PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit,...

43
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘‘FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: VLERËSIMI I NXËNËSVE SIPAS KURRIKULËS SË RE NË PROGRAMINPARASHKOLLOR Mentori: Kandidatja Prof. Ass. Dr. Ragip Gjoshi Vlora Gjota Gjakovë, 2018

Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit,...

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

‘‘FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: VLERËSIMI I NXËNËSVE SIPAS KURRIKULËS SË RE NË

PROGRAMINPARASHKOLLOR

Mentori: Kandidatja

Prof. Ass. Dr. Ragip Gjoshi Vlora Gjota

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

2

PUNIM DIPLOME

TITULLI: Vlerësimi i nxënësve sipas kurrikules së re në programinparashkollor

EMRI DHE MBIEMRI: Vlora Gjota

STATUSI I STUDENTIT: E rregullt

NUMRI I ID: 140102109

NIVELI I STUDIMEVE: Baçelor

DEPARTAMENTI : Edukim/Parashkollor

PROGRAMI I STUDIMIT: Edukim/Parashkollor

MENTORI I PUNIMIT : Prof. Ass. Dr. Ragip Gjoshi

Aprovuar prej komisionit:

1. _________________________Mentor

2. _________________________Anëtar

3. _________________________Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoj punimin me notën ___________

Data e aprovimit:___________________________

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

3

FALENDERIME

Në rrugëtimin e gjatë të studimeve të mia kam patur fatin të kem në krah shumë persona,

që më kanë ndihmuar, mbështetur dhe këshilluar.

Falë dëshirës, kurajos, vullnetit dhe këmbënguljes sime unë munda të prezantoj këtë

punim sotpërpara jush.

Falenderimi im shkon për këdo, që besoj dhe kontribuoj sado pak, për realizimin e këtij

punimi.

Një falenderim i veçantë shkon për profësorin udhëheqës Prof. Ass. Dr. Ragip Gjoshi, i

cili me profesionalizmin e tij më ka dhënë mbështetjen e tij të pakursyer.

Do t’i falendëroj çdo ditë të jetës prindërit e mi, ishte merita e tyre që unë sot përfundoj

me sukses studimet.

Ju faleminderit!

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

4

ABSTARKTI

Qëllimi kryesor i këtij punimi është të analizojë dhe të paraqesë një pasqyrë të plotë të

mënyrave të ndryshme të vlerësimit.

Kjo temë pasqyron vlerësimin e nxënësve sipas kurrikules së re në klasën përgatitore.

Qëllimi i vlerësimit në gjithë arsimin parauniversitar është mbështetja e të nxënit të

nxënësve, këtë qëllim e synon edhe vlerësimi në klasën përgatitore.

Vlerësimi si proces realizohet në funksion të mësimdhënies dhe të nxënies dhe

mbeshtetet në sistemin e vlerësimit që nënkupton përmbajtjen, kohën, proceduren dhe

bartësit e vlerësimit.

Përmes sistemit të vlerësimit, sigurohen informacione të vazhdueshme për cilësine të

nxënit, të nxënësve, mësimdhënien dhe përshtatshmërinë e kurrikulës.

Mbi bazën e këtyre informacioneve merren vendime dhe planifikohen veprime në

përkrahje të nxënësve, për zotërim të kompetencave dhe përmirësim e avancim të

procesit të mësimdhënies dhe të vlerësimit.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

5

PËRMBAJTJE

HYRJE............................................................................................................................................7

1. VLERЁSIMI I NXЁNЁSVE SIPAS KORNIZЁS KURRIKULARE.............................8

1.1 Sistemi i vlerësimit të nxënësve.....................................................................................8

1.2 Parimet e vlerësimit ....................................................................................................... 8

1.3 Llojet e vlerësimit........................................................................................................... 9

2. PЁRKUFIZIME PЁR VLERЁSIMIN DHE LLOJET E VLERЁSIMIT ...................11

2.1 Ç’është vlerësimi? ........................................................................................................12

3. VLERЁSIMI I BAZUAR NЁ KOMPETENCA............................................................13

3.1 Kompetencat kryesore.................................................................................................14

4. RËNDËSIA E VLERËSIMIT TË FËMIJEVE ME DEMTIME ....................................15

5. MËSIMDHËNËS PËR PROGRAMIN PARASHKOLLOR...........................................17

5.1 Edukatorja....................................................................................................................18

6. PSIKOLOGJIA PËR FËMIJËT PARASHKOLLOR .....................................................19

6.1 Teoria zhvillimore ........................................................................................................20

7. VLERЁSIMI SIPAS FUSHAVE KURRIKULARE NЁ KLASЁN PЁRGATITORE...21

7.1 Gjuhë dhe komunikim .................................................................................................21

7.2 Artet ...................................................................................................................................22

7.2.1Artet (Muzika)..............................................................................................................23

7.3 Matematika.........................................................................................................................24

7.4 Shkencat e natyrës................................................................................................................25

7.5 Shoqëria dhe mjedisi....................................................................................................26

7.6 Edukatë fizike, sportive dhe shëndeti........................................................................27

7.7 Jeta dhe puna................................................................................................................28

8. MЁNYRAT E VLERЁSIMIT.............................................................................................29

SHTOJCAT ..................................................................................................................................30

Shtojca A....................................................................................................................................30

Shtojca B....................................................................................................................................31

Shtojca C....................................................................................................................................32

Shtojca D....................................................................................................................................33

Shtojca E ....................................................................................................................................34

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

6

Shtojca F ....................................................................................................................................35

Shtojca G....................................................................................................................................36

RAPORT I VLERËSIMIT TË PROGRESIT...........................................................................37

DIPLOMA ....................................................................................................................................39

PËRFUNDIMI .............................................................................................................................40

LITERATURA .............................................................................................................................41

REFERENCAT ............................................................................................................................42

AUTOBIOGARFIA.....................................................................................................................43

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

7

HYRJE

Përvojat mësimore në shkollë dhe në institucionet parashkollore ndihmojnë në krijmin

edukative, në ambientimin dhe përshtatjen e një formë të sistemuar, të nxënit përmes

lojës dhe mësimit. Puna edukative-arsiomore bëhet në formë të integruar, e ndërlidhur me

jetën e përditshme të fëmijeve duke u bazuar në planprogramin parashkollor për t’iu

mundësuar atyre,që të kuptojnë drejt marrdhënien me mjedisin ku jetojnë.

Klasa përgatitore përfshin fëmijët e moshës 5-6 vjeç.Kujdes i veçantë i kushtohet

zhvillimit të përsonalitetit të fëmijës, dhe qëndrimit pozitiv të tij, për të nxënit që

ndihmon zhvillimin e shprehive themelore për “mësimin për të nxënë”.

Realizimi i procesit mësimorë bëhet në mënyrë të integruar, duke mundësuar që

marrdhënia e fëmijëve me mjedisin natyror, dhe me mjedisin e krijuar nga njeriu, të

kuptohet në mënyrë sa më të plotë, që të rritë gatishmërinë e tyre për shkollimin fillorë

dhe për jetë.

Shkolla dhe institucioni parashkollor janë të obliguara që t’iu bëjnë të mundur gjithë

fëmijëve të kalojnë kohën e caktuar me planin mësimor.

Ndryshimet kurrikulare kanë reflektuar edhe qasjen e re në vlerësimin e arritjeve të

nxënësve.

Një nga aspektet shumë të rëndësishëm është procesi i planifikimit mësimor përmes

vlerësimit, të cilit mësimdhënësit duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë.

Kjo duhet të bëhet me qëllim të përcjelljes së vazhdueshme të nxënësve, për të arriturat e

tyre në raport me rezultatet e të nxënit, në faza dhe përiudha të ndryshme.

Kjo do të thotë, se gjatë tërë vitit shkollor (mësimor) do të bëhet vlerësimi ivazhdueshem

i përformancës të secilit nxënës, dhe në fokus duhet të jenë arritjet e rezultateve të të

nxënit, që janë paraparë në planifikimet dy mujore, javore të ores mësimore.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

8

1. VLERЁSIMI I NXЁNЁSVE SIPAS KORNIZЁS

KURRIKULARE

1.1 Sistemi i vlerësimit të nxënësve

Me Kornizën e Kurrikulës përcaktohen qëllimet, parimet dhe llojet e vlerësimit, që

sigurojnë ndërlidhjen dhe qëndrueshmërinë e sistemit të vlerësimit. Sistemi i vlerësimit

definon se çka vlerësohet, kur vlerësohet, si dhe nga kush realizohen llojet e ndryshme të

vlerësimit të nxënësve.

