PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · e vështirë sepse jam marr me një fushë...
Transcript of PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Diplome... · e vështirë sepse jam marr me një fushë...
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS „‟ FEHMI AGANI‟‟
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA GJUHË SHQIPE
PUNIM DIPLOME
Tema: Ndajfolja përcaktore
Mentori: Kandidatja
Prof. asoc.dr Xheladin Zymberaj Rinore Rexhepi
Gjakovë, 2018
2
Ky punim diplome u mbrojt më_______________ para Komisionit
Vlerësues në përbërje
1. ________________ Kryetari
2.________________ Anëtari
3. ________________ Anëtari
Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën:(_________)
Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit Vlerësues:
1.______________________
2.______________________
3.______________________
3
Shkallët e ndajfoljeve njohuri të përgjithshme __________________________________9
.
Formimi i ndajfoljeve ______________________________________________________17.
Periudha me fjali të varura përcaktore _______________________________________20.
3.6.1 Fjalia përcaktore me ngjyrim shkakor______________________________________22.
3.6.2. Fjalia përcaktore me ngjyrim qëllimor ____________________________________25.
Përfundimi__________________________________________________________________27
.
Literatura__________________________________________________________________28.
.
.
4
Abstrakt
Është knaqësi që më në fund kam arritur në këtë pikë të studimeve, dhe të kem
rastin të punoj këtë temë të studimeve përfundimtare . Duke shfrytëzuar literaturën arrita
të përmbledh disa nga elementet kryesore që duhet të ceken në lidhje me temën e këtij
punimi.
Padyshim që një ndihmesë të madhe kam marr nga literatura. Për mua nuk ka qenë
e vështirë sepse jam marr me një fushë në të cilën kisha njohuri të duhura besoj te
kemë arritur sado pak qëllimit.
Besoj që kam arritur të përfshijë pikat themelore që lidhen me temën në fjalë. Në
shkrimin e punimit kam respektuar rregullat etike të punës shkencore dhe akadamike të
Universitetit të GJakovës përkatësisht Fakultetit të Filologjisë_Dega GJakovë.
5
Hyrje
Ky punim i diplomës, i hartuar dhe i sistemuar në këtë mënyrë, është rezultat i një
pune të gjatë dhe të parreshtur shkencore që ka të bëj me ndajfoljet- me
karakteristikat, me shkallët dhe formimin e tyre..
Në këtë punim janë theksuar veçuritë dhe përkufizimet me të rendesishme mbi ndajfojen
dhe rolin e saj në të folmet e gjuhës se sotme letrare.
Motivi kryesor që më ka nxitur të merrem me hulumtimin e kësaj pjese të rëndesishme
ishte deshira për të hulmtuar lidhur me rolin e ndajfoljes në fjali, si pjesë e
pandryshueshme e ligjëratës.
Zgjedhja e kësaj teme nuk është bërë në mënyrë të rastesishme përkunder njohurive që
kisha për temën gjithnjë jam mbeshtetur në literaturen e cila përfshin elementet e duhura
lidhur me punimin. Objekti kryesor i këtij punimi është ndajfolja përcaktore si pjesë
gramatikore e rëndësishme për përdotrimin e gjuhës së sotme letrare.
Në këtë punim bëhet fjalë për ndajfoljen përcaktore si dhe për periudhat e ndajfoljes
përcaktore. Pra ndajfoljet përcaktore emërtojnë tiparin e veprimit të shprehur nga folja si
dhe shkallën e intensitetit të këtij veprimi ose një tipari.
Punimi është ndarë në disa pjesë kryesore, dhe secila pjesë paraqet një tërësi të veçantë,
të cilat kanë lidhje të ngushtë përmbajtësore në mes veti. Nga kjo që u theksua më
sipër, jemi përcaktuar që sistemi dhe struktura përmbjatsore të ketë radhitje: hyrja, pjesët
kryesore dhe shqyrtimet përfundimtare si dhe pasqyra e literaturës së shfrytezuar.
6
Në pjesën hyrëse të punimit, bëhet një vështrim i përgjithshëm mbi përmbajtjen dhe
klasifikimin e ndajfoljeve të cilat konsiderohen pjesë të rëndesishme për ndertimin e
fjalive të gjuhës standarte . Në pjesën e parë të këtij punimi trajtohen veçuritë
morfologjike dhe funksioni që kryen ndajfoljet përcaktore në fjali.
Pjesa përfundimtare përfshinë përpjekjen për të dhënë një përfundim të punës së bërë, që
është rezultat i hulumtimit të punimit të diplomës që i referohet gjendjes së tanishme.
Përkundër përkushtimit tim serioz për të shtjelluar këtë çështje të rëndesishme, jam e
ndergjegjshme për mangësitë e punimit dhe të metat eventuale të tij.
Megjithatë i mirëpres të gjitha vërejtjet profesjonale dhe sugjerimet eventuale që mund
t‟i bëhen këtij punimi, me qëllim të begatimit dhe ngritjes së cilësisë së tij. Gjithësesi,
do bëjmë përpjekje, që këto të meta dhe mangësi t‟I menjanojmë.
Në këtë rastë i shpreh falenderimet e mia mentorit të punimit, Prof,asoc,dr. Xheladin
Zymberaj, i cili me kujdes dhe përkushtim të posaçëm përcolli punen time dhe me
udhëzimet të mirëfillta bëri që puna ime të përfundoj me suskses.
Falenderime të veçanta u shprehu edhe anëtareve të Komisionit Profesional për ndihmen
e pakursyer, për sugjerimet e dhëna dhe bashkëpunmin me rastin e hartimit të këtij
punimi të diplomës.
7
Ndajfolja
8.1 Njohuri të përgjithshme
Ndajfolja është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që emërton një tipar të veprimit a
të gjendjes, rrethanat në të cilat vërtetohet ky veprim, ose tregon shkallën e një cilësie a
të një rrethane ose intensitetin e veprimit.
Pandryshueshmëria është ajo ve ori morfologjike që e dallon ndajfoljen nga pjesët e
lakueshme e të zgjedhueshme. Edhe në ato raste kur vijnë prej pjesësh të ndryshueshme
të ligjëratës, ndjfoljet përdoren vetëm në formë të ngurosur. Krahaso, p.sh., fjalët vjet,
mot, rreth, rrotull, motit etj.
