PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

26
PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË - ELBASAN U prezantua sot, në Elbasan nën prezencën e Kryeministrit të vendit Z.Sali Berisha, ministrit të MPPTT-së, Z.Sokol Olldashi dhe Ministrit të Brendshëm Z. Lulëzim Basha projekti teknik i autostradës Tiranë – Elbasan. Projekti në fjalë ka një rëndësi të madhe jo vëtëm për zonën por për të gjithë vendin. Në bazë të këtij projekti, distanca Tiranë – Elbasan shkurtohet në mënyrë të ndjeshme në vetëm 31.17 km. Autostrada do të këtë katër korsi dhe dy tunele përkatësisht me gjatësi 2.3 km dhe 2.1 km, shtatë mbikalime , katër nënkalime, tre kryqëzime dhe shpejtësi lëvizjeje 110 km/orë. oxha Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka hapur tenderin për ndërtimin e dy kilometrave të para të Autostradës së re Tiranë-Elbasan me një vlerë 12 milionë euro. Në buxhetin 2011 janë programuar 70 milionë euro të tjera. Ja të gjitha detajet e projektit Një nga projektet infrastrukturore të dekadës, autostrada Tiranë- Elbasan, është futur në proces tenderimi për dy kilometrat e para. Burimet në Ministrinë e Transportit bënë të ditur për MAPO-n se në dispozicion janë 12 milionë euro, të vlefshme për dy kilometra, për të cilat kanë shprehur interes firmat më të mëdha të infrastrukturës rrugore në vend. Të njëjtat burime njoftojnë se, me këtë ecuri, punimet në segmentin e parë të aksit të ri do të nisin në fundin e këtij viti ose në fillim të vitit që vjen. Ndërkohë që në buxhetin e vitit 2011 Ministria e Financave ka akorduar 9 miliardë lekë ose 70 milionë euro për ndërtimin e kësaj vepre, nga më të rëndësishmet në infrastrukturën rrugore, e cilësuar edhe si sfida e mandatit të dytë të qeverisë Berisha. Të njëjtat burime, sqaruan se duke qenë se autostrada e re do të shtrihet në një pjesë fushore dhe pa ndërlikime, mësohet se prioritet në gara do të kenë firmat shqiptare, përveçse pjesës së tunelit, gjatësia e të cilit është 4.3 kilometër për të dy tubat, e cila do të

Transcript of PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

Page 1: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË - ELBASAN

U prezantua sot, në Elbasan nën prezencën e Kryeministrit të vendit Z.Sali Berisha, ministrit të MPPTT-së, Z.Sokol Olldashi dhe Ministrit të Brendshëm Z. Lulëzim Basha projekti teknik i autostradës Tiranë – Elbasan. Projekti në fjalë ka një rëndësi të madhe jo vëtëm për zonën por për të gjithë vendin. Në bazë të këtij projekti, distanca Tiranë –Elbasan shkurtohet në mënyrë të ndjeshme në vetëm 31.17 km.Autostrada do të këtë katër korsi dhe dy tunele përkatësisht me gjatësi 2.3 km dhe 2.1 km, shtatë mbikalime , katër nënkalime, tre kryqëzime dhe shpejtësi lëvizjeje 110 km/orë.

oxhaDrejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka hapur tenderin për ndërtimin e dy kilometrave të para të Autostradës së re Tiranë-Elbasan me një vlerë 12 milionë euro. Në buxhetin 2011 janë programuar 70 milionë euro të tjera. Ja të gjitha detajet e projektit

Një nga projektet infrastrukturore të dekadës, autostrada Tiranë- Elbasan, është futur në proces tenderimi për dy kilometrat e para. Burimet në Ministrinë e Transportit bënë të ditur për MAPO-n se në dispozicion janë 12 milionë euro, të vlefshme për dy kilometra, për të cilat kanë shprehur interes firmat më të mëdha të infrastrukturës rrugore në vend. Të njëjtat burime njoftojnë se, me këtë ecuri, punimet në segmentin e parë të aksit të ri do të nisin në fundin e këtij viti ose në fillim të vitit që vjen. Ndërkohë që në buxhetin e vitit 2011 Ministria e Financave ka akorduar 9 miliardë lekë ose 70 milionë euro për ndërtimin e kësaj vepre, nga më të rëndësishmet në infrastrukturën rrugore, e cilësuar edhe si sfida e mandatit të dytë të qeverisë Berisha.

Të njëjtat burime, sqaruan se duke qenë se autostrada e re do të shtrihet në një pjesë fushore dhe pa ndërlikime, mësohet se prioritet në gara do të kenë firmat shqiptare, përveçse pjesës së tunelit, gjatësia e të cilit është 4.3 kilometër për të dy tubat, e cila do të ndërtohet nga një kompani e huaj. Ndryshe nga rruga e re Durrës-Kukës, e cila kaloi në një proces të gjatë debatesh dhe akuzash në organet e Prokurorisë, për shkak se punimet nisën pa patur një projekt zbatimi, për rrugën e Elbasanit projekti tashmë është gati qysh në fillim të këtij viti. Kostoja e rrugës është 260 milionë euro dhe do të jetë një investim total i buxhetit të shtetit, sqaruan burimet në Ministrinë e Transportit. Më shumë se një e treta e punimeve do të mbulohet me fondet që do të akordojë buxheti i shtetit gjatë 2011-s. Edhe pse ky do të jetë një investim tepër i kushtueshëm i qeverisë, leverdishmëria ekonomike e kësaj rruge për banorët e Tiranës, Elbasanit dhe të zonave ku do të kalojë kjo rrugë, do e justifikojë këtë çmim. Fakti që kjo rrugë do të kalojë në më shumë se gjysmën e sipërfaqes së saj në zonë urbane, do sjellë mundësi për zhvillim aktiviteti për banorët e zonave. Segmenti i parë prej 2,3 km, i cili është përfshirë në tender kalon në zonë urbane, duke qenë kështu një impuls zhvillimi ekonomik për zonën. Autostrada Tiranë - Elbasan, e zgjedhur në trajektoren më të shkurtër të saj, ka një rëndësi kapitale për zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik jo vetëm të Elbasanit, por të vendit në tërësi. Kjo autostradë e shndërron Elbasanin në qytetin më të afërt, ose pothuaj në një pjesë integrale të metropolit shqiptar, Tiranës. Kjo autostradë shkurton ose u kursen së paku 40 minuta kohë jo vetëm qytetarëve të Elbasanit, por edhe të gjithë qytetarëve të

Page 2: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

Shqipërisë juglindore dhe jugore, sepse me ndërtimin e Boshtit të Jugut, segmenti i parë i të cilit është autostrada Tiranë-Elbasan, rruga kryesore drejt kryeqytetit për qytetarët e Sarandës, Konispolit, Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Skraparit, Beratit, Gramshit do të jetë kjo autostradë. Po e tillë do të jetë ajo për Kolonjën, Korçën, Pogradecin, Librazhdin. Projekti për këtë rrugë ka nisur prej më shumë sesa një viti dhe është kryer nga studio italiane “Bonifika”, një ka studiot më të mira të vendit fqinjë.

