RAPORT PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE SHTETI NUK … · e institucioneve dhe këshilltarët...

32
RAPORT PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES 2013-2014

Transcript of RAPORT PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE SHTETI NUK … · e institucioneve dhe këshilltarët...

1

RAPORT PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES 2013-2014

2

Tabela e përmbajtjes

49

1719

61218

Përmbledhje ekzekutive

Praktika: përvoja nga kërkesat e dërguara nga BIRN

ASHMDP-ja më e hapur për publikimin e dokumenteve

Raste kur qasja në dokumente publike është refuzuar

Teoria: e drejta ligjore për të kërkuar dhe për të marë dokumente publike

Rekomandime

Kërkesa të pakta për qasje në dokumente publike

3

Qershor 2014Botues Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese - BIRN

Autor Gresa Musliu

Redaktore dhe Këshilltare ligjore Flutura Kusari

Kryeredaktore Jeta Xharra

Lekturimi Bekim Muhaxheri

Të drejtat e autorit BIRN-i mban të drejtat rreth këtij raporti. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk lejohet të riprodhohet ose të transmetohet në çfarëdo forme, mekanike ose elektronike, duke përfshirë fotokopjimin dhe formatet e ngjashme, pa lejen me shkrim të botuesit. Publikimi mund të riprodhohet vetëm nëse përdoret për qëllime jokomerciale. Kurdo dhe kushdo që përdor citate ose materiale të ndryshme të këtij botimi, është i obliguar ta bëjë të qartë burimin.

Copyright © 2014 Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese - BIRN.

ShkurtesatBIRN – Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese

ARBK – Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve

AKP – Agjencia e Privatizimit të Kosovës

OSHP – Organi Shyrtues i Prokurimit

OEK – Oda Ekonomike e Kosovës

UP – Universiteti i Prishtinës

ASHMDP – Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

OGP – Partneriteti për Qeverisje të Hapur

ZKM – Zyra e Kryeministrit të Kosovës

4

1. Përmbledhje ekzekutiveRrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese që nga qershori 2013 deri në maj 2014 ka dërguar gjithsej 125 kërkesa zyrtare për qasje në dokumente publike në shumicën e institucioneve publike të Kosovës. Prej kërkesave të dërguara 68 prej tyre janë refuzuar, 50 janë aprovuar, ndërsa 7 kanë qenë pjesërisht të refuzuara. Kjo nënkupton që dokumente janë marrë vetëm në 40 për qind të rasteve, ndërsa përvoja e vitit 2012/2013 kur BIRN-i kishte dërguar 300 kërkesa është e ngjashme. Vetëm 30% e kërkesave kishin marrë përgjigje.

Këto shifra nuk flasin mirë për një vend i cili që 4 vjet e ka të aprovuar ligjin që e obligon çdo institucion për të pasur zyrtarë për qasje në dokumente zyrtare. Bazuar në këtë, nuk mund të thuhetse ka mungesë kapaciteti për t’iu përgjigur kërkesave zyrtare të cilat nuk janë të shumta dhe po ashtu BIRN-i nuk ka hasur në raste kur zyrtarët janë ankuar se po kanë shumë kërkesa e shumë punë, e për këtë s’po munden t’u përgjigjen palëve. Në realitet, ata jozyrtarisht flasin për faktin se ndalesa në ofrimin e dokumenteve për publik bëhet nga drejtuesit e institucioneve dhe këshilltarët politikë të tyre “ndalojnë” dhënien e dokumenteve. Kjo ndalesë vjen prej një mentaliteti ku mbizotëron frikë dhe mosbesim ndaj mediave dhe publikut. E drejta për qasje në dokumente publike kuptohet nga udhëheqësit e insitucioneve si e drejtë e publikut për të ekspozuar jokompetencën e institucioneve përmes dokumenteve publike dhe për këtë shpesh, mbrojtja më e mirë kundër këtij turpërimi publik është refuzimi deri në 60-70 për qind të qasjes në dokumente të cilat duhej të ishin publike.

Asnjë prej dokumenteve të kërkuara nga BIRN-i nuk ka të bëjë me ekspozimin apo rrezikimin e sigurisë nacionale, sekreteve shtetërore, apo të dhënave për procese hetimore që janë në zhvillim. Dokumentet e kërkuara janë kryesisht të dhëna që ekipi ligjor i BIRN-it ka vlerësuar që duhet të ishin publike, që si të tilla nuk janë të ndjeshme për organet e sigurisë dhe tërësisht të dobishme për interesin e publikut për t’u botuar apo lexuar. Natyra e disave prej tyre ka të bëjë për shembull me kërkesë për qasje në dokumente mbi shpenzimet e parave publike nga Zyra e Kryeministrit dhe ministritë e ndryshme qasje në vendimet e Presidencës për të falur njerëz të dënuar dhe dokumentet e bordit të AKP-së për vendimet e marrura për privatizimin e ndërrmarjeve të privatzuara para disa vjetëve.

Madje edhe dokumentet publike të prokurorive e gjykatave si aktakuza në një rast gjyqësor që në vende të ngjashme si yni në rajon mund të gjindet në faqen e internetit - në Kosovë prokurorët e gjykatësit vendorë dhe ndërkombëtarë kanë vendosur të mos e japin aktakuzën për publik. Kështu krijohet një përshtypje që për t’iu qasur “shtetit” duhet të trokasësh nëpër dyer edhe për dokumente bazike, me shpresë që aty nuk do të kërkojnë a) të njohësh dikë b) të paguash diçka c) të kryesh ndonjë favor dikujt për një shërbim që ishte dashur të ishte thjesht informatë e hapur për publik.

Është më se interesant që prej EULEX-it-Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, prej të cilit është pritur të ndikojë pozitivisht në sjelljen e një praktike më të mirë nga vendet evropiane sa i përket qasjes në dokumente publike, përvoja është e kundërt. As EULEX-i nuk lejon qasje në aktakuza – dokumente këto që në Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci janë publike e lëre më në Evropën Perëndimore.

Nëse një organizatë si BIRN-i që merret profesionalisht edhe me këmbëngulësi në baza ditore me dërgimin e kërkesave për qasje në dokumente publike, organizatë që ka kapacitet 10 vjeçar të krijuar të kontakteve nëpër institucione, duke ditur kujt saktësisht t’i kërkojë cilin dokument, ballafaqohet me përgjigje pozitive vetëm në 40 për qind të kërkesave – reagimi i institucioneve për qasje ndaj kërkesave prej qytetarëve duhet të jetë shumë më i ulët.

Kjo burokraci e ndërtuar për të fshehur nga qytetari, e jo t’i shëbejë qytetarit, është e patolerueshme për një vend që synon të ardhme evropiane.

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

5

2. Teoria: E drejta ligjore për të kërkuar dhe për të marrë dokumente publike Në Evropë qasja në dokumente publike garantohet me Rregulloren e Parlamentit Europian 1049/2001 e cila detajisht parasheh përfituesit e dokumenteve publike, definicionet, përjashtimet, procedimin e dokumenteve, përmbushjen e kërkesave dhe afateve kohore.

Kjo e drejtë që konsiderohet si garantuese e transparencës garantohet edhe me dy rekomandime të Këshillit Evropian, respektivisht Rekomandimin me numër. R (81) 19 për Qasje në Informacione që Mbahen nga Autoritetet Publike1 dhe Rekomandimin R (2002) 2 për Qasje në Dokumente Publike2 , sipas të cilave qytetarët evropianë kanë të drejtë të kërkojnë dhe të marrin dokumente publike dhe shtetet duhet të garantojnë këtë të drejtë.

Legjislacioni që garanton qasje në dokumente publike është relativisht i ri. Sipas organizatës angleze “Article19”, në vitet ’90 vetëm 13 shtete kanë pasur ligje që garantonin qasje në dokumente publike, ndërsa sot numri i këtyre shteteve arrin në 100.3 Ndërsa, sipas “Access Info” një ndër organizatat më të mëdha në Evropë që promovon të drejtën për të ditur, në rajonin e OSBE-së, 48 nga 56 shtete pjesëmarrëse kanë ligje specifike për qasje në dokumente publike.4

Qasja në informacione publike është e garantuar ligjërisht edhe në shtetet e rajonit të cilat kanë aprovuar tashmë legjislacionin për qasje në dokumente dhe informacion si Shqipëria (1999), Maqedonia (2006), Mali i Zi (2005), Serbia (2003), Bosnja dhe Hercegovina (2000) dhe Kroacia (2003). 5

Edhe legjislacioni në Kosovë garanton qasje në dokumente publike. Kjo është paraparë me Kushtetutën e Kosovës të aprovuar në vitin 2008, ku sipas nenit 41 “secili person gëzon të drejtën e qasjes në dokumente publike”. Por baza ligjore që garanton qasje në dokumente publike daton më herët se Kushtetuta. Ligji i parë për qasje në dokumente publike ekziston qysh në vitin 2007, kur edhe gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile, qytetarët dhe aktorët tjerë, fituan bazën ligjore për të kërkuar qasje në dokumente publike.

