PLANI I SHËRBIMEVE SOCIALE 2017-2020 · Web viewTë drejtat civile, barazia dhe mosdiskriminimi:...

29
PLANI I SHËRBIMEVE SOCIALE 2017-2020 BASHKIA DURRËS UNICEF ALBANIA ESA COUNSULTING

Transcript of PLANI I SHËRBIMEVE SOCIALE 2017-2020 · Web viewTë drejtat civile, barazia dhe mosdiskriminimi:...

PLANI I SHËRBIMEVE SOCIALE 2017-2020

( ) (UNICEF ALBANIAESA COUNSULTING) (PLANI I SHËRBIMEVE SOCIALE 2017-2020BASHKIA DURRËS)

1. HYRJE

Plani i Shërbimeve Sociale të Bashkisë Durrës i prezantuar në vazhdim është një dokument i bazuar në një qasje gjithpërfshirëse i cili synon të adresojë nevojat për shërbime sociale, fuqizimin e strukturave përgjegjëse vendore, si dhe përmirësimin e shpërndarjes dhe llojshmërisë së shërbimeve.

Plani është hartuar përmes një procesi konsultimi me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse vendore, shoqërisë civile si dhe grupeve në nevojë për të garantuar një vlerësim sa më afër nevojave reale të grupeve dhe komuniteteve të ndryshme dhe mundësive për adresuar këto nevoja nga aktorë të ndryshëm.

Reforma e re administrative-territoriale ka sjellë një sërë ndryshimesh në kompetencat e njësive të qeverisjes vendore si në shtrirje ashtu edhe në krijimin dhe administrimin e shërbimeve në nivel lokal.

Në ligjin Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në nenin 24 përcaktohet se “Funksionet e bashkive në fushën e shërbimeve sociale”, të cilat fokusohen veçanërisht në krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale për shtresat në nevojë, ndërtimin dhe administrimin e qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale lokale, krijojnë fondin social për financimin e shërbimeve, etj.[footnoteRef:1] Këto funksione dhe përgjegjësi të reja nxjerrin në pah edhe nevojën e një procesi gjithpërfshirës të programimit, planifikimit dhe monitorimit të shërbimeve sociale në nivel vendorë, duke shtuar këtu edhe zgjerimin e territorit dhe popullatës që Bashkia duhet të mbulojë me shërbime. [1: Ligj nr. 115/2014 datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.]

Njësitë e qeverisjes vendore kanë përgjegjësinë për të planifikuar dhe buxhetuar shërbimet e përkujdesit social bazuar në vlerësimin e nevojave, identifikimin e burimeve financiare dhe partneriteteve vendore.

Planifikimi është një komponent shumë i rëndësishëm i zbatimit në praktikë të programeve dhe strategjive, i cili konsiderohet gjithashtu esencial në gjithë veprimtarinë e organizatave, institucioneve, agjensive sociale dhe shpërndarjen e shërbimeve të ndryshme në nivel vendor.

Strategjia e Mbrojtjes Sociale (2015 – 2020) adreson çështjet e varfërisë dhe mbrojtjes sociale të grupeve në rrezik përjashtimi nëpërmjet (i) skemës së ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar, (ii) shërbimeve të kujdesit shoqëror ekzistuese dhe ato të propozuara dhe (iii) çdo çështje tjetër në fushën e mbrojtjes sociale. Ajo përbën bazën për komponentin e Mbrojtjes Sociale të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI 2015-2020). Synimet strategjike të Mbrojtjes Sociale janë gjithashtu të ndërthurura më gjerë në përbërës të tjerë të SKZHI-së.

Strategjia synon reformimin e Programit të Mbrojtjes Sociale nëpërmjet transformimit të Ndihmës Ekonomike në një skemë aktive të riintegrimit social; rishikimin e sistemit të vlerësimit të aftësisë kufizuar; ndërhyrjes dhe riintegrimit të fëmijëve në familje e komunitet duke treguar kujdes të veçantë për fëmijët jetimë social dhe biologjikë dhe ofrimin e shërbimeve të integruara. Prioritet i saj është sigurimi i burimeve të nevojshme për grupet më të rrezikuara nëpërmjet Fondit Kombëtar për Shërbimet Shoqërore dhe Fondeve Rajonale për Shërbimet Shoqërore si pjesë e Fondit Shoqëror.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet që strategjia përcakton përgjegjësi dhe role të qarta për njësitë e reja administrative për planifikimin e shërbimeve të përkujdesit shoqëror në territoret e tyre në përputhje edhe me ligjin për vetëqeverisjen vendore[footnoteRef:2] dhe strategjinë e decentralizimit. Gjithashtu projekt ligji për Shërbimet e përkujdesit social do të mundësojë bazën ligjore që sistemi të bëhet funksional si dhe modelin e ofrimit të paketës standarte të shërbimeve në nivel vendor. [2: Ligji Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.]

Plani i shërbimeve sociale është bazuar në qasjen e ofrimit të një pakete shërbimesh për të gjitha kategoritë e grupeve në nevojë si dhe në filozofinë e ndërtimit të partneritetit midis aktorëve të ndryshëm, si institucionet e qeverisjes vendore dhe rajonale, organizatat ndërkombëtare, kombëtare dhe ato lokale, si dhe biznesin vendor si një mbështetës potencial në fuqizimin e shërbimeve sociale.

Ai shoqërohet gjithashtu me Planin e Veprimit (2017-2020) i cili është i ndarë në pesë fusha kryesore : (1) Strukturat dhe burimet njerzore ; (2) Shërbimet sociale në Bashkinë e Durrësit; (3) Zbutja e varfërisë; (4) Programet parandaluese; (5) Koordinimi dhe rrjetëzimi i shërbimeve dhe përcakton qëllimet dhe objektivat specifike, aktivitete e parashikuara në terma kohorë, përgjegjësitë institucionale dhe burimet për realizimin e tyre.

2. PARIMET E PLANIT SOCIAL

Plani Social i Bashkisë Durrës (2017-2020) është në linjën e parimeve të Strategjisë së Mbrojtjes Sociale (2015-2020) të cilat rrjedhin nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, Konventa për të Drejtën e personave me Aftësi të Kufizuara, Karta Sociale Evropiane e rishikuar, Karta Evropiane e Autonomisë Lokale, Komunikata e Komisionit Evropian datë 12 Mars 1997 “Mbi modernizimin dhe përmirësimin e Mbrojtjes Shoqërore”, Strategjinë Evropiane deri në 2020.

E drejta për mbrojtjen sociale është reflektuar në Kushtetutën e Shqipërisë[footnoteRef:3]. neni 9 i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore njeh të drejtën e secilit individ për të pasur mbrojtje sociale. Në mënyrë të ngjashme, në Konventat e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara njohin gjithashtu të drejtat e veçanta për mbrojtjen sociale[footnoteRef:4]. Parimet janë|: [3: Neni 52.2. thekson se “Çdo person që për arsye të mos dëshirës së tij/saj humbet punën dhe nuk ka mjete të tjera mbështetjeje, ka të drejtën për ndihmë sociale, sipas kushteve që parashikon ligji”] [4: Nenet 26 dhe 28 respektivisht.]

Të drejtat civile, barazia dhe mosdiskriminimi: Mbrojtja sociale ofrohet për çdo individ në nevojë, pavarësisht nga gjinia, feja, mosha, aftësitë e kufizuara, etj.

