesës së aftësive të

kërkuara, përvojës së punës, ose kualifikimeve që kërkon një kompani,

kompanitë kanë sjelljen e zëvendësimit, duke punësuar staf që kërkon trajnim të

mëtejshëm.

Ka lidhje të dobët të ‘aftësive teknike në turizëm’ me tregun e punës, të

shkaktuar nga analizat e pamjaftueshme të nevojave të tregut të punës që

orienton ofrimin e trajnimit.

Niveli Makro:

1) Politikat e Dobëta të Formimit të Aftësive në Turizëm: Koordinimi qeveritar

i sistemit të formimit të aftësive ka dështuar në: lidhjen e strategjive të

zhvillimit të turizmit me evoluimin e sistemeve të edukimit dhe të trajnimit;

sigurimin e një përshtatje ofertë-kërkesë ndërmjet studentëve që

diplomohen dhe nevojave të tregut të punës; lehtësimin e ofrimin e rregullt

të trajnimit në punë dhe pjesëmarrjen në formimin e aftësive të komunitetit

të biznesit; dhe në adresimin e politikave, burimeve të informacionit, ose

financiare që kanë sjellë investime të ulëta në formimin e aftësive

profesionale.

2) Dështimet e tregut dhe të institucioneve në krijimin e sistemit te formimit të

aftësive në turizëm, pasi nuk përfshin vendim-marrjen lokale.

3) Shkolla e Arsimit dhe Formimit Profesional shpesh nuk ka autonomi dhe

operon në një sistem mjaft të centralizuar. Në këtë këndvështrim,

autoritetet publike vendore gjithashtu kanë role të rëndësishme për të

luajtur pasi ata kanë avantazhin e të njohurit të kushteve lokale ekonomike

dhe sociale, dhe duke qenë më afër komuniteteve lokale i bën ata të aftë të

identifikojnë grupet e margjinalizuara dhe të përfshijnë palët lokale të

interesit në adresimin e përfshirjes së tyre në tregun e punës.

4) Shkollat e ndryshme të Arsimit dhe Formimit Profesional dhe programet

Universitare kanë kurrikula dhe programe shumë të mira, por industria ka

69

zbuluar që kualifikimet e ofruara në këto shkolla nuk përshtaten me nevojat

e tyre.

5) Aprovimi i kurseve të reja bëhet shpesh, pa konsideruar tregun e punës.

Përpjekjet për të identifikuar nevojat e tregut të punës janë ndërmarrë nga

Shërbimi Kombëtar i Punësimit, i cili ka dështuar në përkthimin në hapa

konkretë të projektimit të moduleve në bazë të kërkesës nga qendrat e

Arsimit dhe Formimit Profesional.

6) Brenda Arsimit dhe Formimit Profesional prezantimi i fushave të reja të

studimit shpesh nuk është i justifikuar për shkak të kapacitetit të ulët

thithës së tregut të punës, veçanërisht në rajonet më të vogla të vendit me

aktivitet të ulët ekonomik.

7) Nuk ka një unifikim të kurrikulës për disa profesione që kërkojnë aftësi të

shumëfishta, të tilla si në turizëm dhe agro-industri.

8) Prania e bizneseve në bordet e shkollave te Arsimit dhe Formimit

Profesional është e kufizuar dhe nuk është e institucionalizuar në të gjithë

sistemin e Arsimit dhe Formimit Profesional.

9) Vështirësia e Menaxhimit të studentëve nga shkollat/ qendrat/etj.

10) Hendeqet e krijuara pas ikjes së donatorëve. Në raste të ndryshme

donatorët e ndryshëm / organizatat ndërkombëtare kanë mbështetur

sistemin e Arsimit dhe Formimit Profesional të Shqipërisë në zhvillimin e

kurrikulave, në investimin në shkollat e Arsimit dhe Formimit Profesional,

në trajnimin e mësuesve, etj., por për shkak të mungesës së qasjeve

sistemike institucionet shqiptare kanë qenë të paafta për të siguruar më pas

qëndrueshmërinë.

- Ka një ligj të ri për turizmin dhe ushqimin që do të sjellë ndryshime të rëndësishme

dhe pritet të përmirësojë sistemin.

- Licencimi i strukturave të turizmit nuk është subjekt i kontrollit të rregullt

periodik.

- Bërësit e politikave nuk mbështesin bashkëpunimin ndërmjet institucioneve

publike, shkollave, bizneseve dhe shoqatave në hartimin/përditësimin e

kurrikulës së Arsimit dhe Formimit Profesional.

