Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara · motivuese dhe fitojnë instruk-sione se si të...

8
Të nderuar kolegë dhe miq, Më paraqet kënaqësi të jashtëzakonshme T’ua prezantoj Buletinin e Pro- jektit të USAID-it për Punë Praktike dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara. Në këtë botim do tua prezantojmë akt- ivitetet projektuese, për- fitimet nga Ligji për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe rezultatet dhe historitë tona suksesshme. Rëndësia e integrimit të personave me aftësi të kufizuara është temë e këtij botimi dhe do t’ju njoftojmë me Monikën, person me aftësi të kuf- izuara intelektuale, e cila punësimin e saj e gjeti nëpërmjet Projektit. Qëllimi i Projektit USAID-it për Punë Prak- tike dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara është rritja e aftësive për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, ofrimin e angazhimeve praktike dhe punësimin, por edhe tejkalimin e paragjykimeve dhe sfidave të personave me aftësi të kufizuara. Ballafaqohemi me mun- gesë fuqisë kualifikuar punëtore tregun e punës dhe për këtë shkak është e palogjikshme të mos u ofrohet punësim pers- onave me aftësi të kuf- izuara. Duhet të rikujtojmë se ajo duhet vlerësohet nga ana e punëdhënësve janë aftë- sitë e tyre, e jo aftësitë e tyre kufizuara. Disa punëdhënës mendojnë se nëse punësojnë persona me aftësi të kufizuara, kjo do të kontribuojë në rritjen e harxhimeve për kom- paninë, sepse mendojnë se nevojiten përshtatje të caktuara të nevojshme për vendin e punës sipas llojit të aftësisë së kufizuar. Hulumtimet kanë treguar se në numrin më të madh të rasteve të punësimit të personave me aftësi të kufizuara, nuk ka pasur nevojë për përshtatje të veçantë dhe plotësuese të vendit të punës. Të nderuar punëdhënës, nëse besoni se të gjithë duhet të kemi të drejta dhe mundësi barabarta, mundësoni punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Shumë shpesh këta persona kontribuojnë shumë në vendin e punës, ata janë kompetentë dhe produktivë, sikurse edhe kolegët e tyre. Personat me aftësi të kufizuara e vlerësojnë atë që u është dhënë mundësi e bara- bartë si të gjithë të tjerëve. Ata nuk dëshirojnë të jenë objekt të cilët do të jenë të mbrojtur dhe për të cilët do t’u vijë keq, por dëshirojnë punojnë. Ata vetëm duan të punojnë edhe atë me zell. Por, pikë së pari duhet t’u japim shanse për ta treguar atë. Deri më tani, në kuadër të këtij Projekti, janë punë- suar 38 persona me aftësi të kufizuara të cilët kanë dëshmuar se janë shumë se të aftë për ta kryer punën. Ekipi i Projektit të USAID-it për Punë Praktike dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara do të vazhdojë edhe më tej me punën e vet, ky ekip është drejtuar kah punë- simi i personave me aftësi të kufizuara. Bashkohu me ne në aktivitetet tona.... Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara Mesazh nga Lidija Damçeska Menaxhere e Projektit të USAID-it për Punë Praktike dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara Janar 2014 Botimi 1 Mesazh nga Menaxherja e Projektit 1 Për Projektin 2 Kush jemi ne? 2 Komponentët e Projektit 2 Nga puna praktike deri te punësimi dhe vetëpunësimi 2 Problemet rreth aftësive të kufizuara bëhen të duk- shme për sektorin privat dhe shoqërinë 3 Bordi Këshillëdhënës i Projektit për Personat me Aftësi të Kufizuara 3 Çka bëjmë për personat me aftësi të kufizuara 4 Trajnim për Strategji për Kërkim të Punës për Per- sonat me Aftësi të Kuf- izuara 4 Trajnim për sipërmarrësit 4 Çka bëjmë për kompanitë 4 Metodologjia për Mentorim të Suksesshëm të Per- sonave me Aftësi të Kuf- izuara 4 Benificionet nga Ligji për punësimin e personave me aftësi të kufizuara 5 Benificione për kompanitë e rregullta, institucionet publike dhe organizatat e tjera 5 Benificionet për shoqëritë e mbrojtura 5 Integrimi i personave me aftësi të kufizuara 6 Histori e suksesshme 7 Referenca 8 Në këtë botim:

Transcript of Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara · motivuese dhe fitojnë instruk-sione se si të...

