PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN -...

20
1 PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - Udhëzues Terreni (fushe)

Transcript of PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN -...

Page 1: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

1

PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN- Udhëzues Terreni (fushe)

Page 2: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

2

SNV- Organizata Hollandeze për Zhvillim“Dëshmorët e 4 Shkurtit” Tirana, Albania,

Tel +355 4 2255800, Fax +355 4 2255801.E-mail [email protected]

www.snvbalkans.org

Materialet dhe pikëpamjet e shrehura në këtë studimmundet që të mos reflektojnë domosdoshmërishtpikëpamjet ose politikën e Organizatave financuese.Mbajtësit origjinal të së drejtës së autorit tëinformacionit të përdorur janë plotësisht të pranuar.Riprodhimi dhe shpërndarja e materialit në ketëpublikim për edukimin ose qëllime të tjera jokomerciale janë të autorizuara me vërtetimin e duhur.

Shoqata: FederataShoqata: FederataShoqata: FederataShoqata: FederataShoqata: Federatae Pyjeve dhe Kullotavee Pyjeve dhe Kullotavee Pyjeve dhe Kullotavee Pyjeve dhe Kullotavee Pyjeve dhe KullotaveKomunale Qarku DiberKomunale Qarku DiberKomunale Qarku DiberKomunale Qarku DiberKomunale Qarku Diber

Page 3: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

3

Përpara se të mbjellësh një pemë, të zgjedhëshnjë ngaster për të mbjelle një pemishte, është mirëtë bësh planin e biznesit duke caktuar qëllimin dheobjektivat që kërkon tëarrish. Mendohu dhepërpiqu të kujtosh. Kendonjë njohuri sakërkohet ky produkt ngatregu, ku është pika mëe afërt që mund tashesësh, apo me çfarëçmimi mund ta marrëtregu prodhimin që ti do të realizosh. Sa do te jesh ivarur nga të tjerët për ta dorëzuar prodhimin tënd?Është mundësia të ta marrin në shtëpi në shitje meshumicë, apo do ta dërgosh duar-duar në pazar. Nësendjen besim të mjaftueshëm për të realizuar qëllimettuaja, atëherë njihu dhe bashkohu me një grupnjerëzish që merren me rritjen e këtyre pemëve, përtë gjetur ekspertizën e duhur që do ju duhet nëbiznesin që po filloni. Mos jini optimist që ne fillim,krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund t'ju sjellëedhe shqetësime të njëpasnjëshme e humbje.

SHIKIM I PËRGJITHSHËM

E dimë që kopshtarët kërkojnë pemë që prodhojnësasi të madhe frutash. Ajo që nuk jemi shumë tësigurt është se çfarë u pëlqen konsumatorëve.Përderisa nuk kemi raporte te sakta nga tregu, ne dotë prodhojmë atë që mendojmë se u pëlqenkonsumatorëve, si dhe ne jemi në gjendje të rrisim.Duhet që të shmangim edhe periodicitetin, pra të

ÇFARË KËRKON TREGU

Page 4: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

4

Tregu vendas konsumon rreth 400 tonë.Eksportet u rritën dy vitet e fundit nga 20,000 Euro

në 2005 në 170,000 Euro në 2007.Më shumë se 50% e eksportitrealizohet nga një kompani qëmbledh dhe përpunon prodhiminnë Tropojë. Rritja e importeve vjenpasi prodhimi vendas nuk mjaftonpër të plotësuar tregun vendas dheeksportin në rritje. Eksporti për nëKosovë është në rritje dhe Evropa

Perëndimore merr rreth 53% të gështenjave tëeksportuara, përqendruar kryesisht në Itali).

KONSUMI SHTIJET

ruajmë të njëjtën sasi prodhimi nga një vit në tjetrin.Pra, varieti duhet t'i rezistoje si nxehtësisë e thatësirëssë verës ashtu edhe të ftohtit të madh të dimrit apotë ftohtit të papritur të pranverës.

