PUNIM DIPLOME...aftësimi i njerëzve për punë dhe profesione, rritet standardi ekonomik e...

31
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PUNIM DIPLOME TEMA: “RËNDËSIA E BASHKËPUNIMIT SHKOLLË, FAMILJE, KOMUNITET NË EDUKIMIN E FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA” Mentori :Studentja: Prof.Ass.Dr.Shefqet Mulliqi Ernesa Berisha Gjakovë, 2017

Transcript of PUNIM DIPLOME...aftësimi i njerëzve për punë dhe profesione, rritet standardi ekonomik e...

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PUNIM DIPLOME

TEMA: “RËNDËSIA E BASHKËPUNIMIT SHKOLLË, FAMILJE,KOMUNITET NË EDUKIMIN E FËMIJËVE ME NEVOJA TË

VEÇANTA”

Mentori :Studentja:

Prof.Ass.Dr.Shefqet Mulliqi Ernesa Berisha

Gjakovë, 2017

2

PËRMBAJTJAAbstrakti…………………………………………………………………………………………………….3Hyrje……………………………………………………………………………………………...................4Falënderim………………………………………………………………………………………………….6Kapitulli I

1. Shpjegimi i nocioneve bazë………………………………………………………………..………71.1 Nocioni bashkëpunim dhe partneritet……………………………………………………………...71.2 Nocioni shkollë…………………………………………………………………………………….71.3 Nocioni familje…………………………………………………………………………………….81.4 Nocioni

komunitet…………………………………………………………………………………8Kapitulli II

2. Qëllimet dhe objktivat…………………………………………………………………………….102.1 Qëllimet…………………………………………………………………………………...………112.2 Objektivat………………………..……………………………………………………………11-12

Kapitulli III3. Rëndësia e partneritetit…………………………………………………………...………………133.1 Rëndësia për nxënësit me nevoja të veçanta………………………...……………………………133.2 Rëndësia për shkollën…………………………………………………………………………….143.3 Rëndësia për familjen…………………………………………………………………………….143.4 Rëndësia për

komunitetin……………………………………………………………………...…15Kapitulli IV4. Faktorët e partneritetit……………………………………………………………………………164.1 Shkolla……………………………….…………………………………………………………..164.1.1 Stafi pedagogjik………………………………………………………………………………174.1.2 Mësimdhënësi………………………………………………...………………………………174.1.3 Shërbimi profesional………………………………………………………………………....184.2 Personeli menaxhues……………………………...………………………………………………194.3 Nxënësi –faktor i partneritetit…………………………………………………………………….204.4 Nxënësi dhe relatat bashkëpunuese………………………………………………………………214.5 Shërbimi i konsulencës…………………...………………………………………………………214.5.1 Pedagogu…………………………..…………………………………………………………224.5.2 Psikologu……………………………………………………………………………………..234.5.3 Mjeku…………………………………………………………………………………………244.5.4 Zyrtari social………………………………………………………………………………….254.5.5 Biblotekisti…………...………………………………………………………………………254.6 Familja……………………………………………………………………………………..……..264.7 Komuniteti………………………………………………………………………………………..27

Përfundim………………………………………………………………………………………..28Rekomandim……………………………………………………………………………………..29Literatura…………………………………………………………………………………………30Shtojc……………………………………………………………………………………………..31

3

Abstrakt

Sot në kohën e ndryshimeve marramendëse në shkencë, teknikë e teknologji, domosdoshmërisht

po imponohet nevoja e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve sipas standardeve dhe metodave të

reja te shekullit XXI me qëllim të përgatitjes së fëmijëve në ngritjen e shkallës së intelegjencës.

Bashkëpunimi i shkollës me komunitetin ka rezultate të shumta në arsim, si: rritet efektshmëria e

shkollës, rritet cilësia në mësimdhënie, qeverisje funksionale, rezultate të larta në nxënie,

aftësimi i njerëzve për punë dhe profesione, rritet standardi ekonomik e jetësor…Inkurajohen

vlerat humane për shkathtësi jetësore e sidomos për nxënie gjatë gjithë jetës.

Në të kaluarën shkolla shndërrohej në një instrument të oligarkisë partiake dhe politike. (Sot ,

ndodh të ngjajë diskriminimi institucional ndaj shkollës….Diskriminimi institucional është më i

përhapur se racizmi……).

Rrethanat kur njerëzit po përjetojnë ndryshimin e epokave, shumica e njerëzve janë të

mendimit se familja nuk po i përmbush obligimet e saja për krijimin e bazamentit për zhvillim të

shëndoshë e të qëndrueshëm të fëmijëve. Sot studiuesit e shumtë të kësaj problematike

konstatojnë se përgjithsisht pritet dhe shpresohet që ndryshimet në shoqëri nga njëra anë po

mundësojnë ngritjen e kulturës si dhe shtimin e interesimit të prindërve për bashkëpunim me

shkollën rreth përparimit të fëmijëve të tyre me nevoja të veçanta.

Duke u mbështetur në rolin e pazëvendësueshëm që kanë këta faktorë( familja, shkolla dhe

komuniteti) në formimin e gjithanshëm të fëmijëve me nevoja të veçanta, por edhe interesin që

ka shkenca, si dhe dobinë e shumfishtë që ka shoqëria, zgjodha që si objekt studimi të trajtojë

temën: Rëndësia e bashkëpunimit shkollë, familje, komunitet në edukimin e fëmijëve me nevoja

të veçanta.

Fjalët kyçe; shkollë, familje, nxënës me nevoja të veçanta, komunitet, bashkëpunim, prindër,

mësimdhënës, etj.

4

Hyrje

Përfshirja e familjeve dhe e komunitetit në punën e shkollës është njëri prej elementeve kryesore

për të arritur rezultate më të mira të nxënësve.

Me anë të të nxënit dhe bashkëpunimit, njerëzit e përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre personale,

por edhe cilësinë e jetës së komunitetit. Bashkëpunimiu ndihmon njerëzve që t’I identifikojnë

problemet dhe resurset në komunitet, por edhe ta krijojnë ardhmërinë e vet duke krijuar mundësi

për të nxënit në periudha të ndryshme të jetës dhe duke zhvilluar shkathtësi për udhëheqje.

Shkolla, si qendër e të mësuarit në komunitet, është vendi ku mund të ndërtohen dhe të

xhvillohen marrëdhëniet e partneritetit në atë komunitet. Ato luajnë rol të rëndësishëm, në lidhje

me faktin se si një komunitet mund të bëhet vend ku të mësuarit dhe jeta ndërthuren me qëllim

që të krijohen kushte më të mira për të gjithë banorët e këtij komuniteti.

Shkollat janë për nxënësit. Për të bërë një shkollë të shkëlqyeshme, shkollat e suksesshme nuk

mbështeten vetëm në drejtorët dhe mësimdhënësit; ata përfshijnë edhe aktorë e aktivitete tjerë.