Autostrada, të dhënat teknike:

Shpejtësia e projektimit është 100-120 km/hGjerësia e një vije kalimi është 3.75 mGjatësia e rrugës në mbushje 18.5 kmGjatësia e rrugës në gërmim 17.4 kmGjatësia totale e viadukteve 4.65 kmGjatësia totale e tunelit për të dy tubat 4.3 kmNumri i mbikalimeve 7Numri i nënkalimeve 4Numri i viadukteve 21Numri i kryqëzimeve në disnivel 3

Rruga "Tirane-Elbasan", firmoset marreveshja 222.7 milione dollare

Ministria e Financave ka nenshkruar marreveshjen per financimin e tunelit te Kerrabes, pjese e autostrades Tirane - Elbasan. Banka Islamike per Zhvillime eshte ajo qe do financoje 222.7 milione dollare nga afro 400 milione dollare, qe eshte parashikuar te kushtoje i gjithe projekti.

Marreveshja

Gjate nenshkrimit te marreveshjes me presidentin e Bankes Islamike, kreu i Financave Ridvan Bode, tha se ky financim perben mbulimin me fonde te njeres prej veprave me te rendesishme per vendin. "Ky financim perben mbulimin me fonde te njeres prej veprave me te rendesishme te mandatit te dyte te qeverisjes, segmentin Tirane - Elbasan pjesa kryesore e aksit kombetar te jugut. Kjo kredi eshte me kushte te pershtatshme dhe me interesa minimale", ka pohuar gjate fjales se tij, Ministri i Financave, Ritvan Bode. Kredia prej 222.7 milione dollare ofrohet nga Banka Islamike per Zhvillim me nje maturim 17 vjecar, tre vjet pa pagese interesi, me pas interesi do te jete afro 5 per qind. Komponentet e rruges Tirane - Elbasan,e cila do te kete nje gjatesi prej 26 km nga 55 km qe eshte aktualisht, do te ndertohet ne kushte teknike per t'u pershkruar me nje shpejtesi sa trefishi i asaj qe lejohet aktualisht ne kete segment.

Page 3: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

Rruga

Autostrada do te kete 3 segmente, i pari me gjatesi 13 km fillon nga unaza e Tiranes deri ne hyrjen e tunelit. Segmenti i dyte perfshin ndertimin e dy tuneleve te ndare, me dy drejtime te levizjes. Tuneli i pare me gjatesi 2.1 km dhe tuneli i dyte 2.3 km. Segmenti i trete ka gjatesi 10.8 km, qe fillon ne daljen e tuneleve ne dhe perfundon ne hyrje te qytetit te Elbasanit. Vlera totale e investimit te segmentit prej 400 milione dollaresh do te vijoje te ndermjetesohet permes Bankes Islamike per Zhvillim duke kontraktuar dhe donatore te tjere. Donatore si, Fondi i Abu Dabit te cilit i eshte kerkuar te financoje 100 milione dollare. Fondit Saudit per Zhvillim i eshte kerkuar te financoje 15 deri ne 25 milione USD po ashtu edhe fondit te Opek-ut i eshte kerkuar te financoje 15 deri ne 25 milione dollare. Pjesa tjeter e shumes se mbetur do te financohet nga qeveria.

Firma greke 18 muaj afat per ndertimin

Afati i punimeve eshte parashikuar te zgjase 18 muaj nga fillimi i punimeve, qe sic eshte bere publike nga qeveria do te hapet brenda vitit 2013. Nderkaq diten e merkure, Agjencia e Prokurimit Publik ka publikuar ne sajtin e internetit firmen fituese, duke zyrtarizuar ne kete menyre emrin e firmes greke "Aktor" qe do ndertoje nje nga veprat me te veshtira inxhinerike ne Shqiperi. Kompania "Aktor" eshte firma me e madhe e ndertimit te rrugeve dhe veprave publike ne Greqi. E themeluar qe ne vitin 1950 ajo ka nje eksperience mbi 60 -vjecare ne industrine e ndertimit dhe zbatimit te projekteve te infrastruktures.

Segmentet e rruges

Segmenti rrugor Nr. 1, me gjatesi 13 km, qe fillon nga unaza e Tiranes deri en hyrjen e tunelit.

- Segmenti Nr. 2, i cili perfshin ndertimin e dy tuneleve te ndare dhe me dy drejtime te levizjes me gjatesi secila prej 2.1 km dhe 2.3 km dhe gjatesi mesatare prej 2.2 km dhe qe po ashtu do te financohet nga kjo kredi.

- Segmenti rrugor Nr. 3, i cili ka gjatesi 10.8 km, qe fillon ne daljen e tuneleve ne Km 15 + 200 dhe perfundon ne km 26 + 000 ne hyrje te qytetit te Elbasanit.

http://kohajone.com/zarticle.php?id=58766

 

Ndryshon projekti i Tunelit të Kërrabës, shtohet gjatësia

TIRANË - Ndryshon projekti i tunelit të Kërrabës. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka ndryshuar projektin për ndërtimin e tunelit të Kërrabës në segmentin Tiranë-Elbasan, vetëm një muaj pasi në terren kanë filluar punimet për ndërtimin e kantierit për fillimin më pas të gërmimeve.

Page 4: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

Autoritetet shqiptare kanë ndërruar së fundmi mendje për vendin në të cilën do të shpohet mali i Kërrabës duke e ulur lartësinë me 20 metra. Ndikimi i parë direkt që do të ketë ulja e lartësisë së shpimit pritet të jetë zgjatja e pjesës së tunelit. Vendimi është marrë vetëm pak ditë më parë gjatë konsultimeve ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe dy kompanive që janë duke punuar aktualisht me projektin e kësaj vepre.

Krahas uljes me 20 metra të lartësisë, një ndryshim tjetër ka të bëjë me rrugën, ku parashikohet shmangia e dy urave ajrore (viadukte) në hyrje të tij. Sipas ekspertëve të DPR-së, kjo gjë vjen për faktin se ulja e lartësisë së shpimit i bën të panevojshme ato, duke e sjellë tunelin më afër në lartësi me rrugën.

Por cilat janë arsyet dhe pasojat që do të sjellë ndryshimi i projektit, si në kohëzgjatjen e punimeve ashtu edhe në koston financiare? Në fakt, sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, qëllimi kryesor për këtë ndryshim është ndërtimi në tërësi i rrugës në një kohë më të shpejtë se sa çdo të nevojitej me projektin fillestar. Kostoja mbetet në dorë të dytë, pasi paratë e kursyera nga shmangia e dy urave pritet të mbulojnë koston e shtimit të gjatësisë së tunelit.

Realisht, ndryshimi i projektit të tunelit më shumë se atë në vetvete ka të bëjë me rrugën. Shmangia e dy urave, ndërtimi i të cilave kërkon kohë do të bëjë që punimet për rrugën të ecin edhe më shpejtë.

