Projekti per qytetari

25
Nentema : Ndikimi i mjedisit te familjes ne zhvillimin e adoleshenteve Tema: Mjediset e zhvillimit te adoleshencës

Transcript of Projekti per qytetari

Page 1: Projekti per qytetari

Nentema : Ndikimi i mjedisit te familjes ne zhvillimin e

adoleshenteve

Tema: Mjediset e zhvillimit te

adoleshencës

Page 2: Projekti per qytetari

SynimetTe arrijme te tregojme se si familja ndikon ne zhvillimin normal apo jo te

adoleshenteve.Te arrijme te realizojme sa me mire projektin dhe ta dorezojme ate ne kohe sipas

afateve te percaktuara.Te vleresohemi sa me mire ne fund te projektit.

Objektivat Te kuptojme cfare eshte familja dhe funksionet e saj ne rritjen e adoleshenteve.

(Brialdo Zagani)Te kuptojme rendesine e familjes ne edukimin e mireqenien e femijeve(Xhulel

Hysaj)Te hulumtojme se cilat dhe si i ndikojne problemet e familjes adoleshentet:

-Varferia Dhe Braktisja e Shkolles (Arnold Preka)-Dhuna ne familje (Sindi Behari)

-Divorci i prinderve ( Denis Naku)Te hulumtojme rreth sjelljeve ndermjet anetareve te familjes dhe vete

adoleshenteve qe vijne si pasoje e moskomunikimit (Rikard Haxhari)Te mesojme disa nga menyrat e zgjidhjes se problemeve adoleshent-prind.

(Alessia Blinishta)Te hulumtojme disa nga problemet e familjes ne qytetin tone (Blendi Çelaj)

Page 3: Projekti per qytetari

Familja dhe funksioni i saj ne rritjen e adoleshenteve

Familja është rrjeti më i fuqishëm i marrëdhënieve njerëzore që mund t'u këshillohet njerëzve të zgjedhin. Ky rrjet është në gjendje të shërbejë si një mburojë duke mbuluar anëtarët e tij dhe ofruar atyre një strehë të sigurt.

Por, ky rrjet, nëpërmjet detyrimeve, kritikave, ndalimeve, është në gjendje edhe të të mbajë të mbërthyer në kthetrat e tij apo të të kufizojë mundësitë gjatë një jete të tërë.Familja është një detyrë që zgjat tërë jetës dhe që kërkon shumë punë, përkushtim dhe sakrificë - diçka që shumë vetë shpesh e harrojnë. Fuqia e familjes është e madhe: asnjë nuk mundet të shkëputet prej saj. Ajo është si një rrjet i padukshëm në të cilin secili është i lidhur me fije të padukshme me secilin. Çdo prindër dëshiron edukimin e mirë të fëmijëve, kështu që ata më vonë të jenë të mirë, të sigurt dhe të lumtur në jetë. Mirëpo kjo fatkeqësisht nuk ndodh.–     Së pari plotësimi i të gjitha dëshirave të fëmijëve, aq sa fëmija sot është bërë pothuaj “diktator” për familje, kërkon dhe kushtëzon çdo gjë dhe menjëherë, dhe prindërit duken të paaftë, disi lëshojnë pe, dorëzohen para këtyre kërkesave, gabojnë rendë duke menduar dhe thenë: s’dua që fëmija im të vuaj si unë.–   Mungesa e vlerave dhe virtyteve personale, familjare dhe shoqërore, si dhe munegsa e madhe e modeleve kulturore dhe shpirtërore. Fëmijtë s’duan dhe s’mund të jenë më si prindërit e tyre, sidomos për familje në rrethe të huaja, në diasporë, si dhe për prindër të varfër dhe të pashkolluar, të trajtuar si “primitive” dhe të prapambetur. Prindërit s’janë gati aspak të përgatitur për rrethe të reja, për edukim të ri, të hapur, ku lypset kërkuar të mirën e përbashkët nëpërmjet bisedimeve, dialogut dhe komunikimit, por më tepër insistojnë në rregullore, në dishiplinë, në autoritet edhe të “grushtit” të dhunës.–   Disorientimi edukativ, sepse tashmë askush nuk e di saktësisht dhe përfundimisht çka domethënë të jesh prindër, edukator, pasi ka ndryshuar botëkuptimi i jetës dhe i punës, tradita, kultura, ekonomia, politika, shkenca, arti, gati çdo gjë. Globalizimi e ka përfshirë mbarë botën, por më tepër në dukuri negative, sidomos me anën e mjeteve pamoro-dëgjimore, duke ia imponuar njerëzimit materializmin, hedonizmin, indiferentizmin dhe atezmin praktik, me pasoja tejet të rënda për jetën kulturore dhe shpirtërore.Pa njeri s’ka as familje as shoqëri. Edukimi familjar është baza e çdo edukimi të mëvonshëm, sepse në familje formohet personaliteti bazor dhe identitetit personal.