Mbrojtja: Grupe të veçanta, duke përfshirë fëmijët, duhen të jenë subjekt i mbrojtjes së veçantë bazuar në nevojat dhe të drejtat e tyre.

E drejta e jetës, mbijetesës dhe zhvillimit: Një mjedis i përshtatshëm duhet të mbështesë zhvillimin maksimal të individëve.

Pavarësia, autonomia dhe respektimi i pikëpamjeve: Individët janë përgjegjës për jetën e tyre. Ata duhet të inkurajohen që të marrin vendime për jetën e tyre brenda normave që shoqëria ka vendosur.

Përfshirja dhe integrimi.

Respektimi i të drejtave dhe nevojave.

Partneriteti: koordinimi i strukturave qendrore, qeverisjes rajonale dhe vendore, si dhe partnerë të tjerë në komunitet.

Cilësia e shërbimeve.

Standardet Kombëtare udhëheqin vendimmarrjen në nivel vendor.

Referuar sërish Strategjisë së Mbrojtjes Sociale plani social është i bazuar në politikat e mëposhtme:

A. Zbutjen dhe lehtësimin e varfërisë, duke mundësuar mbulimin më të mirë të familjeve dhe individëve të varfër dhe ekstremisht të varfër, përmirësimin e shenjëstrimit të tyre, rritjen e transparencës dhe shmangien e abuzivitetit në skemën e Ndihmës Ekonomike, si dhe lidhjen me shërbime të integruara dhe skemat e punësimit, me qëllim riintegrimin social të tyre.

B. Përmirësimi i cilësisë së jetesës së personave me aftësi të kufizuara, nëpërmjet vlerësimit bio-psiko-social bazuar në standardet ndërkombëtare të klasifikimit të aftësisë së kufizuar, duke ndërthurur skemën e pagesave në Cash me shërbime të integruara, me qëllim integrimin në jetën shoqërore dhe ekonomike.

C. Zhvillimin e shërbimeve të kujdesit social, bazuar në parimet e decentralizimit dhe deinstitucionalizimit, për përfshirjen e grupeve vulnerabël në programet e Mbrojtjes Sociale, si dhe inkurajon pjesëmarrjen e plotë dhe efektive në shoqëri.

3. TË DHËNA EKONOMIKE DHE DEMOGRAFIKE

Popullata, struktura gjinore

Bashkia Durrës kufizohet në perëndim me Detin Adriatik, në veri me bashkinë Kurbin, në lindje me bashkitë Krujë, Vorë e Shijak dhe në jug me bashkinë Kavajë. Sipas censusit të vitit 2011, në territorin e bashkisë së re Durrës banojnë 175,110 vetë ndërsa sipas regjistrit civil popullsia rezidente është 299,989 vetë. Me një sipërfaqe prej 338.30 kilometrash katrorë, densiteti i popullsisë sipas të dhënave të Censusit 2011 është 517 banorë/km2, ndërsa sipas Regjistrit Civil është 680 banorë/km2.

Kjo bashki përbëhet nga gjashtë njësi administrative, të cilat janë: Durrësi, Sukthi, Ishmi, Katundi i Ri, Rrashbulli dhe Manëz.

Të gjitha njësitë e Bashkisë së re bëjnë pjesë në rrethin Durrës, qarku Durrës. Në territorin e saj gjenden tre qytete, Durrës, Sukth dhe Manëz si dhe 39 fshatra.

Sipas Censusit të vitit 2011, në territorin e bashkisë së re Durrës banojnë 175,110 vetë ndërsa sipas regjistrit civil popullsia rezidente është 299,989 vetë. Me një sipërfaqe prej 338.30 kilometrash katrorë, densiteti i popullsisë sipas të dhënave të Censusit 2011 është 517 banorë km2 ndërsa sipas Regjistrit Civil është 680 banorë km2.

Popullsia banuese gjithsej

263 711

Popullsia

262 785

Meshkuj

132 289

Femra

130 496

Urbane

195 920

Rurale

66 865

Tabela 1.1 Të dhëna demografike- Durrës (INSTAT, Census 2011)

Struktura e popullsisë në Bashkinë e Durrësit sipas gjinisë dhe grupmoshës për secilën nga Njësitë Administrative të saj paraqitet si më poshtë (Census 2011):

Bashkia/NJA

Gjinia dhe grupmosha

Gjithsej

Meshkuj

Femra

Gjithsej

0-14

15-64

65+

Gjithsej

0-14

15-64

65+

Gjithsej

0-14

15-64

65+

Gjithsej

Durrës

113249

21799

78528

12922

56511

11467

38817

6227

56738

10332

39711

6695

Ishëm

5001

1174

3229

598

2487

596

1598

293

2514

578

1631

305

Katund i ri

10161

2453

6715

993

5071

1273

3332

466

5090

1180

3383

527

Manëz

6652

1502

4400

750

3351

778

2204

369

3301

724

2196

381

Rrashbull

24081

5700

16092

2289

12194

3022

8045

1127

11887

2678

8047

1162

Sukth

15966

4085

10502

1379

7999

2136

5178

685

7967

1949

5324

694

Tabela 1.2 Popullsia banuese sipas gjinisë, grupmoshës bashkisë/komunës (INSTAT, Census 2011)

Lidhur me potencialet dhe zhvillimin ekonomik Durrësi është porti më i madh në Shqipëri ku përpunohet 90% e mallrave në vënd çka e bën atë më të rëndësishmin për zhvillimin e vëndit. Gjithashtu me mbi 5600 aktivitete ekonomike dhe 15 % të investimeve të huaja, Durrësi renditet i dyti për nga potencialet e ekonomike pas Tiranës.

Niveli i papunësisë

Sipas Zyrës Rajonale të Punës të Durrësit, forcat aktive për të punuar llogariten rreth 54.000 njerëz. Niveli i të papunëve për Durrësin shkon në rreth 10.38%, ku papunësia është më e përhapur te femrat. Në sektorin privat janë të punësuar rreth 31.3%, ndjekur nga sektori bujqësor privat me 36.7%, dhe sektori shtetëror me 21.3%.

2013

2014

2015

2016

Femra

Meshkuj

Femra

Meshkuj

Femra

Meshkuj

Femra

Meshkuj

1451

872

1669

876

1440

910

1001

738

Tabela 1.3 Niveli i Punësimit (Zyra Rajonale e Punës, Durrës, 2016)

4. ANALIZA E SITUATËS

4.1 Mbrojtja sociale

Sipas të dhënave të Sektorit të Pagesave Cash në Drejtorinë e Shërbimit Social, Bashkia Durrës situata e përfituesve të ndihmës ekonomike për 4 vitet e fundit paraqitet si më poshtë:

2013

2014

2015

2016

Kërkesa

Përfitues

Kërkesa

Përfitues

Kërkesa

Përfitues

Kërkesa

Përfitues

429

421

443

350

443

396

443

425

Tabela 1.4. Familjet përfituese të ndihmës ekonomike

Vihet re nje diference midis numrit të kërkesave dhe përfituesve të skemës bazë të ndihmës ekonomike, sidomos në tre vitete e fundit. Kjo diference është plotësuar nëpërmjet një fondi të veçantë të Bashkisë Durrës që ofron aktualisht ndihmë ekonomike për 85 familje. Trendi i kërkesës dhe mbulimit ndër vite të familjeve në nevojë për ndihmë ekonomike nga fondet e Bashkisë ka ardhur në rënie, por vlen të theksohet se diferenca midis tyre nuk është domethënëse, pra vetëm pak familje mbeten pa u mbuluar me këtë lloj ndihme.

