RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË...

50
1 KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME Mbi auditimin e llogarive vjetore të Prokurorisë së Përgjithshme. Auditimi u ushtrua në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 1112/1, datë 01/11/2017. Auditimi është kryer nga: 1. A. J , përgjegjës grupi; 2. E. K; 3. J. G; Auditimi ka filluar më 07.11.2017 Auditimi ka përfunduar më 07.12.2017 Dhjetor, 2017

Transcript of RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË...

Page 1: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

1

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME

“Mbi auditimin e llogarive vjetore të Prokurorisë së Përgjithshme”.

Auditimi u ushtrua në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të

Shtetit nr. 1112/1, datë 01/11/2017.

Auditimi është kryer nga:

1. A. J , përgjegjës grupi;

2. E. K;

3. J. G;

Auditimi ka filluar më 07.11.2017

Auditimi ka përfunduar më 07.12.2017

Dhjetor, 2017

Page 2: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

2

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Pasqyra e Lëndës

Nr Përmbatja Faqe

I. HYRJA 3

a. Objektivat dhe qëllimi. .................................................................................

b. Identifikimi i çështjes.....................................................................................

c. Përgjegjësitë e strukturave drejtuese ..........................................................

d. Përgjegjësitë e audituesve................................................................................

e. Kriteret e vlerësimit........................................................................................

f. Standardet e auditimit...................................................................................

II. PËRSHKRIMI I AUDITIMIT

III. GJETJET DHE REKOMANDIMET 7

a. Vlerësimi mbi funksionimin e sistemeve të menaxhimit 8

financiar dhe kontrollit, si edhe mbi aktivitetin e auditit të

brendshëm

b. Auditimi i llogarive vjetore të administratës së institucionit për 22

vitin 2016

IV. OPINIONI I AUDITIMIT 43

V. ANEKSE 45

VI. SHTOJCA 50

Page 3: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

3

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

I. HYRJE

Kontrolli i Lartë i Shtetit auditoi në Prokurorinë e Përgjithshme, në bazë të programit të auditimit,

të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 1112/1, datë 01/11/2017, duke i kushtuar

një vëmendje të veçantë çështjeve që lidhen me organizimin dhe mbajtjen e kontabilitetit,

plotësimin e pasqyrave financiare në afat, dhënien e opinionit për saktësinë e paraqitjes së zërave të

aktivit e pasivit dhe pasqyrave të tjera shoqëruese të bilancit.

Auditimi u krye me zgjedhje, për vlerësimin e saktësisë së raportimit financiar të aktivitetit

ekonomik të mbyllur më datë 31.12.2016, dhe transaksioneve financiare deri më datë 30.10.2017,

nga data 01.11.2017 deri më 07.12.2017.

Qëllimi i auditimit:

Qëllimi i auditimit të pasqyrave financiare është të rrisim shkallën e besimit të përdoruesve të

pasqyrave financiare, nëpërmjet shprehjes së një opinioni nga ana jonë nëse pasqyrat financiare

janë përgatitur në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me kornizën e zbatueshme të raportimit

financiar, si një mekanizëm kontrolli për të siguruar përgjegjshmërinë financiare.

Kjo përgjegjshmëri ka të bëjë drejtpërdrejt me menaxhimin e shëndoshë financiar si dhe me faktin

që, rezultatet e përdorimi i burimeve janë të paraqitura drejt dhe në përputhshmëri me kornizën e

raportimit financiar.

Audituesit shtetërorë do të japin sigurinë ose jo nëse informacioni i paraqitur mbi shpenzimin e

parave publike në programet publike përfaqëson në mënyrë të përshtatshme situatën financiare.

Objektivat e auditimit:

Objektivat specifike të auditimit ose pohimet për marrjen e garancive për besueshmërinë e

pasqyrave financiare janë:

-Pohimet rreth klasave të transaksioneve dhe ngjarjeve për periudhën nën auditim si; përkatësia,

plotësia, saktësia, periudha, klasifikimi, ligjshmëria dhe rregullsia.

-Pohimet rreth gjendjeve të llogarive në fund të periudhës si; ekzistenca, të drejtat dhe detyrimet,

plotësia, vlerësimi dhe alokimi.

-Pohimet rreth prezantimit të shënimeve shpjeguese si; transaksione, të drejtat dhe detyrimet,

plotësia, klasifikimi dhe kuptueshmëria, saktësia dhe vlerësimi.

Identifikimi i çështjes:

Përgatitja dhe miratimi i Pasqyrave Financiare në Prokurorinë e Përgjithshme, është realizuar në

mbështetje të Ligjit nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” i

ndryshuar, dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi, në funksion të këtij ligji. Pasqyrat financiare janë

dorëzuar brenda afateve të parashikuara në ligjet dhe aktet nënligjore të sipërcituara si edhe

shoqërohen me relacion shpjegues (si lista e kreditorëve, e debitorëve, akt-rakordimet me sistemin

e Thesarit, si edhe shpjegime të tjera sa i takon evidentimit të transaksioneve në llogaritë

respektive).

Përgjegjësia e Drejtimit për Pasqyrat Financiare:

Sekretari i përgjithshëm (Nëpunësi autorizues) z. G. K, Drejtori i Drejtorisë Ekonomike dhe

Shërbimeve (Nëpunësi zbatues) z. L. A si dhe Përgjegjësi i Sektorit të Financës, Kontabilitetit dhe

Investimeve, janë përgjegjës për përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me kuadrin

normativ të zbatueshëm të raportimit financiar në sektorin publik dhe për mirëfunksionimin e

sistemit të kontrollit të brendshëm, i cili garanton përgatitjen dhe paraqitjen e drejtë të pasqyrave

financiare.

Page 4: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

4

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Përgjegjësia e Audituesit të KLSH për auditimin e pasqyrave financiare:

Përgjegjësia jonë (Audituesit e KLSH-së) është që nëpërmjet auditimit të realizuar të krijohen

bindjet, të cilat do të shprehen në opinionin e grupit të auditimit mbi saktësinë, vërtetësinë dhe

besueshmërinë e ndërtimit të pasqyrave financiare dhe Raportimit Financiar. Në këtë funksion,

auditimi është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit. Këto standarde

kërkojnë që ne t’i përmbahemi kërkesave etike, të planifikojmë dhe të kryejmë auditimin për të

marrë siguri të arsyeshme, për faktin nëse Pasqyrat Financiare, nuk kanë gabime materiale, pra

pasqyrat në tërësi nuk përmbajnë gabime materiale qoftë nga mashtrimi ose gabimi. Siguria e

arsyeshme i referohet një niveli të pranueshëm sigurie, por nuk garanton asnjëherë sigurinë

absolute, dhe auditimi në pajtueshmëri (apo në përputhje) me standardet nuk presupozohet që të

zbulojë gjithnjë një gabim material kur ai ekziston.

Në përputhje me ISSAI 1320, dhe ISSAI 1450, objektivi i audituesit është që të aplikojë konceptin

e materialitetit në mënyrë korrekte gjatë planifikimit dhe gjatë kryerjes së auditimit. Auditimi

përfshin kryerjen e procedurave për të marrë dëshmi auditimi rreth shumave dhe raportimit të

shifrave në Pasqyrat Financiare. Procedurat e zgjedhura varen nga gjykimi i audituesit, duke

përfshirë këtu edhe vlerësimin e rreziqeve nga gabimi material, qoftë për shkak të mashtrimit apo

gabimit. Gjatë procesit të vlerësimit të rrezikut, audituesit vlerësuan nivelin e kontrollit të

brendshëm relevant në entitet, në mënyrë që të programonim procedurat e auditimit që janë të

përshtatshme për kushtet e entitetit, por jo për qëllim të shprehjes së opinionit mbi efektivitetin e

kontrollit të brendshëm të entitetit.

Dokumentimi i rezultateve të auditimit:

Nga audituesit u përgatit dokumentacioni i auditimit i mjaftueshëm për të mundësuar dhe kuptuar

natyrën, kohën dhe shtrirjen e procedurave të auditimit të kryera në përputhje me standardet

përkatëse dhe kërkesat e zbatueshme ligjore dhe rregullatore, rezultatet e këtyre procedurave dhe

evidencat e marra të auditimit, si dhe çështje të rëndësishme, që dolën gjatë auditimit, përfundimet

e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme profesionale të bëra në arritjen e këtyre

konkluzioneve.

Ky dokumentacion është i përshtatshëm dhe i rëndësishëm për të konfirmuar dhe mbështetur

opinionet dhe raportin e audituesve dhe shërbeu si një burim informacioni për përgatitjen e tyre. Në

përfundim të auditimit në terren mbi bazën e të dhënave të grumbulluara, u përgatit Raporti i

Auditimit.

Kriteret e vlerësimit:

- Ligji 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë” dhe akteve nënligjore në

zbatim tij;

- Ligji nr. 97/2016, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij

-Ligji nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar

-Manuali për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, miratuar nga Ministri i Financave (2010);

-Ligji nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar,

-Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë

e sektorin publik”.

-UMF nr. 14, datë 28.12.2006, “Për përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave financiare vjetore të

vitit 2006, për institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre” i

ndryshuar me UMF nr. 26, datë 27.12.2007.

- ligji nr. 147, datë 17.12.2015, “Për buxhetin e vitit 2016” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;

- ligji nr. 130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017 dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

Page 5: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

5

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Standardet e Auditimit

Auditimi u bazua në Ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e

Kontrollit të Lartë të Shtetit”, Manualin e Auditimit Financiar, miratuar me Vendimin e Kryetarit

të KLSH-së nr. 196, datë 29.12.2015, referenca të tjera ligjore dhe në kërkesat e Standardeve

Ndërkombëtare të Auditimit si:

-ISSAI 100 - (Parimet themelore të auditimit të sektorit publik) që përcakton parimet themelore për

auditimin e sektorit publik në përgjithësi.

-ISSAI 200 - (Parimet themelore të auditimit financiar) që përcakton parimet themelore të ISSAI-t

100 dhe i zhvillon më tej ato duke i përshtatur me kontekstin specifik të auditimit të pasqyrave

financiare,

- ISSAI 1000-2999 “Udhëzues të Auditimit Financiar”;

- ISSAI 1300 “Planifikimi i auditimit të pasqyrave financiare”;

- INTOSAI GOV 9100 “Udhëzues mbi Standardet e Kontrollit të Brendshëm për Sektorin Publik”;

- INTOSAI GOV 9110 “Udhëzues mbi raportimin e efektivitetit të kontrolleve të brendshëm”

-Manualin e Auditimit Financiar dhe të Përputhshmërisë të Gjykatës Evropiane të Audituesve;

-Kërkesat e Udhërrëfyesit të IDI-t, INTOSAI “Për implementimin e Standardeve Ndërkombëtare të

Auditimit, ISSAI mbi auditimin financiar”,

-Kërkesat e Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (IPSAS),

-Në praktikat më të mira të fushës (si “Libri Jeshil”, mbi standardet e kontrollit të brendshëm të

Zyrës së Përgjegjshmërisë së Qeverisë (GAO), të Shteteve të Bashkuara; Kuadri COSO);

Praktikat e ndjekura në kryerjen e auditimit

Mbështetur në ISSAI 1315, objektivi i audituesit është identifikimi dhe vlerësimi i risqeve e

anomalive materiale në pasqyrat financiare si edhe nivelin e pohimeve, nëpërmjet të kuptuarit e

njësisë dhe mjedisit të saj, duke përfshirë kontrollin e brendshëm të njësisë dhe duke krijuar kështu

bazën për hartimin dhe implementimin e përgjigjeve kundrejt risqeve të vlerësuara të gabimeve

materiale.

Në këtë kontekst merr rëndësi vlerësimi i materialitetit në përputhje me ISSAI 1320 dhe ISSAI

1450, i cili përcakton nivelin e gabimit që audituesi konsideron të mundshëm për të influencuar te

përdoruesit e pasqyrave financiare. Nisur nga gjykimi profesional i audituesit dhe ndjeshmëria e

zonave të llogarisë, grupi i auditimit përcaktoi materialitetin në masën 2% për të gjitha zonat e

llogarisë të planifikuara për t’u audituar, ku si bazë për përllogaritjen e materialitetit janë marrë

shpenzimet. Nga përllogaritjet që grupi i aduitimit kreu, për institucionin Prokuroria e

Përgjithshme, niveli i materialitetit për vitin 2016 rezultoi 10,766,590 lekë1.

Pas përcaktimit të nivelit të materialitetit grupi i auditimit ka kryer vlerësimin e sistemeve të

kontrollit të brendshëm në institucion sa i takon: (a) hartimit; (b) implementimit; dhe (c)

funksionimit të të 5-të komponentëve të kontrollit të brendshëm. Vlerësimi i kontrollit të

brendshëm kryhet nëpërmjet testeve të kontrolleve. Gjatë kryerjes së testeve të kontrollit është

arritur në përfundimin që sistemet e kontrollit të brendshëm paraqesin risk të ulët deri të moderuar.

Metodologjia e aplikuar gjatë planifikimit konsiston në auditimin e të dhënave të siguruara nga

vetë subjekti. Kemi ndërmarrë procedurat për vlerësimin e riskut (analiza), me qëllim sigurimin e

nivelit të kërkuar të njohjes së riskut të brendshëm dhe riskut të kontrollit të subjektit. Informacion

të vlefshëm morëm dhe nga procedurat e ndjekura nga vetë subjekti për vlerësimin e riskut, duke ia

1 Shiko Aneksin 1

Page 6: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

6

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

nënshtruar skepticizmit profesional nga ana e audituesve. Gjatë vlerësimeve u mbështetëm në

Modelin e Riskut që KLSH aplikon e konkretisht:

(Risku i Auditimit = Risku i qenësishëm * Risku i kontrollit * Risku i Zbulimit).

Nisur sa më sipër, jemi përpjekur të ruajmë nivelin e pranuar të Riskut të Auditimit prej 5%,

duke shtuar nivelin e procedurave analitike (ISSAI 1520) dhe testeve thelbësore të kryera.

Në këtë kontekst procedurat e ndjekura nga grupi i auditimit konsistojnë në analiza të

marrëdhënieve mes informacionin financiar dhe jo financiar si psh krahasimet mes buxheteve dhe

realizimit faktik,; inspektime që konsistojnë në regjistrimin e dokumenteve ne letër ose elektronike;

observimet që konsistojnë në analizën e proceseve ose procedurave të kryera nga të tjerë, me

qëllim sigurimin e informacionit rreth performancës së proceseve/procedurave, por kjo mbetet e

limituar deri në kohën kur observimi ka ndodhur; dhe së fundi kërkimi/hetimi që konsiston në

kërkimin e informacionit te personat kompetent dhe të mirë informuar brenda dhe/ose jashtë

njësisë.

Metodat dhe Teknikat e Kontrollit të përdorura nga audituesit gjatë auditimit:

1. Kontrolli aritmetik.

Duke konsideruar faktin se kontabiliteti konsiston në thelb në regjistrimin e fakteve në një formë

numerike, si dhe në paraqitjen sintetike të tyre, por midis regjistrimit fillestar të fakteve dhe

paraqitjes së tyre në formë sintetike, që janë edhe qëllimi i tij, bëhen një seri veprimesh që kanë të

bëjnë me evidentimin në llogari, mbartjet, klasifikimin dhe rigrupimin. Kontrolli aritmetik u krye

me qëllim që të sigurohemi nëse veprimet e llogaritjes dhe të hedhjeve në llogaritë përkatëse, që

përfundojnë me nxjerrjen e gjendjeve sintetike, nuk përmbajnë asnjë gabim. (Ditari i kontabilizimit

të urdhër shpenzimeve)

2. Kontrolli me anë të pjesëve justifikuese.

Edhe pse kontabilizimet nuk përmbajnë asnjë gabim aritmetik, ai mund të jetë i gabuar, nëse

regjistrimet e bëra nuk korrespondojnë me realitetin. Kontrolli me zgjedhje i pjesëve justifikuese

(Urdhër shpenzimeve) konstatoi se shifrat e kaluara kanë pasur justifikim të mjaftueshëm

dokumentar. UMF nr. 30, dt. 27.12.2011 “Mbi menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.

3. Inspektimi fizik dhe kontrolli i gjendjeve ekzistuese.

Konsistoi në ekzaminimin e aktiveve, të llogarive, të librave kontabël etj. Kontrolli kontabël i

ushtruar ekzaminoj përputhjen ndërmjet regjistrimit kontabël dhe pjesëve justifikuese përkatëse,

duke u siguruar edhe për ekzistencën reale të aktiveve në subjekt. Gjithashtu u krye kontroll fizik i

magazinave për të verifikuar kryerjen e saktë të inventarizimit fizik dhe përputhjet e tij me atë

kontabël.

4. Kontrolli i vlerësimit.

Kontrolli i vlerësimeve përcaktoi nëse vlerat që u atribuohen gjendjeve ekzistuese janë të sakta,

nëse pasuritë duhet të qëndrojnë në bilanc me vlerat që u janë vendosur atyre.

5. Konfirmim nga të tretët,

Transaksionet e përzgjedhura për t’ju nënshtruar testeve të detajeve, u kryqëzuan me informacionin

e gjeneruar nga Thesari në Ministrinë e Financave.

6. Kontrolli sipas një treguesi.

Përdorimi i treguesve statistikorë me qëllim që të kërkohen fakte ose të dhëna “jashtë normales”,

që përbëjnë tregues të parregullsive kontabile. Mund të përmendim nëse ka: mungesa e pjesëve

justifikuese, gabimet e shpeshta në datat, numrat, referencat e brendshme, të emrave, regjistrime

pak të lexueshme, shifra të renditura keq, korrigjime të shumta të shifrave, etj.

7. Intervistimi

8. Raporte dhe Informacione

9. Pyetësorët për vlerësimin e sistemeve të Kontrollit të Brendshëm

Page 7: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

7

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Përputhshmëria me kërkesat ligjore për Raportimin Financiar:

Përgatitja dhe miratimi i Pasqyrave Financiare, në Prokurorinë e Përgjithshme, është realizuar në

mbështetje të Ligjit nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” i

ndryshuar, dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi, në funksion të këtij ligji. Pasqyrat financiare janë

dorëzuar brenda afateve të parashikuara në ligjet dhe aktet nënligjore të sipërcituara si edhe

shoqërohen me relacion shpjegues (si lista e kreditorëve, e debitorëve, akt-rakordimet me sistemin

e Thesarit, si edhe shpjegime të tjera sa i takon evidentimit të transaksioneve në llogaritë

respektive).

II. PËRSHKRIMI I AUDITIMIT.

Synim kryesor i organit të akuzës nën drejtimin tim është thellimi i luftës kundër krimit në Shqipëri

në funksion të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. Në fokus të veçantë Prokuroria ka luftën kundër

krimit të organizuar dhe korrupsionit2. Misioni i organit të akuzës, buron nga Kushtetuta (neni 149)

dhe konsiston në zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjen penale, të përfaqësojë në emër të shtetit

akuzën në gjyq, të mbrojë interesat publike, t’u vijë në ndihmë organeve të drejtësisë si dhe të

garantojë zbatimin e ligjit.

Prokuroria e Përgjithshme ushtron aktivitetin e saj mbështetur në:

- Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë

- Ligji 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë” dhe akteve nënligjore në

zbatim tij si:

Udhëzimi nr.2, datë 29.12.2016 “Për organizimin dhe koordinimin e punës në Prokurori”

Udhëzimi nr.3, datë 29.12.2016 “Për shpërndarjen e çështjeve në Prokurori”

Vendimi nr. 328, datë 29.12.2016 “Për miratimin e rregullave të zgjedhjes se Zv/Prokurorit të

Përgjithshëm të Prokurorisë së Përgjithshme”

Urdhri nr. 330, datë 29.12.2016 “Për përmbajtjen e Raportit Vjetor të Drejtuesit të Prokurorisë”;

- Ligji nr. 97/2016 si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

- UMF nr. 14, datë 28.12.2006, “Për përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave financiare vjetore të

vitit 2006, për institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor dhe të njësive që varen prej tyre”,

ndryshuar me UMF nr. 26, dt. 27.12.2007“Për përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave financiare

vjetore të institucioneve qendrore, organet e pushtetit vendor dhe njësitë që varen prej tyre si dhe

njësive të menaxhimit/zbatimit të projekteve e marrëveshjeve me donatorët e huaj”;

- ligji nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,

i ndryshuar;

- ligji nr. 147, datë 17.12.2015, “Për buxhetin e vitit 2016” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;

- ligji nr. 130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017 dhe aktet nënligjore në zbatim të tij

- Udhëzimi nr. 2, datë 6.2.2012, “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit”

- si edhe udhëzime dhe rregullore të tjera, dalë në funksion të gjithë sa më sipër.

Qëllimi i auditimit në Prokurorinë e Përgjithshme është të identifikojë dhe vlerësojë risqet e

anomalive materiale në pasqyrat financiare dhe nivelin e pohimeve, nëpërmjet të kuptuarit e njësisë

dhe mjedisit të saj, duke përfshirë kontrollin e brendshëm të njësisë dhe duke krijuar kështu bazën

për hartimin dhe implementimin e përgjigjeve kundrejt risqeve të vlerësuara dhe gabimeve

materiale (ISSAI 1315)3.

2 Marrë nga Vizioni I Prokurorisë së Përgjithshme në: http://www.pp.gov.al

3 Në përputhje me kërkesat e Manualit të Auditimit Financiar të KLSH-së.

Page 8: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

8

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Në bazë të vlerësimit të risqeve, nivelit të materialitetit dhe identifikimit të gabimeve, në

mbështetje të ISSAI 1700, ne synojmë të japim një opinion mbi pasqyrat financiare bazuar në

vlerësimin e konkluzioneve të nxjerra nga evidencat e mbledhura.

Objekti, qëllimi dhe fushëveprimi i auditimit janë si më poshtë:

a. Objekt i këtij auditimi është rregullshmëria e operacioneve financiare të subjektit

Prokuroria e Përgjithshme, përgjatë vitit ushtrimor 2016.

b. Qëllimi i auditimit: është dhënia e opinionit dhe hartimi i raportit të auditimit mbi

bazën e vlerësimeve të gjetjeve dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësime

mbështetur mbi evidenca të besueshme, të mjaftueshme dhe përkatëse.

c. Janë audituar pasqyrat financiare të subjektit për periudhën 01.01 – 31.12.2016, ku

janë mbuluar me auditim fondet e buxhetit të shtetit në shumën rreth 538,330 mijë

lekë; si edhe janë audituar me përzgjedhje transaksionet e ndodhura në periudhën

01.01.2016 – 30.10.2017.

