Punime të Kuvendit Legjislatura e 17-të Viti 2008, nr.5-6 · vetëvrasjeve në krahasim me...

448
Punime të Kuvendit Legjislatura e 17-të Viti 2008, nr.5-6

Transcript of Punime të Kuvendit Legjislatura e 17-të Viti 2008, nr.5-6 · vetëvrasjeve në krahasim me...

  • Punime të KuvenditLegjislatura e 17-të

    Viti 2008, nr.5-6

  • Libri 5, fq. 1529 - fq. 1976Libri 6, fq. 1977 - fq. 2374Ribotim, 2009Botimi i parë: libri 5-6, viti 2009

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat plenareViti 2008

    5

    Tiranë, 2009

  • Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

  • 1533

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËPunime të Kuvendit

    Seancat plenare

    LEGJISLATURA E 17-tëSesioni i shtatë

    E hënë, 22.09.2008Seanca e pasdites, ora 18:00

    Drejton seancën Kryetarja e Kuvendit,zonja Jozefina Topalli (Çoba)

    Rendi i ditës:1.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

    (deri 60’).2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare

    datë 18.09.2008.3. Miratimi i kalendarit të punimeve të Kuvendit

    (22 shtator-13 tetor 2008). 4. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

    në ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006, “Përkoncesionet”.

    5.Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9693, datë 19.03.2007 “Për fondin kullosor”.

    6.Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9072, datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjisëelektrike”, të ndryshuar”.

    Jozefina Topalli – Mirëmbrëma, zotërinjdeputetë! Hapim seancën. Të hyjë media.

    (Lexon rendin e ditës.)Për pikën e parë, diskutime për çështje jashtë

    rendit të ditës, kanë regjistruar emrat zotërinjtë:Leonard Demi, Jemin Gjana, Genc Pollo, Ylli Pango,

    Safet Sulaj, Osman Metalla, Baki Shehi, BlendiKlosi, Musa Ulqini, Qemal Minxhozi, Stefan Çipa,Besnik Dervishi, Petro Koçi.

    Zoti Demi, urdhëroni!Leonard Demi – Falemnderit, zonja Kryetare!Të nderuar kolegë,E kërkova fjalën, sepse para disa ditësh disa

    drejtues të opozitës thanë se në Shqipëri nuk kasiguri. Për mendimin tim, Shqipëria dhe shqiptarëtjanë më të sigurt se kurrë. Nëpërmjet disastatistikave të thjeshta, unë do të përpiqem të tregojsesa të sigurt jemi në krahasim me vitet që kanëkaluar.

    Treguesit kryesorë në fushën e ruajtjes së renditdhe të sigurisë publike brenda vendit janë tëpakrahasueshëm me vitet më parë dhe janëgjithmonë në rritje të dukshme edhe nga vitetpasardhëse. Ata vënë në dukje një siguri të plotë nëtë gjithë territorin e vendit, evidentimin e konflikteve,parandalimin e veprimtarisë kriminale, rritjen estandardeve të rendit, rritjen e besimit të komunitetitetj. Po t’u referohemi shifrave konkrete, ato flasin

  • Viti 2008

    1534

    Legjislatura e 17-të

    për një luftë gjithnjë e më të ashpër për të gjithallojet e kriminalitetit. Forca goditëse e Policisë sëShtetit është dyfishuar, ndërsa forca zbuluese e sajka një rritje të ndjeshme. Deri në shtator të këtij vitijanë zbuluar 1993 vepra penale më shumë se e njëjtaperiudhë e një viti më parë.

    Zbulueshmëria e Policisë së Shtetit në vitin 2005ka qenë rreth 80%, në vitin 2006 -96,2%, në vitin2007 - 97,5%, për nëntëmujorin e parë të vitit 2008ka qenë 93,1%. Domethënë, rreth 95% të krimeveqë kryhen në Shqipëri zbulohen nga Policia e Shtetitdhe u dorëzohen institucioneve të drejtësisë.

    Po t’u referohemi krimeve të rënda apo krimit tëorganizuar, në këta nëntë muaj janë goditur 13 grupetë mirëstrukturuara, që kanë vepruar për një kohëmjaft të gjatë në vendin tonë. Kanë filluar procedimetpër 215 ngjarje të vjetra, ku parashikohen vrasje,vjedhje me armë, vjedhje me pasojë vdekjen. Këtëvit janë zbuluar 164 ngjarje të vjetra. Në qoftë se dotë bëjmë një krahasim, në vitin 2005 janë zbuluar19 ngjarje, në vitin 2006 - 40 ngjarje, në vitin 2007 -76 ngjarje. Pra, siç e shikoni, zbulueshmëria engjarjeve të vjetra, të cilat nuk janë dënuar prej vitesh,ka ardhur duke u rritur.

    Në qoftë se do t’u referohemi statistikave tëPolicisë së Shtetit italian, për sa i përket trafikimittë drogës për periudhën 2005-2008, në vitin 2005nga Italia në Shqipëri kanë kaluar 379 kilogramëheroinë; sivjet policia italiane referon 10 kilogramëheroinë. Në vitin 2005 kanë kaluar 808 kilogramëmarijuanë, sot 4 kilogramë, kurse hashash nuk kakaluar asnjë kilogram.

    Numri i trafikimit të grave në vitin 2005 ka qenë81, në vitin 2008 është 19. Në raport me vitin ekaluar, numri i viktimave në rrugë është ulur dhe përperiudhën në konsideratë ato janë 61% më pak.

    Për sa i përket treguesit kryesor në fushën eruajtjes dhe të kontrollit kufitar është me një rritje tëndjeshme të kapacitetit përpunues në pikat e kalimittë kufirit. Kësisoj, sivjet kanë hyrë në Shqipëri, siçbën të ditur ministri i Turizmit, 2 milionë e 200 mijëturistë, gjë që tregon sesa i sigurt është vendi ynëdhe sa të qetë janë turistët që vijnë edhe ikin. Këtoarritje janë të vlerësuara nga Bashkimi Europian dhejanë një garanci për liberalizimin e vizave me vendete Komunitetit Europian.

    Ministria e Mbrojtjes ka filluar shkatërrimin emunicioneve të tepërta, të cilat janë rreth 90 mijëtonë. Kështu, në vitin 2010 Shqipëria nuk do të ketëmë municione të rrezikshme.

    Sot Shqipëria ndan me familjen e vet

    euroatlantike po ato vlera mbi të cilat është themeluartraktati i Uashingtonit dhe Bashkimi Europian, njësistem demokratik i cili u ka siguruar shtetasve tëvetë lirinë dhe një shtet ligjor funksional.

    Jozefina Topalli – (Ndërhyn) Zoti Demi, julutem, përfundojeni!

    Leonard Demi – Pas procesit të ratifikimit tëdokumentit të anëtarësimit në NATO, që besoj sedo të jetë jo më vonë se pranvera e vitit 2009,Shqipëria siguron mbrojtje kolektive të të gjithëanëtarëve të vetë nga vendet e NATO-s. Sidoqoftë,vendi ynë është i ftuar në tavolinën e përbashkët tëvendeve të NATO-s për të marrë vendime të sigurisëtë të gjithë rajonit euroatlantik. Nga ana tjetër, duat’u referohem disa shifrave ekonomike që tregojnësesa i sigurt është vendi ynë në raport jo me vitin2005, por me vitin 2007. Sivjet kemi një rritjedyshifrore prej 11%-sh dhe, sipas të dhënave tëBankës Botërore, zoti Braçe, liria fiskale në Shqipëriështë 96 pikë nga 100 të mundshme.

    Zonja Kryetare, të gjitha këto e tregojnë vendintonë një nga vendet më të sigurta të rajonit. Taksa ebiznesit të vogël është ulur nga 3,1% në 1,5%, tatimimbi të ardhurat personale nga 23% në 10%, tatimimbi fitimin nga 25% në 10%, taksa doganore nga5% në 1%. Në periudhën 2006-2008 janë mbledhur290 miliardë lekë më shumë se në periudhën 2002-2004. Për këtë periudhë të ardhurat tatimore janë71 miliardë lekë më shumë se periudhaparaardhëse.

    Zonja Kryetare, të gjitha këto tregojnë se vendiynë është jo vetëm i sigurt, por po përparon mehapa të jashtëzakonshëm. Një nga treguesit mërrokës ekonomik që ka arritur Shqipëria deri sot ështëbuxheti i këtij viti, i cili ka arritur shifrën 4,2 miliardëdollarë. (U drejtohet deputetëve të opozitës) Shumëfalemnderit! Ja ky është qëndrimi që duhet të mbaniedhe atje kur flisni. Po të bëjmë një krahasimretrospektiv, ai është 1,88 herë më shumë se ai ivitit 2005.

    Zotërinj deputetë opozitarë,Po e përsëris edhe një herë, më vjen keq për

    deklaratat që keni bërë ditën e premte. Nuk ju besonnjeri. I çoni dëm. Kjo është siguria e vendit. Ky ështëpërparimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – (U drejtohet deputetëve të

    opozitës.) Zoti Demi foli 8 minuta në emër të grupit.Zoti Klosi, urdhëroni!Blendi Klosi – Zonja Kryetare,Natyrisht, zotit Demi i takon të flasë më shumë

  • 1535

    Viti 2008 Legjislatura e 17-të

    se 8 minuta, sepse është nënkryetari i propozuar iParlamentit dhe ju duhet t’i krijoni hapësira gjithmonëe më shumë. Por unë do të doja të flisja këtu shumëmë tepër seriozisht sesa zotërinjtë e maxhorancës.

    Do të doja të flisja këtu si deputet i Parlamentit,si përfaqësues i Partisë Socialiste, si përfaqësuesi Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, por,gjithashtu, edhe si nënkryetar i nënkomsionit përÇështjet e Minorenëve dhe Barazisë Gjinore në këtëParlament.

    Qeveria shqiptare vazhdon të përmendë fakte,shifra dhe ligje, të thotë që vendi ynë është i sigurt,në Shqipëri ka shanse të barabarta, në Shqipërijetohet, në Shqipëri nuk ka frikë, në Shqipëri kasiguri për jetën.

    Zonja Kryetare, do të doja t’ju përmendja njërast tragjik, një rast që sot gazetat hapnin faqet epara të tyre: Shkëlzeni nga Lezha vrau nënën dhebabanë. Ky është një rast shumë tragjik, është njërast i dhunës në familje, është një rast i ripërsëriturdisa herë, ku bijtë po vrasin nënat, bijtë po vrasinbaballarët, burrat po vrasin gratë. Të gjithë po vritenme njëri-tjetrin. Jo më kot dhuna në familjen tonëështë një shqetësim shumë i madh dhe, megjithësejanë miratuar ligje, ajo përbën mesatarisht 10% tëkrimeve të raportuara në Shqipëri.

    Gjithashtu, kemi 25% të këtyre vrasjeve në vit,ku përfshihen dhuna brenda familjes dhe shumëvetëvrasje. Njerëzit po çmenden, zonja Kryetare! Poçmenden nga mungesa e sigurisë së jetesës, poçmenden nga mungesa e sigurisë ekonomike nëvend. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008kemi 73 vetëvrasje nga 44 që kishim nëgjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Nëgjashtëmujorin e parë të vitit 2008 kemi dyfishin evetëvrasjeve në krahasim me vrasjet në vendin tonë.Për të gjitha këto ne protestuam ditën e premte.

    Ashtu siç tha dhe zoti Demi, duhet të kemiparasysh se pse protestuam. Po, është e vërtetë.Qytetarët dhe ne bashkë me ta protestuam për mëshumë siguri dhe drejtësi, për më shumë siguriekonomike, për më shumë siguri sociale, për shumësiguri pronësie, për më shumë siguri shëndetësoree, natyrisht, për më shumë siguri për jetën. E bëmëkëtë, megjithëse Kryeministri dhe ju, zonja Kryetare,vazhdoni të përdorni të njëjtat mjete, siç përdoreshinpara 5 shekujsh, për të penguar protestën tonë.Bllokohet ura nga do të kalonte karvani. A thua seura e Kavajës mund të bllokonte mitingun e qindramijëra shqiptarëve të cilët protestuan ditën e premte.Protestuan sepse e ndiejnë veten të pasigurt në këtë

    vend, protestuan se e ndiejnë veten të qeverisur nganjë Qeveri, e cila, për ditë e më shumë, po merrkritika nga ndërkombëtarët.

    Në qoftë se ju nuk i dëgjoni fjalët e njerëzve qëbërtasin në shesh, më lejoni t’ju citoj në ligjëratë tëdrejtë një nga njerëzit më të rëndësishëm tëKomisionit Europian, nënkryetarin e KomisionitEuropian, komisionierin Zhak Barot, i cili ështëpersoni i ngarkuar me çështjet e sigurisë dhe tëlirisë së jetesës edhe për vendin tonë, njeriut të cilitqeveritarët tanë shkojnë e i luten, që thotë: “Mbiçështjen e luftës së trafikut, me kohë vazhdojmë tëngulim këmbë, sepse duam që lufta e kriminalitetitdhe drogës në Shqipëri të jetë një luftë efektive, dukee parë këtë në kuadër të vullnetit që ka shprehurShqipëria dhe kërkesës së vazhdueshme për afriminnë Bashkimin Europian”.

