Për Gjyqësi më transparente II -...

30
Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës Themlelore të Gjakovë, Gjykatës Themlelore të Pejës dega në Klinë dhe Gjykatës Themlelore të Gjakovë dega në Rahovec) Autor: Milaim Morina Implementuar nga: Qendra për Politika dhe Avokim Dorëzuar tek: Advocacy Training and Resource Center Qershor 2015, Prishtinë Mohimi i Përgjegjësisë Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjensionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Transcript of Për Gjyqësi më transparente II -...

Page 1: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

Për Gjyqësi më transparente II

(Raport nga Monitorimi i Gjykatës Themlelore të Gjakovë, Gjykatës Themlelore të Pejës dega në Klinë

dhe Gjykatës Themlelore të Gjakovë dega në Rahovec)

Autor:

Milaim Morina

Implementuar nga:

Qendra për Politika dhe Avokim

Dorëzuar tek:

Advocacy Training and Resource Center

Qershor 2015, Prishtinë

Mohimi i Përgjegjësisë

Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e

Agjensionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Page 2: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

2

Titulli: Për Gjyqësi më Transparente

Autor: Milaim Morina

Ekipi Monitorues: Agim Kelmendi dhe Laura Muçaj

Qendra për Politika dhe Avokim

Kontakti:

E-mail:[email protected]

web: www.qpa-ks.org

Tel.: 038 226 530

Page 3: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

3

Përmbajtja

Lista e shkurtesave...………………………………………..……..………………...............................................…………………..4

Përmbledhje ……………..……………………..…………………….............................................………………….….................6

Hyrje………………………………………………………….….………….....................................................…………………………...7

Metodologjia ………………………………………...……………………………….....................................................................9

Të gjeturat …………………………………………………………...…................................................…………………………......11

Analiza e të gjeturave...............................................................................................................................18

Konkluzioni …………………………………………………………..................................................…………………………………20

Rekomandimet ……………………………………………………...............................................……………………………….....21

Bibliografia ………………………………………………………….................................................……………………………….....22

Fjalori …………………………………………………………………....................................................………………………………..23

Shtojca-

Tabelat...............................................................................................................................................25

Page 4: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

4

Lista e shkurtesave

AMMK- Agjencia për Mbrojtjën e Mjedisit të Kosovës

ATRC – Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim

BB- Banka Botërore

KPMM- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

MMPH- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

OJQ – Organizata jo-qeveritare

QPA – Qendra për Politika dhe Avokim

SHL-Schüler Helfen Leben

SHP-Shoqata e Peshkatarëve

USAID – Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

Page 5: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

5

Falënderime

Ky raport është përgatitur nga ekipi i Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA).

Qendra për Politika dhe Avokim është falënderuese ndaj të gjithë atyre që kanë ndihmuar në realizimin

e këtij projekti.

QPA në mënyrë të veçantë falënderon:

Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qendrën e Trajnimeve dhe

Burimeve për Avokim (ATRC) për financimin e projektit ‘Për Gjyqësi më transparente’.

Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit, falë të cilit është bërë

e mundur që të kemi qasje në Gjykata.

Gjykatën Themelore të Gjakovës dhe Gjykatën Themelore të Gjakovës dega në Rahovec, Gjykatën

Themelore të Pejës dega në Klinë, respektivisht gjyqtarët mbikëqyrës, gjyqtarët e ngarkuar me lëndë

mjedisore dhe dhe administratorët e gjykatave respektive për bashkëpunimin e tyre korrekt.

Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Prokurorinë Themelore të Pejës, kryeprokurorët dhe prokurorët e

ngarkuar me lëndë mjedisore të Prokurorisë së Gjakovës dhe të Pejës si dhe administratorët e të dy

prokurorive.

Këshillin e Pavarur për Miniera dhe Minerale të cilët kanë ndihmuar më të dhënat e tyre lidhur me

denoncimet që kanë bërë.

Qendrën Rinore’ Schüler Helfen Leben’ në Rahovec, organizatën Femrat Aktive Gjakovë si dhe

Organizatën ‘KOHA’ në Klinë të cilët kanë ndihmuar në implementimin e projektit.

Përfaqësuesit e EROL-it, të cilët me këshilla profesionale kanë ndihmuar në hartimin e këtij raporti.

Page 6: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

6

Përmbledhje

Eksploatimi i egër i rërës nga shtretërit e lumenjve ndikon drejtpërdrejt në degradimin e rrjedhës së

sipërme dhe në drejtim të rrymës duke shkaktuar ndryshim të dhunshëm të rrjedhës së lumit, pra duke

degraduar tërë sistemin e lumenjve, shkakton erozion dhe përmbytje të tokave bujqësore dhe qendrave

të banuara, pra rrezikon edhe jetë njerëzish, ndikon në shkatërrimin e bimëve të kultivuara përgjatë

shtretërve të lumenjve apo luginave, pra botës bimore e shtazore që jetojnë në lumenj1.

Në vitin 2011, ish ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, me një vendim, i ka

ndaluar të gjithë ekploatuesit e rërës dhe zhavorrit, edhe pse ai vendim asnjëherë nuk është zbatuar,

dhe të cilit tashmë i ka skaduar afati2.

Komisioni i Pavarur për Minera dhe Minerale (KPMM), në tre vitet e fundit përveç shqiptimit të gjobave

dhe konfiskimit të makinerisë, kishte dorëzuar 154 kallëzime penale në Prokuroritë e Kosovës.

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA), në kuadër të projektit “Për Gjyqësi më Transparente” i

mbështetur nga USAID/ATRC, për tetë (8) muaj më radhë, nga data 24 tetor 2014 deri me 24 qershor

2015, ka monitoruar trajtimin e lëndëve mjedisore.

Monitorimi ka qenë i fokusuar në tre (3) gjykata: Gjykatën Themelore të Gjakovës, Gjykatës Themelore

të Pejës, respektivisht degës së saj në Klinë si dhe Gjykatën Themelore të Gjakovës, dega në Rahovec.

Gjatë kësaj përiudhe, QPA ka monitoruar edhe dy Prokurori Themelore: Prokurorinë Themelore të

Gjakovës dhe Prokurorinë Themelore të Pejës.

Raporti fokusohet në analizimin e gjetjeve nga trajtimi/procedimi i lëndëve nga neni 347 i kodit penal të

Republikës së Kosovës, nga neni 276 i Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës si dhe të ligjit nr. 03/L-163

neni 80 për Miniera dhe Minerale.

Gjithashtu, në këtë raport evidentohet se cili ka qenë niveli i përformancës së Gjykatave në zgjidhjen e

lëndëve mjedisore, a u është dhënë prioritet këtyre lëndëve dhe cilat kanë qenë masat ndëshkimore të

shqiptuara nga Gjykatat.

