Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e...

52
Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr. 7 Mbrojtja KARTA E ADRIATIKUT Së baShku drejt paqeS dhe SiguriSë globale Ohër, Maqedoni, takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të Kartës së Adriatikut

Transcript of Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e...

Page 1: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 81-të i botimitNr. 7

Mbrojtja

Karta e adriatiKutSë baShku drejt paqeS dhe SiguriSë globale

Ohër, Maqedoni, takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të Kartës së Adriatikut

Page 2: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 2

P ë rmba j t j anumri 7

aleanca

DP-01

FeMRaT DHe Fa

RePoRTazH

23

40

42

46

Katër vjet PUK: “kodet” e aktivitetit, progresi dhe sfidat

Promovohet dokumenti, Doktrina Ushtarake e FARSH

Mbi barazinë gjinore në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Me studentët ushtarakë shqiptarë në Turqi

Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita

Kryeredaktor: albert HitoaLiaj

Gazetarë: Bejdo MaLo

alba Musaraj

Redaktore korrektore: Elona shimaj Mako

Graphic Designer:afërdita Hysaj

Shtypur në shtypshkronjën:“Kristalina KH”

sTaFi

4 MaqeDoni

A5, fryma e duhur e bashkëpunimit rajonalËshtë zhvilluar në Ohër të Maqedonisë, në datën 14 qershor 2013, takimi i Ministrave të Mbro-jtjes së Kartës së Adriatikut...

8

Specialët shqiptarë, stërvitje me efektivat e Marinës britanikePrej shumë vitesh Batalioni i Forcave Speciale ka zhvilluar një sërë stërvitjesh të përbashkëta me Forcat Speciale...

6 iniciaTiva

“BlacK eaGle-13”

sPeciale

Stërvitja “Joint Reaction 2013”, shembull i bashkëpunimit rajonalNë kuadër të iniciativës rajonale të Kartës së Adriatikut (A-5) në periudhën nga data 2 qershor deri në datën 7 qershor 2013...

30

Shqipëria, kjo e panjohur (gjeostrategjike)Analizë gjeopolitike italiane e vitit 1953, mbi pozicionin gjeostrategjik të Shqipërisë dhe raportet rajonale...

Page 3: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 3

editorial

Shqipëria së bashku me vendet e rajonit ballkanik janë duke zbërthyer në praktikë qasjen Smart De-fense të NATO-s, e cila kërkon burime të përbash-këta për të pajisur e modernizuar ushtritë tona

dhe për të ndihmuar në bashkëpunimin tërësor të sigurisë e përpjekjet në vazhdim për të marrë pjesë në operacione emergjencash civile, SAR, apo paqeruajtëse. Për këtë ar-sye vendet e rajonit përbërëse të kartës së Adriatikut, A-5, zhvillojnë stërvitje bashkërenduese dhe nënrenditëse për t’u aftësuar dhe kompaktësuar së pari në nivel kompanie e mandej në nivele më të gjëra. E fundit e këtyre stërvitjeve ishte ajo që u zhvillua në komandën e Forcës Tokësore, në Zall-Herr, nga datat 2 deri 7 qershor. Stërvitja e përbashkët e koduar “Joint Reaction 2013”, bëri bashkë forcat ushtar-ake nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe trupa të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Përgjatë katër ditëve të zhvillimit të kësaj stërvitjeje u kryen më së miri veprime për zgjidhjen e situatave operacionale për kryerjen e operacioneve të kër-kim-shpëtimit në det dhe në tokë, në terren të thyer malor për dhënien e ndihmës së parë në incidente dhe fatkeqësi natyrore që mund të ndodhin në situata reale. Ky është një aspekt i bashkëpunimit në kuadër të Kartës së Adriatikut. Dhe padyshim këto stërvitje ka një vlerë të dyfishtë: së pari forcojnë frymën e bashkëpunimit, dhe së dyti shërbejnë më së miri për të rritur shkallën e ndërveprimit dhe të vlerësimit të kapaciteteve, dhe ajo që është më e rëndësishmja, të për-dorimit në mënyrë reale të procedurave standarde të NATO. Kuptohet vetiu stërvitja e përbashkët “JOINT REACTION 13”, shërbeu si test për vlerësimin dhe konsolidimin e kapac-iteteve ushtarake për zgjidhjen e situatave të emergjencave civile dhe operacioneve SAR, si dhe për rritjen e ndërve-prueshmërisë së trupave të vendeve të rajonit. Stërvitja ishte një hap më tej për rritjen e aftësive të strukturave ushtarake të vendeve të A-5 dhe të rajonit të Ballkanit për konsolidimin e kapaciteteve të përbashkëta, me qëllim menaxhimin efikas të situatave të shkaktuara nga emergjencat civile apo aksi-dentet e ndryshme. Sfidat më të mëdha për vendet e rajonit janë pikësëpari sfida që prekin në mënyrë të barabartë të gjitha shtetet finjë, që janë jo vetëm emergjencat civile, por edhe parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, të armëve dhe lëndëve narkotike, si dhe llojet e ndryshme të ndotjes,

misionet e kërkim - shpëtimit, etj. Sfidat rajonale kërkojnë qasje “të mençura” bazuar në zgjidhjet ndërshtetërore dhe rajonale. Kjo gjë u nënvizua edhe në konferencën për “Sfi-dat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”, e cila u organi-zua Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes në MM, që kishte për qëllim adresimin dhe organizimin e një përgjigje rajonale ndaj sfidave që mund “të ndikojnë”këtë hapësirë barazisht jetike për të gjithë. Rritja e bashkëpunimit ndërm-jet vende të A-5 dhe më gjerë është edhe një faktor kyç për stabilitetin veçanërisht duke konsideruar se çfarë ndo-dhi në rajon në të kaluarën pak kohë më parë. Kjo sepse vetëm ndarja nga paragjykimet e së kaluarës duke pasur një vizion të qartë dhe afatgjatë për të ardhmen tonë të për-bashkët do të përshpejtojë me siguri procesin e integrimit të plotë të vendeve të rajonit në struktura euroatlantike. Sipas analistëve të mbrojtjes dhe sigurisë përpjekjet nga Grupi i Adriatikut për të çuar përpara bashkëpunimin në sigurinë rajonale dhe vendimi i anëtarëve të saj për t’i drejtuar bash-kërisht anëtarësimit në NATO-s përpara takimit të nivelit të lartë të Aleancës muajin e ardhshëm është një hap përpara. Dy vendet e NATO, si Shqipëria dhe Kroacia ka shprehur në këto takime se mbështesin anëtarët aspirues Maqedon-inë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. NATO-ja është garantuesi më i mirë i sigurisë rajonale.

Sfidat rajonale kërkojnë qasje “të mençura”

Lavdrim LitaDrejtor

Page 4: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 4

Është zhvilluar në Ohër të Maqedonisë, në datën 14 qershor 2013, takimi i Ministrave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut, A5 me tematikë “Punojmë së bashku drejt paqes dhe

sigurisë globale”. Në këtë takim ishin të pranishëm: ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, ministri i Mbrojtjes i Bosnje-Hercegovinës, z. Zekerijah Osmic, zv.ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, znj. Arta Musaraj, ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, z. Ante Kotro-manovic, ndërsa Mali i Zi u përfaqësua nga ambasadori i tij në Shkup, z. Dushan Mrdovic. Gjithashtu në këtë min-isterial mori pjesë si i ftuar ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Agim Çeku. Në fjalën që mbajti në këtë ta-kim të rëndësishëm zv.ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, znj. Arta Musaraj, u shpreh se është një kënaqësi e vërtetë që jemi së bashku përsëri në një vend kaq të mrekullueshëm. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve tona, prandaj secili prej nesh, ulur në këtë tavolinë, i kushton asaj një rëndësi të veçantë. Nuk ka asnjë dyshim, se gjatë viteve të fundit, bashkëpunimi midis vendeve anëtare të A5 është zgjeruar duke mbuluar një gamë të gjerë fushash të mbrojtjes dhe sigurisë. Iniciativa e A5 është produkt i një fryme të re të bashkëpunimit dhe gjatë këtyre viteve kemi arritur shumë suksese. Dy vende të kësaj iniciative, Shqipëria dhe Kroacia, janë tashmë anëtarë të NATO dhe tre vende të tjera janë duke punuar shumë që të bëhen pjesë e Aleancës. Në këtë drejtim, Shqipëria ka mbështetur dhe do të mbështesë përpjekjet e

A5, fryma e duhure bashkëpunimit rajonal

Karta e adriatiKUt

vendeve të rajonit, anëtare ose jo anëtare të Kartës së Adriatikut, në rrugën e tyre drejt integrimit në NATO.“Unë jam e sigurt se ne të gjithë ndajmë të njëjtin men-dim, se çelësi për qenë i suksesshëm për paqen dhe sig-urinë globale është bashkëpunimi më i ngushtë, së pari në nivel rajonal, e më pas në një plan më të gjerë’, - ka përfunduar fjalën e saj znj. Arta Musaraj. Në fund, min-istrat e Mbrojtes dhe përfaqësuesit e tjerë të vendeve pjesëmarrëse në iniciativën rajonale të Kartës së Adri-atikut që morën pjesë në këtë takim, kanë nënshkruar Delaratën e Përbashkët të Takimit të ministrave të Mbrojtjes së A5.

Fjala e Zëvendësministres së Mbrojtjes znj. Arta Musaraj“Së bashku drejt paqes dhe sigurisë globale”

Është një kënaqësi e vërtetë të jemi sërish së bashku në një vend kaq të mrekullueshëm. Ohri është i bukur, veçanërisht në këtë periudhë të vitit. Në fillim, do të doja të falënderoj mikpritësin tonë, Ministrin Xhaferri, për or-ganizimin e shkëlqyer të këtij aktiviteti dhe mikpritjen e ofruar për ne të gjithë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për

rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve tona, prandaj secili prej nesh, ulur në këtë tavolinë, i kushton asaj një rëndësi të veçantë. Nuk ka asnjë dyshim, se gjatë viteve të fundit, bash-këpunimi midis vendeve anëtare të A5 është zgje-ruar, duke mbuluar një gamë të gjerë fushash të mbrojtjes dhe sigurisë. Ini-ciativa e A5 është produkt i një fryme të re të bash-këpunimit dhe gjatë këtyre

U zhvillua në Ohër të Maqedonisë, takimi i ministrave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut

Page 5: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 5

Karta e adriatiKUt

viteve kemi arritur shumë suksese. Dy vende të kësaj ini-ciative, Shqipëria dhe Kroacia, janë tashmë anëtarë të NATO dhe tre vende të tjera janë duke punuar shumë për t’u bërë pjesë e Aleancës. Në këtë drejtim, Shqipëria ka mbështetur dhe do të mbështesë përpjekjet e vendeve të rajonit, anëtare ose jo anëtare të Kartës së Adriatikut, në rrugën e tyre drejt integrimit në NATO. Në kuadër të kësaj iniciative, kemi arritur të kalojmë nga një konsuma-tor të sigurisë në një ofrues të sigurisë, qoftë individual-isht qoftë si anëtarë të iniciativës A5. Në këtë drejtim, unë mund të them se iniciativa A5 është një histori suksesi. Sot ne ndajmë të njëjtat synime dhe vlera si, integrimin e plotë të rajonit në strukturat Euro-Atlantike dhe zhvillimin e demokracisë në vendet tona. Ndarja nga paragjykimet e së kaluarës dhe një vizion i qartë afatgjatë për të ardhmen tonë të përbashkët do të përshpejtojë me siguri procesin e integrimit të plotë të vendeve tona në këto struktura dhe or-ganizata ndërkombëtare. Si një mbështetës i qëndrueshëm i politikës së “dyerve të hapura”, Shqipëria inkurajon të gjitha vendet e rajonit, që kane ende probleme të pazgjidhura, të gje-jnë një zgjidhje të qëndrueshme bazuar në frymën e kompro-misit. Gjithashtu, jam e vetëdijshme se vendet e tjera kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë politikë, megjithatë, mezi presim të shohim këtë polit kë të zbatuar në praktikë, në një nivel rajonal, si një shembull i jashtëzakonshëm i frymës së gjithëpërfshirjes. Politikat orientuara drejt së ardhshmes kërkojnë kontributin e të gjitha vendeve të rajonit, në një an-gazhim plotësues për paqen dhe zhvillimin në rajon. Në këtë kontekst, mirëpresim marrëveshjen e arritur kohët e fundit mes Kosovës dhe Serbisë dhe nxisim të dy vendet të konk-retizojnë në terren marrëveshja e arritur, e cila mbetet sfida më e vështirë për të dyja palët. Duke kujtuar atë çka kanë përjetuar këto dy vende, duhet të arrijë në përfundimin se, kjo marrëveshje është një tregues se asgjë nuk është e pa-mundur kur ekziston një dëshirë për kompromis. Gjithashtu, kjo duhet të sigurojë një mundësi për të shmangur keqkup-timet në zhvillimin e takimeve të ndryshme rajonale, pavarë-sisht nga niveli i përfaqësimit. Të nderuar kolegë Kontributi në dobi të sigurisë globale dhe rajonale mund të jetë në dy drejtime: Së pari, si anëtarë, kandidatë, ose si partnerë të NATO, ne duhet të vazhdojmë të kontribuojmë në për-puthje me planet e NATO në Afganistan. Tani është çasti i duhur për të shqyrtuar mundësitë për kontributin e për-bashkët në misionin post-ISAF, përtej vitit 2014. Në kuadër të A5, duhet të vazhdojmë të kontribuojmë përmes ekipeve

të përbashkëta ushtarake të trajnimit të Policisë, ekipeve të përbashkëta mjekësore, etj. Përfitoj nga rasti për të ripërsëritur mbështetjen tonë për nismën kroate lidhur me Shkollën e Policisë Ushtarake në Afganistan. Përtej kësaj, duhet të merremi edhe me sfidat rajonale që prekin vendet tona në mënyrë të barabartë të tilla si, emergjencat civile, trafikimi i qenieve njerëzore, i armëve dhe lëndëve narkotike, llojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar kapacitetet e saj për të përballuar shumicën e këtyre sfidave. Me krijimin e QNOD (Qendra Ndërinstitucionale Op-eracionale Detare), e cila ofron një sistem vëzhgimi detar moderne, kombinuar me ndërtimin e katër anijeve patrul-luese dhe marrja e helikopterëve “Cougar”, ka rritur Rojën tonë Bregdetare dhe kapacitetet e kërkim-shpëtimit. Gjithsesi, jemi të ndërgjegjshëm se Shqipëria, si një vend i vetëm nuk i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar të gjitha këto sfida. Prandaj, bashkëpunimi me vendet e rajonit, në kuadër të iniciativës A5 dhe më gjerë, është një domosdoshmëri. Pak ditë më parë, kemi organizuar me sukses e stërvitjen “Joint Reaction 2013”, në bash-këpunim me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën, me qëllim për të përmirësuar aftësitë tona të përbashkëta për plani-fikimin rajonal të emergjencave civile dhe të kapaciteteve ndihmuese kundër katastrofave. Unë përfitoj nga rasti të falënderoj kolegët e mi, ministri Xhaferri, Durisic dhe Çeku për punë të mirë që forcat e tyre kanë bërë dhe aftësitë që ato kanë treguar në këtë stërvitje. Shpresoj se kjo stërvitje nuk do të jetë e fundit dhe numri i vendeve pjesëmarrëse do të rritet në stërvitjet të ngjashme në të ardhshmen. Në mbyllje të komenteve të mia, dua të theksoj se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë iniciativat rajonale, të cilat do të bëjnë të mundur një bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve tona. Projektet e përbashkëta rajonale si BRAAD, krijimi i Qendrave Trajnuese Rajonale, i Qendrave Rajonale të Gjuhëve të Huaja, kurset e përbashkëta në fushën e arsimimit ushtarak dhe stërvitjet e përbashkëta duhet të inkurajohen nga të gjitha vendet, në mënyrë që të ruajmë bashkëpunimin tone rajonal/shumëkombësh si rrugën kryesore të veprimtarisë sonë në të ardhmen. Unë jam e sigurt që ne të gjithë ndajmë të njëjtin men-dim, se çelësi për qenë i suksesshëm për paqen dhe sigurinë globale është bashkëpunimi më i ngushtë, së pari në nivel rajonal, e më pas në një plan më të gjerë. Burimi: mod.gov.al

Page 6: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 6

Në kuadër të iniciativës ra-jonale të Kartës së Adriatikut (A-5) në periudhën nga data 2 qershor deri në datën 7

qershor 2013, në vendin tonë u zhvil-lua stërvitja e përbashkët “Joint Reac-tion 2013”. Në këtë stërvitje morën pjesë forca ushtarake nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Gjithashtu në stërvitje morën pjesë edhe trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Qël-limi i stërvitjes ishte rritja e aftësive të strukturave ushtarake të vendeve të A-5 dhe të rajonit të Ballkanit për krijimin e kapaciteteve të përbashkëta, me qëllim menaxhimin e situatave të shkaktuara nga emergjencat civile apo aksidentet e ndryshme. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Du-shku, komandantë të forcave, njësive dhe reparteve au-tonome, drejtorë drejtorish në SHP dhe MM, etj. Fil-limi i stërvitjes së përbashkët “Joint Reaction 2013”, u përshëndet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Gjeneral Gjunkshi, pasi shprehu kënaqësinë e marrjes pjesë në ceremoninë e hapjes së stërvitjes së përbashkët “Joint Reaction 2013”, në kuadër të Iniciativës së Kartës së Adriatikut (A-5), ndër të tjera u shpreh: “Stërvitje të kësaj natyre dhe të këtyre përmasave janë shumë të rëndësishme për Forcat e Armatosura të vendeve tona, pasi ato dëshmojnë përpjekjet dhe angazhimin e çdo vendi për të mbështetur njëri-tjetrin, për të qenë fqinjë të mirë dhe kontribuues në çështje të paqes dhe të sigurisë në rajon, - u shpreh gjeneral Gjunkshi.Më tej, gjeneral Gjunkshi në fjalën e tij përshëndetëse, ka nënvizuar faktin se këto stërvitje jo vetëm që kanë forcuar frymën e bashkëpunimit, por kanë shërbyer më së miri për të rritur shkallën e ndërveprimit dhe të vlerësimit të kapaciteteve, dhe ajo që është më e rëndë-sishmja, të përdorimit në mënyrë reale të procedurave standarde të NATO. “Shpreh bindjen time se stërvitja

iniciativa rajonale

përbashkët “Joint Reaction 2013”, do të jetë një tjetër stërvitje e suksesshme, falë angazhimit, përkushtimit dhe profesionalizmit tuaj. Dëshiroj gjithashtu, t’ju uroj të gjithë mysafirëve nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova qëndrim të këndshëm në Shqipëri”, - përfundoi fjalën e tij përshëndetëse, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në hapjen e stërvitjes së përbashkët “Joint Reaction 2013.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi vizitoi më pas ambientet e “Task Forcës” së stërvitjes, ku u njoh me procedurat e punës dhe me skenarët që përfshin kjo stërvitje e përbashkët. “Shfrytëzojeni këtë stërvitje të përbashkët dhe ekspe-riencën që ajo ju servir, si një moment të rëndësishëm të formimit tuaj profesional, sidomos në përvetësimin e skenarëve dhe të bashkëpunimit me homologët e vendeve fqinje”, - u është drejtuar gjeneral Gjunkshi ofi-cerëve pjesëmarrës në stërvitje. Më tej, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka zhvilluar një vizitë në laboratorin e gjuhës angleze në FT, që është vënë në përdorim vetëm pak ditë më parë me mbështetjen e SHBA. Gjeneral Gjunkshi ka falënderuar përfaqësuesin e CUBIC për mbështetjen e madhe dhe

Stërvitja “Joint Reaction 2013”, shembull i bashkëpunimit rajonal

Page 7: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 7

iniciativa rajonale të gjithanshme që SHBA kanë dhënë dhe po japin në drejtim të modernizimit dhe të transformimit të mëte-jshëm të Forcave tona të Armatosura. “Kjo mbështetje është e prekshme dhe konkrete në të gjitha nivelet, çka konfirmon edhe njëherë shkallën e shkëlqyer të marrëd-hënieve të bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve tona”, - ka vlerësuar shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi.Gjeneral Gjunkshi është takuar nga afër me personelin ushtar profesionit dhe nënoficer që ndjek kursin fillestar të gjuhës angleze në këtë qendër, si dhe ka vlerësuar maksimalisht zhvillimin e kurseve të tilla me personelin bazë të FA. “Kualifikimi i trupës së ushtarëve profesion-istë dhe nënoficerëve në gjuhën angleze është një in-vestim madhor që shteti shqiptar bën në drejtim të FA. Tashmë ne synojmë që përkrah instruktorëve të kualifi-kuar nga radhët e oficerëve të përgatisim edhe një staf instruktorësh nga radhët e nënoficerëve, të cilët do të kenë mundësinë që të trajnojnë dhe përgatisin një trupë cilësore dhe të përgatitur sipas standardeve të kërkuara. Ju shumë shpejt do të jeni përkrah kolegëve të NATO në operacionet e ndryshme që do të ofrojë e ardhmja, dhe për këtë natyrisht do të duhet shumë punë dhe përkushtim. Gjuha e huaj për ushtarakët e FA është po aq e rëndësishme sa drita e diellit për njeriun, ndaj sa më shumë që të mësoni, aq më të suksesshëm dhe më të realizuar do të jeni në profesionin tuaj”, - është shprehur ndër të tjera, gjeneral Gjunkshi.Stërvitja “Joint Reaction 2013” parashikonte kryerjen e veprimeve ushtarake në det dhe në tokë në operacione të kërkim-shpëtimit, me qëllim dhënien e ndihmës së parë në incidente dhe fatkeqësi natyrore që mund të ndodhin në situata reale. Shtabi i përbashkët i përbërë nga përfaqë-sues të FA të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë i vendosur në rajonin e Zall-Herrit drejtoi trupat pjesëmar-rëse për realizimin me dy skenarë të kërkim-shpëtimit në det dhe në tokë duke përdorur procedura standarde. Gjatë stërvitjes u bë vlerësimi i kapaciteteve ushtarake për zgjid-hjen e situatave të kësaj natyre, si dhe rritjen e ndërve-prueshmërisë të trupave.

Mbyllja me sukses e “JOINT REACTION 2013”Në datën 6 qershor, përfundoi stërvitja e përbashkët “JOINT REACTION 13”, në kuadër të iniciativës rajonale të Kartës së Adriatikut (A-5) me pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ku gjithashtu në këtë stërvitje merrnin pjesë edhe trupa të

Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë katër ditëve të zhvil-limit të stërvitjes u kryen për zgjidhjen e situatave opera-cionale për kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në det dhe në tokë, në terren të thyer malor për dhënien e ndihmës së parë në incidente dhe fatkeqësi natyrore që mund të ndodhin në situata reale. Shtabi i përbashkët i përbërë nga përfaqësues të FA të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë i vendosur në rajonin e Zall-Herrit drejtoi me sukses trupat pjesëmarrëse për realizimin e skenarëve të improvizuar për kryerjen e kërkim-shpëtimit në det dhe në tokë, sipas procedurave standarde. Në ceremoninë e fillimit të stërvitjes, më datë 3 qershor, gjeneralmajor Gjunkshi nënvizoi faktin se këto stërvitje jo vetëm që kanë forcuar frymën e bashkëpunimit, por kanë shërbyer më së miri për të rritur shkallën e ndërveprimit dhe të vlerësimit të kapaciteteve, dhe ajo që është më e rëndësishmja, të përdorimit në mënyrë reale të procedurave standarde të NATO. Kjo ishte ajo gjë që u pa më së miri.Në datën 5 qershor u zhvillua dita e vizitorëve të shquar, ku morën pjesë zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo, komandanti i FT, gjeneralmajor Zyber Dushku, ushtarakë të lartë të Forcave të Armato-sura të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës, si dhe atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë. Të ftuarit në këtë ditë të veçantë ndoqën nga afër zgjidhjen e një nga ske-narët për kryerjen e operacionit të kërkim-shpëtimit në raste të aksidenteve ajrore në rajonin e Bovillës. Dita e fundit e stërvitjes është përshëndetur nga komandanti i FT, gjeneralmajor Zyber Dushku, i cili ka vlerësuar si të suksesshme këtë stërvitje të përbashkët, si dhe ka falënderuar të gjitha trupat pjesëmarrëse për nivelin e lartë dhe profesionalizmin e treguar si dhe frymën e bashkëpunimit. Më tej, gjeneral Dushku ka shpërn-darë për pjesëmarrësit certifikatat në emër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi. Stërvitja e përbashkët “JOINT REACTION 13”, shërbeu si test për vlerësimin dhe konsolidimin e kapaciteteve ushtarake për zgjidhjen e situatave të emergjencave civile dhe operacioneve SAR, si dhe për rritjen e ndërveprueshmërisë së trupave të vendeve të rajonit. Stërvitja ishte një hap i rëndësishëm për rritjen e aftësive të strukturave ushtarake të vendeve të A-5 dhe të rajonit të Ballkanit për krijimin e ka-paciteteve të përbashkëta, me qëllim menaxhimin e situatave të shkaktuara nga emergjencat civile apo aksidentet e ndryshme. Burimi: aaf.mil.al

Page 8: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 8

Prej shumë vitesh Batalioni i Forcave Speciale ka zhvilluar një sërë stërvitjesh të përbashkëta me Forcat Speciale të vendeve të ndryshme, stër-vitje këto të cilat janë vlerësuar me nota mak-

simale nga të gjithë pjesëmarrësit dhe të pranishmit në këto stërvitje. Marrja pjesë e forcave tona Speciale në këto stërvitje është parë jo vetëm nga drejtuesit, por gjithashtu dhe nga vetë operatorët e BFS-së si një hap mjaft i rëndësishëm i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në rritjen e profesionalizmit dhe fitimit të eksperiencave të reja për huazuar dhe përshtatur këto metoda të reja dhe mjaft eficente në zgjidhjen e detyrave në misionet tona luftarake. Në vazhdimësi të këtyre bashkëpunimeve në fushën ushtarake, në matricën e aktiviteteve kryesore të BFS të planëzuara për stërvitjen, Batalioni i Forcave Speciale që prej vitit 2012 ka zgjeruar hartën e tij të bashkëpunimit, duke i hapur rruge zhvillimit të stërvitjeve të përbashkëta me Marinën Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar. Bashkëpunimi i parë me Mbretërinë e Bashkuar u fillua në vitin 2012 dhe u zhvillua në ambientet e BFS-së, ku morri pjesë kompania “Zulu” e Marinës Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, në stërvitjen e koduar “Black Eagle-12”. Ashtu si dhe gjatë stërvitjeve të mëparshme të zhvilluara në BFS me pjesëtarë të Forcave Speciale Amerikane edhe gjatë stërvitjes së kaluar “Black Eagle-12” me Kompaninë “Zulu” të Marinës Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, e cila përfundoi në një klimë të mirë bashkëpunimi të ndërsjellët midis dy ushtrive mike, u fitua një eksperiencë mjaft e mirë gjë e cila i shërbeu efek-tivave të kompanive Speciale për ti hedhur direkt në teat-rin e luftimit në Afganistan. Për gjashtëmujorin e parë të vitit, një vend të rëndësishëm në matricën e aktiviteteve kryesore të BFS të planëzuara për stërvitjen për vitin 2013 e zë dhe stërvitja e përbashkët e radhës me Mari-nën Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, stërvitje kjo e cila u kodua përsëri “Black Eagle-13”. Kjo stërvitje për-bën një pjesë të rëndësishme në plotësimin e programit të stërvitor të FS që i shërben shkëmbimit të eksperiencave midis dy ushtrive mike, rritjes së frymës së bashkëpunim-it ushtarak, si dhe koordinimi i veprimeve në operacionet e

“BLACK EAGLE-13”

përbashkëta speciale, dhe dhënies së ngarkesës së plotë për zhvillimin e operacioneve speciale nga efektivat e të dy kompanive. Në javën e dytë të Qershor 2013, kompania komando e Mbretërisë së Bashkuar me një total efektivi prej rreth 72 vetash u akomodua në ambientet e BFS-së në pritje të fillimit të stërvitjes të përbashkët e koduar “Black Eagle-13”. Efektivi i kompanisë drejtohej nga ko-mandanti i kompanisë, kapiten Christopher Sharman. Në zhvillimin e kësaj stërvitje të përbashkët me kompaninë e Mbretërisë së Bashkuar merr pjesë një efektiv i përbërë dy grupe nga kompania e A. S. Direkte si dhe një pers-onel nga shtabi i batalionit. Që prej mbërritjes se kësaj kompanie, Batalioni Special mori të gjitha masat për të vendosur në dispozicion të kompanisë së Mbretërisë së Bashkuar, të gjithë infrastrukturën e nevojshme në dis-pozicion të stërvitjes. Në interes të zhvillimit me sukses

Specialët shqiptarë, stërvitje me efektivat e Marinës britanike

KapIten erIon ShKëMbI

Page 9: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 9

“BLACK EAGLE-13”

të kësaj stërvitje të përbashkët mes Forcave Komando të Mbretërisë së bashkuar dhe Forcave tona Speciale u vendosën në dispozicion e gjithë baza materjale, paisjet dhe armatimi i domosdoshëm, si dhe poligonet stërvitore në të cilat do të zhvillohet kjo stërvitje por gjithashtu një vëmendje e veçantë ju kushtua dhe bashkëpunimit me FT , pushtetin vendor si dhe me njësitë e tjera për arsye se një pjesë e programit zhvillohet jashtë ambienteve të BFS-së. Stërvitja po zhvillohet në ambientet e Repartit 1050, Babru dhe poligoni i Alpinizmit në Bovillë.Ditën e martë në ambientet e Batalionit të Forcave Speciale zhvilloi një vizitë inspektuese Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi. Qëllimi i kësaj vizite ishte ndjekja nga afër e stërvitjes së përbash-kët “Black Eagle-13” ku merr pjesë një kompani e Marinës së Mbretërisë së Bashkuar dhe dy grupe nga kompania e A. S. Direkte si dhe nga shtabi i batalionit. Gjatë vizitës së tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi shoqërohej nga zëvendës-ambasadori i Anglisë, z. Stephen Hickling, komandanti i FT gjeneralmajor Zyber Dushku, komandanti i Batalionit të Forcave Speciale, kolo-nel Dritan Demiraj, shefi i shtabit të FT, kolonel Adi Ndoni, nënkolonel Ardian Bali si dhe shefi i shtabit të BFS nënkol-onel Ekland Dauti. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi vizitoi ambientet stërvitore si dhe ndoqi nga afër demonstrimet e përbash-këta të zhvilluara nga efektivat e dy kompanive, ku mësimi i parë treg-ues u zhvillua tek “killing house” dhe më pas u kalua tek poligoni tek tunelet ku u demonstrua një tjetër moment nga stërvitja e përbash-kët. Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ka vlerësuar maksimal-isht stërvitjen e përbashkët me

trupat britanike, si një element i rëndësishëm i përgatitjes së trupave tona speciale të cilat veprojnë me sukses në misione paqeruajtëse në Afganistan. “Kjo stërvitje e për-bashkët është një tregues domethënës i nivelit të lartë të bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes. Vlerësoj maksimalisht angazhimin e personelit të ambasadës së Britanisë së Madhe në vendin tonë, për të zgjeruar më tej bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes, tashmë si vende partnere dhe aleate që ndajnë të njëjtat vlera. Për ju kjo stërvitje shënon një ngjarje të veçantë, pasi jo vetëm që pasuroni dhe ndani eksperiencat profesionale, por edhe vendosni marrëdhënie miqësie dhe bashkëpunimi, të cilat do t’ju shoqërojnë gjithë jetën. Ne jemi anëtarë të një familje të madhe, familjes Euroatlantike, ndaj kemi për detyrë që të punojmë së bashku për t’ju përgjigjur sfidave të përbash-këta që do të ofrojë e ardhmja”, - ka vlerësuar në fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi.