Ky ligj nuk ka arritur kurrë të zbatohej me përpikëri, prandaj Komisioni Europian përmes raporteve të progresit, vazhdimisht ka kritikuar institucionet vendore për moszbatim të këtij ligji. Në vitin 2008, një vit pasi ligji kishte hyrë në fuqi, raporti i progresit thoshte se ”zbatimi i ligjit për qasje në dokumente zyrtare duhet të përmirësohet” 6. Një vit më pas në Raportin e Progresit2009, kritika është një nuancë më kritike duke

1 Shih rekomandimin http://www.coe.int/t/dghl/standardsetting/media/doc/cm/rec(1981)019_EN.asp

2 Shih rekomandimin https://ëcd.coe.int/VieëDoc.jsp?id=262135

3 Raporti International standards: Right to information, prill 2012, mund të gjendet në

http://www.article19.org/resources.php/resource/3024/en/international-standards:-right-to-information#_ftnref32

4 Udhëzues për gazetarë për qasje në dokumente publike, Access Info Europe dhe N-OST, fq. 32. Mund të gjendet në

5 Legal leaks Toolkit, Acces Info, fq 63, mund të gjendet në http://ëëë.legalleaks.info/images/stories/legal%20leaks%20nov%20

2011_impresion.pdf

6 Raporti i Progresit për Kosovën 2008, faqe 15, mund të gjendet në: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/press_corner/key-

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

6

konkluduar që“ligji nuk është duke u zbatuar plotësisht”7 . Raportet e progresit në vitet 2010, 2011, 2012, si dhe dhe raporti i fizibilitetit në 2013-ën nuk e masin fare qasjen në dokumente zyrtare ose publike. Kjo është edhe një arsye më shumë pse është e rëndësishme që organizatat dhe mediat lokale duhet ta testojnë zbatimin e këtij ligji në praktikë dhe ta monitorojnë se deri në çfarë mase ato të drejta që po pretendohet që qytetari i Kosovës i ka në letër, funksionojnë edhe në praktikë.

Sa u përket letrave dhe ligjeve, në fund të vitit 2010 Kuvendi i Kosovës ka përmirësuar kornizën ligjore që i mundëson publikut të ketë qasje në dokumente publike, duke aprovuar kështu Ligjin për Qasje në Dokumente Publike – që në të kaluarën quhej Ligj për Qasje në Dokumente Zyrtare.8

Fatmirësisht, përveç titullit, në teori, ky ligj ka ndërruar për të mirë të qytetarit në këto pika:

a) Forma e parashtrimit të kërkesës -Ligji aktual është më i favorshëm për kërkesat e dokumenteve në disa aspekte. Përderisa ligji i vjetër kërkonte decidivisht që kërkesa të bëhej në formë të shkruar, ligji aktual mundëson që kërkesat të bëhen “në çfarëdo mënyre” që nënkupton formën me shkrim (e cila mund të dërgohet në zyrë dhe përmes postës) dhe gojarisht përmes telefonatave ose takimeve.9

Përvoja e BIRN-it që ka dërguar më shumë se 420 kërkesa për qasje në dokumente publike në tre vjetët e fundit tregon që për shkak se shërbimet postare në Kosovë nuk janë të përpikta, autoritetet publike shpesh e përdorin këtë fakt si arsyetim për mospranime të kërkesave zyrtare. Për këtë aryse kërkesat që BIRN-i ka dërguar nëpër institucione publike, përveç me postë, janë dërguar edhe përmes postës elektronike dhe në kopje fizike dhe për këtë arsye qytetarët do të duhej të kishin më pak arseytime nga zyrtarët për mosadresimin e një kërkese të tyre për qasje në dokumente. b) Afati i kthimit të përgjigjes - Një aspekt tjetër favorizues për publikun është afati kohor për kthimin e përgjigjes nga institucioni i cili me ligjin e ri është zvogëluar në shtatë ditë, në krahasim me ligjin e kaluar që ishte 15 ditë. Rregullorja e Parlamentit Evropian Nr. 1049/2001 për Qasje në Dokumente Publike parasheh afatin kohor prej 15 ditësh me mundësi shtyrjeje vetëm në rast se dokumentet e kërkuara janë voluminoze.Në Kosovë afati prej shtatë ditësh mund të shtyhet në dy raste, nëse informata ose dokumenti që kërkohet duhet të merret jashtë atij institucioni publik dhe nëse me një kërkesë kërkohen disa informata ose dokumente publike, nga e njëjta palë10. Por, ajo që ndodh në praktikë në Kosovë, në rastet kur institucioni nuk e posedon informatën që kërkohet, atëherë ai institucion zakonisht refuzon qasjen në dokumentin e kërkuar në vend se ta përcjellë dokumentin tek institucioni përkatës, ashtu siç e obligon ligji. c) Zyrtarët e obliguar: Së fundi, ajo që e bën ligjin e ri më të përshatshëm për publik është fakti që sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike të gjitha institucionet publike janë të obliguara të caktojnë njësinë apo zyrtarin të cilët janë përgjegjës për pranimin dhe shqyrtimin fillestar të kërkesave për qasje në dokumente (neni 5.1) ndërsa Ligji për Qasje në Dokumete Zyratare nuk kishte paraparë diçka të tillë.

Por, përkundër këtyre përmirësimeve teorike në ligj, zbatimi i tij në praktikë po çalon – në gati po atë masë si

documents/reports_nov_2008/kosovo_progress_report_en.pdf

7 Raporti i Progresit për Kosovën 2009, faqe 13, mund të gjendet në:

8 Lista e ligjeve në fuqi e publikuar në gazetën zyrtare, mund të gjendet në: http://gazetazyrtare.rks-gov.net/Documents/Lista%20

e%20Ligjeve%20ne%20Fuqi%20(shqip).pdf

9 Ligji për qasje në dokumente publike, neni 6 pargrafi 1, mund të gjendet në http://gazetazyrtare.rks-gov.net/Documents/Ligji%20

per%20qasjen%20ne%20dokumentet%20publike%20(shqip).pdf

10 Ligji për qasje në dokumente publike, neni 6 pargrafi 1, mund të gjendet në http://gazetazyrtare.rks-gov.net/Documents/Ligji%20

per%20qasjen%20ne%20dokumentet%20publike%20(shqip).pdf

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

7

ishte ligji në formën e kaluar. Këtë herë, institucionet madje po e shkelin ligjin jo vetëm ndaj publikut kur nuk përgjigjen në kërkesën e tyre, por edhe ndaj vetë eprorëve të vet. Edhe pse prej vitit 2010 të gjitha inistitucionet publike obligohen me ligj të raportojnë te Zyra e Kryeministrit (ZKM) për kërkesat që i marrin për qasje në dokumente publike, kjo nuk po ndodh. Sipas raportit gjithëpërfshirës të institucioneve publike për realizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike që botohet çdo vit nga

ZKM-ja, institucionet publike nuk raportojnë te Zyra e Kryeministrit lidhur me kërkesat që i marrin prej publikut dhe sa i përgjigjen. Sipas këtij raporti, “janë një numër i institucioneve te pavarura, të themeluara nga Kuvendi i Kosovës, gjykatat, prokuroritë dhe disa institucione të tjera...” që nuk kanë dërguar raporte në Zyrën e Kryeministrit lidhur me realizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike dhe sipas tyre kjo është sfidë kryesore.11 Sidoqoftë, sa i përket procesit për të siguruar qasje në një dokument publik, veprimet që duhet të ndërme-rren lidhen me afate kohore dhe duhen të përcillen me kujdes të veçantë. Më poshtë është paraqitur një ilustrim i hapave që duhet të ndërmerren gjatë kërkesës për qasje në dokumente publike.