Page 1: Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara · motivuese dhe fitojnë instruk-sione se si të realizojnë in-tervista të suksesshme për punë duke i përdorur aftësitë komuni-kuese

Të nderuar kolegë dhe miq,

Më paraqet kënaqësi të jashtëzakonshme T’ua prezantoj Buletinin e Pro-jektit të USAID-it për Punë Praktike dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara. Në këtë botim do tua prezantojmë akt-ivitetet projektuese, për-fitimet nga Ligji për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe rezultatet dhe historitë tona të suksesshme. Rëndësia e integrimit të personave me aftësi të kufizuara është temë e këtij botimi dhe do t’ju njoftojmë me Monikën, person me aftësi të kuf-izuara intelektuale, e cila punësimin e saj e gjeti nëpërmjet Projektit.

Qëllimi i Projektit të USAID-it për Punë Prak-tike dhe Punësimin e

Personave me Aftësi të Kufizuara është rritja e aftësive për punësimin e personave me aftësi të kuf izuara, ofr imin e angazhimeve praktike dhe punësimin, por edhe tejkalimin e paragjykimeve dhe sfidave të personave me aftësi të kufizuara.

Ballafaqohemi me mun-gesë të fuqisë së kualifikuar punëtore në tregun e punës dhe për këtë shkak është e palogjikshme të mos u ofrohet punësim pers-onave me aftësi të kuf-izuara. Duhet të rikujtojmë se ajo që duhet të vlerësohet nga ana e punëdhënësve janë aftë-sitë e tyre, e jo aftësitë e tyre të kufizuara. Disa punëdhënës mendojnë se nëse punësojnë persona me aftësi të kufizuara, kjo do të kontribuojë në rritjen e harxhimeve për kom-paninë, sepse mendojnë se nevojiten përshtatje të caktuara të nevojshme për vendin e punës sipas llojit të aftësisë së kufizuar. Hulumtimet kanë treguar se në numrin më të madh të rasteve të punësimit të personave me aftësi të kufizuara, nuk ka pasur nevojë për përshtatje të veçantë dhe plotësuese të vendit të punës.

Të nderuar punëdhënës, nëse besoni se të gjithë duhet të kemi të drejta dhe mundësi të barabarta, mundësoni punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Shumë shpesh këta persona kontribuojnë shumë në vendin e punës, ata janë kompetentë dhe produktivë, sikurse edhe kolegët e tyre. Personat me aftësi të kufizuara e vlerësojnë atë që u është dhënë mundësi e bara-bartë si të gjithë të tjerëve. Ata nuk dëshirojnë të jenë objekt të cilët do të jenë të mbrojtur dhe për të cilët do t’u vijë keq, por dëshirojnë të punojnë. Ata vetëm duan të punojnë edhe atë me zell. Por, pikë së pari duhet t’u japim shanse për ta treguar atë.

Deri më tani, në kuadër të këtij Projekti, janë punë-suar 38 persona me aftësi të kufizuara të cilët kanë dëshmuar se janë më shumë se të aftë për ta kryer punën. Ekipi i Projektit të USAID-it për Punë Praktike dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara do të vazhdojë edhe më tej me punën e vet, ky ekip është drejtuar kah punë-simi i personave me aftësi të kufizuara. Bashkohu me ne në aktivitetet tona....

Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara

Mesazh nga Lidija Damçeska

Menaxhere e Projektit të USAID-it për Punë Praktike dhe Punësimin e Personave

me Aftësi të Kufizuara

Janar 2014 Botimi 1

Mesazh nga Menaxherja e Projektit

1

Për Projektin 2

Kush jemi ne? 2

Komponentët e Projektit 2

Nga puna praktike deri te punësimi dhe vetëpunësimi

2

Problemet rreth aftësive të kufizuara bëhen të duk-shme për sektorin privat dhe shoqërinë

