P R O C E S V E R B A L...P r i z r e n P R O C E S V E R B A L Nga mbledhja e Komitetit për...

22
KUVENDI I KOMUNËS SË PRIZRENIT Komiteti për Politikë dhe Financa Nr. 001/060 97310 Më: 16 korrik 2019 P r i z r e n P R O C E S V E R B A L Nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 16 korrik 2019, në sallën e mbledhjeve të KPF-ca, në Shtëpinë e Bardhë, me fillim në ora 14:11 min. Pjesëmarrës ishin: Artan Abrashi, kryesues i KPF-ca, Dafina Bllaca, Getoar Besimi, Vjollca Kabashi, Lirija Bytyqi, Dafina Alishani dhe Sencar Karamuço, të gjithë anëtarë të Komitetit për Politikë dhe Financa. Pjesëmarrës tjerë ishin: Memnuna Ajdini, Nënkryetare për Komunitete e Komunës së Prizrenit, Gani Gërmizaj- drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe shkencës, Ymer Berisha nga Zyra për Komunikim dhe Informim, Islam Osmankaj, përfaqësues nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa, Premisa Arapi, Kryesuese e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit, përfaqësuesi i OSBE-së, përfaqësuesi i Ec Ma Ndryshe”, përfaqësuesi i Kallxo.com si dhe përfaqësuesit e mediave. Mungoi: Simir Krasniqi. Mbledhja filloi në ora: 14:11. Mbledhjen e hapi dhe kryesoi, kryesuesi i KPF-ca, z. Artan Abrashi, duke i dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve dhe duke i uruar punë të mbarë anëtares së re të KPF-ca, znj. Vjollca Kabashi. Pika e parë: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Kryesuesi, i pyeti anëtarët e KPF-së, nëse ka dikush për të shtuar diçka rreth procesverbalit nga mbledhja e kaluar, nëse nuk ka atëherë po e hedhim në votim, pas votimit, Komiteti për Politikë dhe Financa, unanimisht miratoi procesverbalin nga mbledhja e kaluar. Kalojmë tek shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës. Pika e dytë Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës Artan Abrashi; për këtë mbledhje ashtu siç i keni marrë materialet me kohë, me ç’rast kryesuesi para anëtarëve i lexoi pikat e rendit të ditës së propozuar. Poashtu pyeti se a ka dikush diqka të shtoj për pikat e rendit të ditës. Lirija Bytyqi: përshëndetje për të gjithë. Në rend dite është paraparë formimi i Komisionit për KF “LIRIA”, formimi i këtij Komisioni është jo ligjor. Sidomos ky komision që është me tendenca për ndryshimin dhe monitorimin e mjeteve në KF “LIRIA”. Na siq e dimë p.sh. Komisioni nuk ka baza ligjore, është jashtë ligjore. Për kontrollimin e mjeteve dhe miratimin e mjeteve janë kryetari dhe Komuna e Prizrenit, ata që duhet me u marrë me këtë qështje. Siq e dimë para 1 jave kryetari e ka bërë auditimin në KF “LIRIA”, me Bashkimin dhe me

Transcript of P R O C E S V E R B A L...P r i z r e n P R O C E S V E R B A L Nga mbledhja e Komitetit për...

KUVENDI I KOMUNËS SË PRIZRENIT

Komiteti për Politikë dhe Financa

Nr. 001/060 – 97310

Më: 16 korrik 2019

P r i z r e n

P R O C E S V E R B A L

Nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 16 korrik 2019, në sallën e

mbledhjeve të KPF-ca, në “Shtëpinë e Bardhë”, me fillim në ora 14:11 min.

Pjesëmarrës ishin: Artan Abrashi, kryesues i KPF-ca, Dafina Bllaca, Getoar Besimi,

Vjollca Kabashi, Lirija Bytyqi, Dafina Alishani dhe Sencar Karamuço, të gjithë anëtarë të

Komitetit për Politikë dhe Financa.

Pjesëmarrës tjerë ishin: Memnuna Ajdini, Nënkryetare për Komunitete e Komunës së

Prizrenit, Gani Gërmizaj- drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe shkencës, Ymer Berisha nga

Zyra për Komunikim dhe Informim, Islam Osmankaj, përfaqësues nga Drejtoria për

Ekonomi dhe Financa, Premisa Arapi, Kryesuese e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e

anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit,

përfaqësuesi i OSBE-së, përfaqësuesi i “Ec Ma Ndryshe”, përfaqësuesi i Kallxo.com si dhe

përfaqësuesit e mediave.

Mungoi: Simir Krasniqi.

Mbledhja filloi në ora: 14:11.

Mbledhjen e hapi dhe kryesoi, kryesuesi i KPF-ca, z. Artan Abrashi, duke i dëshiruar

mirëseardhje të pranishmëve dhe duke i uruar punë të mbarë anëtares së re të KPF-ca, znj.

Vjollca Kabashi.

Pika e parë:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

Kryesuesi, i pyeti anëtarët e KPF-së, nëse ka dikush për të shtuar diçka rreth procesverbalit

nga mbledhja e kaluar, nëse nuk ka atëherë po e hedhim në votim, pas votimit, Komiteti për

Politikë dhe Financa, unanimisht miratoi procesverbalin nga mbledhja e kaluar. Kalojmë tek

shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës.

Pika e dytë

Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës

Artan Abrashi; për këtë mbledhje ashtu siç i keni marrë materialet me kohë, me ç’rast

kryesuesi para anëtarëve i lexoi pikat e rendit të ditës së propozuar. Poashtu pyeti se a ka

dikush diqka të shtoj për pikat e rendit të ditës.

Lirija Bytyqi: përshëndetje për të gjithë. Në rend dite është paraparë formimi i Komisionit

për KF “LIRIA”, formimi i këtij Komisioni është jo ligjor. Sidomos ky komision që është me

tendenca për ndryshimin dhe monitorimin e mjeteve në KF “LIRIA”. Na siq e dimë p.sh.

Komisioni nuk ka baza ligjore, është jashtë ligjore. Për kontrollimin e mjeteve dhe miratimin

e mjeteve janë kryetari dhe Komuna e Prizrenit, ata që duhet me u marrë me këtë qështje.

Siq e dimë para 1 jave kryetari e ka bërë auditimin në KF “LIRIA”, me Bashkimin dhe me

Teatrin, kështu që edhe KF ”LIRIA”, është OJQ dhe nuk ka të drejtë kurrfarë Komisioni me e

mbikqyrë, p.sh të ardhurat ose me i monitoru mjetet që vijnë në KF ”LIRIA” dhe ne si

Nisma Socialdemokrate, nuk i miratojmë dhe nuk i përkrahim këto tendenca që janë jashtë

ligjore dhe që janë qesharake. Kështu që unë kisha propozuar që kjo pikë të largohet nga rendi

i ditës. Ka ardhur edhe një shkresë nga Federata tek kryetari, kështu që mos të bëjmë gjëra të

pahijshme dhe jo ligjore që me pasur probleme dhe komuna edhe krejt.

Artan Abrashi: faleminderit e nderuar. Do të thotë kërkesa ishte që të tërhiqet pika e pestë,

formimi i Komisionit mbikëqyrës për KF ”LIRIA”. Poashtu, desha të theksoj që në takimin të

cilin e kemi mbajtur me shefat e grupeve parlamentare të kuvendit, kemi pasur dy takime.

Në takimin e parë është dhënë ky propozim, kurse në takimin e dytë është arritur një

kompromis që të hiqet kjo pikë e rendit të ditës për Lirinë, dhe si pikë sëvendësuese të jetë

propozim-vendimi për formimin e Komisionit për monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve

përfituese të kodit buxhetor “Politikat Zhvillimore”. Pra nuk bëhet fjalë vetëm për një subjekt,

por për të gjitha subjektet që përfitojnë nga kategoria e subvencioneve. Më konkretisht e

diskutojmë edhe gjatë rendit të ditës se për qka është fjala. Pra për KF “LIRIA”, hiqet dhe

vendoset për subjektet përfituese të kategorisë së subvencioneve “Politikat Zhvillimore”. A ka

dikush diqka të propozoj apo të shtoj për rend dite? Po urdhëro.

