PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

32
PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR QEVERISJE TË HAPUR - PQH (OPEN GOVERNMENT PARTNERSHIP – OGP) Prill, 2014 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria -Vlada -Government Ministria e Integrimit Evropian Ministarstvo Evropskih Integracija / Ministry of European Integration

Transcript of PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

Page 1: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016

PARTNERITETI PËR QEVERISJE TË HAPUR -

PQH

(OPEN GOVERNMENT PARTNERSHIP – OGP)

Prill, 2014

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria -Vlada -Government Ministria e Integrimit Evropian

Ministarstvo Evropskih Integracija / Ministry of European Integration

Page 2: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

2 | F A Q E

PËRMBAJTJA

1.Hyrje 3

2. Procesi i anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Qeverisje të Hapur – PQH 4

3. Progresi i arritur në fushën e Qeverisjes së Hapur 7

4. Plani Nacional i Republikës së Kosovës. Zotimet e Qeverisë së Kosovës 10

1. Përmirësimi i Shërbimeve Publike 10

2. Rritja e integritetit Publik 22

3. Menaxhimi më efektiv i burimeve publike 29

4. Rritja e llogaridhënies së Korporatave 31

Page 3: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

3 | F A Q E

1. HYRJE

Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj parimeve të qeverisjes së hapur dhe

llogaridhënëse dhe në kuadër të përpjekjeve të saj për të rrit transparencën kërkon

anëtarësim në OGP- Organizatën e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (PQH). Kosova

si shtet i ri, vazhdon të ballafaqohet me një numër sfidash në të gjithë segmentet e

shoqërisë, përderisa korrupsioni përbën ende një shqetësim dhe sfidë serioze për

vendin. Rritja e transparencës është mënyra më e mirë për të luftuar dhe parandaluar

korrupsionin dhe anëtarësimin në OGP, Kosova e sheh si një mundësi për të

intensifikuar përpjekjet e gjertanishme dhe për të zhvilluar kapacitetet për rritje të

transparencës.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj me 09 korrik 2013 ka marr vendim për fillimin e

procedurave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatën Partneriteti për

Qeverisje të Hapur (OGP). Vendimi obligon Qeverinë e Kosovës që të zbatoj dhe të

merr përsipër të gjitha obligimet e nevojshme në kuadër të anëtarësimit në OGP.

Qeveria e Kosovës në Planin Nacional të Veprimit 2014-2016 është përcaktuar për t`i

adresuar 4 nga 5 sfidat kryesore të OGP-së:

1. Përmirësimin e Shërbimeve Publike;

2. Rritjen e integritetit publik;

3. Menaxhimi më efektiv i burimeve publike; dhe

4. Rritja e llogaridhënies së korporatave;

Në kuadër të sfidës së parë, Qeveria e Kosovës zotohet të përmirësoj përdorimin e

teknologjisë informative dhe internetit për të ofruar shërbime për qytetarët si dhe për t`i

konsultuar ata në procesin vendimmarrës.

Në kuadër të sfidës së dytë, Qeveria e Kosovës në kuadër të Planit të Veprimit do të

krijojë politika të reja që fokusohen në edukimin e nëpunësve civil për etikë si dhe

mbrojtjen e tyre në raportimin e keqpërdorimeve si "fishkëllyes të korrupsionit". Në

kuadër të kësaj sfide, Qeveria e Kosovës po ashtu do të krijoj dhe promovoj barazinë

gjinore dhe pjesëmarrjen e barabartë të grave në administratën publike.

Page 4: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

4 | F A Q E

Në kuadër të sfidës së tretë, Qeveria e Kosovës do të rrisë transparencën në sektorin e

prokurimit publik dhe në përgjithësi në përdorimin e parasë publike përmes

instrumentit të buxhetit të shtetit.

Në kuadër të sfidës së katërt, Qeveria e Kosovës do të rrisë transparencën dhe

llogaridhënien e Ndërmarrjeve Publike të Kosovës dhe në bashkëpunim me sektorin e

biznesit do të zbatojë politika që do të parandalonin keqpërdorimet dhe korrupsionin.

Në kuadër të kësaj sfide, Qeveria e Kosovës do të rrisë konkurrencën në sektorin privat

në dhënien e shërbimeve për sektorin publik.

2. Procesi i anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Qeverisje të

Hapur – PQH

Me 9 korrik të vitit 2013 Qeveria e Kosovës ka marrë vendim (Nr. 08/139) për fillimin e

procedurave për anëtarësimin e Kosovës në Open Government Partnership – OGP. Me

këtë vendim Republika e Kosovës synon që ti bashkohet dhe të zbatojë zotimet e

Partneritetit për Qeverisje të Hapur duke udhëzuar Ministrin e Integrimeve Evropiane,

që të koordinoj këtë proces në emër të Qeverisë. Në bazë të këtij vendimi Republika e

Kosovës obligon Ministrinë e Integrimeve Evropiane që të krijojë Grupin Koordinues i

cili do të koordinojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në OGP dhe i cili grup do të

udhëhiqet nga Ministria dhe bashkë-udhëhiqet nga Lëvizja FOL. Grupi Koordinues

sipas këtij vendimi do të përbëhet nga përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit të

biznesit, institucioneve publike dhe grupe tjera të interesit. Me këtë vendim, Qeveria e

Kosovës zotohet se do të zbatojë të gjitha obligimet që dalin gjatë dhe pas procesit të

anëtarësimit të Kosovës në OGP.

Me 19 korrik 2013, Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Integrimeve Evropiane edhe

formalisht zotohet për të qenë anëtare e Open Government Partnership – OGP duke

dërguar letrën e synimit në adresë të Komitetit Mbikëqyrës të OGP-së përmes së cilës

Republika e Kosovës shpreh zotimin e saj për të qenë anëtare e kësaj iniciative globale.

Page 5: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

5 | F A Q E

Me qëllim që Kosova të ketë një proces gjithëpërfshirës dhe transparent është

organizuar edhe takimi informues ku janë ftuar mese 300 organizata, institucione,

sektori privat, përfaqësues të OGP-së dhe akterë tjerë relevant për këtë proces. Në këtë

sesion informues të pranishmit janë informuar më procedurat dhe procesin e

anëtarësimit të Kosovës në OGP. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar edhe

takime konsultative me akterë të ndryshëm duke përfshirë edhe ekspertë nga shtetet

anëtare të OGP-së me qëllim shkëmbimin e përvojave rreth procesit të anëtarësimit.