- Nuk ka rregulla dhe rregullore që përcaktojnë kritere dhe standarde në turizëm

dhe profesionet e lidhura.

III.e Rekomandime / Ndërhyrje në Sektorin e Turizmit

Bordi industrial për turizmin

Cila do të ishte Ngritja e një ‘bordi industrial’ për sektorin e turizmit për

70

ndërhyrja përmirësimin e aftësive teknike.

Mbështetja e zhvillimit te aftësive në të gjitha nivelet duke rishikuar

kurrikulat rregullisht, duke përmirësuar qasjet e praktikës

(internship) dhe diskutimit sistematik të problemeve të burimeve

njerëzore.

Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet organizatave publike dhe private /

strukturave që kanë akses në qarqet dhe sektorët / nën-sektorët e

synuar.

Përmirësimi i cilësisë së kurrikulës së ofruar / identifikimi i kurrikulës

së re të kërkuar nga sektorët privatë.

Arsyeja për

ndërhyrjen

Kualifikimi i ofruar në nivele të ndryshme të arsimit nuk përmbush

nevojat e sektorit privat.

Nuk ka organe të institucionalizuara që të identifikojnë dhe

konsultojnë sistematikisht kualifikimin e nevojshëm që të mund të

prodhojnë rezultate që do të propozonin ndryshime në sistemin

ekzistues të arsimit.

Cili do të ishte input-i

konkret nga

RisiAlbania?

- Mbështetje me ekspertizë për identifikimin e modelit të duhur.

- Mbështetje me ekspertizë për identifikimin e partnerëve anëtarë të

bordit.

- Mbështetje me ekspertizë për ngritjen e modelit / bordit me

modalitetet e operimit dhe të komunikimit.

- Mbështetje për hapat e parë të themelimit të modelit të identifikuar.

- Mbështetje e aktiviteteve të para të bordit.

Cila do të ishte qasja e

zbatimit?

Bashkëpunimi me NAVETQ, ATA, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe

Rinisë, organizatat lokale dhe rajonale, ofruesit privatë dhe publikë të

trajnimeve, shkollat AFP, universitetet, ekspertët dhe me agjencitë dhe

programet e tjera si GIZ, ETF, ILO etj.

Partneri/ët potencialë - ATA – Shoqata Shqiptare e Turizmit

- NAVETQ

Ndërhyrje të tjera

Trajnimi i trajnerëve për klasifikimin dhe zbatimin e standardeve të

Markës së Cilësisë /klasifikimi i ngurtë (sipas ligjit të ri) për produktet e

reja turistike / trajnimi i lëvizshëm në hotele /bare / restorante / agjenci

etj. Themelimi i skemave PPP për certifikimin e trajnerëve. (partner

potencialë: ATA, aktivizimi i trajnerëve AHLEI).

Pilotimi i një programi të praktikës ( internship) në sektorin e mikpritjes

së bashku me trajnimin në punë (partner potencial: ITK).

Zhvillimi i kurrikulës së edukimit profesional / kurrikulës kuadër për

shkollën e turizmit (partner potencial: qendra Blerimi, Lushnje).

71

Zhvillimi i kurrikulës së posaçme të trajnimit për operatorët e turizmit në

përmirësimin e aftësive të tyre të komunikimit në gjuhë të huaja (Anglisht,

italisht, frëngjisht, gjermanisht, etj.) për shërbimet e turizmit (partnerë

potencialë: Qendra Linkoln në Tiranë; Agjencia Kombëtare për

Promovimin e Biznesit Social në zona të tjera).

Trajnimi në marketim dhe shitje të të mirave lokale ( partnerë potencialë:

ka ofrues të ndryshëm që mund të japin këtë shërbim).

Unifikimi i programit të trajnimit për NJQV-të për ofertën turistikë /

Trajnimi i Trajnerëve dhe bashkëpunimi (partner potencial: ekspertët,

shkollat publike të Arsimit dhe Formimit Profesional)

Themelimi i skemave publike me kupona për të promovuar trajnimin

cilësor dhe përmirësuar kërkesën e bizneseve për kualifikime (partnerë

potencialë: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë / Ministria e

Arsimit).

