Plani i Veprimit për Menaxhimin e Krizës Publik… · Menaxhimi i Rrezikut Organizativ (MRO)...
Transcript of Plani i Veprimit për Menaxhimin e Krizës Publik… · Menaxhimi i Rrezikut Organizativ (MRO)...
-
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) & Prokurori i Shtetit (PSH)
Plani i Veprimit për Menaxhimin e Krizës
-
Tabela e përmbajtjes Hyrje ........................................................................................................................................................ 2
1. Vazhdimësia e punës ...................................................................................................................... 2
1.1. Reagimi i menjëhershëm ........................................................................................................ 3
1.2. Ekipi për menaxhimin e krizës ................................................................................................ 3
1.3. Proceset e ndjeshme dhe kritike............................................................................................. 4
1.4. Plani për komunikim të krizës ................................................................................................. 4
2. Përmbledhje .................................................................................................................................... 4
3. SISTEMI PROKURORIAL I KOSOVËS – MENAXHIMI I KRIZËS - FAZA AKUTE .................................... 4
4. ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT DHE KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS- EKIPI QENDROR
PËR MENAXHIMIN E KRIZËS (EQMK) - TERMAT E REFERENCËS .............................................................. 6
4.1. Roli i përgjithshëm .................................................................................................................. 6
4.2. Funksionet specifike ................................................................................................................ 6
5. EKIPI PËR MENAXHIMIN E KRIZËS (ERMK) PRANË PROKURORIVE RAJONALE, PSRK-SË DHE
PROKURORISË SË APELIT – TERMAT E REFERENCËS ............................................................................... 8
5.1. Roli i përgjithshëm .................................................................................................................. 8
5.2. Funksionet specifike ................................................................................................................ 8
6. ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT / KPK – PROCESET KRITIKE TË PUNËS - KËRKESAT PËR
INFORMACION FILLESTAR ..................................................................................................................... 10
6.1. Kërkesa .................................................................................................................................. 10
6.2. Burime ................................................................................................................................... 10
6.3. Rezistenca operacionale ....................................................................................................... 11
6.4. Zinxhiri i furnizimit ................................................................................................................ 11
6.5. Financat ................................................................................................................................. 11
7. ANEKSI 1: FORMAT E RAPORTIMIT ................................................................................................ 0
7.1. Tabela 1: Prokurorët dhe stafi mbështetës ................................................................................ 0
7.2. Tabela 2: Prokurorët dhe stafi mbështetës – të angazhuar në zyrë ........................................... 1
7.3. Tabela 3: Raportimi për gjendjen e lëndëve dhe numri i ankesave në Prokurorinë e Apelit .... 4
7.4. Tabela 4: Furnizimi me pajisje të nevojshme për përballjen me Covid-19 ................................. 5
-
Hyrje Menaxhimi i Rrezikut Organizativ (MRO) është një qasje e cila përdoret për të identifikuar, kuptuar dhe trajtuar rreziqet në një institucion. Përfundimisht, rreziku menaxhohet me sukses kur Lidershipi e merr seriozisht atë paraprakisht. Rreziqet e paprecedent siç është pandemia Covid-19 janë shumë të vështira të menaxhohen, lehtësohen, eliminohen apo të parashikohen. Kjo gjë i shtynë instrumentet menaxheriale që të veprojnë për të kompensuar kërcënimet që u kanosen si rezultat i izolimit i cili është aktualisht në fuqi në Kosovë. Pritja që pandemia të kalojë nuk është mënyra e duhur për të menaxhuar rrezikun. Rezistenca ndaj kërcënimeve dhe ndryshimeve janë një funksion mjaft thelbësor në lidershipin e përditshëm. Rezistenca institucionale mund të kategorizohet si në vijim me gjendjen e supozuar të menaxhimit të KPK-së dhe PSH-së:
Sistemi prokurorial i Kosovës ka plane të ndryshme për t'u marrë me një sërë rreziqesh. Planet e reagimit emergjent që merren me rrezikut akut janë standardizuar në të gjithë qeverinë dhe janë në fuqi, këto përfshijnë infrastrukturën e sigurisë si dhe mekanizmat e shëndetit dhe të sigurisë. Një fushë që ka nevojë për ekspertizë dhe ndihmë urgjente është planifikimi i vazhdimësisë së punës (PVP) dhe një plan rifillimi pas tejkalimit të COVID 19.