Qëllimi kryesor i vlerësimit është mbështetja e të nxënit të nxënësve.Përmes sistemit të

vlerësimit të nxënësve, të përcaktuar me KK kërkohet të sigurohen informacione të

vazhdueshme për cilësin e mësimdhënies dhe të nxënit, përshtatshmërinë e kurrikulës dhe

përmirsimin e shkollës.Mbi bazën e këtyre informacioneve merren vendime dhe

planifikohen veprime, në përkrahje të nxënësve për zotërim të kompetencave përmirsim

dhe avancim të procesit të vlerësimit në përgjithësi.

1.2 Parimet e vlerësimit

Vlerësimi bazohet në këto parime:

Vlefshmëria.Vlerësimi duhet të sigurojë se kërkesat dhe kriteret e vlerësimit të jenë të

lidhura me rezultatet e të nxënit, për klasën dhe shkallën e kurrikulës, të përdoren matje

dhe burime të shumta për të dhënë gjykime,dhe se vlerësimi mbulon shtrirjen dhe

thellësinë e programit mësimor.

Transparenca.Vlerësimi duhet të sigurojë se kriteret, metodat dhe procedurat e vlerësimit

janë të njohura për nxënës, dhe për të gjithë akterët e përfshirë në procesin e

vlerësimit.Informacioni për nxënësin, lidhur me rezultatet e arritura, informatat kthyese

dhe mundësitë e përparimit, të jetë i qartë, i saktë dhe të jepet me kohë.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

9

Besueshmëria.Vlerësimi duhet të siguroj se gjykimet për përparimin e nxënësit bazohen

në instrumente, lloje të ndryshme të vlerësimit dhe burime të ndryshme të

informacionit.Nënkëtë proces ofrohen dëshmit për të argumentuar cilësinë e vlerësimit

dhe për t’u siguruar se nëse përsëritet vlerësimi atëherë rezultatet duhet të jenë të njejta.

Paanshmëria.Vlerësimi duhet të siguroj se respektohet kërkesa e kodit etiktë vlerësimit,

respektohen procedurat e vlerësimit ndaj çdo nxënësi, apo grupi të nxënësve, përdoren

instrumente të ndryshme të vlerësimit, që i mundësojnë secilit nxënës të shfaqë

përformancen e tij/saj dhe të ofrohet mbështetja e duhur në të nxënit e nxënësve drejt

zotërimit të kompetencave (MASHT, 2016).1

1.3 Llojet e vlerësimit

Korniza Kurrikulare përcakton dy lloje të vlerësimit:

Vlerësimi i brendshëm dhe

Vlerësimi i jashtëm.

Vlerësimi i brendshëm bëhet në nivel shkolle/klase, nga mësimdhënësit e shkollës dhe

sipas përshkrimit të procedurave e kritereve, për secilin lloj të vlerësimit, të brendshëm,

të rregulluara me akte nënligjore.

Vlerësimi i brendshëm bëhet për disa qëllime, si për përparimin dhe për arritjen në të

nxënë, për planifikim të punës me nxënës, për identifikimin e prirjeve dhe talenteve të

nxënësve etj.

Vlerësimi i brendshëm duhet t’u mundësoj të gjithë nxënësve të shprehin njohuritë e reja

dhe të tregojnë nivelin e zotërimit të kompetencave duke përfshirë:

Gjërësinë dhe thellësinë e tyre,

Gatishmërinë për t’iu përgjigjur sfidave të nivelit të përcaktuar me rezultatet e të

nxënit dhe

Aftësinë për t’i zbatuar ato në situata dhe rrethana të reja (MASHT, 2016).2

1 MASHT, Korniza Kurrikulare, Prishtinë, 2016, fq 472 MASHT, Korniza Kurrikulare,Prishtinë, 2016, fq 48

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

10

Fokusi kryesor i vlerësimit të brendshëm duhet të jetë mbështetja e të nxënit të nxënësve

drejt zotërimit të kompetencave dhe kjo arrihet më së miri nga kombinimi i vlerësimit

formativ (për nxënie) dhe vlerësimit përmbledhës (i të nxënit).

Llojet e vlerësimit të brendshëm

Korniza Kurrikulare përcakton tri lloje të vlerësimit të brendshëm:

Vlerësimi i vazhdushëm

Vlerësimi përfundimtar

Vlerësimi për shkallë3

Sipas Nenit 3 Vlerësimi i brendhëm i nxënësit

3.7 Nxënësit e nivelit I (Klasa përgatitore dhe klasat 1 – 5) vlerësohen vetëm me

Vlerësim Përmbledhës 1 (VP1)

3.7.1Mësimdhënësit mbajnë shenime të vazhdueshme për përcjelljen e progresit të sëcilit

nxënës (Klasa përgaititore dhe klasa 1-5) në ditarin personal, ndërsa nxënësit dëshmojnë

punën dhe progresine tyre të vazhdueshem nëpërmjet portfolios (MASHT, 2016).4

Shembuj për vlerësimin nga autor të ndryshem

Vlerësimi i fëmijëve parshkollorë është sfidues. Në këtë moshë zhvillimi i fëmijëve është

mjaft i shpejtë dhe jo i barabartë, dhe ky zhvillim është i ndikuar shumë nga faktorë të

ndryshmë, siç është, kujdesi që kanë patur dhe ambienti i të nxënit që u është ofruar. Për

më tepër, testet e standardizuara tipike letër –laps, që përdoren në klasat më të larta, nuk

janë të përshtatshme për fëmijët që sapo fillojnë shkollën (Shepart, Kagan & Wurtz, 1998

at Saluja et.al 2000).

Fëmijët duhet gjithashtu të mësojnë kufijtë dhe këtë mund ta bëjnë duke vënë rregulla

dhe pritje të qarta. Përfundimisht, fëmijët komunikojnë në mënyra të ndryshme dhe kanë

nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur

mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat, lapsat etj.(Wynn, 2002 tek Baldwin, 2011).

3 MASHT, Korniza Kurrikulare,Prishtinë, 2016, fq 484 MASHT, Udhzuesi Administrativ, Prishtinë, 2016

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

11

2. PЁRKUFIZIME PЁR VLERЁSIMIN DHE LLOJET E

VLERЁSIMIT

Kur dëgjojmë fjalën “vlerësim”, mendja na shkon tek provimet, testet, nota, stresi,

suksesi apo dështimi. Në këtë rast mund të konsiderojmë se fjala është për një produkt që

ndahet nga procesi i mësimdhënies dhe i të nxënit, pë vlerësimin e të nxënit (Vlerësimin

Sumativ), që ndodh pas të nxënit dhe na tregon se çfarë është arritur.

Nga ana tjetër, vlerësimi gjatë procesit të të nxënit, (Vlerësimi Formativ) ka pë qëllim që

t’i informoj me kohë dhe saktësi mësimdhënësit dhe vetë nxënësit për punën e bërë drejt

arritjes së qëllimeve të të nxënit. Në këtë rast mësimdhënësit e përshatin mësimdhënien

me nëvojat e nxënësve, dhe nxënësit ipërshtatin strategjitë e tyre të të nxënit me qëllime

të caktuara.

Ky përdorim i vlerësimit, që njihet si Vlerësimi për nxënie ndryshon nga Vlerësimi i të

nxënit sepse informacioni i mbledhur përdoret për t’i ndihmuar nxënësve që ta

përmirsojnë punën e tyre, derisa ata janë duke marrë njohuri të reja, apo duke i zbatuar

shkathtësitë e tyre. Mësimdhënësit të cilët e shohin vlerësimin e tyre si pjesë të

pandashme të mësimit, i angazhojnë nxënësit e tyre si bashkëpuntorë në procesin e të

nxënit (USAID, 2013).5

Llojet e vlerësimit

Dy llojet më të përdorshëm të vlerësimit janë:

1. Vlerësimi për nxënie – Formativ ( mbikqyrë përparimin gjatë procesit të të nxënit,

siguron informata kthyese për ta lehtësuar të nxënit dhe për ta përmirsuar

mësimdhënien).

2. Vlerësimi i të nxënit – Sumativ ( përcakton arritjet në përfundim të një detyre të

caktuar, kapitullit, gjysëmvjetorit apo vitit shkollor për t’i vendosur notat dhe

certifikimin e nxënësit për nxënie të mëtejshme. Ai përdoret edhe për ta gjykuar

efektivitetin e mësimdhënies apo programit mësimor), (USAID, 2013).6

5 USAID, Vlerësimi Formativ, Prishtinë, 2013, fq. 156 USAID, Vlerësimi Formativ, Prishtinë, 2013, fq. 16

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

12

2.1 Ç’është vlerësimi?