Madje, për këtë qëllim autoritetet i kanë kërkuar kompanive të projektimit që në vend të trarëve prej betoni që përdoren në ura të tilla, të planifikojnë përdorimin e trarëve metalik. Eksperienca botërore njeh përdorimin e të dy llojeve të trarëve në ndërtimin e urave, veçse ata metalik mund të prodhohen në një afat më të shkurtër se sa trarët prej betoni.

Në rast të përdorimit të këtyre të fundit, siç është bërë në aksin Rrëshen-Kalimash, prodhimi i tyre do të bëhej në vend ose direkt në terren, ndërkohë që trarët metalik pritet të importohen nga jashtë.

Paraprakisht, autoritetet mendojnë të ulin disi koston e ndërtimit të rrugës por ndryshimi i projektit të tunelit pritet të shtojë edhe më tepër koston këtij të fundit, pasi afrimi drejt bazës së malit shton gjatësinë e projektit.

Në lidhje me këtë, mendohet që gjatësia e tunelit të shtohet me nga 200 metra të tjera për secilin tub. Deri më tani, pjesa që do të gërmohej ishte parashikuar në rreth 4.5 km (në të dy tubat), ndërsa ndryshimi i projektit pritet ta zgjasë atë në rreth 4.9 km.

Bashkë me tunelin, rruga Elbasan-Tiranë pritet të ketë një gjatësi prej rreth 27 kilometrash dhe një kosto paraprake prej rreth 36 miliardë lekë. Tuneli ndërkohë është marrë përsipër të ndërtohet nga grekët e “Aktor” me rreth 8.5 miliardë lekë, ndërkohë që autoritetet shqiptare e nisen tenderin me një vlerë fillestare prej rreth 15.4 miliardë lekë.

200 metra është gjatësia që pritet të pësojë tuneli pas ndryshimeve të kryera në projekt me kërkesë të

Page 5: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve

Me shumë gjasa rruga Tiranë-Elbasan bashkë me tunelin do të ndërtohen me para të vendeve arabe. Pas kredisë prej 222.7 milionë dollarë që mori nga Fondi Islamik për Zhvillim, qeveria synon të marrë edhe rreth 150 milionë dollarë nga institucione financiare të tjera të ngjashme.

Autostrada Tiranë-Elbasan, hapen 45 metrat e parë të tunelit

Megjithëse shpërthimi me ngjyra i Berishës për inaugurimin e punës në dy tunelet e rrugës Tiranë-Elbasan, u bë vetëm 8 ditë para zgjedhjeve të 8 majit, vetëm dje ministri Olldashi inspektoi 45 metrat e parë të gërmuar në mal.Sipas ministrit të Transporteve, firma greke që ka fituar tenderin e punimeve po ecën me ritme të kënaqshme. Bëhet fjalë për tunelet e rrugës më të madhe në ndërtim të këtij mandati të qeverisë. Tunelet e Krrabës janë 4.1 kilometra së bashku dhe, sipas ministrit, do të përfundojnë në vitin 2013.

InspektimiNë këto ditë të nxehta gushti, Qafa e Krrabës është shpuar në të dyja anët nga makineritë e mëdha të firmës greke “Actor”. Ministri i Transportit, Olldashi, ishte vetë dje duke inspektuar punimet e pjesës kyçe të autostradës së re Tiranë-Elbasan. Sipas njoftimit të Ministrisë, avancimi i punimeve ka bërë të mundur hapjen e 45 metrave të galerive, në drejtimin nga Elbasani drejt Tiranës, ndërkohë qe kanë mbaruar të gjith punët përgatitore. Po dje, firma ka filluar është hapjen e galerive të tunelit në drejtimin Tiranë-Elbasan. Ministri vlerësoi ritmin e lartë të punimeve, si dhe theksoi se tuneli do të jetë operues për trafikun brenda vitin 2013. “Punimet për ndërtimin e tunelit të Elbasanit kanë avancuar dhe aktualisht kanë përfunduar të gjitha rrugët ndihmëse për të arritur deri në pikën e tunelit. Ndërkohë, janë ezauruar metrat e parë të dy galerive në drejtimin nga Elbasani drejt Tiranës dhe po e njëjta punë po behet nga ana tjetër, nga Tirana drejt Elbasanit”. Duke iu referuar afatit të përfundimit të tunelit, Olldashi nënvizoi se “Tuneli do të jetë operativ brenda vitit 2013, pasi çdo gjë është në përputhje me kalendarin e punimeve dhe me axhendën që kompania ka me Drejtorinë e Rrugëve.”

Rruga Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton mesatarisht 40 minuta kohën që duhet për të shkuar nga Tirana në Elbasan. Distanca mes dy qyteteve bëhet 31.17 km. Rruga do të ketë katër korsi, me 21 viadukte, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime. Me një numër të konsiderueshëm urash, disa prej tyre më të gjata se 400 metra. Investimi më i rëndësishëm i saj është tuneli me një gjatësi prej rreth 2.4 km, i ngjashëm me tunelin e Bolzanos në Itali. Shpejtësia e udhëtimit do të variojë nga 100 në 120 km në orë. Por problemi më i madh i rrugës nuk është tuneli, por ndërtimi i segmenteve të tjera deri në hyrje dhe në dalje të tunelit. Segmenti i parë është nga Unaza e Madhe deri te “Natyra e Qetë”, segmenti i dytë nga “Natyra e Qetë” te tuneli dhe segmenti tjetër, nga tuneli në Elbasan. Puna për ndërtimin e këtyre segmenteve do të tregojë a është e aftë qeveria të mbajë premtimin e realizimit të të gjithë veprës deri në vitin 2013. Tunelet janë vetëm 2.1 kilometra, nga 31 që është e gjithë rruga. Pjesa tjetër janë urat, mbikalimet dhe nënkalimet, të cilat duhet të ndjekin në kohë realizimin e tunelit. Kjo është edhe sfida e vërtetë e

Page 6: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

ndërtimit të këtij segmenti.

18 MUAJ është afati i përfundimit të punimeve për tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan, i cili është i gjatë 2.2 kilometra dhe me një vlerë 83 milionë dollarë, një vlerë kjo e shpallur fituese nga tenderimi i zhvilluar disa muaj me radhë, ku fitoi kompania greke “Actor”.

26.9 KM e gjatë është autostrada Tiranë-Elbasan, sipas projektit që do të zbatohet nga qeveria shqiptare në muajt në vijim. Kjo rrugë është e ndarë në tri lote, nga të cilat: loti i parë fillon nga Unaza e Madhe deri në kilometrin e 13-të, loti i dytë është tuneli dhe loti i tretë është nga dalja e tunelit në qytetin e Elbasanit.

83 MILIONE USD është vlera me të cilën kompania greke “Actor” fitoi tenderin për ndërtimin e tunelit të autostradës. Vlera fillestare ishte parashikuar rreth 150 milionë dollarë pa TVSH. Firma ka nisur punimet dhe ka avancuar për pak kohë në 45 metra nga Elbasani në Tiranë. Dje nisën punimet edhe në anën tjetër të projektit.

