Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve -...

11
Komisioni Evropian Bujqësi dhe Zhvillim Rural Komisioni Evropian Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Rural http://ec.europa.eu/agriculture/50-years-of-cap Zyra e Publikimeve MK-31-13-852-SQ-C doi:10.2871/5425 Politika e Përbashkët Bujqësore Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve Parathënie Politika e Përbashkët Bujqësore është lidhja mes një bote gjithnjë e më të urbanizuar dhe një sektori gjithnjë e më strategjik bujqësor. Prandaj kam propozuar një partneritet të ri mes Evropës dhe bujqve, në bazë të Politikës së Përbashkët Bujqësore të shtuar në vitin 2013. Ky partneritet i ri përputhet në perspektivën historike për atë që quhet politikë e nivelit të lartë të BE- së, një nga të cilat kremtoi përvjetorin e pesëdhjetë dhe përshkruhet në faqet në vijim. Ajo gjithashtu reflekton dëshirën për të riformuar kontratën e besimit mes qytetarëve të Evropës dhe sektorit të tyre bujqësor në bazë të Politikës së Përbashkët Bujqësore. Bujqësia është e lidhur ngushtë me sfidat me të cilat përballet shoqëria, para së gjithash natyrisht me sfidën e ushqimit. Ekziston edhe sfida e shkaktuar nga burimet natyrore: këto duhet të përdoren me respekt dhe me përgjegjësi në raport me nevojat e brezave të ardhshëm. Së fundi, ekziston edhe sfida që shkaktohet nga zonat rurale dhe nevoja për ruajtjen e vazhdimësisë në sektorin bujqësor në këto zona, një nevojë thelbësore për ekonomitë tona rurale, rrënjët tona dhe trashëgiminë tonë. Evropës i duhen bujqit e vet. Bujqit kanë nevojë për mbështetjen e Evropës. Mbështetja do të jetë në formë të përkrahjes së të ardhurave të shënjestruara më mirë, e kanalizuar drejt bujqve aktivë dhe e përshtatur në mënyrë objektive për të plotësuar nevojat e çdo sektori bujqësor, sidomos sektorët më të rrezikuar. Ajo do të përfshijë shfrytëzimin e instrumenteve për rritjen e konkurrencës ekonomike dhe mjedisore të bujqësisë. Ne kemi nevojë për stimulim që t’u ndihmojmë bujqve të miratojnë metoda të qëndrueshme bujqësore. Kemi nevojë gjithashtu edhe për rrjete të vërteta moderne, efikase dhe përgjegjëse të sigurisë, të cilat do të na ndihmojnë të tejkalojmë krizat gjithnjë e më të shpeshta dhe më serioze me të cilat ballafaqohemi. Kjo mbështetje pasqyron edhe dëshirën për të sjellë jetën përsëri në fshat, duke ofruar më shumë burime për të ndihmuar të rinjtë të merren me bujqësi, me burime plotësuese për hulumtim, inovacion dhe transferim të shkathtësive, dhe me investime në infrastrukturën private dhe publike. Gjatë viteve të ardhshme, është me rëndësi të vihen themelet e një industrie të fuqishme bujqësore, e cila mund të përballojë sfidat e ndryshimit të klimës dhe konkurrencën ndërkombëtare duke përmbushur nevojat e njerëzve. Politika e Përbashkët Bujqësore ka të bëjë me ushqimin tonë dhe me ardhmërinë e më shumë se gjysmës së sipërfaqes tokësore në BE. Dacian Cioloş Komisioner Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural © European Commission

Transcript of Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve -...

Page 1: Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · E nisur në vitin 1962, Politika e Përbashkët Bujqësore

Komisioni Evropian

Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Komisioni EvropianDrejtoria e Përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Ruralhttp://ec.europa.eu/agriculture/50-years-of-cap

Zyra e Publikimeve

MK-31-13-852-SQ

-C

doi:10.2871/5425

Politika e Përbashkët Bujqësore

Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve

ParathëniePolitika e Përbashkët Bujqësore është lidhja mes një bote gjithnjë e më të urbanizuar dhe një sektori gjithnjë e më strategjik bujqësor. Prandaj kam propozuar një partneritet të ri mes Evropës dhe bujqve, në bazë të Politikës së Përbashkët Bujqësore të shtuar në vitin 2013.

Ky partneritet i ri përputhet në perspektivën historike për atë që quhet politikë e nivelit të lartë të BE-së, një nga të cilat kremtoi përvjetorin e pesëdhjetë dhe përshkruhet në faqet në vijim. Ajo gjithashtu reflekton dëshirën për të riformuar kontratën e besimit mes qytetarëve të Evropës dhe sektorit të tyre bujqësor në bazë të Politikës së Përbashkët Bujqësore.

Bujqësia është e lidhur ngushtë me sfidat me të cilat përballet shoqëria, para së gjithash natyrisht me sfidën e ushqimit. Ekziston edhe sfida e shkaktuar nga burimet natyrore: këto duhet të përdoren me respekt dhe me përgjegjësi në raport me nevojat e brezave të ardhshëm. Së fundi, ekziston edhe sfida që shkaktohet nga zonat rurale dhe nevoja për ruajtjen e vazhdimësisë në sektorin bujqësor në këto zona, një nevojë thelbësore për ekonomitë tona rurale, rrënjët tona dhe trashëgiminë tonë. Evropës i duhen bujqit e vet. Bujqit kanë nevojë për mbështetjen e Evropës.