    Zoti Barot deklaroi gjatë konferencës, dhe kjoështë shumë e tmerrshme për Shqipërinë, semjafton të fluturosh me helikopter mbi qiejt eBallkanit, e veçanërisht mbi qiellin shqiptar, që tëshohësh plantacione të mëdha të kanabisit qëkultivohen për t’u dërguar pastaj në Europë.

    Zonja Kryetare,Me çfarë stature, me çfarë atributesh shkojnë

    zyrtarët shqiptarë dhe u kërkojnë viza këtyre zotërinjve,kërkojnë lehtësim për lëvizjen e lirë të qytetarëve, dukeu shprehur se Qeveria shqiptare tashmë i siguron njëjetë më të lehtë qytetarëve të saj?

    Me lejoni po ashtu të përmend një nga raportetmë prestigjioze, atë të Departamentit Amerikan tëShtetit, i cili, fatkeqësisht, e them këtë sepse nukjemi ne deputetët e opozitës që kërkojmë të shahemisi shtet, si Shqipëri në ato raporte, dëshmon seShqipëria bie nga grupi i dytë, që është grupi imonitorimit të rreptë, në grupin e tretë, në atë grupqë jo vetëm nuk është në Europë, por vendi ynë nukështë në asnjë nga shtetet që aspirojnë për të pasurrregulla e standarde.

    Zonja Kryetare, natyrisht, unë kam një diskutimshumë të gjatë për të bërë për sa i përket luftës sëmangët që vjen nga Qeveria shqiptare dhe Policia eShtetit. Kjo e fundit ka pësuar një nga reformat mëtë thella antidemokratike në këto tre vjet, edhe psepolicia është pa mjetet e autorizuara, pa mjete përtë luftuar trafikun e qenieve njerëzore, me njëqeverisje të korruptuar, me këtë Kryeministër tëpapërgjegjshëm, i cili e mendon jetën kryeministrorevetëm duke kritikuar opozitën e duke kërkuar tëpengojë mitingjet e saj.

    Në asnjë rast qytetarët shqiptarë nuk do të mund

  • Viti 2008

    1536

    Legjislatura e 17-të

    të ndihen të qetë për jetën, nuk do të mund të ndihentë qetë për sigurinë ekonomike, sigurinë sociale dheatë shëndetësore dhe, natyrisht, nuk mund të ndihentë qetë as për familjet e tyre.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit!Zoti Nishani, urdhëroni!Bujar Nishani – Falemnderit, zonja Kryetare!Duke dëgjuar kolegun Klosi, natyrisht, nuk do

    t’u bëj komente deklaratave, sepse është tërësishtnë të drejtën e tij për të bërë deklarata publike, pormë vjen keq dhe nuk mund të rri pa shprehurshqetësimin për tendencën për t’i servirur opinionitpublik në mënyrë abuzive shifra dhe statistika, qënuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

    Së dyti, po ashtu më vjen keq dhe më duhet tëpërgënjeshtroj pretendimet e kolegut Klosi përbllokimin e rrugës në Kavajë, për gjoja pengesat eardhjes së protestuesve në Tiranë. Unë ju sigurojse jo vetëm nuk ka pasur asnjë pengesë, por,përkundrazi të gjitha institucionet e ngarkuara përkujdesin e rendit publik janë angazhuarmaksimalisht për të siguruar mbarëvajtjen e atijmitingu, por ajo që ju shqetëson juve është mungesae kuorumit në këtë miting.

    Nuk është faji ynë dhe unë nuk besoj sesocialistët e Kavajës janë aq shumë sa të realizoninkuorumin për mitingun tuaj në Tiranë.

    Jozefina Topalli - Zoti Klosi, urdhëroni!Blendi Klosi – Zoti Ministër, edhe pse në

    diskutimin tim nuk u shpreha as me raportet eopozitës apo as me citimet e liderëve të opozitës,por citova lider të Bashkimit Europian, ju përsërivazhdoni të bëni veshin e shurdhër. Unë shprehaatë çfarë shprehën mijëra e mijëra qytetarë nëprotestën e ditës së premte, por përsëri ju vazhdonitë bëni veshin e shurdhër.

    Zoti Ministër, ju siguroj që bllokimi i urës sëKavajës nuk ishte vepra juaj, por ishte vepra eqeverisë në të cilën ju bëni pjesë, ishte vepra estrukturave që, fatkeqësisht, nuk i drejtoni ju, po idrejton Kryeministri nga zyra e tij, ishte pjesë e njëstrategjie të tërë që ju doni të mbuloni diellin meshoshë. Megjithëse mbyllët një brimë në Kavajë,ishte e vështirë të pengonit luftën e madhe dheprotestën e madhe qytetarë, e cila, ashtu si në vitin2005, ishte në kuorum shumë më tepër se sa votattuaja, dhe në vitin 2009 do të jetë shumë më tepërse sa kuorumi që ju pretendoni se zotëroni.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Zoti Pango, urdhëroni!

    Ylli Pango – Të nderuar zotërinj deputetë,Në respekt të qindra bashkëpunëtorëve jo vetëm

    në ministri, por edhe jashtë saj, në respekt tëkolegëve ministra të cilët janë, pa dyshim, tëkabinetit “Berisha” dhe janë kontribues në arritjet eMinistrisë së Turizmit, në respekt të elektoratit dhetë medieve, që këtë vit kanë pasqyruar më së mirifluksin turistik, e quajta të nevojshme që të vë nëdukje disa shifra, të cilat flasin për një bum vërtetcilësor dhe sasior në fushën e turizmit.

    Në barometrin e Organizatës Botërore tëTurizmit volumi i pestë, nr.2 të muajit qershor 2008,dhe është hera e parë që përfshihemi në të, Shqipëriacilësohet për vitin 2007 si vendi i katërt në rajonin eEuropës Jugore për rritjen në fushën e turizmit dhesi vendi i parë për rritje në tremujorin e pikut tëturizmit përgjatë periudhës qershor – gusht.

    Të ardhurat nga turizmi kapin shifrën 1 miliard e367 milionë dollarë, shifër kjo e cila flet për një bumshumë të madh jo vetëm për të ardhurat nga turizmi,por njëkohësisht edhe për numrin e turistëve që,afërsisht, ka arritur dhjetëfishin e shifrës së vitit 2004.

    Gjithashtu, do të shtoja që kjo rritje është 24për qind më e madhe se në vitin 2006 dhe kjostatistikë flet që Shqipëria tani në rajon është marrëgoxha në konsideratë, dhe është një vend mjaftkompetitiv në fushën e turizmit.

    Shifrat e fundit deri më 15 shtator flasin për njënumër prej 2 milionë e 158 mijë turistësh, nga tëcilat shifrat më impresive i paraqesin turistët e ardhurnga Maqedonia që janë rreth 280 mijë; nga Mali i Zi- 82 mijë; nga Kosova, që dihet çdo vit shkojnë nërritje dhe për këtë vit janë 260 mijë, por edhe shifratë tjera që vijnë nga vende të tjera të rajonit, të cilatjanë mjaft sinjifikative.

    Kështu, për shembull, kemi 58 mijë turistë tëardhur nga Greqia, rreth 51 mijë turistë nga Serbia,22 mijë turistë nga Turqia, 71 mijë turistë italianë,30 mijë turistë gjermanë dhe nga vende të tjera tërajonit, që gjithnjë e më tepër e preferojnë Shqipërinë.

    Edhe një herë do të doja të falënderoja kolegëte mi, sepse, pa dyshim, siç e tha edhe zoti Demi,kjo është arritur edhe në sajë të një sigurie me tëlartë që është krijuar. Nuk është koincidencë që nëvitin 2007 dhe në vitin 2008 nuk kemi pasur asnjëincident me turistët dhe ky është rezultat ipërmirësimit të infrastrukturës, ku, pa dyshimMinistria e Transportit dhe e Punëve Publike ka njërol shumë të madh. Ky është rezultat edhe i punëssë koordinuar të ministrive të tjera, pasi dihet qëturizmi është sektor prioritar dhe ndërdikasterial.

  • 1537

    Viti 2008 Legjislatura e 17-të

    Do të doja të shtoja edhe disa gjëra të tjera, tëcilat flasin për punën e madhe që është bërë edhenë fushën e trashëgimisë kulturore, pasi kohët efundit janë bërë disa komente nga njerëz joprofesionistë.

    Sapo jam kthyer nga konferenca e Bukureshtit,konferenca ministeriale europiane, ku në deklaratëne nënshkruar nga të gjithë ministrat pjesëmarrësështë propozuar dhe do të aprovohet brenda këtijviti që qendra e restaurimit, e cila ndodhet në zonëne Kinostudios në Tiranë, të kthehet në QendërRajonale Europiane e Restaurimit. Aty do të studiojnëjo vetëm shqiptarë, por edhe italianë, grekë, serbë,spanjollë, pra nga vendet e Europës Jugore.

    (Deputeti Majko flet nga salla.)Kanë votuar edhe ata, zoti Majko, kanë votuar

    të gjithë unanimisht që qendra të ngrihet në Tiranë.Kjo Qendër Rajonale e Restaurimit ngrihet në Tiranëduke marrë parasysh pasurinë shumë të madhe tëmonumenteve të kulturës dhe kujdesit që ështëtreguar në këto vite, duke marrë parasysh që upërmend në mënyrë të veçantë pranimi i Beratit nëUNESCO, ku ju duhet të dini që vjet, por edhe këtëvit kanë qenë dhe janë në restaurim 47 shtëpi dhejo siç është thënë që është thjesht një punërastësore. Po ashtu duhet të dini, është hera e parëqë po jua them, që ka qenë një punë vërtet shumë evështirë dhe e mundimshme madje dhe me emocion,sepse deri ditën e fundit nga IKOMOSI, që ështënjë organizëm i fuqishëm ndërkombëtarprofesionistësh ka pasur debate. Por në sajë tëprovave të paraqitura, në sajë të lobimit shumë tëfuqishëm u arrit ky rezultat. Edhe një herë po etheksoj, ky është premtim dhe ekskluzivisht rezultatii Qeverisë “Berisha”, madje po theksoj dhe një gjë,edhe dosja e Beratit është bërë nga një profesormjaft i njohur, Emin Riza, i cili dihet që ështëeksponent i hershëm i Partisë Demokratike. Pra,theksoj edhe një herë në të gjitha aspektet ështëlobuar me ministrat e rajonit që na kanë mbështeturprapë nga Qeveria jonë.

    Për 47 shtëpitë janë dhënë fondet nga Qeveriajonë, plani rregullues i Beratit është bërë për herëtë parë nga KRRTRSH-ja e drejtuar nga Kryeministriynë. Të gjitha këto kanë qenë prova që tregojnë seBerati nuk ka hyrë rastësisht dhe këtë po e thempër herë të parë, sepse këto arritje kanë dashur tëmohohen nga disa njerëz që nuk i njohin fareproblemet.

    Kam edhe shumë arritje të tjera, por sot po e lëme kaq, vetëm do të shtoja diçka: puna e spoteve

    është gjetje e duhur, sepse kam vënë re që u karënë shumë keq në stomak jo vetëm opozitës, poredhe vogëlushëve që do t’i quaja “vogëlushëgënjeshtarë” ose grupi “G99” ndryshe gënjeshtra 99ose 99–shat gënjeshtarë.

    (Dëgjohen zëra në sallë.)Ja se ta tregoj unë se çfarë kam!Sot kanë dalë me një akuzë për spotin, me

    demek janë arritje virtuale. Unë nuk e di se si mundtë jenë virtuale ndërtesat, Berati, numri i turistëveqë i kanë parë të gjithë njerëzit, biblioteka e re elibrit europian këtu pranë nesh, Qendra eRestaurimeve në Kinostudio, Piramida ku sot kambërritur kapriata gjigante për teatrin e madh. Sesimund të jenë këto virtuale, unë nuk e di!

    Unë di vetëm një gjë: virtuale janë gjërat qëthuhen me gojë, se nuk ekzistojnë kurrkund, dhe ekemi gjetur shumë mirë punën e spoteve, sepse edinim që ju vetëm sulmonit edhe ne të prisnim.