3

Bordi Këshillëdhënës i Projektit për Personat me Aftësi të Kufizuara

3

Çka bëjmë për personat me aftësi të kufizuara

4

Trajnim për Strategji për Kërkim të Punës për Per-sonat me Aftësi të Kuf-izuara

4

Trajnim për sipërmarrësit 4

Çka bëjmë për kompanitë 4

Metodologjia për Mentorim të Suksesshëm të Per-sonave me Aftësi të Kuf-izuara

4

Benificionet nga Ligji për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

5

Benificione për kompanitë e rregullta, institucionet publike dhe organizatat e tjera

5

Benificionet për shoqëritë e mbrojtura

5

Integrimi i personave me aftësi të kufizuara

6

Histori e suksesshme 7

Referenca 8

Në këtë botim:

Page 2: Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara · motivuese dhe fitojnë instruk-sione se si të realizojnë in-tervista të suksesshme për punë duke i përdorur aftësitë komuni-kuese

Projekt i USAID-it për Punë Praktike dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara është Projekt dyvjeçar i cili startoi në Gusht të vitit 2012 dhe është dedikuar për personat me aftësi të kufizuara të regjionit të Pollogut, Shkupit dhe atij Verilindor në Maqedoni. Projektin e implementojnë “Karriera Ime“ nga Shkupi në bashkëpunim me ”Hendimak“ nga Tetova dhe “Poraka Nasha“ nga Kumanova.

Projekti i USAID-it për Punë Praktike dhe

Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara

e mbështet implementimin e Strategjisë Naci-

onale për të Drejtat e Personave me Aftësi të

Kufizuara në Maqedoni dhe ka për qëllim ta rris

pjesëmarrjen e personave me aftësi të kuf-

izuara në shoqëri përmes përmirësimit të aftësive të tyre për

punësim me anë të trajnimeve dhe punës praktike, si dhe

përmes mbështetjes së personave me aftësi të kufizuara

për të filluar biznesin e tyre.

Me këtë Projekt rritet vetëdija e publikut për nevojat dhe të

drejtat e kësaj kategorie të margjinalizuar të

qytetarëve në Maqedoni. Projekti kontribuon në re-

duktimin ose heqjen e barrierave dhe sjelljeve, nga

të cilat privohen, për qasje të plotë të pjesëmarrjes

së personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.

mes këtij trajnimi, ata do të mund t’i njohin

dhe të vlerësojnë se si duhet ta shfrytëzojnë

potencialin e personave me aftësi të

kufizuara në organizatat e tyre.

Projekti ofron mundësi për punë praktike dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara në organizata të zgjedhura në sektorin privat dhe publik. Përmes trajnimit për strategji për kërkim të punës, individë nga grupe të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara u trajnuan për t’i përmirësuar aftësitë e tyre për punësim.

Personave me aftësi të kufizuara, të cilët janë të interesuar të fillojnë

biznesin e tyre, u ofrohen kurse profesionale për ndërmarrës.

Projekti, gjithashtu, ofron trajnime në temën: “Metodologjia për

Mentorim të

Suksesshëm të

Personave me

Aftësi të Kufi-

zuara” për për-

faqësuesit e

kompanive pri-

vate dhe insti-

tucioneve pub-

like të cilët

angazhojnë per-

sona me aftësi të

kufizuara. Për-

KOMPONENTËT E PROJEKTIT

Për Projektin

Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara

P A R T N E R Ë T P R I M A R Ë T Ë

PROJEKTIT:

Organizata të personave me aftësi

të kufizuara;

Kompani të sektorit privat;

Institucione të nivelit qendror dhe

lokal;

Dhoma e Tregtisë dhe shoqatat

profesionale;

Krijuesit e mendimit publik.

Faqe 2

Kush jemi ne?

Nga puna praktike deri te punësimi dhe vetëpunësimi

Page 3: Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara · motivuese dhe fitojnë instruk-sione se si të realizojnë in-tervista të suksesshme për punë duke i përdorur aftësitë komuni-kuese

Historitë e suksesshme, videot, broshurat, ngjarjet

promovuese, materialet e ndryshme promovuese

dhe aktivitetet ndërmerren me qëllim të

ndërgjegjësimit të sektori publik dhe privat për

potencialin e personave me aftësi të kufizuara, si

dhe për të inkurajuar ndryshime pozitive në

perceptimet dhe qëndrimet e personave me aftësi

të kufizuara në shoqëri.