11 Raporti Gjithëpërfshirës i Institucioneve Publike për Realizimin e së Drejtës për Qasje në Dokumente Publike, Zyra e Kryeministrit,

Zyra për Komunikim me Publikun, fq. 17. Mund të gjendet në: http://ëëë.kryeministri-ks.net/repository/docs/Raporti_Gjitheperfshires_Final_

Shqip_7_Prill.pdf

Përpilo dhe Dërgo kërkesën

E aprovuar E refuzuar

Raporto

Pjesërisht e refuzuar

E aprovuar E refuzuar

RaportoAnkesë në

Ombudsperson

E refuzuar E aprovuar

Dërgo rikërkesë

Ankesë në Ombudsperson

Padi në Gjykatë

Dërgo rikërkesë

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

8

3. Praktika: Përvoja nga kërkesat e dërguara nga BIRNRrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese që nga qershori 2013 deri në maj 2014 ka dërguar gjithsej 125 kërkesa zyrtare për qasje në dokumente publike në pothuajse të gjitha institucionet publike të Kosovës. Prej kërkesave të dërguara, 68 janë refuzuar nga institucionet publike, 50 prej tyre janë aprovuar, ndërsa 7 kanë qenë pjesërisht të refuzuara. Shprehur në përqindje, për këtë periudhë kohore institucionet janë treguar të hapura ndaj qytetarëve rreth 40 për qind. Ndërkaq në periudhën 2012-2013 BIRN-i kishte dërguar 300 kërkesa për qasje në dokumente publike prej të cilave vetëm 30 për qind prej tyre kishin marrë përgjigje.

Shumica e dokumenteve të kërkuara dhe të dhëna janë shuma të buxheteve të parapara për punën e departamenteve të institucioneve të ndryshme, CV të zyrtarëve të lartë para ose pas emërimeve të tyre, etj.

Ndonësë ka përmirësim në ofrimin e këtyre informacioneve dhe dokumenteve, institucionet publike ende refuzojnë të japin dokumente që kanë të bëjnë me shpenizmet e parave publike si psh. faturave të udhëtimeve zyrtare të bëra me të holla publike, shpenzimeve në mëditje dhe dokumenteve të auditimeve të brendshme.

3.1 Institucionet gjyqësoreEdhe dokumentet më të thjeshta që në shumicën e botës demokratike janë në dispozicion të publikut, fshihen në Kosovë. Këtë vit jo vetëm se nuk ka përmirësim në publikimin e dokumenteve gjyqësore siç janë aktakuzat, por institucionet gjyqësore kanë shkuar një hap prapa duke u bërë edhe më të mbyllura ndaj publikut.

BIRN-i ka hasur në vështirësi të ketë qasje në aktakuza të cilat konsiderohen të jenë dokumente publike. Kjo ndodh për shkak se zyrtarët e gjykatave dhe të prokurorive ende nuk e kanë nivelin e duhur të njohurive rreth rëndësisë për qasje në dokumente publike dhe vijnë prej mentalitetit apo kulturës profesionale ku dhënia e informatave përceptohet si shërbim ekstra për të cilën gjykata dhe prokuroria jo që është e obliguar për ta dhënë, por që palët duhet të trokasin nëpër zyra të ndryshme e të luten te zyrtarët për ta marrë një dokument. Vështirësia më e madhe është hasur te Prokuroria e Shtetit sidomos në Prishtinë, e cila nuk është aspak përgjegjëse ndaj kërkesave të gazetarëve, edhe pse Prokuroria Speciale e Shtetit ka kohë që ka zëdhënëse. Shumë qytetarë, të pavetëdijshëm për të drejtën për qasje në dokuemnte publike shpesh vijnë në konkludim që për shërbime të tilla duhet “të paguhet” dikush.

Kjo sa i përket qytetarëve të thjeshtë. E gazetarët të cilët supozohet të kenë njohuri më të mëdha se kush duhet të kontaktohet për t’iu qasur aktakuzave, kalojnë kohë të gjatë duke kërkuar dhe duke i lutur zyrtarët gjyqësorë që të japin qasje në dokumente të cilat veçse janë publike. Kur pyeten jozyrtarisht profesionistët e gjykatave se pse nuk japin qasje në aktakuza, një përshtypje e përgjithshme që krijohet prej arsyetimeve të marra është se me botimin e aktakuzave palëve që akuzohen u “mirret fytyra” në publik dhe turpërohen – gjë që gjykatësit e prokurorët nuk kanë dëshirë të ndodhë sepse nuk mund ta durojnë presionin medial dhe publik për punën e tyre. Mes tjerash, ekziston një përshtypje që njerëzit e gjykatave nuk preferojnë që dokumentet e tyre si aktakuzat të jenë në dispozicion të tillë për publik deri në atë masë që çdokush mund t’i vlerësojë se sa janë profesionalisht të punuara. Këtë mund të konkludojmë për shkak se në njërën prej përpjekjeve të gjata të monitoruesve të

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

9

gjykatave të BIRN-it për të kuptuar se pse gjykatat nuk i fusin në funksion mjetet audio-vizuele për ta rekorduar gjithë procesin gjyqësor (mjete këto që ekzistojnë në të gjitha gjyaktat e Kosovës dhe janë të paguara nga donatorë të huaj) përgjgijja jozyrtare që morëm është “as mjeku nuk incizohet gjatë operacionit të pacientit, pse të incizohet puna e një prokurori apo gjykatësi” 12. Kjo na lë të kuptojmë që qasja e publikut në dokumete të shkruara për zyrtarët përjetohet si mundësi e kontestimit të mëvonshëm të punës së tyre, në qoftë se ata mund të kenë gabuar. Dhe mbyllja ndaj publikut është në një formë mbrojtje më e lehtë për ta sesa përpjekja që duhet të bëhet për të qenë të

përpiktë për të shkruar aktakuza kompetente, të arguemntuara mirë dhe profesionalisht të pakontestueshme më së paku prej laikëve gjyqësorë. Gjatë vitit 2012 – 2013 BIRN-i ka kërkuar në EULEX dhe në Prokurorinë e Shtetit aktakuzat të cilat janë dokumente publike, por ato nuk na janë dhënë. Një shembull i tillë është aktakuza e ngritur kundër Ministrisë së Drejtësisë më 29 korrik 2013. BIRN-i ka kërkuar nga prokurori i rastit Besim Kelmendi gjatë muajit korrik 2013 qasjë në këtë aktakuzë, por prokurori i rastit nuk na e ka dhënë. Raportimi i këtij rasti është në interes public, pasi që prokuroria speciale akuzon tre zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë dhe dy përfaqësues biznesesh në lidhje me prokurime publike.13

BIRN-i po ashtu ka kërkuar nga EULEX-i që t’i sigurohet qasje në aktakuza. Rasti i fundit është më 24 qershor 2014 kur EULEX-i përmes një komunikate për shtyp ka njoftuar që ka ngritur aktakuzë për krim të organizuar dhe prostuticion. BIRN-i ka kërkuar qasje në aktakuzë, por nuk ka pranuar ndonjë përgjigje nga EULEX.

Në këtë rast, është për t’u çuditur se si në vend se EULEX-i të shërbejë si shembull i mirë i transparencës për pokuroritë e gjykatat lokale, prokurorët e gjykatësit evropian përdorin standarde tjera në shtetet prej nga vijnë, e standarde tjera kosovare kur është fjala për mundësinë e publikut që të ketë qasje në aktakuza dhe dokumente tjera gjyqësore.