Me 25 tetor të vitit 2013, është bërë edhe inaugurimi i Grupit Koordinues i cili grup ka

qenë i përbërë nga organizatat e shoqërisë civile, institucionet publike, sektori privat

dhe akterët tjerë relevant. Mandati i Grupit Koordinues është të koordinojë në

përgjithësi procesin e anëtarësimit, e gjithashtu përgatitjen dhe zhvillimin e Planit

Nacional të Republikës së Kosovës si hap për anëtarësim e Kosovës në OGP.

Grupi Koordinues ka zhvilluar gjithsej 5 takime koordinuese sa i përket agjendës dhe

përgjegjësive që dalin në këtë proces. Gjithashtu anëtarët e Grupit Koordinues kanë

përgatitur fushatën e konsultimit online me publikun me qëllim që të grumbullohen

sugjerimet dhe propozim aktivitetet e qytetarëve të Kosovës për Planin Nacional të

Veprimit, përkatësisht të fushave që mbulon OGP. Gjithashtu në vazhdën e kësaj

fushate, janë organizuar konsultime publike në 5 regjionet më të mëdha të Kosovës me

qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve dhe sektorit privat në nivelin

lokal. Gjatë këtyre debateve janë identifikuar dhe adresuar probleme dhe kërkesa të vet

qytetarëve që do të inkorporohen në Planin Nacional të Veprimit.

Grupi Koordinues me qëllim që të përgatisë një plan i cili reflekton gjendjen aktuale dhe

parasheh veprime që përmirësojnë këtë gjendje ka hulumtuar dhe analizuar bazën

ligjore dhe raporte të ndryshme të organizatave dhe institucioneve vendore e

ndërkombëtare. Gjithashtu Grupi Koordinues ka organizuar punëtorinë me ç’rast janë

prezantuar të gjeturat nga puna e Grupit Koordinues, analizës së raporteve të

ndryshme vendore e ndërkombëtare nga fusha e transparencës dhe llogaridhënies,

infrastruktura ligjore, konsultimeve publike nëpër pesë regjionet e Kosovës, si dhe të

gjeturat e konsultimeve publike online. Në këtë punëtori janë prezantuar të gjeturat dhe

është punuar në grupe me qëllim të përgatitjes finale të Planit Nacional te Veprimit të

Republikës së Kosovës.

Page 6: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

6 | F A Q E

Në kuadër të kësaj punëtorie i gjithë Grupi Koordinues ka trajtuar secilën sfidë, veprim

e nën-veprim veç e veç ku ka miratuar në parim dokumentin e Planit Nacional të

Veprimit me gjithsej 29 veprime dhe 42 nën-veprime.

Page 7: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

7 | F A Q E

3. PROGRESI I ARRITUR NË FUSHËN E QEVERISJES SË HAPUR

Qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur përparim të kënaqshëm, sidomos në sferën

legjislative në disa prej fushave që mbulohen nga OGP. Qeveria e Kosovës në procesin e

hartimit të ligjeve ka adaptuar gjithnjë standardet dhe praktikat më të mira të vendeve

të Bashkimit Evropian, për të siguruar përputhshmëri maksimale me kriteret BE-së.

Duke u nisur nga Kushtetuta e Kosovës, e cila në nene të veçanta obligon institucionet shtetërore duke përfshirë edhe Qeverinë e Kosovës të mbështesin mundësitë për pjesëmarrjen e çdonjërit në aktivitete publike dhe të drejtën e secilit për të ndikuar në mënyrë demokratike në vendimet e organeve publike si dhe për t’i garantuar secilit mundësinë që të ndikojë në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor ku ajo/ai jeton (Neni 45 dhe 52) përderisa neni 120 kërkon që "Shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës". Kodi Penal i Kosovës e trajton Korrupsionin si vepër penale me anë të Nenit 34.

Ligji për Qasje në Dokumente Zyrtare është miratuar për herë të parë në vitin 2003 në Kosovë, mirëpo duke u bazuar në problemet me zbatimin e Ligjit, në vitin 2010 Qeveria e Kosovës ka bërë ndryshimin e ligjit. Një grup punues me përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe aktorëve të tjerë kanë punuar për disa muaj në një draft krejtësisht të ri të Ligjit, i riemëruar në Ligji për Qasje në Dokumente Publike (nr. 03/L-215) i cili është miratuar me 7 tetor 2010 në Kuvendin e Kosovës. Ligji ka vendosur një strukturë të re të përgjegjësisë për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit. Institucioni i Avokatit të Popullit është organ i pavarur, i cili ndihmon qytetarët për realizimin e së drejtës për qasje në dokumentet e nevojshme të cilat u janë refuzuar. Krahas kësaj, Zyra për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit është përgjegjëse për të hartuar një raport monitorimi dhe vlerësimi të zbatimit të ligjit çdo vit, i cili dërgohet në Kuvend.

Është themeluar Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit, një institucion i pavarur që

angazhohet për të luftuar konfliktin e interesit dhe për të siguruar transparencë në të

dhëna në lidhje me pasuritë e zyrtarëve publik. Qytetarët mund të raportojnë

korrupsionin drejtpërdrejt në agjenci përmes ueb faqes http://www.akk-ks.org/.

Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve, është miratuar me 31 gusht 2011 në Kuvendin e

Kosovës me qëllim që të mbroj nëpunësit civil nga raportimi dhe paraqitja e

keqpërdorimeve. Ky ligj përbën një bazë të rëndësishme ligjore për fuqizimin e

integritetit në sektorin publik në Kosovë.

Page 8: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

8 | F A Q E

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit është miratuar në vitin 2011 nga

Kuvendi i Kosovës për të imponuar transparencë dhe llogaridhënie në marrëdhëniet

ndërmjet nëpunësit civil dhe zyrtarëve të lartë shtetëror dhe individëve ose

organizatave jo-shtetërore. Ky ligj është një arritje tjetër legjislative në kuadër të

mbrojtjes dhe përmirësimit te integritetit në sektorin publik.