Në kuadër të projektit funksionon

Bordi Këshillëdhënës, i cili përbëhet

nga përfaqësues të organizatave të

personave me aftësi të kufizuara

dhe palëve të tjera. Bordi është i

përkushtuar në aktivitetet për

përfaqësimin e personave me aftësi

të kufizuara dhe për të ngritur

ndërgjegjësimin e politikë-bërësve

dhe palëve të tjera për nevojën e

përfshirjes produktive të personave

me aftësi të kufizuara në shoqëri.

Takimi dytë i Bordit Këshillëdhënës i mbajtur në Shkup, më 19.06.2013

Bordi Këshillëdhënës i Projektit për

Persona me Aftësi të Kufizuara

Problemet rreth hendikepit bëhen të dukshme për sektorin privat dhe

shoqërinë

Botimi 1

Faqe 3

Ngjarje promovuese e mbajtur në Shkup, më 21.11.2013

Rezultatet e deritanishme në kuadër të

Projektit të USAID-it për Punë Praktike dhe

Punësimin e Personave me Aftësi

Kufizuara:

- 38 persona me aftësi të kufizuara të

punësuar;

- 12 angazhime praktike të realizuara;

- 184 persona me aftësi të kufizuara janë

trajnuar për strategji për kërkim të një

vendi të punës;

- 100 përfaqësues të kompanive dhe

institucioneve janë trajnuar në temën:

“Metodologjia për Mentorim të

Suksesshëm të Personave me Aftësi të

Kufizuara”.

Deklarata e një pjesëmarrësi në trajnimin

mentorial

“Në trajnimin u njoftova me benificionet lig-

jore për punësimin e personave me aftësi të

kufizuara ”

-Elena

Deklarata e një pjesëmarrësi nga

trajnnimi Strategjia për Kërkim Pune

“Mësova se si të shkruajë CV të sukses-

shme dhe letër motivuese, si dhe si të

sillem gjatë intervistave

- Bajram

Page 4: Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara · motivuese dhe fitojnë instruk-sione se si të realizojnë in-tervista të suksesshme për punë duke i përdorur aftësitë komuni-kuese

Qëllimi kryesor i trajnimit për strategji për kërkim të punës është fitimi i aftësive praktike për komunikim verbal, joverbal dhe komunikim me shkrim, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara më lehtë të për-fshihen në ambientin e ri të punës. Në këtë trajnim janë paraqitur aftësitë bazike të dëgjimit dhe dëgjimit aktiv. Personat me aftësi të kuf-

izuara mësohen si të shkruajnë CV të suksesshme dhe letër motivuese dhe fitojnë instruk-sione se si të realizojnë in-tervista të suksesshme për punë duke i përdorur aftësitë komuni-kuese gjatë kohës së intervistës. Trajnimi përfshinë ushtrime praktike dhe simulime për in-tervistë. Duke i përdorur aftësitë e fituara në trajnime pjes-ëmarrësit do të jenë në gjendje të prezantohen para punë-dhënësve potencial, të komu-nikojnë me ta në mënyrë efek-tive dhe ta lehtësojnë procesin e gjetjes së punës.

Qëllimi i trajnimit, “Metodologjia për Mentorim të Suksesshëm të Personave me Aftësi të Kufizuara”, është transferimi i aftësive praktike tek përfaqësuesit e kompanive për udhëheqje mentorike të personave me aftësi të kufizuara. Ky program do ta lehtësoj procesin e mentorimit përmes me-todologjisë për mentorim, orientim dhe për t’i kri-juar detyrat e punës për personat me aftësi të kuf-izuara, si dhe për raportimin e rregullt mbi prog-resin, suksesin dhe fushat ku është i nevojshëm përmirësimi. Përmes ushtrimeve praktike, ky tra-jnim do t’u ndihmojë mentorëve për t’i orientuar në mënyrë të drejtë personat me aftësi të kufizuara në mjedisin e biznesit, për të arritur komunikim me ta, për të fituar aftësi për marrjen dhe dhënien e feedback dhe për t’i vlerësuar në mënyrë objektive rezultatet e bashkëpunimit të ndërsjellë. Në trajnim prezantohen edhe benificionet e Ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Çka bëjmë për kompanitë

në rrethinë, si dhe metodat e hulumtimit të nevojave të konsumatorëve potencial. Pjesëmarrësit, gjithashtu, do të njihen me rregullat themelore të marketingut, nego-cimin, shitjen dhe kontrollin e financave.Në fund të këtij trajnimi çdo pjesëmarrës, njohuritë e fituara të tij/saj do të duhet t’i zbatoj në përpunimin e një biznes plani prak-tik i cili do të vlerësohet nga trajnuesit.

