Objektivat, Mendimi Strategjik dhe Zbatimi -...

7

Transcript of Objektivat, Mendimi Strategjik dhe Zbatimi -...

Objektivat, Mendimi Strategjik dhe Zbatimi

Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 27

PËRMBAJTJA

1.VENDOSJA E OBJEKTIVAVESFIDUES.............................................................1

1.1. Pse njerëzit nuk vendosin objektiva? ....................................................................3

1.2. Arsyet kryesore pse njerëzit nuk i arrijnë objektivat e tyre .................................5

1.3. Vendosja e objektivave s.m.a.r.t.e.s.t ....................................................................7

1.4. Teoria e lockes mbi vendosjen e objektivave ......................................................9

1.5. Metoda me 7 hapa për arritjen e qëllimeve .........................................................16

1.6. Mjetet e vendosjes së qëllimit: nisu nga objektivi final ......................................18

1.7. Mjetet e vendosjes së qëllimit: harta e thesarit ....................................................20

1.8. Ushtrim për vendosjen e objektivave Nasa – Sos ...............................................24

1.9. Ushtrim për vendosjen e objektivave: shembull për

planifikimin e objektivave ......................................................................................... 25

2. STRATEGJIA .............................................................................................27

2.1. Çfarë është strategjia? ..............................................................................29

2.2. Strategjia e 5 P-ve e mintzberg .................................................................33

2.3. Piramida e qëllimit ....................................................................................29

2.4. Analiza Swot .............................................................................................38

2.5. Analiza e avantazhit konkurrues në treg ....................................................45

2.6. Tabela analitike ..........................................................................................50

2.7. Matrica e veprimit prioritar ........................................................................55

2.8. Matrica ansoff .............................................................................................58

2.9. Analiza shkak - pasojë ................................................................................63

2.10. Analiza e shkakut fillestar .........................................................................68

2.11. Pesë Forcat e Porterit .................................................................................74

2.12. Modeli 3C i Ohmae ...................................................................................80

2.13. Planifikimi dhe axhenda ...........................................................................84

3. DISIPLINAT E ZBATIMIT OSE SISTEMI I 4 HAPAVE ....................... 88

Objektivat, Mendimi Strategjik dhe Zbatimi

Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 23

Objektivat, Mendimi Strategjik dhe Zbatimi

Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 27

SEKSIONI 2 STRATEGJIA

STRATEGJIA: HYRJE

Strategjia është arti për të zbuluar sesi “�tohet” në biznes dhe në jetë. Është arti për t’i bërë planet e zbatueshme të �tojnë.

Është e rëndësishme të mësosh dhe të zbatosh strategji speci�ke të aftësive individuale, duke �lluar nga teknika të thjeshta të analizës së situatës e deri tek mjetet të cilat mund të ndihmojnë të ndërtosh një pozicion unik dhe konkurrues të suksesshëm. Strategjia ështe gjithashtu arti i vendosjes së prioriteteve.

Strategjia: Nga të �llosh?

Ka shumë qasje të ndryshme për strategjinë, dhe ka shumë debate dhe mospërputhje për mënyrën më të mirë të zhvillimit të saj. Shumë gjëra do të varen nga lloji i biznesit në të cilin jeni, ose nëqoftëse po zhvilloni një strategji për një organizatë, një grup, apo një departament.

Qëllimi i këtij trajnimi është të pajiseni me një njohje të mjeteve strategjike kryesore. Në mënyrë më speci�ke, do të shikojmë tre fazat në vazhdim për të krijuar një strategji: 1. Të kuptosh ambientin tënd. 2. Të kuptosh organizatën tënde. 3. Të kuptosh mundësitë strategjike potenciale.

1. TË KUPTOSH AMBIENTIN TËND

A do të hyje në një konkurs kërcimi me atlete? Në pamje të parë, kjo do të dukej nje ide e kotë sepse ju do të ishit jashtë kontekstit të sallës së vallëzimit. Po në qoftë se kërcimi do të ishte i disiplinës break dance? Ideja është: Si mund të vendosësh një strategji, për një biznes apo edhe për një person, nëqoftëse nuk di se në cilin ambient po konkurron? Për këtë arsye është e rëndësishme të kuptosh ambientin tënd.

Objektivat, Mendimi Strategjik dhe Zbatimi

Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 32

Objektivat, Mendimi Strategjik dhe Zbatimi

Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 88

4 DISIPLINAT E ZBATIMIT OSE SISTEMI I 4 HAPAVE

Katër Disiplinat e Zbatimit është një sistem i krijuar për të ndihmuar organizatat në arritjen e objektivave, pavarësisht nivelit të ngarkesës së punëve të përditshme.

Një lider mund të ndikojë në dy aspekte që lidhen me rezultatin: 1. Strategjinë apo Plani�kimin 2. Zbatimin – Aftësinë për të zbatuar

Nëse i pyesni liderat se në cilin aspekt hasin më shumë vështirësi, shumica do t’ju thonë se është pjesa e zbatimit ajo që i lë pa gjumë.Të gjithë liderat që kanë ndjekur një shkollë biznesi apo kanë një MBA (Master në Administrim Biznesi) duhet të pyesin veten: “Çfarë studiova? Studiova si të plani�koj dhe si të bëj strategji, apo si të zbatoj?”

Është shumë interesant fakti që liderat vuajnë pikërisht në fushat në të cilat nuk kanë njohuri dhe nuk kanë studiuar.

Ram Sharan në librin e tij “Zbatimi, disiplina e arritjeve” thotë: “70% e dështimeve në strategji ndodhin si pasojë e zbatimit të dobët nga liderat. Shumë rrallë mund të ndodhë që këto dështime vijnë si pasojë e mungesës së zgjuarsisë ose vizionit.” Ka një arsye madhore pse zbatimi është kaq i vështirë. Në çdo orga-nizatë biznesi ka një mospërputhje dhe kontradiktë midis dy forcave: (1) Ngarkesës së përditshme në punë (rutinës) dhe (2) objek-tivave më të rëndësishme (fokusit)

Vorbulla e punëve të përditshme (Rutina)

Urgjente (Ajo ndikon tek ju)

Të rëndësishme (Ju veproni mbi ta)

Objektivat (Aktivitete të reja)

Agna Leadership Academy 2014