POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244

12
POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244 Aspekti historik i mëvetësisë së Kosovës Kosova si njësi e veçantë administrativo-juridike, u konstitua me rregullativën turke të viti 1964. Vilajeti i Kosovës ishte njëri ndër katër Vilajetet e PerandorisëOsmani. Vilajeti i Kosovës, në sistemin e tërësishëm të pushtetit shtetëror të PerandorisëOsmane kishte një status të mëvetësishëm me elementet të shtetit konfederal. Përpjekjen e parë serioze për të përcaktuar bazat e shtetësisë së Kosovës i hasim nëaktivitetin politik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), në të drejtat dhedetyrat që parashikonte kjo organizatë politike për mëvetësi. Copëtimi i parë i trojeve shqiptare, u bë në Kongresin e Berlinit më 1878 kur Evropa me padrejtësitë historike që i bëri popullit shqiptar realizoj aspiratat pushtuese të Serbisë,duke mundësuar asaj grabitjen e tokave shqiptare. Pas Luftërave Ballkanike, nëKonferencën e ambasadorëve në Londër më 1913, Fuqitë e Mëdha rikonfirmuanvendimet e Kongresit të Berlinit, duke sanksionuar sërish copëtimin e trojeve shqiptaredhe duke vënë popullin shqiptar nën sundimin sllav.Gjatë luftës së Parë Botërore, Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare ishin në kuadër tëShqipërisë. Mirëpo, pas mbarimit të kësaj lufte në Konferencën e Versajës 1919 Fuqitë eMëdha edhe kësaj radhe dënuan popullin shqiptar duke lënë mbi 50% të trojeve etnike të popullatës shqiptare nën juridiksionin grek dhe jugosllav.Gjatë kohës së Jugosllavisë së vjetër, territorin sipas ndarjes administrative territoriale tëvitit 1921 ka qenë e ndarë në katër qarqe, me seli në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhePejë.Më 29 nëntor 1943, në Jajce u mbajt Mbledhja e Dytë e KAÇKJ, në të cilën u morënvendime të rëndësishme politike dhe u përcaktuan bazat e federalizmit jugosllav. Në këtëmbledhja nuk kanë qenë të ftuar dhe morën pjesë përfaqësuesit nga Kosova, mos praniaishte e natyrës politike, Kosova kishte status të pa definuar dhe ishte e hapur dilema se at’i bashkëngjitet Shqipërisë apo të mbetet në kuadër të Jugosllavisë. Konferenca e Bujanit

Transcript of POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244

Page 1: POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244

POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244

Aspekti historik i mëvetësisë së Kosovës

Kosova si njësi e veçantë administrativo-juridike, u konstitua me rregullativën turke të viti 1964. Vilajeti i Kosovës ishte njëri ndër katër Vilajetet e PerandorisëOsmani. Vilajeti i Kosovës, në sistemin e tërësishëm të pushtetit shtetëror të PerandorisëOsmane kishte një status të mëvetësishëm me elementet të shtetit konfederal.

Përpjekjen e parë serioze për të përcaktuar bazat e shtetësisë së Kosovës i hasim nëaktivitetin politik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), në të drejtat dhedetyrat që parashikonte kjo organizatë politike për mëvetësi.

Copëtimi i parë i trojeve shqiptare, u bë në Kongresin e Berlinit më 1878 kur Evropa me padrejtësitë historike që i bëri popullit shqiptar realizoj aspiratat pushtuese të Serbisë,duke mundësuar asaj grabitjen e tokave shqiptare. Pas Luftërave Ballkanike, nëKonferencën e ambasadorëve në Londër më 1913, Fuqitë e Mëdha rikonfirmuanvendimet e Kongresit të Berlinit, duke sanksionuar sërish copëtimin e trojeve shqiptaredhe duke vënë popullin shqiptar nën sundimin sllav.Gjatë luftës së Parë Botërore, Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare ishin në kuadër tëShqipërisë. Mirëpo, pas mbarimit të kësaj lufte në Konferencën e Versajës 1919 Fuqitë eMëdha edhe kësaj radhe dënuan popullin shqiptar duke lënë mbi 50% të trojeve etnike të popullatës shqiptare nën juridiksionin grek dhe jugosllav.Gjatë kohës së Jugosllavisë së vjetër, territorin sipas ndarjes administrative territoriale tëvitit 1921 ka qenë e ndarë në katër qarqe, me seli në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhePejë.Më 29 nëntor 1943, në Jajce u mbajt Mbledhja e Dytë e KAÇKJ, në të cilën u morënvendime të rëndësishme politike dhe u përcaktuan bazat e federalizmit jugosllav. Në këtëmbledhja nuk kanë qenë të ftuar dhe morën pjesë përfaqësuesit nga Kosova, mos praniaishte e natyrës politike, Kosova kishte status të pa definuar dhe ishte e hapur dilema se at’i bashkëngjitet Shqipërisë apo të mbetet në kuadër të Jugosllavisë.

