NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso,...

66
© Copyright InfoAlbania 2015. All rights reserved. >> Revista e parë Online, nga Infoalbania.al PUBLIKUAR: MAJ 2015 TRENDING: #SIPËRMARRËS #STARTUP #LIDERSHIP #STARBUCKS #SOCIAL BUSSINES #SUKSES #LAND ROVER #MARKA #ICT n / 4 BAYBARS ALTUNTAS një sipërmarrës premtues duhet të ketë sy, veshë dhe nuhatje të “zgjuar” SPECIALE #SIPËRMARRËSIT

Transcript of NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso,...

Page 1: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

© Copyright InfoAlbania 2015. All rights reserved.

>> Revista e parë Online, nga Infoalbania.al

PUBLIKUAR: MAJ 2015

TRENDING:

#SIPËRMARRËS#STARTUP

#LIDERSHIP#STARBUCKS

#SOCIAL BUSSINES#SUKSES

#LAND ROVER#MARKA

#ICT

n/4

BAYBARS ALTUNTAS

një sipërmarrës premtuesduhet të ketë sy, veshëdhe nuhatje të “zgjuar”

““

SPECIALE

#SIPËRMARRËSIT

Page 2: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

2

PERMBAJTJA

PËRMBAJTJA

PËRSHËNDETJE MIQ E LEXUES.HYRJE

3

3 LEKSIONE LIDERSHIPINGA DALAI LAMA.KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

5

LEKSIONE NGA STEVE JOBSSI MUND TË DREJTOJMËMBLEDHJE TË EFEKTSHME.KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

7

ÇFARË ËSHTË SIPËRMARRJA E LIRË?SPECIALE SIPËRMARRËSIT

10

CILAT JANË 5 VENDET MË TË MIRAPËR SIPËRMARRËSIT?SPECIALE SIPËRMARRËSIT

11

10 SIPËRMARRËSITMË TË SUKSESSHËM NË BOTË.SPECIALE SIPËRMARRËSIT

12

BAYBARS ALTUNTASNJË SIPËRMARRËS PREMTUESDUHET TË KETË SY, VESHËDHE NUHATJE TË “ZGJUAR”.SPECIALE SIPËRMARRËSIT

14

GJITHSHKA QË DUHETTË DINI PËR INVESTITORËT ËNGJËJ.SPECIALE SIPËRMARRËSIT

18

5 LIBRAT ÇDO SIPËRMARRËS DUHETTË LEXOJË OSE TI RI-LEXOJË NË 2015.SPECIALE SIPËRMARRËSIT

19

4 SIPËRMARRËSIT MË TË MIRË DHEGJUHA E TRUPIT ME TË CILËN ATA FLASIN.SPECIALE SIPËRMARRËSIT

20

LULZIM VOCATAKIM ME SIPËRMARRËSINE SUKSESSHËM SHQIPTARNË FINLANDË.SHQIPTARË SIPËRMARRËS NË BOTË

23

PROFIL/HISTORIA E SUKSESIT TË DREJTUESITTË STARBUCKS, HOWARD SCHULTZ.PERSONAZH

28

GRA SIPËRMARRËSEQË DREJTOJNË BIZNESE ME ZEMËR.SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

31

THEMELUESJA E DOWN SYNDROME ALBANIA“PO PASUROJ SHPIRTIN ME KËTË PUNË”.SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

33

TË PASTREHËT PO DIZENJOJNËT-SHIRT TUAJ TË PREFERUAR.SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

37

PSE NISMAT E ALPHA BANKALBANIA NUK KALOJNË PA ZHURMË….SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

39

TAMPONËT QË NDRYSHUAN BOTËN.SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

41

FLORA BABA BLUE ALBANIALINDI NGA DASHURIA.SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

43

PLANE AMBICIOZE PËR YUNUS NË SHQIPËRI,PËR NJË VIT INVESTON PLOT 700,000 EURO.SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

46

AIBA KOMPANIA QË SYNONNJË JETË MË TË MIRË PËR NJERËZIT.BRANDE SHQIPTARE

51

FRUTOMANIA NË SHËNDETIN E KONSUMATORËVENJË BRAND QË BËN NDRYSHIMIN.BRANDE SHQIPTARE

53

ANGELA AHRENDTS E APPLE INC.,FEMRA MË E PAGUAR NË AMERIKË.ARTIKUJ “TOP RATED”

57

CEO I IKONËS BRITANIKE PËRSHËNDESKOSOVA MOTORS PËR BESIMIN NDAJ LAND ROVER.INTERVISTA EKSKLUZIVE

59

FINALIZOHET EDICIONI I TRETËI ALBANIAN ICT AWARDS ME KURORËZIMINE FITUESVE NË MBRËMJEN GALA.EVENTE BIZNES & TEKNOLOGJI

62

STARTUP WEEKEND TIRANA BASHKON INOVACIONIN,TURIZMIN DHE TRASHËGIMINË KULTURORE.EVENTE BIZNES & TEKNOLOGJI

64

KALENDAR I EVENTEVE.KALENDAR

65

Page 3: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

Përshëndetje miq e lexues,

Ky numër i Business Magazine është vërtetë special!

Ngjan sikur aroma e ngrohtë pranverore e Majit ka sjellë në këtë revistë disa nga momentet më pikante të këtij muaji në fushën e biznesit.

Ky edicion është një atribut për sipërmarrjen e lirë, e lashtë sa bota dhe potente sa të ndryshojë jetët e njërëzve dhe botën mbarë. Ky nocion është kaq i gjërë por vjen kaq i kuptueshëm nga goja e Baybars Altuntas, këtij sipërmarrësi të shquar ndërkombëtar që shumë shpejt do të jetë në Tiranë në kuadrin e Startup Grind Tirana.

Në një intervistë tepër të gjallë, Presidenti i Shoqa-tës së Biznesmenëve ëngjëj të Turqisë inkurajon sipërmarrësit shqipëtarë të besojnë tek ëndërrat e tyre dhe i këshillon se çfarë duhet të kenë parasysh kur ju nevojitet ndihma e vyer e investitorëve ëngjëj.

Një sipërmarrje tjetër e guximshme u shënua këtë muaj – Kosovo Motors solli Land Rover Discovery Sport në tregun Kosovar. CEO i Guava Interna-tional, kompania qe tregton Landrover, Z. Mark

Tennant, ishte i pranishëm në ceremoninë zyrtare që u zhvillua në Prishtinë me këtë rast dhe ne shfrytëzuam këtë rast që nuk vjen gjithmonë për të ‘rrëmbyer’ mendimet e tij për këtë ngjarje të rëndësishme.

Sipërmarrja vjen në forma të ndryshme. Për shembull, Zj. Flora Xhemani, ka zgjedhur të realizojë një revistë inovatore në fushën “Travel” – Blue Albania - për promovimin e Shqipërisë dhe bukurive të saj. Ose Lulzim Voca, një nga sipër-marrësit më të suksesshëm shqiptar në shtetin e largët dhe të ftohtë, Finlandë, të ngroh shpirtin me atë që ofron në kafenenë e tij – Voca Kafe.

Inkurajuese tek mëson se sipërmarrjet mund të vijnë edhe si një mishërim i një misioni altruist dhe ku objektiv parësor nuk është Fitimi monetar. Një intervistë speciale dhe plot emocion i Ema Pepkola, themelueses së Down Syndrome Albania na bën të kuptojmë se shoqëria shqiptare, por jo vetëm, ka nevojë kaq shumë për sipërmarrjet e “zemrës.”

Sipërmarrjet ndryshe, sidomos ato që kanë në focus impaktin social, janë një trend i ri në Shqipëri. Drejtori i YUNUS Social Business Albania,

Z. Shkelzen Marku, është optimist tek nënvizon në një intervistë ekskluzive, interesin gjithnjë e më të madh të të rinjve shqipëtarë për të ngritur një biznes social.

Është e rëndësishme të nënvizohet se njerëzit më shumë se kurrë po rendin pas produkteve dhe shërbimeve që plotësojnë standartet europiane. Frutomania, ky brand shqipëtar që po korr sukses të paparë në tregun Kosovar, tregon se çdo të thotë të vihesh me mish e me shpirt në realiz-imin e një sipërmarrjeje që prodhon produkte që pranohen edhe nga tregu europian. Të njëjtën eksperiencë ndan me ne edhe Drejtori i Përgjith-shëm i Aiba, kompania lider për produktin e vezës, Erion Hoxhaj.

Pra, lexoni rubrikat e këtij numri dhe nëse ndonjë prej tyre ju ndihmon të ndryshoni perspektivën tuaj apo ju hap një dritare të re në karrierën tuaj, tek e fundit, ju bën të ndiheni edhe mirë, thjesht na njoftoni! Mendimet dhe sygjerimet tuaja janë shumë të vlefshme për ne për të përmirësuar gjithnjë e më shumë produktin tonë special!

Lexim të këndshëm!Ekipi i Business Magazine!

HYRJE

SharingKnowledge & Experienceof People Inside Business.

Hi!

3

n/4

Page 4: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

Page 5: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

5

Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon janë shumë larg nga ato të liderëve tradicionalë të biznesit, por ata të cilët janë të interesuar në ndërtimin e një biznesi që të jetë më tepër se thjesht fitime monetare, mund të përfitojnë shumë nga urtësia e tij.

Në një intervistë me Harward Business Review, autori i librit bestseller “Emotional Intelligence”, Daniel Goleman, flet për librin e tij të ri, “Forca e Zotit”, një libër ku eksplorohen studimet e tij mbi shkencat konjitive (shkenca që studiojnë mendimin, të mësuarit dhe organizimin mental) si edhe marrëdhënia e tij dhjetëvjeçare me Dalai Lama.

Goleman ka kaluar 30 vitet e fundit duke shkruar mbi ndërveprimin e psikologjisë, shkencës dhe biznesit, flet për mënyrën se si një lider mund të përdorë mirësinë dhe inteligjencën emocionale për të përforcuar besimin, besnikërinë dhe për të ndërtuar marrëdhënie të forta.

Lideri spiritual shprehet që mirësia dhe mendja e hapur janë element kyç për njerëzit.

Megjithatë, shumë njerëz mendojnë se në biznes, të shprehësh empati dhe mirësi shpesh është pengesë.

Për ta ndryshuar këtë mendim, mëposhtë do të paraqiten 3 leksione që Goleman mësoi nga marrëdhënia e tij disa vjeçare me Dalai Lama dhe mënyra se si ti aplikoni këto mësime në stilin tuaj të lidershipit.

Zgjeroje Vizionin tënd

Si një murg drejtues i shkollës Gelug të Budizmit Tibetian, Dalai Lama nuk është një politikan apo një CEO i lidhur me një parti apo një kompani. Si një lider, “ai nuk i detyrohet asnjë organizate apo grupimi tjetër,” – shkruan Goleman.

“Ai është një qytetar i lirë i botës. Dhe kjo i ka

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

DALAI LAMA3 leksione lidershipi nga

dhënë atij lirinë të përballet me problemet më të mëdha që ne hasim. Mendoj se sa më pak detyrime të kesh ndaj një organizate apo diçkaje tjetër aq më i lirë je në zgjidhjen e çështjeve të cilat kanë vërtet rëndësi; pasi nëse ke detyrime ndaj politikës, do ta kesh vëmendjen kryesore ngushtësisht tek zgjed-hjet më të afërta elektorale dhe jo tek qëllimet afatgjata.

Ndaj Dalai Lama është një lider ndryshe dhe shikon larg. Ai fokusohet vetë tek çfarë është më e mira për njerezimin.”

Mbase në botën tuaj, kjo është paksa e vështire për ju ta bëni këtë, megjithatë diçka mund të përfitoni nga shembulli i tij.

Leksioni që liderët duhet të nxjerrin nga kjo, sipas Goleman:

Page 6: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

6

“Pyesni veten nëse ka diçka që ju kufizon vizionin – që kufizon kapacitetet tuaja për të treguar më të mirën e vetvetes. A mundet ta zmadhoni vizionin tuaj?

Konsumoni shumë informacion

Si një lider, të jesh i informuar është tejet e rëndësishme për të ardhmen e biznesit tuaj. Ju keni nevojë të informoheni mbi teknologjitë e reja që shfaqen, arritjet e shkencës, konkurrentët e rinj, ligjet dhe situatën politike. Nëse ju do të grumbulloni veç informacion për një fushë të vetme interesi, ju nuk jeni aspak i informuar.

Sipas Goleman, Dalai Lama kur vjen puna për të mësuar gjëra të rëja nuk diskriminon asgjë. Ai nuk shmang fusha të caktuara të dijes, përkun-drazi ai tregohet i hapur ndaj gjithçkaje dhe mbledh informacion kudo të mundet.

përcjellësh këtë tek njerëzit e tjerë që kemi pranë në jetën tonë dhe tek ata që takojmë.”

Dalai Lama nuk ka dashamirësi veç për ata që e ndjekin apo vetëm për Tibetianët. Mirësia e tij është “e pakufizuar – ai duket që tregon kujdes për çdo njeri, në mbarë botën.”- vazhdon arsyetimin e tij Goleman.

Në të njëjtën mënyrë, ju duhet të jeni dashamirës për të gjithë punonjësit tuaj, klientët, bashkëpunëtorët dhe konkurrentët madje.

“Një qëndrim pozitiv ndaj tjetrit, krijon një lloj rezonance e cila forcon besimin dhe besnikërinë në një marrëdhënie dhe motivon një ndërvep-rim harmonik,” shkruan Goleman.

“Nëse nuk bëni asgjë për të treguar pozitivitetin dhe mirësinë tuaj, do të ndodhë e kundërta si kur jeni në shtëpi ashtu edhe në botën e biznesit.”

“Ai takohet si me udhëheqëa shtetesh ashtu edhe me lypësa endacake. Ai merr informacion nga njerëz të çdo niveli shoqëror në çdo cep të botës. Kjo mënyrë veprimi, i jep atij mundësinë të kuptojë situata të ndryshme, ti analizojë ato nga shumë këndvështrime dhe të gjenerojë zgjidhje të cilat ndihmojnë gjithkënd pa prekur intereat e dikujt tjetër.”

Tregoni mirësi pa fund

Të kesh dashuri për njerëzit në jetën tënde është diçka që s’ka nevojë ta thuash. Por dashamirësia është mjaft e vështirë të haset në botën e bizne-sit. Besimet dhe qëndrimet e Dalai Lama i kanë rrënjët tek mirësia (termi anglisht: compassion).

Për këtë pikë, Goleman shpreht se “thënë shkurt, është dashamirësia e cila bën ndryshimin midis të kuptuarit më njëri tjetrin dhe kujdesit. Është si një lloj dashurie që një prind ka për fëmijën e tij. Kultivimi i mëtejshëm i saj do të thotë t’ja

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

Page 7: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

7

“Të drejtosh mbledhje në mënyrë të efekt-shme, do të thotë që pasioni i cili ndajmë do të inspirojë gjithë ekipin për të mundësuar kthimin e një vizioni në realitet”.

Nga Bill Carmody

Founder and CEO, CEO, Trepoint@BillCarmody

STEVE JOBSLeksione nga

Si mund të drejtojmëmbledhje të efektshme

Është shkruar shpesh dhe shumë për Steve Jobs. Ai vijëzoi një rrugë në të cilën shumë sipërmarrës aspi-rojnë të ndjekin sipas mënyrës së tyre.

Një miku im, Pankaj Sharma, ekspert i medias sociale dhe sipërmarrjes më dërgoi një link video ku Steve Jobs drejtonte çdo 3 muaj një mbledhje në vitin 1985 në formën e një “Retreat” (termi në shqip mungon), në kohën kur ai ndërtoi kompaninë NeXT.

Është mjaft interesante të shikosh një djalosh 30 vjeçar sipërmarrës në momentet kur ai sapo kishte humbur kontrollin nga Apple dhe po kërkonte të lançonte aventurën e tij të rradhës me disa nga anëtarët e tij besnikë të skuadrës.

Përveç se në këtë video mund të shikojmë Steve në fillimet e tij duke motivuar ekipin e tij, është intere-sante të vështrosh se si Jobs provonte të njëjtat probleme që hasin të gjithë sipëemarrësit. Edhe pse me një vizion të qartë të asaj që kërkonte të bënte, duhej të përballej me realitetin e buxheteve të kufizuara, afatet të pa-arsyeshme, stafi i pamjaf-tueshëm dhe çdo problem tjetër logjistik i cili shoqëron fillesat e një kompanie nga asgjëja.

Në video mund të merrni një shije sfidash të përbashkëta dhe të kuptoni se të gjithëve na duhet të përballemi me sfida të ngjashme kur jemi duke u përpjekur të ndërtojmë një biznes të suksesshëm nga hiçi.KLIKO PËR TË PARË VIDEON

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

Page 8: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

Mësimet që nxjerrim nga Steve Jobs për të drejtuar mbledhje që të jenë efektive

1. Trego pasion. Liderët që flasin me pasion gjithmonë e frymëzojnë stafin e tyre me idetë që shprehin dhe arrijnë të marrin më të mirën prej tyre. Njerëzit tuaj e kërkojnë këtë orientim dhe inspirim nga ju. Pasioni juaj duhet ti japë energji ekipit tuaj dhe t’i inkurajojë ata që të japin më të mirën e tyre. Nëse ju do të shfaqeni të lodhur dhe të pasigurtë, do të transmetoni efektin e kundërt të asaj që po përpiqeni të bëni: motivoni dhe frymëzoni ekipin tuaj i cili do ju ndihmojë të rriteni dhe të arrini objektivin tuaj.

2. Mendoni ndryshe. “Think Diferent”. Kjo nuk është veç një slogan i Apple, është një filozofi korporate të cilën duhet ta adaptojmë të gjithë në mbledhjet tona. Ndihmoni stafin tuaj të përdorin imagjinatën dhe të mendojnë përtej kufijve të problemit të cilin po përpiqeni të zgjidhni. Inkurajojini ata të jenë më krijues duke shkuar përtej opsioneve të qarta që kanë identi-fikuar – sidomos gjatë seancave të gjenerimit të ideve (Brainstorming).

3. Sfidoni idetë. Mos i pranoni idetë si fakte të mirëqena. Kundërshtojini ato, bëni pyetje dhe provokoni që njerëzit tuaj të nxjerrin më të mirën e tyre. A janë të bindur për idenë e tyre? Nëse po, atëherë zbuloni sa pasion fshihet pas idesë së tyre. Nëse ata janë të bindur së ajo që mbështesin është gjëja e duhur për të bërë, atëherë ata duhet ta çojnë më tej idenë e tyre. Nuk ka nevojë të tregoheni tepër kritik apo cinik, veç sigurohuni që ideja e tyre ka një bazë. Nëse nuk ka, ndihmojini ata të identifikojnë boshllëqet dhe jepini hapësirë të zgjidhin prob-lemin (edhe nëse ju e keni aktualisht një përgjigje për të).