Në të tri Gjykatat gjatë periudhës tetëmujore janë trajtuar 64 lëndë që kanë të bëjnë më ndotjen,

shkatërrimin dhe degradimin e mjedisit. Për 65 persona të akuzuar është ngritur aktakuzë direkte, janë

mbajtur 34 seanca gjyqësore në të tri gjykatat ndërsa 30 lëndë nuk janë trajtuar dhe për to akoma nuk

është caktuar asnjë seancë.

1 Eksploatimi i rërës “vret” lumenjtë e Kosovës http://old.zeri.info/artikulli/15542/eksploatimi-i-reres-vret-lumenjte-e-kosoves 2Shkatërrohen lumenjtë e Bistricës – institucionet heshtin http://koha.net/?id=27&l=63538

Page 7: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

7

I. Hyrje

Mjedisi në Kosovë sfidohet nga faktorë të ndryshëm. Ndotja e tokës, ujit dhe ajrit nga persona fizikë dhe

kompani të ndryshme, shkatërrimi dhe degradimi i lumenjëve, prerja ilegale dhe e pakontrolluar e

pyjeve, mosmenaxhimi adekuat i mbeturinave janë disa nga shqetësimet mjedisore me të cilat përballet

Kosova.

Sidoqoftë një ndër sfidat më të mëdha është shkatërrimi dhe degradimi i lumënjëve dhe shtretërve të

tyre. Kjo formë aplikohet nga eksploatimi dhe nxjerrja ilegale e zhavorrit, rërës dhe inerteve tjera. Në

nëntor të vitit 2011 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, më anë të një udhëzimi administrativ

kishte ndaluar eksploatimin në brigjet e lumenjve në gjithë territorin e Kosovës. Ndotja, shkatërrimi dhe

degradimi i mjedisit është i sanksionuar si vepër penale, edhe në nenin 347 të Kodit Penal të Republikës

së Kosovës që përcakton dënim me gjobë ose burgim për ata që shkelin ligjin, bëjnë ndotjen ose

degradimin e ajrit, ujit apo tokës ose shfrytëzojnë jashtë mase burimet natyrore3. Kjo fushë po ashtu

është e rregulluar edhe me Ligjin për Miniera dhe Minerale, respektivisht neni 80 të këtij ligji4.

3Kodi Penal I Republikës së Kosovës http://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2834

Sipas nenit 347 të Kodit penal me anë të të cilit sanksionohet ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’: 1. Kushdo që duke shkelur ligjin, bën ndotjen ose degradimin e ajrit, ujit apo tokës ose shfrytëzon jashtë mase burimet natyrore, dënohet me gjobë ose burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtimin e shëndetit të një numri të madh të njerëzve apo me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose të rezervave të ujit të pijshëm apo me ndonjë dëmtim tjetër të mjedisit me pasoja të rënda, apo me shtimin e nivelit të ndotjes në shkallë kritike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. 4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me dëmtimin e shëndetit të një numri të madh të njerëzve apo me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose të rezervave të ujit të pijshëm apo me ndonjë dëmtim tjetër të mjedisit me pasoja të rënda, apo me shtimin e nivelit të ndotjes në shkallë kritike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dy (2) vjet. 5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtim apo me shkatërrim të papërmirësueshëm të mjedisit ose me rrezikimin e pasurive të mbrojtura natyrore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me dëmtim apo me shkatërrim të papërmirësueshëm të mjedisit ose me rrezikimin e pasurive të mbrojtura natyrore, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 4Ligji për Miniera dhe Minerale, neni 80: 1. Çdo personi i cili angazhohet ose i cili inkurajon ose punëson persona tjerë për t’u angazhuar në aktivitete të shfrytëzimit ose hulumtimit të mineraleve pa posedimin e një Licence ose Leje nga KPMM, i shqiptohet gjoba administrative e përcaktuar në paragrafin 2. nën-paragrafi 2.1. të nenit 79 të këtij ligji dhe një masë burgimi deri në gjashtë (6) muaj. 2. Çdo ndërmarrje e cila punëson ose inkurajon persona fizik që të angazhohen në aktivitete të shfrytëzimit ose hulumtimit të mineraleve - dhe kjo ndërmarrje nuk zotëron një Licencë ose Leje të marrë nga KPMM - i shqiptohet gjoba administrative e përcaktuar paragrafin 2. nën-paragrafi 2.2. të nenit 79 te këtij ligji. Përveç kësaj, çdo udhëheqës i lartë i ndërmarrjes i cili ka pasur njohuri mbi këto aktivitete të shfrytëzimit ose hulumtimit – ose nëse do të kishte ushtruar kujdes të arsyeshëm menaxherial do

Page 8: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

8

Përkundër infrastrukturës solide ligjore, edhe në ditët e sotme, shtretërit e lumenjëve vazhdojnë të

degradohen nga nxjerrja ilegale e rërës dhe inerteve tjera. Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) që nga

tetori i vitit 2014 ka monitoruar shqyrtimin e lëndëve mjedisore kundër ndotjes, degradimit dhe

shkatërrimit të mjedisit. Subjekt i monitorimit kanë qenë tre Gjykata: Gjykata Themelore e Gjakovës,

Gjykata Themelore e Pejës dega në Klinë dhe Gjykata Themelore e Gjakovës dega në Rahovec, dy

Prokurori: Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe Pejës si dhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe

Minerale (KPMM).

Nga 64 lëndë që kanë të bëjnë më ndotjen, shkatërrimin dhe degradimin e mjedisit sa janë trajtuar në të

tri gjykatat gjatë tetë muajve sa QPA ka monitoruar punën e tyre, për gati gjysmën e tyre nuk janë

caktuar fare seanca. Arsyet kryesore të mos procedimit me kohë të këtyre lëndëve qëndrojnë në faktin s

gjykatat ende nuk i trajtojnë dhe konsiderojnë lëndët mjedisore me prioritet.

Trajtimi i këtyre rasteve dhe shqiptimi i dënimeve të merituara sipas ligjeve në fuqi, do të ishte zgjidhja e

vetme për shpëtimin e degradimit të mëtejmë të lumenjve në Kosovë, në rastin konkret të shtratit të

lumit të Drinit të Bardhë.

Projekti ‘Për Gjyqësi më transparente’ kishte si qëllim kryesor që përmes monitorimit të seancave

gjyqësore në Gjykatën Themelore të Gjakovës, degën e kësaj gjykate në Rahovec dhe Gjykatën

Themelore të Pejës - dega në Klinë, të ndikojë në rritjen e efikasitetit të punës së gjykatave për trajtimin

e lëndëve mjedisore si dhe të informojë publikun me punën e Gjykatave të cilat do të jenë objekt i

monitorimit.