III. GJETJET DHE REKOMANDIMET

III.1 VLERËSIMI MBI FUNKSIONIMIN E SISTEMEVE TË MENAXHIMIT

FINANCIAR DHE KONTROLLIT, SI EDHE MBI AKTIVITETIN E AUDITIT

TË BRENDSHËM

Vlerësimi i funksionimit të sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit.

Në zbatim të nenit 9 të ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe

kontrollin”, i ndryshuar me ligjin nr. 110/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime”, në bazë të këtij

ligji do të bëhet vlerësimi i funksionimit të sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit në

Prokurorinë e Përgjithshme. Në kuptimin e këtij ligji, menaxhimi dhe kontrolli financiar

përcaktojnë përgjegjshmërinë menaxheriale për planifikimin, zbatimin dhe kontrollin e buxhetit,

kontabilitetin dhe raportimin, për të arritur objektivat dhe për të shmangur shpërdorimin dhe

keqpërdorimin e pasurisë.

Objektivi i veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme është:

ndëshkimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, si fenomene që mbajnë peng zhvillimin e vendit

dhe shoqërisë, si dhe bëhen pengesë për procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

duke synuar:

maksimalizimin e standardeve të proçedimit,

rritjen dhe forcimin e profesionalizmit dhe integritetit të trupës së prokurorëve,

përmirësimin dhe modernizimin e kapaciteteve teknike e teknologjike,

mbrojtjen dhe fuqizimin e pavarësisë së institucionit,

intensifikimin e bashkëpunimit me institucionet ligj-zbatuese partnere shqiptare dhe të

huaja.

Për periudhën objekt auditimi 2016 dhe 10- mujori i 2017, nga auditimi rezultoi se:

-Në përputhje me ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i

ndryshuar neni 9 “Përgjegjshmëria menaxheriale e titullarit”, pika 4, germa “b” i cili citon se

“Nëpunësi autorizues i të gjitha niveleve të njësisë publike në fushën e menaxhimit financiar dhe

kontrollit kanë përgjegjësi kryesore hartimin e objektivave dhe zbatimin e planeve strategjike dhe

vjetore, në përputhje me objektivat e miratuara nga titullari i njësisë”, ky institucion nuk ka

hartuar dhe propozuar tek nëpunësi autorizues i njësisë publike planin strategjik për periudhën

objekt auditimi pra praktikisht plani strategjik 2016-2018 si dhe planin strategjik 2017-2019, i cili

Page 9: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

9

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

përmban objektivat strategjikë, prioritetet e institucionit dhe planet e veprimit, të cilat janë në

zbatim të strategjisë ndër sektoriale.

-Prokuroria e Përgjithshme funksionon me ligjin nr. 8737 datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe

Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” e ndryshuar me ligjin nr.97/2016 datë

06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin.......”. Për vitin 2016 Prokuroria e Përgjithshme ka

funksionuar me strukturën e miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm me urdhrin nr. 39 datë

02.01.2016 “Për strukturën dhe Funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme” e cila ne total ka

pasur 7 (shtatë) drejtori dhe 14 (katërmbëdhjetë) sektorë, ku e cila ka vijuar për vitin 2017 e

miratuar me urdhrin nr. 10 datë 16.01.2017 “Për strukturën dhe Funksionimin e Prokurorisë së

Përgjithshme” duke reflektuar shtesa dhe ndryshime referuar drejtorive apo sektorëve e duke u

organizuar në 5(pesë) drejtori dhe 14(katërmbëdhjetë) sektorë. Grupi i auditimit konstatoi se edhe

pse struktura e Prokurorisë së Përgjithshme ka pasur ndryshime, si shtimi i Drejtorisë së

Marrëdhënieve me Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Verifikimit të Integritetit të Personave që

Zgjidhen, Emërohen ose ushtrojnë Funksione Publike. Sektori i Studimeve, Kërkimeve, Analizës

dhe Integritetit etj si dhe duke pasur ndryshime në legjislacion (i trajtuar më sipër) institucioni

funksionin me rregulloren e brendshme e miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm me urdhrin nr.

46/3 datë 27.01.2015 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme” duke

konstatuar se nuk janë pasqyruar funksionet të cilat kanë ndryshuar më ndryshmet e ndodhura në

strukturë për sa i përket funksioneve shtesë të P.P, funksionimit të tyre si dhe rregullat dhe

procedurat për funksionimin e tij.

Për periudhën objekt auditimi, institucioni në bazë të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Për

menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar me ligjin nr. 57/2016

date 02.06.2016, ka hartuar projektbuxhetin e vitit 2016 dhe 2017 dhe një kopje e projekt , i është

dërguar Ministrisë së Financës. buxhetit të këtij viti, i është dërguar Ministrisë së Financës.

-Prokuroria e Përgjithshme sipas pikës 1, neni 18 i ligjit nr. 10296 datë 08.07.2010 “Për

menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, i ndryshuar citon se “Nëpunësi autorizues i çdo njësie të

qeverisjes së përgjithshme, në bazë të vetëvlerësimit depoziton te titullari i njësisë publike dhe

nëpunësi i parë autorizues deklaratën dhe raportin përkatës për cilësinë dhe gjendjen e sistemeve të

kontrollit të brendshëm të njësisë publike që mbulon, për vitin e mëparshëm, jo më vonë se fundi i

muajit shkurt aktual”, për vitin 2016 Prokuroria e Përgjithshme me shkresën nr. 3699/1 datë

28.02.2017 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financës ka depozituar deklaratën

dhe raportin vjetor për cilësinë dhe funksionimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm së bashku

me pyetësorin e vetëvlerësimit. Grupi i auditimit konstatoi se ky raport, ka mangësi në trajtimin e

tij, ku për sa i takon auditi të brendshëm referuar nenit 8 të ligjit të sipërpërmendur si dhe referuar

Manualit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit i cili duhet të përshkruaj gjetjet kryesore të

auditimit të brendshëm dhe të jashtëm për vitin e raportimit si dhe rekomandimet kryesore të dhëna

nga audituesit për përmirësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm, ky raport ne mënyrë narrative

raporton vetëm numrin e rekomandime të lëna nga auditi i brendshëm për institucionin.

-Grupit të Menaxhimit Strategjik (GMS), sipas nenit 27 të ligjit nr. 10296 date 07.08.2010 “Për

menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar dhe sipas pikës 2.2.6 të Manualit të Menaxhimit

Financiar i miratuar me Urdhrin nr. 108 datë 17.11.2016 “Për miratimin e manualit të menaxhimit

Financiar” nga Ministri i Financave ku citohet se “Çdo Titullar i njësisë publike duhet të krijojë

Grupin për Menaxhimin Strategjik me pjesëmarrjen e nivelit menaxherial ekzistues të njësisë...”

me urdhrin nr. 55 datë 22.02.2017 “Për krijimin e Grupit Për Menaxhimin Strategjik” i miratuar

nga Prokurori i Përgjithshëm, është ngritur grupi i GMS, i cili përbëhet nga titullari i institucionit,

nga sekretari i Përgjithshëm, Nëpunësi Zbatues si dhe Drejtorët e tjerë të nivelit të lartë. Grupi i

auditimit konstatoi se edhe pse është ngritur GMS, për vitin 2017 nuk ka asnjë proces verbal të

Page 10: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

10

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

mbajtur për takimet e kryera, apo për problematikat e trajtuara duke konkluduar se nuk është kryer

asnjë mbledhje e GMS. GMS referuar pikës 2.2.4 të Udhëzimit nr.16 datë 16.07.2016 “Për

Përgjegjësitë dhe Detyrat e Koordinatorit të Menaxhimit Financiar........”i miratuar nga Ministri i

Financave duhet të mblidhet të paktën tre herë në vit, ku vendimet duhet të jenë objektive dhe të

merren në grup, duke vepruar në interes të publikut dhe në përputhje me standardet e etikës të

institucionit. GMS luan një rol kyç përsa i takon integritetit të informacionit financiar të njësisë

publike, sistemin e saj të kontrollit të brendshëm, si dhe sjelljen etike.

- Politikat e burimeve njerëzore dhe praktikat e ngjashme lidhen me rekrutimin, emërimin,

trajnimin, vlerësimin e performancës, avancimin në detyrë dhe veprimet disiplinore. Për ruajtjen

dhe zhvillimin e kompetencave profesionale të punonjësve gjatë viteve të objekt auditimit, në

Prokurorinë e Përgjithshme nuk janë organizuar trajnime për rritjen e kapaciteteve profesionale të

punonjësve për tu njohur dhe shkëmbyer përvojë mbi praktikat më të mira në fusha të ndryshme të

cilat lidhen me veprimtarinë e punës së secilës Drejtori edhe pse në strategjinë e menaxhimit të

riskut, referuar listës së risqeve të evidentuara si prioritare për institucionin është renditur ndër të

parët trajnimi i stafit në lidhje më procesin e menaxhimit të riskut. Ky institucion nuk ka program

specifike për trajnimin e punonjësve të administratës, në kundërshtim me Manualin për

Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, Kap. II, pika 2.5.1 “Mjedisi i kontrollit (ose mjedisi i

brendshëm i njësisë”, paragrafët “Politikat dhe praktikat që lidhen me burimet njerëzore” dhe

“Profesionalizmi i stafit”.

Në kreun III “Komponentët e menaxhimit financiar dhe kontrollit”, neni 19, citohet: “Titullarët e

njësive të sektorit publik, zbatojnë menaxhimin financiar dhe kontrollin nëpërmjet komponentëve

të ndërlidhur me njëri‐tjetrin, si: Mjedisi i kontrollit, Menaxhimi i riskut, Veprimtaritë e kontrollit,

Informacioni dhe komunikimi dhe Monitorimi. Grupi i auditimit pas bisedimit me nëpunësin

zbatues për zbatimin e përgjegjësive menaxheriale sipas nenit 11 të ligjit nr.10296 datë 08.07.2010

“ Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar, posedoi disa informacione lidhur me

përgjegjësitë dhe raportimin që nënpunësi zbatues ka si detyrim ndaj nënpunësit autorizues.

Mbështetur në vetëvlerësimin e bërë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për periudhën objekt

auditimi, si dhe referuar përgjigjeve të pyetësorit, më poshtë rendisim punën e bërë nga ky

institucion, si dhe mangësitë e konstatuara në plotësimin e kërkesave që kërkojnë komponentët në

drejtim të funksionimit me përgjegjshmëri menaxheriale, realizimit të objektivave të institucionit

dhe përdorimit me efektivitet të fondeve të tij.

1. Mjedisi i kontrollit.

Mjedisi i kontrollit është baza e menaxhimit të fondeve buxhetore dhe përbën themelin, ku ngrihen

të gjithë komponentët e tjerë të kontrollit të brendshëm. Mjedisi i kontrollit përmban: Integritetin

personal dhe etikën profesionale të nivelit menaxhues dhe punonjësve të tjerë të njësisë publike;

Politikat menaxheriale dhe stilin e punës; Strukturën organizative, garantimin e ndarjes së detyrës,

hierarkinë dhe rregulla të qarta, të drejtat, përgjegjësitë dhe linjat e raportimit; Politikat dhe

praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe aftësitë profesionale të punonjësve.

a. Integriteti personal dhe etika profesionale e nivelit menaxhues dhe punonjësve të tjerë të

kësaj njësie publike. Nëpunësit e këtij institucioni duhet të respektojnë rregullat dhe parimet e

ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”. Lidhur me

respektimin e etikës nga punonjësit në rregulloren e brendshme të këtij institucioni, thuhet se,

punonjësit duhet të respektojnë normat etike dhe profesionale të bashkëpunimit e të ndihmës së

ndërsjellët, por ky institucion, në kundërshtim me ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për

Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” i ndryshuar, neni 20 “Mjedisi i kontrollit”, pika 2, germa a

Page 11: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

11

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

dhe në Manualin për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, të hartuar dhe miratuar nga Ministria e

Financës, Kap II, pika 2.5.1 “Mjedisi i Kontrollit (ose mjedisi i brendshëm i njësisë)”, paragrafi

“Integriteti dhe vlerat etike”, Institucioni nuk ka një Kod të Brendshëm Etik ose një Kod Sjellje,

apo udhëzim për zbatimin e etikës, si dhe nuk ka procedurë për të raportuar shkeljet e legjislacionit

mbi etikën dhe për marrjen e masave për shkeljet e konstatuara.

b. Struktura organizative, garantimi i ndarjes së detyrave, rregullat e qarta, të drejtat,

përgjegjësitë dhe linjat e raportimit. Prokuroria e Përgjithshme funksionon me ligjin nr.8773

datë 12.01.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë.....” i ndryshuar me ligjin

nr.97/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin...” me aktet ligjore dhe nënligjore

të dalë prej tij dhe Rregullores së Brendshme e miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm me nr. 46/3

datë 27.01.2015.

Njësia ka një program buxhetor me qëllim përdorimin me eficent dhe efektiv të burimeve njerëzore

dhe financiare. Detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave përkatëse të njësisë, janë të përcaktuar në

rregulloren e brendshme të institucionit. Nëpërmjet përshkrimit të punës për çdo pozicion pune,

është kryer ndarja e detyrave dhe e përgjegjësive, e vartësisë funksionale dhe administrative si dhe

linja e raportimit. Nga drejtuesi i institucionit, duhet të sigurohet mbikëqyrja e monitorimi i punës

për secilin punonjës, në mënyrë që të sigurohet si duhet integriteti personal dhe etika profesionale,

duke përjashtuar konflikt interesit në kryerjen e detyrave funksionale, në përputhje me ligjin nr.

10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar në lidhje me

“ndarjen e detyrave në fushën e dhënies së autorizimit në atë formë, në mënyrë që i njëjti punonjës

të mos jetë përgjegjës në të njëjtën kohë për propozimin, miratimin, zbatimin, kontabilitetin dhe

kontrollin”.

Në funksion të ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 i ndryshuar, në neni 12, nëpunësi zbatues (NZ),

duhet të jetë niveli menaxherial në vartësi direkt të Drejtorit të Përgjithshëm. Gjithashtu në

funksionet e tij, Përgjegjësi Sektorit të Financës duhet të mbulojë funksionin e planifikimit,

monitorimit, zbatimit të buxhetit, kontabilitetin si dhe përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore të

konsoliduara të njësisë, në përputhje me kërkesat e ligjit në fuqi.

Në bazë të kërkesave të këtij neni “Përgjegjshmëria menaxheriale e nëpunësve zbatues”, cilësohet

se “Nëpunësi zbatues i njësisë publike është punonjës i nivelit të lartë të menaxhimit të njësisë

publike, me diplomë universitare të nivelit të dytë në shkencat ekonomike ose juridike, me përvojë

menaxheriale dhe i specializuar në fushën e menaxhimit financiar ose të financave publike.

Nëpunësi zbatues i njësisë publike është përgjegjës dhe i raporton nëpunësit autorizues të njësisë

publike për garantimin e cilësisë së dokumentit përfundimtar të buxhetit dhe bashkërendimin e

punës gjatë procesit të përgatitjes së buxhetit të njësisë publike, në rolin e sekretarit të grupit të

menaxhimit strategjik të njësisë publike dhe raportimit periodik për vendimmarrjen, në funksion të

realizimit të objektivave, si dhe të pasqyrave financiare vjetore të njësisë publike, në përputhje me

kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe rregullat e miratuara nga Ministri i Financave”.

c. Stili i të vepruarit dhe filozofia e menaxhimit. Punonjësit e Prokurorisë së Përgjithshme i

rregullojnë marrëdhëniet e punës me punëdhënësin në bazë të ligjit mbi nëpunësin civil. Në bazë

ligjit për menaxhimin financiar dhe kontrollin, ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, ligjit për

prokurimin publik, ligjit për kontabilitetin, si dhe të dispozitave ligjore të kodit të punës etj.

Titullari i i institucionit, në rast të shkeljes së normave ligjore apo, të rregullave ka të drejtë të

ndërmarrë hapat e duhura, duke propozuar masa disiplinore dhe administrative për punonjësit, deri

në largim nga puna. Lidhur me delegimin e kompetencave, nëpunësi autorizues dhe nëpunësi

zbatues dhe menaxherë të tjerë të njësisë, kanë të drejtë të delegojnë disa nga të drejtat dhe detyrat

e tyre, referuar ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” i

ndryshuar, neni 15 “Rregulla të përgjithshme për delegimin e detyrave”, si dhe Kapitulli III

“Delegimi i detyrave”, të Manualit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, njësia, institucioni

Page 12: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

12

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

nuk ka rregulla të brendshme të miratuara nga titullari, të cilat trajtojnë delegimin e detyrave dhe

mënyrën e dokumentimit të tyre. Struktura dhe procedurat e brendshme garantojnë që të gjithë

punonjësit të mbikëqyren në kryerjen e detyrave të tyre nga drejtuesit dhe struktura aktuale e këtij

viti nuk është plotësisht e përshtatshme për realizimin e objektivave të caktuara.

d. Politikat dhe praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore.

Në rregulloren e brendshme të institucionit, ky institucion ka përcaktuar rregullat e funksionimit të

brendshëm lidhur me strukturën organike, të drejtat dhe detyrimet e punonjësve, marrëdhëniet

ndërmjet strukturave të njësisë, shkeljet disiplinore, orarin dhe kohën e punës, etj., është bërë

vlerësimi vjetor i punës për çdo punonjës, i cili është bashkëlidhur dosjeve personale të

punonjësve.

Për ruajtjen dhe zhvillimin e kompetencave profesionale të punonjësve gjatë viteve të objekt

auditimit, në Prokurorinë e Përgjithshme nuk janë organizuar trajnime për rritjen e kapaciteteve

profesionale të punonjësve për tu njohur dhe shkëmbyer përvojë mbi praktikat më të mira në

fushën e Informacionit. Ky institucion nuk ka program specifike për trajnimin e punonjësve të

administratës, në kundërshtim me Manualin për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, Kap. II,

pika 2.5.1 “Mjedisi i kontrollit (ose mjedisi i brendshëm i njësisë”, paragrafët “Politikat dhe

praktikat që lidhen me burimet njerëzore” dhe “Profesionalizmi i stafit”.

2. Menaxhimi i riskut.

Menaxhimi i riskut është procesi i identifikimit, vlerësimit dhe monitorimit të riskut. Pas

planifikimit të fondeve buxhetore, institucioni analizon dhe bën kontrollin e risqeve, të cilët mund

të venë në rrezik realizimin e treguesve buxhetore. Në kundërshtim me ligjin nr. 10296, datë

08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i ndryshuar neni 11 “Përgjegjshmëria

menaxheriale e menaxherëve të tjerë të njësisë”, pika 2, si dhe në Manualin për Menaxhimin

Financiar dhe Kontrollin, kapitulli III, pika 2.5.2 “Menaxhimi i Riskut”, ky institucion për

periudhën objekt auditimi ka përcaktuar menaxherin e riskut gjithashtu kanë hartuar Strategjinë e

Menaxhimit të riskut në Prokurori si dhe regjistrin e riskut për PP i miratuar nga nëpunësi

autorizues, duke bërë rivlerësim dhe rikontrollin e risqeve, të cilat venë në rrezik arritjen e

objektivave dhe për pasojë. Punonjësit e për vitin 2016 dhe 10-mujorin e 2017, nuk kanë zhvilluar

asnjë trajnim për menaxherët apo stafin të cilët janë përgjegjës për menaxhimin financiar dhe

kontrollin, duke përfshire trajnimin lidhur me aktivitetet e kontrollit të brendshëm hartimin e

regjistrit te riskut si dhe të nxitjen ndaj parregullsive, t’i raportojnë ato si dhe hartimi mbi masat për

parandalimin e këtyre risqeve edhe pse referuar listës së risqeve të evidentuara si prioritare për

njësinë, institucioni ka renditur zhvillimin e trajnimeve/seminareve në fushën e menaxhimit të

riskut, hartimit të dokumenteve si dhe regjistrit apo strategjisë së tij për shkak të njohurive të

pamjaftueshme në lidhje me këto procese, por këto trajnime nuk janë realizuar. .

3. Aktivitetet e kontrollit.

Aktivitetet e kontrollit janë rregullat, procedurat dhe veprimet që kanë si qëllim reduktimin e

risqeve me synim arritjen e objektivave. Proceset kryesore të punës janë të shkruara në rregulloren

e brendshme dhe në bazë të strukturës së miratuar ekziston dhe ndarja e detyrave. Nëpunësi

autorizues në bazë të ligjit për buxhetin merr përsipër angazhimet për realizimin e programit

buxhetor. Referuar ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i

ndryshuar neni 16, Manualin për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, Kap. III “Procesi i

implementimit të Menaxhimin Financiar dhe Kontrollit”, pika 3.2 “Cikli i MFK-se”, Hapi 5

“Gjurmët e auditimit”, institucioni me urdhrin nr.2054 datë 13.07.2017 “Mbi gjurmën e auditimit”

ka hartuar gjurmët e auditimit që ka si qëllim, të ndihmojë menaxhimin për të vlerësuar

përshtatshmërinë e sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit, të identifikojë boshllëqet, etj.

Page 13: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

13

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Për të plotësuar nevojën për informacion, njësia ka instaluar sistemin e IT-së, ku kompjuterët janë

të lidhur me serverin në brendësi të tij. Kontrolli i sistemit realizohet kryesisht për të siguruar

mirëfunksionimin e këtyre elementeve kryesor dhe të gjithë elementeve të tjerë që lidhem me to.

4. Informim komunikimi.

Informimi është baza e komunikimit që nevojitet për kryerjen me cilësi të detyrave të ngarkuara.

Komunikimi me titullarin dhe nëpunësit e tjerë duhet bërë në formën dhe kohën e duhur për ti

ndihmuar ata në përmbushjen e detyrave dhe të përgjegjësive. Menaxherët e njësisë zotërojnë

informacion por jo te mjaftueshëm për qëllimet dhe rëndësinë e menaxhimit financiar dhe të

kontrollit pasi, zbatimi i ligjit për menaxhimin financiar dhe kontrollin, nuk është respektuar nga të

gjithë hallkat e njësisë dhe se, institucioni nuk ka kryer trajnime për kuptimin dhe zbatimin e ligjit.