Aktorë primarë në cilësinë dhe performancen e shkollës janë nxënësit dhe prindërit e tyre. Ata

duhet të përfshihen formalisht në zhvillimin e shkollës permes Këshillit Drejtues të shkollës ( ku

përfshihen edhe aktorë tjerë), Këshilli i Prindërve dhe, për nxënësit, Këshilli i Nxënesve.Dhe

prindërit e nxënësit mund të përfshihen në mënyrë ‘joformale’ ( d.m.th. pa përfaqësuar ndonjë

organ tjetër) duke u angazhuar vullnetarish në komisione aktive.

Ky punim diplome ka të bëjë me rëndësinë e bashkëpunimit në mes të shkollës, familjes dhe

komunitetit për të bërë edukimin e fëmijëve sa më të mire.

Secila qenie njerëzore, që vjenë në këtë botë ka nevojë për përkujdesje. Ajo fillimisht është

përgjegjësi e prindërve, e pastaj e gjithë shoqërisë. Mirëpo, nevoja për përkujdesje jo gjithherë

është e shkallës së njëjtë. Ajo është më e veçantë dhe më delicate ndaj një kategorie te të cilët

fiton kuptimin tjetër ( fëmijët me pengesa zhvillimore që kanë nevojë të veçanta).

5

Varësishtë nga vendi apo kultura, përkujdesja për këtë kategori të fëmijëve ka kuptime të

ndryshme. Ekzistojnë madje paragjykime Sui Generis mendohet se këta persona janë të tjerë nga

njerëzit ’’normal’’. P.Sh. Thuhet se, nese e prekim një femijë të tillë madje edhe mund

të ’’infektohesh’’.

Shpeshherë, me apo paqëllim, ne edhe i fyejmë këta persona. Kjo ndodhë me terminologjinë

që e përdorim si në të folmen e përditshme, ashtu edhe shkruajmë për ata.

Ja disa shembuj që ilustrojnë këtë konstatim:

Fëmijë të hendikepuar,

Fëmijë të deformuar,

Fëmijë me të meta,

Fëmijë atifikë,

Fëmijë jonormal,

Fëmijë me defekte,

Fëmijë të gjymtuar etj.

Në terminologjinë shqipe ( si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë) tani më së tepërmi pedoret

sintagma:’’persona me aftësi të kufizuara’’ dhe ’’persona me paaftësi’’. E para më shumë

përdoret në Shqipëri, ndërsa e dyta nëKosovë: për kuptimin tim, për shumë arsye që të dyja janë

të paqëlluara. Duket se më i pranueshëm është emërtimi: persona me pengesa zhvillimore ose

theshtë persona( femijë) me nevoja të veçanta, ku do të hynin fëmijët me ngecje në zhvillimin

mendorë etj. Emërtimi ’’fëmijë me nevoja të veçanta është shumë më i butë’’

6

Falënderim

Gjithë këto vite studimi do të ishin të vështira dhe të parealizuara pa ndihmën e familjes dhe të

gjithë atyre që më mbështetën dhe motivuan në këtë rrugëtim sfidues të së ardhmës.

Për këtë arsye dua të shprehë mirënjohje dhe falenderime së pari për familjen time për

përkrahjen dhe ndihmën e pakusht që më ofruan gjatë gjithë këtyre vitëve, ku çdo sukses i imi i

arritur është meritë e tyre.

Së fundi, unë jamë shumë mirënjohëse për të gjithë mbështetjen që kamë marrë nga nëna ime,

dashuria e saj ka qenë për mua burim force dhe frymëzimi.

Gjithashtu dua të falenderoj profesorin mentorë Shefqet Mulliqi për këshillat dhe ndihmën e

dhënë në mënyrë të vazhdueshme gjatë studimeve dhe punimit të diplomës.

7

KAPITULLI I

1. SHPJEGIMI I NOCIONEVE BAZË

1.1 Nocioni bashkëpunim dhe partneritet

Ky nocion është sinonim i nocionit partneritet apo edhe nocionit kooperim e krahasim.

Domethënia e këtij nocioni është‘‘punë e përbashkët me dike tjetër për të kryer një punë’’1.

Sintagma bashkëpunim edukativ ka kuptimin e involvimit të më shumë faktorëve në procesin

edukimit, faktorë këta të cilët mund të jenë të planifikuar dhe të paplanifikuar, të kontrolluar e të

pakontrolluar, të vazhdueshëm apo të herëpashershme, shoqeror apo individual”2., e që synojnë

realizimin e qëllimeve të edukimit.3

1.2 Nocioni shkollë

Nga shumica e përkufizimeve për shkollën që hasim në tekstet e pedagogjisë por edhe të tjera ne

do t’i veçojmë dy prej tyre, e që i japin autorët e ndryshëm. Në një enciklopedi pedagogjike

thuhet se “Shkolla është institucion me organizim të veçantë, detyra themelore e së cilës është

realizimi i qëllimeve dhe detyrave të procesit të edukimit”4, ndërkaq në një tjetër tekst të disa

grup autorëve gjejmë këtë definicion “Shkolla është një system i krijuar nga shoqëria për interest

e vetë shoqërisë”5.

Struktura organizative themelore e shkollës përbëhet nga: mësimi obligativ, aktivitetet e lira

jashtëmësimore, aktivitetet e tjera.

Shkolla përbëhet nga kjo structure, pa të cilat nuk do të ishte shkollë:

- Nxënësit

- M ësimdhënësit

1Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2005, fq.78.2 Grup autoresh: Pedagoski leksikon, Beograg, 1996, fq.450.3 Prof.Dr.Afërdita Zuna & bashkautorët-Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Sfidë vijanoze, Prishtinë, fq.17.4 Grup autoresh: Pedagoski leksikon, Beograd, 1996, fq.567.5 Grup autoresh: Qeverisja në arsim, Prishtinë, 2003, fq.26.

8

- Udhëheqësit e shkollës/drejtori, zëvendësdrejtori, ndihmësdrejtori, udhëheqësi i

sektorit etj./

- Punëtorët administrative/ sekretari, referentët etj./

- Shërbimi i konsulencës/psikologu, pedagogu, mjeku, punëtori social, bibliotekarët,

nutricisonisti etj./

- Punëtorët teknikë ndihmës/ higjenistët etj./6

1.3 Nocioni familje

Përkufizimi i nocionit familje në literaturën sociologjike, atë pedgogjike hasim përkufizime të

shumta që i përkasin nocionit familje. Në mbështetje të tyre jemi përpjekur të japim një

definicion që mbulon sa më plotësisht nocionin familje. Pra: “Familja bashkëkohore është grup

themelor shoqëror, qelizë e shoqërisë e cila themelohet me martesën e individëve të gjinive të

ndryshme me qëllim të plotësimit të nevojave jetësore- biologjike, emotive, ekonomike, sociale

dhe edukative të anëtarëve të saj”7. Duke u bazuar në përkufizimin konstatojmë se “familjen e

karakterizon intimiteti i jetës, vitaliteti dhe uniteti i funksioneve të saja”.8

1.4 Nocioni komunitet

Fjala komunitet është emërtim i përbashkët për të gjitha format e ndërlidhjes dhe integrimit të

njerëzve.