Ligji mbi Financimin e Partive Politike është miratuar në vitin 2013 dhe siguron

transparencë në financimin e subjekteve politike në Kosovë si dhe krijon mbrojtje për

garë të ndershme dhe të barabarta midis partive politike duke kufizuar shumën e

donacioneve ndaj partive politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën auditimin e

financave të partive politike, përkatësisht pjesës nga Buxheti i Kosovës dhe publikon

raportet e auditimit.

Ligji për deklarimin, origjinën dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik u

siguron të gjithë qytetarëve qasje në të dhëna në lidhje me pasurinë e zyrtarëve të

zgjedhur dhe zyrtarëve të lartë shtetëror. Informatat mund të qasen përmes ueb faqes së

Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit - http://www.akk-ks.org.

Qeveria e Kosovës përmes Zyra për Qeverisje të Mirë, në bashkëpunim të ngushtë me

Platformën CiviKos si dhe me përkrahjen dhe bashkëpunimin e Zyrës Ligjore dhe

Zyrës për Planifikim Strategjik pranë Zyrës së Kryeministrit ka hartuar dhe finalizuar

Strategjinë Qeveritare dhe Planin e Veprimit për bashkëpunim me Shoqërinë Civile

2013-2017. Strategjia për bashkëpunim Qeveri – shoqëri civile fokusohet kryesisht në

nivel qendror dhe ka shtrirje në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Strategjia ka

afat 5 vjeçar, përkatësisht përfshinë periudhën kohore 2013 – 2017.

Qeveria e Kosovës ka miratuar dokumentin Strategjia për Qeverisje Elektronike 2009-

2015 dhe Planin e Veprimit të saj. Bartës të impelmentimit të këtij dokumenti janë

Ministria e Administratës Publike dhe institucionet tjera qeveritare. Ky dokument është

gjithpërfshirës për zhvillimin e qeverisjes elektronike në të gjitha Institucionet e

Republikës së Kosovës (qendrore dhe lokale), në periudhën kohore nga viti 2009 deri në

vitin 2015.

Qeveria e Kosovës në vitin 2013, ka miratuar dokumentin strategjik Korniza e

Interoperabilitetit e Republikës së Kosovës i cili bazohet në Kornizën Evropiane të

Interoperabilitetit. Ky dokument jep kornizat dhe rekomandime esenciale për

Page 9: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

9 | F A Q E

ndërveprim të sistemeve elektronike, qoftë në komponentin organizative, semantime

apo teknike.

Ligji për Organet Qeveritare të Shoqërisë së Informacionit – themelon Agjencinë e

Shoqërisë së Informacionit (ASHI) e cila është funksionalizuar dhe është bartëse e

projektimit, zhvillimit, koordinimit dhe implementimit të e- Qeverisjes në të gjitha

nivelet, duke filluar nga infrastruktura e deri te sistemet elektronike.

Page 10: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

10 | F A Q E

4. PLANI NACIONAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

ZOTIMET E QEVERISË SË KOSOVËS

Në kuadër të 4 sfidave kryesore që Qeveria e Kosovës do të zotohet janë përcaktuar

veprime e nën-veprime konkrete që synohen të arrihen gjatë periudhës kohore 2014 –

2016.

1. PËRMIRËSIMIN E SHËRBIMEVE PUBLIKE

Qeveria e Kosovës në kuadër të përmirësimit të shërbimeve publike synon të sjell

qytetarin më afër institucioneve qeveritare duke krijuar një numër politikash dhe

mekanizmash të ri që lehtësojnë komunikimin e drejtpërdrejt, transparencën,

llogaridhënien, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, shfrytëzimin e teknologjisë

dhe inovacionit si dhe rrisin efikasitetin e shërbimeve publike.

Veprimi 1: Qeveria e Kosovës do të zhvilloj më tutje portalin aktual shtetëror duke e

emëruar atë E-KOSOVA. Ky portal do të jetë platformë unike dhe qendrore në

aspektin e shërbimeve elektronike të ofruara ndaj qytetarit dhe biznesit duke

shërbyer si një pikë e centralizuar e qasjes për qytetarët ndaj shërbimeve dhe

informacionit të ofruar nga institucionet e administratës publike.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: ASHI - MAP

Partner zbatues: ZKM, Ministritë e Linjës

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: 10.0000 €

Nën-veprimi 1.1.: Qeveria e Kosovës në kuadër të portalit shtetëror do përshijë listën

e vegzave të ueb-faqeve të të gjitha institucioneve publike (qendrore e lokale). Këto

institucione do të obligohen që brenda afatit kohor të kompletojnë ueb-faqet në

përputhje me Udhëzimin Administrativ të Qeverisë për pamjen e ueb-faqeve në

mënyrë që qytetarët të kenë qasje sa më të lehtë dhe të shpejtë në shërbimet që atyre

ju nevojiten.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: ASHI - MAP

Autoriteti koordinues: Redaksia e portalit

Afati kohor për realizim: Mars 2015

Page 11: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

11 | F A Q E

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi i 1.2.: Qeveria e Kosovës në kuadër të portalit shtetëror (e-kosova) do të

krijojë modulet sektoriale, siç janë Moduli Shtetëror i Arsimit, Shëndetësisë,

Bujqësisë, Financave, Administratës, Tregtisë, Mjedisit, Planifikimit Hapësinor etj.

Gjatë realizimit të secilit veprim dhe nën-veprim, Institucionet e Kosoves obligohen

të koordinohen me ASHI-MAP, më qellim të respektimit të politikave dhe

standardeve për TI.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: ASHI - MAP dhe

insituticionet tjera

Autoriteti koordinues: Redaksia e portalit

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 1.3.: Qeveria e Kosovës karshi procesit të konsultimit më qytetarët e

Kosovës që aktualisht është i rregulluar me ligj dhe rregullore, përmes portalit

shtetëror do të publikojë dhe do t’iu mundësoj qytetarëve të komentojnë dhe ofrojnë

propozime brenda afatit ligjor të paraparë me rregullore për të gjithë Projekt-Ligjet,

dhe dokumentet tjera strategjike dhe të politikave. Të gjitha komentet e qytetarëve

do të jenë publike dhe të qasshme si dhe do të grumbullohen, përmblidhen dhe

shqyrtohen nga organi propozues i projektligjit apo projekt-politikës, si dhe do të

monitorohen dhe koordinohen nga Zyra Ligjore, Zyra për Planifikim Strategjik dhe

nga Sekretariati Koordinues i Qeverisë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Një

raport i veçantë i këtij procesi do të përgatitet dhe do të publikohet nga Organi

propozues.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministritë dhe institucionet tjera

shtetërore

Autoriteti koordinues: Zyra Ligjore Zyra për Planifikim

Strategjik dhe nga Sekretariati

Koordinues i Qeverisë

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Veprimi 2. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë do të

përgatisë dhe lansojë modulin sektorial E-BIZNESI, përmes së Qeveria e Kosovës do