TREGU, ÇMIMET, EKONOMIATregu i gështenjave lidhet me prodhim të

përqendruar në dy - tre rajone, një përpunues/eksportues, dhe kanal shpërndarjeje shumë tëfragmentuar, me importet pothuajse të barabarta meeksportet, rreth 200 mijë euro. Tregtohen rregullishtnë tregjet e shumicës, me çmime midis 45 dhe 75lekë/kg. Çmimi mesatar i shumicës në 2007 ishte 98lek/kg1), me një çmim minimal të regjistruar prej 50lek/kg dhe maksimumi 220 lek/kg. Shifra të tilla janëkonsistencë me një çmim mesatar paguar fermerëve,1 Si referencë, çmimet e shumicës në Itali me cilësi të krahasueshme

të gështenjave variojnë rreth 1.5 deri 1.9 eur/kg.

Page 5: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

5

i cili varion midis 60 dhe 75 lek/kg. Në rajonin e Dibrës 20-40%e prodhimit mbahet përpërdorim në familje e të afërm.Frutat konsumohen të ziera osepjekura.

Të ardhurat për fermerët qëzotërojnë gështenja me kurorëtë zhvilluar, që prodhojnë mesatarisht 20-30 kg/rrënje, arrijnë 1000-1500 lekë, apo 10-15 dollarë përrrënje.

PASVJELJA

Pa kujdesin e pasvjeljes, gështenjat duhet tëtregtohen brenda dhjetë ditëve përndryshe prishen.Mënyra tradicionale e “kujdesit të ftohtë” tëgështenjave (futja e tyre në ujë të ftohtë për njëmaksimum prej shtatë ditësh dhe më pas tharja dheseleksionimi i tyre) lejon ruajtjen në kushte të miraderi në katër muaj; në fakt pas muajit Mars nuk kagështenja shqiptare në tregun e shumicës. “Kujdesi inxehtë” (kërkon sterilizimin në ujë të nxehtë) sëbashku me përdorimin e dhomave frigoriferike, janëmënyrat e vetme për të ruajtur gështenjat për tëgjithë vitin.

VJELJA

Vjelja kryhet nga Shtatori deri në fillim të Nëntorit.Që nga koha e romakëve përdoret pothuaj e njëjtametodë, shkundje me hunj, shkelje me këmbë dukeçarë e hequr lëvozhgën me gjemba, e më pas mbledhjanjë nga një. Fryti shton shumë peshën e tij finale në dyjavët e fundit. Si rregull, në një pemishte periudha e

Page 6: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

6

vjeljes zgjat deri10-15 ditë, por nëvite të veçantamund të zgjasëedhe një muaj, nëvartësi tëkushteve të motit.

PËRMIRËSIMI I GRUMBULLIT, RRALLIMET,KRASITJET DHE KONTROLLI I SËMUNDJEVE

Në vendin tonë gështenja shtrihet që në Tropojë,Malësi të Madhe, Shkodër, Pukë, Dibër e Pogradec.Sipas të dhënave të kadastrës të vitit 2002, në fondinpyjor ndodhen 10530 ha gështenja, nga të cilat më

tepër se gjysma kanërol mbrojtës. Rreth1920 hektarë janë tëpërzier me lloje tjerapyjore, pjesa tjetërnjihet si gështenjishtëe pastër.

Është një pemëqë për shekuj meradhë është rritur nëgjendje të egër. Kainteres në rritje ngakomunitetit, për të

marrë vendimet e duhura për të drejtën e përdorimit,apo përmirësime të vazhdueshme, për ti shndërruarnga cungishte të degraduara në pemishte meprodhimtari të lartë.