Flet komandanti i FSKOlONEl DEMIRAJ: Zgjerim bashkëpunimi dhe rritje operacionaliteti

“Kjo është një stërvitje e cila ka filluar vitin që kaloi një bash-këpunim i ri, që zhvillohet kra-has stërvitjeve që BFS zhvillon me ushtrinë amerikane dhe trupave speciale të marinës, por që tani i hapi rrugë dhe bashkëpunimit me trupat ko-mando dhe speciale të Mari-nës Mbretërore të Britanisë së Madhe. Kjo stërvitje ndikon në rritjen e nivelit operacional

Page 10: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 10

të BFS, i cili do të vazhdojë dhe me bashkëpunime të reja si me Forcat Speciale të Polonisë të cilat kanë shumë vite që marrin pjesë në operacione dhe janë një nga komandat dhe forcat speciale më të mirat që ka NATO, gjë e cila do ndikojë në rritjen e gjeografisë së bashkëpunimit të forcave Speciale Shqiptare, po kështu kemi ftesë dhe nga komanda e forcave speciale greke për të zhvilluar paralelisht stërvitje qofshin ato forca speciale tokësore apo detare. Gjithmonë e më shumë po rritet bashkëpunimi jo vetëm me ushtrinë amerikane por dhe me ushtritë e tjera gjë e cila ka sigu-ruar ndjeshëm rritjen e nivelit operacional të Batalionit të Forcave Speciale, të kompanive të ndryshme por nga ana tjetër ka shtuar dhe rritjen e bashkëpunimit midis opera-torëve të batalionit tonë me ato të ushtrive homologe të huaja. Qëllimi final i joni është që ashtu siç dhe ministri i Mbrojtjes ka deklaruar 2 vjet përpara në mbledhjen e minis-trave të Mbrojtjes së NATO-s, që në vitin 2014 komanda e Forcave Speciale shqiptare t’i sigurojë NATO-s një SOTG, në “task grup” të përbërë nga mbi 100 persona për kryerjen e operacioneve speciale. Me qëllim realizim e këtij detyri-mi ne po zhvillojmë stërvitje brenda BFS por dhe komando në mënyrë që dhe ato të zhvillojnë stërvitje të njëjta me ne në mënyrë që t’i përshtaten detyrave tona apo listës themelore te detyrave gjë e cila do të bëjë të mundur që gjatë kohës që kryejmë detyra luftarake në Afganistan ato të bëjnë mbështetjen me luftim të trupave tona. Falënderoj ambasadën amerikane dhe angleze, ahefin e Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ministrin e Mbrojtjes, komandantin e FT gjeneralmajor Zyber Dushku, që bënë të mundur që edhe kjo stërvitje të realizohet me sukses të plotë duke bërë të mundur që niveli i forcave tona të rritet nga stërvitja në stërvitje” – thotë komandanti i FS, kolonel Dritan Demiraj, në lidhje me stërvitjen.

Flet komandanti K. A. S direkteMARJAKAJ: Stërvitje e vlefshme për procedurat standarde në operacione

“E veçanta e zhvillimit të kësaj stërvitje, është se kjo stërvitje i shërben më së miri efektivit të grupeve të kom-panisë A. S. Direkte dhe të Mbretërisë së Bashkuar për të njohur teknikat dhe procedurat standarde të veprimit në operacione. Mbasi u njohëm me përgatitjen e instruk-torëve u detajua në mënyrë të hollësishme çdo program mësimor për tu zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga të

dyja palët. Fillimisht stërvitja filloi e ndarë me dyshe, dhe më pas në nivel nëngrupi dhe më pas grupi. Gjatë zhvillimit të stërvitjes ne realizuam bashkëpunimin në mënyrë të ndërthurur brenda grupit të personelit tonë me atë an-glez, duke kombinuar dhe drejtuar nën grupet dhe grupin drejtuesit e të dyja palëve. Edhe pse kompania komando e Mbretërisë së Bashkuar ishte një nënrepart i cili për nga misioni dhe detyra nuk realizonte detyra speciale, temat që u zhvilluan gjatë kësaj stërvitje të përbashkët me dy grupet e Kompanisë së A. S. Direkte kishin për qëllim njohjen me veprime praktike dhe qitje me fishekë luftarak në distanca të ndryshme, alpinizëm dhe për kontroll dhe pastrim dhomash tek “killing house”.”- shprehet koman-danti i kompanisë, kapiten Ernest Marjakaj.

KORNIZA E STëRvITJES “BlACK EAglE-13”

Stërvitja kryesisht konsistonte në:- Qitje me armët e këmbësorisë.- Stërvitje alpine.- Stërvitje taktike.- Xhenio.- Temat që do të zhvillohen gjatë periudhës stërvitore nga personeli i kompanisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe nga Kompania e A. S. Direkte në stërvitjen “Black Eagle-13” janë:a. Qitje me pistoletë në distancën nga 5 x 25 metra tek poligoni i qitjes rep 1050.b. Qitje me automatik nga distanca 5 metra deri në distancën 200 metra.c. Qitje me mitraloz të lehtë.d. Qitje “tranzishën”.e. veprime praktike dhe qitje me fishekë luftarak për kontroll dhe pastrim dhomash tek “killing house”. f. Alpinizëm tek kulla e alpinizmit si dhe Bovillë duke realizuar ngjitje, zbritje nga shkëmbi, kalim penge-sash ujore si dhe ndërtimi i urave teke.g. Taktikë, skuadra, toga në sulm vertikal duke reali-zuar qitje me fishekë luftarak ( në Zall-Herr).h. veprime xheniere ne bashkëpunim me kompaninë angleze. i. veprime praktike dhe qitje me fishekë manovër tek fshati taktik në bazë toge.

Page 11: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 11

Në datën 29 maj 2013, zhvilloi punimet konfer-enca me temë “Sfidat e Sigurisë Detare në

Adriatik dhe Jon”, e cila u orga-nizua nga Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) pranë Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA në Tiranë, në mjediset e hotel “Tirana International”. Në këtë konferencë ishin të pranishëm, kryeministri i Shq-ipërisë, z. Sali Berisha, minis-tri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, zëvendësministrja e Jashtme, znj. Edit Harxhi, zëvendësmin-istri i Brendshëm, z. Arben Ristani, zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj Arta Musaraj, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura. Gjithashtu në kon-ferencë morën pjesë, ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Alexandër Arvizu, politikani i Bashkimit Europian, z. Franco Fratini, ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, z. Talat Xhaferri, ministri i Forcës së Sigurisë të Ko-sovës, z. Agim Çeku, zëvendësministri i Mbrojtjes i Greqisë, z. Panagiotis Karampelas, përfaqësues të lartë nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe përfaqësues nga organizma të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të kësaj fushe. Qëllimi i konferencës për Sigurinë Detare ishte shkëmbimi i eksperiencës dhe praktikave më të mira të vendeve të rajonit tonë në fushën e sigurisë detare, duke krijuar një mirëkuptim më të gjerë dhe një bashkëpunim më të mirë mbi rreziqet dhe sfidat për sigurinë detare që na presin në të ardhmen (në detin Jon dhe atë Adriatik). Konferenca “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon” zhvillohet në kuadër të ini-

“Sfidat e sigurisë detare në Adriatik dhe Jon”

Konferenca

ciativës së Adriatikut dhe Jonit, iniciativë e krijuar që në vitin 2000, në Ankona të Italisë. Aktualisht, Shq-ipëria ka marrë presidencën e radhës. Kryeministri Sali Berisha, ndër të tjera, deklaroi në konferencën “Sfidat e sigurisë detare në Adriatik dhe Jon” se Shqipëria mbetet e angazhuar për një luftë me tolerancë zero ndaj dhunimit të ligjit në ujërat e saj territoriale. Shefi i qeverisë theksoi se potencialet e mëdha të rajonit të Ballkanit bëjnë të domosdoshme sundimin e ligjit kom-bëtar dhe ndërkombëtar në detin Adriatik dhe Jon.“Detet e rajonit bashkojnë të gjitha vendet, nga veriu në jugun e Ballkanit dhe janë dete në të cilat lundron një fluks i jashtëzakonshëm tregtar nga e mbarë bota në drejtim të Evropës dhe nga mbarë Evropa në drejtim të kontinenteve të tjera. Detet e këtij rajoni janë ndër më të pasurat e planetit. Natyrisht, me shumë proba-bilitet, në nëntokën e tyre ka rezerva shumë të mëd-ha hidrokarburesh, por ky rajon ka edhe një specifikë

Page 12: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 12

tjetër të madhe dhe kjo specifikë është se si krahu juglindor i Aleancës së Atlantikut të Veriut është direkt i kufizuar me zona të cilat ende nuk kanë stabilitetin e duhur dhe në këtë kontekst janë më atakuara apo mund të shfrytëzohen më shumë nga organizata dhe rrethe terroriste si baza për t’u nisur për të ndër-marrë veprime qoftë në këto dete, qoftë në vende të tjera të Evropës. Të gjithë këta faktorë së bashku bëjnë të domosdoshëm një përpjekje serioze të madhe. Pra gjithë kjo rëndësi e madhe dhe këto potenciale të këtij rajoni bëjnë të domosdoshëm sundimin e ligjit në de-tet tona, të ligjit kombëtar dhe ligjit ndërkombëtar. Ky është kushti më themelor për të garantuar sigurinë e tyre. Kjo kërkon një përpjekje shumë të madhe. Unë ju garantoj se Shqipëria përpiqet në mënyrën më serioze për një luftë me tolerancë zëro ndaj dhunimit të ligjit në ujërat e saj territoriale. Sot, falë një ndihme shumë të çmuar që Roja Bregdetare dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë, ndihmës që Ita-lia mike i ka dhënë Shqipërisë, përpjekjes sonë për të prodhuar në vend anije bregdetare në një partneritet me autoritetet holandeze, ngritja e Qendrës Ndërin-stitucionale Operacionale të Detit, të gjitha këto së bashku kanë forcuar fibrën e kontrollit të ujërave ter-ritoriale nga autoritetet shqiptare”- deklaroi Berisha. Shefi i qeverisë theksoi rëndësinë e përfundimit të pro-jektit të Korridorit 8, duke e cilësuar si një potencial të fuqishëm për zhvillimin e rajonit.

Fjala e ministrit Imami “Sfida e Adriatikut dhe Jonit kërkon qasje ‘të mençura’” Ne po zhvillojmë këtë konference me një qëllim të dy-fishtë: Së pari, si të shfrytëzojmë mundësitë e ofruara nga zonat detare në interes të zhvillimit rajonal dhe, së dyti, si të adresojmë dhe organizojmë një përgjigje rajonale ndaj sfidave që mund “të ndikojnë” këtë hapë-sirë barazisht jetike për të gjithë ne, që jemi ulur rrotull kësaj tavoline. Qoftë si vend anëtar ose partner i NATO, të gjithë jemi tashmë më të vetëdijshëm për rëndësinë e projekteve të përbashkëta që mund të afrojnë ven-

det tona të vogla rajonale, përmes një bashkëpunimi më të fortë dhe kuptimplotë, të interesuar drejtpër-drejt në qasjen e “Smart Defence”. Rajoni i Adriatikut dhe Jonit është i përbërë nga vende anëtare të NATO, vende aspiruese ose vende partnere. Këto vende janë ose anëtarë të BE, ose vende kandidate ose gëzojnë statusin e kandidatit potencial. Sipas mendimin tim, në qëllim tonë të përbashkët për një zonë detare më të sigurtë dhe më të begatë, mund të përfitojmë nga suk-seset dhe arritjet e njëri-tjetrit, si edhe të mësojmë nga praktikat më të mira të njëri-tjetrit. Thuajse të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë kanë dalje, ose ndodhen afër detit Adriatik dhe Jon. Vendi im, Shqipëria, ndan një vijë bregdetare rreth 420 km, prej të cilave 270 km janë në Adriatik dhe 150 km në Jon. Gjithashtu, thuajse çdo vend në rajon, direkt ose indirekt, gëzon avantazhet dhe përfitimet e kësaj dalje në det. Duke konsideruar këtë hapësirë detare si një aset të çmueshëm për qytetarët tanë, qeveria shq-iptare e ka kthyer atë në një prioritet zhvillimi duke re-alizuar:• Rritjen e masave të sigurisë në hapësirën detare, veçanërisht përmes Rojës Bregdetare dhe vëzhgimit detar.• Lehtësimin e bashkëpunimit ndërqeveritar përmes ruajtjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të burimeve naty-rore dhe të mjedisit.• Mbështetjen e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.• Krijimin e një klime më të favorshme në mbështetje të aktivitetit turistik.• Promovimin e partneritetit të fortë dhe politikave të mira mes vendeve që ndajnë të njëjtën hapësirë detare. Këto masa ndihmojnë në kthimin e detit Adriatik dhe Jon në një hapësirë të mundësive të panumërta për zhvillimin e vendit.Të nderuar miq, Shqipëria, dhe supozojë të gjitha ven-det tona janë shumë të interesuara dhe të vendosura për të kapërcyer të gjitha rreziqet dhe sfidat në fushën detare, të cilat kanë treguar se janë komplekse dhe ndikojnë tek ne të gjithë në të njëjtën mënyrë, si:

Page 13: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 13

• Terrorizmi,• Krimi i organizuar,• Trafiku ilegal i qenieve njerëzore, armëve, narkotikëve, materialeve të rrezikshme,• Kontrabanda detare,• Ndotja e ambientit,• Siguria e porteve, etj.Në këtë kontekst, sot mund të prezantojmë me kre-nari, një nga zgjidhjet më të mira që Qeveria e Shq-ipërisë përdori për një zonë detare më të sigurtë: Qen-dra Ndërinstitucionale Operacioanle Detare (QNOD). Krijimi i kësaj qendre ishte rezultat e një qasje ndërin-stitucionale për një qëllim të përbashkët: rritja e vazh-dueshme e nivelit të sigurisë detare nëpërmjet aktiv-iteteve të zbatimit të ligjit pa kompromis kundër gjithë aktiviteteve ilegale në det. Ky ishte një qëllim i vlefshëm njëkohësisht për Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Fi-nancës, etj. Bashkëpunimi i disa institucioneve në një qendër u bë i mundur përmes tre shtyllave kryesore të qasjes ndërinstitucionale që kemi aplikuar:1. Ndërtimi i një strategjie kombëtare dhe gjithëpërf-shirëse.2. Financim dhe investim i vazhdueshëm.3. Ndërtimi i kapaciteteve të kërkuara nga të gjithë institucionet pjesëmarrëse.Nga ana tjetër, baza ligjore, ndarja dhe koordinimi i përgjegjësive të ndryshme të institucioneve të përfshi-ra, kërkonte shumë përpjekje që ato të ishin funksion-ale dhe ndëroperacionale. Disa prej tyre ishin:QNOD u krijua me një ligj të veçantë i cili sanksionon të gjitha detyrat dhe kapacitetet e secilit institucion sipas llojit të misionit të tyre. QNOD ka kapacitete op-eracionale kontrolli të FA, Policisë së Shtetit, Minis-trisë së Transportit dhe Ministrisë së Financave, etj. Bashkëpunimi i ministrive që kanë interesa në det po konsolidohet vazhdimisht. QNOD ka një sistem modern vëzhgimi detar bazuar në teknologjinë më të avancuar të “Lockheed Martin”, të pajisjeve dhe sistemeve të teknologjisë së lartë, të tilla si TIMS dhe MEMEX. QNOD përdor kapacitetet e Rojës Bregdetare të Ministrisë së Mbrojtjes, anijet e reja patrulluese të Rojës Bregdetare të ndërtuara në Shqipëri në bashkëpunim me kompani-në holandeze “Damen Shipyard”. Gjithashtu, QNOD do të përdorë helikopterët e rinj “Cougar” të Ministrisë së Mbrojtjes për kërkim-shpëtim në det, duke ofruar më shumë efikasitet në operacionet detare. Përfitoj nga ras-ti të falënderoj veçanërisht Departamentin e Mbrojtjes dhe Ambasadën e SHBA për mbështetjen e QNOD duke caktuar një seri aktivitetesh trajnuese dhe stërvitjesh të përbashkëta, si dhe për mbështetjen për modernizimin e saj. Përpjekjet për këtë qasje të integruar kanë dhënë rezultate domethënëse. Do të përmend këtu disa prej tyre:• Janë kryer mbi 60 operacione kërkim-shpëtimi në det për të ndihmuar qytetarë dhe turistë vendas dhe të huaj.• Janë bllokuar mbi 10 ton narkotikë në periudhën 2010-2013.• Janë kryer rreth 130 inspektime në anije vetëm gjatë

vitit 2012.• Janë konfiskuar rreth 2,9 ton narkotikë në operacione kundër trafikimit.• Janë bllokuar dhe ndaluar 6 mjete dhe 14 persona për aktivitet të paligjshëm, etj.Kolegët e mi nga vendet rajonale do t’ju njohin gjithash-tu me eksperiencat e tyre në këtë drejtim. Ky është një këndvështrim i përpjekjeve kombëtare të Shqipërisë si praktika më e mirë për çështjet e sigurisë në hapësirën detare të Adriatikut dhe Jonit. Jemi të interesuar në shkëmbimin e pikëpamjeve dhe perspektivave tona kom-bëtare, si dhe mirëpresim shkëmbimin me njëri-tjetrin të praktikave tona më të mira, në interes të bashkëpunimit të mëtejshëm. Në këtë pikëpamje, si për vendet anëtare të NATO ose të BE, për vendet partnere, kandidate ose kandidatë potencialë, është momenti i duhur për shkuar përtej organizimit vetjak dhe qasjeve kombëtare dhe të hapim rrugën e formateve më të zgjeruara të kundërve-primit. Sfidat ndërshtetërore dhe rajonale kërkojnë qasje “të mençura” bazuar në zgjidhjet ndërshtetërore dhe rajonale. Sfida e Adriatikut dhe Jonit është njëra prej tyre. Kemi biseduar shkurtimisht rreth këtyre çështjeve edhe në takime të tjera, si në takimet e A-5, bisedime dypalëshe dhe formate të tjera. Dua të rikujtoj se vende si Kroacia, Mali i zi, së bashku me Italinë kanë shprehur mjaft interes për një bashkëpunim të tillë. Në këtë kon-tekst të përgjithshëm, më lejoni të inkurajoj më tepër përpjekjet e përbashkëta, qoftë në formatet dypalëshe, shumëpalëshe ose rajonale, të ndjekura nga një qasje “e mençur”. Së fundi, më lejoni të përfitoj nga rasti për të dhënë një mesazh promovues për qendrën e krijuar rishtazi të Studimeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe drejtorin e kësaj qendre, gjeneral Maksim Malaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Kjo konferencë është aktiviteti i parë i iniciuar dhe drejtuar nga kjo qendër. I uroj suksese kësaj qendre dhe ju ftoj të hapim fusha të reja bash-këpunimi në zhvillim e vendeve tona.

Page 14: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 14

Ka zhvilluar punimet në Stok-holm të Suedisë, nga data 25 deri në datën 27 qershor, Kon-ferenca e Partnerëve Strat-

egjikë Ushtarakë të NATO, (SMPC) organizuar nga Komanda e Aleancës për Transformim (ACT). Në këtë konfer-encë vjetore mori pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, së bashku me shefat e mbrojtjes së vendeve të NATO dhe atyre partnere, të tilla si: Partneriteti për Paqe, Dialogu Mesdhetar, Iniciativa e Bashkëpunimit të Stambollit, Part-nerët përreth Globit, etj. Konferenca me temë “Perspektiva e partneritetit: Evolucioni i bashkëpunimit në komu-nitetin global të sigurisë” e partnerëve strategjikë ushtarakë, është një ak-tivitet i rëndësishëm që fokusohet në çështjet e transformimit dhe të sfidave të së ardhmes ndaj vendeve të NATO dhe atyre partnere, nëpërmjet shkëmbimit të ideve mbi çështje strategjike të perspektivës me interes të përbashkët. Në fokus të aktivitetit të rëndësishëm të drejtuesve më të lartë ushtarakë të NATO-s dhe vendeve partnere të saj, ishte krijimi i një përqasjeje të përbashkët brenda spektrit të gjerë të përfaqësimit, si dhe formulimi i rekomandimeve të duhura ushtarake në lidhje me çështje të transformimit të NATO dhe të komunitetit transatlantik. Kombet part-nere, gjatë këtij evenimenti të organizuar nga partneri i PfP, Suedia, ishin të përfaqësuara mirë si në nivel dialogu edhe në kontributin e tyre. “Partnerët janë kontribuues të sigurisë, gjë që ndihmon në arritjet e NATO-s, dhe gjithashtu siguron ekspertizë unike në shumë prej sfi-dave që shtrohen përpara nesh”, - tha gjenerali Sverker Göranson, komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Suedeze. NATO dhe vendet partnere jetojnë në të njëjtin mjedis gjithnjë e më kompleks, me sfida të shumta e të ndryshme, së bashku me kërcënimet e reja të tilla si: raketat balistike, siguria e energjisë, ekseset te ato që janë të përbashkëtat globale si p.sh: hapësira, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, terrorizmi dhe më së

Profili: Nga “NATO e dislokueshme”, në “NATO të gatshme”

SMPc

fundi sulmet kibernetike. Duke pasur parasysh presionin mbi buxhetet e sot-me të mbrojtjes, lëvrimi i kapitalit in-telektual si i aleatëve edhe i partnerëve mund t’i ndihmojë ata për të përballuar më mirë këto kërcënime. “Një part-neritet i vërtetë dhe i qëndrueshëm duhet të ketë një marrëdhënie që sjell vetëm përfitime të përbashkëta. Unë besoj se aleatët dhe partnerët janë të bashkuar më shumë se kurrë nga natyra e përbashkët e sfidave të reja strategjike, të cilat, nga ana e tyre do t’i ndihmojnë ata që të përmirësojnë efikasitetin e tyre ushtarak nëpërmjet ndërveprimit”, - tha gjenerali Jean-Paul Paloméros, komandanti i Komandës Su-preme për Transformim të Aleancës. “Transformimi i Forcave të Armatosura Suedeze gjatë 20 viteve të fundit nuk do të kishte qenë i mundur pa partner-

itetin e Suedisë me NATO-n dhe pjesëmarrjen tonë aktive në BE. Partneriteti ynë me NATO-n ka qenë i vlefshëm kur është fjala për krijimin e aftësive, duke përmendur këtu dhe arritjen e standardeve të kërkuara. Jo vetëm Procesi i Planifikimit dhe Rishikimit, por gjithashtu, për shembull, edhe mjetet e vlerësimit të NATO-s kanë qenë dhe janë me rëndësi të madhe për ne”, - tha gjenerali Göranson. Përsa i përket operacioneve, mbështetja e partnerëve të NATO-s, nuk mund të anashkalohet. Në Afganistan, për shembull, nga 50 kombe kontribuuese, 24 janë vende jo-anëtare të NATO-s. Koha për këtë bashkëpunim është me rëndësi jetike për kapacitetet e ardhshme të NATO, sepse ajo po shkon drejt një profili për të përballuar ng-jarje të papritura. “Me përfundimin e ISAF, tempi ynë op-erativ ka të ngjarë të pësojë rënie për momentin. Kjo do të thotë se ne do të duhet të zhvendosim theksin tonë nga angazhimi operacional në gatishmërinë operacionale. Nga një profil “NATO e dislokueshme”, në një profil “NATO e gatshme”. Partnerët duhet të jenë pjesë e këtij ndry-shimi”, - tha z. Patrick Auroy, asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës për Investimet e Mbrojtjes (ASG DI), gjatë punimeve të Konferencës.

Page 15: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 15

Kjo vizitë nisi me pritjen nga ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku, në datën 21 qershor 2013, ku çështjet mjaft të rëndësishme të zhvilli-

meve në fushën e sigurisë, thellimin e bashkëpunimit, si edhe strategjinë në fushën e mbrojtjes, si qasje e re “Mbrojtjen Inteligjente”(Smart Difense), e cila po aplikohet në mes të dy shteteve në rajon, pra Shq-ipërisë dhe Kosovës, ishin fokusi kryesor i diskutimeve. Gjithashtu, gjatë këtij takimi zëvendësministrja Arta Musaraj shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë të Ministrisë të Mbrojtjes të Shqipërisë në procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë (RSSS), proces në të cilin është Kosova aktualisht, duke qenë se RSSS është një prej fushave në të cilën Republika e Shqipërisë ka përvojën e saj. Barazia gjinore në Forcat e Armatosura dhe kontrolli demokratik i tyre, si shpre-hës i stadit të konsolidimit dhe evoluimit të tyre, ishin objekti i diskutimeve të gjëra mes zëvendësministres Musaraj, zëvendësministrit të FSK, Bejtush Gashi dhe ekspertëve kosovarë të fushës. Me pas axhenda e viz-itës së znj. Musaraj në Kosovë vazhdoi në Komandën

Zëvendësministrja Musaraj, vizitë me axhendë të veçantë në Kosovë

SMPc

e Forcave Tokësore (KFT) të FSK-së, ku u pritën nga komandanti i KFT-së, gjeneral major Rrahman Rama, si dhe më një vizitë dhe takim në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj (KDS) me gjeneral brigade Enver Cikaqin. Çështjet e edukimit dhe të formimit të FA si shprehje e trashëgimisë kombëtare dhe impera-tivave të kohës për mbrojtjen, sigurinë dhe paqen në frymën e ndërveprimit, mbështetjes dhe bashkëpunim-it mes strukturave respektive të formimit dhe edu-kimit ushtarak, ishin boshti rreth të cilit u zhvilluan bisedimet në këto takime. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite zëvendësministrja Arta Musaraj ndoqi një demonstrim stërvitor të ndërhyrjes për t’u përballur me emergjen-cat civile në zonat urbane, për të cilën FSK reflekton një dimension kompetence të veçantë. Në të gjitha takimet u konfirmua nga të dyja palët bashkëpunimi i ngushtë dhe intensiv në mes të dyja ministrive si një dimension i rëndësishëm i mbështetjes së përpjekjeve dhe synimeve të Kosovës për të qenë anëtare e NATO dhe e Shqipërisë si vend anëtar për të zbatuar e zgje-ruar filozofinë e paqes dhe sigurisë që Aleanca ka për rajonin dhe më tej në nivel global.