Page 12: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

12 | F A Q E

të ofrojë shërbime për bizneset në Kosovë dhe do të publikojë informata për

qytetarët e Kosovës sa i përket këtij sektori.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 2.1. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në

kuadër të modulit sektorial të tregtisë do të mundësojë aplikimin elektronik për

regjistrimin e bizneseve në Kosovë dhe nxjerrjen e certifikatave online.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 2.2.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në

kuadër të modulit shtetëror të tregtisë do të mundësojë qasje online (duke përfshirë

edhe shkarkim te plote te pjesës publike te bazës se te dhënave) për të gjithë të

interesuarit në listën e bizneseve të regjistruara në Kosovë duke përfshirë edhe

numrit të bizneseve, themeluesve, bashkë-aksionarëve të këtyre bizneseve dhe

borxhin tatimor të bizneseve.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

(ARBK)

Partner zbatues: Administrata Tatimore e Kosovës

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Veprimi 3: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Shëndetësisë do të përgatisë dhe

lansojë modulin për shëndetësi E-SHËNDETËSIA përmes të cilit qytetarët e Kosovës

do të kenë qasje në informata dhe do të ju ofrohen shërbime në lëmin e shëndetësisë.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Shëndetësisë

Afati kohor: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 3.1.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Shëndetësisë në modulin

shtetëror të shëndetësisë do të ofrojë të dhëna për të gjitha llojet e kontratave,

Page 13: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

13 | F A Q E

licencave dhe marrëveshjeve të tjera me sektorin privat në lidhje me ofrimin ose

rregullimin e shërbimeve.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Shëndetësisë

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 3.2.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Shëndetësisë në modulin

shtetëror të shëndetësisë duhet të publikojë raporte të rregullta publike ditore të

gjendjes së stoqeve të barërave esenciale në të gjitha institucionet shëndetësore të

Kosovës. Si pjesë e këtij shërbimi që do të jetë online por i qasshëm edhe përmes

telefonit, një pasqyrë e të gjitha barërave do të jetë në dispozicion ku do të raportohet

sasia e kontraktuar dhe në dispozicion, institucioni shëndetësor përkatës dhe sa

planifikohet të zgjasin këto barëra.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Shëndetësisë

Partner zbatues: QKUK dhe Qendrat Rajonale dhe

Komunale të Shëndetësisë

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 3.3.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Shëndetësisë në modulin

shtetëror të shëndetësisë do të ofrojë mundësinë e aplikimit online për licencimin e

barnave dhe produkteve medicionale në Kosovë.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Shëndetësisë

Partner zbatues: AKPM

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 3.4.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Shëndetësisë në modulin

shtetëror të shëndetësisë do të ofrojë dhe azhurnojë në baza tremujore listën e plotë

të barnave dhe origjinën që gjenden në tregun farmaceutik të Kosovës.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Doganat e Kosovës

Partner zbatues: AKPM

Afati kohor: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Page 14: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

14 | F A Q E

Nën-veprimi 3.5: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Shëndetësisë në modulin

shtetëror të shëndetësisë do të ofrojë informacione të sakta dhe praktike për

shërbimet që ofrohen në Qendrën Klinike dhe Universitare, qendrat e mjekësisë

familjare dhe spitalet rajonale, në mënyrë që qytetarët të kenë më të lehtë orientimin

për shërbimet që ju nevojiten.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Shëndetësisë

Partner zbatues: Komunat

QKUK, Spitalet Rajonale dhe

QKMF-te

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 3.6.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Shëndetësisë në kuadër të

modulit shtetëror të shëndetësisë do të mundësojë publikimin e të gjitha konkurseve

për staf në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, do të mundësojë aplikimin online të

kandidatëve të interesuar për pozitat e konkurseve, do të publikojë listën e të gjithë

kandidatëve që kanë konkurruar në një konkurs të caktuar, do të publikojë listën e

kandidatëve të përzgjedhur dhe publikoj vendimin e komisioneve në të cilën

theksohen pikët totale.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Shëndetësisë

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 3.7 Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Shëndetësisë në kuadër të

modulit shtetëror të shëndetësisë do të publikoj protokolet për trajtimin e pacientëve.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Shëndetësisë Afati kohor për realizim: Mars 2016 Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 3.8 Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Shëndetësisë në kuadër të

modulit shtetëror të shëndetësisë do të publikojë raporte tremujore të statistikave të

rasteve që i financon për shërim jashtë shtetit.

Page 15: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

15 | F A Q E

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Shëndetësisë Afati kohor për realizim: Qershor 2015 Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Veprimi 4. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Arsimit do të përgatisë dhe

lansojë modulin shtetëror për arsim E-ARSIMI, përmes së cilës qytetarët e Kosovës

do të kenë qasje në informata dhe do të ju ofrohen shërbime në lëminë e arsimit në

Kosovë.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: MASHT

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 4.1.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë së

Akreditimit kërkon nga bartësit e institucioneve të arsimit të lart publik dhe privat

që të publikoj listën dhe të tregoj si mundet publiku t’i qaset të gjitha punimeve

shkencore të shkruara në kuadër të fitimit të titullit shkencor si dhe

botimet/publikimet, veprat akademike dhe studimet e financuara nga fondet publike

dhe donatorët.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Partner zbatues: Bartësit e institucioneve të arsimit të lart publik

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të

Kosovës

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 4.2.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Arsimit në kuadër të

modulit shtetëror të arsimit do të publikojë rezultatin e Testeve individuale të

Maturës, Arritshmërisë, dhe Pranimit në universitet përmes një shifre të njohur nga

kandidati pas secilit raund të këtij testi në format të lexueshëm nga makina. Poashtu

do të krijoj rezultate të përgjithshme në bazë klase, shkolle, komune dhe në nivel

kombëtar.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: MASHT

Partner zbatues: Departamentet Komunale të Arsimit

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Page 16: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