Titullari informohet nga drejtuesit me anë të mbledhjeve, por nuk ka ka relacioneve dhe raporteve

rreth këtyre mbledhjeve. Sektori i Financës, raporton tek nëpunësi autorizues me anë të

situacioneve buxhetore mujore dhe vjetore të krahasuar me planin, ku janë hartuar dhe raportet e

monitorimi mujore, apo tremujore. Nëpërmjet raportimit tek eprori i drejtpërdrejte, sigurohet dhe

komunikimi mbi parregullsitë dhe problemet e mundshme por, njësia nuk ka hartuar një procedurë

për mbledhjen dhe dokumentimin e gabimeve dhe analizën e tyre.

Punonjësit brenda institucionit komunikojnë me postë elektronike dhe në mënyrë verbale ndërsa,

jashtë institucionit komunikohet kryesisht në formë shkresore zyrtare dhe ka korrespondencë të

rregullt me subjektet kryesore të jashtme, pa përjashtuar komunikimin elektronik dhe atë telefonik.

Prokuroria e Përgjithshme ka faqen e saj zyrtare dhe nëpërmjet këtij Website të gjithë të

interesuarit mund të informohen rreth punës së përditshme të Prokurorisë së Përgjithshme.

5. Monitorimi.

Monitorimi është tërësia e proceseve të rishikimit të aktivitetit të njësisë, i cili synon të afrojë

garanci të arsyeshme se aktivitetet e kontrollit funksionojnë sipas qëllimit për të cilin janë ngritur.

Në këtë institucion, Titullari informohet vazhdimisht nga drejtuesit e mesëm dhe të ulët mbi

aktivitetin e strukturave që ata drejtojnë me anë të takimeve apo informacioneve.

Menaxherët dhe punonjësit e njësisë, duke mos pasur njohuritë e duhura për ligjin për menaxhimin

financiar dhe kontrollin, si dhe duke mos kryer trajnime për kuptimin dhe zbatimin e ligjit, nuk

mund të bëjnë siç duhet vlerësimin e efektivitetit të sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit,

megjithëse në Rregulloren e Prokurorisë te vitit 2015 janë përcaktuar edhe rregullat dhe

përgjegjësitë për strukturat e ndryshme. Raportimi periodik shërben për monitorimin e

vazhdueshëm të aktivitetit për çdo proces e pozicion pune.

Nga auditimi i të gjitha fushave të veprimtarisë së këtij institucioni rezultoi se, janë hartuar raportet

e monitorimit të buxhetit dhe raportet e monitorimit vjetor të tij.

Konkluzion: Nga auditimi u konstatua se, ligji për menaxhimin financiar dhe kontrollin nuk është

zbatuar nga të gjithë hallkat e njësisë, dhe punonjësit nuk kanë njohuri të plota mbi ligjin dhe për

pasojë, drejtuesit nuk kanë mundur të bëjnë siç duhet vlerësimin e efektivitetit të sistemit të

menaxhimit financiar dhe kontrollit në këtë institucion.

Çështja 1 – Vlerësimi i funksionimit të sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit

Titulli i

Gjetjes 1 Mos hartimi dhe miratimi i Planit Strategjik

Page 14: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

14

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Situata:

Nga auditimi u konstatua se, përgjatë periudhës objekt auditimi,

Institucioni ka vijuar të mbështetet në planin strategjik 2015-2017. Ky plan

nuk është rishikuar në mënyrë periodike dhe më pas miratuar nga nëpunësi

autorizues i njësisë publike, duke reflektuar objektivat strategjikë,

prioritetet e institucionit dhe planet e veprimit, të cilat janë në zbatim të

strategjisë ndërsektoriale.

Kriteri: Ligji nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe

Kontrollin”, i ndryshuar me ligjin nr.110/2015 “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010, “për menaxhimin financiar dhe

kontrollin”; Manuali i Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, miratuar nga

Ministri i Financave (i ndryshuar).

Ndikimi/Efekti

Mos hartimi i Planin Strategjik, në institucion ka shkaktuar mos rishikimin

e vazhdueshëm të objektivave të programeve, aktiviteteve dhe projekteve,

që duhet të realizohen përmes proceseve të punës. Sa më sipër gjithashtu

ndikon në mos përcaktimin e qartë të proceseve të punës.

Rëndësia

Rekomandimi

I Lartë

Institucioni të marrë masa për të hartuar Planin Strategjik, i cili duhet të

përmbajë objektivat strategjike, prioritetet e institucionit dhe planet e

veprimit, për arritjen e qëllimeve strategjike, me persona konkretë

përgjegjës për realizimin e tyre. Objektivat strategjike duhet të jenë të

lidhura me planin financiar buxhetor përmes objektivave të përcaktuara në

mënyrë të qartë për programet, projektet dhe aktivitetet.

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vazhdim

Titulli i

Gjetjes 2 Nevoja për rishikim të Rregullores së Brendshme

Situata:

Nga auditimi u konstatua se, institucioni ka vijuar të funksionojë me

rregulloren e brendshme të miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm, me

urdhrin nr. 46/3 datë 27.01.2015 “Për Organizimin dhe Funksionimin e

Prokurorisë së Përgjithshme”, edhe pse gjatë periudhës objekt auditimi, ka

pasur ndryshime ne strukturë si, krijimi i pozicioneve të reja apo sektorëve

të rinj. Nga auditimi u konstatua se, këto ndryshime vijojnë të mos

reflektohen në rregulloren e institucionit.

Kriteri: Ligjit nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe

Kontrollin”, i ndryshuar me ligjin nr.110/2015 “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010, “për menaxhimin financiar dhe

kontrollin”; Manuali i Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, miratuar nga

Ministri i Financave (i ndryshuar).

Page 15: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

15

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Ndikimi/Efekti

Risqe që lidhen me mos përcaktimin e rregullave dhe detyrave të

hollësishme të organizimit, funksionimit dhe marrëdhënieve ndërmjet

pozicioneve të ndryshme të punës.

Rëndësia

I Mesëm

Rekomandimi

Institucioni të marrë masa për të reflektuar në Rregulloren e Brendshme,

ndryshimet e ndodhura në strukturë, për të ndihmuar punonjësit e

institucionit të kuptojnë marrëdhëniet ndërmjet strukturave administrative

të veçanta, vendin që ato zënë në njësi, si dhe të njihen me te drejtat dhe

detyrimet, të cilat i korrespondojnë pozicioneve të tyre. Sa më sipër në

funksion të kryerjes së detyrave dhe realizimit të objektivave të

institucionit.

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vazhdim

Titulli i

Gjetjes 3 Mos dokumentimi i takimeve te Grupit të Menaxhimit Strategjik

Situata:

Nga auditimi u konstatua se, edhe pse është ngritur GMS per vitin 2017

mungon dokumentimi i takimeve të realizuara apo problematikat e

trajtuara, duke mos ofruar kështu siguri të arsyeshme mbi kryerjen ose jo

të mbledhjeve të GMS-së, në kundërshtim me pikën 2.2.4 të Udhëzimit

nr.16 datë 16.07.2016 “Për Përgjegjësitë dhe Detyrat e Koordinatorit të

Menaxhimit Financiar........”. Dokumentimi në vetvete, përfshin hartimin e

provave të shkruara për vendimet e marra, ngjarjet e ndodhura, veprimet

dhe transaksionet e kryera4,

Kriteri: Ligjit nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe

Kontrollin”, i ndryshuar me ligjin nr.110/2015 “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010, “për menaxhimin financiar dhe

kontrollin”; Manuali i Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, miratuar nga

Ministri i Financave (i ndryshuar).

Ndikimi/Efekti

Mos dokumentimi i mbledhjeve të Grupit te Menaxhimit Strategjik, cenon

procesin e gjurmimit të vendimeve të marra gjatë takimeve të grupit me

qëllim zbatimin e tyre.

Rëndësia

Rekomandimi

I Mesëm

Nëpunësi autorizues, gjatë mbledhjeve të GMS te marrë masa mbi

dokumentimin e mbledhjeve, dhe çështjeve/problematikave të trajtuara nga

anëtarët e grupit të GMS, me qëllim gjurmimin e vendimeve të marra

përgjatë takimeve të grupit dhe ndjekjen e zbatimin e tyre.

4 Referuar Manualit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit

Page 16: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

16

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vazhdim

Titulli i

Gjetjes 4

Mungesa e raportimit te auditit të brendshëm në dorëzimin e

deklaratës dhe raportit mbi vlerësimin e funksionimit të MFK

Situata:

Nga auditimi u konstatuan disa mangësi në trajtimin e Raportit dhe

Deklaratës mbi vlerësimin dhe funksionimin e MFK, dorëzuar në

Ministrinë e Financave. Konkretisht, referuar nenit 8 të ligjit nr. 10296

datë 08.07.2010 “Për menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i ndryshuar

si dhe referuar Manualit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit është

detyrë e Auditit të Brendshëm që në këtë Raport të përshkruajë gjetjet

kryesore të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm, për vitin e raportimit si

dhe rekomandimet kryesore të dhëna nga audituesit për përmirësimin e

sistemit të kontrollit të brendshëm.

Kriteri: Ligjit nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe

Kontrollin”, i ndryshuar me ligjin nr.110/2015 “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010, “për menaxhimin financiar dhe

kontrollin”; Manuali i Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, miratuar nga

Ministri i Financave (i ndryshuar).

Ndikimi/Efekti Cenohet parimi i plotësisë së informacionit të raportuar.

Rëndësia

I Mesëm

Rekomandimi

Nëpunësi Autorizues të marrë masa që në vijim gjatë përpilimit të

Deklaratës dhe Raportit Vjetor mbi Cilësinë e MFK-së, të përshkruaj

gjetjet kryesore të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm për vitin e

raportimit, duke përfshirë edhe rekomandimet kryesore të dhëna nga

audituesit, në funksion të përmirësimit të sistemeve të kontrollit të

brendshëm.

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vazhdim

Titulli i

Gjetjes 5 Mungesa e një plani trajnimi dhe trajnimesh të kryera në Institucion

Situata:

Nga auditimi u konstatua se, në Prokurorinë e Përgjithshme nuk janë

organizuar trajnime për rritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve,

me qëllim njohjen dhe shkëmbimin e përvojave mbi praktikat më të mira

në fusha të ndryshme, edhe pse në strategjinë e menaxhimit të riskut,

referuar listës së risqeve të evidentuara si prioritare për institucionin,

“trajnimi i stafit” është renditur ndër faktorët e parë.

Page 17: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

17

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Kriteri: Ligjit nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe

Kontrollin”, i ndryshuar me ligjin nr.110/2015 “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010, “për menaxhimin financiar dhe

kontrollin”.

Ndikimi/Efekti

Mos planifikimi i trajnimeve si dhe mos trajnimi i punonjësve, rrit riskun e

mos-informimit ndaj kuptimit dhe vlerësimit të efektivitetit të sistemit të

menaxhimit financiar dhe kontrollit

Rëndësia I Mesëm

Rekomandimi

Strukturat përgjegjëse (Sektorët /Drejtoritë dhe kështu me rradhë sipas

hierarkisë) të marrin masat e duhura për parashikimin e nevojave për

zhvillimin e kompetencave profesionale të punonjësve, dhe në bazë të

këtyre parashikimeve të hartojnë dhe kryejnë trajnime specifike për

punonjësve të administratës mbi menaxhimin financiar dhe kontrollin dhe

manualin e nxjerrë në zbatim të tij (në veçanti për menaxhimin e riskut

pasi u konstatua se, menaxherët e njësisë nuk zotërojnë informacion për

qëllimet dhe rëndësinë e tij).

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vazhdim

III. VLERËSIMI I AKTIVITETIT TË AUDITIT TË BRENDSHËM

Në zbatim të pikës mbi vlerësimin e auditit të brendshëm të programit të Auditimit, Grupi i

Auditimit u fokusua në çështjet e mëposhtme:

a) Organizimi dhe funksionimi i Drejtorisë së Auditit të Brendshëm. Niveli profesional i

audituesve, certifikimi i tyre dhe trajnimet e detyrueshme.

b) Bashkëpunimi me Drejtorinë e Harmonizimit të Auditit të Brendshëm në Ministrinë e

Financave, niveli i raportimit në këtë drejtori.

c) Realizimi i treguesve të planifikuar nga DAB.

d) Auditim me zgjedhje mbi praktika të auditimeve të kryera nga NJAB, Zbatimi i akteve ligjore

dhe nënligjore në fushën e auditimit të brendshëm, standardet dhe manualet dala në zbatim të tyre.

Veprimtaria e NJAB gjatë vitit 2016, është vlerësuar mbështetur në ligjin nr. 114/2015 “Për

auditimin e brendshëm në sektorin publik”, Manualin e Auditit të Brendshëm miratuar me Urdhrin

e Ministrit nr. 100, datë 25.10.2016, ligji nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar

dhe kontrollin”, Urdhër i Ministrit të Financave nr. 8980, datë 15.07.2010 “Manual për

menaxhimin financiar dhe kontrollin”

Për vitin 2016, Sektori i Auditimit të Brendshëm në bazë të strukturës organike të miratuar me

Urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm nr. 39, datë 21.01.2016 ”Për strukturën dhe funksinimin e

Prokurorisë së Përgjithshme” dhe për vitin 2017 ky sektor funksionim me urdhrin e ngritur nga

Prokurori i Përgjithshëm nr. 10 datë 16.01.2017, ku në të dyja vitet sektori i auditi të brendshëm ka

funksionuar me një shef sektori dhe një specialist.

Grupi i auditimit konstatoi se, sektori i auditit të brendshëm gjatë 2 (dy) viteve objekt auditimi ka

funksionuar vetëm me 2 (dy) punonjës, ku praktikisht një shef sektori dhe një specialist, në

kundërshtim me pikën 3 (tre) të vendimit te Këshillit të Ministrave nr. 83, datë 03.02.2016 “Për

miratimin e Kritereve të Krijimit të Njësive të auditit të Brendshëm në Sektorin Publik” i

Page 18: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

18

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

ndryshuar, i cili citon se “Njësia e auditit të brendshëm përbëhet jo më pak se 3 (tre) punonjës,

përfshirë dhe drejtuesin e njësisë”.

Planifikimi strategjik dhe vjetor për Auditin e Brendshëm, për vitin 2016:

- Drejtoria e Auditimit të Brendshëm, bazuar në ligjin nr. 114/2015, datë 22.10.2015 “Për

Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”, neni 14 germa c, “Manualin e Auditimit të

Brendshëm, Kap. II, pika 2.1 “Plani strategjik i auditimit”, pika 2.2 “Plani vjetor i auditimit” dhe

pika 2.3 “Afati i përgatitjes dhe miratimit të planit strategjik dhe planit vjetor”, për vitin 2016 është

hartuar planin strategjik dhe ai vjetor, miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm me shkresën nr. 3372

datë 03.11.2015 dhe dërguar një kopje në Njësinë Qendrore të Harmonizimit për Auditimin e

Brendshëm në Ministrinë e Financave me shkresën nr. 3372 datë 03.11.2015, duke mos respektuar

kështu afatin e dërgimit që është jo më vonë se data 20 tetor të çdo viti.

Audituesit e Brendshëm përgatisin një plan strategjik të Auditimit të Brendshëm që bën të

mundur mbulimin e risqeve kryesore gjatë periudhës disa vjeçare (zakonisht tre deri pesë vjeçar)

Plani strategjik është një dokument i cili përgatitet nga njësia e Auditit të Brendshëm mbi bazën e

vlerësimit të riskut të njësisë publike dhe përfaqëson veprimtarinë audituese për një periudhë 3

(tre) vjeçare. Ky plan përditësohet çdo vit, me qëllim që të sigurohet përshtatja e tij për shkak të

hapësirës kohorë shumë të gjerë. Plani Strategjik 2016-2020 përfshin:

1. Qëllimin dhe objektivat kryesore.

2. Prioritetet dhe fokusimi i veprimtarisë audituese

3. Llogaritja e burimeve të kërkuara për auditimin e brendshëm.

4. Kufizimet e auditimit

5. Plani i zhvillimit profesional për auditët dhe trajnimet shtesë.

Plani vjetor i auditimit hartohet pasi të jetë përfunduar plani strategjik i Auditimit të brendshëm

dhe përcakton me detaje veprimtarinë e Auditimit të Brendshëm qe do të ndërmerren gjatë vitit

ushtrimor nga njësia e auditimit. Plani vjetor përcakton numrin e angazhimeve dhe llojin e

auditimit, në bazë të fushëveprimit, madhësisë dhe kompleksitetit të subjektit qe do të auditohet.

Plani vjetor përfshin:

1. Objektivat Vjetore.

2. Përmbledhja e veprimtarisë për institucionin

3. Programimi i veprimtarive

4. Rreziqet e mundshme në kushtet e realizimit të programit vjetor

5. Burimet e auditimit

6. Kufizimet e mundshme të qëllimit të auditit.

7. Kostot e auditimit

Grupi i auditimit konstatoi se plani strategjik dhe plani vjetor i hartuar nga njësia e auditi te

brendshëm, nuk i referohet strukturës sipas ligjit nr.114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në

Sektorin Publik” si dhe referuar kapitullit III te manualit të Auditimi të Brendshëm i miratuar nga

Ministri i Financave. Plani Strategjik dhe Plani Vjetori i cili është dorëzuar në MF përmbajnë në

total vetëm 5 (persë) pasqyrat ku praktikisht janë, Plani strategjik i Objektivave për tu Audituar,

Plani Vjetor i objektivave për tu audituar, Planifikimi i Nevojave për trajnim, Planifikimi vjetor i

kostove të njësisë së AB si dhe Risqet e Identifikuara sipas sistemeve. Plani strategjik dhe plani

Vjetor ka një mangësi të ndjeshme ne trajtimin e tyre sipas Formatit standard 5: Hartimi i Planit

Strategjik dhe Vjetor i trajtuar në kapitullin III në Manualin e Auditimit Financiar, ku mungojnë te

gjitha trajtimet në forme narrative të çdo pikë te trajtuar më sipër, si për shembull, Misioni dhe

Qëllimi i Panit strategjik, objektivi dhe strategjia e NJAB ne funksion të arritjes së objektivave të

njësisë publike, analiza e shkurtër në lidhje me realizimin e angazhimeve të programuar në planin

e vitit aktual deri në periudhën raportuese, prioritetet për vitin e ardhshëm, mënyra se si do të

Page 19: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

19

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

planifikohet sigurimi i brendshëm i cilësisë nga drejtuesi i NJAB etj...Plani strategjik dhe Vjetor i

veprimtarisë së NJAB duhet të përmbajë; pjesë përshkruese dhe pasqyrat e plotësuara, të miratuara

nga titullari i njësisë publike, por në kundërshtim me këtë fakt, grupi i auditimit konstatoi së Plani

strategjik dhe Vjetor i NJAB përmbante vetëm një pjese të Formateve të Manualit të Auditimit të

Brendshëm.

Për hartimin e planit strategjik, njësia ka plotësuar formatet standard si:

- Përmbledhje e risqeve të identifikuar.

- Identifikimi i sistemit për subjektet.

- Planifikimi vjetor i kostove të auditimit

- Lidhja midis riskut dhe punës së planifikuar të auditimit,

Por ne kundërshtim me manualin e Auditimit të Brendshëm, njësia e auditit të brendshëm, nuk ka

plotësuar formatet e mëposhtme:

- Pyetësor për planin strategjik ( Të kuptosh procedurat e auditimit të brendshëm.)

- Shembulli i planit strategjik tre vjeçar i auditimit të brendshëm

Në planin strategjik 2016 - 2020 Sektori i Auditimit të Brendshëm nuk ka vlerësuar me risk të lartë

asnjë nga 31 njësitë e varësisë.

Në planin vjetor, njësia ka hartuar planin e subjekteve për tu audituar në vitin 2016, planifikimin e

kostove të njësisë, risqet e identifikuara sipas sistemeve për vitin 2016, etj. Në Planet Strategjike

dhe Vjetore të njësive të auditimit të brendshëm janë bërë përpjekje nga ana e audituesve të

brendshëm për të identifikuar dhe vlerësuar risqet kryesore për veprimtarinë e subjekte publike.

Plani i auditimit duhet të përgatitet mbi bazë risku – e thënë ndryshe Auditimi i Brendshëm

fokusohet në ato sisteme/fusha ku gjërat kanë të ngjarë të mos bëhen siç duhen ose siç janë

parashikuar.

Më poshtë po paraqesim numrin e auditimeve të planifikuara, krahasuar me ato të realizuara:

Periudha Të planifikuara Të realizuara

gjithsej në 2016 Auditime Përputhshmërie

Auditime të

Kombinuara

2016 14 11 0 11

Nga treguesit e mësipërm rezulton se, për periudhën objekt auditimi, nga 31 subjekte së bashku me

Aparatin e institucionit, janë planifikuar gjithsej 14 auditime, ose 45 % të numrit të subjekteve. Në

fakt janë realizuar gjithsej 11 auditime, në masën 78,6%, ku praktikisht janë 11 auditime të

kombinuara (plota). Nga subjektet e planifikuar nuk është audituar Prokuroria e Përgjithshme pasi

auditimi është realizuar nga KLSH-ja si dhe dy auditime të tjera të cilat nuk janë kryer referuar

planit vjetor, ku praktikisht Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Prokuroria Ap Për Krimet e

Rënda, ku arsyeja e shmangies nga programi i auditimeve të plota (mosrealizimi me dy objekte),

ka ardhur si pasojë e mos plotësimit të organikës me një inspektor. Gjithashtu është kryer një

auditim në Prokurorinë e Rrethit Kurbin, i cili nuk ka qene i planifikuar në Planin Vjetor të

Auditimit, por ne raportin vjetor mbi Veprimtarinë audituese në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk

është dhënë asnjë argument në lidhje më këtë devijim, në kundërshtim me nenin 14 të ligjit

nr.114/2015 “Për auditimin e brendshëm Publik”, i cili citon se “Drejtuesi i njësisë së auditimit të

brendshëm është përgjegjës për, përgatitjen e raportit vjetor, shmangiet nga plani, arsyet dhe

argumentet përkatëse......”.