Autostrada Tiranë-Elbasan1. Segmenti nga Unaza e Madhe deri te Natyra e QetëTenderi i zhvilluar më 19 korrik 2010Fituese, kompania “Albstar & IDK Konstruksion”Afati i punimeve 24 muajVlera e projektit 15 milionë dollarë2. Tuneli i autostradës Tiranë-ElbasanTenderi i zhvilluar më 3 marsFituese kompania greke “Actor”Afati i punimeve 18 muajVlera e kontratës 83 milionë dollarë3. Segmenti nga “Natyra e Qetë” te tuneli + segmenti nga tuneli në ElbasanËshtë në fazë shprehjeje interesi dhe parakualifikueseDo të tenderohen në fund të muajit qershorVlera nuk është përcaktuar ende

Disa nga parametrat:

Shpejtësia e projektimit është 100-120 km/hGjerësia e një vije kalimi është 3.75 mGjatësia e rrugës në mbushje 18.5 kmGjatësia e rrugës në gërmim 17.4 kmGjatësia totale e viadukteve 4.65 kmGjatësia totale e tuneli për të dy tubat 4.3 kmNumri i mbikalimeve 7Numri i nënkalimeve 4

Page 7: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

Numri i viadukteve 21Numri i kryqëzimeve në disnivel 3

Kanë nisur proceset për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë autostradën Tiranë-Elbasan. Rruga do të jetë 31,5 km e gjatë dhe do të përshkohet nga një tunel mbi 2 km të gjatë me 4 korsi. Koha e udhëtimit pritet të shkurtohet nga më shumë se 1 orë, në 18 minuta, ndërsa ndërtimi i rrugës do të ulë gati 3 herë edhe koston, e cila e përkthyer në vlerë monetare, bashkë me komoditetin e udhëtimit, llogarit kursimin prej 7 euro për automjet.Ky do të jetë projekti i dytë me një tunel gjigant që lidh dy qytete, pas atij Rrëshen-Kalimash në autostradën Durrës-Kukës-Morinë.

Tiranë 3 mars, 2011 - Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka hapur sot tenderin për përzgjedhjen  kompanisë për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend. Gjatë një konference për shtyp ministri Olldashi u shpreh se brenda 2 javësh do të shpallet kompania fituese.

Ndërtimi i kësaj autostrade kushton 440 milionë euro, ndërkohë që ministria e Financave po negocion marrëveshjen e kredisë

me Bankën Islamike për Zhvillim (IBD) për financimin e saj. Me këtë bankë, ministria kërkon të arrijë një marrëveshje kredie prej 300 milionë dollarë. Pjesa tjetër do të financohet përmes kredive të tjera me institucionet financiare ndërkombëtare si dhe me kontributin e qeverisë shqiptare.

Studimi i projektit të kësaj rruge është bërë nga kompania italiane "Bonifica", e cila paraqiti katër variante, ndër të cilët u përzgjodh alternativa që kalon Qafën e Krrabës përmes një tuneli të gjatë 2,2 km dhe ku parashikohet ndërtimi i disa tuneleve të tjerë më të vegjël përgjatë rrugës, me gjatësi totale të tuneleve 3.260 m. Parashikohen gjithashtu edhe 14 nënkalime dhe mbikalime për të bërë të mundur mosndërprerjen e rrugës.

Autostrada ka disa tunele. Konkretisht në kilometrin 4,5 do të ndërtohet një tunel prej 550 m. i gjatë, ndërsa do të ndërtohen edhe disa të tjerë në vijimësi në km 18, me gjatësi 110, 139 dhe 190 m.

Projekti parashikon mbikalime në km 5,4, në Mullet, në km 9, Berzhitë dhe në km 14 në Krrabë, si dhe dy rrethqarkullime në afërsi të Elbasanit në km 30,38 dhe 31,17 që përkojnë me mbikalimin hekururdhor.

Nga dalja e Tiranës deri në Mullet, zonë me potenciale ekonomike dhe turistike për kryeqytetin, projekti parashikon një autostradë të mirëfilltë urbane, që në pjesën e parë, rreth 2,6 km do të jetë autostradë me 2 korsi udhëtimi, 1 korsi emergjence, 1 korsi për shërbim publik dhe 1 për

Page 8: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

biçikleta. Pas kësaj distance deri në afërsi të tunelit, projekti parashikon autostradë të standardeve europiane interurbane, ndërsa pas tunelit, ajo do të vijojë me parametra shumë të mirë gjeometrikë, por me gjerësi të reduktuar për shkak se edhe qarkullimi reduktohet.

Koha e udhëtimit pritet të shkurtohet nga më shumë se 1 orë, në 18 minuta, ndërsa ndërtimi i rrugës do të ulë gati 3 herë edhe koston, e cila e përkthyer në vlerë monetare, bashkë me komoditetin e udhëtimit, llogarit kursimin prej 7 euro për automjet.

Lidhja e Tiranës më Elbasanin me tunel vjen si një histori e vjetër nga koha e komunizmit, ku sipas projektit të asaj kohe, parashikohej një tunel në Krrabë, që të mund të përdorej edhe si strehim ushtarak, por projekti u hodh poshtë për shkak të kostos së lartë dhe pamundësisë për financim.

Në kushtet e sotme, rruga Tiranë-Elbasan konsiderohet edhe si pjesë e Korridorit 8, Durrës-Rrogozhinë-Peqin-Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë.

Komisioni i Ekonomisë miraton marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike, për financimin e autostradës Tiranë-Elbasan

Marrëveshja e qeverisë së Shqipërisë me Bankën Islamike parashikon financimin nga ky subjekt të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan me rreth 222 milionë dollarë.

Komisioni i ekonomisë ka miratuar sot marrëveshjen me qeverisë dhe bankës islamike për zhvillim për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Në mbledhje e parë që pas zgjedhjeve lokale të 8 majit, komisioni i ekonomisë ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës marrëveshjen për financimin e kësaj rruge. Marrëveshja e qeverisë së Shqipërisë me Bankën Islamike parashikon financimin nga ky subjekt të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan me rreth 222 milionë dollarë.

Deputetet socialistë nuk kanë qënë të pranishëm në komisionin e ekonomisë pasi kanë deklaruar se do të bojkotojnë sot, mbledhjet e komisioneve parlamentare, të cilat rinisin punën, pas ndërprerjes më tepër se njëmujore.

Projekti për rrugën Tiranë- Elbasan është cilësuar nga kryeministri Berisha, për nga rëndësia, si i dyti pas rrugës Durrës-Kukës. Autostrada Tiranë- Elbasan me një gjatësi prej 31.1 km do të ketë një kosto prej 36 miliardë lekësh, ku vetëm tunali i Kërrabës do të kushtojë 15.4 miliardë lekë.

