Programi Veror 3 - Communication Progress 2014_V2(2015).pdforari i organizimit ka qënë shumë i...

4
Programi Veror 3 “ZHVILLIM DHE DIZAJN WEB-i” 22 Qershor – 26 Qershor 2015

Transcript of Programi Veror 3 - Communication Progress 2014_V2(2015).pdforari i organizimit ka qënë shumë i...

Programi Veror 3 “ZHVILLIM DHE DIZAJN WEB-i”

22 Qershor – 26 Qershor 2015

Përshtypjet e pjesëmarrësve në programin veror “ZHVILLIM DHE DIZAJN WEB-i”

Jon Lera

Përshtypjet e mia për programin veror janë shumë të mira, më pëlqeu dhe u kenaqa shumë. Temat e trajtuara ishin mjaft interesante. Pjesëmarrësit e tjerë ishin shumë të mirë dhe me premisa për të ardhmen. Gjithashtu edhe organizimi ishte shumë mirë. Dita që më ka pëlqyer më shumë ishte dita e fundit në të cilën kishim kontrollin e faqeve të Web-it, të cilat i kishim krijuar vetë. Një nga gjërat që nuk me ka pëlqyer ishte orari i programit. Do më pëlqente të isha sërisht pjesë e këtij programi.

Deivis Carcani

Organizimi i programit veror ishte shumë korrekt duke filluar nga transporti e deri tek ushqimi. Pjesa praktike e programit ka qënë interesante kurse pjesa teorike pak e mërzitshme. Ndërkohë orari i organizimit ka qënë shumë i mirë pasi të linte kohë të lirë për mbasdite. Gjatë këtij programi pata mundësi të takoja njerëz interesantë dhe të ndaja me ta eksperienca të ndryshme. Do të doja qe në vazhdim të isha përsëri pjesë e këtij programi (po nuk pati shumë teori :)

Patrik Shalsi

Programi veror këtë vit ka qënë shumë i bukur, ishte perfekt. Temat ishin shumë interesante por ishin edhe pak të lodhshme. Prezantuesit ishin shumë të sjellshëm dhe gjithashtu organizimi ishte shumë i mirë dhe korrekt. Dita qe më ka pëlqyer më shumë ishte dita e fundit. Në këtë program unë nuk do të ndryshoja asgjë sepse më pëlqen shumë. Në vazhdim nuk e di çfarë temash mund të trajtojmë pasi mendoj se i kemi trajtuar te gjitha. Jam shumë i kënaqur që kam qënë pjesë e këtij programi. Në këtë program më ka pëlqyer shumë çdo gjë.

Daniel Kola

Ky është viti i dytë që marrë pjesë në këtë program veror. Si vitin që kaloi, edhe këtë vit programi më ka pelqyer shumë dhe jam argëtuar pa masë me shokët e rinj. Në mësuam nga shumë gjëra në lidhje me programimin dhe

dizenjimin e një website-i nga profesionistët. Ata ishin njerëz shumë të duruar e të sjellshem. Temat ishin të zgjedhura me kujdes. Ndoshta kishte shumë teori, në dukje të panevojshme, por që na ndihmuan shumë. Në fund të gjithë arritëm qëllimin, që të krijonim një website në mënyrë të pavarur. Do kisha shumë dëshirë të merrja edhe herën tjetër pjesë këtu pasi mësojmë gjëra mjaft të rëndësishme. Edhe ushqimet ishin shumë të mira.

Ronaldo Gjini

Eshtë hera e tretë që marrë pjesë në këtë program dhe gjithmonë kam qënë i kënaqur. Cdo vit kam vënë re një përmirësim në program. Organizimi ka qënë i mirë dhe argëtues. Temat kanë qënë shumë interesante dhe argëtuese. Këtë vit mësuam për faqet online dhe si të krijojmë një reputacion në botën e internetit. Mua mu duk shumë interesante pasi si maturant më përgatisin për vitet e ardhshme pasi dua të studioj informatikë. Prezantuesi e dinte mirë punën e tij dhe u mundua ta bënte procesin mësimor sa më argëtues. Programi kishte të bënte me internetin dhe faqet online por mendoj se duhet të kishte vetëm pak më shumë praktikë, pasi teoria nuk kontribuon shumë në përvetësimin e njohurive, ndërsa përdorimi i kompjuterave na ndihmon së tepërmi. Në kurset në vazhdim, dua tema të tjera lidhur me informatikën, pasi janë interesante.