Ndajfolja si pjesë e pandryshueshme ligjëratë nuk ka asnjë nga kategoritë gramatikore
karakteristike për pjesët e ndryshueshme të ligjëratës. Ajo ka vetëm kategorinë e
shkallës, e cila, ashtu si të mbiemrat, shprehet vetëm në mënyrë analitike. Veçori të tjera
morfologjike të ndajfoljeve janë: a) lidhja fjalëformuese e kuptimore me pjesë të tjera të
ligjëratës; b) sistemi i veçantë i prapashtesave, kur ndajfoljet janë të prejardhura;
c ) numri i madh i lokucioneve.
Ndajfoljet përdoren rregullisht pranë një foljeje, pranë një mbiemri e pranë një
ndajfoljeje,
Meqenëse janë fjalë emërtuese, ndajfoljet kanë kuptim të mëvetësishëm leksikor dhe në
fjali përdoren si gjymtyrë më vete.
Ndajfoljet në fjali mund të përdoren si rrethanorë, si përcaktorë dhe si pjesë emërore e
kallëzuesit.
8
Për sa i përket structurës, ndajfoljet ndahen në; ndajfolje të parme: mirë, keq, bukur, të
prejardhura: trimërisht, dorazi, fluturimthi, të përngjitura a të përbëra: kudo, kurdo,
gjithnjë dhe lokucione: sot për sot, ditë për ditë, një nga një etj.
8.2.1. KLASIFIKIMI I NDAJFOLJEVE
Sipas funksionit që kryejnë në fjali, ndajfoljet ndahen në: 1. ndajfolje përcaktore, dhe
2. ndajfolje rrethanore.
Ndajfoljet përcaktore emërtojnë tiparin e një veprimi të shprehur nga folja si dhe
shkallën e intensitetit të këtij veprimi ose të një tipari: Bilbili ia thotë bukur, lumi vete
gjithë vale.- Të ngrihemi gjithë në këmbë dhe atëhereë turku do ta ketë keq.
Brenda grupit të ndajfoljeve përcaktore dallojmë: a) ndajfoljet e mënyrës, dhe b)
ndajfoljet e sasisë.
Ndajfoljet rrethanore emërtojnë rrethanat, në të cilat kryhet veprimi i shprehur nga folja
P.sh :. Në fillim Andrea u skuq, pastaj u inatos, por më në fund, duke u përtypur, e
pranoi gabimin.
Sipas kuptimit që kanë, ndajfoljet rrethanore ndahen në a) ndajfolje kohe, b) ndajfolje
vendi dhe c) ndajfolje shkaku.
Lidhja e ndajfoljeve rrethanore me fjalët që përcaktojnë, është në përgjithësi e dobët.
Kurse ndajfoljet përcaktore kanë një lidhje më të ngushtë me fjalët që përcaktojnë. Për
ndajfoljet përcaktore rendi më i zakonshëm është folje + ndajfolje, ndërsa për ndajfoljet
rrethanore po kaq i zakonshëm është edhe rendi i ndërsjelltë ndajfolje + folje.
Edhe nga pikëpamja e formimit ndajfoljet përcaktore ndryshojnë nga ndajfoljet rrethanore.
2
9
Tipi i formimit me prapashtesë, siç do të shihet më poshtë është karakteristik vetëm për
ndajfoljet përcaktore, e, mbrenda tyre, vetëm për ndajfoljet e mënyrës, ndërsa është
mjaft i rrallë te ndajfoljet rrethanore.
8.2.2. NDAJFOLJET PËRCAKTORE
1. Ndajfoljet e mënyrës. Termi mënyrë këtu përdoret me një kuptim mjaft të gjerë,
sepse në të vertetë te ndajfoljet përcaktore të mënyrës përfshihen ndajfolje që nga ana
kuptomore janë të ndryshme. Midis kuptimeve të shumta mund të vihen në dukje
këto:
a) Ndajfoljet e mënyrës të tipit mirë, keq, që përputhen me trupin e mbiemrave
përgjegjës; i mirë, i keq, në përdorimet më të përgjithshme emërtojnë cilësnë e
veprimit, ose tregojnë thjesht si kryhet veprimi i shprehur nga folja. Të tilla janë
ndajfoljet bukur, ëmbël, lehtë etj. P,sh. Sa bukur ishte mbrëmë tha astrologu (I.Kadare-
Kështjella fq.77.).1
b) Disa ndajfolje të tjera përcaktojnë ecurinë e procesit të veprimit. Nga kuptimi këto
ndajfolje afrohen shpesh me ato të sasisë dhe të kohës. Të tilla janë: menjëherë, pak
nga pak, papritur etj P,sh. Tendat e ngritura një ditë përpara menjëherë ishin
shendërruar në kasaphane.(I.Kadare-Kështjella fq,78.)
c) Një nëngrup tjetër ndajfoljesh të mënyrës tregojnë përmasa. Të tilla janë ndajfoljet
cekët, gjerë, gjatë, thellë etj.
ç) Ndajfoljet e formuara me prapashtesën - ( i )sht kanë kuptime të veçanta. Këto
ndajfolje kanë kryesisht vlerën e togut në mënyrë + mbiemri prej të cilit formohet
1 Ismail Kadare “Kështjella” Prishtinë 2004.
10
ndajfolja, të togut parafjala me + emri prej të cilit formohet ndajfolja, ose të togut nga
pikëpamja ose ana + mbiemri prej të cilit formohet ndajfolja. Të tilla janë ndajfoljet:
artistikisht, ashpërsisht, besnikrisht, zyrtarisht etj.
Si ndajfolje mënyre merren edhe fjalët e tipit: shqip, frengjisht, anglisht d.m.th fjalët që
tregojnë se në ç‟gjuhë flet ky ose ai popull.
Si ndajfolje mënyre merren edhe ndajfoljet pyetëse si e qysh, kur përdoren nëpër fjali
pyetëse të drejta e të zhdrejta.
2. Ndajfoljet e sasisë. Këto ndajfolje përcaktojnë kryesisht foljet, duke shprehur
intensitetin a shkallën e veprimit. Ato mund të përcaktojnë edhe emra prejfoljorë,
mbiemra e ndajfolje.
