ËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE … · U lidhën traktate tregtare me shtetet...
Transcript of ËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE … · U lidhën traktate tregtare me shtetet...
kopje
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE
DEPARTAMENTI ADMINISTRIMIT PUBLIK
MASTER NË “ADMINISTRIM PUBLIK”
MIKROTEZË
“REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI,
PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT”
PUNOI: UDHËHEQËSE E TEMËS:
Vilma HOXHA Gerta XHAFERI
SHTATOR 2013
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
2
ABSTRAKTI
Nëpërmjet kësaj mikroteze, jam përpjekur të përshkruaj evolimin e doganave shqiptare në kohë duke u
fokusuar në proçedurat që ndiqen në lidhje me zhdoganimin e mallrave, eksportimi, kalimin tranzit etj.
Ndryshimet që kanë pësuar proçedurat administrative apo niveli i taksave me krijimin e marrëveshjeve
bilaterale për tregtinë e lirë apo më pas, me krijimin dhe impementimin e marrveshjeve rajonale e më
gjërë për tregtinë e lirë, si pjesë e pandarë e proçesit të integrimit.
Në mënyrë të veçantë janë trajtuar mënyrat e eleminimit të barrierave jo-tarifore në marrveshjen
rajonale të Tregtisë së Lirë CEFTA 2006 të cilat krijojnë pengesa të dukshme në rritjen e fluksit të
tregtisë, në kushtet e eleminimit tashmë të barrierave tarifore për shkak të implementimi të plotë të
Marrveshjes në fushën e taksave doganore.
Eleminimi i barrierave jo-tarifore ka si qëllim hapjen dhe liberalizimin e tregut rajonal e më gjërë
duke rritur ekonomitë, rritur eficencën, rritur cilësinë e shërbimeve të ofruara nga shteti, rritur
konkurencën, ulur çmimet, proçes paraprak përgatitje për integrimin në BE.
ABSTRACT
Through this micro-theme, I tried to describe the evolution of Albanian customs in time focusing on the
procedures folloëed in connection ëith the clearance of goods, export, transit, etc.. Changes that have
occurred in administrative procedures or tax rates by establishing bilateral agreements on free trade
and then creating and groëing up of the ëider regional agreements on free trade, as an integral part of
the integration process.
Specifically, are handled the ëays of eliminating non-tariff barriers to regional free trade agreement
CEFTA 2006 ëhich create significant barriers to increased trade floës, in terms of the elimination of
tariff barriers already, due to the full implementation Agreement in the field of customs duties.
The elimination of non-tariff barriers intended market opening and liberalization of regional and ëider
by increasing economies, increase efficiency, increase the quality of services provided by the state,
increased competition, loëer prices, preliminary preparation process for EU integration.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
3
MIRËNJOHJE
Në përfundim të këtij proçesi studimor, dëshiroj të shpreh mirënjohejn time për të
gjithë stafin akademik të Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe në veçanti falenderoj
përzemërsisht pedagogen time Gerta Xhaferi për përkushtimin dhe ndihmën e dhënë
në formimin e këtij punimi.
Dua të falenderoj miqtë e mij dhe në veçanërisht familjen time, për mbështetjen dhe
ndihmën e dhënë.
Gjithashtu një falenderim shkon për bashkëpunëtorët të cilët më munduan në hartimin
e kësaj teme nëpërmjet materialeve apo eksperiencave të ndryshme.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
4
PËRMBAJTJA E TEMËS
HYRJA 7
KAPITULLI I
HISTORIA DHE MISIONI I SISTEMIT DOGANOR
1.1 Sistemi doganor shqiptar 8
1.2 Mënyra e organizimit të sistemit doganor shqiptar 9
1.3 Misionet aktuale të shërbimit doganor shqiptar 10
KAPITULLI II
PROCEDURAT DOGANORE DHE RAPORTI ME BIZNESIN
2.1 Proçedurat doganore 12
2.1.1 Tarifat doganore 12
2.1.2 Eksportimi i mallrave 12
2.1.3 Importimi i mallrave 13
2.1.4 Tranzitimi i mallrave 13
2.1.5 Importimi dhe Eksportimi i përkohshëm i mallrave 14
2.2 Marrëdhëniet e biznesit me administratën 14
2.3 Nevojat e ndërhyrjes për lehtësimin e proçedurave 14
KAPITULLI III
MARRËVESHJET E TREGTISË SË LIRË
3.1 Hyrje 16
3.2 Shqipëria dhe Marrëveshjet e Tregtisë se Lirë 16
3.3 Marrëveshjet bilaterale të tregëtisë së lirë 18
3.3.1 Misioni i MTL-ve 18
3.3.2 Përfitimet nga MTL- të 18
3.4 Marrëveshjet Rajonale të Tregëtisë së Lirë 19
3.5 Marrëveshja CEFTA 21
3.5.1 Rregullat e origjinës 22
3.5.2 Origjina e mallrave 22
3.5.3 Si përcaktohet origjina e mallrave 22
3.5.4 Rëndësia e konceptit të origjinës 23
3.5.5 Ndryshimi i rregullave të origjinës në marrëveshjen CEFTA në raport me me
Marrveshjet Bilaterale të Tregtisë së Lirë 24
3.5.6 Ndërthurja e CEFTA-s me MTL-ët Bilaterale 24
3.5.7 Ndikimi në sistemin tarifor (barrierat tarifore) i MTL-ve 25
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
5
KAPITULLI IV
BARRIERAT JO-TARIFORE NË MARRËVESHJEN CEFTA
4.1 Hyrje 26
4.2 Barrierat teknike ne tregti 27
4.2.1 Kuadri institucional për standartizimin dhe bashkëpunimin e jashtëm 27
4.2.2 Zhvendosja e rregullave teknike të BE-së në sektorët prioritare 28
4.2.3 Vendosja e standarteve Europiane në sektorët prioritarë 28
4.2.4 Kuadri institucional për akreditimin dhe bashkëpunimin e jashtëm 28
4.2.5 Informaconi dhe mekanizmat e njoftimit 29
4.3 Proçedurat Sanitare dhe Fitosanitare (SPS) 30
4.3.1 Kuadri institucional për proçedurat SPS 31
4.3.2 Bashkëpunimi në nivel agjensie brënda dhe jashtë CEFTA-s 32
4.3.3 Korniza ligjore SPS 32
4.3.4 Zhvendosja e proçedurave Europiane në SPS 33
4.3.5 Informacioni dhe mekanizmat e njoftimit 33
4.4 Pengesat administrative të tregtisë 35
4.4.1 Krijimi i një faqe zyrtarë kombëtare interneti për Doganat dhe sigurimi i
cilësisë së informacionit 37
4.4.2 Pika e vetme hetimore kufitare 37
4.4.3 Përfshirja e Komunitetit të Biznesit në vendimarrje 38
4.4.4 Proçedurat e përcaktuara 38
4.4.5 Proçedurat e apelimit 39
4.4.6 Eleminimi i tarifave dhe shpenzimeve të shërbimit 40
4.4.7 Formalitet, dokumentat dhe përpunimi elektronik 40
4.4.8 Proçedurat doganore dhe proçeset e tjera 41
4.4.9 Institucionet e brëndshme dhe kufitare, koordinimi dhe bashkëpunimi i tyre.
44
KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME 44
BIBLIOGRAFIA 45
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
6
SHKURTESAT E PËRDORURA
MTL Marëveshje e Tregtisë së Lirë
BE Bashkimi Europian
OBT Organizata Botërore e Tregtisë
HS Sistemi Harmnizues i Mallrave
ËCO Organizata Ndërkombëtare e Doganave
MSABE Marrëvshja e Stabilizim Asocimit me Komunitetin Europian
GATT Marrëveshje e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë
CEFTA Marrëveshje e Tregëtisë së Lirë për Vëndet e Europës Qëndrore
EFTA Marrëveshje e Europiane e Tregëtisë së Lirë
EURO-MED Marrëveshje e Bashkëpunimit Europian
SPS Masat Sanitare dhe Fitosanitare
BTT Barriera Tarifore
BJT Barriera Jo-Tarifore
OECD Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
7
HYRJE
“Asnjë vënd nuk është dëmtuar
kurrë nga tregtia”
Benjamin Franklin
Shkëmbimi i mallrave ka qenë një ndër verimtaritë më të hershme të njerëzimit.
Pamundësia për të prodhuar vetë gjithçka në mënyrë efiçente, ka nxitur shkëmbimin e
mallrave dhe lëndëve të para. Nga ky veprim i iniciuar për mbijetesë, sot tregtia është
shëndruar në një element qëndror të politikës botërore. Politikat tregtare, sidomos ato
të nxitjes së eksporteve dhe gjetjes së tregjeve të reja, kanë vëndin kryesor në politikat
ekonomike të qeverive dhe vëndeve të ndryshme.
Mekanizma të ndryshëm janë “shpikur” për të lehtësuar marrëdhëniet tregtare
ndërmjet shteteve. Mentaliteti tregtar ka evoluar së tepërmi. E gjithë vëmëndja është
përqendruar në liberalizimin tregtar të ekonomive të vëndeve të ndryshme, hapjen
kundrejt investitorëve të huaj, reduktimin e barrierave tregtare, me qëllimin e vetëm të
përfitimin maksimal nga avantazhet konkuruese të secilit vënd dhe nga transferimi i
teknologjive, kapitaleve dhe njohurive. Vetëm gjatë vitit 2012, eksportet neto botërore
të mallrave arritën shifrën 18`428`800 milion USD1.
Perkundrejtë rritjes së efiçensës së veprimtarisë së intitucioneve shtetërore kufitare,
punohet për reduktimi e barrierave jo-tarifore me synimin e përshtatjes me trendet e
reja drejtë tregut global.
1 Të dhënat e publikuara në faqën e Komisionit Europian http://madb.europa.eu/madb/statistical_form.htm
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
8
KAPITULLI I
HISTORIA DHE MISIONI I SISTEMIT DOGANOR
1.1 Sistemi doganor Shqiptar
Dogana nënkupton një organizim të natyrës publike i krijuar me qëllimin e mbledhjes
së detyrimeve doganore të importit si dhe të kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave
nga territori kombëtar.
Dogana ka lindur dhe është zhvilluar së bashku me shtetin, megjithatë roli dhe misioni
i saj kanë mbetur për mijëra vjet i pandryshuar. Në kohët e sotme, kur liberalizimi
dhe integrimi i tregjeve i ka zënë vëndin proteksionizmit, dogana ka marrë një rol të ri
që ka të bëjë me lehtësimin e tregtisë dhe mbrojtjen e komunitetit.
Në gjuhën shqipe fjala “doganë” duket se rrjedh nga italishtja “la dogana”.
Akoma nuk është shumë e qartë se ku dhe kur lindi saktësisht koncepti i doganës për
herë të parë. Adam Smith në veprën e tij të famshme “Pasuria e Kombeve” tregon se
dogana, si një pagesë e zakonshme detyrimesh, ka ekzistuar qysh prej kohëve që nuk
mbahen mend.
Thuhet se dogana ka ekzistuar që në kohën e Mbretërisë së Vjetër në Egjiptin e
Lashtë, rreth viteve 2700-2200 para Krishtit por nuk ka dokumenta konkrete historike
që të konfirmojë ekzistencën e doganës në Mbretëritë e Vjetra të Faraonëve të
Egjiptit.
Dëshmitë e para për një organ të krahasueshëm me institucionin aktual të doganës
vijnë nga Greqia e lashtë, rreth 2500 vjet më parë, kur në hyrje të qytetit të Athines, në
portin e Pireut, të gjithë mallrat që tranzitoheshin në të, i nënshtroheshin një takse
(mendohet të ketë qenë 2%) e cila quhej “pentecoste”.
Në Shqipëri, taksa doganore njihet që në pushtimin Otoman e cila quhej “Zeqri
Ashir”. Kjo taksë, e vendosur mbi mallrat tregtare, ishte në masën 1/40 për tregtarët
vendas dhe 1/10 për tregtarët e huaj duke u ndarë në katër lloje: importim, eksportim,
konsum dhe tranzite.
Tregtia e jashtme varej nga një autorizim i posaçëm i qeverisë turke, ku e drejta e
tregtimit i ishte dhënë nënshtetasve të huaj si një privilegj i veçantë. Në kohën e
perandorisë Otomane u nënshkruan një sërë marëveshjesh me Venedikun, Austrinë
dhe Francën. U lidhën traktate tregtare me shtetet e huaja si Anglia, Franca, Rusia,
Spanja. Ndërkohë që tregtia me jashtë ishte e lokalizuar në qytete kufitare si:
Gjirokastra, Saranda, Durrësi dhe Shkodra.
Sistemi doganor ka ekzistuar dhe në pashallëkun e Janinës me Ali Pashë Tepelenën i
cili ndiqte një politikë proteksioniste. Më vonë dogana mori emrin “kryedrejtori” me
në krye Qani Pashën, i cili hartoi ligjin për ndalimin e kontrabandës, për përdorimin e
vulave të plumbta, për ndalimin e mashtrimeve për anullimin e taksave të doganave.
Shpallja e Pavarësisë Kombëtare e gjeti qeverinë e re para vështirësive të mëdha.
Lindën kështu problemet e para:
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
9
Sistemi doganor i trashëguar nga qeverisja otomane aplikonte një taksë doganore fikse
prej 11% mbi të gjithë mallrat e importuar. Qeveria e Ismail Qemalit vuri në fuqi
tarifat doganore me bazë specifike në varësi të llojit të mallrave.
Nëpërmjet shtimit të diversitetit të taksave doganore mbi produktet e importuara, u
shtua dhe sasia e të ardhurave doganore. Por fatkeqësisht jeta e kësaj qeverie ishte
shume e shkurtër, si pasojë e së cilës e la dhe sistemin doganor në një fazë
embrionike.
Pas Kongresit të Lushnjës administrata doganore u çentralizua edhe më tej me një
drejtori në Durrës. Doganat administroheshin me anën e drejtorave që vareshin nga
Ministria e Financave. Pas çlirimit të vendit u ndalua eksportimi dhe importimi i
monedhave me vlerë, ar, argjend, platin, gurë të çmuar etj. Në këtë periudhë
marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë çuan në lidhjen e një traktati.
Si pasojë e këtij traktati në Ministrinë e Ekonomisë u krijua një seksion doganor i
përbashkët shqiptaro-jugosllav. Seksion i cili lëshonte lejet dhe merrej me kontrollin e
ekspotimit dhe të importeve. Por shpejt nisën abuzimet me këtë traktat. Doganat ishin
një marionet për të arritur kontrollin e monopolit të tregtisë së jashtme, e për të luftuar
kontrabandën dhe spekulatorët.
Në 16 nëntor të 1956 u hartua Kodi Doganor i cili trajtonte detyrat e organizimit e të
funksionimit të doganave. Politika super proteksioniste e përdorur nga sistemi
komunist bëri që për një periudhe gati 50 vjeçare Shqipëria të qëndronte nën një
“Status Quo” të krijuar vet prej saj duke u ndarë prej zhvillimeve të botës, e kjo jo
vetëm nën këndvështrimin e doganave.
Fillimet doganat moderne i njeh pas vitit 1991 periudhë kjo ku me propozimin e
Këshillit të Ministrave, Kuvendi Popullor vendosi të aprovojë Kodin Doganor të
Republikës së Shqipërisë dhe ligjin për tarifat doganore.
Kodi Doganor i vitit 1992 karakterizohet nga thjeshtësia, pra nga numri i pakët i
dispozitave (74 nene), ku janë përshkruar në mënyre të përgjithshme terminologjia,
proçedurat etj. Pamvarësisht se ligji parashikonte vlerësimin doganor, bazuar në
vlerën e transaktuar, për vetë kushtet e Shqipërisë, mosformimi legjislativ, mungesa e
një administrate të konsoliduar dhe pamundësia e verifikimit të informacioneve, e
detyruan Qeverinë e asaj kohe të marrë masa “mbrojtëse” duke vendosur në mënyrë
të detyrueshmë “çmimet dysheme”.
Zhvillimet ekonomike e sociale që pasuan vitin 1997, bënë të domosdoshëm
rishikimin e Legjislacionit Doganor të vitit 1992.
Nën asistencën e misionit ndërkombëtar CAM-ALBANA (Customs Albania Mission)
me datë 27.01.1999 u miratua Kodi i ri Doganor (Ligji nr.8449 dt. 27.01.1999), kodi i
cili për vetë rëndësinë që kishte u miratua me shumcië të cilësuar (2/3 e Parlamentit).
1.2 Mënyra e organizimit të sistemit doganor shqiptar.
Sistemi doganor është i drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, si një strukturë shtetërore nën varësinë e
Ministrisë së Financave, është e organizuar në 5 departamente:
Departamenti Administrativ.