Hapi i parë është përgatitja e planit. Çdo fermerqë përdor pyll me gështenja, në vartësi të gjendjesekzistuese, përcakton qëllimet, objektivat si dhe

Page 7: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

7

SI PËRGATITET PLANIHapi i parë caktimi i qëllimeve e objektivave:Gështenja është si të thuash pyll frutor, me kërkesat

në rritje nga tregu. Objektivi i përgjithshëm i trajtimittë gështenjishtave të degraduara synon në shtimin eprodhimit të frutave, për konsum familjar e treg, sidhe prodhim lëndë punimi në moshën e shfrytëzimit

Strategjia e menaxhimit dhe qëllimi realizohetme disa hapa e masa që planifikohen:

1. Pastrim paraprak dhe vlerësim2. Caktimi i drurëve të së ardhmes mbi bazën e

kritereve të mëposhtme:Të jenë të shëndetshëm, me lëvore të pastërdhe rritje të shpejtë.Të jenë të drejtë, të qëndrojnë vertikalisht mebaze të kurorës të formuarTë jenë pa të meta (çarje, degë thithake,këmbëza etj).Të kenë kurorë uniforme dhe simetrikeTë kenë trung të vetëkrasitur në pjesën eposhtme të tij.

Në vartësi të stadit të zhvillimit e gjendjesekzistuese këshillohet të zgjidhen 200-250 drurë tësë ardhmes për hektarë.

Avantazhet:Përzgjedhja e drurëve të së ardhmes ulndjeshëm volumin e punës, u shërbehetdrurëve që kanë perspektive të prodhojnë dhejo grumbullit në tërësi

masat e ndërhyrjet. Bazuar në eksperiencën epërftuar nga SNV, me projekte të mbështetura ngaBanka Botërore e Sida, janë krijuar disa modele tëtrajtimeve silvikulturore e agroteknike.

Page 8: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

8

KRASITJA E DRURËVE TË ZGJEDHUR

Pak teori për vetitë biologjike e pyjore:Gështenja e rritur në pyll formon trung të drejtë

me pak degë. Ajo fillon të lidhë kokrra në moshë 4-6vjet. Nëse i kemi vënëqëllim vetes që tatrajtomë për të prodhuarfruta, ajo frutifikon nëmoshën 12-15 vjeç. Derinë moshën 10 vjeçare,fidanët e pa shartuarrriten ngadalë, por paskësaj moshe rritenshpejt, me ritme të mirarritje deri në moshën 50vjeçare. Rritja në trashësivazhdon për shekuj tëtërë.

Ka kërkesa përdritën, por këto janë të kufizuara, si rregull renditetmidis drurëve gjysmë hijedashës deri në hije dashës.Ka hije mjaft të rëndë. Kjo vjen nga që i ka gjethet emëdha dhe të vendosura horizontalisht. Nëse lihetnë gjendje natyrore, ka prirje të pakta për tu vetërralluar. Filizi i dalë nga cungu, i ngjan për ritmet ezhvillimit shartesës. Dy mund të jenë produktet

Ka kosto të ulët pune për ndërhyrjet e paranë pyllNuk cenon rritjen natyrale të pyllit ose e cenonshumë pak atë, pra mund të quhet pothuajsemetoda natyraliste, prandaj dhe mbronbiodiversitetin.

Page 9: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

9

kryesore që mund ti japin fermerit për treg këto pyjetë ulta, material drusor të vazhdueshëm që vjen ngarrallimet e herë pas hershme, për të lejuar rritjen ekurorave dhe shtimin e frutave tek drurët që lihenpër të ardhme. Punon tërë ditën për të shtuar frutat,por në mbrëmje nuk del nga pylli me duar bosh, aimund të dërgojë në shtëpi apo në treg një ngarkeseme dru zjarri, apo material tjetër për gardhin, urën,çatinë, fasulet apo hardhitë.

Cikli jetësor i gështenjës jepet skematikisht nëtre faza: faza e rinisë; e pjekurisë dhe faza e plakjes.Gjatë fazës së parë, druri i përqendron të gjitha fuqitëe tij në zhvillimin vegjetativ; në fazën e dytë, rritja edrurit zvogëlohet dhe në të njëjtën kohë rritetkapaciteti i frutifikimit. Kur druri mplaket, ulet gjithnjëe më tepër rritja dhe prodhimi i frutave.