Getoar Besimi: përshëndetje për të gjithë. Kam një propozim për me e shtuar një pikë të

rendit të ditës. Ju e dini që me e regjistruar automjetin duhet me e paguar një taksë komunale

në shumën prej 10 (dhjetë) euro. Është kompetencë e këtij kuvendi që me pasur të drejtë me e

heqë këtë taksë dhe propozoj që të vendoset si pikë e rendit të ditës, Shqyrtimi i mundësisë të

heqjes së taksës për regjistrimin e automjeteve.

Artan Abrashi: faleminderit zt. Getoar. Janë edhe disa pika të rendit të ditës të cilat janë

kërkuar me i shtuar dhe me i trajtuar këtu si Komitet. Një pikë ka ardhur nga Drejtoria e

Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinorë, që ka të bëjë me një kërkesë që ka qenë si kërkesë

edhe mbjedhjen e kalume. Fjala është për ndryshimin e destinimit të tokës nga toka bujqësore

në tokë ndërtimore. Ne e patëm lënë në kuvend që kërkesat e tila të operatorëve dhe

qytatarëve të Komunës së Prizrenit, do t’i trajtojmë sidomos kur kërkesa deponohet ligjërisht

edhe kërkohet që kuvendi ta japë fjalën e vetë lidhur me këto nevoja të qytetarëve, të

shpërndahet materiali për këtë propozim. Pra është propozim-vendimi për lejimin e ndërrimit

të destinimit të tokës bujqësore. E para dhe e dyta, ju Drejtoria e Financave, a e patët edhe ju

një kërkesë?

Islam Osmankaj: na e kemi pë Regulloren për taksa, tarifa dhe ngarkesa. Kjo Rregullore ka

kaluar nga kuvendi, ne e kemi dërguar në MAPL, ku MAPL-ja, na ka dhënë dy rekomandime

me u futë në preambulë Ligji për Ndërtim dhe Udhëzimi Administrativ dhe nga neni 26 të

hiqen paragrafët 6 dhe 7, pasi që sipas tyre janë në kundërshtim me ligjin mbi ndërtimin. Pra

na mbetet të shtojmë ligjin për ndërtim dhe Udhëzimin Administrativ në preambulë dhe nga

neni 26 t’i heqim paragrafin 6 dhe 7.

Artan Abrashi: vetëm një qartësim. Fjala është vetëm për me i heq disa nene të Rregullores

të cilët nuk janë kompetencë e komunës. Ministria ka thënë që mundeni edhe mos me i heq

vetëm me një pikë me thënë që nuk zbatohen, por ne e kemi ndjekur rrugën ligjore që kuvendi

e miraton Rregulloren dhe kuvendi vendosë. Pra është vetëm qështje procedurale të cilën

kërkohet me e votuar në kuvend.

Artan Abrashi: lexoi pikat e rendit të ditës dhe së bashku me propozimet e pikave të tjera e

hedhi në votim këtë propozim për rend dite.

Pas votimit KPF-ca, për mbledhjen e sotme unanimisht këtë:

R E N D D I T E

1. Shqyrtimi dhe miratimi, i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit në Komunën e Prizrenit;

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Komunale për Transparencë;

5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për formimin e Komisionit për monitorimin

dhe mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të Kodit buxhetor “Politikat Zhvillimore”;

6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për emërimin e anëtarëve të Këshillit për

Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike Të Prizrenit;

7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për ndarjen e çmimit-dekoratës

“Remzi Ademaj”, për dëshmorët e Komunës së Prizrenit;

8. Informatë për përfundimin e vitit shkollor;

9. Diskutim mbi mundësinë e heqjes së taksës komunale prej 10 (dhjetë) euro, për

regjistrimin e automjeteve.

10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për lejimin e ndërrimit të destinimit të

Tokës bujqësore;

11. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për plotësim-ndryshimin e Rregullores

01/2019 të Kuvendit të Komunës, për taksa, tarifa dhe ngarkesa dhe gjoba nga shërbimet

dhe veprimtaritë komunale nr. 001/011-46063 të datës 28 mars 2019;

Pika e tretë:

Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit në Komunën e Prizrenit;

Artan Abrashi: a kemi këtu zyrtar që do të bëjë prezantimin e kësaj? Në materialet të cilat i keni

marrë me kohë, Komuna e Prizrenit, ma konkretisht Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim

Ekonomik, ka pregaditur një strategji e cila në vetëvehte e parasheh projtektet të cilat kanë për

qëllim që ta forcojnë sektorin mjaftë të ndjeshëm dhe mjaft fitim-prurës të Komunës së Prizrenit,

e cila ka të bëjë ekskluzivisht me zhvillimin e turizmit dhe besoj që në një mbledhje të

ardhëshme kjo do të inkorporohet edhe në strategjinë e cila do të ngërthen edhe sektorë tjerë të

ekonomisë dhe mund të quhet në përgjithësi edhe si strategjia për zhvillim ekomonik të

Komunës së Prizrenit. Besoj që e keni marrë materialin me kohë, është një material voluminoz,

si KPF-ca, ne mund ta shqyrtojmë këtë strategji, unë e lexova besoj që hartimi ka qenë në nivel

dhe qdo gjë që konsiderohet e rëndësishme për këtë sektorë po mendoj që është përfshirë.

Po e hapi diskutimin për këtë Draft-strategji, a ka dikush diqka të shtoj rreth kësaj pike?

Getorar Besimi: Kryesues, për të gjitha pikat e rendit të ditës i kemi përfaqësuesit por për

Draft-strategjinë nuk e kemi përfaqësuesin e Drejtorisë së Turizmit, gje që paraqet jo seriozitet

që asnjë përfaqësues i drejtorisë që nuk janë prezent. Në radhë të parë është një mos respekt i

Kryesuesit të Kuvendit, pasi që Kryesuesi i Kuvendit dhe kuvendi është organi ma i lartë në

nivelin lokal. Mendoj zt. Kryesues që nuk duhet me toleruar që kjo drejtori me e shpërfillë

KPF-ca, i cili Komitet është pjesë e kuvendit, na kishim pasur ndoshta edhe pyetje që na u kishin

dashtë sqarime për Dreft-strategjinë. Këtë e pata si koment, ndërsa mendimet tjera rreth

strategjisë do t’i paraqesim në asamble. Ju faleminderit.

Artan Abrashi: faleminderit Getoar, besoj që në këtë pikë po pajtohemi për shkak se nëse

iniciuesit e kërkesës nuk janë këtu me e prezantuar realisht edhe Komiteti nuk ka arsye për me i

trajtuar këto.

Getoar Besimi: kryesues unë po mendoj që më mirë është për me ja hequr prej rendit të ditës.

Artan Abrashi: meqnëse po flasim Getoar, për një dokument me rëndësi ekonomike për

Komunën e Prizrenit dhe mendoj që është ma i rëndësishëm se pjesmarja e dikujt që e prezanton.

unë, kisha propozuar me e trajtu këtë në kuvend dhe ti marrim shpjegimet aty në kuvend dhe

nëse edhe aty nuk do të kemi përgjigjie, ka mbledhje tjera ku kjo stratregji mund të diskutohet.

Në parim jam dakort me këtë që po e thua, por po mendoj që ma e rëndësishme strategjia sesa

mospjesëmarrja e dikujt që e prezanton. A ka dikush tjetër të shtoj diqka rreth strategjisë?

Nëse jo atëherë po ju rekomandoj që ta dërgojmë në kuvend, duke ja bashkuar edhe këto vërejtjet

që sapo i thamë. Pas votimin KPF-ca, unanimisht ja dërgon kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

Po kalojmë tek pika tjetër e rendit të ditës.

Pika e katërt:

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Komunale për Transparencë;

Artan Abrashi: për këtë pikë e kemi prezent zyrtarin për informim të Komunës së Prizrenit, i

cili do të na bëjë një prezantim të shkurtër të kësaj Rregulloreje. Zt. Berisha fjala është për juve.