4. Flisni gjithmonë për NE. Punoni në

mënyrë që secili anëtar i ekipit të ndihet pjesë e së gjithës asaj që jeni duke bërë. Askush nuk dëshiron të ndihet i anashkaluar apo i lënë mënjanë në një diskutim. Është e rëndësishme të përforconi idenë se çdokush në organizatën tuaj të luajë një rol vital dhe askush nuk duhet të heqë dorë nga ato që beson. Nëse zëri i dikujt nuk po dëgjohet, atëherë kjo do të thotë se ekziston mundësia që ju nuk e keni të gjithë informacionin e nevojshem për të marrë një vendim inteligjent biznesi.

duhur. Si lider, ju duhet ta dini kur duhet ndërhyrë nëse bisedat po shkojnë në drejtimin e gabuar dhe ta ktheni diskutimin me fokusin në qëllimin për të cilin jeni mbledhur për të arritur rezultatin e dëshiruar.

7. Vlerësoni dhe Njihni Merita. Disa nga gjërat më të rëndësishme të cilat ekipi juaj kërkon është ti njihni meritat dhe ti vlerësoni. Sigurohuni që të theksoni këndvështrimet pozitive dhe mësimet kyçe që dolën nga mbledhja dhe njihini meritat secilit anëtar të ekipit për kontributin e tyre. Stafi juaj do të respektojë faktin që ju gjetët kohën për ti falen-deruar për pikëpamjet e tyre dhe kjo do të shërbejë për mbledhjet e ardhshme.

8. Caktoni Detyra! Sigurohuni që gjithmonë kur të mbyllni mbledhjet të keni përcaktuar detyra për zbatim me afatet përkatëse. Sa më specifik të tregoheni, aq më të shumta shanset që detyrat e përcaktuara do të zbatohen. Për ta përforcuar këtë pritshmëri, kur të filloni mbled-hjen e rradhës, kryeni një përmbledhje të detyrave që vendosët në mbledhjen e kaluar. Kështu edhe do të mund të monitoroni progresin dhe të jë siguroheni që jeni në orien-timin e duhur.

Pra, ashtu si edhe Steve Jobs thotë në video, “Është një ndjesi e papërshkrueshme të dish se ti mund të mbjellësh farën e një ideje dhe të dish se ajo do të rritet dhe do të ndryshojë botën sadopak.”

Pra, të drejtoni mbledhje në mënyrë efektive bën të mundur se pasioni që ndajmë do të frymëzojë gjithë stafin tonë për të ndihmuar që vizioni ynë do të bëhet realitet. Ndaj, vazhdoni të inspironi. Vazhdoni të bëni atë që dini të bëni më mirë në botë dhe të gjithë do të mund të përfitojnë nga vizioni juaj unik.

5. Tregohuni të qartë! Ndërsa është e rëndë-sishme të dëgjoni secilin në ekipin tuaj, ekziston një linjë ndarëse mes të dëgjuarit dhe përcak-timit të qartë të qëllimeve dhe objektivave.

Vendosni prioritete kështu që secili të jetë në të njëjtin hap dhe të largohet nga mbledhja me një fokus të qartë se çfarë do të realizojë kom-pania, në cilat afate kohore dhe të gjithë të kenë njohuri mbi çdo parameter specifik që duhet ndjekur.

6. Fokusi tek Qëllimi. Bashkëbisedimi dhe debati i shëndetshëm janë të kuptueshëm, por mos lejoni qe diskutimi të dalë nga rrjedha e

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

8

Page 9: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

SPECIALE SIPËRMARRËSIT

Page 10: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

Që dikush të përfshihet në një sipërmarrje të lirë, duhet të ketë shpirtin e sipërmarrjes. Po çfarë do të thotë të kesh shpirtin e sipërmarrjes?

Sipas businessdictionary.com,

SIPËRMARRJA E LIRË?Çfarë është

10

Altin Lala, biznesmeni milioner

Altin Lala është një nga biznes-menët më të suksesshëm në Shqipëri.Dyqanet “Ross-man & Lala” janë më të frekuentu-arit në vendin tonë.Miliarderi Daniel Rossman e vlerëson shumë bashkëpunim me ish-kapiteni Kombëtares...

ARTIKUJ TËNGJASHËM

SPECIALE SIPËRMARRËSIT

Sipërmarrja e lirë (“Entrepreneurship në gjuhën angleze”) është procesi i fillimit të një biznesi ose organizatave të tjera. Eshtë sipërmarrësi (Entrepreneur) ai që zhvillon planin e biznesit, kërkon burimet e nevojshme dhe është ai që mbetet plotësisht përgjegjës për suksesin apo dështimin e tij.

“Shpirti i sipërmarrjes karakter-izohet nga inovacioni dhe marrja e rrezikut në sy. Ai është një pjesë kryesore e aftësisë së një kombi për t’ja dalë në një treg global gjithnjë në ndryshim dhe konkurencë.”

Page 11: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

Sipërmarrësit janë një pjesë e rëndë-sishme e çdo ekonomie. Krijimi i një klime biznesi që është stimuluese për ta, është një mënyrë që vendet e botës mund të bëjnë për të nxitur zhvillim dhe besim tek investitorët.

Sipas raportit të Bankës Botërore, Doing Business 2015, ja 5 vendet ku sipërmar-rësit ndihen më mirë për të bërë biznes:

5 VENDETCilat janë

më të mirapër sipërmarrësit?

11

SINGAPOR

DANIMARKEHONG KONG

ZELANDA E RE

SONGDO NE REPUBLIKEN E KORESE

SPECIALE SIPËRMARRËSIT

Page 12: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

12

SUKSESSHËM10 sipërmarrësit më të

në botë

Ata janë më të mirët dhe më të zgjuarit në botën e biznesit sot për sot.

Ne kemi përpiluar një listë me 10 prej tyre. Shumë në listë ishin të aftë

të kthenin një biznes gati në dështim në një kompani të fuqishme kurse të tjerë e nisën kompaninë e tyre me një ide të vetme.

Le ti shikojmë më radhë:

Evan Spiegel, Bashkëthemeluesi i Snapchat, vetëm 23 vjec, bëri bujë kur në 2013 hodhi poshtë një blerje prej 3 miliardë dollarë nga Facebook. Gjatë këtij viti, kompa-nia mori fonde nga burime të ndryshme duke e mbyllur 2013 me një total prej 50 milionë dollarë investime në një vlerë prej 2 miliardë dollarë Djali i dy juristëve të pasur, ai la Universitetin e Standord-t kur i kishin ngelur edhe tre klasë për të marrë diplomën. Evan është prova se suksesi vjen për ata që ndërrmarrin rreziqe.

Larry Page, Kur ai bashkë-themeloi Google në 1998, Page nuk e pati idenë se si kjo kompani do ta ndryshonte imazhin e kompjuterit.Page ka meritën e të cuarit Google larg, përtej një kërkuesi.Google shërben sot si një ndër Software numër 1 në botë me Gmail dhe Google Drive si produkte.

SPECIALE SIPËRMARRËSIT

Page 13: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

Travis Kalanick, Ky sipërmarrës amerikan është bashkëthemelues i Red Swoosh dhe i kompanisë së transportit, Uber.

13

Je� Bezos, Amazon

Jack Dorsey, CEO i Twitter

Timothy "Tim" Ferriss, është autor librash, sipërmar-rës, investitor ëngjëll dhe ligjërues. Në 2007, ai botoi librat The 4-Hour Workweek: Escape 9-5, Live Anywhere, dhe Join the New Rich.

Godfrey Sullivan, Splunk

Howard Schultz, Starbucks e kaloi me sukses krizen ekonomike në sajë të disa vendimeve të forta që bëri CEO i tij, Howard Schultz përfshirë mbylljen e disa dyqaneve dhe vonesat në zhvillimin e kompansë. Tani që ekonomia po përmirësohet, Schultz e ka ndryshuar fokusin e tij tek paketimi dhe tek dyqanet që shesin produkte të paketuara ose me shishe të Starbucks.

Bre Pettis, është një sipërmarrës amerikan, një video blogger dhe një multi-artist. Së fundmi, ai njoftoi se kompania e tij, MakerBot Industries, e specializuar në 3-D printing, do të ofrojë printime 3-D tek dyqanet e lokalizuara në Neë York, Boston, Greenwich, Connecticut.

Mark Zuckerberg, Themeluesi dhe CEO i Facebook

SPECIALE SIPËRMARRËSIT

Page 14: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

BAYBARS ALTUNTAS

një sipërmarrës premtuesduhet të ketë sy, veshëdhe nuhatje të “zgjuar”

14

I ftuari special në Startup Grind Tirana, më 26 maj.

SPECIALE SIPËRMARRËSIT

Page 15: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

15

Endri MATAJ & Rudina HOXHA

Ju keni qënë në Shqipëri edhe më parë. Duket sikur intrigoheni prej saj! Çfarë ju bën të ktheheni në Shqipëri? Shihni potencial këtu?

Shqipëria është një nga tregjet në zhvillim më premtues të start-up në Europën Juglindore. Popullsia është e re dhe e mirë edukuar. Është një vend pranë Italisë dhe ka një nga ekonomitë më të rëndësishme të Europës. Dhe ju keni shumë universitete që ofrojnë arsimim për brezat e rinj.

Sapo libri im u përkthye në shqip dhe u bë i famshëm në Tiranë, fillova të marr emaile direkt nga lexuesit – sipërmarrës. Kuptova nga mesazhet e tyre që ata ishin inovatorë shqipëtarë të cilët janë sipërmarrës potencialë por të cilët nuk kanë mundësi të zbatojnë idetë e tyre të biznesit për shkak të mungesës së investitorëve ëngjëj në vend.

Kudo nëpër Europë, investitorët ëngjëj janë në kërkim të ideve të mira të biznesit dhe sipërmar-rësve të mirë për të investuar. Fatkeqësisht, Shqipëria është i vetmi vend i Europës Juglindore pa një rrjet biznesesh ëngjëj. Kështu, vendosa të krijoj një lidhje me lexuesit e mi, sipërmarrësit në Shqipëri duke organizuar një delegacion inves-timesh – njerëz të cilët dëgjojnë takimet e sipër-marrësve shqipëtarë dhe ndihmojnë në krijimin e ndërgjegjësimit për investimet ëngjëll.

Duke vënë kapelen e autorit mbi krye, vij në Tiranë të takoj lexuesit e mi. Me kapelen e Presi-dentit të TBAA-së mbi krye, vij në Tiranë si kryet-ari i delegacionit të investimeve për start-up. Dhe kur të vij për të krijuar një ndërgjegjësim për investimet ëngjëj, do të vë mbi krye kapelen e Zëvendës-Presidentit të EBAN.

Çfarë mësimesh nga eksperienca juaj mund të ndani me sipërmarrësit e zellshëm shqipëtarë por ende në fillimet e tyre?

Pikë së pari, ata duhen të kuptojnë ndryshimin midis Wannapreneurship dhe Entrepreneurship. Ata duhet të kuptojnë se Wannapreneurship vjen para Entrepreneurship. Por Wannapreneurship nuk do të thotë asgjë pa marrë një hap përpara drejt fazës së sipërmarrjes. Së dyti, ata duhen të bëjnë ndryshimin midis shpikjes dhe inovacionit.

Me një shpikje e cila nuk është e marketueshme ose nuk shet, ata kurrë nuk do të kenë para për të depozituar në llogaritë e tyre bankare. Ata do të kenë veç patenta për ti varur mbi muret e zyrave të tyre për të provuar inteligjencën. Nëse, nga ana tjetër, ata mund ta shesin shpikjen e tyre, ata janë bërë jo thjesht shpikës por edhe inovatorë dhe kjo mund të çojë drejt fazës sipërmarrëse dhe llogarive bankare më të shëndetshme.

Së treti, do të doja të tërhiqja vëmendjen drejt një ndryshime të rëndësishëm midis rritjes së inves-titorëve dhe rritjes së investimeve. Në shumë raste, sipërmarrësit dhe start-ups përpiqen të rrisin

Baybars Altuntas është një sipërmarrës ndërkombëtar, një shkrimtar librat e të cilit janë më të shiturit, një investitor ëngjëll, një kolumnist dhe President i Shoqatës së Biznesmenëve ëngjëj të Turqisë. Lista e pozicioneve që ai mbart është e pafundme.

Në prag të pjesëmarrjes së tij në Startup Grind Tirana, më 26 maj, si i ftuari special ku do të flasë për investimet ëngjëj por jo vetëm, Business Magazine po publikon një intervistë ekskluzive me Z. Altuntas.

SPECIALE SIPËRMARRËSIT

Page 16: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

16

fondet e investimeve kur ata në fakt, kanë me të vërtetë nevojë të gjejnë një investitor i cili do ti ofrojë know-how, mentorship dhe networking.

Së katërti, sipërmarrësit shqipëtarë të zellshëm por pa eksperiencë ende duhet ti kushtojnë rëndësi marrjes së investimeve nga ekipet e duhura dhe në të njëjtën mënyrë, investitorët duhet të sigurohen se ato po bëjnë investime me ekipet e duhura.

Sigurimi i parave nga një ekip investitorësh ëngjëj mund ta çojë projektin tuaj deri në Silicon Valley ndërsa marrja e parave nga një individ investitor mund tju çojë deri tek rrugica tjetër.

Së fundmi por jo më pak e rëndësishme, do të thoja se është një aftësi që ka nevojë të zhvillohet: si të konvertosh një kapacitet të pashfrytëzuar mirë në ekonomi për të gjeneruar financim për bizneset potenciale.

Kush është vlerësimi juaj i përgjithshëm për të ardhmen e start-up (bizneseve të reja) në Ballkan? Sa larg mund të shkojë një sipërmarrje e lirë kur kaq shumë tregje janë të pllakosura nga korrupsioni?

Do të preferoja të përdorja termin “Europa Juglin-dore” në vend të “Ballkan” sepse shumë nga vendet e Ballkanit janë kandidate për ose anëtarë të Bashkimit Europian dhe legjitimisht nuk mund të ndahen nga zhvillimet në ekosistemin Euro-pian të sipërmarrësve.

Më 7 Maj, në Kongresin e EBAN në Eindhoven, moderova një panel mbi zhvillimin e ekosiste-meve të sipërmarrjes së Europës Juglindore me ligjërues nga Kosova, Maqedonia, Greqia dhe Mali i Zi. Të gjithë ligjëruesit ranë dakort mbi rëndësinë e edukimit rreth sipërmarrjes së lirë e cila u identifikua si çelësi kryesor për të lidhur

sipërmarrësit e një rajoni të caktuar të botës me tregjet globale të start-up-ve.

Sa i takon çështjes së korrupsionit, mendoj se brezi i ri, nëse ata zhvillojnë aftësitë e duhura sipërmarrëse dhe një mentalitet global, do të jetë ai që do të gjejë zgjidhjen ndaj kësaj sfide.

Kush janë aftësitë kryesore me të cilat një sipër-marrës i suksesshëm duhet të jetë i armatosur?

Sipërmarrësit duhet të zotërojnë 3 aftësi të rëndësishme:

- Ata duhet të jenë të aftë të pikasin mundësitë, jo thjesht ti shikojnë ato. Pra, sytë e ‘zgjuar’ janë shumë të rëndësishëm për një sipërmarrës.

- Ata duhen të jenë dëgjues të mprehtë të cilët dallojnë nga të tjerët, të diferencojnë midis kritikave të arsyeshme nga ato që janë pa lidhje. Sipërmarrësit do të dëgjojnë shumë komente, si pozitive ashtu edhe negative, në rrugën e tyre të bizneseve. Veshët e ‘zgjuar’ janë deçizivë për një sipër-marrës.

- Ata duhet të jenë të aftë të nuhasin paratë para se të ngrenë biznesin e tyre. Në këtë aspekt, sipërmarrësit kanë nevojë edhe për nuhatje “të zgjuar.”

A mund të na shpjegoni në terma të gjerë esencën e sistemit tuaj unik që ju e keni quajtur “Harta e suksesit: Ngritja juaj drejt sipërmar-rjes” dhe të na thoni kushtet që ky sistem do që të funksionojë me sukses?

Në këtë sistem, unë kam parashtruar detajet kyçe të çdo hapi të udhëtimit sipërmarrës. Kam katego-

rizuar të gjitha hapat që një sipërmarrës do të duhet të marrë gjatë këtij udhëtimi, që nga fillimi deri në fund. Unë i referohem këtyre hapave si “harta që të çon drejt sipërmarrjes së suksesshme.” Dhe unë kam dhënë me qindra �alime mbi këtë temë në të gjithë botën. Kjo hartë, të cilën e realizova për sipërmarrësit e njohur në botë, përdoret gjithashtu në seminare dhe programe trajnimi në universitete të ndryshme.

Esenca e sistemit tim është një mënyrë ndryshe e të bërit biznes që njihet si Altuntas Applied Theory: CICIC – Converting Idle Capacity into Cash i cili është studjuar nga akademikë të panumërtë dhe është shkruar nga revistat profe-sionale ndërkombëtare të fokusuara në menax-him, kërkues akadamikë i referohen asaj si Formula Altuntas. Jam i kënaqur që nuk jam thjesht një model për sipërmarrësit por edhe një burim frymëzimi për akademikët për të studjuar dhe zbuluar metodat unike dhe përfituese për sipërmarrësit. Kam qëllim tju tregoj sipërmarrësve dhe start-up një mënyrë ndryshe të të bërit biznes në rast se fondet tuaja janë të pamjaf-tueshme për të zbatuar idetë tuaja të biznesit. Kjo mënyrë ndryshe ë të bërit biznes varet nga zhvillimi i një mentaliteti i cili do ti lejojë sipër-marrësit të perceptojnë kapacitetin e pashfrytë-zuar në rrjetin tuaj. Ata (dhe ju) nuk do të keni nevojë për para për të filluar një biznes për të aplikuar teknikën CICIC.

Sipas mendimit tim, udhëtimi drejt sipër-

marrjes i ngjan 4 stinëve të vitit.