    Tani ju flisni me fjalë, ne do të flasim me vepra.Shikoni spotin dhe më thoni qoftë edhe një gjë ngaato që nuk ekzistojnë, duke filluar nga turistët, tendërtesat e restauruara, nga instituti e gjithçka. Happas hapi të gjitha janë realizime.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Zoti Qemal Minxhozi,

    urdhëroni!Qemal Minxhozi – E nderuara zonja Kryetare,Të nderuar zotërinj deputetë, Para katër muajsh Qeveria ka hartuar strategjinë

    kombëtare për zhvillimin dhe integrimin për vitin 2007– 2013. Në fakt, ky duhet të ishte një botim i verëssë 2007 –ës, që të flasësh për vitin 2007 dhe jo ivjeshtës së 2008-ës, megjithatë duhet të jetë njëlapsus.

    Ajo që më bëri përshtypje është mënyra shumëe bukur e të shkruarit, por në një realitet krejt tjetër.Po të shikojmë sektorin e shëndetësisë, i cili ështëvrima e ozonit shqiptar, e zezë, e pa riparueshmeqë po hapet dhe po stërhapet, të bën t’i vësh gishtinkokës.

    Kemi një sistem shëndetësor që po shkon drejtnjë humnere dhe nuk ka asnjë shpresë por t’urikthyer, sidomos me atë çfarë shkruhet këtu, kuthuhet: sfida numër një është sëmundja kundërkancerit; e dyta, është kundër duhanit; e treta ështëqë të rregullojmë dietën ushqimore në një kohë kurnë kryeqytetin e Shqipërisë, në spitalin qendrormungojnë në masën 70 për qind ilaçet.

    Parafolësi u shpreh që Shqipëria zë vendin eparë, të dytë në Ballkan dhe ne po themi që zë

  • Viti 2008

    1538

    Legjislatura e 17-të

    vendin e fundit në Europë, krahasohemi me Togonpër sistemin shëndetësor. 18 vjet njerëzit nukkërkojnë asgjë më tepër. Po na ktheni te viti 1990;u mendua që në këto 18 vjet do të kishte hapapërpara. Si është e mundur që shërbimi i urgjencësnë qytetin e Tiranës të shkojë keq e më keq? Siështë e mundur që qendra kryesore spitalore nukka gjak? Si është e mundur që nuk ka antibiotikë?Si është e mundur të thuhet që nuk ka, e përsëribëhen strategji? Më keq e në mënyrë më tëdhimbshme është situata në rrethe, ku mjekët eTiranës janë part time. Mjekët që kanë marrëspecializime nga rrethet, nuk kthehen më atje,paguajnë nën dorë që të qëndrojnë në Tiranë.

    Në spitalet e Matit, të Bulqizës, të Dibrësmungojnë 35 për qind e efektivit të specializuarmjekësor. Në Bulqizë duhet të lindësh vetëm njëditë në javë se vetëm atëherë ka obsetër.

    Në Burrel nga zemra duhet të sëmuresh vetëmditën e shtunë, sepse nuk ka kardiolog dhe nëqendrën më të madhe të minatorëve të Shqipërisëdhe niveli mjekësor është i përgjysmuar.

    Le të çohen deputetët e Bulqizës këtu dhe tëthonë se në çfarë gjendje mjerane është spitali iBulqizës, që është kthyer në një ambulancë ku nukka mjek gjinekolog, spitali i Peshkopisë nuk kareanimator.

    Zbresim pak në fshatra. Në qarkun e Elbasanit,të Dibrës dhe të Shkodrës gjatë vitit 2007-2008 janëndërtuar 100 qendra shëndetësore. Nuk po hyj tepërmasat, por disa, më falni për shprehjen, kanëpërmasat e wc-ve të vogla, dy me tre. Më e keqjaështë se 90% e tyre nuk kanë asnjë pajisjeshëndetësore.

    Të çohet ministrja e Shëndetësisë, të organizojënjerëzit dhe të shikojë Komunën e Gurrës në Mat,ku gjatë viteve 2007-2008 janë ndërtuar 6 ambulanca,por që janë pa asnjë karrige dhe pa asnjë pajisje.Pa le pastaj po të flasim për ilaçet, që është njëhistori krejt tjetër. Ku qenka ky kujdesi i Institutit tëKujdesit Shëndetësor, i cili kujdeset vetëm për vetene vet, vetëm për tendera dhe jo për cilësinë e jetësnë zonat rurale? Ç’janë këta kryetarë komunash qësot ndajnë vetëm ndihmën ekonomike dhe paguajnëadministratën e tyre prej dhjetë vetash? Kjo ështëskandaloze. Kryetarin e komunës “nuk e vë në pullë”doktori, mësuesi, punëtori i mirëmbajtjes,absolutisht, nuk e pyet kurrkush. Ç’është kydecentralizim i organizuar për të mbytur shërbimetbazë në fshat, të cilat duhet t’i mbulojë komuna?

    Meqë këtu është edhe ministrja, unë mendoj

    se duhet të marrin një hap të rëndësishëm për tëparë situatën. T’i kontrollojnë spitalet e Tiranës qëjanë si në kohën e Mesjetës. Premtuat që do t’jubëjmë të parët në Ballkan, por jemi të fundit në botë.

    Ju lutem shumë, kjo është siguria kombëtarenumër 1, pastaj vijnë të tjerat.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Minxhozi!Urdhëroni, zonja Ministre!Anila Godo – Në qoftë se unë duhet të bëj një

    analizë të situatës...Jozefina Topalli – (Ndërhyn) Jo, jo flisni shkurt,

    dy minuta.Anila Godo – (Vazhdon) Një sërë problemesh

    që u ngritën këtu, unë i kam konstatuar vetë gjatëkëtij një muaj e gjysmë të qenit si ministre, sepse,më shumë se kushdo tjetër, kam dalë të shikojkonkretisht gjendjen e spitaleve dhe të qendraveshëndetësore nëpër Shqipëri.

    Faktikisht, një pjesë e madhe e problemeve,për të mos thënë të tëra, janë të mbartura, nuk janëkrijuar gjatë këtij muaji. Këto probleme me të cilatpo përballemi, kuptohet jo për t’u justifikuar, nukmund të zgjidhen për një muaj e gjysmë. Është evërtetë ajo që tha zoti deputet që në një pjesë tëmadhe të rretheve mungojnë specialistët. Për këtëproblem jemi duke diskutuar. Ideja jonë është përta zbutur disi këtë situatë, pasi është e kuptueshmeqë mangësia e madhe që kemi konstatuar, nukështë diçka që mund të rregullohet menjëherë. Kemimenduar dy rrugë kryesore:

    E para, të krijojmë kontratat, të cilat do të bëhenme specializantët që do të dërgohen për t’u përgatiturnga rrethet. Këto kontrata të jenë shumë mështrënguese, në kuptimin që dikush që përgatitetspecialist për rrethin e tij, të jetë i detyruar, ishtrënguar, qoftë edhe me një penalizim, me njëshumë të madhe financiare, të kthehet dhe t’ipërgjigjet rrethit që e ka dërguar për specializim menjë detyrim, ku të paktën për katër vjet ky special-ist të jetë i detyruar të punojë, atje ku duhet të punojë.Pastaj le të zgjedhë si qytetar i lirë rrethin ku do tëushtrojë profesionin e tij, ose në rast se nuk upërmbahet këtyre kontratave t’i hiqet e drejta për tëushtruar profesionin.

    Të jeni të sigurt se gjatë kohës që unë do tëjem ministre nuk do të firmoset asnjë lloj prishjekontrate, siç mund të ketë ndodhur më parë.

    (U drejtohet disa deputetëve të opozitës, qëflasin nga vendi.) Sa pak xhentilë që jeni me njënjeri që po flet për herë të parë në Parlament.

  • 1539

    Viti 2008 Legjislatura e 17-të

    E dyta, kemi menduar, ndoshta do ta bisedojmëedhe me Kryeministrin, që të gjejmë edhe njëmënyrë, pak a shumë, joshëse, do të thosha, përtë dalë nga kjo situatë, të paktën për këtë vit, nëkuptimin që ata specialistë, që preferojnë më shumëtë ushtrojnë profesionin në Tiranë ose në një rrethtë madh, të joshen me një pagë ndoshta njëfish egjysmë ose dyfish, për të vajtur në ato rrethe qëkanë nevojë.

    (U drejtohet përsëri disa deputetëve tëopozitës.) A dëshironi më të them diçka? E po ekam të vështirë të flas kur qeshin dhjetë burra.

    Nëse doni të dini diçka për furnizimin shumëproblematik, që ka qenë një nga gjërat më tëtrishtueshme me të cilat jam përballur, do të thoshase ka qenë kjo gjë që më sensibilizoi aq shumë sapranova këtë përgjegjësi kaq të madhe, rolin eministres, pra, mungesa pothuajse totale gjatë këtijviti e pjesës më të madhe medikamenteve dhe tëmaterialeve të konsumit. Dikujt mund t’i duketidealizëm, dikujt hipokrizi, po faktikisht është kjo.Jemi përballuar me një situatë të tillë edhe nga vizitatqë kemi bërë nëpër spitalet e rretheve, ku kemikonstatuar diçka të habitshme, që planifikimet përfurnizimin e barnave kanë shkuar në një drejtimtjetër, që do të thotë se, nëse një spital ka kërkuarnjë sërë medikamentesh, edhe me një kosto tëvogël, është furnizuar çuditërisht me medikamentetë tjera, jo shumë të përshtatshme për trajtimin e tësëmurëve dhe me një kosto shumë të lartë. Anomalitë tilla, një kaos të tillë në planifikim dhe në furnizim,faktikisht e kemi në duart tona. Po përpiqemi menjë përkushtim total që të mund të sigurojmëfurnizimin me medikamente. Duhet t’ju them qëmedikamentet me të cilat kanë nisur të furnizohentani spitalet e rretheve dhe QSUT-ja janëmedikamente, të cilat tashmë të sëmurët duhet t’ikishin eliminuar. Pra, tani po bëhen tenderat dheprokurimet që duhet të ishin bërë që në muajin maj.Jemi me vonesë dhe po përpiqemi të përfundojmëkëto tendera dhe prokurime për të nisur me njëshpejtësi të madhe në tetor, siç duhet të nisennormalisht, analizën, planifikimet dhe organizimine tenderave për vitin që vjen, që të mos gjendemimë zbuluar.

    Problemet e shëndetësisë janë të shumta. Unënuk jam sot në interpelancë, por po të doni unëmund të vazhdoj t’ju them edhe prioritetet tona,anomalinë dhe kaosin që kemi gjetur edhe nëshpërndarjen e burimeve njerëzore; diçka edhe mundtë dini.

    Jozefina Topalli – Falemnderit!Zoti Safet Sulaj, urdhëroni!Safet Sulaj – E nderuara zonja Kryetare,Të nderuar deputetë,Shqiptarët janë dëshmitarë të një retorike të

    përditshme të opozitës se klima e biznesit nëShqipëri është përkeqësuar dhe po kështu në këtatre vjet të kësaj Qeverie populli është varfëruar. Poshqiptarët çfarë mendojnë? A e besojnë opozitënpër këtë që pretendon? Në të vërtetë, pjesërishtshqiptarët janë pyetur disa herë për këtopretendime. Cila ka qenë përgjigjja që ka marrëopozita në të gjitha këto raste? Shqiptarët e kanëmbështetur Qeverinë pa rezervë dhe nuk i kanëdhënë në asnjë rast të drejtë opozitës, por ka disaqë e besojnë opozitën në pretendimin e saj. Këtajanë të gjithë ata njerëz që kanë probleme me ligjin,ata që janë mësuar të mos paguajnë taksa, ata qëjanë mësuar të bëjnë kontrabandë, janë ata që përvite kanë deformuar tregun dhe një pjesë të mirë tëparave, që duhet të përfundonin në arkën e shtetit,e kanë adresuar në xhepat e zyrtarëve të korruptuar.

    Kështu ne kemi qenë në një betejë tëvazhdueshme me opozitën. Qeveria rrit pensionet,opozita thotë nuk janë rritur; Qeveria rrit rrogat,opozita thotë nuk është e vërtetë; Qeveria ndërtonqindra kilometra autostradë e mijëra kilometra rrugë,opozita thotë nuk janë ndërtuar; Qeveria ul taksatdhe tatimet, opozita thotë nuk janë ulur. Shqipërinëe kanë vizituar mbi 1 milion vizitorë më tepër se nëkohën tuaj. Ajo ka rritjen më të madhe në rajon tëturizmit, opozita thotë nuk është e vërtetë. Ne kemiliberalizuar e shtuar numrin e studentëve qëvazhdojnë studimet universitare, opozita vazhdonrefrenin e mohimit të arritjeve. Ne po ndërtojmë rrugënqë do të bashkojë shqiptarët dhe kemi ndërtuar mëshumë se dy tretat e saj, opozita thotë ju nuk dinitë bëni projektin.