Ymer Berisha: faleminderit kryesues, përshëndetje për të gjithë. Për shkak të ndryshimeve me

Udhëzim Administrativ, nga Departamenti për Transparencë i Ministrisë, është dashur ti qasemi

ndryshimeve. Kjo Rregullore, në aspektin ligjor është e plotësuar për arsye se i kemi katër

dokumente që janë ndryshuar në nivel të republikës dhe se të gjitha komunat i nënshkrohen

kërkesave të ligjit. Jemi komuna e parë që sipas kërkesës së ligjit duhet të ndryshohen dhe

hartohet Rregullorja për Transparencë nëse do të miratohet. Dokumentin besoj që keni pasur

kohë mjaftë me lexu dhe analizuar, i ruan të drejtat edhe ligjore, politike, administrative,

humanitare dhe të drejtat e qytetarëve për tu informuar mbi aktivitetet që i mbanë në tërësinë e

vetë kuvendi dhe komuna si njësi qeverisëse dhe organizative. Edhe OJQ-të, edhe mediat kanë të

drejtën e tyre për pjesëmarrjen në vendimmarrjen që bëhet në komunë. Madje dokumenti flet

edhe për disa praktika të mira se si mundet qytetari të japë kontribut në vendimmarrje në

Komunën e Prizrenit. Flitet për hartat zonale, politikat e arsimit dhe të sektorëve të tjerë. Po them

në rrafshin njerëzor dhe profesional është ok, në aspektin ligjor i kemi rregulluar ato të drejta dhe

procedura është ndjekur me kujdes pak ma të shtuar sesa herave tjera për arsye sepse OSBE-ja, e

ka marrë nën patronatin e vetë me i bë dëgjimet publike dhe propozimet. Gjatë kësaj kohe kur

unë e kam plasuar këtë propozim-rregullore kemi pasur dy punëtori: një në “Sharr”, ku kanë

marrë pjesë edhe ekspert ndërkombëtarë edhe vendorë. Ajo ka qenë ndikimi im meqenëse unë

kam edhe një pozitë në Asociacionin e Komunave të Kosovës, në sektorin e politikave publike

dhe informimit. Unë mendoj që edhe OJQ-të, janë brenda me kërkesat e veta, media dhe ju

kuvendarët. Gjatë kësaj kohe keni pranuar nga zyra ime dy e-maila me një postulate të caktuar

për propozime. Unë besoj që kjo rregullore mund të them në mënyrë ambicioze më i miri në

Kosovë.

Artan Abrashi: faleminderit zt. Berisha. Atëherë po e hap diskutimin për këtë pikë kush e don

fjalën: mirë nëse nuk ka dikush diqka të shtoj, po i lëmë që diskutimet më të detajume i bëjmë në

kuvend. Atëherë po e hedhim në votim. pas votimit KPF-ca, unanimisht ja rekomandon kuvendit

për votim dhe miratim. Tani kalojmë tek pika e pestë e cila është ndryshuar në vend të

Komisionit që u tha më herët për KF “LIRIA”, është heqë si pikë dhe në vend të saj vjen:

Pika e pestë: Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për formimin e Komisionit për monitorimin

dhe mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të Kodit buxhetor “Politikat Zhvillimore”;

Artan Abrashi: në pika të shkurtëra po dua t’i informoj anëtarët e Komitetit pak në lidhje me

një kronologji para se ta hap diskutimin se si ka rrjedhur kjo qështje. E dini që në kuvend e kemi

pasur një mbledhje të jashtëzakonshme që është thirrur nga një grup i anëtarëve të kuvendit në

lidhje me KF “LIRIA”, në atë mbledhje poashtu pas diskutimeve është bërë një takim konsultativ

i shefave të grupeve në të cilin janë pajtuar të gjithë që këtë qështje ta diskutojnë apo shqyrtojnë

shefat e grupeve në kuvend apo kuvendarëve dhe Kryetarit të Komunës. Pas atij diskutimi nëse

nuk gaboj ka qenë me datën 9 korrik, ku është arritur deri tek një pajtueshmëri që të bëhet një

Komision, për mbikëqyrjen e KF “LIRIA”. Në shumë konsultime që i kemi pasur pasi u

shpërndanë këto materiale edhe me zyrtarët e klubit dhe zyrtarët ligjor kemi arritur në përfundim

që kjo formë ndoshta nuk do të ishte mirë që të vazhdohet si Komision në këtë formë, për shkak

se ka paqartësi në lidhje me vetë statusin juridik të klubit Liria. Në statusin juridik të këtij klubi

në nenin 3 par. 2, thuhet në një anë që KF “Liria” është OJQ, jo profitabile, jo poltike, jo

qeveritare dhe garon sipas rregullave të fer-play. Edhe FFK-ja, ka dalur me një deklaratë të cilën

besoj e keni parë se është thirrur në këtë nen, por në anën tjetër në paragrafin 8 të këtij neni

thuhet krejt diqka tjetër. Aty thuhet që KF “Liria”, është klub publik i Komunës së Prizrenit, e

cila regjistrohet si OJQ. Pra në këtë rast kemi të bëjmë me një situatë kundërthënëse brenda

nenit, ne një vend thuhet që është e pavarur e më poshtë thuhet se është aset i Komunës së

Prizrenit. Meqenëse rasti është i paqartë juridikisht dhe se kjo qështje don trajtim.

Me dakordimin dhe propozimin e shefave të grupeve te gjitha subjekteve politike e kemi hequr

këtë pikë dhe në vend të saj jemi përqendruar në një Komision i cili ka të bëjë me kompetencat e

kuvendit. Pra në këtë rast përfshirja e subjekteve përfituese të kodit buxhetor “Politikat

Zhvillimore”. Komuna e Prizrenit dhe Kuvendit Komunal, ka të drejtë që të kërkoj llogari,

mbikqyrje financiare nga të gjitha subjektet juridike të cilat përfitojnë nga mjetet publike të

Komunës së Prizrenit. Pra kjo është me ligj kështu, as Gjykata e Strasburgut nuk mundet me na

ndalë lëre ma diqka tjetër. Mendoj që instalimi i llogaridhënies është tashmë një kulturë dhe

domosdoshmëri dhe duhet të bëhet kjo. Kurse për subjektet publike, këtu përfshihet Bashkimi,

Teatri, klubi Liria, e ndoshta edhe klube të tjera që pritet me përfituar. Ato që kanë status juridik

publik, komuna përveq këtij komisioni do të bëher rekomandimi se si të vazhdohet më tutje.

Ky Komision thjesht do të rekomandoj dhe do të monitoroj, nuk do të ketë kompetenca

ekzekutive në asnjë prej tyre, pra fjala në këtë rast është vetëm për ato që janë të natyrës publike.

Nëse ndonjë operator ka status privat, ligji neve rreptësishtë na ndalon dhe sigurisht nuk vlen ky

komision për ato. D.m.th. të jemi të qartë, është vetëm për asetet e komunës. Kjo ishte si

informim, po e hapi diskutimin për ato që kanë paqartësi, besoj që e keni edhe propozim-

vendimin. A ka dikush diqka të shtoj?

Lirija Bytyqi: mirë do me thënë kjo qenka vetëm për paranë publike.

Ymer Berisha: kryesues nëse mundem me sqaruar diqka. Nëse është e qëndrueshme kjo pa

hezitim, komuna kur është në gjendje të mbështes diqka ka potencial mundet me e financu, dhe

nuk mundet me ndërhy në financat e tyre.

Artan Abrashi: jo nuk është ashtu. Statuti i KF ”Lirisë”, me sa u informova unë është shkruar

bashkarisht me Komunën e Prizrenit, zyrtarët ligjor të saj, prandaj Komisioni duhet me e marrë

pikë së pari me kërkuar sqarim se a është klub privat apo është klub publik. Nuk e kam fjalën

vetëm për Lirinë por për të gjitha subjektet. Bashkimi a është klub privat apo publik, teatri është

veprimtari tjetër por sidoqoftë edhe ajo i nënshtrohet kontrollit. Pra ne duhet ti dimë ku i kemi

asetet publike nëse kemi diqka të tillë, nëse jo asgjë askujt vazhdojmë. Tema mbetet pastaj se

qka duhet të bëjmë ne me këto subvencione, kjo krejt tjetër qështje është por thjesht kërkon

sqarim që mos me marrë ndonjë vendim i cili bjen në kundërshtim me ligjin. Dikush tjetër?

