Projekt sociologji

21
PROJEKT FAMILJA

Transcript of Projekt sociologji

Page 1: Projekt sociologji

PROJEKT

FAMILJA

Page 2: Projekt sociologji

Familja

• Familja (lat. familia, nga famulus – rob shtëpie, shërbëtor) është njësiashoqërore me e vogel e perbere nga dy ose me shume persona te cilet kane midis tyre lidhje martesore, gjaku ose biresimi; qe jetojne ne te njejtin mjedis per nje kohe relativisht te gjate, kane marrdhenie kulturore dhe ekonomike te perbashketa si dhe perkujdesen per njeri-tjetrin .

• Sipas nenit 16(3) të Deklaratës të Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut "Familja është njësia bazë grupore e shoqërisë dhe i jepet mbrojtje nga shoqëria dheshteti"

Page 3: Projekt sociologji

Anëtarët e një familjeje konjugale• Nëna: prindi femër• Babai: prindi mashkull• E bija: femra e lindur nga nëna, e atësuar nga babai• I biri: mashkulli i lindur nga nëna, i atësuar nga babai• Motra: femra e lindur nga nëna e njëjtë, e atësuar nga i njëjti baba• Vëllau: mashkulli i lindur nga nëna e njëjtë, i atësuar nga i njëjti baba

• Si dhe anëtarë të tjerë jo të familjes së ngushtë:• Gjyshja: nëna e prindit• Gjyshi: babai i prindit• Mbesa: vajza e fëmijës• Nipi: djali i fëmijës

Page 4: Projekt sociologji

.

• .

Page 5: Projekt sociologji

Komunikimi Prind - Fëmijë

• Të jetosh mes të qeshurave do të thotë të jetosh me mencuri dhe kjo është gjëja më e mirë që na japin fëmijët, të rriturve u takon ta përkrahin ndjeshmërin e tyre dhe komunikimin me cdo gjë që ndonjëherë të rriturit nuk mund ta shohin.Kur lindim, jemi të lirë prej paragjykimeve dhe kemi një vizion të veçant që na shoqëron gjatë gjithë fëmijëris sonë, deri në momentin kur një i rritur na mëson një realitet ndryshe nga ai që mendonim se ishte jeta dhe bota.Është e rëndësishme të kuptojmë që fëmijët janë qënie speciale, me shumë ndjeshmëri që të rriturit duhet ta ushqejnë më shumë, duke i dëgjuar me zemër për të kuptuar më shumë prej tyre.Fëmijët janë në gjendje të thonë atë që u pëlqen, na flasin për gjëra që ne shpesh nuk i kuptojmë si për jetë të tjera, apo për atë që kanë qënë në jetët e tyre të mëparshme.Por, gjatë rritjes për shkak të ndikimeve të jashtme, fëmijët e humbasin këtë ndjeshmëri duke e zëvendësuar me mendime racionale, duke besuar vetëm atë cka mund të vërtetojnë.Komunikimi me fëmijët është pika thelbësore. Te kapësh vëmëndjen e fëmijëve dhe tua shpjegosh gjërat në një mënyrë që të jenë sa më të kuptueshme për ta.Pra, tju flasësh fëmijëve nuk është e veshtirë, ekziston gjithmon një mënyrë që ti bësh të të dëgjojnë.Komunikimi me fëmijët kerkon që të jesh i hareshëm dhe entuziast dhe kur është e nevojshme duhet të kesh ngulimin e duhur që gjithsesi nuk është agresiviteti.

Page 6: Projekt sociologji

.