Krasitja e pemëve të zgjedhuraKrasitja klasifikohet në tre gupe: E dobët, e cila

aplikohet në degët etreta dhe të katërta.Mesatare, ku prerjetvazhdojnë në degët epara dhe të dyta dhekurora arrin një aspektmesatar të nyjëzuar dherezulton akoma merezerva, në mase tëkufizuar të degëzimeve të dyta dhe të treta.

E fortë, i cili i aplikohet në çdo vendosje tëdegëve. Drurët paraqesin kurorëe pak të nyjëzuar,duke pasur në pjesën me të madhe vetëm degë tënyjëzimit të parë.

Më poshtë, po japim disa aspekte të kryerjes së

Page 10: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

10

RRALLIME PERIODIKE

Gjatë një rrallimi do të hiqen 25% të drurëvezotërues. Periodiciteti i rrallimeve do të jetë çdo 3-4vjet. Mundet që fermeri të futet edhe me shpesh përtë plotësuar nevojat e tij me material drusor, porintensiteti në total duhet pjesëtuar. Gjatë rrallimevedo të mbahet parasysh që tu krijohen kushte zhvillimidrurëve të së ardhmes. Atje kur është e nevojshmedo të hiqen dhe drurët zotërues. Me ane të heqjes sëtyre do te çlirohen drurët e tjerë dhe zhvillimi i pyllitdo të jetë në harmoni me realizimin e objektivave tësynuara.

SHEMBUJ TË KRASITJES SË LEHTË

Para krasitjes Pas krasitjes

ndërhyrjeve në përmirësimin e Gështenjës për frutme anë të krasitjeve.

Që kur bëhet plani projektohet të bëhen rrallimee krasitje të vazhdueshme deri në zgjerim e rregullimtë elementeve prodhues të kurorës. Eksperiencatregon që pemët e krasitura janë në gjendje te arrijnëprodhim maksimal, në 3-5 vjet, sipas intensitetit tekrasitjes së zbatuar

Page 11: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

11

LUFTIMI I KANCERIT TË GËSHTENJËS

Një fenomen që ka influencuar në degradimin emasiveve, uljen e numrit të rrënjëve, prodhimtarisëdhe sipërfaqes së mbuluar me gështenje, tharjen epemëve të vjetra, ka qenë infeksioni, i quajturitashmë, Kancer i Lëvores (Cryphonwctria parasitica)si dhe nga sëmundja e Bojës (Phytophtoracambivora). Për fermerin paraqitet më i thjeshtë e imbarë luftimi mekanik. Pra, ata presin dhe heqin ngangastra drurët dhe degët e prekura, si dhe bëjnëdiegien e tyre.

Infeksion kanceri i shkaktuarnga krasitja

Infeksion shkaktuar ngambështetësi

Metoda e luftimit më e eksperimentuar dhe qëka dhenë rezultate të mira, është metoda biologjikee bazuar me kompresa dheu WEIDICH.

Me poshtë ilustrohen me foto veprimet e kryeranë vendosjen e komprese së dheut për luftimin ekancerit.

Page 12: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

12

Vendosja e kompreses së dheut për luftimin e kancerit të lëvores

SHKALBËZIMINë rastet kur hasen cungje të

drurëve të thyer që janë mbi 50 cmgjatësi, të tharë burim infeksioni përmjaft dëmtutes të pyllit, merrenmasa për heqjen e tyre, në vjeshtëose pranverë.

FARAT, FIDANAT

Gështenja mbillet si për dru ashtu edhe përfruta. Ilia Mitrushi rekomandon mbjelljen egështenjës për dru si me farë ashtu edhe me fidanë.Mbjellja realizohet në gropa të hapura që në vjeshtë,një metër larg njëra - tjetrës. Në çdo gropë hidhen

Njëkohësisht, për çdo rast shikohen edhemundësitë e tjera për luftimin me anë të preparatevetë ndryshme kimike. Nuk mund të fiksohet ndonjëafat kohor se kur duhet të bëhet ky luftim, porparimisht ai do të bëhet vazhdimisht sa herë dhe kudoqë konstatohet.