KroniKa

Page 16: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 16

OSBE: Shqipëria model botëror për demilitarizimin e municioneve të tepërtaZëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu,

mori pjesë në mbledhjen plenare të Forumit për Bash-këpunim në Fushën e Sigurisë të OSBE, zhvilluar në Vjenë të Austrisë, në datë 27 qershor 2013. Z. Spa-hiu paraqiti programin e Shqipërisë për reduktimin e stoqeve të vjetruara të armatimit dhe municionit kon-vencional. Gjatë fjalës së tij z. Spahiu u ndal tek ecuria e projektit dhe sukseset e prekshme që janë shënuar gjatë zbatimit të tij. Në këtë kuadër, zëvendësministri Spahiu informoi përfaqësuesit e 57 shteteve pjesë-marrëse të OSBE se Shqipëria nga shtatori i vitit 2009 e deri në qershor 2013 ka asgjësuar rreth 90 mijë ton municione. Z. Spahiu përsëriti angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të përfunduar me sukses këtë proces sipas planit të veprimit. Përpjekjet e Shqipërisë morën vlerësimin e Irlandës, e cila foli në emër të BE, SHBA, Turqisë, Rusisë, Gjermanisë, Suedisë, Austrisë dhe shteteve të tjera. Në këtë forum të rëndësishëm të OSBE u vu në dukje se Shqipëria tashmë është një model botëror për demilitarizimin e municioneve të tepërta, dhe këtë përvojë të çmuar në procesin e demilitarizimit mund ta ndajë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vende të tjera që kanë nevoja specifike në këtë fushë.

Nënshkruhet akt-marrëveshja midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe AKUSHËshtë zhvilluar në datën 13 qershor 2013 në am-

bientet e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes ceremonia e nënshkrimit të akt-mar-rëveshjes për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH). Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: zëvendësmin-istrja e Mbrojtjes, prof. dr. Arta Musaraj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, gjeneralë, ushtarakë të lartë të Minis-trisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, drejtues dhe anëtarë të Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë. Ishin shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi dhe presidenti i AKUSH, z. Kujtim Çako që nënshkruan akt-marrëveshjen për bash-këpunimin midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë.Në këtë akt-marrëveshje që përbëhet prej 11 nenesh, përfshihen dis-pozita të rëndësishme të cilat saktësojnë mënyrën e komunikimit, caktimin e pikave të kontaktit në Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm të FA dhe të gjitha koman-dat kryesore për mbajtjen e kontaktit me Aleancën e Ushtarakëve, përgjegjësinë për shqyrtimin dhe menaxhimin e kërkesave dhe problematikave të ngritura nga Aleanca e Ushtarakëve, hartimin e akteve ligjore e nën-ligjore që kanë të bëjnë me trajtimin e prob-lemeve sociale të ushtarakëve në rezervë e në pension, etj.

Mbyllet me sukses, Festivali i Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO, për rajonin e Mesdheut

Pas katër netësh, në datën 7 qershor 2013, është ulur sipari i Festivalit të Formacioneve Muz-ikore Ushtarake të vendeve të NATO, të rajonit të Mesdheut që u organizua nga Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, nën kujdesin e veçantë të ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami. Në natën e fundit ka prezantuar koncertin e saj, Orkestra Frymore e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në sallën e madhe të QKMBM. Në koncert ishin të pranishëm zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, sekretarja e Ambasadës të Republikës së Kosovës në Tiranë, Ifete Çeku, punonjës e ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, FA, QKMBM, përfaqësues të orkestrave frymore të vendeve pjesë-marrëse në festival si dhe mjaft qytetarë të ftuar të kryeqytetit. Koncerti i Orkestrës Frymore të Forcave të Sigurisë së Kosovës, u prit me mjaft ovacione nga spektatorët në sallë. Një kulminacion, koncerti ar-riti gjatë interpretimit më shumë mjeshtëri i këngës “Xhamadani vija-vija”, çka ngriti në këmbë dhe bëri të shpërthejë në duartrokitje e tërë salla e mbushur plot me shikues.

Në fund të këtij festivali, i cili korri vërtetë një sukses të plotë në të katër netët e tij, zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj i dhuroi një buqetë me lule dirigjentit së Orkestrës Frymore të Forcës të Sigurisë së Kosovës, z. Baki Jashari dhe përgëzoi trupën e këtij formacioni muzikor për performancën e shkëlqyer që dhanë. Përfundimi me sukses të plotë i Festivalit të For-macioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO, të rajonit të Mesdheut, shënoi jo vetëm një tjetër risi dhe arritje në gamën e gjerë të veprimtarive ar-tistike dhe kulturore që ka organizuar dhe vijon të organizojë Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes, por do të krijojë tashmë edhe një traditë të re, duke e bërë këtë festival rajonal të përvitshëm.

Page 17: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 17

U zhvillua në Tiranë, takimi i Komitetit të Inteligjencës Ushtarake të NATONë datat 29-31 maj 2013, u zhvillua në Tiranë,

Konferenca e Komitetit të Inteligjencës Ushtarake të NATO. Është hera e parë që një takim i këtij niveli zhvil-lohet në vendin tonë. Në takim morën pjesë drejtues të agjencive dhe shërbimeve të inteligjencës ushtarake të vendeve anëtare të NATO, drejtues të strukturave të inteligjencës ushtarake të NATO, drejtues koman-dash operacionale, si dhe drejtues të shërbimeve të inteligjencës ushtarake të vendeve jo anëtare të NATO, partnerë operacionalë të saj. Hapjen e punimeve të konferencës e përshëndeti ministri i Mbrojtjes, z. Ar-ben Imami, i cili ritheksoi angazhimin e qeverisë shq-iptare për reforma në fushën e mbrojtjes në përmbushje të standardeve me synimin e rritjes së kontributit të Forcave tona të Armatosura në familjen Euroatlantike. Mbështetja me inteligjencë, tha ndër të tjera ai, është thelbësore për suksesin e operacioneve aktuale dhe atyre të ardhme në një kohë që fuqia ushtarake po zëvendë-sohet me fuqi inteligjence. Ministri Imami njohu pjesë-marrësit, ndër të tjera, edhe me reformat e ndërmarra kohët e fundit në komponentin e inteligjencës ushtarake, mbi krijimin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, e cila për nga misioni, baza ligjore dhe kapacitetet është tashmë një pjesë e denjë e makinerisë informative në mbështetje të vendimmarrjes së NATO në të gjitha nivelet.

Takim Plenar për Menaxhimin e Trafikut Ajror

Në ambientet e hotel “Tirana International”, në datën 28 maj 2013 ka zhvilluar punimet, Takimi Plenar i Pranverës i Komitetit të NATO për Menaxhimin e Trafikut Ajror (ATMC). Ky është një takim që mbahet dy herë në vit dhe këtë radhë Shqipëria ishte vendi pritës për mbajtjen e tij. Në çeljen e këtij takimi ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi, drejtues të Forcës Ajrore, përfaqësues nga Agjencia Nacio-nale e Trafikut Ajror (ANTA) dhe autoriteti i Aviacionit Civil, ushtarakë nga Forcat Ajrore, etj. Gjithashtu në Takimin Plenar të Pranverës për Menaxhimin e Trafikut Ajror ishin të pranishëm 70 pjesëmarrës nga vendet anëtare të NATO, si dhe nga vendet e PfP. Qëllimi i zh-villimit të këtij takimi plenar është diskutimi dhe amen-dimi i politikave dhe udhëzimeve për një menaxhim sa më të mirë të trafikut ajror të NATO. Gjatë sesioneve plenare nga përfaqësuesit e delegacioneve zyrtare u diskutua për çështje të ngritura dhe të diskutuara në takimet e mëparshme si: për mbështetjen e mision-eve, operacioneve, stërvitjeve të NATO dhe mësimet e nxjerra nga pjesëmarrja në këto misione, menaxhimin e trafikut ajror në kohë krize dhe konflikti, angazhimin e

NATO për modernizimin e programit të menaxhimit të trafikut ajror, për komitetin e menaxhimit të trafikut ajror nën iniciativën “Smart Defence”, etj. Pjesëmar-rësit në Takimin Plenar të Pranverës së Komitetit të NATO për Menaxhimin e Trafikut Ajror bënë vizita edhe në ambientet e Agjencisë së Trafikut Ajror në Rinas, si dhe në Komandën e Forcës Ajrore, ku vizituan Qendrën e Kontroll-Raportimit të Forcës Ajrore, e cila është ngritur dhe funksionon sipas standardeve të NATO dhe menaxhon e kontrollon trafikun ajror në Shqipëri në bash-këpunim me Qendrat e NATO dhe ANTA. Takimi Plenar i Pranverës së Komitetit të NATO për Menaxhimin e Trafi-kut Ajror i përfundoi punimet më 30 maj 2013.

Aktiviteti i FA në fokus të analizës së Shtabit të Përgjithshëm të FARSHNën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm

të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, në datën 17 qershor, u zhvillua analiza mbi aktivitetin e Forcave të Armatosura, me pjesëmarrjen e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Bërdo dhe drejtorëve të drejtorive në SHPFA. Drejtorët e drejtorive të SHPFA informuan shefin e Shtabit të Përgjithshëm mbi zbatimin e detyrave të planëzuara dhe të zbatuara deri më tani, si dhe disa nga prioritetet kryesore për periudhën në vijim. Gjatë takimit, krahas çështjeve të tjera, një rëndësi e veçantë iu kushtua

rregullave të ruajtjes dhe të sigurisë fizike, masave të mbrojtjes ndaj zjarrit, duke qenë se po afron stina e verës. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua edhe rreth ecurisë së programeve të rëndësishme të kualifikimit të personelit, si dhe të aktiviteteve të deritanishme nga strukturat e Forcave të Armatosura. Takimi ka vi-juar me një prezantim nga përfaqësues të J2 dhe AIM, rreth situatës në rajonin e Ballkanit. Në përfundim të këtij takimi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, ka kërkuar që në të gjitha njësitë e Forcave të Armatosura të punohet me disi-plinë të lartë me qëllim zbatimin e legjislacionit, si dhe në realizimin në kohë të detyrimeve të planifikuara, si dhe për përmbushjen me korrektësi të misionit kush-

Page 18: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 18

tetues nga Forcat e Armatosura.

Prezantimi i CUBIC mbi gjendjen e materialeve dhe pajisjeve të tepërta në FADitën e mërkurë, në datën 12 qershor 2013, në

Shtabin e Përgjithshëm të FA, përfaqësuesit e CUBIC në MM, z. Louis Boros dhe z. Gregory Cannata prezan-tuan përpara shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi dhe komandantëve të forcave e njësive kryesore situatën e pajisjeve, municioneve dhe armatimit të tepërt. Ky prezantim vjen pas një inspektimi gjashtë mujor që ka bërë në depot e strukturave të FA, z. Gregory Canata, përfaqësues i zyrës së CUBIC në MM. Ekspertët amerikanë vlerësuan punën e bërë deri tani nga strukturat e FARSH për eliminimin e pajisjeve të tepërta të dala nga përdorimi si një faktor me rëndësi edhe për ruajtjen e ambientit. Gjithashtu, ekspertët amerikanë rekomanduan zgjidhje për përshpejtimin e këtij procesi në disa struktura të veçanta të FA.

Përcillet Ekipi Këshillues Ushtarak “MAT Striking Eagle 4”, në misionin ISAFËshtë zhvilluar në datën 30 maj 2013, në Komandën e

Doktrinës dhe Stërvitjes, ceremonia e përcjelljes së Ekipit Këshillues Ushtarak të koduar “MAT Striking Eagles 4”, për në mision në operacionin ISAF në Kabul, Afganistan. Në ceremoninë e rastit morën pjesë, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Bardhyl Hoxha, ko-mandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti, përfaqësues të zyrës së CUBIC, drejtorë drejtorish në MM dhe SHP,etj. Në fjalën e tij për-shëndetëse ndër të tjera zëvendësshefi i S htabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo u shpreh: “E veçanta e ekipit të katërt të për-bashkët Shqiptaro-Amerikan “MAT Striking Eagle 4”, është se gjatë kohës së misionit do të kalojë shkallë-shkallë nga stadi dhe detyrat e patrona-zhit, koordinimit dhe mbështetjes në stadin e kry-erjes së detyrave të drejtpërdrejta të këshilluesit dhe trajnuesit ushtarak. Kjo vjen në përgjigje të një prej ndryshimeve dhe prioriteteve të mëdha të vendit tonë ndaj Aleancës, për zbatimin e pro-cesit të tranzicionit, me qëllim arritjen e suksesit dhe daljen nga lufta në Afganistan, i cili në vet-vete do të gjejë zbatim me trajnimin dhe këshil-limin e ushtrisë dhe Policisë Kombëtare Afgane, duke konsistuar në uljen e numrit të trupave që Aleanca përdor në operacionin ISAF për operacio-net luftarake dhe mbështetjes së luftimit (siguri dhe ruajtje), por duke shtuar ekipe trajnuese dhe këshilluese (NTM-A, MAT-A dhe PAT-A)”, - është shprehur gjeneral Bërdo. Më tej, gjeneral Bërdo nënvizoi në fjalën e tij përshëndetëse se kontributi i Forcave të Armatosura Shqiptare, me trajnues në operacionin ISAF, është një nga kërkesat pri-mare të Aleancës, të cilës FARSH i janë përgjigjur duke vijuar pjesëmarrjen me këtë kontribut të ri,

i cili u shtohet kontributeve tona me trupa në Af-ganistan. Në përfundim, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo u shpreh: “Më lejoni t’u siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm i FAR-SH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, gjatë kryerjes së detyrave tuaja në Afganistan, t’ju uroj një mi-sion të suksesshëm dhe kthim shëndosh e mirë në atdhe dhe pranë familjeve tuaja”. Ekipi i përbashkët Shqiptaro-Amerikan “MAT Striking-Eagles 4”është i katërti në radhë dhe zëvendëson atë të dërguar në muajin tetor të vitit të kaluar, i cili aktualisht po vijon përmbushjen me sukses të misionit në Ka-bul për trajnimin e trupave afgane. Ekipi i përbërë nga 12 ushtarakë shqiptarë dhe 12 ushtarakë të Gardës Kombëtare të New Jersey, pas trajnimit disa mujor në vendin tonë do të vijojë stërvitjen e përbash-kët në Qendrën e Vlerësimit dhe Certifikimit të NATO, në Gjermani. Pas certifikimit, për një periudhe nëntë mujore do të vijojë përmbushjen e misionit në Kabul, Afganistan.

Zhvillohet ceremonia e mbylljes së kampionatit të futbollit të FANë Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, u zhvillua

paraditen e datës 14 qershor ndeshja finale ndërm-jet ekipeve të futbollit të KDS dhe atij të Policisë Ushtarake. Në ceremoninë e mbylljes të kampionatit ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, komandantët e forcave, njësive dhe reparteve të FA dhe drejtorë të drejtorive në SHPFA. Finalja e këtij evenimenti sportiv erdhi në përfundim të kampionatit të futbol-lit ndërmjet tetë ekipeve të komandave, njësive dhe reparteve të Forcave të Armatosura, të zhvilluara nga data 11-14 qershor 2013, në kuadër të vep-rimtarive sportive të planifikuara për këtë vit. Ekipi i Policisë Ushtarake u shpall fitues i kampionatit të fu-tbollit, ndërsa vendi i dytë i takoi ekipit të KDS. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i dorëzoi kupën e kampi-onatit, kapitenit të Ekipit të PU, kolonel Ylli Zyla.

Në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë e zh-villuar me këtë rast, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, falënderoi pjesëmarrësit për rritjen e frymës së kolektivitetit dhe shpirtit të garës, duke theksuar se këto janë tipare të cilat karakterizojnë Forcat e Armatosura për arritjen e synimeve dhe objektivave që ata i vënë vetes në realizimin e detyrës. Kampionati i Futbol-lit që u zhvillua këto ditë në KDS midis ekipeve për-faqësuese të Forcave, njësive dhe reparteve të FA ishte një nga aktivitetet më të mira të vitit 2013 për mënyrën e organizimit dhe shënoi një arritje në konceptimin dhe zhvillimin e sportit në FA. Për-gatitja fizike dhe gjendja e mirë shëndetësore for-mojnë bazat e gatishmërisë luftarake si dhe ruan kondicionin fizik të tyre për përmbushjen me sukses të operacioneve”, u shpreh Gjeneral Gjunkshi.

Burimi: mod.gov.al, aaf.mil.al

Page 19: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 19

Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rums-feld zhvilloi në Tiranë një bashkëbisedim me ush-tarakë, ish ushtarakë dhe studentë shqiptarë lidhur me rolin dhe kontributin e Shqipërisë në

sigurinë e komunitetit euro-atlantik dhe paqen në botë. I pranishëm në këtë bashkëbisedim ishte dhe kryeministri Berisha. Në fjalën e tij, në fillim të bashkëbisedimit, Kryeministri Berisha hapi punim-et me një përshëndetje. “Sot kemi këtu një nga miqtë më të shquar të Shqipërisë dhe kombit shq-iptar, por edhe një nga promotorët më të mëdhenj të lirisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga strategët e paqes dhe sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në botë, ish Sekretar-in e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld. Zoti Sekretar, ne jemi shumë të nderuar dhe shumë krenar që ju jeni sot këtu, në Shqipëri. Ju garan-toj se për ne mbeteni gjithnjë një nga miqtë më të shquar tanët; mbeteni një personalitet i madh për të cilin ne kemi mirënjohjen më të thellë. Unë jam dëshmitar i ndihmës shumë të madhe që ju personalisht dhe admin-istrata e Presidentit Bush i dhatë Shqipërisë në përpjekën e saj për t’u anëtarësuar në NATO. Anëtarësimi në NATO, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ka qenë akti më mad-hor në historinë tonë kombëtare. Sekretari Rumsfeld është promotor i lirisë në vendin e tij dhe kudo në botë. Ai është promotor i aktit të madh të

Rumsfeld, vlerësime maksimale për rolin e FARSH në NATO

viZita

lirisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të paktë janë njerëzit mbi tokë që ndodh të lahen dy herë në ujërat e të njëjtit lumë. Sekretari Rums-feld vjen këtu sot si ish Sekretari i 13-të dhe i 21-të i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka edhe një moment tjetër shumë të rëndësishëm. Nën udhëheqjen e Presidentit Bush në drejtim të Pentagonit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës larguan me forcë dy nga diktatorët më të egër, më të shëmtuar të kohërave, më barbarët, më mizorët, Mulla Omarin dhe Sadam Hysein. Ato qenë luftëra që natyrisht kishin edhe efektet e tyre kolaterale, por është e sigurt se ata që përfituan më shumë janë populli i Afgani-stanit dhe populli i Irakut, të cilët në përpjekje të mëdha përpiqen të ndërtojnë një shoqëri të lirë, një sistem demokratik, i cili me të gjithë prob-lematikën që ka është i vetmi sistem që garanton ndërtimin e të ardhmes. Një aspekt tjetër është se me largimin nga pushteti të klikave të Mul-

LAvDRIM LITA

Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld zhvilloi në Tiranë një bashkëbisedim me ushtarakë, ish-ushtarakë dhe studentë shqiptarë, lidhur me rolin dhe

kontributin e Shqipërisë në sigurinë e komunitetit euro-atlantik dhe paqen në botë

Page 20: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 20

la Omarit dhe Sadam Hyseinit, bota arabe mori një mesazh të fuqishëm lirie. Ajo që ne pamë në Pranverën Arabe ishte një përpjekje e fuqishme e kombit arab për të ecur në rrugën e lirisë. Sig-urisht, një rrugë jo e lehtë, një rrugë me shumë vështirësi, por shumë herë më e sigurt sesa me Gedafin dhe diktatorë të tjerë që u larguan nga pushteti. Edhe një herë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë timen, të shqiptarëve për ju miku ynë i shquar, për kontributin e madh që ju dhatë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për kontribu-tin e madh që keni dhënë në axhendën e lirisë, paqes dhe stabilitetit në botë. Nga ana e tij, ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld u falënderoi anëtarët e Forcave të Armatosura Shqiptare për gjithçka kanë bërë. “Është gjith-monë privilegj i posaçëm të jesh me njerëz me uniformë, të kesh mundësi të shprehësh mendime dhe dua të shpreh vlerësimin tim jo vetëm për kontributet tuaja në Afganistan dhe në Irak, por edhe për vendin tuaj”, deklaroi ai. Kryeministri Berisha përmendi NATO-n dhe rëndësinë e saj në ditët e sotme, e cila është një Aleancë vlerash të përbashkëta, ku njerëzit që mendojnë njësoj punojnë sëbashku dhe e shikojnë botën sëbashku, kuptojnë që çfarë bëjnë e bëjnë me vendet e tjera. Ashtu ndihen amerikanët për shqiptarët dhe e vlerësojmë shumë atë bashkëpunim. “Ju po jepni një kontribut të rëndësishëm në Aleancën, e cilat është e vjetër, e krijuar nga mesi i viteve ‘40-‘50. Unë kam qenë ambasador në NATO në vitin ‘73-‘74. Ishte një NATO ndryshe në atë kohë. Një NATO me 15 vende anëtare. Ndërkohë që sot me 28 vende anëtare, NATO ka një energji tërësisht të re. Në atë kohë ne shqetësoheshim për konf-liktet brenda vendeve, ndërkohë që sot thuajse të gjitha problemet me të cilat përballet NATO janë me vende jashtë zonës së NATO-s, janë prob-leme për të cilat duhet të punojmë së bashku, duhet t’i trajtojmë. Si për shembull problemet e terrorizmit, piraterisë, krimit kibernetik etj., që kanë shumë rëndësi. Mendoj që Aleanca është e rëndësishme dhe mendoj që përfshirja juaj në Aleancë është vlerë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Aleancën”, theksoi ai. Gjatë takimit pati edhe shkëmbim pyetje-përgjigjesh, disa prej të cilave po i sjellim më poshtë.

Pyetje: Në librin tuaj, shpesh ndodh që në mar-rëdhëniet e SHBA me disa vende është sikur ta shohin njëri -tjetrin nga dy anë të ndryshme të një teleskopi. Vendet e vogla e shohin SHBA nga ana e vogël e teleskopit, drejt anës së madhe dhe i duket shumë potente dhe që mund të bëjë gjithçka, kurse SHBA i shikon nga ana e vogël e teleskopit drejt anës së madhe dhe i duken vendet e vogla dhe të pa vlerë dhe ndonjëherë problemet e këtyre vendeve vijën duke u bërë më të vështi-ra për tu zgjidhur. Kryeministri përmendi faktin e “Pranverës Arabe”, do të doja gjykimin tuaj për situatën aty?

Sekretari Rumsfeld: Ministri më pyeti sesi e shikojmë neve atë çfarë ndodh në botën Arabe dhe në vendet e tjera, të cilat po kalojnë peri-udha të vështira. Kur shikon energjinë e tyre, kur shikon nivelin e shqetësimit të njerëzve, copëtimin e zemrave të njerëzve që ngrihen për të drejtat e tyre në këto vende, kur shikon në shesh, shikon të gjithë shpresën, dëshirën për ndryshim, nuk diskutohet fare që edhe ti bashkohesh me ta, zemra juaj bashkohet me ata njerëzve. Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur shikonin se çfarë po ndodhte, qofshin ngjar-jet në kontekstin e “pranverës Arabe”, pastaj të “vjeshtës Arabe”, të “dimrit Arab” etj e etj, gjithë kohës ne kemi qenë me shpresë. Mënyra sesi e shikoj unë është se shikoj njerëz nga i gjithë spek-tri , shikoj të rinj, njerëz të papunë, që sot shohin ne televizion, në rrjetet sociale, shohin mundësitë që ekzistojnë në vendet e tjera. Vende që kanë sisteme të lira ekonomike dhe politike dhe nuk mund të mos e duan këtë edhe për veten e tyre. Ka një shprehe që thotë, se nuk do të ketë paqe në botë derisa të gjithë te jenë të lirë, sepse çdo njëri në veten e tij është bota. Ne kur ngrihemi në mëngjes mendojmë për jetën tona, ,mendojmë për rrethanat tona, mendojmë se bota është një shpresë, por përveç këtyre njerëzve që kërkojnë mundësinë, ka edhe shumë njerëz të tjerë, njerëz, të cilët janë më mirë të organizuar, janë më mirë të financuar dhe le të jemi të ndershëm, që ata njerëz në grupet e njerëzve në sheshe, të cilët janë brutal janë shumë të ashpër. Sot në Egjipt ajo çfarë shohim është një pakicë, që ka kontrol-

Page 21: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 21

lin e parlamentit, ndërkohë që njerëzit që janë në rrugë dhe në sheshe, që në vend që të inkura-johen, janë të zhgënjyer. Ata që e kanë parë se çfarë ka ndodhur në Egjipt, në Tunizi apo vende të tjera, ne që kemi akoma shpresë, por nëse dikush sheh poshtë nga marsi mbi tokë, realiteti në fakt është se sistemet e lira politike dhe ekonomike ofrojnë mundësitë më të mira për qeniet njerë-zore. Njerëz, që duhet të kenë gjëra më të mira për veten e tyre, për familjet e tyre, që kërkoj-në të njëjtat mundësi që ekzistojnë në vendet e tjera, punë, produkte, ndenjën e të qenit të lirë. Mënyra sesi iu përgjigja pyetjes z. Ministër, është se unë vazhdoj të shpresoj, unë jam nga ajo pse e SHBA, vij nga perëndimi i mesëm i SHBA, dhe jemi më të mirët nga dy skajet e tjera, e them pak me anësi këtë gjë, që ndoshta nuk është e drejtë, por kush tha se bota është e drejtë, por unë jam optimist, besoj se ka shprese në bote për njerëzit që duan të realizojnë gjerat. Njerëz si puna juaj që keni bërë çfarë keni bërë, por sërish ia keni dalë për të krijuar një vend të lirë. Sigurisht që rruga është e vështirë, është me gropa, njerëzit mund të thonë se kjo gjë mund të ishte bërë mirë dhe ajo tjetra mund të ishte bërë më mirë. Kam shkruar një libër, i cili quhet “Të njohurat dhe të panjohurat”, i përkthyer në shqip nga shtëpia botuese “55”, dhe po i thoja ministrit, që ka një teoricien të madh në SHBA, i cili merr një copë letër, bën një vizë dhe çdo ide të mirë e vendos sipër vizës dhe çdo ide të keq e vendos poshtë vizës, sa më shumë e shikon këtë gjë e ndryshon, gjërat e mira i vendos poshtë vizës, gjërat e këqija i kalon sipër vizës, dhe të gjitha gjërat bëhen jo shumë të qarta, ndaj titullin e librit e kam quajtur “Të njohurat dhe të panjohurat”, por zgjedhja e dytë, që ka qenë në konkurrim deri në fund, që e kam përfshirë në librin tim “Rregullat e Rumsfeld” është “qentë nuk u lehin makinave të parkuara”, çfarë do të thotë, do të thotë se nëse dikush bën diçka, do të jetë dikush të cilit nuk i pëlqen ajo gjëja që bën ti, por një situatë e vështirë është kur nuk bën asgjë në jetë. Sigurisht që ka disku-time dhe debate, dhe diskutimet dhe debatet janë të shëndetshme, sigurisht që kur shohim se çfarë ndodh në atë pjesë të botës, duhet të mbajmë

optimizmin, duhet të mbajmë shpresën se njerëzit që besojnë tek sistemi i lirë ekonomik dhe politik do të triumfojnë.

-Pyetje: Është kënaqësi që jemi këtu, sepse jeni një mik i padiskutuar për Shqipërinë, duke parë situatën e 20 viteve të fundit, që prej rënies së komunizmit dhe me shikimin drejt të ardhmes, si mendoni se do të jetë klima e sigurisë në Ball-kan në këtë epokë të re, duke patur parasysh të shkuarën e paqëndrueshme?