Konferenca e Bujanit

Pas përgatitjeve të nevojshme, më 31 dhjetor në territorin e çliruar në fshatin Bujan tëMalësisë së Gjakovës, filloi Konferenca Themeluese e KKNÇ, e njohur si konferenca eBujanit , e cila vazhdoi punimet më 1 e 2 janar 1944.

Në këtë Konference përcaktohetparimi i vetëvendosjes.Dokumenti më i rëndësishëm i kësaj Konference ishte Rezoluta e Konferencës, e cilau miratua njëzëri nga të gjithë pjesëmarrësit e konferencës.Në këtë rezolutë në mënyrë burimore shprehet dëshira e popullit shqiptar tëKosovës që si popull dominant i saj, të bashkohet me Shqipërinë. Garanci për këtëështë ushtria nacional çlirimtare e Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Rezoluta nxjerr në pah tri elemente qenësore që e përcaktojnë të drejtën e vetëvendosjessë popullit shqiptar të Kosovës:

Page 2: POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244

1.Elementi etnik , sipas të cilit populli shqiptar është ai që vetëvendos dhe kjo edrejtë buron nga të banuarit në atë territori;

2.Elementi historik , banimi në këtë krahinë nga shqiptar dhe kontinuiteti historik;

3.Elementi politik , shpreha e vullnetit politik plebishitar për t’iu bashkuar Shqipërisë si synim shekull dhe aktual.Përpos këtyre elementeve për vetëvendosje Kosova kishte përmbushur edhe një elementtë veçantë, për rrethanat e luftës që e përcakton Karta e Atlantikut, luftën e shqiptarëvekundër fashizmit si parakusht që pas përfundimit të luftës“çdo popull të vendos përfatin e vet”.

Aneksimi i dhunshëm i Kosovës Periudha pas miratimit të Rezolutës së Bujanit

Aneksimi i dhunshëm i Kosovës Periudha pas miratimit të Rezolutës së Bujanit, karakterizohet me presione tëvazhdueshme politike, që e kishte për qëllim krijimin e rrethanave politike që Rezoluta eBujanit të diskualifikohej dhe do të krijoheshin kushte për aneksimin e dhunshëm tëKosovës në kuadër të Jugosllavisë.Kosova u aneksua nga Serbia, nga rrethanat e administrimit ushtarak më 10 korrik 1945në Kuvendin e Prizrenit, i cili u organizua nga forcat serbe. Në këtë Kuvend u miratua“Rezoluta për bashkim të Kosovës dhe Dukagjinit me Serbinë Federale”, ku bashkim iKosovës me Serbinë u bë pa vullnetin e shqiptarëve, përkundër vetë përcaktimit nëKonferencën e Bujanit.