Page 13: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

13

dy fara gështenje, të cilat mbulohen 4-5 cm medherishte të imët.

Fidanët për qëllim pyllëzimi mbillen me skemedy herë dy metër.

Me qëllim prodhimi frutash: Gështenja ështënjë ndër drurët më të vlefshëm me shumë përdorime,prandaj ai mund të mbillet kudo që e lejojnë kushtete terrenit. Gështenja për fruta mund të mbillet mefara ose me fidanë të shartuar. Për të trashëguar vetitëe tyre të mira, gjë që shpesh ndodh me gështenjat,si dhe për të pasur fidanë të shëndoshë e të rritshmeduhen zgjedhur për farë kokrra të mëdha. Gështenjatmund të mbillen në vjeshtë ose në pranverë, sipasvendit. Vendi ku duhet mbjellë duhet të mos jetë injë natyre gëlqerore që të mos mbeten fidanët si tëregjur. Fidanët duhet të jenë të zhvilluar mirë, dyderi në 5 vjeç kur janë të shartuar. Në vendin e tyretë përhershëm mbillen 10-12 metër larg.

Zgjedhja e vendit. Gështenja do klimë maloretë ngrohtë. Preferon shpate të kundrejtuara nga lindjae verilindja. Zona që i përshtatet më tepër në vendintonë është ajo ndërmjet 400-800 m mbi nivelin edetit.

Toka: Kërkon toka të trasha të shkriftë dhe tëfreskëta, por jo aq të pasura në lëndë ushqimore, seajo zhvillohet gjithashtu mirë edhe në tokat që s'janëargjilo-ranore si në ranore pak skeletike, kur i kanëdisa specifika të kërkuara prej saj si thellësia eshkriftësia. Nuk i përshtaten tokat që kanë më tepërse 4% gëlqere, po ashtu nuk duhet mbjellë nëse tokatjanë të cekta e të lagëta.

Teknika e mbjelljes: Mbjellja korrekte fillon mezhguljen nga fidanishtja transportin dhe ruajtjen e

Page 14: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

14

fidanit deri sa mbillet.Në asnjë mënyre nukduhet ti kapë era dhediell i rrënjët ezbuluara gjatëtransportit apo nëpritje për ti mbjellë.Shtratifikim është idomosdoshëm qoftëedhe për një ditë.Duhet që sistemi

rrënjor të jetë sa më rehat në gropë. Rrënjët tepër tëgjata duhen krasitur. Përpara se të futen në gropëata duhet të marinohen në solucion me ujëe e pleh.Fidanit i pritet maja në 130 cm lartësi, për të lehtësuarpunën e sistemit rrënjor, që është tronditur paszhguljes.

Rekomandohen distancat nga 4*4 pemëtoretintensive, deri në 12*12m. Kurora e pa krasitur e njëbime normale arrin 10 metër lartësi, nëse trajtohetsi gështenje pylli arrin deri në 30 m lartësi. Krasitjetnuk mund të kufizojnë në afat të gjatë rritjen. Shpeshnë moshën 12-15 vjeçare, kur mbjelljet janë tëdendura fermeri detyrohet të heqë gjysmën e tyre

Kujdesimet, pleherimi: Barërat që mbijnë rrethdrurit, vjedhin ujë, ushqime e drite, që pemës së rei duhen për tu rritur shpejt. Ka dy mënyre për tikufizuar, mulcirim ose prashitje.

Një fermer pyet: në çfarë distance rreth pemëska nevojë të hiqen bimët e këqia?

Përgjigje: kontrolli i barërave rreth 1 metërdiametër rreth pemës është i domosdoshëm sidomos

Page 15: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

15

në tre vitet e para. Me rritjen e pemëve edhe distancënga trungu rritet deri në 1.5 apo dy metër, dukeshoqëruar rritjen e rrënjëve

Plehu shpesh konsiderohet si ushqim për pemën.Në fakt shumica e pemëve e prodhojnë ushqiminnëpërmjet fotosintezës, duke i marrë atmosferësgazin karbonik, e fusin atë në ujë dhe bima merratome, hidrogjeni, oksigjeni e karboni, të cilët i përdorpër të ndërtuar trupin e degët e saj.

