QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që...

49
PROKURIMI I SHERBIMEVE Moduli i tretë i trajnimit Maj 2016

Transcript of QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që...

Page 1: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

PROKURIMI I SHERBIMEVE

Moduli i tretë i trajnimit

Maj 2016

Page 2: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

PËRMBAJTJA

1 QËLLIMI......................................................................................1

2 PERMBLEDHJA...........................................................................1

3 PROKURIMI I SHERBIMEVE......................................................2

3.1 Çfarë është prokurimi i shërbimeve?..........................................2

3.2 Vlera e parashikuar e kontratave te shërbimeve........................3

3.3 Klasifikimi i kontratave...............................................................5

3.4 Përmbajtja e Dosjes se tenderit..................................................7

4. Procedurat e PP për prokurimin e shërbimeve.............................9

5. Dallimet me prokurimet tjera.....................................................10

6. Specifikimi teknik.......................................................................11

6.1 Specifikimi i shërbimeve...........................................................11

6.2 Si te hartohen Termat e Referencës?........................................13

7. Përcaktimi i kritereve te kualifikimit..........................................1

7.1 Kategoritë e kritereve të përzgjedhjes.....................................1

8 Përcaktimi i kritereve te shpërblimit..........................................4

9 Prokurimi i Shërbimeve te Konsulences.....................................4

9.1 Fazat e Prokurimit për shërbimet e konsulences.....................5

9.2 Njoftimi për kontrate................................................................6

9.3 Lista e ngushte.........................................................................7

9.4 Kërkesa për Propozime.............................................................7

9.5 Vlerësimi i propozimeve teknike.................................................8

9.6 Vlerësimi i Propozimeve financiare........................................10

9.7 Vlerësimi përfundimtar i cilësisë & Kostoja dhe dhënia e kontratës.........................................................................................10

Page 3: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

9.8 Negociatat.................................................................................10

Page 4: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

1 QËLLIMI

Qëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve, duke përfshirë:

1. Përkufizimi i prokurimit të shërbimeve - shembujt më të zakonshëm;

2. Procesi i planifikimit për prokurimin e shërbimeve; 3. Procedurat e PP për prokurimin e shërbimeve; 4. Si të zgjidhen kriteret e duhur te përzgjedhjes dhe te

dhënies se kontratës; 5. Prokurimi i shërbimeve te Konsulences

2 PERMBLEDHJA

Dita e pare

Prokurimi i shërbimeveo Vlera e parashikuaro Klasifikimi i kontrataveo Përmbajtja e dokumenteve te tenderit o Procedurat e PPo Dallimet me aktivitete të tjera të prokurimit

Dita e dyte

o Specifikimi teknik o Përcaktimi i kritereve të përzgjedhjes o Përcaktimi kritereve te shpërblimit o Prokurimi i shërbimeve te Konsulences

3 PROKURIMI I SHERBIMEVE

3.1 Çfarë është prokurimi i shërbimeve?

Neni 4.1.45 i LPP përcakton një kontratë publike - term i përgjithshëm që përfshin ndonjërën dhe të gjitha llojet e veçanta të

Page 5: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

kontratave vijuese të lidhura nga një autoritet kontraktues: (i) një kontratë shërbimi, (ii) një kontratë e furnizimi, (iii) një kontratë pune duke përfshire kontratën koncesionere te punës dhe/ose (iv) kontratën publike kornizë.

Ndërsa Neni 4.1.56 i LPP përcakton një Kontratë shërbimi - një kontratë duke përjashtuar kontratat e punës apo furnizimit me shpërblim me para, të lidhur me shkrim ndërmjet autoritetit kontraktues dhe një ose më shumë ofruesve të shërbimeve.

Ndërsa Neni 4.1.57 i LPP përcakton një Ofrues te shërbimeve - çdo person, ndërmarrje ose organ publik, ose i personave, ndërmarrjeve dhe/ose organeve të tilla që kryejnë dhe/ose ofrojnë të kryejnë shërbime.

Një kontratë e shërbimeve ndërlidhet ekskluzivisht ose kryesisht me ofrimin e shërbimeve. Shërbimi përfshin edhe shërbimet e konsulencës.

Kontratat e shërbimeve klasifikohen në dy lloje të shërbimeve:

a. "Shërbimet jo-konsulente (shërbimet e përgjithshme)"- nënkupton një shërbim të natyrës së kualifikuar apo jo të kualifikuar, që nuk është shërbim konsulent dhe përfshin shërbime ku mbizotërojnë aspektet fiziket të aktivitetit. Shembujt e shërbimeve të përgjithshme përfshijnë, por nuk kufizohen në:

Shërbime te pastrimit, Shërbime te kopshtarisë, Shërbime te kontrollit te insekteve, Mbledhjen e mbeturinave, Shërbimet e ushqimit, Shërbimet e sigurisë, Korrierë, Shërbimet Elektrike, Shërbimet Hidraulike, dhe mirëmbajtjen dhe shërbimet riparuese.

b. "Shërbimet konsulente"– nënkupton një shërbim të një natyre intelektuale apo konsultative, që sigurohet nga një konsulent ekspert dhe i kualifikuar në një fushë të caktuar apo profesion dhe përfshin shërbime ku aspektet intelektuale dhe kontributet mbizotërojnë dhe tejkalojnë aspektet tjera fizike të kontratës.

Page 6: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

Shembuj të shërbimeve konsulentë përfshijnë, por nuk kufizohen në:

Konsultative (politikat, turizmi, dhe shëndetësia), Studimet (ndikimi mjedisor, popullatë, shëndetësia,

arsimi, çmimet e tregut), Projektimet (pikturat, skulpturat, arkitektura,

reklamimi), Institucionale (prokurimi, vënia e taksave,

buxhetet, pensionet, doganat), Trajnuese (muzika, sportet, arsimore) dhe Shërbimet tjera të natyrës intelektuale dhe

profesionale.

3.2 Vlera e parashikuar e kontratave te shërbimeve

Vlera e parashikuar e Kontratës se shërbimeve - do të jetë e barabartë me kompensimin total të parashikuar dhe shumat e kthyeshme që do të paguhen nga AK gjatë afatit të kontratës.

Ka rregulla specifike që mbulojnë mënyrën e kalkulimit te vlerës se parashikuar të kontratave për shërbime për qëllim të krijimit të vlerës së parashikuar të kontratës:

në rastin e shërbimeve të sigurimit : shpërblimin (preminë) e pagueshëm;

në rastin e shërbimeve bankare dhe shërbimeve të tjera financiare: tarifat, provizionet, kamatat si dhe llojet e tjera të kompensimit; ose

në rastin e shërbimeve të projektimit : tarifat dhe provizionet si dhe llojet e tjera të kompensimit; kur udhëhiqet një konkursi i projektimit atëherë vlera përfshin të gjitha shpërblimet apo pagesat e tjera për kandidatët dhe tenderuesit.

Nëse kontrata nuk e saktëson një çmim total, vlera qe do te merret si baze për përcaktimin e vlerës se parashikuar duhet te jete:

Ne rast kontrate me afat te caktuar deri ne 48 muaj ose me pak, vlera e përgjithshme e parashikuar e kontratës gjate kohëzgjatjes se saj;

Ne rast kontrate me afat te pacaktuar ose me te gjate se 48 muaj, vlera e parashikuar mujore e shumëzuar me 48.

Shembull

Page 7: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

Autoriteti Kontraktues synon të hyjë në një kontratë për mirëmbajtjen e kamionëve te zjarrefikjes për një periudhë prej 24 muajsh. Kostoja e Kontratës përbëhet nga:

1. një pagesë fikse mujore, e cila paguhet pavarësisht nga puna e kryer; plus

2. një pagesë e ndryshueshme bazuar në punën aktuale të mirëmbajtjes që është kryer.

Vlera e përgjithshme e kontratës është për këtë arsye e pasigurt.

AK përdor informacion nga kontratat e mëparshme të mirëmbajtjes për të llogaritur vlerën e mundshme të pagesave të ndryshueshme. Më pas ai llogarit çmimintotal të parashikuar duke mbledhur

1. vlerën e përgjithshme të pagesave fikse në 24 muaj plus 2. vlerën e parashikuar të pagesave të ndryshueshme në

24 muaj

Kur prokuron Shërbimet e Konsulencës, AK do të llogarit shpenzimet e detyrës. Kur kalkulon vlerën e parashikuar AK merr parasysh koston e:

stafit, zyrës, shpenzimeve operative, transportit dhe pagesat, dhe opsionale, shpenzimet për ndërmarrjen e testeve ose

marrjen e mostrave.

Vlera e parashikuar do të përdoret si bazë për përcaktimin e disponueshmërisë së fondeve. Kostot duhet të ndahen në dy kategori të gjera:

a) Tarifa (ose shpërblimet) - stafi kryesore dhe stafi tjetër; dhe b) Rimbursueshme - Transporti (ajror /tokësor ), Akomodimi i

stafit (Zyra / Qira), Mobilet - Pajisjet, Furnizimet - Shërbimet Publike, Raportet-Dokumentet (përkthimi, redaktimi, shtypja).

Vlera e parashikuar e një kontrate publike duhet të llogaritet para inicimit të procedurës së prokurimit, sepse ajo është kriteri kryesor për përcaktimin e procedurës së prokurimit.