72

SHTOJCAT:

Referencat:

Studim i tregut të punës - Miluka, J. RisiAlbania-Projekt Dokument 2013–2017, Shtojca 8;

Punim mbi pozicionin gjinor - Dolly Wittberger, RisiAlbania - Projekt Dokument 2013 –

2017, Shtojca 5;

Studim kombëtar për tregun rural të punës - Ref: UNDP/Adresimi i përfshirjes sociale

përmes arsimit dhe formimit profesional, ILO, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë;

Strategjia e zhvillimit rural 2014 – 2020, Ministria e Bujqësisë;

Draft Programi i Zhvillimit Rural 2011-2013, Në kuadër të Instrumentit te Ndihmës Para-

Aderimit (IPA), Ministria e Bujqësisë;

Analiza e mangësive të kualifikimeve në TIK, Kosovë, Nëntor 2013;

Analiza e nevojave të sektorëve për aftësi në Shqipëri, 2012- Rama, L. Matja, R.;

Anketimi bazë i ofruesve publik të AFP-së në Shqipëri, 2014- GIZ, ETF;

Ndikimi ekonomik i udhëtimeve dhe turizmit në Shqipëri, 2014 – Këshilli Botëror i

Turizmit dhe Udhëtimeve

Studim fizibiliteti mbi zgjerimin e arsimit dhe formimit profesional postsekondar në

Shqipëri - Werner Heitmann, ILO, Projekti i BE-së IPA 2010;

Ligji Nr.8872, Date 29.3.2002 për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e

Shqipërisë;

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 565 date 27.6.2013 për kuotat e Ministrisë së

Edukimit dhe Sportit në universitete 2013-2014;

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 744, date 5.9.2013 për kuotat për Master

Profesional dhe Master i Shkencave në universitete 2013-2014;

Transferimi apo mësimi i politikave: Ndërveprimi midis Qasjeve Ndërkombëtare dhe

Kombëtare të Zhvillimit të Aftësive për Hartimin e Politikave në Shqipëri – Sidita Dibra,

Shyqyri Llaci & Jorida Tabaku, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës;

Aftësi dhe Instrumente për menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit kulturor –

Rrjeti për program master në Menaxhim të trashëgimisë kulturore dhe turizmit në

vendet e Ballkanit (CHTMBAL);

Prezantim me standardet e reja të statistikave të punës ILO: Implikime për strategjinë për

punët e reja dhe aftësitë 2014-2020 - ILO, EU IPA 2010 Project;

Strategjia e punësimit dhe aftësive 2014-2020 - Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë;

Plani i Aksionit për Punësimin e të Rinjve 2010-2013 – ILO;

Grupimi i politikave të arsimit AFP dhe praktikave për përfshirjen dhe kohezionin social në

Ballkanin Perëndimor, Turqi dhe Izrael. Raporti i vendit: Shqipëria– ETF;

Të kuptuarit dhe analizimi i sistemeve të arsimit dhe formimit profesional - Prezantim –

e+i, SDC;

Kërkesa për aftësi në industrinë e turizmit– NSDC;

73

Lista e personave të intervistuar:

1. Emri i organizatës/Institucioni Përfaqësuesi

2. 1 KASH (Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar) Enver Ferizaj, president;

Gjon Gaspri drejtor ekzekutiv

3. 2 Ministria e Bujqësisë Tatjana Dishnica, Shërbimi i ekstensionit

4. NAVETQ Sonila Limaj, Drejtor

5. 3 ADAD – Shoqata e Zhvillimit Bujqësor për Rrethet Malore

Hafuz Domi, Drejtor

6. ADAMA – Shoqata Shqiptare Qumësht – Mish Merita Uruci, Drejtor

7. Shoqata AFI Emerald Ballesha

8. Shoqata Domni ne Zhvillim Shkodër, përpunim i thjeshtë i bimëve mjekësore

Sylo Ujka, Kryetar

9. 4 Agritra Vizion,

Ofrues trajnimesh për gratë fermerë sipërmarrëse

Majlinda Hoxha, Drejtor ekzekutiv

10. 5 Qendër burimesh për Perimekulturë dhe turizëm rural

Tom Ndoka; Drejtor

11. 8 Federata e fermerëve Shkodër Isak Bajrami

12. 9 Kooperativa Vreshtarët e Zadrimës Lezhe Zef Pashuku; Kryetar koperative

13. 15

Helios Catering & Gustoso Catering Helton Shkurti, Menaxher

14. 17

SOAL Dairy, Këmishtaj (Lushnje)