Page 4: Projekti per qytetari

Roli edukues i familjesFamilja duhet të edukojë sidomos:Me PRANIMIN e gjithanshëm të fëmijës, ashtu si është, e jo ashtu si mendojmë dhe dëshirojmë ne, sepse ashtu e ngarkojmë apo projektojmë sipas dëshirave dhe nevojave tona. Prinëdrit të cilët nuk janë të kënaqur me vetveten, me palën martesore, mundohen nëpërmjet fëmijëve ta realizojnë veten me pretendime: biri apo bija ime do të bëhet…, do të jetë…, do të fitojë… Kjo mënyrë e ngarkon dhe rrënon fëmijën, sepse ia cakton një rol, një detyrë, një mision të pamundshëm, t’iu përgjigjet nevojave dhe kërkesave, ëndërrimeve të prindërve. Fëmija gjendet gjithnjë në konflikt me vetveten, me prindër, me shoqëri, dhe së fundi rrezikon identitetin: kush jam unë, çka dua unë, dhe si dua unë të realizohem, si dhe personalitetin.Çdo njeri së pari duhet të jetë vetvetja, pastaj mund të jetë edhe me të tjerët dhe për të tjerët.–     T’i edukojmë fëmijtë për jetë dmth. t’i AFTËSOJMË për ballafaqime me të tjerët, jo për të sunduar mbi të tjerët, tendencat diktatoriale, apo për t’iu nënshtruar të tjerëve, tendencat për servilizëm. Edukimi i rreptë dhe me ndalesa, ndoshta edhe me ndeshkime, fëmijën e bën të pasigurt, prandaj e shtyn që të mbëshetet në të tjerët, pa formimin e unit, ego-s, kështu që gjithnjë do të jetë i mvarur prej të tjerëve.–     Çdo regull, ligj, normë pa motivim, mirëkuptim dhe dashuri, e edukon fëmijën për DYFYTYRËSI, sa për sy e faqe dëgjon dhe vepron sipas kërkesës së prindërve, por pa bindje, përcaktim, vetëm formalisht. Ose skajimi tjetër mund të jetë anarkist – t’i urrejë dhe kundërshtojë të gjitha rregullat, ligejt në fëmijëri dhe në rini sepse si fëmijë ka pësuar jetën, s’ka pasur fëmijëri dhe rini të qetë dhe të bukur.Familjet e rrepta dhe represive edukojnë hajna, rrenca, mashtrues, kriminelë, ata të cilët s’kanë pasur përvojë dashurie, përgjegjësie, por lirinë e kërkojnë në anarki dhe në shkelje të noramave familjare, shkollore, shoqërore dhefetare.