Derisa me LPP Nr. 04/L-04 vlera e parashikuar e kontratës është konsideruar konfidenciale, me amendamentim te LPP,

Page 8: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

Ligji i Ri i Prokurimit Publik, Ligji Nr. 05/L-068 vlera e parashikuar e kontratave nuk është konfidenciale dhe mund te publikohet ne Njoftimin për kontrate.

Bazuar në vlerën e parashikuar të kontratës, kontratat klasifikohen në katër lloje të ndryshme të kontratave:

a) “kontratë me vlerë të madhe”;b) “kontratë me vlerë të mesme”;c) “kontratë me vlerë të vogël” dhed) “kontratë me vlerë minimale

Pragjet e vendosura për aktivitete të ndryshme të prokurimit janë si në vijim:

VLERA E PARASHIKUAR

SHERBIM

VLERË TË MADHE ≥ 125,000 €

VLERË TË MESME < 125,000 € ≥ 10,000 €

VLERË TË VOGËL < 10,000 € ≥ 1,000 €VLERË MINIMALE < 1,000 €

Njëjte si për llojet tjera te kontratave, pas përgatitjes së planifikimit final të prokurimit zyrtari përgjegjës i prokurimit do të verifikoj nëse AK synon të bëjë dhënien e kontratave gjatë periudhës së ardhshme 12 mujore te:

(i) një apo më shumë kontratave për shërbime të cilat kanë një vlerë të parashikuar, të vetme apo të përbashkët, prej 500,000 Euro apo më shumë;

Nëse AK ka për qëllim dhënien e kontratave gjatë periudhës së ardhshme prej 12 muaj, të një ose më shumë kontratave për shërbime të cilat kanë një vlerë të parashikuar, të vetme apo të përbashkët, prej 500,000 Euro ose më shumë, afati kohorë i përgatitjes së njoftimit indikativ nga zyrtari përgjegjës i prokurimit është:

(i) sa më shpejtë që është e mundshme pas fillimit të vitit fiskal në fjalë

Page 9: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

3.3 Klasifikimi i kontratave

Kryesisht ekzistojnë tri lloje të kontratave nga të cilat AK mund të përzgjedh gjatë kontraktimit me OE potencial. Përzgjedhja e llojit të kontratës varet nga:

a. kategoria dhe natyra e artikullit (kontratë për furnizim)

b. shërbimi që duhet të ofrohet (kontratë për shërbime) ose

c. punët që duhet të ekzekutohen (kontratë për punë).

Megjithatë, është e mundshme për një kontratë publike të jetë “kombinim”:

Furnizim/Shërbim, Punë/Shërbim; Punë/Furnizim; Kombinim në Furnizim/Punë/Shërbime.

Metoda bazike për të trajtuar këtë ndarje është gjithnjë modeli i kostos së thjeshtë. Cilido element i kontratës që ka shpenzimet më të larta të parashikuara kontrata duhet të klasifikohet nën atë lloj të kontratës.

Klasifikimi i një kontrate shërbimi mund të jetë i vështirë, pasi qe prej të gjitha llojeve te kontratave në dispozicion, shërbimet janë ato te cilat me se shumti "përzihen" me llojet e tjera të kontratave.

Shembull

Autoriteti Kontraktues blen një makinë për fotokopjim dhe në të njëjtën kohë dakrodohet për një kontratë për mirëmbajtje të vazhdueshme .

Në fillim kontrata duket të jetë një kontrate për "mallra / furnizime" pasiqe kostoja e makinës fotokopje është faktori vendimtar.

Nëse merret parasysh një kontrate për mirëmbajtje për 5 vite atëherë kontrata për mirëmbajtje në të vërtetë ka shifrën më te lartë dhe ne fakt ajo që dukej të jetë një kontratë e furnizimit është në fakt një kontratë shërbimi.

Gjithashtu vini re shembullin e dhënë në lidhje me punët ku, për shembull, një kërkesë për ngjyrosje nganjëherë mund të jetë një kontratë për punë (e përfshirë në kontratën origjinale të

Page 10: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

ndërtimit), por ndryshon në një kontratë shërbimi, nëse kërkesa për ngjyrosje është një kontratë në vete.

Rregullat në vijim përcaktojnë llojin e kontratave të kombinuara:

Një kontratë për

a. furnizim të produkteve dhe

b. ofrim të shërbimeve

Kontratë për shërbime, nëse vlera e parashikuar e shërbimeve tejkalon vlerën e parashikuar të produkteve. (përndryshe është kontratë për furnizim).

Një kontratë që ka si qëllim kryesorë

a. ofrimin e shërbimeve profesionale të lidhura me ndërtimtari, dhe për më shumë

b. ekzekutimin e një apo më shumë aktiviteteve të referuara në përkufizimin e “kontratës për punë”

Shërbime të lidhura me ndërtimtari mund të jenë:- shërbime arkitektuese

dhe/ose shërbime inxhinierie,

- shërbime të hulumtimeve gjeoteknike ose gjeodezike,

- shërbime të vlerësimit të strukturës apo projektimit të strukturës,

- shërbime të mbikëqyrjes së ndërtimtarisë ose shërbime të menaxhimit, etj.

Kontratë për shërbime

Kodet për klasifikim të llojeve të kontratave për krijimin e “numrit identifikues të prokurimit” janë si në vijim:

Kodi për llojin e prokurimit

2 Shërbim

Page 11: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

3 Shërbime Konsulente

3.4 Përmbajtja e Dosjes se tenderit

Informata obligative të kërkuara gjatë kompletimit të Dosjes së Tenderit, sipas LPP, si për s hërbime te konsulences dhe atyre jo- konsulente, është si në vijim:

Një deklaratë e kërkesave për prokurimin e shërbimeve do të përkufizohet në terme të referencës të cilat do të përmbajnë një përshkrim të qartë, të saktë dhe precizë të shërbimeve, dhe do të përfshijë sipas nevojës:

(a) një narrativ i prapavijës së shërbimeve të kërkuara;(b)objektivat e shërbimeve të kërkuara dhe një listë e

qëllimeve për të arritur nga një ofrues i shërbimeve;(c) një listë e detyrave specifike ose kompetencave që do të

ekzekutohen(d)një orar të dorëzimeve për rezultatet e detyrave ndaj të

cilave do të krahasohen arritjet e shërbimeve(e) mënyrat e menaxhimit dhe raportimit të operatorit të

shërbimeve, te AK dhe aranzhimet specifike administrative dhe kërkesat e raportimit që do të aplikohen;

(f) kohëzgjatja dhe orari i angazhimit;(g)standardet e aplikueshme të industrisë për

implementimin e angazhimit; dhe(h)çdo informatë tjetër shtesë.

Dokumentet e Tenderit për shërbime do të kërkojë nga operatori ekonomik të komentoj për termat e referencës dhe do të specifikoj informatat në vijim:

(a) termat e referencës dhe kontributi i pritur i personelit kyç(b)përbërja e Loteve; nëse lejohen variantet apo jo; nëse

lejohen tërheqjet e Tenderëve para afatit të fundit për dorëzim apo jo;

(c) lloji i procedurës së kontratës(d) kriteret e kualifikimit (e) shuma dhe forma e sigurimit të tenderit që

kërkohet;(f) shuma dhe forma e sigurimit të ekzekutimit, nëse

kërkohet;(g) afatet kohore, vendi ekzakt, data dhe koha e

dorëzimit të tenderit dhe hapjes së tenderit(h) forma e tenderit valid (i) metodologjia e dorëzimit të tenderit(j) valuta në të cilën duhet të dorëzohet tenderi

Page 12: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

(k) periudha e validitetit të tenderit(l) informata të përgjithshme për ankesa(m) kushtet e pagesës, përfshirë ndonjë pagesë në avans,

pagesa në faza, pagesa të mbajtura dhe sigurime të pagesës(n) baza për çmime fikse ose variabile, dhe metodën e

kalkulimit të variacioneve në çmimet variabile (o) metoda e pagesës(p) dokumentacioni që kërkohet për pagesë;(q) kohëzgjatja, koha e kontributeve dhe orari i

përfundimit(r)kriteret e dhënies së kontratës përfshirë nën-kriteret dhe

peshët e përcaktuara(s)metodologjia e vlerësimit(t)dorëzimet ose rezultatet që kërkohen(u) çdo kërkesë e sigurimit(v)çdo informatë tjetër

Një kontratë për shërbime do të përfshijë:

a) pronësia e tërë pronës së blerë ose të përdorur gjatë implementimit të kontratës;

b) obligimet e një operatori në lidhje me kujdesin dhe mbikëqyrjen e pronës së AK-së, që është në shfrytëzim gjatë implementimit të kontratës;

c) aranzhimet për dorëzimin e kthimin e tërë pronës së AK-së në shfrytëzim gjatë implementimit të kontratës; dhe

d) aranzhimet për dorëzim, nëse aplikohet, e tërë pronësisë të blerë gjatë implementimit të kontratës

KRPP-ja ka miratuar dhe publikuar forma standard te dokumenteve te tenderit që do të përdoren nga ana e AK-së sa herë që AK bene "Prokurimin e shërbimeve. Tabela e mëposhtme paraqet format standarde të aprovuara nga KRPP-ja.

Nr.

