PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane...

481

Click here to load reader

Transcript of PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane...

Page 1: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ

UNIVERSITETI I TIRANЁS

FAKULTETI I HISTORISЁDHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I

HISTORISЁ

MISIONET E HUAJA NË SHQIPËRI GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Specialiteti: Histori

Kandidati: Udhëheqës Shkencor:

Ma. Etleva BABAMETO Prof.Dr. Hamit KABA

TIRANË 2015

Page 2: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁSFAKULTETI I HISTORISЁDHE I

FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORISЁ

Tel/Fax: +3554 369 987,w ww . f h f.edu. a l Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

Disertacioni paraqitur nga

Etleva BABAMETO

Në kërkim të gradës

shkencore DOKTOR

MISIONET E HUAJA NË SHQIPËRI GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Specialiteti:Histori Udhëheqës Shkencor

Prof.Dr. Hamit KABA

Mbrohet më, dt. ....../......./2015

1. .................................................... Kryetar2..................................................... .Anëtar(oponent)3..................................................... .Anëtar(oponent)4..................................................... .Anëtar

5.......................................................Anëtar

Page 3: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

TIRANË 2015

PASQYRA E LËNDËS

PARATHËNIE...............................................................................................................................1HYRJE............................................................................................................................................8

KREU I PARË.............................................................................................................................16

SHQIPËRIA DHE ALEATËT E MËDHENJ: 1939-1942......................................................161. 1 Pushtimi italian i Shqipërisë dhe qëndrimi i Britanisë së Madhe, SHBA dhe

Bashkimit Sovjetik.................................................................................................................161.2 Përpjekjet e britanikëve për organizimin e kryengritjes shqiptare: 1940-41..........................381.3 Deklarata e Dhjetorit 1942 e Tre të Mëdhenjve për Njohjen e Shtetit të Pavarur

Shqiptar dhe statusin e ardhshëm të tij...................................................................................54

KREU I DYTË.............................................................................................................................72

MISIONET BRITANIKE SOE NË SHQIPËRI DHE ROLI I TYRE NË ORGANIZIMIN E REZISTENCËS SHQIPTARE: PRILL 1943 – TETOR 1943...............722.1 Situata politike dhe ushtarake në vend, rezistenca shqiptare dhe polarizimi gradual i

saj: PKSH, Balli Kombëtar, Legaliteti...................................................................................722.2 Misioni Consensus në Shqipëri- përpjekje në dy frontet.........................................................892.3 Rritja e rezistencës shqiptare përballë pushtimit gjerman të Shqipërisë: zbarkimi i

misioneve të reja britanike...................................................................................................106

KREU I TRETË.........................................................................................................................118

MISIONET SOE PËRKRAH FORCAVE TË REZISTENCËS NË SHQIPËRI GJATË PUSHTIMIT GJERMAN: TETOR 1943 – NËNTOR 1944...................................1183.1 Gjeneral Davies dhe misioni “Stables”në Shqipëri në kuadrin e politikës britanike...........1183.2 “Consensus II” në Shqipëri, prill 1944.................................................................................1393.3. Politika britanike dhe Shqipëria: qershor-shtator 1944.......................................................1473.4 Vështrim mbi projektet britanike për të ardhmen e Shqipërisë, vjeshtë 1944......................165

KREU I KATËRT.....................................................................................................................174

Page 4: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

MISIONET E SHBA (1943-1944) DHE BASHKIMIT SOVJETIK (1944) DHE OPERACIONET E PËRBASHKËTA TË ALEATËVE NË SHQIPËRI............................174 4.1 SHBA dhe Shqipëria: Misionet OSS përkrah forcave të rezistencës në Shqipëri...............1744.2 Misioni i Bashkimit Sovjetik në Shqipëri............................................................................1884.3 Operacionet e Aleatëve anglo-amerikanë në mbështetje të rezistencës shqiptare...............1944. 4 Shqipëria në kompleksitetin e marrëdhënieve ndërmjet Aleatëve gjatë LDB:

bashkëveprim, dilema, kundërshti........................................................................................201

KREU I PESTË..........................................................................................................................210MISIONET E NDËRLIDHJES USHTARAKE NË NDIHMË TË SHQIPËRISË.............2105.1 Ndërlidhja Ushtarake dhe Shqipëria: mars – dhjetor 1944....................................................2105.2 Negociatat dhe raportet e vështira me Qeverinë e Enver Hoxhës........................................2265.3 Zbatimi i operacionit “Duckling” (Rosaku)..........................................................................2405.4 Ndërlidhja Ushtarake në Shqipëri: aktiviteti dhe roli i saj në kontekstin shqiptar................245

PËRFUNDIME..........................................................................................................................256SHTOJCA..................................................................................................................................266BIBLIOGRAFIA.......................................................................................................................285

Page 5: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

PARATHËNIE

Ky studim synon të trajtojë aspekte të aktivitetit të misioneve të huaja në Shqipëri në një shtrirje të caktuar kohore siç është Lufta e Dytë Botërore, në të cilën është pasqyruar gjerësisht një gamë e gjerë zhvillimesh me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto ishin misionet britanike, amerikane dhe sovjetike si përfaqësuese të tre Aleatëve të Mëdhenj të Koalicionit Antifashist të krijuar në kuadrin e Luftës së Dytë Botërore, misione të cilat me aktivitetin e tyre ndikuan drejtpërdrejt si në zhvillimet e brendshme gjatë luftës në Shqipëri ashtu edhe në rezultatet në përfundim të saj. Ky punim, si fryt i një punë disa vjeçare priret të evidentojë rrethanat dhe faktorët historikë, politikë e ushtarakë që konfiguruan aktivitetin e këtyre misioneve në Shqipëri për periudhën objekt studimi.

Historiografia vendase dhe e huaj ka shkruar mjaft për misionet e huaja në Shqipëri gjatë Luftës së dytë Botërore por duhet thënë se ato ndryshojnë mjaft në këndvështrimin e tyre lidhur me hapsirën që zë aktiviteti i misioneve të huaja në Shqipëri, me gjykimin për forcat e rezistencës, pozitën e mbretit Zog, luftën civile në Shqipëri e në këtë kontekst edhe me rolin e aleatëve në ecurinë e ngjarjeve dhe rezultatet e luftës. Pikërisht risia e këtij studimi, qëndron tek zbatimi dhe ndikimi i diplomacisë së aleatëve të mëdhenj në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëpërmjet analizës së plotë dhe të gjerë të aktivitetit të misioneve të huaja, me të përbashkëtat dhe dallimet e tyre, si instrumente në funksion të zbatimit të politikës së vendeve që përfaqësojnë, e parë kjo në lidhje të ngushtë me impaktin që ato sollën në zhvillimet e brendshme shumëdimensionale të Shqipërisë. Kjo qasje e re synon që me objektivitet shkencor të ofrojë një këndvështrim të ri që mund të ndihmojë në analiza e interpretime të reja e të sakta të ngjarjeve dhe gjykimeve e opinioneve të ndryshme e të debatueshme mbi këtë temë.

Karakteristikë më vete e këtij studimi është pasqyrimi i plotë i strukturës organizative të misioneve britanike, amerikane dhe sovjetike, organizimit dhe pjesëmarrjes së tyre në misionet e ndihmave, gjë që është trajtuar shumë pak nga studiuesit paraardhës. Në këtë kontekst, në procesin e hulumtimit shkencor jemi mbështetur në metodologjinë e njohjes dhe vlerësimit të dokumenteve e materialeve historike ekzistuese, në kuadrin e përqasjeve me burime arkivore vendase dhe të huaja, duke patur në themel vërtetësinë dhe besueshmërinë e tyre, për të arritur në analiza, interpretime e vlerësime objektive të ngjarjeve.

Duke iu referuar tematikës që mbart ky studim, rëndësisë së çështjeve dhe duke respektuar gërshetimin e kriterit kronologjik me atë tematik struktura e punimit fillon me hyrjen, vijon me pesë krerë dhe mbyllet me përfundimet.

1

Page 6: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Në hyrje jepet një vështrim i përgjithshëm mbi situatën e brendshme shqiptare në periudhën midis dy luftrave botërore, politikën e brendshme dhe të jashtme të Zogut, përhapjen e ideve komuniste dhe pozitën e Shqipërisë në raport me Fuqitë e Mëdha në kontekstin e diplomacisë perëndimore për periudhën në fjalë.

Kreu I pasqyron në mënyrë të përmbledhur rrethanat historike dhe politike që çuan në pushtimin italian të Shqipërisë më 7 prill 1939 si një nga viktimat e para të agresionit fashist, rrethana që ngërthejnë situatën ndërkombëtare dhe qëndrimin e Fuqive të Mëdha me politikën e brendshme dhe të jashtme të ndjekur nga mbreti Zog. Studimi trajton më tej politikën e Paqëtimit të Britanisë së Madhe si qendra e lojës diplomatike në shkallë botërore, nëpërmjet së cilës synonte të kënaqte me lëshime të vogla Hitlerin e Musolinin si një strategji për të penguar ekspansionin e Gjermanisë dhe Italisë në Europën Perëndimore, gjë që reflektohet në qëndrimin e ftohtë, indiferent e pasiv të Britanisë së Madhe ndaj pushtimit Italian të Shqipërisë. Gjithashtu në vijimësi të këtij kreu, një vend të rëndësishëm zë pozita e mbretit Zog në Angli dhe qëndrimi i qeverisë angleze ndaj tij në përputhje me interesat politike të saj. Kjo pjesë mbyllet me një panoramë të përgjithshme të Shqipërisë nën pushtimin Italian, hapat e ndërmarra nga Italia për fashistizimin e vendit dhe organizimin e rezistencës shqiptare nga grupet guerrile e cila vinte gjithnjë në rritje në të gjithë vendin.

Pjesa e dytë e këtij kreu trajton përpjekjet e britanikëve për të organizuar një kryengritje në Shqipëri në vitin 1940-1941, pikërisht kur u bë e qartë se Italia do të hynte në luftë; në rrethanat aktuale Shqipëria dukej vendi i duhur për të nxitur rezistencën në EJL, dhe më e rëndësishmja, për t’i prerë rrugën ekspansionit Italian në Greqi. Këtë detyrë e mori përsipër seksioni D i shërbimit të fshehtë të Ministrisë së Luftës, si një seksion me qëllim tërësisht afatshkurtër dhe opportunist, përmes kontakteve me tre grupe që punonin nga Jugosllavia në Shqipëri. Në kontekstin e zhvillimeve aktuale ndërkombëtare, u hartua një program reformash britanike i cili përfshinte krijimin e SOE për zhvillimin e luftës jokonvencionale në vendet e Ballkanit. Studimi trajton rrethanat që çuan në krijimin e kësaj organizate, misionin, specifikat, strategjitë dhe funksionimin e saj në Shqipëri. Sulmi i Musolinit në Greqi, dhe më pas dështimi tij, solli perspektivën e ndërhyrjes britanike në Europën Jug-Lindore ndërkohë që tërhoqi vëmendjen e Hitlerit drejt frontit Ballkanik. Studimi shtjellon zhvillimet e mëtejshme që lidheshin me ecurinë e përgatitjeve për kryengritje në Shqipërinë e Veriut, mësymjen gjermane në Ballkan dhe rrethanat e ndryshme që kushtëzuan dështimin e kryengritjes.

Rëndësi të veçantë merr çështja e statusit të ardhshëm të Shqipërisë si një domosdoshmëri që lindi në rrethanat e rrjedhës së ngjarjeve në nivel ndërkombëtar dhe në Shqipëri, çështje e cila do të zinte vend vazhdimisht në tryezat e politikë-bërësve si objekt diskutimesh ndërmjet të Mëdhenjve. Britanikët shqyrtuan e propozuan disa herë gjatë viteve të luftës çështjen e krijimit të federatave në Europë, e ndër të tjera edhe të vendeve të Europës Juglindore ku bënte pjesë Shqipëria, parë kjo si një domosdoshmëri për të rritur sigurinë e shteteve të vegjël kundër kërcënimit gjerman dhe aftësinë e tyre në përballimin e sfidave ekonomike. Por me kalimin e kohës kjo çështje mori rëndësi më të

2

Page 7: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

madhe për të penguar Aleateve te Medhenj për pavarësinë e Shqipërisë, në përputhje me politikën e këtyre vendeve. Deklaratat e bëra kishin të përbashkëtat dhe dallimet e tyre, por që gjithësesi dëshmonin rritjen e interesit të vendeve aleate për këtë vend.

Në kreun II trajtohet materializimi i politikës britanike për Shqipërinë nëpërmjet aktivitetit të misioneve SOE në këtë vend, duke bërë një amalizë të plotë dhe të detajuar të tyre. Misionet britanike zbarkuan në Shqipëri sërish në prill 1943 pas një mungese prej dy vjetësh. Objekt trajtimi në këtë pjesë është studimi i forcave politike e ushtarake në Shqipëri me të cilat do të lidheshin këto misione. Studimi sjell një tabllo të përgjithshme të historisë së krijimit, zhvillimit, platformës politike dhe aktivitetit të Partisë Komuniste, e po kështu të Ballit Kombëtar e Legalitetit, duke përfshirë marrëdhëniet, bashkëpunimin dhe rivalitetin ndërmjet tyre. Nuk mund të mbeten jashtë fokusit, lëvizjet e vëllezërve Kryeziu dhe Muharrem Bajraktarit kryesisht në pjesën veri-lindore të vendit, me specifikat e tyre përkatëse.

“Consensus” ishte misioni i parë që zbarkoi në Shqipëri në prill 1943. Në Konferencën e Kazablankës në janar 1943 britanikët dhe amerikanët kishin vendosur zgjerimin e veprimtarisë në Ballkan duke qenë se vatra e luftës u zhvendos nga Afrika e Veriut në Europën Jugore. Për këtë, u hartua një plan mbulimi për Mesdheun,ku synimi ishte intensifikimi i aktiviteteve subversive dhe pajisja me armë dhe mjete të tjera e forcave patriotike në Greqi, Jugosllavi dhe Shqipëri në luftën kundër forcave të Boshtit. Kjo detyrë iu caktua SOE si rezultat i një marrëveshjeje të përgjithshme ndërmjet SOE britanike (Special Operation Executive - Drejtoria e Operacioneve të Posaçme) dhe OSS amerikane (Office of Strategic Services - Zyra e Shërbimeve Strategjike) në qershor 1942, e cila përcaktonte sferat e influencës për operacionet subversive, ku Ballkani u la nën drejtimin e SOE. Studimi vijon me një analizë të ecurisë së marrëdhënieve të këtij misioni me forcat politike në Shqipëri, duke nxjerrë në pah thelbin e politikës së tyre që ishte bashkëpunimi dhe mbështetja për të gjitha forcat që luftojnë armikun.

Një vend me rëndësi në këtë pjesë zë trajtimi i katër misioneve të reja britanike të ardhura në gusht 1943 të cilat do të shpërndaheshin pranë forcave të rezistencës në anë të ndryshme të vendit. Oficerët ndërlidhës do të dërgonin secili sipas vëzhgimeve të tyre raportet për situatën aktuale dhe përpjekjet për nxitjen e rezistencës shqiptare dhe bashkimin e forcave të ndryshme politike të saj kundër forcave të boshtit. Në vijim të këtij kreu trajtohet pushtimi gjerman i Shqipërisë, veçoritë e tij dhe implikimet që solli për zhvillimet e brendshme aktuale. Dy forcat kryesore politike kaluan nga rivaliteti në armiqësi ndërkohë që u formalizua krijimi i Legalitetit me në krye Abaz Kupin.

Kreu III hedh dritë mbi aktivitetin në Shqipëri të misionit “Stables” të kryesuar nga një oficer madhor me gradën e gjeneral - brigadierit, aktivitetin e misionit Consensus II dhe dhënien fund të dilemave nga ana e britanikëve në lidhje me kursin që duhej ndjekur në Shqipëri. Ardhja e misionit të ri do të kërkonte të zgjerohej veprimtaria e misioneve britanike me sulme të befasishme dhe më të shpeshta në mbështetje të rezistencës shqiptare. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar rekomandimeve të Davies lidhur me raportin e forcave të rezistencës pasi FO(Foreign Office) kishte planifikuar që

3

Page 8: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

në një masë të madhe të bazohej në raportet e gjeneral Davies për të formuluar politikën e ardhshme për Shqipërinë. Gjithashtu jepen të dhëna mbi mbështetjen me furnizime, armë, veshje, ushqime të dërguara nga britanikët. Në muajt e parë të vitit 1944 britanikët u gjendën në dilemë përballë rrymave politike shqiptare: raportet e oficerëve ndërlidhës flisnin për epërsinë e Ballit Kombëtar.

Në prill 1944 në Shqipëri zbarkoi misioni „Consensus II“, i cili për muaj të tërë në vazhdim do të ushtronte aktivitetin e tij pranë Abaz Kupit dhe lëvizjes së tij. Studimi evidenton përpjekjet e këtij misioni për të bashkuar forcat partizane dhe ato zogiste në luftën kundër gjermanëve. Kjo lëvizje e rriti pështjellimin e forcave të FNÇ për Legalitetin duke e parë Abaz Kupin si një rrezik potencial për marrjen e pushtetit. Kongresi i Përmetit i mbajtur më 24 maj nga LNÇ i dha një shtysë të rëndësishme zhvillimeve aktuale në favor të komunistëve. Ky Kongres ndaloi kthimin e Mbretit Zog, denoncoi Abaz Kupin dhe BK si tradhëtarë, i kërkoi Komandës Aleate të Mesdheut pranimin e një delegacioni ushtarak të LNÇ dhe më e rëndësishmja, shpalli krijimin e ’Qeverisë së Përkohshme’ shqiptare.

Ndërkohë që forcat gjermane filluan ofensivën e qershorit 1944, rëndësi më vete paraqet politika britanike për Shqipërinë për periudhën qershor-nëntor 1944. Në këtë periudhë britanikët hartuan plane e projekte ndërmjet dy fronteve: LNÇ dhe Zogistëve. Planet dhe Memorandumet britanike, evidentojnë pozitën aktuale të LNÇ dhe Legalitetit, argumentet pro dhe kundër mbështetjes për njërën apo tjetrën palë. Veçohet raporti i McLean i datës 18 qershor ku ndër të tjera propozonte për një kryengritje të minutës së fundit të nacionalistëve. Studimi evidenton vendimet e marra në nivel të lartë politik për Shqipërinë gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që epërsia e forcave partizane ishte e dukshme.

Pjesa e fundit e këtij kreu trajton projektet britanike për të ardhmen e Shqipërisë. Në muajin gusht britanikët filluan për herë të parë të konsiderojnë tërheqjen e misioneve të tyre nga zogistët. Më 25 gusht, Foreign Office jep një pasqyrë të situatës së përgjithshme në Shqipëri ku fillimisht trajtohet çështja e qeverisë shqiptare. Më tej, dokumenti shtron alternativat për zgjidhje të tilla si: një deklaratë e përbashkët e Aleatëve për armëpushim, ndarja e vendit në zona influence në toskë e gegë si një propozim për të shmangur luftën civile, pushtimi i Tiranës e Durrësit prej rreth 5 mijë ushtarësh amerikanë duke shtjelluar arsyet e një pushtimi të tillë dhe mbajtja e një plebishiti si gjëja më e nevojshme për të siguruar paqen e Shqipërisë. Mbështetja britanike kalon në favor të FNÇ duke evidentuar argumentet për një vendim të tillë, përmbledhur në procesverbalin e 26 shtatorit. Më tej, megjithëse Britania nuk kishte interesa të drejtpërdrejta në Shqipëri në korrespondencën e niveleve të larta politikë-bërëse britanike të asaj kohe zë vend trajtimi i çështjes së orientimit komunist të saj.

Kreu IV trajton aktivitetin e misioneve amerikane dhe misionit sovjetik në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore në funksion të politikave të vendeve të tyre.

Studimi trajton marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë në dy periudha specifike: 1) periudha e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste shoqëruar me reagimin

4

Page 9: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

e SHBA ndaj këtij pushtimi, dhe 2) periudha 1943-1944 kur në Shqipëri erdhën dy misione amerikane, i pari i koduar “ERIK” në zonën e kontrolluar nga Balli Kombëtar dhe tjetri i koduar “BESA” në zonën e kontrolluar nga Lëvizja Nacionalçlirimtare. Amerika e dënoi dhe nuk e njohu pushtimin italian të Shqipërisë, vlerësoi rezistencën e shqiptarëve nëpërmjet deklaratës së dhjetorit 1942, por nuk njohu qeveri shqiptare në mërgim dhe as qeverinë e dalë nga Kongresi i Përmetit dhe mbledhja e Beratit. Fokusi i studimit në këtë pjesë janë misionet OSS, struktura organizative, programi dhe aktiviteti i tyre në Shqipëri me të dyja kahjet e rezistencës shqiptare.

Megjithëse Shqipëria shihte me admirim tek Bashkimi Sovjetik aleatin e saj ideologjik, ajo ishte dhe mbeti deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore në periferi të interesave të këtij vendi. Një përmbledhje e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve gjatë LDB përfshin përpjekjen e përfaqësuesit të BRSS, J.M. Majskij, në seancën e Këshillit të Lidhjes, më 22 maj të vitit 1939 për të vënë në rendin e ditës çështjen e agresionit italian kundër Shqipërisë, rastin kur Stalini u shpreh për pavarësinë e Shqipërisë të kushtëzuar nga të Mëdhenjtë në bisedimet e dhjetorit 1941 ndërmjet tij dhe Eden për çështjen e kufijve sovjetikë, si dhe deklaratën e dhjetorit 1942 në mbështetje të pavarësisë së Shqipërisë. Lidhur me rolin, detyrat dhe qëllimin e Misionit sovjetik në Shqipëri, ka shumë pak të dhëna; mendohet se Misioni ushtarak ka patur kryesisht karakter informativ, dhe fare pak aktivitet praktik.

Gjithashtu studimi pasqyron mbështetjen kryesisht ajrore të aleatëve e cila filloi në tetor 1943 me aeroplanë gjuajtës për veprime ofensive dhe operacione që konsistonin në patrullime, spastrime të rrugëve, goditje të objekteve ushtarake të armikut dhe objekte të tjera të mundshme. Po kështu, pranë Komandës së Forcave Ajrore në Bari vepronte një Komitet i Përhershëm Politik, i përbërë prej oficerësh anglezë dhe amerikanë që shqyrtonte dhe vendoste mbi problemet më të rëndësishme politike dhe ushtarake. Ndihmën më të madhe aleatët e dhanë në muajin qershor kur gjermanët shpërthyen ofensivën e tyre kundër partizanëve, ndërkohë që më 1 korrik 1944 filluan operacionet dhe furnizimet e Forcave Ajrore të Ballkanit të cilat vijuan me sulme në mbështetje të rezistencës shqiptare.

Një aspekt tjetër me rëndësi është pozicioni i Shqipërisë në kontekstin e marrëdhënieve ndërmjet vetë aleatëve. Në këtë këndvështrim, zhvillimet e brendshme gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri lidhen me kontekstin ndërkombëtar, politikat e aleatëve, parë kjo në planin politik dhe ushtarak, strategjitë e interesat e tyre në Ballkan e në këtë kuadër në Shqipëri, vendin që zinte Shqipëria në interesat e tyre politike, problemet dhe kontradiktat ndërmjet Foreign Office nga njëra anë dhe War Office e SOE nga ana tjetër, e po kështu ndërmjet SOE dhe OSS.

Kreu V pasqyron misionin, aktivitetin dhe rolin e Ndërlidhjes Ushtarake (ML- Military Liaison) në Shqipëri, si një temë pothuajse e pastudiuar më parë, që përfshin periudhën prej prillit 1944 derin në korrik 1945. ML ishte një organizatë ushtarake anglo-amerikane, e krijuar për të dhënë ndihma civile në Shqipëri, Greqi e Jugosllavi menjëherë pas largimit të forcave pushtuese e deri në fillimin e aktivitetit të UNRRA-s.

5

Page 10: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

ML krijoi një mision të veçantë për Shqipërinë që në prill 1944. Bazuar në burime të reja arkivore jemi përpjekur të hedhim dritë mbi planet, strategjitë, direktivat e nxjerra prej planifikuesve ushtarakë për Shqipërinë në vjeshtën e vitit 1944; studimi ndalet veçanërisht tek analizimi i planeve, taktikave e qëllimeve të tyre.

Një pikë e nxehtë lidhur me funksionimin e ML në Shqipëri ishte çështja e njohjes së qeverisë shqiptare prej Fuqive Perëndimore, e cila do të bëhej kyçi i marrëdhënieve të ML me palën shqiptare – disa herë do të dilnin në skenë plane për dhënien e ndihmave me apo pa marrëveshje me qeverinë shqiptare. Dërgimi i ndihmave me marrëveshje nga ML nënkuptonte njohjen e qeverisë shqiptare, por Fuqitë e Mëdha kishin rënë dakord që të akordonin njohjen e qeverisë shqiptare kur të bindeshin se kjo qeveri do të kishte bazë të gjerë përfaqësuese. Në atë periudhë ishte bërë e qartë që Shqipëria po shkonte drejt aleatit ideologjik të PK, pra drejt Bashkimit Sovjetik. Për këtë arsye, ky qëndrim u argumentua edhe si një përpjekje për ta orientuar atë drejt perëndimit.

Më 11 prill 1945 u arrit marrëveshja ndërmjet ML dhe palës shqiptare për ardhjen dhe operimin e ML në Shqipëri. Pikërisht operacioni “Duckling” trajton kushtet dhe rrethanat që çuan në zbatimin e marrëveshjes në fjalë. Studimi vijon me problematikën e krijuar ndërmjet ML dhe palës shqiptare gjatë qëndrimit dhe operimit të ML në Shqipëri; gjithashtu pasqyron të dhëna statistikore mbi ndihmat e sjella prej ML në këtë vend dhe kushtet e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri.

Për hartimin e këtij punimi është shfrytëzuar një literaturë bashkëkohore ku përfshihen materiale dhe dokumente të marra nga Arkivi Qendror i Shtetit, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Arkivi i Institutit të Historisë. Po kështu janë shfrytëzuar punime shkencore të botuara në revistat Studime historike e Albanologjike, artikuj të shtypit periodik të kohës në fondin e Bibliotekës Kombëtare, kumtesa, tekste e monografi të autorëve vendas e të huaj.

Përveç burimeve të arkivave shqiptare, për një përqasje sa më objektive me to, i jemi referuar studimit dhe analizës së burimeve të huaja ku vlen të theksojmë burime arkivore të pabotuara, të Arkivave Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar në Londër, materiale të deklasifikuara kohët e fundit, pothuajse të pashfrytëzuara nga studiues të tjerë.

Një kontribut me vlerë paraqesin burimet dokumentare të tilla si: “Documents on British Foreign Policy:1919-1939” (London:1952); Owen Pearson “Albania in Occupation and War: from fascism to communism: 1940 – 1945” (London, 2005); Susan Butler. “I dashur Stalin…: Letërkëmbimi i plotë i Frenklin D. Ruzveltit dhe Josif V. Stalin” (Tiranë, 2006); Arben Puto “Çështja Shqiptare në Aktet Ndërkombëtare pas Luftës së Parë Botërore: përmbledhje dokumentesh me një vështrim historik” (Tiranë, 2001); Bernd Fischer “Shqipëria 1943-1945: një vështrim përmes dokumenteve perëndimore” (Tiranë: 2012); Islam Lauka dhe Ishref Ymeri “Shqipëria në Dokumentet e Arkivave Ruse” (Tiranë: 2006).

6

Page 11: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Të dhëna me vlerë mbi politikën e jashtme britanike në Luftën e Dytë Botërore veçojmë Elisabeth Barker “British Policy in South East Europe in the Second World War” (London: 1976) dhe “Churchill and Eden at War” (New York: 1978); Winston Churchill “The Second World War, Volume I-VI” (1949-1953); Hinsley, F.H. “British Intelligence in the Second World War”(London; 1984); Woodward,E.L.“British Foreign Policy in the Second World War” (London: 1962); Steven Miner “Between Churchill and Stalin” (1988).

Botime të rëndësishme në historiografinë tonë që pasqyrojnë aspekte të ndryshme për zhvillimet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri përmendim: veprat e Hamit Kabës “Shqipëria dhe të Mëdhenjtë: nga Lufta e Dytë Botërore në Luftën e Ftohtë” (Tiranë: 2015); “Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore” (Prishtinë: 2014); veprat e Arben Putos “Pozita Ndërkombëtare e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në Mbarim të saj” (Tiranë: 2001); “Nëpër analet e diplomacisë Angleze: Politika e Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore” (Tiranë: 2001); “Shqipëria Politike: 1912-1939” (Tiranë: 2009); veprat e Paskal Milos “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore” (Tiranë:2014); “Politika e Jashtme e Shqipërisë” (Tiranë: 2013); Beqir Meta “Tensioni Greko-Shqiptar:1939-1949” (Tiranë: 2007); Valentina Duka “Historia e Shqipërisë 1912-2000” (Tiranë: 2007); Kristo Frashëri,“Mbi historinë e Ballit Kombëtar”(Tiranë:2012) dhe “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-së,1878-1941”(Tiranë:2006);Shqyqyri Ballvora “Zhvillimet politike në periudhën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare” (Dituria: 2004), etj

Një burim me vlerë në historiografinë e huaj mbi veprimtarinë e misioneve të huaja në Shqipëri përbëjnë: Roderick Bailey “The Wildest Province: SOE in the Land of the Eagle” (London: 2009) dhe “OSS-SOE Relations, Albania 1943-44” (2000); Bernd Fischer “Resistance in Albania during the SWW: partisans, nationalists and the SOE” (1991); Reginald Hibbert “Fitorja e hidhur” (Tiranë: 1993); Peter Lucas “Misioni Amerikan në Shqipëri: operacionet sekrete të OSS dhe bashkëpunimi me partizanët komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore” (Tiranë: 2008) si dhe një sërë librash me dëshmi nga kujtimet e oficerëve britanikë të ndërlidhjes.

Në përfundim të kësaj parathënieje, dëshiroj të shpreh falenderime të veçanta dhe mirënjohjen time të thellë për udhëheqësin shkencor të tezës së doktoraturës, Prof. Dr. Hamit Kaba, i cili me udhëzimet, sugjerimet dhe ndihmën e vazhdueshme më ka orientuar dhe mbështetur gjatë gjithë punës sime duke ndikuar në fomimin tim shkencor dhe përfundimin e këtij punimi.

Gjithashtu falenderoj profesorët e Departamentit të Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, për vërejtjet dhe këshillat e tyre që gjetën vend të hartimin e punimit.

Më lejoni të falenderoj edhe nëpunësit e Arkivit Qendror të Shtetit, të Ministrisë së Jashtme, të Institutit të Historisë dhe Bibliotekës Kombëtare, të cilët më vunë në dispozicion materialet e kërkuara për hartimin e tezës së doktoraturës.

7

Page 12: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Së fundi, shpreh mirënjohje familjes sime për angazhimin dhe ndihmën e tyre të pakursyer, e në veçanti falenderime pa fund dy fëmijëve të mi për kohën e munguar; pa këtë mbështetje dhe mirëkuptim ky punim nuk do ishte realizuar.

HYRJE

Shumë shpesh, historia dhe fati i popujve të vegjël i janë nënshtruar interesave të Fuqive të Huaja dhe ndonjëherë vendeve më të mëdha fqinje. Në këtë kontekst, nuk duhet të harrojmë se këta njerëz kanë kaluar nëpër luftëra të gjatë dhe përpjekje për të mbijetuar dhe për të ruajtur ekzistencën e tyre. Megjithatë, historia e çdo populli e ka ndjekur

8

Page 13: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

rrugën e saj të kushtëzuar nga faktorë specifikë brendshëm dhe të jashtëm. Një prej këtyre popujve është Shqipëria historia e të cilit paraqet karakteristikat e veta nëpër faza të ndryshme.

Shteti i ri shqiptar i cili u formua në vitin 1912, duhej vazhdimisht të përballej me çështjen jetike të njohjes ndërkombëtare dhe mbrojtjen e integritetit territorial. Megjithatë, për shkak të pozicionit të saj gjeografik, ndikim të thellë të sundimit osman dhe mungesës së një identiteti të fortë politik, fati i saj ishte përcaktuar nga interesat afat-gjata të Fuqive të Mëdha, kryesisht në Traktatet e Saint Stephan, Versaille, Konferencën e Ambasadorëve në Londër, etj. Për rrjedhojë, gjatë Luftërave Ballkanike, Luftës së Parë Botërore dhe periudhës ndërmjet dy Luftrave Botërore, Shqipëria kaloi nëpër një qëndrim të zymtë, të errët dhe shpesh pasiv duke bërë që të përballej me kërcënimin serioz të vetë ekzistencës së saj.

Vetë marrëdhëniet ndërballkanike janë përcaktuar nga evolucioni i brendshëm i secilit nga këto vende. Ky evolucion nuk ka qenë ndonjëherë linear por kurdoherë ka qenë me ndërprerje të cilat reflektojnë kontradiktat që përshkojnë shoqëritë në evolucion1.

Në këtë rrugëtim, një ngjarje me rëndësi të veçantë për historinë e Shqipërisë ishte pranimi i saj më 12 dhjetor 1920 në Lidhjen e Kombeve gjë që solli rinjohjen e saj si një shtet i pavarur. Fillimisht Britania e Madhe2 dhe më pas, edhe Franca dhe Italia shpallën vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Ndërkaq, SHBA e njohën pavarësinë e Shqipërisë në korrik të vitit 19223. Në mënyrë të pashmangshme një ngjarje e tillë do t’i sillte asaj njohjen nga pjesa më e madhe e botës.

Shqiptarët janë përkufizuar si një pakicë e vogël në Ballkan që nuk janë sllavë, nuk kanë një mendësi pro-lindore, por kanë ndikim të fortë pro-perëndimor, lidhur kjo me faktin që një pjesë e popullit shqiptar kanë qenë në Shtetet e Bashkuara ose kanë atje miq dhe të afërm me të cilët kanë pasur një shkëmbim të vazhdueshëm idesh dhe mjetesh financiare4.

Por një disavantazh i Shqipërisë ka qenë fakti se ajo kishte vazhdimisht probleme me fqinjët e saj veriorë dhe jugorë, probleme që lidheshin me kufijtë. Më 29 prill dhe më 21 qershor 1921 Shqipëria iu drejtua Lidhjes së Kombeve për njohjen e kufijve të Shqipërisë5. Konferenca e Ambasadorëve e Parisit më 9 nëntor 1921 (Britania e Madhe, Franca, Italia e Japonia) vendosi të njihte pavarësinë e Shqipërisë dhe tërësinë e saj territoriale6, duke njohur në këtë mënyrë kufijtë me Greqinë. Por Konferenca e Ambasadorëve po atë ditë mori një vendim tjetër që ishte në kundërshtim me frymën e

1Bernard Lory, Europa Ballkanike nga 1945 në ditët tona, Dituria: 2007, f. 142AQSH, F 152, v. 1921, dos.962, fl.13 Bernd Fischer, “Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjatë periudhës së Monarkisë: Vështrim i përgjithshëm”, AIIS Shqipëria në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Tiranë 2013, f.107-108

4 Bernd Fischer, Shqipëria 1943-1945: një vështrim përmes dokumenteve perëndimore. Tiranë: AIIS, Tiranë: 2012, f. 123-131

5 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë1912-2000, Tiranë: shblu, 2007, f. 128-1296Paskal Milo, Politika e Jashtme e Shqipërisë, Vëllimi I, Tiranë: Botimet Toena, 2014, f. 18. Konferenca vendosi që kufijtë me Greqinë tëmbeteshin po ato që ishin caktuar në vitin 1913

9

Page 14: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

këtij akti dhe që në fakt cënonte pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit shqiptar. Konferenca vendosi që cënimi i pavarësisë së Shqipërisë dhe kufijve të saj mund të përbënin një kërcënim për sigurinë strategjike të Italisë, e në rast se kjo do të ndodhte, rekomandohej që rimëkëmbja e kufijve të Shqipërisë t’i besohej Italisë1. Kësaj rezolute qeveria italiane do t’i referohej gjithnjë më vonë.

Ndërkaq gjatë viteve 1920-1924 Shqipëria u karakterizua nga konsolidimi gradual i shtetit. Më 16 dhjetor 1922 Zogu u bë Kryeministër i vendit. Gjatë ushtrimit të këtij funksioni, ai arriti disa rezultate në drejtim të unitetit kombëtar dhe zhvillimit të ekonomisë. Por Revolucioni i qershorit 1924 solli Fan Nolin në pushtet, mirëpo duke qenë se qeveria e tij kishte ardhur në pushtet me dhunë e madje duke konkluduar se kishte përkeqësuar situatën politike në Shqipëri, qeveria britanike dhe ajo amerikane për rrjedhojë, nuk e mbështetën atë. Qeveria e vetme që e njohu Nolin ishte ajo sovjetike. Siç edhe dihet, Zogu me mbështetjen e qeverisë jugosllave dhe duke përballuar një rezistencë të papërfillshme ushtarake më 24 dhjetor hyri në Tiranë dhe erdhi përsëri në pushtet.

Më 28 janar 1925, me propozimin e Zogut, Asambleja Kushtetuese shpalli Republikën Shqiptare dhe më 31 janar zgjodhi Zogun president të saj. Sipas statusit, Republika e Shqipërisë ishte Republikë parlamentare, por presidenti i Republikës ishte njëkohësisht edhe kryetar i qeverisë. Zogu president i kushtoi rëndësi të dorës së parë ekonomisë shqiptare. Ai kishte arritur në përfundimin se Shqipëria nuk do të bëhej asnjëherë një shtet ekonomikisht dhe politikisht i qëndrueshëm pa një ndihmë të madhe nga jashtë.

Duke dashur të shkëputej nga kthetrat e Jugosllavisë jo shumë të fuqishme ekonomikisht dhe i shtyrë nga presioni i diplomacisë angleze, si shtetin kryesor me të cilin duhej të ndërtonte marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe politike, ai zgjodhi Italinë, e cila ishte më e madhe dhe më e fuqishme se Jugosllavia. Për këtë, më 30 janar 1925 Zogu iu drejtua Musolinit, kryetarit të qeverisë italiane të kohës, dhe i kërkoi atij vendosjen e marrëdhënieve miqësore midis Romës dhe Tiranës. Gjithashtu, Zogu mobilizoi oficerë britanikë për organizimin e forcave të xhandarmërisë shqiptare2. Konkretisht, që në vitin 1926 në postin e inspektorit të përgjithshëm ai emëroi oficerin britanik, gjeneral Sir Jocelyn Percy i cili zëvendësoi Stirling dhe qëndroi deri në vitin 1938 në këtë deyrë.

Ndërkaq, më 15 mars 1925 u krijua Banka Kombëtare e Shqipërisë e cila në fakt ishte pronë e shtetit italian. Qëllimi i kësaj Banke ka qenë shtypja dhe vobekësimi i ekonomisë shqiptare për të provokuar një krizë politike dhe ekonomike të rëndë nga e cila të përfitonte në kohën e duhur (prill 1939) imperializmi italian3. Këtë e konfirmon më

1AMPJ, v. 1939, dos.46, fl. 2. Deklaratë e Konferencës së Ambasadorëve në Paris, 9 nëntor 1921.2 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë ..., f. 1583AMPJ, v. 1946, dos.179/1, fl.23/4, Përmbledhje e dokumentacionit mbi dëmet që i ka sjellë popullit shqiptar ish-Banka Kombëtare e Shqipërisë.

10

Page 15: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

vonë, një raport konfidencial drejtuar Jacomonit në vitin 1937, ku Banka Kombëtare shfaqi haptazi se misioni i saj në Shqipëri ishtë t’i shërbejë qëllimeve politike të Italisë1.

Musolini duke e parë Shqipërinë në këtë periudhë, ekonomikisht si një sferë të tij të influencës, arriti që nëpërmjet Bankës Kombëtare dhe huave të ndryshme, të marrë kontrollin ekonomik të vendit. Por varësia shkoi më tej. Më 27 nëntor 1926 u nënshkrua Pakti I italo-shqiptariMiqёsisёdheSigurimiti cili i hoqi Shqipërisë pavarësinë e politikës së jashtme ndërsa me paktin II të AleancёsMbrojtёse të datës 22 Nëntor 1927, kontrollin ushtarak. Pas nënshkrimit të paktit të dytë të Tiranës, u rrit veprimtaria ushtarake italiane dhe interesi i saj në Shqipëri, ndërkohë që u rrit numri i kundërshtarëve të Zogut brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në të vërtetë këto dy pakte shënuan protektoratin Italian mbi Shqipërinë.

Shtrirjen e ndikimit italian në Shqipëri, e lehtësuan konjukturat ndërkombëtare. Veçanërisht pas takimit të 30 shtatorit të vitit 1926 në Livorno, midis Musolinit dhe Chamberlain, kur ministri i Jashtëm britanik, për të minuar ndikimin Francez në Europë, ia hapi krejtësisht Italisë dritën jeshile drejt zonës Ballkanike dhe Danubiane, u bë e qartë se ajo në ekspansionin e saj ndaj Shqipërisë nuk do të kishte rivalë2. Megjithë këto zhvillime, gjatë viteve 1925-1928 bota u përshkua nga një situatë e qëndrueshme ekonomike gjë që përkoi me momente gjallërimi edhe në ekonominë shqiptare.

Më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese miratoi njëzëri dy rezoluta: ndryshimin e tekstit të Kushtetutës, i cili mundësonte kthimin e Shqipërisë në shtet monarkist me sundimtar në vijë trashëgimie dhe, së dyti, dhënien e kurorës mbretërore presidentit Ahmet Zogu, në përputhje me vullnetin e Zogut. Më 1 dhjetor 1928 Asambleja Kushtetuese u vetëkthye në Parlament. Ndonëse në pamjen e jashtme dukej demokratike, Kushtetuta e re i njihte mbretit fuqi të pakufizuara juridike dhe ekzekutive. Kushtetuta e shpallte Mbretërinë shqiptare monarki demokratike, kushtetuese dhe të trashëgueshme. Nuk kishte fe shtetërore. Të gjitha besimet ishin të barabarta para ligjit3.

Në aspektin ndërkombëtar shpallja e monarkisë përkoi me fillimin e krizës ekonomike botërore të viteve 1929-1933 e cila pa dyshim do ndikonte edhe në Shqipëri. Gjatë atyre viteve, Shqipëria ishte një shtet i prapambetur ekonomikisht, i varfër dhe analfabet, ku 85% e popullsisë përbëhej nga fshatarët dhe 15% nga qytetarët. Tërë këto i përkisnin 3 besimeve të ndryshme fetare: 70% muslimanë, 20% ortodoksë dhe 10% katolikë4.

Natyrisht, vendi ishte kryesisht agrar, më shumë se gjysma e tokës së punueshme ishte pronë e pronarëve dhe pothuajse gjysma e fshatarëve ishin pa tokë. Industria ishte gjithashtu e prapambetur. Degët kryesore të industrisë ishin industria e vajgurit dhe bitumit. Nuk kishte qendra industriale përveç disa punishteve të vogla për të siguruar

1Po aty, f.111-1132 Marenglen Verli, “Vështrim për Raportet e Shqiptarëve me Fqinjët e tyre dhe me Evropën në Periudhën midis dy Luftërave Botërore”, vep. e perm, Studime historike,nr. 3-4, Tiranë: 1999, f. 108

3Valentina Duka, Historia e Shqipërisë ..., f. 1794Henry Kissinger, Diplomacia, f. 38

11

Page 16: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

nevojat shtëpiake. Nuk kishte Universitetet, por disa shkolla fillore dhe të mesme në qytetet kryesore1. Zogu ndërmori një sërë hapash për zhvillimin e vendit. Ai u përpoq shumë për t’i dhënë pushtetit të tij formën e një demokracie politike të stilit perëndimor. U miratuan disa ligje por që nuk gjetën zbatim në ekonominë shqiptare. U botuan gazeta e revista që pasqyronin problemet e mprehta politike dhe ekonomike të kohës. Literatura perëndimore qarkullonte lirshëm në Shqipëri. Megjithatë në kohën e monarkisë u botua fshehtas edhe literaturë komuniste, ligjërisht e ndaluar dhe broshura anti-zogiste.

Por Shqipëria ishte edhe e dobët financiarisht. Në këtë periudhë, pra fillimi i viteve 30’, Shqipëria po studionte mundësi të ndryshme për të gjetur një rrugëzgjidhje nga kriza financiare që kishte kapur vendin. Përpjekjet rezultuan të pasuksesshme. Vetëm Italia kishte treguar gadishmëri për ta nxjerrë Shqipërinë nga vështirësitë e saj financiare duke i dhënë një hua 10-vjeçare të konsiderueshme, marrëveshja e së cilës u nënshkrua më 24 qershor 1931, por kjo hua do të shkonte më tepër për shpenzime ushtarake në vend sipas orientimeve që do të jepte misioni ushtarak Italian në Shqipëri. Por sa më shumë rritej influenca italiane në Shqipëri aq më shumë rritej pakënaqësia e popullit; kjo bëri që Zogu të mos pranonte ripërtëritjen e paktit të Tiranës me Italinë. Madje, në vitin 1932 Zogu e refuzoi kategorikisht propozimin e Romës për realizimin e Bashkimit Doganor që do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve ekonomike shqiptare. Kjo solli ndërprerjen e dhënies së huave nga Italia dhe kërkesën e saj për shlyerjen e menjëhershme të kredisë nga Shqipëria. Në këto rrethana, ndihma e vetme për Zogun ishin shtetet e Europës perëndimore dhe fqinjët e afërt, por asnjë nuk i ofroi ndihmë.

Për këtë politikë të Zogut në Foreign Office vlerësonin “Sidoqoftë Mbreti nuk është pro-italian. Ai përpiqet të marrë benefite maksimale nga lidhjet me italinë, por pa rënë nën influencën italiane...”2. Por rrjedha e ngjarjeve shpejt do të vërtetonte se rënia nën influencën italiane ishte e pashmangshme.

Marrëdhëniet ndërkombëtare në Evropë po merrnin një formë të re e cila nuk linte asnjë hapësirë të favorshme për lëvizje politike në interes të Shqipërisë së vogël. Në mars të vitit 1933 kishin filluar bisedimet mbi paktin katërpalësh Angli-Francë-Itali-Gjermani. Çdo veprim i hapur i qeverisë angleze në favor të kërkesave të Shqipërisë do të acaronte marrëdhëniet e saj me Italinë3.

Për më tepër, më 9 shkurt të vitit 1934 në Athinë u nënshkrua Pakti Ballkanik nga Ministrat e Jashtëm të Greqisë, Jugosllavisë, Rumanisë dhe Turqisë ku parashikohej sigurimi i kufijve, ndihma e përbashkët në rast se ndonjëra palë nëshkruese sulmohej nga ndonjë shtet ballkanik, ose kur një shtet europian ndihmonte ndonjë shtet të Ballkanit për

1Edith Durham, Brenga e Ballkanit, Tiranë: “8 Nentori”, 1991, f. 4512 Pranvera Teli. “Kriza e marrëdhënieve shqiptaro-italiane në optikën e politikës angleze, 1931-1934”, vep. e përm, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2009, f. 287

3 Pranvera Teli. “Kriza e marrëdhënieve…, vep. e përm, f. 290

12

Page 17: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

të sulmuar ndonjë anëtar të Lidhjes4. Shqipëria nuk u pranua në Paktin Ballkanik duke e lënë kështu në fatin e vet.

Pranimi i Shqipërisë në Pakt nënkuptonte për këto shtete bashkëpunim e bashkëbisedim me të, pengonte pazarllëqet e tyre në kurriz të shqiptarëve, gjithashtu nënkuptonte konsolidimin dhe afirmimin e saj si shtet i stabilizuar1. Për rrjedhojë, ata e lanë Shqipërinë jashtë Paktit duke e vështirësuar pozitën e saj së tepërmi.

Pas Paktit Ballkanik të vitit 1934 Zogu iu drejtua për ndihmë Francës, Britanisë së Madhe, Belgjikës dhe Hollandës por kërkesat për kredi nuk morën përgjigje2. Po kështu, në vitin 1935 përfaqësuesi i Foreign Office i tha Zogut se “Anglia këtu nuk është e interesuar drejtpërdrejt”3, pra në zgjidhjen e problemeve të saj nuk do të kishte mbështetjen britanike.

Si rrjedhim Zogu u kthye nga Italia, e cila ra dakord të mbulonte shpenzimet deficitare të buxhetit shqiptar. Kreditet nuk munguan edhe më tej. Midis viteve 1935-1938, në Shqipëri hynë mallra italiane me një vlerë prej 73.803.406 fr.ari. Ndërsa Shteti Shqiptar arkëtoi prej kësaj 35.797.406 fr.ari taksë doganore4. Këto zhvillime pasuan me rritje të pakënaqësisë së popullit kundër regjimit të Zogut, thellimin e varfërisë, greva e demonstrata. Marrëveshjet e reja ekonomike dhe politiko-ushtarake të 19 marsit 1936 midis Italisë dhe Shqipërisë, shënuan pothuajse përfundimisht rënien e Shqipërisë nën influencën e Romës.

Një pikë e rëndësishme që meriton vëmendje në këtë pjesë, është përhapja e komunizmit në Ballkan, e më specifikisht në Shqipëri. Por si dhe kur lindën idetë komuniste në Shqipëri?

Përpara Luftës së Dytë Botërore mund të thuhet se komunizmi në Ballkan ishte fare i dobët dhe vetëm në planin ideologjik. Shenjat e para të aktivitetit bolshevik me qëllim propagandë komuniste në Shqipëri duken që në fillimet e viteve 20’ kur shtypi konservator i Anglisë filloi të botojë që nga korriku i 1924 artikuj mbi “rrezikun bolshevik” që i kërcënohej Ballkanit. Konkretisht, gazeta “The London Times” publikoi më 28 korrik 1924 artikullin “Komplotet Bolshevike në Ballkan”5.

Ky aktivitet zhvillohej nga një zyrë spiunazhi që drejtohej prej Comintern të Vienës të kryesuar nga një ish oficer rus të quajtur Vorobjeff. Agjentët e Comintern-it të Vienës dyshohej se kishin marrëdhënie edhe me disa prej rusve që prej sa vitesh banonin 4 Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, Vëllimi I, “8 Nëntori”, f. 56-57; Vuk Vinaver, “Anglia dhe pozita ndërkombëtare e Shqipërisë midis dy luftrave botërore”, Gjurmimealbanologjike,nr. 1-2, Prishtinë: 1968, f. 227. Ministri grek i Punëve të Jashtme në bisedën që pati si i dërguar i anëtarëve të Paktit të ardhshëm Ballkanik me Musolinin në janar të vitit 1934, ky i fundit u pajtua me këtë Pakt, por kërkoi që Shqipëria mos të hyjë kurrsesi në Paktin e Ballkanit dhe Jugosllavia, Rumania, Greqia dhe Turqia u detyruan ta pranojnë këtë.

1Emine Bakalli, “Pakti Ballkanik dhe Shqipëria”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2001, f. 65-692 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë ..., f. 1893 Vuk Vinaver, “Anglia dhe pozita ndërkombëtare…, vep. e përm, f. 2324Hubert Neuwirth, “Qëndresë dhe Bashkëpunim në Shqipëri (1939-1944)”, Instituti i dialogut dhe komunikimit, Tiranë: 2006, f. 12-165 AQSH, F. 1505/1, v. 1924, dos.17, fl.1-5, Legata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkresë konfidenciale dërguar për Sekretarin dhe zëvëndës Sekretarin e Shtetit, 4 mars 1924

13

Page 18: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

në Shqipëri prej të cilëve një pjesë kanë marrë nënshtetësinë shqiptare e një pjesë atë Jugosllave1.

Megjithatë populli shqiptar ishte pak i njohur me idetë komuniste. Këto ide kishin filluar të shfaqeshin gjatë gjysmës së parë të viteve '30, kur Kominterni dërgoi disa komunistë të trajnuar shqiptarë (të cilët kishin ikur pas rënies së qeverisë së Fan Nolit) për të ngritur disa celula komuniste. Grupi i parë komunist shqiptar u krijua nga emigrantët politikë në Moskë në vitin 1928. Më i shquari i këtyre komunistëve, ishte Ali Kelmendi i cili ka arritur të ndihmonte në krijimin e disa grupeve komuniste, por aktivitetet e tyre ishin jo më shumë se përhapja e fletëtushkave, prerja e telave dhe organizimi i demonstratave.

Parrullat bolshevike dokumentohen që në fillim të vitit 1930 dhe konkretisht më 12 janar 1930, prefekti i Korçës njofton Zyrën Sekrete për përhapjen e parrullave pro bolshevizmit dhe kundër Ahmet Zogut2. Në rrafshin zyrtar, Shqipëria vendosi marrëdhënie diplomatike me BRSS-në në vitin 1934 por funksionet e legatës i kryente legata sovjetike në Athinë3. Gjithashtu Qeveria Sovjetike vendosi të emërojë si përfaqësues të saj diplomatik në Tiranë në cilësinë e të dërguarit të jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë pranë Oborrit të Shqipërisë Ministrin e Republikave Sovjetike Socialiste në Athinë, zotin Mihail Kobezky4. Qeveria shqiptare për këtë emërim dha pëlqimin e saj5.

Por zhvillimet e brendshme në Shqipëri nuk mund të kuptohen jashtë dimensionit ndërkombëtar. Gjatë periudhës midis dy luftrave, Diplomacia Evropiane pati tiparet e saj, ku problem themelor mbeti ai i sigurisë së paqes në Kontinent. Në këtë periudhë në Evropë filluan të konfigurohen dy modele politike, ideologjike dhe sociale që do të përpiqeshin të sfidonin pikërisht principet më të shenjta të demokracive perëndimore: 1.Sistemi komunist i cili mori formën e plotë tek Partia Bolshevike sipas të cilit Bashkimi Sovjetik do të respektonte parimet komuniste dhe do të synonte strategjinë e sundimit të botës komuniste përmes shkatërrimit të kapitalizmit botëror; dhe 2. Sistemi fashist i krijuar nga Benito Musolini6.

Nga ana tjetër, që pas Luftës së Parë Botërore, Britania e Madhe prezantohej si vendi me qeverinë më të fuqishme demokratike europiane; ndikimi politik, ekonomik dhe kulturor i saj në marrëdhëniet ndërkombëtare botërore ishte mjaft i ndjeshëm. Si e tillë, shqiptarët, ashtu si edhe kombet e tjera të vogla, e shihnin atë si një mbrojtëse të të drejtave dhe të pavarësisë së tyre. Por kundrejt këtyre shpresave, në periudhën midis dy

1AQSH, F. 152, v.1933, dos.189, fl.8-11, Shkresë e Oborrit Mbretëror, Departamenti Ushtarak, dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tiranë më 31 maj 1933

2AQSH, F. 152, v.1930, dos. 39, fl. 13 Kastriot Dervishi, Shërbimi Sekret Shqiptar, Historia nga fillimi deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, Shtëpia botuese “55”, Tiranë: 2007, f. 96

4 AQSH, F. 151, dos.159, v.1935, fl. 5-6, Letër dëguar M. P. J. Xhafer Villa nga Legata Mbretërore në Romë (i ngarkuari me punë Mark Kodheli).

5Po aty,Letër e Ministrisë së Punëve të Jashtme, 11 janar 19356 Lisen Bashkurti, Diplomacia Shqiptare, VI, Geer: 2005, f. 260, 375

14

Page 19: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

luftrave botërore Anglia përpiqej që të mos hynte kurrsesi në konflikte evropiane. Në vitin 1931 Anglia shpalli politikën e saj thjesht pacifiste për të qetësuar e zbutur konfliktet në Evropë. Pa dyshim, kjo politikë do të reflektohej edhe në Shqipëri. Në nivel politik Anglia nuk kishte interesa të drejtpërdrejta në Shqipëri madje do të ishte vendi i parë që do të ndjente shijen e hidhur të politikës britanike të paqëtimit edhe pas pushtimit fashist. Ndërsa në sferën ekonomike, përveç koncensioneve të naftës për kompaninë britanike Anglo-Persian Oil, marrëdhëniet në fushën e tregëtisë dhe ekonomisë janë të tilla: në vitin 1930 Shqipëria importonte nga Anglia prodhime kimike, pëlhura pambuku dhe leshi, enë llamarine, mallra koloniale, etj. Sipas traktatit tregëtar të vitit 1925, Anglia i kishte marrëdhëniet e mira ekonomike mirëpo ajo eksportonte në Shqipëri shumë kurse blinte pak. Më 1929 ajo eksportoi në Shqipëri mallra me një vlerë prej 2.7 milion fr. Ari dhe kishte 7% të importit shqiptar. Por, në këtë kohë të krizës, Shqipëria kërkonte barazi dhe insistonte gjithnjë te përfaqësuesi anglez, që Anglia të fillojë të blejë më shumë mallra nga Shqipëria1.

Amerika nga ana e saj, në periudhën ndërmjet dy luftrave botërore, ishte ende në procesin e përcaktimit të rolit të ri botëror dhe ishte tërhequr drejt izolacionizmit. Për rrjedhojë, politika amerikane kundrejt Shqipërisë në këtë periudhë ishte krejt shpërfillëse dhe marrëdhëniet midis SHBA dhe Shqipërisë ishin të kufizuara. Kjo për arsye se gjatë periudhës së monarkisë së Zogut, Shqipëria kishte fare pak perspektivë për përfitime ekonomike; ndër gjurmët e marrëdhënieve social kulturore dhe politike ndërmjet Shqipërisë dhe Amerikës për periudhën në fjalë përmendim: “statusin e vendit të favorizuar” që Zogu i kishte dhënë Shteteve të Bashkuara2, funksionimin e Shkollës Amerikane të Vajzave të Korçës e themeluar në 1891 dhe Shkollës Profesionale Teknike të Fultz në Tiranë e themeluar në 1921. Ndërsa në lëmin ekonomik, gjatë viteve 30’ Shtetet e Bashkuara i shisnin Shqipërisë kafe, makina dhe pjesë makinash, sikurse edhe prodhime pambuku, por në vitin 1931 importet nga SHBA përbënin më pak se 7% të importeve të përgjithshme të Shqipërisë. Gjatë viteve 30’ pjesa e Amerikës në importe ra dhe në vitin 1935 përbënte vetëm 3.9% të importeve të Shqipërisë3.

Duhet thënë se gjatë viteve 1936-1938 pati një zhvillim të dukshëm në ekonominë shqiptare, ku në veçanti mori hov industria e lehtë. Në këtë periudhë, Zogu ndikoi në zhvillimin e sistemit të transportit, infrastrukturës e sigurisë. E megjithatë, në aspektin politik ngjarjet po merrnin një kurs tjetër. Në mars të vitit 1937 qeveria italiane lidhi marrëveshjen politike me jugosllavinë. Pakti i ri i miqësisë i njihte pozitat politike të Italisë në Shqipëri, megjithëse përpiqej që të ruante pavarësinë shtetërore të Shqipërisë. Ndërkohë marrëveshja e prillit 1938 ndërmjet Anglisë dhe Italisë për ruajtjen e status-kuosë, ndryshe nga ç’mund të pritej, do të kishte pasojë negative për Shqipërinë. Kështu, në vitet 1937-1938 Italia arriti ta kthente çështjen shqiptare pothuajse si një çështje të saj të brendshme në të cilën nuk kishte pse të përzihej faktori ndërkombëtar.

1 Vuk Vinaver, “Anglia dhe pozita ndërkombëtare…, vep. e përm, f. 2212 Bernd Fischer, “Shtetet e Bashkuara…, vep. e përm, f.102-1033 Po aty.

15

Page 20: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

16

Page 21: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

KREU I PARË

SHQIPËRIA DHE ALEATËT E MËDHENJ: 1939-1942

1. 1 Pushtimi italian i Shqipërisë dhe qëndrimi i Britanisë së Madhe, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik

Pushtimi italian i Shqipërisë

Në prag të Luftës së Dytë Botërore Shqipëria ekspozohej si një vend i vogël, i prapambetur, me përçarje të brendshme dhe pa një mbështetje ndërkombëtare të qëndrueshme. Si e tillë dhe në rrethanat kur Italia mendonte se të gjitha fitimet e Boshtit po i kalonin Gjermanisë, ajo vendosi se tani ishte koha që edhe vetë Italia të tregonte një divident: Shqipëria ishte pushtimi më i lehtë që mund të arrihej1. Një fenomen i tillë është i njohur për vende të vogla, të pambrojtura e në zona me rëndësi gjeostrategjike të cilat për pasojë bien ‘viktima të para’ të agresioneve2.

Rolin kryesor e mori përsipër Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë që njëkohësisht ishte edhe dhëndri i Musolinit, Gaetano Ciano. Pas vizitës së tij në Shqipëri në muajin prill 1938, qeveria italiane vendosi që okupimi i Shqipërisë të bëhet pas një viti “tue konsiderue këtë afat si të mjaftueshëm për përgatitjen e opinionit publik botëror në përmasa ndërkombëtare”3. Më 2 maj Ciano shtjelloi planin konkret të “zgjidhjes integrale” të çështjes shqiptare. “Vendi është i pasur - shkruan ai - me të vërtetë i pasur ... ”, dhe më tej shtjellon idetë se përse është e nevojshme që të pushtohet sa më shpejt ky vend4. Ndërkohë nisur nga marrëdhëniet ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë si dhe zhvillimet aktuale duket se Mbreti Zog përbënte një pengesë serioze për realizimin e këtij pushtimi. Këtë e konfirmon Ciano i cili kishte mbërritur në përfundimin se Italia nuk kishtë për t’i 1Bernard Newman, Danger Spots of Europe, Western Printing Services Ltd, Bristol: 1939. f. 2002Lisen Bashkurti, Diplomacia ..., f. 3293G. Ll. Arsh, I. G. Senkeviç, N. D. Smirnova, Histori e Shkurtë e Shqipnisë, vep. e përm, Rilindja, Prishtinë: 1967, f. 252-2534 Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë Shekullit XX, f. 201-203, Ndërkohë që përgatitja e aksionit vazhdonte, në Romë nuk e përjashtonin përkeqësimin e një situate diplomatike në rast të ndonjë sulmi mbi Shqipërinë sepse prishej status-quoja në Ballkan. Musolini, i bindur për mosndërhyrjen e Francës, Anglisë dhe Greqisë shprehte shqetësime për qëndrimin që mund të mbante Jugosllavia. Ai e porositi Ciano-n të bisedonte me Stojadinoviçin dhe t’i propozonte Jugosllavisë Selanikun grek si dhe “disa korrigjime në kufirin me Shqipërinë” si shpërblesë ndaj pranimit të pushtimit fashist.

17

Page 22: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

realizuar kurrë synimet e veta për të mbizotëruar plotësisht në Shqipëri përsa kohë Zogu do të mbetej në Fron1. Pothuaj në të njëjtin përfundim kishte arritur edhe Musolini, i cili megjithëse që nga fillimi i vitit 1939 e vështronte Shqipërinë si provincë të tij, kur vendosi që Shqipëria të bëhej kryeurë nga ku forcat e tij do të marshonin për në Lindje, ai u detyrua të pranojë se Zogu si karakter ishte tepër i pavarur për t’i shërbyer projektit të tij të madh2.

Më 7 shkurt 1939, Shtabi i Përgjithshëm italian kish përcaktuar afatin e sulmit, midis datës 1 dhe 19 Prill3. Ambasadori i atëhershëm në Tiranë, Francesko Jacomon mori udhëzime nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme që t’i jepeshin Zogut besimet e nevojshme dhe “të turbulloheshin ujrat në një mënyrë të atillë që të mos kuptohen qëllimet tona të fshehta”4. Megjithatë ishin përhapur zëra për një pushtim të mundshëm dhe u bënë përpjekje për organizimin e qëndresës. Në një rast, prefekti i Shkodrës, Javer Hurshi njoftonte më 5 mars 1939 se Muharrem Bajraktari, Luk Luka dhe Xhemal Bushati po organizonin çeta në Vermosh5.

Ndërkohë, në funksion të planit të pushtimit, sa më afër agresionit, aq më shumë Roma jepte vazhdimisht sigurinë se lajmet mbi një intervencion italian në Shqipëri nuk kishin asnjë bazë. Kështu, më 29 mars, agjencia ‘Stefani’, zëdhënëse zyrtare, përgënjeshtronte “lajmet false” dhe shtonte se “marrëdhëniet me Shqipërinë janë po aq miqësore sa më parë”6. Ndërkohë më 30 mars 1939: ..., Ciano shkruante në ditarin e tij se lajmet nga Tirana bënin të ditur se Mbreti po përgatitej për rezistencë7. Ironik është fakti se ndërkohë që Roma transmetonte këto lajme, më 25 mars 1939, qeveria italiane i paraqiti Zogut një ultimatum në formën e një traktati, i cili synonte nënshtrimin e plotë të Shqipërisë8.

Por nga ana tjetër, Italia bënte përpjekje të ndryshme për të përgatitur popullin për pushtimin. Kështu, më 1 prill 1939, prefekti i Vlorës njoftonte se konsulli italian i Vlorës ka thënë se do të vinin aeroplanë italianë për të hedhur trakte ku do të bëhej thirrje për dorëzim9.

Mbreti Zog nga ana e tij bëri përpjekje të shumta për të shmangur pushtimin si pranë Fuqive të Mëdha ashtu edhe shteteve fqinje, të cilat siç dihet rezultuan të pasuksesshme. Kështu, në fillim të vitit 1939, ai iu drejtua për ndihmë qeverisë angleze dhe asaj franceze. Por tani që frynte era e luftës ata e këshilluan “të mos prishej me

1Bernd Fischer, Ahmet Zogu, mbreti shqiptar mes dy luftrave,Biblioteka e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe e Historisë, AIIS, Tiranë: 2010, f. 79

2Julian Amery, Bijtë e Shqipes: studim i luftës guerile, London: Macmillan Co., 1948, f. 403Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë... f. 204-2054Gaetano Ciano, Ditari i Kontit Ciano, Shqipëria, shtëpia botuese “albin form”, Tiranë: 1994, f. 24-255Kastriot Dervishi, Shërbimi Sekret..., f. 1056Owen Pearson, Albania in Occupation and War: from fascism to communism: 1940 – 1945, London; New York: Centre for Albanian Studies; I.B Tauris: 2005, f. 437-4407Gaetano Ciano, Ditari ... f. 318 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë..., f. 2069 Arkivi Qendror i Shtetit (më tej:AQSH), F.152/22, v.1939, dos.5, fl.93

18

Page 23: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Italinë”1. Gjithashtu, Zogu nuk kishte as mbështetjen e vendeve fqinje, Jugosllavisë dhe Greqisë.2 Kur sulmi i armatosur dukej se ishte i afërt ai u kërkoi ndihmë këtyre dy shteteve për organizimin e qëndresës. Por të dy fqinjët duke ndjekur politikën e asnjanësisë nuk pranuan të angazhoheshin në asnjë lloj mënyre3.

Për më tepër, Zogu bëri tentativa për të siguruar nga këto shtete fqinje si dhe Turqia e Rumania një deklaratë kolektive kundër pushtimit italian të vendit të tij, por edhe ato dështuan4. Në këto rrethana mbretit Zog i duhej të përballej me agresionin italian në kushtet e një Shqipërie që nuk gëzonte mbështetjen as të vendeve fqinje dhe as të fuqive të tjera ndërkombëtare.

Nga ana tjetër duhet thënë se Mbreti Zog dhe qeveria shqiptare u përpoqën dhe shpresuan deri në çastin e fundit të evitonin agresionin italian dhe të rregullonin përmes paqes marrëdhëniet me Italinë. Këtë fakt e konfirmon telegrami që mbreti Zog i dërgoi Musolinit më 5 prillku kërkonte rihapjen e negociatave dhe shprehte dëshirën që miku i tij i vjetër, Gjeneral Pariani, të dërgohej në Shqipëri për të drejtuar negociatat. Në vend të kësaj, Musolini ia ktheu ashpër se Zogu duhej të dërgonte një përfaqësues për të takuar Gjeneral Guxonin në brigjet e Durrësit (vendi i pushtimit)5, duke lënë të kuptohej se ai ishte i vendosur për ndërmarrjen e sulmit kundër Shqipërisë.

Ndërkaq, duke ndjerë kërcënimin e agresionit, në portat e pallatit, vullnetarë shqiptarë dërguan një delegacion tek mbreti për t’iu lutur që të armatoseshin dhe të organizoheshin për rezistencë. Burimet arkivore të disponueshme nuk japin të dhëna se çfarë u diskutua por ajo që dihet është se pas 20 minutash, delegacioni doli nga pallati dhe bëri të ditur se çështjet nuk ishin zgjidhur akoma por që populli do të thirrej dhe do të armatosej, nëse ishtë e nevojshme, të nesërmën në 10 të mëngjesit6.

Më datën 5 prill, njëkohësisht me lindjen e trashëgimtarit të tij, Zogu u vu në dijeni për ultimatumin italian ku theksohej se merrte fund në mesditën e po asaj date7. Sipas këtij ultimatumi, Italia duhet të kontrollojë të gjitha portet, komunikacionet, rrugët dhe aeroportet; në çdo ministri shqiptare do të ketë një organizator italian, i cili në rang do të vijë menjëherë pas ministrit shqiptar; qytetarët italianë në Shqipëri duhet të kenë të

1Bajram Xhafa, Qëndresa e 7 Prillit 1939, vepër e Shtetit Kombëtar Shqiptar, Shkodër: Camaj-Pipa, 2007, f. 1012PeterTase, “Italia dhe Shqipëria: Aleanca Politike dhe Ekonomike dhe pushtimi italian më 7 prill 1939”, AIIS (Albanian Institute for International Studies) “Shqipëria në Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, Tiranë 2013, f. 160-161,ushtria jugosllave deklaroi se nuk do të hynte në territorin shqiptar, përveç se në rast se do të kishte një konflikt në një rreze prej 25 kilometrash nga kufiri veri-lindor. Gjithsesi, Jugosllavia nuk mund të hynte në territorin shqiptar edhe për shkak të një marrëveshjeje të mëparshme me Italinë.

3 Beqir Meta, Tensioni Greko-Shqiptar: 1939-1949, Tiranë: Globus R., 2007, Në prag të pushtimit italian të Shqipërisë, diplomati britanik Rayan njoftoi në Foreign Office se ai ishte informuar që “pikërisht para agresionit të 7 Prillit, italianët i kishin kërkuar mbretit Zog t’u jepte 3 divizione për të sulmuar Greqinë dhe në këmbim i kishin premtuar fronin e Greqisë, por ai kishte refuzuar”, vep. e përm, f. 37

4Hamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 3335Peter Tase, “Italia dhe Shqipëria ... f. 1596 AQSH, F. 1510/1 v. 1939, dos.96, fl.1-9, Koleksioni Harry Hodgkinson, Pushtimi italian i Shqipërisë, 1939 Ditar i mbajtur gjatë dy javëve të para tëprillit nga Dr. John S. dhe Znj. Kennedy

7 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë ..., f. 208

19

Page 24: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

njëjtat të drejta civile dhe politike si edhe shqiptarët1. Siç dihet parlamenti i mbledhur në pasdreken e 6 Prillit hodhi poshtë kërkesat italiane. Kjo qëndresë politiko-diplomatike e Ahmet Zogut dhe qeverisë së tij për të mos pranuar ultimatumin italian, e thënë ndryshe vendosjen e protektoratit italian mbi Shqipërinë, është konsideruar m të drejtë si një rezistencë politike në mbrojtje të integritetit të shtetit dhe të pavarësisë së Shqipërisë2.

Gjithashtu, ky parlament mori edhe vendimin tjetër që Mbretit t’i delegohen të gjitha sovranitetet shtetërore dhe që në rast pushtimi t’i ushtrojë ato jashtë shtetit. Mbreti Zog bëri edhe një përpjekje tjetër diplomatike, kësaj radhe pranë Hitlerit. Kur ambasadori i Mbretërisë në Berlin u paraqit tek Ministri i Jashtëm, ky i fundit (thuhet se i paska folur duke mbajtur sytë përdhe, shënim i autorit) ka këshilluar që Mbreti Zog të pranonte ultimatumin italian sepse brenda gjashtë muajsh, Gjermania do ta “çlironte” Shqipërinë3. Sigurisht që një gjë e tillë nuk kishte si të besohej. Këtë fakt e konfirmon Ciano i cili më 5 prill në shënimet e tij shkruan: “...Gjermania ndërkaq ecën mirë: Ribbentropi ka njoftuar Attolicun, ambasador i Italisë në Berlin se Berlini e shikon me simpati aksionin tonë në Tiranë, mbasi çdo fitore e Italisë është një përforcim i fuqisë së Boshtit”4.

Po në mbrëmjen e 6 prillit, sipas një burimi që duhet marrë me rezervë (shënim i autorit) u aprovua largimi i Mbretit për në Greqi5. Sipas raporteve të asaj kohe të Foreign Office, ai mori me vete një mori arkash me napolona floriri shumë kjo që llogaritej në vlerën rreth 50.000 lira sterlina, gjithçka që kishte mbetur nga pasuria personale e tij, e krijuar nga shitja e pronave të familjes në disa vite6.

Në rrethanat e krijuara, Mbreti Zog nuk qe i gatshëm të përdorte forcën për t’u përballur me trupat italiane. Ai e shprehu këtë më 6 prill, në takimin e tij me Grant (ambasadori i fundit amerikan i kohës së Zogut) në pallatin e tij, të cilit i tha se kishte urdhëruar mobilizim të përgjithshëm dhe evakuimin e popullsisë civile në Durrës, por aludonte se forcat e tij nuk do të mund t’i rezistonin gjatë ushtrisë së fuqishme italiane7. Megjithatë Zogu u shpreh se në çfarëdo rrethane, nuk do të nënshkruante kapitullimin e vendit siç bëri Presidenti i Republikës Çekosllovake8.

Për këto arsye, duke qenë përballë një disproporcioni dhe asimetrie totale me pushtuesin italian, mbreti Zog vendosi të nxiste një qëndresë simbolike për t’i lënë Italisë damkën e pushtuesit dhe për të ruajtur të drejtat legjitime të vazhdimësisë së shtetit

1Ilir Ikonomi, Faik Konica: Jeta nëWashington, Onufri, vep. e përm, Tiranë, 2011, f. 1762 Muharrem Dezhgiu,“Pozita Politike e Ahmet Zogut në prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore”,Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, “Monarkia Shqiptare 1928-1939 (përmbledhje studimesh)”, Toena, Tiranë: 2011, f. 161

3Bajram Xhafa, Qëndresa ... f. 105-1074Gaetano Ciano, Ditari ... f. 34-355Arben Puto, Shqipëria Politike: 1912-1939, Tiranë: Toena, 2009, vep. e përm, f.631-6326Miranda Vickers, Shqiptarët, një histori moderne, Botimet “Bota Shqiptare”, Tiranë: 2008, f. 2197 Ilir Ikonomi, Faik Konica ... f. 176-177. Zogu i kishte kërkuar Grantit t’i përcillte Presidentit Roosevelt se “Demokracitë e mëdha duhet të forcohen në atë masë që të mund ta përballojnë me sukses agresionin e fuqive totalitare përndryshe vendet e vegjël dhe të dobët do të gllabërohen njëri pas tjetrit”.

8Po aty. f. 176-177

20

Page 25: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

shqiptar në arenën ndërkombëtare sipas legjislacionit ndërkombëtar1. Duket ndjekur këtë politikë duhet thënë se ai bëri që e vetmja mënyrë me të cilën Italia të realizonte nënshtrimin politik të Shqipërisë të mbetej agresioni ushtarak.

Nuk duhet lëmë pa përmendur faktin se largimi i mbretit Zog nga Shqipëria ka mbetur një nga pikat e errëta të historisë shqiptare duke qenë njëkohësisht burim debatesh dhe opinionesh të kundërta të ndara ndërmjet studiuesve dhe historianëve për këtë çështje në dy rryma kryesore: njëra e konsideron pushtimin e italian të Shqipërisë si tradhëti te mbretit Zog dhe e politikës së nënshtrimit të ndjekur prej tij ndaj Italisë, ndërsa grupimi tjetër e ka justifikuar këtë qëndrim si e vetmja alternativë në rrethanat aktuale të zhvillimeve të brendshme në Shqipëri. Gjithësesi, qoftë edhe për hir të përgjegjësisë si kryetar shteti, si mbret i shqiptarëve, mund të themi largimi apo braktisja siç është quajtur, e Shqipërisë nga Zogut në atë të premte të zezë, me mënyrën si ndodhi, lë pas shije të hidhur duke i faturuar Zogut një barrë të rëndë, të paktën morale.

Më 7 prill 1939, 200 luftanije me 20’000 ushtarë italianë kaluan Adriatikun dhe zbarkuan në katër pika gjatë bregdetit shqiptar të mbuluar nga bombardimet ajrore dhe detare. 400 aeroplanë gjëmonin në qiellin e zbrazët duke frikësuar popullsinë e hutuar. Ata hodhën qindra e mijëra trakte ku lexohej: “...Shqiptarë! Mos bëni asnjë qëndresë të kotë që do t’ju shkatërrojë menjëherë, mos e dëgjoni qeverinë...Trupat e Mbretit Perandor të Italisë po vijnë dhe do të qëndrojnë aq sa të jetë e nevojshme për vendosjen e rregullit, drejtësisë dhe paqes”2.Në këtë ditë, siç dihet Abaz Kupi i cili ishte komandant i xhandarmërisë së Qarkut të Durrësit3,së bashku me disa ushtarakë të repartit të Durrësit dhe me vullnetarë popullorë të ardhur nga anë të ndryshme të vendit organizoi qëndresën ndaj pushtimit fashist.

Fashistët, pa kurrfarë paralajmërimi, pa asnjë provokim paraprak dhe pa shpallur luftë pushtuan Shqipërinë, një vend i paarmatosur dhe gati 50 herë më i vogël se agresori4.

Në rrethanat e kohës, pushtimi i Shqipërisë përbënte një rëndësi të madhe për interesat e Italisë dhe për planet strategjike të fashizmit për sundim botëror. Arsyet janë: së pari, pozita gjeografike strategjike e saj ofronte një urë të shkëlqyer për të shtrirë ndikimin italian në gadishullin e Ballkanit; së dyti, diktatori italian kërkonte kontrollin e plotë të Adriatikut, ndaj dhe qenia e Shqipërisë si një protektorat italian i jepte atij të drejtën të kontrollonte ngushticën e Otrantos, duke siguruar kështu të gjithë bregdetin lindor të Italisë nga sulme të papritura; së treti, kontrolli i kësaj ngushtice i jepte gjithashtu Italisë kontrollin mbi flotën jugosllave dhe mbi tregtinë ndërkombëtare në

1Muharrem Dezhgiu, “Çështja e Legjitimitetit të Shtetit Shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2004, f.113

2 Edwin Jacques, Shqiptarët, historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët tona, Kartë e Pendë: 1995, f. 445-446, Musolini kërkoi si ultimatum bashkimin monetar e doganor me Italinë dhe vendosjen e trupave italiane në territorin shqiptar por Zogu e hodhi poshtë këtë ultimatum.

3Gjergj P. Titani & Proletar Hasani, Personalitete Ushtarake Shqiptare në Vite, Vëllimi i parë, Toena, Tiranë: 1997, f. 484Faik Konica, Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Europës Juglindore, shtëpia botuese “55” Tiranë: 2010, f. 150

21

Page 26: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Adriatik; së katërti, Afrika e Veriut ishte në krye të listës pas Shqipërisë, për t’u futur nën kontroll dhe pa kontrollin e plotë të Ballkanit Perëndimor, një objektiv i tillë qe i pamundur1. Është pra e qartë se në funksion të politikës ekspansioniste të Italisë, pushtimi i Shqipërisë do të shërbente si hapi i parë në realizimin e një skeme më të madhe që do të përfshinte më pas Greqinë e Jugosllavinë. Megjithatë, Hitleri nuk e pëlqente këtë ide. Gjermania ushtronte dominionin ekonomik në Ballkan dhe me mendimet e tij të pushtimit, Hitleri nuk dëshironte të rrezikonte naftën, bakrin dhe materiale të tjera thelbësore të luftës duke sanksionuar një aventurë italiane në këtë rajon2.

Ndërkohë lidhur me aktin e pushtimit, apologjia italiane e justifikoi si një propozim të vetë Zogut që Italia duhej të dërgonte trupa në Shqipëri për të goditur Jugosllavinë3! Kjo deklaratë tingëllonte jo vetëm e pakuptimtë por edhe qesharake. Njëkohësisht ajo u përpoq të legjitimonte agresionin e saj nëpërmjet shtypit dhe transmetimeve në radio. Kështu, Radio Bari deklaronte se jeta e banorëve italianë është kërcënuar nga grupe të armatosura të terroristëve shqiptarë, dhe se me ftesën e një grupi patriotësh, Italia ka ndërhyrë për të rivendosur rendin dhe drejtësinë në përputhje me traktatin e vitit 1927. Gjithashtu u transmetua lajmi se italianët u shprehën që nuk do të toleronin këtë qendër turbullimi të qetësisë në Adriatik4.

Ndërkohë qëllimi i vërtetë i agresionit italian më 7 prill zbulohet qartë në vetë thënien e Cianos: “Ajo ngjarje (pushtimi i Shqipërisë) na shfaqet si zbatimi i parë mbi planin ndërkombëtar të rendit të ri: rend që është duke lindur nga revolucioni në të cilin me hov heroi marrin pjesë tanimë të gjithë popujt me qytetërim të lartë. Me të vërtetë, bashkimi italo-shqiptar e ka kthyer në realitet parimin e bashkësisë së popujve”5.

Se ç’farë nënkuptonte ky ‘bashkim’, e qartëson Konica i cili do të shkruante: “Ajo që ne kemi këtu nuk është gjë tjetër veçse një “bashkim përfshirës” ose një aneksim i plotë”6. Këtë fakt e kishte ndjerë vetë Ciano gjatë një fjalimi më 12 prill: “Mbaj një fjalim nga ballkoni i Legatës dhe arrij sukses sidomos kur siguroj që vendimi nuk cënon as formalisht e as në esencë pavarësinë shqiptare. Kjo vlen për njerëzit e thjeshtë - thekson ai - sepse vura re sytë e disa patriotëve të skuqeshin e lotët t’u rrëshqitnin mbi fytyrat. Shqipëri indipendente nuk ka më”7.

1Peter Tase, “Italia dhe Shqipëria ... f. 157, Sulmi i mëvonshëm italian mbi Greqinë më 28 tetor 1940 bëri të qartë se strategjia italiane kishte funksionuar.2 M. W. Leary, Fueling the Fires of Resistance, Army Airforces Special Operations into the Balkans during WW II, Airforce History and Museums Program: 1995, f. 13Bernard Newman, Danger Spots ... f. 1994AQSH, F. 1510/1 v. 1939, dos.96, fl.1-9, Koleksioni Harry Hodgkinson, Pushtimi italian i Shqipërisë, 1939 Ditar i mbajtur gjatë dy javëve të para tëprillit nga Dr. John S. dhe Znj. Kennedy. Radio Bari ishte i prekur tek raportonte se kudo në rrugë njerëzit përshëndesnin italianët në mënyrë miqësore dhe entuziaste. Ky fakt ishte në mospërputhje për Radio Barin duke patur parasysh se vetëm një ditë më parë lajmëroi se jeta e çdo italiani nuk ishte e sigurtë në Shqipëri.5Galeazzo Ciano di Cortellazzo, Misioni Historik i Shqipërisë së Madhe, Fashikuj Aktualiteti nr. 4, Botime “Distaptur”, Tiranë: 1942 – XX, f. 16Sami Repishti, “Faik Konica për Pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste”, Studime historike, nr.1-4, 1994, viti XLVIII,Tiranë: 1997, f. 1007Gaetano Ciano, Ditari ... f. 42

22

Page 27: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Po këtë të vërtetë të hidhur e përforconin akoma më shumë qëndrimet negative të shteteve fqinje të cilat nxituan të shprehin sërish dakordësinë e tyre për këtë pushtim. Konkretisht, më 8 prill, Ministri i Jugosllavisë në Romë njoftonte Ministrin e Jashtëm italian se aksioni i qeverisë së tij qëndronte gjithmonë në përputhje me ndjenjat miqësore që kishin frymëzuar bisedimet e fundit. Po atë ditë, i ngarkuari me punë i Greqisë në Romë, kishte vajtur në Ministrinë e Jashtme për të njoftuar se qeveria greke ishte plotësisht e huaj në vendimin që kishte marrë Zogu (për të kaluar kufirin grek). “Kryetari i qeverisë greke - deklaroi ai - dëshironte t’ju njoftonte me këtë rast se asnjë aktivitet politik nuk do t’i lejohet Zogut gjatë qëndrimit të tij në Greqi”1. Në të vërtetë, autoritetet greke e konkretizuan këtë qëndrim gjatë kohës që Mbreti Zog qëndroi në Greqi, duke mos e lejuar të zhvillonte ndonjë veprimtari politike. Një qëndrim i tillë pasqyronte jo vetëm synimin për të shprehur asnjanësinë e qeverisë greke kundrejt pushtimit të Shqipërisë por edhe interesat greke ‘për të injoruar legjitimitetin e mbretit të Shqipërisë dhe për të krijuar shkakun për ndërprerjen e vijueshmërisë së Shtetit shqiptar për vënien në diskutim të njohjes ndërkombëtare të tij’2.

Po kështu diplomacia gjermane e mbështeti menjëherë dhe plotësisht pushtimin. Gazeta ‘Fashizmi’ e datës 30.06.1939 tregonte sheshit qëllimin e përpjekjeve italiane: italianizimin e Shqipërisë3. Pas këtyre zhvillimeve, më 10 prill të vitit 1939, pushtimi i Shqipërisë ishte tashmë një fakt i kryer4.

Ndërkaq, Zogu, gjatë qëndrimit të tij në Greqi shprehu zhgënjimin e tij ndaj Anglisë dhe Francës që refuzuan të ndërhynin. Ai deklaroi: “Evropa qeveriset nga dy të çmendur, Hitleri dhe Musolini dhe nga dy të marrë, Chamberlain dhe Deladier”5. Është interesant fakti se ndërkohë që Italia konsolidonte pushtimin e Shqipërisë dhe Evropa përgatitej për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, studentët qarkullonin fshehurazi një rebus interesant ku radhiteshin kryeministrat e fuqive të boshtit dhe të aleatëve dhe më pas pyetja në italisht: Chi Vincera?. Përgjigja jepet nga kombinimi vertikalisht i shkronjës së tretë në secilin emër6:

MuSolini HiTler ChAmberlain Da Ladier ChI ViNcera?

1Francesko Jacomoni, Politika e Italisë në Shqipëri, (Mëkëmbës i Viktor Emanuelit III në Shqipëri), shtëpia botuese “55”, Tiranë: 2005, f. 1472Beqir Meta, Tensioni ... f. 383Hubert Neuwirth, “Qëndresë..., f. 12-164Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë... f. 2075Edwin Jacques, Shqiptarët, ... vep. e përm, f. 445-4466Po aty. f. 445-446

23

Page 28: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj pushtimit italian të Shqipërisë

Britania e Madhe ka qenë qendra kryesore e lojës diplomatike gjatë Luftës së Dytë Botërore në shkallë botërore1. Si e tillë qëndrimi i saj ndaj pushtimit italian të Shqipërisë zë një rëndësi të veçantë dhe lidhet me dy qëndrime të ndryshme që duhej të mbaheshin në Foreign Office që në vitin 1938 ndaj politikës së Musolinit: qëndrimi i parë miratonte tezën se Italia duhej të shkëputej nga orbita e Gjermanisë nëpërmjet dashamirësisë dhe koncesioneve, ndërsa qëndrimi i dytë bazohej në faktin se qeveria fashiste italiane ishte e vendosur në kursin e saj agresiv, dhe çdo përpjekje për të arritur një mirëkuptim me të do të interpretohej, ndër të tjera, si dobësi e qeverisë britanike2. Mbizotërimi i qëndrimit të parë, mund të pranohet se shpjegon nga njëra anë qëndrimin tolerant dhe indiferent të Britanisë së Madhe ndaj pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste. Këtë mendim e përforcon Barker, e cila vë në dukje se Britania e Madhe u përfshi në ngjarjet e Ballkanit në LDB kundër vullnetit të saj. “Politika e saj gjatë kësaj lufte - thekson ajo më tej - karakterizohej në pjesën më të madhe nga improvizime të minutës së fundit dhe diktohej nga faktorë të jashtëm negativë të tillë si: frika e zemërimit të Musolinit, më pas e provokimit të parakohshëm të Hitlerit si dhe frika e zemërimit të Stalinit”.3 Nga ana tjetër, vetë politika britanike e ndjekur gjatë viteve të LDB do të kishte ndikim të thellë dhe pasoja të mëdha për Shqipërinë në përfundim të saj.

Ndërkaq jehona e asaj që po përgatitej të ndodhte në Shqipëri u pasqyrua edhe në shtypin e huaj që në muajt e parë të vitit 1939 i cili paralajmëronte për një konflikt italo-shqiptar që do të përfundonte me përplasje të armatosur. Por, sipas burimeve arkivore shqiptare, autoritetet shtetërore të asaj kohe njoftonin se kishte artikuj të tillë të huaj për Shqipërinë që binin në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare shqiptare. Një rast i tillë është telegrami i datës 28 mars ku njoftohet se: “vitin e kaluar ka ardhur në Shqipëri dhe ka qëndruar për rreth 9 muaj një gazetare angleze e quajtur Ruth Mitchell dhe është konstatuar se ajo kishte korresponenca me shumë gazeta të Londrës të cilave u dërgonte herë pas here artikuj me përmbajtje të dëmshme për interesat tona shtetërore dhe kombëtare”4. Kjo gazetare, sipas një telegrami të datës 12 maj 1939 të Ministrisë së Brendshme rezultonte e dyshimtë në pikëpamje politike5.

Natyrisht edhe në Foreign Office qarkullonin lajmet për një pushtim të mundshëm të Shqipërisë nga Italia dhe për rrjedhojë pritej shqyrtimi dhe përcaktimi i qëndrimit të politikës britanike në këtë rast. Më 22 mars të vitit 1939 Halifax, numri 2 në Foreign

1 Arben Puto, Nëpër analet e diplomacisë Angleze: Politika e Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore; Tiranë: Albin, 2001, f. 12

2Petrov, B. “Great Britain and the Resistance in Albania, April 1939-1941”, no. 1, f. 523 Barker, E. “British Policy in South-East Europe in the Second World War”, f. 54Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (më tej: AMPJ), v. 1939, dos.52, fl.66, Telegram nga Mbretëria Shqiptare (Zyra Sekrete) dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, Tiranë më 28 mars 1939

5AMPJ, v. 1939, dos.52, fl.82, Telegram nga Mbretëria Shqiptare (Ministria e Punëve të Brendshme) (Zyra Sekrete) dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme Tiranë më 12 maj 1939. Për këtë arsye është urdhëruar dhe përsëritet edhe një herë urdhri për ekspulsimin e saj si e padëshirueshme.

24

Page 29: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Office paralajmëronte ambasadorin britanik në Beograd se Italia mund të ishte duke planifikuar një lëvizje drejt Ballkanit1. Gjithashtu, Ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë e informoi qeverinë jugosllave se ndoshta mund të pritej likuidimi i Shqipërisë2.

Në këto rrethana, nën presionin e opinionit anglez dhe duke ndjerë rrezikun e një vatre zjarri të mundshme në Ballkan, ambasadori anglez në Romë, Lordi Perth iu drejtua Ciano-s me një kërkesë zyrtare për ta informuar për synimet e Italisë. Ministri iu përgjigj se këtu nuk bëhej fjalë për pushtim, por për mbrojtjen e interesave italiane në Shqipëri dhe për mbrojtjen e status-quosë pa e fyer sovranitetin e saj3. Ndërkohë zëvendës/sekretari i Foreign Office, O. Sargent bëri të ditur se Britania nuk do të mbështeste çështjen shqiptare. “Në çdo rast, deklaroi ai, ne nuk mund të rrimë në frontin shqiptar”4, duke dëshmuar kështu se Londra e priste me qetësi aksionin italian. Madje këtë qëndrim e konfirmoi vetëm një ditë para pushtimit të Shqipërisë, Kryeministri britanik Chamberlain ku do të deklaronte në Dhomën e Komuneve, se: “Qeveria e Madhërisë së Tij nuk ka interesa direkte në Shqipëri, por interesin e përgjithshëm të paqes në të gjithë botën”5. Dhe duke ndjekur këtë linjë, reagimi i parë zyrtar i qeverisë britanike më 7 prill ishte që “kjo ngjarje përbënte një shqetësim serioz dhe një nevojë për bisedime të mëtejshme me italianët, për një thyerje të mundshme të marrëveshjes anglo-italiane”6.

Por ndryshe nga sa deklaronin zyrtarisht, Halifax dhe Chamberlain e pranonin privatisht që Italia e kishte dhunuar marrëveshjen. Kryeministri anglez shprehej te bashkëpunëtorët e tij të afërt: “Ne mund të ishim krejt të justifikuar në denoncimin e marrëveshjes por ne nuk propozuam të veprohej kështu”. Pavarësisht nga rrjedha e ngjarjeve Chamberlain ishte akoma i shqetësuar që të mos rrezikonte mundësinë e neutralitetit të Italisë në të ardhmen7. Në këtë mënyrë, megjithëse pushtimi italian i Shqipërisë u bë realitet, përsëri politika britanike e injoroi këtë fakt duke qenë edhe në këtë fazë ‘e shqetësuar’ për mospërfshirjen e Italisë në luftë.

Ndërkaq nëpërmjet një shkrese të datës 7 prill drejtuar lordit Perth në Romë, qeveria britanike kërkonte shpjegimin të plota dhe të drejta mbi zhvillimet aktuale në situatën italo-shqiptare dhe synimet e ardhshme të qeverisë italiane. “Shpjegimet e ofruara deri tani - deklarohej në shkresë - kanë shkaktuar dyshime të thella për Qeverinë

1Pranvera Dibra, “Appeasement, Politika Britanike dhe Pushtimi i Shqipërisë më 7 prill të vitit 1939”, Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2004, f. 102

2Vuk Vinaver, “Anglia dhe pozita…, vep. e përm, f. 2363Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë... f. 204-2054 Arben Puto, Shqipëria Politike ..., vep. e përm, f. 631-6325 Petrov, B. Great Britain ..., no.1,f. 54;Megjithatë, Chamberlainiu drejtua Musolinit qët’i përmbahej politikës së paqes dhe ruajtjes sëstatus-kuosë në Mesdhe, sipas marrëveshjessë arritur ndërmjet Italisë dhe Britanisë së Madhe në vitin 1938

6Pranvera Dibra, “Appeasement, ... f. 1057Po aty, vep. e përm, f. 109

25

Page 30: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

e Madhërisë së Tij lidhur me këto synime dhe nuk do të kënaqin opinionin publik në këtë vend1.

Për këtë qëllim, më 8 prill i dërguari italian në Londër shpjegoi në FO dokumentet ndërkombëtare që përligjnin interesimin italian ndaj Shqipërisë; sqaroi përdorimin e mbrapshtë të pushtetit nga ana e Mbretit Zog; vuri në dukje se afër mendsh pakënaqësia e popullit e detyroi mbretin të braktiste vendin; solli në kujtesë qëndrimin pajtues që kishin mbajtur Jugosllavia dhe Greqia si vende fqinje2. Por a ishin të besueshme dhe a mund të përligjnin pushtimin italian të Shqipërisë argumente të tilla? Këtë e shpjegon qartë një shkrese e datës 8 prill drejtuar lordit Perth në Romë ku deklarohej se “sipas informacioneve që posedon Qeveria e Madhërisë së Tij deri në prill 1939, nuk konfirmohet pretendimi i italianëve për një revoltë shqiptare kundër regjimit të Zogut dhe as demonstrata anti-italiane të një natyre të tillë sa të përligjë ashpërsinë e aksionit aktual italian3. Në këtë kontekst, më 8 prill u bë një mbledhje ku ministri i jashtëm, Lordi Halifax, mbajti një raport të veçantë mbi ngjarjet në Shqipëri. Ai tha se veprimi i Italisë ishte padyshim një shkelje e dispozitave të marrëveshjes anglo-italiane të vitit 19384. Por sipas tij, ‘kjo nuk duhej dramatizuar’5. Pra pushtimi i një vendi nuk duhej dramatizuar?! Duke iu përmbajtur kështu politikës së “paqëtimit” me fuqitë fashiste (appeasement policy), ai u shpreh se Shqipëria nuk duhet bërë një casus belly, një shkak për të shpërthyer luftën në Europë6. Me këtë qëndrim lordi Halifax synonte të evitonte përhapjen e tensionit në arenën ndërkombëtare. Në mbështetje të kësaj politike, Halifax përmendi se nuk duhej lënë pa marrë parasysh “pozita e veçantë e Italisë në Shqipëri”, pozitë kjo që ishte njohur pas Luftës së Parë Botërore me deklaratën e Fuqive të Mëdha të nëntorit 1921. Konkluzioni kryesor ishte se Shqipëria duhej të sakrifikohej “për hir të paqes Evropiane”7.

Po në këtë linjë, kryeministri Chamberlain përmendi më 8 prill në Dhomën e Komuneve deklaratën me të cilën shpallte dobinë e marrëveshjes italo-britanike megjithë ngjarjet e fundit. Ai vërente edhe se: “asnjëri që ka sadopak ndjenjën e përgjegjësisë nuk mund të bëjë lehtë në momentin aktual çfarëdo veprimi që mund të shtonte tensionin ndërkombëtar... Cilido, do të kishte të drejtën të dënonte humbjen e përfitimeve që do të

1“Documents on British Foreign Policy: 1919-1939”, Third Series, Vol. 5, Her Majesty’s Stationery Office, London: 1952, f. 131, Viscount Halifax to the Earl of Perth (Rome), FO April 7, 1939

2Francesko Jacomoni, Politika e Italisë... f. 1493Po aty, f. 135, Viscount Halifax to the Earl of Perth (Rome), FO April 8, 19394Arben Puto, Nëpër analet ... f. 18: Duhet patur parasysh se Anglia pati lidhur një vit më parë, nëprill 1938 një marrëveshje me Italinë, në bazë të së cilës, dy palët angazhoheshin të respektonin statusquo-në në pellgun e Mesdheut. Londra e kishte paraqitur këtë marrëveshje si një sukses diplomatik në përpjekjet e saj për ta shkëputur italinë fashiste nga “shoqëria” e Gjermanisë hitleriane.

5Owen Pearson, Albania in Occupation ... f. 452-4536 Arkivi i Institutit të Historisë (më tej: AIH), dokumente britanike PRO-FO 371, Albania 1939, procesverbal i mbledhjes së posaçme të qeverisëbritanike mbi qëndrimin e saj kundër ”aksionit italian” në Shqipëri

7Arben Puto, Nëpër analet ... f. 19-20

26

Page 31: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

arriheshin nga marrëveshje ndërkombëtare pas një diskutimi të ndërsjellë”1. Nga kjo deklaratë mund të themi se kryeministri Chamberlain në një farë mënyre e përligji pushtimin italian të Shqipërisë.

Duhet thënë se ndryshe nga qëndrimi i mbajtur ndaj Shqipërisë, Londra ishte e ndjeshme ndaj interesave të Greqisë. Për këtë qëllim, Halifax i kujtoi Musolinit sigurimet e tij për Korfuzin. “Nëse qeveria italiane kryen ndonjë veprim agresioni kundër Greqisë, u shpreh ai, nuk dyshoj se Qeveria e Madhërisë së Tij do të dëshironte të jepte mbështetjen e plotë Greqisë në rezistencën e saj”2. Musolini nga ana e tij, vlerësoi qëndrimin e përzemërt të Qeverisë së Madhërisë së Tij dhe u shpreh se shpresonte që ky qëndrim do të pasqyrohej në shtypin britanik, “i cili duhet të njohë misionin e madh të civilizimit dhe drejtësisë që Italia Fashiste po kryen në Shqipëri me pëlqimin entuziast të popullsisë shqiptare”3. Pra Musolini nuk u mjaftua vetëm me qëndrimin e politikës britanike në favor të pushtimit italian por kërkoi të legjitimonte atë duke manipuluar opinionin ndërkombëtar me mbështetjen e shtypit britanik.

Në këtë vijimësi, më 13 Prill, kryeministri Chamberlain u përpoq të përligjte qëndrimin e tij për okupimin italian të Shqipërisë në Dhomën e Komuneve duke përsëritur se sipas argumenteve që i ka dhënë Ciano për agresionin, ishte vetë Zogu që kërkonte forcimin e aleancës me Italinë, donte vendosjen e trupave italiane në territorin shqiptar për një sulm kundër Jugosllavisë që do të shfrytëzohej prej Zogut për të marrë Kosovën4. Kjo tërësi reagimesh dëshmon se Britania e kishte njohur zyrtarisht sulmin ushtarak të Italisë ndaj Shqipërisë.

Ndërkohë një problem më vete për qeverinë britanike përbënte reagimi i opinionit publik, e ciladonte që të mos jepte përshtypjen para opinionit se “aprovonte agresionin”5. Për këtë arsye, britanikët i kërkuan italianëve të mos u bënin publicitet të tepruar ngjarjes6.

Ndërkaq nga kujtimet e Churchill mësojmë se autoritete drejtuese apo personalitete politike kishin këndvështrime të ndryshme për çështje që lidheshin me politikën britanike në LDB. Kështu më 9 Prill, Churchill i shkroi Kryeministrit britanik: “Është e domosdoshme për ne që të rimarrim iniciativën në diplomaci. Kjo nuk mund të bëhet më me deklarata ose duke denoncuar marrëveshjen anglo-italiane apo duke tërhequr Ambasadorin tonë....Ai që tashmë është në rrezik është i gjithë Gadishulli i

1Francesko Jacomoni, Politika e Italisë... f. 1512“Documents on British...,Telegram i Halifax, 8 prill 1939, f. 146 -151; Bisedë telefonike e lordit Halifax për Sir E. Philipps, FO, 9 prill 1939,Musolini i kishte dhënë sigurime të plota qeverisëgreke duke konfirmuar se Italia Fashiste synonte të kishte marrëdhënie të forta miqësore dhe të përzemërta me qeverinëgreke dhe se zërat lidhur me synimet armiqësore ndaj Greqisë janë të pavërteta.3Po aty. 9 prill 1939, f. 1514Arben Puto, Shqipëria Politike ... f. 637-6385Arben Puto, Nëpër analet ... f. 20, Për këtë, qeveria angleze vendosi të thërriste disa luftanije të flotës së saj të Mesdheut të cilat ato ditë ishin për vizitë miqësore në portet italiane – të ktheheshin në bazën e tyre në Maltë. Si justifikim për këtë veprim, shërbeu “situata e krijuar në Mesdhe dhe dëshira për t’i dalë para çdo incidenti që mund t’i vinte dy palët në pozitë delikate”.6Bernd Fischer, Albania at War, 1939-1945, London: Hurst and CO.,1994, fq.43

27

Page 32: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Ballkanit. Nëse këto Shtete mbeten të ekspozuar para presionit gjerman dhe italian ndërkohë që ne, siç e çmoj unë, dukemi të paaftë të veprojmë, ata do të detyrohen të bëjnë marrëveshjet më të mira të mundshme me Berlinin dhe Italinë. Sa trishtues, atëherë do të bëhej pozicionin ynë...”1.

Megjithatë kursi ishte përcaktuar tashmë. Në një relacion të hartuar jo më vonë se 17 Prilli nga një prej funksionarëve të lartë në Foreign Office, Sir A. Noble, thuhej se në Departamentin Jugor, (Seksioni që merrej me çështjet e Europës Juglindore) kishte filluar të merrej në studim mundësia e njohjes nga ana e qeverisë britanike të aneksimit të Shqipërisë nga Italia2.

Një telegram i datës 17 maj bën të njohur interesimin e palës britanike për Shqipërinë. “Më datë 13 maj - thuhet në të - ka ardhur nga Durrësi në Rrogozhinë Ministri Anglez i cili ka takuar xhandarin Jashar Qamili të postës së atjeshme dhe e ka pyetur nëse kanë kaluar andej shumë artilerina me kalibër të madh. Pasi xhandari ka thënë se nuk dinte gjë, Ministri Anglez i ka kërkuar të mbante shënime mbi ato që do të shikonte në vazhdimësi, por xhandari ka refuzuar”3.

Në këtë periudhë Chamberlain dhe shumë udhëheqës ushtarakë britanikë ishin të interesuar që të mbanin Italinë neutrale për arsye të strategjisë në Mesdhe. Në këtë kontekst, më 14 shtator Kabineti i Luftës shqyrtoi një Memorandum të Foreign Office që përfundonte: “Një Itali neutrale dhe aq më tepër miqësore është më e vlefshme për ne sesa një Ballkan i detyruar prej nesh të hyjë në luftime”4. Që këtej del se preokupimi për të mbajtur Italinë neutrale, bëri që britanikët të mos merreshin seriozisht me nxitjen e rezistencës shqiptare.

Ndërkohë në vijimësi të njohjes së aneksimit të Shqipërisë nga Italia, qeveria britanike vendosi të tërhiqte legatën e saj nga Shqipëria dhe ta zëvendësonte me një konsullatë të përgjithshme duke njohur kështu pushtetin politik të Italisë në Shqipëri5. Më 31 tetor 1939 britanikët emëruan Laurenze Grafftey Smith si konsull i përgjithshëm në Durrës6 gjë që konfirmoi njohjen nga ana e qeverisë britanike të aneksimit të Shqipërisë nga Italia.

Qëndrimi i SHBA ndaj pushtimit italian të Shqipërisë ‘

Pushtimi italian i Shqipërisë ndodhi në rrethanat kur Amerika ishte zhytur në izolacionizmin e saj dhe i përmbahej parimit të mospërfshirjes në konfliktet e vendeve të

1Winston Churchill,The Second World War, Vol.I, The Gathering Storm, Houghton Miffling Company Boston, 1948, f. 314-315

2Arben Puto, Nëpër analet ...,vep. e përm, Tiranë: Albin, 2001, f. 213AQSH, F. 154, v. 1939, dos.127, fl.1, Telegram nga ana e Xhandarmërisë Mbretërore drejtuar Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë, Tiranë më 17 maj 1939

4 Elisabeth Barker, British Policy ... f. 145Vuk Vinaver, “Anglia dhe pozita ... f. 2376Elisabeth Barker, British Policy ... f. 47

28

Page 33: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

tjera. E pikërisht në këtë këndvështrim duhet parë edhe qëndrimi i saj ndaj këtij pushtimi. Në këtë kontekst, mund të themi se Amerika nuk kishte interesa te drejtpërdrejta në Evropë dhe për rrjedhojë nuk manifestoi ndonjë qëndrim efektiv me influencë të ndjeshme ndaj çështjes së Shqipërisë. Madje, ka patur raste kur është pretenduar se “rezultati i pjesëmarrjes së saj [Amerikës] në çështjet shqiptare ishte plotësisht i pasuksesshëm”1; por duke ndjekur historikun e marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, mendojmë se një konstatim i tillë është i ekzagjeruar.

Qëndrimi i Amerikës ndaj Shqipërisë në këtë periudhë, pasqyrohet në bisedën që Zogu pati me Grant në lidhje me kërkesat italiane para pushtimit për të cilat Grant e informoi Washingtonin por nuk pati ndonj reagim. “Çështja u la me aq”- u shpreh Grant2. Lidhur me situatën e krijuar, Grant nga ana e tij komentoi se Zogu ndjehej i tradhëtuar në prag të pushtimit3. Në të vërtetë Mbreti Zog i kishte shprehur Grant-it parashikimin e tij mbi të keqen që kërcënonte Shqipërinë dhe mbarë botën kohë më parë. Këtë e pohon vetë Grant kur shkruan se “Mbreti Zog, në një nga audiencat që pata me të më 1937, më paralajmëroi se një luftë e dytë botërore do të plaste brenda dy vjetëve. Profecia e tij u vërtetua”4 – shtoi ai.

Megjithatë, ndryshe nga Britania e Madhe, Amerika e dënoi agresionin fashist që kishte nisur dhe u përpoq ta ndalte atë. Kështu, më 5 prill, Presidenti Roosevelt i tha ambasadorit të ri italian në Washington, Don Ascanio dei Principi Colonna, se Italia do të mbante përgjegjësi po qe se shkonte pas aventurave të Hitlerit. Duke parandaluar luftën - vazhdoi ai - Musolini mund të fitonte mirënjohjen e botës dhe lëshime nga ana e saj5.

Amerika e dënoi dhe nuk e njohu pushtimin italian të Shqipërisë, por duhet theksuar se ajo nuk shkoi përtej deklaratave të përgjithshme diplomatike. Sekretari i Shtetit Hull e quajti “pushtim me forcë dhe të dhunshëm”6. Çdo kërcënim për paqen - u shpreh ai - shqetëson seriozisht të gjitha vendet dhe shkel dëshirën e të gjithë popujve të botës që qeveritë e tyre t’i udhëheqin jo drejt luftës por drejt shtigjeve të paqes”7. Ndërkaq gazetat e ndryshme dhe radio amerikane pasqyronin situatën në Shqipëri.

Nga ana tjetër, në takimin e ambasadorit amerikan në Romë, William Phillips me Kontin Ciano, ky i fundit ishte munduar të përligjte pushtimin italian të Shqipërisë, duke përsëritur se synimi i vetëm i Romës ishte të vendoste ligjin dhe rendin në Shqipëri si dhe të hiqte qafe një qeveri, e cila ishte jo vetëm armiqësore ndaj Italisë por edhe mjaft

1W. David Wrigley, “Shtetet e Bashkuara dhe ndikimi italian në Shqipëri – Gjashtë Dokumente Diplomatike”, AIIS, “Shqipëria në Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, Tiranë 2013, vep. e përm, f. 132-1332Bernd Fischer, “Shtetet e Bashkuara..., f. 1103 Hamit Kaba, Relacione ... f. 3344Bajram Xhafa, Qëndresa ... f. 995Ilir Ikonomi, Faik Konica ... f. 175-1766Peace and WarUnited States Foreign Policy, 1931-1941, Government Printing Office, 1943, f. 64, http://ibiblio.org/hyperwar/Dip/PaW/index.html7 Po aty, f. 455.

29

Page 34: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

jopopullore në vend (?!)8. Në fakt Konti Ciano këtu konfirmoi edhe një herë qëllimin e vërtetë të Italisë për aneksimin e Shqipërisë.

Ndërkohë, në vazhdën e përpjekjeve të Amerikës për të ndaluar agresionin fashist, Presidenti Roosevelt i kërkoi qeverisë italiane më 14 prill 1939 që të tërhiqte trupat e pushtimit nga Shqipëria, dhe të mos sulmonte dhe pushtonte territoret e Kombeve të Pavarura duke sugjeruar si rrugëzgjidhje diskutimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve1.

Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, vera e vitit 1939 pasoi me pezullimin e Ministrit të Shqipërisë në Washington, Faik Konica, dhe largimin e detyruar të përfaqësisë diplomatike të SHBA nga Tirana, të kryesuar nga Grant2. Këto zhvillime shënuan fundin e prezencës zyrtare amerikane në Shqipëri.

Megjithatë vlen të thuhet se ajo që vihet re në ngjarjet aktuale është se Shqipëria shërbeu si pikënisje për fillimin e organizimit të një grupimit anti-fashist. Siç shprehet Fischer - në një farë mënyre, ngjarjet në Shqipëri shënuan një fazë të rëndësishme në procesin nëpërmjet të cilit ‘dora dorës po formohej një koalicion për shkatërrimin e fashizmit’3.

Qëndrimi i Bashkimit Sovjetik ndaj pushtimit italian të Shqipërisë

Duhet të themi paraprakisht se ekziston informacion i paktë jo vetëm mbi qëndrimin e Bashkimit Sovjetik ndaj pushtimit të Shqipërisë por në përgjithësi mbi marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo për vetë faktin, ndër të tjera, se Shqipëria ishte në periferi të interesave të këtij vendi në atë masë që ndërmjet këtyre dy vendeve kontaktet ishin gjithnjë shumë të rralla deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

Për sa i përket qëndrimit të Bashkimit Sovjetik ndaj pushtimit të Shqipërisë, mund të themi se pati ndonjë përpjekje sado të vogël në mbrojtje të çështjes shqiptare. Kështu, përfaqësuesi i BRSS J.M. Majskij, pjesëmarrës në seancën e Këshillit të Lidhjes, më 22 maj të viti 1939 u përpoq ta vinte në rendin e ditës çështjen e agresionit italian kundër Shqipërisë, megjithatë, nisma e tij u hodh poshtë4; në fakt, Majskij paraqitej në Lidhjen e Kombeve në cilësinë e një diplomati të lartë sovjetik të kohës duke përfaqësuar një qëndrim të autorizuar. Por përtej këtij qëndrimi, nuk kemi konstatuar të dhëna që të dëshmojnë një deklaratë të posaçme zyrtare të qeverisë sovjetike që të dënonte hapur e me forcë pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Me të drejtë Milo ka vlerësuar se në atë kohë diplomacia sovjetike nuk e gjykoi se, jo për shkak të Shqipërisë, por të parimeve duhej të reagonte ashpër ndaj agresionit Italian kundër saj. “Moska – thekson ai - njohu si

8Ilir Ikonomi, Faik Konica ... f. 1851 Hamit Kaba, Relacione ... f. 331-3322 Po aty.3Bernd Fischer, “Shtetet e Bashkuara ... f. 1124 Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë... f. 209-210, Chamberlain dhe Daladje me qëndrimin e tyre praktikisht e mbështetën agresionin italian. Qëndrimi i tyre ndikoi në gjykimin e çështjes shqiptare në Lidhjen e Kombeve.

30

Page 35: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

pak shtete zyrtarisht titullin e Mbretit Viktor Emanueli III edhe si mbret të Shqipërisë”1, duke legjitimuar në këtë mënyrë nga ana e saj pushtimin italian të Shqipërisë. Një ndryshim në këtë drejtim por që rezultoi pa ndonjë jehonë për Shqipërinë ndodhi vetëm pas afro një viti kur Stalini u shpreh për pavarësinë e garantuar të Shqipërisë në bisedimet e dhjetorit 1941 ndërmjet tij dhe Eden për çështjen e kufijve sovjetikë.

Nuk duhet lënë pa përmendur fakti se Shqipëria nuk gjeti mbështetje as tek Lidhja

e Kombeve, si organizata që ishte krijuar për të mbrojtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, megjithëse ishte anëtare e saj. Më 8 prill 1939 Legata e Shqipërisë në Paris, në emër të qeverisë shqiptare i dërgoi një komunikatë Këshillit të Lidhjes se Kombeve, të cilit i kërkoi ndihmë për të kundërshtuar agresionin e Italisë kundër Shqipërisë2. Por asnjë Fuqi ose vend anëtar i Lidhjes nuk e ngriti zërin për agresionin fashist kundër një shteti tjetër anëtar siç ishte Shqipëria3. Për më tepër, diktuar nga Roma, më 13 prill qeveria kolaboracioniste (e Shefqet Vërlacit) mori vendimin që Shqipëria të dilte nga Lidhja e Kombeve dhe për këtë po atë ditë u njoftua edhe sekretari i përgjithshëm i saj4. Në analizë të kësaj situate, mendojmë se pikërisht letra e datës 8 prill vuri në lëvizje Italinë që të diktonte këtë kërkesë.

Më 13 prill Mbreti Zog dërgoi një letër pranë Lidhjes së Kombeve ku vihej në dukje shkelja nga ana e Italisë e Konventës së Lidhjes së Kombeve. Letra nënvizonte dy fakte: të qenurit e Shqipërisë anëtare e Lidhjes së Kombeve me kufij përfundimisht të përcaktuar dhe ekzistencën e traktatit të aleancës mbrojtëse me Italinë të regjistruar në organizatë në përputhje me nenin 18 të Paktit. Duke protestuar zyrtarisht e fort kundër dhunës së Italisë e kundër zhdukjes së pavarësisë së Shqipërisë, Zogu i kërkonte Lidhjes së Kombeve mosnjohjen e faktit të kryer të vendosur me gjak e me hekur prej Italisë si dhe marrjen e masave për të rivendosur të drejtat e mëparshme të popullit shqiptar5. Por Lidhja e Kombeve nuk pati disponimin e duhur për t’iu përgjigjur kërkesës së mbretit shqiptar për të ndërhyrë në mbrojtje të një anëtari të saj6.

Me këtë qëndrim, Lidhja e Kombeve në mënyrë pasive e pranoi pushtimin dhe aneksimin e një shteti anëtar të saj, Shqipërisë, “si një hollësi të vogël të situatës globale, që nuk duhej të komprometonte emrin e mirë të Italisë brenda Lidhjes”7; e thënë ndryshe, Lidhja e Kombeve pranoi të sakrifikojë Shqipërinë për hir të Italisë.

1Paskal Milo, Politika e Jashtme ..., vep. e përm, f. 9122Beqir Meta, “Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë në Fillimet e Luftës së Dytë Botërore (1939-1941)”, Studime historike, nr. 1-2, 2005, Tiranë: 2004, vep. e përm, f. 150

3Paskal Milo, Politika e Jashtme..., f. 9104AMPJ, v. 1939, dos.46, fl. 2.Tel. i Shefqet Vërlacit për Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, 13 prill 1939

5AMPJ, v. 1939, dos.67, fl. 4; Letër e Zogut I, mbret i shqiptarëve dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, 13 maj 1939; Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë... f. 209-2106Muharrem Dezhgiu, “Çështja e Legjitimitetit ... f.117Edwin Jacques, Shqiptarët, ... f. 452

31

Page 36: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Por kjo tabllo ishte në kontrast të plotë me qëndrimin që mbajti diaspora shqiptare ndaj pushtimit italian të Shqipërisë, e cila duhet theksuar, dha një kontribut të çmuar në këtë drejtim.

Të gjitha shoqëritë patriotike shqiptare në diasporë dhe shtypi i tyre dënuan pushtimin fashist të Shqipërisë dhe e pritën këtë akt “të turpshëm, të pabesë dhe kriminal” me zhgënjim dhe dhimbje të thellë1.

Ajo që vihet re është se emigrantët shqiptarët kudo në botë, të organizuar në shoqëri apo edhe si individë, reaguan me forcë e shpërthyen në protesta duke shprehur kundërshtimin e tyre të ashpër ndaj pushtimit fashist të Shqipërisë. Me këtë ata u bënë zëri përfaqësues i një kauze me dimensione të tilla duke sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për çështjen e Shqipërisë.

Emigrantët shqiptarë dërguan protesta e rezoluta në Lidhjen e Kombeve, SHBA, Britani e Madhe, Francë, Bashkimi Sovjetik, ndaj Qeverisë së Italisë dhe Musolinit, etj, ku shprehnin kundërshtimin e tyre të hapur ndaj eliminimit të pavarësisë së Shqipërisë, kërkesën për ta dënuar atë dhe për të mbështetur popullin shqiptar. Gjithashtu ata hartuan dhe shpërndanë gjithandej broshura e trakte apo botuan shkrime të shumta2. Rama më tej sjell një panoramë të plotë e të detajuar të këtyre ngjarjeve e protestave në të gjitha shtetet dhe qytetet ku diaspora shqiptare ishte përqendruar në shumicë si: Turqi, Greqi, Jugosllavi, Rumani, Francë, SHBA, vendet arabe, etj, ngajrje të cilat dëshmuan një unitet dhe kohezion veprimi pa dallime fetare, krahinore dhe bindje politike.

Zogu në Angli

Zogu mbërriti në Angli, qendrën e politikës botërore në fund të qershorit 1940 kohë kur, në përputhje me politikën e vet, Anglia duhej të përcaktonte qëndrimin e saj ndaj tij. Në atmosferën aktuale të marrëdhënieve ndërmjet Anglisë dhe Italisë, duhej marrë në konsideratë qëndrimi i Italisë ndaj vendimit të Anglisë për pranimin e Zogut. Për këtë iu dhanë udhëzime ambasadorit britanik në Romë “që të informonte në konfidencë Qeverinë Italiane” duke theksuar se Londra “e kishte të pamundur ta refuzonte” krejt kërkesën e “një ish-mbreti” por leja do t’i jepej atij dhe grupit të tij vetëm me një kusht, “që ai nuk mund të zhvillonte asnjë aktivitet politik në territorin e Britanisë së Madhe3.

Ndërkaq, Puto sqaron se pas largimit nga Shqipëria, Zogu vetë u mundua të ruante një dukje “legaliteti”, një lloj “vazhdimësie konstitucionale”. Disa ditë pas agresionit, siç e përmendëm, ai i dërgoi një protestë Lidhjes së Kombëve... Ai mbajti në këmbë për mjaft kohë nja tri legata: në Washington me Faik Konicën në krye, Kajro dhe Ankara. Ai kishte pranë tij edhe një “sekretari” e cila duhej t’i lejonte Zogut të mbante

1 Fatmira Rama, Reagimi i Diasporës Shqiptare ndaj Pushtimit Fashist të Shqipërisë, në: Roli i Mërgatës në Shtetformim, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, Prishtinë, 2012, f. 115

2 Po aty, f. 116-1273 Arben Puto, Shqipëria Politike …, f. 678

32

Page 37: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

“distancën mbretërore”. Ai shkonte rrallë vetë në takime, nuk firmoste, zakonisht me dorën e tij, as letra e as telegrame. Në emër të tij dilte “Ministri i Oborrit” Sotir Martini 1. Kjo - përfundon Puto - ishte e gjitha që Zogu kishte me vete.

Në këtë periudhë ndërmjet ekspertëve të ndryshëm pati diskutime të zjarrta lidhur me përdorimin ose jo të figurës së Zogut për stimulimin e rezistencës shqiptare. Kështu në një mbledhje që u mbajt me pjesëmarrjen e një grupi funskionarësh të Foreign Office për të shqyrtuar “çështjen e ish-Mbretit Zog” më 2 korrik 1940 ish-ministri britanik në Shqipëri, Rayan u shpreh se mund ta sillte puna në të ardhmen që Zogu të përdorej përsëri si “kryefigurë” në Shqipëri. Të tjerët konkluduan se ishte një kartë e djegur2.

Konsideratave të tilla iu shtuan edhe vlerësimet e bëra mbi pozitën aktuale të Zogut brenda vendit duke i shtuar pikë qëndrimit dizinteresues, të ftohtë e nënvlerësues të Anglisë kundrejt mbretit Zog. Kështu, Graftey Smith i kthyer nga Durrësi tha që në Shqipëri nuk kishte parti pro-zogiste, Mbreti ishte i diskretituar dhe rrethi i tij jo popullor megjithëse kishte pak peshë akoma në fisin e tij në Mirditë në Veri-lindje3. Për rrjedhojë më 3 korrik, Zogut iu kërkua papritur të shkonte në Shtetet e Bashkuara si zgjidhje më e mirë. Por Anglia shpejt e ndryshoi këtë qëndrim: një nga arsyet e këtij ndryshimi është sasia e floririt që mbreti Zog kishte me vete, gjë që siç dihet zgjoi interesin e Thesarit Britanik; gjithashtu mendohet sa ka ndikuar edhe fjala e gjeneralit Jocelyn Percy që kishte qenë më parë shef i xhandarmërisë zogiste dhe që tani kishte ndërhyrë në War Office (WO, Ministria e Luftës së Anglisë) për të provuar dobinë e Zogut4. Për më tepër, në të njëjtën ditë, në Foreign Office u paraqit një memorandum nga një përfaqësues i partisë liberale Hodgkinson, “njohës” i Shqipërisë i cili propozonte të krijohej një “zyrë shqiptare” pranë Foreign Office. Kështu, Zogu u la në Londër, ku do të qëndronte deri pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore5.

Qëndrimi i mbretit Zog në Angli u pranua me kusht që të konsiderohej si person privat duke mos i njohur statusin zyrtar të monarkut të ligjshëm. Arsyet e këtij qëndrimi janë kërkuar tek imazhi i dobët i figurës së Mbretit Zog dhe i qeverisjes së tij në Shqipëri, tek mungesa e interesave britanike për çështjen shqiptare në raport me vendet fqinje të saj, Greqinë e Jugosllavinë, si dhe tek mungesa e unitetit të faktorit shqiptar6.

Por ndryshe nga çfarë u vendos, siç treguan edhe ngjarjet e mëvonshme, nuk mund të themi se Zogu u trajtua thjesht si person privat në Angli; këtu vlen të përmendim së pari rastin e ish ministrit britanik në Tiranë, Rayan i cili u autorizua megjithëse jo-zyrtarisht, si përfaqësues i akredituar pranë Zogut. Pas kontakteve dhe bisedimeve ndërmjet tyre, Rayan ka paraqitur raporte të hollësishme në Foreign Office. Po kështu, përmendim rastet kur vetë Foreign Office e konsideronte në momente të caktuara 1Arben Puto, Nëpër analet ... f. 612Po aty, vep. e përm, f. 273 Elisabeth Barker, British Policy ... f. 484Arben Puto, Nëpër analet ... f. 285Po aty. Arben Puto, Nëpër analet ... f. 286Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë: nga Lufta e Dytë Botërore në Luftën e Ftohtë, Tiranë: Klean, 2015, f. 16

33

Page 38: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

përfshirjen e tij në planet dhe projektet politike lidhur me Shqipërinë në rast keqësimi të gjendjes në frontin grek apotë mundësisë së një ndërhyrjeje gjermane në Ballkan por jo më shumë se kaq; ndërkohë, vetë Zogu shprehte dëshirën e tij për t’u angazhuar në krye të shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe për të marrë pjesë në ndonjë operacion ushtarak të Aleatëve.

Në fakt, veprimtaria e mbretit Zog në mërgim deri në fund të vitit 1944 në funksion të njohjes së qeverisë shqiptare më mërgim dhe problemit shqiptar në tërësi, shtjellohen më hollësisht më tej në kapitujt përkatës, por ajo që mund të thuhet këtu është se me mbështetjen apo kundërshtimin e shqiptarëve në mërgim, me vlerësimet dhe paragjykimet e tyre për veprimtarinë e tij apo edhe me përfshirjen kundërshtuese ose aprovuese të faktorit ndërkombëtar, Zogu paraqitet me përpjekjet e tij deri në fund të luftës për formimin e qeverisë shqiptare në mërgim, njohjen e tij si mbret i ligjshëm i shqiptarëve, përfshirjen e tij në ngjarjet e luftës, çështjen e pavarësisë së Shqipërisë, çështjen e njohjes së saj në organizatat ndërkombëtare, etj. Zogu e ndjente si detyrim të punonte në interes të vendit të tij me argumentin se e kishte lënë vendin me pëlqimin e autoriteteve kushtetuese shqiptare me qëllim që të mbështeste kauzën kombëtare nga jashtë.

Por angazhimi britanik në figurën e mbretit Zog dhe krijimin e qeverisë shqiptare në mërgim nënkuptonte drejtpërdrejt angazhim në çështjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe integritetit të saj territorial, gjë që binte ndesh me interesat greke të cilat, siç edhe dihet, ishin parësore për politikën angleze. Për rrjedhojë, bazuar në burimet e ndryshme arkivore dhe literaturën vendase dhe të huaj konstatojmë se gjatë gjithë periudhës së luftës autoritetet angleze nuk e hodhën poshtë përfundimisht mbretin Zog duke e mbajtur gjithnjë si kartë të mundshme rezervë, por duhet shtuar se asnjëherë nuk e njohën atë si mbretin legjitim të shqiptarëve dhe po kështu nuk njohën as ndonjë qeveri shqiptare në mërgim. Në fakt ndryshe nga ç’ndodhi me vendet e tjera të pushtuara, mbretërit dhe qeveritë e të cilave u njohën nga Anglia, asnjë qeveri shqiptare nuk u krijua jashtë kufijve të Shqipërisë gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore.

Shqipëria nën pushtimin italian

Siç e kemi përmendur më lart, qëllimi i agresionit italian ishte aneksimi dhe fashistizimi i Shqipërisë. Për rrjedhojë menjëherë pas pushtimit në vend u krijua një strukturë politiko-shoqërore e cila i ngjasonte regjimit fashist të vetë Italisë. Duke u përpjekur të paraqiten si shpëtimtarë të popullit, në të vërtetë italianët filluan zbatimin e strategjisë në funksion të interesave të tyre politike për përdorimin e Shqipërisë si një kryeurë për kalimin e Italisë në Ballkan. Për këtë qëllim, ata filluan punë ndërtimore, punime bonifikuese, ndërtime rrugësh, baza ushtarake – detare, rritje të numrit të fermave bujqësore, etj. Me këto hapa, italianët premtonin se synonin uljen e nivelit të papunësisë e rritjen e punësimit të popullsisë.

34

Page 39: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Në fakt ajo që u vu re ishte se të gjitha këto bëheshin për interes të politikës pushtuese të Italisë. Konkretisht pjesa më e madhe e rrugëve të ndërtuara në kohën e pushtimit italian të shpinin në drejtim të Greqisë e Jugosllavisë dhe nuk u përgjigjeshin nevojave të vendit1. Në këtë drejtim ka ndikuar edhe aktiviteti i të ashtëquajturësBanka Kombëtare e Shqipërisë e cila punoi dhe financoi agresionin italian në dëm të popullit shqiptar2. Sigurisht duke e ditur që kjo Bankë kishte për mision t’i shërbente qëllimeve politike të Italisë3, nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Për qëllimet e tij pushtuesi fashist ngriti menjëherë në Shqipëri Komitetin e Përkohshëm Administrativ, të kryesuar nga Xhafer Ypi, i cili përbëhej nga 10 veta nga të cilët 7 do të ishin shqiptarë dhe 3 italianë. Ky komitet luajti rolin kryesor në thirrjen e “ Asamblesë Kushtetuese” mw 12 prill 1939, e cila fillimisht rrëzoi dinastinë zogiste, abrogoi kushtetutën e 1928-ës, vendosi bashkimin e Shqipërisë me Italinë nën kurorën e Viktor Emanuelit III dhe nxiti popullsinë të besonte te Italia4. Asambleja zgjodhi si kryeministër armikun e betuar të mbretit Zog, Shefqet Vërlacin. Por është me rëndësi të theksohet se asnjë vend nuk e njohu zyrtarisht këtë ‘qeveri kukull’5.

Megjithatë populli shqiptar nuk u mashtrua dhe nuk iu nënshtrua lehtë pushtimit italian. Grupet guerile organizuan rezistencën shqiptare që sa vinte e shtohej me sulme, akte sabotazhi, prita, vrasje, prerje të linjave telefonike dhe revolta të vazhdueshme. Sipas burimeve arkivore, më 28 nëntor 1939 u organizuan manifestime nga studentë të Liceut të Korçës6. Vetëm në zonën e Elbasanit nga Prilli 1939, deri në shkurt 1940 mbyllën dyqanet 25 tregtarë këpucësh, 23 rrobaqepës, 16 bakërpunues, 25 farkëtarë, 15 zdrukthëtarë, 6 argjendarë etj. E njëjta gjë ndodhte edhe në qytete të tjera si në Tiranë, Shkodër, Korçë apo Gjirokastër7.

Gjithashtu Fischer pohon se pas sulmit italian shumë veta dezertuan nga batalionet shqiptare të organizuara nga italianët dhe mbushën radhët e rezistencës8. Ndërkohë burimet arkivore britanike dëshmojnë se, pushtuesit italianë u munduan ta shtypin me terrorizëm rezistencën shqiptare nëpërmjet ekspeditave ndëshkuese dhe bombardimeve ajrore9.

1Bernd Fischer, Ahmet Zogu, ... f. 762 AMPJ, v. 1946, dos.179/1, fl. 23/4, Përmbledhje e dokumentacionit mbi dëmet që i ka sjellë popullit shqiptar ish Banka Kombëtare e Shqipërisë

3AMPJ, v. 1946, dos.179/1, fl.111-113, Banka Kombëtare çerdhe spiunazhi dhe pararoja e imperializmit italian në Shqipëri

4 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë ..., f. 209-210; Xhelal Gjeçovi, “Disa Veçori të Organizimit Politik në dy Fazat e Pushtimit të Vendit”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2003, f. 65

5Edwin Jacques, Shqiptarët, ... f. 454-4556 AQSH, F. 152, v.1940, dos.13, fl.1-35.Katër ditë më vonë, seksioni politik i MPB-së harton listën e shkaktarëve të manifestimeve ndër të cilët ishte edhe Enver Hoxha. Më datën 8 dhjetor 1939, kërkohej zhvendosja e të gjithë profesorëve të përmendur dhe përjashtimi nga shkolla i studentëve pjesëmarrës. Nga kjo listë u përjashtua ndjekja e Enver Hoxhës

7Hubert Neuwirth, “Qëndresë... f. 24-258 Bernd Fischer, Resistance in Albania during the SWW: partisans, nationalists and the SOE, East European Quarterly, XXV - No. 1, March 1991. f. 22

35

Page 40: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Rritja e rezistencës u konstatua si nga burimet vendase zyrtare ashtu edhe nga ato të huaja. Konkretisht, që në fillim të 1940, u bë e njohur zyrtarisht se “gjendja psikike e rinisë shqiptare ishte në krizë”. Këtë fakt e vërtetonte edhe konsulli britanik në Durrës në njoftimin e tij për demonstratat e shumta të studentëve në Shkodër dhe Korçë1. Në shkurt të vitit 1940, një raport britanik fliste për “Pakënaqësi për gjendjen e keqe ekonomike”. Mungesa e ushqimeve të përditshme dhe rritja marramendëse e kostos së jetesës ishin dy zhvillimet për të cilat italianët fajësoheshin me zemërim të madh2.