-Zoti Rumsfeld: E tashmja dhe e ardhmja do të jetë shumë herë me e mirë sesa e shkuara. Pse? Sepse mendoj se progresi i bërë, jetën e hum-bura, energjitë e harxhuara, mendësitë pozitive e kanë çuar vendin tuaj, dhe shumë vende fqinje, në një pozicion të ri, ndryshe, dhe ajo eksperi-encë, vështirësitë, ajo rrugë që keni bërë ka patur shumë gropa, dhe njerëzit i provojnë vështirësitë në rrugë, ashtu siç bën çdo vend. Por problemet me të cilat përballemi janë pothuajse probleme të cilat nuk mund të zgjidhen vetëm nga një vend. Ka probleme për të cilat duhet kërkuar bashkëpunim nga vende te ndryshme, qoftë problemi i armëve të shkatërrimit në masë, ose të luftës kundër terrorizmit, piraterisë, trafiku i drogës, gjërat që shikojmë në botë dhe janë shkatërruese, të dëm-shme. Është një prej atyre problemeve, p.sh. sul-met kibernetike që nuk mund te zgjidhet nga një vend i vetëm dhe duhet një shkallë me e madhe bashkëpunimi se ç’kemi patur. P.sh shikoni periud-hën pas luftës së dytë botërore në fund të viteve 40, pjesa më e madhe e institucioneve ndërkom-bëtare që ekzistojnë sot janë krijuar atëherë si FMN, NATO, Banka Botërore, OKB, të gjitha in-stitucionet e tjera, të cilat janë ngritur pas për-fundimit të luftës së dytë botërore dhe fillimit të luftës së ftohtë. Ajo çfarë ka ndodhur është se nuk ka patur modernizimit, ose të ri inkuadrimit të këtyre institucioneve për t’iu përgjigjur zhvil-limeve të reja të botës, pra ne e kaluam pikën e infleksionit në fund të luftës së ftohtë, në fund të bashkimit sovjetik, dhe lëvizëm drejt shekullit të 21, në epokën e informacionit, por nuk kemi parë shumë rregullime të këtyre institucioneve për t’iu përgjigjur situatës aktuale. Mua më duket sikur këto institucione nuk po na shërbejnë aq mirë, sa na kanë shërbyer 20-30 apo 40-50 vite më përpa-ra. Kështu që mendoj se duhet lidership nga ana e kombeve dhe mendoj se ndryshimi është shumë i vështirë, sepse ne zakonisht jemi rehat me gjërat që bëjmë gjithmonë. Epoka e informacionit. Men-doni pak luftën në Afganistan, ishte lufta e parë në epokën e informacionit, ndërkohë që ndry-shimet lidhur me informacioni që kishte e gjithë bota ishte e ndryshme me informacionet që kemi pasur ne dispozicion në luftën e dytë botërore, të Vietnamit, Koresë , kështu që personalisht men-doj se po shkojmë në këto drejtime, duhet të gje-jmë mënyrën për të bërë rregullime këtyre institu-cioneve dhe se të gjithë do të shihemi në pasqyrë dhe të themi, se ne këtë gjë, nuk mund ta bëjmë

Page 22: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 22

vetëm, duhet të bashkëpunojmë me vendet e tjera , duhet të punojmë në mënyrë efektive apo edhe më shumë efektive, sesa kemi punuar aktualisht. Kështu që mendoj se jam optimist për Ballkanin, mendoj se e ardhmja e Ballkanit do të jetë e ndryshme.

-Sekretari Rumsfeld: Do të doja që ne të kishim pasur një taksë të tillë të sheshtë prej 10 përq-ind. Çdo vit kur dërgoj taksat, i dërgoj një shënim, shërbimit të brendshëm të të ardhurave, i them “i dashur zonjë ose zotëri, këto janë taksat e mia, nuk e kam idenë fare nëse janë të sakta apo jo, sepse janë shumë të komplikuara për mua , mundohem të kuptoj sesi funksionon shërbimi i taksave, nëse keni pyetje më telefononi.” Ne do të kishim qenë shumë më mirë, shumë mirë për ju.

Ish-Ushtarak: Faleminderit z. Sekretar për dis-kutimin shumë të lirshëm me neve. Si ish ushtarak do të doja të dija diçka më tepër në lidhje me opinionin se NATO ka nevojë për një armik për të qene i unifikuar për të qenë e bashkuar përball kampit socialist?

-Sekretari Rumsfeld: Nëse shikojmë vitet e parë të NATO, që është aleanca më e gjatë në histori, dhe të sugjerojmë nëse do ishte ndryshe, sepse ka patur një armik , Bashkimi Sovjetik. Unë do të thosha që nuk ishte ndryshe, ka pasur ndasi në NATO gjatë asaj periudhe. Nëse shikojmë prapa ka patur periudha kur euroko-munizmi ishte më shumë në modë, ai ishte komunizmi i mirë, ka patur këmbëngulje nga njerëzit në të gjitha ata vende, në një periudhe të qëndrueshme që lidershipi politik në partitë politike të vendet tona, dhe në vendet NATO, në fakt këm-bëngulja fitoi. Por ka pasur ndasi, ka patur ndryshime, në vend që të përdor fjalën armik do të përdorja fjalën sfida dhe do të thoja se sfidat sot janë reale, se-rioze, është e vërtetë nuk ka Bashkim Sovjetik, por rrezikshmëria e armëve sot është shumë herë më i madh sesa ka qenë dekada më para. Çka do të thotë se niveli i gabueshmërisë nga drejtuesit politik në botës është shumë më i vogël. Një studim i universitet John Hopkins i quajtur “Dimri i Errët”, është shkruar nga njerëz nga të dyja partitë politike, analizuan kërcënimin në SHBA, dhe kërcënim-et ishin në tre pika në Amerikë dhe përfundimet e tyre ishin se brenda një viti do të shkaktohej vdekja e një milion amerikanëve. Nëse armët nuk do të kishin këtë fatalitet, liderët politik mund të bënin gabime, te krijonin vonesa. Sot, fatalitetet janë të një niveli që nuk e kemi parë më parë. Lidershipi politik ka një problem të komplikuar, për të cilin duhet të punojnë me shumë vende të tjera, nuk ka mundësi që një vend të përballet me ato probleme i vetëm. Në fakt unë shqetësohem për nivelin e investimeve ushtarake.

Kur dola nga marina në 1957, dhe shkova në kongres ne 1960, qeveria shpenzonte 10 përqind të buxhetit për mbrojtjen, ndërkohë që ata sot harxhojnë vetëm 4 përqind dhe aleatët më pak se 2 përqind. Prob-lemet nuk janë lehtësuar, problemet janë bërë më të rrezikshme, përsa i përket rrezikshmërisë së armeve dhe problemet që mund të shkaktohen, nëse ne bëjmë gabime, ne njerëzit në qeveri. Personalisht unë kam dalë në pension, por shqetësohem për të dhe ju duhet të bëni diçka për këtë gjë.

Donald Rumsfeld merr “Urdhrin e Flamurit”Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi

sot ish-Sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Rumsfeld Deko-ratën e lartë të Flamurit Kombëtar, me motiva-cionin: “Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi, për kontributin e jashtëzakonshëm, si dhe për mbështetjen e fuqishme që Ai dhe Shtetet e Bash-kuara të Amerikës kanë dhënë për reformimin, fuq-izimin dhe modernizimin e Ushtrisë Shqiptare dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”. Në fillim të fjalës së Tij, Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe theksoi se mirënjohja për këtë vend është pazgjidhshmërisht e lidhur dhe me person-alitetet e mëdha të Shteteve të Bashkuara, me bijtë që lindi dhe rriti ky vend dhe në këtë kuadër e cilësoi

ish-Sekretarin Rumsfeld një mik të madh të shq-iptarëve. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit u shpreh se mbështetja e madhe që zoti Rumsfeld i dha Shq-ipërisë për t’u anëtarë-suar në NATO, është tashmë pjesë e mirën-johjes dhe e kujtesës historike të shqiptarëve. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë pra-në Shqipërisë dhe shq-iptarëve që nga çastet e para të krijimit të

shtetit shqiptar deri në vijimin përpjekjeve të shqiptarëve për ndryshimet demokratike për konsolidimin e demokracisë, për-pjekjeve të saj për reforma, anëtarësimit në NATO, çlirimit dhe Pavarësisë së Kosovës dhe në vijim të rrugë e konsolidimit të saj e të Shqipërisë”, nënvi-zoi Presidenti Nishani. Duke përcjellë përgëzimet e gjithë kombit amerikan për atë që Shqipëria ka bërë dhe arritur në këto vite, ish-Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld i shprehu Presidentit Nishani falën-derimet për këtë nderim të madh dhe shtoi se nuk do t’i rezistonte tundimit për ta vënë këtë med-alje, gjatë gjithë ditës dhe për ta patur gjithmonë në mendjen dhe zemrën e tij. Ish-sekretari Rums-feld nënvizoi gjithashtu se vlerat që Shqipëria i ka sjellë NATO-s janë të jashtëzakonshme, sepse kanë ndihmuar të gjithë anëtarët e saj, vlera që Shtetet e Bashkuara i njohin dhe i vlerësojnë.

Page 23: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 23

Nëpërmjet këtij shkrimi, Përfaqësuesi Kom-bëtar Ushtarak i RSH në SHAPE, gjeneral-brigade Piro Ahmetaj, i paraqet audiencës së revistës “Mbrojtja”, në mënyrë të përmbled-

hur fushat e aktivitetit që përshkruajnë progresin dhe arritjet e PUK së RSH në periudhën 4 vjeçare pas krijimit të kësaj zyre. Konkretisht, përveç fushave kryesore të veprimtarisë së PUK, në këtë shkrim janë identifikuar dhe përshkruar edhe sfidat me të cilat përballet, si dhe janë ofruar disa sugjerime konkrete për perspektiven e përmbushjes se misionit të kësaj strukture.

I. Historiku, misioni dhe detyratNgritja e PUK së RSH në SHAPE u realizua si pjesë e paketës së detyrimeve kombëtare për anëtarësimin në NATO me emërimin prej Ministrit të Mbrojtjes së Për-faqësuesit Ushtarak Kombëtar, dhe miratimin e TOP të PUK në SHAPE. Në 2 Prill 2009, u zyrtarizua ngritja e Përfaqësisë në një ceremoni të organizuar në SHAPE ku PUK, të RSH dhe Kroacisë u ulën për herë të parë në forumin “NMR Echelon” të shoqëruar nga ish-SA-CEUR, Gjeneral John Craddock. Kjo ceremoni shënon momentin zyrtar të krijimit të PUK, SHAPE si dhe fil-limin e ushtrimit të përgjegjësive përfaqësuese (të drejtën e votës) të njëjta me 27 vendet e tjera anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO). Gjatë pe-riudhës Maj 2009 - Mars 2010, mbështetur në re-komandime profesionale dhe modelet/eksperiencat më të mira, kjo strukturë është rivlerësuar dhe ka pësuar ndryshime cilësore. Me mbështetjen e autoriteteve të MM/SHP dhe në bashkëpunim me autoritetet dhe strukturat e SHAPE, gjatë periudhës së ushtrimit të aktivitetit të PUK, janë realizuar të gjitha masat logjis-tike, administrative dhe burokratike për ngritjen dhe

Katër vjet PUK: “Kodet” e aktivitetit, progresi dhe sfidat

aleanca

kompletimin e zyrave të Përfaqësisë. Aktualisht PUK, SHAPE zotëron aftësi të plota operacionale, ose me ter-minologji ushtarake FOC (Full Operational Capability).

Misioni, detyrat, struktura dhe vartësia PUK, SHAPE ka mision: “Përfaqësimin e institucionit të MM/SHP në SHAPE; pjesëmarrjen në planifikimin strategjik operacional, përgatitjen e ekspertizës dhe rekomandimeve për autoritetet e larta të MM/SHP për planifikimin dhe materializimin e kontributeve të RSH në operacionet e drejtuara nga NATO dhe BE; përm-bushjen e detyrimeve në kuadër të MoU/TA/NoJ; si dhe realizimin e aktiviteteve ushtarake, trajnimeve dhe

GJENERAL-BRIGADE PIRO AHMETAJ

2009 – 2013, katër vjet PUK (Përfaqësi Ushtarake Kombëtare) në Komandën Supreme të Aleancës në Europë (SHAPE)

Page 24: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 24

stërvitjeve në kuadër të NATO/BE”.Ndër detyrat themelore për përmbushjen e misionit të PUK do të veçoja: • Përfaqëson institucionin e MM në SHAPE, për aktiv-itetin protokollar, si dhe në çështje që kërkojnë vendim-marrje politike, dhe SHP për çështjet e planifikimit dhe materializimit të kontributeve ushtarake (LoA). • Përfaqëson institucionin e MM/SHP në procesin e planifikimit strategjik të SHAPE/ACO dhe për misionet e drejtuara nga NATO/BE.• Përfaqëson vendimmarrjen strategjike (MM/SHPFA), për materializimin e kontributeve që rrjedhin nga kon-cepti i sigurisë kolektive të NATO-s • Rekomandon dhe asiston MM në miratimin e memo-randumeve të mirëkuptimit (MOU) dhe marrëveshjeve teknike (TA) të RSH me SHAPE, si dhe me vendet e tjera të NATO në fushën e operacioneve dhe të mbështetjes së tyre, si dhe me autorizim të Ministrit të Mbrojtjes, bën nënshkrimin e tyre. • Ndjek ecurinë, përpunon vlerësime dhe jep rekoman-dime për gjendjen dhe perspektiven e misioneve të kon-tingjenteve të FARSH në operacionet e drejtuara nga NATO, BE, etj.• Mban kontakte të vazhdueshme me SNR/personelin e FA në operacione dhe koordinon punën me SHPFA dhe me autoritetet përgjegjëse në SHAPE për mbarëva-jtjen e operacioneve.

II. Fushat e angazhimeve kryesore të PUK, SHAPE (Prill 09 - Prill 13)1) Çështjet e integrimit të plotë teknik të FARSH në NATO. Në dy vitet e para Zyra ka përfaqësuar MM/SHP në Task Forcën e Integrimit (AITF) që NAC/NATO e kishte ngritur për të lehtësuar masat e integrimit teknik të dy vendeve të reja (Shqipëri dhe Kroaci). Në këtë kuadër u koordinuan dhe ndoqën Konferencat e Integrimit, takimet dhe konferencat Rajonale të Buri-meve të Mbrojtjes të zhvilluara në Tiranë (Shkurt 2010 dhe Maj 2010), si dhe takimet dypalëshe Shqipëri - NATO për Dokumentin e Rishikimit të Kapaciteteve të Mbrojtjes. Po në këtë fushë, në bashkëpunim me struk-

turat e SHAPE dhe aktorë të tjerë kemi harmonizuar dhe koordinuar përpjekjet me agjencitë e NATO, për të vlerësuar progresin, problematikat, rekomandimet dhe përcaktimin e përgjegjësive të ndërsjella. Qëllimi ka qenë dhe mbetet që, nëpërmjet këtij forumi, NATO dhe Komandat kryesore të saj, (ACO dhe ACT), të orientojnë dhe maksimizojnë asistencën për të arritur integrimin e plotë në NATO. Sqarojmë se procesi i integrimit të plotë në NATO fillon menjëherë pas anëtarësimit dhe sipas eksperiencave të deritanishme zgjat nga 5 deri në 7 vjet. Ndërkohë, nisur nga Direktiva e Ministrit për vitin 2013, do të zhvillohen planet dhe përgjegjësitë për konkretizimin e vitit 2013 si viti final i integrimit të plotë në Aleancë.2) Nënshkrimi i marrëveshjeve. Me autorizim të MM, PUK, SHAPE ka negociuar dhe nënshkruar disa mar-rëveshje si: (a) Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU) për shkëmbimin e informacionit me NATO; (b) MoU dhe Tactical Agreement (TA) për Policimin Ajror; (c) MoU për integrimin në strukturën e Grumbullimit/Përpunim-it të Informacionit të Aleancës (IFC), Londër, UK; (d) Marrëveshja për anëtarësim në Shtabin/Komandën e Forcave Speciale të NATO-s (NSHQ), Mons, Belgjikë; (e) Marrëveshja me Shkollën Ndërkombëtare (SIS) për arsimimin e fëmijëve të ushtarakëve të emëruar në SHAPE; (f) MoU me Kroacinë dhe me Francën për rota-cionin e postit të Drejtorit të CIMIC në SHAPE (g) Note of Joinning (NoJ) me Komandat e Bashkuara Operacio-neve Ajrore (CAOC) të cilat sigurojnë hapësirën Ajrore të RSH. Aktualisht jemi në përmbyllje të procesit të nënshkrimit të MOU me dy Korpuset e Reagimit të Shpejtë të NATO, përkatësisht NDC Greqi dhe NRDC Turqi (ku prej marsit 2012 përfaqësohemi përkatësisht nga një oficer shtabi). Për më tej, është miratuar nga Autoritetet ne parim dhe pritet finalizimi i firmosjes së marrëveshjes edhe me NDC-Itali.3) Vlerësime Ushtarake Strategjike për gjendjen dhe perspektivën e paketës së kontributeve të FA në opera-cionet e NATO-s dhe BE. Në periudhën pas anëtarësim-it janë rritur në mënyrë të konsiderueshme kontributet e vendit tonë, krahasuar me vitet e para anëtarësimit.

Page 25: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 25

Roli i PUK ka qenë në ofrimin e rekomandimeve konkrete për përmbushjen e kërkesave specifike të autoriteteve të SHAPE. Po ashtu edhe reduktimi i tyre po bëhet i mbështetur në planet e NATO dhe në mundësitë bux-hetore të mbrojtjes që ka vendi ynë. Fokusi në këtë fushë ka qenë edhe në përmirësimin e cilësisë së kontrib-uteve, duke kontribuar përtej Force Protection edhe me kapacitete operacionale Combat Operations, siç është kontributi me efektiva të Forcave Speciale në Kanda-har apo ai me kapacitete kombëtare siç janë trajnerët OMLT(MAT), POMLT (PAT) dhe kapacitetet e kundërzbu-limit NIC. Në kuadrin e Comprehensive Approach është zgjeruar spektri i kontributeve kombëtare me trajnues nga Policia e Rendit dhe kontribute financiare në “Trust Fond” – kontribut qe ne terma financiare shkon rreth 3 milion Euro. Për standardizimin e procedurave për këtë qëllim dhe për t’i paraprirë dinamikës së punës në këtë aspekt me nismën e PUK në SHAPE, dhe mbështetjen e strukturave të MM/SHP është realizuar për të dytin vit radhazi “Workshop”-i për përcaktimin e Nivelit të Ambicies (LoA) për kontributet e vendit tonë në opera-cione për çdo vit pasardhës.4) Angazhimi i PUK në çështjet e Sigurisë në Kos-ovë. Mbështetur në gjendjen e sigurisë në terren, dhe sipas detyrave nga autoritetet e MM/SHP kemi bërë në vlerësime periodike (rast pas rasti në mënyrë emergjente) si dhe kemi paraqitur rekomandime ushtar-ake për gjendjen dhe perspektivën e sigurisë në Kosovë. Për sa efektet për kontributet e vendit tonë, veçojmë se mbështetur në këto rekomandime është rritur numri i ushtarakëve që shërbejnë në kuadër të KFOR dhe NAT, si dhe është kontrubuar në ”Trust Fond” për Kosovën. Mbështetur në direktivën e Përfaqësuesit të Përhershëm dhe Përfaqësuesit Ushtarak të RSH në NATO HQ, në bashkëpunim me Misionin e RSH në NATO, është angazhuar dhe ka insistuar për pasqyrimin e sta-tusit/hartës së Kosovës si shtet më vehte në të gjitha prezantimet zyrare në NATO/SHAPE. 5) Policimi Ajror. Për këtë çështje është ndjekur me

përparësi procesi i përgatitjes dhe nënshkrimit nga NAC të MoU NATO-Shqipëri, Direktivës së SACEUR-it, Marrëveshjes Teknike (TA) me Komponentin ajror. Në kuadër të miratimit dhe implementimit të Strukturës së Re Ushtarake të NATO-s po përmbushën amendimet e domosdoshme për kalimin e këtyre përgjegjësive nga CC Izmir tek Komanda e Forcave Ajrore në Ramstein/Gjermani.6) Kontributi me personel në Shtabet e NATO. Kemi ndjekur me prioritet implementimin e paketës së per-sonelit me të cilin vendi ynë (FA) kontribuon në Struk-turat e Komandat Ushtarak (NCS) të NATO. Në Kon-ferencat e Personelit PE (Peace Establishment), në bashkëpunim me strukturat e MM/SHP, u negociua dhe arranxhua vendimmarrja e autoriteteve për nivelin e am-bicieve (LoA) të vendit tonë. Në përfundim u konsolidua një paketë me 20 pozicione (nga 28 në strukturën e 2009 - 2012), e cila mbetet racionale dhe përmbush jo vetëm detyrimet, por edhe nivelin e ambicieve për “influencë” në këtë kuadër. Pas vendimmarrjes së auto-riteteve të MM/SHP kjo paketë po implementohet sipas rekomandimit të PUK, duke e shtrirë atë gradualisht (për arsye të kufizimeve buxhetore) në disa vite.7) Vendosja e Sistemeve të Komunikimit me NATO. Vlerësojmë si arritje edhe vendosjen e pajisjeve të nevojshme nga SHAPE në MM/SHP dhe PUK, që zgji-dhi nevojat emergjente të shkëmbimit të informacionit. Përparim i dukshëm në këtë fushë ishte vendosja në MM/SHP i sistemit të klasifikuar ”CRONOS”, e cila ka zgjidhur dhe certifikuar plotësisht procesin e shkëm-bimit të informacionit sipas kërkesave të Aleancës. 8) Përfaqësimi në tavolinat e punës, forumet vendim-marrëse dhe grupet e punës në SHAPE. Si të gjitha vendet e NATO-s, edhe Shqipëria është përfaqësuar në një seri tryezash bisedimesh, forume vendimmarrje dhe grupe pune në SHAPE, të tilla si: takimet periodike të SACEUR-it me përfaqësuesit e vendeve anëtare, takimet javore të NMR, të DNMR, takimet javore për Çështjet Operacionale, ndjekja e takimeve të Military Partnership Division (MPD), konferencat gjeneruese të forcave/personelit, Moral Wellfare Working Grup dhe një numër bordesh të ndryshme. 9) Institucionalizimi i zyrës dhe hartimi i procedurave të punës (SOP) duke i përafruar me ato të NATO. Kra-has përmbushjes së misionit, ngritja, institucional-izimi dhe funksionimi i zyrës ka qenë një nga sfidat kryesore të punës. Synimi ka qenë ngritja e një për-faqësie kombëtare me mision të njëjtë si homolo-get në SHAPE, me veçoritë kombëtare si vend i ri anëtar i NATO. Në këtë drejtim janë ndërtuar manuali i funksionimit të PUK dhe SOP për çdo funksion, SOP për komunikimin me SNR dhe komandantët e kon-tigjenteve në operacione dhe SOP për standardizimin e komunikimit me personelin PE. Për më tej, nëpërmjet ekspertizës dhe eksperiencave u kemi ofruar Drejtorive në MM/SHP rekomandime dhe modele për të përmirësuar dhe përafruar standartet e punës së tyre me ato të aleancës. Konkretisht, kemi re-komanduar, përmirësimin tërësor të procesit të pjesë-marrjes në aktivitete arsimimi, trajnimi dhe stërvitje me NATO. Kjo ka konsistuar në përdorimin, (ashtu si të gjitha vendet e NATO) e “NATO Travel Order” (NTO), e cila ka përmirësuar pjesëmarrjen në aktivitete, ka de-centralizuar masat dhe ka indentifikuar strukturat e

Page 26: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 26

combat diver ‘13Forcat Speciale rrisin nivelin operacional

Page 27: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 27

Page 28: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 28

zbatimit. Vlerësojmë se kjo masë ka qenë veçanërisht efikase deri në momentin e heqjes së regjimit të vizave për vendin tonë, por edhe aktualisht tregon se është funksionale dhe efektive për nga kostoja. Përmirësim tërësor ka patur edhe komunikimi me PUK të RSH në NATO.10) Koordinimi dhe arranxhimi i vizitave të autoriteteve. Një tjetër fushë aktiviteti ka qënë dhe vijon të mbetet koordinimi dhe arranxhimi i vizitave të Autoriteteve Shqiptare në SHAPE dhe në teatrin e operacioneve, dhe anasjelltas, vizitave të autoriteteve të SHAPE në Tiranë. Vlen të theksohet gjatë kësaj periudhe vizita e Ministrit të Mbrojtjes dhe SHSHP në ISAF në Ja-nar dhe Prill 2011, Vizita e Kryeministrit të Shqipërisë dhe SHSHP, në prill 2012 në ISAF, si dhe disa vizita te SACEUR dhe DSACEUR në Tiranë. Përveç aktivitetit burokratik koordinues, zyra jonë për çdo rast ka për-gatitur paketa të plota me materiale informuese, vlerë-suese dhe draft-rekomandime përkatëse. 11) Menaxhimi i situatës në shkurt 2012 në Afgani-stan. Vlerësojmë specifikisht angazhimin e PUK në menaxhimin e ngjarjes së jashtëzakonshme të shkurtit 2012 në ISAF, ku humbi jetën ushtaraku dëshmor Feti Vogli dhe u plagos tetar Aleksandër Peci. Mbështetur mbi këtë eksperiencë, u paraqitën për autoritetet e MM/SHP problematikat e identifikuara dhe mësimet e nxjerra nga kjo ngjarje e hidhur, së bashku me rekoman-dimet për përmirësimin e procedurave të punës për menaxhimin e situatave të tilla.12) Angazhimi në situatën e përmbytjeve të dimrit të vitit 2011. Me autorizim të SHSHP, PUK, SHAPE zyr-tarisht kërkoi mbështetje nga vendet e NATO dhe me ofrimin e saj koordinoi, nëpërmjet QBO, materializimin e ndihmave të ofruara nga vende si Greqia, Turqia, Po-lonia, Rumania, Sllovenia, etj.13) Është përmirësuar imazhi dhe kultura burokratike e komunikimit me NATO, dhe në këtë mënyrë është zhvilluar një elitë dhe një grup/kapacitet i qenësishëm burimesh njerëzore nëpërmjet arsimimit, trajnimit, pjesëmarrjes direkte në operacione, konferenca, apo poste PE e CE. Mbetet racionale që ky kontingjent per-soneli të konsiderohet në detyra/poste në përshtatje me kualifikimin dhe eksperiencën e fituar pas shërbimit me dhe në strukturat apo institucionet e NATO.

