Ora mesimore

12
Planifikimi me shkrim i orës mësimore Fusha profesionale: Hidroinstalime Modulet: Instalimi i pajisjeve sanitare Tema e orës mësimore: Montimi i lavamanit Shkolla: SHMT “Sh. Spahija” Vendi: Pejë Klasa: XII/13 Data: 03-09-2007 Koha: 13 00 -13 45 Drejtori: .................................. Mësimdhënësi: Riza Haxhiu, inxh. i dipl. 1

description

riza haxhiu

Transcript of Ora mesimore

Page 1: Ora mesimore

Planifikimi me shkrim i orës mësimore

Fusha profesionale: Hidroinstalime

Modulet: Instalimi i pajisjeve sanitare

Tema e orës mësimore: Montimi i lavamanit

Shkolla: SHMT “Sh. Spahija”

Vendi: Pejë

Klasa: XII/13

Data: 03-09-2007

Koha: 1300 -1345

Drejtori: ..................................

Mësimdhënësi: Riza Haxhiu, inxh. i dipl.

1

Page 2: Ora mesimore

Planifikimi me shkrim i orës mësimore

Përmbajtja

1. Mësimdhënësi/ja ...................................................................................3

2. Klasa ime .............................................................................................. 3

3. Kushte tjera të përgjithshme ..................................................................4

4. Të dhënat kurrikulare ............................................................................ 4

5. Mendime didaktiko-metodologjike ...................................................... 4

6. Qëllimet mësimore dhe zgjërimi i kompetencave të synuara............... 5

7. Ora mësimore ........................................................................................ 6

8. Përpilim tabelarë ................................................................................... 6

9. Argumentimi metodologjik për planifimin e ecurisë së orë mësimore.. 8

10.Sigurimi i rezultateve ………………………………………………... 9

2

Page 3: Ora mesimore

Planifikimi me shkrim i orës mësimore

1. Mësimdhënësi/ja

Kompetencat te cilat mendoj se i zotëroj më se miri janë; komunikimi, toleranca dhe

bashkëpunimi, zbatimi i rregullave dhe procedurave në fushën e mësimdhënës, aftësi për

zbatimin e disa metodave kreative, me të cilat mundohem të krijoj forma organizative dhe ofrim

mënyrash më të mira të mundshme për një mësimdhënie sa më të suksesshme.

Zhvillimin tim profesional do ta thelloja ne trajnime shtesë në fushën e projektimeve të skemave

instaluese për ujësjellës dhe kanalizim e sidomos atë me kompjuter, shkëmbim përvojash me

mësimdhënës mbi mënyrat e zhvillimit të procesit në shkolla në fushën e mësimdhënës më

mënyrat e zbatimit të disa metodave kreative p.sh. hartat e konceptit, vetëvlerësimi me anë të

listave të kontrollit si dhe krijimi i formave organizative të punës në punëtori.

Mangësitë me të cilat ballafaqohemi ne fushën e mësimdhënës janë: hapësira e ngushtë e

punëtorisë, vegla dhe mjete të pamjaftueshme për punë, mungesa e

ngrohjes. Vështirësitë për bashkëpunim me tregun e punës dhe mbështetje

e pakët institucionale.

2. Klasa ime

Çfarë informata kam për nxënësit e mi?

Nxënësit kanë njohuri paraprake për temën nga lënda “Teknologjia e instalimit të

ujësjellësit dhe kanalizimit” dhe M10-RM1,RM2,RM3

Klasa ka 12 nxënës, mosha 17-18 vjeç

4 nxënës të cilët nuk i respektojnë sa duhet rregullat e „lojës“ dhe 3 me nevojë për mësim

plotësues

Motivimi – Njohurit e përfituara në shkollë mundësojnë zbatimin ne një vend tjetër ku

sjell dobi.

Kompetencat profesionale

o Analizimi i skemave

o Lidhshmëri e mirë mes njohurive dhe aftësive

Kompetencat sociale

o Kyçja në punë grupore

o Bashkëpunimi

Kompetencat metodologjike

3

Page 4: Ora mesimore

Planifikimi me shkrim i orës mësimore

o Zbatimi i teknikave mësimore

o Zbatimi i teknikave kreative

o Hulumtimi i gjendjes

3. Kushte tjera të përgjithshme

Cilat janë kushtet tjera që duhet ti kem parasysh për planifikimin dhe zbatimin e mësimit?

Punëtoria e Ujësjellësit dhe kanalizimit, me hapësirë jo të mjaftueshme për veprim

Numër i vogël dhe i pamjaftueshëm i veglave dhe pajisjeve për realizimin e aktiviteteve në mënyrë individuale dhe në grupe të vogla.

Libri teknik

Grafoskopi, folje, tabela dhe burime tjera për nxënie.