1. Vazhdimësia e punës
Vazhdimësia e punës është një tërësi procedurash dhe aktiviteteve që i mundësojnë një institucioni të kryejë funksionet e tij kritike gjatë kohës së krizës. Duke e kuptuar që puna nuk mund të zhvillohet ashtu siç zhvillohet në kushte normale, një plan efektiv i vazhdimësisë së punës do t'i mundësojë KPK-së dhe PSH-së të ofrojnë shërbime thelbësore gjatë pandemisë dhe kështu të jenë më të përgatitura që të
Ombrella e rezistencës institucionale
Planet e reagimit ndajurgjencave
Planet e krizës sëkorporatave
Planet evazhdimësisë së
biznesit
Plani iqëndrueshmërisë së
TI dhe infrastrukturës
Plani i rifillimitinstitucional
-
rifillojnë përsëri aktivitetet e tyre në rrethana normale. Për më tepër, një plan i tillë do të përgatisë institucionin për një kthim të serishëm në izolim nëse akoma vazhdon pandemia.
KPK dhe PSH kanë formuluar një qasje jo formale deri më tani rreth PVP dhe kanë reaguar shumë shpejt ndaj krizës aktuale. Kjo qasje tani ka nevojë të formulohet me një reagim të menjëhershëm. Reagimi i menjëhershëm duhet të pasohet nga zhvillimi i një politike thelbësore rreth PVP-së për tërë sistemin prokurorial dhe zinxhirin e drejtësisë. Prioritet ka ndërmarrja e veprimeve të detajuara si më poshtë:
1.1. Reagimi i menjëhershëm
Pas analizës, ekzistojnë 3 veprime që KPK duhet të ndërmarrë si çështje urgjente për shkak të mungesës së një PVP-je formale. Këto veprime do t'i mundësojnë Këshillit dhe PSH-së të ushtrojnë udhëheqje efektive, të sigurojnë dhe mbrojnë proceset kritike dhe të ndjeshme dhe të informojnë institucionin, popullsinë, agjencitë e tjera1 dhe komunitetin ndërkombëtar2 rreth veprimeve aktuale nëpërmjet departamentit të komunikimit. Këto reagime duhet të formulohen dhe të përdoren si instrumente kryesore të PVP dhe menaxhimit në të ardhmen.
Konceptualisht, këto 3 reagime të menjëhershme do ta vendosin KPK-në dhe PSH-në në një pozitë të fortë për të menaxhuar vështirësitë e funksionimit nën kufizimet e tanishme dhe të përmirësojnë rezistencën e përgjithshme, si dhe të vendosin funksione për sfidat që mund të paraqiten në të ardhmen. Aranzhimet aktuale dhe funksionet menaxheriale nuk janë aq të forta, nuk kanë burimet e mjaftueshme apo nuk janë të afta mjaftueshëm sa të merren me situatën e paprecedent që COVID 19 ka krijuar në shërbimin e prokurorisë.