III. Sfidat dhe rekomandime për të ardhmenMë poshtë ju paraqesim disa vlerësime përmbledhëse për sfidat me të cilat PUK nevojitet të përballet pas 4 viteve eksperience të suksesshme, si dhe rekoman-dime, realizimi i të cilave vlerësojmë se është brenda spirales së progresit dhe ndikon edhe në përmbushjen e misionit të PUK, SHAPE1) Domosdoshmëria për përmirësimin e Sistemit të Planifikimit të Mbrojtjes, dhe në mënyrë më të drejt-përdrejtë i strukturave, infrastrukturave, sistemit të menaxhimit të personelit dhe procedurave burokratike që përputhen dhe i përgjigjen detyrimeve, intensitetit dhe dinamikes se sistemit të sigurisë kolektive të Aleancës. Vlerësojmë se mbetet prioritare, mirëfunk-sionimi dhe integrimi i mekanizmave të sistemit planëz-imit të mbrojtjes dhe sistemit të planëzimit operacion-al, duke materializuar cilësisht angazhimet, detyrimet, ambiciet ushtarake të RSH. Fokusi i PUK do të mbetet mbështetja me ekspertizën

më të mirë, referenca dhe modele për përmirësimin tërësor të Sistemit të Planëzimit Operacional të FASH, me qëllim shkëputjen plotësisht nga “modeli i mëvetë-sisë” dhe aplikimin e Sistemit të Sigurisë Kolektive të Aleancës. Produkt i këtij procesi do të jetë material-izimi me cilësi i angazhimeve/detyrimeve ushtarake në fushën operacionale. 2) Fleksibiliteti dhe dinamika në vlerësimin e nivelit të kontributeve në operacionet e drejtuara nga NATO/BE për të ardhmen. Mbështetur në eksperiencën e dy viteve të fundit, vlerësojmë të rëndësishme institucio-nalizimin e realizimit të një aktiviteti teknik vjetor mbi nivelin kombëtar të angazhimeve kombëtare (LOA) në operacione (LOA= balanca midis detyrimeve, ambicies se RSH për tu përfaqësuar/prezencë dhe mundësive modeste te RSH). Ky aktivitet i organizuar me struk-turat strategjike të MM/SHP dhe agjencive të tjera shtetërore të angazhuara në operacione të synoje hartimin dhe propozimin/paraqitjen tek autoritetet të një pakete të balancuar midis detyrimeve, ambicieve me mundësive modeste të RSH në operacione.3) Kontribut në rishikimin e dokumenteve kryesore të mbrojtjes. PUK ka mbështetur dhe është e gat-shme edhe me tej të ofrojë ekspertizën që disponon në procesin e rishikimit të Dokumenteve Kryesore të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në këtë kuadër vlerësojmë të domosdoshme konsiderimin e kërkesave për sigurimin e një Force të Armatosur që përmbush kërkesat për (a) përdorueshmëri (usability), (b) fleksibilitet dhe (c) ndërveprueshmëria (interoperability), në harmoni dhe kur kërkohet të angazhohet në kuadër të operacioneve të NATO-s. Rekomandojmë dhe ri-përsërisim se është relevante që në këtë proces të përfshihen ekspertët më të spikatur që zotërojnë aktualisht FA, vlerësimet, rekomandimet dhe ekspertizën zyrtare të Komandave dhe Strukturave Strategjike të Aleancës, të cilat, për-pos të tjerave, janë edhe ”palë e interesuar/konsuma-tore”. 4) Materializimi i detyrimeve që rrjedhin nga nënshkrimi i Marrëveshjeve të Mirëkuptimit (MoU), Marrëveshjeve Teknike (TA) dhe nga anëtarësimi në strukturat ushtar-ake (Framework Structure) që funksionojnë mbi bazën e këtyre marrëveshjeve. Në këtë kuadër është mjaft e rëndësishme të theksohet fakti se përtej kostos finan-ciare që ka anëtarësimi në këto struktura, pjesëmarrja në to mundëson që vendi ynë të këtë akses në informa-cionin që qarkullojnë/ përpunojnë këto struktura (IFC/NSHQ, CAOC, NRDC) dhe njëkohësisht të jetë pjesë e vendimmarrjes së tyre.5) Konsolidimi i ”Institucionit të Përgjigjes” ndërm-jet MM/SHP dhe SHAPE - si Institucion Detyrues me Aleancën. Nënvizojmë se, për shumicën e çështjeve që lidhen me planëzimin strategjik ushtarak, mbetet tërë-sisht fondamentale të reflektojmë duke kthyer përgjigje në kohë në strukturat e SHAPE. Për këtë, nënvizojmë se SHAPE për çdo draft-vendimmarrje që i paraqet Komitetit Ushtarak (MC), apo NAC-ut kërkon domos-doshmërisht prononcimin e përkatësisht 28 MM/SHP të vendeve të Aleancës. Theksojmë se procedurat e heshtjes (silent procedures) nuk zbatohen në SHAPE (ashtu sikurse në NATO HQ). Rrjedhimisht vendet kanë mundësi të shprehin opinionin e tyre mbi një çështje, apo problem të caktuar. Ritheksojmë se dinamika ak-tuale e zhvillimeve në NATO e bën edhe më të domos-

Page 29: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 29

doshme këtë kërkesë. 6) Domosdoshmëria e zgjerimit të rrjeteve dhe përdo-ruesve ne sistemet e klasifikuara te NATO-s (CRONOS dhe BICES) Theksojmë se pa shtrirjen dhe zgjerimin e përdoruesve të sistemeve të klasifikuara CRONOS dhe BICES nuk mund të realizohen masat teknike të integ-rimit dhe bashkëpunimit me NATO.

Iv. Mesazhe Përmbyllëse Shpresoj që ky shkrim, përveç një inventari përmbled-hës të ketë “vlera aplikative”, me fjalë të tjera të kon-tribuojë/ndihmojë strukturat përkatëse dhe kolegët në MM/SHP për të përmirësuar edhe më tej procesin e hartimit/planifikimit të LoA, në përputhje me am-biciet politike, detyrimet në kuadër të NATO, përfitimet nga pjesëmarrja e RSH në këto operacione dhe mundë-sive racionale të RSH. Dua të siguroj lexuesit, dhe në mënyrë të veçantë planifikuesit se në punën 4 vjeçare të PUK është krijuar një ekspertizë e vyer e cila ngelet në thelb një përfitim i jashtëzakonshëm për trupën e ush-tarakeve në të gjitha nivelet. Jo vetëm ekspertiza e ofruar por edhe ajo eksperiencë e gatshme për tu aplikuar dhe transmetuar në FARSH do ngelen një shkollë dhe investim i pazëvendësueshëm që sigurisht do japë frytet e veta në perspektivën e FA. Ndërkohë që shumica e personelit në PUK, është duke u fokusuar në procesin e rotacionit, ndjej detyrimin që në emër të funksionit, dhe përtej kësaj të konfirmoj me krenari të thellë se gjatë këtyre katër viteve pune dhe përpjekjeve të përhershme, ja kemi arritur të përmbushim cilësisht vizionin dhe prit-shmëritë. Nuk ka qenë aspak e lehtë pasi ka pasur përballje të përditshme me sfida në të gjithë dimen-sionin e fjalës, zyrtare dhe njerëzore, por ja kemi dalë të triumfojmë suksesshëm në një proces ndërsjellje profesionistësh dhe qytetaresh të përgjegjshëm! Në përmbledhje, jam thellësisht i bindur se për sa kemi arritur së bashku do të mbeten arsye afatgjata për tu ndjerë të realizuar dhe njëherësh krenarë para vetvetes,

familjes, shoqërisë dhe të parën nga rëndësia para vendit/Atdheut tonë. Në aspektin personal, për mua si PUK në Komandën Supreme të NATO në Evropë, ka qenë sfidë por edhe absolutisht privilegj të komunikoj, bashkëpunoj dhe përfaqësoj një elitë profesionalistësh të përgjegjshëm, të cilët në këtë proces kanë zhvilluar cilësitë e lidershipit, ekspertizën, aftësitë planifikuese dhe menaxhues, frymën dhe bashke me të kulturën e komunikimit në grup. Dhe do ishte e padrejtë që të mos përmendja me emra stafin, bashkëpunëtorët dhe miqtë e mi: nënkolonel Arben Hox-ha dhe Ilir Pujo, major Saimir Vejseli, kryekapter Fatmir Belba, rreshter Olsi Cani. Gjithashtu, doja te shprehja respekt për të gjithë ushtarakët që kanë shërbyer dhe shërbejnë me dinjitet dhe përkushtim në operacionet aktuale të NATO dhe në Strukturat e Komandimit Ush-tarak të NATO (NCS), ku do të doja të përmendja kolo-nel Bardhyl Kollçaku, kolonel Çlirim Toci, nënkolonel As-trit Ibro, major Sajmir Mustafa, - të cilët kanë realizuar një perfomancë dinjitoze në ambientet ndërkombëtare që punojnë. Po ashtu, me te njëjtat fjalë dhe respekt të veçantë për sakrificën dhe performancën e tyre doja shumë të përmendja me emër, çdo ushtarak ndër rreth 2000 ushtarakëve, që në këtë periudhë kanë shërbyer në operacionet jashtë vendit (ISAF, KFOR dhe ALTHEA), me të cilët kemi pasur detyrimin për të komunikuar, dhe privilegjin për t’i përfaqësuar. Të fundit por të parët nga rëndësia, me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen ndaj Autoriteteve/personaliteteve dhe ekspertëve ush-tarakë të SHAPE, që në periudha të ndryshme kanë aspiruar, inspiruar dhe kontribuar në përmbushjen e detyrimeve teknike të anëtarësimit. Kështu doja të përmendja me respekt dhe mirënjohje të thellë ish SA-CEUR–in, i mirënjohur miku i Shqipërisë Admiral James G. Stavridis, DSACEUR General Sir Richard Shireff, etj. Për mua personalisht të punoje “për TA dhe me TA” përveçse privilegj i pa-përshkruar, ka qenë shkollë, më shumë e pazëvendësueshme se të gjitha shkollat që kam bërë brenda dhe jashtë vendit.

Page 30: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 30

Shqipëria, kjo e panjohur (gjeostrategjike)

S P e c i a l e

ALBERT HITOALIAJ

Viti i shkuar shënoi 60 vjetorin e anëtarësimit të Turqisë e Greqisë në NATO. Viti 1952, i cili duket shumë i largët, për shkak të ndryshi-meve të mëdha që kanë ndodhur në botë e në

sferën e sigurisë, ishte viti i anëtarësimit të këtyre dy shteteve në strukturat e Aleancës euro-atlantike. Në një analizë të Paul King, publikuar në faqen e NATO-s për këtë ngjarje ndër të tjera thuhej: “Kur Greqia dhe Turqia u përfshinë në NATO më 1952, është e drejtë të thuhet se dy nga çështjet më të mprehta të ditës ishin ekonomia dhe politika e jashtme. Ekonomia sepse Plani Marshall i SHBA-ve ishte në zbatim e sipër në përpjekje për të ndihmuar një Europë të rrënuar që të rimëkëmbej ekonomikisht. Politika e jashtme sepse poli-

Analizë gjeopolitike italiane e vitit 1953, mbi pozicionin gjeostrategjik të Shqipërisë dhe raportet rajonale e ato Lindje-Perëndim në lidhje me Shqipërinë

tika e përmbajtjes e Trumanit synonte të siguronte që vende si Turqia dhe Greqia të ishin në anën e djathtë të Perdes së Hekurt. Në një rrjedhë të përshpejtuar të 60 viteve të kaluara, vërehet se të njëjtat ato dy çështje të ekonomisë dhe të politikës së jashtme janë po në krye. Këtë herë, epiqendra simbolike e rënies ekonomike të Europës është Greqia. Dhe një qendër e re e pushtetit të politikës së jashtme në politikën e Mesdheut dhe të Lindjes së Mesme është Turqia. Të dyja këto zhvil-lime kanë ndikuar drejtpërdrejt mbi sigurinë. Në Greqi, shkurtimet e mbrojtjes tashmë janë vënë në shënjestër si pjesë e masave shtrënguese të vendit. Dhe në Turqi, vendi e ka përcaktuar gjithnjë e më shumë qëndrimin e vet si një shembull për vendet arabe në përpjekjet e tyre drejt rrugës së demokracisë. . . ”. Sidoqoftë, analiza e mëposhtme do të sjellë një panoramë strategjike, jo për këto dy vende, apo thjesht për këta dy vende, por do të japë një tablo ku boshti i analizës është Shqipëria. U për-

Stalini dhe hoxha, Moskë, korr ik 1947

Page 31: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 31

>> >> >>Shqipëria, kjo e panjohur (gjeostrategjike)

Situata e brendshme në Shqipëri dhe fillimi i instalimit të sistemit

Pozicioni strategjik i Shqipërisë dhe në raport me shtetet e tjera

1953, POZiciONi gJeOSTRATegJiK SHqiPTAR

mend data e anëtarësimit në NATO të Turqisë dhe Greq-isë për shkak se analiza strategjike e bërë nga ekspertë italianë e të tjerë, daton pikërisht në ato vite. Analiza e vitit 1953: “L’Albania: questa sconosciuta”; Collana Segreta; Serie Quaderni, II; Illiricus 1953, Italia; (“Inchiesta sull’importanza politico-militare della questione Albanese nei riflessi dell’ attuale situazione internacionale”) [“Shqipëria, kjo e panjohur”; Cikli i botimeve sekrete; Seria e libërthave, II; Illiricus 1953, Itali; (“Hetim mbi rëndësinë politiko-ushtarake të çështjes shqiptare në refleksionet e situatës aktuale ndërkombëtare”)], sjell para nesh pikë-shikimin italian për çështjet delikatë gjeostrategjike e gjeopolitike që prekin një vend të vogël, por tej mase të rëndësishëm për sa i përket rreshtimit të tij në njërin ose në tjetrën anë të blloqeve kundërshtarë Lindje-Perëndim. Nuk është bërë as një dekadë që Shqipëria ka dalë nga LIIB. Në një gjendje të rëndë ekonomike, mes një lufte rrymash të forta të brendshme e të jashtme për dominimin e saj e për fuqizimin e klaneve të lidhura me fuqi të huaja, Shqipëria, analizohet nga Italia me se-riozitetin e atyre që i kanë fatet të lidhura bashkë. Në njëfarë mënyre, siguria italiane dhe më gjerë akoma varej nga fatet që do të merrte zhvillimi i çështjeve të sigurisë në Shqipëri. A do të ishte Shqipëria një bastion rus? A do të mundte Perëndimi që të fitonte influencë në Shqipëri? Cilat janë pasojat, po vlera strategjike e Shqipërisë? Këto dhe pyetje të tjera janë esenca e analizës gjeopoli-tike që sillet më poshtë. Kjo analizë është mbështetur në punën e ekspertëve më të mirë njohës të Shqipërisë, italianë, shqiptarë e të huaj të tjerë dhe është ngjan se është përdorur vetëm për përdorim institucional, pasi i përket botimeve sekrete të kohës. Tashmë, këto analiza nuk përbëjnë më një sekret, por janë padyshim të një ndihme të madhe për të kuptuar zhvillimet strategjike të rajonit e më gjerë. Sot Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, Jugosllavia nuk ekziston më, Italia është po ajo e dikurshmja, Turqia është një fuqi shumë më e madhe se më parë dhe Greqia gjendet në një pikë kritike ekono-mike. Por, gjeografia e rajonit është po e njëjta e në këtë mënyrë edhe rëndësia e tij nuk është zbehur asnjëherë. Le të shohim si ishte dje me shpresë që të kuptojmë përse jemi këtu ku jemi, sot.

Analiza“L’Albania: questa sconosciuta”; Collana Segreta;

Serie Quaderni, II; Illiricus 1953, Italia; (“Inchiesta sull’importanza politico-militare della questione Alba-nese nei riflessi dell’ attuale situazione internacionale”) [“Shqipëria, kjo e panjohur”; Cikli i botimeve sekrete; Seria e libërthave, II; Illiricus 1953, Itali; (“Hetim mbi rëndësinë politiko-ushtarake të çështjes shqiptare në refleksionet e situatës aktuale ndërkombëtare”)]. Ky

hetim u zhvillua me objektivitet maksimal, jo vetëm nga mërgimtarët shqiptarë që janë pjesë e partive politike me prirje të ndryshme, – të gjitha me themele kombëtare –, por edhe nga njohësit më të mirë italianë e të huaj të Shqipërisë. Qëllimi i këtij publikimi është që të bëjë të njohur në aspektet e tij të ndryshëm, një problem që rimerr një karakter aktualiteti, në momentin politik në të cilin vëmendja e vëzhguesve drejtohet më interes në rritje nga Europa juglindore dhe nga Mesdheu.

HyrjeVlera numerike e popullsisë shqiptare (rreth 1.2 mil-

ionë banorë), shtyn një pjesë të madhe që të besojnë se problemi i Shqipërisë shkon në proporcion me këtë numër. Në të kundërt të kësaj, për shkruesit e këtij ma-teriali, një problem i tillë është i lidhur shumë ngushtë me zhvillimet shumë të komplikuara danubiano-ballkanike dhe me ekuilibrin e Mesdheut. Njohja e pakët e faktorëve gjeografikë e historikë të çështjes shqiptare, ka shkak-tuar shpesh në të shkuarën ashtu siç dihet, pasoja të

rënda dhe aktualisht mbi të gjithë situatën evropiane rëndojnë gabimet e Teheranit e të Jaltës, që ndër të tjera, kanë vazhduar të lënë në hije rëndësinë strat-egjike të Shqipërisë në sektorin mesdhetar. Në këto ditë është folur shumë për një punë të ngjeshur diplomatike e cila synon një marrëveshje ushtarake turko-greko-jugosllave. Bëhet çdo gjë për të mos përmendur Shq-ipërinë, por emri i saj është i nënkuptuar në çdo nego-cim që bëhet, aq sa pa një marrëveshje paraprake mbi çështjen shqiptare, nuk mund të ketë një mirëkuptim të qëndrueshëm mes vendeve të lartpërmendura.

>>

Page 32: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 32

lëvizja komuniste në ShqipëriAgjentët e parë të Comitern-it, u shfaqën në Shqipëri

në vitin 1923. Njëri prej tyre – shumë i aftë – Kostan-din Boshnjaku, një shqiptar që kishte banuar për shumë kohë në Rusi, diti që të shpërndajë farat e ideologjisë së rrezikshme ndërmjet disa të rinjve intelektualë, të cilët u bënë apostuj të doktrinës së re. Sot, Boshnjaku dergjet në një burg të Tiranës. I dyti, dok. Omer Nishani, me më shumë elasticitet se i pari duke u përshtatur me fazat e ndryshme që pësoi evolucioni politik shqiptar që nga vitin 1923 deri në 1944, e duke mbetur besnik në mënyrë të kujdesshme ndaj parimeve staliniste, diti që të evitojë spastrime e përgjakshme ndaj të cilave u nën-shtruan komunistët e orëve të para, dhe sot, ai mban detyrën e Presidentit të Presidiumit të Asamblesë Popullore. Nuk mund të thuhet se doktrina moskovite ka gjetur terren të favorshëm për të zënë rrënjë në Shqipëri. Ajo, përfshiu të gjithë të pakënaqurit, të cilët, sidomos nën regjimin e Zogut, ushqenin ndjenja nacio-nalizmi të papajtueshëm me pikë-kontakti ksenofobinë, ashtu siç po ndodh sot në vendet arabe. Sundimi i gjatë otoman kishte lënë gjurmë në Shqipëri dhe padurimi i të rinjve nuk llogariste vështirësitë me të cilat qeveritë e ndryshme duhet të përballeshin me qëllim që të shly-enin trashëgimitë e rënda të së shkuarës. Emisarët e Moskës kanë spekuluar edhe me këtë dëshirë për zhvil-lim të shpejtë. Ndodhi aty nga fundi i vitit 1941 që dy të dërguar të “Komitetit Qendror të Partisë Komunistë Jugosllave”, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, fillu-an të organizonin radhën e komunistëve aspirantë shq-

iptarë, dhe themeluan “Partinë Komuniste Shqiptare” duke vënë në krye Enver Hoxhën. Ata i qëndruan në krah deri në vitin 1948, epokë në të cilën Enver Hoxha shembi tutelën e Beogradit dhe kaloi në mënyrë të përfundimtare në shërbim të Kremlinit. Miladin Popoviç, një prej ko-munistëve jugosllavë më të përmendur, në fundin e vitit 1944 u vra në Kosovë nga studenti shqiptar Haki Taha; ndërsa Dushan Mugosha, është sot gjeneral i U.D.B.A.-së dhe asistent i qeverisë jugosllave pranë “Komitetit të Prizrenit”. Shkatërrimi i plotë i influencës jugosllave në Shqipëri, i kushtoi shumë gjak e lodhje rusëve, të cilët sollën menjëherë në plan të parë në skenën politike shq-iptare, Mehmet Shehun, një prej zyrtarëve më energjikë që kishin organizuar luftën partizane, e që për aftësinë e guximin mund të konsiderohet një prej përkrahësve më të mëdhenj të instalimit të regjimit komunist në Shq-ipëri. Në fakt, ai, i cili që në muajt e parë të verës së vitit 1948, mbajti fuqinë shtetërore thuajse ekskluzivisht në duart e tij, ishte Koçi Xoxe, Ministër i Brendshëm dhe krijues i Policisë së Shtetit. Ai ishte i njohur për simp-atitë e tij ndaj Titos dhe për lidhjet e drejtpërdrejta që kishte me Beogradin. Nuk ishte e lehtë që të eliminohej. I hoqën fillimisht Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit; në vijim hoqën nga kontrolli i tij edhe ministritë e dorës së dytë, të cilat ia kishin besuar me kalimin e kohës. Në fund, u përjashtua nga Partia, e u burgos e pushkatua në maj 1949. Për të bërë të gjithë këtë, qeveria e Moskës dërgoi në Tiranë kolonelin Arbatov me një mision ushtarakësh sovjetikë. Sado që spastrimet në rangjet e Policisë së Shtetit u kryen në një mënyrë të pamëshirshme nga viti 1948 e deri sot, ithtarët e Koçi Xoxes mbeten të shumtë dhe janë të rrezikshëm për regjimin përderisa janë vështirësish të eviden-tueshëm. Këtyre elementëve të vendosur për të marrë hakun e kryetarit të tyre, mund tu vishet përgjegjësia e shumë atentateve (ai i legatës sovjetike në Tiranë, dhe e dy të tjerëve ku ishte objektiv vetë Enver Hoxha, në vjeshtën e vitit 1951 dhe në pranverën e vitit 1952) dhe e sabotimeve të vazhdueshme veçanërisht kundër veprave publike. Në verën e vitit 1948, në epokën e lir-imit të Titos nga tutela ruse, regjimi komunist shqiptar ishte në krizë. Një ndërhyrje qoftë edhe indirekte, por e vendosur, nga ana e Perëndimit, do t’ia kishte shkëputur këtë satelit, Bashkimit Sovjetik. E njëjta sjellje e orga-nizatorëve rusë dhe e ministrit sovjetik Teçuvakin, ishte shumë në mëdyshje dhe e paqartë. Mbërritja me avion e Arbatovit, i dha drejtim situatës ngurruese. Pas tetë vitesh të regjimit komunist (29. 11. 1944 – 29 .11. 1952) mund të pohohet se ideologjia moskovite nuk ka mundur që të zërë rrënjë të thella në Shqipëri, dhe kjo gjë, për shkak të lidhjes së popullit shqiptar me tradi-tat e veta, thelbi i të cilave është i zhytur në shpirtin e qytetërimit perëndimor. Goditjet e tërthorta të re-ligjionit dhe familjes i vënë në mbrojtje shumicën e shq-iptarëve dhe e shndërrojnë në një hiç propagandën e madhe të bërë nga regjimi. Arsyeja e dytë, por jo më pak e rëndësishme, është fakti se shqiptarët e konsiderojnë komunizmin si një lloj maske të pansllavizmit. Dihet se në harkun e historisë, armiqtë tradicionalë të popullit shqiptar, pas turqve, kanë qenë konsideruar sllavët.

Page 33: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 33

Situata e brendshme në Shqipëri dhe fillimi i instalimit të sistemit

inflUencat

Këtyre arsyeve iu shtohet edhe fakti se çdo dominim tjetër i huaj, i drejtpërdrejtë ose i jo, kishte sjellë për shqiptarët avantazhin e rendit material, ndërsa rusët që nga momenti i arritjes së tyre nuk kanë bërë gjë tjetër veç blerjes me shumicë të produkteve shqiptare për t’i dërguar në Bashkimin Sovjetik, duke dhënë në këmbim manifeste të shtypura dhe armë të vjetra. Popullsia shqiptare, që si fillim kishte duruar çdo detyrim sovje-tik duke besuar se po bashkëpunonte në përmirësimin e vendit të vet e që në vijim ishte detyruar me kasaphanat e përgjakshme për të ndjekur vullnetin e sunduesve të saj, fillon tashmë që të tundë dorëheqjen nga nënsh-trimi i tillë dhe shfaq në formë të qartë ndjenjën e saj ndaj uzurpatorëve. Rusët janë të shqetësuar nga një gjendje e tillë dhe trillojnë çdo veprim për të kontrolluar në mënyrë gjithnjë e më të saktë aktivitetin e individëve. Për shembull, korrespodenca duhet t’i dorëzohet au-toriteteve lokale të Partisë komuniste, të cilët janë të ngarkuar që ta shpërndajnë e këtë gjë ta bëjnë pas një verifikimi e censure rigoroze. Edhe komunikimet telefo-nike nuk mund të bëhen pa lajmëruar zyrat shtetërore e si rrjedhim, kontrollohen. Një censurë e vërtete zba-tohet edhe ndaj telegrameve që shpesh pësojnë vonesa të dukshme dorëzimi nëse përm-bajnë sinjale të karakterit konvencional. Në disa zona të vendit janë verifikuar episode rebelimi ndaj përfaqësuesve të qeverisë, që ndonjëherë janë mbyllur edhe me vrasjen e Komisarëve politikë.

Situata e brendshmeRusët, për ta mbajtur të

joshur Shqipërinë me politikën e tyre, bazohen te “aktivite-ti” i Partisë Komuniste Shq-iptare, e cila në vitet e para të regjimit kishte demonstruar

një qëndrueshmëri dhe një forcë shtytëse të vetën. Si pasojë e kësaj, të rinjtë që shpresonin në një përmirësim shoqëror e humbën iluzionin fillestar e u gjendën përballë situatës më të frikshme që kishte njohur populli shq-iptar. Komunistët intelektualë shqiptarë, ata që ishin përgatitur në Rusi në dhjetëra vite studimi, dora-dorës erdhën duke u eliminuar në spastrimet pasardhëse e u zëvendësuan nga elementë injorantë e gjakatarë, skllevër besnikë ndaj urdhrave të rusëve. Masakrat e klasës intelektuale e të asaj të funksionarëve të vjetër shtetërorë, të cilët me shumë vështirësi kishin arritur të krijonin një aparat administrativ në Shqipëri, tron-ditën makinerinë shtetërore duke provokuar çregul-lime në çdo degë administrative. Një mosfunksionim i tillë gjeneronte te vetë komunistët, një pakënaqësi të menjëhershme, sepse përfaqësonte një regres, në vend të progresit të shpejtë të trumbetuar nga propagan-da. E duke iu shtuar gjithë kësaj, e keqja u shpërnda në tërë organizmin shtetëror nga sabotimet e “grupit fantazmë” të Koçi Xoxes nga mosmarrëveshja ndërm-jet dy përçorëve komunistë, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Flitet kohët e fundit për një pajtim ndërmjet dy

pamje nga qyteti i durrësit, vitet ‘50-’60

>>

Page 34: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 34

Krerëve dhe me një qëllim të tillë duhet të jetë zhvil-luar një xhiro propaganduese e përbashkët në rajonin malor të Peshkopi – Burrel – Orosh – Kukës – Pukë. Ata u shoqëruan nga gjeneralët Myslim Peza, Shefqet Peçi, Rrahman Parllaku, Gjin Marku dhe të rrethuar, për sig-urinë e tyre personale, nga një grup në numër të lartë i agjentëve të “Sigurimit”. Edhe pse tentohet me mani-festime propaganduese për të zhbërë zërat e mosmar-rëveshjes mes Hoxhës dhe Shehut, popullsia shqiptare nuk gënjehet lehtë pasi i njeh fare mirë ndjenjat e të dyve. Funksionarët e shtetit janë të keq-paguar dhe punojnë pa dëshirë edhe pse ekziston një diferencë e madhe ndërmjet trajtimit të tyre ekonomik dhe atij të rezervuar për ushtarakët. Nga viti 1948 e pas, edhe korrupsioni shtohet, pikërisht sepse janë të paktë ata që besojnë te kauza komuniste, te deklaratat e saja dhe te mirëqenia e premtuar nga ajo.

Rusët në ShqipëriNuk ngjan se këta e kalojnë shifrën 3.000. Por, zënë

vendet kyç dhe levat e komandës në aparatin adminis-trativ shtetëror shqiptar. Janë të ndarë në tre grupe:

1) Misioni administrativ civil që përfshin organiza-torët e ministrive, prefekturave dhe nënprefekturave; 2) misioni teknik i përbërë nga naftëtarë ekspertë, inxhini-erë minierash, teknikë të specializuar për fortifikimet; 3) misioni ushtarak që përfshin instruktorët e reparteve, të shkollave e kurseve ushtarake, të policisë etj.

Rusët që mbërrijnë në Shqipëri i nënshtrohen një trajtimi të shkëlqyer. Marrin menjëherë teserën për Ko-operativën nr. 1 dhe manifestojnë hapur kënaqësinë e

tyre mbi përmirësimin që gjejnë në krahasim me kush-tet e detyrueshme ushqimore në Rusi. Vijnë të veshur keq, e në Shqipëri marrin coha stofi anglez dhe i qepin veshjet te rrobaqepësit më të mirë vendas. Sidomos gratë ruse, gjejnë mënyrën që të kënaqin ato çka janë nevojat e vanitetit femëror. Në lidhje më këtë gjë, ia vlen të përmendim një rast që është hasur në gusht të vitit 1952. një komision grash ruse që po vinte me avion në Tiranë, duhet të pritej me një solemnitet të pazakontë nëpërmjet një demonstrimi simpatie popullore. Përveç se mbërriti në aeroportin e kryeqytetit në kushte veshje jo vetëm shumë të varfra, por fare mjerane, autoritetet shqiptare që kishin dalë në pritje, e panë të udhës që të shpërndanin turmën, të mbyllnin gratë sovjetike në një sallë të aeroportit, t’i vishnin me veshje më të sakta e më pas t’i fusnin në qytet. Personeli sovjetik paguhet rreth pesëmbëdhjetë herë më mirë se sa oficerët e funksionarët shqiptarë të së njëjtës gradë. Rusët, gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri kanë bërë edhe grumbullim monedhash ari. Policia, e cila persekuton në mënyrë të pamëshirshme cilindo që zotëron valutë ari, nuk mund të ndërhyjë kundër autorëve shqiptarë që veprojnë në bashkëpunim me rusët, pasi këta i mbanë nën ruajtjen e tyre.

