RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH SHKOLLAVE … · 2018. 3. 19. · 2 1. OBJEKTIVAT E...
Transcript of RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH SHKOLLAVE … · 2018. 3. 19. · 2 1. OBJEKTIVAT E...
1
RAPORT MBI REZULTATET E HULUMTIMIT RRETH SHKOLLAVE
PROFESIONALE DHE QËNDRIMIT TË TYRE NDAJ
SIGURIMIT TË CILËSISË
KORNIZËS KOMBËTARE TË KUALIFIKIMEVE
DHE
AUTORITETIT KOMBËTARË TË KUALIFIKIMEVE
20 Janar 2014
2
1. OBJEKTIVAT E HULUMTIMIT
Hulumtimi i bërë në 65 shkolla profesionale të Kosovës, ka pasur për qëllim të kuptojë
qëndrimin e përfaqësuesve të tyre rreth Sigurimit të Cilësisë (SC), Kornizës Kombëtare të
Kualifikimeve (KKK) dhe Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK). Në secilën shkollë
është paraparë që të intervistohen: drejtori i shkollës, koordinatori i cilësisë, dy mësues dhe
gjashtë nxënës (2 nxënës nga secili nivel).
Gjatë këtij hulumtimi janë intervistuar gjithsej 65 drejtorë, 58 koordinatorë të cilësisë, 130
mësues dhe 369 nxënës.
2. REZULTATET E HULUMTIMIT
Hulumtimi është realizuar në 27 komuna të Kosovës të cila janë paraqitur në grafin e
mëposhtëm, ku mund të shohim numrin e shkollave në të cilat janë realizuar anketimet, për
komunë.
Grafi .1. Komunat në të cilat janë realizuar intervistat
3
I.SIGURIMI I CILËSISË
Nga intervistat e bëra në terren në 65 shkollat e targetuara, kemi marrë mendime të
ndryshme për sigurimin e cilësisë në shkollat e tyre, mendime të cilat vijnë nga drejtorët,
koordinatorët e cilësisë, mësuesit dhe nxënësit.
Rreth perceptimit se a ka sigurim të cilësisë në shkollat e tyre, mund të shohim që 60%
e drejtorëve, 59% e koordinatorëve, 62% e mësuesve dhe 47% e nxënësve mendojnë se në
shkollën e tyre ka mjaftueshëm Sigurim të Cilësisë. Ndërsa, 35% e drejtorëve, 27% e
koordinatorëve, 25% e mësuesve dhe 25% e nxënësve mendojnë se ka shumë Sigurim të
cilësisë.
Nga këto të dhëna mund të themi se më shumë se gjysma e respondentëve kanë qëndrim
të njejtë rreth perceptimit së ekzistencës të sigurimit të cilësisë në shkollat e tyre.
Grafi 2. Sigurimi i cilësisë, sipas drejtorëve Grafi 2a. Sigurimi i cilësisë, sipas koordinatorëve
4
Grafi 2b. Sigurimi i cilësisë, sipas mësuesve Grafi 2c. Sigurimi i cilësisë, sipas nxënësve
Kur janë pyetur se “Kush mendoni se është përgjegjës për sigurim të brendshëm të
cilësisë në shkollat e juaja?” janë marrë këto përgjigje, nga:
1. Drejtorët: 68% mendojnë se përgjegjës janë vet drejtorët së bashku me koordinatorët,
mësimdhënësit dhe grupet e caktuara, 26% mendojnë se përgjegjës janë i gjithë stafi
menaxhues i shkollës dhe mësimdhënësit dhe 6% e tyre mendojnë së përgjegjës janë
arsimtarët, pedagogu dhe disa faktorë të tjerë.
2. Koordinatorët: 27.5% mendojnë se përgjegjës janë drejtorët dhe arsimtarët, 27.5%
mendojnë se janë menaxhmenti i shkollës, 25% mendojnë se janë koordinatori i cilësisë
dhe menaxheri i shkollës, 10% mendojnë se janë mësimdhënësit dhe 10% mendojnë se
përgjegjës janë: bordi, zëvendësdrejtori, grupet punuese dhe të gjithë të punësuarit.
3. Mësuesit: 33.3% e mësuesve mendojnë se përgjegjës është drejtori dhe koordinatori i
cilësisë, 29.1% mendojnë se përgjegjës janë menaxhmenti i shkollës dhe mësimdhënësit,
26.3% mendojnë se përgjegjës janë stafi dhe organet kompetente dhe grupet punuese,
8.3% mendojnë që përgjegjës është drejtoria e arsimit, drejtoria e shkollës, dhe MASHT-i
dhe 3%, të tjera.