- Në bazë të ligjit dhe manualit për auditimin e brendshëm në sektorin publik, për periudhën objekt

auditimi, Drejtoria e Auditimit të Brendshëm ka hartuar planet vjetore të auditimit dhe mbi bazën e

Page 20: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

20

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

tyre ka realizuar auditimet. Për kryerjen e auditimeve në zbatim të manualit të auditimit janë

hartuar programet e auditimit për çdo subjekt të audituar. Programi i Auditimit përmban: Llojin e

auditmit, metodën, teknikën e kryerjes së auditmit, grupin e auditimit, afatin e auditimit, periudhën

e audituar, qëllimin e auditimit, objektivi i auditimit, sistemet të cilat do të auditohen, bazën ligjore

Për periudhën objekt auditimi, sektori i Auditimit të Brendshëm ka dhënë 46 rekomandime, të

strukturuara sipas kësaj tipologjie:

a) 1 rekomandim për arkëtim të shumave që janë përfituar padrejtësisht

b) 45 rekomandime për masa të karaktereve të ndryshme

Për vitin 2016 nuk janë konstatuar gjetje me dëm ekonomik, po të gjitha gjetjet referuar 5 (pesë)

sistemeve të kontrollit janë lënë rekomandime për masa të karaktereve të ndryshme, të cilat janë

zbatuar totalisht.

Planifikimi strategjik dhe vjetor për Auditin e Brendshëm, për vitin 2017:

- Drejtoria e Auditimit të Brendshëm, bazuar në ligjin nr. 114/2015, datë 22.10.2015 “Për

Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”, neni 14 germa c, “Manualin e Auditimit të

Brendshëm, Kap. II, pika 2.1 “Plani strategjik i auditimit”, pika 2.2 “Plani vjetor i auditimit” dhe

pika 2.3 “Afati i përgatitjes dhe miratimit të planit strategjik dhe planit vjetor”, për vitin 2017 është

hartuar planin strategjik dhe ai vjetor, miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm me dhe dërguar një

kopje në Njësinë Qendrore të Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm në Ministrinë e Financave

me shkresën nr. 3595 datë 30.11.2016, duke mos respektuar kështu afatin e dërgimit që është jo më

vonë se data 20 tetor të çdo viti.

Audituesit e Brendshëm përgatisin një plan strategjik të Auditimit të Brendshëm që bën të

mundur mbulimin e risqeve kryesore gjatë periudhës disa vjeçare (zakonisht tre deri pesë vjeçar)

Plani strategjik është një dokument i cili përgatitet nga njësia e Auditit të Brendshëm mbi bazën e

vlerësimit të riskut të njësisë publike dhe përfaqëson veprimtarinë audituese për një periudhë 3

(tre) vjeçare. Ky plan përditësohet çdo vit, me qëllim që të sigurohet përshtatja e tij për shkak të

hapësirës kohorë shumë të gjerë. Plani Strategjik 2017-2019 përfshin:

1. Qëllimin dhe objektivat kryesore.

2. Prioritetet dhe fokusimi i veprimtarisë audituese

3. Llogaritja e burimeve të kërkuara për auditimin e brendshëm.

4. Kufizimet e auditimit

5. Plani i zhvillimit profesional për auditët dhe trajnimet shtesë.

Plani vjetor i auditimit hartohet pasi të jetë përfunduar plani strategjik i Auditimit të brendshëm

dhe përcakton me detaje veprimtarinë e Auditimit të Brendshëm qe do të ndërmerren gjatë vitit

ushtrimor nga njësia e auditimit. Plani vjetor përcakton numrin e angazhimeve dhe llojin e

auditimit, në bazë të fushëveprimit, madhësisë dhe kompleksitetit të subjektit qe do të auditohet.

Plani vjetor përfshin:

1. Objektivat Vjetore.

2. Përmbledhja e veprimtarisë së institucionit

3. Programimi i veprimtarive

4. Rreziqet e mundshme në kushtet e realizimit të programit vjetor

5. Burimet e auditimit

6. Kufizimet e mundshme të qëllimit të auditit.

7. Kostot e auditimit

Grupi i auditimit konstatoi se plani strategjik dhe plani vjetor i hartuar nga njësia e auditi te

brendshme, nuk i referohet strukturës sipas ligjit nr.114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në

Sektorin Publik” si dhe referuar kapitullit III te manualit të Auditimi të Brendshëm i miratuar nga

Ministri i Financave. Plani Strategjik dhe Plani Vjetori i cili është dorëzuar në MF përmbajnë në

Page 21: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

21

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

total vetëm 5 (persë) pasqyrat ku praktikisht janë, Plani strategjik i Objektivave për tu Audituar,

Plani Vjetor i objektivave për tu audituar, Planifikimi i Nevojave për trajnim, Planifikimi vjetor i

kostove të njësisë së AB si dhe Risqet e Identifikuara sipas sistemeve. Plani strategjik dhe plani

Vjetor ka një mangësi të ndjeshme ne trajtimin e tyre sipas Formatit standard 5: Hartimi i Planit

Strategjik dhe Vjetor i trajtuar në kapitullin III në Manualin e Auditimit Financiar, ku mungojnë te

gjitha trajtimet në forme narrative të çdo pikë te trajtuar më sipër, si për shembull, Misioni dhe

Qëllimi i Panit strategjik, objektivi dhe strategjia e NJAB ne funksion të arritjes së objektivave të

njësisë publike, analiza e shkurtër në lidhje me realizimin e angazhimeve të programuar në planin

e vitit aktual deri në periudhën raportuese, prioritetet për vitin e ardhshëm, mënyra se si do të

planifikohet sigurimi i brendshëm i cilësisë nga drejtuesi i NJAB etj...Plani strategjik dhe Vjetor i

veprimtarisë së NJAB duhet të përmbajë; pjesë përshkruese dhe pasqyrat e plotësuara, të miratuara

nga titullari i njësisë publike, por në kundërshtim me këtë fakt, grupi i auditimit konstatoi së Plani

strategjik dhe Vjetor i NJAB përmban vetëm një pjese të Formateve të Manualit të Auditimit të

Brendshëm.

Për hartimin e planit strategjik, njësia ka plotësuar formatet standard si:

- Përmbledhje e risqeve të identifikuar.

- Identifikimi i sistemit për subjektet.

- Planifikimi vjetor i kostove të auditimit

- Lidhja midis riskut dhe punës së planifikuar të auditimit,

Por ne kundërshtim me manualin e Auditimit të Brendshëm, njësia e auditit të brendshëm, nuk ka

plotësuar formatet e mëposhtme:

-Pyetësor vlerësimi për mjedisin e kontrollit të brendshëm

- Pyetësor për planin strategjik ( Të kuptosh procedurat e auditimit të brendshëm.)

- Shembulli i planit strategjik tre vjeçar i auditimit të brendshme

Në planin strategjik 2017 - 2019 Sektori i Auditimit të Brendshëm nuk ka vlerësuar me risk të lartë

asnjë nga 31 njësitë e varësisë.

Në planin vjetor, njësia ka hartuar planin e subjekteve për tu audituar në vitin 2016, planifikimin e

kostove të njësisë, risqet e identifikuara sipas sistemeve për vitin 2016, etj. Në Planet Strategjike

dhe Vjetore të njësive të auditimit të brendshëm janë bërë përpjekje nga ana e audituesve të

brendshëm për të identifikuar dhe vlerësuar risqet kryesore për veprimtarinë e subjekte publike.

Plani i auditimit duhet të përgatitet mbi bazë risku – e thënë ndryshe Auditimi i Brendshëm

fokusohet në ato sisteme/fusha ku gjërat kanë të ngjarë të mos bëhen siç duhen ose siç janë

parashikuar.

Më poshtë po paraqesim numrin e auditimeve të planifikuara, krahasuar me ato të realizuara:

Periudha Të planifikuara Të realizuara

gjithsej në 2016 Auditime Përputhshmërie

Auditime të

Kombinuara

2017 13 13 0 13

Nga treguesit e mësipërm rezulton se, për periudhën objekt auditimi, nga 31 subjekte së bashku me

Aparatin e institucionit, janë planifikuar gjithsej 13 auditime, ose 42 % të numrit të subjekteve. Në

fakt janë realizuar gjithsej 13 auditime, pra kemi një realizim ne masën 100 %.

Lidhur me raportin vjetor për realizmin dhe performancen e Auditit te Brendshëm mbi auditimet e

kryera ne Prokurorinë e Përgjithshme si dhe 30 njësitë e varësisë, ky raport nuk është dorëzuar

ende, pasi afati i dorëzimit të tij është në muajin shkurt të vitit 2018.

Page 22: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

22

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Komiteti i Auditit të Brendshëm në njësitë publike, luan një rol të rëndësishëm në institucion pasi

ky i fundit ka autoritet të monitorojë çdo çështje e cila lidhet me sistemet e kontrollit të brendshëm

dhe të auditimit, brenda fushës së përgjegjësisë shtetërorë të njësisë publike. KAB i jep titullarit të

njësisë garanci të arsyeshme për mënyrën e funksionimit të institucionit dhe ku detyrat e tij janë:

- të jap mendim për planin strategjik e vjetor, para miratimit nga titullari i njësisë

- të monitorojë raportet e njësisë së auditimit, me qëllim arritjen e objektivave të AB

- të këshillojë e të japë opinion për mosmarrëveshjet ndërmjet palës së audituar dhe njësisë së

AB

- të bashkëpunojë më titullarin e njësisë publike dhe më njësinë ë AB

Nga auditimit në Prokurorinë e Përgjithshme për periudhën objekt auditimi nuk është krijuar

Komiteti i Auditimit të Brendshëm në kundërshtim me ligjin nr. 114/2015 “Për Auditimin e

Brendshëm në Sektorin Publik” neni 13 dhe VKM-në nr. 160 datë 02.03.2016 “Për mënyrën e

funksionimit, kompetencat dhe përbërjen e njësive publike”, kreu II pika 1, i cili citon se

“Titullarët ë njësisë publike janë përgjegjës për.....vendimmarrjen e krijimin e Komitetit të

auditimit të Brendshëm në njësitë publike”.

- Nga verifikimi me zgjedhje i disa dosjeve të auditimit për vitin 2016 - 2017 rezultoi:

1.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Auditimi është kryer në bazë të programit nr. 166 datë 14.01.2016, miratuar nga Titullari dhe i

firmosur nga drejtori Th. J dhe përfshin periudhën 01.07.2013 – 31.12.2015, lloji i auditimit i plotë.

Auditimi është kryer nga z. Rr. J. Njoftimin për fillimin e angazhimit të auditimit është bërë me

shkresën nr. 91 datë 11.01.2016.

Njësia e Auditimit të Brendshëm duhet të takohet me stafin e duhur të organizatës në fillim të

procesit të auditimit. Si rregull, Drejtuesi i NjAB duhet të njoftojë njësinë 10 ditë pune përpara

takimit fillestar për përfshirjen e bashkëpunimit dhe komunikimit të plotë midis njësisë dhe grupit

të auditimit. Takimi i NjAB me institucionit që do të auditohet është bërë me datën 13.01.2016 dy

ditë pas njoftimit duke mos respektuar afatin 10 ditor sipas manualit të AB.

Auditimi në terren ka përfunduar më datën 29.01.2016.

Projekt - Raporti është dërguar me shkresën nr. 504 datë 11.02.2016 dhe Raporti Përfundimtar

është dërguar me shkresën nr. 677 datë 29.02.2016.

Pas dërgimit të raportit përfundimtar, është hartuar Memorandumi i drejtuar Prokurorit të

përgjithshme, e cila është e pa protokolluar, por vetëm e firmosur nga Titullari dhe shefi i sektorit

të auditit të brendshëm. Nga auditimi u konstatua se mungon, plani i veprimit për zbatimin e

rekomandimeve i subjektit të audituar, në kundërshtim me ligjin për Auditimin e Brendshëm.

2.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Auditimi është kryer në bazë të programit nr. 536 datë 15.02.2016, miratuar Titullari dhe i

firmosur nga drejtori Th. J dhe përfshin periudhën 01.01.2014 – 31.12.2015, lloji i auditimit i plotë.

Auditimi është kryer nga z. Rr.J. Njoftimin për fillimin e angazhimit të auditimit është bërë me

shkresën nr. 458 datë 08.02.2016.

Njësia e Auditimit të Brendshëm duhet të takohet me stafin e duhur të organizatës në fillim të

procesit të auditimit. Si rregull, Drejtuesi i NjAB duhet të njoftojë njësinë 10 ditë pune përpara

takimit fillestar për përfshirjen e bashkëpunimit dhe komunikimit të plotë midis njësisë dhe grupit

të auditimit. Takimi i NjAB me institucionit që do të auditohet është bërë me datën 12.02.2016 4

ditë pas njoftimit duke mos respektuar afatin 10 ditor sipas manualit të AB.

Auditimi në terren ka përfunduar më datën 11.03.2016.

Projekt - Raporti është dërguar me shkresën nr. 1065 datë 30.03.2016 dhe Raporti Përfundimtar

është dërguar me shkresën nr. 3075/1 datë 22.04.2016. Projekt-raporti, i dërgohet njësisë së

Page 23: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

23

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

audituar brenda 10 ditë pune pas përfundimit të angazhimit të auditimit, ku nga grupi i audititimit

të brendshëm është dërguar projekt - raporti mbas 13 ditë pune në kundërshtim me manualin e

auditit të brendshëm.

Pas dërgimit të raportit përfundimtar, është hartuar Memorandumi i drejtuar Prokurorit të

përgjithshëm, e cila është e pa protokolluar, por vetëm e firmosur nga Titullari dhe shefi i sektorit

të auduitit të brendshëm. Nga auditimi u konstatua se mungon, plani i veprimit për zbatimin e

rekomandimeve i subjektit të audituar, në kundërshtim me ligjin për Auditimin e Brendshëm.

3.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Auditimi është kryer në bazë të programit nr. 1017 datë 26.03.2016, miratuar nga Titullari dhe i

firmosur nga drejtori Th. J dhe përfshin periudhën 01.01.2014 – 31.12.2015, lloji i auditimit i plotë.

Auditimi është kryer nga z. Rr. J dhe z. Th. J. Njoftimin për fillimin e angazhimit të auditimit është

bërë me shkresën nr. 906 datë 18.03.2016.

Njësia e Auditimit të Brendshëm duhet të takohet me stafin e duhur të organizatës në fillim të

procesit të auditimit. Si rregull, Drejtuesi i NjAB duhet të njoftojë njësinë 10 ditë pune përpara

takimit fillestar për përfshirjen e bashkëpunimit dhe komunikimit të plotë midis njësisë dhe grupit

të auditimit. Takimi i NjAB me institucionit që do të auditohet është bërë me datën 25.03.2016 7

ditë pas njoftimit duke mos respektuar afatin 10 ditor sipas manualit të AB.

Auditimi në terren ka përfunduar më datën 06.05.2016.

Projekt - Raporti është dërguar me shkresën nr. 1840 datë 02.06.2016 dhe Raporti Përfundimtar

është dërguar me shkresën nr. 1017/2 datë 22.06.2016. Projekt-raporti, i dërgohet njësisë së

audituar brenda 10 ditë pune pas përfundimit të angazhimit të auditimit, ku nga grupi i audititimit

të brendshëm është dërguar projekt - raporti mbas 20 ditë pune në kundërshtim me manualin e

auditit të brendshëm.

Pas dërgimit të raportit përfundimtar, është hartuar Memorandiumi i drejtuar Prokurorit të

përgjithshëm, e cila është e pa protokolluar, por vetëm e firmosur nga Titullari dhe shefi i sektorit

të auditit të brendshëm. Nga auditimi u konstatua se mungon, plani i veprimit për zbatimin e

rekomandimeve i subjektit të audituar, në kundërshtim me ligjin për Auditimin e Brendshëm.

4.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër

Auditimi është kryer në bazë të programit nr. 2120 datë 30.06.2016, miratuar nga Titullari, dhe

firmosur nga drejtori Th. J dhe përfshin periudhën 01.01.2013 – 31.12.2015, lloji i auditimit i plotë.

Auditimi është kryer nga z. Rr. J. Njoftimin për fillimin e angazhimit të auditimit është bërë me

shkresën nr. 2058 datë 24.06.2016.

Njësia e Auditimit të Brendshëm duhet të takohet me stafin e duhur të organizatës në fillim të

procesit të auditimit. Si rregull, Drejtuesi i NjAB duhet të njoftojë njësinë 10 ditë pune përpara

takimit fillestar për përfshirjen e bashkëpunimit dhe komunikimit të plotë midis njësisë dhe grupit

të auditimit. Takimi i NjAB me institucionit që do të auditohet është bërë me datën 30.06.2016, 3

ditë pas njoftimit duke mos respektuar afatin 10 ditor sipas manualit të AB.

Auditimi në terren ka përfunduar më datën 29.07.2016.

Mungon shkresa e projekt-raportit si dhe projekt-raporti bashkëlidhur, mbi auditimin e Prokurorisë

pranë gjykatës së shkallës së parë, Shkodër. Në dosjen e auditimin ndodhet vetëm projekt-raporti i

dërguar nga subjekti i audituar. Raporti Përfundimtar është dërguar më shkresën nr.3002 datë

13.10.2016

Projekt - Raporti është dërguar me shkresën nr. 1840 datë 02.06.2016 dhe Raporti Përfundimtar

është dërguar me shkresën nr. 1017/2 datë 22.06.2016. Projekt-raporti, i dërgohet njësisë së

audituar brenda 10 ditë pune pas përfundimit të angazhimit të auditimit, ku nga grupi i auditimit të

brendshëm është dërguar projekt - raporti mbas 20 ditë pune në kundërshtim me manualin e auditit

të brendshëm.

Page 24: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

24

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Pas dërgimit të raportit përfundimtar, është hartuar Memorandiumi i drejtuar Prokurorit të

përgjithshëm, e cila është e pa protokolluar, por vetëm e firmosur nga Titullari dhe shefi i sektorit

të auditit të brendshëm. Nga auditimi u konstatua se mungon, plani i veprimit për zbatimin e

rekomandimeve i subjektit të audituar, në kundërshtim me ligjin për Auditimin e Brendshëm.

5.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier

Auditimi është kryer në bazë të programit nr. 1119 datë 12.04.2017, miratuar nga Titullari, dhe

firmosur nga drejtori Th. J dhe përfshin periudhën 01.01.2015 – 31.12.2016, lloji i auditimit i plotë.

Auditimi është kryer nga z. Rr. J. Njoftimin për fillimin e angazhimit të auditimit është bërë me

shkresën nr. 1041 datë 06.04.2017.

Njësia e Auditimit të Brendshëm duhet të takohet me stafin e duhur të organizatës në fillim të

procesit të auditimit. Si rregull, Drejtuesi i NjAB duhet të njoftojë njësinë 10 ditë pune përpara

takimit fillestar për përfshirjen e bashkëpunimit dhe komunikimit të plotë midis njësisë dhe grupit

të auditimit. Takimi i NjAB me institucionit që do të auditohet është bërë me datën 12.04.2017, 3

ditë pune pas njoftimit duke mos respektuar afatin 10 ditor sipas manualit të AB.

Auditimi në terren ka përfunduar më datën 05.05.2017.

Projekt - Raporti është dërguar me shkresën nr. 1549 datë 29.05.2017 dhe Raporti Përfundimtar

është dërguar me shkresën nr. 1119/1 datë 23.06.2017. Projekt-raporti, i dërgohet njësisë së

audituar brenda 10 ditë pune pas përfundimit të angazhimit të auditimit, ku nga grupi i audititimit

të brendshëm është dërguar projekt - raporti mbas 16 ditë pune në kundërshtim me manualin e

auditit të brendshëm.

Pas dërgimit të raportit përfundimtar, është hartuar Memorandiumi i drejtuar Prokurorit të

përgjithshëm, e cila është e pa protokolluar, por vetëm e firmosur nga Titullari dhe shefi i sektorit

të auditit të brendshëm. Me shkresën nr.9333 datë 27.09.2017 nga Prokuroria e Gjykatës së

shkallës së parë Fier, është dërguar informacioni mbi zbatimin e rekomandimeve te lëna nga njësia

e auditimit.

Nga auditimi i dosjeve të kontrollit të Auditit të Brendshëm u konstatua se, takimi i NJAB me

institucionin që do të auditohet është bërë një ose dy ditë pas njoftimit të fillimit të auditimit,

veprim në mospërputhje me Manualin e Auditit të Brendshëm miratuar nga Ministri i Financave

me urdhrin nr. 100, datë 26.10.2016 ku citohet se: “Drejtuesi i NJAB duhet të njoftojë njësinë 10

ditë pune përpara takimit fillestar për përfshirjen e bashkëpunimit dhe komunikimit të plotë midis

njësisë dhe grupit të auditimit..” si dhe nuk janë hartuar planet e veprimit të cilat janë bazat e punës

për ndjekjen e procedurave në të ardhmen. Sa më sipër gjithashtu në bazë edhe të kërkesave të

Ligjit nr.114/2015 “Për auditimin e brendshëm në Sektorin Publik”, urdhri nr.100 datë 25.10.2016,

“Për miratimin e Manualit të Brendshëm në sektorin publik”. Në vijim nevojitet që Njësia e Auditit

të Brendshëm të marrë masa të bëjë planifikimet e nevojshme për respektimin e afateve të

përcaktuar për të gjithë periudhën e auditimit.

Çështja 1 – Vlerësimi i funksionimit të auditit të brendshëm

Titulli i

Gjetjes 1 Mbi krijimin e njësisë së auditimit të brendshëm

Situata:

Nga auditimi u konstatua se, Sektori i auditit të brendshëm gjatë 2 (dy)

viteve objekt auditimi ka funksionuar vetëm me 2 (dy) punonjës,

konkretisht një shef sektori dhe një specialist, në kundërshtim me pikën 3

(tre) të vendimit te Këshillit të Ministrave nr. 83, datë 03.02.2016 “Për

miratimin e Kritereve të Krijimit të Njësive të auditit të Brendshëm në

Page 25: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

25

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Sektorin Publik” i ndryshuar, i cili citon se “Njësia e auditit të brendshëm

përbëhet jo më pak se 3 (tre) punonjës, përfshirë dhe drejtuesin e njësisë”.

Kriteri: Ligji nr.114/2015 “Për auditimin e brendshëm në Sektorin Publik”; VKM

nr. 83, datë 03.02.2016 “Për miratimin e Kritereve të Krijimit të Njësive të

auditit të Brendshëm në Sektorin Publik” i ndryshuar; Urdhri nr.100 datë

25.10.2016 për “ Miratimin e Manualit të Brendshëm në sektorin Publik”

Ndikimi/Efekti Forcimi i komponentëve te Kontrollit të Brendshëm

Rëndësia

I Mesëm

Rekomandimi

Institucioni të marrë masa në krijimin Sektorin e Auditit të Brendshëm me

jo më pak se tre (3) punonjës, përfshirë edhe drejtuesin e njësisë, me

qëllim që ne vijim të mos cenohet kryerja e funksioneve të njësisë së këtij

sektori.