Getoar Besimi: pa marrë parasyshë kush e ka hartuar këtë statut, në cilën periudhë kohore, cilën

qeverisje është ba ky statut, është ba jo profesional ku me një vend me e shkruar është OJQ, e me

një vend tjetër është klub i komunës. Për këtë duhet dikush me shku në përgjegjësi sepse ne si

Komunë, i besojmë që me një kësi dokument kana ba kësi shkelje dikush duhet me dhënë llogari.

Goxha do të hyra dhe mjete ju kanë lëshuar Lirisë edhe dikush duhet me shku në përgjegjësi

sepse i paskan lëshuar në mënyrë të paligjshme, se kemi ditur as kujt ja kemi dhë dhe e kujt

është. Kështu që mendoj që kjo punë don analizë pak ma të thellë dhe si institucion kur të hasim

në këso paqartësi të dokumentacioneve nuk duhet me lënë me kalu në këtë formë duhet me

dhenë dikush përgjegjësi. Jeni thirrë që keni me i denoncue, keni me ba investigim, keni me i

kqyrë parregullsitë që kanë ndodhur edhe mandatin e kalum për gjithqka që ka ndodhë e

parregullt. Është marrë vendim me subvensionuar Lirinë me gjithë ato mjete dhe është jo

seriozitet mos me e shiku aspektin ligjor para se me ja qu kuvendit sepse na s’jemi jurista, na

s’jemi eksperta, ne votojmë për ose kundër por kjo është lajthitje. Kështu që merreni dhe

analizojeni këto dhe dikan duhet me e qu në përgjegjësi.

Artan Abrashi: Faleminderit Getoar. Kështu vetëm një sqarim shtesë, duhet ta keni parasyshë

një gjë, po flasim për statusin juridik të klubit, pavarësisht një operator, subjekt që përfiton prej

subvencioneve të komunës, a është privat apo publik komuna ka të drejtë me e mbështetë, ta

kemi të qartë këtu s’ka asgjë të kundërligjshme. Subvensioni nënkupton mbështetjen financiare e

cila ka ardhur si rezultat i një vendimi. Ne po dojmë me e qartësuar a kemi kompetenca

monitoruese në klubet që kanë status juridik publik, pra për neve është e paqartë se a është aset i

komunës apo është privat, në të dyja rastet vendimi për subvencionim nuk është i

kundërligjshëm, për arsye se këtu kam një vendim të vitit 2013, të Kuvendit Komunal të

Prizrenit. Në atë kohë ka qenë e njëjta situatë ku KF “Liria” pat rënë prej lige dhe me qëllim që

mos të shkon në shuarje klubi, sikurse ka ndodhur me disa klube, Kuvendi i Prizenit, ka marrë

vendim që me e marrë nën menaxhim klubin “Liria”. Në vitin 2014 është bërë plotësim-

ndryshim i këtij vendimi, ku nga Kuvendi i Komunës në atë kohë menaxhimi i është bartë

ekzekutivit apo Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport. Pra gjithqka është në rregull deri në këtë

pikë. Ne qka po kërkojmë është vetëm rreth statusit juridik që me ditë se a është publik apo është

privat sepse ka dy prezantime për të cilat sigurisht do t’i sqaroj Komisioni. Nuk është vetëm

Liria janë edhe tjerat dhe po mendoj që ne si komunë duhet me e ditë se qka kemi asete publike e

qka janë private që ta kemi të qartë pastaj në vendimet e ardhëshme që i marrim.

Getoar Besimi: veq pak se s’mundesh me e subvencionu një roganizatë qfarëdo qoftë kur se din

qfare organizate eshte, a është publike, a është private. Mundet me u sponzoriu një OJQ, që s’ka

të bëjë me komunën, por mundet me u sponzorizu edhe një klub i komunës. Por nuk mundet me

u sponzorizu një klub që nuk dihet i kujna është, në këtë rast s’po dihet i kujna është, mundet me

qenë publiko- privat, apo vetëm njëra këtu ka paqartësi i kërkujt hiq s’është.

Dafina Alishani: ka pasur paqartësi edhe ma herët, kur është bë kodi buxhetor për “Politikat

Zhvillimore”, pse s’është bërë pluhur atëherë por tash. Edhe unë jam për me e sqaruar këtë punë,

jemi tuj fol për një kod buxhetor e cila është prej buxhetit të komunës edhe na kemi të drejtë me

e monitoruar sepse ky është buxhet i komunës. Është bë një makijazh me politikat zhvillimore,

por nuk e di a po i shërben politikave zhvillimore apo kujt i ka shërbyer. Mu për këtë arsye duhet

me pasur monitorim, sepse me vite s’ka pasur monitorim dhe nuk e dimë se ku kanë shkuar këto

pare. A është klub privat apo publik edhe atë duhemi me e ditë, por unë po dua ta di ku ishit ju qe

sa vite ka qenë ky kod buxhetor, pse nuk i keni pasur të njëjtat pyetje si qetash edhe pse veq

pritni prej pozitës me ngritë qështje nëpër gjykata. Ju e keni të drejtën mi thirr sepse në emër të

juajin i kanë bërë këto sene, pra edhe ju e keni të drejtën me i padit njerzit e pa përgjegjshëm,

fundja në emër të juajin, në emër të partisë tuaj ndoshta e kanë shty këtë kod buxhetor.

Kështu që duhet me u bë bashkë sepse këto para janë publike, janë të Komunës së Prizrenit, nuk

ka këtu dallim partiak.

Getoar Besimi: e qartë, po të them edhe diqka! Partinë nuk deshta me e përshi, për shkak të

qesaj pune na e kemi paguar faturën dhe fatura është humbja e zgjedhjeve dhe nuk don me thënë

që pse ka ba një subjekt me e ba edhe ju, sepse ju jeni thirre në ndryshim, e kështu që mos u bazo

se ku janë kanë pyetjet më herët ose pse s’janë ba. Unë veq thash vyn me u sqaru kjo punë a

është publike apo private edhe ndoshta duhet me e kqyr se kush e ka shkrujt qatë edhe me shku

në përgjegjësi përtej aspektit politik thash, se në qoftëse e kthejmë në aspektin politik, subjekti

ku bëj pjesë unë e ka paguar faturën. Kështu që s’ke nevojë me na bë thirrje me shku na në

gjykatë sepse ju jeni thirre që keni me ardhë dhe keni me ndryshu këtë gjendje.

Artan Abrashi: Getoar, veq ju kisha lutur një gjë, mos të dalim prej temës dhe nga një temë për

Komisionin po përfundojmë me analizë të zgjedhjeve. Të gjitha këto qështje po mendoj se jemi

krejt këtu të pajtimit, i trajton ky Komision. Pra Komisioni përbëhet edhe nga përfaqësuesit e

subjekteve politike edhe këto qështje le ti trajton Komisioni, kuvendi pafundësisht nuk mundet

me u marrë me këtë punë në mbledhjet e saj. Do të thot Komisioni ndër-partiak, le të ketë një

përfaqësues të Kryetarit të Komunës, le ta shqyrtojnë dhe analizojnë këto qështje, pastaj ne si

kuvend sigurisht se na do ta japim fjalën. Pra të gjithë jemi të pajtimit se kjo qështje don sqarim

fillimin e mandej në të ardhmen e kemi të qartë se si do të vazhdojmë në lidhje me këtë që e tha

edhe Getoari për mbështetjen financiare. A ka dikush tjetër me shtu diqka? Pasi s’ka e hedhi në

votim propozimin për themelimin e këtij Komisioni. Pas votimit KPF-ca, me 6 vota për, asnjë

kundër dhe 2 abstenime, miratohet rekomandimi që të themelohet ky Komision. Vazhdojmë me

pikën e radhës.