5
4. Nxënësit: 49.1% e nxënësve mendojnë se përgjegjës janë drejtori dhe mësimdhënësit,
20.1% mendojnë të ndryshme si: MASHT, rojet e shkollës, nxënësit, pedagogu , vet shkolla,
policia, etj., 14.2% mendojnë se përgjegjës është drejtoria dhe kolektivi i shkollës, 8.5%
mendojnë se përgjegjës janë stafi punues, 5.1% janë përgjegjës koordinatorët, 3% nuk e
dinë fare.
Kur janë pyetur se a kanë njohuri që shkolla e tyre posedon koordinatorin për sigurimin
e cilësisë, nga përgjigjet që janë marrë del se: 88% e drejtorëve kanë njohuri, 75% e mësuesve
dhe 48% e nxënësve kanë njohuri për koordinatorin e cilësisë në shkollat e tyre.
Në grafet e mëposhtme mund të shohim edhe përqindjet e tjera, që janë përgjigjur me
JO, Nuk e di apo edhe nuk kanë dhënë asnjë përgjigje. Pa përgjigje janë 5% e drejtorëve dhe
2% nxënësve. (Shih grafet 3/3a/3b/3c)
Grafi 3. Njohuria e drejtorëve rreth koordinatorit për
siguriminë e cilësisë
Grafi 3b. Njohuria e mësuesve rreth koordinatorit për Grafi 3c. Njohuria e nxënësve rreth
sigurimin e cilësisë koordinatorit për sigurimin e cilësisë
6
Rreth pyetjes se përmes cilave mekanizma mund të rritet sigurimi i cilësisë, përgjigjet e
marra tregojnë se:
-34% e drejtorëve, 39% e koordinatorëve, 38% e mësuesve dhe 40% e nxënësve kanë
përzgjedhur opsionin ‘Trajnimet Adekuate’
-28% e drejtorëve, 29% e koordinatorëve, 26% e mësuesve dhe 20% e nxënësve kanë
përzgjedhur opsionin Raporti i Vet-Vlerësimit.
-26% e drejtorëve, 20% e koordinatorëve, 23% e mësuesve dhe 23% nxënësve kanë
përzgjedhur opsionin Vetëdijesimi i stafit menaxhues.
(Shih grafet 4/4a/4b/4c)
Grafi 4. Mekanizmat që rrisin siguriminë e cilësisë, Grafi 4a. Mekanizmat që rrisin siguriminë e cilësisë,
sipas drejtorëve sipas koordinatorëve
Grafi 4b. Mekanizmat që rrisin siguriminë e cilësisë, Grafi 4c. Mekanizmat që rrisin siguriminë e cilësisë,
sipas mësuesve sipas nxënësve
Të intervistuarit janë pyetur se “A është punuar në drejtimin që të keni më shumë
njohuri për praktikat dhe implementimin e Sigurisë së cilësisë nga institucioni i juaj?” dhe nga
përgjigjet që janë pranuar, mund të shohim se, të katër kategoritë (drejtorët, koordinatorët,
mësuesit dhe nxënësit) mendojnë se në këtë drejtim është punuar mjaftueshëm.
7
Në grafet e mëposhtme mund të shihet se 60% e drejtorëve, 54% e koordinatorëve, 49%
e mësuesve dhe 38% e nxënësve mendojnë se është punuar mjaftueshëm. Po ashtu mund të
shihen edhe përqindjet e tjera për secilën kategori, ku mund të kuptojmë se ka të tillë nga
koordinatorët(3%), mësuesit (1%) dhe nxënësit(5%) të cilët nuk janë në dijeni fare për këtë
dukuri. (Shih grafet 5/5a/5b/5c)
Grafi 5. Mendimi i drejtorëve për punën e bërë në Grafi 5a. Mendimi i koordinatorëve për punën e bërë
drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë në drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë
nga institucioni i tyre nga institucioni i tyre
8
Grafi 5b. Mendimi i mësuesve për punën e bërë në Grafi 5c. Mendimi i koordinatorëve për punën e bërë
drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë në drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë
nga institucioni i tyre nga institucioni i tyre
Mendimet e drejtorëve, koordinatorëve, mësuesve dhe nxënësve, se a është punuar në
drejtim që të kenë njohuri për praktikat dhe implementimin e Sigurimit të Cilësisë nga
institucionet përgjegjëse, si: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe MASHT-it, kryesisht
janë marrë përgjigje si ‘mjaftueshëm’ duke e përjashtuar vetëm tek nxënësit të cilët mendojnë
se ‘pak’ kanë punuar në atë drejtim.
Nga grafet e mëposhtme mund të shohim se 52% e drejtorëve, 45% e koordinatorëve
dhe 42% e mësuesve mendojnë se është punuar mjaftueshëm kurse 40% e nxënësve mendojnë
së është punuar pak. Mund të themi se një përqindje e madhe e drejtorëve (34%),
koordinatorëve (43%) dhe mësuesve (39%), mendojnë se është punuar pak në këtë drejtim.