Gazeta 55

Tuneli, zbardhet kontrata me islamikët

Financimet për rru-gën Tiranë-Elbasan janë gjetur për pjesën më të madhe të projektit, por Ministria e

Page 9: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

Financave është ende në bisedime me institucione financiare të huaja për të plotësuar shumën totale.Detajet i bëri të ditura përfaqësuesi i Ministrisë së Financave në Drejtorinë e Borxhit, Resmi Ibraj, gjatë diskutimit të marrëveshjes me Bankën Islamike për Zhvillim në Komisionin e Ekonomisë për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan. “Shuma e menduar për këtë projekt ishte 407 milionë, por, për shkak të kursimeve gjatë fazës së tenderimeve për tunelin, kjo u reduktua në rreth 380 milionë dhe IDB ka rolin kryesor në këtë paketë financimi me 222.7 milionë dollarë. Kemi marrë konfirmim nga fondi i Abhu Dhabit për 50 milionë nga 100 milionë që kemi këtu, sepse natyrisht, zhvillimi ka ndodhur mbasi është hartuar ky relacion. Fondi saudit dhe fondi kuvajtian kanë premtuar 15-25 milionë, por jemi në pritje të aprovimit nga bordet e tyre. Natyrisht, i kemi kërkuar financim edhe fondit të OPEC-ut dhe pjesa tjetër do të merret përsipër nga qeveria shqiptare”, tha Ibraj. Ndërkaq ai nënvizoi se institucionet financiare ndërkombëtare i janë përgjigjur në mënyrë të menjëhershme dhe me interes të madh kërkesës së qeverisë shqiptare për financimin e këtij projekti, por Banka Islamike ishte ajo që veproi më shpejt dhe vuri në dispozicion një shumë kaq të madhe. Kredia e kësaj banke konsiderohet si një ndër më të favorshmet për shtetin shqiptar, me një afat maturimi prej 20 vitesh, ku tre vite shlyerja është pa interesa, ndërsa për 17 vite të tjera janë parashikuar 34 pagesa, dy herë në vit, me interesa të leverdishme. Disbursimi në marrëveshje është parashikuar që të përfundohet deri në fund të vitit 2014. Me interesa të leverdishme qeveria shqiptare pret që të sigurojë dhe fondet e mbetura nga institucionet e tjera financiare. E, në kohën kur akoma vijohet me sigurimin e gjithë parave për projektin e kësaj rruge, dy lote të saj nuk janë tenderuar ende, me përjashtim të lotit që përfshin tunelin e autostradës, ku është lidhur kontrata me kompaninë greke “Aktor”. Dy lotet e tjera të kësaj rruge, ajo që fillon nga Unaza e Madhe e Tiranës deri në kilometrin e 13-të dhe ajo nga dalja e tunelit deri në qytetin e Elbasanit, nuk janë tenderuar ende. Nëndrejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Skënder Çocta, i pranishëm dje në Komision, u shpreh se faza parakualifikuese për kompanitë që do të ndërtojnë këto dy lote do të zhvillohet në qershor dhe deri në muajin shtator pritet që kantieret e ndërtimit të ngrihen përgjatë gjithë rrugës. Në kohën kur qeveria e ka shpallur këtë projekt si një ndër më të rëndësishmit e këtij mandati dhe si një projekt që duhet të përfundojë para mesit të vitit 2013, shtatori është muaji i fundit që mund t’i japë luksin e përfundimit kësaj rruge në kohën e synuar. Afati për mbarimin e tunelit, që është edhe loti i përuruar një muaj më parë, është 18 muaj.

Tuneli, Berisha përuroi punimet më 29 prill

Kryeministri Sali Berisha përuroi më datë 29 prill fillimin e punimeve për tunelin Tiranë-Elbasan, me një gjatësi 2.2 kilometra. Kontrata me kompaninë “Aktor” u nënshkrua vetëm pak ditë përpara përurimit të fillimit të punimeve. Në kontratë parashikohet që tuneli të përfundojë 18 muaj që nga dita e nënshkrimit të saj. “Aktor” mori përsipër të ndërtojë tunelin me 83 milionë dollarë, një vlerë kjo shumë më e ulët se fondi limit prej 150 milionë dollarësh.

18 muajështë afati i përfundimit të punimeve për tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan, i cili është i gjatë 2.2 kilometra dhe me një vlerë 83 milionëdollarë, një vlerë kjo e shpallur fituese nga tenderimi i zhvilluar disa muaj me radhë, ku fitoi kompania greke “Aktor”. Financimin e këtij loti e bën plotësisht IDB

Page 10: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

26.9 kilometrae gjatë është autostrada Tiranë-Elbasan, sipas projektit që do të zbatohet nga qeveria shqiptare në muajt në vijim. Kjo rrugë është e ndarë në tri lote, nga të cilat: loti i parë fillon nga Unaza e Madhe deri në kilometrin e 13-të, loti i dytë është tuneli dhe loti i tretë është nga dalja e tunelit në qytetin e Elbasanit

Tiranë-Elbasan, çfarë po bëjnë grekët te dy tunelet

Shtunë, Qershor 25th, 2011

Kompania greke “AKTOR” ka arritur të përfundojë dy rrugët e aksesit dhe duket se gjithçka është gati për të filluar punën për tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan.Burime nga Drejtoria e Rrugëve bëjnë me dije se është duke u punuar në ngritjen e dy bazamenteve që do të jenë në hyrjen e tunelit për të lehtësuar punën. Shtyrja paksa e afatit të fillimit të punës për fillimin e punimeve erdhi për një sërë arsyesh, mes të cilave edhe faktit që grekëve të “AKTOR”-it nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve iu la dorë e lirë për të bërë propozime dhe ndryshime në projektin fillestar, por me kushtin që të mos ketë lëvizje të kostos. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka zgjedhur që të jetë e qartë qysh në fillim me kompaninë, një mësim që siç duket e mori nga eksperienca e parë e ndërtimit të tunelit të Kalimashit, kur kostoja u rrit gjatë rrugës në mënyrë dramatike. Ndërkaq, grekët e “AKTOR” preferuan që mes të tjerave të bënin një studim të tyrin gjeologjik për t’u siguruar rreth shtresave ku do të punohet.

Page 11: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

Burimenga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve theksojnë se ka rezultuar që struktura gjeologjike është e qëndrueshme dhe për këtë arsye punimet pritet që të ecin shpejt dhe brenda afatit të përcaktuar të vitit 2013. Sipas kontratës, punimet për tunelin duhet që të zgjasin 18 muaj dhe i gjithë tuneli do të ketë një kosto prej 83 milionë dollarësh. Aktualisht, kompania ka ngritur kantieret aty ku do të fillohet puna për tunelin. Do të punohet në të dyja anët dhe në katër fronte pune. Gjithsej numri i punëtorëve të thjeshtë, inxhinierëve dhe specialistë që duhen për të asistuar në ndërtimin e tunelit, është rreth 200, ku një pjesë e mirë e tyre vijnë nga Greqia.

