Olimpiada e Vlorës, 28 mars 2015
-
Upload
udha-e-shkronjave -
Category
Documents
-
view
222 -
download
1
description
Transcript of Olimpiada e Vlorës, 28 mars 2015
OLIMPIADA e VLORËS MATEMATIKË * KLASA 1-9 * programe nga CAMBRIDGE INTERNATIONAL EXAMINATIONS
28
MARS28
MARS2 0 1 5 2 0 1 5
OLIMPIADAT LOKALE 28 mars 2015 dhe OLIMPIADA XV KOMBËTARE
OLIMPIADA E VLORËS, 28 MARS 2015 është pjesë e Olimpi-adës XV Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm që mbahet në 1-9 qershor 2015, me pjesëmarrjen e klasave 1-9. Olimpiadat Lokale janë konkurrime për matematikë, ndërsa Olimpiada Kombëtare e Matematikës dhe e Formimit të Përgjithshëm është një konkurrim tre-garësh: Gjuhë shqipe, Matematikë, Shkencë. Në Olimpiadën XIV Kombë-tare morën pjesë rreth 1050 nxënës nga Shqipëria (85%) dhe Kosova (15%).
Olimpiada e VLORËS (28 mars) vjen pasi ne kemi organizuar tashmë Ol-impiadat e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit, Beratit, Lushnjes, Korçës, Pogradecit, Shkodrës dhe do të vijojmë me qytete të tjera në Shqipëri dhe Kosovë. Prania e nxënësit në këtë olimpiadë do t’i japë atij dhe prindërve një informacion mjaft të dobishëm për vendin që zënë arritjet e tij në raport me bashkëmoshatarët e tjerë. Programet e Olimpiadave Lokale dhe të Olimpiadës XV Kombëtare për lëndët matematikë dhe shkencë janë programe të hartuara nga Cambridge International Examinations departament i vlerësimeve ndërkombëtare të Universitetit të Kembrixhit, ndërsa për garën gjuhë shqipe janë të Minis-trisë së Arsimit dhe të Sporteve, të riformuluara ose të pasuruara nga “Udha e shkronjave”. Pjesëmarrja e nxënësit në një olimpiadë lokale ose kombëtare që ka këto programe ndërkombëtare ndihmon në zgjerimin, riformatimin e njohurive dhe të aftësive të tij dhe në orientimin mjaft të mirë të tij në programet ndërkombëtare.
Libri “Olimpiada XV Kombëtare” përmban: 27 tezat e vjetshme,
18 programet e reja të Kembrixhit (matematikë dhe shkencë) për
Olimpiadën XV Kombëtare 1-9/06/2015 si edhe 36 klasifikimet e 1050 nxënësve.
Linku 1: Shpjegimi në 9 hapa i numrave të përzier dhe thyesave jo të mirëfillta, që i përgjigjet objektivi në programin e matematikës, nivelin 5, kapitulli Numri.
Linku 2: Detyra e shtëpisë me korrigjim automatik (Markit) me dy faqe (Q1 dhe Q2) që lidhet pikërisht me shpjegimin në linkun 1, detyrë për çdo shpjegim.
Kursi Online (kushton 5000 lekë) zbërthen programin me shpjegime dhe ushtrime të faqes online të OxforditShembull: Programi i Olimpiadës, niveli 5 (klasa 5 ): Tema: Thyesat jo të mirëfillta dhe numrat e përzierObjektivi: Nxënësi të ndajë thyesat e mirëfillta nga jo të mirëfillta dhe të kthejë thyesat jo të mirëfillta (17/7) në numra të përzier 2 e 3/7 dhe anasjelltas.Shpjegimi Linku 1: http://goo.gl/ilJDge Praktika (Detyra) Linku 2: http://goo.gl/uhiLzBNxënësi me të klikuar linkun drejtohet menjëherë në shpjegimin online përkatës (shembull fotoja Linku 1) ose në Detyrën e shtëpisë (Online Homework) (shembull, fotoja Linku 2)
SHEMBULL I ZBËRTHIMIT ONLINE TË PROGRAMIT TË OLIMPIADËS
NGA ANA JUAJ: 1. Drejtohuni pranë bankës ProCredit ose BKT llogaria “Udha e shkronjave” dhe paguani shumën 2000 lekë për regjistrim në olimpiadën e qytetit ose (fakultative) 7000 lekë (nëse keni zgjedhur edhe Kursin Online të Olimpiadës) me këtë koment: “Për regjistrim të emri mbiemri, klasa, shkolla për Olimpiadën e (emri i qytetit)” (ose në Olimpiadë dhe Kursin Online të Olimpiadës)
2. Dërgohet SMS në 0692076068 dhe email në [email protected] me tekst saktësisht “Kreva regjistrimin në bankën ..... për ..... (emri mbiemri), klasa ...., shkolla ..... Numri im i telefonit ....” (nëse keni zgjedhur edhe Kursin Online shkruani “kam kryer pagesën edhe për Kursin Online të Olimpiadës”. Shënim: Bashkëngjisni në email skanimin/foton e pagesës.
NGA ANA JONË: Përmes emailit, ne ju nisim “Kartën e Regjistrimit” që përmban njoftimet mbi kodet, oraret dhe vendin e organizimit dhe udhëzuesin për programin që do të zbatohet ose kodet e hyrjes në Kursin Online.
PROCEDURA E REGJISTRIMIT në OLIMPIADËN LOKALE të VLORËS
28 MARS 2015
Tarifa e Kursit Online për zotërimin e programit të Olimpiadës (fakultative): 5000 lekë
Për më shumë informacion, drejtohuni në shkollën:
“Udha e shkronjave” Cambridge International Schoolrr. Qemal Stafa, nr.226, Tiranë (pranë shkollës “E kuqe”, Pazari i Ri)tel. 04 2267048 - cel. 0692076068 - [email protected] www.udhaeshkronjave.edu.al