Page 5: Projekti per qytetari

Familja edhe pse ka pësuar ndryshime të mëdhaja dhe rrënjësore, prapë mbetet rrethi i parë natyror i çdo edukimi, përgjegjësie për fëmijë dhe për rini. Mu për këtë familja s’mund të jetë indiferente, neutrale, t’i edukojë fëmijtë vetëm për përshtatje ndaj jetës dhe punës, por duhet t’ua jep përvojë kujdesi, mirësie, butësie dhe dashurie, sepse është bartëse dhe edukuse për jetë dhe për vlera.Edukimi është kryesisht aftësimi i fëmijës për ZGJEDHJEN E VLERAVE DHE TË VIRTYTEVE, si ndërmjetësim mes familjes, shkollës, shoqërisë.Sot fëmijtë kanë shumë vështirësi dhe halle të ndryshme, si p. sh. frika, mosbesimi, mbyllja në vete, vetmia, shqetësimi para luftës, varfërisë, papunësisë, ndarjes së prindërve, garimi, rivalitetet, mosdurimi…Nuk mjafton dija për të qenë të mirë, por nevojitet angazhimi i tërë personalitetit në kërkimin, gjetjen dhe zbatimin e të mirës së përbashkët.Njeriu si qenie shoqërore dhe në marrëdhënie gjatë tërë jetës gjendet para zgjidhjeve apo marrëdhënieve me rrethin e jetës dhe të punës. Nga kjo kryesisht edhe varet suksesi apo mossuksesi i jetës, çka japim dhe çka marrim, çka zgjedhim në jetë si vlerë, si ide, ideal, orientim dhe përcaktim jetësor.Sot në shumë raste mungon familja, jeta familjare, fëmijtë jetojnë shumë jashtë familjes, në çerdhe, në mësime parashkollore, në shkollë, në aktivitete të lira…, sa që pak jetojnë në familje dhe me familje. Edhe atë pak kohë që e kalojnë me prindër, e kalojnë keq, sepse prindërit janë të ngarkuar me punë, me lodhje, me halle të ndryshme, kështu që fëmija trajtohet më shumë si ngarkesë, pengesë, peshë, se si gëzim, dhuratë, mundësi…Edukimi është proces jetësor, ku rol vendimtar kanë prindërit, pastaj edhe anëtarët tjerë të familje, por edhe fëmijtë.   Edukojmë me jetë, shembëll, dëshmi, e jo me fjalë, porosi, ligje, ndalime.Femija është fryt i dashurisë, prandaj mund të edukojmë vetëm nëse dashurojmë, dhe së bashku , prindërit dhe fëmijtë, pastaj shkolla dhe shoqëria..  Prindërit janë në shërbim të fëmijëve, e jo anasjelltas, sepse atëherë s’do të kemi fëmijë, por “vegla” apo mjete në duart e të rriturve.

Page 6: Projekti per qytetari

Rendesia e familjes ne edukimin e mireqenies e adoleshenteve

Page 7: Projekti per qytetari

Ndërlikohet edukimi i tij

 

Sa më shumë rritet fëmija aq më shumë ndërlikohet edukimi i tij. Tani problemet që ai ka kanë ngarkesë mendore dhe shpirtërore gjithnjë e më të mëdha. Nënës i takon vazhdimisht të merret me djalin apo vajzën e kësaj moshe. E ndjek në të gjitha, që nga përgatitja në mësime e deri në problemet që nxjerr pjekuria sidomos për vajzat, për të cilat nënat preokupohen me të drejtë.Gjatë kësaj moshe fillojnë ndërlikime nga më të ndryshmet në sjelljen e adoleshentit. Ai tashmë nis të urrejë pse nuk e kanë ndaluar, por edhe pse përpiqen ta ndalojnë. Ai kurrë nuk ndihet i barabartë. Shprehjet që “Ti nuk je si ai” ose “Ti nuk e meriton këtë gjë” shkatërrojnë plotësisht përpjekjet që prindi mund të ketë bërë deri në atë moment.  

Page 8: Projekti per qytetari

Këshilla si të silleni me adoleshentëtKa nevojë për prindinKur fëmija hyn në periudhën e adoleshencës, ai ka nevojë për prindin më shumë se kurrë. Prandaj edhe prindi duhet të largohet nga kritikat dhe fajësimet. Së pari duhet t’i tregojë atij për kujtimet dhe adoleshencën e vet duke u munduar në këtë mënyrë që të thyejë perden e hekurt që ekziston aktualisht ndërmjet prindërve në përgjithësi dhe fëmijëve të tyre adoleshentë. Ka shumë prindër që nuk u qëndrojnë afër fëmijëve për problemet e ndryshme personale që ata kanë. Prindi duhet të kuptojë se shoqëria e tij ndaj fëmijës e largon atë nga shoqëria e keqe dhe nga veprimet e papëlqyeshme të bashkëmoshatarëve të tij