Mbështetja do të jetë në formë të përkrahjes së të ardhurave të shënjestruara më mirë, e kanalizuar drejt bujqve aktivë dhe e përshtatur në mënyrë objektive për të plotësuar nevojat e çdo sektori bujqësor, sidomos sektorët më të rrezikuar.

Ajo do të përfshijë shfrytëzimin e instrumenteve për rritjen e konkurrencës ekonomike dhe mjedisore të bujqësisë. Ne kemi nevojë për stimulim që t’u ndihmojmë bujqve të miratojnë metoda të qëndrueshme bujqësore. Kemi nevojë gjithashtu edhe për rrjete të vërteta moderne, efikase dhe përgjegjëse të sigurisë, të cilat do të na ndihmojnë të tejkalojmë krizat gjithnjë e më të shpeshta dhe më serioze me të cilat ballafaqohemi.

Kjo mbështetje pasqyron edhe dëshirën për të sjellë jetën përsëri në fshat, duke ofruar më shumë burime për të ndihmuar të rinjtë të merren me bujqësi, me burime plotësuese për hulumtim, inovacion dhe transferim të shkathtësive, dhe me investime në infrastrukturën private dhe publike.

Gjatë viteve të ardhshme, është me rëndësi të vihen themelet e një industrie të fuqishme bujqësore, e cila mund të përballojë sfidat e ndryshimit të klimës dhe konkurrencën ndërkombëtare duke përmbushur nevojat e njerëzve. Politika e Përbashkët Bujqësore ka të bëjë me ushqimin tonë dhe me ardhmërinë e më shumë se gjysmës së sipërfaqes tokësore në BE.

Dacian Cioloş Komisioner Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

© E

urop

ean

Com

mis

sion

Page 2: Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · E nisur në vitin 1962, Politika e Përbashkët Bujqësore

Tani, pesëdhjetë vjet më vonë, BE-ja duhet të trajtojë më shumë sfida: Siguria e ushqimit – në nivel global, prodhimi ushqimor do të duhet të dyfishohet për të ushqyer popullatën e botës – 9 miliardë banorë në vitin 2050, Ndryshimi klimatik dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, Kujdesi për fshatin në mbarë BE-në dhe ruajtja e ekonomisë rurale

BE-ja ka 500 milionë konsumatorë dhe të gjithë ata kanë nevojë për një furnizim të besueshëm të ushqimit të shëndetshëm dhe kalorik me çmim të volitshëm. Mjedisi ekonomik mbetet i pasigurt dhe i paparashikueshëm. Përveç kësaj, ekzistojnë shumë sfida aktuale dhe të ardhshme, duke përfshirë konkurrencën globale, krizën ekonomike dhe financiare, ndryshimin klimatik dhe kostot gjithnjë e më të mëdha të inputeve të tilla si lëndët djegëse dhe plehrat.

Për të përmbushur këto sfida, BE-ja ka krijuar dhe implementuar politikën e përbashkët bujqësore.

Synimi i saj është të përcaktojë kushtet që do t’u lejojnë bujqve të përmbushin detyrat e tyre të shumëfishta në shoqëri – e para nga të cilat është të prodhojnë ushqim.

Falë politikës CAP, qytetarët e Evropës gëzojnë sigurinë e ushqimit. Mund të sigurohemi se bujqit tanë prodhojnë ushqimin që na duhet.

Ata ofrojnë një shumëllojshmëri mbresëlënëse të produkteve të bollshme me çmime të volitshme, të sigurta dhe me cilësi të lartë. BE-ja është e njohur në mbarë botën për ushqimin dhe traditat e saj të gatimit. Për shkak të burimeve të jashtëzakonshme bujqësore, BE-ja mundet dhe duhet të luajë një rol në garantimin e sigurisë së ushqimit në mbarë botën.

Bujqësia nuk është vetëm në lidhje me ushqimin. Ka të bëjë me bashkësitë rurale dhe njerëzit që jetojnë në këto bashkësi. Ka të bëjë me fshatin tonë dhe burimet e tij të vlefshme natyrore.

Në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, bujqit mbajnë gjallë fshatin dhe ruajnë mënyrën rurale të jetës. Nëse nuk do të kishte ferma ose bujq, fshatrat tona dhe qytetet e tregut do të jenë thellësisht të ndikuara – në kuptim të keq.Shumë vende pune në fshat janë të lidhura me bujqësinë. Bujqit kanë nevojë për makineri, objekte, lëndë djegëse, plehëra dhe kujdes shëndetësor për kafshët e tyre. Shumë njerëz kanë vende pune në sektorët e prodhimit të lëndëve të para. Njerëz të tjerë merren me operacionet e përpunimit – siç janë përgatitja, përpunimi dhe paketimi i ushqimit. Ndërsa të tjerë janë të përfshirë në ruajtjen, transportin dhe shitjen e ushqimit.

Në përgjithësi, bujqësia dhe prodhimi i ushqimit janë elemente thelbësore të ekonomisë dhe shoqërisë sonë. Me 27 shtetet e veta anëtare, BE-ja ka rreth 14 milionë bujq me plus 4 milionë njerëz që punojnë në sektorin ushqimor. Bujqësia dhe sektorët e ushqimit së bashku sigurojnë 7 % të të gjitha vendeve të punës dhe krijojnë 6 % të bruto prodhimit vendor të Evropës.