Ushtria dhe PoliciaPranohet se rreth 60.000 njerëz janë në shërbim

nën armë në Shqipëri. Por, në të vërtetë vetëm më të besuarit mund të quhen ushtarakë dhe ata janë ata që ndjekin kurset e stërvitjes të drejtuara nga rusët. Pje-sa më e madhe janë të inkuadruar në “brigada pune” e

Molotovi me hoxhën, Moskë, korr ik 1947Në kufir in shqiptaro-jugosl lav, vitet ‘60

Page 35: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 35

të punësuar në punime fortifikimi e hapje hekurudhash. Pastaj janë edhe famëkeqet, “kompani të disiplinës”, në të cilat kryejnë shërbimin e detyrueshëm elementët e dyshimtë, për shkak se janë bijtë e refugjatëve politikë apo të familjeve që kanë kundërshtuar hapur regjimin. Nuk kanë të drejtë të mbanë armë dhe jenë të nënsh-truar ndaj një pune të rëndë në zona të moçalore. Të shumta janë dezertimet e ushtarëve drejt Greqisë dhe Jugosllavisë, e nuk janë të rralla edhe rastet e shkeljes së kufirit nga reparte të tëra. I një rëndësie të veçantë këto kohët e fundit, është zhdukja e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Beqir Balluku, ndodhur në nëntor 1952. Në radhët e Ushtrisë janë shfaqur shenja të qarta mos-besimi. Në të kundërt, forcat ku regjimi mund të be-sojë, janë ato të Policisë, të armatosura në mënyrë perfekt, të pajisura e të stërvitura në mënyrë të kujdesshme. Kanë në për-dorim armë moderne au-tomatike, tanke të lehtë dhe radio-transmetues. Dh-jetëmijë nga 14.000 njerëz përbëjnë divizionin “Mbrojtja Popullore”. Elementët që bëjnë pjesë, të gjithë ko-munistë fanatikë, supozo-het se mbrojnë pa pushim regjimin, duke qenë se janë angazhuar në masakra dhe ekzekutime kapitale.

Kampet e punës së detyruarKa rreth 14 të tillë në

zona të ndryshme të Shq-ipërisë. Më të njohurit për keqtrajtime janë ata të Tepelenës e Krujës. Në të parin vijnë të burgosur subjekte të dënuar me punë të rëndë, pjesëtarë të familjeve të atyre që kanë kaluar kufirin në shtete të huaj, të së ashtuquajturve reaksion-arë në mërgim e të luftëtarëve të lirisë (të gjithë i përkasin zonave të Shqipërisë veriore); në të dytin, në Krujë, ata që gjenden në kushte të njëjta me të parët, por që i përkasin zonave të Shqipërisë jugore. Në kam-pet e përmendur, vdekshmëria, sidomos e grave dhe e fëmijëve, rritet në mënyrë impresionuese. Kushtet e jetës janë më të këqijat që mund të imagjinohen.

Partitë politike në mërgimJanë gjashtë, partitë e njohura në të cilat anëtarë-

sohen emigrantët shqiptarë të shpërndarë në të gjithë kontinentet. Po i listojmë pa marrë parasysh rëndësinë politike, por sipas prirjeve të tyre politike, duke filluar nga e djathta.

1) – Partia e Legalitetit: Ka si qëllim që të restaurojë Monarkinë Zogiste. Eksponentët kryesorë janë: Abaz Kupi dhe dok. Nuçi Kota. Ky grup politik bën pjesë në “Komitetin Shqipëria e Lirë”. Në Romë shtypte gazetën “Atdheu”, por pas disa numrash e ndërpreu publikimin.

2) – Lidhja e Dytë e Prizrenit: mbledh kosovarët e larguar. Ka ndjekës të shumtë, sidomos në Turqi. Kry-etari autoritar, është inxh. Xhafer Deva. Nuk bën asnjë publikim. Nuk përfaqësohet në “Komitetin Shqipëria e Lirë”.

3) – Blloku Kombëtar i Pavarur: është një parti e qen-drës që ka në themel bashkimin e të gjitha forcave të shëndosha shqiptare. Eksponentët e saj kryesorë janë: dok. Ismail Vërlaci, Princ Markagjoni dhe përfaqësues të

tjerë të njohur të kulturës e të politikës shqiptare. Publikon në Romë, qysh prej shtatë vitesh, gazetën “Shqipëria e Lirë”. Nuk bën pjesë në “Komitetin Shq-ipëria e Lirë”.

4) – Organizata e Ballit Kombëtar: është një grupim i fortë politik i drejtuar nga: Nuredin Vlora, Ali Këlcyra dhe Koço Muka. Publikon në Amerikë gazetën “Zëri i Ballit Kombëtar”. Nuk bën pjesë në “Komitetin Shq-ipëria e Lirë”.

5) – Lidhja Kombëtare e Fshatarëve: Eksponenti kryesor është Sait Kryeziu. Nuk ka një organ të shty-pur. Bën pjesë në “Komite-tin Shqipëria e Lirë”.

6) – Partia Agrare Shq-iptare: bën pjesë në Inter-nacionalen Agrare dhe ek-sponentët më të mëdhenj janë: Abaz Ermenji, Hasan Dosti, Vasil Andoni, Zef Pali etj. Publikon në Romë gazetën “Flamuri”. Bën pjesë në “Komitetin Shq-ipëria e Lirë”.

Së fundi janë organizuar edhe shqiptarët rezidentë në Francë, të cilët formojnë një grup të ndarë veç, me tendenca demokratike. Reklamojnë bashkimin e të gjithë shqiptarëve rreth një Komiteti vërtet për-faqësues, duke konstatuar influencën e aktuale të “Komitetit Shqipëria e Lirë”. Publikojnë të përmuajsh-men “Liri e Kombit” dhe “I mërguemi”. Janë të drejtu-ar nga inxh. Vasil Germenji, dok. Ramazan Shpati etj.

>>

Page 36: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 36

Pozicioni strategjik i Shqipërisë dhe në raport me shtetet e tjera

GjEostrAtEGjiA

Pozicioni strategjik i ShqipërisëPozicioni ishullor (i izoluar) i Shqipërisë, krahasuar

me satelitët e tjerë të Bashkimit Sovjetik, e bën shumë të pasigurt e delikat regjimin e Enver Hoxhës dhe e mban Partinë e vogël komuniste shqiptare në një gjendje alarmi të vazhdueshëm. I shtohet këtij izolimi territorial mungesa e çdo lloj marrëveshje apo pakti asistence të përbashkët, me Rusinë apo me shtetet satelitë, që t’i sigurojë Republikës Popullore Shqiptare një ndërhyrje të menjëhershme në favor të saj, në rast të një sulmi nga jugu, nga veriu e veri-lindja ose nga deti. Republika Popul-lore Shqiptare kishte firmosur një pakt të vetëm asis-tence të përbashkët, me Jugosllavinë, por u zhvlerësua nga Enver Hoxha të nesërmen e shkëputjes së Titos nga Kremlini. Flitet për marrëveshje ushtarake turko-greko-jugosllave. Në kornizën e re politike-ushtarake ballkanike, Shqipëria me regjimin e saj aktual gjendet si një llogore e mbetur e pathyer në prapavijat e rreshtimit ushtarak të ushtrive të Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë. Rëndë-

sia strategjike e Shqipërisë është e njohur fare mirë, përderisa në rrjedhën e shekujve sa herë që Perëndimi e Lindja u përballën në përplasje të dhunshme, brigjet dhe territori i saj patën gjithmonë një rol komplet të dorës së parë. Duke rrëmbyer në Teheran e në Jaltë të drejtën që të shtrijë influencën e tij në Shqipëri, Stalini, me një intuitë gjeniale, zëvendësonte të drejtën e mun-guar të hyrjes në Dardanele me zëvendësimin me një pike të përparuar në Adriatik, në të kundërt të Suezit. Në këtë mënyrë u binte përqark ngushticave të cilat i pengonin rusëve daljen në detet e ngrohta të lakmuara dhe duke realizuar ëndrrën e Pietrit të Madh dhe Kateri-nës së II-të, ngulej në zemër të Mesdheut. Por, tradhtia jugosllave e ka dobësuar shumë këtë përparim të rëndë-sishëm dhe situata në këtë shtet satelit është fluide, e ndjeshme dhe e ndryshimeve të papritura. Ndoshta do të mjaftonte një lëvizje kryengritëse e shpërthyer njëkohësisht nga shumë pika të vendit për të vënë në vështirësi të mëdha regjimin e Enver Hoxhës dhe kjo gjithnjë nëse Rusia apo ndonjë satelit i saj (Bullgaria është shteti satelit më i afërt) nuk do të ndërhynte në rrugë ajrore apo detare me një shpërndarje të dukshme forcash. Nga një hetim i shpejtë mbi rëndësinë strat-egjike të Shqipërisë në refleksione të Perëndimit e të Lindjes, rezulton se:

1) – Shqipëria në zotërim të rusëve pengon të gjitha aftësitë e zhvillimit të masave të karakterit strategjik e taktik të mbrojtjes perëndimore;

2 – Mbetet një bazë shumë e rrezikshme në zemër të Mesdheut, nga e cila mund të ndërmerren ndaj bllo-kut perëndimor sulme detare, nënujore dhe ajrore.

3 – Shqipëria në dorën ruse do të vështirësonte shumë furnizimin e Jugosllavisë në rast sulmi. Parali-zon rreth 50% të forcave ushtarake jugosllave, mbi të gjitha, për faktin se nga territori shqiptar do të ushqehej veprimi i armatosur i malazezëve (siç dihet, të lidhur me Cominform), veprim i cili do të dëmtonte gjithë aftësinë ushtarake jugosllave në zemër të vendit, e cila është e

Page 37: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 37

GjEostrAtEGjiApërbërë nga Bosnja dhe Hercegovina.

Shqipëria, e rreshtuar në kampin Perën-dimor do të siguronte përdorimin e rrugëve detare adriatike; fluksin e sigurt të furniz-imeve nga Italia dhe nga të gjitha anët e tjera të Mesdheut; do të bënte të sigurt përdorimin e atij “zinxhiri” që quhet Maqedo-ni (aty ku ushtritë turke, greke e jugosllave do të bashkoheshin për të vepruar); do të lehtësonte shumë, zhvillimin e shërbimeve logjistike, jo vetëm për repartet e rreshtu-ara përkundrejt Bullgarisë, por edhe për ata të vënë kundër në kufirin e Rumanisë, duke garantuar rrugët e komunikimit nëpërmjet Kosovës e Nishit. Ka “zëra” të ndryshëm, sipas të cilëve Jugosllavia ka firmosur në tetor të viti 1952 një marrëveshje sekrete me SHBA-në, për lejimin e ndërtimit të ba-zave ushtarake ajrore e detare. Sipas një marrëveshje të tillë, Shtetet e Bashkuara do të provonin të ndërtonin baza ushtar-ake në Spalt, Tivar, Kotorr dhe Budva; baza ajrore në rajonin e Busovaçit, në hekurudhën Travinc-Jajce, pranë Nishit dhe në rajonin e Zemunit. Baza të tilla, do t’u jepeshin në përdorim Forcave të Armatosura jugosllave, por do të kalonin në përdorim të plotë të Shteteve të Bashkuara “në rast kërcënimi në sektorin adriatik”. Paraqitje të një rëndësie të veçantë do të kishte edhe krijimi i të së projektuarës “Komanda Ballkanike”, e cila do të kishte vend-bazim në Trieste e që do të kontrollonte lëvizjen e Forcave të Armatosura të Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë. Reflektimet që “zëra” të tillë do të mund të kishin në lidhje me Shqipërinë, në rast se do të ishin të vërtetë, janë lehtësisht të përfy-tyrueshëm. Zotërimi i Shqipërisë nga ana Perëndimore, do t’u lejonte forcave aleate që të vepronin në Ballkan pa u mbështetur shumë te shtetet vendase, gjithnjë në kontrast syhapur mes tyre, dhe do të sillte në të ardh-men mundësinë e rregullimit të çështjeve ballkanike me një sens ekuilibri më të madh dhe pa kontrata impen-juese në periudhat e emergjencave të menjëhershme luftarake.

Marrëveshja ushtarake greko-turko-jugosllave dhe ShqipëriaQeveritë e Athinës dhe të Ankarasë nuk do të ishin

kundër një pjesëmarrje italiane në një marrëveshje të tillë, për shkak të preokupimeve që sjell te ta rritja e fuqisë ushtarake jugosllave, e nënshkruar nga aleatët Perëndimorë. Mbi të gjitha, kanë rënë në mendime nga roli dominues i Jugosllavisë në Ballkan, të cilin një fuqi Perëndimore synonte t’ia dorëzonte Titos. Nëse mar-rëveshja greko-turke-jugosllave nuk do të përfundojë mbi terma sakta, në lidhje me pavarësinë e Shqipërisë, nuk është e pamundur që Jugosllavia, me mundësinë e lojës që i ofrohet nga vija e gjatë e kufirit dhe nga masa e konsiderueshme e kosovarëve, duke i respektuar edhe kufijtë, t’i japë dorë një kryengritje të brendshme intensive dhe të instalojë në Tiranë një konsull të vetin,

nëpërmjet të cilit të qeverisë vendin. (Një veprim i tillë nuk do të ishte gjë tjetër veçse përsëritja e të njëjtës lojë, provuar me Zogun në 1924 dhe me Enver Hoxhën e Koçi Xoxen në 1944). Së fundi, Marshalli Tito ka pohuar për diskutimet që po zhvillohen me Greqinë e Turqinë për një veprim të përbashkët kundër një agresori të fundmë që kërcënon një nga tre vendet, “ . . . nuk do të kry-het një “pakt aleance” i vërtetë, por veç një organizim teknik i një marrëveshje ushtarake që lejon, në rast emergjence, asistencën e përbashkët të tre ushtrive . . .”. Në të njëjtën kohë, Marshalli Tito ka deklaruar se do të ishte i gatshëm që të pranonte Shqipërinë e Bullgarinë në Federatën Jugosllave, gjithnjë nëse këto e dëshirojnë, por dihet fare mirë se as Turqia e as Greqia nuk do ta lejonin një veprim të tillë, duke qenë se në rast të një pushtimi të mundshëm jugosllav, ka interesa dhe hakmarrje shekullore që nuk do të mund të braktiseshin me një dorëheqje të nënshtruar. Pas deklaratave të tilla qeveritë e Athinës e të Ankarasë do të jenë ndriçuar si duhet mbi propozimet e vërteta të Jugosllavisë për sistemimin e interesave të veta në Ballkan. Në lidhje me synimet e Titos, gazeta franceze “Information”, e datës 19.12.1952, shkruan:

“. . . Synimet e Titos mbi Carinzia-n, Shqipërinë dhe mbi territore të tjera italiane janë skena nga problemi jugosllav të cilin e ka shfaqur De Gasperi. Amerika duhet të kuptojë se siguria e Italisë, e cila do të kërcënohej nga riarmatimi i parakohshëm i Jugosllavisë, është

>>

inaugurimi i hekurudhës së parë, durrës-tiranë, 1949

Page 38: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 38

një nga elementët esencialë të efiçencës së Paktit të Atlantikut. Nga ana tjetër, nuk bëhet fjalë vetëm për Italinë, pasi rreziqe shumë më të lartë mund të vinin në përgjithësi, në dëm të paqes, nga riarmatimi i shteteve të caktuar.”

Vizita e De Gasperit në Athinë, ka shërbyer sigurisht për të demonstruar interesin e vazhdueshëm të Italisë, ndaj problemeve mesdhetare në përgjithësi dhe adria-tike në veçanti. Në lidhje me tratativat ushtarake greko-turko-jugosllave, me rastin e udhëtimit të De Gasperit në Greqi, është saktësuar në mënyrë të përshtatur nëpërmjet një të përditshmeje autoritare:

“. . . Tema e krijimit të një sistemi ballkanik që përf-shin Greqinë, Jugosllavinë e Turqinë, mund veçse t’i jepte dorë konsideratave të karakterit informativ, në kuptimin që të tre shtetet janë të lirë për të rregulluar interesat e tyre, ashtu si mendojnë se është më mirë, përderisa Italia nuk bën pjesë në botën ballkanike dhe ka të drejtë që të ndjekë evolucionin e marrëveshjeve të tilla vetëm si një zhvillim i organizatës mbrojtëse të Komitetit atlantik ku ajo bën pjesë.”

Reflektime të problemit shqiptar te shtetet kufitareITAlIA: Nëpërmjet zërit të eksponentëve të saj më

të kualifikuar të politikës së Jashtme, pas vitit 1945, Italia ka deklaruar shpesh se e konsideron pavarësinë dhe integritetin e territorit të Shqipërisë “një bas-tion të sigurisë së saj kombëtare”. Në disa ambiente ndërkombëtare, Italia është akuzuar se ka intriguar në marrëdhëniet ballkanike, ndërsa në ambientet shqiptare e jo vetëm nga kush ka qenë në të shkuarën avokat i miqësisë italo-shqiptare, ka ankesë të një mungese të plotë të politikës italiane në lojën e ndërlikuar, ku Shq-ipëria është bërë objekt, veçanërisht në vitet e fundit. Kërkohet, nga ana e partive kombëtare shqiptare, një qasje më e madh e politikës italiane në çështjet ballkanike pasi janë bindur thellësisht se pesha gjithnjë e në rritje e Italisë, është në mënyrë thelbësore e lidhur me ekuilibrin e pozicioneve të ndryshme të Mesdheut lindor. Përveç kësaj, të njëjtët ambiente shqiptarë theksojnë, tashmë që është mbyllur në mënyrë të përhershme paranteza keq-ardhëse e periudhës fashiste, një rikthim të mar-

rëdhënieve të miqësisë ndërmjet dy popujve që kishin filluar e kishin respektuar interesat reciproke jetike, nga Crispi, Di San Giliano, Giolitti etj. Italia, për nevojën e sigurisë së saj, e interesuar sot po aq sa janë edhe shqiptarët, për respektimin e territorit e të pavarësisë së Shqipërisë, dashur pa dashur, është e detyruar që të hyjë në punët politike që trazojnë popujt ballkanikë, si forcë moderuese, si faktor ekuilibri, si element thelbë-sor stabiliteti ndërmjet aspiratave në kontrast. Për më tepër, sapo u bë shtet i bashkuar, menjëherë shikimet e saja u hodhën nga ana tjetër e Adriatikut për të ndjekur ngjarjet me vëmendje të kujdesshme. Në lidhje me Shq-ipërinë, një ka qenë dhe është mendimi i shtetarëve të mëdhenj nga Crispi te Di San Giuliano: mbështetje mak-simale ndaj rilindjes politike të Shqiptarëve, mbështetje të gjitha iniciativat për krijimin e një Shqipërie të pavar-ur, veprim për konsolidimin e aparatit të lirë shtetëror, mbrojtje e kufijve. Nëse ndonjëherë, në periudha që mund të konsiderohen paranteza të shkurtra keqard-hje, gjatë rrjedhës së marrëdhënieve miqësore të cilat janë shekullore mes dy popujve, Italia u largua nga kjo rrugë klasike politike, kjo u bë për shkak të një ndjenje sigurie të keqkuptuar. Miqësia e sinqertë e një populli të fortë e të pavarur, i ndërgjegjshëm për të drejtat e tij, i përparuar dhe i përndritur, në bregun përballë aty ku është mentesha tjetër kryesore e Kanalit të Otrantos, ka rëndësi për Italinë më shumë se sa një kontingjent forcash të armatosura, edhe të njohura, të përqëndru-ara ndërmjet Barit e Brindizit. Italia ka nevojë që breg-deti shqiptar të jetë në zotërim të shqiptarëve, të cilët ta mbrojnë nga synimet e mundshme të huaja. Gjithnjë në kuadër të udhëtimit të kryeministrit italian në Athinë, ministri i Jashtëm grek, Stefanopoulos, gjatë zhvillimit të një konference për shtypin, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ka kujtuar:

“. . . se çështja e Epirit të Veriut është vendosur nga Greqia përballë Shqipërisë, në terma të saktë në de-klaratën e Qeverisë në Parlament dhe se nuk asgjë për t’i shtuar. Për këtë qëllim, është mirë që të deklarohet, duke iu referuar asaj që gazetat angleze dhe amerikane kanë shkruar duke aluduar në lidhje me çështjen shq-iptare gjatë rrjedhës së bisedimeve në Athinë, që, duke parë gjerësinë e argumenteve të marra në ekzaminim në

tito dhe hrushov

Page 39: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 39

to, është e mundur të jetë folur edhe për këtë çështje, por ashtu si pjesa tjerët komentet anglo-amerikane rinjohin, se interesi i Italisë në këtë drejtim mund të përmblidhet me dy fjalë: pavarësi dhe integritet i Shq-ipërisë . . .”.

gREQIA: Grekët vazhdojnë të bëjnë deklarata me të cilat kërkojnë të drejtat e tyre mbi Epirin verior, që në fakt është Shqipëria jugore. Një sjellje e tillë e papajtueshme greke, deri tani ka forcuar pozicionin e komunizmit në Shqipëri dhe në mënyrë pasuese edhe atë të Bashkimit Sovjetik në Mesdhe, duke e lënë në mëdyshje vullnetin e luftëtarëve shqiptarë që operojnë për të çliruar atdheun, të cilët tremben se mos i japin dorë një pushtimi të huaj të përhershëm që do zëvendësonte një regjim i cili mban njëfarë qëndrimi kombëtar dhe që ngelet gjithnjë i për-kohshëm. Edhe mënyra me të cilën grekët trajtojnë të arratisurit shqiptarë në territorin e tyre, prek ndjesh-mërinë e eksponentëve politikë antikomunistë. Grekët, duke vazhduar me arbitraritet identifikimin e përkatë-sisë fetare me atë etnike, e konsiderojnë çdo ortodoks shqiptar si një qytetar grek dhe i imponojnë, sapo ar-rin në territor grek, që të sillet e të veprojë sipas interesave të atdheut grek. Ndërsa nga ana tjetër, lënë plotësisht të lirë dhe ua dorëzojnë institucioneve bamirëse perëndimore të emigrimit, shqiptarët kato-likë dhe ata myslimanë. Ardhja në fuqi e Papagos ngjall shumë shpresa në ambientet e shqiptarëve ne azil, pasi mendohet se shpirti i realizmit dhe vizioni konkret i problemit grek, do i shtyjë qeveritarët e rinj grekë që të bëjnë një revizionim oportun të politikës edhe në sektorin shqiptar. Shqiptarët mbështesin mendimin se kanë shumë pika kontakti me grekët krahasuar me shtetet e tjera kufitare, dhe padyshim që do të ishte i mundur një mirëkuptim nëse Qeveria Papagos do t’u hiqte atyre makthin e pretendimeve mbi krahinat jug-ore të Shqipërisë. Jo vetë që dy shtetet (mbështesin idenë ambientet që thamë) do të kishin një avantazh të menjëhershëm e ndoshta edhe çlirimi i vendit nga kapja sovjetike do të lehtësohej e përshpejtohej, por do të kishte avantazh i gjithë kompleksi i mbrojtjes Perëndimore.

JUgOSllAvIA: Në mënyrë të pamohueshme, Ju-gosllavia ka në dorë shumë letra për të influencuar padyshim një zgjidhje të mundshme të problemit shq-iptar, në favor të Perëndimit. Por, mundësitë e saj janë një thikë me dy tehe. Deklaratat e fundit të bëra nga Tito në “New York” Times, nxjerrin në pah pjesën më të madhe të qëllimeve jugosllave në lidhje me Shq-ipërinë, që janë rreshtimi i kësaj si një republikë në renditjen e simotra republika federale jugosllave. Por duke llogaritur realizmin e politikës jugosllave, mund të jemi të sigurt se nëse ka një maksimum aspiratash, do të ketë edhe një minimum. Edhe për Titon regjimi i Enver Hoxhës është një thikë në brinjë. Duke u çliruar nga ai, do të mund t’i dedikohej me më shumë lehtësi e efikasitet forcimit të fronteve të tjera nga ku mund të niset kurthi sovjetik. Perëndimi duhet të përdorë konceptimin e provuar dhe realist që Tito ka demon-struar deri tani, në trajtimin e refugjatëve shqiptarë në territorin e tij, për të forcuar e harmonizuar inte-

resat jugosllave me të gjithë interesat e shteteve kufitarë me Shqipërinë. Kjo gjë nuk mund të arrihet nëse nuk bëhet me respekt të sinqertë të integritetit të territorit e të pavarësisë së Shqipërisë. Avantazhi i përgjithshëm që do të vinte nga një marrëveshje e tillë, është i qartë.

Mitingu përkujt imor me rastin e vdekjes së Stalinit, tiranë, 8 mars 1953

KONKlUZIONNë ditën e 40 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë,

Departamenti i Shtetit amerikan ka lëshuar një de-klaratë zyrtare, në të cilën thuhet ndër të tjera: “. . . Populli shqiptar ka mbrojtur gjatë shekujve lirinë e tij dhe pavarësinë e tij, ashtu siç po bën aktualisht e do të vazhdojë deri sa të jetë çliruar nga regjimi kukull sovjetik . . .Sot populli amerikan ndjek me një mirëkuptim solidar, dhimbjet e popullit shqiptar dhe mendon ditën në të cilën Shqipëria do të bëjë rik-thimin e saj përfundimtar në gjirin e komunitetit të kombeve të lira . . .”.

“New York Times” i datës 28 nëntor 1952, për të njëjtin rast e duke komentuar mesazhin pohon gjithashtu: “ . . . Në vitin 1443 shqiptarët fituan pavarësinë e tyre të udhëhequr nga Skënderbeu. Pas vdekjes së tij, ranë përsëri nën dominimin e huaj. Në vitin 1912 një kryengritje e përgjithshme, e mbështetur nga Austro-Hungaria dhe Italia, u përm-byll me shpalljen e Pavarësisë shqiptare . . . ”.

Page 40: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 40

Promovohet dokumenti, Doktrina Ushtarake e FARSH

DP-01

Paraditen e datës 31 maj 2013, në ambien-tet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua ceremonia e promovimit dhe mi-ratimit të Doktrinës Ushtarake dhe e disa

dokumenteve të tjerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në këtë ceremoni morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo, gjeneralë, komandantë, pedagog dhe të ftuar të tjerë. Në kuadër të kësaj ceremonie të promovimit të këtyre dokumenteve, nënkolonel Behar Mara në rolin e komandantit të Komandës, Join Task Force (CJTF), prezantoi seminarin në stërvitjen e pla-nëzuar të koduar “Greazy Leopard”. Ceremoninë e promovimit të Doktrinës Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë e për-shëndeti shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi. Në fjalën e tij përshën-detëse, gjeneral Gjunkshi ndër të tjera theksoi: “Anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut përbën një ndër ndryshimet strategjike, që diktojnë një ri-konceptim të së gjithë sistemit të sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit, i cili tash-më është pjesë përbërëse e sistemit të sigurisë dhe të mbrojtjes së përgjithshme të NATO. Pro-cesi i modernizimit të Forcave të Armatosura të RSH dhe integrimi i plotë i tyre në strukturat e Aleancës nuk mund të kuptohet pa një aktualizim si të koncepteve doktrinarë, të manualeve e rregullor-eve të përbashkëta. Qëllimi i kësaj doktrine është të krijojë kushte për të kuptuarit e përbashkët të parimeve e koncepteve të përgatitjes e kryerjes së operacioneve ushtarake, për natyrën e mjedisit të sotëm e të ardhshëm operacional dhe për për-dorimin e FARSH në këtë mjedis”. Më tej, gjen-eral Gjunkshi në fjalën e tij u shpreh se Doktrina

Gjeneralmajor Gjunkshi: Ky dokument i rëndësishëm shpreh mendimin tonë ushtarak dhe vlerat më të mira të FARSH gjatë historisë së tyre 100-vjeçare

Ushtarake e FA (DP-01), të cilën po miratojmë sot përfaqëson një dimension të ri të mendimit ush-tarak profesional dhe në të njëjtën kohë shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e hierarkisë doktrinore. Ky dokument i rëndësishëm pasqyron njohuritë dhe përvojën e luftës moderne në një mje-dis strategjik të ndryshuar e në rrethana opera-cionale komplekse, shpreh mendimin tonë ushtarak dhe vlerat më të mira të Forcave të Armatosura të Shqipërisë gjatë historisë së tyre 100-vjeçare, dhe shërben si udhërrëfyes për detyrën dhe mis-ionin kushtetues të FARSH për mbrojtjen e sovran-itetit dhe të tërësisë territoriale të RSH, si dhe ndihmon për përmbushjen e angazhimeve tona si vend anëtar i NATO. “Me lejoni duke falënderuar Qendrën e Doktrinës për përfundimin me sukses të shumë projekteve me interes për FA, të rithek-

Page 41: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 41

sojë dhe vë në dukje edhe njëherë se: rishikimi dhe ri-konceptimi materialeve doktrinarë në përshtatje me hierarkinë doktrinore e në përputhje me ndry-shimet në publikimet e përbashkëta të Aleancës, kërkon nga të gjithë ju intelektualizëm, prakticizëm, bashkëpunim me të gjithë strukturat e FA, punë të përgjegjshme e të vijueshme të kësaj qendre, me qëllim kryesor mbajtjen dhe zhvillimin e kohezionit në FA. Në këtë aktualitet, përvetësimi i parimeve, koncepteve e procedurave që parashtrohen në do-kumentet doktrinarë është detyrë e çdo pjesëtari të FARSH”, - u shpreh në përfundim të fjalës së tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi. Doktrina Ushtarake pasqyron ndryshimet aktuale në FARSH, bazuar në strukturën e re dhe në një mjedis sigurie përherë në ndryshim. Konteksti politik i kësaj Doktrine është harmonizimi i parimeve doktrinarë me objektivat e politikës shtetërore dhe me dokumentet kryesore të Aleancës.