Marrëveshja

Pak kohë pas marrëveshjes prej 222 milionë dollarësh me Bankën Islamike për Zhvillim, miratohet edhe një kredi tjetër prej 25 milionë dollarësh me Fondin Saudit për Zhvillim, para që do të shkojnë për rrugën Tiranë-Elbasan. Kërkesa e qeverisë shqiptare për të financuar një ndër projektet e saj më ambicioze ndaj Fondit, është bërë e ditur më herët, por vetëm së fundmi është dhënë “Ok” për 25 milionë dollarë. Ministria e Financave në një njoftim për shtyp ka dhënë edhe detajet lidhur me këtë kredi. Miratimi zyrtar nga Fondi Saudit është konfirmuar nga ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim, gjatë një takimi me ministrin e Financave, Ridvan Bode. Ky i fundit ka vlerësuar kushtet e favorshme me të cilat është ofruar kjo kredi, e cila ka një normë interesi 2 për qind dhe afat maturimi 25 vjet, nga të cilët 5 vitet e para janë pa pagesë. Ministri Bode e ka konsideruar dhënien e kësaj kredie me terma kaq të favorshëm si një vlerësim që Fondi Saudit ka ndaj projektit infrastrukturor të autostradës Tiranë-Elbasan.

222 milione euro

është kredia e dhënë nga Banka Islamike për Zhvillim për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Marrëveshja u nënshkrua pak kohë më parë dhe ka maturim 17-vjeçar, plus tre vjet pa pagesë me interesa

83 milione dollare është vlera me të cilën kompania greke “AKTOR” do të ndërtojë tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan. Kompanisë i është lënë në dorë të bëjë ndryshime në projekt, por pa rritur koston aktuale të vendosur

Fondi Saudit

Kredia25 milionë USD

Interesi2 për qind

Maturimi25 vjet

Page 12: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

Avantazhi5 vite pa pagesë

Nënshkruhet marrëveshja e kredisë prej 222.7 miliona USD për financimin e rrugës Tiranë – Elbasan

Sot në Ministrinë e Financave u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes me Bankën Islamike për Zhvillim (IDB) për financimin e projektit të rrugës Tiranë – Elbasan.Marrëveshja e financimit prej 222.7 milionë u nënshkrua nga Ministri i Financave z. Ridvan Bode dhe presidenti i Bankës z. Ahmed Mohamed Ali i cili ndodhet për vizitë në Tiranë me ftesë të qeverisë shqiptare.Kredia prej 222.7 milionë dollarë ofrohet nga IDB me një maturim 17 vjecar plus tre vjet pa pagesë me interesa. Norma e interesit bazohet në indeksin (SWAP Rape) 17 vjecar të dollarit amerikan plus 1.2 % interes (rreth 5 % nw total). Ministri i Financave falënderoi presidentin e IDB-së për financimin e këtij të projekti të rëndësishëm në një kohë shumë të shkurtër dhe kushte shumë të përshtatshme për Shqipërinë.Z. Bode theksoi se kjo marrëveshje kredie përbën një nga marrëveshjet me shumën më të madhe në një transh të vetëm të nënshkruar me një bankë të vetme siç është IDB. “Ky financim përbën mbulimin me fonde të njërës prej veprave më ët rëndësishme të mandatit të dytë të qeverisjes, segmentin Tiranë - Elbasan pjesa kryesore e aksit kombëtar të jugut”- tha ministri i cili u ndal në detajet e projektit.Komponentët e rrugës Tiranë – Elbasan e cila do të ketë një gjatësi prej 26 km nga 55 km që është aktualisht dhe do të ndërtohet në kushte teknike për t’u përshkruar me një shpejtësi sa trefishi i asaj që është lejuar sot në këtë segment, do ët financojë tre segmente :• Segmentit rrugor Nr. 1, me gjatësi 13 km, që fillon nga unaza e Tiranës deri ën hyrjen e tunelit.• Segmentit Nr. 2, i cili përfshin ndërtimin e dy tuneleve të ndarë dhe me dy drejtime të lëvizjes me gjatësi secila prej 2.1 km dhe 2.3 km dhe gjatësi mesatare prej 2.2 km dhe që po ashtu do të financohet nga kjo kredi.• Segmentit rrugor Nr. 3, i cili ka gjatësi 10.8 km, që fillon në daljen e tuneleve në Km 15 + 200 dhe përfundon në km 26 + 000 në hyrje të qytetit të Elbasanit.Marrëveshja u përshëndet edhe nga presidenti i Bankës Islamike për Zhvillim z. Ahmend Mohamed Ali i cili siguroi ministrin e Financave se ka një interes në rritje nga ana e bizneseve anëtare të kësaj banke për të shtuar prezencën e tyre me investime në ekonominë shqiptare.

Ndërkohë vlera totale e investimit të segmentit prej 400 milionë dollarësh do të vijojë të ndërmjetësohet përmes IDB-së duke kontraktuar dhe donatorë të tjera siç janë :

1. Fondi i Abu Dhabi-t - i është kërkuar të financojë në shumën 100 milionë USD;2. Fondi Saudit per Zhvillim -i është kërkuar të financojë në shumën 15-25 milionë USD;3. Fondi OPEC, të cilit i është kërkuar të financojë në shumën 15-25 milionë USD;4. Si dhe kontributi i Qeverisë Shqiptare i cili do të mbulojë pjesën e mbetur të kostos së projektit.Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe ministri i Punëve Publike dhe Transporteve z. Sokol Olldashi i cili garantoi realizimin me sukses të këtij projekti.

Page 13: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

Kredia për autostradën Tiranë-Elbasan ende s’është disbursuar

TIRANË- Marrëveshja midis qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike për Zhvillim lidhur me një kredi të këtij institucioni bankar arab për ndërtimin e rrugës së re Tiranë-Elbasan, është nënshkruar që më 7 prill të këtij viti, por në regjistrin e borxhit publik të ministrisë së Financave nuk figuron kalimi i 222.7 milionë dollarëve, të paktën deri më 30 qershor.

Qeveria shqiptare shpresonte të merrte kredi në masën 350 milionë dollarë nga Banka Islamike, po fondet do të sigurohen në rrugë të ndryshme. Vlera totale e investimit do të vijojë të ndërmjetësohet përmes Bankës Islamike për Zhvillim me partnerë të tjerë arabë. Marrëveshja e financimit është nënshkruar nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe presidenti i Bankës Islamike, Ahmed Mohamed Ali. Sipas njoftimit zyrtar, kredia ofrohet me një maturim 17-vjeçar, plus tre vjet pa pagesa të interesit. Norma e interesit bazohet në indeksin “SWAP Rate” 17-vjeçar të dollarit amerikan, plus 1.2% interes (rreth 5% në total).

Projekti i plotë i autorrugës Tiranë - Elbasan

Ministria e Transportit: Përfitim ekonomik i rrugës justifikon koston e saj

Autostrada Tiranë - Elbasan do të përshkohet vetëm për 20 minuta. Me ndërtimin e rrugës së re Tiranë – Elbasan, distanca mes këtyre dy qendrave do të jetë vetëm 31.17 kilometra. Kostoja e kësaj rruge është parashikuar të jetë 260 milionë euro, ndërkohë sipas specialisteve, përfitimi ekonomik që sjell ndërtimi i kësaj vepre e justifikon çmimin. Ndërtimi i kësaj rruge pritet të nisë këtë vit, si dhe të përfundojë në fund të vitit 2011.