    Së fundi, vlerësimet vijnë edhe nga një arbitër ijashtëm, siç është Banka Botërore. Vlerësimintashmë e dini ju, por edhe të gjithë shqiptarët. Sipasraportit “Si të bësh biznes”, Shqipëria renditet e dyta,mes vendeve që kanë kryer reforma për të lehtësuarbërjen e biznesit gjatë periudhës 2007-2008.Shqipëria ka thjeshtuar dhe lehtësuar rregullat nëkatër nga dhjetë treguesit e vlerësuar nga ky raportgjatë periudhës qershor 2007-qershor 2008. Nërenditjen e përgjithshme të të bërit biznes, Shqipëriakapërcen nga vendi i 135 në vendin e 86, duke ebërë vendin të krahasueshëm me vendet e tjera nërajon. Opozita vazhdon retorikën e saj dhe këtë

  • Viti 2008

    1540

    Legjislatura e 17-të

    përparim të Shqipërisë me 50 vende e quanparadoksal dhe qesharak.

    Në këto kushte, kur ky raport i BB-së u dha njënokaut pretendimeve të opozitës, dhe ajo nëpamundësi për të vazhduar betejën, u gjet aksidentii të ndjerit Kosta Trebicka. Opozita nuk priti aspakvlerësimet e organeve të specializuara, por u vërsulpër të krijuar furtunën. E shpalli me bujë aksidentine Kosta Trebickës si vrasje mafioze, e shpalli tëndjerin si dëshmitarin kyç të Gërdecit, që nuk ështëaspak e vërtetë, pasi shqiptarët e kanë dëgjuar dhelexuar në shtyp dëshminë e Kosta Trebickës, tëcilën gazeta “New York Times” ia kishte marrëpërpara se të ndodhte ngjarja e Gërdecit.

    Unë do t’i bëja thirrje organit të prokurorisë qëtë thërriste të gjithë ata që kanë deklaruar publikishtse Kosta Trebicka humbi jetën nga një vrasje, pasiata duhet të dinë diçka që deklarojnë një gjë tëtillë, përndryshe ata janë mashtrues dhe duhet tëpërgjigjen para ligjit për mashtrim.

    Zotërinj të opozitës,Vendosët të bënit edhe një protestë për këtë

    problem dhe bëtë shumë mirë, pasi protestat nënjë vend demokratik janë normale, por rezultatin epatë vetë. Shqiptarët po e shohin dhe prekin përditërealitetin, që po ndryshon në kahun pozitiv, por poshohin edhe shumë qartazi se jeni shumë tëmllefosur dhe jo racionalë. Për këtë do t’ju lënë edhepër katër vjet të tjera në opozitë, që të reformohenidhe të gjeni tamam se ku është vendi juaj, pasi aty,përtej të majtës dhe të djathtës, njerëzit nuk do t’jugjejnë dot deri në qershorin e vitit 2009.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Sulaj!Zoti Ulqini, urdhëroni, pesë minuta!Musa Ulqini – Falemnderit, zonja Kryetare!Rrallë herë ka ndodhur në Shqipëri që vdekja e

    një njeriu të vetëm të ketë shkaktuar kaq shumëtronditje dhe shqetësim në opinionin publik, sa vdekjae Kosta Trebickës. Ndodh kështu sa kohë që KostaTrebicka ishte dëshmitari kyç që denoncoi aferënkorruptive e ogurzezë të municioneve, që shkaktoitragjedinë më të madhe jo natyrore në Shqipëri nëvitet e pluralizmit, tragjedinë e Gërdecit, ku humbënjetën 26 qytetarë.

    Gjashtë muaj pas kësaj tragjedie, KryeministriSali Berisha vazhdon ta quajë atë aksidentteknologjik dhe të këmbëngulë në mosdijen e tij përpunishten famëkeqe të Gërdecit edhe pse fakte tëshumta, të publikuara çdo ditë, edhe ato tëpublikuara sot në një televizion të njohur, provojnë

    të kundërtën. Tragjedia e Gërdecit është dëshmiamë e qartë që provon raportin e kësaj Qeverie dhetë këtij Kryeministri me qytetarët e vet dhe sigurinëe tyre në jetën përditshme.

    Sjellja e Qeverisë dhe e Kryeministrit Berisha,në të dyja rastet, vetëm sa e shtoi tronditjen dheshqetësimin e qytetarëve, të cilët, përditë e mëshumë, në jetën e tyre të zakonshme ndeshen memungesën e sigurisë dhe të drejtësisë. Kjo mungesëqë sa vjen e shtohet, për shkak të keqqeverisjes sëvendit nga pushteti i Sali Berishës, është një stresi vërtetë për mijëra e mijëra familje shqiptare.

    Në sinkron të plotë me këtë shqetësim qytetar,Partia Socialiste e Shqipërisë ftoi ditën e premteqytetarët e Tiranës, që të protestonin kundërQeverisë dhe Kryeministrit Berisha, shkaktarë tëvërtetë, pse sot në këtë vend, gjithnjë e më shumë,drejtësia pengohet të thotë fjalën e vet dhe njerëzitndihen, gjithnjë e më pak të sigurt. Në thelbin e vet,kjo protestë qytetare i tregoi pushtetit të SaliBerishës se çdo përpjekje për të ringjallur fantazmate dikurshme të frikësimit të qytetarëve, përballëarrogancës së pushtetit, është një përpjekje vërtete rrezikshme, por krejt e pamundur. Është kjoarsyeja që në këtë protestë morën pjesë me mijëraqytetarë, të cilët sigurinë e drejtësinë, në shoqërinëku jetojnë, e çmojnë si një vlerë fondamentale dheduan të ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

    Kjo protestë dhe të tjera të organizuara e tëthirrura nga Partia Socialiste dhe opozita nuk kanëasgjë të përbashkët me protestat e dikurshme tëopozitës së Sali Berishës. Në sheshin “Skënderbej”dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk kishtemitingashë të hipur mbi tanke, që shkonin të çlironinRTSH-në apo institucione të tjera nga punonjësit etyre, apo mitingashë të pajisur me shishe “Molotov”dhe gurë që hidheshin në dyert e institucioneve, siçndodhte rëndom në protestat e organizuara nga SaliBerisha në opozitë, por kishte protestues tëshqetësuar, të cilët zemëratën e tyre e shprehënme kulturë dhe në mënyrë qytetare.

    Mjafton të përmendim faktin se fill passhpërndarjes së mijëra protestuesve, të cilët kishinmbushur shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”, ngaKryeministria deri te ish-hotel “Dajti”, nuk u pa enevojshme te vinin makinat e pastrimit dhe tëmblidhnin mbeturinat e forta: gurë, shkopinj, shisheetj., siç ndodhte rëndom pas mitingjeve që përmendamë sipër.

    Përballë pjesëmarrjes së mijëra qytetarëve nëkëtë manifestim qytetar, Berisha dhe pushteti reagoi

  • 1541

    Viti 2008 Legjislatura e 17-të

    në mënyrë krejt primitive. I zënë në befasi nga numrii pjesëmarrësve dhe protesta qytetare, Kryeministriu përpoq të anashkalonte thelbin e protestës mebatuta mjerane, që dëshmojnë thelbin e formimitsocial-politik të vetë Sali Berishës.

    Qytetarinë e protestuesve ky zotëri e etiketoi sikinezëri, demonstruesit dhe liderët e tyre i krahasoime personazhe të letërsisë politike të kohës së MaoCe Dunit, por harroi të thoshte se edhe fishekët earmatimet e vjetra, që demontoheshin në Gërdecpër arsye korruptive, ishin kineze.

    Kolegë deputetë,Përtej humorit pa sens dhe të vjetruar të

    Kryeministrit Sali Berisha është tragjedia e Gërdecit,janë 26 viktima të pafajshme të shkaktuara ngaveprimet dhe mosveprimet e kësaj Qeverie e të këtijKryeministri, është vdekja e mistershme edëshmitarit kyç të kësaj tragjedie, Kosta Trebicka,është shqetësimi i mijëra qytetarëve shqiptarë, qëkërkojnë me padurim të dinë se kush qëndron passhpërthimit vrastar të 15 marsit dhe vdekjesmisterioze të zotit Trebicka. Pamjet ekskluzive qëtransmetoi sot “Vizion +” nga shpërthimi i Gërdecitrisollën edhe një herë në kujtesën e secilit prej nesh,besoj edhe tonën në këtë sallë, tmerrin e asaj dite,që nuk mund të harrohet asnjëherë dhe nuk mundtë anashkalohet nga askush.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Ulqini!Zoti Pollo, 5 minuta.Genc Pollo – Falemnderit, zonja Kryetare!Kolegë deputetë,Sot do të desha të flisja për një shqetësim të

    madh, atë të misrit pa kokrra të opozitës, jo përproblemin në vetvete, pasi tashmë ai është sqaruardhe zhvillimet e fundit na u paraqitën nga ministriGjana. Por më shqetësues se problemi i fermerëveqë tashti është në rrugën e zgjidhjes, më duket seështë niveli i opozitës, i dokumentuar nga reagimi isaj ndaj kësaj ndodhie.

    Le të përqendrohemi te faktet. Një kompani etregtimit të farërave në Shqipëri, një ndër 20-30 tëlicencuara, importoi farë misri që për fermerët e dyqarqeve rezultoi të jetë difektoze e të prodhojë kallinjtë pafrytshëm, të cilët disa kolegë të opozitës e gjetëntë udhës t’i mblidhnin dhe t’i sillnin në këtë sallë.

    Ministria e Bujqësisë bëri ekzaminimetpërkatëse, kontaktoi kompaninë vendase, e cila bëriverifikimet me firmën grosiste franceze për farën emisrit, që rezultoi me defekt gjenetik, dhe më pasuli në tryezë palët kontraktuale, pra fermerët dhe

    kompaninë. Kompania e pranoi përgjegjësinë përdëmin e shkaktuar fermerëve dhe të dyja palët ranëdakord për masën e zhdëmtimit. Këtë na e thonëraportet zyrtare, por edhe emisionet e gati të gjithatelevizioneve.

    Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, ministriamund të kishte ndërhyrë dhe më tej. Por, si kudonë një shtet ligjor, për çështje të kontratave mesprivatëve, fjalën e fundit do ta kishte gjykata.Megjithatë, fatmirësisht, nuk ishte nevoja për këtëndërhyrje. Marrëveshja është arritur dhe fermerëtduket se janë të kënaqur.

    Shqetësimi im ka të bëjë me propozimin ekryetarit socialist, zotit Edi Rama, i cili me gojënplot, jo vetëm fajësoi si zakonisht Qeverinë përdefektin e farës së misrit, por kërkoi që Qeveria tëzhdëmtojë fermerët kalli për kalli, lekë më lekë.Madje, nuk u mjaftua me një deklaratë, por inicioipërmes dy deputetëve juniorë të grupit socialist njëprojektligj që kërkonte që nga fondet e buxhetit tështetit, pra nga të hollat e taksapaguesve, t’ujepeshin fshatarëve të dëmtuar ato fonde, të cilattani po paguhen nga kompania private përgjegjëse.

    Zonja e zotërinj,Në këtë sallë kritika të ndërsjella, akuza dhe

    kundërakuza janë lëshuar pafundësisht dhe joshpesh kemi hasur raste të papërgjegjshmërisë, tëpapjekurisë dhe të mungesës së sensit të shtetit,por ato kanë mbetur në stadin e deklaratavepolemizuese. Jo gjithmonë fjalët e gojës janë kthyernë projektligje të mbështetura fuqimisht, siç ështërasti në fjalë i partisë numër një të opozitës, e cilapo e çon marrëzinë deri në fund.

    E quaj papjekuri dhe papërgjegjshmëri, sepseme propozime të tilla Edi Rama e kthen PartinëSocialiste te politika që ndoqi me Suden ekompaninë në vitin 1996, kur personat dorëzuanlekët e tyre në një sportel privat dhe u nxitën t’ikërkojnë në sportelin e Qeverisë.

    E quaj papjekuri dhe papërgjegjshmëri, sepseme propozime të tilla Edi Rama po luan një rolkeqedukues, pasi të gjithë biem dakord që shoqëriajonë ka shumë nevojë të kultivojë sensin epërgjegjësisë individuale për veprimet individuale dhejo të mësohet të kërkojë përgjegjësitë e dështimit,vend e pa vend, te palët e treta, qoftë kjo palë edheshteti. Nuk shkon që për faj të veprimeve të gabuara,gjë që ndodh në jetë, t’i mësojmë njerëzit qëmenjëherë t’i varen në qafë shtetit.

    E quaj papjekuri dhe papërgjegjshmëri, sepseme propozime të tilla Edi Rama do të jepte shenjë

  • Viti 2008

    1542

    Legjislatura e 17-të

    për kompanitë shitëse dhe fermerët klientë që vitete ardhshme të përmbyteshin me farë të keqe pa evrarë shumë mendjen, sepse qartë e sigurt kostondo ta hiqte shteti, e thënë ndryshe tatimpaguesi.

