Qyteterimi Antik Ne Kaoni

14
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORI- FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË Qytetërimi Antik në Kaoni PUNOI PRANOI

description

Armandi

Transcript of Qyteterimi Antik Ne Kaoni

Page 1: Qyteterimi Antik Ne Kaoni

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

Qytetërimi Antik në Kaoni

PUNOI PRANOI

Armand Ramallari Prof.as.Dr Teki Kurti

Tiranë, 2015

Page 2: Qyteterimi Antik Ne Kaoni

PASQYRA E LËNDËS

HYRJE………………………………………………………………............................................3

VENDNDODHJA E KAONËVE ………………………………………………………………4

KAONËT SI NJË NGA FISET KRYESORE TË EPIRIT………………………………………..5

ZHVILLIMI I QYTETEVE ANTIKE SI DHE QYTEZAT RRETH TYRE NË KAONI ……….7

EPILOGU………………………………………………………………………………………...8

BIBLIOGRAFIA………………………………………………………………………………9

2

Page 3: Qyteterimi Antik Ne Kaoni

HYRJE

Shumë historianë, filozofë, arkeologë, etnologë, gjuhëtarë, dramaturgë, muzikologë kanë folur e

shkruar për qytetërimin antik në Kaoni. Përqëndrimi i tyre më interesant ka qenë në hershmërinë

e krijimit, vazhdimësinë e lulëzimit të tyre. Territori kaon, nga eksplorimi që i është bërë, është

një thesar i rrallë i historisë sonë kombëtare. Jeta urbane e kësaj krahine nuk është ndërprerë për

mbi 2500 vjet duke evidentuar një pasuri të konsiderueshme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Janë evidentuar gjurmë të lashtësisë në mbi 300 vendbanime si: qytete, qyteza, kështjella, kala,

mure fortifikues, banesa, ura, ujësjellësa, tuma etj.. Shumë qytete e qyteza në Kaoni kanë

lulëzuar njëkohësisht, të tjera ia kanë lënë vendin njëra - tjetrës. Disa kanë pasur jetëgjatësi

njëzet a tridhjetë shekullore, të tjerë jo më shumë se shtatë - tetë shekullore. Disa i kanë ruajtur

mirë gjurmët e ekzistencës së tyre, disa janë braktisur e rrafshuar në vite nga banorët përreth.

Kaonia dallohet për njëkohësinë e saj me antikitetin ilir e helen. Historia shqiptare krenohet kur

argumenton se Butrinti është një Trojë në miniaturë, kur thotë se Foinike, qendra kryesore e

Kaonisë u bë kryeqyteti i një shteti të fuqishëm të Epirit, kur thekson se Saranda e sotme ka

historinë portuale këtu e 2500 vjet më parë.

3

Page 4: Qyteterimi Antik Ne Kaoni

VENDNDODHJA E KAONËVE

Toponimi Kaoni përfshinte e shtrihej nga brigjet e detit Jon në perëndim e deri në Vjosë në lindje

dhe me një shtrirje gjatësore veri-jug nga Akrokeraunet deri në lumin Thyamis (Kallama) që e

ndante nga Thesprotia. 1Hershmëria e përmendjes së kaonëve nis qysh me Homerin në veprën e

tij “Odiseu”, kur thotë: “Në Kimerë, përkundrejt Korkyrës, rron një popull trim, i pamposhtur,

luftarak”.331 Më tej përmend kimerët: “...nga Perëndimi, kur rrugët i mbulojnë hijet e natës,/

arritëm ndër kufijtë e oqeanit,/ ku truall e banesa kanë kimerët./ Jeton ky popull krejt mbuluar me

mjergull/ edhe me re, pëlhurë që kurrë s'e çan/ të thuash një rreze dielli.” Kaonët përmenden për

herë të parë prej Hekateut, dijetar grek i fundit të shek. VI p. l. K. dhe fillimit të shek. V p. l. K.

në librin e tij Udhëtim rreth botës. I përmend edhe Pseudo – Skylaksi, bashkëkohës i Hekateut.