16 | F A Q E

Nën-veprimi 4.3.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim

me Komunat e Kosovës përmes modulit shtetëror të arsimit do të mundësojë

publikimin e të gjitha konkurseve për staf mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës të

arsimit publik parauniversitar.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Departamentet Komunale të Arsimit

Partner zbatues: MASHT

Afati kohor: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 4.4.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim

me Komunat e Kosovës përmes modulit shtetëror të arsimit do të mundësojë

aplikimin online për staf mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës të arsimit publik

parauniversitar.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Departamentet Komunale të Arsimit

Partner zbatues: MASHT

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 4.5.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim

me Komunat e Kosovës përmes modulit shtetëror të arsimit do të mundësojë

publikimin online a) të listave të kandidatëve që kanë konkurruar për staf

mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës të arsimit publik parauniversitar b) do të

mundësojë publikimin online të listave të kandidatëve që janë pranuar c) dhe

publikoj vendimin e komisioneve në të cilën theksohen pikët totale.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Partner zbatues: Departamentet Komunale të Arsimit

Afati kohor: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 4.6.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Arsimit në kuadër të

modulit shtetëror të arsimit do të publikojë të gjitha institucionet e arsimit të lartë të

akredituara.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Agjencioni i Akreditimit

Partner zbatues:

Afati kohor për realizim: Shtator 2014

Page 17: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

17 | F A Q E

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Veprimi 5. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë e cila në bashkëveprim

me KGJK-në dhe KPK-në do të përgatisë dhe lansojë modulin shtetëror E-

DREJTËSIA, përmes së cilës qytetarët e Kosovës do të kenë qasje në informata si

aktgjykimet e dhëna dhe aktakuzat e ngritura (me iniciale) prej 1 janarit 2015 dhe do

të ju ofrohen shërbime përkatëse në lëmin e drejtësisë në Kosovë. Ky portal do të

menaxhohet nga institucionet e lartpërmendura.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: KGJK-në dhe KPK-në

Partner zbatues: Ministria e Drejtësisë

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: 30.000€

Nën-veprimi 5.1.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë në

bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial do të

sigurojnë që Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore digjitalizojnë të gjitha

informacionet mbi pjesën procedurale në procese gjyqësore duke përfshirë edhe

statusin e lëndëve.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: KGJK dhe Gjykatat Themelore

KPK dhe Prokuroritë Themelore

Autoriteti mbështetës: Ministria e Drejtësisë

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Veprimi 6. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Bujqësisë do të përgatisë dhe

lansojë modulin shtetëror E-BUJQËSIA, përmes së cilës qytetarët e Kosovës do të

kenë qasje në informata dhe do të ju ofrohen shërbime në lëmin e bujqësisë në

Kosovë.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Bujqësisë

Partner zbatues: Departamentet Komunale të Bujqësisë

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Page 18: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

18 | F A Q E

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 6.1.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Bujqësisë në kuadër të

modulit shtetëror të bujqësisë do të publikojë të gjitha thirrjet për aplikim për grante

dhe subvencione në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Në kuadër të këtij portali

Ministria e Bujqësisë do të ju mundësojë aplikimin online të bujqve dhe fermerëve

për grante dhe subvencione. Procesi i përzgjedhjes së përfituesve të granteve dhe

subvencioneve do të prezantohet online përmes publikimit të listave të aplikuesve,

përfituesve dhe raporteve vlerësuese të komisioneve individualisht për secilin

përfitues.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Bujqësisë

Partner zbatues: Departamentet Komunale të Bujqësisë

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Veprimi 7. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Administratës Publike do të

përgatisë dhe lansojë modulin sektorial E-ADMINISTRATA, përmes së cilës

qytetarëve të Kosovës do të ju ofrohen shërbime në sektorin e administratës në

Kosovë dhe do të publikohen dhe do ju mundësohet qasje qytetarëve në zhvillimet

dhe shërbimet e këtij sektori.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: MAP

Afati kohor për realizim: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-Veprimi 7.1. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Administratës Publike në

kuadër të modulit sektorial të administratës do të përfundoj sistematizimin e

vendeve të punës dhe do të publikojë në uebfaqen e saj strukturën e plotë

organizative të institucioneve në kuadër të administratës shtetërore duke përfshirë

edhe përshkrimet e punës për të gjitha pozicionet në institucionin përkatës.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: MAP

Afati kohor për realizim: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-Veprimi 7.2. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Administratës Publike në

kuadër të modulit sektorial të administratës do të a) mundësoj aplikimin online të

Page 19: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

19 | F A Q E

kandidatëve për punësim b) publikojë listën e kandidatëve që kanë konkurruar (të

shifruara) c) mundësojë publikimin online të listave të kandidatëve që janë pranuar

d) dhe publikoj vendimin e komisioneve në të cilën theksohen pikët totale.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: MAP

Partner zbatues: Të gjitha institucionet e Administratës

Shtetërore

Afati kohor për realizim: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Veprimi 8. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor në bashkëpunim më Komunat e Kosovës do të përgatisë dhe lansojë

modulin E-PLANIFIKIMI, përmes të cilit Qeveria e Kosovës dhe Komunat do të

ofrojnë shërbime dhe informata në fushën e planifikimit hapësinor duke përfshirë

digjitalizimin dhe publikimin e të gjitha planeve hapësinore hartave zonale dhe

Bazën e të Dhënave Hapësinore.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: MMPH

Partner zbatues: Komunat e Kosovës

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-Veprimi 8.1 Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor në bashkëpunim më Komunat e Kosovës përmes modulit E-

PLANIFIKIMI do të mundësoj aplikimin online për leje ndërtimore.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: MMPH

Partner zbatues: Komunat e Kosovës

Afati kohor për realizim: Dhjetor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Veprimi 9. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor në bashkëpunim më Komunat e Kosovës përmes modulit do të bëjnë

raportimin ditor të të dhënave për nivelin e ndotjes së ajrit dhe E-MJEDISI ujërave

në 7 komunat më të mëdha dhe Obiliqin, Hanin e Elezit, dhe Fushë Kosovën.