2013

2014

2015

2016

Kërkesa

Përfitues

Kërkësa

Përfitues

Kërkesa

Përfitues

Kërkesa

Përfituesit

156

152

134

128

74

66

97

85

Tabela 1.5 Familjet përfituese të ndihmës ekonomike nga Bashkia-Durrës

Personat me aftësi të kufizuar

Lidhur me programin e pagesave kesh të invaliditetit për Bashkinë e Durrësit ka një rritje të ndjeshme të numrit të përfituesve nga viti në vit, ku në vitin 2013 numri i përfituesve ishte 3.660, ndërsa në 2016 ka shkuar në 5.170 përfitues.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i personave me aftësi të kufizuara në Bashkinë e Durrësit është 11,883, ku numri i të rinjve me AK (grupmosha 15-19vjeç) grupmosha është 301.

Viti

2013

2014

2015

2016

Nr. i përfituesve

2763

2837

2765

3861

Tabela 1.5 Numri i perfituesve të pagesave PAK

Lidhur me numrin e përfituesve të pagesës së aftësisë së kufizuar duket se ka patur një rritje të ndjeshme në vitin e fundit, siç shikohet edhe në tabelën e mësipërme.

Programi i strehimit për Bashkinë e Durrësit ka filluar të zbatohet në vitin 2014 duke ofruar vetëm banesat me qera të reduktuar ku numri i përfituesve në vitin 2014 ka qenë 126 dhe në 2016 është reduktuar në 88.

Numri i viktimave të dhunës në familje

Të dhënat e DSHS të Bashkisë tregojnë se numri i rasteve të dhunës në familje të raportuara nga mekanizimi i referimit të rasteve të dhunës në familje (gjykata, policia, prokuroria, etj.), për 6 mujorin e parë të 2016 është 741, midis të cilëve 216 raste janë pajisur me UM nga gjykata. Gjithashtu vihet re që ka një rritje te numrit të tyre nga 236 në 2012 në 473 raste të raportuara në 2013, ndërkohë që në 2014 mungojnë të dhënat.

Shërbimet nga të cilat kanë përfituar viktimat e dhunës në familje ndër vite paraqiten si më poshtë:

Viti

Këshillim Psikologjik

Mbështetje ligjore

Ushqim

Veshmbathje

UM

Largim i dhunuesit

Largim i viktimës

2010

Nr. 112

97

53

42

45

64

7

2

2011

Nr.182

149

112

12

8

112

2

0

2012

Nr.165

55

49

8

12

49

9

5

Tabela 1.6 Shërbimet e përfituara nga rastet e dhunës në familje (OJF)

Shërbimet mbizotëruese duken se janë këshillimi psikologjik, mbështetja ligjore dhe pajisja me Urdhër Mbrojtje të cilat në pjesën më të madhe ofrohen nga OJF-të.

Sipas INSTAT (Census 2011) numri i popullsisë Rome në Durrës është 940 ndërsa ai Egjyptian 45.

4.2 Shërbimet e përkujdesit shoqëror

Shërbimet e përkujdesit shoqëror të Bashkisë së Durrësit janë të përqëndruara kryesisht në zonën urbane të territorit të Bashkisë dhe ofrohen për kategoritë më në nevojë, si shërbime rezidenciale dhe ditore për fëmijët, të moshuar dhe personat me aftësi të kufizuara. Këto shërbime ofrohen si nga institucione publike ashtu edhe nga OJF-të:

Rezidencial publik

Rezidencial Jo-publik

Komunitar publik

Komunitar jo publik

2

1

3

4

Tabela 1.7 Shërbimet e përkujdesit (SHS Bashkia Durrës)

Shërbimet rezidenciale publike për fëmijët janë 3, ndërsa ato komunitare 5, nga të cilat 2 janë publike dhe 3 jo-publike. Kapaciteti i këtyre shërbimeve paraqitet si më poshtë:

Nr.

Emërtimi Qëndrës/ OJFsë

Ditore

Rezidenciale

Ditore&Rezidenciale

Publike

Jo publike

Kapaciteti Max

Kapacitetiaktual

Mosha 0-6

Mosha 16-18

1.

Shtëpia e Foshnjës

X

X

20

18

18

2.

Qendra Ditore për Fëmijë Shkozet

X

X

25

25

25

3.

Qendra Ditore "Nehemia", Nish-tulla

X

X

70

65

65

4.

Qendra Ditore "Dielli i Mëngjesit" (Shoqata "Shpresë e Gjallë")

X

X

35

20

20

5.

Shtëpia Orthodokse e Shpresës, ShënVlash

X

X

25

19

2

6.

Qendra Kristiane e Durrësit

X

X

135

115

115

Tabela 1.8 Shërbimet e përkujdesit për fëmijët (SHSSH)

Shërbimet për moshën e tretë janë gjithsej 3, nga të cilët një rezidencial jo-publik dhe dy të tjerët komunitare (1 publik dhe 1 jo publik). Sipas të dhënave të Shërbimit Social Shtetëror kapaciteti dhe numri i përfituesve të këtyre shërbimeve paraqitet si më poshtë:

Nr.

Emërtimi I Qëndrës

Ditore

Rezidenciale

Ditore & Rezidenciale

Shërbimnë Familje

Publike

Jo publike

Kapaciteti Maximal

Kapaciteti Aktual

1

Qendra Ditore e të Moshuarve – Bashkia Durrës

X

X

110

108

2

Qendra Ditore e të Moshuarve - Kryqi i Kuq

X

X

25

23

3

Misionarët e Bamirësisë - Motrat e Nënë Terezës

X

X

12

10

Tabela 1.9 Shërbimet e përkujdesit për moshën e tretë (SHSSH)

2013 / Total 108

2014 /Total 107

2015 /Total 107

2016 / Total 107

Femra

Meshkuj

Femra

Meshkuj

Femra

Meshkuj

Femra

Meshkuj

55

53

55

52

55

52

56

51

Rural

Urban

Rural

Urban

Rural

Urban

Rural

Urban

0

108

0

107

0

107

0

107

Tabela 1.10 Numri i përfituesve të shërbimeve publike për moshën e tretë (DSHS Bashkia Durrës)

Shërbimet për PAK janë gjithsej 4, një rezidencial publik dhe 3 komunitar (2 publike dhe 1 jo-publik).

Numri i përfituesve të shërbimeve publike ndër vite paraqitet sipas tabelës më poshtë:

2013 Total 39

2014 Total 44

2015 Total 48

2016 / Total 61

Femra

Meshkuj

Femra

Meshkuj

Femra

Meshkuj

Femra

Meshkuj

13

26

15

29

19

29

21

40

Rural

Urban

Rural

Urban

Rural

Urban

Rural

Urban

12

27

16

28

19

29

17

44

Tabela 1.11 Numri i përfituesve të shërbimeve publike për moshën e tretë (DSHS Bashkia Durrës)

Në kuadër të gjithpërfshirjes së fëmijëve me AK në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, sipas DAR Durrës situate e fëmijëve që ndjekin shkollën është si më poshtë:

2014

2015

2016

118

131

136

9-vjeçar

I mesëm

9-vjeçar

I mesëm

9-vjeçar

I mesëm

115

3

126

5

131

5

Tabela 1.12. Numri i fëmijëve me AK në shkolla (DAR Durrës)

Edhe pse ka një numër të lartë të fëmijëve me AK të cilët ndjekin arsimin gjithpërfshirës, të dhënat e DAR Durrës tregojnë se në të gjitha shkollat ka vetëm një mësues ndihmës/mbështetës në një prej tyre, ndërkohë që nxënësit janë të shpërndarë në të gjitha shkollat e territorit.