1.2. Ekipi për menaxhimin e krizës
1 Siç janë Ministria e Shëndetësisë, Dogana, KGJK, OSHC-të, dhe OJQ-të.
2 Donatorët kryesorë siç janë, SHBA, BE dhe MB.
Reagimi I menjëhershëm
Ekipi për menaxhim tëkrizave
TR dhe vendosja
Një mekanizëm efektiv I
lidershipit I cili është I
fuqizuar për të marrë
vendime
Identifikimi I procesevekritike dhe të ndjeshme
Planet e veprimit dhe
prioritetet
Mbrojtja dhe sigurimi
I proceseve kritike
dhe të ndjeshme
Plani për komunikimtë krizave
Informimi I rregullt I stafit,
partnerëve dhe publikut
Vetëdije gjithëpërfshirëse
Çfarë
Prodhimi
Rezultati
1 2 3
-
Një ekip qendror i menaxhimit të krizës duhet të jetë i krijuar për të menaxhuar rreziqet e përditshme dhe raportimin e drejtpërdrejtë te Kryesuesi i KPK-së dhe ZKPSH. Një organogram i sugjeruar është i bashkangjitur. Modelet e gjata të vendimmarrjes janë të papërshtatshme për situatën aktuale. Roli kryesor i ekipit të menaxhimit të krizës është të menaxhojë shërbimet, punët në funksion të përmbushjes së mandatit ligjor të sistemit prokurorial. Për më tepër, ata duhet të menaxhojnë në mënyrë aktive një regjistër qendror të rrezikut. Projekti i financuar nga Mbretëria e Bashkuar mund të mbështesë këtë ekip. Ky ekip duhet të komunikon me Ministrinë e Shëndetësisë dhe akterët e tjerë shtetëror. Ekipi duhet të bashkëpunojë me institucione të tjera të sundimit të ligjit dhe të ofrojë udhëheqje për vazhdimësinë e aktiviteteve.
1.3. Proceset e ndjeshme dhe kritike
Aktualisht nuk është e mundur të zhvillohet një proces normal i ndjekjes penale. Derisa të kthehet normaliteti ajo që është thelbësore është që proceset kritike dhe të ndjeshme të mbrohen. Këto procese duhet të identifikohen dhe mbrohen sa më parë. KPK dhe ZKPSH tashmë kanë identifikuar disa nga këto fusha kritike, por planet zyrtare të veprimit duhet të krijohen si një çështje me përparësi absolute.
1.4. Plani për komunikim të krizës
KPK dhe ZKPSH kanë një ekip mjaft efektiv të komunikimit. Është e rëndësishme që operacionet e tyre të fuqizohen ashtu që të trajtojnë pasigurinë aktuale. Azhurnimet e rregullta dhe bashkëpunimi me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë janë të rëndësishme dhe paraqet gjithashtu edhe një shteg drejt akterëve të tjerë shtetëror siç është Ministria e Shëndetësisë dhe i tërë zinxhiri i drejtësisë. Komunikimi i rregullt me personelin e sistemit prokurorial është gjithashtu esencial.
2. Përmbledhje Nëse KPK dhe ZKPSH ndërmarrin hapat e mësipërm brenda një afati shumë të shkurtër kohor (7 ditë), ato do të jenë në një gjendje shumë më të mirë për të menaxhuar situatën aktuale. Ata do të jenë në gjendje të ofrojnë udhëheqje në të gjithë sistemin prokurorial, të mbrojnë shërbimet thelbësore dhe t'i mbajnë të gjithë të informuar për progresin dhe operimet aktuale. Ky plan veprimi nuk zëvendëson një plan të rregullt pune të konstruktuar mirë, por lehtëson kërcënimet kryesore deri në kohën e rifillimit të punës së rregullt.
3. SISTEMI PROKURORIAL I KOSOVËS – MENAXHIMI I KRIZËS -
FAZA AKUTE
-
Për të përmirësuar qëndrueshmërinë e sistemit prokurorial dhe për të ofruar një shërbim gjatë vazhdimit të pandemisë Covid-19 është thelbësore që KPK-ja, KPSH dhe Prokuroritë të krijojnë një sistem të menaxhimit të krizës për t'u marrë me sfidat akute. Pritet që Covid 19 të krijojë sfida për të paktën 3 muaj.