CAP ka të bëjë me

ushqimin tonë

CAP ka të bëjë me

fshatin tonë

E nisur në vitin 1962, Politika e Përbashkët Bujqësore (CAP) është partneritet mes bujqësisë dhe shoqërisë, mes Evropës dhe bujqve të saj. Qëllimet kryesore të kësaj politike janë: Përmirësimi i produktivitetit bujqësor, në mënyrë që konsumatorët të kenë furnizim stabil të ushqimit me çmim të volitshëm.Të sigurojë se bujqit e BE-së mund të fitojnë mjaftueshëm

© iS

tock

phot

o

© T

hink

stoc

k -

Hem

era

Komisioni Evropian

Politika e Përbashkët BujqësorePartneriteti mes Evropës dhe Bujqve

Luksemburg: Zyra e Publikimeve e Bashkimit Evropian

2012 — 16 pp. — 21 x 21 cm

Më shumë informacion mbi Bashkimin Evropian mund të gjeni në Internet (http://europa.eu).

Luksemburg: Zyra e Publikimeve e Bashkimit Evropian, 2012

ISBN 978-92-95031-05-0doi:10.2871/5425

© European Union, 2012Riprodukimi është i autorizuar me kusht që burimi të jetë i njohur.

Shtypur në ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

Page 3: Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · E nisur në vitin 1962, Politika e Përbashkët Bujqësore

CAP është politikë e përbashkët për të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian.Kjo politikë menaxhohet dhe financohet në nivel evropian nga burimet e buxhetit vjetor të BE-së

Fshatrat tona nuk janë në gjendjen e tyre të parë natyrore. Ato janë ndryshuar nga bujqësia gjatë shekujve. Bujqësia ka krijuar mjedisin tonë të shumëllojshëm dhe peizazhet e veta të ndryshme. Fshatrat tona ofrojnë habitate për lloje të ndryshme të florës dhe faunës. Biodiversiteti është vendimtar për zhvillimin e qëndrueshëm të fshatit.

Bujqit menaxhojnë fshatrat për dobinë e të gjithëve. Ato furnizojnë të mira publike – nga të cilat gjëja më e rëndësishme është kujdesi dhe mirëmbajtja e tokës, peizazheve dhe biodiversitetit tonë. Tregu nuk pagon për këto të mira publike. Në mënyrë që t’i pagojë bujqit për këtë shërbim që ata ia bëjnë shoqërisë në tërësi, BE-ja u ofron bujqve mbështetje në të ardhura.

Bujqit mund të ndikohen negativisht nga ndryshimi i klimës. CAP u ofron

atyre ndihmë financiare për të përshtatur metodat dhe sistemet bujqësore për t’u ballafaquar me efektet e klimës së ndryshuar.

Bujqit janë të parët që e kuptojnë nevojën për t’u kujdesur për burimet tona natyrore – në fund të fundit bujqit varen nga këto burime në jetën e tyre të përditshme. Në mënyrë që t’i shmangemi efekteve anësore të disa përvojave bujqësore, BE-ja stimulon bujqit që të punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe në favor të mjedisit.

Në fakt, bujqit kanë sfidë të dyfishtë: të prodhojnë ushqim dhe njëkohësisht të mbrojnë natyrën dhe të ruajnë biodiversitetin. Bujqësia e qëndrueshme mjedisore, e cila shfrytëzon burimet natyrore me kujdes, është jetike për prodhimin tonë ushqimor dhe për cilësinë e jetës sonë – sot, nesër dhe për brezat e ardhshëm.

CAP ka të bëjëme mjedisin

tonë

© iS

tock

phot

o

Page 4: Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · E nisur në vitin 1962, Politika e Përbashkët Bujqësore

1962

1963

1964

1965

1966

1967

1968

1969

1970

1971

1972

1973

1974

1975

1976

1977

1978

1979

1980

1981

1982

1983

1984

1985

1986

1987

1988

1989

1990

1991

1992

1993

1994

1995

1996

1997

1998

1999

2000

2001

2002

2003

2004

2005

2006

2007

2008

2009

2010

2011

2012

9 10 12 12 15 25 27

500

200

100 %

90 %

80 %

70 %

60 %

50 %

40 %

30 %

20 %

10 %

0 %

6.62

11.71

0.68

9.47

15.91

5.9

2.88 3.05

5.33

32.25

1.45

10.09 3.16

0.18/

3.35

36.83

12.30

1962Lind politika e përbashkët bujqësore. CAP është paraparë si një politikë e përbashkët, me synim për të siguruar ushqim me çmime të volitshme për qytetarët e BE-së dhe një standard të drejtë të jetesës për bujqit.

Politika evropianee fermave gjatë viteve 2003

CAP siguron mbështetjen e të ardhurave. Reforma e re CAP ndërpret lidhjen mes subvencioneve dhe prodhimit. Bujqit tani pranojnë një pagesë në formë të mbështetjes së pagave, me kusht që të kujdesen për tokën bujqësore dhe të përmbushin standardet e mjedisit, mirëqenies së kafshëve dhe sigurisë ushqimore.

1984Fermat bëhen aq produktive sa që prodhojnë më shumë ushqim nga që është i nevojshëm. Tepricat janë ruajtur dhe kanë shkaktuar ‘malet e ushqimit’. Janë përdorur disa masa për të afruar nivelet e prodhimit me nevojat e tregut.

2011Një propozim i ri i reformës së CAP kërkon përforcimin e konkurrencës së sektorit bujqësor, promovon inovacionin, lufton ndryshimin e klimës dhe përkrah vendet e punës dhe zhvillimin në zonat rurale.