Sipas burimeve arkivore, në prill 1940, në përvjetorin e parë të pushtimit fashist, shpërthyen revolta në zonat veriore, ku malësorët sulmuan bazat usharake italiane dhe shkaktuan disa viktima. Revolta të tilla pasuan edhe në muajt në vijim. Në gusht, grupe katolike të Mirditës u ngritën në revoltë dhe humbjet e italianëve arritën në qindra. Sipas një mesazhi nga Zyrih, italianët humbën rreth 400 vetë dhe në zonën e Mirditës ishin rreth 4-5 mijë ushtarë, si dhe në Mat rreth 8 mijë të tillë3. Materialet që u kapeshin italianëve në këto sulme, përdoreshin për t’i pajisur malësorët dhe për rrjedhojë ndihmuan në rritjen e aktivitetit gueril.

Në vjeshtën e vitit 1940, në fabrikat më të mëdha pati disa greva nga punëtorë shqiptarë për kushte më të mira pune. Edhe gratë shqiptare u prekën nga spiunimet, arrestimet dhe internimet nga ana e italianëve4. Pra ajo që vihet re është se me rritjen e qëndresës së popullit shqiptar u shtuan përpjekjet nga ana e pushtuesit fashist për ta shtypur atë.

Megjithë protestat, situata aktuale në Shqipëri raportohej si jo-problematike. Përfaqësuesit ushtarakë gjermanë i raportuan ambasadorit gjerman në Romë Mackensen në fund të nëntorit 1940 se ishte qetësi dhe aktet e vogla të sabotazhit akoma nuk kishin ndodhur5.

Ndërkaq në janar 1941, lufta guerile përqendrohej në male dhe numri i guerilasve sipas një gazete amerikane vlerësohej se ishte afërsisht 2 mijë. Pati përpjekje nga ana e autoriteteve italiane për çarmatimin e popullsisë por ato përfunduan pa sukses. Dekretit përkatës të Mëkëmbësit që linte 30 ditë afat për dorëzimin e armëve nuk iu përgjigj kush6. Rezistenca shqiptare kundër Italisë vazhdoi e pasuar më tej me revolta gjatë gjithë vitit. Disa nga patriotët që u përpoqën të organizoheshin ishin Muharrem Bajraktari dhe Myslim Peza. Burimet arkivore të kësaj periudhe dëshmojnë se forcat guerile kishin

9The National Archives, (më tej: TNA), Allied Mission, HS 7 70, 1942-1945, Historia e Rezistencës Shqiptare, f.82.1 Hubert Neuwirth, “Qëndresë... f. 29, Sipas komunistëve shqiptarë, me përjashtim të grupit të vogël të Myslim Pezës që më vonë edhe ai kaloi me komunistët, nuk ka pasur kurrfarëqëndrese. Në fakt vetë Abaz Kupi nëgusht të 1940 së bashku me Gani dhe Said Kryeziun si dhe me Aqif dhe Ibrahim Kupin kishte kryer aksionin e parë në Shqipëri për prerjen e linjave telefonike (f. 93).

2Po aty, f. 273AQSH, Memorandum mbi vendet e Europës kontrolluar nga forcat e boshtit. Përmbledhje e shtypit të huaj, Seria A, 14 shtator 1943, FO 371/37144, F. 1510/1, v. 1943, dos.80, fl.1-3

4Hubert Neuwirth, “Qëndresë... f. 315Bernd Fischer, Resistance in Albania ... vep. e përm, f. 226Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë... f. 214

36

Page 41: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

filluar të godisnin objekte me rëndësi ekonomike të cilat përdoreshin nga Italia për të mbështetur burimet e saj të dobëta ekonomike1.

Për shkak të rritjes së qëndresës së masave popullore, pushtuesit italianë bënë përpjekje që të kontrollonin situatën duke ndryshuar disa herë qeveritë. Kështu qeveria e Vërlacit u zëvendësua me qeverinë e Mustafa Krujës. Me shpresë së do të ndikonte në qetësimin e situatës Mustafa Kruja bëri të njohur, ndërmjet të tjerash, direktivat e veprimtarisë së ardhshme të Qeverisë të pasqyruara në shtyp nën titullin: “Shkrimje shpirtnash midis dy popujve t’onë vllazën nëçmim, në nderim dhe në dashuni njani për tjetrin”2, por as ky kryeministër nuk arriti sukses.Pas rënies së kabinetit të Krujës, u formua qeveria e Ekrem Libohovës, që shërbeu për kalimin e shpejtë drejt qeverisë së kryesuar nga Maliq Bushati3. Kjo tablo dëshmon qartë edhe njëherë paaftësinë e pushtuesve italianë për të shtypur dhe eliminuar rezistencën shqiptare në rritje.

Ndërkohë ky vit shënoi një ngjarje me rëndësi për Shqipërinë lidhur me kufijtë historikë të saj - një bashkim të shkurtër të Kosovës me Shqipërinë gjatë viteve 1941-1943. Si një taktikë politike,në prill 1941 Ministri i Jashtëm italian Galeazzo Ciano dhe homologu i tij gjerman Joachim von Ribbentrop bënë një marrëveshje në Vjenë për krijimin e shtetit më të madh shqiptar mbi bazën e etnicitetit4. Marrëveshja përcaktonte krijimin e një “Shqipërie të Madhe” duke përfshirë territoret e gjera të banuara nga shqiptarët në Jugosllavi dhe ato me një sipërfaqe më të vogël në Greqi5.Me dekret të Viktor Emanuelit III të datës 7 gusht 19416, disa zona të Kosovës iu bashkuan Shqipërisë duke krijuar të ashtëquajturën Shqipëri e Madhe. Me anë të këtij dekreti zyrtar të nxjerrë nga Musolini i gjithë autoriteti civil duhej t’i kalonte qeverisë shqiptare7. Jashtë Shqipërisë mbeteshin disa vise të Kosovës, trevat lindore shqiptare me rëndësi ekonomike e strategjike, si dhe Çamëria në Jug të vendit8. Pra Shqipëria e Madhe nuk ishte Shqipëria etnike siç pretendohej pasi ajo nuk përfshinte të gjitha trojet e banuara historikisht nga shqiptarët.Gjithashtu, nëpërmjet shtypit autoritetet italiane pëpiqeshin të manipulonin popullsinë shqiptare mbi dobinë e krijimit të Shqipërisë së Madhe. Konkretisht, gazeta Tomori citonte në një artikull të saj: “Bashkimi i përjetshëm i Shqipnisë me Italinë në suazën e perandorisë së Romës asht për ne dorzanija ma e fortë për paprekshmërinë e kufijve të rinj të Shqipnis së Madhe”9, por këto përpjekje nuk patën efekt.

1AQSH, Memorandum mbi vendet e Europës kontrolluar nga forcat e boshtit. Përmbledhje e shtypit të huaj, Seria A, 14 shtator 1943, FO 371/37144, F. 1510/1, v. 1943, dos.80, fl.1-3

2 Gazeta Tomori, Tiranë, 5 dhjetor, 19413Xhelal Gjeçovi, “Disa Veçori ... f. 69-704Paulin Kola, The Search for Greater Albania, Hurst & Company, London: 2003, f. 23-245Miranda Vickers, Shqiptarët, ... f. 226-2276 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë ..., f. 2127 AQSH,F. 1510/1 v. 1944, dos.100, fl.13-14, Koleksioni Harry Hadgkinson, Dega e Shërbimeve Sekrete, Shqipëria 1944, Rishikimi i Kufijve

8 Historia e Shqipërisë, Vëllimi IV, Toena, Tiranë: 2008, f. 1309 Gazeta Tomori, Tiranë, 1 korrik, 1942

37

Page 42: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Rrethanat politike kishin ndryshuar. Kujtojmë këtu që dy vjet më parë, menjëherë pas pushtimit italian të Shqipërisë, Çiano i kishte thënë ministrittë Jashtëm jugosllav Cincar Markoviç se në respekt të marrëveshjes së prillit 1937 ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë, të quajtur ndryshe Pakti i Pashkëve, qeveria italiane nuk do të shfaqte asnjë lloj interesi për Kosovën1.

Sipas burimeve arkivore shqiptarët janë një nga tre grupet e minoriteteve më të mëdha jo sllave në Jugosllavi të cilat në vitin 1941 janë vlerësuar se përbëjnë 3.6% të popullsisë ose 550.000 vetë. Ky numër mund të jetë i përafërt ndërkohë që vetë shqiptarët pretendojnë se janë ndërmjet 700 dhe 900 mijë vetë. Zgjerime të mëtejshme u bënë më vonë dhe territori i ri i përftuar ka një sipërfaqe jo më pak se 12,645 km2 dhe me popullsi mbi 700.000 persona2. Duke synuar të paraqesë pushtuesit italianë si bamirës e pozitivë, Ciano thekson marrëdhëniet vëllazërore midis dy vendeve. “Shqipëria - komenton ai - në sajë të Romës, ka zmadhuar tokën e vet, ka përforcuar organizmën e vet dhe ec me hap të sigurtë drejt fatit të saj të fortë”3. Por nga ana tjetër, Ciano shpreh bindjen se ishte e lehtë të fitohej popullariteti në Shqipëri duke përkëdhelur irredentizmin e shqiptarëve4 dhe shton se kjo do të jetë dyfish e dobishme: edhe për të përqendruar vëmendjen e shqiptarëve tek kjo çështje, edhe për të mbajtur një thikë në kurriz të Jugosllavisë5.

Lidhur me çështjen e Kosovës, vetë Enver Hoxha ka dhënë një “kontribut” të veçantë të transmetuar nëpërmjet Hysni Kapos: “Kosova të mbetet në Jugosllavi, se kështu do të zhvillohet më shpejt në rrugën e socializmit, se Jugosllavia është një vend më i zhvilluar se Shqipëria ...”6. E vërteta është se për të joshur shqiptarët, Italia shfrytëzoi çështjen e Kosovës në një kohë kur siç thotë Konica, ‘rastisi që interesat e saj të jenë të njëjta me një vepër drejtësie, që aspiron qëkuri Shqipëria’7. Por kjo politikë e ndjekur për t’i kthyer Kosovën Shqipërisë gjithësesi nuk mund të përligjte pushtimin italian të Shqipërisë.

1.2 Përpjekjet e britanikëve për organizimin e kryengritjes shqiptare: 1940-41

Operacionet britanike me grupet e rezistencës në Shqipëri

1 Paskal Milo, Politika e Jashtme ..., vep. e përm, f. 9072AQSH, F. 1510/1 v. 1944, dos.100, fl.13-14, Koleksioni Harry Hadgkinson, Dega e Shërbimeve Sekrete, Shqipëria 1944, Rishikimi i Kufijve3Galeazzo Ciano di Cortellazzo, Misioni Historik ... f. 6-84Francesko Jacomoni, Politika e Italisë... f. 1435Arben Puto, Shqipëria Politike..., vep. e përm, f. 6576 Elami Hado, Vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare dhe shkaqet e disfatës së nacionalistëve shqiptarë: ngjarje të përjetuara, fakte, argumente dhe analiza, Tiranë: Lilo, 2005, f. 78

7Faik Konica, Shqipëria: Kopshti ... f. 171-172

38

Page 43: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Edhe pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, për një periudhë të konsiderueshme shqetësimi i Britanisë vijonte të mbetej përpjekja për mos-përfshirjen e Italisë në luftë. Madje edhe nëse ka pasur konsiderata për nxitjen e rezistencës në Shqipëri, këto kanë qenë vetëm në funksion të politikës britanike në rastin e mundshëm të hyrjes së Italisë në luftë. Kështu, kur në fillim të tetorit (1939) Kabineti i Luftës së Britanisë së Madhe diskutonte politikën e saj në Evropën Juglindore dhe u ngritën pyetje në se do të kishte plane për të nxitur pakënaqësi në Shqipëri ‘në rast se Italia hynte në luftë si kundërshtare’ nuk pati reagime për një angazhim të tillë1. Për më tepër, më 31 tetor 1939, Britania njohu de facto ‘statusin e ri’ të Shqipërisë si territor i pushtuar nga Italia, përmes emërimit të Laurence Grafftey Smith si Konsull i Përgjithshëm në Durrës2.

Në fakt, Italia i kishte pasur të qarta me kohë synimet e saj ekspansioniste në Ballkan. Këtë e dëshmon vetë Ciano më 2 maj 1939 kur shkruan se: “I gjithë programi rrugor (në Shqipëri) na drejton drejt kufirit grek”3. Nga ana tjetër, këtë fakt e konfirmon Rayan nga Durrësi i cili më 1 qershor 1939 njoftonte ndër të tjera se Italia kishte përqendruar trupat e saj në kufirin grek. “Kjo gjë - shprehet ai - tregon se Gjermania dhe Italia po përpiqen të sulmojnë Evropën Juglindore dhe Lindore4.

Dhe pikërisht në pranverën e vitit 1940 kur po bëhej e qartë se Italia do të hynte në luftë, britanikët vendosën të përdornin rezistencën shqiptare si objektin e eksperimentit të tyre të parë të inkurajimit të luftës guerile në Europën Juglindore5.Ashtu si Çekosllovakia u bë baza e agresionit kundër Polonisë - do të shprehej vetë Churcill - edhe Shqipëria u bë trampolin për sulmin italian kundër Greqisë dhe neutralizimin e Jugosllavisë6.

Ndërkohë, interesimi në këtë periudhë vjen jo nga Foreign Office (FO, Ministria e Jashtme) por nga War Office (Ministria e Luftës) ku degët e organizatave të saj që vepronin në këtë kohë në territoret e Jugosllavisë dhe Greqisë, i kthyen sytë edhe nga Shqipëria7. Në mënyrë të natyrshme dhe në rrethanat aktuale Shqipëria dukej vendi i duhur për të nxitur këto përpjekje në Europën Juglindore, por megjithatë kishte disa probleme, të tilla si: armiqësia ndërmjet kryetarëve të fiseve në malet e Veriut dhe shqiptarëve më të qytetëruar në Jug dhe në qytetet bregdetare si dhe armiqësitë ndërmjet vetë fiseve në veri. Por Shqipëria kishte probleme edhe me fqinjët e saj. Një problem i tillë ishte armiqësia ndaj Shqipërisë e Aleatit të Britanisë, Greqisë që u bë edhe më e mprehtë kur italianët filluan sulmin ndaj Greqisë nga Shqipëria në 19408. Pra përveç problemeve të brendshme, Shqipëria do të përballej edhe me shtetet fqinje të cilat kishin

1Elisabeth Barker, British Policy..., f. 47-482Po aty.3Francesko Jacomoni, Politika e Italisë... f. 2304 Pranvera Dibra, “Appeasement ..., vep. e përm, f. 1105 Bernd Fischer, Resistance in Albania ..., f. 226Winston Churchill, The Second …, f. 314-3157Arben Puto, Nëpër analet ..., vep. e përm, f. 318Elisabeth Barker, British Policy ... f. 47

39

Page 44: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

pretendime territoriale ndaj saj, e që për më tepër kishin më shumë peshë e rëndësi për politikën britanike. Në këtë periudhë, në Londër ishin Jo Holland, drejtuesi i MI(R) (dega e shërbimit të zbulimit ushtarak) dhe George Taylor, drejtuesi i zyrës së Ballkanit të seksionit D të SIS(shërbimit inteligjent), të cilët u morën me shqyrtimin dhe hartimin e një plani bashkëpunimi për të inkurajuar shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë që t’i rezistonin pushtimit italian1. Agjentët kryesorë që u përfshinë në përgatitjen dhe organizimin e rezistencës në Shqipëri ishin: Kolonel Walter Francis Stirling në Stamboll, Nënkolonel Dayrell Reed Oakley-Hill dhe Kapiten Julian Amery në Beograd, Major R.T. Cripps në Kajro dhe Margaret Hasluck në Athinë2. Hill dhe Cripps kishin njohje të mirë për Shqipërinë pasi kishin shërbyer me detyrë në Xhandarmërinë e mbretit Zog. Znj. Po kështu edhe Znj. Hasluck gjë që do t’i shërbente në instruktimin e nevojshëm të oficerëve që do të infiltroheshin në Shqipëri pasi ajo kishte qëndruar aty përreth 16 vjet që prej vitit 1923 si etnografe3.

Qendra e planifikimit për Shqipërinë u zhvendos nga Londra në Beograd, ku kishte një komunitet të mërguarish shqiptarë me të cilët mund të lidheshin kontakte. Përfaqësuesi kryesor në Beograd i seksionit D ishte Julius Hanou, pseudonimi i të cilit ishte “Cezar”4. Po si funksiononte ky seksion dhe çfarë roli do të luante për Shqipërinë? Në Ditarin e Luftës të SOE sqarohet se seksioni D ishte “në thelb një armë e mësymjes”. Pra, qëllimi i tij ishte “tërësisht afatshkurtër dhe oportunist”. Veprimet merreshin kur dhe ku ishte e mundur dhe politika e Qeverisë së Madhërisë së Tij dhe dëshirat e përfaqësuesve të Madhërisë së Tij nuk merreshin gjithmonë në konsideratë. Foreign Office ishte pjesërisht përgjegjëse pasi puna e seksionit D duhej të mbahej tërësisht e veçuar nga misionet diplomatike5.

Ky seksion u ngarkua me studimin e gjendjes në Shqipëri, kushtet e përgjithshme që mbretëronin aty, grupazhet e ndryshme dhe udhëheqësit më kryesorë, si dhe përgatitjen e planeve të ardhshme operacionale. Seksioni D mori kontakte me tre organizata që punonin nga Jugosllavia në Shqipëri. Grupi i parë drejtohej nga Jovan Gjonoviç, ish-Ministër jugosllav në Tiranë që mbulonte zonën kufitare nga bregdeti deri në qytetin jugosllav të Pejës; organizata e dytë përbëhej nga të mërguar shqiptarë në Jugosllavi dhe drejtohej nga Gani Kryeziu dhe vëllezërit e tij; organizata e tretë drejtohej

1 Owen Pearson, Albania in Occupation ..., f. 52Po aty. 3 Auron Tare, “Arkivat britanike: që në prill 41’ rekrutuam shqiptarë kundër fashistëve italianë: Shqipëria nën vëzhgimin e shërbimeve sekrete”, Panorama, nr. 2071, 6 korrik 2008, Fq. 14-15, Zyra sekrete e mbretit Zog e kishte zonjën Hasluck në vëzhgim të vazhdueshëm dhe Shërbimi Inteligjent italian e kishin në listat e tyre primare si një agjente aktive. Duke pasur parasysh të kaluarën e saj si punonjëse për Shërbimet e Inteligjencës britanike, atëherë mbetet e dyshimtë nëse puna e saj në atë kohë në Shqipëri ishte vërtet vetëm etnografia. Ka të ngjarë që znj. Hasluck të jetë personi për të cilin referohet në dokumentin HS7/150 të Arkivit Britanik se “kontakti kryesor i SIS në Shqipëri është një grua” e për rrjedhojë të ketë qenë agjente aktive gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri.

4 Julian Amery, Bijtë e Shqipes…, f. 45 5Roderick Bailey, “The Wildest Province: SOE in the Land of Eagle”, Vintage Books, f. 17-23

40

Page 45: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

nga kolonel Kokosi me bazë në Dibër, afër Liqenit të Ohrit1. Agjentët e caktuar në Beograd kërkuan mënyrat dhe mjetet për të kontaktuar me përkrahës të fuqishëm në Shqipëri. Pikërisht për këtë veprim delikat, ata u këshillua me Jovan Gjonoviçin, që ishte njëkohësisht edhe mik i madh i Aleatëve. ‘Ai kishte dijeni të plotë të traditës zakonore - shprehet kapiten Amery - dhe prej tij mësova për kushtet e përgjithshme që mbretëronin në Shqipëri, diçka mbi grupazhet e ndryshme dhe udhëheqësit më kryesorë’2.

Sipas kapiten Amery, faza e parë e misionit u plotësua me ngritjen e një sistemi të efektshëm korrierësh prej Shqipërisë nga Shkupi, Selaniku dhe Athina të cilët sillnin informata për gjendjen e brendshme. Brenda 6 javëve filluan të merrnin raporte të rregullta nga të gjitha anët e Shqipërisë. Këto raporte tregonin se populli nuk duronte dot qeverimin e huaj dhe ushqente ndjenja miqësore ndaj Aleatëve megjithëse ende nuk ishte i sigurtë në fitoren e tyre3. Bazuar në këto raporte u konkludua se perspektiva ishte e mirë për incidente dhe për një kryengritje të përgjithshme në lindje të Shqipërisë, veçanërisht në territorin e fiseve të Mirditës4. Grupi që do të operonte në këtë zonë ishte planifikuar të përpiqej për ndërmarrjen e sabotazheve dhe ndonjë aksioni të vogël. ‘Kur të piqej situata dhe rrethanat të ishin të përshtatshme - kujton Hill - do të punonim për një kryengritje të përgjithshme të mbështetur nga një Jugosllavi neutrale’5.

Në këtë periudhë ndodh një ngjarje me rëndësi politike: më 10 qershor 1940, Italia u deklaroi luftë Aleatëve6.Ajo që ishte ndjerë prej kohësh tashmë u bë fakt i kryer. Brenda muajit, qeveria e Britanisë bëri një deklaratë në Dhomën e Komuneve, me anë të së cilës, ajo “rezervonte të drejtën për liri të plotë veprimi kundrejt çdo lloj angazhimi që ajo kish marrë më parë ndaj qeverisë italiane lidhur me zonat e Mesdheut, Afrikës Veriore e Lindore dhe Lindjen e Mesme”7. Por FO bënte të ditur se kjo nuk përfshinte njohjen e pavarësisë së Shqipërisë8. Me angazhimin e hapur të Italisë në luftë, në mënyrë të natyrshme, Britania reagoi menjëherë duke ndryshuar qëndrimin e saj; por a ndikoi kjo situatë në pozicionimin e Britanisë ndaj Shqipërisë?

Ajo që vihet re gjatë verës së këtij viti, megjithëse Italia kishte hyrë në luftë është se strategjitë e britanikëve mbetën të fokusuara në mbajtjen sa më gjatë të luftës jashtë Ballkanit9. Gjithashtu, Anglia nuk e ndryshoi qëndrimin e saj as ndaj aneksimit të Shqipërisë.

1 Elisabeth Barker, British Policy ... f. 482Julian Amery, Bijtë e Shqipes ... f. 483Po aty.4 Elisabeth Barker, British Policy ... f. 485 Dayrell Oakley-Hill, Një Anglez në Shqipëri: Kujtime të një oficeri britanik: 1929-45, Tiranë, Koci: 2006, f. 138-141

6Beqir Meta, Tensioni Greko-Shqiptar: 1939-1949, Tiranë: Globus R., 2007, f. 397Arben Puto, Nëpër analet ... vep. e përm, 2001, f. 30, Kjo frazë kishte për qëllim të tërhiqte njohjen e pushtimit të Shqipërisë qëqeveria britanike i kishte dhënë Italisë pak muaj më parë. Prej kësaj kohe, deri në fund të 1942, diplomacia angleze do të bëjë mjaft projekte e plane lidhur me Shqipërinë por pa angazhuar veten për pavarësinë e saj pas lufte.

8Elisabeth Barker, British Policy ... f. 499 Roderick Bailey, “The Wildest Province ... f. 22

41

Page 46: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Megjithë këto zhvillime, pas përpjekjeve të bëra, në fund të qershorit 1940 seksioni D shpresoi se do të nxiste revoltën nga Jugosllavia dhe për këtë qëllim kërkoi para për të blerë 5,000 pushkë të vjetra1. Por Kryekomandanti për Lindjen e Mesme, gjenerali Archibald Wavell tha se ‘nuk donte aspak që të nxitej një kryengritje në Shqipëri në atë moment’2. Thelbi i pikëpamjeve të Wavell sipas njerëzve të SOE-s në Kajro ishte se një revoltë e përgjithshme do të kërkonte ndihmë substanciale të cilën ai nuk mund ta ofronte meqenëse sipas tij, prioritet u duhej dhënë grekëve3. Në të vërtetë ky fakt është lehtësisht i kuptueshëm kur mësojmë se në diskutimet e 2 korrikut 1940 në Foreign Office ku morën pjesë Sir O. Sargent, Sir P. Loraine, Sir A. Royan dhe Graffed Smith u arrit në përfundimin se duhej nxitur lufta e shqiptarëve kundër pushtuesve italianë por pa u angazhuar kundrejt pavarësisë dhe integritetit të Shqipërisë4. Lidhur me propagandën që do të zhvillohej në këtë drejtim, në takim u vendos që propaganda për Shqipërinë të fillonte, por ajo “do të ndiqte një vijë relativisht të mesme” me qëllim që të mos shqetësonte qeveritë jugosllave dhe greke 5.

Në këto rrethana, më 5 korrik 1940 Seksioni D i SIS mori udhëzime në zyrën e tij në Beograd se akoma nuk duhej të bënin asgjë që të shkaktonte shqetësime kundër italianëve në Shqipëri por të mbanin lidhjet e tyre me nacionalistët shqiptarë dhe të vazhdonin t’i subvenciononin ato6. Duke pasur parasysh se Britania nuk e konsideronte Shqipërinë si një vend me rëndësi për politikë e saj, nuk donte të angazhohej për pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë, ishte më e ndjeshme ndaj interesave dhe pretendimeve të shteteve fqinje të Shqipërisë, madje të mos shqetësonte italianët-pushtues në Shqipëri, rezultati aktual i përpjekjeve të bëra për një kryengritje të përgjithshme nisur nga Jugosllavia ishte i pritshëm.

Në përputhje me programin e reformave7 të politikës britanike për nxitjen dhe zhvillimin e veprimeve minuese në Ballkan, në korrik 1940, Churchill i propozoi Ministrit të Luftës Ekonomike, lordit Dalton, të krijonte një forcë të re që do të përfshinte disa seksione dhe në veçanti seksionin e luftës jokonvencionale e cila do të përfshinte spiunazhin, sabotimin dhe ndihmën për popullsinë lokale në krjimin e një lufte guerile ndaj ushtrisë së rregullt gjermane8. Në zbatim të kësaj porosie, Daltoni formoi organizatën e quajtur SOE. Fillimisht, ajo u nda në tri degë, SO-1, për “propagandën e zezë”, SO-2 për sabotazh e diversion, dhe SO-3 për planizim. SO-1 më vonë u quajt Drejtoria Politike e Luftës, kurse SO-2 mori emrin që mbante në fillim e gjithë

1 Elisabeth Barker, British Policy ... f. 492Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare shqiptare: Fitorja e hidhur, London, New York, Pinter: 1991, f. 753 Roderick Bailey, “The Wildest Province .. f. 294Beqir Meta, Tensioni,...vep. e përm, f. 3295Po aty. 6 Owen Pearson, Albania in Occupation ... f. 12-137Kim Philby, Lufta ime e heshtur, Onufri, Tiranë: 2004, f. 258Auron Tare, “Britanikët, ja agjentët e parë që hynë në Shqipëri”, Gazeta Shqiptare, nr. 4709, 1 tetor 2009, f. 24-25

42

Page 47: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

organizata, SOE. SO-3 mbeti në letër dhe mbylli ekzistencën e saj pa lavdi1. Pra seksioni që do të drejtonte veprime të fshehta në Ballkan, veçanërisht sabotime dhe diversione ishte SO-2 apo siç u quajt më vonë SOE. SOE u vendos nën kontrollin e Ministrit të Luftës Ekonomike, Hugh Dalton. Por SOE kishte gjithashtu autonomi dhe fuqi të konsiderueshme. Ekzistenca e saj ishte shumë sekret, emrat e saj ishin të panjohur dhe vepronte jashtë kontrollit parlamentar si dhe financohej nga fonde sekrete2.

Si e tillë, Kolonel Stirling mendonte se SOE ishte “mjeti ideal” për të inkurajuar rezistencën në Shqipëri: duke mos qenë organ ushtarak, SOE nuk kishte skrupuj, dhe nëse është e nevojshme, operacionet e saj mund të mohoheshin me një betim. Por SOE nuk kishte autoritetin të shfrytëzonte Zogun në planet e saj ose të garantonte Pavarësinë e Shqipërisë3. Nga ana tjetër, pati zëra që nuk e vlerësuan operimin e SOE në Ballkan në këtë periudhë. Philby, pjesëmarrës në këto shërbime i referohet në shkrimet e tij librit të kolonel Bickham Sweet-Escott, një prej oficerëve më të aftë dhe më të predispozuar që shërbyen në SOE gjatë gjithë luftës: “Lista e arritjeve tona (në verën e vitit 1940) nuk ishte fort e gjatë. Vetëm disa operacione të suksesshme dhe aq. Kishim edhe një me nder me thënë, organizatë në Ballkan. Por as atje nuk kishim arritur kush e di çfarë. Përpjekjet për veprime minuese në Ballkan shkaktuan vetëm pezmatimin e Ministrisë tonë të Jashtme”4. Duke pasur parasysh këto veçori mund të themi sa specifike aq edhe komplekse të SOE, mbetet për t’u parë se sa efektive do të ishte kjo organizatë në funksion të politikës britanike në këtë rajon dhe sa e suksesshme dhe e dobishme për zhvillimet në Shqipëri.

Ndërkohë Musolini po i zbulonte Aleatit, Hitlerit, planet e tij ofensive në Ballkan. Duke iu referuar “Documents on German Foreign Policy” Jacomoni shkruan se në një bisedë që Musolini ka patur me Hitlerin më 7 korrik 1940, ishte shprehur se Italia e quante të nevojshme të niste pushtimin e ishujve grekë të detit Jon dhe se sipas tij, mendonte se çështja jugosllave do të merrte fund brenda një muaji. Hitleri e shikonte shtrembër nismën luftarake kundër Jugosllavisë, por i jepte dorë të lirë Italisë për një veprim kundër Greqisë5. Musolini nxitonte të përmbushte synimet e tij ekspansioniste në Greqi e Jugosllavi edhe si kundërpeshë ndaj Aleatit të tij, ‘Gjermanisë’, me qëllim që ky i fundit të mos jetë në pozita parësorë në ndarjen e zonave të influencës pas fitores së mundshme të Boshtit.

Në funksion të kësaj politike, Italia nxitoi me hapa të tjerë për përgatitjen e terrenit. Konkretisht, më 28 korrik 1940 qarkullonte një hartë italiane e vendosur në dyqane dhe kafene ku tregonte pjesë të mëdha të Greqisë dhe Jugosllavisë të përfshira në

1Kim Philby, Lufta ime ... f. 25, Qëllimi i SOE sipas fjalëve të Churchill ishte ndezja e zjarrit në Europë.2Roderick Bailey, “The Wildest Province ... f. 17-233Po aty, f. 24.4Kim Philby, Lufta ime ... f. 24-255Francesko Jacomoni, Politika e Italisë... f. 228

43

Page 48: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

‘Shqipërinë e Madhe’1. Më pas, më 25 gusht 1940, me pretekstin se po mbronin minoritetin e shtypur shqiptar në Greqi, Italia filloi të shtonte numrin e ushtarëve në Shqipëri. Nga 70, 000 trupa në kufirin greko-shqiptar në periudhën e verës tashmë deklaroheshin 130,000 të tillë dhe pritej që ky numër të arrinte në 150,000 vetë2.

Në kuadrin e këtyre zhvillimeve, duke pasur parasysh vendin e rëndësishëm që zinte Greqia në sferën e saj të interesave natyrshëm pritej që edhe Britania të rriste ‘vëmendjen’ e saj dhe të ripozicionohej. Nga fundi i gushtit Kryekomandantit për Lindjen e Mesme iu paraqit një program për veprimet lidhur me Shqipërinë dhe këtë herë ai e miratoi atë (programi lidhej me studimin e mundësisë për të rekrutuar agjentë që mund të fusnin lëndët shpërthyese brenda në Shqipëri për t’i pasur të gatshme që të përdoreshin kundër italianëve në rast të një sulmi italian të Greqisë)3.Ky program do të kontrollohej nga përfaqësuesi në Stamboll, Kolonel Stirling4.

Kolonel Stirling propozoi tre mënyra për të proceduar punën e SOE në Shqipëri. Së pari, të përcilleshin armë dhe municione për t’u përdorur në momentin e duhur; Së dyti, duhej të ngrihej një komitet shqiptar për të koordinuar përpjekjet e emigrantëve dhe të mërguarve; Së treti, nëse Italia sulmonte Jugosllavinë ose Greqinë, duhej të filloheshin akte sabotimi brenda Shqipërisë. Faza finale do të ishte revolucioni kryesor që duhej të ndodhte në përputhje me politikën britanike5. Edhe Stirling parashikonte që luftimet aktuale të bëheshin nga malësorët e pjesës verilindore dhe qendrore të organizuar rreth Gani Kryeziut.

Nisur nga zhvillimet aktuale është me rëndësi të theksohet se edhe Foreign Office, e shqetësuar nga kërcënimi i Italisë kundër Greqisë, nisi të interesohej në gusht 1940 për mundësinë që t’u shkaktonte trazira italianëve në Shqipëri.6 Seksioni D tashmë u shndërrua në SO-2 i SOE dhe Dayrell Oakley Hill u caktua drejtuesi i qendrës në Beograd7. Thelbi i misionit të kësaj organizate në Shqipëri në këtë periudhë ilustrohet më së mirë në fjalët e thëna nga vetë drejtuesi i organizatës. “Ne nuk kishim urdhra formale apo të detajuara – thekson Hill - përveç një letre të përgjithshme për të punuar që të frynte sa më shumë erë të ishte e mundur kundër italianëve anembanë Veriut”8.

Në funksion të kësaj politike, shërben memorandumi i datës 15 shtator 1940 i quajtur ‘Shqipëria’, ku Dixon, Sekretar i Jashtëm i FO, deklaroi se pas bisedimeve të fundit me SOE u vendos një politikë më e avancuar në Shqipëri në lidhje me shkaktimin e trazirave kundër italianëve. Aktet subversive përfshirë edhe formimin e komiteteve të fshehta shqiptare ... do të ishin në duart e SOE9. Megjithatë nuk të çudit fakti se ende në

1 Owen Pearson, Albania in Occupation ... f. 152Po aty, f. 383Reginald Hibbert, Fitorja... f. 754 Elisabeth Barker, British Policy ... f. 495 Roderick Bailey, “The Wildest Province ... f. 24-256 Reginald Hibbert, Fitorja... f.767 Owen Pearson, Albania in Occupation ... f. 158Dayrell Oakley-Hill, Një Anglez ... f. 138-1419 Owen Pearson, Albania in Occupation ... f. 38

44

Page 49: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

këtë fazë zhvillimesh, në një protokoll të 18 shtatorit 1940, Dixon ka shënuar se ndërsa kishte shprehur miratimin e FO-së që të ecej përpara me përgatitjen e planeve për veprime subversive në Shqipëri, italianëve nuk u duhej dhënë një pretekst për të sulmuar Greqinë1.

Por ndërkohë që shprehte hapur ndjeshmërinë ndaj Greqisë dhe interesave të saj në këtë periudhë, Foreign Office vazhdonte të kundërshtonte çdo rol të Zogut në planet e rezistencës. Po në shtator, FO i telegrafoi Kairos ku motivonte qëndrimin e saj duke shënuar se për shkak të armiqve të shumtë të Zogut dhe faktit që besnikët e tij ishin diskretituar, nuk kishte të ngjarë që ai të luante ndonjë rol të dukshëm. Gjithashtu, Foreign Office refuzoi sugjerimin e seksionit D që Zogu të dërgonte një letër ku t’i jepte pëlqimin e tij për një Komitet shqiptar që do të formohej në Stamboll2. Arsyet e këtij qëndrimi janë të qarta: Foreign Office këmbëngulte kundër Zogut sepse nuk donte të angazhohej në rivendosjen e pavarësisë në Shqipëri dhe gjithashtu të mos ‘ngacmonte’ ndjeshmërinë e grekëve për këtë çështje.

Një moment tjetër me rëndësi të madhe në zhvillimet politike të Luftës së Dytë Botërore dhe njëherësh pikë kthese dhe akt tronditës botëror shënoi Pakti Tri-palësh Gjermani, Itali dhe Japoni më 27 shtator 19403. Rrjedhimisht, kjo situatë ndikoi, ndërmjet të tjerash, që politikanët britanikë të rishqyrtonin edhe përdorimin e figurës së Zogut në teatrin e luftës.

Pikërisht në këtë periudhë, në disa takime midis përfaqësuesve të Foreign Office dhe War Office u arrit në konkluzionin që Zogu mund të shërbente si “pikë bashkimi” (rallying point) e gjithë forcave të rezistencës brenda dhe jashtë Shqipërisë4. Ky ndryshim në qëndrimin ndaj Zogut duket se ishte në përputhje me situatën aktuale politike që po kalonte Britania e Madhe në një shkallë më të gjërë në atë periudhë. Vetë britanikët në vjeshtën e vitit 1940 po ndienin një nevojë psikologjike dhe strategjike për Aleatë në Europën Juglindore. Që prej qershorit të vitit 1940, ato ishin lënë jashtë Europës pas disa humbjesh pak a shumë poshtëruese dhe kthimi i tyre në Kontinent apo edhe angazhimi i ushtrisë gjermane në tokë dukej i largët5. Dhe thirrja e grekëve për t’i rezistuar Italisë dhe më pas Gjermanisë - shprehet Barker më tej - ishte pikërisht ajo ç’ka britanikët po kërkonin në atë periudhë.

Ndërkaq më 15 tetor 1940 paradite në zyrën e Duçes në Palazzo, Venezia u bë mbledhja historike në të cilën zyrtarët më të lartë fashistë diskutuan planin përfundimtar të sulmit kundër Greqisë ku Jacomoni tha: “në Shqipëri po presin me padurim që ne të fillojmë aksionin. Vendi është mjaft entuziast aq sa ka një ndjenjë thuajse zhgënjimi për vonesën tonë....!? Pastaj ne duhet të kemi parasysh ndihmën që grekët mund të marrin

1Reginald Hibbert, Fitorja... f. 762Elisabeth Barker, British Policy ... f. 493 Lisen Bashkurti, Diplomacia ..., f. 2804Arben Puto, Nëpër analet ... f. 31, 5 Elisabeth Barker, British Policy ... f. 99, Që prej tetorit 1940, kërcënimi i pushtimit po binte. Britanikët po luftonin italianët në Afrikën e Veriut por jo ushtrinë gjermane.

45

Page 50: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

nga deti nga britanikët”1. Por atë që sipas Jacomonit përbënte të vetmin shqetësim e kundërshtoi Musolini duke shprehur bindjen e tij për mos-përfshirjen e britanikëve. ‘Jam absolutisht i sigurt – thekson ai – që ata nuk do të dërgojnë trupa’2. Optimist për fitoren e tij në këtë sulm, siç do të dëshmohej së shpejti, duket se Musolini nuk i kishte bërë llogaritë mirë. Nga ana tjetër, ai nuk vuri në dijeni Aleatin e vet ‘Gjermaninë’ për përgatitjet që po bëheshin. “Hitleri më vë gjithmonë përpara faktit të kryer, i thoshte me mllef Musolini Kontit Ciano vetëm pak ditë para sulmit, por këtë herë, unë do t’ia shpërblej me të njëjtën monedhë: do ta mësojë nga gazeta që pushtova Greqinë”3. Madje edhe kur Musolini vendos që të njoftojë Hitlerin për aksionin e afërt, përsëri ai është i vendosur të mos saktësojë as forcën e as datën – “druhet se i vjen edhe një herë “alti”, shkruan Ciano më 22 tetor4.

Duhet thënë se në agresionin italian kundër Greqisë, ndikoi në mënyrë të fuqishme edhe ish Banka Kombëtare e Shqipërisë me qendër në Romë e cila financoi këtë sulm të Italisë në dëm të popullit shqiptar. Ajo vuri në dispozicion të fuqive të armatosura italiane bankënota shqiptare për t’u përdorur në Greqi5... Nëpërmjet shkresës sekrete Nr. 4622 datë 22 tetor 1940 caktohet se në mungesë të dhrahmisë do të përdoren franga shqiptare dhe Banka Kombëtare e Shqipërisë duhet t’i furnizojë trupave italiane të okupacionit sasinë e nevojshme të frangave shqiptare. Madje, një nga projektet e Bankës ka qenë krijimi i një monedhe të re lira alma (lira albana-montenegrina) e cila do të zëvendësonte frangën shqiptare dhe do të qarkullohej në të dy vendet6.Më 28 tetor, italianët pa provokim7 sulmuan Greqinë. Në mënyrë të natyrshme, ndryshe nga ç’kishte ndodhur me Shqipërinë, reagimi i Britanisë në mbështetje të Greqisë ishte i menjëhershëm dhe i pritshëm. Nga Londra u transmetua një mesazh i Mbretit George VI për Mbretin e Greqisë ku thuhej: “jemi me ju në këtë luftë, kauza juaj është kauza jonë”. Dhe të njëjtën ditë Churchill i dërgoi një mesazh Metaksa-it: “ne do t’ju japim të gjithë ndihmën tonë”8. Britania po përfshihej në teatrin e Evropës Juglindore.

1Ilir Ikonomi, Faik Konica ..., f. 271-2722Po aty.3 Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë..., f. 2154 Gaetano Ciano, Ditari i Kontit ..., f. 655AMPJ, v. 1941, dos. 179, fl. 100, Masa të njëllojta si me financimin e agresionit italian kundër Greqisë u morën dhe për financimin e agresionit kundër Jugosllavisë. Përveç këtyre, pas okupacionit të një pjesë të Jugosllavisë më 1941, Banka hapi degët e saj për të forcuar okupacionin dhe për të armiqësuar popullin shqiptar me popullin jugosllav.Ndryshimi i faktit të luftës nuk i la rast ish Bankës Kombëtare të Shqipërisë të vërë në zbatim projektet e saj.

6AMPJ, v. 1941, dos. 179, fl. 1007Peace and War United States Foreign Policy, 1931-1941, Documents, Department of State Bulletin, vol. IV, p. 85 Statement by the Secretary of State Before the Committee on Foreign Affairs, House of Representatives, January 15, 1941, Government Printing Office, 1943, fq 612-614, Site:http://ibiblio.org/hyperwar/Dip/PaW/index.html, Në këtë deklaratë Sekretari i Shtetit tha se Italia u bashkua në luftë në anën e Gjermanisë me qëllimin e hapur për të marrë pjesë në rimodelimin e “rendit të ri” të krijuar me përdorimin e pakufishëm të forcës së armatosur.

8 Elisabeth Barker, British Policy..., vep. e përm, f. 100

46

Page 51: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Dhe ishte pikërisht sulmi i Musolinit në Greqi, që solli perspektivën e ndërhyrjes britanike në Europën Jug-Lindore1. Në këtë periudhë aeroplanët e RAF (Forcat Ajrore Mbretërore) u dukën në Greqi dhe lajmet e një ekspedite forcash britanike, çuan në Ballkan në nismat e aksioneve. Sulmi i parë u zmbraps me humbje të mëdha dhe grekët kundërsulmuan menjëherë. Në pjesën veriore grekët përparuan në Shqipëri duke marrë Korçën më 22 nëntor 1940. Nga fundi i vitit ofensiva e tyre i kishte detyruar italianët të tërhiqen rreth 30 milje gjatë gjithë kufirit shqiptar. Për disa muaj, 27 divizione italiane u mbërthyen në Shqipëri nga 16 divizione greke2. Sulmi italian dështoi.

Këto zhvillime ndikuan pa dyshim edhe tek shqiptarët. Humbja e italianëve dhe angazhimi i trupave britanike në mbështetje të Greqisë, ndezën shpresa në mes tyre. Ata besuan se kishte ardhur ora e çlirimit të vendit të tyre3. Në sulmin italian kundër Greqisë, dezertimet masive të ushtarëve shqiptarë nga fronti u bënë të shpeshta. Shembullin e dha batalioni shqiptar “Tomorri”. Trupat italiane që ndodheshin në prapavijë në Shqipëri sulmoheshin në rrugë dhe në kazerma. Në qytet organizoheshin demonstrata masive me kërkesën për ta ndërprerë këtë luftë të çmendur që dëmtonte Shqipërinë4, gjë që ishte në mospërputhje të plotë me atë ç’ka deklaroi Jacomoni në mbledhjen e 15 tetorit.

Mirëpo dështimi italian në pushtimin e Greqisë e detyroi Hitlerin të kthejë vëmendjen drejt frontit Ballkanik5. Gjithashtu, në këtë periudhë Hitleri duhej të siguronte prapavijën e tij në Ballkan me qëllim që të përjashtonte mundësinë e zbarkimit të Aleatëve.... Atij i duhej të dërgonte në Ballkan një ushtri që e kishte planifikuar për ta dërguar në Rusi6. Kjo na lejon të themi se nëse sulmi italian në Greqi shënoi tërheqjen e Britanisë në Ballkan, ishte pikërisht dështimi i këtij sulmi që do të tërhiqte Gjermaninë në këtë rajon.

Kryengritja e dështuar

Sulmi italian kundër Greqisë në vjeshtën e vitit 1940 nga territori shqiptar e rriti vëmendjen e politikë-bërësve britanikë dhe ushtarakë në nxitjen e rezistencës guerile në Shqipëri, veçanërisht nga fundi i vitit 40 duke synuar krijimin e një Fronti të Bashkuar të rezistencës shqiptare kundër Italisë.

1 Winston Churchill, The Second World ..., Volume III, The Grand Alliance, Houghton Miffling Company Boston, 1950, f. 147

2 Po aty, Volume II, Their Finest Hour, Houghton Miffling Company Boston, 1949, f. 4863Julian Amery, Bijtë e Shqipes ... f. 614 Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë... f. 217-218, E vërteta është se në fund të Dhejtorit të vitit 1940, të gjithë robërit shqiptarë të luftës që ishin të gatshëm të hynin në ushtrinë greke liroheshin nga kampet dhe dërgoheshin në front. Në atë kohë, u fol se kjo kishte ndodhur me këmbënguljen e anglezëve. Por shpejt, një praktikë e tillë u ndërpre ngaqë qeveritarët grekë e kuptuan rrezikun se lufta mund të merrte ose karakter anti-fashist ose ngjyrim kombëtar shqiptar. Ata parapëlqyen variantin e pushtimit të Shqipërisë Jugore dhe bashkimin e saj me Mbretërinëgreke.

5Abaz Lleshi, Gjeopolitika dhe probleme të sigurisë në Ballkan, Qendra e Shtypit, Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake, Tiranë: 2009, f. 86

6Ruth Mitchell, The Serbs Choose War, Garden City, New York: 1943, f. 6

47

Page 52: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Kjo situatë e re vuri në lëvizje edhe Zogun i cili propozoi në Londër që së bashku me 14.000 shqiptarë në Stamboll të organizonte një forcë që do të zbarkonte në Selanik me pëlqimin e qeverisë greke dhe kështu të krijonte një front lufte1. Qëndrimi i Zogut ndaj Greqisë ishte i qartë dhe miqësor. Ai premtoi se së bashku me patriotët e tjerë shqiptarë do të përkrahnin Aleatët kundër fuqive të boshtit2. FO e pëlqeu këtë propozim por nuk vendoste pa marrë pëlqimin e qeverisë greke. Rrjedhimisht FO ia përcolli propozimin Athinës për të mësuar nëse qeveria greke ishte dakord. Ky propozim nuk u pranua nga Kryeministri grek, Metaxas me argumentin se po të përkrahnin Zogun, “kjo do ti angazhonte për rimëkëmbjen e pavarësisë së Shqipërisë pas lufte”3, dhe për rrjedhojë, ky plan për zbarkimin e Zogut u braktis. Po kështu, Foreign Office kërkoi mendimin e qeverisë greke për zbarkimin e Zogut në Shqipërinë Veriore për të drejtuar operacionin aty, por duke parë qëndrimin e prerë të Kryeministrit grek, Metaxas, vendosi që të braktisë edhe këtë alternativë; në vend të këtij plani, Foreign Office dhe SOE ranë dakord që të nxisnin prijësit shqiptarë t’i rezistonin italianëve4.

Lidhur me këtë qëndrim të qeverisë greke për përdorimin e Zogut si pikë bashkimi për kryengritjen në Shqipëri Dixon do të bënte të qartë arsyet e refuzimit të cilat tashmë ishin të njohura: “Grekët gjithmonë kanë lakmuar Shqipërinë.... Ata do të kërkojnë korrigjimin e kufirit jugor”. Sipas tij, kjo ishte arsyeja që grekët kundërshtonin Zogun5. Madje, ai shkoi më tej sa të shprehej: “...pas lufte, mund të ishte e përshtatshme që grekët të lejoheshin të mbanin ndonjë pjesë të Shqipërisë6, duke rikonfirmuar qëndrimin e politikës britanike në pajtim me interesat greke.

Nga ana tjetër, edhe në War Office ishin të bindur se një kryengritje e përgjithshme shqiptare në prapavijat e ushtrisë italiane do të ishte një ndihmë e madhe për grekët7. Megjithatë SOE konsideronte si më të mundshëm një variant tjetër, organizimin e një kryengritjeje në pjesën veriore të Shqipërisë nën drejtimin e Gani Kryeziut nëpërmjet kontakteve të tyre në Jugosllavi. Në të vërtetë, ishte një pikëpamje për të gjithë ata që kishin jetuar e punuar në Shqipërinë e para luftës së mbretit Zog se fati politik i Shqipërisë përcaktohej më tepër nga malësorët e veriut, gegë, sesa nga toskët e Jugut8. Për pasojë, çelësi për një kryengritje kundër italianëve në Shqipëri më 1941, mendohej se ishte në Veri, ndër krerët dhe fiset gege të nxitura nga Jugosllavia.

Sipas SOE, përmes kryengritjes së drejtuar nga Gani Kryeziu, do pushtohej Kukësi dhe do shpallej qeveria kombëtare shqiptare. Përveç vëllezërve Kryeziu të cilët u vunë në qendër të planeve britanike, në listë u përfshinë edhe Mustafa Gjinishi, komunist që jetonte në mërgim në Jugosllavi. “Lëvizja jonë – thekson kapiten Amery - mund të 1Elisabeth Barker, British Policy..., f. 50-512Beqir Meta, Tensioni ... f. 403Arben Puto, “Nëpër Analet ... vep. e përm, f. 374 Elisabeth Barker, British Policy..., f. 50-515Po aty.6Po aty.7 Beqir Meta, “Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë në Fillimet e Luftës së Dytë Botërore (1939-1941)”,vep. e përm, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2004, f. 152

8Reginald Hibbert, Fitorja... f. 57

48

Page 53: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

cilësohej me të vërtetë një front i bashkuar i rezistencës shqiptare kundër Italisë”1. Gjithashtu u përfshi edhe Abaz Kupi i cili aktualisht ndodhej në Stamboll dhe ishte besnik i Mbretit Zog2. Vlen të theksohet se megjithëse familja e Kryezinjve nuk kishin miqësi me Zogun, ata vunë parësore çështjen kombëtare duke dëshmuar kështu vlerat e tyre pozitive.

Sipas planit, agjentët britanikë së bashku me vëllezërit Kryeziu, organizuan një sërë takimesh me shumë nga prijësit e Shqipërisë veri-lindore ku ndikimi i Ganiut ishte i konsiderueshëm si figura udhëheqëse shqiptare në Kosovë3. Si e tillë, Kosova do të ishte si pikënisja natyrore për revoltën pasi ishte shtrirja natyrore e Shqipërisë brenda kufijve politikë jugosllavë. Në këtë mënyrë, Kosova shërbente si një pikë shumë e favorshme për të gjitha operacionet, qoftë për dërgimin e armëve, lëvizjen e agjentëve qoftë për përhapjen e propagandës së duhur në Shqipëri. Në këto rrethana, përkrahja e kosovarëve për realizimin me sukses të planeve të kryengritjes, merrte rëndësi të veçantë por ekzistonte problemi se kishte nga ata udhëheqës kosovarë të cilët ishin gënjyer nga fuqitë e Boshtit me premtimin se do të bashkonin krahinën e tyre me Shqipërinë.

Ndërkaq ky plan fillimisht u pranua nga Foreign Office. Ajo u tregua më e zbutur duke ofruar disa variante të tilla si: përdorimi i Zogut për t’i dërguar një mesazh mbështetjeje Gani Kryeziut, miratimi për kryengritje shoqëruar me furnizimin e ndihmave në ushqime e materiale nga ajri, dhe më e rëndësishmja, propozimi i një deklarate britanike në mbështetje të një qeverie shqiptare me premtimin për ndihmë britanike në çlirimin e Shqipërisë, por me pëlqimin e qeverisë greke. Në këtë pikë, është e rëndësishme të thuhet se propozimi për krijimin e një qeverie shqiptare me mbështetjen britanike përbën përpjekjen e parë, e njëkohësisht bazuar në dokumentat e Foreign Office, të vetmen tentativë për krijimin e një qeverie shqiptare që mban qartë markën angleze gjatë të gjithë Luftës së Dytë Botërore4. Por qëndrimi i Athinës kundër këtyre propozimeve, siç rezultoi shumë shpejt, ishte i prerë dhe kategorik, e po kështu ndryshoi dhe qëndrimi i FO.

Lidhur me variantet e mësipërme, më 18 dhjetor, përfaqësuesi i SOE në Beograd, Alexandër Glen u takua në Athinë me drejtuesin e Misionit Ushtarak Britanik, Major Gjeneral T. G. Heyëood, dhe diskutuan planin me Metaxan5. Projekti që ishte përgatitur në Foreign Office ishte ky: “Qeveria e Madhërisë së Tij e përshëndet nxehtësisht lajmin që sapo erdhi se në Veri të Shqipërisë, patriotët shqiptarë janë hedhur në kryengritje kundër shtypësve italianë. Nga ana tjetër, Qeveria e Madhërisë së Tij është gati të bëjë ç’është e mundur për ta përkrahur këtë lëvizje, me qëllim që të ndihmojë kështu për çlirmin e Shqipërisë”6.

1 Julian Amery, Bijtë e Shqipes ... f. 56, Meqenëse në Shqipëri fashizmi ishte besimi i sunduesit të huaj, ata në përpjekjet e tyre për të gjetur një besim dhe një disiplinë u drejtuan kështu ndaj komunizmit.

2 Roderick Bailey, “The Wildest Province ... f. 213Dayrell Oakley-Hill, Një Anglez ... f. 133-1344Arben Puto, Nëpër analet ... f. 625 Elisabeth Barker, British Policy..., f. 526Arben Puto, Nëpër analet ... vep. e përm, f. 37-38

49

Page 54: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Mirëpo Athina ishte kundër çdo deklarate. Qeveria greke nuk mund të jepte pëlqimin për një kryengritje në shkallë të tillë sikurse e parashikonte skema e SOE.Rezultati i bisedimeve ishte që në rrethanat aktuale, interesi anglo–grek kërkonte që veprimet në Shqipëri të koordinoheshin nëpërmjet grupeve të vogla, jo të rregullta1, gjë për të cilën palët e përfshira në bisedime ranë dakord.

Ndërkohë, sipas Oklay-Hillit, plani i SOE në Beograd parashikonte një marshim të shpejtë në Kukës, ku Ganiu dhe njerëzit e tij, do të siguronin pajisjet “thelbësore” të hedhura nga RAF: 40 mijë paund në flori, plus armë, pistoleta, municione, granda, automatikë... veshje luftarake... misër dhe grurë2. Të nesërmen (19 dhjetor), SOE në Beograd u njoftua se armët nuk do të jepeshin të paktën për tre javë dhe RAF nuk mund të ofronte asnjë ndihmë për momentin, e për rrjedhojë operacioni do të varej nga përpjekjet që vetë SOE do të mund të siguronte brenda vendit3. Kjo situatë vuri në dukje mospërputhjet ndërmjet politikave të hartuara në FO dhe planeve e veprimeve të SOE në terren që lindnin nga vendosmëria e FO për të modifikuar politikat e saj ndaj Shqipërisë kur ishte fjala për interesat greke.

Rrjedhimisht, plani i SOE në Beograd për organizimin e kryengritjes në shkallë të gjerë në Veri dhe propozimi për sigurimin e furnizimeve ushtarake nga RAF u la përsëri mënjanë. Në vijim të kësaj situate, zyra e SOE në Londër i dërgoi një mesazh4 zyrës së SOE në Beograd ku i tërhiqte vëmendjen për rolin e saj në organizimin e revoltës duke theksuar se vendimi pro ose kundër një kryengritje në Shqipëri, duhet të merret nga autoritetet ushtarake në Kairo dhe Athinë. “Roli juaj është thjesht t’u shpjegoni situatën në detaj atyre e më pas të merrni udhëzime prej tyre” – citonte mesazhi.

Po të marrim parasysh faktin që vetëm pak ditë më parë vetë Foreign Office e kishte pëlqyer dhe miratuar planin për kryengritje, tingëllon disi e çuditshme që SOE në Beograd të qortohej për këtë fakt. Rrethanat e këtyre zhvillimeve na lejojnë të mendojmë se kjo ndodhin ngaqë politikë-bërësit britanikë, nën influencën e Athinës zyrtare, u druheshin përgatitjeve për një kryengritje në shkallë të gjerë, pasi kjo i detyronte ata të ndërmerrnin detyrime politike.

Por SOE përsëri nuk hoqi dorë. Në dimrin e vitit 1940 SOE hyri në kontakt në jug të Tiranës me Myslim Pezën, Kryetarin e zonës së Pezës të cilit i dha 500 pound në flori për t’u shkaktuar shqetësime italianëve5. Me këto para ai bleu armë, municione dhe ushqime për grupin e tij. Ai kishte afërsisht jo më shumë se 500 forca dhe prej tyre nuk përballonte të hidhte në terren më shumë se 150 të tillë. Me këto forca ai kreu gjatë dimrit 1940-1941 disa sulme në shkallë të vogël kundër forcave pushtuese6.

1Po aty, f. 37-38.2 Roderick Bailey, “The Wildest Province ... f. 30-313 Elisabeth Barker, British Policy..., f. 524 Po aty, f. 53. Më 26 dhjetor, Dixon raportoi se propozimi për momentin ishte abandonuar dhe po kështu më 28 dhjetor, Eden u shpreh: “SOE është nxituar pa u menduar gjatë”.

5Auron Tare, “Britanikët paguan florinj për lëvizjen antiitaliane në Pezë: historia, si u infiltruan grupet e para guerile në Shqipëri”, Panorama, nr. 2985, 20 korrik 2008, fq.26-276TNA,Allied Mission, “SOE activities in Albania”, f. 2

50

Page 55: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Në fillim të vitit 1941, situata ushtarake po ndryshonte me shpejtësi, po binte tempi i rezistencës greke kundër italianëve ndërsa po shfaqej gjithnjë e më qartë rreziku i ndërhyrjes gjermane kundër Greqisë e Jugosllavisë1. Gjatë kësaj periudhe, ndërsa përfaqësuesit e SOE në Beograd po përpunonin planet e tyre për një kryengritje në Shqipëri, ata u përpoqën të sillnin në skenë mbretin Zog. Por përsëri këto përpjekje, nuk gjetën mbështetje në nivelet përkatëse vendim-marrëse të politikës britanike. Konkretisht, më 4 shkurt 1941, Sir Robert Hodgson i cili ishte Ministër Britanik dhe Konsull i Përgjithshëm në Tiranë nga 1928-1936 i paraqiti Foreign Office një vlerësim për mbretin Zog ku ndër të tjera shprehej: “... Në kohën e Kongresit të Lushnjës (1920), ai ka qenë një figurë e madhe e vendit... Por siç janë gjërat është e dyshimtë nëse po të kthehet ai në Shqipëri do të mund të komandonte besnikërinë e ndonjë pjese të gjerë të popullsisë... në të vërtetë është mjaft e dyshimtë nëse ndikimi i tij personal do të mjaftonte për të ngritur Veriun në një lëvizje nacionaliste kryengritëse.... Le të inkurajojë bashkimin e rezistencës dhe ta lërë hë për hë çështjen e kthimit”2. Për më tepër, edhe Foreign Office ishte kundër përdorimit të figurës së Zogut për arsyet e sipërpërmendura. Këtë e konfirmon më 17 shkurt 1941, Philip Nichols shef i Departamentit Jugor të Foreign Office kur shënon: “prej kohësh ka qenë një pikë kardinale e politikës sonë kundrejt Shqipërisë që të ecë në një hap me grekët”3. Por ky nuk ishte rasti për SOE, sidomos po të kujtojmë organizimin dhe funksionimin e saj të veçantë.

Nga fundi i shkurtit, SOE dërgoi një propozim në Londër nga Komiteti Shqiptar në Stamboll sipas të cilit, me qëllim që të stimulohej rezistenca shqiptare kundër italianëve pushtues, të krijohej një qeveri kombëtare me ndihmën britanike dhe me premtimin e britanikëve për rivendosjen e shtetit shqiptar siç ishte para pushtimit italian. SOE sugjeroi që qeveria e propozuar duhej të përfshinte Gani Bej Kryeziun dhe një Ministër të mëparshëm shqiptar në Londër, Mehmet Bej Konica. Foreign Office nuk iu përgjigj fare këtij propozimi4.

Po në këtë linjë vihet re se në rrethanat aktuale Britania ishte e preokupuar për situatën në Greqi ndërkohë që nuk paraqiste asnjë interes në nxitjen e një kryengritjeje në Shqipëri. Kështu, në marsin e vitit 1941, Churchill autorizoi përforcimin e grekëve me trupa britanike, por nga ana tjetër asnjëherë nuk u dha ndonjë autorizim nga Wavell që SOE të avanconte me planet e saj për revoltën shqiptare. Madje, në funksion të këtij plani, Britania bëri përpjekje të përfshinte jugosllavët duke i nxitur të sulmonin italianët në Shqipëri për të grumbulluar kështu sasi të mëdha armësh të italianëve të cilat vetë britanikët nuk mund t’i siguronin. “Në këto rrethana - Churchill iu drejtua Roosvelt - veprimi i Jugosllavisë është kardinal. Nëse Jugosllavia do të sulmojë në prapavijën

1Beqir Meta, Tensioni ... f. 338-3392Reginald Hibbert, Fitorja... vep. e përm, f. 58-603Po aty.4 Elisabeth Barker, British Policy..., f. 53

51

Page 56: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

italiane në Shqipëri, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në pak javë. E tërë situata mund të ndryshojë”1.

Lidhur me këtë strategji, nga burime arkivore mësojmë se përpjekjet e britanikëve për të nxitur jugosllavët që të sulmonin italianët në Shqipëri funksionuan në të vërtetë2. Sipas burimit në fjalë, pushtimi gjerman i Jugosllavisë më 6 prill pati një avantazhi të çastit pasi jugosllavët dolën nga neutraliteti i tyre i deriatëhershëm dhe hodhën në sulm në mbështetje të Shqipërisë një kolonë jugosllave të pajisur me 1000 pushkë për të sulmuar trupat italiane në jug. I njëjti burim më tej vë në dukje se oficerët e SOE u bashkuan me këtë kolonë dhe së bashku marshuan në shtigjet malore të Shqipërisë veriore. Me sulmet e tyre, fillimisht ata patën sukses duke shkatërruar garnizonet italiane; dhe flamuri shqiptar u ngrit sërish mbi kalatë e lashta. Kolona iu afrua Adriatikut, radhët e luftëtarëve u shtuan dhe italianëve iu rrëmbyen shumë armë, eksplozivë, granada dhe automatikë tomson. Por dokumenti sqaron se ky triumf, në dukje në mbështetje të shqiptarëve në luftën kundër italianëve, ishte jetëshkurtër. Nënshkrimi i kapitullimit të Jugosllavisë para gjermanëve dhe mizoritë e menjëhershme të këtyre të fundit shkaktuan frikë dhe terror gjithandej dhe bënë që kolona jugosllave e cila kishte arritur në luginën perëndimore të Bogës, të lëkundëj, të ndalte marshimin dhe të kthehej në vendin e vet. Oficeri britanik bëri të gjitha përpjekjet për të hyrë në kontakt me Beogradin, Kajron, Maltën apo Londrën për të kërkuar armë, para, ushqime dhe përforcime në njerëz për të mbështetur rezistencën shqiptare por dështoi.

Por ç’ndikim pati një aksion i tillë për Shqipërinë? Prania e trupave të rregullta jugosllavenë atë zonë të Shqipërisë krijoi tek disa idenë se ndërlidhësit britanikë punonin për jugosllavët duke mos pasur besim tek ata, fakt ky që ndikoi negativisht në misionin e oficerëve britanikë për organizimin e kryengritjes në Shqipëri. Vetë Hill mendonte se ky pikërisht ky aksion shkaktoi dështimin e kryengritjes. Ai do të kujtonte më vonë: “Unë mendoj se dëmin më të madh na e bëri hyrja e jugosllavëve në Shqipëri. Tërë veriu i largët kishte dijeni për praninë tonë dhe disa mendonin se ne ishim vegla të jugosllavëve. Ky qe grushti fatal”3. Por megjithë peshën e faktit, rrjedha aktuale e ngjarjeve na bën të mendojmë se nuk ishte prania e trupave të rregullta jugosllave në kufirin shqiptar që i dha goditjen fatale organizimit të kryengritjes në Shqipëri.

Për më tepër, diskutimet që RAF të shpërndante materiale të mjaftueshme për guerilasit në Shqipërinë Veriore nuk u konkretizuan. E gjithë kjo panoramë nxjerr në pah faktin se ajo që maksimalisht u aprovua ndonjëherë për Shqipërinë në rrethanat aktuale ishte plani i kufizuar për disa “trupa të parregullta”4 që do të hynin në Shqipërinë Veriore nga Kosova dhe do të kryenin disa veprime të vogla sabotazhi të tilla si prerja e linjave telefonike, sulmimi i postave policore, etj.

1Po aty,f. 1032TNA, History 37A, HS7/69, ‘SOE activities in Albania’,f. 2-43Oakley-Hill, D. “Një Anglez..., f. 1494Roderick Bailey, TheWildest Province ... f. 32

52

Page 57: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Në të vërtetë i gjithë plani i SOE për Shqipërinë në këtë periudhë u konkretizua me një operacion të vetëm në prill 1941 të kryesuar nga Oakley-Hill i cili së bashku me 200 shqiptarë, pa radio-komunikime, pa mbështetje ajrore dhe pa armë të mjaftueshme u përpoqën për një kryengritje të përgjithshme por që nuk pati sukses1. Kryengritja dështoi.

Një nga disavantazhet në realizimin e planit të kryengritjes ishte mungesa e furnizimit me material ushtarak. SOE në atë periudhë nuk ishte ende në një pozitë të tillë sa të tërhiqte material ushtarak. Hill kujton se për këtë organizata iu drejtua Kajros e cila dha pëlqimin për gjysmën e sasisë, disa qindra pushkë dhe mitralozë të lehtë. Kjo sasi armësh që mbushte pothuajse një kamion nuk mund të kalohej në Beograd dhe u planifikua të kalohej nëpërmjet Gjakovës. Por kamioni nuk arriti dot në Gjakovë pasi pikërisht ato ditë gjermanët do të bombardonin Beogradin2. Nevoja e Hitlerit për të siguruar prapavijën në Ballkan, dështimi i sulmit italian kundër Greqisë dhe më së fundi përforcimi i Greqisë me trupa britanike (duke vunë nën kontroll Korfuzin) bëri që në prill 1941 Hitleri të drejtonte sytë nga Greqia dhe Jugosllavia3.

Një tjetër disavantazh ishte se në atë kohë, ekzistonte një bindje e përgjithshme se nazistët e kishin të fituar luftën gjë që kishte krijuar panik të përgjithshëm që nuk përjashtonte as atë pjesë të Shqipërisë. Pjesë e kësaj atmosfere ishte edhe përhapja e lajmit se “Jugosllavia kishte nënshkruar pakt me Forcat e Boshtit”4. Natyrisht kjo situatë nuk ofroi mbështetjen e duhur për agjentët britanikë.

Duke gjykuar në një kontekst më të gjerë, mund të themi ishte fitorja rrufe e Vermahtit hitlerian ndaj Jugosllavisë dhe Greqisë që i dha fund përfundimisht planit për një kryengritje në Shqipërinë e Veriut5. Nëse gjermanët nuk do të kishin pushtuar Jugosllavinë, sigurisht ngjarjet do të kishin ndjekur tjetër rrjedhë e pse jodo të ishte arritur më shumë sukses.

Forcat gjermane bombarduan dhe pushtuan Jugosllavinë më 6 prill6. Por ata nuk u mjaftuan me kaq. Po në këtë datë forcat gjermane sulmuan në 5 drejtime Greqinë e cila më 12 prill 1941, filloi tërheqjen nga Shqipëria. Më 18 prill 1941 gjeneralët grekë të Epirit nënshkruan armëpushimin pa u këshilluar fare me drejtuesit politikë të shtetit të tyre7. Po kështu më 22 prill, Yugoslavia nënshkroi kapitullimin me Gjermaninë8. Brenda kaq pak ditësh, dy shtetet e Ballkanit, Jugosllavia dhe Greqia, ranë pre e politikës pushtuese të Gjermanisë naziste.

Megjithatë, nisur nga rrjedha e zhvillimit të ngjarjeve, është me vend të pranohet se megjithë përpjekjet e bëra, kryengritja në Shqipëri dështoi pikërisht për faktin se 1Bernd Fischer, Resistance in Albania ... f. 232Oakley-Hill, Një Anglez... f. 134-1363 Barbara Jelaviç, Historia e Ballkanit, Vëllimi II, New York: Cambridge University Press: 1983, f.

235-2384Ruth Mitchell, The Serbs ... f. 15Neuwirth, H. “Qëndresë…, f. 37.6 Kastriot Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, Shtëpia Botuese 55, Tiranë: 2006, f. 4507 Po aty.8TNA, History 37A, HS7/69, ‘SOE activities ...’,f. 3-4

53

Page 58: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Britania e Madhe ishte e ndjeshme ndaj pretendimeve greke kundër Shqipërisë1. Në momentet e duhura ajo nuk mbështeti organizimin e kryengritjes në Shqipëri, nuk ofroi ndihma me ushqime, materiale ushtarake e të tjera të nevojshme për mundësimin e revoltës, hodhi poshtë në çdo rrethanë përdorimin e Zogut për këtë qëllim, kundërshtoi përpjekjet e degës së SOE që veproi në Shqipëri dhe të gjitha këto i kosideroi në përputhje të plotë me interesat greke.

Këtë konkluzion në fakt e ka konfirmuar Sekretari i Shtetit Eden që më 23 janar 1941, kur deklaroi se, ndërsa Qeveria e Madhërisë së Tij ishte në favor të pavarësisë së Shqipërisë, për momentin politika e kësaj qeverie duhej të përputhej me dëshirat e grekëve2.

Nga ana tjetër mendojmë që vetë SOE me të drejtë ndjente se nëse komandantët ushtarakë britanikë do të kishin sjellë më shumë mbështetje për Shqipërinë atë dimër, nëse do të furnizonin armë, ushqime dhe elemente të tjera thelbësore që revolta të mos dështonte, rezultati do të kishte qenë ndryshe3.

Në këto rrethana SOE nuk kishin më një bazë nga ku oficerët e SOE dhe furnizimet të kalonin për në Shqipëri. Për pasojë, bërthamat e seksioneve të SOE për Shqipërinë që vepronin në Beograd dhe Athinë u shpërndanë4. Do të kalonin dy vite që oficerët e SOE të viheshin në përdorim përsëri në Shqipëri. Megjithatë, ana pozitive e përpjekjeve të oficerëve britanikë për organizimin e saj në këtë periudhë ishte se ata - siç e ka shprehur Fischer me të drejtë - kishin arritur të krijonin një front të bashkuar5, i cili do të vazhdonte të rritej akoma më shumë.E thënë ndryshe, ana pozitive e përpjekjeve të oficerëve britanikë të SOE për të mundësuar një kryengritje në Shqipëri ishte se megjithë dështimin e saj, ata arritën të bënin një rikonjicion me vlerë të situatës aty dhe më gjerë dhe të krijonin të njohur, të cilët megjithëse u shpërndanë, mund të përdoreshin më vonë në një situatë të nevojshme.

Ndërsa Enver Hoxha e interpretoi këtë përpjekje të britanikëve për kryengritje shqiptare si një ndërmarrje në kuadrin e politikës së njohur për ta vënë Shqipërinë nën tutelën anglo-amerikane. Konkretisht, për kryengritjen në fjalë, ai thotë shprehimisht: Pas dërgimit të grupit, që anglezët e pagëzuan me emrin “Fronti i bashkuar i rezistencës” në prill 1941, të përbërë nga Abaz Kupi, Xhemal Herri, Muharrem Bajraktari dhe “komunisti” Mustafa Gjinishi (agjent i tyre me kohë sikurse edhe tre të parët), anglezët shpresonin që nëpërmjet bajraktarëve dhe parisë së etur për flori ta mbanin rezistencën shqiptare plotësisht nën kontrollin e tyre6.

1AQSH, F. 1510/1, v. 1943, dos. 97, fl. 1. Harry Hodgkinson collection: Shqipëria e Jugut – Pretendimet Greke. 2 Barker, E. British Policy ....., f.51.3Xhelal Gjeçovi, “Shqipëria dhe Aleatët në vitet e Luftës së Dytë Botërore”, vep. e përm, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2004, f. 96

4Hibbert, R. Fitorja..., f. 79;Për rrjedhojë veprimtaria e SOE lidhur me Shqipërinë ra mjaft poshtë për të rifilluar në pranverën e vitit 1943.

5Bernd Fischer, Resistance in Albania ... f. 236Enver Hoxha, Rreziku anglo-amerikan ..., f. 480

54

Page 59: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

1.3 Deklarata e Dhjetorit 1942 e Tre të Mëdhenjve për Njohjen e Shtetit të Pavarur Shqiptar dhe statusin e ardhshëm të tij

Politika britanike mbi çështjen e statusit të ardhshëm të Shqipërisë: plane për zgjidhje (kon) federative

Që në fillim të vitit 1941, në Ballkan po ndjehej rreziku i ndërhyrjes gjermane kundër Greqisë e Jugosllavisë. Në këto rrethana politika britanike u angazhua për një shqyrtim të ri të situatës në Ballkan në përputhje me interesat e saj, ku pa dyshim përfshihej edhe Shqipëria. Për këtë qëllim u hartuan studime e projekte të ndryshme lidhur me qëndrimin ndaj problemit shqiptar natyrisht, në lidhje të ngushtë me të ardhmen e Shqipërisë, përkatësisht në formën e një Federate apo Konfederate; Bashkimi apo Pakti Ballkanik; Federatë të Vendeve të Evropës Lindore1. Por çfarë synohej të arrihej nëpërmjet krijimit të federatave? Sipas Lalaj, “Koncepti i Federatës multinacionale imponohej nga siguria nacionale historikisht e rrezikuar e shteteve të vegjël të Europës Juglindore. Por edhe në pikëpamje ekonomike, institucionet federale të kombinuara me autonominë lokale, do të krijonin së bashku një shtet të madh tolerant të aftë të mbështeste veten kundër një agresioni gjerman të rinovuar dhe të përballonte sfidat ekonomike”2. E thënë ndryshe, ideja e kon(federatës) multinacionale u pa si një domosdoshmëri për të rritur sigurinë e shteteve të vegjël kundër kërcënimit gjerman dhe për të rritur aftësinë e tyre në përballimin e sfidave ekonomike. Njëkohësisht kishte edhe rëndësi strategjike me pozicionin e rëndësishëm të Shqipërisë në Adriatik3.

Mirëpo ideja e federatës në Ballkan qoftë si përforcim i sigurisë së vendeve të përfshira kundër pushtimit gjerman, qoftë edhe [më vonë] për të penguar depërtimin e komunizmit rus në këtë rajon, do të kishte një rëndësi akoma më të madhe: dhënien fund grindjeve dhe sigurimin e paqes në rajon e më gjerë. Siç thotë Fischer me të drejtë: “... një federatë ballkanike mund të jetë e vetmja zgjidhje për të pasur paqe në Ballkan dhe ndoshta në Botë sepse Ballkani ka qenë një vend që ka ushqyer luftra prej vitesh. Intrigat dhe kundër-intrigat e kombeve të ndryshme e kanë penguar formimin e një federate të tillë”4. Dhe nën dritën e zhvillimeve aktuale kjo e vërtetë tingëllonte më reale se kurrë.

1Hamit Kaba, “Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore” (përmbledhje studimesh), Instituti i Historisë, Prishtinë, 2014, f. 162

2 Agnes Beretzky, British Confederation Plans concerning Central and Eastern Europe, 1939-1945, f. 103-113; Ana Lalaj, “Shqipëria dhe Projektet e (Kon) Federatave Ballkanike (1941-1945)”,Studime historike, nr. 3-4, vep. e përm, Tiranë: 2009, f. 322

3AQSH, F. 1510/1, v. 1943, dos.88, fl.3 – 4, 13-15. Këtu nuk dohet të harrojmë pozicionin e Italisë ndaj Shqipërisë. Një Shqipëri e dobët, e pavarur, “dera e pasme e Ballkanit” mund të jetë po aq e papëlqyeshme për Greqinë dhe Jugosllavinë sa mund të jetë e pëlqyeshme për Italinë.

4 Bernd Fischer, Shqipëria 1943-1945 ..., f. 142

55

Page 60: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Në këtë kontekst u hodh ideja se Shqipëria duke qenë një vend i pazhvilluar dhe i prapambetur nuk mund të qëndronte pa mbështetje. Dhe pikërisht një mbrojtës i qartë mendohej se do të ishte Federata Ballkanike ku ‘Shqipëria do të ishte anëtari më i ri, por anëtarët e tjerë do të kishin një krenari legjitime duke ndihmuar kushëririn e tyre më të dobët’1. Por ana tjetër më pozitive ishte se përmes ‘bashkëjetesës’ në federatë apo konfederatë mund të evitoheshin problemet kufitare që Shqipëria kishte me fqinjët e saj – Greqinë dhe Jugosllavinë.

Janë projektuar gjithashtu skema të tjera si vënia e shtetit shqiptar nën një mandat britanik apo amerikan, protektorat, madje edhe qenia e tij nën mbikëqyrjen e një organizmi kolektiv, të ngjashëm me Lidhjen e Kombeve, e cila mund të krijohej pas mbarimit të LDB2. Po kështu është menduar se Shqipëria mund të ishte edhe nën tutelën e përkohshme të një shteti apo grupi shtetesh të fuqishme dhe të painteresuara3. Është e rëndësishme të theksohet se e përbashkëta e këtyre projekteve dhe studimeve të disponueshme është se Shqipëria nuk bënte pjesë në zonën e interesave britanike (ndryshe nga fqinjët e saj – Greqia dhe Jugosllavia) dhe se Britania nuk donte të ndërmerrte asnjë angazhim politik lidhur me rimëkëmbjen e shtetit shqiptar. Rrjedhimisht, edhe qëndrimi dhe pozicionimi aktual i Britanisë ndaj Shqipërisë do të kushtëzohej nga këta faktorë.

Lidhur me të ardhmen e Shqipërisë, në shkurt 1941 u hartua një studim për Shqipërinë nga Z. Andry Rayan i Institutit Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare, Kërkimeve të Huaja dhe Shërbimeve të Shtypit pranë Oxford4. Pasi studimi evidenton si problematike vështirësitë ekonomike e financiare, mungesën e unitetit kombëtar, problemet me vendet fqinje, etj., e sheh të ardhmen e Shqipërisë brenda një pakti të vendeve të Ballkanit.

Po kështu profesori i Oxford-it Z. Arnold Toynbee parashikon dy zgjidhje të mundshme për Shqipërinë: e para, t’i lihet Italisë, dhe e dyta të hyjë në Konfederatë ose Federatë bashkë më Jugosllavinë dhe Greqinë. Sipas tij, kjo e dyta ka këtë të mirë që zgjidh njëkohësisht edhe çështjen e pretendimeve territoriale greke mbi Shqipërinë e Jugut. Në Foreign Office, këtyre zgjidhjeve të propozuara nga Toynbee iu shtua edhe një e tretë: Copëtimi i thjeshtë i Shqipërisë midis Jugosllavisë dhe Greqisë5. Gjithësesi asnjë nga këto studime, plane apo projekte nuk e parashikonin Shqipërinë si një vend që mund

1Bernard Newman, The New…, f. 2792Hamit Kaba, “Shqiptarët ..... f. 162

3AQSH, F. 1510/1, v. 1943, dos.88, fl.3 – 4, 13-15. Tutela duhej të ishte reale ndërkohë që duhet të ruhej parimi i pavarësisë së Shqipërisë.

4Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...f. 16-175Arben Puto, Nëpër analet..., f. 41-42.Në dosjet e vitit 1942-1943, gjenden edhe nja dy “studime” të tjera mbi të ardhmen e Shqipërisë, të hartuara në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Londrës (Royal Institute of International Affairs) nga R. Laffan dhe A. Zimnern. Si zgjidhje më e mundshme, këtu rekomandohet copëtimi midis Jugosllavisë dhe Greqisë me vijën e kufirit që duhej të kalonte diku afër Elbasanit. Po edhe këtu shikojmë të shprehet ideja e integrimit të Shqipërisë në Federatën greko-jugosllave, për të cilën duket se përpjekjet midis dy qeverive mbretërore të mërguara kishin arritur fare afër marrëveshjes në parim.

56

Page 61: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

të qëndronte në këmbët e veta. Madje, politika britanike e konsideronte të vështirë ekzistencën e shtetit shqiptar pa mbrojtjen e Fuqive të Mëdha të cilat do të garantonin standardin e jetesës për popullsinë e vendit dhe mbrojtjen e shtetit të brishtë që do të krijohej1. Megjithatë, as Britania dhe as Fuqitë e tjera të Mëdha që do të përfshiheshin më vonë në luftë, asnjëherë nuk morën përsipër protektoratin e Shqipërisë. Ideja që mbisundoi për një kohë të gjatë në FO lidhur me të ardhmen e Shqipërisë ishte se qoftë Statusi i Shqipërisë qoftë kufijtë e saj mund të ishin objekt shqyrtimi në Konferencën e Paqes pas mbarimit të luftës dhe nëse do të bëhej ndonjë deklaratë, ajo do të hartohej në mënyrë të tillë që edhe ‘shqiptarët të mos i dekurajonte por edhe grekët të mos i zemëronte’2.

Ndërkaq në shkurt të vitit 1941 ushtria britanike arriti një fitore të suksesshme të tillë në Afrikë që ndikoi drejtpërdrejt në shqyrtimin për tërheqjen e teatrit të luftës në Ballkan. Me këtë rast, Churchill tha në Kabinetin e Luftës se pozicioni i Mesdheut Lindor kishte ndryshuar dhe ngriti çështjen se në çfarë mënyre do të angazhoheshin tani forcat britanike në Lindjen e Mesme. Komiteti i Mbrojtjes diskutoi këtë çështje dhe arriti në përfundimin që të përdorej teatri i Ballkanit si një skenë në të cilën do t’i shkaktohej disfatë ushtarake gjermanëve. Churchill dërgoi gjithashtu udhëzime se nëse grekët kishin “një plan të mirë”, do të vlente që ta mbështetnin atë me të gjithë forcën dhe të luftonin gjermanët në Greqi3.

Por këto plane ‘të mira ose jo’ dukej se nuk parashikonin ndonjë gjë të mirë për Shqipërinë. Këtë qëndrim e pohon Dixon i Departamentit të Jugut që merrej me çështjen shqiptare i cili në një nga raportet e tij për Shqipërinë, shkruan: “Ne nuk e kemi mbështetur asnjëherë çështjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe aq më pak tani që perspektiva e stimulimit të rezistencës shqiptare ndaj italianëve është shumë më pak reale nga ç’ishte para rënies së Ballkanit”4. Dhe jo vetëm kaq por Dixon kishte shprehur pikëpamjen strategjike për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia si objekt kompensimi, sipas tij, më të arsyeshëm për grekët.

Një ngjarje me rëndësi në arenën ndërkombëtare që do të krijonte mundësi për rishqyrtimin e politikës së mëparshme të Fuqive të Mëdha përbën Karta e Atlantikut e nënshkruar nga Roosevelt dhe Churchill lidhur me rendin e ri të ardhshëm botëror e cila u shpall më 14 gusht 19415.

Kjo deklarata e përbashkët në njërën nga klauzolat citon: “... Së treti, ata respektojnë të drejtën e të gjithë popujve për të zgjedhur formën e qeverisjes nën të cilën jetojnë dhe dëshirojnë të shohin rikthimin e të drejtave sovrane dhe të vetëqeverisjes

1 B. Petrov, “British policy…, No. 4/2004, p.642Arben Puto, Nëpër analet ... f. 32-353 Elisabeth Barker, British Policy…, f. 1024Po aty,f. 1745 Nicolas Bazio, Si u tradhëtua dhe u shit Europa e lindjes; Dokumentet e fshehta akuzojnë, shtëpia botuese “55”, Tiranë: 2007, f. 40-41

57

Page 62: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

atyre të cilëve ua kanë marrë me forcë”6. E thënë ndryshe, për Shqipërinë kjo nënkupton rifitimin e pavarësisë së humbur me pushtimin italian, rivendosjen e një Shqipërie të lirë.

Sipas Kartës së Atlantikut, pasi Shqipëria të çlirohej nga zgjedha fashiste, fati i viseve shqiptare që ndodheshin jashtë kufijve të vitit 1913 do të vendosej gjithashtu nga vetë shqiptarët e këtyre viseve nëpërmjet votës së përgjithshme1. Në këtë mënyrë, Karta e Atlantikut premtonte rikthimin e të drejtave sovrane e të vetëqeverisjes edhe për Shqipërinë si një nga vendet që këto të drejta i janë rrëmbyer me forcë.

Në këto rrethana edhe Zogu do të intensifikonte aktivitetin e tij për njohjen e Shqipërisë dhe për t’i dhënë vendin e merituar në mes anëtarëve të koalicionit antifashist. Kështu, më 5 shtator 1941, ai i shprehu ish ministrit britanik në Tiranë, A. Rayan, shqetësimin e tij për pozitën e Shqipërisë dhe i kërkoi që Aleatët të përcaktonin një herë e mirë qëndrimin e tyre ndaj të ardhmes së Shqipërisë pasi në gjendjen e krijuar, Greqia dhe Jugosllavia do të ngrinin pretendime kur të vinte ora e fitores2. Zogu do të shprehej se ajo që kërkonte kishte të bënte me Shqipërinë dhe jo me pozitën e tij personale; ai shtoi se do të respektonte vendimin nëse do të ishte mirë që Shqipëria të bëhej republikë.

Dy javë më pas, Zogu ndërmori një veprim tjetër me rastin e Konferencës së Përfaqësuesve të Vendeve Aleate që do të mbahej në Washington. Ai i dërgoi një letër3 kryeministrit britanik në të cilën duke iu referuar tashmë Kartës së Atlantikut parashtronte pozitën dhe të drejtat legjitime të shtetit shqiptar ku kërkonte njohjen e qeverisë shqiptare të 7 prillit. Konkretisht, sipas Putos, në këtë “notë” ai pretendonte për herë të parë hapur se vazhdonte të ishte “sundimtar i ligjshëm” i Shqipërisë dhe se “Qeveria Shqiptare” e kryesuar prej tij nuk kishte pushuar së qeni pas 7 prillit 19394. Më tej, Zogu nënvizonte faktin se Shqipëria ishte viktima e parë e agresionit fashist në Evropë dhe Kombi i parë që me gjithë mungesën e plotë të mjeteve moderne e kundërshtoi me forcën e armëve agresionin ... Ai e përfundonte letrën e tij me këtë deklaratë: “As morali ndërkombëtar, as e drejta njerëzore, as mundësitë politike të momentit dhe aq më pak konsideratat në lidhje me forcën materiale nuk mund të justifikojnë një trajtim të diferencuar të Shqipërisë nga ana e fuqive Aleate”5. Kështu, Karta e Atlantikut e nxiti më shumë Zogun për të vënë në pah dhe për t’iu kundërvënë politikave diferencuese britanike ndaj Shqipërisë dhe çështjes shqiptare.

Nën dritën e parimeve të Kartës së Atlantikut që nxiste rishqyrtimin e politikës britanike dhe në përgjigje të opinionit britanik kritik kundër politikës së ndjekur ndaj Shqipërisë, FO e shqyrtoi edhe një herë politikën ndaj saj. Dixon hartoi një raport të ri në të cilin përcaktoheshin avantazhet dhe disavantazhet e qëndrimit që do të mbante politika britanike ndaj Shqipërisë. Sipas raportit, argumentet për qëndrimin negativ ishin: (1)

6Edwin Jacques, Shqiptarët ..., vep. e përm, f. 4611Kristo Frashëri, “Karta e Atlantikut dhe Shqiptarët”, Studime historike, nr. 1-2, 2005, Tiranë: 2004, f. 135-1372Beqir Meta, Tensioni ..., vep. e përm, f. 72-753Po aty.4Arben Puto, Nëpër analet ... f. 63 5Beqir Meta, Tensioni ..., vep. e përm, f. 72-75

58

Page 63: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

bindja se Shqipëria e pavarur do të kishte të domosdoshme ndihmën e një Fuqie të Madhe, (2) çdo prononcim ndaj së ardhmes së Shqipërisë do të ngrinte çështjen e njohjes së Mbretit Zog, gjë të cilën FO e kundërshtonte. (3) Demonstrimi shumë më i vendosur i ambicieve greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Dixon nënvizonte edhe avantazhet krejtësisht strategjike të deklarimit të një Shqipërie të pavarur: (1) ajo do të inkurajonte rezistencën shqiptare, (2) do t’i siguronte Britanisë miq me popullaritet në Shqipëri, (3) Do të ndalonte marshimin e ushtrisë greke e jugosllave në Shqipëri në përfundim të luftës duke shmangur kështu rindezjen e armiqësive ndërmjet këtyre shteteve, (4) do të shmangte kritikat e opinionit të brendshëm britanik ndaj politikës që po ndiqej lidhur me Shqipërinë, (5) do të pakësonte propagandën italiane në Shqipëri. Përfundimi i këtij raporti ishte se duhej favorizuar njohja e pavarësisë së Shqipërisë por pa u angazhuar për kufijtë dhe të ardhmen e qeverisë së saj1. Pavarësisht nga sa pritej dhe duhej bërë, gjithçka që u arrit nën dritën e këtyre zhvillimeve të reja ishte vetëm favorizimi i njohjes së pavarësisë së Shqipërisë, një version jo i plotë, i padrejtë dhe i cunguar që dëshmonte edhe një herë se sa parësore ishin interesat greke për politikën britanike.

Për më tepër, këtë qëndrim e përforcoi vetë Eden nga fundi i vitit 1941 kur theksoi se: “Ne kemi evituar gjithnjë që të hyjmë në çfarëdo angazhimi përsa i përket së ardhmes së Shqipërisë, deri sa grekët dhe jugosllavët kanë disa synime që i kanë shprehur me forcë dhe që ne duhet t’i marrim parasysh në momentin dhe mënyrën e duhur”2. Është e pritshme që përderisa politika angleze nuk donte të ndërmerrte asnjë lloj detyrimi politik për rivendosjen e shtetit të pavarur shqiptar, ajo nuk mund të ishte as pro krijimit të një qeverie shqiptare.

Po cili ishte qëndrimi i Fuqive të tjera të Mëdha - SHBA dhe BS – për problemin shqiptar? Çështja shqiptare u diskutua në bisedimet sovjeto-britanike të dhjetorit 1941 në Moskë3. Stalini propozoi që të kishte një lloj protokolli sekret për nja 10 pika që do t’i bashkëngjiteshin marrëveshjes së mëvonshme ndërmjet BRSS dhe Britanisë. Një nga pikat ishte se Shqipëria duhej të ishte një Shtet i pavarur4. Gjithashtu ai tha se asnjë prej shteteve të tjera të Europës përveç Shqipërisë, nuk do të kërkonte garancinë e të Mëdhenjve. Kur Eden u shpreh për inkurajimin e federatave dhe konfederatave të shteteve të vogla, Stalini u përgjigj fillimisht se nëse këtë e dëshirojnë vendet e Europës, ai ‘nuk kishte kundërshtime’5. Por dyshimet e sovjetikëve në këtë pikë nuk vonuan. Ndërsa britanikët prisnin miratimin nga ana e sovjetikëve të parimit të (kon)federatës për vendet e Europës, e veçanërisht vendet e Ballkanit, sovjetikët u shprehën se këto federata drejtoheshin kundër Bashkimit Sovjetik. Në bisedimet e mëvonshme të dy palët pranuan

1Po aty, f. 338-3392Arben Puto, Nëpër analet ... f. 60-643Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...vep. e përm, f. 194Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, f. 625Albert Resis, “Spheres of influence in Soviet Wartime diplomacy”, The Journal of Modern History, Vol. 53, No. 3 (Sep., 1981), pp. 417-439, Chicago Journals, Northern Illinois University, 2012, f. 431-433, Udhëheqësit sovjetikë mendonin se planet britanike për Konfederatë ose Federatë,shërbenin si një kundërpeshë e fuqisë sovjetike në Europë dhe për rrjedhojë nuk u pranuan.

59

Page 64: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

idenë e “rimëkëmbjes së Shqipërisë si një shtet i pavarur”, por duke ruajtur përcaktimin se “pavarësia e saj do të ishte nën garancinë ndërkombëtare”1.

Në janar 19422, në një takim të Eden-it në Londër me ambasadorin sovjetik Maisky-n i tha këtij të fundit se kishte të njëjtën pikëpamje me Stalinin por shtoi se duke patur parasysh pretendimet greke dhe jugosllave, nuk nxitonte t’i dedikohej kësaj çështjeje për momentin. Maisky pasi u njoh me pikëpamjet e qeverisë britanike në lidhje me Shqipërinë, u pajtua me to dhe mbështeti idenë e qeverisë britanike e cila nuk e njihte Zogun si person zyrtar por thjesht si person privat. Kështu u ra dakord që as Britania dhe as Rusia të mos angazhoheshin për Zogun. Gjithashtu ai e garantoi Eden-in se qeveria sovjetike dëshironte të ruante të njëjtin hap me qeverinë britanike për të gjitha çështjet3. Por ndërsa BS ruante të njëjtin hap me qeverinë britanike për të gjitha çështjet lidhur me Shqipërinë, ky nuk ishte rasti për çështjen e idesë së kon(federatave) në Europë. BS nuk do të vononte të shprehte kundërshtimin e hapur për këtë çështje, qëndrim që do ta mbante gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore.

Nga ana tjetër edhe SHBA ndoqën pak a shumë të njëjtën politikë qoftë në lidhje me qëndrimin ndaj figurës së Zogut qoftë në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë. Departamenti i Shtetit pohonte se qeveria amerikane nuk e kishte angazhuar veten me Mbretin Zog, apo ndonjë lider tjetër shqiptar, dhe se nuk kishte ndonjë ide paraprake për statusin e ardhshëm të Shqipërisë së Pasluftës4.

Ndërkohë kishte zëra se sovjetikët synonin t’i drejtoheshin Mesdheut dhe të vendosnin një sferë influence në Ballkan5. Kjo situatë nxiti diskutime në Foreign Office që të merrte masa për të parandaluar penetrimin sovjetik në këtë rajon. Kështu çështja e krijimit të federatave dhe/ose konfederatave doli sërish në skenë si një nga opsionet e propozuara për të penguar influencën sovjetike në këtë rajon.

Një hap i hedhur në këtë drejtim duhet konsideruar pakti greko-jugosllav i nënshkruar më 15 janar 1942, parimi politik i të cilit ishte “Ballkani për popujt e Ballkanit”6. Parë në interes të politikës britanike si baza e një bashkimi të mundshëm ballkanik, kjo ngjarje u mirëprit dhe u përshëndet nga FO. Për këtë Eden do të deklaronte në House of Commons në fillim të shkurtit: “... mund të themi me siguri se ky traktat greko-jugosllav ka për qëllim të përbëjë themelin e një konfederate ballkanike”7. Sa i përket Shqipërisë, qeveritë mbretërore jugosllave e greke në marrëveshjen e nënshkruar 1Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...vep. e përm, f. 19. Në bisedimet paraprake Stalini u shpreh se “mund të rimëkëmbej shteti shqiptar i pasluftës nën garancinë e fuqive të tjera” ndërsa për shtetet e tjera të Europës përdori frazën se ata “duheshin rimëkëmbur”.2Elisabeth Barker, British Policy... f. 1743Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...vep. e përm, f. 204Po aty.f. 205 Elisabeth Barker, British Policy... f. 131, Simović dhe të tjerë nxitën Foreign Office që të analizonte dërgimin e një force britanike në Ballkan për të parandaluar pushtimin sovjetik.Më 11 janar 1942, Sargent u shpreh se një instrument në dispozicion tëbritanikëve për të kundërshtuar penetrimin rus, ishte “politika e konfederatës ballkanike”.

6 Ana Lalaj, “Shqipëria dhe Projektet ...”,f. 3227Shyqyri Ballvora, Zhvillimet politike në periudhën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Dituria: 2004, f. 11

60

Page 65: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

prej tyre, më 15 janar 1942, kishin pranuar ringritjen e shtetit të pavarur shqiptar të pasluftës dhe përfshirjen e tij në Bashkimin Ballkanik1. Një gjë e tillë konsiderohej nga politikanët britanikë si zgjidhja e duhur për kushtet e Shqipërinë.

Nuk duhet të harrojmë këtu një moment tjetër në disfavor të Shqipërisë në atë periudhë e cila nuk mori pjesë në nënshkrimin e Deklaratës fillestare të Kombeve të Bashkuara të janarit të vitit 1942 ku duhej të ishte vendi i parë sipas renditjes alfabetike2. Kur Roosvelt në një darkë në Shtëpinë e Bardhë me këtë rast, konstatoi mungesën e Zogut, thuhet se u dha porosia që të gjendej përfaqësuesi shqiptar i akredituar në Washington dhe të ftohej që të nënshkruante Deklaratën e Kombeve të Bashkuara3. Por fatkeqësisht nuk kishte ministër të Shqipërisë në Washington dhe as ndonjë përfaqësues tjetër që të nënshkruante Deklaratën fillestare të Kombeve të Bashkuara.

Që këtej del qartë se ideja e një federate apo unioni ballkanik do t’i sillte shumë dobi Shqipërisë në rrethanat e saj aktuale duke e përmirësuar pozitën e saj në Ballkan dhe më tej. Dokumente arkivore sjellin avantazhet e përftuara në një rast të tillë. Kështu një dokument që Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare, Shërbimi i Shtypit dhe Shërbimeve të Huaja, Oxford i drejton Foreign Office, sqaron se përfshirja e Shqipërisë në një Union Ballkanik në kushtet e barazisë me anëtarë të tjerë, pa dyshim që do të mirëpritej nga shqiptarët dhe një zgjidhje e tillë do të zbuste mosbesimin e shqiptarëve ndaj fqinjëve të tyre i cili është akoma i fortë. Humbja e zonave të “çliruara” në vitin 1941 ishte e destinuar të rezultonte në një situatë delikate dhe duke konsideruar pretendimet e fqinjëve ballkanikë për të zvogëluar territorin që kishte Shqipëria në vitin 1939, atëherë pakënaqësia mund të arrinte në një pikë të tillë sa të rrezikonte paqen e Ballkanit. “Pjesëmarrja e Shqipërisë në një Union Ballkanik - thuhet në dokument - do të ishte një aset për të gjitha shtetet e Unionit. Por aseti më i madh që Shqipëria do t’i shkaktonte unionit do të ishte situata e saj strategjike në Adriatik”. Më tej dokumenti vë në dukje se nëse Shqipëria do të ishte nën tutelë të përkoshme, Fuqia Mbrojtëse mund ta përdorte Vlorën si bazë detare duke mbrojtur në këtë mënyrë interesa strategjike të shteteve fqinje ballkanikë të Shqipërisë. Nëse Shqipëria do të përfshihej në Unionin Ballkanik, planifikimi dhe zbatimi i skemave të mbrojtjes së Unionit do të lehtësohej në mënyrë të konsiderueshme dhe vlera e Vlorës si bazë detare do të ishte shumë e madhe. Në përfundim dokumenti ofron si zgjidhje të mundshme: (a) Administrimi i Shqipërisë pas lufte, i çfarëdo forme duhet të jetë mjaftueshmërisht i qëndrueshëm për të siguruar suksesin e zhvillimit ekonomik. (b) Tutela e një shteti apo grupi shtetesh të fuqishme dhe të painteresuaramund të jenë të nevojshme për planifikimin, financimin dhe zbatimin e skemave të zhvillimit ekonomik si dhe për mbikëqyrjen e administrimit me qëllim që të mundësohet legjislacioni për zbatimin e këtyre projekteve. (c) Nëse sigurohet kjo tutelë, caktimi i saj do të duhet të konsiderohet si një mjet i përkohshëm deri në momentin që

1Hamit Kaba, “Shqiptarët ..... f. 1662Sami Repishti, “Faik Konica ..., f. 104

3Paskal Milo, “Statusi i Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore”, Studime historike, vep. e përm, nr. 1-2, Tiranë: 2000, f. 174

61

Page 66: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Shqipëria të jetë e përshtatshme për të zënë vendin e saj në një Union Ballkanik apo në një komunitet të shteteve ballkanike sovrane. Tutela duhet të jetë reale ndërkohë që të ruhet parimi i pavarësisë së Shqipërisë. (d) Nëse Fuqia apo Fuqitë mbikëqyrëse do të ishin ose Britania e Madhe ose Shtetet e Bashkuara apo të dyja, kjo skemë do të mirëpritej nga Shqipëria dhe fqinjtë e saj ballkanikë. Tutela duhet të ndihmojë në përcaktimin e besimit dhe sigurimin e mbrojtjes së nevojshme të dëshiruar nga Greqia dhe Jugosllavia. (e) Shqipëria mund të neutralizohet nëpërmjet garantuesit ndërkombëtar. Nëse shqiptarët do të ishin të kënaqur me efiçencën e një garantuesi të tillë, kjo skemë mund të pranohej prej tyre1.

Pas një periudhe të gjatë diskutimesh dhe kundërshtimesh lidhur me çështjen shqiptare, duket se rrjedha e zhvillimeve në teatrin botëror të luftës ofronte mundësi të reja për një pozicionim të ri të Aleatëve ndaj saj. Ballkani po fitonte gjithnjë e më shumë vëmendjen e Fuqive të Mëdha – Britanisë dhe BS. Sa më shumë rritej interesi i BS për influencë në këtë rajon, aq më shumë shtoheshin përpjekjet e Britanisë për ta penguar atë. Disa nga alternativat më të diskutuara në Foreign Office për të penguar ngritjen e komunizmit në Ballkan ishin ose pushtimi i këtij rajoni nga britanikët dhe amerikanët ose sigurimi i dakordësisë ruse për një bashkëpunim anglo-ruso-amerikan në këtë rajon2. Gjithashtu, Foreign Office trajtoi përsëri çështjen e konfederatës në interes të politikës saj aktuale në këtë rajon3. Por siç dihet ideja e federatave u kundërshtua nga qeveria sovjetike me bindjen se ato drejtoheshin kundër Bashkimit Sovjetik dhe në vend të tyre, pas pak kohësh Stalini dhe Churchilli gjetën gjuhën e përbashkët përmes një ’marrëveshje’ nënshkruar më 26 maj 19424 për të ndarë Europën Juglindore në sfera influence; pjesa e parë ishte identike me marrëveshjen e aleancës së vitit 1941 përveç faktit se kjo marrëveshje bënte thirrje për luftë të përbashkët kundër shoqëruesve të Gjermanisë në Europë si dhe kundër Gjermanisë. Ndërsa, pjesa e dytë e marrëveshjes trajtonte qëllimet pas lufte për të parandaluar përsëritjen e agresionit nga Gjermania apo shtetet e shoqëruara me të.

Deklarata e Dhjetorit 1942 e tre të Mëdhenjve për Shqipërinë

1AQSH, F. 1510/1 v. 1943 dos.88, f.3-4, 13-152Elisabeth Barker, British Policy... f. 1343 Agnes Beretzky, British Confederation ... f. 112; Ana Lalaj, “Shqipëria dhe Projektet ... f. 324-325, Ideja e federatës u mbyll përfundimisht më vonë në konferencën trepalëshe në Moskë, mbajtur më 18 tetor deri më 1 nëntor 1943, ku ministri i jashtëm sovjetik Molotov paraqiti një deklaratë sipas së cilës këto federata konsideroheshin “krijesa artificiale”. Një muaj më vonë, në Konferencën e Teheranit më 28 nëntor deri më 1 dhjetor 1943, ideja e federatës ballkanike dhe çdo federate tjetër u braktis pasi BS kundërshtoi me forcë krijimin e çdo konfederate në Lindje, Juglindje dhe Evropën Qendrore.

4Albert Resis, “Spheres ... f. 437

62

Page 67: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Në vijim të politikës britanike ndaj Shqipërisë, një moment me rëndësi përbën vendimi i britanikëve - mbase si një përpjekje për të penguar penetrimin sovjetik - për të negociuar një marrëveshje me Bashkimin Sovjetik ku të njiheshin kufijtë e tij të vitit 1941 gjë që pati jehonën e vet edhe në çështjen shqiptare. Kështu në fund të marsit, Dixon i Departamentit të Jugut u shpreh nëpërmjet një memorandumi1 i cili do të vihej në themel të politikës britanike ndaj Shqipërisë gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore. Sipas këtij memorandumi ishte tashmë e nevojshme për qeverinë britanike të bënte njëfarë deklarate për pavarësinë e Shqipërisë, pjesërisht për të stimuluar rezistencën, dhe pjesërisht për faktin se për të nxitur lëvizjen guerile kundër italianëve në Shqipëri duhej që shqiptarëve t’u premtohej diçka që ata e çmonin shumë dhe kjo ishte pavarësia e vendit të tyre. Në këtë rast, pas vendosjes së paqes, do të jetë avantazh i Britanisë që të ketë një popullsi mike në Shqipëri. Një arsye tjetër në favor të deklaratës së pavarësisë, sipas Dixon, ishte që të evitohej edhe rreziku potencial i një përplasjeje në të ardhmen e Jugosllavisë me Greqinë për Shqipërinë. Ndërkohë Dixon në memorandumin e tij nuk e përjashtonte mundësinë e plotësimit të pretendimeve territoriale të Greqisë e të Jugosllavisë. Në fund të memorandumit sugjerohej që SOE të shqyrtonte mundësitë për organizimin e aktiviteteve subversive në Shqipëri, me qëllim që të nxitej qëndresa kundër italianëve dhe që BBC të transmetonte për shqiptarët më tepër informacione e komente2. Memorandumi i Dixon u shqyrtua në Foreign Office.

Por jo të gjithë në FO ndanin të njëjtin mendim për këtë pikë. Diplomati i njohur britanik, Brjus Lookart, ish zëvëndës ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvëndës drejtor i përgjithshëm i Komitetit për Çështjet e Luftës Politike, në prill të vitit 1942, vëzhgonte: “Shqipëria ndodhet në vendin e fundit në listën e përparësive tona në Europë”3. Por Eden do ta vlerësonte këtë memorandum deri aty sa të shprehej se “ne mund ta pranojmë atë si politikën tonë shqiptare”4. Megjithatë më 10 maj, Eden shënoi se “deklarata mund të priste”5. Dhe arsyeja e ndryshimit të deklaratës, sipas Barker, ishte se marrëveshja anglo-sovjetike nuk përmendi kufijtë6.

Rrjedhimisht kjo periudhë u shoqërua me kërkesën për të angazhuar SOE që të hetonte për mundësinë e stimulimit të rezistencës shqiptare. Konkretisht në maj dhe qershor 1942, Glenconner i SOE i shkroi Foreign Office se SOE kishte plane për aktivitete subversive në Shqipëri dhe kërkoi që në mbështetje të tyre të bëhej një deklaratë e Britanisë mbi pavarësinë e Shqipërisë. Këtë herë Dixon u përgjigj se megjithëse QMT e favorizonte rivendosjen e pavarësisë në Shqipëri paslufte, nuk kishte ardhur akoma momenti për të bërë një deklaratë të tillë. Dixon shkroi se kursi i duhur ishte që të vazhdohej me operacionet subversive pavarësisht nëse ishte bërë apo jo 1Elisabeth Barker, British Policy... f. 1742 Paskal Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, Tiranë: Botimet Toena, 2014, f. 326-3273 Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë..., f. 2454Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 1865 William B. Bland & Jan Price, A Tangled Web – A history of Anglo-American relations with Albania

(1912-55), London: 1956, f. 596Elisabeth Barker, British Policy... f. 174

63

Page 68: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

deklarata1. Me sa duket planet e SOE në atë periudhë ishin akoma në një fazë shumë të hershme. Ndërkohë gjatë verës 1942 në Londër vazhdonin të arrinin lajmet mbi rritjen e rezistencën shqiptare.

Edhe në muajt në vazhdim në nivelet vendim-marrëse britanike mbizotëronte ideja kundër bërjes së një deklarate në favor të Shqipërisë. Por tashmë duket se çështja aktuale ka të bëjë me faktin se kur ishte momenti i duhur për të bërë deklaratën pasi njohja e pavarësisë shqiptare në parim tanimë ishte vendosur. Këtë e konfirmon zëvendës/sekretari i Foreign Office Sargent më 11 korrik, i cili nëpërmjet një procesverbali shkruan: “bërja e një deklarate të tillë nga Britania, ka të ngjarë të trazojë folenë e grerëzave greko-jugosllave të cilët në këtë rast nuk do të lënë pa shfrytëzuar mundësinë për të shprehur pretendimet e tyre”. Eden ra dakord2. Për rrjedhojë, edhe këtë herë çështja e deklaratës u shty, megjithëse mbledhja konkludoi mbi domosdoshmërinë e bërjes së deklaratës me kohë para mbarimit të LDB.

Duhet thënë se në këtë periudhë edhe SHBA mbanin të njëjtin qëndrim me Britaninë lidhur me deklaratën për Shqipërinë. Pikërisht zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Cannon në fund të korrikut 1942, u shpreh se nuk duhej të merrej ndonjë vendim në këtë fazë për të ardhmen e Shqipërisë. Megjithëse ndryshe nga britanikët, ai nënvizonte faktin se Shqipëria kishte qenë njëra nga viktimat e para të boshtit, nuk arrinte të shkëputej nga paragjykimi për pamundësinë e mbijetesës së një Shteti shqiptar3.

Duke patur parasysh interesat tashmë të njohura politike e strategjike britanike, është lehtësisht e kuptueshme përse Britania mbajti qëndrim kundërshtues e negativ ndaj njohjes së Zogut si monark i Shqipërisë, ndaj njohjes së qeverisë shqiptare apo krijimit të një qeverie shqiptare në mërgim, ndaj rimëkëmbjes së pavarësisë së Shtetit shqiptar në një kohë kur kishte pranuar dhe njohur mbretër të tjerë. Këtë e konfirmon në një farë mënyre edhe Dixon në një raport të vitit 1942 i cili lë të kuptojë se pikërisht faktori kohë bëri që ngjarjet e luftës të ishin në disfavor të Shqipërisë. “Mbreti Zog - thotë ai - është si të thuash viktimë e politikës së paqëtimit: sikur italianët ta kishin pushtuar Shqipërinë pasi i shpallën luftë Britanisë së Madhe, Mbreti Zog pa dyshim, do të ishte pritur në vendin tonë si një mysafir nderi, njësoj si monarkët e tjerë që kanë ikur nga vendet e tyre pasi këto u pushtuan nga fuqitë e Boshtit”4. Të njëjtin mendim shpreh disi edhe Sir Robert Hodgson, ish Ministër në Durrës, i cili në një letër të publikuar në Manchester Guardian, shkruan: “....Ai (Zogu) dhe Shqipëria ishin, me një fjalë, viktima të ‘paqëtimit’...”5.

1 Po aty. Përfaqësuesi i SOE në Stamboll, Kolonel Stirling, një ish oficer në qeverinëshqiptare të drejtuar nga Britania në kohën e Zogut, në atë periudhë po vendoste komunikimet për të mundësuar që SOE të financonte aktivitetet në Shqipëri.

2Po aty.3Beqir Meta, Tensioni ... f. 344-3454Arben Puto, Nëpër analet ... f. 615 Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 226, Sipas tij, e drejtë apo e gabuar, ai (Zogu) vendosi të lërë Shqipërinë kur pa se çdo rezistencë e mëtejshme ndaj forcave pushtuese nuk i shërbente ndonjë qëllimi të mirë, dhe se nuk pritej ndihmë nga asnjë kënd.

64

Page 69: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Ndërkohë po rritej lëvizja e emigracionit shqiptar në Angli, SHBA e cila kishte filluar të ndjehej që në vitin 1941 duke i kërkuar qeverive amerikane e britanike që ato të mbështesnin rimëkëmbjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe ruajtjen e integritetit territorial të saj. Në këtë periudhë, politikanët shqiptarë të të gjitha rrymave filluan të mendojnë seriozisht për krijimin e një qeverie legale shqiptare në mërgim si një faktor themelor, politik e juridik për ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit territorial të Shtetit shqiptar1. Sigurisht krijimi i një qeverie të tillë do të ishte thelbësor për mbrojtjen e interesave shqiptare në arenën ndërkombëtare por gjithashtu do të ndikonte edhe në organizimin dhe nxitjen e rezistencës shqiptare në vend.

Nga ana tjetër emigracioni shikonte krijimin e një unitet kombëtar si rrugën më të mirë për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë në fund të luftës përballë rrezikut që i kanosej Shqipërisë nga fqinjët. Figura qendrore e këtij uniteti do të ishte Ahmet Zogu. Me bashkimin e shqiptarëve mendohej se “asnjë nuk do të mund të pretendojë se shqiptarët janë të përçarë”2. Përkrahës i këtij qëndrimi u bë vetë Noli megjithëse kundërshtar politik i Zogut. Sipas tij, “në rrethanat e tanishme ata që janë kundër Mbretit Zog, po luajnë pa dyshim lojën e armiqve të Shqipërisë”3. Në këtë mënyrë, Zogu dhe Noli si përfaqësues të dy rrymave të opinionit shqiptar do të shërbenin për shqiptarët si simbole të bashkimit të tyre.

Duke vënë mbi gjithçka interesat e Shqipërisë, Noli shpreh shqetësimin e tij për pozitën e saj duke përmendur efektet pozitive që do të rezultonin nga njohja e qeverisë shqiptare në mërgim: “Zogu mund të konsiderohej si një autoritet që paraqiste një shpresë, që mund të pranohej nga Aleatët si përfaqësues i vazhdimit të shtetit të pavarur shqiptar. Rrjedhimisht rreth tij mund të krijohej një qeveri shqiptare në mërgim e cila mund të pranohej nga qeveritë amerikane dhe britanike, gjë që do të siguronte njohjen e Shqipërisë si Komb i Bashkuar dhe njohjen e pavarësisë dhe tërësisë tokësore pas luftës”4.

Duke ndjerë mbështetjen e emigracionit shqiptar, Zogu i shtoi përpjekjet e tij dhe në mars 1942, i kërkoi FO-së që të njihej si kryetar shteti në mërgim pasi pozita e tij ishte e njëllojtë me atë të mbretërve të Greqisë dhe Jugosllavisë. Por reagimi i Anglisë ishte negativ5.

Por përveç emigracionit shqiptar, ndaj qëndrimit negativ të politikës angleze kundër Shqipërisë reagoi edhe një grup personalitetesh angleze. Midis tyre kishte edhe ish-ministra pranë “oborrit” të Zogut, ish oficerë dhe instruktorë në shërbim të tij, që vepronin thjesht për miqësi personale. Por kishte edhe njerëz që shtyheshin thjesht nga

1Beqir Meta, Tensioni ... f. 286-2872 Muharrem Dezhgiu, “Pozita Politike …, vep. e përm, f. 166-1673 AIH, Dokumente britanike A. V. 139, 70. 371/ 37136. Telegram i Nolit drejtuar Anton Logorecit. Noli dhe Konica shprehën qëndrimin e tyre në një deklaratë në të cilën thuhej: “Mbreti Zog është më i shquari personalitet shqiptar i gjallë dhe përjashtimi i tij do t’i hiqte fuqi lëvizjes që propozohet të bëhet”.

4Muharrem Dezhgiu, “Diaspora Shqiptare në Amerikë në mbështetje tëçështjes kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 295

5Beqir Meta, Tensioni ... f. 288-289

65

Page 70: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

ndjenja simpatie për vendin tonë, si Znj. E. Durrham1. Gjithashtu vlen të përmendim personalitete të njohura në opinionin publik anglez si miq të Shqipërisë: lordi Cecil, Vernon Barlett, Victor Cazalet, R.M.Hodgson, Geoffrey Le M.Mander, E.C. De Renzy-Martin, Philip Noel-Baker, F.W.Pethick-Lowrence dhe Ben Riley2 të cilët me aktivitetin e tyre, ushtruan presion të vazhdueshëm mbi politikën angleze, në mbështetje të çështjes shqiptare që prej pushtimit të saj.

Edhe Komiteti Ballkanik në korrik 1942 shprehu mendimin për bashkimin e të gjithë shqiptarëve që të gjendej rruga për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë dhe nënvizonte se menjëhere pasi shqiptarët të flasin me një zë të bashkuar, ato duhet t’i drejtohen Departamentit të Shtetit në Washington dhe t’i kërkojnë njohjen sipas kushteve të Kartës së Atlantikut...3. Komiteti Ballkanik hodhi edhe idenë e një mandati amerikan mbi Shqipërinë.

Megjithë këto qëndrime impresive, pati nga ata elementë shqiptarë të emigracionit që nuk hezituan të shprehnin hapur kundërshtimin e tyre ndaj figurës së Zogut dhe rolit të tij në çështjen shqiptare. Një nga përfaqësuesit e zjarrtë të këtij grupi është Tajar Zavalani i cili bashkë me një grup tjetër shqiptarësh anti-zogistë, shkruan: “...Ne jemi plotësisht të bindur se ardhja e tij në çfarëdo forme do të shkatërronte rezistencën e mrekullueshme që populli shqiptar po bën ndaj Italisë fashiste dhe shërbëtorëve të saj...”4.

Ndërkohë edhe Ali Këlcyra kohë më parë kishte shkruar se “.... Zogu nuk është mbajtur asnjëherë si sovran i tij nga populli shqiptar por si shtypës i tij në shërbim të të huajve ... nëse ky njeri konsiderohet si përfaqësues i popullit shqiptar në çfarëdo drejtimi qoftë, kjo do të shkaktonte zemërimin e të gjithëve në Shqipëri”5. Kushdo qofshin motivet, të tilla deklarata dhe qëndrime dëshmuan se edhe jashtë Shqipërisë faktori shqiptar ishte i përçarë, madje edhe për çështje aq thelbësore për të ardhmen e vendit të vet.

Megjithatë gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1942, Zogu vazhdoi përpjekjet pranë FO për njohjen e qeverisë shqiptare në mërgim. Ai vazhdonte ta quante veten “kryetar të ligjshëm dhe të padiskutueshëm të shtetit shqiptar”6. Por Foreign Office vazhdonte të mbante qëndrim kundërshtues ndaj Zogut duke e konsideruar një kryetar shteti të dështuar. Këtë qëndrim FO e motivonte kryesisht me mungesën e mbështetjes tek shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj.

1Arben Puto, Nëpër analet ... f. 48-492Fatmira Rama, “Komiteti Anglo-Shqiptar në Londër gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Studime Albanologjike, Tiranë: 2009, f. 153-154

3AQSH, F. 1510/1 v. 1942 dos.78 fl.1-2, Letër dërguar Zotit Faik Konica nga kryetari i Komitetit Ballkanik Zoti Edward Boyle, korrik 1942

4AQSH, F. 1510/1 v. 1942 dos.114 fl.6, Letër dërguar Anthony Eden, Foreign Office, nga Tajar Zavalani, Catin Saraçi, Perlat Bogdo dhe Anton Logoreci më 7 dhjetor 1942

5 Justin Godard, Ditarët Shqiptarëmars 1921 – dhjetor 1951, shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë: 2008, Letër e Ali Këlcyrës drejtuar Justin Godard, senator – ish ministër, 26 korrik 1939, f. 224-225

6Shyqyri Ballvora, Zhvillimet politike ... f. 10

66

Page 71: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Ndërkaq zbarkimi i Aleatëve në Afrikën e Veriut në nëntor 1942, i dha një shtysë të fortë mendimit për një deklaratë mbi pavarësinë e Shqipërisë. Lidhur me këtë fakt, duke u shprehur këtë radhë edhe në mbështetje të punës së SOE, Sargent shkroi: “Tani ne jemi në ofensivë në Mesdhe dhe një deklaratë për të ardhmen e Shqipërisë do të intepretohej në Ballkan si dëshmi e këtij shpirti ofensiv ... SOE na ka thënë që një deklaratë e tillë do të na ndihmonte në punën e SOE në radhët e guerilasve shqiptarë”1.

Kjo situatë bëri që nga mesi i nëntorit, Eden të urdhëronte përgatitjen me nxitim të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për të bërë deklaratën mbi Pavarësinë e Shqipërisë.

Në këtë pikë, edhe shefi i Departamentit Jugor, D. Howard kishte të njëjtin mendim, madje ai u shpreh për koordinimin e veprimeve të tyre me ato që Britania mbështeste në Jugosllavi. “Sa më shpejt ta bëjmë deklaratën - thekson ai - aq më mirë. Kështu mund të fitojmë përkrahjen e shqiptarëve ... Veprimtaria e gueriljeve brenda në Shqipëri mund të na vlente shumë, sidomos po qe se një veprimtari e tillë do të zhvillohej në bashkëpunim të ngushtë me Gjeneralin Mihajloviç në Jugosllavi”2.

Qeveritë jugosllave dhe greke në mërgim u informuan për këtë hap. Sipas Ramës, Eden e njohu që më parë ambasadorin grek në Londër me përmbajtjen e Deklaratës ku i shkruante se e dinte që qeveria greke kishte një sërë pretendimesh territoriale, të cilat sipas mendimit të qeverisë britanike, duhej të liheshin për t’u zgjidhur pas lufte3.

Gjatë procesit të përgatitjes së deklaratës për Shqipërinë, qeveria greke kërkoi që deklarata të përfshinte të drejtat e pretenduara greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia paslufte4. Siç duket pretendimet greke edhe në këtë fazë të luftës kishin aq peshë sa të impononin kërkesat e tyre në përcaktimin e pozitës së qeverisë britanike lidhur me çështjen e së ardhmes së Shqipërisë pasi drafti i deklaratës britanike u ndryshua dhe përfshinte përcaktimin se kufijtë e shtetit shqiptar do të shqyrtoheshin në një konferencë paqeje pas lufte.

Për këtë do të shprehej e kënaqur edhe qeveria greke e mërgimit kur do t’i shkruante qeverisë britanike se: “Morëm shënim me kënaqësi se deklarata nuk dëmton interesat e Greqisë në çështjen territoriale”5.

Ndërkohë qeveria jugosllave u pajtua plotësisht me draftin e qeverisë britanike për Shqipërinë6, ndonëse u shpreh se, nëse Greqia realizonte pretendimet e saj për Shqipërinë e Jugut, edhe Jugosllavia do të paraqiste pretendimet e saj territoriale për Shqipërinë e Veriut.

Në dhjetor 1942, tre shtetet Aleate morën përsipër të shpallnin njohjen e pavarësisë së Shqipërisë për periudhën e Pasluftës. Në lidhje me deklaratën e Britanisë,

1Elisabeth Barker, British Policy... f. 1752Arben Puto, Nëpër analet ... f. 523Fatmira Rama, “Komiteti Anglo-Shqiptar..., vep. e përm, f. 161-1624Beqir Meta, Tensioni ...vep. e përm, f. 72-755Historia e Luftës Antifashiste..., f. 4856Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...f. 22

67

Page 72: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Foreign Office vendosi që Washingtoni të konsultohej ndërsa Moska vetëm të informohej, bile sa më vonë aq më mirë. Arsyeja lidhej me faktin që Britania nuk kishte interesa të kundërta me Amerikën. Kurse qeveria sovjetike siç parashikohej do të ishte rivalja kryesore në Ballkanin e pasluftës1.“Nuk është nevoja, - shkruante Dixon, - t’i sugjerojmë qeverisë sovjetike , ashtu siç po bëjmë me qeverinë e SHBA, që edhe ajo të bëjë një deklaratë lidhur me pavarësinë e Shqipërisë. Në Ballkan ne jemi – si të thuash – në rivalitet me qeverinë sovjetike dhe nuk ka kuptim që ne t’i sugjerojmë asaj se çfarë duhet të bëjë për të fituar pikë në popujt e Ballkanit”2.

Më 3 dhjetor 1942 Kabineti Britanik i Luftës miratoi draftin e deklaratës të propozuar nga FO për të ardhmen e Shqipërisë. Eden i kishte dërguar Kabinetit të Luftës një memorandum shpjegues lidhur me deklaratën me këto fjalë: Deklarata kufizohet me njohjen e “pavarësisë” të Shqipërisë, por asgjë nuk do të thuhet për rivendosjen e kufijve të para luftës lidhur me pretendimet e mundshme territoriale të qeverive greke dhe jugosllave3.

Deklarata e Eden ishte parashikuar të bëhej me 16 dhjetor por siç dihet për shkak të reagimit të qeverisë greke u shty dhe u bë më 17 dhjetor 1942 me tekst të ndryshuar.Deklarata kishte dy rezerva të rëndësishme. Së pari, Pavarësia e Shqipërisë nuk paragjykonte çështjen e pozitës së Shqipërisë në raport me marrëveshjet që mund të lidheshin në të ardhmen duke nënkuptuar planet e ardhshme për krijimin e Konfederatës ose Federatës Ballkanike, prandaj Eden theksonte se “nuk paragjykonte në asnjë mënyrë çështjen e pozitës së Shqipërisë në raport me marrëveshjet që mund të lidhen në të ardhmen midis shteteve të ndryshme të Ballkanit”. Së dyti, qeveria britanike kishte parasysh pretendimet territoriale greke por edhe jugosllave kur deklaronte: “QMT e shikon çështjen e kufijve të shtetit shqiptar pas lufte si një çështje që do të duhet të merret në shqyrtim në Konferencën e Paqes”4. Pra deklarata angleze e kushtëzonte çështjen e sovranitetit të shtetit shqiptar me marrëveshjet eventuale greko-jugosllave.

Eden tha në House of Commons se forma e regjimit dhe qeveria në Shqipëri do të jenë një çështje për të cilën populli shqiptar do të vendosë pas lufte. Gjithashtu, qeveria britanike nuk ngriti pretendimin e Mbretit Zog për fronin e Shqipërisë. Më 18 dhjetor, qeveria britanike në Londër konstatoi me kënaqësi se kjo deklaratë nuk cënonte çështjet territoriale me interes për Greqinë5. Reagimin e qeverisë britanike ndaj pretendimeve greke në këtë rast e paraqet më së miri telegrami urgjent që Foreign Office i drejtonte Zyrës së Ministrisë së Shtetit në Kajro më 22 dhjetor 1942, ku theksohej se deklarata

1Arben Puto, Shqipëria Politike …, f. 6832Arben Puto, Nëpër analet ... f. 543Owen Pearson, Albania in Occupation ... f. 2174Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...f. 215AQSH, F. 1510/1 v. 1943 dos.88, fl.3 – 4, 13-15. Letër e Institutit Mbretëror tëÇështjeve Ndërkombëtare, Shërbimi i Shtypit dhe Shërbimeve të Huaja, Oxford drejtuar Howard, M.C, Foreign Office, 26 shkurt 1942. Dokumenti në lidhje me përfshirjen në manualin e Europës Juglindore tëstudimit “Shqipëria si Problem Ndërkombëtar”.

68

Page 73: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

“kënaq plotësisht pretendimet greke, duke lënë të hapur problemin e kufijve të Shqipërisë”1.

Ky fakt gjeti pasqyrim të menjëhershëm në mes shqiptarëve të diasporës të cilët mbetën të pakënaqur nga një deklaratë e tillë. Në një rast, Vatra nëpërmjet organit të saj, gazetës “Dielli” nuk do të vononte të shprehte qëndrimin e saj kritik ndaj deklaratës së bërë nga Britania për Shqipërinë. “Kjo deklaratë u muar nga grekët si një ftesë dhe ata shpejtuan të përgatitin dasmën për copëtimin e Shqipërisë”2 – shkruante kjo gazetë menjëherë pas shpalljes së saj.

Amerika vendosi të bënte një deklaratë me të cilën mbështeste krijimin e një Shqipërie të lirë dhe të pavarur pas luftës. Deklarata amerikane u bë nga Sekretari i Shtetit Cordell Hull më 10 dhjetor 19423. Duke vlerësuar rezistencën e shqiptarëve, SHBA përmes kësaj deklarate shfaqte dëshirën e popullit amerikan për t’i ndihmuar ata ushtarakisht për të përzënë pushtuesin nga shtëpitë e tyre4. Në këtë datë në një konferencë për shtyp ai tha: “Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk është e shkujdesur ndaj rezistencës së vazhduar të popullit shqiptar kundër forcave italiane të pushtimit. Përpjekjet e grupeve të ndryshme guerile që veprojnë kundër armikut të përbashkët në Shqipëri admirohen dhe vlerësohen.... Në përputhje me politikën e saj të mirë-përcaktuar për të mos njohur pushtimet territoriale me forcë”5.Duhet thënë se deklarata amerikane e më pas edhe ajo britanike dhe sovjetike, nuk e kënaqën PK shqiptare për faktin e vetëm se deklarata i referohej rezistencës shqiptare si e tërë, ç’ka nënkuptonte të gjitha forcat e rezistencës. Përkundrejt këtij fakti, ajo u interpretuan nga komunistët në Shqipëri si një vlerësim i luftës së forcave partizane, dhe jo të rezistencës shqiptare në përgjithësi, siç kishte ndodhur në të vërtetë. Në një artikull të gazetës së saj “Zëri i popullit”, thuhej shprehimisht: Deklarata amerikane dëshmon edhe një herë akoma vullnetin e mirë të SHBA për lirinë e Shqipërisë. Veprat e Partizanëve shqiptarë, thotë Deklarata, dëshmojnë meritën për lirinë e plotë të vendit të tyre… Emisionet e Radio-Londrës, Moskës dhe New York-ut, vlerësojnë aksionet luftarake të partizanëve tanë krahas me mbrojtësit legjendarë të Stalingradit, komentojnë me simpati, pa vërejtje, për luftën tonë NAÇL6.

Vlen të theksohet se Deklarata amerikane ishte më e drejtë dhe pozitive se ajo britanike; deklarata shprehte se SHBA nuk e kishin njohur kurrë aneksimin e Shqipërisë nga Italia dhe se restaurimi i pavarësisë së Shqipërisë ishte një rrjedhojë natyrale e Kartës së Atlantikut. Ajo nuk vinte në diskutim integritetin e Shqipërisë siç bënte deklarata britanike. Britanikët nuk u kënaqën nga përmbajtja e deklaratës amerikane. Dixon në shënimet e tij shkruante: “Unë mendoj se është për të ardhur keq që qeveria e SHBA bëri

1Fatmira Rama, “Komiteti Anglo-Shqiptar..., vep. e përm, f. 1622Muharrem Dezhgiu, “Diaspora Shqiptare ... f. 2963AMPJ, v. 1944, dos. 17, fl. 154Po aty.5Owen Pearson, Albania in Occupation ... f. 2186 Gazeta Zëri i Popullit, nr. 10, f. 19-20, Tiranë, dhjetor 1942

69

Page 74: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

një deklaratë për restaurimin e një Shqipërie të lirë, pikërisht si një konsekuencë e Kartës së Atlantikut...”1.

Ndërkaq, deklarata e dhjetorit 1942 e BS citonte: “....Bashkimi Sovjetik që e ndjek me simpati të plotë luftën e guximshme çlirimtare të patriotëve shqiptarë kundër pushtuesve italianë, nuk njeh asnjë pretendim të imperializmit italian mbi territorin shqiptar dhe dëshiron ta shohë Shqipërinë të çliruar nga zgjedha e pushtuesve fashistë dhe pavarësinë e saj të rivendosur...”2. Megjithatë, kjo deklaratë nuk shprehu rezerva për kufijtë e Shqipërisë. Më tej ajo theksonte se problemi i regjimit të ardhshëm shtetëror në Shqipëri është ‘çështje e saj e brendshme dhe duhet të zgjidhet nga vetë populli shqiptar’3. Në mbështetje të kësaj deklarate, më 22 dhjetor 1942 komisari i jashtëm i Bashkimit Sovjetik do të vlerësonte luftën e popullit shqiptar si pjesë e luftës të të gjitha vendeve të Ballkanit: “Qeveria Sovjetike - thekson ai - është e bindur se lufta e popullit shqiptar do të shkrihet me luftën e përbashkët për liri të gjitha vendeve Ballkanike dhe se ata do të arrijnë ta dëbojnë pushtuesin italian nga territori i tyre”4. Një deklaratë e tillë na bën të mendojmë se deklarata e BS e cila u botua pas deklaratës britanike më 18 dhjetor 1942 duket më afër deklaratës amerikane sesa asaj britanike.