Projekti i autorrugës

Autorruga e re Tiranë - Elbasan do shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Elbasanit në 31.17 kilometra. Sipas projektit, kjo autostradë do të përshkohet për rreth 20 minuta. Autostrada do të ketë katër krosi dhe dy tunele, përkatësisht me gjatësi 2.3 kilometra dhe 2.1 kilometra, shtatë mbikalime, katër nënkalime, tre kryqëzime. Ndërkohë, shpejtësia e lëvizjes në këtë autostradë është parashikuar të jetë 110 kilometra në orë. Bazuar në rezultatet e modelimit të trafikut, si dhe trafikun ekzistues në segmentin Tiranë – Elbasan, trafiku mesatar ditor për 25 vitet e ardhshme parashikohet të arrijë në 8,503 mjete. Ndërsa deri në vitin 2035 trafiku parashikohet të arrijë në 80,000 mjete në ditë. Projekti për këtë rrugë ka nisur prej më shumë sesa një viti dhe është kryer nga studio italiane “Bonifika”, një ka studiot më të mira të vendit fqinj. Ndërtimi i autostradës Tiranë - Elbasan do të nisë brenda këtij viti, ndërsa pritet të përfundojë në vitin 2011.

Përfitime ekonomike

Përfitimi ekonomik që sjell ndërtimi i autostradës Tiranë - Elbasan justifikon koston e madhe të ndërtimit të kësaj rruge. Sipas specialistëve, kjo autostradë rrit efektivitetin e zonës industriale të Elbasanit, rrit

Page 14: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

vlerën e pasurive së paluajtshme të krejt qarkut, forcon arsyet e ndërtimit në Elbasan të zonës së lirë ekonomike, zgjeron shanset për burimet njerëzore aktuale dhe forcon prirjen për thithje investimesh. Si pjesë e Boshtit të Jugut, rruga Tiranë – Elbasan, në radhë të parë i intereson Elbasanit, por ka të njëjtin përfitim edhe për akset e tjera rrugore në ndërtim apo të ndërtuara tashmë, sikurse është aksi që shkon drejt juglindjes si Librazhdi, Përrenjasi, Pogradeci, Korça, Erseka, por edhe si pjesë e qenësishme e Boshtit të Jugut që do të lidhë përtej Elbasanit: Belshin, Kuçovën, Beratin për të dalë në Luftinjë dhe për tu kryqëzuar me rrugën Tepelenë – Gjirokastër.

Parametrat kryesor të rrugës

Gjatësia totale31.17 kilometra

Shpejtësia e projektimin është 100-120 kilometër në orë

Gjerësia e një vije kalimi është 3.75 metra

Gjatësia e rrugës në mbushje 18.5 kilometra

Gjatësia e rrugës në gërmim 17.4 kilometra

Gjatësia totale e viadukteve 4.65 kilometra

Gjatësia totale e tuneli për të dy tubat 4.3 kilometra

Numri i mbikalimeve 7

Numri i nënkalimeve 4

Numri i viadukteve 21

Numri i kryqëzimeve në disnivel 3

Page 15: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

Rruga aktuale Tiranë- Elbasan

Rruga aktuale Tiranë – Elbasan, është konceptuar për kushtet e transportit para Luftës së Dyte Botërore. Gjatësia totale e saj është 59 kilometra dhe gjerësia 7.5 metra. Kjo rrugës është asfaltuar në vitin 1960. Ndërkohë shpejtësia e lëvizjes llogaritet 50 kilometra në orë. Rruga përshkon një reliev malor me shpate që arrijnë deri në 45 gradë. Sipas ekspertëve, ajo është e paaftë të përballoje trafikun e mallrave që lëvizin kryesisht në trajlera apo mjete të rënda motorike.

Autorruga e Re

Rruga e re zhvillohet pothuajse paralel me atë ekzistuese dhe jo shumë larg prej saj, por mbi koncepte krejt të ndryshëm. Segmenti i ri që propozohet, ka një gjatësi prej 31.17 kilometra, me katër korsi dhe me një korsi emergjence. Nisja e autostradës Tiranë-Elbasan do të jetë nyja e Unazës së Re të Tiranës, dhe vijon në Lundër, Mullet, Ibe, duke përshkuar Kërrabën me anë të një tuneli, e duke dalë në anën tjetër, në Luginën e Bradasheshit.

260 milionë euro është parashikuar të kushtojë ndërtimi i autostradës Tiranë - Elbasan. Sipas Ministrisë së Transportit, kjo rrugë ka një përfitim ekonomik që justifikon tërësisht këtë sipërmarrje të madhe të qeverisë.

2011vitikur parashikohet të përfundojë ndërtimi i autostradës Tiranë -Elbasan. Sipas kreut të qeverisë, ndërtimi i kësaj vepre do të nisë brenda këtij viti.

20minutado t’u duhet automjeteve ta përshkojnë autostradën Tiranë -Elbasan. Aktualisht, shpejtësia e lëvizjes së automjeteve në këtë rrugë, llogaritet 50 kilometra në orë.

Autostrada Tiranë-Elbasan, hapen 45 m e parë të tunelit

Megjithëse shpërthimi me ngjyra i Berishës për inaugurimin e punës në dy tunelet e rrugës Tiranë-Elbasan, u bë vetëm 8 ditë para zgjedhjeve të 8 majit, vetëm dje ministri Olldashi inspektoi 45 metrat e parë të gërmuar në mal.Sipas ministrit të Transporteve, firma greke që ka fituar tenderin e punimeve po ecën me ritme të kënaqshme. Bëhet fjalë për tunelet e rrugës më të madhe në ndërtim të këtij mandati të qeverisë. Tunelet e Krrabës janë 4.1 kilometra së bashku dhe, sipas ministrit, do të përfundojnë në

Page 16: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

vitin 2013.

Inspektimi

Në këto ditë të nxehta gushti, Qafa e Krrabës është shpuar në të dyja anët nga makineritë e mëdha të firmës greke “Actor”. Ministri i Transportit, Olldashi, ishte vetë dje duke inspektuar punimet e pjesës kyçe të autostradës së re Tiranë-Elbasan. Sipas njoftimit të Ministrisë, avancimi i punimeve ka bërë të mundur hapjen e 45 metrave të galerive, në drejtimin nga Elbasani drejt Tiranës, ndërkohë qe kanë mbaruar të gjith punët përgatitore. Po dje, firma ka filluar është hapjen e galerive të tunelit në drejtimin Tiranë-Elbasan. Ministri vlerësoi ritmin e lartë të punimeve, si dhe theksoi se tuneli do të jetë operues për trafikun brenda vitin 2013. “Punimet për ndërtimin e tunelit të Elbasanit kanë avancuar dhe aktualisht kanë përfunduar të gjitha rrugët ndihmëse për të arritur deri në pikën e tunelit. Ndërkohë, janë ezauruar metrat e parë të dy galerive në drejtimin nga Elbasani drejt Tiranës dhe po e njëjta punë po behet nga ana tjetër, nga Tirana drejt Elbasanit”. Duke iu referuar afatit të përfundimit të tunelit, Olldashi nënvizoi se “Tuneli do të jetë operativ brenda vitit 2013, pasi çdo gjë është në përputhje me kalendarin e punimeve dhe me axhendën që kompania ka me Drejtorinë e Rrugëve.”