E në anën tjetër, ekzistojnë disa praktika ndërkombëtare dhe rajonale të cilat publikojnë dokumente gjyqësore online dhe janë lehtë të qasshme për publikun – përvoja këto të cilat do të duhej të ishin të aplikueshme edhe për gjykatat e

Kosovës dhe EULEX-in. Më poshtë janë tre shembuj të shteteve që publikojnë dokumentet gjyqësore.Bosnjë dhe Hercegovinë–faqja zyrtare në Internet e gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës14 është një model i mirë pozitiv i transparencës dhe së sistemit gjyqësor në këtë vend. Në faqe mund të gjenden aktgjykimet që merr gjykata, por edhe informata të detajizuara që kanë të bëjnë me ngritjen e akuzave, lëshimin e urdhrave gjyqësorë (si urdhri për paraburgim, urdhri për arrestim dhe urdhra të tjerë të ngjashëm). Aktgjykimet janë lehtë të qasshme dhe janë të rënditura varësisht se a është aktgjykim i shkallës së parë apo të dytë. Faqja ku janë të paraqitura të dhënat është e organizuar në atë formë që në fillim të saj jepet një përshkrim i rastit, emrat e të akuzuarve, akuzat kryesore, aktgjykimet dhe ka raste kur informata përcillet edhe më fotografi të të akuzuarve. 15 Kjo faqe ofron edhe mundësinë e kërkimit të të dhënave përmes numrit të lëndës dhe mbiemrit të të akuzuarve dhe vendimet. Gjithashtu, aty ofrohen informata për gjykatësit, një biografi dhe fotoja e tyre16 , por edhe një udhëzues i shkurtër për gazetarët që mbulojnë rastet gjyqësore sipas së cilit në gjykatore

12 Intervistë me gjyqtar të afërt me atë që ishte Gjykata e Qarkut në Prishtinë në korrik 2013.13 BIRN-i megjithatë e ka siguruar këtë aktakuzë përmes burimeve jozyrtare. Ajo çka po ndodh në realitet është se gjykatat e prokuroritë tona megjithate janë të mbushura me njerëz që e kuptojnë absurditetin e mbylljes nga publiku dhe ata që punojnë mirë, që janë të sigurt në punën e tyre e që nuk frikësohen, gjejnë forma që t’i informojnë gazetarët të cilëve u besojnë për raste për të cilat është e qartë se ka interes publik. Ajo që është fatkeqe është që kjo nuk është politikë e gjyqësorit por krejtësisht varet prej raporteve jozyrtare që krijonë gazetarët me ata që punojnë nëpër gjykata. Ngjashëm qëndron çështja e publikimit të emrave të personave të arrestuar, akuzuar dhe dënuar nga Misioni Evropian i Sundimit të Ligjit në Kosovë (EULEX). Për shembull, EULEX-i me 27 maj 2014, përmes komunikatës për media informonte për caktimin e paraburgimit të Florim Ejupit, ku këtij të fundit i përmendej emri i plotë. Ndërsa, me 10 qershor 2014 EULEX-i informonte për konfirmimin e akuzave ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve, por në këtë komunikatë nuk figuronte emri i plotë i Limajt. Ky veprim shënon regres në të drejtën për të ditur pasi që secili institucion publik është i obliguar që të marrë parasysh interesin publik kur të vendosë se çfarë të dhëna të publikohen. Në rastin konkret të ish ministrit të telekomunikacionit dhe ish deputetit Fatmir Limaj, ka interes te lartë publik për t’u zbuluar emri i tij pasi që Limaj ka mbajtur poste të larta shtetërore dhe ka qenë një ndër personat më të votuar në Kosovë.

14 Faqja titulllohet Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës por ajo përfshin të dhëna të gjykatave themelore dhe të Apelit.http://www.

sudbih.gov.ba/

15 http://www.sudbih.gov.ba/index.php?opcija=predmeti&id=179&zavrsen=1&jezik=e

16 http://www.sudbih.gov.ba/index.php?opcija=bio&jezik=e

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

10

nuk lejohen xhirimet dhe incizimet pa aprovim paraprak nga gjykata. 17

Kroaci – Qasja në informacione gjyqësorë është mundësuar përmes projektit të quajtur “E-Predmed” (E-Lënda) që ka për qëllim ofrimin e mundësisë për qytetarët që të kenë qasje në lëndë gjyqësore përmes sistemit online. Linku i këtij shërbimi mund të gjendet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë së Kroacisë18 dhe aty mund të kërkohet informatat kryesore për një lëndë si numri i lëndës, vepra penale dhe datat e mbajtjes së seancave gjyqësore. Pas përfundimit të rastit gjyqësor aktgjykimet po ashtu publikohen online si dokument pdf. 19

Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish Jugosllavi - Informata të detajuara në lidhje me ngritjen e akuzave dhe të aktgjykimeve mund të gjenden edhe në faqen zyrtare të Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi20. Në këtë faqe janë të publikuara përmbedhje të aktakuzave21 të cilat përmbajnë

të dhëna për të akuzuarin duke përfshirë emrin, mbiemrin, fotografinë dhe përshkrimin e shkurtër të profesionit të të akuzuarit. Përveç kësaj, Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi publikon edhe vendimet gjyqësore22 , transkripte të seacave gjyqësore si dhe video-xhirime nga fjala hyrëse e prokurorise, fjala përdundimtare dhe seancat dëgjimore. Lëndët mund të gjenden lehtë përmes kërkimit me emër të të akuzuarve apo numrit të lëndës23 dhe në përgjithësi të dhënat në faqen e tibunalit mund të gjenden lehtë.

Përkundër gjihtë kësaj përvoje rajonale, përkundër gjithë prezencës së ndërkombtarëve që kanë për qëllim profesionalizimin e sistemit ligjor e përkundër sa e sa fondeve të donatorëve të harxhuara në digjitalizimin e materialeve gjyqësore e mbajtjes së lëndëve – mbetet mister se pse Kosova ende nuk po mundet të ofrojë madje as aktakuzat për publik.

3.2 Institucionet tjeraKërkesat për qasje në dokumente publike janë dërguar në institucionet ekzekutive qendrore duke përfshirë të gjitha ministritë e Qeverisë së Kosovës, Zyrën e Presidentit, institucionet lokale, duke përfshirë komunat; institucionet gjyqësore si gjykatat themelore dhe atë Kushtetuese.

Kërkesa janë dërguar edhe nëpër institucione të pavarura si në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), Agjencinë e Privatizimit të Kosovës (AKP), Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), dhe në Universitetin e Prishtinës (UP).

Temat për të cilat janë kërkuar të dhëna kanë të bëjnë me shpenzimet e parasë publike, emërime të zyrtarëve të lartë në poste publike dhe kërkesa për llogaridhënie dhe transparencë në kontrata publike.

Në krahasim me përvojën e viteve paraprake vërehet një trend i lehtë i përmirësimit të qasjes së zyrtarëve publikë karshi kërkesave për qasje në dokumente publike, por vetëm kur këto kërkesa nuk kanë të bëjnë me të dhëna të detajuara për shpenzime, si mëditje, paga dhe fatura të udhëtimeve. Nga përvoja e këtij viti mund të thuhet se më shumë zyrtarë të institucioneve publike kanë njohuri për ekzistimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike,

17 http://www.sudbih.gov.ba/index.php?opcija=sadrzaj&kat=7&id=92&jezik=e

18 http://e-predmet.pravosudje.hr/?q=o

19 http://sudovi.pravosudje.hr/zszg/index.php?linkID=25&type=L

20 http://www.icty.org

21 Shih një formë të aktakuzës të publikuar online: http://www.icty.org/x/cases/karadzic/ind/en/markedup_indictment_091019.pdf

22 Shih një formë të aktgjykimit të publikuar online: http://www.icty.org/sections/TheCases/JudgementList

23 http://www.icty.org/action/cases/4

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

11

por kjo nuk nënkupton që është rritur edhe qasja në dokumente publike. Duhet të theksohet fakti se në krahasim me periudhën e kaluar të monitorimit 2012/201324 të zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, vërehet se zyrtarët për qasje në dokumente publike janë më të vëtëdijësuar ndaj kërkesave, sidomos kur ato vijnë nga mediumet.25 Nga hulumtimi i bërë mund të thuhet se në fund të fundit lejimi i qasjes në dokumente publike varet më shumë nga vullneti politik i drejtuesve të institucionit sesa nga vullneti i shërbyesve civilë, apo obligimi ligjor që këta të dy e kanë ndaj qytetarit. Gjatë kontaktit me zyrtarë të shumtë për qasje në dokumente publike BIRN-i ka kuptuar që disa dokumente siç janë kontratat e mëdha, shpenzimet në paga dhe projektligje ende të paaprovuara nuk zbulohen për shkak se këta zyrtarë nuk lejohen nga udhëheqësit politikë të ofrojnë qasje në këto dokumente. Kështu zyrtarët për qasje në dokumente publike jozyrtarisht kërkojnë falje, ngase e dinë që janë të obliguar me ligj t’i japin shumë prej këtyre dokumenteve, por arsyetohen se “shefi” nuk po i lë.