“…proces i mbledhjes së të dhënave në mënyrë që të merrren vendime për një individ

apo një grup të caktuar.” (Salviaand Yssidyke, 1998)

“…një varg metodash të përdorura për mbajtjen e përformances dhe arritjes së nxënësve

duke përfshirë, testimin provimet, vlerësimin e punës praktike, vlerësimin me gojë,

vlerësimet me bazë në klasë të udhëhequra nga mësimdhënësit.” (Gipss, 1994)

“…është process i kërkimit dhe interpretimit të provave nga nxënësit dhe mësimdhënësit

e tyre për të vendosur se ku janë nxënësit, ku duhet të arrijnë ata dhe sitë arrijnë atje më

së miri.” (Assessment reform group, 2002)

Vlerësimi formative shërben për të mbledhur informata kthyese si dhe për të korigjuar më

pas punën në secilen faze të procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. (Bloom, 1969)

Përdorimi i të dhënave të ndryshme më qëllim të modifikimit dhe adaptimit të nevojave

të cilat janë zbuluar nga faktet.Vlerësimi bëhet formative vetëm atëherë kur veprohet mbi

faktet. (Black, 1998)7

Vlerësimi ka të bëjë me çdo lloj veprimtarie dhe instrumenti që përdoret për të gjykuar

për punën dhe arritjet e nxënësve.Rezultatet e të nxënit, që shkolla synon të arrijë, kanë të

bëjnë me ndihmen që i jepet nxënësit për të zgjeruar mjohurit e ti, kuptimin, metodat dhe

qendrimin (Musai, 2003).8

Mëgjithëse ne shpesh mendojmë se vlerësimi sumativ është i njëjtë me testet tradicionale,

kjo nuk është gjithmonë e saktë.Për shembull vlerësimi sumativ mund të vijë nga

grumbullimi i fakteve për një kohë të caktuar, siç është grumbullimi i punës së nxënësit.

(National Resaearch Cuncil, 2001)9

7 USAID, Vlerësimi Formativ, Prishtinë, 2013,fq. 158Musai, Bardhyl, Metodologjia e Mësimdhënies, Tiranë, 20039 USAID, Vlerësimi Formativ, Prishtinë, 2013,fq. 19

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

13

3. VLERЁSIMI I BAZUAR NЁ KOMPETENCA

Mësimdhënësit mund të përdorin një spektër më të gjërë të instrumenteve për t’i

vlerësuar kompetencat e nxënësve-shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e tyre, dhe jo vetëm

dijën dhe njohuritë e tyre për faktet.

Vlerësimi i bazuar në kompetenca është edhe më gjithë përfshirës dhe shkon përtej një

procesi njëkahësh: mësimdhënësit ende i vlersojnë nxënësit, por ata mundësojnë edhe

vetëvlerësimin dhe vlerësimin e ndërsjellë, duke i angazhuar nxënësit në procesin e

nxënies e të vlerësimit të vetvetes.

Në fund, vlerësimi i bazuar në kompetenca është më mirë i integruar në procesin e

mësimdhënies të të nxënit dhe është në funksion të përmirsimit të praktikave të

mësimdhënies.

Duke konsideruar vlerësimin, në shumicën e rasteve duhet t’i bashkoni standardet e

caktuara të kompetencave, në mënyrë që ato t’i mbulojnë të gjitha njohuritë dhe

shkathtësitë relevante, të kërkuara për ofrimin e vlerësimit të besueshëm. Këto grupe të

kompetencave pastaj shpesh mund të vlerësohen së bashku.

Vlerësimi për të nxënë është bërë instrumenti më i fuqishëm i vlerësimit, i cili gjeneron

mësim. Ai i jep mundësi nxënësit të bëhet nxënës pa friken se do të dështojë.

Krijohet një mjedis mësimor dhe ofrohen mundësi për nxënësit t’i praktikojnë

shkathtësitë dhe të marrin komente specifike dhe përshkruese që u ndihmojnë ta

përmirsojnë të mësuarit.Komentet kthyese të mësimdhënësit për nxënësin/it karshi të

nxënit janë karakteristikë e veçantë e vlerësimit për të nxënë.Komentet që e tërheqin

vëmendjen e nxënësve për strategjitë vetërregulluese, apo aftësitë e tyre si nxënës mund

të jenë efektive nëse nxënësit e kuptojnë se do t’i rrisin rezultatet në qoftë se dëshirojnë

t’i shtojnë përpjekjet dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje. Komentet personale (Vajzë e

mirë!) nuk e tërheqin vëmendjen e nxënësit për të nxënit e tyre.10Pra, ofrimi i komenteve

kthyese nuk ka të bëjë me dhënjen e lavdatave, por me riorientimin dhe përqendrimin e

veperimeve të nxënësit karshi të nxënit/mësimit (Gjoshi, 2016).11

10 Sherr Bennett and Dale Armstrong, Putting the Focus on Learning” Shifting Classroom AssessmentPractices (Chapter 13), f.26511 Gjoshi, Ragip, Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe, Prishtinë, 2016, fq. 456, 457

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

14

3.1 Kompetencat kryesore

Kompetencat kryesore janë:

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit(Komunikues efektiv);

Kompetenca e të menduarit(“Mendimtar kreativ, krijues dhe kritik”);

Kompetenca e të mësuarit(Nxënës i suksshëm);

Kompetenca për jetë, punë dhe mjedis(Kontribues produktiv);

Kompetenca personale(Individ i shëndetshëm);

Kompetnca qyteatre(Qytetar i përgjegjshëm).12

12 MASHT, Kurrikula Bërtham, Prishtinë, 2016

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

15

4. RËNDËSIA E VLERËSIMIT TË FËMIJEVE ME DEMTIME

Qasjet e reja janë zhvilluar si qasje ndaj aftësive (Terzi, 2010) 13 , që fokusohen në

kërkesat e nxënësve me aftësi të kufizuara për të identifikuar nevojat e tyre. Mbrojtësit e

të drejtave të njeriut dhe të personave me aftësi të kufizuar kanë ngritur zëra për një

klasifikim që do duhej shikuar ,,si një perspektivë praktike për zbatimin e të drejtave të

fëmijëve me dëmtime’’, sistem i detajuar i vlerësimit,. i cili do të mundësonte

klasifikimin bazuar në llojin e dëmtimit, nivelin e dëmtimit dhe vlerësimin e faktorëve që

do të mundësonin zhvillimin e funksional të fëmijës.

Sipas hulumtimeve dhe analizave të bëra, të gjitha vendet të cilat promovojnë arsimin e

fëmijëve me dëmtime, e kanë të rregulluar sistemin e vlerësimit dhe kanë ekipet e përbëra

nga profesionistët e fushave përkatëse, si: mjekë të profileve të ndryshme, pedagogë,

psikologë, sociologë, logopedë, prindër dhe, varësisht nga nevoja, plotësohen edhe me

profesionistë të tjerë. Këto ekipe janë të strukturuara sipas hierarkisë dhe funksionojnë në

mënyrë ndërinstitucionale, varësisht nga mënyra e organizimit të sistemeve qeverisëse në

vendet përkatëse në nivel qëndror, rajonal, lokal dhe shkollor.Në fushën e arsimit këto

ekipe bëjnë vlerësimin e mundësive dhe të nevojave të fëmijës, përcaktimin e mbështetjes

së nevojshme dhe nivelin e kurrikulës individuale, të cilën fëmija duhet ta arrijë.Po ashtu

monitorojnë procesin e zhvillimit dhe bëjnë rivlerësimin në faza të caktuara.Vendimet e

nxjerra nga këto ekipe janë të plotfuqishme, dhe zbatohen në përputhshmëri me politikat

vendore.

Rëndësi e veçantë duhet kushtuar procesit të vlerësimit.Kriter shumë i rëndësishëm për

vlerësim të besueshëm është përdorimi i shumë mjeteve dhe metodave të vlerësimit,

p.sh.vëzhgime, intervista, teste etj., si dhe burime të ndryshme nga prindër, mësues,

specialistë, shokë, nga vetë fëmija etj.14

13http://www.european-agency.org/sites/default/files/Organisation-of-Provision-

LiteratureReview.pdf,fq.48, shkarkuar në korrik, 2018

14 Kërkime Pedagogjike, Përmbledhje punimesh, nr.3, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë, 2012

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

16

Nga vlerësimet e të gjithëve nxirret një pasqyrë për pikat e forta dhe pikat e dobëta të

fëmijës.Po ashtu është i rëndësishëm edhe procesi teknik i vlerësimit.