Departamenti Operativ e Hetimor
Departamenti IT
Departamenti i Akcizës
Departamenti Teknik.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
10
Gjithashtu nën varësinë e Drejtorit të Përgjithshëm është edhe kabineti i tij i cili
përfishin struktura të fuqishme kontrolli si Auditin e Brëndshëm, Drejtorinë e
Investigimit / Antikonrrupsion etj.
Personeli i Administratës Doganore kategorizohet si më poshtë:
* Zyrtarë të lartë drejtues të kategorisë A dhe B
* Zyrtarë drejtues të kategorisë Cl
* Zyrtarë zbatues të kategorisë C2
* Personel ndihmës i kategorisë Dl dhe D2
Në të gjithë Shqipërinë janë të vendosura 17 Degë Doganore të cila klasifikohen në:
Degë doganore kufitare tokësore;
Degë doganore kufitare detare;
Degë doganore të brëndshme.
Tabela 1.1 Struktura operative e sistemit doganor
1.3 Misionet aktuale të shërbimit doganor shqiptar
Veprimtaria doganore siguron mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë që
kanë të bëjnë me hyrje, daljet apo kalimet e mallrave pamvarësisht mënyrës së
transportit, lidhur me dërgesat ndërkombëtare, me kalim në pikat kufitare dhe me
qarkullim të lirë të mallrave, të personave dhe të bagazheve të tyre.
Kjo veprimtari sigurohet nëpërmjet përmbushjes më së miri të misioneve të
Administratës Doganore Shqiptare:
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
11
- të ruajë interesat financiarë dhe ekonomikë të Shqipërisë
- të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e shoqërisë dhe të partnerëve tanë të
biznesit duke u mbështetur në menaxhimin e riskut dhe kontrolle efikase dhe efektive
- të lehtësojë tregtinë duke implementuar metoda dhe teknologji moderne pune
- të bashkëpunojë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me të gjithë aktorët
përkatës
MISIONI FISKAL
Misioni fiskal konsiston në mbledhjen e detyrimeve të importit të cilat përbëhen nga
detyrimet doganore dhe taksa të tjera me efekt të njëjtë si TVSH, Akcizat, Renta
Minerare, Taksa e Karbonit etj. Ç’ka bërë që pesha specifike e të ardhurave që mbledh
dhe derdh dogana në buxhetin e shtetit të jetë një shifër e konsiderueshme duke u bërë
qe ky të jetë një nga misionet më të rëndësishme aktuale të saj.
MISIONI EKONOMIK
Misioni ekonomik konsiston në marrjen e masave konkrete me qëllim stimulimin dhe
zhvillimin e ekonomisë vëndase, mbrojtes së prodhuesve vëndas etj.
Ky mision realizohet nëpërmjet aplikimit të taksave dhe tarifave sezonale për
prodhimet bujqësore, nëpërmjet kontrollimit të sistemit të liçencave duke mbrojtur
prodhuesin vendas dhe duke stimuluar importet për sfera të caktuara. Nëpërmjet
heqjes apo reduktimit të taksave të caktuara duke inkurajuar investimet në vendin
tone. Si shembull për përmbushjen e këtij misioni mund të marim Regjimin e
Përpunimit Aktiv (fasonët). Ky regjim jepet, administrohet dhe kontrollohet nga
shërbimi doganor. Ky është një nga sektorët ku punojnë rreth 600 firma dhe në të cilët
janë të punësuar një pjesë e konsiderueshme e fuqisë punëtore, duke stimuluar
individet dhe ndikuar në përgjegjësinë sociale.
MISIONI MBROJTËS
Misioni mbrojtës i doganës shtrihet në disa fusha:
Mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe rendit publik .
Ndalimi i trafikut të jashtëligjshëm të armeve, eksplozivëve, lëndëve helmuese.
Kontrolli i sigurisë në Aeroport dhe Porte në kuadrin e luftës kundër terrorizmit.
Ndalimi i trafikut të narkotikeve.
Kontrolli i parasë "së pisët".
Ndalimi i importit, eksportit, tranzitimit të materialeve të shkruara që rrezikojnë
sigurinë kombëtare.
Mbrojtja e konsumatorëve
Kontrolli i respektimit të normave të prodhimit si dhe kontrolli i normave teknike të
sigurimit.
Lufta kundër fallsifikimive të markave dhe prodhimeve pirate.
Mbrojtja e shëndetit publik.
Kontrolli sanitar dhe fitosanitar i kafshëve dhe bimëve të importuara.
Kontrolli i prodhimeve farmaceutike të importuara.
Lufta kunder trafikut të drogës dhe substancave psikotrope, etj.
Mbrojtja e pasurisë kulturore kombëtare
Kontrolli i eksportit të veprave të artit dhe të koleksioneve antike me vlera kombëtare
si dhe ndalimi i eksportit klandestin të tyre.
Ruajtja e moralit publik.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
12
Mbrojtja e ambientit
KAPITULLI II
PROÇEDURAT DOGANORE DHE RAPORTI ME BIZNESIN
2.1 Proçedurat doganore
Në ditët e sotme, ndërmjet misioneve të ndryshme, ajo që mbizotëron është kontrolli i
lëvizjes së mallrave, jo vetëm për qëllime të mbledhjes së të ardhurave, por edhe për
mbrojtjen e ekonomisë dhe konsumatorëve vëndas. Ky mision realizohet nëpërmjetë
kryerjes së një sërë proçedurash të mirë përcaktuara në Kodin Doganor, të cilat në
gjuhën e përditshme njohen si “proçedura doganore”.
2.1.1 Tarifat Doganore
Çdo mall, përpara kryerjes së proçedurave kufitare, duhet të klasifikohet, që do të
thotë të kombinohet me një numër specific. Për këtë qëllim përdoret Sistemi i
Harmonizuar (Harmonized System - HS) i cili është një sistem ndërkombëtar i
standartizuar që klasifikon çdo produkt të vecantë nëpërmjet përdorimit të një serie
numrash.
Sistemi i harmonizuar është i menaxhuar nga Organizata Ndërkombëtare e Doganave
(Word Customs Organization – WCO), organizatë kjo me karakter ndërkombëtar, me
aderimin e 179 shtete dhe me qendër në Bruksel, Belgjikë.
Shqipëria ka aderuar në këtë organizatë që më datën 31.08.1992.
Për të evituar klasifikimin e gabuar me penalitete për palët, Kodi Doganor në nenin 22
ka parashikuar “Klasifikimin tarifor të detyrueshëm” me anë të së cilës çdo importues
ka të drejtë të kërkojë nga autoritetet doganore informacion në lidhje me klasifikimin
e mallit të tij, informacion ky i detyrueshëm për një periudhë 6-vjecare për të gjitha
palët.
Në Shqipëri, kjo e drejtë është pak e përdorur apo më mirë të themi aspak (më pak se
20 raste rezultojnë në historikun e doganës), kjo mendojmë se ka ardhur për shkak të
burokracisë administrative në vëndin tonë.
2.1.2 Eksportimi i mallrave.
Në rast të daljes së mallrave nga territori doganor (kufiri shtetëror), dogana ka
detyrimin të kontrollojë nëse mallrat janë të lira për tu eksportuar, nuk janë objekt i
proçedurave specifike apo autorizimeve nga ana e organeve të tjerë të përcaktuar (si
shembull mund të përmendim eksportimin e lëndës drusore e cila detyrimisht duhet të
shoqërohet me leje të posaçme nga Drejtoria e Administrimit të Pyjeve si dhe nga
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
13
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, apo veprave të artit të cilat duhet të shoqërohen
me leje paraprake nga Ministria e Kulturës).
Në të njëtjën kohë, dhe në bashkëpunim edhe me agjensitë doganore, dogana lëshon
deklaratën doganore e cila jo vetëm konfirmon rregullshmërinë e veprimtarisë së
eksportit por përdoret edhe për të vërtetuar përpara Organit Tatimor se malli realisht
është eksportuar duke justifikuar në këtë mënyrë transaksionin financiar pa TVSH.
2.1.3 Importimi i mallrave.
Në të gjitha rastet kur importohet një mall nga jashtë, dogana, përveç kontrollit të
rregullshmërisë së lëvizjes së mallit ka detyrimin edhe të vjeljes së “detyrimeve
doganore të importit”.
Pas klasifikimit të mallrave në bazë të tarifës doganore, është e detyrueshme
përcaktimi i origjinës së mallrave.
Me anë të këtyre dy elementëve, është e mundur të përcaktohet nëse bëhet fjale për një
import të lirë, import të kushtëzuar nga ndonjë liçensë specifike (si shembull mund të
marrin importimin e hidrokarbureve të cilat janë të kushtëzuar nga liçensimi i
shoqërisë importuese nga Ministria e Ekonomisë), import i ndaluar (si shembull mund
të marrim importimin e gomave të përdorur, vajit të përdorur etj, të cilët në mënyrë të
posaçme janë të ndaluar të importohen në Shqipëri apo kafshë nga shtete të ndryshme
të publikuara se mund të mbartin sëmundje ngjitese) apo nëse bëhet fjalë për një
import i cili i nënshtrohet një proçedure strikte (si shembull mund të marrim
importimin e armëve të gjahut të cilat duhet paraprakisht të rregjistrohen në Drejtorinë
e Policisë së Kufirit).
Hapi i dytë është llogaritja e taksës doganore konkrete të cilave do t`i nënshtrohen
mallrat. Kjo është një taksë e cila ka lindur në të gjithë shtetet e botës për qëllime
proteksioniste dhe fiskale. Aktualisht Taksa Doganore e ka humbur shumë misionin e
saj mbrojtës të prodhimit të brëndshëm për shkak se nivelet e saj jane reduktuar ose
jane bërë zero në vijim të marrveshje ndërkombëtare preferenciale.
Llogaritja e detyrimit doganor bëhet mbi bazën e vlerës statistikore të mallrave gjë e
cila nënkupton shumën e vlerës reale të mallrave në momentin e kalimit të kufirit. Kjo
vlerë përfshin përveç vlerës së faturës (vlerës së transaksionit), edhe të gjithë
shpenzimet e çdo lloji qofshin, të bërë për mallrat deri në atë moment (shpenzimet e
transportit, sigurimit të mallit etj). Kështu mbi bazën të kushteve të blerjes, të
përshkuara në faturë më anë të Inkotermave ndërkombëtare, vlerës së transaktuar
duhet ti shtohen apo ti zbriten shpenzimet e kryera (psh i shtohen nëse kushti është
EXW, FCA etj apo i zbriten nëse është CFR, CIF etj).
Gjithashtu në të njejtën proçedurë llogariten edhe taksat e tjera me efekt të njëjtë me
Taksën Doganore si TVSH, AKCIZËS, etj.
Efektivisht, të gjithë kontrollet realizohen nga dogana mbi bazën e “deklarimit”
nëpërmjet depozitmit në rrugë elektronike dhe më pas në “Hard-Copy” të DAV-it
(Dokumenti Administrativ i Vetëm). Ky deklarim gjithnjë paraqitet nga importuesit
nëpërmjet një agjensie doganore të autorizuar, të cilës i janë prezantuar dokumentat.
Në eventualitet të zbulimit të ndonjë parregullsie, qoftë edhe në mënyrë aposteriori,
aplikohen penalitet përkatëse.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
14
2.1.4 Mallrat në tranzit.
Në rastet e mallrave që kërkojnë të lëvizin në tranzit nëpërmjet territorit kombëtar, të
mbërritura për shembull në një port, aeroport apo kufi tokësor dhe të destinuara për
një shtet tjetër (apo edhe për një doganë të brëndshem në një qytet të ndryshëm nga
qyteti i doganës ku kanë mbërritur), dogana duhet të sigurohet që ky mall nuk do të
hidhet në treg (qarkullim të lirë) në mënyrë të paligjshme. Për këtë qëllim lëshohet
deklarata doganore e tranzitit (T1). Një nga subjektet e këtij tranzitimi, (zakonisht
agjensitë doganore marrin përsipër, nëpërmjet vendosjes së garancisë ekonomike se
malli do të mbërrijë në destinacion në kohë dhe i paprekur). Në rast të kundërt, krahas
vjeljes së garancisë së detyrimeve doganor, aplikohen saksione tepër të larta deri në
fillimin e ndjekjes penale nga organi i akuzës.
2.1.5 Importimi dhe Eksportimi i përkohshëm i mallrave.
Në disa raste, mallrat lëvizin me qëllim hyrjen apo daljen e përkohshme të tyre nga
territori doganor (p.sh për tu riparuar, për të marrë pjesë në panaire etj). Në këtë rast
kemi të bëjmë me import apo eksport të përkohshëm. Në të tilla raste, detyra e
doganës është që të garantohet se operacionet doganore do të jenë realizuar në
respektim të kërkesave të ligjit (në rastin e importit për të garantuar se asnjë mall nuk
do të vendoset në qarkullim të lirë pa paguar taksën doganre, TVSH-në etj). Kjo
proçedurë ndonjëherë mund të shoqërohet edhe me vendosjen e një garancie
financiare e cila rimbursohet vetëm kur mbyllen me sukses proçedurat doganore
(mallrat ri-eksportohen).
2.2 Marrëdhëniet e biznesit me administraten
Proçedurat doganore ndikojnë në mënyrë direkte apo indirekte në jetën, në
performancën e bisnesit apo të sipërmarjeve të ndryshme. Lehtësimi i tyre do të sjellë
rrjedhimisht dhe një klimë më të mirë për sipërmarjet shqiptare. Integrimi Europian ka
qënë dhe mbetet një endërr për Shqipërinë. Ëndërr, por jo e pa realizueshme, e mesa
duket, trendi i ecurisë është në drejtim të mbarë. Kalvari ynë nuk është i thjeshtë, i
shëndritshëm, por shpesh herë ai vështirësohet, të lodh e të mundon. Në sektorin
ekonomik doganat, ridimensionimi i tyre, marëveshjet e tregtisë së lirë, proçedurat
doganore, risqet, koha etj përbëjnë disa nga kushtet kryesore për integrimin në BE.
Paralelisht me respektimin e standarteve të BE-së vendi ynë duhet të angazhohet nga
kalimi në një ekonomi importuese në një ekonomi eksportuese, duhet të fuqizojë
mekanizmat e brendshëm kundër kontrabandës e trafiqeve dhe duhet të përmirësojë
strukturat e mbledhjes së detyrimeve tatimore e doganore duke lehtësuar njëkohësisht
proçedurat, duke qenë transparent dhe kompetitiv me kërkesat e kohës.
2.3 Nevoja e ndërhyrjes për përmisimin e proçedurave doganore
A është e nevojshme të ndërhyjmë në proçedurat doganore për t’i përmirësuar ato, apo
ato janë në një nivel të kënaqshëm dhe tani për tani nuk kanë nevojë të ndryshohen?
Lehtësimi i tregtisë dhe përfitimet e pritura.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
15
Emancipimi shkon paralelisht me zhvillimin ekonomik, me rritjen e të ardhurave, sa
më shumë të ardhura aq më shumë do të rriten kursimet, aq më shumë do të rriten
investimet e aq më shumë do të kemi për të shpenzuar e për rrjedhojë do të kemi një
mirëqënie më të mirë. Rritje e të ardhurave do të thotë më shumë tregti mes vendeve
dhe ajo zhvillohet përmes përpjekjeve për lehtësimin e saj. Lehtësimi i proçedurave
është një harmonizim, koordinim e s’është vetëm përmirësimi i tyre në dogana, por ka
një kuptim më të gjerë2.
Proçesi i lehtësimit të tregtisë eshtë një proçes multilateral. Proçedurat doganore janë
një pengesë dhe më e kushtueshme për tregtinë dhe bisnesin në vendet në zhvillim.
Komisioni Europian së fundmi ka implementuar Kodin e ri Doganor Komunitar që
synon, lehtësimin më tej të transaksioneve tregtare. Shqipëria është në fazën e
përgatitjes së draftit, nën mbikqyrjen e misionit të asistencës, por akoma nuk është
materializuar në projekt ligj. Pengesë kanë qenë edhe zhvillimet politike në shqipëri
pasi miratimi i Kodit Doganor kërkon shumicë të cilësuar në Parlament.
Lehtësimi i tregtisë me jashtë ndikon tek të ardhurat e qytetarëve për shkak të
reduktimit të kostove të transaksionit.
“Kostot e transaksionit = Kosto të proçedurave doganore të nevojshme dhe efiçente +
kostot e proçedurave doganore të panevojshme dhe inefiçente + kostot e korrupsionit
dhe kontrabandës3.”
Sipas një studimi të Joseph Francois, Hans van Meijl & Frank van Tongeren,
përfitimet globale nga liberalizimi tregtar vlerësohet të arrijnë 367 miliardë $/vit, 40%
të të cilave realizohen nga lehtësimi i tregtisë, 28% e përfitimeve do të vinin nga
përmirësimi i efiçencës së infrastrukturës portuale, 9% nga përmirësimi i proçedurave
doganore, 22% nga mjedisi rregullator i bisnesit dhe 41% nga përmisimi i shërbimeve
(tregtia elektronike). Vlerësimet e tjera flasin për kostot e proçedurave doganore, të
cilat luhaten 2.5-15% të vlerës së mallit. Po të marrim shifrën minimale 2.5%, kjo do
të kishtë një kosto në tregtinë globale prej 325 miliardë $4.