4. Raste kur qasja në dokumente publike është refuzuar a. Zyra e Presidentes së Kosovës Gjatë vitit 2013-2014 Zyra e Presidentes së Kosovës ka zhvilluar praktikë të gabueshme në mospublikimin e dokumente publike duke mos lejuar qasje në dosjet e personave të falur nga Presidentja. Presidentja ka të drejtë t’i falë personat e dënuar për vepra penale në formë shpërblimi për sjelljet e tyre të mira.Por, gjatë vitit 2012 dhe 2013, Gazeta Jeta në Kosovë dhe Koha Ditore, raportuan që janë falur dy persona të cilët nuk kanë plotësuar kriteret e kërkuara ligjore.26

Duke pasur parasysh parregullsitë në procesin e të falurve të raportuara në media, BIRN-i kërkoi qasje në kërkesat për falje të bëra më herët nga të dënuarit në Zyrën e Presidentes. 27Konkretisht,është kërkuar qasje në dosjet me informata të aplikuesve për falje që i pranon presidentja nga Ministria e Drejtësisë si dhe procesverbalet e takimeve të komisioneve profesionale për falje. 28 Zyra e Presidentes të Republikës së Kosovës ka refuzuar kërkesën e

24 Shih raportin “Shteti 30 % i Qasshëm për Qytetarët”, qershor 2013 - http://jetanekosove.com/repository/docs/Raporti_per_qasje_

ne_dokumente_publike_final_40191.pdf

25 BIRN nuk mund të bëj vlerësim për kërkesat e dërguara nga qytetarët, pasiqë ne nuk kemi të dhëna se çfarë kërkesash kanë

dërguar qytetarët. Vlerësimi jonë bëhet në mbi 100 kërkesat që kemi dorëzuar ne vetë në peridhën qershor 2013 – 1ershor 2014.

26 Shkrimi “Falja Presidenciale Kthen Biznesmenin Në Tokën e Pushtuar”, tetor 2013: http://gazetajnk.com/?cid=1,987,6719

dhe shkrimi “Presidentja s’e dinte që fali një hajn”, 19 shkurt 2014: http://koha.net/index.php/repository/repository/docs/03_konkluzionet_e_

dakorduara.pdf?id=27&l=516

27 Kërkesa është dërguar më datë 20 shkurt 2014

28 Shih kërkesën në shtojcën B

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

12

sipërpërmendur nën arsyetimin se lejimi i qasjes në këto dokumente përbën shkelje të të dhënave personale, shkelje të privatësisë dhe interesave të tjerë legjitim si dhe se procesverbalet e takimeve konsiderohen të jenë diskutime të brendshme29.

Ligji për të Dhënat Personale dhe Ligji për Qasje në Dokumente Publike parashohin raste kur publiku nuk duhet të ketë qasje në disa dokumente. Por, që të dy ligjet kanë nene specifike përmes të cilave garantojnë qasje në dokumente të cilat mund të jenë të ndjeshme, por që kanë interes publik të zbulohen. Për shembull dosja mund të jepet duke u fshiirë të dhënat personale si numri i letërnjoftimit, numri i telefonit, apo adresa private.

Më konkretisht përgjigja negative e Zyrës së Presidentes së Kosovës është e papranueshme dhe BIRN-i argumenton që informatat e kërkuara nga Presidenca në një formë kanë qenë publike derisa kanë arritur në Zyren e Presidentes dhe ato duhet të mbesin të tilla edhe tani. Fillimisht, aktakuza përmes së cilës akuzohet një i dënuar është dokument publik dhe rrjedhimisht edhe informatat rreth të akuzuarve janë publike. Më pas, seancat gjyqësore nëpër të cilat kalojnë të dënuarit para se të fillojnë burgun janë publike. Në fund, aktgjykimet që i shpallin ata fajtorë janë dokumente publike. Mbetet e paqartë pse Presidenca ka konstatuar që duhet të refuzohet qasja në dosjet e të faulrve.

Për të vërtetuar se ato dosje nuk mund të publikohen për shkak të të dhënave personale, më 17 mars BIRN-i ka kërkuar opinionin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDP) për këtë çështje. Dy javë më vonë përmes opininit të saj ASHMDP-ja ka konstatuar që dosjet e të falurve duhet të publikohen30 .Pas opinionit pozitiv të ASHMDP-së, BIRN i është drejtuar përsëri Presidencës me rikërkesë31 , por në përgjgjen që na e ka dhënë Presidenca herën e dytë ka përdorur bazë tjetër ligjore, më konkretisht Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, me të cilin ka refuzuar përsëri qasjen në këto dokumente. Ky ligj zbatohet kur merret një vendim gjyqësor me të cilin caktohet një sanksion penal.Për shembull nëse një personi i caktohet dënim me burg, ky ligj rregullon procedurën e fillimit të mbajtjes së burgut.

Po ashtu, është e papranueshme që presidenca fillimisht ka provuar që të refuzojë qasjen me bazën e duhur ligjore, pra me Ligin për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe kur e ka vërejtur që në bazë të këtyre ligjeve duhet të lejojë qasje, atëherë është munduar të gjejë bazë ligjore tjetër, tërësisht jorelevante. Kjo lë të kuptojë që tendenca e zyrtarëve të tillë ligjorë në presidencë, e ngjashëm edhe në insitutcione tjera, është që të gjejnë forma për të fshehur informata. E jo të veprohet në të kundërtën, që të gjenden forma, nene e ligje që të hapet informata për publikun – sidomos një informatë kaq e rëndësishme për të falurit, proces me të cilin është manipuluar në të kaluarën. Në lidhje me këtë rast BIRN-i ka ushtruar ankesë tek Avokati i Popullit dhe është në pritje të përgjigjes.

b. Gjykata KushtetueseGjykata Kushtetuese i ka mundësuar BIRN-it që të ketë qasje në një dokument në kërkesën që është bërë më 19 qershor. BIRN-i ka kërkuar qasje me shkrim në kërkesën që presidentja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e disa neneve kushtetuese që kanë të bëjnë me formimin e qeverisë. Më të njëjtën kërkesë BIRN-i është drejtuar edhe në Zyrën e Presidentes, mirëpo presidenca nuk ka lejuar qasje.Më 8 qershor 2014 në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare. Pas përfundimit të zgjedhjeve pritej që Qeveria e ardhshme e Kosovës të krijohej nga partia që ka fituar shumicën e votave nga qytetarët e që në këtë rast është Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Praktika e deritanishme në Kosovë ka qenë që partia më e madhe ka formuar qeverinë në koalicion me partitë tjera që kanë marrë numër më të vogël të votave.

29 Përgjigja e presidentës ka ardhur më 27 shkurt 2014, brenda afatit kohor të parashikuar me ligj

30 Shih opinionin e plotë të ASHMDP-së lidhur me këtë rast: http://www.amdp-rks.org/web/repository/docs/OPINIONI_per_BIRN-in.pdf

31 Rikerkesa është dërguar më datë 2 prill 2014

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

13

Pas zgjedhjeve të 8 qershorit partitë që fituan më pak vota se PDK-ja krijuan një koalicion paszgjedhor me qëllim që të formojnë qeverinë duke ia pamundësuar PDK-së krijimin e qeverisë.

Kushtetuta e Kosovës përmban disa nene që rregullojnë formimin e qeverisë dhe meqenëse Presidentja certifikon zgjedhjet dhe vendos për mandatarin e Qeverisë, ajo i është drejtuar Kushtetueses për të kërkuar interpretim të neneve kushtetuese që rregullojnë këtë çështje.

BIRN-i më 19 qershor ka kërkuar dokumentin (kërkesën) e Presidentes në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ka pranuar përgjigje nga Kushtetuesja më 24 qershor 2014, pesë ditë pasi që të gjitha mediat tashmë kishin botuar kërkesën e Presidentes. Kushtetuesja përmes përgjigjes ka ofruar qasje në kërkesën për intepretim të neneve që Presidenca ka dërguar në këtë gjykatë.