Specialistët e përfshirë në edukimin e fëmijëve, si: pedagogu, psikologu, mjeku,

sociologu duhet të dinë si të promovojnë zhvillimin dhe të nxënit e fëmijëve

parashkollorë. Të dish të bësh këtë kërkon të njohësh dhe të kuptosh karaktersitikat dhe

nevojat e tyre, si dhe të njohësh ndikimet e shumëllojshme në zhvillimin dhe të nxënit e

fëmijëve (Morrison, 2011).

Synimi i Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe i

organizatave të tjera ndërkombëtare ka nxitur ndryshime dhe reforma në sistemin e

arsimit. E drejta për arsim është e garantuar për të gjithë nga Kushtetuta e Republikës së

Kosovës dhe ligjet e tjera në fuqi, sipas së cilave institucionet publike duhet të sigurojnë

mundësi të barabarta për secilin, në përputhje me aftësitë dhe nevojat e tyre. Mbi parimin

e gjithëpërfshirjes mbështeten edhe politikat arsimore në Kosovë. Ligji për arsimin

parauniversitar në Kosovë (MASHT 2011) 15 është bazuar në parimin e arsimit

gjithëpërfshirës, ku potencohet se institucionet arsimore dhe aftësuese duhet të

akomodojnë të gjithë fëmijët, pa dallim të kushteve të tyre fizike, intelektuale, sociale,

gjuhësore apo të tjera dhe duhet të promovojnë integrimin dhe kontaktin mes fëmijëve.

Sipas Nenit 15 Nxënësit me nevoja të veçanta arsimore

15.2 Nxënësi me nevoja të veçanta, i cili ka dëshmi siç janë diagnoza apo raporti i ekipit

vlerësues në komunë (dëmtime intelektuale, të shumëfishta, apo dëmtime të tjera), ai/ajo

nuk përsërit klasën, sepse pengesat në mësimnxënie vijnë si pasojë e aftësisë së kufizuar.

15.4 Nxënësi me nevoja të veçanta i nënshtrohet vlerësimit të jashtëm, por me përshtatje

të kushteve sipas specifikave të nevojave të veçanta arsimore, për nxënësit me dëmtime

në të parë/verbër vlerësimi i jashtëm realizohet me shkrimin e Bralit dhe ndihmën e

asistentit.16

Sipas Nenit 5 Raporti Edukator/Fëmijë sipas grup-moshave

9. Numri maksimal i fëmijeve me nevoja të veçanta arsimore/dëmtime të lehta në

një grup mund të jetë 3 fëmijë.17

15 Ligji për Arsimin Parauniversitar, MASHT, Prishtinë, 201116 MASHT, Udhëzuesi Administrativ, Prishtinë, 201617 MASHT, Udhëzuesi Administrativ, Përfshirja e fëmijeve në institucione parashkollore, Prishtinë, 2016

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

17

5. MËSIMDHËNËS PËR PROGRAMIN PARASHKOLLOR

Njohuri për metodat:

Njohuritë e mësuesit për metodat e mësimdhënies janë të lidhura me të nxënit e

nxënësve. Përmes një studimi të ndërmarrë nga Cantrell, Stenner dhe Katzenmeyer

(1977), u arrit në përfundim se mësuesit që drejtonin klasën me sukses dhe që kishin

qëndrim pozitiv me nxënësit ishin më të suksesshëm sesa mësuesit me njohuri më të

pakta në këto metoda, si dhe mësimdhënësit që ishin më me përvojë në mësimdhënie

ishin më të suksesshëm për të arritur objektivat mësimorë”

Qartësia në mësimdhënie:

Qartësia e mësuesit ndikon në të nxënit e nxënësve.Ekzistojnë lidhje të rëndësishme

midis qartësisë, njohurisë së lëndës dhe të nxënit e nxënësve. Mangësitë në njohuri sjellin

paqartësi te mësuesit, bëjnë që të ndihen të shqetësuar dhe nervozë. Në anën tjetër,

nxënësit ndihen të humbur.Mangësitë e njohurive të tij, pa dyshim e cenojnë nivelin e të

nxënit.

Ngrohtësia:

Ngrohtësia, të qenit miqësor dhe të kuptuarit e mësuesit janë tiparet më të forta të lidhura

me qëndrimet e nxënësve ndaj lëndës.Me fjalë të tjera, mësuesit që janë të ngrohtë,

miqësorë kanë tendencë t’i kenë nxënësit dhe klasën si veten e tyre.Mësuesit që janë

miqësorë i kanë nxënësit më të vëmendshëm dhe janë më të përfshirë në mësim.Duke u

bazuar në këto studime dhe në karakteristikat e mësimdhënësit të suksesshëm, mund të

konstatojmë se faktorët historikë, shoqërorë dhe kulturorë ndikojnë dhe ndryshojnë

perceptimet për një mësimdhënës të suksesshëm. Edhe pse ky studim ka të bëjë me ditët e

sotme të shoqërisë sonë dhe Kosova ka një mjedis kulturor tjetër nga shumica e vendeve

ku janë bërë shumica e këtyre studimeve, megjithatë ky studim ofron perceptimin e

nxënësve për mësimdhënësin e suksesshëm (Musai, 1999).18

18 Sipas, Musai Bardhyl. Psikologji edukimi, zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia.Tiranë 1999. f.275

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

18

5.1 Edukatorja

Pedagogjia parashkollore e thekson rolin vendimtar të edukatores në realizimin e

qëllimeve dhe të detyrave shoqëroro-kombëtare dhe pedagogjike, ngase aktiviteti

edukativo-arsimor, në institucione parashkollore realizohet nën udhëheqjen dhe drejtimin

e edukatores.Edukatorja e organizon dhe e drejton procesin edukativ.Edukatorja fëmijët i

fut në mënyrë të organizuar në botën e natyrës dhe të shoqërisë, me qëllim që tek fëmijët

t’i zhvillojë shqisat, aftësitë intelektuale dhe esstetike dhe vet moralo-kombetare

etj.Edukatorja duke bashkëpunuar me familje, me prindërit e fëmijëve, ajo kontribon në

ngritjen dhe zhvillimin e vetëdijes mbi rëndësinë e edukimit të drejtë familjar.Lidhja

gjithnjë e më e forte e edukimit parashkollor me shkollen fillore ndikon që të rritet numri

i detyrave edukativo-arsimore, të cilat duhet t’i realizojë edukatorja (Veseli, 2005).19

Personaliteti i edukatores

Vetë funksioni i ndërlikuar dhe me përgjegjësi i edukatores i kërkon edhe disa cilësi apo

tipare të caktuara personale, disa aftësi dhe një shkallë të meritushme të arsimit

professional pedagogjiko-psikologjik dhe metodik, cilësi këto që janë parakushte

themelore për t’i kryer me sukses detyrat punuese edukativo-arsimore dhe fëmijet e

moshës parashkollore.Në saje të rezultateve shkencore dhe të disa studimeve pedagogjike

mbi faktorët të cilët e kushtëzojnë suksesin e edukatores, si dhe të disa punimeve

shekncore-teorike, të cilat merren me studimin e cilësive psikologjike dhe të aftësive

pedagogjike të edukatores suksesi i saj varet nga këta faktor:

a) Interesimi dhe dashurija ndaj vokacionit pedagogjik-edukatore parashkollore;

b) Intelegjenca dhe kultura e përgjithshme e edukatores;

c) Talenti vëzhgimtar injohjes së psikologjisë së fëmijës, të qëllimeve dhe metodave të

punës edukative;

d) Takti pedagogjik dhe stabiliteti emocional i edukatoresstabiliteti socio-emocional i

edukatores dhe

e) Arsimi superior i edukatores për punë pedagogjike parashkollore, etj (Veseli, 1994).20

19 Veseli, Abdylaziz, Pedagogjia Parashkollore, Gjilan, 200520 Veseli, Abdylaziz, Dasguria ndaj vakacionit pedagogjik-edukatore parashkollore “Dashuria”, Shkup,1994, fq. 12

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

19

6. PSIKOLOGJIA PËR FËMIJËT PARASHKOLLOR

Parashkollorët shfaqin interes të madh për të mësuar. Kjo do t’i çojë në një proces të

përshpejtuar të zhvillimit konjitiv. Për shembull, ata do të arrijnë zhvillim të shpejtë të të

folurit dhe të njohjes së tekstit, të cilat janë paraprirjës të zhvillimit të aftësivelexuese në

fëmijët e vegjël. Fëmijët me kujtesë pune më të zhvilluar do të jenë më të aftë të

zhvillojnë gjuhën dhe leximin dhe të kontrollojnë atë në një nivel sa më të lartë.