Rruga

Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton mesatarisht 40 minuta kohën që duhet për të shkuar nga Tirana në Elbasan. Distanca mes dy qyteteve bëhet 31.17 km. Rruga do të ketë katër korsi, me 21 viadukte, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime. Me një numër të konsiderueshëm urash, disa prej tyre më të gjata se 400 metra. Investimi më i rëndësishëm i saj është tuneli me një gjatësi prej rreth 2.4 km, i ngjashëm me tunelin e Bolzanos në Itali. Shpejtësia e udhëtimit do të variojë nga 100 në 120 km në orë. Por problemi më i madh i rrugës nuk është tuneli, por ndërtimi i segmenteve të tjera deri në hyrje dhe në dalje të tunelit. Segmenti i parë është nga Unaza e Madhe deri te “Natyra e Qetë”, segmenti i dytë nga “Natyra e Qetë” te tuneli dhe segmenti tjetër, nga tuneli në Elbasan. Puna për ndërtimin e këtyre segmenteve do të tregojë a është e aftë qeveria të mbajë premtimin e realizimit të të gjithë veprës deri në vitin 2013. Tunelet janë vetëm 2.1 kilometra, nga 31 që është e gjithë rruga. Pjesa tjetër janë urat, mbikalimet dhe nënkalimet, të cilat duhet të ndjekin në kohë realizimin e tunelit. Kjo është edhe sfida e vërtetë e ndërtimit të këtij segmenti.

18 MUAJështë afati i përfundimit të punimeve për tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan, i cili është i gjatë 2.2 kilometra dhe me një vlerë 83 milionë dollarë, një vlerë kjo e shpallur fituese nga tenderimi i zhvilluar disa muaj me radhë, ku fitoi kompania greke “Actor”.

26.9 KMe gjatë është autostrada Tiranë-Elbasan, sipas projektit që do të zbatohet nga qeveria shqiptare në muajt në vijim. Kjo rrugë është e ndarë në tri lote, nga të cilat: loti i parë fillon nga Unaza e Madhe deri në kilometrin e 13-të, loti i dytë është tuneli dhe loti i tretë është nga dalja e tunelit në qytetin e Elbasanit

83 MILIONE USDështë vlera me të cilën kompania greke “Actor” fitoi tenderin për ndërtimin e tunelit të

Page 17: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

autostradës. Vlera fillestare ishte parashikuar rreth 150 milionë dollarë pa TVSH. Firma ka nisur punimet dhe ka avancuar për pak kohë në 45 metra nga Elbasani në Tiranë. Dje nisën punimet edhe në anën tjetër të projektit.

Autostrada Tiranë-Elbasan

1. Segmenti nga Unaza e Madhe deri te Natyra e QetëTenderi i zhvilluar më 19 korrik 2010Fituese, kompania “Albstar & IDK Konstruksion”Afati i punimeve 24 muajVlera e projektit 15 milionë dollarë2. Tuneli i autostradës Tiranë-ElbasanTenderi i zhvilluar më 3 marsFituese kompania greke “Actor”Afati i punimeve 18 muajVlera e kontratës 83 milionë dollarë

3. Segmenti nga “Natyra e Qetë” te tuneli + segmenti nga tuneli në ElbasanËshtë në fazë shprehjeje interesi dhe parakualifikueseDo të tenderohen në fund të muajit qershorVlera nuk është përcaktuar ende

Disa nga parametrat:

Shpejtësia e projektimit është 100-120 km/hGjerësia e një vije kalimi është 3.75 mGjatësia e rrugës në mbushje 18.5 kmGjatësia e rrugës në gërmim 17.4 kmGjatësia totale e viadukteve 4.65 kmGjatësia totale e tuneli për të dy tubat 4.3 kmNumri i mbikalimeve 7Numri i nënkalimeve 4Numri i viadukteve 21Numri i kryqëzimeve në disnivel 3

Autostrada Tiranë – Elbasan, në fund të vitit të ardhshëm hapet për automjetet tuneli i Kërrabës

17-09-2011 / Gazeta 55

Page 18: PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË

Brenda 10 muajsh tuneli i autostradës Tiranë – Elbasan do arrijë të shikojë dritën. Punimet në ndërtimin e veprës infrastrukturore më të rëndësishme në vend aktualisht, janë duke ecur me ritme tepër të larta. Punimet kanë avancuar në të katërta galeritë. Sipas të dhënave në galerinë e djathtë gërmimet kanë avancuar deri në 90 metra, ndërkohë që në galerinë e majtë punimet kanë shkuar deri në 100 metra. Paolo Orsini, drejtor i punimeve në tunelin e Kërrabës, shprehet se puna po ecën mirë sipas programit. “Sipërmarrja greke ka marrë urdhrin të nisë punimet në 5 maj. Mobilizimi ka nisur në një kohë të shkurtër dhe jemi duke gërmuar në të katër portalet. Aktualisht kemi gërmuar rreth 200 metra në total nga të dyja krahët. Janë ndërtuar hyrjet e tuneleve dhe nëse vazhdohet me ritmin e deritanishëm do të respektohet koha e kontratës që është parashikuar 18 muaj për përfundimin. Kështu që, në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit të vitit të ardhshëm tuneli do të jetë funksional. Brenda dy javësh do të punohet me një regjim gërmimi deri në 500 metra në muaj”- u shpreh eksperti italian, Orsini. Në të dy kantieret për hapjen e galerive punohet 24 orë pa ndërprerje. Sipas drejtuesit të punimeve në kantier, Paolo Orsini, vështirësi ka patur në hapjen e portaleve të galerive, për shkak se terreni nuk ka qenë shumë kompakt. “Kemi patur pak vështirësi në hapjen e hyrjeve, pasi materiali që gërmohet nuk është kompakt kështu që janë realizuar vepra mbrojtëse, por ditë pas dite do të hasim në një terren më të qëndrueshëm dhe besoj se nuk do të kemi surpriza”- thekson Orsini. Pas hapjes së portaleve në katër galeritë dhe gërmimet të kenë avancuar, do të fillohet me procesin e veshjes përfundimtare të tunelit me beton. “Kur gërmimet të kenë arritur një farë thellësie do të vijohet me procesin e veshjes që do të vijojë njëkohësisht me gërmimet. Presim që pas dy muajsh sipërmarrja të jetë gati me makineritë e veshjes së tuneleve që janë të gatshme dhe po presin në Greqi. Nëse gërmimi vijon siç e kemi parashikuar, mendojmë se punimet mund të përfundojnë sipas kohës së parashikuar në kontratë”- thotë ai. Gjatësia e dy tuneleve së bashku është afërsisht 5 km. Galeria e djathtë është 2 578 metra, ndërsa e majta është 2 320 metra. Tunelet do të kenë një lartësi prej 8 metra dhe gjërësi 12 metra. Me ritme të shpejta po punohet edhe në Unazën e Madhe, e cila do të lidhet me autostradën Tiranë-Elbasan.Traseja e njërit krah është gati e përfunduar.