Frei Kacabani

Unë jam pjesëmarrës i ri në këtë program dhe më pëlqeu shumë kjo eksperiencë. Tema e përzgjedhur ka qënë shumë interesante. Prezantuesit janë të përgatitur dhe plot energji. Organizimi ishte mjaft i mirë dhe çdo gjë ishte e paramenduar. Më pëlqeu dita kur erdhi Fabjola për të na shpjeguar rreth dizajnit pasi është një program që më pëlqen shumë. Nuk ka asnjë pjesë të programit që nuk më pëlqeu. Në vazhdim do doja të bëhej ndonjë temë rreth celularëve dhe mjeteve të teknologjisë. Jam mjaft i kënaqur që kam qënë pjesë e këtij programi dhe do të doja të isha pjesë e tij në vazhdim.

Martina Banushi

Ky program veror ishte shumë i mirë dhe më pëlqeu tema që trajtoi. Këto tema kanë qënë interesante pasi të informonin sesi mund të krijoje një faqë tënden. Prezantuesi e shpjegonte dhe e zhvillonte temën shumë mirë dhe qartë. Organizimi ishte shumë i mirë. Më pëlqeu dita e tretë kur erdhi Fabjola e cila ishte dizenjuese web-i dhe na shpjegoi sesi mund të dizenjonim faqen tonë personale. Do më pëlqente që oraret të ishin ndryshe. Cdo temë është interesante dhe ia vlen. Do kisha shumë deshirë që të vazhdoja të isha pjesë e këtij programi.

Teojorg Gogu

Dita e parë ishte shume teorike, ndërsa ditët e tjera kishin më shumë praktikë, gjë që e bëri më interesant programin. Temat ishin interesante dhe shpjegimi ishte i arritur. Prezantuesit ishin të sjellshëm, dhe iu përgjigjën me kënaqësi pyetjeve tona. Organizimi ishte i menduar mirë, dhe organizuesit bashkë me prezantuesit ishin korrekt në orar. Mua më pëlqeu kur u mora personalisht me faqen time, pasi më tërhoqi fakti që preka dhe krijova diçka të timen. Në tërësi programi më pëlqeu, por disa orë teori pa pushim bëheshin të lodhshme dhe të vështira për tu ndjekur. Une do të doja të merreshim në vazhdim me regjizurë, apps, dhe CGI, ndoshta dhe me filma, video, foto dhe përpunime. Unë nuk jam penduar asnjëherë për ardhjen në këtë program veror dhe do të vijë prapë sa herë të organizohet.

Ted Kulla

Unë jam pjesëmarrës i ri në këtë program. Ky program veror ishte shumë i bukur. U argëtuam shumë me shokët e rinj. Temat ishin shumë interesante dhe të nevojshme për të krijuar një faqe website–i. Mendoj se për 5 ditë mësim secili nga ne mësoi si të krijojë një faqe personale web-i. Prezantuesit ishin shumë të zotë dhe arritën të na përjellin njohuritë e tyre për website-in. Prezantimi ishte shumë i bukur dhe mendoj se të gjithë u kenaqëm. Pjesët që më pëlqyen më shumë ishin ato kur mësonim praktikë në kompjuter. Programi ishte i bukur dhe kam deshirë të vijë prapë vitin tjetër.

Iva Mamani

Programi veror përmban tema interesante bashkëkohore të vlefshme për ne. Tema e prezantimit është vërtet e këndshme, vetëm se duke qënë se duhet të mësosh njëherë teoritë ndoshta bëhet pak monotone. Prezantuesi ka informacion po një ton më i lartë në shpjegim do të na tërhiqte vëmendjen më shumë. Organizimi është mëse i përkryer për temën. Me ka pëlqyer në vecanti praktika individuale ditën e fundit pasi i fiksova gjërat më mirë. Unë do të kisha dëshirë të isha pjesë e këtij programi në vazhdim dhe do të më pëlqente që të shihnim photoshop-in.