Duhet të flisni çdo ditePrindi duhet të dijë se çfarë ndodh me fëmijën e tij. I gjithë informacioni nuk mund të fitohet në mënyrë të menjëhershme. Me adoleshentin duhet të flitet çdo ditë, dhe nëse nuk bëhet një gjë e tillë, atëherë do të jetë tepër e vështirë të krijohen marrëdhëniet e dëshiruara. Bisedat e përditshme duhet të jenë të rregullta dhe spontane. Ndoshta do të ishte më me vend që për të arritur tek bisedat të hartohej një skemë e shkurtër. Sa më shumë kohë t’i kushtosh fëmijës aq më shumë do të jetë i prirë për të folur e për t’u hapur për problemet që has. Nëse synohet disiplina, fëmija në këtë moment tërhiqet nga prindi. Për këtë gjë duhet që prindi t’i shmanget sa më shumë tipit disiplinues. Ai duhet të jetë sa më i hapur, sa më kurioz dhe sa më i interesuar për jetën e fëmijës së tij.Adoleshenca është koha në të cilën formohet identiteti, dhe për këtë shkak adoleshentët duan të dinë se cilët janë, si do të jenë në të ardhmen, cilat janë vlerat dhe dobësitë e tyre

Page 9: Projekti per qytetari

Si ndikon dhuna ne familje tek adoleshentet

Dhuna dhe frika si element pasues i saj kanë një ndikim shumë të madh në zhvillimin e fëmijës. Në aspektin psikologjik, fizik, neurologjik të zhvillimit,.në gjithëpersonalitetin e aftësinë e tij të ardhme për të funksionuar normalisht në shoqëri. Për fat të keq, është mjedisi shtëpiak ndër vendet ku shfaqet dhuna më e madhe karshi fëmijës. Ajo shfaqet në dhunën e babait a të nënës karshi fëmijës, në relacionet e këqija nënë-babë që reflektohen psikologjikisht, emocionalisht në dhunë tek mendja e fëmijës, me pasoja të mëvonshme në personalitetin dhe jetën e tij, por edhe fizikisht në dhunë karshi tij në rastet kur ai ndërhyn në këto relacione të ashpërsuara nënë-babë në mbrojtje të nënës, për zbutje të tyre, a nën terrorin psikologjik për të kërkuar mbrojtje etj. Veç familjes, edhe komuniteti e shkolla, gjithnjë e më tepër në dekadat e fundit janë mjedise ku dhuna shfaqet në rritje. Këtu, veç dhunës të të rriturit shfaqet edhe dhuna e adoleshentit ndaj moshatarëve të vet. Kështu edhe lagja e shkolla bëhen mjedise gjithnjë e më pak të sigurta..

Page 10: Projekti per qytetari

Çdo i ri dhe çdo familje është unike. Pra, edhe arsyet dhe dinamika e çdo divorcit është e ndryshme. Prandaj është shumë e vështirë të parashikohet apo të përshkruajnë se si adoleshentë të veçantë do të përgjigjet për prindërit e tyre divorcuar.

Si ndikon divorci i prinderve ne jeten e

adoleshenteve

Page 11: Projekti per qytetari

Shumica prej tyre kanë rezultate të ulëta në shkollë

Kanë mundësi më të mëdha të përfshihen në krimdhe të bëhen pjesë e drogave alkooleve etj.

Page 12: Projekti per qytetari

Ndihen fajtorë për ndarjen e prindërve

Pikërisht në këtë etapë të jetës, kur adoleshentët po mësojnë të krijojnë shoqëri të pjekura, divorci u mëson të vënë në dyshim vlera të tilla si: besimi, besnikëria, dhe dashuria. Më vonë, kur të rriten ata mund të shmangin çdo lloj lidhjeje të ngushtë.

Page 13: Projekti per qytetari

Janë më agresive, më të shqetësuar dhe ndihen të vetmuar sepse nuk kanë mbeshtetjen e mëparshme

Kanë tendecë të shkojnë deri në ekstrem Vetëvrasje!!!!!!!