Kompensimet e eksportit

Masat e tjera të tregut

Mbështetja e bashkuar

Mbështetja e tërhequr

Zhvillimi rural

(të dhënat në miliardë euro)

Bujqësia në përqindje nga buxheti i përgjithshëm i BE-së

Popullata e BE-së në milionë

1992CAP lëviz nga mbështetja e tregut drejt mbështetjes së prodhuesit. Zvogëlohet mbështetja e çmimit dhe zëvendësohet me pagesat e drejtpërdrejta të ndihmës për bujqit. Ata inkurajohen të jenë më të kujdesshëm ndaj mjedisit. Reforma koincidon me Samitin e Tokës 1992 të mbajtur në Rio, i cili nis parimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

0.80

0.95

0.06

© iS

tock

phot

o

© F

otol

ia

32

Page 5: Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · E nisur në vitin 1962, Politika e Përbashkët Bujqësore

Politika e Përbashkët Bujqësore

Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve

CAP është për bujqit tanë . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 6

Falë politikës CAP bujqit prodhojnë atë që duan konsumatorët . . . . . . . . . . . . . . . 7

Bujqit veprojnë si menaxhues të fshatrave . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 8

Ekonomia rurale dhe mënyra e jetës janë të varura nga bujqësia . . . . . . . . . . . . . 9

CAP nxit produktivitetin dhe inovacionin . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 10

Modernizimi është edhe një prioritet i politikës CAP . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 11

Pse bujqit nuk marrin gjithnjë atë që u takon . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 12

Ushqimi cilësor – çelsi drejt suksesit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 13

BE-ja hap tregun e vet për zhvillimin e vendeve . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 14

Evropa është eksportues kryesor i ushqimit cilësor . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 15

CAP drejt 2020: përmbushja e sfidave të ardhshme . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 16

© iS

tock

phot

o

54

Page 6: Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · E nisur në vitin 1962, Politika e Përbashkët Bujqësore

Bujqit kanë rol shumë të rëndësishëm ekonomik në zonat rurale, të cilat BE-ja nuk guxon t’i humbë. Shkathtësitë fundamentale dhe instinktive bujqësore nuk mësohen nga faqet e librit por përcillen nga një brez në tjetrin.

Megjithatë, shumica e të rinjve nuk e konsiderojnë bujqësinë si profesion tërheqës dhe si rezultat i kësaj, numri i bujqve është më i vogël. Në vitet 1960, gjashtë shtetet e para të BE-së kishin gjashtë milionë bujq, por prej atëherë, numri i tyre është përgjysmuar.

Prandaj CAP ju ndihmon të filloni punën në bujqësi me fonde për të blerë tokë, makineri dhe pajime. Kjo politikë ofron grante për të trajnuar fillestarët dhe bujqit e themeluar me metodat më moderne të prodhimit.

Inkurajimi i bujqve të rinj dhe sigurimi i vazhdimësisë nga një brez në tjetrin është një sfidë e vërtetë për zhvillimin rural në BE. Në disa pjesë të Evropës, bujqësia është veçanërisht e vështirë – si për shembull në zonat kodrinore, malore dhe/ose të largëta. Është me rëndësi që komunitetet e këtyre rajoneve të mbahen gjallë. CAP ofron fonde për të siguruar se komunitetet rurale në zonat e rrezikuara mbeten ekonomikisht të shëndosha dhe nuk zhduken gradualisht.

Qytetarët e BE-së janë përfituesit përfundimtarë të politikës CAP. Në dyqanet dhe supermarketet tona gjithmonë ka ushqim të bollshëm me çmime përgjithësisht të volitshme. Sot, në shumicën e vendeve të BE-së, familja mesatare shpenzon rreth 15 % të të ardhurave mujore për ushqim. Proporcioni është gjysma e asaj që ishte në vitin 1962.

Ne gëzojmë furnizim të sigurtë të ushqimit me cilësi të lartë nga bujqit tanë. Evropa konsiderohet lider botëror në sektorët siç janë drithërat, prodhimet e qumshtit, mishi, vaji i ullirit, verërat dhe alkoholi.Përveç kësaj, shumë lehtë mund të kuptojmë se si dhe ku është prodhuar ushqimi ynë pasiqë rregullat e BE-së për etiketim dhe gjurmim u japin konsumatorëve informacionin e nevojshëm për të bërë zgjedhjen e informuar gjatë blerjes së ushqimit të tyre.

Shumë konsumatorë të BE-së preferojnë produkte lokale ose rajonale ku ato janë në dispozicion.Specialitetet tradicionale janë gjithnjë e më të kërkuara. Si rezultat i kësaj, bujqit shpesh janë duke i shitur produktet e tyre konsumatorëve drejtpërdrejt në tregjet e bujqve dhe përpunojnë vet prodhimet e tyre për të shtuar vlerën vendore.

CAPka të bëjë me bujqit tanëMe 10 shtetet e reja anëtare që u bashkuan në vitin 2004 dhe dy të tjera në vitin 2007, numri i bujqve të BE-së pothuajse u dyfishua dhe arriti në 14 milionë.