Në vijim të këtij raporti do të paraqitet performanca e gjykatave në Gjakovë, Rahovec dhe Klinë,

përkatësisht:

a) sa janë efikase në zgjidhjen e lëndëve;

b) sa po u jepet prioritet atyre dhe masat ndëshkimore të shqiptuara nga to;

c) sa kanë ndikuar në parandalimin e kryerjes së veprës së njëjtë penale.

të kishte qenë në njohuri mbi këto aktivitete të shqyrtimit ose hulumtimit – i shqiptohen masat administrative dhe penale të përcaktuara në paragrafin 1 te këtij neni http://www.kosovo-mining.org/kosovoëeb/al/doënloads/legislation/basicContentParagraphs/00/document/Ligji%20per%20Minierat%20dhe%20Mineralet%20(shqip).pdf.

Page 9: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

9

II. Metodologjia

Metodologjia e cila është aplikuar nga QPA për grumbullimin e të dhënave ka qenë e fokusuar në

aplikimin e metodave kualitative, pra monitoruesit kanë qenë të pranishëm në seanca gjyqësore, takime

me gjyqtarë dhe administratën e gjykatës, Prokuroritë në Pejë dhe Gjakovë, Komosionin e Pavarur për

Miniera dhe Minerale, nga diskutimet më OJQ-të lokale (Qendrën Rinore në Rahovec , Organizatën

‘Gruaja Aktive në Gjakovë dhe Organizatën ‘KOHA’ në Klinë) dhe nga Tryeza e rrumbullakët në të cilën

kanë qenë të pranishëm Gjyqtarë, Prokurorë, Inspektorë të mjedisit, përfaqësues nga Komisioni për

Miniera dhe Minerale, organizata për mbrojtjen e mjedisit, OJQ dhe media).

Monitorimi i seancave gjyqësore është bërë nga dy monitorues:

- Agim Kelmendi, i diplomuar në Shkenca Juridike dhe implementues i disa projekteve që kanë të

bëjnë me Gjykatat dhe

- Laura Muqaj, e diplomuar në shkenca juridike.

Për tetë muaj monitoruesit kanë monitoruar punën e gjykatave mbi lëndët mjedisore që kanë të bëjnë

me ndotjen, shkatërrimin dhe degradimin e mjedisit, ku në të tre gjykatat, gjithsej janë monitoruar 34

seanca.

Fig.1

Takimi me Kryeprokuroren, Prokurorët, Gjyqtarët , Administratën e Gjykatës dhe Komisionin e

Pavarur për Minera dhe Minerale – Është zhvilluar takim me kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore

të Gjakovës, Shpresa Bakija, nga e cila është kërkuar angazhim më i madh për trajtimin e lëndëve

mjedisore, në përputhje me nenin 347 të Kodit Penal të Kosovës (ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i

mjedisit) dhe legjislacionin mjedisor në fuqi. Gjithashtu takime të rregullta mujore janë zhvilluar edhe

me gjyqtarë dhe administratën e gjykatës, nga të cilët janë marrë të dhëna për orarin e mbajtjes së

seancave dhe për lëndë të reja të cilat janë deponuar në gjykatë. Takimet e zhvilluara kanë rezultuar

pozitivisht në kontekstin e trajtimit të lëndëve mjedisore, pasi që në Gjykatën e Rahovecit, janë

evidentuar edhe lëndë gjyqësore kundër ndotjes, degradimit dhe shkatërrimit të mjedisit, të cilat më

3428

51

0

10

20

30

40

Totali I seancave tembajtura

Gjakove Rahovec Kline

Seancat e monitoruara

Page 10: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

10

parë kanë qenë të klasifikuara gabimisht si ‘vepër penale kundër vjedhjes’. Kjo gjykatë ka gjithsejt 18

lëndë në punë të raportuara mbi problemet mjedisore, posaçërisht sa i përket degradimit të lumenjve.

Takime mujore janë zhvilluar edhe me KPMM-në.

Page 11: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

11

III. Të gjeturat nga monitorimi

Degradimi i lumenjëve është pasojë e eksploatimit pa kritere të inerteve dhe zhavorrit. Si rrjedhojë vendbanimet të cilat ndodhën afër lumenjëve të cilët u janë nënshtruar degradimit të tyre, janë përmbytur nga vërshimet. Lumenjtë më të prekur nga degradimi janë pellgu i Drinit të Bardhë dhe Ereniku dhe një pjesë e

Lumëbardhit të Pejës5.

Qendra për Politika dhe Avokim, gjatë përiudhës së monitorimit të Gjykatave në Klinë, Gjakovë dhe

Rahovec kishte evidentuar 64 lëndë kundër ndotjes, shkatërrimit dhe degradimit të mjedisit të cilat

ishin deponuar në këto gjykata. Palë të përshira në akuzë kanë qenë 65 persona.

Prokuroritë Themelore në Gjakovë dhe Pejës kanë pasur në punë 31 raste, për disa nga këto ishte

ngritur aktakuzë direkte.

Në anën tjetër Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale(KPMM), gjatë vitit 2014 dhe deri në maj

2015 ka deponuar 39 kallëzime kundër degradimit të mjedisit, në Prokurorinë Themelore të Gjakovës

dhe të Pejës.

III.1 Institucionet denoncuese

III.1.a. Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale(KPMM)

Komisioni i Pavarur për Minera dhe Minerale aktualisht është denoncuesi i vetëm dhe më i

madh i rasteve kundër degradimimit të mjedisit nga ekaploatimi i ilegal i rërës dhe zhavorrit nga

shtarti i lumenëjve.

Që nga hyrja në fuqi e vendimit të Minsitrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësionor (MMPH),

më anë të të cilit ndalohej eksploatimi i rërës dhe zhavorrit, KPMM kishte dorëzuar 154

kallëzime penale në prokurori.

5 Lumi i Shkatërrimit të Madh http://gazetajnk.com/?cid=1,978,92

Page 12: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

12

fig.2

KPMM nga 154 kallëzimet penale të deponuara në Prokuroritë Themelore, pothuajse gjysmën prej tyre i

kishte dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Gjakovës dhe Pejës, pra 76 kallëzime penale ishin ngritur

në këto dy prokurori.