Fjala komunitet është sinonim i fjalës bashkësi shoqërore9që do të thot “grup njerëzish të lidhur

nga veçoritë kombëtare, nga kushtet historike etj”.10

6 Prof.Dr.Afërdita Zuna& bashkautoret-Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Sfidë vijanoze, Prishtinë, 2009,fq.18.7 Prof.Dr.Afërdita Deva-Zuna: Edukimi I parashkollorit në familje, Prishtinë, 2003, fq.23.8 Po aty, fq.23.Prof.Dr.Afërdita Zuna & bashkautoret-Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Sfidë vijanoze, Prishtinë, 2009,fq.22.9 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2005, fq.419.10 Po aty, fq.79.

9

Ajo bëhet pjesë e fjalorit të ri social e shkencor, nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm si

komunitetit ndërkombëtar, lidhjeve ndërkombëtare e shkencore, kibernetike dhe procesit të

globalizimit.

- Komunitetin e përbëjnë bashkësia e prinderve, e nxënësve, e institucioneve e

asociacioneve të ndryshme arsimore, kulturore, shkëncore, shëndetsore11.

Drejtoret, ndihmësdrejtorët,…

Dy sisteme të nderlidhura

Psikologet, pedagoget, mjeket,….

11 Prof.Dr.Afërdita Zuna&bashkautoret-Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Sfidë vijanoze, Prishtinë,2009,fq.26.

Nxënësit

Udhëheqesit

Mësimdhënësit

ShkollaSherbimi i

konsulencës

Administrata

Higjenistat

Puntoret-tekniko-sherbyes

Rojtarët

Bashkësia enxënësve

Komuniteti

Bashkësia eprindërve

Bashkësia einstitucioneve të

ndryshme

Shkencore

ShëndetsoreKulturore

10

KAPITULLI II

2. QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT E BASHKËPUNIMIT SHKOLLË -

FAMILJE - KOMUNITET

Ky pauses hyrës na bën të kuptojmë se sa i rëndësishëm është hapi fillestar i partneritetit-

përcaktimi i qëllimeve dhe objektivave adekuate, jep të kuptojmë se i tërë procesi zhvillohet për

t’u realizuar qëllimet dhe për t’u bërë “veprimësimi i objektivave”12 të parashtruara në rastin tone

për partneritetin, dhe se mjeti matës i suksesit të partneritetit është krahasimi midis qëllimeve

dhe objektivave të parashtruara në fillesat e procesit apo në fund të procesit.

Objektivat e kësaj trajtese janë që lexuesi:

- Të njohë qëllimet e bashkëpunimit midis faktorëve educative shkollë-familje dhe

komunitet.

- Të njohë objektivat e bashkëpunimit midis faktorëve partnerialë.

- Të vetëdijësohet për rolin e përcaktimit të qëllimeve dhe objektivave për realizimin e

partneritetit.

- Të vlerësojë dhe përmirësojë jetësimin e qëllimeve dhe objektivave të partneritetit midis

faktorëve educative e socialë.

- Të ri-definojë qëllimet dhe objektivat e partneritetit.

- Të njohë vlerat, fushat dhe format e bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet.13

12 Gaston Miallaret: Pedagogji e përgjithshme, Tiranë, 1997, fq.7813 Prof.Dr.Afërdita Zuna&bashkautorët-Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Sfidë vijanoze, Prishtinë, 2009,fq.45-46.

11

2.1 Qëllimet

Nocioni qëllim-“ajo që kërkojmë a që synojmë të arrijmë, gjëja për të cilën përpiqemi”.14Sintagma qëllim edukativ është “ajo që kërkojmë dhe që përpiqemi të arrijmë në procesin e

edukimit”. 15

Qëllimet educative, edhe pse të shkoqitura në bazë të kritereve të ndryshme, e për arsye të një

shtjellimi më të hollë, në praktikë educative janë në ndërlidhje dhe kushtëzim reciprok. Qëllimet

e edukatës sipas karakterit fushë përfshirje edukative dallojmë :

- Qëllimet edukative të përgjithshme

- Qëllimet edukative të veçanta

- Qëllimet edukative konkrete.

Sipas dimensionit kohor paraqiten qëllimet si në vijim:

- Qëllimet edukative më të largëta

- Qëllimet edukative më të afërta

- Qëllimet edukative afatgjata

- Qëllimet edukative afatshkurtra.16

2.2 Objektivat

Nocioni objektiv d.m.th. – “detyrë më konkrete, më e shkoqitura, e fokusuar, për të cilën

angazhohemi dhe pritet ta realizojmë”.17

Sintagma objektivat edukative janë, “detyra edukative të shkoqitura dhe të konkretizuara për

realizimin e të cilave angazhohemi gjatë procesit të edukimit”.18

14 Grup autorësh, Pedagoski leksikon, Beograd, 1996, fq.558.15 Po aty, fq.558.16 Prof.Dr.Afërdita Zuna dhe bashkëautorët-Partneriteti shkollë-familje-komunitet,Sfidë vijanoze, Prishtinë,2009, fq.47.17 Gaston Millaret: Pedagogji e përgjithshme, Prishtinë, 1997, fq.50.18 Po aty, fq.50.

12

Disa objektiva:

1. Të krijohen mundësit e zhvillimit dhe edukimit të aspekteve të personalitetit port ë trajtuara si

organikisht të lidhura dhe të kushtëzuara.

2. Të identifikohen dhe tejkalohen apo zbuten vështirësitë në procesin e nxënies, në lëndët e

veçanta.

3. Të nxirret dhe të ndihmohet avancimi professional i mësuesve-arsimtarëve etj.

Këtë trajtesë do ta përmbyllim me konstatimin se qëllimet dhe objektivat e partneritetit janë

boshti kurrizor i këtij procesi multifaktoral apo strumbullar rreth të cilit zhvillohet i gjithë

procesi i partneritetit reciprok midis këtyre faktorëve.19

19 Prof.Dr.Afërdita Zuna&bashkautoret-Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Sfidë vijanoze, Prishtinë, 2009,fq.49-50.

13

KAPITULLI III

3. RËNDËSIA E PARTNERITETIT

Cilësia e partneritetit shkollë-familje-komunitet varet si e sa e kuptojmë rëndësinë e partneritetit

faktorët primarë të edukimit familjar, të atij shkollor dhe komunitar, dhe se si i qasen ata këtij

partneriteti.

Vetëdija e ulët për rëndësinë e partneritetit pengon konsulidimin dhe realizimin e këtij procesi.

Me këtë vështirësohet involvimi i mirëfilltë i familjes dhe komunitetit në punë e shkollës dhe

anasjelltas, vështirësohet edukimi i fëmijëve dhe nxënësve me nevoja të veçanta, që është

funksioni primar i shkollës, i familjes dhe i komuniteteve të veçanta.