Është krijuar një plan i veprimit, i cili përbëhet nga tre elemente kryesore. Këto janë si në vijim:
a. Formimi i ekipeve për menaxhimin e krizës – Ofron lidership (modeli i
decentralizuar) b. Mbrojtja e shërbimeve kritike dhe proceseve të punës – Ofron shërbim të
vazhdueshëm c. Forcimi i komunikimit dhe koordinimit – Krijimi i ndërgjegjësimit
gjithëpërfshirës
Për të mundësuar dhe miratuar këtë plan veprimi, duhet të ndërmerren hapat në vijim:
Shërb. Çka Kur Kush Vërejtje
1 Formimi i ekipit qendror për menaxhim të krizës në Prishtinë (EQMK)
Menjëherë KPSH, Kryesuesi i KPK dhe Drejtori i Sekretariatit
Sugjerimi i Termave të Referencës (TR) dhe sigurimi i strukturës
2 Krijimi i ekipit rajonal të menaxhimit të krizës (ERMK) në çdo Prokurori
Menjëherë Prokuroritë Sugjerimi i TR dhe sigurimi i strukturës
3 Përcaktimi i formës për raportim (PSH dhe KPK)
Menjëherë Të gjitha Prokuroritë
Drafti i siguruar. Bazuar në raportin javor tashmë të përdorur
4 Identifikimi i shërbimeve të domosdoshme që duhet të vazhdojnë dhe të sigurohen burimet e nevojshme për to.
Menjëherë Të gjitha Prokuroritë
5 Të mbahen takime sipas planifikimit për menaxhimin e krizës në nivelin qendror dhe lokal
Menjëherë EQMK dhe ERMK
Kërkohet përpilimi i agjendës Duhet të jetë në baza javore
6 Përcaktimi i masave për sigurinë dhe shëndetin duke përfshirë higjienën e rritur pranë Prokurorive
Menjëherë ERMK-të Masat lokale
7 Krijimi i një liste të punëtorëve esencial për secilën prokurori përfshirë departamentet në PSH si dhe njësive përkatëse në KPK
Brenda 2 javësh
ERMK-të Masat lokale
8 Hartimi i planeve të Brenda 2 ERMK-të
-
emergjencës për mungesat e burimeve (përfshirë burimet njerëzore, infrastrukturën dhe IT-në dhe financat)
javësh
9 Regjistri i menaxhimit të rrezikut lidhur me lëndë të caktuar dhe ngarkesave me lëndë
Brenda 2 javësh
ERMK-të rajonale
Drejtuar nga qendra EQMK – së
10 Krijimi i një liste të koordinimit të ministrive kyçe përfshirë personat kontaktues
Brenda 2 javësh
EQMK
Veprimet e mësipërme janë hapi i parë në krijimin e menaxhimit të krizës. Detaje të mëtejshme mbi planin mund të gjinden në koncept dokumentin.
4. ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT DHE KËSHILLI PROKURORIAL I
KOSOVËS- EKIPI QENDROR PËR MENAXHIMIN E KRIZËS (EQMK) -
TERMAT E REFERENCËS
4.1. Roli i përgjithshëm
Sigurimi i udhëheqjes së Prokurorisë Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës gjatë një
periudhe krize në një mënyrë që mbron institucionin, njerëzit e saj dhe publikun
4.2. Funksionet specifike
4.2.1. Aktivitetet operative
Të planifikojë dhe veprojë me vendosmëri për të mbrojtur sistemin prokurorial, njerëzit e tij dhe publikun;
Të këshillojë kryeprokurorët për trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me pandeminë ose situatën tjetër emergjente;
Të përcaktojë prioritetet organizative dhe veprimtarinë jo thelbësore;
Të sigurojë vazhdimësinë organizative brenda burimeve të mundshme;
Të planifikojë dhe koordinojë vendosjen e burimeve duke marrë parasysh këshillat nga institucionet përkatëse të Kosovës;
Të mbajë mbikëqyrje 24 orëshe të aranzhimeve të menaxhimit të krizës gjatë pandemisë
Sekretariati i KPK-së dhe NJSHPP-ja për të hartuar plane operative për funksionimin e administratës dhe proceseve të tjera administrative
-
4.2.2. Mbledhja e informacionit dhe vendimmarrja
Të konstruktojë kërkesat javore të informacionit kritik të institucionit për t'i mundësuar atij të menaxhojë në mënyrë të efektshme një krizë. Të bashkërendojë rrjedhën e këtij informacioni nga prokuroritë themelore, Sekretariati i KPK-së dhe NJSHPP me qëllim të analizës dhe përpilimit të një raporti javor për qëllime të marrjes së vendimeve;
Të marrë vendime ligjore dhe në përputhje me KEDNJ-në ;
Të regjistrojë të gjitha vendimet dhe udhëzimet e politikave të lëshuara pranë prokurorive themelore, PSRK-së, Prokurorisë së Apelit, Sekretariatit të KPK-së dhe NJSHPP-së.