(Shih grafet 6/6a/6b/6c)
9
Grafi 6. Mendimi i drejtorëve për punën e bërë në Grafi 6a. Mendimi i koordinatorëve për punën e bërë
drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë në drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë
nga institucionet tjera (AKK, MASHT) nga institucionet tjera (AKK,
MASHT)
Grafi 6b. Mendimi i mësuesve për punën e bërë në Grafi 6c. Mendimi i nxënësve për punën e bërë në
drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë drejtim të njohjes së sigurimit të cilësisë
nga institucionet tjera (AKK, MASHT) nga institucionet tjera (AKK, MASHT)
II. RAPORTI I VET-VLERËSIMIT
Nëse bëjmë krahasimin se sa janë të informuar ose sa kanë njohuri, drejtorët,
koordinatorët, mësuesit dhe nxënësit për raportin e vet-vlerësimin, mund të shohim se 52% e
drejtorëve dhe koordinatorëve thonë se kanë shumë njohuri për këtë raport,kurse 51% e
mësuesve thonë se dinë mjaftueshëm dhe 32% e nxënësve thonë se din pak për këtë raport.
(Shih grafet 7/7a/7b/7c)
10
Grafi 7. Njohuria e drejtorëve për Grafi 7a. Njohuria e koordinatorëve
raportin e vet-vlerësimit për raportin e vet-vlerësimit
Grafi 7b. Njohuria e mësuesve për Grafi 7c. Njohuria e nxënëseve për
raportin e vet-vlerësimit raportin e vet-vlerësimit
Nga pyetja se “Kush mendoni se është përgjegjës për përpilimin e raportit të vet-
vlerësimit”, janë marrë këto përgjigje, nga:
1. Drejtorët: 48.5% mendojë se përgjegjës është drejtori dhe koordinatori, 14.2% grupet
punuese, 8.5% mësimdhënësit, 5.7% MASHT-i, 23.1% te tjera.
2. Koordinatorët: 59.5% mendojë se përgjegjës është drejtori dhe koordinatori, 9.5%
menaxhmenti, 7.1% grupet punuese, 4.7% MASHT-i, 19.2% te tjera.
3. Mësuesit: 38.5% mendojë se përgjegjës është drejtoria dhe koordinatorë, 15.7%
menaxhmenti dhe mësimdhënësit, 11.4% grupet punuese, 7.1% MASHT-i, 27.3% të tjera.
4. Nxënësit: 34.2% mendojë se përgjegjës është drejtoria dhe koordinatorët, 14.4%
menaxhmenti dhe mësimdhënësit, 11.1% grupet punuese, 6.5% MASHT-i, 17.1% nuk e
dinë,16.7% të tjera.
11
III. KORNIZA KOMBËTARE E KUALIFIKIMEVE
Rreth Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve janë marrë përgjigje nga më të ndryshmet,
ku mund të shohim se në përgjithësi të katër kategoritë janë të kënaqur me funksionimin e kësaj
kornize.
-31% e drejtorëve dhe 35% koordinatorëve kanë dëgjuar për Kornizën Kombëtare të
Kualifikimeve në vitin 2010. Kurse 22% e mësuesve kanë dëgjuar në vitin 2011 dhe 26% e
nxënësve në vitin 2013.
Një numër i madh i nxënësve (47%) nuk kanë dëgjuar fare për Kornizën Kombëtare të
Kualifikimeve. (Shih grafet 8/8a/8b/8c)
Grafi 8. Kur kanë dëgjuar drejtorët për KKK-në Grafi 8a. Kur kanë dëgjuar koordinatorët për KKK-në
12
Grafi 8b. Kur kanë dëgjuar mësuesit për KKK-në Grafi 8. Kur kanë dëgjuar nxënësit për KKK-në
Kur janë pyetur se nëpërmjet cilave forma kanë dëgjuar për Kornizën Kombëtare të
Kualifikimeve, 40% e drejtorëve janë përgjigjur se kanë dëgjuar nga Seminaret/ Konferencat,
41% e koordinatorëve janë përgjigjur se kanë dëgjuar po ashtu nga Seminaret/Konferencat,
25% e mësuesve janë përgjigjur se kanë dëgjuar nga Kolegët/Miqtë dhe 49% e nxënësve janë
përgjigjur se nuk kanë dëgjuar ndonjëherë, kurse 12% e tyre janë përgjigjur se kanë dëgjuar
përmes internetit. (Shih grafet 9/9a/9b/9c)
13
Grafi 9. Format e dëgjimit për KKK-në – Drejtorët Grafi 9a. Format e dëgjimit për KKK-në -
Koordinatorët
Grafi 9b. Format e dëgjimit për KKK-në – Mësuesit Grafi 9c. Format e dëgjimit për KKK-në – Nxënësit
Komponentë kryesore e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, sipas katër kategorive
(drejtorëve, koordinatorëve, mësuesve dhe nxënësve) është Certifikimi. Mund të shohim se
38% e drejtorëve, 59% e koordinatorëve, 47% e mësuesve dhe 34% e nxënësve, thonë se
komponenta kryesore e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve është Certifikimi. (Shih grafet
10/10a/10b/10c)
14
Grafi 10. Komponenta kryesore e KKK-së, Grafi 10a. Komponenta kryesore e KKK-së,
sipas drejtorëve sipas koordinatorëve