3.1 Rëndësia për nxënësin me NV

Nga bashkëpunimi i mirëfilltë i faktorëve shkollë-familje-komunitet pritet të realizohet qëllimi

më i përgjithshëm dhe fundamental i edukates zhvillim i tërësishëm i personalitetit, zhvillimi dhe

edukimi i potencialit gjenetik dhe shfaqja maksimale e tij. Bashkëpunimi midis faktorëve social

dhe institucional të edukimit të fëmijëve nxënës konsiderohen njëri ndër kushtet më esenciale të

fuqizimit të këtyre faktorëve, njëri ndër kushtet esenciale të mbarëvajtjes së procesit të edukimit

të fëmijës dhe nxënësve me nevoja të veçanta, në familje dhe në shkollë dhe përfshirjes së

suksesshme të tyre në jetën kumunitare.

Për këtë arsye analizohet ky dimension i rëndësisë së bashkëpunimit dhe të punohet drejtë

vetëdijesimit të faktorëve në partneritet për këtë qeshtje.

Rëndësi e bshkëpunimit për nxënësin me nevoja të veçanta mund të shkoqiten si vijon:

- Arrihet njohja dhe të kuptuarit më i plotë dhe më i thellë i personalitetit të nxënësit.

- Plotësohën informacionet për jetën familjare të nxënësit me nevoja të veçanta dhe

kuptohet relacioni shkak-pasojë i suksesit ose vështirësive në edukimin shkollorë.

14

- Partneriteti i mirëfilltë është me rëndësi për nxënësin me nevoja të veçanta ngase

mundësohet evitimi i shkaqeve që vështirësojnë procesin efikas të edukimit si dhe

krijohen mundësi dhe kushte te edukimit të suksesshëm familjar, shkollor e komunitar.20

3.2 Rëndësia për shkollën

Familja – komuniteti arrijnë të njihen më mirë si dhe të kuptojnë, të mbështesin dhe të

përmirësojnë pozicionin dhe funksionet e shkollës. Kjo arrihet kur faktorët jashtëshkollorë

njohën ne politikat e bashkëpunimit të shkollës me familjen dhe komunitetin e në funksion të

rolit edukativ dhe të roleve të tjera të shkollës.

Mundësohet që faktorët partnerialë jashtë shkollorë të ndikojnë në përmirësimin e përmbajtjes së

bashkëpunimit me shkollën.

Zhvillohet dhe përmirësohet vijimisht funksioni edukativ i shkollës.

Përmbajtjet mësimore aplikohen me metodologji përkatëse dhe më këtë mundësojnë nxënie

efektive dhe interiorizimin e mirëfilltë të tyre etj.

Nga kjo trajtesë del që bashkëpunimi i shkollës me familje dhe komunitetin ka efekte të

shumëfishta gjithëpërfshirëse për shkollën.

Për këtë pritet që pikërisht shkolla të jetë kopshtar i farës së partneritetit, nismëtari dhe bartësii

përgjegjësisë së partneritetit institucional.

3.3 Rëndësia për familjen

Familja arrin të njohë fëmijën me nevoja të veçanta, të hulumtojë dhe të kuptojë shkaqet e

vështirësive në nxënie.

Familja kërkon dhe gjen, qoftë edhe në bashkëpunim me ekspertët përkatës, arsyen e sjelljeve të

papërshtatshme apo devijante të fëmijës me nevoja të veçanta.

Mediton per funksionin edukativ vetanak dhe të faktorëve të tjerë primarë educative dhe bën

përpjekje të përmirësimit të kulturës psiko-pedagogjike dhe taktit pedagogjik prindëror.

20 Prof.Dr.Afërdita Zuna&bashkautor-Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Sfidë vijanoze, Prishtinë, 2009,fq.56-57

15

Reflekton për qasjen përkatëse edukative - i mbështetët sjelljes e mira dhe aspiratat e drejta të

fëmijës me nevoja të veçanta, e përmirëson funksionin edukativ dhe arrin edukim më cilësor,

arrin të përjetojë ndjenjën e triumfit edukativ, i cili ndikon në mënyrë komulative një sukses nxit

angazhimin për arritjen e suksesit tjetër.

Ngrihet vetëdija e prindërve për nevojën e aftësimit të vazhdueshëm psiko-pedagogjik të tyre, që

qëllim që të evitohen gabimet jo të rralla të prindërve dhe me pasoja për fëmijët me nevoja të

veçanta, në një anë, dhe në anën tjetër, më qëllim të arritjes së kompetencës pedagogjike të tyre.

Familja bashkëpunuese bën që të evitohet mundshmi “negativizëm pedagogjik”, që rezulton nga

mbyllja e familjes karshi komunitetit dhe shkollës.

Familja bashkëvepruese dhe ndërvepruese bën që të sigurohet një ambient më i rehatshëm

mbështetës dhe më i sigurtë për fëmijën me NV.21

3.4 Rëndësia për komunitetin

Rëndësia e partneritetit shkollë – familje – komunitet edhe për komunitetin është e pa

kontestueshme. Në vijim do të përpiqemi të shkoqisim disa nga dobitë që mund t’i ketë

komuniteti nga partneriteti me shkollën dhe familjen. Duke realizuar bashkëpunim krijohet një

imazh pozitiv për komunitetin respektivisht komunitetet e veçanta si njësi sociale të hapura dhe

të gatshme për kooperim me familjen dhe shkollën. Komuniteti bashkëpunues, me ndihmën e

shkollës dhe familjes, mund të zhvillojë aktivitete të ndryshme të rëndësishme e të dobishme për

të gjithë. Duke e njohur procesin e edukimit shkollor, profilizimin e shkollave, komuniteti mund

të ndikojë në krijimin e profilëve të veçanta, deficitare, të nevojshme për komunitetet apo edhe

shoqërinë tone. Sot sforcohet gjithnjë e më shumë bindja se “shkolla duhet të përgatisë kuadro të

absorbueshme për komunitetin”22me qëllim të most ë krijohet suficit kuadrosh, që ndodh në

shoqëritë që nuk akomodojnë prodhimin e kuadrove me kërkesën për kuadro. Komuniteti, duke

krijuar shanse të favorshme për nxënësit e talentuar, e pengon një praktikë shumë të dëmshme e

që është “inkorporimi i nxënësve të talentuar në koncepcionin e nxënësve mesatarë.23

21 Po aty, fq.60.22 Dr.Marko Stefanovic:Skola po mjer-uncenika, Zagreb, 2004, fq.99.23 Shih:Mr.Sc.Pavao Skok:Ucenik u savremenoi nastavi Zagreb, 2005, fq.101.

16

KAPITULLI IV

4. Faktorët e partneritetit

Partneriteti midis shkollës – familjes – komunitetit është proces në të cilin gjeneralizohen

konstatimet paraprake.

Partneriteti midis shkollë-familjes dhe komunitetit doemos ndodh.

Faktorët educative, si subjekte dhe mjedise, vetvetiu, qoftë edhe në mënyrë të terthortë puqen në

fëmijën dhe nxënësit me NV, ta quajmë-epiqendër me fuqi të madhe terqëse.

tfëmijën dhe nxënësit NV, respektivish në mirërritjen dhe edukimin e drejtë të tij, faktorët duhet

të arrijnë bashkëpunim.