Falë politikës CAPbujqit prodhojnë atë që duan konsumatorët

GJENDJA RELATIVE E TË ARDHURAVE NGA FERMAT NË KRAHASIM ME TË ARDHURAT JO-BUJQËSORE

NUMRI I BUJQVE :

Këto shifra janë mesatarja e BE-së nga të ardhurat e sipërmarrësisë në bujqësi për njësinë vjetore të punës pa rroga, si % e pagave mesatare në ekonominë e përgjithshme sipas ekuivalentit me kohë të plotë. Shifrat janë llogaritur nga shërbimet e Komisionit, në bazë të të dhënave nga Eurostat.

JA SE çFARË PRoDHoJNË BUJQIT TANË çDo VJET

(mESaTaRE PËR 2008-10)

Drithëra 300 milionë t

Sheqer 16 milionë t

Fara të vajit 21 milionë t

Vaj ulliri 2 milionë t

Molla 10 milionë t

Dardha 3 milionë t

Agrume 10 milionë t

Verë 170 milionë

hektolitra

Mish viçi 8 milionë t

Mish derri 20 milionë t

Mish pule 12 milionë t

Vezë 7 milionë t

Qumësht 140 milionë t

milionë

40 % 100 %

© E

urop

ean

Com

mis

sion

© T

ipik 76

Page 7: Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · E nisur në vitin 1962, Politika e Përbashkët Bujqësore

Rreth gjysma e tokës së BE-së është e kultivuar. Kjo e bën bujqësinë shumë të rëndësishme për mjedisin tonë natyror. Bujqësia ka dhënë kontribut me kalimin e shekujve për të krijuar dhe ruajtur shumë habitate me vlerë gjysmë-natyrore. Sot, këto formojnë shumë peizazhe në mbarë BE-në dhe kanë një shumëllojshmëri të pasur të kafshëve të egra. Bujqësia dhe natyra ndikojnë njëra tjetrën. Falë reformave të njëpasnjëshme të politikës CAP, metodat tona bujqësore janë duke u bërë më të favorshme për mjedisin.

Prandaj, bujqit e sotshëm kanë dy role – prodhimin e ushqimit tonë dhe menaxhimin e fshatrave. Kështu ata sigurojnë të mirat publike. E tërë shoqëria – e tashme dhe e ardhshme – përfiton nga fshatrat e menaxhuara me kujdes dhe të mirëmbajtura. Do të ishte e drejtë që bujqit të shpërblehen nga politika CAP për atë që na e sigurojnë këtë të mirë të vlefshme publike.

Mbështetja e pagesës së të ardhurave nga CAP gjithnjë e më shumë shfrytëzohet nga bujqit për të miratuar metodat e qëndrueshme mjedisore të bujqësisë. Kjo u mundëson atyre të zvogëlojnë sasinë e plehrave kimike ose pesticideve që ata i aplikojnë për prodhimet e tyre. Ajo gjithashtu u mundëson atyre të zvogëlojnë dendësinë e gjedhave – numrin e kafshëve në ferma në raport me një hektar tokë. adaptime të tjera përfshijnë lënien e fushave të djerra, krijimin e pellgjeve ose karakteristikave të tjera të peizazhit dhe mbjelljen e pemëve dhe gardheve. Këto janë aspekte të bujqësisë që tejkalojnë përtej atyre që zakonisht konsiderohen metoda konvencionale bujqësore dhe praktika të mira bujqësore.

Përveç kësaj, CAP promovon praktika bujqësore siç janë ruajtja e kullotave dhe kujdesi i vlerës piktoreske të peizazhit. Mbrojtja e biodiversitetit dhe habitateve të kafshëve të egra, menaxhimi i resurseve të ujit dhe marrja me çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimin e klimës janë prioritete të tjera që bujqit duhet t’i respektojnë.

Në këtë aspekt, programi i Evropës Natura 2000 është me rëndësi. Ky është një rrjet me rreth 25 000 vende – që mbulojnë një të pestën e territorit të BE-së – dhe ka për qëllim të mbrojë biodiversitetin e Evropës. Këto nuk janë zona të mbrojtura ‘të rrethuara’ por janë të hapura dhe shpesh varen nga aktivitetet e vazhdueshme njerëzore dhe përdorimi i tokës, të cilat i kanë formuar dhe ruajtur ato me kalimin e viteve. Shumë vende janë në tokë bujqësore kurse bujqit pranojnë të menaxhojnë tokën në mënyrë specifike, në mënyrë që të ruajnë biodiversitetin.

Bujqësia është aktiviteti kryesor ekonomik në shumicën e zonave rurale të BE-së. Megjithatë, shumë bujq kryejnë aktivitete plotësuese, siç janë përpunimi i ushqimit dhe sigurimi i akomodimit për turistët. Kjo shumëllojshmëri e ekonomisë rurale është burim i i fuqisë të cilën BE-ja e mbështet the e inkurajon përmes programeve të veta të zhvillimit rural.

Rreth gjysma e popullatës së BE-së jeton në zona rurale. Pa bujqësinë nuk do të kishte mundësi të ekzistojnë shumë komunitete dhe të mbahen së bashku. Nëse bujqësia do të zhdukej, në shumë zona do të shfaqej problemi i braktisjes së tokës.Prandaj, CAP u jep bujqve ndihma financiare për të siguruar se ata do të vazhdojnë të punojnë tokën dhe të krijojnë vende të tjera të punës, përmes ruajtjes së peizazhit ose projekteve të trashëgimisë kulturore dhe shumë detyra që lidhen me bujqësinë dhe ekonominë rurale në mënyrë direkte ose indirekte.