Vetëm nga janari i vitit 2014 dhe deri në maj 2015 janë ngritur 39 kallëzime penale, 26 në Prokurorinë

Themelore të Gjakovës ndërsa 13 në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Fig.3

1213

12

68

4

20

1

Denoncimet ne Prokurorine e Gjakoves dhe te Pejes

Ne Prokurorine Themelore teGjakoves

Ne Prokurorine Themelore tePejes

7

8

12

4

8

4

1

4

13

11

5

2

9

2

12

20

7

9

2

2

1

6

5

Prokurorine Themelore te…

Prokurorine Themelore te Pejes

Prokurorine Themelore te…

Prokurorine Themelore te Prizrenit

Prokurorine Themelore te Gjilanit

Prokurorine Themelore te Ferizajt

Prokurorine Themelore te…

Kallezimet Penale

viti 2015

viti 2014

viti 2013

viti 2012

Page 13: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

13

III.1.b. Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe e Pejës

Në vitin 2014, Prokuroria e Gjakovës kishte inicuar hetime për 25 raste, për gjashtë lëndë ishte ngritur

aktakuzë direkte, për tre të tjera ishte dhënë urdhër ndëshkimor ndërsa një lëndë ishte dërguar në

kundërvajtje. Pra, aktualisht në këtë prokurori janë në punë 15 lëndë. Përderisa në anën tjetër

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë direkte për 6 lëndë të cilat janë duke u trajtuar nga

dega e gjykatës në Klinë.

Fig.4

6

31

15

6

Aktakuzedirekte

Urdherndeshkimor

Kundervajtje Lende ne fazene hetimit

Lendet ne P.Th. te Gjakoves dhe Pejes

P.TH e Gjakoves

P.TH. e Pejes

Page 14: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

14

III.2. Gjykatat

III.2.a. Gjykata Themelore e Gjakovës

Në Gjykatën Themelore të Gjakovës, është deponuar numri më i madh i lëndëve kundër ndotjës,

degradimit dhe shkatërrimit të mjedisit. Kjo Gjykatë ka pranuar në punë 35 lëndë, më 35 të akuzuar. Për

trajtimin e këtyre lëndëve Gjykata kishte angazhuar dy gjyqtarë.

Gjykata Themelore e Gjakovës, nga gjithsejt 35 lëndë sa kishte në punë ka arritur t’i zgjidh 25 prej tyre,

ndërsa të patrajtuara kanë mbetur edhe 10 lëndë të tjera. Pra, kjo Gjykatë ka dhënë verdiktin

përfundimtar përmbi 70% të lëndëve që ka pasur në punë.

Fig.5

Nga 25 rastet për të cilat gjykata kishte marrë vendim ky kishte qenë verdikti :

- Për tre(3) lëndë me tre (3)përsona ishte shqiptuar dënim me kusht dhe gjobë;

- Për një (1)lëndë me një (1) përson ishte shqiptuar masë ndëshkimore me gjobë;

- Për njëmbëdhjetë ( 11) lëndë me njëmbëdhjetë ( 11) përsona ishite dhënë vendim për dënim

me kusht;

- Dy (2) lëndë janë parashkruar, një (1) me parashkrim absolut dhe një(1) me parashkrim relativ,

të akuzauar në këto lëndë kanë qenë dy (2) persona;

- Tre(3) lëndë me tre(3) të akuzuar ishin refuzuar;

- Për katër (4) lëndë me katër (4) të akuzuar është shqiptuar vendim lirues.

25

10

Trajtimi i lendeve

Lende te zgjidhura

Lende te pazgjidhura

Page 15: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

15

Fig.6

Gjykata Themelore e Gjakovës për shumicën e lëndëve ka mbajtur séancë, nga 35 lëndë që kishtë në

punë për 28 prej tyre ishin zhvilluar seancë, ndërsa për 8 lëndë nuk është mbajtur asnjë seancë

gjyqësore. Për 3 nga tetë lëndët e patrajtuara, gjykata ka caktuar mbajtjen e seancave në muajin korrik.

Fig.7

3

1

11

2

3

4

Denim me Kusht dhe Gjobe

Denim me gjobe

Denim me kusht

Lende te parashkruara

Lende te refuzuara

Te liruar

Vendimet e Gjykates Themelore te Gjakoves

Lende per te cilatjane mbajtur

seanca

Lende per te cilatnuk jane mbajtur

seanca

Nr. total i lendeve

27

8

35

Seancat Gjyqesore

Page 16: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

16

III.2.b. Gjykata Themelore e Gjakovës - Dega në Rahovec

Në Gjykatën e Rahovecit që nga viti 2014 deri në maj të vitit 2015, gjykata ka pranuar në punë 23 lëndë

mjedisore, palë të akuzuar për veprën penale ndotje, degradim e shkatërrim i mjedisit janë 23 persona.

Të angazhuar në trajtimin e këtyre lëndëve kanë qenë dy gjyqtarë.

Lëndët në fjalë kanë të bëjnë me shkeljen e Ligjit nr.03/L-163 për Miniera dhe Minerale6 (15 lëndë), me

shkeljen e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës7 (6 lëndë) dhe shkeljen e Kodit Penal të Republikës së

Kosovës8 (2 lëndë).

Gjykata në Rahovec, për 5 lëndë ka dhënë verdiktin final, ndërsa 18 lëndë të cilat janë të deponuara në

gjykatë presin për t’u trajtuar.

Fig.8

Lëndët për të cilat gjykata kishte marrë vendim, për 4 lëndë kishte shqiptua masën ndeshkimore me

gjobë, ndërsa një lënde ishte marrë vendim për hudhje të aktakuzës përshkak të parashkrimit relativ të

ndjekjës penale.

Seabca gjyqësore janë mbajtur vetëm për 5 lëndë nga 23 sa ka në punë kjo gjykatë. Mëgjithëse, edhe

për katër lëndë gjykata tre herë kishte caktuar kohën e mbajtjës së seancave, mirëpo në asnjërën nga

seancat palët nuk ishin paraqitur, për këto lëndë gjykata ka caktuar mbajtjën e seancave në muajin

korrik. Praktikisht, të patrajtuara kanë mbetur shumica e lëndëve, edhe pse për një pjesë të tyre

Prokuroria Themelore e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë qysh në vitin 2012.

6 Shih nenin 80 Dënimet Penale për Aktivitet e Jashtëligjshme Minerare http://ëëë.kosovo-

mining.org/kosovoëeb/al/doënloads/legislation/basicContentParagraphs/00/document/Ligji%20per%20Minierat%

20dhe%20Mineralet%20(shqip).pdf 7 Shih nenin 276 NDOTJA OSE SHKATËRRIMI I MJEDISIT http://gazetajnk.com/repository/docs/RA2003_25_CCintranet_295748.pdf 8 Shih nenin 347 Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2834

5

18

Gjykata ne Rahovec

Lende te zgjidhura

Lende te pazgjidhura

Page 17: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

17

Fig.9

Në muajin shkurt gjykata në Rahovec kishte caktuar seanca gjyqësore për katër lëndë në të cilat ishin të

përfshirë katër të akuzuar, mirëpo seancat nuk ishin mbajtur meqë personat e akuzuar nuk ishin

paraqitur në gjykatë. Kjo ishte hera e tretë më radhë ku të njëjtit nuk ishin paraqitur në seancë edhe

përkundër thirrjes që u kishte bërë gjykata. Këto lëndë nëse nuk trajtohen para muajit shtator

rrezikojnë të vjetërsohen dhe si të tilla të parashkruhen. Kjo gjykatë për shtatë lëndë ende nuk ka

caktuar asnjë seancë.