Forma standarde

1. B16 Dokumentet e tenderit – shërbim – e hapur2. B21 Dokumentet e tenderit – shërbim – e kufizuar3. B28 Dokumentet e tenderit për kontratat kornize –

shërbim – e hapur (me një dhe me disa OE)4. B31 Dokumentet e tenderit për kontratat kornize –

shërbim – e kufizuar (me një dhe me disa OE)5. B18 DT për kuotimin e çmimeve6. B19 Çmimi i kuotuar për vlera minimale7. B26 DT për shërbime te konsulences

Format Standarde te cilat përdoren nga AK gjate udhëheqjes se procedurave te prokurimit për shërbime dhe te cilat janë ne fuqi,

Page 13: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

janë duke u adaptuar nga KRPP sipas plotësim/ndryshimeve te bëra me Ligjin e Ri te Prokurimit Publik, Ligji Nr. 05/L-068.

Përmbajtja e Dosjes se Tenderit:

DT për shërbimet e përgjithshme

DT për shërbimet e konsulences

Pjesa A, procedurat e tenderimit, përmban udhëzime për përgatitjen e tenderit .

Pjesa A, procedurat e tenderimit, përbëhet nga dy pjesë:

Udhëzimet për ofertuesit Fletë e të dhënave te

tenderit dhe anekset

Përmbajtja është e njëjtë me DT për shërbime të përgjithshme, përveç se nuk ka kërkesa të kualifikimit këtu pasi qe TD i dërgohet vetëm kandidatëve te përzgjedhur

PJESA B - Draft Kontrata - përmban kushtet e kontratës të cilat tenderuesi duhet ti pranojë

Pjesa B, draft kontrate, përmban kushtet që duhet ti pranojë tenderuesi që konkurron, kështu që nuk lejohen negociata. Përbëhet nga dy pjesë:

Kushtet e përgjithshme Kushtet e veçanta

Përmbajtja është e njëjtë si DT për shërbime të përgjithshme, përveç se negociatat lejohen me kompaninë qe ka arritur rezultatin më të lartë (kombinimi i ofertës teknik me atë financiare)

Negociatat do të fillojnë me diskutim të Propozimit Teknik, përfshirë (a) qasjen teknike dhe metodologjinë e propozuar, (b) planin e punës, (c) organizimin dhe personelin, dhe (d) çdo sugjerim te bëre nga Konsulenti për të përmirësuar Termat e Referencës .

Pjesa C, Formulari për dorëzimin e ofertës

Pjesa C, Formulari për dorëzimin e ofertës, është pjesa kryesore e tenderit, sepse në këtë pjesë ofertuesi deklaron se ai ka kontrolluar dhe pranon të gjitha kushtet e tenderit dhe dorëzon ofertën e tij financiare. Ajo përbëhet nga:

Përmbajtja është e njëjtë si DT për shërbime të përgjithshme, përveç se përbehet nga:

Propozimi teknik – forma standarde

Propozimi Financiar – forma standarde

Tenderuesi duhet të dorëzojë tenderin e tij të përbërë nga

Page 14: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

Formulari i tenderit Lista e çmimeve

dy propozime: "Propozimi Teknik" dhe "Propozimi Financiar".

4. Procedurat e PP për prokurimin e shërbimeve

Sipas LPP janë 6 lloje të ndryshme të procedurave:

1. Procedura e Hapur 2. Procedura e Kufizuar 3. Procedura konkurruese me negociata 4. Procedura e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës 5. Procedura e Kuotimit te çmimeve 6. Procedura për kontratat me vlerë minimale

Qe te 6 procedurat mund te përdoren për konkludimin e një kontrate për shërbime.

1. Procedura e hapur (më shumë se 10 000 euro): Përdoret për kontratat për shërbime me vlere te mesme dhe

te mëdha 2. Procedura e kufizuar (më shumë se 10 000 euro): Përdoret për kontratat për shërbime me vlere te mesme dhe

te mëdha Përdoret për shërbimet e konsulences

3. Procedura konkurruese me negociata (më shumë se 10 000 euro):

Përdoret për kontratat për shërbime me vlere te mesme dhe te mëdha

Përdorimi i kësaj procedure rekomandohet në situata të ndryshme ku:o procedurat e hapura ose të kufizuara nuk mund te shpine

në rezultate të kënaqshme të prokurimit:o si në rastin e blerjeve komplekse të tilla si produkte të

sofistikuara, shërbime intelektuale (për shembull disa shërbime të konsulencës, shërbimet arkitektonike ose shërbimet inxhinierike), dhe të komunikimit të teknologjisë,

o punët e ndërtesave jo standarde ose që përfshijnë dizajn apo zgjidhje të reja

4. Procedura e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës:

Page 15: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

kur, për arsye teknike ose artistike ekziston vetëm një operator i mundshëm ekonomik

të ekzistimit të të drejtave ekskluzive të autorit ose industriale ekziston vetëm një operator i mundshëm ekonomik;

Në rastet e urgjencës ekstreme; që pason nga një konkurs projektimi i ushtruar përmes

procedurave të hapura ose të kufizuara, dhe që kërkohet , sipas rregullave në fuqi, t’i epet kandidatit të suksesshëm;

që do ti epet një autoriteti kontraktues që sipas një akti legjislativ ose rregullativ normativ ose nën-normativ e gëzon një të drejtë ekskluzive për të siguruar shërbimin e tillë

për shërbime të reja që bëjnë pjesë në përsëritjen e shërbimeve të ngjashme, një vlerë që nuk është më e madhe se dhjetë përqind (10%) e vlerës së kontratës të mëhershme të shërbimeve, vetëm gjatë një periudhe prej dy viteve pas përfundimit të kontratës fillestare.

5. Procedura e kuotimit te çmimit (me pak se 10 000 Euros):

Duhet te përdoret për kontratat te shërbimeve me vlere te vogël

Shërbimet janë në dispozicion Ekziston një treg për shërbimet e tilla

6. Procedura për vlera minimale (me pak se 1 000 Euros): Duhet te përdoret për kontratat te shërbimeve me vlere

minimale Shërbimet janë në dispozicion Ekziston një treg për shërbimet e tilla

5. Dallimet me prokurimet tjera Nuk ka dallime në mes te një kontrate për furnizime/ punë dhe një kontratë për shërbime të përgjithshme. Kur është fjala për shërbime konsulences, dallimi është se:- Është e bazuar në dituri - (truri i njeriut) - Gjithmonë themelohet një listë e ngushtë e kandidatëve - Çmimi nuk ka rolin kryesor - Termat e Referencës - Procedura me Dy-zarf - Kërkesa për Propozime vetëm tek kandidatët e listës së

ngushtë - Lejohen Negociatat - Sigurimi i Ofertës dhe i ekzekutimit nuk rekomandohet - Nuk ka Hapja publike te propozimeve teknike - Hapja publike vetëm për propozimet financiare

Page 16: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

6. Specifikimi teknik

6.1 Specifikimi i shërbimeve

Shërbimet janë produkte të paprekshme që nuk janë mallra (produkte të prekshme). Nuk ka transferim të pronësisë ose posedimit kur shiten shërbimet. Ato nuk mund të ruhen apo transportohen.

Shërbimet ndryshojnë nga mallrat në disa mënyra – për shembull:

Shërbimet janë të paprekshme Shërbimet përfshijnë përmbushjen e veprimtarive ose

detyrave Shërbimet nuk mund të zotërohen, si një produkt Shërbimet nuk mund të magazinohen Kampionët e shërbimeve nuk mund të shihen përpara blerjes Disa shërbime nuk mund të kryhen nga distanca Shërbimet ofrohen nga njerëzit

Shërbimet, ashtu si mallrat, kërkohen me qëllim përmbushjen e nevojave specifike dhe specifikimet duhet të shkruhen në atë mënyrë që rezultati i arritur nga shërbimi të jetë i matshëm.

Hartimi i specifikimet për një Kontratë shërbimi është më i vështirë se sa për një kontratë furnizimi. Fushëveprimi i punës së kërkuar mund të përshkruhet në tri mënyra:

Një specifikim i detajuar. Shembull - sipërfaqet e punës duhet të fshihen 3 herë në ditë duke përdorur një detergjent te mire.

Një specifikim i performancës. Shembull - sipërfaqet e punës do të përcaktohen si të pastër, nëse gjatë inspektimit nuk janë te pranishëm më shumë se "x" grimca dhe "y" patogjenë.

Një "kombinim" i një specifikimi të detajuar dhe te një specifikimi të performancës. Shembull - sipërfaqet e punës do të përcaktohen si të pastër në qoftë se nuk ka më shumë se "x" grimca dhe "y" patogjenë. Për të siguruar këto rezultate duhet te përdoren detergjent te mire.

Shërbimi i pastrimit të një zyre mund të shërbejë si shembull në këtë rast. Pikëpamja e dikujt për atë që është "e pastër" mund të rezultojë në ankesën e dikujt tjetër se zyra është e papastër.

Ushtrim ne grupe 1

Page 17: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

Specifikimi"Mensa duhet të shërbejnë gjellë të ngrohta të përshtatshme nga ora 08:00 deri në 14:30 çdo ditë dhe duhet të ketë tre alternativa për pjatën kryesore, përfshirë një gjellë të shëndetshme. Përveç këtyre, duhet të ketë edhe një alternativë vegjetariane.

Një sërë pijesh të ngrohta të sapo përgatitura, duhet të jenë të disponueshme nga ora 07:30 deri në 17:30 çdo ditë, si dhe frutat, vaktet e lehta dhe ëmbëlsirat duhet të jenë në dispozicion të punonjësve për të njëjtin orar."