Secila do të jetë cilësia e partneritetit e me këtë edhe epilogu nga ky process, varet nga faktorët

bashkëpunues, nga cilësia e raporteve përbrenda faktorit të caktuar por edhe nga cilësia e

raporteve midis faktorëve të ndryshëm e potencialë për bashkëpunim apo të përfshirë në këtë

process.

4.1 Shkolla

Më qëllim të krijimit të kuptimit më të plotë të nocionit shkollë do ta shfrytëzojmë një

përkufizim që na ndihmon ta arrijmë qëllimin e parashtruar.

Shkolla, sipas Prof.Dr. Hajrullah Koliqit, “është institucion më qytetërues, më i organizuar dhe

më professional i arsimit dhe i sistemit arsimor, ku realizohet mësimi”.24

Në bazë të kriterëve të ndryshme fitojmë tipologji të ndryshme të shkollave- të gjitha këto pjesë e

sistemit shkollor unik, në rastin tone, të Kosovës.

Kështu, “për nga shkalla e shkollimit shkollat zakonisht ndahen në tri shkallë: fillorë, të mesme,

të larta ; për nga natyra e mësimit, ato ndahen në shkolla për arsimin e përgjithshëm dhe shkolla

24 Hajrullah Koliqi,(1998), Historia e Pedagogjisë botërore, Rilindja-Prishtinë.

17

Për arsimin profesional, për nga mosha: shkolla për fëmijë, për të rinjë dhe për të rriturit, për

fëmijë me nevoja të veçanta: shkolla special; si dhe shkollat ambulante/ lëvizëse/ , shkollat me

korrespodencë, radio/TV/shkolla etj.”

Në përbërje të stafit të shkollës inkorporohen faktorët e shumtë, që dallojnë për nga funksionet

por edhe për nga specifikat e tjera. Bile, diversitet i funksioneve bën që këta faktorë të kanë rolet

dhe përgjegjësitë e ndryshme partneriale.

Kështu, shkolla në përbërje ka stafin respektivisht stafin specific si:

- Stafin pedagogjik edukativ e arsimor-mësues klase, arsimtar, kujdestar klase:

- Konsulencën profesionale-pedagogun, psikologun, mjekun etj.

- Stafin drejtues-drejtorin, nëndrejtorin apo zëvendësdrejtorin.

- Stafin administrative-sekretarin juridik të shkollës,asistenten apo asistentin e

administrates etj.

- Stafin teknik-mirëmbajtësit e shkollës.25

4.1.1 Stafi pedagogjik-faktor bashkëpunues

Mësuesi/arsimtari që në literaturë përcaktohet “ Ai që jep mësim në shkollë”, respektivisht

mësues klase ai që merr përgjegjësinë e mësimit klasor për klasën 1-5 shkollë fillore, sipas

përshkallëzimit të ri të sistemit arsimor në Kosovë apo arsimtari që merr përgjegjësitë edukativo-

arsimore në shkollën e mesme.

4.1.2 Mësimdhënësi

Funksionet e mësimdhënësit/arsimtarit janë të kushtëzuara nga marrëdhëniet shoqërore dhe janë

kategori historikisht te ndryshme.Sot, në shkollën e avancuar, janë përcaktuar një vaster

funksionesh të mësuesit të cilat i hasim në tekstet e pedagogjisë, të didaktikës e të fushës së

pedeutologjisë etj., që në focus kanë këtë problematik.

Në qoftë se i sublimojmë pikëpamjet e autorëve të ndryshëm, dalin këto funksione të

mësimdhënësit bashkëkohor si:

25 Prof.Dr.Afërdita Zuna&bashkautor-Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Sfidë vijanoze, Prishtinë, 2009,fq.115-117.

18

- Mësimdhënësi-ekspert mësimor. Mësimdhënësi është njohës i mire i fushave dhe lëndëve

mësimore dhe është aplikues i suksesshëm i dijes dhe shkathtësive profesionale

pedagogjike.

- Mësimdhënësi-motivues. Mësimdhënësi është nxitës i punës mësimore dhe edukative të

nxënësit por edhe force motorike që fut në lëvizje faktorët e partneritetit pedagogjik e

social në shkollë dhe jashtë saj.

- Mësimdhënësi drejtues dhe udhëheqës i procesit të edukimit.

- Mësimdhënësi-lehtësues.

- Mësimdhënësi-partner i edukimit të nxënësve.

- Mësimdhënësi-këshilltar.

- Mësimdhënësi-vlerësues.

- Mësimdhënësi-shembull.

Mësimdhënësi i përkushtuar ndaj funksionit të tij prej edukatori do të kujdeset që me tërë

personalitetin të rrezatojë pozitivitet dhe të jetë mostra më e shkëlqyer për nxënësit.26

4.1.3 Shërbimi profesional

Funksioni pedagogjik i shkollës dhe i faktorëve të tjerë të edukikit e të socializimit fuqizohet në

bashkëpunim me sherbimin profesional në shkollë.

Në kornizat e këtij shërbimi hyjnë:

- Shërbimi pedagogjik/pedagogu i shkollës, pedagogu social, pedagogu special-ekspert i

punës me fëmijë me nevoja të veçanta, andraogu-punon me të rriturit etj.

- Shërbimi ipsikologut/ psikologu i shkollës, psikologu social.

- Shërbimi shëndetësor/ mjeku, stomatologu, defektologu etj.

- Shërbimi i bibliotekarisë/ punëtori i bibliotekës.

- Shërbimi teknik/ eksperti për programim, eksperti për kompjuter etj.

Të gjithë, që përfshihen në shërbimin profesional të shkollës, duhet të posedojnë përgatitje

adekuate profesionale por edhe tipare të veçanta njerëzore të rëndësishme për punën me nxënës

dhe me faktorët e tjerë partnerialë.

26 Po aty, fq.117-119.

19

Krahas asaj se sot familja ka nevojë të shtuar të bashkëpunojë me shkollën dhe komunitetin dhe

anasjelltas, shkollave tona nuk u ofrohen mundësi ligjore për instalimin dhe funksionimin e

shërbimit profesional.27

4.2 Personeli menaxhues – drejtori, zëvendësdrejtori

Çka pritet nga udhëheqja e shkollës?

Pritjet, mbase janë të parapara me legjislacionin shkollor, që ky institucion edukativ dhe arsimor

të mos e ushqejë filozofinë e të qenit të “ vetëmjaftueshëm” dhe të mos i shkëput lidhjen me

jashtë shkollë.