Kur përdoren pranë mbiemrave dhe pranë ndajfoljeve luajnë rolin e një mjeti gramatikor
që shërben për formimin e shkallës si të mbiemrave ashtu edhe të ndajfoljeve.
Ndajfoljet përcaktore të sasisë përdoren kështu në dy funksione: së pari, si përcaktuese të
veprimit të emërtuar nga folja.
Ndajfoljet e sasisë, pra, mund të tregojnë masën e realizimit të një veprimi ose shkallën
e një cilësie a të një rrethane. Intensitetin a shkallën e realizimit të veprimit e shprehin
ndajfolje e lokucione të tilla si: fort, fort e më fort, shumë, tepër, etj. : `
Lokucionet ndajfoljore të tipit,: një herë, dy here, tri here etj, si dhe ndajfoljet e tipit:
një fish, dy fish, tre fish etj, përdoren për të shprehur intesitetin e shkallës së një
cilësie a të një rrethane. .P.sh Kjo ishte një shtëpi për dyfish më e lartë se fqinja e
11
saj,
me të cilin kishte oborr të përbashkët të ndarë me një mur të hollë. Mos, bir. dëgjomë
mua, se kam jetuar tri here më shumë se ti.
Aq, kaq, mjaft, pak, shumë përdoren edhe si ndajfolje, edhe si përemra të pacaktuar.
P.sh.: Atëherë derdhëshin të tjerët që u vinin pas, dhe mezi i ngrinin, aq qenë dobësuar
nga udha e të ftohtit. Dhe, ia fillonte, me gishtërinj të dorës, të bënte hesap kaq voza
nga aq, kaq, kaq javë nga aq kaq.
3.2.8 NDAJFOLJET RRETHANORE
1.Ndajfoljet e kohës. Ndajfoljet e kohës emërtojnë një rrethanë kohore d.m.th, kohën kur
kryhet a kohën sa zgjat veprimi ose gjendja e shprehur nga një folje ose nga një emër
prejfoljor i nyjëzuar. Pra, ndajfoljet e kohës përcaktojnë kryesisht foljet dhe emrat
prejfoljorë, por ato mund të përcaktojnë edhe mbiemrat prejfoljorë dhe pjesoret.
Ndajfoljet e kohës mund të tregojnë:
a) kohën e saktë të kryerjes së një veprimi lidhur me çastin e ligjërimit. Me këtë
kuptim përdoren ndajfoljet; dje, nesër, pardje, pasdreke etj.
b) kohë të papërcaktuar me saktësi; kjo shprehet nga disa ndajfolje e lokucione
ndajfoljore si: dikur, njëherë, njëditë prej ditësh etj.
c) kohën e zgjatjes së një veprimi a të një gjendjeje ose dendurinë e tyre, si dhe
përforcimin e përseritjen rregullisht të një veprimi pas një periudhe të caktuar kohe e
shprehin ndajfolje e lokucione ndajfoljore si; gjatë, gjithëmonë, gjithënjë kurdoherë etj.
ç) një veprim të çastit; këtë e tregojnë ndajfolje të tilla si; aty për aty, menjëherë,
12
njëherë përnjëherë etj.
d) sasinë e kohës që duhet për kryerjen e veprimit, ose kohën që ka kaluar që nga
kryerja e tij, këtë e tregojnë disa ndajfolje e lokucione ndajfoljore të tilla si; motmot, një
copëherë, pak etj.
Si ndajfolje kohe merret edhe fjala pyetëse kur e pëdorur nëpër fjali pyetëse të drejta
dhe të zhdrejta. Kur lindi Skenderbeu?
2. Ndajfoljet e vendit. Ndajfoljet e vendit tregojnë vendin ku kryhet një veprim a ku
ndodh një ngjarje, vendin për ku drejtohet një lëvizje, vendin nga i cili largohet dikush
a diçka, vendin nëpër të cilin kalohet; ato tregojnë edhe prejardhje.
Ndajfoljet e vendit qendrojnë zakonisht pranë një foljeje, pranë një emri prejfoljor të
nyjëzuar, pranë një mbiemri prejfoljor e pranë një pjesoreje. Më rrallë, ndajfoljet e
vendit në funksionin e përcaktorit mund të qendrojnë edhe pranë një emri joprejfoljor, si
dhe pranë një përemri.
Ndajfoljet e vendit mund të tregojnë vendin ku kryhet një veprim a ku ndodh një
ngjarje, duke u nisur nga një pikë oriëntuese. Këtë kuptim kanë ndajfoljet afër, atje, aty,
djathtas, këtu, larg etj Aty-këtu veshi i komandantit kapte zhurma të tjera. (I. Kadare-
Kështjella fq,78.)
Disa ndajfolje e lokucione ndajfoljore mund të tregojnë vendin e kryerjes së
veprimit në një mënyrë pak a shumë të papërcaktuar. Të tilla janë: diku, gjithkund,
gjetiu, vende-vende.
2
Gramatika e gjuhës shqipe 1, ASHSH - Instituti I Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë 2002.
13
Ashtu si të ndajfoljet e kohës, edhe të ndajfoljet e vendit ka disa fjalë si: asgjëkundi,
gjëkundi, kundë, kërrkund që përdoren nëpër fjali mohuese si pjesë e dytë përforcuese e
mohimit Astriti s‟kishte për të shkuar asgjëkundi, po u ngatrua në këtë muhabet e
s‟dinte të dilte.
Ndajfoljet përemrore të vendit, ashtu si përemrat, përdoren me një kuptim mjaft të gjerë
e herë-herë të papërcaktuar. Që të saktësohen në mënyrë më të plotë, ato mund të
ndiqen nga një ndajfolje tjetër që e kryen këtë funksion. Si ndajfolje vendi merren edhe
ndajfoljet pyetëse ku, nga kur përdoren nëpër fjali pyetëse të drejta e të zhdrejta; Ku i
duket balta më e ëmbël se mjalta? - Në Shqipëri. Nga je e pse ke ardhur? Ku dhe nga
mund të shërbejnë edhe si ndajfolje lidhore për të lidhur një fjali kryesore.