4.2.3. Komunikimi
Të menaxhojë në mënyrë aktive komunikimet me gjykatat dhe KGJK-në, si dhe hetuesit nga Policia e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit;
Të përdorin komunikime efektive të brendshme dhe të jashtme për të garantuar siguri dhe stabilitet dhe për të marrë informacione për menaxhimin në mënyrë më të efektshme të krizës;
Të menaxhojë në mënyrë pro-aktive komunikimet me Ministritë e ndryshme, për shembull Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë;
Të jetë pika qendrore e komunikimit me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat jo-qeveritare.
4.2.4. Rimëkëmbja dhe planifikimi i ardhshëm
Të udhëheqë planifikimin e fazës së rikuperimit dhe kthimin në aktivitet normal;
Të rishikojë vazhdimisht aktivitetet e ekipit të menaxhimit të krizave për të identifikuar mësimin që mund të integrohet në të ardhmen në planifikimin për menaxhimin e krizës.
4.2.5. Anëtarët kryesorë
Kryeprokurori i Shtetit
Kryesuesi i KPK-së
Drejtori i Sekretariatit
Drejtori i Njësisë për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorëve
Persona tjerë mund të ftohen që të jenë anëtarë të përkohshëm të EQMK-së nëse prania e tyre konsiderohet vlerë e shtuar për menaxhimin e krizës. Shembuj përfshijnë:
Udhëheqësit e njësive organizative të Sekretariatit dhe NJSHPP-së
Personeli tjetër që ka lidhje me situatat specifike.
-
.2.6. Shpeshtësia e takimeve
Me shpalljen e një krizë Kryeprokurori i Shtetit ose Kryesuesi i KPK-së menjëherë do të thërrasë një takim të Ekipit Qendror të Menaxhimit të Krizës (EQMK). Shpejtësia e zhvillimit dhe natyra e një krize do të ndikojë në masë të madhe në frekuencën e takimeve të EQMK, megjithatë parashikohet që, në fazat e hershme të aktivizimit të një plani të menaxhimit të krizës, EQMK menjëherë të përcaktojë shpeshtësinë e takimeve në përpjesëtim me rrezikun. Pasi të përfundojë kjo fazë fillestare, EQMK mund të takohet më rrallë por kjo duhet të mbahet në shqyrtim për të siguruar që EQMK vazhdon të zbusë në mënyrë efektive rrezikun.
4.2.6. Logjistika
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryesuesi i KPK-së do të bien dakord rreth mbështetjes për mbajtjen e takimeve. Do të mbahet një procesverbal me shkrim për të gjitha çështjet dhe vendimeve aktuale, i cili do të përcaktojnë se informacioni në dispozicion është regjistruar në kohë të arsyeshme për vendimin. Ky procesverbal do të ruhet në përputhje me rregulloret e brendshme dhe me qëllim të informimit të planifikimit të ardhshëm.
EQMK do të kërkojë akomodim të përshtatshëm për tërë ekipin. Vendtakimi duhet të jetë i pajisur në mënyrë të duhur për të lehtësuar komunikimin, përkthimin dhe gjërat e tjera thelbësore. Në rrethana normale, takimet do të mbahen në ambientet e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, megjithatë kushtet lokale mund ta bëjnë këtë të pamundur dhe lokacionet rezervë duhet të identifikohen dhe përgatiten që nga fillimi, për të bërë të mundur që EQMK të takohet në një ambient tjetër.
