Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

25
METODAT HULUMTUESE NË SHKENCA SHOQËRORE Ligjërata 3: Procesi dhe Dizajnimi i Hulumtimit MA. Yllka Hoxha

Transcript of Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Page 1: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

METODAT HULUMTUESE NË SHKENCA SHOQËRORE

Ligjërata 3: Procesi dhe Dizajnimi i Hulumtimit

MA. Yllka Hoxha

Page 2: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Fazat e procesit të hulumtimit

Zbulimi i problemit dhe përkufizimi i tij

Planifikimi ihulumtimeve

Zgjedhja e mostrës

Grumbullimi i të dhënave

Përpunimi dhe Analiza e të

dhënave

Përfundimet dhe dhe raporti

Page 3: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Natyra e të dhënaveFjalë të thëna apo të shkruara

Foto, gjeste, tinguj

Mund të strukturohen në mënyra të ndryshme

Mund të krijohen nga individë apo grupe

Fakte ose pohime cilësore

Fjalë dhe gjuhë trupore

Mendimet dhe reflektimet e vetë kërkuesit

Page 4: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Llojet e të dhënaveBurimet e të dhënave – qëllimi i hulumtimit

Sekondare (dytësore) - informacione të cilat egzistojnë dikund e që janë mbledhur më parë; shqyrtimi i literaturës

Primare (parësore) – të dhëna origjinale që fitohen në teren përmes anketimit

Procesi hulumtues: të dhëna primare, sekondare ose kombinimin e dy metodave

Page 5: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Shprehitë e mbledhjes së të dhënave

Mbajtja e evidencave

Mbajtja e shënimeve

Kujtesat

Komunikimi

Intervistat

Regjistrimi

Page 6: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Mbledhja e të dhënave

Faza më e shtrenjtë

Rëndesia e mbledhjes së të dhënave në suksesin (dështimin) e planit hulumtues

Mbledhja e të dhënave primare - puna në terren (anketimi, vëzhgimi)

Mbledhja e të dhënave sekondare - literatura

Page 7: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Metodat hulumtuese për mbledhjen e të dhënave

Zgjedhja e metodës hulumtuese varet nga: Qëllimi, Personeli, Shpenzimet, Koha, etj.

Mbledhja e të dhënave primare: Metoda e vrojtimit (obzervimit) – përdoret më së shpeshti, që nënkupton vrojtimin e planifikuar të

një dukurie të caktuar ose individit Metoda e anketimit – realizohet me anë të parashtrimit të pyetjeve që i bëhen të anketuareve për të

mbledhur të dhënat primare (faktet, mendimet, motivet e individëve, etj). Metoda e eksperimentimit – lidhja ndermjet raporteve shkak – pasojë

Mbledhja e të dhënave sekondare

Page 8: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Pyetësori Instrumenti thelbësor i hulumtimeve

Hartimi i pyetësorit: pyetje të hapura apo të mbyllura (strukturuara)

Pyetjet e mbyllura - një seri alternativash të paracaktuara, lehtë për tu administruar, kursim kohe dhe kostoje, si dhe lehtë kodifikohen rezultatet

Alternativ, kur përgjigjet e mundshme janë vetëm dy apo e shumta tri; Sasior, kur alternativat e propozuara matin shkallën e diçkaje në shifra apo në fjalë; Sipas zgjedhjes së shumëfishtë, kur pyetjet parashikojnë shumë alternativa përgjigjesh.

Pyetjet e hapura – intervistuesi e formulon vet pergjigjen

Pyetësori më i përshtatshëm është ai i formuar nga pyetje të ndryshme të mbyllura, mes të cilave mbizotërojnë ato me zgjedhje të shumëfishta, për të lënë më shumë liri të intervistuarit.