Kjo ndihmon parandalimin e shpopullimit rural përballë disa mundësive të pakta për vende të punës dhe nivelit të lartë të papunësisë. Shërbimet publike – siç janë shkollat dhe objektet e kujdesit shëndetësor – janë ruajtur dhe përmirësuar, duke u dhënë njerëzve një arsye të mirë për të qëndruar në fshat dhe për të edukuar fëmijët e tyre atje.

Bujqit veprojnë si menaxhes tëfshatrave

Ekonomia rurale dhe mënyra e jetës varen nga bujqësia

Dinamizmi i fermave të vogla familjare do të duhet të përforcohet. Shumë bujq janë mbi moshën 55 vjeç, të cilët do të tërhiqen nga bujqësia aktive dhe do të dalin në pension në të ardhmen e afërt. BE-ja pranon se struktura e moshës së bujqve është bërë çështje shqetësuese. Mbështetja e bujqve të rinj për të nisur punën është ‘domosdoshmëri’ nëse zonat rurale të Evropës duan që të përballojnë me sukses sfidat e shumta.

BUJQIT JANË DUKE U PLAKUR

Burimi: EUROSTaT – anketa e Strukturës së Fermës, të dhënat vlejnë për vitin 2007.

< 35

35–44

45–54

65 +

55–64

© iS

tock

phot

o

© iS

tock

phot

o

98

Page 8: Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · E nisur në vitin 1962, Politika e Përbashkët Bujqësore

7

6

5

4

3

1962

1980

1990

2000 2008

CAP u ndihmon bujqve të jenë më produktivë dhe të përmirësojnë shkathtësitë e tyre teknike. Në vitet e hershme të saj, CAP inkurajoi bujqit të përdorin makineri moderne dhe teknologji të reja, përfshirë këtu plehrat kimike dhe produktet për mbrojtjen e bimëve. Këto ishin të nevojshme për shkak se prioriteti në atë kohë ishte të prodhojnë më shumë ushqim për popullatën.

Politika ishte shumë efektive. Produktiviteti u shtua në masë të madhe. Prodhimi i drithërave shënoi rritje dramatike, mirëpo ka qënë stabil që nga viti 2000. Gjatë viteve të ardhshme, hulumtimi dhe inovacioni do të jenë thelbësorë për bujqit që të prodhojnë më shumë me mundësi më të vogla.

Modernizimi i fermave gjithmonë ka qënë dhe është një synim i rëndësishëm i politikës CAP. Shumë bujq të BE-së kanë përfituar nga grantet për të modernizuar objektet dhe makinerinë e tyre bujqësore. Të tjerë kanë shfrytëzuar grante për të përmirësuar cilësinë e kafshëve të tyre dhe kushtet në të cilat janë rritur ato.

Sfida është të garantohet se modernizimi do t’u ndihmojë bujqve të jenë më konkurrues në aspektin ekonomik dhe të zbatojnë teknikat e qëndrueshme mjedisore.

Programi i politikës CAP për zhvillim rural do të mbetet shtytës i rëndësishëm i ndryshimit dhe progresit: do të vazhdojë t’u ofrojë bujqve mundësi për t’i përmirësuar fermat e tyre dhe në përgjithësi fshatrat në të cilat jetojnë.

Në pajtim me strategjinë zhvillimore të Evropës për dekadën e ardhshme – Evropa 2020 – bujqit tanë do të bëhen më efikasë dhe më konkurrues.

Ndonëse grantet dhe kreditë luajnë rol kryesor, ekzistojnë masa të tjera për të ndihmuar bujqit. Midis të tjerave, BE-ja ndihmon bujqit duke ofruar programe trajnuese dhe shërbime këshilluese.

ЗCAP nxit produktivitetin dhe inovacionin

Modernizimi është edhe një prioritet i politikës CAP

PRoDHIMET E GRURIT NË GJASHTË SHTETET aNËTaRE (T/Ha)

Burimi: Bujqësia në Bashkimin Evropian: informacioni statistikor dhe ekonomik, një botim vjetor i Komisionit Evropian, Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, vite të ndryshme.

Për shkak të tepricave ushqimore, tani theksi është ndryshuar. Tani CAP u ndihmon edhe bujqve:

• Të kultivojnë në mënyra që zvogëlojnë emetimin e gazeve serrë,• Të përdorin teknika bujqësore ekologjike,• Të përputhen me standardet e shëndetit publik, mjedisit dhe mirëqenies së

kafshëve,• Të prodhojnë dhe të plasojnë në treg specialitetet ushqimore të rajonit të

tyre,• Të shfrytëzojnë pyjet dhe zonat pyjore në mënyrë më produktive,• Të zhvillojnë përdorim të ri për prodhimet bujqësore në sektorët e

kozmetikës, medicinës dhe zejtarisë.

Fondet hulumtuese të BE-së dedikohen për zhvillimin e sistemeve të reja të bujqësisë, në mënyrë që bujqit të përballen me sfidat e shumta në të ardhmen – kryesisht me ato të ndryshimit të klimës dhe presionit gjithnjë e më të madh mbi burimet natyrore. Në të ardhmen, bujqit tanë do të duhet të prodhojnë shumë me më pak shpenzime.

Kjo mund të arrihet me anë të zhvillimit të instrumenteve, siç janë partneritetet e inovacionit, për të promovuar inovacionin në bujqësi, duke tejkaluar boshllëkun mes praksës hulumtuese dhe bujqësore dhe me lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes aktorëve pjesëmarrës (bujqit, këshilltarët, biznesi bujqësor, shkencëtarët, administratat, etj.).