Ndajfoljet e shkakut. Këto ndajfolje nuk janë dalluar si grup më vete në gramatikat e
gjuhës shqipe. Ato janë par kryesisht vetëm në rastet kur shërbejnë si mjet lidhës i një
fjjalie të varur me një fjali tjetër. Ndajfoljet e shkakut shërbejnë për të treguar a për të
pyetur për shkakun e kryerjes së një veprimi. Këtu hyjnë përse e pse. P.sh : Unë thirra
dhe nuk e kuptova përse thirrjen time nuk e dëgjova as vetë. - Pse pushoi muzika?
Ndonjëherë ndajfoljet e shkakut mund të kenë të gërshetuar pyetjen për shkakun dhe
pyetjën për qellimin e kryerjes së veprimit.
Një vendë të veçantë brenda ndajfoljeve të shkakut zënë fjalët prandaj, andaj.
Këto ndajfolje janë të barasvlershme me togun, për këtë shkak, për këtë arsye e më
rrallë edhe për këtë qëllim.
Ato përdoren edhe në krye të një fjalie kryesore, e cila paraqitet si rrjedhojë e një fjalie
shkakore dhe kryejnë në këtë rast një rol rimarrës, ripërmendës të shkakut të paraqitur
në fjalinë e pare të periudhes.
Këto ndajfolje përdoren shpesh si korrelate me lidhëzat nënrenditëse shkakore se e sepse.
14
P.sh.: Sepse e ka përdorur kështu këtë armë të fuqishme, prandaj punën tonë nuk e ka
prekur ndryshku.
Lidhur me vendin që zënë ndajfoljet prandaj, andaj në fjali, duhet shtuar se kjo varet
nga qëllimi i thënies. Kur folësi dëshiron ta thekësojë në mënyrë të dukshme shkakun,
por të shumtën e herës, ato qëndrojnë edhe në krye të periudhës.
Këto ndajfolje përdoren për të lidhur edhe dy fjali a dy grupe fjalish të bashkërenditura
me raporte përmbyllëse.
8.3. SHKALL T E NDAJFOLJEVE
8.3.1. Njohuri të përgjithshme
Ashtu si mbiemrat edhe ndajfoljet kanë një veçori gramatikore, që nuk e kanë pjesët e
tjera të ligjeratës: aftësinë për t‟u përdorur në shkallë të ndryshme.
Këtë aftësi e kanë, në radhë të parë, ndajfoljet përcaktore e brenda tyre, kryesisht
ndajfoljet e mënyrës që afrojnë me mbiemrat. Po edhe ndajfoljet rrethanore, sidomos ato
që shprehin rrethana vendore, përdoren në shkallë të ndryshme krahasimi (mirë, më mirë,
shumë më mirë; larg. shumë larg).
Ka ndajfolje që përdoren në të dy shkallët; krahasore e sipërore, po ka edhe nga ato që
përdoren vetëm në njërën nga këto shkallë.
Ndajfoljet, ashtu si edhe mbiemrat kanë shkallën pohore si shkallë bazë, mbi të cilën
mbështetën shkallët e tjera, shkallën krahasore me nënndarjet e saj dhe shkallën sipërore.
Përdoren në shkallë të ndryshme:
1. Ndajfoljet e mënyrës:
a) Ndajfoljet e mënyrës që përputhën me trupin e mbiemrave përgjegjës dhe që përdoren
15
edhe në shkallën krahasore dhe në shkallën sipërore: ashpër, bukur, butë, hollë, keq,
shpejt. b) Disa ndajfolje mënyre të formuara me prapashtesën -(i)sht, që përdoren edhe në
shkallën krahasore edhe në sipërore: hollësisht, konkretisht, lirisht etj.
c) Ndajfoljet e mënyrës që vijnë nga pjesoret e foljeve, të cilat përdoren si në krahasore
edhe në sipërore, si: hapur, shkoqur, prerë etj.
ç) Ndajfoljet e mënyrës që përputhen me trupin e mbiemrave të formuar me prapashtesën
-shëm, të cilat përdoren edhe në krahasore edhe në sipërore: mendueshëm, gëzueshëm,
natyrshëm etj.
d) Lokucionet ndajfoljore të tipit për së afërmi, për së largu, së mbari të cilat përdoren
vetëm në shkallën krahasore, P.sh: Mori pasqyrën dhe e pa me kujdes më për së afërmi.
2. Ndajfoljet e sasisë shumë, pak, tepër, fort shumica e të cilave përdoren vetëm në
shkallën krahasore. Ndajfolja pak përdoret edhe në sipërore. P.sh.: Megjithëkëtë, mendjen
nuk e kishte më shumë në ato që po nënvizonte, sesa të shoku që kishte përpiluar
raportin. Por, me sa di une, ato nuk shfrytëzohen si duhet ose shfytëzohen shumë pak.
3. Përgjithësisht ndajfoljet e vendit, disa prej të cilave përdoren në të dy shkallët, afër,
larg, thellë, përpara, poshtë etj, disa vetëm në krahasore, anash, andej, brenda, djathtas,
këtej, sipër, majtas, tej, tutje. P.sh. Qendronte aty në këmbë pranë tyre, po i dukej se
që shumë larg.
4. Ndajfoljet e kohës para, herët, vonë, shpesh, që përdoren në të dy shkallët. P.sh; Vali
ndjeu nëpër gjumë se një gjë e ftohtë po i kalonte në kokë dhe instiktivisht ngriti dorën,
po atëherë që tepër vonë.
8.3.2 Shkalla krahasore. Shkalla krahasore ka në bazë gjithmonë një krahasim. Në
16
rastet kur gjymtyra e dytë e krahasimit nuk shprehet, është vetë situata e ligjërimit e
konteksti që e bëjnë atë të panevojshme. Ndajfolja në shkallën krahasore tregon se
gjymtyra e dytë e krahasimit është në një shkallë më të lartë a më të ulët se gjymtyra e
dytë, ose është në të njejtën shkallë me këtë gjymtyrë.
Nga kjo del që edhe të ndajfoljet kemi shkallë krahasore të barazisë e shkallë krahasore
të pabarazisë.
1. Shkalla krahasore e barazisë. Ndajfolja në shkallën krahasore të barazisë tregon që
gjymtyra e parë e krahasimit është në të njëjtën shkallë me gjymtyrën e dytë.