Qëllimi kryesor i trajnimit dyditor për sipërmarrësit është përvetësimi i aftësive teorike dhe praktike për themelimin e biznesit të tyre. Personat me aftësi të kufizuara përmes këtij trajnimi do të njihen me konceptin bazë të ndër-marrjes, të kuptojnë se aktorët kryesorë janë për mbështetjen e sipërmarrësisë dhe mundësisë për qasje deri te financa për ndërmarrjet e vogla. Përmes ushtrimeve interaktive praktike do të analizohen mundësitë për biznes

Trajnim për sipërmarrësit

Çka bëjmë për personat me aftësi të kufizuara

Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara

Faqe 4

Trajnim për strategji për kërkim të punës për personat me aftësi të kufizuara

Metodologjia për Mentorim të Suksesshëm të Personave me Aftësi të

Kufizuara

Trajnim në Tetovë, 11.06.2013 Trajnim në Shkup, 16.07.2013

Trajnim në Shkup, 31.05.2013

Page 5: Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara · motivuese dhe fitojnë instruk-sione se si të realizojnë in-tervista të suksesshme për punë duke i përdorur aftësitë komuni-kuese

Punësimi i personave me aftësi të kufizuara në Maqedoni është rregulluar me Ligj të posaçëm për punësimin e

personave me aftësi të kufizuara. Ky Ligj ofron mbështetje financiare edhe për shoqëritë e mbrojtura edhe për

kompanitë e rregullta, institucionet publike dhe organizatat e tjera të cilat do të punësojnë persona me aftësi të

kufizuara për adaptimin e vendit të punës së personave me aftësi të kufizuara, furnizimin me pajisje, si dhe aftësimin

në punë për vende të caktuara të punës të personave me aftësi të kufizuara.

Mjete të pakthyeshme për punësimin e personave me aftësi të kufizuara me vlerë prej 20 pagave mesatare (rreth 6.500 euro) përkatësisht 40 paga mesatare (rreth 13.000 euro) për punësimin e personave me invaliditet të rëndë (persona me 90% deri 100% dëmtim të shikimit ose person që është përdorues i karrocës me rrota);

Punëdhënësi mund të fitojë deri më 100.000 denarë për adaptimin e vendit të punës ku do të punoj personi me aftësi të kufizuara;

Mbështetje për furnizimin me pajisje që shkon nga 20 deri 200 paga mesatare në Republikën e Maqedonisë dhe që varet nga numri i personave të punësuarve me aftësi të kufizuara;

Lirim nga pagimi i tatimit mbi të ardhurat personale për të punësuarit me aftësi të kufizuara dhe për të punësuarit e tjerë që nuk janë persona me aftësi të kufizuara;

Lirim nga pagimi i kontributeve për sigurim shëndetësor dhe pensional-invalidor për personat e punësuar me aftësi të kufizuara dhe të tjerët që nuk janë persona me aftësi të kufizuara;

Lirim nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat dhe të gjitha detyrimet dhe fitimet;

Mjete për aftësim profesional të personave me aftësi të kufizuara për një vend konkret të punës.

Mjete të pakthyeshme për punësimin e personave me aftësi të kufizuara me vlerë prej 20 pagave mesatare (rreth 6.500 euro) përkatësisht 40 paga mesatare (rreth 13.000 euro) për punësimin e personave me invaliditet të rëndë (persona me 90% deri 100% dëmtim të shikimit ose person që është përdorues i karrocës me rrota);

Punëdhënësi mund të fitojë deri më 100.000 denarë për adaptimin e vendit të punës ku do të punoj personi me aftësi të kufizuara;

Kompania lirohet nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale për punësimin e personave me aftësi të kufizuara;

Kompania lirohet nga të ardhurat e kontributeve për sigurim shëndetësor dhe pensional-invalidor për punësimin e personave me aftësi të kufizuara;

Mjete për aftësim për punë të personit me aftësi të kufizuara për një vend konkret

të punës.