Kombinimi i plehut organik 15-20 kg për gropëme 05-1kg superfosfat dhe përzierja mirë me dheune gropës që të mos prekin rrënjët konsiderohet emjaftueshme për kohën e mbjelljes.

TEKNIKAT ME TE PËRDORURA TËSHARTIMIT ME REZULTATETË MIRA DHE KOSTO TË ULËT

Kalemat për shartim priten në Shkurt-Mars, kurbimët janë në pushim dimëror. Zgjidhen lastarë njëvjeçarë. Një vit para, drurët e përzgjedhur meprodhimtari e frut të mirë krasiten për të prodhuarkalema të shëndetshëm. Kalemat me gjatësi 40-50cm lidhen në tufëza dhe ambalazhohen me kujdes,që të ruajnë vitalitetin. Vendosen në qeli te freskëtame temperaturë 2-3 gradë celsius. Përpara shartimitkalemat dezinfektohen duke i zhytur për 30 min. nënjë soluciom të oksid klorurit të Bakrit (me 5 gr./litër).Shpëlahen për 20 minuta me ujë të rrjedhshëm,thahen dhe dërgohen për shartim. Kultivarët përshartim: grupin e gështenjave te buta Avellinese, njëkg ka rreth 40 kokrra.

Shartimi me çarje të plotë: nënshartesa çahetsipas diametrit me thellësi 4-5 cm. Kalemi përgatitet

Page 16: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

16

me dy sythe, i gjatë rreth 10 cm dhe me diametërpothuajse të barabartë me atë të nënshartesës, i prerënë bazë, në mënyrë të tillë që të formojë një pykëme tepër oshtake, e gjatë sa të mbushë prerjen ellastarit. Përgatitja e nënshartesës dhe e kalemave;zbatimi i shartimit, lidhja dhe vendosja e dyllit.

Shartimi në kurorë:Nënshartesat janëlastarë me diametër nëlartësinë e gjoksit nga5-15 cm, prerja horizo-ntale bëhet me sharrë.Kalemat, mprehen nëformë pyke asimetrike.Futet maja e pykësndërmjet lëvores dhe

Page 17: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

17

INTERVISTË MË GËSHTENJËN

Diku në kufirin midis qershorit e korrikut, Pylli iGështenjave, i jep edhe ngjyrat, aromën ajrin efreskinë qendrës së qytetit në Tropojë. I mrekulluar,duke lëvizur nga njëra pemëtek tjetra, duke inventarizuargjendjen shëndetësore të tyrenë vitin 1986, ishimfamiljarizuar së tepërmi dhedebatet e ndërsjella megështenjat, debate që meerdhën në mëndje, kur SNVme besoi të përgatisja këtëudhëzues modest përfermerët, që dëshirojnë tëpërmirësojnë e kultivojnëgështenjishtat e tyre.

Pjesë të atyre përsiatjevesikur më vinin të shkëputura...e më detyronin ti ribëja pyetjete të rikujtoja përgjigjet.

Pyetje: Thonë se origjina juaj është nga Kina eJaponia, e këtu ju kanë sjellë romakët, keni ndonjëgjyshe apo stërgjyshe, që i kujton romaket apo që edëshmon prejardhjen tuaj?

Përgjigje: Gjyshet e stërgjyshet tona mund tëkujtojnë Skënderbeun, ndoshta edhe me herët, por

drurit, prerja e kalemit puthitet mirë me drurin enënshartësës. Plagët e shkaktuara, qoftë në pjesëne kalemit që del përjashta, qoftë në nënshartesë,mbushen me dyll.

Page 18: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

18

që të shkojmë deri tek romakët elashtë, kjo ju mbetet ju njerëzve,nëse jeni të interesuar, mund tëbëni sot analiza të sofistikuara,duke kryer gërmime e marrëmostra. Pikërisht nga Kastanumi,që tani ndodhet në pjesën aziatiketë Turqisë, ne kemi prejardhjendhe morëm edhe emrin, që e kemipothuaj të përbashkët si nëSpanjë, Itali e Francë.