Page 20: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

20 | F A Q E

Autoriteti përgjegjës për zbatim: MMPH

Partner zbatues: Komunat e Kosovës

Afati kohor për zbatim: Qershor 2016

Kostoja financiare për 2 vite: 30.000€

Veprimi 10. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim

të përmirësimit të shërbimeve publike, përmes portalit shtetëror do të ju mundësojë

të gjithë qytetarët e Kosovës të aplikojnë online për të gjitha dokumentat e gjendjes

civile (përpos për herë të parë kur kërkohet verifikimi i të dhënave të qytetarit).

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Punëve të Brendshme

Partner zbatues: Ministria e Administratës Publike

MAPL

Komunat

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Veprimi 11. Qeveria e Kosovës përmes portalit shtetëror do të mundësoj aplikimin

online për leje të vozitjes për të gjithë qytetarët e Kosovës. MI-ja do t'i transferoj të

dhënat direkt te MPB për lëshimin e lejes.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Infrastrukturës

Partner zbatues: MPB

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Veprimi 12. Qeveria e Kosovës përmes portalit shtetëror do të zhvilloj politikat dhe

ndërtoj portalin ku do të publikohen të dhënat e hapura qeveritare.

Nën-veprimi 12.1. Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore do të

fillojnë procedurat për Open Data Readiness Assessment.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: MAP - ASHI

Bashkëpunëtorët: MIE dhe BB

Page 21: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

21 | F A Q E

Afati kohor për realizim: Janar - Qershor 2016

Kostoja financiare për 2 vite: N/A

(Deri më 1 shtator 2014 ASHI do të identifikoj të dhënat e Agjencisë së Statistikave, Thesarit dhe ARKEP

që janë në posedim apo mblidhen nga institucionet publike dhe të inkurajoj publikimin e tyre në ueb

faqet e institucioneve.

Deri më 1 tetor 2014 do të krijohen politikat e shpërndarjes dhe licencimit për publikimin e të dhënave të

hapura që do të formalizohet përmes një Vendimi të Qeverisë.

Deri më 1 mars 2015 do të ndërtohet portali qendror për publikimin e të dhënave të hapura.

Deri më 1 qershor 2015 institucionet publike do të publikojnë të gjitha të dhënat e rejat dhe në mënyrë të

vazhdueshme në portalin e të dhënave të hapura.

Deri më Janar 2016 do të publikohen të gjitha të dhënat tjera arkivore).

Page 22: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

22 | F A Q E

2.RRITJA E INTEGRITETIT PUBLIK

Në kuadër të përpjekjes për të rritur integritetin publik, Qeveria e Kosovës do të

fokusohet në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në punën, politik-bërjen dhe

vendim-marrjen e institucioneve publike.

Veprimi 13. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Administratës Publike do të do të

organizojë një skemë të trajnimeve për etikë në punë që do të obligojë të gjithë nëpunësitë

civil të përfundojnë trajnimin përkatës brenda periudhës 2 vjeçare, dhe pas trajnimit t’i

nënshtrohen testit, rezultatet e të cilit do të jenë publike në portalin shtetëror.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Administratës Publike

Partner zbatues: (IKAP)

Afati Kohor i realizimit: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: 10.000 €

Nën-veprimi 13.1. IKAP do të obligohet që të hartojë planin dhe orarin e trajnimeve për

secilin institucion në mënyrë paralele me skemën e trajnimeve, dhe të njëjtin ta bëjë publik

në portalin shtetëror e-Kosova.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Administratës Publike

Partner zbatues: (IKAP)

Afati Kohor i realizimit: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 13.2. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Administratës Publike do të bëjë

të obligueshme që pjesë e raportit të vlerësimit të punës të jetë edhe vlerësimi i etikës së

nëpunësitë civil. Raportet e vlerësimit do të bëhen publike në portalin shtetëror. Pastaj në

bazë të rregullores që do të hartohet nga MAP do të përcaktohen specifikisht masat që duhet

ndërmarrë në bazë të raporteve të vlerësimit dhe të testit.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Administratës Publike

Afati Kohor i realizimit: Janar 2016

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Veprimi 14: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Administratës Publike dhe në

bashkëpunim me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik dhe Agjencinë Kosovare të

Privatizimit në kuadër të modulit shtetëror të administratës, do të publikojë të gjitha

kontratat publike duke përfshirë kontratat e prokurimit publik, koncesioneve dhe procesit të

Page 23: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

23 | F A Q E

privatizimit (në përjashtim të kontratave që i nënshtrohen përjashtimeve specifike sekreteve

biznesore).

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Administratës Publike

Partner zbatues: KRPP, Autoritet Kontraktuese dhe

AKP

Afati Kohor i realizimit: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 14.1: Qeveria e Kosovës i kërkon KRPP-së që të hartojë një rregullore mbi

definimin e Sekretit Biznesor, në bazë të legjislacionit në fuqi.

Autoritet përgjegjës : KRPP

Afati kohor i realizimit: Shtator 2014

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Veprimi 15. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Financave do të përgatisë dhe lansojë

modulin shtetëror E-FINANCAT përmes së cilës qytetarët e Kosovës do të kenë qasje online

në informata dhe do të ju ofrohen shërbime në lëmin e buxhet bërjes, të hyrave buxhetore

dhe shpenzimeve të buxhetit të Kosovës.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Financave

Partner zbatues: Departamentet Komunale të Financave

Administrata Tatimore e Kosovës

Doganat e Kosovës

Afati Kohor i realizimit: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: 10.000€

Nën-veprimi 15.1.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Financave në kuadër të modulit

shtetëror të financave do të ofrojë mundësi të publikimit të të gjitha raporteve të

shpenzimeve financiare dhe Kartelave Analitike të Kontos në formatin "Excel" për të gjitha

organizata buxhetore në baza ditore, mujore, tre mujore, nëntë mujore dhe vjetore.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Financave

Partner zbatues: Thesari i Shtetit

Afati Kohor i realizimit: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 15.2.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Financave në bashkëpunim me

Administratën Tatimore dhe Doganat e Kosovës në kuadër të modulit shtetëror të financave

Page 24: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

24 | F A Q E

do të ofrojë mundësi të publikimit të të hyrave financiare të shtetit të Kosovës në baza

javore.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Financave

Partner zbatues: Administrata Tatimore e

Kosovës

Doganat e Kosovës

Afati Kohor i realizimit: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 15.3.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Financave në bashkëpunim me