Në ekonominë shqiptare ka edhe kosto për shkak të proçedurave jo efiçente doganore.
Zinxhiri tregtar përfshin :
- porosinë për mallrat;
- pagesat;
- transport;
- doganat:
Hallka më problematike që kërkon një zgjidhje më imediate në Shqipëri është dogana.
Në këtë aspekt lehtësimi i tregtisë do të shihet në 4 dimensione:
Racionalizim - eliminimi i proçedurave jo efiçente, masave penguese;
Thjeshtëzim - masat që mbeten të jenë lehtësisht të zbatueshme;
Harmonizim - të kemi të njëjta rregulla loje për të gjithë tregtarët;
Automatizimi - përdorimi i teknologjisë moderne të komunikimit dhe të informacionit.
Masat që duhet të marrë administrata doganore për përmirsimin e proçedurave
doganore.
Të eliminojë kërkesat dhe proçedurat e tepërta.
Të zbatojë proçedura efiçente duke marë në konsideratë aktivitetet e bisneseve dhe
analizën e riskut.
2 Faqja e OBT-së : http://www.wto.org/english/tratop_e/tradfa_e/tradfac2_e.htm 3 Salvatore Schiavo-Campo “Introduction to the economics and governance dimension of customs procedures” 4 Marrë nga: Trade Facilitation-Impact and potential gains, National board of trade, "Trade liberalization in the Doha
Development Round”.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
16
Të krijohen mundësia reale që bisnesi të bëjë aplikimet e tij on-line pa humbur kohë.
KAPITULI III
MARRËVESHJET E TREGTISË SË LIRË
3.1 Hyrje
Objektivi kryesor i organizatave qeveritare e jo qeveritare ka qenë stabiliteti midis
vendeve. Për shumë studiues ka qenë e pamundur tregtia e lirë për shkak të mureve të
larta tarifore. E parë nën këtë prizëm politikat ekonomike e tregtare duheshin
rikonsideruar dhe rihartuar. Në vijim të kësaj ideje u krijuan disa institucione
ndërkombëtare që do të koordinonin politikat ekonomike për të garantuar stabilitetin
monetar global (Fondi Monetar Ndërkombëtar) dhe do të nxisnin zhvillimin
ekonomik të kombeve nëpërmjet dhënies së kredive për zhvillim (Banka
Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, më vonë e njohur si Banka Botërore).
Krahas krijimit të organizatave të mësipërme u bënë disa tentativa jo efikase, për të
krijuar një Organizatë Ndërkombëtare të Tregtisë, edhe pse më vonë u krijua një
Marrëveshje e Përgjithshme për Tregtinë dhe Tarifat (GATT). Qëllimi i GATT-it
ishte liberalizimi i tregtisë globale, duke bërë kështu të mundur dhe rregullimin e
tregtisë midis kombeve, edhe pse kanë qënë jo të paktat debatet mbi këtë temë midis
vendeve nënshkruese5, deri në krijimin e më vonshëm, në vitin 1995, të Organizatës
Botërore të Tregtisë (OBT). Rezultati i negociatave në kuadrin e sistemit global të
tregtisë ka çuar në një reduktim të ndjeshëm të mbrojtjeve tarifore. Nivelet e tarifave
doganore në vendet e zhvilluara variojnë (sipas vendeve) në 3-5% me disa përjashtime
për sektorë. Ndërsa mbrojtjet tarifore vazhdojnë të jenë mjaft të larta në vendet në
zhvillim, ku niveli mesatar i tarifave të aplikuara arrin në mbi 10%. Një dimension
tjetër i politikave tregtare është rritja e barrierave jo tarifore e parë kjo si një mjet
mbrojtës i industrisë. Rritja e rolit të masave jo tarifore është parë proporcionalisht me
rënien e rolit të tarifave doganore. Janë marrë masa që lidhen me lehtësimin e tregtisë.
Raundi i Uruguajt i OBT-së e vuri theksin në reduktimin e barrierave tarifore ndaj
tregtisë, me qëllim lehtësimin e saj. Dimensioni i Tretë janë marëveshjet bilaterale të
tregtisë së lirë.
3.2 Shqipëria dhe Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë
Marrëveshjet e quajtura “të tregtisë së lirë”, janë bërë tema të ditës për pothuaj gjithë
opinionin ekonomik, politik, gazetaresk dhe administrativ në vendin tonë. Këta terma
diskutohen gjerë edhe në vënde të tjera të Ballkanit. Në aspektin morfologjik ne i
kemi quajtur “Marrëveshje të Tregtisë së Lirë”, ndërsa në fakt ato janë “marrëveshje
5 GATT duke mos qënë një institucion nuk kishte vende anëtare, por vetëm nënshkrues ( 8 të tillë) të kësaj marëveshjeje, [ky
është dhe dallimi midis OBT-së dhe GATT].
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
17
të tregtisë pa tarifa doganore” ose “me tarifa doganore që reduktohen”. Marrëveshjet e
tregtisë së lirë janë pa asnjë diskutim një arritje e vlerësueshme në rajon e më gjerë.
Ato kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë dita ditës klimën e komunikimit tregtar midis
vendeve. Hapi i parë i madh për të liberalizuar dhe për të lehtësuar tregtinë midis
vendeve të Rajonit është hedhur me këto marrëveshje. Vendi ynë është ndër më të
avancuarit në këtë fushë. Kjo është një premisë pozitive, më e rëndësishmja është që
tek ne të nxitet prodhimi për eksport, që në kushtet e tregtisë së lirë, ne të ndjehemi
edhe blerës edhe shitës. Deri tani subjekti është zgjidhur: Marrëveshjet ekzistojnë.
Mungon objekti, s`ka prodhime sufiçitare në vend. Në këto rrethana, mendojmë se
është po kaq dobiprurës angazhimi po kaq i madh i strukturave shtetërore për nxitjen e
prodhimeve vendase, veçanërisht atij për eksport. Përvojat turke, polake, hungareze,
bullgare, sllovene etj, janë të suksesshme sepse kanë si çelës të zgjidhjes ekonomike
dhe të rritjes, prodhimin vendas. Këto përvoja tregojnë, gjithashtu, se nuk mund të
ketë strategji të verteta të reduktimit të varfërisë apo të nxitjes së eksporteve pa nxitur
dhe pa stimuluar prodhimin vendas. Nuk di të ketë ndonjë ligj apo ndonjë iniciativë që
favorizon dhe stimulon prodhimet e vendit për eksport aq sa, për shembull, u
stimuluan me të drejtë, firmat e ndërtimit dhe vëllimi i ndërtimeve nga mungesa e
tatimeve dhe e TVSH-ës, për një periudhë kohe relativisht të gjatë. Zgjerimi i
përmasave të tregut shqiptar, me reduktimin dhe me heqjen e tarifave doganore pas
vitit 2008, përbën një avantazh të madh por vetëm potencialisht. Këmbimet e lira janë
tipar i vëndeve relativisht të zhvilluara, ekonomitë e të cilave këmbejnë reciprokisht
lirisht ashtu siç qarkullojnë lirisht lëngjet në enët komunikuese. Në rrugën e zhvillimit
perspektiv edhe vendet e Ballkanit kanë çfarë të prodhojnë, të këmbejnë dhe të
komunikojnë me njeri - tjetrin. Sot është koha e nxitjes së fuqishme të iniciativave
dhe investimeve në ato degë e sektorë të ekonomisë shqiptare, që kanë avantazhet e
rritjes e të zhvillimit për ekonominë rajonale. Edhe brenda Komunitetit Evropian
tregu i përbashkët, i zgjeronte kufijtë paralelisht me reduktimin e pengesave politike
dhe me rritjen ekonomike të vendeve antare të Tregut. Për të kaluar nga Traktati i
Romës në Tregtinë pa Dogana u deshën gati 45 vjet. Në këtë këndvështrim mendojmë
se është koha të përqëndrohet vëmendja tek investimet e intensifikuara në degët që na
favorizojnë dimesionet e reja të tregut rajonal. Është koha t`i rikthehemi prodhimit
dhe eksportit të disa prodhimeve tradicionale në fushën e bujqësisë, të industrisë agro-
ushqimore, të artizanatit, të turizmit dhe të prodhimeve të traditës, drejt veriut të
Rajonit.
A ka reciprocitet në tregtinë e lirë rajonale të vendit tonë? A kemi tregti të barabartë?
Kjo është një pyetje paksa e vështirë. Në njëfarë mënyre dihet se ne mund të kemi
kushte të barabarta tregtare me vendet e rajonit por kurrsesi tregti të barabartë. Ky
konkluzion është trajtuar tashmë. Dëshirojmë ta vëmë theksin tek efekti që kanë
marrëveshjet e tregtisë së lirë në ristrukturimin e ekonomisë shqiptare ose më saktë,
në një orientim të ri strukturor.
Është e nevojshme të konkludojmë se marrëveshjet e tregtisë së lirë të vendit tonë me
vendet e tjera të rajonit, duhet të shoqërohen me paketa dhe me politika inkurajuese që
kanë për objektiv zhvillimin dhe përdorimin e burimeve të brenëdshme. Me tendencat
aktuale të rritjes së shpejtë të importeve, të reduktimit ose të qëndrimit në vend të
eksporteve, të thellimit përditë të bilancit të tregtisë me jashtë, të thellimit apo të
vështirësisë në bilancin e veprimeve rrjedhëse me jashtë, mendojmë se në të ardhmen
ekonomia jonë do të ballafaqohet me vështirësi të mëdha.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
18
Kur flasim për marrëveshje të tregtisë së lirë mbajmë gjithnjë parasysh faktin se
përveç anës ekonomike, vendet palë në marrëveshje kanë edhe një kuadër tjetër;
kuadrin politik, strategjik, institucional, kuadrin integrues apo përgatitje për t`u
integruar në strukturat evropiane. Pa shumë komente, marrëveshjet në aspektin politik
janë iniciativë dhe veprim inkurajues. Ato, kemi përshtypjen, vlerësohen si të tilla prej
të gjithëve. Por, marrëveshjet nuk duhet të ngelen gjithnjë dokumente kuadër,
garniturë politike. Përveç rregullimeve në fushën e tarifave doganore, aplikimi i
marrëveshjeve do të kërkonte edhe rregullime të tjera në fushën e regjimeve
ekonomike të vendit tonë dhe të vendeve të tjera, të regjimeve aktive dhe të regjimeve
pasive. Nëse sektorët bujqësor e blegtoral, për shembull, kanë aktualisht klimë të
favorshme në fushën fiskale për brenda vendit, në eksport ata nuk gëzojnë lehtësira.
Nëse prodhimet agroindustriale eksportohen, atëherë ato përfitojnë vetëm nga
lehtësirat e marrëveshjeve të tregtisë së lirë, por ndërkohë i nënshtrohen njëlloj
detyrimeve për të paguar TVSH, akcizat, tarifat e shërbimeve etj.
3.3 Marrëveshjet Bilaterale të Tregtisë së Lirë
Kur flasim për politikat fiskale dhe doganore dhe ndikimin e tyre në ekonomi, nuk
duhet lënë pa përmendur edhe marrëveshjet e tregtisë së lirë bilaterale që Shqipëria ka
nënshkruar me shtetet fqinje. Liberalizimi i tregtisë në Europën Jug-Lindore është
mbështetur shumë nga Bashkimi Europian si një ndër iniciativat me qëllim stimulimin
e bashkëpunimit rajonal mes vëndeve të Europës Jug-Lindore. Proçesi i Stabilizimin
Asocimit i nisur në vitin 1999 për Ballkanin Perëndimor, kërkonte në mënyrë
eksplicide implementinin e bashkëpunimit rajonal mes këtyre vëndeve në fusha të
ndryshme. Në sferën ekonomike, liberalizimi i tregtisë është bërë mjeti kryesor i
promovimit të bashkëpunimit rajonal, materializuar kjo me memorandumin e
Mirëkuptimit dhe Lehtësimit të Tregtisë të firmosur në 2001 nga Ministrat e Jashtëm
të Shtatë Vëndeve të Europës Jug-Lindore.
Materializimi i mevonshëm u shfaq me firmosjen e marrveshjeve bilateral për tregti të
lirë, disa nga ato janë:
Shqipëri – Bosnje Hercegovina,
Shqipëri – Kroaci,
Shqipëri – Bullgari,
Shqipëri – Rumani,
Shqipëri – Ish Republika e Jugosllavisë (Serbi dhe Mal i Zi)
Shqipëri – Maqedoni,
Shqipëri – Moldavi
Shqipëri – Turqi, etj
3.3.1 Misioni i MTL-ve
Disa nga qëllimet e Marrëveshjeve të Tregëtisë së Lirë janë:
• Krijimi i një ambient të ri ekonomik
• Konsolidimi i reformave të filluara
• Krijimi i një bilanci tregtar të përmirësuar
• Këmbim tregtar pa barriera te tepërta
• Nxitje të eksporteve, dhe mbështetje të mëtejshme me politika fiskale:
Për prodhuesit vendore
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
19
Për eksportuesit potencial
Për industritë e reja të sapokrijuara, me potencial eksporti, apo
substituimi të importit
• Këmbim tregtar në interes reciprok
3.3.2 Përfitimet nga MTL-të
Një plotësim më i mirë i nevojave të tregut, veçanërisht për mallrat dhe
shërbimet që mungojnë në nomeklaturat e siguruara në vënd.
Influencë në uljen e cmimeve
Rritje në konkurrencën ekonomike
Nxitje të përmisimeve teknologjike të prodhueve vëndas për të qenë konkurent
në tregun e hapur
Ulje deri në eleminim të kontrabandës
Nxitje reciproke midis tregjeve të ndryshme në kushtet e ndryshme të trajtimit
tarifor
Nxitje dhe rritje të investimeve të huaja prodhuese
Nxitje të prodhimit për eksport dhe rritje të eksportit
3.4 Marrëveshjet Rajonale të Tregtisë së Lirë.
Përveç marrëveshjeve të tregtisë së lirë bilaterale me vënde të ndryshme, Shqipëria ka
arritur marrveshje edhe më grup vëndesh të ndryshme;
* Marrveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe
shtetve anëtare të Bashkimit Europian, hyrë në fuqi në vitin 2009.
Në shkurt 2006, u siglua në Tiranë MSA-ja dhe më 12 qershor 2006, kjo marrëveshje
bashkë me Marrëveshjen Interim u nënshkruan në Bruksel, nga Kryeministri Shqiptar
dhe Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Vendi i parë (dhe i vetëm për
vitin 2006) që e ratifikoi MSA-në BE-Shqipëri ishte Letonia (19 dhjetor 2006). Gjatë
vitit 2007, vijuan ratifikimet nga plot 14 vende të tjera (Slloveni, Spanjë, Hungari,
Suedi, Irlandë, Sllovaki, Lituani, Poloni, Luksemburg, Mbretëri e Bashkuar, Itali,
Estoni, Hollandë dhe Finlandë). Vendet e tjera anëtare (Danimarkë, Maltë, Austri,
Republika Çeke, Qipro, Portugali, Belgjikë, Francë dhe Gjermani) e përmbyllën
proçesin e ratifikimit brenda vitit 2008. Me mbylljen e ratifikimit nga Greqia në janar
2009, dhe pas dorëzimit të pritshëm të instrumentave të ratifikimit në KE, përfundon
dhe proçesi i ratifikimit të MSA-së, i cili së bashku me nënshkrimin Protokolleve të
Zgjerimit me dy vendet e reja anëtare (Rumania dhe Bullgaria), i hapi udhë hyrjes në
fuqi të kësaj marrëveshjeje.
* Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA, hyrë në fuqi në
2010.
Mrrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve EFTA
dhe marrëveshjet për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës
së Zvicrës e Principatës së Lihtenshtejnit, Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së
Norvegjisë dhe Republikës së Shqipërisë e Republikës së Islandës (Ligji Nr 10288
datë 17/06/2010), ka hyrë në fuqi më 01 Nëntor 2010 ndërmjet Republikës së
Shqipërisë, Konfederatës së Zvicrës dhe Principatës së Lihtenshtejnit; me datën 01
Gught 2011 për Norvegjinë dhe me datën 01 Tetor 2011 për Islandën. Nëpërmjet
kësaj marrëveshje dhe marrëveshjeve shtesë për bujqësinë Shqipëria dhe shtetet e
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
20
EFTA-s krijojnë një zonë të tregtisë së lirë, me qëllim nxitjen e prosperitetit dhe
zhvillimit ekonomik, duke synuar arritjen e liberalizimit gradual dhe hapjen e tregjeve
midis tyre.
* Marrëveshja për amendimin dhe zgjerimin e Marrëveshjes së Tregtisë së lirë
të Europës Qëndrore (CEFTA), hyrë në fuqi në vitin 2007.