Page 9: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Pyetësori Renditja dhe paraqitja e pyetjeve

Arritja e një shkalle të lartë përgjigjeje Pyetësorë me intervista ballë për ballë (face-to-face) Pyetësorë me intervista telefonike Pyetësorët online

Llojet e të dhënave që mblidhen me pyetësor: Fakte Përshkrime Njohuri Opinione Qëndrime/vlera Të dhëna të agreguara

Page 10: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Intervista

Bisedë direkte me të intervistuarin (face-to-face)

Intervista mund të ketë si qëllim: njohjen e situatave, të sjelljeve, të qëndrimeve, të opinioneve; marrjen e informacioneve mbi veprime tashmë të vëzhguara, që të kuptohen më mirë; mbledhjen e informacioneve të zhdukura, por të mbetura në kujtesën e të intervistuarit

Intervista e pastrukturuar; Intervista gjysëm të strukturuara; Intervista të strukturuara

Page 11: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Intervista të pastrukturuara

Intervistuesi përballet me çështje që dalin nga bashkëbisedimi ose ka një listë temash, tek të cilat ai mund të modifikojë qoftë natyrën, qoftë renditjen e pyetjeve, duke u përpjekur të ndjekë radhën e diskutimit të të intervistuarit. Intervistuesi, kur drejton intervistën, ka një shkallë të gjerë lirie dhe diskutimin e zhvillon tërthorazi.

Page 12: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Intervista gjysmë të strukturuara

Intervistuesi ka në dispozicion një seri temash të fiksuara që më parë; mbi të cilat ai duhet të mbledhë informacion, por ka në të njëjtën kohë mundësinë e përshtatjes së drejtimit të pyetjeve për individë të veçantë apo edhe të vendosë rendin e drejtimit të tyre.

Page 13: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Intervista e strukturuar

Zgjedhja e pyetjeve, për t’iu drejtuar të intervistuarit, ka një rregull të mirëpërcaktuar dhe të paracaktuar që në fillim. Në këtë tip interviste, shkalla e lirisë e intervistuesit është e limituar, sepse duhet t´i lexojë pyetjet fjalë për fjalë, ashtu siç janë të shkruara mbi fletën e përpiluar, e quajtur moduli i intervistës, dhe duhet të shmangë çdo lloj ndërlikimi.

Page 14: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Intervista Ka një organizim të lakueshëm dhe i jep liri të madhe lëvizjeje të intervistuarit.

Mund të nxjerrë në dritë elemente të anashkaluara edhe nga subjekti i intervistuar, pra ka një fushë veprimi më të hapur.

Përfaqëson vërtetësi më të madhe të përgjigjeve, sepse i intervistuari shprehet brenda një lirie të caktuar.

Intervistuesi mund të marrë informacione edhe nga personat që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë.

Është më e përshtatshme në kërkimet që lidhen me individin në vetvete, me arsyet e sjelljes apo të besimeve të thella.

Kërkon kohë të gjatë, sepse mund të realizohet vetëm kur i intervistuari është i vendosur.

Page 15: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Pyetësori Ka një organizim më të përpiktë, sepse niset nga një protokoll i paracaktuar.

Është i lokalizuar mbi një fushë veprimi të kufizuar nga përmbajtja e kërkimit.

Është më artificial, sepse liria e shprehjes e të intervistuarit është e kufizuar.

Mund të plotësohet vetëm nga persona që dinë të lexojnë dhe të shkruajnë.

Është i përshtatshëm për kërkime që lidhen me aspekte sipërfaqësore të vetëdijes ose manifestime të jashtme, siç janë qëndrimet, opinionet në raport me kuadër të saktë të referimit.

Organizimi është i përpiktë, i ngjashëm me një test, lejon më pak gabime dhe mbledhjen e shumë të dhënave me kosto të ulët.

Kërkon kohë të shkurtër, sepse përpilohet me lehtësi. 

Page 16: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Teknikat e kontaktimitKontakti i drejteperdrejt (face-to-face)

Kontakti me anë të telefonit

Kontakti përmes postës

Kontakti online

Hulumtuesi do të zgjedh tekniken më të përshtatshme në rastin konkret hulumtues ose të bëjë kombinimin e disa teknikave kontaktuese.