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vazhdim

Titulli i

Gjetjes 2 Hartimi i Planit Strategjik & Vjetor

Situata:

Nga auditimi u konstatua se plani strategjik & plani vjetor gjatë periudhës

objekt auditimi, nuk i është përmbajtur formatit sipas manualit të auditimit

të brendshëm, i cili duhet të përmbajë Misionin, Vizionin, Objektivat

strategjike, strategjinë e auditimit për një periudhe 3-5 vjeçare, por

përmbante vetëm një pjese të Formateve të Manualit të Auditimit të

Brendshëm.

Kriteri: Ligji nr.114 datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në Sektorin

Publik”; Urdhri nr.100 datë 25.10.2016 për “ Miratimin e Manualit të

Brendshëm në sektorin Publik”.

Ndikimi/Efekti

Parashikimi sa me efektiv i Planit Strategjik dhe Vjetor, për minimizimin e

riskut mbi mbulimin e auditimit të fushave/sistemeve të cilat janë të

ekspozuara ndaj risqeve kryesore në veprimtarinë e njësisë publike gjatë

periudhës trevjeçare.

Rëndësia I Mesëm

Rekomandimi

Sektori i auditit të brendshëm të marre masa për të përgatitur Planin

Strategjik dhe vjetor, me qëllim maksimizimin e përdorimit të burimeve të

auditimit si dhe programimin efektiv të veprimtarisë, duke marrë në

konsideratë një parashikim të mundur mbi mbulimin e risqeve kryesore

gjatë një periudhe 3-5 vjeçare

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vazhdimësi

Page 26: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

26

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Titulli i

Gjetjes 3 Mos krijimi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm

Situata:

Nga auditimi u konstatua se, në Prokurorinë e Përgjithshme për periudhën

objekt auditimi nuk është krijuar Komiteti i Auditimit të Brendshëm, i cili

jep garanci të arsyeshme për mënyrën e funksionimit të institucionit, në

kundërshtim me nenin 13 të ligjit nr. 114/2015 “Për Auditimin e

Brendshëm në Sektorin Publik”.

Kriteri: Ligji nr.114 datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në Sektorin

Publik”, urdhri nr.100 datë 25.10.2016 për “ Miratimin e Manualit të

Brendshëm në sektorin Publik”, Vendimi nr.160 datë 02.03.2016 për

“Mënyrën e funksionimit, kompetencat dhe përbërja e Komitetit të

Auditimit të brendshëm në njësitë publike”

Ndikimi/Efekti

Krijimi i Komitetit të AB, ofron monitorim dhe këshillim për titullarin e

njësisë, si dhe kryen funksion mbështetës për njësinë e auditimit, sa i takon

vlerësimit të riskut dhe të sistemeve të kontrollit të brendshëm.

Rëndësia I Mesëm

Rekomandimi

Prokuroria e Përgjithshme të marri masa që në mbështetje të ligjit nr. ligjit

nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”,

Institucioni të krijojë Komitetin e Auditimit të Brendshëm me qëllim

sigurimin objektiv dhe këshillues për menaxhimin e projektuar, duke çuar

në përmirësimin e veprimtarisë së njësisë publike

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vazhdimësi

III. 2 AUDITIMI I LLOGARIVE VJETORE TË INSTITUCIONIT PËR VITIN 2016

Nga auditimi u konstatua se:

Organizimi dhe mbajtja e kontabilitetit është bërë në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së

Financave nr.14, datë 28.12.2006 “Për përgatitjen dhe raportimin e Pasqyrave Financiare Vjetore të

vitit 2006 për Institucionet Qendrore, Organet e Pushtetit Vendor dhe njësive që varen prej tyre si

dhe njësive të menaxhimit/zbatimit të Projekteve e Marrëveshjeve me Donatorë të Huaj” , si dhe

Udhëzimit të Ministrisë së Financave nr.26, datë 27.12.2007 “Për disa shtesa e ndryshime në

Udhëzimin e Ministrisë së Financave nr.14, datë 28.12.2006 “Për përgatitjen dhe raportimin e

Pasqyrave Financiare Vjetore të vitit 2006 për Institucionet Qendrore, Organet e Pushtetit Vendor

dhe njësive që varen prej tyre si dhe njësive të menaxhimit/zbatimit të Projekteve e Marrëveshjeve

me Donatorë të Huaj” ,ndryshuar me Udhëzimin e Ministrisë së Financave nr.10, datë 27.02.2008.

Dokumentet justifikuese për kryerjen e veprimeve ekonomike, janë plotësuar konform dispozitave

ligjore në fuqi. Veprimet kontabël në këtë institucion janë të regjistruara në formë elektronike me

anë të programit kompjuterik “ Alpha”. Janë kontabilizuar veprimet me “ Bankën”, “Hyrjet dhe

Daljet e magazinës”, veprimet lidhur me “Pagat” dhe veprimet lidhur me shpenzimet operative dhe

për investime. Të gjitha sistemimet dhe mbylljet e llogarive të regjistruara në ditarin e “Veprimeve

Page 27: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

27

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

të ndryshme”, janë kryer konform dispozitave ligjore, Udhëzimit nr. 2, datë 10.01.2002 të

Ministrisë së Financave dhe udhëzimit nr. 30 datë 27.12.2011 të Ministrisë së Financave “Për

menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”. Nga verifikimi i llogarive të Pasqyrës

Financiare rezulton se, llogaritë sintetike kuadrojnë me ato analitike dhe me pasqyrat financiare të

Aktivit dhe të Pasivit.

Janë bërë rakordimet e situacionit të shpenzimeve dhe të të ardhurave me Degën e Thesarit Tiranë,

të cilat paraqiten në Pasqyrën Financiare me vlerën e tyre reale.

Mbi auditimi i aktiveve të qëndrueshme:

a. Objektivat e auditimit të aktiveve të qëndrueshme, janë që të sigurohemi se:

Aktivet ekzistojnë fizikisht; ato i përkasin subjektit; janë të vlerësuara në mënyrë korrekte; janë

regjistruar në mënyrë korrekte; është bërë mirë ndarja midis shpenzimeve korrente dhe aktiveve të

qëndrueshme; informacionet që ndodhen në aneksin përkatës janë të plota dhe e korrekte.

b. Kontrolle të përgjithshme të llogarive dhe dokumenteve:

Për auditimin e aktiveve të qëndrueshme, paraprakisht u kryen një numër kontrollesh të

përgjithshme si:

- U verifikua tabela e lëvizjeve të aktiveve të qëndrueshme në raport me gjëndjet dhe ndryshimin e

tyre gjatë periudhës ushtrimore;

- U analizua tabela e lëvizjeve, nëse ka ndodhura ndonjë variacion anormal mbi aktivet e

qëndrueshme;

- U analizuan të gjitha shpjegimet që janë paraqitur lidhur me shmangiet dhe përjashtimet e

veçanta;

- U verifikua nëse parimet kontabël të ndjekura prej subjektit për vlerësimin dhe kontabilizimin

janë konform parimeve të përgjithshme të pranuara dhe udhëzimeve përkatëse.

- U verifikua nëse shifrat e çeljes rakordojnë me ato të mbylljes së ushtrimit të mëparshëm;

- U krahasuan investimet e realizuara gjate ushtrimit me ato të planifikuara në buxhet, evidentimi

kontabël.

c. Disa nga parimet e zbatuara për auditimin e aktiveve të qëndrueshme:

1. Gjatë hyrjes se aktiveve në pronësinë e subjektit, duhet të sigurohemi se:

- Aktivet e blera kontabilizohen sipas vlerës së tyre të marrjes. (çmimit të blerjes shtuar

shpenzimet e tjera të nevojshme për vënien në gjendje përdorimi të pasurisë);

- Aktivet e prodhuara nga subjekti (Nëse ka) kontabilizohen sipas kostos së tyre të prodhimit.

- Aktivet e marra falas kontabilizohen duke i vlerësuar ato me vlerën e shitjes;

- Aktivet e sjella në subjekt nga të tretët nëse kontabilizohen me vlerën e tyre të sjelljes.

(UMF nr. 30, dt. 27.12.2011 “Mbi menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”).

2. Për inventarin, duhet të sigurohemi që subjekti:

- Procedon për regjistrimin dhe vlerësimin e aktiveve të saj të qëndrueshme sipas rregullave

kontabël përgjithësisht të pranuara;

- Përdor referencat ose teknikat më të përshtatshme për natyrën e pasurisë (çmimi i tregut, tabelat e

publikuara, treguesit specifike, etj.);

- Ka ruajtur të njëjtat rregulla vlerësimi nga një inventar në tjetrin.

Nga verifikimi i pasqyrave financiare të vitit 2016 rezultoi:

Në analizë aktivet:

Në formatin nr. 1 “Aktivet e Qëndrueshme të Trupëzuar” në vlerën 587,292 mijë janë të

pasqyruara sipas zërave më poshtë:

Page 28: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

28

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Nr. Nr. llog. EMERTIMI I LLOGARIVE TE AKTIVIT

Ushtrimi i Ushtrimi i

Mbyllur Paraardhës

9 21,23,24,28 II. Akt. Qëndrueshme. të Trupëzuara 587,292,818 399,610,737

10 210 Toka, troje, Terrene

11 211 Pyje, Kullota Plantacione

12 212 Ndërtime e Konstruksione 150,967,491 136,913,940

13 213 Rruge, rrjete, vepra ujore 783,100 783,100

14 214 Instalime teknike, makineri, pajisje, vegla pune 444,981,592 257,547,852

15 215 Mjete transporti 59,479,204 60,712,204

16 216 Rezerva shtetërore

17 217 Kafshe pune e prodhimi

18 218 Inventar ekonomik 181,113,068 165,163,858

19 219 Amortizimi aktiv. Qendr. të trupëzuara (-) -250,031,637 -221,510,217

20 231 Shpenzime proces për rritjen e AQT

21 232 Shpenzime proces për transferime kapitale

22 24 Aktive te Qend. te trupëzuara te dëmtuara

23 28 Caktime

Nga auditimi u konstatua se institucioni ka të dhëna mbi gjendjen fizike dhe vlerën kontabël të

pronave në përputhje me Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë

e sektorit publik”, nen 26 ku citohet: “Çdo njësi publike duhet të krijojë dhe të përditësoj një

regjistër kontabël të të gjitha aktiveve që zotëron apo ka në administrim, përfshi dhe pronat

publike që siguron të ardhur ...” dhe neni 31, citohet “ ...për objektet e dhëna me qira – sipërfaqja

e objektit ne m2, numri dhe data e kontratës së qirasë, afati i vlefshmërisë së kontratës... ”

Mbi inventarizimin e aktiveve.

Inventarizimi i aktiveve është kryer duke u bazuar në urdhrin e titullarit nr. 141, datë 24.11.2016,

sipas të cilit është ngritur komisioni për inventarizimin fizik të aktiveve dhe vlerësimin e tyre, në

zbatim të nenit 12, pika 2 b dhe nenit 15 pika 4 të Ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për

menaxhimin financiar dhe kontrollin”, pikat 73, 74 dhe pika 81 të Udhëzimit të Ministrisë së

Financave nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, si dhe

nenit 7 (Inventari i aktiveve dhe detyrimeve) të Ligjit nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin

dhe pasqyrat financiare”, me ndryshimet. Komisioni ka ndjekur procedurat për të përcaktuar

numrin e fletëhyrjes e fletëdaljes së fundit në magazine; verifikimin fizik dhe cilësor të gjendjes së

aktiveve në përdorim të personelit dhe magazinës; krahasimin e gjendjes konkrete të aktiveve me

të dhënat përkatëse të librave të sektorit të financës e buxhetit dhe së fundi plotësimin e

procesverbalit me listën e materialeve që vlerësohen pa vlerë dhe për nxjerrje jashtë përdorimit. Në

vitin 2016, krahasuar me inventarin e vitit 2015, rezulton se në inventarin e AQT, ka pasur

ndryshime si rrjedhojë e blerjeve gjatë vitit.

Në përfundim të inventarizimit komisioni ka hartuar relacionin mbi përfundimin e inventarizimit,

ku nuk ka rezultuar diferenca të gjendjes së tyre fizike me të dhënat e regjistruara në kontabilitet. .

Komisioni ka zbatuar të gjitha procedurat e përcaktuara në pikat 95-107 të Udhëzimit të MF nr.30,

datë 27.12.2011 (Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik) i ndryshuar.

Gjendja dhe ndryshimet e aktiveve të qëndrueshme, në formatin 6 rakordon me vlerat e pasqyruara

në formatin nr. 1 të Pasqyrave Financiare.

Page 29: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

29

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Zëri “Ndërtime e konstruksione” (llog. 212) për vlerën 150,967,491 lekë është i zbërthyer në

mënyre analitike dhe i rakorduar me inventarët e kryer, e cila përbëhet nga :

-Vlera e godinës së Prokurorisë së Përgjithshme në shumën prej 136,913,940 lekë që i përket

gjendjes në fund të vitit 2015 dhe shtesa e kryer gjatë vitit 2016 në shumën prej 14,053,551 lekë,

që ka të bëjë me rikonstruksion godine dhe rrjetit elektrik.

Zëri “rrugë rrjete vepra ujore” (llog. 213) për vlerën 783,100 lekë është i zbërthyer në mënyre

analitike dhe i rakorduar me inventarët e kryer, e cila nuk ka pësuar ndryshime ndër vite.

Zëri “instalime teknike, pajisje, instrumente dhe vegla pune” (llog. 214) për vlerën 444,981,592

lekë është i zbërthyer në mënyre analitike dhe i rakorduar me inventarët e kryer, ku shuma prej

257,547,852 lekë i përket gjendjes në fund të vitit 2015, shtesa e kryer gjatë vitit 2016 në shumën

prej 192,369,050 lekë, kalim në pronësi të prokurorive të rretheve në shumën prej 393,600 lekë dhe

janë asgjësuar në vlerën 4,541,710 lekë aktive të qëndrueshme të trupëzuara të vlerësuara për dalje

jashtë përdorimi nga komisioni i vlerësimit i ngritur me Urdhrin nr. 141 datë 24.11.2016 dhe

asgjësuar nga komisioni i ngritur sipas Urdhrit nr. 248 datë 10.10.20166 “ Mbi asgjësimin e

aktiveve të vlerësuar për jashtë përdorimi në Prokurorinë e Përgjithshme.

Zëri “Mjete transporti” (llog. 215) është për vlerën 59,479,204 lekë është i zbërthyer në mënyre

analitike dhe i rakorduar me inventarët e kryer, ku shuma prej 60,712,204 lekë i përket gjendjes në

fund të vitit 2015, blerjet e realizuara gjatë vitit 2016 në shumën prej 29,649,600 lekë datë

15.11.2016.(në sasi 12 copë) si dhe kalimi i makinave në pronësi të prokurorive të rretheve në

shumën prej 27,206,700 lekë dhe një makinë kaluar në pronësi të Gardës së Republikës në vlerën

prej 3,675,000 lekë. Nga auditimi u konstatua se kalimi në pronësi të makinave ne prokurorit e

rretheve nuk është shoqëruar me urdhrin e kalimit në pronësi si dhe nuk ka të bashkëngjitur

autorizimin për tërheqjen e makinës të personit autorizuar nga institucioni për tërheqjen e mjetit.

Zëri “Inventar ekonomik” (llog. 218) për vlerën 181,113,068 lekë është i zbërthyer në mënyrë

analitike dhe i rakorduar me inventarët e kryer, ku shuma prej 165,163,857 lekë i përket gjendjes

në fund të vitit 2015, shtesa e kryer gjatë vitit 2016 nga blerjet e krijuara me pagesë në shumën prej

22,404,102 lekë, shtesa pa pagese nga brenda sistemit në shumën prej 574,988, shtesa pa pagesë

nga jashtë sistemit që janë dhurata nga Ambasada Amerikane në shumën prej 17,78,109 lekë,

kalim në pronësi prokurorive të rretheve në shumën prej 19,841,817 lekë si dhe janë asgjësuar në

vlerën 4,971,171 lekë aktive të qëndrueshme të trupëzuara të vlerësuara për dalje jashtë përdorimi

nga komisioni i vlerësimit i ngritur me Urdhrin nr. 141 datë 24.11.2016 dhe asgjësuar nga

komisioni i ngritur sipas Urdhrit nr. 248 datë 10.10.2016 “ Mbi asgjësimin e aktiveve të vlerësuar

për jashtë përdorimi në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gjendje ne Gjendja

celje Blerje e krijuar Levizje Gjithesej Shitje Nx.jasht Pakesime Gjithesej mbyllje te

te ushtrimit me pagese

Jashte

sistemi

Brenda

sistemi

brenda

aktiv. perdor. te tjera ushtrimit

a b c 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

1 I. TE PA TRUPEZUARA 1,709,000 0 0 0 0 0 0 0 0 0 1,709,000

2 201 Prime te emisionit dhe rimbursimit te huave 0 0 0

3 202 Studime dhe kerkime 755,000 0 0 755,000

4 203 Koncesione, patenta,licenca e tjera ngjashme 474,000 0 0 474,000

4/1 230 Shpenz.per rritjen e aktiv.qendr.patrupezuara 480,000 0 0 480,000

5 II. TE TRUPEZUARA 621,120,953 258,476,303 17,783,109 574,988 0 276,834,400 0 9,512,881 51,118,017 60,630,898 837,324,455

6 210 Toka,troje,Terene 0 0 0

7 211 Pyje,Kullota Plantacione 0 0 0

8 212 Ndertime e Konstruksione 136,913,940 14,053,551 14,053,551 0 150,967,491

9 213 Rruge,rrjete,vepra ujore 783,100 0 0 783,100

10 214 Instalime teknike,makineri,paisje,vegla pune 257,547,852 192,369,050 192,369,050 4,541,710 393,600 4,935,310 444,981,592

11 215 Mjete transporti 60,712,204 29,649,600 29,649,600 30,882,600 30,882,600 59,479,204

12 216 Rezerva shtetrore 0 0 0

13 217 Kafshe pune e prodhimi 0 0 0

14 218 Inventar ekonomik 165,163,857 22,404,102 17,783,109 574,988 40,762,199 4,971,171 19,841,817 24,812,988 181,113,068

17 24 Aktive te Qend.te trupezuara te demtuara 0 0 0

18 28 Caktime 0 0 0

19 622,829,953 258,476,303 17,783,109 574,988 0 276,834,400 0 9,512,881 51,118,017 60,630,898 839,033,455T O T A L I ( I + II )

Nr. Nr.llog. E M E R T I M I

Shtesa gjate vitit ushtrimor Pakesime gjate vitit ushtrimor

Shtesa pa pagese

Page 30: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

30

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Në formatin nr. 1 “Aktivet e Qëndrueshme të pa Trupëzuar” në vlerën 1,662 mijë lekë janë të

pasqyruara sipas zërave dhe i rakorduar me inventarët e kryer.

Nr. Nr. llog. EMERTIMI I LLOGARIVE TE AKTIVIT Ushtrimi i Ushtrimi i

Mbyllur Paraardhës

3 20, 230 I. Të pa trupëzuara 1,661,600 1,661,600

4 201 Prime të emisionit dhe rimbursimit të huave

5 202 Studime dhe kërkime 755,000 755,000

6 203 Koncesione, patenta, licenca e tjera të ngjashme 474,000 474,000

7 209 Amortizimi i aktiveve qëndrueshme të patrupëzuara(-) -47,400 -47,400

8 230 Shpenzime për rritjen e aktiv. qendr. patrupëzuara 480,000 480,000

Këto llogari janë të pandryshuara nga viti ushtrimor paraardhës. “Amortizimi i Aktiveve të

Qëndrueshme të Trupëzuara” (Llog. nr. 219) prej 28,521,431 mijë lekë është pasqyruar në bilanc

dhe kuadron me pasqyrën e amortizimit të bilancit në formatin nr.7.

Formati 5 “Pasqyra e amortizimeve”, nga auditimi rezulton se nuk është plotësuar sipas Udhëzimit

të MF nr. 14, datë 28.12.2006 “ Për përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave financiare vjetore të

vitit 2006 për institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre, si

dhe njësive të menaxhimit/zbatimit të projekteve e marrëveshjeve me donatorë të huaj ”, pasi

amortizimi duhet të llogaritet mbi vlerën e mbetur të aktiveve.

Amortizimi vjetor duhet të llogaritet dhe të kontabilizohet sipas normave të përcaktuara në VKM

nr. 401 të vitit 1989, ndërsa për pajisjet informatike dhe elektronike të përdoret ligji aktual fiskal

“Për Tatimin mbi të Ardhurat” me norma amortizimi 25% dhe aplikimi te behet mbi vlerën e

mbetur. Në bazë të këtyre dispozitave këto norma duhet të jenë ;

- 1 % për ndërtesat e konstruksionet

- 3 % për Inventarin ekonomik

- 25 % për pajisjet informatike, kompjuterike e elektronike

- 5.8 % për makineritë e pajisjet operacionale, instrumente e vegla

- 13.8 % për Mjetet e transportit

Nga auditimi i pasqyrës së amortizimit për vitin 2016 rezulton se amortizimi i periudhës

ushtrimore është llogaritur mbi vlerën e aktivit të datës 31.12.2015, pa zbritur amortizimin e

akumuluar ndër vite të tyre.

Gjithashtu për mjetet e transportit të blera në Nëntor 2016 dhe kalimi në pronësi i tyre në favor të

prokurorive të rretheve është llogaritur amortizim për to. Këto makina kanë qene të papërdorura

nga PP. Ato janë blerë dhe kaluar në pronësi të prokurorive të rretheve po në të njëjtin muaj.

Amortizimi i llogaritur dhe i kontabilizuar për to nuk është i rregullt , ku rritja e llogarisë 219 është

jo efektive për periudhën ushtrimore 2016, . Amortizimi nuk fillon deri sa asetet të jenë në

dispozicion për përdorim pra llogaria 219 duhet të ishte më e vogël se vlera e pasqyruar në

pasqyrën financiare.