Sotir Velo, Pronar

15. 18

Koopfrut 2012, Dibër Veip Shalkurti – Pronar dhe Menaxher

16. 19

Natural Agrofarming CFO – Sonila Collaku

17. 20

Extra Milk Egi Gramo (bashkëpronar)

18. 21

EHW Merkur Leka, Drejtor prodhimi

19. Subashi Olive Oil Ilir Subashi, Pronar

20. Shkalla Olive Oil Shpresa Shkalla, Pronar

21. Shkolla Teknike Harry Fultz &

Kolegji Harry Fultz për AP

Arjan Kapedani, Drejtor

22. 25

Universiteti Bujqësor Renata Kongoli, Dekane e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit

23. Universiteti Bujqësor Kapllan Salaj, zëvendës Dekane e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe

74

Ushqimit

24. 26

UET Luljeta Minxhozi, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë

25. 27

Grumbullim/përpunim/ngrirje Dule (Lushnje) Gazmend Dule (bashkëpronar)

26. 31

Ministria e Zhvillimit Territorial dhe Turizmit Nevila Popa

27. Instituti Kulinar Neranxi Elona Rrapaj, Drejtor

28. Shoqata e Turizmit Shqiptar "ATA" ; Matilda Andoni, Drejtor ekzekutiv

29. Sava Tour Sava M. Pronar/menaxher

30. Meridiana Travel Andi Alimehmeti, Pronar

31. Hotel Sky/ Brauhouse Lesina Kita/ Nevila Alia

32. Hotel Kotoni Admir Rexha, Menaxher

33. Hotel Vlora International Vasilika Hanxhari, Menaxher

34. Fly Restaurant Durrës Katerina Xhelili, bashkëpronar

35. Kompleksi Blerimi Lushnje

Biznes mikpritjeje dhe ofrues trajnimesh

Tatjana Pirro, Pronar and Menaxher

36. High Albania Fisnik Muca

37. Tradita Geg & Tosk, Shkoder Gjon Gilaj, Pronar dhe Menaxher

38. Albania Holidays dmc Kliton Geranxhi, Pronar dhe Menaxher

39. Berati Tours Martin Heusinger, Drejtues biznesi

40. Shoqata e operatorëve turistikë Sadik Malaj, Menaxher

41. Konsultim për Hotele dhe Shërbime Dorian Kaba, Menaxher

42. Hotel Xheko Imperial Eni Xheko, bashkëpronar

43. (Ekspert ) AgjensiaTurizmit AKT Franka Paloka, ish-Drejtor

44. Alma Balliu Open Vision Albania org. Drejtor

45. Klodiana Collaku ACN Albania

46. AMC Elona Kokllari, Supervizore e Rekrutimeve dhe Administratës

47. Albtelecom & Eagle Mobile Klodiana Avdia, Menaxher BNJ

Greta Petro, Departamenti i Zhvillimit dhe Trajnimit

48. Facilitation Gjergji Guri

49. Infosoft Systems Software Developer Erjola Mimani

50. Abcom Altin Leksani

51. Cacttus Mariglen Biti

52. Tring Sokol Shyti

75

53. Microsoft Elvis Cirko, Elona Xhaferri

54. Communications Progress Iris Batalli

55. DM Consulting Dritan Mezini, Drejtor ekzekutiv

56. AITA Dritan Mezini, Drejtor ekzekutiv dhe themelues

57. InfoCall Esmeralda Shimili – Departamenti BNJ

58. P&P/ WIFI Bianca Duro, Drejtor

59. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Agron Pellumbi, Drejtor për AFP

60. Protik Edlira Kasaj, Drejtor ekzekutiv

61. Politekniku Tirane Elinda Kajo – Drejtor i Dep. të Shkencave kompjuterike

62. UT, Fakulteti i Shkencave te Natyres Endri Xhina, zëvendës dekan

63. Qendra Kenedi Katerina Kallanxhi, Drejtor

64. Linkoln Centre Aida Repishti, zëvendës president ekzekutiv

65. Shkolla AFP Beqir Cela Durres Bashkim Shkembi, ish-Drejtor

66. Education Business Link Albana Hasanaj

67. ISSAT - Instituti i Studimeve dhe Trajnimeve Edlira Mali, trainer

68. ITK - Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres Gentian Drenova, Drejtor ekzekutiv dhe themelues

69. Agjencia "Promovimi i Biznesit Social" Ardita Bonati, Drejtor