    E quaj papjekuri dhe papërgjegjshëmri, sepseme propozime të tilla Edi Rama do ta çojëShqipërinë një hap më larg Europës dhe një vit mëlarg statusit të kandidatit, të cilin synojmë, pasiMarrëveshja e Stabilizim-Asociimit në asnjë mënyrënuk lejon që ndihma shtetërore të përdoret përfavorizime në treg.

    E quaj papjekuri dhe papërgjegjshmëri, sepseme propozime të tilla Edi Rama largon nga buxhetifonde të destinuara për rrugë, shkolla, ujësjellës,paga e pensione, për t’i çuar diku tjetër pa qenënevoja, sepse këtë po e bën kompania përgjegjëse.

    Ky propozim e bën qesharake forcën politikeqë e bart dhe unë i kuptoj fare mirë kolegët socialistëqë kanë qenë në detyra qeveritare, të cilët nuk kanëdalë në përkrahje të kësaj nisme dhe kanë refuzuartë firmosin këtë projektligj të rrumpallës politike.

    Ky populizëm ekstrem nuk e ka vendin në njëparlament serioz dhe unë do ta ftoja zotin Rama tatërheqë urgjentisht këtë projektligj, përndryshe dota kenë të shkruar në ballë se janë krejt të paaftë tëqeverisin.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Pollo!Zoti Stefan Çipa, urdhëroni.Stefan Çipa – Të nderuar kolegë,Ka disa ditë që qeverisësit e këtij vendi kanë

    ndërmarrë turin e frikës nga mitingu qytetar iopozitës së vendit. Ky tur nisi sipas një akordiemergjence qysh ditën e enjte të javës së kaluar.Lajmi për protestën e organizuar nga opozita kundërpolitikave që kërcënojnë dhe kanë shtuar pasigurinëpër jetën tronditi, së pari, Kryeministrin dhe, në tënjëjtin nivel frike, edhe Kryetaren e Kuvendit.

    Frika fillimisht u shfaq përmes disa zërave tëçjerrë në Kuvend, të cilët me gjuhën e kukuvajkës ubënin thirrje qytetarëve të mos dilnin në protestë.Sipas tyre ky miting nuk duhej, se siguria është egarantuar dhe se protesta do të qe e dhunshme.Natyrisht, këta papagallë politikë kanë mbetur nëimazhin e protestave saliste të para katër vjetëve,kur ishin në opozitë dhe kur dhuna e tyre linte sigjurmë djegien dhe thyerjen e dritareve tëinstitucioneve.

    Më pas, Kryeministri Berisha u mundua të bëntenjë antimiting në Kamëz, ku para banorëve të kësajzone periferike përdorte për protestën e qytetarëve

    opozitarë fjalorin e vjedhur nga veprat e idhullit të tijpolitik, Enverit, duke dashur ta përshkruante këtëprotestë si të tipit të revolucionit kulturor kinez.

    Kryeministri çoi në zbor të gjithë kabinetin dhebashkështetarët e vet, me sa duket frika ka mbërriture plotë brenda tij. Kryeministri i Tabir Sarajit, ifrikësuar e shpërndau të gjithë Qeverinë për tëpenguar rrugën për mosardhjen e qytetarëve ngaqytete të ndryshme në protestën ndaj Qeveri-Gërdecit. Në orët e pasdites nisi të gërmohej asfalti irrugëve dhe të punonin firmat e mbajtura peng me gjoba.

    Në Sarandë këtë detyrë për fundjavën që saposhkoi e kishte marrë përsipër Kryetarja e Kuvendit,zonja Topalli. Zonja prej Shkodre demonstroi nëSarandë sjelljen e shoqes Lenka. Për zonjëzën tonëu regjistruan disa “kinezëri” në memorien e banorëvetë Sarandës. Po jua bëj me dije këto “kinezëri” tëradhës së kësaj zonje.

    “Kinezëria” e parë: Ditën e premte, në orën 18:00,Kryetarja kishte planifikuar urgjent një takim megratë e qytetit të Sarandës në kalanë e Lëkursit.Qysh në mëngjes të gjithë banorët ishin njoftuarpër një koncert me disa këngëtarë të njohur. Motivimilidhej me sezonin turistik, që ende vazhdon. Nënjoftimin e shpërndarë me shpejtësi theksohej faktiqë duhej të shkonin vetëm gra. Bashkia kishte vënënë dispozicion falas të gjithë autobusët për në kalanëe Lëkursit, madje nuk lejoi asnjë prej tyre tëudhëtonte atë ditë drejt Tiranës. Me sa ndoqa ngamediat lokale dhe ato kombëtare, në atë koncerto-takim kishin shkuar me detyrim të gjitha gratë qëka në varësi bashkia e qytetit dhe nga ndërmarrjetnë varësi të saj. Nuk mungonin nxënësit e shkollave,punonjëset e pastrimit të qytetit, madje edhe gratëe moshuara të Qendrës Polivalente të Moshës sëTretë, të cilave u kanë vdekur burrat dhe shkojnë nëkëtë qendër, që është nën juridiksionin e bashkisë,për të ngrënë një pjatë supë për drekë.

    Ndërsa të gjithë të pranishmit prisnin koncertin,në skenë u del Kryetarja e Kuvendit, e cila fliste mezhargonin e rrugës kundër kryetarit të opozitës dheu bënte thirrje këtyre nënave të mos pranonindhunën nga burrat, edhe pse të vdekur, dhe se duhejtë përfshiheshin më aktivisht në “pulitikë”, pasi, siçu shpreh ajo, Qeveria dhe partia kishin nevojë për toedhe në këtë moshë. Në të kundërt, do t’u pritejedhe pjata e supës nga “Qeveria e supës”.

    “Kinezëria” e dytë: Të shtunën në mëngjesKryetarja kishte lënë që të bënte fizkulturën emëngjesit së bashku me këto gra. Organizatoret etakimit me disa gra dolën të veshura me rroba sport-

  • 1543

    Viti 2008 Legjislatura e 17-të

    ive, madje më të rejat edhe me kilota. Për këtëshkak u gjend aty edhe media për të filmuar këtë“kinezëri” të zonjës Topalli. Mirëpo koha ishte meshi dhe Kryetaren e zuri gjumi. Kur u zgjua u bërtitibodigardëve, të cilët, duhet thënë, se ishin mebollëk, së bashku me ushtarët e Gardës sëRepublikës, dhe u dha urdhër se duhej të bëhej meçdo kusht aktiviteti.

    “Kinezëria” e tretë: Bashkia e qytetit, së bashkume shoqëruesit e Kryetares, për t’i zëvendësuarfizkulturën e humbur, sajuan shpejt në shëtitoren eSarandës, anës detit, ndonëse ishte ditë me shi,dy çadra plazhi dhe tri tavolina. Këto orendi u morënnga një bar veror aty afër dhe mbi to vunë nga njëfushë shahu, çuan shpejt nga gjumi disa fëmijë dheKryetarja, njësoj si shoku Ilo te filmi “Dy herë mat”,i cili është xhiruar në të njëjtën shëtitore në Sarandë,para disa kohësh, në monizëm, zhvillonte në shisimultanën e shahut, e cila ndiqej nga prindërit ekëtyre fëmijëve dhe bodigardët e saj.

    “Kinezëria” e katërt: Në fund të këtij turiveprimtarish, zonja donte të shkonte të interesohejedhe për fëmijët jetimë të Sarandës dhe për kushtete krijuara për ta nga Qeveria e sotme. Por meqë nështëpinë e fëmijës nuk qe asgjë gati, mori disa fëmijëjetimë dhe stafin e saj dhe shkoi në një piceri afërhotel “Butrintit”, ku demonstroi një servirje me nganjë pjesë pice për çdo fëmijë, duke mos neglizhuarpozimin në media.

    Zonja Kryetare, shtëpia e fëmijës është shumëlarg nga lokali që ju drekonit!

    Në orën 14:00 të ditës së shtunë, zonjëza ulargua nga qyteti dhe pikërisht në këtë orë u ndërpreenergjia elektrike në qytet dhe mungoi deri në orëte vona të mbrëmjes. Qytetarët thoshin që korrentine mori kuçedra, sepse ku shkel këmba e saj vjenpasiguria, urrejtja, mllefi, errësira dhe krimi. NëSarandë ishte hera e parë atë ditë që u ndërpreenergjia elektrike.

    Të nderuar kolegë,Së fundi, për këto “kinezëri” më duhet të shtoj

    edhe diçka: edhe Kryeministri, edhe zonjakryeparlamentare, edhe disa qeveritarë, në turin etyre antiprotestë qytetare kishin porositur në studiotë kushtueshme banera dhe postera, të cilat kanënjë kosto të konsiderueshme. Askush nuk thotë sekush i ka financuar ato. Më duhet të pohoj se baneratdhe afishet e këtij formati kushtojnë sa fondet përnjë shtëpi fëmijësh në muaj. Këto kosto kanë turete qeverisësve, që e vetëquajnë mandatin e tyre sinjë Qeveri të shërbesave. Mos paçim kurrë

    shërbestarë të tillë!Jozefina Topalli – Zoti Osman Metalla.Osman Metalla – E nderuara zonja Kryetare,Të nderuar kolegë,Në kuadrin e investimeve të gjera që po

    zhvillohen sot në infrastrukturë, nuk ka pjesë tëvendit, qoftë në Veri, qoftë në Jug që të mos ndihetdora e ndryshimit, që të mos ndihet se po punohetpër të përmirësuar gjithnjë e më shumëinfrastrukturën rrugore, shkollat, spitalet, ujësjellësit,furnizimin me ujë, energji elektrike etj.

    Në kuadrin e këtyre investimeve të bëra, dy ditëmë parë, pak orë pas zhvillimit të mitingut tëopozitës, banorët e zonës sime elektorale iu gëzuannjë sërë investimeve publike të mundësuara nga anae buxhetit qendror, por njëkohësisht edhe buxhetittë vetë pushtetit vendor në atë komunë.

    Natyrisht që unë dhe të gjithë banorët e zonëse dimë se ka ende shumë punë për të bërë, pasiinfrastruktura që kemi trashëguar ka qenë pothuajseinekzistente. Kështu në asnjë nga fshatrat ekomunave të Xhafzotajt dhe Katundi i Ri, nuk kapasur asnjë metër asfalt me përjashtim të qytetit,ku u ndërtua një rrugë. Sot, vetëm në dy komunajanë asfaltuar afro 30 kilometra rrugë të marra sëbashku dhe deri në përfundim të mandatit janëakoma edhe shumë kilometra të tjera për t’u shtruar.

    Këto, pra, janë investime, të cilat zona nuk i kanjohur më parë, janë para, të cilat edhe dje qytetarëte asaj zone i kanë paguar në formën e taksave, porqë nuk u janë kthyer. Sot iu kthehen nga qeverisja edjathtë në formën e rrugëve, shkollave dheinvestimeve të tjera publike.

    Sot opozita del në protestë, sepse në vend, sipassaj, nuk ka siguri publike. Unë nuk besoj se kashenja barazimi ndërmjet asaj çka kemi trashëguar,në të gjithë parametrat e funksionimit të shtetit,ndërmjet qeverisjes së djathtë dhe asaj që sot ështënë opozitë. Dje shteti nuk funksiononte dhe ligjin ebënin bandat apo individët. Nuk do t’i referohemperiudhës 3-vjeçare dhe njëkohësisht nuk dua tëpërsëris zotin Demi në atë çka do të them. Do t’ureferohem vetëm statistikave të këtij viti.

    Gjatë këtij viti u goditën nga organet e zbatimittë ligjit rreth 69 grupe kriminale dhe u vendosën paraligjit 280 anëtarë të tyre. Kjo flet për rritjen e forcësgoditëse, rritjen e zbulimshmërisë së krimit dhenjëkohësisht për rritjen e aftësisë ndaluese tëforcave të rendit. Kështu, janë zhvilluar 22operacione kundër trafiqeve kriminale dhe janëarrestuar 115 trafikantë, nga të cilët edhe 21 shtetas

  • Viti 2008

    1544

    Legjislatura e 17-të

    të huaj. Kjo është një luftë e vazhdueshme dhe pakompromis, kështu që edhe statistikat janë nëdinamikë. Ju keni parë në media që ndjekja dhekapja e grupeve kriminale vazhdon.

    Natyrisht, këto statistika nuk mund të kenëkrahasim me atë çka është bërë në 8 vjetët eqeverisjes së majtë. Fakti se Policia e Shtetit qe eaftë të zbulonte dhe të godiste me efikasitet të madhkrimet financiare, siç ishte edhe vjedhja e sofistikuare bankomateve nëpërmjet klonimit të kartave bankaredhe arrestimi i 26 personave të përfshirë në këtërrjet, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, flet për rritjen eprofesionalizmit në Policinë e Shtetit, duke e bërëatë të ndihet në pararojën e kolegëve të saj edhe nëvendet më të zhvilluara.