Detyra juajNëse do të ishit operatori i mundshëm ekonomik në tenderin për punën e specifikuar më poshtë, çfarë pyetjesh do t'i bënit autoritetit kontraktues? A ka ndonjë arsye për t'u shqetësuar për fjalët e përdorura? A ka fjalë që nuk janë aq të sakta sa duhet?

Përgjigja

Çfarë janë gjellët e ngrohta "të përshtatshme"?

Çfarë janë pijet e ngrohta "të sapo përgatitura"?

Ç'duan të thonë ata me pije "të ngrohta"?

Me "çdo ditë" nënkuptohen shtatë, gjashtë apo pesë ditë në javë?

Si e përkufizoni ju "vaktet e lehta dhe ëmbëlsirat”

Ushtrim ne grupe 2

Ju keni analizuar specifikimin për restorantin në bashki. Tani supozoni se keni marrë një ofertë nga një operator ekonomik i mundshëm. Përgjigjja më poshtë është një ekstrakt nga një përgjigje e vërtetë për një projekt nënkontraktimi të shërbimit në një qytet.

Përgjigjja e operatorit ekonomik

Shërbimi në mensën tonë do të nisë në 07:30 dhe do të mbyllet në 17:30, nga e hëna në të premte. Do të jenë të disponueshme tre pjata kryesore, përfshirë një alternativë të shëndetshme për vegjetarianët. Ne do ta nisim shërbimin e pijeve të ngrohta menjëherë pas orës 07:30 dhe do ta vazhdojnë deri pak minuta përpara mbylljes së mensës. Gjatë kohëve të pikut do të ketë në dispozicion një gamë të gjerë sanduiçësh, frutash dhe ëmbëlsirash.

Page 18: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

Detyra juajVini në dukje pikat që do të donit të sqaronit me operatorin ekonomik.

Përgjigje

Ne kemi kërkuar për çdo ditë; ata kanë ofruar nga e hëna në të premte.

Ne kërkuam tre pjata kryesore, përfshirë një alternativë të shëndetshme; ata kanë ofruar tre përfshirë një alternativë të shëndetshme vegjetariane.

Pra, në thelb, ne kërkuam katër alternativa për pjatat kryesore; ata ofruan vetëm tre.

Ata do ta hapin në 07:30; ne i donim pijet të disponueshme në 07:30.

Nuk kanë përcaktuar çfarë pijesh të ngrohta. Ata kanë ofruar "sanduiçë"; ne nuk i kishim përmendur. Nuk kanë përmendur vaktet e lehta. Ofrojnë pije të ngrohta deri pak para se ta mbyllin. Ç'do të

thotë kjo më konkretisht?

Ngjashëm me shkallën e komplikacion në hartimin e specifikimeve është problemi i kontrollit të dërgesave. Kontratat e shërbimeve si kontratat e punëve mund të shfaqin të njëjtën shkallë të kërkesave të vazhdueshme të menaxhimit. Duke përdorur shembullin e aparatit fotokopjues Autoriteti Kontraktues do të duhet të kontrolloj se ne fakt është kryer mirëmbajtja dhe se nuk kërkohet për të paguar një faturë për punën që nuk është kryer. Kontratat e shërbimit për këtë arsye duhet të përmbajë elemente që lejojnë për menaxhimin efektiv të kontratës.

6.2 Si te hartohen Termat e Referencës?

Termat e Referencës (TeR) janë dokumenti kyç në Dosjen e Tenderit për shërbimet e konsulencës.

TeR duhet të përshkruajnë vetëm aktivitetet, jo qasjen apo metodologjinë. Qasja ose metodologjia duhet të përshkruhet nga OE.

Qëllimi i Termave të Referencës (për kontratat e shërbimeve) është qe ti japë udhëzime OE në fazën e tenderimit për natyrën e tenderit që do të duhet të paraqesin dhe shërbejnë si një mandat i OE gjatë zbatimit të projektit. Termat e referencës do të përfshihen në Dosjen e Tenderit dhe do të bëhen një aneks i kontratës eventuale te shpërblyer si rezultat i tenderit.

Page 19: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

Aneksi B8 (shablloni BE) përmban një skelet te termave te referencës i cili tregon detajet minimale që duhet të ofrohen. Shih shembullin më poshtë!

Page 20: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

1. HISTORIKU

1.1 Shteti përfituesEmri

1.2 Autoriteti KontraktuesEmri

1.3 Historiku përkatës i vendit

Ep një përmbledhje të karakteristikave të veçanta të vendit të cilat janë të rëndësishme për funksionimin e projektit të propozuar

1.4 Gjendja aktuale në sektorin përkatës

Përshkruani situatën aktuale në sektorin ose zonën institucionale në të cilin do të veprojë projekti i propozuar. Ky seksion duhet të jetë jo më shumë se një gjysmë faqe.

1.5 Programet e ngjashme dhe veprimtari të tjera të donatorëve:

Identifikoni dhe përshkruani lidhjen, nëse ka, në mes të kontratës së propozuar dhe aktiviteteve dhe programeve të burimeve të tjera të asistencës së jashtme në të njëjtin sektor

2. OBJEKTIVA, QELLIMI & REZULTATET E PRITURA

2.1 Qëllimi i përgjithshëmQëllimi i përgjithshëm

2.2 QëllimiQëllimi i kësaj kontrate është si më poshtë:

<qëllimi 1> <qëllimi 2, etj>

Për projektet e mëdha dhe komplekse mund të ketë më shumë se një qëllim (p.sh. një për komponentë të projektit)

2.3 Rezultatet qe duhet arrihen nga Konsulenti

<Këto mund të paraqiten qoftë sipas në rëndësisë ose në mënyrë kronologjike, sipas rastit>

<rezultati 1>

Page 21: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

<rezultati 2, etj>

3. SUPOZIMET & RREZIQET

3.1 Supozimet qe ndërlidhen me projektin

Supozimet

3.2 RreziqetRreziqet

4. FUSHEVEPRIMI

4.1 Gjenerale Përshkrimi projektit - Sipas nevojës por maksimum prej 2 faqe

Zona gjeografike që do të mbulohet

Grupet e synuara

4.2 Aktivitetet specifikeNjë listë e qartë dhe e hollësishme e detyrave që duhet të ndërmerren për të arritur objektivin e kontratës dhe / ose përshkrimin i punës se konsulentit

4.3 Menaxhimi i Projektit

Organi Përgjegjës Identiteti i departamentit të Autoritetit Kontraktues /shteti përfitues (ose agjencitë e tij përkatëse, nëse është e përshtatshme) i cili do të jetë përgjegjëse për

Page 22: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

Struktura e menaxhmentit

Mjetet te cilat duhet te sigurohen nga AK/apo palët tjera

menaxhimin e kontratës / projektit>

Përshkruani strukturën menaxhuese të Autoritetit Kontraktues / administratën e shtetit përfitues, duke përfshirë të gjitha proceset përkatëse vendimmarrëse të cilat mund të jenë të përfshirë në menaxhimin e këtij projekti

Specifikoni mjetet/objektet

5. LOGJISTIKA DHE AFATET

5.1 VendiIdentifikoni lokacionin (p.sh., qytetin) e bazës operacionale për projektin, ndonjë vend tjetër, ku mund të jetë i përshtatshëm për inputet afatshkurtra që do të ofrohen dhe / ose ku mund të krijohen pilot projektet

5.2 Data e fillimit & periudha e implementimit

Data e planifikuar e fillimit është <data> dhe periudha e zbatimit të kontratës do të jetë <numri> muaj nga kjo datë. Ju lutem referojuni në nenet 4 dhe 5 të Kushteve të veçanta për datën aktuale fillimit dhe periudhës së zbatimit.

6. KERKESAT

Personeli

6.1.1 Ekspertet Kyç

Eksperti Kyç 1: Udhëheqësi i projektit

Të gjithë ekspertët që kanë një rol të rëndësishëm në zbatimin e kontratës janë të referuara si ekspertë kyç. Profilet e ekspertëve kyç për këtë kontratë janë si vijon: Identifikoni profilet që kërkohen për të gjithë ekspertët kyç deri në maksimumin e rekomanduar prej 4 ekspertëve kyç

Kualifikimet dhe aftësitëPërvoja e përgjithshme profesionale

Page 23: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

Eksperti Kyç 2: < e.g. Eksperti i larte ligjor

Eksperti Kyç 3: < etj >

6.1.2 Ekspertet tjerë

6.1.3 Stafi mbështetës

Përvoja specifike profesionale

CV ekspertëve të tjerë nuk shqyrtohen para nënshkrimit të kontratës. Ato nuk duhet të përfshihen në tender.Konsulenti duhet të përzgjedh dhe të punësojë ekspertë të tjerë siç kërkohet sipas profileve të identifikuara në Organizimin & Metodologjinë dhe / ose ne këto Terma të Referencës

Shpenzimet e stafit mbështes duhet të përfshihen në normat e tarifave të ekspertëve.

6.2 ZyratZyra e një standardi të arsyeshëm, rreth 10 metra katror, për çdo ekspert që punon në kontratë duhet të sigurohet nga <Konsulenti / vendit përfitues / Autoriteti Kontraktues>.