Grafi 10b. Komponent kryesore e KKK-së, Grafi 10c. Komponent kryesore e KKK-së,
sipas mësuesve sipas nxënësve
15
IV. AUTORITETI KOMBËTAR I KUALIFIKIMEVE
Disa nga pyetjet në këtë intervistë, kanë të bëjnë edhe më Autoritetin Kombëtar të
Kualifikimeve. Të intervistuarit janë pyetur se, çfarë funksioni kryen Autoriteti Kombëtar i
Kualifikimeve dhe nga analiza që është bërë mund të shohim se: 46% e drejtorëve, 48% e
koordinatorëve dhe 42% e mësuesve, thonë se AKK-ja kryen funksionin e Sigurimit të Jashtëm
të Cilësisë (Akreditim të ofruesve të AAP-së), kurse 34% e nxënësve nuk e dijnë dhe 31% e
tyre thonë se AKK-ja kryen funksionin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.
Po ashtu, ka edhe drejtorë (34%), koordinatorë (31%) dhe mësues (31%) të cilët
mendojnë se AKK-ja kryen funksionin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.
Në grafet e mëposhtme mund të shohim edhe përqindjet e tjera, se çka mendojnë
drejtorët, koordinatorët, mësuesit dhe nxënësit, rreth funksionit që kryen AKK-ja. (Shih grafet
11/11a/11b/11c)
Grafi 11. Funksioni i AKK-së sipas drejtorëve Grafi 11a. Funksioni i AKK-së, sipas
koordinatorëve
16
Grafi 11b. Funksioni i AKK-së, sipas mësuesve Grafi 11c. Funksioni i AKK-së, sipas nxënësve
V. OFRIMI I PROGRAMEVE MESIMORE NGA SHKOLLAT E
TARGETUARA
Për përmirësimin e të ofruarit të programeve mësimore, 48% e drejtorëve, 48% e
koordinatorëve, 50% e mësuesve dhe 34% e nxënësve, thonë se është përmirësuar mjaftueshëm
deri më tani. 34% e nxënësve po ashtu thonë se është përmirësuar shumë ofrimi i programeve
mësimore, për dallim nga drejtorët (18%), koordinatorët (16%) dhe mësuesit (20%), të cilët
thonë se është përmirësuar shumë. Pra, nxënësit dalin të jenë më të kënaqur me ofrimin e
programeve mësimore që kanë tani. (Shih grafet 12/12a/12b/12c)
17
Grafi 12. Sa është përmirësuar ofrimi i Grafi 12a. Sa është përmirësuar ofrimi i
programeve mësimore, sipas drejtorëve programeve mësimore, sipas koordinatorëve
Grafi 12b. Sa është përmirësuar ofrimi i Grafi 12c. Sa është përmirësuar ofrimi i
programeve mësimore, sipas mësuesve programeve mësimore, sipas nxënësve
18
Kur janë pyetur se sa janë të kënaqur me llojet e programeve që ofrohen në shkollat e
tyre, 58% e drejtorëve thonë se janë mjaftueshëm të kënaqur, 53% e koordinatorëve dhe
mësuesve po ashtu thonë se janë mjaftueshëm të kënaqur, kurse 41% e nxënësve thonë se janë
shumë të kënaqur me llojet e programeve që ofrohen në shkollat e tyre. (Shih grafet
13/13a/13b/13c)
Grafi 13. Sa janë të kënaqur drejtorët Grafi 13a. Sa janë të kënaqur koordinatorët
me llojet e programeve që ofrohen në shkollat e tyre me llojet e programeve që ofrohen në shkollat e tyre
19
Grafi 13b. Sa janë të kënaqur mësuesit Grafi 13c. Sa janë të kënaqur nxënësit
me llojet e programeve që ofrohen në shkollat e tyre me llojet e programeve që ofrohen në shkollat e tyre
Me praktikën profesionale në shkolla, 49% të drejtorëve, 46% e koordinatorëve, 39% e
mësuesve janë mjaftueshëm të kënaqur, kurse 41% e nxënësve janë shumë të kënaqur me
praktikën profesionale. (Shih grafet 14/14a/14b/14c)
20
Grafi 14. Sa janë të kënaqur drejtorët me praktikën Grafi 14a. Sa janë të kënaqur koordinatorët me
profesionale në shkollat e tyre praktikën profesionale në shkollat e tyre
21
Grafi 14b. Sa janë të kënaqur mësuesit me praktikën Grafi 14c. Sa janë të kënaqur drejtorët me praktikën
profesionale në shkollat e tyre profesionale në shkollat e tyre
Kur janë pyetur nxënësit se a kanë qenë pjesë e ndonjë praktike profesionale jashtë
shkollës së tyre, në ndonjë biznes ose ndërmarrje, 49% e tyre janë përgjigjur se kanë qenë kurse
45% e tyre janë përgjigjur se nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e praktikave të tilla. (Shih grafin
15)
22
Grafi 15. Pjesë e praktikës profesionale jashtë shkollës – Nxënësit
Përgjigjet e marra nga nxënësit për pjesëmarrjen e tyre në praktikat profesionale jashtë
shkollës në ndonjë biznes, kryesisht janë: disa herë, dy herë, shumë herë, të paktë janë ata që
kanë thënë rregullisht, apo çdo javë.