Page 7: Projekt sociologji

Komunikimi prind-fëmijë shpesh konfliktual

• Shkaqet janë padurimi, komunikimet e rralla, mungesa e tolerancës, patriarkalizmi, sedra e sëmurë Marrëdhëniet e komunikimit ndërmjet prindërve dhe fëmijëve në vendin tonë janë të kufizuara, çka bën që konfliktet ndërmjet palëve të jenë vazhdimisht prezentë. Kjo situatë është raportuar nëpërmjet një anketimi të bërë te prindërit e fëmijëve të moshave 14-18 vjeç në dy rrethe të vendit, përkatësisht në Tiranë dhe në Korçë. Gjetjet e studimit të publikuara nga doktori i shkencave psikologjike Skënder Demaliaj kanë treguar se në marrëdhënieve prind-fëmijë të kësaj grup-moshe ka mosmarrëveshje e konflikte të shumëllojshme. Nga vëzhgimi, ku u përfshinë rreth 100 prindër, rezultoi se 24.5 e fëmijëve të tyre i kundërshtonin shpesh prindërit, pasi e konsiderojnë vetën “të rritur” dhe nuk kanë nevojë për aq shumë këshilla e moral.

Page 8: Projekt sociologji

Vëzhgimi •

Nga studimi rezulton se pjesa dërrmuese e konflikteve të lindura ndërmjet dy palëve vijnë për shkak të përzgjedhjes së programeve televizive, ndjekjes së ekskursioneve si dhe imponimi i prindërve në zgjedhjet e fëmijëve (që është dhe shkaku kryesor i konflikteve). Më shumë se 24.5 për qind e fëmijëve kundërshtojnë shpesh prindërit, pasi e konsiderojnë vetën “të rritur” dhe nuk kanë nevojë për aq shumë këshilla e moral. Njëkohësisht anketimi ka treguar se djemtë kundërshtojnë prindërit më shumë sesa vajzat, konkretisht në 78.6 për qind të rasteve. Ndërsa për vajzat studimi tregon se këto të fundit kritikohen jo vetëm nga prindërit, por në masë dhe nga vëllezërit e tyre, jo vetëm në rastet kur janë më të mëdhenj në moshë, por edhe kur janë më të vegjël. Nga ana tjetër, rreth 68.3 për qind e prindërve kundërshtohen prej fëmijëve të tyre në ndonjë rast.

Page 9: Projekt sociologji

Shkaqet • “Po të kemi parasysh edhe ata që kundërshtojnë shpesh, rezulton se në 10

nxënës 9 prej tyre kundërshtojnë, ku shkaqet kryesore renditen të jenë padurimi, komunikimet e rralla, mungesa e tolerancës, patriarkalizmi, sedra e sëmurë”, - thuhet në rezultatet e anketimit. Kjo sipas ekspertëve të fushës shpjegohet me faktin se ndërmjet dy palëve ka interesa dhe koncepte të ndryshme, deri në logjika të kundërta. Sipas psikologëve, ky konflikt lind sepse prindi tenton të ushtrojë presion mbi fëmijën adoleshent për t’i imponuar atij ato gjëra që ai mendon se i kanë munguar për të arritur atë çfarë ka dashur në jetë. Kjo bie në kundërshtim me prirjen e adoleshentit për t’u afirmuar. Pothuajse 60 për qind e të pyeturve në këtë studim tregojnë se e kanë shumë më të lehtë t’ua hapin zemrën shokëve dhe miqve të tyre dhe jo prindërve. Kjo për arsye të gjykimit që bëhet në rast se zgjedhjet apo preferencat e tyre nuk parapëlqehen nga prindërit. “Pra, komunikimet prindër-fëmijë janë të kufizuara. Dhe sa më pak komunikime, aq më shumë probleme, incidente”, - thuhet në rezultatet e këtij vëzhgimi.

Page 10: Projekt sociologji

.