5. EKIPI PËR MENAXHIMIN E KRIZËS (ERMK) PRANË PROKURORIVE
RAJONALE, PSRK-SË DHE PROKURORISË SË APELIT – TERMAT E
REFERENCËS
5.1. Roli i përgjithshëm
Sigurimi i udhëheqjes së Prokurorisë përkatëse gjatë një periudhe krize në një mënyrë që
mbron institucionin, njerëzit e saj dhe publikun përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të Ekipit
Qendror të Menaxhimit të Krizës (EQMK)
5.2. Funksionet specifike
5.2.1. Aktivitetet operative
-
Të planifikojë dhe veprojë me vendosmëri për të mbrojtur institucionin e Prokurorisë së Kosovës, njerëzit e saj dhe publikun
Të ofrojë përparësitë organizative të përcaktuara nga EEMK
Të sigurojë vazhdimësinë organizative brenda burimeve të mundshme
Të veprojë sipas udhëzimeve të lëshuara nga EQMK për të siguruar që burimet të drejtohen drejt prioriteteve organizative
5.2.2. Mbledhja e informacionit dhe vendimmarrja
Të mbledhë informacione kritike për menaxhimin në baza javore nga EQMK për të menaxhuar në mënyrë të efektshme krizën dhe për t'i dërguar këtë brenda afateve të dakorduara në EQMK me qëllim të përpilimit të raportit javor;
Të marrë vendime ligjore dhe në përputhje me KEDNJ-në;
Të regjistrojë të gjitha vendimet dhe udhëzimet e lëshuara për prokurorët dhe stafin nën mbikëqyrjen e tyre.
5.2.3. Komunikimi
Të lehtësojë komunikimin efektiv të brendshëm dhe të jashtëm, të ofrojë siguri dhe stabilitet si deh të marrë informacion rreth menaxhimit të krizës në mënyrë efektive dhe në pajtim me udhëzimet e EQMK-së.
5.2.4. Rimëkëmbja dhe planifikimi i ardhshëm
Të mbështes EQMK në planifikimin e fazës së rimëkëmbjes dhe rikthimit tek aktivitetet normale;
Të ofrojë informacion për EQMK me qëllim të shqyrtimit të reagimit të përgjithshëm ndaj krizës si dhe të identifikohen mësimet që mund të integrohen në të ardhmen në planifikimin për menaxhimin e krizës.
5.2.5. Anëtarët kryesorë
Kryeprokurori
Administratori
Udhëheqësi i Shkrimores
Zyrtari për komunikimit Persona tjerë mund të ftohen që të jenë anëtarë të përkohshëm të ERMK-së nëse
prania e tyre konsiderohet vlerë e shtuar për menaxhimin e krizës.
5.2.6. Shpeshtësia e takimeve
Shpeshtësia e takimeve do të përcaktohet nga EQMK dhe shpejtësia e zhvillimit dhe
natyra e krizës do ta ndikojnë këtë. Në fazat e hershme të aktivizimit të një plani të
menaxhimit të krizës, EQMK menjëherë do të përcaktojë shpeshtësinë e takimeve në
-
përpjesëtim me rrezikun. Pasi të përfundojë kjo fazë fillestare, EQMK mund të
takohet më rrallë por kjo duhet të mbahet në shqyrtim për të siguruar që EQMK
vazhdon të zbusë në mënyrë efektive rrezikun.
5.2.7. Logjistika
Kryeprokurori i prokurorisë do të aranzhojë mbështetjen administrative rreth mbajtjes së takimeve. Një procesverbal me shkrim do të mbahet për të gjitha çështjet përfshirë vendimet eventuale, i cili do të paraqes se informacioni në dispozicion është regjistruar në kohë të arsyeshme për vendimin. Ky procesverbal do të ruhet në përputhje me rregulloret e brendshme dhe me qëllim të informimit rreth planifikimit në të ardhmen.
ERMK do të ketë nevojë për akomodim të përshtatshëm për tërë ekipin. Ambienti duhet të jetë i pajisur në mënyrë të duhur ashtu që të lehtësohet komunikimi, përkthimi dhe gjërat e tjera thelbësore. Nëse kushtet lokale fillojnë të ndikojnë në disponueshmërinë e ambienteve të përshtatshme për t’u takuar, një gjë e tillë duhet të adresohet tek EQMK.
6. ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT / KPK – PROCESET KRITIKE TË
PUNËS - KËRKESAT PËR INFORMACION FILLESTAR
6.1. Kërkesa
Numri i përgjithshëm i rasteve para ngritjes së aktakuzave nga Prokuroria: - Numri i rasteve të para ngritjes së aktakuzave kur hetimi mund të
pezullohet pa dëmtuar integritetin e hetimit; - Numri i rasteve të para ngritjes së aktakuzave kur hetimi nuk mund të
pezullohet pa dëmtuar integritetin e hetimit (kjo përfshinë rastet e veprave penale të dhunës siç janë rastet e dhunës në familje);
Numri përgjithshëm i rasteve ku të pandehurit mbahen në paraburgim.
Numri i përgjithshëm i rasteve ku paraburgimi skadon brenda 3 muajve.
Agjenda e aktiviteteve që do të realizohen nga KPK gjatë kohës së krizës.
Agjenda e aktiviteteve që do të realizohen nga Sekretariati dhe NJSHPP gjatë
kohës së krizës.
Raportimi i punëve të realizuara nga Sekretariati dhe NJSHPP gjatë kohës së
krizës.
6.2. Burime
Sa prokurorë janë të emëruar në secilën Prokurori - Sa janë të sëmurë apo të vetë-izoluar - Sa prej tyre nuk janë në dispozicion për arsye të tjera s - Numri i atyre që janë duke punuar nga zyra
-
Sa është numri i personelit tjetër të caktuar në secilën Prokurori - Sa janë të sëmurë apo të vetë-izoluar - Sa prej tyre nuk janë në dispozicion për arsye të tjera s - Numri i atyre që janë duke punuar nga zyra
Sa është numri i personelit tjetër të caktuar në njësitë e Sekretariatit të KPK dhe NJPSHP
- Sa janë të sëmurë apo të vetë-izoluar - Sa prej tyre nuk janë në dispozicion për arsye të tjera s - Numri i atyre që janë duke punuar nga zyra
6.3. Rezistenca operacionale
Sa prokurorë kanë qasje në një kompjuter llaptop, i cili ka qasje në sistemin për menaxhimin e lëndëve
Sa prej tyre i kanë në pronësi personale
Sa prokurorë kanë qasje në video konferenca (kompjuter apo telefon)
Sa anëtarë tjerë të personelit kanë qasje në një kompjuter llaptop
Sa prej tyre i kanë në pronësi personale
Sa anëtarë tjerë të personelit kanë qasje në video konferenca (kompjuter apo telefon)
6.4. Zinxhiri i furnizimit
Cili është statusi aktual i kontratave dhe marrëveshjeve për furnizim me:
Ujë në shishe
Pastrues të duarve
Sapun
Dezinfektues
PPE (dorëza, maska, etj.)
A ka kërkuar ndonjë prokurori furnizim me mjetet e shënuara më lart?
6.5. Financat
A është lista e pagave plotësisht funksionale – përshkrimi i ndonjë kufizimi
A është prokurimi plotësisht funksional – përshkrimi i ndonjë kufizimi
-
7. ANEKSI 1: FORMAT E RAPORTIMIT
7.1. Tabela 1: Prokurorët dhe stafi mbështetës
Prokuroria Themelore ____________
Kontakti: Personi Kontaktues: ________________________ Emaili: ____________________________________ Telefoni:___________________________________
Periudha:
__/__/2020 - __/__/2020
Prokurorë
Nr. i prokurorëve /
stafit administrativ
Të sëmurë
me Covid 19
Në vetë-
izolim
Nuk është në dispozicion
për arsye tjera
Sa janë duke
punuar nga zyra
Sa kanë qasje në
SMIL nga shtëpia
Sa kanë Laptop/kompj
uter për punën nga
shtëpia
Kryeprokurorë
DKR
DM
DP
Prokurorë
Gjithsej prokurorë
Gjithsej staf administrativ
-
7.2. Tabela 2: Prokurorët dhe stafi mbështetës – të angazhuar në zyrë
EQMK, konform vendimit të Këshillit për reduktim esencial të aktiviteteve në luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga
Covid-19, kërkon që secili kryeprokuror të përgatis një orar me angazhimin në punë/zyrë të 30% prokurorëve për secilin
departament duke filluar nga data __/__/2020.