Këmbet nuk i bindeshin më aq lehtë dhe lagështia i kishte depërtuar deri mbi gju.
2. Shkalla krahasore e pabarazisë.
a) Shkalla krahasore e sipërisë relative. Ndajfolja në shkallën krahasore të sipërisë
tregon që gjymtyra e parë e krahasimit është në një shkallë më të lartë. se gjymtyra e
dytë . Si gjymtyrë e dytë e krahasimit mund të jetë një gjymtyrë e ndërtuar me
lidhëzat se ose nga, por mund të jetë edhe një fjali krahasore. P,sh.: Kjo është më keq
se pritja e aq më tepër heshtja për vëllanë në mal.
Për të treguar që shkalla e cilësisë dhe intensitetit të veprimit ose të gjendjes e
gjymtyrës së parë të krahasimit është më e lartë se gjymtyrës së dytë në masa të
ndryshme, ndajfoljet në shkallën krahasore të sipërisë mund të paraprihen nga ndajfoljet
shumë e pak.
Më këtë vlerë pak a shumë përforcuese përdorët dhe pjesëza edhe: Puna do të shkojë
kaq më shpejt përpara, fronti ynë i luftës po zgjerohet shumë më shpejt, armikun do ta
mundim edhe më shpejt.
b) Shkalla krahasore e ultësisë. Ndajfolja në shkallën krahasore të ultësisë tregon që
gjymtyra e parë e krahasimit qëndron në një shkallë më të ulët se gjymtyra e dytë. Në
ndikimin e gjuhës së folur edhe gjuha e shkruar shfrytëzon të tjera mjete për të dhënë
17
idenë e kësaj shkalle; më shpesh shqipja letrare e jep idenë e krahasores së ultësisë me
mohimin e shkallës krahasore të barazisë me ndërtimet e tipit jo aq…sa, ose nuk (s) +
folje + aq + ndajfolje: Tani nuk i merrte punët aq rrëmbyer.
8.3.3. Shkalla sipërore. Ndajfolja në shkallën sipërore trgon që cilësia e intensiteti i
veprimit është në një shkallë shumë të lartë, vështuruar jashtë çdo krahasimi.
8.4. FORMIMI I NDAJFOLJEVE
Ndajfoljet mund të jenë fjalë të parme, të prejardhura, të përngjitura dhe lokucione.
8.4.1. Ndajfolje të parme. Janë fjalë të parme ato ndajfolje, që nuk kanë dalë prej
ndonjë pjese tjetër të ligjëratës, ose që nga pikëpamja e sotme janë të pazbërthyeshme,
në kuptimin që elementet përbërëse të tyre nuk janë lehtësisht të dallueshme.
Do të merren kështu si fjalë të parme ndajfoljet afër, keq, larg, mirë, poshtë, prapa.
Këtu do të përfshihen edhe ndajfoljet andej, ashtu, atje, atje, aty, kështu, këtej, etj.
8.4.2 Ndajfolje të prejardhura. Ndajfoljet janë formuar e po formohen me rrugë dhe
mjete të ndryshme. Në mënyrë të veçantë ndajfoljet janë pasuruar nëpërmjet
prapashtesimit, po edhe me anë të konversionit, me ndajfoljëzimin e pjesëve të tjera të
ligjëratës, sidomos të emrave, të mbiemrave të emërzuar, të pjesorëve të foljeve e të
formës së pashtjelluar mohore të tipit pa pushuar.
1. Ndajfolje të formuara me anë të konversionit nga pjesët e tjera të ligjëratës.
A) Ndajfoljëzimi i emrave. Disa ndajfolje janë formuar nga kategoria e emrave pa
ndihmën e ndonjë mjeti gjuhësor. Ndajfoljëzimi i një emri, d.m.th, kalimi i tij në klasën
18
e ndajfoljeve, shoqërohet jo vetëm me një ndryshim kuptimi, që e bën atë të
vështrohet si një njesi e re leksikore, por edhe me humbjen e formave të eptimit, pra,
me përdorimin e tij në një formë të ngurosur.
Sipas shkallës së ndajfoljëzimit, emrat që përdoren si ndajfolje, mund të ndahen në disa
kategori:
a) Grupin më të zakonshëm e përbëjnë fjalët në trajtën rrjedhore se të kallëzorës të tipit
motit, sheshit (r, rrjedhore) dhe të tipit rrafsh, rresht, rreth, rrotull, vjet (r, kallëzore), të
cilat përdoren rregullisht si ndajfolje. Me prejardhje emërore janë edhe fare, herët, krejt,
po lidhjet e tyre fjalëformuese të sotme janë të papërceptueshme. Në cilësinë e tyre si
ndajfolje ato janë diferencuar nga emrat përgjegjës fare, here, krye etj, si
kuptimisht edhe gramatikisht.
Nga ana kuptumore disa prej tyre kanë pësuar ndryshime rrënjesore, si fare,
krejt, herët etj, disa të tjera kanë pësuar, sipas rastit, një ngushtim ose zgjerim kuptimi,
si mot, sheshit, vjet etj.
b) Një grup të veçantë përbëjnë fjalët e tipave ditën, natën, anash, si dhe të tipave një
ditë, një natë e një kohe, një mëngjes, një moti, një mbrëmje, një vere, një viti etj. Për
këto grupe fjalësh do thënë se procesi i ndajfoljëzimit të tyre s‟është konsoliduar,
prandaj merren prej disave edhe si forma emërore.
c) Një grup më vete përbëjnë fjalët që lidhen me formën e ngurosur të rrjedhores së
mbiemrave të emërzuara asnjanës të tipit së afërmi, së andejmi, së mbrendeshmi, së
gjalli, së gjati, së jashtmi etj), që përdoren rregullisht si ndajfolje. Ndajfoljet e këtij tipi
kanë humbur çdo lidhje me klasën e mbiemrave të emërzuar, nga kanë dale.
19
ç) Një grup të veçantë përbëjn emrat që vetëm në kontekste të caktuara përdoren si
ndajfolje. Në të tilla raste flitet për ndajfoljëzim brenda kontekstit. Ata janë kryesisht
emra në rasën emërore e shumë rrallë në kallëzore.