6.3 Mjetet te cilat duhet te sigurohen nga Konsulenti

Konsulenti do të sigurojë që ekspertët janë të mbështetur në mënyrë adekuate dhe të pajisur. Në veçanti duhet të sigurojë se ka dispozitë të mjaftueshme administrative, sekretarie dhe interpretimi për të mundësuar qe ekspertët të përqendrohen në përgjegjësitë e tyre primare. Gjithashtu duhet qe të transferoj fondet e nevojshme për të mbështetur aktivitetet e tij sipas kontratës dhe të sigurojë që punonjësit e tij paguhen rregullisht dhe në kohën e duhur.

6.4 PajisjetNuk duhet te blihen pajisje në emër të Autoritetit Kontraktues / përfituesit në kuadër të kësaj kontrate të shërbimeve ose të transferohen tek Autoriteti Kontraktues / përfituesi në fund të kësaj kontrate. Çdo pajisje në lidhje me këtë kontratë e cila duhet te blihet nga përfituesi duhet të blihen me anë të një procedure

Page 24: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

të veçantë të prokurimit.

6.5 Shpenzimet e rastitDispozita për shpenzime të rastit mbulon shpenzimet ndihmëse dhe të jashtëzakonshme të pranueshëme qe rrjedhin nga kjo kontrate. Nuk mund të përdoret për shpenzimet të cilat duhet të mbulohen nga konsulenti si pjesë e normave të tij te pagesave.

7. RAPORTET

7.1 Kërkesat e Raportimit Raportet e përkohshme duhet të përgatiten çdo gjashtë muaj gjatë periudhës së zbatimit të detyrave. Ato duhet të sigurohet së bashku me faturën përkatëse, raportin financiar dhe raportin e verifikimit të shpenzimeve të përcaktuar në Nenin 28 të Kushteve të Përgjithshme.> Duhet të jetë një raport përfundimtar, një faturë përfundimtare dhe raporti financiar i shoqëruar nga një raport i verifikimit të shpenzimeve në fundi te periudhës së zbatimit të detyrave. Draft raporti përfundimtar duhet të dorëzohet të paktën një muaj përpara përfundimit të periudhës së zbatimit të detyrave. Vini re se këto raporte të përkohshme dhe përfundimtare janë shtesë nga ajo qe kërkohet në nenin 4.2 të këtyre Termave të Referencës.

Për të përmbledhur, përveç dokumenteve, raporteve dhe rezultateve të cilat mund të specifikohen nën detyrat dhe përgjegjësitë e secilit ekspert kyç Konsulenti duhet të sigurojë raportet e mëposhtme:Raportet Mujore, tremujore, te përkohshme, final ...

7.2 Doresimi & aprovimi i raporteve

<Numri (në funksion të konsideratave mjedisore, duhet të kërkohen sa me pak kopje)> kopjet e raporteve të përmendura më lartë duhet të dorëzohen tek Menaxheri i Projektit identifikuar në kontratë. Raportet duhet të jenë te shkruara në gjuhën angleze. Menaxheri i Projektit është përgjegjës për miratimin e raporteve.

Page 25: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

8. MONITORIMI DHE VLERESIMI

Definimi i indikatorëve

Page 26: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

7. Përcaktimi i kritereve te kualifikimit

7.1 Kategoritë e kritereve të përzgjedhjes

Kriteret e përzgjedhjes mund të grupohen në katër (4) kategori. Ato në asnjë mënyrë nuk mund të përdoret si kriteret e dhënies ; nuk mund të peshohen; janë kërkesa Kalon/ Nuk kalon.

1. Kriteret për verifikimin e situatës personale te operatorëve ekonomik, neni 65 i LPP - OE janë të përjashtuar nga pjesëmarrja në procedurat e tenderit për dhënien e kontratave publike, në qoftë se ata nuk i plotësojnë këto kërkesa. - Te detyrueshme dhe duhet gjithmonë të plotësohen nga OE.

Dëshmia –

a. Ne rast te shërbimeve te përgjithshme, Deklarata nën betim duhet të dorëzohet me tenderin dhe dëshmitë duhet te dorëzohen vetëm nga fituesi para dhënies së kontratës. Dështimi i dorëzimit të njërit nga këto dokumente, oferta do të refuzohet dhe AK do të vazhdoj me tenderuesin e e renditur ne vendin e dyte.

b. Ne rast te shërbimeve te Konsulences, Deklarata nën betim duhet të dorëzohet nga aplikuesit gjate fazës se kualifikimit dhe dëshmitë duhet te dorëzohen vetëm nga aplikuesit te cilët AK do ti ftoj qe te tenderojnë (lista e ngushte). Këto dokumente duhet të dorëzohen nga Aplikantët para vendimit përfundimtar të Autoritetit kontraktues për para-kualifikim. Dështimi i dorëzimit të njërit nga këto dokumente, aplikacioni i atij aplikanti do te refuzohet.

Periudha kohore e historikut për evidencën dokumentuese nën kërkesat e përshtatshmërisë kalkulohet nga data e publikimit të Njoftimit të Kontratës.

Përveç kritereve të përjashtimit të kandidatëve apo tenderuesve të përcaktuara në LPP, ne rast te shërbimeve te Konsulences, Autoriteti Kontraktues duhet t’i përjashtojë kandidatët në rrethanat e përshkruara më poshtë.

(i) Konflikti ndërmjet aktiviteteve konsulente dhe prokurimit të mallrave, punimeve ose shërbimeve : një firmë që është angazhuar nga Autoriteti Kontraktues për furnizimin e

Page 27: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

mallrave, punimeve apo shërbimeve (përveç shërbimeve konsulente) për një projekt, dhe çdo filial i saj, do të diskualifikohet nga ofrimi i shërbimeve konsulentë që kanë të bëjnë me ato mallra, punime, apo shërbime. Anasjelltas, një firmë që është punësuar për të ofruar shërbime konsulente për përgatitjen ose zbatimin e një projekti, dhe çdo filial i saj, do të diskualifikohet nga furnizimi i mallrave, punimeve apo shërbimeve lidhur me shërbimet konsulentë të firmës (përveç shërbimeve konsulente) që rezultojnë nga ose janë drejtpërdrejtë të lidhura me shërbimet konsulentë të firmës për përgatitjen e tillë apo zbatimin.

(ii) Konflikti ndërmjet detyrave konsulente : as konsulentët as ndonjëri prej filialeve të tij nuk do të punësohen për ndonjë detyrë që për nga natyra mund të jetë në konflikt me ndonjë detyrë tjetër të konsulentëve. Për shembull, konsulentët qe janë punësuar për të përgatitur një projektim inxhinierik për një projekt të infrastrukturës nuk do të angazhohet që të përgatisin një vlerësim të pavarur të mjedisit për të njëjtin projekt. Në mënyrë të ngjashme, konsulentët qe i asistojnë një klienti në privatizimin e aseteve publike nuk do te blerjen apo këshillojnë blerësit për pasurive të tilla. Në të njëjtën mënyrë, konsulentët e punësuar për të përgatitur termat e referencës (TOR) për një detyrë, nuk do të punësohen për kryerjen e asaj detyre.

(iii) Marrëdhënia me personelin e Autoritetit Kontraktues : konsulentët (përfshirë personelin e tyre dhe nën-konsulentët) që kanë një biznes ose marrëdhënie familjare me një anëtar të personelit të Autoritetit Kontraktues, të cilët janë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthorë të përfshirë në përgatitjen e termave të kontratës, dhe/ose procesin e përzgjedhjes për atë kontratë, dhe/ose mbikëqyrjen e kontratës, do të diskualifikohen nga ofrimi i shërbimeve konsulentë lidhur me këtë kontratë.

2. Kriteret për verifikimin e përshtatshmërisë profesionale të operatorëve ekonomikë, neni 66 të LPP.

Kërkesa Dëshmia

a. Regjistrimi i Biznesit në vendin themelimit të OE që dëshmon regjistrimin e OE në regjistrin e profesional, komercial dhe/ose korporatave.

a. Dëshmi ose një kopje e certifikatës së biznesit

Page 28: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

b. Autorizim ose licencim ose anëtarësim në një organizatë të veçantë për shërbime profesionale të lëshuar nga një autoritet publik

b. një kopje e autorizimit/licencës/dëshmisë të anëtarësisë ose deklaratë nën betim që një kërkesë e tillë nuk ekziston në shtetin e tyre

3. Kriteret për verifikimin e gjendjes ekonomike dhe financiare të operatorëve ekonomikë, neni 68 të LPP.

Kërkesa DëshmiaKërkesat minimale të gjendjes ekonomike/ financiare duhet te përcaktohen nga AK

a. qarkullimi vjetor, duke përfshirë edhe një qarkullim të caktuar minimal në fushën specifike mbuluar nga kontrata;

b. llogaritë vjetore, përfshirë informacion në lidhje me asetet aktuale dhe detyrimeve aktuale;

c. burimet financiare në dispozicion

a. Deklaratë adekuate ose deklarata nga një ose më shumë banka

b. Dëshmi të policës relevante të sigurimit të lëshuar nga një kompani e licencuar dhe me reputacion

c. Kopje të certifikuara të një ose më shumë pasqyrave të bilancit ose pjesë të pasqyrës së bilancit

d. Kopje të pasqyrave në të ardhura dhe raporteve të menaxhmentit të certifikuara nga një kompani e licencuar a auditivit me reputacion apo nga një auditore i licencuar i pavarur