Nxënësit janë pyetur “Sa mendojnë që pjesëmarrja në punëtoritë dhe në
bizneset/ndërmarrjet, ju ndihmon në përfitimin e shkathtësive profesionale” dhe nga përgjigjet
e marra mund të shohim se 64% e tyre mendojnë se kjo praktikë/pjesëmarrje ju ndihmon
shumë, kurse 3 % janë të tillë që mendojnë se nuk ju ndihmon aspak.
23
Grafi 16. Sa i ndihmon nxënësit pjesëmarrja në ndonjë biznes
Duke filluar nga 83% e drejtorëve, 76% e koordinatorëve, 85% e mësuesve dhe 70% e
nxënësve mendojnë se kualifikimet e marra/ofruara nga shkolla janë në përputhje me kërkesat e
tregut të punës.
Mund të shohim që të katër kategoritë janë të kënaqur me kualifikimet e ofruara/marra nga
shkolla.
Në anën tjetër 9% e drejtorëve, 19% e koordinatorëve, 5% e mësuesve dhe 10% e nxënësve nuk
mendojnë një gjë të tillë. (Shih grafet 17/17a/17b/17c)
24
Grafi 17. Drejtorët – Kualifikimi i marrë nga shkolla Grafi 17a. Koordinatorët - Kualifikimi i marrë nga
shkolla
përputhet me kërkesat e tregut përputhet me kërkesat e tregut
25
Grafi 17b. Mësuesit - Kualifikimi i marrë nga shkolla Grafi 17c. Nxënësit - Kualifikimi i marrë nga shkolla
përputhet me kërkesat e tregut përputhet me kërkesat e tregut
Ndërsa kur janë pyetur nxënësit se çka mendojnë për kualifikimet/programet e shkollës,
a do të iu ndihmojnë të gjejnë vende pune që lidhet me këtë profesion, mund të shohim se 40%
e nxënësve mendojnë se kualifikimet ndihmojnë për të gjetur vende pune, kurse 4% e tyre
mendojnë që këto kualifikime nuk ndihmojnë fare, për të gjetur punë (Shih grafin 18)
26
Grafi 18. Mendimet e nxënësve për ndihmën e kualifikimeve për të gjetur vend pune
Mendimi i drejtorëve për kualifikimin e mësimëdhënësve për mësimdhënie, është se
55% e tyre mendojnë se mësimëdhënësit janë mjaftueshëm të kualifikuar, kurse 47% e
koordinatorëve, 48% e mësusve dhe 47% e nxënësve mendojnë se mësimëdhënësit janë shumë
të kualifikuar për mësimëdhënie.
27
Grafi 19. Kualifikimi i mësimdhënësit për Grafi 19a. Kualifikimi i mësimëdhënësit për
mësimdhënie, sipas drejtorëve mësimdhënie, sipas koordinatorëve
28
Grafi 19b. Kualifikimi i mësimëdhënësit për Grafi 19a. Kualifikimi i mësimëdhënësit për
mësimdhënie, sipas mësuesve mësimdhënie, sipas nxënësve
-37% e drejtorëve mendojnë se politikat për trajnimet e stafit për ngritje profesionale të
vazhdueshme, respektohen mjaftueshëm. Poashtu edhe 36% e koordinatorëve dhe 38% e
mësuesve, mendojnë se këto politika respektohen mjaftueshëm.