Marrëveshja për amendimin dhe zgjerimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të
Europës Qendrore (CEFTA) konsiderohet si Marrëveshje e Tregtisë së Lirë ndërmjet
Republikës së Shqipërisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, Republikës së Kroacisë,
Republikës së Maqedonisë, Republikës së Moldavisë, Republikës së Malit të Zi,
Republikës së Serbisë dhe Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të
Bashkuara në Kosovë u nënshkrua në Bukuresht më 19 Dhjetor 2006 dhe filloi të
zbatohet më datë 26.07.2007 për Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Moldavinë dhe
UNMIK-Kosovë. Në datë 22/08/2007 filloi të zbatohet për Republikën e Kroacisë, me
24.10.2007 për Republikën e Serbisë dhe në datë 22/11/2007 filloi të zbatohet edhe
për Republikën e Bosnje-Hercegovinës. Përmes saj sigurohet që vendet e Rajonit të
vendosin bazat për liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë në rajon si një
domosdoshmëri për rritjen e përgjithshme ekonomike në këto vende, në funksion të
zgjerimit të marrëdhënieve me Bashkimin Europian, me qëllim përfundimtar
integrimin e mëtejshëm në sistemin tregtar shumëpalësh si dhe anëtarësimin e
vendeve të Rajonit në Bashkimin Europian.
* Marrëveshja EURO-MED. Në nëntor të vitit 1995, u themelua në Barcelonë një partneritet Euro-Mesdhetar me
qëllimin e vetëm për të promovuar paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon. Ky
bashkëpunim, i quajtur edhe “Proçesi i Barcelonës”, paraqet korrnizën institucionale
të politikës mesdhetare të BE-së me 16 fqinjët në jug të saj, në Afrikën e Veriut dhe
Lindjen e Mesme.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi, u rilançua në vitin 20086, si një vendim i shteteve
pjesmarrëse për të zgjeruar tashmë bashkëpunimin edhe me vëndet mesdhetare.
Rilançimi ishte një mundësi për ta bërë bashkëpunimin më konkrete dhe më të
dukshëm nëpërmjetë inicimit të projekteve të reja rajonale me rëndësi të madhe për
banorët e këtyre rajoneve.
Së bashku me 28 shtetet anëtare të BE, 16 shtete Jug-Mesdhetare, Afrikane dhe
Lindjes së Mesme, u bënë anëtar të marrëveshjes EURO-MED (Shqipëria, Algjeria,
Bosnja dhe Hercegovina, Egjipti, Izraeli, Jordania, Libani, Mauritania, Monaku, Mal i
Zi, Maroku, Palestina, Siria, Tunizia dhe Turqia.
Rregullat e përbashkëta të origjinës janë baza e zonës Euro-Mesdhetar të tregtisë së
lirë. Vetëm kur të gjithë partnerët tregtarë të aplikojnë të njëjta rregulla të origjinës,
atëherë është e mundur për të aplikuar kumulimin diagonal.
6 Déclaration commune du sommet de Paris pour la Méditerranée - Paris, 13 juillet 2008
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
21
3.5 Marrëveshja CEFTA
CEFTA (Central European Free Trade Agreement) është një marrëveshje e tregtisë së
lirë në të cilën aktualisht marrin pjesë shtatë vende të rajonit të Europës Jug lindore
(Ballkanit Perëndimor): Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe
Hercegovina, Kosova dhe Moldavia.
Marrëveshja e parë e CEFTA-s u nënshkrua nga Polonia, Hungaria, Çekia dhe
Sllovakia ne Dhjetor 1992 dhe hyri në fuqi në Korrik 1994. Nëpërmjet CEFTA-s këto
vende pjesëmarrëse u mobilizuan për t’iu përafruar institucioneve politike, ligjore dhe
ekonomike të Bashkimit Evropian, duke forcuar në këtë mënyrë demokracinë dhe
ekonomitë e tyre të tregut. Sllovenia iu bashkua CEFTA-s në 1996, Rumania në 1997,
Bullgaria në 1999, Kroacia në 2003 dhe Maqedonia në 2006.
Meqenëse në 2007 te gjitha palët e mëparshme të CEFTA-s kishin hyrë në Bashkimin
Evropian dhe kishin dalë nga CEFTA, u vendos që CEFTA të shtrihej në pjesën e
Ballkanit të mbetur jashtë BE-se. Në këtë kohë Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i
Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia kishin nënshkruar një
numër te madh marrëveshjesh bilaterale të tregtisë së lire në kuadrin e Paktit të
Stabilitetit për Evropën Juglindore. Këto u zëvendësuan nga një marrëveshje e vetme
multilaterale - CEFTA. Në shtypin dhe media kur flitet për CEFTA-n dhe për
ndikimin e saj në ekonominë e Shqipërisë, përgjithësisht diskutimet përqendrohen në
aspekte të shkëputura të CEFTA-s, sidomos në liberalizmin e tarifave doganore me
vendet e rajonit. Mirëpo në të vërtetë, duke qenë një marrëveshje me një natyrë
shumë-dimensionale, CEFTA është shumë më tepër sesa thjesht një marrëveshje për
tarifat doganore. Në këtë aspekt, është shumë e rëndësishme që CEFTA të shihet në
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
22
një kontekst më të gjerë dhe nga këndvështrime të ndryshme në mënyrë që të kuptohet
për atë cfarë ajo është në të vërtetë. Si fillim është i nevojshëm një shpjegim i shkurtër
i përmbajtjes dhe qëllimit të CEFTA-s
Nga këndvështrimi politik, CEFTA është pjesë e përpjekjeve të vendeve të Rajonit
dhe Bashkimit Evropian (BE) për të krijuar një treg rajonal që mundëson zhvillimin
ekonomik dhe që do të kontribuojë eventualisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit
politik ne Ballkan. Në fakt, CEFTA është një instrument i para-hyrjes (pre-accession)
në BE. Çdo vend i ish-bllokut komunist që është bërë anëtar i BE-së sot, ka qenë më
parë anëtar i CEFTA-s. Në të njejtën mënyrë, çdo vend që është në proçesin e hyrjes
në BE, është berë sot anëtar i CEFTA-s. Hyrja eventuale e Shqipërisë në BE kërkon
përgatitje në aspektin institucional dhe në atë të administrimit të marrëdhënieve me
vendet e tjera anëtare. Me specifikisht, hyrja e Shqipërisë në BE do të thotë
liberalizim dhe intensifikim i marrëdhenieve tregtare me vendet e BE-së. Nga ky
këndveshtrim, CEFTA i ofron Shqipërisë një mundësi për tu ushtruar dhe për tu
mësuar me rregullat e lojes në një treg rajonal në mënyrë që procesi i integrimit në
BE të përballohet me sukses. Të gjitha vendet e tjera ish komuniste kanë kaluar në
këtë proçes.
Nga këndvështrimi ekonomik, CEFTA do të ndihmojë zhvillimin ekonomik në rajon
me anë të liberalizimit dhe zhvillimit të tregtisë. Eksperienca botërore ka provuar se
vendet që ia mbyllin dyert tregëtisë ia mbyllin dyert zhvillimit. Shqipëria e viteve të
komunizmit dhe Koreja e Veriut e diteve të sotme janë shembuj tipikë të dështimit të
politikave të izolimit dhe mbylljes së dyerve. Që në kohët e lashta, shkëmbimet
tregtare kanë qene faktori më i rendesishëm i zhvillimit kulturor dhe ekonomik të
rajoneve, shteteve e perandorive. Mënyra se si CEFTA do të lehtësoje zhvillimin e
tregtise është nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë midis vendeve pjesëmarrëse në
nivele politike dhe teknike; harmonizmit të politikave, institucioneve dhe rregullave
që lidhen me tregtinë; liberalizmit të tarifave doganore; eleminimit të barrierave
jotarifore; dhe aplikimit te rregullave të favorshme të origjines. Siç e përmenda edhe
më lart, është e rëndësishme të kuptohet që zbatimi i CEFTA-s nuk lidhet vetem me
liberalizimin e tarifave doganore në tregtinë me vendet e rajonit. Perkundrazi, tarifat
doganore janë vetem një pjesë e vogël e asaj çka përfshin CEFTA.
3.5.1 Rregullat e origjinës
Një element i rëndësishëm i CEFTA-s janë rregullat e origjinës. CEFTA i lejon
prodhuesve Shqipëtar të importojnë lëndë të para nga vendet pjesëmarrëse të CEFTA-
s dhe ti përdorin ato për përftimin e prodhimeve Shqiptare pa e rrezikuar origjinën
Shqiptare të prodhimit përfundimtar. Me fjalë të tjera, çdo lëndë e parë e importuar
nga vendet e CEFTA-s mund të përdoret sikur të ishte prodhim Shqiptar dhe produkti
përfundimtar mund të eksportohet me tarifë doganore zero (trajtim tarifor
preferencial) në secilin vend të CEFTA-s. Në marreveshjet bilaterale të tregtise së lirë
ky përfitim nuk ishte i mundur. Për të mos e rrezikuar origjinën e prodhimit të tij, një
prodhues shqiptar ishte i detyruar të përdorte vetëm lëndë të para nga vendi ku do ta
eksportonte prodhimin përfundimtar. Ndërsa CEFTA i lejon këtij prodhuesi
të importoje lëndë të parë nga cilido vend i CEFTA-s dhe ta eksportojë produktin
përfundimtar në cilindo vënd të CEFTA-s
3.5.2 Origjina e mallit
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
23
Ashtu si çdo njëri i përket një vendi të veçantë, edhe mallrat kanë një origjinë të
caktuar. Në rastin kur malli prodhohet krejtësisht në një vend, origjina e tij është e
qartë. Për shembull prodhimet bujqësore, blegtorale, pyjore, minerale (në përgjithësi
lëndë të para) marrin automatikisht origjinën e vendit ku prodhohen. Por një pjesë
e madhe e mallrave (kryesisht ato të përpunuara) prodhohen duke përdorur inpute ose
pjesë të importuara nga një vend tjetër. Për shembull, lëngu i frutave i prodhuar në
Shqipëri mund të jetë përftuar duke përdorur ekstrakte të frutave të importuara nga
Maqedonia dhe sheqer të importuar nga Turqia. Në ketë situatë, pyetja që shtrohet
është: “lëngu i prodhuar ne Shqipëri a do te ketë origjinë Shqiptare, Maqedonase apo
Turke”? Vendosja e kritereve të qarta për përcaktimin e origjinës së mallrave i jep
përgjigje të saktë kësaj pyetjeje.
3.5.3 Përcaktimi i origjinës së mallit
Siç e përmenda edhe më lart, kur malli është prodhuar në një fazë të vetme ose
përftohet krejtësisht në një vend të vetëm, atëherë origjina e tij është relativisht e lehtë
për tu përcaktuar. Në rastet kur malli është prodhuar duke përdorur materiale ose pjesë
të importuara nga një vend tjetër, për të përcaktuar origjinën e tij përdorën rregullat e
origjinës. Këto rregulla përcaktojnë metodën qe përdoret për të vlerësuar nëse malli në
fjale ka pësuar përpunim të mjaftueshëm ose i është nënshtruar një transformimi
thelbësor në mënyrë që të marrë origjinën e vendit ku u krye ky përpunim ose
transformim.
3.5.4 Rëndësia e koncepti të origjinës së mallit
Koncepti i origjinës së mallit bëhet i rëndësishëm në rastin e trajtimit preferencial që
një vend i bën prodhimeve të një vendi tjetër. Për shembull, nëpërmjet sistemit të
“Preferencave Tregtare Autonome”, Bashkimi Evropian i lejon prodhimet Shqiptare të
hyjnë në tregun e përbashkët Evropian pa ndonjë taksë doganore. Nga ana tjetër,
prodhimet Kineze, për shembull, nuk e gëzojnë ketë trajtim preferencial. Në këtë
situatë, për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që vetëm mallrat Shqiptare të
përfitojnë nga ky trajtim. Mallrat e importuara në Shqipëri nga Kina nuk duhet të
hyjnë ne BE duke përfituar nga trajtimi preferencial që i është akorduar vetëm
Shqipërisë. Gjithashtu, mallrat e importuara nga Kina dhe që nuk kanë pësuar ndonjë
përpunim apo transformim të rëndësishëm në Shqipëri (p.sh. vetëm paketim dhe
etiketim) nuk mund të hyjnë në BE duke përfituar trajtimin preferencial që i përket
Shqipërisë. Për këto arsye është e nevojshme të përcaktohet qartë se cilat mallra do të
njihen nga BE si mallra të Shqipërisë. Kjo cështje zgjidhet me anë të konceptit të
“Rregullave të origjinës”
Cili përpunim është i mjaftueshëm dhe sa thelbësor duhet të jetë transformimi në
mënyrë që malli të marrë origjinën e vendit ku është bërë transformimi? Për këto
përdoren disa kritere që masin shkallen e transformimit. Fatkeqësisht, nuk ekziston
një rregull origjine i thjeshtë, standard dhe universal për të gjitha vendet
Në praktikat tregtare zakonisht përdoren tre metoda kryesore për të përcaktuar nëse
përpunimi ka qenë i mjaftueshëm dhe transformimi thelbësor:
• Ndryshimi i klasifikimit tarifor sipas Nomenklatures Doganore;
• Sasia minimale e vlerës së shtuar (vlerës doganore EXW);
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
24
• Një proçes i caktuar i përpunimit;
• Kombinimi i metodave të mësipërme.
Asnjë nga këto metoda nuk është superiore. Secila ka te mirat dhe dobësitë e veta.
3.5.5 Ndryshimi i rregullave të origjinës në Marrëveshjen e CEFTA-s në raport
me rregullat e përdoruara në Marrëveshjet Bilaterale?
Në marrëveshjet bilaterale të tregtisë së lirë përdoren të gjitha llojet e metodave te
përmendura me lart për të përcaktuar origjinën. Çdo marrëveshje ka një listë shumë të
gjatë prodhimesh dhe grup prodhimesh për të cilat specifikohet qartë metoda që
përdoret për përcaktimin e origjinës. Kumulimi që aplikohet në këto marrëveshje
është ai bilateral. Mënyra se si funksionon ky lloj kumulimi mund të shpjegohet me
një shembull konkret
Një prodhues Shqiptar mund të blejë pëlhurë nga Maqedonia dhe të prodhojë rroba.
Nëse nuk do të aplikohej Kumulimi bilateral me Maqedoninë, rrobat e prodhuara në
Shqipëri nuk do të përftonin origjinën Shqiptare sepse përpunimi i bërë në Shqipëri
nuk do të ishte i mjaftueshëm (transformimi i mjaftueshëm do të ishte nga fill në
rroba). Në ketë rast ky mall do të rihynte në Maqedoni me tarifën jo-preferenciale
bazë që aplikon Maqedonia. Mirëpo me anë të marrëveshjes bilaterale, Shqipëria e
Kumulon origjinën me Maqedoninë. Kjo do të thotë që pëlhura e importuar nga
Maqedonia konsiderohet me origjine Shqiptare. Në ketë mënyrë plotësohet kushti
i transformimit të mjaftueshëm dhe rrobat e përftuara marrin origjinën Shqiptare dhe
mund të eksportohen përsëri në Maqedoni me tarifë Zero %. E njëjta gjë ndodh me
vendet e tjera me të cilat Shqipëria ka marrëveshje bilaterale (Kosova, Bosnia, Serbia,
Turqia, etj). Megjithatë është e rëndësishme të kuptohet që nëse prodhuesi Shqiptar e
blen pëlhurën në Maqedoni, ai nuk mund ti eksportoje rrobat me tarife zero ne Kosovë
sepse origjina nuk Kumulohet kur lënda e parë (pëlhura) është blerë jashtë Kosovës.
Domethënë kumulimi bëhet vetëm midis dy palëve (Shqipëri –Maqedoni, ose
Shqipëri – Kosovë, ose Shqipëri – Mal i Zi, etj.). Marrëveshjet bilaterale te tregtisë së
lirë tashmë janë zëvendësuar nga marrëveshja e CEFTA-s. Në baze të kësaj
marrëveshje, prodhimet me origjinë Shqiptare kanë mundësi të hyjnë me tarife Zero
në vendet anëtare të CEFTA-s (Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal i Zi, Bosnia dhe
Hercegovina dhe Moldavi). Në ketë marrëveshje, të gjitha metodat e përmendura më
lart përdoren për të përcaktuar origjinën e mallrave. Lista e metodës që përdoret për
secilin produkt ose grup produktesh është shumë e gjatë. Akumulimi që aplikohet në
ketë marrëveshje është ai diagonal. Mënyra se si funksionon ky lloj akumulimi mund
të shpjegohet me një shembull konkret. Një prodhues Shqiptar mund të blejë pëlhurë
nga një vend i CEFTA-s, p.sh.Maqedonia, dhe të prodhoje rroba. Pëlhura e importuar
nga Maqedonia konsiderohet me origjinë Shqiptare (në momentin që importohet) dhe
transformimi në rroba është i mjaftueshëm për të kënaqur rregullin e origjinës. Rrobat
e përftuara marrin origjinën Shqiptare dhe mund të eksportohen me tarife zero jo
vetëm në Maqedoni (siç ishte rasti I marrëveshjeve bilaterale) por në çdo vend tjetër
anëtar te CEFTA-s.
3.5.6 Ndërthurja e CEFTA-s me Marrëveshjet Bilaterale të Tregtisë së Lirë?
Shqipëria gjatë viteve të fundit, nën kuadrin e Paktit të Stabilitetit (iniciative kjo e
promovuar nga Bashkimi Evropian), ka negociuar dhe nënshkruar Marrëveshje
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
25
Bilaterale të Tregtisë së Lirë me vendet fqinje: Kosova, Maqedonia, Bosnia dhe
Hercegovina, Mal i Zi, Serbia. Qëllimi i këtyre marrëveshjeve ka qene përmirësimi
i bashkëpunimit tregtar dhe rritja e shkëmbimit të mallrave me këto vende. Nga
aspekti tarifor, është bërë liberalizmi i plotë i tregtisë. Nën kuadrin e Paktit të
Stabilitetit, të gjitha vendet e rajonit kanë nënshkruar marreveshje bilaterale të tregtise
midis tyre. Pas një ekperience të suksesshme disa-vjecare me marreveshjet bilaterale,
gjatë vitit 2006 vendet e rajonit ranë dakord që ta zëvëndësojnë rrjetin ekzistues të
marrëveshjeve bilaterale (mbi 30 marrëveshjete tilla) me një marrëveshje të vetme
(CEFTA). Epërsitë e një marrëveshje të vetme ndaj rrjetit të marrëveshjeve bilaterale
janë të shumta. Disa prej këtyre epërsive janë si vijon:
- Marrëveshja e vetme do të sjellë uniformitet rregullash dhe politikash, në vënd
të rregullave dhe politikave të ndryshme për secilën marrëveshje bilaterale
- Marrëveshja e vetme do të përmirësojë transparencën për kompanitë që
operojnë midis kufijve. Domethënë një kompani që vepron në disa vende të rajonit do
të ndeshet me të njëjtat rregulla dhe politika, si në Shqipëri ashtu dhe në Maqedoni,
Mal të Zi etj..
- Marrëveshja e vetme e bën më të lehtë zbatimin për qeverinë. Në vend të një
numri të madh marrëveshjes bilaterale, qeveria implementon vetëm një marrëveshje të
përbashkët.
- Marrëveshja e vetme përmirëson bashkëpunimin rajonal. Të gjitha vendet
negociojnë së bashku.
Është e rëndësishme të theksohet se regjimi tarifor (përfshirë edhe mbrojtjen e
siguruar për prodhimet sensitive) të arritura në marrëveshjet bilaterale janë mbartur
plotësisht në CEFTA.
3.5.7 Ndikimi në sistemin tarifor (barrierat tarifore) i MTL-ve.
1. Çdo marrveshje, që nga hyrja në fuqi e tyre, ka një periudhë kohe maturimi (6-
vjeçare) në të cilën redukton gradualisht tarifat doganore për ato produkte të cilat i
nënshtrohen një mbrojtje tarifore të përkohshme, me qëllim ndihmimin e industrisë së
prodhimit vendas.
2. Eleminimin e menjëhershëm për të gjithë grup mallrat të cilat nuk janë
sensibël për vëndet respektive, pra kryesisht mallra të paparashikuara në grupin e
mallrave të parashikuar në pikën 1.
3. Lënia në fuqi të tarifave respektive në momentin e firmosjes së marrveshjes
(tarifa bazë), për produktet sensitive ndaj të cilave aplikohet mbrojtje e plotë tarifore.
Kjo kategori kryesisht përfshin mallrat bujqësore dhe ato ushqimore (kapitujt 1-24 të
Sistemit të Harmonizuar të mallrave).
4. Konçensione për produktet bujqësore të cilat janë sensitive ndaj importve nga
vëndi partner.
Pra barrierat tarifore (tarifat doganore) në krijimin e zonave të lira tregate, kryesisht
janë prekur për produktet industrial, ndërsa sektoret e bujqësisë dhe të industrisë së
mallrave ushqimore, në shumë raste parashikojnë hapje të pjeshme e graduale ose
ruajtjen e regjimit aktual tregtar.
Si produkte bujqësore konsiderohen të gjithë grup mallrat që klasifikohen në kapitujt
1 deri 24 të HS.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
26
Në të gjithë marrëveshjet, shkëmbimi i konçnsioneve është baza e marrëveshjes në
fushën e bujqësisë. Kjo për shkak se bujqësia është një sektor sensitiv për vëndet
nënshkruese. Palët i ofrojnë njëra-tjetrës konçensione në formën e:
- Tarifave zero përqind mënjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes;
- Tarifa zero përqind, për kuota të caktuara produktesh, sipas anekseve
bashkëlidhur teksit të marrëveshjes.
Në këtë mënyrë sigurohet mbrojtje për produktet bujqësore si : mollët, patatet, vezët,
duhani, gruri etj. Duke siguruar njëkohësisht nxitje për eksportet e produkteve
bujqësore si peshku, fasulet, vaji i ullirit, ullinjtë, fiq, mjalt etj.
Si produkte industrial konsiderohen të gjithë ato produkte të cilat klasifikohen në
kapitujt 25-97 të nomeklaturës së Harmonizuar të Mallrave.
Për këtë kategori mallrash, marrveshjet parashikojnë eleminimin e menjëhershëm të
tarifave doganore për të gjithë ato produkte eksporti apo me potencial eksporti të cilat
nuk janë sensitive ndaj importeve nga vendi partner.
Për një kategori tjetër produktesh, tarifa shkon në zero përqind në mënyrë të
përshkallëzuar pas maksimumi 6 vjetësh. Kjo ndodh për të gjithë ato produkte
eksporti që janë sensitive ndaj importeve nga vëndi partner.
Në përgjithësi këto produkte të cilat gëzojnë mbrojtje të përkohshme janë karburanti,
kripa e gjellës, prodhimet e hekurit, prodhimet e drurit, kozmetikës etj.
E rëndësishme të theksohet është se pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, asnjëra nga
palët nuk mund të rrisë tarifat ekzistuese apo të reduktuara e për më tepër nuk mund të
vendosë taksa të tjera me efekt të barazvlefshëm. (Në Shqipëri, pas hyrjes në fuqi të
marrveshjeve, u vendos një taksë e re në importimin e automjetve të përdorura e cila
ishte në kundërshtim të plotë më kushtet e marrveshjes CEFTA dhe MSABE. Pas
“presionit” ndërkombëtar, (pasi i arriti efekte e “dëshiruara”), kjo taksë tashmë
është hequr)
KAPITULLI IV
BARRIETAT JO-TARIFORE NË MARRËVESHJEN CEFTA 2006
4.1 Barrierat Jo-Tarifore
Marrëveshja e Tregtisë së lirë CEFTA 2006, është një marrëveshje ambicioze dhe
novatore e cila ofron liberalizimin e menjëherëshëm të tregut me produkte industriale
dhe liberalizimin gradual të tregtisë së mallrave bujqësore. Ajo gjithashtu përfshin
dispozita për: tregti të lirë në shërbime, mbi prokurimin qeveritar, mekanizmat për
zgjidhjen e mosmarrëveshjeve si dhe klauzola mbi promovimin dhe mbrojtjen e
investimeve.
Që kur Marrëveshja CEFTA-s hyri në fuqi, shtetet e CEFTA-s kanë arritur
liberalizimin e plotë të tarifave në tregtine e produkteve të prodhuara (heqjen e
barrierave tarifore) dhe kanë bërë përparim të konsiderueshëm në reduktimin e
tarifave në mallrat bujqësore. Edhe pse marrëveshja ka gjeneruar një rritje të tregtisë
brënda CEFTA-s, flukset vazhdojnë të jenë të fuqishme dhe të orientuar drejt BE-së.
Për të përmirësuar më tej bashkëpunimin tregtar brenda CEFTA-s, ka nevojë të bëhet
progres në eliminimin e barrierave jo-tarifore (BJT). Një kuadër bashkëpunues për
eliminimi e BJT është vendosur ndërmjet palëve, megjithatë duke pasur parasysh
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
27
natyrën teknike të BJT, eliminimi i tyre mbi një bazë shumëpalësh ka qenë relativisht i
ngadaltë.
Është thelbësore që palët e CEFTA-s të ndërmarrin veprime koordinuese për trajtimin
e barrierave jo tarifore (BJT). Këto veprime janë të fokusuara në rreth tre
dimensioneve:
i) Barrierat teknike në tregti,
ii) Masat sanitare dhe fitosanitare, dhe
iii) Barrierat administrative.
4.2 Barrierat teknike në tregti
Standardet, rregullat teknike dhe proçedurat e vlerësimit të konformitetit
(Infrastruktura e cilësisë së sistemit) mund të japin rritje të barrierave teknike në
tregti. Masat e lartpërmendura synojnë të arrijnë objektivat e politikës publike, duke
përfshirë edhe sigurinë kombëtare, shëndetin publik, sigurinë dhe mbrojtjen e
mjedisit.
Megjithatë, ato në mënyrë eksplicite apo implicite mund të bëhen barriera në tregti kur
ata janë zbatuar në mënyrë jo-proporcionale dhe nuk janë të fokusuar në arritjen e një
objektivi specifik. Gjithashtu lindin probleme kur rregullat dhe proçedurat janë të
implementuar në mënyrë arbitrare dhe të paqarta.
Në të gjitha këto raste, marrëveshjet e ndërsjellta njohja ose harmonizimi i
standardeve teknike, rregulloret dhe proçedurat e vlerësimit të konformitetit me
kërkesat ndërkombëtare dhe BE-në mund të ndihmojnë të kapërcehen këto barriera të
mundshme.
Marrëveshja e OBT mbi Barrierat Teknike në Tregti (BTT), përmban rregulla të cilat
kanë si qëllim parandalimin e rregulloreve dhe proçedurave të cilat bëhen barriera të
panevojshme në tregti. Shumica e shteteve anëtare të CEFTA-s janë anëtarë të OBT-
së dhe kanë rënë dakord për të identifikuar dhe eliminuar barrierat teknike të
panevojshme brënda përkufizimit të Marrëveshjes së OBT-së për barrierat teknike në
tregti (neni 13 i Marrëveshja CEFTA 2006).
Treguesit për t`u vlerësuar në eliminimin e barrierave teknike brënda CEFTA-s
përfshijnë:
1 Kuadrin institucional për Standardizimin dhe bashkëpunimin e jashtëm
2 Zhvendosja e rregullave teknike të BE-së në sektorët prioritarë
3 Vendosja e standardeve evropiane në sektorët prioritarë
4 Kuadri institucional për akreditimin dhe bashkëpunimin e jashtëm
5 Informacione dhe mekanizmat e njoftimit.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
28
4.2.1 Kuadri institucional për Standardizimin dhe bashkëpunimin e jashtëm
Është e nevojshme që një Organ Kombëtar i Standardeve të jetë i pranishëm në
ekonomi, të funksionojë dukë zbatuar parimet e standardizimit vullnetar.
Karakteristikat kryesore të legjislacioni mbi standardizim duhe të jetë në përputhje me
legjislacionin e BE-së si dhe duhe të ketë një shkallë pjesëmarrje aktive në të gjitha
aktivitetet që lidhen me standardet në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Prioritetet e institucioneve standartizuese kombëtare janë miratimi i standarteve
Europiane dhe eleminimi i atyre kombëtare që bien në konflikt me to. Është fakt që në
shumicën e shteteve, mbi 90% të standarteve Europiane janë vendosur. Prandaj është
e rëndësishme për të gjitha Shtetet për të siguruar që operatoratorët ekonomik të tyre
janë në gjëndje ti përdorin ato siç duhet.
Në Shqipëri struktura e Institucioneve Standartizuese është plotësisht në përputhje
me praktikat e BE-së, por nuk mund të themi për shtete të tjera si Kosoven dhe Bosnje
Hercegovinën ku një numër i madh i ish standardeve të detyrueshme ende nuk janë
përmbushur.
4.2.2 Zhvendosja e rregullave teknike të BE-së në sektorët prioritarë
Pjesa më e madhe e shteteve të CEFTA-s është në proçesin e miratimit të paketës
ligjore të BE-es dhe për këtë arsye proçedurat, rregulloret dhe standardet janë duke u
ndërtuar në përputhje me ato të BE-së. Një progres është arritur në vitet e fundit në
lidhje me adaptimin e legjislacionit në përgjithësi apo atij të sektorit përkatës në
veçanti, ku shumica e anëtarëve të CEFTA-s kanë adaptuar rregulla teknike të BE-së
dhe direktivat e përafrimit “New Approach".
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
29
Megjithatë, miratimi i rregullave teknike të BE-së dhe standardeve me shpejtësi të
ndryshme nga një shtet në tjetrin, mund të rezultojë në krijimin e "Barrierat Teknike
Shtesë" për marrëdhëniet brënda CEFTA-s. P.sh Produktet me origjinë nga njëra
palët, që nuk ka adaptuar standartet nuk mund të pranohet në tregjet e çdo pale tjetër e
cila ka adaptuar standarte të rrepta.
4.2.3 Vendosja e standardeve evropiane në sektorët prioritarë
Pajtueshmëria me standardet teknike duket se është një nga faktorët që pengojnë
zgjerimin e tregtisë me BE-në, e cila tashmë është partneri më i madh tregtar i
rajonit. Përdorimi i Standarteve Europiane në proçesin e prodhimit duhet të sigurojë
një "pajtueshmëri" të produktit me kërkesat teknike të BE-së, dhe te lehtësojë hyrjen
në tregun e BE-së.
Duhet të theksohet se kur rregulloret teknike të BE-së janë të implementuara
plotësisht ajo është e detyrueshme për prodhuesit dhe importuesit për të siguruar që
produkti i tyre është në përputhje me to. Megjithatë, adoptimin i Standardet evropiane
nënkupton se nuk ka standartet te tjera kombëtare në konflikt me to, ndaj përdorimi i
standarteve evropiane varet nga prodhuesit.
4.2.4 Kuadri institucional për akreditimin dhe bashkëpunimin e jashtëm
Përgjegjësia më e madh e një Organit Kombëtar të Akreditimit është të sigurojë një
sistem efektiv, efikas dhe të drejtë në vlerësimin e konformiteteve. Krijimi i organeve
kombëtare të konformitetit, lejon operatoret ekonomik lokal të jenë të sigurtë për
çertifikimin e mallrave të tyre
Prandaj, efikasiteti i sistemit të Akreditimit është një faktor i rëndësishëm në
parandalimin e barrierave teknike ne tregti.7
Në të gjithë shtetet, përveç Moldavisë, parimet e akreditimit janë njohur. Ato janë
reflektuar plotëshisht në strukturat e organeve të brendëshme të akreditimit, rregullat
dhe proçedurat e brëndëshme në përputhje me Standartin Europian EN ISO/IEC
17011:2004 dhe me dokumentacionin e rëndësishëm të Korporatës Europiane të
Akreditimit (EA), Forumit ndërkombëtar për Akreditimin Laboratorik (ILAC) dhe
Forumit Ndërkombëtar të Akreditimit për cilësinë dhe Inspektimin dhe Certifikimin e
produktit (IAF).
Sistemi shqiptar i akreditimit është në përputhje me Rregulloren (EC) 765/20088, mbi
akreditimin dhe përcaktimin e organizmave të vlerësimit të konformitetit, i cili është
në proçesin duhur, duke u përditësuar për të siguruar pajtueshmëri ligjore me
direktivat e BE-së.
4.2.5 Informacioni dhe mekanizmat e njoftimit
Neni 13.3.b i Marrëveshjes së CEFTA-s parashikon krijimin e një sistemi informimi
dhe njoftimit, duke i detyruar Palët të njoftojnë draftet për rregulloret teknike,
proçedurat dhe standartet e detyrueshme ndërkombëtare etj. Ky sistem është i detyruar
të ndjekë formatin e sistemit ndërkombëtar për anëtarët e OBT-së sipas kërkesave
7 B. Fliess and R. Schonfeld (2006), "Trends in Conformity Assessment Practices and Barriers to Trade. 8 (Rregullorja (KE) Nr 765/2008 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 9 korrik 2008 përcakton kërkesat për
akreditimin dhe mbikëqyrjen e tregut Lidhur me marketingun e produkteve).
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
30
funksionale për "Marrëveshjen për Barrierat Teknike në tregti". Një model është
parashikuar nga Direktiva 98/34/BE, dhe modifikuar nga Direktiva 98/48EC
("Direktiva e BE-së për Informacionin).
Institucionet përgjegjëse për njoftimin e barrierave tregtare të panevojshme në
Komitetin e përbashkët të CEFTA-s dhe për dhënien e informacionin në lidhje me to,
janë përcaktuar nga të gjithë shtetet e CEFTA-s. Megjithatë, nga rezultatet e
deritanishme, shtetet që dërgojnë sistematikisht njoftimet për draft rregulloret teknike,
proçedurat e vlerësimit të konformitetit dhe standarteve kombëtar, janë Shqipëria dhe
Moldavia.
Mekanizmat e bashkëpunimit kombëtar me të gjitha autoritetet përgjegjëse në lidhje
me rregulloret teknike, standardet dhe proçedurat e vlerësimit të konformitetit janë
përcaktuar, por nuk janë implementuar plotësisht ose zbatuara nga të gjitha
shtetet. Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka përcaktuar ende mekanizmin kombëtar të
bashkëpunimit.
Shumica e anëtarëve janë duke punuar në përmirësimin e sistemeve të tyre të
njoftimit. Për shembull, Serbia ka implementuar programin e aplikimit (i quajtur
"TEHNIS") për të dërguar njoftimet e draft-rregulloreve të detyrueshme teknike dhe
proçedurat e vlerësimit të konformitetit. Ky sistem përfshin një Data-Baze elektronike
të të dhënave dhe një portal në Internet.
Edhe pse proçedurat operacionale për njoftimet dhe informatat janë themeluar, ata nuk
janë funksionale plotësisht në të gjitha shtetet. Aktualisht, vetëm Shqipëria ka
implementuar plotësisht proçedurat operacionale për njoftimin dhe informacion për
Komitetin e CEFTA-s.
4.3 Proçedurat Sanitare dhe Fitosanitare (SPS)
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
31
Proçedurat e kontrollit Sanitar dhe Fitosanitar (SPS), nga natyra e tyre mund të
rezultojë për bllokime të tregtisë.
Të gjithë qeveritë pranojnë faktin që disa kufizime në tregti mund të jenë të
nevojshme për të siguruar sigurinë e ushqimit dhe kafshë dhe mbrojtjen e shëndetit të
bimëve. Megjithatë qeveritë janë nën presion ndonjëherë për të shkuar përtej asaj që
është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit dhe mund të përdorin kufizime sanitare
dhe fitosanitare për të mbrojtur prodhuesit vendas nga konkurrenca ekonomike.
Për më tepër, ndërsa Masat Sanitare dhe Fitosanitare (SPS-së), mund të futet për arsye
ligjore, në ekonomitë në tranzicion mund të ndikojnë në reduktimin e mundësive per
eksport, sepse institucionet, infrastruktura dhe legjislacioni i cili suporton masat SPS
shpeshherë ka nevojë të përmirsohet.
Marrëveshja e OBT-së për masat SPS, lejon ekonomitë për të vendosur nivelin e tyre
të sigurisë ushqimore dhe standardeve shëndetësore, ndërsa në të njëjtën kohë siguron
që masat SPS nuk përfaqësojnë panevojshmëri, arbitraritet, pajustifikueshmëri
shkencore ose do të krijojnë pengesa në tregtinë ndërkombëtare. Marrëveshja SPS
inkurajon anëtarë të përdorin standardet ndërkombëtare, udhëzimet dhe
rekomandimet, ku ato ekzistojnë.
Palët e CEFTA-s janë të angazhuar për të respektuar kërkesat kryesore të
Marrëveshjes SPS, domethënë: si Vlerësimi i rrezikut, parimi i ekuivalencës dhe
transparenca9.
Treguesit për t`u vlerësuar në eliminimin e barrierave jotarifore nëpërmjetë
proçedurave SPS përfshijnë:
1. Kuadri institucional për proçedurat SPS
2. Bashkëpunimi në nivel agjencisë, brenda CEFTAS dhe jashtë saj
3. Korniza e legjislacionit SPS
4. Zhvendosja e proçedurave Evropiane SPS
5. Informacione dhe mekanizmat e njoftimit.
9 Marrëveshja e OBT-së SPS (Neni 7 dhe aneksi B) përmban dispozita mbi dy njoftimit dhe pikat hetim.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
32
4.3.1 Kuadri institucional për proçedurat SPS
Një sistem kontrolli kombëtar SPS, shërben për të siguruar sigurinë e ushqimit dhe
mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe interesave të tyre. Në të njëjtën kohë, ajo
garanton se ushqimi dhe produktet bujqësore përmbushin kërkesat e tregjeve
bujqësore ku eksportohen duke lehtësuar në këtë mënyrë eksportimin e mallrave për
në tregjet partnere.
Për më tepër, në kontekstin ndërkombëtar sistemi SPS mund të operojnë ndërmjet
a) Bashkëpunimit rajonal
b) Bashkëpunimi Internacional duke përfshirë organizmat e standarteve
ndërkombëtare (CODEC, IPPC, OIE).
Në një sistem të mirë organizuar, proçedurat SPS, janë të rregulluara nëpërmjet
përfshirjes së analizës së riskut, fakt ky që parashikohet në marrëveshjen e OBT-së për
SPS-të. Masat që duhet të merren mbi bazën e analizës së rriskut duhet të jenë të
përputhura me nivelin e analizës së rriskut, të minimizojnë efektet negative në tregti,
të rrespektojnë principet kryesore dhe të adaptohen me kushtet rajonale. Ato
gjithashtu duhet të bazohen në rregulla të shkruara dhe të qarta.10
11
Agjencitë e kontrollit SPS ekzistojnë në të gjitha shtetet, qoftë si organe të pavarura
administrative ose dhe brenda ministrive si autoritetet kompetente për sigurinë
ushqimore (Në Shqipëri AKU). Kapacitetet në këto institucione ndryshojnë nga shteti
10
Reg BE/178: 2002, Neni 7, Parimi i kujdesit 11
Neni 5 dhe 6 i marrëveshjes së OBT-së për SPS-të.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
33
në shtet. Disa prej tyre janë duke përjetuar një mungesë të stafit të trajnuar (Shqipëria,
Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova), mungesë të pajisjeve jo të përshtatshme për
inspektimin e plotë në terren (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Moldavia,
Serbia), apo mungesë të theksuar të komunikimit elektronik (Moldavia, Mali i Zi,
Serbia).12
Përgjithsisht financimi i këtyre institucioneve sigurohet nëpërmjet buxheteve
shtetërore dhe publikohen në gazetën zyrtare në baza vjetore, por mungojnë të dhëna
të qarta për faktin nëse financimi bëhet mbi bazën e analizës së rriskut.
Analiza e rrezikut rregullohet me ligj ose me akte nën ligjore në të gjitha shtetet e
CEFTA-s. Planet strategjike shumëvjeçar të veprimit në lidhje me kërkesat e SPS
shpesh nuk ekzistojnë dhe nuk janë të përditësuar, ose ata janë zëvendësuar me planet
vjetore të përgatitura nga agjenci të ndryshme të ngarkuar me sigurinë e ushqimit.
Në Shqipëri strategjitë SPS ekzistojnë, por ato nuk janë përditësuar në kuptim
të shpërndarjes së përgjegjësive, kërkesave të transparencës, rezultateve të arritura apo
problemeve të reja të lindura. Organizatat ndërkombëtare dhe projektet e donatorëve
kanë organizuar një numër të madh trajnimesh në shtetet anëtare të CEFTA-s.
4.3.2 Bashkëpunimi në nivel agjencisë, brënda CEFTA-s dhe jashtë saj
Të gjithë shtetet janë anëtarë të Komisionit të Ushqimit CODEX, OIE, IPPC.
Bashkëpunimi ndërmjet agjencive SPS në nivel kombëtar është i parashikuar në
legjislacionin e brendshëm të Palëve të CEFTA-s (ligji për Sigurinë Ushqimore apo
Ligji për Veterinarinë), por nuk ka funksionuar gjithmonë shumë mirë. Dublimi i
kontrolleve apo mosmarrveshjet për kompetence ndërmjet institucioneve mund të
krijojnë barrierë të konsiderueshme në tregtisë.
Në Shqipëri dhe Bosnjë Hercegovina ky problem është eliminuar duke krijuar një
autoritet të vetëm kontrolli si Autoriteti Kontrollit Ushqimor (AKU).
Palët anëtare në CEFTA-s janë duke kontribuar aktivisht në negocimin për
harmonizimin ose njohjen e ndërsjelltë të masave SPS. Megjithatë, ata ende
mbështeten në organizimin e takimeve zyrtare të CEFTA-s në mënyrë që të diskutojnë
dhe të bien dakord mbi masat.
4.3.3. Korniza e legjislacionit SPS
Sipas nenit 12 të marrveshjes CEFTA 2006, korniza legjislative e SPS-ve, në të gjthë
shtetet duhet të vlerësohet kundrejt kërkesave të Marrëveshjes së OBT-së për SPS-
të. Për më tepër, palët e CEFTA-s duhet të përafrojnë legjislacionin e tyre me atë të
BE-së, në kuadër të proçesit të zgjerimit.
Situata në CEFTA varion në statusin e secilit shtet në drejtim të negociatave për
anëtarësimi në OBT dhe BE. Kroacia, e cila është pranuar në BE, ka korniza ligjore,
rregullore dhe akte nënligjore të harmonizuar tashmë me OBT-n dhe BE-n, në të
gjithë sektorët.
Shtetet e tjera janë në fazën e miratimit të hershëm të korrnizës legjislative që është në
përputhje me kërkesat ndërkombëtare dhe të BE-së, apo në fazën e implementimit
pararprak të kornizës legjislative.
12 Marrë nga studimi i OECD 2011
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
34
Në Shqipëri, Moldavia, Serbia dhe Kosova, korrniza ligjore në përputhje me
kërkesat ndërkombëtare të BE-së është në stadin e implementimit. Sektori më i
avancuar në Shqipëri është AKU, (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) i cili ka një
legjislacionin plotësisht të përputhur me atë të OBT-së dhe EU-së "Mbi Sigurinë
ushqimore". Në shërbimin veterinare dhe fitosanitar, rregulloret janë pjesërisht të
harmonizuar. Parimet e vlerësimit të rrezikut, harmonizimi dhe transparenca janë
kryesisht të integruar në legjislacion.
Botime në fletoren zyrtare është një kërkesë për të gjitha shtetet dhe shumica e
tyre bëhet publike dhe në faqet e internetit. Megjithatë, kapacitetet për analizën e
riskut janë të kufizuara në disa shtete dhe transparenca në drejtim të shkëmbimit të
informacionit me tregjet partnere kur ka ndryshim rregullash dhe masash, përsëri ka
nevojë të përmirësohet në përputhje me marrëveshjen e OBT-së për SPS-të dhe
rregullave të BE-së.13
Politikat dhe proçeset vendim-marrëse zakonish merren brenda zyrave të
institucioneve pa përfshirjen e mjaftueshem të sektorit privat.
Duhet te theksohet se nga analiza e sektorët të veçantë të shteteve në CEFTA janë disa
sektorë më të avancuar se të tjerë. Kryesisht kjo është e varur nga karakteristikat e
bujqësisë dhe agro-industrisë në çdo shtet. Për këtë arsye, disa ligje ende duhet të
zhvillohen (kryesisht në zonën fitosanitar) dhe shtetet anëtare kanë nevojë që të mund
të përdorin eksperiencat e shteteve të tjera të CEFTA-s.
4.3.4 Vendosja e proçedurave Europiane për kontrollin Sanitar dhe
Fitosanitare (SPS).
Shumica e palëve në CEFTA-s kanë, ose janë në proçesin e adoptimit të paketës së
rëndësishme ligjore të BE-së në përputhje me rrethanat, proçedurat, rregulloret dhe
standardet të cilat priren të jenë në përputhje me normat e BE.14
Megjithatë, mos sinkronizimi dhe nivelet e ndryshme në adaptimin e masave të BE-së,
mund të rezultojnë në krijimin e barrierave shtese teknike në tregtinë brenda CEFTA-
s
Produktet origjinuese në ekonomitë e shteteve të cilat kanë mbetur mbrapa me
implementimin e masave të SPS-së mund të përjashtohen nga tregjet e atyre
ekonomive të cilat kanë adaptuar masa më të rrepta në këtë proçes.
4.3.5 Informacioni dhe mekanizmat njoftimit
Ky tregues vlerëson, mekanizmat e transparencës dhe informimit në fushën e SPS-ve
në vendet anëtare të CEFTA-s, duke u fokusuar në veçanti në ekzistencën e hetimit
dhe pikat e informacionit dhe se si ata funksionojnë në praktikë.15
13
Marrëveshja e OBT-së për SPS-të, Aneksi B, Transparenca e masave sanitare dhe fitosanitare
14
Reg BE 178:2002, Neni 11 15
Marrëveshja e OBT-së për SPS-të (neni 7 dhe në Aneksin B) përmban dispozita mbi dy njoftimit dhe pikat informuese. Për
njoftimin, marrëveshja përcakton se anëtarët e OBT-së duhet të njoftojë masat SPS nëse: (i) një standart ndërkombëtar,
udhëzues apo rekomandimi nuk ekziston ose përmbajtjen e rregullores së propozuar sanitare ose fitosanitare nuk është në
thelb e njëjtë si përmbajtja e një udhëzimi, standard ndërkombëtar apo rekomandim, dhe (ii) rregullorja mund të ketë një efekt
të rëndësishëm në tregtinë e anëtarëve të tjerë. Përveç kësaj, anëtarët e OBT-së janë të detyruar të ngrejnë një pikë informuese,
ku anëtarët e tjerë të OBT-së mund të kërkojë informacione mbi rregulloret e SPS-së, procedurat e kontrollit dhe të inspektimit,
vlerësimit të rrezikut procedurat dhe aspektet ndërkombëtare të SPS –ve.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
35
Edhe pse shumica Palëve CEFTA-s kanë krijuar baza informacioni dhe pikat e
njoftimit dhe po publikojnë njoftimet e legjislacionit të tyre dhe masat në faqet zyrtare
të internetit, këto nuk funksionojnë siç duhet dhe kanë kufizime në kapaciteteve e
tyre.
Megjithatë masat dhe proçedurat e qarta për njoftim kanë nevojë të zhvillohen në disa
shtete si (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia).
Personeli i përkushtuar në kryerjen e njoftimeve është i nevojshëm në çdo ekonomi
dhe duhet të ketë njohuri në lidhje me menaxhimin e informacionit që mund t`i bëhet i
disponueshëm publikut. Ato gjithashtu, duhet të jenë të aftë për të vendosur se cili lloj
informacioni duhet t`i drejtohet ndërkombëtarisht institucioneve të brendëshme,
organeve të kontrollit apo industrisë.
Për më tepër, mungesa e komunikimit efektiv dhe bashkëpunimit brenda kufirit
kombëtarë dhe mungesa e hyrjes në një bazë të dhënash të përbashkët të SPS-ve
mund të ndërhyjë në vendimet që marrin shtetet anëtare të CEFTA-s.
Në fakt, vështirësia kryesore në të gjithë palëve e shteteve CEFTA-s është mungesa e
qartë e mekanizmave dhe proçedurat e njoftimt. Njoftimet e draft-rregulloreve të reja
nuk është praktikë në marrëdhëniet rajonale CEFTA-s, as nga ligjet apo masat të cilat
nuk janë plotësisht në përputhje me marrëveshjen e OBT-s për SPS-të dhe dispozitat e
BE-së. Prandaj, partnerët tregtare nuk mund të shprehin mendimin e tyre në fazën
përgatitore të plotësimit të dokumenteve rregullatore. Ndonjëherë, edhe kur
adaptohen dokumente, ato nuk janë plotësisht të njoftuara. Kjo praktikë është në
kontradiktë me parimet e BE-së. 16
Ekzistenca e masave të cilat nuk janë në përputhje me rregullat e OBT-së për SPS-të
dhe BE-në është zakonisht e shpjeguar si një masë e përkohshme e cila ka si qëllim
për të mbrojtur prodhuesit kombëtare derisa ata të bëhen të aftë për të prodhuar sipas
normave ndërkombëtare. Megjithatë, këto masa mund të jenë një burim i BJT dhe
njoftimi në një afat të përshtatshëm paraprak mund të parandalojë krijimin e BJT të
reja.
Së fundi, Shqipëria ka marrë pjesë në sistemin e lajmërimit të shpejtë për sigurinë
ushqimore (RASFF) si një mjet efektiv për shkëmbimin e shpejtë të informacionit
ndërmjet autoriteteve të kontrolllit ushqimor në lidhje me masat e marra në përgjigje
të rreziqeve të rënda të zbuluara në ushqim.17
16
Reg BE 178:2002, Neni 9 :
17
Reg KE 178:2002, Neni 50
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
36
4.4 Pengesat administrative të tregtisë
Proçedurat Doganore dhe administrative në kufi janë një kosto e nevojshme e të bërit
biznes. Megjithatë, vështirësimi i kërkesave të import - eksportit, përtej asaj që është
e nevojshme për të lëvizur një produkt përtej kufjve në një mënyrë konsistente me
objektivat e politikës lokale, mund të pengojë tregtinë e panevojshme nga "pengesat "
kufitare.
Proçedurat e komplikuara mund të vështirësojnë ekonominë për të arritur të gjithë
përfitimet ekonomike dhe të marrë pjesë në zinxhirin ndërkombëtarë të furnizimit të
prodhimit dhe mund të dekurajojë investimet e huaja direkte.
Thjeshtëzimi dhe Harmonizimi i proçedurave të tregtisë ndërkombëtare ka një ndikim
pozitiv mbi flukset tregtare dhe mund të ul ndjeshëm kostot për të gjitha bizneset,
ndërkohë që vazhdon të plotësojë objektivat e politikave të këtyre proçedurave.
Më konkretisht, shpenzimet e transaksioneve mund të reduktohen duke realizuar
proçedura transparente dhe të qëndrueshme, kërkesa administrative kufitare të
paanshëm dhe uniforme, sisteme të harmonizuar, reduktimin e proçedurave të
rënduara, aplikimi i standarteve ndërkombëtare të rëna dakord, menaxhimi i riskut dhe
implementimi i sistemit elektronik të doganave në të gjitha shtetet (në Shqipëri
AsycudaËord është implementuar në vitin 2009)
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
37
Treguesit për tu vlerësuar si barriera administrative ndaj tregtisë mes shteteve
anëtare të marrëveshjes CEFTA përfshijnë:
1 Krijimi i një faqe zyrtare kombëtare interneti për doganat dhe sigurimi i
cilësisë së informacionit
2 Pikat e vetme hetimore kufitare
3 Përfshirjen e komunitetit të biznesin në vendimarrje
4 Proçedurat e përcaktuara
5 Procedurat e apelimit
6 Tarifat dhe shpenzimet për shërbimet
7 Formalitetet, dokumente dhe përpunimi elektronik
8 Proçedurat doganore dhe proçeset e tjera
9 Institucionet e brëndshme dhe kufitare, kordinimi dhe bashkëpunimi i tyre
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
38
4.4.1 Krijimi i një faqe zyrtare kombëtare interneti për doganat dhe sigurimi i
cilësisë së informacionit
Transparenca e doganave dhe tregtisë të lidhura me rregulloret dhe proçedurat janë të
përfshirë në mënyrë eksplicite në OBT, veçanërisht në nenin X të GATT-it. Përveç
kësaj, neni 44 i Marrëveshjes së CEFTA-s përmban Dispozitat mbi transparencën.
Këto dispozita synojnë transparencën dhe hyrjen në informacion mbi politikat
tregtare, rregulloret dhe legjislacionin. Përfitimet e pritura qëndrojnë në linjë me
kushtet nën të cilat operatorët dhe tregtarët angazhohen në transaksionet tregtare
ndërkombëtare.
Detyrimi për transparencës i parashikuar në Nenin X të GATT-it është e lidhur
kryesisht për tekstet legjislative (ligjet, rregulloret, vendimet gjyqësore dhe rregullat
administrative për zbatimin e përgjithshëm).
“Informacioni i mëtejshëm, shembujt, procedurat operacionale të doganave dhe
agjencive kufitare, hyrja në modelet on-line, përshkrimi i qartë i kërkesave të import
eksportit, si dhe përditësime mbi ndryshimet në legjislacion janë njësoj të
rëndësishme për tregtarët, dhe përbëjnë vlerë të shtuar për një perspektivë të
lehtësimit të tregtisë”.
Në të gjitha shtetet ekziston një një faqe interneti kombëtare doganore dhe pothuajse
të gjitha kanë publikuar informacion mbi rregullat tregtare në dy gjuhë, në gjuhën
lokale dhe në gjuhën anglisht. Megjithatë, shpesh vetëm një sasi e kufizuar
informacionit është e disoponueshme në anglisht .
Niveli i taksave publikohen dhe përditësohen rregullisht ashtu si dhe proçedurat e
import - eksportit.
Edhe Vlerësimi doganor është zakonisht në dispozicion. Megjithatë, nga studimi i
bërë në 2011 pak shtete publikojnë informacionin e plotë mbi rregullat doganore si
(Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe
Serbia),
Në Shqipëri konstatohet se nuk publikohen gjobat për shkeljet e proçedurave të import
- eksportit, nuk jepet informaacion për proçedurat që ndiqen nga agjensitë e tjera
ndërkombëtare dhe për më tepër siç vërehet në të gjitha shtetet, nuk publikohen
vendimet gjygjësore të cilat duhet të bëjnë preçedentin për interpretimin e rregullave
doganore.
4.4.2 Pikë e vetme hetimore kuftare
Një pikë kombëtare hetimi duhet të veprojë si një pikë e vetme koordinimi për
kërkesat për informacion mbi doganat dhe legjislacionin dhe proçedurat tregtare. Kjo
mund të forcojë zbatimin e dispozitave mbi transparencën të parashikuar në Nenin X
të GATT-it. Për më tepër, neni 44.2 i Marrëveshjes CEFTA-s kërkon krijimin e
pikave të kontaktit në lidhje me përpunimin e kërkesave për informacion të lindura
nga palët.
Për qartësinë dhe transparencën e transaksioneve në tregtinë ndërkombëtare është e
domosdoshme që të jetë aksesi në informacionet e tregtisë ndërnjet palëve.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
39
“Një pikë e vetme kombëtare hetimore ofron nje mjet për të lehtësuar aksesin në
informacionin e publikuar tashme me një përfitim shtesë për të siguruar një mënyrë të
personalizuar informacioni duke iu përgjigjur kërkesave specifike”.18
Krijimi dhe mbajtja e një pikë të vetme kombëtare hetimore nuk gjeneron shpenzime
shtesë, pasi ajo rezulton në një kursim kohe per stafin i cili është mësuar tashmë me
keto hetime rutinë.
Në shumicën e shteteve CEFTA-s më shumë se një institucion është përgjegjës për t'iu
përgjigjur pyetjeve mbi rregullat dhe proçedurat në lidhje me tregtinë, me përjashtim
të Serbisë dhe Kroacisë të cilat kanë një pikë të vetme (Kroacia tashme hyri ne
Europë).
Shumë pika hetimore kanë kapacitete të kufizuara dhe në disa prej shteteve as brenda
doganave nuk ka njesi specifike hetimore. Koordinimi mes palëve të CEFTA-s mbi
funksionimin dhe operimin e një pike të vetme hetimi nuk është arritur.
4.4.3 Përfshirja e komunitetit të biznesit në vendimarrje
“Mekanizma efektiv për konsultim në nivel kombëtar mbi proçedurat e propozuara,
ligjet mbi tregtinë, rregulloret, rregullat administrative duhet të vendosen në atë
mënyrë që të sigurojnë palët e interesuara me një mundësi për të komentuar mbi
rregullat e reja tregtare të propozuara në mënyrë që qeveritë ti marrin në konsideratë
këto komente si të përshtatshme, përpara implementimit të tyre. Konsultimet duhet të
zhvillohen në një fazë të hershme në mënyrë që të sigurohet ndonjë ndryshim i
mundshëm, ata gjithashtu duhet të përfshijë grupin më të gjerë të mundshme të palëve
të interesuara.”19
Në shumicën e shteteve, realizohen konsultime zyrtare midis shteteve dhe grupeve të
interesit. Konsultimet mes qeverisë dhe tregtarëve veprojnë në rregulla bazë dhe
lehtësohen nëpërmjet dhomave të tregtisë dhe në disa shtete nëpërmjet disa Këshilleve
Konsultativ dhe Biznesit .
Kur vendosim apo amendojmë një ligj apo rregullore që lidhet me doganat apo me
proçedurat e tregtisë, në shumicën e shteteve qeveritë zakonisht përfshijnë katër ose
më shumë grupe interesi. Një minimum prej dy javësh është i nevojshme për
konsultimin me komunitetin e biznesit. Nga studimet rezulton se vetëm Ish-
Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Serbia përfshijnë komunitetin e biznesit në
fazën e hartimit të ligjeve dhe rregulloreve doganore. Ndërsa në shtetet e tjera ato nuk
përfshihen direkte në proçeset konsultative. Objektivat e politikës doganore i janë
komunikuar zakonisht publikut të gjerë nëpërmjet publikimit në fletoren zyrtare apo
publikimi në faqet e internetit të shteteve pas miratimit të tyre.
4.4.4 Proçedurat e përcaktuara
“Proçedurat e përcaktuara” janë zakonisht rregulla administrative të cilat konsistojnë
në një vendim detyrues zyrtar, me një afat të përcaktuar, përpara importimit apo
eksportimit të lëshuar nga autoritetet doganore me shkrim i cili i ofron aplikantëve me
rregulla për mallrat që do të importohen
18
UNCTAD (2011), “Technical Notes on Trade Facilitation Measures”, United Nations, Geneva 19
ËTO (2009), Negotiating Group on Trade Facilitation – ËTO Negotiations on Trade Facilitation – Self Assessment
Guide, TN/TF/Ë/143/Rev. 3, ËTO, Geneva.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
40
Mënyra sesi mallrat janë trajtuar për qëllime doganore (për shembull, përcaktimi i
vlerës, klasifikimi i mallrave, si dhe përcaktimi i rregullave të origjinës) është një
burim kryesor i mosmarrëveshjes ndërmjet zyrtarëve doganorë dhe
tregtarëve. Prandaj, “proçedurat e përcaktuara” janë instrumente të rëndësishëm në
lehtësimin e tregtisë, pasi ata kontribuojnë të sigurojnë një mjedis të qëndrueshëm
dhe transparent tregtare për operatorët ekonomikë.
Pasi i siguron një herë “proçedurat e përcaktuara” janë ligjërisht detyruese për
autoritetin doganor, ashtu si dhe për tregtarët për një periudhë të caktuar kohe.
Të gjitha shtetet CEFTA disponojnë një mekanizëm për proçedurat e përcaktuara.
Zakonisht këto përfshijnë klasifikimin bazuar në klasifikimi tarifor kombëtar si dhe
verifikimin e origjinës së mallit për trajtimin preferencial. Informacioni tarifor i
detyrueshëm në Shqipëri parashikohet nga neni 22 i Kodit Doganor dhe ka një
vlefshmëri detyruese 6 vjecare.
Megjithatë, qëllimi i proçedurave të përcaktuara në shtetet pjesëmarrëse të CEFTA-s
është më e kufizuar sesa ai i propozuar nga negociatate e OBT-s. Për shembull, nuk ka
asnjë proçedurë të përcaktuar në lidhje me informacionin apo metodologjinë që do të
aplikojë dogana në vlerësimin doganor.
Proçedurat e përcaktuara me interes të përgjithshëm zakonisht janë në dispozicion të
publikut përmes rregulloreve të publikuara dhe Interneti (për shembull, nëpërmjet
faqes ëeb të doganave).
Në të gjitha shtetet CEFTA-s, rastet e refuzimit apo revokimit të rregullave të
përcaktuara duhet të jenë të motivuara. Një kërkesë mund të refuzohet në të gjitha
rastet kur aplikanti nuk e lidh me ndonjë qëllim për ta përdorur në një proçedurë
doganore. Gjithashtu ato mund të revokohen kur një ose më shumë nga kushtet nuk
plotësohen më. Në të gjitha rastet parashikohet proçedura e ankimit.
4.4.5 Procedurat e Apelimit
Është shumë e rëndësishme që Operatorët Ekonomikë të mund të ankohen kundër
doganës apo institucioneve të tjera kufitare në rast se vendimet e tyre nuk janë në
përputhje më ligjet apo rregulloret.
Ndër proçedurat e ndryshme të apelimit, shqyrtim gjyqësor në veçanti mund të zgjasë
shumë dhe me kosto të lartë për tregtarët. Proçesi i apelimit administrativ shpesh
ofron avantazhe thelbësore mbi atë gjyqësor pasi ato mundësojnë një vendim më të
shpejtë dhe me pak shpenzime për tregtarët. Prandaj, sigurimi i një proçedure
ankimore me disa faza është i favorshem si për tregtarët dhe për institucionet
administrative.
“Për të garantuar pa-anësinë dhe shqyrtimin e drejtë, autoritetet të cilave i drejtohet
ankimi duhet të jenë të pavarura nga administrata qe e ka marrë vendimin”.20
Në disa shtete si (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Moldavia) proçedurat
ligjore parashikojnë të drejtën e ankimit ndaj një autoriteti jo të pavarur nga organi që
e lëshon vendimin origjinal në nivel administrativ. Megjithatë, në të gjitha shtetet,
ankimimi pranë një autoriteti gjygjësor i cili ështe i pavarur nga organi administrativ
është në dispozicion të të gjithë individëve. Personat fizikë dhe juridikë mund të
iniciojë një proçedim gjyqësorë në përputhje me ligjet dhe rregulloret administrative.
Në shumicën e shteteve informacionet për proçedurat e apelimit në faqet e internetit
20
UNCTAD (2011), “Technical Notes on Trade Facilitation Measures”, Technical Notes on Trade Facilitation Measures:
Right of appeal against customs and other agency rulings and decisions, United Nations, Neë York and Geneva
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
41
doganor janë të kufizuara dhe nuk është fare i publikuar. Informacioni mund të
gjenden në kodet doganore. Shqipëria, Moldavia dhe Serbia kanë një faqe interneti të
sistemit doganor të plotë.
4.4.6 Tarifat dhe shpenzimeve për shërbimet
Neni VIII i Marrveshjes GATT 1994 i referohet të gjitha tarifave dhe pagesave të
imponuara nga doganat dhe agjensi të tjera qeveritare (duke përfshirë edhe organet që
veprojnë në emër të institucioneve shtetërore) për shërbimet e kryera në lidhje me
importimin apo eksportimin e mallrave ose për ndonjë formalitet të kërkuar. Ajo
vendos detyrime për anëtarët e OBT-së që vlera e tarifës dhe pagesave duhet të jetë e
përafërt me koston e shërbimeve të kryera dhe nuk duhet të shërbejë si motiv i fshehtë
proteksioniste fiskale.21
Nga një perspektivë e lehtësimit të tregtisë, niveli i taksave dhe e tarifave duhet të ulet
sa më shumë të jetë e mundur, bazuar në parametrat transparente dhe objektive, duke
korresponduar në mënyrë të arsyeshme me shpenzimet e shërbimit të dhënë dhe të
administrohen në një mënyrë të qëndrueshme.
Në shumicën e shteteve, tarifat dhe pagesat nuk llogariten ad valorem, dhe janë të
përcaktuara nga një shumë fikse që reflektojnë koston aktuale të shërbimeve të
ofruara. Moldavia dhe Kosova përdorin sistemin e llogaritjes së tarifës ad valorem ,
ndërkohë që në Shqipëri të gjitha tarifat dhe taksat e shërbimeve janë shfuqizuar.
Përshtatshmëria dhe rëndësia e kostove të shërbimit në zonën doganore nuk janë të
rregulluara në mënyrë të njejtë në të gjitha shtetet CEFTA. Për më tepër, informacioni
mbi tarifat dhe pagesat nuk janë shkëmbyer rregullisht ndërmjet administratave të
shteteve të CEFTA-s.
4.4.7 Formalitetet, dokumente dhe përpunimi elektronik
Neni 14.4 parashikon se "palët do të ... reduktojnë sa më shumë që të jetë e mundur,
formalitetet e imponuara mbi tregtinë". Thjeshtëzimi i dokumentacionit tregtar të
kërkuar është gjithashtu në qendër të Nenit VIII të marrveshjes GATT-it 1994, i cili e
parashikon në paragrafin 1 (c) "nevojën për minimizimin e kompleksitetit të
proçedurave të import - eksportit si dhe për të ulur dhe për të thjeshtëzuar
dokumentacionin e kërkuar në import – eksport”.
Për shumicën e shteteve numri i dokumenteve për eksport - import janë brenda
mesatares së CEFTA-s. Vetëm në Shqipëri, Kroaci dhe Kosovë numri i dokumenteve
të kërkuara është mbi mesataren e CEFTA-s.
Dokumentet mund të dorëzohen plotësisht elektronikisht vetëm në Kroaci dhe
Moldavi. Në Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë dokumentet mund të bëhen elektronikisht
me disa përjashtime, ndërsa në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina dhe Ish Republika
Jugosllave Maqedonia nuk ka asnjë mundësi për dorëzimin e dokumenteve
elektronikisht. (Deklarata doganore përpilohet elektronikisht por më pas ajo duhet të
21
Neni 6 i Marrëveshjes CEFTA 2006 përcakton se "Palët do të eliminojnë taksat doganore në kundërshtim me nenin VIII të
Marrëveshja e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë, 1994 [...] në tregtinë e tyre reciproke dhe shërbime të tjera të ngjashme"
Marrëveshja - CEFTA 2006
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
42
dorëzohet në Hard Copy si dhe ti bashkëlidhen të plota të gjithë dokumentat tregtar të
cilat nuk janë transmetuar elektronikisht)
Në shumicën e shteteve, menaxhimi i riskut është implementuar dhe ekziston një njësi
speciale për administrimin e rriskut në administratën doganore.