Në analiza të çështjes, PK nuk shprehu vërejtje a pakënaqësi dhe as ngriti ndonjë pretendim apo ankesë në lidhje me deklaratat e bëra, megjithë vlerën e tyre aktuale për Shqipërinë. Përkundrazi, vlerësimin e vet me këtë rast e shprehu në këtë mënyrë: “Me solemnitet dhe me qartësinë më të madhe, tre ministra të shteteve më të fuqishëm të botës, të tre shteteve që po e dërrmojnë fashizmin nga themeli, deklaruan botërisht se njohin lirinë tonë dhe na sigurojnë pamvarësinë dhe vetë-vendosjen e fatit t’onë simbas dëshirës së popullit shqiptar”5.

Lidhur me Deklaratën e tre Fuqive të Mëdha kemi konstatuar se historianë apo institucione të ndryshme studimore kanë mbajtur qëndrime dhe kanë bërë interpretime të ndryshme.

Konkretisht, sipas Fischer, qëndrimi i Aleatëve për çështjen e Shqipërisë kishte qenë jo i plotë në deklaratën e tyre6. Sipas Verlit, njohja në dhjetor të vitit 1942 e luftës sonë çlirimtare nga Britania e Madhe, nga SHBA dhe nga BS nuk garantonte më tepër se ekzistencën e shtetit shqiptar të paraluftës7. Sipas Hibbert, Deklarata e bërë nga qeveria britanike në dhjetor 1942 u përftua shumë më tepër nga logjika e luftës në përgjithësi sesa nga diçka e njohur se po ndodhte në Shqipëri ose nga ndonjë kërkesë imperative që

1Beqir Meta, Tensioni ...vep. e përm, f. 347-3482 Arben Puto, Pozita Ndërkombëtare e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në Mbarim të saj, Konferenca Kombëtare e Studimeve Shoqërore, Tiranë: 1969, f. 9

3 Paskal Milo, Shqiptarët në Luftën..., f. 3314Edwin Jacques, Shqiptarët, ... vep. e përm, f. 4615 Gazeta Zëri i Popullit, nr. 11-12, f. 5, Tiranë, janar 19436 Bernd Fischer, Resistance in Albania …, f. 297Marenglen Verli, “Shqipëria dhe Kosova në Vitet e Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2000, f. 183

70

Page 75: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

ndihej në Londër nga fundi i vitit 1942 lidhur me politikën kundrejt Shqipërisë1. Studiues të tjerë shqiptarë mendojnë se Deklaratat e tre Fuqive Aleate janë dëshmi se që nga viti 1942, Shqipëria ishte njohur si pjesëtare e koalicionit anti-fashist2.

Deklaratat e tre Fuqive të Mëdha kishin dallime ndërmjet tyre. Konkretisht, deklarata amerikane dhe sovjetike vinin në dukje faktin se qeveritë e tyre përkatëse nuk e kishin njohur pushtimin e Shqipërisë dhe aneksimin e saj nga Italia fashiste; ndërkohë Britania e Madhe, siç e dimë, e njohu këtë pushtim. Por dallimi më i dukshëm ndërmjet tre deklaratave, qëndron në çështjen e kufijve të Shqipërisë pas lufte. Ndërsa në deklaratat amerikane e sovjetike kjo çështje nuk prekej aspak, në deklaratën britanikë ishte nënvizuar fort dhe e hartuar në një mënyrë tepër të nënkuptuar e të drejtuar kundër tërësisë territoriale të Shqipërisë3.

Por Deklaratat e tre Fuqive të Mëdha kishin një gjë të përbashkët: ata e njihnin luftën heroike që bënte populli shqiptar dhe kontributin që jepte në luftën e përbashkët të popujve e të shteteve kundër fashizmit, si edhe të drejtën e tij për të jetuar i lirë dhe i pavarur4. Megjithatë, duke u nisur nga rrjedha e ngjarjeve, qofshin ato të mëparshme apo aktuale, mund të themi se Deklaratat e dhjetorit 1942 të tre Fuqive të Mëdha lanë të pazgjidhur problemin e ekzistencës së shtetit shqiptar pas lufte, por pa dyshim kishin rëndësi për pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë në rrethanat e Luftës së Dytë Botërore. Kështu, ndërsa rezistenca shqiptare po rritej në Shqipëri, jehona e Deklaratave të tre Fuqive të Mëdha vuri në lëvizje edhe shqiptarët jashtë vendit të cilët e rritën veprimtarinë e tyre për çështjen shqiptare dhe pranimin e saj në Kombet e Bashkuara.

Megjithatë ajo që konstatojmë është se kundërshtimet e vazhdueshme të britanikëve, lidhur me çështjen e njohjes së qeverisë shqiptare u vulosën përfundimisht me një memorandum të posaçëm të Foreign Office në mars 1943. Sipas këtij memorandumi qeveria britanike nuk do të njihte një qeveri të përkohshme me në krye Zogun edhe sikur të gjithë shqiptarët, qoftë në Angli, qoftë në Amerikë, të bashkoheshin me një iniciativë të tillë5.

Këtë qëndrim e konfirmon më tej Dixon nëpërmjet një shkrese drejtuar Sekretarit të Shtetit në fillim të majit 1943 ku rithekson faktin se megjithë Deklaratën e bërë nga Britania, ajo nuk kishte ndryshuar qëndrimin e saj për mosnjohjen e një qeverie shqiptare në mërgim: “...megjithatë, ne interpretojmë deklaratën tonë se do të thotë që: ndërsa ne do të përpiqemi të rivendosim një shtet të pavarur shqiptar pas lufte, nuk e quajmë se një shtet shqiptar ekziston tani. Kështu që nuk lind ndonjë çështje për të njohur çfarëdo qeverie shqiptare në mërgim tani për tani”6. Në të vërtetë, Britania, për arsye tashmë të njohura, gjatë gjithë periudhës së luftës mbeti e vendosur për mosnjohjen e një qeverie shqiptare në mërgim, gjë e cila do të kishte koston e vet të rëndë për Shqipërinë.1Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare ... f. 692Historia e Shqipërisë, …, f. 1063 Paskal Milo, Shqiptarët në Luftën..., f. 3324Shyqyri Ballvora, Zhvillimet politike ...f. 1155Arben Puto, Nëpër analet ... f. 756Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare ... f. 71

71

Page 76: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

KREU I DYTË

MISIONET BRITANIKE SOE NË SHQIPËRI DHE ROLI I TYRE NË ORGANIZIMIN E REZISTENCËS SHQIPTARE: PRILL 1943 – TETOR 1943

2.1 Situata politike dhe ushtarake në vend, rezistenca shqiptare dhe polarizimi gradual i saj: PKSH, Balli Kombëtar, Legaliteti

Pas dështimit të kryengritjes në Shqipërinë e Veriut në prill 1941 me mbështetjen e britanikëve, oficerët e SOE u larguan nga Shqipëria dhe nuk u kthyen më për një periudhë dy vjeçare. Megjithatë, britanikët vijuan të informoheshin për zhvillimet e brendshme nga komuniteti shqiptar në Stamboll nëpërmjet Legatës shqiptare atje1. Po kështu, rezistenca shqiptare kundër pushtuesit italian, siç e kemi përmendur, megjithëse ende e paorganizuar, vazhdoi dhe erdhi duke u rritur e përforcuar. Ideali kombëtar që i udhëhiqte shqiptarët ishte më i pastër e pa interpretime subjektive2 deri kur u krijuan formacione politike me programe, platformë e qëndrime të ndryshme nga pozita të kundërta politike.

1Bernd Fischer, Resistance in Albania…, f. 252 Muharrem Dezhgiu, Muharrem Dezhgiu, “Shqipëria në Luftë 1939-1944”, Globus R. Tiranë:

2001 f. 38

72

Page 77: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Po kush ishin këto formacione dhe si u formuan? Cilat ishin programet dhe platformat e tyre politike? Si ishte situata politike dhe ushtarake në Shqipëri gjatë viteve të pushtimit italian dhe si evoluoi ajo deri në kohën kur zbarkoi misioni i parë britanik në këtë vend?

Histori e rrugëtimi të PKSH

Gjatë këtyre viteve, komunizmi po përhapej me shpejtësi në të gjithë Evropën nën rolin udhëheqës sovjetik i cili synonte që t’i jepte Evropës Lindore modelin sovjetik. Natyrisht, ashtu si në vende të tjera në Evropë kjo situatë u reflektua edhe në Shqipëri, ku ishin krijuar disa grupe komuniste, ndërmjet të cilëve më të rëndësishmit: grupi i Korçës, i Tiranës dhe Shkodrës1. Grupi i Shkodrës përbëhej kryesisht nga studentë dhe nxënës që mbështesnin idenë e revolucionit të klasës punëtore ndërkohë që nuk kishte klasë punëtore në Shqipëri. Dy grupet e tjera përbëheshin nga intelektualë të klasës së mesme dhe i bënin thirrje popullit shqiptar për rezistencë të përgjithshme kundër pushtuesit, por më i rëndësishmi ndër ta përsa i përket përbërjes dhe organizimit ishte grupi i Korçës. Megjithatë këta grupe ishin të përçarë, nuk bashkëpunonin me njëri tjetrin dhe konkuronin për hartimin dhe përpunimin e strategjive të ndryshme për të luftuar pushtuesin e huaj.

Në mbështetje të ideve komuniste ekzistonte edhe nje shoqata sekrete e të rinjve RETGAJS2në Shkodër e cila bënte thirrje që shqiptarët të mos pranojnë okupatorin fashist, të mos u binden tradhëtarëve të atdheut. ‘Rusia është e patundur - theksohej - dhe me ta edhe aleatët e saj’.

Në kontekstin e kësaj situate udhëheqja e Kominternit kishte ngritur disa herë para komunistëve shqiptarë detyrën për t’u bashkuar në një parti të vetme dhe si konkretizim i kësaj direktive, roli për krijimin e PKSH-së iu ngarkua PKJ-së3. Me sa duket Bashkimi Sovjetik i cili nuk kishte interesa të drejtpërdrejta në Shqipëri përveç përhapjes së ideologjisë komuniste i ka dhënë mbështetjen e tij Jugosllavisë e cila dëshironte të kontrollonte apo gllabëronte Shqipërinë me qëllim që të sigurojë një port në Adriatikun e poshtëm, ndoshta në Durrës për ta lidhur me hekurudhë me stacionin e tyre në Pejë4. Por Jugosllavia nga ana e saj kishte interesa të tjera edhe më të ngushta, të tilla si: mbrojtja e interesave të saj kombëtare në popullsinë shqiptare të Kosovës, sigurimi i një ndikimi të fortë në punët e brendshme të Shqipërisë fqinje, një aleat kundër Boshtit në kufirin jugor dhe një hap më tej drejt realizimit të ëndrrës së Titos për një Federatë Komuniste të Shteteve Ballkanike5. Si e tillë pritej që Jugosllavia të shikonte angazhimin

1 Bernd Fischer, Shqipëria ..., f. 1722AQSH, F. 153, v. 1941, dos.141 fl.18, Shkodër, më 12.11.1941, Thirrje e djemve të shoqatës sekrete RETGAJS. 3Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë..., f. 2224 Bernd Fischer, Shqipëria 1943-1945..., f. 1315Edwin Jacques, Shqiptarët ..., f. 457-460

73

Page 78: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

e saj në themelimin e partisë komuniste dhe zhvillimet politike në Shqipëri në përputhje të plotë me interesat e saj immediate dhe të perspektivës.

Në fakt, çështja e autorësisë së themelimit të PKSH-së ka shkaktuar vazhdimisht diskutime. Historiografia zyrtare shqiptare e periudhës së pasluftës së dytë botërore, për arsye të njohura, e ka mohuar pjesëmarrjen e komunistëve jugosllavë në krijimin e partisë komuniste. Por ç’rol kanë pasur komunistët jugosllavë në krijimin e PKJ-së dhe sa kanë ndikuar ata në të vërtetë në rrjedhën e zhvillimeve aktuale në Shqipëri?

Në zbatim të udhëzimeve të Kominternit, më 11 dhe 12 tetor 1941 në Vitomiricë u mbajt një mbledhje ku nga protokolli del se çështja kryesore qe krijimi i Partisë Komuniste1. Ishin pikërisht Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha2 personat e ngarkuar që do të hartonin programin dhe rezolucionin e parë të partisë shqiptare. Këtë fakt na e konfirmon më vonë Koço Tashko i cili në një letër dërguar Kominternit në vjeshtën e vitit 1942 pohon se dy të dërguarit e PKJ-së luajtën rolin themelor për shkrirjen e grupeve dhe themelimin e PKSH-së3.

Mendohet se kontaktet e para të këtyre dy komunistëve jugosllavë me përfaqësuesit shqiptarë ndodhën në verën e vitit 1941 kur i dërguari Dushan Mugosha i kërkoi shokëve të sapo njohur të ndihmonin për lirimin e shokut të tij Miladin Popoviç i cili ishte arrestuar në Kosovë dhe ishtë sjellë në një nga kampet e internimit italian në Shqipërinë Qendrore dhe Enver Hoxha ndihmoi në lirimin e tij4.

Burimet e kohës nuk bëjnë të qartë se në ç’rrethana dhe pse këta komunistë hynë në kontakt me Enver Hoxhën i cili shpejt do të kryesonte partinë komuniste. Ai ka lindur në Gjirokastër, pjesën jugore të Shqipërisë në 1908, i biri i një familjeje të shtresës së mesme, ka ndjekur Liceun Francez në Korçë, mori një bursë studimi për në Montpelier, prej aty shkoi në Paris e më pas në Bruksel por nuk arriti të diplomohej në asnjë nga këto universitete. Në 1936 ai u kthye në Shqipëri ku u përfshi në lëvizjen komuniste të asaj kohe deri kur u takua me komunistët jugosllavë. Lidhur me pikëpamjet e tij komuniste, Smiley do të kujtonte më vonë se në një takim ndërmjet tyre, Hoxha i kishte thënë përpara një harte të Botës se dëshironte ta shihte botën pas luftës një botë të kuqe komuniste5.

Ajo që Mugosha dhe Popoviç konstatuan në Shqipëri në atë kohë ishin grupe të vogla që punonin individualisht, të shkëputur nga masat e popullit dhe që kundërshtonin njëri tjetrin. Këta ishin grupi i Korçës, i Shkodrës, grupi i të Rinjve dhe grupi i Zjarrit.

1Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë..., f. 2242 Miranda Vickers, Shqiptarët, ..., f. 228-229.Të dy emisarët jugosllavë ishin sekretarë të Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste të Kosovës dhe Metohisë dhe ishin nga Mali i Zi.

3 Daut Bislimi, “Emisarët Jugosllavë – Tutorë të Udhëheqësve të PKSH-së”, Gjurmime Albanologjike, 30-2000, Prishtinë: 2003, f. 89-91, f. 92

4 Paulin Kola, The Search ..., f. 24; Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë..., 251: Në raportin e KQ-së të PKJ-së që më pas iu drejtua Kominternit, Popoviçi për Enverin shprehej: “Udhëheqës i aftë, që po rritet shpejt, luftëtari më i vendosur për pastërtinë e Partisë, organizator i mirë, i vendosur. E vetmja mangësi është se nuk dallohet nga të tjerët për përgatitjen teorike. Personaliteti më i popullarizuar në Parti”.

5David Smiley, Vitet shqiptare: 1943-1944, UET/Press: 2012, f. 56

74

Page 79: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Menjëherë Mugosha dhe Popoviç vunë situatën nën kontroll dhe imponuan kultin e tyre1. Ata e realizuan këtë me anë të direktivave të Kominternit që u vinin nëpërmjet Beogradit. Ata kaluan ditë të tëra duke kontaktuar me grupet e ndryshme komuniste deri ditën kur u themelua partia e parë politike në Shqipëri – Partia Komuniste. Gjatëkëtyre takimeve e bisedimeve Miladin Popoviç e Dushan Mugosha patën rastin të njohin nga afër pikëpamjet, nivelin arsimor e kulturor, karakterin e bashkëbiseduesve të tyre nga të gjitha grupet. Në letrat, shkrimet e në kujtimet e tyre kanë dhënë edhe karakteristika për drejtuesit kryesorë. Popoviç bën një përshkrim të shkurtër të përbërjes dhe platformës së të tria grupeve kryesore komuniste në Shqipëri2.Pjesëmarrësit në këto takime ishin nga grupi i Korçës, Tiranës dhetë Rinjve – të gjithë intelektualë të shtresës së mesme përveç Koçi Xoxes – i cili ishte teneqepunues3.

Enver Hoxha shkruan se gjatë bisedimeve paraprake për krijimin e partisë, u ra dakord që në ditën e parë të mbledhjes të përfaqësuesve të të tri grupeve të shpallej themelimi i Partisë Komunistë të Shqipërisë, të pastroheshin pikëpamjet e secilit grup, të zhvilloheshin e të miratoheshin dokumentet kryesore4.

Numri i përfaqësuesve në këtë mbledhjenuk është bërëasnjëherë i qartë zyrtarisht. Dikush ka shkruar për 22 veta, dikush tjetër për 20, të tjerë 18, Enver Hoxha ka shkruar se ishin 14 vetë, Ramadan Çitaku përmend 14 përfaqësues, 6 nga grupi i korçës dhe 4 nga grupet e tjera dhe “ kur filloi mbledhja nuk pat asnjë vërejtje për këtëçështje”5. Për fat të keq, dokumentet e Mbledhjes Themeluese u sekuestruan nga policia fashiste italiane së bashku me materiale të tjera më 4 maj 1942 në një nga bazat e fshehta të PKSH-së në Tiranë, në shtëpinë e Zef Ndojës6.

Nga hulumtimi i dokumenteve rezulton se në Mbledhjen Themeluese të PKSH-së, morën pjesë, përveç Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, 15 përfaqësues, të cilët duke veçuar Koço Tashkon, sipas grupeve janë: Grupi i Korçës – Enver Hoxha, Sotir Vullkani, Koçi Xoxe, Spiro (Pilo) Peristeri, Sotir Vani Lubonja; Grupi i Shkodrës – Qemal Stafa, Vasil Shanto, Tuk Jakova, Kristo Melka (Themelko), Sadik Bekteshi; Grupi i të Rinjve – Anastas Lulo, Sadik Premte, Ramadan Çitaku dhe Elhami Nimani7.Koço Tashko do të shkruante se në grupin e të Rinjve kishte mjaft të rinj intelektualë të cilët do të bënin emër në PKSH, si Sadik Stavaleci, Ramadan Çitaku, Hysni Kapo, Manush Myftiu, Rrapo Dervishi, Kadri Hoxha8, etj.

1Daut Bislimi, “Emisarët Jugosllavë ..., f. 89-912 Paskal Milo, Shqiptarët në Luftën..., f. 236-2373Miranda Vickers, Shqiptarët, ..., f. 228-2304 Enver Hoxha, Kur lindi Partia, Tiranë, 1983, f. 146-1475 AQSH, F. 14/APL, dos. R/4.Ramadan Çitaku. Disa kujtime mbi Mbledhjen e grupeve për formimin e PKSH-së dhe mbi disa ngjarje të rëndësishme mbi formimin e Partisë, 30 nëntor 1965.

6AQSH, F. 14/APL, Vendim i Gjykatësit hetues për dërgimin e 204 komunistëve në gjyqin special të Shtetit për aktivitet subversiv, mars 19437Po aty. Nga grupi i të rinjve mungonte emri i Sadik Stavalecit i cili për shkak të sëmundjes nuk mori pjesë dhe as nuk u vëvendësua e për këtë arsye ky grup u përfaqësua me një njeri më pak.

8AQSH, F. 14/APL, Koço Tashko. Raport mbi formimin e grupeve komuniste në Shqipëri.

75

Page 80: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Është provuar se fjalën e hapjes në mbledhjen Themeluese e ka mbajtur Miladin Popoviç. Ai foli si përfaqësues i Kominternit, qëndroi mbi grupet, nënvizoi gabimet që ishin bërë: zbutjen e luftës dhe të punës ilegale në dëm të punës revolucionare (ilegale), lidhjet e dobëta me masën e punëtorëve dhe dobësitë në përgatitjen teorike me ideologjinë marksiste-leniniste. Popoviç shtroi si detyra kryesore para grupeve fillimin e një lufte kundër fashizmit, likuidimin e luftës midis grupeve dhe të fraksioneve dhe riorganizimin e lëvizjes punëtore në përputhje me objektivat e luftës për të ardhmen1.

Një nga çështjet që kanë mbetur të paqarta nga Mbledhja Themeluese, është edhe autorësia e Rezolucionit që u miratua, si platforma politike e PKSH-së. Enver Hoxha pretendon se e ka shkruar ai dhe Qemal Stafa2. Koço Tashko thotë se projektrezolutën e ka hartuar ai me Qemal Stafën dhe herë-herë ndërhynte edhe Aliu (Miladin Popoviç) “që të na ndihmojë që tëvinim në një marrëveshje”3. Ramadan Çitaku shkruante më vonë se për hartimin e Rezolutës u ngrit një komision ku bënin pjesë Qemal Stafa, Enver Hoxha dhe Koço Tashko4. Ndërsa sipas Kristo Frashërit, projektrezoluta është hartuar nga Miladin Popoviç dhe Qemal Stafa5. Ajo që del qartëështë prania e Qemal Stafës në të gjitha versionet, duke dëshmuar kështu kontributin e tij në hartimin e Rezolutës.

Rezoluta si platformë politike e PKSH-së, përcaktoi qëllimin strategjik që ishte: “Të luftohet për pavarësinë kombëtare të popullit shqiptar dhe për qeverinë popullore demokratike në një Shqipëri të lirë prej fashizmit”6.Gjithashtu, Rezolutabënte thirrje“të nxitim dashurinë dhe bashkëpunimin e ngushtë militant ndërmjet popullit shqiptar dhe popujve të tjerë të Ballkanit, veçanërisht popujt e Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë7.Është me rëndësi të thuhet se, megjithëse çështja e Kosovës u diskutua në Mbledhje, për shkak të kundërshtive me delegatët jugosllavë, ajo nuk u trajtua në Rezolucion8.Por Rezoluta nuk përmendi as socializmin dhe as diktaturën e proletariatit. “Ky ka qenë një qëndrim taktik - shkruan Milo - për të mos trembur qarqet nacionaliste e për t’i tërhequr ato në frontin nacionalçlirimtar që u krijua dhjetë muaj më vonë”9. Dokumenti i dytë që doli nga Mbledhja Themeluese ishte Thirrja e PKSH-së drejtuar popullit shqiptar, e cila në përgjithësi përsëriste me po të njëjtat terma fomulimin e objektivave që kishin zënë vend në Rezolucion, veçse tashmë u drejtohej gjithë shqiptarëve e jo vetëm celulave komuniste10.

1Po aty,Fjala e Miladin Popoviç në Mbledhjen Themeluese të PKSH, 8 nëntor 1941.2 Enver Hoxha, Kur lindi ..., f. 230-2323AQSH, F. 14/APL, Koço Tashko.“Disa kujtime dhe mendime, 1948”.4Po aty, dos. R/4.Ramadan Çitaku. Kujtime për Konferencën për formimin e partisë dhe disa vendime ma me rëndësi të KQ provizor deri në 16 shtator 1942.

5Kristo Frashëri, Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-së (1878-1941), “Ilar”, Tiranë: 2006, f. 267-268

6AQSH, F. 14/APL, dos. 1. Rezolucioni i Mbledhjes së parëtë grupeve kryesore në Shqipëri, 8 nëntor 19417 Paulin Kola, The Search ..., f. 258Kristo Frashëri, Historia e lëvizjes së majtë..., f. 259-263 9Paskal Milo, Shqiptarët në Luftën..., f. 24610Po aty, f. 247-248

76

Page 81: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Mbledhja Themeluese zgjodhi Komitetin Qendror të përkohshëm me anëtarë: Gjin Marku, Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Kristo Themelko, Qemal Stafa, Ramadan Çitaku dhe Tuk Jakova1, e më vonë Enver Hoxha, siç dihet, u zgjodh si sekretar politik nga Miladin Popoviç. Ai vetë ka pranuar se në fillim nuk ka qenë anëtar i grupit të Korçës, por thjesht një simpatizant dhe se në Komitetin Qendror të përkohshëm kishte hyrë me propozimin e Koço Tashkos2.

Duke u bazuar në propagandën e luftës për çlirim kombëtar, Partia Komuniste e sapo krijuar iu drejtua masave popullore që të rekrutonte sa më shumë njerëz në gjirin e saj. U krijuan komitetet lokale duke shpallur fillimisht se anëtarësimi ishte i lirë për këdo që dëshironte të luftonte armikun. Megjithatë theksi u vu tek studentët, të rinjtë, zanatçinjtë, intelektualët dhe deri tek fshatarët që përbënin shumicën e popullsisë. Sipas Tempos, kjo ishte mënyra e vetme që komunistët mund të ishin të sigurtë për të marrë pushtetin në momentin e fitores3.

Lidhur me rolin e Mugoshës dhe Popoviç, vetë Hoxha ia atribuon meritat e krijimit të Partisë Komuniste tërësisht atyre, duke shprehur njëkohësisht mungesën e përvojës nga ana e tij. Konkretisht ai ka thënë: “Kur themeluam partinë tonë mbështetja e Miladinit dhe Dushanit ka qenë vendimtare sepse unë vetë nuk kisha eksperiencë për t’u marrë me organizimin e partisë”4. Sidoqoftë, duhet shtuar se ekziston mendimi se Mugosha dhe Popoviç sollën përvojën e tyre modeste të organizimit partiak jugosllav me argumentin se PKJ e kishte marrë detyrën e përhapjes së lëvizjes komuniste në vendet e tjera në kuadrin e programit të Kominternit që çdo parti anëtare të ndihmonte në këtë drejtim5. “Ata [Mugosha dhe Popoviç] i gjetën në Shqipëri - thekson Milo më tej - komunistët dhe atdhetarët shqiptarë, as nuk i importuan as edhe nuk i krijuan. Thjesht ata ndihmuan që komunistët shqiptarë të bashkoheshin, të orientoheshin brenda asaj përvoje që kishte stampën jugosllave”. Në fakt, zhvillimet e mëtejshme të luftës vërtetuan se me ndihmën e instruktorëve ushtarakë jugosllavë, të pajisjeve, furnizimeve dhe propagandës së tyre në radio e në shtyp, partizanët shqiptarë zunë të konsideroheshin gradualisht të vetmit luftëtarë të zotë anti-fashishtë6.

Themelimi i PKSH-së u njoh vitin tjetër [1942] nga Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik7.

1 AQSH, F. 14/APL, v.1941, dos.1, fl.18.Komiteti Qendror Provizor i dalë nga mbledhja e përfaqësuesve të grupeve komuniste.

2 AQSH, F. 14/APL, v.1944, dos.2, fl.1-1/7. Diskutimi i Enver Hoxhës në Pleniumin II të KQ të PKSH, Berat 23-27 nëntor 1944

3 Elisabeth Barker, British Policy..., f. 188-1894 Bernd Fischer, Shqipëria në Luftë…, f. 1765 Paskal Milo, Shqiptarët në Luftën..., f. 2656Edwin Jacques, Shqiptarët, ..., f. 457-4607Bernd Fischer, Shqipëria 1943-1945…, f. 90

77

Page 82: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Gjatë pranverës dhe verës 1942, nisën të krijoheshin çetat partizane. Më 25 gusht 1942 u botua numri i parë i gazetës “Zëri i Popullit”, organ i Komitetit Qëndror të PKSH1. Fronti NÇL, këshillat NÇL, ushtria NÇL dhe organizatat e masave u indoktrinuan dhe u shndërruan gradualisht në organe të PKSH-së, si në Rusinë sovjetike2. Kështu, E. Hoxha raportonte përpara përfaqësuesit të PKJ-së, V. Stojniç: “... Ishte në Vlorë e në Gjirokastër që këshillat tona u quajtën sovjete nga ana jonë në fillim ... Propaganda për Partinë, për komunizmin bëhej haptaz dhe nga një punë e tillë dilte vetvetiu që krahina e Vlorës (ku atëherë drejtonte D. Mugosha) u nda në dy kampe dinstinkte, ai komunist dhe ai i nacionalistëve dhe çdo ditë ashpërsohej puna ... ”3. Për këtë arsye kjo linjë propagande u braktis për momentin si e parakohshme.

Mbi rolin e jugosllavëve në krijimin e PKSH-së, Tito kishte biseduar edhe me Hrushov i cili e kujton më vonë në librin e tij. “Partia Komuniste e Shqipërisë, siç quhej atëherë - shkruan ai - ishte më e dobët dhe kishte nevojë për mbështetje, të cilën edhe ia dhanë shokët jugosllavë. Tito më ka treguar se si kishte dërguar bashkë-luftëtarin e vet, Vukmanoviç - Tempon në Shqipëri, ku ai kishte punuar në organizimin e Partisë së Punës”4.

Me krijimin e PKSH-së në nëntor të vitit 1941 në Shqipëri filloi krijimi i një procesi të ri politik; ky ishte procesi i krijimit të forcave të organizuara politike shqiptare5. Pas krijimit të Partisë Komuniste në Shqipëri do të formoheshin grupime të tjera politike të cilat fillimisht duket se ishin në rrugën e duhur të bashkëpunimit por që zhvillimet e mëvonshme do t’i ndanin deri në pozicione diametralisht të kundërta. Është me interes të thuhet se brenda vetë PK-së, ishin shfaqur rryma e fraksione që kishin pikëpamje të ndryshme për zgjidhjen e detyrave taktike. Kishte komunistë që e konceptonin mjaft mirë bashkimin me nacionalistët (Koço Tashko, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, etj), por kishte edhe një vijë krejt të kundërt siç ishte ajo e kryesuar nga Enver Hoxha, e cila stigmatizonte nacionalistët e intelektualët e shquar6. Shpejt këto fraksione do të unifikoheshin në një vijë të vetme partiake pasi Hoxha do të vinte në zbatim metodën e eliminimit të gjithë atyre që shfaqnin mendim ndryshe. PKSH eci në rrugën e saj të zhvillimit dhe fitoi gradualisht eksperiencë me ‘ndihmën’ e jugosllavëve por një ndihmesë të madhe dhanë edhe orientimet e Kominternit. Konkretisht, sipas një direktive të Kominternit të dhënë në gusht 1942, u thirr Konferenca e Pezës. Në ftesën e Këshillit Nismëtar për thirrjen e konferencës thuhej qartë: “Kemi një

1 Historia e Shqipërisë, …, f. 542Uran Butka, Lufta Civile në Shqipëri, 1943-1945, Drier, 2006, f. 102-1033AQSH, F.14, v. 1943, dos. 24Nikita Hrushov, Unë nuk jam gjykatës, ombra GVG: 2004, f. 1285 Muharrem Dezhgiu,“Përpjekjet e Forcave Politike Shqiptare për bashkëpunim gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2000, f. 188

6 Muharrem Dezhgiu, “Shqipëria në Luftë ..., f. 62. Kujto denigrimin e tij për Safet Butkën, Abaz Ermenjin, Mithat Frashërin, Fasli Frashërin, Skënder Muçon, apo retorikën e tij për Muharrem Bajraktarin, Abaz Kupin etj., sipas rastit dhe kohës.

78

Page 83: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

armik të përbashkët, duhet që të gjithë të bashkohemi”1. Kjo ftesë zgjoi ëndrrat e shqiptarëve për të realizuar bashkimin e tyre në luftë kundër pushtuesit. Por burimet arkivore zbulojnë se qëllimi i vërtetë ishte fshehja e frontit komunist pas një organizimi në dukje gjithëpërfshirës, patriotik dhe atdhedashës. Kjo kuptohet nga direktiva e Kominternit e cila shprehte se, “tash për tash Fronti Komunist do të quhet Fronti Nacionalçlirimtar dhe në çdo vend do të krijohen këshillat nacionalçlirimtare”2. Enver Hoxha do të pohonte më vonë se iniciativën për organizimin e Konferencës së Pezës e mori Miladin Popoviç3. Jacques me të drejtë pohon se që prej fillimit strategjia komuniste ishte fshehja e identitetit të tyre marksist prapa një “fronti” asnjanës dhe theksimi i nacionalizmit dhe patriotizmit të tyre4, prandaj dhe rëndësi të veçantë kishte pjesëmarrja e sa më shumë nacionalistëve për të shfrytëzuar kështu influencën e tyre në popull që të bashkoheshin rreth frontit. Rrjedha e ngjarjeve nuk do të vononte të vërtetonte këtë fakt.

Konferenca mblodhinë Pezë 20 persona që përfshinin delegatë nga grupet përkatëse, disa patriotë privatë dhe 4 komunistë ku u formua LNÇ. Konferenca zgjodhi kryetar nderi Mehdi Frashërin, ish-kryeministër liberal në qeverinë e Zogut dhe një nga shqiptarët më në zë, i internuar në Itali në atë kohë5. Në mungesë të tij, funksionet dhe drejtimi i operacioneve i kalonin një presidiumi prej 10 vetësh, i cili përbëhej prej 7 komunistësh, përfshirë Mustafa Gjinishin dhe Enver Hoxhën dhe 3 jo-komunistë, Abaz Kupi, Baba Faja dhe Myslim Peza6.

Gjithashtu, pjesëmarrësit pranuan se ndërsa do të luftonin të gjithë së bashku, çdo grup mund të vazhdonte edhe më tej të bënte propagandën e vet7. Sipas burimeve arkivore, këtë fakt e dëshmon një letër e Mit’hat Frashërit dërguar Safet Butkës më 26 qershor 1943: “Marrëveshja jonë me komunistët është bërë vetëm përsa i përket aksioneve ushtarake dhe nga kjo propaganda jonë nuk duhet të vuajë aspak”8.

Në këtë fazë duket sikur kemi të bëjmë me një marrëveshje prej forcash të ndryshme politike, që gjithësesi ruajnë pavarësinë e tyre. Kjo solli rritjen e numrit të luftëtarëve dhe çetave partizane: deri në fund të vitit 1942, në vend numëroheshin rreth 25 çeta partizane me afro 2.000 luftëtarë9.

Një arritje e rëndësishme e Konferencës së Pezës ishte zgjedhja e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Ky këshill nisi të botojë organin e vet të shtypit, revistën “Bashkimi” ku në numrin e parë përcaktoheshin detyrat e përgjithshme demokratike: “Ne 1 AQSH/AP, F. 161, v. 1942, dos. 378, fl. 1, Letër e Këshillit Nismëtar për mbledhjen e Konferencës, 5 shtator 1942

2AMPB, F. 148 (Drejtoria e Zbulimit Politik), v. 1947, dos. 131-132. Refleksione të Halim Begesë, Reggio Emilia, 16 shtator 19473 AQSH, F.14/APL, v. 1944, dos. 2, fl. 1-1.7, Diskutim i Enver Hoxhës në Pleniumin II të KQ të përkohshëm të PKSH, Berat, 23-27 nëntor 1944

4Edwin Jacques, Shqiptarët, ..., f. 457-4605 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë ..., f. 2176 Bernd Fischer, Resistance in Albania …, vep. e përm, f. 23-247Hubert Neuwirth, “Qëndresë..., f. 468AQSH, F.252, v. 1943, dos. 8609 Historia e Shqipërisë, …., f. 56

79

Page 84: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

nuk kemi probleme të luftës së pikëpamjeve, nacionaliste apo komuniste, si problemet e luftës midis të kuqve e të bardhëve. Për ne ekziston vetëm lufta e përbashkët për çlirimin e vendit. Përfundimi i luftës së përbashkët do të na çojë në përmbushjen e qëllimit tonë: krjimin e Shqipërisë së lirë demokratike popullore”1.

Vlen të përmendim se Miladin Popoviç ishte kundër formimit të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Madje Koço Tashko ishte shprehur kundër pjesëmarrjes së tij në Konferencë me argumentin se nuk do të pritej mirë nga nacionalistët të cilët do të shfrytëzonin këtë rast për të thelluar akuzat se PKSH ishte një krijesë jugosllave. Këtë shqetësim Koço Tashko do ta përcillte në letrën drejtuar Kominternit ku do të shkruante: “Urdhërat, kritikat, lëvdatat, qërtimet qi jipte shoku Miladin s’lanë asnjë dyshim, as në katundarin më të humbur, për sa i përket kryesis të Partis. E asnjë dyshim që kryetari është Sërb”2.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Konferencë, u shënuan luftime të përbashkëta ndërmjet forcave partizane dhe atyre nacionaliste. Kështu në një nga traktet e Frontit Nacionalçlirimtar që dolën menjëherë pas luftimeve, thuhej: “Çetat e Frontit Nacionalçlirimtar të Hysni Lepenicës dhe Skënder Muços me ato të partizanëve dhe me ato me flamurin kuq e zi në kësulë (pra të ballistave) filluan luftën për të drejtat e popullit shqiptar”3. Por në një fjalim të mbajtur në një përvjetor të Konferencës së Pezës shumë vite mbas çlirimit të Shqipërisë, Hoxha do të rrëfente synimin e vërtetë. “Çështja kryesore e luftës ishte çështja e pushtetit” shprehet ai dhe, “fatet e luftës do të vareshin nga ai që merrte pushtetin”4.

Në Konsultën e parë të Aktivit të PKSH-së të mbajtur në prill 1942 u vendos të vihej në dijeni Kominterni për themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë,... Me këtë rast, Partia Komuniste i parashtroi udhëheqjes së Kominternit kërkesën e PKSH-së që të pranohej anëtare e Internacionales Komuniste. Në dhjetor 1942 erdhi përgjigja dhe Partia Komuniste e Shqipërisë u njoh nga Kominterni5.

Në mars 1943, PKSH mbajti Konferencën e Labinotit, në të cilën sipas mesazhit të Titos, PK duhej të spastronte radhët e saj nga elementët fraksionistë. Por vendimi më i rëndësishëm në këtë Konferencë, ishte krijimi i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare sipas modelit të Ushtrisë Kombëtare të Titos6. Një tipar dallues i kësaj ushtrie u bë anëtarësimi i shumë të rinjve e veçanërisht i anëtareve femra duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në rritjen e popullaritetit të saj.

Në zbatim të Konferencës së Labinotit, filloi plani i ndërtimit të ushtrisë me ndihmën e këshilltarëve ushtarakë jugosllavë dhe në përputhje me parimet organizative të zbatuara në ushtrinë popullore çlirimtare të Jugosllavisë. Në prill të vitit 1943, KQ i

1Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë..., f. 238-239 2AQSH, F.14/APL, v. 1944, dos. 2, fl. 1-1.7, Raport i Koço Tashkos për Internacionalen Komuniste.3Hubert Neuwirth, “Qëndresë..., f. 504 Lisen Bashkurti, Diplomacia ..., f. 358-3595 Shyqyri Ballvora, Zhvillimet politike …, f. 1096 Miranda Vickers, Shqiptarët, ..., f. 235-236

80

Page 85: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

PKSH-së nxori urdhrin e posaçëm për krijimin e ushtrisë nacionalçlirimtare mbi bazën e lëvizjes partizane1.

Balli Kombëtar

Çështja e krijimit të Ballit Kombëtar përmban në vetvete disa pika të errëta dhe paqartësi. Ka një debat midis studiuesve për ditën e vitin e lindjessë Ballit Kombëtar, që në mjaft raste nuk u ka shpëtuar ngjyrimeve të vjetra e të reja politike2, megjithëse çështja se kur u është krijuar Balli Kombëtar, përveç rëndësisë historiografike, nuk përbën ndonjë tregues me rëndësi në rrjedhën e ngjarjeve gjatë Luftës së dytë Botërore në Shqipëri.

Rëndom kemi mësuarsenjë vit pas krijimit të Partisë Komuniste, një grup shqiptarësh konservatorë dhe nacionalistë, armiq të mbretit Zog në mërgim, me rritjen e aktivitetit gueril në Shqipëri dhe pas krijimit të Partisë Komuniste, krijoi në nëntor 1942 Ballin Kombëtar të përbërë kryesisht nga bajraktarë, çifligarë, pronarë, të bashkuar nga ndjenja nacionaliste dhe anti-komuniste. Ka patur pretendime nga udhëheqës të Ballit Kombëtar se grupimi i tyre ishte krijuar qysh prej ditës së parë të pushtimit italian dhe, sipas Dukës, ndoshta mes disa ish-politikanësh ka ekzistuar njëfarë organizimi jozyrtar, por organizimi dhe platforma politike e Ballit Kombëtar ishin qartazi një reagim i drejtpërdrejtë ndaj themelimit të FNÇ-së3.

Edhe Enver Hoxha do të shprehte të njëjtin mendim sipas të cilit Balli Kombëtar u organizua menjëherë pas Konferencës së Pezës, por ai do ta argumentonte këtë si një krijesë të fudo-borgjezisë reaksionare, si një kundërpeshë ndaj Frontit Nacionalçlirimtar e këshillave nacionalçlirimtare. “Kjo organizatë – shkruan Hoxha – do të bënte ç’ishte e mundur që të pengonte zgjerimin e Luftës Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar e më pas do t’i kundërvihej hapur e me armë kësaj lufte”4.Duke ndjekur këtë linjë historiografia shqiptare e pasluftës do të shkruante se ishin fashistët italianë ata që e nxitën drejtpërdrejt dhe tërthorazi krijimin e Ballit Kombëtar5.Në fakt, siç shprehet Milo, nuk dihet saktë kur u formua, nëçfarë vendi u bë kongresi, konferenca apo mbledhja e organizuar me delegatë e të zgjedhur, me diskutime e procesverbal, e së fundi me vendime e dokumente të njohura6. Të dhënat e disponueshme tregojnë se BK është krijuar pas Konferencës së Pezës nga mesi i nëntorit 1942.

Fillimisht, Balli Kombëtar ndoqi një vijë të fuqishme patriotike anti-italiane, megjithëse ishte po aq anti-greke dhe anti-jugosllave por entuziazmi i tij për luftë aktive ishte i zbehtë7. Të dhëna dokumentare arkivore na tregojnë se Balli Kombëtar ishte 1Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë..., f. 2522 Kristo Frashëri, Mbi historinë e Ballit Kombëtar, vështrim kritik, Tiranë: Dudaj, 2012, f. 56-57 3 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë ..., f. 2194Enver Hoxha, Kur lindi Partia, Tiranë, 1983, f. 364-3655Historia e Luftës Antifashiste ..., Vëllimi I, f. 4716 Paskal Milo, Shqiptarët në Luftën..., f. 2877 Barker, E. British Policy ..., f. 177

81

Page 86: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

dakord të bashkëpunonte me LNÇ dhe ka luftuar përkrah saj si në Vlorë ashtu edhe në Krujë1. Por këto të dhëna bëhen kontradiktore kur nga i njëjti burim mësojmë se Balli Kombëtar është pasiv, përpiqet të mbështesë si gjermanët ashtu edhe Aleatët, me qëllim që ndryshe nga partizanët, t’i mbajnë gjermanët sa më gjatë në Shqipëri pasi në këtë mënyrë ata mbajnë larg grekët2. Për më tepër, po sipas këtij dokumenti një BLO (British Liaison Officer – Oficer Ndërlidhës Britanik) ka dërguar një listë me anëtarë të Ballit Kombëtar dhe L.N.Ç. të cilët i përkasin së njëjtës familje – baballarët dhe xhaxhallarët me Ballin Kombëtar ndërsa djemtë dhe nipërit e tyre me LNÇ.... pra konservatorët kundrejt radikalëve.

Sipas Jacques, udhëheqësit e BK predikonin veçanërisht krijimin e një demokracie moderne të tipit perëndimor3. BK pranonte nacionalistë të rrymave të ndryshme, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike, mjafton që të ishin demokratë anti-komunistë, anti-fashistë e anti-zogistë. Në dekalogun, që ishte programi politik i BK, u shtruan tri detyra kryesore: “Rivendosja e pavarësisë së Atdheut, vendosja e një regjimi demokratik në vend dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”4. Në këtë mënyrë, krijimi i BK në nëntor 1942 shkaktoi konfuzion dhe shqetësim në radhët e PKSH-së, kryesisht për faktin se e pa Ballin si një rival të mundshëm politik. Gjithashtu, pika qendrore e platformës së tij e njëkohësisht pika e dobët për komunistët jugosllavë ishte çështja e Kosovës: përfshirja e saj në kufijtë e Shqipërisë etnike.

Enver Hoxha do të shprehte shqetësimin e tij për këtë ngjarje me fjalët: “… ne nuk e parashikuam krijimin e Ballit Kombëtar, ai na doli si një gjë e papritur…Traktet e para të tij na hutuan dhe s’dinim të përcaktonim konturet e kësaj organizate”5.Milo sqaron se në këtë situatë, komunistët u ndodhën në dilemën e vendimmarrjes se çfarë qëndrimi të mbanin: të goditnin krijesën kundërshtare politike të sapoformuar apo të përpiqeshin të arrinin një marrveshje me të në emër të luftës së përbashkët antifashiste 6? Fitoi – thekson ai – jo pa probleme, qëndrimi bashkëpunues.Por rrjedha e ngjarjeve nuk vonoi të provonte se vendimi i PK për bashkëpunim me Ballin kishte si qëllim përfshirjen e këtij të fundit në Frontin Nacionalçlirimtar që udhëhiqej nga PK e po kështu krijimin e një Komande të përbashkët për të bashkuar edhe çetat në luftën kundër pushtuesit, për të mundësuar në këtë mënyrë, ‘shkrirjen’ e BK si palë më vete me programin e platformën e vet politike.

Ashtu si në rastin e PK-së, edhe në kreun e Ballit ekzistonin dy rryma me qëndrime të ndryshme. Njëra prej tyre e mbështetur nga figura të njohura të Ballit si Skënder Muço, Safet Butka, Hysni Lepenica, Abaz Ermenji etj. ishte shprehur qysh në

1AQSH, F. 1510/1, v. 1943, dos. 18, f. 1-2, FO 371/37144, Telegram i Kairos nr. 2060, datë 13.10.1943, 2Po aty.3Edwin Jacques, Shqiptarët, ..., f. 457-4604 Historia e Shqipërisë, …, f. 58 5AQSH, F. 14/APL, v. 1944, dos.2, Enver Hoxha. Raport në Pleniumin II të KQ të PKSH, 23-27 nëntor 1944. 6Paskal Milo, Shqiptarët në Luftën..., f. 294

82

Page 87: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

fillim e gatshme për të angazhuar forcat në luftë pasi vetëm në këtë rrugë do të sigurohej mbështetja e masave popullore dhe realizimi i programit të kësaj organizate. Rryma tjetër e mbështetur nga Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Bahri Omari, Qazim Koculi, Kolë Trumara etj. mendonte se lufta kundër okupatorit do të bëhej kur aleatët të zbarkonin në Ballkan. Sipas tyre, qëndrimi pritës ishte i justifikuar1. Pas krijimit të Ballit Kombëtar u krijuan komitetet qarkore dhe këshillat krahinore si dhe çetat balliste, kryesisht në jug të Shqipërisë, të cilat u pasuan me disa batalione dhe grupe vullnetare.Ekzistenca e BK u bë e njohur nga radio-Londra në dhjetor 19422. Krijimi i Ballit Kombëtar si organizatë nacionaliste, shënontë një zhvillim politik të rëndësishëm për vendin.

Pas krijimit të organizatës politike shqiptare Balli Kombëtar, në nëntor të vitit 1942 pa dritën e botimit organi i parë i shtypit të saj, e përmuajshmja “Lufta për Shlirimin Kombëtar”. Në kryeartikullin e titulluar “Nacionalizma shqiptare”, jepet formulimi i qëllimit të saj e cila siç thuhet aty, “nuk është as parti as edhe grup, por një grumbull i madh i gjithë kombit shqiptar...”, “për një Shqipëri të lirë, etnike, të vëllazërueme, përparimtare”3.

Ndërkaq, me kalimin e kohës një pjesë e nacionalistëve vërenin se fryma komuniste po bëhej gjithnjë e më dominante në radhët e FNÇL. Tek ata po rritej dyshimi se udhëzimet, qarkoret e porositë vetjake të disa udhëheqësve të PKSH-së për këshillat nacionalçlirimtare po i largonin këto të fundit nga funksionet që u kushte caktuar Peza si organe bashkimi e lufte për të gjithë shqiptarët, duke i kthyer ato në organe nën komandën e Partisë Komuniste4. Për rrjedhojë lindën pakënaqësitë. Antikomunizmi i Ballit nisi të spikaste më shumë sesa antifashizmi i tij5. Ballistët filluan të shohin tek komunistët një rrezik më të madh se pushtuesit. Për ta, nëqoftëse pushtuesit e huaj dhe bashkëpunëtorët e tyre lokalë përbëjnë një armik afatshkurtër, vetë komunizmi shfaqet si rrezik afatgjatë. Lëvizjet e rezistencës që në fillim ishin rivale, u bënë pastaj antagoniste, derisa filluan t’i përqëndrojnë përpjekjet më parë në luftën mes tyre sesa në atë me pushtuesit6.

Duhet thënë se përveç Ballit, ekzistonin edhe organizata të tjera nacionaliste. Një prej tyre ka qenë Oso Shqipnija oso shqipja. Në tetor-nëntor 1942, u shpërndanë disa broshura që përkojnë me themelimin e Ballit Kombëtar ku shprehnin vendosmërinë 1 Historia e Shqipërisë, …, f. 602 Po aty.3Luan Zelka, “Për Organin e Parë të Ballit Kombëtar “Lufta për Shlirimin Kombëtar’ (nëntor 1942-gusht 1943)”, vep. e përm, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2004, f. 83-85. Në shkrimet publicistike jepet edhe qëndrimi ndaj forcave ndërkombëtare ndërluftuese, simpatia për aleancën Angli-Bashkimi Sovjetik-SHBA dhe mirënjohja për ndihmën e saj ndaj nesh. Një tjetër temë e rëndësishme që u trajtua në organin e përkohshëm iahte tema për bashkimin e popullit. Çështja e pushtetit popullarizohet nëpërmjet idesë thelbësore, vetëqeverisje e Shqipërisë prej shqiptarëve.4 Muharrem Dezhgiu, “Hapat e Parë për Bashkim pas Konferencës së Pezës (shtator 1942-nëntor 1943), 2002”, Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2003, f. 144-145

5 Edwin Jacques, Shqiptarët, ..., f. 4656Bernard Lory, Europa Ballkanike..., f. 24

83

Page 88: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

kundër komunistizimit të rezistencës. Sipas Neuwirth, kjo lidhje e quajtur Oso Shqipnija ishte një organizatë e mëvetësishme që eventualisht mund të kalojë më pas me Ballin1.

Gjithashtu, po në këtë periudhë, në zonën e jashtme të Kavajës afër Rrogozhinës në shtylla telegrafike janë gjetur kartona: “Ndigjoni shqiptarë – më 28 Nënduer 1942 – poshtë Italia – Rroftë Ingliterra – Zogu I – rroftë komunizmi dhe Tyrkia”2. “Më 21 dhe 22 janë sekuestrue libra nacionalist antikomunistë në Gjirokastër, Libohovë, Sefratikë dhe Gjerkucat të shtypura më 1 tetor më firmën OSO Shqipnia”3. Në këtë qytet, janë gjetun disa manifestime të ciklueme në gjuhën shqipe me karakter antikomunist me firmën “Balli Kombëtar”4.

Kështu, nga mbarimi i vitit 1942, ekzistonin dy lëvizje rezistence që evidentoheshin dukshëm: LNÇ, drejtuar nga komunistët, e cila përfshinte pa e bashkuar grupin e Abaz Kupit, dhe ajo e Ballit Kombëtar5.

Në mënyrë të ngjashme nga burimet arkivore britanike mësojmë se në vjeshtën e vitit 1942 është konstatuar rritja e veprimtarisë së grupeve guerile në mbarë Shqipërinë e veçanërisht në jugune saj; ndërkohë, aktiviteti gueril u shtua gjithnjë e më shumë në Korçë, Skrapar, Kurvelesh ku nga mesi i muajit janar 1943 fuqia totale guerile është vlerësuar 3.000-4.000 vetë me armë dhe pajisje të marra nga burime italiane, jugosllave dhe gjermane6. Pas studimit nga ana e britanikëve të këtyre forcave guerile rezultoi se në këtë vend ishin mbjellë dy farëra kryengritjesh: fronti i bashkuar ngritur nga përpjekjet e oficerëve britanikë dhe një celulë komuniste e përgatitur sipas tipit rus7.Sipas këtij dokumenti në vjeshtën e vitit 1942 në gjithë Shqipërinë numëroheshin 10-12 grupe guerile ku më të rëndësishmet ishin ato të kryesuara nga M.Peza, Baba Faja, etj.

Abaz Kupi dhe Legaliteti

Abaz Kupi, siç është përmendur, vepronte në zonën e Matit dhe Krujës, pretendonte kthimin e monarkisë së mbretit Zog, mbështeste luftën për çlirim kombëtar, rivendosjen e monarkisë kushtetuese parlamentare siç ishte para 7 prillit dhe politikën e Aleatëve të Mëdhenj. Ai mori pjesë në luftimet e Durrësit kundër pushtuesit fashist më 7 prill, ishte një nga protagonistët e Kryengritjes së Veriut në pranverën e vitit 1941. Abaz Kupi pretendonte se përfaqësonte rreth 3.000 zogistë në veri, kreu disa aksione, sulme e prita në kuadrin e luftës së Frontit NAÇL, ai nuk bashkëpunoi me gjermanët por më vonë

1 Hubert Neuwirth, “Qëndresë..., f. 572AQSH, F. 153, v. 1942, dos. 454, fl.28. Shkresë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme Tiranë nga Kuestura e Durrësit.

3Po aty, fl.30.Shkresë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Tiranë më 22.11.1942 nga Kuestura Mbretërore Gjirokastër.

4Po aty, fl.1. Nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tiranë më 3 korrik1942: “Shpërndamje Manifestash Antikomuniste”.

5 Julian Amery, Bijtë e Shqipes…, f.81-826TNA, Allied…, The History of the Albanian Resistance, f. 82-837Po aty.

84

Page 89: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

u tregua apatik dhe pasiv ndërkohë që pretendonte se do të luftonte pushtuesit posa britanikët ta furnizonin atë me armë. Ai ishte pjesëtar i Frontit NAÇL deri në vjeshtën e vitit 1943. Në këtë periudhë duke parë se Fronti NAÇL ku ai bënte pjesë po merrte karakter një-partiak, pra po dominohej nga komunistët, Kupi vendosi të shkëputej dhe të krijonte organizatën e Legalitetit.

Është shumë interesant vlerësimi që i bën Kupit Hoxha në një artikull të kohës së luftës në gazetën “Zëri i Popullit” të datës 13-14 shkurt 1943. Enver Hoxha ende në aleancë me Kupin e vlerëson në këtë mënyrë atë për qëndresën e 7 prillit 1939: “Në Durrës luftonte Abaz Kupi me djemtë e shqipes,...kundër mijra e mijra fashistëve që zbarkonin në molo.” Më tej ai shkruante “Patriot i vërtetë s’lufton me fjalë por me punë, me vepra dhe Bazi i Canes mendimet e tij i realizonte në fushën e luftës dhe solidar deri në vdekje me të gjithë patriotët e tjerë të Shqipërisë u hodh në luftën NAÇL. Një luftë për një atdhe”. Dhe artikullshkruesi e përmbyll shkrimin e tij me një finale domethënëse: “Dhe Bazi i Durrësit, Bazi i Krujës, Bazi i Pezës dhe i 10 tetorit, po e vazhdon dhe do ta vazhdojë deri në fitore luftën kundra okupatorit e tradhëtarëve”1. Vetëm pak muaj më pas Hoxha nuk do të hezitonte t’i shpallte luftë Abaz Kupit dhe ta quante armik pas largimit të tij nga Fronti NAÇL.

Lëvizja e Vëllezërve Kryeziu

Një moment me rëndësi në lëvizjen çlirimtare me karakter kombëtar përben edhe lëvizja e udhëhequr nga vëllezërit Kryeziu të cilët siç e kemi përmendur vepronin në Shqipëri e Kosovë, kryesisht në Malësinë e Gjakovës. Që në fillimet e lëvizjes kombëtare, të angazhuar në luftën patriotike kundër pushtuesit, ata bashkëpunuan me të gjitha formacionet politike, qofshin këta të majtë a të djathtë, konkretisht duke vazhduar lidhjen me Abaz Kupin2, Muharrem Bajraktarin3 dhe Mustafa Gjinishin4 por edhe me aleatët perëndimorë. Kujtojmë këtu pjesëmarrjen e tyre në përpjekjet për organizimin e kryengritjes së Veriut në pranverën e vitit 1941. Duhet thënë se vëllezërit Kryeziu nuk u angazhuan në asnjë formacion politik por pranuan të bashkëpunojnë më ta në luftën e përbashkët kundër pushtuesit e në dobi të çështjes kombëtare. Ata patën meritën që ta kuptonin me kohë, ndryshe nga nacionalistët e tjerë dhe zogistët se lufta pa kushte kundër gjermanëve ishte e vetmja rrugë që mund t’i shpëtonte ata dhe çështjen shqiptare pas luftës5. Por megjithëse vëllezërit Kryeziu luftonin kundër gjermanëve, siç treguan ngjarjet më vonë, PKSH vendosi t’i asgjësonte pikërisht sepse e ndjente rrezikun nga pesha dhe mbështetja që ata gëzonin si për faktorin vendas ashtu edhe për atë ndërkombëtar.

1Gjergj P. Titani & Proletar Hasani, Personalitete Ushtarake ..., f. 49-502AQSH, F.149, v. 1941, dos.171, Letër Abaz Kupit3AQSH, F. 152/2, v. 1941, dos.1714AQSH, F.153, v. 1942, dos. 2465Uran Butka, Lufta Civile ..., fl. 470-471

85

Page 90: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Muharrem Bajraktari

Të njëjtën linjë PKSH ndoqi edhe me Muharrem Bajraktarin i cili vepronte në zonën e Dibrës. Ai ishte nacionalist, me kulturë, anti-fashist, pro aleatëve perëndimorë e bashkëpunimit me ta në luftën kundër okupatorëve. Ai ishte përzgjedhur nga britanikët si protagonisti kryesor në organizimin e kryengritjes së Veriut në pranverën e vitit 1941. Muharrem Bajraktari ishte syçelët ndaj rrezikut jugosllav e grek, idhëtar i Shqipërisë etnike dhe demokratike me një qeveri koalicioni e zgjedhje të lira1. Ngjarjet e mëvoshme treguan se Muharrem Bajraktari nuk pranoi propozimin e Gjeneral Neubacher që të shkonte në Tiranë për të formuar kabinetin qeveritar shqiptar. Ai kishte thënë se ’nuk mund të kishte poste dhe qeveri kombëtare, ndërsa një ushtri e huaj shkelte tokën shqiptare’2. Muharrem Bajraktari nuk u bë pjesë e Frontit NAÇL dhe as bashkëpunoi me gjermanët. Për këtë arsye, Manush Myftiu do të dëshmonte më vonë: “Ne shkuam në Lumë me udhëzimin që të zhduknim Bajraktarin pa e kuptuar populli ... Muharrem Bajraktari nuk deshte të hynte në front, por të luftonte kundër gjermanëve ishte gati. Atëherë, zhdukja e tij ishte e domosdoshme”3. Ky dokument dëshmon qartë filozofinë e platformës komuniste: mjafton të mos hysh në front që të quheshe armik. Kjo kuptohet më tej, kur ai shton: “Por ajo që është më e madhe, është humbja jonë politike në popull pasi ne e goditëm Muharremin prapa krahëve. Ne kemi hedhur dy trakte, ku kemi dashur t’i tregojmë popullit se M. Bajraktari është tradhëtar dhe se na goditi më përpara, por populli nuk e beson.”

Një emër tjetër i njohur i rezistencës shqiptare ishte edhe Myslym Peza i cili ishte mjaft aktiv me rezistencën e tij në zonën afër Tiranës4. Myslym Peza, ishte themelues i çetës së Pezës në afërsi të Tiranës, patriot i flaktë në luftën kundër pushtuesit italian dhe më vonë atij gjerman, njeri me influencë në gjithë vendin, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe luftoi përkrah forcave partizane deri në mbarim të luftës duke mbetur pjesë e Frontit NAÇL.

Në luftë kundër pushtuesit: bashkëpunim dhe rivalitet

Sipas burimeve arkivore, në janar 1942 raportohej nga Stambolli se trupat italiane në Shqipëri kishin pësuar shumë humbje, gjë që dëshmon rritjen e rezistencës shqiptare. Në maj të 1942 u vu re që rezistenca guerile po përforcohej në të gjithë vendin. ... Përveç atyre të udhëhequra nga Bajraktari apo Peza, në afërsi të Krujës, vepronte dhe një bandë

1Po aty, f. 4952MPB, Promemorie e B. Bajraktarit, f.183AQSH, F.14, v. 1944, dos. 24AQSH, F. 1510/1, v. 1942, dos. 61 f.2, FO 371/33116. Letër nga Majori Boughey drejtuar Zonjës Barker, 11 gusht 1942

86

Page 91: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

tjetër nën drejtimin e Abaz Kupit1. Gjithashtu, ekzistojnë raporte sipas së cilave banda të tjera guerile vepronin në Korçë, në Skrapar, dhe Elbasan. Para fundit të vitit 1942, banda të reja po krijoheshin në zonën e Vlorës, ku më të mëdhajat përbëheshin nga 500 – 600 burra2.

Pas daljes së nacionalistëve me organizatën e tyre u bënë më shumë përpjekje për bashkëpunim midis dy organizatave. Kështu, në disa aksione kundër pushtuesit morën pjesë forca të përbashkëta (pranverë-verë 1943)3. Deri në këtë periudhë asnjëra nga dy forcat kryesore ushtarake dhe politike nuk ishin të organizuara dhe me aq eksperiencë sa të ndjenin sigurinë të dilnin kundër njëra tjetrës. Për pasojë marrëdhëniet e tyre ende karakterizoheshin diku nga momente bashkëveprimi dhe bashkëpunimi dhe diku tjetër nga momenti rivaliteti e pse jo konflikti. Si një shembull i shkëlqyer bashkëveprimi vlen të përmendet lufta e Gjormit si një epope e vërtetë në të cilën nacionalistët kanë marrë pjesë në mënyrë masive dhe kanë luftuar së bashku me partizanët4. Ajo u zhvillua më 20 dhjetor 1942 deri më 2 janar 1943, si një luftë e përbashkët ndërmjet forcave vullnetare nacionaliste dhe partizane.

Në fillim të vitit 1943 rezistenca shqiptare po rritej e përhapej në të gjithë Shqipërinë gjë që u pasqyrua në bashkëpunimin ndërmjet BK dhe PK. Në janar komunistët e ballistët organizuan demonstrata të përbashkëta në Tiranë, Durrës, elbasan, etj., për të protestuar kundër ekzekutimit me varje që iu bë katër komunistëve në vlorë dhe për viktimat në Voskopojë dhe në Pezë. Në Tiranë me propozim të Balli Kombëtar u bë greva e mbylljes së tregut e të zyrave. Enver Hoxha në atë kohë i vlerësoi këto aksione duke thënë se “populli i këtyre qyteteve e bëri bashkimin në rrugë edhe me gjak”5.

Po në janar 1943 dy gazetat ‘Lufta për Çlirimin Kombëtar’ dhe ’Zëri i Popullit’ theksonin rëndësinë e bashkimit dhe lavdëronin paanshmërinë e të gjitha grupeve patriotike pavarësisht nga prirjet e tyre politike6. Gjithashtu po në një artikull të këtij muaji, gazeta ’Zëri i Popullit’ shkruante: “Të gjithë shqiptarët e vërtetë janë patriotë të mirë, qofshin ato nacionalistë apo komunistë”7, duke konfirmuar kështu edhe njëherë bashkëpunimin që ekzistonte ende në këtë periudhë ndërmjet tyre.

Edhe historiografia shqiptare e pasluftës e pohon krijimin e një komiteti të tillë, por mohon funksionimin e tij. “Këto komisione, thuhet shprehimisht, u krijuan në shkurt 1943 në qytete dhe në qarqe dhe përbëheshin prej dy vetash, një i Partisë Komuniste dhe një i Ballit Kombëtar. Mirëpo ata nuk vepruan në asnjë rast për shkak se Balli Kombëtar nuk ishte për aksione kundër pushtuesve”8. Fakti që dy palët ranë dakord të

1AQSH, F. 1510/1, v. 1943, dos. 80, fl. 1-3, FO 371/371442Po aty.3Muharrem Dezhgiu, “Shqipëria në Luftë..., f. 644 Elami Hado, Vlerat e Luftës ..., f. 1005AQSH, F.14/APL, Letër e Enver Hoxhës dhe Ymer Dishnicës për Komitetin Qarkor të Korçës, mars 1943.6AQSH, F. 1510/1, v. 1943, dos. 80, fl. 1-3, FO 371/371447Po aty.8Historia e Luftës Antifashiste ..., Vëllimi II, f. 100

87

Page 92: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

bashkëpunojnë, hedh poshtë pretendimin se Balli Kombëtar është krijuar që në fillim si një organizatë për të eliminuar Lëvizjen Nacionalçlirimtare.

Më 8 shkurt 1943, në Korçë u zhvillua një takim i rëndësishëm ndërmjet përfaqësuesve të këtyre dy grupimeve të cilët ranë në marrëveshje për të bashkëpunuar1. Aty u arrit një kompromis ndërmjet frontit nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombëtar për formimin e një KomisioniQendror Koordinimi që do të bashkërendonte veprimet e tyre luftarake dhe komisione të tilla nëpër qarqe me nga një përfaqësues. Qëllimi i tyre ishte që të koordinonin aksionet e veprimet e çetave kundër pushtuesve, sidomos të kuvendeve ku do të ftoheshin të gjithë njerëzit pa marrë parasysh bindjet politike për të diskutuar për çështje me interes të përbashkët2.

Më 10 shkurt 1943, në Bënçë të Tepelenës, Komisioni i Koordinimit organizoi një mbledhje me delegatë të të dyja grupimeve politike të krahinave të Tepelenës dhe Kurveleshit ku u vendos: (1) vazhdimi i luftës kundër okupatorëve; (2) të mos i jepet fashizmit asnjë xhandar e asnjë ushtar; (3) luftë për Shqipërinë e lirë me një qeveri demokratike popullore; (4) Bashkëpunimi të realizohet nëpërmjet këshillave3.

Në Vlorë, ku qenia nacionaliste ishte dominante, krerët nacionalistë negociuan me drejtuesit kryesorë të LNÇ-së dhe Hysni Kapo shprehet se nacionalistët e Vlorës ishin kundër okupatorit dhe kundër Zogut dhe mund të bashkoheshin me ne ... 4. Gjithashtu, dokumentet arkivore japin të dhëna për bashkëpunimin ndërmjet dy forcave në pranverën e vitit 1943. Dokumenti citon: “Njoftohet se krerë të Ballit Kombëtar kanë pasë një mbledhje në Tiranë. Së bashku me këta thuhet se kanë ardhë dhe disa kryetarë komunistash”5. Në të vërtetë, në periudhën janar-maj 1943 ishin bërë disa takime mes PKSH-së dhe Ballit Kombëtar. Është interesant fakti se në këto takime, nga komunistët ka marrë pjesë vetë Enver Hoxha i shoqëruar nga Ymer Dishnica e Mustafa Gjinishi, ndërsa nga Balli, Kolë Tromara, Bahri Omari, Halim Begeja, etj6.

Por megjithë këto zhvillime, ajo që pason më tej në realitet është rivaliteti dhe konflikti gjithnjë në rritje ndërmjet dy kahjeve kryesore politike.

Nuk duhet lënë pa përmendur fakti se si Balli ashtu edhe Legaliteti nuk e patën mprehtësinë politike të krijonin parti politike; veprimtaria e tyre mbeti e fragmentuar brenda limiteve të zonave ku operonin pa u zgjeruar dhe masivizuar në shkallë kombëtare. Sigurisht një ndikim më vetë ka patur ndarja shoqërore e Shqipërisë në veri dhe jug. Siç ka thënë Konica, “Është një ndër mallkimet e Shqipërisë fakti që ndarja krahinore ka qenë gjithmonë një parim udhëheqës mes shqiptarëve”7.Në veri

1AQSH, F.42/AP, v. 1943, dos.21, fl. 12Paskal Milo, Shqiptarët në Luftën...,vep. e përm, f. 295-296; Uran Butka, Lufta Civile ..., fl. 153AQSH, F.17, v. 1943, dos. 34 AQSH, F.14, v. 1943, dos. 2. Në trevën e Vlorës, marrëdhëniet ndërmjet nacionalistëve dhe partizanëve, madje edhe midis krerëve të tyre ishin miqësore, të natyrshme e të negociueshme.

5AQSH, F.153, v.1943, dos.344, fl. 8. Letër e Ministrisë së Punëve të Brendshme (Zyra Politike) dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Tiranë 1.3.1943

6AQSH, F.14/APL, v.1943, dos. Y/4.Ymer Dishnica. “Kujtime 1941-1944. 7Ilir Ikonomi, Faik Konica …, f. 276

88

Page 93: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

mbizotëronte një shoqëri më konservatore se në jug pasi ende funksionin strukturat tradicionale të fisit dhe farefisnisë. Për rrjedhojë grupimet e ndryshme vepronin brenda kontureve të territorit të tyre ku përkatësia në grupe të ndara më vete pengonte masivizimin dhe centralizimin e sjelljes politike. Ndërkohë në jugun tosk më të zhvilluar nuk ekzistonte lidhja tradicionale e familjes së madhe, prandaj dhe komunistët e patën më të lehtë të gjenin përkrahësit e tyre në qytete dhe në këtë zonë të Shqipërisë.

Komunistët fitimtarë i rigrupuan me zotësi në një kategori të vetme (“fashistë”) të gjithë kundërshtarët e tyre të ndryshëm, duke i diskretituar së bashku bashkëpunëtorët e boshtit me lëvizjet rivale të rezistencës1. Zhvillimet e brendshme gjatë luftës do të dëshmonin gjithnjë e më hapur se për komunistët quheshin ’fashistë’ të gjithë ata që ishin ’jo-komunistë’; e thënë ndryshe, në propagandën e tyre zuri vend teza se rivalët politikë duhet të konsiderohen tradhëtarë dhe armiq.

Ndërkaq, sipas Butkës, burimet e paanshme të informacionit, në mënyrë të veçantë ata të korrespondentëve të huaj, e shohin dhe e japin luftën e shqiptarëve në këtë kohë si një të tërë, të pandarë në përkatësi ideologjike apo partiake, por në funksion të angazhimit patriotik për çlirimin e vendit. Një fakt të tillë e jep gazeta “Daily Telegraph” e 26 marsit 1943 ku jepen zhvillimet luftarake në Shqipëri ku përfshihen 50 grupe patriotësh2. Megjithatë pikërisht në këtë periudhë kjo tabllo fillon të bëhet gjithnjë e më e errët duke çuar në në polarizimin e forcave politike në Shqipëri e mund të themi deri në vëllavarsje.

2.2 Misioni Consensus në Shqipëri- përpjekje në dy frontet

Aktiviteti i Consensus në Shqipëri gjatë periudhës prill – shtator 1943

Zhvillimet e brendshme në Shqipëri në kuadrin e Luftës së Dytë Botërore janë pa dyshim të lidhura ngushtë me zhvillimet në kontekstin ndërkombëtar. Pikërisht që nga fundi i vitit 1942 ngjarjet kishin shënuar një pikë kthese ku pas zbarkimit të Aleatëve në Afrikën e Veriut dhe kundërsulmit rus në Stalingrad gjermanët u kthyen tashmë në difensivë. Në këtë fazë planifikuesit britanikë menduan se kishte ardhur momenti që me qëllim që të arrihej dobësimi dhe mposhtja e forcave gjermane, lehtësimi i Rusisë dhe gjithashtu nxjerrja e Italisë jashtë lufte, ishte e domosdoshme që të vijohej me operacione të mëtejshme në Mesdhe. Për rrjedhojë, vëmendja e tyre u përqendrua në zgjerimin e veprimtarisë në Ballkan duke qenë se vatra e luftës u zhvendos tashmë në Europën Jugore.

Në funksion të këtyre ideve të argumentuara në Konferencën e Kazablankës në janar 1943, britanikët ranë dakord me amerikanët për të goditur Siçilinë me qëllim që të

1 Bernard Lory, Europa Ballkanike ..., f. 362Uran Butka, Lufta Civile ..., f. 30

89

Page 94: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

siguronin linjat Mesdhetare të komunikimit dhe të intensifikonin presionin mbi Italinë1.Gjithashtu ata ranë dakord që të hartojnë një plan mbulimi (cover plan) për Mesdheun: ’shqyrtimi i mundësisë për kryerjen e operacioneve të vogla ose të rreme në Mesdheun Lindor’, për të krijuar kështu idenë e një zbarkimi të Aleatëve në këtë rajon dhe e gjitha kjo për qëllime mashtrimi strategjik për të mbuluar operacionet në Mesdheun qendror2. Duke ditur që në atë periudhë shumë trupa gjermane ishin përqendruar në vendet e Ballkanit – rreth 30 divizione, dmth gati gjysmë milioni ushtarë3, britanikët mendonin se qëllimi në Ballkan duhej të ishte së pari intensifikimi i aktiviteteve subversive dhe pajisja me armë dhe mjete të tjera e forcave patriotike në Greqi, Jugosllavi dhe Shqipëri dhe më pas në momentin e duhur, zbarkimi i forcave tokësore dhe ajrore të Aleatëve për të vepruar si pika bashkimi për veprime ofensive të forcave kryengritëse në këtë rajon4. Duket se me këtë strategji, për Aleatët do të ishte e lehtë ndezja dhe përhapja e luftës guerile përgjatë rrugëve gjermane të komunikacionit në këto tre vende duke i shkaktuar armikut kështu shqetësime të mëdha.

Në këtë mënyrë teatri i Ballkanit për ndërtimin e rezistencës aty fitoi terren si asnjë herë më parë. Interesant është fakti se shtypi shqiptar kishte pasqyruar një plan të tillë që në fund të vitit 1941 në artikullin me titull: ‘SHBA duhej të gaditnin 5 milion ushtarë për të vërsulur një ofensivë kundër boshtit më 1 korrik 1943’, i cili bënte fjalë për një letër drejtuar ministrit amerikan të luftës, zotit Stimson për formimin e një trupe spedite prej 5 milion ushtarësh5.Konferenca e Kazablankëspërcaktoi Ballkanin si teatrin e përshtatshëm për këtë ofensivë.

Duke nxitur lëvizjet e rezistencës me luftë guerile dhe sabotime forcat gjermane nuk do të mund të përballoninmbajtjen e trupave njëherësh si në Ballkan dhe Itali dhe për rrjedhojë do të mbeteshin të bllokuara në këtë rajon pa pasur mundësi që të transferoheshin në Rusi apo diku gjetkë. Për më tepër, vetë terreni gjeografik dhe natyra e thyer e Ballkanit do të rrisnin vështirësitë e gjermanëve për të vepruar duke bërë që atyre të mos u mbetej zgjidhje tjetër veçse të kërkonin përforcime, të tërhiqeshin ose t’i nënshtroheshin humbjes, gjë që në çdo rast ishte në favor të Aleatëve.

Në këto rrethana, në pranverën e vitit 1943 britanikët vendosën që të kontaktonin me forcat komuniste në Greqi, Jugosllavi dhe Shqipërinë zbatim të politikës së tyre për kryerjen e operacionevetë posaçme në këto vende. Kjo detyrë iu caktua SOE si rezultat i një marrëveshjeje të përgjithshme ndërmjet SOE dhe OSS Amerikane në qershor 1942, e cila përcaktonte sferat e influencës për operacionet subversive, ku Ballkani u la nën

1 Elisabeth Barker, British Policy…, f. 113- 1142Po aty, f. 113- 114. Në të vërtetë që nga fundi i vitit 1941 Eden dhe Foreign Office e konsideruan rikthimin ushtarak në Evropën Jug-Lindore ndoshta si mjetin e vetëm për të ndaluar ekspansionin e Rusëve pas lufës në këtë rajon.

3 David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 18-194 Elisabeth Barker, British Policy …, f. 113- 1145 Gazeta Tomori, Tiranë, 6 dhjetor, 1941

90

Page 95: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

drejtimin e SOE1. Në këtë kontekst, u rrit më tej interesimi dhe angazhimi i Britanisë së Madhe edhe në Shqipëri2.

Në seksionin e SOE për Shqipërinë në Kajro (MO4) shërbente zonja Hasluck. Në periudhën në vazhdim, në literaturën përkatëse dhe burime arkivore vërejmë se seksioni MO4 e ndërroi emërtimin e vet duke u shndërruar në Forca 133, Forca 266 dhe Forca 399. Zonja Hasluck kishte detyrë të mbante kontakte me njerëz, të cilët të interesuar për të ardhmen e Shqipërisë do të punonin kundër Boshtit, por ajo nuk duhej të merrte përsipër asgjë politike3. Nga këto kontakte ajo kishte mësuar për egzistencën e grupeve guerile në Shqipëri që vepronin në male dhe për një organizatë që i koordinonte, por nuk kishte më shumë dijeni se si quhej kjo organizatë, nga kush mbështetej dhe drejtohej apo çfarë aktiviteti luante. Gjithashtu ajo kishte emrat e kryetarëve: Abaz Kupi, Myslim Peza, Muharrem Bajraktari, etj. të cilët do t’i përdorte për misionin e caktuar për Shqipërinë që të hynte në kontakt me grupet e tyre dhe për të analizuar situatën mbi ndihmën që nevojitej për të luftuar okupatorët italianë.

Sigurisht vendimet politike nuk i takonin SOE dhe një gjë e tillë është e kuptueshme po të kujtojmë rolin dhe misionin që kishte SOE që në fillimet e krijimit të saj. Meqenëse oficerët e ndërlidhjes (British Liaison Officers - BLO) nuk vepronin në kuadrin e luftës së hapur frontale kundër armikut por në atë të aktiviteteteve të subversionit e të diversionit në prapavijat e tij, ata ishin ngarkuar të kombinonin në veprimtarinë e tyre detyra thjesht ushtarake me misionet politike dhe këto të fundit me aksionet e spiunazhit e të kundërspiunazhit4. Në këtë kuadër, objektivi i oficerëve britanikë të SOE që do të vinin në Shqipëri ishte që të grumbullonin informacione të fshehta, të kryenin veprime sabotimi dhe të nxitnin e përshpejtonin përpjekjet e rezistencës kundër Fuqive të Boshtit5.

Po si u përzgjodhën oficerët e SOE që do të operonin në Shqipëri dhe si u përgatitën ata për misionin e tyre? Meqenëse oficerët e SOE do të bënin një jetë guerile, SOE u bazua më shumë në tërheqjen e vullnetarëve nga forca të armatosura të rekrutuara jo për njohuritë e tyre për ndonjë vend specifik por për potencialin e tyre për të vepruar kudo si oficerë ndërlidhës, radiotelegrafistë ose sabotatorë të aftë. Bailey sqaron se nga njerëzit e dërguar në Shqipëri, shumica ishin vërtetë të rinj. Por gjysma e tyre nuk ishin fare oficerë, por të rekrutuar si ekspertë paraushtarakë ose për të përdorur aparatet telegrafike që mbanin misionet në kontakt me botën e jashtme6.

1 Bernd Fischer, Resistance in Albania …, f. 252 Historia e Shqipërisë…, f. 106; Deklaratat e tri Fuqive Aleate të Dhjetorit 1942 janë dëshmi se që nga viti 1942 Shqipëria ishte njohur si pjestare e Koalicionit Antifashist.

3 Roderick Bailey, TheWildest Province …, vep. e përm, f. 40-414Arben Puto, Nëpër analet ..., f. 975 Stephane Schwandner-Sievers and Bernd J. Fischer, Albanian Identities, Myth and History, Bailey, R. “Smoke without fire? Albania, SOE and the Communist Conspiracy Theory”, f. 143-144.

6 Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 46. Dy prej tyre tek të dyzetat, tetë në të tridhjetat, shumica tek të njëzetat dhe një ose dy prej tyre adoleshentë. Njëri prej vullnetarëve ishte Tony Neel, një oficer i pajisjeve të RAF i cili u pranua në SOE në qershor 1943.

91

Page 96: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Të rekrutuarit ishin nga Trupat Mjekësore të Ushtrisë Mbretërore, Trupat Mbretërore të Sinjaleve, Artileria Mbretërore, etj. Megjithatë, shumica e oficerëve të caktuar për Ballkanin ndoqën kurse trajnimi në Lindjen e Mesme për furnizime, stimulime, teori, kurse për mësimin e gjuhës përkatëse, punë në terren, hedhje, parashutime, etj. Udhëzime gjithashtu u dhanë për shkatërrime ushtarake dhe sabotime industriale, hedhje në erë të rrugëve, urave dhe stacioneve energjitike1.

Ndërkaq, siç e kemi përmendur më lart, që pas dështimit për organizimin e një kryengritje në Shqipëri në vitet 1940-1941deri në pranverën e vitit 1943 në Shqipëri nuk kishte asnjë oficer britanik. Oficerët e parë të SOE u hodhën sërish në Shqipëri në pranverën e vitit 1943, e më saktë në muajin prill. Nga kjo periudhë e deri në fund të vitit 1944 në Shqipëri u dërguan rreth 50 oficerë anglezë2. Prej tyre, 16 vdiqën ose u kapën dhe 17 më pas u dekoruan3. Detyra e tyre ishte të përkrahnin çdo grup që luftonte forcat e Boshtit pavarësisht nga besnikëria politike4. Kjo detyrë do të qëndronte në themel të aktivitetit të tyre në Shqipëri gjatë gjithë periudhës së luftës. Ata synonin dhe kërkonin nga shqiptarët aksionin.

Për rrjedhojë oficerët anglezë u shpërndanë në të katër anët e Shqipërisë duke qenë të pranishëm në të gjitha segmentet politike të qëndresës antifashiste shqiptare, pranë E. Hoxhës e A.Ermenjit, A. Kupit, Frashërit, M. Bajraktarit e G. Kryeziut5. Siç do të tregonin ngjarjet më vonë SOE e kishte të vështirë të përmbushte këtë detyrë për shkak të kompleksitetit që paraqisnin grupimet e ndryshme në Shqipëri. Por jo vetëm kaq; Fischer shkon më tej duke u shprehur se, si kushtet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme kontribuan në fragmentarizimin më serioz të çarjes partizanë-monarkistë që mund të ekzistonte në Ballkan6.

Megjithë përgatitjet e bëra, duhet pasur parasysh se oficerët britanikë do të ndeshnin në mjaft vështirësi gjate aktivitetit të tyre në Shqipëri. Së pari ata duhej të përshtateshin me rrethanat aktuale të zonave ku operonin, ushqimin dhe higjienën e varfër, kushtet e motit, rrugët e gjata e të vështira, të ftohtët dhe të paguanin për njerëzit që punësonin apo për shtëpitë që merrnin me qera si baza. Konkretisht në komunikimin me qendrën e tyre në Kajro mesazhet mund të humbisnin aktualitetin për shkak të kohës së nevojshme për dërgimin, marrjen, kodimin dhe dekodimin e tyre. Dhe pa dyshim kjo krijonte probleme lidhur me komunikimin e udhëzimeve, porosive e urdhrave. Gjithashtu brenda Shqipërisë shkëmbimi i mesazheve radiotelegrafike ishte i pamundur. Kjo bënte që oficerët të komunikonin me anë të letrave që në kushtet e distancave ndërmjet tyre,

1 Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 49-52. Disa nga të rekrutuaritishin Jack Dumoolin, mjek 24 vjeçar në Trupat Mjekësore të Ushtrisë Mbretërore. Një tjetër i rekrutuar, John Davis, 18 vjeç; Bob Melrose, 26 vjeç, oficer nëTrupat Mbretërore të Sinjaleve; Paul Gray, një ushtar i rregullt në fillimet e të njëzetave që ishte futur në Artilerinë Mbretërore, nën moshë para luftës.

2Miranda Vickers,Shqiptarët ..., f. 240-2413 Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 44 Stephane Schwandner-Sievers and Bernd J. Fischer, Albanian Identities …, f. 143-1445 Ana Lalaj,“Refleksione mbi marrëdhëniet shqiptaro-britanike gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike,nr.3-4, Tiranë: 1999, f. 178-179

6 Bernd Fischer, Resistance in Albania …, f. 21

92

Page 97: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

vështirësive të rrugës, kushteve të motit, gjetjes së korrierëve, motivimit dhe besnikërisë së tyre, krijonin një problem më vete. Një tjetër problem ishte zgjedhja e vendit të hedhjes së furnizimeve në mënyrë të tillë që të zgjidheshin zona gjeografikisht të mundshme për uljen e avionëve, larg rrezikut të armikut dhe BLO të mos diktoheshin. Mund të ndodhte që avionët të mos saktësonin vendin e hedhjes, të mos kombinoheshin me njerëzit që do dilnin për të pritur furnizimet, parashutat të mos hapeshin, kontenjerët të shpërthenin në tokë duke i bërë dërgesat të pavlefshme apo edhe duke mos përfunduar në destinacionin e duhur (duke u marrë nga banorët lokalë).

Çdo mision i SOE në Shqipëri kishte emrin e vet të koduar dhe po ashtu çdo fluturim e çdo hedhje për një mision mbante emrin e koduar të misionit në fjalë dhe një numër në vazhdim1. Misionet përbëheshin nga kryetari, eksperti për veprime sabotuese me mina dhe lëndë plasëse, një radist dhe një përkthyes2. Megjithatë, duhet thënë se për misionet e huaja në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vetë politikën britanike në këtë vend ka ende shumë për të thënë pasi për vetë karakterin e tyre, ka dokumente të organizatave të fshehta të tilla si D, MIR, SO2 apo SOE, që vazhdojnë të mbeten të kyçura në arkivat britanike.

Sipas formulës së mësipërme, misioni i parë Consensus i planifikuar për të hyrë në Shqipëri do të përbëhej nga Majori Neil McLean (me pseudonimin “Pasta”) i cili u caktua komandant i Misionit, Kapiten Smiley (me pseudonimin “Ngërdheshja”) si nënkomandant, Williamson si radisit, togeri Duffy si ekspert për mina dhe lëndë plasëse si mjete sabotimi, si dhe Elmazi si përkthyes3. Grupi ishte pajisur me kopsa magnetike që s’ishin gjë tjetër veçse busulla mikroskopike të fshehura si: kopsa, lapsa pa majë, që merrnin drejtimin nga Veriu, lima të vogla, harta mbi pëlhurë shumë të hollë mëndafshi dhe të holla në monedha ari. Në çanta ata kishin me vete armë, veshje speciale dhe qese me 1.000 stërlina ari4.

Dy oficerët që u jepnin udhëzime grupit ishin Majori Bazil Davidson dhe Kapiteni James Klugman. ’Ky i fundit – thotë Smiley - ishte komunist por duke qenë se Rusia ishte Aleatja jonë, nuk po i jepej shumë rëndësi komunizmit në Komandën e SOE-s’. Por sipas Smiley më vonë, ky qëndrim shkaktoi probleme5. Kjo është dëshmi e faktit se për britanikët në atë kohë rëndësi imediate kishte rritja e rezistencës në Ballkan dhe jo pasojat e pritshme politike duke mbështetur komunistët.

Para zbarkimit në Shqipëri komandanti i grupit Majori Neil McLean hartoi më 29 mars një plan në lidhje me Shqipërinë i cili u miratua nga qëndra e SOE në Kajro. Plani i tij ishte: (a) Transmetimi i informacioneve të rregullta në Kajro mbi situatën e përgjithshme dhe ushtarake në Shqipëri; (b) Kontaktimi i organizatave ekzistuese guerile;

1Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare , f.87-892 Peter Kemp “Kujtime që nuk shlyhen”, në:Kujtime që nuk shlyhen: tre oficerë anglezë të zbulimit gjatë luftës në Shqipëri dhe Kosovë; Tiranë: Toena, 1997, f. 199-200

3 Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 57; David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 78-79 4 David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 235 Po aty, f. 21-22

93

Page 98: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

(c) Organizimi i një “sistemi zone” me vende hedhjeje dhe rekrutimi i grupeve guerile për operacione të menjëhershme dhe më vonë operacione në shkallë të gjerë; (d) krijimi i kontakteve ndërmjet Greqisë, Jugosllavisë dhe Maqedonisë për të krijuar ndërlidhjen britanike në Ballkan; (e) ...1. Në të vërtetë anëtarët e grupit nuk e dinin se informacionet e tyre për Shqipërinë dhe situatën reale atje ishin të pakta e të mjegullta dhe për rrjedhojë ky plan do të rezultonte larg realitetit shqiptar.

Pas përgatitjeve të bëra dhe udhëzimeve të marra misioni i koduar Consensus u nis për në Greqi në prill 1943 prej ku me ndihmën e komunistëve grekë do të kalonte në Shqipëri2.Kemi parasysh këtu që ndryshe nga Shqipëria, në Greqi misionet SOE kishin qenë aktivë gjatë gjithë vitit 1942 dhe do të ndihmonin në krijimin e kontakteve të misionit të sapoardhur në Shqipëri me guerilasit shqiptarë.

Pas shtatë orë marshimi, grupi arriti në Drimade, fshati i fundit para kufirit me Shqipërinë, i cili ishte vetëm disa qindra metra larg. Aty grupi do të qëndronte derisa të vihej në kontakt me guerilët shqiptarë që ishin aktivë edhe në territorin grek dhe në kontakt me forcat e ELAS-it3.

Duhet thënë se udhëheqja e Luftës Nacionalçlirimtare nuk i fshehu që në kontaktet e para rezervat e saj për misionet britanike4. Komunistët shqiptarë ishin dyshues dhe mosbesues për oficerët anglezë, misionin dhe rolin e tyre në Shqipëri. Në mënyrë të natyrshme pritshmëritë ishin që komunistët shqiptarë do të mirëprisnin oficerët e huaj që vinin në ndihmë të rezistencës shqiptare kundër pushtuesit italian, por ndodhi e kundërta: me të hyrë në Shqipëri, McLean dhe Smiley u takuan me Bedri Spahiun komandantin e një grupi guerilas shqiptar i cili pothuajse shfaqi një qëndrim armiqësor5. Ai u prezantua si përfaqësues i Lëvizjes Nacional Çlirimtare (shkurt LNÇ), për të cilën Smiley shprehet se nuk dinin asgjë të saktë. Anëtarët e misionit nuk kishin dijeni mbi dinamikën e zhvillimeve politike dhe ushtarake në Shqipëri gjatë dy viteve të mungesës së tyre në këtë vend, ata nuk kishin mësuar për krijimin dhe rritjen e Partisë Komuniste apo krijimin e LNÇ.

Në fakt, Partia komuniste po e identifikonte gradualisht veten me LNÇ. Madje, pak ditë më parë, në mars 1943, në Labinot ishte mbajtur Konferenca I e Partisë në lidhje me çështjet organizative politike dhe krijimin e ushtrisë nacionalçlirimtare: Konferenca kishte zgjedhur Komitetin Qendror të Përhershëm i cili do të shërbente si baza e strukturës së pushtetit të ardhshëm që po forcohej. Spahiu këmbënguli që grupi të kthehej në Greqi për të pritur përgjigje nga Komanda e Përgjithshme në Tiranë, pasi dyshonte se ata mund të ishin agjentë grekë6, por pranoi që të dërgonte tek udhëheqja e tij një letër kërkesë të McLean.1 Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 562 Elisabeth Barker, British Policy …, f. 1763 David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 304 Xhelal Gjeçovi, “Shqipëria dhe Aleatët , f. 985 Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 60; David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 43: “McLean i merrte letrat e mia, por gjithmonë me vulën e thyer, dhe sigurisht, të kontrolluara dhe të lexuara”.

6 TNA, History 37A, HS7/69, ‘SOE activities...’, f. 4

94

Page 99: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Letra iu dërgua Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Nacionalçlirimtar, ku McLean sqaronte se ishte dërguar të kontaktonte me lëvizjen e rezistencës në Shqipëri, me synimin për të vepruar si oficerë ndërlidhës ndërmjet saj dhe Shtabit Aleat në Kajro. Ai u shpreh se dëshironte të takohej sa më parë që të ishte e mundur me Këshillin për të marrë informacione e për t’i dërguar në Kajro, nga ku pastaj do të dërgoheshin furnizime në Shqipëri. Gjithashtu, për të siguruar një lejekalimi sa më të shpejtë, McLean i dërgoi një mesazh intrigues Këshillit se kishte për të diskutuar me tëçështje të rëndësishme. McLean pranoi të priste përgjigje, por kërkoi që pasi t’i jepej leja të shkonte në qendër të vendit1.Enver Hoxha do të shkruante më vonë se ai vetë kishte urdhëruar bllokimin e Misionit britanik deri kur anëtarët e tij të pajiseshin nga Shtabi i tyre në Kajrome dokumente përfaqësimi2.

Në pritje të lejes pë të rihyrë në Shqipëri, anëtarët e Misionit britanik vendosën të ndaheshin përkohësisht. McLean qëndroi në fshatin kufitar grek, Drimade, ndërsa Smiley tentoi dhe arriti të futej fshehurazi në zonën e Leskovikut, ku dhe takoi dy komandantë partizanë Sulo Kozeli dhe Nexhip Vinçani të cilët e ndihmuan për të kaluar në zonën e Korçës. Njoftimi për lëvizjen e Smiley arriti në Labinot, në shtabin e udhëheqjes komuniste, Miladin Popoviç ngarkoi Koço Tashkon që të shkonte në Lavdar të Oparit për të pritur Misionin britanik, por aty do të gjente vetëm Smiley-n3. Ndërkaq, McLean dhe Smiley do të takoheshin më 1 qershor në Leshnje të Skraparit.

Pas disa pengesash dhe peripecish, misioni filloi punën për përgatitjen e raporteve mbi situatën në Shqipërinë e Jugut.Fillimisht, nga kontaktet me njerëzit e fshatrave përreth ata ishin të kënaqur kur mësuan se shqiptarët ndiqnin lajmet e BBC. ”Thoshin se BBC tregon të vërtetën, ndërsa lajmet gjermane dhe italiane nuk janë veçse gënjeshtër dhe propagandë” – shprehej Smiley4. Gjithashtu McLean mori një përkthyes të shkëlqyer dhe oficer ndërlidhës, Frederik Nosin, nipi i Lefë Nosit, kryetar i qeverisë kuislinge dhe bashkëpunëtor i gjermanëve në kryeqytetin Tiranë, mik i ngushtë i zonjës Hasluck5. Frederiku kishte qenë fillimisht me ballistët por kishte kaluar me Lëvizjen Nacional Çlirimitare, prej nga e mori McLean.

Misioni lëvizi në disa fshatra të jugut si në Poliçan, Sopik, Leshnje, Leskovik, Vithkuq, etj., ku konstatoi se në këtë zonë të Shqipërisë kishte dy lëvizje rezistence kundërshtare ndaj njëra tjetrës dhe madje armiqësore: LNÇ dhe Balli Kombëtar.

McLean raportoi se LNÇ ishte 80% jo komuniste, por komunistët ishin më aktivë. Ata ishin pro-Rusë dhe kishin komisarë politikë, përshëndetnin me grushtin e ngritur te 1 AQSH, F.41/APL, v.1943, dos.40, fl.1.Letër e McLean për Këshillin e Përgjithshëm të Frontit Nacionalçlirimtar, 1 maj 1943.

2Enver Hoxha, Rreziku anglo-amerikan ..., f. 31-333Paskal Milo, Shqiptarët në Luftën..., f. 363-3644David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 32. Smiley sqaron më tej: “Më vonë, gjatë luftës, disa sektorë për të huajt u ndikuan nga simpatizues komunistë dhe kur lajmet merrnin ngjyrë komuniste, kjo na shkaktonte shumë telashe neve që qëndronim pranë lëvizjeve anti-komuniste të rezistencës; puna jonë pengohej jashtëzakonisht, dhe këtë e them nga përvoja ime personale”.

5 Edmund Frank Davies, Aventura Ilire: Historia e Misionit Ushtarak Britanik në Shqipërinë e pushtuar nga Armiku, 1943-1944, Bodley Head, London: 1952, f. 37

95

Page 100: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Balli dhe mbanin kapele me yll të kuq (si partizanët jugosllavë)1. Ndërkaq shumica e Ballit Kombëtar mendohej se ishin bashkuar nga dyshimi ekstrem i elementeve dhe qëllimeve komuniste të partizanëve2.Sipas Maclean, në rastin më të mirë BK nuk mund të hidhte në terren më shumë se dy ose 3 mijë vetë, kishin armatime për 2 ose 3 mije veta por krejtësisht të paorganizuara, nuk dinin të përdornin armët e rënda, mortajat, armët anti-tank dhe disiplina e tyre ishte e keqe3.

Nëpërmjet rrëfimit të Smiley, mësojmë se në atë periudhë të dyja palët kishin nisur përleshjet me armë ndërmjet tyre. “Urrejtja e tyre e madhe kundër komunizmit – thekson ai për BK- i bëri armiq të betuar të partizanëve dhe kishin ndodhur përpjekje të armatosura midis dy palëve”. Slogani i komunistëve ishte “Vdekje Fashizmit, Liri Popullit”. Edhe ballistët kishin slloganin e tyre që ishte: “Shqipëria e shqiptarëve”. Përgjigjja e ballistëve të përshendetur ishte: “Vdekje tradhëtarëve”4.

Duket se kjo organizatë mbante më shumë qëndrim pasiv e bindur se Aleatët do ta preferonin si alternativën e vetme në pushtet pas lufte. Këtë qëndrim Balli Kombëtar e pasqyron në thirrjen e tij më 1 mars 1943 ku thuhet: “Sot nuk na mbetet veçse një gja me ba, me u armatosë dhe me pritë me kthjelltësi mbarimin e luftës, me pritë që të shihet qartë e mandej me veprue kundër çdokujt që kishte me dashtë me shkelë lirinë dhe besimin tonë”5.

Duke qenë kundërshtarë dhe me objektiva të qarta politike, komunistët synonin të krijonin përshtypjen se oficerët britanikë ishin aty për të ndihmuar vetëm lëvizjen partizane dhe për këtë arsye përpiqeshin të pengonin takimet e tyre me forcat balliste; kundërshtarët e tyre ballistë ata i quanin bashkëpunëtorë aktivë të pushtuesve italianë, tradhëtarë dhe kriminelë; me këtë ata donin të fitonin epërsi ndaj kundështarëve të vet dhe të përfitonin gjithë ndihmën dhe përkrahjen e Aleatëve.

Këtë fakt e konfirmonSmiley gjatë një marshimi në Vithkuq ku sipas tij,partizanët insistuan që Smiley të mos vishte uniformën ushtarake britanike, të mbante qeleshe me yll të kuq dhe të përshendeste me grusht alla partizanshe kur të përshëndesnin njerëzit e fshatrave sepse sipas tyre, nëpër fshatra kishte minoritarë grekë që ishin spiunë të italianëve. “Por qëllimi i vërtetë i këtij maskimi - shprehet Smiley - ishte të mos dihej nga Balli prania ime në Shqipëri”6. Partizanët bënin përpjekje të pengonin takimet e misionit me forcat balliste. Ata ishin shprehur pranë misionit se ballistët e konkretisht çeta në zonën e Leskovikut e komanduar nga Safet Butka ndihmonte italianët që të luftonin partizanët. Lidhur me këtë pikë, burimet arkivore vendase dhe të huaja, apo edhe librat e

1 Elisabeth Barker, British Policy …, f. 176-1772Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 62-633 Bernd Fischer, Resistance in Albania …,vep. e përm, f. 324David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 37-405 Xhelal Gjeçovi, “Mukja dhe dilemat e saj”, Studime historike, vep. e përm, nr. 1-2, Tiranë: 1998, f. 806 David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 39. Safet Butka ishte drejtues i çetave të Ballit në këtë zonë, i cili vinte nga një familje patriote shqiptare, kishte qenë mësues i Gjuhës Shqipe dhe pastaj drejtor i Gjimnazit të Tiranës. Pas pushtimit italian u internua në Itali dhe pasi u lirua më 1942, mori pjesë aktive në lëvizjen e Ballit Kombëtar dhe u bë komandant i çetave balliste të rrethit Korçë.

96

Page 101: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

shkruar nga oficerët britanikë nga përvoja e tyre në Shqipëri, nuk na japin të dhëna që flasin për bashkëpunim të forcave balliste me pushtuesit italianë.

Misioni shpejt kuptoi se të dhënat e partizanëve për sulmet kundër armikut nuk qëndronin dhe madje jepnin dhe shifra të ekzagjeruara. Kështu në Leskovik misioni u takua me një çetë partizane prej 30 vetësh të cilët sipas Nexhip Vinçanit që komandonte të gjitha çetat e Leskovikut, kishin planifikuar një sulm që do të fillonte natën midis 15-16 majit. Qëllimi i këtij sulmi ishte të shporreshin italianët nga qyteti dhe t’ua merrnin armët, ushqimet dhe pajimet. Beteja zgjati 24 orë. Duke dyshuar për shifrat e dhëna, kur Smiley e pyeti se si ndodhi që partizanët nuk arritën të zaptonin Leskovikun, Nexhipi u përgjigj: “Zoti Kapiten, Bombardimi Ajror ishte shumë i rëndë dhe kjo na detyroi të tërhiqeshim”1(?!).

Ndërkohë, me ardhjen e misionit të parë britanik “Consensus”, Shqipëria u fut në planet e furnizimit me anë të aviacionit2. Në funksion të këtij plani, gjatë qëndrimit të misionit në Leshnjë Kajro lajmëroi se së shpejti do të vinin furnizimet e para për Shqipërinë për të cilat gjatë periudhës së parë u parashikua të bëhëshin 30 furnizime3. Por SOE në atë kohë nuk kishte mjetet e mjaftueshme në dispozicion për të mbështetur operacionet e posaçme në Ballkan e për rrjedhojë edhe në Shqipëri. Deri në verën e vitit 1943, për misionet mbi Ballkan SOE pati në dispozicion vetëm një fluturim të 4 aeroplanëve Liberator4. Skuadrilja 148 e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) përgjegjëse për furnizimet, u formua në fund të marsit 1943, por SOE nuk e pati në dispozicion deri në verën e vitit 1943 dhe për këtë arsye përdori depërtimin me parashutim të grupeve të vogla të oficerëve britanikë për të kryer misionet e posaçme. Shqipëria nisi të dalë në planet e operacioneve të Skuadriljes 148 nga qershori 1943 e më pas5.

Në këto kushte gjysma e furnizimeve të planifikuara për Shqipërinë u anullua. Baza nga niseshin furnizimet ishte Derna.Më 23 qershor misioni ishte bërë gati për marrjen e furnizimittë parë. Të dy Halifakset shkarkuan materialet e tyre me saktësi të cilat ishin uniforma, sende të tjera të buta dhe stërlina. Sipas Smiley, gjatë qëndrimit të këtij misioni në Shqipëri, ai mori me anën e parashutave 30.000 stërlina6 të cilat luanin një rol të rëndësishëm në punën e tyre.

Sipas burimeve britanike, gjatë gjashtë muajve të parë të qëndrimit të misioneve SOE në Shqipëri, u furnizuan nëpërmjet ajrit nga Afrika 128 armë me 537,000 fishekë, 177 mitralozë të lehtë ose mesatarë, 65 armë anti-tank dhe 349 armë të lehta gjysëm automatike7. Megjithatë gjatë muajve në vazhdim pas zbarkimit të misionit të parë

1 David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 37-382 Historia e Shqipërisë, …, f. 1103 David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 48-514Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, f.82-835Po aty, f.82-836 David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 48-50. Smiley kujton: “Një pjesë e tyre ishin me çertifikatën dhe vulën e Bankës së Anglisë të 40 viteve më parë. Shumca e stërlinave kishin kokën e Mbretëreshës Viktoria. Nganjëherë na vinin napolona francezë dhe italianë”.

7 TNA, History 37A, HS7/69, ‘SOE activities...’, f. 5

97

Page 102: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Consensus u rrit numri i BLO-ve dhe u shtuan furnizimet për Shqipërinë. Sipas Hibbert, dokumentet e RAF, në këtë rast ditari i skuadriljes 148 tregonin se Concensus 2 dhe 3 u hodhën më 29 maj; Concensus 4, 5 dhe 6 më 22 e 24 qershor në Leshnjë, Concensus 7, 8 dhe 9 në Shtyllë dhe Concensus 10, 11, 12 e 13, në gusht, përsëri në Shtyllë. Pesha e përgjithshme e furnizimeve të hedhura për McLain dhe Smiley në qershor, korrik e gusht ishte 44.242 paund ose 19.5 ton1.

Por sa të dobishme do të ishin këto furnizime për nxitjen e rezistencës kundër armikut? Sipas Kemp, shpejt u bë e qartë se furnizimet që SOE u hidhnin atyre për t’i përdorur kundër armikut ruheshin mënjanë prej secilit për t’i përdorur kundër tjetrit2. Dy grupet kryesore të rezistencës duket se po i jepnin më shumë rëndësi luftës kundrejt njëri tjetrit sesa kundër pushtuesit ndërkohë që secila palë ankohej se ndihmat dhe furnizimet e misioneve britanike i shkonin palës tjetër.

Në një takim të Smiley me Safet Butkën, ky i fundit u ankua se britanikët po armatosnin partizanët dhe jo Aleatët e tyre të vërtetë - Ballin Kombëtar. Nga ana tjetër, në një nga mbledhjet me misionin, edhe Mehmet Shehu bëri akuza dhe u betua se të gjitha armët që kishin ardhur misioni ia kishte lënë Ballit Kombëtar, duke mos lënë gjë për partizanët. Në të vërtetë, duke parë situatën, pretendimet, ankimet dhe akuzat e ndërsjella të dy palëve, Smiley kishte punuar në mënyrë të tillë që pas shpërndarjes së armëve dhe materialeve çetave, të plotësoheshin prej tyre dëftesat përkatëse. “Nxora nga çanta listën e armëve dorëzuar partizanëve e bashkë me të edhe dëftesat përkatëse të marrjes në dorëzim – sqaron Smiley. I lexova me zë të lartë parpara Shtabit duke nxjerrë Shehun gënjeshtar”3. Situata të tilla na bëjnë të qartë edhe një herë mungesën e bashkëpunimit, përçarjen dhe konkurrencën që ekzistontë midis dy grupeve kryesore të rëzistencës në atë periudhë për të përfituar ndihmën dhe mbështetjen e britanikëve, gjë që do të rriste prestigjin e tyre para popullit.

Ndërkaq, në Përmet Smiley ndoqi një aksion të partizanëve që gjuanin italianët në distancë të cilët tërhiqeshin në barrakat e tyre. Pritat që u ngiheshin italianëve në rrugët që të çonin në qytet ishin të suksesshme. Megjithatë, Smiley vërente se pretendimet e partizanëve për rezultatet e aksionit ishin të ekzagjeruara ashtu si edhe në aksionin e Leskovikut4. Partizanët nuk arritën t’i zaptonin këto dy qytete. Jo vetëm kaq por ata përpiqeshin të pengonin ballistët në aksionet e tyre. Më vonë në një rast ku Smiley ishte prezent me çetën e Safet Butkës në një pritë në rrugën Korçë-Leskovik, ai tregon se partizanët nën drejtimin e Petrit Dumes u përpoqën ta sabotonin këtë aksion duke thënë se kishte marrë urdhër të prerë dhe ta zbatonte por Smiley i kërcënoi se të gjitha furnizimet për partizanët do të ndërpriteshin nëse ai pengonte aksionin. Për pasojë, ai u

1Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, f.87-892 Peter Kemp “Kujtime..., f. 383 David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 51-564David Smiley, Irregular, Regular, Eastern Books of London:1994, f. 88

98

Page 103: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

detyrua të largohej bashkë me çetën e tij. Prita rezultoi me sukses, me 18 gjermanë të vrarë dhe 3 kamionë të shkatërruar pa pësuar humbje për palën shqiptare1.

Misioni kaloi në Labinot ku u prit në një atmosferë shumë festive. Aty u takua me Enver Hoxhën dhe disa anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm si Haxhi Lleshi, Abas Kupi, Myslym Peza, Baba Faja dhe Mustafa Gjinishi. McLain shpjegoi se qëllimi i tij ishte tërësisht ushtarak2. Përfaqësuesit e LNÇ i thanë se forca e tyre numëronte rreth 3 mijë partizanë por të ndarë dhe të shpërndarë në shumë çeta të vogla. Misioni ra dakord që në Shtyllas të trajnonin elementet e tyre duke i grumbulluar në tri njësi të mëdha3, prej nga do të formohej Brigada I partizane. Këta partizanë do të stërviteshin në përdorimin e minave për sabotime rrugësh, urash dhe ndërtesash, në përdorimin e murtajave, mitralozave, etj. Nga takimet e zhvilluara dhe studimi i situatës McLain pa se forcat partizane përbëheshin në pjesën më të madhe të tyre prej të rinjsh, madje përfshinin edhe një numër grash. Ata nuk ishin organizuar siç duhej dhe ishin ta pajisur keq. “Megjithatë, moralin e kishin të lartë dhe s’kish dyshim se i luftonin italianët në mënyrë aktive ndonëse pa rezultatet e duhura” shprehet McLain4. Pas vëzhgimesh plot kujdes, McLain këshilloi që t’u jepej përkrahje britanike e cila do të konsistonte kryesisht në stërvitjen e partizanëve për luftë dhe furnizimin e tyre. Sidoqoftë, duhet shtuar se Enver Hoxha manifestoi një frymë dyshimi ndaj Misionit britanik e cila do ta shoqëronte gjatë gjithë kohës deri në fund të luftës.

Në këtë periudhë Shqipëria paraqiti interes të veçantë për Aleatët për shkak të pozitës së saj strategjike. Në Konferencën e Washingtonit (maj 1943) ishte diskutuar çështja e ndërtimit të një kryeure në Durrës që do të mundësohej nga goditja dhe marrja e Siçilisë për të depërtuar në thellësi të Ballkanit. Por Konferenca doli me vendimin që burimet Aleate të përqendroheshin në operacionin Overlord (zbarkimi në Francë duke kaluar Lamanshin) dhe të mos jepeshin forca të konsiderueshme për operacionet në Ballkan5. Këtë fakt do ta konfirmonte Churchill i cili pas Konferencës shkruante: “Ne nuk duhet të angazhojmë forcat në ndonjë operacion serioz atje (dmth përtej Adriatikut) dhe Qeveria e Madhërisë së Tij nuk parashikon dhënien e ndonjë force të armatosur të organizuar për teatrin e Ballkanit as këtë vit dhe për asnjë periudhë për të cilën ne jemi të interesuar tani”6. Në këtë mënyrë, strategjia britanike në Ballkan mbeti e fokusuar vetëm me nxitjen e rezistencës nëpërmjet veprimeve subversive dhe furnizimeve të forcave guerile.

Në zbatim të kësaj strategjie, në periudhën para pushtimit të Siçilisë BLO-të në Shqipëri kishin marrë udhëzime që në kuadrin e zbatimit të strategjisë së rreme (deception strategy) hartuar për Evropën Jug-Lindore, të përhapnin idenë se Ballkani do

1Po aty, f. 88-892Paskal Milo, Shqiptarët në Luftën..., vep. e përm, f. 365-3663Po aty. 4Julian Amery, Bijtë e Shqipe …, f. 81-825Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare…, f. 816 Po aty, vep. e përm, f. 81

99

Page 104: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

të pushtohej nga Aleatët1. Kjo situatë mobilizoi më shumë forcat e rezistencës në luftën kundër pushtuesit italian i cili që në pranverë kishte intensifikuar sulmet dhe reprezaljet, por në të njëjtën kohë rriti shpresat e tyre për një fitore të shpejtë me zbarkimin e Aleatëve.

Në këtë atmosferë që në fund të qershorit u rrit më shumë nevoja për bashkim në luftën kundër pushtuesit italian. Siç shihej asnjëra nga forcat e rezistencës shqiptare nuk ishte fuqizuar dhe fituar përvojë të tillë sa të ndërmerrte rolin dominues. Më 20 qershor 1943, Mithat Frashëri, i kishte argumentuar Abaz Kupit, domosdoshmërinë e një mbledhjeje të përbashkët për t’iu përgjigjur situatës së krijuar2. Një mobilizim i tillë duket se fillimisht pati efekte pozitive duke i shkaktuar shqetësime serioze pushtuesit fashist gjë që la gjurmë dhe u reflektua edhe në dokumentacionin e italianëve - Krerët e lartë të regjimit të pushtimit italian në Shqipëri, jepnin alarmin se: “ndodhemi në gjendje shumë më kritike nga sa mund të duket. Nuk gjendemi përballë një organizate komuniste terroriste propagandistike, por gjendemi përballë një blloku që formon një front armik, i cili po përgatit me siguri një revolucion shumë të gjerë, mjaft të shpejtë dhe të organizuar mirë....”3. Nisur nga kjo deklaratë mund të pohojmë me të drejtë se në këtë periudhë megjithëse rivaliteti dhe përçarja ndërmjet dy forcave të rezistencës në Shqipëri kishin filluar, ato ende nuk kishin marrë formë të plotë ndërkohë që rrethanat aktuale ushtarake dhe politike shtronin si imperativë bashkimin e kahjeve të rezistencës. Edhe oficerët ndërlidhës e konformojnë këtë fakt në korrik kur raportojnë në Foreign Office se ‘në Shqipëri bashkimi është më i lehtë për t’u arritur se në Greqi apo Jugosllavi’4.

Në këtë fazë zhvillimesh ku siç vërehet mbizotëronin konsideratat ushtarake, britanikët vendosën të shtonin sasinë e furnizimeve në Ballkan në dobi të rezistencës atje. Më 23 qershor, Churchill vendosi që prej fundit të muajit shtator, dërgesat në Ballkan duhet të arrinin në 500 ton në muaj5. Mirëpo duke qenë se edhe në Shqipëri pjesën më të madhe të këtyre furnizimeve e përfituan partizanët, realiteti do të dëshmonte gjithnjë e më shumë se mbështetja britanike po i kalonte këtyre forcave.

Më 7 korrik 1943 Churchilli i dërgoi një mesazh Gjeneralit Harold Alexandër i cili ishte në krye të ushtrive Aleate për të filluar përpjekjet për zbarkim në Siçili, ku ndër të tjera, shprehtevlerësimin e tij për rezistencën shqiptare: “Mendoj se keni lexuar për luftimet e ashpra kohët e fundit në Jugosllavi si dhe sabotazhin dhe luftën guerile të përhapur në Greqi. Shqipëria gjithashtu duhet të jetë një fushë pjellore. E gjitha kjo është arritur me jo më shumë ndihmë nga Britania se hedhjen e disa pakove me parashutë. Nëse arrijmë në gojën e Adriatikut që të mund të dërgojmë qoftë edhe disa anije në portin dalmat ose grek, i gjithë Ballkani perëndimor mund të ndizet flakë, me pasoja të 1 Edmund Frank Davies, Aventura Ilire ..., f. 572 Muharrem Dezhgiu, “Ideja dhe Realizimi i Frontit Antifashist në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”, vep. e përm, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2009, f. 100

3 AQSH, F. 252, v. 1943, dos. 89, fl. 5-6. Informacion i Ministrit të Punëve të Brendshme për Kryeministrinë dhe Mëkëmbësinë, 27 qershor 1943

4 Elisabeth Barker, British Policy …, f. 1775 Po aty, f. 164

100

Page 105: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

mëdha.....”1. Churchill ishte i kënaqur që strategjia e tij kishte funksionuar: vendet e Ballkanit po i shkaktonin shqetësime serioze forcave gjermane dhe e gjitha kjo me strategjinë “e rreme” të Aleatëve pa angazhimin e drejtpërdrejt të ushtrive të tyre.

Në këto rrethana, zhvillimet aktuale politike dhe ushtarake shtruan nevojën e rritjes së aktivitetit të SOE në Shqipëri. Në korrik u hodhën dy misione të tjera, secili i drejtuar nga një oficer i RAF. I pari më 13-14 korrik drejtohej nga togeri i aviacionit Andy Hands me emrin e koduar të misionit “Spinster” (Vejusha). Ky u dërgua në zonën e Dibrës për të vendosur kontakte me krerët dibranë dhe me grupet partizane atje2. I dyti më 17-18 korrik ishte drejtuesi i skuadriljes Anthony Neel (Tomy Neel) me emrin e koduar “Slender” (Thatimi).3 Majori McLain e dërgoi atë në zonën veriore të Tiranë pranë forcave të Abaz Kupit i cili njihej jo vetëm si mbështetës kryesor i mbretit Zog por edhe si një nga anëtarët themelues të LNÇ. Së bashku me to ishin dhe tre radiotelegrafistë dhe specialistë paraushtarakë, si dhe tre komando të mëparshëm. Pas studimit të situatës në zonat përkatëse, të dy Hands dhe Neel kishin arritur në të njëjtin konkluzion si McLain: se potenciali për të nxitur rezistencë në Shqipëri dukej i konsiderueshëm4.

Gjatë kësaj periudhe oficerët britanikë e pasqyronin situatën e brendshme nëpërmjet raporteve që përgatitnin si “përmbledhjet dyjavore” bazuar në vëzhgimet e tyre të cilat më pas qendra e SOE në Londër i dërgonte në FO. Kështu një raport i korrikut 1943 shënonte, ndër të tjera, se: “........Trakti i parë që është lexuar kur bën fjalë për Fuqitë Aleate, vë Bashkimin Sovjetik në radhë të parë, pastaj Anglinë dhe në fund Amerikën. E papritura më e madhe janë simpatitë pro-ruse të gureiljeve. Para luftës influenca komuniste në Shqipëri nuk ndihej dhe shkaku i këtij ndryshimi nuk është aspak i qartë. Veç se s’ka më asnjë dyshim se ky ndryshim është bërë”5. Ajo që është më e rëndësishmja, raportet pohonin rezistencën shqiptare kundër trupave italiane, duke i përshkruar gueriljet shqiptare si aktive dhe anti-italiane.

Në korrik 1943, forcat anglo-amerikane zbarkuan në Siçili dhe në gusht në Gadishullin e Apenineve, duke e rënduar më tej pozitën e Boshtit fashist6. Natyrshëmpritej që një zbarkim i tillë të kishte pasoja të mëdha për Shqipërinë si një vend i pushtuar nga Italia.

Më 22 korrik 1943, Kryeministri britanik i shkruan gjeneralit Aleksandër: “Po ju dërgoj një raport të plotë të cilin e kam pregatitur për rezistencën madhështore të ashtëquajturve partizanë të Titos në Bosnjë... Gjithashtu është edhe rezistenca e guerilasve në Shqipëri dhe kohët e fundit në Greqi....Gjermanët jo vetëm kanë përforcuar ballkanin me divizionet e tyre por kanë përmirësuar cilësinë dhe lëvizshmërinë e këtyre divizioneve dhe kanë ngurtësuar italianët lokalë... Nëse Italia dështon, gjermanët nuk

1 Winston Churchill, The Second …, Vol.V,f. 410-4112Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, f. 87-893 Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 2604Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 64-655Arben Puto, Nëpër analet ..., f. 101-1046 Historia e Shqipërisë, …, f. 74

101

Page 106: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

mund ta mbajnë vetëm barrën e luftës...”1. Raporti i Kryeministrik britanik për vlerësimin e rezistencës në Shqipëri ashtu si edhe në Jugosllavi e Greqi, dëshmon efikasitetin e kësaj lëvizjeje e cila në mnëyrë të suksesshme operoi në të njëjtën linjë më strategjinë britanike në atë kohë.

Marrëveshja e Mukjes

Në këto rrethana u rrit nevoja si domosdoshmëri historike për të gjetur një formë adekuate organizimi e koordinimi të bashkëpunimit të forcave politike2. Hapi për këtë bashkim, mendohet me ndihmesën e madhe të oficerëve ndërlidhës britanikë3, u hodh në mbledhjen e organizuar në Tapizë me përfaqësues nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe Balli Kombëtar më 26 korrik e cila i parapriu Marrëveshjes së Mukjes4. Ndërkaq, sipas historiografisë shqiptare të periudhës së pasluftës për këtë çështje, marrëveshja u kërkua nga udhëheqja e Luftës Nacionalçlirimtare për t’iu drejtuar për herë të fundit Ballit Kombëtar për bashkim mbi bazën e luftës me armë e pa kompromis kundër pushtuesve. Gjithashtu, në Proklamatën e 10 korrikut 1943 Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH shprehën qartë qëndrimin që duhej mbajtur ndaj Ballit Kombëtar në ato rrethana: edhe thirrje për t’u hedhur në luftë e për t’u bashkuar në Frontin Nacionalçlirimtar, edhe demaskim të veprimtarisë së tij përçarëse e sabotuese5.

Vlen të përmendim se fakti që pala e përfaqësuesve të komunistëve shprehet se në mbledhjen e Mukjes ishte Mustafa Gjinishi i cili “me dhelpëri e për t’u dukur hiqej si mbrojtës i vijës nacionalçlirimtare, kurse në prapaskenë bashkëpunonte ngushtë me Abaz Kupin për të zbatuar porosinë e SOE që të arrihej me çdo kusht një “bashkim” midis Frontit Nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombëtar në dëm të Partisë Komuniste”6, na bën të mendojmë se vërtetë SOE mund të ketë nxitur mbledhjen e Mukjes me qëllimin e shprehur nga vetë komunistët, pra bashkimin e dy forcave të rezistencës shqiptare.

Nga i njëjti burim mësojmë se Enver Hoxha kishte përcaktuar bazat e kushtet e marrëveshjes që grupi i kryesuar nga Ymer Dishnica do t’ia propozonte Ballit Kombëtar të cilat ishin: luftë e armatosur e organizuar dhe pa kompromis kundër okupatorit; Balli Kombëtar të njohë këshillat nacionalçlirimtare si i vetmi pushtet popullor e demokratik; të spastrojë nga radhët e veta kolaboracionistët, kriminelët, spiunët e spekulatorët; të pushojë menjëherë luftën dhe propagandën kundër Frontit dhe Partisë Komuniste, elementët pozitivë të Ballit të marrin pjesë në Front, të shpërndajnë “këshillat” e tyre, etj7.

1 Winston Churchill, The Second …, Vol. V, f. 411 2Muharrem Dezhgiu, “Mbledhja e Mukjes në Kontekstin e Çështjes Kombëtare Shqiptare”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2009, f. 309

3 Hubert Neuwirth, “Qëndresë..., f. 1314 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë ..., f. 221 5 Historia e Luftës Antifashiste ..., Vëllimi II, f. 463-4646 Po aty, f. 4727Po aty, f. 463

102

Page 107: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Me fjalë të tjera, sipas këtyre kushteve Ballit Kombëtar do t’i kërkohej të ‘shkrihej’ e të bashkohej si pjesë e Frontit Nacionalçlirimtar dhe jo si palë më vete me platformën e programin e saj të përcaktuar.

Ndërkaqnëtakimin e Mukjes u arrit marrëveshja për krijimin e Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë, i cili përbëhej prej 12 anëtarësh, nga 6 për secilën palë. Siç e ka cilësuar Butka: “vetë emri i Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë flet për një zgjidhje të re politike, për një përgjegjësi, pjekuri dhe angazhim të madh kombëtar të forcave politike kryesore në Shqipëri. Ky ishte forumi i parë pluralist në Shqipëri, një strukturë e re politike që përjashtonte totalitarizmin dhe mishëronte unitetin dhe dialogun dhe përbënte embrionin e shtetit të parë pluralist, si forma më demokratike e qeverisjes së botës së qytetëruar”1.

Marrëveshja u nënshkruar më 2 gusht 1943 në fshatin e Mukjes ndërmjet komunistëve dhe nacionalistëve2.Sipas kësaj marrëveshjeje, u vendos për t’i dhënë fund armiqësive, për të bashkëpunuar në luftën kundër armikut të përbashkët dhe për të punuar sinqerisht për një Shqipëri të lirë, të pavarur dhe demokratike brenda kufijve të saj etnikë. Marrëveshja vendosi që pushteti dhe forma e regjimit do të vendoseshin nga populli pas çlirimit të vendit. Mukja shënonte kështu përpjekjen serioze për bashkëpunim ndërmjet dy forcave politike që ishin kundër njëra tjetrës, përpjekjen për mirëkuptim e bashkim në dobi të çlirimit të vendit dhe çështjes shqiptare në tërësi.

Mirëpo kjo marrëveshje binte ndesh me interesat jugosllave kryesisht për çështjen e Kosovës si dhe synimet jugosllave ndaj Shqipërisë. Tito nuk mund të mbështeste një marrëveshje që fliste për ‘Shqipërinë etnike’ dhe gjithashtu ishte i interesuar të siguronte një rol të rëndësishëm jugosllav në Shqipërinë e pas luftës3. Këtë qëndrim e që njëkohësisht përbën thelbin e interesave jugosllave ndaj Shqipërisë, e pasqyron letra që Popoviç i dërgoi ditë më parë Pavle Joviçeviç, Sekretar i Komitetit Rajonal për Kosovë e Metohi të Partisë Komuniste Jugosllave, ku raporton për situatën në Shqipëri: ‘.... Ne synojmë natyrisht të përçajmë Ballin, ta copëtojmë atë si një organ i bashkuar, dhe të izolojmë numrin jo të parëndësishëm të elementëve reaksionarë. Detyra kryesore është forcimi i ushtrisë dhe veprimeve të saj kundër armikut;.... Ne do të formojmë Brigadën I gjithashtu.... Ky është drejtimi që po marrim. Balli mund të shkatërrojë planet tona. Ne shpresojmë që ta detyrojmë atë të shkatërrojë vetë planet e tij...’4 Kjo letër shërbeu si një prelud i qëndrimit të prerë dhe kategorik të jugosllavëve ndaj marrëveshjes. Gjithashtu, kjo deklaratë tregon në njëfarë mase vlerësimin e Ballit si një kërcënim potencial në realizimin e interesave dhe synimeve politike jugosllave.

Menjëherë pas mbledhjes Popoviç do të shprehte hapur kundërshtimin e tij. Për këtë flet trakti i lëshuar nga Xhelal Staravecka i cili ishte i pranishëm, kur u hapën

1 Uran Butka, Mukja – Shans i Bashkimit, Peng i Tradhtisë, shtëpia botuese Naim Frashëri: 1998, f. 30

2AQSH, Manifest i Ballit Kombëtar, FO 371/43554, F. 1510/1, v. 1944, dos. 16, fl. 7-8.3 Bernd Fischer, Resistance in Albania …, f. 274 Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 259

103

Page 108: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

vendimet e marrëveshjes: “Hapëm proklamatën - thotë ai - dhe e lexuam. Të gjithëve na u ndezën fytyrat nga gëzimi, për arsye se u arrit bashkimi... Fytyra e Miladinit menjëherë u ndryshua dhe tha: Ky bashkim nuk mund të pranohet. Neve gjithnjë e më tepër forcohemi me ju ra me sopata e jo me ba bashkime me qej (qenër). E mandej ajo Shqipëria etnike. Nanën e saj!”1. Siç edhe pritej, emisarët e Partisë Komuniste Jugosllave të udhëzuar nga Tito e nxitën Enver Hoxhën të denoncojë Ballin Kombëtar duke i sugjeruar se vija e duhur ishte ndarja me të.

Përveç nxitjes së jugosllavëve, edhe forcat komuniste që tashmë e ndjenin se po fitonin epërsi, nuk donin të ndanin pushtetin me forcat nacionaliste apo forca të tjera politike. Në këto rrethana, Enver Hoxha me përkrahësit e tij iu përveshën propagandës për të denoncuar këtë marrëveshje.

Më 6 gusht, në letrën dërguar Dishnicës, Hoxha porosiste në formë urdhri anullimin e vendimeve të marra në Mukje2. Ai nxori menjëherë një qarkore të datës 8 gusht 1943 ku thuhej “të mos e lëmë reaksionin të na marrë frenat nga duart”3, duke nënkuptuar kështu që jo vetëm nuk do të kishte më bashkëpunim me forcat e tjera politike por do i shpallej luftë e hapur atyre. Enveri e konkretizon këtë qëndrim kur udhëzon: “Në çdo moment dhe kudo, Ballin duhet me e demaskue dhe mos me e lanë në asnjë mënyrë që ai të zerë tokë. Në rast se ai gjen rast të vendoset në ndonjë fshat a qytet, duhet të veproni menjëherë politikisht dhe ushtarakisht kundër tij. Në rast se ushtarakisht nuk jeni në gjendje, duhet ta godisni politikisht ... s’ka rrugë tjetër”4. Situata po shpërthente në luftë civile. Këtë qëndrim e konfirmuan edhe komunistë të tjerë nga radhët e LNÇ. Dokumentet arkivore flasin se Gogo Nushi, një nga drejtuesit e luftës, është shprehur: “Kemi pasur direktivë nga KQ, që t’i zhduknim jo vetëm kundërshtarët tanë, por edhe ata anëtarë partie që kishin një pakënaqësi ose që kishin shfaqur një dyshim në vijën tonë”5. Po kështu, Manush Myftiu pohon se: “Edhe në Vlorë kemi pas menduar se ata që s’ishin me ne duhej të zhdukeshin. Në Vlorë kishin një listë prej 42 vetash që i kishim dënuar me vdekje dhe një pjesë e tyre s’kishin faj”6. Kjo situatë do të vijonte me shkëputjen e mëvonshme të Kupit nga LNÇ duke i dhënë ngjarjeve në vazhdim një drejtim të ri: LNÇ po merrte përmbajtje tërësisht komuniste; në këtë mënyrë pa dyshim që situata fliste në favor të PK.

Raste të tilla vënë në dukje pozicionimin tashmë diametralisht armiqësor të Partisë Komuniste dhe Ballit Kombëtar ku del hapur se PK e shikonte BK si rivalin e saj të rrezikshëm për pushtet. Enver Hoxha në një nga veprat e tij do të sqaronte më vonë se duke e dënuar marrëveshjen e Mukjes, Partia Komuniste nuk pranonte asnjë alternativë tjetër politike. “Komiteti Qendror – shkruan ai – ia bëri të qartë gjithë Partisë se nuk do të pranohej kurrë ndarja e fryteve të Luftës Nacionalçlirimtare, e pushtetit demokratik 1Muharrem Dezhgiu, “Shqipëria në Luftë..., vep. e përm, f. 482Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë ..., f. 2593AQSH, F.14, v. 1943, dos.114Po aty, fl.365AQSH, F.14, v.1943, dos. 2, fl. 16Po aty.

104

Page 109: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

popullor me Ballin Kombëtar dhe me armiqtë e tjerë të kësaj lufte e të këtij pushteti…asnjë parullë nuk do të ndërrojmë dhe as formën dhe emrin e këshillave nacionalçlirimtare”1.

Ndërkaq pas denoncimit të marrëveshjes së Mukjes, Partia Komuniste e përcaktoi qëndrimin e saj lidhur me çështjen e Kosovës, nëpërmjet një letre që KQ i saj nxori më 17 gusht 1943, ku ndër të tjera theksohet: “Çështja e Kosovës dhe e Çamërisë do të zgjidhet pas Luftës dhe vetë popujt e Kosovës dhe të Çamërisë sipas dëshirës së tyre do të vendosin për fatin e tyre....”2. Pas fitores së FNÇ, historiografia shqiptare për këtë çështje do të akuzonte Ballin se e përdori parullën e rreme të “Shqipërisë etnike” si armë për të mashtruar popullin shqiptar që ky ta largonte vëmendjen nga lufta kundër pushtuesit fashist e të hidhej në luftë kundër popujve fqinjë 3.

Po kush e tradhëtoi në të vërtetë Marrëveshjen e Mukjes? Lidhur me këtë çështje ka pasur interpretime të ndryshme të historianëve me argumente pro dhe kundër përsa i përket pozitës së PK dhe BK pasi këtu ndodhi përfundimisht ndarja e hapur në mes tyre. Sipas Dezhgiut, me denoncimin e marrëveshjes së Mukjes, udhëheqja e PKSH-së hoqi dorë pothuajse tërësisht nga politika e bashkimit kombëtar, ajo po monopolizonte LNÇ duke i hapur rrugë kështu vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri dhe rrjedhimisht futjes së saj në kampin e vendeve komuniste të Lindjes4. Kola vëren se kjo situatë për nacionalistët bëri të qartë qëllimet e PKSH gjatë Luftës dhe pas saj5.

Ndërkaq sipas oficerëve ndërlidhës britanikë, LNÇ ishte e vetmja përgjegjëse për prishjen e Marrëveshjes së Mukjes6. Ndërsa kreu i OSS për Shqipërinë, Fultz, bën përgjegjëse të dyja palët për prishjen e marrëveshjes. Në analizë të rastit, ai do të shprehej: “Marrëveshja zgjati jo më shumë se një muaj dhe duket se u anulua nga të dyja partitë, ballistët nëpërmjet akteve të ndryshme të hapura dhe LNÇ, pak a shumë haptazi. E vërteta është - thekson ai - se që të dyja palët hynë në një marrëveshje me fjalët dhe fytyrat e tyre, dhe pothuajse menjëherë pas kësaj kërkuan prova, si bazë për të akuzuar njëri-tjetrin, për fat të keq me qëllim që të manovronin për një prishje të hapur”7. Por dokumentet arkivore për këtë rast na lejojnë të themi se një argumentim i tillë nuk është objektiv. Sigurisht nuk mund të mohojmë faktin se të dyja grupimet, megjithëse kishin një qëllim të përbashkët - luftën kundër pushtuesit - ishin rivale me njëra tjetrën për të qeverisur pas luftës. Por siç e kemi përmendur, Marrëveshja e Mukjes u denoncua nga Partia Komuniste duke dëshmuar ndarjen përfundimtare të këtyre dy forcave të rezistencës shqiptare dhe vijimësinë e ngjarjeve të shtjelluara më lart.