Benificionet për shoqëritë e mbrojtura

Benificionet për kompanitë e rregullta, institucionet publike dhe organizatat e tjera të cilat punësojë persona me aftësi të kufizuara

Beneficionet nga Ligji për punësimin e personave me aftësi të kufizuara¹

Botimi 1

Edhe institucionet

publike edhe organizatat

joqeveritare mund t’i

shfrytëzojnë benificionet

e Ligjit për punësimin e

personave me aftësi të

kufizuara

Faqe 5

Ligji për punësimin e

personave me aftësi të

kufizuara mundëson

themelimin e të

ashtuquajturave SHOQËRI

TË MBROJTURA. Një

kompani që të mund

regjistrohet si shoqëri e

mbrojtur duhet të ketë më

së paku 10 persona të

punësuar dhe më së paku

40% e të punësuarve

duhet të jenë persona me

aftësi të kufizuara

Sipas Ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, personat me aftësi të kufizuara gjithashtu kanë të drejtë të trajnohen për punë praktike, në rastet kur personi nuk ka arsimimin përkatës për vendin e punës, ose në qoftë se nuk është trajnuar për zbatimin e aktiviteteve në vendin përkatës të punës, në përputhje me nevojat e punëdhënësit.

Page 6: Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara · motivuese dhe fitojnë instruk-sione se si të realizojnë in-tervista të suksesshme për punë duke i përdorur aftësitë komuni-kuese

Në vetë shoqërinë në të cilën jetojmë ka ekzistuar dhe do të ekzistojë grupi i personave me aftësi të kufizuara (me të cilat lindin ose i fitojnë) me ç’rast u është prishur integriteti i tyre si qenie njerëzore dhe kështu u është pamundësuar të for-mohen dhe të vinë në shprehje si persona në sho-qëri.

E drejta e jetës në shoqëri paraqet të drejtën themelore

për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, pa dallim të llojit ose shkallës të dëmtimit të tyre fizik, mendor, intelektual ose senzorik.

Termi integrim në mjedis social ndërlidhet me termin baraspeshë në funksionimin e njeriut si strukturë biopsikosociale. Integrimi, në vetvete, ka nivele dhe forma të ndryshme, kështu që vetë termi integrim social është shumë kompleks.

Integrimi social është proces i zotimit dhe marrjes së rolit në aktivitete sociale dhe fitimit të satisfakcionit nga jeta sociale, që është e domosdoshme për zhvillimin dhe funksionimin e personalitetit³.

Stigmatizimi gjerësisht i përhapur dhe diskriminimi paraqesin pengesa themelore gjatë përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara. Përveç mijërav personave me aftësi të kufizuar intelektuale, të cilët jetojnë në ente, shumica prej tyre janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Në masë, të madhe e gjithë kjo, i referohet mungesës së shërbimeve në shoqëri të cilat i kanë pasur në dispozicion familjet e tyre, mirëpo jo rrallëherë ndodh që familjet t’i mbajnë mbyllur në shtëpi për shkak të turpit, ndërsa në

disa raste për t’i mbrojtur nga keqpërdorime të mundshme .

Modeli social çon kah ajo që në vend të investimit në kohë dhe mundit gjatë orvatjeve mjekësore dhe psikologjike për t’u korrigjuar aftësia e kufizuar fizike, më e pranueshme është që të evitohen pengesat në shoqëri të cilat paraqesin problem për njerëzit me aftësi të kufizuara. Si të tilla mund t’i cekim vendet fizikisht të paarritshme, punësimet diskriminuese, arsimimin e izoluar, stereotipat negative ose

qëndrimet me paragjykime .

Integrimi social, tek personat me aftësi të kufizuara, mundëson pjesëmarrje të këtyre personave në të gjitha segmentet e jetës dhe në të gjitha aktivitetet sociale. Tek personat e rritur me aftësi të kufizuara nën integrim social nënkuptojmë punësimin e tyre.