Ai shprehet: “Pas ilirëve vijnë kaonët, pas Kaonisë vjen fisi i Thesprotëve”.2 Pseudo Skilaksi

thotë se “kaonët, thesprotët dhe molosët banonin në fshatra d.m.th. një familje e madhe

patriarkale ose një grup familjesh të tilla të një vëllazërie”. Përsëri ai thotë: “Pas ilirëve vijnë

kaonët. Kaonia ka limane të mira, lundrimi anës Kaonisë mban gjysmë dite. Kaonët jetonin

nëpër katunde (kata-komas). 3 Ky pohim edhe po të merret në kuptimin që në atë kohë nuk

kishim qytete, përsëri do të thotë se ata e kishin kapërcyer fazën e jetës endacake pas bagëtive

dhe kishin kaluar në jetën sendentare, duke u ngulur në qendra banimi. Por ky proces nuk duhet

të ketë ndodhur në të gjithë territorin e Kaonisë në të njëjtën kohë. Pas tyre kaonët i përmend

Tuqiditi në fund të shek. V para Krishtit, si aleatë të spartanëve e të ambrakasve kundër Athinës.

Kaoninë e përmendin edhe dijetarët të tjerë antikë si: Skymni shek. III p. l. K, Straboni shek. I p.

l. K. Sipas Plinit shek I p. l. K. (Natyral History, Libri IV, 4) emri Kaoni vinte nga kaonët e

bregdetit të Akrokerauneve, ku ndodheshin fortesat Himairai dhe poshtë saj ndodheshin burimi i

ujit hyjnor dhe Meandria.

1 Dhimosten Budina, Disa rezultate të gjurmimeve në vendbanimet e lashta ilire të Kaonisë: Konferenca II e Studimeve Albanologjike II, Tiranë 1972, f. 322- 3232 Homeri, Odisea, Onufri, Tiranë 2006: Kënga XI. v.15, f.188 (përkthimi në shqip P. Gjeçit).3 Selim Islami etj., Iliria dhe ilirët tek autorët antikë, Tiranë 1965, f. 36.

4

Page 5: Qyteterimi Antik Ne Kaoni

KAONËT SI NJË NGA FISET KRYESORE TË EPIRIT

Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para Kr., ishin formuar bashkësi fisnore dhe në

përgjithësi ato kishin zënë vend në trojet e tyre historike. Nga burimet historiko-epigrafike

rezulton se fisi i Kaonëve u bë pjesë përbërëse e Epirit të lashtë. Kaonia zinte pjesën

veriperëndimore të tij dhe përbëhej nga 17 fise, ku tre prej tyre përmenden me dy emra:

Antigone – Argjirinë, Foinate – Kaonë, Omfale - Ofylë. Që prej autorëve të mësipërm e deri te

Straboni, si fise të Epirit përgjatë brigjeve të Jonit përmenden kaonët, thesprotët dhe

kasiopët.Ndërsa Pukëvili kur shprehet për Epirin, citon:“Të gjithë këta janë të një kombësie,

vendas dhe madje stërnipër të një populli fillestar të lashtë autokton që sipas historianëve të

antikitetit, rronte në këtë vend të Evropës para grekërve”. Kaonët si në shtrirjen gjeografike dhe

në kontributin që kanë dhënë në fuqizimin e shtetit të Epirit kanë qenë më kryesorët. Kaonia si

fis tepër i rëndësishëm për shtrirjen gjeografike dhe si model i një organizimi të brendshëm të

veçantë, përmendet shpesh nga historianë të antikitetit. Herë përmendet për ekonominë, herë për

strategjinë mbrojtëse, herë për trimërinë, për rolin tregëtar në shumë porte të Mesdheut, herë për

rolin ndihmues ndaj trevave kur ato rrezikonin. “Ky fis i madh I Epirit ka pasur një organizëm

federativ të Kaonëve. Ishte një ndërtim politiko-shoqëror e me familjen ishte ndërtimi i shoqërisë

patriarkale.4 Autorët e vjetër grekë vënë në dukje se kaonët “qeverisin pa mbretër” që do të thotë

se ata nuk e njihnin pushtetin e mbretit, po qeveriseshin nga dy funksionarë të zgjedhur që

quheshin prostatë. Kështu në vitin 430 para Kr. sipas Tukididit në krye të tyre “ishin prostatë për

një vit Foti e Nikonidhi, që rridhnin nga fisi i parë”d.m.th. nga familjet e larta të fisit që

kryesonte koinonin. Me kalimin e kohës forma e qeverisjes u reformua, veçse jo drejt

përqendrimit të pushtetit në sa më pak duar, siç mund të pritej, po duke rritur shkallën e

demokracisë. Sundimi i përbashkët i dy personave dhe ndërrimi i tyre në krye të çdo viti tregon

për një regjim qeverisjeje mjaft të përparuar te kaonët, qeverisje që mund të krahasohet me

regjimin republikan të Romës, ku në krye të shtetit qëndronin dy konsuj. 5 Në gjysmën e dytë të

shekullit V para Kr. kaonët, thesprotët e molosët merrnin pjesë në ngjarje të tilla politike të