1Historia e Luftës Antifashiste ..., Vëllimi II, f. 4722Xhelal Gjeçovi, “Mukja dhe dilemat ..., vep. e përm, f. 893Historia e Luftës Antifashiste ..., Vëllimi II, f. 4684Muharrem Dezhgiu, “Mbledhja e Mukjes ..., f. 310-3125 Paulin Kola, The Search …, f. 446 Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...f. 2097 Po aty.

105

Page 110: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

2.3 Rritja e rezistencës shqiptare përballë pushtimit gjerman të Shqipërisë: zbarkimi i misioneve të reja britanike

Misione të reja britanike në Shqipëri, gusht 1943

Por megjithëse përçarja ndërmjet dy forcave kryesore po thellohej gjithnjë e më shumë, rezistenca kundër pushtuesit ishte intensifikuar ndërsa misionet britanike vazhdonin përpjekjet e tyre për të nxitur të gjitha kahjet në luftën kundër fuqive të boshtit dhe për të mundësuar bashkimin e tyre. Kështu, më 8 gusht 1943, në Shtyllë të Korçës u arrit akordi ndërmjet komandantit të forcave nacionaliste të qarkut të Korçës, Safet Butka dhe kryetarit të misionit Aleat në Shqipëri, majorit McLean. Sipas kësaj marrëveshjeje, Balli Kombëtar merrte përsipër të bënte aksione sulmuese në Qafthanë, Librazhd, Korçë, Pogradec, etj. dhe pas aksioneve, majori merrte përsipër të japë ndihma në materiale ushtarake1.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, McLain i kërkoi zyrës së SOE në Kajro të dërgoheshin oficerë të tjerë dhe për rrjedhojë në fillim të gushtit 1943, pranë Komitetit Qendror të FNÇ-së u hodhën 4 Misione të tjera britanike. Secili grup përbëhej nga një oficer, një radist dhe një nënoficer xhenioje. 1) grupi i majorit Bill Tilman, ushtarak karriere; 2) grupi i majorit Gerry Field; 3) misioni i udhëhequr nga majori George Seymour, një ushtarak tjetër i karrierës i Pushkatarëve Mbretërore Skocezë; 4) grupi i Peter Kemp2. Majori Bill Tilman, së bashku me radiotelegrafistin e tij dhe ekspertin paraushtarak do të punonte me partizanët në Jug; George Seymour së bashku me radiotelegrafistin dhe ekspertin paraushtarak do të punonte me Myslym Pezën; Peter Kemp dhe majori Julius Faure-Field McLain i dërgoi në zonën bregdetare për të eksploruar mbi mundësinë e hedhjes së furnizimeve nga deti3. Pseudonimet e tyre ishin respektivisht: Tilman (Skulptori), Field (Fidani), Seymour (Qypi) dhe Kemp (Njerka)4.

Në kujtimet e tij Kemp shkruan se ndonëse do të shkonin në pjesë të ndryshme të vendit, të 4 misionet do të hidheshin së bashku në kuartierin e McLain pranë fshatit Shtyllë, në kodrat rreth 20 kilometra në jug-perëndim të Korçës, të cilët më pas do të shpërndaheshin në zona të ndryshme të Shqipërisë. Të dy aeroplanët me 4 misionet do të merrnin gjithashtu furnizime dhe para për misionin e McLain; paratë ishin monedha floriri dhe napolonë, e vetmja para që pranohej menjëherë në Ballkan5. Burimet arkivore dëshmojnë se ardhja e këtyre misioneve shkaktoi shqetësim dhe vuri në lëvizje organet qeveritare siç e tregon edhe ky dokument: ”Në ditët e para të muajit të kaluar gusht në juridiksionin e Berane, nga ana e ajrorëve armiq janë hedhur me parashutë disa oficerë anglezë të cilët kanë filluar të formojnë çeta në mes njerëzve të atyre zonave. Sa sipër,

1AQSH, F.41/AP, v. 1943, dos. 49, fl.12 Peter Kemp “Kujtime ..., f. 199-2003Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 75-764Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, f. 87-895 Peter Kemp “Kujtime ..., f. 199-200

106

Page 111: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

shihet e nevojshme që ligjet për të kaluar kufirin të lëshohen vetëm prej komandave ushtarake”1.

Këta oficerë do të dërgonin secili sipas vëzhgimeve të tyre raportet për situatën aktuale dhe përpjekjet për nxitjen e rezistencës shqiptare dhe bashkimin e forcave të ndryshme të saj. Kështu Tilman i cili veproi në zonën e Gjirokastrës e përshkruan në këtë mënyrë atmosferën e partizanëve në atë zonë: ’midis batalioneve e çetave të ndryshme disiplina ishte e rreptë. Për imoralitet, vjedhje, grabitje madje edhe për mosdorëzimin në fondin e përbashkët të presë nga armiku kishte dënim me vdekje’2. Ndërkohë në takimin e tij me Smiley në Sheper, ai thotë se nuk kishte arritur t’ua mbushte mendjen partizanëve se duhej të sulmonin gjermanët. ”Të vetmet luftime që bëhen në këtë zonë - thekson ai - janë sulmet e partizanëve kundër ballistëve. Gjermanët nuk preken”3. Ndërkaq në shpellën e Field-it Smiley mësoi se ai ishte kaq i lemeritur nga veprimtaria e partizanëve sa që kishte refuzuar të kishte të bënte me ta dhe kishte mbajtur rreth vetes italianë4. Hands i shkruante McLain sesa i kënaqur ishte me partizanët në Mokra: Këtu është një batalion shumë i mirë. Po kështu, shprehej Bill Tilman për sulmin partizan në fshatin e Libohovës. Lidhur me Ballin Kombëtar, Hands shkruante “akoma ata nuk bëjnë asgjë por vetëm flasin”5. Këtu duhet të kemi parasysh se raportet e oficerëve britanikë ishin pa dyshim të veshura me nuancat subjektive të përvojave personale të secilit në zonën e atashuar. Për këtë arsye ndodh që për të njëjtën kategori perceptimet për palët e përfshira janë nga më të ndryshmet e pse jo kontradiktore.

Burimet arkivore britanike dëshmojnë se gjatë muajit gusht megjithëse trupat italiane bënë reprezalje në Shqipërinë Jugore6, rezistenca vazhdoi në një shkallë të gjerë në të gjithë Shqipërinë. Çetat partizane dhe të Ballit Kombëtar nën komandën e Abaz Kupit i prenë rrugën ushtrisë italiane që po marshonte për në Mat në afërsi të Qafshtamës dhe zhvilluan një betejë të rëndësishme, që përfundoi me shpartallimin e plotë të ushtrisë italiane7. Ndërkohë në Shqipërinë Qendrore Abaz Kupi kreu disa sulme kundër kolonave italiane dhe më 20 gusht 1943, 400 italianë u sulmuan në veri të Elbasanit dhe pësuan humbje të mëdha8.

Mirëpo oficerët e misioneve britanike na paraqesin një panoramë më të zymtë në kujtimet e tyre të asaj periudhe. Sipas tyre, Shtabi Partizan raportonte aksione të guximshme të çetave duke pretenduar se kishin vrarë qindra italianë por pa dhënë asnjë

1AQSH, F. 153, v. 1943, dos. 354, fl.18. Letër nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gj. Deda drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme (Zyrës Politike), Tiranë, më 1 shtator 1943 me temë “Oficerë anglezë – hetime”

2 William Tilman, “Kur takohen njerëzit dhe malet”, në:Kujtime që nuk shlyhen: tre oficerë anglezë të zbulimit gjatë luftës në Shqipëri dhe Kosovë; Tiranë: Toena, 1997, f. 13-18

3David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 844David Smiley, Irregular …, f. 96-975Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 796TNA, Allied ..., The History of the Albanian Resistance, f. 85-867Uran Bukta, Lufta Civile ..., f. 638TNA, Allied ..., The History of the Albanian Resistance, f. 85-86

107

Page 112: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

provë, ndërkohë që kërkoheshin prova për fitoret e pretenduara, si p.sh. etiketa të identifikimit, grada të uniformave. Por shembullin konkret më të keq e dha Brigada I partizane prej 800 vetësh e cilau inauguruamë 15 gusht, në Vithkuq. Me këtë rast Mehmet Shehut iu kërkua të demonstronte rezultatet e trajnimit me anë të një aksioni në rrugën Korçë-Leskovik, por ai refuzoi duke u justifikuar: “aksioni im i parë duhet të jetë 100% i suksesshëm dhe gjermanët kanë një post që zotëron rrugën ... nuk e di me saktësi por janë një 20 gjermanë”1.McLean i bëri të qartë Mehmet Shehut se do të ndërpriste furnizimet me armë, municione, materiale dhe të holla, nëse Brigada nuk do të fillonte veprimet kundër armikut. Një Brigadë partizanësh prej 800 vetash, e stërvitur dhe e armatosur, refuzonte të sulmonte 20 gjermanë (?!)

Por cila ishte e vërteta? Për këtë rast Smiley shkruan në kujtimet e tij: “Më vonë nëpërmjet një letre të dërguar nga Hoxha e të kapur nga Balli Kombëtar dhe që na u dorëzua nga udhëheqësi i Ballit Kombëtar Abaz Ermenji, mësuam se Hoxha i drejtohej drejtuesve lokalë duke u thënë që armët dhe municionet të mos i shpenzonin ndaj gjermanëve dhe italianëve, por të ruheshin për të luftuar Ballistët dhe Zogistët me qëllim që të kishin kontrollin e plotë të vendit kur gjermanët dhe italianët të tërhiqeshin”2.

Nga ana tjetër,pak ditë më parëpo në muajin gusht, McLean dhe Safet Butka kishin nënshkruar një marrëveshje sipas së cilës Balli Kombëtar i Korçës merrte përsipër të bënte aksione sulmuese në zonën Qafë Thanë-Librazhd dhe Barmash-Perat. Pas dy aksioneve të para në Qafë Thanë e Bermash McLean merrte përsipër të dërgonte oficerët e Misionit për t’u takuar me Shtabin e Ballit dhe për të instruktuar ushtarët në përdorimin e armëve si dhe të ndihmonte me materiale ushtarake3.

Balli e kreu aksionin në Barmash nën komandën e Smiley dhe McLean shfaqi kënaqësi për këtë aksion, por theksoi se “nuk është çështja për një ose dy sulme në rrugë, por për sulme të vazhdueshme”. Ai premtoi sipas marrëveshjes të dërgonte njën oficer të Misionit që të dëgjonte kërkesat që kishte komanda e Ballit për Korçën për furnizimin me material luftarake, por këmbënguli që çetat balliste të sulmonin rrugët midis vendeve të përcaktuara4.

Në këtë periudhë influenca e jugosllavëve ishte mjaft e ndjeshme edhe në një aspekt tjetër. Duke qenë dyshues dhe mosbesues ndaj misioneve britanike, ata përpiqeshin t’u impononin shqiptarëve qëndrimin që duhej të mbanin ndaj këtyre misioneve nëpërmjet këshillës së Tempos: Ato duhet të prisnin oficerët britanikë, t’i jepnin informacione për trupat italiane dhe gjermane por nuk duhet t’u lejonin atyre akses në stafin e tyre partizan apo të përziheshin në çështjet e brendshme shqiptare5. Edhe PKSH nuk e priti mirë përhapjen e misioneve britanike e aq më tepër vendosjen e

1David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 65-672David Smiley, Irregular …, f. 903AQSH, F.41/APL, v.1943, dos.49, fl.7. Marrëveshje midis Bill Mclean dhe Safet Butkës, 8 gusht 19434Po aty, fl. 8, Letër e Bill McLean për kapitenin Jani Dilo, 17 gusht 19435 Elisabeth Barker, British Policy …, f. 167

108

Page 113: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

marrëdhënieve e bashkëpunimit ndërmjet Ballit Kombëtar dhe Misionit Ushtarak. Sidomos tani pas denoncimit të Marrëvshjes së Mukjes, PKSH i druhej humbjes së influencës së saj. Për këtë qëllim, më 16 gusht 1943 Hoxha i dërgon një letër Komitetit Rajonal të PK në Gjirokastër ku përcakton qëndrimin që duhej të mbanin ndaj Misionit Ushtarak Britanik.Në këtë letër shprehimisht thuhej: “Një major britanik që është caktuar në zonën e Gjirokastrës po vjen aty. Njerëz të tillë vijnë për punët e tyre, natyrisht, dhe gjithashtu të fusin hundët në punët tona të brendshme. Ata nuk mbajnë premtimin të na furnizojnë më armë e para.... Ne duhet të caktojmë disa shokë të mirë në shërbim të tyre t’i shoqërojnë ata, duke shmangur takimet me njerëz që ju mendoni se ata nuk duhet t’i takojnë. Jepuni sa më pak informacion për punët tona të brendshme”1! Zbatimi i‘këshillave’ të tilla do të thoshte të minohej një nga detyrat kryesore të misioneve britanike: uniteti i forcave të ndryshme politike në luftën e përbashkët kundër forcave të boshtit. Megjithatë Hoxha kur ia lypte interesi do të reagonte ndryshe duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për kontributin e misioneve britanike në dobi të forcave partizane. Më vonë ai do të shprehej: ”Aleatët e kanë çmuar si duhet kontributin që dhamë ne për luftën e përbashkët. Në muajin qershor 1943 ata dërgonin pran shtabit të përgjithshëm të ushtrisë sonë NAÇL misione ushtarake ndërlidhëse si dhe shumë materiale të hedhura me parashutë”2.

Në këtë kontekst ngjarjesh britanikët rritën përpjekjet e tyre për të realizuar unitetin e forcave të ndryshme politike kundër forcave të boshtit. Nga mesi i gushtit zyra e SOE në Kajro i drejtohet Zotit Dixon ku i kërkon që nëpërmjet BBC t’i dërgohet një mesazh Shqipërisë ku të nxitet bashkimi i Ballit Kombëtar, Partisë Komuniste, Lëvizjes NAÇL, me qëllim që të paraqesin një front më të fuqishëm kundër fuqive të boshtit3. Aktualisht kjo zyrë kishte në Shqipëri 9 oficerë britanikë dhe 15 britanikë të niveleve të tjera me të cilët zyra e SOE në Kairo mbante kontakt të vazhdueshëm nëpërmjet 8 lidhjeve të ndryshme me radio4. Një moment me rëndësi është fakti se gjatë këtij muaji Operacionet e Posaçme në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan u futën në varësi të Kryekomandantit për Lindjen e Mesme dhe më vonë për vitin e ri i kaluan Komandantit Suprem të Aleatëve në Mesdhe5 duke marrë në këtë mënyrë një profil më pak të fshehtë, pra më të hapur dhe më ushtarak.

Megjithatë një lëvizje e tillë nuk do të sillte ndryshime në strategjinë britanike ndaj Ballkanit por vetëm përparësinë e konsideratave ushtarake në kryerjen e operacioneve të posaçme kundër forcave të boshtit. Edhe në këtë fazë operacionet në Ballkan do të fokusoheshin në furnizimin e guerilasve. Këtë fakt e dëshmon Konferenca e

1AQSH, F.41/APL, Letër e Enver Hoxhës për Shemsi Totozanin, 16 gusht 1943; Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 267

2 AMPJ, v. 1946, dos. 28, fl.70, 78-79, Nga fjalimi i Komandantit Gjeneral Kolonel Enver Hoxha mbajtur në seancën plenarë të Konferencës së Paqes, Gazeta Bashkimi, 22 shtator 1946

3AQSH, F. 1510/1, v. 1943, dos. 80, fl.4 FO 371/37144. Leter dërguar nga zyra e Kairos drejtuar P.J.Dixon, Foreign Office në lidhje me operacionet e kësaj zyre në Shqipëri, 18 gusht 1943.

4 Bernd Fischer, Resistance in Albania …, f. 275Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare…, f. 80

109

Page 114: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Quebec (17-24 gusht 1943) ku vendimet e marra treguan se nuk do të kishte pushtim britanik ose anglo-amerikan të SEE-së1.

Ndërkaq përplasjet ndërmjet LNÇ dhe Balli Kombëtar po shtoheshin. Në fillim të shtatorit u mbajt Konferenca e dytë e Labinotit (e cila u hap më 4 shtator 1943) e cila dënoi zyrtarisht Marrëveshjen e Mukjes me tezën se pushteti i këshillave të LNÇ-së është i vetmi pushtet i popullit2. Pra, nuk funksiononte më teza e njohur në Konferencën e Pezës se bashkëpunimi i FNÇL-së me organizata të tjera nuk përjashtonte “ruajtjen e pavarësisë të secilës palë”3. Kushti i vënë që Balli Kombëtar do të pranohej vetëm si pjesë e LNÇ vërtetoi se bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy forcave ishte tashmë i pamundur.

Në kontekstin e këtyre zhvillimeve, duke parë se FNÇL po dominohej nga komunistët, një moment me rëndësi përbën lëvizja e Abaz Kupit i cili deri në atë kohë ishte anëtar i tij. Ai nuk mori pjesë në Konferencën e Labinotit dhe u shkëput prej FNÇL4. Pak ditë më vonë, Kupi do të bënte të njohur krijimin e një partie zogiste - Legalitetit - të kryesuar prej tij.

I gjendur përballë kërcënimit të hapur të PK, edhe Balli Kombëtar u vu në lëvizje; këtë herë, ballistëve iu desh të kërkonin aleatë të rinj, të cilët ata i gjetën në fiset e veriut të Shqipërisë.Që prej muajit gusht dhe duke vazhduar në shtator, ballistët udhëtuan nëpër krahinat veriore të Shqipërisë ku pas bajraktarëve të Lumës dhe Dibrës edhe krerët e Dukagjinit i vunë forcat e tyre “... ushtarakisht nën drejtimin dhe urdhrat e organizatës nacionaliste Balli Kombëtar”. Ky vëllazërim u shoqërua me një “... thirrje për shpëtimin e Atdheut të dobësuar”5. Si rezultat i kësaj veprimtarie u krijuan organizata të ndryshme: “Lidhja e Maleve”, “Lidhja e Dytë e Prizrenit”, etj të lidhura me “Betimin e madh të besnikërisë”, besën6, të cilat për shkak të karakteristikave të tyre krahinore, mbetën më së shumti të izoluara brenda kufijve të territoreve të tyre. Por megjithë këto përpjekje lëvizja e Ballit Kombëtar nuk arriti të mobilizohej në atë shkallë dhe të bëhej aq aktive sa të përbënte problem kërcënues për forcat armike dhe njëkohësisht të përbënte një potencial politik kundrejt PK.

Shqipëria nën pushtimin gjerman

Pas pushtimit të Siçilisë nga Aleatët pozita e Italisë në Shqipëri u rëndua së tepërmi. Ndërkohë aleatja e saj Gjermania, kishte filluar përgatitjet për të hyrë në Shqipëri: kjo e fundit do të përballej me një pushtim të dytë. Në përputhje me strategjinë

1 Elisabeth Barker, British Policy …, f. 1372 Daut Bislimi, “Emisarët Jugosllavë ..., f. 983Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë ..., f. 2624Arben Puto, Nëpër analet ..., f. 1065 Hubert Neuwirth, “Qëndresë ..., f. 686Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë ..., f. 269

110

Page 115: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

e tyre të përcaktuar për Shqipërinë, gjermanët kërkonin një grupim shqiptar me të cilin të mund të bashkëpunonin për të përmbushur qëllimet e politikës së tyre në këtë vend.

Nga studimi i situatës në vend gjermanët shprehën vlerësimin e tyre nëpërmjet një dokumenti të datës 28 gusht që ambasada gjermane në Romë prej së cilës varej konsullata e Gjermanisë në Tiranë, i shkruante MPJ në Berlin: “BK do të luftojë vetëm kundër italianëve, por jo kundër gjermanëve dhe se në këtë organizatë do të gjenden burra të ndershëm që do të marrin në dorë fatet e vendit”1. Ata kishin arritur në konkluzionin se bashkëpunimi i mundshëm në kuadrin e politikës së tyre mund të arrihej me forcat nacionaliste gjë që edhe i dëmtoi këto të fundit në ngjarjet e mëvonshme. Mirëpo siç e shpreh Kemp, ato ditë pothuaj të gjithë në Shqipëri, qoftë gjermanët ose italianët, britanikët dhe shqiptarët, LNÇ ose Balli Kombëtar, besonin një gjë: pritej së shpejti një zbarkim i Aleatëve në Ballkan2. Kjo situatë bëri që tek ballistët të shtoheshin shpresat për goditjen eventuale të komunistëve dhe marrjen e pushtetit. Këtë fakt e përforcon Fultz më vonë në një letër të tij të datës 24 shkurt 1944 ku shprehet se ballistët menduan se ndërhyrja aleate në Ballkan ishte e pashmangshme, dhe se gjermanët do të qëndronin vetëm për një kohë të shkurtër në Shqipëri. “Gjatë kësaj çoroditjeje – thekson ai më tej – në kohën kur aleatët të vinin [në Shqipëri], ata [ballistët] do të mund të rrëmbenin dhe arrinin një pozitë dominante. Kështu do ta gjenin veten aktualisht duke funksionuar si qeveri”3.

Nga ana tjetër, sipas Tilman, partizanët kërkonin të dinin rreth një zbarkimi të mundshëm por gjithashtu kërkonin që me këtë rast politika britanike të denonconte hapur forcat e tjera me qëllim që në momentin e duhur, ata të ishin alternativa e vetme për pushtet. Ai kujton se “partizanët kërkonin t’u ndriçonin këto pika kryesore: kur kishin ndërmend britanikët të zbarkonin në Ballkan, pse vazhdonin të ndihmonin Ballin e zogistët; pse programet shqip të Radio Londrës asnjëherë nuk i kishin denoncuar këto dy organizata me emër dhe përse bënin kujdes që të mos e përmendnin LNÇ. Për shumë muaj të gjitha aksionet në Shqipëri njoftoheshin se ishin kryer nga “patriotët” që natyrisht mund të kishin kuptimin për këdo”4. Pa dyshim një zbarkim i tillë, po të realizohej në atë kohë, do të mobilizonte të gjitha forcat politike dhe ushtarake në vend për një kryengritje të përgjithshme, gjë që ndër të tjera, do të shmangte, të paktën për momentin, përplasjet ndërmjet tyre. Ajo çfarë ndodhi më tej dëshmon të kundërtën.

Ndërsa shqiptarët prisnin zbarkimin e aleatëve, në ato ditë, në një artikull të gazetës Tomori thuhej se në fjalimin e Churchill të mbajtur me rastin e 4 vjetorit të hyrjes në luftë të Anglisë, ai flet për Ballkanin – Greqinë, Jugosllavinë, Malin e Zi, ndërsa hesht për Shqipërinë5. Ndërkohë që po ato ditë sekretari Hull ishte shprehur se vetëm populli

1AIH, Dokumente ushtarake gjermane, T.120-3402 Peter Kemp, “Kujtime ..., f. 2193 Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...f. 208. Komente të Harry T. Fultz për raportin e Philip Adams me titull: “Rendi kronologjik i ngjarjeve në Shqipëri”, 15 qershor-31 dhjetor 1943; 24 shkurt 1944

4 William Tilman, “Kur takohen ..., f. 385 Gazeta Tomori, 7 shtator 1943

111

Page 116: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

shqiptar ka të drejtë të vendosë për formën e qeverimit të tij1, duke dhënë kështu një provë të qëndrimit aktual të aleatëve ndaj Shqipërisë, gjë që dëshmonte hapur për mungesën e një plani a strategjie zbarkimi në këtë vend.

Më 10 shtator 1943, italianët nënshkruan aktin e kapitullimit me kushtet e pranisë ushtarake gjermane. Një pjesë e madhe e 90.000 ushtarëve italianë në Shqipëri u transportuan që në shtator si robër lufte drejt Gjermanisë2. Pas këtij akti, 45.000 italianë në Shqipëri morën malet; Ata nuk donin që të shkonin në kampet gjermane të përqendrimit, qëllimi i vetëm i tyre ishte kthimi në Itali3. Rrjedhimisht italianët u përhapën gjithandej. Një pjesë e tyre nuk dëshironin të bashkoheshin me partizanët dhe u shpërndanë nëpër fshatra duke u kërkuar fshatarëve të punonin për ta çdo lloj pune. Gjithashtu një pjesë e ushtarëve italianë të dorëzuar robër hynë në radhët e ushtrisë partizane shqiptare4. Ndërkohë njësia e parë malore gjermane në Shqipëri gjatë operacionit të kryer në kohën e kapitullimit të Italisë zuri 1300 robër italianë5.

Pas armëpushimit të Italisë me Aleatët, kolonat gjermane filluan të pushtojnë Shqipërinë me veprime arbitrare duke pushtuar pika të forta, depo, magazina, baraka, duke çarmatosur oficerë dhe ushtarë italianë, shembull ky që u ndoq në të gjithë Shqipërinë6. Brenda dy ditësh, gjermanët pushtuan Elbasanin, Tiranën, Durrësin, Korçën, Kukësin, Shkodrën e Vlorën7. Burimet britanike dëshmojnë se BLO-të bënë përpjekje për të koordinuar veprimet me partizanët dhe Divizionin e Gjeneral Dalmacos pas kapitullimit të Italisë për t’i kërkuar këtij të fundit që të gjitha divizionet italiane të përqendroheshin në Tiranë që në rast zbarkimi të Aleatëve të pushtonin Tiranën dhe Durrësin; por sipas këtij burimi, ky plan dështoi kryesisht për shkak të pavendosmërisë dhe mungesës së organizimit të forcave partizane8. Mirëpo duke patur parasysh se asnjëherë gjatë luftës nuk kishte një plan për zbarkimin e Aleatëve në Shqipëri, kjo e dhënë na krijon një farë paqartësie në lidhje me objektivin dhe realizimin e një plani të tillë.

Në fakt Ministria e Jashtme gjermane kishte bërë lëvizjen e parë politike në prag të pushtimit që ishte emërimi i Herman Neubacher në detyrën e të ngarkuarit të posaçëm të Gjermanisë për Europën Juglindore. Një muaj para sulmit gjerman, me lejen e autoriteteve ushtarake italiane, komanda gjermane kishte arritur të instalonte në pika strategjike të vendit një numër të konsiderueshëm forcash ushtarake. Në këtë periudhë konsulli i përgjithshëm gjerman në Tiranë Martin Shlip ishte thirrur në Romë nga ministri i jashtëm i Rajhut, Ribentrop, ku mori porosinë që të përgatiste opinionin publik në Shqipëri për ardhjen e gjermanëve duke hetuar mundësinë e një qeverie shqiptare të aftë

1 Gazeta Liria, 3 shtator 1943 2 Hubert Neuwirth, “Qëndresë ..., f. 693Edmund Frank Davies, Aventura Ilire ..., f. 54-554Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë ..., f. 2675AQSH, F.41/APL, v. 1944, dos. 176, fl. 16TNA, Allied..., The German Occupation of Albania, f. 68-707Historia e Shqipërisë, …, f. 778TNA, Allied..., The German Occupation of Albania, f. 68-70

112

Page 117: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

për bisedime dhe miqësore kundrejt gjermanëve1. Politikat gjermane në Shqipëri udhëhiqeshin nga parimi bazë që Shqipëria duhej respektuar si vend i pavarur dhe neutral, si i vetmi vend kryesisht mysliman në Europë2. Në të vërtetë, shqetësimi kryesor për gjermanët në Shqipëri ishin rrugët. Prandaj, edhe kjo luftë në Shqipëri filloi dhe mbaroi si luftë për rrugë komunikimi. Qëllimi i tyre ishte që t’i mbanin rrugët të hapura e për rrjedhojë edhe qëllimi i aleatëve ishte që t’i pritnin ato. Këto rrugë, e më konkretisht rruga kryesore Korçë - Janinë3 që kalon në pjesën jug-lindore të Shqipërisë, u bënë objektivi kryesor i sulmeve që vijuan.

Për këtë arsye, rëndësi të dorës së parë për gjermanët kishte mobilizimi i forcave kombëtare kundër aksioneve komuniste. Synimi kryesor i gjermanëve ishte të angazhonin sa më pak trupa gjermane për të mbajtur rendin dhe qetësinë në Shqipëri ashtu sikundër e kemi përmendur tashmë që synimi kryesor i aleatëve ishte që të bllokonin sa më shumë trupa gjermane në Ballkan, e në këtë kontekst në Shqipëri, për të penguar angazhimin e tyre diku tjetër.

Dokumente britanike të pabotuara citojnë se pushtimi i Shqipërisë nga Gjermania solli në mënyrë të pashmangshme dallimin ndërmjet dy palëve kryesore të rezistencës: FNÇ i cili i shpalli luftë për vdekje pushtuesve gjermanë, dhe Ballit Kombëtar një pjesë e të cilit bashkëpunoi me ta, siç ndodhi në zonën e Vlorës ku i ndihmoi për të rregulluar dëmtimet e bëra nga sabotimet e FNÇ4. Pa dyshim, mendojmë se në këto qëndrime për të dyja palët kanë ndikuar disa faktorë ndër të cilët vlen të theksojmë propagandën gjermane e cila kishte si qëllim kundërvënien e grupimeve shqiptare ndaj njëri tjetrit, gjë të cilën siç rezultoi më vonë, e realizoi me sukses.

Gjithashtu, në këtë kontekst vlen të theksojmë se propaganda gjermane, gjithnjë në rritje, mbështeste shumë nacionalizmin shqiptar duke e shpallur veten si kampione e çështjes së Kosovës [sipas saj fitorja e Aleatëve do të sillte humbjen e tokave të saj]; synonte ndarjen e tre Aleatëve të mëdhenj, Britaninë e Madhe kundër Amerikës, dhe anglo-amerikanët kundër Rusisë; theksonte se anglo-amerikanët do të luftonin komunizmin Rus para mbarimit të luftës, dhe se do të arrinin marrëveshje me Gjermaninë kundër Rusisë5. Për pasojë nga kjo propagandë, shumica e shqiptarëve krijuan bindjen se lufta e anglo-amerikanëve me Rusinë po shfaqej në horizont dhe ndihma britanike do të ishte në shkallë më të gjerë dhe më e shpejtë nga sa pritej.

Në këtë pikë, mund të themi se ndikoi negativisht mungesa e propagandës së aleatëve lidhur me Shqipërinë për t’iu kundërvënë dhe për të çvlerësuar propagandën gjermane. “Ne aleatët, vë në dukje Fultz, kontribuam në suksesin e skemës së tyre [propagandës gjermane], nëpërmjet një politike të dobët, të pavendosur, duke mos bërë

1Hubert Neuwirth, “Qëndresë ..., f. 782Bernd Fischer, Shqipëria 1943-1945 …, f. 2403TNA, History 37A, HS7/69, ‘SOE activities...’, f. 5-74 TNA, Allied..., ThePartisan Resistance after German Occupation, f. 86-875Po aty, Appendix M, Propaganda, f. 1-2

113

Page 118: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

asgjë…”1. Propaganda e aleatëve kishte dy objektiva kryesore: rezistencën shqiptare kundër pushtuesit dhe bashkimin e forcave shqiptare të rezistencës në funksion të objektivit të parë. Si e tillë, aleatët nuk e drejtuan propagandën e tyre kundër asaj gjermane e për rrjedhojë nuk e kundërshtuan atë.

Pushtimi gjerman solli edhe një veçori tjetër për Shqipërinë. Ndryshe nga disa vende të tjera të pushtuara, në Shqipëri u parashikua që qeverisja e vendit të bëhej nga vetë shqiptarët2. Duke i dhënë politikës së tyre karakter thellësisht anti-italian, masat e para të qeverisë së përkohshme ishin shfuqizimi i të gjithë traktateve dhe marrëveshjeve me Italinë, shtetëzimi i pronave italiane në Shqipëri dhe amnistimi i të gjithë të burgosurve politikë3. Megjithatë nuk duhet të lëmë pa përmendur këtu faktin se pushtuesi gjerman për të realizuar synimet e veta në Shqipëri detyroi Bankën Kombëtare të Shqipërisë t’i jepte hua të ndryshme që nga shtatori 1943 e deri në nëntor 1944 kur u dëbua me luftë, hua të cilat u përdorën kundër popullit shqiptar. Këto hua kapën shumën prej 99.000.000 franga shqiptare4.

Në këto kushte kur pritej zbarkimi i Aleatëve, kur forcat nacionaliste gjendeshin nën kërcënimin e hapur të eliminimit komunist, kur forcat partizane furnizoheshin më së shumti me armatime nga Aleatët, kur gjermanët kishin shpallur politikën e tyre të asnjanësisë me Shqipërinë, disa nga forcat e Ballit Kombëtar gjetën si rrugëzgjidhje bashkëpunimin me pushtuesit gjermanë. Këtë fakt e pasqyrojnë edhe vetë dokumentet gjermane: më 9 shtator, d.m.th. një ditë pas kapitullimit të Italisë, Komanda e Grupit të Armatave me qendër në Greqi, njoftonte qendrën në Berlin: “Nga partitë e ndryshme, partia nacionaliste është e gatshme për bashkëpunim me gjermanët”5. Njëra nga lëvizjet e para të gjermanëve ishte rivendosja e monarkisë së pavarur, ku për rrjedhojë u kërkua krijimi i një këshilli të regjencës6. Ky këshill do të niste punën për krijimin e një qeverie të re e cila do të kryesohej nga Rexhep Mitrovica. Për politikën e ndjekur nga gjermanët me këtë rast flet qartë një dokument i datës 24 shtator7 i cili bën të njohur se: (1) Qeveria e Reich-ut aprovon vendimin e patriotëve shqiptarë të marrin pas ndërprerjes së çdo legaliteti dhe kontinuiteti të shkaktuar nga ngjarjet e fundit, drejtimin përgjegjës të shtetit shqiptar në themel të pavarësisë së Shqipërisë. (2) Qeveria e Reich-ut njeh Komitetin ekzekutiv te vendosur prej Komitetit Kombëtar me 15 shtator, i cili ka marrë përsipër

1 Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...f. 207. Komente të Harry T. Fultz për raportin e Philip Adams me titull: “Rendi kronologjik i ngjarjeve në Shqipëri”, 15 qershor-31 dhjetor 1943; 24 shkurt 1944

2Historia e Shqipërisë…, f. 81. Historikisht gjermanët nuk ishin përfshirë në përpjekjet për të sunduar mbi shqiptarët siç kishin bërë turqit, grekët, italianët e jugosllavët. Kishte jo pak shqiptarë që kishin studiuar në universitetet austriake e që për këtë arsye ushqenin simpati për kulturën gjermane. Një pjesë e shqitparëve besonin se politika gjermane do të mbante parasysh veçoritë e shqiptarëve që i dallonin ata nga popujt e tjerë të Ballkanit.

3 Hubert Neuwirth, “Qëndresë ..., vep. e përm, f. 814AMPJ, v. 1946, dos.179/1, fl.15AIH, Dokumente ushtarake gjermane, T.314-4826 Bernd Fischer, Resistance in Albania …, f. 297AMPJ, v. 1943, dos. 33, fl.1, Letër e Ministrit fuqiplotë të jashtëzakonshëm të Ministrisë së Jashtme për Juglindjen, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, Tiranë, më 24.09.1943

114

Page 119: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

punët qeveritare të Shqipërisë së pavarur. (3) Qeveria e Reich-ut ka marë njoftim se një asamble kombëtare në formim e sipër, në themel të pavarësisë së shtetit shqiptar, do të marrë lirisht vendime mbi rregullimin politik të ri të Shqipërisë dhe do të emerojë një qeveri definitive. Me këtë politikë, gjermanët u përpoqën të paraqisnin veten si çlirimtarë në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera të pushtuara ku mbërritja e tyre nënkuptonte rënien e qeverisë vendase.

Në këto rrethana me sa duket ballistët panë mundësinë e sfidimit të komunistëve nëpërmjet bashkëpunimit me gjermanët. Por duhet thënë se jo që nga fillimi dhe jo të gjithë ballistët kanë bashkëpunuar me gjermanët që në vitin 1943. Sipas Neuwirth, bazuar në një informacioni të korpusit gjerman datë 30.09.1943, rruga midis Korçës dhe Leskovikut e kontrolluar në pjesën më të madhe nga ballistët nuk ishte siguruar ende1. Ky fakt dëshmon për përpjekjet aktive dhe rezistencën e bërë nga një pjesë e forcave balliste ndaj gjermanëve në zona të caktuara.

Ndërkohë, gjatë shtatorit Misioni Consensus sjell të dhëna nga kontaktet me forca zogiste dhe balliste kryesisht në zonën e jugut të gatshme të luftonin pushtuesin. Më 11 shtator në Llengë, pasi grupi kishte vendosur të ndërpriste rrugën në Veri që të çonte nga Pogradeci në Korçë mori me vetë për këtë qëllim një çetë zogiste me komandant Nuri Hudënishtin. Misioni këtu gjeti një atmosferë krejt të ndryshme nga ajo që mbizotëronte në çetat partizane. Smiley sqaron më tej:”Guerilët zogistë tregoheshin miq dhe nuk ushtronin asnjë kontroll mbi ne. Bashkëpunuam në marrëveshje të plotë dhe operacionet që kryem u bënë sipas planit të hartuar më parë. Konkretisht, bëmë disa gropa në rrugë që i mbushëm me amonal, një lëndë plasëse shumë e fuqishme që kur shpërtheu e zhduku krejt rrugën nga faqja e kodrës duke e hedhur në liqen. Në Llengë qëndruam për 10 ditë. Gjatë kësaj kohe patëm vizita nga çeta zogiste, balliste dhe partizane. Të gjithëve u dhamë armë”2. Kur kaloi në zonën e Beratit misioni takoi një postë ballistësh me komandant Profesor Abaz Ermenjin të cilin Smiley e përshkruan si inteligjent, serioz dhe të aftë. ”Ai u tregua i gatshëm për bashkëpunim dhe na ndihmoi. Kreu disa aksione kundër gjermanëve ku e dalloi veten për trimëri” – kujton Smiley3. Ndërkaq Field, i cili e kishte bazën në zonën e Tragjasit dëshmoi për një forcë të bashkuar të guerilasve partizanë dhe Ballit Kombëtar për të çarmatosur një fortesë italiane në Himarë4.Por kjo situatë ndryshonte në zona të tjera. Raportet që mbërrinin në Londër nga BLO në shumë raste paraqisnin tabllo shqetësuese për Ballin. Kështu, Anthony Quale, raportonte se: ”Balli nuk është një parti e organizuar si FNÇL, por një grumbull individësh të shkëputur, të padisiplinuar të cilët i bashkon urrejtja kundër komunizmit, anarkia dhe terrorizmi...”. Edhe pse pranonte ndershmërinë, patriotizmin dhe pikëpamjet e moderuara politike të udhëheqësve të organizatës, ai vinte në dukje sa Balli bashkëpunonte me gjermanët5.

1 Hubert Neuwirth, “Qëndresë ..., f. 862David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 72-733Po aty, f. 81-824 Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 835Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë ..., f. 269

115

Page 120: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Në rrethanat e pushtimit gjerman, shtimin e reprezaljeve të tij dhe rritjen e rezistencës shqiptare, misioni kërkoi dhe mori më shumë furnizime: gjatë muajit shtator u parashutuan më shumë se 20 tonë me armë, municione, granada, mina, eksplozivë, uniforma dhe furnizime të tjera, të cilat pothuajse të gjitha i kaluan partizanëve1. Po gjatë kësaj periudhe u hodhën ndihma edhe në Dibër tek Hands i cili priti gjithashtu majorët Richard Riddell dhe kapitenin Anthony Simcox të misionit “Stables”2. Siç dihet me pushtimin gjerman u rrit përçarja ndërmjet Ballit Kombëtar dhe LNÇ por po kështu u shtuan edhe përpjekjet e britanikëve për bashkëpunimin e tyre gjë që në fakt rezultonte detyrë gjithnjë e më e vështirë.

Me thellimin dhe ashpërsimin e marrëdhënieve ndërmjet Ballit Kombëtar dhe LNÇ, më 7 tetor 1943, Mit’hat Frashëri iu drejtua gjithë komiteteve krahinore: “Organizata jonë ka dashur gjithmonë t’i largohet grindjes dhe gjakderdhjes me Partinë Komuniste dhe prandaj ka patur një sjellje paqësore. Mirëpo shihet se Partia Komuniste jo vetëm që nuk respekton marrëveshjen e nënshkrueme në Mukaj por se na sulmon me çdo mënyrë si me propagandë ashtu edhe me vrasje. Prandaj, porositeni t’i përgjigjeni menjëherë dhe me po atë mënyrë. Për këtë çështje duhet bërë edhe një propagandë sistematike t’ue botue trakte, kështu që populli ta kuptojë se si është e vërteta dhe kush e ka fajin”3. Deklarata e Frashërit është interpretuar shpesh si provë e nxitjes së luftës vëllavrasëse kundër forcave partizane që po luftonin pushtuesin. Por shto këtu qarkoren e gushtit të Hoxhës ku i shpallte luftë të hapur Ballit ajo që mbetet është fakti se ndërmjet tyre kishte filluar lufta civile.

Megjithë politikën e veçantë gjermane ndaj pushtimit të Shqipërisë, në të vërtetë pushtimi gjerman solli polarizimin e forcave politike, minoi mundësitë për realizimin e unitetit të tyre dhe çoi në konflikt të hapur ndërmjet tyre. Ky pushtim shkaktoi dëme të jashtëzakonshme në të gjitha degët e ekonomisë dhe të jetës së popullit shqiptar. Trupat gjermane dogjën dhe shkatërruan shtëpi banimi, ndërtesa bujqësore, industriale dhe tregtare, shkolla, biblioteka, institucione fetare, objekte ndërtimi, ura etj. Plaçkitën pasuri dhe burimet ekonomike shqiptare sidomos me burimet e pasurive të mbitokës e nën tokës si: nafta, mineralet e hekurit, bakri, nikeli, kromi qymyrguri, bitumi, etj., si dhe prodhime bujqësore e blegtorale4.

Në mesin e tetorit 1943, Foreign Office dhe SOE mbajtën një takim dhe ranë dakord se linja e çarjes ndërmjet komunistëve dhe anti-komunistëve e cila ishte kaq e zakonshme në Jugosllavi dhe Greqi, kishte të ngjarë të manifestohej edhe në Shqipëri5. Në këtë periudhë, LNÇ po bëhej në të vërtetë pothuajse krejtësisht komuniste. Nga ana tjetër i dërguari fuqiplotë, Herman Neubacher, njoftonte në Berlin nga fundi i tetorit se

1Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 75-762Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare…, f. 973AQSH, Fondi 270/AP – v. 1943; Uran Butka, Elita Shqiptare, ..., f. 318-319; 4Shpëtim Çaushi, Diplomacia shqiptare në normalizimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, OMBRA GVG, Tiranë: 2002, f. 129

5Elisabeth Barker, British Policy …, f. 178

116

Page 121: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

mbështetja ushtarake e ballistëve për trupat gjermane ishte bërë tashmë fakt1, duke konfirmuar kështu ndarjen definitive ndërmjet dy forcave kryesore politike. Të dhënat arkivore flasin për luftë civile ndërmjet kahjeve kryesore të rezistencës shqiptare. Konkretisht, pati konfrontime në stil të gjerë në Pretushë e në Grybec, si dhe në Myzeqe të Lushnjës; dukuri të luftës civile pati në Berat2, në Libohovë, Zhëllimë apo Cacabesë3. Duhet thënë se çështja nëse ka pasur ose jo luftë civile gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ka qenë mjaft e diskutueshme nga historianë të ndryshëm; theksojmë këtu se pavarësisht përkufizimeve të ndryshme të luftës civile, fakti që burimet dokumentare vendase dhe të huaja sjellin të dhëna mbi luftimet e zhvilluara ndërmjet grupimeve të ndryshme politike të të njëjtit vend, pra Shqipërisë, na lejon të konkludojmë që për periudhën në fjalë, në mos luftë e mirëfilltë civile, janë zhvilluar të paktën elementë të saj.

KREU I TRETË

1 Hubert Neuwirth, “Qëndresë ..., f. 872AQSH, F. 41, v. 1943, dos. 31, fl. 223Po aty, dos. 33, f. 4

117

Page 122: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

MISIONET SOE PËRKRAH FORCAVE TË REZISTENCËS NË SHQIPËRI GJATË PUSHTIMIT GJERMAN: TETOR 1943 – NËNTOR 1944

3.1 Gjeneral Davies dhe misioni “Stables”në Shqipëri në kuadrin e politikës britanike

Gjeneral Davies në Shqipëri: Misioni “Stables”

Siç u përmend më lart, kjo ishte situata në Shqipëri kur po përgatitej ardhja e një misioni tjetër. Me rritjen e numrit të misioneve aktuale në Shqipëri dhe në rrethanat e pushtimit gjerman, SOE mendonte se aty duhej dërguar një oficer madhor megjithë shtabin e tij, për të marrë në dorëzim Misionin Consensus dhe për të zgjeruar veprimtarinë britanike në Shqipëri. McLean mori një mesazh nga Kajro ku i flitej për një bazë furnizimi të mundshme në Bizë, fushë e cila ishte nja 3 kilometra e gjatë dhe 800 m e gjerë1. Drejtuesi i misionit ishte caktuar gjenerali i Brigadës E.F.Davies i Pushkatarëve Mbretërorë të Olsterit, të cilin Smiley e cilëson si njeri të dashur dhe ushtarak me përvojë e që njihej përgjithësisht me emrin “Trocki”, emër që nuk përputhej fare me të2.

Lidhur me përbërjen e këtij misioni, rolin dhe aktivitetin e tij në Shqipëri Gjeneral Davies shprehet mjaft qartë në veprën e tij. Ai rrëfen se misioni u parashutua në një mbrëmje tetori dhe kodohej “Stables” (Qëndresa); specialistët ishin edhe operatorë radiomarrës ose ekspertë ushtarakë, që mund të përdornin armët e huaja ose të vendosnin eksploziv. Oficerët ishin zgjedhur nga njësi të ndryshme ushtarake – Kalorësia Mbretërore, Garda, Kalorësia e Artilerisë, Xhenio, Këmbësoria dhe Forcat Ajrore (R.A.F). Shtoheshin vështirësitë e jetës në një vend të huaj ku do të hidheshin natën me parashutë ndër male, shumica e vullnetarëve ishin të rinj tek të njëzetat, pa përvojë në diplomaci dhe marrëdhëniet me jashtë, të etur për të luftuar dhe mposhtur armikun3.

Brigadier Davies pati një shtab të tërë me vete, personel operativ, administrativ, oficer për sinjalet, sekretar etj4. Konkretisht, në përbërje të misionit bashkë më Brigadier Davies, ishin nënkoloneli Arthur Nichols, majori Ceshir, një ekspert për sabotime, Majori Palmer, kapiteni Herr, kapiteni Michael Lis, kapiteni Trayhern, etc5.

Në mbledhjen e parë me anëtarët e misionit Consensus, Davies ndër të tjera u tha: “Mirë. McLain po sikur nuk pashë të ishin marrë masa për të përballuar ndonjë sulm të befasishëm. Do të fillojmë që nesër...”6. Smiley e kuptoi se me ardhjen e misionit të ri do të bëheshin ndryshime të mëdha; zhvillimet aktuale kërkonin të zgjerohej veprimtaria e

1 David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 762 Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, f. 1023 Edmund Frank Davies, Aventura Ilire ..., f. 23-244Arben Puto, Nëpër analet ..., f. 1065David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 766Po aty, f. 79

118

Page 123: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

misioneve britanike me sulme të befasishme dhe më të shpeshta. Davies shprehet lidhur me misionin e tij:“Më sqaruan tek Qendra e Shtabit të Përgjithshëm lidhur me 2-3 çështje. Udhëzimi kryesor për mua ishte që të mbuloja partinë politike, ose partitë që jepnin prova se e luftonin armikun tonë”1. Por shpejt per Gjeneralin kjo detyrë në dukje e thjeshtë do të bëhej shumë e vështirë; ai do të gjente veten në mes një situate politike të ndërlikuar ndërmjet forcave politike tashmë në luftë të hapur me njëra tjetrën.

Ardhja e Brigadier Davies përkon me ofensivën e parë të madhe të spastrimit nga ana e gjermanëve në fund të tetorit dhe njëkohësisht ofensivën e parë në shkallë të gjerë kundër LANÇ. Sipas Neuwirth, në këtë operacion njësitë e ushtrisë gjermane u mbështetën edhe nga forcat kuislinge, por edhe ato të Ballit dhe të çetave kombëtare, armatimi i të cilave ishte siguruar nga gjermanët2.

Fillimisht, Brigadier Davies u takua me anëtarë të LNÇ dhe Enver Hoxhën pasi i shkruan Enver Hoxhës në emër të Shtabit të M.U.B. (Misioni Ushtarak Britanik) më 30.10.1943 ku e njoftonte për vizitën që do t’i bëjë më 31.10.1943 në Labinot bashkë me kolonel Nichols3. Ai diskutoi mbi sigurimin e furnizimeve dhe u shpjegoi planet e tij për zbarkimin e armëve nga deti, nga baza “Pamja e Detit”, kërkoi që të krijohej një kryeurë e sigurtë, rrugë të brendshme, pika grumbullimi dhe një sistem shpërndarjeje dhe për disa pika të tjera pritjeje në bregdet. Këshilli premtoi se do të organizonte një sistem. Por, kryeura e parë nuk u materializua deri në maj 1944. Prandaj organizimi hasi në vështirësi dhe partizanët nuk e përballuan dot4. Por Davies kuptoi menjëherë se komunistët nuk donin që ai të takohej me palët e tjera. Hoxha e kërkonte mbështetjen e misioneve britanike “O me ne o me ata”5. “Ua bëra të qartë se do të mbështetja çdo parti që do të luftonte gjermanët dhe do të bisedoja me çdo lloj partie që dëshiroja t’i drejtohesha” – kujton Davies6. Gjithashtu Davies kujton nga takimet e tij me Hoxhën, interesin e këtij të fundit rreth zbarkimit të mundshëm të Aleatëve në Ballkan: I thashë prerë se misioni im ishte vetëm ushtarak... Enveri më pyeti sërish: “Kur do ta pushtojnë Aleatët Ballkanin, dhe në mënyrë të veçantë Shqipërinë? Është e rëndësishme ta dimë, ne duhet të bëjmë shumë marrëveshje”7.

Brigadier Davies bëri përpjekje të shumta për të mundësuar bashkimin e LNÇ me Ballin. Për këtë arsye, ai organizoi takime si me përfaqësuesit e partizanëve ashtu edhe me ato të Ballit Kombëtar. Ai e pyeti Hoxhën nëse do t’i jepte fund armiqësisë me Ballin në rast se Balli premtonte të luftonte gjermanët. I bindur se Balli nuk do të pranonte

1 Edmund Frank Davies, Aventura Ilire ..., f. 292 Hubert Neuwirth, “Qëndresë ..., vep. e përm, f. 703 AQSH, F.41/APL, v.1943, dos. 41, fl. 34 Edmund Frank Davies, Aventura Ilire ..., f. 60-615 Enver Hoxha, Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë, shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë: 1982,

f. 111-1136 Edmund Frank Davies, Aventura Ilire ..., f. 53. Gjatë këtyre grindjeve paraprake unë nuk e kuptoja ç’armiqësi ekzistonte ndërmjet dy palëve. Mendoja se ata grindeshin për të siguruar favoret tona pasi kuptohej se pas nesh ishin furnizimet e Aleatëve.

7 Po aty, f. 57

119

Page 124: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

asnjëherë të bënte një premtim të tillë, Hoxha pranoi1. Më 8 nëntor Brigadier Davies u takua me Komitetin e Ballit Kombëtar dhe më 9 nëntor siguroi prej tyre një premtim me shkrim për të luftuar gjermanët. Abaz Kupi, trupat e të cilit vlerësohen në 3000 [burra] të fortë, kryesisht në veri, ishte i pranishëm si përfaqësues i Zogistëve2.

Nisur nga këto zhvillime, atmosfera dukej e suksesshme për gjeneral Davies duke menduar se ishte në rrugën e duhur për bashkimin e këtyre dy forcave të rezistencës. Më 9.11.1943 ai njofton Enver Hoxhën se posa është kthyer nga një vizitë bërë Këshillit të Ballit Kombëtar dhe pret Enver Hoxhën për bisedime3. Por takimi me Hoxhën do të shkonte jashtë parashikimit. Ai nuk mund ta pranonte në asnjë rrethanë bashkëpunimin me Ballin. Për më tepër, Hoxha u egërsua dhe e akuzoi Davies për ndërhyrje në punët e brendshme, duke u shprehur se gjithësesi ai do të shkatërronte Ballin4.

Hoxha i frikësohej mbështetjes së britanikëve për Ballin pasi ai nuk nuk mund të harronte çfarë i kishte thënë gjenerali Davies në këtë pikë: “Balli Kombëtar mund të jetë si reaksion kundër Partisë Komuniste që udhëhiqni ju por jo kundër frontit NAÇL”5.

Ndërkohë, nën drejtimin e Davies u organizua puna dhe u arrit që nga baza “Pamja e Detit”(Seaview) të evakuoheshin mbi 1.000 italianë, 100 shqiptarë të plagosur, mbi 50 të misionit Stable, 24 pilotë Aleatë (shumica amerikanë të katapultuar) dhe forca të komandos6.

Edhe Hoxha në librin e tij ka hedhur kujtimet nga takimet me gjeneralin Davies. Në një bisedë ai kujton çfarë i tha Davies atij lidhur me rezistencën shqiptare: “Në Londër ka një konfuzion për çështjen e Shqipërisë. Atje nuk dinë mirë nëse luftohet e si luftohet e kush lufton në Shqipëri. Në Londër thojnë se luftën e bëjnë zogistët, disa thonë se ekziston një organizatë patriotësh nacionalistë që quhet Balli Kombëtar, të tjerë thonë se ata që luftojnë janë komunistët, partizanë që i udhëhiqni ju”7. Natyrisht që për Hoxhën kjo ishte një pikë e dobët po të kemi parasysh se në këtë fazë lëvizja e tij kishte siguruar pozitën dominuese; ai kërkonte dhe priste që LNÇ të njihej nga Aleatët si e vetmja forcë në Shqipëri që bënte luftën.

Hoxha i shpreh pakënaqësitë, dyshimet, pasigurinë dhe mosbesimin e tij për misionet britanike në konkluzionet për synimet e ardhjes së gjeneral Dejvisit në Shqipëri: “E para, ai ka ardhur të marrë kontakt me krerët e Ballit, të zogistëve dhe nëpërmjet tyre me kuislingët, të këshillojnë ata nga ana e Londrës si duhet të organizohen për të qenë gati nesër kur të kapitullojë Gjermania. E dyta, t’i porositë ata se në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar komunistët të marrin pushtetin nesër. E treta, t’i instruktojë se si duhet t’i organizojë forcat e tyre “në ilegalitet” dhe të bëjnë gjoja disa veprime. E katërta, të studiojë gjendjen dhe forcën e krerëve të ndryshëm të reaksionit, të datojë terrenin, të

1 Elisabeth Barker, British Policy …, vep. e përm, f. 1782 Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë..., f. 199. Raport i gjeneralit Davies “Shqipëria”3 AQSH, F.41/APL, v.1943, dos. 41, fl. 84 Elisabeth Barker, British Policy …, vep. e përm, f. 1785Enver Hoxha, Rreziku anglo-amerikan ..., f. 100-1016 Edmund Frank Davies, Aventura Ilire ..., f. 497 Enver Hoxha, Rreziku anglo-amerikan ..., f. 88

120

Page 125: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

njohë më nga afër prirjet e njërit dhe tjetrit grup, mundësinë e aleancave në mes tyre ... E pesta, gjenerali Dejvis me siguri ka ardhur këtu edhe për t’i dhënë instruksione të reja të gjitha misioneve që ndodhen në vendin tonë... dhe t’u përcaktojë detyra të tjera misioneve për “situatat e reja” që do të krijohen”1. Qëndrime të tilla Hoxha natyrisht do t’i manifestonte në kontaktet e tij me oficerët britanikë.

I bindur në mbështetjen që britanikët do t’u jepnin forcave anti-komuniste për marrjen e pushtetit nesër, Hoxha nxitoi të shprehte gjithnjë e më hapur simpatitë pro-ruse duke rritur njëkohësisht dyshimet dhe antipatitë për britanikët. “... Duhet që populli ynë ta ketë kuptuar mirë se Bashkimi Sovjetik është ai që do të mbrojë kundër çdo dallge reaksioni, interesat dhe lirinë e popujve të vegjël. ... çdo parti apo grup tjetër që është jashtë lëvizjes NAÇL duhet luftuar pa mëshirë”2 – do të propagandonte ai nëpërmjet qarkores së shpërndarë në kohën e Konferencës së Moskës.

Megjithë këto qëndrime, LNÇ nuk hezitoi t’u kërkonte britanikëve në vitin 1943, 15.000 sovrina. ‘Trotsky’ Davies shkruante më vonë se kjo shumë nevojitej për të ushqyer forcat partizane në rritje dhe ushtarët italianë që kishin dezertuar pas armëpushimit të Italisë. Ai shtoi se gjithsej në Shqipëri ishin dërguar 80.000 paund megjithëse jo të gjitha mund të kenë shkuar tek partizanët’3. Duke filluar nga tetori 1943 në ndihmë të rezistencës shqiptare operuan edhe aeroplanët e Aleatëve të cilët goditën ose shkatërruan më shumë se 1.000 M.T. të armiqve; megjithëse bashkëpunimi i drejtpërdrejt me R.A.F ishte shpesh i pamundur, forcave partizane iu dha mbështetje indirekte taktike4.

Ndërkaq gjatë gjithë muajit tetor u zhvilluan përleshje ndërmjet partizanëve dhe gjermanëve në zonat përreth Vlorës, Elbasanit Korçës5, etj., ku forcat partizane u shkaktuan shumë humbje trupave gjermane si dhe dëme mjeteve dhe pajisjeve të tyre6 por edhe për ta këto luftime do të shënonin fillimin e një periudhe të vështirë: ata humbën shumicën e armëve dhe të pajisjeve që kishin fituar kohët e fundit, gjë që dëmtoi rëndë veprimtarinë e tyre. Gjithashtu djegiet e fshatrave dhe reprezaljet dëmtuan popullsinë që mbështeste partizanët me ushqime dhe strehim. Por nga ana tjetër kjo ofensivë legjitimoi faktin se LNÇ ishte e vetmja forcë që luftonte aktivisht kundër pushtuesit; në sytë e popullit dhe Aleatëve forcat e Ballit ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, pra më shumë të interesuar në luftën kundër komunistëve, kundër atyre që luftonin armikun e tyre të përbashkët me aletatët. Në këto rrethana, Tilman me të drejtë konkludonte se prishja me Ballin tani ishte pothuaj e plotë7. Kjo situatë do të kalonte më vonë në favor të komunistëve duke e ndihmuar dhe ushqyer më tej propagandën e tyre se ballistët ishin fashistë, tradhëtarë dhe kriminelë.

1 Po aty, f. 117-1192Bernd Fischer, Shqipëria…, f. 923 Elisabeth Barker, British Policy …, f. 190-1924TNA, Allied…,Air Support to the Partisans, f. 1325Po aty, Partisan Resistance following German Occupation, f. 87 6Po aty.7 William Tilman, “Kur takohen ..., f. 36

121

Page 126: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Edhe gjeneral Davies do të dëshmonte në një raport shumë sekret dërguar FO për aksionet e partizanëve të zhvilluara gjatë muajit tetor. Në këtë raport ai do të jepte këto të dhëna: “1. Prita e 19 tetorit rezultoi me shkatërrimin e 17 kamionëve dhe vdekjen e ekskortës gjermane; 2. Më 23 tetor nëntë tanke gjermane u shkatërruan dhe 20 gjermanë u vranë në pritë; 3. Më 25 tetor u shkatërrua në Gramsh një autokolë gjermane; 4. Më 26 tetor afër Broshke (G.3812) u sulmua një autokolonë dhe 25 gjermanë u vranë; 5. Më 28 tetor sulmi gjerman në Kuqar u zbraps”1.

Duket kontradiktore kur vetë Davies shkruan më vonë në kujtimet e tij se gjatë periudhës së qëndrimit të tij me forcat e LNÇ, partizanët nuk ishin të besueshëm dhe nëse kërkohej të kryenin ndonjë aksion të shpejtë dhe efikas duhej që ta kryenin vetë britanikët. Kështu ndodhi në Labinot ku partizanët nuk pranuan të dërgonin forca që të mbulonin apo mbështesnin oficerët britanikë të cilët megjithatë nuk u tërhoqën. “Pasi ishim siguruar se pakot me dinamit ishin lidhur mirë - thekson Davies - u larguam nga ura dhe atë mesnatë u ndje një shpërthim i fortë që oshëtiu përmes luginës2. Me sa duket në këtë rast faktori kohë ka bërë punën e vet duke ndikuar në këndvështrimin dhe vlerësimet e tij për situatën e brendshme dhe forcat e rezistencës.

Rekomandimet e gjeneral Davies

Megjithë ardhjen e misionit Stable të kryesuar nga një gjeneral në nivel Brigadieri, duhet të themi se strategjia e britanikëve në Shqipëri mbeti e njëjtë: ajo konsistonte në përpjekjet për bashkimin e forcave politike opozitare kundër fuqive të Boshtit, në nxitjen e veprimeve subversive, qoftë edhe me sulme të befasishme e më të shpeshta, gjë që ishte në përputhje me politikën britanike për këtë vend. Burimet arkivore të kësaj periudhe dëshmojnë se sipas oficerëve britanikë, LNÇ është e vetmja forcë që i reziston armikut ndërkohë që ‘Balli Kombëtar është pasiv duke u përpjekur të mbështesë si gjermanët ashtu edhe Aleatët përveç në Vlorë ku ato po mbështesin në mënyrë aktive gjermanët’3. Këto konstatime në një farë mase përputhen me deklaratat e bëra nga vetë pushtuesit gjermanë në Shqipëri në atë fazë. Neubacher do të shprehej se: “Luftëtarët nacionalistë (Balli Kombëtar), të cilët kishin dalë në male pas pushtimit italian, përbënin më pak rrezik sepse ne nuk ishim armiku i tyre kryesor. Si në Greqi dhe Jugosllavi, armiku i tyre kryesor ishin komunistët… Abaz Kupin, ne nuk e shqetësuam dhe po kështu as ai neve...”4. Balli Kombëtar shikonte si rrezik më të madh komunistët se pushtuesit dhe kjo bëri që një pjesë e tyre të justifikonte bashkëpunimin me gjermanët për të eliminuar rrezikun komunist. Ndërsa Abaz Kupi, megjithëse kishte luftuar aktivisht kundër

1 Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë..., f. 199. Raport i gjeneral Davies “Shqipëria”2 Edmund Frank Davies, Aventura Ilire ..., f. 40-413AQSH, F. 1510/1, v. 1943, dos.18, fl.1-2; FO 371/371444Ekstrakt nga: Hermann Neubacher, Sonderauftrag Südost 1940-45: Bericht eines fliegenden Diplomaten(Göttingen 1956), fq. 105-121. Pwrkthyer nga Gjermanishtja nga Robert Elsie.http://www.albanianhistory.net/

122

Page 127: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

italianëve, duke qëndruar pasiv kundër gjermanëve, me sa duket, priste çastin oportun për të përfituar nga përleshjet ndërmjet partizanëve dhe gjermanëve.

Ndërkaq, në fillim të nëntorit Kryeministri britanik do të rikonfirmonte politikën e qeverisë së tij ndaj Shqipërisë, ashtu si ishte artikuluar në Deklaratën e dhjetorit të vitit 1942. “Politika e Qeverisë së Madhërisë së Tij mbetet siç është shpjeguar nga miku im i nderuar, sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme, natyrisht, kufijtë do të merren në shqyrtim në Konferencën e Paqes”1.

Kjo situatë vazhdoi deri në fund të vitit 1943 ku Shqipëria nuk hynte në sferën e interesit të asnjë prej Aleatëve; këtë fakt e konfirmoi Churchill në një letër që shkruan rrugës për në Konferencën e Kajros ku jep një verdikt përgjithësues për rezultatet e atyre ditëve të zbarkimit gjermanëve në Ballkan: “... Ne kemi dështuar në përpjekjet për t’u dhënë mbështetje në përmasa reale partizanëve dhe patriotëve në Jugosllavi e Shqipëri...”2

Në të vërtetë, nga mesi i tetorit, SOE në Shqipëri përbëhej nga 7 misione të vogla me një total prej 24 vetësh dhe RAF kishte hedhur vetëm një dërgesë për t’i pajisur ato3. SOE propozoi në këtë periudhë dhe në muajt në vazhdim rritjen e furnizimeve për Shqipërinë por për arsye të ndryshme si kapacitetet reale të britanikëve për të dërguar furnizime, rënia e rezistencës në vend, kushtet e motit, etj, këto furnizime u reduktuan vetëm në disa dërgesa të hedhura nga ajri. Fultz do të komentonte se gjatë nëntorit, dhjetorit [1943] dhe janarit [1944] partizanët morën më pak se 50% të tonazhit që u ishte caktuar4.

Grupi Consensus që deri atëherë gjendej në Shqipëri, ishte nisur në Kajro për të raportuar mbi ngjarjen. Smiley shkruan më vonë se seksioni për Shqipërinë në Kajro ishte zgjeruar. Kur ishte nisur ky grup, në seksion punonte vetëm zonja Hasluck. Tani komandant ishte majori Philip Leak, ishin edhe pesë anëtarë të tjerë. Zonja Hasluck shërbente si eksperte mbi Shqipërinë dhe si këshilltare5, fakt ky që dëshmon se Shqipëria kishte tërhequr më shumë vëmendje në planet dhe aktivitetin e SOE në këtë vend.

Në këtë situatë oficerët britanikë në Shqipëri vazhduan përpjekjet e tyre për bashkimin e forcave të rezistencës tashmë armiqësore me njërë tjerën. Detyra e tyre ishte të bënin çdo përpjekje për t’i bashkuar e mobilizuar në luftën kundër gjermanëve, pasi në të kundërt, duke kundërshtuar e luftuar njëri tjetrin rezistenca kundër armikut do të dobësohej. Në Kllobaçisht Majori Riddle dhe togeri Lis kërkuan të bëjnë një marrëveshje ndërmjet partizanëve dhe krerëve ballistë që luftonin krah gjermanëve duke u shprehur se nuk e donin vëllavrasjen. “Mund t’i bëjmë për vete dhe t’i kthejmë kundër gjermanëve,

1Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...vep. e përm, f. 272 Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, f. 100-101 3Roderick Bailey, TheWildest Province…, f. 90.Në të kundërt, në këtë periudhë SOE kishte 19 misione me mbi 100 vetë në Jugosllavi dhe më shumë se 40 misione me afërsisht 200 vetë në Greqi.

4 Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...f. 205. Komente të Harry T. Fultz për raportin e Philip Adams me titull: “Rendi kronologjik i ngjarjeve në Shqipëri”, 15 qershor-31 dhjetor 1943; 24 shkurt 19445David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 87

123

Page 128: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

prandaj duhet të paqëtoheni e të bashkoheni me ta”1 - theksonte ai. Por përfaqësuesit partizanë u shprehën të habitur për këtë tentativë për t’i afruar e pajtuar me ata që kishin luftuar bashkë me gjermanët. Komunistët kundërshtuan çdo lloj bashkëpunimi me ballistët duke i konsideruar ata tradhëtarë në shërbim të armiqve dhe duke u shprehur se bashkëpunimi me ta nënkuptonte mbështetje për gjermanët. Rrjedhimisht, bashkimi i këtyre forcave në luftën e përbashkët kundër armikut për oficerët britanikë dukej gjithnjë e më i vështirë.

Përkundrejt këtyre zhvillimeve në vend, në nëtor 1943 Kryeministri britanik do të shprehte në Dhomën e Komuneve vlerësimin e tij për rezistencën shqiptare duke parë tek Shqipëria përfitime të ardhshme luftarake: “Nga oficerët tanë të ndërlidhjes kemi lajme të sigurta mbi luftërat e shkëlqyeshme të patriotëve shqiptarë dhe mbi rezistencën heroike shqiptare. Shqiptarët e sotëm me luftën e tyre na kanë ndihmuar dhe do të japin një kontribut me rëndësi në operacionet ushtarake të Mesdheut”2. Po kë konsideronin britanikët patriotë shqiptarë? Kujt ia atribuonin këtë rezistencë heroike? Ciln forcë do të mbështetnin britanikët? Kjo ishte ende e paqartë.

SOE në këtë periudhë u informua se FO kishte planifikuar që në një masë të madhe të bazohej në raportet e gjeneral Davies për të formuluar politikën e ardhshme për Shqipërinë, dhe për këtë atij iu dërguan një sërë pyetjesh3, të tilla si: Deri në çfarë mase këshilli i LNÇ-së ishte një organ i tillë me të cilin britanikët mund të hynin në marrëdhënie pas lufte? Deri në çfarë mase këshilli komunist ishte nën influencën sovjetike dhe në kontakt me partizanët jugosllavë dhe guerilasit grekë komunistë? Sa afër po punonte Balli Kombëtar me qeverinë e re të mbështetur nga gjermanët? Si do ta konceptonin shqiptarët formimin e një komiteti përfaqësues jashtë vendit, ndoshta duke përfshirë edhe Zogun? Në pritje të përgjigjeve, Foreign Office do të vazhdonte të mbështeste si LNÇ-në ashtu edhe Ballin Kombëtar duke mos marrë masa për të formuar një komitet të jashtëm dhe duke mos mbështetur Zogun4. Ndërkohë oficerët e SOE nga terreni njoftonin nse në mes shqiptarëve ekzistonte një ndjenjë pasigurie në lidhje me faktin se çfarë kërkonin britanikët që të bënin shqiptarët.

Ndërkaq, pas bisedimeve tashmë të njohura që kishte bërë me përfaqësuesit e dy forcave politike në vend - komunistët dhe BK, gjeneral Davies dërgoi më 19 nëntor rekomandimet e tij për Kajron. Davies nuk rekomandoi mbështetje ekskluzive për LNÇ të cilën gjithësesi ai e shihte si grupimin e vetëm me të cilin mund të bashkëpunonin britanikët, megjithëse sipas tij ishte jo efektive5. Davies shtoi se LNÇ dominohej nga komunistët por nën influencën e Titos dhe jo të Rusëve. Ai e gjykonte të pamundur bashkimin e këtyre dy forcave në luftë kundër pushtuesit gjerman. “Personalisht kam

1AQSH, F. 421, v. 1943-44, dos.15/1, Letër e Enver Hoxhës më datë 2.11.1943,fl.100-1092AMPJ, v. 1946, dos. 28, fl.70, 78-79, Nga deklarata e zotit Churchill nëDhomën e Komuneve, nëntor 19433Roderick Bailey, TheWildest Province …, vep. e përm, f. 128-1294Po aty.5 Elisabeth Barker, British Policy…; vep. e përm, f. 178-179; Arben Puto, Nëpër analet ..., f. 108-109

124

Page 129: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

bërë të pamundurën me të gjitha palët për të shmangur luftën civile, por pa sukses”1- thekson ai.

Megjithatë përveç dy forcave të sipërpërmendura në nëntor 1943 u kurorëzua një forcë tjetër e rezistencës “Lëvizja pro-zogiste e Legalitetit”, e kryesuar nga Abaz Kupi, e përbërë nga bajraktarë dhe elementë nga Mati, Kruja dhe Tirana të cilët kërkonin rivendosjen e monarkisë. Kupi kishte bashkëpunuar dhe luftuar me FNÇ, por duke parë karakterin antikombëtar të PKSH-së, u shkëput nga FNÇ. Kupi i cili mori pjesë në takimin e Davies me përfaqësuesit e Ballit pak ditë më parë premtoi se do të luftonte aktivisht gjermanët nëse britanikët do t’i siguronin furnizime me armë. Megjithëse nuk u duk bindës, e madje ‘dinak’ (foxy), Davies i premtoi atij se do ta furnizonte me armë.

Siç e kemi përmendur, burimet arkivore britanike dëshmojnë se në këtë periudhë, gjermanët kuptuan se kërcënimi në rritje nga lëvizja partizane, përbënte rrezik të konsiderueshëm për sigurinë e tyre dhe për pasojë, ata ndërmorën një sërë “sulmesh asgjësimi”2 gjatë muajve nëntor-dhjetor kundër forcave partizane në disa drejtime në Shqipërinë Qendrore dhe Jugore. Sipas këtyre burimeve, në këto operacione forcat gjermane u mbështetën nga forca balliste3. Komanda Gjermane në Shqipëri do të përpiqej me anë të propagandës, të justifikonte këtë ofensivë. Ajoiu drejtua popullit shqiptar nëpërmjet Radio Tiranës duke shprehur keqardhjen që ishte detyruar të dërgonte forca të armatosura kundër “Komunistëve” dhe të shkatërronte jetën dhe pronat e shqiptarëve4. Më 25 nëntor 1943 Komanda Gjermane raportonte: ‘...Arsyeja pse Komanda Gjermane i është vënë pas Komunistëve shqiptarë është se Gjermania nuk dëshiron që Shqipëria të bëhet një fushë e veprimtarisë Komuniste...’5.

Konkretisht, ushtria gjermane organizoi tre operacione ushtarake atje ku lëvizja NAÇL ishte më e përqëndruar dhe më e fortë: në zonën e Pezës, në trevën e Dibrës dhe atë të Çermenikë – Shën Gjergj – Martanesh6, etj. Në këto rrethana, përveç vështirësive të shumta tashmë të njohura në kushtet e luftës në një vend të panjohur, në rrethanat e mësymjes së gjithanshme, oficerët e misioneve SOE do të ndjenin më afër se kurrë kërcënimin për jetën e tyre. Gjermanët zbatuan sulmin e parë ushtarak kundër Myslym Pezës dhe forcave të tij, pranë të cilit qëndronin oficerët e SOE, Seymour, Smith dhe Roberts. Davies shkruan se në këtë sulm Hillin e qëlluan dhe ra në lumë, Smithi doli për ta mbrojtur por Hilli vdiq dhe trupi i tij u la atje. Gjermanët e varrosën më pas në Petrelë. Po atë natë gjermanët kapën rob Robertin dhe e çarmatosën7.

Pas Pezës, gjermanët sulmuan Dibrën. Ndërkohë ofensiva gjermane në Çermenikë shkëputi nga lidhjet misionin e SOE ku dhe nisi spiralja teposhtë për eliminimin e atij

1 Elisabeth Barker, British Policy…; vep. e përm, f. 178-1792TNA, Allied …, Partisan Resistance following German Occupation, f. 87 3Po aty, f. 884Po aty.5Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 3076 Uran Bukta, Lufta Civile ..., f. 2707 Edmund Frank Davies, Aventura Ilire ..., f. 70

125

Page 130: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

misioni1. Në fakt, gjate ofensivës gjermane të këtij dimri, shumica e britanikëve mezi mbijetuan. Forcat partizane u shpërndanë nëpër male ku do të përballeshin me vështirësitë e jetës në to, dimrin e ashpër, mungesën e furnizimeve, etj., e bashkë me to edhe oficerët britanikë.

Gjatë kësaj ofensivë u rrit numri i forcave gjermane i cili në verën e vitit 1944 arriti gradualisht në afro 70 mijë veta. Angazhimi i një force kaq të madhe ushtarake në një territor të vogël siç ishte Shqipëria lidhej para së gjithash me pozitën strategjike të Shqipërisë. Kjo sipas Neubacher lidhej në plan të parë me pozicionin e Shqipërisë në rrugën e ngushtë detare të Otrantos, në anën tjetër të së cilën ndodheshin forcat e armikut, pra forcat anglo-amerikane2. Gjithashtu duke ndjerë kërcënimin e sulmit të Aleatëve, Komanda e Përgjithshme Gjermane dhe vetë shefi i Shtabit urdhëroi komandantin e Korporatës XXI Malore që vepronte në Shqipëri për zbrasjen e Durrësit nga e gjithë popullsia civile3.

Në këto momente të vështira britanikët vijonin t’u drejtoheshin shqiptarëve të bashkoheshin sepse kjo ishte rruga e vetme e fitores. Më 28 nëntor 1943, Nënkolonel Dayrell Oakley-Hill transmetoi në B.B.C. një mesazh drejtuar shqiptarëve në Ditën e tyre të Pavarësisë: ‘... Ju drejtohem të bëni një gjë: pushoni çdo dallim ndërmjet jush; një popull mund të mbijetojë vetëm i bashkuar... Formoni vetëm një front, një front të unitetit kombëtar, në të cilin çdo i vjetër dhe i ri, malësor dhe qytetar, Geg dhe Tosk, të punojnë së bashku për qëllimin e përbashkët....’4. Por kahjet e rezistencës shqiptare tashmë e kishin përcaktuar drejtimin e tyre ku duket se armiku kryesor respektivisht për secilën palë ishte pala tjetër dhe jo pushtuesi gjerman.

Në mbështetje të kësaj strategjie, Hoxha nuk vonoi t’i shpallte luftë të hapur edhe Legalitetit më 7 dhjetor në një takim me Abaz Kupin në Shëngjergj duke legjitimuar në këtë mënyrë vijën e ndjekur prej kohësh se ata që nuk ishin pjesë e Frontit NAÇL konsideroheshin tradhëtarë dhe armiq. Në këtë takim Hoxha është shprehur se: ‘Abaz Kupi insistoi që ne të njohim Legalitetin dhe despotin Zog si mbret. Ne e dinim mirë kush ishte Bazi i Canës, por u çuditëm për njerëzit e mashtruar prej tij. Aty e pamë se kishim ardhur në fund të rrugës me të’. Menjëherë pas këtij takimi, Këshilli i Përgjithshëm i LNÇ-së e përjashtoi Kupin nga radhët e tij de jure dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë NAÇL - theksoi ai - si dhe denoncoi Legalitetin si “organizatë tradhëtare”5. E thënë ndryshe, kush nuk ishte komunist, do të thoshte se ishte armik.

Ndërkaq oficerët britanikë ishin shpërndarë në katër anët e vendit për të nxitur rezistencën shqiptare kundër forcave gjermane. Në fillim të dhjetorit një nga oficerët

1 Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, vep. e përm, f. 1352 Historia …, Vëllimi IV, f. 78-79. Nëtetor numri i trupave gjermane në Shqipëri ishte 57 mijë veta.3Muharrem Dezhgiu, “Operacioni“Hafenhart”dhepasojatetijpërpopullsinëeDurrësit (nëntor 1943-nëntor 1944)”,Studime historike, nr.1-4, 1994, Tiranë: 1997, f. 107-110. Operacioni u quajt “Hafenfahrt” (shëtitje në port) dhe u bë në dy faza: 20-21 nëntor 1943 për pastrimin e elementëve të rrezikshëm e të dyshimtë dhe faza e dytë zbrasja e qytetit të Durrësit nga popullsia civile me afat 30.11.1943 deri më 4.12.1943.

4 Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 3095 Po aty,f. 311

126

Page 131: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

britanikë Peter, shkoi në Veri në zonën e Hasan Bej Kryeziut për të formuar një lëvizje rezistence midis shqiptarëve të Kosovës. Nga bisedimet me Hasan Beun, Peter kujton më vonë se në Kosovë mund të arrinin vetëm aksione të kufizuara ushtarake nëse Aleatët nuk do të bënin ndonjë deklaratë për statusin e ardhshëm të kësaj krahine; “ishte e qartë se Kosovarët nuk na besonin”1- shkruan ai. Dihej që Kosovarët frikësoheshin se në rast të fitores së Aleatëve, Kosova do t’i kthehej Jugosllavisë. “Për këtë arsye, ata janë pro-gjerman”2 – theksohej në një dokument. Natyrisht bërja e një deklarate nga ana e britanikëve për statusin e Kosovës tingëllonte diçka e largët. Për këtë Peter konkludonte: “Më e shumta që arrita ishte premtimi nga ana e Komandantit të garnizonit të Ushtrisë Shqiptare se do t’i vinte njerëzit e tij në dispozicionin tim, në rast se do të zbarkonin Aleatët ose do tërhiqeshin gjermanët”3.

Pak ditë më pas me një Halifax të skuadriljes 148 zbarkoi misioni Stables 2 në Degë përtej Drinit në Shqipërinë Veriore, pikërisht në sheshin e zbritjes së togerit Hands. Hibbert kujton se përveç tij, me këtë mision u parashutuan togeri Jan Merret, togeri John Hibberdine të cilët me vete kishin sjellë radio dhe radistë për të rivendosur ndërlidhjet e humbura në një farë mase nga ofensiva gjermane e dimrit4. Hibbert vuri re se morali i misonit në Degë ishte i ulët dhe askush nuk kishtë informacion për vendndodhjen e misionit Stables. Gjithashtu realiteti që ai gjeti në Shqipëri ishte larg informacioneve që kishin marrë nga zyra e SOE në Kajro mbi situatën në Shqipëri. Ai do të vërente më vonë se ndërmjet përvojave të oficerëve në terren dhe mendimit për Shqipërinë në nivelet e larta politike dhe ushtarake britanike ekzistonte një hendek i madh.

Po kështu, në zonën e Vlorës Field u zëvendësua nga majori Anthony Quayle. Ai ofron përshtypjet e tij pas studimit të situatës për të dyja forcat kundërshtare në këtë zonë. Gjatë qëndrimit në Dukat, Quayle zbuloi një bazë të dytë të cilën e quajti Elefanti i Detit. Ai vuri re se populli i Dukatit simpatizonte Ballin Kombëtar por nuk duheshin ngatërruar me kuislingët e Vlorës. Sipas tij, populli i Dukatit nuk kishte ndërmarrë hapa agresive kundër partizanëve por thjesht ishte mbrojtur kundër sulmeve. Quayle shkoi gjithashtu në Shtabin partizan ku gjendej Brigada V e përbërë prej 1500 trupash. Ai vuri re se ata ishin skeptikë për ndihmën që ky mund t’u ofronte partizanëve dhe vuri re inaktivitetin e tyre5.

Brigadier Davies nga ana e tij po zhgënjehej gjithnjë e më shumë nga zogistët dhe BK. Ai do të shkruante më vonë: “Abaz Kupi nuk i kishte përdorur 4 ngarkesat me armë që ia pata dhënë në nëntor, ndonëse më kishte premtuar se do t’i sulmonte gjermanët sapo t’i jepnim armët... Unë s’kisha besim se zogistët apo ballistët do t’i sulmonin gjermanët. Në Shqipëri kishte shumë grupime politike, shumë njerëz të gatshëm për t’ua hedhur të tjerëve barrën e luftës pasi secili e kishte mendjen te pozita politike pas luftës”6. Brigadier Davies mendonte se Abaz Kupi nuk kishte ndërmend të luftonte por të rrinte në pritje deri 1 Peter Kemp “Kujtime ..., f. 230-2392AQSH, F. 1510/1, v. 1944, dos.100, fl. 4, Koleksioni Harry Hodgkinson3Peter Kemp “Kujtime ..., f. 2404 Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, vep. e përm, f. 135-1405Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 206-2076 Edmund Frank Davies, Aventura Ilire ..., f. 133

127

Page 132: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

sa të vinte çasti i volitshëm të përfitonte kur forcat partizane të ishin dobësuar nga sulmet gjermane.

Rrjedhimisht më 17 dhjetor 19431, Davies dërgoi propozime të reja ku ndryshe nga ato të një muaji më parë, simpatitë e tij në këtë periudhë kishin kaluar në favor të LNÇ. Në këtë raport ai kërkoi denoncimin kolektiv dhe me emra të veçantë të Këshillit të Regjencës, si edhe Ballin Kombëtar dhe Zogistët. Davies e mbështeste këtë qëndrim me argumentin se të treja këto palë sipas Davies, bashkëpunonin me gjermanët të cilët i pajisën me armë në sasi të mëdha; ai argumenton më tej se Balli Kombëtar dhe Abaz Kupi i kishin premtuar se do të luftonin aktivisht kundër gjermanëve, por që muajin e fundit nuk kishin bërë asnjë aksion të vetëm, ndonëse kanë pasur shumë shanse që t’u rezistojnë gjermanëve. Nga ana tjetër Davies vë në dukje se të gjitha aksionet e fundit luftarake të LNÇ janë zhvilluar kundër trupave të përziera gjermane e të Ballit Kombëtar, të përgatitura e të armatosura mirë nga gjermanët. “Mendoj se qëndrimi i Aleatëve – përfundon Davies – duhet të bëhet menjëherë publik, duke treguar se kuislingët, tradhëtarët dhe jorezistuesit ndaj gjermanëve do të marrin trajtimin e duhur ndëshkues nga Aleatët në kohën e duhur”2. Në këtë mënyrë, Davies konkludonte për deklaratë të hapur në mbështetje të LNÇ-së.

Ky ndryshim i menjëhershëm i Davies ngjalli diskutime në nivelet politikë-bërëse britanike. Më 24 dhjetor 1943, me kërkesën e Komitetit të Operacioneve të Posaçme, Leake hartoi një dokument ku përmblidhte avantazhet dhe disavantazhet e rekomandimeve të Davies. Sipas tij, avantazhet ishin se do të sigurohej bashkëpunimi në vazhdimësi me partizanët, gjë që ishte thelbësore për zbatimin e detyrave të SOE-s. Në anën e disavantazheve, Leake sugjeronte se ndarja me Ballin Kombëtar dhe zogistët do të ngatërronte operacionet në territorin që ato kontrollonin dhe do t’i jepte fund shpresave për një kryengritjeje të përgjithshme në fund të luftës. Gjithashtu, Leake mendonte se duke mbështetur vetëm partizanët, Britania do të përfshihej në politikën e ndërhyrjes në një konflikt tërësisht shqiptar dhe në mbështetje të një lëvizjeje, suksesi përfundimtar i së cilës dhe mbështetja popullore ishin të pasigurtë3.

Komiteti i Operacioneve të Posaçme ishte Komitet i ri me qendër në Kajro. Anëtarët e saj përfshinin përfaqësues lokalë të SOE dhe Kuartierit të Përgjithshëm të Lindjes së Mesme, si dhe ambasadorin britanik në Greqi dhe Jugosllavi, një organizim ky që i jepte mundësi Foreign Office të kontrollonte më afër se më parë operacionet në Ballkan dhe politikën që do t’i drejtonte këto operacione. FO autorizoi Kit Steel, në atë kohë këshilltar në ambasadën e Kajros, të futej në këtë Komitet dhe të vepronte në emër të Shqipërisë njësoj si dy ambasadorët e tjerë për Jugosllavinë e Greqinë4. Kuptohet se

1 Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë..., f. 201-202. Telegram i Gjeneral Brigadier Davies drejtuar Shtabit të Forcës 133 në lidhje me situatën luftarake në Shqipëri dhe dënimin e Këshillit të Regjencës, Ballit Kombëtar dhe Zogistëve si bashkëpunëtorë të gjermanëve; 17 dhjetor 1943.

2 Po aty.3Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 140-1414 Po aty, f. 140-141. Gjatë vitit 1943 disa vëzhgues në Londër dhe veçanërisht në Foreign Office, kishin ndjerë se SOE në Kajro, me inkurajimin e Kuartierit të Përgjithshëm të Lindjes së Mesme, po i jepnin

128

Page 133: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

një organizim i tillë diktohej nga nevoja e FO për të legjitimuar faktin se vendimet politike i takonin kësaj Ministrie dhe rrjedhimisht seksioni i SOE në Kajro dhe Kuartieri i Përgjithshëm i Lindjes së Mesme duhej të operonin në përputhje me këtë politikë.

Dokumenti i Leake me avantazhet dhe disavantazhet e propozuara si dhe teksti i mesazhit të Davies për “njohjen” e LNÇ-së dhe denoncimin e Ballit Kombëtar dhe zogistëve, u shqyrtuan në mbledhjen e Komitetit të Operacioneve të Posaçme më 29 dhjetor. Siç Steel njoftoi Londrën dy ditë më vonë, Komiteti i Operacioneve të Posaçme vendosi se “nuk duhet të ketë as “njohje” të LNÇ-së ose ndërprerje definitive me të dhe as denoncim të Ballkom-it dhe zogistëve, se propaganda duhet të pasqyrojë një politikë përkrahëse të elementëve që i rezistojnë gjermanëve’1. Në fakt Londra do ndiqte këtë politikë edhe për disa muaj në vazhdim.

Megjithë rëndësinë që kishte LNÇ nga pikëpamja ushtarake në atë fazë, Londra nuk ishte dakord që e gjithë mbështetja e saj t’i kalonte LNÇ siç ishte propozuar, gjë që dëshmon rëndësinë që kishin konsideratat politike në momente të caktuara për politikën britanike në Shqipëri përveç atyre ushtarake afat-shkurtra, të cilat në fakt mbizotëruan gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore në këtë vend.

Në takimin e Komitetit të Operacioneve të Posaçme u konkludua se megjithëse ishin Partizanët që kishin luftuar gjermanët, ata ishin më të interesuar për të luftuar Ballin Kombëtar ndërkohë që përpjekjet e tyre ishin ‘të vogla’, ... ndërsa kontaktet me Ballistët u vendos të ruheshin pasi pjesa më e madhe e tyre nuk ishin pro-Boshtit2.

Është me rëndësi të thuhet se Foreign Office, War Office dhe SOE në Londër, ranë të gjithë dakord me vendimet e Komitetit të Operacioneve të Posaçme. Për rrjedhojë politika e konfirmuar në direktivën e hartuar nga ky Komitet dhe e miratuar nga FO, ishte që britanikët do të vazhdonin përpjekjet e tyre për t’i ofruar ndihma dhe mbështetje financiare dhe ushtarake të gjitha grupeve guerile pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, të cilat i rezistonin aktivisht gjermanëve ose që ishin të angazhuara për ta bërë atë3. Me fjalë të tjera kjo nënkuptonte që oficerët e SOE në Shqipëri do të mbanin kontakte me Ballin Kombëtar, Zogistët dhe Nacionalistët e tjerë pavarësisht pse Partizanët ishin e vetmja forcë që kishin luftuar. E natyrisht për vetë misionin që kishte SOE, kjo ishte zgjedhja më e duhur, të paktën bazuar në argumente ushtarake.

Zhvillime të reja në kuadrin e ofensivës gjermane të dimrit

Siç është shprehur në burime të ndryshme dokumentare, britanikët dërguan në Shqipëri furnizime me armë, municione, veshje, ushqime, para, etj, për të cilat partizanët të cilët morën pjesën më të madhe të tyre, ashtu sikurse britanikët, ishin krejtësisht të

mbështetje gueriljeve komuniste dhe anti-monarkiste në nivele të tepërta dhe të papranueshme.1AIH, A.V. 151, nr. 2958, 31 dhjetor 1943, FO 371/43555. Nga Ministri i Shtetit, Rezident në Kajro drejtuar Foreign Office

2Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 1423Po aty.

129

Page 134: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

ndërgjegjshëm për pamjaftueshmërinë e tyre1. SOE përgatiti një dokument për Komitetin e Operacioneve të Posaçme në Kajro për armët e hedhura në Shqipëri deri më 24 dhjetor 19432:

Pushkë Antitank 150Mortaja 40Automatikë 300Pushkë gjysmë-automatike 400Pushkë 350Granata 4500Mina antitank 1000Eksploziv 6000 paund (rreth 3 ton)

Nisur nga zhvillimet aktuale në këtë vend, këtyre iu shtua edhe aspekti mjekësor. Burimet arkivore britanike tregojnë se nga fundi i vitit 1943 u bë e qartë se aspekti mjekësor i Misionit SOE duhej të shqyrtohej më me kujdes meqenëse me rritjen e rezistencës partizane kishte më shumë të plagosur që kërkonin trajtim mjekësor. Në këtë periudhë Dega Mjekësore kishte krijuar një sistem të kënaqshëm të dërgimit të furnizimeve mjekësore në terren. Gjithashtu u dërgua një oficer mjek pranë Shtabit të Lëvizjes Partizane së bashku me një sasi prej 3 ton furnizimesh dhe për të hapur një spital të vogël3. Po sipas këtij burimi, tonazhi total i pajisjeve mjekësore të infiltruara në Shqipëri që prej prillit 1943 deri në janar 1944 ishte afërsisht: 20 ton nga ajri dhe 9 ton e gjysmë nga deti4.

Megjithëse në këtë fazë duket se ishte rritur vëmendja e Londrës rreth situatës në Shqipëri, e po kështu prezenca dhe roli i SOE në Shqipëri dhe i operacioneve të Aleatëve për nxitjen e rezistencës kundër forcave gjermane, ende politika britanike nuk kishte përcaktuar qartë qëndrimin e saj ndaj Shqipërisë. Madje, sipas Kolës, Konferenca e Teheranit në dhjetor 1943 nuk e përfshiu fare Shqipërinë si çështje në agjendën e takimit tre-palësh5. Ndërsa Amery lidhur me këtë Konferencë shkruan: “Besohej në përgjithësi se në Konferencën e Teheranit, Shqipëria ishte caktuar në zonën e influencës sovjetike”6. Megjithatë, ajo që del qartë në të dy versionet është se Shqipëria nuk bënte pjesë në sferën e interesit të Anglisë përveç nxitjes së luftës kundër armikut të përbashkët - forcave të Boshtit.

1 Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë..., f. 2042 Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, f. 103-1043 TNA, Allied…, Medicals, f.157-158. Në fillimet e operacioneve SOE në Shqipëri në prill 1943, nuk njiheshin kushtet mjekësore, rrjedhimisht për disa muaj pajisjet mjekësore silleshin vetëm për personelin e Misionit.

4Po aty.5Paulin Kola, The Search …, vep. e përm, f. 676Julian Amery, Bijtë e Shqipes …, f. 113

130

Page 135: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Nga ana tjetër në këtë kurs ngjarjesh shihet se konflikti ndërmjet forcave kundërshtare shqiptare të rezistencës thellohet në mënyrë të dukshme. Më 2 janar Balli Kombëtar mbajti Kongresin e parë në Berat ku u vendos të luftonin komunistët, pra fitoi vija e konfrontimit me PKSH-në në rast se kjo Parti nuk e ndalte luftën civile1. Dhe kështu ndodhi në të vërtetë. Neubacher njoftonte se në atë kohë forcave nacionaliste “në luftë kundër komunistëve” u ishin dhënë afro 10.000 pushkë ku bëhej fjalë për 15 grupe prej të cilëve më i forti ishte Balli Kombëtar2. Të pajisur me armë forcat balliste në disa raste shoqëruan gjermanët në sulmet kundër forcave partizane. Kështu, Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, Kolonel Hysni Dema i shkruante Zyrës Politike se një fuqi gjermane dhe balliste ishte vënë në ndjekje të Myslym Pezës3. Balli Kombëtar me këtë rast përligji luftën civile me komunistët e në këtë kontekst bashkëpunimin e një pjese të tij me gjermanët duke e konsideruar si një armë të mirë për të luftuar rrezikun komunist e pse jo për ta sfiduar atë.

Në fillim të vitit 1944, pushtuesit ndërmorën një ofensivë tjetër të përgjithshme kundër forcave partizane në Jug dhe qendër të vendit. Veçanërisht, në një territor krahasimisht të vogël midis Korçës dhe Beratit u zhvilluan luftime të ashpra4. LNÇ ishte shkatërruar dhe shpërndarë në grupe të vogla në drejtime të ndryshme drejt Jugut. Dy oficerët që kishin ardhur me gjeneralin Davies, nën/kolonel Alan Palmer dhe major Viktor Smith u dërguan prej tij në Jug për detyrat e ndërlidhjes me partizanët atje. Gjenerali Dejvis i propozoi Enver Hoxhës që të organizonte çarjen e rrethimit nga një grup i vogël në mënyrë që Shtabi i Përgjithshëm të rimerrte drejtimin e luftës nga Jugu. Hoxha nuk pranoi dhe ishte ky refuzim, sipas Hibbert, që u bë shkak në një shkallë të madhe për situatën e tmerrshme në të cilën ranë partizanët në janar 1944 dhe për humbjen e Misionit të Gjeneralit5.

Për shkak të ofensivës gjermane, Davies u detyrua ta linte kampin në Bizë; i ndjekur nga një grup gjermano-ballist nën udhëheqjen e një ballisti të quajtur Azis Biçaku, ai bashkë me shokët e tij më 8 janar në mëngjes ra në një pusi6, ku siç dihet ra në duart e gjermanëve. Barker shkruan se Davies më vonë dyshoi se Hoxha e kishte braktisur atë qëllimisht, por nuk kishte prova ta vërtetonte këtë7. Ndërkohë kolonel Nichols që ishte me të, u strehua për disa ditë në shtëpinë e një miku të Abaz Kupit, por iu gangrenizua këmbët nga të ftohtët dhe vdiq.Oficerët britanikë dhe të tjerë që kishin ngelur nga misionet e ndryshme në Shqipërinë e mesme dhe atë veriore brodhën për javë të tëra nëëpr male të ndjekur nga moti i keq, mungesa e ushqimit dhe rreziku për jetën. Amery rrëfen se disa prej tyre u zunë nga armiku, të tjerë u sulmuan nga hajdutët për t’u

1Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë..., f. 215; Uran Butka, Elita Shqiptare..., f. 442 Hubert Neuwirth, “Qëndresë..., f. 703 Kastriot Dervishi, Shërbimi Sekret ..., f. 283-2844Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë..., f. 2725 Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare , vep. e përm, f. 132-133 6 Peter Kemp “Kujtime ..., f. 2517 Elisabeth Barker, British Policy …, vep. e përm, f. 179

131

Page 136: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

rrëmbyer floririn dhe armët e tyre e megjithatë, shumë vazhduan të ecin në mes dëborës për të kërkuar ushqim dhe strehim1.

Ndërkaq, sipas Hibbert, të vetmet hedhje gjatë janarit për misionet në Shqipëri ishin një për misionin „Slender“ në verilindje të Burrelit, qendër e Shqipërisë së Veriut dhe dy për Riddle në kodrat në Veri të Dibrës, të cilat qenë kryesisht hedhje “mbështetëse” dhe nuk kishin rëndësi ushtarake2. Në Veri të vendit partizanët nuk gëzonin popullaritet, madje ata shikoheshin me frikë nga fshatarët e kësaj zone sepse prania e tyre aty shkaktonte sulme ndëshkuese nga gjermanët dhe forcat kolaboracioniste. Më 13 janar Hands nga Dega raportoi në seksionin shqiptar të Barit se misioni i tij ra nën sulmet e gjermanëve dhe se partizanët, nga mbrojtja e të cilëve ai varej, ishin zhdukur3.

Dilemat britanike përballë rrymave politike shqiptare

Në këtë situatë, duket se në FO mendonin se epërsia ushtarake kishte kaluar në anën e Ballit Kombëtar. Në një “Pasqyrë të gjendjes” për Shqipërinë të hartuar në Kajro nga Forca 133 datë 9 janar 1944 thuhet: “Lufta Civile në Shqipëri po mbaron dhe po e gjen ilaçin brenda për brenda......Së shpejti shumica e vendit do të hidhet në anën e Ballkomit. Tani krerët më të rëndësishëm që kanë mbetur në lëvizjen NAÇL janë Myslim Peza dhe Baba Faja ........Po largimi i tyre nuk do të vonojë.......Kështu që këtej e tutje do të kemi të bëjmë me Ballkomin për operacionet tona ushtarake........Vetëm se Ballkomit i mungon edhe komanda edhe armët. BLO-të mund t’ia sigurojnë të dyja”4. Në këtë periudhë dhe në muajt në vazhdim vërejmë se raportet, përmbledhjet e hartuara dhe vija politike e përcaktuar në FO përcaktohen nga përshtypjet e marra kryesisht nga përvojat personale të BLO-ve në terren dhe jo nga parime afat-gjata politike.

Në një “pasqyrë” tjetër të datës 24 janar 1944 konkluzioni kryesor që nxirret është ky: “......Ka qenë me fat që ne mbajtëm kontakt edhe me Ballkomin edhe me lëvizjen NAÇL. Mundësitë e tyre potenciale janë tani për tani në gjumë. Kur të vijë pranvera dhe kur të ikin gjermanët, të dyja palët do të kenë mundësi ta tregojnë veten”5. Për politikën britanike nuk kishin interes marrëdhëniet e brendshme ndërmjet forcave rivale të luftës apo bindjet e tyre politike por nxitja e tyre në luftën kundër armikut të përbashkët – gjermanëve.

Një moment me rëndësi në këtë pikë, përbënte raporti i hartuar nga McLean i misionit Consensus i cili bashkë me Smiley ishin larguar rreth dy muaj më parë nga Shqipëria për në Kajro për të raportuar mbi situatën në Shqipëri. Smiley kujton në librin e tij se pjesën politike të raportit e hartoi McLean, pjesën ushtarake në bashkëpunim kurse

1 Julian Amery, Bijtë e Shqipes …, f. 942 Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare ..., f. 1323Po aty, f. 1574 Arben Puto, Nëpër analet ..., f. 1135 Po aty.

132

Page 137: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

pjesën teknike ai vetë1. Dhe konkluzionet e hartuara prej tyre ishin: “1. LNÇ ishte forca kryesore ushtarake që kishte kapacitet luftues në qendër dhe jug të Shqipërisë. 2. Nacionalistët në veri (Nacionalistët nënkuptojnë të gjithë ata që nuk ishin në LNÇ) nuk dukeshin të gatshëm të luftonin gjermanët; nën presionin e LNÇ-së, ata në fakt po detyroheshin të bashkëpunonin me gjermanët. Ndërkohë lufta civile po thithte kohën dhe energjinë e partizanëve komunistë”2.

Sipas dokumenteve arkivore, më datën 3 shkurt 1944, Major McLean i shkruan zotit Howard, shef i Departamentit në Foreign Office mbi sugjerimet e tij të hartuara në një raport për Shqipërinë ku pikat kryesore ishin: (1) të përkrahen partizanët me gjithë ndihmën materiale të mundshme pasi janë e vetmja forcë mbështetëse me vlerë ushtarake në Shqipëri; (2) të bëhen përpjekje për të ndaluar luftën civile: (a) duke bindur partizanët që më shumë t’i neutralizojnë sesa t’i godasin ata elementë nacionalistë që janë anti-partizanë; (b) duke siguruar se nga Tito i është dërguar një direktivë Këshillit të LNÇ-së për ndalimin e luftës civile; (3) LNÇ të zgjerohet sa më shumë që është e mundur duke e përforcuar atë me sa më shumë anëtarë anti-gjermanë të partisë nacionaliste3. Këto rekomandime të McLean do të përbënin bazën e vijës së ndjekur në drejtim të Shqipërisë në nivelet e larta politike britanike.

Sipas dokumenteve britanike, Foreign Office hartoi në fund të janarit një dokument ku shtronte propozimet për qëndrimin ndaj Shqipërisë dhe bënte një përshkrim të forcave të ndryshme të rezistencës në vend: (1) të dënohet në vija të përgjithshme çdo bashkëpunim me gjermanë si duke vonuar çlirimin e Shqipërisë dhe duke rrezikuar pozitën e ardhshme të saj midis Kombeve të Lira Europiane; (2) të ketë dënim të posaçëm për Këshillin e Regjencës dhe qeverinë kukull; (3) ndërkohë që nuk duhet denoncuar Balli Kombëtar si organizatë, shqiptarë të veçantë, qofshin pjesëtarë të Ballit Kombëtar ose të organizatave të tjera të cilët janë provuar se kanë bashkëpunuar në mënyrë flagrante me gjermanët duhet të denoncohen me emër4.

Dokumenti më tej bën një përshkrim të tre forcave aktuale të rezistencës ku vë në dukje se LNÇ pa dyshim është anti-gjermane, ndiqet nga modelet komuniste por nuk ka të dhëna që LNÇ merr direktiva nga Rusia, se Balli Kombëtar ndonëse nuk ka dëshirë të luftojë, nuk është krejtësisht pro Boshtit, ka pranuar ndihma nga gjermanët kundër partizanëve, se qëllimi i zogistëve dhe i nacionalistëve indipendent është në mënyrë të dukshme pothuaj njëlloj si ai i Ballit Kombëtar, se Abaz Kupi luftoi aktivisht kundër gjermanëve menjëherë pas armëpushimit italian por me shpërthimin e luftës civile në nëntor, vendimi i tij ndryshoi dhe mendohet se nuk ka të ngjarë që ai të ndërmarrë operacione të mëtejshme, se nacionalistët e tjerë indipendentë nuk ka të ngjarë të

1 David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 89-912 David Smiley, Albanian …, f. 1013AIH, Dokumente Britanike, A.V. 151, FO 371/43555 nr. 29584Po aty, Telegram nr. 226, datë 22 janar 1944 nga Foreign Office drejtuar Ministrit Rezident të Shtetit, Kajro

133

Page 138: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

bashkëpunojnë aktivisht me gjermanët .... apo se nacionalistët mendojnë se me komunizmin nuk ka mundësi të ketë kompromis.

Në kontekstin e kësaj panorame, Barker shkruan se në këtë periudhë, pra në fillim të 1944, FO dhe SOE në Londër vendosën të ndiqnin njën rrugë të tretë:përdorimin e Kupit si një kundërpeshë ndaj LNÇ. Barker shpjegon se nuk ka të dhëna nëse ky propozim diktohej nga motive politike apo ushtarake. Si argument ushtarak ajo sjell faktin se partizanët nuk ekzistonin në Veri ndërkohë që Kupi kishte bastionin e tij aty dhe pretendonte se mund të hidhte 25, 000 veta në terren1. Por duke u nisur nga argumentet e raportit të McLean dhe fakti se në Foreign Office u bazuan shumë në këtë raport duke përcaktuar qëndrimin pro figurës së tij, mund të themi se Barker me të drejtë mendonte që motivi kryesor në këtë vendim duhet të ketë qenë ai politik.

Fischer gjithashtu, shpjegon se në marrjen e këtij vendimi, konsideratat politike u bënë më prominente duke e argumentuar me fushatën e mashtrimit të organizuar në 1944 për të bërë gjermanët të mendonin një pushtim të mundshëm të Aleatëve në Ballkan. “Për këtë - thekson ai - Forign Office dhe SOE përcaktuan një politikë të re. Në janar 1944 ata vendosën të vazhdojnë të mbështesin partizanët, të mos denoncojnë BK dhe të vendosin Kupin si një kundërpeshë politike dhe ushtarake ndaj partizanëve për ta inkurajuar atë të luftonte2.

Për më tepër, këtë mendim e përforcon fakti se, siç shprehet Puto, në FO pati zëra që komentuan në favor të figurës së mbretit Zog: “Ne nuk kemi pasur ndonjëherë një pikëpamje të prerë përsa i përket mbretit Zog.... Raporti i majorit McLean tregon se lëvizja zogiste e kryesuar nga Abaz Kupi është duke u forcuar në Shqipëri dhe se ajo përbën grupin e vetëm nacionalist që mund t’i kundërvihet Lëvizjes Nacionalçrimtare komuniste... Për t’ia arritur kësaj do të jetë i nevojshëm bashkëpunimi i Zogut dhe s’ka arsye përse ne të mos i kërkojmë atij këtë bashkëpunim...”3. Po kështu në një “përmbledhje” të datës 6 shkurt thuhet: “... Megjithëse shqiptarët kanë pak iluzione lidhur me Zogun, ai (Bazi) u drejtohet me forcë nacionalistëve dhe gjithë elementëve konservatorë që përbëjnë pa dyshim shumicën e vendit si e vetmja mënyrë për të luftuar komunizmin”4. Megjithatë duhet thënë se nuk ka të dhëna të kësaj periudhe që të dëshmojnë për lëvizje në Shqipëri e aq më shumë në një shkallë të tillë në favor të rikthimit të Zogut dhe regjimit zogist.

Në këtë periudhë Eden vetë kishte disa ngurrime. Në fillim të shkurtit ai shënonte: “Unë nuk pandehja se do të ktheheshim prapë të Zogu”5. Kjo dëshmon se tërë ai fluks informacionesh të ndryshme dhe here-herë të paparashikuara dhe kontradiktore nga terreni me siguri kanë krijuar konfuzion edhe në nivelet më të larta të politikë-bërjes britanike lidhur me përcaktimin e qëndrimit të Londrës ndaj forcave politike në Shqipëri.

1 Elisabeth Barker, British Policy …, vep. e përm, f. 1802Bernd Fischer, Resistance in Albania…, vep. e përm, f. 393 Arben Puto, Nëpër analet ..., vep. e përm, f. 1204 Po aty.5 Arben Puto, Shqipëria Politike…, f. 692

134

Page 139: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Rrjedha e ngjarjeve dëshmon se në FO iu vunë punës për të zbatuar projektin e McLean që të bëheshin përpjekje për të bashkuar përsëri Kupin me LNÇ. Për këtë arsye u vendos që McLean dhe Smiley të dërgoheshin përsëri me mision në Shqipëri që të përmbushnin këtë detyrë. Por konfuzionin e shtoi telegrami i Steel dërguar më 13 shkurt nga Kajro në të cilin ai shpjegon pamundësinë e një bashkimi të tillë: “...Abaz Kupi ka bërë propozime të një natyre më të vërtetë inkurajuese për krijimin e një lëvizjeje kombëtare gueriljesh, megjithatë nuk ka absolutisht asnjë dëshmi se Kupi do të bashkëpunonte me LNÇ, e cila me disa përjashtime të shquara është praktikisht një grumbullim komunist. Ai ëshë një antikomunist i vendosur i cili do të parapëlqente shumë më tepër të tërhiqte nga LNÇ elementët jokomunistë për t’i futur në organizatën e vet (në rast se do të dalë kundër gjermanëve) sesa të hynte përsëri në LNÇ......Fakt është se LNÇ e precipitoi luftën e klasave në Shqipëri dhe kjo u kap me zell nga gjermanët. Qendra e gravitetit në Shqipëri është diku në të djathtë (pjesa më e madhe e popullsisë është natyrisht antikomuniste) dhe gjatë pak javëve të fundit, me ndihmën e gjermanëve e majta e ka humbur shumë forcën......Unë nuk mendoj se mund të arrijmë ndonjë rezultat me një manovër politike si ajo që propozon McLean (pajtimi ndërmjet Kupit dhe LNÇ) që do të jetë në përpjesim të drejtë me vështirësitë politike në të cilat ne do te binim”1. Siç u provua më vonë në terren, pajtimi ndërmjet Kupit dhe LNÇ rezultoi i pamundur.

Po të njëjtin mendim kishte edhe Leake i cili i shkruan Steel ku argumenton mbështetjen e tij për Kupin: “Kupi është një patriot që nuk do të bashkëpunonte kurrë me një fuqi të huaj pushtuese ... është në interes të oficerëve tanë ndërlidhës që sa të jetë e mundur të kënaqin Abaz Kupin pa angazhuar veten tonë”2.

Në mënyrë të papritur në këtë periudhë del përsëri në skenë edhe alternativa e përdorimit të Ballit Kombëtar. Majori Quayle njoftonte Kajron se kishte pasur një takim me Skënder Muçon i cili ishte shprehur se Balli Kombëtar ishte lidhur me gjermanët për të mundur komunizmin në rritje dhe influencën terroriste të LNÇ-së. Muço i kishte ofruar se Balli Kombëtar do të pranonte urdhrat britanikë për të dhënë ndihmë të menjëhershme por dëshironte të dërgonte një emisar në Kajro për të diskutuar përfaqësimin në Londër dhe për të kërkuar sigurime për pavarësinë e Shqipërisë3. Çështja e bashkëpunimit zyrtar të Ballkomit në luftën kundër gjermanëve u diskutua në Kajro dhe Londër ku u vendos që të vazhdonin kontaktet me “Ballin” nën dorë, duke e përdorur këtë më shumë si burim për të mbledhë informata dhe ndoshta edhe për ndonjë akt subversioni më vonë4. Balli Kombëtar nuk përbënte më një alternativë të besueshme.

Lëkundje të tilla për të vendosur mbi grupimin politik që duhej mbështetur në atë kohë, u shtuan edhe më tepër kur nga fundi i shkurtit në FO filluan të vinin zëra për ringjalljen dhe riaktivizimin e forcave partizane për të cilat deri në atë moment mendohej se shpartallimi i tyre ishte i sigurt. Pavarësisht nga largimi i detyruar nëpër male, repartet

1 Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, vep. e përm, f. 2052 Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 1503 Po aty, f. 2164 Arben Puto, Nëpër analet ..., f. 122-123

135

Page 140: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

ushtarake të sapoformuara të UNÇL-së arritën që të mbijetojnë dhe madje të rrisin bazën e tyre luftarake. Burimet arkivore tregojnë raste të luftimeve të suksesshme të forcave partizane. Në një rast, batalionet 3 dhe 4 të Brigadës IV kanë patur luftime me ballistët në Dobërçan ku këta të fundit kanë ikur duke lënë disa të vdekur dhe armë në fushën e betejës1.

Smirnova shpjegon në librin e saj se këtë e ndihmoi sistemi i mirëorganizuar i përgatitjes ushtarako-politike të partizanëve i vënë në jetë nga këshilltarët jugosllavë2. Cilado qoftë arsyeja, ringjallja e forcave partizane në atë periudhë të vështirë dimri, dëshmon vitalitetin, energjinë dhe aftësinë e tyre organizuese.

Në këtë fazë vlen të përmenden veprimet e batalioneve të Brigadës I nën komandën e Mehmet Shehut e në mënyrë të veçantë, operacioni për çarjen e bllokadës dhe nxjerrjen nga rrethimi të Shtabit të Përgjithshëm me në krye Enver Hoxhën, të bllokuar nga gjermanët deri në fillim të marsit 19443. Për më tepër, pasi forcat partizane e rimarrin veten nga ofensiva e dimrit 1943-1944, vihet re rritje e shpejtë e aktivitetit të tyre, gjë që nga ana tjetër shprehte rritjen e sigurisë në vetvete dhe fuqizimin e tyre. Dëshmi e kësaj atmosfere është letra e Hoxhës në lidhje me kërkesën e Kajros për të mos prishur rrugën Sarandë-Vlorë: “… duhet të keni kurdoherë parasysh se po ta dëshirojë nevoja e sigurimit të ushtrisë tonë dhe të zonave tona të lira prisheni pa marrë parasysh kërkesat e anglezëve dhe u shpjegoni atyre cilat janë arsyet që ju shtynë të merrni ato masa.... T’u kërkohet si oficerit inglez ashtu edhe atij amerikan që të demaskohet Balli Kombëtar”4. Po kështu në një letër tjetër të pak ditëve më vonë, Hoxha shkruan: “Të spastrohet Himara nga forcat e armikut dhe reaksionarëve, qofshin këta të Ballit Kombëtar, qofshin Zervista. Të spastrohet krahina e Dukatit nga gjermano-ballistat dhe, kundër elementëve reaksionarë të kësaj krahine që na kanë luftuar ashpërsisht, të merren masa shembullore”5.

Përballë kësaj situate, zogistët përpiqeshin t’u bënin thirrje mbështetësve të tyre, t’i inkurajonin dhe t’i bindnin mbi rëndësinë e regjimit zogist. “Ndali burra – theksohej në një artikull të gazetës së saj, për të hequr dorë nga vllavrasja, për kthimin e Zogut në Shqipëri”6!

Të çudit fakti që brenda një periudhë kaq të shkurtër, më 5 prill 1944, Shtabi i Përgjithshëm lëshoi urdhrin që partizanët të hidheshin në ofensivë7. Gjatë këtij muaji, pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH u atashua një mision ushtarak jugosllav i 1AQSH, F.41/APL, v. 1944, dos. 155, fl. 3-5, Shkresë e Koçi Xoxes, datë 24.2.1944 2Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë..., f. 2743Po aty, f. 273.Por në fillim të viteve 1980, pas vetëvrasjes së tij dhe demaskimit si “poliagjent”, Enver Hoxha çmitizoi aktin heroik të bashkëluftëtarit të afërt të deri pak kohëve më parë duke shpallur se Shtabi i Përgjithshëm e kishte çarë vetë bllokadën, ndërsa M. Shehu as që i qe afruar fare atij.

4AQSH, F.41/APL, v. 1944, dos. 52, fl.11, Letër e Komisarit Politik Enver Hoxha dërguar Shtabit të Zonës I Operative Vlorë-Gjirokastër më 12 mars 1944

5AQSH, F.41/APL, v. 1944, dos. 52, fl. 20, Letër e Komisarit Politik Enver Hoxha dërguar Shtabit të Brigadës VI sulmuese më 2 prill 1944

6 Gazeta Atdheu, 31 mars 19447Miranda Vickers, Shqiptarët, ..., f. 243

136

Page 141: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

kryesuar nga koloneli Velimir Stojniç1, që pa dyshim ka ndikuar në organizimin dhe drejtimin e punës së Shtabit. Hoxha ndjehej tashmë i sigurtë në epërsinë e komunistëve jo vetëm ndaj rivalëve të brendshëm por edhe ndaj pushtuesit.

Në këtë fazë, vlerësimi i forcave të rezistencës paraqitet në dokumentin me titull “Shqipëria”2 ku S. P. M. Leake propozon që dallimi ndërmjet grupeve përkatëse të bazohet në rezistencën që ata kanë bërë në të kaluarën: 1. NAÇL prioritet primar; ndihma në maksimum me të gjitha kategoritë e armatimeve dhe pajisjeve; jo njohje politike. 2. Zogistët e Abaz Kupit, prioritet sekondar; ndihma, armatime dhe financime në një shkallë të limituar. Maksimalisht, furnizime në ushqime dhe veshmbathje sa ajo e kërkesave të NAÇL-së; jo njohje politike.3. BK dhe nacionalistë të pavarur dhe në qeveri – prioritet i tretë. Jo ndihma ushtarake përveç se ndihma për sabotime, ushqime, veshmbathje dhe pak financime. Jo njohje politike.

Ajo që vihet re menjëherë është se megjithëse për të tre grupimet nuk rekomandohet njohja politike, grupimi më i vlerësuar është ai i NAÇL megjithëse sapo kishte filluar të ringjallej nga ofensiva gjermane e atij dimri.

Por, përkundrejt kësaj situate në Shqipëri dhe planeve dhe diskutimeve në FO dhe SOE lidhur me alternativën e Abaz Kupit, nuk po vihej re një aktivitet i tillë nga ana e tij që të përligjte mbështetjen për të. Seymour i cili nuk pa asgjë tek Kupi që nga fundi i janarit deri në fund të marsit 1944, do të shkruante më 12 mars se Abaz Kupi bëri shumë premtime në të kaluarën të cilat nuk i zbatoi3. Kupi ishte shprehur se nuk do të hidhej në aksion deri kur Aleatët të njihnin Zogun dhe ta lejonin atë të formonte një qeveri në mërgim.

Nga ana tjetër, përballë tulatjes gjithnjë në rritje të Ballit Kombëtar dhe qëndrimit inaktiv të Kupit, lëvizja partizane po rritej e fuqizohej në mënyrë të dukshme. Në këtë atmosferë, me gjallërimin e lëvizjes partizane, u rrit edhe interesi dhe furnizimet e britanikëve në mbështetje të rezistencës shqiptare. Dhe, natyrisht mbështetja e tyre do të anonte më shumë nga lëvizja partizane si forca e vetme që po u shkaktonte shqetësime gjermanëve dhe po i sulmonte ato. Në këtë periudhë përveç furnizimeve nga ajri, u fut në plan edhe dërgimi i tyre nga deti. Burimet arkivore britanike dëshmojnë se nga studimi i terrenit pika e parë për dërgesat nga deti ishte baza SEAVIEW në Dukat, territor i Ballit Kombëtar por duke qenë se politika tashmë ishte të mbështetej e të furnizohej LANÇ e njëkohësisht të mbaheshin kontakte me nacionalistët, Balli Kombëtar natyrisht nuk do

1Historia e Shqipërisë …, f. 1152Auron Tare, “Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore parë në syrin e shërbimeve sekrete angleze”, Gazeta Shqiptare, nr. 4912, 30 prill 2010, f. 14-15, Letër e firmosur nga S. P. M. Leake me titull “Shqipëria”, mars 1944

3Roderick Bailey, TheWildest Province…, f. 156-158

137

Page 142: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

dëshironte të lejonte ardhjen e furnizimeve nga deti. Rrjedhimisht në SEAVIEW vinin vetëm furnizime për Misionin, ushqime dhe një sasi e vogël armësh për mbrojtje lokale1.

Po sipas burimeve arkivore britanike, në muajin prill 1944 u bënë përpjekje për bashkërendimin direkt ndërmjet forcave ajrore dhe tokësore ku BLO-të planifikuan një sulm të përbashkët me forcat partizane të cilat numëronin 12.000 vetë, në Konispol, Gjirokastër dhe Delvinë. Aeroplangjuajtësit e R.A.F shënuan rezultate të mira me disa sulme në kampet, depot dhe magazinat e armikut2.

Vlen të shtohet këtu që në FO u tregua kujdes ndaj interpretimeve që mund të lindnin me rastin e dhënies së ndihmave Shqipërisë në kufijtë e saj aktualë. Një dokument për këtë çështje thekson: ‘Qeveria e Madhërisë së tij në Dhomën e Komuneve është shprehur se nuk do të njihen kufijtë e aneksuar nga Fuqitë e Boshtit. Për rrjedhojë duhet të shqyrtohet me kujdes nëse dhënia e ndihmave Shqipërisë mbi bazën e kufijve të saj aktualë mund të interpretohet nga Shqipëria ose Jugosllavia ose të dyja si një situatë që nënkupton njohjen e pretendimeve të Shqipërisë për Kosovën’3.

3.2 “Consensus II” në Shqipëri, prill 1944

Pavarësisht zhvillimeve të deriatëhershme, në pranverënevitit 1944, Britania e Madhe nuk kishte marrë ende një pozicion të qartë në Shqipëri. Në këtë periudhë, në përputhje me dinamikën e ngjarjeve dhe interesat e tyre strategjike, britanikët iu kthyen përsëri kartës së Zogut. Kështu, në prill-maj 1944 kur Foreign Office ishte e lëkundur për këtë çështje, një nga funksionarët e saj kishte deklaruar se: “Foreign Office ka ndër mend ta lejojë Zogun që të kthehet në Shqipëri. Në qoftë se nënkolonel McLean mund ta provojë se prania e Zogut do të ndezë luftën në Shqipëri, Foreign Office do të jetë gati që të vërë në veprim mendimet e tij”4.

Ndërkaq që në fillim të prillit 1944, Seksioni i SOE, u zhvendos nga Kajro në Bari të Italisë dhe tashmë kontakti kryesor me Terrenin do të kalonte nga Kajro në Bari. Kjo nënkuptonte riorganizimin e sistemit të Sinjaleve për të gjitha stacionet. Lidhja me Kajron u mbajt si alternativë për raste emergjente deri kur të vendosej përfundimisht kontakti me Barin; në qershor 1944, lidhja me Kajron u ndërpre5. Kjo do të thoshte se

1TNA, Allied..., Sea Operations, f. 147-148: Ndërsa në bregdetin e Borshit, që u konsiderua pikë më e përshtatshme, më 22 maj u hodhën 30 ton furnizime për LANC dhe 36 ton më 24 maj. Në qershor për LANÇ u dërguan 70 ton furnzime dhe në gusht dy dërgesa me nga 70 ton secila. Gjithashtu në shtator, Spile që ishte zënë nga partizanët shërbeu si vend i sigurtë ku u hodhën 200 ton furnizime në tre dërgesa. Që prej nëntorit 1944 porti i Sarandës ishte çliruar dhe shërbeu si pikë për dërgesat ku gjatë këtij muaji zbarkuan dy dërgesa me 146 ton ushqime dhe veshje. Më vonë në Vlorë, marrja e dërgesave organizohej nga BLO-të ku gjatë nëntorit 1944 zbarkuan dy dërgesa me 172 ton. 2Po aty,Air Support to the Partisans, f. 132-1343AQSH, F. 1510/1, v. 1944, dos. 83, fl.1, WO 204/9512, Dokument sekret, 16 prill 1944 me temë ‘Kufijtë e Shqipërisë’ drejtuar Brig. C. F. Forester Walker.4 Shyqyri Ballvora, “Zhvillimet politike…, f.5425TNA, Allied…, Signals, f.156

138

Page 143: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

furnizimet që më parë silleshin nga Derma në Afrikë, prej kësaj periudhe do të vinin në Shqipëri nga Brindizi me avionët për furnizim “Dakota”1amerikanë gjë që lehtësonte realizimin e operacioneve ajrore në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase.

Gjithashtu, me zhvendosjen e zyrës së SOE në Bari, këtu u hap një “zyrë e posaçme” e varur drejtpërsëdrejti nga Ministri rezident pranë Shtabit të Forcave Aleate në Algjer, që ishte instanca më e lartë politike, me detyrë të trajtonte problemet që dilnin nga përparimi i operacioneve ushtarake në zonën e Mesdheut2.

Ajo që është më e rëndësishmja, puna e SOE në Shqipëri në pranverën e vitit 1944 diktohej nga nevoja ushtarake afat-shkurtra më shumë se asnjëherë më parë. Për këtë qëllim, detyra kryesore e Gjeneral Maitland Wilson i cili tashmë ishte vënë në krye të operacioneve të posaçme në Jugosllavi dhe Shqipëri, ishte të mposhteshin gjemanët në këto zona, të pengohej sa më shumë përforcimi i tyre në fronte të tjera dhe të krijohej tek armiku besimi se ishin planifikuar operacione Aleate për në Mesdheun Lindor3. Rrjedhimisht veprimtaria e SOE në Shqipëri që nga kjo periudhë e në vazhdim do të fokusohej në zbatimin e këtyre tre pikave.

Në kuadrin e këtyre zhvillimeve, McLean i cili kishte hartuar një plan konkret veprimi bazuar në memorandumin e tij, po përgatitej të hidhej në Shqipëri së bashku me Smiley me mision pranë zogistëve për të bindur Kupin që të luftonte gjermanët e të bashkohej përsëri me Frontin NAÇL. Para se të nisej për Shqipëri, sipas kërkesës së Kupit ai duhej të merrte një mesazh nga Zogu për të luftuar kundër gjermanëve. Për këtë qëllim, McLean u autorizua të takohej me Zogun nga i cili do të merrte një letër për Kupin ku e porosiste për t’u bashkuar me LNÇ kundër gjermanëve. Por letra që McLean mori prej Zogut nuk përputhej me kërkesat e FO dhe u kërkua disa herë të riformulohej deri sa më në fund çështja e letrës u la mënjanë. Një nga shqetësimet kryesore në këtë rast përbënte fakti se përdorimi i kësaj letre mund të acaronte forcat partizane dhe për rrjedhojë të intensifikonte luftën civile në Shqipëri.Pikërisht për të përgatitur terrenin para nisjes së këtij misioni në Shqipëri, Gjenerali Maitland Wilson, Komandant i Përgjithshëm Aleat i Mesdheut, u dërgoi këtë mesazh shqiptarëve: ‘mënyra më e shpejtë për të çliruar vendin tuaj është të shmangni çdo lloj bashkëpunimi me gjermanët si dhe t’u rezistoni dhe sulmoni ata në çdo mënyrë’4. E thënë ndryshe, kjo ishte politika që do të zbatonte misioni që pritej të parashutohej në Shqipëri: t’u bënte thirrje forcave të rezistencës që të mos luftonin kundër njëra tjetrës por kundër armikut të përbashkët – gjermanëve.McLean ishte i bindur se tani e tutje, roli i misionit do të ishte më tepër politik sesa ushtarak5. Çështjet politike do t’i referoheshin Foreign Office nëpërmjet Ministrit rezident të shtetit, z. Harold Macmillan, por McLean ishte i autorizuar të komunikonte

1David Smiley, Vitet shqiptare…, f. 942 Arben Puto, Nëpër analet ..., vep. e përm, f. 1273Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 2664Elisabeth Barker, British Policy …, f. 179-1805David Smiley, Vitet shqiptare…, f. 93

139

Page 144: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

drejtpërdrejt me Sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme në raste të jashtëzakonshme me karakter urgjent. Pas rreth dy muajsh përgatitjesh, misioni SOE me emrin e koduar Consensus II, u parashutua më 19-20 prill 1944 në Bizë i përbërë nga Bill McLean, David Smiley dhe Julian Amery, si “oficer politik”1. Me këtë mision ishin edhe togerët Ballok dhe Meret, kapterrat Johns dhe Jeckins si dhe dy radiotelegrafistë, rreshterët Oter dhe Cholins, të cilët Amery i konsideronte si mjeti i shpëtimit të misionit të tyre sepse sipas tij vetëm ata i kuptonin misteret e radiotransmetimit. Ndërkohë, ‘objektivi ynë ishte shkatërrimi i armiqve kudo që të ndodheshin dhe mbi të gjitha shkatërrimi i rrugëve të komunikacionit: atë kryesore që shkon nga Tirana në Shkodër dhe lidhjet e saj anësore me Maqedoninë’ – shton ai2. Siç ishte vepruar edhe me misionet e tjera, Misioni Consensus II ishte autorizuar t’i premtonte armë gjithë atyre që do të luftonin gjermanët, pavarësisht nga bindjet e tyre politike por duke theksuar se këto furnizime do t’u dërgoheshin vetëm atyre që kishin nisur veprimet luftarake kundër pushtuesit. Këtë kusht oficerët britanikë ia bënë të qartë Kupit që në takimin e parë, i cili në të kundërt të tyre priste që më parë të furnizohej me armë për të filluar më pas sulmin kundër gjermanëve. Por ky kusht siç rezultoi më vonë, do të favorizonte forcat partizane.

Qëllimi kryesor i misionit, fillimisht kishte qenë ngritja e gegëve kundër gjermanëve. Oficerët u takuan me përfaqësuesit e komitetit qendror zogist, Salih Hoxhë Vuçiterrni dhe Teki Selenica të cilët përsëritën kërkesat që kishte parashtruar Abaz Kupi prej kohësh: pranimi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, njohja e mbretit Zog, parimit të vetëvendosjes së Kosovës dhe përkrahja ushtarake për lëvizjen zogiste3.

Pranimi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe njohja e mbretit Zog ishin dy pikat më të nxehta të kërkesave të tyre por edhe çështja e Kosovës përbënte një problem delikat më vete që kishte ndikuar në pozicionimin, tashmë të njohur, të kahjeve të ndryshme të forcave të rezistencës. Duke qenë se Kosova iu kthye Shqipërisë nga forcat e Boshtit dhe propaganda gjermane iu referua me të madhe kësaj pike, në mesin e shqiptarëve ekzistonte frika se në rast të fitores së Aleatëve më e pakta, këto kufij do të humben dhe më e keqja, kufijtë e mëparshëm shqiptarë do të rishikohen në avantazh të grekëve dhe jugosllavëve4. Burimet dokumentare dëshmojnë këtë fakt duke sugjeruar se pikërisht çështja e rishikimit të kufijve përbënte një nga arsyet kryesore përse nuk janë ushtruar përpjekjet maksimale nga shqiptarët në emër të Aleatëve.

Ndërkaq oficerët britanikë u bënë të ditur të gjithë përfaqësuesve se ata do të furnizoheshin me armë vetëm pasi të luftonin kundër gjermanëve. Ata organizuan takime edhe me grupime të tjera të zonës së Veriut. Me rëndësi ishte takimi me Muharrem 1Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, f. 208-2092Julian Amery, Bijtë e Shqipes …, f. 119-120, 194-1973Po aty, f. 146-147. Më pas ata folën në detaje mbi prova të dokumentuara mbi rrezikun komunist që kërcënonte Ballkanin dhe mbi lidhjet e ngushta që ekzistonin midis Moskës, titos dhe lëvizjes nacionalçlirimtare në Shqipëri.

4AQSH, F. 1510/1, v. 1944, dos.100 fl.13-14, Dega e Shërbimeve Sekrete, Shqipëria 1944, Rishikimi i Kufijve, Koleksioni Harry Hodgkinson

140

Page 145: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Bajraktarin i njohur për influencën e tij edhe në zonën përtej Lumës, në Dibër. Ai premtoi se do të udhëhiqte lëvizjen e rezistencës në Luginën e Drinit të Zi.

Pas vëzhgimeve të bëra Amery arrin në këto konkluzione: “Në atë kohë ndodheshin 5 bashkime të mëdha fisesh midis gegëve të udhehequra respektivisht nga Abaz Kupi, Gjon Markagjoni, Gani Kryeziu, Muharrem Bajraktari dhe Fiqiri Dineja. Nga këta, Abaz Kupi ishte më i fuqishmi. Ai kishte ndikim të padiskutueshëm nga viset midis Matit, Krujës, Tiranës gjer në fiset e Shijakut, Dibrës dhe krahinat katolike në veri të Drinit”1. Por asnjëri prej tyre nuk mund të përballonte i vetëm luftën kundër gjermanëve. Dihej se Veriu i Shqipërisë përbënte pengesën kryesore për Hoxhën në eliminimin e rivalëve të tij, gjë që bënte edhe më të nevojshme bashkimin e të gjithë banorëve të kësaj zone si ndaj kërcënimit komunist ashtu edhe ndaj pushtuesit. Por karakteristike për këta grupe ishte organizimi i tyre mbi baza fisnore e krahinore gjë që i kishte penguar të bashkohen si forcë efektive. Problem më vete përbënin hakmarrjet meqenëse fiset që ishin në gjak rreshtoheshin në grupime rivale. Për këtë arsye Kupi duhej të përpiqej të arrinte besëlidhjen ndërmjet tyre për të realizuar bashkimin në një front të vetëm të kësaj zone.