    E pra, besoj se këto fakte janë krejtësisht tëndryshme, flasin për të kundërtën. Megjithatë,mendoj se opozita e ka një të drejtë. Ajo, duke qenëe përçarë dhe e segmentizuar, natyrshëm ndihet epasigurt në vetvete, por ky nuk është problemi ynë,nuk është problemi i Policisë së Shtetit, por ështëproblemi juaj. Shteti ka përzgjedhur t’ju lërë nëpërçarjen tuaj, problemet tuaja t’i zgjidhni vetë.Vlerësimet për sigurinë në këtë vend nuk janë bërënga vetë ne, por janë vlerësime të ndërkombëtarëve,janë vlerësime të cilat janë konkretizuar në qëndrimete tyre, jo vetëm në raportet ndërkombëtare, pornjëkohësisht edhe në vendimet e tyre përShqipërinë.

    Raporti i Departamentit të Shtetit mbi cilësinëe qeverisjes përcakton qartë arritjet e Shqipërisë nëdrejtim të luftës kundër trafiqeve, vlerëson dukshëmreformat e bëra. Njëkohësisht edhe raporti i BankësBotërore e përcakton Shqipërinë si një vend që kabërë një hap cilësor në drejtim të të bërit biznes nëShqipëri, duke kapërcyer në renditjen e saj vjetore,dhjetëra vende. Raporti i fundit i Departamentit tëShtetit e përcakton vendin tonë si një nga vendetmodel në drejtim të bashkëjetesës qytetare, një el-ement ky mjaft i rëndësishëm për sigurinë kombëtarenë vend.

    Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizimit-Asociim, marrja e ftesës për në NATO, nënshkrimii Protokollit të anëtarësimit të vendeve anëtare përanëtarësimin e plotë të vendit në NATO, janë padiskutim certifikimi më i mirë i rezultateve që kemiarritur në luftën kundër kriminalitetit, kundërkorrupsionit, janë rezultati i reformave që kemindërmarrë së bashku në këtë Parlament dhe që nembetemi krejtësisht të angazhuar për t’i çuar derinë fund, në mënyrë që të përshpejtojmë të gjitha

    procedurat e integrimit të vendit në BashkiminEuropian.

    Ne jemi koshientë për të gjitha ato standardeqë duhet të plotësojmë akoma, jemi tëndërgjegjshëm se ajo çka është arritur nuk ështëgjithçka, se lufta kundër krimit apo trafiqeve nuk kambaruar. Të gjitha këto do të jenë kali i betejës sonëderi në përfundim të këtij mandati dhe me votën eshqiptarëve do të vazhdojmë edhe mandatin tjetër.

    Ju falemnderit!(Drejtimin e seancës e merr zoti Ylli Bufi)Ylli Bufi – Falemnderit, zoti Metalla!Fjalën e ka zoti Baki Shehi.Baki Shehi - Falemnderit, zoti drejtues i

    seancës!Të nderuar kolegë deputetë,Megjithëse vapa iku me gushtin dhe njerëzit

    duket se ndihen mirë me klimën e freskët, nëParlament dhe në mjediset e tjera ku bëhet politikë,temperaturat e larta më duket se janë rritur. Të gjithëduket se janë tepër të preokupuar të mbrojnëpavarësinë e organeve gjyqësore, të gjithë duket sejanë të shqetësuar për pavarësinë e organit tëakuzës, të gjithë ngrenë tonet që prokuroria të jetëe lirë dhe e pavarur në zbardhjen e krimeve. Derikëtu jemi në rregull. Por sapo ndodh diçka ebujshme, opozita përdor lojën politike destruktive.Ajo menjëherë nxiton të bëjë prokurorin, akuzatorin,gjykatësin, ekspertin kriminalist, mjekun ligjor etj.

    Të gjithë këta ekspertë janë politikanë tëopozitës ose disa analistë në krahë të tyre. Me saduket tipa të tillë vazhdojnë të jenë ithtarë tëmendësive gjoja të reja, duke u hequr specialistëpër gjithçka. Kjo gjë ndodhi pas Gërdecit, kjo pondodh edhe sot, pas humbjes së jetës, në rrethanaende të paqarta, të një qytetari.

    Spekulimi politik me këtë aksident, siç ështëcilësuar deri tani nga organet kompetente të caktuarame ligj, është jo vetëm antihuman, por edheprovokativ. Është provokativ, sepse ky spekulim izhurmshëm nuk synon të zbardhë të vërtetën, astë mbrojë sigurinë e jetës, siç pretendohet, por përtë bindur shqiptarët se edhe ata që kanë humburjetën në aksidente i ka vrarë Qeveria, i ka vrarë SHIK-u, i ka vrarë Kryeministri.

    Ky qëndrim është shumëfish i pavërtetë dhe idëmshëm për çdo shqiptar. Nga dëshmitë e rastitnuk mund të prodhosh vrasës hipotetik të përcaktuarme emër. Kjo zhurmë politike, me pseodoargumentejuridike në zbardhjen e ngjarjes dhe të rrethanave,pengon organin e akuzës dhe policinë të vërtetojnë

  • 1545

    Viti 2008 Legjislatura e 17-të

    shkencërisht faktet reale.E gjithë kjo tymnajë mbi të ashtuquajturin krim

    shtetëror, me Kryeministrin si autor, siç pretendohet,krijon një klimë destabilizuese, frike dhe pasigurie,që rrezikon rendin publik dhe qetësinë publike. Igjithë ky pasion zhurmues jo vetëm largonvëmendjen e qytetarëve nga problemet reale tëshoqërisë, por sposton vëmendjen e Parlamentit,të Qeverisë dhe të institucioneve të shtetit ngadetyrimi dhe angazhimi për vazhdimin e reformavetë nisura.

    Është paradoks që opozita, gjoja e interesuarpër reformat në drejtësi dhe për reformat zgjedhore,largohet nga këto angazhime kryesore dhe merr roline Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit. Ndonëseulërasin për politikën e re dhe heqin dorë nga politikae vjetër, opozitarët e sotëm kanë intensifikuar dhe povazhdojnë politikën e vjetër të “gërrvëreve” dhe akuzavepër vjedhje, krim shtetëror, vrasje me dashje etj.

    Prej kohësh kjo opozitë, qëllimisht, nuk do tëkuptojë se një kryeministër i zgjedhur në mënyrëdemokratike nga shumica dërrmuese e votuesveshqiptarë, është Kryeministri i të gjithë shqiptarëve,pavarësisht votës pro apo kundër.

    Është vërtet për t’u çuditur se disa deputetë tëopozitës në foltoret publike apo në Parlamentpërdorin për Kryeministrin fjalët “Kryeministri juaj”,pasi deklarojnë se ky Kryeministër nuk është yni,d.m.th i opozitës. Ata ngrenë silogjizmin se,meqenëse nuk është i të gjithëve, nuk është yni, aiështë juaji, ai është një vrasës.

    Unë e kam të qartë se këtyre akuzave e shpifjevedenigruese edhe ata vetë nuk u besojnë, por epërdorin këtë alibi përpara tifozëve të tyre me qëllimpër t’u kthyer në pushtet, duke u çjerrë e akuzuar,si në mitingun e ditës së premte. Kjo është një lojësa cinike aq dhe e rrezikshme.

    Nuk e di se në ç’qafë të nxjerr, t’u thuash qindra,mijëra shqiptarëve, ndjekës të opozitës, se kyKryeministër nuk është juaji, ai është vrasës, aiështë kërcënim për jetët tuaja. Janë deklarata jo tëguximshme, por të marra dhe që të kujtojnë kohëte shkuara fatkeqe.

    Ta lëmë prokurorinë të punojë, t’i lëmë faktet tëzbardhen. Le të presim që akuzat të ngrihenligjërisht, në bazë të fakteve, të mos paragjykojmëaskënd. Ta lëmë edhe Parlamentin të merret medetyrën e tij, të bëjë ligje. Është shprehje qytetarietë mbrosh cilindo, edhe Kryeministrin. Duke mbrojturatë nga akuzat e rreme e të pabaza, ne mbrojmështetin e së drejtës dhe progresin e reformave.

    Falemnderit!Ylli Bufi – Falemnderit, zoti Shehi! Zoti Koçi, në listë janë edhe 4 deputetë të tjerë.

    Koha ka kaluar. Nuk mund të shkelet Rregullorjaende. Ka kaluar 10 minuta koha, janë edhe 4deputetë të tjerë. Herën tjetër do të jeni i pari.

    Kalojmë te pika e dytë: Miratimi i procesverbalittë seancës plenare, datë 18.09.2008. Ka vërejtjepër procesverbalin? Miratohet.

    Kalojmë në miratimin e kalendarit të punimevetë Kuvendit.

    Sot është bërë mbledhja e kryetarëve të grupeve.Është diskutuar kalendari. Në parim konferenca kaqenë dakord me miratimin e kalendarit.

    Ka vërejtje?Jemi dakord me kalendarin e miratuar në parim

    sot në Konferencën e Kryetarëve? Kush ështëdakord?

    Falemnderit!Miratohet.Kalojmë në pikën e katërt: projektligji ‘‘Për disa

    shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9663" “Përkoncesionet”.

    Komisioni i Ekonomisë?(Përfaqësuesi i komisionit shprehet dakord.)Falemnderit!Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, zoti Uka?(Zoti Uka shprehet dakord).Falemnderit!Komisioni i Ligjeve?(Përfaqësuesi i komisionit shprehet dakord.)Falemnderit!Kalojmë te pyetjet. Ka pyetje për projektligjin e

    koncesioneve?Po, zoti Majko.Pandeli Majko – Pyetjen e kam për Ministrin,

    një pyetje që ne e bëmë edhe në Komisionin eLigjeve.

    Ligji i koncesioneve është miratuar në datën18.12.2006. Pra, është një ligj i cili është kaluarnga kjo Qeveri, nga ky ministër i Ekonomisë, bazuarmbi disa standarde, të cilat i kanë vlerësuar vetë, tëmira ose të këqija.

    Tashmë vjen një ndryshim, i cili ka të bëjë mefaktin se vetë ministrit, pa Qeverinë këtë radhë, josiç ishte në ligjin aktual të miratuar më 2006, do t’ijepet përgjegjësia për të miratuar çdo koncesion derinë vleftën 20 milionë euro. Pyetja ime është: Pse20 dhe jo 10, 15 apo 30 milionë euro? Çfarë kandodhur nga 2006-a deri më sot? Pse keni ardhurme këtë ndryshim për këtë çështje?

  • Viti 2008

    1546

    Legjislatura e 17-të

    Ju falemnderit!Ylli Bufi – Po, zoti Minxhozi!Qemal Minxhozi - Këtu te neni 3, germa “c”

    thuhet: “Për shkak të një shkeljeje serioze ngakoncesionari kërkohet nga institucioni financiar, nëbazë të së drejtës për të ndërhyrë, zëvendësimi ikoncesionarit”. Kush e bën këtë? Në ligjkoncesionarin, koncesionin e jep Parlamenti. Pseautoriteti financues? Mos ka ndonjë lapsus?

    Ylli Bufi – Ka pyetje tjetër? Zoti Malaj.Arben Malaj – Sigurisht që pyetjet i kam për

    stafin teknik, ndërsa e drejta e ministrit për t’usqaruar mbetet kushtetuese.

    Lidhur me nenin 4, pika 5. Ky nen ka një titull,ku thuhet se ka të bëjë me fushat e zbatimit.Përjashtimi që ju kërkoni nuk ka të bëjë me fushate zbatimit, nuk po shtoj edhe ndonjë fushë të re,por anashkaloni mënyrën e rishikimit të projekteve,duke menduar se pjesët në ndonjë rast, të paktënme këtë rregullim ligjor të mangët që keni, mund tëjenë dhe realisht thelbi i asaj që ndryshon. Pra, nukka sens logjik në nenin ku keni ndërhyrë për tësqaruar pjesët në raport me fushat.

    Lidhur me nenin 2. Në relacionin e Qeverisëmungon analiza për ndarjen dhe unë dyshoj që ndarjanuk mund të jetë kaq e lehtë, thjesht mbi një shifër.Në fakt, në rastin e koncesioneve të pasurivendërkombëtare ndërthuren shumë ministri, jo thjeshtdhe vetëm ministria e linjës. Pra, cilat janë disa ngaargumentet që jua kanë dhënë domosdoshmërinëe kësaj ndarjeje? Qeveria duket se nuk ka shumëpunë dhe kur ka punë, miraton 100 vendime në ditë.