Pika e gjashtë:

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për emërimin e anëtarëve të Këshillit për

Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike Të Prizrenit;

Artan Abrashi: besoj që edhe këtë pikë e keni marrë me kohë si material. E dini që Kuvendi i

Komunës së Prizrenit, mbi bazën e Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, pas skadimit të

mandatit të atij të vjetrit është dashur që të merr vendim për shpalljen e ftesës publike që sipas

ligjit të themelohet Këshilli i ri për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit.

Mbi bazën e atij ligji, Kuvendi i Komunës së Prizrenit, ka caktuar një Komision të përbërë nga

anëtarët e kuvendit nga pozita dhe opozita si dhe OJQ-të, i cili është marrë me intervistimin e

këtyre anëtarëve dhe pasi ky proces ka përfunduar, që mbi bazën e monitoruesve ka qenë proces

tepër mirë i realizuar, ka ardhur më në fund edhe propozim-vendimi për emërimin e anëtarëve të

Këshillit për Trashëgimi Kulturore. Tashmë ne jemi edhe në afat ligjor ku duhet tashmë me e

themeluar këtë Këshill, për shkak se kërkesat që kanë të bëjnë me zhvillimet në qendrën historike

të Prizrenit, janë të shumta dhe se tashmë e kemi obligim ligjor që ne ta trajtojmë dhe ta marrim

një vendim për këtë punë. Këtu e kemi prezent edhe Kryetaren e Komisionit e cila mund të na

jepë edhe detajisht një sqarim se si ka shkuar në përgjithësi ky proces. Urdhëro Premisa.

Premisa Arapi: përshëndetje për të gjithë jam Premisa Arapi, Kryesuese e Komisionit për

përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Qendrës Historike të

Prizrenit. Fillimisht dua të falënderoj anëtarët tjerë të Komisionit si dhe përfaqësuesit e

OSBE-së, të cilët kanë qenë të përkushtuar nga fillimi i procesit deri në fund.

Komisioni, mbledhjen e parë e ka mbajtur me datën 8 prill, ku jemi njoftuar dhe analizuar Ligjin

për Qendrën Historike dhe Udhëzimin Administrativ përkatës. Pas analizimit për zhvillimin e

procedurave ne kemi mbajtur mbledhjen tjetër me 24 prill ku i kemi vendosur kriteret për

aplikim. Me datën 26 prill, pas publikimit të ftesës publike në të gjitha gjuhët zyrtare në

ueb-faqen e komunës dhe vendin e shpalljes në objektin e administratës së përgjithshme.

Pas ftesë publike ne kemi pasur 18 aplikime gjithsejt dhe me datën 14 maj e kemi pasur

mbledhjen e tretë në të cilën i kemi identifikuar anëtarët të cilët janë kompetent për të marrë

pjesë në testin me shkrim. 16 prej tyre kan qenë kompetent, ndera 14 prej tyre kanë marrë pjesë

në testin e mbajtur me 17 maj. Në testin me shkrim kan qenë 10 pyetje të cilat janë formuar nga

anëtarët e Komisionit, janë kontrolluar testet dhe janë njoftuar pjesëmarrësit menjhëherë brenda

ditës. Me datën 22 maj është mbajtur intervista me të gjithë aplikantët që e kanë kaluar testin dhe

është publikuar përsëri brenda ditës lista e ngushtë e fituesve si rekomandim kuptohet nëse do të

votohet në asamble. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu janë dërguar ftesa në Bashkësitë Fetare dhe

Zyrës për Komunitete dhe Kthim, dhe i kemi pranuar emrat e përfaqësuesve të tyre. Përbërja e

propozuar e anëtarëve është kjo: nga Shoqëria civile; Veron Tara, Artnet Haskuka dhe Caner

Tatar, nga Bashkësia Islame Dr. Orhan Bislimaj, nga Kisha Katolike Marin Përgjoka, nga Kisha

Ortodokse Serbe, Svetlana Hadžić dhe nga Zyra për Komunitete dhe Kthim, Idballka Rama.

Artan Abrashi: faleminderit Premisa. Tani po e hap diskutimin nëse ka ndokush ndonjë pyetje.

Getoar Besimi: prej PDK-së, kush u kan në Komision?

Premisa Arapi: ka qenë Rreze Hoxha.

Artan Abrashi: sa për sqarim janë dy anëtarë të kuvendit, një nga PDK, Rreze Hoxha dhe një

nga LVV, Ilir Gashi. Pastaj 3 (tre) nga organizatat jo-qeveritare, Sali Shoshi, nga SWB-ja,

Enes Toska, “Ec ma Ndryshe” dhe Premisa Arapi, nga Rrjeti i Organizatave të Kulturës.

A ka dikush tjetër të shtoj diqka? Nëse nuk ka atëherë po e hedhi në votim. pas votimit KPF-ca,

me 5 vota për 3 kundër dhe asnjë abstenim, miratohet Rekomandimi që ti dërgohet kuvendit për

votim. Tani kalojmë tek pika e shtatë.

Pika e shtatë:

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për ndarjen e çmimit-dekoratës

“Remzi Ademaj”, për dëshmorët e Komunës së Prizrenit;

Artan Abrashi: në pika të shkurtëra, kërkesa ka qenë nga Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve,

arsyesja pse po e fusim në këtë mbledhje është se me gjasë kuvendi nuk do të ketë mbledhje të

rregullt në gusht edhe me plan të punës nuk është paraparë. Me 15 gush fillon dita kushtuar

dëshmorit të kombit Remzi Ademaj, kurse me 15 shtator është dita e dëshmorëve të Komunës së

Prizrenitsi ditë zyrtare. Prandaj me qëllim të këtyre dy datave ne edhe me kërkesën e Shoqatës,

kemi marrë vendim që ti ndahet kjo dekoratë edhe dëshmorëve të tjerë, besoj që i keni marrë

materialet në e-mail. Këtu qdo gjë është e qartë besoj, mbetet vetëm të ja rekomandojmë

kuvendit për votim. po e hapi diskutimin nëse don dikush diqka me shtuar, nëse jo atëherë po e

hedhi në votim propozim-vendimin. Pas votimit KPF-ca, unanimisht ja rekomandon kuvendit për

votim. vazhdojmë me pikë e tetë.

Pika e tetë:

Informatë për përfundimin e vitit shkollor;

Artan Abrashi: është pikë e cila është paraparë me Planin e Punës së Kuvendit, për këtë pikë e

kemi të ftuar edhe Drejtorin e Arsimit nëse dikush eventualisht dëshiron të shtoj diqka apo mund

të kërkojmë që drejtori të bëjë një prezantim të shkurtër.

Sencar Karamuço: po e lëmë në kuvend ma mirë.

Getoar Besimi: pasi ka ardhë le të na bën pak një prezantim.

Artan Abrashi; atëherë drejtor në pika të shkurtëra një informatë të shkurtër për këtë proces, për

më detajisht e lëmë edhe në mbledhje të kuvendit diskutojmë sigurisht.

Gani Gërmizaj: informatën besoj që ja u kanë dërguar edhe nëpërmjet e-mail, besoj e kanë

marrë të gjithë. Mirëpo në pika të shkurtëra do të mundohem të jap informata. Në si DKA, gjatë

këtij viti kemi filluar me vlerësimin e protofolies së mësimdhënësve sipas kurikulës të cilën e

kanë ndjekur mbi 343 mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme kanë bërë trajnimin për

zbatimin e kurikulës. Në fillim të këtij muaji kemi planifikuar dhe janë ndjekur trajnimet për

mësimdhënësit 26 mësimdhënës prej 01.07 deri më 19.07 ju kanë nënshtruar këtij trajnimi dhe e

kanë përfunduar. Në qershor e kemi pasur testin e arritshmërisë, ku në 7 qendra, kanë marrë

pjesë 138 paralele, ku numri pjesëmarrës i nxënësve ka qenë 2576, ku rezultatin nëse e

përkthejmë në përqindje e kanë kaluar 55.96%. kemi pasur pastaj regjistrim të klasëve të dhjeta

për vitin 2019-2020, kemi pregaditur konkursin për këtë regjistrim, konkursi me nr. 1864/19, dt.