4. Të dhënat kurikulare

Të dhënat kurikulare janë marrë nga programi mësimor për Instalues ujësjellësi dhe

kanalizimi dhe atë:

Moduli 10: Punime në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit dhe kanalizimit

RM2, RM2, RM3 Montimi i lavamanit

4. Mendime didaktike-metodologjike

Njësia mësimore është marrë nga modul i 10 i cili ka 20 kredi (120 orë), ndërsa njësia mësimore është marrë nga RM2 për të cilin kam parapa 2 kredi (12 orë).Kjo është ora e parë e këtij rezultati mësimor. Ky modul është marrë nga praktika profesionale. Ora mbahet në punëtorinë e Ujësjellësit dhe kanalizimit ku për arritjen e rezultateve mësimore do të shfrytëzohen të gjitha veglat dhe mjetet e punës të nevojshme për arritjen e qëllimeve mësimore. Pjesa e teorisë profesionale është zhvilluar më parë në lëndën Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit..

Për arritjen e qëllimet të orës mësimore është parapa që mësimdhënësi në fillim duhet të shpjegoj detyrën dhe pastaj tu mundësoj nxënësve punë të pavarur duke vëzhguar vazhdimisht procesin dhe kontrolluar rezultatin.

5. Qëllimet mësimore dhe zgjerimi i kompetencave të synuara

Qëllimi i orës mësimore: Nxënësit duhet të aftësohen për montimin e lavamanit

4

Page 5: Ora mesimore

Planifikimi me shkrim i orës mësimore

Qëllimet mësimore të orientuara në proces:

Nxënësit duhet të:

P1 Hartojnë planin e ecurisë KP, KM

P2 Punojnë në grupe KS

P3 Përdorin veglat dhe pajisjet në mënyrën e duhur KM, KP

P4 Dokumentojnë operimet e pjesshme dhe rezultatet KM, KP

P5 Vlerësojnë rezultatet KP, KM

Qëllime mësimore të orientuara në rezultate:

Nxënësit duhet të:

R1 Përzgjedhin veglat dhe pajisjet për punë KP, KM

R2 Skicojnë skemën e montimit KP

R3 Pozicionojnë pikat e përforcimit KP,KM

R4 Vendosin përforcueset KP

R5 Montojnë lavamanin në ishullin mësimor KP

R6 Kontrolloj funksionalitetin KP, KM

R7 Respektoj rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtjes së mjedisit KM, KS

6. Ora mësimore

5

Page 6: Ora mesimore

Planifikimi me shkrim i orës mësimore

7. Përpilim tabelorë:Koha Fazat,

Koment metodik-didaktik

Të prituratSjellja-mësimdhënës-nxënës,Alternativat

Përdorimi i mediave,Qëllimet mësimore,Kompetencat e synuara

5-10

min

Informimi

Ligjërimi i shkurt

Plenum

M: Përshëndet dhe evidenton vijueshmërinë e

nxënësve. Prezanton me projektor skemën e montimit

Pyetje për nxënësit:

Cilat janë pjesët e përbërëse të një lavamani?

Përgjigjet shënohen në tabelë. Pas identifikimit të

lavamanit bisedohet mbi rolin dhe funksionin e

lavamanit në një nyje sanitare dhe nevojës për

montimin e tij në vend të caktuar.

Jep udhëzimet e nevojshme për realizimin e

aktivitetit. Ndanë nxënësit në grupe dhe ju shpërndan

fletat e punës.

Grafoskop

Folje 1

Folje 2

Folja 3

Fleta punuese

Skema e punëtorisë

20-25

min

Planifikimi,

vendimmarrja dhe

zbatimi (punë e

pavarur produktive)

Metoda me projekte

Puna në grupe

Metoda e

përpunimit

N: Ndajnë rolet në grup.

Plotësojnë fletat e punës.

Vendosin për mënyrën e zgjedhjes së problemit.

N:Kompletojnë dhe montojnë Lavamanin sipas planit

të ecurisë dhe rregullave të përcaktuara. me listë

kontrolli.

M: vëzhgon procesin e punës, dhe shtron pyetje rreth

procesit

Tavolina të punës

Fleta të punës me udhëzues të përmbushjes

Lapsa.

Libri teknik

P1, P2,

Mjetet dhe veglat e punës :

Çelësat për shtrëngimin e bulonave dhe dadove

Libelë niveli

Fletat e punës (listat e kontrollit)

R1, R2, R3, R4, R5 ,R6,

R7,P2

6

Page 7: Ora mesimore

Planifikimi me shkrim i orës mësimore

5-10

min

Kontrollimi dhe

vlerësimi i rezultatit

Vlerësim

Diskutim

Plenum

N: Udhëheqësi i secilit grup prezanton rezultatet e

arritura të grupeve

N dhe M: diskutojnë për rezultatin e arritur dhe jepen

mundësi për pyetje.

Listat e kontrollit

R5, P4,P2

Rezervë

Diskutim M dhe N: Mundësi për pyetje shtesë dhe marrëveshja

për vazhdimin e orëve tjera për këtë njësi mësimore.