Ndajfoljëzimi i këtyre emrave është përfituar nëpërmjet një krahasimi. Ata marrin vlerë
ndajfoljore nëpër shprehjet ku emri përdoret me një kuptim të mbartur.
Nga emrat që në një kontekst të caktuar mund të përdoren si ndajfolje, po shënojnë këtu
cope, faqe, fluturim, grumbull, lëmsh, pale, tape tape, thikë, varg etj.
B) Ndajfoljëzimi i foljeve. Ndajfolje pa mjete fjalëformuese janë formuar edhe nga disa
forma foljore. Ndajfoljëzimi i këtyre formave shkon paralel me ndajfoljëzimin e emrave.
Edhe format foljore që përdoren në funksion ndajfoljor humbasin veçoritë leksikore dhe
gramatikore të klasës së ndajfoljeve.
Pjesoret e foljeve si ndajfolje përdoren në funksion të rrethanorëve të mënyrës, ndërsa
format e pashtjelluara të tipit papritur humbasin veçoritë gramatikore (diatezën dhe
aftësinë për të marrë kryefjalë, kundrinë dhe rrethanorë).
Të tilla janë: fshehur, hidhur, kaluar, ndyrë, prerë, rrëmyber, shtruar, etj. P.sh.: - Lumton
unë e dua që në fëmini - u përgjegj prerë Nazmiu.
2.Ndajfoljet e formuara me prapashtesa. Tipi i formimit me prapashtesë është mjaft
prodhimtar edhe te ndajfoljet. Prapashtesat karakteristike ndajfoljore më prodhimtare në
gjuhën letrare janë: ( i )sht, -as/ - azi dhe -thi. Këtyre mund t‟u shtohet edhe
prapashtesa -çe që është karakteristikë për gjuhën e folur popullore. Në gjuhën e sotme
letrare po zhvillohet gjerësisht tipi i ndajfoljeve që përmbajnë prapashtesën – shëm.
Me anë prapshtesash formohen kryesisht ndajfoljet e mënyrës. Prapashtesat ndajfoljore
bashkohën me tema emërore dhe mbiemërore e më rrallë edhe me tema ndajfoljore .
20
PERIUDHA ME FJALI TË VARUR
PËRCAKTORE
1. Periudhë me fjali të varur përcaktore quhet ajo përiudhë në të cilën fjalia e varur
tregon në përgjithësi një karakteristikë të një sendi të shprehur prej një gjymtyre
emërore, të shprehur rëndom me emër ose me përemër, zakonisht vetor, i cili është
paraprijës i saj. Fjalia e varur përcaktore kryen një funksion të ngjashëm me atë të një
gjymtyre përcaktore të shprehur me mbiemër, me emër, me ndajfolje ose luan rolin e një
ndajshtimi .
Pranë fjalisë së varur përcaktore qëndron edhe një tip fjalie që ka të bëjë me gjithë
brendinë e fjalisë kryesore, për të cilën kumtohet diçka plotësuese.
Njeriu që vetëm për vete punon, është si një dru që pemë s’leshon. i dëgjoi një copë
herë me vështrimin nga dritarja, përpara të cilës nxinin fletët e pjergullës. Mendimi
që shokët kishin marrë lajme të reja…kurse ai s‟dinte gjë, i rëndonte shumë.
2. Fjalia përcaktore lidhet me kryesoren me anën e përemrave e të ndajfoljeve lidhore,
po ashtu me anën e lidhëzave ftilluese të përemrave e ndajfoljeve pyetëse.
2.1. Si përemra lidhorë në periudhën me fjali të varur përcaktore funksjonojnë fjalët që,
i cili (e cila) etj.
21
2.1.1. Përemri lidhor qe del i pandryshueshëm, i ngurosur. Mungesa e trajtave të veçanta
për gjininë, numrin dhe rasën bën që funksioni i tij përemëror të mos dallohet aq qartë
sa të përemri lidhor i cili. Vetëm kur është kryefjalë a kundrinë e drejtë në fjalinë e
varur del qartë funksioni i tij. Me pak i qartë del funksioni i tij kur paraqitet si
kundrinë e drejt pa parafjalë, ndersa në rastet e tjera funksioni i tij përmendës zbehet,
derisa në mjaft raste zhduket krejt . Megjithatë përemri njërrokësh mbetet një mjet
lidhjeje shumë i përshtatshëm, që përdoret në të gjitha stilet e gjuhës letrare. p.sh,
Librat që më dhe, I lexova. .
Fjalia përcaktore ndajpëremrore ka të bëjë zakonsht me përemra vetorë dhe bashkohet
me kryesoren rregullisht me përemrin lidhor që: Shqiptar i vërtetë është ai, që nuk e
ndan veprën nga fjala.
2.1.2. Përemri lidhor i cili, funksionalisht i njejtë me përemrin lidhor që dallohet prej
tij nga një varg veçorish: ka trajta të veçanta për të treguar gjininë, numrin dhe
rasën, dhe mund të marrë parafjalë; shpreh lidhjen me paraprijësin jo vetëm kuptimisht,
por edhe sintaksorisht. Duke lidhur fjalinë e varur me paraprijësin, shpreh lidhje
sintaksore të dyfishtë: përshtatet në gjini dhe në numër me paraprijësin, vihet në atë
rasë që e kërkon funksioni i tij në fjalinë e varur:
Kur mesnata kish kapërcyer, ai kaloi edhe Mullirin e Ndrekës, të cilin e njohu që nga
larg.
2.2. Ndajfoljet lidhore me kuptimin e tyre kryejnë funksionin e përmendies së emrit
paraprijës. Ashtu si përemrat lidhorë, edhe ato janë gjymtyrë të fjalisë së varur, sipas
funksionit të tyre në togfjalëshat përkatës. Si ndajfolje lidhore që tregon vend me
kuptimin më të përgjithshëm statik e dinamik kemi ndajfoljen ku. Ndajfolja nga shënon
drejtim. Si ndajfolje lidhore në një fjali përcaktore përdoren edhe kur, si dhe përse.
22
Ndajfolja kur përdoret me emra paraprijës me kuptimin leksikor të një fragmenti kohor,
si ditë, natë orë, mëngjes etj.