Nga gjithsej 23 lëndë mjedisore sa janë deponuar në Gjykatën Themelore të Gjakovës – Dega në

Rahovec, janë zgjidhur 4 lëndë dhe 1 ka pasur parashkrim relativ, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 18

lëndë.

III.2.c. Gjykata Themelore e Pejës - Dega në Klinë

Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur 6 aktakuza direkte, në Gjykatën e Klinës me lëndë penale

kundër degradimit të mjedisit, në të cilat ishin të përfshirë 7 persona. Kjo Gjykatë ka zgjidhur vetëm një

rast për të cilin ishte shqiptuar dënim me gjobë. Për të proceduar e këto lëndë, nga Gjykata e Klinës

është caktuar një gjyqtar.

Dy lëndë janë duke u trajtuar sipas nenit 276 Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës9, ndersa katër të

tjera sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës10.

Gjykata në Klinë, gjatë kohës sa ka zgjatur monitorimi i i saj nga QPA, ka mbajtur vetëm një seancë

gjyqësore, ndersa për 5 lëndët e tjera nuk ka zhvilluar asnjë séance. Këto lëndë presin për t’u trajtuar

9 Shih nenin 276 te Kodit të Perkoheshëm Penal http://gazetajnk.com/repository/docs/RA2003_25_CCintranet_295748.pdf 10 Shih nenin 347 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2834

Lendeve per te cilateshte mbajtur seance

Lendeve per te cilatnuk eshte mbajtur

seance

Totali i lendeve

5

18

23

Seancat Gjyqesore

Page 18: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

18

në një kohë të mëvonshme, për shkak të numrit të madh të lëndëve të pazgjidhura që ka në punë

gjykata e Klinës, pra aktualisht lëndët mjedisore nuk janë prioritet i Gjykatës.

Pra, shqetësues mbetet fakti i mostrajtimit me kohë dhe zgjidhjes së këtyre lëndëve sikurse në

Gjykatën e Rahovecit. Praktikisht vonesat në trajtimin e lëndëve mjedisore po shpien në rrezikun e

parashkrimit të tyre, çka do të thotë së të akuzuarit pa u përballur me gjykatën po amnistohen si pasojë

e mostrajtimit të këtyre rasteve.

Fig.10

1

5

1

0

1

2

3

4

5

6

Gjykata ne Kline

Lende te zgjidhura

Lende te pazgjidhura

Seanca te mbajtura

Page 19: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

19

IV. Analiza e të gjeturave

Kultura e denoncimit të shkeljeve penale kundër degraduesve të mjedisit akoma mbetet e ulët,

megjithëse viteve të fundit është rritur numri i denoncimeve për këto raste. Sipas të dhënave të

monitorimit të QPA-së, është konstatuar se denoncimet për veprën penale kundër ndotjës, degradimit

dhe shkatërrimit të mjedisit janë bërë vetëm nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale. Ky

institucion në të gjitha prokuroritë e vendit kishte kallëzuar penalisht 154 raste, vetëm në Prokurorinë

Themelore të Gjakovës dhe Pejës janë deponuar gjysma e tyre, pra 76 kallëzime penale.

Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe e Pejës kishin ngritur 64 aktakuza direkte për veprën penale

kundër ndotjës, degradimit dhe shkatërrimit të mjedisit të sanksionuara me Kodin Penal dhe Ligjin për

Miniera dhe Minerale. Numri i të akuzuarve për këto lëndë kishte qenë 65 përsona

Numri me i madh i aktakuzave ishte deponuar në Gjykatën Themelore të Gjakovës. Në këtë Gjykatë kanë

qenë të deponuara 35 lëndë me 35 të akuzuar. Edhe dega e gjykatës në Rahovec kishte pranuar në

punë një numër të konsiderueshëm të lëndëve mjedisore, pra 23 lëndë, po kaq kishte qenë edhe numri i

të akuzuarve. Ndërsa dega e Gjykatës në Klinë, kishte pranuar numër me të vogël të lëndëve krahasuar

me gjykatat e lartë përmendura. Dega e Gjykatën në Klinë kishte pranuar vetëm 6 lëndë.

Gjatë periudhës së monitorimit është vërejtur ngritje e efikasitetit të këtyre gjykatave krahasuar me

vitet paraprake. Gjykatat kanë mbajtur 34 seanca gjyqësore, kanë arritur të japin vendimin përfundimtar

për 30 lëndë. Ndërsa në punë kanë mbetur edhe 34 lëndë, 30 prej të cilave ende nuk u është caktuar

datë për trajtimin e tyre.

Nga 30 lëndët e zgjidhura, për 6 lëndë gjykatat kanë shqiptuar dënim me gjobë me shumëprej 200-300

euro, për 3 raste është shqiptuar dënim me gjobë dhe me kusht, 11 raste gjykatat kanë vendosur që të

akuzuarve t’u shqiptohet masa dënim me kusht, 3 lëndë janë parashkruar, 2 me parashkrim absolut dhe

1 me parashkrim relativ, për 3 lëndë ishte marr vendim refuzues ndërsa për 4 persona gjykata kishte

marrë vendim lirues.

Edhe pse për nga volumi, gjykatat kanë arritur të zgjidhin një numër të konsiderueshëm të lëndëve,

politika ndëshkimore ka qenë tejet e ulët. Masat ndëshkimore të shqiptuara nuk janë proporcionale me

dëmin që operatorët ekonomik dhe personat fizik u kanë shkaktuar lumenjëve, si pasojë e degradimit të

shtratit të tyre nëpërmjet nxjerrjës së zhavorrit, rërës dhe inerteve të tjera.

Megjithëse Kodi Penal i Kosovës11 parasheh që për vepra penale që kanë të bëjnë me ndotje, degradim

ose shkatërrim të mjedisit, gjykatat mund të shqiptojnë dënime me të ashpra siç është dënimi më burg

deri në 2 vjet, ndërsa nëse dëmtohet shëndeti i një numri të madh të njerëzve apo bëhet asgjësimi i

11 Po aty

Page 20: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

20

plotë ose i pjesërishëm i botës shtazore, bimore ose të rezervave të ujit të pijshëm apo bëhet ndonjë

dëmtim tjetër i mjedisit me pasoja të rënda, apo me shtimin e nivelit të ndotjes në shkallë kritike, kryesi

dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet. Por kjo masë nuk është aplikuar në asnjë rast në

tre gjykatat e monituara nga QPA. Si edhe në periudhën paraprake të raportit, këto masa nuk

përmbushin misionin e Gjykatës, e cila përmes shqiptimit të dënimeve synon të disiplinoj të dënuarit

dhe të parandalojë përsëritjen e veprave të njëjta.