Page 11: Projekt sociologji

Marrëdhënia midis prindërve dhe mënyra se si kjo ndikon te fëmija

• Ardhja e një fëmije në jetë është një ngjarje e shënuar për prindrit e rinj, por ndryshimi total i rutinave, orareve të gjumit, përkujdesja e madhe që i nevojitet nje fëmije në veçanti në vitet e para si dhe probleme të tjera të jetës së përditshme krijojnë një situatë stresuese në marrëdhënien bashkëshortore edhe nëse ajo ka qënë shume e mirë më parë. Si pasoj e këtij ndryshimi prindrit e rinj janë të tensionuar, të frustruar dhe shpesh kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

• Disa nga ne nuk arrijnë ta kuptojnë ndikimin negative që kjo situatë mund të ketë te fëmija dhe në aftësinë tonë për të përmbushur impenjimet prindërore në mënyrën e duhur. Literaturat e ndryshme më tepër fokusohen në mënyrën sesi prindi duhet të atashohet me fëmijën dhe jo shumë për mënyrën sesi prindrit duhet të sillen në raport me njëri- tjetrin. Duke qënë se dëshira jonë është të jemi prindër të mirë atherë mirë është të dimë jo vetëm të sillemi në marrëdhënie me fëmijën, por si duhet të sillemi dhe në marrëdhënien bashkëshortore duke qënë se kjo gjë ka një ndikim thelbësorë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës tonë.

• Është shumë e rëndësishme që të kujtojmë që bebet vijnë në jetë krejtësisht të pambrojtur dhe të “zbuluar” ndaj çdo situate. Duke qënë se mburojat emocionale te fëmijët e vegjël nuk janë krijuar akoma ata e kanë shumë të lehtë te perceptojnë në mënyrë intensive emocionale se çfarë po ndodh rreth tyre. Ata jo vetëm që përjetojnë ndjenjat e tyre me intesitet, por dhe ndjenjat tuaja dhe mënyrën se si ju ndjeheni në marrëdhënien në çift. Ata ndjejnë “energjinë” në shtëpi.

Page 12: Projekt sociologji

…• Duhen vite që te fëmijët të krijohet mburoja emocionale që do e ndihmojë fëmijën që të mos

i përjetojë me aq intesitet emocionet. Nëse te të rriturit ekzistojnë mekanizmat mbrojtës që i mbrojnë ata nga intesiteti i situateve që mund të shkaktojnë diskomfort, te fëmijët e vegjël ato nuk janë të krijuara akoma. Psikologet dhe mjekët që kujdesen për fëmijët shpesh i këshillojnë prindrit për mënyrën e sjelljes në prani të fëmijes dhe për mënjanimin e debateve të ashpra në prani të tyre. Problemet në çift nuk mund ti fshehim nga fëmijët, por është gjithashtu fakt që jeta nuk mund të jetë gjithmonë e kulluar dhe probleme ka përditë. Këto problem na bëjnë të jemi të tensionuar dhe nervoz me partnerët tanë dhe shpesh nervoziteti dhe tensioni shpërthen në debate të ashpra, në fjalë dhe veprime të papërshtatshme. Megjith pasojat negative që mund të ketë një marrëdhënie konfliktuale në çift që u përmëndën më sipër, kjo nuk nënkupton që midis partnerëve të mos ketë aspak debat, por që ky debat të zhvillohet në mënyrë konstruktive. Gjatë debatit e rëndësishme është të evidentohen faktet dhe jo të përdoren fjalë fyese ndaj partnerit, të evitohet zëri i lartë dhe fjalët me ngjyrime emocionale negative. Të mundohen që gjatë debatit të shprehin emocionet pozitive dhe dashurinë që ndjejnë duke e zhvilluar bisedën në mënyrë konstruktive dhe me respekt ndaj njëri-tjetrit. E rëndësishme gjithashtu është dhe kush është fokusi i debatit, diskutimet që bëhen për fëmijën nuk duhet të zhvillohen në pranin e tij, pasi kjo do të ishte e dëmshme për të.

Page 13: Projekt sociologji

Si ndikon konkretisht te fëmija raporti që partnerët kanë me njëri-tjetrin?