Duhet shtuar këtu se grupet në zonën e Matit të cilët kishin luftuar kundër italianëve, ishin më pak të motivuar për ta bërë këtë kundër gjermanëve pasi këta të fundit nuk i kishin ngacmuar, madje rrallë kalonte ndonjë gjerman në zonat e tyre. E njëjta situatë ekzistonte edhe në zonën e Dibrës. Nga vëzhgimet e bëra në këtë zonë Amery shkruan: ‘thuhej se Dibra zotëronte 5 mijë pushkë. Por aq të përçarë ishin dibranët nga gjaqet dhe intrigat e të huajve sa ishte e vështirë që një fis të gëzonte besnikërinë e më tepër se 500 vetëve’2. Për më tepër, veriorët duke parë se partizanët mbështeteshin dhe armatoseshin nga britanikët ishin shtyrë të kërkonin ndihmën e gjermanëve dhe të bashkëpunonin me ta si e vetmja shpresë kundër shkatërrimit të tyre dhe kundër kërcënimit komunist.

Abaz Kupi e kishte të qartë se nuk mund të qëndronte asnjanës: LNÇ për të përbënte rrezikun e vërtetë të kauzës së tij por nëse do ta sulmonte kjo nënkuptonte prerjen e marrëdhënieve me britanikët; nga ana tjetër nëse nuk do të vepronte ai do të gjendej nën sulmin e partizanëve dhe pa mbështetjen e britanikëve që kërkonin angazhimin e tij kundër armikut. Duke parë se e vetmja rrugë që mbetej ishte të sulmonte gjermanët, Kupi i pranoi kërkesën e misionit britanik që t’i sulmonte ata por ai do ta bënte këtë posa t’i dërgonin furnizime me armë, pasi pa këto furnizime ai nuk mundte të luftonte dot. Ky kusht krijonte një ngërç po të kujtojmë se Misioni kishte marrë detyrë që asnjë grupim nuk do të furnizohej me armë para se të ketë dhënë prova të sulmeve luftarake kundër gjermanëve.

Ndërkaq Kupi përpiqej të forconte radhët e mbështetësve të tij, të krijonte aleanca me udhëheqësit dibranë dhe me fiset katolike përtej Drinit. Ai madje i tregoi Amery mbi kontaktet me Ballin Kombëtar dhe me udhëheqësit “kolaboracionistë”, të cilët duke e 1Julian Amery, Bijtë e Shqipes …, f. 194-1972Po aty, f. 161-168

141

Page 146: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

ditur se gjermanët e kishin humbur luftën, ishin tashmë tepër të shqetësuar për sigurimin e kthimit në shtëpitë e tyre1. Për ta ishte bërë e qartë se e vetmja rrugë për të shpëtuar nga kërcënimi komunist ishte organizimi i tyre në një front të përbashkët.

Por në sytë e britanikëve kjo atmosferë ishte larg përmbushjes së misionit të tyre: ata kërkonin angazhimin e Kupit kundër gjermanëve dhe bashkimin me partizanët e jugut. Në këtë kohë, informacionet e ndryshme që vinin nga terreni jepnin një pasqyrë të situatës aktuale në Shqipëri. Një nga raportet ishte ai i majorit Anthony Quayle, përgjegjës i misionit Sapling dhe i bazës së furnizimit e të evakuimit në shpellën e Seaview dhe në gjirin e Gramës që nga fillimi i janarit 1944, i cili më 30 prill raportonte lidhur me pikëpamjet e tij për BK, marrëdhëniet BK-LNÇ dhe për shanset e pajtimin ndërmjet tyre: nuk duhet menduar se BK është parti e organizuar në po atë mënyrë si edhe LNÇ. Ai është një grumbullim i padisiplinuar i njerëzve të veçantë që i bashkon vetëm urrejtja e tyre kundër komunizmit, anarkizmit e terrorizmit, dhe frika se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë nëse partizanët do t’ia dalin mbanë të imponojnë doktrinën e tyre mbi këtë vend....Ndoshta ata e besonin propagandën gjermane – gjë e kuptueshme, po të shihet se sa shumë gjermanë e kanë besuar atë dhe ende e besojnë që Aleatët do të përfundojnë luftën duke u bashkuar me Gjermaninë për të thyer Rusinë.....2 Në përfundim të raportit të tij Quayle shprehej pesimist për bashkimin e forcave luftarake kundër armikut. “Mundësitë për pajtim janë shumë të largëta meqë partizanët kur janë në pozitë të mirë, flakin çdo kompromis” – theksonte ai.

Megjithëse mbështetësit e Ballit Kombëtar ishin identifikuar më parë si thellësisht pro-britanikë3, ishte e qartë se rrjedha e ngjarjeve i kishte eliminuar ata si alternativë e mundshme për bashkëpunim në luftën kundër gjermanëve duke bërë që britanikët të fokusoheshin në dy alternativat e tjera: Komunistët dhe Zogistët.

Ndërkohë, Tilman në përfundim të qëndrimit të tij në Shqipëri do të veçonte dhe vlerësonte LNÇ-në ndërsa BK dhe Zogistët do t’i paraqiste të padobishëm: “…unë po kthehesha i bindur se politika jonë për t’i dhënë ndihmë morale, financiare, materiale LNÇ-së ishte e drejtë dhe me vend... Në fillim i trajtuam të gjithë njëlloj, por edhe kur dy nga tri palët e kishin treguar veten se ishin të padobishme dhe nuk mund t’u zihej besë, ne vazhduam t’i mbështesnim moralisht duke u dërguar misione, duke mos pranuar t’i denonconim me emër”4.

Viktor Smith nga ana e tij do të shprehej se partizanët ishin forca e vetme që luftonte gjermanët dhe ishin përreth 10 mijë vetë. Sipas tij, ato nuk ishin komunistë por kishin një dëshirë të pastër për të çliruar vendin e tyre nga nazistët ... dhe pas luftës do të lejonin popullin të zgjidhte vetë qeverinë e tyre5. Vihet re lehtë se këto raporte kanë një

1Po aty, f. 125-1262Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, f. 212 - 2133AQSH, F. 1510/1, v. 1944, dos.100, fl. 4, Koleksioni Harry Hodgkinson4 William Tilman, “Kur takohen ..., f. 58-595 Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 242

142

Page 147: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

gjë të përbashkët: LNÇ vlerësohet si forca kryesore aktive kundër gjermanve ndërkohë që vlerësimet për dy forcat e tjera – Ballin Kombëtar dhe Legalitetin –janë të dobta.

Bazuar në informacionet e marra, në fillim të majit 1944 përgjegjësi i Zyrës së Barit, Broad i shkruante eprorit të vet, Harold Macmillan, Ministrit rezident në Algjer se “Lëvizja pro-zogiste e organizuar prej Major Abaz Kupit është më pak e avancuar sesa pandehja në fillim”1. Në këto kushte dhe në përputhje me principet ushtarake, dega ushtarake e Shtabit Suprem të Aleatëve në Kazerta dhe në Bari donin që të mbanin marrëdhënie të mira me LNÇ. Kjo situatë – shprehet Barker - prodhoi atë që Amery e quajti ‘klima e paqëtimit të Barit’: në fakt ushtarakët e Aleatëve po bënin plane lidhur me tërheqjen e gjermanëve nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë. Për rrjedhojë, nga maji deri në korrik 1944, furnizimet për Shqipërinë arritën mesatarisht 100 ton në muaj dhe pritej të rriteshin 160 ton në muajin gusht2. Aleatët synonin të bllokonin dhe dëmtonin sa më shumë gjermanët gjatë tërheqjes së tyre.

Mirëpo Foreign Office e shikonte idenë e një qeverie të përbërë prej FNÇ si disavantazh nga pikëpamja politike sepse sipas saj “... LNÇ ashtu si në Greqi dhe Jugosllavi është në masë të konsiderueshme nën kontrollin komunist dhe është shumë e dyshimtë nëse një regjim krejtësisht i LNÇ në Shqipëri pas lufte do të ishte diçka e pëlqyeshme për ne ose për shqiptarët”3. Po kështu nga pikëpamja ushtarake mungesa e bashkimit ndërmjet forcave partizane dhe zogiste do të shkaktonte këto dy forca të shpenzonin energjitë e tyre në luftë me njëra tjetrën duke dobësuar kështu rezistencën shqiptare kundër gjermanëve gjë që ishte në kundërshtim me parimet dhe interesat britanike. Rrjedhimisht mbizotëroi ideja që mbështetja britanike të mos kalonte vetëm për LNÇ por të vazhdohej të punohej me Kupin për t’u bashkuar me partizanët në luftë kundër gjermanëve.

Në funksion të kësaj politike, në gjysmën e dytë të majit 1944 në Dhomën e Komuneve u bënë njëra pas tjetrës dy deklarata të tjera të nivelit më të lartë. Në njërën zëvëndës/kryeministri Attlee “bëri karakteristikat e tri organizatave politike në Shqipëri”: Vuri lëvizjen NAÇL në rradhë të parë si “më aktivja në rezistencë”, por nuk harroi as Ballin Kombëtar (“që nuk është shumë i qëndrueshëm nga pikëpamja organizative”) as “legalitetin” (“që kërkon rikthimin e Mbretit Zog”). Të nesërmen vetë Kryeministri Churchill në një fjalim mbi Politikën e Jashtme u shpreh: “Shqipëri ka paraqitur një certifikatë të fortë për lirinë”4. Madje në shtyp u botua njoftimi për përgjigjen që z. Attlee kishte dhënë lidhur me Shqipërinë, me qëllim apo nga konfuzioni i krijuar nga informacionet e ndryshme, ku kishte pohuar se: “të gjitha palët në Shqipëri po luftojnë kundër gjermanëve dhe ne po përpiqemi t’i bashkojmë ato”5, ku pjesa e parë e kësaj deklarate, siç Tilman deklaron me të drejtë, ishe larg së vërtetës.

1Arben Puto, Nëpër analet ..., f. 1282 Elisabeth Barker, British Policy…,vep. e përm, f. 1813 Po aty, f. 1804 Arben Puto, Nëpër analet ..., f. 1315William Tilman, “Kur takohen ..., f. 58-59

143

Page 148: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Më shumë se padijeni, një qëndrim i tillë ka të ngjarë të lidhet me politikën e atëhershme britanike për Shqipërinë e cila sipas këndvështrimit britanik dhe zbatimit të saj në terren nuk ishte ende e qartë. Sipas Barker, në Foreign Office, vazhdonte mendimi se mund të kishte një okupim nga ana e britanikëve të SEE: britanikët, për një farë kohe kishin planifikuar, me mbështetjen e Komandës së Lindjes së Mesme të krijonin një periudhë administrimi ushtarak në Greqi, Shqipëri dhe Jugosllavi dhe për këtë qëllim kishin trajnuar oficerë për çështje civile në Egjipt1. Në maj 1944, Sargent i shkruante Knatchbull – Hugessen: “Ndërkohë që është e vërtetë se ëshë pjesë e politikës sonë që të përpiqemi të punojmë ngushtë me rusët në Ballkan, ky fakt në asnjë mënyrë nuk do të thotë se ne po synojmë të ndajmë rajonin në zona influence ... ne akoma nuk e dimë sesa trupa do të kemi në dispozicion për qëllime pushtimi kur të vijë momenti i kolapsit”2. Duke pasur parasysh se njëra nga pikat e strategjisë së rreme të britanikëve gjatë gjithë vitit 1944 ishte që të bënte armikun të besonte për një pushtim të mundshëm të Ballkanit, vështirë të kuptojmë apo hamendësojmë në këtë fazë pjesën e të vërtetës për Shqipërinë në fjalën e Sargent.

Një qëndrim i tillë i cili mendojmë se reflekton strategjinë e ndjekur në atë kohë, konfirmohet në fillim të majit 1944, kur Churchill i shkruan Eden-it: “... a kemi ndërmend të njohim Komunistizimin e Ballkanit dhe ndoshta edhe të Italisë? ... Nëse konkluzoni ynë është që t’i rezistojmë përhapjes dhe pushtimit komunist, ne duhet t’ua bëjmë atyre të qartë ... siç shihet, ne po i afrohemi një showdown-i [përballje] me Rusët”3. Nga pikëpamja ushtarake LNÇ rezultonte më me interes për interesat britanike por siç edhe dihet tashmë, nga pikëpamja politike LNÇ ]nuk ishte alternativa e pëlqyeshme. Kjo bëri që megjithë organizimin dhe masivizimin e lëvizjes partizane, angazhimin e saj aktiv në luftën kundër forcave të Boshtit, britanikët të mos e konsideronin akoma si alternativën e vetme që duhej të mbështetnin pavarësisht se mbështetja dhe furnizimet e tyre më së shumti u kalonte kësaj force politike.

Në vijimësi të kësaj politike, më 10-11 maj 1944 erdhi në Shqipëri Leake si ndërmjetës për t’u përpjekur që të bindte partizanët të arrinin marrëveshje me Kupin. Më 15 maj, Leake i shkruan Barit se ishte e qartë për të që vlera e partizanëve ishte rritur shumë që prej muajit të kaluar dhe ai mendonte se e ardhmja e Kupit ishte e zymtë4. Në atë kohë mendohej se detyra imediate kundër armikut do t’i bashkonte shqiptarët pavarësisht nga bindjet e tyre politike të paktën deri në largimin e gjermanëve por realiteti vërtetoi të kundërtën.

Në këto rrethana, më 20 maj, Leake rekomandoi një ndryshim politik. Ai propozonte se meqenëse përplasja me Kupin kishte të ngjarë të ndodhte së shpejti, Aleatët duhej të dënonin qeverinë shqiptare dhe t’i kërkonin nacionalistëve si Kupi që të

1Elisabeth Barker, British Policy…,vep. e përm, f. 1212Po aty.3Po aty, f. 1234Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 241

144

Page 149: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

shkëpusnin lidhjet e tyre me të si dhe të luftonin hapur me gjermanët. Ai gjithashtu rekomandoi që Kupit duhej t’i cakohej një afat brenda të cilit ai duhej të vepronte.

Lidhur me dënimin e qeverisë shqiptare, burimet arkivore tregojnë se pak ditë më parë Gjenerali Hill i është drejtuar popullit shqiptar nga Radio Londra nëpërmjet fjalimit të tij të transmetuar nga Radio Tirana dhe jo qeverisë sepse sipas tij qeveria e Tiranës nuk pëlqehet nga populli shqiptar e për rrjedhoje kategorizohet si “qeveri kuislinge”1.

Dokumentet arkivore gjithashtu dëshmojnë përpjekjet e britanikëve për të bashkuar forcat e rezistencës në atë kohë dhe për të angazhuar Kupin në luftë kundër gjermanëve gjë që akoma nuk po e bënte. Dokumenti i datës 26 maj citon: ‘oficerët britanikë të Consensus II në atë periudhë bashkë me lëvizjen e legalitetit në Veri të Shqipërisë kanë telegrafuar duke rekomanduar një mesazh personal nga Mbreti Zog për Abaz Kupin ku të theksohet rëndësia e bashkëveprimit me Aleatët dhe nevoja e bashkëpunimit të plotë me ndërlidhjen e oficerëve britanikë’2. Dokumenti përfundon se një mesazh i tillë do të ndihmonte për të forcuar Kupin i cili ka qenë inaktiv në këto 6 muajt e fundit që të dalë haptazi dhe t’i bëjë armikut njëfarë rezistence.Një dokument tjetër i një date më vonë dëshmon se Kupi i kishte pakësuar kushtet e tij në bisedimet me oficerët britanikë por që njëkohësisht vazhdonte të ishte në pritje të fillimit të sulmeve kundër armikut: ‘Kupi udhëheqës i Partisë zogiste shqiptare ka pranuar të bashkëpunojë me ne dhe të luftojë gjermanët. Ai mendon se nuk do të ketë problem çështja e njohjes së Zogut por kërkon që Mbreti t’i dërgojë atij një telegram personal shoqëruar me një letër ku të aprovohet vendimi i tij’3.

Megjithatë lidhur me bashkëpunimin me partizanët, Kupi është shprehur se ai ishte i gatshëm por kundërshtimi do të vinte nga pala tjetër. Ai u tha misionarëve të Consensus II: “Po të jetë se ju arrini të vendosni një pajtim midis nesh, unë do të gëzohem. Por unë i njoh mirë dhe, vallahi ata nuk do të pranojnë”4 duke shtuar se ai e kishte frenuar veten ndaj sulmeve kundër tyre vetëm për respektin që ndjente ndaj dëshirave të britanikëve. Sipas Amery, qëllimi sipas tij ishte formimi i një fronti të përbashkët me partizanët kundër gjermanëve dhe si të vetmin kusht, ai kërkoi një oficer anglez i cili të ishte i pranishëm gjatë gjithë bisedimeve ‘në mënyrë që të kishim mundësi të kuptonim cila palë do të ishte përgjegjëse nëse bisedimet do të dështonin’5. Ngjarjet e mëvonshme do të tregonin se Kupi kishte pasur të drejtë.

Kongresi i Përmetit i mbajtur më 24 maj nga LNÇ i dha një shtysë të rëndësishme zhvillimeve aktuale në favor të komunistëve. Siç është e njohur, ky Kongres ndaloi kthimin e Mbretit Zog, denoncoi Abaz Kupin dhe BK si tradhëtarë, i kërkoi Komandës Aleate të Mesdheut pranimin e një delegacioni ushtarak të LNÇ dhe më e rëndësishmja,

1AQSH. 441, v. 1944, dos. 256, fl.1-42AIH, A.V. 150, fl. 17, FO 371/43556, Telegram nga Bari: Ministrit Rezident për Foreign Office marrë në Londër më26 maj 1944

3Po aty, Telegram i McLean dërguar Sekretarit të Shtetit, Z. Eden, marrë në Londër më27 maj 19444Julian Amery, Bijtë e Shqipes …, f. 125-1265Po aty, f. 153

145

Page 150: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

shpalli krijimin e ’Qeverisë së Përkohshme’ shqiptare, duke shpresuar kështu t’i vinte Aleatët para faktit të kryer.

Vickers e përshkruan këtë ecuri të LNÇ që, duhet pranuar rezultoi e suksesshme, në këtë mënyrë: Konferenca e Pezës sa i skicoi themelet e pushtetit të ri; Konferenca e Labinotit autorizoi dhe e qendërsoi këtë pushtet; Kongresi i Përmetit hodhi bazat kushtetuese të shtetit shqiptar të pas luftës1.

Vlen të përmendet se në pjesën politike të deklaratës të Kongresit të Përmetit qe futur dhe mendimi sipas Smirnovës, i nxituar, për Federatën Ballkanike që nuk gjendet në asnjë nga dokumentet e publikuara. Duke bërë thirrje për bashkëpunimin luftarak me të gjithë popujt e Ballkanit, në dokument thuhej: “të krijohen kushtet për krijimin e Federatës Ballkanike në të cilën të gjithë popujt do të kenë të drejta të barabarta, ku të gjithë do të kenë mundësi për zhvillim dhe progres në të gjitha fushat e veprimtarisë”. Smirnova shton se e njëjta gjë bëhej edhe në fjalën mbyllëse të Enver Hoxhës në përfundim të Konferencës që gjithashtu nuk u publikua asnjëherë më pas2.

Me vetëbesimin që e karakterizonte në atë kohë, Hoxha do të shkonte deri aty sa të ndalonte qëndrimin e misioneve britanike pranë grupimeve të tjera: “Asnjë mision anglez nuk duhet të qëndrojë më pranë elementëve tradhtarë të popullit tonë”3. Një qëndrim i tillë tingëllon i çuditshëm kur kujton se vetëm pak ditë më parë Hoxha i shkroi një letër në shenjë respekti dhe mirënjohjeje oficerit britanik Tilman, natyrisht i atashuar pranë forcave të LNÇ:“Ju falenderoj për gjithçka keni bërë ju personalisht për popullin shqiptar dhe kjo gjë nuk do të harrohet nga ne. Populli shqiptar sheh në ju një mik të vërtetë të tij dhe kurdoherë që detyra do ju sjellë në Shqipëri, do të gjeni mikpritje nga ana jonë”4.

Është e qartë se atashimi i Consensus II pranë Kupit ngjalli pakënaqësi në radhët e komunistëve të cilët dyshuan se ky mision kishte ardhur për të eliminuar LNÇ dhe për t’i dhënë fitoren zogistëve. Natyrisht, që nga kjo periudhë marrëdhëniet e Hoxhës me misionet britanike u ndërlikuan gjithnjë e më tepër. Madje për të imponuar dhe legjitimuar pushtetin e tyre, komunistët nxituan të sensibilizojnë shqiptarët në mërgim me anë të një telegrami ku njoftonin se: “Kongresi i 24 majit 1944 zgjodhi Komitetin Anti-fashist NAÇL me gjithë të drejtat e një qeverie të vërtetë demokratike. Tradhëtarët përfunduan në bashkëpunim të plotë me okupatorin. Shqiptarëve në mërgim u kërkohet të grumbullohen rreth Frontit dhe Komitetit Anti-fashist NAÇL për të shpejtuar çlirimin e atdheut”5.

Ishte kjo një taktikë e njohur për Hoxhën që të identifikonte rivalët e tij me termin tradhëtarë. Madje, në funksion të kësaj strategjie, me vendim të datës 27 maj 1944, të

1Miranda Vickers, Shqiptarët, ..., f. 2432Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë..., f. 2793Ana Lalaj,“Refleksione…,vep. e përm, f. 181-1824AQSH, F.41/APL, v. 1944, dos.138, fl. 1. Letër e Enver Hoxhës drejtuar Majorit Tilman me rastin e largimit nga Shqipëria, 6 maj 1944

5Po aty, dos. 154, f. 2

146

Page 151: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Kryesisë së Këshillit Anti-fashist Nacionalçlirimtar, u krijua Komisioni Shtetëror1 për zbulimin dhe vërtetimin e kriminelëve të luftës. Përveç kësaj detyre parësore, kishin edhe grumbullimin e të dhënave për dëmet materiale të shkaktuara nga trupat e huaja pushtuese gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në të njëjtën kohë, gjermanët përgatiteshin të fillonin ofensivën e tyre të fundit dhe të madhe kundër forcave shqiptare të rezistencës.

3.3. Politika britanike dhe Shqipëria: qershor-shtator 1944

Plane dhe projekte ndërmjet dy frontesh: LNÇ dhe Zogistë

Në kuadrin e misionit për të realizuar bashkimin e mundshëm ndërmjet forcave partizane dhe atyre zogiste kundër gjermanëve dhe pas miratimit të marrë nga Abaz Kupi në këtë pikë, Philip Leake u takua me përfaqësues të LNÇ. Mesazhi i parë i tij nga Shtabi i Përgjithshëm i Partizanëve, tregonte se Enver Hoxha ishte i vendosur në refuzimin e tij rreth një bashkëpunimi me zogistët dhe paralajmëronte fillimin e shpejtë të luftës civile2.

Në këto kushte, kur po përgatitej fillimi i ofensivës së fundit gjermane të qershorit, kur më haptas se kurrë paralajmërohej thellimi i luftës civile ndërmjet kahjeve politike të rezistencës shqiptare dhe kur Foreign Office ishte e interesuar për të bllokuar sa më shumë forcat gjermane në Ballkan, edhe në nivelet ushtarake dhe politike britanike u rrit interesimi lidhur me Shqipërinë. Në një dokument të datës 3 qershor, Sargent shtronte çështjen e përcaktimit të kursit që vlente të ndiqej në vijim për këtë vend: “...Unë mendoj se gjëja e parë që duhet zbuluar është se çfarë rëndësie, nëqoftëse ka ndonjë i atribuohet Shqipërisë nga pikëpamja operative...Para se të hartojmë një skemë për mobilizimin e fshehtë të forcave të rezistencës në Shqipëri, si duke kërkuar ndihmën e Mbretit Zog, si edhe duke shtuar shpërndarjen e armëve dhe të parasë brenda vendit, ne mendojmë se duhet të marrim nga Shtabi i Forcave Aleate në Algjeri një njoftim të përcaktuar qoftë për arsye operative ose për mashtrim nëse është e pëlqyeshme që të shtojmë aktivitetin tonë në Shqipëri hë për hë ose nëse ata mendojnë se ky shpenzim njerëzish, të hollash dhe materialesh mund të përdoresh më mirë diku tjetër në kushtet e tanishme”3.

Një memorandum i nxjerrë nga SOE më 7 qershor 1944 vjen si përgjigje e këtij dokumenti duke paraqitur një tabllo të përgjithshme të platformës politike të hartuar për Shqipërinë4. Memorandumi i SOE fillimisht bën një vlerësim të forcave kryesore të rezistencës ku citon: ‘Detyra e SOE në Shqipëri është të mendojë të ngrejë në maksimum

1 Shpëtim Çaushi, Diplomacia shqiptare ..., f. 1352Julian Amery, Bijtë e Shqipes …, f. 1803AIH, A.V. 150, fl. 16, Kabineti i Luftës, programi politik për Shqipërinë, 3 qershor 1944, nënshkruar nga O. D. Sargent

4Po aty, fl. 18-19, Kabinetit të Luftës, Shefave të Komitetit të Shtabit, platforma politike ndaj Shqipërisë, memorandum nga SOE, 7 qershor 1944

147

Page 152: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

shqetësimin dhe çrregullimin e forcave gjermane të pushtimit. Organizimi i rezistencës në Jug, i quajtur LNÇ ka qenë bashkëpunimi më i dobishëm në këtë mes dhe sot është e vetmja organizatë në vend e cila vazhdimisht ka goditur njësitë gjermane. Në gjysmën veriore të Shqipërisë, LNÇ nuk ka ndonjë organizim të rëndësishëm dhe kjo pjesë e vendit është nën influencën e Abaz Kupit. Grupet këtu në përgjithësi kanë qenë të papërkrahura dhe të paarmatosura nga SOE dhe si pasojë nuk ka aktivitet të madh kundër gjermanëve në këtë pjesë të vendit’. ... Sipas këtij memorandumi, përfaqësuesi i SOE-s tek Abaz Kupi, nënkolonel McLean, ka sugjeruar që Lëvizjes Legjitimiste t’i jepet përkrahje më tepër. Por thekson faktin se Lëvizja Legjitimiste politikisht është kundër LNÇ-së, që shikohet si Krah i Majtë, dhe nuk ka asnjë dyshim në mendjet e vëzhguesve kompetentë në vend se herët a vonë kjo do çonte në luftë midis dy palëve....Memorandumi rendit si problem më vete faktin se Shqipëria është në fund të listës së prioriteteve ajrore të cilat janë caktuar nga A.F.H.Q (Komanda Aleate e Forcave Ajrore) dhe me aeroplanët ekzistues ka të ngjarë që të mbetet kështu gjë që do ta bëjë të vështirë sjelljen në vend të ndonjë furnizimi të gjerë armësh e materiali.

Përsa i përket luftës civile përmendur më lart, memorandumi shpreh shqetësimin e SOE që të mënjanojë çdo shpërthim të këtij lloji sepse natyrisht përzihet me planet që tashmë lidhen me LNÇ-në për t’i shkaktuar shqetësime armikut dhe gjithashtu do të shkaktonte tërheqjen e forcave të LNÇ-së në Jug, gjë që do ta bënte për SOE shumë më të vështirë plotësimin e instruksioneve të A.F.H.Q...Memorandumi mbështet furnizimin me armë të LNÇ-së duke argumentuar se përkrahja e LNÇ në të kaluarën ka dhënë një numër rezultatesh të pëlqyeshme në një shkallë të vogël dhe duke shprehur besimin se një kontribut i tillë do të vazhdojë në këtë mënyrë. ‘Prandaj, mendohet se duhet të përpiqemi të ruajmë gjendjen e tanishme të ngjarjeve duke mbajtur lidhjen e misioneve me grupe të ndryshme pa marrë përsipër armatimin e lëvizjes legjitimiste’– konkludon ky dokument.

Del qartë se në memorandumin e përgatitur nga SOE vija e propozuar mbetet e njëjtë: mbështetje për LNÇ dhe jo armatim për zogistët. Por a e shmangte vërtet kjo vijë luftën civile? Për më tepër, kujtojmë këtu se vetë oficerët britanikë në terren dëshmonin se LNÇ ishte më e interesuar në luftën kundër rivalëve të saj sesa kundër gjermanëve. Çfarë rezistence kundër armikut pritej nga zogistët e paarmatosur?

Një moment me rëndësi në këtë fazë përbën takimi i parë i Leake, Palmer dhe Smith me qeverinë e re të dalë nga Kongresi i Përmetit i cili u mbajt më 5 qershor. Në këtë takim u vendos që LNÇ apo siç mori emrin FNÇ në këtë Kongres, do të sulmonte objektivat specifike ushtarake të përcaktuara nga Palmer në përputhje me strategjinë e Aleatëve. Gjithashtu FNÇ ra dakord që ta bashkohej me Kupin me kusht që ai të luftonte gjermanët1 ...por me sulme të vazhdueshme që të arrihej bashkimi. Realizimi i kësaj marrëveshjeje do të dukej shumë i largët kur kujtojmë se me propagandën e tyre komunistët e FNÇ-së vazhdimisht kishin shprehur se pranonin bashkëpunim vetëm me

1Roderick Bailey, TheWildest Province…, vep. e përm, f. 243-244. Më 7 qershor, Leake u godit për vdekje në Sheper nga një bombë e sulmit gjerman pikërisht ditën që do të largohej nga Shqipëria.

148

Page 153: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

ata elementë apo grupime që bëheshin pjesë e FNÇ dhe pranonin vijën politike të Partisë Komuniste dhe jo bashkëpunim si rivalë politikë me platformën e tyre konkurruese.

Në këto rrethana, funksionari i SOE, Talbot Rice bëri një propozim ku kërkonte që qeveria sovjetike të bënte një deklaratë mbi Shqipërinë. Por Foreign Office iu përgjigj se e quante shumë të vështirë realizimin e këtij propozimi sepse para së gjithash qeveria angleze para se t’i kërkonte qeverisë sovjetike duhet të bënte vetë një deklaratë të tillë1, gjë të cilën nuk ishte përgatitur ta bënte. Natyrisht në këtë fazë të luftës britanikët nuk ishin të interesuar të tërhiqnin vëmendjen e sovjetikëve në Shqipëri.

Burimet e disponueshme nuk bëjnë të ditur përmbajtjen e propozuar të deklaratës por nisur nga zhvillimet aktuale në Shqipëri ka të ngjarë që kishte të bënte me inkurajimin e FNÇ-së për të ndalur luftën civile dhe për të bashkuar forcat me Zogun kundër gjermanëve.

Edhe për Kupin, siç e kemi përmendur tashmë, ishte bërë e qartë se e vetmja rrugë për të ishte të dilte nga pasiviteti në sulme të hapura kundër gjermanëve. Elliot Watrous i cili kishte marrë komandën e seksionit të SOE për Shqipërinë pas largimit të Leake për Shqipëri, vërente në një letër dërguar zyrës së SOE në Londër se nacionalistë si Abaz Kupi po e ndihmonin armikun thjesht me neutralitetin e tyre dhe sipas tij, lufta kishte arritur në një fazë kur qëndrimi neutral që ndihmonte armikun nuk mund të tolerohej më2.

Megjithatë në një mbledhje që u mbajt më 13 qershor 1944 në Londër e që u përcaktua si mbledhja e 30-të e Komitetit të Foreign Office dhe SOE, “Politika lidhur me Kupin u la në një farë gjendje të papërcaktuar”3. Një qëndrim i tillë në fakt do ta dëmtonte Kupin dhe lëvizjen zogiste e pse jo ndoshta edhe rezultatet e luftës.

Në Shqipëri Misioni Consensus II vazhdonte përpjekjet për bashkimin e veriorëve dhe hedhjen e tyre në sulme të hapura kundër gjermanëve por duke ndjekur gjithnjë vijën politiko-ushtarake që nuk do të jepeshin armë para se të fillonin sulmet. Më 5 qershor oficerët britanikë u takuan me Gani e Seit Kryeziun, Muharrem Bajraktarin, Llazar Fundon dhe Mehmet Aliun. Në këtë takim, të cilin Amery e cilësoi shumë të suksesshëm, Ganiu u tha: “Që në bashkëpunimin tonë në vitin 1940, e kam konsideruar veten ushtar të Aleatëve. Ju përfaqësoni kryekomandantin Aleat dhe unë duhet t’u bindem urdhrave tuaja. Ju parashtrova vërejtjet, tani do të bëj detyrën time. Brenda 10 ditëve nga dita e sotme do t’i sulmoj gjermanët aty ku të mund. Më jepni një oficer tuajin të stërvitur në sabotime. Ju premtoj se do të ketë mjaft punë”4. Në fund të bisedës u ra dakord që të

1 Shyqyri Ballvora, “Zhvillimet politike…, vep. e përm, f. 555. Funksionari anglez Rice e kishte fjalën më tepër për Bashkimin Sovjetik duke menduar se deklarata e qeverisë sovjetike do të kishte më tepër efekt mbi Lëvizjen Nacionalçlirimtare.

2Roderick Bailey, TheWildest Province…, f. 318. Watrous e mbajti këtë post dhe pas vdekjes së Laeke deri kur seksioni u mbyll në shkurt 1945. Ai ishte në këtë detyrë gjatë gjithë periudhës kur seksioni akuzohej për tendenca ekstreme pro-partizane.

3 Shyqyri Ballvora, “Zhvillimet politike…, vep. e përm, f.541. Në këtë mbledhje nuk pati ndonjë marrëveshje që t’i jepte mbështetje por gjithashtu as për t’ia hequr mbështetjen, dhe as për ta vënë në provë atë.

4 Julian Amery, Bijtë e Shqipes …, f. 185-187

149

Page 154: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

takoheshin me Abaz Kupin për të bashkuar forcat me të dhe grupet e tjera të Veriut. Ganiu kishte besim tek britanikët. Ai u shpjegoi atyre se mungesa e armëve e kishte penguar të zhvillonte sulme në një shkallë më të gjerë dhe me këtë rast shpresonte se armët e premtuara nuk do të vononin.

Ndërkohë, përballë kushtit për të zhvilluar aksione kundër gjermanëve që të përfitonte armët dhe në fazën aktuale të luftës, Kupi kishte rënë dakord me Smiley Davies të organizonin hedhjen në erë të urës së Gjoles në jugperëndim të Krujës, si një nga urat më të mëdha në Shqipëri. Të ngarkuar me lëndë eksplozive, ata vendosën ngarkesat në vendet e përshtatshme për të shkatërruar urën. Aksioni rezultoi i suksesshëm dhe me humbje të konsiderueshme për gjermanët. Shkatërrimi i kësaj ure bllokonte trafikun në rrugët kryesore ndërmjet Tiranës dhe Durrësit e Shkodrës. Ky aksion përbënte një provë se zogistët ishin për luftë. Kupi priste tani prej britanikëve armët dhe furnizimet e premtuara.

Burimet dokumentare të asaj kohe ofrojnë një Raport të datës 18 qershor 1944 titulluar ‘Shqipëria’1 që McLean kishte hartuar duke u bazuar në vëzhgimet e bëra ku jep një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale në Shqipëri dhe shpreh sugjerimet e tij për çfarë duhej bërë më tej. Ai vëren se nacionalistët shqiptarë të të gjithë llojeve mendojnë se gjermanët do të thyhen dhe i konsiderojnë ata të FNÇ-së si rivalë dhe armikun e tyre kryesor; ata kanë preferuar përqendrimin e forcave ndërkohë që disfata e gjermanëve dukej relativisht e largët dhe midis tyre kishte shumë që besonin se do të kishte ndonjë konflikt anglo-rus. Raporti vazhdon më tej me përshtypjen që ekzistonte në mesin e nacionalistëve për Anglinë. ‘Anglia atyre u duket si i vetmi Aleat i mundshëm për të ardhmen por në të njëjtën kohë ka një ndjesi mosbesimi përsa i përket synimeve angleze në Ballkan duke menduar se ne ja paskemi shitur Rusisë interesat tona për Ballkanin’. McLean sqaron në raportin e tij se kjo mungesë mund të kalohet me anë të garancisë dhe deklaratave publike mbi kufijtë e ardhshëm dhe regjimin dhe është në këtë aspekt që Kupi bëri kërkesat e tij të hershme për njohjen e Zogut. Ai sugjeron se udhëheqësit e tjerë dhe në fund të fundit, madje edhe Abaz Kupi veçanërisht, po të merrte udhëzime personale prej Zogut, janë të pregatitur për një sërë arsyesh të ndryshme që të pranojnë furnizime dhe të holla si një alternativë për të provuar përkrahjen britanike për aspiratat e tyre. Prej këtej - thekson ai - rezulton se mungesa e besimit që i bën nacionalistët të frikësohen mund të kalohet pa bërë zotime me karakter politik.

Në këtë raport McLean shpreh konkluzionet e nxjerra nga puna e bërë në Veriun e Shqipërisë, gjë që në fakt përbënte qëllimin kryesor të misionit tij - ngritja e gegëve kundër gjermanëve. Në këtë pikë, ai shprehet në raport se prej vrojtimeve të bëra të dërguara në mesazhet e mëparshme, rezulton se po u sigurua përkrahja e Kupit, Muharrem Bajraktarit e Gani Kryezit dhe e Markagjonit, atëherë dhe Shqipëria gege do të marrë pjesë në kryengritje. Raporti bën të ditur se në bisedimet me Kupin, McLean i vuri në dukje se prishja e marrëdhënieve të tij me FNÇ-në ka ndodhur për shkak të politikës së

1AIH, A.V. 158, FO 371/43566, Raport i nën-kolonelit McLean ‘Shqipëria’,18 qershor 1944

150

Page 155: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

tij të vazhdueshme të mosangazhimit në luftë. Për këtë arsye, ai i kërkoi Kupit që të luftojë menjëherë kundër gjermanëve si një bazë mirëkuptimi me FNÇ-në ose mos t’i nxjerrë pengesë FNÇ-së deri sa të preçizohej politika britanike.

Lidhur me mosbesimin se britanikët i kanë lënë dorë të lirë Rusisë në Ballkan, shkruhej edhe në shtypin e kohës. Një gazetar amerikan shkruante: ‘…në Londër e në Washington, janë të vendosur ta kqyrin pa ba asnjë çap bolshevizmin e Ballkanit’1, duke nënkuptuar që ata ia kishin shitur atë Bashkimit Sovjetik.

Kupi nga ana e tij ka shprehur se është gati të luftojë kundër gjermanëve vetëm po t’i jepen furnizimet që ka kërkuar. Ai nuk do të lejojë penetrimin e mëtejshëm të FNÇ-së në territorin e tij, ndryshe do të humbiste prestigjin dhe do të inkurajonte sulmet e FNÇ-së. Kupi nuk sheh asnjë rrugëzgjidhje përderisa Aleatët të mos ndalojnë FNÇ-në në sulmet kundër tij derisa të arrihet një marrëveshje. McLean komenton se qëndrimi i Kupit është i arsyeshëm dhe realist dhe ai është gati për të bërë mjaft koncensione për të evituar konfliktin. McLean konkludon në raportin e tij se problemi që mbetet është evitimi i sulmit të partizanëve. Ai shprehet se partizanët e kanë kuptuar që Kupi po bën bisedime me misionin për të luftuar gjermanët dhe kërkojnë ta sulmojnë atë para se të arrihet marrëveshja për të kompromentuar kështu marrëdhëniet e tij. Kupi tha se ai dëshiron të punojë me FNÇ-në po të udhëzohet për këtë prej Zogut.

Sipas dokumentit në fjalë, kjo situatë i kaloi Major Palmerit në postin e përfaqësuesit të BLO pranë FNÇ. Palmer mendonte se përfundimi i ndonjë marrëveshjeje ishte i pamundur sepse ishte shumë vonë pasi kushti që i ishte vënë Kupit për të luftuar gjermanët dhe afati kishin mbaruar në qershor. Gjithashtu, ai propozonte që Kupit mos t’i dërgohen armë sepse ato do të përdoren vetëm kundër partizanëve dhe kjo vetëm do të keqësonte situatën.

Në fund McLean shprehte mendimet e tij lidhur me qëndrimin ndaj FNÇ-së duke sugjeruar se nëqoftëse ata në luftën civile përdorin armë që u janë dhënë për të luftuar kundër gjermanëve, atëherë Aleatët do ta konsiderojnë këtë si shpërdorim dhe do të refuzojnë t’u japin ndihma të mëtejshme.

Raporti i McLean u diskutua në seksionin e SOE për Shqipërinë. Watrous nuk kishte të njëjtin mendim me këtë raport për një kryengritje të minutës së fundit të nacionalistëve. Ai do të shprehej se megjithëse raporti i McLean jepte një tabllo të qartë të situatës në Shqipërinë Veriore, një kryengritje e tillë mund të fillonte por do të ishte amatoreske; ai gjithashtu shprehej i shqetësuar për ndikimin që do të kishin marrëdhëniet me FNÇ-në nëse armatoseshin nacionalistët para se të arrihej një marrëveshje2. Watrous mendonte se duke pasur parasysh vlerën e dukshme dhe forcën superiore të FNÇ-së si dhe kushtin për t’u takuar me përfaqësuesit e lëvizjes së Kupit vetëm kur ai të luftonte hapur kundër gjermanëve, ishte e pamundur që të arrihej një marrëveshje efektive ndërmjet dy palëve3.

1 Gazeta Lirija e Shqipnis, 19 qershor 1944 2Roderick Bailey, TheWildest Province…, f. 260-2613Po aty.

151

Page 156: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Në këtë kontekst, jo vetëm vlerat e Ballit Kombëtar por edhe të Legalitetit si rryma të rezistencës shqiptare po zbeheshin gjithnjë e më shumë. Gjatë kësaj periudhe, Philip Broad, këshilltar i Foreign Office në Bari dërgoi një telegram në Londër sipas të cilit, Kupi kishte bërë më pak progres sesa parashikohej fillimisht dhe aftësitë e tij ishin mbivlerësuar1. Po kështu, në fillim të qershorit, Forca 266 dërgoi dy telegrame në Londër ku theksonte se “Lëvizja e Legalitetit” ishte e papjekur, nuk gëzonte popullaritet, forcat e tij të armatosura akoma nuk përbënin një faktor serioz për luftën, dhe përfshinin 5.000 dhe jo 10.000 ose 25.000 persona të cilët ishin pa peshë politike dhe vetëm me influencë lokale si dhe me shumë raste bashkëpunimi me qeverinë kuislinge në Tiranë. Ndërsa Balli Kombëtar theksohej se vepronte si milici e qeverisë kukull2. Kjo bëri që Gjerneral Wilson të shprehej në mesazhin e tij në qershor se qeveritarët kuislingë të Tiranës, ballistët dhe legalistët kanë bashkëpunuar dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me gjermanët... “Shtabi i Divizionit të Parë - vërente mesazhi - ka shtënë në dorë dokumente që hedhin dritë mbi lidhjen e ngushtë të Bazit të Canës (Abaz Kupit) me xhandarmërinë dhe gjermanët”3.

Megjithë këto zhvillime, megjithë pavendosmërinë dhe lëkundjet në nivelet ushtarake dhe politike për të mbështetur ose jo Kupin, ngjarjet në terrenin shqiptar ndiqnin një kurs tjetër, të paktën për momentin. Të bindur në realizimin e kërkesës së tyre, oficerët e misionit Consensus II arritën më 23 qershor një marrëveshje me Kupin. Amery shkruan se ishte vendosur që Abaz Kupi të luftonte sapo ta furnizonin me murtaja të mjaftueshme, me pushkë, mitralozë të rëndë dhe armë anti-tank duke pajisur në shkallë të konsiderueshme 8 çeta ku secila përbëhej nga 250 luftëtarë4. ‘Ndërkohë, me pëlqimin e Abaz Kupit - shton Amery - dërguam korrierë tek udhëheqësit kryesorë gegë duke i ftuar që të takoheshin me ne më 4 korrik në fushën e Lurës. Hollësitë e marrëveshjes u mbajtën shumë të fshehta e megjithatë nuk kaloi shumë kohë kur një raport mbi bisedimet tona arriti në duart e Enver Hoxhës’5. Ky moment do të ndryshonte tërësisht kursin e planeve dhe përgatitjeve që dukej se po shkonin mirë për organizimin dhe ngritjen e gegëve kundër gjermanëve. Shtojmë këtu se armët që iu premtuan Kupit në atë kohë nuk u dërguan asnjëherë.

Bailey rrëfen në librin e tij se në Shtabin Qendror të SOE ka pasur persona të cilët kanë ndikuar qëllimisht për t’i dhënë një kurs të caktuar ngjarjeve aktuale në Shqipëri. “Në verën e vitit 1944 në seksionin për Shqipërinë në Bari bënte pjesë dhe një nën-seksion inteligjent prej dy oficerësh: Jon Naar dhe John Eyre, drejtues stafi ishte Frenk White, disa oficerë të tjerë përgjegjës për operacionet, mbarëvajtjen dhe drejtimin si dhe një oficer në Kajro. Kapiteni George Cowie drejtonte linjën e operacioneve ndërsa

1Bisser Petrov, “Great Britain…, f. 105.2Po aty, f. 1073AQSH, F. 153, v. 1944, dos.209, fl.124Julian Amery, Bijtë e Shqipes …, f. 2195Po aty.

152

Page 157: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Kapiteni James Herratt ishte oficeri i sektorit të mbarëvajtjes”1. Natyra sekrete e këtij nën-seksioni dhe për rrjedhojë mungesa e të dhënave dokumentare dhe informacioneve në këtë drejtim, nuk kanë mundësuar një tabllo të saktë dhe të detajuar mbi rolin dhe aktivitetin e këtij nën-seksioni në Shqipëri apo si dhe sa ndikoi në rrjedhën e ngjarjeve aty.

Sidoqoftë, Bailey i referohet Smiley i cili shkruan se stafi i seksionit për Shqipërinë i prishte mesazhet e McLean dërguar Eden dhe për këtë përmendte togerin John Eyre, për të cilin ai vetë, Peter Kemp dhe të tjerë deklaronin në shtyp se ndërkohë që punonte në SOE, ishte anëtar i Partisë Komuniste dhe madje edhe spiun sovjetik. Gjithashtu, Sandy Glen pretendonte se kolegët në pozicione të mira si Kim Philby kishin siguruar që njerëz si Kupi të mundeshin dhe tradhëtoheshin2.

Konkretisht, Bailey sjell si dëshmi të pretendimeve të tilla dy raste mesazhesh të McLean dërguar në FO: Në qershor 1944, McLean kishte transmetuar disa mesazhe të cilat seksioni në Bari zgjodhi t’i dërgonte me çantë të mbyllur me qëllim që të arrinin në Londër shumë ditë më vonë sesa të dërgoheshin me telegram. Një gjë e tillë ndodhi në dy raste dhe pikërisht çanta me telegramin e datës 26 qershor që arriti në Londër më 4 korrik dhe çanta me 5 telegrame të datës 1 korrik që arriti më 11 korrik. Në telegramin e parë, McLean dhe Amery kërkonin armë për Kupin dhe sugjeronin se një kryengritje e nacionalistëve në momentin e duhur mund të shpëtonte Shqipërinë nga partizanët. Në rastin e dytë telegrami i parë theksonte vlerën e mundshme nëse përftohej inkurajimi nga Zogu për Kupin. Pjesa tjetër e telegrameve të kësaj date lidheshin me besimin e McLean mbi kryengritjen e nacionalistëve në minutat e fundit, nëse armët dhe fondet siguroheshin3. Pavarësisht si mund të reagonte FO, vonesa të tilla bënë që mesazhet e dërguara të humbisnin aktualitetin, interesin e për rrjedhojë edhe vlerën e tyre. Por duhet thënë se në burimet arkivore, nuk kemi gjetur informacione a të dhëna që të na mundësojnë një analizë të mirëfilltë e të plotë të kësaj situate e për rrjedhojë një vlerësim real e objektiv të saj në rrethanat e shprehura nga Bailey.

Megjithë këto zhvillime, britanikët vazhduan përpjekjet e tyre për të mundësuar bashkëpunimin ndërmjet FNÇ dhe Kupit për të shmangur kështu luftën civile ndërmjet tyre. Ende në këtë periudhë konsideratat ushtarake dhe politike të britanikëve bënin të nevojshme bashkimin e këtyre forcave. Këtë fakt e konfirmon një telegram i FO i datës 4 korrik 1944 ku thuhet: “Në mbledhjen e mbajtur me oficerët e Komandës së Forcave Ajrore për Ballkanin u vendos që Major Smith të paralajmërojë Kupin nëpërmjet McLean që të evitojë luftimet me LNÇ-në dhe ta informojë atë se po pranoi edhe LNÇ, përfaqësuesit e tij do t’i ftojnë në Bari për të diskutuar veprimet e ardhshme të bashkuara dhe për të përcaktuar ndarjen proporcionale për rezistencën kundër armikut. Të njëjtën 1Roderick Bailey, TheWildest Province…, f. 258-2602Po aty, vep. e përm, f. 253, 277. 3 Po aty, vep. e përm, f. 256-257. Që në pranverën e atij viti, Londra kishte udhëzuar seksionin e SOE në Bari për Shqipërinë që të gjitha njoftimet me interes të marra nga McLean të dërgoheshin me telegram deri në një njoftim tjetër…Një nga sekretaret në këtë seksion i kishte thënë Smiley se mesazhet e McLean për Eden dhe të tjerë në Londër nuk ishin dërguar qëllimisht.

153

Page 158: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

gjë do të bëjë pranë LNÇ-së së cilës do t’i kërkohet të evitojë sulmet kundër Kupit dhe nëse do ketë luftime, atëherë të gjitha furnizimet për LNÇ-në do të ndërpriten këtej e tutje. Autoritetet ushtarake britanike janë gati të presin sa më shpejt tre delegatë për bisedime në Bari së bashku me Kupin ose përfaqësuesit e tij”1. Nëse një gjë e tillë do ishte realizuar, pra Kupi të merrte pjesë si palë në bisedimet në Bari, kursi i ngjarjeve do merrte pa dyshim, një tjetër rrjedhë.

Propozimi për të ftuar Kupin për bisedime në Bari bashkë me përfaqësuesit e FNÇ na bën të mendojmë se megjithë dilemat, në FO ende konsideronin kartën e Zogut si alternativë e hapur; mbështetja vetëm për FNÇ do të thoshte dorëzim i Shqipërisë tek rusët. Për këtë arsye britanikët nuk hezituan t’i vënë kusht FNÇ-së se do të ndërprisnin furnizimet nëse nuk ndalonte sulmet kundër Kupit. Mesazhi vjen nga Komandanti i Shtabit Aleat të Mesdheut, Gjenerali Wilson, i cili duke iu referuar furnizimeve, paralajmëronte se do t’i pezullonte ato sepse nuk mund të lejonte që armët e hedhura nga britanikët të përdoreshin për luftë civile dhe në kundërshtim me objektivat strategjike të Komandës së tij për Ballkanin2.

Por Enver Hoxha do të mohonte faktin se në Shqipëri kishte luftë civile. “Ka vetëm një grindje dhe një luftë: luftë kundër okupatorit në radhë të parë dhe kundër veglave të tij tradhtare”3. Për Hoxhën lufta kundër ‘veglave tradhëtare’ nuk nënkuptonte luftë civile, aq më pak kur kujtojmë strategjinë e tij që me termin tradhëtar apo armik ai identifikonte rivalët politik.

Këtë situatë pasqyron letra e Sargent dërguar Kapitenit Earl në të njëjtën datë.“Shpresoj se paralajmërimi që do t’i bëhet LNÇ-së për të mos luftuar Kupin do të evitojë çdo shpërthim imediat të luftës civile.... Nga pikëpamja politike është një gjë e mirë të ruajmë lidhjet tona me Kupin por unë s’jam fortë i sigurt se mund të jemi dakord me këtë gjë nga pikëpamja ushtarake. Në telegramin e Gjeneral Wilson, nr.130, duket se ka një kontradiktë në këtë çështje sepse në paragrafin e parë ai mendon se s’do t’ia vlente në asnjë mënyrë t’i jepnim përkrahje ushtarake zogistëve ndërsa në paragrafin e tretë ai vë në dukje se po të mund të bënim që zogistët të punonin me LNÇ-në, atëherë do t’i vlente t’i përkrahnim ata”4. Në fakt nuk mendojmë se ka ndonjë kontradiktë në telegramin e Gjeneral Wilson, siç shprehet Sargent. Në paragrafin e parë pozicioni i Kupit analizohet nga pikëpamja ushtarake ndërsa në të tretin nga pikëpamja politike.

Në atmosferën e këtyre zhvillimeve, britanikët vendosën që të pezullonin furnizimet për LNÇ për t’i detyruar që të ndalojnë luftimet me Abaz Kupin por ata filluan sërish të furnizojnë partizanët, sipas Barker, për shkak të ofensivës së gjermanëve e cila përbënte kërcënim real për LnÇ5. Por Smiley shpjegon se oficerët britanikë pranë partizanëve lajmëronin Barin se Abaz Kupi po bashkëpunonte me gjermanët dhe se

1AIH, A.V.158, FO 371/43566, Telegram nr. 230, 4 korrik 19442Arben Puto, Nëpër analet ..., f. 1383Po aty.4AIH, A.V.158, FO 371/43566, Letër e Sir Sargent drejtuar Kapitenit Earl, 4 korrik 19445 Elisabeth Barker, British Policy …,vep. e përm, f. 181

154

Page 159: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Palmer dhe oficerë të tjerë i kishin besuar gënjeshtrat e LNÇ-së; për pasojë britanikët kishin filluar përsëri furnizimin e partizanëve për të luftuar gjermanët. “Njoftuam Barin për këtë. Ne e dinimin fort mirë se Abaz Kupi kurrë nuk shtiu një pushkë në bashkëpunim me gjermanët. Por zyra jonë në Bari nuk i pranoi sigurimet tona dhe rifilloi furnizimin e partizanëve pa na lajmëruar dhe e bëri këtë pikërisht kur partizanët po luftonin Abaz Kupin. Kjo ishte një shkelje e premtimit që na kishin dhënë se nuk do t’i furnizonin partizanët derisa të pushonin së luftuari Abaz Kupin”1.

Lëvizje të tilla të atë periudhë lidhen me strategjinë e rreme të Aleatëve zbatuar gjatë vitit 1944. Barker shpjegon se kur në Shqipëri, në verën e vitit 1944 u ngrit çështja nëse vlente të mbështeteshin guerilasit nacionalistë si edhe komunistët, Shefat britanikë theksuan se jo vetëm që ishte pjesë e strategjisë për Ballkanin që të mbanin sa më shumë forca armike që të ishte e mundur në Shqipëri, por plani i tyre i rremë parashikonte edhe një sulm imagjinar (notional assault) në bregdetin shqiptar. Por ata dyshonin nëse ndonjë operacion që mund të ndërmerrej nga shqiptarët, do të mbështeste planet e rreme të Aleatëve. Lidhur me konfuzionin e krijuar ndërmjet vetë oficerëve britanikë, Barker sqaron: “Duke patur parasysh kompleksitetin e planeve të mbulimit, duket e mundur që nganjëherë, britanikët jo vetëm kanë arritur të mashtrojnë gjermanët, gjë të cilën ato e bënë, por edhe vetë vetën e tyre; ose të paktën duket e pasigurt se deri në ç’nivel oficerët apo zyrtarët britanikë kishin dijeni se çfarë ishte fakt apo çfarë ishte trillim”2, duke shkaktuar kështu konfuzion dhe paqartësi në veprimet dhe qëndrimet e tyre ndaj forcave të ndryshme të rezistencës shqiptare.

Epërsia e forcave partizane

Ndërkaq, situata në Shqipëri po precipitonte më shpejtësi. Enver Hoxha kishte refuzuar të gjitha propozimet për të ndaluar luftën me zogistët apo për negociata me ta. Për më tepër më 5 korrik forcat partizane sulmuan Shupalin3, qendrën e Shtabit të Përgjithshëm të zogistëve dhe brenda dy ditësh e pushtuan atë së bashkë me gjysmën e Matit. Në këtë fazë forcat partizane kishin një epërsi ushtarake, fuqi dhe siguri të dukshme. Ushtria partizane e cila numëronte 70 mijë luftëtarë e madje kishin përfshirë rreth 6 mijë gra dhe vajza, kishte vënë nën kontroll edhe Shqipërinë e Mesme. Duke ndjerë shijen e afërt të pushtetit, natyrisht Hoxha nuk do të pranonte asnjë kusht a kompromis për ta ndarë atë me rivalët e tij.

Oficerët britanikë kishin dështuar për të bindur FNÇ të ndalte luftën ndaj zogistëve. Në një raport top sekret që Foreign Office ia dërgoi War Office më 7 korrik të vitit 1944 shkruhet: “... Në qoftë se dikush do të fajësohej për situatën e tanishme në të cilën lëvizjet e udhëhequra nga komunistët janë elementët më të fuqishëm në Jugosllavi,

1David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 1182 Elisabeth Barker, British Policy …, f. 1233Julian Amery, Bijtë e Shqipes …, f. 256

155

Page 160: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Shqipëri e Greqi, këta jemi ne vetë...”1. Situata aktuale në vend dëshmonte se praktikisht britanikët i dhanë mbështetje të gjithanshme komunistëve.

Në kushtet e acarimit të marrëdhënieve ndërmjet FNÇ dhe Zogut dhe pamundësisë për shmangien e luftës civile, në Foreign Office u shtrua përsëri problemi i domosdoshmërisë për një deklaratë tripalëshe të Aleatëve. Talbot Rice përsëriti propozimin që kishte bërë më 18 qershor për këtë çështje. Në një telegram dërguar z.Dju më 10 korrik, thuhet: “... Kuptohet qartë se mundësia e pajtimit midis FNÇ dhe Kupit praktikisht është zhdukur dhe ndeshjet e armatosura janë të pashmangshme. Marr guximin të propozoj se tani është çasti kur idea e një deklarate tripalëshe mbi Shqipërinë do të merrej parasysh. Unë mendoj se edhe ju do të jeni dakord që rrethanat e tanishme lejojnë për një aksion urgjent”2.

Ka të ngjarë që ky propozim ka ngjallur mjaft diskutime në FO po të gjykojmë se përgjigja e z.Dju vonoi për ditë të tëra: “Unë frikësohem se ende nuk e ndjejmë se do të jetë me vlerë një përpjekje për të bërë një deklaratë tripalëshe mbi Shqipërinë. Unë nuk jam shumë i sigurt nëse ne do të duhej në njëfarë kohe të inkurajonim rusët të lidhnin veten me Shqipërinë...Unë shpresoj se ende mund të jetë e mundur për të parandaluar luftën civile dhe të arrihet njëfarë rregullimi dakord me të dyja palët, me FNÇ dhe me Kupin”3. Nuk bëhet e qartë përse Londrës nuk i interesonte bërja e një deklarate tripalëshe mbi Shqipërinë por ajo që del qartë është se përsëri, z.Dju shpreh shqetësimin për tërheqjen e interesit të rusëve në Shqipëri. Kjo na bën të mendojmë se ky refuzim lidhet më shumë me politikën britanike për të mos u prononcuar ndaj saj se sa me gjendjen ekzistuese në këtë vend. Për më tepër, në atë fazë të luftës dhe rrjedhës së ngjarjeve në Shqipëri, mbetet e dyshimtë nëse z. Dju vërtet shpresonte se mund të shmangej lufta civile dhe të arrihej një marrëveshje ndërmjet dy palëve të përfshira. Pa dyshim bërja e një deklarate të tillë do të ndikonte në rrjedhën e ngjarjeve në atë kohë.

Në fakt, rrjedha aktuale e ngjarjeve tregonte se britanikët gjithnjë e më shumë po drejtoheshin drejt njohjes së FNÇ. Më 10 korrik 1944 BBC mori direktivën nga Foreign Office për emisionin shqip të Radio Londrës që të demaskonte Ballin Kombëtar si një organizatë kolaboracioniste4. Denoncimi i Ballit Kombëtar, qëndrimi i lëkundur dhe i pavendosur ndaj zogistëve dhe njëkohësisht mbështetja e vazhduar për FNÇ, dëshmonin se Londra po mbështeste këtë të fundit edhe nga pikëpamja politike. Po në këtë periudhë, nga mesi i korrikut, gjermanët bënë një lëvizje tjetër – ata zëvendësuan Rexhep Mitrovicën me Fiqri Dinen i cili ndërtoi një qeveri të “moderuar zogiste”, ndonëse zogizmi i tij i ngjante më tepër një teorie bashkuese që mund t’i shërbente rendit ekzistues në Shqipëri në atë kohë, sesa një përpjekje e paramenduar për

1 Ana Lalaj,“Refleksione mbi marrëdhëniet …, vep. e përm, f. 1822AIH, A.V. 151, f. 22, FO 371/43556, Telegram dërguar Z.A. Dju, Foreign Office nga Talbot Rice, 10 korrik 19443Po aty, Zoti A. Dju i përgjigjet kolonel Talbot Rice, 3 gusht 19444Xhelal Gjeçovi, “Shqipëria dhe Aleatët..., f. 139

156

Page 161: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

të risjellë në pushtet vetë Zogun. Por shumë shpejt edhe Fiqri Dine u zëvendësua nga Ibrahim Biçaku1, qeveria e të cilit, siç edhe pritej, do të ishte gjithashtu jetë-shkurtër.

Në kushtet kur zogistët ishin sulmuar nga forcat partizane, kur pozita e tyre po dobësohej ndjeshëm, Kupi bëri marrëveshje me Mustafa Krujën, Gjon Markagjonin dhe Fiqri Dinen të cilët lanë mënjanë mëritë e tyre të shkuara dhe ata vendosën të bashkohen në vetëmbrojtje kundër një armiku të përbashkët. Si rezultat i kësaj marrëveshje midis Abaz Kupit dhe “kolaboracionistëve” të cilën Amery me të drejtë e quan rezultat logjik i luftës civile2, forcat zogiste hynë përsëri në Shupal më 18 korrik, qendra e mëparshme e Shtabit të tyre të Përgjithshëm.

Kolaboracionistët duke u mbështetur në përkrahjen e zogistëve, kishin përgatitur plane ambicioze për të ndaluar marshimin e partizanëve drejt Veriut. Nga ana tjetër, oficeri Simcox të cilin McLean e kishte atashuar pranë Gani Kryeziut raportonte se Ganiu ishte në luftë me gjermanët dhe kishte kryer një seri aksionesh të planifikuara dhe të suksesshme; Simcox e furnizoi atë me 9 dërgesa3. Por megjithë marrëveshjen me kolaboracionistët, Kupi me insistimin e oficerëve britanikë frenoi ndjekjen e partizanëve përtej kufijve të territorit të tij4. ‘Ai nuk pranoi asnjë pozitë të përkohshme që mund të shkaktonte prishjen e marrëdhënieve me britanikët, tek të cilët kishte varur shpresën e fundit të kauzës së tij’ – thekson Amery. Por zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjeve zhgënjeu shpresat e tij – britanikët e lanë vetëm.

Sifdoqoftë, akoma në verën e këtij viti politika britanike shfaqet konfuze, e paqartë dhe e pavendosur lidhur me pozicionimin përfundimtar që duhet të mbajë ndaj rrymave politike në Shqipëri. Në këtë periudhë, nisur nga interesi në rritje mbi informacionet për Shqipërinë, Kryeministri britanik Churchill i kërkon Foreign Office të japë shpjegime se cilën palë duhej të mbështetnin në Shqipëri. “Më jepni një shpjegim në këtë çështje që të shoh me cilën palë jemi”5. Më 23 korrik Eden i përgjigjet Kryeministrit Churchill se ...Pozita në Shqipëri në shumë drejtime është e ngjashme me atë në Jugosllavi, LNÇ është organizatë e krahut të majtë me element të fortë komunist... Eden thekson se LNÇ është e vetmja organizatë në Shqipëri që lufton seriozisht kundër gjermanëve, por influence e saj deri tani është kufizuar në jug ku duket se gëzon popullaritet.... Eden sqaron më tej se e vetmja lëvizje tjetër e rezistencës ishte ajo nën Kupin i cili nuk ishte kompromentuar me armikun por që deri në atë moment nuk ka ndërmarrë veprime aktive kundër tyre. Eden pranon se britanikët kanë oficerë ndërlidhës me Kupin dhe LNÇ por pothuajse të gjitha furnizimet britanike i shkojnë LNÇ-së....6. Megjithatë Eden konkludon: “akoma shpresoj se mund të pajtojmë dy palët”7.

1 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë ..., f. 2252Julian Amery, Bijtë e Shqipes …, f. 257-2593Roderick Bailey, TheWildest Province…, f. 292-2944Julian Amery, Bijtë e Shqipes …, f. 280-2825Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...vep. e përm, f. 27-286 Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 3727Bernd Fischer, Resistance in Albania…, vep. e përm, f. 40

157

Page 162: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Në kohën që Eden shpresonte akoma për pajtimin e dy palëve, Zogu kërkon të përfshihet përsëri në ngjarjet në Shqipëri. I dërguari i tij, Martini, takohet me Laskey të cilit i shpreh dëshirën e Zogut që të hyjë në kontakt me elementët rojalist në Shqipëri me qëllim që të organizojnë rezistencën kundër gjermanëve1. Në përgjigjen e Robert Hodgson ndaj këtij problemi, ai jep një përshkrim të përgjithshëm të qëndrimit ndaj Zogut dhe lëvizjes zogiste në Shqipëri gjatë gjithë vitit 1944. Në komunikatë thuhet: “Çështja e lejimit të Mbretit Zog që të krijojë kontakte me elementët pro Mbretit në Shqipëri u ngrit në fillim të këtij viti kur ne i kërkuam Zogut t’i dërgonte një letër Abaz Kupit. Në këtë rast, iniciativa u mor prej nesh por propozimi dështoi pasi Zogu refuzoi të pranonte projektin që i parashtruam ne. Gjërat kanë ndryshuar dhe tani është mbreti Zog ai që po na ofrohet neve. Ndërkohë situata në Shqipëri ka ecur mjaft përpara”2. Komunikata sqaron më tej se zogistët janë ndoshta më të gatshëm se më parë të ndërmarrin veprime aktive kundër gjermanëve...por janë më të paktë dhe më pak të organizuar nga ç’besonin britanikët fillimisht ndërkohë që vë në dukje sukseset e LNÇ-së në shtrirjen e autoritetit të saj në zona që përpara mendoheshin se ishin mjaft konservative dhe në një shkallë të madhe pro Mbretit. Hodgson konkludon me arsyet e refuzimit për të mbështetur propozimin e Zogut apo zogistët në Shqipëri: “Qëllimi ynë kryesor duhet të jetë përkrahja e rezistencës kundër armikut në Shqipëri, LNÇ tashmë është e vetmja organizatë seriozisht e angazhuar në luftë me gjermanët dhe reagimi i tyre mund të jetë negativ nëqoftëse mësojnë se ne kemi inkurajuar dhe përkrahur afrimin e Zogut me nacionalistët. Prandaj, unë mendoj se ne nuk mund të marrim parasysh kërkesën e Mbretit të paktën deri sa të bëhet ndonjë lloj marrëveshjeje ndërmjet LNÇ dhe Kupit. Po qe se një gjë e tillë do të ndodhë, pikërisht atëherë, ne mund të kemi disa avantazhe në nxitjen e rezistencës nacionaliste kundër gjermanëve dhe për këtë qëllim, i dërguari i Mbretit Zog mund të na japë rezultate mjaft të mira”. Por në rrethanat e ofensivës së forcave partizane, epërsisë së tyre ushtarake, mbështetjes nga britanikët, dhe mbi të gjitha pozitës së dobësuar të Kupit, vështirë të besohet se në atë fazë të luftës mund të arrihej marrëveshje ndërmjet këtyre dy palëve.

Për më tepër, këtë qëndrim e legjitimoi nisja në Itali pas shumë kërkesash, vetëm pak ditë më parë, më 21 korrik e delegacionit të UNÇSH të kryesuar nga Bedri Spahiu për të filluar bisedimet me Aleatët3. Ndërmjet dy palëve u arrit një marrëveshje. Delegacioni kërkoi njohjen e LNÇ si qeveri e përkohshme dhe vendosjen e një delegacioni të përhershëm të LNÇ në Bari. Britanikët refuzuan kërkesën e parë dhe pranuan të dytën4. Delegacioni Ushtarak i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH kërkoi nëpërmjet një memorandumi që UNÇSH të njihej nga Kombet e Bashkuara si ushtri Aleate dhe ushtri e Shqipërisë5. Gjithashtu memorandumi citonte: “Duke pasur parasysh luftën heroike të popullit shqiptar të rreshtuar në anën e Aleatëve delegacioni kërkon për

1AIH, A.V.158, FO 371/43566, Letër e D.S. Laskey, 21 korrik 19442Po aty, Komunikatë e Robert Hodgson, 26 korrik 19443 Shyqyri Ballvora, “Zhvillimet politike…, f. 5654 Elisabeth Barker, British Policy …, f. 181

158

Page 163: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

popullin shqiptar një ndihmë të mjaftë në ushqime, miell e veshmbathje”1. Në fakt, me marrëveshjen e firmosur, siç shprehet Fischer, britanikët njohën zyrtarisht partizanët si ushtria e vetme që luftonte gjermanët në Shqipëri2.

Ishte e natyrshme që zhvillimet në Shqipëri kishin rritur ndjeshmërinë e rretheve të caktuara jashtë kufijve të vendit. Konkretisht, vetëm një ditë më parë Foreign Office i ishte përgjigjur me një shkresë kërkesës së sekretarit të Shoqërisë anglo-shqiptare ku kërkohej: (a) akord njohjeje formale të qeverisë që ka ekzistuar në Tiranë para pushtimit të vendit nga Italia. (b) pranim i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara me anëtarësi të plotë. Përgjigja e përcjellë me këtë rast, citonte: “Sugjerimi që një qeveri shqiptare në mërgim duhej njohur, përherë është mbajtur në shqyrtim. Por, nuk është dëgjuar se rasti i përshtatur për këtë hap të ketë arritur ende...Sipas opinionit të Qeverisë së Madhërisë së Tij, gjëja e parë kryesore është që të zbatohet bashkimi brenda vetë Shqipërisë dhe të jetë bërë çdo përpjekje drejtuar këtij qëllimi. Gjersa të mos jetë përfunduar kjo, nuk ka mundësi të formohet një qeveri shqiptare që do të ishte e pranueshme në përgjithësi nga populli shqiptar”3.

Por situata në Shqipëri gjatë muajit gusht duket se shkonte në të njëjtën linjë me zhvillimet në Bari. Forcat partizane nisën ofensivën e gushtit kundër forcave zogiste e cila rezultoi e sukseshme duke pushtuar Matin dhe Shupalin. Baza e fuqisë së Kupit tashmë u reduktua vetëm në krahinën e Krujës. Sipas Smiley partizanët patën sukses në sajë të ndihmave që kishin marrë nga anglezët: armë, municione, mina dhe lëndë plasëse, veshmbathje, ar, aparatura komunikimi, ndihma dhe këshilla nga ana e oficerëve dhe nën-oficerëve britanikë që i shoqëronin4. Ai vë në dukje se pa këto ndihma partizanët nuk do të arrinin të mposhtnin lëvizjen balliste dhe zogiste në luftë civile. Madje, fitoren e mëvonshme të komunistëve, Smiley ia ‘atribuon’ britanikëve. “Nëse ndihma britanike do të kish marrë drejtim të kundërt nga ai që mori - thekson ai - Shqipëria sot do të ishte një demokraci pro-perëndimore”5.

Megjithë këto rrethana, Kupi vazhdoi përpjekjet për të organizuar rezistencën kundër gjermanëve. Ai u takua me Fiqiri Dinen i shoqëruar nga gjenerali Prenk Previsi, Komandant i Xhandarmërisë dhe planifikuan të dilnin malit për të sulmuar gjermanët. Kupi njoftoi McLean dhe ky propozim iu përcoll Barit ku u prit me shumë rezerva6. Philip Broad sugjeroi që përgjigjja për Abaz Kupin të bëhej në këto vija: “Duke mbajtur parasysh faktet e deritanishme për grupin e nacionalistëve që i janë afruar Kupit, ne nuk jemi në gjendje tani për tani të kemi ndonjë besim real për aftësinë e tyre që t’i rezistojnë

5AQSH, F.41/APL, v. 1944, dos. 148, fl.7. Memorandum i Delegacionit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH në Bari më 5 gusht 1944

1Po aty, fl.4. Memorandum i Delegacionit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH në Bari më 5 gusht 19442Bernd Fischer, Resistance in Albania…, vep. e përm, f. 413AIH, A.V. 150, fl. 29, Shkresë nga Ministria e Jashtme, më 9 gusht 1944, dërguar N-kolonel E.C. dë Renzi Martin

4David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 1195Po aty.6 Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, vep. e përm, f. 302-303

159

Page 164: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

armikut. Megjithatë nëse ata duan të ndërmarrin ndonjë veprim kundër gjermanëve dhe të japin dëshmi konkrete për këtë dëshirë ne do të jemi të përgatitur për ta rishikuar qëndrimin tonë”1. Por shpejt qeveria dha dorëheqjen dhe u shpërnda e për rrjedhojë edhe kjo përpjekje nuk pati sukses. Megjithatë, parë në kontekstin e zhvillimeve aktuale qoftë të forcave të brendshme qoftë qëndrimin e faktorit ndërkombëtar, mendojmë se edhe në rast se ky aksion do të realizohej, nuk do të ndikonte në pozitën e Kupit dhe fatet e luftës në përgjithësi.

Britanikët vendosin....

Në dritën e këtyre zhvillimeve, që prej muajit gusht 1944 aktiviteti ushtarak gjerman ra ndjeshëm, gjë që shkoi në dobi të forcave partizane ndërkohë që në shtator rezistenca partizane po arrinte gradualisht majat e saj. Vetë oficerët ndërlidhës që po largoheshin nga Shqipëria ishin të mendimit se FNÇ do të ishte shumë armiqësor ndaj ardhjes së forcave ushtarake të Aleatëve sapo të vendosnin kontrollin e tyre2.

Në këtë atmosferë, britanikët filluan për herë të parë të konsiderojnë tërheqjen e misioneve të tyre nga zogistët. Philip Broad i dërgoi një telegram Harold Macmillan në Caserta ku i sugjeronte se situata e re në Shqipëri mund ta bënte të nevojshme të tërhiqeshin BLO të atashuar pranë Kupit. Në përgjigjen që i dërgonte disa ditë më vonë Macmillan pajtohej me Broad3.

Telegrami i Broad tërhoqi vëmendje në Foreign Office dhe nxiti përgjegjësin e zyrës për Shqipërinë në Departamentin e Jugut, Denis Laskey të shënojë më 11 gusht: “Shanset për të bërë një marrëveshje ndërmjet LNÇ dhe nacionalistëve po pakësohen me shpejtësi dhe duket sikur së shpejti neve do të na duhet të heqim dorë nga këta të fundit. Nga pikëpamja ushtarake kjo nuk do të ishte një humbjen e madhe meqë LNÇ është e vetmja organizatë që ka bërë ndonjëherë beteja serioze kundër gjermanëve.....Nga ana politike është e dyshimtë nëse ne duhet ta ndihmojmë LNÇ për të fituar kontrollin mbi të gjithë Shqipërinë.....Unë përsëri mendoj se mund të ishte në interesin tonë e gjithashtu të vetë Shqipërisë nëse mbreti Zog do të kthehej pas lufte dhe kjo do të ishte një zgjidhje më e mirë sesa një qeveri e LNÇ. Megjithatë unë nuk po shoh ndonjë mënyrë për ta bërë këtë”4. Nuk është për t’u çuditur që përsëri në këto momente, britanikët i kthehen alternativës së Zogut. Në fakt, vlen të thuhet se në dokumentacionin britanik, figura e mbretit Zog del gjithnjë si alternativë e hapur deri në fund të luftës në projektet për Shqipërinë, por që siç tregoi rrjedha e ngjarjeve konsideratat britanike për këtë vend kishin në qendër të vëmendjes interesat greke e në këtë kuadër edhe përdorimin e figurës ëë Zogut në Shqipëri. Siç edhe dihet tashmë grekët ishin kategorikisht kundër angazhimit të Zogut në

1Po aty.2TNA, Military Liaison–Albania, CAB 106459, Under Command Balkan Air Force, f. 3243 Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, vep. e përm, f. 298-2994 Po aty.

160

Page 165: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

çështjen shqiptare pasi ky fakt çonte në cënimin e interesave të tyre gjithnjë këmbëngulëse ndaj Epirit të Veriut. Për këtë, Barker me të drejtë shprehet se ‘nëse ky gur shahu nuk u përdor asnjëherë, kjo nuk ka të bëjë me mungesën e popullaritetit të Zogut në Shqipëri sesa me ambiciet e Greqisë ndaj të cilave Britania ishte e ndjeshme’1.

Në këtë periudhë në Shqipëri ndodh një incident i papëlqyeshëm. Hoxha u komunikoi oficerëve britanikë pranë Shtabit tij se McLean, Smiley dhe Seymour punonin kundër partizanëve dhe kërkoi largimin e menjëhershëm të tyre nga Shqipëria ose përndryshe do të kapeshin dhe gjykoheshin para gjyqit ushtarak partizan. Por Bari i dërgoi ultimatum të tërhiqte menjëherë këtë kërcënim pasi në të kundërt, marrëveshja ushtarake ndërmjet tyre do të anulohej2. Dihet që Hoxha e tërhoqi menjëherë kërkesën e tij. Megjithatë ata ishin gjykuar në mungesë nga një gjyq partizan dhe ishin dënuar me vdekje si armiq të popullit!?3

Më 25 gusht, Foreign Office jep një pasqyrë të situatës së përgjithshme në Shqipëri ku fillimisht trajtohet çështja e qeverisë shqiptare; dokumenti vëren se çështja e krijimit të një qeverie në mërgim nuk mund të merrej më në konsideratë meqë nuk mund të komandonte besnikërinë e LNÇ-së e aq më pak nëse atë qeveri do ta kryesonte Zogu. Këtë çështje e mbyllte përfundimisht, sipas këtij dokumenti, Kongresi i Përmetit i cili ka deklaruar publikisht se nuk do të pranojë asnjë qeveri jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, dokumenti kërkon që me anë të një deklarate të përbashkët të Aleatëve për armëpushim, të mundësohet ndarja e vendit në zona influence në toskë e gegë si një propozim për të shmangur luftën civile në bazë të pikave si vijon:“a.Që nga koha e shpalljes së armëpushimit të ruhet statuskuo-ja e secili të qëndrojë në pozitat e tij dhe territoret e pushtuara nga secila parti të kenë administratën e tyre.b. Të bien dakord që asnjë parti të mos dërgojë forca të armatosura në territoret e partisë tjetër pa lejen e palës tjetër.c. Sa për territoret e pushtuara aktualisht nga partizanët ose zogistët duhet të bëhet kjo marrëveshje midis FNÇL dhe nacionalistave duke përfshirë edhe partinë e Abaz Kupit: qytetet në Jug të Shkumbinit mund të okupohen nga FNÇL dhe qytetet në Veri të Shkumbinit të shikohen si brenda sferës së influencës të nacionalistave dhe zogistave (me fjalë të tjera si anti-komunistë). Vlora (me përjashtim të Sazanit) do të bjerë natyrisht në dorë të FNÇL dhe Durrësi në dorë të nacionalistave. Sazani do të pushtohet menjëherë nga Aleatët para se ta pushtojnë shqiptarët dhe do të mbahet deri në përfundimin e Konferencës së Paqes. Tirana do të pushtohet bashkarisht nga civilat e dy partive kryesore e jo nga përfaqësuesit ushtarakë”4.

Dokumenti më tej shtron si alternativë pushtimin e Tiranës e Durrësit prej rreth 5 mijë ushtarësh amerikanë duke shtjelluar arsyet e një pushtimi të tillë: “(a) Të risigurojë shqiptarët që Amerika, tek e cila kanë besim, interesohet për fatin e tyre; (b) të ndalojë

1 Elisabeth Barker, British Policy …, f. 1732 Po aty, f. 1823David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 1204AIH, A.V. 149, FO 371/43554, Raport i Foreign Office për gjendjen e Shqipërisë, 25 gusht 1944

161

Page 166: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

ndonjë okupacion të mundshëm nga trupat ruse dhe të ndalojë planin për të futur Shqipërinë në një bllok sllav ballkanas; (c) të ndalojë mundësinë e FNÇL-së, nëqoftëse ai i mund kundërshtarët e tij, që të mohojë të drejtën e Aleatëve për të pushtuar Shqipërinë; (d) të ndalojë luftimet midis nacionalistave dhe partizanëve në kufijtë e territoreve të tyre që do të jenë caktuar; (e) për të pasur një forcë të gatshme për të invaduar Kosovën nëqoftëse do ta lypi nevoja; (f) të ndalojë afrimin e mëtejshëm të FNÇL me Titon e me rusët; (g) të jetë gati që të zbojë grekët ose jugosllavët nëqoftëse kanë hyrë në territorin shqiptar, se hyrja e forcave greke ose jugosllave mund të lërë përshtypjen te shqiptarët se Aleatët duan ta copëtojnë Shqipërinë”.

Në këtë dokument trajtohet më tej çështja e mbajtjes së një plebishiti si gjëja më e nevojshme për të siguruar paqen e Shqipërisë. Në fund dokumenti merr në shqyrtim edhe çështjen e Kosovës. Autori i dokumentit shpreh mendimin që Aleatët të pushtojnë Kosovën ose të dërgojnë një komision atje që jugosllavët kur të kthehen të mos bëjnë hakmarrje mbi kosovarët dhe të mos zhdukin partizanët kosovarë që duan bashkimin me Shqipërinë. Dokumenti kërkon që Aleatët të premtojnë mbrojtjen e partizanëve shqiptarë që janë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe të jenë gati të vënë në jetë premtimet e tyre me anë të forcës ushtarake nëse kanë shpresë se kjo gjë do të pritet mirë nga shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sidoqoftë, ajo që vërehet në këtë periudhë është se ndërmjet dy forcave në Shqipëri, mbështetja britanike po kalonte gjithnjë e më shumë në favor të FNÇ-së. Në një telegram që zyra e SOE në Bari i kalonte Ministrit rezident në Caserta m 4 shtator 1944, vërente se sipas Komitetit Politik, në atë moment nuk do të ishte me vend çfarëdo veprimesh që të ndërmerrte Kupi t’i dërgoheshin armë atij ose nacionalistëve të tjerë që bashkëpunojnë me të. Telegrami argumentonte këtë vendim me faktin se furnizimi me armë i Kupit në atë fazë do të nxiste luftën civile. “Duke pasur parasysh armiqësinë dhe urrejtjen që ekziston midis Kupit dhe partizanëve - thuhej në këtë telegram - armët që mund t’i dërgoheshin të parit mund të përdoreshin kundër këtyre të fundit dhe jo kundër gjermanëve dhe rezultati do të ishte luftë civile”1, kur në të vërtetë britanikët i referoheshin luftës civile ndërmjet këtyre dy forcave prej kohësh.

Një moment me rëndësi në fillim të shtatorit përbën përpjekja tjetër e forcave nacionaliste të Shqipërisë së Veriut dhe të Jugut për t’u bashkuar në luftë kundër gjermanëve, kundër mësymjes së forcave komuniste dhe për të paraqitur alternativën e tyre të përbashkët qeverisëse. Pjesëmarrësit vendosën të formojnë një komitet të përbashkët me atributet e një qeverie të përkohshme të kryesuar nga Mit’hat Frashëri. Një nga pikat kryesore të programit ishte lufta kundër okupatorëve gjermanë dhe bashkëpunimi me nacionalçlirimtaren në luftë kundër tyre. Ndërkohë, u krijua një Shtab i Përbashkët ushtarak i të gjitha forcave balliste, zogiste, të krerëve të veriut etj. me komandant të përgjithshëm Abaz Kupin2. Për këtë ata kontaktuan me oficerin Neel të cilit 1AIH, A.V. 158, FO 371/43566, Telegram nr 216 prej Barit dërguar Ministrit me qëndrim në Mesdheun Qendror, 4 shtator 19442Uran Butka, Lufta Civile ..., f. 450-453

162

Page 167: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

i kërkuan armë për sulmet e tyre. Ai ra dakord që menjëherë të njoftonte qendrën e tij në Bari. Përgjigja erdhi pas dy ditësh dhe sipas saj, shqiptarët e Veriut do të merrnin çdo gjë që u nevojitej e madje edhe armë dhe pritej të informonin Barin për nevojat më urgjente. Por në fillim të tetorit 1944 Neel mori urdhër se premtimet ishin tërhequr, se nuk do të vinin armë dhe ushqime nga britanikët1. Ata e konsideruan këtë hap si një ndërmarrje pa vlerë, si një përpjekje e dëshpëruar për të përfituar në rrethanat aktuale. “Qeveria e Frashërit mendoj se është formuar si një përpjekje e fundit e dëshpëruar për të bashkuar sa të jetë e mundur më shumë nacionalistë me ndikim dhe të rëndësishëm në mënyrë që të sigurojnë ndihmën politike dhe ushtarake të aleatëve para se të jetë tepër vonë. Sado që kanë përfshirë si një nga pikat kryesore: “Të ecim së bashku me krahun e majtë”, nuk besoj që ata të kenë bërë përpjekjet e duhura për ta zbatuar këtë”2 – thuhej në një dokument britanik nga terreni. Çdo gjë kishte mbaruar.

Pavarësisht se çfarë ziente në nivelet ushtarake dhe politike britanike, oficerët britanikë të atashuar pranë Kupit ishin dëshmitarë të një realiteti tjetër. Ata vazhdonin të ndërmerrnin operacione në bashkëpunim me zogistët në përpjekje për të përmbushur misionin e ngarkuar dhe me shpresën se Londra do të vlerësonte këto operacione dhe nuk do të ‘braktiste’ Kupin. Konkretisht gjatë muajit shtator ata ndërmorën një seri lëvizjesh kundër gjermanëve, veçanërisht prita në rrugën Shkodër-Tiranë3. Ojektivi i tyre ishte sulmi kundër të gjithë mjeteve të transportit të gjermanëve dhe asgjësimi i ushtarakëve të transportuar dhe i materialit për të penguar sa më shumë dhe me çdo mënyrë tërheqjen. Smiley bën një pasqyrë të sulmeve të atyre ditëve duke dëshmuar kështu angazhimin e Kupit për luftë kundër gjermanëve. “Aktiviteti i gjuajtësve Aleatë i kishte detyruar gjermanët të kryenin transportin gjatë natës, kështu që pusitë tona i ngrinim natën. Duke filluar nga data 9 shtator goditëm me saktësi dhe me rezultate të mira transportin gjerman në rrugën Tiranë – Shkodër duke shkatërruar mëse 15 mjete të mëdha. Më 10 shtator, Jenkins i shoqëruar nga një çetë zogiste minoi rrugën dhe hodhi në erë tre mjete gjermane. Më 12 – 13 shtator, një forcë e bashkuar prej 200 zogistësh dhe 100 ballistësh nën komandën e Kupit dhe Ermenjit të shoqëruar nga McLean dhe Amery në rrugën Tiranë Shkodër sulmoi një autokolonë gjermanë të përbërë nga 9 automjete. Të gjithë mjetet u dogjën dhe gjermanët ua mbathën këmbëve ose u vranë. Të nesërmen, me një çetë zogistësh hodhi në erë një urë. Po atë natë, unë me 25 zogistë vendosa 4 granata Hockins në dy pika të ndryshme në rrugën Tiranë – Shkodër. Një kamion shkeli njërën nga granatat, vramë tre gjermanë dhe i vumë zjarrin kamionit”4. Megjithatë, këto sulme të zogistëve ashtu si edhe ato të zhvilluara në qershor, për interesat britanike, nuk përbënin provë që meritonte mbështetje.

1Fred Brandt: With the Partisans in Albania; Fred Brandt: Bei den Partisanen in Albanien, published in the periodical Die Nachhut: Informationsorgan für Angehörige der ehemaligen miltärischen Abwehr, Munich,Vol. 23-24 (1973), p. 21-30. Translated from the German by Robert Elsie.http://www.albanianhistory.net/

2AIH, dokumente angleze, 5.9.1944 FO 371/43563, Raport i Foreign Office për gjendjen e Shqipërisë3Bisser Petrov, Great Britain…, no.2, f. 115-1174David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 126-127

163

Page 168: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Po kështu, Amery argumenton se po të sigurohej mbështetja për Kupin dhe veriorët e tjerë, ajo do të sillte rezultate në luftën kundër gjermanëve. “Në Krujë, Abaz Kupi komandonte akoma pothuaj 2500 vetë dhe bashkë me miqtë e tij katolikë, ballistët dhe mbetjet e trupave qeveritare, shuma arrinte deri në 5000 njerëz. Në Veri të Drinit forcat e Ganiut ishin më shumë se 2000 luftëtarë. Ndërsa në Lumë, Muharrem Bajraktari kishte ngritur ndofta 1000 vetë. Kështu nacionalistët arrinin pothuaj në 8000 njerëz. Kështu, pavarësisht se nacionalistët ishin inferiorë kundrejt partizanëve në numër dhe në pajisje, ata kontrollonin vijat e tërheqjes së gjermanëve përmes Shqipërisë së Veriut. Nëse të dy palët do të bashkonin forcat e tyre me ndihmën e furnizimeve dhe pajisjeve britanike, shqiptarët do të kishin arritur të mbyllnin të gjitha rrugët që të çonin jashtë kufijve të vendit1. Në këtë mënyrë gjermanët do të mbeteshin të bllokuar gjë që ishte në përputhje me strategjinë e Aleatëve dhe nuk do kishin rrugë tjetër veçse të dorëzoheshin ose të merrnin malet për të gjetur rrugë shpëtimi ku përsëri fundi ishte i qartë. Në një situatë të tillë, zogistët si palë pjesëmarrëse në luftën kundër gjermanëve do të ishin padyshim palë konkurente për pushtet në përfundim të saj.

Kjo situatë në Shqipëri e pasqyruar në qarqet politike dhe ushtarake britanike, merrte një interpretim të ndryshëm nga ai i oficerëve në terren. Lidhur me aksionet e zogistëve, më 14 shtator zyra e Barit i përcjell një telegram Ministrit rezident në Caserta ku shkruan: “Nënkoloneli McLean ka raportuar për tre aksione të vogla që ndërmorrën forcat e Kupit kundër gjermanëve ... asnjë prej këtyre incidenteve s’mund të konsiderohet si një përçapje serioze nga ana e Kupit për të ndërmarrë aksione të vërteta kundër gjermanëve. Dy rastet e fundit nga këto tre janë në fakt të kategorisë së operacioneve ordinere me karakter sabotimi të ndërmarrë prej personelit britanik. Megjithatë, nën dritën e këtyre operacioneve, McLean ka kërkuar që Kupit t’i dërgohen furnizime”2. Në analizë të çështjes, Komiteti Politik kishte konkluduar se Kupi nuk kishte ndërmarrë ndonjë gjë me karakter serioz; veprimet e tij u konsideruan të vonuara në kohë, të parëndësishme dhe mjaft apatike; për rrjedhojë, u vendos që të mos furnizohej me armë3. Kjo nënkuptonte se variantit për krijimin e Kupit si një kundërpeshë reale të Hoxhës i kishte ardhur fundi. Sjellim në mendje këtu kushtin e Misionit Consensus II pranë Kupit dhe grupeve të tjera veriore në atë pranverë-vjeshtë 1944: sulme kundër gjermanëve e më pas furnizime me armë; sulmet e Kupit të zhvilluara që prej qershorit konsideroheshin ‘jo serioze’ për të zbatuar kushtin. Që këtu del qartë se për vijën politiko-ushtarake britanike në atë periudhë, një kusht i tillë ishte i largët.

3.4 Vështrim mbi projektet britanike për të ardhmen e Shqipërisë, vjeshtë 1944

1Julian Amery, Bijtë e Shqipes …, f. 3602AIH, A.V.158, FO 371/43566, Telegram nr. 215 prej Barit dërguar Ministrit me qëndrim në Mesdheun Qendror, Caserta, 14 shtator 1944

3 Stephane Schwandner-Sievers and Bernd J. Fischer, Albanian Identities, …, f. 152

164

Page 169: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Në mbështetje të FNÇ: suksesi i strategjisë së rreme

Ajo që vihet re në këtë fazë të luftës është se kërkesa në rritje për të mbështetur LANÇ-in përkonte me kundërshtimin në rritje për të mos mbështetur Kupin1. E thënë ndryshe, sa më shumë Kupi dilte jashtë loje aq më shumë komunistët vinin në krye të saj. Për më tepër, një fakt i tillë shkonte në të njëjtën linjë me politikën britanike për këtë vend. Të bën përshtypje fakti që gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1944, ndërkohë që SOE tërhiqte misionet e saj nga nacionalistët, pati një prurje të oficerëve të SOE për të fuqizuar misionet ekzistuese pranë partizanëve: disa oficerë arritën në korrik, gusht, shtator, tetor, etj. Vlen të veçohet Koloneli Peter Payne i MI6 (Shërbimi Inteligjent, Seksioni 6) i cili u parashutua në shtator dhe u bashkua me Palmer dhe Lyon në Jug; prezenca e MI6 në atë kohë ishte ende e vogël; në Shqipëri ajo përbëhej vetëm nga Payne dhe radio/operatori i tij2. Siç e kemi shprehur më lart, natyra sekrete e funksionimit të këtij seksioni e mbyllur në arkivat britanike e gjetkë, nuk na ka mundësuar kontaktin me të dhëna burimore arkivore që hedhin dritë mbi rolin, aktivitetin, misionin dhe ndikimin e funksionimit të këtij seksioni në Shqipëri.

Gjithashtu, në zbatim të marrëveshjes së datës 24 gusht 1944, më 18 shtator një delegacion i përhershëm i Shtabit të Përgjithshëm prej dy vetash, nën drejtimin e Kolonel Kadri Hoxhës, u atashua pranë Shtabit Aleat të Mesdheut në Bari3. Prania e një Misioni Ushtarak shqiptar në Bari është një tjetër fakt që flet në favor të komunistëve si pala e vetme që bënte luftën e rrjedhimisht si e vetmja palë përfaqësuese për pushtetin e ardhshëm.

Hapi final në këtë drejtim u hodh më 26 shtator, kur Foreign Office ishte e detyruar të pranonte të vërtetën e hidhur se pas luftës Shqipëria do të binte nën regjimin e Hoxhës4, duke i dhënë fund kështu dilemave për mbështetjen ose jo të Kupit. Më 26 shtator Sir Orme Sargent përgatit një procesverbal për Sekretarin e Jashtëm, Eden ku shënoi konkluzionet e takimit të kryesuar prej tij më 19 shtator mbi Shqipërinë dhe politikën e ardhshme britanike ndaj saj ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Luftës, SOE-s, dhe MI65. Procesverbali jep një përmbledhje të raportit të tre forcave luftuese në vend. Raporti paraqet FNÇ-në si e vetmja organizatë që ka paraqitur rezistencë serioze si 1 Po aty.2 Roderick Bailey, TheWildest Province…, vep. e përm, f. 298. Konkretisht nëkorrik u kthye një nga oficerët e Brigadier Davies, Kapiteni Bertie Wright, i cili u atashua në jugperëndim të Korçës dhe u angazhua me sulmet ajrore dhe hedhjen në erë të rrugëve.Dare Newell u kthye nëkorrik, ndërsa Hugh Munro u hodh nëgusht me Jack Dumolin, ky i fundit për të hapur një spital mbi Borsh dhe Munro për të punuar në vijën bregdetare me Newell. Nështator u parashutua Mike Thornton, major i Regjimentit të Tankeve Ajrore për të zëvendësuar Victor Smith me partizanët e Brigadës I, ndërkohë që Smith u bashkua në Jug me Alan Palmer. Në të njëjtin muaj u hodh majori Philip Oliver për t’u atashuar pranë Divizionit I të partizanëve, ndërsa Koloneli Rowland Winn u hodh në Biza dhe Koloneli Tony Andrew u hodh në kodrat e Pezës.

3Xhelal Gjeçovi, “Shqipëria dhe Aleatët..., f. 1054Bisser Petrov, Great Britain …, no. 2, f. 1155 Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 391

165

Page 170: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

me italinët ashtu edhe me gjermanët dhe për këtë arsye ka përfituar të gjitha furnizimet dërguar Shqipërisë gjatë atyre muajve të fundit. Raporti vëren se lëvizje tjetër rezistuese në Shqipëri është lëvizja e Legalitetit nën Abaz Kupin, e cila nuk ka kryer veprimtari të vërtetë kundër gjermanëve. Ndërsa Ballin Kombëtar Raporti e identifikon si organizatë që ka bashkëpunuar me gjermanët. “... në të kaluarën - thuhet në këtë raport - jemi përpjekur të kryejmë një pajtim midis Kupit dhe FNÇ për aksion të kombinuar kundër gjermanëve. Këto përpjekje kanë dështuar dhe nuk ka më ndonjë perspektivë që të kenë sukses të plotë. Nuk mund të kihet besim në aksion të sinqertë kundër armikut nga Kupi dhe nacionalistët dhe ndonjë ndihmë që ne mund t’i japim atyre do të përdorej ndofta kundër FNÇ”1. Raporti vë në dukje faktin se megjithë interesat britanike të kufizuara për Shqipërinë, nuk pëlqehej që ajo të kalonte në orbitën ruse. Për këtë qëllim mbledhja propozoi edhe masat përkatëse: 1) të tërhiqnin misionin britanik pranë Kupit, dhe 2) Gjenerali Wilson mund të ftonte Enver Hoxhën për bisedime në Itali për çështje të karakterit ushtarak ndërsa ato politike të liheshin mënjanë sepse në atë fazë britanikët nuk e gjykonin të nevojshme çështjen e njohjes së FNÇ-së si një qeveri provizore2. Relacioni kërkoi që të nxitej FNÇ për të formuar një front të bashkuar me të gjitha partitë ie. Më tej rekomandohej marrja e masave për të forcuar ndikimin britanik në radhët e FNÇ-së për ta futur atë në orbitën britanike. Relacioni trajtoi edhe çështjen e Mbretit Zog. Të gjithë qenë dakord që “Qeveria e Madhërisë së Tij duhet të ketë kujdes të mos japë përshtypjen se përkrah mbretin Zog sepse kjo mund të rrezikojë masat e parashikuara për forcimin e influencës sonë në radhët e Frontit Nacionalçlirimtar”. Në mënyrë të veçantë “nuk duhet të inkurajohet dëshira e shprehur kohët e fundit nga Zogu për të shkuar në Shqipëri”. Mirëpo “ka mundësi që Fronti Nacionalçlirimtar të mos arrijë të vendosë një qeveri të qëndrueshme në Shqipëri dhe herët a vonë mund të rrëzohet, atëherë gjendja mund të kthehet në favor të Zogut, gjë që nuk është aspak një disavantazh për ne...”3.

Megjithëse Britania nuk kishte interesa të drejtpërdrejta në Shqipëri, në korrespondencën e niveleve të larta politikë-bërëse britanike të asaj kohe zë vend trajtimi i çështjes së orientimit komunist të saj. Në këtë pikë, burimet dokumentare sjellin një raport të datës 5 tetor drejtuar Laskey, ku gjendja e Shqipërisë paraqitet e tillë: “Rreziku i FNÇ-së i cili në shumë raste ka shprehur mirënjohjen ndaj qeverisë së Britanisë së Madhe për atë që ajo ka bërë për të e që nuk është karakteristikë e tij është se ai mund të kthehet nga Tito dhe ka mundësi nga Moska, të dyja këto raste nuk mund të mos përfillen. Zgjidhja amerikane është për ndarjen e toskëve prej gegëve dhe eventualisht me një plebishit nën survejimin e Aleatëve. Kjo gjë natyrisht do të kërkojë një zotim ushtarak, gjë të cilën as ne dhe as amerikanët nuk jemi në gjendje ta marrim përsipër. Pastaj duhet marrë parasysh se FNÇL është forcuar shumë e do të ishte shumë e vështirë ta shtrëngosh atë që të heqi dorë nga “prise de pouvoir” i cili është qëllimi kryesor i tij”4.

1AIH, A.V. 150, fl. 33-34, Shkresë dërguar Departamentit Jugor më 26 shtator 1944 me titull “Shqipëria”2Arben Puto, Nëpër analet ..., vep. e përm, f. 146-1483Po aty.

166

Page 171: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Po në këtë periudhë, në prag të takimit të Stalinit me Churchill në Moskë, Eden i përcolli Kryeministrit britanik një promemorie mbi situatën në Shqipëri e cila fokusohej tek rreziku që do të paraqiste për interesat britanike kontrolli sovjetik mbi Shqipërinë dhe alternativa e kufizimit dhe balancimit të ndikimit të tij1. Promemorja vintë në dukje rrezikun në Shqipëri nga influenca ruse dhe ardhja në pushtet e Frontit Nacionalçlirimtar por theksonte se nuk ekzistonte ndonjë perspektivë tjetër, veç asaj të mbështetjes së LNÇ me qëllim që të balancohej influenca ruse. Karta e Zogut nuk hidhej tërësisht poshtë. Ajo mund të riaktivizohej nëse qeveria e FNÇL do të rrëzohej në të ardhmen2.

Një dokument i FO i datës 12 tetor lidh interesimin e britanikëve për Shqipërinë me faktin se ky vend ka qenë qendër turbullirash në Ballkan në të kaluarën dhe mund të bëhet përsëri pas luftës, veçanërisht për shkak të synimeve greke në Shqipërinë e Jugut. “Vetëm për këtë arsye – thuhet në këtë dokument - ne duhet të jemi në një pozitë të tillë që të mund të ushtrojmë njëfarë ndikimi mbi qeverinë shqiptare dhe një çështje e justifikueshme që ne të merrnin iniciativën, do të ishte ajo e ndihmave”3. Në një atmosferë të tillë zhvillimesh në Shqipëri, politika britanike po shkonte drejt një forme më të përcaktuar për këtë vend. Në një telegram të datës 12 tetor 1944 Foreign Ofice udhëzonte që McLean dhe Smiley të ktheheshin në Itali për të raportuar4. Një kthim i tillë ‘për të raportuar’ nuk ishte gjë tjetër veçse tërheqje definitive e misionit britanik të atashuar pranë Kupit, proces ky që u finalizua vetëm pak ditë më vonë. Më 28 tetor 1944 SOE në Bari do të njoftonte se të gjitha misionet e saj ishin tërhequr nga nacionalistët shqiptarë5.

Edhe për Kupin largimi i dy oficerëve do të interpretohej jo vetëm prej armiqve por edhe prej përkrahësve të tij si një provë e tërheqjes faktike të përkrahjes britanike. Në të tilla kushte, ai mund të mbante forcat e veta të mobilizuara vetëm nëse binte dakord me kolaboracionalistët dhe gjermanët për të marrë pjesë në operacione ofensive kundër FNÇ-së. Ai tha se nuk qe përgatitur ta bëntë një gjë të tillë pasi kjo do të ishte në mënyrë flagrante kundër politikës britanike dhe kundër interesave të Mbretit Zog. Ai përfundoi duke thënë se nuk shihte mundësi tjetër veçse të shpërndante forcat e veta 6. Natyrisht, me

4AIH, A.V. 149, FO 371/43554, Box Shall i shkruan Laskey-t në Foreign Office më 5 tetor 1944: Raport mbi gjendjen e Shqipërisë.

1Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...vep. e përm, f. 292Po aty.3AIH, A.V. 151, FO 371/43556, Dokument i datës 12 tetor 1944, dorëshkrim referuar telegramit të Foreign Office nr. 1344, Komente të Gjeneralit Wilson.

4AIH, A.V.158, FO 371/435665 Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 4026 AIH, A.V.158, FO 371/43566, Julian Amery, Bijtë e Shqipes …, f. 370-384: Oficerët e Consensus II i kërkuan zyrës së tyre në Bari që Abaz Kupi të evakuohej me ta për në Itali, por kërkesa e tye u refuzua. Pasi mbërritën në Bari McLean dhe Amery kërkuan takim me Ministrin rezident të Shtetit për zonën e Mesdheut, Harold Macmillan, i cili ra dakord për të organizuar shpëtimin e Kupit por pa u diktuar që QMT ishte përfshirë në këtë operacion. Qëllimi ishte të evitoheshin problemet me Hoxhën. Por vetëm një natë pas largimit të tyre, Kupi ishte larguar me një barkë për Brindizi me Ihsan Toptanin, djemtë e tij dhe disa miq. Për shkak të një defekti të motorrit, barka ishte prishur dhe për shtatë ditë e net qëndruan në det të hapur dhe pa ushqime. Më në fund ishin diktuar nga një anije minahedhëse e cila i shoqëroi për në

167

Page 172: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

largimin e misionit britanik, ishte e qartë për të gjithë se edhe lëvizja zogiste do të shpërndahej. “Misioni ynë në Shqipëri përfundoi me dështim të plotë.... Edhe Kuartieri ynë kishte dështuar në ushtrimin e ndikimit përkatës mbi komunistët shqiptare dhe në fakt ishte kthyer në një instrument të Enver Hoxhës në kampin britanik”1 –shkruante Amery. Ndërsa Tony Simcox do ta quante këtë veprim lënie në baltë të nacionalistëve. “Duke i lejuar komunistët të vrasin, sulmojnë ose provokojnë armiqtë e tyre politikë me furnizimet tona është po aq keq sikur këtë t’ia bënim vetes”2.

Kongresi i Beratit i mbajtur më 20-23 tetor, shënoi një moment me rëndësi për zhvillimet politike: Komiteti Antifashist u kthye në Qeveri Demokratike të Shqipërisë, e cila në deklaratën e saj të datës 23 tetor bëri të ditur se do të kërkonte menjëherë njohjen e plotë nga Fuqitë Aleate3. Por britanikët nuk donin të angazhoheshin në këtë fazë për njohjen e qeverisë shqiptare. Madje ata njoftuan për këtë çështje edhe qeveritë përkatëse amerikane dhe sovjetike.

Në këtë atmosferë, më 25 tetor Laskey i Departamentit të Jugut në Foreign Office do të hartonte një raport për Shqipërinë ku pasqyronte situatën aktuale dhe sigurinë që kishte fituar FNÇ: “Po bëhet gjithmonë e më e qartë se me tërheqjen e gjermanëve nga Shqipëria, FNÇL do të fitojë fuqinë në krejt vendin dhe se do të ketë fare pak rezistencë në këtë gjë.....Ne kemi marrë në konsideratë mundësinë e dërgimit të Mbretit Zog në vend por kemi vendosur për jo mbasi mbërritja e tij do të shtonte mundësinë e një lufte civile dhe do të dëmtonte më tepër influencën që shpresojmë të fitojmë tek krerët e FNÇL. Deklarata jonë rreth rivendosjes së pavarsisë së Shqipërisë; mendoj se po të bëhet një deklaratë e tillë sot do të bënte më shumë dëm në Greqi sesa mirë në Shqipëri......Çdo deklaratë e Qeverisë së Madhërisë së Tij që mund të interpretohet se ne nuk kemi ndërmend t’ia japim Epirin e Veriut Greqisë do t’i bënte atij dëm të madh. Ndërsa FNÇL në Shqipëri është që tashti në pozitë komanduese dhe nuk kërkon mbështetje prej nesh”4. Del qartë se politika britanike e këtyre muajve ashtu si edhe më parë gjatë luftës, ndiqte rrugën e shtruar nga Deklarata e dhjetorit 1942 e Kryeministrit britanik për Shqipërinë.

Në të vërtetë, gjatë kësaj periudhe vihet re një korrespondencë e dendur telegramesh e relacionesh në nivelet e politikë-bërjes britanike, të cilat kryesisht vënë në dukje supremacinë e FNÇL, tashmë si forca e vetme dominuese që do të merrte pushtetin. Në këto rrethana, politika britanike do të fokusohej në krijimin dhe rritjen e influencës së saj në radhët e FNÇL.

Burimet arkivore japin të dhëna se sipas disa oficerëve britanikë, operacionet kundër armikut u zhvilluan vetëm nga partizanët dhe Oficerët Ndërlidhës të Aleatëve të cilët që prej muajit prill 1943 deri në nëntor 1944 i shkaktuan gjermanëve 6-7.000 të

Brindizi. 1 Julian Amery, “Marshi i Afrimit”, në:Kujtime që nuk shlyhen: tre oficerë anglezë të zbulimit gjatë luftës në Shqipëri dhe Kosovë; Tiranë: Toena, 1997, f. 184-185

2Paulin Kola, The Search …, vep. e përm, f. 693Arben Puto, Nëpër analet ..., f. 1514AIH, A.V. 150 fl. 8, Letër e D.S. Laskey mbi Shqipërinë, 25 tetor 1944

168

Page 173: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

vrarë dhe 500 të plagosur1. Vetë Enver Hoxha do të vlerësonte më vonë mbështetjen dhe kontributin e tyre. “Aleatët e kanë çmuar me të drejtë kontributin që ne i jepnim luftës së përbashkët. Dhe, qysh prej qershorit 1943 ata dërguan pranë shtat-madhorisë së përgjithshme të ushtrisë sonë çlirimtare misione ushtarake dhe ndihma materiale të hedhura me parashutë ….”2.

Po sipas burimeve arkivore, forcat partizane përfituan pjesën më të madhe të armëve që kishin shpërndarë SOE në Shqipëri: Gjithsej 6.839 pushkë, 1.847 automatikë, 3.040 A.A dhe armë antitank, 237 mortaja, 25.074 granada, 2.699 mina rrugësh dhe 22 aparate radiosh përveç ekspolizvëve dhe qindra ton mjetesh të tjera të nevojshme të luftës guerile, ushqime, veshmbathje dhe pajisje mjeksore3. Gjithashtu u dërguan një numër i konsiderueshëm pajisjesh, që renditen nga 28 mijë sete veshjesh lufte, 57 mijë palë çizme, 14 mijë batanije 390 pishtarë, 6 makina Jeep, 24 lopata dhe një motor, shumica e tyre të prodhimit amerikan ose britanik, të cilat në pjesën më të madhe i shkuan partizanëve4. Ndërsa përmbledhja e arit që ishte kanalizuar për Shqipërinë nga SOE për periudhën prill 1943 - 31 tetor 19445 është:

Stërlina flori të dërguara 76.200Dhurata për UNÇSh (ushqime, veshje, ar, municione) 31.900Pagesa për krerët nacionalistë (përfshirë Gani Kryeziun) 22.200Pagesa për krerët e tjerë (përfshirë Kupin) 4.900 ..........................

Sidoqoftë, nuk mund të themi se fuqizimi dhe epërsia e Partisë Komuniste në këtë fazë të luftës i dedikohet vetëm mbështetjes britanike pasi nuk mund të mohohet dhe as të zbehet lufta që zhvilloi LNÇ e udhëhequr nga PK; por duhet pranuar gjithashtu se përkrahja britanike në këtë Luftë ishte shumë e rëndësishme në sukseset e arritura nga kjo forcë në luftën kundër bllokut Fashist.

Megjithatë disa oficerë britanikë përkrahës të Kampit nacionalist dhe të atashuar pranë tij, e shpjeguan humbjen e forcave nacionaliste shqiptare kryesisht dhe vetëm si tradhëti e Britanisë së Madhe dhe ishin mjaft aktivë në akuzat e tyre duke pretenduar se me qëndrimin dhe mbështetjen materiale të dhënë, vendi i tyre i kishte shërbyer fitores së komunizmit6. Këtë e konfirmon një dokument që Foreign Office i përcjell Ministrit Rezident në Mesdheun Qendror, Caserta, ku thuhet: “...ne ndodhemi në pozitën e pavolitshme sepse kemi marrë anën e atyre që nuk kanë ndjenjë miqësore ndaj nesh dhe i kemi braktisur ata që kanë ... vërtetë një opozitë efektive nuk ka të ngjarë të ngrihet për mjaft kohë por një lëkundje e pendulit mund të ndodhë dhe megjithëse Zogu s’ka shanse 1 TNA, Allied..., Special Forces, f. 135; Partizan Resistance after German Occupation, f. 107.2 AMPJ, Dosja 162, viti 1946, fl. 210-211, (Referuar fjalimit të Enver Hoxhës në Konferencën e Paqes në Paris, Seanca plenare e datës 21. 08.1946)

3TNA, HS7/69, ‘SOE activities...’, fl. 114Roderick Bailey, TheWildest Province…, vep. e përm, f. 3165 Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, f. 386-3876 Bisser Petrov, Great Britain…, no.2, f. 115-117.

169

Page 174: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

të kthehet, dalja e një regjimi të Krahut kundërshtar me komunistët është një gjë që mund të mendohet....”1.

Përsa i përket figurës së Zogut në Shqipëri, në projektet britanike vihet re një qëndrim i njëjtë gjatë gjithë viteve të luftës e po kështu edhe në mbarim të saj. Megjithatë të bën përshtypje një dokument arkivor i pasluftës, vërtetësia e të cilit duhet marrë me rezervë, ku thuhet: “...Kërkesat që anglezët u kanë bërë gjermanëve në atë takim ishin që: kur trupat angleze të zbarkonin në Shqipëri, të mos rezistonin nga ana e tyre mbasi ata do të sillnin me vete Mbretin Zog që kështu ky të merrte frenat e Shtetit në dorë me qëllim që të mos u mbetej komunistëve fuqia në dorë. Kjo kërkesë e anglezëve u pranua nga Komanda Gjermane”2. Nëse e marrim të mirëqenë, një rast i tillë mund të interpretohej asgjë më shumë se një ilustrim i strategjisë së rreme të Aleatëve.

Duhet thënë se edhe në këtë fazë të luftës pati nga ata funksionarë britanikë që si rrugë të mundshme për të penguar ardhjen e komunistëve në pushtet, sugjeruan ndërhyrjen ushtarake në Shqipëri. Një dokument i Komandës së “Forcës 399” që mban datën 1 nëntor 1944, për këtë problem citon: “Mjeti më i mirë për të kthyer bilancin në të mirë të ndjenjave pro-britanike që ekzistojnë në Shqipëri do të ishte futja e trupave britanike”3. Sidoqoftë kjo alternativë gjykohej tashmë e pa realizueshme.

Ndërkohë, lidhur me projektet britanike mbi të ardhmen e Shqipërisë, mjaft interesant duket një raport inteligjent datë 10 nëntor 1944 i zyrës së SOE në Bari bazuar në përshkrimin e 12 BLO-ve që ishin tërhequr nga Shqipëria; raporti vë në dukje ruajtjen e elementëve pro-britanikë brenda LNÇ-së: “Shumica e vendit kanë një botëkuptim të theksuar pro-britanik dhe do të përshëndesnin pushtimin britanik.... Rëndësi ka të merret parasysh opozita e mundshme brenda radhëve të LNÇ-së dhe udhëheqësit e saj të mundshëm... Mehmet Shehu është pa dyshim figura ushtarake më e respektuar dhe më e rëndësishme brenda Lëvizjes.... Ai është komunist por ambicjet e tij personale ia kalojnë besnikërisë së tij ndaj Partisë... Duhet të bëhet çdo përpjekje për të penguar eliminimin e elementëve pro-britanikë të njohur prej nesh dhe të bëhen përpjekje për të forcuar këta elementë me kujdes”4.

Politika britanike për Shqipërinë në mbarim të luftës pasqyrohet mjaft mirë në një raport të “Forcës 399” të 10 nëntorit ku bëhet një vlerësim real i gjendjes ushtarake në Shqipëri, gjendjes politike, influencës britanike dhe qëllimeve të FNÇ-së5. Lidhur me gjendjen ushtarake raporti njofton mbi përqendrimin e rreth 15.000 trupave gjermane në Shkodër për t’u tërhequr nga Shqipëria Veriore. Raporti shtjellon gjendjen politike ku shpreh se FNÇL i shikonte misionet Aleate me dyshim dhe si armik të lëvizjes

1AIH, A.V.151, FO 371/43556, Dokument prej Foreign Office drejtuar Ministrit Rezident në Mesdheun Qendror, Caserta; Çështja e njohjes sëqeverisëdemokratike dhe e përfaqësimit të përkohshëm të saj

2AMPJ, v. 1946, dos. 27, fl.60-70, ‘Rreth qëndrimit të anglezëve në Shqipëri’3AIH, FO, 371/43554, Dokumente angleze, Vlerësim i gjendjes në Shqipëri nga Njësia “Forca 399”, 1.11.19444 Owen Pearson,Albania in Occupation ..., f. 405-4065 AIH, A.V. 149, FO 371/43554,Dokumente angleze, Vlerësim i gjendjes në Shqipëri nga Njësia “Forca 399”, 10.11.1944

170

Page 175: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

revolucionare.“FNÇL fsheh një dyshim - thuhej në raport - që qëllimi i qeverisë britanike ka qenë të ndërmerrte autoritetin e vendit me qëllim që të kishte zotërimin e plotë ekonomik dhe politik pas luftës e në të njëjtën kohë ka përpunuar edhe hartën e Shqipërisë për qëllimet e saj. Këto dyshime janë shprehur në një seri incidentesh të karakterizuara nga mungesa e bashkëpunimit e aksioneve ushtarake kundër armikut që janë sugjeruar nga misionet”. Raporti vinte në dukje faktin se kjo tendencë ishte rritur kohët e fundit dhe muajin e kaluar ishtë bërë më e qartë. Gjatë javëve të kaluara ishtë vënë re një propagandë e hapur anti-britanike. Del qartë se është me vend konstatimi i Fischer se ‘sa më shumë rritej furnizimi nga britanikët, aq më shumë rritej ndjenja anti-britanike ndërmjet partizanëve’1.

Lidhur me influencën britanike në Shqipëri, raporti trajtonte gjithashtu lëvizjen anti-britanike të përhapur nga PK gjë që ka influencuar në popullsinë civile. Raporti vërente se sipas një oficeri britanik që ka qëndruar 6 muajt e fundit në Shqipërinë Jugore, 30% e popullit janë pro lëvizjes anti-britanike ndërsa 70& janë pro-britanikë, pro-grekë ose indiferentë. ‘Një gjë është e qartë, që pjesa më e madhe e popullsisë është pro-britanike dhe mund të mirëpresi okupacionin britanik’2. Raporti vërente më tej se qëllimet e FNÇ ishin që të luantë një rol të dyfishtë – të mbante lidhje me Britaninë dhe në të njëjtën kohë të kultivonte marrëdhëniet me Rusinë që mund ta pranonte si udhëheqës me qëllim që ta shndërronte Shqipërinë në Shtet komunist. Raporti rekomandonte njohjen e autoritetit të FNÇL si një kusht për të pasur influencën e vet në Shqipëri. ‘Sa më shpejt të njihet FNÇL në rolin e qeverisë - konkludonte raporti - aq më shpejt qeveria britanike do të rrisë influencën në Shqipëri se pastaj çdo gjë do të ofrohet nga Rusia’.

Me epërsinë dhe fitoren e dukshme tashmë të LNÇ të udhëhequr nga PK finalizohej fitorja e komunizmit në Shqipëri. Megjithatë në një analizë mbi gjendjen e Shqipërisë më 16 nëntor, Laskey ndalet përsëri në pozitën e Zogut ku spikat vlerësimi për mbretin Zog duke e lënë të hapur si alternativë: “Mbreti Zog do të kishte qenë sunduesi më i mirë si nga pikëpamja e Shqipërisë ashtu edhe nga pikëpamja jonë, por një gjë e tillë tashmë është bërë e pamundur nga epërsia e LNÇ-së. Prandaj duket se nuk ka alternativë që Mbreti Zog të mbetet në skenë, megjithëse gjithmonë ekziston mundësia që ai të kthehet në fuqi nëse përmbyset LNÇ ... Nuk ka arsye të dyshohet në bindjet e tij pro-britanike, dhe influenca jonë në Shqipëri do të ishte shumë më e fortë me të si Mbret sesa me qeverinë (komuniste) të LNÇ-së. Fatkeqësisht ai tashmë ka pak mbështetje në vend”3. Ardhja e komunistëve në pushtet, i dha fund variantit të kthimit të Zogut në Shqipëri.

Projektet britanike për Shqipërinë në mbarim të luftës, gjejnë pasqyrim në mënyrën e tyre më të plotë në dokumentin me titull “Shqipëria”, përgatitur nga Departamenti i Jugut më 28 nëntor 19444. Direktiva e Foreign Office fokusohet në tre

1Bernd Fischer, Resistance in Albania…, vep. e përm, f. 372 AIH, A.V. 149, FO 371/43554,Dokumente angleze, Vlerësim i gjendjes në Shqipëri nga Njësia “Forca 399”, 10.11.1944

3Owen Pearson,Albania in Occupation ..., f. 4084AIH, FO 371/43556 Dokumente angleze, Relacion i Laskey me titull “Albania”, 28.11.1944

171

Page 176: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

çështje: së pari, në ringritjen e shtetit të pavarur shqiptar dhe ruajtjen e ndikimit britanik, së dyti, në pozitën e Mbretit Zog, dhe së treti, në mundësinë e pranimit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara1. Lidhur me çështjen e parë, direktiva kërkonte zgjerimin e FNÇL me elementë të panjollosur, si vëllezërit Kryeziu dhe shpalljen e një amnistie të përgjithshme të detyrueshme. Sa i përket çështjes së dytë, Zogu për politikën britanike nuk përbënte më një alternativë për të ardhmen megjithëse nuk konsiderohej tërësisht i lënë mënjanë, pasi mund të përdorej prej tyre në rrethana të ndryshuara. Së fundi, shtrohej çëshja e pranimit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, e cila ishte refuzuar deri tani me argumentin, se Shqipëria nuk kishte qeveri të njohur nga Aleatët. Studimi pranonte pozitën e vështirë në të cilën do të gjendej Shqipëria në Konferencën e ardhshme të Paqes2.

Vlen të përmendet se gjatë muajve të fundit ngjarjet në Shqipëri ndoqën rrjedhën e tyre. “Politika britanike në Shqipëri përgjithësisht eci në shinat e shtruara gjatë luftës”3. Në mbarim të luftës britanikët dhe amerikanët vendosën të mos e njohnin qeverinë e FNÇL por vendosën të dërgonin misionet e tyre në Shqipëri për të studiuar situatën e brendshme dhe për të vendosur më pas mbi njohjen e qeverisë shqiptare dhe marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, gjë që do të trajtohet më poshtë.

1Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...vep. e përm, f. 31-322Po aty.3Po aty, f. 33

172

Page 177: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

KREU I KATËRT

MISIONET E SHBA (1943-1944) DHE BASHKIMIT SOVJETIK (1944) DHE OPERACIONET E PËRBASHKËTA TË ALEATËVE NË SHQIPËRI

4.1 SHBA dhe Shqipëria: Misionet OSS përkrah forcave të rezistencës në Shqipëri

Politika amerikane dhe Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore

SHBA që në prag të Luftës së Dytë Botërore ishin zhytur në politikën e tyre izolacioniste, e ruajtën neutralitetin e tyre deri në dhjetor 1941 kur Japonia sulmoi bazën e tyre ushtarako-detare në Pearl Harbour. Dhe pikërisht pothuajse fill pas hyrjes së Amerikës në luftë, Churchill propozoi një sulm mbi të ashtëquajturën pikë të dobët të Boshtit, në Europën Jugore. Por në atë fazë të luftës, Roosevelt e pranonte një pjesë të mirë të strategjisë së Churchill por nuk mund të pranonte zbarkimin në Ballkan1.

Një moment me rëndësi, siç e kemi përmendur, në politikën amerikane ndaj Shqipërisë në këtë drejtim përbën Deklarata e Sekretarit të Shtetit Cordell Hull më 10 dhjetor 1942, nëpërmjet së cilës Amerika vlerësonte rezistencën e shqiptarëve dhe mbështeste krijimin e një Shqipërie të lirë dhe të pavarur pas luftës.

Megjithatë duhet thënë se gjatë gjithë periudhës së LDB Amerika, ashtu si edhe Anglia, nuk u angazhua për njohjen e ndonjë qeverie shqiptare që mund të krijohej në mërgim. Në maj 1943, kur Zogu kishte kërkuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, Roosevelt ishte përgjigjur nëpërmjet ambasadorit amerikan në Londër se “nuk është me vend të trajtohet një çështje e tillë në këtë moment”2. Në të vërtetë, deri në përfundim të luftës, SHBA iu përmbajtën politikës së mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe zgjidhjes së problemeve të mëdha pas luftës. Në përputhje me këtë vijë, amerikanët u shprehën se forma e qeverisjes në Shqipëri ishte një problem që do të 1Henry Kissinger, Diplomacia, Laert, Tiranw: 1999, f. 403-4042 Roderick Bailey, The Wildest Province: SOE ..., f. 199. Ndërkaq si qeveria amerikane ashtu edhe ajo britanike kishin njohur qeveritë jugosllave dhe greke në emigracion.

173

Page 178: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

zgjidhej pas luftës ndërkohë që ata, njësoj si britanikët, lanë të hapur kartën e Zogut e cila mund të shërbente në të ardhmen meqë qeverisja e vendit prej komunistëve vihej në dyshim.

Në pranverën dhe veçanërisht në verën e vitit 1944 qeveria amerikane filloi të tregonte një interes të veçantë për problemin shqiptar. Roosevelt kishte shfaqur kohët e fundit interesimin e tij pse Shqipëria nuk ftohej në konferencat e fundit ndërkombëtare. Kjo del qartë në një bisedë bërë më 26 maj 1944 në Shtëpinë e Bardhë me ndihmës/sekretarin e Shtetit, Din Acheson, i cili do t’i përgjigjej: “Që nga viti 1939, nuk ka pasur ndonjë autoritet shqiptar jashtë vendit që t’i prezantonte mjaftueshëm forcat e rezistencës brenda vendit ose t’i unifikonte grupet shqiptare jashtë tij. Qeveria e fundit, - theksonte ai më tej - duhet të konsiderohet “të paktën e pezulluar” dhe se grindjet dhe përçarjet i kanë penguar mërgimtarët e tjerë të formojnë një grup me karakter përfaqësues. “Fatkeqësisht, ekziston një mungesë e ngjashme uniteti ndërmjet patriotëve në vend”1.Përçarja dhe mungesa e unitetit ndërmjet forcave të brendshme në Shqipëri por edhe në mesin e komunitetit shqiptar jashtë saj, do të ngarkohej më shumë me mungesën e kontaktit dhe kohezionit ndërmjet vetë këtyre dy faktorëve, duke ndikuar negativisht në imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Por SHBA gjithashtu, refuzuan ta njihnin qeverinë e dalë nga Kongresi i Përmetit dhe mbledhja e Beratit. “Ne - i shkruante Sekretari amerikan i Shtetit konsullit të përgjithshëm amerikan në Napoli, më 20 korrik 1944, favorizojmë formimin eventual të një qeverie të përkohshme në Shqipërinë e lirë, që përfaqëson dëshirat e popullit, pa shtruar në këtë kohë çështjen e statusit të mbretit Zog dhe pa treguar interes të veçantë ndaj ideve politike të ndonjë gupi tanimë aktiv”2. Kujtojmë këtu se amerikanët ashtu si dhe britanikët nuk pranuan kërkesën e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH për njohjen e FNÇL si qeveri provizore ndonëse me marrëveshjen e firmosur në gusht, e njohën UNÇSH si të vetmen forcë të organizuar që luftonte gjermanët.

Nga ana tjetër, vërehet se në politikën amerikane nuk do të mungonin vlerësimet e vazhdueshme për rezistencën e shqiptarëve kundër pushtuesit, vlerësime që gjatë vitit 1944 do të bëheshin më të shpeshta. Kështu, me rastin e përvjetorit të festës kombëtare shqiptare më 28 nëntor 1943, Zoti Cordell Hull i shkruante një letër z. Charles Hart, ish Ministër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe President i Shoqërisë “Miqtë e Shqipërisë” ku vlerësonte rezistencën e popullit shqiptar.“...Megjithëse shqiptarët nuk kanë një qeveri përjashta që simbolizon aspiratat e tyre kombëtare, ne njohim vullnetin e tyre kombëtar, idetë dhe parimet që na frymëzojnë neve dhe Aleatët tanë dhe dëshirën për të vazhduar luftën deri në zhdukjen e nazizmit”3. Ndërsa në deklaratën e tij të datës 3 qershor shpallte se SHBA “nuk e kanë njohur asnjëherë 1 Foreign Relations of the United States (FRUS), Diplomatic Papers 1944, Volume III, The british Common Wealth and Europe, Memorandum nga Sekretari i Shtetit (Cordel Hull) për Presidentin Roosevelt, Washington, 27 maj 1944, 1965, f. 6-7; Roderick Bailey, The Wildest Province: SOE ..., f. 199-200

2 FRUS, Sekretari i Shtetit për konsullin e përgjithshëm në Napoli (Brandt), Washington, 20 korrik 19443AMPJ, v. 1946, dos.102, fl.209-211

174

Page 179: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

aneksimin fashist të Shqipërisë që ndodhi nga një agresion i paprovokuar i 7 prillit 1939”, por ai u drejtohet shqiptarëve që të bashkojnë armët kundër pushtuesit gjerman “sepse vetëm kështu do të shpejtohet dita e çlirimit të tij”1. Në fakt gjatë gjithë historisë së tyre të marrëdhënieve me shqiptarët në LDB, amerikanët mbështetën vijën e bashkimit të të gjitha grupeve shqiptare të rezistencës kundër armikut të përbashkët.

Të tilla deklarata u bënë gjithashtu më 7 prill2, 2 qershor, 28 nëntor3, etj. Vlen të përmendim deklaratën e pasardhësit të z. Hull, z. Edward Stettinius më 22 maj 4, në mbështetje të luftës së popullit shqiptar, duke dëshmuar qëndrimin e njëjtë të politikës amerikane ndaj Shqipërisë edhe ne këtë fazë të luftës. Madje më 1 janar 1944 një vlerësim për rezistencën e shqiptarëve dhe rikthimin e pavarësisë së saj erdhi nga senatori i Floridas, Cloude Pepper anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme në Senatin Amerikan5.

Nisur nga lufta e përbashkët që ka bërë populli shqiptar kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë, vlerësimet e vazhdueshme të aleatëve të mëdhenj si dhe vetë prezenca dhe ndihma e dhënë nga Misionet anglo-amerikane në Shqipëri gjatë LDB, shqiptarët e konsideronin veten si vend aleat gjatë kësaj lufte, pavarësisht se ata nuk kishin ndonjë qeveri të njohur nga aleatët e mëdhenj dhe nuk bënin pjesë në Kombet e Bashkuara. Për këtë çështje forcat kryesore politike dhe ushtarake në vend pavarësisht nëse ato i përkisnin Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, organizatës së Legalitetit apo të Ballit Kombëtar e konsideronin vendin e tyre pjesë të padiskutueshme të familjes së Kombeve Aleate6.

Në fakt, Shqipëria mbeti e papërfaqësuar në evenimentet e mëdha të LDB në nivel ndërkombëtar7, gjë që cënoi imazhin ndërkombëtar dhe veçanërisht interesat e saj kombëtare.

Vlen të thuhet këtu se në këtë periudhë edhe në qarqet shqiptare në Amerikë pasoi jehona e ngarjeve të Shqipërisë. Burimet arkivore sjellin dëshmi të botimit në gazetën Liria e Dielli8 të telegramit dërguar nga Shtabi Ushtarak në Bari më 10 gusht 1944 ku thuhej se: “Fronti NAÇL është e vetmja organizatë që lufton okupatorin, Ushtria NAÇL është e vetmja ushtri e popullit shqiptar në luftë kundër okupatorit, Komiteti Anti-fashist NAÇL është i vetmi Pushtet Politik i popullit tonë brenda dhe jashtë Shqipërisë, prandaj të gjithë duhet të mobilizohen rreth Frontit NAÇL, rreth Komitetit NAÇL, qeverisë provizore të popullit tonë, në mënyrë që zgjedha të thyhet sa më shpejt”.

Po kështu, në rrethanat kur në Shqipëri ishte mbajtur Kongresi i Përmetit, kur LANÇ ishte bërë forca dominuese në Shqipëri, në kuadrin e domosdoshmërisë për

1Shyqyri Ballvora, “Zhvillimet politike…, vep. e përm, f. 558f2AMPJ, v. 1944, dos.16, fl.23Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...vep. e përm, f. 424AMPJ, v. 1946, dos.102, fl. 209-2115Po aty, v. 1944, dos.16, fl.26 Hamit Kaba, “Qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë në vitet e rezistencës (1943-1944)”, vep. e përm, Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 74-75

7Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...vep. e përm, f. 488AQSH, F.41/APL, v. 1944, dos. 154, fl.1

175

Page 180: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

njohjen e qeverisë shqiptare, “Vatra” duke iu referuar krijimit të qeverisë së Beratit (qeverisë së përkohshme komuniste), kërkoi me insistim njohjen e saj nga Aleatët. Ajo e kritikonte qëndrimin për mosnjohjen e saj duke u shprehur se “kjo është një tradhti e idealeve të Kombeve të Bashkuara. As më pak e as më shumë. Kjo tradhti duhet ndrequr sa më shpejt”1.