Bashkëpunimi cilësor brenda stafit udhëheqës që nënkupton: besimi dhe mirëbesimi reciprok,

pranimi reciprok, marrja dhe kryerja e përgjegjësive, kritikat e hapura dhe

konstruktive,gatishmëria për ndryshime të nevojshme e në favor të stafit drejtues dhe shkollës,

komunitetit etj.Partneriteti i udhëheqësish së shkollës më stafin mësimor e mbi bazën e parimeve

cilësore të cilat janë përpunuar si problem i veçantë, si:

1. Parimi i gjithë përfshirjes në partneritet

2. Parimi i partneritetit demokratik e human

3. Parimi i njësimit apo përafrimit të ndikimeve edukative

4. Parimi i partneritetit konsekuent

5. Parimi i partneritetit sistematik etj.

Udhëheqja e shkollës në partneritet me familjen dhe komunitetin:

- Bashkëpunimi të realizohet mbi bazën e pranimit të familjes dhe komunitetit si partner të

barabartë dhe dinjitoz për bashkëpunimin në punën pedagogjike dhe shoqërore të

shkollës.

- Përfillja e familjes-prindërve-vetëdijesimi për rëndësinë e involvimit të familjes në punën

edukative të shkollës.

- Gtishmëria për zgjedhjen e problemeve edukatike dhe të tjera të familjes.

- Involvimi I mirëfilltë I familjes në punën edukative dhe tjetër të shkollës.

27 Po aty, fq.126-127.

20

- Inkurajimi për vetëvlerësim dhe vlerësim të punës në shkollë…etj.28

4.3 Nxënësi – faktor i partneritetit

Fuqizimi ose pamundësia e bashkëpunimit të nxënësit si subject, si grup i nxënësve apo si

kolektivitet me të tjerët determinohet nga bazamenti filozofik i edukimit në shkollë çështje kjo e

trajtuar në kapitullin “Filozofia e bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet”. Me përcaktim për

shkollën e bazuar në filozofinë “ më qendër fëmija “, konsiderojmë se duhet të analizohet edhe

disa çështje të tjera me qëllim të përvijimit të pozitës partneriale të nzënësit.

Personaliteti i nxënësit dhe mundësitë bashkëpunuese:

Tiparet e personalitetit të nxënësit, që nisin dhe zhvillohen në fëmijëri, janë të rëndësishme dhe

kondicionojnësishme dhe kondicionojnë kualitetin e partneritetit me subjektet tjera të shkollës

apo edhe jashtë saj. Këto tipare janë ngushtë të lidhuara midis vetes. Në këtë moshë

karakterizohen me dinamizëm zhvillimi e me këtë edhe problemin e stabilizimit të tipareve

positive e plotësisht të qëndrueshme.Të favorshme për partneritet të nxënësit me shokët e klasës

apo të shkollës, pastaj me bashkëmoshatarët e lagjes dhe më gjerë, me mësuesin, me kujdestarin

e klasës dhe të rriturit e tjerë të shkollës dhe jashtë saj, janë:

- Tiparet socio-morale të nxënësit

- Tiparet emocionale të nxënësit

- Tiparet dominante të temperamentit të nxënësit

- Aftësitë dhe shkathtësitë komunikative të nxënësit etj.29

28 Po aty, fq.132-133.29 Po aty, fq.135-136.

21

4.4 Nxënësit dhe relatat bashkëpunuese

Relacionet kooperuese të nxënësit mund të jenë drejtimesh të ndryshme, reciproke dhe me

intensitet të mjaftueshëm e vale të përshtatshme bashkëpunimi. Kështu, relatat mund të

realizohen siç vijon:

1. Nxënës-nxënës/dyshi i nxënësve apo çifti bashkëpunues;

2. Kyesi i nxënësve të klasës apo të shkollës;

3. Nxënës-mësues, kujdestari i klasës;

4. Nxënës, kryesi e klasës- konsulencë profesionale;

5. Kryesi e nxënësve të klasës- stafi menaxhues i shkollë;

6. Nxënës, kryesi e nxënësve të klasës- komunitet.

4.5 Shërbimi i konsulencës në shkollë

Shërbimi i konsulencës në shkollë luan një rol të rëndësishëm, nxënësit apo kryesia e klasës

kooperon me ekspertet e lëmive të caktuara, ashtu që problemet e edukimit dhe të mësimit apo

edhe të sjelljeve asociale e devijante i prezanton tek pedagogu, psikologu apo psikologu i

shkollës, mjeku dhe zyrtari social.

22

4.5.1 Pedagogu

Puna e pedagogut të shkollës orientohet në këto fusha të partneritetit:

1. Përcjell levizjet në politikat e sistemit arsimor dhe shkollor në partneritet me instancat më

të larta Brenda dhe jashtë shkollës;

2. Përcjell dhe vlerëson arsyeshmërinë e implementimit të kërkesave që ja parashtron

shoqëria dhe institucionet e ndryshme të shkollës;

3. Udhëheq dhe ndihmon hartimin e programit të punës së shkollës në bashkëpunim me

stafin pedagogjik dhe udhëheqës të shkollës;

4. Ofron ndihmë profesionale arsimtarëve gjatë hartimit të programeve të veqanta për lëndët

pëkatëse;

5. Ofron ndihmë profesionale kujdestarëve të klasës gjatë hartimit të planit të punës;

6. Bashkëpunon me stafin pedagogjik të shkollës, me strukturat udhëheqëse të shkollës dhe

me ministritë e arsimit dhe të tjerat, me institutet gjegjëse si institutin pedagogjik,

institutin e psikologjisë, institutet e shëndetësisë etj.

7. Mbikëqyr dhe vlerëson në bashkëpunim me faktorët e tjerë, realizimin dhe arritjet e

procesit ;

8. Rekumandon dhe diskuton me faktoret e shkollës dhe për përmirësimin e procesit;

9. Planifikon, monitoron dhe vlerëson në parternitet procesin e bashkëpunimit

brendashkollor;

10. Planifikon, monitoron dhe vlerëson por edhe angazhohet për përmirësimin e partneritetit

të shkollës në familjen dhe komunitetin;

11. Inicon apo përkrah iniciativat e familjes dhe komunitetet për bashkëpunim me shkollën ;

12. Lehtëson risocializimin e nxënësve delikuentë, në bashkëpunim me institucionet

korrektuese;

13. Ndihmon parandalimin e dukurisë së mundshme të recidivitetit perseritjen e sjelljes

devijante pas trajtimit socio-pedagogjik e psikologjik në institucionet korrektuese.

23

14. Lehtëson procesin e integrimit të nxënësve në shkollë dhe kalimit në ciklet më të larta,

apo adaptimit në ndërrimin e mësuesit, kujdestarit të klasës, klasës apo shkollës.

15. Nxitë, dizajnon, realizon dhe vlerëson hulumtimet pedagogjike brenda dhe jashtë shkollës,

bashkëpunim me faktorët brenda dhe jashtë si institutin e hulumtimeve pedagogjike etj.

16. Bashkëpunon me stafin peagogjik, mësuesin , arsimtarin kujdestar, por edhe me prindërit

dhe komunitetin për identifikimin e fëmijëve të talentuar, dhe krijimin e mundësive që të

zhvillohet e shprehet e pranohet publikisht afiniteti i tyre.30

4.5.2 Psikologu

Puna e psikologut të shkollës konsiston në ngritjen vetanake të vazhdueshme teorike, paisjen me

informacione të reja nga fushat e psikologjisë dhe shkencave dhe përsosjen e shkathtësive të

nevojshme për funksionin e tij prej psikologut.