• Ndikimi pozitiv-Fëmijët jo vetëm që arrijnë të kuptojnë, por gjithashtu ndikohen shumë nga ajo që ndodh midis prindërve të tyre si në mënyrë direkte ashtu dhe indirekte. Një marrëdhënie e shëndetshme dhe me respekt reciprok midis pridërve, ka një ndikim pozitiv direkt te fëmija, pasi në këtë mënyrë krijohet një ambjent i sigurt familjarë në të cilin bebja e vogël e më pas fëmija mund të gjej vetveten si qënie njerëzore. Megjithëse nuk ka ndikim aq të fuqishëm dhe derteminues në zhvillimin e fëmijës sa atashimi nënë-fëmijë, marrëdhënia midis prindërve dhe një mjedis i ngrohtë familjarë luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të fëmijës.Niveli në të cilin prindrit në mënyrë të sinqert dhe të dukshme duan dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin, mënyra se si ata të dy janë të përfshirë në botën e fëmijës së tyre dhe në sensin që ai po zhvillon për veten si qënie njerzore, kjo ka një ndikim të fuqishëm gjithashtu në ndjenjën e sigurisë dhe parashikueshmërisë së gjërave që fëmija do të ketë.Të gjitha këto bëhen modeli dhe arketipi që fëmija do të përdori më vonë për ndërtimin e marrëdhënieve sociale si dhe do të krijoj skemat bazë të fëmijës dhe imazhin për: afrimitetin, intimitetin, zgjidhjen në mënyrë konstruktive të konflikteve, shprehjen e emocioneve dhe respektin reciprok midis gjinive të ndryshme.

Page 14: Projekt sociologji

Ndikimi negativ• Në anën negative fëmijët që vijnë në botë krejtësisht të pambrojtur,

marrëdhënia e keqe prindërore lë tek ta një dëm të madhe si në mënyrë direkte dhe indirekte.Në mënyrë direkte ndikimet negative janë: fëmijët imitojnë sjelljet e papërshtatshme të prindërve të tyre, paaftësia për të mësuar aftësit e ndërveprimit social si dhe brëndësimi i një imazhi negativ si për prindrit ashtu dhe për veten. Fëmijët të paaftë të kuptojnë dhe të përballojnë ndjenjat e trazuara që ju shkaktohen nga mosmarrëveshjet e vazhdueshme të prindërve, veprojnë në mënyrë problematike në marrëdhëniet ndërpersonale.Kërkimet kanë treguar se fëmijët që i nënshtrohen për një kohë të gjatë mosmarrëveshjeve prindërore si pasojë shfaqin një mori problemesh në zhvillim si: atashim të pasigurt me prindrit, vetëvlerësim të ulët, çrregullime në sjellje, sjellje antisocial, vështirësi në marrëdhënien me bashkëmoshatarët dhe figurat autoritare, depresion, ankth, problematika në arritjet akademike.

Page 15: Projekt sociologji

Ndikimi indirekt shfaqet në marrëdhënien: nënë-fëmijë dhe baba-fëmijë.

• Një marrëdhënie e vazhdueshme me mungesë harmonie dhe mosmarrëveshje minojnë cilësinë e prindërimit. Prindërit nuk janë më të disponueshëm t’iu përgjigjen emocionalisht fëmijëve të tyre, zbeh aftësinë e tyre për të disiplinuar fëmijët në mënyrë efektive dhe të përshtatshme dhe rrit mundësinë e një sjellje fizike apo verbale agresive të prindërve ndaj fëmijës.Kërkimet kanë nxjerr si rezultat se prindërit me martesa në të cilat niveli i konfliktit është i lart kanë tendencën të jenë më pak të ngrohtë dhe empatik ndaj fëmijëve të tyre. Ata janë më të çrregullt dhe të ashpër në disiplinimin e fëmijëve dhë përdorin teknika disiplinuese të cilat nxisin ndjenja faji dhe ankthi te fëmijët.Baballarët që vijnë nga martesa me nivel të lartë konflikti tentojnë të tërhiqen nga detyrat prindërore më shumë se baballarët që vijnë nga një martesë me nivel të ulët konflikti dhe përgjithësisht ndihen sikur partnerja i ka përjashtuar nga roli prindëror. Prindërit që vijnë nga një martesë konfliktuale janë më shpesh pre e depresionit, depresioni në vetvete është shkak i një sërë disfunksionesh familjare.