4. Kriteret për verifikimin e kapaciteteve teknike dhe profesionale të operatorëve ekonomikë, neni 69 të LPP.

Kërkesa Dëshmia

a. Kulaifikimet minimale profesionale dhe edukative të stafit menaxheriale

b. Vlera minimale referencë në lidhje me shërbimet në 3 vitet e fundit

c. Numri dhe kualifikimet minimale të teknikëve ose organeve teknike të përfshira në veçanti ato të kontrollit të cilësisë

a. Lista e kualifikimeve profesionale dhe edukative dhe CV-në e tyre

b. Një listë që specifikon parimet relevante të performancës që specifikon: shërbimet e përfshira; shumën e kontratës; datën dhe pranuesin

1.2. c. Shënime për teknikët dhe

organet teknike të përfshira dhe CV-të e tyre

Page 29: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

d. Minimumi i mesatares së fuqisë punëtore për secilin nga 3 vitet

e. Kërkesa minimale për Veglat, hapësirat ose pajisjet teknike

f. Kërkesat minimale për masat e sigurimit të cilësisë

g. Hapësirat e nevojshme për hulumtime dhe zhvillim

h. Elementet e parashikuara për nën-kontraktim

i. Informata tjera të duhura dhe relevante

j. Inspektimi, në rast të shërbimeve komplekse ose të qëllimeve të veçanta

3. d. Deklaratë të mesatares së fuqisë punëtore të OE dhe numrin mesatarë të stafit menaxherial për secilin nga 3 vitet

4.5. e. Një deklaratë të veglave,

hapësirave ose pajisjeve teknike në dispozicion të tenderuesi që ofron shërbimet

f. Përshkrimi i organizatës dhe masave të sigurimit të cilësisë

a. g. Përshkrim i hapësirave të hulumtimit dhe zhvillimit

h. një shënim të elementeve të kontratës në fjalë që tenderuesi parasheh të nën-kontraktoj

6.7.

8 Përcaktimi i kritereve te shpërblimit

Kriteret ne bazë të te cilave Autoritetet kontraktuese shpërblejnë kontratat publike janë:

a) çmimi më i ulët; oseb) Tenderi ekonomikisht me i favorshëm (TEMF).

Për prokurimin e shërbimeve të konsulencës dhe në përgjithësi shërbimeve intelektuale, cilësia është zakonisht shumë e rëndësishme. Përvoja ka treguar se kur prokurohen këto lloje të shërbimeve, rezultatet më të mira në drejtim të vlerës-për-paratë arrihen kur përdoret kriteri TEMF në vend të kriterit çmimi me i ulët.

9 Prokurimi i Shërbimeve te Konsulences

Gjatë zbatimit të projekteve të ndryshme sidomos ato me vlerë të madhe dhe komplekse, autoritetet kontraktuese janë të detyruar dhe shpesh vendosin të punësojnë ekspertë nga fusha të ndryshme

Page 30: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

me qëllim të përgatitjes së tyre, monitorimit dhe zbatimit. Rekrutimi i këtyre ekspertëve, dhe jo vetëm për këto qëllime, bëhet nëpërmjet procedurave të prokurimit të ashtuquajtura Prokurimi i "Shërbimeve te Konsulences"

Prokurimi i shërbimeve të konsulencës është shumë më i komplikuar në krahasim me prokurimet e tjera (shërbimet), duke përfshirë shërbimet e përgjithshme për mirëmbajtje dhe riparime. Blerja e një "truri" ose "mendjeje", është shumë më e vështirë se sa të blesh mallra dhe pune, sepse këto te fundit mund të specifikohen në detaje ndërsa është pothuajse e pamundur për të specifikuar "diturinë", e cila duhet të blihen.

Prokurimet e Konsulences prokurohen përmes qasjes me dy-zarf. Kjo nënkupton se operatorët ekonomik dorëzojnë dy zarfe të mbyllura në të njëjtën kohë, njëra përmban Propozimin Teknik dhe tjetra përmban Propozimin Financiar të dyja të futura në nja zarf të vetëm të jashtëm. Asnjë ndryshim në propozimet teknike ose financiare nuk do të pranohet pas afatit te fundit te dorëzimit.

Propozimi Teknik përmban detajet qe nuk lidhen me çmimin përfshirë përvojën e tenderuesit, ekspertizën, mundësitë financiare dhe propozimet e detajuara teknike lidhur me projektin sikurse definohet në dokumentet e tenderit.

Propozimi Financiar përmban informatat që kanë të bëjnë më çmimin bazuar në shtrirjen e specifikacioneve dhe kërkesave të projektit.

Vetëm propozimet teknike hapen në datën dhe kohën e specifikuar në Dosjen e Tenderit dhe propozimi financiar mbetet i mbyllur dhe mbahet në ruajtje nga Zyrtari i Prokurimit deri në kohën e hapjes së Propozimeve Financiare. Përparësia është se vlerësimi lidhur me pranueshmërinë dhe kualifikimet nuk do të ndikohen nga çmimi i tenderuesve.

Fillimisht, vlerësohen vetëm propozimet teknike. Secili anëtar i komisionit vlerësues vlerëson çdo propozim teknik veçmas dhe siç duhet i jep pikë propozimit. Pikët përfundimtare të secilit propozim teknik realizohen duke mbledhur pikët nga të gjithë anëtarët dhe duke e pjesëtuar me numrin e anëtarëve të komisionit vlerësues. Duhet të ceket se Autoriteti Kontraktues do të përcaktojë në dokumentet e Tenderit baraspeshën në mes proporcionit të peshës teknike dhe minimumit të numrit të pikëve për propozime teknike të cilat Tenderuesit duhet t’i arrijnë me qëllim që të kualifikohen (e konsideruar

Page 31: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

thelbësisht e përgjegjshme). Një Propozimi do të refuzohet në këtë fazë nëse nuk i përgjigjet aspekteve të rëndësishme të dosjes së tenderit, dhe në veçanti Termave te Referencës, ose nëse dështon për të arritur rezultatin minimal teknik te përcaktuar ne KPP.

Pas vlerësimit të Propozimeve Teknike, Autoriteti Kontraktues do t’i ftojë tenderuesit të cilët kanë dorëzuar Propozime Teknike thelbësisht të përgjegjshme që të marrin pjesë në hapjen e Propozimeve Financiare. Data, koha, dhe lokacioni i hapjes së Propozimeve Financiare do të vendoset me shkrim nga Autoriteti Kontraktues. Tenderuesit do të njoftohen me kohë për hapjen e Propozimeve Financiare

Autoriteti Kontraktues do t’i njoftojë Tenderuesit me shkrim të cilët janë refuzuar në bazë të kërkesave në thelb jo-përgjegjëse të Dosjes së Tenderit dhe do t’iu kthej Propozimet Financiare pa i hapur.

Autoriteti Kontraktues do ta bëjë hapjen e Propozimeve Financiare të të gjithë Tenderuesve të cilët kanë dorëzuar Propozime Teknike thelbësisht të përgjegjshme, në prani të përfaqësuesve të Tenderuesve të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në adresën, datën dhe kohën e specifikuar nga Autoriteti Kontraktues. Nga përfaqësuesit e tenderuesve të cilët janë të pranishëm do të kërkohet të nënshkruajnë një regjistër qe vërteton pjesëmarrjen e tyre.

Gjatë hapjes publike të propozimeve financiare, Zyrtari i Prokurimit do të shpallë rezultatet e të gjitha propozimeve teknike dhe pastaj do të hap propozimet financiare dhe do të shpallë çmimet. Në çdo rast, secila faqe e çdo tenderi financiar do të nënshkruhet gjatë hapjes publike nga një përfaqësues i një ofertuesi tjetër si dhe çdo gjë qe ka te beje me numra duhet te lexohet si afati i dërgesës, periudha e garancionit etj.

Autoriteti Kontraktues do të vlerësojë dhe krahasojë propozimet e kombinuara teknike dhe financiare për të përcaktuar ofertën më të mirë të vlerësuar dhe do të jep kontratën.

9.1 Fazat e Prokurimit për shërbimet e konsulences

1. Përgatitja e Termave te Referencës 2. Kalkulimi i vlerës se parashikuar

Page 32: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

3. Deklarata e nevojave dhe Disponueshmerise se mjeteve – forma standarde B04

4. Dokumenti i parakualifikimit– forma standarde B335. Përgatitja e Njoftimit për kontrate - forma standarde B056. Publikimi i njoftimit për kontrate 7. Lëshimi i dokumenteve te parakualifikimit 8. Regjistrimi i OE te cilët kane pranuar dokumentet e

parakualifikimit - forma standarde B139. Pranimi i Kërkesave për pjesëmarrje - forma standarde B1410. Hapja e Kërkesave për pjesëmarrje - forma standarde

B1211. Vlerësimi i Kërkesave për pjesëmarrje - forma

standarde B3712. Njoftimi i kandidateve te eliminuar – forma standarde

B4213. Njoftimi i kandidateve te përzgjedhur - forma standarde

B4414. Njoftimi i kandidateve te eliminuar, nëse me shume se

6 - forma standarde B4215. Pranimi i dëshmive për përshtatshmëri 16. Përgatitja dhe dorëzimi i KPP– max 6 - forma

standarde B2617. Dorëzimi i informative shtese apo sqaruese, nëse

kërkohet - forma standarde B47 18. Pranimi i propozimeve - forma standarde B1419. Hapja e propozimeve teknike - forma standarde B1220. Vlerësimi i propozimeve teknike - forma standarde

B3821. Njoftimi i kandidateve te cilët janë pranuar 22. Njoftimi i kandidateve te cilët nuk janë pranuar 23. Hapja e propozimeve financiare - forma standarde B1224. Vlerësimi i propozimeve financiare

Page 33: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

25. Shpërblimi i kontratës – kombinimi i propozimit teknik dhe financiar - forma standarde B08

26. Publikimi i Shpërblimit për kontrate 27. Afati i pritjes për ankesa28. Nënshkrimi i kontratës

9.2 Njoftimi për kontrate

Informacioni i kërkuar duhet të jetë minimumi i kërkuar për AK për të bërë një gjykim mbi përshtatshmërinë e firmës, dhe të mos jetë aq kompleks sa që të dekurajojnë konsulentët e mundshëm për te shprehur interes. Nga data e publikimit të njoftimit për kontratë EO duhet të jepet jo më pak se 20 ditë për kontrata me vlera të mëdha dhe 15 ditë për kontratat me vlera të mesme për te përgatitur aplikacionin.