Pozita kushtetuese e Kosovës në periudhën 1945-1974

Pozita kushtetuese-juridike e Kosovës në periudhën e parë të zhvillimit kushtetues të ish-Jugosllavisë, është përcaktuar me tri akte kryesore: Kushtetuta RFPJ e 31 janarit 1946,Kushtetuta e RP të Serbisë janarit 1947 dhe Statuti i KAKM i 23 majit 1948.Statuti i Kosovës i viti 1948, ka qenë akti i parë i përgjithshëm normativ i Kosovës, i cilika shprehur një formë të pavarësisë së saj në sferën organizative në sistemin e atëhershëmcentralist.Pas nxjerrjes së Ligjit kushtetues të Jugosllavisë dhe Serbisë, Kosova në vitin 1953,nxjerr Statutin e saj të dytë, në bazë të këtij statuti Kosova kishte disa autorizime ngalëmi i ekonomisë, arsimit , shëndetësisë, kujdesit social dhe kujdesej në zbatimin eligjeve dhe dispozitave të organeve federative dhe republikane në territorin e saj. Me miratimin e Kushtetutës së RSFJ të viti 1963 dhe kushtetutave të republikavesocialiste, po këtë vit Kosova nxori Statutin e saj të tretë që ishte edhe i fundit. Ky statut nuk solli ndonjë risi.

Pozita kushtetuese-juridike e Kosovës sipas ndryshimeve kushtetuese të viti1968/1971

Organizimi i Demonstratave studentore në vitin 1968, kishte për qëllim avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës dhe dhënia e statusit Republikë.

Aktet kushtetuese te vitit 1968 ndryshuan ne esence karakterin e mevetsise se kosoves. Ndryshimi kryesor qendronte se tani kosova percaktohej si pjese konstit

Page 3: POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244

Kosova miratoi Ligjin Kushtetues, si aktin më të lartë juridik më 24.02.1969, i cili për nga forma, përmbajtja, teknika e nxjerrjes dhe qëllimi i tij, ishte i ngjashëm me kushtetutën.

Kosova gëzonte autorizime relativisht të gjera legjislative , autorizimet emëparshme normative të karakterit nënligjor zëvendësoheshin merr autorizime relativisht të gjera legjislative. Me amendamentin X të Ligjit Kushtetues të Kosovës, në vitin 1972 u formua Gjykata Kushtetuese e Kosovës si organ i pavarur i Krahinës.

Pozita e Kosovës në bazë të Kushtetutës së vitit 1974

Pozita kushtetuese juridike e Kosovës, sipas Kushtetutës si ish-Jugosllavisë së viti 1974,në shumë sfera ishte e ngjashëm por jo krejtësisht e barabartë me pozitën e republikavesocialiste.

Kushtetuta e RSFJ e viti 1974 sikur edhe Kushtetuta e KSA të Kosovës të viti 1974, përcaktojnë Kosovën:

•Njësi të mëvetësishme politike territoriale,

•Element konstituiv të federalizmit jugosllav.

Kosova nuk ishte pjesë e Serbisë, por gjendej në kuadrin e strukturës kushtetuese dhehibride të Serbisë.Kosova në sferën kushtetutë dhënëse ka qenë partner i barabartë me njësitë tjera federalenë procedurën e nxjerrjes dhe të ndryshimit të kushtetutës federative, duke përfshirë këtuedhe të drejtën e vetos. Në sferën legjislative, Kosova ka qenë bartëse sovrane dhe burimore s rregullimitlegjislativ të të gjitha marrëdhënieve shoqërore që kanë të bëjnë në interes të qytetarëve-kombeve dhe kombësive që jetonin në Kosovë.

Organet kryesore sipas kushtetutës së 1974 kanë qenë:

•Kuvendi i Kosovës;

•Këshilli ekzekutiv i Kuvendit të Kosovës,

•Kryesia e Kosovës,

•Gjykata Supreme e Kosovës,

•Prokuroria Publike,

•Gjykata Kushtetuese e Kosovës,

•Banka popullore e Kosovës, etj.

Kosova ka pasur kufijtë e vet territorial, që kanë pasur cilësinë e kufijve shtetëror. Pas nxjerrjes së Kushtetutës së vitit 1974, u hartua “Libri i kaltër” në 1976 nga Akademiae Shkencës së Serbisë që kishte përcaktuat strategjinë e veprimit politik në suprimimin eautonomisë politike të Kosovës.

Page 4: POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244

Kosova ka pasur të hyra dhe të dala vetanake që janë përcaktuar me buxhetin e saj.Kosova ka hyrë në marrëdhënie dhe ka pasur bashkëpunim ndërkombëtar në sferënekonomike, politike dhe kulturore.Mbrojtja shoqërore, mbrojtja territoriale dhe mbrojtja civile.