Page 16: Projekt sociologji

.

Page 17: Projekt sociologji

Nxitja emocionale dhe perkrahja ekonomike ne shoqerine Shqipetare

• Familja e shendosh I mbron dhe I perkrah antaret e saj fizikisht,emocionalisht dhe finacianarisht nga lindja deri ne vdekje . Ne shoqerit shqipetare tradicionalisht dhe ne ditet tona jo vetem prinderit I perkrahin ekonomisht femijet por dhe femijet I ndihmojne ekonomisht prinderit e moshuar pa pension ose me pension te vogel .Ne shoqerite me te urbanizuara te Perendimit femijet pergjithesisht jane me pak te prirur per te ndihmuar ekonomisht prindrit e tyre te moshuar . Familja eshte zakonisht grupi paresor me I rendesishem I njerezve ne shoqerite moderne.Antaret e saj pergjithesisht kane marrdhnie intime te forta dhe te qendrueshme me njeri-tjetrin.Marrdheniet e tilla I nxitin natyrshem pa sforcim antaret e familjes te punojne afirmohen ne fusha te ndryshme te veprimtarise profesionale te krijimtaris artistike shkencore etj .Studimet tregojne se shumica e shkencetareve me te shquar kane perparuar ne rruhet e veshtira te shkences edhe ne saj te perkrahjes ekonomike dhe nxitjes emocionale te prinderve.Sociologet amerikane jane shprehur me habi dhe simpati per mjaft prinder te shipetar te cilet kane braktisur ne Shqiperi karrieren e suksesshme te mjekut avokatir etj dhe kane emirgruar.

Page 18: Projekt sociologji

Çka i mungon sot familjes shqiptare?

• Së pari i mungon formimi i personalitetit bazor dhe identitetit personal, uni, ego-ja, si parakusht për marrëdhënie të suksesshme ndërpersonale. Populli thotë mirë: Pa njeri s’ka as familje as shoqëri!Kush ka personalitet dhe identitet e di fare mirë gjithnjë e gjithkund këtë: kush është, çka do dhe si dëshiron të arrijë atë çka don dhe kërkon.

• Mungesa e edukimit për liri dhe për përgjegjësi, për vlera dhe virtyte, me orjentime dhe përcaktime të qarta, sepse pa këtë njeriu është “lojë rasti” apo rrethanash, një lloj “malli” në duart e fatit dhe të tjerëve. Liria pa përgjegjësi është anarki, me shumë rreziqe, si p. sh.

• -materializmi, vetëm çka më pasuron;• -populizmi, çka bëjnë të tjerët, të gjithë;• -hedonizmi, çka më pëlqen, çka më duket mua mirë

Page 19: Projekt sociologji

Rreziqet dhe shthurjet e familjes shqiptare

• Kriza e cila e ka kapluar familjen shqiptare tradicionale është mjaft e thellë dhe me shumë rreziqe.Familja gjithnjë e më tepër ngushtohet, sepse pjesa dërmuese e jetës kalohet jashtë familjes, shtëpisë, në punë, në udhëtime, në lidhje dhe marrëdhënie me të tjerët, aq sa shtëpia gati është bërë “bujtore”.Pluralizmi i mendimeve, qëndrimeve, botëkuptimeve, sepse sot “bota është në rrota”, në lëvizje, me dyndjet moderne të popujve, gjuhësve, kulturave, feve.

Page 20: Projekt sociologji

Thënie

• "Familja është shkolla e detyrave... themeluar mbi dashurinë.“"Familja është kryevepra e natyrës."

Page 21: Projekt sociologji

.

• Punoi:Enerik Malka Qamile Hyrija Desara Selamaj Enajda Cjapi Anxhela Vrapi Jerina Toro