Në njoftimin e kontratës Autoriteti Kontraktues do të specifikojë kriteret minimale (kërkesat për përshtatshmëri, përshtatshmërinë profesionale, gjendjen ekonomike dhe financiare, aftësinë teknike dhe / ose profesionale dhe çdo Standarde për sigurimin e cilësisë) të cilat operatorët e interesuar ekonomik duhet të përmbushin në mënyrë që të para-kualifikohen për të marrë pjesë në procedurë.

Sipas LPP te gjithë operatoret ekonomik te cilët përmbushin kriteret minimale te përzgjedhjes kualifikohen dhe ftohen qe te dorëzojnë një tender, ne rast se numri I operatoreve ekonomik te cilët përmbushin kriteret minimale te përzgjedhjes është me i vogël se 6.

Nëse numri i kandidateve te cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara është me shume se 6 AK duhet qe ti rivlerësoj aplikacionet ne mënyre qe te identifikoj 6 aplikacionet me te mira për procedurën e tenderimit. Prandaj faktorët te cilët do te merren në konsideratë gjatë këtij rishqyrtimi të aplikacioneve duhet te përcaktohen ne Njoftimin për kontrate.

Dokumenti i parakualifikimit, i prodhuar nga Autoriteti Kontraktues duke përdorur formën standarde B33, do tu dërgohet apo dorëzohet operatorëve ekonomik jo më vonë se 3 ditë pas pranimit të kërkesës së tillë.

Page 34: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

9.3 Lista e ngushte

Lista e ngushte e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret minimale të kualifikimit duhet të kryhet sipas rregullave jo-diskrimunuese dhe transparente dhe kritereve të bëra të njohura për kandidatët.

Operatoret ekonomike duhet të ftohen për të paraqitur prova në lidhje me kërkesat e pranueshmërise (certifikatë tatimore, certifikatë nga gjykata etj). Këto dokumente duhet të dorëzohen nga aplikantët, brenda 5 ditëve, para vendimit përfundimtar të Autoritetit kontraktues për para-kualifikim. Dështimi i dorëzimit të njërit nga këto dokumente, aplikacioni i tij do të refuzohet.

Pas rishikimit të përgjigjeve, një-listë e shkurtër e operatoreve ekonomike të përshtatshme duhet të përgatitet dhe përfaqësuesit e tyre duhet të ftohen qe të marrin pjesë në procesin e plotë të prokurimit.

9.4 Kërkesa për Propozime

KPP për çdo detyrë siguron të gjithë informacionin e nevojshëm për konsulentët e listës se ngushte për të përgatitur propozimet e tyre. KPP identifikon kriteret e vlerësimit, metodën e përzgjedhjes dhe procedurat që do të përdoren për të vlerësuar ato. KPP gjithashtu përmban e TeR dhe draft-kontratën. Objektivat e projektit dhe TOR përcaktojë kualifikimet dhe përvojën e kërkuar nga konsulentet të cilët do të kryejnë detyrën. Në aprovimin e kritereve të vlerësimit, AK do të kërkojë të sigurojë se propozimi i zgjedhur do të ofrojë cilësi më të mirë për shërbimet e kërkuara.

KPP, e prodhuar nga Autoriteti Kontraktues duke përdorur formularin standard t B26, do të dërgohet ose të dorëzohet tek kompanitë e përzgjedhura në të njëjtën kohë.

Për përgatitjen e ofertave OE te mundshëm duhet tu jepet afat jo më pak se 40 ditë për kontrata me vlera të mëdha dhe 20 ditë për kontratat me vlera të mesme.

9.5 Vlerësimi i propozimeve teknike

Vlerësimi i propozimeve teknike duhet të kryhet menjëherë duke marr parasysh kriteret e specifikuara ne KPP.

Komisioni i vlerësimit do ti vlerësoj propozimet teknike në bazë të përgjegjësisë së tyre ndaj Termave të Referencës, duke aplikuar

Page 35: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

kriteret e vlerësimit, nën-kriteret, dhe sistemin e shënuar në KPP.

Kriteret që do të përdoren në vlerësimin teknik dhe peshat treguese janë si më poshtë.

Kriteret Pesha

Përvoja specifike 0-10 Një maksimum prej 10 pikave mund të caktohet për përvojën specifike të konsulentëve, pasi qe AK I kishte përzgjedhur ata në bazë të aftësive të tyre, kualifikimeve dhe përvojës në projekte të kësaj natyre.

Përshtatja e metodologjisë/planit të punës. Nenkriteret qe do te përdoret për te vlerësuar ketë komponent janë:

Qasja teknike dhe metodologjia

Plani i Punës Organizimi dhe stafi

20-50 Metodologjia dhe plani i punës është një komponent kyç i propozimit teknik dhe duhet të vlerësohet me kujdes.

Qasja teknike dhe metodologjia:

Këtu konsulentët shpjegojnë se kane kuptuar objektivat e detyrës, nxjerrin në pah çështjet qe do te trajtohen dhe rëndësinë e tyre, dhe shpjegojnë metodat teknike që do ti ndërmarrin për trajtimin e tyre. Mandej ata duhet të sqarojnë metodologjitë qe propozojnë për ti miratuar, për të demonstruar pajtueshmërinë e këtyre metodologjive me qasjen e propozuar (p.sh., metodat e interpretimit te të dhënave në dispozicion, kryerjen e hetimeve; analizat dhe studimet; duke krahasuar zgjidhje alternative); dhe adresojnë ndonjë ndryshim në TOR te propozuar nga konsulentët.

Plani i Punës:Këtu konsulentët propozojnë aktivitetet kryesore të detyrës - përmbajtjen dhe kohëzgjatjen e tyre; fazat dhe marrëdhëniet e tyre; afatet (përfshirë miratimet e përkohshme nga ana e AK-së); dhe datat e dorëzimit të raporteve më të rëndësishme. Përputhshmëria e qasjes teknike dhe metodologjisë me planin e propozuar të punës, është një tregues i mirë që konsulentët kanë kuptuar TeR dhe janë në gjendje për ti

Page 36: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

përkthyer ato në një plan të mundshëm të punës. Një listë e dokumenteve finale, përfshirë raportet, vizatimet, dhe tabelat që do të dorëzohen si prodhime përfundimtare, duhet të përfshihet këtu. Plani i punës do të mundësojë konsulentët për të përgatitur orarin e Aktiviteteve.

Organizimi dhe stafi:

Në këtë seksion konsulentët propozojnë strukturën dhe përbërjen e ekipit të tyre. Ata do listojnë disiplinat kryesore të përfshira, ekspertet përgjegjës dhe stafin teknik dhe mbështetës te propozuar.

Kualifikimet e stafit kryesor

Udhëheqësi i projektit Eksperti Kyç 2

30-60 Stafi kyç i referohet stafit të konsulentit që ka përgjegjësinë e menaxhimit ose kane kualifikimet kryesore që nevojiten për detyrën. Stafi kyç i Konsulentit vlerësohet ne baze të kualifikimit dhe përvojës e treguar në CV e tyre.

Kualifikimet e përgjithshme: Ky nën-kriter përfshin përvojën e përgjithshëm të kandidatit (kohëzgjatjen e përgjithshme te aktivitetit profesional), nivelin e arsimimit dhe trajnimit, pozitat e mbajtura nga kandidati, koha e kaluar nga konsulenti si stafi, dhe përvojën në rajon ku do te kryhet projekti.

Përshtatshmëria për kryerjen e detyrës: Kjo ka të bëjë me edukimin e kandidatit, trajnimin dhe përvojën në sektorin specifik, qe ndërlidhet drejtpërsëdrejti me detyrën dhe pozitën e propozuar. Ky faktor është kritik dhe duhet t'i jepet peshë më të lartë në mesin e tri nën-kritereve.

Përvoja në Rajon dhe Gjuha (për projekte ndërkombëtare): Kjo tregon njohuritë e kandidatit me kushtet kombëtare ose vendore, duke përfshirë kulturën, sistemet administrative dhe organizatat qeveritare, dhe aftësia e

Page 37: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

tij / saj për të komunikuar në gjuhën kombëtare.