Një rast tjetër ku Kushtetuesja ka lejuar qasje është ai kur BIRN-i në janar 2013, ka kërkuar nga ky institucion qasje në kërkesën që Gjykata Kushtetuese ka bërë në Gjykatën Supreme lidhur me lëndën e ish-kryetarit të komunës së Ferizajit Bajrush Xhemajlit. Xhamajli është përballur me drejtësinë për disa vite me radhë për shkak të një aksidenti trafiku të shkaktuar më 21 maj 2009. Lënda kishte arritur në Kushtetuese, por kjo gjykatë akoma nuk kishte vendosur lidhur me rastin. BIRN-i kërkonte të dinte arsyet e vonesës së vendimit për Xhemajlin. Gjatë hulumtimit të temës, Kushtetuesja arsyetohej që po e pret dosjen e Xhemajlit që duhet të dorëzohet nga Supremja, ndërsa Supremja thoshte se Kushtetuesja nuk e ka kërkuar një gjë të tillë. BIRN-i kishte kërkuar nga Kushtetuesja letrën e dërguar në Supreme ku kërkonte dosjen e Xhemajlit. Kushtetuesja e ka kthyer përgjigjen brenda afatit kohor.

c. Agjencia Kosovare e PrivatizimitNjë institucion tjetër jotransparent që në mënyrë kategorike për disa vjet më rradhë refuzon qasjen në dokumente që janë të interesit të lartë publik për t’u zbuluar është Agjencia Kosovare e Privatizimit. Më 21 shkurt të vitit 2014 BIRN-i ka kërkuar nga ky institucion qasje në të gjitha procesverbalet e bordit të AKP-së dhe në listën e fituesve të tenderëve të privatizimit që nga themelimi i AKP-së. Veprimtaria e Agjencisë Kosovare të Privatizimit e cila funksionon që nga muaji gusht 200832 vazhdon të mbetet një prej temave me intres të lartë publik për shkak se përfshin vlera të mëdha të parave dhe asete me rëndësi të Kosovës.

Deri më tani janë shpallur 59 valë të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, vlera e cilave ka arritur deri në rreth 650 milionë euro.33

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi, për vite të tëra mediat dhe BIRN-i kanë raportuar dyshime për parregullësi të ndodhura gjatë procesit të privatizimit dhe BIRN-i konsideron që procesverbalet e takimeve të bordit të AKP-së janë dokumente kryesore që tregojnë së çfarë është diskutuar gjatë shqyrtimit të ofertave për privatizim, a janë shikuar dokumentacionet e ofertuesve me rregull, a ka pasur kontrollim të saktë të dokumentacioneve dhe veprime të tjera të rëndesishme të cilat garantojnë proces të drejtë të privatizimit. Po ashtu, një arsye shtesë pse procesverbalet duhet të jenë publike është se vetëm në këtë formë do të mund të kuptohej cilët anëtarë të bordit të AKP-së kanë favorizuar cilat kompani. Më 30 prill 2014 Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona për shkak të dyshimeve në AKP dhe disa nga akuzat kanë të bëjnë me mënyrën e votimit gjatë mbledhjeve të bordit. AKP-ja duke iu referuar Statutit të Bordit të Drejtorëve të këtij institucioni ka thënë se procesverbalet e takimeve të bordit hyjnë në kategorinë e dokumenteve konfidenciale dhe se të njëjtat mund

32 Para vitit 2008 ky agjencion quhej Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit

33 480 milionë euro – (kjo vlerë përfaqëson shitjen e aseteve përmes privatizimit pa kushte (spin-off i rregullt)) ndërkaq vlera e

shitjes së ndërmarrjeve shoqërore përmes privatizimit me kushte (spin-off special) arrinë deri në 93 milionë euro. Ndërkaq, shuma e mjeteve të

fituara që nga procesi i shitjes së aseteve përmes likuidimit ka arritur deri në 77 milionë euro.

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

14

t’u ofrohen në dispozicion vetëm organeve të drejtësisë. Sipas AKP-së, konfidencialiteti duhet të zbatohet për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes së konfidencialitetit me blerësit e ndërmarrjeve dhe AKP-së.

BIRN-i konsideron që vendimi i AKP-së është i padrejtë dhe se nuk e mer fare parasysh interesin publik për të pasur qasje në këto dosje. Sa i përket bazës ligjore së cilës i referohet AKP-ja, pra Statutit të Bordit të Drejtorëve të këtij institucioni nuk mund të pranohet fakti se një rregullore e një institucioni ka më shumë fuqi juridike.

Por duhet të përmendet fakti që Zyra për Informim e AKP-së në vazhdimsi ka treguar gatishmëri për kthimin e përgjigjeve për gazetarë dhe në shumicën e rasteve përgjigjet janë të shpejta dhe të plota.

d. Zyra e KryeministritGjatë periudhës 2013-2014 BIRN-i ka dërguar gjashtë kërkesa për qasje në dokumente publike në Zyrën e Kryeministrit. Ky institucion ka aprovuar tri nga këto kërkesa, ndërkaq ka refuzuar tri të tjera.

BIRN-i ka kërkuar qasje në marrëveshjen kornizë të nënshkruar në mes të kryeministrit të Kosovës dhe atij të Japonisë. Kjo kërkesë është bërë pasi që ZKM-ja me datën 14 prill 2014 informoi se kishte lidhur marrëveshje me shtetin e Japonisë për bashkëpunim në mes të këtyre dy vendeve.

BIRN-i dëshironte të kishte qasje në dokumentin e nënshkruar në mes të dy kryeministrave, dokument ky që përmbate edhe nënshkrimet e vet kryeministrave. Në vend të këtij dokumenti Zyra për Komunikim me Publikun ka ofruar linkun e komunikatës për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrit.34 ZKM-ja nuk ka ofruar dokumetin as pas kërkesës së dytë dhe të tretë.

Në përgjithësi Zyra për Komunikim me Publikun shfrytëzon të drejtën e heshtjes administrative (heshtja administrative ndodh kur një institucion nuk kthen përgjigje pozitive ose negative lidhur me kërkesën për qasje në dokumente publike) jo vetëm në kërkesat për qasje në dokumente publike, por edhe në kërkesa për informacion. Mungesa e zëdhënësit e Zyrës së Kryeministrit për disa vite me radhë është një argument shtesë që tregon që nuk ka as vullnet politik nga ana e Zyrës së Kryeministrit për të qenë e hapur ndaj publikut. BIRN-i po ashtu ka kërkuar qasje në marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë për financimin e projektit “Modernizimi i sistemit të edukimit në Kosovë përmes e-edukimit” si dhe letrën e qëllimit të mirë lidhur me marrëveshjen në fushën e kulturës në mes Kosovës dhe Austrisë.35 Duke qenë që Zyra e Kryeministrit nuk ka poseduar dokumentin e kërkuar, zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë se nënshkrues i marrëveshjes së kërkuar nga BIRN-i është Ministria e Financave, prandaj ka kërkuar nga parashtruesi i kërkesës që të njëjtën ta parashtrojë në Ministrinë e Financave.

ZKM-ja në këtë rast ka shkelur nenin 7.236 të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike sipas së cilit nëse institucioni nuk e ka dokumentin, atëherë ai institucion duhet ta përcjellë atë në institucionin përkatës. 37

34 Shih linkun e dërguar nga ZKM-ja: http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,4207

35 Kërkesa është bërë me datën 28 shkurt 2013

36 Shih Ligjin për Qasje në Dokumente Publike - http://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2724

37 Në korrik të vitit 2013 qeveria e Kosovës mori vendimin për fillimin e procedurave për anëtarësimin e Kosovës në organizatën

Partneriteti për Qeverisje të Hapur (OGP). Pjesë e kësaj iniciative është grupi koordinues i përbërë nga organizatat e shoqërisë civile,

përfaqësuesit e sektorit privat dhe akterë tjerë relevant. Në prill të vitit 2014, Ministria e Integrimeve Evropianee cila e koordinon këtë

iniciative, e ka miratuar planin nacional të veprimit të përgatitur nga grupi koordinues. Ky plan është dërguar në OGP dhe së shpejti pritet të

shihet nëse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarim në këtë organizatë.

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

15

e. Grupi Ndërministror për Ballafaqim me të KaluarënKy trup është i themelur nga Qeveria e Kosovës dhe shumë institucione të tjera dhe merret me shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë periudhës së luftës dhe periudhës së tranzicionit.