2.3. Lidhëzat se, që, sikur, kanë nuancën e supozimit e të hamendjes si lidhëza ftilluese,
nga të cilat thjesht funksionale janë lidhëzat se e që; sikur, ka nuancën e supozimit e të
hamendjes, ndërsa se mos, në, nëse, a, atë të pasigurisë, të dyshimit, e të druajtjes.
2.4. Me vlerën e një fjalie të varur përcaktore ose të një ndertimi sinonimik me të,
mund të dalë edhe një paskajore e zgjeruar; Ilegalin ai e dëgjoi me vëmendje e
mendimin e tij për të formuar një çetë partizanësh… e priti me gëzim. Rasti, për të
sprovuar ushtrinë e re dhe zotësinë e kumandarit të saj, nuk vonoi për të ardhur.
3.Kuptimi i përgjithshëm i përcaktimit realizohet te periudha me fjali të varur përcaktore
në mënyra të ndryshme. Disa fjali përcaktore shërbejnë për të dalluar një send , të
shprehur me emër, për ta individulizuar atë nëpërmjet karakteristikës që i jepet atij sendi.
3.1. Fjalia përcaktore dalluese shërben për të dalluar një send ( a sendet ) nëpërmjet një
karakteristike individualizuese, duke treguar një veprim, një ngjarje a diçka që ka të bëjë
me sendin e shprehur me emër të përgjithshëm.
3.1.1. Një togfjalësh të përbërë nga një emër dhe nga një përemër dëftor ( ai, ajo etj) me
funksion paralajmërues: Skënderbeu pasoi atë taktikë që kishte mbajtur motin e kaluar
në Sfetigrad.
3.1.2. një togfjalësh emëror me mbiemrin i vetëm, e - vetme: E vetmja rrugë që na
mbetet është të çajmë rrethimin e armikut dhe të bashkohemi më shokët.
3.1.3. një togfjalësh emëror me mbiemrat prejnumërorë ( i parë, i dytë…i fundit ):
Ishte e para betejë që bëhej pa komandantin.
3.1.4 një togfjalësh emëror me një mbiemër në shkallën krahasore të sipërisë: Këmbën e
Sulltan Muratit II e zuri Mehmeti II, sulltani më i pabesë, më shpirtlig edhe më
23
dinak, që ka pasur Turqia.
3.1.5. një ndërtim krahasues i shprehur me një emër të shoqëruar ose jo nga përemrat
deftorë ai, ajo të prirë nga lidhëzat si, pasi: Beu kish dy kokërdhokë të dale, si dy
arra të mëdha që mezi mbahen pas lëvozhgës së tyre të krimbur, dy kokërdhokë të
turbullt rakie.
3.1.6. një emër të pashquar në funksionin e një kallëzuesori: Ajo është një vajzë që s’e
ka shoqen. Kjo është punë që s’bëhet. Fjalia e varur përcaktore dalluese nuk ndahet
me presje nga fjala kryesore, kur vjen pas saj, ose vihet një presje pas saj, kur hyn në
mes.
3.2. Fjalia e varur përcaktore përshkruese është qartësisht përshkruese sa here që;
3.2.1. emri paraprijës tregon një send të vetëm në përgjithësi, si: dielli, hëna, pikat e
horizontit, si: lindja, përendimi, veriu, jugu, llojet e erërave sipas pikave kardinale: veriu,
jugu, stinet e motit, emrat e muajve, ditët e javës etj:
Degët e zbardhura të plepave merrnin tone të kuqërremta nën rrezet e fundit të diellit
që ishin gati më të përenduar.
3.3. Fjalia e varur përcaktore e ndajshtimore. Funksioni sitaksor i kësaj fjalie është
të shërbejë si një ndajshtim i veçuar ndaj përemrit vetor që karakterizon, d.m.th. ajo
shërben si një emërtim i ri përshkrues, nëpërmjet një fjalie, i sendit që përfaqëson
përemri vetor në një situate konkrete ose kontekstuale.
3.4. Fjalia e varur përcaktore ftilluese ftillon kuptimin leksikor të një emri me
semantikë të caktuar duke shpjeguar brendinë reale të atij emri, duke e individualizuar
në atë rast konkret. Ajo ka të bëjë vetëm më një pjesë emrash pikërisht me ata emra që
24
nga kuptimi i tyre leksikor kanë nevojë për paraqitjen e brendisë së tyre.
Fjalia e varur ftilluese bashkohet me anën e lidhëzave ftilluese se, që, sikur, të lidhëzës
në (nëse) , të pjesëzave lidhësë (se) mos, a etj, dhe dhe drejtpërdrejt, me anën e trajtës
së lidhorës të foljes-kallëzues. Përdorimi i mjeteve të lidhjes kushtëzohet nga vetë
funksioni i fjalisë, ajo përcakton emrin nëpërmjet shpjegimit, fillimit.
Fjalia ftilluese shpjeguëse afrohet me fjalinë dalluese, sepse edhe ajo e dallom sendin e
shprehur nga emri, ndonëse këtë e bën, ndryshe nga fjalia dalluese, nëpërmjet shpjegimit
të brendisë reale individuale në një rrethan të caktuar.
3.5. Fjalia përcaktore shtesore lidhet me kryesoren me lokucionin përemëror gjë që ose
me anë të përemërit çka.
3.5.1. Vetitë leksikore – gramatikore të lokucionit gjë që kushtëzojnë edhe shkallën e
lidhjes të së varurës me kryesoren; fjalia e varur është bashkuar shumë çlirët me
kryesoren ; midis fjalive bëhet një pauzë e ndjeshme, e cila në të shkruar shkruhet me
presje. Lidhja e dobët e fjalisë përcaktore shtesore me kryesore, vlera dëftore
përmendëse e fjalës gj, karakteri shtesor i thënies të së varurës e ofrojnë këtë tip fjalie
me fjalitë e bashkërenditura këpujore shtesore; prandaj për këtë tip mund të thuhet se
qëndron në cakun që ndan nënrenditjen nga bashkëenditja. Le të krrahasojmë: Enderronte
që një ditë të ngrinte në shtepinë e kultures një orkester simfonike gjë që s’e kish bërë
asnjë shtepi tjetër kulture.
Nga ana kuptimore kemi paralelizëm midis fjalisë me gjë që dhe asaj me dhe këtë gjë,
por nga ana gramatikore të shembullii (1) kemi peridhë me fjali të varur përcaktore
shtesore.