Psikologu i shkollës duhet t’i përmbushë këto obligime profesionale konkrete si:

- I hulumton kushtet e jetës dhe punës në shkollë, të cilat janë të rëndësishme për

zhvillimin psikik të nxënësit dhe faktorëve të tjerë;

- Angazhohet për përmirësimin e kushteve të punës dhe jetës në shkollë;

- Punon në ekologjizimin e klimës psikologjike dhe sociale e pedagogjike në shkollë;

- Ndërmerr masa të nevojshme për parandalimin e shkaktarëve që prekin apo ndotin

shëndetin mental të nxënësve dhe të faktorëve të tjerë të përfshirë në punën shkollore.

- Bashkëpunon me stafin tjetër të sherbimit profesional me qellim të trajtimit analitik të një

problemi a çeshtje, etj.31

30 Po aty, fq.128-129.31 Po aty, fq.129-130.

24

4.5.3 Mjeku

Mjeku luan rol të rëndësishëm në shkollë.

Mjeku i jep ndihmesë në shqyrtimin e problemeve shëndëtësore personale apo të nxënësit e

caktuar apo edhe respektimin e masave parandaluese për ndonjë semundje etj. 32

“Shëndeti i fëmijës tone është një thesar i çmueshëm. Për këtë arsye shendeti i fëmijës kërkon një

mbështetje dhe mbrojtje të fuqishme duke filluar qysh nga vitet e hershme të jetës.

Shërbimi shëndëtësor për fëmijë e të rinj angazhohet për një zhvillim të shëndetëshem trupor e

shpirtëror të nxënësve. Ai mbështet shëndetin e fëmijëve e të rinjëve dhe këshillon prindërit dhe

mësuesit në lidhje me parandalimin dhe mbështetjen shëndëtsore. Me masa parandaluese

nënkuptohen parandalimi dhe mbrojtja nga semundjet. Perderisa me mbështetje shendetësore

nënkuptohen të gjitha masat të cilat e përkrahin dhe e forcojnë shendetësinë.

4.5.4 Zyrtari social

Punëtori social apo sociologu në shkollë, krahas përgatitjes së vazhdueshme teorike-shkëncore

duhet t’i përmbushë obligimet profesionale sin ë vijimë:

- Vijimisht i detetkton, monitorin dhe vlerëson kushtet materiale dhe sociale të jetës dhe

punës në shkollë për nxënësin dhe të tjerë;

- Angazhohet për përmirësimin e kushteve materiale dhe sociale të punës dhe jetës në

shkollë;

- Trajton nxënësit në nevojë, respektivish familjet e tyre;

- Ndihmon socializimin e nxënësve indaptibil;

- Studion rrethanat familjare potenciale për sjellje asociale apo antisociale të nxënësit;

- Inicon dhe përkrah projektet humanitare të shkollës apo familjes e komunitetit etj.

32 Po aty, fq.137.

25

4.5.5 Bibliotekisti

Puntorët e bibliotekës në shkollë kanë detyrat gjegjëse që korrespodojnë me natyrën e punës së

tyre. Kështu, puntori i bibliotekës së shkollës ka për obligim pune:

- Të motivojë nxënësit për lexim;

- Të aftësojë nxënësin që pavarësisht të gjejë dhe kërkojë burime të reja;

- Të shkathtësojë nxënësin për të shfrytëzuar drejt katalogjet;

- Të shkathtësojë nxënësin për përdorimin e drejtë të fjalorëve dhe enciklopedive;

- Të zhvillojë tek nxënësi shprehitë e punës intelektuale, ruajtja e librit, kthimi me kohë,

mos demtimi i librit etj.

- Të bashkëpunojë me stafin pedagogjik në realizimin e këtyre obligimeve të përbashkëta

etj.33

33 Po aty, fq.130-132.

26

4.6 Familja

Për ta kuptuar rolin e familjes për formësimin e personalitetit të fëmijës do t’i referohemi

mendimit shumë të çmueshëm të akademik Jashar Rexhepagiqit, se “roli edukativ i familjes nuk

zhduket, e as nuk është për t’u nënçmuar”34. E për ta kuptuar interferimin e edukatës familjare në

edukimin shoqëror dhe shkollor do ta theksojmë konstatimin e pot ë njëjtit autor përkitazi me

vazhdimësinë e ndikimit të familjes në jetën e njeriut, edhe atëherë kur përfshihet në jetën

shkollore, krahas dhe pas shkollimit në jetën komunitare.

Ky mendim me shumë mbështetje në shkencën e pedagogjisë dhe mendimet e tjera të

studiueseve të pedagogjisë familjare na jep të kuptojmë se familja nuk pushon të jetë ndikuese në

të gjitha periodat e jetës së njeriut, megjithëse me intensitet dhe cilësi ndryshe, nuk pushon të

involvohet pak a shumë edhe në jetën shkollore dhe komunitare të atij që është pjesë e saj.

Familja, asnjëherë nuk pushon së interesuari për pjesëtarët e saj. Funksionet e familjes janë të

shumta. Krahas funksioneve të reprudukimit, janë edhe disa të tjera funksione që janë të

rëndësishmë për t’i hapur dyert e bashkëpunimit me shkollën dhe komunitetin.

Funksionet e familjes:

- Familja ka funksion emotive

- Familja ka funksion mbrojtës

- Familja ka funksion social

- Familja ka funksion edukativ-pedagogjik35

34 Jashar Rexhepagiq, Çështje fudamentale në pedagogjinë ndërkombëtare, botuar nga, A.Sh.A. e Kosovës,Prishtinë, në vitin 2008.35 Prof.Dr.Afërdita Zuna&bashkautoret-Partneriteti shkollë- familje-komunitet, Sfidë vijanoze, Prishtinë, 2009,fq.139-140.

27

4.7 Komuniteti

Nisemi nga konstatimi se fjala bashkësi është sinonim i fjalës komunitet.Në trajtesën që ka të

bejë me “Shpjegimi i nocioneve themelore “ janë dhënë informacione të ndryshme e të shumta

për nocionin komunitet, respektivish bashkësi.Tani do të shqyrtojmë dy nivele e kahje të

partneritetit të komunitetit me shkollen dhe familjen si: komuniteti i institucionalizuar në

partneritet me shkollë e familjen dhe partneriteti i shoqërisë civile me shkollë dhe

familjen.Partneriteti i komunitetit edukativ e arsimor të institucionalizuar si pjesë e sistemit

arsimor është ndriçuar në kontekst të partneritetit të shkollës dhe komunitetit.

Institucionet në vijim:

- Institucionet që e bëjnë shkollën vend të sigurt për mirëqenien dhe shendetin-sherbimi i

mirëmbajtjes së shkollës dhe higjienisteve, organizatat ekonomike, shërbimi i mjekësisë

emergjente,asociacioni i psikologeve apo pedagogeve social, klinika e semundjeve

mendore, sherbimi i policies, në vendin tone SHPK, shërbimi i zjarrfikësve, organizatat

fetare etj.