Pjesë e këtij grupi është edhe Ministria e Drejtësisë të cilës BIRN-i i ka kërkuar qasje në transkripetet e takimeve të këtij grupi 38. Ministria e Drejtësisë në përgjigjen e saj ka refuzuar kërkesën pa ofruar shpjegime, edhe pse Ligji për Qasje në Dokumente Publike obligon që refuzimi duhet të arsyetohet me shkrim. Përveç kësaj kjo ministri ka kërkuar nga BIRN-i që kërkesa t’i drejtohet Zyrës së Kryeministrit, mirëpo një veprim i tillë është në kundërshtim me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, pasi që institucioni që nuk e ka dokumentin duhet që kërkesën t’a dërgojë institucionit relevant. Në anën tjetër është pak e besueshme që Ministria e Drejtësisë si pjesëmarrëse e grupit punues dhe njëkohësisht zëvendëskryesuese e po këtij grupi, të mos ketë qasje në transkripetet e takimeve nëse ato ekzistojnë.

f. Universiteti i PrishtinësBIRN-i ka dërguar gjashtë kërkesa në Univerisitetin e Prishtinës ku ndër të tjera ka kërkuar listën e personelit akademik, listën e stafit administrativ, listën e studentëve të regjistruar në nivelin baçelor, master dhe doktoratë39 , listën me emrat e personave të cilët janë financuar për punime shkencore40 , pagesat për paga dhe mëditje të bëra për ish-udhëheqjen e Universitetit të Prishtinës41 dhe qasje në kontratat e reja të asistentëve të Fakultetit të Mjeksisë42 . Në të gjitha këto kërkesa Universiteti i Prishtinës nuk ka ofruar të dhënat e kërkuara.

Bazuar në përvojën e gazetarëve të BIRN-it përgjatë viteve të kaluara, Universiteti i Prishtinës përmes Rektoratit është treguar jashtëzakonisht i mbyllur, jo vetëm në ofrimin e dokumenteve, por edhe në ofrimin e informacioneve të nevojshme për informimin e opinionit publik. Përgjigjet e gazetarëve janë injoruar në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa përgjigjet eventuale janë kthyer me vonesë. Kjo qasje negative që ka ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës së rektorit Ibrahim Gashi ka filluar të ndryshojë pas ardhjes së ushtruesit të detyrës së rektorit Anton Berishaj, në mars të vitit 2014.

g. Oda Ekonomike e Kosovës Më 1 prill 2014, BIRN-i ka kërkuar nga ky institucion listën e udhëtimeve zyrtare të stafit profesional të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK). Përveç që OEK-u nuk ka marrë mundin të përgjigjet asnjëhere lidhur me këtë kërkesë, ka qenë jashtëzakonisht e vështirë të kontaktohet zyrtari për qasje në dokumente publike të këtij institucioni.

38 Kërkesa është bërë me datë 12 maj 2014

39 Kërkesa është dërguar më 17 janar 2014

40 Kërkesa është dërguar më 7 maj 2014

41 Kërkesa është dërguar më 24 mars 2014

42 Kërkesa është bërë më 18 shkurt 2014

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

16

5. ASHMDP-ja më e hapur për publikimin e dokumenteve Përgjatë vitit 2013 dhe 2014 Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka treguar qasje më të hapur rreth trajtimit të të dhënave personale në rastet e kërkesave për qasje në dokumente publike kur është në pyetje interesi publik.

Një ndër opinionet me pozitive të kësaj agjencie është publikuar më 28 mars 2014 në rastin BIRN vs. Presidenca e Kosovës. Ashtu siç u përmend me lartë, Presidenca në prill të këtij viti kishte refuzuar qasjen në kërkesat e të dënuarve për falje si dhe qasjen në procesverbalet e takimeve të komisionit për falje, duke thënë se “qasja...nuk është e mundur ngase dokumente në fjalë përbejnë të dhëna personale për të dënuarit” dhe se “qasja në këto të dhëna përjashtohet edhe me nenin 12, paragrafin 1.6 [privatësia dhe interesa të tjerë legjitimë privatë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, ndërsa proceverbalet e takimeve janë refuzuar pasi që sipas Presidencës “shënimet zyrtare brenda komisionit janë konfidenciale”

Pas kësaj përgjigjeje, BIRN-i ka kërkuar nga ASHMDP-ja opinion nëse publikimi i kërkesave të të dënuarve dhe procesverbaleve të komisionit për falje përbën shkelje të të dhënave personale.

Në opinion e ASHMDP-së43 thuhet që duhet të fshihen të dhënat personale të të dënuarve siç janë adresa, apo numri i telefonit, të dhëna këto që BIRN-i dhe publiku nuk janë të interesuar t’i dinë por është e domosdoshme të publikohen emrat e personave të dënuar.

Me këtë opinion AShMDP-ja veçse e ka konfirmuar që qasja në kërkesat e të dënuarve për falje nuk është shkelje e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe se qasja në dokumente të tilla është e rëndësisë së madhe për publikun.

Vlen të theksohet se AShMDP-ja ka përdorur një praktikë shumë të mirë dhe pak të aplikueshme nga institucionet kosovare, pasi që në opinionin e saj i referohet praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

43 Shih opinionin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale - http://www.amdp-rks.org/web/repository/docs/OPINIONI_

per_BIRN-in.pdf

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

17

6. Kërkesa të pakta për qasje në dokumente publike Janë bërë kërkesa të pakta për qasje në dokumente publike – gjatë shkrimit të të këtij raporti BIRN-i ka kërkuar informacione nga mediat44 për të parë se sa kërkesa janë dërguar nga gazetarët nëpër institucione publike. Shumica e mediumeve nuk janë përgjigjur në pyetjen tonë që tregon se përdorimi i të drejtës për qasje në dokumente publike nga vetë gazetarët është i ulët. Si shembull mund të merret edhe numri i vogël i gazetarëve që kanë aplikuar për çmimin “Akces” që BIRN-i e organizon nga viti 2013.

Ky çmim ka për qëllim të shpërblejë storjen më të mirë të shkruar apo televizive, e të cilat storje kanë qenë të bazuara në dokumentet e nxjerra përmes kërkesave për qasje në dokumente publike.Vetëm katër gazetarë kishin aplikuar për këtë çmim gjë e cila paraqet një indikator të fuqishëm që gazetarët në Kosovë i përdorin shumë pak rrugët ligjore për të arritur deri te dokumenti i nevojshëm për trajtimin e temave me të cilat ata merren.

Lidhur me informimin e gazetarëve për të drejtat e tyre rreth qasjes në dokumente publike, Organizata Evropiane për Qasjen në Dokumente Publike “AccessInfo” me bazë në Madrid ka publikuar udhëzuesin për gazetarë për qasje në dokumente publike i cili përmban informacione se si të dërgohet një kërkesë për qasje në dokumente në shtete të ndryshme të botës. Pjesë e këtij udhëzuesi është edhe ekipi ndihmues në Kosovë të cilët gazetarëve u ofrojnë ndihmë juridike rreth të drejtës për t’iu qasur dokumenteve publike.45 Sa i përket rëndësisë ndërkombëtare të qasjes në dokumente, praktika e GjEDNj-së është me rëndësi për gjykatat në Kosovë pasi që ato obligohen që kur të vendosin për paditë e ushtruara ndaj institucioneve publike të marrin parasysh vendimet gjyqësore të kësaj gjykate. Rrjedhimisht, më poshtë është elaboruar një shembull ku GjEDNj-ja ka konsideruar që shteti që nuk ka publikuar të dhëna e kërkuara ka shkelur nenin 10 për liri të shprehjes të Konventës Evropiane.

Vitin e kaluar, gjykata evropiane i dha të drejtë organizatës “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” 46, e cila tetë vjet më herët më 2005 kishte kërkuar nga Agjencia e Intelegjencës së Serbisë në numrin e personave që kanë qenë të përgjuar. Më 31 dhejtor 2005 YIHR-ja kishte kërkuar nga agjencia e intelegjencës qasje në numrin e përgjimeve, ndërsa kjo agjenci e kishte refuzuar kërkesën nën arsyetimin se përgjimi elektronik është sektret shtetëror. Më 22 dhjetor 2005, komisionari për informimin e publikut në Serbi (këtë punë në Kosovë e kryen Avokati i Popullit) kishte kërkuar që Agjencia e Inteligjencës të zbulonte të dhënat por, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Ky rast shënon një praktikë pozitive gjyqësore e cila obligon institucionet që të zbulojnë të dhëna të cilat janë edhe më sensitive dhe shënon një praktikë të mirë që duhet të merret parasysh nga institucionet gjyqësore në Kosovë.