- Stina e parë është niveli i wannapreneur-ship

- Stina e dytë është faza e fillimit të një sipër-marrjeje. Kjo fazë ka 3 nën-hapa të rëndë-sishëm: inovacioni, sipërmarrja dhe market-ingu dhe shitjet.

SPECIALE SIPËRMARRËSIT

Page 17: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

17

- Stina e tretë është faza e zhvillimit e cila përfshin brandimin, institutionalizimin dhe franchising.

- Së fundmi, stina e katërt është faza e maturimit: lidershipi dhe investimi ëngjëll.

Në mungesë të një rrjeti biznesi ëngjëjsh, unë i stimuloj sipërmarrësit të bëhen ëngjëjt e tyre të biznesit duke aplikuar teknikën e CICIC. Ajo çfarë ata duhet të bëjnë është të aplikojnë këtë teknikë dhe të fillojnë biznesin dhe më pas të ndjekin hartën drejt sipërmarrjes së suksesshme. Kom-binimi i këtyre sistemeve unike quhet Altuntas Principle of Doing Business from Scratch (Parimi i Altuntas i të bërit biznes nga fillimi).

Kur ju vizitonit një restorant të njohur kebabi në Turqi, ju do të shikonit në hyrje një shënim që lajmëronte “Ne nuk kemi degë të tjera në asnjë vend tjetër.” Dhe ky sipërmarrës ishte krenar për këtë gjë. Megjithatë, kur McDonald’s hapi franchise e parë në Turqi, ata ishin krenarë që hapën restorantin e tyre të 5,000-të në botë.

Kështu, vura re se çfarë bëri McDonadl’s për të zgjeruar biznesin e tij dhe kështu krijova iniciati-vat e mia për të sjellë ndërgjegjësimin rreth pro dhe kundër sistemit franchising për ekonominë turke. Besoj se me një mentalitet të ri-projektuar, sipërmarrësit në Shqipëri dhe Europën Juglindore do të fillojnë të shikojnë sistemin franchising si një mundësitë për të forcuar ekonomitë e tyre vendase dhe të zgjerojnë bizneset e tyre global-isht. Për të ardhur tek pyetja juaj, mendoj se çdo vend ka produkte unike për të ndarë me botën; edhe nëse ato nuk janë akoma gati, ato mund të jenë gati për tu lancuar – dhe Shqipëria dhe Europa Juglindore janë pjesë e kësaj panorama.

Përse njerëzit vazhdojnë lexojnë librin tuaj më të shitur “Zbrita nga autobuzi dhe hipa në BMW”?

Si djali i një mësueseje dhe një oficeri ushtrie të dalë në pension, kurrë në kulmin e ëndërrave të mia, nuk kisha menduar se kompania që nisa pa një dyshkë u kthye në një biznes multi milionë dollarëshe. Ose që presidenti i Shteteve të Bash-kuara të Amerikës – në tokën e sipërmarrësve të lirë – do të më ftonte në Shtëpinë e Bardhë për të folur për sipërmarrjen e lirë ose që kryeministri Turk, udhëheqës i ekonomisë më të madhe, e 16-ta, në botë, do të më jeptë një letër për tja dhënë përsonalisht Presidentit Obama.

Nuk e kisha imagjinuar se një ditë do të isha në CNN International duke komentuar për samitin e Washingtonit të Presidentit Obama. Ose që do të isha një prej 110 Dragonëve nga 22 vende në show më të rëndësishëm për sipërmarrjen në botë, Dragons’Den (Shark Tank in the US.)

Nuk kisha para, asnjë të më ndihmonte apo të më mbështeste në fillimet e mia por të gjitha këto gjëra ndodhën. Me gjithë zemër besoj se bota jonë e bukur është ajo ku ëndërrat janë të afta të bëhen realitet sa kohë ne punojmë drejt realizimit të tyre.

Unë uroj për gjithësecilin të jetë i aftë të shikojë botën në të njëjtën mënyrë optimiste si edhe unë, për të parë një pamje më të madhe në të njëjtën kornizë. Nëse djali i një mësueseje dhe i një oficeri ushtrie mundi të arrijë suksesin, jam i sigurtë se edhe ju mundeni por ndoshta shumë më me lehtësi.

Së fundmi, mund të them se nëse unë ja arrita, ju mundeni gjithashtu! Dhe lista e gjërave për tu bërë, e paraqitur në librin tim, është një arsye e shkëlqyer për njerëzit për të vazhduar leximin e librit tim!

Ju jeni pionieri i sistemit të franchising në Turqi dhe në vendet e Ballkanit. A mendoni se Shqipëria, dhe Ballkani në përgjithësi, kanë demonstruar tregues të mjaftueshëm gadish-mërie drejt franchising?

Në 1990, kur prezantova sistemin e franchising në Turqi, ekzistonte një paradoks interesant në treg:

SPECIALE SIPËRMARRËSIT

Page 18: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

18

Çfarë janë: Investitorët ëngjëj mund të jenë profesionistë si doktorë apo juristë,

ish bashkëpunëtorë biznesi – ose edhe më mirë akoma, sipërmarrës të thekur të

interesuar të ndihmojnë brezin e ri. Ajo që ka rëndësi është se ata janë të pasur

dhe të gatshëm të investojnë qindra mijëra dollarë në biznesin tuaj në këmbim

të një veprimi.INVESTITORËT ËNGJËJSi funksionon: Përgjithësisht, ëngjëjt duhet të plotësojnë përkufizimin e Securities Exchange Commission’s (SEC) sa i takon investitorëve të akredituar. Secili prej tyre duhet të ketë një pasuri neto prej të paktën $1 milion dhe të bëjë $200,000 në vit (ose $300,000 në vit së bashku me bashkëshorten).

Investitorët ëngjëj ju japin juve para. Ju i shisni atyre kapital në kompani duke përmbushur rritjen në investim me SEC. Zakonisht investimet ëngjëj punojnë me rreth $600,000. Shumë nga investimet përfshijnë shumë investitorë në sajë të shtimit të grupeve të investitorëve ëngjëj.

Ana pozitive: Investimet ëngjëj mund të jenë perfekte për bizneset që e kanë kaluar fazën fillestare. Por ende sapo kanë hyrë në lojë dhe kanë nevojë për kapital për të zhvilluar një produkt apo për të financuar një strategji marketingu.

Gjithshka që duhet të dini për

Shumë biznese që kanë marrë investime ëngjëjsh kanë marrë tashmë disa të ardhura por ato kanë nevojë për para për ta çuar kompaninë në nivelin tjetër. Jo vetëm që një investitor ëngjëll mund ta bëjë këtë gjë por ai ose ajo mund të bëhet një mentor i rëndësishëm. Sepse paratë e tyre janë në lojë, ata do të jenë shumë të motivuar të shikojnë biznesin tuaj të ecë përpara.

Ana negative: Ju mund të jepni 10-50 përqind të biznesit tuaj. Mbi të gjitha ekziston gjithnjë rreziku që investitorët tuaj të mendojnë se ju jeni pengesa kryesore pse kompania nuk ecën drejt suksesit dhe mund tju “heqin qafe” duke ju pushuar, kështu nuk do të jeni më pjesë e kompanisë që ju krijuat.

Investitorët ëngjëj, ashtu si kapitalistët e ndër-marrjeve, do të donin të shikonin rezultatin e lojës në fund të rrugës që do ti lejojë ata të

marrin fitimet e tyre, pra të shikojnë nëse ka një ofertë publike ose biznesi juaj do të blihet nga një kompani tjetër. Ndoshta mund të hiqni dorë nga drejtimi i ndërmarrjes suaj para se ti ndjeni lezetin.

Si të përfitoni një investim ëngjëll: Dikur investitorët ëngjëj ishin njerëz të pasur që pronari i biznesit i njihte. Ose ata mund të jenë sipërmarrës veteran të cilët ishin zbuluar nëpër-mjet rrjeteve demode në Dhomën lokale të Tregtisë ose një bankier, avokat apo kontabilist. Megjithatë, grupet ëngjëj janë shtuar këto ditë duke ofruar mentoring dhe coaching më shumë se para.

Angel Capital Association (ACA), me qëndër në Overland, Kanada, ka një listë online të grupeve ëngjëj që janë anëtarë me reputacion si dhe organizata të lidhura me ACA. Faqe të tjera me këtë informacion janë AngelList dhe MicroVentures.

SPECIALE SIPËRMARRËSIT

Page 19: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

Koha është ndoshta aseti më i çmuar që ka një sipërmarrës në jetën e tij. Koha për të lexuar është deçizive por shpesh sfiduese në listën e detyrave për ty bërë nga një sipërmarrës. Kështu kur të kini pak kohë në axhendën tuaj intensive, duhet të siguroheni se libri që keni marrë për të lexuar, është ai që duhet.

Ka shumë libra të mëdhenj në treg sot për temën e gjerë të sipërmarrjes së lirë. Por website “Entrepreneur.com” propozon 5 libra që nuk duhet vetëm të lexohen por edhe të ri-lexohen në 2015.

DUHET TË LEXOJË5 librat çdo sipërmarrës

ose ti ri-lexojë në 2015

19

The Self-made Billionaire E�ect: How Extreme Producers Create Massive Value nga John Sviokla dhe Mitch Cohen

Outliers nga Malcolm Gladwell Choose Yourself nga James Altucher

As a Man Thinketh nga James Allen The Obstacle Is the Way nga Ryan Holliday

SPECIALE SIPËRMARRËSIT

Page 20: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

GJUHA E TRUPIT 4 Sipërmarrësit më të mirë dhe

me të cilën ata flasin

Liderët më të mirë dinë të komuniko-jnë edhe pa folur. Ja çfarë mund të mësoni nga zakonet e tyre.

Një lider i madh nuk dallohet vetëm nga ato që thotë. Por gjithashtu edhe nga mënyra se si i thotë �alët e tij.

Ndaj sipërmarrësit e suksesshem janë gjithashtu mjeshtëra të Gjuhës së trupit (Body Language). Cilat do qofshin lëvizjet e tyre trupore, e sigurtë është se nëpërmjet tyre, këta personazhe përpiqen të reflektojnë personalitetin dhe stilin e tyre.

Le të shohim së bashku gjestikulacio-net dhe lëvizjet trupore të disa prej sipërmarrësve më të suksesshëm.

Richard Branson

Lëvizja e preferuar: Takimi me Grusht të mbledhur ose “The fist bump”

Çfarë kuptimi ka për të:

Në blogun e tij, themeluesi i Virgin Group, Richard Branson tregon se ai urren të shtrëngojë duart, pasi në atë mënyrë ka rrezik transferimi të mikrobeve dhe njëkohësisht ai beson se “Fist Bump” është më argëtues. Por përveç kësaj, ai përpiqet që me Fist Bump, të ruajë stilin e tij personal, pasi “të qënit Cool, Fun dhe Uncovential” – janë gjëra të cilat e përfaqësojnë më së miri Richard Branson.

20

Zoe HenryReporter, Inc.

SPECIALE SIPËRMARRËSIT

Page 21: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

21

Jack Ma

Lëvizja e preferuar: Përshëndetja me 2 gishta të dy duarve “The double thumbs-up”

Çfarë kuptimi ka për të:

Është e rëndësishme të dimë se Body Language mund të ndryshojë sipas kulturave. Në Kinë, ky gjest mund të shihet si një reference ndaj Buddha-s. Për fatin e Jack Ma, themelusit te Ali Baba, ky gjest përkthehet pozitivisht edhe në vende të tjera në Europë apo SHBA.

Jack Ma, ka njohuri të thella mbi rikthimet e fuqishme në biznes pas dështimeve. Ai dështoi 2 herë, në provimin për tu futur në kolegj si edhe në tentativën e tij të parë si drejtues biznesi, China Yelloë Pages. (Ai është shprehur se e kanë refuzuar mbi 10 herë nga Universiteti i Harvard).

Ndaj për gjestin e tij, “Double Thumbs up” thuhet se një person si ai, që është përballur me refuzimin shpesh, përpiqet në mënyrë të pandërgjegjshme të inkurajojë njerëzit që ka përballë.

Pra, ajo që Jack Ma po thotë për ata të cilët mbase po përjetojnë të njëjtën ndjesi si ai më pare, është: “MOS HIQNI DORË!”

Mark Zuckerberg

Lëvizja e preferuar: Imiton lëvizjet e personit që takon “Mimicking others”

Çfarë kuptimi ka për të:

Imitimi apo “micmiking” është një gjest i Body Language që tregon ngrohtësi. Fakti që themel-uesi i Facebook Mark Zuckerberg imiton lëvizjet e të tjerëve na tregon se ai po përpiqet të kuptojë se nga vjen audienca e tij. Sipas specialistëve të Body Language “Nëse e bëni shpesh këtë gjë, ju e vini veten në vendin e tyre dhe përjetoni mënyrën e tyre të të menduarit duke u bërë më empatik.”

Steve Jobs

Lëvizja e preferuar: Kontakt i fortë me anë të vështrimit “Strong eye contact”

Çfarë kuptimi ka për të:

Aty ku flitet per Body Language, mund të thuhet se mendja të shkon menjëherë tek themeluesi i Apple, Steve Jobs. Ai në prezantimet e tij, angazhonte audiencën dhe bënte lëvizje të dallueshme të cilat reflektonin një energji të jashtëzakonshme. Ajo çka shihet si më e rëndë-sishmja, Jobs krijonte “eye contact”, kontakt sy më sy me pjesëtarët e audiencës së tij. Ky gjest i mbante ata të angazhuar përgjatë gjithë kohës në të cilën ai fliste.

Si përfundim, çfarëdo gjesti apo lëvizje trupore të përdorni, e rëndësishme është të jeni autentikë:

“Duhet të gjeni një stil i cili rezonon me audiencën tuaj por që në të njëjtën kohë të përshtatet me atë që ju jeni në të vërtetë.”

SPECIALE SIPËRMARRËSIT

Page 22: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

SHQIPTARË SIPËRMARRËS NË BOTË

Page 23: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

SHQIPTARNË FINLANDË

Lulzim VocaTakim me Sipërmarrësine suksesshëm

Përse vendosët të emigronit në vitin 1992, dhe përse ne Finlandë? Çfarë kërkoje në Finlandë?

Në vitin 1992 kur filloi sërisht dhuna dhe terrori serb mbi shqiptarët.

Kush është Lulzim Voca? Vendlindja: Mitrovicë

Mosha: 40 vjeçViti kur emigroi në Finlandë: 1992

Fusha e Ekspertizës: Menaxhim Restorante / Gastronomi

Kështu që u detyrova të largohem nga vendlindja dhe të emigroj në Finlandë si shumë të rinj shqiptarë.Ishte Finlanda zgjedhja ime për emigrim pasi asokohe flitej se ky vend pranonte emigrantë. Ajo që kërkoja në atë kohë ishte veç siguria për të jetuar, por ideologjija ime për

Takim me shqiptarin që jeton prej vitit 1992 në Jyvaskula, Finlandë. Aktual-isht ai është anëtar i bordit në komunën e Juvaskula-s dhe është kandiduar për deputet nga partia konservatore në zgjedhjet e vitit 2011.Rrugëtimi i tij drejt sipërmarrjes dhe integrimi me dinjitet i tij dhe familjes në një shoqëri paksa të vështirë për tu integruar edhe nga vetë europianët.

Lulzim Voca, është personi të cilin e njohin pothuajse i gjithë qyteti i Jyvaskula-s, ku ai banon prej rreth 23 vitesh. Ai është personi ku virtyti i mipritjes shqiptare ka zënë vend dhe qindra qytetarë shqiptarë që kanë vizituar Finlandën kanë pasur rastin ta provojnë këtë. Ai drejton një restorant, në qendër të qytetit të Jyvaskula prej 7 vitesh tashmë. Sapo futesh tek Cafe Voca, mund të dallosh një klimë ngrohtësie, disi ndryshe nga ajo e zakonsh-mja në një vend të ftohtë siç është Finlanda.

“Päivaä, kiitos, mirëdita dhe falemnderit”, – janë �alë që i dëgjon pothuaj gjithë kohës në komunikimin e stafit të shërbimit të shoqëruara me buzëqeshje të sinqerta. Ne patëm fatin dhe kënaqësinë të takojmë Z. Lulzim Voca, emigrantin nga Prishtina, ardhur në Finlandë në vitin 1992, që tashmë është një nga personat më të nderuar nga Bashkia e Jyvaskula-s për kontributin e tij qytetar në këtë bashki si edhe njëkohësisht si sipërmarrës i suksesshëm në fushën e shërbimeve dhe gastronomise.

SHQIPTARË SIPËRMARRËS NË BOTË

23

Page 24: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

24

një Kosovë të lirë s’u ndal kurrë ashtu si tek shumë shqiptarë anembanë botës.

Kujtoj që ishte koha që autoritetet serbe rekru-tonin ushtarë dhe i nisnin në luftën me Kroacinë. Mendova të largohem veç për 3-4 muaj dhe më pas të kthehesha, sa të shikoja gjendjen dhe situata të qetësohej.

Cila ishte puna juaj e parë dhe në cilin profesion? Keni ndërruar shumë vende pune gjatë këtyre viteve? Si ishte të inte-grohesh në një shoqëri të tillë si Finlanda?

Pasi e kreva një kurs për gjuhën Finlandeze, kërkova punë në profesionin tim si teknik makinerie, por ishte shumë e vështirë.Atëherë kërkova veç një punë dhe puna ime e parë ishte në qeverinë krahinore të mesit të Finlandës ku edhe vura kontaktet e para me shumë personalitete zyrtarë të Finlandës. Fillova të punoj si kamarier dhe hap pas hapi mora përgjegjësi më të mëdha si shef i shër-bimit. Integrimi im ishte shumë i shpejtë në shoqërinë Finlandeze edhe pse ishte shumë i vështirë. Finlandezët ishin një shoqëri shumë e konservuar në atë kohë.

Kjo periudhë në atë punë zgjati nga viti 1993-1996. Më pas në vitin 1996 shkova tek “Elonen”, një fabrikë ëmbëlsirash finlandeze, si shef shërbimi dhe pas disa kohësh u bëra menax-her i njërës prej pikave të tyre. Aty pata mundësinë të punoj me profesionistë të vërtetë në biznes gastronomie dhe mësova shumë.