Bazuar në këtë, Prokuroria ______________ ka gjithsejtë xx prokuror dhe Kryeprokurorin. Prej tyre xx në Departamentin e
Përgjithshëm, xx në Departamentin për të Mitur dhe xx në Departamentin e Krimeve të Rënda.
Prokuroria _____________ ________________
Kontakti: Personi Kontaktues: ________________________ Emaili: ____________________________________ Telefoni:___________________________________
Periudha:
__/__/2020 - __/__/2020
Nr. DKR
Emrat e prokurorëve E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte
E shtunë (Kujdestari)
E diel (Kujdestar
i)
1. + +
2. +
3. + +
4. +
5. +
Gjithsej në punë
Sqarim: Emrat e prokurorëve sipas ditëve plotësohen me shenjën ’+’. Rubrikat zgjaten varësisht sa është e nevojshme. Tabela 2 duhet të
plotësohet duke filluar nga 4 maj 2020.
-
Prokuroria _________________________________
Kontakti: Personi Kontaktues: ________________________ Emaili: ____________________________________ Telefoni:___________________________________
Periudha:
__/__/2020 - __/__/2020
Nr. DM E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte
E shtunë (Kujdestari)
E diel (Kujdestari)
1. + +
2. +
3. +
4. + +
5. +
6. Gjithsej në punë 1 1 1 1 1 1 1
Sqarim: Emrat e prokurorëve sipas ditëve plotësohen me shenjën ’+’. Rubrikat zgjaten varësisht sa është e nevojshme. Tabela 2 duhet të
plotësohet duke filluar nga 4 maj 2020.
-
Prokuroria __________________________
Kontakti: Personi Kontaktues: ________________________ Emaili: ____________________________________ Telefoni:___________________________________
Periudha:
__/__/2020 - __/__/2020
Nr. DP Emrat e prokurorëve
E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë
(Kujdestari) E shtunë
(Kujdestari)
+
+ +
+
+
+ +
Gjithsej në punë
Sqarim: Emrat e prokurorëve sipas ditëve plotësohen me shenjën ’+’. Rubrikat zgjaten varësisht sa është e nevojshme. Tabela 2 duhet të
plotësohet duke filluar nga 4 maj 2020.
-
7.3. Tabela 3: Raportimi për gjendjen e lëndëve dhe numri i ankesave në Prokurorinë e Apelit
Prokuroria _________________________
Kontakti: Personi Kontaktues: ________________________ Emaili: ____________________________________ Telefoni:___________________________________
Periudha: __/__/2020 - __/__/2020
Nr Emri i Prokurorit i ngarkuar me rastet të cilat i
raporton
Departamenti Numri i përgjithshëm i
ankesave
Numri i ankesave në
DKR
Numri i ankesave për të
mitur
Numri i ankesave në DP
Sqarim: Rubrikat zgjaten varësisht sa është e nevojshme. Tabela 3 plotësohet nga 16 marsi 2020 e në vazhdim.
-
7.4. Tabela 4: Furnizimi me pajisje të nevojshme për përballjen me Covid-19
Prokuroria ____________________
Kontakti: Personi Kontaktues: ________________________ Emaili: ____________________________________ Telefoni:___________________________________
Periudha:
__/__/2020 - __/__/2020
Furnizime Mjaftueshëm Normal Pamjaftueshëm Ka kërkesë për furnizim
Ujë në shishe
Pastrues të duarve
Sapun
Dezinfektues
PPE (dorëza, maska, etj.)
Sqarim: Emrat e prokurorëve sipas ditëve plotësohen me shenjën ’+’. Rubrikat zgjaten varësisht sa është e nevojshme.