E drejta e punës, në të gjitha vendet e zhvilluara të botës, paraqet njërën nga të drejtat themelore të njeriut. Përveç përfitimit të sigurisë sociale, akti i punësimit të personit me aftësi të kufizuara përcillet edhe me shumë efekte pozitive.

Nëpërmjet punës rritet vetëbesimi dhe mundësohet zgjerimi i kontakteve sociale, si në vendin e punës, ashtu edhe jashtë tij. Shumë persona me aftësi të kufizuara të cilët kanë dëshirë të punojnë, nuk e kanë atë mundësi për shkak të ekzistimit të

barrierave të ndryshme .

Me punësimin, çdo person e humb ndjenjën e përjashtimit nga shoqëria, përsëri e kthen besimin e humbur në vete dhe ndjenjën se është anëtar i vlefshëm i familjes dhe i bashkësinë më të gjerë. Nga ana tjetër edhe vetë shteti i arsyeton mjetet e mëdha financiare, të investuara në procesin e arsimit dhe rehabilitimit të personave me aftësi të kufizuar.

Me punësimin e personave me aftësi të kufizuar ata, në mënyrë të barabartë me punën e tyre, në kuadër të mundësive të tyre, vetë kon-tribuojnë në zhvi-llimin e përgjithshëm të shtet i t dhe ndërprenë të jenë barrë e fondeve

sociale .

Hulumtimet dhe stu-dimet e shumta kanë treguar se personat me aftësi të kufizuar intelektuale janë të aftë për punë dhe se në tregun e punës bëjnë operacione elementare të punës d.m.th punojnë si asistentë.

Një numër i vogël i tyre janë të angazhuar në vende të punës të pavarur dhe në vende të punës me më tepër detyra të punës.

Duke e ditur se aftësitë e njeriut nuk janë të limituara,

mund të konstatojmë se punësimi i personave me

aftësi të kufizuara intelektuale, para së gjithash, varet

nga aftësitë e tyre individuale, mundësitë dhe

potencialet.

Integrimi i personave me aftësi të kufizuara

Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara

“Personat me aftësi të

kufizuara janë të aftë të

jetojnë në shoqërinë e tyre

si qytetarë të barabartë, me

përkrahje e cila u nevojitet

për të marrë pjesë në jetën e

përditshme, siç është jeta në

shtëpinë e tyre me familjen e

tyre, shkuarja në punë,

shkuarja në shkollë dhe

pjesëmarrja në ak-tivitete të

cilat i imponon shoqëria ²“

Koalicioni Europian për

Jetesë në Komunitet , 2008

Faqe 6

Frosina Simonovska

Defektologe

Page 7: Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara · motivuese dhe fitojnë instruk-sione se si të realizojnë in-tervista të suksesshme për punë duke i përdorur aftësitë komuni-kuese

Monika Kralevska, 21 vjeçare nga Kumanova, është person me aftësi të kufizuara intelektuale të lehtë. Ajo ka

kryer shkollën e mesme speciale në Shtip, drejtimi tekstil.

Pas mbarimit të arsimimit vazhdimisht ka kërkuar punë. Deri më tani ka punuar si punëtore sezonale, por vetëm për një periudhë të shkurtër kohore.

Ajo me sukses e përfundoi trajnimin për Strategji për kërkim të një vendi të pu-nës, ndërsa me ndër-mjetësimin e Projektit të

USAID-it për Punë Praktike dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara tani është e punësuar në kom-paninë për këpucë “Pronto” si ndihmës këpucare (ngjitëse e skajeve). Që nga dita e parë e ka vendin e saj të punës dhe detyrat e punës.

“Në ditët e para arrija të ngjisja një numër të vogël të këpucëve, mirëpo në çdo ditë të ardhshme në vendin e punës ky numër rritej” - tregon Monika. Familja e saj përbëhet nga 5 anëtarë dhe për momentin ajo është e vetmja e cila ka një punë të rregullt.

“Para disa ditësh e mora pagën time të parë. Tani që jam e punësuar nuk kërkoj të holla nga prindërit. Mund të blejë çfarë të dua, të blejë atë që është e nevojshme për shtëpi, të dal në kafe me miqtë, si dhe t’u blejë dhurata motrave të mia.