Shqetësim serioz në rastin e trajtimeve të lëndëve mjedisore paraqet mungesa e të akuzuarve në

seancë. Të akuzuarit vazhdojnë t’i shmangen ballafaqimit me drejtësinë, duke munguar në seancat

gjyqësore. Për të tretën herë me radhë në Rahovec nuk janë paraqitur të akuzuarit e as përfaqësuesit e

tyre ligjor, gjë që është mjaft shqetësuese. Rrjedhimisht gjyqtari i lëndës vazhdon që ta shtyejë seancën

ndaj këtyre personave në kohë të pacaktuar, duke u arsyetuar se nuk disponon prova nëse pala e

akuzuar e kishte pranuar ftesën për paraqitje në gjykatë. Megjithëse monitoruesit e QPA-së edhe më

herët kishin tërhequr vërejtur për mungesën e të akuzuarve në seanca, gjendja mbetet e pandryshuar.

Dërgimi i ftesave për seanca gjyqësore është i rregulluar me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës12 dhe

Ligjin për Procedurën Kontestimore13 ku përcaktohet në mënyrë të qartë se cilit person duhet t'i

dorëzohet ftesa dhe si duhet të veprohet në qoftë se personi i akuzuar nuk paraqitet në Gjykatë. Sipas

Kodit të Procedurës Penale kur i akuzuari i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor dhe nuk

e arsyeton mungesën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për të akuzuarin lëshon

urdhër arrest në pajtim me nenin 175 të këtij Kodi. Kur i akuzuari nuk mund të sillet menjëherë, gjyqtari i

vetëm gjykues ose trupi gjykues e shtyn shqyrtimin gjyqësor dhe urdhëron që i akuzuari në seancën e

ardhshme të sillet me forcë. Kur i akuzuari e arsyeton mungesën para arrestimit të tij, gjyqtari i vetëm

gjykues ose kryetari i trupit gjykues e revokon urdhër arrestin. Kur shihet qartazi se i akuzuari i thirrur

me rregull i shmanget paraqitjes së tij në shqyrtim gjyqësor dhe nuk ekzistojnë shkaqe për paraburgimin

e tij nga neni 187 i këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të caktojë paraburgim për

sigurimin e pranisë së të akuzuarit në shqyrtimin gjyqësor 14.

Policia e Kosovës e cila ka qenë e ngarkuar për dërgimin e ftesave nuk e ka njoftuar Gjykatën nëse të

akuzuarit i është dërguar ftesa, si pasojë e kësa Gjykata nuk mund të merr ndonjë vendim sepse nuk e di

me siguri nëse i akuzuari e ka pranuar ftesën.

Mungesa e bashkëpunimit të mirëfilltë ndërmjet gjykatave, komunave, policisë e postës së Kosovës

mund të jetë shkaktar i mosparaqitjes së të akuzuarve në seanca gjyqësore dhe rrjedhimisht vonesës së

zgjidhjes së lëndëve.

12 http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Kodi%20i%20procedures%20penale.pdf Kodi Nr. 04/L-123 i Procedures Penale, nenet 475- 484. 13 http:// www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2008_03-L006_al.pdf Ligji Nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore nenet 103-122. 14 http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Kodi%20i%20procedures%20penale.pdf Kodi Nr. 04/L-123 i Procedures Penale neni 307.1 dhe 307.2.

Page 21: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

21

V. Konkluzioni

Gjykatat janë autoritete të cilat kanë si qëllim kryesor zgjidhjen e konflikteve (kontesteve) duke u bazuar

në fakte dhe provat që disponojnë si dhe në të njëjtën kohë duke zbatuar ligjin në mënyrë të paanshme

dhe të pavarur. Duke përmbushur këtë përgjegjësi ligjore, Gjykatat e kanë për detyrim që të jenë

efikase, transparente, të drejta dhe të paanshme në kryerjen e detyrave të tyre. Nëse

përgjegjësitë/kompetencat e përmendura më lartë, i krahasojmë më të gjeturat e raportit të

monitorimit, atëherë mund të konkludohet se:

Krahasuar me periudhën paraprake, numri i denoncimeve në gjykata për lëndët mjedisore është

rritur, që tregon për ngritje të performancës së gjykatave në Gjakovë, Klinë dhe Rahovec. Numri

I lëndëve krahasuar më përiudhën paraprake të monitorimit është trefishuar.

Dënimet e shqiptuara nga gjykatat kanë qenë të ulëta, joproporcionale me dënimin e shkaktuar

nga të akuzuarit. Në asnjë rast nuk është shqiptuar dënim me burg. Shumica e dënimeve janë

shqiptuar me kusht, dhe në disa raste me gjobë.

Problematike nëpër të gjitha gjykatat mbetet vonimi në shqyrtimin e lëndëve mjedisore. Lëndët

mjedisore akoma nuk trajtohen me prioritetin e duhur nga organet e drejtësisë. Si pasojë e

vonesës së trajtimit të këtyrë lëndëve, tre lëndë janë parashkruar, dy në Gjakovë dhe një në

Rahovec.

Të akuzuarit në disa raste vazhdojnë t’i shamngen paraqitjes në gjykatë, ndërsa gjykata në raste

të tilla nuk e ka ushtruar autoritetin e saj sa duhet në mungesë të të akuzuarve në seancë. Në

Gjykatën e Rahovecit për 4 raste penale kundër degradimit të mjedisit, tre herë radhazi të

akuzuarit nuk janë paraqitur në seancë.

Vërehet mungesë e bashkëpunimit ndërmjet gjykatave, policisë, komunave e postës lidhur me

dërgimin e ftesave për të akuzuarit. Si pasojë, gjykata nuk ka qenë në gjendje të marrë ndonjë

vendim për të akuzuarit në mungesë të provave se i akuzuari e ka marrë ftesën për seancë

Këshilli i Pavarur për Miniera dhe Minerale vazhdon të jetë denoncuesi kryesor i rasteve. Është e

rëndësishme që edhe organet tjera si prokuroria, inspektorati komunal mjedisor, shoqëria civile

e të tjerë të jenë më bashkëpunues për të dënoncuar rastet e ndotjes, degradimit dhe

shkatërrimit të mjedisit.