Kyd Zacharian

Programi veror i këtij viti duke qënë se jam pjesëmarrës i ri mund të them se ka pasur një nivel të kënaqshëm, pavarësisht se nuk kam qënë pjesëmarrës i dy viteve të para. Temat e trajtuara janë tërheqëse duke qënë se bëhet fjalë për teknologjinë, ndërtim web-i dhe programimin. Në përgjithësi prezantimi ishte në nivel të mirë, pavarësisht se herë pas here kishte ulje të audiencës dëgjuese duke patur ndikim emocional. Më shumë më ka pëlqyer dita e grafikës design, por edhe dita e web-it ku filluam të praktikojmë ndërtimin e web-it.

Sajba Disha

Si çdo vit edhe këtë vit Communication Progress na mahniti me zgjedhjen e temës se programit. Unë si pjesëmarrëse e përhershme vazhdoj ende të mahnitem e të informohem për shumë gjëra të reja. Kam parë e kam mësuar shumë gjatë këtyre viteve, gjëra që do të më nevojiten në jetë. Tema e sivjetshme ishte shumë interesante, një zgjedhje perfekte si çdo zgjedhje tjetër. Prezantuesit e bënë zhvillimin e kursit akoma edhe më të thjeshtë për tu kuptuar. Janë persona vërtet të hatashëm dhe i falenderoj shumë për mundin që bëjnë për të na përcjellë me gjithë këto të mira. Këto 5 ditë ishin të paharrueshme dhe secila prej tyre e kishte rëndësinë e saj.Pyes veten se cila do të jetë tema e ardhshme, por nuk ka ndjenjë më të bukur sesa misteri prandaj do të më duhet ta zbuloj së shpejti…

Kompania Communication Progress gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj profesional vepron duke njohur përgjegjësitë sociale dhe i kushtuar rëndësinë e duhur impaktit që veprimtaria e saj ka në shoqëri. Në këtë kuadër, një ndër iniciativat e saj është të organizojë aktivitete që mbështesin arsimimin dhe formimin profesional të brezit të ri. Në linjë me këtë strategji kompania organizon për të tretin vit radhazi “Programin Veror” për fëmijë të moshave 15-18 vjeç.

Këtë vit, programi mirëpret njezet e dy pjesëmarrës dhe realizohet në ambjentet e Communication Progress. Pjesëmarrësit e programit janë nxënës të shkollave private dhe publike të qytetit të Tiranës, pjesë e një rrjeti të gjerë miqsh dhe bashkëpunëtorësh të kompanisë dhe në një pjesë të mirë të tyre, të familiarizuar tashmë me këtë program. Nga ana tjeter, çdo vit, programi bën vend edhe për pjesëmarrës të rinj, numri i të cilëve duket në rritje nga viti në vit.

Në vijim të dy programeve të mëparshme, të cilët kanë patur si qëllim - krijimin e idesë mbi sipërmarrjen e lirë dhe inovacionin (Programi Veror 1) - njohjen me disa prej entiteteve më të njohura, private dhe publike, në Shqipëri (Programi Veror 2), - “Programi Veror 3” vjen më i përqëndruar, duke u fokusuar në tematikën e ” Zhvillimit dhe Dizajnit Web”.

Realizimi i programit do të bëhet nëpërmjet mënyrave tradicionale, por njëkohesisht edhe inovative të mësimdhënies, komunikimit dhe teknologjive interaktive, praktikimit dhe testimit në kohë reale të koncepteve të fituara, detyrave individuale, etj.

Në përfundim të këtij programi të rinjte do të jenë në gjendje të orientohen konceptualisht mbi:- Njohuri të përgjithshme mbi zhvillimin Web- Mjetet dhe parimet e zhvillimit të një faqeje Web- Mjetet dhe parimet për dizajnin e një faqeje Web- Mjete të avancuara dhe teknika SEO - Konkluzione dhe mënyra për të vazhduar më tej në këtë drejtim

Periudha: Programi shtrihet nga data 22 Qershor, deri në 26 Qershor 2015.

Vendi: Programi zhvillohet në ambjentet e Communication Progress.

Transporti / Logjistika: Transportin dhe logjistika organizohen dhe mbulohen nga kompania.

Kontakt: Për më shume informacion rreth programit dhe organizimit, prindërit luten të kontaktojnë: + (4) 2413901; [email protected]