Komunat e Kosovës në kuadër të modulit shtetëror të financave do të publikojnë dhe

azhurnojë në baza mujore pagesën e tatimit në pronë dhe nivelin e borxhit nga këto të hyra

sipas zonave.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Financave

Partner zbatues: Departamentet Komunale të

Financave

Afati Kohor i realizimit: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 15.4.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Financave në bashkëpunim me

Komunat e Kosovës në kuadër të modulit shtetëror të financave do të publikojnë Kornizat

Afatmesme të Buxhetit të secilës Komunë.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Financave

Partner zbatues: Departamentet Komunale të

Financave

Afati Kohor i realizimit: Korrik 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 15.5.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Financave në kuadër të modulit

shtetëror të financave do të publikojë Raportet Vjetore të Auditorit të Brendshëm për secilën

organizatë buxhetore.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Financave

Afati Kohor i realizimit: Maj 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Page 25: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

25 | F A Q E

VEPRIMI 16. Qeveria e Kosovës në kuadër të portalit shtetërorë do të lansojë mundësinë e

nënshkrimeve të peticioneve elektronike.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Zyra e Kryeministrit

Afati Kohor i realizimit: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: 10.000€

VEPRIMI 17. Qeveria e Kosovës përmes një procesi gjithëpërfshirës duke involvuar në

proces institucione publike, agjenci të pavarura, organizata të shoqërisë civile, sektor të

biznesit, media, akterë tjerë relevantë dhe përmes një konsultimi të gjerë publik do të

përgatisë listën e dokumenteve të klasifikuara dhe ta publikojë atë në portalin shtetëror dhe

obligojë të gjitha institucionet publike të publikojnë këtë listë.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Zyra e Kryeministrit

Afati Kohor i realizimit: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 17.1. Qeveria e Kosovës do të dizajnojë formën online të kërkesave për qasje në

dokumenta publike, ku përmes portalit shtetëror do të ju mundësohet të gjithë qytetarëve të

Kosovës të dorëzojnë këto kërkesa tek të gjitha institucionet publike. Këto kërkesa do të

kenë opsionet që qytetari mund të zgjedhë se a dëshiron ai/ajo të jetë kërkesa dhe përgjigja e

tij/saj publike apo jo. Gjithashtu të gjitha institucionet janë të obliguara që të publikojnë

përgjigjet e tyre karshi kërkesave për qasje në dokumenta në këtë portal.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Zyra për Komunikim me

Publikun në Zyrën e

Kryeministrit

Afati Kohor i realizimit: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: 10.000€

Veprimi 18: Qeveria e Kosovës do të thjeshtojë dhe përmirësojë qasjen e qytetarëve në

punën e institucioneve të drejtësisë.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Drejtësisë

Afati Kohor i realizimit: Dhjetor, 2015

Kostoja financiare për 2 vite: 10.000€

Nën-veprimi 18.1.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë e Drejtësisë në bashkëpunim me

Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës si zbatues do të

Page 26: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

26 | F A Q E

ndërtojnë platformën e statistikave anti-korrupsion, e cila platformë do të jetë e qasshme

online për publikun. Kjo platformë do të përmbajë të dhëna statistikore për lëndët anti-

korrupsion që trajtojnë këto institucione në baza mujore e vjetore.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Autoriteti financues: Ministria e Drejtësisë

Afati Kohor i realizimit: Dhjetor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 18.2.: Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë si financuese në

bashkëpunim me zyrat disiplinore të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës

si zbatues do të ndërtojnë platformën e ankesave të qytetarëve në raport me zyrtarët dhe

punën e institucioneve të drejtësisë, në të cilën do të publikohen statistikat e ankesave të

pranuara dhe vendimet e marra në lidhje me këto ankesat.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Autoriteti financues: Ministria e Drejtësisë

Afati Kohor i realizimit: Dhjetor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 18.3: Ministria e Drejtësisë si financuese në bashkëpunim me Këshillin

Gjyqësor të Kosovës (KGJK) si zbatues në kuadër të modulit shtetëror të drejtësisë do të bëjë

regjistrimin dhe publikimin e videove të seancave gjyqësore.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Autoriteti financues: Ministria e Drejtësisë

Afati Kohor i realizimit: Dhjetor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 18.4.: Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës në kuadër

të platformës shtetërore të drejtësisë do të publikojnë online të gjitha vendimet e

prokurorive dhe të gjykatave të Kosovës.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Autoriteti financues: Ministria e Drejtësisë

Afati Kohor i realizimit: Dhjetor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Page 27: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

27 | F A Q E

VEPRIMI 19. Qeveria e Kosovës do të iniciojë procesin e ndryshim/plotësimit të Ligjit për

Mbrojtjen e Informatorëve, me anë të të cilit do të krijojë mundësin e raportimit direkt nga

informatori tek institucioni i prokurorisë.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Zyra e Kryeministrit

Afati Kohor i realizimit: Shkurt 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

VEPRIMI 20. Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Komisionin Rregullativ të Prokurimit

Publik do të përgatisë Rregulloret për Transparencë dhe Rregulloren për Konfliktin e

Interesit në kuadër të Prokurimit Publik.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: KRPP

Afati Kohor i realizimit: Shtator 2014

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 20.1: Qeveria e Kosovës i kërkon Agjencisë Kundër Korrupsion që të iniciojë

verifikimin e rregullt vjetor të të gjithë zyrtarëve të prokurimit të angazhuar në autoritet

kontraktuese të Kosovës, në përputhje me Rregulloren për Transparencë dhe Konfliktin e

Interesit në Prokurim Publik.

Autoriteti përgjegjës: AKK

Afati Kohor i realizimit: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

VEPRIMI 21. Qeveria e Kosovës përmes MAPL do të fusë në listën e kritereve për vlerësimin

e perfomancës së Komunave, përveç tjerash edhe implementimin e rregullores së

Transparencës, Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe procesin e Buxhet-bërjes me

pjesëmarrje të qytetarëve, i cili do të publikohet në portalin shtetëror.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: MAPL

Partner zbatues: Komunat e Kosovës

Afati Kohor i realizimit: Shtator 2014

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Page 28: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

28 | F A Q E

VEPRIMI 22. Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe Kuvendet

Komunale përmes portalit shtetëror do të mundësojë transmetimin direkt të mbledhjeve të

Qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendeve Komunale të Komunave të

Kosovës. ?