Transferimi i njohurisë (opsionale)

0-10 Numri i pikëve do të përcaktohet duke marrë parasysh tre nën-kriteret e mëposhtme:

1) Lidhja e programit të trajnimit;

2) Qasja e Trajnimit dhe metodologjia; dhe

3) Kualifikimet e ekspertëve dhe trajnerëve

Pikët totale 100

9.6 Vlerësimi i Propozimeve financiare

Propozimit me çmimin më të ulët do ti epet rezultati financiar 100 pike si dhe propozimet tjera marrin rezultate financiare që janë reciprokisht proporcionale me çmimet e tyre të ofruara. Rezultati i peshuar i propozimit financiar duhet të specifikohet në KPP, dhe mund të jetë deri në 30 pikë. Formula për përcaktimin e pikëve financiare është si në vijim: Nf = 100 x Fm / F, ku Nf është nota financiare , Fm është çmimi më i ultë dhe F është çmimi i propozimit në konsiderate.

9.7 Vlerësimi përfundimtar i cilësisë & Kostoja dhe dhënia e kontratës

Piket totale do të fitohen duke bashkuar piket e peshuara për cilësinë (propozimi teknik) dhe kostoja (propozimi financiar).

9.8 Negociatat

Pas identifikimit të tenderit më të mirë, AK duhet t’i njoftoj tenderuesit për klasifikimin final si dhe do të nis negociatat për të qartësuar dhe eventualisht për të përmirësuar termet e kontratës, metodologjinë, stafin, si dhe kushtet speciale. Negociatat nuk duhet që ne thelb ti ndryshojnë termet origjinale të kontratës ose propozimit te përzgjedhur. Oferta financiare në asnjë rast nuk mund të ndryshohet.

Shembull

Page 38: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

Vlerësimi i kombinuar ne tabele:

Kompania e konsulences

Piket totale

TP

Piket totale TP

St =100xT/Tm x 90%

Çmimi nga

FP

Piket totale FP

Sf =100xFm/F x 10%

Piket totale TP+FP

Renditja

A 86 77.4 210.000

7.61 85.01 3

B 91 81.9 230.000

6.95 88.85 2

C 73 65.7 160.000

10 75.7 4

D 94 90 380.000

4.21 94.21 1

St = 100 x T/Tm x 90%, ku St janë piket për propozimin teknik, T janë piket teknike te ofertës ne shqyrtim dhe Tm janë piket me te larta te propozimit teknik.

Sf = 100 x Fm/F x 10%, ku Sf jane piket për propozimin financiar, Fm është çmimi me i ulet dhe F çmimi i propozimit ne shqyrtim.

Nga sa u tha, mund të vërehet se kriteret e kualifikimit mund të përdoren si kritere për dhënie për shërbimet e konsulencës, por AK duhet te siguroj që nuk ka përsëritje midis kritereve te përdorura gjatë fazës së kualifikimit dhe kritereve te përdorura për propozimin teknik.

Kriteret e përdorura gjatë fazës së kualifikimit ndërlidhen me profilin e kompanisë; ndërsa

Kriteret e përdorura për vlerësimin e propozimeve teknike ndërlidhen me kontratën (se si operatorët ekonomik do të përmbushin kërkesën)

Ushtrimi ne grupe 3

Ushtrimi 3

AK juaj ka marrë një donacion nga BE-ja për një projekt për asistence teknike. Shuma e përgjithshme e donacionit është 1 milion euro. Nga ju kërkohet qe të:

Page 39: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

1. Informoni ZKA tuaj se cilën procedure te prokurimit keni ndërmend të përdorni.

2. Krijoni (renditni) një tabelë me fazat e prokurimit (flowchart) për këtë proces të prokurimit.

3. Duke përdorur tabelën qe ju keni përgatitur përgatiteni një listë të dokumenteve që ju mendoni se nevojiten për secilën fazë të procesit

4. Informoni ZKA tuaj për peshat qe ju keni ndërmend për ti dhënë Propozimit Teknik dhe Propozimit Financiar.

5. Përcaktoni kriteret për parakualifikim – Kriteret e përshtatshmërisë, përshtatshmërisë profesionale, gjendjes ekonomike dhe financiare dhe aftësisë teknike dhe / ose profesionale

6. Përcakto Kriteret që do të përdoren për vlerësimin e propozimeve teknike

Përgjigja 3

1. Procedura e kufizuar2. Përgatitja e Termave te Referencës

Kalkulimi i vlerës se parashikuar Deklarata e nevojave dhe Disponueshmerise se mjeteve Dokumenti i parakualifikimitPërgatitja e Njoftimit për kontrate Publikimi i njoftimit për kontrate Lëshimi i dokumenteve te parakualifikimit Regjistrimi i OE te cilët kane pranuar dokumentet e parakualifikimit Pranimi i Kërkesave për pjesëmarrje Hapja e Kërkesave për pjesëmarrje Vlerësimi i Kërkesave për pjesëmarrje Njoftimi i kandidateve te eliminuar Njoftimi i kandidateve te përzgjedhur Njoftimi i kandidateve te eliminuar, nëse me shume se 6 Pranimi i dëshmive për përshtatshmëri Përgatitja dhe dorëzimi i KPP

Page 40: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

Dorëzimi i informative shtese apo sqaruese, nëse kërkohet Pranimi i propozimeve Hapja e propozimeve teknike Vlerësimi i propozimeve teknike Njoftimi i kandidateve te cilët janë pranuar Njoftimi i kandidateve te cilët nuk janë pranuar Hapja e propozimeve financiare Vlerësimi i propozimeve financiareShpërblimi i kontratës – kombinimi i propozimit teknik dhe financiar Publikimi i Shpërblimit për kontrate Afati i pritjes për ankesaNënshkrimi i kontratës

3. Termat e ReferencësDeklarata e nevojave dhe Disponueshmerise se mjeteve - forma standarde B04

Dokumenti i parakualifikimit – forma standarde B33Njoftimi për kontrate - forma standarde B05Kërkesa për Propozime – forma standarde B26

4. 80 për PT dhe 20 për PF

5. Kërkesat e Përshtatshmërisë - Operatori Ekonomik duhet të përmbushë kërkesat e specifikuara në nenin 65 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), Ligji nr. 05/L-068 . LPP mund të shkarkohet nga http://krpp.rks-gov.net.

Kërkesat e Përshtatshmërisë Profesionale – Regjistrimi si operator ekonomik në regjistrin profesional, komercial dhe/apo regjistrin e ndërmarrjeve në vendin e juaj të themelimit;;

Gjendja ekonomike dhe financiare – Qarkullimi vjetor i kandidatit ne secilin nga 3 vitet e fundit 2009, 2010, 2011 duhet te jete se paku 2 000 000 EUR.

Kapaciteti teknik dhe profesional - kandidati ka përfunduar me sukses gjatë 3 viteve të fundit (deri në afatin e

Page 41: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

fundit për dorëzimin e aplikacioneve) të paktën 3 projekte që mbulojnë fushat e mëposhtme te specializimit:

i. Zbatimi i legjislacionit primar dhe sekondar në fushën e prokurimit publik, ii. shërbime ligjore këshilluese mbi prokurimin publik, iii. përmirësime ne menaxhim dhe organizim te organeve ne sektorit publik, iv. Trajnim dhe certifikim te profesionistëve të prokurimit publik.

Vlera e shërbimeve të kryera nga kandidati nën çdo projekt të tillë duhet të arrije në të paktën 1 milion euro. Një projekt mund të mbulojë 1 ose më shumë nga këto fusha të specializimit, por të gjitha fushat duhet të mbulohen nga projekte të tilla.

6. Kriteret për Propozimin teknik

Organizimi dhe metodologjia

Maksimim Shembull

Shpjegimi 20

Strategjia 20

Orari i aktiviteteve 10Piket totale per Organizimin dhe metodoligjine

50 pike

Ekspertet Kyç

Eksperti Kyç 1 (max 30 pike

Kualifikimet dhe aftësitë

5 Një diplomë bachelor në disiplinat përkatëse për pozitën mundësisht në ekonomi, drejtësi, administratë publike apo 7 vjet përvojë profesionale.

Komunikim dhe aftësi ndërpersonale te shkëlqyeshme.

Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze ne te shkruar dhe të folur.

Kualifikimet e përgjithshme

10 Të paktën 10 vite dhe deri në 20 vjet përvojë profesionale në ekonomi,

Page 42: QËLLIMI - Public Procurement System · Web viewQëllimi i modulit aktual të trajnimit është që ti familjarizoj pjesëmarrësit me karakteristikat kryesore për prokurimin e shërbimeve,

profesionale drejtësi, administratë publike apo disiplinë tjetër relevante për këtë post.

Kualifikimet e specifike profesionale

15 Përvoja si një udhëheqës i projektit në të paktën dy projekte të asistencës teknike të kompleksitetit të ngjashëm në fushën e prokurimit publik dhe financave publike.

Eksperti Kyç 2 (max 20 pike)

Kualifikimet dhe aftësitë

5 Një diplomë bachelor në disiplinat përkatëse për pozitën mundësisht në ekonomi, drejtësi, administratë publike apo 7 vjet përvojë profesionale.

Komunikim dhe aftësi ndërpersonale te shkëlqyeshme.

Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze ne te shkruar dhe të folur.

Kualifikimet e përgjithshme profesionale

7 Të paktën 7 vite dhe deri në 14 vjet përvojë profesionale në ekonomi, drejtësi, administratë publike apo disiplinë tjetër relevante për këtë post.

Kualifikimet e specifike profesionale

8 Së paku tre vjet përvojë pune në një organ qendror blerëse në një Shtet Anëtar

Piket totale për ekspertet Kyç

50 pike

Totali i përgjithshëm i pikëve

100 pike