    E treta. Thelbi i nenit 22 janë rastet e negociatavepa procedura konkurruese. Sigurisht që garancia einstitucioneve financiare ka të bëjë me planin einvestimeve, ndërsa dështimi i kompanisë është idyanshëm, është edhe me ministrinë për planin einvestimeve, është edhe me institucionet financiareqë kanë dalë garant me të, të cilat mbajnë dhe atopërgjegjësinë e tyre për mungesën e seriozitetit qëkanë mbështetur projektet. Dhënia e një statusiautomatikisht, që institucionet financiare t’indryshojnë komisionerët sa herë e shikojnë tëarsyeshme dhe pa negociata apo procedurakonkurruese, besoj se do ta ulë cilësinë embështetjes financiare, e cila, në fakt, duhet të jetënjë barrikadë e madhe për seriozitetin dhekredibilitetin e projekteve. Nëse institucionetfinanciare dëshirojnë të marrin atributin e ndryshimittë koncesionarit pa procedura të mëtejshme, le tëmarrin pjesë me ekuiti, të marrin riskun e biznesit.

    Ylli Bufi – Ka pyetje të tjera?Po, zoti Ruli, keni fjalën.Genc Ruli – Fillimisht do të përgjigjem për

    pyetjen e zotit Majko.Meqenëse ai më kërkoi të jepja mendimin tim,

    se çfarë ka ndryshuar që nga momenti që ështëmiratuar ky ligj deri më sot, do t’i thosha që kandryshuar se është fituar më shumë eksperiencënë drejtimin konkret të koncesioneve dhe, sigurisht,disa gjëra shihen në mënyrën më të detajuar ekonkrete dhe mbas një eksperience të gjatëpraktike, konkrete të dhënies së koncesioneve, përtë përmirësuar dhe për ta bërë më fleksibël vetëprocesin e kësaj.

    Në fakt, i gjithë problemi është se duket sikur iështë hequr një kompetencë Këshillit të Ministravedhe i ka ngelur ministrit. Që të sqaroj diçka,koncesione nuk jep vetëm Ministria e Ekonomisë.Që në ligjin e 2006-ës është liberalizuar subjekti qëmund të kërkojë dhënie koncesioni, mund të jenëedhe organet e pushtetit vendor, jo më që janë tëgjitha ministritë, dhe ne kemi raste konkrete tëkoncesioneve të nisura nga Ministria e Bujqësisë,nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Punëve Publikeetj. Pra, janë në disa sektorë të ndryshëm.

    Që në atë kohë kur po draftonim ligjin ka qenënjë dilemë, bashkë me ekspertët, që miratimi ikontratës, që është akti përfundimtar, duhet bërëgjithmonë nga Këshilli i Ministrave? Meqenëse nëatë kohë nuk kishim ende kontratën tip tëstandardizuar koncesionare dhe mund të ndodhteqë subjekte të ndryshme, për mungesë tëeksperiencës apo për mungesë të unifikimit tëpraktikës, mund të vinin detyrime, kushte, të cilatdevijonin shumë nga njëri standard në tjetrin. Tashmë“Antrako”, që është agjencia e ngritur përkoncesionet, por dhe fakti që janë bërë mbi 50objekte të dhëna në formë koncesionare, na kanësjellë në një fazë që ne pothuajse e kemi të unifikuarmodelin e kontratës koncesionare dhe të kushtevekoncesionare. Kështu që edhe ministritë, të cilatgjithmonë angazhojnë “Antrakon” për asistencë dhekonsulencë, sa herë që nisin një proces koncesioni,e kanë të marrë nga “Antrako” standardin dhemodelin përkatës të lidhjes së koncesioneve. Përmë tepër, është pozitive që kohët e fundit kanë filluarbashkitë të bëhen iniciatore kryesisht për të krijuarzona ekonomike pranë qyteteve të tyre në formëkoncesioni.

    Sigurisht, autoriteti i Qeverisë për t’i ndjekur siinvestime të rëndësishme të partneritetit publik privat

  • 1547

    Viti 2008 Legjislatura e 17-të

    koncesionet, nuk humbet, sepse është Qeveria qëlejon të fillojë një procedurë koncesioni, madjemiraton edhe kriteret mbi të cilat do të zhvillohetkoncesioni. Këtu është problemi se, mbasi ështëbërë gara, mbasi është zgjedhur fituesi, mbasi ështëlidhur kontrata midis organit shtetëror të autorizuar,që mund të jetë bashki dhe çdo lloj ministrie, kjokontratë mjafton dhe quhet e legalizuar me firmënqë bën titullari përkatës, apo duhet të marrë firmëedhe në Këshillin e Ministrave? Për të mos rënduarpunën e Këshillit të Ministrave me çdo lloj kontrate,nën 20 milionë euro është një kriter konvencionalqë kemi bërë. Sidomos në fushën energjetike, 20milionë euro janë hidrocentralet e nivelit 10-15megavat, duke menduar që projekte më të mëdhase këto detyrimisht është nevoja të shkojnë, ndërsanën këto janë kompetencë e atyre autoriteteve qëjanë autorizuar nga Këshilli i Ministrave më parëpër të zhvilluar garën dhe mbyllet siç mbyllet, menjë procedurë tenderi, ku Qeveria vetëm i ka dhënëfondin dhe e ka autorizuar, ndërsa titullari përkatëska të drejtë ta çojë deri në përfundim procesin.

    Për sa i përket pyetjes që kishte zoti Minxhozi,iu kthye përgjigje.

    Zoti Malaj, për pikën e fundit. Në fakt, kjo pikëka qenë e debatuar që në draftimin e ligjit, por egjenim në të gjitha ligjet koncesionare të vendeve tëOECD-së. Quhet e drejta “stepping right” që kanëinstitucionet financuese, meqenëse këto investimetë mëdha që realizohen në formë koncesionesh janë,pa dyshim, investime që angazhojnë shumëinsititucione financiare që financojnë investitorin.Bankat nuk ndihen mirë për të dhënë kredinë, nëqoftë se ato nuk kanë të drejtën e stepimit, të drejtëne hyrjes në momentin kur koncesioni dështon.Sigurisht që e drejta e hyrjes që i jep bankës nukhumbet të drejtën e mbikëqyrjes dhe tëvendimmarrjes që ka ai që është autoriteti shtetërorkoncesiondhënës. Pra, në këtë rast bankës i jepete drejta dhe kjo e garanton bankën që, edhe nëqoftë se koncesioni shkon keq, ajo prapë ka zë dhee monitoron procesin, për të mos i vajtur më keq.Është një formulë standarde, nuk e kemi shpikurne. Këtu nuk jemi për të bërë pyetje: a ka mundësi,apo s’ka? Është një formulë standarde, që ështëtek të gjitha ligjet e koncesioneve. Por, nuk ke lexuarndonjë ligj koncesionesh, që bën këtë debat. Pra,është një kërkesë që ka ardhur më së miri edhenga vetë bankat, si BERZH-i, që financojnë, që kanëfilluar të tregojnë interes për të financuar objektekoncesionare, ndërsa ju thoni se mungon një pikë

    e rëndësishme në ligjin tuaj, që të garantonikoncesionin.

    Çfarë është e drejta e bankës në këtë rast? Edrejta e bankës në këtë rast është që në momentinqë koncesioni nuk ecën, koncesioni ku ajo ka dhënë100 milionë euro kredi, ajo bashkë me shtetin ka tëdrejtë të largojë koncesionarin kundrejt të gjithëpagimit të penaliteteve, koncesionarin që ka qenëderi në atë moment, dhe derisa të hapet gara,përzgjedh një koncesionar të ri. Të jetë dhe ajo “zë”bashkë me shtetin në emërimin e një koncesionariapo të një menaxhuesi të përkohshëm, në mënyrëqë projekti të mos abandonohet dhe të mos lihet nëmes. Kaq është thelbi i kësaj të drejte.

    (Drejtimin e seancës e rimerr zonja Topalli.)Jozefina Topalli – Urdhëroni, zoti Malaj!Arben Malaj - Në procedurat normale të

    Parlamentit, pasi bëjnë pyetje deputetët dhepërgjigjet ministri, meqenëse edhe teknikët nukpatën hapësirë për t’u përgjigjur, sigurisht që deputetiqë ka pyetur, patjetër që ka një reagim për përgjigjen.Meqenëse pata pyetje për tri nenet e ligjit, neni iparë, sërish theksoj se me sqarimin e ministrit nukështë i qartë, sepse është nen që ka të bëjë mefushat, jo me pjesët. Pjesët shtesë janë pjesë ekontratës. Jo, jo, reagimi merr përgjigjen e ministrit,diskutimin e kam pas saj.

    Jozefina Topalli – Më fal, zoti Malaj, por sipasprocedurës keni të drejtë të bëni pyetje, ministripërgjigjet, pavarësisht se ju kënaqeni apo jo, pastajkeni të drejtën e diskutimit.

    Arben Malaj – Zonja Kryetare…Jozefina Topalli- Zoti Malaj, edhe një herë,

    keni të drejtën e diskutimit, që të jepni të gjithëarsyetimin dhe vlerësimin tuaj edhe për përgjigjen,edhe për ligjin. Kështu që, nëse dëshironi, mund tëfilloni diskutimin.

    Arben Malaj – Jo, unë mendova që ështëproces normal, që pas pyetjes mund të marr njëpërgjigje, pastaj diskutimi është më i thellë se thjeshtnjë pyetje. Meqenëse ju doni këtë procedurë, unëjam gati t’ju respektoj, zonja Kryetare.

    Jozefina Topalli – Do të filloni diskutimin tani?Arben Malaj – Më vonë.Jozefina Topalli – Zoti Hoxha, keni fjalën.Flamur Hoxha - Projektligji i paraqitur për

    diskutim, si zakonisht, mbetet praktikë e këtyreviteve, kur nga kjo maxhorancë kemi hasur dyndjendryshimesh pa fund të mjaft projektligjeve tëmiratuara vite më parë, por edhe ligje të miratuaranga vetë kjo maxhorancë. Ato janë argumentuar,

  • Viti 2008

    1548

    Legjislatura e 17-të

    justifikuar me arsyetimin se kërkohen përshpejtim ireformave të ideuara nga kjo Qeveri. Për hir të sëvërtetës, pothuajse të gjitha ndryshimet e paraqiturae kanë pasur jetën shumë të shkurtër, sidomosshkurtimet e punonjësve të administratës, për t’izëvendësuar ata me militantë fanatikë, por dhemediokër.

    Argumenti i dytë, i vërtetuar dhe që konstatohet,është gjoja pseudoreforma e realizuar nga ju, porme prapavijë të dyshimtë vjedhjeje.

    Në fakt, të gjitha propozimet e miratuara përndryshime ligjesh janë realizuar në funksion tëpërgatitjes së kushteve të nevojshme, për ta pasursa më të lehtë për të ndërhyrë me mekanizma ligjorënë disa degë me interes për mbështetësit apo vetentuaj, në veçanti për disa sektorë të ekonomisë, kuedhe vetë e dini se është shfaqur një korrupsion imadh dhe ku ka “mjaltë”. Sigurisht, të gjitha këtokeni dashur t’i “betononi” dhe t’i “disiplinoni” me ligjeqë i keni paraqitur, për t’i ndryshuar si maxhorancë,sa herë që keni dashur.

    Në përgjithësi, opozita nuk është bërë pjesë ekëtij pështjellimi mafioz, ajo ka denoncuar praktikatë tilla ligjore, të cilat krijojnë jo vetëm çoroditjejuridike, por i kanë shkaktuar ekonomisë një dëmtë madh. Më e keqja, por edhe çudia është fakti sepo kjo maxhorancë ka kërkuar, për çudi, pas treapo katër muajsh, që po këto ndryshime t’i ndryshojëpërsëri, për t’i çuar në gjendjen e mëparshme. Mesa duket, e kryen misionin. A nuk ishte ligji “Përlegalizimet”, ndërtimet pa leje, ligji “Për urbanistikën”,ligji “Për tatimet dhe taksat”, që sa herë i duhenQeverisë, i ndryshon si pa të keq, pavarësisht sebiznesi falimentoi, çdo ditë ligjet për tokën, përarsimin, për Akademinë e Shkencave e shumë eshumë ligje të tjera? Po këtë fat pëson edheprojektligji që keni paraqitur sot, “Për koncesionet”.