Në Bashkinë e Durrësit operojnë 2 qendra ditore komunitare, për fëmijët e komunitetit Rom dhe Egjyptiane, njëra multifunksionale e ngritur dhe e mbështetur kryesisht nga fondet e bashkisë ndërsa tjetra jo publike. Të dy këto shërbime ofrohen në të njëjtën zonë ajo e Nish Tull, ku vihet re dhe një përqëndrim më i lartë i popullatës së këtyre komuniteteve.

4.3 Mangësitë dhe mundësitë për zhvillimin e shërbimeve sociale në Bashkinë Durrës

Aktualisht kategoritë në nevojë për të cilat ofrohen shërbime në territorin e Durrësit janë disa, fëmijët, të moshurit, PAK, të mbijetuarit e dhunës në familje, komuniteti Rom dhe Egjyptian, më specifikisht: 8 shërbime për fëmijët, 3 shërbime për moshën e tretë, 3 shërbime për AK dhe 1 shërbim për komunitetin Rom dhe Egjyptian dhe 2 shërbime për gratë dhe të mbijetuarit e dhunës në familje. Tipologjia e shërbimeve konsiston në dy lloje, shërbime rezidenciale (4) dhe shërbime komunitare/ditore (12) për kategoritë e mësipërme të grupeve në nevojë, të cilat ofrojnë kryesisht mbështetje materiale dhe ushqimore, fuqizim, mbështetje psiko-sociale dhe shkollore, terapi rehabilitimi, asistencë ligjore, informim dhe sensibilizim.

Aktualisht Bashkia financon dhe menaxhon 2 shërbime, njëra Qendra ditore e të moshuarve dhe Qendra multifunksionale në Nishtulla e cila punon kryesisht për integrimin e komunitetit Rom dhe Egjyptian në këtë zonë. Shërbimet të cilat janë të financuara pjesërisht nga Bashkia dhe ofrohen nga OJF-të janë ato për të mbijetuarit e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, ku ofrohet mbështetje ligjore dhe psikologjike. Ndërkohë shërbimi më i ri ngritur në territorin e Durrësit është Qendra ditore për fëmijët me AK e cila është ngritur në një partneritet midis Bashkisë dhe OJF-ve, ku Bashkia ka ofruar ambjentet ndërsa OJF-ja shërbimin për një peiudhë 2 vjeçare. Të gjitha shërbimet e tjera ofrohen nga organizata ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale. Vlen të theksohet se të gjitha shërbimet e lartpërmendura janë të përqëndruara në qytetin e Durrësit, kryesisht në qendër por së fundmi edhe në zonat periferike margjinale të qytetit, ndërkohë që territori që mbulohet nga NJA-të përfshira rishtaz në juridiksionin e Bashkisë Durrës (pas reformës territorial të vitit 2015) rezulton të jetë plotësisht i pa mbuluar me shërbime.

Duke analizuar situatën e shërbimeve aktuale rezulton se një pjesë e konsiderueshme e grupeve në nevojë mbeten në nivele të pamjaftueshme apo plotësisht të pa mbuluara me shërbime në territorin aktual të mbuluar nga Bashkia e Durrësit, të tilla si: shërbimet për fëmijët e rrugës, shërbimi i kujdestarisë, shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara, shërbimet emergjencës (48H) për viktimat e dhunës në familje dhe trafikimit, shërbimet për të rinjtë, shërbimet alternative për prindër dhe familje, shërbimet për persona që abuzojnë me substance, shërbime alternative për të moshuarit (rezidenciale, ditore dhe në shtëpi).

Ndërkohë që vetë ofruesit e shërbimeve janë të opinionit se mbetet e mjaft rëndësishme të vazhdojë mbështetja dhe ofrimi i shërbimeve egzistuese për fëmijët me AK, shërbimet për fëmijët e komuniteteve vulnerabël (komuniteti i migruar nga zona të tjera të vendit dhe Komuniteti Rom e Egjyptian), shërbimet për komunitetin Rom dhe Egjyptian, shërbimet komunitare për moshën e tretë, shërbimet mbështetëse për të mbijetuarit e dhunës në familje.

4.4 Analiza e palëve të interesuara

Aktorët kryesorë të përfshirë në procesin e hartimit dhe të cilët do të kontribuojnë në zbatimin e PSHS të Bashkisë Durrës janë: Bashkia Durrës me strukturat e saj vendimmarrëse (Këshilli Bashkiak dhe drejtuesit e institucionit), Drejtoria e Shërbimeve Sociale me sektorët e saj (Sektori i Pagesave Cash dhe Sektori i Përkujdesit Social), Drejtoria Rajonale Shërbimit Social, Zyra Rajonale e Punësimit, Drejtoria Rajonale Arsimore, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik, Institucionet e Përkujdesit Social, Organizatat kombëtare dhe lokale të Shoqërisë Civile që ofrojnë shërbime, Organizatat ndërkombëtare që mbështesin programet e ndryshme, Biznesi, etj.

Nga analiza e vlerësimit të situatës rezulton se si rrjedhojë e ndryshimeve që solli reforma administrative territorial, një nga problemet më shqetësuese për strukturat kryesore përgjegjëse për shërbimet sociale, DSHS në Bashki, ka mbetur e pa ndryshuar si në numër stafi edhe në strukturën e saj, pavarësisht se territori që kjo drejtori mbulon është zmadhuar ndjeshëm. Kjo ka sjellë një mbingarkesë të punës për stafin, dhe si rrjedhojë pamundësi për të adresuar nevojat e grupeve dhe komuniteteve egzistuese dhe të reja, si dhe mungesa shpërndarjen e shërbimeve në të gjithë territorin veçanërisht në zonat që mbulojnë NJA-të e reja.

Gjithsesi në këtë Bashki vihet re një tendencë për të inicuar partneritete të cilat do të mundësonin ofrimin e shërbimeve për kategoritë e ndryshme. Vlen të theksohet që bashkia përdor efektivisht fondin plotësues për ndihmën ekonomike duke mbuluar pothuaj të gjitha nevojat për këtë kategori, si dhe financon plotësisht me burimet e saj 2 shërbime ditore, për të moshuarit dhe komunitetin Rom dhe Egjyptian. Mungesa e burimeve financiare të mjaftueshme për shërbime të shpërndara dhe të shumëllojshme të përkujdesit mbetet një problematikë serioze në situatën e shërbimeve sociale në Durrës.