Në vitin 2005 u shpërbleva me një çmim si menaxher më i mirë i shërbimeve për

kishte shumë lokale, ishin veç 4 kafe të tilla në qytet. Madje kjo lloj kafeterie ishte disi më europiane ku shërbehej edhe kafeja ekspres. Në përgjithësi nuk e përdornin këtë tip kafeje pasi përdornin kafen tradicionale finlandeze. Edhe kultura e frekuentimit dhe qëndrimit në lokale nuk ka qenë e përhapur këtu. Madje as tani nuk është shumë, ata shpenzojnë një kohë mjaft të shkurtër në lokal në krahasim me ne shqiptarët apo edhe pjesa tjetër e Europës.E kisha si prioritet të hapja një sipërmarrje timen. Në proçedurat për leje pune dhe gjëra të tilla kishte shumë vështirësi, kryesisht burokratike. Megjithatë më ndihmoi shumë vlerësimi për punën që kisha bërë dhe çmimi i marrë, pasi finlandezët më hapën dyert dhe në sajë të kësaj. Ata janë të ftohtë fillimisht megjithatë kur krijon marrëdhëniet e pastërta dhe të sinqerta dinë të ofrojnë mbështetjen e tyre shoqërore.

Ne lokal angazhova fillimisht 5 punëtorë në funksion të biznesit. Në vitin 2007, mora edhe vëllain tim nga Prishtina për të ardhur me vizë pune të punonte në lokal.

Cafe Voca ishte sukses ndaj ne vitin 2010 u shpërblyem si kafeteria më e mirë e qytetit të Jyväskylä nga një konkurs i organizuar në median lokale ku votonin qytetarët.

Në vitin 2010 hapa edhe një restorant tjetër dhe më pas pata idene për tu bërë bashkë-aksioner me ish punëdhënësin tim Finlandez. Ndërkohë punuam së bashku për të drejtuar 14 restorantet tek të cilat Fabrika e ëmbëlsirave ofronte produkte. Asokohe menaxhoja një staf punëtorësh prej 70 personash, të gjithë finlan-dezë. Hapëm 8 restorante / ëmbëltore të reja me produktet e prodhuara nga fabrika, gjatë

restorante në Finlandë, nga shoqata e Gastronomisë dhe Shërbimeve. Ceremonia u mbajt në Universitetin e vjetër të Helsinkit dhe ishte shume emocionuese nderimi në një mbrëmje Gala.

U dhanë çmime për 13 profesione të ndry-shme, nga polici më i mirë, mësuesi më i mirë etj. Rreth 5-6 muaj isha nëpër faqet e para të gazetave me pozitivitet.

“Këtë u përpoqa ta shfrytëzoja si publicitet pozitiv për të nisur sipërmarrjen time.”

Në vitin 2006 vendosa të hap një kafeteri timen me emrin Cafe Voca. Atë kohë nuk

SHQIPTARË SIPËRMARRËS NË BOTË

Page 25: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

25

kësaj periudhe nën drejtimin tim dhe rezul-tuan të suksesshme dhe vazhdojnë të tilla edhe sot e kësaj dite.

Ju keni pasur edhe një angazhim në politikë vitet e fundit. Si arriti një emigrant shqiptar të kandidohej për zgjedhje në Finlandë?

Në vitin 2011 më kontaktoi ministri i jashtëm i Finlandës (i cili më vonë u bë kryeministër) së asaj kohe, Alexander Stubb, i cili ishte një kontakt i krijuar nga puna e mëparshme në qeverinë lokale të mesit të Finlandës. Ai më ftoi disa herë për të kandiduar si kandidat për deputet në zgjedhjet e atij viti. Ishte një

veti të natyrës së tyre; Nëse nuk të njohin ruajnë distanca.Ka pasur raste që klientë të ndryshëm, edhe pse me sjellje të mirë, në mënyrë diplomatike, ngacmonin duke më pyetur:“A ke ardhur për tu punësuar këtu?”Ndërsa unë me të qeshur i përgjigjesha: “Jo. Kam ardhur si sipërmarrës për tu hapur vende pune finlandezëve”.

Megjithatë të them të drejtën pata fat që krijova marrëdhënie shumë të mira, qoftë në sajë të aktivitetit tim të të punës ashtu edhe me rolin tim në qeverinë lokale. Më ftojnë pothuajse në çdo rast feste apo aktiviteti, si edhe ministrat apo deputetët e Jyvaskula-s vijnë shpesh dhe organizojnë aktivitetet e tyre në Cafe Voca. Kjo më ka pozicionuar mirë në shoqërinë finlandeze dhe ndihem i kënaqur me këtë Integrim.Por kjo nuk do të thotë asimilim.E kam pasur pikë të dobët problemin e asimil-

nderim për mua dhe një garë e bukur.Ndërkohë angazhimi im politik është në bordin për shërbime publike në komunën e Jyväskyla-s.

Përse zgjodhët të punonit në sektorin e shërbimeve dhe gastronomisë?

Besoj se nuk bëra një zgjedhje fillestare dhe e ndoqa, ishte ecuria ime në punë dhe aktiviteti i përditshëm që më orientuan drejt kësaj zgjedhje.

Të jesh i huaj dhe në të njëjtën kohë sipër-marrës në Finlandë, çfarë do të thotë? Ka paragjykime apo vështirësi nga vendasit? Si je përballur me këtë?

Paragjykimet ekzistojnë gjithmonë edhe pse kam 23 vjet që jetoj këtu. Kryesisht e kanë njerëzit që nuk të njohin. Finlandezët e kanë si

SHQIPTARË SIPËRMARRËS NË BOTË

Page 26: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

26

imit. Mbaj lidhje shumë të ngushta me famil-jarë në Kosovë e Shqipëri, dhe në familjen tonë komunikojmë dhe sillemi Shqip. Unë jam i martuar me Violetën dhe kemi 3 fëmijë, Albinën 17 vjeç, Arbnorin 15 vjeç, dhe Rinesën 11vjeç. Ndihem mirë si një baba krenar, pasi edhe pse të gjithë fëmijët tanë kanë lindur në Jyvaskyla, flasin shumë mirë gjuhën shqipe.

A njihni sipërmarrës te tjerë shqiptarë të cilët punojnë në Finlandë? Janë të suksesshëm? Kanë shqiptarët ndonjë karakteristikë të cilës mund ti atribuohet suksesi në biznes?

Po njoh mjaft shqiptarë në Finlandë dhe shume prej tyre janë sipërmarrës. Madje dua të theksoj se që nga viti i shkuar jam takuar në Unionin Shqiptar të Biznesit me shumë të tjerë dhe jemi bërë bashkë duke forcuar lidhjet. Unë njoh prej kohësh dhe shumë shqiptarë të tjerë, sidomos për arsye se kemi ardhur pothuajse në të njëjtën kohë. Them që ka mjaft sipër-marrës të suksesshëm. Shqiptarët këtu nuk kanë mbetur në rolin e punëtorëve të krahut por kane ecur me këmbëngulje dhe janë kthyer në sipërmarrës që operojnë në Finlandë por edhe në vendet e tjera të Europës.

“Shqiptari rrezaton kur ndodhet jashtë vendit” – shqiptarët pra bëhen më të njohur jashtë vendit amë dhe nuk e dimë arsyen pse në vendin e tyre nuk arrijnë aq shumë. Kjo mbase nga dëshira dhe egoja për të bërë më shumë në krahasim me vendasit. Jemi si popull qe integrohemi shumë mirë jashtë pasi në vendet tona duket se mungo-jnë rregullat e lojës nga shteti dhe respektimi i tyre. Këtu janë ligjet dhe rregullat të ashpra, por janë të qarta. Zbato ligjin dhe ec përpara.”

investuese në trojet shqiptare në zhvillim. Në të ardhmen disa biznese të unioneve shqiptare mund të bëhen aksionerë për të investuar në burimet që ofrohen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. Pra, të operojnë nën një ombrellë për të pasur kështu edhe benefitet e një sinergjie.

Janë kryer disa aktivitete fillestar dhe jemi në fazën organizative. Roli im tek Unioni i Biznesit Shqiptar në Finlandë është menaxhimi i finan-cave.

Aktiviteti i rradhës me rëndësi është Konfer-enca që do mbahet në Prishtinë, Tiranë, dhe Shkup më datat 21-23 Maj 2015.

Mendja dhe zemra juaj janë në Kosovë, po si sipërmarrës keni menduar të investoni aty? Çfarë mendoni se mungon dhe çfarë mund të përmirësohet?

Une kam investuar në vitin 2002 në një ndër-marrje që merrej me pëpunimin e mjeteve të ndryshme të metaleve. Ishte një fillim apo testim megjithatë jam gjithmonë i vëmend-shem për ndonjë mundësi investimi. Megjithatë duhet stabilitet, respektim dhe zbatim i ligjeve. Ligjet mund të jenë të mira në letër por zbatimi i tyre le për të dëshiruar.

Një përpjekje tjetër e kam bërë në vitet 2003-2004, për të vënë në kontakt odën ekonomike të mesit të Finlandës me prioritet për të pasur 5 investitorë për tu njohur me kushtet që ofronte Kosova. Por nuk ja arrita për shkak të disa pengesave politike që u shfaqën atëherë. Uroj me gjithë zemër dhe shpresoj që gjërat të jenë duke ndryshuar për mirë.

Zakonisht më pëlqen të marr shembullin e binarëve të hekurudhës. Nëse gjërat vihen në binarët e drejtë, atëherë dhe njerëzit do të ecin drejt. Por nëse këto binarë janë të lakuar…Këtu, ligjet janë të njëjta si për mua ashtu edhe për Kryeministrin e vendit. Të dy kemi barazi para ligjit.

Folët për një shoqatë biznesi shqiptar. Çfarë është Unioni i Biznesit Shqiptar në Finlandë?Unioni i biznesit shqiptar në Finlandë, është bashkimi i sipërmarrësve shqiptarë që opero-jnë këtu. Është pjesë e Unionit Global të Bizne-sit Shqiptar i cili ka filluar aktivitetin e tij para diçka më shumë se 1 vit me iniciativën e Naim Dedushaj. Synon të krijojë një bashkim të sipërmarrësve shqiptarë kudo që janë që të funksionojnë si grupim dhe të jenë forcë

SHQIPTARË SIPËRMARRËS NË BOTË

Page 27: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

PERSONAZH

Page 28: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

28

Në vitin 1981, Howard Schultz vizitoi dyqanin e Starbucks co�ee në Seattle, një kompani-kliente e punëdhë-nësit të tij në atë kohë dhe që atëherë rrugët e tyre u dukën të pandashme. Një vit më vonë, një punë e re dhe një udhëtim biznesi në Itali u bënë arsyeja për të për të prezantuar ide që do të ndryshonin shoqërinë ameri-kane dhe mënyrën se si ajo e kalonte kohën e lirë.

Linkedin, PayPal Mafia… të gjitha mbajnë emrin Reid Ho�man

Reid Garrett Ho�man, i lindur më 5 gusht 1967, është një sipër-marrës amerikan i njohur në fushën e internetit. Ai është edhe investitor dhe autor i shumë shkrimeve dhe librave. Por mbi të gjitha ai njihet si bashkë-themelues i Linkedin, një rrjet social ...

NGAKATEGORIA

PERSONAZH

Profil/Historia e suksesittë drejtuesit të Starbucks,

HOWARD SCHULTZSchultz lindi në 1953 në Brooklyn, New York. Ai është djali i një shoferi kamioni me origjinë gjermano-çifut. Së bashku me dy vëllezërit e tij, Howard jetoi një jetë larg luksit.

Mënyra e varfër me të cilën e trajtuan babanë e tij punëdhë-nësit, mungesa e sigurimeve dhe përfitimeve sociale bënë shumë përshtypje tek Howard i ri. Më vonë, ndërsa u diplo-mua nga një universitet elitar, arsimimi që ai kishte fituar në sajë të arritjeve sportive, i dha mundësinë ti bëntë gjërat si duhet për punëmarrësit e ardhshëm.

Në kohën kur Starbucks ishtë një dyqan i vogël kafeje në Seattle. Schultz punonte për Xerox por ndryshoi vend duke marrë postin e drejtorit të përgjithshëm të një prodhuesi suedez të makinerive të kafesë. Në këtë post, atij ju desh të bënte udhëtime pune shumë shpesh për të parë se si klientët potencialë po bënin biznes. Pasioni i pronarëve dhe aroma e mrekullueshme e kafes së freskët që ai nuhati herën e parë që hyri në dyqan e bënë Hoëard të dëshironte të fillonte punë për Starbucks. Dëshira e tij u përmbush dhe ai zuri punë si drejtor marketingu.

Page 29: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

“Nëse donë të ndërtoni një ndërmarrje të madhe, ju duhet të kini kurajon të ëndër-roni për ëndërra të mëdha. Nëse ëndërroni për ëndërra të vogla, ju mund tja dilni të ndërtoni diçka të vogël. Për shumë njerëz, kjo është e mjaftueshme. Por nëse dëshi-roni të arrini një ndikim shumë të përhapur dhe vlerë që zgjat në kohë, bëhuni i guxim-shëm.”

Pas tre vitesh punë të palodhur, Schultz i bindi themeluesit e Starbucks tja shisnin atij njësinë e tyre me pakicë për shumën 3.8 milion dollarë. Ai menjëherë i ndryshoi emrin brandit të përbashkët të kafesë dhe pati si qëllim krijimin e një prej kompanive më të njohura në Amerikë. Në 90-n, kompania u zhvillua me shpejtësi të madhe. Ajo u bë publike dhe i shumëfishoi fitimet e pronarit.

Përveç dhënies së një shansi njerëzve të bisedonin me miq në një vend ku mbizotëronte dhe servirej kafeja, arritja më e madhe e Schultz ishte përmbajtja ndaj idesë së përfitimeve sociale për punonjësit e tij, përfitime të cilat të atit ja kishin mohuar prej shumë vitesh. Edhe sot e kësaj dite, punonjësit e Starbucks njihen për besnikërinë e tyre ndaj përfaqësuesve të menaxhimit.

më shumë se 17,000 dyqane në të gjithë botën, shumë besojnë se Starbucks është një franchise por me një përjashtim, Starbucks mund të nënskruajë kontrata me kompani të tjera.

Kafeja StarbucksNjë udhëtim në Itali në vitin 1982 e frymëzoi Howard. Kultura italiane e kafes e bënë djaloshin të insistonte në adoptimin e modelit të kafeterisë italiane nga Starbucks: kafene të vogla në çdo cep të çdo rruge të cilat shërbe-nin filxhanë me kafe dhe ku klientët nuk vijnë dhe ikin por e kalojnë kohën e lirë aty dhe e pranojnë atë si një vend takimi social.

Pronarët e dyqanit dështuan të shikonin të ardhmen e ndritur prapa ideve të punonjësit të tyre, një moment që e bëri Howard të hiqte dorë nga puna e tij dhe të themelonte kafeterinë e tij, Il Giornale.

Schultz është aktualisht në vendin e 311 në listën prej 400 vetash të Forbes me një pasuri prej 1.5 miliardë dollarë. Howard Schultz njihet ndërkombëtarisht si pionier në krijimin e dyqaneve të kafesë me pakicë ashtu edhe për menaxhimin e biznesit. Ai njihet gjithashtu edhe për dëshirën e tij të pashtershme në zgjerimin e biznesit dhe aftësive të tij për të arritur tregje të reja dhe mbi të gjitha për ti siguruar siguri dhe rehati punonjësve të tij.

Starbucks shërben kafe me madhësi të ndry-shme filxhanësh si dhe kafe të bërë në çast, çaj, lëng frutash, produkte të pjekura dhe sallatra të ndryshme. Starbucks po e rrit gamën e produkteve vazhdimisht, gjithnjë duke u përpjekur të kapë horizonte të reja. Sot, pjesa më e madhe e vendeve ku operon Starbucks janë të zotëruara nga kompania. Me

PERSONAZH

29

Page 30: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 31: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

ME ZEMËR

Gra Sipërmarrëseqë drejtojnë biznese

Audette Exel, Themeluese e Adara Group

Ka shumë njerëz të cilët në një fazë të karrierës së tyre angazho-hen me filantropi, por për Audette Exel, kjo ka qenë zemra e biznesit të saj që nga fillimi.

Nëpërmjet modelit inovativ Adara, Audette dëshironte të tregonte se është e mundur të bësh bashkë anën e pasur dhe atë të varfër të botës dhe që suksesi

31

Fillimisht, kur krijova Rare Birds, rrjetin e sipërmarrjes në Australi, dëshiroja të krijoja një biznes që të influenconte si mendjet ashtu edhe zemrat.

Dëshiroja të sillja ndryshim në sistemet sociale si edhe të ndihmoja ndërtimin e bizneseve që do të arrinin sukses komercial në të njëjtën kohë.

Ne e përshkruajmë këtë mënyrë të re të të bërit biznes, e cila ndër-thurr sipërmarrjen sociale dhe me përfitime, si një “Sipërmarrje zemre që jep përfitime”.

Mëposhtë na shfaqen dy sipër-marrje të tilla nga dy gra. Ato janë figura të admirueshme njerëzore dhe modele sipërmarrje në komu-nitetet ku jetojnë.

Jo Burston, themelues dhe CEO i rrjetit të sipërmarrësve Rare Birds, na tregon historinë e dy grave sipër-marrëse të cilat po bëjnë biznes duke punuar me zemër. Termi anglisht që ai përdor është “Smart-hearted business” ndërkohë që në përkthimin tonë kemi përdorur shprehjen “Biznese me zemër”.

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 32: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

32

në biznes dhe impakti social nuk ka pse të jenë gjëra diametralisht të kundërta.

Sipas saj, “Nuk mund të bëjmë ndryshimin nëse qëndrojmë secilin në cepin e vet duke i hedhur gurë njëri tjetrit. Duhet ti bashkojmë këto botë së bashku. Unë vendosa të bashkoj dy pjesë të jetës time së bashku në mënyrë që të tjerët përpara meje nuk kishin menduar se mund të bëhej.”

Grupi Adara u krijua në vitin 1998 dhe përbëhet nga Adara Advisors, një koporate finaciare me qëllime biznesi dhe Adara Devel-opment, nje organizatë ndërkombëtare që punon për të ulur nivelin e varfërisë në botë.

Adara Advisors fiton para duke ofruar konsulencë për disa nga kompanitë më të mëdha në botë, dhe më pas 100% e fitimeve të saj kanalizohen për të financuar punën e Adara Development.

Ndërkohë Adara Development punon krah për krah me gra, fëmijë dhe komunitetet që ndodhen në zona rurale apo më larg për të përmirësuar jetët e tyrë, duke asistuar jetët e më shumë se 100 000 personave që nga momenti i krijimit të saj.

Ato ofrojnë 3 tipe ekspertize: Shëndeti matern për foshnjat dhe fëmijët; shpëtimi dhe reha-bilitimi për fëmijët e trafikuar; aksesi në shër-bim shëndetësor cilësor dhe edukim për komunitetet e largëta.

“Pra këtu ne po flasim për familjen Adara; ajo është një familje e shtrië në gjithe globin. Ka këtë zemër dhe këtë shpirt. Është diçka më e madhe, një motivim më I madh dhe një qëllim jete.”

të tyrin, financuar nga ata dhe të ngritur mbi vlerat në të cilat besonin bashkërisht.

Njihej fakti se shumë pak mobilje prodhoheshin ne Australi dhe ekzistonte po ashtu mungesa e profesionistëve apo mjeshtrave në këtë fushë. Por rëndësia që ata i jepnin prodhimit local bëri që të tejkaloheshin këto vështirësi.

“Ne besonim se ishte e rëndësishme që konsumatori final të ndihej konfident me një nga produktet tona duke ditur se ato ishin bërë nga njerëz të cilët trajtoheshin në mënyrën e duhur, të cilët paguheshin në mënyrë korrekte dhe nuk prodhoheshin jashtë vendit për shkak të niveleve më të ulëta të pagës. “

Kjo përqasje etike e ka karakterizuar biznesin e tyre, si nga pikëpamja komerciale ashtu edhe si një shprehje e vlerave kulturore. Ndërkohë që shumë konkurrentë të tyre në treg po ri-shesin një markë importi, Sasha përforcoi imashin e Koskela si një kompani që ofron pajisje shtëpiake dhe mobilje të dizenjuara në Australi me çmim mesatar e cila mbështet me krenari prodhuesit lokale.

“Për mua, roli ynë kryesor është të jemi mbro-jtësit e kulturës dhe vlerave. Të frymëzojmë njerëzit rejt objektivave afatgjatë.”

Sasha Titchkosky, Themeluese e Koskela

“Ndiq atë që të thotë zemra. Besoji gjykimit tënd. Bëje për kënaqësi”.

Këto �alë kaq të thjeshta por edhe po aq të fuqishme në të njëjtën kohë, përbëjne moton e Koskela, kompanisë që formuan Sasha Titchkosky dhe bashkëshorti i saj Russel Koskela.

Si Sasha, ashtu edhe Russel kishin të dy përvoja pune në korporata kur u takuan për herë të parë dhe ndanë së bashku pasionin për Dizajn të ambjenteve të brendshme (Interior Design) dhe prodhimin e produkteve lokalisht. Ky pasion i frymëzoi ato të fillonin një biznes

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 33: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

DOWN SYNDROME ALBANIAThemeluesja e

“Po pasuroj shpirtin me këtë punë”

Emanuela ZAIMI –themeluese dhe CEO e Down Syndrome Albania (DSA) tregon në këtë intervistë ekskluzive për Infoal-bania eksperiencën e saj në krijimin e një sipërmarrjeje zemre – një model i sinqertë për tu ndjekur me interes të madh nga shoqëria shqipëtare.

Kush është Emanuela ZAIMI?

Jam e datëlindjes 12 maj 1982, dhe kam lindur në Bulqizë. Studimet e larta i kam mbaruar në Turqi, në universitetin e Ankarasë, Fakulteti i Komuni-kimit, Dega Marrëdheniet me

Publikun dhe Promovim. Më pas kam mbaruar MA në Universitetin e Bolonjës, për “Krijimi dhe Zhvillimi i Ndër-marrjeve të Vogla dhe të Mesme në vendet në tranzi-cion”. Në 8 vite punë kam punuar në fushën e komuni-kimit strategjik (marketing, PR, Reklamë, menaxhim eventesh, ngritje fondesh, zhvillim biznesi/menaxhim projektesh), në sektorin bankar, energjetik, në agjenci ndërkombëtare marketingu dhe në sektorin e NGO-ve. Jam e martuar dhe kam dy fëmijë, Arbin 3.5 vjeç dhe Dea-n 15 muajshe.

Karriera juaj ka marrë një kthesë prej disa kohësh…Largoheni nga një pozicion pune me pagë shumë të mirë për të drejtuar DSA si një aktivitet që kërkon impenjimin tuaj me kohë të plotë. Mund të na flisni pak për këtë moment?

Po. Pas një përpjekje të gjatë për të bërë dy punë, ku njëra më siguronte një status të mirë financiar ndërsa tjetra më pasuronte vetëm shpirtin, zgjodha, deri diku e detyruar, këtë të fundit pasi më jepte më tepër kënaqësi dhe sepse duke qenë krijesa ime kurrsesi s’mund ta lija. Kur e krijova DSA-në nuk isha fort e ndërgjegjëshme për përma-sat që ajo do të merrte apo për impenjimin që do të kërkonte, impenjim ky jo vetëm me kohë të plotë por shumë herë me over-time. DSA është një OJF

Gerti BOSHNJAKU

33

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 34: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

që ka marrë përmasa të mëdha edhe pse është 1.5 vjeç me moshë biologjike. Ka një vizion dhe mision që në kushtet që është vendi ynë duhet shumë punë për t’i realizuar, dhe nga ana tjetër veç aftësive të mira menaxhuese është një sipërmarrje që ka nevojë për njerëz me motivim të fortë. DSA është kthyer në motiv për jetën time, dhe kënaqë-sia që unë merrja nga çdo angazhim për të, më ndihmoi në vendimmarrjen për të hequr dorë nga puna e mëparshme, dhe për të zgjedhur një punë sfiduese, përfitimet financiare nga e cila nuk janë as 30% e asaj çfarë fitoja më parë, por puna që bëj sot më përmbush dhe më pasuron në çdo gjë tjetër që nuk ka një çmim apo është e paprekshme (intangible). Në fund të fundit unë po punoj për të sotmen dhe të ardhmen e fëmijës tim. 2 muajt e parë me kushtet e reja ishin të vështirë, në muajin e 3-të vërtetova atë thënien “Njeriu shpenzon aq sa ka”. Po pavarësisht gjithçkaje unë ndihem se kam gjetur punën ideale, duke marrë të mirëqenë se puna ideale është diku mes asaj çfarë di të bësh dhe dëshiron të bësh. Unë e di që këtë punë dua ta bëj dhe deri më tani rezultatet kanë treguar që edhe di ta bëj J.

Si erdhi ideja e realizimit të DSA? Çfarë aktiv-itetesh ka ndërmarrë deri më tani dhe Çfarë ka në plan në vazhdim?A keni lidhje me simotra nderkombetare dhe a ka ndikuar kjo ne nje fare menyre ne forcimin e DSA Albania?

Ideja për DSA e ka zanafillën para 3 vitesh, kur ne si prindër të një fëmije me sindromën Down u përballëm me një realitet aspak të mirë për mirër-ritjen dhe sigurimin e një të ardhme të denjë për fëmijën tonë, një fëmi me nevoja të veçanta. Pas një informimi të thellë (nëpërmjet literaturës në gjuhë të huaj) mbi sindromën Down, mbi nevojat specifike që kanë këta individe, mbi të drejtat e tyre po dhe tonat si prindër dhe pasi kuptuam që këto të drejta dhe nevoja nuk janë të adresuara në një formë të institucionalizuar, vendosa të bëj diçka.

Pranimi shpejtë i realitetit, iniciativat e mia vullne-tare për të ngritur zërin mbi çfarë është sindroma, çfarë kanë fëmijët tanë nevojë dhe të drejta por dhe ne si prindër, tërhoqën vëmendjen e medias pasi me sa u kuptua askush më parë s’kishte folur e dëgjuar për këtë gjë. Më emergjente pamë mung-esën e shërbimeve të specializuara, ndaj dhe nxituam për të siguruar atë që kemi sot “Qendrën e Arritjeve dhe të Zhvillimit” për fëmijët me sindromën Down. Falë një mbështetje të paçm-ueshme të Z. Saimir Pirgu, nëpërmjet koncertit të tij të bamirësisë për DSA, në tetor 2013 dhe më pas falë mbështetjes së biznesit në vend ne arritëm të ngremë një qendër që sot ju shërben 30 fëmijëve, por ju vjen në ndihmë në forma të ndryshme shumë të tjerëve dhe familjarëve të tyre. Po falë mbështetjes së biznesit këto shërbime ofrohen pa pagesë në DSA.

Në objektivat dhe qëllimet e saj DSA ka Ndërgjegjësimin, Gjithëpëfshirjen, Përfaqësimin dhe Mbështetjen. Në kuadër të ndërgjegjësimit besojmë se kemi bërë shumë punë të mirë në shumë pak kohë. Kemi ndërgjegjësuar jo vetëm publikun e gjerë por mbi të gjitha kemi ndërgjegjë-suar institucionet dhe prindërit për nevojat dhe të drejtat e fëmijëve tanë. Fushatat dhe aktivitetet tona ndërgjegjësuese janë të përqendruara në 21 mars, dita botërore e sindromës Down dhe në Tetor, muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down. Sa i përket gjithëpërfshirjes, këtu impakti ynë është më pak i prekshëm kjo sepse ky është një proçes që duhet të zbatohet me politikbërje (ligjbërje apo zbatim) nga struktura shtetërore. Këtu kemi parasysh kushtet për një arsim gjithëpërf-shirës, për një formim profesional dhe një punësim, që do të siguronte një jetë aktive për individët me SD, si çdo qytetar tjetër në shoqërinë ku jetojmë.

Në kuadër të advokimit dhe lobimit DSA numëron disa arritje dhe marrëveshje me institucione kyçe siç janë Ministria e Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Shëndetësisë. Falë disa projekteve DSA ka arritur të: organizojë një konferencë shkencore mbi “Aspektet Shëndetë-sore të Individëve me SD”, ku morën pjesë 140

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

34

Page 35: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

mjekë shqiptarë të cilët pasuruan dijet e tyre profe-sionale mbi këtë sindromë. Kemi botuar tashmë për të parën herë në shqip, Udhëzuesin e Shëndetit për individët me SD, një përkthim i botimit të European Down Syndrome Assoçiation. Kemi trajnuar 120 edukatore dhe kujdestare, staf të çerdheve dhe të kopshteve të Tiranës, mbi aspektet e zhvillimit dhe përkujdesit për fëmijët me SD pjesë e sistemit të arsimit parashkollor publik të përgjith-shëm. Kemi botuar gjithashtu një udhëzues praktik për këto edukatore.

Me mbështetjen e Shërbimit Social Shtetëror dhe Departamentit të Gjenetikës Mjekësore në QSUT, kemi më në fund në dorë statistikat e para për individët me SD që jetojnë në Shqipëri dhe ata janë 635 persona. Kemi nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me MAS, të cilën do ta shfrytezojmë për të analizuar dhe ndihmuar në proçesin e sigurimit të një arsimi gjithëpërfshirës për fëmijët me SD. Jemi duke punuar për të kuptuar si është realiteti i arsimit të këtyre fëmijëve. Sa i përket suportit dhe facilitimit për një jetë më të mirë, veç shërbimeve terapeutike dhe kurseve të aftësimit për jetë në qendrën tonë, DSA ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh të tjera si ato me spitalet private ku vizitat për individët me SD janë pa pagesë dhe çdo ekzaminim tjetër mundësohet me një çmim të skontuar, por edhe realizime operacio-

nesh jashtë vendit me 0 kosto për familjen, kur ato janë të pamundura të kryhen në vendin tonë.

DSA synon të bëhet një organizatë e vetëqën-drueshme. Sfida më e madhe është ajo financiare. Në përpjekje për të siguruar disi vetëqëndruesh-mëri DSA po punon për ngritjen e një biznesi social, i cili do të “furnizojë” DSA-në me të ardhura por dhe do të punësojë të rinj me sindromën Down. Nga ana tjetër DSA nuk do të rreshtë së luftuari për të siguruar shërbim për çdo fëmijë dhe individ me SD në Shqipëri. Është e papranueshme që një foshnjë të duhet të udhëtojë nga Shkodra, Lezha, Puka, Fieri, Librazhdi, etj për të marrë shërbimet për të cilat ka nevojë në qendrën tonë. Këto shërbime duhet të jenë të aksesueshme në qytetin ku ata jetojnë. Nga ana tjetër është po aq e papran-ueshme që një individ me SD të mos jetë në gjendje të bëjë një jetë aktive dhe gjithëpërfshirëse. Ai duhet të ketë një punë dhe të ardhurat e tij e të mund të jetojë një jetë të paktën gjysëm të pavarur.

DSA është anëtare e Down Syndrome Interna-tional, e European Down Syndrome Association dhe është në një marrëdhënie dhe bashkëpunim të ngushtë me Down Syndrome Kosova dhe Down

Syndrome Turkey. Padyshim që kanë një rol të madh në forcimin tonë duke qenë se janë më të hershme dhe më me eksperiencë se ne.

Sa e vështirë është kjo sipërmarrje? Ka ndry-shime nga sipërmarrjet e tjera ku ke punuar? Nëse po, në cilat aspekte?

DSA ka vështirësi si OJF, por dhe unë si drejtuese e saj. Sigurimi i qëndrueshmërisë ëshë sfida më e madhe si OJF. Nga ana tjetër unë has vështirësitë e një punëdhënësi në një terren financiar të tillë por dhe në një terren ku kapitali njerëzor i specializuar për shërbime për fëmijët me SD apo dhe me aftësi intelektuale të tjera është i varfër. Është në kurriz të DSA-së të rrisë kapacitet e burimeve njerëzore, dhe ky është një zë më vete që duhet të zërë vend në buxhetin vjetor të DSA.

Çfarë shpërblimi të jep në këmbim? Nga ajo që shohim në përcjelljen e aktiviteteve të DSA në rrjetet sociale, ka shumë, po shumë dashuri…duket se kjo punë të mbush me dashuri. Është e vërtetë? Më shumë jep apo merr dashuri nga ajo?

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

35

Page 36: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

36

Po pasuroj shpirtin me këtë punë. Ndihem e vyer për shoqërinë, më vlerësohet puna, falenderohem, përkrahem në forma të ndryshme, marr bekime jo vetëm nga prindërit por nga shumë njerëz.. dhe unë ditën e nis dhe e mbyll me përqafimet e fëmijëve të mi dhe me përqafimet e fëmijëve të DSA… dhe po, ka shumë dashuri, ne mund të përqafohemi me 10-tra herë në ditë në DSA.

Sipërmarrje të tilla sjellin ndryshim rrënjësor në gjithë sistemin e fuknsionimit të shtetit dhe shoqërisë. Si e vlerësoni deri më tani punën e bërë, çfarë ndryshimi keni arritur të sillni? (Mund të përmendësh disa arritje dhe mund të bësh falenderime) Mendon se keni arritur të vini në lëvizje diçka në strukturat qeverisëse?

Mund të them me shumë siguri që në të treja ministritë e linjës dhe me interes për DSA, kauza jonë njihet tashmë dhe dinë shumë më tepër se para 3 vitesh për nevojat tona. Ne jemi pjesë e shumë tryezave konsultuese në kuadër të reformave që ka marrë dhe po ndërmerr Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Sigurisht që ndryshimi rrënjësor, që do të bëjë të prekshëm dhe të jetueshëm ato shërbime dhe infrastruktura për

të cilët fëmijët tanë kanë nevojë, do të dojë ende kohë, shumë kohë, por është një fillim i mirë, të cilit i duhet ruajtur “tempo”. Nga ana tjetër shteti ynë është i varfër, dhe ky fakt pengon si në ruajtjen e kësaj “tempoje” e akoma më shumë me shpeshti-min e tij. Por është fakt, fakt që dhemb për ne prindërit e fëmijëve që jetojnë sot, që çdo ditë që kalon pa siguruar atë për të cilën kanë nevojë fëmijët tanë, është një shans i humbur për një jetë më të mirë, më të shëndetshme, më të denjë dhe më gjithëpërfshirëse…Ky fakt mua më shqetëson shumë si nënë dhe si drejtuese e DSA.

mëngjes ishte pothuajse 90% e sigurtë që pas tetorit, DSA rrezikonte seriozisht ofrimin e shërbi-meve pa pagesë për fëmijët, por pas një takimi në drekë, është pothuajse 90% e sigurtë që DSA do t’ja dalë të sigurojë fonde dhe për një vit tjetër. Ky ishte një takim me një njeri nga ata “out there”. Nuk e dimë ç’sjell e nesërmja, por me rëndësi është që dhe në mos na sjelltë atë që dëshirojmë, të dimë ta menaxhojmë dhe ta kthejmë në oportunitet e në favor të mirëqenies tonë, lumturisë tonë.

Si do të ndiheshin ata (të rinjtë) nëse do të zgjidhnin të realizonin një “Sipërmarrje me Zemër?”A mund te vijne te rinjte dhe te puno-jne (si intern) ne organizaten tuaj, ndoshta eshte menyra me e mire per ta ndjere kete lloj sipermarrje.

Ata do të ndiheshin të realizuar, me një vetëbesim të shtuar dhe respekt për veten e tyre. Po sigurisht që mund të vijnë. Një prej aseteve më të mëdha që ka DSA, janë vullnetarët apo praktikantët. Në fakt i gjithë stafi që është sot në DSA ka punuar të paktën 2 muaj vullnetarisht në DSA. Vullnetarëve tek ne ju jepet mundesia të realizojnë mini projektet e tyre. Ata duke kuptuar nevojat dhe objektivat e DSA, propozojnë ide dhe projekte që gjejnë zbatim. Në këtë formë na ndihmojnë dhe ne por mbi të gjitha zhvillojnë dhe aftësitë e talentet e tyre. Për të dhënë disa shembuj “Ekspozita Trisomy 21”, është një ide dhe realizim 100 % i vullnetarëve të DSA. Dy vullnetarë, studentë të mjekësisë, me iniciativen e tyre, këto ditë janë të angazhuar në shkrimin e një projekti, që synon të mundësojë një check–up sipas protokollit të sindromës Down, për të gjithë individët me SD në Shqipëri. Unë jam shumë e bindur që ata do ta çojnë deri në fund këtë. Çdokush që dëshiron të angazhohet në DSA si vullnetar mund të na shkruajë në [email protected] ose të plotësojë formularin e vullnetarizmit në faqen tonë të web www.dsalbania.org

Po ty, si njeri të ka ndryshuar kjo punë? Çfarë ke mësuar që do doje t’ja jepje si këshille atyre të rinjve që kanë dëshirë të sjellin ndryshim me sipërmarrjet e tyre?

Mua shumë, në shumë aspekte. Të rinjve do t’ju këshilloja që të guxojnë për të qenë konkret dhe proaktiv në realizimin e ideve apo ëndrrave të tyre. Të mos kenë frikë nga gabimet që mund të bëjnë, për sa kohë besojnë në projektin e tyre. Të kërkojnë mbështetje nga kushdo dhe kur ta kenë atë t’ju jenë mirënjohës. Në ato ditët “e tmerrshme” kur peshoja vendimin për të lënë një punë e cila çdo datë 1 të muajit më siguronte një pagesë të mirë, sigurim shëndetësor privat të vlefshëm dhe jashtë vendit për vete dhe gjithë familjen (një benefit shumë i rëndësishëm ky sidomos për djalin tim me sindromën Down), etj etj, një mikeshë më tha “Ema mos ki frikë, ka shumë njerëz “out there” që do të të japin ndihmën dhe suportin e duhur për të ecur përpara”. Dhe vërtetë ashtu po ndodh. Deri sot në

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 37: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

37

Në veçanti, atij i zuri syrin një punim. Emri i artistit të këtij punimi për fat ishte po Matthew. Dhe kjo i bëri përshtypje edhe më shumë. Në punim jepej një djalosh, tamam si ai, por i cili nuk kishte të njëjtat avantazhe si ai. Ai nuk kishte një shtëpi. Afërsisht 15 vite më vonë, ky punim e frymëzoi atë të ndër-rmerrte veprime. Së bashku me dy djem më të mëdhenj në Universitetin Shtetëror të San Digoes, Wayne bashkëthemeloi Art without a Roof (Art pa një strehë), një biznes social që punon me artistë të pafavorizuar për të krijuar veshje dhe objekte të qëndrueshme që tregojnë artin e tyre. Slogani i kompanisë e përmbledh atë më së miri: “Temat për ndryshim.”

TË PASTREHËTpo dizenjojnë T-shirt tuaj të preferuar

Kur Matthew Wayne ishte 8 vjeç, ai dhe familja e tij shkuan në një galeri në San Diego ku tregohej puna e bërë ekskluz-ivisht nga të rinjtë e pastrehë.

Qëllimi është të përmirësojmë jetët e individëve të pafavori-zuar ndërkohë që mbështeten artistët lokalë dhe programet e terapisë nëpërmjet artit. Për momentin, kauza kryesore është mungesa e strehimit.“San Diego ka një strukturë të mrekullueshme të instaluar kur bëhet �alë për të rinjtë e pastrehë sepse ka kaq shumë të tillë,” thotë Wayne për Mashable.“Ka rreth 20,000 të rinj të pastrehë në San Diego tani për

Eksperimenti social. Hedhin kuletën me para për të parë reagimin e njerëzve

Dy persona nga Çekia, kanë bërë një eksperiment social të jashtëza-konshëm, ku kanë hedhur me qëllim kuletën e tyre pranë të pastrehëve. Qëllimi i tyre ishte që të shohin se si do të reagojnë të pastrehët në këtë rast dhe se ...

NGAKATEGORIA

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 38: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

38

tani,” thotë ai.Ja si funksionon procesi; “Art Without a Roof” bashkëpunon me një artist të pastrehë dhe një dizajner grafikash e merr punën e tij ose të saj dhe e vendos në një rrobë, të prodhuar në vend. Gjithkush mund ti blejë këto objekte në website dhe paratë e fituara kontribuo-jnë për një ndryshim që zgjat.10 përqind e çdo blerjeje – nga këmisha tek kanatjeret, shkojnë për programe ekspresive arti për komunitetin lokal nëpërmjet organizatave partnere Mon-arch School, e cila i jep mundësi të rinjve të pastrehë të edukohen dhe A Reason to Survive.

Një shtesë prej 7 përqind shkon drejt bursave edukuese për artistin. Gjithashtu kompania paguan më parë çdo artist midis $150 dhe $350 për punën e bërë.

“Art Without a Roof” ka punuar me artisten e njohur Inocente e cila ishte e pastrehë në San Diego për 9 vite dhe ndoqi vetë Shkollën Monarch. Ajo gjithashtu ishte objekti i filmit të shkurtër Inocente, e cila fitoi Çmimin për Dokumentarin më të Mirë të Shkurtër në 2013.

“Ne pamë videon e Inocente në një orë mësimi të një biznesi social dhe men-duam “Ka të tjerë të rinj të pafavorizuar të cilët janë artistë të mrekullueshëm si ajo dhe ato kanë histori të mrekul-lueshme. Ne duhet të kemi një platformë për ti ndarë historitë e tyre me botën,” tha Wayne.

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 39: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

Gerti BOSHNJAKU

39

Por kjo iniciativë nxorri edhe njëherë në pah faktin se përgjegjësia sociale është në venat e Alpha Bank Albania.“Alpha Bank Albania e ka bërë përgjegjësinë sociale pjesë të kulturës së saj korporative prej më shumë se 10 vitesh dhe ajo këto vite ka mbështetur komunitetin nëpërmjet një programi të larmishëm sponsorizimesh ku janë mbuluar çdo herë projekte të rëndësishëm shëndetë-sore, shoqërore,mjedisore, artistike, sportive etj,” thekson Brunilda A. Isaj, Drejtore e Njësisë së Biznesit Bankar me Pakicë në një intervistë eksklusive për Infoalbania.

Një përqasje e tillë po jep kontributin e saj në fushën e shëndetësisë ku iniciativat e Alpha Bank Albania janë më së shumti të përqën-druara.

Intervista e plotë me Zj. Isaj në vazhdim:

“Jemi të gjithë luftëtare kundër kancerit të gjirit!” – Kjo ishte nisma më e fundit e Alpha Bank Albania e cila bëri jehonë në median sociale edhe për ndjeshmërinë që përmban kjo temë.

Dua ta nis me një pyetje të përgjithshme. Si do ta përkufizonte Alpha Bank përgjegjësinë sociale? Ne besojmë që përgjegjësia sociale është detyrë e të gjithëve ne dhe me aktivitetet tona synojmë të ndërgjegjësojmë shoqërinë të jap kontributin e saj me veprime sado të vogla që mund të sjellin ndryshime të mëdha.

Siç e dini Alpha Bank Albania është pjesë e grupit Alpha Bank i cili ka një eksperiencë mbi 130 vjeçare në tregun financiar dhe natyrisht në nivel grupi praktikat e përgjegjësisë sociale ka kohë që praktikohen dhe tek ne janë perçuar praktikat më të mira tek të cilat ne mund të bazoheshim.Alpha Bank Albania e ka bërë përgjegjësinë sociale pjesë të kulturës së saj korporative prej më shumë se 10 vitesh dhe ajo këto vite ka mbështetur komu-nitetin nëpërmjet një programi të larmishëm spon-sorizimesh ku janë mbuluar çdo herë projekte të rëndësishëm shëndetësore, shoqërore,mjedisore, artistike, sportive etj.

ALPHA BANKALBANIA

Pse nismat e

nuk kalojnë pa zhurmë…

Mund të na flisni pak me shumë për kontributin tuaj në fushën e shendetësisë dhe me specifiki-sht për iniciativën më të fundit ‘’Jemi të gjithë luftëtarë kundër kancerit të gjirit?Vitet të fundit jemi munduar që projektet lidhur me shëndetësinë të përfshihen edhe në planet tona sociale. Mund të përmendim këtu punime të rëndë-sishme të kryera në spitalet pediatrike në qytetet e Vlorës, Durrësit, Kukësit dhe Librazhdit si edhe dhurimi i pajisjeve aerosol dhe pajisje të ndryshme sanitare për këto spitale.

Gjithashtu, Banka ka dhuruar një aparat koagulom-etri në Qendrën Shëndetësore të Kombinatit ka rikonstruktuar Qendrën Shëndetësore në Kamëz si edhe ka pajisur Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ‘’Omer Nishani’’ me sinjalistikën e duhur në mënyrë të tillë që pacientët të orientohen sa më mirë.

Këtë vit Banka ka dhënë kontributin e saj edhe për Fondacioni Spitalor të Nënës dhe Fëmijës për blerjen e një aparati grafie i cili do të shërbejë për

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 40: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

fëmijët e porsalindur. Gjithashtu vlen për tu përmendur kontributi vullnetar prej 5 vitesh i punonjësve të Bankës të cilët janë dhurues të rregullt të gjakut duke ndihmuar cdo vit fëmijët me talasemi.

Është e rëndësishme të përmendim që burimi i këtij donacioni do të jenë të ardhurat e gjeneru-ara nga përdorimi i kartave të kreditit Alpha Bank, pra klientët tanë nuk do të kenë asnjë kosto shtesë; ata thjeshtë duhët të përdorin kartat e tyre për të kryer blerjet e tyre të përditshme.

Cilat janë kostot kryesore dhe përfitimet që Alpha Bank ka marrë nga përpjekjet e saj në kuadrin e përgjegjësise sociale? Sic e përmënda edhe më lart përgjegjësia sociale është pjesë e Alpha Bank Albania prej më shumë se 10 vitesh. Bordi Drejtues i Bankës akordon cdo vit një buxhet të posaçëm bazuar në projekte të ardhura pranë seksionit tonë të përgjegjësisë sociale ose për të mbështetur projekte të cilat janë përzgjedhur nga anetarët e Bordit Drejtues për tu mbështetur nga Banka jonë por gjithashtu ka edhe projekte të cilat nuk kanë qënë të planifi-kuara dhe merret vendim sipas emergjencës së projektit si për shëmbull rasti i fundit i përm-bytjeve në Jug të Shqipërisë për të cilat Alpha Bank kontribuoi me një vlerë monetare prej 10.000 euro për tu ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura.

Mund të themi që shuma e alokuar për përgjegjësinë sociale është e konsiderueshme dhe ka një rritje nga viti në vit.

Në cdo rast arsyeja pse ne kemi krijuar një fond të vecantë për projekte lidhur me përgjegjësinë sociale është për të përmirësuar mirëqënien sociale dhe përfitimi ynë i vetëm është kënaqësia që marrim që kemi bërë ndryshimin.

Interesante mënyra e përdorimit të rrjetit social Facebook për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe për ti bërë ata të japin ndihmën e tyre me përdorimin e kartave të kreditit, për të qenë pjesë ndihmuese në blerjen e aparatit të mamografisë.

Mediat Sociale janë një mjet mjaft i fuqishëm për të përcuar mesazhe të rëndësishme qofshin këto mesazhe komerciale apo sociale si në rastin tonë.

Alpha Bank ka përqafuar gjithmonë inovacionin jo vetëm në mënyren e komunikimit të fushatave të saj të marketing apo ato sociale por edhe në

Përsa i përkët kanceri të gjirit statistikat tregojnë se në Shqipëri, cdo vit ka rreth 500 raste të reja të diagnostikuara me këtë sëmundje, e cila është gjithashtu një nga arsyet kryesore për humbjen e jetës tek femrat. Shqetësimi kryesor mbetet fakti që pacientet paraqiten për t’u vizituar vetëm kur sëmundja është në fazë të avancuar, duke ulur mundësitë e ndjekjes dhe shërimit.

Mamografia është mbrojtja më e mirë kundër kancerit të gjirit duke qënë se mund të ta eviden-tojë këtë sëmundje që në fazat fillestare. Kërkimet kanë treguar qartë se mamografia mund të rrisë ndjeshëm mundësitë e parandalimit dhe mbijetesës nga kanceri i gjirit.

Duke patur parasysh të mësipërmet, Alpha Bank ka marrë iniciativën të kontribuojë për blerjen e një mamografie, e cila do ti dhurohet spitalit të Tiranës.

veprimtarinë e përditshme të saj bankare duke i ofruar klientit shërbime të teknologjisë më të avancuar.

Duke dashur të kthehem te fushata sensibilizuese ‘’Jemi të gjithë luftëtarë kundër kancerit të gjirit’’ ne zgjodhëm ta reklamonim gjerësisht sepse është e rëndësishme që të gjitha nismat sociale të reklamohen sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një rritje të ndërgjegjësimit të popullit.

Pra ndërgjegjësimi masiv ishte arsyeja përse ne vendosëm të informojmë të gjithë njerëzit jo vetëm klientët tanë; ajo që ne donim ishte që kjo fushatë të arrinte te të gjithë grupmoshat e ndryshme dhe gjinitë e ndryshme pikërisht për ti dhënë asaj rëndesinë e duhur dhe për ti edukuar ata sadopak që të ndihen pjesë e kësaj sfide. Nisma të tilla nuk duhet kurrsesi të kalojnë pa zhurmë…

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

40

Page 41: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

41

“Mirësevini në dyqanin e duhur për vaginat.” Këto janë �alët plot besim dhe

që nuk shprehin pendesë me të cilat përshëndetet çdo vizitor i faqes së SHEVA, një biznes që shet produkte higjenike për

femrat për një kauzë.

që ndryshuan botënTAMPONËT

Brendi, i cili përfshin një grua në pozicionin klasik të Rosie the Riveter, e cila mban në dorë një kuti me tamponë të firmës Playtex, largon turpin ndaj ciklit menstrual dhe promovon fuqizimin e grave me çdo klik të bërë në faqe. Por ky biznes nuk është thjesht një one-stop shop për produktet e femrave.

SHEVA është gjithashtu një komunitet që punon për fuqiz-imin e vajzave në vendet në zhvillim.

Me çdo blerje, kompania jep një furnizim për rreth një muaj me lines për një vajzë në nevojë dhe punon për edukimin e saj lidhur me trupin dhe të drejtat e saj.

“Besoj se vajzat janë forcat më të fuqishme në ndryshimin e një komuniteti,” Marisabel Ruiz, CEO dhe themelues i SHEVA, tha për Mashable.

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 42: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

“Por shumë vajza në vendet në zhvillim nuk kanë akses ndaj mbrojtjes bazë sanitare. Çdo herë që ato janë me ciklin menstrual, ato humbin shkollën ose nuk shkojnë në punë. Çdo muaj, është sikur jeta e tyre ndalon,” shton Ruiz.

Si rezultat, shumë vajza marrin nota të ulëta, lënë shkollën ose mbeten shtatëzënë në mosha shumë të reja.

Tabutë dhe mungesa e kuptimit rreth ciklit menstrual vazhdon të përshkojë kulturat e vendeve të ndryshme. Sipas sondazhit Water-Aid, 48 përqind e vajzave në Iran dhe 10 përq-ind e vajzave në Indi mendonin se cikli men-strual ishte një sëmundje. Ndërsa UNICEF zbuloi se 66 përqind e vajzave në Azinë Jugore nuk dinin asgjë rreth ciklit menstrual derisa i mirëpritnin ato për herë të parë në jetën e tyre. “Misioni im është të ndihmoj këto vajza tja dalin duke i ofruar atyre mjete dhe informacio-nin për të cilën ato kanë nevojë për të vazh-duar edukimin dhe jetën e tyre,” tha Ruiz.

Gratë (aktualisht vetëm në Amerikë) mund të shkojnë online tek SHEVA.com dhe të gjejnë aty të gjitha firmat më të njohura të produkteve të kujdesit për femra që nga lines dhe produk-tet për larjen e pjesëve intime, kontraceptivë, lubrifikantë dhe teste shtatëzanie. Ato janë të njëjtat produkte që mund të gjeni në një farmaci apo supermarket të zakonshëm por me ndryshimin se duke bërë blerje online, produkteve në �alë i shtohet impakti social i ndryshimit të jetëve të vajzavë të lëna pas dore.

“Qëllimi im është fuqizimi i 1 milion vajzave në Guatemala në vitin 2025,” thotë ajo.Pasi studioi administrim biznesi në Spanjë dhe Hong Kong, Ruiz u frymëzua nga modele biznesi si TOMS, Honest Company dhe Warby

Kompania po përpiqet të krijojë edhe një model sekondar sipas së cilës vajzat mund të mësojnë të bëjnë peceta vetë në bashkë-punim me qendrat shëndetësore universitare me qëllim realizimin e pecetave të sigurta dhe higjenike me ndihmën e materialeve që mund të gjenden lehtë në vend si fibra bananesh. Kur këto vajza të mësojnë se si ti bëjnë këto peceta vetë, kjo mund të jetë edhe një mënyrë për të ndihmuar veten por edhe ndoshta për të hapur një biznes të tyren.

Deri më tani, ndikimi më i madh që Ruiz ka parë është një rritje në njohuri dhe ndryshim në qëndrim. Vajzat, që nuk e dinin se çfarë ishte cikli menstrual, e kanë kuptuar tashmë se çpo ndodh me trupat e tyre dhe për më tepër janë më pak të turpshme të bëjnë pyetje. Ato shkojnë në shkollë, hapin llogaritë e tyre bankare dhe presin që një ditë të martohen kur të jenë më të rritura.

Dhe SHEVA po zhvillohet. Nuk është vetëm fakti që ajo po nxjerr fitime nga faqja por një numër kompanish kanë shprehur interesin e tyre ndaj këtij biznes dhe janë bërë partnerë me SHEVA për të shitur produktet e saj, duke dhënë një pjesë të fitimeve për kauzën në �alë.Kush është hapi tjeter? Ruiz do të donte shumë ta shikonte SHEVA të lançohej në të gjithë botën sidomos në Europë dhe Azi ku bizneset sociale po lulëzojnë.

Ndërkohë, kompania po përpiqet ti tregojë grave dhe femrave në vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara se cikli menstrual nuk ka asgjë për tu patur turp, ashtu si edhe �ala “vaginë.

“Është një gjë super e fuqishme si femër që je,” përfundon Ruiz.

Parker. Këto kompani e bënë atë të kuptonte se secili mund të filloi një biznes social në çdo industri dhe me çdo produkt a shërbim.

SHEVA bashkëpunon me OJQ të ndryshme si organizata kundër varfërisë Asopuente dhe Congregación Marta y Maria, një shtëpi vajzash në Jalapa, për të themeluar një program edukimi 2 vjeçar që shpjegon se çfarë është cikli menstrual, bazat e higjenës personale, rëndësia e vetbesimit, identiteti e të tjera si këto.

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

42

Page 43: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

43

Duke qenë i pari produkt i këtij lloji, ai erdhi në një moment “thatësire informative” në sektorin turistik dhe gjeti vend të menjëhershëm në tregun ende të pamësuar me materiale turistike promocionale. Menjëherë pas tij vjen Katalogu i Restoranteve të Tiranës. Periudha e realizmit të këtyre projekteve ishte shumë e vështirë për shkak të mungesës në treg dhe mosnjohjes nga tregu shqiptar i këtyre lloj produkteve.

Pastaj gjithçka që erdhi më pas, ishte rrjedhojë e përvojës graduale, nevojave të diktuara nga tregu, të cilat ndryshonin dhe shtoheshin nga viti në vit dhe ideve që në fushën e turizmit nuk mungojnë kurrë. Sot, me një gamë të gjerë produktesh që shkojnë të gjitha nën siglën “Blue Editions”, tregu shqiptar është i mirëpajisur me materiale promocionale që shkojnë nga guidat e xhepit për Shqipërinë dhe qytetet kryesore turistike, e deri tek revista Travel, dhe guida të

Historia e asaj çka Flora Xhemani Baba dhe Blue Agency përfaqëson sot, filloi një dekadë më parë, në vitin 2005 kur u hodhën idetë dhe projektet e para për një prezantim turistik të bregdetit të Shqipërisë në një përmbledhje të printuar, që u quajt Katalogu i parë turistik Linja Blu Shqiptare. Ishte koha kur në tregun shqiptar kishin filluar të lulëzonin ofertat për destinacionet e Turqisë, Egjiptit, kur fqinjët tanë mesdhetarë po joshnin turistët më të rinj në Europë, që të provonin shijen e luksit dhe të bukurive që në Shqipëri kishin mun-guar gjatë. Po pse të mos reklamohej edhe

Shqipëria kështu?A nuk kishte edhe ajo një bregdet të bukur që vlente të shijohej? A nuk ishte mirë që paratë e shqiptarëve të shpenzoheshin në Shqipëri?

Duke të njohur dhe më parë, je një person që punon shumë dhe në gjërat që bën ka pasion. Mbaj mend emisionin e ideuar dhe realizuar prej teje në Radio +2, që mbante zgjuar dëgjuesit deri në orët e para të mëngjesit. Takimet ku prezantoje guidat Blue Albania, Guidën e Restoranteve të Tiranës, pastaj të Shqipërisë… Cila ishte shtysa fillestare? Motivim ka qenë paraja, dëshira për të punuar e pavarur apo çfarë?

Në fakt, përsa i përket punës në mënyrë të pavarur, që të jem e sinqertë, edhe kur kam punuar në kompani të tjera, kam qenë plotë-

sofistikuara, të ofruara në disa gjuhë. Natyrisht që kjo punë e madhe është fryt i një stafi të përkushtuar që në Shqipërinë e vështirë përpiqet t’i bëjë gjërat sa më mirë dhe e një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh, jo vetëm në Shqipëri por në të gjitha trevat shqipfolëse në rajon.

Megjithatë, nëse dikush tenton ta quajë një eksperte në fushën e turizmit, Flora Xhemani Baba, nuk ka dëshirë ta pranojë këtë cilësim por pranon me shumë dëshirë të pohojë që pas më shumë se një dekade udhëtimesh intensive, është një njohëse e mirë e Shqipërisë. Dhe se, nëse kjo punë nuk do të ishte bërë me pasion, Blue Agency nuk do të ishte ajo që është sot.

BLUE ALBANIAFlora Baba

lindi nga dashuriaGerti BOSHNJAKU

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 44: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

44

erdhëm tek produkti ynë i parë Albanian Blue Line, të cilën e promovuam më 18 Janar 2006 në Hotel Tirana. Pastaj pjesa tjetër ishte më e

E konsideron veten një person që këmbëngul për të arritur objektivat që i vë vetes? Me sa duket nuk ndalesh para vështirësive dhe pengesave…

Vetëm pasioni dhe këmbëngulja nuk na la të heqim dorë nga kjo punë që nisëm. Mendoj se nëse një punë nuk bëhet me pasion, nuk mund të bëhet fare. Dhe deri më sot, nuk kemi lënë asgjë në mes të rrugës. Dhe mendoj se një dekadë përvojë është e mjaftueshme për të qenë edhe i sigurt në atë që thua, që vështirësitë dhe pengesat janë sfidat që masin aftësitë për t’i shkuar një pune deri në fund.

Rrugëtimi juaj si sipërmarrëse. Kur vendose të “dilje më vete”? Arsyet e kësaj zgjedhjeje? Çfarë përfshin deri tani ky rrugëtim në biznes?

Historia se si nisi Blue Albania, është një histori më vete, që besoj se meriton një intervistë tjetër. Megjithatë, mund të them shkurtimisht se idenë e kemi rrahur fillimisht me tim shoq dhe me Julian Hyson, një koleg të vjetër të kompanisë Spektër. Shkëndija që ndezi vendi-min dhe na vuri në lëvizje “për të dalë më vete”, ishte një �alë e kunatit tim të vogël Besnikut.

Ai jeton jashtë dhe në një bisedë pasditeje dimri të vitit 2004, teksa përpiqeshim t’i shpjegonim pozicionin që unë kisha në atë kohë në kom-paninë Çelësi, na thotë:“Po nëse e bën mirë këtë punë, atëhere përse e bën për të tjerët dhe nuk e bën për vete?”

Kaq u desh dhe ideja mori rrugë. Ama, vështirësitë e para kanë qenë shumë të mëdha. Punuam një vit të plotë, me projektin dhe me udhëtimet nëpër Shqipëri, në të cilat kemi hasur reagime nga më të ndryshmet, derisa

lehtë, sepse shkelnim mbi gjurmë të njohura dhe gradualisht filluam të studiojmë se çfarë donte tregu. Kështu erdhi Katalogu i Restoran-teve të Tiranës, që prej nevojave në rritje të tregut, sot është një guidë turistike e plotë për Tiranën, erdhi Albanian Green Line, një guidë që prezanton të gjithë natyrën dhe turzmin e gjelbër të Shqipërisë, erdhi Albania Pocket Guide, që çdo turist që e has nëpër Shqipëri e merr automatikisht me vete, hartat e thjeshta me të cilët udhëtarët mund të orinetohen kollaj dhe e fundit në radhë, revista Travel, që është një pasqyrë e turizmit në Shqipëri dhe rajon.

Nëse do ktheje kokën pas në kohë, cilat janë momentet kyçe të këtij rrugëtimi?

Po, them se fillimi i kësaj pune ka qenë momenti kyç, të cilin e përshkrova më lart dhe

sisht e pavarur për të hedhur në tavolinë idetë e mia, dhe kam qenë e lirë edhe t’i realizoj ato ashtu siç doja vetë. Natyrisht që jam shumë këmbëngulëse por mund të them edhe që kam qenë me fat në këtë pikë.

Duke e lënë pak mënjanë modestinë, mund të them që aftësitë e spikatura të komunikimit ishin aq bindëse, saqë punëdhënësit më kanë lënë gjithmonë dorë të lirë ta bëj punën ashtu siç dua. Dhe duke qenë se fillimet kanë qenë në gazetarinë televizive e atë radiofonike, lindte nevoja për të gjetur mbështetje financiare për programet që kisha dëshirë të realizoja. Kështu, paralelisht me gazetarinë, kam ushtruar edhe marketingun. Në fakt duke qenë të dyja të lidhura me komunikimin, ka qenë e lehtë të gërshtoheshin bashkë. Dhe më kanë ndihmuar shumë për të ndërtuar këtë që kemi sot.

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 45: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

45

mund t’i kthehem shumë herë, sepse çdo gjë tjetër më pas ka ardhur natyrshëm dhe gradu-alisht, duke bërë vendin e vet dhe duke u kthyer në një produkt të nevojshëm.

Ndër shumë publikime të cilat përmende, doja të ndalesha tek Travel Magazine, e cila këtë maj mbush katër vjet. Si lindi ideja për realizimin e saj? Cili ishte misioni apo qëllimi i këtij publikimi?

Ideja për revistën kishte kohë në fakt që na kishte ardhur në kokë, shumë më parë se ta vinim në jetë, por duke qenë se ne e njihnim mirë tregun e marketingut në Shqipëri, ku nuk ishte e lehtë të sillje në jetë një revistë, qoftë kjo edhe e veçantë, dmth, edhe pse jo revistë mode apo femrash, hezitonim ta bënin këtë, pikërisht për çështjen e jetëgjatësisë. Mirëpo, edhe në 2011-ën ishte shumë vonë për ne, që merreshim me marketing turistik, në një kohë që bota ka dekada dhe tani i ka të profilizuara revistat turistike. Kështu që, pas shumë hezitimesh, rrahje idesh dhe këmbënguljeje të madhe sigurisht, vendosëm që t’i hynim edhe kësaj aventure. Dhe në maj të 2011-ës, nxorëm ne treg numrin e parë. Kishim dëshirë të ishte një revistë mujore por Shqipëria është ende një terren i vështirë për marketing turistik kështu që vendosëm që të jetë një botim tremujor, duke ofruar një numër për çdo sezon.

Ku është sot Travel Magazine nga pikëpamja e biznesit në vitin e saj të katërt? Ku do të arrijë?

Besojmë se është një produkt prestigjoz, që pasqyron realitetin e sotëm turistik, ku aktivizo-hen me dëshirë shumë specialistë të fushës së turizmit, aktorë të kësaj fushe, revistë që përpiqet të përcaktojë edhe trendin e turizmit përsa i përket destinacioneve shqiptare, një

ç’mendonim ne. Ftesa e shumta në mediat kombëtare dhe jo vetëm nje herë sporadikisht, por sa herë që del në treg numri i i revistës, apo një botim i ri Blue Editions, janë një tregues që efekti në treg është i konsiderueshëm. Besojmë.

Nga përvoja juaj cilat janë pikat e forta të Shqipërisë, mbi të cilat mund të mbështetet një strategji kombëtare turizmi?

Natyra dhe trashëgimia kulturore. Kur ta kupto-jnë këtë politikëbërësit dhe ekonomibërësit në Shqipëri, atëherë do fillojmë të kemi prurje të fuqishme nga turizmi dhe do bëhemi ashtu siç do të donin turistët e huaj.

Në rrjetet sociale je shprehur që “turizmi është e ardhmja e të gjithëve ne. Dhe ne jemi të lumtur që jemi jo vetëm konsumatorë por edhe promotorë të tij.”E konsideron sipër-marrjen tënde si një zgjedhje jete? Pra është kjo ajo që me zemër dhe pasion ke zgjedhur të bësh?

Sot po. Pas shumë vitesh në këtë fushë, kur e kemi parë Shqipërinë me rrugë të shqyera e na dhimbsej si të ishte fëmijë i lënë rrugëve, kur për të shkuar në Velipojë duheshin tri orë, e sot mund të shkosh në Vlorë për një orë e gjysëm, dhe kur pas shumë pak vitesh, një pjesë të mirë të rrugës, do ta bëjmë nën hijen e rrepeve, nën vjeshtën që do ta shijojmë më shumë me pemët e reja që janë mbjellë, kur hyrjet e qyteteve do të jenë ftuese dhe kur nëpër hotele të punojnë profesionistët e parë të turizmit që sot po edukohen nëpër shkolla, po, është zgjed-hja e jetës, sepse duam të vazhdojmë të udhë-tojmë nëpër Shqipëri e ta shohim se si ndryshon përditë, derisa një ditë kur të mos mundemi më, ta shijojmë nga qoshja jonë, ku do të kalojmë pjesën e mbetur të jetës, në zemër të natyrës.

organ të cilit i referohen edhe mediat më të mëdha në vend, një pikë referimi edhe për mediat e huaja kur bëhet �alë për fakte mbi turizmin shqiptar dhe organ serioz edhe për kompanitë që organizojnë konferenca apo aktivitete në fushën e turizmit. Me një �alë një produkt cilësor në fushën e marketingut turistik.

Në një këndvështrim më të gjerë, cili është roli i revistës në promovimin e Turizmit në Shqipëri? A keni gjetur mbështetje nga faktorë të tjerë në nismën tuaj për promovimin e Shqipërisë?

Mendoj se i përmenda shkurtimisht pak më lart, që revista është një organ që konsiderohet si shumë i vlefshëm nga shumë aktorë që merren me turizmin në Shqipëri. Ftesat e pafund që marrim për konferenca ndërkombëtare, vetëm duke u nisur nga influenca e faqes online të revistës, janë një stimul i fortë për ne, sepse mendojmë se efekti i saj është modest dhe i shtrirë kryesisht vetëm në Shqipëri. Mirëpo kur morëm një ftesë nga Al Jazeera Balkans për të realizuar një material të përbashkët mbi turiz-min shqiptar, atëherë e kuptuam që efekti i revistës ishte shumë herë më i madh se

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 46: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

Drejtori i YUNUS Social Business Albania, Z. Shkëlzen Marku, është optimist për trendin e sipërmarrjes sociale në Shqipëri.

“Përditë e më shumë po afrohen pranë nesh grupe të rinjsh por edhe sipërmar-rës serialë (sipërmarrës që tashmë kanë ngritur bizneset e tyre), të cilët duan të provojnë edhe një sipërmarrje që i bën mirë shoqërisë shqiptare,” thotë Marku në një intervistë ekskluzive për Business Magazine.

Mbështetja financiare e YUNUS Social Business Albania për sipërmarrjet e reja fillon nga 50,000 deri në 300,000 euro, por vetëm me kushtin që këto biznese të funksionojnë si biznese sociale.

Në vazhdim intervista e plotë meZ. Marku:

46

YUNUS NË SHQIPËRI,Plane ambicioze për

për një vit investon plot 700,000 euro

Ju lutem, a mund të na bëni një panoramë të aktivitetit të YUNUS Social Business Albania dhe ecurisë së biznesit social?YUNUS Social Business Albania ka filluar aktivitetin e saj në mes të 2012-s me një bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Fillimisht nisëm me ndërgjegjësimin dhe me përhapjen konceptit të biznesit social. Është punuar me aktorë të ndryshëm, shoqërinë civile, komunitetin e biznesit, institucio-net publike si dhe me të rinjtë dhe universitetet. Ne kemi bashkëpunim dhe marrëveshje mirëkuptimi me 8 universitete shqiptare për ta futur idenë e biznesit social tek të rinjtë, brezi i ri i sipërmarrësve, me qëllim që në shkollë, të mos flasim vetëm për mënyrën konvencionale të të bërit biznes.

Të mësojnë se për t’u bërë një menaxher i mirë, nuk mjafto-jnë vetëm fitimet për pronarin, por se mund të jesh një menaxher i suksesshëm edhe nëse ngre një sipërmarrje të qëndrueshme financiarisht. që nuk synon vetëm maksimiz-imin e fitimeve të pronarit por edhe maksimizimin e përfiti-meve sociale për shoqërinë. Deri tani, YUNUS Social Business Albania ka ecur relativisht mirë duke marrë parasysh edhe kushtet ekonomike të vendit. Kriza ekonomike në Shqipëri ka

Rudina HOXHA

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 47: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

shkaktuar pasojat e veta tek sipërmarrja e lirë. Shumë nga sipërmarrësit, që duan të ndërmarrin një iniciativë, po presin të shohin se si po shkon ekonomia.

Megjithatë, po rritet numri i sipërmarrësve që po provojnë një iniciativë ndryshe. Gjithnjë e më shumë, sidomos sipërmarrësit e rinj, po ndërgjegjësohen se kanë përgjegjësi, jo vetëm për të bërë biznes për veten e tyre, por edhe për të garantuar një punësim apo një iniciativë ekonomike për shoqërinë. Në këtë mënyrë, përditë e më shumë po afrohen pranë nesh grupe të rinjsh, por edhe sipërmarrës serialë (sipërmarrës që tashmë kanë ngritur bizneset e

Pra, ju ofroni ndihmë për start-up? Po tjetër, ku konsiston ndihma juaj për këto biznese të reja?Po, ne ofrojmë ndihmë në start-up. Të gjitha këto biznese, që ne i kemi mbështetur, janë të reja. Ato kanë ardhur tek ne me një ide dhe ne i kemi mbështetur me asistencë në zhvillimin e modelit të biznesit, përgatitjeve të planit të biznesit., me asistencë në kualifikimin e stafit menaxherial, që nga ngritja e ekipit të menaxhimit, trajnime dhe kualifikim përmes metodave të ndryshme bash-këkohore, duke filluar nga trajnimet standarte për elementë të ndryshëm të menaxhimit, zhvillimit të modelit të biznesit, coaching (kemi një rrjet të gjërë mentorësh), si dhe me financim. Megjithëse në fillimet e veta, Yunus Social Business Albania e ka nisur me aktivitetin e mikrokredise, më vonë ka kaluar tek një ide më inovatore dhe më përfshirëse, në idenë e biznesit social, që ndryshon nga koncepti i mikrokredisë. Mbështetja jonë financiare fillon nga 50,000 deri në 300,000 euro, por vetëm me kushtin që këto biznese të funksionojnë si biznese sociale.

Kush është burimi i investimeve për Yunus Social Business Albania?Yunus Social Business ka një rrjet të gjërë

partnerësh dhe bashkëpunëtorësh në të gjithë botën. Z.Yunus, me institucionin e vet, ka një numër të madh organizatash ne rrjetin e Grameen Bank. Yunus Social Business është i pranishëm në 8 vende të botës së bashku me Shqipërinë: Brazil, Tunizi, Uganda, Kolumbi, Kosta Rika, Haiti, Indi dhe Shqipëri. Zyrat qëndrore të saj janë në Frankfurt, Gjermani.

Pra, rrjeti i partnerëve është shumë i gjërë. Dhe investimet vijnë kryesisht nga investitorët filantropikë. Ne gjithashtu kemi gjetur edhe ekspertë të fushave të ndryshme të biznesit, që i vijnë në ndihmë sipërmarrjeve në fusha të caktu-ara dhe për problematika të ndryshme. Ne jemi pranë tyre duke i ofruar sipërmarrjeve të reja këshillim teknik të specializuar përkatës. Ndryshe nga shumë mbështetës të tjerë financiarë që operojnë në Shqipëri, ne nuk e përfundojmë mbështetjen për biznesin, në momentin që kemi dhënë investimin.

Ne vazhdojmë t’i bashkëshoqërojmë këto biznese edhe me asistencë teknike gjatë gjithë kohës, në mënyrë që të garantojmë suksesin e këtyre bizneseve. Ju keni ngritur edhe një mekanizëm tjetër mbështetës për sipërmarrësit e rinj (një “Business Accelerator Program”). Si ka ecur ky program dhe në çfarëkonsiston konkre-tisht?Gjatë kësaj kohe ne kemi vënë re se pavarësisht se ka shumë sipërmarrës që kanë dëshirë të krijojnë biznese, aftësitë e sipërmarrjes nuk janë akoma në nivelet e duhura. Si pasojë, ne vitin e kaluar, kemi ngritur edhe një mekanizëm mbështetës – të quajtur “Program i Përshpejtimit të biznesit” (Business Accelerator Program). Vetëm gjatë vitit të kaluar, në këtë program kanë kaluar rreth 30 biznese në dy cikle, nga 15 për secilin cikël. Prej tyre, 10 i kanë ngritur bizneset e tyre.

tyre), të cilët duan të provojnë edhe një sipër-marrje që i bën mirë shoqërisë shqiptare.