4 Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja greke” Tiranë 2002 f. 1445 H. Ceka, N. Ceka “Mbi zhvillimin e shtetit te ilirët” ndodhet tek “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve” bot. 1998 f. 42

5

Page 6: Qyteterimi Antik Ne Kaoni

historisë së botës së Mesdheut, siç ishte Lufta e Peloponezit. Tukididi në vitin e tretë të luftës së

Peloponezit shkruan: “Në gjirin e Ambrakisë, komandanti Spartan mori edhe një përforcim nga

barbarët. Këta ishin në radhë të parë Kaonët, një popull që nuk sundohej nga mbretër dhe që

dërguan 1000 burra nën komandën e dy prej fisnikëve të tyre. Skylaki kur flet për Ilirinë sqaron:

“Fqinjë me gjithë këta në viset e brendshme janë atintanët, sipas Orikisë dhe Kaonisë gjer në

Dodonë...” Në këto vise janë malet Keraune (Epir) dhe aty afër është një ishull i vogël që quhet

“Sason”. 6Ndërsa Plini ka saktësuar: “Epiri i marrë në përgjithësi fillon në malet Keraune. Ai

përfshin në fillim kaonët prej nga vjen dhe Kaoni, thesprotët...mollosët, ku ndodhet tempulli i

Dodonës, i përmendur për orakullin e tij, mali Talar me njëqind burimet që gurgullojnë në

këmbët e tij. Për vërtetësinë historike të Kaonisë dëshmon me theksimet e tij Straboni, ku

shprehet: “Theopompi thotë se fiset e Epirit janë katërmbëdhjetë, më të dëgjuara janë kaonët dhe

mollosët. Kaonët, thesprotët e pas këtyre me radhë kasiopët... banojnë në anëdetjen që nga malet

Keraune deri tek Gjiri i Ambrakisë... dhe më tej një tjatër liman, i quajtur Onhezmi. Kundrejt të

cilit ndodhet bregu perëndimor i Korkyrës...”. 7Sipas poetit të famshëm Virgjili në veprën

“Gjeorgjikat” “Lisat qenë pasuri e mbretit të Kaonëve”. Edhe në librin III të poemës “Eneida”,

Virgjili përmend mbretërinë kaone nga e cila i ra një pjesë Helenit pas vdekjes së Neoptolemit që

këto fise i quajti Kaoni, legjendë që përmendet nga Pompei Trogu.

ZHVILLIMI I QYTETEVE ANTIKE SI DHE QYTEZAT RRETH TYRE NË KAONI

Në historinë shumëshekullore të ekzistencës së fisit Kaon është pasqyruar denjësisht dhe

qytetërimi autokton antik. Ky qytetërim është i lidhur ngushtësisht me ekzistencën e një numri të

madh të qyteteve e qytezave në gjithë territorin ku shtrihej Kaonia. Shumë vendbanime kanë

lindur, të tjerë janë zhdukur, kanë lulëzuar për shumë shekuj, a janë venitur për pak kohë. Kaonia

ka pasë qytete të rëndësishme ku përmendim: Butrintin, Foiniken, Onhezmin, Antigonenë,

Çukën e Ajtoit, Sopotin, Himarën, Panormin, Orikumin, Kardhiqin, Amantian e të tjerë. Janë

kryeqendrat më të mëdha të Kaonisë, që me vendndodhjen e tyre, historinë, organizimin,

zhvillimin, kordinimin mes trevave të banuara dhe kontributin që kanë dhënë në mbrojtjen e

vendit, zhvillimin ekonomik dhe në zgjerim të besimit e të kulturës brenda qytetit a qytezës, por

dhe më tej, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Kur flasim për qytete e qyteza në Kaoni, ne kemi

parasysh jo çfarëdo fortifikimi të banuar me mure, por vetëm ato qendra, të cilat, pavarësisht nga

6 Skilaksi “Lundrimi” “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë ”v.1965, f. 36.7 Straboni V C f 158.

6

Page 7: Qyteterimi Antik Ne Kaoni

sipërfaqja që zenë, shprehin praninë e një bashkësie të organizuar qytetare me funksione

ekonomike dhe marrëdhënie sociale tipike urbane, me mënyrë të re jetese, me një organizim të

veçantë politiko – administrativ etj.. Vendbanime me tipare të tilla urbane nuk kanë qenë të pakta

në Kaoni. Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë në shumë prej këtyre qyteteve godina

shoqërore dhe kulti, banesa, vepra të artit monumental dhe të vogël, objekte të ndryshme të

përdorimit të përgjithshëm si dhe një tok mbishkrimesh të rëndësishme që i paraqesin këto

vendbanime qendra të zhvilluara tregtare, politike, administrative dhe kulturore. Duke pranuar

një urbanizim në përgjithësi intensiv të trevës kaone përpara pushtimit romak, duhet thënë se ky

urbanizim nuk u zhvillua me një ritëm të barabartë dhe nuk pati të njëjtën shtrirje kudo. Në

Kaoni ai u zhvillua më herët dhe përfshiu dhe zonat e brendshme të tij. Ky proces urbanizimi, i

shkallëzuar në kohë dhe në hapësirë, është pa dyshim shprehje e një zhvillimi të barabartë social,

ekonomik e politik të qyteteve e qytezave antike kaone. Fakti që në Kaoni kishte zhvillime të

qendrave urbane, bile të rëndësishme që në gjysmën e parë të shekullit I p.l.K. siç ishte Butrinti,

Foinike, Himara apo Meandra, le të kuptohet se zanafilla e tyre duhet kërkuar më përpara,

meqënëse qyteti nuk është fenomen që shfaqet menjëherë në formën e tij të përmbaruar, por

është produkt i një procesi zhvillimi të gjatë historik. Për këtë janë shprehur si arkeologët

shqiptarë dhe ata të huaj. Këto qytete lidheshin me rrugë të rëndësishme të komunikacionit

tregëtar. Këtu ekzistonin dhe premisat ekonomike për zhvillimin e jetës urbane. Këto

marrëdhënie tregtare pasqyrojnë një zgjerim të mëtejshëm të prodhimit lokal të mallrave si dhe

stabilizimin e shtresave të reja sociale gjatë antikitetit në Kaoni. Në varret e kësaj periudhe janë

gjetur artikuj të importit grek dhe enë lokale gri me forma tipike të qeramikes greke si:

kanthares, kylikse, kotone etj.. Prodhimet vendase në Foinike, Buthrot apo Antigone organizuan

shtresat e reja të zejtarëve e të tregtarëve që do të përbënin në vazhdimësi edhe komponentët

kryesorë socialë të qyteteve kaone. Duke u vendosur pranë këtyre vendbanimeve, këto shtresa

produktive hyn në marrëdhënie të reja prodhimi me aristokracinë lokale dhe në bazë të këtyre

raporteve ata organizuan dhe ekonominë. U krijuan kështu kushte të favorshme për zhvillimin e

një komuniteti të qëndrueshëm prodhuesish dhe konsumatorësh me interesa të përbashkëta

ekonomike e politike. Lindi kështu bashkësia qytetare. Në zhvillimin e qyteteve kaone dallojmë

tri etapat kryesore: 1. Etapa e lindjes dhe formimit të tyre (shek. V- fundi shek. IV p.l.K.) 2.

Etapa e intesifikimit dhe e lulëzimit të tyre më të madh (fundi i shek. IV – gjysma e shek. II

7

Page 8: Qyteterimi Antik Ne Kaoni

p.l.K.) 3. Etapa e zhvillimit të qyteteve dhe rrethanat e krijuara pas pushtimit romak (shek. I

p.l.K. – shek. III pas K.)8

EPILOGU

Kaonia ishte zona më e pasur në materiale. Mbi 300 pika arkeologjike qysh prej paleolitit me

vendbanimin prehistorik të Shpellës së Kërçmoit, Xarrës, tumat e Bajkajt e deri në periudhat e

vonëta japin mundësinë për të njohur qytetërimin antik në Kaoni. Materiali arkeologjik paraqet

një nga fazat më të hershme të ngritjes së vendbanimeve të fortifikuara të epokës së bronzit të

vonë 1500-1200 para Kr.. Të kësaj periudhe janë rrathët e Qiroflekasit, midis fshatrave Vergo e

Senicë, si dhe vendbanimi i Shqevit në veri të fshatit Tatzat, Gjashnjari pranë Lukovës që

dëshmojnë se konceptimi i jetës është zhvilluar brenda fortifikimit si një vendbanim fisnor.

Foinike (Finiqi), Onhezmi, Metoqi e Çuka zotëronin zonat pjellore të lumenjve Kalasë e Bistricë.

Karakterin blegtoral të këtij territori e shpreh niveli kulturor e arkitekturor i qytezave. Një nivel i

lartë ekonomik, arkitekturor e kulturor është zbuluar dhe në territorin e Antigonesë, në luginën

pjellore të Drinos. Krahas qyteteve të Antigonesë e Melanit janë edhe qytetet e Leklit, Labovës e

Selosë që kontrollonin rrugët që kalonin në këtë luginë dhe lidhnin Kaoninë me Molosinë.

Ndërsa Kardhiqi që dyshohet të jetë qyteti antik i Fanotës kontrollonte rrugët që lidhnin pjesën e

brendshme të Labërisë me Gjirokastrën, Janinën e Korkyrën nëpërmjet Qafës së Skërficës dhe

luginës së lumit Belicë (lugina e Lumit të Bardhë). Orikumi e Amantia zotëronin zonën

bregdetare të Adriatikut dhe rrugët e brendshme për lidhjen e zonës veriore me atë jugore.

Ndërsa Himera-Himara ishte kryeqendra e Bregdetit, nëpër të cilën kalonte rruga që vinte nga

Brindizi – Aulona – Akrokeraunia – Llogora – Foinike – Buthrot – Pelod - Nikopojë. Monedhat

e gjetura në gërmimet arkeologjike në këtë territor flasin për një qendër të madhe zejtare,

bujqësore dhe tregëtare, e lidhur me zonat mesdhetare dhe perëndimore. Vlen të përmendet një

përcaktim i Ciceronit se “limani që shërbente për të lidhur Finiqin me Korkyrën quhej Onhezmi.

Kjo ishte pikë tranziti midis Ilirisë dhe Italisë”. Për këtë ka shkruar dhe Straboni e Ptolemeu si

një qendër e banuar gjatë shek. IV para Kr.. Në krye të të gjithë qyteteve qëndronte Foinike me

muret impozante të rrethimit që mbronin një sipërfaqe prej 70 ha. Disa ndër to flasin për faljen e

lirisë nga ana e pronarëve skllevërve të tyre, të përmendur një për një me emër. Këto dokumente

mbishkrimore vërtetojnë njëkohësisht se zhvillimi ekonomik që mori Kaonia në shek. V para Kr.

8 Frano Prendi “Urbanizimi I Ilirisë së Jugut” tek “Kuvendi I studimeve ilire” 15-20 shtator 1972, f. 109, 110, 112

8

Page 9: Qyteterimi Antik Ne Kaoni

e këtej, i detyrohej në radhë të parë përdorimit me shumicë të skllevërve në prodhim. Pra si

përfundim, qytetërimi antik në Kaoni e bart kulturën e kësaj zone, dëshminë autoktone për

qytetërimin, kulturën, ekonominë dhe zhvillimin politik të tyre që kanë karakterizuar gjithë

historinë e trashëgimisë kulturore shqiptare.

BIBLIOGRAFIA

Budina, Dhimosten, Disa rezultate të gjurmimeve në vendbanimet e lashta ilire të

Kaonisë: Konferenca II e Studimeve Albanologjike II, Tiranë 1972.

Ceka,N. Ceka,N “Mbi zhvillimin e shtetit te ilirët” ndodhet tek “Ilirët dhe gjeneza e

shqiptarëve” bot. 1998.

Islami, Selimi etj., Iliria dhe ilirët tek autorët antikë, Tiranë 1965.

Kola Aristidh “Arvanitasit dhe prejardhja greke” Tiranë 2002.

Odisea, Homeri, Onufri, Tiranë 2006: Kënga XI. v.15, f.188 (përkthimi në shqip P.

Gjeçit).

Prendi Frano “Urbanizimi I Ilirisë së Jugut” tek “Kuvendi I studimeve ilire” 15-20

shtator 1972.

Skilaksi “Lundrimi” “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë ”v.1965.

Straboni V C f 158.

9