Përfaqësuesi i Kosovës në të gjitha institucionet federative,

Pjesëmarrja e saj në realizimin e funksioneve legjislative dhe funksioneve tjera tëfederatës

Pjesëmarrja në procesin e nxjerrjes dhe ndryshimit të kushtetutës

Me kushtetutë të vitit 1974 Kosova fiton autonomi politiko territoriale.

Autonomi politiko territoriale nënkupton mëvetësi politike dhe territoriale të një pjesë të territorit nëkuadër të një shteti unik.

Shpërbërja e Jugosllavisë dhe lindja e Republikës së Kosovës

Shpërbërja e RSFJ, e filluar me rrënimin e konceptit kushtetues të pozitës së Kosovës nëvitin 1989, me shkëputjen dhe njohjen ndërkombëtare të katër njësive federale, si dhefillimi i luftës në truallin e ish Jugosllavisë.Procesi i shpërbërjes së ish Jugosllavisë, bëri aktualizimin e çështjes së realizimit të sëdrejtës së vetëvendosjes së popujve që jetonin në ish Jugosllavi. Në këtë drejtim, më 2 korrik 1990 të 111 delegatët e Kuvendit të Kosovës, miratuan dheshpallën Deklaratën Kushtetuese për Kosovën si njësi e pavarur dhe e barabartë menjësitë tjera federale. Materializimin e vetë kushtetues, Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut e mori më 7 shtator 1990 kur në Kaçanik, Kuvendi i Kosovës miratoi dhe shpalli Kushtetutën e Republikës sëKosovës, me të cilën bëhej avancimi i pozitës kushtetuese juridike të Kosovës, nga njësiautonome në republikë të pavarur në kuadër të bashkësisë së Jugosllavisë.Duke u inkorporuar në proces demokratike, Kuvendi i Kosovës në shtator të vitit 1990,miratoi Rezolutën mbi Republikën e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran dhe mori vendimqë të mbahet referendum lidhur me këtë rezolutë. Ky Referendum u mbajt në Kosovë më26-30 shtator 1991, ku në shumicë absolute (mbi 99% të 87% sa dolën në zgjedhje) udeklaruan për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Duke u mbështetur në rezultatet ereferendumit, Kuvendi i Kosovës më 19 tetor 1991 shpalli rezolutën për Republikën eKosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Okupimi i Kosovës dhe paraqitja e UÇK-së

Page 5: POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244

Pas shpalljes së Republikës së Kosovës, Serbia intensifikoj dhunën shtetërore ndajshqiptarëve që synonte spastrimin etnik dhe vënien e plotë të Kosovës nën juridiksioninserb. Pas vitit 1990 Serbia okupoi të gjitha institucionet legjitime të Kosovës.Duke mos u pajtuar me okupimin serb të Kosovës dhe duke parë paaftësinë e zgjidhjes politike të krizës në Kosovë, pas vitit 1990 filluan përgatitjet për formimin e UÇK-së, siformacion i rregullt ushtarak dhe si kryengritje e armatosur për çlirimin e Kosovës. Këto përgatitje u kurorëzuan në vitin 1997, kur UÇK-ja doli publikisht në skenë dhe filloiluftën çlirimtare në Kosovë. Formimi i UÇK-së paraqet një ngjarje historike për pavarësi.