8. Argumentimi metodologjik për planifikimin e ecurisë së orës mësimore

Bazë për orientim në planifikimin e një ore mësimore është programi mësimor i hartuar nga

MASHT-i. Në këtë program janë të përcaktuara kompetencat e përgjithshme dhe profesionale si

dhe objektivat e veçanta mësimore. Të gjitha këto janë përcaktuar komfor kërkesave të tregut të

punës.

Ujësjellësi dhe kanalizimi i brendshëm si tërësi funksionale përbëhet prej disa pajisjeve sanitare.

Njëra prej tyre është edhe lavamani. Që të ruhet funksionaliteti është e domosdoshëm

montimi adekuat sipas rregullave dhe standardeve varësisht nga vend përdorimi.

Një detyrë e ngjashme mund të paraqitet edhe në punën e përditshme të një instaluesi të

ujësjellësit dhe kanalizimit.

Nxënësit e kësaj klase kanë përvojën e duhur për punë në grupe të vogla, bashkëpunimin brenda

grupit si dhe ndërrimin e roleve brenda grupit. Po ashtu janë të vetëdijshëm për nevojën e

respektimit të masave mbrojtëse dhe ruajtjes së mjedisit në vendin e punës.

Pamundësia për ti angazhuar njëkohësisht të gjithë nxënësit në fazën e zbatimit, për një kohë të

caktuar disa mbesin „pasiv“ dhe kjo shpeshherë është e pakëndshme si për ata ashtu edhe për

mësimdhënësin.

Duke marrë parasysh mësimin e orientuar në veprim, planifikimin e kësaj ore mësimore është

parapa në gjashtë faza.: informimi, planifikimi,vendimmarrja, zbatimi,kontrollimi dhe vlerësimi.

7

Page 8: Ora mesimore

Planifikimi me shkrim i orës mësimore

Në fazën e parë mësimdhënësi njofton nxënësit më qëllimet e orës mësimore për të cilën kanë

njohuri paraprake nga orët e teorisë profesionale. Gjatë kësaj bisedohet mbi detyrën të cilën e

paraqet në grafoskop (fig.1 dhe skema), formon grupet me nga 2 ose 4 nxënës të cilët i vendos

në vendet e parapara sipas skicës. Të gjitha grupeve ju shpërndahen fletat e punës. Këto fleta

duhet të përmbajnë udhëzues për realizimin e detyrës duke marrë parasysh parimin zbërthimin e

tërësisë prej të përbërës kah e veçanta dhe zbatimin e lidhjes kthyese gjatë montimit.

Fazat e planifikimit, vendimmarrjes dhe zbatimit, në këtë planifikim të orës mësimore janë të

përmbledhura në të njëjtë kohore. Në këtë kohë nxënësit. bëjnë punë të pavarur duke planifikuar

hapat e veprimit (duke plotësuar fletat e punës) dhe përzgjedhur mënyrën e veprimit për

realizimin e detyrës. Mësimdhënësi në mënyrë të vazhdueshme vëzhgon rrjedhën dhe sipas

nevojës ndihmon dhe udhëzon nxënësit. E njëjta procedurë duhet të vazhdoj edhe në fazën e

zbatimit , mirëpo në këtë rast mësimdhënësi duhet të vëzhgoj ecurinë dhe të kontrolloj cilësinë e

rezultatit.

Sa u përket dy fazave të fundit ( kontrollit dhe vlerësimit), nxënësit duhet të dëshmojnë se pas

përfundimit të aktivitetit kanë siguruar funksionalitetin të lavamanit në pikat e furnizimit dhe

shkarkimit të ujit. Elementet që kontrollohen janë: përforcimin e lavamanit në mur dhe nivelimin

e tij, shtrëngimin e rubintës në lavaman, kontrollimi shtrëngimit të lidhjeve të tubave fleksibël

me rubinetin e lavamanit dhe rrjetin e furnizimit, lidhjen e sifonit me lavaman, pikë shkarkimin e

sifonit në kanalizim.

Vlerësimi i ecurisë dhe rezultateve të pjesshme behët duke vlerësuar listat e kontrollit.

Terminët kohore padyshim se duhet të jenë rrëshqitëse, pasi që jo të gjithë nxënësit mund ti

kryejnë ne të njëjtën kohë, të njëjtat aktivitete. Kjo varët nga aftësitë individuale psikike dhe

fizike të nxënësve. Zbatimi i këtij plani mundëson arritjen e kompetencave të parapara si në

tabelë.

9. Sigurimi i rezultateve

Në shtojcë janë të bashkangjitura rezultatet e pritshme; Figura 1. dhe skema, fletë pune të

plotësuara dhe modeli për plotësim nga ana e nxënësve me rezultate të parapara, foljet 1,2 dhe 3

si dhe udhëzues i përmbushjes i cili përmban rezultatet e pritshme. Po ashtu është hartuar skema

organizative për realizimin e aktivitetit.

Për sigurimin e rezultateve shfrytëzohen punëtoria e Ujësjellësit dhe kanalizimit, veglat dhe

pajisjet e nevojshme si dhe lavamani i cili montohet.

8