- Në Llogarinë 218 “Inventar ekonomik” dhe 214 “Instalime teknike, makineri, pajisjeve, vegla

pune”” PP për vitin 2016 ka bërë asgjësimin e disa aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara në

shumen 9,512,881, të cilat janë në vlerën kontabël fillestare të regjistruar në kontabilitet. Nga

Prokuroria e Përgjithshme për këto aktive që janë vlerësuar për dalje jashtë përdorimi dhe do

asgjësohen duhet të kishte zbritur shumën e amortizimit të akumuluar ndër vite për to, pra llogaria

219 duhet të ishte më e vogël se vlera e pasqyruar në pasqyrën financiare të vitit ushtrimor 2016.

Nga auditimi u konstatua se, nga institucioni nuk është bërë rivlerësim për disa aktive vlera e

mbetur e të cilave është 0 (zero), pavarësisht se aktivi është në përdorim dhe në gjendje pune. Për

sa më sipër nevojitet që, Nëpunësi Autorizues të ngrejë një komision për të shqyrtuar jetën e

dobishme dhe vlerën e mbetur të këtyre aktiveve, ku pas këtij shqyrtimi të bëhet rivlerësimi i vlerës

Page 31: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

31

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

së tyre. Ndryshimet në jetën e pritshme të dobishme dhe të vlerës së tyre të kontabilizohen duke

ndryshuar periudhën e amortizimit apo metodën, sipas rastit, dhe të trajtohen si ndryshime në

vlerësimet kontabël.

Në formatin nr. 1 “Gjendja Inventarit” në vlerën 28,601 mijë lekë janë të pasqyruara sipas zërave

dhe i rakorduar me inventarët e kryer.

Nr. Nr. llog. EMERTIMI I LLOGARIVE TE AKTIVIT Ushtrimi i Ushtrimi i

Mbyllur Paraardhës

28 Klasa 3 I. Gjendja e Inventarit 28,601,023 34,949,998

29 31 Materiale 26,687,184 32,669,634

30 32 Objekte inventari 1,913,839 2,280,364

31 33 Prodhime, punime e shërbime ne proces

32 34 Produkte

33 35 Mallra

34 36 Gjendja e gjalle ne rritje e majmeri

35 37 Gjendje te pambritura ose pranë te tretëve

36 38 Diferenca nga çmimet e magazinimit

37 39 Shuma te parashikuara për zhvlerësim te inventarit(-)

Llogaria 31“Materiale“, paraqitet në vlerat 26,687,184 lekë sipas inventarit të magazinës të datës

31.12.2016 dhe në krahasim nga viti paraardhës është në ulje për shumën (5,982,450) lekë. Ndërsa

llogaria 32 “Objekte inventari” paraqitet në vlerën prej 1,913,839 lekë referuar inventarit më

31.12.2016 dhe përfaqëson gjendjen e materialeve kancelari nëpër zyra si foto me kornizë, perde,

harta, lule, dhe libra të ndryshëm të legjislacionit etj.

Në lekë

Nr. Nr. llog. EMERTIMI I LLOGARIVE TE AKTIVIT Ushtrimi i Ushtrimi i

Mbyllur Paraardhës

38 Klasa 4 II. Kërkesa arkëtimi mbi Debitorët 16,596,473 16,820,620

39 409 Furnitorë(Debitorë),parapagime pagesa pjesore

40 411-418 Klientë e llogari te ngjashme

41 423.429 Personeli, paradhënie, deficite e gjoba 378,422

42 431 Te drejta e taksa për t'u derdhur ne shtet

43 432 Tatime mbledh nga shteti për llog. Pushtetit Lokal

44 433 Shenz. fatkeqësi natyrore qe mbulon shteti

45 4342 Te tjera operacione me shtetin(debitor) 12,792,613 12,436,338

46 435 Sigurime Shoqërore

47 436 Sigurime Shëndetësore

48 437.438 Organizma te tjerë shoqërore

49 44 Institucione te tjera publike

50 45 Marrëdhënie me instit. brenda dhe jashtë sistemit

51 465 Efekte për t'u arkëtuar nga shitja let.vlere vendosjes

52 468 Debitorë te ndryshëm 3,803,860 4,005,860

53 49 Shuma te parashikuara për zhvlerësim(-)

Llogaria 4342 “Të tjera operacione me shtetin”, në vlerë prej 12,792,613 lekë përfaqëson pagat

ndaj punonjësve, tatim page, sigurime shoqërore e shëndetësore, shpenzimet korrente që lidhen me

faturat e pa likuiduara të muajit Dhjetor 2016.

Page 32: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

32

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Llogaria 468 “ Debitorë të ndryshëm” në vlerë 3,803,860 lekë, janë detyrime të lindura shumë

viteve më para të cilat janë të pa likuiduara, pasi subjektet ndaj të cilave kanë detyrime janë

mbyllur.

Mbi auditimin e Pasivit

Nga auditimi u konstatua se, Pasivi i Pasqyrës Financiare është i kuadruar me Aktivin e PF.

“Detyrime afatshkurtër” (Klasa 4) pasqyrohen në bilanc Formati nr. 2 për vlerën 281,323 mijë

lekë. Në lekë

Nr. Nr. llog. EMERTIMI I LLOGARIVE TE PASIVIT Ushtrimi i Ushtrimi i

Mbyllur Paraardhës

20 Klasa 4 II. Detyrime afatshkurtër 281,323,276 187,817,564

21 419 Klientë (Kreditore), parapagese pjesore

22 401-408 Furnitorë e llogari te lidhura me to 97,603,532 523,038

23 42 Personeli e llogari te lidhura me to 8,385,296 8,166,000

24 431 Detyrime ndaj Shtetit për tatim-taksa 1,110,179 1,112,237

25 432 Tatime mbledhura nga shteti për llog. Pusht. Lokal

26 433 Shteti fatkeqësi natyrore

27 4341 Te tjera operacione me shtetin(kreditor) 3,803,860 4,384,282

28 435 Sigurime shoqërore 2,424,056 2,270,316

29 436 Sigurime shëndetësore 368,200 364,748

30 437-438 Organizma të tjerë shoqërore

31 44 Institucione te tjera publike

32 45 Marrëdhënie me institucione brenda e jashtë sistemit

33 460 Huadhënës

34 464 Detyrime për t'u paguar për blerjen e letra me vlerë

35 466 Kreditore për mjete ne ruajtje 167,628,153 170,996,943

36 467 Kreditore të ndryshëm

Llogaria 401 “Furnitorë e llogari të lidhura me të”, në vlerën 97,603,532 lekë gjendje në pasiv të

Pasqyrës Financiare dhe janë pasqyruar detyrimet ndaj detyrimeve të lindura gjatë periudhave

ushtrimore të pa likuiduara në kohë dhe detyrimi ndaj subjektit “IPS” në vlerën prej 97,098,360

lekë, për blerjen e një pajisje ku një pjesë e faturës është likuiduar në Dhjetor 2016 dhe diferenca

do të likuidohet në 2017 me fondet që çelen nga Ministria e Financës me urdhër të veçante.

Llogaria 42 “Personeli dhe llogari të lidhur me to“ në vlerën 8,385,296 lekë , përfaqëson pagat e

muajit Dhjetor 2016 ndërsa shuma 1,110,179 lekë përfaqëson tatimin e pagave të muajit Dhjetor

2016 të cilat likuidohen në Janar të vitit 2017 me fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2017.

Llogaria 435 & 436 “Sigurime Shoqërore dhe Shëndetësore“ përfaqëson kontributin e sigurimit

shoqëror në shumën prej 2,424,056 lekë dhe e sigurimit shëndetësor në shumën 368,200 lekë të

muajit Dhjetor 2016, të cilat likuidohen në muajin Janar 2017 me fondet buxhetore të planifikuara

për vitin 2017.

Llogaria 4341 “Të tjera operacione me shtetin kreditor” në vlerë 3,803,860 lekë, përfaqëson

llogarinë 468 dhe llogarinë 423 të detajuara në aktiv të PF.

Në pasiv të bilancit janë paraqitur A/I “fondet e veta” të institucionit që arrijnë në vlerën 520,462

mijë lekë e cila konfirmohet si diferencë ndërmjet vlerës së aktivit të bilancit 802,765 mijë lekë

dhe B “detyrimeve” të pasivit në vlerën 281,323 mijë lekë.

Formati 8 “Pasqyra e lëvizjes së fondeve” ku janë pasqyruar tepricat në çelje, lëvizjet për

periudhën (debi, kredi) dhe teprica në mbyllje e cila korrespondon me pasivin e bilancit.

Page 33: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

33

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Në lekë

Nr. Nr. llog. EMERTIMI I LLOGARIVE TE PASIVIT Ushtrimi i Ushtrimi i

Mbyllur Paraardhës

1 A FONDE TE VETA 520,461,792 520,461,792

2 10 I. Fonde të veta 520,461,792 520,461,792

3 101 Fonde bazë 520,461,792 520,461,792

4 105 Grante të brendshme kapitale

5 106 Grante të huaja kapitale

6 107 Vlera Akt. Qend.të caktuara në përdorim

7 109 Rezerva nga rivlerësimi i aktiveve të qëndrueshme

Mbi auditimin e shpenzimeve

Në pasqyrën e shpenzimeve të ushtrimit, formati nr. 3/1 janë të pasqyruara shpenzimet korrente të

konstatuara si dhe ndryshimi i gjendjes së inventarit në vlerën 6,349 mijë lekë të ndara sipas zërave

si Llog.(600) “Paga, shpërblime e të tjera shpenzime personeli” në vlerën 133,161 mijë lekë ose

51% të totalit të shpenzimeve, ku janë shpenzimet për pagat e personelit të përhershëm

Llog. (601) “Kontribute për sig. Shoqërore e shëndetësore” në vlerën 17,964 mijë lekë ose 6.9% të

totalit të shpenzimeve,

- Zbatimi i dispozitave ligjore për marrëdhëniet e punës dhe pagave.

- Në drejtim të përcaktimit të strukturës organizative në funksion të objektivave të institucionit për

vitin 2016 struktura organizative e PP, është miratuar me urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm nr.

39, datë 21.012016 ku janë miratuar 119 punonjës, ndërsa në fakt për vitin 2016 janë 112 punonjës.

Në Strukturën Organike të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas dokumentacionit të vënë në

dispozicion, për periudhën objekt auditimi, pavarësisht lëvizjeve, nuk është plotësuar dhe as

tejkaluar numri i miratuar i punonjësve.

- Për sa i përket realizimit të fondit të pagave, respektimi i dispozitave ligjore për pagat e

punonjësve dhe të punonjësve të tjerë, sipas kategorive të pagave u konstatua se:

Pagat e punonjësve në PP janë përcaktuar sipas funksionit dhe kategorisë referuar VKM nr.545,

datë 11.08.2011 “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve

civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve, në Kryeministri, Aparatet e

ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,

Prokurorinë e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucionet në varësi të Kryeministrit,

institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e prefektit”, të ndryshuar me VKM

nr. 524, datë 16.08.2012, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 545, datë 11.08.2011 të

KM” dhe VKM nr.589, datë 17.07.2013 “Për disa ndryshime në VKM 545, datë 11.08.2011” si

dhe VKM nr.551, datë 11.08.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr.717, datë

23.06.2009, “Për pagat e punonjësve mbështetës të institucionit dhe të nëpunësve të disa

institucioneve buxhetore”, të ndryshuar.

Nga auditimi i kryer u konstatua se, treguesit e pagave për vitin 2016, për PP janë si më poshtë: Në ‘000 lekë

Nr. Artikulli Viti 2016

Plan Fakt %

1 Fondi i pagave 133,393 133,161 99.8%

2 Sig. Shoq. 601 22,301 17,963 80.6%

Nga të dhënat e mësipërme rezulton se fondi i pagave për vitin 2016, është realizuar në masën

99.8% dhe sigurimet shoqërore në masën 80.6%. Nga auditimi me zgjedhje i listëpagesave rezultoi

se janë shoqëruar me listë prezencat në punë, të përgatitura nga sektori i personelit dhe janë

Page 34: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

34

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

nënshkruar nga Nëpunësi Autorizues dhe Nëpunësi Zbatues, si dhe nga Drejtori i Shërbimeve

Mbështetëse, si dhe e vulosur nga Dega e Thesarit. Listëpagesat janë plotësuar me të gjitha

rubrikat e saj për çdo punonjës, duke filluar nga emërtesa sipas strukturës, paga bazë, ditë pune etj.

edhe në rubrikën e “shtesave” apo “ndalesave”.

Llog. (602) “Mallra dhe shërbime të tjera” në vlerën 110,370 mijë lekë ose 42% të totalit të

shpenzimeve, ku janë paraqitur të gjitha shpenzimet e kryera dhe të faturuara në vitin 2016.

- Nga auditimi me zgjedhje mbi saktësinë e plotësimit të dokumentacionit bazë të kontabilitetit (

fletëhyrje, fletëdalje, faturë, mandatarkëtim, mandatpagesë, urdhër shpenzim, etj.) i kryer në

Sektorin e Financës së Prokurorisë së Përgjithshme, për veprimet e arkës në valutë dhe veprimet

nëpërmjet sistemit bankar rezultoi se, veprimet janë kryer konform kërkesave të ligjit nr. 9228,

datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar, vendimit të Këshillit të

Ministrave nr. 248, datë 10.04.1998 “Për miratimin e planit kontabël publik të organeve të

Pushtetit Lokal, Institucioneve shtetërore qendrore si dhe njësive që varen prej tyre”, i ndryshuar

me VKM nr. 25, datë 20.01.2001 dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 14, datë 28.12.2006

“Për përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave financiare vjetore”, i ndryshuar. Transaksionet janë

kontabilizuar në mënyrë kronologjike dhe gjendja e llogarive bankare rakordon me ekstraktet e

bankës në fund të çdo muaji. Të gjitha tërheqjet me çek nga banka në lekë dhe valutë, janë bërë

hyrje në arkë dhe kontabilizimi i tyre në ditarin e bankës dhe të arkës.

Në pagesat e kryera me urdhër shpenzime në përgjithësi nuk u konstatuan mangësi në hartimin dhe

mbajtjen e dokumentacionit justifikues për lëvrimin e tyre. Është bërë regjistrimi dhe kontabilizimi

i rregullt dhe në fund të çdo muaji, shuma e pagesave të bankës është e barabartë me ekstraktin e

saj, kjo për sa i përket veprimeve të kryera gjatë vitit.

Llog. (606) “Transferta për buxhete familjare e individët” në vlerën 288 mijë lekë.

Llog. (63) “Ndryshimi i gjendjeve të inventarit” në vlerën 6,349 mijë lekë, përfaqëson ndryshimin

e gjendjes së inventarit në magazinën e materialeve dhe objekteve të inventarit të imët në përdorim

të punonjësve. Ky ndryshim me ndikim pozitiv është regjistruar në llog. 841 “transferim për

ndryshim gjendje inventari” në pasqyrën e ardhurave të ushtrimit në vlerën e mësipërme.

Vlerat e paraqitura në pasqyrat financiare formati nr. 3/1 përputhen me vlerat e paraqitura në akt

rakordimin me degën e thesarit Tiranë.

Në lekë

Nr. Nr.

PERSHKRIMI I SHPENZIMEVE TE USHTRIMIT Viti Viti i

llog. Ushtrimor mëparshëm

a b c 1 2

1 Klasa 6 A. SHPENZIMET SHFRYTEZIMI (I - III) 268,215,950 273,377,543

2 60 I. Shpenzime Korrente 261,866,975 280,846,365

3 600 Paga, shpërblime e te tjera personeli 133,161,266 127,340,828

4 6001 Paga, personeli i përhershëm 133,161,266 127,340,828

5 6002 Paga, personel I përkohshëm

6 6003 Shpërblime

7 6009 Shpenzime tjera personeli

8 601 Kontribute sig. shoq. e shëndet. 17,963,928 16,978,803

9 6010 Kontribute për sigurimet shoqërore 15,699,439 14,819,045

10 6011 Kontribute për sigurimet shëndetësore 2,264,489 2,159,758

11 602 Mallra dhe shërbime te tjera 110,369,922 135,694,283

12 6020 Materiale zyre e te përgjithshme 29,500,761 22,654,075

13 6021 Materiale dhe shërbime speciale 406,920 1,081,200

14 6022 Shërbime nga te trete 17,432,602 20,130,648

15 6023 Shpenzime transporti 21,821,267 36,684,158

Page 35: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

35

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

16 6024 Shpenzime udhëtimi 15,002,603 15,642,759

17 6025 Shpenzime për mirëmbajtje te zakonshme 22,933,800 38,411,288

18 6026 Shpenzime për qiramarrje 60,000

19 6027 Shpenzime për detyrime për kompensime legale 819,234

20 6028 Shpenzime te lidhura me huamarrjen për hua 13,041

21 6029 Shpenzime te tjera operative 2,452,735 1,017,114

22 603 Subvencionet

23 6030 Subvecione për diference çmimi

24 6031 Subvecione për te nxitur punësimin

25 6032 Subvecione për te mbuluar humbjet

26 6033 Subvecione për sipërmarrjet individuale

27 6039 Subvecione te tjera

28 604 Transferime korrente të brendshme

29 6040 Transferime korente tek nivele tjera te Qeverise

30 6041 Transferime korente tek institucione qeveritare te ndryshme

31 6042 Transferime korente tek Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore

32 6044 Transferime korente tek Organizatat jo fitimprurëse

33 605 Transferime korrente me jashtë 83,599 66,900

34 6051 Transferime Për Organizatat Ndërkombëtare 83,599 66,900

35 6052 Transferime Për Qeveritë e Huaja

36 6053 Transferime Për institucionet jo fitimprurëse te huaja

37 6059 Transferime Te tjera korrente me jashtë shtetit

38 606 Transferta për buxh .familjare e individë 288,260 765,551

39 6060 Transferta Te paguara nga ISSH e ISKSH 288,260 765,551

40 6061 Transferta Paguara nga Inst.Tjera e Org.Pusht.Vendor

41 63 II. Ndryshimi i gjendjeve te inventarit ( + - )

-7,468,822

Mbi auditimin e të Ardhurave

Në pasqyrën e të ardhurave të ushtrimit formati nr. 3/2 janë pasqyruar llog. 720 financimi nga

buxheti i shtetit për vitin 2016 (grant) në shumën 262,846 mijë lekë. Të ardhurat tatimor e jo

tatimore janë pasqyruar në bilanc në formatin 3/2 në vlerën 371,400 lekë dhe sipas aktit të

rakordimit me Degën e Thesarit Tiranë është po e njëjta vlerë.

Në lekë 34 71 III. TE ARDHUTRA JO TATIMORE(a+b+c) 371,400 402,046

35 710 a) Nga ndërmarrjet dhe pronësia

36 7100 - Nga ndërmarrjet. publike jo financiare

37 7101 - Nga ndërmarrjet. publike financiare

38 7109 - Te tjera nga ndërmarrjet dhe pronësia

39 711 b) Shërbime administ. e ardhura sekondare 371,400 402,046

40 7110 - Tarifa administrative dhe rregullatorë

41 7111 - Te ardhura sekondare e pagesa shërbimesh 371,400 402,046

42 7112 - Takse për veprime gjyqësore e noteriale

43 7113 - Nga shitja e mallrave e shërbimeve

44 7114 - Te ardhura nga biletat

45 7115 - Gjoba dhe kamatëvonesa, sekuestrime e zhdëmtime

46 7116 - Te ardhura nga transferimi pronës, legalizimi ndërtimeve pa leje

47 719 c) Te tjera te ardhura jo tatimore

Page 36: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

36

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Mbi auditimin e Pasqyrës së bilancit “Burimet dhe shpenzimet lidhur me investime” Nga

audtimi u konstatua se, zëri “Shpenzime për rritjen e AQ” formati 4/e e plotësuar për shumën

258,476 lekë, në analizë rakordon me vlerën prej 258,476 lekë në pasqyrën “gjendja dhe

ndryshimet e aktiveve të qëndrueshme” kolona e dytë “Blerjet e krijuara me pagesë” formati 6.

Totali i shtesave të krijuara me pagesë është i barabartë me burimet dhe shpenzimet lidhur me

investimet në formatin 6.

Në lekë

Nr. Nr. EMERTIMI Teprica Transaksionet e

vitit Teprica

llog. Në çelje Debi Kredi në Fund

a b c d e f

II SHPENZIMET PER INVESTIME 480,000 258,476,303 258,476,303 480,000

34 230 Shpenzime për rritjen e AQ te

patrupëzuara 480,000 480,000

35 231 Shpenzime per rritjen e AQ te trupezuara 0 258,476,303 258,476,303 0

38 2312 Ndërtime e konstruksione 14,053,551 14,053,551 0

40 2314 Instalime teknike, pajisje, instrumente dhe

vegla pune 192,369,050 192,369,050 0

41 2315 Mjete te transportit 29,649,600 29,649,600 0

44 2318 Inventar ekonomik 22,404,102 22,404,102 0

Nga auditimi u konstatua se, mbyllja e bilancit për vitin 2016 në përgjithësi është në përputhje me

kërkesat e ligjit nr. 9228, datë 29.4.2004 neni 6, me VKM nr. 248, datë 10.4.1998 “Për miratimin e

planit kontabël” si dhe UMF nr. 14, datë 28.12.2006, ndryshuar me UMF nr. 26, datë 27.12.2007

dhe plotësimi i tij është bërë në mënyrë manuale, duke rakorduar llogaritë dhe shumat përkatëse.

Veprimet për vitin 2016 janë azhurnuar periodikisht, janë kontabilizuar në ditarët, ku llogaritë në

përgjithësi janë në pozicionin e duhur dhe në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 7661, datë

19.01.1993 “Për kontabilitetin” ndryshuar me ligjin nr. 9228, datë 29.4.2004 neni 6, si dhe UMF

nr. 14, datë 28.12.2006, UMF nr. 26, datë 27.12.2007.

Ditari i magazinës është mbajtur dhe veprimet janë hedhur periodikisht.

Mbi auditimin e shpenzimeve për vitin 2017 (10 mujori)

Në pasqyrën e shpenzimeve të ushtrimit, për periudhën 01.01.2017-30.10.2017, janë të pasqyruara

shpenzimet korrente të konstatuara të ndara sipas zërave

Llog.(600) “Paga, shpërblime e të tjera shpenzime personeli” në vlerën 109,934 mijë lekë ose 54%

të totalit të shpenzimeve, ku janë shpenzimet për pagat e personelit të përhershëm

Llog. (601) “Kontribute për sig. Shoqërore e shëndetësore” në vlerën 14,973 mijë lekë ose 7.4 %

të totalit të shpenzimeve,

- Zbatimi i dispozitave ligjore për marrëdhëniet e punës dhe pagave.