-Ndërsa 6% e drejtorëve, 3% e koordinatorëve dhe 7% e mësuesve, mendojnë se këto
politika nuk respektohen fare. (Shih grafet 20/20a/20b)
29
Grafi 20. Respektimi i politikave për trajnimet e stafit, Grafi 20a. Respektimi i politikave për trajnimet
sipas drejtorëve e stafit, sipas koordinatorëve
Grafi 20b. Respektimi i politikave për trajnimet e stafit,
30
sipas mësuesve
Kur janë pyetur drejtorët, koordinatorët dhe mësuesit, se çka mendojnë, a rritet çasja
dhe besueshmëria në mes të institucioneve të ndryshme trajnuese me procesin e akreditimit,
mund të shohim se 49% e drejtorëve, 55% e koordinatorëve dhe 45% e mësuesve mendojnë se
po, çasja dhe besueshmëria mund të rritet shumë me procesin e akreditimit. (Shih grafet
21/21a/21b)
Grafi 21. Mendimet e drejtorëve për Grafi 21a. Mendimet e koordinatorëve për
procesin e akreditimit procesin e akreditimit
31
Grafi 21b. Mendimet e mësuesve për
procesin e akreditimit
Drejtorët, koordinatorët dhe mësuesit, janë pyetur se çka mendojnë, a rritet çasja dhe
besueshmëria në mes të institucioneve të ndryshme trajnuese dhe punëdhënësve/biznsit me
procesin e akreditimit, mund të shohim se 49% e drejtorëve, 57% e koordinatorëve dhe 50% e
mësuesve mendojnë se po, çasja dhe besueshmëria në mes të institucioneve trajnuese me
bizneset, mund të rritet shumë me procesin e akreditimit.
32
Grafi 22. Rritja e çasjes dhe besueshmëisë në mes Grafi 22a. Rritja e çasjes dhe besueshmërisë në
të institucioneve trajnuese dhe biznesit, mes të institucioneve trajnuese dhe biznesit,
sipas drejtorëve sipas koordinatorëve
Grafi 22b. Rritja e çasjes dhe besueshmërisë në mes të
Institucioneve trajnuese dhe biznesit,
33
sipas mësuesve
Nga pyetja se a mendojnë që shkolla është në gjendje të jetë pjesë e procesit të
validimit, akreditimit dhe përfshirjes së kualfikimeve të tyre në Kornizën Kombëtare të
Kualifikimeve, 94% e drejtorëve, 93% e koordinatorëve dhe 88% e mësuesve kanë thënë se
mendojnë që po, shkolla e tyre është në gjendje të jetë pjesë e këtij procesi.
Grafi 23. Mendimet e drejtorëve për pjesëmarrjen e Grafi 23a. Mendimet e koordinatorëve për
shkollave në validim dhe akreditim pjesëmarrjen e shkollave në validim dhe akreditim
34
Grafi 23b. Mendimet e mësuesve për pjesmarrjen e shkollave
në validim dhe akreditim
Konkluzionet dhe Rekomandimet Sigurimi i cilësisë
Sigurimi i cilësisë ka për qëllim përfshirjen e cilësisë së procesit të mësimëdhënies,
mësimnxënies dhe administrimit. Zyra e sigurimit të cilësisë bashkëpunon me menaxhmentin,
njësitë administrative, studentët dhe hisedarët e jashtëm. Sigurimi i cilësisë është në
pajtueshmëri me zhvillimet evropiane (Procesi i Bolonjës, ‘Standardet dhe Udhëzimet
Evropiane').
Nga anketat që janë realizuar me drejtorët, koordinatorët, mësuesit dhe nxënsit, mund të
shohim se shumica e tyre (rreth 80%) kanë njohuri që sigurimi i cilësisë ekziston në shkollat e
tyre dhe vetëm një përqindje e vogël (15% - 20%) kanë shprehur mendimin që sigurmi i
cilësisë ekziston në sasi të vogël në shkollat e tyre, apo edhe nuk ekziston fare.
Për të njoftuar sa më shumë personelin e shkollave si dhe nxënësit e shkollave adekuate, që
sigurimi i cilësisë ekziston në shkollat e tyre, janë edhe mundësit, si: organizimi i sa më shumë
trajnimeve dhe duke e përdorur ‘Raportin e vet-vlerësimit’. Primare është që të njoftohet/
trajnohet stafi menaxhues i shkollave, pasi që është mënyra më e lehtë që nivelet e tjera
(mësuesit, nxësit) të informohen dhe të fusin në funksion përdorimin e mënyrave që duhet të
përdorën në përpuethshmëri me sigurimin e cilësisë dhe të krijohet një sistem cilësor në të
gjitha nivelet shkollore. Sigurimi i cilësisë duhet të jetë i vazhdueshëm dhe kjo inkurajon
përmirsimin e mëtutjeshëm, gjë e cila mund të bëhet përmes trajnimeve, shpërndarjes së
fletushkave dhe përdorimit të informimit në sfera të ndryshme.