Page 14: Projekti per qytetari

Problemet mes adoleshentëve dhe prindërve,që vijnë si pasojë e

moskomunikimitShpesh prinderit nuk e kuptojne se pse periudha e adoleshences eshte kaq problematike. Kjo vjen si pasoje e nje gjendjeje metamorfoze qe po prek ato.Ashtu siç elekronet sillen ne nje re elektronike te ç’rregullt perreth atomit edhe adoleshentet kalojne nje gjendje te turbullt plot ndryshime. I tillë sillet dhe një adoleshent përreth shoqërisë që e rrethon edhe familjes. Sapo të rinjtë integrohen në Botën e adoleshencës, shkëputen tërthorazi prej familjes. Por, sapo ata bëhen rob të saj, largohen krejtësisht prej gjirit familjar. Kjo ndodh sepse shumica e adoleshentëve e ndiejnë negativitetin e adoleshencës. Duke njohur mentalitetin shqiptar, të rinjtë mund të kenë për pjesë një kategori të ndryshme prindërish, nga prindërit tolerant e deri tek më fanatikët. Prindërit tolerant ngulin kthetrat e besueshmërisë tek fëmijët e tyre dhe shkëputen totalisht nga veprimtaria e tyre. Komunikimi merr fund. Mungesa e bashkëpunimit i jep adoleshentëve të epitetuar si “të llastuar”, lirinë e veprimit me idenë se, cfarëdo të bëjnë, prindërit nuk do të ndërhyjnë dhe madje do tu ofrojnë dhe dorën për ti nxjerrë nga telashet. Këta adoleshentë nuk komunikojnë me prindërit e tyre, sepse këta prindër nuk ofrojnë bashkëpunim ose sepse ndiejnë se nuk është e nevojshme tu rrëfehen për bëmat e tyre.

Page 15: Projekti per qytetari

Situata nga jeta e perditshme Ja se cfarë ndodhi me një djal nga Shkodra.

Prindërit e tij zotëronin vende të mira pune shtetërore duke ua plotësuar të gjitha kushtet e jetesës dhe argëtimit. Ai është vetëm 16 vjec dhe prindërit i kanë siguruar cdo object të cilat shumica e të rinjëve i kanë Ata i kanë dhuruar lirinë e veprimit pa u interesuar për aktivitetet e tij. Ata nuk komunikojnë me të. Kërkesa e llogarisë është zero. Nuk interesohen në shkollën e tij për mënyrën sesi sillet në klasë apo me shoqërinë. Dhe cfarë bën ky djalë? Në shkollë merr laptopin me ëireless dhe chaton me djem të tjerë në një adresë për homoseksualë. Pasi cakton takime të ndryshme, shkon me djem dhe burra te se gjitha moshave kundrejt një shume edhe pse nuk i mungon asgjë. Më pas injekton dhe një sasi të vogël droge në trup pa kuptuar se po shkatërron trupin e njomë. Pas një dite të gjatë argëtimi, kthehet në shtëpi dhe futet sërisht në internet për të chatuar duke treguar se prindërit e tij e kanë lenë në liri veprimi sepse janë modern dhe liberal. Si do të ndjehen këta prindër kur pas disa kohësh të shohin se fëmija i tyre ka shkatërruar rininë e bukur nënë hundën e tyre dhe ata nuk janë interesuar për të?

Ja cfarë i ndodhi një vajze nga Fieri. Vajza e dy intelektualëve me baba mësues dhe mama ekonomiste ajo dashurohet me një djalë nga një fshat i quajtur Grizë, jo shumë në gjendje të mirë ekonomike. Duke e ditur se prindërit e saj ishin shumë të rreptë dhe vendosnin disiplinë të fortë, ajo e kishte të vështirë tu tregonte se dashuronte një djalë jo të kategorisë së saj. Kështu vendosi të mbajë të fshehtë marrdhënien më të dashurin. E dinte se pot ë tregonte do të dhunohej. Pasi prindërit e saj zbuluan se vajza e tyre shoqërohej me dikë, ushtruan tek ajo tortura të renda fizike dhe psiqike. Pas konfliktit, në mesnatë, vajza, me një celës kopje del prej shtëpie dhe arratiset me djalin. Pas shume kërkime kalojn muaj dhe prindërit nuk morën vesh gjë për të. Më vonë, vajza vjen në shtëpi me prindërit e djalit dhe u thotë se janë të detyruar ta pranojnë këtë lidhje sepse ajo priste një fëmijë prej tij. U tregoj se shtatzaninë e shkaktoi vete sepse e dinte se vetëm në këtë rast ata nuk do mund të refuzonin dashurinë e saj.