Page 22: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

22

VI. Rekomandimet

Bazuar nga të gjeturat e monitorimit të gjykatave në Gjakove , Klinë dhe Rahovec si dhe të Prokurorive

në Pejë dhe Gjakovë, QPA rekomandon:

Gjykatat duhet të shqiptojnë dënime me të ashpra; në shumicën e vendimeve gjykatat kanë

shqiptuar gjoba të ulëta ose dënim me kusht si dhe lirim, megjithëse më legjislacion parashihet

edhe dënimi me burg. Një pjesë e të akuzuarve ishin recidivist.

Gjykatat duhet të përshpejtojnë procedimin e lëndëve mjedisore, për shkak të vonesave në

trajtimin e këtyre lëndëve, 3 lëndë janë parashkruar.

Gjykata duhet të bashkëpunojnë më shumë më Policinë dhe Postën e Kosovës, më qëllim që të

sigurohet prania e të akuzuarve në seancë. Në gjykatën e Rahovecit, katër të akuzuar nuk janë

paraqitur në seancë tre herë radhazi. Këto lëndë nëse nuk trajtohen para muajit shtator

rrezikojnë të vjetërsohen dhe si të tilla të parashkruhen.

Prokuroritë duhet të iniciojnë hetime sipas detyrës zyrtare kundër ekaploatuesve ilegal dhe

degraduesve të tjerë të mjedisit. Në asnjërën nga prokuroritë (të Pejës dhe atë të Gjakovës) nuk

është iniciuar hetim sipas detyrës zyrtare. Të gjitha kallëzimet penale janë bërë nga Komisioni i

Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Page 23: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

23

Bibliografia

Kodi Nr. 04/L-082 Penal i Republikës së Kosovës

Kodi Nr. 04/L-123 i Procedures Penale

Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës* - UNMIK/RREG/2003/25

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Ligji Nr. 03/L-199 për Gjykatat

Ligji Nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore

Ligji Nr. 03/L-163 për Miniera dhe Minerale

MMPH – AMMK (2013); Gjëndja e Mjedisit në Kosovë 2011-2012

Banka Botërore (2012) Analiza mjedisore e shtetit Vlerësimi i kostos së degradimit mjedisor, rishikimi

institucional dhe rishikimi i shpenzimeve publike për mjedisin

Page 24: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

24

Fjalor

I dyshuar - personi për të cilin policia ose prokurori i shtetit dyshojnë se ka kryer vepër

penale, por ndaj të cilit nuk është filluar hetim.

I akuzuar - personi kundër të cilit është paraqitur aktakuza dhe është caktuar shqyrtimi

gjyqësor.

Dëmi - dëmi që drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë rezulton nga një veprim

kriminal, duke përfshirë humbjen e pronës, humbjen e fitimit, heqjen e lirisë, dëmtimin fizik,

dëmtimin psikik apo humbjen e jetës së bashkëshortit ose anëtarit të familjes së afërme.

Shuma e dëmit do të vërtetohet nga përfaqësuesi i të dëmtuarit, mbrojtësi i viktimave apo

prokurori i shtetit. Gjykata mund të urdhërojë pagesën e dëmit bazuar në një vlerësim të

arsyeshëm të vlerës monetare të dëmit të drejtpërdrejtë ose të shkaktuar në mënyrë të

tërthortë si pasojë e veprës penale.

Gjyqtari kompetent - gjyqtari i cili sipas këtij kodi ka përgjegjësi për çështjen në fjalë.

Në shumicën e rrethanave, ky do të jetë gjyqtari që mbikëqyrë fazën e procedurës penale.

Kryeprokurori- nënkupton kreun e zyrës së prokurorit

Palë në procedure - prokurori i shtetit, i pandehuri dhe i dëmtuari.

Parashkrimi – Parashkrimi apo vjetërsimi është institut juridik i cili shpie në shuarjen e sanksioneve

penale për shkak të kalimit të kohës së caktuar me ligj.

Prokurori i Shtetit- nënkupton institucionin e pavarur kompetent dhe përgjegjës për ndjekjen e

personave të akuzuar për kryerjen e veprave penale dhe veprave të tjera siç ceken me ligj dhe përfshinë

si në vijim: prokuroritë themelore, Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale, Zyrën e Kryeprokurorit të

Shtetit, dhe cilado njësi tjetër organizative që mund të krijohet për të ushtruar funksione prokuroriale

Verdikt- Vendim, vendim i marr nga Gjykata për një lëndë të gjykuar.

Page 25: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

25

Shtojca-Tabelat

1. Të dhëna tabelare për lëndët mjedisore nga Gjykata Themelore e Gjakovës

Lëndë të zgjidhura

Nr. Rend.

Numri i lëndës Vendimi i Gjykatës Vepra penale

1. P.nr.565/11 Parashkrim absolut Neni 80 i LMM

2 P.nr.228/14 Parashkrim relativ Neni 80 i LMM

3 P.nr.564/11 Denim me gjobë dhe kushte Neni 80 i LMM

4 P.nr.568/11 denim me gjobë dhe kusht Neni 80 i LMM

5 P.nr.183/13 denim me gjobë dhe me kushte lënda me ankesë në Apel

Neni 80 i LMM

6 P.nr.570/11 denim me gjobë Neni 80 i LMM

7 P.nr.569/11 denim me kusht Neni 80 i LMM

8 P.nr.573/11 denim me kusht

Neni 80 i LMM

9 P.nr.574/11 denim me kusht Neni 80 i LMM

10 P.nr.576/11 denim me kusht Neni 80 i LMM

11 P.nr.578/11 denim me kusht Neni 80 i LMM

12 P.nr.579/11 denim me kusht Neni 80 i LMM

13 P.nr.580/11 denim me kusht Neni 80 i LMM

14 P.nr.581/11 denim me kusht Neni 80 i LMM

15 P.nr.7/12 denim me kusht Neni 80 i LMM

16 P.nr.270/12 denim me kusht Neni 80 i LMM

17 P.nr.565/12 denim me kusht Neni 80 i LMM

18 P.nr.610/12 Lirues Neni 80 i LMM

19 P.nr.173/13 Lirues Neni 80 i LMM

20 P.nr.567/11 Lirues Neni 80 i LMM

21 P.nr.572/11 Lirues Neni 80 i LMM

22 P.nr.79/12 Refuzim Neni 80 i LMM

23 P.nr.582/11 Refuzim Neni 80 i LMM

24 P.nr.116/12 Refuzim Neni 80 i LMM

25 P.nr.354/12 Refuzim Neni 80 i LMM

Tabela 1.