Konferenca e Rambujesë-aspekti juridik-ndërkombëtar

Masakra e Reçakut dhe gjykimi i drejtë i saj nga Ambasadori i OSBE-së në KosovëWillian Woker, ishte ngjarja kyçe e cila ndikoi në thirrjen e një Konference Paqësore Ndërkombëtare për Kosovën, në Rambuje të Francës.Konferenca paraqiste përpjekjen e fundit politike për ndaljen e luftës dhe gjenocidit serbkundër shqiptarëve, vendosjen e Kosovës nën protektorat të NATO-së, krijimin e njëstatusi kalimtar për Kosovën-vetë administrim të përkohshëm në periudhë vjeçare dheevitimin e rrezikut potencial që kërcënonte paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. triKonferenca u mbajt në Rambuje prej 6 deri më 23 shkurt 1999 dhe Paris prej 15 deri më18 mars 1999.Konferenca kryesohej nga tre bashkë kryesues Kristofer Hill nga SHBA, Volfang Petriçnga Këshilli i Evropës dhe Boris Majorski nga Federat Ruse. Në këtë Konferencë nuk kishte kontakte të drejtpërdrejta, për shkak të refuzimit të delegacionit shqiptar për tutakuar me palën serbe. Në pjesën e parë të punës (6-23 shkurt 1999) delegacioni shqiptar nga Kosova përkrahunë parim tekstin e propozuar nga negociatorët dhe kërkoi që nënshkrimin ta bëj paskonsultimit me popullin e Kosovës, ndërsa pala serbe refuzoi në tërësi. Në pjesën e dytë (15-18 mars 1999) të mbajtur në Paris pala shqiptare bëri nënshkriminsolemn, kurse pala serbe refuzoi nënshkrimin, marrëveshja u nënshkrua edhe nga trendërmjetësuesit ndërkombëtar.Pas dështimit të Konferencës së Rambujesë filluan aksionet ushtarake kundër Serbisë, në bazë të planit të përgatitur më herët dhe të aprovuara nga NATO-ja. Këto bombardimeajrore filluan më 24.03.1999 dhe zgjatën plotë 78 ditë.Lufta e përbashkët e UÇK-së dhe NATO-s rezultoi me çlirimin e territorit të Kosovës dhelargimin e plotë të forcave militare, paramilitare, policore si dhe largimi i administratës sëdhunshme civile të Serbisë.

Ky ishte aksioni i parë ushtarak që ndërmori NATO në historinë e sajpesëdhjetëvjeçare pa mandatin formal të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundërnjë shteti sovran

NATO nisi fushatën ajrore me qëllim që të parandalonte një katastrofë humanitare-vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve të Kosovës si dhe të ruante sigurinë rajonale duke iimponuar Beogradit planin e paqes për Kosovën në Rambuje.

Me marrëveshjen e Rambujes përcaktohej një status i përkohshëm për Kosovën qëishte një shkallë e lartë e mëvetësisë brenda Jugosllavisë, i cili në shumë aspekteishte ekuivalent me pozitën e republikave në ish federatën Jugosllave.Marrëveshja Tekniko-ushtarake e Kumanovës, hyrja e NATO-së dhetërheqja e forcave serbe nga Kosova

Nënshkrimin e Marrëveshjes tekniko-ushtarake midis ushtrisë jugosllave dhe NATO-s qëe përfaqësonte Gjenerali Mike Jackson, shënoi fundin e bombardimeve ajrore të NATO-sdhe kapitullimin e Serbisë dhe

Page 6: POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244

tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Me këtëmarrëveshje u caktuan modalitetet tekniko-ushtarake të dinamikës së tërheqjes së forcaveserbe dhe hyrjes së forcave ndërkombëtare.

Miratimi i Rezolutës 1244 dhe vendosja e prezencës ndërkombëtare civiledhe të sigurisë në Kosovë

Pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë Këshilli i Sigurimit më 10 qershor 1999miratoi Rezolutën 1244 për Kosovën me të cilën edhe formalisht vendosi Kosovën nënadministrativin e Kombeve të Bashkuara dhe hapi rrugën për vendosjen e prezencësndërkombëtare civile dhe ushtarake në territorin e Kosovës.Administrimi Ndërkombëtar në Kosovë i përcaktuar me Rezolutën 1244 është i karakterittë përkohshëm dhe synon krijimin e kushteve të përshtatshme demokratike për zgjedhjene statusit final.

Pozita juridike e Kosovës në bazë të rezolutës 1244 përcakton administrim tëpërkohshëm ndërkombëtar që synon krijimin e kushteve të përshtatshmedemokratike për zgjidhjen e statusit final të Kosovës.Rezoluta 1244 është plotësisht e papërcaktuar sa i përket statusit final kushtetuesdhe politik të Kosovës. Sa i përket statusit të përkohshëm juridik, Rezoluta 1244promovon në status të një vetëqeverisjeje (autonomisë) substanciale brendaintegritetit të RF të Jugosllavisë.

Kompetencat substanciale të karakterit shtetëror, rezervohen dhe ushtrohen nga Misioni iPërkohshëm i Kombeve të Bashkuar në Kosovë (UNMIK) i cili paraqet autoritetin përfundimtar në funksionimin e pushtetit në Kosovë në tri trajtat e tij; legjislativ,ekzekutiv dhe gjyqësor.

Parimi i integritetit territorial të RF të Jugosllavisë ndaj Kosovës është një absurd juridik si dhe një nga defektet dhe të metat kryesore të kësaj rezolute.

Baza juridike për nxjerrjen e Rezolutës ka qenë Karta e Kombeve të Bashkuar, që parasheh të drejtën dhe përgjegjësinë parësore të Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Miratimi kësaj rezolute ka pasur këto objektiva kryesore:

• Ndaljen e luftës dhe konfliktit në mes UÇK-së dhe forcave serbe;

•Vendosjen e administrimit ndërkombëtare të OKB-së;

•Përcaktimi i një statusi të përkohshëm;

•Përgatitjen e zgjedhjes për statusin final.

Rezoluta 1244 është akt i përkohshëm juridik edhe pse në pikëpamje kohore nuk është bërë afatizimi, rrjedh se rezoluta do të jetë në fuqi derisa të shfuqizohet me një rezolutenga Këshilli i Sigurimit.Rezoluta duke i referuar statusit politik të Kosovës thirret në Marrëveshjen e Rambujes,që parqet një absurd juridik, kur dihet se kjo marrëveshje nuk është nënshkruar nga palaserbe dhe si e tillë nuk mund të prodhoj pasoja juridike.

Vërejtjet kryesore ndaj Rezolutës 1244 janë:

Page 7: POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244

1.Përmban formulime të përgjithësuara të cilat nuk japin një përkufizim të qarë për mandatin e UNMIK-ut;

2.Rezoluta përmban parimin kontradiktor për vendosjen e një vetëqeverisjesubstanciale të Kosovës brenda RF të Jugosllavisë;

3.Rezoluta referohet tek Marrëveshja e Rambujesë;

4.Merr për bazë pasojat e krizës e jo burimin;

5.Rezoluta nuk ka një përcaktim kohor;

6.Rezoluta nuk përcakton mekanizimin e zgjedhjes përfundimtare të statusit politikëtë Kosovës;

7.Autorizimet e gjëra të Përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm, që janëtë karakterit mbretëror sepse ai paraqet autoritetin përfundimtar për shumëçështje;

8.Mosdefinimi i konceptit të vetëqeverisjes substanciale;

9.Rezoluta nuk ka bërë përkufizimin e qartë të kompetencave në mes organeve tëUNMIK-ut dhe organeve vendore si në nivelin lokal dhe qendror;

10.Nuk përmban dispozita për lirimin e të gjithë pengjeve dhe burgosurve luftës, politikë dhe të tjerë;

11.Rezoluta lejon një numër të caktuar të personelit ushtarake të Serbisë (Aneksi 1 pika 6 e Rezolutës 1244).

Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë

Shprehja Kornizë Kushtetuese është pak e njohur në teorinë dhe praktikën kushtetuese. Në thelb fjala kornizë nënkupton limite, ky akt është i natyrës konstitucionale dhe synontë përcaktoj bazat e rendit kushtetues në Kosovë në periudhën e administrimitndërkombëtar.Baza juridike për nxjerrjen e kësaj Kornize Kushtetuese është përcaktuar në Rezolutën1244, që parashikon ushtrimin e një qeverisjeje substanciale për Kosovën gjatë periudhëskalimtare, që do të thotë se ka karakter të përkohshëm dhe do të vlej deri në nxjerrjen enjë rezolute te re ose deri në gjetjen e zgjidhjes finale të statusit për Kosovën.Korniza i referohet Marrëveshjes së Rambujesë, që paraqet një absurd juridik, kur dihetse ajo nuk është nënshkruar nga palët negociatore dhe nuk prodhon pasoja juridike dhe për faktin se janë krijuar rrethana të reja, dhe ka realitetet faktike që duhet të avanconinzgjidhje juridike dhe politike.

Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme ka tri qëllime:

1.Të krijoj bazën juridike për mbajtjen e zgjedhjeve dhe krijimin e institucionevelegjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në nivel të Kosovës,

2.Vendosjen e vetëqeverisjes së përkohshme të përcaktuar me rezolutën 1244 për periudhën kalimtare,

Page 8: POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244

3.Përgatitjen e Kosovës për zgjidhjen finale politike, pas përfundimit tëadministrimit ndërkombëtar.

Disa argumente juridiko-politike për pavarësinë e Kosovës

1.Pavarësia është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe rendin e rindërkombëtar

E drejta e vetëvendosjes paraqet shtyllën e demokracisë dhe lirisë së popujve. E drejta evetëvendosjes si e drejtë universale është përcaktuar me nenin 1 të Kartës së OKB. Dukeu nisur nga baza legale ndërkombëtare Pavarësia e Kosovës dhe e drejta e saj për vetëvendosje është në pajtim të plotë. Kosova është aneksuar dhunshëm nga Serbia më1918. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët e Kosovës i janë bashkangjitur luftësantifashiste me premtimin e çlirimit kombëtar dhe realizimin e të drejtës për vetëvendosje. Përmes Rezolutës së Bujanit Kosova artikulon vullnetin burimor qëgarantonte të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën për bashkim me shtetin amë Shqipërinë. Ky vullnet u shtyp dhe më 1945 Kosova i aneksohet Serbisë brendaJugosllavisë federale. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë vullnetin e saj për pavarësi edeklaroi përmes referendumit më 1991 si dhe konfirmoi edhe përmes luftës çlirimtare tëudhëhequr nga UÇK-ja. Duke u nisur nga të cekurat më lartë Kosova paraqet një rasttipik të vetëvendosjes së popujve dhe që ka bazën e saj juridiko-politike në të drejtënndërkombëtare.

2.Pavarësia është e drejtë legjitime e popullit të Kosovës

Kosova plotëson të gjitha kushtet sa i përket territorit, popullsisë dhe të poseduarit eqeverisë efektive.Sa i përket kriterit territorial, Kosova historikisht ka pasur një mëvetësi territoriale dhenjohja e pavarësisë nuk është në kundërshtim me Aktin Final të Helsinkit dhe nuk paraqet prishje të kufijve. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë kufijtë interfederal dhe administrativ tëKosovës shndërrohen në kufij shtetëror, që kanë qenë të garantuar me Kushtetutënfederative dhe me Kushtetutë të Kosovës të vitit 1974. Edhe vet Rezoluta 1244 dheKorniza Kushtetuese njohin kompaktësinë territoriale dhe pacenueshmërinë e kufijve tëKosovës.Historikisht dhe aktualisht Kosova ka qenë e banuar nga shqiptarët si popull me shumicëabsolute, e përbëre nga 90% shqiptar dhe 10% pjesëtar të minoriteve të ndryshme.Kosova tani ka themeluar institucione qeverisëse që po ngarkohen me përgjegjësi të rejaesenciale.

3.Pavarësia e Kosovës zgjidhje me interes për stabilitetin rajonal

Pavarësia e Kosovës do t’i jepte fund konfliktit shekullor shqiptaro-serb dhe do tëreflektonte edhe një stabilitet afatgjatë në rajon. Nuk dëmton interesat e asnjë shteti nërajon dhe nuk rrezikon shtete fqinje.

4.Pavarësia e Kosovës parakusht për demokratizimin e Serbisë

Njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte në interes edhe të vet Serbisë nëse ajo synondemokratizimin dhe integrimin në Evropë. Pavarësimi i Malit të Zi e bën të paqenëRezolutën 1244 e cila bazohet në

Page 9: POZITA KUSHTETUESE E KOSOVËS NGA 1944 DERI TE REZOLUTA 1244

fiksionin RF e Jugosllavisë dhe me njohjen formale të pavarësisë së Kosovës do të përmbyllej procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë.