NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës....

46
03/2018 NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM NË MAQEDONI MARS 2018 RAPORT NGA QKSS

Transcript of NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës....

Page 1: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

03/2018

NYJA E PASHTJELLUAR:ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËMNË MAQEDONI

MARS 2018

RAPORT NGA QKSS

Page 2: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Botues: Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Autorët: Florian Qehaja dhe Skënder Perteshi

Mbështetja e projektit: Vesë Kelmendi dhe Charlotta Lahnalahti

Redaktimi i brendshëm: Rudinë Jakupi dhe Jacob Phillipps

Redaktimi i jashtëm: Garentina Kraja

Ky raport në formën e tij origjinale është shkruar në gjuhën angleze.

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Të drejtat e pronësisë intelektuale mbrohen nga Ligji Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe Ligji Nr. 05/L-047 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në sisteme elektronike apo të transmetohet në çfarëdo forme apo mjeti elektronik, mekanik apo tjetër, pa lejen paraprake të botuesit.

Opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Trustit Ballkanik për Demokraci, të Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara, ose të partnerëve të tij.

Ky raport u prodhua falë përkrahjes financiare të Trustit Ballkanik për Demokraci, një projekt i Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara.

Page 3: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në maqedoni

Page 4: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

4

rAport NGA QKSS

Përmbajtja

ShëNiMe PëR AuTORëT .....................................................................................................................................5LiSTA e ShKuRTeSAVe ........................................................................................................................................6PëRMBLeDhJe eKzeKuTiVe .............................................................................................................................7

Të gjeturat kryesore ................................................................................................................................................. 7

Metodologjia ............................................................................................................................................................. 9

1. KonteKsti i eKstremizmit të dhunshëm në maqedoni .................................. 111.1 Jeta fetare në Maqedoni ...............................................................................................................................14

1.2 Një segment i vogël i ekstremizmit: Luftëtarët e huaj maqedonas ..............................................16

2. shteti i maqedonisë Kundrejt radiKalizimit dhe eKstremizmit .............. 182.1 Gatishmëria institucionale dhe reagimi ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit.............................18

2.2 Politika e identitetit dhe radikalizmi ........................................................................................................19

2.3 Radikalizmi dhe kundërveprimi ndaj radikalizmit: rastet e Smilkovcit dhe Kumanovës ......23

3. shKaKtarët e radiKalizmit dhe eKstremizmit në maqedoni ..................... 253.1 Segregimi dhe mosbesimi ndaj sistemit shtetëror .............................................................................25

3.2 Xhihadi global ..................................................................................................................................................27

3.3 Praktikuesit tradicionalë që sigurojnë rezistencë: dallimi mes Shkupit dhe Tetovës ............28

3.4 Simpatia ndaj “vëllezërve myslimanë” .....................................................................................................33

3.5 Ndikimi i miqve, të afërmve dhe lidhjet me Kosovën ........................................................................34

3.6 Radikalizimi online .........................................................................................................................................35

4. në vend të përfundimit: Cilët janë faKtorët e rezistues ndaj radiKalizmit dhe eKstremizmit në maqedoni? ................................................... 39

BiBLiOGRAFiA ..................................................................................................................................................... 41

Page 5: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

5

Shënime Për autorët

Dr. Florian Qehaja është Drejtor ekzekutiv i QKSS-së dhe një nga bashkë-themeluesit e QKSS-së. Ai është autor i disa botimeve shkencore në fushën e sigurisë. Ai punon si konsulent ndërkom-bëtar për çështjet e sigurisë, dhe bashkëpunon me organizata të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare ndërkombëtare. Kohët e fundit, ai koordinon përkrahjen dypalëshe të Ministrisë Nor-vegjeze të Mbrojtjes për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai është këshilltar jo-rezident për KeDh i Drejtorit të Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në universitetin e Kolumbias. Florian Qehaja ka një post-doktoraturë nga universiteti i Kolumbias (SiPA) përmes programit Fulbright. Ai është doktor i shkencave për studimet e sigurisë nga Fakulteti i Shken-cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi i Pronësisë Vendore: Rasti i Kosovës”. Po ashtu, ai është diplomuar në universitetin e Sussex (Mbretëria e Bashkuar) në Studime Bashkëkohore evropiane (MA) si përfitues i grantit OSi/Chevening si dhe ka diplomë Bachelor nga Fakulteti Juridik i universitetit të Prishtinës. Libri i tij i fundit është “Pronësi Ndërkombëtare apo Lokale? zhvillimi i Sektorit të Sigurisë në Kosovën e pas Pavarësisë” botuar nga Westphalia Press (2017).

z. Skënder Perteshi është diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Kolegjin universitar «universum». Ai punon si hulumtues në QKSS, dhe aktualisht udhëheq programin e QKSS-së për luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Skënderi është autor dhe bashkë-autor i disa raporteve studimore të lidhura me tema të sigurisë, si: integriteti në Sektorin e Sigurisë në Kosovë, rreziqet dhe kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare, parandalimi dhe luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe reformimi i sektorit të sigurisë. Ai ka shërbyer si bashkëpunëtor dr tema të lidhura me sigurinë për organizata ndërkombëtare dhe lokale si: Fondacioni i Ndihmës së Kishës Finlandeze - helsinki, instituti RuSi, Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (iOM), dhe organizata të tjera.

Page 6: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

6

rAport NGA QKSS

LiSta e ShkurteSave

ar Agjencia e inteligjencës së Jashtme

Bdi Bashkimi Demokratik për integrim

BiK Bashkësia islame e Kosovës

Bfi Bashkësia Fetare islame e Maqedonisë

Kt Kundër Terrorizmi

ledh Luftimi i ekstremizmit të Dhunshëm

lh Luftëtarët e huaj

isis Shteti islamik i Sirisë dhe irakut

qKss Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

uÇK ushtria Çlirimtare e Kosovës

ojq Organizatë Joqeveritare

uÇK ushtria Çlirimtare Kombëtare

pdsh Partia Demokratike Shqiptare

uBK Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit

vmro-dpmne Partia Demokratike e unitetit Kombëtar Maqedonas

Page 7: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

7

PërmbLedhje ekzekutive

ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi janë nyja e ndërlikuar në mozaikun e gjerë të shtet-ndërtimit në Maqedoni. Teksa shtytësit individual të ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni nuk dallojnë shumë nga vende të tjera, ky studim zbulon shkaktarët strukturor të cilat lidhen posaçërisht në kontekstin maqedonas, që kanë kontribuar në pasojat afatgjata në funksion të rritjes së radikalizmit. Për pasojë, një mori e problemeve shoqërore dhe ndër-et-nike kanë çuar në fetarizimin e një pjese të shoqërisë dhe barrikadimin e grupeve etnike në identitetet e tyre të veçanta, teksa disa kanë adoptuar ideologji më konservatore kombëtare ose fetare. Radikalizmi dhe ekstremizmi janë rritur “nën sipërfaqe”, në një kontekst të politi-kave të brendshme të pabarabarta dhe statusit të kontestuar politik ndërkombëtar të vendit në lidhje me çështjen e emrit. Madje ka pasur edhe raste kur partia e mëparshme qeverisëse e Maqedonisë e ka keqinterpretuar praninë e ekstremizmit fetar për të thelluar ndarjet etnike në vend. Sidoqoftë, me qeverinë e re, nga mesi i vitit 2017, vendi po adopton një qasje më të qartë dhe gjithëpërfshirëse për këtë çështje. Ka pasur përpjekje të prekshme për të adresuar siç duhet, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe për të lehtësuar marrëdhënie më të mira ndëretnike në përgjithësi në vend.

të gjeturat kryesore

Shkaktarët strukturor dhe politik

Fillet e para të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni janë përhapur nga një grup imamësh të paligjshëm që u kthyen nga Lindja e Mesme. Këta individë sollën një ideologji shumë konservatore, ndryshe nga versioni vendor apo tradicional i islamit, duke përdorur gjuhën e urrejtjes dhe herë pas here duke bërë thirrje për përdorimin e forcës;

Shkaqet tjera të radikalizmit u nxitën nga “lulëzimi” i OJQ-ve nga Lindja e Mesme, të cilat zbarkuan nën flamurin e humanizmit, sidomos gjatë luftës në Kosovë dhe konf-liktit të vitit 2001 në Maqedoni. Disa nga OJQ-të shpërndanë me sukses ideologji radikale dhe ekstremiste, veçanërisht në rrethinat e Shkupit dhe Kumanovës. Deri kohët e fundit ato kanë vepruar pa asnjë pengesë dhe janë sfiduar vetëm në masë të kufizuar;

Page 8: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

8

rAport NGA QKSS

edhe pse situata e re politike në Maqedoni po sjell më shumë perspektivë për qytetarët e saj edhe në aspektin e marrëdhënieve ndëretnike, pasojat afatgjata të qeverisjes së VRMO-DPMNe-së janë ende të dukshme. Gjatë pushtetit të saj, shqiptarët ishin shpesh të margjinalizuar, duke bërë që shumë individë të kërkonin alternativa që përfshinin pjesëmarrjen në grupe radikale. imamët ekstremistë shfrytëzuan pozitën e zymtë të komunitetit shqiptar në Maqedoni dhe e kombinuan me një narrativë të përgjithshme fetare. Kjo inkurajoi rekrutimin e të rinjve në ideologji radikale dhe të dhunshme që bëjnë thirrje për përkrahjen e “shtetit islamik” dhe organizatave të tjera terroriste;

Ka një argument mbizotërues mes të intervistuarve se partia e mëparshme në pushtet (VMRO-DPMNe) u përpoq të mbajë një situatë të tensionuar ndëretnike, në mënyrë që të nxiste frikën e duhur për të ruajtur dominimin e saj politik në politikën maqedonase. Rasti Smilkovci (rasti Monstra) u citua shpesh si rast që ushqen narra-tivën e ekstremizmit fetar, siç ishte edhe rasti i refugjatëve të pafajshëm pakistanezë (2002), të vrarë me gjakftohtësi për t’i bërë përshtypje komunitetit ndërkombëtar përmes imazhit të luftimit të “fundamentalizmit islamik” pas sulmeve të 11 shtatorit në ShBA;

Debati për çështjen e identitetit ka ndikuar në një numër të gjerë të komuniteteve në Maqedoni. Kjo ka bërë që shqiptarët të barrikadohen në identitetin e tyre dhe “të diferencohen më tej” nga maqedonasit etnikë, si reagim ndaj asaj që shumë të intervistuar e përkufizuan si “arroganca identitare” e këtyre të fundit;

Ka një rritje të përgjithshme të fetarizimit mes shqiptarëve etnikë në Maqedoni, të paktën kur krahasohen me Kosovën dhe sidomos me Shqipërinë.

Shkaktarët fetar dhe individual

edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare, vlerësohet se janë rreth 156 luftëtarë të huaj nga Maqedonia që kanë shkuar në Siri dhe irak. Disa prej tyre janë vrarë, një pjesë janë kthyer dhe të tjerët besohet se janë ende në Siri/irak;

Nxitësit dhe rekrutuesit kyç të ideologjisë ekstremiste dhe terroriste janë Rexhep Memishi dhe Shukri Aliu, të dy imamë me ndikim në Maqedoni. Të dy përqafuan një formë e dhunshme të ideologjisë fundamentaliste islamike dhe ishin pararoja e kri-jimit të grupeve të të rinjve, duke u mbledhur në xhemate ose para-xhemate. Shumë nga personat aktivë në ato grupe përfunduan në vatrat e luftës në Siri dhe irak. Pjesa tjetër vazhdon të përhapë ideologjinë fundamentaliste përmes platformave online;

Page 9: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

9

Mes pasojave të tjera të paqëllimta, kriza e legjitimitetit në Bashkësinë Fetare islame të Maqedonisë (BFi), sidomos në Shkup dhe Kumanovë, ka nxitur krijimin e para-xhe-mateve, veçanërisht ato të ndara në të ashtuquajturit praktikantë konservatorë dhe grupe radikale;

Fetarizimi i shtuar i popullsisë dhe fragmentimi i bashkësisë islame nxitën të ash-tuquajturit praktikues konservatorë të njohur gjerësisht si Salafistë. Teksa këta prakti-kues konservatorë të islamit paraqesin një sfidë ndaj rendit sekular të vendit, raporti nuk mund të vendosë një lidhje të drejtpërdrejtë mes tyre dhe grupeve të dhunshme ekstremiste;

Besohet se personat e radikalizuar nga Maqedonia janë njerëz që kanë më shumë motive personale dhe marrin përsipër role të reja si protagonistë. Këto motive lidhen me kauzën personale humanitare, mbrojtjen e myslimanëve sunitë në Siri, dëshirën për t’u bërë udhëheqës dhe të rëndësishëm si dhe egot personale;

i ashtuquajturi rasti Abdullahu është rasti më ilustrues i përfshirë në narrativën në media sociale dhe evente fetare për të mbledhur luftëtarë të huaj në Maqedoni. Rasti përqendrohet në vetë-sakrificën e imamit për Umatin dhe Vëllezërit Mysliman.

Mes qytetarëve në Maqedoni ka mungesë të vetëdijësimitpër rreziqet e radikalizmit. Ka paqartësi në rritje ku qëndron kufiri mes praktikave tradicionale të islamit dhe praktikës më konservatore. Mes popullatës ka një ndjenjë të përgjithshme të frikës për shkak të këtyre paqartësive;

Kohët e fundit, radikalizmi online po shërben gjithnjë e më shumë si instrument rekrutimi në Maqedoni. Në Facebook, YouTube dhe Telegram postohet përmbajtje e dhunshme. Narrativa kryesore përfshin “thirrje për xhihad”, thirrje për sulme kundër “kryqtarëve”, hebrenjve dhe shiitëve; përkrahje për sulme terroriste në Perëndim, si dhe thirrje për përkrahje për imamët e arrestuar, të kombinuara me raportimin nga fushëbetejat e shtetit islamik.

metodologjia

Për qëllimet e këtij raporti, kemi aplikuar një spektër të gjerë të teknikave të mbledhjes së të dhënave cilësore. ekipi u mbështet kryesisht në përvojën e mëparshme dhe në raportet hu-lumtuese të QKSS-së për radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Kjo siguroi një mjet efe-ktiv për triangulimin dhe verifikimin e gjetjeve. Pjesa më e madhe e të dhënave të mbledhura kanë referenca përgjatë artikullit, me përjashtim të disa intervistave të kryera në kushte anonim-

Page 10: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

10

rAport NGA QKSS

iteti. Për hir të ruajtjes së identiteteve, personave të intervistuar iu është caktuar një referencë e koduar. Po ashtu, disa nga gjetjet e përfshira në tekst u ofruan nga persona që nuk janë cituar ose për të cilët nuk jepen referenca. Metodat e mbledhjes së të dhënave janë si më poshtë:

ekipi i QKSS-së analizoi kornizën ligjore dhe politikat ekzistuese që lidhen me paran-dalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni. ekipi iu është referu-ar edhe raporteve në literaturën më të gjerë akademike dhe politike.

Për qëllimet e këtij raporti, ekipi hulumtues realizoi 20 intervista sy më sy me një spektër të gjerë të palëve të interesit. Shumica e intervistave u kryen me Bashkësinë islame të Maqedonisë (BFi). Këtu përfshihen personat nën suazat e BFi-së dhe ata që konsiderohen si ‘konservatorë’. intervistat me bashkësinë fetare dhe shoqërinë civile u zhvilluan si në zonat urbane ashtu dhe ato rurale. Përgjithësisht, ekipi i përqendroi intervistat dhe diskutimet në disa lokacione rurale. u zhvilluan intervista edhe me spektrin më të gjerë të partive politike në Maqedoni, dhe nga komuniteti shqiptar;

Janë realizuar tre grupe fokusi me përfaqësues të komunitetit. Një grup fokusi u or-ganizua në Kumanovë, ndërsa tjetri në Shkup. Në të gjitha grupet e fokusit pati 25 pjesëmarrës. Për shkak të ndërlidhjeve mes Kosovës dhe Maqedonisë, organizuam edhe një grup fokusi me 11 individë nga hani i elezit, qyteza kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë e prekur nga ekstremizmi i dhunshëm;

QKSS-ja ka krijuar një bazë të dhënash të faqeve ekstremiste online në Facebook, Telegram dhe Youtube në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Ky është rezultat i një projekti të rëndësishëm hulumtues mes viteve 2015 dhe 2017. Gjithashtu, ky raport tregon se ueb faqet dhe profilet që ndajnë propagandë online të grupeve ekstrem-iste janë shumë aktive në Maqedoni;

Vlerësimi i nevojave u mbështet në raportet e QKSS-së, si dhe në kontributet individuale si: “Raporti hulumtues i shkaqeve dhe pasojave të përfshirjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe irak” (2015); “Pikëpamja e qytetarëve kundrejt radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm” (2016); “Përtej Gornje Maoçe dhe Oshve: Radikalizimi në Ballkanin Perëndimor “(2016) dhe “Fushëbetejat e reja: Aktivitetet e grupeve ekstremiste në rrjetet sociale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni “(2017).

Synimi parësor i këtij raporti është të shqyrtojë nivelin dhe ndërlidhjen ndërmjet praktikimit të islamit me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm. Ky raport nuk e cilëson këtë lloj eks-tremizmi si sfidën kryesore të sigurisë në Maqedoni, për shkak të pranisë së formave të tjera të ekstremizmit, siç është nacionalizmi. Siç do të shpjegojnë gjetjet e raportit, shpesh ekstremizmi fetar koketon me nacionalizmin.

Page 11: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

11

1. kontekSti i ekStremizmit të dhunShëm në maqedoni

Shenjat e para të ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm në Maqedoni u shfaqën në fillim të viteve 90 dhe janë të lidhura ngushtë me fluksin e papritur të organizatave joqeveritare të fi-nancuara nga Shtetet e GjiritPersik si dhe me kthimin e imamëve të rinj nga Lindja e Mesme. Kjo gjeneratë e re e imamëve të shkolluar në Lindjen e Mesme u diplomua në shkollat islamike të mendimit jo-hanefik. Këto organizata dhe individë i përqendruan përpjekjet e tyre në zgjimin e një identiteti të përgjumur fetar dhe rivendosjen e komuniteteve të harruara myslimane të Ball-kanit përmes ndihmës monetare, një pjesë e së cilës shoqërohej krah për krah me përhapjen e traditave të ndryshme praktikuese islamike që më parë ishin të pazakonta për rajonin.1 Shumica e këtyre individëve ishin ndikuar nga praktikat fetare në Arabinë Saudite, Katar dhe egjipt, për-katësisht një interpretim më fundamentalist të islamit, përmes të cilit u përpoqën të ndryshonin natyrën e praktikave fetare që kishin bashkëjetuar me shtetin sekular në Maqedoni. imamët më radikalë përfshijnë individë që u kthyen nga egjipti pasi frekuentuan shkollat islamike radikale.2

Si disa prej mekanizmave që janë vërejtur janë puna e shtypshkronjave, aktivitetet humani-tare dhe edukimi fetar - mbështetur kryesisht përmes financimit nga Arabia Saudite dhe Katari. Këto aktivitete përkrahën fetarizimin, sidomos përhapjen e një ideologjie islamike më kon-servatore. Piku i fluksit të këtyre organizatave u shënua në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë, kur qindra mijëra refugjatë kosovarë kërkuan strehim në Maqedoni. Në këtë kontekst, përhapja e islamit konservator në Maqedoni u kamuflua nën petkun e ndihmës humanitare. Menjëherë pas kësaj, pati një luftë për pushtet mes Bashkësisë Fetare islame të Maqedonisë (BFi), me qa-sjen e saj të bazuar në islamin tradicional3 dhe mësimet e shkollës së mendimit hanefit nga njëra anë, dhe imamëve konservator që fituan terren përmes ndërtimit të xhamive me fonde

1 Gëzim Krasniqi. 2011. ‘Pema e ndaluar›: islami dhe politika e identitetit në Kosovë dhe Maqedoni, faqe 3; Valery Perry. 2016. iniciativa për të parandaluar/kundërvepruar ndaj ekstremizmit të dhunshëm në evropën Juglindore, f. 41.

2 Shpend Kursani. 2015. Raporti hulumtues i shkaqeve dhe pasojave të përfshirjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe irak.

3 Ka mospajtime për mënyrën si interpretohet islami tradicional ose jo tradicional në qarqe të ndryshme. Në këtë raport, referenca për islamin tradicional nënkupton praktikat e islamit të aplikuara përgjatë shekujve në Maqedoni. Korniza e tyre është zakonisht Shkolla e Mendimit hanefik.

Page 12: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

12

rAport NGA QKSS

të dyshimta dhe përmes ofrimit të asistencës për komunitetet e pafavorizuara4 në një kohë të paqëndrueshmërisë së brendshme, nga ana tjetër.5

elementi islamik i njohur si “kthimi në rrënjë” - shpesh i paraqitur si Salafizëm - u konsolidua nga viti 1999 deri në vitin 2004, duke krijuar lidhje më të forta me predikuesit fetarë në rajon dhe duke vendosur kontroll efektiv në disa xhami kryesore. Teksa të ashtuquajturit Salafistë në Maqedoni nuk konsiderohen domosdoshmërisht si ekstremistë të dhunshëm, por ritualet e tyre synojnë të ndryshojnë praktikën fetare përmes nxitjes së një ndjenje anti-sekulare dhe sfiduese ndaj vlerave kombëtare dhe tradicionale. Sidoqoftë, është e vërtetë se shumica e individëve pjesë e grupeve ekstremiste dhe terroriste në evropë kanë qenë dhe janë të ekspozuar ndaj disa prej formave të Salafizmit. Segmentet më të rrezikshme ishin ato që legjitimonin përdorim-in e forcës si mjet për të arritur qëllimet e tyre. Aktivitetet e këtyre grupeve çuan në ndarjen e Bashkësisë islame të Maqedonisë, e cila përfaqëson një komunitet shqiptar tashmë të mar-gjinalizuar që kërkonte zgjidhje politike dhe identitet brenda kufijve të një shteti të krishterë ortodoks të dominuar nga sllavët.

Origjina e ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni dhe në vendet shqipfolëse në rajon lid-het me dy figura të diskutueshme: Rexhep Memishin dhe Shukri Aliun, të dy të kategorizuar si bartës në rajon të ideologjisë tekfiriste 6- një ideologji që nënkupton përveç tjerash edhe për-dorimin e forcës si mjet për të arritur qëllimet e saj.7 Memishi, Aliu dhe grupi i tyre arritën të përhapnin ideologjinë në xhami dhe para-xhemate8 duke zgjeruar ndikimin e tyre përtej Maqe-donisë, veçanërisht në zonat e Kosovës përgjatë kufirit me Maqedoninë.9Origjina dhe edukimi i të dyve tregojnë indoktrinimin e tyre ideologjik në Lindjen e Mesme me qëllim të përhapjes së këtij fenomeni të veçantë të islamit në rajon. Për shembull, gjatë viteve 1990, Aliu ndoqi stu-dimet e tij në Siri, të cilat më pas i vazhdoi në Medinë në Arabinë Saudite, prej ku e përjashtuan për shkak të botëkuptimit të tij radikal tekfir.10 Përfundimisht, ai shkoi në egjipt ku kaloi kohë në

4 Gëzim Krasniqi. 2011. ‘Pema e ndaluar’: islami dhe politika e identitetit në Kosovë dhe Maqedoni.

5 ioannis Kagioglidis. 2009. edukimi fetar dhe parandalimi i radikalizmit islamik Shqipëria, Britania, Franca dhe iRJM, f. 57.

6 Për më shumë mbi ideologjinë tekfir shih Raportin e QKSS-së: Shpend Kursani. 2015. Raporti hulumtues i shkaqeve dhe pasojave të përfshirjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe irak.

7 Po aty.

8 Para-xhematët zakonisht mbledhin të rinj që praktikojnë rituale konservatore islamike, jashtë xhamive dhe nuk i nënshtrohen autoritetit të bashkësisë islame.

9 Shpend Kursani. 2015. Raporti hulumtues i shkaqeve dhe pasojave të përfshirjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe irak.

10 Po aty.

Page 13: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

13

qarqet tekfire, duke forcuar lidhjen me këtë ideologji radikale. Pas kthimit të tij në Maqedoni, ai shërbeu në Gazi Babë11, nga ku shumë individë u bënë luftëtarë të huaj. edhe Memishi ndoqi një rrugë të ngjashme. Ai shërbeu në xhaminë “Jahja Pasha” në Shkup. Memishi ndoqi studimet e tij fetare në Medinë në fillim të viteve 2000, dhe ngjashëm me Aliun u përjashtua nga uni-versiteti dhe u largua nga Arabia Saudite për shkak të ideologjisë së tij radikale tekfiriste. Më pas shkoi të studiojë në egjipt, duke iu bashkuar qarqeve tekfiriste mes viteve 2004 dhe 2006, një periudhë gjatë së cilës ai ndeshej me imamë të tjerë nga territoret maqedonase dhe shqip-folëse12 (duke përfshirë edhe ata të referuar si Salafistë). Ai i kundërshtonte njohurinë e tyre “për islamin”, sepse nuk e përqafonin ideologjinë e tekfirit.13 Pjesa më e madhe e këtyre nuancave gjenden në debatet mes Rexhep Memishit dhe imamëve të tjerë konservatorë nga Maqedonia. Për shembull, në një diskutim lidhur me pjesëmarrjen e myslimanëve në zgjedhje, përkrahësit e Aliut dhe Memishit14 kritikuan shtetin sekular, duke i përshkruar ata që marrin pjesë në procesin e votimit si kuffar. Nga ana tjetër, të ashtuquajturit konservatorë besojnë se myslimanët duhet të përshtaten me shtetin dhe nuk do ta bojkotojnë për sa kohë që të drejtat e tyre nuk abuzo-hen, pavarësisht dëshirës së tyre për të jetuar në një shtet të pastër islamik. Këto pikëpamje janë një tregues i diferencimit mes praktikuesve tradicionalë islamikë dhe praktikuesve konservatorë Salafistë në Maqedoni.

Ndikimi i këtyre individëve shtrihet përtej Maqedonisë. Ata kanë shfrytëzuar mungesën e bash-këpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë për të shtrirë ndikimin e tyre në Kosovë. Si Memishi ashtu dhe Aliu kanë ligjëruar në Kosovë, kryesisht në komunat e Kaçanikut, hanit të elezit, Vitisë dhe Gjilanit. Nuk është rastësi që shumë nga luftëtarët e huaj nga Kosovës vijnë nga këto komu-na, duke përfshirë anëtarët më të shquar të iSiS-it nga Kosova: Lavdrim Muhaxherin dhe Ridvan haqifin, të dy të frymëzuar nga Memishi, Aliu dhe nga ekstremistët e tjerë të dhunshëm. Si rezu-ltat i aktiviteteve të tyre, Memishi dhe Aliu u vendosën në një “Listë Ndalimi”, duke ua mohuar atyre hyrjen në Kosovë. Teksa Kosova ndërmori këtë masë në vitin 2011 dhe njoftoi Ministrinë e Brendshme në Maqedoni, autoritetet maqedonase nuk morën asnjë masë të ngjashme, për shkak të marrëdhënieve komplekse mes Kosovës dhe Maqedonisë në kohën e pushtetitgjatëtë VMRO-DPMNe-së.15

11 intervistë me D, aktivist politik nga Shkupi, 5 korrik 2017. Shkup, Maqedoni

12 Referenca për territoret shqipfolëse nuk duhet të shihet si politike, por në aspektin gjuhësor. Prej saj nuk duhet nxjerrë asnjë konotacion politik.

13 intervistë me A, imam nga Kosova, 22 gusht 2017. Mitrovicë, Kosovë

14 Dispozita e votimeve | Rexhep MeMiShi qasur më: 01.02.2018 https://www.youtube.com/watch?v=CsAFh7iXO1A

15 intervistë me G, zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, 12 korrik 2017. Prishtinë. Kosovë

Page 14: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

14

rAport NGA QKSS

1.1 jeta fetare në maqedoni

Maqedonia është një vend me rreth 2.103.721 banorë. Ky numër nuk është i saktë, për shkak të problemeve rreth regjistrimit të popullsisë.16 Bazuar në të dhënat e disponueshme, Maqedo-nia është një vend multietnik i përbërë nga: Maqedonasit sllavë 64.2%, shqiptarët 25.2%, turqit 3.9%, romët 2.7% dhe të tjerët 4.3%.17 Shumica e qytetarëve janë të krishterë ortodoksë (64.7%), pasuar nga myslimanët (33.3%) dhe të tjerët (2%). Nuk ka të dhëna të qarta për praktikuesit aktiv fetarë në vend, por bazuar në vëzhgimin e përgjithshëm Maqedonia është ndër shtetet më fetare në rajon, veçanërisht në krahasim me Kosovën dhe Shqipërinë. Treguesi më i mirë për të vlerësuar nivelin fetar mund të shihet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Në Maqedo-ni, shumica e myslimanëve duket se agjërojnë, ndërsa të tjerët tentojnë t’i respektojnë ata që agjërojnë duke u përmbajtur nga të ngrënit dhe pirja gjatë ditës, si çështje solidariteti. Nga ana tjetër, ka një ndjenjë të fortë fetare në mesin e shumicës maqedonase, ndërsa gjatë pushtetit të VMRO-së janë forcuar lidhjet ndërmjet shtetit dhe kishës ortodokse. Në përgjithësi, ndjenja fetare është e fortë si për maqedonasit ortodoksë dhe ashtu dhe për shqiptarët myslimanë.18

Shumica e praktikuesve myslimanë në Maqedoni janë shqiptarë (85%), pasuar nga turqit dhe të tjerët (15%).19 institucioni zyrtar përfaqësues i praktikuesve myslimanë në Maqedoni është Bashkësia Fetare islame e Maqedonisë (BFi). Ky institucion është përgjegjës për jetën fetare në tërë territorin e Maqedonisë. institucioni përfshin: kuvendin, myftinitë e rajoneve, Fakultetin e Studimeve islame, medresetë, një organizatë humanitare dhe institucione të tjera që janë drejtpërdrejt nën mbikëqyrjen e tij. Përgjithësisht, konsiderohet se BFi-së i mungon transpar-enca, ka proces zgjedhor autokratik dhe nuk ka ndryshime brenda..20 udhëheqësi aktual i BFi-së është zgjedhur dhe shërben në atë pozitë që nga viti 1993. Disa praktikues besojnë se ai kontrollon vendimet e të gjitha politikave institucionale, të tilla si kontrolli financiar, zgjedhja e imamëve dhe stafit tjetër, si dhe refuzon reformën brenda BFi21. Komuniteti i gjerë e ka kriti-kuar për mungesë tolerance ndaj pikëpamjeve të ndryshme dhe për refuzimin e tij për të hapur rrugën për reforma në BFi. 22 Drejtimi autoritar i BFi-së mund të ketë shkaktuar një pasojë tjetër të paqëllimtë: grupimin e para-xhematëve, veçanërisht të atyre që predikojnë pikëpamjet kon-

16 Për më shumë shihni https://www.balcanicaucaso.org/eng/Areas/Macedonia/Census-fails-in-Macedonia-105372

17 Për më shumë shihni https://www.indexmundi.com/macedonia/demographics_profile.html

18 intervistë me h, analist politik, 10 shtator 2017. Shkup, Maqedoni.

19 intervistë me përfaqësuesin e lartë të BFi-së në Maqedoni, 11 korrik 2017. Shkup. Maqedoni.

20 intervistë me R, historian, 11 shtator 2017. Shkup, Maqedoni.

21 Po aty.

22 Të dhëna të mbledhura nga grupi i fokusit i organizuar në Kumanovë, mbajtur më 12 nëntor 2017.

Page 15: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

15

servatore, të religjionit si dhe radikale islame, si një shfryrje alternative ndaj krye-rrymës së BFi-së, e cila nuk i pranon.

Disa nga të intervistuarit dhe pjesëmarrësit në grupet e fokusit mendonin se Bashkësia islame e Maqedonisë nuk ka besueshmërinë për të përfaqësuar myslimanët praktikues, prandaj ata nuk duhet t’i ndjekin sugjerimet dhe rregullat e paraqitura nga BFi-ja.23 Për shkak të mungesës së besimit të shprehur ndaj BFi-së, shumë prej tyre refuzojnë të bashkëveprojnë me institucionin, ka mosmarrëveshje dhe ndasi mes të ashtuquajturve konservatorë dhe të moderuar, një fak-tor shumë i dukshëm brenda xhamive.24 Këto mosmarrëveshje kanë çuar në funksionimin e xhamive të paligjshme, ku një pjesë e popullatës së re myslimane praktikojnë fenë jashtë fushëveprimit të BFi-së. Sipas përfaqësuesve të BFi-së, aktivitetet e imamëve në xhamitë e paligjshme po përhapin radikalizmin dhe ideologjitë e dhunshme ekstremiste.25 Besohet se xhamitë e paligjshme janë aktive në rajonin më të gjerë të Shkupit (sidomos në Çair dhe Saraj) dhe në rajonin e Kumanovës.26Sipas përfaqësuesve të BFi-së në Maqedoni, këto objekte janë të paligjshme dhe nuk duhet të lejohen të funksionojnë si xhami apo të organizojnë jetën fetare islame. Po ashtu, në Maqedoni ka një numër të mediave që transmetojnë rregullisht fjalimet e imamëve konservatorë. Ka edhe imamë të tjerë që i përkrahin “nën hije” pikëpamjet radikale, të cilët i përdorin në mënyrë efektive mediat sociale për të përhapur mesazhin e tyre.27

Teksa raporti konstaton se xhamitë e paligjshme dhe imamët e vetëshpallur po praktikojnë dhe ligjërojnë fenë në një mënyrë më radikale dhe konservatore, kjo nuk nënkupton gjuhë urrejtjeje apo nxitje të përdorimit të forcës. Sipas të intervistuarve nga spektri më i gjerë shoqëror, kjo i bën jehonë “pluralizmit” në praktikën e islamit, sipas të cilit praktikuesit i zgjedhin imamët e tyre të preferuar nga një spektër më i gjerë, sidomos në epokën e internetit dhe me rritjen e antago-nizmit ndaj BFi-së.28Këto “xhami të paligjshme” janë pasojë e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve mes Bashkësisë islame të Maqedonisë dhe imamëve renegatë, të cilët kanë studiuar në Lindjen e Mesme dhe kanë sjellë me vete një praktikë të kundërt të islamit. Sidoqoftë, ky decentralizim i tregut fetar dhe përmbledhja e veprimtarive të këtyre xhamive të sapokrijuara jashtë autoritetit të BFi-së, çojnë në rritjen e fetarizimit dhe paraqesin sfidë ndaj praktikës tradicionale të islamit, e cila kryesisht ka bashkëjetuar me shtetin sekular. Këtu, perspektiva laike e sheh praktikën e islamit konservator si dallimin kryesor mes BFi-së dhe ‘’xhamive të paligjshme ‘.

23 intervistë me V, aktivist i shoqërisë civile, 17.07.2017 (kryetari i tifozëve dhe punon në komunën e Çairit)

24 intervistë me J, imam. 20 korrik 2017. Tetovë, Maqedoni.

25 intervistë me përfaqësuesin e lartë të BFi-së në Maqedoni, 11 korrik 2017. Shkup. Maqedoni.

26 Po aty

27 Vëzhgimi i QKSS-së nga monitorimi i platformës së mediave sociale

28 Të dhëna të mbledhura nga grupi i fokusit i organizuar në Shkup, 2 tetor 2017.

Page 16: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

16

rAport NGA QKSS

Në përgjithësi, BFi jo vetëm që nuk ka pasur sukses për t’u kthyer në zë unik të praktikuesve myslimanë, por institucioni ka treguar dobësi edhe në reagimin ndaj rritjes së ekstremizmit të dhunshëm. Sipas të intervistuarve, BiF reagoi shumë vonë për parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve maqedonas në konfliktet në Siri dhe irak. Në fillim të konflikteve, BFi shprehu një lloj simpatie për forcat opozitare siriane, të cilat luftonin kundër regjimit të Asadit. Për më tepër, në vitin 2013, përmes xhamive në Maqedoni, ata iu drejtuan myslimanë me thirrje për përkrahje për përpjekjet e popullit sirian për liri dhe për sigurimin e ndihmave humanitare për qytetarët dhe refugjatët sirianë.29 Ndonëse nuk ka pasur thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët maqedonas që të marrin pjesë në konflikte, thirrjet mund të kenë ndikuar në mënyrë të tërthortë tek indi-vidë të caktuar për të marrë pjesë aktive në luftimet në Siri dhe irak.30

1.2 një segment i vogël i ekstremizmit: Luftëtarët e huaj maqedonas

Për shkak të kompleksitetit, kohës dhe mungesës së mjeteve për qasje në të dhëna, është e vështirë të vlerësohet numri i vërtetë i maqedonasve që kanë shkuar në Siri dhe irak si Luftëtarë të huaj (Lh).31Bazuar në një raport nga think-tank Analytica në Maqedoni, nga mesi i vitit 2016, nga Maqedonia kishte 110 luftëtarë të huaj, përfshirë 25 luftëtarë të huaj nga Maqedonia të vrarë duke luftuar me iSiS-in, 86 të kthyer, 3 gra dhe tre familje.32 Numri i ofruar nga zyrtarët maqedonas është më i lartë, duke llogaritur gjithsej 156 qytetarë që kanë shkuar në Siri dhe irak. Luftëtarët e huaj nga Maqedonia, shumica e të cilëve u bashkuan me shtetin islamik dhe al-Nusra, kanë ndihmuar në radikalizëm përmes propagandës online në videot ku ata shiheshin duke shkatërruar pasaportat e tyre dhe duke hequr dorë nga kombësitë e tyre,33 propagandë që nuk është pakësuar për shkak të mungesës së përpjekjeve të koordinuara për censurim-in e ueb faqeve ekstremiste lokale. Për më tepër, sipas të intervistuarve, radikalizmi është veçanërisht i dukshëm në rrethinat e Shkupit, duke përfshirë Çairin dhe Gazi Babën, komunite-tet e shqiptarëve me integrim të ulët në sistemin shtetëror maqedonas.34.

29 intervistë me e, imam nga Shkupi. 12 shtator 2017. Shkup. Maqedoni

30 intervistë me M, imam nga Shkupi. 13 shtator 2017. Shkup. Maqedoni

31 Grupi Soufan. 2015. Luftëtarët e huaj: Një vlerësim i përditësuar i rrjedhës së luftëtarëve të huaj në Siri dhe irak. f, 7.

32 Kaltrina Selimi dhe Filip Stojkovski. 2016. Vlerësimi i përpjekjeve të Maqedonisë në kundërveprimin ndaj ekstremizmit të dhunshëm: Pikëpamja e shoqërisë civile. f, 10.

33 Vesë Kelmendi dhe Shpat Balaj. 2017. Fushëbetejat e reja: Aktivitetet e grupeve ekstremiste në rrjetet sociale në Kosovë, Shqipëri dhe iRJM.

34 Valery Perry. 2016. iniciativa për të parandaluar/kundërvepruar ndaj ekstremizmit të dhunshëm në evropën Juglindore, f. 41.

Page 17: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

17

Teksa BFi e Maqedonisë ka kohë që ka vënë në dukje se ka prova të imamëve që predikojnë mesazhe radikalizimi dhe inkurajojnë individët që t’i bashkohen xhihadit, vetëm në vitin 2015 qeveria ka vepruar në mënyrë proaktive për t’i kthyer xhamitë nën kontrollin e BFi-së.35 Ky ve-prim çoi në lëshimin e 35 urdhër-arresteve dhe një duzinë arrestimesh të kryer nga agjencitë maqedonase të zbatimit të ligjit.36 Para kësaj, teksa imamët inkurajuan grumbullimin e fondeve për qëllime humanitare gjatë luftës në Siri, zyrtarisht nuk ka pasur inkurajim për xhihad apo pjesëmarrje në konflikt.

Në përgjithësi, numri i luftëtarëve të huaj maqedonas ka rënë, ndoshta për shkak të arrestimit të rekrutuesve kryesorë të iSiS-it, zvogëlimit të territoreve të kontrolluara nga iSiS në Siri dhe irak, kontrollit të fortë kufitar nga ana e Turqisë dhe, çka është më shqetësuesja, për shkak të thirr-jeve nga liderët e shtetit islamik që përkrahësit të veprojnë në vendet ku jetojnë. Luftëtarët e huaj maqedonas vazhdojnë të dënohen jashtë vendit për aktivitete terroriste, ndërsa idetë dhe materialet e radikalizmit ende qarkullojnë dhe me gjasë kanë kaluar “nëntokë” për të shmangur masat e reja të sigurisë.37 Me qasje të ndryshme në bazat e të dhënave ndërkombëtare për Lh-të dhe të dyshuarit, Maqedonia i është qasur fenomenit kryesisht duke iu kundërvënë përmes zbatimit të ligjit, ndërkohë që kanë munguar masat serioze parandaluese për ti paraprirë prob-lemit..38Përderisa tashmë dihet botërisht rëndësia e angazhimit të komunitetit dhe shoqërisë civile në funksion të parandalimit të ekstremizmit dhe radikalizmit, deri së voni autoritetet maqedonase nuk kanë miratuar masa gjithëpërfshirëse për përballimin e fenomenit në kompl-eksitetin e tij shumëdimensional.

35 intervistë me përfaqësuesin e lartë të BFi-së në Maqedoni, korrik 2017. Shkup. Maqedoni.

36 Valery Perry. 2016. iniciativa për të parandaluar/kundërvepruar ndaj ekstremizmit të dhunshëm në evropën Juglindore, f. 42.

37 Kaltrina Selimi dhe Filip Stojkovski. 2016. Vlerësimi i përpjekjeve të Maqedonisë në kundërveprimin ndaj ekstremizmit të dhunshëm: Pikëpamja e shoqërisë civile. f, 13.

38 Po aty, f. 16.

Page 18: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

18

rAport NGA QKSS

2. Shteti i maqedoniSë kundrejt radikaLizimit dhe ekStremizmit

2.1 Gatishmëria institucionale dhe reagimi ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit

Maqedonia është pjesë e iniciativës së Bashkimit evropian Kundër Terrorizmit (KT) në Ballka-nin Perëndimor, ku LeDh është prioritet i lartë.39 Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Rajonal Politik dhe për Siguri në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë merret me bashkëpunimin në LeDh në shkallë rajonale. Nga aspektit ligjor të LeDh në Maqedoni, Kodi Penal i Maqedonisë i vitit 1996 përfshiu dispozita mbi terrorizmin, sanksionet për rrezikimin e sistemit kushtetues dhe sigurisë, organizatat kriminale, financimin e terrorizmit dhe terror-izmin ndërkombëtar.40 Aktualisht, për veprimet terroriste parashikohet dënim ndërmjet 4-15 vjet burgim, varësisht nga shkalla e rrezikut. Në kontekstin maqedonas, Prokuroria Publike nd-jek penalisht veprat e terrorizmit dhe aktet e tjera kriminale që lidhen me terrorizmin,41 ndërsa Ministria e Brendshme është përgjegjëse për zbatimin e ligjit në aspektin e LeDh, edhe pse kundër-terrorizmi është vetëm një segment brenda një strategjie më të madhe për parandalim-in dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Për më tepër, në vitet 2003 dhe 2004 u vendosën masa të reja hetimore për rastet sfiduese për mbledhjen e provave, për përgjimin e komuni-kimeve, sistemet e depërtimit në kompjuter, mbikëqyrjen sekrete, përgjimin e përgjithshëm dhe regjistrimin audioviziv të personave.42 Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (uBK) është agjencia e inteligjencës së brendshme, e cila përcjell dhe mbikëqyr qytetarët e radikalizuar të Maqedonisë, ndërsa Agencija za Razuznavanje (AR) është agjencia e jashtme e zbulimit Maqe-donisë, e ngarkuar për të mbledhur inteligjencë dhe informacione përtej kufijve të Maqedon-isë. Që nga pavarësia e Maqedonisë dhe veçanërisht gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNe-së, roli i agjencisë së inteligjencës ka qenë shumë i dyshimtë. historitë që ndërlidhen me rrjedhjen e

39 Po aty, f. 27.

40 Fehmi Agca dhe Nikola Dacev. 2016. Bashkëpunimi ndërkombëtar në ligjin kundër terrorizmit: harmonizimi i ligjeve kundër terrorizmit në Turqi dhe Maqedoni. f, 85.

41 ioannis Kagioglidis. 2009. edukimi fetar dhe parandalimi i radikalizmit islamik Shqipëria, Britania, Franca dhe Maqedonia, f. 60.

42 Po aty, f. 59.

Page 19: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

19

përgjimeve dhe akuzat për përfshirjen e agjencive të inteligjencës në ruajtjen dhe madje rritjen e pozitës politike të Gruevskit dhe partisë së tij, e komplikuan rolin e tyre si palë të paanshme në kundërveprimin ndaj kërcënimeve, duke përfshirë ekstremizmin dhe terrorizmin e dhunshëm.43

Ligji i vitit 2004 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Fitimeve të Tjera nga Veprat Penale dhe Strategjia Kombëtare për Luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terroriz-mit 2005 synojnë të trajtojnë burimet e financimit të terrorizmit, edhe pse nuk ka përpjekje domethënëse për të siguruar zbatimin e tyre.44 Në shtator 2014 u bënë ndryshime në ligj, duke e sanksionuar bashkimin me forca të ushtarake ose paraushtarake, ose rekrutimin, trajnimin ose transportimin e luftëtarëve, me dënim me burg prej së paku 5 vjetësh. Po ashtu, individët e dyshuar për kontakte me grupe të huaja ekstremiste e kanë të ndaluar të udhëtojnë jashtë vendit. Rrjedhimisht, Strategjia Kombëtare për Luftën kundër Terrorizmit, duke përfshirë referimin ndaj LeDh, u miratua më 15 mars2016, duke shënuar kështu një përpjekje serioze për të krijuar politika në kontekstin e Maqedonisë. Gjithsesi, e ardhmja e strategjisë kombëtare mbetet e paqartë, me një kontekst të papërcaktuar për monitorimin, zbatimin dhe koordin-imin.45 Janë bërë hapa pozitivë me emërimin e koordinatorëve të ngarkuar me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Veprimi i parë konkret në LeDh/KT u ndërmor në gusht të vitit 2015, me një operacion policor të quajtur “Cell”, që çoi në burgimin e 11 individëve (pasuar nga operacione të tjera të Cell).46 Në këtë operacion, u arrestua rekrutuesi kryesor i iSiS-it, Rexhep Memishi. Gjithsesi, operacionet Cell dëshmuan shumëllojshmërinë e profileve të individëve të arrestuar dhe të dënuar sipas legjislacionit të ri, duke nënvizuar se nuk ekziston një profil i caktuar dhe i vetëm i luftëtarëve të huaj nga Maqedonia. Katër prej tyre janë dënuar.47

2.2 Politika e identitetit dhe radikalizmi

identiteti mbetet një çështje qendrore në Maqedoni, e cila formëson dinamikën e brendshme politike dhe ndëretnike. Kriza e identitetit në Maqedoni krijoi pasojat e radikalizimit, dhe të dyja

43 Për më shumë shihni https://www.reuters.com/article/us-macedonia-crisis/wire-tap-scandal-brings-thousands-out-against-macedonian-leader-iduSKBN0O20A420150517

44 Fehmi Agca dhe Nikola Dacev. 2016. Bashkëpunimi ndërkombëtar në ligjin kundër terrorizmit: harmonizimi i ligjeve kundër terrorizmit në Turqi dhe Maqedoni. f, 86.

45 Valery Perry. 2016. iniciativa për të parandaluar/luftuar ekstremizmin e dhunshëm në evropën Juglindore, f. 42.

46 Për më shumë shihni https://mk.usembassy.gov/country-reports-terrorism-2016/

47 Për më shumë shihni http://tvklan.al/denohen-rekrutuesit-e-xhihadisteve-ne-shkup/

Page 20: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

20

rAport NGA QKSS

komunitetet si maqedonasit etnikë dhe shqiptarët etnikë, janë barrikaduar në identitetet e tyre përkatëse. zgjerimi i ndarjes etnike përmes etno-nacionalizmit dhe fesë ka shkaktuar bash-kë-ekzistencë komplekse, çka ka çuar në shprehjen e pikëpamjeve radikale nga disa grupe ose individë. Nga pikëpamja e komunitetit shqiptar, “politika e dyerve të hapura” ndaj shkollave të ndryshme të mendimit islam në disa lagje, veçanërisht në rrethina të Shkupit dhe Kumanovës, synon të justifikojë “fetarizimin” dhe konservatorizmin fetar si reagim ndaj asaj që disa të interv-istuar e përkufizuan si “arroganca identitare” e shumicës maqedonase.48 Si rezultat, narrativa kryesore nuk e klasifikon distancën etnike në bazë të gjuhëve dhe kulturave të ndryshme, por sipas një identiteti të kombinuar etnik dhe fetar.

Dallimi kryesor mes maqedonasve dhe shqiptarëve mund të shpjegohet me mënyrat e ndrys-hme të formimit të identitetit. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, elita politike maqedonase ka in-vestuar në të ashtuquajturin projektin “Shkupi 2014”, i cili konsiston në ndërtimin e identitet-it kombëtar përmes një tregimi të pandërprerë nga Maqedonia parahistorike deri në ditët e sotme, si një mënyrë për të forcuar identitetin kombëtar maqedonas shpesh të kontestuar.49 Kjo jo vetëm që çoi në thellimin e mosmarrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë - pra solli stag-nimin politik të vendit - por nxiti edhe tensionet me komunitetin e shqiptarëve etnikë, të cilët e gjejnë vetën të përjashtuar nga narrativa, pavarësisht pranisë së tyre të konsiderueshme. elita maqedonase u përpoq ta zbuste shqetësimin shqiptar duke argumentuar se lufta për të forcuar identitetin maqedonas nuk është e drejtuar kundër shqiptarëve. Për shembull, ish-kryeministri i Maqedonisë, Gruevski, i ka ftuar shqiptarët për “mirëkuptim”, duke deklaruar se shqiptarët janë të sigurt në identitetin e tyre, sepse është më i konsoliduar se ai maqedonas.50

Sidoqoftë, thirrjet e Gruevskit nuk kanë ndihmuar në ndryshimin e narrativës mes elitës poli-tike dhe fetare shqiptare, si dhe mes njerëzve të zakonshëm. Politika e identitetit e elitës poli-tike maqedonase, ka shkaktuar krijimin e një narrative të re në mesin e komunitetit shqiptar. Për shembull, përfaqësuesit e Bashkësisë islame të Maqedonisë, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm imamësh, besojnë se ishte islami që ruajti identitetin shqiptar në Maqedo-ni.51 Ata argumentojnë se në kontekstin e politikës së identitetit, Maqedonia nuk do të lejonte mbijetesën e shqiptarëve të krishterë, katolikë apo ortodoksë, sepse ata do të ishin subjekt i

48 intervistë me R, analist politik nga Shkupi, 11 shtator 2017. Shkup, Maqedoni. Gjithashtu, kjo u përmend në mënyrë të përsëritur nga një numër i të intervistuarve, si dhe nga qytetarët pjesëmarrës në grupet e fokusit.

49 Për më , shumë shihni https://www.theguardian.com/travel/2015/apr/11/skopje-macedonia-architecture-2014-project-building

50 Për më , shumë shihni http://klankosova.tv/gruevski-shqiptaret-skane-pasur-problem-me-identitetin-neve-na-mohohet/

51 intervistë me përfaqësuesin e lartë të BFi-së në Maqedoni, korrik 2017. Shkup. Maqedoni.

Page 21: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

21

asimilimit, siç ndodhi me një numër familjesh ortodokse shqiptare.52 Një diskurs i tillë përbën një narrativë të re në Maqedoni, e cila përjashton narrativën e mëparshëm të ofruar nga elita politike shqiptare në Maqedoni, madje shkon kundër saj. Arbën Xhaferi, një nga intelektualët më të shquar shqiptarë në Maqedoni dhe ish-Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), besonte se sekularizmi ishte çelësi për ruajtjen e identitetit shqiptar. Xhaferi argumentonte se “... shqiptarët e krijuan identitetin e tyre kombëtar në bazë të përkatësisë etnike dhe traditës që nuk çon në segregim të komuniteteve të tjera, me gjuhën që përbën elementin kryesor të identitetit, jo fenë”.53

Kohët e fundit, në disa qarqe politike dhe intelektuale është vërejtur një lloj kalimi i narrativës nga ajo e “identitetit të bazuar në gjuhë dhe kulturë” në “identitetin e bazuar në gjuhë, kulturë dhe islam”. Bashkimi Demokratik për integrim (BDi) - partia më e madhe politike shqiptare - si dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSh) përbëhen nga elita që kryesisht kanë lidhje me ish Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK), e cila është konsideruar si krahu politik i asaj që u kthye në ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Anëtarët e saj ishin të lidhur ideologjikisht me një identitet sekular dhe kombëtar të motivuar më parë nga udhëheqësit komunistë, veçanërisht nga enver hoxha, diktatura e pamëshirshme e të cilit e bëri Shqipërinë vendin e vetëm ateist në botë në vitin 1967.54

Narrativa e kultivuar nga elita aktuale politike nuk është aq e fortë sa e mëparshmja kur konsiderohet pluralizmi i opinioneve të spektrit më të gjerë politik dhe shoqëror shqiptar. Ndonëse nuk është plotësisht e dokumentuar, lëvizja e re politike e shqiptarëve në Maqe-doni “Besa” konfirmoi se identiteti shqiptar është i rrënjosur në gjuhën dhe kulturën shqipe, por pohoi se identiteti islam i shqiptarëve në Maqedoni është pjesë e domosdoshme e identitetit kombëtar të komunitetit.55 edhe pse Besa arriti disa përfitime politike për shkak të pakënaqësisë së komunitetit shqiptar me partinë në pushtet BDi për shkak të akuzave për korrupsion dhe keqmenaxhim, ka edhe një argument për ndryshimin në identitet. Teksa ndryshimi i tillë i identitetit nuk ka një ndikim të drejtpërdrejtë në radikalizmin, ai provokon një debat mbi identitetin brenda komunitetit shqiptar. Rrjedhimisht, argumentet se identiteti shqiptar është i konsoliduar56 nuk u bëjnë më përshtypje grupeve të caktuara dhe të rinjve në Maqedoni, duke i bërë ata të prirur të shkëputen nga identiteti lokal dhe ta imagjinojnë veten si pjesë e një kategorie më të madhe identitare që tejkalon kontekstin e tyre kombëtar. Ky ndrys-

52 Po aty

53 Arbën Xhaferi. 2017. Vepra – Kauza Shqiptare në Maqedoni 02, f. 20.

54 James Pettifer. 2014. ushtria Çlirimtare e Kosovës: Nga lufta nëntokësore në kryengritje ballkanike 1948 - 2001.

55 intervistë me R, analist politik nga Shkupi, 11 shtator 2017. Shkup, Maqedoni

56 Mehmet Kraja. 2017. Kosova, identitet pa shtet.

Page 22: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

22

rAport NGA QKSS

him, teksa nuk është përcaktues i vetëm, mund të jetë katalizator për këto kategori që të përf-shihen në konfliktet e huaja në Lindjen e Mesme ose që të kontribuojnë në radikalizmin brenda vendit. Këto paradigma të ndryshueshme të identitetit në disa pjesë të komunitetit shqiptar në Maqedoni kanë ndryshuar perceptimet për mënyrën si e shohin identitetin e tyre në krahasim me atë të komuniteteve të tjera shqipfolëse në Kosovë dhe Shqipëri. identiteti është një temë e diskutuar fuqishëm nga shqiptarët në Maqedoni, por implikimet e saj në radikalizëm mund të gjenden vetëm në disa individë që janë zhveshur nga narrativat tradicionale të identitetit etnik dhe kanë lëvizur drejt ekstremizmit fetar. Kjo zhvendosje dhe implikimet e saj duhet të shërbejnë si paralajmërim për elitat politike në rajon dhe për “ndërmarrës” të tjerë identitarë që ripërcaktojnë identitetet politike dhe narrativat kombëtare.

Mëdyshja e identitetit mes shqiptarëve etnikë në Maqedoni shihet edhe në kontekstin e sis-temit arsimor. Një numër i bashkëbiseduesve vunë në dukje se tradicionalisht ka pasur kushte shumë më të mira për të studiuar në medrese sesa në shkollat sekulare në gjuhën shqipe.57 Ndërkohë që pozicionet e shkollës shqiptare janë përmirësuar ndjeshëm gjatë 15 viteve të fun-dit, gjurmët e shkollave të kufizuara shqiptare gjatë Jugosllavisë socialiste si dhe ngjarjet që çuan në mbylljen e universitetit të Tetovës në vitin 1995, i shtynë shumë njerëzve të kërkojnë arsimim fetar në vend dhe veçanërisht jashtë shtetit, përkatësisht në Lindjen e Mesme dhe në Turqi.58 Për të demonstruar situatën e vështirë të shkollave në gjuhën shqipe, një imam, i cili ishte gjithashtu mësues në një shkollë në afërsi të Shkupit, shpjegoi pabarazinë në kushte mes shkollës sekulare dhe medresesë.59 Kjo çështje është e lidhur kryesisht me burimet financiare dhe keq-menaxhimin, për shkak të financimit të kufizuar të qeverisë për sistemet shkollore në krahasim me financimin për kurset e medreseve dhe të islamit, që financohen kryesisht nga donatorët. Fakti që qeveria ka ndarë fonde të kufizuara për shkollat sekulare dhe nuk ka ndalur rrjedhën e parasë për sistemet e shkollave fetare, një pjesë e të cilave ushqen radikalizmin dhe ekstremizmi, shënon një pasojë të veprimeve shtetërore që mund të kenë çuar, me dashje ose pa dashje, në stimulimin e radikalizmit dhe rritjen e fetarizimit60 mes komunitetit shqiptar në Maqedoni.

57 Gjatë Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, si dhe gjatë Jugosllavisë Socialiste, pozita e shkollave të gjuhës shqipe në Maqedoni ishte shumë më e keqe se në Kosovë. Nga ana tjetër, kishte kushte më të mira dhe më tepër nxitje për të studiuar në medrese dhe në islam. i vetmi ndryshim ishte se studimet ndryshuan nga turqisht/arabisht në gjuhën boshnjake/serbe, kryesisht sepse Myftinia e Sarajevës ishte drejtuese i sistemit shkollor të islamit në Jugosllavi. Kjo ishte pjesë e strategjisë së shkombëtarizimit të shqiptarëve nga autoritetet në Shkup. Për më shumë shihni Gëzim Krasniqi. 2011. ‘Pema e ndaluar’: islami dhe politika e identitetit në Kosovë dhe Maqedoni.

58 intervistë me h, analist politik, 10 shtator 2017. Shkup, Maqedoni.

59 intervistë me T, imam në Maqedoninë Perëndimore. 13 shtator 2017. Maqedoni.

60 intervistë me aktivist politik në Maqedoni. 12 korrik 2017. Shkup. Maqedoni.

Page 23: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

23

2.3 radikalizmi dhe kundërveprimi ndaj radikalizmit: rastet e Smilkovcit dhe kumanovës

Maqedonia është plot teori konspirative. Këto teori janë pjesë e çdo bisede me zyrtarët dhe qytetarët e zakonshëm, kryesisht pasojë e sundimit 10-vjeçar të VMRO DPMNe-së dhe trashëgimisë së paranojës dhe përgjimit edhe nga koha e Jugosllavisë socialiste. Sipas disa aktorëve nga bashkësia islame, radikalizmi dhe ekstremizmi islamik janë “inkurajuar”, ose versio-net më të buta janë injoruar nga autoritetet shtetërore maqedonase, për shkak të llogaritjeve të tyre, sidomos të VMRO DPMNe-së, në mënyrë që ta poziciononin më mirë qëndrimin e tyre konservator politik në mesin e elektoratit të tyre.61 Disa shkuan më tej, duke deklaruar se disa nga imamët më radikalë mbështeten nga agjencitë maqedonase të zbatimit të ligjit62, deklarata që nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur, por ishin tepër të pranishme në narrativën e pjesëmarrësve kyç.63 Këto deklarata mund të jenë mbështetur pjesërisht nga partitë politike shqiptare, të cilat citojnë si dëshmi mosveprimin e autoriteteve maqedonase të zbatimit të ligjit në parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.64

Rasti i Smilkovcit konsiderohet si një nga rastet më të debatueshme dhe u përmend nga shu-mica e bashkëbiseduesve. Për kujtesë, 5 maqedonas etnikë, të gjithë në moshë të re, u gjetën të vdekur në Liqenin e Smilkovcit në vitin 2012. Vrasja e dyshuar shkaktoi tensione ndëretni-ke, pasi autoritetet lanë të kuptohej se vdekjet ishin një sulm i motivuar etnikisht dhe policia maqedonase bastisi lagjet e komunitetit shqiptar, duke arrestuar 6 shqiptarë etnikë. Të gjithë u dënuan me burgim të përjetshëm, siç u konfirmuan nga apeli.65 Amnesty uSA66 ka raportuar për keqtrajtimin e të burgosurve nga vrasja e liqenit të Smilkovcit, ndërsa Komiteti i helsinkit për të Drejtat e Njeriut67 ka vënë në pikëpyetje rolin e prokurorisë dhe mediave në nxitjen e tension-eve ndëretnike dhe ndër-fetare përmes përdorimit të gjuhës emotive. Në veçanti, kjo e fundit është tregues i denigrimit të udhëhequr nga shteti që bën lidhje të drejtpërdrejta me islamin

61 intervistë me e, imam në Shkup. 12 shtator 2017. Shkup. Maqedoni. Gjithashtu, kjo u theksua në të dy grupet e fokusit të organizuara në Shkup dhe Kumanovë.

62 intervistë me aktivist politik në Maqedoni. 12 korrik 2017. Shkup. Maqedoni; Kjo rrjedh edhe nga të dy grupet e fokusit.

63 Të dhëna të mbledhura nga grupi i fokusit i organizuar në Shkup, 2 tetor 2017.

64 Nga intervistat me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni.

65 Për më shumë shihni http://www.balkaninsight.com/en/article/macedonia-court-confirms-terrorist-murders-sentence-12-14-2015

66 Për më shumë shihni https://www.amnestyusa.org/reports/annual-report-macedonia-2013/

67 Për më shumë shihni http://www.mhc.org.mk/system/uploads/redactor_assets/documents/1110/Godishen_izvestaj__english_.pdf

Page 24: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

24

rAport NGA QKSS

radikal, në dëm të komunitetit shqiptar në përgjithësi dhe veçanërisht të atyre që janë përfshirë në këtë rast. Në total, ka pasur 46 seanca të mbyllura gjyqësore, ku avokatët kërkuan hetime më të hollësishme dhe më shumë prova.68

Ky rast, i njohur edhe si “rast Monstra”, më në fund është dërguar në rigjykim. Mbetet gjyqi më i politizuar në historinë moderne të vendit. Partitë politike shqiptare dhe spektri më i gjerë i shoqërisë civile dhe udhëheqësve fetarë besojnë se rasti është orkestruar nga autoritetet maqe-donase në mënyrë që të thellohen tensionet politike dhe ndëretnike dhe të forcohet pozicioni politik i VMRO-DPMNe-së.69 Bashkëbiseduesit besojnë se qytetarët po mësojnë nga e kaluara, veçanërisht nga rasti i vrasjes së emigrantëve të pafajshëm pakistanezë në vitin 2002, të cilët u ekzekutuan nga strukturat e sigurisë për t’i “bërë përshtypje” komunitetin ndërkombëtar dhe në përpjekje për të zhvendosur kontekstin e konfliktit me ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe për t’i dhënë një dimension fetar.70 hulumtimi nuk gërmoi për këtë rast të veçantë, por rasti si i tillë u ri-theksua në mënyrë dërrmuese nga shumë të intervistuar si shembull që shpjegon instru-mentalizimin e ekstremizmit për qëllime të politikës së brendshme në Maqedoni, si dhe për të shprehur mosbesimin përfundimtar ndaj strukturave maqedonase të sigurisë.

edhe rasti i Kumanovës (maj 2015) është përmendur. Në këtë incident të veçantë, gjatë një luftimi mes një grupi ekstremistësh shqiptarë dhe ish luftëtarësh të uÇK-së me forcat maqedonase të sig-urisë, u vranë 18 persona dhe pati disa të plagosur.71 Nuk ka asnjë shpjegim konkret pse grupi kishte përfunduar në Kumanovë dhe cilat ishin motivet e vërteta për dhunën, por autoritetet maqedonase nxituan të japin përfundimin se disa anëtarë të grupit të Kumanovës kishin qenë gjithashtu luftëtarë të huaj në Siri. Raporti konstaton se asnjëri prej tyre nuk kishte udhëtuar për në Siri, e jo më të kenë ndonjë lidhje me grupet islamike. Në vend të kësaj, disa prej burrave kishin luftuar gjatë konflikteve në Kosovë dhe Maqedoni dhe që atëherë kishin zhvilluar lidhje me krimin e organizuar pas këtyre konflikteve.72 Rasti shënoi një nga incidentet më të mëdha në Maqedoni pas përfundimit të konflik-tit në vitin 2001. Qëllimi i grupit mbetet i paqartë. Ato janë shkaqe konspirative të cilat lidhen nga ato të karakterit kombëtare deri në larjen e hesapeve të brendshme politike. Megjithatë, asnjë dëshmi nuk i lidh anëtarët e grupit me atë që u përpoq të quhej ekstremizëm islam.

68 Për më shumë shihni http://www.aljazeera.com/programmes/peopleandpower/2015/03/macedonia-facade-150318135440964.html

69 Nga intervistat me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni.

70 Për më shumë shihni http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/3674533.stm

71 Për më shumë shihni http://www.balkaninsight.com/en/article/macedonia-s-kumanovo-shootout-still-raising-suspicions-05-10-2016

72 Për më shumë shihni http://zeri.info/aktuale/32465/dosja-e-aki-se-ndrecaj-dhe-rizaj-te-dyshuar-ne-kosove-per-krim-te-organizuar-dhe-harac/

Page 25: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

25

3. Shkaktarët e radikaLizmit dhe ekStremizmit në maqedoni

Radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm në Maqedoni nuk janë shkaktuar nga një faktor i vetëm. Teksa një numër faktorësh pasqyrojnë shtysat e konteksteve të tjera, ka një numër të shkaqeve specifike vendore. Shkaqet e përgjithshme dhe sfidat specifike të vendit janë paraqi-tur në pjesën e parë dhe të dytë të këtij raporti. Pjesa vijuese fokusohet në shkaqet shoqërore dhe individuale. Këto shkaqe përfshijnë: segregimin dhe mosbesimin ndaj sistemit shtetëror; xhihadin global; ideologjinë e jashtme fetare; simpatinë ndaj «vëllezërve myslimanë»; rrjetet lokale të ndikimit, si dhe radikalizmin online.73

3.1 Segregimi dhe mosbesimi ndaj sistemit shtetëror

Për dekada me radhë, komuniteti etnik shqiptare në Maqedoni ka përjetuar segregim dhe stig-matizim në fushën politike, ekonomike, të drejtësisë dhe arsimit.74 Sipas të intervistuarve, diskri-minimi sistematik i shqiptarëve shkaktoi humbjen e besueshmërisë së shtetit maqedonas në sytë e komunitetit shqiptar.75 Përkundër disa përmirësimeve dhe zbatimit të pjesshëm të Marrëveshjes së Ohrit76 - marrëveshja që çoi në përfundimin e konfliktit mes institucioneve shtetërore maqe-donase dhe uÇK-së - qeveria e udhëhequr nga Nikola Gruevski dhe Ali Ahmeti nuk e përmirësoi integrimin e shqiptarëve në Maqedoni.77 Sipas të intervistuarve, shqiptarët nuk përfaqësohen në mënyrë proporcionale dhe të mjaftueshme në sektorin e gjerë publik, dhe përdorimi zyrtar i gju-hës shqipe, e cili sipas Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001 është gjuhë zyrtare në Maqedoni, ende kontestohet nga ndjenjat nacionaliste në kampin maqedonas, duke përfshirë edhe si politikë zyr-tare.78 Ndryshimi në qeveri në mes të vitit 2017 ka sjellë disa përmirësime, me kryeministrin aktual maqedonas zoran zaev që paraqitet në favor të rritjes së marrëdhënieve ndëretnike. Përkundër

73 intervistë me u, aktivist i shoqërisë civile. 18 korrik 2017. Shkup, Maqedoni.

74 Të dhëna të mbledhura nga grupi i fokusit i organizuar në Shkup, 2 tetor 2017.

75 Po aty.

76 Për më shumë mbi Marrëveshjen e Ohrit, ju lutem shihni http://www.ucd.ie/ibis/filestore/Ohrid%20Framework%20Agreement.pdf

77 Po aty.

78 Presidenti i Maqedonisë vuri veton ndaj ligjit të gjuhës shqipe, duke cituar një “dyfishim shumë të kushtueshëm” për administratën maqedonase. Për më shumë https://www.rferl.org/a/macedonia-presidet-vetoes-albanian-language-legislation/28981428.html

Page 26: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

26

rAport NGA QKSS

kësaj, sfidat mbeten veçanërisht në investimet publike dhe ndarjen e buxhetit në nivel lokal në komunat shqiptare. Kjo gjendje e lojës, sipas një numri të intervistuarve, ka çuar në rritjen e pakën-aqësisë së komunitetit shqiptar me institucionet shtetërore.79

Të intervistuarit për qëllimet e këtij raporti vënë në pah paragjykimet etnike, sidomos në kon-tekstin e sistemit të drejtësisë. Për shembull, nga 2797 persona të burgosur në burgjet maqe-donase, shqiptarët përbëjnë shumicën (1692 të burgosur) ose 60% të totalit të popullatës bren-da burgjeve. Rreth 1105 të burgosur janë maqedonas, ose 39.05% e numrit të përgjithshëm të burgosurve në Maqedoni. Kur krahasohet proporcionalisht me përmasat e komuniteteve etnike në Maqedoni, ka një mospërputhje mes përqindjes relative të grupit etnik në Maqedoni dhe numrit të burgosurve,80 një tregues i mundshëm i paragjykimeve etnike që ka dëmtuar kohezionin shoqëror dhe besimin në institucionet shtetërore.

Siç tha një intervistues:

“Për të parë masën në të cilën komunat shqiptare janë të margjinalizuara në kontekstin e inves-timeve, punësimit dhe arsimit, nuk ka nevojë për studim të thelluar: mjafton të ecni nëpër zonat me popullsi shqiptare dhe të shihni dallimin me zonat e banuara nga maqedonasit... Ky është edhe një dështim i partive politike shqiptare (që tradicionalisht qeverisin bashkërisht me partitë kryesore maqedonase)...”81

Komentuesit argumentojnë se pabarazia e lartë në cilësinë e jetës dhe investime publike përg-jatë vijave etnike u shfrytëzua nga grupet radikale dhe ekstremiste në Maqedoni, veçanërisht në Shkup dhe Kumanovë, ku grupe të tilla i vazhdojnë aktivitetet e tyre të pandalshëm nga autoritetet. Qasja e dyshuar diskriminuese e autoriteteve shtetërore ka ndikuar në motivimin e rinisë shqiptare në Maqedoni, dhe i ka shtyrë të kërkojnë alternativa të tjera, duke përfshirë një kërkim për një kategori më të gjerë identitare, në përpjekje për të ripërcaktuar marrëdhëniet e pushtetit mes shumicës maqedonase dhe komunitetit të pafuqishëm shqiptar. Shfrytëzimi i diskriminimit dhe pabarazia në përfaqësim janë shumë të pranishme në narrativat lokale të imamëve radikalë dhe rekrutuesve kyç të grupeve ekstremiste. Kjo narrativë nuk kufizohet vetëm në një narrativë fetare, por kryesisht i referohet pozitës politike të shqiptarëve në Maqe-doni dhe gjendjes së tyre socio-ekonomike. Analistë të ndryshëm janë më optimistë në lidhje me ndryshimet e fundit në pushtet në Maqedoni dhe sjelljen e qeverisë së re për korrigjimin e disa prej këtyre perceptimeve.82

79 Nga intervistat me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, 13 shtator 2017

80 Për më shumë shihni http://strugaekspres.com/maqedoni-shqiptaret-i-prijne-listes-se-te-denuarve-me-burg-te-perjetshem/

81 intervistë me X, analist. 20 korrik 2017. Shkup, Maqedoni.

82 Po aty.

Page 27: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

27

3.2 Xhihadi global

Maqedonia nuk ishte imune ndaj fenomenit të “xhihadit global”.83Në kontekstin e thirrjes së shtetit islamik “për të mbrojtur umetin”, dhjetra të rinj nga Maqedonia shkuan në Siri dhe irak për të luftuar me pretekstin e përkrahjes së popullsisë myslimane sunite.

Shumica e luftëtarëve të huaj nga Maqedonia shkuan në Siri dhe irak nga viti 2012 deri në pjesën e parë të vitit 2014, një periudhë kur i ashtuquajturi ‘Shteti islamik’ nuk ishte ende aktiv dhe nuk kishte rol të rëndësishëm në konfliktet në Siri dhe irak. Kur “shteti islamik” pushtoi Mosulin dhe rajone të tjera të rëndësishme në Siri dhe irak dhe themeloi “Kalifatin”, përmes një përpjekjeje propagandistike të paprecedentë, ata e promovuan shtetin si dicka utopike të sunduar nga ligji i Sheriatit dhe si një vend ku myslimanët mund të jetojnë lirisht dhe të praktikojnë fenë e tyre, larg nga demokracitë komplekse dhe laike evropiane. Ata i ftuan të gjithë myslimanët të shkonin në «kalifat» me familjet e tyre për të kontribuar në lindjen historike të «Shtetit islamik». Si në pjesën më të madhe të evropës, kjo propagandë bindi dhjetëra qytetarëve maqedonas, të cilët ikën në Siri me familjet e tyre. Disa u nxitën për t›u bashkuar me grupet që luftonin regjimin e Asadit, veçanërisht pas publikimit të imazheve të pasojave të përdorimit të armëve kimike.84

Raporti konstatoi se përveç joshjes nga “Shteti islamik” dhe solidaritetit me rezistencën e opozitës siriane ndaj regjimit të Asadit që rezononte me një pjesë të popullatës, luftëtarët e huaj nga Maqedonia u nxitën edhe nga perspektivat për t’u bërë protagonistë në krijimin e një shteti mbarë islamik të sunduar nga ligji i Sheriatit. Në një kohë të zhgënjimit të lartë me shtetin e tyre dhe të përballur me shanse të pakta për t’u bërë palë të barabarta në Maqedoni, shteti islamik u ofronte, së bashku me mijëra shokë të tyre myslimanë, një alternativë, edhe pse problematike dhe të rrejshme në praktikë. Përmes një narrative të hartuar me kujdes, e cila shfrytëzonte ankesat lokale dhe siguronte motivime të rreme, “shteti islamik” i inkurajoi që të kontribuonin në krijimin dhe mbrojtjen e të ashtuquajturit kalifat. Kjo është rruga që ndoqën qytetarët maqedonas që u bashkuan me iSiS-in dhe grupe të tjera terroriste. Ata kanë menduar se vendimi i tyre është moral dhe i rëndësishëm për mbrojtjen dhe përkrahjen e “vëllezërve myslimanë” në Lindjen e Mesme. Ndonjëherë, këto ndjenja ishin aq të forta në mesin e përkrahësve të shtetit islamik sa një qytetar shiti tërë pasurinë e tij për të financuar udhëtimin e tij dhe për të kontribuar në krijimin e “kalifatit”.85

83 Po aty.

84 intervistë me R, analist politik nga Shkupi, 11 shtator 2017. Shkup, Maqedoni.

85 intervistë me K, përfaqësues i shoqërisë civile, 11 korrik 2017. Shkup. Maqedoni

Page 28: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

28

rAport NGA QKSS

Sipas të intervistuarve me njohuri për dinamikën e rekrutimit të shtetit islamik në Maqedoni, një numër i konsiderueshëm i luftëtarëve të huaj maqedonas ishin të motivuar për t’u bashkuar me ‘shtetin islamik” për shkak të zhgënjimit me sistemin politik në Maqedoni, duke përfshirë edhe nivelet e ulëta të besimit për partitë politike shqiptare, si dhe për të protestuar për mënyrën e organizimit të jetës fetare në Maqedoni.86 Ata e konsideronin veten protagonistë të ndryshimit, por nuk është e qartë nëse ishin të gatshëm të përdorin dhunën në Maqedoni për ta sjellë këtë ndryshim. Në mungesë të mjeteve për të nxitur ndryshime, si në frontin politik, ashtu edhe në atë fetar në Maqedoni, luftërat në Siri dhe irak ofruan mundësinë e shfryrjes së këtyre individëve. Nuk është rastësi që një nga luftëtarët e huaj maqedonas u bë figurë prominente në të ashtuquajturin Shtet islamik.87

Organizatat bamirëse islame të pranishme në Maqedoni, të cilat kanë qëllime humanitare dhe fetare janë ndër shtysat e rëndësishëm që luajtën rol në ndryshimin e formës së islamit në Maqedoni dhe sollën tendenca të reja, të huaja më parë për praktikuesit e islamit në rajon. Puna jonë në terren zbuloi se këto organizata bamirëse janë aktive në organizimin e aktiviteteve të ndryshme arsimore në Maqedoni. Ato kanë themeluar shkolla për grupe të moshave të ndryshme, qendra mediale dhe shtëpi botuese. Këto organizata fetare dhe bamirëse janë të vetëfinancuara ose financohen nga vendet e Lindjes së Mesme si: Katari, Arabia Saudite dhe Turqia. Aktivitetet e disa prej këtyre shtëpive botuese janë mjaft të debatuara dhe të kundërshtuara, dhe janë të shumtë ata që konsiderojnë se ato ushqejnë fetarizimin dhe radikalizmin.88

3.3 Praktikuesit tradicionalë që sigurojnë rezistencë: dallimi mes Shkupit dhe tetovës

historikisht, shqiptarët që jetojnë në Maqedoni janë konsideruar më fetarë sesa bashkëkombësit e tyre në Kosovë apo Shqipëri.89 Kjo rrjedh nga koha e Perandorisë Osmane, në të cilën Shkupi, kryeqyteti i sotëm i Maqedonisë, ka shërbyer për një kohë si qendër e Vilajetit të Kosovës. Kjo është nxitur edhe nga faktorë të tjerë që nuk do të trajtohen si pjesë e këtij raporti. Si konstatim i përgjithshëm mjafton të thuhet se komuniteti mysliman në Maqedoni përbëhet kryesisht nga praktikues të devotshëm në krahasim me qytetarët e Kosovës, dhe veçanërisht me të Shqipërisë. Në këtë raport, ne nuk argumentojmë se të qenit mysliman mund të jetë parakusht për radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Përkundrazi, ne konstatojmë se sa më tradicionale të jetë praktika,

86 Po aty.

87 O.h. konsiderohet gjerësisht si një nga figurat e shquara të iSiS-it nga Maqedonia.

88 Nga intervistat me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni.

89 intervistë me R, analist politik nga Shkupi, 11 shtator 2017. Shkup, Maqedoni.

Page 29: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

29

qoftë ajo kombëtare apo fetare, aq më shumë rezistencë ka ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Për shembull, në rastin e Kosovës fqinje, shumica e luftëtarëve të huaj dhe e përkrahësve të ideologjive të dhunshme vijnë nga familje që nuk kanë traditë të ushtrimit të fesë, apo madje edhe nga familje laike.90 Vetëm pak nga luftëtarët e huaj nga Kosova vijnë nga familje me traditë të gjatë dhe të fortë të praktikës fetare.91 e njëjta vlen edhe për Maqedoninë. Shumica e luftëtarëve të huaj nga Maqedonia nuk vijnë nga familje me traditë të fortë dhe të gjatë të praktikimit të fesë.92

Në fakt, individët që janë bashkuar me organizatat terroriste në Siri/irak, si dhe ata që përkra-hin grupet fetare brenda vendit, vijnë nga zona të ndryshme gjeografike të Maqedonisë, por shumica të grupuar në rrethinat e Shkupit dhe Kumanovës. Të dhënat e mbledhura dhe har-ta e luftëtarëve të huaj shpërfaqën edhe disa nuanca dhe ndryshime të brendshme në zonat e banuara me shqiptarë të Maqedonisë. Pjesa veriore e Maqedonisë duket më e prekur nga ekstremizmi i dhunshëm sesa qyteti më i rezistent perëndimor i Tetovës dhe fshatrat përreth. Grupi më i madh i luftëtarëve të huaj vjen nga Shkupi dhe Kumanova, dhe më pak nga rajoni i Tetovës. Ka faktorë të ndryshëm shpjegues që e justifikojnë këtë tendencë. Ata janë të lidhur me një numër çështjesh, si: vendbanimet e përziera etnike; organizimi i jetës fetare; roli i diasporës në popullatat lokale të Tetovës konsiderohet më pozitiv krahasuar me rajonin e Shkupit; dimen-sionet socio-ekonomike të zhvillimit më të madh të Tetovës krahasuar me Shkupin (komunat e banuara nga shqiptarë); roli i komunave kufitare; përjashtimi dhe izolimi social dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm të cenueshmërisë dhe rezistencës në lidhje me LT/LeDh në Maqedoni.

Sipas të intervistuarve, një nga faktorët që e bën rajonin e Shkupit më të cenueshëm nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm është përpjekja e autoriteteve maqedonase për ta ulur rolin e komunitetit shqiptar në Shkup dhe për ta bërë kryeqytetin “më maqedonas”.93 Shkupi është qyteti i tretë më i madh në Ballkan ku jetojnë shqiptarët, pas Tiranës dhe Prishtinës, dhe aktualisht qyteti me përqendrimin më të madh të shqiptarëve në Maqedoni. Qasja e VMRO-DP-MNe-së për të vendosur kufijtë, duke i shtyrë shqiptarët të jetojnë në zona të izoluara të qytetit dhe të ndarë nga pjesa tjetër e popullsisë, ka çuar në shumë incidente të motivuara etnikisht mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Këto incidente janë vërejtur në shumë raste, për shembull në shkolla apo autobusë, ku përleshjet fizike mes të rinjve po kthehen në normë në Shkup.94

90 Shpend Kursani. 2015. Raporti hulumtues i shkaqeve dhe pasojave të përfshirjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe irak.

91 Po aty.

92 intervistë me C, përfaqësues i bashkësisë islame. 15 shtator 2017. Tetovë. Maqedoni.

93 Të dhëna të mbledhura nga grupi i fokusit i organizuar në Shkup, 2 tetor 2017.

94 Po aty.

Page 30: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

30

rAport NGA QKSS

figura 1: faktorët që çojnë në shtimin e radikalizimit dhe ekstremizmit në shkup (duke përfshirë lagjet e tij)

30

REXHEP MEMISHI SHUKRI ALIU

LIKES

17298

LIKES

3510FOLLOWERS

17980

FOLLOWERS

3510

Përjashtimi politik

varfëria dhe papunësia mes të rinjve shqiptarë

në Shkup

Identiteti / kriza - gjenerata të reja të

praktikuesve myslimanë

Izolimi social

Dominim i maqedonasve etnikë

ndaj pakicave në Shkup

KOMUNITETII CENUESHËM

SHKUP(ÇAIR, GAZIBABË,

SARAJ)

xhami të paligjshme aktive në Shkup

jeta e varfër fetare e organizuar në Shkup.

Praktikuesit myslimanë nuk i

besojnë BFI-së në Shkup

Përleshjet etnike mes maqedonasve dhe

shqiptarëve

Mungesa e përfaqësimit politik

dhe fetar (BFI dhe partitë politike

shqiptare)

Nuk ka bashkëpunim mes autoriteteve

lokale, institucioneve fetare dhe qendrave arsimore në Shkup

Shumica e qytetarëve që jetojnë në Tetovë

janë shqiptarë

Organizimi më i mirë i jetës fetare në Tetovë

Përfaqësim i mirë politik dhe fetar në

Tetovë

Nuk ka krizë identiteti

Lidhja e fortë mes autoriteteve lokale,

institucioneve arsimore, liderëve

fetarë dhe komunitetit

KOMUNITETII PACENUESHËM

NË TETOVË

MACEDONIA SOCIAL MEDIA INFOGRAPHICS

MOST USED WORDS

Tawhid

CrusadersKar

MujahidTaghut

The real imams TawhidJihad

CrusadersMunaqun

ShahidLionsKar Islamophobe

Mujahid

MujahidTaghut

The real imamsThe real imams

Ndikimi i ulët i fondacioneve fetare nga Lindje e Mesme

diasporë e fuqishme / kushte të mira

ekonomike

Nuk ka xhami të paligjshme në Tetovë

Nuk ka përplasje mes praktikantëve

myslimanë në Tetovë

Nuk ka krizë identiteti

TELEGRAM

Jihad

MunaqunLions

Shahid Kufr

Islamophobe

MOST USED PLATFORMS

TYPE OF DISTRIBUTED CONTENT

FACEBOOKYOUTUBE

30+NUMBER OF

ANALYZED PAGES

60+NUMBER OF ANALYZED PROFILES

Total Facebook users in Macedonia:

1.000.000Type of analyzes sites:Public pages (Facebook)

Closed groups (Facebook)Public Channels (Youtube)

Public chats (Telegram)

- Calls and direct support for Jihad- Support for jihadists in Syria and

Iraq

- Posts against dierent ideologiesand countries

- Supporting imams who are in prisons

- Against Islamic Community- Hate Speech- Support for terrorist attacks

rAport NGA QKSS

Page 31: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

31

Sipas analistëve të intervistuar, projekti “Shkupi 2014” është një tjetër ilustrim i imponimit të autoritetit mbizotërues maqedonas në mospërfillje të plotë të komuniteteve të tjera që jetojnë në Maqedoni. Komuniteti shqiptar që jeton në Shkup ndihet gjithnjë e më i diskriminuar dhe i përjashtuar nga jeta politike në Maqedoni. Në mënyrë të tërthortë, kjo ka bërë që komuniteti shqiptar në Shkup të jetë më i cenueshëm nga ideologji të ndryshme, përfshirë ekstremizmin fetar.

Për dallim, numri i shqiptarëve nga Tetova që kanë shkuar në Siri/irak për t’u bashkuar me gru-pet ekstremiste, është shumë i ulët. Tensionet ndëretnike që ndihen në Shkup kryesisht mun-gojnë në Tetovë. Për më tepër, Tetova është ilustrimi më i mirë i një konteksti ku jeta fetare është e organizuar dhe është pjesë e pandashme e aktiviteteve të komunitetit.95 imamët që punojnë në rajonin e Tetovës janë të arsimuar mirë, pjesërisht për shkak të edukimit gjithëpërfshirës që kanë përfituar, duke përfshirë sociologjinë, psikologjinë dhe filozofinë. imamët nga rajoni i Tetovës janë të informuar për komunitetin dhe i kuptojnë shqetësimet e tyre.96 Kjo marrëdhënie e mirë mes komunitetit dhe Bashkësisë islame të Maqedonisë në rajonin e Tetovës e ka bërë që BFi të jetë një nga institucionet më të besueshme në Tetovë dhe në zonat përreth. imamët dhe zyrtarët e lartë të BFi-së në Tetovë janë ish-profesorë të universitetit dhe aktivistë.97Ata kanë ar-ritur të ndërtojnë një marrëdhënie të fortë mes komunitetit, autoriteteve lokale, udhëheqësve të komunitetit dhe institucioneve fetare. Kjo qasje ka parandaluar përhapjen e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në të gjithë rajonin e Pollogut. Po ashtu, bashkësia fetare në Tetovë funksionon si një trup i unifikuar, pa asnjë ndarje të brendshme fetare mes praktikuesve mys-limanë. Kjo qasje ka bërë që rajoni i Tetovës të jetë më i qëndrueshëm ndaj të gjitha llojeve të ideologjive të ekstremizmit të dhunshëm krahasuar me rajonet e tjera në Maqedoni.98

95 intervistë me L, profesor i sociologjisë nga Tetova. 15 shtator, 2017

96 intervistë me G, përfaqësues i lartë i BFi-së në Maqedoni. 12 shtator, 2017

97 intervistë me G, përfaqësues i lartë i BFi-së në Maqedoni. 12 shtator, 2017

98 Po aty:

Page 32: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

32

rAport NGA QKSS

32

figura 2: faktorët e rezistues më të madhe në rajonin e tetovës

REXHEP MEMISHI SHUKRI ALIU

LIKES

17298

LIKES

3510FOLLOWERS

17980

FOLLOWERS

3510

Përjashtimi politik

varfëria dhe papunësia mes të rinjve shqiptarë

në Shkup

Identiteti / kriza - gjenerata të reja të

praktikuesve myslimanë

Izolimi social

Dominim i maqedonasve etnikë

ndaj pakicave në Shkup

KOMUNITETII CENUESHËM

SHKUP(ÇAIR, GAZIBABË,

SARAJ)

xhami të paligjshme aktive në Shkup

jeta e varfër fetare e organizuar në Shkup.

Praktikuesit myslimanë nuk i

besojnë BFI-së në Shkup

Përleshjet etnike mes maqedonasve dhe

shqiptarëve

Mungesa e përfaqësimit politik

dhe fetar (BFI dhe partitë politike

shqiptare)

Nuk ka bashkëpunim mes autoriteteve

lokale, institucioneve fetare dhe qendrave arsimore në Shkup

Shumica e qytetarëve që jetojnë në Tetovë

janë shqiptarë

Organizimi më i mirë i jetës fetare në Tetovë

Përfaqësim i mirë politik dhe fetar në

Tetovë

Nuk ka krizë identiteti

Lidhja e fortë mes autoriteteve lokale,

institucioneve arsimore, liderëve

fetarë dhe komunitetit

KOMUNITETII PACENUESHËM

NË TETOVË

MACEDONIA SOCIAL MEDIA INFOGRAPHICS

MOST USED WORDS

Tawhid

CrusadersKar

MujahidTaghut

The real imams TawhidJihad

CrusadersMunaqun

ShahidLionsKar Islamophobe

Mujahid

MujahidTaghut

The real imamsThe real imams

Ndikimi i ulët i fondacioneve fetare nga Lindje e Mesme

diasporë e fuqishme / kushte të mira

ekonomike

Nuk ka xhami të paligjshme në Tetovë

Nuk ka përplasje mes praktikantëve

myslimanë në Tetovë

Nuk ka krizë identiteti

TELEGRAM

Jihad

MunaqunLions

Shahid Kufr

Islamophobe

MOST USED PLATFORMS

TYPE OF DISTRIBUTED CONTENT

FACEBOOKYOUTUBE

30+NUMBER OF

ANALYZED PAGES

60+NUMBER OF ANALYZED PROFILES

Total Facebook users in Macedonia:

1.000.000Type of analyzes sites:Public pages (Facebook)

Closed groups (Facebook)Public Channels (Youtube)

Public chats (Telegram)

- Calls and direct support for Jihad- Support for jihadists in Syria and

Iraq

- Posts against dierent ideologiesand countries

- Supporting imams who are in prisons

- Against Islamic Community- Hate Speech- Support for terrorist attacks

rAport NGA QKSS

Page 33: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

33

Në kontrast me Tetovën, BFi në Shkup nuk është e pranuar nga një pjesë e praktikantëve aktivë, çka u rëndua më tej nga ndarje të ndryshme mes udhëheqësve fetarë myslimanë në rajonin e Shkupit. Këto përplasje të brendshme kanë ndikuar tek praktikuesit fetar, duke detyruar një ndarje të xhematit, shumë anëtarë të të cilit ndjekin predikime në vende jashtë xhamive zyr-tare të BFi-së. Këto përçarje i kanë hapur rrugë përhapjes së xhamive të paligjshme në Shkup përgjatë viteve, dhe disa prej tyre janë kthyer në vatra të ideologjive të dhunshme. Nga ana tjetër, nuk ka xhami të paligjshme në rajonin e Tetovës.

3.4 Simpatia ndaj “vëllezërve myslimanë”

Ngjashëm me tendencën në rritje në vende të tjera të praktikuesve mysliman të rinj dhe ak-tivë, islami nuk nënkupton vetëm përkushtim ndaj Allahut dhe fesë, por nënkupton edhe një mënyrë jetese të bindur. Mënyrat e reja të kuptimit të fesë përmes mediave sociale dhe mediave digjitale i kanë zbehur kufizimet tradicionale dhe kanë ndikuar drejtpërdrejtë në solidaritetin dhe simpatinë mes myslimanëve në nivel global. Sot, feja shërben si një mjet identifikimi përtej kufizimeve të kufijve shtetëror, si mjet për të rritur besimin, vëllazërinë, lidhjen dhe solidarite-tin mes njerëzve me prejardhje të ndryshme etnike, pavarësisht nga vendi i tyre i origjinës. Në këtë kontekst, shumë myslimanë e perceptojnë veten e tyre si pjesë e një komuniteti të lidhur ngushtë, me një ndjenjë të fortë të vëllazërisë99

Solidariteti me myslimanët kudo që ata banojnë ka ndikuar në përgjithësi në individët dhe grupet që kanë përqafuar radikalizmin dhe që kanë treguar interes të luftojnë në konfliktet e huaja. Në një mjedis ku nuk ka pasur antagonizëm ndaj shiitëve, hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, narrativat kanë krijuar “armiq të rinj” për të inkurajuar rekrutimin në ideologji ekstreme dhe për të nxitur dehumanizimin e kategorive të tjera fetare. Rasti më i diskutuar në Maqedo-ni është ai i imamit nga Shkupi, Sami Abdullahut, i cili u vra në Siri dhe u kthye në arsyen pse dhjetëra luftëtarë të huaj nga Maqedonia u bashkuan me “shtetin islamik”. Abdullahu shkoi në Siri nën me qëllim të humanizmit dhe mbrojtjes së myslimanëve sunitë në Siri nga regjimit alevit i Asadit. Vrasja e tij nxiti shumë emocione mes shqiptarëve në Maqedoni, të cilët vlerësuan “heroizmin” e tij dhe gatishmërinë për të shkuar dhe luftuar për të mirën e “vëllezërve” në Siri.100 imamët e Bashkësisë Fetare islame në Maqedoni shprehën të njëjtën simpati për “heroizmin” e Abdullahut. 101 Prandaj, simpatia për myslimanët në Siri dhe irak dhe dhuna e përdorur kundër

99 Për më shumë shihni: https://www.theguardian.com/news/2017/apr/13/who-are-the-new-jihadis

100 Për më shumë shihni https://www.youtube.com/watch?v=LGAes-D-9Bs>

101 Po aty

Page 34: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

34

rAport NGA QKSS

tyre nga regjimi Shiit ka pasur një ndikim të madh në vendimin e shtetasve maqedonas për të shkuar dhe luftuar si pjesëtarë të organizatave terroriste në Siri dhe irak. Abdullahu u lavdërua nga një imam në Maqedoni, i cili dha deklaratën e mëposhtme, duke iu referuar në mënyrë të nënkuptuar çështjes së Abdullahut:

“... myslimanët duhet të jenë të guximshëm dhe të sinqertë, dhe nëse një vëlla mysliman sulmohet nga një armik, myslimani duhet të japë jetën e tij për ta mbrojtur vëllanë mysliman”.102

Rasti Abdullahu zgjoi simpati në mesin e xhematit dhe para-xhematit, duke i inkurajuar njerëzit që të besonin në umetin dhe vëllazërinë si “ideologji e domosdoshme e çdo myslimani në botë”. historia e tij u përdor për rekrutimin e luftëtarëve të huaj në Maqedoni, dhe disa nga deklaratat e tij janë transmetuar dhe botuar në mënyrë të përsëritur në diskutime me grupe dhe individë.

3.5 ndikimi i miqve, të afërmve dhe lidhjet me kosovën

Miqtë dhe të afërmit janë një faktor shumë i rëndësishëm në procesin e radikalizimit, si dhe të de-radikalizimit. Si përkujtesë, në rastin e Kosovës roli i miqve, anëtarëve të familjes dhe të afërmve ka qenë një faktor vendimtar për shumë nga vendimet e luftëtarëve të huaj nga Kosova për të shkuar në Siri dhe irak, për të promovuar ideologjitë e shtetit islamik dhe për të zotuar besnikërinë ndaj tyre.103

Në rastin e luftëtarëve të huaj maqedonas, kemi konstatuar se janë të rinj. Disa prej tyre morën pjesë në protesta kundër diskriminimit ndaj autoriteteve maqedonase.104 Shumë prej tyre ishin aktivë në grupe sportive dhe tifozësh të futbollit.105 Të gjithë shprehën mllefin e tyre me gjendjen aktuale politike dhe zhgënjim me autoritetet maqedonase dhe partitë politike shqiptare që mendonin se nuk i përfaqësonin. Për shembull, Aroni106, një 20 vjeçar nga Shkupi, shkoi në Siri në vitin 2011. Para se të merrte pjesë në konflikt në Siri, ai ishte një nga organizatorët e protestave kundër autoriteteve në lidhje me rastin “Monstra”. Ai ishte pjesëmarrës në pothuajse çdo protestë të organizuar në Shkup kundër diskriminimit të shqiptarëve nga autoritetet shtetërore.107 Ngjashëm, dy meshkuj të tjerë të rinj nga Shkupi të cilët kanë shkuar në Siri, ishin

102 Për më shumë shihni https://www.youtube.com/watch?v=vtcRpw2tYMe

103 Të dhëna nga grupi i fokusit në han të elezit. 14 mars 2017. Kosovë

104 intervistë me K, përfaqësues i shoqërisë civile, 11 korrik 2017. Shkup. Maqedoni

105 intervistë me L, i afërm i një anëtari të Lh-ve nga Maqedonia. 12 korrik 2017. Shkup. Maqedoni.

106 Aroni është emër i koduar i luftëtarit të huaj maqedonas, i cila u vra në Siri në vitin 2012.

107 intervistë me K, përfaqësues i shoqërisë civile, 11 korrik 2017. Shkup. Maqedoni

Page 35: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

35

gjithashtu pjesë e klubit të tifozëve “Shfercerat” nga Shkupi, një grup i mirënjohur i tifozëve shqiptarë të futbollit. Dihet se ky grup është në konflikt me rivalin e tij maqedonas në Shkup, tifozët e klubit të futbollit Vardar. Sipas të anketuarve, këta meshkuj të rinj kanë përdorur protestat si një mjet për të “luftuar” padrejtësinë dhe kanë farkëtuar lidhje të forta gjatë këtij procesi.108 Konflikti në Siri ishte një mundësi tjetër që ata “të kontribuonin” në luftën kundër padrejtësive, kësaj radhe kundër regjimit të Asadit.

3.6 radikalizimi online

Platformat online janë përdorur gjerësisht për propagandë që synon angazhimin dhe bindjen e individëve të ndryshëm, veçanërisht të rinjve, për të përkrahur grupe të ndryshme që lufto-jnë në Siri dhe irak. Një numër i caktuar i individëve që nuk i janë bashkuar shtetit islamik në fushën e betejës, luftën e tyre e zhvillojnë në rrjete sociale, duke përdorur profilet e tyre online për të siguruar përkrahje për shtetin islamik ose Al-Nusran. Shpërndarja e kësaj propagande në gjuhën shqipe nga “shteti islamik” dhe organizata të tjera ka rritur bazën e përkrahësve të tyre. hulumtimi për aktivitetet në rrjete sociale të këtyre grupeve të ndryshme shpalos diskursin e ueb faqeve online që promovojnë shtetin islamik, përmbajtjen e këtyre faqeve, qëndrimet e tyre ndaj proceseve demokratike, siç janë zgjedhjet dhe punësimi në institucionet shtetërore laike, ndaj bashkësive të tjera fetare dhe institucioneve shtetërore të sigurisë, si dhe predikimet për xhihad dhe përkrahjen për anëtarët e shquar të grupeve të ndryshme të dhunshme eks-tremiste.109

108 Të dhëna të mbledhura nga grupi i fokusit i organizuar në Shkup, 12 nëntor 2017.

109 Vesë Kelmendi dhe Shpat Balaj. 2017. Fushëbetejat e reja: Aktivitetet e grupeve ekstremiste në rrjetet sociale në Kosovë, Shqipëri dhe iRJM.

Page 36: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

36

rAport NGA QKSS

36REXHEP MEMISHI SHUKRI ALIU

LIKES

17298

LIKES

3510FOLLOWERS

17980

FOLLOWERS

3510

Përjashtimi politik

varfëria dhe papunësia mes të rinjve shqiptarë

në Shkup

Identiteti / kriza - gjenerata të reja të

praktikuesve myslimanë

Izolimi social

Dominim i maqedonasve etnikë

ndaj pakicave në Shkup

KOMUNITETII CENUESHËM

SHKUP(ÇAIR, GAZIBABË,

SARAJ)

xhami të paligjshme aktive në Shkup

jeta e varfër fetare e organizuar në Shkup.

Praktikuesit myslimanë nuk i

besojnë BFI-së në Shkup

Përleshjet etnike mes maqedonasve dhe

shqiptarëve

Mungesa e përfaqësimit politik

dhe fetar (BFI dhe partitë politike

shqiptare)

Nuk ka bashkëpunim mes autoriteteve

lokale, institucioneve fetare dhe qendrave arsimore në Shkup

Shumica e qytetarëve që jetojnë në Tetovë

janë shqiptarë

Organizimi më i mirë i jetës fetare në Tetovë

Përfaqësim i mirë politik dhe fetar në

Tetovë

Nuk ka krizë identiteti

Lidhja e fortë mes autoriteteve lokale,

institucioneve arsimore, liderëve

fetarë dhe komunitetit

KOMUNITETII PACENUESHËM

NË TETOVË

MACEDONIA SOCIAL MEDIA INFOGRAPHICS

MOST USED WORDS

Tawhid

CrusadersKar

MujahidTaghut

The real imams TawhidJihad

CrusadersMunaqun

ShahidLionsKar Islamophobe

Mujahid

MujahidTaghut

The real imamsThe real imams

Ndikimi i ulët i fondacioneve fetare nga Lindje e Mesme

diasporë e fuqishme / kushte të mira

ekonomike

Nuk ka xhami të paligjshme në Tetovë

Nuk ka përplasje mes praktikantëve

myslimanë në Tetovë

Nuk ka krizë identiteti

TELEGRAM

Jihad

MunaqunLions

Shahid Kufr

Islamophobe

MOST USED PLATFORMS

TYPE OF DISTRIBUTED CONTENT

FACEBOOKYOUTUBE

30+NUMBER OF

ANALYZED PAGES

60+NUMBER OF ANALYZED PROFILES

Total Facebook users in Macedonia:

1.000.000Type of analyzes sites:Public pages (Facebook)

Closed groups (Facebook)Public Channels (Youtube)

Public chats (Telegram)

- Calls and direct support for Jihad- Support for jihadists in Syria and

Iraq

- Posts against dierent ideologiesand countries

- Supporting imams who are in prisons

- Against Islamic Community- Hate Speech- Support for terrorist attacks

figura 3: infografika e mediave sociale në maqedoni

rAport NGA QKSS

Page 37: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

37

Disa nga profilet e lidhura me “shtetin islamik” raportojnë direkt nga fushëbetejat. Një analizë e thelluar e faqeve dhe profileve në media sociale, zbuloi shpërndarjen e gjerë të fotografive që promovonin përmbajtje kërcënuese për Shkupin. Për më tepër, krahasuar me vendet e tjera në rajon, në Maqedoni përkrahësit e shqiptarëve etnikë (brenda burgjeve) të dënuar ndajnë fotografi, përmes të cilave ata mbështesin të ashtuquajturin «Shtet islamik». Kjo përmbajtje ka qenë veçanërisht e shpeshtë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Ata promovojnë idenë se janë «myslimanë të devotshëm», teksa synojnë të dëmtojnë më tej ndikimin e Bashkësisë islame në Maqedoni.110

Në Maqedoni, ka tre kategori të propagandës online: (i) grupet ekstremiste që përkrahin dhunën; (ii) materiale propagandues, siç janë thirrjet për xhihad apo për përkrahje për imamët e burgo-sur; dhe (iii) tendencat dhe qëndrimet ndaj shtetit, institucioneve dhe shoqërisë në përgjithësi. Një nga figurat më të spikatura në profilet e grupeve ekstremiste është Rexhep Memishi. edhe lirimi i Shukri Aliut është mirëpritur si fitore për grupet ekstremiste në mediat sociale. Figura e mëposhtme paraqet dy imamë që janë burgosur (njëri është liruar sëfundmi) nën akuza terror-izmi në Maqedoni, predikimet e të cilëve shpërndahen kryesisht në profilet e analizuara në këtë raport. Ata janë shumë aktivë në faqet ekstremiste online në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Ky grafik paraqet numrin e pëlqimeve dhe ndjekësve të këtyre faqeve në Facebook.

figura 4: numri i pëlqimeve dhe ndjekësve për memishin dhe aliun në facebook

110 Baza e të dhënave e QKSS-së për mediat sociale

REXHEP MEMISHI SHUKRI ALIU

LIKES

17298

LIKES

3510FOLLOWERS

17980

FOLLOWERS

3510

Përjashtimi politik

varfëria dhe papunësia mes të rinjve shqiptarë

në Shkup

Identiteti / kriza - gjenerata të reja të

praktikuesve myslimanë

Izolimi social

Dominim i maqedonasve etnikë

ndaj pakicave në Shkup

KOMUNITETII CENUESHËM

SHKUP(ÇAIR, GAZIBABË,

SARAJ)

xhami të paligjshme aktive në Shkup

jeta e varfër fetare e organizuar në Shkup.

Praktikuesit myslimanë nuk i

besojnë BFI-së në Shkup

Përleshjet etnike mes maqedonasve dhe

shqiptarëve

Mungesa e përfaqësimit politik

dhe fetar (BFI dhe partitë politike

shqiptare)

Nuk ka bashkëpunim mes autoriteteve

lokale, institucioneve fetare dhe qendrave arsimore në Shkup

Shumica e qytetarëve që jetojnë në Tetovë

janë shqiptarë

Organizimi më i mirë i jetës fetare në Tetovë

Përfaqësim i mirë politik dhe fetar në

Tetovë

Nuk ka krizë identiteti

Lidhja e fortë mes autoriteteve lokale,

institucioneve arsimore, liderëve

fetarë dhe komunitetit

KOMUNITETII PACENUESHËM

NË TETOVË

MACEDONIA SOCIAL MEDIA INFOGRAPHICS

MOST USED WORDS

Tawhid

CrusadersKar

MujahidTaghut

The real imams TawhidJihad

CrusadersMunaqun

ShahidLionsKar Islamophobe

Mujahid

MujahidTaghut

The real imamsThe real imams

Ndikimi i ulët i fondacioneve fetare nga Lindje e Mesme

diasporë e fuqishme / kushte të mira

ekonomike

Nuk ka xhami të paligjshme në Tetovë

Nuk ka përplasje mes praktikantëve

myslimanë në Tetovë

Nuk ka krizë identiteti

TELEGRAM

Jihad

MunaqunLions

Shahid Kufr

Islamophobe

MOST USED PLATFORMS

TYPE OF DISTRIBUTED CONTENT

FACEBOOKYOUTUBE

30+NUMBER OF

ANALYZED PAGES

60+NUMBER OF ANALYZED PROFILES

Total Facebook users in Macedonia:

1.000.000Type of analyzes sites:Public pages (Facebook)

Closed groups (Facebook)Public Channels (Youtube)

Public chats (Telegram)

- Calls and direct support for Jihad- Support for jihadists in Syria and

Iraq

- Posts against dierent ideologiesand countries

- Supporting imams who are in prisons

- Against Islamic Community- Hate Speech- Support for terrorist attacks

Page 38: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

38

rAport NGA QKSS

Tendenca më e fundit e përkrahësve të grupeve ekstremiste në mediat sociale ishte thirrja e tyre për të mos votuar në zgjedhjet lokale në Maqedoni. Për më tepër, diskursi i tyre drejtohej kundër partive politike që konsiderohen se kanë një bazë fetare, sepse siç pretendojnë ata, pjesëmarrja në procese demokratike bie në kundërshtim me parimet e tyre. Në Maqedoni, përkrahësit e grupeve ekstremiste në mediat sociale janë më aktivë në krahasim me Kosovën dhe Shqipërinë. Teksa nuk mundëm të përcaktonim në formë sasiore përmbajtjen e këtyre faqeve, nga hulum-timi dhe monitorimi i mediave sociale mund të konkludojmë se shqiptarët etnikë në Maqedoni promovojnë më shpesh materiale të grupeve ekstremiste, duke ndarë ose postuar shpesh këtë përmbajtje në grupet dhe profilet e tyre. Bashkësia islame e Maqedonisë nuk ka një platformë solide online, e cila do të kontribuonte në edukimin fetar të të rinjve dhe do të ndihmonte përmes komunikimit në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Komuniteti mysliman në Maqe-doni duhet të ndërtojë platforma dhe kanale të përshtatshme online (YouTube, Facebook dhe Tëitter) me qëllim që t’i kundërvihet në formë strategjike argumenteve të përdorura nga grupet ekstremiste për qëllime të rekrutimit.

Page 39: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

39

4. në vend të Përfundimit: CiLët janë faktorët e reziStueS ndaj radikaLizmit dhe ekStremizmit në maqedoni?

Maqedonia paraqet një rast veçanërisht të ndërlikuar për shkak të tensioneve mes shtetit dhe një pjese të shoqërisë.111 Kjo do të vazhdojë për sa kohë që komuniteti shqiptar nuk është i përf-shirë plotësisht në institucionet shtetërore të Maqedonisë. hulumtimi identifikon tre faktorë kryesorë rezistues: a.) praktikën tradicionale të islamit b.) tolerancën ndëretnike dhe c.) pros-peritetin individual dhe të komunitetit.

Së pari, shqiptarët në Maqedoni janë tradicionalisht më fetarë për shkak të rolit të rajonit gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.112 Sa më shumë njohuri për islamin, aq më i vogël është potenciali për ideologji të shtyrë nga jashtë. Në veçanti, hulumtimi konstaton se në ra-jonet më tradicionale shqiptare, siç është rajoni i Pollogut (Tetovë dhe Gostivar), potenciali për radikalizëm dhe përhapjen e shkollës konservatore të mendimit islam është më i ulët. Në këtë përfundim nuk arrihet vetëm nga numri i luftëtarëve të huaj, por edhe nga autoriteti që usht-rojnë imamët tradicionalë në këtë rajon113. Në vlerësimin tonë, imamët tradicionalë janë ata që vazhdojnë të praktikojnë fenë me një narrativë konsistente dhe nuk i sfidojnë vlerat laike. Ata mbeten gjithashtu konsistentë në ushtrimin e ritualeve fetare njësoj me traditat e gjeneratave të mëparshme. Raporti ynë konstaton se sa më tradicionale të jetë bashkësia fetare, aq më pak potencial do të ketë për depërtimin e ideologjisë radikale.

Së dyti, aty ku ka më shumë tolerancë ndëretnike, ka më pak potencial për radikalizëm. hulum-timi konstaton se ka më shumë potencial për radikalizëm në lagjet e përziera ose në vende me shifra më të larta të incidenteve ndëretnike. Kjo ka bërë që zonat që përfshijnë Shkupin dhe Kumanovën (me rrethinat e tyre) të jenë më të prirura për radikalizim dhe ideologji ekstremiste. Reagimi i komuniteteve ndaj bastisjeve policore, incidentet ndëretnike dhe pabarazitë në standardet e jetesës nga një lagje në tjetrën, së paku ‹kanë lehtësuar› narrativën e imamëve

111 Anna Juncos. 2017. Pragmatizmi parimor dhe paepshmëria. faqe 75.

112 Gëzim Krasniqi. 2011. ‘Pema e ndaluar’: islami dhe politika e identitetit në Kosovë dhe Maqedoni.

113 intervistë me F, përfaqësues i komunës lokale në Tetovë. 15 shtator 2017. Tetovë. Maqedoni.

Page 40: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

40

rAport NGA QKSS

ekstremistë për promovimin e pikëpamjeve ekstremiste. Në vendet ku ka një përqindje më të lartë të shqiptarëve, ka më pak incidente ndëretnike, kështu që potencialet për radikalizëm dhe ekstremizëm janë relativisht më të ulëta.

Së treti, mungesa e pronësisë dhe përfaqësimit politik për të gjitha komunitetet në Maqedoni krijoi një mjedis pjellor për radikalizmi, si atë islamik ashtu edhe etno-nacionalist. Nuk është rastësi që numri më i madh i luftëtarëve të huaj dhe përkrahësve të ekstremizmit të dhunshëm vjen nga lagjet më pak të zhvilluara dhe me perspektiva shumë të pakta për ndryshim në të ardhmen e afërt. Raporti identifikoi pabarazi në jetesë mes disa komunave në Shkup. Marg-jinalizimi ekonomik i këtyre komunave ka qenë thelbi i narrativës së propaganduar nga imamët radikalë në xhamitë e Maqedonisë.

Page 41: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

41

bibLioGrafiaAgca, F., Dacev, N. (2016) ‘Bashkëpunimi ndërkombëtar në ligjin kundër terrorizmit: harmonizimi i ligjeve kundër terrorizmit në Turqi dhe Maqedoni’, Hetim-Revista e Sarajevës e Shkencave Shoqërore, vol. 2, nr. 1, f. 85-86 [Online] e disponueshme në request.ius.edu.ba/index.php/inquiry/article/down-load/54/26 (Qasur më 12 qershor 2017).

Amnesty uSA (2013) Raporti Vjetor: Maqedonia 2013 [Online]. e disponueshme në https://www.am-nestyusa.org/reports/annual-report-macedonia-2013/ (Qasur më 2 korrik 2017).

Analist, A. (2017) intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perteshi, 20 korrik.

Raporti vjetor për gjendjen në fushën e të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë për vitin 2014 (2015) [Online]. i disponueshëm në http://www.mhc.org.mk/system/uploads/redactor_assets/docu-ments/1110/Godishen_izvestaj__english_.pdf (Qasur më 4 korriku 2017).

Bunzel, C. (2015) Nga shtet në letër në kalifat: Ideologjia e Shtetit Islamik [Online] Projekti Brookings për Marrëdhëniet Amerikane me Botën islame. i disponueshëm në https://www.brookings.edu/wp-con-tent/uploads/2016/06/The-ideology-of-the-islamic-State.pdf (Qasur më 20 qershor 2017).

Aktivist i shoqërisë sivile, u. (2017) intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perteshi, 18 korrik.

Dosja e AKI-së: Ndrecaj dhe Rizaj të dyshuar në Kosovë për krim të organizuar dhe haraç (2015) [Online] zëri. e disponueshme në http://zeri.info/aktuale/32465/dosja-e-aki-se-ndrecaj-dhe-rizaj-te-dyshuar-ne-kosove-per-krim-te-organizzati-dhe-harac/ (Qasur më 14 shtator 2017).

ellis, G. (2015 ) Maqedonia: Pas Fasadës [Online]. e disponueshme në:http://www.aljazeera.com/pro-grammes/peopleandpower/2015/03/macedonia-facade-150318135440964.html

esposito, JL (2003) Fjalori i Islamit i Oksfordit, Nju Jork, Oxford university Press

Fazliu, h. (2017) Xhihadistët e burgosur të Maqedonisë përpiqen të rekrutojnë online[Online]. e dis-ponueshme në http://www.balkaninsight.com/en/blog/macedonia-s-jailed-jihadists-try-to-recruit-on-line-07-05-2017 (Qasur më 2 nëntor 2017).

Grupi i fokusit në Shkup (2017), procesverbali i grupit të fokusit, 12 nëntor 2017, Shkup, Maqedoni.

Grupi i fokusit në Kumanovë (2017), procesverbali i grupit të fokusit, 12 nëntor 2017, Kumanovë, Maqedoni.

Grupi i fokusit në han të elezit (2017), procesverbali i grupit të fokusit, 12 nëntor 2017, hani i elezit, Kosovë.

Gillet, K. (2015) Si Shkupi u bë kryeqyteti i ri i Kiçit në Evropë [Online] The Guardian. e disponueshme në https://www.theguardian.com/travel/2015/apr/11/skopje-macedonia-architecture-2014-pro-ject-building (Qasur më 3 tetor 2017).

Page 42: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

42

rAport NGA QKSS

Gruevski: Shqiptaret s’kanë pasur probleme me identitetin, neve na mohohet (2017)[Online] KlanKosova, i disponueshëm në http://klankosova.tv/gruevski-shqiptaret-skane-pasur-problem-me-identitetin-neve-na-mohohet/(qasur më 8 korrik 2017).

Hafiz Sami Abdullahu (shehid InshAllah) - Hoxhë Metush Memedi (2013) video në Youtube, shtuar nga Audionur Shkurt [Online]. e disponueshme në https://www.youtube.com/watch?v=LGAes-D-9Bs (Qas-ur më 15 dhjetor 2017).

Hafiz Sami Abdullahu Shehid InshAllah (Emocionale) Nata e Kadrit 2013/1434 - Hoxhë Bekir Halimi (2013) video në Youtube,shtuar nga Audionur Shkurt [Online]. e disponueshme në https://www.youtube.com/watch?v=vtcRpw2tYMe (Qasur më 15 dhjetor 2017).

Përfaqësuesi i Lartë i BFi-së së Maqedonisë (2017) intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perte-shi, korrik.

Përfaqësuesi i Lartë i BFi-së, G. (2017) intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perteshi, 12 shtator.

imam në Shkup, e. (2017) intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perteshi, 12 shtator

imam, J. (2017) intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Pertesh, 20 korrik.

imam në Maqedoninë Perëndimore, T. (2017) intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perteshi, 13 shtator

intervista me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni

Juncos, A. (2017) Pragmatizmi parimor dhe paepshmëria. në ISS. Paepshmëria në Ballkanin Perëndimor.

Kagioglidis, i. (2009) Edukimi fetar dhe parandalimi i radikalizmit islamik Shqipëria, Britania, Franca dhe IRJM, Teza e botuar, f. 57-60, Monterei, Kaliforni: Shkolla pasuniversitare Detare [Online] e dis-ponueshme https://calhoun.nps.edu/bitstream/handle/10945/4561/09Sep_Kagioglidis_NSA.pdf?se-quence=1&isAllowed=y (Qasur më 9 janar 2018).

Karajkov, R. (2011) Dështon regjistrimi i popullsisë në Maqedoni [Online] i disponueshëm në https://www.balcanicaucaso.org/eng/Areas/Macedonia/Census-fails-in-Macedonia-105372 (Qasur më 20 te-tor 2017).

Kelmendi, V. Balaj, Sh. (2017) Fushëbetejat e reja: Aktivitetet e Grupeve Ekstremiste në Rrjetet Sociale në Kosovë, Shqipëri dhe IRJM , QKSS [Online] e disponueshme në http://www.qkss.org/repository/docs/Neë_Batelgrounds_extremist_Groups_in_Social_Media_738865.pdf (Qasur më 12 dhjetor 2017).

Kraja, M. (2017) Kosova, identitet pa shtet [Online] i disponueshëm në http://www.gazetaexpress.com/oped/shkruan-mehmet-kraja-kosova-identitet-pa-shtet-378773/ (e disponueshme në 5 dhjetor 2017).

Krasniqi, G. (2011) ‘Pema e ndaluar’:’: islami dhe politika e identitetit në Kosovë dhe Maqedoni’, pas Mirazhit Vehabist: Islami, politika dhe rrjetet ndërkombëtare në Ballkan. Qendra e Studimeve evropiane, universiteti i Oksfordit, Dhjetor 2010, eksploruesi i hulumtimit i edinburgut [Online]. i disponueshëm në https://www.research.ed.ac.uk/portal/files/14177451/Krasniqi_The_forbid- (Qasur më 20 janar 2017).

Page 43: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

Nyja e pashtjelluar: çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

43

Kursani, Sh. (2015) Raporti hulumtues i shkaqeve dhe pasojave të përfshirjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe Irak [Online] Dokument i veçantë, QKSS, i disponueshëm në http://www.qkss.org/repository/docs/Report_inquiring_into_the_causes_and_consequences_of_Kosovo_citi-zens’_involvement_as_foreign_fighters_in_Syria_and_iraq_307708.pdf (Qasur më 2 korrik 2017).

Maqedonia falsifikoi “sulmin militant” (2004) [Online] BBC. e disponueshme në http://neës.bbc.co.uk/2/hi/europe/3674533.stm (Qasur më 10 korrik 2017).

Profili Demografik i Maqedonisë 2018 (2018) [Online] i disponueshëm në https://www.indexmundi.com/macedonia/demographics_profile.html (Qasur më 27 shkurt 2018).

Maqedoni, shqiptarët i prijnë listës së të dënuarve me burg të përjetshëm ( 2017) [Online] i disponueshëm në http://strugaekspres.com/maqedoni-shqiptaret-i-prijne-listes-se-te-denuarve-me-burg-te-perjet-shem/ (Qasur më 4 nëntor 2017).

Marusic, SJ (2015) Maqedonia konfirmon dënimet e shqiptarëve për vrasje terroriste [Online]BiRN. i dis-ponueshëm në http://www.balkaninsight.com/en/article/macedonia-court-confirms-terrorist-mur-ders-sentence-12-14-2015 (Qasur më 20 shkurt 2018).

Mejdini, F. (2016) Përplasja e armatosur e Kumanovës në Maqedoni ende ngre dyshime [Online] BiRN. e disponueshme në http://www.balkaninsight.com/en/article/macedonia-s-kumanovo-shoot-out-still-raising-suspicions-05-10-2016 (Qasja 3 tetor 2017).

Perry, V. (2016) Iniciativa për të parandaluar/kundërvepruar ndaj ekstremizmit të dhunshëm në Evropën Juglindore: Anketë e Çështjeve, Iniciativave dhe Mundësive Rajonale [Online] Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, fq. 41-42, iNiCiATiVA PëR Të PARANDALuAR/KuNDëRVePRuAR NDAJ eKSTReMizMiT Të DhuN-ShëM Në eVROPëN JuGLiNDORe Sarajevë, e disponueshme në www.rcc.int/download/docs/RCC-CVe. ../88adfd3c5fd8007d87bfc2e7ecba2cc2.pdf(Qasur më 12 qershor 2017).

Pettifer, J. (2014) Ushtria Çlirimtare e Kosovës: Nga lufta nëntokësore në kryengritje ballkanike 1948 - 2001. Hurst, edicioni i 1rë, Londër, Mbretëria e Bashkuar.

Aktivist politik në Maqedoni (2017), intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perteshi, 12 korrik.

Aktivist politik nga Shkupi, D. (2017), intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perteshi, 5 korrik.

Analist politik nga Shkupi, R. (2017) intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perteshi, 11 shtator.

Analisti politik, h. (2017) intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perteshi, 10 shtator.

Qehaja, F. (2016) ‘Përtej Gornje Maoqe dhe Oshve: Radikalizimi në Ballkanin Perëndimor “, në Varvelli, A. (eds) Vatrat Xhihadiste: Kuptimi i Proceseve të Radikalizimit Lokal, iSPi, Milano, fq. 75-92

Përfaqësues i komunës lokale në Tetovë, F. (2017), intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perte-shi, 15 shtator.

Përfaqësues i Bashkësisë islame (2017), intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perteshi, 15 shta-tor.

Përfaqësues i bashkësisë islame në Maqedoni, K. (2017), intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perteshi, 11 korrik.

Page 44: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

44

rAport NGA QKSS

i afërm i një anëtari të FF-ve nga Maqedonia, L. (2017), intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perteshi, 12 korrik.

Përfaqësues i shoqërisë civile, K. (2017), intervistë e pabotuar e realizuar nga Skënder Perteshi, 11 kor-rik.

Përfaqësues të partive politike shqiptare (2017), intervista të pabotuara të realizuara nga Skënder Perteshi, 13 shtator.

Robinson, M., Casule, K. (2015) Skandali i përgjimeve mbledh me mijëra kundër udhëheqësit maqe-donas [Online], Reuters.e disponueshme në https://www.reuters.com/article/us-macedonia-crisis/ëire-tap-scandal-brings-thousands-out-against-macedonian-leader-iduSKBN0O20A420150517 (Qasur më 20 dhjetor 2017).

Roche, JT (2017) SI PO I PËRVETËSON ISIS-i KRYQËZATAT: PARË NGA KËNDVËSHTRIMI I HISTORIANIT MESJE-TAR [Online] i DiSPONueShëM në http://www.newsweek.com/isis-and-appropriation-crusades-medie-val-historians-take-647186 (Qasur më 27 shkurt 2018).

Roy, O. (2017) Leximi i gjatë: Kush janë xhihadistët e rinj? [Online] i disponueshëm në https: //www.the-guardian.com/news/2017/apr/13/who-are-the-new-jihadis (Qasur më 27 shkurt 2018).

Selimi, K., Stojkovski, F. (2016) Vlerësimi i përpjekjeve të Maqedonisë në kundërveprimin ndaj ekstremizmit të dhunshëm: Pikëpamja e shoqërisë civile. fq, 10-27, [Online] e disponueshme në http://www.analyti-camk.org/images/Files/extremism-en-updated-FiNAL-web_ceb98.pdf (Qasur më 26 shkurt 2018).

Grupi Soufan (2015) Luftëtarët e huaj: Një vlerësim i përditësuar i rrjedhës së luftëtarëve të huaj në Siri dhe Irak. f. 7 [Online] Grupi Soufan. i disponueshëm në http://soufangroup.com/ëp-content/up-loads/2015/12/TSG_ForeignFightersupdate3.pdf (Qasur më 27 shkurt 2018).

Ambasada Amerikane në Maqedoni (2016) Raportet e Vendit për Terrorizmin 2016 [Online] i dis-ponueshëm në https://mk.usembassy.gov/country-reports-terrorism-2016/ (Qasur më 27 shkurt 2018).

Page 45: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

316.472(497.7)(048.8)

Qehaja, Florian The unexplored nexus : issues of radicalisation and violent extremism in Macedonia / Florian Qehaja and Skender Perteshi. – Prishtinë : Kosovar Centre for Security Studies, 2018.- 33 f. : ilustr. ; 21 cm.

ISBN 978-9951-679-75-6

Katalogimi në botim – (CIP)Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

Page 46: NYJA E PASHTJELLUAR: ÇËSHTJET E RADIKALIZMIT DHE ... · cave Sociale, universiteti i Lubjanës. Tema e tij e doktoraturës ishte “zhvillimi i Sektorit të Sigurisë dhe Problemi

www.qkss.org