Që nga tani planifikoj se çka do të blejë me pagën tjetër. Shumë jam e lumtur që kam mundësi të punoj dhe të

përfitoj. Ndjenja që unë nuk jam e dobishme u zhduk”- me gëzim theksoi Monika.

Ajo thotë se punon në një ambient ku është pranuar mirë që në ditën e parë. “Kolegët më ndihmojnë t’i kryej me sukses detyrat e punës, së bashku i kalojmë pauzat e drekës, fitova miq të rinj dhe kam me kë të bisedoj. Ata janë familja ime e re”- sinqerisht theksoi.

Kompania e mbrojtur “Pronto” ka 17 të punësuar prej të cilëve 7 janë persona me aftësi të kufizuara.

Zonja Svetllana Gjorgievska, pronarja e “Pronto”-s është e kënaqur me punën e Monikës. “Monika, pa asnjë

problem, u përshtat në ambientin e punës. Ajo është e zellshme, lojale, e motivuar dhe e për-kushtuar në punën e saj”- tha zonja Gjorgievska.

Sot Monika e ka një jetë të

plotësuar. Edhe pse ka

aftësi të kufizuara int-

elektuale, ajo fiton para

për vete dhe e mban

familjen e saj, ka miq të

rinj dhe jeton jetë më të

lumtur.

Monika dëshmoi se personat me aftësi të kufizuara intelektuale janë të aftë për punë

Botimi 1

Shumë jam e lumtur

që kam mundësi të

punoj dhe të përfitoj.

Ndjenja që unë nuk

jam e dobishme u

zhduk”- me gëzim

theksoi Monika.

Faqe 7

“Monika, pa asnjë

problem, u përshtat në

ambientin e punës. Ajo

është e zellshme,

lojale, e motivuar dhe e

përkushtuar në punën

e saj”- tha zonja

Gjorgievska.

Kolegët më ndihmojnë t’i

kryej me sukses detyrat e

punës, së bashku i

kalojmë pauzat e drekës,

fitova miq të rinj dhe kam

me kë të bisedoj. Ata janë

familja ime e re”-

sinqerisht theksoi.

Monika Kraljevska në vendin e punës

Mentori i Monikës e monitoron punës e saj

HISTORI E SUKSESSHME

Page 8: Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara · motivuese dhe fitojnë instruk-sione se si të realizojnë in-tervista të suksesshme për punë duke i përdorur aftësitë komuni-kuese

Ky Buletin është mundësuar me mbështetje të popullit amerikan përmes

Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Për përmbajtjen e Buletinit është përgjegjës ekipi i “Karriera ime” dhe i njëjti

nuk i shpreh qëndrimet e USAID-it dhe as të Qeverisë të Shteteve së

Bashkuara të Amerikës.

Adresa:

“Nëna Terezë” 13А

1000 Shkup

Tel: 02/ 3 222 991

E-mail: [email protected]

Web: www.mojakariera.com.mk

P R OJ E K T I USAI D P Ë R PU NË P R AK T I K E DH E P U NË SI M IN E P E RS O N AV E M E AF T Ë S I TË K U FI Z U AR A

Referencat:

1. Ligji për punësimin e personave me invaliditet, “Gazeta Zyrtare e RM”-së nr. 44/2000, 16/2004, 62/2005, 113/2005, 29/2007, 88/2008, 161/2008. 99/2009 dhe 136/2011

2. European Coalition for Community Living, “Creating Successful Campaigns for Community Living: An advocacy manual for disability organisations and service providers”, November, 2008

3. Lakicevic M. Metode i tehnike socijalnog rada III. Beograd, 2000

4. Cammila Parker, Judith Klein. Handicap International, The right to live in the Community, Bosnia and Herzegovina, Serbia, Montenegro and Kosovo, 2008

5. Robinson C, Stalker K. Growing up with disabilities. Aberdeen: Athenaeum Press, 1999

6. Odović G, Rapić D, Nedović G. Zaposhljavanje osoba sa invaliditetom. Specijalna edukacija i rehabilitacija, 2008

7. Grujevski G., Осврт на законот за вработување на инвалидни лица, Дефектолошка теорија и практика бр. 1-2, Скопје, 2004 г., f. 157