- Në drejtim të përcaktimit të strukturës organizative në funksion të objektivave të institucionit, për

vitin 2017 struktura organizative e PP, është miratuar me urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm nr.

10, datë 16.01.2017, ku janë miratuar 110 punonjës, ndërsa në fakt për vitin 2017 janë 108

punonjës.

Në Strukturën Organike të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas dokumentacionit të vënë në

dispozicion, për periudhën objekt auditimi, pavarësisht lëvizjeve, nuk është plotësuar dhe as

tejkaluar numri i miratuar i punonjësve.

Page 37: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

37

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

- Për sa i përket realizimit të fondit të pagave, respektimi i dispozitave ligjore për pagat e

punonjësve dhe të punonjësve të tjerë, sipas kategorive të pagave u konstatua se:

Pagat e punonjësve në PP janë përcaktuar sipas funksionit dhe kategorisë referuar VKM nr.545,

datë 11.08.2011 “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve

civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve, në Kryeministri, Aparatet e

ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,

Prokurorinë e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucionet në varësi të Kryeministrit,

institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e prefektit”, të ndryshuar me VKM

nr. 524, datë 16.08.2012, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 545, datë 11.08.2011 të

KM” dhe VKM nr.589, datë 17.07.2013 “Për disa ndryshime në VKM 545, datë 11.08.2011” si

dhe VKM nr.551, datë 11.08.2011, “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr.717, datë

23.06.2009, “Për pagat e punonjësve mbështetës të institucionit dhe të nëpunësve të disa

institucioneve buxhetore”, të ndryshuar, ku është reflektuar dhe ndryshimet e pagave në rritje të

miratuara në Prill 2017.

Nga auditimi i kryer u konstatua se, treguesit e pagave për periudhën deri me datën 30.10.2017, për

PP janë si më poshtë: Në ‘000 lekë

Nr. Artikulli Deri 30.10.2017

Plan Fakt %

1 Fondi i pagave 112,668 109,934 99.8%

2 Sig.Shoq. 601 26,052 14,973 57.5%

Nga të dhënat e mësipërme rezulton se fondi i pagave periudhën 01.01.2017-30.10.2017 është

realizuar në masën 98% dhe sigurimet shoqërore në masën 57.5%,

Nga auditimi me zgjedhje i listëpagesave rezultoi se janë shoqëruar me listë prezencat në punë, të

përgatitura nga sektori i personelit dhe janë nënshkruar nga Nëpunësi Autorizues dhe Nëpunësi

Zbatues, si dhe nga Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, si dhe e vulosur nga Dega e Thesarit.

Listëpagesat janë plotësuar me të gjitha rubrikat e saj për çdo punonjës duke filluar si nga

emërtesa sipas strukturës, paga bazë, ditë pune etj. edhe në rubrikën e “shtesave” apo “ndalesave”.

Llog. (602) “Mallra dhe shërbime të tjera” në vlerën 76,832 mijë lekë ose 38% të totalit të

shpenzimeve, ku janë paraqitur të gjitha shpenzimet e kryera dhe të faturuara për periudhën deri

30.10.2017.

Llog. (606) “Transferta për buxhete familjare e individët” në vlerën 206 mijë lekë.

Vlerat e paraqitura në pasqyrat financiare deri me datën 30.10.2017 përputhen me vlerat e

paraqitura në akt rakordimin me degën e thesarit Tiranë.

Titulli i çështjes 2 – Auditimi i llogarive të Pasqyrës Financiare

Titulli i gjetjes 1 Mbi përllogaritjen e amortizimit

Situata

- Nga auditimi i pasqyrave financiare në Prokurorinë e Përgjithshme, u

konstatua se, amortizimi i periudhës ushtrimore është llogaritur mbi

koston historike, pa zbritur amortizimin e akumuluar ndër vite,

sikundër kërkohet në VKM nr. 401 të vitit 1989 si dhe ligjit aktual

fiskal nr. 8438 datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”.

- Nga auditimi u konstatua se është përllogaritur amortizimi për disa

mjete transporti si dhe për pajisje elektronike të blera në muajt Nëntor

dhe Dhjetor të vitit 2016, në një kohë që këto aktive nuk kanë qenë

ende në përdorim, në kundërshtim me kërkesat e udhëzimit nr. 30 datë

Page 38: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

38

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

27.12.2011, ku specifikohet se nuk fillon përllogaritja e amortizimit

deri sa asetet të jenë në dispozicion për përdorim.

Kriteri

VKM nr. 401 të vitit 1989;

Ligji nr. 8438 datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, për

pajisjet informatike dhe elektronike;

si dhe udhëzimi nr. 30 datë 27.12.2011 të Ministrisë së Financave “Për

menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.

Ndikimi/Efekti Vlera e reflektuar në pasqyrat financiare për amortizimin nuk është e

saktë (është rritur me pa të drejtë llogaria 219)

Niveli i

Prioritetit I mesëm

Rekomandimi

Nga Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, të merren

masa të menjëhershme për rillogaritjen e amortizimit të aktiveve mbi

vlerën e mbetur, si dhe të rishikohet dhe të rillogaritet vlera e

amortizimit për aktivet e bëra kalim kapitali, për vitin 2016, duke

zbritur amortizimin e llogaritur tepër për pajisjet dhe makineri që nuk

kanë qenë në përdorim nga institucioni.

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Menjëherë

Titulli i gjetjes 2

Mbi auditimin e llogarive 218 “Inventar ekonomik” dhe 214

Instalime teknike, makineri, pajisje, vegla pune”.

Situata

Nga auditimi i pasqyrave financiare në Prokurorinë e Përgjithshme, u

konstatua se, në Llogarinë 218 “Inventar ekonomik” dhe 214

“Instalime teknike, makineri, pajisje, vegla pune”, janë vlerësuar për

dalje jashtë përdorimi dhe asgjësim disa aktiveve të qëndrueshme të

trupëzuara, në vlerën 9,512,881 lekë, që përputhen me vlerën kontabël

fillestare të regjistruar në kontabilitet. Nga auditimi u konstatua se për

këto aktive nuk është zbritur vlera e amortizimit të akumuluar ndër vite

për to, duke bërë që vlera e pasqyruar në pasqyrat financiare të jetë më

e lartë, se vlera aktuale e inventarëve.

Kriteri

Udhëzimit nr. 30 datë 27.12.2011 të Ministrisë së Financave “Për

menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”

Ndikimi/Efekti Vlera e reflektuar ne llogarinë 219 është më e madhe nga sa duhet të

jetë, duke sjellë pasaktësi jomateriale në pasqyrat financiare.

Niveli i

Prioritetit I mesëm

Rekomandimi

Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse të marrë masa të

menjëhershme për të rillogaritur amortizimin e akumuluar ndër vite

(llogaria 219) për aktivet e nxjerra jashtë përdorimit, si edhe sistemimin

dhe reflektimin e vlerave në llogarinë respektive.

Page 39: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

39

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Menjëherë

Titulli i gjetjes 3

Mbi kryerjen e procedurave të rivlerësimit të aktiveve.

Situata

Nga auditimi i llogarive kontabël ka rezultuar se vlera e mbetur e disa

aktiveve, pasi i është zbritur amortizimi i akumuluar ndër vite, rezulton

të jetë zero, pavarësisht se aktivi është në përdorim dhe në gjendje pune.

Nga PP nuk është bërë një vlerësim i jetës së dobishme të aktiveve

sikundër kërkohet në udhëzimin nr. 30 datë 27.12.2011, pika 103.

Kriteri

Udhëzimit nr. 30 datë 27.12.2011 të Ministrisë së Financave “Për

menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.

Ndikimi/Efekti Mos pasqyrim i saktë i vlerës së aktiveve, gjendje në institucion.

Niveli i

Prioritetit I mesëm

Rekomandimi

NA duhet të ngrejë një komision për të shqyrtuar jetën e dobishme dhe

vlerën e mbetur të këtyre aktiveve, ku pas këtij shqyrtimi të bëhet

rivlerësimi i vlerës së tyre. Ndryshimet në jetën e pritshme të dobishme

dhe të vlerës së tyre të kontabilizohen, duke ndryshuar periudhën e

amortizimit apo metodën, sipas rastit, dhe të trajtohen si ndryshime në

vlerësimet kontabël.

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vazhdim

Titulli i gjetjes 4 Mbi auditimin e procesit të inventarizimit

Situata

Nga auditimi i fletë-daljeve të aktiveve nga magazina dhe çregjistrimi

në kontabilitet, rezultoi se kalimi i mjeteve të transportit në pronësi të

prokurorive të rretheve nuk është shoqëruar me urdhrin e kalimit në

pronësi, si dhe nuk ka të bashkëngjitur autorizimin e personit për

tërheqjen e mjetit, sikundër kërkohet në Udhëzimit nr. 30 datë

27.12.2011, në kapitullin III të udhëzimit “Rregjistri i aktiveve dhe

dokumentimi i lëvizjes se tyre”.

Kriteri

Udhëzimit nr. 30 datë 27.12.2011 të Ministrisë së Financave “Për

menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.

Ndikimi/Efekti

Riskon të cenoje procesin e monitorimit të sistemeve për ruajtjen dhe

mbrojtjen e aktiveve dhe të dokumentacionit te njësisë.

Niveli i

Prioritetit I ulët

Page 40: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

40

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Rekomandimi

NA për çdo kalim kapitali duhet të nxjerre urdhër për kalim pronësi të

aktiveve, pasi është përgjegjës për monitorimin e sistemeve për ruajtjen

dhe mbrojtjen e aktiveve dhe të dokumentacionit te njësisë. Çdo lëvizje

e aktiveve duhet të jetë e shoqëruar me të gjithë dokumentacionin në

momentin e transferimit të aktivit në pronësi të subjekteve përfituese.

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në vazhdim

Titulli i çështjes 2 – Auditimi i inventarizimit

Titulli i gjetjes 5 Mbi auditimin e procesit marrjes në dorëzim të mallrave

Situata

Nga auditimi i fletë-hyrjeve dhe fletë-daljeve të magazinës u konstatua

se, në disa raste relacioni nga komisioni i ngritur për marrjen në dorëzim

dhe vlerësimin e mallrave është përgatitur pasi mallrat janë bërë hyrje në

magazinë, në kundërshtim me Udhëzimin nr. 30 datë 27.12.2011 “Për

Menaxhimin e Aktiveve në njësitë e Sektorit Publik” pika 42-50.

Kriteri Udhëzimit nr. 30 datë 27.12.2011 të Ministrisë së Financave “Për

menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” pika 42-50.

Ndikimi/Efekti Risku që specifikat e mallit të marrë në dorëzim të mos jenë në përputhje

me kriteret e parashikuara.

Niveli i

Prioritetit I ulët

Rekomandimi

NA të marrë masa në vazhdimësi, që për çdo marrje në dorëzim të

aktiveve duhet që komisioni i ngritur të përpilojë procesverbalin nëse

mallrat janë në përputhje me të dhënat e verifikuara, me faturën dhe

kushtet e kontratës, pastaj të bëhet fletë-hyrja në magazinë dhe

regjistrimi i tyre në kontabilitet, në përputhje me Udhëzimin nr. 30 datë

27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në njësitë e Sektorit Publik”

pika 42-50, ku.

Afati për

zbatimin e

rekomandimit

Në Vazhdim

6. Raportet mbi hartimin dhe zbatimin e buxhetit për vitin ushtrimor 2016:

a. Afatet e programimit dhe lëvrimit të fondeve buxhetore

Në Prokurorinë e Përgjithshme me shkresën nr. 824/30, datë 29.04.2015, i është dërguar Ministrisë

së Financave Relacioni “Mbi kërkesat e Projekt Buxhetit Afatmesëm 2016-2018”, në zbatim të

ligjit nr. 9936, datë 20.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,

Udhëzimit nr. 8, datë 29.03.2012 “Për procedurat standarde të përgatitjes së Programit Buxhetor

Page 41: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

41

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Afatmesëm”, dhe VKM nr. 285, datë 01.04.2015 “Tavanet përgatitore të shpenzimeve të programit

të buxhetit afatmesëm 2016-2018”.

Në vijim, me shkresën nr, 2403/29, datë 31.08.2015 janë është dërguar rishikimi i kërkesave

buxhetore, në zbatim të Udhëzimit Plotësues të Ministrisë së Financave nr. 8/1, datë 09.07.2015

“Për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm 2016-2018”, si dhe VKM nr. 696, datë

31.07.2015 “Për tavanet përfundimtare të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2016-

2018”.

Nga auditimi i realizimit të buxhetit u konstatua se Prokuroria e Përgjithshme menaxhon

programin buxhetor 01110 “Menaxhim, Administrim, Planifikim”.

Buxheti i akorduar për programin “Menaxhim, Administrim, Planifikim” qe ka Institucioni i

Prokurorisë se Përgjithshme ka në bazë të tij Deklaratën e Politikës (DPP) të hartuar gjatë procesit

të PBA 2017-2019, program i cili konsiston në mbështetjen me fonde buxhetore të realizimit të

misionit që ka Institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme. Në zbatim të Ligjit 130/2016, “Për

Buxhetin e vitit 2017”, të shkresave të Ministrisë së Financave (Drejtoria e Përgjithshme e

Buxhetit) Nr.17911/140, datë 19.01.2017 “Dërgohet detajimi i buxhetit të vitit 2017”, të shkresës

së Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit Nr.17911/200, datë 23.01.2017 ”Detajimi i limitit mujor

për vitin 2017”, është bërë miratimi i çeljes së fondeve buxhetore për vitin 2017 për institucionin e

Prokurorisë së Përgjithshme.

b. Mbi monitorimin e zbatimit të buxhetit për vitin 2016 dhe 8 mujorin e vitit 20175

Mbi ekzekutimin e buxhetit vitin 2016

Në mbështetje të Ligjit 147/2015, “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2016”, të Udhëzimit Plotësues të

Ministrit të Financave nr.1, datë 15.01.2016 “ Për zbatimin e buxhetit të vitit 2016”, po ju

raportojmë mbi performancën e produkteve të buxhetit për Prokurorinë e Përgjithshme, sipas

programit buxhetor të miratuar për vitin 2016.

Në zbatim të Ligjit 147/2015, “Për Buxhetin e vitit 2016”, të shkresave të Ministrisë së

Financave (Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit) Nr.17761/7, datë 28.12.2015 “Mbi detajimin

e buxhetit të vitit 2016”, të shkresës së Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit Nr.17761/85,

datë 15.01.2016 ”Detajimi i limitit mujor për vitin 2016”, është bërë miratimi i celjes së

fondeve buxhetore për vitin 2016 për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme. Fondet e

akorduara për funksionimin e aktivitetit të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas

zërave, për vitin 2016 paraqiten si më poshtë:

1- Shpenzime Personeli

Nga auditimi u konstatua se, fondi i akorduar nga buxheti i shtetit në fillim të vitit 2016 është

1.055.000 mijë lekë. Ndërsa fondi i rishikuar pas Aktit Normativ nr 1, datë, 29.07.2016, dhe Aktit

Normativ nr.3, datë 16.12.201 është 991,530 mijë lekë. Ky fond është realizuar ne vlerën 989,043

mije lekë ose 99,7%.

Fondi i sigurimeve shoqërore për vitin 2016 ishte 135,000 mije lekë, ndërsa fondi i rishikuar është

145,000 mijë lekë, nga ku është realizuar në shumën prej 135,073 mijë lekë ose 93.1%.

Nga auditimi u konstatua se, gjatë vitit 2016 disa prokurori nuk kanë përdorur të plotë fondin e

pagave dhe sigurimeve shoqërore, për shkak të mosplotësimit të strukturave organike. Numri i

punonjësve i miratuar me ligjin nr.147/2015 “ Për Buxhetin e vitit 2016” është 863, por nga

auditimi u konstatua se ky numër nuk rezulton i plotësuar në të gjitha strukturat përbërëse të tij

5 Në mbështetje të Udhëzimit nr.22, datë 17.11.2016 përcaktohet një ndarje (prfil) 4 mujor për shpenzimet dhe për çdo

produkt. Për këtë arsye I referohemi monitorimeve të 8 mujorit.

Page 42: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

42

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

2- Shpenzime për Mallra dhe Shërbime të Tjera

Nga auditimi u konstatua se, fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për vitin 2016 është 339.000

mije leke. Ky fond në fund

të vitit 2016 është realizuar 336,416 mijë lekë ose 99.2% kundrejt planit vjetor.

3- Investime

Nga auditimi u konstatua se, fondi i investimeve akorduar nga buxheti i shtetit ne fillim te vitit

2016 është 230.000 mijë lekë. Në mbështetje të VKM nr. 461, datë 22.06.2016, ky fond u shtua

edhe 5.100 mijë lekë. Fondi i rishikuar për vitin 2016 rezulton në shumën 235,100 mijë lekë, nga

ku realizuar shuma prej 228,324 mijë lekë (ose realizuar 97%).

4-Të ardhura jashtë limitit

Nga auditimi u konstatua se, Prokuroria e rrethit Gjyqësor Sarandë ka realizuar të ardhura jashtë

limitit (10% nga të ardhurat nga shitja e pullave) në shumën 108 mijë lekë të cilat i ka përdorur për

likuidim të detyrimeve për ekspertë .

5- Investime me Financim të huaj.

Nga auditimi u konstatua se, për vitin 2016 ishin parashikuar fonde për realizimin e projekteve me

financim të huaj në vlerën 100.000 mijë lekë, të cilat janë pakësuar me Aktin –Normativ nr. 1, datë

29.07.2016.

Mbi ekzekutimin e buxhetit për 9 mujorin e vitit 2017

Në mbështetje të ligjit nr.130/2016 "Për Buxhetin e vitit 2017", Udhëzimit të Ministrit të

Financave nr.2, datë 06.02.2012 “Për proçedurat standarte të zbatimit të buxhetit”, Udhëzimit të

Ministrit të Financave nr.22, datë 17.11.2016, “Për proçedurat standarte të monitorimit të buxhetit

në Njësitë e Qeverisjes Qendrore” si dhe Udhëzimit plotësues të Ministrit të Financave nr.8, datë

13.01.2017, “Për zbatimin e Buxhetit për vitin 2017”, Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur

raportin e monitorimit për 8 mujorin Janar - Gusht 2017, dërguar në Ministrinë e Financave me

shkresën nr.1488/1, datë 15/09/2017. Ky raport ka për qëllim të jap shpjegime mbi arritjen e

qëllimit dhe objektivave të përcaktuara për vitin 2017, në Deklaratën e Politikës së Programit

(DPP), duke analizuar realizimin e treguesve të performancës dhe produkteve të përcaktuara për

çdo objektiv.

Në mbështetje të Udhëzimit nr. 22, datë 17.11.2016, procesi formal i raportimit mbi performancën

kërkon përgatitjen e 3 raporteve periodike të monitorimit, në vit, mbi performancën e produkteve

për secilin program, të cilat duhet të dorëzohen të njësia përgjegjëse për monitorimin në Ministrinë

e Financave deri në fund të javës së 4-t mbas përfundimit të 4-mujorit, konkretisht deri në 30 Maj;

30 Shtator.

Nga auditimi u konstatua se Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar raportin e monitorimit për

performancën, me shkresën nr. 1488/1,. Datë 15.09.2017, në përputhje me afatet e kërkuara.

Në mënyrë të përmbledhur shpenzimet e programit buxhetor 01110 sipas zërave të shpenzimeve

për 8 mujorin e vitit 2017 paraqiten si më poshtë: Në mijë lekë

Artikulli Zërat e shpenzimeve

Fakti

2016 PBA 2017

Buxheti

fillestar

2017

Buxheti i

rishikuar

2017

Plani 8

mujor

Fakti 8

mujori

2017

600 Paga

989.043

1.097.786

1.000.000

1.027.000

718.731

672.063

601 Sigurime shoqërore

Page 43: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

43

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

135.073 150.000 185.000 158.000 112.516 92.777

602

Mallra dhe sherbime

te tjera

336.432

339.000

339.005

339.005

233.338

170.502

603 Subvencione

604

Transferat korente te

brendshme

605

Transfertat korente te

huaja

84

90

95

95

95

83

606

Trans per Buxh. Fam.

& Individ

2.345

1.318

1.318

1.315

Total Shpenzime

Korrente

1.462.977

1.586.876

1.524.100

1.525.418

1.065.998

936.740

230

Kapitale të

Patrupëzuara

-

231

Kapitale të

Trupëzuara

228.324

144.000

135.000

135.000

135.000

78.539

232 Transferta Kapitale

-

Shpenzime Kapitale

228.324

144.000

135.000

135.000

135.000

78.539

Te ardhura jashtë

limitit

108

108

108

108

Total shpenzime

1.691.409

1.730.876

1.659.100

1.660.526

1.201.106

1.015.387

Nga auditimi u konstatua për cdo kategori shpenzimi sa më poshtë vijon:

1- Nga auditim i u konstatua se, për 8 mujorin e vitit 2017 janë realizuar Shpenzime Personeli në

shumën 764,840 mijë lekë, ose 92% e planit për këtë 8 mujor.

Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit ne fillim te vitit 2017 është 1.000.000 mije lekë ndërsa

fondi i rishikuar deri tani është 1.027.000 leke. Me hyrjen ne fuqi te VKM-se për rritjen e

pagave, nga Ministria e Financave u miratua rialokimi i fondeve nga zëri 601 “Sigurime

shoqërore” në zërin 600” Paga”. Fondi i planifikuar për paga vetëm për periudhën Janar-Gusht

2017 është 718.731 mijë lekë, nga të cilat realizuar shuma prej 672.063 mijë lekë ose 93.5. %. Ky

mosrealizim vjen si pasojë e shtesës së fondit për efekt të rritjes së pagave që u bë në muajin Prill,

në një kohë që fondi është për të gjithë vitin.

Nga auditimi u konstatua se, fondi i sigurimeve shoqërorë për periudhën Janar- Gusht është

planifikuar në shumën 112.516 mije lekë, dhe është realizuar 92.777 mije lekë ose 82.45. %. I

njëjti arsyetim vlen edhe për mosrealizimin e këtij fondi

Nga auditimi u konstatua se, gjatë periudhës Janar-Gusht disa prokurori nuk kanë përdorur të plotë

fondin e pagave dhe sigurimeve shoqërore, për shkak të mosplotësimit të strukturave organike.