Parashkollorët nuk kujtojnë aq mirësa fëmijët më të rritur dhe të rriturit. Këta fëmijë janë

me të mirë në rinjohje se sa në kujtesë. Studiuesit dyshojnë mbi një sërë shkaqesh të

mundshme për këtë zhvillim. Një shpjegim është se parashkollorëve iu mungojnë disa

aspekte në zhvillimin e trurit të nevojshëm për aftësitë e kujtesës. Një tjetër shpjegim

është se parashkollorët nuk kanë të njëjtin numër dhe lloje eksperiencash si të rriturit kur

procesojnë informacionin.Një arsye tjetër është se fëmijëve ju mungon vëmendja

selective, që do të thotë që atyre ju tërhiqet vëmendja më lehtësisht.Dhe, një tjetër

shpjegim është se fëmijëve ju mungojnë strategjitë mnemonike, si në sasi dhe cilësi, të

cilat janë prezente tek të rriturit (Sigelman, 2009).21

Parashkollorët mësojnë shumë fjalë të reja.Prindërit motrat dhe vllëzerit,

bashkëmoshatarët, mësuesit dhe mediat ofrojnë mundësi për parashkollorë që të rrisin

fjalorin e tyre.Në këtë mënyrë, mësimi i gjuhës ndodhë Brenda një konteksti social dhe

kulturor. Aktorët socializues ofrojnë më shumë se sa vetëm fjalë dhe kuptime. Këta

aktorë i’u mësojnë fëmijëve se si të mendojnë dhe veprojnë në mënyra shoqërisht të

pranueshme. Fëmijët mësojnë gjithashtu rreth shoqërisë, ndërsa mësojnë gjuhën.Vlerat,

normat, zakonet, rregullat, informale dhe formale të sjelljeve transformohen nga mënyra

se siprindërit dhe të tjerët tregojnë përdorim të fjalëve (Zgourides, 2000).22

Fëmijët tipikisht prodhojnë fjalën e tyre të parë rreth moshës 1 vjeç, dhe fjalët dhe

belbëzimet bashkegzistojnë dhe për disa muaj të tjerë më vonë. Ata shumë shpejt arrijnë

në një raport prej 25-50 fjalësh (De Temple, J., & Snow, 2003)

21Sigelman, C. K., & Rider, E. A. (2009).Op.cit., fq. 330

22 Zgourides, G. (2000). Op.cit., fq. 61

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

20

6.1 Teoria zhvillimore

Piazheja studioj sjelljen e fëmijëve nëpërmjet vëzhgimit gjatë kohës së lojës, zgjedhjës së

problemeve dhe eksperimenteve.Piazheja, besonte se zhvillimi konjitiv është një mënuyrë

përshtatje ndaj mjedisit dhe së fëmijet në mënyrë të natyrshme janë të përkushtuar ndaj

eksplorimit dhe kuptimit të gjërave.Piazheja, besoj se ka një moshë të përafërt për

realizimin e proceseve të caktuara të fëmijët (Piaget, 2004).23

Erik Erikson (1902-1994). Në veprën e tij “Fëmijëria dhe shoqëria” (19630 Erikson jep

karakteristikat themelore të zhvillimit të personalitetit të individit.Erikson thekson

zhvillimin e personalitetit në parimin epigjenetik.Në zhvillimin e fetusit organe të

caktuara të trupit shfaqen në kohë të përcaktuar që realisht “kombinohen” për të krijuar

një fëmijë (Erikson, 1993).24

Teoria e zhvillimit konjitiv të Vigotskit përqendrohet në idetë që ndërveprimi social dhe

situatat imagjinare janë kontribuesit kryesor në procesin e zhvillimit konjitiv të

fëmijët.Vigotski besonte që ndërveprimi social ku përfshihen fëmijët i ndihmon ata të

zbulojnë dhe të kuptojnë gjërat që shohin.Fëmija vëzhgon sjelljet e të rriturit dhe ndjek

udhëzimet verbale që jepen prej tij. Më pas fëmija kopjon ato që vëzhgon tek i rrituri,

përpiqet t’i kuptojë ato që vëzhgon dhe udhëzimet që merr duke kopjuar brendësuar dhe

mësuar si t’i zbatoj në jetën e tij (Vygotsky, 1997) .25

23 Piaget, J. (2004). Psikologjia e Inteligjencës. (Ç. Zëre, Përkth.) Tiranë: Plejad., fq. 14824 Erikson, E. H. (1993). Childhood and society. WW Norton & Company.25 Vygotsky, Lev. Mind in Society: The Development of Higher Psychological Processes (Harvard Univ.Press), 1978.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

21

7. VLERЁSIMI SIPAS FUSHAVE KURRIKULARE NЁ KLASЁN

PЁRGATITORE

7.1 Gjuhë dhe komunikim

Klasa përgatitore është klasa gjatë së cilës fëmijet njihen me ambiente shkollore.Fëmijet

përvetësojnë dhe zhvillojnë elementet bazike të shkathtësive, të komunikimit (të

dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit), përmes mësimit të integruar të fushave

lëndore.Kjo klasë u ndihmon fëmijëve të përgaditen për të hyrë në procesin mësimor.

Në këtë klasë, me ndihmën e edukatorit/rës, fëmijet arrijnë të organizojnë mendimet e

tyre për ngjarje e situate të ndryshme dhe të preznatojnë me gojë, përmes vizatimeve,

këngës dhe lojës. Përmbajtjet programore u mundësojnë atyre që në mënyrë sistematike

të krijojnë shprehi për të dëgjuar dhe për të përdorur shkathtësitë e fituara në situata të

ndryshme gjatë procesit mësimor dhe jashtë ambienteve shkollore (MASHT, 2017).26

Zhvillimi gjuhësor: Deri në moshën pesë vjeçare, shumica e fëmijëve, arrijnë të zotërojnë

tingujt e gjuhës së tyre amtare, por mund të kenë mbetur edhe disa tinguj të pazotëruar

tërësisht (Woolfolk, 2011).27

Udhëzimet për vlerësim

Vlerësimi bëhet me qëllim që të verifikojmë te fëmijët, që në ç’shkallë i kanë zotëruar

rezultatet e të nxënit, të identifikohen vështërsitë me të cilat ballafaqohen ata, t’u

mundësohet fëmijëve që të identifikojnë përparsitë dhe pengesat e tyre si dhe t’u

ndihmohet atyre në përmirsimin e pikave të dobëta. Edukatori/ja në vazhdimsi duhet të

vlerësoj njohuritë dhe shkathtësitë që i kanë fituar fëmijët. Theks të veçantë gjatë

vlerësimit duhet ti kushtohet të shprehurit me gojë, vizatimit, këngës dhe lojës (MASHT,

2017).28(Shih Shtojcen A)

26 MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq.1027 Woolfolk, A. (2011). . Botimi i njëmbëdhjetë.CDE. Tiranë28MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 12

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

22

7.2Artet

Kontaktet e para pamore, fëmija i merr në rrethin familjar që në moshë të hershme. Pas

lindjes, fëmija hynë në mënyrë të pa vërejtur në botën e artit duke i vështruar objektet për

rreth, derisa të rriturit kujdesen për të të. Që në momentet e fëmijrisë së hershme, ata

observojnë botën përreth, dallojnë forma, madhësi, ngjyra, objekte të ndryshme të cilat i

ushqejnë shqisat e tyre pamore. Me një kujdes të posaçëm, mund të ndikojmë dhe

ndihmojmë, që në moshë të re, kultivimin e një kulture pamore të drejtë, duke u ofruar

fëmijeve një ambient sa më të pasur, inspiruar në familje dhe në shkollë.

Ngjyrat e ndryshme, format, elementet e ndryshme pamore në ambientin e klasës

përgatitore, janë mjet stimulus i shkëlëqyeshëm për nxitjen e tyre, për të vërejtur sa më

shumë elemente të ndryshme të shprehjes artistike pamore me materiale të ndryshme.