Autoriteti përgjegjës për zbatim: MAP

Partner zbatues: MAPL

Komunat

Afati Kohor i realizimit: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

VEPRIMI 23. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Financave dhe në bashkëpunim me

Komunat e Kosovës do të realizojnë konsultime publike në formë të takimeve të

drejtpërdrejta me qytetarë në secilën komunë 1 herë në vit gjatë procesit të planifikimit dhe

përgatitjes së buxhetit vjetor.

Autoritet përgjegjës: Ministria e Financave

Partner zbatues: Komunat

Afati Kohor i realizimit: Tetor 2014

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 23.1: Ministria e Financave duhet të realizojnë fushatë të identifikimit të

nevojave të qytetarëve duke hartuar dokumente specifike sa i përket këtyre nevojave në

secilën komunë dhe ky dokument duhet të jetë i publikuar në modulin shtetëror të

financave.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Financave

Partner zbatues: Departamentet Komunale të

Financave

Afati Kohor i realizimit: Janar 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Page 29: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

29 | F A Q E

3.MENAXHIMI MË EFEKTIV I BURIMEVE PUBLIKE

Qeveria e Kosovës në kuadër të kësaj sfide do të do të rrisë transparencën në sektorin e

prokurimit publik dhe në përgjithësi në përdorimin e parasë publike përmes

instrumentit të buxhetit të shtetit.

VEPRIMI 24. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Financave në kuadër të

modulit shtetëror të financave do të realizoj një prezantim interaktiv që do të tregoj

për mënyrën se si është grumbulluar buxheti i shtetit. Ky prezantim duhet në mënyrë

të qartë të tregoj mënyrën se si është grumbulluar, planifikuar/ndarë dhe shpenzuar

buxheti, duke përshkruar në mënyrë të qartë dhe konkrete shumën për sektorë dhe

investime kapitale. Kjo platformë poashtu do të tregoj se ku shpenzohen taksat në

bazë të të ardhurave të personit.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Financave

Partner zbatues: Organizatat Buxhetore

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Veprimi 25. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Financave dhe në bashkëpunim

me Komunat e Kosovës në kuadër të modulit shtetëror të financave do të realizojnë

një prezentim interaktiv dhe të kuptueshëm të buxhetit të Komunave për qytetarët.

Ky prezantim duhet në mënyrë të qartë të tregoj mënyrën se si është grumbulluar,

planifikuar/ndarë dhe shpenzuar buxheti, duke përshkruar në mënyrë të qartë dhe

konkrete shumën për sektorë dhe investime kapitale. Kjo platformë poashtu do të

tregoj se ku shpenzohen taksat komunale.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Komunat e Kosovës

Afati Kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

VEPRIMI 26. Qeveria e Kosovës, në bazë të propozimit të KRPP, dhe në një proces të

konsultimeve publike, të miratojë rregullat për përdorimin e metodave të

prokurimit elektronik nga autoritetet kontraktuese dhe definimin e transparencës

dhe konfliktit të interesit..

Page 30: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

30 | F A Q E

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Financave/ZKM

Partner zbatues: Institucionet e Prokurimit Publik

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

VEPRIMI 27. Qeveria e Kosovë do të përgatisë një raport të veçantë për fondet dhe

investimet në kuadër të fondeve të asistencës ndërkombëtare që nga viti 2008. Ndërsa

në kuadër të modulit shtetëror të financave Qeveria e Kosovës do të punoj me

donatorët për të publikuar shumën e kësaj asistence, sektorët dhe projektet se ku

janë shpenzuar këto fonde atëherë kur është e mundur.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Integrimeve Evropiane

Partner zbatues: Ministria e Financave

Afati kohor për realizim: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Page 31: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

31 | F A Q E

4.RRITJA E LLOGARIDHËNIES KORPORATAVE

Në kuadër të kësaj sfide Qeveria e Kosovës do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien

e Ndërmarrjeve Publike të Kosovës dhe në bashkëpunim me sektorin e biznesit do të

zbatojë politika që do të parandalonin keqpërdorimet dhe korrupsionin dhe do të

rrisnin konkurrencën e sektorit privat në dhënien e shërbimeve për sektorin publik.

Veprimi 28. Qeveria e Kosovës sipas propozimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe

në bashkëpunim më përfaqësues të operatoreve ekonomik do të adaptojnë dhe përgatisin

dokumentin e “Transparency International për Parandalimin e dhënies së ryshfetit”.

Adaptimi i këtij dokumenti do të jetë kusht administrativ për operatorët ekonomik ofertues

nga ana e autoriteteve kontraktuese për çdo procedurë prokurimi.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Partner zbatues: Autoritet Kontraktuese

Afati Kohor i realizimit: Qershor 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Veprimi 29. Qeveria e Kosovës do të obligojë Ndërmarrjet Publike që mbledhjet e bordit të

jenë të hapura dhe raportet apo proces-verbalet e këtyre mbledhjeve të publikohen në

portalin shtetëror.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: MZHE

Afati Kohor i realizimit: Prill 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 29.1.: Qeveria e Kosovës në bashkëpunim Ndërmarrjet Publike do të publikojë

të gjitha të dhënave përkatëse gjegjësisht raporteve financiare, raporteve të punës dhe

raportit mbi kënaqshmërinë e konsumatorëve, në portalin shtetëror dhe të kompanive të

tjera përkatëse, të cilat i zbatojnë kriteret për qeverisjen e korporatave.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: MZHE

Partner zbatues: Ndërmarrjet Publike

Afati Kohor i realizimit: Prill 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor

Nën-veprimi 29.2.: Ndërmarrjet Publike do të obligohen që të publikojnë biografitë e

anëtarëve të bordit ekzekutiv.

Autoriteti përgjegjës për zbatim: MZHE

Page 32: PLANI NACIONAL I VEPRIMIT 2014-2016 PARTNERITETI PËR ...

32 | F A Q E

Ndërmarrjet Publike

Afati Kohor i realizimit: Prill 2015

Kostoja financiare për 2 vite: Nuk ka implikim buxhetor