Kështu u konstatua se, numri i punonjësve i miratuar me ligjin nr.130/2016 “ Për Buxhetin e vitit

2017” është 863, por ky numër rezulton të mos jetë plotësuar në të gjitha strukturat përbërëse të tij.

2- Nga auditim i u konstatua se, për 8 mujorin e vitit 2017 janë realizuar Shpenzime për Mallra

dhe Shërbime të Tjera në shumën 170,502 mijë lekë, ose 73% e planit për këtë 8 mujor.

Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për vitin 2017 është 339.005 mijë lekë. Ky fond në fund të 8-

mujorit 2017 është realizuar për 170.502 mijë lekë, ose 73.00% kundrejt planit të 8-mujorit 2017.

Në mosrealizimin e këtij fondi kanë ndikuar vonesat në likuidimin e detyrimeve për shkak të

procedurave të prokurimit që janë në faza të ndryshme.

Page 44: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

44

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

3- Nga auditim i u konstatua se, për 8 mujorin e vitit 2017 janë realizuar Investime në shumën

78,539 mijë lekë, ose 94 % e planit për këtë 8 mujor.

Fondi i investimeve akorduar nga buxheti i shtetit për vitin 2017 është 135.000 mijë lekë.

Fondi i planifikuar për tetë mujorin është 135.000 mijë lekë ndërkohe qe realizimi paraqitet

ne vlerën 78.539 mije leke ose 58.17%. Gjate 4-mujorit të dytë kemi bërë rialokim të disa

prej fondeve duke shfrytëzuar kursimet nga tenderat e përfunduar.

4- Të ardhura jashtë limitit.

Nga auditimi u konstatua se, Prokuroria e rrethit Gjyqësor Sarandë ka realizuar të ardhura jashtë

limitit, nga shitja e pullave, në shumën 108 mijë lekë të cilat i ka përdorur për likuidim të

shpenzimeve për mirëmbajtje të mjeteve të transportit.

Në përfundim kemi konstatuar se, në raportet e monitorimit për 4 mujorët e vitit 2017, institucioni

ka paraqitur:

- Raportin sipas tabelave standarde të miratuara në Udhëzimin nr. 22, datë 17.11.2016,

- Relacionin shpjegues për mospërputhjet ndaj parashikimeve të periudhës raportuese,

- por nuk është shprehur mbi masat korrigjuese që duhen ndërmarrë, sikundër e kërkon

Udhëzimi nr. 22, datë 17.11.2016. Në vijim të këtij udhëzimi, të gjitha mundësitë për

veprime korrigjuese duhen marrë nga anëtarët e EMP brenda mundësive të tyre

menaxheriale.

Për këtë rekomandojmë që, në përfundim të raportit të monitorimit për 4 mujorin e fundit të vitit,

anëtarët e EMP të shprehen mbi masat që duhet të merren për veprime korrigjuese në raste të

mosrealizimit të planeve. Në rastet kur veprimet korrigjuese shkojnë përtej përgjegjësisë së

anëtarëve të EMP, por brenda përgjegjësisë së anëtarëve të tjerë në institucion ose edhe jashtë,

duhet të përfshihen si rekomandime në relacionin e raportit të performancës edhe argumentet

mbështetës. Sa më sipër duhet t’i paraqiten koordinatorit të GMS-së, jo më vonë se 15.12.2017 (jo

më vonë se java e dytë mbas përfundimit të 4 mujorit), në përputhje me kërkesat e Udhëzimit nr.

22, datë 17.11.2016.

Në vazhdim

Nga auditimi u konstatua se, në raportin e monitorimit të 8 mujorit 2017, institucioni nuk ka

paraqitur asnjë informacion shtesë që ka të bëjë me parashikimin e realizimit të pritshëm deri në

fund të vitit si për produktet ashtu edhe për shpenzimet sikundër e kërkon paragrafi 42, i Udhëzimit

nr. 22, datë 17.11.2016.

Drejtimi i auditimit (II.6)– Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit të shtetit

Titulli i

Gjetjes 1 Mbi raportet e monitorimit të buxhetit

Situata:

Nga auditimi u konstatua se, në raportet e monitorimit për 4 mujorët e vitit

2017, institucioni ka paraqitur: raportin sipas tabelave standarde të

miratuara në Udhëzimin nr. 22, datë 17.11.2016; relacionin shpjegues për

mospërputhjet ndaj parashikimeve të periudhës raportuese; por nuk është

shprehur mbi masat korrigjuese që duhen ndërmarrë, sikundër e kërkon

Udhëzimi nr. 22, datë 17.11.2016.

Kriteri:

Udhëzimi nr. 22, datë 17.11.2016 “Për proçedurat standarte të monitorimit

Page 45: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

45

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

të buxhetit në Njësitë e Qeverisjes Qendrore”

Shkaku

Udhëzimi ka hyrë në fuqi në vitin 2017 (konsiderohet ende në fazë

njohjeje nga ana e subjektit)

Ndikimi/Efekti

Mos plotësimi i kërkesave për monitorimin riskon të cenoje procesin që

lidh realizimin e objektivave dhe produkteve me fondet përkatëse për

realizimin e tyre.

Rëndësia

I Mesëm

Rekomandimi Për këtë rekomandojmë që, në përfundim të raportit të monitorimit për 4

mujorin e fundit të vitit, anëtarët e EMP të shprehen mbi masat që duhet të

merren për veprime korrigjuese në raste të mosrealizimit të planeve. Në

rastet kur veprimet korrigjuese shkojnë përtej përgjegjësisë së anëtarëve të

EMP, por brenda përgjegjësisë së anëtarëve të tjerë në institucion ose edhe

jashtë, duhet të përfshihen si rekomandime në relacionin e raportit të

performancës edhe argumentat mbështetës. Sa më sipër duhet t’i paraqiten

koordinatorit të GMS-së, jo më vonë se 15.12.2017 (jo më vonë se java e

dytë mbas përfundimit të 4 mujorit), në përputhje me kërkesat e Udhëzimit

nr. 22, datë 17.11.2016.

IV. KONKLUZIONE DHE OPINIONI I AUDITIMIT

Në vijim po paraqesim një përmbledhje të konstatimeve kryesore gjatë auditimit:

Nga auditimi i pasqyrave financiare në Prokurorinë e Përgjithshme, u konstatua se, amortizimi

i periudhës ushtrimore është llogaritur mbi koston historike, pa zbritur amortizimin e

akumuluar ndër vite, sikundër kërkohet në VKM nr. 401 të vitit 1989 si dhe ligjit aktual fiskal

nr. 8438 datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”.

Nga auditimi u konstatua se është përllogaritur amortizimi për disa mjete transporti si dhe për

pajisje elektronike të blera në muajt Nëntor dhe Dhjetor të vitit 2016, në një kohë që këto

aktive nuk kanë qenë ende në përdorim, në kundërshtim me kërkesat e udhëzimit nr. 30 datë

27.12.2011, ku specifikohet se nuk fillon përllogaritja e amortizimit deri sa asetet të jenë në

dispozicion për përdorim

Nga auditimi i pasqyrave financiare në Prokurorinë e Përgjithshme, u konstatua se, në

Llogarinë 218 “Inventar ekonomik” dhe 214 “Instalime teknike, makineri, pajisje, vegla pune”,

janë vlerësuar për dalje jashtë përdorimi dhe asgjësim disa aktiveve të qëndrueshme të

trupëzuara, në vlerën 9,512,881 lekë, që përputhen me vlerën kontabël fillestare të regjistruar

në kontabilitet. Nga auditimi u konstatua se për këto aktive nuk është zbritur vlera e

amortizimit të akumuluar ndër vite për to, duke bërë që vlera e pasqyruar në pasqyrat financiare

të jetë më e lartë, se vlera aktuale e inventarëve.

Page 46: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

46

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

Nga auditimi i llogarive kontabël ka rezultuar se vlera e mbetur e disa aktiveve, pasi i është

zbritur amortizimi i akumuluar ndër vite, rezulton të jetë zero, pavarësisht se aktivi është në

përdorim dhe në gjendje pune. Nga PP nuk është bërë një vlerësim i jetës së dobishme të

aktiveve sikundër kërkohet në udhëzimin nr. 30 datë 27.12.2011, pika 103.

Nga auditimi i fletë-daljeve të aktiveve nga magazina dhe çregjistrimi në kontabilitet, rezultoi

se kalimi i mjeteve të transportit në pronësi të prokurorive të rretheve nuk është shoqëruar me

urdhrin e kalimit në pronësi, si dhe nuk ka të bashkëngjitur autorizimin e personit për tërheqjen

e mjetit, sikundër kërkohet në Udhëzimit nr. 30 datë 27.12.2011, në kapitullin III të udhëzimit

“Regjistri i aktiveve dhe dokumentimi i lëvizjes se tyre”.

Nga auditimi i fletë-hyrjeve dhe fletë-daljeve të magazinës u konstatua se, në disa raste

relacioni nga komisioni i ngritur për marrjen në dorëzim dhe vlerësimin e mallrave është

përgatitur pasi mallrat janë bërë hyrje në magazinë, në kundërshtim me Udhëzimin nr. 30 datë

27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në njësitë e Sektorit Publik” pika 42-50.

Nga auditimi u konstatua se, në raportet e monitorimit për 4 mujorët e vitit 2017, institucioni ka

paraqitur: raportin sipas tabelave standarde të miratuara në Udhëzimin nr. 22, datë 17.11.2016;

relacionin shpjegues për mospërputhjet ndaj parashikimeve të periudhës raportuese; por nuk

është shprehur mbi masat korrigjuese që duhen ndërmarrë, sikundër e kërkon Udhëzimi nr. 22,

datë 17.11.2016.

Nga auditimi u konstatua se, Sektori i auditit të brendshëm gjatë 2 (dy) viteve objekt auditimi

ka funksionuar vetëm me 2 (dy) punonjës, konkretisht një shef sektori dhe një specialist, në

kundërshtim me pikën 3 (tre) të vendimit te Këshillit të Ministrave nr. 83, datë 03.02.2016 “Për

miratimin e Kritereve të Krijimit të Njësive të auditit të Brendshëm në Sektorin Publik” i

ndryshuar, i cili citon se “Njësia e auditit të brendshëm përbëhet jo më pak se 3 (tre) punonjës,

përfshirë dhe drejtuesin e njësisë”.

Nga auditimi u konstatua se, për periudhën objekt auditimi nuk është krijuar Komiteti i

Auditimit të Brendshëm, i cili jep garanci të arsyeshme për mënyrën e funksionimit të

institucionit, në kundërshtim me nenin 13 të ligjit nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm

në Sektorin Publik”.

Nga auditimi u konstatua se, për periudhën objekt auditimi nuk janë organizuar trajnime për

rritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve, me qëllim njohjen dhe shkëmbimin e

përvojave mbi praktikat më të mira në fusha të ndryshme, edhe pse në strategjinë e menaxhimit

të riskut, referuar listës së risqeve të evidentuara si prioritare për institucionin, “trajnimi i stafit”

është renditur ndër faktorët e parë.

OPINIONI I AUDITUESIT:

Baza për Opinionin

Auditimi u krye në përputhje me kërkesat e ligjit nr.154/2014 "Për Organizimin dhe Funksionimin

e Kontrollit të Lartë të Shtetit"; manualin e auditimit financiar të KLSH; dhe me standardet

ndërkombëtare të auditimit financiar të zbatueshme për Institucionet Supreme të Auditimit

(mbështetur në standartet ISSAI 17006, dhe ISSAI 1200

7,). Sipas këtyre standardeve, përgjegjësitë

tona janë përshkruar tek pjesa “Përgjegjësitë e Audituesit për Auditimin e Pasqyrave Financiare”.

Sipas kërkesave etike, të cilat janë relevante për auditimin tonë në institucionet buxhetore, KLSH

është e pavarur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe përgjegjësitë e tjera etike janë përmbushur në

pajtim me këto kërkesa. Ne besojmë se evidencat e auditimit që kemi marrë janë të mjaftueshme ,

6 Objektivi i audituesit është të formulojë një opinion mbi besueshmërinë e llogarive vjetore dhe llogarive bazuar në

një vlerësim të përfundimeve të hartuara nga evidencat e marra të auditimit dhe të shprehë qartë opinionin nëpërmjet

një raporti të shkruar që shpjegon bazat e opinionit. 7 Objektivi i audituesit është të ofrojë siguri të arsyeshme nëse pasqyrat si një e tërë nuk përmbajnë anomali materiale,

raste mashtrimi ose gabime, si edhe të raportojë mbi këto pasqyra përsa i takon gjetjeve nga auditimi.

Page 47: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

47

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

të besueshme dhe përkatëse për sigurimin e bazës për opinionin tonë. Në vijim kemi kryer

procedurat analitike dhe teste të detajeve, pas vlerësimit të kontrollit të brendshëm, për të arritur

nivelin e kërkuar të sigurisë së arsyeshme, që na lejon të shprehim një opinion nëse pasqyrat

financiare janë përgatitur në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me kornizën e zbatueshme të

raportimit financiar.

Opinion i pakualifikuar:

Ne kemi audituar pasqyrat financiare të Prokurorisë së Përgjithshme, për vitin ushtrimor deri më

31 dhjetor 2016, të cilat përfshijnë pasqyrën e gjendjes ekonomike, pozicionit financiar (hyrjeve

dhe daljeve), pagesave në para, pasqyrën e amortizimit, pasqyrën e krahasimit të fondeve

buxhetore dhe rezultateve aktuale, shënimet shpjeguese që shoqëronin këto pasqyra.

Opinionin e dhënë e mbështesim në konstatimet se; bilancet, deklaratat e të ardhurave, deklaratat e

mbajtjes së të ardhurave, banka, janë përfshirë në deklaratat financiare. Janë marrë evidenca të

mjaftueshme që të mund të japim një opinion. Deklaratat financiare janë paraqitur sipas ligjit të

kontabilitetit dhe udhëzimeve të Ministrisë së Financave.

Nën gjykimin tonë, pasqyrat financiare paraqesin në të gjitha aspektet materiale, në mënyrë të

drejtë pozicionin financiar të Prokurorisë së Përgjithshme më datën 31 Dhjetor 2016, gjendjen

financiare dhe flukset e parasë për vitin ushtrimor 2016, në përputhje me dispozitat ligjore që

rregullojnë raportimin financiar”.

Për sa më sipër paraqitet ky “Raport Auditimi”.

Page 48: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

48

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

V. ANEKSE

ANEKSI I: QASJA DHE METODOLOGJIA E AUDITIMIT

Nisur nga gjykimi dhe ndjeshmëria e zonave të llogarisë, duke ditur që materialiteti shpreh nivelin

maksimal nivelin të devijimit, që audituesi e vlerëson si të mundshëm për të influencuar te

përdoruesit e informacionit financiar, kemi përcaktuar materialitetin në masën 2% për të gjitha

zonat e llogarisë të planifikuara për t’u audituar. Nën gjykimin profesional të audituesit, grupi i

punës ka marrë në konsideratë pragun e materialitetit prej 2%, duke rritur gamën e gabimeve për tu

konsideruar, pasi gjatë kryerjes së testeve të kontrollit është arritur në përfundimin që sistemet e

kontrollit të brendshëm kanë risk të ulët deri në të moderuar. Metodologjia e aplikuar gjatë

planifikimit konsiston në auditimin e të dhënave të siguruara nga vetë subjekti dhe kryqëzimin e

tyre me të dhënat e gjeneruara nga databaza e sistemit të Thesarit, në Ministrinë e Financave, si

edhe rakordimi në situacionet e Thesarit. Konkretisht, (A) mbi transaksionet u aplikuan:

- teste të kontrolleve për të verifikuar se si kanë funksionuar sistemet e kontrollit të

brendshëm (u analizuar menaxhimi financiar dhe kontrolli); dhe

- teste të detajeve.

Nën gjykimin profesional të audituesve të pavarur, për përzgjedhjen e kampioneve për ekzaminim,

në zërat e shpenzimeve, u morën në konsideratë dy elementë:

Risku i lidhur me shpenzimin specifik; dhe

Pesha specifike që ky zë shpenzimesh zë ndaj totalit të shpenzimeve të subjektit.

Për të përzgjedhur minimumin e çështjeve për auditimi, mbi këta zëra shpenzimesh, u aplikuan

format e përllogaritjes si më poshtë:

Prokuroria e pergjithshme, viti 2016

Struktura buxhetore Shuma Risk Factor (can

be 0.7 or 2 or 3)

Çështjet për

shqyrtim

Paga (600) 133,161,266 0.70 11

Sigurime Shoqërore

(601) 17,963,928 0.70 1

Mallra e Shërbime (602) 110,369,922 0.70 9

Të tjera transf. korrente

të brend. (604) - 0.70

Shpenzime kapitale të

trupëz. (231) 276,834,400 2.00 63

Total 538,329,516 5 84

Materialiteti në

përqindje 2%

Materialiteti në vlerë 10,766,590

Përllogaritja e precisionit Vlera

Materialiteti në vlerë 10,766,590

Gabimi i lejuar (10%to 20%) 1,076,659

Sub-Total 9,689,931

Planning Precision (80 to 90%) 90%

Precison 8,720,938

Nisur nga rezultatet sa më sipër, për analizën e pasqyrave financiare të vitit 2016, grupi i auditimit

mori në shqyrtim 24 çështje për të verifikuar saktësinë, ndodhjen, ligjshmërinë, dhe kontabilizimin,

Page 49: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

49

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

mbi llogarinë 600 dhe 601 (kjo reflektuar në letrat e punës, pjesë e dosjes së auditimit). Gjithashtu

u shqyrtuan 4 çështje për llogarinë 231 (ose 100% e mbulimit të këtij zëri), për të verifikuar

plotësinë, ndodhjen, matjen, rregullshmërinë dhe zbatueshmërinë; dhe 9 çështje për llogarinë 602.

Mbi verifikimin dhe rakordimin e gjendjeve të llogarive në fund të periudhës, grupi i auditimit

analizoi dhe verifikoi ekzistencën, plotësinë, vlerësimin dhe alokimin e tyre.

Ndërsa sa i takon pohimeve rreth prezantimit të shënimeve shpjeguese më së shumti u mor në

konsideratë kuptueshmëria, saktësia dhe vlerësimi i zërave në këto relacione.

ANEKSI II: SQARIM RRETH LLOJEVE TË NDRYSHME TË OPINIONEVE TË

APLIKUARA NGA KLSH.

A. Audituesi duhet të shprehë një opinion të pamodifikuar mbi ligjshmërinë dhe rregullshmërinë

e transaksioneve kur audituesi konkludon se, transaksionet përputhen, në të gjitha aspektet

materiale, me kuadrin ligjor dhe rregullator që zbatohet për transaksione të tilla. 1. Një opinion i pakualifikuar (pa rezervë) jepet kur audituesi është i kënaqur në të gjitha aspektet

materiale se:

(a) pasqyrat financiare janë përgatitur duke përdorur baza të pranueshme të kontabilitetit

dhe politika të cilat janë aplikuar në vazhdimësi;

(b) pasqyrat janë në përputhje me kërkesat ligjore dhe me rregulloret përkatëse;

(c) situata e paraqitur nga pasqyrat financiare është në përputhje me njohuritë e audituesit

mbi njësinë publike të audituar; dhe

(d) janë paraqitur saktë të gjitha çështjet materiale që lidhen me pasqyrat financiare. 1.1 Opinioni me rezerve. Opinioni me rezerve do të jepet në rastet kur audituesi nuk është dakord

ose është i pasigurt për një ose më shumë çështje specifike që bëjnë pjesë në pasqyrat financiare të

cilat janë materiale, por jo thelbësore për arsyetimin e pasqyrave. Formulimi i opinionit zakonisht

tregon një rezultat të kënaqshëm të subjektit të auditimit në një deklaratë të qartë dhe koncize të

çështjeve të mospajtimit ose të pasigurisë, duke çuar në opinionin me rezerve. Nëse efekti financiar

i paqartësisë apo i mosmarrëveshjes është i përcaktuar si shumë nga audituesi, ndonëse nuk është

gjithmonë e praktikuar ose e përshtatshme, atëherë kjo do të shërbente si ndihmë për përdoruesit e

pasqyrave.

B. Audituesi e modifikon opinionin, duke shprehur:

1. Opinioni i kualifikuar. Audituesi duhet të shprehë një opinion të kualifikuar: 1. kur audituesi

ka marrë dëshmi të mjaftueshme dhe të përshtatshme të auditimit dhe arrin në përfundimin se

anomalitë apo rastet e mospërputhshmërisë, individualisht ose së bashku, janë materiale, por jo të

përhapura, në llogaritë vjetore apo transaksionet në fjalë; ose 2. kur audituesi nuk është në gjendje

për të marrë dëshmi të mjaftueshme dhe të përshtatshme të auditimit ku të bazojë opinionin, dhe

efektet e mundshme mbi llogaritë vjetore apo transaksionet të kësaj pamundësie janë materiale por

jo të përhapura. 2. Opinioni negativ (kundërshtues). Opinioni negativ (kundërshtues) do të jepet në rastet kur

audituesi e ka të pamundur të krijojë një opinion mbi pasqyrat financiare në tërësi, si pasojë e

mospërputhjes aq shumë vendimtare sa të përmbys situatën e paraqitur në atë masë që një opinion

me rezerve në aspekte të caktuara nuk do të ishte i përshtatshëm. Formulimi i këtij opinioni

qartëson faktin se pasqyrat financiare nuk janë deklaruar saktësisht duke specifikuar në mënyrë të

thjeshtë dhe koncize të gjitha rastet e mospërputhjes. Gjithashtu, aty ku është me vend dhe është e

mundur, do të ishte e dobishme sikur ndikimi financiar mbi pasqyrat financiare të përcaktohej në

shumë.

Page 50: RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E … · RAPORT I AUDITIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME ... e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme

50

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

RAPORT AUDITIMI “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË PROKURORINË E

PËRGJITHSHME

3. Refuzim i opinionit. Refuzimi i opinionit do të jepet në rastet kur audituesi e ka të pamundur që

të mbërrijë në një opinion për sa i përket pasqyrave financiare të marra në tërësi, si pasojë e

pasigurisë apo e kufizimit të fushëveprimit aq shumë thelbësor, në mënyrë që një opinion me

rezerve në disa aspekte të caktuara të mos jetë i përshtatshëm. Formulimi i refuzimit të opinionit

qartëson faktin se është e pamundur të jepet një opinion duke specifikuar në mënyrë të qartë dhe

koncize të gjitha rastet e paqartësisë.