44 Mediat kryesore në vend: RTK, RTV21, Klan Kosova, Koha Ditore, Zëri, Tribuna, Kosovo2.0, Indeksonline.net, Telegrafi.com, Express

45 BIRN është pjesë e ekipit ndihmues të Access Info, ndërsa ushëzuesi mund të gjindet këtu: http://www.legalleaks.info/images/stories/

legal%20leaks%20nov%202011_impresion.pdf

46 Ky vendin gjyqësor mund të gjindet këtu: http://rs.yihr.org/en/article/1047/European-Court-of-Human-Rights-Ordered-Intelligence-

Agency-to-Deliver-Information-on-the-Number-of-Persons-Subjected-to-Electronic-Surveillance

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

18

7. Rekomandime 1. Institucionet duhet të përgjigjen në të gjitha kërkesat për qasje në dokumente publike, duke përfshirë kërkesat e parashtruara në formë të shkruar, me e-mail ose në formën verbale;

2. Institucionet duhet të kenë konsideratë më të lartë për çështjet në interes publik, para se të refuzojnë kërkesat për qasje në dokumente publike;

3. Institucionet duhet të publikojnë në faqet e tyre zyrtare në internet emrat dhe kontaktet e personave zyrtarë për qasje në dokumente publike;

4. Institucionet publike duhet të pranojnë dhe respektojnë edhe kërkesat verbale për qasje në dokumente publike;

5. Institucionet duhet të trajtojnë me seriozitet jo vetëm kërkesat për qasje në dokumente, por edhe në informacione;

6. Përgjigjet negative duhet të jepen me shkrim dhe të jenë të mirarsyetuara;

7. Institucionet publike duhet të ndërmarrin fushata të vazhdueshme vetëdijësuese për të informuar publikun për të drejtën e tyre në qasjen në dokumente publike.

8. Insitucionet duhet të ofrojnë trajnime të vazhdueshme për zyrtarë për qasje në dokumente publike lidhur me aplikimin e legjislacionit që ka të bëjë me të drejtën për të dituar.

9. Drejtuesite institucioneve e divizioneve dhe këshilltarët e tyre poltikë duhet të krijojnë atmosferë të tillë në punë ku dhënia e dokumenteve për publik nga zyrtarët për qasje në dokumente publike është detyrë që duhet të kryhet me përgjegjësi dhe pa ndëshkim nga eprorët e tyre

SHTETI NUK LËVIZ DREJT HAPJES

19

Shtojca A - Kontaktet e zyrtarëve të komunave për qasje në dokumente publike

KOMUNAT EMRI MBIEMRI TELEFONI E-MAIL

1 Deçan Ibish Gërvalla 038/200/44- 349; 044/237-282 [email protected]

2 Gjakovë Kastriot Shehdadi 044/237-282 [email protected]

3 Gllogoc Bekim Dobra 044/394-019; 049/745-064 [email protected]

4 Gjilan Muhamet Pajaziti 0280/321-486 [email protected]

5 Istog Gjevahire Ibrahimaj 038/200/43-854; [email protected]

6 Kaçanik Hetem Krasniqi 038/200/46-441; 038/200/43-881 [email protected]

7 Klinë Samije Gjergji 038/200/43-716 [email protected]

8 Fushë Kosovë Lindita Tërmkolli 044/276-208 [email protected]

9 Prizren Valdete Shpendi 038/200/44-757 [email protected]

10 Ferizaj Shyhrete Topalli 044/604-360 [email protected]

11 Viti Mustafë Mehmeti 0280/381-647 [email protected]

12 Hani i Elezit Bashkim Sopa 0290/385-112; 049/754-112 [email protected] [email protected]

13 Lipjan Burim Gashi 044/647-877; 038/200-415-08 [email protected]

14 Podujevë Bujar Dimolli 038/200 41-018 [email protected]

15 Pejë Budak Shala 049/432 875; 039/432 875 [email protected]

16 Junik Qendrim Knushi 044/ 270 865; 0390/ 370 114 që[email protected]

17 Vushtrri Bahri Brivolaku 044/426-529; 028/ 572-171 [email protected]

18 Suharekë Haxhi Mamaj 049/519-899; 044/887-470; 029/ 271-282 [email protected]

19 Skenderaj Hamit Geci 044/196-121; 028/ 582-522 [email protected]

20 Malishevë Afërdita Duraku 044/407-990; 049/745-089; [email protected]

21 Obiliq Mehmet Ismajli 049/831-128 [email protected] [email protected]

22 Mitrovicë Hysni Syla 049/391-000 [email protected]

23 Kamenicë Faton Biqkaj 044/413-817 [email protected]

24 Novobërdë Sinisa Markovic 045/379-631; 038/576-012 [email protected]

25 Rahovec Feim Fetoshi 044/112-528; 029/276 943 [email protected]

26 Shtime Lulzim Sahiti 044/201-984 [email protected]

27 Prishtinë Adonis Tahiri 044/590-918; 038/223-594 [email protected]

28 Dragash Avni Nebiu 044/203-177 [email protected]

20

Shtojca B Kërkesa për qasje në dosjen e të falurve nga Presidenca

21

Shtojca B Kërkesa për qasje në dosjen e të falurve nga Presidenca

22

Shtojca B Kërkesa për qasje në dosjen e të falurve nga Presidenca

23

Shtojca E Opinioni i Agjensionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

24

25

26

27

28

29

30

31

Rreth BIRN-itBIRN u themelua në verë të vitit 2005 me qëllim të zhvillimit të mediave, ngritjes së kapaciteteve të gazetarisë si dhe të shtyrjes së debatit publik për reformimin politik dhe ekonomik të vendit. Organizata përbëhet nga një grup i ngushtë i redaktorëve dhe trajnuesve që merret me gazetari analitike dhe hulumtuese mbi tema komplekse politike, ekonomike dhe sociale. BIRN-i ekziston për t’i dhënë impuls tranzicionit demokratik në Kosovë, duke ofruar gazetari cilësore për një sferë të varfër të informimit publik, me qëllim të përkrahjes së transparencës dhe llogaridhënies. www.birn.eu.com

Gazeta Jeta në Kosovë – është medium në gjuhën shqipe i nisur në shtator 2011, me synim ofrimin e informacionit objektiv dhe analizën e tij duke ndjekur standardet e gazetarisë botërore. Para së gjithash, ajo fokusohet në kualitetin e institucioneve publike me hulumtime përkatëse si zhanri i saj dominues i raportimit.Gazeta ka krijuar identitetin e saj me hulumtime, analiza, kolumne dhe lajme nga ngjarjet aktuale në vend dhe botë. Në dhjetor 2012, dy artikuj të gazetajnk.com janë shpërblyer me çmimin për raportimin më të mirë kundër korrupsionit nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. www.gazetajnk.com

Emisioni Jeta në Kosovë – është një nga emisionet javore më të shikuara në Kosovë i cili transmetohet në Televizionin Publik të Kosovës. Jeta në Kosovë adreson çështje nga fusha politike, ekonomike, sociale me fokus të veçantë në korrupsion, konflikt të interesit dhe llogaridhënie të institucioneve publike.Deri më tani, janë prodhuar 470 debate, të cilat kanë shërbyer në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në raport me aktorët kryesor dhe vendimmarrësit në Kosovë. Nga viti 2006 deri më tani, emisioni Jeta në Kosovë ka fituar më shumë se katër çmime për storjet më të mira televizive dhe është emisioni i vetëm shqiptar i profilizuar në New York Times. www.jetanekosove.com

Emisioni Drejtësia në Kosovë – i cili jep fokus të veçantë fushës së gjyqësorit, policisë dhe sigurisë. Pjesa më interesante e emisionit është rubrika “Policia”, e cila është bazuar dhe zhvilluar në konceptin e “Cops” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo rubrikë pasqyron aksionet në terren të policisë se Kosovës, për të cilat aksione BIRN-i ka të drejtën ekskluzive nga Policia e Kosovës t’i xhirojë dhe transmetojë këto aksione. Drejtësia në Kosovë deri më tani ka fituar dy çmime për storjen më të mirë televizive dhe një çmim për storjen më të mirë të vitit. www.drejtesianekosove.com

Prishtina Insight - është gazeta e vetme në Kosovë e botuar në gjuhën angleze e cila çdo dy javë, boton më shumë se 2000 kopje tirazh. Prishtina Insight ka fituar reputacion të fortë në mesin e vendimmarrësve vendorë dhe ndërkombëtarë. Analizat e thelluara hulumtuese rregullisht ripublikohen të plota në mediat kosovare, duke siguruar kështu lexueshmëri më të gjerë dhe të larmishme. Gjithashtu, Prishtina Insight ndihmon në zhvillimin e bashkëpunimit në mes organizatave joqeveritare, donatorëve dhe shoqërisë civile në përgjithësi. www.prishtinainsight.com

32

BIRN KOSOVOMenza e studenteve, Kati i pare10000 Prishtine, KosovoT +381 38 22 44 98