Artet në klasën përgatitore kanë për qëllim që kontaktin e fëmijëve me shkollën si

institucion të ua bëjë sa më edukativ, dhe të kënaqshëm, përmes aktiviteteve të

ndryshme artistike në të cilat ata kanë mundësi të marrin pjesë. Synimi kryesor në këtë

klasë është që fëmijë të nxitën të përjetojnë veprat artistike dhe të fillojnë t’i identifikojnë

interesimet e tyre për ndonjë nga veprimtaritë apo shkathtësitë artistike (vizatim,

pikturim, modelim etj.).Këto aktivitete nxisin zhvillimin emocional, intelektin,

imagjinatën, vëmendjen, interësimin për kreativitet (MASHT, 2017).29

Udhëzimet për vlerësim

Vlerësimi tek fëmijët e përgatitur, nuk bëhet me nota me që qëllimi i fushës së arteve

është që të zhvilllojë kreativitetin e fëmijeve dhe t’i nxis ata, t’i motivoj, por mund të

vlerësohen me fjalë motivuese. Të gjithë fëmijët mund t’i dalin me sukses, në kreativitet

dhe aktivitetet artistik. Që në këtë moshë është mire që fëmijët të nxitën dhe të

ndihmohen, që të bëjnë vlerësimin e punimeve të tyre apo të përformancës në përgjithësi

(MASHT, 2017).30(Shih shtojcen B)

29MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 2630MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 29

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

23

7.2.1Artet (Muzika)

Kontaktet e para me muzikën fëmija i merr në rrethin familjar që në moshë të hershme.

Pas lindjes fëmija hyn në mënyrë të pavërejtur në botën e muzikës, dërisa të rrriturit

kujdesen për të. Atyre u këndohet gjatë vënies në gjumë, dëgjonjë muzikën në rrethin ku

jetojnë, dëgjojnë zërat në natyrë, onomatopetë e ndryshme ritmike dhe melodike etj. Këto

përdoren për edukimin muzikor në moshë të re, duke i konkretizuar këto përjetime nga

jeta e përditshme me lojëra, këngë, ligjërime ritmike, lëvizje etj.

Përmes aktivitetit muzikor tek fëmijet sjellin gëzim, hare, relaksim, entuziazëm dhe në

këtë mënyrë muzika ndikon direkt në pasurimin emocional të tyre, i fisnikëron ata, dhe

njëkohësisht ndikojnë në zhvillimin e dispozitave të ndonjë prej aftësive muzikore, për të

cilën mund të ketë predispozita.

Synimi kryesor i lëndës së muzikës në këtë klasë është që nxënësit të nxitën, të përjetojnë

muzikën dhe të fillojnë të identifikojnë interesimet e tyre për ndonjë nga veprimtaritë,

apo shkathtësitë muzikore (këndim, ritmizim, lojëra muzikore,lëvizje ejt.). Këto aktivitete

nxisin zhvillimin emocional, intelektin, imagjinatën, intersimin për kreativitetin etj

(MASHT, 2017).31

Udhëzimet për vlerësim

Vlerësimi tek fëmijët e klasës përgatitore nuk bëhet me nota, sepse qëllimi i fushës së

arteve është të zhvilloj kreativitetin e fëmijeve, të nxis dhe të motivojë ata, por mund të

shpërblehen me vlerësime simbolike yll, zëmer, diell ata që dallohen me kreativitet dhe

aktivitetet artistike. Që në këtë moshë është mirë që fëmijet të nxitën dhe të ndihmohen

që të bëjnë vlerësimin kritik për performance vetanakë dhe të bashkëmoshatarëve të

klasës duke u nxitur me pyetjet: Si ka/ke kënduar, si ka/ke vallëzuar, si ka/ke vizatuar apo

modeluar etj (MASHT, 2017).32

31MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 3232MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 36

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

24

7.3 Matematika

Të mësuarit e Matematikës në klasë përgatitore, siguron bazën për zotërimin e shprehive

dhe shkathtësive matematikore dhe i përgadit fëmijët për të qenë të suksesshëm në vitet e

mëtejshme të shkollimit. Fëmijët e kësaj moshe vijnë nga mjedise të ndryshme familjare,

dhe me zhvillime jo të njëjtë, andaj është e rëndësishme që edhe programi i matematikës,

të sigurojë një shumëllojshmëri mundësisht të të nxënit përmes materialeve të

përshtatshme mësimore, metodologjive adekuate të mësimdhënjes dhe angazhimin e

përhershëm për zhvillimin e aftësive të fëmijeve.Në klasën përgatitore, matematika nuk

duhet të konceptohet si lëndë e veçantë, por si fushë e një pjese të integruar të

aktiviteteve të përditshme.Është me rëndësi që fëmijët në klasë përgatitore, të edukohen,

të arsimohen dhe argëtohen përmes matematikës. Andaj duhet bërë një lidhje e mirë e

matematikës me fusha të tjera, për të siguruar preceptim dhe motivim të lartë të fëmijeve,

të cilët nëpërmjet lojrërave t’i emitojnë të rriturit dhe eksperimentojnë atë që kanë parë, të

mësojnë ti zgjedhin problemet dhe të punojnë bashkarisht me të tjerët.(MASHT, 2017).33

Udhëzimet për vlerësim

Në përputhje me parimet e qasjes të të nxënit bazuar në kompetenca, vlerësimi për këtë

klasë konsiderohet si element i cili përqendrohet në nivelin e zhvillimit të shkathtësive

dhe përmbushjes së kompetencave.Vlerësimi tek fëmijët nuk bëhet me nota, por si qëllim

ka të zhvilloj kreativitetin e fëmijëve, të nxis dhe të motivojë ata. Ata mund të

shpërblehen me vlerësime simbolike yll, zemër, diell, etj., që dallohen me kreativitet në

zhvillim të aktiviteteve.Vlerësimi i arritjës së fëmijeve në klasën përgaditotre në

matematikë, realizohet nëpërmjet evidencës së vlerësimit të vazhdueshëm,vëzhgimi,

vlerësimi përmesportofolit, ndërsa raportimi i të arriturave bëhet përmes përshkrimeve

me komente konstruktive.34(Shih Shtojcen C)

33MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 4034MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 45

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

25

7.4 Shkencat e natyrës

Fusha kurrikulare Shkencat e natyrës në shkallën e pare mësohet nga fëmijët përmes

lëndës Njeriu dhe natyra, e cila integron njohuritë, të kuptuarit, shkathtësitë qendrimet

dhe vlerat nëpërmjet disiplinave: Biologji, Gjografi, Fizikë dhe Kimi.Lënda njeriu dhe

natyra në klasën përgaditore, u mundëson fëmijëve që në mënyrë aktive të njohin dhe

hulumtojnë botën përreth tyre, të provojnë gjëra për të pare se çfarë do të ndodh, të

dallojnë karakteristikat fizike të objekteve dhe materialeve, karakteristikat e botës së

gjallë, ndryshimet klimatike, ndryshimet në tokë, zgjedhin dhe përdorin mjete dhe

material të ndryshme për të zgjuar interesimin dhe kërshërinë e fëmijëve.

(MASHT, 2017).35

Udhëzimet për vlerësim

Vlerësimi i fëmijëve mbeshtetet në rezultatet e të nxënit të programit lëndor dhe

shkathtësive, vlerave dhe qëndrimeve në lëndën Njeriu dhe natyra.

Metoda që duhet të përdoren në shkencat e natyrës:

Vlerësim me gojë (diskutime, debate, prezantime)

Vlerësimin e punës praktike/eksperimente

Vlerësimin individual dhe grupor gjatë lojës/punës kërkimore

Listë kontrolli

Portfolion

Edukatori/ja harton planin vjetor për vlerësimin e fëmijëve, i cili duhet të miratohet nga

të gjitha grupet e interestit (aktiv professional, drejtoria e shkollës, nxënësit dhe

prindërit). Fëmijët e klasës përgatitore, klasës së parë dhe të dytë të shkallës I (Klasa

përgatitore dhe klasat 1-2), vlerësohen vetëm me vlerësimin përmbledhës 1 (VP1),

përcjellë me komente

konstruktive të standardizuara, kundrejt rezultateve të të nxënit (MASHT, 2017).36

(Shih Shtojcen D)

35MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 4836MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 52

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

26

7.5 Shoqëria dhe mjedisi

Lënda Shoqëria dhe mjedisi, në klasën përgatitore, luan rol të rëndësishëm në zhvillimin

e njohurive, shkathtësive vlerave dhe qëndrimeve të fëmija. Përmes kësaj lënde fëmija do

të ketë mundësi të kuptojë raportet me të tjerët, duke filluar nga familja e më gjërë.