Nga përgjegjjet që janë marrë nga të anketuarit, mund të shohim se 39% mendojnë që është
punuar pak nga ana e MASHT-it dhe AKK-së dhe kjo gjë ndikon në mos-informimin
gjithëpërfshirës të të gjitha niveleve të shkollës. Një gjë e tillë mund të arrihet nëse nga
35
MASHT-i dhe AKK-ja përdoren mekanzima që ndihmojnë në informim sa më të gjerë të
personelit adekuat të shkollave rreth sigurimit të cilësisë dhe disa nga mekanizmat mund të
jenë: trajnime/grupe punuese, shpërndarja e fletushkave nëpër shkolla dhe më gjerë, informimi
përmes portaleve dhe gazetave etj., gjë që bënë edhe të tjerët, përvec nxënësve dhe stafit të
shkollës, të dijnë më shumë rreth implementimit të sigurimit të cilësisë nëpër shkollat vendore.
Raporti i vet-vlerësimit
Raporti i vet-vlerësimit është një prej mënyrave më të mira për të shtuar qëndrueshmërinë e
programeve/projekteve si dhe për të ngritur cilësinë e tyre. Mund të themi se raporti i vet-
vlerësimit është të inkurajoj bashkëpunimin dhe proceset demokratike në shkolla. Vet-vlerësimi
i fuqizon proceset dhe rezultatet, të cilat me kalimin e kohës do të thjeshtësojnë punën në
shkolla dhe do të arrihen rezultate pozitiv, si tek mësuesit ashtu edhe tek nxënësit.
Raporti i vet-vlerësimit është një dokument që shërben për të analizuar gjendjen dhe për të
reflektuar mbi mënyrën se si njësia realizon misionin e saj. Qëllimi i fundit i vet-vlerësimit
është të inkurajoj të gjithë anëtarët e njësisë për të menduar që secili prej tyre është përgjegjës
për cilësinë dhe për të marrë masa për përmirësim.
Rreth Raportit të vet-vlerësimit, sipas përgjegjjeve të marra nga hulumtimi i bërë, shumica
(rreth 80%) e të anketuarëve kanë thënë se kanë njohuri rreth ‘Raportit të vet-vlerësimit’ dhe se
mendojnë që për përpilimin e këtij raporti kanë përgjegjësi më së shumti stafi i shkollës
(drejtori, koordinatori, menaxhmenti dhe mësimëdhënësit). Disa nga të anektuarit (4%)
mendojnë se përpilimin e Raportit të vet-vlerësimit duhet ta bëjë MASHT-i.
Raportin e vet-vlerësimit është mirë që ta përpilojnë vet stafi menaxhues, drejtori dhe
koordinatori i shkollës, pasi që ata janë në dijeni për kërkesat që janë të nevojshme në shkollat
e tyre. Pasi të përfundohet vet-vlerësimi dhe analizimi i të dhënave, ky raport duhet të
dorëzohet tek AKK-ja.
Çfarë MASHT-i mundet të kontriboj në këtë proces është, të insistoj për futjen në përdorim
të kësaj metode nëpër shkolla deri sa kjo të bëhet pjesë e kulturës në të gjitha institucionet
arsimore adekuate. Raporti për vet-vlerësim në shkollat adekuate është mirë të jetë e impounar
edhe sipas ligjit duke bërë futjen e sistemit të kontrollimit dhe inspektimit të tij, gjë që ndihmon
në përmirsimin e cilësisë.
Korniza Kombëtare e kualifikimeve
Korniza Kombëtare e Kualifikimeve ka hyrë në funksion në vitin 2008, atëherë kur është
themeluar edhe Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve.
Nga të anketuarit janë marrë përgjigjje se ata janë në dijeni për Kornizën Kombëtare të
Kualifikimeve nga viti 2010 (22.25%) mirëpo janë edhe prej atyre të cilët kanë dëgjuar për herë
36
të parë në vitin 2014 (1.25%). Mund të themi që vetëm 1.25% e të anketuarve kanë dëgjuar për
KKK-në nga viti 2008.
Të dhënat e mësipërme na tregojnë se për katër vite, njohuria rreth KKK-s është rritur për
21%.
Mënyra më e mirë për të arritur një informim sa më të shpejt, më të gjërë dhe më efektiv tek
personat adekuat që duhet patjetër të kenë informata rreth KKK-së, është krijimi i një historiku
të shkurtër me të dhënat e themelimit, përmbajtjes, si është e rregulluar me ligj dhe pse është e
domosdoshme për shkollat, Korniza Kombëtare e Kualifikimeve. Të shpërndahet sa më shumë
përmes seminareve, fletushkave, mediave të shkruara dhe mediave elektronike (këto janë disa
prej formave që edhe janë përzgjedhur nga të anketuarit, se si ata kanë dëgjuar për KKK-në),
gjë që do t’i mbaj të informuar dhe të vetëdijësuar për rëndësinë e Korinzës Kombëtare të
Kualifikimeve.