Disa parime bazë të DP-01DP-01 është e paracaktuar të përdoret kryesisht nga komandat dhe shtabet e nivelit operativ, por mund të përdoret si referencë edhe në nivelet e tjera. Ajo trajton parimet, konceptet, qëllimet, llo-jet e botimeve të doktrinave, zbatimin, hierarkinë dhe ndërveprueshmërinë që përshkojnë planëzimin dhe zhvillimin e operacioneve .

Doktrina DP-01 parashtron filozofinë dhe teorinë ushtarake shqiptare për përdorimin e FARSH si një instrument i fuqisë kombëtare. Ajo trajton met-odologjinë për strategjinë e niveleve të larta të Forcave Armatosura dhe zbatimin e asaj strategjie në bashkëpunim me aleatët tanë kryesorë.

Doktrina DP-01 përshkruan parimet udhëheqëse, vlerat themelore ushtarake, karakterin, shpirtin, etikën dhe pritshmërinë në realizimin detyrave ush-tarake, si dhe pasqyron në mënyrë të përmbled-hur rolin dhe misionin mbrojtës të FARSH. Ajo jep një pamje të përgjithshme të mendimit operacio-nal dhe përshkruan konsideratat për operacionet

e përbashkëta të forcave tona, të gërshetuara me ato të forcave aleate a të një koalicioni, si dhe jep një përshkrim të qasjes ndaj operacioneve speci-fike. Kjo bën të mundur që organizimi dhe zhvillimi i të gjitha operacioneve, në vija të përgjithshme të mbështeten në qasje të njëjtë.

DP-01 jep një tablo të qartë të përmbajtjes, kup-timit, qasjes dhe kryerjes së të gjitha operacioneve të FA. Planëzimi ushtarak është gjithëpërfshirës dhe kryhet në bashkërendim me të gjithë aktorët dhe nismat e tjera të mundshme jo ushtarake, që do të jenë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta. Ndryshimet për raste të veçanta bëhen të duk-shme në nivelet doktrinarë më të ulëta dhe kanë të bëjnë kryesisht me praktikat e procedurat.

DP-01 trajton natyrën e dislokueshme të operacio-neve. Operacione që kërkojnë përhapjen e forcave dhe mund të ndodhin brenda dhe jashtë territo-rit të RSH. Nga këndvështrimi i një vendi anëtar të Aleancës, një përhapje e forcave në periferi të NATO nuk ka ndryshim nga një përhapje e tyre jashtë kësaj zone. Përfundimi kryesor është se forcat e vendeve te veçanta, kudo që të përhapen do të kërkojnë mbështetje logjistike; pra, aftësia e forcave për t’u përhapur ose ndryshe, “dislokuesh-mëria e forcës”, është një element karakteristik i rëndësishëm i kësaj force. Në kontekstin e përgjith-shëm për t’iu përgjigjur natyrës ekspedicionare të operacioneve të NATO, vendet anëtare duhet të fuqizojnë dislokueshmerinë e forcave të tyre.

Dokumentet e mësipërme do të ndikojnë mbi strukturën e forcës, stërvitjen, konceptet dhe faktorët e tjerë themelorë të misionit. Për këtë qëllim, Qendra e Doktrinës (QD) do të rishikojë përmbajtjen e tyre në bazën e një cikli trevjeçar, përveçse në rastet kur ndryshimet në politikat e mbrojtjes dhe në Strategjinë Ushtarake të FAR-SH kërkojnë përmirësime a ndryshime të men-jëhershme të saj. Rekomandimet për ndreqje janë të mirëpritura dhe do te jenë në vëmendje të pu-nës sonë.

Page 42: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 42

Mbi barazinë gjinore në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

feMrat dHe fa

Në muajin maj, në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua tryeza e diskutimit në kuadër të im-plementimit të projektit “Guidë vetëvlerësimi gjinor në Forcat e Armatosura”. Ky projekt

mbështetet nga UN Women dhe Qendra për Kon-trollin Demokratik në Forcat e Armatosura (DCAF). Në këtë takim ishin të pranishëm: zëvendësministrja e Mbrojtjes, Prof. Dr. Arta Musaraj, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Ber-do, komandantët e Forcave, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Gjithashtu, të pranishëm në takim ishin, përfaqësuesja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Zineb Touimi Benjelloun, drejtuesi i programit për Gjininë dhe Sigurinë në Qendrën për Kontrollin Demokratik në Forcat e Armatosura (DCAF), z. Daniel de Torrez Perez, znj. Aiko Holvikivi, drejtuesja e projektit dhe drejtuesja e programit të UN Women në Shqipëri, etj. Në zbatim të urdhrit të ministrit të Mbrojtjes, Nr. 405, datë 04.03.2013 dhe të Planit të Veprimit, Ministria e Mbrojtjes ka filluar implementimin e projektit “Guidë vetëvlerësimi gjinor në Forcat e Ar-matosura”. Konkluzionet dhe referencat e këtij projekti studimor do të shërbejnë si instrument për të matur përgjegjshmërinë dhe rezultatet në fushën e barazisë gjinore. Për të pasur një pamje disi më të plotë për barazinë gjinore dhe rolin e saj brenda FA,sjellim in-tervistën e mëposhtme me Dr. me Dr. Elona Dhëm-bo, Eksperte për Çështjet Gjinore pranë Institutit për

Demokraci dhe Ndërmjetësim, institut i cili kryen një punë intensive në fushën Sigurisë etj. Ky pikë-shikim i saj na vlen pasi është një pikë-shikim nga jashtë-brenda për FA, një pikë-shikim i shoqërisë civile.

Së pari ju falënderojmë për gatishmërinë për të bashkëbiseduar me revistën “Mbrojtja”. Aktual-isht, konstatohet një interesim i shtuar, për pjesë-marrjen e femrave në forcat e armatosura. Ndryshe nga vite më parë, kjo duket se po zë vend gjithnjë e më shumë edhe në agjendën e shoqërisë civile. Përse ky fokus i veçantë sot në këtë aspekt? Bashkë me falënderimin dhe kënaqësinë të komunikoj me lexuesin e revistës “Mbrojtja”, do të doja të ndaja edhe kënaqësinë se konstatimi juaj është i drejtë. Me të vërtetë interesimi për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave ka ardhur duke u shtuar jo vetëm në forcat e armatosura. Kjo dukuri po shfaqet kënaqshëm edhe në institucionet e tjera të sektorit të sigurisë, si policia e shtetit, institucionet e luftës kundër ter-rorizmit, krimit të organizuar, shërbimet informative, shërbimet e burgjeve etj, të cilat, në përmasa të ndryshme e kanë rritur vëmendjen ndaj çështje të barazisë gjinore, e veçanërisht ndaj pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave dhe vajzave në to. Për të ardhur më konkretisht tek pyetja – përse një interesim i shtuar? Do të thoja se ka një kombinim arsyesh pragmatiste dhe parimore. Në raport me të parën, pjesëmarrja e grave dhe vajzave në sektorin e sigurisë sa vjen dhe po identifikohet gjithnjë e më shumë si një nevojë apo domosdoshmëri. Së pari janë sfidat e reja të sigurisë, një numër kërcënimesh të reja, të ndryshme nga ato të Luftës së Ftohtë, të cilat nuk mund të përballohen më vetëm me forcën e armëve. Në misionet e reja, forcat e armatosura

Flet Dr. Elona Dhëmbo*, eksperte për Çështjet Gjinore pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim

DR. ELONA DHëMBO*

Page 43: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 43

e gjejnë veten në mënyrë të pashmangshme në mje-dise komplekse, me pjesëmarrjen e shumë aktorëve e faktorëve. Ato detyrohen sot të veprojnë në qen-dra të banuara, midis popullsisë civile, të përballen shpesh me tradita e kultura krejt të ndryshme nga të vetat. Në këto kushte, për shkak të sensitivitetit dhe larmisë të këtyre misioneve, roli i grave merr një rëndësi të veçantë. Përfytyroni një “check point” në Afganistan, në kuadrin e misionit ISAF. Gjatë kontrol-lit fizik të kalimtarëve, vetëm një grua, në përbërje të njësisë, mund të prekë me duar gratë dhe vajzat myslimane. Është absolutisht e vetmja mënyrë për të kryer këto lloj misionesh, pa shkaktuar tensione të panevojshme me popullsinë vendase. Natyrisht kjo ka vlerë jo vetëm në misione jashtë vendit. Përfytyroni një mision humanitar. janë sërish gratë me uniformë që mund të bëjnë shumë në ndihmë të popullsisë së vet në nevojë, grave, fëmijëve, të moshuarve, në as-pektin e kujdesit shëndetësor, por edhe psikologjik, etj. Në këtë kuadër vende të ndryshme janë duke marrë masa e duke dhënë shembuj konkretë. Për sh-embull në SHBA, për periudhën 2013 - 2016, janë planifikuar të lejohen për gratë edhe rreth 273000 poste të tjera të natyrës luftarake (front line); natyr-isht duke iu nënshtruar testimeve rigoroze, për plotësimin e standardeve nga çdo kandidate. Përveç aspektit pragmatist, ka edhe një aspekt tjetër, i parë si tregues i demokratizimit të sektorit të sigurisë, ashtu si edhe për sektorët e tjerë, që është pjesë-marrja e grave dhe minoriteteve si një e drejtë dhe

përgjegjësi.

Cili është vendi dhe roli i shoqërisë civile, OJQ-ve në këtë aspekt, gjithnjë në raport me institucionet e sektorit të sigurisë dhe më konkretisht me ba-razinë gjinore në këto institucione? Shoqëria civile, në kontekstin që ky term përdoret sot, përfshin një kategori të gjerë aktorësh, Aktu-alisht, në vendin tonë, ka një numër relativisht të madh organizatash jo qeveritare, të orientuara drejt çështjeve të barazisë gjinore dhe atyre të zhvillimit dhe fuqizimit të pozitës së gruas në shoqëri. Ato kanë luajtur ne dekadat e fundit një rol shumë të rëndësishëm për çuarjen përpara të çështjeve të ba-razisë gjinore në shumë fusha, por sektori i sigurisë, siç e përmenda, ka filluar të marrë vëmendje vetëm në vitet e fundit. Në fakt, përpjekjet e sotme për pro-movimin dhe rritjen e rolit të gruas në jetën politike e shoqërore, nuk mund të lenë jashtë vëmendjes sekto-rin e sigurisë, një pjesë relativisht e madhe e admin-istratës publike. Vetëm Forcat e Armatosura Shq-iptare numërojnë rreth 11000 veta, ndërsa forcat e rendit rreth 13600. Shoqëria civile dhe aktorët e saj kanë shumë për të ofruar në këtë drejtim duke u përfshirë në aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjen në fjalë, ofrimin e ekspertizës së tyre, ngritjen dhe përforcimin e kapaciteteve dhe ekspert-izës gjinore për sektorin e sigurisë, monitorimin dhe vlerësimin e masave të ndërmarra dhe rezultateve të arritura, gjithashtu në proceset politikë-bërës etj.

Page 44: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 44

Në opinionin tuaj, cili është progresi në FASH në këtë drejtim? Pa dyshim ka një progres, por mbi të cilin duhet të reflektojmë për të ecur më tej. Në aspektin formal, Ministria e Mbrojtjes (MM) ka përqafuar plotësisht nismën e NATO-s të lançuar në pranverën e vitit të kaluar, për mbështetjen me të gjitha masat e nevojshme të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigu-rimit të OKB [Rezoluta 1325, u miratua nga KS i OKB në vitin 2000. Në thelb kjo rezolutë kërkon angazhimin e të gjitha vendeve anëtare të angazhohen në rritjen e pjesëmarrjes së grave në sektorin e sigurisë]. Gjithashtu, Direktiva e Mbrojtjes 2013, i jep barazisë gjinore një theks të veçantë në kuadrin e re-formave të personelit. Ky proces po ndihmohet nga një kuadër relativisht i zhvilluar ligjor. Përveç Kushtetutës, janë aktualisht një numër ligjesh të tjerë të standardit evropian (Ligji “Për barazinë gjinore”, “Ligji kundër diskriminimit” , që ndër të tjerash sanksionoi ngritjen e Zyrës së Komi-sionerit të Posaçëm, gjithashtu Kodi Civil, Kodi i Punës, etj) të cilët ndaloj-në diskriminimin me bazë gjinore dhe synojnë avancimin e barazisë gjinore në vend. Megjithatë, siç është bërë e zakonshme tashmë, implementimi i tyre kërkon ende shumë punë. Për shembull, Rezoluta 1325 kërkon që se-cili prej vendeve (përfshi vendin tonë) të hartojë një plan kombëtar veprimi, i zbërthyer pastaj me masa më konkrete për çdo institucion të sigurisë. Ky de-tyrim nuk është përmbushur ende prej nesh. Gjith-sesi, masa të veçanta kanë vazhduar të ndërmerren. Në aspektin organizativ, në MM është krijuar zyra për “barazinë gjinore” dhe është emëruar personel i përkushtuar për këtë detyrë. Një sektor i tillë me fokus përkujdesjen sociale dhe barazinë gjinore është krijuar edhe në Qendrën e Personelit të FASH. Ak-tualisht FASH kanë arritur një pjesëmarrje të grave prej rreth 15.7%, një shifër mjaft optimiste, e cila përbën gjithashtu një tejkalim të lehtë të objektivit të MM prej 15%. Megjithatë, sikurse u shpreha më lart, ka nevojë të jemi analitikë dhe reflektivë edhe në raport me suksesin dhe mënyrën sesi e masim atë. Arritjet në përfshirjen e përgjithshme të grave dhe vajzave në radhët e FASH nuk janë shoqëruar edhe me përfshirjen dhe shpërndarjen e tyre horizontal-isht (në sektorë të ndryshëm) dhe vertikalisht (në hierarkinë e pozicione dhe gradave). N.q.s prej rreth 8 vjetësh, ka një traditë të mirë, për të pasur në MM një grua si zëvendësministre, në vetë Ministrinë e Mbrojtjes, në rreth 20 drejtori të saj ka vetëm dy drejtore. Në Shtabin e Përgjithshëm, në 9 drejtori, ka vetëm një drejtore. Në gradat e larta ushtarake, ka vetëm 2 kolonele (shpresohet së shpejti të kemi një të tretë) dhe rreth 40 nënkolonele, që në raport

me burrat, përbën një përqindje shumë më të ulët se objektivi i MM i vënë në Direktivën e Mbrojtjes-2013. Nga ana tjetër, femrat në FASH, pothuajse mungojnë në pozicione luftarake, megjithëse duhen përshënde-tur disa raste, ndonëse të pakta, si: pjesëmarrja e një gruaje në mision në Afganistan, në grupin shënde-tësor të A-3 (së bashku me Kroacinë dhe Maqedoni-në) në vitin 2006 dhe e një gruaje, si oficere shtabi, në shtabin e ISAF, në periudhën 2009-2010. Duke

pasur parasysh këto hapa pozitivë, por edhe duke mos harruar se FASH kanë një traditë të konsoliduar qysh nga mesi i viteve 60’, me pranimin e të parave gra oficere, traditë që i ka rrënjët akoma më thellë në historinë e popullit shqiptar për liri e pavarësi me shembullin e Shotës, (por edhe të një numri të madh partizanesh) premisat janë që këto arritje të paso-hen nga të tjera shumë shpejt.

A mund të bëhet më tepër në këtë drejtim? Cila është qasja e shoqërisë civile, për një bashkëpunim më të efektshëm me strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes? Ndërsa MM dhe vetë FASH kanë këtu rolin e dorës së parë, edhe shoqëria civile zotëron potenciale të kon-siderueshme. Siç e përmenda edhe më sipër, shoqëria civile mund të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësim-it, ngritjen e kapaciteteve, ofrimin e ekspertizës, etj. Nga ana tjetër, ajo mund të sjell një “qasje ndryshe” ndaj problematikës, një kënd vështrimi disi akademik që gjithashtu është i nevojshëm për orientimin e re-formës në sektorin e sigurisë. Sot, këto reforma, në përgjithësi dhe për një pjesëmarrje më të madhe të grave, në veçanti, të vendosura në një kontekst akoma më të gjerë të proceseve “të evropianizimit” të vendeve të dala nga diktaturat komuniste, kanë ngjallur interes dhe po studiohen intensivisht. Në Shqipëri janë një numër institucionesh, ku Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka krijuar një repu-tacion të merituar në këtë drejtim. Teoritë e sotme të “evropianizimit”, me gjithë dallimet, konvergojnë

Page 45: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 45

në disa çështje, sidomos në dinamikën e këtij procesi. Sipas tyre, ky proces karakterizohet dhe duhet të ka-lojë në tre faza kryesore që të jetë i pakthyeshëm: e para, dalja e ligjeve (udhëzimeve, rregulloreve); e dyta, zbatimi i ligjeve (krijimi i praktikave menaxhuese/zbatuese); dhe e treta, brendësimi i sistemit të vler-ave të këtyre ligjeve (në kuptimin e të bërit pjesë e mendimit, e normave morale). Në lidhje me problemin e pjesëmarrjes së grave në FASH, sipas modelit të mësipërm, mund të thuhet se aktualisht ndodhemi në fazën e dytë (por ende larg fazës së tretë). Në fakt edhe vendet e fqinje të Ballkanit Perëndimor, me të cilat po vendoset një bashkëpunim në rritje, në këtë aspekt, janë pak a shumë në të njëjtën fazë, por të mos har-rojmë se për disa prej tyre, historia e afërt ka qenë aspak mbështetëse në këtë drejtim.

Kjo qasje rajonale duket interesante, cilat janë për-masat dhe roli i saj në lidhje me rritjen e rolit të grave në sektorin e sigurisë? Në përgjithësi, vendet e Ballkanit (veçanërisht atij Perën-dimor) me gjithë dallimet, kanë shumë pika të përbash-këta edhe në këtë aspekt. Si të tilla ato mund të bëjnë më shumë së bashku, duke shkëmbyer përvojat e duke u përfshirë në projekte rajonale. Një prej tyre, ishte iniciativa e përbashkët e OJQ-ve nga Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Koso-va, mbështetur nga UNWom-en ku Shqipëria përfaqësohet nga Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim. Konferenca që u zhvilluar në Ohër, në Prill të këtij viti, mblodhi së bashku përfaqësues dhe aktiviste (por edhe aktivistë) për çështjet e barazisë gjinore dhe sigurisë nga sektori qeveritar dhe ai i shoqërisë civile me qëllim dia-logimin për implementimin e

Rezolutës 1325 në Ballkanin Perëndimor. Prezantimi i ar-ritjeve ,problemeve e sfidave nga përfaqësuesit e të gjitha vendeve si dhe shkëmbimi i praktikave më të mira apo planeve konkrete për të ardh-men, i shërbeu jo vetëm çdo vendi pjesëmarrës, por edhe qasjes rajonale që përmendëm më sipër.

Së fundi – një mesazh për lexuesit e revistës “Mbrojtja”, në veçanti për gratë në FASHPromovimi dhe rritja e rolit të gruas në FASH është një e

drejtë e padiskutueshme e tyre, por nga ana tjetër edhe një domosdoshmëri për vetë FASH. Thënë ndryshe, janë këto të fundit, që kanë më shumë nevojë sot për një prani më të madhe të grave në radhët e tyre. Kjo duhet të kuptohet nga çdo pjesëtar i FASH. Nga ana tjetër, çdo grua që aktualisht punon në këto institucione, ose që aspiron të hyjë në to, duhet të ndërgjegjësohet që ky trend pozitiv institucional e shoqëror, është një premisë, por janë vetë ato që duhet të guxojnë më shumë dhe ca më tepër, të marrin këtë rol me meritë, me kapacitetet e veta morale, intelektuale, fizike. Pra në vend që të shkojnë pas trendit, të imponojnë drejtimin dhe ritmin e tij. Faleminderit!

*Dr. Elona Dhëmbo është pedagoge në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Punës dhe Politikës So-ciale. Nga viti 2005 është Mjeshtër i Shkencës (MSc) në Politikë Sociale Krahasuese (Univer-siteti i Oksfordit) dhe në vitin 2012 ka mbrojtur titull in Doktor në fushën e politikave për balan-cimin e jetës punë-familje, nën këndvështrimin gjinor (Universiteti i Tiranës). Së fundi, në bash-këpunim me IDM, punët e saj janë fokusuar në çështjet e përkatësisë gjinore dhe sigurisë.

Page 46: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 46

Me studentët ushtarakë shqiptarë në Turqi

rePortaZH

Në fakt, grupi i xhirimit i QKMBM-së, kishte kohë që përgatitej për të shkuar e xhiruar në Stamboll një film dokumentar kushtuar jetës e veprimtarisë të njërit prej figurave të

rëndësishme e me kontribute të mëdha në interes të çështjes kombëtare shqiptare, ish-ministrit të parë të luftës së shtetit të pavarur shqiptar Mehmet Pa-shë Dërralla. Por në gjetëm në Akademitë Ushtarake Turke mjaft studentë shqiptare që vazhdonin studimet në këto akademi dhe, me këtë rast bëmë një rrugë e dy punë. Impresionet e para, natyrisht mbresëlënëse, teksa përballemi e shijojmë bukuritë e një qyteti me histori, tejet të madh, e të zhurmshëm, si Stambolli, ku gërshetohen natyrshëm e vjetra me të renë. Godina të vjetra historike që rrinë hijshëm me ato moderne, me një arkitekturë të shkëlqyer që të bën për vete e që ja vlen ta shikosh. Njerëz e turistë nga e gjithë bota që lëvizin me një ritëm të çuditshëm që ndodh vetëm në këtë qytet, ku koha merr tjetër kuptim dhe ka vlerën e vetë të paçmuar. Pra, ndërsa hulumtonim për dokumen-tarin e Dërrallës, në institucionet më të rëndësishme arsimore e historike të ushtrisë turke, nuk mund të mënjanonim edhe një tjetër temë me interes për ne, atë të arsimimit e kualifikimit të studentëve shqiptarë në Akademitë turke. Ata ishin prezentë kudo, në të gjitha institucionet arsimore turke. Gatishmëria dhe mik-pritja bujare e drejtuesve turq të këtyre institucioneve dhe të gjithë atyre që takuam ishte e ndjeshme dhe mbresëlënëse. Vizita e parë në Komandën e Akademive të Luftës të Shtabit të Përgjithshëm të Republikës Turke. Një institucion modern, me njerëz e ambiente të mrekullueshme. Komanda turke e kolegjeve të luftës është një nivel edukimi akademik pasuniversitar dhe in-stitucion trajnimi në Forcat e Armatosura të Turqisë. Qemal Ataturk, themeluesi i i Republikës Turke si dhe shumë komandantë dhe burra shteti kanë ndjekur këtë Kolegj. Dhe është dëshira e çdo oficeri turk të ketë

AGRON GOGA këtë mundësi. Kolegji turk i luftës, u themelua në fund të gjysmës së parë të shekullit të 19-të. Gjatë kësaj kohe instituti është ndërtuar mbi shumë vështirësi dhe histori suksesi. Në vitin 1845, në dekret të Sulltan Abdulmecic i parë, Bordi ushtarak i edukimit, vendosi që: “Shkolla e lartë ushtarake duhet të themelohet, duhet të vazhdojë për 4 vjet dhe kurse të reja duhet të krijohen për të trajnuar oficeret ashtu si dhe ushtritë europiane. Gjithçka në perfeksion. Godina funksionale e me një infrastrukture impresionuese, ambiente plotë gjelbërim, rregull, pastërti kudo ku hidhje syrin. Në këtë

Akademi, fillimisht na priti sekretari i përgjithshëm i saj, kolonel Hasan Usyilmaz, një njeri me pamje të qetë, në fytyrën e të cilit shprehej qartë mirësi, sinqeritet e gatishmëri për të na ndihmuar sa më shumë në kryer-jen e misionin tonë. Më pas një takim në zyrën e shefit të shtabit të Akademisë, gjeneralmajor Mete Salt, i cili shprehu fjalët më të mira për të gjithë studentët tanë që kanë studiuar në këtë Akademi. Ky institucion i lartë arsimor përbëhej nga: Akademia e Lartë e drejtimit dhe

Page 47: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 47

menaxhimit të FA të Republikës së Turqisë, Akademia e Luftës Tokësore, Akademia e Luftës Detare Akademia e Luftës Ajrore. Në të gjitha këto Akademi kanë studi-uar me dhjetëra e dhjetëra studentë shqiptarë. Kjo gjë evidentohej edhe në Muzeun e kësaj Akademie, ku pasqy-roheshin me “database” emrat, periudha kohore dhe niveli i kualifikimit. Që nga viti 1993 e deri me sot në këtë akademi kanë studiuar rreth 50 studentë e oficerë shq-iptarë, që më pas kanë marrë grada e funksione të larta në ushtrinë shqiptare. Në hollin e Akademisë, janë vendo-sur emrat e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, e të mjaft gjeneralëve të tjerë shqiptarë që kanë studiuar këtu si V. Ismolli, K. Çela, A. Lala, A. Jaupi, S. Gjoka, B. Shehu, A. Baruti, etj. Në këtë muze gjenden: diploma, regjistra personalë të stafit dhe anëtarëve të fakultetit, harta të përdorura në luftën e parë botërore dhe në luftën kombëtare të pavarësisë, libra kursi të përdorura në periudha të ndryshme, doku-mentacion për udhëtime kulturore, libra nderi të nënsh-kruara nga kryesuesit e delegacioneve të huaja, fotografi të gjithë komandantëve që janë regjistruar në kolegjin e luftës. Të gjitha këto shtri-hen në një hark kohor prej 160 vjetësh. Aktualisht, në sheshin e Akademisë së Forcave Tokësore në patëm mundësinë të takonim një tjetër student që vazhdon-te studimet që nga shtato-ri i vitit 2012 major Gjuran Burnazi. -“Është privilegj dhe kënaqësi të ndjekësh studimet në këtë Akademi prestigjioze,”- na thotë ma-jor Burnazi, teksa takohemi e flasim me të. Ndërkohë në Akademinë e Detarisë ta-kojmë dy studentë të tjerë, kapitenin e rangut të dytë, Bamir Likën, i cili së shpejti përfundon trajnimin dy vjeçar dhe kapitenin e rangut të dytë, Besnik Thana, të cilët që nga ky moment nuk na u ndanë, duke bërë edhe rolin e përkthyesit në gjuhen turke. Bamiri na flet me pasion për nivelin e lartë të këtyre studimeve dhe trajtimin tepër korrekt e të ngrohtë të palës turke. Besniku, një djalë i qetë e me një korrektesë për t’u admiruar na flet për an-gazhimin, por edhe vështirësitë që has një student i ri për t’u ambientuar në ambiente të tilla ushtarake ku serioz-iteti duhet të jetë tipar i dallueshëm e i padiskutueshëm. Një shkollë me traditë nuk mund të quhet e tillë në rast se nuk ka një bibliotekë të pasur. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Në këtë Akademi, biblioteka ishte një pasuri e jashtëzakonshme me libra e botime të disa shekujve më parë disa prej të cilëve ekzemplarë të rrallë e të vetëm, siç ishte regjistri i Ataturkut. Me të marrë vesh që grupi ynë i xhirimit vinte nga Shqipëria, punonjësja e bibliotekës pasi tundi kokën në shenjë pohimi tha duke buzëqeshur –Ahaa, arrnaut! u tregua tepër e gatshme për të na treguar gjithçka. Një tjetër përshtypje ishte vizita në Qendrën e Simulimit dhe Kulturës, “Ataturk, një ndërtesë gjigante e bashkëkohore. Shefi i zyrës, Kol Bylent Furtuna na informoi për punën e misionin e kësaj qendre si dhe për formimin dhe edukimin e ushtarakëve.