Pyetje: Me gjithë vlerën tuaj të madhe, nëse e kujtoninë kohën e tij Skënderbeu sikur flet më shumë për ullinjtëse sa për juve, mos ju nënvleftësonte për shkak tëorigjinës, si të thuash për hakmarrje ndaj Turqve?

Përgjigje: Unë nuk besoj se vëllait tim ullirit tëbekuar i ka mbetur hatri kur Napoleoni na trajtontesi të parat e Francës dhe na kishte regjistruar një përnjë. Unë besoj se Ju e dini fjalën e urtë që "Ullirin egëzoni nga gjyshi, Gështenjën nga babai dhe vetëmManin mund të arrini ta keni tuajin". Të jemi të hapure të themi të vërtetën, ne nuk e durojmë vapën ethatësirën si ulliri, jemi të përkëdhelura e nuk jemimësuar të heqim "të zinjtë e ullirit". Vërtet që njeriuduhet të na presë rreth 8-15 vjet që të bëhemi gatitë prodhojmë, por me pak kujdes këtë e shpërblejmëmë pas për dhjetëra vjet. Të parët tuaj na kanërespektuar e na kanë mbjellë.

Pyetje: Për disa vjet, sikur ju harruan, u duk se pou zhdukej fara, por tani duket se jo vetëm në Shqipërie Kosovë, por edhe në Europë sikur po u kërkojnë?

Përgjigje: Nëse i hidhni një sy historisë, do tëshihni se sa të rëndësishme kemi qenë. Edhe në kohëne Napoleonit gjenden dokumenta për taksa që

Page 19: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

19

paguanin në qeveri fermerët Italianë e Francezë, sipër tregtimin ashtu edhe për të ardhurat që siguroninnga ne. Është e vërtetë që kohët moderne sikur nakanë lënë mënjanë, ndoshta edhe sëmundja e keqeapo kancer siç e quani juve, na është vardisur sëtepërmi e diku - diku edhe na ka dëmtuar, por duketse pas vardisjeve pas moderneve, njerëzit po nakthehen përsëri. Në qytetin tonë është krijuar njëqendër përpunimi, e cila këto dy vitet e fundit nukngopet me gështenja, që pasi përpunohen nisen përjashtë shtetit, tek fqinjët tonë të vjetër. Ju do të bënisi të doni. Nuk themi të mbyteni. Mendohuni. Merrnilapsin e letrën bëni një plan biznesi. Jeta është bërëllogari. Ne jemi të sigurta që nëse ju mendoheni,llogaria punon në favorin tonë...

Page 20: PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR GËSHTENJËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-geshtenjen.pdf · krahas fitimeve, biznesi që po filloni mund

20

SNV - Organizata Hollandeze për zhvillim“Dëshmorët e 4 Shkurtit” Tirana, Albania,

Tel +355 4 2255800, Fax +355 4 2255801.E-mail [email protected]

www.snvbalkans.org

SNV zhvillim i kapaciteteve për impakt

Puna kryesore e SNV është të forcojë kapacitetet eorganizatave lokale, të mbështesë aktorët lokalë që tërrisin kapacitetet për të zgjidhur problemet e tyre, ndjekurobjektivat e tyre të zhvillimit dhe kontribuojnë nëreduktimin e varfërisë. SNV punon me aktorë privatë,publikë dhe të shoqërisë civile që të ndihmojë nëndërtimin e urave midis tyre, që të rrisin impaktin dhepërmirësojnë qeverisjen.

SNV bashkëfinancoi me Sida me projektin "Forcimi iqëndrueshmërisë së pyjeve komunale", i cili synonforcimin e praktikave menaxhuese të decentralizuara tëpyjeve dhe kullotave, si një mjet për zhvillimin tëqëndrueshëm ekonomik në nivel lokal.