Disa shtete po operojnë me një sitem rrisku bazuar në modulet e rriskut të programit
informativ ASYCUDA në përdorim nga ana e administratës doganore. Megjithatë,
pengesa kryesore për një implementim të plotë të menaxhimin e rrezikut janë:
I) Kapaciteti i kufizuar i sistemit teknologjik të informacionit,
ii) Nevoja për një zhvillimi të moduleve të menaxhimit të rriskut si dhe mjeteve,
duke përfshirë kriteret e selektivitetit, dhe
iii) mungesa e një numër të mjaftueshëm të stafit të trajnuar.
Zbatimi i duhur i menaxhimit të rrezikut është i rëndësishme për rritjen e efikasitetit
dhe lehtësimin e jo vetëm të shërbimit doganor dhe kontrollit të tij, por edhe të
lehtësimit të proçedurave të tjera të tregtisë
Në shumicën e shteteve CEFTA shkëmbimi i të dhënave elektronikisht (EDI,
Electronic Data Interchange), është në proçes të implementimit por nuk është
plotësisht operative. EDI mund të kontribuojë dukshëm në zvogëlimin e kostove dhe
kursimit të kohës aq të çmuar për tregtarët. Aktualisht vetëm Maqedonia dhe Kroacia
e kanë plotësisht operativ sistemin EDI.
Rregullat në lidhje me nënshkrimin dhe çertifikimin elektronik dhe përdorimi i tyre
potencial në proçedurat doganore është adaptuar në shumë shtete. Në këtë moment të
dyja janë të aplikueshme vetëm në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
4.4.8 Proçedurat doganore dhe proçeset e tjera
Shtetet CEFTA-s duhet të lehtësojnë tregtinë përmes thjeshtësimit të proçedurave
doganore dhe proçeseve të tjera, duke përfshirë implementimin e një dritare të vetme
për doganat, përpunimin e informacionit para mbërritjes së mallit, ndarjen e çlirimit të
mallit nga proçedurat e zhdoganimit dhe forcimin e Auditit Aposteriori. Në mënyrë të
posaçme paragrafi katër i nenit 14 të CEFTA 2006 përcakton se "shtetet duhet të
thjeshtojnë dhe lehtësojnë proçedurat doganore ... "
"Dritarja e vetme" është një sistem në lidhje me dorëzimin dhe përpunimin në mënyrë
elektronike të dokumenteve, dhe në këtë mënyrë është një masë lehtësuese e
rëndësishme për tregtinë në lidhje me rritjen e efikasitetit dhe uljen e kostove si për
tregtarët dhe për qeverinë .22
Modeli i një "dritare të vetme" lejon autoritetet përgjegjëse shtetërore si dhe agjensitë
e tyre të kenë mundësi hyrje në informacionin e rëndësishëm nëpërmjet përdorimit të
teknologjisë së komunikimit dhe informacionit që menaxhohet nga dogana, të
centralizohet pagesa e taksave detyrimeve apo sherbimeve të tjera dhe për të siguruar
dhe kordinuar se kontrolli doganor është në perputhje me parimin "One Stop Shop"
Përpunimi paraprak është një tjetër thjeshtësim i rëndësishëm i proçedurave i cili i
lejon tregtarëve të paraqesin deklaratat e zhdoganimit për përpunim dhe lejim të
mallit menjëherë sapo kalojnë kufirin.
Shumë shtete kanë ndërmarrë ndryshimet e nevojshme legjislative për të lejuar futjen
e përpunimit paraprak, por asnjëri prej tyre nuk ka filluar të zbatojë këto ndryshime
ashtu siç kërkohen nga sistemi automatik i përpunimit të të dhënave në
22
UN CEFTACT (2005), “Recommendation and Guidelines on establishing a Single Ëindoë”, Recommendation No. 33,
United Nations, Neë York and Geneva
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
43
doganë. Kapacitetet aktuale të sistemit IT ne të gjithë rajonin CEFTA është i limituar
vetëm tek shtimi i disa mundësive të përpunimit paraprak por jo të plotë.
Duke ndarë daljen e mallrave nga proçedurat e zhdoganimit mund të kontribojnë në
uljen e kohës dhe shpenzimeve për tregtarët duke lejuar mallrat të lirohen nga dogana
para pagesës së detyrimeve dhe taksave, në ato rastet kur klasifikimi final i mallrave,
përcaktimi i vlerës dhe transaksioneve të tjera është në pritje.
Në shume shtete ndarja e daljes së mallit nga përcaktimi final dhe pagimi i
detyrimeve doganore kushtëzohet nga dhënia e një garancie bankare.
Bazuar në të drejtën e tyre doganore, mallrat mund të bëhen të disponueshëm për
tregtarët vetëm kur detyrimet doganore janë paguar apo janë garantuar. Në Kosova
lejohet kjo ndarje e sistemi vetëm për shoqëritë e autorizuara.
Shumica e shteteve kërkojnë dokumenta apo aplikojnë proçedura të ndryshme
kontrolli fizik për mallrat normale apo mallrat që prishen shpejt, bazuar në udhëzimet
e brendëshme të autoriteteve doganore. Zakonisht punonjësit e doganës i japin
prioritet përfundimit të proçedurave doganore mallrave qe prishen shpejt.
Në të gjitha shtetet ekziston sistemi i Auditimit Aposteriori. Organizimet të veçanta
brenda administratës doganore janë të autorizuar të ndjekin këtë proçedurë.
Kontrolli Aposteriori parashikohet në kodet doganore rrespektive "neni 102 e Kodit
Doganor Shqiptar" i cili lejon që autoritetet doganore në mënyrë të pavarur apo me
kërkesë të palëve munet të rishikojnë deklaratat doganore edhe pasi malli është
çliruar, megjithatë nga eksperienca rezulton se sistemi i auditit aposteriori nuk është i
integruar me sistemin e menaxhimit të rriskut duke bërë që kontrolli aposteriori të
bëhet rrutinë pa u bazuar në analizën e rriskut "jo eficente".
4.4.9 Institucionet e brëndshme dhe kufitare, koordinimi dhe bashkëpunimi i
tyre.
Janë dy aspekte për këtë tregues:
i) Bashkëpunime të brendshme ndërmjet agjencive kombëtare të përfshira në
kontrollet kufitare, dhe
ii) Bashkëpunimi kufitar dhe ndërkombëtar ndërmjet institucioneve të shteteve të
CEFTA-s, dhe institucioneve të shteteve fqinj që ndajnë një kufi të përbashkët.
Bashkëpunimi dhe koordinimi kombëtar përfshin disa komponent, bashkëpunimi,
kordinimi ose delegimi i kryerjes së kontrolleve të përbashkëta nëpërmjet një sitemi të
menaxhimit të rriskut, shkëmbim i të dhënave duke lejuar tregtarët dhe agjensitë të
bëjnë një përpunim unik të të dhënave dhe menaxhim të përbashkët të pikës kufitare
apo objekteve të ngjashme;
Bashkëpunimi ndërkufitar i institucioneve nga ana tjetër, mbështetet në një
marrëveshje ligjore formale nga të dyja shtetet, si një deklaratë politikë, një
memorandum mirëkuptimi, ose një marrëveshje dypalëshe.
Në mënyrë të veçantë, operacionet e përbashkëta kufitare kërkojnë bashkëpunim të
ngushtë në menaxhimin e përditshëm të kufijve, harmonizimin e dokumentacionit të
kërkuar, shkëmbimin e të dhënave, bashkëpunim apo kontrolle të përbashkëta si dhe
operimin e nënpunësve të institucioneve kufitare në "tokën e ndërmjetme ".
Legjislacioni kombëtar i të gjitha shteteve mundëson bashkëpunimin në mes të
doganave dhe të institucioneve të tjera të rëndësishme shtetërore nëpërmjet
përcaktimit të detyrave dhe përgjegjësive të qarta.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
44
Në shumë shtete është implementuar sistemi i menaxhimit të kufijve (IBM Integrated
Boarder Menagemant) ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoni ky sistem nuk është
implementuara.
Disa shtete aktualisht kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe mbi kontrollet e
përbashkëta kufitare. Për shembull, një marrëveshje e përbashkët kontrolli doganor
është në fuqi ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi;
Pothuajse të gjitha shtetet e CEFTA-s janë të përfshirë në implementimin e
shkëmbimit të të dhënave me shtetet e tjera të CEFTA-s, kryesisht nëpërmjet
programit shumë funksionesh IPA apo programeve te tjera ndërkombëtare. Vetëm 2
shtete bëjnë shkëmbim të rrregullt të të dhënave brënda misionit të programeve
komunitare "CUSTOMS 2013” dhe “FISCALIS 2013".23
23 Programi “CUSTOMS 2013” synon të mbështesë zhvillimin e sistemi elektrik doganore Pan-Europian i cili siguron se
aktivitetet doganore do të përputhen me nevojat e tregut të brendshëm, garanton mbrojtjen e interesat financiare të BE-së dhe
rrit garancinë dhe sigurinë.
Programi “FISCALIS 2013” është një program bashkëpunimi Europian e cila mundëson administratën kombëtare të taksave
për të krijuar dhe shkëmbyer informacion dhe eksperieca. Kjo lejon zhvillimin dhe operimin e Trans-Evropian të sistemeve IT
partnere, si dhe krijimin e një rrjeti komunikimi duke bashkuar të gjithë zyrtarët kombëtare nga e gjithë Evropa.
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
45
Konkluzionet dhe rekomandimet
Shoqëria e mbështet zhvillimin e vet në ndarjen shoqërore të punës, e cila filloi që me
lindjen e familjes, vazhdoi me kolonitë, me shtetet dhe në kohën bashkohore drejtë
globalizmit. Tregtia ka qenë mjeti kryesor përmes së cilës filluan jo vetëm
komunikimet në mes të njerëzve por edhe shkëmbimi i të mirave dhe mallrave, ku të
gjitha realizoheshin përmes mekanizmave të njohura si “treg”. Me krijimin e
bashkësive të mëdha dhe më vonë me lindjen e shteteve, u paraqit nevoja e këmbimit
të produkteve dhe shërbimeve ndërmjetë shteteve. Pra lindi nevoja për krijimin e
mekanizmave të reja që tregtia të marrë përmasat e shkëmbimeve ndërkombëtare.
Krijimi i këtyre mekanizmave të reja bëri që sot ekonomia ndërkombtare të
konsiderohet si një nga komponentët kryesorë të ekonomisë botërore. Që tregtia të
arrijë përmasat ndërkombëtare është dashur një zhvillim gradual përgjatë shekujve,
ç`ka solli një zhvillim ekonomik, social, politik dhe kulturor duke arritur një nivel të
lartë dekadat e fundit si rezultat i proçesit të industrializimit, transportit të avancuar,
globalizmit, lindjes së korporatave multinacionale. Tregëtia ndërkombëtare është
rregulluar tradicionalisht përmesh marrëveshjeve bilateral, por kohët e fundit njeh
zgjerim nënshkrimi i traktateve multilateral, me qëllim të krijimit të një strukture
rajonale që rregullonte tregtinë ndërkombëtare përmes krijimit të rregullave të njëjta
dhe mbikqyrjes së tyre nga institucionet ndërkombëtare. Roli i shteteve në nivelin
rajonal dhe më gjerë po ndryshon.
Organizatat ndërkombëtare, korporatat multinacionale dhe organizatat
joqeveritare kanë hyrë në skenë si aktorë të rëndësishëm në politikë. Ekonomia
ndërkombëtare ka përparësi të shumta, në rradhë të parë për bizneset. Mënjanimi i
barrierave tregtare kufitare, rajonale apo më gjërë u mundëson kompanive të
përfitojnë nga fuqia më e madhe dhe më e lirë punëtore dhe njëkohësisht nga
zhvillimet e vrullshme teknike. Në epokën modern, bizneset e vogla kanë terren më të
përshtatshëm për t’u zgjeruar më shpejtë, kanë më shumë zgjedhje në rekrutimin e
fuqisë punëtore dhe në fund kanë më shumë mundësi për të shitur produktet e tyre në
një treg më të gjërë. Kjo tregon se në kohen e sotme është e vështirë të mendohet
funksionimi i një ekonomie të izoluar nga tregu ndërkombëtar i mallrave, i
shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë punëtore. Ndërsa ekonomia globale vazhdon të
zgjerohet, reduktimi i barrierave tregtare do të krijonte mundësi të reja dhe të
ndryshme nga ato me të cilat përballen bizneset sot.
Pavarësisht arritjeve të rëndësishme që janë bërë nga shtetet për të siguruar
implimentimin e plotë të marrëveshjeve rajonale, nuk është realizuar plotësisht
objektivi kryesor, eliminimi i barrierave në tregti.
Barrierat tarifore (taksat doganore) tashmë janë hequr, ndaj objektivi primar mbetet
reduktimi deri në eliminim i Barrierave Jo-Tarifore (BJT) me synimin rritjen e fluksit
të tregtisë.
Duhet të eleminohen Barrierat Teknike nëpërmjet ngritjes së institucioneve kombëtare
të standartizimit dhe akreditimit si një detyrim për anëtarësimin e plotë në BE.
Harmonizimit të rregullave CEFTA-s, OBT-ës dhe BE-së si dhe përshtatjes së
proçedurave dhe infrastrukturës në konfomitet me kërkesat e përafrimit të BE-së.
Ndërtimit të strukturave kompetentë të përpunimit të të dhënave dhe shkëmbimit të
infomacionit si dhe standartizimin e praktikave në vëndet e rajonit.
Duhet të punohen më shumë në amendimin e ligjit, rregulloreve dhe praktikave për
inspektimin Sanitar dhe Fitosanitar në përputhje me kërkesat e ndërkombëtarëve dhe
kopje
REDUKTIMI I BARRIERAVE NË TREGTI, PJESË E PROÇESIT TË INTEGRIMIT 2013
46
kriteret e përafrimit në BE. Duhet të harmonizojnë rregullat dhe praktikat në ushtrimin
e kontrolleve në mallrat ushqimorë, blektoral dhe bujqësor si dhe të krijojnë pika
informimi me qëllim garantimin e transparencës në kontrollin e sigurisë ushqimore.
Duhet të intesifikohet komunikimi rajonal në nivel agjënsie si bazë për analizimin e
aktivitetit aktual me qëllim identifikimin dhe uljen e barrierave jo-tarifore.
Është e domosdoshme, ngritja e një strukture të vetme ivestigative për të gjithë
institucionet kufitare apo jo, që kanë marrëdhënie me tregtinë ndërkombëtare.
Përcaktimi dhe aplikimi i proçedurave të qarta të apelimit, shërbimi pa pagesë,
automatizimi dhe përpunimi paraprak i dokumentacionit në proçedurat doganore,
efektiviteti i tyre apo bashkëpunimi ndërmjet institucioneve kombëtare dhe atyre
kufitare, shihen si masa të nevojshme për tu ndërrmarrë me qëllim eliminimin e
barrierave jotarifore administrative në tregëti.
Një ndër rekomandimet kryesore është shfaqja e transparencës nëpërmjet publikimit të
veprimtarive të institucioneve, rregullave dhe proçedurave që duhet të ndiqen.
BIBLIOGRAFIA
- Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë
- Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
- Marrëveshja për Amendimin dhe Zgjerimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë
të Evropës Qëndrore – CEFTA 2006
- Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Komuniteteve Europiane e
Shteteve të Tyre Anëtare dhe Republikës së Shqipërisë – MSABE 2006
- Përmbledhje legjislacioni “Misioni, vizioni, strategjia”, publikim i Drejtorisë
së Përgjithshme të Doganave / 2013
- Botim, Marrëveshjet tregtare, i Agjensisë Shqiptare e Zhvillimit të Investimit /
2012
- Orientime nga botimi, Trade Liberalisation in the Doha Development Round,
Economic Policy, April 2005
- Orientime nga botimi, Trade in Corformity Assessment Practices and Barriers
to Trade, B. Fliess and R. Schonfeld (2006).
- Orientime nga botimi, WCO SAFE Framework of Standards, June 2007
- Orientime nga botimi, Guide, TN/TF/W/143/Rev.6, WTO Negotiations on
trade Facilitation Self Asssessment Guide / 2013
- Orientime nga botimi,
- Orientime nga botimet në faqen web:
http://unctad.org/en/Pages/Publications/Trade-Facilitation---Technical-Note.aspx - Orientime, informacione dhe statistika në publikimet e OECD (The
Organisation for Economic Co-operations and Development në faqen e saj
web: http://www.oecd.org
Burime të ndryshme interneti nga faqet web:
www.wikipedia.org
http://www.wto.org/english/tratop_e/tbt_e/tbt_e.htm http://madb.europa.eu/madb/statistical_form.htm