21.06. 2019. Kemi qenë në konsultim me me stafin e DKA-së, për me bë regjistrimin e nxënësve

në profilet arsimore. DKA-ja, ka nën menaxhim 5 shkolla të mesme, kanë aplikuar 1.776 nxënës,

ndërsa të regjistruar në afatin e qershorit i kemi 991 nxënës me kriteret e përcaktuara. Kemi

pastaj maturën shtetrore, në test të maturës kan hyrë mbi 2744 nxënës, të klasave të 12, në 17

qendra të testimit në 13 shkolla, me gjithsejt 107 administrues. Kemi caktuar komisione nga

Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Administrues nga shkolla për maturën shtetërore. Përqindja e

arritshmërisë në të gjitha shkollat ka qenë deri në 71.16%, nëse e shëndrrojmë në përqindje të

shkollave atëherë i bjen 53.34%. kjo është një përmbledhje e shkurtër sa i përket gjithë atyre

vlerësimeve të arritshmërisë të maturës shtetërore. Të dhënat për nxënësit për vitin 2018-2019,

në 53 shkollat fillore, të mesme të ulëta në Prizren mësimin e kanë vijuar 22.321 nxënës, numri i

paraleleve në këto shkolla ka qenë 1.121. të komunitetit shqiptar kanë qenë 19.134, boshnjak

1.829, turq 1.037, rom 315, ashkali 321, egjiptian 3 dhe goran 1. Në vitin shkollor 2018/2019,

në 5 shkollat e mesme të larta vijuan procesin mësimor 5.518 nxënës, numri i paraleleve

gjithsejt ka qenë 23, nxënës shqiptar kan qenë 3.358, boshnjak 443, turq 384, rom 48, ashkali 17.

Braktisje gjatë procesit mësimor për vitin 2018/2019, kemi pasur në shkollën fillore Ibrahim

Fehmiu, 4 nxënës, Lekë Dukagjini 1 nxënës dhe Pjetër Mazrreku 1 nxënës, pra gjisejt 6 nxënës e

kanë braktisur. Nxënës të riatdhesuar për vitin 2018/2019, i kemi 7 nxënës, të cilët janë të

sistemuar në procesin mësimor. Kemi apsur një vendim nga Ministria e Arsimit për

kompenzimin e orëve të humbura gjatë grevës. Me atë vendim janë njoftuar të gjitha shkollat

fillore dhe të mesme që ta zbatojnë këtë vendim të ministrisë. Gjithsejt 24 shkolla ju kanë

përgjigj këtij vendimi dhe e kanë mbajtur procesin mësimor. Kjo është në pika të shkurtëra nëse

ka dikush diqka të pa qartë, do të mundohem t’ju jap sqarime.

Artan Abrashi: faleminderit shumë drejtor, besoj që ma detajisht e diskutojmë edhe në kuvend.

A ka dikush të shtoj diqka rreth kësaj që u tha?

Dafina Bllaca: përshëndetje për të gjithë, ju e thatë që 24 shkolla ju kanë përmbajtur vendimit

për me i kompenzu orët e humbura gjatë grevës, sa shkolla tjera janë që nuk e kanë mbajtur

mësimin.

Gani Gërmizaj: gjithsejt janë 54 shkolla, pra 24 i janë përgjigjur, tjerat nuk ju kanë përgjigjur.

Dafina Bllaca: edhe në këto 24 shkolla që është mbajtur, janë të shkrume që janë mbajtur sepse

realisht nuk është mbajtur mësim, kan mbajtur 1 orë apo 2 dhe kanë shkuar nxënësit në shtëpi,

vetëm sa për të thënë por realisht mësimi nuk është mbajtur, nuk e di sa jeni të informuar ju.

Gani Gërmizaj: jemi plotësisht të informuar, ne nuk kemi mundur brenda javë me shku me i

parë të gjitha shkollat, 24 shkolla mirëpo aq sa kemi pasur mundësi kemi dalur në teren dhe në

ato shkolla po mbahet na realisht hasur dhe kemi parë që vërtetë po zhvillohet procesi mësimor.

Nëse konkretisht ti e din se ndonjë shkollë qe e kanë konfirmuar qe e kanë mbajtur procesin

mësimor dhe nuk qëndron atëherë urdhëro trego ku.

Dafina Bllaca: ka shkolla që nuk e kanë mbajtur procesin mësimor.

Artan Abrashi: faleminderit dikush tjetër? Dafina Alishani pastaj Xhavit Uka.

Dafina Alishani: faleminderit drejtor për raportin. Unë deshta të pyes a ka pasur ndonjë

indentifikim të numrit të nxënësve me aftësi të kufizuar, me sindrom down dhe me autizëm?

Gani Gërmizaj: personi i cili mirret me ato statistika në kohën kur e kam bërë raportin nuk ka

qenë zyrtari i arsimit, nuk kam marrë informata sa duhet, do ti marrë dhe besoj do të ju informoj

në kuvend.

Xhavit Uka: faleminderit drejtor. Deshta veq një pyetje sa i përket shkollës fillore

“Dy Dëshmorët”, në Piranë, edhe pse vjet është zgjedhë drejtori i shkollës i ka mbajtur orët e

gjuhës angleze, ka bërë kërkesë për hapje të konkursit edhe këtë vit nuk keni bërë hapje të

konkursit se di arsyeja pse?

Gani Gërmizaj: arsyeja qëndron kështu. Ne si drejtori e kemi parë që kërkesat janë të shumta të

mësimdhënësve të gjuhës angleze dhe gjuhës gjermane. Kemi shumë mësimdhënës të cilëve ju

ka zvogëluar norma dhe na mos me dal me konkurs kemi planifikuar që të bëjmë ri-sistemimin e

atyre të cilët nuk i kanë orët e nevojshme. Mirëpo besoj që në shtator do ta kenë mësimdhënësin

e gjuhës angleze.

Artan Abrashi: faleminderit drejtor. Nënkryetarja e komunës e ka fjalën.

Memnuna Ajdini: faleminderit, veq një pyetje e kam për Drejtorin e Arsimit, për shkollën në

Jaglenicë a është regjistruar kërkesa dhe cila është përgjigjia.

Gani Gërmizaj: po unë kam biseduar me drejtoreshën e shkollës dhe e kam shqyrtuar këtë rast.

Nxënësit të cilët e ndjekin gjuhën boshnjake është një numër tejet i vogël prej klasës 6-9, sepse

në paralelen prej1-5 egziston mundësia për shkak se mbahet mësim edhe me klasa të

kombinuara. Mirëpo prej klasës 6-9, është pak e pamundur, ne me kryetarin sot kemi pasur nje

takim dhe kemi diskutuar që të mund të kemi një mundësi që shkolla e Jaglenicës kanë mungesë

të nxënësve që të mund ti mbajnë aty edhe gjuhë boshnjake. Përndryshe nëse neve mbesim

vetëm me pak numër të nxënësve aty është e pamundur ti fusim një numër të konsiderushëm të

mësimdhënësve për me mujt me i mbajt edhe ato klasët prej 6-9.

Memnuna Ajdini: propozimi im është që nxënësit e Lubizhdës të kalojnë në Jaglenicë dhe ai

kuadri i Lubizhdës të kalon këtej të mban mësim.

Gani Gërmizaj: prap do ta shqyrtojmë si rast se cila është më e mira që nxënësit të shkojnë atje

apo mësimdhënësit të vijnë aty, do ta marrim një vendim.

Dafina Bllaca: shumë shkurt, këtë pyetje e kam parashtruar edhe ma herët por s’kam marrë

përgjigjie. Pasi që jeni edhe profesor i edukatës fizike besoj keni me u angazhuar për ndërtimin e

Sallave së Edukatës Fizike, është një qështje që e kam kërkuar prej fillimit të mabdatit, nuk e di

sa jeni të informuar. Janë shkolla në lagje të mëdha nuk është vetëm shkolla “Ibrahim Fehmiu”

apo edhe shkolla në lagjen “11 marsi”, e cila nuk posedon sallë të edukatës fizike. Ne kemi qenë

me shefen e kabinetit Krenaren, dhe kemi diskutuar pikërisht për këtë sallë dhe kemi parë që

është pak problematike hapsira për të ndërtuar sallë. Kanë dalur disa propozime dhe e kanë

propozuar një lokacion i cili është diku 400 metër larg shkolle, kështu që nuk është e

përshtatshme për nxënësit sepse është rrezikshmëri për nxënësit. E vetmja mundësi është që ta

bëjmë sallën e deukatës fizike në oborr të shkollës dhe ka mbetur edhe njëher të diskutojmë se

qysh po ja bëjmë, si qështje e kemi ngritur.

Dafina Bllaca: mendoj që kjo është diqka që duhet me u marrë pak ma shpejtë me procedura,

nuk lypet sallë për me dal në kampionat me lujt thjesht ju duhet një sallë e cila ka me i ofruar pak

a shumë kërkesat që i kanë nxënësit.

Gani Gërmizaj: nuk mund të bëjmë një sallë veq sa për të thënë por ajo sallë duhet të jetë e

qëndrueshme.

Artan Abrashi: faleminderit. Mirë atëherë nëse nuk ka dikush diqka të shtoj me tepër, kalojmë

në pikën e radhës.

Pika e nëntë

Diskutim mbi mundësinë e heqjes së taksës komunale prej 10 (dhjetë) euro, për

regjistrimin e automjeteve.

Artan Abrashi: anëtari i kuvendit kërkoj një pikë diskutimi për kët1% mbledhje, nga ato që

ndëgjuam prej zyrtarit të drejtorisë së financave se kjo qështje qenka rregulluar me U.A. por

megjithatë le të jetë kjo si rekomandim që i shkon drejtorisë prej Komitetit nëse pajtoheni se a

kemi të drejtë me i pyet zyrtarët ligjir të Ministrisë së Financave, me e shikuar këtë mundësi.

Përndryshe pa një analizë paraprake se sa janë të hyrat në kët1% kategori në buxhetin e

Komunës së Prizrenit, qfarë implikime do të ketë kjo është pak problematike me e qu në kuvend.

Prandaj le të jetë kjo një rekomandim që po e bëjmë, që të kërkohet inperpretim ligjor se ne a

kemi të drejtë me e rishikuar një gjë të tillë, nëse po atëherë në një mbledhje tjetër të KPF-ca,

vazhdojmë tutje krahas edhe me rekomandimin ose interpretimin që e kemi marrë nëse jeni

dakort. Mirë po vazhdojmë me pikën e radhës.

Pika e dhjetë

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për lejimin e ndërrimit të destinimit të Tokës

bujqësore;

Artan Abrashi: këtë e kemi pasur edhe në një mbledhje të KPF-ca, mirëpo për shkak të rendit të

ngarkuar të ditës e kemi lënë me e shqyrtuar në një mbledhje tjetër. Fjala është për një kërkesë të

një operatori ekonomik i cili e shfrytëzon një hapsirë ku mbi bazën e planeve rregullative figuron

si tokë bujqësore dhe se tashmë aty në atë zonë, veqse e keni materialin përpara, dhe se ka

shfrytëzuar të drejtën e tij ligjore që të kërkoj një vendim të komunës në lidhje me ndryshimin

eventual të destinimit të tokës. Ne kemi trajtuar raste të tilla edhe më herët, ka qenë rasti i

“Rizam Holding” nëse nuk gaboj, ku ka kërkuar ndërrimin e destinimit të tokë me qëllim që të

lejohet ndërtimi i konstrukteve që ta zhvilloj aktivitetin e tij ekonomik. Po besoj që kërkesa e tij

është në pajtim me ligjin, ne si kuvend duhet t’i japim përgjigjie qytetarëve të cilët kërkojnë,

përndryshe ka shumë operator që nuk e përfillin fare këtë procedurë, prandaj po me duket në

rregull që ta trajtojmë këtë qështje në kuvend dhe nëse jeni dakort ta diskutojmë edhe më

detajisht në mbledhjen e kuvendit. Po e hapi diskutimin nëse dikush ka eventualisht të shtoj

diqka lidhur me këtë propozim. Pasi s’ka atëherë po e hedhi në votim rekomandimin që kjo

qështje të diskutohet dhe votohet në kuvend. Pas votimit KPF-ca, me 7 vota për, asnjë kundër

dhe 1 abstenim miratohet rekomandimi për këtë pikë. Krejt në fund kemi:

Pika e njëmbëdhjetë

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për plotësim-ndryshimin e Rregullores

01/2019 të Kuvendit të Komunës, për taksa, tarifa dhe ngarkesa dhe gjoba nga shërbimet

dhe veprimtaritë komunale nr. 001/011-46063 të datës 28 mars 2019

Artan Abrashi: ne diskutuam pak në pika të shkurtëra në fillim, por se këtu e kemi zyrtarin

financiar nga drejtoria e financave. Islam a mundesh me na tregu në pika të shkrutëra në lidhje

me këtë.

Islam Osmankaj: rregullorja është miratuar në kuvend dhe është dërguar për shqyrtim të

ligjshmërisë në MAPL, dhe kemi marrë përgjigjien se kjo rregullore është në kundërshtim em

ligjin. Ne kemi kërkuar me na specifikuar dhe MAPL dhe MMPH, na kanë kthyer përgjigjie se

në preambulën e rregullores duhet të përfshihet ligji për ndërtim dhe se në nenin 26, paragrafin 6

dhe 7 duhet të fshihet apo të mos zbatohet. Pjesët e tjera të rregullores janë gjithqka në rregull.

Artan Abrashi: po pra pak a shumë kam qenë i njoftuar në lidhje me këtë koresponencë të

vazhdueshme me ministritë përkatëse për këtë rregullore. Janë vetëm detajet teknike të cilat

duhet të ndryshohen por se kom mëndu që është forma ma e mirë nëpërmjet vendimit të kuvendit

dhe jo siq ka rekomanduar Ministria thjesht mos i zbatoni sepse nuk mu duk serioze kjo punë.

Pra të hiqet ato nene-paragrave q1% parashihet si taksë e komunës sepse janë taksë e nivlet

qendror dhe se në preambulë të theksohet Ligji për Ndërtim. A ka dikush diqka të shtoj? Nëse

nuk ka atëherë po e hedhi në votim këtë pikë. Pas votimit KPF-ca, me 5 vota për, asnjë kundër

dhe 3 abstenim, i dërgohet kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

Atëherë të nderuar/a anëtarë ju falënderoj për kontributin dhe pjesëmarrjen, këto ishin pikat e

rendit të ditës për këtë mbledhje. Mirëupafshim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës të enjten.

Përfundoi në ora 14: 12 min

Kryesuesi i KPF-ca

Artan Abrashi

Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit

Republika Kosova- Kosova Cumhuriyeti Opština Prizren – Prizren Belediyesi

KUVENDI I KOMUNËS SË PRIZRENIT

Komiteti për Politikë dhe Financa Nr. 001/060 -97313

Më: 16 korrik 2019

P r i z r e n

Propozimi i Rendit të Ditës për mbledhjen e VI (gjashtë) të rregullt për vitin 2019, të

Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet më: 18 korrik 2019 (e enjte), me fillim

në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, sipas Rekomandimit të

Komitetit për Politikë dhe Financa, është ky:

R E N D D I T E

1. Shqyrtimi dhe miratimi, i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;

3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit në Komunën e

Prizrenit;

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Komunale për Transparencë;

6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për formimin e Komisionit për

monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të Kodit buxhetor “Politikat

Zhvillimore”;

7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për emërimin e anëtarëve të Këshillit

për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike Të Prizrenit;

8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për ndarjen e çmimit-dekoratës

“Remzi Ademaj”, për dëshmorët e Komunës së Prizrenit;

9. Informatë për përfundimin e vitit shkollor;

10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit, për lejimin e ndërrimit të destinimit të

Tokës bujqësore;

11. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-rregullores, për plotësim-ndryshimin e

Rregullores 01/2019 të Kuvendit të Komunës, për taksa, tarifa dhe ngarkesa dhe

gjoba nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale nr. 001/011-46063 të datës 28 mars

2019.

Kryesuesi i KPF-ca

Artan Abrashi

Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit

Republika Kosova- Kosova Cumhuriyeti Opština Prizren – Prizren Belediyesi

KUVENDI I KOMUNËS SË PRIZRENIT

Komiteti për Politikë dhe Financa Nr. 001/060 -97313

Më: 16 korrik 2019

P r i z r e n

Komiteti për Politikë dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 16 korrik 2019, shqyrtoj

propozimin të Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit në Komunën e Prizrenit.

Pas diskutimeve dhe propozimeve Komiteti për Politikë dhe Financa, unanimisht jep këtë:

R E K O M A N D I M

I rekomandohet Kuvendit, që ta shqyrtojë dhe miratojë propozimin e Strategjisë për

Zhvillimin e Turizmit në Komunën e Prizrenit.

Kryesuesi i KPF-ca

Artan Abrashi

Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit

Republika Kosova- Kosova Cumhuriyeti Opština Prizren – Prizren Belediyesi

KUVENDI I KOMUNËS SË PRIZRENIT

Komiteti për Politikë dhe Financa Nr. 001/060 -97313

Më: 16 korrik 2019

P r i z r e n

Komiteti për Politikë dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 16 korrik 2019, shqyrtoi,

propozim - Rregulloren Komunale për Transparencë.

Pas diskutimeve dhe propozimeve Komiteti për Politikë dhe Financa, unanimisht jep këtë:

R E K O M A N D I M

I rekomandohet Kuvendit të Komunës, që ta shqyrtojë dhe miratojë propozim - Rregulloren

Komunale për Transparencë.

Kryesuesi i KPF-ca

Artan Abrashi

Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit

Republika Kosova- Kosova Cumhuriyeti Opština Prizren – Prizren Belediyesi

KUVENDI I KOMUNËS SË PRIZRENIT

Komiteti për Politikë dhe Financa Nr. 001/060 -97313

Më: 16 korrik 2019

P r i z r e n

Komiteti për Politikë dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 16 korrik 2019, shqyrtoi

propozim-vendimin për formimin e Komisionit për monitorimin dhe mbikëqyrjen e

subjekteve përfituese të Kodit buxhetor “Politikat Zhvillimore”.

Pas diskutimeve dhe propozimeve Komiteti për Politikë dhe Financa, me 6 vota për, asnjë

kundër dhe 2 abstenim jep këtë:

R E K O M A N D I M

I rekomandohet Kuvendit të Komunës, që ta shqyrtoj dhe miratojë propozim-vendimin për

formimin e Komisionit për monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të Kodit

buxhetor “Politikat Zhvillimore”.

Kryesuesi i KPF-ca

Artan Abrashi

Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit

Republika Kosova- Kosova Cumhuriyeti Opština Prizren – Prizren Belediyesi

KUVENDI I KOMUNËS SË PRIZRENIT

Komiteti për Politikë dhe Financa Nr. 001/060 -97313

Më: 16 korrik 2019

P r i z r e n

Komiteti për Politikë dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 16 korrik 2019, shqyrtoi dhe

diskutoi propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore

të Qendrës Historike Të Prizrenit;

Pas diskutimeve dhe propozimeve Komiteti për Politikë dhe Financa, me 5 vota për 3 kundër

dhe asnjë abstenim jep këtë:

R E K O M A N D I M

I rekomandohet Kuvendit të Komunës, shqyrtoj dhe miratojë propozim-vendimin për

emërimin e anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike Të Prizrenit.

Pas diskutimeve dhe propozimeve të njëjtin ta miratoj si në propozim.

Kryesuesi i KPF-ca

Artan Abrashi

Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit

Republika Kosova- Kosova Cumhuriyeti Opština Prizren – Prizren Belediyesi

KUVENDI I KOMUNËS SË PRIZRENIT

Komiteti për Politikë dhe Financa Nr. 001/060 -97313

Më: 16 korrik 2019

P r i z r e n

Komiteti për Politikë dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 16 korrik 2019, shqyrtoi dhe

diskutojë, informatën për përfundimin e vitit shkollor;

Pas diskutimeve dhe propozimeve Komiteti për Politikë dhe Financa, jep këtë:

R E K O M A N D I M

I rekomandohet Kuvendit të Komunës, që ta shqyrtojë dhe diskutojë informatën për përfundimin e

vitit shkollor.

Kryesuesi i KPF-ca

Artan Abrashi

Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit

Republika Kosova- Kosova Cumhuriyeti Opština Prizren – Prizren Belediyesi

KUVENDI I KOMUNËS SË PRIZRENIT

Komiteti për Politikë dhe Financa Nr. 001/060 -97313

Më: 16 korrik 2019

P r i z r e n

Komiteti për Politikë dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 16 korrik 2019 , shqyrtoj

propozim-vendimit për ndarjen e çmimit-dekoratës “Remzi Ademaj”, për dëshmorët e

Komunës së Prizrenit;

Pas diskutimeve dhe propozimeve Komiteti për Politikë dhe Financa, jep këtë:

R E K O M A N D I M

I rekomandohet Kuvendit të Komunës, që ta shqyrtojë dhe miratojë propozim-vendimin për

ndarjen e çmimit-dekoratës “Remzi Ademaj”, për dëshmorët e Komunës së Prizrenit.

Kryesuesi i KPF-ca

Artan Abrashi

Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit

Republika Kosova- Kosova Cumhuriyeti Opština Prizren – Prizren Belediyesi

KUVENDI I KOMUNËS SË PRIZRENIT

Komiteti për Politikë dhe Financa Nr. 001/060 -97313

Më: 16 korrik 2019

P r i z r e n

Komiteti për Politikë dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 16 korrik 2019, shqyrtoj

propozim-vendimin për lejimin e ndërrimit të destinimit të Tokës bujqësore;

Pas diskutimeve dhe propozimeve Komiteti për Politikë dhe Financa, jep këtë:

R E K O M A N D I M

I rekomandohet Kuvendit të Komunës, që ta shqyrtojë dhe miratojë propozim-vendimin për

lejimin e ndërrimit të destinimit të Tokës bujqësore.

Kryesuesi i KPF-ca

Artan Abrashi

Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit

Republika Kosova- Kosova Cumhuriyeti Opština Prizren – Prizren Belediyesi

KUVENDI I KOMUNËS SË PRIZRENIT

Komiteti për Politikë dhe Financa Nr. 001/060 -97313

Më: 16 korrik 2019

P r i z r e n

Komiteti për Politikë dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 16 korrik 2019, shqyrtoj

propozim-vendimin për plotësim-ndryshimin e Rregullores 01/2019 të Kuvendit të Komunës për

taksa, tarifa dhe ngarkesa dhe gjoba nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale nr. 001/011-46063

të datës 28 mars 2019.

Pas diskutimeve dhe propozimeve Komiteti për Politikë dhe Financa, jep këtë:

R E K O M A N D I M

I rekomandohet Kuvendit të Komunës, që ta shqyrtojë dhe miratojë propozim-vendimin për

plotësim-ndryshimin e Rregullores 01/2019 të Kuvendit të Komunës = për taksa, tarifa dhe

ngarkesa dhe gjoba nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale nr. 001/011-46063 të datës 28 mars

2019.

Kryesuesi i KPF-ca

Artan Abrashi

Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit

Republika Kosova- Kosova Cumhuriyeti Opština Prizren – Prizren Belediyesi

KUVENDI I KOMUNËS SË PRIZRENIT

Komiteti për Politikë dhe Financa Nr. 001/060 -97313

Më: 16 korrik 2019

P r i z r e n

Komiteti për Politikë dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 16 korrik 2019, shqyrtoj dhe

diskutoj për propozimin e bërë nga anëtari i kuvendit dhe komitetit zt. Getoar Besimi, për

mundësinë e heqjes së taksës komunale prej 10 (dhjetë) euro, për regjistrimin e automjeteve.

Pas diskutimeve dhe propozimeve Komiteti për Politikë dhe Financa, unanimisht jep këtë:

R E K O M A N D I M

I rekomandohet, Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, që në

bashkëpunim me Ministrinë e Financave, brenda mundësive ligjore t’i shqyrtojnë mundësitë

dhe t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme për heqjen e taksës komunale në shumën prej

10 (dhjetë) euro, për regjistrimin e automjeteve.

Kryesuesi i KPF-ca

Artan Abrashi