Page 16: Projekti per qytetari

Dihet se adoleshenca është një moshë shumë delikate dhe prindërit duhet të bëjnë shumë kujdes me femijët e tyre për ti ndihmuar ata në këtë process metamorfoze, sepse më pas do të jetë tepër vonë. Problemet e fëmijëve në adoleshencë nuk vijnë si pasojë e ndikimeve të jashtme, sepse këto të fundit ndikojnë në degjenerimin e adoleshentëve duke i futur në telashe dhe tunele pa rrugëdalje. Këto probleme vijnë si pasojë e mungesës së komunikimit prindër-fëmijë. Ndonjëherë prindi është tepër indifferent, ndonjëherë tepër kërkues dhe fanatik.Kjo shtrëngesë e fortë i shtyn të rinjtë të zhyten thellë e më thellë në situate të rënda sepse fanatizmi i prindërve u duket prapambetje. Këto raste shërbyen për të treguar se është mungesa e një komunikimi të shëndoshë ajo që u vë zjarrin problemeve që nxit adoleshenca. Cdo prind duhet ti qendrojë praën fëmijës së tij gjatë gjithë periudhave të jetës duke i shërbyer si pasqyrë ku fëmija do të shikohet dhe si shtyllë ku fëmija do të mbështëtët. Nëse pasqyra mungon, fëmija nuk do ta njohë kurrë vetvëtën dhe nëse shtylla shembet, fëmija rrezikon të bjerë dhe të dëmtohet rëndë. Nëse prindi do të jetë indiferent apo diktator morali, fëmija do të humbasë në labirintet e metamorfozës më të rrezikshmë të rinisë të quajtur ADOLESHENCË!

Page 17: Projekti per qytetari

Problemet ne lidhje me familjen dhe

adoleshentet ne qytetin tone Shkodren

Page 18: Projekti per qytetari

Dhuna fizike ne qytetin tone

Vënia në përdorim të shpullave, shokut, grushtit, shqelmit apo edhe sendeve për të ndëshkuar fëmijën është një tregues i karakterit të dhunës fizike në shtëpi dhe i ashpërsisë me të cilën ajo vazhdon të shfaqet. Nuk mungojnë edhe rastet kur fëmijët e konsiderojnë dhunë fizike te ushtruar ndaj tyre si një menyrë për të zgjidhur situatat konfliktuale midis tyre.

52%

48%

RAPORTI MES VA-JZAVE DHE DJEMVE

DJEMVAJZA

Page 19: Projekti per qytetari

Abuzimi emocionalNumri i rasteve te denoncuara

Të dhënat e pasqyruara në grafik tregojnë se vajzat kanë raportuar më tepër raste të dhunës psikologjike sesa djemtë .Rastet e trajtuara fëmijët tregojnë se të dy prindërit me një përqindje të njëjtë janë ushtrues të dhunës ndaj tyre. Forma më e përhapura e dhunës psikologjike që përdoret në mjedisin familjar, të raportuar nga fëmijët janë kërcënimi me fjalë, përdorimi i nofkave, të bërtiturat, mbajtja e mërisë, kërcënimi me objekte, por edhe kërcënim me braktisje dhe mallkim.

Page 20: Projekti per qytetari

Abuzimi seksualTë gjitha format e abuzimit seksual ndaj fëmijëve shkaktojnë një dëm të rëndë shëndetit mendor dhe fizik të fëmijës. Pasojat e abuzimit seksual i ndjekin fëmijët edhe në faza të mëvonshme të jetës si të rritur – jetë që sipas përshkrimeve të viktimave, shpesh jetohet me trishtim dhe dhimbje të fshehur. Abuzuesit e fëmijës mund ta bëjnë fëmijën që të përjetojë frikë ekstreme në rast se do ta nxjerrë sekretin. Fëmija mund të flasë vetëm kur e ndjen se është i/e rrethuar nga një mjedis, i cili beson dhe e mbështet. Nëse një fëmijë thotë se është i ngacmuar, prindërit duhet të përpiqen të qëndrojnë të qetë dhe ta risigurojnë fëmijën se gjithçka çfarë ka ndodhur nuk ka qënë për faj të tij/saj.