Në Akademinë e Detarisë, TuzlaPasi lëmë pas komandën e Akademive të Luftës të Shtabit të Përgjithshëm, udhëtojmë drejt Tuzlës, ku ndodhet Akademia e Detarisë. Edhe aty një mikpritje e ngrohtë dhe ne e ndiejmë veten si në shtëpinë tonë. Në hyrje të saj na pret, komandanti i regjimentit kolonel Selcuk Solmaz, një njeri i qeshur e tepër miqësor. Në sheshin qendror, studentet janë rreshtuar për ngrënin e ushqimit të drekës. Gjithçka zbardhëlluese, uniformat e tyre dhe lart në qiell pulëbardha pafund që përplasin krahët si për të na uruar mirëseardhjen. Komandanti Selcuk Solmaz, pasi na uron mirëseardhjen na fton për drekë në mensën e akademisë. Ulemi së bashku me stu-dentet shqiptarë. Një drekë e thjeshte me studentët tanë. Aty takojmë Elis Arapi, student i vitit të 3–të, Erdit Halimi viti dytë, Devison Allushi, Florino Krigu, Eli-son Srefi, Ali Saitaj, Enri Ziu, viti parë, Elison Sulku viti i parë, Gentian Rada viti parë. Teksa drekojmë së bashku gjejmë rastin të shkëmbejmë edhe disa mendime me ta. “Shkolla ka vështirësitë e veta po këto vështirësi na përgatisin më shumë. Po mundohemi të mësojmë

gjithçka për anijet që t’i shërbejmë në të ardhmen Forcave tona të Armato-sura dhe vendit tonë”, thotë Devison Allushi. Më pas, kryejmë një vizitë në muzeun e pasur të kësaj Akademie. Komandant Selcuk Solmaz shprehet i kënaqur për studentët shqiptarë, për seriozite-tin, disiplinën dhe nivelin e tyre në procesin mësi-mor. Në këtë akademi studionin 14 studentë. Pasi përshëndetemi me ta, lëmë pas Tuzlën me

përshtypjet më të mira për një tjetër udhëtim drejt shkollës së mesme ush-tarake të këmbësorisë, në Kuleli.

Në shkollën e mesme ushtarake KuleliShkolla ndodhej në një vend nga më të bukurit, buzë brigjeve të Bosforit. E krijuar në vitin 1845, ajo është një nga shkollat më të vjetra në Turqi. Të shoqëruar nga kolonel Hasan Usyilmaz, takojmë nxënësit tanë në këtë shkollë. Plotë 18 nxënës studionin në këtë shkollë ushtarake - djem fare të rinj, me uniformat që i mbanin aq bukur. Takohemi e çmallemi me ta si miq të vjetër. Bashkë me kolone-lin, ulemi e bashkëbisedojmë me ta në një tavolinë buzë detit, në ambientet e shkollës. Ata janë nga të gjitha anët e Shqipërisë. Flasim e bisedojmë me Klajdi Shafin nga Pogradeci, Urim Shehun nga Kukësi, Erdi Luca nga Durrësi, Ditmar Hoxha nga Elbasani, Jurgen Parllaku nga Tirana, Roland Plaka nga Tirana, Ergus Zollomaja nga Kuçova, Mirjan Çobaj nga Shkodra etj. Të gjithë shprehin falënderimet për mbështetjen për mundësinë që u është dhënë nga qeveria shqiptare e ajo turke për të ndjekur këtë shkollë e për t’u përgat-itur si oficere të aftë, për t’i shërbyer vendit tonë, sa më denjësisht.

Page 48: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 48

Kapedan Rrapo Hekali, monument i historisë kombëtare

HiStori

Për fatet e shqiptarëve në shekuj jo rrallë ka vendosur fushëbeteja. Bilanci shpesh është matur me “kutin”-trimëri, gjak e sakrifica sub-lime deri sa është mbërritur në “Shqipërinë

Londineze”, 100 vjet më parë vendimi për Shqipërinë merrej në Londër, atje ku afirmohej kombi. Por nuk mund të kishte afirmim kombëtar, pa Rilindje dhe Rilin-das, pa Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, pa kryengritjet e shumta shekullore të shqiptarëve, pa çetat e lirisë, pa intelektualizmin dhe elitat e mençura që punuan me pushkë e penë për Shqipërinë, pa gjakun e derdhur të kapedanëve dhe dëshmorëve në shekuj.Mençuria shekullore e popullit tonë thotë, “Kombi që nuk i harron bijtë e tij të rënë në luftë, s’ka mort kurrë”. Historia e një kombi vlerësohet nga figurat e shquara që ai ka nxjerrë. Një komb që s’ka figura të shquara nuk ka as histori. Filozofi e historiani francez Hyppolyte (1828-1892) thotë: “Ne jetojmë në saj të burrave të mëdhenj dëshmorë dhe atyre u jemi mirënjohës. Në fakt na administrojnë të mëdhenjtë e vdekur”. Thellësia shpirtërore e dëshmorëve qëndron në sakrificën su-preme për kombin. Sakrificat e të gjitha brezave janë bërë në emër të jetës, të zotërimit të së djeshmes, të tashmes dhe së ardhmes, në emër të jetës zot në fatin e vet. Një shkrimtar gjerman ka shkruar se, “shqiptarët janë një popull zotërinjsh”; ndërsa një autor francez thotë se “shqiptarët janë aristokratët e Ballkanit”. “Ata kishin karakter të tillë që më mirë të pranonin të ndërronin fenë, se sa të hiqnin dorë nga synimet e ambicies së pareshtur për lirinë e rrënjosur thellë në shpirt”. Në shpirtin shqiptar ka jetuar e kaluara his-torike e shkruar në këngë, shpesh e pa-dokumentuar, por e arkivuar thellë në memorien e kombit. Në prushin

KOL.PROF. ASOC. DR. ZAHO GOLEMI MSC AuRORA GOLEMI

e zjarrtë të vargut popullor shqiptar në të katër anët e hapësirës shqiptare, gjen të trupëzuar mijëra e mi-jëra dëshmorë që kanë shkruar epope të trimërive e të luftërave kundër pushtuesve. Kreshnikët dhe Kapeda-nët, prijësit e luftëtarët e lirisë i gjen në çdo varg dhe këngë, në gojëdhëna, në mite, legjenda, në çdo copëz të historisë shqiptare. Memorialët e dëshmorëve janë element i rëndësishëm historik, një emetues valësh ngjarjesh të shkuara e të paharruara, valë që përhapin jehonën e traditës shekullore luftarake shqiptare.Çështja kombëtare dhe rezistenca e luftëtarëve mallakastriotëPrijës i kryengritjes fshatare anti-osmane të vitit 1847, Rrapo Hekali lindi në një familje me origjinë nga fshati Hekal i Mallakastrës, me tradita të shquara luftarake. Në moshë fare të re u dallua për qëndresë kundër shtypjes kombëtare osmane. Si udhëheqës i kryengritjes së vitit 1847, krahas Zenel Gjolekës, Rapo Hekali u shqua në luftërat për çlirimin e Beratit dhe të Greshicës. Pas shtypjes së kryengritjes nga një eks-peditë e madhe ushtarake osmane, Rrapo Hekali u kap në befasi në fshatin e Qesarat, por ai mbajti një qën-drim burrëror para komandantit të Rumelisë. Ai dekla-roi që luftonte për çështjen kombëtare shqiptare. Si-pas gojëdhënës popullore vdiq në natën e 31 dhjetorit të vitit 1847, në burgun e kazermës së Manastirit, i helmuar nga autoritetet osmane. Në fakt emri i vërtetë i Rrapo Hekalit ishte Rrapo Hasani. Pasi shërbeu për një kohë të gjatë si ushtarak në ushtrinë osmane në gadishullin arabik. Rrapo bëri karrierë ushtarake duke u graduar oficer, falë aftësive të tij në trimëri dhe në intuitë luftarake, duke u dalluar në mesin e luftëtarëve të tjerë. Kjo e ndihmoi të grumbullonte një farë pa-surie. Me këto para, kur u kthye në atdhe bleu një çiflig në Levan të Fierit. Në fillimet e Tanzimatit Rrapo Hekali u pozicionua si kundërshtar i tij. Fillimi i rekrutimit ush-tarak dhe taksa e xhelepit, bëri që në maj të vitit 1847 të shpërthente kryengritja anti-osmane, ku ai luajti rol kryesor.Dekreti i Shenjtë i Odës së Trëndafilave - TanzimatiPorta e Lartë vendosi të reformonte shtetin duke

Page 49: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 49

shpallur Tanzimatin. Për t’i bërë ballë zbatimit të re-formave të Tanzimatit që në fakt godisnin interesat e shqiptarëve. Krerët e Shqipërisë së Jugut u mblodhën në qershor të vitit 1847 në Mesaplik të Vlorës, ku u formua besëlidhja e përfaqësuesve të Shqipërisë së Jugut që u quajt “Lidhja Kombëtare Shqiptare”. Porta e Lartë e kishte kuptuar se një perandori e madhe, nuk mund të mbahej e bashkuar me pashallarë të shpërn-darë që nga Ballkani e deri në Kaukaz, që të qeverisnin jashtë kontrollit. I nxitur edhe nga fuqitë e mëdha të kohës, Anglia dhe Franca, sulltan Abdyl Mexhidi shpal-li një dekret i cili parashikonte përqendrimin e push-tetit, ngritjen e një sistemi gjyqësor sipas parimeve europiane, riorganizimin e sistemit të taksave dhe shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Dekreti u quajt “Hati-Sherif i Gjylhanesë” ose Dekreti i Shenjtë i Odës së Trëndafilave, të nëntorit të vitit 1839. Reformat e reja u quajtën me emrin e thjeshtë “Tanzimat”, që nga persishtja do të thotë “rend, rregull”. Në fakt Sulltani hezitoi disa vjet që ta zbatonte rendin e ri në Shqipëri. Fakt është se hapësira shqiptare nën perandorinë os-mane drejtohej nga prijësit lokalë në krahinat malore dhe nga bejlerët nëpër qytete. Sulltanati ishte i bindur se nuk ishte e lehtë t‘i nënshtroje shqiptarët me anë të Tanzimatit. Çështjet gjyqësore i zgjidhnin vetë me anë të pleqësive të tyre, nizamë nuk kishin dëshirë të dërgonin. Taksat, revoltat dhe lufta e mallakastriotëve po bëhej e pashmangshme. Rrapo Hekali ishte prijës krahinor që nuk ishte afër nga pushteti qendror osman edhe pse kishte titull osman. Është fakt se në vitet e kryengritjeve kundër tanzimatit familjet e njohura feu-dale ishin të kufizuara. Kështu kazaja e Delvinës, nga 32 përfaqësues kishte vetëm një ka titull “bej”: Abdyl bej Koka, nga një familje e njohur feudale e Delvinës; Kazaja e Vlorës nga 44 përfaqësues me tituj osma-në ishin vetëm 4 vetë; në Mallakastër, nga 12 vetë, vetëm Rrapo Hekali (Hasani) kishte një pronë, të blerë me paratë e fituara nga shërbimet ushtarake ndaj os-manëve, ku kishte marrë edhe titullin “aga”. Besëlidhja e Sinjës dhe kapedanët e kuvendeveGjatë zhvillimit të saj, Rrapo Hekali thirri kuvendin “Besëlidhja e Sinjës”, në të cilën mori pjesë paria e Mallakastrës dhe krahinës së lumit të Vlorës, kuvend i

cili është përjetësuar si më poshtë: “Në Sinjë u mblodh ordhia/seç u mblodhë pleqësia./Pleqtë e Kuçit gjithë vanë/u mbush Sinja me nizamë/topat rrebeshirë vanë”. Komanda qendrore drejtohej nga Rrapo Hekali, i cili drej-tonte edhe formacionet e kryengritjes popullore. Pas kësaj mbledhjeje Rrapo Hekali shkoi në fshatin e lindjes në Hekal dhe aty mblodhi popullin e fshatrave Aranitas, Klos, Kalenjë, Cakran. Mbledhja u pasua nga ajo e Pov-lës, ku u bë bashkimi dhe riorganizimi i luftëtarëve të trevës së Mallakastrës, Myzeqesë dhe lumit të Vlorës. Autoritetet osmane të Beratit vendosën që në kush-tet e zgjerimit të kryengritjes ta likuidonin atë, duke dërguar trupat e tyre drejt Mallakastrës së Sipërme, ku ndodhej epiqendra kryesore e lëvizjes. Në fillim të zbatimit të reformave autoritetet osmane organizuan një mbledhje në Berat me gjithë parinë e krahinës së Mallakastrës, Vlorës e Labërisë. Mbledhja synonte për t’i bindur ata që të pranonin reformat e tanzimatit të shpallura me shumë bujë nga Porta e Lartë e Sulltanit. Në fakt ndryshe nga sa kishin parashikuar autoritetet osmane, krerët e kazasë së Mallakastrës, Vlorës dhe Labërisë jo vetëm që nuk i pranuan reformat e tanzi-matit, por paralajmëruan që të mos tentonte të dër-gonte njerëz për të mbledhur taksat dhe detyrimet, si dhe nizamë në këto krahina. Në këtë kuvend morën pjesë Kapedanët Rrapo Hekali, Sulo e Muço Zeneli nga Greshica, Dervish Aliu, Tartar Memush Ruka, Hajdër Kanina, Zenel Xhafo Aranitasi, Orhan Bardhaj, Shaban Peshtani, Lulo Duraj dhe Yzeir Mahmutaj nga Kalenja, Luman Elmazi nga Drizari, Yzeir Cakrani, Hyso Qesara-ti, Dule Mato, Sadik Luftinja, dhe Sulejman Çelo Toçi, si dhe kapedanë të tjerë të Mallakastrës, të lumit të Vlorës dhe të krejt Labërisë, të cilët në përfundim të mbledhjes e paralajmëruan edhe një herë osmanët që të mos shkelnin në këto krahina. Mallakastra - zemra e kryengritjes Mallakastra bënte pjesë në Sanxhakun e Beratit. Sanx-haktari Hysen Pashë Vrioni, ishte treguar ndër admin-istratorët më të zellshëm në zbatimin e reformave të Tanzimatit. Në verën e 1847-s mallakastriotët u mblodhën në qendër të Hekalit, ku Rrapo Hekali bëri organizimin kundër pabesisë vrionase të asaj periudhe. Vrionasit me ushtarët e tyre dolën nga Berati dhe u

kazermat e Manasit i r it

Page 50: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 50

përpoqën të depërtonin në Mallakastrën kryengritëse, por fakt historik është se, në afërsi të fshatit Greshicë u pritën nga mallakastriotët të cilët zunë rob Isuf bej Vrionin dhe të vëllain, të cilëve hakmarrja popullore bëri që të vareshin në Sinjë, në një fshat në këmbë të malit të Shpiragut. Më tej ushtria mallakastriote e Rrapo Hekalit, që arriti deri në 1000 luftëtarë, rrethoi Be-ratin dhe arriti të marrë lagjet e jashtme të qytetit deri në dyert e kalasë. Por në të njëjtën kohë e njëjta pamje po ndodhte edhe në rrethinat e Gjirokastrës, ku Zenel Gjoleka me kurveleshasit kishin rrethuar kalanë. Si të gjitha kryengritjet edhe kjo ishte e destinuar të dështonte përballë mobilizimit të Portës së Lartë, ku sulltani kishte dërguar në Shqipëri kryekomandantin e forcave Ballkanike Mehmet Reshit Pashën, i njohur për egërsinë e tij. Faktet flasin se me gjithë parala-jmërimin në mbledhjen e Sinjës në Berat, administrata osmane dërgonte në Greshicë një taksambledhës të quajtur Latif Salanji me dy zaptije (ushtarë), të cilët kryengritësit i vranë pranë fshatit Greshicë duke u përcjellë mesazhin osmanëve se kërkonin të jetonin të lirë. Kundër-përgjigjia e osmanëve pas vrasjes në Greshicë ishte një operacion në shkallë të gjerë me dy taborrë të armatosur me armët më mod-erne të kohës, topa, havana, karabina të reja me bajoneta, me kavaleri dhe këmbësori të rregullt, të stërvitur për luftë sipas modeleve të fundit të ush-trive europiane. Osmanët bënë që lajmi që të përhapej në gjithë zonën duke kaluar gojë më gojë e fshat më fshat, se ata ishin nisur në drejtim të Mallakas-trës, që shigjetonin kryesisht Sinjën, si dhe kryekapedanin mallakastriot Rrapo Hekali. Në qafën e Sinjës ushtria osmane u nda në dy pjesë, duke marrë drejtimin për në Aranitas dhe në drejtim të Greshicës. Në faqet e dokumentuara të his-torisë shqiptare përmendet për rolin e tij edhe komandant Sulo Zeneli si organizator i çetës së Greshicës, ku luftëtarët megjithëse të ar-matosur keq deri edhe me sfurqe e sëpata, ishin të vendosur për të luftuar deri në pikën e fundit të gja-kut, për të mbrojtur vendin.Kërkesa osmane: “çdo shtëpi nga një dash dhe nga një vashë”Përgjigja shqiptare: “1000 osmanë të vrarë; 300 dëshmorë shqiptarë”Populli i Greshicës dërgoi një përfaqësi në çadrat e garnizonit të komandës së ushtrisë osmane të krye-suar nga Sheh Hyseni, për të marrë vesh misionin e tyre. Sheh Hyseni ishte për kohën një nga burrat më të mençur në të gjithë krahinën i shquar për urti e maturi dhe për fjalën me peshë. Bisedimet u zhvilluan në një klimë shumë të acaruar dhe krerët e ushtrisë osmane i kërcënuan greshiciotët se do të marrin për çdo shtëpi “nga një dash dhe nga një vashë”. Në këtë kohë sheh

Hyseni me mençurinë shqiptare ju përgjigj me ironi : “Po në mëngjes do t’i keni gati këto që kërkoni”, “edhe deshtë edhe vashat”. Përballja kryesore midis forcave osmane të drejtuar nga komandanti i tyre Hysen Pashë Vrioni dhe kryengritësve të drejtuar nga Rrapo Hekali, u bë pikërisht në korrik të vitit 1847 në fshatin Greshicë. Pozicionet midis dy forcave kundërshtuese kalonin në një front rreth 3-4 km. Forcat osmane kishin një efek-tiv prej 2400 ushtarësh, kurse forcat e kryengritësve arrinin në 800 veta. Luftimet në Greshicë zgjatën 3 ditë e 3 net dhe përfunduan me thyerjen e ushtrisë osmane, ku pati rreth 1000 osmanllinj të vrarë; ndërsa nga forcat kryengritëse 300 luftëtarë të vrarë, nga të cilët edhe 60 djem smokthiniotë, që të gjithë dësh-morë, ndoshta të paevidentuar, që kanë marrë emrin e epokës luftarake të Rrapo Hekalit.Kapedanët në provë lufteTashmë është një eveniment historik se Komandanti Sulo Zeneli, pas ditës së parë të luftimeve kishte marrë masa për të njoftuar krerët e kazasë së Vlorës si dhe të gjitha çetat e Mallakastrës. Në ditën e dytë të lufti-meve erdhën çetat e Mallakastrës dhe drejtimin e tyre

e merr kapedan Rrapo Hekali. Ndërsa çetat e lumit të Vlorës drejtoheshin nga kapedanët Dervish Aliu, Tartar Memushi, Dule Zoto, Hajdër Kanina etj. Çeta e Smokthinës e drejtuar nga kapedanët Tartar Memush Ruka e Dule Zoto zunë pozicio-net, në pjesën jug lindore te Greshicës dhe zhvilluan luftime ku ishte vendosur një pjesë e shtabit të ushtrisë osmane. Çeta e Dukatit mori drejtimin për nga ana veri perëndimore e Greshicës, kurse në qendër luftonte çeta e Greshicës dhe e Mallakastrës. Ushtria osmane u shpartallua pjesë-pjesë. Çeta e Çorrushit e komanduar nga Mu-hamet Hodua mbylli rrugëkalimin Greshicë-Aranitas-Sinjë–Berat në Qafën e Veshave. Ushtria os-mane mbeti e rrethuar dhe në mëshirën e plumbave dhe jata-

ganëve të luftëtarëve Mallakastriotë e lebër. Beteja më e madhe u zhvillua në qendër të fshatit, pranë shtëpisë së komandantit Sulo Zeneli. Shtabi i kryengritjes me në krye Rrapo Hekalin vendosi që varrimi i luftëtarëve që ranë në këtë betejë, të bëhej në vendin më të përg-jakur, tek kodra e Muçajve, në afërsi të shtëpisë së komandantit të çetës së Greshicës Sulo Zenelit dhe që prej 165 vjetësh quhet “Kodra e varreve të Leb-ërve” ose “Kodra e Shehitëve/Dëshmorëve”. Por kry-engritësit nuk u ndalën. Ata pushtuan Beratin në 1 gusht 1847. Kjo ishte një tjetër arritje e rëndësishme e kësaj lëvizjeje popullore, më e suksesshmja ngjarje e kryengritjes se Shqipërisë së Jugut kundër Tanzimatit. E shqetësuar për përpjesëtimet e luftimeve, Porta e Lartë mori masa emergjente, duke dërguar kundër kryengritësve të Rrapo Hekalit, Serasqerin e Rumelisë Derbihor Reshit Pashën, i cili u nis nga Manastiri në

Page 51: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

nr. 4 korrik 2013 / Mbrojtja 51

krye të 15000 osmanëve në 7 divizione, të pajisur me artileri të lehtë malore. Kapedanët nuk i mposht as thika, as plumbi, as helmiPas luftimeve të pabarabarta kryengritësit e braktisën qytetin e Beratit dhe u shpërndanë për të vazhduar qëndresën të organizuar në çeta. U shquan luftëtarët e fshatit Dukatit nën udhëheqjen e Dervish Aliut, Zenel Xhafos, Orhan Bardhos etj. Kjo kryengritje dështoi si pasojë e tradhtisë së brendshme të disa bejlerëve. Luf-ta u ndërpre për disa ditë dhe kështu u dha kohë osma-nëve të riorganizoheshin dhe të mbylleshin në kalanë e Beratit. Me shtypjen përfundimtare të kryengritjes së vitit 1847 në Shqipërinë e Jugut autoritetet osmane mundën të arrestonin Rrapo Hekalin së bashku me të vëllain Hamit Hasani, Tahir Çaparin dhe mbi 1.000 luftëtarë të tjerë, të cilët i burgosën dhe i internuan deri në Anadoll. Pasi e burgosën në burgun e Manas-tirit atë e ekzekutuan mesnatën e 31 Dhjetorit 1847. Versioni zyrtar osman për vdekjen e tij ishte se ajo u shkaktua nga sëmundja e tifos, por gojëdhëna popul-lore është dokument i pagabueshëm kur thotë se, “os-manët helmuan kapedanin popullor të Hekalit, të Mal-lakastrës, memorialin kombëtar të shqiptarizmës”. Pas shtypjes së kryengritjes Porta e Lartë bëri reprezalje të rënda në Mallakastër, ku u përdor gjerësisht terrori mbi popullsinë me ekspedita ndëshkuese gjatë dimrit 1847-1848, duke djegur fshatra te tillë si, Greshica, Klosi e Fratari, megjithëse kryengritjet dhe revoltat anti-osmane nuk u shuan asnjëherë vatrat e qëndresës, gjatë gjithë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Megjithëse në fakt qeveria osmane ndërmori atëherë zbatimin e sistemit të ri tanzimatist në Shqipërinë e Jugut. Me amnistinë e vendosur më vonë nga osmanët fshatarët iu rikthyen jetës së përditshme, megjithëse vendi ishte rrënuar dhe në Mallakastrën e sipërme gjithçka duhej të niste përsëri nga e para. Disa vite më vonë Porta e Lartë përveç reformave të lëna përgjysmë realizoi edhe reformën administrative. Treva e Fierit u fut në vilajetin e Janinës. Myzeqeja dhe Mallakastra në këtë vilajet gëzonin statusin e Nahijeve, status që qëndroi deri në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në 1912. Nahija administro-hej nga Mydiri. Pranë tij vepronte Këshilli administra-tiv konsultativ (Mexhlis-i idare). Mexhlisi diskutonte të gjitha çështjet administrative të Nahijes/krahinës.gjëmimet e kuvendeve dhe 400 epopeve të historisë së trimëriveNë Qafën e Sinjës, pasi kalon Gjurmën e Mushkës, ndjen erën e shekujve sepse këtej kalonte rruga e ud-hëkryqeve nga Vlora, Ballshi, Ura e Thellë për Berat, Voskopojë, këtej kalonin rrugët nga perëndimi në lindje, nga jugu në veri, nga Tepelena nëpër kurrize kodrash drejt Myzeqesë, nga hani i madh, si vendqëndrim, pushim për karvanë e tregtarë që vinin nga Vlora, nga Voskopoja, Be-rati. Por mbi të gjitha në këtë pikë janë refuzuar Osma-nët në vitet 1640, 1667, 1676, 1740, 1830, 1835, 1840 herë me mosdhënie taksash e nizamësh, herë me kryengritje. Këtu u luajt një nga skenat më dramatike të kryengritjeve anti-osmane në mes të shekullit XVIII. Në Sinjë është shkruar me gjak epopeja e vitit 1847, ku Rrapo Hekali në Sinjë mbledh parinë e thjeshtë nga Mallakastra, Vlora etj. Sinja do ishte përsëri vend i pushkës dhe kuvendit, ku më 22 korrik 1912 u mblod-hën udhëheqësit kryengritës të Shqipërisë së Jugut që

vendosën më 23 korrik 1912 “Memorandumin e Sin-jës”, një prelud i Pavarësisë. 20 km në perëndim të Beratit 800 metra mbi nivelin e detit, ku nis mali i Shpi-ragut në Qafën e Sinjës, në fshatin me katër çezma, katër dyqane, katër sheshe, katër mullinj, katër rrugë dhe me katërqind epope trimërie e heroizmi.Qytetërimi që lindi kapedanëKapedani popullor Rrapo Hekali i përket origjinës së qytetërimit të bylinëve, që ishte themeluar rreth vitit 370 para Krishtit, si kryeqendra e Koinonit ose lidhjes së Bylinëve, një republikë e vogël mbi bregun e djathtë të Vjosës. Te dhenat arkeologjike e historike flasin se në 863 Khani i bullgarëve, Borisi, u mund nga ushtritë e Bizantit në këto treva dhe një nga pikat e “Traktatit të paqes” ishte që ai dhe bullgarët duhej të pagëzoheshin si të krishterë. Që atëherë është bërë e njohur kisha e madhe, e “Fjetjes së Hyjlindëses”. Vetë Shën Klementi i Ohrit, një nga shenjtorët më të rëndësishëm të kohës, mori pjesë më 893, në përurimin dhe pagëzimin e bullgar-ëve. Këtu përmendet epitafi i famshëm: “Epitafi i Gllaven-icës” i qëndisur në flori prej Gjergj Arianitit dhe Kristo Gl-lavarit në vitin 1373. Trualli ku lindi Rrapo Hekali kishte një të shkuar të madhe dhe shekuj të shkëlqyer qytetërimi. Bylisi kishte teatër, stadium, disa tempuj, monedhën e vet. Në 229 para Krishtit romakët pushtuan Apoloninë, por Bylinët ruajtën paqen me Romën. Në vitin 168 para Krishtit bylinët u lidhën me Perseun e Maqedonisë kundër Romës. Paul Emili, konsulli ndëshkues romak, pasi shkatërroi 70 qytete të Epirit rrafshoi edhe disa kështjella në Mallakastrën e sotme, që është një ndër pjesët me tragjike të historisë së kësaj treve. Megjithëse Koinoni i bylinëve u shpërbë, por Bylisi mbeti autonom dhe nuk u prek dhe në vitin 48 para Krishtit Bylisi i hapi portat Jul Çezarit në luftën kundër Pompeut. Më vonë Bylisi u shndërrua në koloni romake dhe në Bylis u vendos qendra e pesh-kopatës që dikur ishte në Apoloni. Rreth vitit 586 sllavët dogjën, plaçkitën e shkatërruan qytetin, por mallakastriotët në rrugën e gjatë e të mundimshme të pushtimeve janë ri-ngritur gjithmonë aq herë sa janë rrëzuar, kanë ditur të ri-ngrenë jetën dhe të lindin kapedanë e atdhetarë si Rrapo Hekali.

kapedan rrapo hekali

Page 52: Organ Qendror i Ministrisë së ... - Ministria e Mbrojtjesllojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim-shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirë-suar

Mbrojtja / nr. 4 korrik 2013 52

“Joint reaction 2013”Në këtë stërvitje morën pjesë forca ushtarake nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Gjithashtu në stërvitje morën pjesë edhe trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës