Policia e Kosovës Policija Kosova / Kosovo Police Dt r o e j a r i e … · • Shmanguni nga...

4
Policia e Kosovës Policija Kosova / Kosovo Police DREJTORIA E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE SI TË MBROHEMI NGA VALËT E TË NXEHTIT Temperaturat e larta shkaktojnë problem serioz në shëndetin e njeriut, prandaj me rritjen e temperaturës duhet rritur përkujdesja ndaj tyre. Valët e të nxehtit mund të kenë efekte të shumta në trupin tonë, përtej djegies së lëkurës. Temperatura e lartë në ambientin e jashtëm mund të shkaktojë ngritje të temperaturës trupore me shpejtësi të madhe dhe mund të arrijë në dëmtimin e organeve vitale, përfshirë edhe trurin

Transcript of Policia e Kosovës Policija Kosova / Kosovo Police Dt r o e j a r i e … · • Shmanguni nga...

Page 1: Policia e Kosovës Policija Kosova / Kosovo Police Dt r o e j a r i e … · • Shmanguni nga aktivitetet fizike (duke përfshirë edhe sportin dhe aktivitete rekrative) gjatë periudhës

1

1

Policia e Kosovës Policija Kosova / Kosovo PoliceDrejtoria e Shërbimeve ShënDetëSore

SI TË MBROHEMI NGA VALËT E TË NXEHTIT

Temperaturat e larta shkaktojnë problem serioz në shëndetin e njeriut, prandaj me rritjen e temperaturës duhet rritur

përkujdesja ndaj tyre. Valët e të nxehtit mund të kenë efekte të shumta në trupin tonë, përtej djegies së lëkurës. Temperatura

e lartë në ambientin e jashtëm mund të shkaktojë ngritje të temperaturës trupore me shpejtësi të madhe dhe mund të

arrijë në dëmtimin e organeve vitale, përfshirë edhe trurin

Page 2: Policia e Kosovës Policija Kosova / Kosovo Police Dt r o e j a r i e … · • Shmanguni nga aktivitetet fizike (duke përfshirë edhe sportin dhe aktivitete rekrative) gjatë periudhës

2

1) SI TË MBROHEMI NGA VALËT E TË NXEHTIT

Temperaturat e larta shkaktojnë problem serioz në shëndetin e njeriut, prandaj me rritjen e temperaturës duhet rritur përkujdesja ndaj tyre. Valët e të nxehtit mund të kenë efekte të shumta në trupin tonë, përtej djegies së lëkurës. Temperatura e lartë në ambientin e jashtëm mund të shkaktojë ngritje të temperaturës trupore me shpejtësi të madhe dhe mund të arrijë në dëmtimin e organeve vitale, përfshirë edhe trurin.

Mbrojtja më e mirë është parandalimi

• mos u ekspozoni gjatë në diell, • evitoni daljen në orët më të nxehta, konkretisht nga ora 11 deri në orën 18:00 • Vishni rroba të lehta pambuku me ngjyra të hapura të cilat i absorbojnë më pak rrezet e diellit, mbani kapele dhe përdorni krem solar me mbrojtje të lartë • Shmanguni nga aktivitetet fizike (duke përfshirë edhe sportin dhe aktivitete

rekrative) gjatë periudhës më të nxehtë të ditës. Punët e domosdoshme kryeni para orës 11 dhe pas orës 18.• Konsumoni më shumë lëngje, përdorni ushqim të pasur me fruta dhe perime.• Kujdesuni për temperaturë në shtëpi, ajroseni ambientin në orët e freskëta • Freskohuni herë pas here në dush.• Përdorni terapinë në mënyrë të rregullt.

Page 3: Policia e Kosovës Policija Kosova / Kosovo Police Dt r o e j a r i e … · • Shmanguni nga aktivitetet fizike (duke përfshirë edhe sportin dhe aktivitete rekrative) gjatë periudhës

3

3

2) CILAT JANË KATEGORITË MË TË RREZIKUARA

Më të rrezikuar nga valët e të nxehtit janë• Të moshuar, në veçanti ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni sëmundjet kronike respiratore, sëmundjet e veshkave dhe sëmundjet neurologjike.• Personat me aftësi të kufizuar, sepse janë të varur nga dikush tjetër për rregullimin e temperaturës dhe ambientit ku jetojnë.• Fëmijët nga mosha 0-4 vjet dhe gratë shtatzëna.• Personat që punojnë në ambiente të hapura.

3) SI DUHET TË USHQEHENI NË DITËT E NXEHTA

Pini shumë dhe hani lehtë Në ditët me temperatura të larta është me rëndësi larja me kujdes e pemëve dhe perimeve para përdorimit, përgatitja termike e ushqimit dhe konsumimi në periudhë sa më të shkurtër pas përgatitjes. Duhet t’i shmangemi marrjes së produkteve të papërpunuara termikisht, si majonezi, akulloret dhe kremrat e ndryshmë. Ushqimi duhet të jetë i lehtë i payndyrshëm dhe të ndahet në shumë racione (4-5 racione në ditë ) në mënyrë që të mos ngarkohet organizmi. Duhet të konsumoni sa më shumë lëngje por jo pije alkoolike dhe pije që përmbajnë kafeinë, si kafeja, çaji i zi etj.

4) CILAT JANË SIMPTOMAT KRYESORE

Simptoma e parë është një lodhje e përgjithshme që shoqërohet me dhimbje koke, rrjedhje nga hundët, vjellje, marramendje që mund të shkoj deri në gjendje ankthi dhe konvulzione që mund të çojnë në humbje të vetëdijes.

• Etje e madhe dhe rrjedhje hundësh • Temperatura trupore të larta • Vjellje • Ngërçe muskulore –të shkaktuara nga

dehidrimi • Irritim i lëkurës dhe edema (sidomos të këmbëve)• Në momentin kur lëngjet trupore bien në një pikë kritike aftësia e trupit për djersirë ndërpritet, lëkura bëhet e zbehtë e thatë dhe e nxehtë.• Rënie e tensionit arterial • Rritje e pulsit (takikardi)• Ndjenja e të fiktit • Konvulzione • Humbje e vetëdijes

Page 4: Policia e Kosovës Policija Kosova / Kosovo Police Dt r o e j a r i e … · • Shmanguni nga aktivitetet fizike (duke përfshirë edhe sportin dhe aktivitete rekrative) gjatë periudhës

4

Redaktor: Dr. Linditë Kajtazi/Interniste; Përgatiti: Dr. Vjollca Jaha /Mjeke

Dizajni: Çajup KajtaziTel: 038 5080-1003; Fax: 038 5080-1130

5) ÇKA DUHET TË BËJMË NË RASTIN E GODITJES NGA DIELLI

• Në raste kur vihen re simptomat e një goditje nga temperaturat e larta duhet njoftuar urgjenca • Në pritje të saj vendoseni personin në një vend të freskët dhe të ventiluar me këmbë të ngritura mbi nivelin e trupit.• Nëse është në gjendje të pavetëdijshme vendoseni në pozitë anësore • Për të ulur temperaturën trupore shtrijeni personin në një çarçaf ose peshqir të lagur në ujë të ftohtë• Bëni dehidrimin e tij me ujë të freskët derisa të vijë ndihma e parë.