© iS

tock

phot

o

© iS

tock

phot

o

© C

olle

ctio

n of

the

Min

istr

y of

Agr

icul

ture

FR

1110

Page 9: Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · E nisur në vitin 1962, Politika e Përbashkët Bujqësore

KoNCENTRIMI NË ZINXHIRIN E USHQIMIT: NUMRI I NDËRMARRJEVEShumë shitore me pakicë (supermarkete, dyqane, etj.) u përkasin një numri të vogël të kompanive që kanë pushtet shumë të fuqishëm për kushtëzim.

Burimi: Eurostat – Statistika e Biznesit Strukturor dhe Struktura e Pronave Bujqësore, të dhënat janë të vitit 2007 (bujqësi) dhe 2009 (sektorë të tjerë).

Numri më i madh i fermave janë relativisht të vogla. Bujku mesatar i BE-së ka vetëm 12 hektarë tokë (ekuivalent me rreth 20 stadiume të futbollit); 70 % të fermave janë më të vogla se pesë hektarë.

Madhësia e vogël e fermave të tyre nënkupton se bujqit nuk mund të gjejnë lehtë çmimin më të mirë të tregut për prodhimin e tyre. Përpjekjet e tyre për të përmirësuar cilësinë dhe për të shtuar vlerën mund të mbeten të pashpërblyera nga çmimi i tregut. CAP u ndihmon bujqve gjithnjë e më shumë të përforcojnë pozitën e tyre negociuese vis-à-vis aktorëve të tjerë në zinxhirin ushqimor.

DiversitetiEvropa është e njohur për gamën e gjerë të ushqimeve, verërave dhe birrave të mira, siç pasqyrohet në traditat tona të kuzhinës.

Garancat e cilësisëCAP ofron etiketa dhe shenja dalluese, të cilat garantojnë vërtetësinë e ushqimit tradicional. Më se 1 000 ushqime mbajnë shenja dalluese të BE-së për cilësi. Njerëzit mund të blejnë ushqime vendore dhe tradicionale, të bindur se sqarimi në paketim është i vërtetë.

Standardet e marketingutUshqimet duhet të plotësojnë standarde të caktuara minimale të cilësisë. Standardet uniforme për mallrat e veçanta u lejojnë konsumatorëve të krahasojnë çmimet e prodhuesve të ndryshëm.

Pse bujqit nuk marrin gjithnjë atë që u takon

Ushqimi cilësor –çels i suksesit

Produktet organikeMetodat organike të prodhimit duhet të harmonizohen me legjislacionin e rreptë të BE-së. Bujqësia organike respekton ciklet natyrore jetësore të bimëve dhe kafshëve. Në BE, ushqimi organik identifikohet me shenjë të veçantë dalluese.

Garanca etike CAP inkurajon sistemet e çertifikimit që garantojnë kushtet e mirëqenies së mjedisit dhe kafshëve, në të cilat janë prodhuar ushqimet. Standardet e mirëqenies së kafshëve në BE janë nga më të lartat në botë.

Standardet e higjienësRregullat e BE-së zbatohen nga ferma deri në pjatë. Produktet e importuara duhet të plotësojnë standardet e njëjta me ato të ushqimeve që prodhohen nga bujqit e BE-së. Qëllimi i këtyre standardeve është të ruajnë nivelet e sigurisë së ushqimit kur produktet kalojnë në zinxhirin ushqimor.

Bujq14 000 000

Prodhues ushqimorë

250 000

Tregtarët me shumicë

200 000

Shitësit me pakicë

500 000

BE-ja u ndihmon bujqve duke inkurajuar:

• Formimin e organizatave të prodhuesve: këto u lejojnë bujqve të formojnë grupe për të shitur prodhimet e tyre në mënyrë kolektive, duke iu mundësuar atyre të ushtrojnë pushtet më të madh të tregut në suaza të zinxhirit ushqimor.

• Forma të tjera të bashkëpunimit për t’u dhënë bujqve avantazh më të madh në treg dhe për të shtuar konkurrencën.

• Llojet e specializuara të prodhimit, siç është bujqësia organike.• Marrëdhëniet kontraktuese me anë të zinxhirit ushqimor.• Krijimi i fondeve reciproke dhe skemave të sigurimit për t’u mundësuar bujqve

që të reagojnë më mirë ndaj paqëndrueshmërisë së tregut ose çmimeve që bien shpejtë.

Përveç kësaj, përdorimi i informacionit modern, menaxhimi i rrezikut dhe mjetet e marketingut mund të shtojnë njohurinë e bujqve dhe fuqinë e negociatave në tregun ushqimor.

• PRO

TEC

TED DESIGNATION OF O

RIG

IN •

• P

ROTEC

TED

GEOGRAPHICAL IND

ICATION •

© G

etty

imag

es

© C

omst

ock

© A

ge F

otos

tock

© T

hink

stoc

k -

Com

stoc

k

1312

Page 10: Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · E nisur në vitin 1962, Politika e Përbashkët Bujqësore

ImPORTET BUJQËSORE NGa VENDET NË ZHVILLIm (mILIONË EURO)

Burimi: Dokument nga Drejtoria e Përgjithshme aGRI – aspektet ndërkombëtare të politikës bujqësore, të dhënat janë mesatarja për vitet 2008 – 2010.

Bashkimi Evropian është importuesi më i madh botëror i ushqimeve – me një diferencë të madhe.

Përmes politikës së vet të jashtme të zhvillimit, BE-ja ndihmon që vendet në zhvillim të shesin produktet e veta bujqësore në BE. Këtë e bën përmes dhënies së qasjes preferenciale në tregun e vet.

çdo vjet, BE-ja zakonisht importon rreth 60 miliardë euro vlerë të produkteve bujqësore nga vendet në zhvillim. Kjo është më shumë se pesë importuesit e tjerë kryesorë së bashku (SHBA-të, Japonia, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re).

BE-ja ka lidhje të gjera tregtare dhe të bashkëpunimit me vendet e treta dhe blloqet rajonale tregtare.Përveç kësaj, ka arritur (ose akoma negocion) marrëveshje bilaterale tregtare me fqinjët e vet të afërm dhe me vendet e treta, si dhe Marrëveshje për Partneritet Ekonomik me vendet në zhvillim.

Falë klimës së vet të favorshme, tokave të saj pjellore dhe aftësive teknike të bujqve të vet, Evropa është një nga prodhuesit më të rëndësishëm të produkteve bujqësore.

Në nivel global, prodhimi i ushqimit do të duhet të dyfishohet për të ushqyer 9 miliardë njerëz – numri i llogaritur i popullatës botërore në vitin 2050. Përmes CAP-it, BE-ja luan rol të rëndësishëm në përmbushjen e kësaj sfide. Prandaj ajo duhet të vazhdojë investimin në sektorin e vet bujqësor.

BE-ja hap tregun e vet për vendet në zhvillim

Evropa është eksportues kryesor i ushqimit cilësor Vëllimi, shumëllojshmëria dhe cilësia e

produkteve të veta e bëjnë BE-në eksportues kryesor. Në fakt, BE-ja është eksportuesi kryesor për produkte bujqësore (kryesisht produkte të përpunuara dhe me vlerë të shtuar të lartë).

TREGTIa BUJQËSORE E BE-SË (mILIONË EURO)

Burimi: Dokumenti DG aGRI – aspektet ndërkombëtare të politikës bujqësore, të dhënat janë të harmonizuara, dhe pasqyrojnë mesataren për 2008 – 2010.

Amerika VerioreImport i BE-së: 9 000Eksport i BE-së: 15 000

Amerika Qendrore dhe Jugore dhe Karaibet dhe Merkosuri Import i BE-së: 50 000Eksport i BE-së: 7 000

Afrika, Karaibet dhe Paqësori dhe Afrika Jugore Import i BE-së: 13 000Eksport i BE-së: 7 000

Australia dhe Zelanda e ReImport i BE-së: 3 500Eksport i BE-së: 1 800

Asociacioni i Kombeve të Azisë Juglindore dhe Kina dhe IndiaImport i BE-së: 15 000Eksport i BE-së: 8 400

Korea Jugore dhe JaponiaImport i BE-së: 300Eksport i BE-së: 5 200

Rusia dhe UkrainaImport i BE-së: 3 000Eksport i BE-së: 9 500

Afrika Veriore dhe Lindja e AfërmeImport i BE-së: 4 000Eksport i BE-së: 8 000

EKSPORTET E BE-SË SIPaS SEKTORITMakineri të tjera dhe pajisje 21 %

Kimikate 11 %

Barnat 8 %

Bujqësia 7 %

Automjetet dhe pjesët 6 %

Tekstili 3 %

Pajimet ndërtimore 2 %

Burimi: Të dhënat janë për vitin 2010, shërbimet e Komisionit.

BE-ja është një nga anëtarët më të rëndësishëm dhe më aktivë të organizatës Botërore të Tregtisë dhe luan rol konstruktiv në hartimin e rregullave të përbashkëta inovative dhe progresive për tregtinë globale, përfshirë këtu bujqësinë. Duke përkrahur rolin e oBT, BE-ja ndihmon në ruajtjen e sistemit të lirshëm, të drejtë dhe të hapur të tregtisë për të gjitha vendet në botë.Qarkullimi i importeve dhe eksporteve bujqësore prej dhe për në Bashkimin Evropian është pasqyruar më poshtë.

SBA30 000

Japonia13 000

Kanadaja4 000

Australia2 000

Zelanda e Re600

EU2760 000

© iS

tock

phot

o

1514

Page 11: Partneriteti mes Evropës dhe Bujqve - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · E nisur në vitin 1962, Politika e Përbashkët Bujqësore

Politika e Përbashkët Bujqësore na ofron ushqim për tryezat tona, duke siguruar ushqim të shëndetshëm, të sigurtë dhe me cilësi të lartë me çmime të volitshme dhe të drejta.

CAP ka evoluar me kalimin e viteve për t’u përballur me rrethanat e ndryshuara ekonomike dhe kërkesat e qytetarëve. Shumica e qytetarëve mbështesin këtë politikë dhe pranojnë beneficionet e saj thelbësore.

Tani CAP po riorganizohet për sfidat e ardhshme. Në vitet në vijim, kjo politikë do të jetë më e drejtë, më ekologjike dhe më efikase. Do të jetë edhe më inovative. Ashtu siç ka bërë gjatë 50 viteve të fundit, do të vazhdojë të sjellë përfitime të mëdha për të gjithë qytetarët e BE-së.

CAP dhe juReforma ka stimuluar interes të madh publik.

Për më shumë informata shih:http://ec.europa.eu/agriculture/cap-post-2013

CAP drejt 2020:përmbushja e sfidave të së ardhmes

© D

ream

stim

e

16