Prej përgjigjjeve të marra nga të anketuarit komponentet kryesore të Kornizës Kombëtare të
Kualifikimeve sipas tyre janë:
44.5% e të anketuarve mendojnë se ‘certifikimi’ është komponenta kryesore e e Kornizës
Kombëtare të Kualifikimeve
25.5% e të anketuarve mendojnë se ‘rezultatet e pritshme’ është komponenta kryesore e
Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve
13.75% e të anketuarve mendojnë se ‘tregu i punës’ është komponenta kryesore e e Kornizës
Kombëtare të Kualifikimeve
8 % e të anketuarve mendojnë se ‘kredia’ është komponenta kryesore e e Kornizës
Kombëtare të Kualifikimeve
Autoriteti Kobëtar i Kualifikimeve
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ose AKK është organ publik i pavarur, i cili ka për
detyrë të vëzhgoj kualifikimet kombëtare dhe e gjitha kjo ndodh në bashkëpunim me Ministrinë
e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila edhe e ka formuar AKK-në. Autoriteti Kombëtar i
Kualifikimeve është një organ që do të punoj krahas me Zyrën e Kryeministrit dhe disa prej
ministrive të tjera. AKK vepron prej vitit 2008 dhe është themeluar si rezultat i miratimit të
Ligjit të Kualifikimit.
Mendimet e të anketuarve rreth funksionit të AKK-s, janë si mëposhtë:
Sigurimi i jashtëm,
Sigurimi i brendshëm,
Certifikimi i kandidatëve dhe
37
Nostrifikimi i diplomave.
Funksionet e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, janë të:
Definoj e certifikoj diplomat – që do të përfshihen në KKK,
Aprovoj kualifikimet e aprovuara - për përfshirje në KKK,
Akreditoj dhe monitoroj organet e vlerësimit, tërheqjen e akreditimit prej organeve të
papërgjegjshme,
Të kryejë sigurimin e jashtëm të cilësisë,
Miratimin e certifikatave dhe diplomave - të lëshuara për kualifikimet në KKK dhe
Të mirëmbajë bazën e të dhënave dhe evidenca dokumentuese - të kualifikimeve në KKK.
Në takimet/seminaret që organizohen nga AKK, apo edhe në fletushkat që shperndahen
nëpër shkolla, është mirë që të potencohen më shumë këto të dhëna rreth funksionit që ka
AKK-ja dhe rëndësisë së saj.
Kjo ndihmon në lehtësimin e punës së AKK-së ndaj shkollave si dhe duke patur informata
të tilla, zgjidhja e ndonjë problemi që mund të bëhet përmes AKK-së, do të iu lehtësoj
nxënësve, mësuesve, koordinatorëve dhe drejtorëve për të bërë zgjedhjen e duhur, duke u
drejtuar direkt tek AKK-ja.
Ofrimi i programeve mësimore në shkollat e targetuara
Për ofrimin mësimor në shkolla, rreth 50% e të anketuarve janë të kënaqur me ofrimin e
programeve mësimore, me llojet e programeve, praktikën profesionale kualifikimet e ofruara si
dhe janë të kënaqur me kualifikimet e mësimdhënësve në shkollat e tyre.
Për të ngritur vetëdijen dhe të ndahen të kënaqur si drejtorët, ashtu edhe koordinatorët,
mësuesit dhe nxënësit, është mirë programet mësimore, prakatikat dhe llojet e programeve të
jenë më të kapshme dhe më të përshtatshme për nxënësit, gjë që do t’i bëjë ata të rrisin
interesimin e tyre ndaj mësimit dhe do të dalin nxënës më të kualifikuar dhe më të përgatitur
për vazhdimin e studimeve. Poashtu, kualifikimet e mësimëdhënësve duhet të jenë të nivelit të
lartë, pasi që e gjithë kjo ndërlidhet me ofrimin e programeve dhe kënaqshmërinë e nxënësve
me mësimet dhe me mundësitë që i ofron shkolla.
E gjithë kjo mund të bëhet, nëse AKK-ja ofron ndihmë edhe ana e materialeve dhe
rregullimit me ligj për përdorimin e raproti të vet-vlerësimit dhe raportimit vjetor për
procedurat dhe të gjitha proceset që janë zhvilluar gjatë një viti në shkollë, në të gjitha nivelet e
gjeneratave. Nga kjo mund të punohet më shumë në mangësitë që hasin gjatë vitit, gjë që mund
të përmirsohet për vitet në vijm. Me kalimin e kohës niveli mësimor mund të jetë në nivel
shumë më të lartë dhe professional, e cila do t’i ndihmoj gjeneratave të reja të kenë një
inkuadrim më të lehtë në shkollat kombëtare dhe ndëkombëtare.