Lënda Shoqëria dhe mjedis, i do t’i zgjërojë njohuritë rreth zhvillimeve në lagjen ku jeton,

me bashkëmoshatarët dhe pErsonat e tjerë me të cilët e ndanë hapsirën e banimit dhe të

veprimit si p.sh., rreth kujdesit për mjedisin, organizimeve të ndryshme, si dhe

vendimeve të cilat i merr aidhe të tjerët. Njohuritë e kësaj lëndë i mundësojnë fëmijës që

të mësojnë për të jetuar së bashku me të tjerët, të kultivojë identitetin e tij të shumëfishtë,

njekohësisht dhe kujdesin për zhvillimin e qëndrueshëm (MASHT, 2017).37

Udhëzimet për vlerësim

Vlerësimi bëhet me qëllim të përcjelljes së progresitë nxënies së fëmijës dhe reflektimit

në mësimdhënie. Edukatori duhe ta harmonizojë vlerësimin me atë që ka planifikuar,

synuar, ta arrijë tek fëmija duke u mbështetur në programin e lëndës Shoqëria dhe

mjedisi.Kështu aplikimi i vlerësimit përmes vëzhgimit të vazhdueshëm të arritjeve të

fëmijëve dhe mbajtja e evidences për qellime dokumentimi dhe planifikimi i punës së

mëtutjeshme me fëmijët është e domosdoshme. Vëzhgimi i punës në grupe dhe nisma

individuale mund të vlerësohet edhe përmes teknikës që njihet si buletini i pjesëmarrjes

apo listës së kontrollit, etj.

Është e rëndësishme që nga kjo moshë të kultivohet shprehija e vetëvlerësimit e cila

mund të realizohet me mbajtjen e dosjeve të fëmijëve, ku ata ruajnë punimet e tyre

representative, si: pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme dhe angazhime të tjera që

lidhen me rezultatet e parapara për këtë moshë të fëmijëve.

Vlerësimi gjithnjë duhet të jetë i paanshëm, të ketë karakter motivues në mënyrë që

fëmija të motivohet dhe të synoj arritje sa më të larta (MASHT, 2017).38

(Shih Shtojcen E)

37MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 5638MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 60, 61

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

27

7.6 Edukatë fizike, sportive dhe shëndeti

Veprimtaria fizike-lëvizore dhe aktivitetet sportive janë pjesë domëthënëse e veprimtarisë

edukative në fëmijëri të hershme, dhe zë një hapsirë shumë të rëndësishme në ndikimin e

pa diskutueshëm në zhvillimin psikiko-fizik, social-emocional dhe shëndëtsorë të

fëmijëve.Fusha e zhvillimit Edukatë fizike, sporti dhe shëndeti, do të përforcojë njohuritë

e çdo fëmije dhe do t’i siguroj ati/asaj përvoja, aftësi dhe njohuri të reja, të cilat do të

zgjërojnë edhe më tej formimin kulturor, fizik e shëndetësor (MASHT, 2017). 39

Udhëzimet për vlerësim

Vlerësimi mbështetet terësisht në rezultatet e programit edukativ sipas grupmoshës dhe

edukatori/ja nuk ka të drejtë të vlerësoj fëmijët për ato rezultate që nuk përshkruhen në

program.Objektiv i vlerësimit nuk janë vetëm njohuritë dhe aftësitë, por edhe qëndrimet e

fëmijëve.

Edukatorja zhvillon një larmi mënyrash vlerësimi si:

Përdor fjalë e shprehje inkurajuese gjatë të nxënit

Korigjon me takt pedagogjik lëvizjet e gabuara

Përcakton kohën e realizimit të veprimtarisë lëvizore mbi bazën e

progresit individual

Distanca në metra e arritur nga veprimi lëvizor mbi bazën e progresit

individual

Shënjat e mbi ngarkesës gjatë aktiviteteve fizike dhe lëvizore

Përshkruan dhe komenton përformancen e fëmijës për fushën e edukatës

fizike në portefolion përsonale të fëmijës

Portefolio i fëmijës është mundësi vlerësimi dhe vetëvlerësimi, është një përmbledhje e

përformancës gjatë vitit shkollorë për një fushë të caktuar.Ajo mund të përmbaj detyra

tematike praktike, foto dhe CD të demonstrimit të aftësive lëvizore për linja të

ndryshme të programit (MASHT, 2017).40(Shih Shtojcen F)

39MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 6440MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 68

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

28

7.7 Jeta dhe puna

Programi lëndorë për fushën kurrikulare – Jeta dhe puna, në klasën përgatitore synon që

përmes lojës, si aktiviteti kryesor i të nxënit të kontribuoj në arritjen e kompetencave të

shkallës së parë, gjithashtu përmes përmbajtjes të arrij edhe rezultatet e të nxënit për

fushë.Ky program, ofron mundësi që të trajtohen tema me të cilat aktivitetet e larmishme

bëjnë që fëmija të përfshihet me vetë dëshirë dhe nxitën për të eksploruar mjedisin

përreth. Fëmijët e kësaj moshe vijnë nga mjedis të ndryshme familjare dhe me zhvillime

jo të njejtë, andaj është e rëndësishme që edhe programi i fushës kurrikulare – Jeta dhe

puna duhet të siguroj një shumëllojshmëri mundësisht të të nxënit.

Nëpërmjet situatave të thjeshta jetësore dhe aktiviteteve të ndryshme (lojëra, simulime

etj) fëmija mëson me një qasje aktive, ushtron punën praktike në shkollë, shtëpi dhe në

mjedisin ku jeton, duke zhvilluar shkathtësi për jetë dhe punë (MASHT, 2017).41

Udhëzimet për vlerësim

Në përputhje me parimet e qasjes së të nxënit bazuar në kompetenca, vlerësimi

konsiderohet si element i mësimdhënies, i cili përqendrohet në nivelin e arritjës së

kompetencave.Vlerësimi përmbajtjes lidhet me zotërimin e njohurive dhe demonstrimin e

aftësive nëpërmjet treguesve të besueshëm për progresin e fëmijëve. Gjatë vlerësimit

edukatorja, duhet të ketë parasysh rezultatet e të nxënit për tema mësimore të klasës, duke

i pasë parasysh rezultatet e shkallës.

Vlerësimi i arritjes së fëmijëve në klasën përgatitore realizohet nëpërmjet evidences së

vlerësimeve të vazhdueshëm, vëzhgimit në klasë, punës praktike, në veçanti vlerësimi

përmes portefolios, ndërsa raportimi i të arriturave të fëmijëve bëhet përmes

përshkrimeve me komente konstruktive (MASHT, 2017).42(Shih Shtojcen G)

41MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 7242MASHT, Plani dhe program mësimor klasa pëgatitore, Prishtinë, 2017, fq. 76, 77

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

29

8. MЁNYRAT E VLERЁSIMIT

Operacionalizimi i ndryshores së vlerësimit është zbërthyer në katër komponentë të cilët

janë:

Dosja e nxënësit

Mbledhja e qëllimshme e shembujve të punës së nxënësve, të cilat demonstrojnë

përpjekjet, përparimin dhe nivelin e të kuptuarit të tyre gjatë një periudhe kohore,

përbëjnë tiparet kryesore të dosjes së nxënësit. (William dhe Thompson ,2008).

Vetëvlerësimi i nxënësve

Vetëvlerësimi është një tjetër mjet i vlefshëm për të matur të nxënit.“Nëse nxënësit janë

të angazhuar në vlerësimin e punës së tyre, ata përpiqen të mësojnë kriteret për një

performancë të cilësisë të lartë dhe ata janë të gatshëm ti aplikojnë ato.(Herrera et al.,

2007).

Vlerësimi i njëri- tjetrit

Gjatë vlerësimit të njeri- tjetrit, nxënësit vlerësojnë punën e shokëve të klasës në

krahasim me kriteret e vendosura nga mësuesi, apo nga nxënësit dhe mësuesi.Sipas Gipps

(1992) “Vlerësimi i njëri tjetrit u mundëson nxënësve të zhvillojnë aftësitë dhe

shkathtësitë, të cilat u mohohen atyre në një mjedis të të nxënit, ku mësuesi vlerëson

punën e tyre.”

Pyetje strategjike të mësuesve gjatë vlerësimit me gojë

“Pyetjet strategjike nxisin një debat të përbashkët, duke krijuar konflikt, i cili kërkon

diskutim dhe inkurajon nxënësit të mendojnë nga këndvështrime të ndryshme”. (Black et

al.,2003)

Vetëvlerësimi

Sipas Cast dhe Burke (2002), vetëvlerësimi i referohet, “vlerësimit të përgjithshëm

pozitiv të një individi për veten“ (f. 1042), i cili përbëhet nga dy dimensione të

dallueshme, si kompetenca dhe vlera. Dimensioni i parë bazohet në efikasitetin dhe ka të

bëjë me shkallën e perceptimit të vetvetes si i aftë dhe efikas, ndërsa dimensioni i dytë

bazohet në vlerë, e cila përfshin shkallën në të cilën individët ndjehen persona me vlera.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

30

SHTOJCAT

Shtojca A

Formo figuren sipas alfabetit.