4.5 Konkluzione

Strukturat e shërbimeve sociale

· Struktura e Drejtorisë së të Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Durrësit është e pamjaftueshme në burime njerëzore si dhe llojshmëri të figurave profesionale në situatën e re të ndarjes administrative territoriale, gjë që ndikon në performancën profesionale dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve. Mungon përdorimi i një qasje multi sektoriale në menaxhimin e rasteve, si dhe raportohen mangësi në zbatimin e mekanizmit të referimit për viktimat e DHF dhe mbrojtjen e fëmjëve, kryesisht për arsye të mungesës së personelit në DSHS në përgjithësi por edhe në Sektorin e Shërbimeve të Përkujdesit në veçanti.

· Personeli përgjithësisht është i mbingarkuar me përgjegjësi dhe role të mbivendosura apo të paqarta, shoqëruar kjo dhe me mungesa të theksuar me mjedise të përshtatshme pune dhe logjistikë. Në stafin e DSHS dhe NJA-ve gjejmë problematika të lidhura me formimin e papërshtatshëm për pozicionin dhe rolet, mungesa të kualifikimeve të përshatshme profesionale për një pjesë të personelit apo mungesa të eksperiencave në praktikën e shërbimeve sociale sidomos në NJA-të e reja.

· Megjithë vështirësitë e mësipërme, vihet re se i gjithë stafi i DSHS tregon angazhim, sens motivimi dhe përpjekje mjaft serioze, për të realizuar përgjegjësitë e tyre, shpeshherë edhe përtej mundësive që i’u lejojnë kushtet institucionale, sidomos në drejtim të menaxhimit të rasteve të vështira si dhe ruajtjen e marrdhënieve me institucionet rajonale dhe qëndrore apo OJF-të që operojnë në territor.

· Personeli ka mungesa të informacionit në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë që lidhen me përshkrimet ekzistuese të punës të cilat janë të varfëra dhe të paplota.

· Disa nga nevojat specifike të stafit të ri lidhen me temat themelore të tilla si aftësitë e komunikimit, zhvillimin e planeve të punës dhe planeve individuale, tipologjinë e shërbimeve sociale, hyrje në çështjet sociale që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, aftësisë së kufizuar, mbrojtjen e fëmijëve, etj.

· Mungesa të njohurive mbi mekanizmat dhe shërbime për viktimat e dhunës në familje dhe abuzimit të fëmijëve për stafin në NJA janë çështje që duhen adresuar gjithashtu, bashkë me aftësi e mjete apo metodologji për zhvillimin e vlerësimit dhe raportet e monitorimit, ose planet sociale.

Situata e grupeve në nevojë

· Bazuar në analizën e të dhënave të paraqitura më lart rezulton se problemi i varfërisë në qytetin e Durrësit është i adresuar në mënyrë të kënaqshme, duke përdorur në mënyrë të balancuar mbulimin me pagesa cash nga sistemi i NE ashtu si edhe fondet e Bashkisë. Gjithësesi, kategoria e grave kryefamiljare mbetet problematike si në ofrimin e ndihmave materiale plotësuese ashtu edhe formave alternative të mbështetjes, për plotësimin e kushteve minimale të jetesë së këtyre familjeve, dhe veçanërisht përfitimi nga programet e strehimit dhe punësimit.

· Megjithëse ndër vite numri i personave me AK është rritur ndjeshëm, si fëmijë dhe të rritur, vihen re mungesa të theksura në shërbime alternative të shpërndara në territor, sidomos shërbimet në shtëpi apo qendrat ditore, të cilat në zonat e NJA-ve mungojnë totalisht.

· Zona të tilla si Këneta, Nish Tullat, Spitallë, Kulla/Sukth, Manza, Plazhi të cilat pozicionohen në periferi të qytetit kanë një problematikë më të mprehtë ekonomike dhe sociale, për shkak të lëvizjeve urbane si dhe prezencës së komuniteteve etnike. Në këto zona nevojat për shërbime janë më të mëdha, edhe pse ka një vëmendje të shtuar vitet e fundit nga OJF-të por edhe Bashkia me disa shërbime për fëmijët e familjeve të varfra kryesisht apo Komunitetin Rom dhe Egjyptian, përsëri nevoja për shërbime të tjera të integruara dhe të fokusuara tek familjet mbetet immediate.

· Lidhur me kategorinë e të moshuarve, në Durrës vihet re mungesa e një qendre rezidenciale për një numër të moshuarish të vetmuar dhe pa mbështetje të cilët jetojnë në kushtet të vështira social-ekonomike dhe shëndetësore si dhe shërbimet në shtëpi që do të plotësonin si alternativë nevojat e tyre në situatën e një niveli të lartë emigracioni. Po ashtu mungojnë shërbimet ditore dhe hapsirat për moshën e tretë në NJA-të e reja.

· Një kategori të tjera në nevojë që përballet me probleme komplekse dhe mungesë të shërbimeve adekuate janë gratë e mbijetuara të DHF dhe trafikimit të cilat mbështeten pjesërisht me asistencë ligjore dhe psiko-sociale por jo me shërbime riintegruese.

· Fëmijët në situatë rruge dhe ata pa kujdes prindëror janë dy grupet më problematike të kësaj kategorie, të cilët edhe pse në një numër të konsiderueshëm janë plotësisht të pa mbrojtur dhe të pa mbuluar me shërbime.

Shërbimet e përkujdesit dhe partneriteti

· Mungesa e planeve sociale ka sjellë një shpërndarje kaotike të shërbimeve. Strukturat raportojnë mungesë të shërbimeve si në sasi, cilësi, shpërndarje dhe llojshmëri, në raport me nevojat komplekse të grupeve të ndryshme, veçanërisht në njësitë e reja administrative. Llojet e shërbimeve të cilat ofrohen aktualisht nga institucionet publike dhe OJF-të janë fokusuar tek shërbimet për fëmijë, të moshuarit dhe të mbijetuarit e dhunës në familje.

· Lidhur me bashkëpunimin me OJF-të të cilat ofrojnë shërbime në territor, bashkia nuk përdor ndonjë marrëveshje partneriteti me organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë shërbime në territorin e saj, por ofron mjedis pozitiv bashkëpunimi sidomos në drejtim të referimit të rasteve të ndryshme.

· Në bashkinë e Durrësit, institucionet e përkujdesit social të cilat ende kanë varësinë e dyfishtë nga SHSSH dhe Bashkia përballen me sfida të shumta si mungesa e stafit të specializuar, mungesa e programeve multidisiplinare, si edhe mungesa në burime financiare për të ofruar shërbime cilësore.

· Të gjithë aktorët e përfshirë në hartimin e Planit të shërbimeve sociale kanë identifikuar problematikën e mungesës së një sistemi të standartizuar të mbledhjes së të dhënave që për rrjedhojë ka sjellë mangësi në vlerësimin e nevojave të grupeve dhe komuniteteve të ndryshme, planifikim dhe monitorim të programeve sociale.

5. VIZIONI I PLANIT SOCIAL

Shërbimet sociale në Bashkinë e Durrësit do të jenë gjithëpërfshirëse, të shpërndara në territor, të shumëllojshme dhe të bazuara në nevojat sociale gjithnjë në rritje të popullatës. Ato do të ofrohen në përputhje me standardet dhe kornizën ligjore të shërbimeve sociale, dhe bazuar në qasjen me personin në qendër, atë multisektoriale dhe të menaxhimit të rastit. Bashkia e Durrësit do të ngrejë një sistem të balancuar shërbimesh sociale të cilat do të kenë në fokus grupet në nevojë, duke synuar një mbulim më të mirë të nevojave ekonomike të tyre, një mbulim më të plotë me shërbime të tjera të përkujdesit shoqëror nëpërmjet zhvillimit të mëtejshëm të shërbimeve ekzistuese të kujdesit shoqëror dhe ndërtimit të shërbimeve të reja sipas modeleve të praktikave të mira bashkëkohore dhe shtrirjes së tyre në të gjitha njësitë administrative. Sistemi i shërbimeve të përkujdesit shoqëror në Durrës do të ketë në dispozicion burime njerëzore, materiale dhe financiare të mjaftueshme për të siguruar shërbime të standartizuara.

6. QËLLIMET, OBJEKTIVAT DHE AKTIVITETET E PLANIFIKUARA

FUSHA 1: STRUKTURAT DHE BURIMET NJERZORE

Qëllimi 1. Fuqizimi i strukturave dhe kapaciteteve të shërbimeve sociale

Objektivi 1. 1 Ngritja e Njësive të vlerësimit të nevojave dhe e referimit të rasteve (NVRR) në çdo NJA

Aktivitetet:

1. Krijimi i strukturës së NVRR për çdo njësi administrative sipas numrit të popullsisë dhe nevojave për shërbime;

2. Diskutimi dhe miratimi i përshkrimeve të punës të figurave profesionale që do të përbëjnë NVRR;

3. Hartimi i protokollit të funksionimit të NVRR.

Aktorët përgjegjës: Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Drejtoria e Burimeve Njerzore, Njësitë Administrative

Objektivi 1.2: Të fuqizohen strukturat e shërbimeve sociale në Bashkinë e Durrësit dhe NJA

Aktivitetet:

1. Rritja e numrit të punonjësve të mbrojtjes së fëmijëve (2 në çdo vit);

2. Rritja e numrit të administratorëve shoqërorë (5 persona);

3. Plotësimi i strukturës me staf mbështetës (jurist + Ekonomist);

4. Rritja e numrit të punonjësve të barazisë gjinore (1 në çdo NJA dhe 2 në bashki).

Aktorët përgjegjës: DSHS, NJA, Organizata kombëtare dhe ndëkombëtare

Objektivi 1.3: Të rriten kapacitetet e stafeve të strukturave të SHS në bashki dhe NJA

Aktivitetet:

1. Trajnime mbi funksionimin e NVRR;

2. Trajnime mbi zbatimin dhe monitorimit e Fondit Social;

3. Trajnime të çertifikuara në vazhdimësi në vlerësimin e nevojave të komunitetit dhe grupeve vulnerabël;

4. Trajnime për planifikimin dhe monitorimi i shërbimeve sociale;

5. Trajnime mbi rritjen profesionale, menaxhimin dhe planifikimin i kohës në punë (draftimi i planeve të punës dhe metodave të raportimit).

6. Trajnime për njohjen dhe përditësimin me ndryshimet ligjore, rregulloret e reja dhe procedurat;

7. Trajnime mbi dhunën në familje dhe trafikimi i qenieve njerzore;

8. Trajnime mbi menaxhimin e rasteve (Identifikimi dhe referimi);

9. Trajnime mbi çështjet e shëndetit mendor;

10. Trajnime për ofrimin e shërbimeve të bazuara në qasjen multidisiplinare;

11. Trajnime për ofrimin e shërbimeve në banesë për të moshuarit dhe PAK;

12. Trajnime për ofrimin e shërbimeve në qendrat e emergjencës për të mbijetuarit e DHF dhe DHBGJ, fëmijët në situatë rruge;

13. Trajnime për ofrimin e shërbimeve të integruara për familjen;

14. Ofrimi i supervizimit të vazhdueshëm për stafin e NJAve dhe shërbimeve të ofruara nga Bashkia;

15. Aktivitete për rritje profesionale (vizita studimore, shkëmbime eksperiencash, pjesëmarrje në konferenca shkencore, etj.);

Aktorët përgjegjës: DSHS, MMRS, Qendrat e akreditimit, NJA, OJF

Objektivi 1.4 Të përmirësohen kushtet e punës dhe logjistika e strukturave të shërbimit social në Bashki dhe NJA

Aktivitetet:

1. Sigurimi i ambjenteve dhe kushteve fizike të përshtatshme për punë në DSHS në Bashki dhe NJA;

2. Sigurimi i mjeteve të punës;

3. Sigurimi i transportit të përshtatshëm për stafin e SHS në Bashki dhe NJA.

Aktorët përgjegjës: DSHS, NJA

FUSHA 2: SHËRBIMET SOCIALE NË BASHKINË E DURRËSIT

Qëllimi 2. Përmirësimi i shërbimeve sociale në territorin e Bashkisë së Durrësit

Objektivi 2.1: Të përmirësohet situata e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve.

Aktivitetet:

1. Ngritja e qendrave të reja ditore në zona margjinale / periferike, (1 në cdo zonë: Nishtulla, Spitallë. Sukth, Porto Romano, Plazh):

2. Ngritja e Strehëzës së emergjencës për fëmijët në situatë rruge:

3. Ngritja e shërbimeve të mbështetjes psiko -emocionale për fëmijët e abuzuar:

4. Ngritja e shërbimit të Kujdestarisë:

Aktorët përgjegjës: DSHS, NJA, OJF

Objektivi 2.2: Të ofrohen shërbime lehtësuese dhe mështetëse për gratë kryefamiljare.

Aktivitetet:

1. Ngritja e një programi informimi dhe ndërmjetësimi për punësimin e grave;

2. Krijimi i mekanizmave lehtësues për përfitimin nga programet e strehimit;

3. Ofrimi i shërbimeve ligjore falas për gratë kryefamiljare dhe të mbijetuara nga DHF dhe trafikimi;

4. Ngritja e programit për nxitjen e sipërmarrjes private të grave;

Aktorët përgjegjës: DSHS, OJF, Biznesi, Dhoma e Tregëtisë Durrës

Objektivi 2.3: Të ofrohen shërbime alternative për moshën e tretë.

Aktivitetet:

1. Ngritja e qendrave ditore për moshën e tretë në zonat margjinale/periferike (1 në çdo zonë: Ish Këneta, Spitallë, Plazh dhe NJA e reja (Nishtulla & Shkozeti);

2. Ngritja e një shërbimi rezidencial për të moshuar të braktisur ose pa mbështetje;

3. Ofrimi i shërbimeve të kujdesit në shtëpi për të moshuarit e vetmuar;

Aktorët përgjegjës: DSHS, NJA, OJF, DRSHSSH

Objektivi 2.4 Të ngrihen programe fuqizuese dhe shërbime për personat me AK.

Aktivitetet:

1. Vlerësimi i nevojave për shërbime për PAK;

2. Ngitja e një qendre të kujdesit ditor për PAK mbi 21 vjeç;

3. Ngritja e një shërbimi lëvizës për PAK në banesë;

4. Krijimi i një qendre komunitare publike për shëndetin mendor sipas modelit multidisiplinar të shërbimeve;

Aktorët përgjegjës: DSHS, DRSHSSH, DRSHP, NJA, OJF

Objektivi 2.5 Të krijohen shërbime komunitare multifunksionale për komunitetin Rom dhe Egjyptian.