    Në relacionin e paraqitur thuhet se ligji ekzistuesnuk jep mundësi për zgjidhje juridike, qoftë edhe nëintrepretimin e tij. Pra, kërkohet të ndërhyhet, dukemos dhënë asnjë sqarim nga zbatimi i ligjit ekzistuesderi më sot, si është vepruar për ato raste kurQeveria ka miratuar objekte me koncesion gjatëkëtyre kohëve etj. Në këto kushte, si është realizuarzgjidhja juridike dhe si realizohet interpretimi i tij,përderisa është krijuar shqetësim, siç e thoni dhenë relacion? A ka pasur dëme ekonomia shqiptarenga kjo mangësi e ligjit ekzistues, meqenësekërkohet të ndryshohet, dhe si mendohet të zgjidhetnëse ka pasur? Kush do të përgjigjet për dëmin eshkaktuar, nëse ka pasur? Këto janë pyetje që

    kërkojnë zgjidhje dhe përgjigje.Në relacionin e paraqitur për këtë projektligj

    thuhet se edhe sot doni ta votoni me votën edeputetëve, duke kërkuar që të bëhen ortakë me jupër pazare të dyshimta, kur shtohet një pikë sipasrelacionit, që të përcaktohen si raste përjashtueseqë për projekte shtesë e ku përfituesi i koncesionite paraqet mbas përfitimit të tenderit, ndryshimet nëprojektin e tij mund të miratohen drejtpërsëdrejti.Dhe ç’ndodh në projektligj? Propozohet, gjithashtu,që shumat limit, të përcaktuar për një koncesion,për ato me vlefta mbi 20 milionë euro, duhet tëmiratohen nga Këshilli i Ministrave, ndërsa ato mevlefta nën 20 milionë euro duhet të miratohen ngaautoriteti kontraktor, pra nga ministri. Pra, është mëlehtë që për çdo subjekt që t’i miratojë, këtë të fundit,të jeni të bindur se nuk do të ketë projekte më tëmëdha se kjo shumë mbas kësaj që propozoni. Mesa duket, ju doni ta keni gjahun te vetja, kjo për atoobjekte që kanë këto vlefta. Me sa di, deri më sotjanë pak kontrata të tilla dhe ka pasur shumë punëQeveria për t’u marrë edhe me një detyrim të tillëkushtetues, që deri më sot na e paska lodhur pamasë! Duke i ndarë në këta kufij limit të vleftaveobjektet koncesionare, do t’i krijojnë vetes një pre-cedent komprometues, nga e cila të gjitha projektetdo të tentojnë të kenë vlefta nën 20 milionë euro.Sigurisht, kur flitet me vlefta të përafërta me këto,sepse do të krijonin andralla, cilitdo të interesuari,që projektet të mos zvarriteshin nëpër Qeveri, mbasie ka më të lehtë që miratimin e tij ta realizojë meautoritetin kontraktues.

    Qeveria, në këto raste, ka një status dhe autoritetmë serioz dhe do të ishte më mirë që të miratoheshinatje, sepse për rastet që kjo vlerë është më e madhese 20 milionë euro, ajo rregullohet, në thonjëza, mjaftlehtë nga subjekti fitues, nëpërmjet ndryshimit qëparaqitet, i cili e lejon atë të paraqesë projekte, siçbëhet në çdo rast, mbas një propozimi të paraqiturnë projekt. E lejon, përderisa thuhet në relacion, seka ndodhur që fituesi i dalë nga konkurrimi paraqetnë këtë fazë një projekt shtesë, që është në shërbimtë projektit të parë. Këtë e miraton pastaj më lehtëtek autoriteti kontraktues. Kur miraton një koncesion,kjo mendoj se i ka brenda të gjitha detajet e plota tëprojektit dhe s’ka pse të lihen klauzola me ligj qëmund t’i bëjmë shtesa, sa herë shihet e nevojshme,dhe të miratohen më vonë.

    Kush e ndalon ta vendosë në projektin fillestarkëtë ndryshim të mëvonshëm dhe a është kjo edyshimtë, që subjekte të ndryshme të influencohen

  • 1549

    Viti 2008 Legjislatura e 17-të

    nga ajo që thuhet në relacion, për të tentuar ta ulinvlerën e objektit, jo 20 milionë, por 19 999? Kjobëhet për ta pasur më të lehtë, që të miratohet nëministri. Kështu, ndryshime e ndryshime do të jenëpa fund, sepse i lejon ligji. Kjo bëhet, sepse kanëlindur probleme, për ato subjekte që kërkojnë tëmarrin koncesione, sidomos në burimet hidrike, përHEC-et e vegjël, sepse aty e keni vënë reshqetësimin. Me sa duket, këtu është edhe pazarimë i mirë.

    Çfarë e pengon Qeverinë që objekte të tilla t’imiratojë vetë, duke ulur dhe evituar subjektivizmin,përderisa ligji është dhe nuk ka pasur probleme?Unë nuk besoj se e kemi të keqen te ligji, unë mendojse ndërhyrje të tilla lehtësojnë punën e tëprivilegjuarve, për t’u krijuar kushte lehtësuese përqëllime të dyshimta.

    Nëpërmjet kësaj forme kërkohet të gjenden rrugëabuzive, duke vënë në punë, në veçanti, votën edeputetëve. S’ka më mirë dhe më lehtë, sesa tëvjedhësh me ligj.

    Personalisht kam mendimin se ky projektligjduhet të hiqet ose nuk duhet miratuar, sepse u lështeg abuzimeve, duke lehtësuar punën eideatorëve.

    Falemnderit!Jozefina Topalli – Zoti Ministër, urdhëroni!Genc Ruli – Në fakt, nuk po hyj në substancë

    të replikës, sepse, në ato vërejtje që u përmendën,nuk pati asnjë në substancë, përveçse një retorikëe përgjithshme se kush do t’i paguajë dëmet endodhura. Para se t’i bësh dëmet akuzë, llogaritinjëherë! Sigurisht, jo me atë aritmetikë folklorike qëpërdore këtu, por llogariti se ku janë këto dëme,kush i ka shkaktuar, në çfarë viti janë shkaktuardhe sa rëndojnë sot mbi ekonominë dhe pastaj fol,sepse është shumë lehtë të thuash “dëmet që kenibërë do të lahen një ditë”. Po, thuaj njëherë se cilatjanë dëmet.

    E dyta, nuk e ke lexuar ligjin, sepse po ta lexojenuk të binte të flisje kështu, prandaj e dheinterpretimin aq mbrapsht për një nen që ështëshkruar krejt ndryshe. Këtu nuk bëhet fjalë për tëndryshuar projektin e koncesionit. Ka qenë aftësiapër të parë që aty ka elemente koncesionare, apoka qenë qëllimi korruptiv që specia njerëzore e ka?Dhe shyqyr që ju kemi, që na parandaloni në tundimintonë për të qenë korruptivë, por unë po ju them se,po patë korrupsion në çdo gjë, do t’ju mpihet nuhatjadhe nuk do ta zbuloni dot atje ku është, sepse dota shihni gjithandej dhe do të ndodhë si me qenin e

    gjahut që e humbet një ditë nuhatjen.Këtu bëhet fjalë vetëm për projekte, të cilat nuk

    janë koncesione, por kanë brenda tyre, për vetëlogjikën teknike të projektit, një element që ështëkoncesionar. Po marrim rastin e termocentraleve.Në qoftë se janë termocentrale që do të ngrihendhe bazohen në djegie lëndësh që merren ngaimporti, qoftë qymyr apo gaz i lëngët, në këtë rast,termocentrali detyrimisht duhet të ketë edheterminalin ku duhet të vijnë anijet. Termocentrali jepetme një vendim të Këshillit të Ministrave. Njëkomponent i termocentralit, pa të cilin nuk ndërtohetdhe nuk ka kuptim të ndërtohet, është terminali oseporti dhe porti është një objekt koncesionar. Me këtërast, ti do të miratosh dhe do t’i thuash okayinvestitorit që do të investojë 600-700 milionë apo 1miliard euro. Ky port nuk është për qëllime publikedhe nuk u shërben qëllimeve të tjera, pasi ështëport vetëm i këtij dhe kaq është logjika në këtë rast.Kjo punë është paraparë që në fillim shumë mirë.

    Por, ligji i koncesioneve parashikon vetëmelementin e garës dhe pa garë nuk jepet asnjëkoncesion. Ne kemi qenë përpara 2-3 projekteve tëtilla, ku e kishim këtë barrierë për t’i dhënë zgjidhje.Shembulli i termocentralit të Emelit e ka këtë rast,shembulli i degazifikatorit që do të ngrihet në Seman,projekt tashmë i miratuar, edhe ai e ka të drejtënpër element koncesionar. Pra, çdo gjë që ndërtohetnë vijën ujore, sipas definicionit të ligjit, është ele-ment koncesionar. Por, projekti në vetvete nuk bëhetme garë. Termocentrali vjen ofertë nga investitori, tie vlerëson dhe ia jep ose nuk ia jep të drejtën pahyrë në garë, sepse janë projekte që nuk hyjnë tegara, por bazohen te strategjia dhe vullneti iinvestitorit për të bërë investimin. Këtë fjalë nuk ekisha për ju, zoti Malaj, por e kisha për t’i shpjeguarzotit Flamur Hoxha. Lexoje nenin siç është, përparase të ngresh ditirambet se “të ka plasur korrupsioninë derë dhe të ka zënë frymën”!

    Jozefina Topalli – Zoti Hoxha, 2 minuta përreplikë.

    Flamur Hoxha - Zonja Kryetare, unë e kuptojqë mbas lodhjes së një udhëtimi shumë të gjatë jeedhe e stresuar nga ato që ke dëgjuar andej, porduhet të jeni më e vëmendshme në seancë. Së paku,mos pyet të tjerët, por dëgjo me veshët e tu! Ministribëri konkluzione dhe nuk e autorizoi kush të bëntekonkluzionet e diskutimit tim, megjithatë, unë efalënderoj që më ka dëgjuar me kujdes. Në vijim tëkësaj, unë e sugjeroj që të gjitha ato pyetje qështrova në diskutimin tim, t’i vërë “vath në vesh”,

  • Viti 2008

    1550

    Legjislatura e 17-të

    sepse ato janë probleme që kanë dalë dhe ai i kaparashtruar jo vetëm në publik, por edhe në ndjesitë e tij.

    Jozefina Topalli – Zoti Sula, urdhëroni!Dashnor Sula – Falemnderit, zonja Kryetare!Unë mendoj se ky projektligj është një projektligj

    i rëndësishëm. Mendoj se nuk janë të vërteta atoakuza që hidhen nga opozita, për sa i përket faktitse të gjitha ligjet e dërguara nga Qeveriademokratike dhe aleatët, që janë miratuar në këtëlegjislaturë kanë pësuar ndryshime të shpeshta. Njëgjë e tillë nuk është e vërtetë, sidomos po të kemiparasysh edhe ligjin bazë “Për koncesionet”. Ai iparavitit 2006 nuk ka qenë i standardeve të caktuara.

    Unë do t’i thosha opozitës që po të kemiparasysh zhvillimet e vendit tonë dhe zhvillimet e tëgjithë rajonit, të cilat diktojnë edhe ndryshimet nëlegjislacion, ky projektligj është i përgatitur mjaftmirë nga specialistët dhe ka të bëjë më shumë medisa ndryshime thelbësore, të cilat janë të paraqiturasi domosdoshmëri, kur kemi parasysh faktin seështë miratuar një projekt koncesionar, dhe nuk dotë ishte e nevojshme që, kur dalin probleme, siç epërmendi edhe ministri Ruli, të hapnim tenderin enjë koncesionari të ri, pasi kjo nuk do të ishte normale.Atëherë, për t’u krijuar mundësinë bizneseve, të cilatkanë fituar të drejtën e koncesionarit, bëhet një gjë emirë, që kjo t’i nënshtrohet procedurës së ligjit.

    Për sa u përket pyetjeve të deputetëve socialistë,pse shuma është 20 milionë euro dhe nuk është 10apo 30 milionë euro, mendoj se specialistët kanëdhënë një zgjidhje oportune që është e pranueshmepo të kemi parasysh se shuma e koncesioneve ikalon mbi 20 milionë eurot, për të mos thënë edhe200 apo 300 milionë euro në shumicën e rasteve.

    Për sa i përket problemit që është ngritur edhenë Komisionin e Ligjeve, se do të konstatohenshkelje serioze, unë mendoj se në kontratë janë tëpërcaktuara gjërat mjaft qartë, si nga ana ekoncesionarit edhe nga klienti kontraktues dhemendoj se ato shkelje serioze të përcaktuara nëkontratë janë shkelje që do të bëjnë të mundurrishikimin e koncesionit dhe, aq më tepër, kur këtëe kërkojnë financuesit. Bëhet fjalë për bankat, po tëkemi parasysh se marrëveshja bëhet për financimenga banka të rëndësishme. Në qoftë se financuesisheh se ky projekt nuk ecën dhe atëherë ka shkeljeserioze, sigurisht, do të kërkojë rishikimin dhe futjene një koncesionari të ri.

    Së fundi, do të theksoja rëndësinë që ka neni 4i këtij projektligji, që parashikon edhe ndryshimin enenit 27 të ligjit ekzistues, sa i përket ratifikimit nga

    Parlamenti të të gjitha kontratave koncesionare qëkanë mbi 35 vjet. Në shumë raste opozita ka pyeturse pse kontratat, të cilat janë nënshkruar ngaQeveria, nuk janë ratifikuar në Parlament. Mendojse ratifikimi i këtyre kontratave mbi 35-vjeçare nëParlament është një gjë normale, sepse ka njëtranspar