30%

70%

RAPORTI ME VAJZAVE DHE DJEMVE

DJEMTE VAJZAT

Page 21: Projekti per qytetari

NeglizhimiNdër format e neglizhimit të raportuara nga fëmijët i referohemi mungesës së plotësimit të nevojave bazë, si kujdes shëndetësor, veshmbathje, ushqyerje, ndihmë në vazhdimësin e arsimit, mungesë të ngrohtësisë dhe mbështetje.

NUMRI I RASTEVE TE DENONCUARA

Page 22: Projekti per qytetari

Adoleshenca, mosha e konflikteve

Adolesheca ëeshtë mosha në të cilën individët nuk janë as fëmijë e as të rritur.Kjo moshë është një moshë mjaft e rëndësishme e cila karakterizohet nga ndryshime të mëdha të cilat ndikojnë në jetën e adoleshentëve.Adoleshenca sot ka ndryshuar pasi, ndryshe nga adoleshëntët e dikurshëm, adoleshentët e sotëm kanë shumë më pak pika referimi,nuk njohin detajet e së ardhmes por perceptojnë në atmosferë pasigurinë dhe kjo e frikëson adoleshentin.Asnjë familje nuk ka imunitet ndaj konflikteve mes prindërve dhe adoleshentëve të cilat shpesh janë të rënda.Shkaqet e këtyre konflikteve mund të jenë të ndryshme por në bazë shpesh qëndron mungesa e dialogut. Ritmet e shpejta të shoqërisë moderne nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes prindërve dhe adoleshentëve, dhe me kalimin e kohës distanca që formohet mes dy palëve bën që marrëdhëniet të vështirësohen. Të kuptojmë se çfarë gjendet pas konfliktit është hapi i parë i cili ndikon në përmirësimin e gjëndjes dhe bën që problemi dhe konflikti të mos zmadhohet.

Page 23: Projekti per qytetari

Shkaktarët e konflikteve mes prindërve dhe adoleshentëve

Mungesa e dialogutShkaktari kryesorë i konflikteve mes prindërve dhe adoleshentëve është mungesa e dialogut. Prindërit shpesh nuk kane kohë që të flasin me fëmijët e tyre dhe kjo bën që shpesh probleme të ndryshme të mos zgjidhen menjëherë por që të lihen pezull dhe me kalimin e kohës rritin zemërimin dhe mllefin e adoleshentëve. Shpesh fëmijet kanë thjesht nevojë që të dëgjohen pasi indiferenca dhe munges e prindërve ju shkakton atyre një zhgënjim të madh i cili shkakton tek ata qëndrime konfliktuale. Medime të ndryshmeShpesh prinderit mendojne se ata kane

ShkollaShkolla dhe veprimtarite e ndryshme shkollore shpesh bëhen shkak i konflikteve mes prinderve dhe adoleshenteve. Edhe ketu rol te rendesishem luan dialogu. Te qortuarit, dhuna psikologjike dhe denimet jane veprime te shpeshta te shfaqura nga prinderit por qe nuk japing rezultatet e pritura. Pas notave negative ose rezultate jo te kenaqshme qojne ne pakenaqesine e prinderve dhe ne debate me femijet. Edhe konfliktet mes adoleshenteve dhe shokeve te tyre apo mesuesve qojne ne debate. Te bertiturat nuk ndihmojne asnjehere ne zgjidhjen e problemeve, por jane qetesia dhe dialogu qe ndihmojne ne zgjidhjen e konflikteve.

Page 24: Projekti per qytetari

Lidhja nderlendore Me lenden e Matematikes me shifrat, grafiket dhe statistikat. Me lenden e Gjeografise me rajonet dhe qytetet ku kishim perhapje te formave te

dhunes. Me lenden e Informatikes me slidet e punuara ne kompjuter me Poëer Point.

Page 25: Projekti per qytetari

Konkluzionet Ne fund te ketij projekti ne jo vetem qe mesuam gjera te reja per

ndikimin e familjes ne jeten e secilit prej nesh duke analizuar faktore te ndryshem qe ndikojne ne marredheniet prind-femije por edhe dhame keshilla per te zgjidhur probleme te ndryshme.Gjithashtu ne mesuam te gjithe se bashku te bashkepunojme me njeri-tjetrin si dhe te organizoheshim e te punonim ne grup.