3.6. Peiudha me fjali të varur përcaktore me ngjyrime rrethanore. Karakteristikat qe
25
i jep fjalia përcaktore për sendin, frymorin e shprehur me paraprijësin emëror e
përemëror, mund të gërshetohet njëkohësisht edhe me ngjyrime rrethanore, të shkakut, të
qëllimit, të rrjedhimit, të lejimit e ndonjëherë edhe të kushtit.
3
3.6.1. Fjalia përcaktore me ngjyrim shkakor. Fjalia e varur nëpërmjet karakteristikës që
jep për sendin, frymorin e shprehur me emrat paraprijës tregon njëkohësisht shkakun ose
motivin, arsyen e asaj që thuhet në kryesorën
Fjalia përcaktore me ngjyrim shkakor është gjithmonë fjali përshkruese.
3.6.2. Fjalia përcaktore me ngjyrim qëllimor. Fjalia përcaktore jep sendit, frymorit të
shprehur me paraprijësin emër një karakteristikë që është diçka e dëshiruar e synuar.
3.6.3. Fjalia përcaktore me ngjyrim rrjedhimor. Bashkëlidhja e brendive reale
konkrete të fjalive të peridhes mund t‟i jape fjalisë së varur përcaktore një ngjyrim
rrjedhimor. Për këtë ka edhe disa tregues formalë gramatikorë në fjalinë kryesore..
4. Rendi i fjalive dhe i mjeteve të lidhjes në përiudhen me fjali të varur
përcaktore. Poziconi i fjalisë së varur pamja përcaktore ndaj kryesores është përcaktuar
nga vendi që zë paraprijësi në fjalinë kryesore.
4.1. Kur paraprijësi ndodhet në fund të fjalisë kryesoe, fjalia e varur vjen pas saj.
Është gjithmonë e prapavendosur fjalia përcaktore shtesore, sepse kjo nuk mund të vihet
3Gramatika e gjuhës shqipe 2, ASHSH - Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë 2002.
26
veçse mbas gjithë fjalisë kryesore, e cila është paraprijës për të:
S‟është e re, as e papritur pamja që kam para syve .
Mjetet e lidhjes së fjalisë së varur përcaktore lidhorë, nndajfolje lidhore, lokucionet
lidhore si dhe lidhëzat) vihen rregullisht në fillim të fjalisë së varur, me përjashtim të
rastit kur përemri lidhor i cili është përdorur në rasë gjinore, për arsye të funksionit të
tij përcaktues në togëfjalshin përkatës emëror: në këtë rast fjalia e varur me një emër,
vazhdon me fjalët përcaktore të emrit (kur ka të tilla) dhe fill pas tyre vjen trajta
përkatëse e përemrit lidhor i cili, në gjithë rastet e tjera mjetet e lidhjes qëndron në
krye të fjalisë së varur:
Po ajo qe e shtangu Stavarin në vend ishte fetyra e një djali të ri, faqja e të cilit ishte
sikur pothuaj krejt më faqën e Rinës. Shtriu dorën në drejtim të kodrave, faqet e të
cilave ishin tarracuar.
4.2.Kur paraprijësi ndodhet në krye a në mes të fjalisë kryesore ,fjalia e varur hyn në
mes të saj.
Partizani që po luftonte atje, është yt vëllai! Vëllain më të vogël që sapo kishte
mbushur të tetëmbedhjetat, e thoshin Fatri.
27
PËRFUNDIMI
Rezultatet përfundimtare të këtij punimi na çojnë në keto rezultate:
Ndajfoljet si pjesë e pandryshueshme të ligjëratës karakterizohen gjithandej në strukturën
e tyre formale. Kjo lidhet me faktin se ato përcaktojnë në cilësi anë raporte rrethanore
jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë por në mënyrë të tërthurtë.
Ndajfoljet kanë shërbyer si gjendje e ndërmjetme për kalimin e pjesëve të ndryshueshme
në pjesë ligjërate të pandryshueshme. Në fushën e formimit vihen re ndërtime me
struktura të ndryshme: a) përbërja e tyre morfologjike dëshmon për ndajfoljëzimin e
emrave. b) mënyra fjalëformuese e kompozimit nuk është aq produktive tek kategoria e
ndajfoljeve në krahasim me pjesët e tjera të ligjëratës sidomos të emrat dhe mbiemrat
c) kemi një mënyrë tjetër siç është prapashtesimi, i cili është produktiv në formimin e
ndajfoljeve, ku dallohen prapashtesat - (i)sht, po dhe -as (azi).
Në mënyrë të veçantë afrohen me mbiemrat ndajfoljet e sasisë, sidomos në kuptim.
Mbrenda ndajfoljeve të sasisë duhet bërë një dallim esencial që ka të bëj me karakterin
e tyre. Këtu kemi ndajfolje që shprehin intensitetin e veprimit dhe ndajfolje si mjet
gramatikor për shprehje e kategorisë
28
Literatura
1 Gramatika e gjuhës shqipe 1, ASHSH-Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë 2002.
2. Gramatika e gjuhës shqipe 2, ASHSH-Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë 2002.
3.Ismail Kadare “Kështjella” Prishtinë 2004.
.
29
Autobiografia
Unë quhem Rinore Rexhepi e lindur me 16.10.1991. në
Bardhaniq. Mësimin fillor e
përfundova në vendlindje, në shkollën „‟Fehrat Binishi‟‟ me
sukses të shkelqyshëm. Më
pas, u regjistova në shkollën e mesme të lartë „‟Kadri
Kusari‟‟ në Gjakovë, në
drejtimin: Banka dhe financa, gjithashtu edhe aty tregova
sukses shumë të mirë.
Si çdo i ri edhe une kisha synime të mëtutjeshme, qëllimi
kyesor ishte që unë të
përkushtohesha akoma edhe me shumë në edukimin dhe arsimimin e vetevetes Ëndrra
ime u realizua në momentin kur une u regjistrova në Fakultetin e Filologjisë qendra në
Gjakovë, në degën Programi gjuhë shqipe.
Rugëtimii im për këto katër vjet ishte shumë i suksesshëm sepse çdo synim i imi
është realizuar në moment dhe kohë. të caktuar.