43

43 Huazuar nga interneti

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

31

Shtojca B

Formo figurat dhe ngjyros.

44

44 Huazuar nga interneti

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

32

Shtojca C

Numëroni dhe shkruani numrin e skatë në kuti!

Cili grup ka më së shumti forma? Si e dini?

Rretho breshkën me numër më të madh të tullumbaceve.

45

45 Huazuar nga Keren Zerom

4 62

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

33

Shtojca D

Lidh kafshët me shtëpit e tyre.

46

46Huazuar nga interneti

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

34

Shtojca E

Ngjyros figurat. “Fëmijet e botës”

47

47 Huazuar nga interneti

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

35

Shtojca F

1.Fëmija mund të kapë topin e madh.

2.Fëmija mund të kapë topin e vogël.

3.Fëmija mund të ngjitet në një mur të pjerrët me vrima.

4. Fëmija mund të kërcej me litarë.

5.Fëmija mund të hecë duke udhëhequr me top.

6.Fëmija mund të notojë në pishinë.

7.Fëmija mund të shutoj topin e madh.

8.Fëmija mund të shutoj topin e vogël.

Kuptimi i figurave:

1. E pasaktë

2. Mesatarisht e saktë

3. Plotësisht e saktë

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

36

Shtojca G

Ngjyros figurat dhe përserit profesionet.

48

48 Huazuar nga interneti

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

37

RAPORT I VLERËSIMIT TË PROGRESIT

Trupi, Shëndeti dhe Motorika e vogël(fine)

Fëmija mund të prejë me gërshërë dhe të ngjet me ngjitës saktësisht.

Trupi, Shëndeti dhe Motorika e madhe

Fëmija mund të bëjë lëvizje si: balancim, ngjitje, hedhje me njërën këmbë.

Përmbajtja, kuptimi

Fëmija mund të tregojë gjërat e mësuara; Vargje, këngë, njohuri, lëvizje.

Fëmija mund ta modeloj kubin dhe format të tjera themelore gjeometrike.

Fantazia dhe kreativiteti

Fëmija mund të luaj me lodra të ndryshme.

Fëmija mund të zhvillojë ide dhe të gjenerojë lojëra të reja.

Të nxënit dhe reflektimi

Fëmija mund të përqendrohet duke ruajtur qetësinë dhe vetkontrollin.

Gjuha dhe komunikimi

Fëmija tregon ngjarjen sipas hierarkisë duke i përfshi elementet kyqe.

Fëmija merr pjesë në diskutime, i përmbahet rregullave të vetëdiskutimit.

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

38

Autonomia dhe ndërveprimi social

Fëmija mund të merr përgjegjësi në përveprimet e veta (mbledhja e lodrave, respektimi i

regullave, respektimi i marrëveshjeve etj.).

Fëmija mund t’i kryej apo t’i shtyej nevojat e tij, varësishtë nga situata .

Fëmija mund t’i kryej vet nevojat e tij (veshëmbathja, shkurja në tualet etj.)

Fëmija është i kujdesshëm ndaj të tjerëve, shprehë interesim për ndihmë.49

Vitin vijues ku e shohim fëmijën tonë?

1. Në klasë të parë

2. Përsëri në kopsht

3. Nuk e di

Kuptimi i figurave:

1. E pasaktë

2. Mesatarisht e saktë

3. Plotësisht e saktë

49 Huazuar nga Mimoza Bytyqi, Kopshti “Zgjimmi”, Gjakovë, 2018

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

39

DIPLOMA

Pas përfundimit të klasës parashkollore fëmijet shpërblehen me diplomë.

(Emri dhe Mbiemri)Për përfundimin e klasës parashkollore

2017/2018Fëmija i njeh shkronjat, numrat, format gjeometrike, ngjyrat si dhe ka shfaqur kuriozitet

për natyrën,botën e gjallë jo të gjallë dhe njeriun.

diplomë

50

50 Huazuar nga Mimoza Bytyqi, Kopshti “Zgjimmi”, Gjakovë, 2018

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

40

PËRFUNDIMI

Si përmbledhje, çka është me më rëndësi në lidhje me vlerësimin është që të kuptohet se

si mund të përdorën metodat dhe idetë e përgjithshme e fundamentale të vlerësimit për të

përmisuar nxënien e nxënësve dhe efikasitetin ne mësimdhënien e mësimdhënësve.

Këtë do ta arrijnë mësimdhënësit duke mësuar për konceptet metodat dhe procedurat

teorike dhe teknike edhe për vlerësim të shkallës së gjërë edhe për atë të bazuar në klasë,

dhe duke i zbatuar këto baza nëmësimdhënien e tyre.

Duke u bazuar në historikun e vlerësimit vijmë në përfundim se vlerësimi është përdorur

qysh në kohët e lashta.

Procesi i vlerësimit është mjaft i gjërë dhe mjeft kompleksiv i cili është përfshirë në disa

kapituj, tituj dhe nëntituj në të cilin janë shtjelluar forma, mënyra të vlerësimit e në

veçanti vlerësimi me shkrim me theks të vaçant testimi.

Page 41: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

41

LITERATURA

Gjoshi, Ragip, Mësimdhënia e gjuhës shqipe, Prishtinë, 2016

MASHT, Kurrikula Bërthamë, Prishtinë, 2016

MASHT, Plani dhe Programi Mësimor Klasa Përgaditiore, Prishtinë, 2016

MASHT, Udhëzues Praktik për Zbatimin e Kurrikulës (për klasën parafillore dhe arsimin

fillor), Prishtinë, 2014

MASHT, Vlerësimi sipas Kurrikulës së bazuar në Kompetenca, Prishtinë, 2016

USAID, MASHT, Vlerësimi Formativ, Prishtinë, 2013

MASHT, Korniza Kurrikulare, Prishtinë, 2016

MASHT, Udhëzuesi Administrativ, Prishtinë, 2016

Bardhyl, Musai, Metodologjia e Mësimdhënies, Tiranë, 2003

Reçica, Sahare: Mbështetja e qendrave burimore për fëmijët me nevoja të veçanta

arsimore të përfshirë në shkolla të rregullta, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë,

2013

Ligji për Arsimin Parauniversitar, MASHT, Prishtinë, 2011

Musai, Bardhyl, Psikologji edukimi, zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia. Tiranë 1999

Veseli, Abdylaziz, Pedagogjia Parashkollore, Gjilan, 2005

Veseli, Abdylaziz, Dasguria ndaj vakacionit pedagogjik-edukatore parashkollore

“Dashuria”, Shkup, 1994

Page 42: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

42

REFERENCAT

William, D., dhe Thompson, M. (2008). Integrating assessment With learning (53-82).

Tunstall, P. Gipps, C. (1996). British Educational Research Journal, 389- 404.

Herrera, S. G., Murry, K.G., dhe Cabral, R. M. (2007). Pearson Education Inc.

Cast, A. dhe. (2002). A theory of self-esteem. Social Forces, 80 (3), 1041-1068.

Black, P., Harrison, C., Lee, C., dhe Marshall, B. (2003).Assessment for learning.

Keren Zerom – Testi nga matematika.

Mimoza Bytyqi, Kopshti “Zgjimmi”, Gjakovë, 2018

Morrison, G. (2011), Fundamentals of Early Childhood education, 6-th Edition,

University of North Texas, USA, fq.4

Woolfolk, A. (2011). . Botimi i njëmbëdhjetë.CDE. Tiranë

Sherr Bennett and Dale Armstrong, Putting the Focus on Learning” Shifting Classroom

Assessment Practices (Chapter 13)

Kelly L Maxvell, Richard M Clifford, School readiness assessment, 2004

http://www.european-agency.org/sites/default/files/Organisation-of-Provision-

LiteratureReview.pdf,fq.48, shkarkuar në korrik, 2018

Kërkime Pedagogjike, Përmbledhje punimesh, nr.3, Instituti Pedagogjik i Kosovës,

Prishtinë, 2012

Page 43: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjota.pdf · nevojë për mundësi të shumta të shkrimit, zhkarravitjes dhe vizatimit duke përdorur mjete të ndryshme si ngjyrat, pastelat,

43

AUTOBIOGARFIA

Quhem Vlora Gjota, e lindur me 02.11.1995 në Junik.Shkollën fillore e kam përfunduar

në Junik, kurse shkollën e mesme në shkollën e mjeksisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë.

Studimet i kam vazhduar në fakultetin e edukimit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Punën si mësimdhënëse do ta vazhdoj me plot vullnet, përkushtim dhe dashuri ndaj

fëmijëve sepse ata janë shtylla dhe ardhmëria e kombit.