Page 26: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

26

Lëndët e pazgjidhura

Nr.rendor Numri i lëndës Vepra penale

1 P.nr.172/13 Neni 80 i Ligjit për Miniera dhe Minerale(LMM)

2 P.nr.273/13 Neni 80 i LMM

3 P.nr.315/13 Neni 80 i LMM

4 P.nr.158/13 Neni 80 i LMM

5 P.nr.86/14 Neni 80 i LMM

6 P.nr.366/14 Neni 80 i LMM

7 P.nr.516/14 Neni 80 i LMM

8 P.nr.752/14 Neni 80 i LMM

9 P.nr.138/15 Neni 80 i LMM

10 P.nr.148/15 Neni 80 i LMM

Tabela 2.

2. Të dhëna tabelare për lëndët mjedisore nga Gjykata Themelore e Gjakovës dega në

Rahovec

Tabela 3

Lëndë të zgjidhura

Nr. Rend. Nr.i lëndës Vendimii Gjykatës Vepra penale

1. P.nr. 582/2011 Denim me gjobë Neni 347 KPK

2. P.nr. 772/2011 Denim me gjobë Neni 276 KPK

3. P.nr. 683/2012 Denim me gjobë Neni 276 KPK

4. P.nr. 163/2014 Dënim me gjobë Neni 80 LMM

5. P.nr. 67/2014 Parashkrim relativ Neni 80 LMM

Page 27: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

27

Tabela 4

3. Të dhëna tabelare nga Gjykata Themelore e Pejës dega në Klinë

Tabela 5

Lëndë të pazgjidhura

Nr. Rend. Numri i lëndës Vepra penale 1 P.nr. 350/2013 Neni 347 KPK 2 P.nr. 419/2012 Neni 276 KPK 3 P.nr. 299/2012 Neni 276 KPK 4 P.nr. 298/2012 Neni 276 KPK 5 P.nr. 454/2014 Neni 80 LMM 6 P.nr. 376/2014 Neni 80 LMM 7 P.nr. 360/2014 Neni 80 LMM 8 P.nr. 30/2014 Neni 80 LMM 9 P.nr. 237/2014 Neni 80 LMM 10 P.nr. 297/2012 Neni 276 KPK 11 P.nr. 55/2015 Neni 80 LMM 12 P.nr. 80/2015 Neni 80 LMM

13 P.nr. 88/2015 Neni 80 LMM 14 P.nr. 184/2015 Neni 80 LMM 15 P.nr. 195/2015 Neni 80 LMM 16 P.nr. 216/2015 Neni 80 LMM 17 P.nr. 241/2015 Neni 80 LMM 18 P.nr. 304/2015 Neni 80 LMM

Numr.rend

Nr.i Lëndës Vepra penale

Vendimi I Gjykatës

1 P.nr.181/12 276/1 te KPK-se

E pazgjidhur

2 P.nr.188/13 276/1 te KPK-se

E pazgjidhur

3 P.nr.382/13 347/ te KPRK- se

E pazgjidhur

4 P.nr.428/13 347/1 te KPRK-se

Dënim me gjobë

E zgjidhur

5 P.nr.83/14 347/1 te KPRK-se

E pazgjidhur

6 P.nr.103/14 347/1 te KPRK-se

E pazgjidhur

Page 28: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

28

4. Të dhëna nga Prokuroria Themelore e Gjakovës

Nr. Nr. I lëndës vendimi Dt. E vendimit

Nr. i personave

1 PP.nr.2179/2014 Aktakuzë direkte

08.01.2015 1 person

2 PP.nr.1518/2014 Aktakuzë- urdhër ndërshkrimor

13.01.2015 1 person

3 PP.nr.191/2014 Dërgim në kompetencë në PTH Prizren

03.02.2015 1 person

4 PP.nr.2100/2014

Akuzë direkte

18.03.2015 1 person

5 PP.nr.2178/2014 Aktakuzë- urdhër ndërshkrimor

04.05.2015 1 person

6 PP.nr.2085/2014 Aktakuzë- urdhër ndërshkrimor

14.05.2015

7 PP.nr. 2101/2014 Aktakuzë direkte

04.03.2015 1 person

8 PP.nr. 148/2015 E pranuar me dt. 06.02.2015

E pakryer 1 person

9 PP.nr. 349/2015 E pranuar me dt. 03.04.2015

E pakryer 1 person

10 PP.nr. 350/2015 E pranuar me dt. 03.04.2015

E pakryer 1 person

11 PP.nr. 351/2015 E pranuar me dt. 03.04.2015

E pakryer 1 person

12 PP.nr. 352/2015 E pranuar me dt. 03.04.2015

E pakryer 1 person

13 PP.nr. 509/2015 28.04.2015

E pakryer 1 person

Tabela 6

Page 29: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

29

5. Të dhëna nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)

Viti 2012

Prokuroritë në të cila është derguar kallëzim penal

Nr. i Kallezimeve Penale

1 Prokurorina Themelore e Prishtinës 7

2 Prokuroria Themelore e Pejës 8

3 Prokuroria Themelore e Gjakovës 12

4 Prokuroria Themelore e Prizrenit 4

5 Prokuroria Themelore e Gjilanit 8

6 Prokuroria Themelore e Ferizajt 4

7 Prokuroria Themelore e Mitrovicës 1

totali 44

Tabela 7.1

Viti 2013

Prokuroritë në të cilat është derguar kallëzim penal

Nr. i Kallezimeve Penale

1 Prokurorina Themelore ePrishtinës 0

2 Prokuroria Themelore e Pejës 4

3 Prokuroria Themelore e Gjakovës 13

4 Prokuroria Themelore e Prizrenit 11

5 Prokuroria Themelore e Gjilanit 5

6 Prokuroria Themelore e Ferizajt 2

7 Prokuroria Themelore e Mitrovicës 9

totali 44

Tabela 7.2

Viti 2014

Prokuroritë në të cilat është derguar kallëzim penal

Nr. i Kallezimeve Penale

1 Prokurorina Themelore ePrishtinës 2

2 Prokuroria Themelore e Pejës 12

3 Prokuroria Themelore e Gjakovës 20

4 Prokuroria Themelore e Prizrenit 7

5 Prokuroria Themelore e Gjilanit 9

6 Prokuroria Themelore e Ferizajt 2

7 Prokuroria Themelore e Mitrovicës 2

Totali 54

Tabela 7.3

Page 30: Për Gjyqësi më transparente II - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-monitorimit-te...Për Gjyqësi më transparente II (Raport nga Monitorimi i Gjykatës

30

Viti Janar-Maj 2015

Prokuroritë në të cilat është derguar kallëzim penal

Nr. i Kallezimeve Penale

1 Prokuroria Themelore e Pejës 1

2 Prokuroria Themelore e Gjakovës 6

3 Prokuroria Themelore e Gjilanit 5

Totali 12

Tabela 7.4