- Institucionet kulturore-teatri, filmi, biblioteka, muzeu, galleria e arteve etj., u ofrojnë

fëmijës të shijojnë vlerat e ndryshme kulturore e artistike.

- Institucionet sportive-klubet e ndryshme janë mundësi e mire që nxënësit për së afërmi të

përceptojnë ndeshjet a manifestimet e ndryshme sportive, të përjetojnë emocionet që

indukohën nga psikologjia e masës, të kontaktojnë me idhujt e tyre të sportit .

Është kjo mënyrë e përshtatshme për të ndodhur procesi i bashkëpunimit të komunitetit sportive

me fëmijën premtues, shkollën dhe familjen.

Ta arsytojmë me thellësisht bërjen e shkollës vend të sigurt-si çështje shumë delikate në fokus të

partneritetit të komunitetit me shkollën dhe anasjelltas.

Me qëllim që shkolla të bëhet vend i sigurt, vendosen standardet e sjelljes, me të cilat njihen dhe

të cilat pritet t’i respektojnë sit ë domosdoshme të gjitha subjektet e shkollës-nxënësit, stafi i

konsulencës profesionale, ai administrative e tekniko-shërbyes deri te menaxhuesit.36

36 Prof.Dr.Afërdita Zuna&bashkautoret-Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Sfidë vijanoze, Prishtinë, 2009,fq.145-147.

28

PËRFUNDIM

Në fokus të punës tonë përkufizuese ishte në rend të pare shpjegimi i nocionit bashkëpunim,

nocionit familje, atij shkollë dhe komunitet.

Shqyrtimi i qëllimeve dhe objektivave të bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet ngërthen në

vetë disa çeshtje si: analizën e koncepteve kryesore, identifikimin e sinonimeve, distingcionimin

e nocioneve dhe sintagmave të përafërta në këtë fushë, pastaj përcaktimin e qëllimeve të

përgjithshme të këtij partneriteti, shkoqitjen e qëllimeve të veçanta të bashkëpunimit të shkollës

dhe komunitetit në relacion me familjen, por edhe të familjes dhe komunitetit në relacion me

shkollën.

Konstatojmë se partneriteti i mirëfilltë është i rëndësishëm për të gjithë faktorë e përfshirë në

këtë proces.

Partneriteti është i rëndësishëm për edukimin familjar dhe shkollor e komunitar të fëmijës-

nxënës, është i rëndësishëm për mirëvajtjen e procesit edukativ dhe tjeter të shkollës, është i

rëndësishëm për përmirësimin e funksionit pedagogjik të familjes si dhe është i rëndësishëm për

funksionin edukativ dhe social të komuniteti.

Në procesin e edukimit dhe formësimit të personalitetit të fëmijës merr pjesë një konglomerat

faktorësh. Këta faktorë dallojnë midis vetes në shumë aspekte.

Disa prej tyre, si familja-prinderit, fëmijet, shkolla-mësuesi/sja, arsimtaret, kujdestari i klasës,

nxënësit, shërbimi profesional, udhëheqja e shkollës, këshilli i prindërve etj. Janë faktorë të

vazhdueshëm të edukimit.

Konsiderohet se shkolla duhet të jetë faktori më përgjegjës për nxitjen, mbështjetje, udhëheqjen,

monitorimin dhe vlerësimin e përparimin e procesit të partneritetit, por gjithnjë në bashkëpunim

me faktorët e tjerë partnerialë.

29

Rekomandime

1. Pjesmarrja e prindërve në takimet që organizon shkolla të jetë obligative.

2. Planifikimi dhe mbajtja e orëve shtesë është e nevojshme për nxënësit të cilët nuk

tregojnë sukses në mësime.

3. Aktivitetet jashtëshkollore për nxënës të jenë të domosdoshme sepse atyre ju krijojnë

hapësirë për punë kreative, ndihmojnë të menduarit logjik, zhvillimin e imagjinatës të

cilën e percjellin gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në shkollë ashtu edhe në jetë.

4. Shmangia nga kerkesat dhe kritikat, të cilat adresohen nga prindërit tek mësimdhënësit

dhe anasjelltas, sjellin pengesë për bashkëpunim në trekëndëshin pedagogjik.

5. Mungesa e aftësive komunikuese, nga ana e mësimdhënësve dhe prindërve, pengon

bashkëpunimin e mirëfilltë.

6. Pjesëmarrja e prindërve konsiderohet si faktor themelor i edukimit, gjë që ndikon në

shmangien e dukurive negative, ndihmon në zgjidhjen e problemeve-konflikteve dhe

ngritjen e cilësisë në shkollë. Familja është përgjegjese dhe edukatore e pare, që ofron

mundësi në formim të personalitetit dhe mun të ndikojë pozitivisht në procesin e

edukimit të fëmijës.

7. Pjesëmarrja e prindërve në aktivitetete brenda dhe jashtë shkolle duhet të jetë e

deshirueshme dhe të ketë qendrim cilësor si kujdestar, ndihmës në klasë, ndihmës në

bibloteken e shkollës, trajnues pasi kanë kualifikime të ndryshme.

8. Dobi të veqantë kanë “kutitë e sugjerimeve” sepse kontribuojnë në shprehjen e mendimit

të lire pa hezituar për keqkuptime që mund të ndodhin e ky është njeri ndër faktorët që

ndihmon dhe ndikon në ngritjen e cilësisë edukativo-arsimore.

30

Literatura

1. Prof.Dr.Afërdita Zuna&bashkautorët-Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Sfidë vijanoze, Prishtinë, 2009.

2. Grup autorësh: Pedagoski Leksikon, Beograd, 1996.

3. Grup autorësh: Qeverisja në arsim, Prishtinë, 2003.

4. Prof.Dr. Afërdita Deva-Zuna: Edukimi i parashkollorit në familje, Prishtinë , ,2003.

5. Gaston Miallaret: Pesagogji e përgjithshme, Tiranë, 1997.

6. Hajrullah Koliqi, 1998, Historia e Pedagogjisë Botërore, Rilindja-Prishtinë.

7. Dr. Marko Stefanovic: Skola po mier uncenika, Zagreb, 2004.

8. Jashar Rexhepagiq, Çështje fundamentale në pedagogjinë ndërkombëtare, botuar nga A.Sh.A.e Kosovës,

Prishtinë, në vitin 2008.

9. https://www.google.com/search?q=keshillimi+psikologjik+ne+shkolle&rlz=1C1GGRV_enXK751XK751

&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjyu46SsP_UAhVMExoKHXIqCFwQ_AUIBygC&biw=

1366&bih=662#imgrc=iezJ0QvpQcELFM:

10. https://www.google.com/search?q=femija+dhe+mjeku&rlz=1C1GGRV_enXK751XK751&source=lnms&t

bm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjSlbSzsP_UAhVE6RQKHTHhAxkQ_AUIBygC&biw=1366&bih=662#tb

m=isch&q=mjeku+i+femijeve&imgrc=nqfdLg1LOEl3iM:

31