Page 17: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Kontakti fillestar me të anketuarin

Përpjekja për një përshtypje të parë të mirë

Vëmendja në detalet e paraqitjes së jashtme

“Shprehja e parë” në fillim të komunikimit dhe mundësia e pranimit (refuzimit) të bisedës

Page 18: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Parashtrimi i pyetjeve nga pyetësori anketues

Parimet për parashtrimin e pyetjeve: Parashtrimi i pyetjeve saktësisht siç janë paraqitur në pyetësor Leximi i pyetjeve ngadal dhe veç e veç Vëmendja në renditjen e pyetjeve ashtu sic janë të parashtruara Të bëhet pyetje për secilen pyetje që është paraparë

Në rast nevojë të përseritet pyetja

Rastet e gabimeve të mundshme: Korigjimi i pyetjeve nga ana e anketuesit Kur i anketuari nuk e kupton pyetjen dhe “përpjekja” për të sqaruar pyetjen

Page 19: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Nxitja e të anketuarit për dhënjen e përgjigjeve

Nevoja për nxitje të pyetje të hapura

Reagimi në rast të përgjigjes jo të plotë

Kujdesi nga sugjerimet subjektive gjatë nxitjes në përgjigje

Teknikat për nxitjen e të anketuarit për pergjigje: Të përserisë pyetjen Pritja në përgjigje Përseritja e përgjigjes së të anketuarit Parashtrimi i pyetjeve neutrale (edhe dicka…, si mendon…,

Page 20: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Shënimi i përgjigjevePërshtatja e një mënyre të standardizuar në shënimin e përgjigjeve

Pyetjet e strukturuara – shkallë më e vogël e gabimit (zgjidhja grafike: katrori, tabela, viza etj.)

Pyetjet e hapura – shënimi me përpikmeri i pergjigjeve, shënimi menjëherë i tyre, shënimi pa ndërhyrje dhe “përmirësime”.

Page 21: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Përfundimi i bisedës

Akti i fundit gjatë aktivitetit në teren

Pritja për sugjerimet e fundit nga i anketuari

Rëndësia e sugjerimeve, propozimeve dhe këshillave të të anketuarit në fund të bisedës

Kushtet për anketim të suksesshem: Vendi i punës (anketimit) Koha e punës (anketimi pa presionin e kohës) Hapësira e përshtatshme për komunikim

Page 22: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Grupet e fokusit Grupe prej 4-8 vetësh, të cilët kanë diçka të përbashkët që lidhet me temën e

kërkimit. Për të marrë pjesë në një diskutim për këtë temë dhe që moderohet nga kërkuesi Përdoren për të parë se si përjetojnë njerëzit çështjet e ngritura

Mënyrat e përdorimit të grupeve të fokusit: Eksploruese Prodhon një hipotezë apo zhvillon një teori Vrojton dhe regjistron se si ndërvepron një grup Konsultim dhe vlerësim Verifikim më pas Fuqizimi/përfshirja e pjesëmarrësve

Page 23: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Kontekset e grupeve të fokusit

Vendi i punës

Qendër komuniteti, shkollë apo ndërtesë publike e ngjashme

Grupe njerëzish me interesa të përbashkëta

Komunitete gjeografike

Interneti

Page 24: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Përpunimi dhe analizimi i të dhënave

Të bëhet kontrolli logjik; Të bëhet kodimi i të dhënave;

Të futen të dhënat në kompjuter;

Të bëhet përpunimi dhe analiza statistikore e të dhënave;

Të nxirren përfundime dhe propozime.

Page 25: Procesi dhe dizajnimi i nje projekti

Prezantimi dhe interpretimi i rezultateveRezultatet e fituara duhet të prezantohen

Rezultatet paraqiten përmes raportit

Gjatë hartimit të raportit hulumtuesi duhet të respektojë disa parime kryesore: Të ketë parasysh se kujt i destinohet raporti Të ketë parasysh gjithmonë qëllimet hulumtuese Të jetë selektiv Të jetë maskimalisht objektiv Të ketë parasysh renditjen logjike të prezantimit Të shkruajë qartë