Megjithë këto zhvillime, gjatë LDB Shqipërisë nuk iu njoh nga Amerika (në fakt nga asnjë prej aleatëve të mëdhenj) statusi i një “kombi aleat”, “aleat i shoqëruar” apo ndryshe “fuqi shoqe” sikurse shumica e vendeve që kishin qenë anëtarë të Lidhjes së Kombeve2. Qeveria greke u mundua ta shfrytëzonte mungesën e statusit të Shqipërisë për ta konsideruar atë si shtet humbës. Por Amerika nuk i mbështeste synimet ekspansioniste greke. Burimet arkivore dëshmojnë se Departamenti i Shtetit më 9 nëntor 1944 i është përgjigjur një memorandumi dërguar nga Greqia ku kërkonte nëse Greqia duhet të përgatisë marrëveshjen që Shqipëria të konsiderohet një shtet armik dhe të veprohet me të si një shtet armik dhe kështu trupat greke mund të pushtojnë Shqipërinë deri te lumi Shkumbin3. “...Qeveria e Shteteve të Bashkuara - thuhej në këtë dokument - nuk (përsërisim nuk) u rekomandojmë autoriteteve ushtarake përkatëse që forcat greke të okupojnë territorin shqiptar për deri sa një hap i tillë do të jetë i dëmshëm për rregullimin paqësor të territoreve të pazgjidhura”. Dokumenti konkludonte me kërkesën që nëse Londra kishte marrë të njëjtën kërkesë nga qeveria greke, t’i përgjigjej në të njëjtën mënyrë.

Misionet OSS në Shqipëri

Interesi i Amerikës për Ballkanin, pra edhe për Shqipërinë u rrit pas vendosjes së ushtrive Aleate anglo-amerikane në Afrikën e Veriut në vitin 1942, pas zbarkimit të këtyre ushtrive në Sicili në qershor 1943 dhe avancimit të mëtejshëm të tyre në Italinë e Jugut, megjithëse duhet shtuar, asnjëherë Ballkani nuk bënte pjesë në sferën e interesave amerikane.

Parë në këtë kontekst, marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë gjatë LDB mund të ndahen në dy periudha specifike: 1) periudha e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste shoqëruar me reagimin e SHBA ndaj këtij pushtimi, dhe 2) periudha 1943-1944 kur në Shqipëri erdhën dy misione amerikane, i pari i koduar “ERIK” në zonën e kontrolluar nga Balli Kombëtar dhe tjetri i koduar “BESA” në zonën e kontrolluar nga Lëvizja Nacionalçlirimtare4. Këto Misione me aktivitetin e tyre në Shqipëri, kontribuan 1 Muharrem Dezhgiu, “Diaspora Shqiptare ..., f. 2962Hamit Kaba, “Qëndrimi amerikan ..., f. 74-75.Shqipëria u njoh si “fuqi shoqe” gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Paqes së Parisit, të vitit 1946.Pavarësisht nga konsideratat juridike të fuqive të mëdha, ajo u ftua të merrte pjesë edhe në Konferencën e Parisit të Reparacioneve me Gjermaninë, në nëntor-dhjetor 1945.

3AQSH, 1505/1, FO 371/43554, Kabineti i Luftës, Washington për Foreign Office, Kontit Halifax, nr. 6064, 9 nëntor 1944

4Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...vep. e përm, f. 41

176

Page 181: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

në rritjen dhe fuqizimin e rezistencës shqiptare dhe koordinimin me operacionet e Aleatëve. Por nuk duhet lëmë pa përmendur faktin se për Misionet e OSS, rolin dhe aktivitetin e tyre në Ballkan, marrëdhëniet ndërmjet SOE dhe OSS në Shqipëri gjatë luftës së Dytë Botërore, është shkruar shumë pak1.

Periudhën e parë e trajtuam më lart. Lidhur me periudhën e dytë, karakteristik është fakti se politika amerikane gjatë LDB në Ballkan, e për rrjedhojë në Shqipëri, bazohej në konsiderata tërësisht ushtarake2, pra në vlerësimin e veprimtarisë së grupeve të ndryshme të rezistencës kundër armikut nga pikëpamja e kontributit të tyre ushtarak dhe jo atij politik. Një konkluzion i tillë del vetvetiu po të kemi parasysh interesat periferike të Amerikës në Shqipëri. Siç dihet, Shqipëria nuk konsiderohej një vend jetësor për interesat amerikane3.

OSS, paraardhësja e CIA-s, u krijua në qershor 1942 dhe drejtohej nga Gjeneral William J. Donovan4. I quajtur ndryshe “Billi i Egër”5, mbajtës i medaljes së nderit të Luftës së Parë Botërore, në atë kohë njihej për karakterin e palëkundur dhe agresiv si dhe punën madhështore në Ballkan. OSS funksiononte në rol të ngjashëm me atë të SOE. Midis sektorëve të ndryshëm të OSS, ishte ai i Operacioneve Speciale (Special Operations-SO) i cili drejtonte operacionet guerile; Shërbimi i fshehtë (Secret Intelligence-SI) i cili kontrollonte veprimet agjenturore dhe mblidhte informata; si dhe Njësia Detare (Mari-time Unit: MU) që në rastin e Shqipërisë shkoi me anije nga Italia në brigjet shqiptare.

OSS në SHBA ishte organizata homologe e SOE në Angli. Ndërmjet këtyre dy organizatave, në shtator 1942 pas një jave takimesh në Londër mes Sër Charles Hambro, drejtues i SOE dhe Major Gjeneral William, drejtues i OSS, si dhë zëvëndësdrejtorit të Operacioneve të OSS, Preston Goodfellow, u arrit e ashtëquajtura “Marrëveshja e Londrës” sipas së cilës bota u nda qartë në tre zona përkatëse: britanike, amerikane dhe britaniko-amerikane6. Sipas kësaj marrëveshje, SOE do të kishte përparësi në zonën e parë ndërsa OSS do të luante një rol më të vogël; në zonën e dytë e anasjellta dhe në zonën e tretë të dyja organizatat do të punonin të lidhura ngushtë më njëra tjetrën. Meqenëse Londra kishte rolin kryesor në luftën kundër Hitlerit, OSS në Evropë ishte nën varësinë e SOE. Për rrjedhojë, SOE kishte rolin drejtues edhe në Ballkan. Bazuar në këtë ndarje, OSS në Shqipëri parashikohej të kishte një rol të limituar.

1Roderick Bailey, OSS-SOE Relations, Albania 1943-44, Intelligence and National Security 15, no. 2 (Summer 2000), f. 20-22

2Paulin Kola, The Search …, vep. e përm, f. 703Robert T. Brewer, Albania; New Aspects, Old Documents, East European Quarterly 26, no. 1, Mar. 1992, f. 36. Qëndrimi i amerikanëve është bazuar në ekspertizën historike tëbritanikëve në trajtimin e rajonit dhe në faktin se SHBA mbartën ngarkesën financiare të mbështetjes së qeverive të shumta në mërgim në Londër.

4Elisabeth Barker, British Policy …,vep. e përm, f. 1195Peter Lucas, Misioni Amerikan në Shqipëri: operacionet sekrete të OSS dhe bashkëpunimi me partizanët komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tiranë: Bota Shqiptare, 2008, f. 30-31

6Roderick Bailey, OSS-SOE Relations..., f. 20-22

177

Page 182: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Duke ndjekur një ndarje të tillë, Programi i OSS për Shqipërinë parashikonte detyra të tilla si: Ndërprerja e linjave gjermane të komunikimit, furnizimi i grupeve guerile, goditja e moralit të kuislingëve, shkatërrimi i depove të furnizimit të gjermanëve1.

Zyra e OSS për Shqipërinë u zhvendos nga Kajro në Bari pasi aleatët zbarkuan në Itali. Kjo zyrë fillimisht drejtohej nga McAdoo, por pas dërgimit të tij me mision në Shqipëri, u zëvëndësua nga Harry Fultz2. Emri i koduar në OSS i Fultz ishte Gates por për shkak të moshës së tij, njerëzit e OSS e thërrisnin me përkëdheli Plak3.

SOE në Shqipëri do merrej me veprimet e sabotazhit, organizimin e rezistencës, shpërdarjen e furnizimeve; ndërsa OSS do të merrej me mbledhjen e informacioneve sekrete për forcat pushtuese, situatën në vend, raportet e forcave guerile, etj. OSS asnjëherë nuk luajti ndonjë rol në armatimin dhe trajnimin e guerilasve apo kryerjen e operacioneve4. Ndryshe nga operacionet e SOE, në literaturën dhe dokumentet e disponueshme nuk gjejmë të dhëna që flasin për sulme të befasishme nga njësitë e OSS. Kjo është e kuptueshme, pasi siç e thamë më lart këtë rol e kishin marrë përsipër britanikët; amerikanët ishin më pak të përfshirë në Ballkan.

Po si funksiononte zyra e OSS për Shqipërinë? Misioni amerikan kontaktonte me zyrën e OSS në Bari drejtuar nga Fultz. Ky i fundit komunikonte me përfaqësuesin politik të SHBA pranë Shtabit Aleat të Mesdheut, Robert Murphy dhe më pas me zëvendësuesin e tij Aleksandër Kirk, ndërsa këta të fundit komunikonin me Zyrën e Washingtonit për Shqipërinë, të kryesuar nga Earl Bernnan. Informacionet i përcilleshin Departamentit të Shtetit, Ministrisë së Luftës dhe në raste të caktuara edhe vetë presidentit Roosevelt. Informacionet nga terreni përpunoheshin më tej nga Zyra e Kërkimit dhe Analizës, e cila kishte në përbërje të vet studiues të talentuar. Cikli mbyllej me vendimet dhe direktivat e lëshuara nga Departamenti i Shtetit dhe Drejtori i Përgjthshëm i OSS, gjenerali Donovan. OSS nuk pati atë varësi që kishte analogia e saj britanike SOE nga Foreign Office5. Sidoqoftë, thekson Kaba, pavarësisht se OSS ishte një organizëm informativo-ushtarak, politikën e madhe e përcaktonte Departamenti i Shtetit dhe Presidenti. Megjithatë duhet thënë se politika e Departamentit të Shtetit dhe Foreign Office për Shqipërinë ishin shumë të ngjashme; ato ndoqën pak a shumë të njëjtën linjë si në lidhje me forcat e rezistencës, qëndrimin ndaj mbretit Zog, qëndrimin ndaj njohjes së qeverisë shqiptare në mërgim apo në vend, etj.

Ardhjes së misioneve amerikane në Shqipëri i parapriu një studim i posaçëm për Shqipërinë i hartuar nga specialistët e Zyrës së Shërbimeve Strategjike (OSS). Kësaj të fundit i duhet të kapërcente një pengesë serioze, faktin që Shqipëria nuk bënte pjesë në 1Hamit Kaba, “Qëndrimi amerikan ..., f. 712Bernd Fischer, “Shtetet e Bashkuara... f. 107, Fultz punoi për OSS por roli i tij gjatë viteve 1930 ngjan se ka qenë thjesht edukativ. Ai drejtoi në Tiranë Shkollën Profesionale Teknike të themeluar prej tij që nëvitin 1921 dhe e financuar pjesërisht nga Kryqi i Kuq i ri amerikan.

3Peter Lucas, Misioni Amerikan ..., f. 100-1014Roderick Bailey, The Wildest Province: SOE ..., f. 1985Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë...vep. e përm, f. 41-42

178

Page 183: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

vendet preferenciale të SHBA, të përfshira në programin “Land Lease”1 (huadhënies) të cilët mund të përfitonin ndihma dhe armatime të rënda të dhëna hua ose falas. Por, ky problem u konsiderua i zgjidhur me argumentin se SHBA nuk e kishin njohur pushtimin italian të Shqipërisë dhe me vlerën e veçantë strategjike të saj.

Misioni i parë i OSS zbarkoi në Shqipëri më 17 nëntor 1943 me një varkë të britanikëve në zonën e Karaburunit të Vlorës. Grupi i OSS përbëhej nga Dale McAdoo dhe rreshteri Don Orahood, radio/operator, si dhe një përkthyes shqiptar, Ismail Karapici. Të gjithë oficerët e OSS-së në Shqipëri ishin marrë nga dega e shërbimit të fshehtë SI të cilët ashtu si MI-6 e britanikëve nuk lejoheshin të merrnin pjesë në sferat e marrëveshjeve për influencë. McAdoo nuk ishte ushtarak dhe për këtë arsye pozicioni i tij në krye të këtij Misioni ishte jo-zyrtar2. Pra OSS në Shqipëri nuk do të hynte në asnjë marrëveshje të karakterit politik me asnjë nga kahjet e rezistencës shqiptare. Grupi u prit nga oficeri britanik i zonës që në atë kohë ishte Field dhe u shoqërua në shpellën Seaview. Ky Mision qëndroi për disa muaj në zonën rreth brigjeve të Seaview të kontrolluar nga Balli Kombëtar. Siç kishte ndodhur me kolegët e tyre të SOE, edhe oficerët e parë të OSS që erdhën pas gjashtë muajsh nuk kishin njohuri të mjaftueshme për situatën në vend, gjë që do t’u krijonte disi konfuzion fillimisht, i pasqyruar ky në informacionet e dërguara. Lucas kujton se ‘as amerikanët dhe as anglezët që kishin zbarkuar para tyre nuk kishin ndonjë ide fillestare mbi situatën e ndërlikuar ushtarake dhe politike me të cilën përballej në atë kohë Shqipëria’3.

Sipas planit të rënë dakord me Fultz, McAdoo pas mbërritjes në zonën e Vlorës, duhej të lëvizte në brendësi të vendit për t’u takuar me grupin e gjeneral Davies dhe Komandën partizane. Por ky plan nuk do të realizohej për shkak të humbjes së kontakteve me grupin e Davies dhe për pasojë McAdoo do të operonte në këtë zonë për muaj të tërë.

Misioni i McAdoo brenda pak kohësh krijoi një rrjet funksional informatorësh dhe agjentësh nëpërmjet të cilëve arriti të mblidhte informacione mbi urdhrat për betejat e gjermanëve, qeverinë kolaboracioniste, informacione të fshehta mbi ashpërsimin e grupeve rivale guerile apo raportet e tyre aktuale, shkallën e angazhimit të tyre në luftë kundër pushtuesit, luftën civile, prirjen komuniste të udhëheqjes së LNÇ, etj. Ndër më të rëndësishmit ishin raportet që dëshmonin se ushtria gjermane po përdorte gjithnjë e më shumë trupat e huaja për të mbushur radhët e saj, apo raportet ku flitej për për minimin e plazhit të Durrësit ku gjermanët mendonin se mund të zbarkonin forcat e aleatëve. Kështu

1 Wikipedia, file: // F:Lend-Lease.html. tuar nga Kongresi Amerikan më 11 mars 1941 i krijoi mundësinë Presidentit të SHBA-së që të ndihmonte vendet mike, të cilat kontribuonin në luftën kundër fuqive të Boshtit, përmes shitjes, transferimit, këmbimit dhe dhënies me qira të ndihmave dhe furinizimeve ushtarake.

2Roderick Bailey, The Wildest Province: SOE ..., f. 196-1983Peter Lucas, Misioni Amerikan ..., f. 29, 76-77; Një pikat e fshehta alternative ishtë një bazë e dytë në jug të Panoramës. Ajo ndodhej në Gjirin e Gramës. Gjiri i Gramës apo siç njihej ndryshe Elefanti i Detit shërbente si një shteg shpëtimi pasi ishte i fshehur nga pamja e detit dhe mbrohej nga dy brigje shkëmbore të thepisura midis të cilave ishte një shteg i ngushtë.

179

Page 184: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

raportet e para që bënin fjalë për vitin 1943 i paraqisnin partizanët tepër aktiv në sulmet e tyre dhe me një epërsi të tillë që nganjëherë i shtynin pushtuesit në qytete dhe rrugë kryesore. Ndërsa Balli Kombëtar në këto raporte paraqitej më i vogël nga ana numerike por edhe në nivel më të ulët organizimi dhe fuqie, gjë që ndikoi në dobësimin e ndikimit të tyre.

Në dhjetor 1943 me grupin u bashkua Nick Kukich, kapterr i artilerisë së Trupave të Marinës, i paepur, i zoti dhe radio/operator i trajnuar1. Për rrjedhojë detyra e tij ishte të vendoste komunikimin me radio, te rekrutonte dhe të dërgonte spiunë në radhët e armikut si dhe të ndihmonte për shpëtimin e njerëzve dhe ekuipazheve të avionëve të rrëzuar, etj. Ai pati ndihmën e pakursyer të përkthyesit, Karapicit i cili u vlerësua dhe çmua së tepërmi.

Në këtë periudhë vlen të përmendet aksioni i Misionit amerikan për gjetjen dhe kthimin në Itali të një avioni amerikan C-53 nisur më 8 nëntor nga Sicilia për në Italinë Jugore, në bordin e të cilit ishin 13 infermiere të ushtrisë amerikane, të gjitha femra dhe 17 meshkuj: 13 rreshterë, teknikë mjekësore dhe ekuipazhi prej 4 vetësh. Ky ekip i Evakuimit Ajror Mjeksor kishte një detyrë të re për të fluturuar me aeroplanë dhe në vende të ndryshme për të mbledhur të plagosurit2. Por avioni me infermieret amerikane, duke kaluar mbi Shqipëri i ishte mbaruar karburanti dhe të gjithë personat brenda patën fatin të binin afër Beratit, në të vetmin vend të rrafshët në një hapësirë prej shumë kilometrash rreth e rrotull3. Kapiteni Lloyd Smith, i OSS, i caktuar nga drejtori i OSS, gjenerali William Donovan për t’iu ‘qepur’4 maleve të Kurveleshit në kërkim të mjekeve fatkeqe amerikane, arriti që në bashkëpunim me misionin amerikan dhe atë britanik të mundësonte kthimin e tyre në Itali brenda dy muajsh.

Është me rëndësi të thuhet se ekzistenca e misionit amerikan në Shqipëri shërbeu si një shembull tregues i dëshirës së popullit shqiptar për zbarkimin e aleatëve në Shqipëri. Kur personeli amerikan kaloi në Berat dhe populli i kësaj zone i përshëndeste ato si forcë pushtuese të cilët kishin ardhur përfundimisht për t’i ndihmuar shqiptarët, për ta ishte e çuditshme si mund të ngatërronin një grup prej 17 burrash dhe 13 grash me një forcë pushtimi. Përkthyesi i sqaroi se: “Populli im prej një kohe të gjatë pret që Amerika të na dërgojë ndihma që ne të luftojmë efektivisht gjermanët. Kur u hap fjala e mbërritjes tuaj njerëzit menduan se kishte filluar pushtimi amerikan”5. Kjo në njërën anë i dedikohet dëshirës dhe pritshmërisë së ethshme të popullit për të mirëpritur pushtimin aleat dhe në anën tjetër, propagandës së rreme të përhapur në popull për një pushtim të mundshëm të aleatëve.

1Roderick Bailey, The Wildest Province: SOE ..., f. 2012Mangerich, Jensen A; Evelyn, M.M.; Neidel L. R.; Albanian Escape: the true story of U.S army nurses behind enemy lines; Kentucky: University of Kentucky Press: 1999, f. 10, 111, 126, 207, 209,

3 William Tilman, “Kur takohen ..., f. 484Auron Tare, “Amerikanët që ranë nga qielli’, Klan, nr. 9; 5 mars 2000, f. 28-33 5Mangerich, Jensen A; ...Albanian Escape ..., f. 47-48

180

Page 185: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Lidhur me gjendjen e forcave të rezistencës në vend, në një letër të datës 29 janar 1944, drejtuar Fultz, McAdoo rekomandonte që në të ardhmen, agjentët e aleatëve të punonin si me partizanët dhe me ballin, por jo me të dy njëherësh sikurse ishin përpjekur të bënin deri atëherë...1 “Unë e di se këto që po them janë budallallëqe me brirë por i tillë është realiteti: Shqipëria në janar 1944 është politikisht absurde dhe një idiotësi e madhe. Në Shqipëri kam frikë se BK do të donte më shumë fitoren e gjermanëve sesa ardhjen në pushtet të LNÇ. Nëqoftëse e njëjta gjë nuk është e vërtetë për komunistët, kjo ndodh vetëm nga fakti që gjermanët nuk pranojnë bashkëpunim me LNÇ” – përfundonte ai. McAdoo konstatoi ndarjen definitive të forcave të rezistencës në Shqipëri.

Megjithatë McAdoo do të ndryshonte mendim për forcat e rezistencës dhe do t’i shkruante Fultz-it se kishte gabuar kur i kishte quajtur partizanët ‘shenjtorë’ dhe ballistët kolaboracionistë. Por Fultz i kujton në përgjigjen e tij qëllimin e Misionit të OSS i cili nuk lidhej me mbështetjen e një grupi të caktuar kundër një tjetri. “Detyra juaj dhe detyra jonë është ... të shqyrtojmë për secilin grup kontributin e tyre në mësymjen e tyre përfundimtare të ushtrive amerikane dhe britanike për të dëbuar gjermanët nga Shqipëria dhe Ballkani”2.

Në këtë periudhë Misioni i McAdoo duhej të evakuohej për shkak të fushatë sistematike gjermane kundër njësiteve partizane në zonën afër Luginës së Shushicës3. Misioni i ngarkuar në mushka, udhërrëfyes dhe ndihmues, iu drejtua Përmetit ku u bashkua me misionin e Tilman dhe ndaloi më në fund të Staraveckë e cila shërbeu si baza e misionit deri në qershor4.

Misioni i dytë përbëhej nga Thomas Stephan, Albert Tolie i San Luisit dhe detari i marinës Anxhelo Metro i Bostonit të cilët më 20 mars 1944 mbërritën në shpellën e Seaview. Tolie dhe Metro ishin shqiptaro-amerikanë të përgatitur si radio/operatorë5. Stephan kishte prindërit shqiptarë dhe fliste lirshëm shqipen e madje dialektin e Hoxhës; po kështu edhe dy radio/operatorët. Sipas urdhrave që kishte marrë, Stephan duhej të gjente mënyrën të takohej me oficerët e SOE në terren dhe të vendoste kontakte me Hoxhën në jug të Shqipërisë. Për shkak të ofensivës gjermane dhe kushteve të motit, grupi arriti në bazën e Hoxhës në Odriçan vetëm në fund të prillit.

Megjithëse siç dihet tashmë OSS bazonte aktivitetin e saj në Shqipëri në konsiderata ushtarake, pra nuk diktonte politikë, Fultz ishte në të njëjtën linjë me Leek dhe Steel kur ishte fjala për të vendosur se cilët shqiptarë të ndihmonin dhe nëse ishte me vend që të ndërhyhej në çështjet e tyre të brendshme. Pra politikat e tyre ndiqnin të njëjtën linjë.

Këtë fakt e vërteton edhe reagimi i Fultz kur Washingtoni diskutonte në dimrin e 1943 nëse duhej ndalur ndihma për partizanët deri kur këta të binin dakord për të mos 1Peter Lucas, Misioni Amerikan ..., f. 88-892Roderick Bailey, The Wildest Province: SOE ..., f. 201-2023“Herringbone Cloak – GI Dagger: Marines of the OSS”, Chapter VI, f. 87-88, http://www.ibiblio.org/hyperwar/USMC/USMC-OSS/USMC-OSS-6.html

4Roderick Bailey, The Wildest Province: SOE ..., f. 230-2325Peter Lucas, Misioni Amerikan ..., f. 136

181

Page 186: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

luftuar BK. Ai shpreh argumentet e tij kundër opsionit për të ndaluar ndihmat për partizanët dhe pasojat që do të rridhnin në të kundërt. “Nëse zbatohet tërheqja e armëve - argumentonte Fultz - kjo do bënte që partizanëve të LNÇ t’u mohoheshin armët dhe municionet nga aleatët, ndërkohë që ballistët do vepronin pa pengesa të tilla sepse i marrin armët dhe municionet nga gjermanët”1. Ai shpjegonte më tej se zogistët dhe Balli Kombëtar nuk kishin ofruar ndonjë ndihmë të konsiderueshme në luftën kundër forcave të Boshtit e për rrjedhojë mbështetja e tij anonte nga partizanët. Madje, duke iu referuar bashkëpunimit të Ballit Kombëtar me pushtuesit gjermanë, ai shprehej se nëse në tetorin dhe nëntorin e vitit 1943 nga aleatët do të ishte ndjekur kursi “Nëse ju ndihmoni gjermanët, jeni armiqtë tanë, dhe do të trajtoheni në përputhje me rrethanat”, atëherë një bashkëpunim i tillë nuk do të ishte në një shkallë të tillë dhe situata për gjermanët do të kishte qenë shumë më e vështirë. Fultz gjykonte që nuk duheshin mbështetur ata që dëmtonin forcat që luftonin gjermanët. Sipas tij, partizanët ishin forca e vetme që i rezistonte armikut2.

Një qëndrim i tillë përputhet me thënien e Smiley, pa pretenduar vërtetësinë e saj, i cili nga kontaktet me oficerët e OSS, do të vërente se amerikanët e kishin shprehur mbështetjen e tyre për partizanët. “Amerikanët nuk deshën në asnjë mënyrë që ne të mbështetnim regjimet monarkiste”3 - theksonte ai. Këtij qëllimi i shërbeu dhe atashimi i Misionit amerikan pranë shtabit partizan. Megjithë rolin e kufizuar dhe interesat periferike në Ballkan, duket se konsideratat ushtarake amerikane në këtë zonë nuk mund të shkëputeshin tërësisht nga ato politike, aq më tepër kur ndryshe nga oficerët anglezë në Shqipëri të cilët e kishin si kusht që të mos shfaqnin interesim për politikën dhe ishin shpallur se përqendroheshin vetëm e vetëm në luftën kundër gjermanëve, Stephan fliste lirisht se merrte udhëzime nga Departamenti i Shtetit nëpërmjet Zyrës së Shërbimeve Strategjike4.

Por Enver Hoxha në kujtimet e tij do ta përshkruante Fultz si një kuadër me rëndësi i shërbimit informativ amerikan i ardhur në Shqipëri me mision të tillë që në kohën kur u caktua drejtor i Shkollës Teknike në Tiranë me detyrën kryesore për grumbullimin e njoftimeve të gjendjes në vend dhe për përgatitjen e një rrjeti të gjerë agjentësh në shërbim të imperializmit. “Disa prej nxënësve - shkruan ai - Fultz i shtynte që të aktivizoheshin në lëvizjen komuniste me qëllim që nga njëra anë, kjo lëvizje të vihej nën kontrollin e spiunazhit amerikan, dhe nga ana tjetër, të propogandonin në këtë lëvizje ide anarkiste, antimarksiste, trockiste, për ta futur atë qysh në fillim, në qorrsokak”5. Sipas Enver Hoxhës, detyra e Fultz ishte jo vetëm ajo e shërbimit të fshehtë por që të minonte komunizmin në Shqipëri. Në fakt, rrjedha e ngjarjeve gjatë kohës që Fultz ishte në krye të OSS për Shqipërinë, e hedh poshtë një argument të tillë.

1Roderick Bailey, The Wildest Province: SOE ..., f. 2042 Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë... vep. e përm, f. 2103David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 1054Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, vep. e përm, f. 3525Historia e Luftës Antifashiste ..., Vëllimi I, f. 51-52; Enver Hoxha, Rreziku anglo-amerikan ..., f. 12-13

182

Page 187: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Në një nga kabllogramet e para të Stephan për Fultz pas takimit me Hoxhën ishte kërkesa se si t’i përgjigjej Hoxhës për shumë pyetje të tij në lidhje me SHBA. Konkretisht Hoxha donte të dinte se çfarë do të bënin SHBA-të për Shqipërinë në luftën e saj kundër gjermanëve dhe çfarë do të fitonte në këmbim Shqipëria për shërbimin sekret mbi armikun. Fultz ndër të tjera i thotë Stefanit që t’i bëjë të qartë Hoxhës se lufta në Shqipëri nuk ishte një luftë e izoluar, por pjesë e të njëjtës luftë të koordinuar që aleatët po bënin kundër gjermanëve. Më tej Fultz linte të nënkuptohej se Shqipëria si shpërblim do të anëtarësohej në Kombet e Bashkuara. “Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, sikurse aspirojnë shumë shqiptarë, ajo duhet të shohë se sa mund t’i ndih përpjekjes së bashkuar për të luftuar gjermanët kudo që ata gjenden. Nëse ata do të veprojnë kështu, kjo do të lehtësonte mjaft gjetjen e gjernanëve në Shqipëri”1.

Hoxha në përgjithësi mbajti qëndrim më të ngrohtë dhe miqësor me misionet amerikane në krahasim me ato britanike. Thomas Stephan qëndroi për një kohë të gjatë pranë Hoxhës dhe gjatë luftës marrëdhëniet e tyre ishin shumë të afërta, por në kujtimet e tij2 më vonë Hoxha, ndryshe nga ç’ishte shprehur gjatë luftës, do të fliste me përçmim për të ashtu siç bëri edhe për shumë të tjerë.

Propozimin e britanikëve në prill 1944 për “bashkimin Kupi-LNÇ” Stephan do ta gjykonte si ndërmarrje e pamundur. Për këtë pikë, ai i shkruan Fultz: “Gjëja më qesharake që mund të dëgjosh ndonjëherë. Këta të kuq do të luftojnë deri në vdekje nëse Zogu u ngecet atyre”3.

Burimet arkivore dëshmojnë se Thomas ishte caktuar me detyra të shërbimit të fshehtë. Në një letër që Majori Gjeneral W. Stowell i drejton Thomas Stephan më 25 maj 1944 i shkruan se është caktuar si Ndërlidhës Aleat dhe Oficer i Shërbimit të Fshehtë në Shqipërinë Qendrore dhe Jugore: “Vëmendje e veçantë i duhet kushtuar objektivit dhe të dhënave të tjera që do të kenë kontribut maksimal në mbështetje të veprimeve të formacioneve të LNÇ-së kundër forcave pushtuese të armikut”4. Por nga hulumtimi i dokumentacionit dhe shkrimeve a botimeve të tjera nuk kemi arritur të sigurojmë të dhëna më të detajuara mbi misionin e fshehtë të Stefanit. Ajo që del qartë është fakti se Roli i Stephan do të ishte në mbështetje të plotë për LNÇ.

Në Kongresin e Përmetit Hoxha kërkoi që të vinin më shumë misione amerikane dhe sovjetike pranë shtabit të UNÇSH. Kështu, E. Hoxha dhe S. Moisiu i dërgojnë një ftesë oficerit të ndërlidhjes amerikane për të marrë pjesë si ndigjues në Kongresin e Parë Popullor Antifashist NAÇL. Por Leek do të kundërshtonte duke shprehur pakënaqësinë ndaj partizanëve që kontrollonin lëvizjet e tij: “Kuartieri i Përgjithshëm Aleat do t’ju kuptojë se ftesa juaj nuk pajtohet me vendimin tuaj të fundit për të mos më lejuar mua që të vizitoj Misionin aleat në krahinën e Mallakastrës”5. Por Stephan ishte i pari ushtarak

1Peter Lucas, Misioni Amerikan ..., f. 142-1432 Enver Hoxha, Rreziku anglo-amerikan ..., f. 336-3383Roderick Bailey, The Wildest Province: SOE ..., vep. e përm, f. 2364AQSH, F.41/APL, v.1944, dos.146, fl.15Po aty, dos. 139, fl. 1-2

183

Page 188: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

amerikan dhe i vetmi oficer aleat që merrte pjesë në këtë Kongres. Për rrjedhojë ai do të përbënte burimin e vetëm të informacioneve për këtë ngjarje.

Stephan dërgoi menjëherë pas mbledhjes së Kongresit dhe të nesërmen disa kabllograme1 ku njoftonte se Kongresi kishte caktuar Hoxhën si kreun e forcave të armatosura dhe gjitha emërimet e tjera ushtarake, se ndonëse komunistët mbizotëruan mbledhjen, ata përbënin vetëm një pakicë të delegatëve pjesëmarrës, se komunistët shqiptarë ishin nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Titos dhe të Partisë Jugosllave, ... se ushtria e tyre po rritej çdo ditë, ... se komunizmi do të vazhdojë të rritet po të mos bëjnë aleatët pak më shumë propagandë, ... se Hoxha mbetej i bindur që anglezët ishin të vendosur të pengonin ngjitjen e partizanëve komunistë në pushtet ngaqë anglezët vazhdonin të këshilloheshin me pro-zogistin Abaz Kupi dhe grupe të tjera nacionaliste, ... se politika e re e Kuqe është përcaktuar tashmë që asnjë mision i aleatëve nuk do të lejohet të kalojë në zonat e Ballit apo Kupit, etj.

Në këtë periudhë pasoi ofensiva gjermane e qershorit kundër partizanëve për të siguruar rrugët e lira të komunikimit për tërheqjen e gjermanëve. Një oficer i OSS do të raportonte moralin e lartë të trupave gjermane megjithëse shumica e tyre, sipas tij, mendonin se luftën e kanë humbur. “Ende ka ‘optimistë të pashërueshëm’ midis gjermanëve, shënonte ai, “ata janë kreylartë dhe krejt të bindur pasi janë të droguar nga teoria naziste mbi pathyeshmërinë gjermane”2.

Duke ndjekur këto zhvillime, OSS kishte nevojë për të gjitha llojet e informacioneve që mund të merreshin mbi aktivitetin e trupave gjermane dhe situatën aktuale në Shqipëri.

Në muajin korrik pranë misionit OSS në Shqipëri u shtuan oficerë të tjerë. Më 7 korrik në bregdetin shqiptar zbarkuan toger Nik Kukich dhe tetari George Routsis3, radio/operatori i tij shqipfolës me detyrë për të rivendosur kontakte me agjentët në terren. Pas një rrugëtimi të gjatë e të vështirë nga bregdeti që zgjati rreth një javë, ata arritën në Helmës. Kukich i cili ishte larguar nga Shqipëria në mars, kalonte për herë të parë në territoret partizane. Dëshmitë e ofensivës gjermane të qershorit dukeshin gjithandej dhe Kukich do të nxitonte të përshkruante këtë tabllo në mesazhin dërguar Fultz: “Kur isha te Panorama(Seaview) nuk kisha mundësi të shihja anën partizane të kësaj lufte. Unë isha me Ballin dhe nuk e mendoja që partizanët të kishin vuajtur kaq shumë. Tashmë që unë jam me partizanët po shoh se ç’kanë hequr...”4. Kukich vazhdon më tej me përshkrimin e fshatrave të dëmtuara nga ofensiva gjermane, dëmet e shkaktuara, shkatërrimet, djegiet, jetët e humbura, ushqimet e munguara apo mbizotërimin e urisë. “Shtabi deklaroi që nuk do të kishte më asnjë rob të Ballit të liruar që luftonte kundër tyre. Ballistët që kishin

1Peter Lucas, Misioni Amerikan ..., f. 146-1522Po aty, f. 1233“Herringbone Cloak – GI Dagger: Marines of the OSS”, Chapter VI, f. 87-88, http://www.ibiblio.org/hyperwar/USMC/USMC-OSS/USMC-OSS-6.html

4Peter Lucas, Misioni Amerikan ..., f. 168-169

184

Page 189: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

kryer krime iu nënshtruan një gjykimi të ndershëm. Nëse ata u gjetën fajtorë, morën dënimin me ‘pushkatim’ nga një skuadër pushkatarësh” – konkludonte ai.

Për të rritur kontigjentin e OSS në Helmës, po këtë muaj pranë misionit OSS u shtuan edhe oficerë të tjerë. Togeri i parë John O’Keefe zbriti me parashutë më 26 korrik. Emri i tij i koduar ishte Venol ose Macini. Bashkë me O’Keefe atë natë ishin rreshteri i OSS, Vangjel Qiriazi dhe Salim Doda. Qiriazi ishte një emigrant shqiptar me nënshtetësi amerikane. Doda ishte ish-oficer i ushtrisë shqiptare në kohën e mbretit Zog. Ai u rekrutua nga OSS në Itali. Sipas planit të OSS këta njerëz të quajtur grupi i Perry (Perry unit) do të takoheshin me Hoxhën dhe mandej të udhëtonin në Veri dhe të bashkoheshin me partizanët për mësymjen mbi Tiranë1. Në Shqipëri, në të gjithë vendin, OSS kishte 4 grupe të SI, 5 oficerë dhe një 25 njerëz në shërbim të cilët ishin atashuar kryesisht pranë ushtrisë partizane të Enver Hoxhës...2

Por aktiviteti i oficerëve të OSS në këtë periudhë u pengua nga fakti që Hoxha nuk lejonte më personel të OSS me origjinë shqiptaro-amerikane. Në fakt, gjatë gjithë kësaj periudhe dhe veçanërisht në gusht ai vazhdoi të krijonte ngatërresa me aleatët. Gjatë muajve në vazhdim, sikurse ishte planifikuar, oficerët e OSS u bënë dëshmitarë të sulmeve partizane në Veriun e Shqipërisë por edhe në zona të tjera, të cilat ata i pasqyruan në mesazhet e tyre. Në këto mesazhe ata përshkruajnë heroizmin e luftës partizane, vështirësitë e tyre, mungesat në armatime, përballimin e jetës së vështirë dhe epërsinë e tyre.Megjithatë, pati nga ata oficerë të OSS të cilët bazuar në eksperiencat e tyre personale në terren, u shprehën kundër mbështetjes për partizanët, duke nënkuptuar se me furnizimet e tyre amerikanët ishin përgjegjës për luftimet ndërmjet forcave të rezistencës në Shqipëri. Oficeri Linn Farish, vërente në mesazhin e tij: “Nuk është mirë tek shikojmë armët e hedhura nga një prej grupeve tona ajrore të kthehen kundër njerëzve që kanë shpëtuar dhe mbrojtur vëllezërit e tyre të armatosur ... dhe të kuptojmë se vrimat e plumbave mund të kenë dalë nga municionet amerikane, gjuajtur nga armët amerikane, hedhur nga avionët amerikanë të drejtuar nga pilotë amerikanë”3.

Në mbarim të luftës, Misioni i OSS në Shqipëri u reduktua në numër dhe pjesa që mbeti merrej kryesisht me dërgim informacionesh të ndryshme. Në këtë periudhë, DSH i paraqiti Presidentit Roosevelt propozim për dërgimin e një Misioni Civil në Shqipëri, i cili e miratoi atë4. Ky Mision Civil, jo zyrtar, u vendos në Shqipëri më 9 Maj 1945 dhe do të studionte gjendjen në Shqipëri si dhe do t’i relatonte qeverisë amerikane për hapat në lidhje me njohjen e saj.

Në rrethanat e mbarimit të luftës dhe të ardhmes politike të Shqipërisë, Sektori i Çështjeve të Evropës Juglindore pranë Departamentit të Shtetit paraqiti më 7 tetor 1944

1Po aty, f. 1802Po aty, f. 52-533Leary, M. W. Fueling the Fires ..., f. 444Hamit Kaba, “Qëndrimi amerikan ..., f. 79-80

185

Page 190: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

një studim për problemin e njohjes së qeverisë shqiptare1. Studimi i cili përmend 16 argumente kundër njohjes dhe 20 pro saj fillon me dilemën që e ka shqetësuar Departamentin e Shtetit muajtë e fundit: Nëse duhet të njohë Qeverinë e Frontit NAÇL, apo qeverinë në emigracion (qeverinë e Zogut). Ndër argumentet kundër më kryesoret janë: Parimi i mospërfshirjes të SHBA në punët e brendshme, FNLÇ është në thelb organizatë komuniste, përfaqëson pjesërisht shqiptarët, përfshin pak figura të shquara në udhëheqje, njohja e qeverisë së Hoxhës do të shkatërronte plotësisht çdo shpresë për rikthimin e Zogut, Hoxha përfaqësonte një klikë qeverisëse e cila nuk ishte e besueshme për amerikanët dhe britanikë, etj. Ndër argumentet në favor të njohjes përmenden: FNÇ po i bënte rezistencë efektive gjermanëve dhe meritonte një farë njohjeje, elementët që s’kanë marrë pjesë në rezistencë nuk kanë të drejtë morale të gëzojnë besimin e Aleatëve, Aleatët kanë mbështetur lëvizjen NAÇL dhe duhet të mbështesin edhe qeverinë e dalë prej saj, mosnjohja do të shtonte influencën e Rusisë, Kupi dhe Balli Kombëtar dhe shumë figura të mirënjohura ishin të molepsura me bashkëpunim, nuk ekzistonin grupe të tjera patriotike dhe jobashkëpunues në vend, etj. Në fund studimi përfundonte se njohja mund të ofrohej në formën e njohjes së një qeverie të zonave të çliruara në Shqipërisë, njohje të autoritetit të përkohshëm në zonat nën kontroll të lëvizjes NAÇL, si një qeveri e përkohshme e gjithë vendit. Pra, siç shprehet Kaba me të drejtë, DSH nuk arriti as ta njohë qeverinë e FNÇL, por as ta refuzonte atë.

Në përputhje me këtë vijë shkonte dhe politika amerikane për Shqipërinë. Më 21 nëntor Washingtoni i përcjell një shkresë FO-së ku shprehet dakordësia e dy shteteve për të mos njohur qeverinë e FNÇL të dalë nga Kongresi i Beratit. Dokumenti më tej rendit kushtet e Washingtonit për njohjen e një qeverie të tillë:

“Departamenti do të jetë gati të presë me simpati kërkesën për njohjen të qeverisë shqiptare, nëqoftëse ajo qeveri në të njëjtën kohë vërteton që: 1) nuk është një qeveri me karakter fashist; 2) ka kontrollin mbi gjithë vendin; 3) përfaqëson vullnetin e popullit dhe 4) përgatitet të përmbushi të gjitha obligacionet ndërkombëtare”2.

Dokumenti përfundon me mbështetjen që OSS mendon se duhet dhënë për Hoxhën, qeverinë e tij dhe rendit argumentet për këtë propozim: “OSS pak kohë më parë është munduar të bindë Departamentin e Shtetit që të adoptojë një qëndrim më inkurajues kundrejt Hoxhës, i cili përveç se përfaqëson të vetmen parti politike të pavarur që lufton tani në Shqipëri, nuk është as komunist e as një bashkëudhëtar i tillë dhe nga ana tjetër është sinqerisht i merakosur për të përqendruar orientimin e Shqipërisë drejt perëndimit. OSS mendon se herët a vonë, qeveria e Britanisë së Madhe dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara do ta njohin qeverinë e Hoxhës por sa më shpejt që të bëhet një gjë e tillë, aq më mirë do të jetë. Cannon mendon se do të ishte më mirë që të inkurajohej Hoxha në mënyrë që të ndalohej që ai të mos e hedhë fatin me komunistët”. Por siç tregoi rrjedha e

1Po aty.2AQSH, 1505/1, FO 371/43554, nr. 64666, 4 dhjetor 1944, Shkresë prej Washington dërguar Foreign Office, z. Halifax; Owen Pearson, Albania in Occupation ... f. 410

186

Page 191: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

ngjarjeve, nuk mbetej shumë për të bërë; Hoxha tashmë e kishte hedhur fatin me komunistët.

4.2 Misioni i Bashkimit Sovjetik në Shqipëri

Bashkimi Sovjetik dhe Shqipëria në rrjedhën e Luftën e Dytë Botërore

Bashkimi Sovjetik kishte përcaktuar pretendimet e veta për influencë pas lufte që në verën e vitit 1940 me një sërë manovrash dhe përpjekjesh diplomatike. Për këtë qëllim, gjatë kohës së luftës, ndodhi një zhvendosje e theksit në propagandën sovjetike: parrulla e mbrojtjes së vlerave socialiste u zëvendësua me thirrjen patriotike për të mbrojtur mëmëdheun1. Megjithatë, Shqipëria ishte dhe mbeti deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore në periferi të interesave të këtij vendi. Ndryshe nga ç’kishte bërë në Beograd, Sofje dhe Bukuresht2, Bashkimi Sovjetik nuk është përpjekur për të ndërhyrë hapur në çështjet e Shqipërisë. Ushtria e Kuqe sovjetike nuk hyri ndonjëherë në Shqipëri, nuk mori pjesë në çlirimin e Shqipërisë, nuk dërgoi pajisje me armë, furnizime e ndihma. Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë bashkë me Jugosllavinë ku marrja e pushtetit nga komunistët nuk është rezultat i drejpërdrejtë i ndërhyrjes së Ushtrisë së Kuqe3.

Këtë qëndrim ndaj Shqipërisë, Bashkimi Sovjetik do ta mbante edhe pas luftës, ku Shqipëria nuk përbënte ndonjë vend me interes për këtë vend përveç pozitës së saj të favorshme strategjike. Madje, nuk tingëllon e çuditshme kur në një takim me përfaqësuesin jugosllav në janar 1948, Stalini shpreh hapur indiferencën dhe mungesën e interesimit për këtë vend, gjë që shkonte në kontrast të plotë me admirimin e shprehur në Shqipëri për të në atë kohë. Në këtë takim ai do t’i drejtohej përfaqësuesit jugosllav me fjalët: “Çfarë ndodh në atë vend? Ç’lloj populli janë?....kisha shpresuar se janë sadopak sllavë… neve nuk na intereson Shqipëria. Jemi dakord që Jugosllavia ta gëlltisë atë ….”4. Siç dihet, në vitin 1960 Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet me udhëheqësin e saj ideologjik BRSS-në, por dinamika e këtyre marrëdhënieve gjatë regjimit të Hoxhës deri në prishjen e tyre i përket një teme tjetër5.

1 Russian Academy of Sciences, Institute of Europe, Council for the Mediterranean and Black Sea Studies, Russia: The Mediterranean and Black Sea Region, Moscow: 1996, f. 185

2Bernd Fischer, Shqipëria 1943-1945 …, f. 1343Bernard Lory, Europa Ballkanike ..., f. 554 Extracts from Milovan Djilas. Conversations with Stalin. Translated from the Serbo-Croatian by Michael B. Petrovich (New York: Harcourt, Brace &World, 1962) pp. 78-79, 133-138, 143-147.http://www.albanianhistory.net/

5Nikita Hrushov, Unë nuk jam ..., f. 136. Në librin e tij Hrushov do të shprehej: “Me Shqipërinë, ne nuk kishim krijuar marëdhënie thjesht vëllazërore. Marrëdhënie të tilla janë të barabarta, por këtu, nga pikëpamja e dhënies së ndihmës, lindën raportet e më të madhit ndaj më të voglit. Ne kemi harxhuar mjete të shumta për të ndihmuar Shqipërinë. Vendeve të tjera ne iu ofronim ndihmë me kushte favorizuese ndërsa ndihma ndaj Shqipërisë u realizua mbi një bazë tjetër, kryesisht nëpërmjet rrugës së dhurimit. Mbajtjen e ushtrisëshqiptare, gati tërësisht e morëm ne përsipër: atë e furnizonim me uniforma,

187

Page 192: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Gjithë sa mund të thuhet në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë: përpjekja e përfaqësuesit të BRSS, J.M. Majskij, siç e kemi përmendur, në seancën e Këshillit të Lidhjes, më 22 maj të vitit 1939 për të vënë në rendin e ditës çështjen e agresionit italian kundër Shqipërisë.

Një tjetër moment që duhet përmendur në marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve përbën deklarata e dhjetorit 1942. Në këtë deklaratë Molotov u shpreh për pavarësinë e Shqipërisë, por pas kësaj nuk ka patur ndonjë impenjim a veprim nga ana e Bashkimit Sovjetik për të. Ndërkaq, oficerët britanikë në Shqipëri kanë konstatuar se partizanët ishin pro-rusë, përshëndesnin me grusht dhe mbanin yllin e kuq, struktura e tyre organizative i pëmbahej modelit rus, por që gjithësesi ishin nën drejtimin e Titos dhe jo të Bashkimit Sovjetik. Ky fakt përforcon faktin se Bashkimi Sovjetik për komunistët shqiptarë përbënte aleatin e tyre ideologjik. Sidoqoftë, bazuar në të dhënat e disponueshme, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik asnjëherë nuk e kishte Partinë Komuniste të Shqipërisë nën kontrollin e saj efektiv.

Interesi i Bashkimit Sovjetik për Ballkanin u rrit gjatë vitit 1944 kur bënte përpjekje që të pranoheshin komunistët si aleatë me grupet kundërshtare në Rumani, Bullgari, Hungari e po kështu bashkëpunuan dhe me Titon. Greqia mbeti një pikëpyetje për sovjetikët1. Pikërisht në këtë periudhë ndjehet një lloj interesimi edhe për Shqipërinë.

Misioni sovjetik në Shqipëri

Sipas burimeve arkivore, sovjetikët kishin kërkuar që në fillim të vitit 1944 të dërgonin përfaqësues në Jugosllavi, Shqipëri e Maqedoni, gjë që dëshmon rritjen e interesimit të tyre për çështje që lidhen me doktrinën komuniste në këto vende. Në një letër që Komisari Politik Enver Hoxha i dërgon Shtabit të Brigadës I sulmuese partizane, shokut Mehmet Hoxha më 10 mars 1944 i shkruan mbi ardhjen e një misioni sovjetik në Shqipëri. Në këtë letër ai shkruan shprehimisht:“Në Slove të Dibrës tek shoku Esat Ndreu ndodhen tre shokë të cilët sipas lajmit të shokut Tempo kanë ardhur nga Moska pranë Shtabit të Titos dhe duan të vijnë në Shtabin tonë dhe në atë maqedonas. Këta kanë tre muaj që janë në Dibër dhe nga shkaku i reaksionit janë bllokuar atje”2. Pas këtij njoftimi, kontakti me një mision sovjetik do të ndodhte vetëm disa muaj më vonë. Në rrethanat aktuale kur lëvizja partizane po gjallërohej me shpejtësi, një lajm i tillë në mënyrë të natyrshme ka rritur optimizmin dhe sigurinë e tyre. Dy muaj më pas në Kongresin e Përmetit, u ftuan që të vinin pranë Shtabit të Përgjithshëm misione nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik.

me ushqime, me armatime, municione dhe të gjitha këto gratis. E përse? ... Duhet patur parasysh se atëherë ishte krijuar Pakti i Atlantikut Verior. Shqipëria kishte një pozicion të favorshëm strategjik në Detin Mesdhe dhe ne e konsideronim atë si bazë të vendeve socialiste në këtë det”.

1Elisabeth Barker, British Policy..., f. 140-1412AQSH, F.41/APL, v.1944, dos.52, fl.8

188

Page 193: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Misioni i parë dhe i vetëm sovjetik në Shqipëri gjatë LDB mbërriti më 11 gusht 1944 në Helmës dhe nga Vithkuqi iu drejtua bazës së Shtabit Partizan1. Hoxha mori masat të përhapte lajmin. Më 12 gusht 1944 ai njoftoi Divizionin e dytë: “Misioni sovjetik nën komandën e një majori arriti. Përhapni lajmin kudo edhe me trakt”2. Ky mision përbëhej nga dy oficerë dhe kryesohej nga Majori Ivanof ndërsa oficeri tjetër ishte togeri Turin3, radiotelegrafist. Bari njoftoi Elliot se shprehte hamendjen që sovjetikët ishin hedhur me parashutë. Në këtë kohë ishte një njësi e vogël ajrore sovjetike në Bari që përdorte pajisjet e nevojshme të Forcave Ajrore të Ballkanit dhe punonte në drejtim të Jugosllavisë4.

‘Misioni sovjetik u prit shumë më mirë se Misionet aleate të demokracive perëndimore’5. Natyrisht ardhja e këtij misioni përbënte një ngjarje me rëndësi të veçantë për Hoxhën dhe do të ndikonte në propagandën komuniste, rritjen e sigurisë dhe sjelljes së tij me misionet e tjera të aleatëve. Sipas oficerit amerikan Kukich, kur major Lion shtroi një drekë për dy sovjetikët pasi kishin mbërritur, Hoxha nuk shkoi. Ai e bëri këtë si një fyerje tjetër ndaj anglezëve. Kur Kukich shtroi një drekë të OSS për dy sovjetikët, Hoxha jo vetëm mori pjesë në të por solli përkrah tij krejt stafin6.

Tendencat gjithnjë në rritje anti-britanike nuk vonuan të shfaqeshin. Ardhja e misionit sovjetik përkoi me kërkesën e Hoxhës për largimin nga Shqipëria të tre oficerëve të Misionit Consensus II të atashuar pranë Kupit. Megjithatë, duhet thënë se marrëdhëniet ndërmjet Ivanof dhe oficerëve ndërlidhës të SOE dhe OSS ishin shumë të mira.

Ardhja e misionit sovjetik dhe atmosfera e jashtëzakonshme e pritjes së tyre, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, e në mes tyre edhe oficerëve ndërlidhës të cilët do ta përshkruanin pa vonesë këtë atmosferë. Kukich, oficer ndërlidhës i OSS shkruante për pritjen e misionit: “partizanët filluan të shtinin me çdo armë që kishin në dorë për rreth dy orë. Fillimisht menduam se lufta kishte mbaruar. Drejtuesi i misionit ishte majori Ivanof, një inxhinier elektrik para lufte dhe një ushtar i aftë”. Në një tjetër njoftim, bëhej e ditur se ky mision kishte thjesht karakter ushtarak e jo politik. “Në shumicën e fjalimeve të tij, ai i nxiste partizanët të vazhdonin luftën dhe të qëndronin jashtë temës së politikës” – raportonte Marcus Lyon dhe më pas vazhdonte: “Nuk do të thoja se majori Ivanof po bën një lojë të thellë politike ose nëse po e bën një gjë të tillë, atëherë ai është një aktor shumë i mirë. Ai impresionon të tjerët me sinqeritetin dhe mënyrën e sjelljes së tij të hapur miqësore dhe gjithmonë betohet se ai nuk është politikan”7. Megjithatë, Stephan i OSS jepte një tjetër tabllo të ngjarjes. Ai informonte Fultz se sapo Ivanof dhe radiotelegrafisti i tij kishin arritur, partizanët bënë “çdo përpjekje” për të lavdëruar “veprimet e Bashkimit Sovjetik dhe të Ushtrisë së Kuqe” ndërkohë që i shënonin sukseset amerikane dhe

1Po aty, dos. 158, fl. 4, nr. 102Po aty, fl. 21, nr. 23 Peter Lucas, Misioni Amerikan ..., f. 184-1854 Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …,vep. e përm, f. 307-308 5Hamit Kaba, “Qëndrimi amerikan ..., f. 786Peter Lucas, Misioni Amerikan ..., f. 184-1857 Roderick Bailey, TheWildest Province …, f. 285-286

189

Page 194: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

britanike vetëm “kalimtare”1, duke i dhënë kështu ngjyrime politike ardhjes së misionit sovjetik në Shqipëri. Sidoqoftë, mbetet e dyshimtë nëse një sjellje e tillë e partizanëve buronte nga veprimtaria e misionit sovjetik apo vetë propaganda komuniste shqiptare gjeti rastin oportun ta bënte një gjë të tillë.

Gjithashtu, Bailey tregon se pritja e misionit ishte aq e jashtëzakonshme sa e krahason atmsoferën festive të fitores në Tiranë me 17 nëntor me atmosferën e pritjes së misionit sovjetik. Ai vëren se pas fitores në Tiranë më 17 nëntor, qeveria e re e Hoxhës në Berat e përshëndeti lajmin e rënies së kryeqytetit me festime “që mund të barazoheshin vetëm me pritjen e misionit sovjetik”2. Sipas Lucas, Hoxha u soll sikur sovjetikët të kishin dërguar një divizion të trupave të tyre speciale dhe jo vetëm dy oficerë. Ndërkaq, oficeri ndërlidhës i OSS O’Keef raportonte: “atyre (misionit sovjetik) iu bë një pritje e jashtëzakonshme” dhe më tej vazhdonte: “Ne më vonë mësuam nga një bisedë me sovjetikët se detyrat e tyre mbi të gjitha ishin të natyrës sekrete dhe se ata nuk kishin ndërmend të furnizonin partizanët në asnjë mënyrë”. Ndërsa Kukich raportonte se sovjetikët të cilët flisnin serbisht ishin të shqetësuar që partizanët nuk kishin armë të mjaftueshme, edhe pse mendohej se ata ishin furnizuar me to3. Nga kjo del se në mes partizanëve ishte përhapur lajmi se oficerët sovjetikë do të sillnin furnizime, gjë që siç shprehet O’Keef, nuk rezultoi e vërtetë.

Më 15 gusht 1944 Eden i dërgoi një Notë Moskës ku i shprehte pakënaqësinë për faktin që sovjetikët nuk e kishin njoftuar qeverinë britanike për ardhjen e misionit sovjetik në Shqipëri. Për këtë Eden i shkruante Churchill-it se ‘nisja e këtij misioni në Shqipëri pas dërgimit të një misioni sovjetik në Greqi vinte erë e përpjekjes ruse për të komunistizuar Ballkanin nën hundën tonë’4. Duke ndjerë kështu rritjen e ndikimit sovjetik në Shqipëri, Eden i shqetësuar udhëzoi ambasadorin britanik në Moskë që të merret posaçërisht “... me këtë problem, ta zgjidhë personalisht me Molotovin dhe të kërkojë shpjegime dhe për arsyet e dërgimit të Misionit sovjetik në Shqipëri”5, aq më tepër që pak ditë më parë sovjetikët kishin dërguar një mision edhe në Greqi. Megjithatë reagimi i qeverisë sovjetike dhe ç’përgjigje u dha për këtë çështje nuk u morën vesh.

Churchill ishte në atë kohë në Itali dhe nga Londra iu dërgua një telegram për arritjen e misionit sovjetik në Shqipëri. Pasi pa disa nga njoftimet e shkurtra rreth sovjetikëve në Shqipëri nga Kuartieri i Forcave Ajrore të Ballkanit, ai shënoi: “Nuk më duket se është i nevojshëm ndonjë veprim nga ana ime”6. Reagimi i Churchill nuk shpreh qartë çfarë nënkuptonte në atë shënim: panevojshmëri për shkak të mungesës së interesit britanik për Shqipërinë apo gjendja gjithnjë në rritje para një fakti të kryer; megjithatë, parë në distancë kohore, rrjedha e ngjarjeve e veçanërisht në atë fazë të luftës, nuk lë vend për paqartësi: jo veprime nw Shqipëri. 1Po aty.2Po aty, f. 309-3103Peter Lucas, Misioni Amerikan ..., f. 184-1854 Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 3775 Shyqyri Ballvora, “Zhvillimet politike…, vep. e përm, f.5706Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …,vep. e përm, f. 308

190

Page 195: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Në atmosferën e ngjarjes, më 27 gusht në Helmës, Nexhmi Balla, anëtar i Këshillit NAÇL i drejtoi misionit sovjetik një letër mirëseardhje dhe mirënjohje në të cilën duke folur në emër të Shqipërisë, u shpreh haptazi radhitja e komunistëve në kampin e majtë. Në këtë letër thuhej: “Një shumicë populli e këtij qarku të mbledhun në një miting që u bë më 24 të këtij muaji më ngarkon të uroj mirëseardhjen në atdheun tonë që është një nga dëshirat e shfaqura me kohë e vazhdimisht prej popullit e t’ju shpreh mirënjohjen e thellë për popullin sovjetik e Ushtrinë e Kuqe që kontribuan në radhë të parë për çlirimin e popujve nga sundimi i urryer i murtajës fashiste. Populli i këtij qarku si dhe gjithë populli shqiptar i grumbulluar në lëvizjen NAÇL bëri dhe do të bëjë çdo sakrificë për të qenë i denjë të marrë pjesë me një forcë të re të frymëzuar prej udhëheqësit gjenial të Ushtrisë së Kuqe, mareshallit Stalin, kundrejt të cilit jemi e do të mbetemi përgjithmonë mirënjohës në mënyrë të posaçme”1.

Duhet shtuar se ardhja e misionit sovjetik në Shqipëri u shoqërua me rritjen e trysnisë së jugosllavëve mbi LNÇ-në. Në një telegram dërguar Foreign Office më 8 shtator në lidhje me qëllimin e Titos për të dërguar misionin e tij në Shqipëri, thuhej se më 29 gusht ishte infiltruar në Shqipëri një mision jugosllav prej 6 vetësh nën drejtimin e kolonel Velimir Stojniç2. Ky mision vepronte sipas udhëzimeve të Tito-s duke argumentuar se Shqipëria ishte mjaft e vogël dhe e dobët për të mbetur e pavarur pas luftës. Ndaj, sipas tij, e ardhmja e Shqipërisë do të ishte më e sigurt po të bashkohej me Jugosllavinë3. Kjo ishte strategjia e njohur e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë, e cila në rrethanat aktuale të përfundimit të luftës, e ndjente shijen e realizimit të synimeve të saj për të cilat kishte punuar fort gjatë gjithë viteve të kësaj lufte.

Lidhur me rolin, detyrat dhe qëllimin e Misionit sovjetik në Shqipëri, thuhet se ishte një Mision ushtarak me karakter informativ. Por informacioni i marrë nga burimet të ndryshme, ndonëse i pakët, na bën të mendojmë se ky mision kishte edhe detyra me përmbajtje politike. Pikë së pari, këtë e dëshmon një dokument në të cilin bëhet e njohur korrespondenca e Shtabit të Përgjithshëm me misionet sovjetike dhe jugosllave për grupet politike kundërshtare të Frontit NAÇL: Grupet Politike kundër Frontit NAÇL janë tre: “1. Balli Kombëtar, organizatë e lindur pas Konferencës së Pezës. Qysh në lindjen e saj sabotoi indirekt luftën dhe përfundoi në bashkim të plotë me gjermanët. Ajo ka sot një numër prej 3000 luftëtarësh ndër të cilët 2000 të mobilizuar me forcë. 2. Legaliteti, organizatë e simpatizuesve të Zogut e kryesuar prej Abaz Kupit. Lindi pas largimit të Abaz Kupit prej Frontit NAÇL. Forcat e tij të armatosura janë të pakta, rreth 1000 veta, mercenarë e simpatizantë. 3. Qeveritë Kuislinge të Tiranës, përbëhen prej personave influentë të Ballit Kombëtar, Legalitetit dhe të ndonjë elementi indipendent në aparencë”4.

1AQSH, F.41/APL, v.1944, dos. 160, fl. 2,Letër e anëtarit të Këshillit NAÇL tëQarkut Berat, Nexhmi Ballka drejtuar Misionit sovjetik më 27.8.1944 në Helmës. 2Po aty, dos. 82, fl.8, Dokumente britanike, Telegram dërguar D. Laskey, Foreign Office më 8 shtator 19443Miranda Vickers, Shqiptarët, ..., f. 245-246

191

Page 196: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Interesante janë të dhënat lidhur me misionin sovjetik që vijnë nga vëzhgimet e vetë oficerëve ndërlidhës britanik apo amerikan që jetonin e operonin pranë tyre. Kështu, në një informacion që Stephan i dërgon Fultz-it më 6 shtator pasi u takua me dy sovjetikët në Odriçan, ai raporton mbi veprimet e dy sovjetikëve, problemin e pritshmërisë së furnizimit me armë prej tyre, konstatimet mbi situatën aktuale të partizanëve, etj. Në këtë raport thuhej: “Në vijim informacioni mbështetur në bisedat me misionin e ri. Ne sovjetikët erdhëm në Shqipëri pasi aleatët tanë nuk kanë arritur të na informojnë për këtë vend. Misioni ynë është një mision zbulimi. Bashkimi Sovjetik është i interesuar për fshirjen e të gjitha pengesave fashiste në Evropë dhe kjo kërkohet gjithashtu edhe në Shqipëri”1. “Ata janë shumë të fshehtë për radion e tyre- sqaron Stephan më tej - të cilën e përdorin vetëm natën ose në mbrëmje. Transmetuesi i fuqishëm me një motor të posaçëm i bën ata të mbajnë kontakt si me Moskën dhe me Barin. Shumë informacione trasmetohen jashtë çdo natë, mesa duket jo ushtarake. Ai më tha mua se Hoxha i kërkoi armë dhe ka marrë vesh se (furnizimi me armë) nuk është detyrë e këtij misioni. Ai tha se sistemi partizan i shërbimit të fshehtë është shumë i varfër. Ata jetojnë në një shtëpi pranë dhe rrallë dalin jashtë me përjashtim të rasteve kur vizitojnë Hoxhën”. Sidoqoftë kujtojmë këtu se të dhënat e nxjerra nga bisedat ndërmjet oficerëve ndërlidhës dhe oficerëve sovjetik mbeten gjithnjë relative.

Problemi i radios së misionit sovjetik del edhe në dokumentet arkivore ku Gjeneral-Major Spiro Moisiu shpreh shqetësimin e tij lidhur me ardhjen dhe dërgimin në destinacion të kësaj radioje. Në këtë dokument thuhet: Më 28 tetor 1944 Gjeneral-Major Spiro Moisiu i dërgon një fonogram Këshillit Nacionalçlirimtar të Nderanit (Zagori) ku shprehet: “Para një jave ka arritur aty një radio në drejtim të Misionit sovjetik. Të na njoftohet menjëherë ku ndodhet radioja dhe për ç’arsye nuk ka mbrritur akoma në destinacion”. Po në këtë datë Gjeneral-Major Spiro Moisiu i dërgon një fonogram urgjent Harun Tushës në Gjirokastër ku i thotë: “Radioja e Misionit sovjetik akoma nuk ka arritur. Je përgjegjës para kësaj Komande për këtë vonesë të çuditshme”2.

Megjithë faktin se sovjetikët nuk sollën në Shqipëri furnizime me armë apo ndihma të tjera, megjithëse këto siç dihet u siguruan nga aleatët anglo-amerikanë, megjithë mbështetjen e gjithanshme të këtyre të fundit për Lëvizjen NAÇL me aksione, sabotime, sulme e furnizime ajrore e detare e madje furnizime me veshmbathje e ushqime, Fronti NAÇL kaloi gradualisht në mohimin e kësaj të vërtete dhe vlerësimin me superlativë të përpjekjeve të Ushtrisë së Kuqe për fitoren përfundimtare. Konkretisht, në tetor të vitit 1944, Forumi i Beratit i drejtohej udhëheqjes sovjetike me këto fjalë: “Ne e shohim Ushtrinë e Kuqe si forcën kryesore që shpartalloi armikun e betuar të njerëzimit. Veç kësaj, ajo është për ne simbol i luftës anti-fashiste për liri, garancia më e madhe për të drejtat tona. Për këtë, ne i jemi mirënjohës Bashkimit Sovjetik dhe populli ynë nuk do

4AQSH, F.41/APL, v.1944, dos.156, fl.8-9, Përmbledhje e dërguar Misionit sovjetik e jugosllav më 12 shtator 19441Peter Lucas, Misioni Amerikan ..., f. 190-1912AQSH, F. 41/APL, v. 1944, dos. 159, fl. 113

192

Page 197: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

ta harrojë kurrë ndihmën e madhe dhe luftën heroike të Ushtrisë së Kuqe, e cila na shpëtoi nga katastrofa”1.

Në një raport të Forcës 399 të 10 nëntorit jepet një dëshmi me interes për veprimtarinë e misionit sovjetik në Shqipëri. Ajo që vihet re është se një pjesë e mirë e konstatimeve në këtë raport janë të përafërta me raportet dhe mesazhet e tjera të njohura këtë drejtim. Në këtë raport thuhet: “Arsyet për tendencat anti-britanike të tanishme të FNÇL-së: Intensifikimi i politikës anti-britanike nga ana e FNÇL-së është dukur qartë që nga dita e ardhjes pranë FNÇL-së të misionit sovjetik të kryesuar nga Majori Ivanof. Ky mision, me sa është e mundur të sigurohemi, ka kontakte me radio me Moskën, Barin dhe me Misionin sovjetik në Shtabin JANÇL (Jugosllav Antifashist Nacionalçlirimtar). Gjatë javëve të kaluara, Ivanof pjesën më të madhe të ditës e ka kaluar me bisedime me Gjeneral Kolonel Hoxhën dhe nëqoftëse ai nuk drejton një pjesë të politikës, mund në njëfarë pike, të influencojë tek Hoxha në interpretimin e direktivave të Partisë së tij. Megjithëse nuk ka prova përfundimtare të fruteve të propagandës ruse në Shqipëri, ka një numër të dhënash që tregojnë se qëllimi i Misionit rus nuk është vetëm informativ. Pjesa më e madhe e lajmeve që boton FNÇL janë pjesë të nxjerra nga Radio Moska”2. Raporti trajton më tej çështjen e pritjes së furnizimeve prej Rusisë e madje ndihmë në flori, gjë që kuptohet vetvetiu lidhet me propagandën komuniste: “Në këtë çast, ka fjalë se në aerodromin e Beratit do të pritet personalisht nga Majori Ivanof një aeroplan rus që do të sjellë ushqime për popullsinë civile të uritur ... Këtu po qarkullojnë raporte të pakonfirmuara midis popullsisë civile se Rusia ka ndërmend t’i japë një ndihmë të madhe në flori FNÇL-së”3.

Një propagandë e tillë ishte larg së vërtetës. Nuk pati ndihma sovjetike me ushqime a flori e as furnizime me armë për të ndihmuar luftën në këtë vend. Megjithëse në Tiranë ditën e fitores Ivanof festonte në krah të Enver Hoxhës, Bashkimi Sovjetik nuk kontribuoi në çlirimin e këtij vendi.

4.3 Operacionet e Aleatëve anglo-amerikanë në mbështetje të rezistencës shqiptare

Është fakt i njohur se rezistenca shqiptare dhe fitorja kundër pushtuesit në Luftën e Dytë Botërore nuk do të ishte arritur pa pjesëmarrjen e gjerë të aleatëve me mbështetjen, trajnimin dhe furnizimet e tyre. Pjesëmarrja e aleatëve në rezistencën shqiptare ka filluar me ardhjen e misioneve britanike në prill 1943 të cilët, siç e kemi shprehur, luajtën rolin kryesorndër misionet e aleatëve të ardhura gjatë kësaj lufte, e pasuar me ardhjen e misioneve amerikane në nëntor 1943 dhe mars 1944 dhe në fund, me ardhjen e një misioni të vetëm rus në gusht 1944.

1Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë ..., f. 2882AIH, A.V. 149, FO 371/43554 Vlerësimi prej H.Q. Forcës 399 të situatës në Shqipëri më 10 nëntor 1944. 3Po aty.

193

Page 198: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Burimet arkivore britanike dëshmojnë se mbështetja ajrore e aleatëve filloi në tetor 1943 me aeroplanë gjuajtës për veprime ofensive dhe operacione që konsistonin në patrullime, spastrime të rrugëve, goditje të objekteve ushtarake të armikut dhe objekte të tjera të mundshme1. Gjatë vitit 1944 u intensifikuan ndihmat e aletëve në Ballkan dhe po kështu edhe në Shqipëri u hodhën nga ajri sasi armësh, municionesh, veshmbathje, ushqime, material propagandistik, etc.

Mirëpo rritja e aktivitetit partizan në pranverën e vitit 1944, së bashku me rritjen shoqëruese të SOE dhe OSS dhe forcave të ndyshme speciale në teatrin e Mesdheut, theksuan rëndësinë gjithnjë në rritje të koordinimit të veprimeve të elementeve jo të rregullta aleate. Për pasojë, në fillim të shkurtit 1944 vëllimi i punës së këtyre elementëve “u rrit aq shumë dhe u ndërthur me vendime politike të nivelit të lartë” saqë ishte e nevojshme të ngriheshin degë rajonale për të koordinuar drejtimin e “Operacioneve të Posaçme” (të përcaktuara nga Komanda e Forcave Aleate si “operacione ushtarake brenda apo pas linjave të armikut”); për operacionet në Jugosllavi dhe Shqipëri si degë e tillë u caktua Forca 2662, nën komandën e gjeneral Maitland Wilson, forcë e cila në Shqipëri, operoi deri në fund të muajit qershor. Operacionet e Posaçme në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan kishin marrë profil më të theksuar ushtarak që në dhjetor 1943 kur kaluan në varësi të Komandantit Suprem të Aleatëve në Mesdhe3.

Gjithashtu, pranë Komandës së Forcave Ajrore në Bari vepronte një Komitet i Përhershëm Politik, i përbërë prej oficerësh anglezë dhe amerikanë që shqyrtonte dhe vendoste mbi problemet politike dhe ushtarake më të rëndësishme4. Operacionet e rifurnizimeve të AAF (Forcat Ajrore Aleate) nisën në fillim të marsit 1944. Çdo natë, C-47 drejtonte misionet në Jugosllavi, Shqipëri dhe Greqi duke hedhur furnizime, broshura dhe njerëz5.

Në muajin prill u bënë përpjekjet e para për koordimin e forcave tokësore (këtu kemi parasysh BLO-të në terren) dhe ajrore në sulmet e përbashkëta me forcat partizane në Gjirokastër, Konispol, Delvinë, në rrugën Vlorë-Tepelenë-Gjirokastër-Janinë, në bombardimin e urës kryesore në Berat, etc duke detyruar gjermanët të tërhiqeshin në brendësi të qytetit. Gjithashtu në muajin maj rezultuan të suksesshme disa sulme në kampe banimi, magazina, depo, etj., në zonat e Korçës, Elbasanit dhe në rrugën Elbasan-Strugë6. Forcat gjermane tek të cilat kishte funksionuar strategjia e rreme e aleatëve, prisnin një zbarkim të mundshëm të tyre në Shqipëri. Nga kjo frikë, ata u përpoqën të merrnin ‘masat’ dhe gjatë këtij muaji, hodhën në erë pajisjet portuale në Durrës7.

1TNA, Allied…, ‘Air support to the partisans’, 1943/1944, f. 1322 Andrew L. Hargreaves, Special operations in World War II – British and American Irregular Warfare, University of Oklahoma Press, 1981, f. 165-166

3 Reginald Hibbert, Lufta nacionalçlirimtare …, f. 804 Shyqyri Ballvora, “Zhvillimet politike…, f. 5375 Leary, M. W. Fueling the Fires ..., f. 116TNA, Allied…, ‘Air support to the partisans’, 1943/1944, f. 1327 Hubert Neuwirth, “Qëndresë..., f. 74

194

Page 199: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Megjithatë, duhet thënë se ndihmën më të madhe aleatët e dhanë në muajin qershor kur gjermanët shpërthyen ofensivën e tyre kundër partizanëve. Vlen të theksojmë faktin se rritja e furnizimeve dhe ndihmave përkoi me rritjen dhe zgjerimin e dukshëm të forcave partizane. Koordinimi i operacioneve nga toka dhe ajri rezultoi shumë efektiv. Avionët gjuajtës patën sukses në prishjen e urave kryesore, dëmtimin dhe shkatërrimin e automjeteve të armikut, spastrimin e rrugëve dhe zmbrapsjen e armikut. Burimet arkivore britanike dëshmojnë se si pasojë e këtyre sulmeve, qendrat gjermane të furnizimit dhe përforcimit në zonat e Korçës, Elbasanit, Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës, Delvinës dhe Beratit u goditën dhe mësymjet gjermane u thyen si pasojë e shkatërrimit të prapavijave të komunikimit të armikut. Ndërkaq, Shqipëria e Veriut rrallë ofronte mundësi për sulme ajrore, e megjithatë u bënë fluturime të rregullta rikonjicioni dhe për pasojë, sa herë që vëreheshin lëvizje të armikut, ndërmerreshin sulme ofensive1. Por duhet shtuar se po këto burime konfirmojnë se natyra e vështirë e terrenit, rrjedha e jashtëzakonshme e luftimit dhe përdorimi mjeshtëror i maskimit nga ana e armikut, bënë të pamundur të krijohet një pasqyrë e plotë e rezultateve të arritura gjatë qershorit.

Shprehja më e plotë e mbështetjes së aleatëve në këto sulme, pasqyrohet në letrën që vetë Enver Hoxha me këtë rast, i dërgon gjeneralit Wilson më 5 korrik: “Në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL ju falenderoj për ndihmën e vlefshme që na është dhënë nga forcat e aviacionit të aleatëve gjatë ofensivës së dytë gjermane duke bombarduar dhe gjuajtur forcat e armikut”2.

Me intensifikimin e aktiviteteve në Ballkan në mesin e vitit 1944 lindi nevoja e krijimit të një komande varësie në Itali për të koordinuar të gjitha veprimet në Adriatik. Mbështetja nga ajri u përcaktua si kryesore për suksesin e komandës, kështu që organi i ri i krijuar u quajt ‘Forcat Ajrore të Ballkanit’ (BAF, Balkan Air Force) me drejtues zëv./marshallin William Elliot. Për çështjet politike, Elliot këshillohej nga Komiteti i Politikave që ishte shumë i ngjashëm me Kuartierin e Përgjithshëm në Lindjen e Mesme që në 1943. Anëtarët e këtij Komiteti përfshinin përfaqësues nga Kuartieri i Forcave të Aleatëve të Wilson, Foreign Office, Departamenti i Shtetit dhe SOE dhe pasi u përpiluan termat e referencës u vendos që aktivitetet e SOE në Shqipëri dhe Jugosllavi të ishin nën varësinë direkte të këtij Komiteti. Përfaqësuesi i Foreign Office në këtë Komitet ishte Philip Broad, ndërsa përfaqësues i SOE ishte shefi i zyrës së saj në Bari, viskonti Harcourt3.

Me këtë lëvizje, Forca 266 u shpërnda. Me krijimin e BAF, lindi si nën-ndarje e saj Forcat Tokësore të Adriatikut kryesuar nga Brigadier George Mark Oswald Davy4. Operacionet e këtyre forcave të koordinuara me sulmet e partizanëve u shpeshtuan veçanërisht në këtë periudhë për të bllokuar dhe shkatërruar forcat gjermane gjatë tërheqjes së tyre nga Shqipëria. Fakti që gjermanët kishin ndërmarrë një ofensivë në

1TNA, Allied…, ‘Air support to the partisans’, 1943/1944, f. 1332AIH, A.V.155, FO 371/43562, Letër e Enver Hoxhës drejtuar Gjeneralit Wilson më 5 korrik 19443 Roderick Bailey, The Wildest Province: SOE ..., f. 266-2674Andrew L. Hargreaves, Special operations…, f. 165-166

195

Page 200: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

shkallë të gjerë kundër forcave partizane, do të konsiderohej si dëshmi e vlerës së operacioneve të tyre dhe e faktit se mbështetja e aleatëve i takonte këtyre forcave. Bazuar në këtë vlerësim, në fund të qershorit, Komiteti i Politikave të BAF njohu partizanët si lëvizja e vetme që rezistonte në mënyrë aktive...1.

Më 1 korrik 1944 filluan operacionet e Forcave Ajrore të Ballkanit të cilat morën përsipër furnizimet ajrore ku suksesi më i fortë u arrit në betejën e Dibrës. Dibra përbënte një nga tre objektivat kryesore të mësymjes së Divizionit I partizan në korrik dhe në luftimet e ashpra ndërmjet partizanëve dhe nacionalistëve në këtë zonë mbështetja ajrore e aleatëve rezultoi e nevojshme dhe vendimtare për suksesin e partizanëve aty. Kujtojmë këtu se në atë fazë të luftës mbështetja e aleatëve kishte kaluar plotësisht në dobi të partizanëve.Nga këto bombardime gjermanëve iu shkaktuan dëme të konsiderueshme edhe në fushat e naftës, gjë që vështirësoi furnizimin dhe plotësimin e kërkesave të tyre me naftë.

Po kështu forcat aleate ndihmuan në betejën e Spillesë, ku u zhvilluan luftime të ashpra me forcat gjermane por duhet thënë se nganjëherë të dhënat arkivore lidhur me zhvillimet në këtë periudhë paraqiten kontradiktore duke na krijuar njëfarë pështjellimi në gjykimin objektiv të rrjedhës së ngjarjeve; kështu sipas dokumenteve arkivore britanike, beteja e Spillesë më 29 korrik 1944 ishte një betejë e suksesshme e britanikëve ndërkohë që nga burime arkivore shqiptare lë të kuptohet se kjo betejë paraqitet si sukses i forcave gjermane2, duke na krijuar kështu një lloj konfuzioni mbi vërtetësinë e rastit në fjalë, megjithëse logjika e rrjedhjes së ngjarjeve e lehtëson arsyetimin.

Ndërkaq, aleatët e shpjegonin mbështetjen e tyre të gjithanshme për partizanët me argumentin se zogistët po bashkëpunonin me armikun. Më 31 korrik BAF do t’i raportonte Departamentit të Shtetit se Kupi ishte i vendosur t’i rezistonte lëvizjes së partizanëve ... dhe se po merrte mbështetje nga gjermanët në formën e furnizimeve nëpërmjet transportit, municioneve dhe ushqimeve3.

Por ndërkohë që aleatët ‘denonconin’ Kupin, ata deklaronin se ‘përpjekja shqiptare ka qenë krah për krah me lëvizjen patriote në çdo vend, lëvizje e cila konsiderohet e një rëndësie të madhe nga fuqitë aleate, sidomos në Ballkan ku kaq shumë trupa fashiste gjenden të ndrydhura, të goditura dhe të kërcënuara’4. Kemi parasysh këtu se me përpjekje shqiptare aleatët nënkuptonin forcat partizane të cilat ishin cilësuar si forca e vetme që rezistonte aktivisht kundër armikut. Madje, në mbështetje të këtij vlerësimi, vjen deklarata e Gjeneralit Alexander, Komandanti aleat në Itali, i cili ishte

1Roderick Bailey, The Wildest Province: SOE ..., f. 2702 AQSH, F. 154, v. 1944, dos. 178, fl. 111: Mbretnija Shqiptare, Telegram dërguar Komandës së Gjandarmërisë Tiranë nga Komandanti i Qarkut të Gjandarmërisë Vlorë më 2.8.1944, Sipas këtij dokumenti në Spile u afruan dy vaporë të mëdhenj anglezë prej tre batalionesh me afërsisht 4.000 ushtarë dhe 500 komunistë ndër të cilët shumë gra e vajza dhe 64 ushtarë gjermanë ku pas luftimesh e përleshjesh kanë mbetur të vrarë e të plagosur rreth 1.000 anglezë të cilët janë tërhequr.

3 Owen Pearson, Albania in Occupation ... f. 3744AMPJ, v. 1946, dos.183, fl.57-58, Konferenca e Misionit Ushtarak Aleat në Shqipëri dhe Shtabit të Lëvizjes NAÇL

196

Page 201: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

shprehur se ‘suksesi i tij në Itali i detyrohej në shkallë të gjerë faktit që Gjermania nuk mund të dispononte trupa nga Ballkani për t’i ardhur në ndihmë trupave të saj në Itali’1.

Gjithashtu,filluan të dërgoheshin nga deti herë pas here patrullat detare të L.R.D.G (Grupi i Shkretëtirës së Distancave të Largëta) për të vëzhguar pozicionet, rrugët dhe urat e armikut në bregun Jugperëndimor për qëllime sulmi dhe shkatërrimi2.

Në këtë fazë luftimesh ishte vendosur, mendojmë në kuadrin e strategjisë së rreme, që të zbarkoheshin disa forca komandoje në tokën shqiptare. Ky vendim u bë i ditur në fund të korrikut në takimin ndërmjet delegacionit të Komandës së Përgjithshme të UNÇSH dhe delegacionit të Komandës Aleate të Mesdheut, ku kryetari i delegacionit aleat, viskonti Harcourt deklaroi: “Një forcë e re tokësore është organizuar, e përbërë nga trupa të rregullta, që do të përdoren për operacione sulmuese përgjatë gjithë bregdetit Adriatik”3.

Kursi i ngjarjeve na bën të mendojmë që në kuadrin e kësaj strategjie mund të shpjegohet zbarkimi i disa trupave të komandos britanike në zonën e Sarandës në shtator dhe tetor 1944. Sipas një letre dërguar Enver Hoxhës për këtë çështje, Gjeneral Wilson argumenton dërgimin e këtyre trupave në Shqipëri në mbështetje të sulmeve partizane kundër gjermanëve. “Armiku po bën përpjekje të vendosura - shkruan ai - për të zbrazur Greqinë dhe një pjesë e trupave të tij ka për të përdorur vijën e komunikacioneve që shkon në Veri përmes Shqipërisë. Tani është rasti më i mirë për t’i sulmuar nga çdo anë. Kërkoj nga ju që të dispononi forcat e juaja në mënyrë që t’i shkaktoni kolonave të armikut dëme sa më të mëdha që të jetë e mundur. Për të ndihmuar forcat tuaja, unë kam disa trupa shumë të specializuar e të stërvitur në këtë lloj lufte”4.

Mbështetja e plotë e Forcave Ajrore të Ballkanit për LANÇ vazhdoi gjatë muajve tetor-nëntor 1944 në përpjekje për t’i shkaktuar dëme maksimale armikut si dhe në Shqipërinë e Veriut për të shkatërruar planet gjermane të evakuimit5. Komanda e Mesdheut të Forcave Aletate do të bënte të njohur këtë atmosferë optimiste në një deklaratë të datës 27 shtator: “Trupa detare dhe ajrore të Forcave Ajrore të Adriatikut aktualisht operojnë në një front të gjerë në Adriatik duke përfshirë Shqipërinë... Gjithashtu disa trupa kanë zbarkuar në brendësi të Shqipërisë”6. Përhapja e lajmit mbi zbarkimin e trupave në brendësi të Shqipërisë, pa dyshim bëri efektin e duhur për të gjitha palët. Prej muajsh forcat gjermane në të gjithë Evropën e ndjenin presionin në rritje të aleatëve. Fundi i tyre ishte shënuar.

Ndërkohë tërheqja e forcave gjermane nga Shqipëria, shoqërohej me luftime intensive, shkatërrime të rrugëve, prishje të urave dhe bombardime. Dhe, njëkohësisht

1Po aty.2TNA, Allied…, ‘Air support to the partisans’, 1943/1944, f. 1353 AQSH, F. 41, dos. 148, Protokolli i mbledhjes ku merrnin pjesë delegacioni i Komandës së Përgjithshme të UNÇSH-së dhe i Shtabit Aleat të Mesdheut më 28.7.1944

4AIH, A.V.155, FO 371/43562, Letër nr. 248, dt. 19 shtator 1944 drejtuar Gjeneral Hoxhës nga Gjeneral Wilson5TNA, Allied…, ‘Air support to the partisans’, 1943/1944, fl. 133-1356Owen Pearson, Albania in Occupation ... f. 391

197

Page 202: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

vazhdonte dërgimi i furnizimeve. Por situata aktuale në mënyrë të natyrshme vështirësonte bartjen e tyre nga partizanët; në një rast dy dërgesa me nga 70 ton të hedhura gjatë tetorit në bazën e Spilesë, u shkatërruan dhe u lanë në shi1.

Në këtë atmosferë kaosi të krijuar gjithandej, më 27 tetor 1944 u largua Korpusi 21 malor i ushtrisë gjermane por një ditë para largimit, në kundërshtim me politikën e ndjekur më parë për respektimin e parimit të neutralitetit të Shqipërisë, me kërkesë të Komisionerit të Posaçëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, detyroi qeverinë e Biçakut dhe Këshillin e Regjencës që të paraqisnin dorëheqjen e tyre2, duke shtuar më tej kaosin dhe duke çuar në anarki.

Në këtë atmosferë, Skuadra e Trupave Transportuese nr. 51 dhe nr. 7 filluan të dërgonin misionet e rifurnizimeve nga Brindizi që më 22 tetor 19443. Po kështu, avionët e BAF duke koordinuar veprimet me forcat partizane dhe grupin e Shkretëtirës së Distancave të Largëta shkatërruan rrugët kryesore të kalimit gjermanëve duke i bllokuar dhe detyruar kthimin e tyre.

Kjo situatë bëri që më datë 5 nëntor 1944, prapavijat gjermane të fillojnë tërheqjen e tyre nga Elbasani4. Po në këtë datë, BAF filloi zbatimin edhe në Tiranë të programit të suksesshëm ‘non-stop’ të bombardimeve5, ku në më shumë se 200 sulme të befasishme arritën të godisnin gjermanët e rrethuar6. Si rezultat i këtyre aksioneve forcat partizane të përforcuara me njësite të reja u futën në fazën finale – likuidimin e pikave të forta të armikut dhe çlirimin e qytetit. Më 17 nëntor Tirana ra plotësisht në duart e forcave të NAÇL dhe rezistenca gjermane pushoi tërësisht në të gjithë zonën e trekëndëshit Tiranë-Durrës-Elbasan. Sipas burimeve arkivore britanike, shuma totale e saktë e humbjeve gjermane në betejën e Tiranës është e pamundur të llogaritet, por është vlerësuar se ajo i kalon 2000 të vrarë ose të zënë rob, ndërsa humbjet nga radhët e partizanëve ishin 127 të vrarë dhe 290 të plagosur7. Brenda pak ditësh pas çlirimit të Tiranës, nuk kishte më asnjë gjerman në Shqipëri: lufta kishte mbaruar.

Në fitoren përfundimtare kundër armikut, lufta e shqiptarëve gëzoi mbështetjen e plotë të aleatëve, e cila siç dihet tashmë, rezultoi shumë e rëndësishme në suksesin e arritur. Nuk është i tepërt përkufizimi se ‘pa mbështetjen e pa ndihmën politike, morale e ushtarake të aleatëve, lufta nacionalçlirimtare nuk do të mund të merrte përmasat që mori dhe nuk do të mund të arrinte objektivat që synonte’8.

Gjatë vitit 1944, mbështetja e Forcave Ajrore të Aleatëve u konkretizua me 301 dërgesa të sukseshme duke hedhur 602 ton furnizime për guerilasit e LNÇ-së. C-47

1 TNA, Allied…, ‘Air support to the partisans’, 1943/1944, f.1492Bernd Fischer, Shqipëria 1943-1945 …, f. 257-2583Leary, M. W. Fueling the Fires ..., f. 41-424TNA, History 37A, HS7/69, ‘SOE activities...’, f. 105AMPJ, Rede des Britischen Aubenministers Eden auf der Jahreskonferenz der Konservativen Partei in London, 20 Mai 1943 (përkthim), nr. 107, viti 1943, dosja 31. f. 88/1.6TNA, Allied..., The History of the Albanian Resistance, f. 105-1067Po aty.8 Historia …, Vëllimi IV, f. 105

198

Page 203: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

gjithashtu zbarkuan 86 herë në Shqipëri duke sjellë 172 ton ngarkesë. Fatkeqësisht, këto operacione për Shqipërinë i kushtuan AAF-së dy avionë me ekuipazhet e tyre1. Ndërkohë, në fillim të vitit 1944 filluan të përdoren avionët amerikanë të tipit Dakota që mbartnin 4,400 lbs peshë bruto, ndërsa Halifax mbartnin 7000 lbs peshë bruto të furnizimeve2. Në periudhën tetor-nëntor 1944, operacionet e zbarkimit bëheshin në aerodromet: Berat, Elbasan, Tiranë dhe Korçë3, më kryesori ndër të cilët ishte ai i Tiranës.

Viktimat e shkaktuara për anëtarët e Misionit Ushtarak Aleat për periudhën prill 1943 – shtator 1944 ishin veçanërisht të rënda. Nga të dhënat arkivore britanike rezultojnë gjithsej 21 oficerë dhe ushtarakë të gradave të tjera: të vrarë, që kanë vdekur, të humbur dhe robër lufte4. Nuk duhen lënë pa përmendur oficerë të cilët u nderuan me çmime dhe tituj nderi për kontributin e tyre gjatë LDB në Shqipëri në shërbim të kauzës së luftës kundër Boshtit, ndërmjet të cilëve M.M. Hasluck, N.L.D. McLean, D.C. Smiley, C.A.S. Smith, G. V. Seymour, A.G. Hands5, etc.

Më poshtë jepen disa të dhëna të përafërta marrë nga burime arkivore britanike të pabotuara mbi operacionet detare dhe ajrore të aleatëve, dërgesat, furnizimet, personat e infiltruar, evukuar, paratë e shpenzuara, etj.

Statistikat për operacionet detare: 1 nëntor 1943 – janar 19456

Dërgesa totale të suksesshme …………………………...47Personeli total i infliltruar - SOE ……………………….33‘ ’ - OSS ……………………….23‘ ’ - Njësi të tjera……………….34 ‘ ’ - Shqiptarë dhe Jugosllavë…..14Tonazhi total i dërgesave të infiltruara …………….1,274.5

Personeli i evakuar - SOE……………………………77(shifra të përafërta) - OSS…………………………….17

- Evadues.................................54- Shqiptarë..............................180- Italianë...............................1,287- Personel tjetër britanik.............46

1Leary, M. W. Fueling the Fires ..., f. 352TNA, Allied..., Types of aircraft used, f. 1443Po aty, Landing operations, f. 144-145. Kur filluan operacionet SOE në prill 1943 në Shqipëri ekzistonin disa aerodrome dhe baza uljeje, të cilat në atë kohë ishin të gjitha në duart e armikut: Shkodër, Berat, Peshkopi, Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Kuçovë dhe Vlorë. 4Po aty, Battle casualties, f. 180-182. Lista e plotë jepet në Shtojcën 1, Tabela 1.1 5Po aty, Honors and awards, f. 183-1856Po aty, Sea operations, f. 152. Nga ajri është kryer vetëm një mision evakuimi nga aerodromi i Beratit më 4 korrik 1944 dhe përfshinte 5 oficerë të SOE, 5 të personelit USAAF(Forcat Ajrore Aleate Amerikane) dhe 1 oficer i OSS të cilët fluturuan për Itali (f. 139).

199

Page 204: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Statistika të përafërta, prill 1943-janar 19451

Sovrina Napoleona Ari

Napoleona Ari

Të infiltruara 78.100 6.100 25.000Shpenzimet:Për partizanët e FNÇ 32.900 - -Kryetarëve nacionalistë 2.200 600Grante të vogla për zyrtarët e lartë lokalë 5.000 700Mirëmbajtje misioni 11.800 3.300 31.700Të humbura gjatë hedhjeve/nga veprimet e armikut

14.300 200 2.800

Vjedhur Oficerëve Ndërlidhës (LO) 2.500 100Kthyer sektorit të Financës nga LO gjatë evakuimit

2.800 50 500

Pagesa paraprake në terren 6.100 1.200 900Totali shpenzimeve 77.600 6.050 36.000

4. 4 Shqipëria në kompleksitetin e marrëdhënieve ndërmjet Aleatëve gjatë LDB: bashkëveprim, dilema, kundërshti

Zhvillimet e brendshme gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, si në çdo vend tjetër nuk mund të shkëputen nga konteksti ndërkombëtar, nga politikat e aleatëve, parë kjo në planin politik dhe ushtarak, strategjitë e interesat e tyre në Ballkan e në këtë kuadër në Shqipëri, vendi që zinte Shqipëria në interesat e tyre politike, raportet ndërmjet tre të Mëdhenjve, problemet dhe kontradiktat brenda vetë Britanisë së Madhe, apo ndërmjet Foreign Office nga njëra anë dhe War Office e SOE nga ana tjetër, e po kështu ndërmjet SOE dhe OSS. Të gjithë këto elementë në kompleksitetin e marrëdhënieve të tyre, ndikuan në kursin e ngjarjeve në Shqipëri dhe, pa dyshim, në rezultatet e luftës për këtë vend. Nuk duhet lënë pa përmendur këtu natyra e pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe Gjermania, strategjitë, specifikat dhe ndikimi i tyre në rrjedhën e përgjithshme të luftës në Shqipëri, duke bërë të vështirë për shqiptarët ndjekjen e një kursi të përcaktuar gjatë luftës.

1Po aty, Finance, f. 162

200

Page 205: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Karakteristika kryesore për politikën e aleatëve gjatë LDB në Ballkan ishte se në qendër të planeve të Treshes së Madhe Aleate ishte Gjermania1, duke bërë që vendimet mbi Ballkanin të mos merreshin mbi bazën e planeve strategjike afatgjatë. Dhe pikërisht ndjekja e një strategjie të tillë do të bëhej më e dukshme në vitin 1944, kur sovjetikët zbarkuan në Evropën Lindore.

Pas rënies së menjëhershme të Francës, ekspertët ushtarakë britanikë vendosën që ishte në interesin e Aleatëve “të ndiznin zjarrin në Ballkan”; me këtë rast drejtuesit e stafit thanë në Foreign Office se ishte me rëndësi që Gjermania dhe Rusia të ishin kundër njëra tjetrës në çfarëdo konflikti ballkanik2. Rrjedhimisht, në Foreign Office filluan planet për të shqyrtuar mundësinë për të ngatërruar Gjermaninë dhe Rusinë në Ballkan.

Po këtë mendim kishte edhe Amerika. Në janar 1941, koloneli William Donovan, i cili po udhëtonte në Europën Juglindore me një mision të veçantë, në emër të presidentit Roosevelt, tha: ... Ballkani ndoshta ofron vendin e vetëm për mundjen e ushtrisë gjermane3. Edhe Stalini, që në fillim të LDB kishte qëllime të qarta për luftën dhe kishte bërë plane, siç rezultoi më vonë të mirë përcaktuara afat-gjata, me një koordinim të suksesshëm të qëllimeve politike dhe ushtarake për të krijuar influencën e tij në këtë rajon pas lufte megjithëse pa ofruar furnizime me armë. Kështu, në kontekstin e rrethanave aktuale, detyra imediate ishte: mundja dhe shpartallimi i Gjermanisë.

Me një gjuhë diplomatike, Kissinger, e përcakton në këtë mënyrë raportin ndërmjet tre të mëdhenjve: tek Churchill, Roosevelt gjeti një shok armësh të luftës; tek Stalini ai shihte një partner për ruajtjen e paqes pas lufte4.

Drejtuesit e SHBA dhe Britanisë vendosën me anë të një memorandumi në Konferencën e Luftës në Washington në dhjetor 1941 që të mos kishte ofensivë në shkallë të gjerë kundër Gjermanisë në 19425; megjithatënë vendimin e tyre për të përqendruar luftën në Ballkan, ata vendosën që operacionet të kufizoheshin vetëm në pajisjen e guerilasve të Ballkanit nëpërmjet ajrit dhe detit dhe bombardimit të objektivave strategjike. Siç tregoi rrjedha e ngjarjeve më vonë, ky kurs u ndjek gjatë gjithë periudhës së luftës në Shqipëri: nxitja e luftës guerile dhe lëvizjes subversive kundër forcave të Boshtit, që u drejtua nga SOE.

Ndërkaq interesat e sovjetikëve kërkonin hapjen e një fronti të dytë; në funksion të kësaj politike, ata rritën presionin e tyre ndaj aleatëve gjatë fillimit të 1942 për një front të dytë. Logjika e luftës kërkonte që të koordinoheshin politikat qoftë ushtarake qoftë politike ndërmjet tre të mëdhenjve. Mirëpo, interesat dhe politikat e tyre për Ballkanin ishin të ndryshme – Amerika e painteresuar ndërkohë që dy fuqitë e tjera duket se përfshihen gjithnjë e më shumë në këtë rajon.

1Abaz Lleshi, Gjeopolitika dhe ..., f. 87-882Elisabeth Barker, British Policy …, f. 19 3AQSH, dokumente britanike, WO 204/9536, F.1510/1, v.1944, dos. 90, fl.3-4 4Henry Kissinger, Diplomacia, Laert, Tiranë: 1999, f. 4015 Elisabeth Barker, British Policy …,vep. e përm, f. 112-117

201

Page 206: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Kur aleatët u shprehën për hapjen e një fronti të dytë në Afrikën e Veriut, Stalini kundërshtoi dhe pyeti nëse britanikët do të hapnin një front të dytë në Europë duke zbarkuar në Ballkan1. Në atë kohë ekzistonte frika se mos Stalini nënshkruante marrëveshje paqeje me Hitlerin. Ushtria e Kuqe ishte një vlerë e paçmuar për kauzën e aleatëve: në asnjë mënyrë në luftë pas qershorit 1941, aleatët perëndimorë nuk mund të përballonin më shumë se çerekun e Wehrmacht2. Kjo bëri që planifikuesit britanikë të nxitonin për të lidhur një marrëveshje anglo-sovjetike dhe për të hapur një front në Afrikën e Veriut në 1942 si dhe për të lehtësuar operacionet kundër forcave të Boshtit në Evropë.

Marrëveshja anglo-sovjetike e nënshkruar më 12 korrik 1941 për veprim të përbashkët kundër Gjermanisë, angazhonte dy qeveritë të ndihmojnë dhe të mbështesin në mënyrë reciproke njëra tjetrën gjatë luftës kundër Gjermanisë së Hitlerit. Në fakt, Stalini kërkonte më shumë se marrëveshje kundër Hitlerit, ai po përcaktonte fazën e negociatave me Britaninë në lidhje me kufijtë sovjetik. Eden nga ana e tij shpresonte të fuqizonte lidhjet e aleancës anglo-sovjetike pa angazhuar Britaninë në mënyrë sekrete apo të hapur dhe kërkoi të merrte miratimin e Stalinit për qëllimet e luftës të Britanisë në Europë: (1) çarmatimi i Gjermanisë; (2) Riorganizimi i Evropës në përputhje me Kartën e Atlantikut; (3) Inkurajimi i Konfederatave të Shteteve më të dobëta Europiane3. Rrjedha e ngjarjeve do të dëshmonte se përfituesi i kësaj marrëveshje ishte Stalini: në bisedimet e mëvonshme në dhjetor 1941 për çështjen e kufijve sovjetikë, ai synonte të fitonte epërsinë e Bashkimit Sovjetik në Kontinentin Evropian.

Në fakt, ajo që karakterizoi Londrën gjatë gjithë periudhës së luftës është se ajo u bazua në avantazhet ushtarake të planeve afat-shkurtra me synimin për të mundur Gjermaninë dhe jo plane afat-gjata të karakterit politik për Evropën e pasluftës. Sipas Miner, gjatë gjithë periudhës së luftës, Londra vendosi ruajtjen e unitetit të Aleatëve, gjë që e çmonte të nevojshme për të mundur Hitlerin, mbi avancimin e planeve të saj për Europën e pas luftës4. “Që nga fillimi i vitit 1942 - thekson ai - qeveria britanike kishte vendosur që të pranonte shumicën e pretendimeve territoriale të Stalinit me një shpresë të dëshpëruar që në këtë mënyrë do të fitonte besimin e sovjetikëve”5.

Roosevelt dhe Churchill do t’i komunikonin Stalinit strategjinë e tyre për lehtësimin e operacioneve kundër forcave të Boshtit në Evropë, duke u shprehur optimistë për rezultatet dhe efektet e këtyre operacioneve: “... Jemi të bindur se operacionet që do të ndërmerren, të shoqëruara nga ofensiva juaj e fuqishme, do ta

1Po aty, f. 112, Sipas Barker, nuk është e qartë nëse Stalini me të vërtetë dëshronte një front të dytë në Ballkan apo thjesht hetonte qëllimet e britanikëve, ndoshta me synimin që të zhvendoste energjitë e tyre diku tjetër.

2Steven Merritt Miner, Between Churchill and Stalin, The University of North Caroline Press: 1988, f. 2663 Albert Resis, “Spheres of influence ..., f. 417-435. Ndërmjet të tjerash, ai u shpreh për pavarësinë e Jugosllavisë në njëfarë mase në kurriz të Italisë dhe rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë, pra kërkonte sferat e influencës në Ballkan.

4 Steven Merritt Miner, Between Churchill..., f. 2535Po aty, f. 254

202

Page 207: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

gjunjëzojnë Gjermaninë në vitin 1943 ... synimi ynë urgjent është spastrimi i Afrikës së Veriut nga fuqitë e Boshtit dhe të vendosim pajisjet e nevojshme detare dhe ajrore për të hapur: (a) një rrugëkalim efikas përmes Mesdheut për qarkullimin e mjeteve ushtarake; (b) bombardimin intensiv të objektivave të Boshtit në Europën e Jugut .... Në Evropë duhet të përshkallëzojmë bombardimet e ofensivës së aleatëve kundër Gjermanisë ... Besojmë se rritja e tempit dhe forcës së sulmeve si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës, përveç dëmeve materiale do të çonte edhe në dëmtime të pandreqshme morale në Gjermani dhe shumë shpejt do t’i shteronte forcat e aviacionit armik”1.

Megjithatë, ajo që vërehej dukshëm ishte fakti se planifikuesit ushtarakë amerikanë dhe britanikë nuk pajtoheshin në lidhje me pikëpamjet e tyre strategjike në Evropën Juglindore. Britanikët mbështesnin nevojën për operacione në Mesdhe ndërkohë që amerikanët mbështesnin veprimet ofensive në Evropën Veri-Perëndimore, Paqësor dhe vende të tjera. Roosevelt ishte kundër zbarkimit në Trieste dhe në Istria, pasi duhet të vinte në përdorim të gjitha mjetet e mundshme për operacionin “Overlord”, domethënë për zbarkimin në Normandi dhe në Francë. Në atë kohë, operacionet në Itali, e aq më pak në Ballkan, as që zinin vend në planet amerikane. Churchill do të shprehej në këtë pikë: “Askush gjatë këtyre diskutimeve nuk donte të përçoheshin trupa në Ballkan, por Istria dhe Trieste ishin në një pozicion strategjik të rëndësishëm politik”2. Kjo situatë u finalizua në Konferencën e Kazablankës në janar 1943 ku u vendos goditja e Sicilisë për të siguruar linjat e komunikimit në Mesdhe. Për britanikët, ky vendim linte të hapur mundësinë e implikimit në Evropën Juglindore. Po këtë qëndrim planifikuesit amerikanë mbajtën edhe në Konferencën e Kebekut në gusht 1943. Në këtë Konferencë u vendos që operacionet në Ballkan të kufizoheshin me furnizimin e guerilasve nga ajri dhe deti dhe bombardimi i objekteve strategjike.

Interesat politike të tre të mëdhenjve për zona a rajone të ndryshme gjatë luftës, pa dyshim ishin të lidhura ngushtë me influencën e tyre në këto rajone pas lufte. Konkretisht, secili nga tre të mëdhenjtë kishte arsyet e tij për të kundërshtuar ndarjen e Europës pas lufte; Stalini frikësohej se krijimi i një blloku jo-sovjetik në Europë do të krijonte një front të bashkuar anti-sovjetik; Churchill frikësohej për ndarjen e Europës në një mënyrë të tillë që të linte Britaninë të vetme të përballonte Bashkimin Sovjetik në Kontinent apo një Europë që do ta vendoste Britaninë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Roosevelt frikësohej se ndarja në blloqe do të copëtonte fushatën e bashkimit për fitore të Amerikës, pra politikën globale “të dyerve të hapura” dhe do të forconte ndjenjat izolacioniste3. Kjo tabllo bëri që Shtetet e Bashkuara të mbanin qëndrim kundër ndarjes së Evropës në zona influence.

Në funksion të kësaj politike ata nuk e mbështetën projektin britanik për ndarjen e Evropës në federata rajonale apo konfederata nën drejtimin një “Këshilli Suprem

1 Susan Butler, I dashur Stalin…: Letërkëmbimi i plotë i Frenklin D. Roosevelt dhe Joseph V. Stalin; Tiranë: “Max”,2006, f. 162-163

2 Winston Churchill, The Second World ..., f. Vol. VI, f. 2463Albert Resis, “Spheres of influence ..., f. 417-435

203

Page 208: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Botëror” i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Bashikimi Sovjetik dhe ndoshta Kina. Këto Federata do të përbënin “Shtetet e Bashkuara të Europës” që do të kontrolloheshin kryesisht nga Britania dhe së dyti nga SHBA1. Anglezët, më 23 tetor 1943 ngritën idenë e zonave të influencës për Europën Lindore në tërësinë e saj.Departamenti i Shtetit dhe Shefi i tij, C. Hull nuk i pranuan zonat e influencës, ata besonin në një organizatë paqeje – Kombet e Bashkuara – e aftë që të garantonte sigurinë e Bashkimit Sovjetik,2 me argumentin se nuk ishte e nevojshme që për këtë të bëheshin lëshime trojesh, vendosje bazash apo krijime të zonave të influencës.

Ofensiva e pranverës 1943 dhe sulmi mbi Sicilinë, neutralizuan Italinë duke rritur kështu së tepërmi barrën e luftës për Gjermanisë. Këtë atmosferë Churchill do ia bënte të qartë Stalinit në një mesazh të datës 18 qershor 1943: “... Kërcënimi ynë i mëtejshëm ndaj Europës Jugore ka qenë një faktor i rëndësishëm dhe ka bërë që Hitleri të ngurrojë dhe të vonojë planet e tij për një sulm në shkallë të gjerë kundër BS në periudhën e verës”3.

Evoluimi i ngjarjeve në teatrin e Ballkanit, kapitullimi i Italisë, pushtimi i Jugosllavisë, Greqisë dhe Shqipërisë nga Gjermania, përkoi me rritjen e vëmendjes së aleatëve për këtë rajon. Në shtator 1943, Churchill i shkruan Roosevelt-it: “Ne të dy jemi të bindur momentalisht për rëndësinë e madhe të situatës në Ballkan. Ne duhet të jemi të sigurt që Komanda e Lartë Ushtarake e përfshirë në luftë nuk do të nënvleftësojë nevojat e forcave patriotike atje”4. Pa dyshim që aleatët nuk mund të realizonin strategjitë e tyre të luftës, objektivat ushtarake dhe politike pa koordinuar veprimet e tyre me zhvillimet e brendshme në këto vende.

Në këtë periudhë, me rritjen e rëndësisë së rezistencës në Ballkan papritur rritet edhe interesimi i amerikanëve për këtë rajon. Në Konferencën e Moskës në tetor 1943, gjenerali Dean i delegacionit të SHBA-së tha se drejtuesit amerikanë të Shtabit mendonin se kishte mundësi të mëdha në Ballkan, veçanërisht në muajt e dimrit për të intensifikuar veprimet subversive. Ato donin që këtë ta realizonin duke përdorur Zyrën e Shërbimeve Strategjike e cila do të penetronte në këtë rajon nëpërmjet ajrit dhe mjeteve të tjera për të krijuar celula të revoltave dhe sabotimit5.

Ndërkaq, më 22 tetor 1943, Roosevelt i kishte dërguar Churchill-it një telegram ku shprehej se ishte i shqetësuar për situatën kaotike në Ballkan: “...forcat guerile duken më shumë të angazhuara në luftë kundër njëra tjetrës dhe jo kundër gjermanëve...”. Në rrethanat aktuale, Roosevelt kërkoi që në krye të OSS të vendosej oficeri i kualifikuar gjeneral Donovan nën drejtimin e të cilit të vendoseshin të gjitha agjencitë aktuale në Ballkan6.

1Po aty.2Nicolas Bazio, Si u tradhëtua ..., f. 453 Susan Butler, I dashur Stalin…: Letërkëmbimi i plotë…, f. 201-2034 Winston Churchill, The Second World ..., f. Vol. V, f. 1215 Elisabeth Barker, British Policy …, f. 118-1196Po aty.

204

Page 209: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Këto zhvillime përkojnë, ndërmjet të tjerash, me dërgimin e misionit të parë OSS në Shqipëri në nëntor 1943, çështje të cilën e trajtuam gjerësisht më lart. Por si ishin marrëdhëniet ndërmjet SOE dhe OSS në Shqipëri? A ndikuan ato në zhvillimet e brendshme dhe rezultatet e luftës në këtë vend?

Është e nevojshme të kujtojmë këtu rolin e kufizuar të OSS në Shqipëri krahasuar me SOE sipas ndarjes së zonave në Marrëveshjen e Londrës. Në nëntor 1943, planet e OSS synonin krijimin e një baze të shërbimit të fshehtë në Shqipëri. Fakt është se fillimisht ndërmjet këtyre dy organizatave në Shqipëri kishte tension dhe mosmarrëveshje, e madje Enver Hoxha u përpoq t’i kundërvinte këto grupime ndaj njëri tjetrit. Për këtë arsye, edhe informacionet që nganjëherë SOE i jepte OSS-së mbi zhvillimet në Shqipëri ishin të varfra. Pështjellimin e shtonte më shumë fakti që OSS ishte më e pavarur nga Departamenti i Shtetit ndërkohë që SOE kishte më shumë varësi nga Foreign Office. Dhe një situatë e tillë ishte e pritshme. Roosevelt për këtë problem shkruante: “Misioni anglez në Shqipëri ka refuzuar të bashkëpunojë me agjentët e OSS-it veç po të përdorin komandën angleze dhe të pranojnë anglezët si ndërmjetës”1. Por urdhri i përgjithshëm me të cilin OSS vepronte e bënte të qartë “OSS nuk është nën komandën e SOE. Ne punojmë me ta, veprojmë së bashku me ta dhe në disa nivele ata pritet të punojnë me ne, por ne nuk mbajmë përgjegjësi për ta”2.

Sipas Bailey, ekziston mendimi sipas të cilit Britania është përpjekur të limitojë fushën e veprimit ku do të operonte OSS duke nënkuptuar se po të mos ishte kjo pengesë, OSS mund të kishte arritur më shumë në Shqipërinë e pushtuar krahasuar me sa bëri në të vërtetë3. Mirëpo, duke pasur parasysh rolin e limituar të OSS në zonën ku bënte pjesë Shqipëria, misionin e saj në Shqipëri, interesat periferike të Amerikës në këtë vend dhe vetë strategjitë e aleatëve në këtë fazë të luftës, nuk ka gjasa të pritej ndonjë gjë më shumë nga ç’bënë në realitet oficerët e OSS në Shqipëri. I njëjti argument vlen për të shpjeguar pretendimin se tensioni ndërmjet OSS dhe SOE gjen vend në të ashtëquajturin koncepti i “bashkëpunimit konkurues”4, ose të paktën ky nuk është rasti për Shqipërinë: tensionet fillestare të shënuara ndërmjet oficerëve të OSS dhe SOE, nuk përfaqësonin probleme të konkurrencës ndërmjet dy aleatëve në lidhje me Shqipërinë.

Vlen të thuhet se që nga fillimi i vitit 1944 marrëdhëniet ndërmjet OSS dhe SOE në Shqipëri u përmirësuan dhe dyshimet ndërmjet tyre u pakësuan. Bailey e argumentonte këtë me faktin se oficerët e SOE dhe OSS në terren punonin së bashku dhe mbi të gjitha bazohej në faktin se politikat shqiptare të Foreign Office dhe Departamentit të Shtetit ishin mjaft të përafërta5.

1Peter Lucas, Misioni Amerikan ..., f. 31, 35-36, Shërbimi anglez i zbulimit kishte projektet dhe planet e tij të veprimit për mbrojtjen dhe i frikësohej bashkëpunimit tepër të ngushtë me amerikanë e papërvojë që mund të rrezikonte sigurinë e operacioneve të tyre në Evropën e pushtuar.

2Peter Lucas, Misioni Amerikan ..., f. 36-373Roderick Bailey, OSS-SOE Relations, ..., f. 20-224Po aty.5Roderick Bailey, The Wildest Province: SOE ..., f. 197-202

205

Page 210: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Një moment me rëndësi në strategjinë e tre të mëdhenjve gjatë luftës dhe që ndikoi në rrjedhën e ngjarjeve në Shqipëri ishte Konferenca e Teheranit në dhjetor 1943. “Të tre udhëheqësit ranë dakord formalisht që duhej të zbatonin një plan mbulimi për të mistifikuar dhe çorientuar armikun”1. Më lart kemi folur për ndikimin e planeve për mashtrim strategjik dhe suksesin që rezultoi për aleatët nga një strategji e tillë. Pritshmëritë për pushtimin e Shqipërisë nga aleatët shkaktuan një përzierje ndjesish gëzimi, frike dhe pakënaqësie ndërmjet kahjeve të ndryshme të rezistencës shqiptare. Komunistët nga njëra anë gëzuan mbështetjen dhe furnizimet e aleatëve dhe kjo i bënte ata optimistë. Por nga ana tjetër, të vetëdijshëm se anglo-amerikanët përbënin për ta vetëm një aleat ushtarak, ata i shoqëroi frika e vazhdueshme se aleatët kërkonin të instalonin një regjim jo-komunist në Shqipëri. Forcat zogiste dhe balliste, duke qenë anti-komuniste dhe pro-perëndimore, ishin edhe më të prirura për të mirëpritur pushtimin e aleatëve. Kjo situatë pati ndikim negativ për ta sepse të bindur në pushtimin e afërt të aleatëve, përsërisim këtu si pasojë e strategjisë së rreme të tyre, këto forca kaluan në pritje dhe nuk u treguan aktive sa duhet që të përfitonin mbështetjen dhe furnizimet e aleatëve. Duhet shtuar se në këtë drejtim një rol të ndjeshëm luajti propaganda gjermane. Tema kryesore e kësaj propagande mbeti qëllimi për të ndarë tre aleatët e mëdhenj, Britaninë e Madhe kundër Amerikës, dhe anglo-amerikanët kundër Rusisë duke krijuar tek shqiptarët bindjen se anglo-amerikanët do të hynin në luftë me Rusinë. Ndërkohë propaganda e aleatëve nuk bëri asnjë përpjekje të dukshme për të kundërshtuar atë gjermane … Propaganda e aleatëve kishte dy tema kryesore: rezistencën dhe unitetin2.

Duke iu referuar dokumenteve gjermane, Butka vëren në veprën e tij se në Konferencën e Teheranit Shqipëria ishte lënë në zonën e influencës komuniste. “Greqia duket se qysh në mbledhjen e Teheranit - shkruan ai - ishte caktuar si pjesë e zonës së influencës angleze, ndërsa zona e ish-jugosllavisë, megjithë investimet morale e materiale të Anglisë, konsiderohen si pjesë e influencës sovjetike, për pasojë edhe Shqipëria”3.

Evropa Juglindore po bëhej gjithnjë e më shumë një pikë e nxehtë ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik për influencë në këtë rajon. Ndërkohë që lufta vazhdonte, po bëhej sa vinte më e qartë se qëllimi tradicional i Britanisë së Madhe për ruajtjen e ekuilibrit të forcës në Europë po bëhej i paarritshëm dhe se, mbasi Gjermanisë t’i imponohej dorëzimi pa kushte, Bashkimi Sovjetik do të dilte si një vend dominues në kontinent, sidomos nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqnin forcat e tyre4. Pikërisht, për problemet ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik kryesisht në lidhje me Europën Juglindore, Churchill i kërkoi Eden më 4 maj 1944 që të përgatiste një raport si për Kabinetin ashtu edhe për Konferencën e Perandorisë. “Thelbi i problemit – shtonte

1 Elisabeth Barker, British Policy …,vep. e përm, f. 1212TNA, Allied..., Appendix M, Propaganda, f. 1-23Uran Butka, Lufta Civile ..., vep. e përm. f. 3004Henry Kissinger, Diplomacia, f. 399

206

Page 211: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Churchill – qëndronte në atë nëse ne duhet të pranojmë komunistizimin e Ballkanit dhe të Italisë ... Mendoj se duhet të vijmë në një përfundim definitiv”1.

Ky raport në 12 pika analizonte gjendjen për vendet ballkanike. Në përfundim, Eden shprehej: “Ta përqëndrojmë influencën tonë në Greqi dhe Turqi dhe ta mbështetim politikën tonë në Europën Juglindore dhe në Mesdheun Lindor mbi një miqësi solide greko-turke. Njëherësh, të përpiqemi të shmangim çdo konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë për zonat e saj të influencës në Jugosllavi, Rumani, Shqipëri dhe Bullgari. Megjithatë, le të shfrytëzojmë të gjitha okazionet që të shtrojmë ndikimin britanik në këto vende”. Raporti bën të qartë edhe njëherë se interesat britanike në Ballkan lidheshin me Greqinë. Më e rëndësishmja, raporti identifikon faktin se Shqipëria konsiderohej si zonë e ndikimit Rus.

Zbarkimi i aletëve në Normandi në qershor 1944 dhe përparimi i tyre drejt perëndimit, vulosën fundin e Gjermanisë. Por, ndërkohë që Stalini rriste kërkesat vazhdimish, Churchill e kuptonte çfarë kishte ndodhur: Britania e Madhe ishte bërë tepër e varur nga Shtetet e Bashkuara për të përballuar iniciativa vetë2. Ajo nuk mund të përballonte kundërshtimin e vazhdueshëm dhe në rritje të kërkesave sovjetike për influencë në Evropën Lindore.

Churchill ishte vënë para faktit të kryer të ekspansionit sovjetik në Ballkan. Barker me të drejtë konkludon se ishte vonë që të arrihej qëllimi i Churchillit për të ndaluar shkeljen sovjetike në gadishullin Ballkanik. Nga fundi i gushtit 1944 - sqaron ajo - forca sovjetike kontrollonin Rumaninë, më 9 shtator, ato u mbështetën në Bullgari nga një qeveri pro-sovjetike dhe më 18 shtator, Tito fluturoi në mënyrë sekrete në Moskë. Më 26 shtator, Ushtria e Kuqe hyri në Hungari dhe më 1 tetor në Jugosllavi dhe do të çlironte Beogradin një muaj më pas. Tashmë, për britanikët, të vetmet operacione ushtarake përveç inkursioneve të Komandës që i drejtoi Britania në SEE ishin parandalimi i zotërimit komunist të Greqisë dhe ndalimi i forcave të Titos për t’u vendosur në Trieste3. Shqipëria nuk përmendet.

Kjo situatë do të formalizohej përfundimisht në tetor 1944 në Konferencën e Moskës në dhjetor 1944 me të ashtëquajturën marrëveshja e përqindjes4, e cila në fakt ndante sferat e influencës ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik në Ballkan; marrëveshja nuk përmendte Shqipërinë. Një nga arsyet e këtij qëndrimi ndaj Shqipërisë lidhet ndoshta me faktin se në disa studime të britanikëve gjatë periudhës së luftës ajo del si një vend që nuk mund të qëndronte në këmbë pa mbështetje nga jashtë 5, apo edhe versioni për ndarjen e saj ndërmjet Greqisë dhe Jugosllavisë. Por, cilado qoftë 1 Nicolas Bazio, Si u tradhëtua..., f. 126. Në përshtatje me këtë kërkesë, Eden përgatiti raportin e tij “tepër të fshehtë” (WP(44)304) të 9 qershorit 1944. Ky raport shoqërohej me një letër vetjake në të cilën Eden i lutej kolegëve të Kabinetit të Luftës që të mos nxirrnin një përfundim të ngutshëm se mund të lindnin “interesa të papajtueshme” ndërmjet britanikëve dhe rusëve në Ballkan, dhe këto mund tëçonin eventualisht në një konflikt.

2Henry Kissinger, Diplomacia, f. 4133 Elisabeth Barker, British Policy …, f. 124-1254 Sipas kësaj marrëveshje, Churchill dhe Stalini vendosën 90% influencë Ruse në Rumani, 90% influencë britanike në Greqi, 75% influencë Ruse në Bullgari dhe 50-50 në Jugosllavi.

207

Page 212: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

arsyeja, ajo që del qartë është se Shqipëria nuk bënte pjesë në zonën e interesit të Anglisë, e aq më pak të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik. Ky i fundit që përbënte aleatin ideologjik të Shqipërisë gjatë LDB, nuk kishte interesa të tjera veç përhapjes së komunizmit në këtë vend. Me nënshkrimin e marrëveshjes së përqindjes, aleatët, në mos e njohën, formalizuan atë çfarë tashmë ishte fakt – dominimin e komunizmit edhe në Shqipëri.

Një nëntekst më të gjerë e më kuptimplotë merr çështja e pozicionit së Shqipërisë në politikën e aleatëve gjatë LDB në fjalën e Vickers: “Aleatët nuk kishin ndonjë politikë reale ndaj vendit i cili nuk ishte diskutuar as në Moskë, as në Jaltë dhe as në Teheran”1.

Gjithçka mund të thuhet në këtë pjesë është se aleatët, më specifikisht britanikët, me mbështetjen dhe furnizimet e tyre për rezistencën shqiptare, kontribuan në mundjen e pushtuesit të përbashkët gjerman. Aleatët nuk kishin interesa të drejtpërdrejta në Shqipëri. Sido që të zhvilloheshin ngjarjet brenda vendit, ata kishin strategjitë dhe qëllimet e tyre politike dhe ushtarake, qoftë afat-gjata apo afat-shkurtra, gjatë LDB dhe pas saj, kombinimi i të cilave e vendosi Shqipërinë në sferën komuniste.

KREU I PESTË

MISIONET E NDËRLIDHJES USHTARAKE NË NDIHMË TË SHQIPËRISË

5Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë... vep. e përm, f. 31. Në dokumentin me titull ‘Shqipëria’ të përgatitur nga Departamenti i Jugut i Foreign Office më 28 nëntor 1944, për çështjen e ringritjes së shtetit të pavarur shqiptar, sipas këndvështrimit të britanikëve, zgjidhja më e mirë do të kishte qenë orientimi i Shqipërisë drejt Turqisë dhe Greqisë, sepse Shqipëria do të mbetej në sferën perëndimore dhe do të shmangej ndikimi sovjetik mbi të. Sidoqoftë, kjo alternativë gjykohej e parealizueshme.

1Miranda Vickers, Shqiptarët, ..., f. 250

208

Page 213: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

5.1 Ndërlidhja Ushtarake dhe Shqipëria: mars – dhjetor 1944

ML dhe planet e saj për Shqipërinë

Në kuadrin e zhvillimeve të Luftës së Dytë Botërore, interes më vete paraqet misioni, roli dhe veprimtaria e Ndërlidhjes Ushtarake në Ballkan e specifikisht në Shqipëri [Military Liaison (Albania) – Ndërlidhja Ushtarake (për Shqipërinë) ML], objekt i këtij studimi.

Për Ndërlidhjen Ushtarake në përgjithësi dhe aktivitetin e saj në Shqipëri është folur shumë pak. Burimet arkivore të pashteruara që disponojmë na ofrojnë të dhëna interesante mbi planet, rolin dhe aktivitetin e ML në përputhje me politikën anglo-amerikane dhe efektet që pati për këtë vend në fund të luftës dhe menjëherë pas saj.

Po çfarë është ML, cilat ishin planet e saj për Shqipërinë dhe si ndikuan ato në dinamikën e zhvillimeve të brendshme?

ML ishte një organizatë e përbashkët anglo-amerikane1, e krijuar nga autoritetet ushtarake të këtyre dy vendeve në vjeshtën e vitit 1943 pak kohë para krijimit të UNRRA-s dhe përbëhej prej Komandës Qendrore dhe tri misioneve të veçanta të saj të ngritura për Greqinë, Jugosllavinë dhe Shqipërinë. ML operonte nën kontrollin e Degës G.5 të Komandës së Përgjithshme të Kajros2. Tingëllon disi e çuditshme kur mësojmë se ML ishte organ ushtarak, por në të vërtetë misioni i saj në këto vende do të kishte karakter tërësisht civil. Konkretisht, ky mision do të merrej me dhënien e ndihmave paraprake në favor të popullsisë civile në vendet e mësipërme menjëherë pas largimit të forcave pushtuese deri në fillimin e aktivitetit të UNRRA-s. Si e tillë, ML kishte një mision afatshkurtër për planifikimin dhe administrimin e një plani ndihmash ekonomike deri kur UNRRA të fillonte veprimtarinë e saj të pavarur afatgjatë në këto vende.

Duhet të sqarojmë se UNRRA shtjellohet në këtë kapitull vetëm në funksion të vendit që zë në raportet e marrëdhëniet me ML si objekt studimi. Për këtë efekt, mund të themi se UNRRA ishte një organizatë civile e krijuar më 9 nëntor 1943 në Washington D.C. me marrëveshjen e firmosur nga përfaqësuesit e 44 shteteve. Ajo lindi si një organizatë për t’i ardhur në ndihmë viktimave të luftës në çdo vend nën kontrollin e ndonjërit prej Kombeve të Bashkuara. Konkretisht, programi i saj synonte:1. Të siguronte furnizime të domosdoshme me artikuj ushqimorë, veshmbathje dhe medikamente për popullsinë e vendeve të çliruara nga pushtuesit; 2. Të ndihmonte në gjallërimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendeve të shkatërruara nga lufta, nëpërmjet dërgesave më të domosdoshme në pajisje të ndryshme dhe lëndë të para për industrinë, bujqësinë, ndërtimin, transportin, etj; 3. Të mundësonte rikthimin në shtetet amtare të miliona robërve të luftës dhe të përndjekurve nga fashizmi e nazizmi3.

1AIH, A.V. 150, fl. 12, 21-22, Shkresë e FO drejtuar Washingtonit më 31 dhjetor 19442Hamit Kaba, “UNRRA në Shqipëri”, Tiranë: Shkenca 2000, f. 65-663AQSH, F. 564, v 1945, dos.1, fl. 1

209

Page 214: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Ideja e përdorimit të ML lidhej me faktin se duke pasur parasysh gjendjen kaotike dhe të pastabilizuar të Ballkanit, UNRRA do ta kishte të pamundur të ushtronte veprimtarinë e saj në mungesë të një statusi ushtarak. Ajo nuk do të mundte që t’i rregullonte vetë problemet e furnizimeve dhe lundrimeve, në qoftë se nuk bashkëpunonte ngushtë me ushtarakët në fazën fillestare, pas çlirimit të këtyre vendeve1. Në këtë kontekst, planet e ML parashikonin dhënien e ndihmave minimale, për tre shtetet ballkanike. Kjo nënkuptonte se zbatimi i këtyre planeve do të ndikonte në zbutjen e vështirësive të shumta pas luftës në vendet e Ballkanit dhe krijimin e kushteve për fillimin e zbatimit të programit të UNRRA-s.

I pari plan ndihmash për Shqipërinë u hartua nga ML në mars 1944 kur ende nuk ishte krijuar prej saj seksioni për Shqipërinë2. Ky plan parashikonte që për një periudhë 6-mujore t’i jepeshin Shqipërisë 54.000 ton furnizime. Por vetëm disa ditë pas hartimit të tij, sasia e dhënë u reduktua. Krahas ndihmave ekonomike, plani parashikonte riatdhesimin e rreth 15.000 italianëve që gjendeshin sipas tij në Shqipëri. Për zbatimin e këtij plani ML planifikonte të sillte në Shqipëri 1.222 ushtarakë nga të vetët dhe 165 pjesëtarë nga personeli i UNRRA-s. Vlen të thuhet se plani në fjalë përcaktonte një kontigjent të veçantë ndihmash për Kosovën. Kontigjenti do të arrinte në shifrën 1.442 ton në muaj dhe për përmbushjen e këtij plani, ML do të ngarkonte edhe 18 ushtarakë të tjerë ndërsa UNRRA nga ana e vet edhe 58 persona. Kështu, AML do të ishte përgjegjëse për operacionin e shpërndarjes së ndihmave edhe në Kosovë. Por burimet arkivore në dispozicion tregojnë se në planet e tjera të hartuara gjatë vitit 1944 (ende pa u çliruar Shqipëria) nuk përmenden më ndihmat për Kosovën në kuadrin e shtetit shqiptar.

Dhënia e ndihmave ishte planifikuar të bëhej sapo të çlirohej Shqipëria, përpara futjes së UNRRA-s në Shqipëri. Drejtuesit e ML mendonin se situata politike e Shqipërisë ishte e tillë ku “asnjë lëvizje çlirimtare shqiptare nuk ishte e njohur zyrtarisht” dhe si përfundim plani do të merrte formë të plotë pa kontaktuar me asnjë lloj përfaqësuesi nga Shqipëria3. Kaba e quan me të drejtë të nxituar një ide të tillë kur shprehet se Lëvizja Çlirimtare e shqiptarëve ishte e njohur prej kohësh nga Aleatët e Mëdhenj. Ai sjell si argument faktin se misionet britanike që kishin mbërritur që para një viti në Shqipëri e njihnin mirë këtë realitet.

Megjithatë ML e korrigjoi më vonë qëndrimin e vet në lidhje me planin e ndihmave. Në planin e ri ajo parashikoi që të arrinte një marrëveshje paraprake me qeverinë shqiptare përpara fillimit të operacionit për dhënien e ndihmave. Programi i tanishëm i furnizimeve fiksonte shifrat e 34.000 ton nga të cilat 24.000 ton furnizime ushqimore dhe 10.000 ton ndihma bujqësore4.

Në fakt, bashkëpunimi ndërmjet ML dhe UNRRA-s për vendet që do të ndihmoheshin prej tyre u konkretizua në marrëveshjen e 3 prillit 1944 ndërmjet ML-së

1AMPB, Fondi i UNRRA-s, v. 1947, dos. 61/10, fl. 12Po aty, fl. 33Hamit Kaba, “UNRRA …, vep. e përm, f. 714Po aty. Këtë qëndrim ML e modifikoi në qershor 1944.