Aktivitetet:

1. Integrimi i programit të mbështetjes ligjore për regjistrim në Qendrën multifunksionale Nish Tulla;

2. Ngritja e një qendre multifunksionale komunitare në zonën e Kullës;

3. Ofrimi i programeve fuqizuese profesionale;

4. Ofrimi i programeve ndërmjetësuese për punësimin e Komunitetit Rom dhe Egjyptian;

5. Krijimi i mekanizmave lehtësuese për përfitimin nga programet e strehimit

Aktorët përgjegjës: DSHS, DRFP, NJA, ZRP, OJF

Objektivi 2.6: Të fuqizohen shërbimet për të mbijetuarit e DHF dhe DHBGJ

1. Ofrimi i shërbimeve të mbështetjes psiko-sociale për të mbijetuarit e DHF dhe trafikimit;

2. Ofrimi i asistencës ligjore falas;

3. Ngritja e qendrës së emergjencës për rastet e DHF dhe DHBGJ;

4. Programe për fuqizimin ekonomik të mbijetuarve të DHF dhe trafikimit;

Aktorët përgjegjës: DSHS, MMRS, NJA, OJF

Objektivi 2.7 Të krijohen shërbime me bazë komunitare për personat me varësi nga substancat (alkoli, droga).

Aktivitetet:

1. Ngritja e një Qendre të kujdesit ditor për personat me varësi nga substancat;

Aktorët përgjegjës: DSHS, MMRS, NJA, OJF të specializuara

Objektivi 2.8 Të krijohen shërbime fuqizuese për të rinjtë.

Aktivitetet:

1. Ngritja e një Qendre Rinore në qytetin e Durrësit;

2. Krijimi i programit për nxitjen e punësimit të të rinjve në Bashki;

Aktorët përgjegjës: DSHS, MMRS, NJA, OJF

FUSHA 3: ZBUTJA E VARFËRISË

Qëllimi 3: Zbutja dhe lehtësimi i varfërisë në Bashkinë e Durrësit

Objektivi 3.1: Të sigurohet mbështetja dhe fuqizimi i familjeve në nevojë

Aktivitetet:

1. Identifikimi i familjeve aplikante, të cilat nuk përfitojnë nga skema e NE;

2. Miratimi i kritereve për përzgjedhjen e familjeve që do të përfitojnë nga 6% dhe fondet e Bashkisë;

3. Punësimi përmes programit të riintegrimit social për kategoritë në nevojë (familjet përfituese të NE, gratë kryefamiljare dhe të rinjtë);

4. Ofrimi i mbështetjes emergjente per nevojat bazë materiale të familjeve në nevojë;

5. Krijimi i mekanizmave për përfitimin e bonuseve dhe produkteve me çmime të ulta, (marrëveshje Bashki-Biznes);

Aktorët përgjegjës: DSHS, NJA, OJF

FUSHA 4: PROGRAMET PARANDALUESE

Qëllimi 4: Planifikimi dhe ofrimi i programeve parandaluese

Objektivi 4.1: Të rritet niveli i ndërgjegjësimit i grupeve të rrezikuara

1. Programe edukuese për varësinë nga substancat me të rinjtë në shkolla;

2. Programe këshillimi paramartesor/për ciftet e reja;

3. Integrimi i programeve të edukimit të prindërve në në shërbimet komunitare egzistuese;

4. Program ndërgjegjësues për DHF dhe DHBGJ;

5. Program ndërgjegjësues /edukues për parandalimin e martesave të hershme në komunitetin Rom dhe Egjyptian;

6. Program sensibilizues kundër diskriminimit;

Aktorët përgjegjës: DSHS, MMRS, MSH, NJA, OJF, DRSHP, DAR

Objektive 4.2: Të rritet ndërgjegjësimi publik për problemet sociale që shqetësojnë komunitetin e Durrësit

Aktivitetet:

1. Programe sensibilizuese në Mediat lokale;

2. Aktivitete kulturore mbi çështje sociale;

3. Aktivitete sportive sensibilizuese;

4. Aktivitete për ngritje fondesh për të adresuar çështje sociale;

Aktorët përgjegjës: DSHS, MMRS, DAR, NJA, OJF, Biznesi

Objektivi 4.3: Të ofrohen programe edukuese për fuqizimin e familjes në shërbimet egzistuese

Aktivitetet:

1. Krijimi i programeve edukuese për fuqizimin e familjes (aftësi të prindërimit, menaxhim i të ardhurave/burimeve, konflikteve);

Aktorët përgjegjës: DSHS, NJA, OJF

FUSHA 5: KOORDINIMI DHE RRJETËZIMI I SHËRBIMEVE

Qëllimi 5: Forcimi i strukturave koordinuese dhe monitoruese të shërbimeve sociale

Objektivi 5.1: Të fuqizohen strukturat koordinuese në Bashki dhe NJA

Aktivitetet:

1. Forcimi i mekanizmave për adresimin dhe referimin e rasteve të dhunës në familje;

2. Vënia në funksionim e MR për fëmijët;

3. Organizimi i takimeve periodike për forcimin e rrjetit të shërbimeve në nivel vendor;

Aktorët përgjegjës: DSHS, NJA, OJF, DAR, Policia, Gjykata, Mjeksia ligjore

Objektive 5.2 Të krijohen formate të standartizuara për menaxhimin e rasteve, monitorimin dhe raportimin.

Aktivitetet:

1. Hartimi dhe miratimi i formateve standarte: të vlerësimit të nevojave të komunitetit dhe vlerësimit për menaxhimin të rasteve;

2. Ndërtimi dhe miratimi i një baze të dhënash për popullatën, kategoritë në nevojë, shërbimet dhe programet e disponueshme në territor, përfituesit e shërbimeve;

3. Forcimi i kapaciteteve për mbledhje të dhënash, monitoruese dhe raportuese të stafeve;

Aktorët përgjegjës: DSHS, MMRS, SHSSH, NJA, OJF, DRSHS, DRSHP

7. PLANI I VEPRIMIT (Attached)

8. RAPORTIMI, MONITORIMI DHE VLERËSIMI I STRATEGJISË

Plani i Shërbimeve Sociale i Bashkisë Durrës (2017-2020) është një dokument politikash specifike për grupet dhe komunitet e targetuara në territorin e Bashkisë, në përputhje të plotë me Strategjinë e Mbrojtjes Sociale (2015-2020) dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (2015-2020).

Ky plan do të jetë pjesë përbërëse/integrale e Planit të Zhvillimit (2015-2030) të Bashkisë Durrës dhe në këtë kuadër do t’i mundësojë strukturave vendimmarrëse të Bashkisë të përcaktojnë fushat prioritare dhe alokimin e burimeve të disponueshme.

Monitorimi i progresit të zbatimit të objektivave dhe masave të këtij plani do të paraqitet në mënyrë periodike dhe do të jetë pjesë e diskutimeve të strukturave drejtuese, Këshillit Bashkiak dhe partnerëve të tjerë vendorë.

Përgjegjëse për monitorimin e zbatimit e PSHS do të jetë Drejtoria e Shërbimeve Sociale me sektorët përkatës, të cilët mbledhin të dhëna dhe identifikojnë boshllëqet në informacionin që nevojitet. Ajo do të ketë gjithashtu rol koordinues dhe bashkërendues mbi ecurinë e zbatimit dhe do të ketë përgjegjësinë e përgatitjes së progres raporteve vjetore. Plani parashikon veprimtari të përmirësimit të sistemit të të dhënave, hartimit të instrumentave të standartizuara të raportimit dhe MV, si dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit me strukturat e nivelit rajonal, qëndror dhe OJF-të.

Të dhënat administrative do të përdoren nga pjesa më e madhe e institucioneve vendore për të monitoruar pjesëmarrjen e grupeve në nevojë në programet e përgjithshme dhe të synuara të Bashkisë, siç janë shërbimet sociale, programet e ndihmës ekonomike, programet e strehimit, programet e punësimit, programet parandaluese, etj.

Një vëmendje e veçantë në procesin e monitorimit dhe vlerësimit të PSHS-së do ti kushtohet ngritjes së kapaciteteve të punonjësve të istitucioneve përgjegjëse në nivel vendor për të garantuar mbledhjen e të dhënat të nevojshme duke mbrojtur njëkohësisht të drejtat e privatësisë të grupeve të targetuara.

Bashkia Durrës ka një rol koordinues në zbatimin dhe monitorimin e PSHS-së, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, e cila në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit do të krijojë një cikël monitorimi dhe vlerësimi sipas afateve të përcaktuara, monitorojë zbatimin e PSHS-së dhe do të hartojë raportet e progresit.

Gjithashtu Bashkia do të koordinojë procesin e mbledhjes së të dhënave nga të gjitha NJA, OJF-të dhe aktorët e tjerë vendor e rajonal të monitorimit dhe vlerësimit të arritjes së objektivave të saj. Bashkia do të lehtësojë gjithashtu koordinimin me organizatat ndërkombëtare, të cilat adresojnë çështjet e grupeve në nevojë përmes programeve të tyre.

Cikli i monitorimit dhe vlerësimit do të përfshijë:

· Vlerësimin formues të progresit dhe rishikimin e veprimeve të parashikuara në mes të afatit, në periudhën 2017-2020.

· Pas vlerësimit formues të progresit, Bashkia do të bëjë rishikimin dhe përditësimin e masave të PSHS-së për grupet e targetuara, duke patur parasysh edhe planifikimet buxhetore deri në vitin 2020.

· Një vlerësim përfundimtar që do të bëhet në fund të 2020, ku do të përcaktohet çdo çështje e pazgjidhur dhe zhvillime që mbeten për t’u realizuar.

Për garantimin e zhvillimit dhe zbatimit të objektivave PSHS të Bashkisë Durrës 2017-2020 (referuar në këtë strategji) do të:

· monitorohen treguesit e përcaktuar në plan;

· rekomandohen ndryshime në programet sektoriale, duke pasur parasysh arritjet, rrethanat (kihen parasysh këtu rreziqet) dhe eksperiencat e mëparshme;

· sigurohen konsultime me palët e interesit, përfshirë shpërndarjen sistematike të informacionit për publikun;

· Jepet kontribut në rritjen e konsistencës dhe integrimit të politikave dhe masave të Shërbimeve Sociale në të gjitha nivelet e administrimit, si dhe në përdorimin më të mirë të burimeve.

Baza kryesore e kuadrit monitorues të Planit të Shërbimeve Sociale 2017-2020, do të jetë lista e treguesve të monitorimit e paraqitur për secilin objektiv dhe aktivitet në Planin e Veprimit.

Raportet e M&V do të përgatiten nga vlerësues të jashtëm (grupe eskpertësh apo organizata të specializuara), për të garantuar një vlerësim më objektiv dhe të paanshëm.

Mënyra e raportimit dhe konsultimit

Instrumenti kryesor në procesin e monitorimit dhe vlerësimit të PSHS do të jetë Raporti Vjetor i Shërbimeve Sociale, i përgatitur nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Durrësit. Raporti do të hartohet dhe miratohet brënda tre mujorit të parë të vitit pasardhës të vitit të monitoruar. Ky raport do të:

· Vlerësojë PSHS me fokus progresin e arritur në përmbushjen e masave dhe veprimtarive nga njëra anë dhe e treguesve të monitorimit nga ana tjetër;

· Identifikojë çështje të reja apo ato ndërvepruese, të cilat mund të trajtohen përmes një qasjeje më të koordinuar;

· Raportojë mbi pikëpamjet/këndvështrimet e aktorëve në nivel rajonal dhe lokal.

Raporti do të prezantohet në Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit në Bashki dhe Këshillin Bashkiak, me pjesëmarrjen edhe të ofruesve të shërbimeve (OSHC), institucioneve rajonale partnere, si DRSHS, DAR, DRSHP apo edhe organizatave partnere ndërkombëtare.

Roli i shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar në zbatimin e Planit të Veprimit

Plani i Veprimit identifikon organet shtetërore që janë përgjegjëse për zbatimin e secilit prej aktiviteteve, por një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve luajnë edhe grupet e tjera të interesit, të cilat lidhin institucionet me grupet në nevojë, si dhe financojnë ndërhyrjet e synuara për përmirësimin e situatës dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. OJF-të që punojnë për përmirësimin e jëtës së grupeve në nevojë dhe ofrojnë shërbime direkte për ta janë identifikuar veçanërisht si partnerë kyç për realizimin e objektivave të PSHS-së. Gjatë periudhës në vijim, Bashkia do të vazhdojë të mbështetet në ndihmën për ofrimin dhe monitorimin e shërbimeve sociale, plotësimin e nevojave për strehim të sigurt, punësim dhe bashkëpunimin në fusha të tjera.

Komuniteti ndërkombëtar do të kontribojë gjithashtu në zbatimin e PSHS-së duke promovuar shembujt e praktikës së mirë nga Shqipëria dhe Rajoni, si dhe duke bashkëfinancuar disa prej aktiviteteve. Për të lehtësuar këtë proces, Bashkia ka identifikuar aktivitete specifike të PSHS-së që do të përmirësonin situatën e grupeve dhe komuniteteve në nevojë në territorin e Durrësit.

BIBLIOGRAFI

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015 – 2020

Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale 2015-2020

Ligj nr. 115/2014 datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Ligji Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”

Ligj nr. 107/2014 datë 31.7.2014 Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit

Ligj Nr. 10347/2010, “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”

Ligji për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, Nr.69/2012, i amenduar

Ligji Nr. 10221/2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”

Ligji Nr. 10329/2010, “Për disa ndryshime dhe amendime në Ligjin Nr. 9669/2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Ligji Nr. 10399/2011, “Për disa mendime dhe shtojca” në Ligjin Nr. 9355/2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”

Ligji Nr. 163/2014, “Për Urdhrin e Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë”

Ligji Nr. 9355/2005, “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore” i ndryshuar

Strategjia ndërsektorial për decentralizimin dhe qeverisjne vendore 2015-2020

Strategjia ndër sektoriale për reformën në administratën publike 2015 – 2020.

Strategjia për Drejtësinë e të Miturve, 2012-2020, Ministria e Drejtësisë

Strategjia kombëtare për barazinë gjinore dhe plani i veprimit 2016-2020

Strategjia Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore (2015 – 2020)

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë 2015-2020

Strategjia e zhvillimit të arsimit parauniversitar 2014-2020

Draft ligji për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë.

Unicef (2015) Supporting Planning of Social Care Services: SOCIAL CARE SERVICES PLANNING TOOLKIT

20