210

Page 215: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

dhe UNRRA-s të arritur në Kajro midis Drejtorit të Përgjithshëm të UNRRA-s Herbert Lehman dhe përfaqësuesve të ML1. Sipas kësaj marrëveshjeje personeli i UNRRA-s do të përfshihej në operacionet e ML për dhënien e ndihmave dhe do të ishte në varësinë direkte të komandës së saj. UNRRA ngarkohej që të kryente detyra të ndryshme dhe së pari ajo do të vëzhgonte shpërndarjen e furnizimeve të ML. Por kjo marrëveshje nuk arriti të fiksonte në mënyrë të qartë dhe të prerë parimet bazë që do të udhëhiqnin marrëdhëniet respektive, gjë që më vonë do të shkaktonte probleme e përplasje ndërmjet këtyre dy organizatave lidhur me parimet për operimin e tyre dhe shpërndarjen e ndihmave në Shqipëri, por që është jashtë objektit të këtij studimi. “Personeli i UNRRA-s – shkruante Peter Floud – e konsideronte veten autonom në marrëdhëniet me ML, ndërsa ML i trajtonte si pjestarë efektivë të saj”2.

Më 25 prill 1944 ML krijoi një mision të veçantë për Shqipërinë dhe Kolonel Warner u caktua Komandant i ML për Shqipërinë; në muajin maj u planifikua transferimi në Itali i ML për Shqipërinë dhe ML për Jugosllavinë dhe më 2 gusht Kolonel Warner mbërriti në Santo Spirito me një staf të vogël dhe ngriti një Komandë të përbashkët me ML për Jugosllavinë. Ndërkaq Brigadier Forestier-Walker u lirua nga detyra e ML për Shqipërinë dhe me autorizimin e gjeneralit Hughes u caktua përfaqësues i këtij të fundit në lidhje me çështjet që i përkisnin ML për Jugosllavinë dhe ML për Shqipërinë ndërkohë që vazhdonte të mbante drejtimin e ML për Jugosllavinë. Në fund të gushtit AML u transferua nga Kajro në Itali dhe më 18 shtator u hapën të gjitha zyratnë Ruvo di Pulia3.

Ndërkohë që ML për Shqipërinë ishte në procesin e transferimit nga Egjipti në Itali, Komanda e Forcave Aleate i kushtoi vëmendje të veçantë mënyrës më të mirë për zbatimin e shpejtë të planit për Jugosllavinë dhe Shqipërinë. Më 8 shtator Brigadier Eve, përfaqësues i Shtabit Ushtarak për Ballkanin dhe Brigadier Forestier-Walker, përfaqësues i Ndërlidhjes Ushtarake për Jugosllavinë dhe Ndërlidhjes Ushtarake për Shqipërinë morën pjesë në një Mbledhje Planifikimi për këtë çështje. Pika më e rëndësishme e kësaj mbledhje ishte rishikimi i sfondit politik për t’u përshtatur me situatën e atëhershme, ku u vendos që “nuk do të njihej asnjë qeveri dhe asnjë organ i tillë që funksiononte në Shqipëri”4. Siç treguan ngjarjet më vonë, çështja e njohjes së qeverisë shqiptare do të përbënte thelbin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe ML e UNRRA-s për muaj të tërë në vazhdim deri në fund të qëndrimit të tyre në Shqipëri gjë që shkaktoi komplikime e vonesa në procesin e funksionimit të ML e më pas të UNRRA-s në këtë vend. Dërgimi i ndihmave nga ML [e më vonë nga UNRRA] në Shqipëri do të lidhej ngushtë me çështjen

1AMPB, Fondi i UNRRA-s, v. 1946, dos. 61, fl. 12 Po aty. Marrëveshja e prillit 1944 e nxiti UNRRA-n që të ngrinte menjëherë pas saj një Mision të vetin për vendet ballkanike me qendër në Kajro (UNRRA Balkan Mission) ku në krye të Misionit Ballkanik të UNRRA-s u vendos britaniku William Mattew. Më pas ngriti seksione të veçanta për Greqinë e Jugosllavinë e pas tyre edhe për Shqipërinë.

3 TNA, CAB 106/459, Military Liaison (Albania), British Historical Section, Central Mediterranean, The move to Italy, f. 322. Ndërkohë, më vonë më 30 tetor u krijua në Bari një njësi e përparuar e ML për të lehtësuar lidhjen e ngushtë me Forcat Ajrore të Ballkanit, Forcat Tokësore të Adriatikut, Forcën 399 dhe përfaqësuesin në Bari të Ministrit Rezident në Mesdheun Qendror.

4 Po aty, Under Command Balkan Air Force, f. 323

211

Page 216: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

e njohjes së qeverisë shqiptare, e cila do të sillej e risillej disa herë në tryezat e politikë-bërësve duke bërë kështu që planet për dërgimin e ndihmave e furnizimeve në Shqipëri të formuloheshin e modifikoheshin disa herë në varësi të vendimeve politike.

Por burimet arkivore tregojnë se në këtë fazë të luftës planifikuesit ushtarakë nxorën në skenë mundësinë e pushtimit të Shqipërisë duke futur në lojë ML-në. Megjithatë një plan i tillë do të mbetej vetëm në konsiderata të nivelit ushtarak. Në fakt, ecuria e ngjarjeve të mëvonshme në tërë kompleksitetin e tyre lidhur me ML në Shqipëri lë pas paqartësi dhe enigma në këtë drejtim, ose të paktën deri në këtë pikë na shpien burimet dokumentare që disponojmë.

Konkretisht, mbledhja e datës 8 shtator tregon se një vëmendje e veçantë iu kushtua sigurimit të forcës operacionale për ndihmat dhe pushtimin e Shqipërisë dhe meqenëse nuk ekzistonte një autoritet i disponueshëm për të planifikuar një operacion ushtarak, kjo detyrë iu ngarkua ML-së. Pra autoriteti planifikues për operacionin e ndihmave dhe pushtimin e Shqipërisë do të ishte Ndërlidhja Ushtarake për Shqipërinë (AML); për këtë qëllim, Shtabi i Përbashkët i Planifikimit në Mesdhe hartoi të nesërmen një dokument ku u ra dakord që ML për Shqipërinë të planifikonte forcat për vënien nën kontroll të një zone në Shqipëri, përfshirë një port, ku gjermanët mund të bënin dorëzimin; më konkretisht, këto forca do të përdoreshin për të vendosur ligjin dhe rendin, për të marrë përsipër dorëzimin e forcave gjermane në Shqipëri të cilat aktualisht ishin në një pozitë tejet të përkeqësuar, për të mos lejuar që armët dhe pajisjet të bien në duart e kuislingëve dhe elementëve të tjerë dhe për të filluar zbatimin e masave të ndihmave dhe shpërndarjes së furnizimeve. Forcat për këtë qëllim do të siguroheshin nga Forcat Tokësore të Adriatikut në periudhën kur të binte presioni i armikut në Italinë Veriore. Pra komandanti i ML i cili do të kishte gradën Brigadier duhej të ishte komandanti i Forcave Tokësore në Shqipëri ndërkohë që zëv/Komandanti do të ishte amerikan dhe i caktuar vetëm për çështjen e ndihmave dhe rimëkëmbjes. Shkalla hierarkike ishte e tillë që komandanti i ML për Shqipërinë, do të ishte nën komandën e drejtpërdrejtë të Komandës së Forcave Aleate ndërkohë që do të merrte udhëzime nga Komanda Ushtarake për Ballkanin vetëm për politikën e ndihmave 1. Por rrjedha e ngjarjeve shpejt do të tregonte se, megjithë konsideratat ushtarake, çështja e pushtimit të Shqipërisë nuk ishte në axhendën e planifikuesve politikë.

Ndërkaq, në funksion të strategjisë së përmendur më lart, më 23 shtator Oficeri Ajror që Komandonte Forcat Ajrore të Ballkanit mori një direktivë ku pasqyroheshin këto rekomandime. Sipas kësaj direktive, madhësia e forcës që do të angazhohej nuk duhej të ishte më shumë se një brigadë megjithëse edhe në këtë direktivë ishte pranuar se madhësia e forcës për të hyrë në Shqipëri -vetëm një brigadë - nuk mjaftonte për të vendosur ligjin dhe rendin për më shumë se një zonë. Argumenti për këtë vendim lidhej me faktin se për shkak të angazhimeve të tjera, nuk kishte mundësi për të përdorur një forcë më të madhe në Shqipëri. Komandanti i ML për Shqipërinë do të vendoste

1Po aty.

212

Page 217: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Komandën e tij në dispozicion të Forcave Ajrore të Ballkanit për planifikimin, ndërsa për të gjitha qëllimet e tjera, do të mbetej nën Komandën Ushtarake të Ballkanit. Për qëllime planifikimi mendohej që Komandanti i Forcave Tokësore të Adriatikut të caktohej Komandant i Forcave Tokësore për Shqipërinë me zëvendës/Komandant Brigadier–Gjeneral Sadler1.

Në përputhje me këtë linjë, më 23 shtator Ministria e Luftës nxori një memorandum me titull ‘Pushtimi i Shqipërisë’ ku pasqyronte mungesën e stabilitetit të brendshëm që bënte të nevojshme angazhimin e ML: “Nëse lihet në dorë të shqiptarëve është e qartë se ata nuk do të jenë në gjendje për pak kohë pasi të pushojnë armiqësitë, të vendosin ligj dhe rend dhe të pranojnë dorëzimin e forcave Gjermane... Që këtej del se mund të jetë e nevojshme për të futur forca në breg me qëllim që të vendosin ligj dhe rend para se në vend të fillojë shpërndarja e ndihmave ... Mund të ndeshet rezistencë sporadike dhe e paorganizuar”2.

Lidhur me zbatimin e direktivës së 23 shtatorit, më 29 të po këtij muaji u mbajt në Bari një mbledhje e kryesuar nga Brigadier Davy, Komandant i Forcave Tokësore të Adriatikut, ku u vendos që ML për Shqipërinë të zgjerohej me staf shtesë diktuar kjo nga ecuria e planifikimit; gjithashtu u vendos që në Komandën e Forcave Aleate dhe Komandën Ushtarake të Ballkanit të dërgoheshin informacione me datat, kërkesat e mundshme dhe vendet në të cilat mund të nevojiteshin furnizimet, duke sugjeruar që dërgesat e menjëhershme mund të niseshin nga Italia dhe vetëm më vonë nga Lindja e Mesme. Dy ditë më vonë Kolonel Warner nxori një direktivë ku urdhëronte hartimin e planeve deri në mbrëmjen e datës 4 tetor dhe përshkrimin në detaje të fazave të parashikuara të operacionit dhe objektin e çdo Dege të Komandës për qëllime planifikimi. Mbi detajet e këtij plani u ra dakord përfundimisht më 14 tetor, dhe plani iu paraqit Komandës së Forcave Aleate për miratim3.

Por ndërsa pritej zbatimi i kësaj direktive, në bregdetin jugor të Shqipërisë, veçanërisht në Sarandë zbarkuan disa trupa britanike. Pearson jep këtë shpjegim për operacionet ushtarake të kryera në atë kohë: “më 24 shtator 1944 Nënkolonel David Lloyd Owen u hodh në Shqipëri me një grup prej 36 vetësh të Grupit të Shkretëtirës të Distancave të Largëta. Me dakordësinë e Komandantit të Forcave Tokësore të Adriatikut, Brigadier George Mark Oswald Davy, plani i tyre ishtë të ndiqnin nga afër tërheqjen e parashikuar të gjermanëve dhe të bindnin Hoxhën dhe partizanët e LNÇ mbi domosdoshmërinë për të luftuar dhe vrarë gjermanët ndërsa kalonin nga Shqipëria për në Greqi”4, argumente këto që, duke pasur parasysh në ç’fazë kishte arritur lufta, bëjnë të pabesueshëm faktin që një komando e Aleatëve të zbarkojë për të bindur partizanët të luftojë gjermanët. Siç dihet, ata ishin cilësuar nga Aleatët prej kohësh si forca e vetme reale e rezistencës shqiptare kundër gjermanëve.

1Po aty.2William Bland & Ian Price, A Tangled Web…, f. 116;Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 3903TNA, CAB 106/459 …, Under Command Balkan Air Force, f. 3244 Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 390

213

Page 218: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Ka të ngjarë që një zbarkim i tillë është pjesë e planit mbi strategjinë e rreme të Aleatëve në lidhje me tërheqjen e gjermanëve. Sjellim në mendje Barker kur shkruan për një zbarkim imagjinar në bregdetin shqiptar në kuadrin e kësaj strategjie. Populli besonte se me largimin e gjermanëve, Aleatët po pushtonin Shqipërinë. Smiley do të kujtonte më vonë: “Më 27 shtator 1944, na gëzoi jashtë mase lajmi se trupat britanike kishin zbarkuar në Shqipëri. Menduam se ishte fillimi i riokupimit Aleat të Ballkanit... Për dy ditë morëm vesh se kish qenë vetëm zbarkimi i një njësie komandosh”1.

Ndërkaq, pak ditë më vonë Trupat e Komandos Britanike të Forcave Tokësore të Adriatikut zbarkuan në një pikë rreth 5 milje larg Sarandës dhe sulmuan portin. Ata ndeshën në rezistencë të fortë dhe iu desh të ndërmerrnin një sulm të madh. Të nesërmen trupat britanike të Forcave Tokësore të Adriatikut dhe grupe të partizanëve shqiptarë pushtuan portin e Sarandës duke e mbyllur qytetin në disa drejtime. Xhepat e rezistencës armike u eleminuan përfundimisht dhe qyteti ra po përfundimisht në duar të britanikëve në orën 10.00 të asaj dite. Numri total i të burgosurve të kapur gjatë gjithë këtij operacioni është vlerësuar rreth 500. Gjithashtu një aksion i suksesshëm në shkallë të vogël u ndërmor afër Delvinës ku u vranë 80 gjermanë dhe u kapën disa pajisje pa shkaktuar humbje për britanikë2.

Ndërsa Puto shkruan se nga burime anësore dhe dokumente të tërthorta për këtë çështje, nuk përjashtohet ideja e përdorimit të forcës për ta kthyer gjendjen në favor të forcave të djathta3. Mirëpo, logjika e rrjedhës së ngjarjeve në tërësi, e bën këtë opsion jo bindës. Nga hulumtimet e burimeve të ndryshme, nuk kemi konstatuar asnjë dokument apo të dhënë me vlerë mbi ndonjë plan të mundshëm të planifikuesve politikë për të ndërhyrë në Shqipëri; rrethanat e faktit të ndodhur na bëjnë të mendojmë se plani për zbarkimin e trupave britanike në zonën e Sarandës, mund të jetë konturuar vetëm në nivel ushtarak, me qëllim bllokimin dhe asgjësimin e forcave gjermane në ikje, e për këtë arsye edhe u mbyll shumë shpejt. Shtypi pro-partizan në atë kohë do ta përshkruante betejën e Sarandës si shprehje e një bashkëpunimi të ngushtë Anglo-Shqiptar4. Ndërsa Enver Hoxha më vonë, do ta konsideronte zbarkimin e forcave britanike si një përpjekje reale e tyre për të bërë të mundur pushtimin ushtarak të Shqipërisë. Madje, ai theksonte se ata u larguan nën presionin e forcave partizane5.

Pështjellimin e kësaj situatë duket sikur e shton Palmer i cili po në këtë periudhë do të shprehej: “Do të doja që në Shqipëri të zbarkonim dy brigada. Sigurisht nëse dëshirojmë të kemi një lloj kontrolli këtu pas lufte”6. Natyrisht që një forcë okupuese Aleate në momentin e duhur në Shqipëri do të kishte ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve.

1 David Smiley, Vitet shqiptare …, f. 1302 Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 395-3963 Arben Puto, Nëpër analet ..., f. 154. Sidoqoftë Puto sqaron se një tregues i rëndësishëm që i jepej operacionit në fjalë është fakti se një sërë dokumentesh të tjera në Foreign Office kanë ngelur të mbyllura në Arkivin britanik për t’u hapur në vitin 2018

4 Gazeta Mundimi, 19 tetor 19445Historia e Luftës Antifashiste ..., Vëllimi IV, f. 463- 4666 Roderick Bailey, The Wildest Province: SOE ..., f. 319

214

Page 219: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Shembulli i mirë për këtë është Greqia ku trupat britanike hynë dhe u treguan të gatshme të pengonin grushtin komunist, por siç rezultoi, Shqipëria ishte një nga zonat ku politika britanike kishte planifikuar zbatimin e ‘deception strategy’; pra në Shqipëri ashtu siç edhe ndodhi në të vërtetë, zbarkimi i vërtetë ushtarak mbeti një iluzion, mashtrim apo ëndërr e largët – strategjia e rreme e Aleatëve kishte rezultuar e suksesshme.

Në rrethanat e krijuara, u arrit në përfundimin se duke patur parasysh kapacitetin e vogël të Sarandës të gjitha furnizimet e sjella aty duhej të shpjegoheshin për arsye ushtarake dhe jo të konsideroheshin si fillimi i një plani të ML1, duke na dhënë të kuptojmë se një zbarkim i tillë ishte jashtë planeve politike britanike.

Në fakt, brenda pak ditësh, siç jepet më e detajuar më poshtë, drejtuesit ushtarakë morën urdhër të largoheshin prej aty. Po cila ishte strategjia e vërtetë e këtyre forcave ushtarake, çfarë dhe deri ku synonin të arrinin me zbarkimin e forcave të tilla? Bazuar në burime arkivore apo historiografinë vendase dhe të huaj, në këtë pikë janë bërë interpretime të ndryshme që gjithësesi nuk e zgjidhin enigmën që meriton studim më vete e trajtim të posaçëm nën dritën e dokumenteve e fakteve të reja.

Ajo që dihet ishte se, si rezultat i këtij aksioni gjermanët, në pamundësi për të rezistuar, filluan të tërhiqen drejt Veriut. Për më tepër, jo vetëm nivelet vendim-marrëse politike britanike nuk kishin ndonjë plan pushtimi për Shqipërinë por as SHBA nuk kishin një interes të tillë. Ky fakt del qartë në një shkresë të Casertas drejtuar Foreign Office të datës 12 tetor 1944. “Gjenerali Wilson ka pak forca për të dërguar në Shqipëri dhe po të hyjë në çështje politike ai mund të kompromentojë Qeverinë e SHBA”2 – thuhej në këtë shkresë.

Megjithatë, në kontekstin e zhvillimeve aktuale në Shqipëri, FNÇ po shfaqej si organizata dominuese dhe oficerët ndërlidhës që largoheshin nga Shqipëria shprehnin mendimin se FNÇ do të kundërshtonte kategorikisht hyrjen e forcave ushtarake Aleate sapo të vendoste kontrollin e tij në vend; për këtë arsye, me qëllim që të zbatohej plani i ndihmave, u pa e nevojshme që trupat të dërgoheshin në Shqipëri gjatë kohës që gjermanët nuk ishin larguar ende nga Shqipëria; për këtë qëllim AML këmbënguli për miratimin e menjëhershëm të planit të 14 tetorit. Megjithatë, realizimi i këtij plani u duk i pamundur pasi Forcat Tokësore të Adriatikut nuk kishin trupat e nevojshme për operacionin ndërkohë që një pjesë e forcave rezervë të Mesdheut ishin tashmë të angazhuara në çlirimin e Greqisë. Këtë fakt e shpreh Talbot Rice në një letër dërguar Laskey-t mbi politikën aktuale britanike kundrejt Shqipërisë: “Tash për tash politika e jonë kundrejt Shqipërisë has vështirësi për shkak të pamundësisë sonë që të gjejmë trupa për të dërguar atje”3. Por kjo ishte njëra nga arsyet.

Nga ana tjetër, duke pasur parasysh kapacitetin e vogël të portit të Vlorës për qëllime mdihmash, u gjykua që të pritej deri kur të çlirohej Durrësi meqenëse porti i Durrësit ishte më i domosdoshëm për zbatimin e planit të ndihmave sesa të ndahej ML 1Po aty.2AIH, A.V.150, fl. 10, Shkresë numër 582, 12 tetor 1944 nga Caserta drejtuar FO3Po aty, fl. 3, Letër e Talbot Rice drejtuar z. Laskey, 9.10.1944: Politika kundrejt Shqipërisë

215

Page 220: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

ndërmjet dy porteve. Në këtë mënyrë, u krijuan disa premisa - mungesa e vendimit politik në nivel të lartë, mungesa e trupave në dispozicion, veçanërisht njësitë e shërbimit, si dhe natyra e papërshtatshme e porteve të çliruara në atë periudhë, të cilat në tërësi nuk bënë të mundur zbatimin e menjëhershëm të planit të ndihmave.

Përveç këtyre problemeve, në fakt pika më e rëndësishme në këtë drejtim kishte të bënte me njohjen e qeverisë shqiptare. Situata dukej e tillë që nëse dërgimi i ndihmave nuk fillonte menjëherë, ishte e dukshme se Hoxha dhe FNÇ do të shfaqeshin si autoriteti dominues në Shqipëri, gjë që do të shtronte para fuqive perëndimore çshtjen e njohjes së qeverisë së tij. Dokumentet arkivore hedhin dritë pikërisht mbi politikën britanike dhe amerikane në Shqipëri në këtë periudhë dhe përqendrohen në çështjen e menaxhimit të ndihmave për këtë vend.

Një dokument i Ministrit rezident në Mesdheun Qendror për Foreign Office vë në dukje hapin e bërë për të ftuar Enver Hoxhën për bisedime të karakterit ushtarak në Bari si dhe çështjen e ndihmave për Shqipërinë duke theksuar se këtu nuk bëhej fjalë për çështje të karakterit politik. Konkretisht, ai shkruan: “Gjenerali Wilson është përgatitur të ftojë Hoxhën për bisedime në Itali. Të vetmet çështje ushtarake që mund të diskutohen në këtë takim janë furnizimi i armëve dhe hapja e kontrolli i porteve....Në qoftë se takimi me Hoxhën do të bëhet, ne do të mund të vendosim për karakterin e Misionit Britanik në dritën e përparimeve të bëra. Ftesa e bërë Hoxhës duhet të bazohet mbi nevojën për bisedime ushtarake. Këto bisedime mund të përfshijnë edhe çështjen e ndihmave ... Ftesa nuk duhet të ketë lidhje me çështje politike meqë nuk duam të diskutojmë njohjen e Qeverisë Provizore të LNÇ”1.

Ndërkaq, në përputhje me politikën britanike, vendimet e marra për Shqipërinë, në mënyrë të natyrshme u pasqyruan menjëherë në nivelin ushtarak. Më 15 tetor Oficeri Ajror që komandonte Forcat Ajrore të Ballkanit dhe Brigadier Davy ranë dakord që Houndforce, forca sulmuese që kishte marrë Sarandën të tërhiqej për të marrë veten dhe për t’u riorganizuar, dhe që propozimi sipas të cilit Houndforce të përparonte drejt Veriut dhe të pushtonte Vlorën, të mbetej jashtë çdo diskutimi: Shefat e Shtabit në nivel të lartë, kishin vendosur paraprakisht se në Shqipëri nuk do të dërgohej asnjë forcë pushtuese2.

Një dokument i datës 21 tetor dërguar nga Caserta për Foreign Office bën të ditur se Shqipëria kishte një rëndësi shumë kalimtare në situatën aktuale strategjike dhe se qëllimi i gjeneralit Wilson ishte të caktonte forcat e pakta që kishte në dorë për të forcuar Greqinë dhe për t’i prerë rrugën gjermanëve në skajin më verior të Adriatikut (Fiume, etj.). “Pikëpamja ime - thekson gjeneral Wilson - është që ne ta lëmë FNÇL të vijë vetë tek ne dhe të mos bëjmë garë me Bashkimin Sovjetik në këtë sektor......Sjellja mospërfillëse e Hoxhës kohët e fundit me oficerët britanikë të ndërlidhjes tregon qëndrimin e tij të tanishëm dhe ne nuk do t’i përmirësojmë punët po t’i bëjmë qejfin. Aq më tepër që nuk kemi ndonjë interes britanik për të mbrojtur në Shqipëri ose zotime për

1Po aty, fl. 1,Shkresë nga Kabineti i Luftës prej Ministrit rezident në Mesdheun Qendror, Kazerta drejtuar Ministrisë së Jashtme, 11. 10. 19442TNA, CAB 106/459 …, Under Command Balkan Air Force, f. 324

216

Page 221: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

të nderuar sikurse në Jugosllavi”1. Dokumenti më tej trajton propozimin për të pritur kërkesën e paevitueshme të Hoxhës për ndihmë civile, pra që ta hedhë ai hapin i pari e më pas t’i thuhet se kjo ndihmë do të jepet, por duke i vënë kushtin se nëse vendi do të trazohet nga lufta civile, kjo do ta bënte të pamundur shpërndarjen e paanshme të ndihmave.

Lidhur me politikën aktuale ndaj Shqipërisë, gjatë dy javëve të fundit të tetorit vërshuan telegrame ndërmjet Londrës, Casertas dhe Barit, dhe përfundimisht më 26 tetor Foreign Office ra dakord që të dërgonte një oficer ndërlidhës për t’i komunikuar Hoxhës se përfaqësuesit e gjeneral Wilson do të prisnin përfaqësues nga Hoxha për të diskutuar mbi ndihmën ndaj Shqipërisë, por [ndryshe nga ç’ishte propozuar më parë], që Hoxha vetë në asnjë rrethanë nuk do të ftohej të takonte Komandantin Suprem të Aleatëve2.

Vendimi për të pritur përfaqësues të Hoxhës, por jo vetë Hoxhën me siguri lidhej me faktin se Foreign Office nuk donte t’i kundërvihej FNÇ-së duke patur parasysh pozicionin e tij të fuqishëm ushtarak në Shqipëri por, në të njëjtën kohë nuk dëshironte që të hamendësohej mbi njohjen e regjimit të FNÇ-së nga Mbretëria e Bashkuar, duke e argumentuar këtë me faktin se nuk mund të mbështeste vendosjen e një regjimi që e gjykonte jo popullor dhe jo demokratik mbi një popull që nuk e dëshironte atë.

Në funksion të kësaj politike, Londra i kërkoi edhe Washingtonit dhe Moskës që të mbanin të njëjtin qëndrim. Për këtë arsye, më 29 tetor 1944 Foreign Office i përcolli udhëzimin e mëposhtëm ambasadorëve britanikë në Washington dhe Moskë: “Lutemi njoftoni Qeverinë pranë së cilës jeni akredituar se në situatën aktuale konfuze në Shqipëri ne nuk propozojmë njohjen e ‘Qeverisë së Përkohshme’ të krijuar nga Fronti Nacional Çlirimtar3. Rrjedhimisht, të nesërmen më 30 tetor 1944, Ambasadori britanik në Moskë, Sër Archibald Clark-Kerr, i dërgoi këtë letër Ministrit të Jashtëm Sovjetik, Molotov: “Jam informuar nga qeveria ime të njoftoj qeverinë sovjetike se në situatën konfuze aktuale në Shqipëri ajo nuk propozon që të njihet ‘Qeveria e Përkohshmë’ e krijuar nga LNÇ. Qeveria ime shpreson se qeveria sovjetike do të pajtohet me këtë kurs. Po ky komunikim po i dërgohet qeverisë së Shteteve të Bashkuara”4. Në atë fazë, Washingtoni dhe Londra nuk ishin akoma të bindura mbi shkallën e mbështetjes së vërtetë popullore të Hoxhës apo mbi ‘peshën’ e opozitës së mundshme ndaj tij.

Megjithatë, meqenëse Gjeneral Wilson ishte Komandant i Aleatëve ishte e nevojshme që në këtë pikë të jepej i njëjti vendim edhe nga Shtetet e Bashkuara, dhe pas shumë diskutimesh, çështja iu referua përsëri Departamentit të Shtetit. Megjithatë, ndërkohë që bënte këtë deklaratë, Londra përpiqej të nxiste Hoxhën që të krijonte një qeveri e cila të përfaqësonte gjerësisht popullin shqiptar ku të përfshinte persona të tillë si

1AIH, A.V.150, fl. 11, Letër prej Casertas (Ministri rezident në Mesdheun Qëndror) drejtuar FO, 21 tetor 1944 2TNA, CAB 106/459 …, Under Command Balkan Air Force, f. 324-3253Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 4024Po aty.

217

Page 222: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

vëllezërit Kryeziu, si kusht për shqyrtimin e njohjes së qeverisë shqiptare nga Britania e Madhe.

Ndërkohë që Londra ishte e vendosur për mosnjohjen e qeverisë në atë fazë, ky fakt nuk i pengoi strukturat përkatëse për konkretizimin e planeve të ndihmave dhe furnizimeve për Shqipërinë. Mirëpo në këto plane AML u përball me dy probleme kryesore: mungesa e një autoriteti kombëtar në Shqipëri dhe mungesa e një porti të vetëm që të përmbushte të gjitha kërkesat e Aleatëve. Kushti i parë do të plotësohej nëpërmjet negociatave me autoritetet lokale. Ky variant u mbështet nga drejtuesit e AML, Warner dhe Breckenridge por edhe nga kryetari i Misionit të UNRRA-s për Shqipërinë, z. Dudley Haskell. Në letrën që ky i fundit i drejtonte Ë. Matteë më 4 nëntor thuhej: “Kam marrë vesh se ML dëshiron të ketë të bëjë me njëfarë autoriteti qendror… para se të hyjë në Shqipëri, por koloneli Warner (kryetar i AML) është i një mendimi me mua se është shumë e dyshimtë që një autoritet i tillë do të mund të stabilizohet në një kohë të afërt”1. Të njëjtën ide kishte edhe kolonel Breckenridge i cili shprehej se nuk do të ishte e këshillueshme që të merren furnizime dhe të jepen tek një autoritet që mund të jetë i përkohshëm dhe mund të zhduket bashkë me furnizimet dhe transportin2.

Ndërsa mospërmbushja e parametrave të kërkuar nga ushtarakët aleatë përsa i përket portit të Durrësit do gjente zgjidhje me përdorimin e porteve të tjera që kishte Shqipëria. Përdorimi i porteve të Vlorës e të Sarandës për të shkarkuar furnizimet e AML ishte i domosdoshëm të bëhej pasi porti i Durrësit ishte dëmtuar rëndë nga lufta dhe nuk parashikohej që ai të reabilitohej shpejt3.

Për rrjedhojë, Komanda ballkanike e ML nxorri me 14 nëntor një urdhër të ri i cili zëvendësonte urdhrin e tetorit 1944. Direktiva e re i ndalonte kontaktet e ML me autoritetet e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë para hyrjes në Shqipëri të AML dhe UNRRA-s. Misioni i UNRRA-s trajtohej tashmë si degë e shpërndarjes së furnizimeve të AML.4 Plani do të kompletohej më 9 dhjetor 1944 por problem mbetej mënyra e futjes së AML në Shqipëri. Siç ishte vendosur, AML do të hynte në Shqipëri pa u konsultuar më parë me Qeverinë e Përkohshme. Plani i ML për t’i dhënë ndihma ekonomike Shqipërisë parashikonte fillimisht që në portin e Durrësit të instalohej një grup naval zbarkimi i cili do të mbërrinte atje pa dijeninë e autoriteteve shqiptare dhe të Misionit Ushtarak Shqiptar

1AMPB, Fondi i UNRRA-s, v. 1947, dos. 61/10, fl. 112Po aty.3Hamit Kaba, “UNRRA…, vep e përm, f. 74-754AMPB, Fondi i UNRRA-s, v. 1947, dos. 61/10, fl. 8-14. Direktiva e 14 nëntorit 1944 krijonte dy probleme delikate për Misionin e UNRRA-s. Së pari, e ngarkonte atë të paguante vetë shpenzimet administrative ndërkohë që operacioni drejtohej nga AML; së dyti, e ngarkonte Misionin e UNRRA-s të shpërndante furnizimet e ML në Shqipëri duke cënuar kështu rolin e autoriteteve shqiptare. Për të hartuar një plan të harmonizuar veprimesh u ngarkua koloneli Maxëell, i cili kishte fituar një farë eksperience në këtë drejtim gjatë negociatave të zhvilluara ndërmjet Misioneve të UNRRA-s për Greqinë e Jugosllavinë dhe ushtarakëve të ML. Brenda një kohe të shkurtër Maxëell paraqiti planin e ri të veprimeve të Misionit të UNRRA-s, brenda operacionit të ML. Plani i ri i siguronte Misionit të UNRRA-s për Shqipërinë më shumë autonomi nga AML si dhe lehtësira të mjaftueshme materiale për të kryer detyrën. Shpenzimet administrative të personelit të UNRRA-s që do të përfshihen në operacionin e AML tashmë iu ngarkuan ML.

218

Page 223: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

të Barit1. Në këtë mënyrë AML do t’i ofronte ndihmat e saj me terma ultimative2, pa marrëveshje, pa bërë diskutime, negociata ose modifikime.

Marrja përsipër e misionit për dërgimin e ndihmave në Shqipëri lidhej drejtpërdrejt me çështjen e njohjes së qeverisë shqiptare. Për të zgjidhur këtë ngërç, më 20 nëntor Komanda e Forcave Aleate G-5 përgatiti një dokument për t’ia parashtruar të nesërmen Komitetit Politik, ku citonte: “Në mungesë të një qeverie të njohur nga qeveritë Britanike dhe Amerikane që të përfaqësojë të gjithë popullin shqiptar, ju duhet të trajtoni çështje që lidhen me ndihma dhe rehabilitimin që janë thelbësore për Shqipërinë me grupet lokale që i konstatoni realisht në kontroll të pjesëve të ndryshme të Shqipërisë që janë çliruar. Para çlirimit të Shqipërisë autorizoheni të diskutoni, në varësi të çështjeve të sigurisë dhe ato ushtarake, me përfaqësues të grupeve që bashkëpunojnë me aleatët…”3. Dokumenti theksonte më tej se direktiva e 23 shtatorit për Forcat Ajrore të Ballkanit, e përgatitur para marrjes së këtij telegrami, nuk kishte më vlerë pasi nuk kishte trupa të disponueshme për Shqipërinë, dhe arsyeja për futjen e këtyre trupave – pranimi i dorëzimit të gjermanëve – nuk ekzistonte më; dhe se tashmë nuk kishe asnjë arsye administrative për të penguar futjen e furnizimeve meqenëse armiku po largohej në drejtim të Veriut.

Ndërkaq, më 25 nëntor Z. Broad në Caserta dërgoi telegram në Bari dhe Londër ku thuhej se Shtetet e Bashkuara ishin për dërgimin e menjëhershëm të ndihmave në Shqipëri4. Megjithë këto zhvillime, ajo çfarë ndodhi në të vërtetë është se qoftë për konsiderata politike qoftë ato ushtarake, zbatimi i planit të ndihmave për Shqipërinë u vonua gjatë muajve tetor dhe nëntor.

Ndërkaq, plani për hyrjen e ML dhe UNRRA-s në Shqipëri pa njoftuar qeverinë shqiptare ngjalli dyshime dhe pakënaqësi edhe tek anëtarët e misionit të UNRRA-s. Aq më tepër që ky plan do jepej me terma ultimative dhe në kushtet kur në Greqi britanikët po përkrahnin forcat qeveritare antikomuniste. Për të diskutuar mbi këtë pikë, më 9 dhjetor 1944 u takuan tre përfaqësuesit e UNRRA-s të cilët shfaqën opinionin e tyre të pavarur lidhur me pozicionin e UNRRA-s në planin e ndihmave të ML për Shqipërinë. Gerstenzag ishte i mendimit që personeli i UNRRA-s nuk duhej të hynte në Shqipëri së bashku me AML por në një kohë të përshtatshme kur situata të qetësohej, me qëllim që të shmangej ndonjë konfrontim i mundshëm ushtarak midis forcave të ushtrisë shqiptare dhe ML. Ndërsa Peter Floud shprehej i vendosur kundër futjes në Shqipëri pa u marrë vesh më parë me qeverinë shqiptare; ndërkohë, Haskell si kryetar Misioni, mendonte se vendimi i takonte atij në lidhje me momentin kur personeli i UNRRA-s do të hynte në Shqipëri. Përfundimisht u vendos që Gerstenzag si përfaqësuesi më i lartë i UNRRA-s në Ruvo t’i transmetonte shqetësimet e UNRRA-s kryetarit të AML, kolonelit Warner5.

1Hamit Kaba, “UNRRA…, vep e përm, f. 812MPJ, v.1946, dos.183, fl.363TNA, CAB 106/459 …, Operation “Rabbits”, f. 3264Po aty, Under Command Balkan Air Force, f. 324-3255 Hamit Kaba, “UNRRA…, vep e përm, f. 82

219

Page 224: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Takimi me kolonelin Warner u zhvillua pasditen e 9 dhjetorit 1944 ku fillimisht u diskutua rreth planit të hartuar nga Misioni i UNRRA-s në lidhje me shpërndarjen e ndihmave të ML dhe pastaj plani i kësaj të fundit për të hyrë në Shqipëri. Warner u përqendrua sidomos në pikën e dytë për të shpjeguar rrethanat që e detyruan ML të hiqte dorë nga varianti i mëparshëm. Warner pranoi se situata në Shqipëri “deri diku ishte keqësuar”1. Për rrjedhojë, plani i parë i ML që parashikonte konsultime paraprake me autoritetet qendrore në Shqipëri kishte rënë. Warner u përpoq që t’i bindte përfaqësuesit e UNRRA-s se plani ekzistues i ML nuk kishte qëllim tjetër veçse t’u çonte ndihma dhe furnizime shqiptarëve dhe të riatdhesonte robërit italianë të luftës.

Në një takim realizuar po më datë 9 dhjetor ndërmjet Peter Floud dhe zëvendës kryetarit të AML, Brocklehurst, u theksua se në Shqipëri nuk do të kishte ndonjë zbarkim armiqësor. Nga 1.200 ushtarakët që do të futeshin në Shqipëri shumica do të ishin xhenierë2. Por qëndrimet e drejtuesve të AML ishin kontradiktore. Zëvendës koloneli Ryder i AML i këshillonte anëtarët e Misionit të UNRRA-s që të mos u shkruanin të afërmve të vet për situatën politike që ekzistonte në Ruvo di Puglia, pasi AML mund të angazhohej në një operacion zbarkimi në Shqipëri3. Për këtë problem Peter Floud i shfaqi shqetësimet e tij nënkolonelit të AML Brocklehurst, i cili e quajti të pavend këtë dyshim duke bërë të ditur se 1.200 personat që do të hynin në Shqipëri nuk përbënin ndonjë forcë invazioni. Sidoqoftë, duke patur parasysh se UNRRA ishte organizatë civile dhe jo ushtarake si ML, ajo nuk e pranoi planin e ML për t’i dhënë ndihma ekonomike Shqipërisë pa kontaktuar më parë me qeverinë shqiptare.

Duhet thënë se plani i mëparshëm i ML ndryshoi në rrethanat kur ishte bërë e qartë tashmë se fitorja përfundimtare i takonte Lëvizjes NAÇL. Fakti që PK kishte pozitën dominuese brenda frontit NAÇL dhe Qeverisë së Përkohshme, kishte bërë të qartë që Shqipëria po shkonte drejt aleatit ideologjik të PK, pra drejt Bashkimit Sovjetik. Për këtë arsye, u bënë përpjekje për t’i orientuar ata drejt perëndimit. Këtë e konfirmon një letërkëmbim i britanikëve ku thuhet: “Duhet të përpiqemi t’i bindim udhëheqësit e FNÇL se për vetë pozitën gjeografike të Shqipërisë, Rusia nuk do të ketë interesa të sinqerta ndaj saj në të ardhëm dhe se ata duhet t’i hedhin sytë nga fuqitë e Perëndimit, veçanërisht nga Britania që të mbrojë interesat e Shqipërisë dhe që t’i japë ndihmën e nevojshme financiare dhe teknike për zhvillimin e saj”4. Në këtë kontekst, ka të ngjarë që plani i ndihmave të ML për popullsinë civile në Shqipëri të jetë parë si një mjet a mundësi ndikimi për ta shmangur Shqipërinë nga kursi i majtë.

Në këtë pikë aleatët perëndimorë mendonin se kushti për njohjen e qeverisë demokratike të Shqipërisë ishte një kartë e fortë në duart e tyre. Mirëpo ideja e drejtuesve të ML që në rast se refuzohej plani i ML nga administrate shqiptare, ndihmat e saj do t’i jepeshin opozitës shqiptare, nuk kishte vlerë pasi në Shqipëri në atë kohë nuk ekzistonte

1AMPJ, v. 1945, dos.63/3, fl. 182Po aty, fl. 133Po aty, fl. 144AIH, A.V. 151, Shqipëria 3, pasojat politike, fl. 4

220

Page 225: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

ndonjë opozitë me peshë në Shqipëri. Siç dihej tashmë në fund të luftës Balli Kombëtar dhe Legaliteti ishin mundur ushtarakisht dhe politikisht nga Ushtria NAÇL dhe për më tepër, vetë aleatët perëndimorë kishin hequr dorë prej tyre. Aleatët kishin ndihmuar ushtarakisht Shqipërinë dhe ato që po fitonin pushtetin ishin forcat e majta. Në dritën e këtyre zhvillimeve, aleatët dhe veçanërisht britanikët u përpoqën që me anë të ndihmave të ML të orientonin fituesit drejt kahut të tyre.

Fitorja e FNÇ dhe çështja e njohjes së qeverisë shqiptare

Ndërkaq, në rrethanat aktuale politike dhe ushtarake në Shqipëri, Hoxha kërkonte me këmbëngulje marrjen e ndihmave dhe njohjen e qeverisë shqiptare të dalë nga FNÇ. Më 30 nëntor 1944 ai bëri këtë deklaratë në një intervistë për Neë York Times: “Tashmë Shqipëria është çliruar virtualisht, dhe tërësisht nga populli ynë, por Shqipëria është një vend i shkatërruar, me mijëra njerëz janë vrarë, e megjithatë deri tani asnjë agjenci ndihmash e Aleatëve nuk na ka ofruar asnjë ndihmë. Kjo është për të ardhur keq. Populli ynë akoma lufton armikun, por gjithashtu po fillojmë rindërtimin tonë. Qeveria po rindërton Shqipërinë si një demokraci. Detyra e parë me të cilën përballet Qeveria është zgjedhja e Asamblesë Kushtetuese për të vendosur për një formë të përhershme të qeverisjes. Përfaqësuesit e Asamblesë do të zgjidhen nga çdo fshat i vendit”1.

Duke dashur të fitonte me çdo kusht njohjen e qeverisë shqiptare nga ana e aleatëve, Hoxha shpalosi qëndrimin e tij në lidhje me çështjen e kufijve të Shqipërisë. Ai paraqiti planin e tij prej 10 pikash ku ndër të tjera në pikën 6 shprehej se kufijtë e Shqipërisë do të mbeten siç janë. ‘Nuk kërkojmë t’i zgjerojmë dhe nuk do t’i zvogëlojmë ato’2- theksoi ai.

Në fakt, ngjarjet në Shqipëri kishin ecur shpejt. Kongresi i Beratit, siç e kemi përmendur, kishte shpallur Qeverinë Provizore me Enver Hoxhën në krye të saj; ndërkohë më 17 nëntor partizanët morën Tiranën, dhe gjatë dy javëve në vazhdim gjermanët u tërhoqën nga e gjithë Shqipëria. Shqipëria ishte çliruar.

Në këtë atmosferë,më 1 dhjetor Foreign Office ra dakord që Komanda e Forcave Aleate mund të dërgonte një anije për shpërndarjen e ndihmave në zonën e portit vetëm me marrëveshje lokale. Por një vendim i tillë për dërgimin e ndihmave ad hoc nëpërmjet marrëveshjeve me autoritetet lokale, dukej se nuk kishte perspektivë meqenëse asnjë autoritet lokal nuk mund të lidhte marrëveshje pa miratimin e Hoxhës, dhe për rrjedhojë ishte e nevojshme që Hoxha të trajtohej si përfaqësues kombëtar i Shqipërisë ndërkohë që nuk do të njihej në asnjë mënyrë si kryetar i Qeverisë de jure të Shqipërisë3.

Gjeneralët Hughes dhe Sadler ishin të preokupuar që dërgimi i ndihmave duhej të fillonte jo më vonë se më 1 dhjetor, dhe në mungesë të një force për të zbatuar propozimet, dërgimi i ndihmave mund të rregullohej me tre mënyra: së pari, duke thirrur 1Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 4142Po aty.3 TNA, CAB 106/459 …, Operation “Rabbits”, f. 326

221

Page 226: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

për bisedime një përfaqësues të FNÇ-së; së dyti, duke dërguar në Shqipëri një përfaqësues të ML për diskutime; së treti, duke filluar dërgimin e ndihmave pa negociuar por duke njoftuar mbi futjen e tyre të planifikuar. Nisur nga përvoja, dy metodat e para nuk u miratuan e për rrjedhojë u rekomandua propozimi i tretë, sipas të cilit ML për Shqipërinë do të fillonte dërgimin e ndihmave menjëherë në Vlorë deri kur të çlirohej Durrësi, duke sjellë vetëm një ngarkesë të parë me furnizime, pa negociuar por vetëm duke njoftuar mbi futjen e tyre të planifikuar. Për këtë qëllim, u hartua një njoftim për t’ia paraqitur Kadri Hoxhës, kryetar i Misionit ushtarak shqiptar në Itali, por para se t’i dërgohej ky njoftim, rrethanat në Shqipëri ndryshuan: Durrësi ishte çliruar, dhe gjeneral Hughes, me marrëveshjen e gjeneral Sadler, i dërgoi menjëherë një dokument Komandës së Forcave Aleate ku theksonte se Durrësi ishte i vetmi port i përshtatshëm për qëllime ndihmash dhe prandaj duhej vënë në shfrytëzim, por që në rrethanat e krijuara, përdorimi i tij do të bëhej për një program kombëtar ndihmash dhe jo thjesht një program lokal në zonën e Vlorës siç propozohej në njoftimin drejtuar Kadri Hoxhës. Për këtë arsye, gjeneral Hughes rekomandoi që menjëherë të angazhoheshin njësitë ‘Urdhëri i Betejës’ të ML për Shqipërinë, dhe të fillonte sa më shpejt zbatimi i planit të ndihmave pasi të kryheshin marrëveshjet e nevojshme lokale; sipas këtyre marrëveshjeve, AML do të ngrinte një organizatë të përshtatshme që do të kontrollonte shpërndarjen e ndihmave në përputhje me direktivat e Shefave të Shtabit dhe do të bëheshin përgatitjet e duhura lokale për marrjen e tyre1.

Burimet arkivore britanike dëshmojnë se Komanda e Forcave Aleate e miratoi propozimin për futjen e menjëhershme të ndihmave, megjithëse metoda e njoftimit të Hoxhës u la për shqyrtim të mëvonshëm, dhe më 2 dhjetor, katër ditë pas paraqitjes së dokumentit të tij, Gjeneral Hughes nxori një direktivë për ML për Shqipërinë2. Direktiva urdhëronte futjen e ndihmave në Durrës ose Vlorë dhe zona të tjera të mundshme në brendësi ku mund të bëheshin përgatitjet e duhura për shpërndarjen e ndihmave, dhe ku shpërndarja e këtyre ndihmave të bëhej në marrëveshje me autoritetet lokale pas mbërritjes; objekti i marrëveshjeve nuk do të kufizohej me kusht që ato ndihma të mos ishin ekskluzive dhe në asnjë mënyrë të mos nënkuptohej njohja e ndonjë qeverie de facto të Shqipërisë. Negociatat nuk do të filloheshin para mbërritjes; direktiva vërente më tej se vala e parë e ML duhej planifikuar të hynte në Shqipëri më 1 janar dhe propozimet do t’i paraqiteshin për miratim Komandës Ushtarake për Ballkanin.

Por në këtë situatë kishte edhe probleme të tjera. Konkretisht, një ndërlikim tjetër u krijua nga vendimi i britanikëve për të tërhequr të gjithë oficerët ndërlidhës të SOE nga Shqipëria, me argumentin se ata kishin përfunduar detyrën e tyre për stimulimin e luftës guerrile dhe organizimin e prurjes së furnizimeve ushtarake në Shqipëri, dhe që nuk ishin të përshtatshëm për marrëdhëniet e reja delikate diplomatike që duhej të ruheshin. Nga ana tjetër, megjithë dëshirën për të patur njëfarë përfaqësimi pranë Hoxhës, nuk mund të

1Po aty.2 Po aty, f. 327-328

222

Page 227: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

dërgoheshin përfaqësues diplomatikë meqenëse një gjë e tillë do të nënkuptonte njohjen e qeverisë1.

Për rrjedhojë, më 2 dhjetor Ministri rezident i dërgoi një telegram Foreign Office ku thekson se është dakord - së pari, për tërheqjen e pjesës më të madhe të oficerëve ndërlidhës deri më 31 dhjetor dhe përqendrimin e pjesës tjetër nën drejtimin e kolonel Alan Palmer pranë Shtabit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare; dhe së dyti, për zëvendësimin sa më shpejt të pjesës së mbetur të këtij operacioni special me një Mision Ushtarak britanik nën komandën e një Brigadieri.Ky mision do të ishte nën komandën e Komandantit Suprem Aleat të Mesdheut2. Dokumenti rendit më tej funksionet e Misionit që do të ishin: (a) vazhdimi i informimit rreth tendencave politike në Shqipëri; (b) të japë këshilla rreth reaksioneve që mund të priten nga Shqipëria ndaj çdo mase politike që projektohet nga QMT; (c) mënjanimi i vonesave në përdorimin e aerodromeve shqiptare dhe porteve për qëllime civile ose ushtarake; (d) t’u japë këshilla organizatave të interesuara në shpërndarjen e propagandës për Shqipërinë ... Pas diskutimesh të konsiderueshme në Londër dhe Washington, më në fund Marshalli Field Alexander u autorizua të njoftonte Hoxhën mbi synimin e tij për të zëvendësuar Misionin e vogël aktual të kryesuar nga kolonel Palmer me një Mision të plotë nën drejtimin e një Brigadieri.

Këtë informacion, D. Talbot Rice ia përcjell më 8 dhjetor Majorit M. Matslagan, i Ministrisë së Luftës ku, ndër të tjera, sqaron edhe arsyet pse misioni duhej të ishte ushtarak. Konkretisht ai shkruan: ...është propozuar që në fund të këtij muaji (dhjetor), të dërgohet një mision ushtarak në Shqipëri nën komandën e një gjeneral Brigade që të zërë vendin e misionit SOE që ndodhet tashti aty. Sipas Rice, duke mos qenë FO i përgatitur tashti për tashti të njohi FNÇL si qeveri de jure të Shqipërisë, dhe duke mos emëruar dot pra një ministër, njëfarë misioni me karakter ushtarak e politik duhet të dërgohet atje”3.

Duhet bërë e qartë këtu se misioni ushtarak britanik që propozohet të zëvendësojë Misionin aleat të kryesuar nga kolonel Palmer, do të jetë i veçantë nga misioni i ML për Shqipërinë, që siç e kemi përmendur, do të jetë një organizatë e përbashkët anglo-amerikane, por do të punojë në bashkëpunim me të.

Lidhur me problemin e njohjes së qeverisë shqiptare, edhe Amerika mbajti të njëjtin qëndrim si Anglia. Në një memorandum të dhjetorit 1944, vlerësohet lufta e popullit shqiptar, shprehet interesimi Amerikës për të por argumentohen kushtet e njohjes. Në këtë memorandum shprehimisht thuhet: “Zyra e këshilltarit politik të SHBA në Kazerta konfirmon në lidhje me kërkesën drejtuar SHBA më 21 dhjetor 1944, për njohjen e qeverisë demokratike të Shqipërisë si qeveri e Shqipërisë se populli i Shteteve të Bashkuara ka treguar gjithmonë interes të veçantë në fatet e popullit shqiptar, ai i di mirë vuajtjet dhe sakrificat e shqiptaërve gjatë luftës kundër armiqve agresorë.

1Po aty, The Negotiations and the Agreement, f. 3302AIH, A.V. 151, FO 371/43556, Dokument i datës 2 dhjetor 1944 nga Ministri Rezident – Mesdheu Qendror, Caserta drejtuar Foreign Office

3AIH, A.V. 150, fl. 13-14

223

Page 228: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Megjithatë, qeveria e Shteteve të Bashkuara e gjen të nevojshme të mos e shtrojë problemin e përgjithshëm të njohjes zyrtare të një qeverie në Shqipëri tani për tani. Ajo kujton se si një prerekuizitë e shqyrtimit të kësaj çështje, duhet të informohet më plotësisht përsa i përket konditave dhe zhvillimeve në Shqipëri dhe karakterit representativ të autoriteteve ekzistente”1.

Më tej memorandumi bën të ditur se për të shqyrtuar këto kushte qeveria amerikane, ndryshe nga ajo Britanike, do të dërgojë një mision civil në Shqipëri. “Kjo qeveri - përfundon memorandumi - nuk ka ndërmend të dërgojë një mision ushtarak në Shqipëri siç po bën qeveria Britanike, prandaj Departamenti i Shtetit dëshiron që në një datë të afërme të dërgojë një grup të vogël të përfaqësuesve të vet në Shqipëri me një bazë krej informale për studimin e situatës në vend”. Pa dalë nga objekti i këtij studimi, shtojmë këtu faktin se një nga kushtet e Amerikës për njohjen e qeverisë shqiptare dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me të ishte që të mbeteshin të vlefshme traktatet dhe marrëveshjet të cilat kishin qenë në fuqi ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë më 7 prill 1939.

Këtë vendim, Washingtoni ia përcolli Komandës së Forcave Aleate2, në përgjigje të një telegram të mëparshëm të Foreign Office, ku Amerikës i kërkohej që edhe ajo të dërgonte një mision ushtarak në Shqipëri. Telegrami theksonte se ‘nuk parashikohet që një mision ushtarak i SHBA-ve të dërgohet në Shqipëri si misioni Britanik i rekomanduar në telegramin e mësipërm’.

Por nga ana tjetër, Amerika shprehte shqetësimin e saj për qëndrimin që do të mbante qeveria sovjetike për çështjen e njohjes së qeverisë shqiptare. Në një shkresë të Kabinetit të Luftës prej Washingtonit për Foreign Office, përsa i përket njohjes së qeverisë provizore të Hoxhës, thuhet se do të ishte keq sikur qeveria sovjetike ta njihte e para duke i lënë qeveritë britanike dhe amerikane ta ndjekin nga pas atë3. Në fakt, qëndrimet e Bashkimit Sovjetik ndaj Shqipërisë, sidomos në planin ndërkombëtar dhe çështja e njohjes së saj, ishin të bashkërenduara me qeveritë e SHBA e të Britanisë së Madhe4.

1AMPJ, v. 1946, dos.21, fl.3-4, Caserta, 22 mars 1945. Memorandum i këshilltarit politik të Shteteve të Bashkuara, Komanda e Përgjithshme e Forcave Aleate. Në korrespondencën e mëtejshme ndërmjet dy vendeve vihet në dukje se ‘SHBA dëshirojnë të veprojnë në përputhje me detyrimet dhe parimet e përcaktuara në deklaratën e Krimesë mbi Europën e çliruar dhe rrjedhimisht kërkon sigurime që zgjedhjet e ardhshme për Asamblenë Kushtetuese do të jenë të lira me votë të fshehtë dhe pa kërcënime apo frikësim, që të gjithë individët dhe grupet demokratike në Shqipëri gëzojnë të Drejtën e Fjalës dhe të Drejtën e ligjshme për të prezantuar dhe mbështetur kandidatët e tyre, dhe se korrespondentët e shypit të huaj do të lejohen të hyjnë në Shqipëri për vëzhguar dhe raportuar lirisht mbi zgjedhjet dhe punën e Asamblesë Kushtetuese’.2AIH, A.V. 151, FO 371/43556, Telegram nr. 791 prej zyrës së Ministrit Rezident – Caserta drejtuar Foreign Office më 21 dhjetor 1944.3AIH, A.V. 150, fl. 16, Telegram i Kabinetit të Luftës për Ministrinë e Jashtme, 27 dhjetor 19444Historia e Shqipërisë…, f. 238; MPJ, v.1946, dos.25, fl.106. Në nëntor 1945 Qeveritë Amerikane, Britanike dhe Ruse vendosën të njohin Qeverinë provizore shqiptare të kryesuar nga Gjeneral Enver Hoxha pasi kishin marrë sigurime për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe ngritjen e një regjimi demokratik.

224

Page 229: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

5.2 Negociatat dhe raportet e vështira me Qeverinë e Enver Hoxhës

Dështimi i operacionit “Rabbits”(Lepujt)

Në muajin dhjetor Komanda e Forcave Aleate nxori dy direktiva: e para për Komandën Ushtarake të Ballkanit ku anullonte direktivën e 23 shtatorit dhe urdhëronte përgatitjen e një plani në përputhje me direktivën e gjeneral Hughes të nxjerrë tetë ditë më parë; direktiva e dytë ishte për Forcat Ajrore të Ballkanit sipas së cilës AML nuk ishte më nën Komandën e tyre, duke anulluar kështu të gjitha udhëzimet për dërgimin e një force pushtuese në Shqipëri; direktiva gjithashtu urdhëronte Forcat Ajrore të Ballkanit, Forcat Tokësore të Adriatikut dhe Oficerin e Ndërlidhjes së Flamurit në Toronto, Itali për të dhënë të gjithë ndihmën e mundshme në përgatitjen dhe zbatimin e planit të ndihmave që do të realizohej nga ML për Shqipërinë e cila kishte përgjegjësi të plotë për zbatimin e këtij plani në Shqipëri. Plani për këtë operacion të koduar “Rabbits” (Lepujt) u përfundua më 14 dhjetor. Komanda e Forcave Aleate vendosi që Hoxha duhej të njoftohej personalisht mbi operacionin e propozuar1 me qëllim që autoritetet lokale në Durrës të përgatiteshin për të bërë përgatitjet e nevojshme për pranimin e furnizimeve.

Por nga ana tjetër, përfaqësuesit ushtarakë shqiptarë në Bari i shikonin me tjetër sy këto përgatitje. Përveç faktit që ata kishin qenë gjithnjë dyshues ndaj politikës britanike për Shqipërinë, shtohej këtu fakti i operacioneve britanike aktuale kundër komunistëve në Greqi dhe frika se mos kjo situatë përsëritej edhe në Shqipëri. Kadri Hoxha i shkruante Enver Hoxhës nga Bari më 14 dhjetor se “inglezët po formojnë këtu një ushtri me shqiptarë të ndryshëm dhe me tradhëtarë”2. Kjo panoramë ishte lexuar edhe nga përfaqësuesit britanikë në Bari. Më 21 dhjetor 1944, Talbot Rice i shkruante zotit Pink në Foreign Office se përfaqësuesit britanikë në Bari raportonin se megjithëse marrëdhëniet me partizanët ishin në dukje të përzemërta, ata vinin re një politikë anti-britanike të mbuluar. “Shkaqet që FNÇL ndjek një politikë të tillë - theksonte Rice - duket se vijnë nga mosbesimi absolut ndaj qëllimeve tona dhe nga frika se mos ne do të ndjekim në Shqipëri të njëjtën politikë që kemi ndjekur në Greqi e cila është krejt e kundërt me atë që ndjekim në Shqipëri”3.Dhe siç mund të pritej, kjo atmosferë do të reflektohej edhe në Shqipëri e konkretizuar në qëndrimin dyshues, kundërshtues dhe jomiqësor të Hoxhës ndaj misionit të ML në Shqipëri.

I vetmi përfaqësues i përshtatshëm që mund të njoftonte Hoxhën mbi këtë operacion ishte nënkolonel Alan Palmer, aktualisht BLO pranë qeverisë së përkohshme Shqiptare. Më 15 dhjetor 1944, ai u udhëzua të informonte Hoxhën4 se Ndërlidhja Ushtarake Aleate për Shqipërinë ishte udhëzuar të sillte furnizime me ndihma në Shqipëri

1 TNA, CAB 106/459 …, Operation “Rabbits”,f. 327-3282AQSH, F. 41/APL, v. 1944, dos.152, fl.13AIH, A.V. 151, FO 371/43556 Telegram nr. 791 prej zyrës së Ministrit Rezident – Kazerta drejtuar Foreign Office më 21 dhjetor 19444 Owen Pearson, Albania in Occupation …, f. 418

225

Page 230: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

dhe se për këtë mision ishte planifikuar porti i Durrësit. Kështu ai rrjedhimisht do t’i kërkonte Hoxhës që të jepte udhëzimet e nevojshme në Durrës, duke shpjeguar kushtet bazë në lidhje me ndihmat e përcaktuara në memorandumin e përgatitur nga ML për Shqipërinë. Palmer gjithashtu do t’i tregonte në mënyrë jozyrtare qëndrimin e qeverisë britanike ndaj çështjes së njohjes, pra që përpara se të njihej qeveria, Hoxha duhej së pari të provonte se kishte mbështetje të gjerë dhe popullore, dhe që këtë fakt do ta dëshmonte zgjerimi i bazës së qeverisë së tij. Nisur nga ky kusht, siç mund të mendohej, në atë periudhë asnjë këshilltar i ML nuk duhej të shkonte në Shqipëri pasi, në të kundërt, mund të krijonte përshtypjen e njohjes [së qeverisë shqiptare].

Gjithashtu, Palmer kishte marrë udhëzime t’i shpjegonte Hoxhës se çështja e sjelljes së ndihmave ishte një çështje ’merri ose leri’. Nëse Hoxha do t’i refuzonte ato ose dëshironte t’i modifikonte atëherë ML do të tërhiqej dhe mund të përpiqej të vihej në kontakt me grupe të tjera shqiptarësh, nëse ekzistonte ndonjë i tillë, të cilët mund të ishin gati për t’i pranuar ato1.

Por ajo që dihej ishte se në Shqipëri nuk kishte grupe të tjera të afta të hynin në marrëveshje me ML pa miratimin e Hoxhës. Në fakt në atë kohë grupe të tilla as që ekzistonin. Këtë e dëshmon edhe një shkresë nga terreni ku thuhej: “Nga të gjitha vërtetimet inteligjente këtu, Administrata e Hoxhës është më stabël në të gjithë Ballkanin. Nuk paraqitet ndonjë opozitë e organizuar e çfardo lloji. Hoxha e di se do të marrë njohjen nga Aleatët sido që të jetë gjatë kësaj kohe pasi nuk ka ndonjë alternativë tjetër të organizuar”2.

Por zbatimi i këtij plani varej nga disa faktorë që lidheshin me vlefshmërinë e mjeteve të shkarkimit për zbarkimin e ML, mundësinë e sigurimit të prurjes së ndihmave për të paktën një muaj, gjendjen e njësive të caktuara ‘Urdhëri i Betejës’, pjesa më e madhe e të cilave ishin marrë nga Ushtritë Aleate në Itali dhe mund të nevojitej një periudhë dy javore për riorganzimin e tyre dhe më kryesorja, lidheshin me pranimin e Hoxhës për futjen e ML, meqenëse tashmë Komanda e Forcave Aleate kishte marrë vendim që të mos bëhej asnjë marrëveshje me autoritetet lokale në Durrës pa marrë udhëzimet nga Hoxha.

Por ky variant i planit të ML u kundërshtua me vendosmëri nga Hoxha3. Ai priste me padurim marrjen e furnizimeve, por nga ana tjetër ishte i vendosur që të mos lejonte instalimin e forcave të ML, duke kërkuar që të merrej vetë me këtë çështje; për këtë arsye, Hoxha nuk miratoi ardhjen në Shqipëri të njësive të ML, Urdhëri i Betejës; data e hyrjes në Shqipëri u shty dhe kështu plani për operacionin “Rabbits” nuk u realizua.

Ecuria e marrëdhënieve dhe marrëveshja me qeverinë e Enver Hoxhës: janar-prill 1945

1MPJ, v.1946, dos.183, fl. 31, Shkresë sekrete dërguar zyrës në Kajro, z. Cyril më 21 dhjetor 19442Po aty, fl.35, Rreth situatës shqiptare3AMPB, Fondi i UNRRA-s, v. 1947, dos. 61, fl. 38

226

Page 231: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Në këto rrethana, lindi nevoja që të kërkoheshin sqarime dhe shpjegime të mëtejshme, dhe për rrjedhojë u vendos që të dërgoheshin dy përfaqësues të ML në Tiranë për të shpjeguar funksionet e njësive dhe personelit. Ndërkaq Hoxha nuk i kishte dhënë asnjë udhëzim përfaqësuesit të tij në Durrës dhe për rrjedhojë ishte e pamundur të merreshin masat e nevojshme për marrjen e autorizimit nga porti dhe për shkarkimin e furnizimeve.

Për të zgjidhur situatën, nën/kolonel Breckenridge shprehu mendimin që ai dhe kolonel Warner të shkonin në Tiranë, por kolonel Warner kundërshtoi me argumentin se trajtimi i çështjes në nivel të lartë do të ishte i parakohshëm; ai sugjeroi që përfaqësuesi i ML duhej të ishte nën/kolonel Brocklehurst dhe kolegu i tij ndërlidhës i Shteteve të Bashkuara nën/kolonel Baird Ryder. Pas shumë diskutimesh kolonel Breckenridge e pranoi këtë mendim, por nisja e dy oficerëve të ndërlidhjes u vonua më shumë duke shpresuar se misioni i tyre mund të merrte karakter disi më zyrtar nëse Hoxhës do t’i dërgohej një letër e hartuar nga G-5 në emër të Komandantit Suprem të Aleatëve, drejtuar Hoxhës. Megjithatë Marshalli Alexander refuzoi të nënshkruante këtë letër duke gjykuar se një letër e tillë e dërguar në emër të tij do të rriste shumë statusin e Hoxhës 1. Rrjedhimisht, ML dërgoi në Shqipëri më 9 janar 1945 oficerët Ryder dhe Brocklehurst2 për të sqaruar situatën.

Ndërkohë që Ryder dhe Brocklehurst kishin mbërritur në Tiranë, më 11 janar 1945, Këshilli i Ministrave të Shqipërisë mori vendimin për t’i kërkuar UNRRA-s ndihma për Shqipërinë3. Në rrethanat aktuale, sigurisht ky vendim ishte një rast i mirë për qeverinë shqiptare. Duke qenë se në atë kohë UNRRA ishte e vetmja organizatë humanitare me përmasa botërore që mund të ndihmonte vendet e shkatërruara nga lufta, një kërkesë e tillë për sigurimin e ndihmave ekonomike në këtë fazë përbënte një mundësi reale për të përballuar vështirësitë e mëdha ekonomike në të cilat gjendej vendi aktualisht dhe për ta rimëkëmbur atë nga pasojat e luftës.

Por kjo situatë pritej nga qeveria shqiptare që të ndikonte pozitivisht edhe në fushën e politikës së jashtme. Kuptohet vetvetiu se sigurimi i ndihmave nga një organizatë siç ishte UNRRA, nxirrte në pah faktin se populli shqiptar zhvilloi luftë antifashiste dhe për rrjedhojë Shqipëria si vend fitues duhet të gëzonte njohjen e qeverisë nga aleatët e mëdhenj, e më tej të merrte pjesë në organizata të ndryshme ndërkombëtare, etj. Aq më tepër që aleati ideologjik i Shqipërisë, Bashkimi Sovjetik nuk i ofronte Shqipërisë ndonjë ndihmë të konsiderueshme. Kjo sepse së pari, vetë Bashkimi Sovjetik kishte pësuar dëme të pallogaritshme nga lufta dhe së dyti, në dritën e rrjedhës së ngjarjeve gjatë luftës, siç e kemi përmendur, Bashkimi Sovjetik nuk tregoi ndonjë interes të veçantë për Shqipërinë por përkundrazi, e konsideroi atë si pjesë të planeve jugosllave gjë që do dëshmohej hapur në vitet e para të pasluftës deri në vitin 1948 me prishjen e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë.

1 TNA, CAB 106/459 …, The Negotiations and the Agreement,f. 3312Hamit Kaba, “UNRRA…, f. 973AQSH, F. 890, v. 1945, dos. 2, fl. 11, Procesverbal i mbledhjes së KM, datë 11 janar 1945

227

Page 232: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Çfarë është më e rëndësishmja, vetëm pak ditë më parë Hoxha kishte refuzuar kushtet për hyrjen e ML në Shqipëri dhe shpërndarjen e ndihmave prej saj. Në këtë mënyrë, kërkesa për ndihmë ndaj UNRRA-s shërbente si një barrierë e fortë kundër zbatimit të planit të ML në Shqipëri.

Megjithatë nuk duhet të lëmë pa përmendur këtu faktin se megjithëse vendimi për t’iu drejtuar UNRRA-s u konsiderua si më i favorshëm sesa gjetja e ‘gjuhës së përbashkët’ me ML, përsëri edhe ndaj kësaj organizate, Hoxha kishte shprehur rezervat e tij. Po në këtë mbledhje ai e kishte quajtur UNRRA-n organizatë anglo-amerikane1, ndërkohë që vetëm në mbledhjen themeluese të saj kishin marrë pjesë përfaqësues nga 44 vende antifashiste. Ndërkaq ai as që e përmendi ML me emër. Në librin e tij Kaba sqaron se duke iu referuar bisedës me Palmerin, Hoxha në fjalimin e mbajtur në këtë mbledhje, tha: “Palmeri më ka propozuar për një tjetër (organizatë-H.K) që është në Amerikë, por që në statut ka një pikë të papranueshme që duhet ta ndajë vetë ndihmën. Unë s’e pranova këtë pikë dhe i thashë se ata vetëm mund të kenë një komision pranë qeverisë dhe ne t’u themi se si e kemi ndarë”2. Siç kishte ndodhur me ML deri atë ditë, Hoxha konfirmoi në atë mbledhje mosmarrëveshjet me oficerët e ML dhe mospranimin e kushteve të tyre për sjelljen dhe shpërndarjen e ndihmave në Shqipëri. Madje, mund të themi se ai jo pa qëllim tha në mbledhje se ML ishte organizatë në Amerikë për të nxitur të pranishmit që të merrnin vendimin e propozuar. Vështirë të besohet se nga bisedat që Hoxha kishte pasur me Palmerin të mos e dinte të paktën që ML e kishte qendrën në Itali.

Megjithë qëndrimin e tij kundër ML, më 12 janar në orën 11.00 Hoxha priti dy përfaqësuesit e saj, Ryder dhe Brocklehurst, të cilët shpjeguan në detaje organizimin e ML-së. Hoxha u përgjigj se ML do të ishte një organizatë e shkëlqyer për një vend që nuk ka qeveri ose organizatë, por sipas tij, ky nuk ishte rasti për Shqipërinë ku Partizanët kishin një Qeveri dhe një administratë që mund të kryenin të gjitha detyrat për të cilat ishte krijuar njësia e ML - Urdhri i Betejës3. Duke dalë pra përsëri tek çështja e njohjes së qeverisë shqiptare, Hoxha e konsideronte të panevojshme ardhjen e njësisë së ML në Shqipëri në kushtet kur detyrat e saj mund t’i kryente qeveria shqiptare.

Gjatë bisedimeve, Hoxha këmbënguli që të mos pranonte kushtet e ML. Ai kërkoi që furnizimet të transportoheshin në anije dhe asnjë grup i ML të mos lejohej të bënte studimin e portit deri kur të pranohej ky parim. Gjithashtu ai e konsideronte shumë të ekzagjeruar numrin e ushtarëve që kërkonte të sillte ML në Shqipëri. Ai kërkonte që me shpërndarjen dhe kontrollin e ndihmave të merreshin vetëm autoritetet shqiptare. Lidhur me refuzimin e Enver Hoxhës, Komanda e Forcave Aleate do të shprehej: “Hoxha … dyshon për një depërtim ushtarak, me pretekstin e ML, dhe ky dyshim është i përforcuar nga ngjarjet në Greqi”4.

1Po aty.2 Hamit Kaba, “UNRRA…, f. 99-1003 TNA, CAB 106/459 …, The Negotiations and the Agreement,f. 331-3324William Bland & Ian Price, A Tangled Web…, f. 119-121

228

Page 233: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Dy oficerët e ML-së ishin autorizuar vetëm për të shpjeguar organizatën dhe nuk kishin autoritetin për të negociuar kushtet, kështu që takimi u mbyll me refuzimin e qartë të Hoxhës për të pranuar organizatën apo shkarkimin në magazina ose studimin e portit deri kur të arrihej marrëveshja në parim. Më 15 janar dy oficerët u kthyen në Itali1. Një qëndrim i tillë tregon qartë se Hoxha ishte përgatitur që të merrte përsipër risqe të konsiderueshme me qëllim që ‘të detyronte’ anglo-amerikanët të pranonin njohjen e autoritetit të tij në të gjithë Shqipërinë, pasi ishte mjaft e sigurtë se në rrethanat aktuale, FNÇ nuk ishte në gjendje të siguronte i vetëm shkarkimin e shpejtë në port, kthimin e shpejtë të anijeve, transportin dhe vënien në përdorim të pjesëve mekanike, si dhe shpërndarjen efikase me teknikët që kishte në dispozicion pa ndihmën e ML. Pra ishte e qartë që kushtet e Hoxhës ishin të parealizueshme. Megjithatë, Hoxha ishte përfaqësuesi i vetëm i Qeverisë i pranishëm në bisedime dhe rrjedhimisht përgjegjësi i vetëm për kundërshtimin e përftimit të ndihmave. Nga kjo situatë, shumë drejtues shqiptarë vizituan oficerët e ML të cilët shprehën shqetësimin e tyre ndaj qëndrimit të Hoxhës. Lajmi u transmetua në Radio Tirana më 14 janar2 - ku për të rregulluar disi situatën - u kundërshtuan zërat se ishte refuzuar oferta e ndihmave nga Anglia dhe Amerika. Ndërkohë anëtarët e Misionit të Kolonel Palmer u autorizuan të deklaronin, nëse pyeteshin, se Hoxha kishte refuzuar hapur ofertën e ndihmave dhe gjithashtu kishte refuzuar lejimin e studimit të portit të Durrësit për të mundësuar marrjen e ndihmave. Për rrjedhojë, për ML nuk mbeti gjë tjetër veçse të priste zhvillimet e situatës së brendshme në Shqipëri që mund të ndihmonin në zbutjen e qëndrimit të Hoxhës.

Por si do të kapërcente Hoxha këtë situatë në kohën kur vendi kishte nevoja ekstreme për ndihma, në kohën kur angazhimi i ushtrisë britanike kundër komunistëve në Greqi rrisnin dyshimet se mos e njëjta situatë përsëritej edhe në Shqipëri?

Sipas burimeve arkivore britanike, vëzhguesit e autorizuar në Shqipëri informonin Kolonel Ryder se Hoxha shpresonte që Stalini do t’i tregonte Roosveltit se duhej të ushqente shqiptarët dhe Roosvelti atëherë do të bindej3. Ai shpresonte se aleati i saj ideologjik Bashkimi Sovjetik por dhe Amerika ‘nuk do ta linin në baltë’ Shqipërinë, ndërkohë që në fillim të janarit 1945, ai u dërgoi përsëri nota qeverive të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik4 në të cilat përsëriste kërkesën për njohjen zyrtare të qeverisë shqiptare dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me të.

Një përpjekje tjetër për të siguruar pozitat e veta në atë fazë, ishin marrëdhëniet e Hoxhës me Jugosllavinë fqinje. Për këtë qëllim, pak ditë më parë [dhjetor 1944], Hoxha kishte bërë një vizitë të papublikuar në Beograd ku ishte nënshkruar në mënyrë sekrete traktati i miqësisë e bashkëpunimit (edhe me dispozita ushtarake) mes dy vendeve, që në fakt do të nënshkruhej publikisht në vitin 1946, si dhe marrëveshja ekonomike që do të nënshkruhej po në vitin 1946. Nënshkrimi publik i këtyre marrëveshjeve u shty me

1 TNA, CAB 106/459 …, The Negotiations and the Agreement,f. 331-3322Po aty,f. 3323Po aty.4Historia e Shqipërisë, …, f. 234

229

Page 234: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

urdhër të Stalinit, i cili mendonte se Jugosllavia nuk duhet të rrezikonte të gjendej në luftë me Britaninë e Madhe, për shkak të Shqipërisë, sepse kjo sillte implikime dhe për Bashkimin Sovjetik, që së shpejti do të nënshkruante një traktat miqësie dhe ndihme reciproke me Jugosllavinë1. Siç duket shpresat e Hoxhës për ndihmë dhe mbështetje nga Stalini ishin larg së vërtetës, të paktën për momentin.

Në vazhdën e ngjarjeve të mëvonshme, Oakley-Hill argumentonte se përfundimisht, shqiptarët duhet të jenë shtyrë nga rusët apo Tito-ja për të pranuar ML-në. Miqtë e tyre jugosllavë dhe rusë nuk ishin në gjendje t’i ndihmonin2.

Hoxha vetë do të shkruante për ML më vonë duke e paraqitur atë si një organizatë që nuk kishte qëllim humanitar për sjelljen e ndihmave në Shqipëri por si një nga përpjekjet në vazhdimësi të britanikëve dhe amerikanëve për qëllime zbarkimi duke argumentuar se ata dështuan para forcës së Qeverisë Demokratike shqiptare të atëhershme. Ja si e përshkruan ai ML-në dhe misionin e saj për Shqipërinë apo mosmarrëveshjet e krijuara me Hoxhën dhe qeverinë e tij: “Megjithëse gjatë luftës dështuan disa herë me radhë në tentativat e tyre për zbarkim në Shqipëri nën maskën e ndihmës, anglezët sidomos nuk hoqën dorë nga ky synim edhe pas çlirimit. Ata provuan ta realizonin këtë radhë nëpërmjet një organizate të quajtur “Military Liasion” që e kishin krijuar vite më parë, gjoja për të ndihmuar vendet e Ballkanit. Siç u zbulua më vonë – thekson Hoxha - ML-së i ishin dhënë dy variante veprimesh mbi Shqipërinë. I pari parashikonte që duke mos përfillur fare qeverinë tonë, pa kërkuar lejen e saj, ajo të zbarkonte personelin ushtarak në të gjitha portet tona. Prapa tyre, në gadishmëri për mbështetje do të ishte marina. Në qoftë se oficerët e ML-së do të hasnin në rezistencë me armë nga ana e forcave shqiptare, ata do të luftonin dhe ky do të ishte një rast i mirë për ndërhyrje nga trupat e marinës. Kështu pushtimi do të bëhej fait accompli. Por duke parë se Qeveria Demokratike dhe populli shqiptar ishin në këmbë, anglo-amerikanët e panë të pamundur këtë dhe u detyruan të provonin variantin tjetër, atë të bisedimeve për “ndihmë”. Për të na e dhënë këtë “ndihmë”, ata vunë dy kushte: të silleshin 1500 deri 1700 oficerë e specialistë “për ta shpërndarë” atë dhe të ngriheshin qendra të ML-së në të gjitha portet tona, që prej andej ata “të shëtitnin” kudo. Prandaj, përgjigjja jonë qe një “jo” kategorike. Si dështuan me planin e ML-së, ata i ofruan Shqipërisë anën tjetër të së njëjtës medalje – UNRRA-n”3. Të bie në sy fakti se në librin e tij, Hoxha vë shenjën e barazimit ndërmjet ML dhe UNRRA ndërkohë që në burimet e kohës konstatojmë se Hoxha dhe qeveria e tij e konsideruan UNRRA-n më të pranueshme dhe më të favorshme se ML-në megjithë dyshimet, problemet dhe vështirësitë që shkaktuan në të dyja rastet.

Në atë periudhë, qëndrimi kundërshtues dhe dyshimet ndaj ML u përforcuan nga një letër e Misionit Ushtarak shqiptar në Bari e datës 16 janar ku ML, jo për herë të parë, përshkruhej si një “organizatë ushtarake e cila është më e zonja me ndërhy me pretekstin

1 Islam Lauka &Eshref Ymeri. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse, Botimet Toena, Tiranë: 2006, f. 100-101. Jugosllavët i druheshin se pas Greqisë, britanikët do të ndërhynin ushtarakisht edhe në Shqipëri.2Dayrell Oakley-Hill, Një Anglez ... f. 1783Enver Hoxha, Rreziku anglo-amerikan ..., f. 351-352

230

Page 235: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

e kësaj ndihme imediate, më zyrtarisht e më imponuese se sa UNRRA … Kjo është një armë mendojmë ne, thuhej më tej, që do të koordinohet me krijimin e opozitës, me aspiratat greke dhe me ndonjë incident që mund të ndodhë në kufirin e jugut i provokuar prej tyre … Ndryshe do të ishte ndihma … e UNRRA-s si organizatë civile, sepse kishte më tepër mundësi me kontrollue dhe me i refuzue më lehtë ndihmat, në qoftë se nuk do t’i përmbahej konditave”1.

Tensionin e rriste akoma më shumë situata e krijuar nga zhvillimet e brendshme në Shqipëri gjatë muajve të parë pas luftës. Sipas burimeve arkivore shqiptare, ekzistojnë dokumente që flasin për kryengritje të nacionalistëve në Shqipëri, luftime në shkallë të vogël ndërmjet nacionalistëve të armatosur dhe brigadave të UNÇSH-së në Shqipërinë veriore dhe veri-qendrore2. Konkretisht dokumenti i Force 399 drejtuar Shtabit të Forcave Aleate bën të njohur përpjekjet e opozitës së atëhershme për të përmbysur regjimin komunist. “Opozita - thuhet në dokument - përbëhet nga drejtues të tillë si Markagjoni dhe Muharrem Bajraktari. Balli Kombëtar dhe Legaliteti planifikuan rezistencë përpara se udhëheqësit e tyre të largoheshin nga Shqipëria për në Itali. Për rrjedhojë pati kryengritje të planifikuara në zonat e sipërpermendura dhe kryengritjet në Korçë dhe Berat u shtypën nga fundi i dhjetorit. Shqiptarët e veriut janë thellësisht kundërshtues të regjimit komunist. Pakënaqësia brenda regjimit të FNÇ-së ka bërë që disa partizanë të bashkohen me opozitën. Gjithashtu thuhet që FNÇ ka humbur 300 persona të vrarë dhe të plagosur. Deri tani FNÇ ka patur fuqi të mjaftueshme të armatosur për të shtypur revoltat në Kavajë në nëntor dhe të Halil Alisë në dhjetor”3. Dokumenti përfundon me nevojën urgjente të qeverisë së Enver Hoxhës për njohje dhe ndihma: ndërsa pakënaqësia po rritej brenda, edhe jashtë lëvizjes së FNÇ-së po rriteshin kërkesat për njohjen e Qeverisë provizore, për ndihma dhe për kthimin e kriminelëve të luftës për qëllime propagande dhe për të stabilizuar regjimin.

Ndërkaq, duke ndjerë se ngjarje të tilla pa dyshim lëkundnin pozitën e FNÇ në vend dhe për rrjedhojë njohjen e qeverisë së tij, Hoxha avancoi në marrëdhëniet me Jugosllavinë si një mënyrë për të forcuar pozitën e tij brenda dhe jashtë vendit. Kështu, Foreign Office konstatonte se pozita e Frontit NAÇL ishte dobësuar dhe kjo gjendje mund të shkaktonte një krizë të brendshme në një të ardhme të afërt. Mendohej që E. Hoxha në këto rrethana mund të konkludonte se aderimi në Federatën Jugosllave do të ishte mënyra më e mirë për të kapërcyer vështirësitë dhe mund të bënte propozime përfundimtare4.

Këto zhvillime tërhoqën vëmendjen e Foreign Office që të analizonte qëndrimin e saj, aq më tepër kur gjatë vitit 1945 Bashkimi Sovjetik duke luajtur rolin e protektorit

1AQSH, F. 269, v. 1945, dos.1, fl.3 2AQSH, F. 1510/1, v. 1945, dos.93, f.4-5, WO 204/1368, Mesazh dërguar qendrës sëmesazheve tëAFHQnga Forca 399 më 2 shkurt 1945

3Po aty.4Po aty, dos.14, f.10, FO 371/48096, Telegram nga Foreign Office drejtuar Zyrës në Beograd më 20 mars 1945

231

Page 236: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

ndaj Jugosllavisë, mbështeste politikën Jugosllave (në lidhje me Shqipërinë) që favorizonte avancimin e tij në Mesdhe1.

Sipas dokumenteve arkivore shqiptare por edhe historiografisë së huaj, trazirat aktuale në Shqipëri janë nxitur dhe përkrahur nga përfaqësuesit e misioneve angleze në Shqipëri. Madje në dokumentet shqiptare, lidhja e tyre me opozitën shqiptare paraqitet si qëllimi kryesor i këtyre misioneve: “Brenda një kohe të shkurtër Misioni Anglez krijoi lidhje të gjera me elemente të njohur për tendenca reaksionare si për shembull me ballista, zogista, tregtarë të goditur, intelektualë, ish-oficerë të vjetër, bejlerë dhe çifligarë të prekur nga reformat tona dhe me familjet e kriminelëve të arratisur dhe të burgosurve. Misioni ushtarak anglez - thekson dokumenti - i ardhur në Tiranë për të përfaqësuar Britaninë e Madhe pranë Qeverisë tonë vërehet që në ditët e para të ardhjes së tij se synon të lidhet me gjithë elementin që njihej dhe ishte kundër pushtetit me frymën e të cilit nuk pajtoheshin”2.

Enver Hoxha shkon akoma më tej kur shprehet se “Detyra e këtyre misioneve ishte e para vendosja e lidhjeve, organizimi i të gjithë armiqve të popullit: kriminelët e luftës, bejlerët, tregtarët e goditur nga reformat tona, intelektualët reaksionarë, spiunët, femrat imorale, shkurt gjithë llumi. Ata mblodhën rreth vetes agjentët e tyre dhe filluan t’i financojnë, t’i inkurajojnë dhe t’i ndërsejnë kundër pushtetit popullor. Shpejt, selitë e misioneve u bënë qendra spiunazhi, sabotimi dhe komplotesh të armatosura”3.

Neuwirth në librin e tij hamendëson se oficerët ndërlidhës mbështetnin jo-komunistët shqiptarë për shkak se kishin marrë direktivë që ‘parënë në sy’ të nxisnin potencialin opozitar. “Në janar 1945 - thekson ai - Majori Neel, përfaqësues i Misionit Ushtarak Britanik në Veri të Shqipërisë u përpoq të shpëtonte nga grupimet jokomuniste atë që ende mund të shpëtohej. Këshilla e tij për pajisjen e çetave jo-komuniste ishte që së bashku me gjithë ata që ishin kundër qeverisë së tanishme në Tiranë të pushtonin qytetin e Shkodrës: kjo do t’u jepte të drejtë aleatëve “në sytë e opinionit ndërkombëtar” që të ndërhynin menjëherë në Shqipëri”4. Ai madje shton se gjenerali Hodgson [kryetar i misionit ushtarak britanik] ishte shprehur përfundimisht në shkurt/maj të vitit 1945 për mbledhjen e qëndresës rreth ish mbretit Zog në një kohë kur fitorja politike e Frontit NAÇL dukej tashmë e pakthyeshme5. “Në këtë kohë - konkludon Neuëirth - duket se ai ka mbajtur ende lidhje me Muharrem Bajraktarin për ta nxitur atë të pushtonte qytetin e Shkodrës, gjë që do t’u jepte mundësi aleatëve t’i ofronin atij ndihmë ushtarake”.

Duhet thënë se pavarësisht burimeve të mësipërme, në dokumentet arkivore të huaja të vëna në dispozicion, nuk kemi konstatuar të dhëna që flasin për angazhimin e misioneve të huaja në atë kohë në Shqipëri për të organizuar opozitën shqiptare kundër qeverisë së atëhershme. Ajo që dihet me siguri është se britanikët dhe amerikanët i

1 Abaz Lleshi, Gjeopolitika dhe ..., f. 1712AMPJ, v.1946, dos.27, f.613Enver Hoxha, Rreziku anglo-amerikan ..., f. 3614Hubert Neuwirth, “Qëndresë ..., vep. e përm, f. 1385Po aty.

232

Page 237: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

kërkuan Hoxhës që të zgjeronte bazën e qeverisë së tij duke përfshirë edhe elementë të tjerë jo-komunistë me qëllim që të ishte qeveri demokratike. Megjithatë, po të marrim parasysh politikën britanike të përcaktuar për Shqipërinë në atë kohë [për ta futur atë në orbitën perëndimore] dhe po të kujtojmë funksionet që kishte misioni britanik ushtarak në Shqipëri, nuk përjashtohet mundësia që vërtet anëtarët e këtij misioni të kenë bërë përpjekje për të nxitur dhe organizuar elementin opozitar brenda vendit në atë kohë.

Ndërkaq, pas vendimit të marrë në Londër dhe Washington dhjetorin e kaluar mbi dërgimin e misionit ushtarak britanik në Shqipëri, Komandanti i Shtabit të Forcave Aleate të Mesdheut, Field Marshall Alexander i shkruan Kolonel Gjeneral Enver Hoxhës një letër konfidenciale më 22 janar 1945 se me çlirimin e Shqipërisë nga gjermanët detyra e Misionit Aleat tashmë ka përfunduar dhe për këtë arsye ai propozon zëvendësimin e Misionit Operacional Aleat me një Mision Ushtarak Britanik të vogël nën drejtimin e Brigadier D.B.P. Hodgson dhe bashkë me të edhe të pesë Oficerëve të tjerë, dy nga të cilët Kolonel Palmer dhe Major Smith1. Në rrethanat aktuale, kjo kërkesë e rriti edhe më shumë frikën dhe ngurrimin e Hoxhës për të pranuar këtë mision në Shqipëri.

Qartazi, nisur edhe nga eksperienca e deriatëhershme me misionin aleat të kryesuar nga Palmer, Hoxha e shihte prezencën e këtij të fundit në Shqipëri si një zgjedhje më të pranueshme se ardhjen e një misioni ushtarak britanik. Nuk duhet harrojmë këtu marrëdhëniet e Hoxhës me misionet britanike gjatë luftës, dyshimet e tij për strategjinë e ndjekur prej tyre në zbatim të politikës britanike; ai asnjëherë nuk e harronte faktin se Anglia ishte vetëm një aleat ushtarak dhe jo ideologjik.

Siç edhe pritej, në përgjigje të letrës së Mareshallit Alexander për zëvendësimin e Misionit Ushtarak Aleat me një Mision Ushtarak Britanik, pala shqiptare u shpreh se kjo ishte e pakuptueshme që, pasi Shqipëria ishte çliruar, ardhja e një Misioni tjetër Ushtarak Britanik i çudit së tepërmi dhe për këtë gjë në përgjigjen dërguar Mareshallit shprehu pikëpamjen shqiptare që Misioni Ushtarak Aleat të vazhdonte të qëndronte në Shqipërinë e çliruar për arsye se duhej ndihmuar Ushtria Shqiptare me armë, meqenëse luftonte kundër gjermanëve në tokat Jugosllave2. Por ky argument nuk u pranua dhe letra e Mareshalli Alexander pasoi më vonë me ardhjen në Shqipëri të misionit ushtarak britanik të kryesuar nga brigadier Hodgson, detyrat e të cilit i përmendëm më lart.

Ndërkaq, çështja e misionit të ML kishte mbetur në vend përreth dy muaj. Në atmosferën e zhvillimeve aktuale në Shqipëri, Komanda e Forcave Aleate, priste ndryshimin e qëndrimit të kolonel-gjeneral Hoxhës. Por kushtet në Shqipëri ishin tejet të ulëta dhe po përkeqësoheshin gjithnjë e më shumë; në këto rrrethana funizimet ishin më se të domosdoshme pasi në të kundërt uria do të përhapej gjatë muajve në vazhdim. Nga ana tjetër, në sytë e opinionit botëror ishte pa vend që programi i ndihmave aq të nevojshme të vazhdonte të vonohej për shkak të këmbënguljes, për të mos thënë të

1AMPJ, v.1946, dos.10, f.32Po aty, f.8

233

Page 238: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

kokëfortësisë së një njeriu. Aq më tepër, kjo vlente për arsye humanitare. Rrjedhimisht, duhej gjetur rruga për ‘të bindur’ Hoxhën për të mundësuar marrëveshjen.

Komanda e Forcave Aleate mendoi t’i bënte Hoxhës një ofertë që mund të zgjidhte situatën por gjithësesi pa akorduar njohjen politike të qeverisë shqiptare. Për këtë qëllim, më 27 janar, ajo i kishte dërguar telegram Shefave të Shtabit ku kërkonte autorizimin për të bërë marrëveshje me Hoxhën si krye/komandant ushtarak në Shqipëri, dhe kërkohej që sipas marrëveshjes, shkarkimi i furnizimeve të bëhej nën mbikëqyrjen e ML/UNRRA….Kështu, më 19 shkurt Kolonel Brocklehurst përgatiti një memorandum ku rekomandonte që Hoxhës t’i bëhej një ofertë e fundit ku të njihej si krye/Komandanti ushtarak i Shqipërisë. Një muaj më pas më 27 shkurt, u njoftua se Shefat e Shtabit e kishin miratuar këtë marrëveshje me kusht që të formulohej në mënyrë të tillë që të mos nënkuptonte njohjen e autoritetit të FNÇ-së si Qeveri Shqiptare1. Një propozim i tillë që mund të joshte Hoxhën për të gjetur rrugëzgjidhje, në fund të fundit nuk ishte diçka e re apo me kosto për Komandën e Forcave Aleate. Kemi parasysh këtu që Hoxha e kishte marrë njohjen, qoftë dhe të heshtur, si autoriteti udhëheqës ushtarak në Shqipëri me pranimin në Bari të Misionit ushtarak shqiptar nën komandën e Kadri Hoxhës në fillim të shtatorit 1944.

Në kuadrin e kësaj marrëveshje, gjatë ditëve të para të marsit u bënë diskutime për të gjetur rrugën më të mirë për t’i bërë Hoxhës ofertën përfundimtare si krye/Komandanti ushtarak i Shqipërisë. Përfundimisht të gjitha palët ranë dakord që Kadri Hoxhës në Itali t’i dërgohej një komunikatë ku të theksohej se nuk mund të bllokoheshin më furnizimet dhe personeli i ML/UNRRA që më parë ishin destinuar për Shqipërinë, prandaj pa vonesë të kërkohej një deklaratë e qëllimeve aktuale të Hoxhës, si dhe të ofrohej dërgimi i menjëhershëm i një grupi të vogël të oficerëve të lartë me fuqi të plota për të lidhur një marrëveshje; grupi do të përfshinte përfaqësues të UNRRA-s meqenëse të gjitha planet e UNRRA-s bazoheshin në shfrytëzimin e shërbimeve teknike-ushtarake dhe në operacionet me personelin ushtarak në periudhën fillestare2.

Megjithatë, dorëzimi i këij mesazhi u pezullua përkohësisht meqenëse më 26 shkurt Enver Hoxha, me cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë i kishte drejtuar zyrtarisht UNRRA-s kërkesën për ndihma. Në të thuhej: “Vendi ynë, i rrënuar nga lufta, i djegur dhe i plaçkitur …, kërkon ndihmën e Aleatëve të Mëdhenj, për t’u mëkëmbur ekonomikisht. Për këtë arsye i drejtohemi UNRRA-s… të na ndihmojë me të gjitha mjetet që disponon dhe që i takojnë popullit tonë si aleat i Kombeve të Bashkuara…”3.

Në dhjetëditëshin e fundit të marsit të vitit 1945, Enver Hoxha u njoh me përgjigjen e kërkesës së mësipërme, nëpërmjet letrës së zv/drejtorit të përgjithshëm të UNRRA-s, zotit Hendrickson i cili gjendej në Beograd në krye të një delegacioni të lartë të UNRRA-s për të firmosur marrëveshjen me Jugosllavinë4. Nëpërmjet kësaj letre ai i

1TNA, CAB 106/459 …, The Negotiations and the Agreement, f. 332-3332Po aty.3Hamit Kaba, “UNRRA …, vep. e përm, f. 101-1024 AQSH, F. 890, v. 1945, dos.119, fl.41. Letër e zotit Hendrickson drejtuar gjeneral-kolonel Enver Hoxhës.

234

Page 239: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

bënte të ditur Hoxhës se Drejtori i Përgjithshëm i UNRRA-s, Herbert Lehman, do të besonte që mënyra më e shpejtë dhe më efektive për t’i dërguar ndihma popullit në Shqipëri do të ishte nëpërmjet zbatimit të planeve që ishin përpunuar për një kohë të gjatë ndërmjet UNRRA-s dhe ML-së, plane nga të cilat do të varej UNRRA, të paktën në fazat fillestare të ndihmës dhe rehabilitimit, për një sërë ndihmash dhe pajisjesh. Por vendimin përfundimtar do ta merrte Komitetit Qendror i UNRRA-s, i cili do të mblidhej shumë shpejt.

Më 16 mars, zoti Hendrickson mori një telegram nga zoti Lehman ku i shpjegonte se Komiteti Qendror i UNRRA-s ishte në pritje të autorizimit nga autoritetet shqiptare, se në bisedimet me Hoxhën mund të shkonte një grup i përbërë nga përfaqësues të UNRRA-s dhe ML-së, por që nuk duhej bërë asnjë marrëveshje deri kur Komiteti Qendror të merrte autorizimin1.

Në atë periudhë në Beograd njëkohësisht me delegacionin e UNRRA-s gjendej edhe një përfaqësi e ML që përfshinte gjeneralët Hughes dhe Sadler të cilët po përgatisnin kalimin e përgjegjësive nga ML tek UNRRA. Në vazhdën e përpjekjeve për të bindur Hoxhën, më 21 mars misioni ushtarak britanik me Zyrë në Jugosllavi i përcolli një mesazh misionit ushtarak britanik në Shqipëri nëpërmjet Z. Hendrickson, i cili në atë kohë negocionte në Beograd marrëveshjen e UNRRA-s me Jugosllavinë. Ky mesazh që iu dërgua Hoxhës më 22 mars, theksonte vlerën e organizatës së ML-së, transportin e furnizimeve dhe shërbimet inxhinierike; përmendte ndihmën e tyre në sjelljen e shpejtë të ndihmave në Jugosllavi duke mundësuar ndërmarrjen e detyrës nga UNRRA pas një periudhe të shkurtër ushtarake; deklaronte që sigurisht ndihmat e UNRRA-s nuk do të tërhiqeshin (nëse do ta miratonte Komitetit Qendror) edhe nëse ML nuk ishte pranuar, por që këto ndihma padyshim do të vonoheshin; më tej mesazhi sugjeronte që Hendrickson ishte i gatshëm të vinte në Tiranë për të diskutuar personalisht me Enver Hoxhën mbi ndihmat e ardhshme të UNRRA-s; ai propozoi që njëkohësisht të vinin edhe përfaqësuesit e ML, Hughes dhe Sadler për të përfunduar mundësisht marrëveshjen me ML. Ata kishin lidhur marrëveshjen e janarit me Titon dhe në atë kohë ishin në Beograd duke ndihmuar në dorëzimin e ndihmave të ML/UNRRA në Jugosllavi2. “Si njeri praktik – shkruante Hendrickson – unë ju kujtoj se po të ishin prezent në Tiranë në një kohë me përfaqësuesit e UNRRA-s, çështja e ndihmave mund të rregullohej në një mënyrë të qetë dhe me kënaqësinë e të gjitha palëve”3.

Me këtë lëvizje, pritej që Hoxha të reagonte pozitivisht gjë që për rrjedhojë do të konkludohej me ardhjen e përfaqësuesve të ML në Shqipëri dhe përfundimin e marrëveshjes e cila kishte mbetur në pikë të vdekur prej kaq muajsh. Në fakt ajo që vihet re është se me gjithë përpjekjet e bëra nga ana e britanikëve dhe amerikanëve për arritjen e marrëveshjes, ata mbetën të vendosur në një pikë: nuk akordonin njohjen e qeverisë shqiptare.

1TNA, CAB 106/459 …, The Negotiations and the Agreement, f. 3332Po aty.3AQSH, F. 890, v. 1945, dos.119, fl.42

235

Page 240: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Po kështu, Hoxha këmbëngulte në refuzimin e tij për arritjen e marrëveshjes: kërkonte njohjen e qeverisë shqiptare. Madje, për t’i dhënë më shumë jehonë çështjes në fjalë, shtypi i kohës i FNÇ bënte të ditur se këtë e kërkonte edhe diaspora shqiptare:“Patriotët e mërgimit telegram Fuqive të Mëdha për të njohur qeverinë e re demoktratike”1.

Ndryshe nga ç’pritej, edhe në këtë rast Hoxha vazhdonte të kundërshtonte në mënyrë kategorike sasinë e ushtarëve të ML, të cilën e konsideronte “shumë të tepruar në krahasim me sasinë e mdihmave që do të silleshin”2, pa harruar të kujtonte kërkesën tjetër që me shpërndarjen e ndihmave do të merreshin vetë autoritetet shqiptare. Në këtë mënyrë, Hoxha donte të shmangte ‘instalimin’ e forcave të ML në Shqipëri dhe të dëshmonte se qeveria shqiptare ishte e aftë të qeveriste vendin.

Por ndërkohë që Hoxha mbante këtë qëndrim ndaj ML, më 23 mars 1945 në Tiranë mbërriti Misioni ushtarak britanik i kryesuar nga Brigadier D. E. P. Hodgson, ‘të cilit iu bë një pritje e organizuar entuziaste’3. Pa dalë jashtë objektit të studimit tonë, mjafton të themi se ky mision i cili do të zëvendësonte Misionin e vogël aleat të kryesuar nga kolonel Palmer, e shtriu aktivitetin e tij në Shqipëri deri në fund të muajit mars 1946, kur qeveria britanike urdhëroi tërheqjen e tij nga Shqipëria që u realizua më 16 prill4.

Hoxha bëri edhe një hap më paërpara. Të nesërmen më 24 mars ai njoftoi Hendrickson se e pranonte propozimin për ardhjen e përfaqësuesve të UNRRA-s në Tiranë. Në përbërje të delegacionit ishin përveç Roy F. Hendrickson, edhe R. Jackson, nëndrejtor i përgjithshëm i UNRRA-s, amerikani George Xanthak dhe zoti Oakley-Hill5.

Burimet arkivore britanike konfirmojnë se Hoxha kishte ftuar edhe gjeneralët Hughes dhe Sadler. Më tej thuhet se më 25 mars Hoxha komfirmoi se dëshironte që gjeneralët Hughes dhe Sadler të vinin në Tiranë me zotin Hendrickson; por duke patur parasysh refuzimin e mëparshëm për të pranuar ML-në, Komanda e Forcave Aleate kërkoi një deklaratë të veçantë nga Hoxha që, së pari, ai vlerësonte pamundësinë e UNRRA-s që fillimisht të funksiononte vetëm, së dyti, që ai dëshironte për rrjedhojë të përfitonte nga oferta e ML-së dhe së treti, ai rrjedhimisht ftonte gjeneralët që të vinin në Shqipëri dhe të përcaktonin detajet. Nëse për këto kushte do të merrej premtimi në kohën e duhur, atëherë gjeneralët do të mbërrinin në Tiranë më 28 mars6.

Më 27 mars zoti Hendrickson dërgoi një telegram ku njoftonte se kishte marrë përgjigje pozitive nga Hoxha dhe deklaronte se Hoxha do të ishte në takim në orën 15.00 të datës 28 mars. Po këtë ditë Komiteti Qendror i UNRRA-s vendosi që UNRRA mund të

1Gazeta “Bashkimi”, 20 mars 19452 William Bland & Ian Price, A Tangled Web…, f. 119-1213TNA, CAB 106/459 …, The Negotiations and the Agreement, f. 3334 Historia e Shqipërisë…, f. 2365 Gazeta “Bashkimi”, 27 mars 1945. Mbi bisedimet e zhvilluara në Tiranë me këtë rast, nuk janë gjetur burime.

6TNA, CAB 106/459 …, The Negotiations and the Agreement, f. 333-334

236

Page 241: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

operonte në Shqipëri7. Me këto zhvillime, mendohej se kishin marrë fund pengesat e krijuara prej disa muajsh.

Siç ishte njoftuar, më datë 28 mars mbërritën në Tiranë në orën 11.40 dy gjeneralët Hughes dhe Sadler së bashku me drejtuesit e ML kolonelët Warner dhe Breckenridge, por në orën 14.30 ato u njoftuan se Hoxha nuk mund t’i takonte atë ditë, por do t’i takonte të nesërmen në orën 11.301. Megjithë hamendësimet, arsyeja e vërtetë e shtyrjes së takimit nuk u bë e ditur, por rrjedha e ngjarjeve na bën të mendojmë se duhet të ketë qenë një taktikë e radhës e Hoxhës për të imponuar kushtet e tij në marrëveshje.

Në mëngjesin e datës 29 mars Hoxhës iu paraqit një draft-marrëveshje ku shpjegoheshin me kujdes qëllimet dhe funksionet e ML-së. Hoxha e lexoi marrëveshjen, u duk i kënaqur prej saj, tha me vullnetin e tij që ai e kuptonte mjaft mirë se ML do t’i nevojitej të kishte shoqërues për të lëvizur brenda vendit për të kontrolluar se çfarë është bërë me furnizimet, por deklaroi se atij i duheshin 48 orë për t’ia paraqitur këtë Marrëveshje Kabinetit të tij. Për këtë u ra dakord2. Pa dyshim, si kishin ardhur punët, Hoxha e shikonte tashmë të pamundur të refuzonte ardhjen e përfaqësuesve të ML në Shqipëri, prandaj duke qenë gjithnjë dyshues dhe mosbesues, ai e shihte si të rrezikshëm faktin që oficerët e ML të lëviznin lirshëm nëpër Shqipëri. Për t’i patur nën kontroll, ai do t’u caktonte atyre shoqërues kudo ku do të lëviznin nëpër Shqipëri.

Ndërkaq, atë pasdite, kolonelët Warner dhe Breckenridge patën një bisedë të kënaqshme në lidhje me problemet inxhinierike me Ministrin e Punëve Publike. Në orën 17.15 të datës 31 mars gjeneralët Hughes dhe Sadler patën një takim tjetër me Hoxhën i cili propozoi disa ndryshime të draft-marrëveshjes, por ndryshimet e propozuara (për Klauzolat 1, 2, 3 dhe 7) ishin minimalisht jashtë kompetencave të gjeneralëve për të vendosur në këtë pikë dhe për rrjedhojë më 1 prill ata u kthyen në Caserta3. Çështja e marrëveshjes së ML me qeverinë e Hoxhës mbeti përsëri në një pikë të vdekur.

Nën dritën e këtyre zhvillimeve, të nesërmen u mbajt një takim tjetër në zyrën e Ministrit Rezident dhe u ra dakord që Hoxha të takohej kur të ishte e mundur dhe të përgatitej një draft përfundimtar për t’ia paraqitur me kushte ultimative - meri o lëri. Gjithashtu u diskutuan ndryshimet e propozuara dhe në ditët në vijim u hartua marrëveshja e re dhe përfundimtare; më 6 prill u vendos që gjeneralët Hughes dhe Sadler

7Po aty, f. 3341 Po aty. Besohej se arsyeja e shtyrjes së takimit ishte fakti që Hoxha kishte bërë të gjitha përgatitjet për vizitën e gjeneralëve dhe për takimin pa u konsultuar me Kabinetin e tij.

2Po aty.3Po aty. Draft-marrëveshja përfshinte heqjen e pjesëve që tregonin mungesën e njohjes politike në preambul, heqjen e të gjitha referencave të UNRRA-s në nën-paragrafin (b) të preambulës, heqjen e përfshirjes së burimeve vendase në Klauzolën kryesore bazë, Klauzolën 1, përfshirjen e një deklarate mbi sasisnë e furnizimeve që do të dorëzoheshin në Klauzolën 2, përfshirjen e termave për të cilat është rënë dakord mbi marrëveshjet financiare në Klauzolën 3, përfshirjen e një pike në Klauzolën 4 sipas së cilës oficerët teknikë të ML-së do të futeshin në Shqipëri vetëm me kërkesën specifike të autoriteteve shqiptare, heqjen e pjesës së Klauzolës 7 në lidhje me përjashtimin e personelit civil jo-shqiptar nga juridiksioni shqiptar, dhe përfshirjen në Klauzolën 9 të një deklarate të shprehur mbi periudhën e operacionit të ML-së në Shqipëri. U ra dakord për ndryshime të vogla të ndryshme, disa prej të cilave ishin të dobishme për ML-në.

237

Page 242: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

t’i paraqitnin Hoxhës draftin përfundimtar dhe në mbrëmjen e datës 11 prill në Tiranë u nënshkrua marrëveshja me ML1.

Për palën shqiptare firmosi Enver Hoxha si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ndërsa për ML të dërguarit e Komandantit të Forcave Aleate të Mesdheut, gjeneralit Alexander, gjeneral-major I.T.P. Hughes dhe gjenerali P.L.Sadler2. Më 12 prill marrëveshja u miratua edhe nga Këshilli i Ministrave3.

Marrëveshja u hartua në gjuhën shqipe dhe angleze të cilat nënshkruesit i konsideruan origjinale dhe të barazvlefshme. Është e rëndësishme të thuhet se Enver Hoxha nënshkroi si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, pra jo si kryeministër. E thënë ndryshe, për ML ai ishte një autoritet ushtarak kryesor por jo më shumë. Në këtë mënyrë u arrit që marrëveshja të nënshkruhej – siç kishte udhëzuar Komanda e Forcave Aleate - pa akorduar njohjen e qeverisë shqiptare nga aleatët4.

5.3 Zbatimi i operacionit “Duckling” (Rosaku)

Marrëveshja e 11 prillit 1945 përcaktonte disa çështje të rëndësishme lidhur me shpërndarjen e ndihmave brenda vendit, caktimin e çmimeve të shitjes së furnizimeve, tansportimin, etj. Marrëveshja përcaktonte qartë periudhën e operimit të ML në Shqipëri. Në marrëveshje thuhej shprehimisht: “Qeveritë amerikane dhe angleze theksojnë se do të kujdesen që sa më shpejt të jetë e mundur, ta zëvendësojnë Lidhjen Ushtarake Shqiptare [pra ML] me UNRRA-n dhe ajo do të tërhiqet, sapo UNRRA të jetë në gjendje të kryejë misionin e vet. Kjo periudhë nuk duhet t’i kapërcejë afërsisht dy muaj”5.

Marrëveshja parashikonte edhe problemin e pagesës së ndihmave. “Likuidimi i sendeve të importuara…në Shqipëri, thuhej në të, do të jetë objekt i një marrëveshjeje të mëvonshme midis qeverive angleze e amerikane dhe asaj shqiptare që do të njihej prej tyre në të ardhmen”6. Qartazi, çështja e pagesës së ndihmave nuk mund të përcaktohej për sa kohë Anglia dhe Amerika nuk njihnin qeverinë shqiptare.

Lidhur me operacionin për zbatimin e marrëveshjes, burimet arkivore britanike na sjellin të dhëna të vlefshme për aktivitetin e ML gjatë periudhës së prezencës së saj në Shqipëri. Konkretisht, me nënshkrimin e marrëvëshjes, rëndësi të dorës së parë për ML kishte studimi i terrenit ku do të operonte. Para se të jepeshin detajet përfundimtare të 1Po aty. Lidhur me ndryshimet e propozuara u ra dakord, së pari, për ndryshimin e formulimit të preambulës, së dyti, që pjesa për UNRRA-n duhej të mbetej, së treti, që burimet vendase duhej të përfshiheshin në Klauzolën 1 por mund të modifikohej formulimi, së katërti, që nuk do të jepeshin detaje në Klauzolën 2, së pesti, që nuk mund të jepeshin detaje të tjera financiare, së gjashti, që Klauzola 4 mund të ndryshohej siç dëshironte Hoxha, së shtati, që Klauzola 7 duhej të qëndronte, dhe së fundi që periudha e operacionit të ML-së nuk mund të deklarohej.2AQSH, F. 890, v. 1945, dos. 7, fl. 5. Marrëveshje midis Komandantit Suprem Aleat në Mesdhe dhe Komandantit Suprem të UNÇSH, 11 prill 19453Po aty, dos. 132, fl. 1. Vendim i KM nr. 6, 12 prill 19454William Bland & Ian Price, A Tangled Web…, f. 122. 5AQSH, F. 890, v. 1945, dos. 7, fl. 56Hamit Kaba, “UNRRA …, vep. e përm, f. 106

238

Page 243: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

furnizimeve dhe të përgatiteshin çmimet e shitjes së furnizimeve që do të silleshin, ML-së i duhej të kishte të dhëna të sakta mbi gjendjen e portit të Durrësit dhe Vlorës, dhe gjendjen e rrugëve kryesore që do të përdoreshin për shpërndarjen e furnizimeve. Për këtë arsye, më 5 prill në Bari u mbajt një konferencë nga oficerë të lartë të ML (për Shqipërinë), ku u vendos që menjëherë të përgatitej në vija të përgjithshme një plan operacional përfundimtar1; por detajet e planit nuk mund të përcaktoheshin pa u kryer studimi i gjendjes në Shqipëri, si dhe pa rënë dakord me autoritetet shqiptare mbi masat administrative për hyrjen e ML (për Shqipërinë). Për këtë arsye u hartua një Plani Paraprak i cili u përfundua më 12 prill, dhe u miratua nga gjenerali Hughes pas kthimit të tij nga Tirana. Masat e menjëhershme për zbatimin e këtij plani konsistonin në studimin e portit të Vlorës dhe Durrësit ku grupi i studimit të terrenit do të përfshinte përveç oficerëve të ML edhe një inxhinier shqiptar2. Sipas këtij burimi, bashkë me këtë grup do të vinte një grup tjetër prej 17 oficerësh përfshirë Kolonelët Warner dhe Breckenridge dhe 26 punonjës të gradave të tjera, disa prej të cilëve do të vendoseshin në Tiranë menjëherë pasi të arrinin në Durrës. Plani parashikonte që menjëherë pas përfundimit të studimit të terrenit, nga Lindja e Mesme do të dërgoheshin furnizime bazuar në konstatimet e grupit të studimit, si dhe do të dërgoheshin sa më shpejt personeli përkatës dhe pajisje. Gjithashtu Plani përcaktonte ngritjen e Zyrave Qendrore në Durrës, Zyrave të tjera në Tiranë me komandant përkatës, drejtuesit e shërbimeve që nevojiten për bashkëpunim me autoritetet shqiptare, si dhe ngritjen e një Zyre Mbështetëse në Bari.

Në zbatim të planit paraprak, më 14 prill kolonelët Warner dhe Breckenridge siguruan në Tiranë autorizimin për studimin e terrenit dhe grupet që do vinin nga Major-Gjeneral Bedri Spahiu. Nga studimi i terrenit në Vlorë, u konstatua se magazinat për sistemimin e dërgesave ishin të mjaftueshme por në gjendje të varfër, me kapacitet shkarkimi të mjeteve në cektësirë jo më shumë se 30 ton në ditë, si dhe me rrugët e portit në gjendje të keqe riparimi; dhe më 20 prill të dy grupet mbërritën në Durrës. Të nesërmen Grupi i Tiranës kaloi në kryeqytet ndërkohë që kryhej studimi i portit të Durrësit. Menjëherë pas mbërritjes u mbajt një takim me Major-Gjeneral Bedri Spahiun ku oficerët e ML shprehën ‘simpatinë e tyre për mirësjelljen dhe ngrohtësinë e shënuar në takimin e mëparshëm me shqiptarët’3, gjë që duket e çuditshme po të kemi parasysh problemet e krijuara ndaj tyre nga pala shqiptare muajt e fundit.

Në këtë takim u diskutua përbërja e Komisionit shqiptar që do të punonte me ML: zoti Haxhi Kroi, aktualisht Sekretar i Ministrisë së Ndihmës Sociale, u emërua Kryetar i këtij Komisioni4, ndërkohë që problemet e mëdha do të zgjidheshin nga Kolonelët Warner dhe Breckenridge nëpërmjet Shefit të Kabinetit me Kolonel-Gjeneral Hoxhën, si

1TNA, CAB 106/459 …, “Operation Duckling”, f. 3362Po aty. Ndihmës/Këshilltari dhe Intendenti i Përgjitshëm, përfaqësues nga njësia e Xhenierëve Mbretërorë, njësia e Furnizimeve dhe Ndihmave, njësia e Lëvizjeve në Italinë Lindore dhe nga njësia e Flotës Mbretërore3Po aty.4Dayrell Oakley-Hill, Një Anglez ... f. 183-184

239

Page 244: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

dhe çështjet në lidhje me UNRRA-n do të kalonin nëpërmjet Komandantit të ML dhe jo drejtpërdrejt tek UNRRA.

Në një mbledhje të ML mbajtur më 22 prill në Durrës, pjesëmarrësit evidentuan probleme të tilla si gjendja e thjeshtë e portit, mungesa e personelit të Aleatëve, si dhe refuzimi i gjeneral Spahiut për të pranuar një Kompani të Përgjithshme Transporti, duke bërë kështu të pamundur operimin e oficerëve të ML në magazina1. Kuptohet qartë se dyshimet e palës shqiptare për ML nuk ishin harruar pavarësisht zhvillimeve më të fundit pozitive në këtë drejtim. Në këtë rast nuk ngelej gjë tjetër veçse të pranohej që furnizimet t’i merrte një kompani shqiptare transporti prej ku do të dërgoheshin në depot e magazinave larg nga zona e portit. Dhe kështu ndodhi.

Megjithatë, më 23 prill u mbajt takimi i parë i Komisionit të Furnizimeve nga Jashtë ML/Shqiptar2 i cili kaloi në një atmosferë përzemërsie të plotë dhe vuri në dukje një shkallë shumë të lartë marrëveshjeje ndërmjet propozimeve shqiptare dhe ML. Në këtë takim u ra dakord që fillimisht të përdorej vetëm porti i Durrësit për shkarkimin e furnizimeve, me limit prej 5,000 ton në muaj, gjithashtu u ra dakord që shkarkimi i dërgesës të bëhej në depo tranzit, që shpërndarja të bëhej mbi bazën e caktimit nga Komisioni sipas popullsisë dhe nevojës së çdo nën-prefekture (në çdo prefekturë do të caktohej një vëzhgues i ML/UNRRA), që të formohej një Bord i përbashkët Transporti për të përpunuar detajet e organizimit të transportit, dhe që Komisioni të paraqiste pranë autoritetit më të lartë dëshirën për dërgimin e oficerëve teknikë të ML, veçanërisht Mjekësorë dhe Veterinerë, pa të cilët ML do të kishte vështirësi të mëdha për dërgimin e furnizimeve mjekësore që nevojiteshin urgjentisht. Komisioni theksoi se nevojat më të mëdha të Shqipërisë ishin për miell ose grurë, e më pas sheqer dhe kafe dhe gjithashtu u paraqit një kërkesë për letër cigaresh.

Por shpejt kjo atmosferë ndryshoi. Në takimin tjetër të dytë të mbajtur dy ditë më vonë zotëroi një atmosferë më pak miqësore; përfaqësuesit shqiptarët kundërshtuan disa nga pikat për të cilat kishin rënë dakord në takimin e parë dhe shprehën ankesa ndaj përfaqësuesve të ML. Në këtë takim, ata nuk ishin dakord që kapaciteti i portit të Durrësit ishte vetëm 5,000/6,000 ton në muaj, duke deklaruar se tonazhi mund dhe duhej të rritej mbi këtë shifër. Ata u ankuan për pamjaftueshmërinë e sjelljes së pajisjeve mekanike, për shkak të tipit dhe peshës së mjeteve si dhe numrit të tyre, dhe propozime të tjera të ndryshme të ML ndeshën në qëndrime të paqarta. Diskutimet më tej nxirrnin në pah vlerësimin e varfërisë së madhe dhe shqiptarët deklaruan se shpresonin që anija e parë do të arrinte shpejt meqenëse furnizimet ishin shumë të nevojshme3. Në fakt, programi po bllokohej për shkak të mos-marrëveshjes mbi numrin e personelit, problem që ende nuk kishte gjetur zgjidhje.

1TNA, CAB 106/459 …, “Operation Duckling”, f. 3362Po aty, f. 337. ML premtoi,ndër të tjera, se do ta shqyrtonte kërkesën për letër cigaresh, por përmendi se një kërkesë e tillë e mëparshme ishte refuzuar për shkak të mungesës së furnizimeve.3Po aty.

240

Page 245: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Ndërkohë dukej se kishte ardhur momenti për dërgimin në Shqipëri të njësive të ML - Urdhri i Betejës, të cilat për arsyet që tashmë dihen, kishin mbetur prej muajsh në pritje në Bari të Italisë. Në kushtet aktuale, duke patur parasysh ngërçin që ekzistonte në lidhje me numrin e propozuar, çështja iu referua gjeneral Bedri Spahiut1. Për këtë çështje u bënë disa takime dhe më 26 prill kolonel Warner dërgonte telegrame pranë Komandës së Forcave Aleate se Gjeneral Spahiu këmbëngulte për një limit total personeli prej 110 vetësh duke përfshirë UNRRA-n, dhe që të gjitha marrëveshjet do të pezulloheshin deri kur të bihej dakord për këtë numër2. Në pikën që kishin mbërritur ngjarjet, pala shqiptare e gjente veten në pozitë më të favorshme për të këmbëngulur në kushtet e saj. Për ML ishte e vështirë në këtë fazë që të ‘kthehej pas’.

Në këtë fazë, urdhrat për grumbullimin e njësive Urdhëri i Betejës ishin dhënë dhe njësitë ishin grumbulluar në zonën e Barit më 27 prill. Plani përfundimtar për operacionin “Duckling” ishte përfunduar më 25 prill (grupi i studimit teknik ishte kthyer me raporte të plota më 24 prill) dhe ishte miratuar të nesërmen nga Komanda e Forcave Aleate. Mjetet e shkarkimit ishin caktuar për dërgesën e parë të furnizimeve që do të mbërrinte më 30 prill ose 1 maj, dhe rrjedhimisht, dita e dorëzimit të operacionit duhej të ishte maksimumi data 30 prill. Të angazhuar për realizuar operacionin, në përgjigje të telegramit të kolonel Warner [të datës 26 prill] dhe në marrëveshje me gjeneral Hughes dhe Shtabin Kryesor të ML (për Shqipërinë), Komanda e Forcave Aleate dërgoi me telegram propozimin sipas të cilit të vinin më 30 prill 64 oficerë dhe vetëm meshkuj, duke përfshirë përfaqësues të njësive të Lëvizjeve, Telegrameve dhe Shtabit të ML. Ndërkohë u përgatitën plane alternative për dërgimin e numrit të plotë të rënë dakord i cili përfundimisht mund të ishte 204, siç kërkonte Kolonel Warner ose 110, limiti i gjeneral Spahiut3.

Gjithashtu autoritetet shqiptare krijuan një problem me leje-kalimet e personelit të ML dhe UNRRA-s që do të vinte në Shqipëri. Ata kishin vendosur që personeli i ML nuk mund të zbarkonte pa marrë lejen e plotë prej tyre për çdo person sipas emrit. Për këtë ishte thelbësore tashmë që të arrihej pa vonesë një marrëveshje lidhur me numrin e personelit që do të vinte me qëllim që të përgatiteshin listat dhe të jepej leja në kohën e duhur për të marrë furnizimet e para.

Më 28 prill marrëveshja nuk ishte arritur ende, kështu që u kërkua një takim me kolonel-gjeneral Hoxhën ku ML-ja mori sinjal se numri maksimal i personelit ishte reduktuar nga qeveria në 130 dhe do të përfshinte edhe atë personel të UNRRA-s që ishtë thelbësor për operacionin e ML por që sipas Oakley-Hill, qeveria shqiptare dukej se e kishte të pamundur ta dallonte nga ML4; gjatë diskutimeve u ra dakord që ky numër të

1Dayrell Oakley-Hill, Një Anglez ... f. 179-181. Sipas Oakley-Hill, në takimin e akorduar me Spahiun më 9 maj, ai këmbënguli në numrin aktual të përgjithshëm prej 130 vetësh për ML-në dhe UNRRA-n së bashku. 2TNA, CAB 106/459 …, “Operation Duckling”, f. 337-3383Po aty.4Dayrell Oakley-Hill, Një Anglez ... f. 179-181. Hill më tej thekson se Sipas UNRRA-s, ishte detyrë e ML-së që të parashikonin për ne vende vakante për të bërë të mundur që të fillonim meqenëse ishim një organizatë afatgjatë ndërsa puna e ML-së do të ishte e shkurtër.

241

Page 246: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

rritej me anë të një marrëveshjeje të mëvonshme me Hoxhën nëse rezultonte e nevojshme. Shtabi Kryesor i ML (për Shqipërinë) në Bari u njoftua mbi detajet e propozuara për oficerët dhe nëpunës të gradave të tjera për Establishmentin e Luftës dhe njësitë Urdhëri i Betejës, por njoftimi nuk arriti deri pasdite vonë më 29 prill kur ngarkimi i personelit në Brindizi sa po fillonte. Prandaj me nxitim duhej bërë një përshtatje e re që të ishte në përputhje me këtë numër të ri, dhe menjëherë iu dërgua një telegram Tiranës mbi rolin e plotë nominal, ku një kopje iu dha Kadri Hoxhës në Bari. Ngarkimi në anije përfundoi më 29 prill dhe grupi udhëtoi në orën 06.00 të datës 30 prill siç ishte planifikuar. Fatkeqësisht telegrami për rolin nominal ishte marrë në Tiranë vetëm në orën 12.45, dhe leja për grupin e ML nuk ishte marrë para orës 12.00 më 1 maj1. Kjo situatë do të bëhej shkak që përsëri të krijoheshin probleme ndërmjet palës shqiptare dhe personelit të ML.

Për rrjedhojë, autoritetet shqiptare në Durrës e lejuan grupin e ML të zbarkonte por nuk i lejuan të dilnin nga zona e kantierit deri kur të merrej leja përkatëse. Duket se probleme të tilla nuk do të sosnin për sa kohë ML të gjendej në Shqipëri.

NgërÇi i krijuar bëri që të ishte e pamundur të shkarkoheshin të gjitha furnizimet e sjella me grupin e ML përpara kohës kur anija duhej të kthehej, duke i shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme Shqipërisë në gjendjen aktuale. Kjo situatë bëri që 70 ton furnizime me material ndërtimi të ktheheshin në Itali. Dukej se kishte pak mundësi që të merrej leja për mjetet e shkarkimit i cili pritej të kryhej më 1 maj me 70 mjete dhe 447 ton furnizime me materiale ndërtimi dhe furnizime për popullsinë civile duke patur parasysh konfuzionin e krijuar në zonën e kantierit dhe festën e 1 majit, por me përpjekje të mëdha dhe duke angazhuar vetëm 79 njerëz për shkarkimin, anija u boshatis në orën 20.002. Më këto lëvizje, autoritet shqiptare synonin të pakësonin numrin e njësive - Urdhëri i Betejës, gjë për të cilën kishin rënë dakord në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes më 11 prill.

Në kushtet e veçanta të operacionit të ML (për Shqipërinë), nuk kishte departamente me të cilat Krahu Ndërlidhës të koordinonte punën dhe, funksionet e Komandës së Ndërlidhjes konsideroheshin të tepërta meqenëse nuk kishte autoritet qeveritar me të cilin të mbaheshin kontaktet. Kontaktet e vetme të autorizuara me shqiptarët ishin në nivel ushtarak, dhe kështu kontakti teknik mbahej nëpërmjet Komisionit të Furnizimeve nga Jashtë ML/Shqiptar; ndërsa të gjitha çështjet e politikës, siç e kemi përmendur, trajtoheshin direkt ndërmjet Kolonel-Gjeneral Hoxhës dhe Komandantit të ML, Warner së bashku me zëv/Komandantin Amerikan dhe zotin Oakley-Hill, Kryetar i Misionit Shqiptar të UNRRA-s3.

Në zyrat në Tiranë ishin Kolonel Warner, nën-Kolonel Breckenridge, nën-Kolonel Prince dhe nën-Kolonel Stanley S. Merrell (oficerë të lartë të Komisionit të

1TNA, CAB 106/459 …, “Operation Duckling”, f. 337-3382Po aty.3Po aty, f. 339. Kolonel Warner kishte marrë komandën kryesore në vijimësi të Brigadier Russel, i cili e mbajti atë post për një periudhë të shkurtër në tetor kur u mor në konsideratë plani pushtues.

242

Page 247: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Ndihmave dhe Furnizimeve), Z. Oakley-Hill i UNRRA-s dhe 7 punonjës të stafit të tij. Pesë oficerët e tjerë amerikanë kontrolloheshin nga Tirana nga kolonel Breckenridge dhe vepronin si vëzhgues. Njësia e Tiranës arrinte në 27 punonjës të të gjitha gradave duke përfshirë vëzhgues amerikanë dhe civilë. Komanda Qendrore në Durrës drejtohej nga nën-Kolonel V.A. Barnott, ndihmës/Këshilltar dhe Intendent i Përgjithshëm. Totali i Forcës së ML për Shqipërinë gjatë periudhës së saj të operacionit ishte 222 nga të cilët 129 ishin në Shqipëri, 8 prej tyre oficerë amerikanë dhe 12 të UNRRA-s1. Numri i kufizuar i personelit amerikan dëshmon rolin primar të Anglisë në operacionet e ML për Shqipërinë. Gjithashtu, nga studimi i dokumentacionit në dispozicion, kemi konstatuar se roli i UNRRA-s gjatë aktivitetit të ML në Shqipëri, është kufizuar në ‘konsultimet’ e drejtuesve të ML me Oakley-Hillin në cilësinë e kryetarit të misionit të UNRRA-s në Shqipëri.

Nga ana tjetër, pala shqiptare duke qenë gjithmonë ‘e vëmëndshme’ ndaj ML dhe planeve të saj në Shqipëri, arriti të impononte numrin e personelit të caktuar prej saj, gjë që do të ndikonte ne ecurinë, efikasitetin dhe shpejtësinë e kryerjes së operacioneve të caktuara. Në fakt planet e AML ndryshuan vazhdimisht në përputhje me politikat britanike të caktuara në këtë drejtim por edhe me zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Me kalimin e kohës ato u modifikuan gjithnjë në përshtatje të kërkesave të palës shqiptare.

5.4 Ndërlidhja Ushtarake në Shqipëri: aktiviteti dhe roli i saj në kontekstin shqiptar

Që prej datës 30 prill personeli i ML kishte zbarkuar në portin e Durrësit në pritje të përmbushjes së misionit të tij. Por si do ta gjente AML realitetin shqiptar? Si ishte gjendja aktuale në Shqipërinë ku ky personel do të operonte? Burimet arkivore britanike japin këtë panoramë të përgjithshme të situatës politike të Shqipërisë në atë kohë: “Nuk ka dyshim se të paktën në verën e vitit 1945 qeveria e FNÇ ishte qeveri totalitare, dhe po kështu nuk ka dyshim se asnjë formë tjetër qeverie nuk kishte perspektivë në Shqipëri në atë kohë. Pothuajse të gjithë anëtarët e Qeverisë ishin në të njëjtën kohë oficerët e UNÇSH (Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare); përshtypja dominuese e krijuar gjatë udhëtimit brenda vendit ishte përhapja në të gjithë vendin e njësive të UNÇSH; forcat e policisë ishin degë e atyre ushtarake; shtypi kontrollohej nga Qeveria (megjithëse gazeta “Bashkimi”, e vetmja me qarkullim të gjerë, ruante qëndrim të pavarur në politikën partiake të FNÇ); arsimi ishte në mbikëqyrjen e Qeverisë (megjithëse mësuesit nuk ishin përjashtuar domosdoshmërisht nga shkolla për shkak të pikëpamjeve të tyre kundër FNÇ, me kusht që të mos ishin provokues të qëllimshëm); rrënjosja e doktrinave të FNÇ nëpërmjet organizatave të Rinisë të kontrolluara rreptësisht zbatohej në mënyrë universale; procedura e zgjedhjeve bëhej mbi bazën e një liste të vetme kandidatësh”2. 1TNA, CAB 106/459 …, “Operation Duckling”, f. 339-340. Nën-Kolonel Barnott kontrollonte Degën e Përgjithshme të Këshilltarit, Financën, Lëvizjet dhe Transportin, dhe Komisionin e Ndihmave dhe Furnizimeve me njësitë e Xhinierëve, Artilerisë, Njësinë Mjekësore dhe Njësinë e Furnizimeve Civile.2Po aty, “Inside Albania”, f. 342

243

Page 248: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Natyrisht, si karakteristika tipike të instalimit të një shteti komunist, këto tipare pas rreth gjashtë muajve të fitores së FNÇ, pasqyronin realitetin shqiptar. Në të vërtetë, megjithë trazirat e shënuara në muajt e parë, me kalimin e kohës regjimi i Hoxhës, siç edhe dihet, po forcohej me shpejtësi, duke u konsoliduar kështu si një shtet komunist ekstrem.

Por jo vetëm kaq. Dokumenti vë në dukje më tej se si konceptohej nga qeveria e kohës demokracia dhe ekzistenca e partive të ndryshme. Më 26 maj - thuhej në dokument - një artikull në gazetën “Bashkimi” e përcaktonte demokracinë me këto fjalë: “Ky është lloji i ri i demokracisë në Shqipëri dhe me përkufizimin e demokracisë ne kuptojmë një qeveri të popullit për popullin. Ne nuk i kuptojmë intrigat, abuzimet, konfliktet dhe politikat boshe të partive, por ne kuptojmë shumë mirë punën e bërë në dobi të shoqërisë e cila tregohet me veprime”. Në një konferencë të mbajtur më 10 qershor 1945 profesor Sejfullah Malëshova, Ministër i Shtypit dhe Propagandës, deklaroi “Disa njerëz e quajnë qeverinë tonë diktatoriale. Mund ta quani si të dëshironi por kjo është .... Ka nga ata persona që mendojnë se sa më shumë parti, aq më e madhe demokracia. Ne nuk e matim demokracinë tonë me numrin e partive, megjithatë .... Demokracia jonë është vigjilente, e gatshme me shpatë në dorë për të goditur çdo tendencë të tillë (fashistët dhe grupet e opozitës)”.

Me këtë përkufizim, ministri i qeverisë shqiptare konfirmonte politikën e ndjekur nga kjo qeveri për të mos lejuar ekzistencën e asnjë partie tjetër në Shqipëri. Dokumenti theksonte se Qeveria qendrore në Tiranë bënte pak përshtypje në jetën e zonave provinciale dhe Ministria e vetme që dukej se kishte kontakte direkte dhe të vazhdueshme me popullin ishte Ministria e Ndihmës Sociale, e kryesuar nga Major Gjeneral Bedri Spahiu. Dokumenti konkludonte se Komisioni Shqiptar i caktuar për të punuar me ML ishte në të vërtetë pinjoll i kësaj Ministrie, dhe kryesohej nga Sekretari i saj.

Ky realitet pasqyrohej edhe në raportet e Misionit ushtarak britanik. Gjenerali Hodgson në raportin e tij të dhënë me rastin e vizitës së parë në Shqipëri që mban titullin “Tur i Shqipërisë së Jugut 2-6 prill 1945”, shprehet se ishte shumë e dukshme nga qëndrimi i popullatës, nga prezenca e një numri të konsiderueshëm policësh të sigurimit,vihej re që pjesa e vendit të vizituar ishte shumë nën kontrollin e Qeverisë tashmë. Ai shprehet për “manifestime të imponuara”. Lidhur me Politikën e Jashtme shqiptare, e ka quajtur të majtë ekstreme të drejtuar nga lindja në sferën e influencës rusë, një politikë të adoptuar nga Jugosllavia dhe një besnike e papërkulur e Mareshallit Tito dhe Bashkimit Sovjetik1.

Nuk duhet lëmë pa përmendur faktin se në këtë periudhë dhe konkretisht më 8 maj 1945, në Shqipëri erdhi një mision civil amerikan, jo-zyrtar dhe i kryesuar nga zyrtari i Shërbimit të Huaj Joseph E. Jacobs2. Siç ishte vendosur nga Departamenti i Shtetit, ky

1AMPJ, v.1946, dos.27, fl.42-59. Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri Misioni ushtarak britanik do të nxirrte edhe raporte të tjera ku, ndër të tjera, do të vërente se regjimi është ... pro-komunist, këtu dominon Partia Komuniste, s’ka liri fjale, shtypi, propagande, s’lihet e lirë opozita, ka shtypje, burgosje, internime.2Po aty, dos.21, fl.28-29. Theksojmë se studimi i detajuar i veprimtarisë së këtij misioni dhe atij ushtarak britanik, nuk janë objekt i temës në fjalë.

244

Page 249: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

mision erdhi në Shqipëri për të analizuar kushtet dhe zhvillimet e brendshme para shqyrtimit nga qeveria amerikane të kërkesës së autoriteteve shqiptare për njohje. Misioni amerikan e zhvilloi aktivitetin e tij në Tiranë deri në nëntor 1946 vetëm 7 muaj pasi Britania kishte ndërmarrë të njëjtin hap1.

Pas studimit të situatës në vend, në një nga raportet dërguar Washingtonit, Misioni amerikan lajmëronte se në Shqipëri jo vetëm ishte vendour një regjim komunist por veçoria e saj ishte se këtu frenat e shtetit i kishte marrë në dorë një klikë komuniste pa moral, e paaftë dhe e egër2. Shefi i këtij misioni, Jacobs - shkruan Meta - vuri në dyshim edhe aftësinë e vendit për t’u vetëqeverisur.

Megjithë këtë atmosferë dhe pavarësisht problemeve dhe pengesave të shkaktuara, sipas burimeve britanike, aktivitetet e ML u pasqyruan plotësisht dhe në mënyrë të drejtë në gazetën “Bashkimi”, sigurisht me lejen e Qeverisë, dhe në asnjë moment nuk pati përpjekje për të fshehur burimin e furnizimeve, për t’u ankuar për sasinë e tyre, ose për të bërë ndonjë krahasim të papërshtatshëm me Bashkimin e Republikave Sovjetike Socialiste, siç ndodhi në Jugosllavi. Në disa raste puna e ML përmendej në Radio Tirana dhe kur ML u largua përfundimisht mesazhi i shkurtër i lamtumirës dhe urimet e përzemërta të dhëna nga Kolonel Warner u botuan në gazetën “Bashkimi” dhe u transmetuan në Radio Tirana3.

Sipas burimeve britanike, vëzhguesit udhëtonin lirshëm në Shqipëri me kusht që të shoqëroheshin nga oficerë të UNÇSH, dhe ndoshta kishin liri më të madhe lëvizjeje se çdo person tjetër në Shqipëri me përjashtim të Qeverisë dhe Komandës së Lartë Ushtarake4. Nuk kishte dyshim - thuhej më tej – se nëpërmjet udhëtimeve të vëzhguesve dhe nëpërmjet publicitetit të shtypit dhe radios, çdo fshat në Shqipëri kishte dijeni të plotë mbi burimin e furnizimeve që u jepeshin, pasi sa herë që një oficer i ML shkonte në këto fshatra ai përshëndetej me shumë mirënjohje. Kështu, lëvizja e personelit të huaj nën shoqërimin e oficerëve të UNÇSH, nuk shihej prej tyre si diçka e pakënaqshme apo si një mënyrë për t’u kontrolluar lëvizjet.

Por dokumentet arkivore shqiptare e interpretojnë ndryshe këtë atmosferë; ata e paraqesin si një përpjekje për të zbehur, e pse jo penguar, njohjen dhe vlerësimin e aktivitetit të personelit të ML, duke na krijuar njëfarë konfuzioni në gjykimin objektiv të faktit. Konkretisht, në një radiogram që Koçi Xoxe i drejtonte Sami Bahollit më 17 maj 1945, shprehej: “Oficeri anglez nuk ka të drejtë të shpërndajë, por mund të shkojë të shikojë. Qëllimi është të bjerë sa më pak të jetë e mundur në kontakt me popullin. Zyrtarisht nuk mund të ndalohet me forcë. T’i shpjegohet popullit se këto ndihma që vijnë nga aleatët i detyrohen luftës sonë, e të mos kuptohen që na i japin inglizët për

1Bernd Fischer, “Shtetet e Bashkuara ... f. 1142Beqir Meta, Tensioni..., f. 3813TNA, CAB 106/459 …, “Inside Albania”, f. 342-3434Po aty. Në disa raste oficerët kërkonin falje si të vënë në vështirësi për sasinë e vogël të furnizimeve por gjithmonë merrnin përgjigjen se mjaftonte thjesht qenia e një oficeri britanik ose amerikan, që tregonte se Britania dhe Amerika po përpiqeshin t’i ndihmonin shqiptarët, dhe çdo gjë ishte në rregull.

245

Page 250: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

hatër..., mos i jepni rast inglizit të mbledhë popullin”1. Këto rrëfime, pavarësisht se të kundërta, kanë të përbashkët faktin se dëshmojnë aktivitetin e vërtetë të misionarëve anglo-amerikanë në sjelljen e ndihmave dhe furnizimeve në Shqipëri që ishte qëllimi i misonit të tyre.

Gjithashtu, oficerët e ML arritën të dallonin që përballë sjelljes së ngurtë të autoriteteve qeveritare dhe vonesave të kota të shkaktuara në Durrës dhe Tiranë qëndronte mirënjohja dhe miqësia e popullit të thjeshtë. Edhe në kontaktet me vetë funksionarët e lartë shqiptarë, ata vunë re se marrëdhëniet zyrtare nuk ishin po aq të përzemërta sa ato personale.

Pa dyshim, kjo sjellje i detyrohej dëshirës së palës shqiptare për të detyruar disi anglo-amerikanët që të akordonin njohjen e qeverisë. Në këtë kontekst, pala shqiptare nuk ngurronte të shprehte në mënyrë të vazhdueshme se FNÇ gëzonte mbështetje të gjerë popullore dhe se qeveria shqiptare ishte në gjendje të drejtonte vetë vendin në mënyrë efektive.

Do të ishte naive të besohej se në rrethanat aktuale për Shqipërinë, qeveria shqiptare mund të drejtonte vendin në mënyrë efektive pa ndihmën e ML. Arsyet janë të shumta, ndër të cilat mund të përmendim mungesën e eksperiencës qeveritare si për oficerët e nivelit të lartë ashtu edhe për stafin zyrtar, stafin administrativ që nuk ishte i trajnuar, vështirësitë ekstreme ekonomike, gjuhën zyrtare që përbënte një pengesë të madhe si në kontaktet me personelin e ML ashtu edhe në përkthimet e dokumenteve, etj.

Për më tepër, periudha e qëndrimit të ML në Shqipëri ishte në disfavor të efikasitetit në operimin e detyrave. “Javët e para në Shqipëri përkuan me fundin e luftës në Evropë dhe disa ditë pushim gjatë të cilave të gjitha zyrat ishin të mbyllura si p.sh., për ditën e 1 majit, për njoftimin e rënies së Berlinit, dhe për rreth 1 javë nga data 5-12 maj për dorëzimet e njëpassnjëshme të armikut, përveç çdo të diele që ishte ditë pushimi. Për rrjedhojë për dy javët e para pas mbërritjes së forcës kryesore të ML praktikisht, nuk mund të nxirrej asnjë vendim nga shqiptarët, dhe duhej të shkruheshin një seri letrash ku kërkoheshin përgjigjet dhe miratimet për pyetjet dhe propozimet e bëra. Megjithatë ML rrallë kishte raste të ankohej për veprime të pasjellshme, dhe në javët e fundit kur operacionet më në fund kishin filluar të kryheshin, u vendosën marrëdhënie të shkëlqyera”2.

Këtyre vështirësive iu shtua edhe çështja e sigurimit të leje-kalimeve për personelin e ML. Siç e kemi përmendur, rrethimi i personelit të ML më 1 maj në zonën e kantierit vazhdoi deri kur nga Tirana u morën leje-kalimet dhe deri nga mesi i muajit nuk u arrit asnjë veprim i kënaqshëm për lëvizjen e personelit të ML, pavarësisht se Marrëveshja e datës 11 prill kishte përcaktuar se oficerët e ML duhej të ishin të lirë të lëviznin kudo brenda vendit siç e kërkonte detyra e tyre, dhe në negociatat mes palëve nuk kishte patur asnjëherë kundërshtime për detyrat e tyre të mbikëqyrjes dhe shpërndarjes. 1Hamit Kaba, “UNRRA …, vep. e përm, f. 106-1072TNA, CAB 106/459 …, “Inside Albania”, f. 343-344

246

Page 251: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Mund të duket shumë e guximshme, por edhe vetë kolonel Warner-it [komandanti i ML për Shqipërinë] iu ndalua të dilte nga zona e kantierit dhe nuk u lejua të vizitonte Shkodrën më 3 maj. Ndërkaq një ditë më parë, për të zgjidhur problemin, u paraqit një listë e plotë e të gjithë personelit që të mund të nxirreshin leje-kalimet, por asnjë leje-kalim nuk mbërriti deri më 13 maj1. Vonesa të tilla burokratike irrituese penguan përgatitjet e nevojshme për të vizituar zonat e vendit me qëllim që të përcaktohej niveli i varfërisë dhe për të vendosur mbi fillimin e shpërndarjes së ndihmave, megjithëse nuk ishte bërë asnjë njoftim lidhur me mbajtjen e leje-kalimeve. Në këtë mënyrë, zbatimi i gjithë programit të ndihmave po rrezikohej seriozisht.

Çështja e leje-kalimeve duket sikur mori udhë kur më 13 maj u morën leje-kalimet por vetëm për lëvizjet brenda Durrësit. Në këto kushte, pas konsultimeve me Z. Oakley-Hill u vendos që të pezullonin të gjitha çështjet deri kur të zgjidhej çështja e leje-kalimeve dhe të jepeshin urdhërat përkatës për këtë qëllim. Si rezultat i kësaj, Major Gjeneral Spahiu ra dakord të nesërmen që të miratonte të gjitha leje-kalimet për lëvizjen e lirë të personelit në rrugën ndërmjet Tiranës dhe Durrësit, si dhe të jepte pesë miratime të veçanta për të lëvizur në të gjithë Shqipërinë për Kolonelët Warner dhe Breckenridge, Z. Oakley-Hill si dhe oficerët e nivelit të lartë të furnizimeve amerikanë dhe britanikë2. Por për lëvizjen e tyre nëpër Shqipëri, Bedri Spahiu u komunikoi se ishte e domosdoshme të shoqëroheshin nga një oficer i UNÇSH, duke u justifikuar me domosdoshmërinë për mbrojtjen e tyre në zonat provinciale dhe malore.

Në mbrëmjen e datës 16 maj më në fund çështja mori dritën jeshile - u nxorën të gjitha leje-kalimet. Për rrjedhojë, më 17 maj arriti të vendosej komunikimi i duhur ndërmjet zyrave në Tiranë-Durrës; gjithashtu pesë oficerët e nivelit të lartë të ML të cilët dëshironin të kontrollonin kushtet gjithandej, u lejuan të udhëtojnë lirshëm kudo brenda vendit. Me gjithë vështirësitë fillestare, u bë e mundur që të realizohej vlerësimi i drejtë dhe i saktë i kushteve, i rezultatit të furnizimeve të ML dhe i efektshmërisë së shpërndarjes së tyre, dhe pas datës 17 maj lëvizjet e personelit të ML nuk u penguan asnjëherë seriozisht3. ML në Shqipëri e zhvilloi aktivitetin e vet në Shqipëri prej datës 30 prill 1945 deri më 1 korrik të po atij viti.

Pikërisht nga mesi i majit, pas peripecish të tilla provokuese të cilat për më shumë se dy javë paralizuan funksionimin aq human dhe të nevojshëm të ML në Shqipëri, filloi punën Komisioni i Furnizimeve nga Jashtë për të administruar dhe organizuar shpërndarjen e ndihmave4. Siç e kemi shprehur, e gjithë puna e ML do të kanalizohej nëpërmjet këtij Komisioni meqenëse nuk duhej të vendoseshin kontakte qeveritare zyrtare me asnjë nga Ministritë ndërkohë që Çështjet jashtë kompetencave të këtij Komisioni i referoheshin Major-Gjeneral Bedri Spahiut në cilësinë e Këshilltarit Kryesor 1Po aty.2Po aty, f. 3453Po aty. Vonesa të ngjashme ndodhën pothuajse për të gjitha çështjet zyrtare gjatë këtyre dy javëve e gjysëm. Megjithatë menjëherë pasi u ça rrjeti i vështirë i zyrtarizmit në zonën Tiranë-Durrës, u dha liri e konsiderueshme.4AMPJ, v. 1945, dos.63/3, fl.2

247

Page 252: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

të krye/Komandantit, dhe jo në kapacitetin e tij si Ministër i Ndihmës Sociale. Ndërsa në rastin kur çështja i referohej Enver Hoxhës, kjo ndodhte në cilësinë e tij si krye/Komandant, jo si President i Qeverisë Provizore të Shqipërisë. Në cilësinë e tij si Këshilltar Kryesor dukej se Spahiu ishte fuqia pas fronit të Hoxhës: Vetëm në raste të rralla duhej që ndonjë çështje t’i referohej Hoxhës, pasi në çdo rast kishte peshë rekomandimi i Spahiut1.

Ndërkaq, mungesa e kontakteve qeveritare shkaktoi, ndër të tjera, probleme financiare për personelin e ML që lidheshin me arritjen e marrëveshjes për kursin zyrtar të këmbimit, monedhën që duhej përdorur, pagesat e personelit të ML dhe UNRRA-s, etj.

Në këtë periudhë, pra nga mesi i majit, pala shqiptare paraqiti listat me kërkesa për mallra mekanike, për të cilat siç mund të merrej me mend, kishte vështirësi për t’u përkthyer nga gjuhët e huaja në të cilat ishin përpiluar këto lista.

Konkretisht, gjatë periudhës së ML në Shqipëri u zbarkuan 1,673 ½ ton mallra mekanike, përfshirë çimento, mjete dhe pajisje mekanike. Këtu nuk u përfshinë ura të përkohshme lëvizëse. Gjendja e rrugëve ishte kudo e ngjashme. Rrugët e vetme të asfaltuara ishin ato nga Durrësi në Shkodër, Elbasan, Berat dhe Vlorë.95 prej 270 urave të mëdha, ishin shkatërruar pjesërisht ose tërësisht, 75 prej të cilave ishin zëvendësuar nga ura të përkohshme ndërkohë që vëzhguesit raportuan se mjetet ishin ngarkuar plotësisht me pasagjerë në krye të ngarkesës, se shpejtësitë e automjeteve kontrolloheshin shumë pak, se mjetet karavan ndalonin shumë shpesh dhe për një kohë shumë të gjatë, dhe se mjetet ishin bllokuar për arsye të ndryshme, përfshirë mungesën e karburantit2.

Gjithashtu, janë importuar 597 ton benzinë, naftë dhe lubrifikantë. Por shpejt u krijua një problem me çështjen e sjelljes se produketeve të naftës pasi Komanda e Forcave Aleate nuk donte të lejonte dërgimin e ndihmave me produkte nafte pa patur njohuri mbi prodhimin e puseve të naftës në Shqipëri, meqenëse mund të mos kishte nevojë për një import të tillë. Mendohej se në Shqipëri prodhohej 45,000-50,000 litra në ditë, me një rritje të mundshme prej 30,000 litra nëse do të vihej në funksion një rafineri e tretë. Kjo përbënte një total prej 1,000 ton në muaj, ku vetëm gjysma konsumohej normalisht në Shqipëri. Rrjedhimisht Kuartieri i Forcave Aleate kërkoi të dërgonte një përfaqësues të Sektorit të Naftës për të bërë një shqyrtim të detajuar ekspert të kapacitetit të naftës në Shqipëri. Pala shqiptare nuk e pranoi këtë hetim dhe më 2 qershor Kuartieri i Forcave Aleate njoftoi që nuk do të dërgohej më benzinë, naftë dhe lubrifikantë për qëllime ndihme deri kur të pranohej përfaqësuesi i Sektorit të naftës3.

Gjithashtu, ML solli në Shqipëri 9150 ton ndihma, ndër të cilat: 5619 ton miell, 3337,4 ton shqer, 96 ton kafe, 15.4 ton qumësht, 334 automjete të tonazheve të ndryshme,

1TNA, CAB 106/459 …, “Inside Albania”, f. 345-3462Po aty, “Transportation”, f. 349-3503Po aty,“Public Utilities, Industry, Fuel and Power”, f.351-352. Shqiptarët u përgjigjën se nuk shihnin lidhje ndërmjet ndalimit të dërgesave të naftës për ndihma dhe pranimit të një përfaqësuesi të Sektorit të Naftës. Më në fund çështja i kaloi Kolonel-Gjeneral Hoxhës më 4 korrik i cili kërkoi që përfaqësuesi të hynte në Shqipëri me qëllim që të inspektonte të gjitha pajisjet dhe të ofronte këshilla mbi prodhimin. Përfaqësuesi i Sektorit të Naftës hyri në Shqipëri më 18 korrik, dy javë pas tërheqjes së ML.

248

Page 253: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

9 ambulanca, 2 ekskavatorë, 60 ton batanije, 150 ton veshmbathje, 700 ton çimento, 20 ton letër shtypi, 20 ton ushqime për të sëmurët etj1.

Sipas burimeve arkivore britanike, shqiptarët nuk kërkuan asistencë teknike, gjë që do të krijonte probleme dhe vështirësi në vlerësimin e nevojave sipas fushës përkatëse apo hartimin e listave nga ana e Komisionit me kërkesat për ML.

Konkretisht, pala shqiptare nuk kërkoi që të vijnë në Shqipëri nëpunës teknikë bujqësor ose veteriner, prandaj asnjë përfaqësues i këtyre departamenteve nuk erdhi për të vizituar vendin. Kjo bëri që përpilimi i kërkesave dhe situatës bujqësore të bëhej rrjedhimisht nga vëzhgues të pakualifikuar. Për këtë qëllim duhej treguar kujdes i madh në kërkesat për furnizime bujqësore dhe veterinare meqenëse nuk mund të bëheshin vlerësime të sakta të nevojave përkatëse. Gjatë periudhës së ML në Shqipëri u dërguan 24 traktorë por Komisioni u ankua se ishin shumë pak. Kjo dukej e çuditshme pasi më parë toka plugohej me dorë. Gjatë periudhës së ML u dorëzuan 360 ton kub me farëra, shumica misër, ku farërat iu shpërndanë fermerëve falas. Gjithashtu u shpërndanë 7 ton pesticide por plehra kimike nuk arritën deri nga fundi i muajit qershor. Nga pala shqiptare u bënë kërkesa shtesë për 500 ton superfosfate dhe 200 ton sulfat amoni me kusht që të shpërndaheshin para shtatorit 19452.

Refuzimi i palës shqiptare për të pranuar asistencë teknike u reflektua në mënyrë serioze në fushën e mjekësisë. Siç mund të merret me mend, në atë periudhë gjendja shëndetësore e njerëzve ishte shumë e ulët, stafet mjekësore ishin shumë të vogla dhe pa përvojë, veglat mjekësore ishin shpesh krejtësisht të papërshtatshme për përdorim ose mungonin fare. Mjekët kompetentë ishin shumë të paktë ndërkohë që malaria, turbekulozi, lija, ethet e tifos dhe sëmundje të tjera të zorrëve ishin shumë të përhapura.

Lidhur me fushën e peshkimit, ML dëshironte të nxiste këtë industri për të përmirësuar nivelin e ushqimit në zonat malore lindore; megjithatë Komisioni nuk u bind që të tregonte interes, nuk bëri kërkesa në këtë drejtim dhe rrjedhimisht nuk u dërguan furnizime. Gjithashtu, të vetmet furnizime veterinare që arritën gjatë periudhës së ML ishin 5, 000 centimetra kub serum kundër tetanozit dhe 9 raste të njësive disgnostikuese klinike Vet-DC. Edhe në këtë rast mungesa e nëpunësve të kualifikuar pengonte vlerësimin e saktë të nevojave. Ndërkohë, furnizimet mjekësore të sjella përfshinin 15 ton pajisje mjekësore më 23 maj, 15 ton të tjera disa javë më vonë, dhe me intervale gjatë periudhës së ML, 17 ton qetësues mjekësorë.Në fushën e telekomunikacionit, u shpërndanë dhe u dorëzuan për qëllime civile 33 ton pajisje të tilla. Pala shqiptare nuk kërkoi asistencë postare3.

Theksojmë se nga shitja e shumicës së furnizimeve të destinuara për konsum vetiak shteti shqiptar arkëtoi 25.781.055 fr.shqip4.

1AQSH, F. 1064, v. 1945, dos. 105, fl. 36-372TNA, CAB 106/459…,“Agriculture, Fisheries and Veterinary”, f.3523 Po aty,“Agriculture, Fisheries and Veterinary”, “Communication”, “Public Health”, f.352-353, 3614AQSH, F. 1079, v. 1945, dos. 238, fl. 7

249

Page 254: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Megjithatë, kishte raste kur megjithë përgjegjshmërinë e personelit të ML, detyrat nuk realizoheshin për arsye edhe nga më absurdet. Konkretisht, në një rast anija “Ninetta” arriti në Durrës me 301 ton furnizime të ndryshme. Në to ishin përfshirë furnizime të rënda mekanike dhe shkarkimi do të zgjaste 56 orë dhe plotësimi i dokumentacionit 10 orë sipas shpejtësisë normale të punës në Shqipëri. Meqenëse agjenti i Komisionit nuk ishte i pranishëm, askush nuk e mori përgjegjësinë të bënte shkarkimin ose të pranonte ngarkesën apo edhe t’i telefononte Tiranës për udhëzime. Për pasojë, anija u kthye në Brindizi me të gjithë ngarkesën1.

Duhet thënë se pothuaj 1/3 e ndihmave të sjella nga ML u shpërnda gratis nga sanksionet e asistencës sociale për popullsinë më të varfër, ndërsa pjesa tjetër u shit me çmime unike. Nga ndihma falas përfituan në radhë të parë familjet e dëshmorëve të luftës, partizanëve të varfër dhe familjet e refugjatëve çamë. Për ndihmat e shpërndara me pagesë, u përdor sistemi i racionimit. Tregtimin e tyre e bënë tregtarët vendas, kundrejt një përqindjeje që merrnin nga fitimet e realizuara2.

Kur vëzhguesit e ML filluan të lëviznin lirshëm nëpër vend, konstatuan se nevojat ishin shumë të mëdha në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, veçanërisht në fshatra, ndërsa mungesat ishin shumë më pak akute në Durrës, Peshkopijë, Tiranë, Elbasan dhe Shkodër. Përcaktimi i varfërisë me qëllim që të vlerësoheshin sasitë që duhej të shpërndaheshin falas ishte një problem i vështirë meqenëse ishte e vështirë të vendosej se në ç’masë kishin rënë njerëzit nën standardin normal të jetesës si rezultat i luftës. Megjithatë vëzhguesit ishin të mendimit se shpërndarja e kuotave të caktuara ishte e përpiktë pasi nga kontaktet e bëra, ata mësuan se vetëm në raste shumë të rralla ishin gjetur familje që nuk kishin marrë furnizime.

Një detyrë tjetër e ML ishte riatdhesimi i rreth 15,000 ushtarakëve Italianë të mbetur në Shqipëri pas armëpushimit Italian të vitit 1943. Marrëveshja për riatdhesimin e Italianëve u arrit në muajin prill ndërmjet italianëve dhe shqiptarëve nën mbështetjen e Misionit Ushtarak Britanik dhe ML ishte përgjegjëse për organizimin e evakuimit. Ishte synuar të evakuoheshin rreth 1,000 ushtarë Italianë çdo dy ditë. Racionet e ushqimit siguroheshin nga ML. Ky plan u prish, së pari sepse gjatë muajit maj anijet që sillnin furnizimet me ndihma arrinin në intervale të çrregullta dhe së dyti, për shkak të një politike të dukshme penguese e të qëllimshme nga ana e shqiptarëve të cilët ishin përgjegjës për regjistrimin dhe kërkimin e italianëve para embarkimit. Në fillim të operacionit, shqiptarët regjistronin 2,100 italianë në ditë, por ky numër ra në 6003.

1TNA, CAB 106/459…,“Procurement and shipping”, f.3552 AQSH, F. 1064, v. 1945, dos. 44, fl. 2. Qarkore e Komisionit për shpërndarjen e Furnizimeve të ML drejtuar Komiteteve Ekzekutive të Këshillave NAÇL të prefekturave dhe seksioneve të asistencës sociale, nr 1/II, datë 12 maj 1945.

3TNA, CAB 106/459…,“Displaced persons”, f.360. Më 29 maj Komanda e Forcave Aleate njoftoi autorizimin për riatdhesimin e civilëve Italianë me të njëjtat kushte si ato të ushtarakëve. Ky plan megjithatë nuk u zbatua për shkak të ndërprerjes së dërgesave të ndihmave më 23 qershor; riatdhesimi i civilëve Italianë u la të zgjidhej nga UNRRA nëse do të arrihej një marrëveshje me shqiptarët, ose direkt nga italianët dhe shqiptarët nëse mund të përftonin ndonjë dërgesë për këtë qëllim.

250

Page 255: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Në takimin e 7 të Komisionit të Furnizimeve nga Jashtë më 22 maj, zoti Kroi kërkoi që meqenëse Marrëveshja ndërmjet ML dhe shqiptarëve skadonte më 13 qershor, të gjitha dërgesat e planifikuara për muajin qershor duhej të arrinin deri në atë datë. ML u përgjigj se porti i Durrësit nuk mund të merrte të gjitha furnizimet e muajit qershor për 13 ditë dhe gjithashtu nuk mund të bëheshin ndryshime në kohën e duhur në programin e transportit për të përdorur portin e Vlorës. Sipas ML, dërgesat do të merreshin përsipër nga UNRRA dhe kështu furnizimet nuk do të humbisnin; gjithashtu ML theksoi se sipas kushteve të marrëveshjes periudha e funksionimit të ML nuk duhej të ishtë më shumë se rreth dy muaj por që ML do të qëndronte aty për të plotësuar hapësirën deri kur UNRRA të merrte detyrën1.

Duhet thënë se kalimi i detyrës nga ML tek UNRRA sipas Marrëvëshjes, mbarti me vete probleme e pengesa të ndryshme siç kishte ndodhur në vazhdimësi. Fillimisht, me qëllim që UNRRA të merrte përsipër detyrën e saj, gjeneralët Hughes dhe Sadler i dërguan Hoxhës një letër në muajin maj, ku i kërkonin që të lejonte hyrjen e 22 anëtarëve më shumë të personelit të UNRRA-s në Shqipëri mbi numrin prej 12 vetësh në totalin e ML prej 130 vetësh2, por nga materialet në dispozion nuk rezulton që Hoxha t’u jetë përgjigjur.

Lidhur me marrjen në dorëzim të detyrës nga ana e UNRRA-s prej ML, më 17 maj kryetari i grupit Oakley-Hill u takua me Enver Hoxhën ku asistonte edhe Bedri Spahiu. Ai kundërshtoi planin e Oakley-Hill në tri drejtime: 1. Refuzoi në mënyrë kategorike të lejonte qëndrimin e mëtejshëm në Shqipëri të një pjese të personelit të ML në përbërje të Misionit të UNRRA-s; 2. Kundërshtoi shpërndarjen e ndihmave në Shqipëri nga personeli i UNRRA-s; 3. Nuk pranoi të firmoste marrëveshjen si Komandant i Përgjithshëm i UNÇSH, por si kryeministër i qeverisë shqiptare3. Hoxha nuk hoqi dorë deri në fund të qëndrimit të ML në Shqipëri nga qëndrimi i dyshimtë ndaj këtij misioni ndërkohë që i druhej kontakteve të personelit të UNRRA-s me popullin. Jo vetëm kaq. Kushtet e vëna lidheshin përsëri me problemin e njohjes së qeverisë shqiptare.

Nga biseda e zhvilluar, Oakley-Hill e kishte të qartë se marrja në dorëzim e detyrës nuk mund të realizohej para datës 1 korrik ndërkohë që fillimisht ishte parashikuar për datën 1 qershor. Data e propozuar luhatej nga 15 qershor deri më 15 korrik, dhe përfundimisht Komanda e Forcave Aleate ra dakord që furnizimet për muajt qershor dhe korrik t’i faturoheshin ML-së ndërsa furnizimi për muajin gusht duhej të bëhej nga UNRRA. Më 1 qershor u mor nga ML njoftimi se rezervat për Ballkanin në Lindjen e Mesme kishin shteruar por kërkesat do të përmbusheshin sipas mundësisë nga rezervat ushtarake deri kur UNRRA të merrte përsipër detyrën4.

Megjithë kundërshtimet e bëra dhe problemet e krijuara nga Hoxha, ML kishte ardhur në fund të afatit të qëndrimit në Shqipëri dhe ngërçi i krijuar duhej zgjidhur. Nga

1Po aty,“Procurement and shipping”, f.3542Po aty,“UNRRA”, f.3633Hamit Kaba, “UNRRA …, vep. e përm, f. 1084TNA, CAB 106/459…,“UNRRA”, f.364

251

Page 256: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

ana tjetër, Hoxha ishte i bindur në sigurimin e njohjes së qeverisë së tij prej fuqive perëndimore, aq më tepër kur në këtë periudhë ishte edhe më i sigurtë se në Shqipëri nuk kishte alternativë tjetër politike. Rrjedhimisht, me qëndrimin e tij në këtë fazë të rëndësishme për vendin dhe popullin, ai ndjehej në pozitë më të favorshme për të diktuar kushtet në interes të tij me qëllim që të përfitonte sa më shumë.

Për më tepër, në rastin me UNRRA-n, Hoxha ishte i vetëdijshëm se kishte edhe një avantazh më shumë: fakti që, marrëveshja me ML ishte firmosur nga ana e tij si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare nuk vlente për rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së UNRRA-s. E para ishte një marrëveshje midis dy komandantësh ushtarakë, ndërsa UNRRA ishte një agjenci civile, që do të përfundonte marrëveshje me autoritetet civile, ku këto të fundit do të merrnin përsipër detyrime, që vetëm një qeveri do të mund t’i plotësonte1.

Sipas burimeve arkivore britanike, Komanda e Forcave Aleate njoftoi Hoxhën më 18 qershor se aktiviteti i ML në Shqipëri do të përfundonte më 30 qershor por mund të lejohej të qëndronte me kërkesën e Hoxhës ku lejimi për të qëndruar do të varej nga ecuria e negociatave me UNRRA-n. Po kështu nëse ML tërhiqej më 30 qershor, atëherë furnizimet do të kryheshin vetëm deri më 23 qershor për të lejuar mbylljen e operacionit dhe përfundimin e dokumentacionit. Në takimin me nënkolonel Merrell (i cili kishte zëvendësuar nën-Kolonel Breckenridge si zëv/Komandant më 9 qershor) dhe Kolonel Warner më datë 20 qershor, Hoxha ishte shprehur se duhej arritur marrëveshja me UNRRA-n por ishte i vendosur që ML nuk duhej të qëndronte më pas datës 30 qershor. U ra dakord që më datë 23 qershor Hoxha të takohej sërish me Z. Oakley-Hill me shpresën se ngërçi i krijuar do të zgjidhej por që nuk u organizua deri më 2 korrik. Asnjë lëvizje nuk erdhi nga Hoxha2.

Më 30 qershor Koloner Warner i dërgoi një letër Komandës të Forcave Aleate ku vinte në dukje arsyet pse UNRRA duhej të largohej bashkë me ML. Letra theksonte se ishte e pamundur të arrihej një marrëveshje tashmë para largimit të ML-së, se rrjedhimisht ishte e pamundur që ML t’i dorëzonte detyrën UNRRA-s, se masat organizative për transferimin e përkohshëm të personelit, mjeteve dhe pajisjeve nuk mund të merreshin në Shqipëri meqenëse nuk kishte justifikim ligjor që personeli i ML të qëndronte dhe as të kryente detyra, dhe se rrjedhimisht UNRRA duhej të tërhiqej me ML-në meqenëse pa një marrëveshje ose pa asistencën e ML-së, UNRRA do të mbetej pa status, pa pajisje, pa financë dhe pa detyra. Nënkolonel Merrell dhe z. Oakley-Hill ranë dakord me këto rekomandime3.

Por, Oakley-Hill mori një telegram nga Zyra Rajonale Europiane, në të cilën i bëhej e ditur se kishte autorizimin e saj që në marrëveshjen me UNRRA-n, Enver Hoxha

1William Bland & Ian Price, A Tangled Web…, f. 121-1222TNA, CAB 106/459…,“UNRRA”, f.365. Komanda e Forcave Aleate u përgjigj se në mungesë të marrëveshjes së UNRRA-s, i gjithë personeli i ML, mjetet dhe rezervat duke përfshirë edhe benzinën, do të tërhiqeshin por çështja e e tërheqjes së UNRRA-s duhej të priste vendimin e UNRRA-s në Londër.3Po aty.

252

Page 257: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

mund të firmoste si përfaqësues i “Qeverisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë”. Telegrami i ardhur nga Londra i tërhiqte vëmendjen zotit Oakley-Hill që t’i komunikonte Enver Hoxhës se nënshkrimi i marrëveshjes nuk duhej të paragjykohej e të interpretohej nga ai si një njohje e qeverisë së tij nga vendet anëtare të UNRRA-s1.

Hoxha e mori telegramin, u takua me Oakley-Hill më 2 korrik dhe pranoi ta nënshkruante marrëveshjen, por praktikisht e zvarriti nënshkrimin e saj. Ka të ngjarë që kjo situatë ta ketë nxitur më shumë për të këmbëngulur në tri pika, të cilat Oakley-Hill nuk i miratoi: 1. deklaroi se marrëveshja duhej të bëhej me Qeverinë e Shqipërisë dhe jo me Qeverinë Nacional Çlirimtare të Shqipërisë; 2. dëshironte të kufizonte numrin e anëtarëve të UNRRA-s në 15; dhe 3. refuzoi që të lejonte qëndrimin e personelit të ML përkohësisht në Shqipëri për të ndihmuar UNRRA-n2.

Po atë ditë, pikërisht para largimit të ML, Spiro Moisiu, Shefi i Shtabit të UNÇSH organizoi një darkë zyrtare me qëllim që të shprehej publikisht mirënjohja zyrtare për punën e ML gjatë qëndrimit në Shqipëri. Sipas tij, kjo darkë u organizua me urdhrin e shprehur të Enver Hoxhës dhe më pas ML u largua në një atmosferë të gjithanshme miqësore3. Në kontrast të thellë me këtë atmosferë, sjellim në mëndje përshkrimin që i bën vetë Hoxha ML-së më vonë në librin e tij “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, të cilin e kemi përmendur. Megjithatë, duke i hequr rrëfimit veshjen ideologjike, mund të themi se shërben si burim i vlefshëm mbi thelbin e veprimtarisë së ML në Shqipëri.

Lidhur me tre kushtet e Hoxhës, më 3 korrik 1945 u mbajt një Takim në Shtabin e ML-së në Tiranë ku morën pjesë Brigadier Hodgson, i Misionit Ushtarak, Z. Jacobs, Këshilltar Politik Amerikan, kolonelët Warner, Merrell dhe Prince, dhe Z. Oakley-Hill, ku u vendos që meqenëse UNRRA nuk do të kishte status në Shqipëri ose mbrojtjen e ndonjë marrëveshjeje pas largimit të ML-së, i gjithë personeli i UNRRA-s duhej të largohej gjithashtu, më 3 korrik. Ky vendim iu komunikua Hoxhës në të njëjtën ditë nga zoti Oakley-Hill dhe po në të njëjtën ditë kolonelët Warner dhe Merrell i shkruan Hoxhës mbi përfundimin e marrëveshjes me ML-së dhe njoftuan planin për tërheqjen e ML-së më datë 5 korrik4. Kjo situatë solli si pasojë që Shqipëria të mbetej pa furnizime për rreth dy muaj, ndërkohë që më 5 korrik i gjithë personeli i ML, pajisjet dhe mallrat si dhe anëtarët e mbetur të UNRRA-s u larguan nga Shqipëria.

Në këtë mënyrë, përfundoi misioni i ML në Shqipëri për t’i lënë vendin më 1 gusht 1945 misionit të UNRRA-s i cili zhvilloi një veprimtari gati 2 vjeçare në Shqipëri deri më 7 korrik të vitit 19475...

1AMPB, Fondi i UNRRA-s, v. 1946, dos. 61/10, fl. 162Hamit Kaba, “UNRRA …, f. 113-1143TNA, CAB 106/459…,“Inside Albania”, f.343-3444Po aty,“UNRRA”, f.3665Hamit Kaba,“Marrëdhëniet e Misionit të UNRRA-s me Qeverinë dhe me Administratën Shqiptare, Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 1999, f. 125

253

Page 258: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

PËRFUNDIME

Misionet e huaja gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri - misionet e tre Aleatëve të Mëdhenj - pasqyrojnë në mënyrë të plotë e të thellë politikën shumëplanëshe të vendeve të tyre. Aty mishërohen marrëdhëniet që ata patën me forcat e rezistencës në Shqipëri; raportet që ndërtuan me njëri – tjetrin, por edhe brenda institucioneve të larta të tyre. Për organizimin e lëvizjeve të rezistencës ne Ballkan e në Shqipëri, në Britaninë e Madhe u angazhuan Ministria e Jashtme, Ministria e Luftës dhe Ministria e Ekonomisë; në SHBA, Departamenti i Shtetit e Ministria e Luftës; në Bashkimin Sovjetik, Komisariati i Lartë për Punët e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes. Misionet e vendeve aleate patën si mision të nxisnin, organizonin e mbështetnin lëvizjet e rezistencës në Ballkan (Jugollavi, Greqi e Shqipëri) e të dëmtonin sa të mundnin fuqitë pushtuese te Boshtit. Por angazhimi i tyre nuk qe proporcional. Britania e Madhe si fuqia më e interesuar ne Ballkan u angazhua më herët se dy të tjerët me lëvizjet e rezistencës në Ballkan. Për këtë qëllim ajo dërgoi më herët se dy shtetet e tjera misionet e veta në tre vendet ballkanike dhe kontribuoi në mënyrë aktive për çlirimin e tyre. Përfshirja e SHBA në rezistencën e shqiptarëve në aspektin kohor ndodhi pas britanikëve dhe nuk e arriti angazhimin e këtyre të fundit, ndërsa misioni i Bashkimit Sovjetik mbërriti në Shqipëri pothuajse në mbarim të luftës dhe u mor kryesisht me aspektin informativ.

Në këtë kontekst, historiografia vendase dhe e huaj bashkohen në një pikë në lidhje me faktin se forca kryesore që bëri luftën në Shqipëri ishte LANC e udhëhequr nga Partia komuniste, por roli i Aleatëve të Mëdhenjë në rrjedhën e ngjarjeve të luftës në Shqipëri nëpërmjet misioneve të tyre të dërguara aty ka dëshmuar për mendimet dhe vlerësimet e ndryshme e pse jo të kundërta të historianëve të ndryshëm vendas e të huaj në këtë pikë. Aktiviteti i këyre misioneve gjatë LDB në Shqipëri, parë kjo në lidhje të ngushtë me zbatimin e politikës së vendeve që përfaqësonin, nxjerrin në pah ndikimin që ato patën në zhvillimet e brendshme shqiptare për periudhën objekt sudimi, e në këtë kontekst edhe ndikimin e rolin e tyre në rezultatet e luftës për këtë vend. Një analizë e tillë na shpie në konkluzionet e mëposhtme:

Së pari, Shqipëria ishte ndër viktimat e para të agresionit të Italisë fashiste, pushtimi i saj ishte i paprovokuar, por i paralajmëruar; megjithëse ishte një shtet anëtar i Lidhjes së Kombeve - një shtet që konsiderohej i pavarur sipas së drejtës ndërkombëtare e që gëzonte integritet territorial, pushtimi i saj nuk shkaktoi një reagim të fuqishëm ndërkombëtar.

254

Page 259: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Anglia me politikën e saj të paqëtimit dhe të ruajtjes se interesave të saj në pellgun e detit Mesdhe mbajti një qëndrim indiferent e madje e njohu pushtimin Italian të Shqipërisë më 31 tetor 1939. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndonëse vazhdonin politikën e izolacionizmit e mosangazhimit në konfliktin botëror e dënuan pushtimin italian të Shqipërisë, por pa shkuar përtej deklaratave të përgjithshme diplomatike. Bashkimi Sovjetik nga ana e vet i mbërthyer në çarkun e Marrëveshjes e të Paktit Sekret me Gjermaninë u përpoq ta vinte në rendin e ditës çështjen e agresionit italian kundër Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve nëpërmjet J.M. Majskij i cili në cilësinë e një diplomati të lartë sovjetik të kohës përfaqësonte një qëndrim të autorizuar. Por përtej kësaj përpjekje, Bashkimi Sovjetik nuk bëri ndonjë deklaratë zyrtare kundër këtij akti të shëmtuar, madje e njohu Viktor Emanuelit e III si mbret të Shqipërisë. Del qartë se të Mëdhenjtë, në vitin 1939 nuk donin të sakrifikonin për Shqipërinë dhe të shkonin drejt një konflikti botëror në emër të saj.

Por Shqipëria tërhoqi vëmendjen dhe interesimin e britanikëve pikërisht në pranverën e vitit 1940, kur po bëhej e qartë se Italia do të hynte në luftë përkrah fuqive të Boshtit dhe Anglia, si qendër e rëndësishme e politikës botërore në atë kohë, vendosi ta përdorte rezistencën shqiptare si objektin e eksperimentit të tyre të parë të inkurajimit të luftës guerile në Europën Juglindore. Në këtë fazë të luftës, Foreign Office hartoi një program veprimesh, në të cilin u përfshi krijimi i një forcë të re, SOE, e cila do të përmbante spiunazhin, sabotimin dhe ndihmën për popullsinë lokale, të kombinuar me organizimin e një lufte guerile ndaj ushtrisë së rregullt gjermane. Në vjeshtën e vitit 1940 SOE u angazhua për organizimin e një kryengritjeje në Shqipërinë e Veriut, duke sjellë në skenë figurën e Zogut, por të gjitha projektet e shtruara në FO kishin në qendër interesat greke, të cilat kundërshtuan një kryengritje shqiptare në shkallë të gjerë dhe përcaktuan kështu edhe qëndrimin e FO lidhur me këtë kryengritje. Për rrjedhojë, megjithë përpjekjet britanike për kryengritje shqiptare, në momentet e duhura FO nuk mbështeti organizimin e kryengritjes në Shqipëri, nuk ofroi ndihma me materiale ushtarake, ndihma me ushqime e të tjera të nevojshme për mundësimin e revoltës, hodhi poshtë në çdo rrethanë përdorimin e Zogut për këtë qëllim, kundërshtoi përpjekjet e degës së SOE që veproi në Shqipëri. Për rrjedhojë, i gjithë plani i SOE për Shqipërinë në këtë periudhë u konkretizua me një operacion të vetëm në prill 1941 i cili nuk pati sukses. Për më tepër, pushtimi gjerman i Jugosllavisë dhe Greqisë po atë muaj i dha fund përfundimisht planit për një kryengritje në Shqipërinë e Veriut.

Ndërkaq, Shqipëria zuri vend në studimet, planet dhe projektet britanike për të krijuar federata e konfederata si një mënyrë për për të rritur sigurinë e shteteve të vegjël kundër kërcënimit gjerman, për të rritur aftësinë e tyre në përballimin e sfidave ekonomike dhe me rritjen e oreksit të sovjetikëve për dominim në Ballkan, për të penguar depërtimin e komunizmit rus në këtë rajon. Përfshirja e Shqipërisë në federatë u shtrua në disa plane britanike ku mbizotëronte ideja se ajo nuk mund të qëndronte në këmbët e veta; ndër to mund të përmendim: bashkimin në Konfederatë ose Federatë bashkë më Jugosllavinë dhe Greqinë, t’i lihej Italisë, të vihej nën një mandat britanik apo amerikan,

255

Page 260: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

protektorat, madje edhe nën mbikëqyrjen e një organizmi kolektiv, të ngjashëm me Lidhjen e Kombeve, e cila mund të krijohej pas mbarimit të LDB, ndërkohë që nuk përjashtohej mundësia e copëtimit të Shqipërisë midis Jugosllavisë dhe Greqisë.

Por zhvillimet e mëvonshme si Karta e Atlantikut e gushtit 1941, e cila premtonte rikthimin e të drejtave sovrane e të vetëqeverisjes edhe për Shqipërinë si një nga vendet që këto të drejta i janë rrëmbyer me forcë, rritja e lëvizjes së emigracionit shqiptar në Angli, SHBA në mbështetje të rimëkëmbjes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ruajtjes së integritetit territorial të saj, nevoja për të stimuluar rezistencën shqiptare, dhe fakti që për të nxitur lëvizjen guerile kundër italianëve në Shqipëri duhej që shqiptarëve t’u premtohej diçka që ata e çmonin shumë, pra pavarësia e vendit të tyre, dhe mbi të gjitha zbarkimi i Aleatëve në Afrikën e Veriut në nëntor 1942, i dha një shtysë të fortë mendimit për një deklaratë mbi pavarësinë e Shqipërisë. Kjo deklaratë u bë nga tre Fuqitë e Mëdha, përkatësisht Amerika më 10 dhjetor, Britania e Madhe më 17 dhjetor dhe Bashkimi Sovjetik më 18 dhjetor të cilat u shprehën për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë pas mbarimit të luftës. Të trija këto Deklarata njihnin luftën heroike që bënte populli shqiptar dhe kontributin që jepte në luftën e përbashkët të popujve e të shteteve kundër fashizmit, si edhe të drejtën e tij për të jetuar i lirë dhe i pavarur; por linin të hapur çështjen e integritetit dhe tërësisë territoriale shqiptare në Konferencën e Paqes pas luftës. Megjithatë deklaratat kishin edhe dallime ndërmjet tyre dhe dallimi më i madh ishte se ndërsa në deklaratat amerikane e sovjetike çështja e kufijve të Shqipërisë pas lufte nuk prekej aspak, deklarata britanike ishte hartuar në një mënyrë tepër të nënkuptuar kundër tërësisë territoriale të Shqipërisë.

Së dyti, Shqipëria nga ana e saj, nuk e radhiti veten me fuqitë e Boshtit Fashist, ndonëse nuk bëri deklaratë zyrtare kundër pushtimit të vendit. Për herë të parë Shqipëria angazhohej në një luftë botërore e pa hezituar përkrah koalicionit antifashist. Pushtimi italian solli krijimin, rritjen dhe intensifikimin e rezistencës shqiptare e cila u materializua me krijimin e tre formacioneve kryesore politiko dhe ushtarake – Partia Komuniste, Balli Kombëtar dhe Legaliteti të cilët në luftën e tyre shpallën të njëjtin qëllim: çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit. Secili grupim kishte një program e platformë të vetën, por që nuk arritën të bashkohen dhe të bashkërendojnë luftën e tyre kundër pushtuesit të përbashkët. Këto lëvizje u karakterizuan nga rivaliteti, konfliktualiteti, akuzat, përçarja e deri në luftë civile ndërmjet tyre, me synimin për të marrrë pushtetin pas luftës.

Balli Kombëtar megjithëse lindi si një organizatë nacionaliste me emra të njohur patriotësh në radhët e tij, nuk arriti të bëhej faktor serioz në luftë. Veprimtaria e Ballit Kombëtar në aspektin e rezistencës ndaj pushtuesit mbeti e dobët, me kundërthënie brenda vetes e madje bashkëpunuese me gjermanët. Ndërsa Lëvizja e Legalitetit mbeti e limituar, me karakter lokal për nga shtrirja e masivizimi dhe e rezervuar ne aspektin e rezistences. Asnjëri nga këto dy grupime nuk e patën mprehtësinë politike dhe largpamësinë të krijonin parti politike, duke penguar kështu centralizimin e sjelljes së tyre politike. Sigurisht një ndikim më vete ka patur mungesa e traditës dhe ndarja

256

Page 261: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

shoqërore e Shqipërisë në veri dhe në jug. Në veri mbizotëronte një shoqëri më konservatore se në jug, pasi ende funksiononin strukturat tradicionale të fisit dhe farefisnisë. Armiqësitë personale midis familjeve të cilat shpesh manifestoheshin në gjakmarrje që zgjatnin me dhjetëra vjet, përbënin një pengesë serioze që protagonistët e këtyre armiqësive të mblidheshin në të njëjtën organizatë qëndrese. Pa dyshim, Ballit Kombëtar mori mbi vete një kosto të rëndë politike, kur ai në rrethana të caktuara vendosi të bashkëpunonte me pushtuesit gjermanë dhe rrjedhmisht të etiketohej si forcë kolaboracioniste.

Ndërkaq, Partia Komuniste e cila operoi kryesisht në Jug dhe në Shqipërinë e Mesme arriti që nëpërmjet një strukture të mirë-organizuar, të masivizohej gradualisht dhe të bëhej faktor drejtues në luftën kundër pushtuesve. Për rrjedhojë, LANÇ e udhëhequr nga PK fitoi mbështetjen më të gjerë popullore, epërsinë ushtarake dhe peshën politike deri në fund të luftës. Komunistët donin që ata të ishin faktori i vetëm në luftën për çlirim e rrjedhimisht forca e vetme politike në pushtet, gjë që e manifestuan gjatë gjithë rrjedhës së luftës. Ata i rigrupuan me zotësi në një kategori të vetme (“fashistë”) të gjithë kundërshtarët e tyre, duke i njësuar si bashkëpunëtorë të Boshtit, pavarësisht nga diferencat e tyre. Madje edhe shqiptarët që nuk bashkëpunuan me pushtuesin [të tillë si Gani Kryeziu e Muharrem Bajraktari], e që u prirën nga lufta kundër tyre, por që qëndruan jashtë frontit NAÇL, u etiketuan e luftuan si tradhëtarë nga Partia Komuniste Shqiptare.

Nga fundi i vitit 1942 ngjarjet e luftës morën kthesë në dobi të aleatëve dhe në fillim të vitit 1943 vatra e luftës në Mesdhe u zhvendos nga Afrika e Veriut në Evropën Jugore. Planifikuesit politikë britanikë dhe amerikanë vendosën se ishte me rëndësi që Gjermania dhe Rusia të ishin kundrejt njëra-tjetrës dhe rasti më i mirë ishte ngatërrimi i tyre në teatrin e Ballkanit, si vendi më i përshtatshëm për zhvillimin e kësaj lufte. Këtë e favorizonte edhe natyra gjeografike e rajonit; për rrjedhojë lufta me forcat e Boshtit u shndërrua në luftë për rrugë komunikacioni gjë që në fakt do të bëhej e padurueshme për armikun. Aleatët vendosën që operacionet të kufizoheshin vetëm në pajisjen e guerilasve të Ballkanit nëpërmjet ajrit dhe detit dhe bombardimit të objektivave strategjike nga aleatët por pa përdorur forcat e veta ushtarake në këto vende. Siç tregoi rrjedha e ngjarjeve, ky kurs u ndoq gjatë gjithë periudhës së luftës në Shqipëri: nxitja e luftës guerile dhe akteve subversive kundër forcave të Boshtit.

Në rrethanat ndërkombëtare të krijuara, në përputhje me politikat dhe strategjitë e përcaktuara nga aleatët, Misioni i parë SOE në Shqipëri i koduar Consensus arriti në prillin e vitit 1943, i pasuar nga dy misione në korrik dhe katër misione në gusht të po atij viti, misioni Stables i kryesuar nga gjeneral Brigadier Davies në tetor 1943 dhe misioni Consensus II në prill 1944. Është për t’u theksuar se mjaft nga misionarët britanikë kanë shkruar për eksperiencat e tyre në realitetin shqiptar të asaj kohe, shkrime të cilat me gjithë veshjen subjektive sipas këndvështrimeve individuale, mbeten dëshmi e përjetimeve të tyre reale duke na sjellë një tabllo të përgjithshme të ngjarjeve të ndodhura, politikave të ndjekura dhe rezultateve të përftuara në Shqipëri gjatë Luftës së

257

Page 262: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

dytë Botërore. Qasja e këtyre shkrimeve qoftë në raport me njëra tjetrën qoftë me burimet dokumentare vendase apo të huaja, ka ndihmuar për të sjellë të dhëna mbi zhvillimet aktuale në kontekstin shqiptar në periudhën objekt studimi.

Në kuadrin e strategjisë aktuale të luftës, misionet britanike të dërguara në Shqipëri nuk do të vepronin me mënyrën e luftës së hapur frontale kundër armikut, por në atë të aktiviteve të subversionit e të diversionit në prapavijat e tij; ata ishin ngarkuar të kombinonin në veprimtarinë e tyre detyra thjesht ushtarake me misionet politike dhe këto të fundit me aksionet e spiunazhit e të kundërspiunazhit. Në këtë kuadër, detyra e oficerëve britanikë të SOE që do të vinin në Shqipëri ishte që të grumbullonin informacione të fshehta, të kryenin veprime sabotimi dhe të nxitnin e përshpejtonin lëvizjet e çdo force të rezistencës kundër Fuqive të Boshtit, pavarësisht nga përkatësia politike. Çdo Mision përbëhej nga kryetari, eksperti për veprime sabotuese me mina dhe lëndë plasëse, një radist dhe një përkthyes.

Misionet britanike në Shqipëri u shpërndanë në të katër anët e vendit – pranë të gjitha grupimeve përfshirë forcat partizane, balliste, forcat e Abaz Kupit, Myslim Pezës, Muharrem Bajraktarit e Gani Kryeziut, studiuan situatën, dërguan raporte lidhur me gjendjen në Shqipëri duke u bazuar përgjithësisht në opinionet personale sipas grupimeve ku ishin atashuar: në përgjithësi oficerët britanikë pranë forcave të LNÇ mbështesnin luftën partizane dhe ato pranë Abaz Kupit mbështesnin luftën e forcave nacionaliste. Në fakt, ata që ishin me partizanët u bënë shumë pro-partizanë dhe ata me nacionalistët ose me zogistët prireshin të bëheshin shumë pro-nacionalistë dhe pro-zogistë si dhe shumë antipartizanë. Madje pati nga ata të cilët fitoren e komunizmit në Shqipëri ia atribuan Britanisë së Madhe si ‘tradhëti’, e cila me qëndrimin dhe mbështetjen materiale të dhënë në këtë vend i shërbeu fitores së komunizmit. Për rrjedhojë, shpesh raportet e tyre ishin kontradiktore duke krijuar konfuzion dhe paqartësi në ambientet e Foreign Office dhe SOE lidhur me ecurinë e zhvillimeve aktuale në Shqipëri.

Oficerët ndërlidhës nxitën aksione, veprime sabotazhi, furnizuan me armatime, municione, veshje, ushqime apo u angazhuan në trajnimin e forcave partizane. Gjatë aktivitetit të tyre në Shqipëri, ata konstatuan një shumëllojshmëri kombinimesh të sjelljeve politike, të tilla si: brenda së njëjtës familje baballarët me Ballin Kombëtar dhe fëmijët e tyre me forcat partizane, disa ballistë kishin qenë kundërshtarë politikë të Zogut, disa të tjerë jo, disa bashkëpunuan me gjermanët, disa me mbështetjen e aleatëve filluan të luftojnë kundër gjermanëve, ballistë të tjerë nuk qenë kurrë antizogistë, ata u bashkuan fillimisht me qëndresën zogiste, pastaj Frontin NAÇL dhe pas prishjes së Mukjes, bashkëpunuan edhe me gjermanët; zogistët luftuan kundër italianëve dhe bashkëpunuan ose jo me gjermanët, mbajtën qëndrim pritës kundrejt forcave pushtuese, iu bashkuan pastaj qëndresës etj. Por ndërkaq, misionet konstatuan tek të gjitha kahjet e rezistencës një qëllim të përbashkët: asnjëra palë nuk dëshironte të zhvendosej jashtë skenës politiko-shoqërore të Shqipërisë dhe secila palë ishte e gatshme për të bashkëpunuar me misionet aleate kundër dominimit fashist.

258

Page 263: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Pas zbarkimit të aleatëve në Siçili dhe kapitullimit të Italisë fashiste, të gjitha forcat e rezistencës prisnin një zbarkim të mundshëm të Aleatëve në Shqipëri. Ajo që ndodhi në të vërtetë është se pushtimi i Shqipërisë nga Gjermania solli në mënyrë të pashmangshme dallimin ndërmjet dy palëve kryesore të rezistencës: FNÇ dhe Ballit Kombëtar të cilët kaluan në qëndrime eventuale armiqësore me njëri tjetrin.

Së treti, në vjeshtën e vitit 1943 politika britanike kishte vendosur të bazohej në rekomandimet e Gjeneral Davies mbi qëndrimet që duhej të mbante për Shqipërinë. Por ndryshe nga ç’ishte vendosur, Foreign Office dhe SOE përcaktuan një politikë të re: në janar 1944, përkundrejt rekomandimeve të dhjetorit 1943 të gjeneral Davies për të mbështetur komunistët, gjë që nënkuptonte pozicionimin politik të tyre ndaj Shqipërisë, ata vendosën të vazhdojnë të mbështesin partizanët, të mos denoncojnë BK dhe të vendosin Kupin si një kundërpeshë politike dhe ushtarake ndaj partizanëve për ta inkurajuar atë të luftonte.

Kjo politikë u pasqyrua më së miri në aktivitetin e Concensus II i atashuar pranë zogistëve, i cili gjatë gjithë periudhës së aktivitetit të tij në Shqipëri që prej prillit 1944 deri në tetor 1944, duke vepruar në përputhje me direktivat, planet e politikën britanike, mbështeste vijën e bashkimit të forcave zogiste me ato partizane në luftën kundër pushtuesit, gjë që do të krijonte shanset për zogistët që të përfaqësoheshin politikisht si palë e mundshme për pushtetin e afërt. Në këtë kuadër, figura e përdorimit të Zogut u soll e risoll disa herë në skenë deri në përfundim të luftës në studimet e raportet e politikëbërësve britanikë, por që asnjëherë nuk u materializua.

Në këtë drejtim, ndikim negativ pati mungesa e unitetit ndërmjet forcave të rezistencës në Shqipëri, ndërmjet shqiptarëve në emigracion por edhe ndërmjet vetë këtyre dy grupimeve gjë që solli si pasojë mungesën e kohezionit ndërmjet tyre dhe një pasqyrim aspak mbështetes e inkurajues të luftës së tyre. Përpjekjet e vazhdueshme por të passuksesshme të Zogut për të krijuar një qeveri jashtë vendit, që do të përfaqësonte interesat e shqiptarëve dhe mungesa e komunikimit me forcat e rezistencës në Shqipëri forcuan imazhin e dobët ndërkombëtar të shqiptarëve tek të Mëdhenjtë, për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë dhe të pozitës së saj në arenën ndërkombëtare. Për fat të keq, sikurse brenda vendit, edhe në radhët e shqiptarëve jashtë Shqipërisë sundoi grindja, përçarja, mungesa e unitetit. Pa dyshim, në rrethana të tjera, edhe qëndrimi i aleatëve ndaj çështjes shqiptare në përgjithësi, e më specifikisht ndaj njohjes së qeverisë shqiptare në mërgim dhe figurës së Zogut do të kishte qenë më objektiv. Këtë tabllo e përkeqëson fakti se Shqipëria gjendej mes shtetesh fqinje aspak miqësore ndaj saj - Greqia dhe Jugosllavia - por përpundrazi lakmuese e me synime ekspansioniste në kurriz të saj. Për më tepër, vetë politika e Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë gjatë Luftës së dytë Botërore, u konturua duke pasur në qendër interesat greke ndaj saj gjë që ndikoi së tepërmi në rrjedhën e ngjarjeve dhe fatet e luftës në Shqipëri.

Korrespondenca e niveleve të larta të politikës britanike të asaj kohe dëshmon qartë se politika britanike karakterizohej nga dilemat, lëkundjet dhe paqartësitë lidhur me qëndrimin ndaj Shqipërisë në një kohë që FO filloi t’i jepte rëndësi marrjes në

259

Page 264: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

konsideratë të asaj që e mendonte si kërcënimin rus ndaj Europës Juglindore, e në këtë kontekst edhe ndaj Shqipërisë. Ko situatë gjen pasqyrim në një sërë raportesh, planesh, telegramesh e memorandumesh që vërshuan gjatë gjithë verës e vjeshtës 1944 në qarqet ushtarake e politike britanike në lidhje me Shqipërinë. Ndërkohë që vija kryesore ishte pajtimi i dy forcave kryesore, partizane e zogiste, ato morën në konsideratë disa opsione si ndalimi i ndihmave për partizanët nëse nuk pushonin luftën kundër zogistëve, refuzimi për të mbështetur zogistët meqenëse forca kryesore që luftonte gjermanët ishin partizanët, propozimi për një deklaratë të Bashkimit Sovjetik për Shqipërinë, bërja e një deklarate tripalëshe të Aleatëve për Shqipërinë, ndarja e Shqipërisë në toskë e gegë për të shmangur luftën civile, pushtimi i Tiranës dhe Durrësit prej rreth 500 ushtarësh amerikanë për të ndalur luftën civile, për të ndaluar ndonjë okupacion të mundshëm nga trupat ruse, etj., apo mbajtja e një plebishiti si gjëja më e nevojshme për të siguruar paqen e Shqipërisë.

Ndërsa lufta po i afrohej fundit, konsideratat ushtarake po i linin vend atyre politike. Ndërkohë që konstatohej dukshëm epërsia e forcave partizane, politika britanike vendosi se forca kryesore aktive në luftën kundër Boshtit në Shqipëri ishte LANÇ e dominuar nga PK dhe, për rrjedhojë pasi denoncoi Ballin Kombëtar në korrik e më pas zogistët në shtator, i ofroi mbështetjen e suksesshme nëpërmjet furnizimeve me armë, materiale të tjera luftarake, të holla, veshje, ushqime, etj, nga deti e ajri, ndërkohë që ndihma dhe furnizimet për forcat e tjera ishin të papërfillshme. Kjo mbështetje materiale, që ishte njëkohësisht edhe politike e morale, ndikoi në mënyrë të fuqishme në epërsinë e komunistëve gjatë luftës, dobësimin dhe eliminimin gradual të forcave rivale, deri në fitoren përfundimtare të komunistëve.

Së katërti, ajo që u vu re gjatë gjithë luftës edhe në Shqipëri është se vendimet e tre aleatëve për këtë vend (ashtu si për vende të tjera të Ballkanit) nuk u morën mbi bazën e planeve politike afat-gjata por mbi bazën e avantazheve ushtarake të planeve afat-shkurtra. Strategjitë aktuale ushtarake të tre të Mëdhenjve në Shqipëri u përqendruan vetëm në luftën dhe fitoren ndaj forcave të Boshtit, pra në vlerësimin e veprimtarisë së grupeve të ndryshme të rezistencës kundër armikut mbi bazën e kontributit të tyre ushtarak dhe jo atij politik.

Britania e Madhe dhe SHBA kishin interesa periferike në Shqipëri; po kështu Bashkimi Sovjetik nuk kishte interesa të drejtpërdrejta në Shqipëri përveç përhapjes së ideologjisë komuniste. Për më tepër, ndryshe nga Anglia e Amerika, Bashkimi Sovjetik nuk kontribuoi në çlirimin e Shqipërisë, nuk dërgoi pajisje me armë, furnizime e ndihma në këtë vend.

Kjo ndodhi sepse interesat politike të Tre të Mëdhenjve për zona a rajone të ndryshme gjatë luftës, pa dyshim ishin të lidhura ngushtë me influencën e tyre në këto rajone pas lufte. Konkretisht, planifikuesit ushtarakë amerikanë dhe britanikë nuk pajtoheshin në lidhje me pikëpamjet e tyre strategjike në Evropën Juglindore. Britanikët mbështesnin nevojën për operacione në Mesdhe, ndërkohë që amerikanët mbështesnin veprimet ofensive në Evropën Veri-Perëndimore, Paqësor dhe vende të tjera. Gjithashtu,

260

Page 265: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Bashkimi Sovjetik përbënte aleatin ushtarak për britanikët dhe amerikanët, i cili me kalimin e kohës e rriti oreksin për ekspansion në Ballkan e më gjerë. Në fakt, Britania e Madhe me strategjinë e ndjekur, i hapi rrugë gjithnjë e më shumë synimeve ekspansioniste të Bashkimit Sovjetik. Sidoqoftë, duhet thënë se pavarësisht problematikës e diferencave ndërmjet tyre, Aletatët asnjëherë gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk e rrezikuan ekzistencën e Koalicionit të tyre antifashist por e respektuan Marrëveshjen e tyre deri në përfundim të saj.

OSS u krijua në qershor 1942 në SHBA, në kuadrin e politikave dhe strategjive të Aleatëve, paraardhëse e CIA-s, si organizata homologe e SOE në Angli. Sipas “Marrëveshjes së Londrës” të shtatorit 1942 ndërmjet këtyre dy organizatave, OSS në Evropë ishte nën varësinë e SOE, e për rrjedhojë, SOE kishte rolin drejtues edhe në Ballkan, por kjo nuk nënkuptonte se ajo kishte dorë të lirë veprimi në këtë zonë. SOE nuk mund të vepronte jashtë planeve e strategjive të përcaktuara në nivel të përbashkët aleat. Bazuar në një ndarje të tillë, SOE në Shqipëri do merrej me veprimet e sabotazhit, nxitjen dhe organizimin e rezistencës, shpërdarjen e furnizimeve, etj, ndërsa OSS do të merrej kryesisht me funksionet e shërbimit të fshehtë.

OSS dërgoi dy misione në Shqipëri: i pari i koduar “ERIK” zbarkoi në nëntor 1943 në zonën e kontrolluar nga Balli Kombëtar dhe tjetri i koduar “BESA” në mars 1944 në zonën e kontrolluar nga Lëvizja Nacionalçlirimtare. Aktiviteti i tyre në Shqipëri ishte i limituar dhe u përqendrua në mbledhjen e informacioneve sekrete për forcat pushtuese, situatën në vend, raportet e forcave guerile, etj, por këto misione luajtën rol më të vogël krahasur me misionet britanike. Fakt është se fillimisht ndërmjet OSS dhe SOE në Shqipëri kishte tension, mosmarrëveshje dhe mungesë bashkëpunimi por duke qenë se Shqipëria në përgjithësi nuk përbënte ndonjë objekt konkurence për Misionet e Aleatëve Perëndimorë, këto probleme, u kapërcyen shpejt.

Misioni i parë dhe i vetëm sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore që mbërriti në Shqipëri pranë shtabit partizan më 11 gusht 1944 përbëhej nga dy vetë – Majori Ivanof dhe radiotelegrafisti. Burimet në dispozion nuk japin të dhëna për ndonjë ndikim të ndjeshëm të këtij misioni në Shqipëri aq më tepër po të kemi parasysh periudhën e qëndrimit dhe operimit të tyre në këtë vend. Përshtypjet e para ishin se misioni sovjetik kishte thjesht karakter ushtarak e jo politik. Por sipas Forcës 399 misioni sovjetik po ndikonte tek Hoxha dhe tek politika që ai po ndiqte në mbarim të luftës. Megjithatë marrëdhëniet e Misionit Sovjetik me ato të SOE dhe OSS në Shqipëri u karakterizuan nga raporte të mira, miqësore dhe pa probleme.

Një ndikim të veçantë në zhvillimet e brendshme në Shqipëri pati plani i mbulimit (cover plan) i hartuar në funksion të planeve dhe strategjive të aleatëve, për të krijuar idenë e një zbarkimi të Aleatëve në Ballkan për qëllime mashtrimi strategjik (deception strategy) i cili rezultoi i suksesshëm; në kuadrin e këtij plani të rremë parashikohej edhe një sulm imagjinar (notional assault) në bregdetin shqiptar. Shqipëria nga ana e saj luajti rolin e vet në këtë fushatë mashtrimi të organizuar në vitin 1944 e cila rezultoi e

261

Page 266: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

sukseshme duke bërë gjermanët të mendonin një pushtim të mundshëm të Aleatëve në Ballkan.

Nga ana tjetër, pritshmëritë e shkaktuara nga strategjia e rreme për pushtimin e Shqipërisë nga Aleatët shkaktuan një përzierje ndjesish gëzimi, frike dhe pakënaqësie ndërmjet vetë kahjeve të ndryshme të rezistencës shqiptare. Komunistët nga njëra anë gëzuan mbështetjen dhe furnizimet e aleatëve por ata i shoqëroi frika e vazhdueshme se aleatët kërkonin të instalonin një regjim jo-komunist në Shqipëri. Forcat zogiste dhe balliste, duke qenë anti-komuniste dhe pro-perëndimore, ishin edhe më të prirura për të mirëpritur pushtimin e aleatëve. Kjo situatë pati ndikim negativ për ta sepse të bindur në pushtimin e afërt të aleatëve, këto forca kaluan në pritje dhe nuk u treguan aktive sa duhet që të përfitonin mbështetjen dhe furnizimet e aleatëve. Në këtë drejtim një rol të ndjeshëm luajti propaganda gjermane. Tema kryesore e kësaj propagande mbeti qëllimi për të ndarë tre Aleatët e Mëdhenj: Britaninë e Madhe kundër Amerikës, dhe anglo-amerikanët kundër Rusisë duke krijuar tek shqiptarët bindjen se anglo-amerikanët do të hynin në luftë me Rusinë.

Mbështetja e aleatëve filloi që në tetor 1943 nga ajri e më pas nga deti dhe u intensifikua gjatë vitit 1944 me prishjen e urave kryesore, dëmtimin dhe shkatërrimin e automjeteve të armikut, spastrimin e rrugëve dhe zmbrapsjen e armikut dhe po kështu u hodhën nga ajri e deti sasi armësh, municionesh, veshmbathje, ushqime, material propagandistik, etc. Për t’u përmendur është pjesëmarrja e Forcave Ajrore të Ballkanit në betejën e Dibrës dhe atë të Spillesë në korrik 1944. Mbështetja e Aleatëve vijoi gjatë muajve në vazhdim e veçanërisht në tetor e nëntor ku avionët e BAF duke koordinuar veprimet me forcat partizane dhe grupin e Shkretëtirës së Distancave të Largëta shkatërruan me sukses rrugët kryesore të kalimit gjermanëve.

Së pesti, Një zhvillim me rëndësi përbën aktiviteti i ML në vjeshtën e 1944 në Shqipëri. Në këtë kuadër, planifikuesit britanikë ushtarakë nxorën Direktivën e 23 shtatorit 1944 që titullohej ‘pushtimi’ i Shqipërisë e cila u materializua me zbarkimin disa ditor të disa trupave ushtarake në shtator-tetor 1944 në zonën e Sarandës. Por, asnjëherë në konsideratat politike të politikë-bërësve britanikë nuk u shtrua çështja e pushtimit të Shqipërisë. Si e tillë, kjo strategji e zbatuar në Shqipëri ishte pjesë e mashtrimit strategjik, që në fakt kishte si qëllim bllokimin e asgjësimin e forcave gjermane gjatë tërheqjes së tyre nga Shqipëria.

Politikëbërësit britanikë vendosën anullimin e Direktivës së shtatorit 1944 dhe dërgimin në Shqipëri me mision civil të Ndërlidhjes Ushtarake, një organizatë e përbashkët anglo-amerikane, e cila do të merrej me dhënien e ndihmave paraprake në favor të popullsisë civile menjëherë pas largimit të forcave pushtuese.Ajo që është më e rëndësishmja, veprimtarinë e këtij misioni Aleatët e lidhën ngushtë me çështjen e njohjes së qeverisë shqiptare në rrethanat kur epërsia dhe fitorja e forcave komuniste në Shqipëri ishte bërë tashmë fakt i kryer.

Për më tepër, nisur nga fakti se Shqipëria kishte qenë më parë qendër turbullirash në Ballkan dhe mund të ishte e tillë përsëri pas luftës, britanikët dhe amerikanët bënë

262

Page 267: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

përpjekje me këtë rast të ndiqnin taktikën e modifikimit nga brenda të Frontit Nacionalçlirimtar dhe qeverisë së dalë prej tij duke e kushtëzuar marrëveshjen për dërgimin e ndihmave në Shqipëri me çështjen e njohjes së qeverisë shqiptare, si një përpjekje për t’i dhënë Shqipërisë orientim perëndimor. ML kërkonte të operonte në Shqipëri pa marrëveshje, pra duke mos njohur zyrtarisht qeverinë shqiptare. Në të kundërt, pala shqiptare nuk lejonte zbatimin e operacionit të ML në Shqipëri përveçse në marrëveshje me qeverinë shqiptare. Kjo çështje u bë objekt mosmarrëveshjesh, dyshimesh, pakënaqësish dhe kundërshtimesh të vazhdueshme me palën shqiptare të cilat fillimisht rezultuan në dështimin e operacionit Rabbits për planin e ndihmave për Shqipërinë.

Gradualisht nëpërmjet modifikimeve të njëpasnjëshme të kushteve për marrëveshje për muaj të tërë, ishin pikërisht përfaqësuesit aleatë në misionin ML që lëshuan terren gjithnjë e më shumë ndaj pretendimeve shqiptare për futjen në Shqipëri të ndihmave deri kur filloi aktivitetin e saj të furnizimit më 30 prill, aktivitet të cilin e vazhdoi deri më 3 korrik 1945. Gjatë kësaj periudhe ML solli në Shqipëri ndihma me mallra mekanike, mallra të ndryshme ushqimore, furnizime bujqësore, veterinare, etj. Një detyrë tjetër e ML ishte riatdhesimi i rreth 15,000 ushtarakëve Italianë të mbetur në Shqipëri pas armëpushimit Italian të vitit 1943, marrëveshje e nënshkruar ndërmjet italianëve dhe shqiptarëve me mbështetjen e ML. Por duhet thënë se me gjithë ndihmën e sjellë nga ML në Shqipëri, ajo nuk arriti të përmbushte qëllimin e misionit për të ndikuar në krijimin e një qeverie sa më përfaqësuese, demokratike dhe të orientuar nga perëndimi. Megjithatë është e rëndësishme të theksohet se Fronti Nacional Çlirimtar si forca kryesore e rezistencës shqiptare në këtë luftë gëzoi mbështetjen aktive dhe ndihmat e Aleatëve, si gjatë luftës dhe menjëherë në mbarim të saj pa të cilat fitorja nuk do të ishte bërë e mundur.

Në këto rrethana, aleatët u gjendën edhe njëherë para së vërtetës që FNÇ i drejtuar nga Partia Komuniste tashmë nuk kishte rivalë politikë dhe si i tillë, i hyri rrugës për instalimin e sistemit komunist që do të zgjaste për disa dekada në Shqipëri. Vetëm një zbarkim i forcave të konsiderueshme të Aleatëve do të mund t’i jepte ngjarjeve një kthesë tjetër, por ky nuk ishte rasti për Shqipërinë. Ajo bënte pjesë në një nga zonat ku u zbatua ‘deception strategy’; zbarkimi i vërtetë ushtarak i forcave aleate mbeti një iluzion, mashtrim apo ëndërr e largët. Fati i Shqipëris tashmë ishte përcaktuar.

263

Page 268: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

SHTOJCA

Shtojca 1: Të dhëna të ndryshme statistikore sipas burimeve arkivore britanike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore

Tabela 1.1 Burimi: TNA, Allied Mission, HS 7 70, 1942-1945, f. 180-182A. Oficerë britanikë (1943-1944): të vrarë, që kanë vdekur, të humbur dhe

robër lufteNr. Emri Grada

1. A. Careless Kapiten

2. D.W. Rockingham Ushtar ndërlidhës me sinjale

3. J.A.Smart Kapiten

4. J.C.Stephenson Kapiten

5. A.W.Toley Toger

6. I.D. Kesterton Rreshter

7. G.H. McKenna Gjeneral

8. A.F.C. Nicholls Kolonel

9. P.j. Gray Bombardues

10. G.F. Layzell Major

11. S.G.Roberts Tetar

12. W.A. Hill Bombardues

13. E.F. Davies Brigadier

14. J.H.C Cheshire Major

15. F. Trayhorn Kapiten

16. R. Melrose Rreshter

17. J.R. Smith Rreshter

18. A.H. Blake Tetar

19. S.P.M Leake Major

20. J. Herrat Kapiten

21. H.V. Button Rreshter

264

Page 269: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Tabela 1.2 Burimi: TNA, Allied Mission, HS 7 70, 1942-1945, Appendix O

B. STATISTIKA TЁ DЁRGESAVE TOKЁSORE DHE AJRORE NGA ALEATЁT:

prill 1943-dhjetor 1944

DЁRGESAT AJRORE

SUKSES- PASUKSE- SHME SSHME

DЁRGESAT DETARE

SUKSES- PASUKSE-SHME SSHM E

TONAZHI AJRORBRUTO NETO

TONAZHI DETAR

1943PRILLMAJ

QERSHORKORRIKGUSHT

SHTATORTETOR

NЁNTORDHJETOR

1944JANAR

SHKURTMARSPRILLMAJ

QERSHORKORRIK

GUSHSHTATOR

TETORNЁNTORDHJETOR

1245101616718

1514192133255186541206460

--1--63632

1115121431871112624

-------14

133142645355

-------11

1-12--4231--

-4.410.012.825.540.035.615.242.4

38.327.441.541.258.448.896.0162.6100.8294.0153.2112.9

-3.37.59.619.230.026.811.431.8

28/720.631.130.943.836.673.6125.776.9216.4125.2111.0

-------213

-10916975.523191154318409

641 165 47 16 1361.0 1060.1 1274.5

265

Page 270: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Tabela 1.3 Burimi: TNA, Allied Mission, HS 7 70, 1942-1945, Appendix FC. Emërime gjatë periudhës së pushtimit gjerman

Nr.

Komisioni Shqiptar i Emëruar

nga Gjermanët

Komiteti i Përkohshëm Ekzekutiv

Kabineti i Parë Mitrovica

Emri Funksioni

1. Lef NOSIIbrahim

BIÇAKU (President)

Rexhep MITROVICA Kryeministër

2.Mehdi

FRASHERIBedri

PEJANI Mehmet KONITSA

Ministër i Punëve të Jashtme (në mungesë)

3. Raif MALIQI

Mihal ZALLARI Xhafer DEVA Ministër i Brendshem

4.Eqrem CARA

Xhafer DEVA Dr. Sokrat

DODBIRA Ministër i Financave

5.Ismail SAFA

Vehbi FRASHERI Musa

GJYLBEGAJ Ministër i Punëve Publike

6.Rifat

TATARIEqrem

TELHAJ Agronom Agu AGAJI

Ministër i Ekonomise Kombëtare

7. Bedri PEJANI

Dr. Eqrem CABEJ Ministër i Arsimit

8.Eqrem

TELHAJ Dr. Qazim BLLACI

Zëvendës/Sekretar,Ministria e Jashtme

9.Ahmed DAKLI Dr. Zija

BEJFERIKëshilltar Ekonomik &

Financiar

10.Dervish

BICAKU

11.Mehmet Bej

JANINA

266

Page 271: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Tabela 1.4 Burimi: TNA, Allied Mission, HS 7 70, 1942-1945, Appendix CD. Emërime gjatë periudhës së pushtimit gjerman

Nr. KABINETI DINE QEVERIA BIÇAKUEmri Funksioni Emri Funksioni

1. H. E. Fiqri DINE

Kryeministër

H. E. Ibrahim BIÇAKU

Kryeminister

Ministër i Brendshem

Ministër i BrendshëmMinistër i Punëve të Jashtme

2. Eqrem VLORA

Ministër i Punëve të Jashtme Dr. Rrok

KOLAJ

Ministër i Drejtësisë

Ministër i Drejtësisë Ministër i Arsimit

3. Rifat Begolli Ministër i Ekonomisë Kombëtare Ethem CARA Ministër i

Financave

4. Mark GJONMARKAJ

Ministër i Kulturës Popullore

Rifat BEGOLLI

Ministër i Ekonomisë

5. Koco MUKA Ministër i ArsimitLefter KOSOVA (vrarë)

Ministër i Punëve Publike

6. Dr. Rrok GERA Ministër i Financave Akilea TASIMinistër i Kulturës Popullore

7. Musa Gjylbegaj Ministër i Punëve Publike

267

Page 272: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Tabela 1.5Burimi: TNA, Allied Mission, HS 7 70, 1942-1945, Appendix E, E. Familjet kryesore pronare tokash me influencë në Shqipëri : 1943-1944

Qyteti Emri i Familjes

Vlora1. Vlora2. Shaska3. Dino4. Qemali

Elbasani

1. Verlaci2. Biçaku3. Nosi4. Karaosman5. Baholli

Berati

1. Berati2. Vrioni3. Janina4. Sevrani5. Cakrani

Tirana 1. Toptani2. Ndroqi

Dibra

1. Lita2. Elezi (Ndreu)3. Kaloshi4. Dema5. Shehu6. Dine7. Kupi

Mati1. Selmani2. Krosi3. Zogu4. Kupi

Mirdita 1. Markagjoni

Dukagjini 1. Mirakaj

Scutari1. Bushati2. Juka3. Ulqinaku4. Serregji

Kukësi 1. Mehmet Ali Bajraktar2. Sulejman Bajraktar

Lumë dhe Bicaj

1. Bajraktar (Muharrem)2. Spahiu

268

Page 273: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Jakova 1. Kryeziu

Peza 1. Begolli

Tabela 1.6 Burimi: TNA, Allied Mission, HS 7 70, 1942-1945, Appendix HF. Qeveria e FNÇL në janar 1945

Nr

.

Emri Funksioni

1.Gjeneral Enver

HOXHAPRESIDENT

2.Major Gjeneral

Myslim PEZAZЁVENDES PRESIDENT

3. Dr. Ymer NISHANIMINISTËR I PUNЁVE TЁ

JASHTME

4. Manol KONOMI MINISTËR I DREJTЁSISЁ

5. Dr. Medar

SHTYLLAMINISTËR I EKONOMISЁ

6.Lt. Kol. Ramdan

CITAKUMINISTËR I FINANCAVE

7. Spiro KOLEKAMINISTËR I PUNЁVE

PUBLIKE

8.Dr. Ymer

DISHNICA

MINISTËR I

SHЁNDETЁSISЁ

9.Sejfullah

MALESHOVA

MINISTËR I

PROPAGANDЁS

10.Lt. Gjeneral Bedri

SPAHIUMINISTËR I RINDЁRTIMIT

269

Page 274: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

11. Kostaq CIPO MINISTËR I ARSIMIT

SHTOJCA 2:Burimet arkivore shqiptare mbi restitucionet nga Italia të vlefshmenë Fr.ari dhe Dollarë USA, 1938

Tabela 2.1 Burimi: AMPJ, v.1946, dos.164, fl.10

Objekte me vlerë arkeologjike e artistikeNr. Objekte mevlerëarkeologjikeeartistike Fr.ari Dollarë USA1. Objekte të marra nga Ferrik-Butrinto 245.290 80.422,952. Objekte të marra nga Muzeu i Vlorës 209.188 68.586,223. Objekte të marra për t’u eksportuar në

Ekspozitën e Përtej Detit (nostiad’oltremare) 213.350 69.950,804. Objekte të marra në Tiranë (Bibliotekë e

Muze) 1.020 334,445. Libra të marra nga Biblioteka nacionale e

Biblioteka carnavon 76.000 24.918,006. Objekte të grabitura në Durrës 50.000 16.393,447. Halijat e ish pallatit mbretëror 115.500 37.868,85

Totali 910.348 298.474,70

Tabela 2.2 Burimi: AMPJ, v.1946, dos.164, fl.11-12

Dokumenta të marranga Ministria e Bujqësisë e PyjeveNr. Dokumenta të marra nga Ministria

e Bujqësisë e PyjeveFr.ari Dollarë USA

1. Studim mbi pyjet e Shqipërisë së Veriut(Bregu i Drinit) 6.000 1.967,21

2. Projekt ripyllëzimi i Malit tëDajtit 1.500 491,803. Projekt ripyllëzimi i Malit Tarabosh 2.000 655,734. Studim mbi shfrytëzimin e Gjinestrës në

Shqipëri 1.500 491,805. Studim mbi pyjet e fushës së Zezë 1.200 393,446. Studim mbi pyjet ebrezës sëLukovës 1.800 590,007. Studim mbi pyjet eShpatit 2.000 655,738. Studim mbi pyjet eKryezi-Qef Mali-Goska 2.000 655,739. Studim mbi pyllin Terbun 300 262,29

270

Page 275: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

10. Studim mbi pyjet Qaf-Molla 1.200 393,4411. Studim mbi pyjet eMacukullit 1.300 426,2212. Studim mbi pyjet e Dejës-Kurorës, Kullë e

Pashajt-Pujka 1.700 557,3713. Studim mbi pyllin e Kadiut 500 163,9314. Studim mbishfrytëzimin e shqopes 1.500 491,8015. RaportetepërvitshmetëishMilicisfashiste

Pyjore(Komandaelegjionit) 500 163,93Totali 25.500 8.360,42

Tabela 2.3 Burimi: AMPJ, v.1946, dos.164, fl.11

C.Dokumente të marra nga Ministria e BotoresNr. Dokumenta të marra nga Ministria e

BotoresFr.ari Dollarë USA

1. Vlerësim i projekteve të ujësjellësave 1.735.000 568.8472. Projekte bonifikimesh 4.135.000 1.355.7353. Projekte portesh dhe hekurudhash 2.867.700 940.2194. Projekte ndërtesash 1.023.441 335.536

Totali 9.751,141 3.200.337

Tabela 2.4 Burimi: AMPJ, v.1946, dos.164, fl.12

D.Dokumente e materiale të ish ushtrisë shqiptareNr. Dokumenta e materiale të ish ushtrisë

shqiptareFr.ari Dollarë USA

1. Armatimet e municionet 54.131.095 17.747.900,002. Dokumenta e materiale të xhenios 1.236.176 405.303,603. Materiale të marra nga autoparku 55.159.860 18.085.200,004. Kafshë e sende veterinarie 1.027.000 336.721,315. Vesh-mbathje e materiale kazerme 3.019.566 990.021,636. Instrumenta muzikore 54.096 17.736,65

Totali 114.627.793 37.582.883,19

Tabela 2.5 Burimi: AMPJ, v.1946, dos.164, fl.12-13

AnijetNr. Anijet Fr.ari Dollarë USA1. Ilyria 4.000 1.311,472. Myzeqeja 32.000 10.491,803. Adriatiku 1.200.000 393.442,624. Vllazen Veli 90.000 29.508,19

271

Page 276: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

5. Izolina 400.000 131.147,546. Papagali 28.000 9.180,007. Rozafat 40.000 13.114,758. Miku i mirë 16.000 5.245,909. Himara 3.500 1.147,54

10. Lirija 80.000 26.229,5011. Hylli i Dritës 1.000.000 327.868,85

Totali 2.893.500 948.688,16

Tabela 2.6 Burimi: AMPJ, v.1946, dos.164, fl.13

Arshiva e materiale të ish Legatave e Konsullatave të ShqipërisëNr. Arshiva e materiale të ish Legatave e

Konsullatave të ShqipërisëFr.ari Dollarë USA

1. Legata shqiptare në Sofje 1.270 416,392. Legata shqiptare në Beograd 5.313 1.741,963. Legata shqiptare në Athinë 4.380 1.436,004. Legata shqiptare në Bukuresht 1.600 524,595. Legata shqiptare në Romë 6.000 1.967,216. Legata shqiptare në Londër 1.300 426,227. Konsullata e Shqipërisë në Selanik 700 229,508. Konsullata e Shqipërisë në Bari 3.825 1.254,249. Konsullata e Shqipërisë në Gjenevë 550 180,00

10. Konsullata e Shqipërisë në Janinë 400 131,1411. Konsullata e Shqipërisë në Vjenë 500 163,9312. Konsullata e Shqipërisë në Berlin 800 262,2913. Konsullata e Shqipërisë në Bitoli 300 93,36

Totali 26.938 8.831,83

Tabela 2.7 Burimi: AMPJ, v.1946, dos.164, fl.14

Materiale të Shëndetësisë PublikeNr. Materiale të Shëndetësisë Publike Fr.ari Dollarë USA1. Farmacia e Delvinës 41.900 13.737,702. Farmacia e Këlcyrës 38.495 12.621,313. Farmacia ePërmetit 41.900 13.737,704. Farmacia ePogradecit 40.950 13.426,225. Farmacia e Bilishtit 46.900 15.377,006. Farmacia eLeskovikut 29.650 9.721,317. Farmacia eSpitalit në Korçë 258.300 84.688,52

272

Page 277: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Humbje të shkaktuara pasurisëkombëtare

Fr.ari Dollarë USA, 1938

1. Bujqësi 105.590.000 34.733.552.652. Blegtori 110.160.000 36.236.842.113. Peshkim 4.000.000 1.315.789.494. Pyje 10.900.000 3.585.526.335. Sektori i sharrave 3.900.000 1.282.894.766. Pasuri minerale 71.695.000 23.583.881.597. Industri 21.894.400 7.202.1058. Tregti 21.270.000 6.996.7119. Mjete komunikacioni tokësor dhe detar 19.252.900 6.996.711

10. Ndërtesa shtetërore dhe private,si dhepasuri të tundshme 201.838.300 66.394.177.34

11. Punime shtetërore (rrugë,ura, porte) 57.580.905 18.941.087.1612. Postë, telegrafe, telefona 4.579.000 1.506.25013. Shëndetësi 48.313.100 15.892.467.1214. Sende artistike, arkeologjike, historike

Dhe shkencore 41.420.000 13.625.00015. Financa, monopole shtetërore, Banka

dhe sende me vlerë 26.624.630 8.764.023.04Shuma 749.036.235 246.393.498.39

8. Farmacia e Tepelenës 30.100 9.868,859. Farmacia eSarandës 41.750 13.688,5210. Farmacia eLibohovës 40.400 13.245,9011. Farmacia eMallakastrës 31.250 10.245,9012. Farmacia e Konispolit 42.550 13.950,8113. Farmacia e Kolonjës 43.250 14.180,00

Totali 727.395 238.489,74

SHTOJCA 3:Dëmet e shkaktuara gjatë 18 muajve të pushtimit gjerman

Tabela 3.1 Burimi: AMPJ, v.1946, dos.162,

fl.30

Tabela 3.2 Burimi: AMPJ, v.1946, dos.162, fl.31Humbje të shkaktuara të

ardhurave kombëtareFr.ari Dollarë USA,

19381. Bujqësi 63.800.000 20.986.342.112. Blegtori 133.500.000 43.914.473.683. Peshkim 3.000.000 986.842.00

273

Page 278: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

4. Pyje 6.000.000 1.973.684.225. Sektori i sharrave 626.000 205.921.526. Pasuri minerale 19.605.000 6.449.013.127. Industri 6.630.000 2.180.921.528. Tregti 31.560.000 10.381.579.659. Mjete komunikacioni tokësor dhe detar 25.693.333 8.451.759.86

10. Ndërtesa shtetërore dhe private, si dhepasuri të tundshme 3.500.000 1.151.319.78

11. Financa dhe monopole shtetërore 45.047.000 14.818.092.10Totali 338.961.333 111.500.450.33

Tabela 3.3 Burimi: AMPJ,v.1946, dos.162, fl.77-79

Financa dhe monopolet shtetëroreNr. Kategoritë Fr.ari1. Të ardhura doganore 17.000.0002. Monopolet e shtetit:

1.350.000a) Monopoli i kripësb)Monopoli i letravetë cigareve, bobinave, shkrepseve, etj. 2.271.000c) Monopoli i karburanteve 2.740.000ç) Taksa mbi shndërrimet 1.111.000

3. Të ardhura të ndryshme të pamarra nga organizma

9.500.000financiare:a) Tatime direkteb)Tatime indirekte 5.909.000c) Shërbimepublike 1.686.000ç) Të ardhura të parealizuara nga pasuritë e shtetit 1.080.000(peshkimi)d)Tëardhuratë tjeratë pasurisë shtetërore 2.400.000Totali 45.047.000

Tabela 3.4 Burimi: AMPJ, v.1946, dos.162, fl.80-82

Pasqyrë përmbledhëse mbi dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në bujqësi, blegtori dhe pyje sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve, dt 1.2.1947

Nr. Sektorët Sasia Fr.ari1. Bujqësia

A)Agrikultura1. Pemë të shkatërruara Rrënjë

9.000.000a) Pemë frytore të ndryshme 450.000 x20b)Ullinj 50.000 x40 2.000.000c) Vreshta 4.000.000 x5 20.000.0002. Prodhimi i tyre Kv

274

Page 279: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

1.600.000a) Frutatë ndryshme 40.000 x40b)Vaj ulliri 2.500 x200 500.000c) Rrush, verë, rakietj. 28.000 x30 840.0003. Prodhime të grabitura për 2 vjet Kv

2.200.000a) Frutatë ndryshme 55.000 x40b)Vaj ulliri 30.000 x200 6.000.000c) Rrush, verë, rakietj. 100.000 x30 3.000.0004. Ulje prodhimi për 2 vjet Kv

1.600.000a) Në pemët frutoretë ndryshme 40.000 x40b)Në ullinjtë (llogaritë nëvaj) 26.000 x200 5.200.000c) Në vreshta 80.000 x30 2.400.0005. Prodhime që do të realizoheshin Kv

4.000.000a) Nga pemët frutore 100.000 x40b)Nga ullinjtë (nëvaj) 45.000 x200 9.000.000c) Nga vreshtat 130.000 x30 3.900.000B)Të lashtat HaxKv xFr

20.000.0001. Mbjellje të dëmtuara për 2 vjet 100.000 x10x202.Prodhime bujqësore të grabitura për 437.000 x20 8.740.0002 vjet3.Toka bujqësore të lëna djerrë për 2 225.000 x2x20 9.000.000vjet4. Ulje prodhimi për 2 vjet nga 30%mbi prodh.total 15.000.000250.000 haC)Kultura e duhanit Kv

480.0001. Mbjellje të dëmtuara për 2 vjet 24.000 x202. Prodhime të grabitura për 2 vjet 10.000 x200 2.000.0003.Ulje prodhimi për 2 vjet (30%mbi 12.000 x200 2.400.000totalin)4. Prodhime që do të realizoheshin 3000 x200 600.000Nga toka doganore të dëmtuaraÇ)Kultura e perimeve Kv

9.600.0001. Mbjellje të dëmtuara për 2 vjet 480.000 x202. Prodhime të grabitura për 2 vjet 260.000 x20 5.200.0003.Ulje dhe humbje prodhimi për vitine ardhshëm 300.000 x20 6.000.000D. Livadhe dhe kullota Kv

5.000.0001. Të dëmtuarapër 2 vjet 1.000.000 x52. Prodhime të grabitura për 2 vjet 400.000 x5 2.000.0003. Ulje prodhimi për 2 vjet 800.000 x5 4.000.000Dh. Vegla bujqësore 750.000

2. BlegtoriaKrerë

5.250.0001. Kafshë shtëpiakea) Dhen e dhi 350.000 x15b)Qe e buaj 23.000 x200 4.600.000c) Kuaj e mushka 16.000 x300 4.800.000ç) Gomerë 2.000 x100 200.000

275

Page 280: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

d)Derra 2.000 x100 200.000dh) Bletë zgjoi 25.000 x40 1.000.000e) Pula 550.000 x3 1.650.0002.Prodhime blegtorale të grabitura për

150 milionëx30%/128.000.000

2 vjeta)Lesh e lëkurëb)Qumësht, vezë,gjalp,mish etj.c) Ulje prodhimi për 2 vjet 45.000.000

1003. Peshkimi

2.000.000a. Ngatë ardhurat e peshkimitb.Shkatërrime instalimesh dhe vegla 2.000.000peshkimi

4. Pyjeta. Pyje të djegura ose të shkatërruara 8.000 hax1.100 8.800.000

b. Lëndë druri e grabiturc. Shfrytëzimi i pyjeve

70.000 m3 x30 2.100.0003.000.000

5. Sharrata. Sharra të djegura dhe të shkatërruarab. Lëndë druri e pregatitur dhe e grabitur

5 x300.00043.800 m3

1.500.0002.400.000

Totali 376.800.000

Tabela 3.5 Burimi:AMPJ, v.1946, dos.162, fl.110-116

Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në pasuritë e minieraveNr. Minierat Fr.ari1. Minierat e vaj-gurit të Kuçovës dhe të Patosit

18.000.000a) Dëmet në makina dhe instalime industrialeb)Material i ndryshëm i dëmtuar osei vjedhur 25.000.000c) Produkte të prishura ose të vjedhura 48.060.000

2. Minierat e bitumit në Selenicë1.000.000a) Dëmet në makineri dhe instalime

b)Material i ndryshëm i dëmtuar ose i vjedhur 1.200.0003. Minierat e bakërit në Rubik

750.000a) Dëmet në makineri dhe instalimeb)Material i ndryshëm i dëmtuar ose i vjedhur 900.000

4. Miniera e kromit në Pogradec13.000.000a) Dëmtime në makineri e punime të minierës

b)Produkte dhe stoqe të vjedhura 15.000.0005. Minierat e hekurit në Pogradec e Qukës

a)Vjedhje e shkatërrime në makineri,instalime e punime 3.500.000

276

Page 281: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

6. Minierat e qymyrit në Krrabë, Priskë, Drenovë dhe

1.000.000Memaliaja) Dëmtime në makineri, instalime dhe punimeb)Material i ndryshëm i dëmtuar ose i vjedhur 1.300.000

7. Drejtoria qendrore e minieravea) Vjedhje dhe shkatërrime të materialeve të ndryshme 100.000

8. Dëmi në të gjitha minierat 69.960.000

Tabela 3.6 Burimi:AMPJ, v.1946, dos.162, fl. 117-126

Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në industriNr. Industria Fr.ari1. Dëmtime në makineri dhe instalime të 9 fabrikave të

Vajit75.000

2. Fabrika e miellit150.000a) Dëme nëmakineri dhe instalime

b)Produkte të dëmtuara ose të vjedhura 120.0003. Fabrika e orizit

45.000a) Dëmtime në makineri dhe instalimeb)Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 175.000

4. Industria e alkoolit

75.000a)Dëme në makineri e instalime të tri distilerive tëalkoolitb)Prodhime të shkatërruara ose të vjedhura 550.000

5. Industria e birrës65.000a) Dëmet e shkaktuara në makineri dhe instalime

b)Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 225.0006. Industria e makaronave

25.000a) Dëmet eshkaktuara makinerive dhe instalimeveb) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 110.000

7. Frigoriferët 70.0008. Industria e cimentos

250.000a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeveb) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 950.000

9. Fabrika e lëkurave50.000a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve

b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 300.00010. Fabrikae cigareve

50.000a) Dëme te shkaktuara makinerive dhe instalimeveb) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 750.000

11. Industria tekstile10.000a) Dëme të shkaktuara makinerive dhe instalimeve

b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 165.00012. Industria e kauçukut

277

Page 282: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

30.000a) Dëme te shkaktuara makinerive dhe instalimeveb)Prodhime të shkatërruaraose të vjedhura 100.000

13. Uzinat mekanike 1.280.00014. Kriporet

600.000a) Dëme te shkaktuara makinerive dhe instalimeveb) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 3.200.000

15. Centrale elektrike2.000.000a) Dëme të shkaktuara makinerive dhe instalimeve

b)Humbje në korrentin e konsumuar dhe të papaguar 1.000.00016. Artizanti

a) Dëmet e shkaktuara makinerive, veglave dhe 5.400.000godinaveb)Prodhime të dëmtuara dhe të vjedhura

3.430.000

17. Vegla të ndryshme preçizioni të vjedhura 320.000

Tabela 3.7 Burimi:AMPJ, v.1946, dos.162, fl.127-129

Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në tregtiNr. Kategoritë Fr.ari1. Mallra të djegura

8.600.000a) Tiranë (shtëpi)b)Berat (shtëpi) 1.300.000c) Gjirokastra (qendra tregtare, shtëpi) 360.000ç) Durrësi e Kruja 900.000d)Pogradec e Blinisht (qendra tregtare) 840.000

2. Mallra të vjedhura2.700.000a) Në Tiranë

b)Në Durrës 1.600.000c) Në Krujë 900.000ç) Në Gjirokastër 800.000d)Në Berat 600.000Totali 18.600.000

Tabela 3.8 Burimi:AMPJ, v.1946, dos.162, fl.139-151

Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në ndërtesa publike dhe private, pasuri të tundshme

Ndërtesa publike dhe private, pasuri të tundshme Fr.ariA. Ndërtesa shkollore e internate megjithë mobiljet e tyre

1. Ndërtesa të shkollave fillore1.984.500a) në fshatra

b)në qytete 1.240.000c) shtëpi pionerësh 288.000

2. Ndërtesa të shkollave të mesme

278

Page 283: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

180.000a) ndërtesa të dëmtuara rëndëb)ndërtesa të dëmtuara lehtë 340.000

3. Ndërtesa të internateve 210.0004. Mobilje dhe Biblioteka të shkatërruara dhe të vjedhura

880.600a) në shkollat fillore (qytete e fshatra)b)në shtëpitë e pionerëve 32.300c) në shkolla të mesme 700.000ç) në internate 960.000d)në ateliere(ofiçina) 2.872.900

B. Ndërtesa fetare me gjërat e tyre1. Ndërtesa të shkatërruara

1.727.100a) Kisha të ndryshmeb)Xhami e teqe 2.474.100

2. Mobiljet dhe gjerat e vlefshme të dëmtuara dhe të djegura4.418.000a) në kisha e manastire

b)në xhami e vakëfe 7.160.000c) dëme aproksimative në vakëfe 2.200.000

C. Dëme të bëra në ndërtesa industriale dhe të minave, pa makineritë1. a) Ndërtesa industriale, pa makineri 6.960.000

b)Ndërtesa në miniera, pa makineri 10.000.0002. Minierat e seres në Selenicë 7.500.0003. Minierat e bakrit në Rubik 500.0004. Minierat e kromit 7.000.0005. Shkatërrimi i ndërtesave të administrates dhe të banimit të

Punëtorëve në Labinot, në rrethe të Qukësit,të Pogradecit, me gjithë pajisjet etyre 26.500.000

D. Dëmet e shkaktuara ndërtesave të ndryshme të shëndetësisë dhe të Kryqit të Kuq.Institucione civile dhe ushtarake

1. Tiranë60.000a) Materniteti

b)Shkatërrimi i ashensorit 4.000c)Infrastruktura dhe pajisjet shëndetësore 250.000ç) Spitalet civile dhe ushtarake 750.000d)Laboratori 90.000dh) Ministria e Shëndetësisë 160.000e)Janë shkatërruar 4 ambulanca, 3 infermieri, 2 stacioneShëndetësore 500.000

2. Korçë600.000a) Spitalet civile dhe ushtarake

b)Janë shkatërruar 2 ambulanca, 2 infermieri,1qendërShëndetësore 800.000

3. Berat340.000a) Spitali

b)Spitali i Kuçovës 350.000c)Janë shkatërruar 2 ambulanca, 2 infermieri, 2 qendramjekësore në qytet dhe 4 ambulanca në rrethe 300.000

279

Page 284: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

4. Gjirokastra360.000a) Spitali

b) U shkatërrua 1 ambulancë, 1 infiermeri, 1 qendërmjekësore në qytet, 8 ambulanca në rrethe 600.000

5. Vlora500.000a) Spitale civile dhe ushtarake

b)Spitali nevro-psikiatrik 400.000c) U shkatërruan 2 ambulanca, 2 infiermeri, 1 qendërmjekësore në qytet dhe 2 ambulanca dhe 1 qendër 300.000mjekësore në rrethe

Dh. Dëme të shkaktuara ndërtesave të Administratës Shtetërore, bashkë me mobilje1. Prefektura, N.Prefektura, Komunë, Zyra pyjore, Posta etj. 3.364.8002. Mobiljet 3.084.800

E. Shtëpi private të shkatërruara ose të dëmtuara dhe mobiljet e tyre të vjedhura1. Ndërtesa krejt të shkatërruara

12.289.000a) ndërtesa të vogla dhetë mëdha për familjeb)ndërtesa të dëmtuara rëndë 6.250.000c) ndërtesa të dëmtuara lehtë 4.195.000

2. Banesa52.704.000a) Krejt të shkatërruara

b)të dëmtuara rëndë 2.184.000c) të dëmtuara lehtë 1.205.000

3. Ndërtesa bujqësore5.370.000a) Krejt të shkatërruara

b)të dëmtuara rëndë 352.500c) të dëmtuara lehtë 135.000

4. Mobilje 27.290.600

Tabela 3.9 Burimi: AMPJ, v.1946, dos.162, fl.152

Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në punë botore (rrugë, ura dhe skela)Nr. Punime Botore Vlera nëfr.ari %e dëmit1. a)Rrugë:dëme në trafikun e rëndë në 2300 km

8.000.000 87%Rrugë për mosmirëmbajtjeb)Dëme ndërtesave dhe kantiereve gjatë rrugës 500.000 66%

2. a) Ura të mëdha 12.400.000 70%b)Ura të vogla 3.600.000 13.2%

3. Ndërtime limanore

16.000.000 100%a)Limani i Durrësit- molet- hedhëset 2.000.000 100%- shkallët 2.000.000 50%- magazitë 2.000.000 70%- ngritjet e rërës 2.000.000 100%b)Limani i Vlorës

280

Page 285: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

- molet 2.000.000 70%- magazitë 1.000.000 80%c)Limani i Sarandës- molet 500.000 100%- magazitë 1.000.000 100%ç)Limani i Shëngjinit- molet 500.000 100%- shkallët 200.000 60%- magazitë 1.500.000 90%- ngritjae rërës 200.000 100%d)Skela evogël e Pogradecit- magazitë 400.000 60%

Tabela 3.10 Burimi: AMPJ, v.1946, dos.162, fl.153

Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në posta, telegrafe, telefona

Nr.Prefektura Lloji i rrjetës

telegrafonikeKm Çmim për km Shuma në

fr.ari1. Tiranë me 2 vija 10 350 3.500

me 3 vija 15 450 6.750me 4 vija 56 550 30.800me 5 vija 24 650 25.000

2. Durrës me 3 vija 28 450 12.600me 4 vija 15 550 8.250

3. Shkodër me 2 vija 10 350 3.500me 4 vija 12 550 6.600me 5 vija 8 650 5.200

4. Kukës me 1vijë 96 250 24.000me 2 vija 130 350 45.500me 3 vija 52 450 23.400

5. Elbasan me 1vijë 80 250 20.000me 2 vija 105 350 36.750me 3 vija 10 450 4.500

6. Peshkopi me 1vijë 160 250 40.000me 2 vija 135 350 47.250

7. Korçë me 2 vija 105 350 36.000me 3 vija 58 450 26.100

8. Berat me 2 vija 140 350 49.000me 3 vija 96 450 43.200

9. Vlorë me 1vijë 150 250 37.000me 2 vija 80 350 28.000

10. Gjirokastër me 1vijë 120 250 55.000me 2 vija 115 350 40.250

Totali 650.000

281

Page 286: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Tabela 3.11 Burimi: AMPJ, v.1946, dos.179, fl.2

Hua të marra prej forcave ushtarake gjermane nga ish Banka Kombëtare e Shqipërisë: shtator 1943 - dhjetor 1944

Nr. Akti Data e Aktit Shuma në Fr.Shq.

Shënim

1. Dëftesa e Kryekonsullatës Gjermane, Tiranë, e

vërtetuar prej Bankës së Shtetit

22 shtator 1943 6.000.000 Teksti shqip i aktit

2. Idem 29 shtator 1943 7.000.000 ‘’ ‘’3. Idem 8 tetor 1943 3.500.000 ‘’ ‘’4. Idem 8 tetor 1943 5.000.000 3 dëftesa të

vërtetuara dhe tekksti shqip

5. Idem 19 tetor 1943 5.000.000 Teksti shqip i aktit

6. Idem 30 tetor 1943 10.000.000 ‘’ ‘’7. Idem 18 nëntor 1943 10.000.000 ‘’ ‘’8. Idem 26 shkurt 1944 7.500.0009. Idem 3 maj 1944 5.000.000 ‘’ ‘’0. Idem 24 maj 1944 2.000.000 ‘’ ‘’1. Idem 20 qershor

19447.000.000 ‘’ ‘’

2. Dëftesa e Legatës Gjermane, Tiranë, e

vërtetuar prej Bankës së Shtetit

26 korrik 1944 3.000.000 ‘’ ‘’

3. Idem 12 gusht 1944 4.000.000 ‘’ ‘’4. Idem 4 shtator 1944 7.000.000 ‘’ ‘’5. Idem 16 tetor 1944 3.500.000 ‘’ ‘’6. Idem 18 tetor 1944 1.080.000 ‘’ ‘’7. Dëftesa e Komandës së

Pjacës Tiranë, në bazë të autorizimit të Legatës Gjermane në Tiranë, e

vërtetuar prej Bankës së Shtetit

19 tetor 1944 540.000 ‘’ ‘’

8. Idem 19 tetor 1944 1.880.000 ‘’ ‘’9. Dëftesa e Kryekonsullatës

Gjermane, Tiranë, e vërtetuar prej Bankës së

Shtetit

24 dhjetor 1944 10.000.000 Hua e dhënë në fillim prej

Shtetit dhe e kaluar Bankës

Totali 99.000.000

282

Page 287: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

BIBLIOGRAFIA

Burime arkivore te pabotuara

I- The National Archives (TNA, Arkivi Qendror i Mbretërisë së Bashkuar)

- Allied Mission, HS 7 70, 1942-1945

- Military Liaison–Albania, CAB 106459

- Allied Military Mission. Albania 1942-1945. ‘SOE activities in Albania’. History.

Vol 37A. Archives HS7/69

II- Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH)

- Fondi “Shtabi i Përgjithshëm i LANÇ”

- Fondi “Ministria e Punëve të Jashtme Britanike”

- Fondi “Drejtoria Qendrore e Policisë”

- Fondi “Kryeministria”

- Fondi “Komiteti Qendror i Partisë”

- Fondi “Ministria e Punëve të Brendshme”

- Fondi “Mëkëmbësia e Përgjithshme”

- Fondi “Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë”

- Fondi “Departamenti i Shtetit i SHBA”

- Fondi “Komisioni Interministerial për UNRRA”

- Fondi “Komanda Ushtarake”

- Fondi “Drejtoria e Radio-Tiranës”

- Fondi “Haki Stërmilli”

- Fondi “Fan Stilian Noli”

- Fondi “Gjergj Fishta”

III- Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë (AMPJ)

IV- Arkivi i Institutit të Historisë në Tiranë (AIH)

V- Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (AMPB)

- Fondi “UNRRA”

VI- Foreign Relations of United States (FRUS), Volume I, II, III

283

Page 288: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

Burime dokumentare arkivore të botuara

- Butler, Susan. I dashur Stalin…: Letërkëmbimi i plotë i Frenklin D. Ruzveltit dhe Josif V. Stalin; Tiranë: Spekter, 2006

- “Documents on British Foreign Policy: 1919-1939”, Third Series, Vol. 5, Her Majesty’s Stationery Office, London: 1952

- Fischer, Bernd. Shqipëria 1943-1945: një vështrim përmes dokumenteve perëndimore. Tiranë: AIIS, Tiranë: 2012

- Pearson, Owen. Albania and King Zog: independence, republic and monarchy 1908-1939, New York: Center for Albanian Studies; I.B. Tauris: 2004

- Pearson, Owen. Albania in Occupation and War: from fascism to communism: 1940 – 1945, London; New York: Centre for Albanian Studies; I.B Tauris: 2005

- Puto, Arben. Çështja Shqiptare në Aktet Ndërkombëtare pas Luftës së Parë Botërore: përmbledhje dokumentesh me një vështrim historik, Tiranë: Albin, 2001

- Russian Academy of Sciences, Institute of Europe, Council for the Mediterranean and Black Sea Studies, Russia: The Mediterranean and Black Sea Region, Moscow: 1996

Literatura historiografike

- Amery, Julian. Approach March: A Venture in Albania, London: 1973- Amery, Julian. Bijtë e Shqipes: studim i luftës guerrile, Shtëpia botuese ‘Lumo

Skëndo’, Tiranë: 2002 - Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, nr. 1-2, Tiranë 1998- Arsh, G. Ll., Senkeviç, I. G., Smirnova, N. D. Histori e Shkurtë e Shqipnisë,

Rilindja, Prishtinë: 1967- Bailey, R. OSS-SOE Relations, Albania 1943-44, Intelligence and National Security

15, no. 2 (Summer 2000)- Bailey, Roderick. TheWildest Province: SOE in the Land of the Eagle. London:

Vintage Books, 2009- Barker, Elisabeth; British Policy in South East Europe in the Second World War;

London: 1976- Barker, Elisabeth. Churchill and Eden at War, ST. Martin’s, New York: 1978- Bakalli, Emine. “Pakti Ballkanik dhe Shqipëria”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë:

2001- Ballvora, Shyqyri. Zhvillimet politike në periudhën e Luftës Antifashiste

Nacionalçlirimtare, Dituria: 2004- Bashkurti, Lisen. Diplomacia Shqiptare, VI, Geer: 2005

284

Page 289: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

- Bazio, Nicolas. Si u tradhëtua dhe u shit Europa e lindjes; Dokumentet e fshehta akuzojnë, shtëpia botuese “55”, Tiranë: 2007

- Beretzky, Agnes: British Confederation Plans concerning Central and Eastern Europe, 1939-1945

- Bislimi, Daut. “Emisarët Jugosllavë – Tutorë të Udhëheqësve të PKSH-së”, Gjurmime Albanologjike, 30-2000, Prishtinë: 2003

- Bisser, Petrov. British Policy towards Albania: April 1939 - April 1941, Institute of Balkan Studies, Nr. 1, 2004

- Bisser, Petrov. Great Britain and Resistance in Albania: 1943 – 1944, Institute of Balkan Studies, Nr. 2, 2006

- Bland, William. & Price Ian. A Tangled Web – A history of Anglo-American relations with Albania (1912-55), London: 1956

- Brewer, T. Robert. Albania; New Aspects, Old Documents, East European Quarterly 26, no. 1 (Mar. 1992)

- Butka, Uran. Elita Shqiptare, Mit’hat Frashëri (Lumo Skëndo), Plejad Tiranë: 2008- Butka, Uran. Lufta Civile në Shqipëri, 1943-1945, Drier: 2006- Butka, Uran. Mukja – Shans i Bashkimit, Peng i Tradhtisë, shtëpia botuese Naim

Frashëri: 1998- Churchill, Winston: The Second World War, Volume I(1948), Volume II(1949),

Volume III(1950), Volume IV(1950), Volume V(1951), Volume VI(1953), London- Ciano Gaetano di Cortellazzo. Misioni Historik i Shqipërisë së Madhe, Fashikuj

Aktualiteti nr. 4, Botime “Distaptur”, Tiranë: 1942 – XX- Ciano, Gaetano. Ditari i Kontit Ciano, Shqipëria, shtëpia botuese “albin form”,

Tiranë: 1994- Crampton, Richard. “The Balkans since the Second World War”, Pearson

Education, 2002- Çaushi, Shpëtim. Diplomacia shqiptare në normalizimin e marrëdhënieve me

Gjermaninë, OMBRA GVG, Tiranë: 2002- Davies, Frank, Edmund. Aventura Ilire: Historia e Misionit Ushtarak Britanik në

Shqipërinë e pushtuar nga Armiku, 1943-1944, Tiranë, Pakti, 2006- Dervishi, Kastriot. Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, Shtëpia Botuese 55,

Tiranë: 2006- Dervishi, Kastriot. Shërbimi Sekret Shqiptar, Historia nga fillimi deri në mbarim të

Luftës së Dytë Botërore, Shtëpia botuese “55”, Tiranë: 2007- Dezhgiu, Muharrem. “Çështja e Legjitimitetit të Shtetit Shqiptar gjatë Luftës së

Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 3-4, 2004, Tiranë: 2004- Dezhgiu, Muharrem. “Diaspora Shqiptare në Amerikë në mbështetje të çështjes

kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009- Dezhgiu, Muharrem. “Dielli” në Shërbim të Çështjes Kombëtare Shqiptare në Vitet

e Luftës së Dytë Botërore, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2009

285

Page 290: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

- Dezhgiu, Muharrem. “Hapat e Parë për Bashkim pas Konferencës së Pezës (shtator 1942-nëntor 1943), 2002”, Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2003

- Dezhgiu, Muharrem. “Ideja dhe Realizimi i Frontit Antifashist në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2009

- Dezhgiu, Muharrem. “Mbledhja e Mukjes në Kontekstin e Çështjes Kombëtare Shqiptare”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2009

- Dezhgiu, Muharrem. “Ndërthurja e Luftës për Çlirim Kombëtar me Elementë të Luftës Civile në Vitet 1943-1944”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 1998

- Dezhgiu,Muharrem.“Operacioni“Hafenhart”dhepasojatetijpërpopullsinëeDurrësit (nëntor 1943-nëntor 1944)”,Studime historike, nr. 1-4, 1994, Tiranë: 1997

- Dezhgiu, Muharrem. “Përpjekjet e Forcave Politike Shqiptare për bashkëpunim gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2000

- Dezhgiu, Muharrem. “Shqipëria në Luftë 1939-1944”, Globus R. Tiranë: 2001 - Duka, Valentina. Historia e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë: shblu, 2007- Durham, Edith; Albania, first published in: The Proceedings of the Royal

Institution of Great Britain, vol. XXXI, 1939-1941. Reprinted in: M. Edith Durham: Albania and the Albanians: Selected Articles and Letters, 1903-1944. Edited by Bejtullah Destani, London: The Centre for Albanian Studies 2001, p. 193-204

- Durham, Edith. Brenga e Ballkanit, Tiranë: “8 Nentori”, 1991 - Fischer, Bernd. Ahmet Zogu, mbreti shqiptar mes dy luftërave, Biblioteka e

Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe e Historisë, AIIS, Tiranë: 2010- Fischer, Bernd. Mbreti Zog dhe përpjekja për Stabilitet në Shqipëri, Tiranë: Cabej,

1996- Fischer, Bernd. Njerëzit e Fortë të Ballkanit, Biblioteka e Marrëdhënieve

Ndërkombëtare dhe e Historisë, AIIS, Tiranë: 2010- Fischer, Bernd. Resistance in Albania during the SWW: partisans, nationalists and

the SOE, East European Quarterly, XXV - No. 1, March 1991- Fischer, Bernd. Shqipëria në Luftë: 1939-45, Tiranë: Cabej, 2000- Frashëri, Kristo.Mbi historinë e Ballit Kombëtar, vështrim kritik, Tiranë: Dudaj,

2012- Frashëri, Kristo. “Karta e Atlantikut dhe Shqiptarët”, Studime historike, nr. 1-2,

2005, Tiranë: 2004 - Frashëri, Kristo. Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-

së (1878-1941), vështrim historik me një shtojcë dokumentare, “Ilar”, Tiranë: 2006- Funderbruk, D, B. Nadir of Appeasement: British policy and the demise of Albania;

Volume 11, No. 2, 1970- Gjeçovi, Xhelal. “Disa Veçori të Organizimit Politik në dy Fazat e Pushtimit të

Vendit”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2003 - Gjeçovi, Xhelal. “Mukja dhe dilemat e saj”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 1998

286

Page 291: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

- Gjeçovi, Xhelal. “Shqipëria dhe Aleatët në vitet e Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2004

- Glenny, Misha. “The Balkans 1804 – 1999: Nationalism, War and the Great Powers”, Granta Books, London, 2000

- Godard, Justin. Ditarët Shqiptarë Mars 1921 – Dhjetor 1951, shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë: 2008

- Hado, Elami. Vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe shkaqet e disfatës së nacionalistëve shqiptarë: ngjarje të përjetuara, fakte, argumente dhe analiza, Tiranë: Lilo, 2005

- Hibbert, Reginald. Lufta nacionalçlirimtare shqiptare: Fitorja e hidhur, Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë: 1993

- Hinsley, F.H. British Intelligence in the Second World War, London: 1984- Historia e Shqipërisë, Vëllimi IV, Toena, Tiranë: 2008- Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, Vëllimi

I(1984), Vëllimi II(1986), Vëllimi IV(1989), shtëpia botuese “8 Nëntori”- Hoti, Izber. Të dhëna të panjohura për Luftën e Dytë Botërore në Kosovë (1941-

1945), Instituti i Historisë, Prishtinë: 1999 - Hoxha, Enver. Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë, shtëpia botuese “8

Nëntori”, Tiranë: 1982- Hoxha, Enver. Kur lindi Partia, Tiranë, 1983- Hrushov, Nikita. Unë nuk jam gjykatës, ombra GVG: 2004- Ikonomi, Ilir. Faik Konica: Jeta në Washington, Onufri, Tiranë, 2011- Jacomoni, Francesko. Politika e Italisë në Shqipëri, (Mëkëmbës i Viktor Emanuelit

III në Shqipëri), shtëpia botuese “55”, Tiranë 2005- Jacques, Edwin. Shqiptarët, historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët

tona, Kartë e Pendë: 1995 - Jelavich, Barbara. History of the Balkans, Volume II, New York: Cambridge

University Press: 1999- Kaba, Hamit. “Marrëdhëniet e Misionit të UNRRA-s me Qeverinë dhe me

Administratën Shqiptare, Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 1999- Kaba, Hamit. “Qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë në vitet e rezistencës (1943-

1944), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009- Kaba, Hamit. “Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore” (përmbledhje studimesh),

Instituti i Historisë, Prishtinë, 2014- Kaba, Hamit. Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-

4, Tiranë: 2009- Kaba, Hamit. Shqipëria dhe të Mëdhenjtë: nga Lufta e Dytë Botërore në Luftën e

Ftohtë, Tiranë: Klean, 2015- Kaba, Hamit. UNRRA në Shqipëri, Tiranë: Shkenca 2000- Kissinger, Henry. Diplomacia, Laert, Tiranë: 1999- Kola, Paulin. The Search for Greater Albania, Hurst & Company, London: 2003

287

Page 292: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

- Konica, Faik. Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Europës Juglindore, shtëpia botuese “55” Tiranë: 2010

- Konitza, Faik. Albania: The rock garden of SEE and other essays, Boston: 1957

- Lalaj, Ana. “Refleksione mbi marrëdhëniet shqiptaro-britanike gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike,nr. 3-4, Tiranë: 1999

- Lalaj, Ana. “Shqipëria dhe Projektet e (Kon) Federatave Ballkanike (1941-1945)”,Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009

- Lauka, Islam & Ymeri Eshref. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse, Botimet Toena, Tiranë: 2006

- Laqueur, Walter. Evropa në kohën tonë: 1945 – 1992, Dituria, 2003 - Lauka, Islam; Ymeri, Ishref. Shqipëria në Dokumentet e Arkivave Ruse, Botimet

Toena, Tiranë: 2006- Leary, M. W. Fueling the Fires of Resistance, Army Airforces Special Operations

into the Balkans during WW II, Airforce History and Museums Program: 1995- Lleshi, Abaz. Gjeopolitika dhe probleme të sigurisë në Ballkan, Qendra e Shtypit,

Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake, Tiranë: 2009- Lory, Bernard. Europa Ballkanike nga 1945 në ditët tona, Dituria: 2007- Lucas, Peter. Misioni Amerikan në Shqipëri: operacionet sekrete të OSS dhe

bashkëpunimi me partizanët komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tiranë: Bota Shqiptare, 2008

- Mangerich, Jensen, Agnes; Monahan, M. Evelyn; Rosemary L. Neidel; Albanian Escape: the true story of U.S army nurses behind enemy lines; Kentucky: University of Kentucky Press: 1999

- Meta, Beqir. “Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë në Fillimet e Luftës së Dytë Botërore (1939-1941)”, Studime historike, nr. 1-2, 2005, Tiranë: 2004

- Meta, Beqir. Marrëveshja e Mukjes në Kontekstin e Pozitës Ndërkombëtare të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2009

- Meta, Beqir. Tensioni Greko-Shqiptar: 1939-1949, Tiranë: Globus R., 2007- Milo, Paskal. “Platforma e Konferencës së Pezës, Reflektim dhe Zhvillim i Frymës

Antifashiste të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri”, Studime historike, nr. 3-4, 2002, Tiranë: 2003

- Milo, Paskal. Politika e Jashtme e Shqipërisë, Vëllimi I, Tiranë: Botimet Toena, 2014

- Milo, Paskal. “Statusi i Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2000

- Milo, Paskal. Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, Tiranë: Botimet Toena, 2014- Miner, Merritt, Steven. Between Churchill and Stalin, The University of North

Caroline Press: 1988- Mitchell, Ruth. The Serbs Choose War, Garden City, New York: 1943

288

Page 293: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

- Neubacher Hermann. “Sonderauftrag Südost 1940-45: Bericht eines fliegenden Diplomaten (Göttingen)”, Përkthyer nga Gjermanishtja nga Robert Elsie, 1956

- Neuwirth, H. “Qëndresë dhe Bashkëpunim në Shqipëri (1939-1944)”, Instituti i dialogut dhe komunikimit, Tiranë: 2006

- Newman, Bernard. Danger Spots of Europe, Western Printing Services Ltd, Bristol: 1939

- Newman, Bernard. The New Europe, London: 1942- Oakley-Hill, Dayrell. Një Anglez në Shqipëri: Kujtime të një oficeri Britanik: 1929-

45, Tiranë, Koci: 2006- Philby, Kim. Lufta ime e heshtur, Onufri, Tiranë: 2004- Puto, Arben. Nëpër analet e diplomacisë Angleze: Politika e Britanisë së Madhe

ndaj Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore; Tiranë: Albin, 2001- Puto, Arben. Pozita Ndërkombëtare e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe

në Mbarim të saj, Konferenca Kombëtare e Studimeve Shoqërore, Tiranë: 1969 - Puto, Arben. Shqipëria Politike: 1912-1939, Tiranë: Toena, 2009- Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, “Monarkia Shqiptare

1928-1939 (përmbledhje studimesh)”, Toena, Tiranë: 2011- Quayle, Anthony. A Time to Speak, [London]: Barrie & Jenkins: 1990- Rama, Fatmira. Reagimi i Diasporës Shqiptare ndaj Pushtimit Fashist të

Shqipërisë, në: Roli i Mërgatës në Shtetformim, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, Prishtinë, 2012

- Rama, Fatmira. “Komiteti Anglo-Shqiptar në Londër gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Universiteti i Tiranës, Studime Albanologjike, Tiranë: 2009

- Raport i Koço Tashkos dërguar Internacionales Komuniste (vjeshtë 1942), 1993, Studime historike, nr. 1-4, Tiranë: 1997

- Repishti, Sami. “Faik Konica për Pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste”, Studime historike, nr. 1-4, 1994, Tiranë: 1997

- Resis, Albert. “Spheres of influence in Soviet Wartime diplomacy”, The Journal of Modern History, Vol. 53, No. 3 (Sep., 1981), pp. 417-439, Chicago Journals, Northern Illinois University, 2012

- Smiley, David. Albanian assignment, The Hogarth Press London: 1984- Smiley, David. Irregular, Regular, Eastern Books of London:1994- Smiley, David. Vitet shqiptare: 1943-1944, UET/Press: 2012 - Smirnova, Nina. Historia e Shqipërisë përgjatë Shekullit XX, shtëpia botuese

“ideart”, Tiranë: 2004- Smith, Martin. The long road to victory: Albania’s struggle for independence,

London: 1982- Stavrianos, Leften, Stavros. “The Balkans since 1453”, Hurst & Company, London,

2000 - Stephanie SchWandner-Sievers, Fischer, J. Bernd. Albanian Identities: Myth and

History, Bloomington, Indiana, 2002

289

Page 294: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

- “Shqipëria në Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, AIIS (Albanian Institute for International Studies), Tiranë: 2013

- Teli, Pranvera. “Appeasement, Politika Britanike dhe Pushtimi i Shqipërisë më 7 Prill të vitit 1939”, Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2004

- Teli, Pranvera. Shqipëria dhe Diplomacia Angleze: 1919-1927: (nën dritën e burimeve arkivore angleze); Tiranë: Ada, 2006

- Teli, Pranvera. “Kriza e marrëdhënieve shqiptaro-italiane në optikën e politikës angleze, 1931-1934” , Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2009

- Tilman, H. William; Amery, Julian; Kemp, Peter; Kujtime që nuk shlyhen: tre oficerë anglezë të zbulimit gjatë luftës në Shqipëri dhe Kosovë; Tiranë: Toena, 1997

- Titani, P. Gjergj, Hasani, Proletar. Personalitete Ushtarake Shqiptare në Vite, Vëllimi i parë, Toena, Tiranë: 1997

- Tare, Auron. “Amerikanët që ranë nga qielli”, Klan, Nr. 9, 2000 - Tare, Auron. “Britanikët, ja agjentët e parë që hynë në Shqipëri”, Gazeta Shqiptare,

Nr. 4709, 2009- Tare, Auron, “Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore parë në syrin e shërbimeve

sekrete angleze”, Gazeta Shqiptare, Nr. 4912, 2009 - Tare, Auron. “Arkivat britanike: që në prill 41’ rekrutuam shqiptarë kundër

fashistëve italianë: Shqipëria nën vëzhgimin e shërbimeve sekrete”, Panorama, Nr. 2071, 2008

- Tare, Auron. “Britanikët paguan florinj për lëvizjen antiitaliane në Pezë: historia, si u infiltruan grupet e para guerile në Shqipëri”, Panorama, nr. 2985, 2008,

- Verli, Marenglen. “Shqipëria dhe Kosova në Vitet e Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2000

- Verli, Marenglen. “Vështrim për Raportet e Shqiptarëve me Fqinjët e tyre dhe me Evropën në Periudhën midis dy Luftërave Botërore”, Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 1999

- Vickers, Miranda. Shqiptarët, një histori moderne, Botimet “Bota Shqiptare”, Tiranë: 2008

- Vinaver, Vuk. “Anglia dhe pozita ndërkombëtare e Shqipërisë midis dy luftërave botërore”, Gjurmime albanologjike,nr. 1-2, Prishtinë: 1968

- Woodward, E.L. British Foreign Policy in the Second World War, London, 1962 - Xhafa, Bajram. Qëndresa e 7 Prillit 1939, vepër e Shtetit Kombëtar Shqiptar,

shtëpia botuese Camaj-Pipa, Shkodër 2007- Zelka, Luan. “Për Organin e Parë të Ballit Kombëtar “Lufta për Shlirimin

Kombëtar’ (nëntor 1942-gusht 1943)”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2004

Periodikë

290

Page 295: PARATHËNIE - UNIVERSITETI I TIRANES · Web viewHamit Kaba, Relacione shqiptaro-amerikane (1939-1943), Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 2009, f. 333 . Në këto rrethana mbretit

- “Tomori”, Tiranë, 1941, 1942, 1943- “Zëri i Popullit”, Tiranë, 1942, 1943- “Bashkimi”, Tiranë, 1945- “Liria” 1943- “Mundimi”, 1944- “Atdheu”, 1944- “Lirija e Shqipnis”, 1944

Burime interneti

- http://ibiblio.org/hyperwar/Dip/PaW/index.html- http://www.albanianhistory.net/- http://www.ibiblio.org/hyperwar/USMC/USMC-OSS/USMC-OSS-6.html

291