Sa biznese sociale keni mbështetur deri më tani?Ne tashmë kemi mbështetur në Shqipëri më tepër se 30 sipërmarrje, duke ofruar asistencë në përmirësimin e menaxhimit, në testimin e modelit të biznesit, si dhe në futjen e elementëve të kontributit social,. Një pjesë e tyre, 5 prej tyre konkretisht, kanë ngritur biznese të reja, plotë-sisht sociale, që i kemi financuar ne.

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

47

Page 48: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

48

Ky është një program 4-mujor, ku ekipe sipërmar-rësish vijnë me një ide ose me një iniciativë që e kanë nisur tashmë, pra janë në hapat e testimit të modelit të tyre të biznesit. Ne i kemi ndihmuar në dizenjimin e modelit të biznesit dhe në testimet e këtyre modeleve në terren. Gjatë këtyre 4 muajve, sipërmarrësit marrin trajnime për zhvillime perso-nale dhe të biznesit, këshillim nga mentorë shqip-tarë dhe të huaj.

Për 15 ekipet e sipërmarrëve, kanë qënë në dispozicion rreth 25 mentorë, të cilët kanë vazh-duar t’i ndjekin sipërmarrësit edhe pas përfun-dimit të programit 4 mujor.

Cikli i dytë i programit filloi nëntorin e kaluar dhe përfundoi në shkurt të 2015. Ky cikël u përmbyll me një takim prezantues me investitorët e mund-shëm. Disa panë se modeli i tyre i biznesit duhej ri-modeluar. Por 4 prej ekipeve të sipërmarrësve që prezantuan, siguruan edhe investime shtesë për vazhdimin e testimit. Dhe tani presim se si do të rezultojnë këto testime në terren. Sipërmarrësit tanë, pjesë e këtij program kanë konkuruar me startup-et e tyre dhe kanë fituar çmime në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Këtë vit, programi i ri i akselerimit fillon në tetor, por aplikimet do hapen që në muajin Korrik, për t’u lënë kohe sipërmarrësve të përpunojnë idenë e tyre, si dhe për të patur mundësi nga ana jonë për të përzgjedhur ato më premtuesit.

A mund të na përmendni disa nga sipërmarr-jet më të suksesshme të mbështetura nga YUNUS Social Business Albania?Këto biznese janë akoma në fazën e parë. Le të themi se ato kanë një vit e pak që kanë filluar punën e tyre. Sigurisht, si të gjitha bizneset e tjera, përballen me sfida dhe vështirësi në vitin e parë të jetës së tyre. Por tendenca e zhvillimit është tepër e mirë për një pjesë prej tyre. Për shembull, mund

të përmendim Shtëpinë e Zotërinjve, një shtëpi të moshuarish që ofron standarte europiane. Ajo ofron shërbim rezidencial 24-orë për të moshua-rit që përveç moshës kanë edhe probleme shën-detësore si alzeimeri, dementia, e të tjera të cilat në kushte familjare, nuk gjejnë një trajtim të duhur nga ana shëndetësore dhe ajo sociale.

Deri më tani, kjo lloj kategorie ishte lënë pothu-ajse e pashërbyer. Shërbimi për këtë lloj kategorie është shumë i specializuar. Këta të moshuar mund të shtrohen edhe në spital por këtu, trajtimi i tyre është për një periudhë të përkoheshme. Pra, shërbimi për ta duhet të jetë i vazhdueshëm, gjatë 24-orëve. Deri tani, janë regjistruar rreth 16 të moshuar dhe familjarët e tyre janë shprehur të kënaqur me ecurinë e tyre. Edhe gjendja e tyre shëndetësore ka shfaqur përmirësim.

Një tjetër biznes i suksesshëm social është ai i fermës organike të bimëve mjekësore, të ngritur në rrethinat e Tiranës. Ky biznes ka nisur nëntorin e kaluar. Rreth 8 hektarë tokë janë mbjellë me bimë mjekësore, si dhe ka punësuar rreth 60 punëtorë. Plani ambicioz është të mbillet rreth 100 hektarë me bimë mjekësore duke punësuar një total prej 350 persona me mundësi të ulëta punësimi dhe të ardhura minimale. Është shfrytë-zuar tokë jo shumë cilësore me parcela të vogla. Fermerët e këtyre zonave, në kuadrin e këtij biznesi, do ti rrisin të ardhurat e tyre familjare 3-4 herë. Si një zonë e çertifikuar bio, ne kemi si qëllim që të krijojmë edhe mundësi të tjera për krijimin e të ardhurave për fermerët duke nxitur rritjen e bletëve në zonë. Si pjesë e impaktit social të këtij biznesi, do blihen rreth 100 koshere bletë, që do u dhurohen fermerëve të zones përreth fermës organike, duke nxitur prodhimin e mjaltit bio.

Kush janë planet për këtë vit?Planet janë shumë ambicioze. Këtë vit meqënëse

duam të shtrihemi në zonat rurale, kemi caktuar si fokus prioritar bujqësinë dhe zhvillimin rural duke përfshirë edhe turizmin. Por nuk mund të

linim jashtë fokusit teknologjinë e informacionit si një nga fushat më me prespektive dhe më në zhvillim për kohën . Kuptohet që ky kriter nuk është krejtësisht përjashtues për idetë e biznesit që nuk janë pjesë e këtyre fushave, por që janë inovatore dhe me impakt domethës social.

Në këtë periudhë po përpiqemi të identifikojmë sipërmarrës, start-upe, apo ide biznesi që po marrin formë dhe që kanë nevojë për mbështetje, për t’u dhënë shtytjen dhe gjithë mbështetjen e duhur, në rrugën e tyre drejt suksesit. Si fillim, me mbështetje individuale, ose me anë të programit të akselerimit, me qëllim që t’i ndihmojmë të ndërtojnë dhe testojnë modelet e tyre të biznesit. Sigurisht, ne financojmë ato biznese që shquhen për kontribut social të lartë, por dhe u japim mundësi startup-eve të tjera të zakonshme, që të zhvillohen dhe të perfitojnë nga programet tona të këshillimit, si dhe nga rrjeti ynë i partnerëve, për mundësi financimi.. Nga mesi i 2013 deri përgjatë 2014, gati për një vit, ne kemi investuar më shumë se 700,000 euro si financim për ngritjen e bizneseve.

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 49: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

Muajin e kaluar, Laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Muham-mad Yunus shpjegoi në një intervistë në programin “Bottom Line” të Bloomberg, se si mund të ngresh një biznes mbi bazën e “përfitimit të qëndrueshëm” dhe diskutoi përgjegjësitë sociale të industrisë së veshjes.

Muhammad Yunus është një sipërmarrës social, bankier, ekonomist dhe një udhëheqës i shoqërisë civile i cili është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për themelimin e Grameen Bank dhe për fillesat e koncepteve të mikrokreditit dhe mikrofinancës. Ai njihet edhe për ngritjen e Yunus Center, një model i suksesshëm i biznesit social.

“PËRFITIMIT TË QËNDRUESHËM”Yunus në Bloomberg: Si të ngresh një biznes mbi bazën e

49

Ëndërra e Mark Zuckerberg të bashkojë njerëzit, pavarësisht se kjo mund të dojë miliarda

Drejtuesi ekzeku-tiv i Facebook Inc., Mark Zucker-berg tha se ai është i gatshëm të harxhojë pa teklif veç të shpërndajë sa më shumë të jetë e mundur aksesin ndaj internetit nëpër botë ...

ARTIKUJ TËNGJASHËM

KLIKO PËR TË PARË VIDEON

SPECIALE SIPËRMARRJE TË ZEMRËS

Page 50: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

BRANDE SHQIPTARE

Page 51: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

Rudina HOXHA

Drejtori i Përgjithshëm i Aiba, kompania lider për produktin e vezës, Erion Hoxhaj, tregon në një intervistë ekskluzive për Infoalbania, rrugën që ka përshkruar në 21 vite kompania e tij derisa është bërë pjesë e tregut Europian.

“Çdo ditë që kalon, çdo vit që kalon shënon një ngjarje më vete në historinë e kësaj kom-panie, në rritjen dhe zhvillimin e saj. Ne syno-jme gjithmonë që të përmirësojmë cilësinë e jetës së të gjithë komunitetit tonë, duke ofruar produkte të cilësisë dhe shërbim të shkëlqyer,” thote Hoxhaj.

51

AIBAkompania që synonnjë jetë më të mirë për njerëzit

Ju lutem, na bëni një panorama të Aiba-s? Si e nisi ajo rrugëtimin e saj? Me çfarë objektivi?A.I.B.A Kompani u krijua në vitin 1994 si një ndërmarrje me drejtim kryesor ate te aktivitetit te prodhimit te ushqimeve blektorale dhe qe nga viti 1999 edhe rritjen intensive të shpendëve për prodhim vezësh. Sot kemi siguruar pozicionin e liderit në industrinë e prodhimit të vezës në Shqipëri, jo vetëm në sajë të arritjeve të sotme, por vecanërisht në sajë të rrugës që kemi ndjekur për të ardhur deri këtu. Objektivi yne eshte Inkurajimi i praktikave,

të cilat respektojnë mjedisin dhe trajtimin e kafshëve në mënyrë humane. Të ofrojmë produkte cilësore duke aplikuar teknologjine me te fundit në të mirën tonë dhe të mirën e konsumatorëve.

Një nga sfidat e fituara ishte hyrja e produktit të vezës të kësaj kompanie në tregjet e Bashkimit Europian. Cilat kanë qënë momentet më të rëndë-sishme në jetën e kësaj kompanie – që nga krijimi deri tani që ka fituar çerti-fikimin e produktit të saj kryesor, vezëve?

BRANDE SHQIPTARE

Page 52: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

Vështirë të veçohet një moment në kaq vite histori ( 21 vite ). Çdo ditë që kalon, çdo vit që kalon shënon një ngjarje më vete në historinë e kësaj kompanie, në rritjen dhe zhvillimin e saj. Ne synojmë gjithmonë që të përmirësojmë cilësinë e jetës së të gjithë komunitetit tonë, duke ofruar produkte të cilësisë dhe shërbim të shkëlqyer.

Për të gjithë ato që nuk e dinë, cfarë do të thotë të konsumosh vezë të çertifi-kuara? Shëndeti, higjiena dhe cilësia jane gurthemel i proçesit të prodhimit dhe rritjes që zhvillohet brenda firmës. Për prodhimin e vezëve, sot në kompaninë tonë përdoret një teknologji e nivelit bashkëkohor. Te konsumosh vezë të çertifikuara do të thotë të konsumosh vezë me standarte të larta për sa i përket cilësisë. Pra, kërkohet një cilësi e lartë produkti, nëpërmjet kontrollit të rreptë të lëndëve të para e ndihmëse në prodhimin e ushqimit të koncentruar dhe në respekti-min e të gjitha kushteve të prodhimit. Të gjitha këto të harmonizuara edhe me kujde-sin e vazhdueshëm të personelit punëtor e teknik.

Çfarë mësimi keni mësuar nga kon-sumatori?Pavarësisht se numri i shoqërive të vezëve është rritur mjaft vitet e fundit, duke u mbështetur dhe tek pyetja më lart mbi vezët e çertifikuara, kanë bërë të mundur që sot veza AIBA të vlerësohet mjaft nga konsumatori ynë, që është dhe çmimi më i madh për ne.Konsumatorët i qëndrojnë besnik cilësisë dhe standardeve në prodhimin e vezëve.

Çfarë kanalesh shpërndarjeje, tregtimi dhe eksportimi përdorni?Në përgjithësi kemi një sistem të kombinuar shpërndarje, ku përveç strukturave tona, hyjnë në lojë dhe agjentët ekonomikë si tregtarë të shitjes me shumicë për një treg të caktuar dhe tregtaret e shitjes me pakicë ( supermarketet ) Sistemi ynë i shpërndarjes bazohet jo thjesht, mbi baza të gjeografisë administrative, por mbi bazën e kërkesave që ka tregu, kombinuar kjo, me interesat e shoqërisë dhe me çmimin e produktit, për të cilin konsumatori është gati të paguajë.

Bazuar në eksperiencën tuaj, çfarë men-doni se do të ndryshojë në industrinë e konsumimit në Shqipëri kur vendi të hyjë në BE? Po lidhur me njehsimin e tregut shqiptar me atë Kosovar?Kuptohet që një treg si ai, që përfaqësojnë vendet antare të BE-së, është një treg potencial, që lakmohet nga të gjithë, por që nuk mund të arrihet pa pasur disa standarde

dhe “leje” për të hyrë në gjirin e tij Kjo përbën një sukses të padiskutueshëm per tregun shqiptar, por aktualisht ne si kom-pani prodhojmë sipas standarteve dhe kërkesave që ka BE-ja mbi prodhimin e vezëve dhe në rast se vendi do të futet në BE do të krijojë një frymë të re të prodhimit të vezëve, pasi në këtë mënyrë kompanitë e tjera që janë aktualisht në treg do të përbal-len me disa probleme sidomos atë të kostos së prodhimit, çka do të sjellë një konkurencë më të ndershme. Problemi më urgjent për këtë industri është mungesa e prodhimit të lëndës në parë në vend; nëpërmjet hyrjes në BE mendoj se do të ketë lehtësira në siguri-min e kësaj lënde të parë.

Kujt ja dedikoni suksesin e kompanisë suaj?Suksesin e kompanisë ja dedikojmë punës së palodhur dhe kurrë të papërtuar të gjithë njerëzve që kanë kontribuar në krijimin e këtij kompleksi të madh.

BRANDE SHQIPTARE

52

Page 53: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

Rudina HOXHA

53

Drejtori i Përgjithshëm i Frutomania Brand Kosovë, Alban Ibrahimi, kapi mundësinë në tregun kosovar – lidhur me mungesën e produkteve natyrale. Ai i sygjeron konsuma-torëve të degustojnë produktet Frutomania që menjëherë të bindeni që është �ala për një produkt ndryshe, pa sheqer të shtuar, nuk përmbajnë aditiv apo konservantë, por në fund edhe as ujë të shtuar. Vetëm fruta të shtrydhur apo të bluar, me përmbajtje vetëm frutore me të gjitha vlerat nutritive duke përfshirë po ashtu edhe fibrat.

Sipas tij, “përcjellja e trendit lokal por edhe botëror në nevojën për konsum të produk-teve natyrale na shtyu neve të marrim vendimin final që në 2010 të futemi në këtë sektor të industrisë, me shumë pengesa por edhe me potencial të lartë për zhvillim.”

Produktet e Frutomania kanë çmime konkurruese në tregun kosovar dhe planet e tij janë të mëdha, të shtrihet në Europë dhe SHBA.

“Kemi filluar fillimisht të eksportojmë në rajon, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe jemi në përgatitje të mbulojmë edhe tregje të reja nga sezona e vitit 2015. Frutomania do të shitet së shpejti në disa shtete në Evropën perëndimore, por edhe përtej oqeanit edhe në SHBA,” thotë ai.

Kur të gjithë mendojnë për fitimet e tyre, ju menduat për shëndetin e klientit, pije frutash që nuk përmbajnë alkol dhe kane veti të mira për shëndetin. Pse kështu?

E gjitha kjo erdhi si ide e jona e zhvilluar me vite, e bazuar në përvojat tona paraprake nga industritë të cilat ishim të involvuar direkt. Poashtu nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve janë gjithmonë në zhvillim dhe të ndryshueshme.

Mungesa e produkteve natyrale dhe pa shtesa në tregun kosovarë por edhe në atë rajonal na shtyri neve që të fillojmë të merremi më detajisht me idenë rreth Frutomania dhe prodhimit të produk-teve natyrale pa shtesa. Ndikimet në shëndetin dhe mënyrën e jetës së banorëve janë të shumëfishta dhe të drejtpërdrejta.

Është edhe hapësira ekzistuese , si pasojë e mungesës të kësaj kategorie të produkteve, posaçërisht në sektorin e përpunimit të

FRUTOMANIAnë shëndetin e konsumatorëve

një brand që bën ndryshimin

BRANDE SHQIPTARE

Page 54: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

pemëve dhe perimeve. Përcjellja e trendit lokal por edhe botëror në nevojën për konsum të produkteve natyrale na shtyu neve të marrim

Po çmimi i tyre është më i lartë se lëngjet e tjera të frutave në treg?

Paj, çmimi është më i lartë se lëngjet e tjera në treg, të cilët nuk janë të prodhuar direkt nga frutat, por janë të prodhuar nga koncentratet e frutave dhe me shtesa. Në këtë rast nuk flasim për kategori të njejtë të produkteve.

Natyrale kundër atyre të prodhuara nga koncentratet. Nëse krahasohet lëngu Frutoma-nia me produktet e tjera të kategorisë së njejtë në tregun evropian, prap Frutomania është konkurrente edhe me çmim (apo më mirë të

themi më e lirë). Në rastin tonë, frutat në Kosovë apo rajon nuk janë më lirë se sa në tregjet e tjera evropiane. Prap, ne jemi më të lirë. Shumë ka rëndësi se me kë krahasohemi, edhe në rangun e çmimeve.

Si po ecin produktet tuaja në tregun Kosovar? A po i hidhni sytë edhe drejt eksporteve dhe cilat nga destinacionet preferoni për eksportimin e produkteve tuaja dhe pse?

Produktet tona në tregun kosovar janë duke mbuluar dita ditës numër më të madh konsumatorësh.

Tani lëngjet Frutomania mund të gjinden në mbi 1,000 pika shitëse në paketime qelqi në 1 litërshe por edhe 200 mililitërshe. Jemi prezent në shumicën e hipermarketeve, kafeteri e restorane, hotele, pika karburantesh e shkolla.

Tregu lokal është shumë i rëndësishëm për ne të zhvillohet edhe më tutje, por edhe eksportet e kanë rëndësinë e tyre dhe zënë vend në strat-egjinë shitëse të Frutomania. Kemi filluar fillimisht të eksportojmë në rajon, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe jemi në përgatitje të mbulojmë edhe tregje të reja nga sezona e vitit 2015.

Frutomania do të shitet së shpejti në disa shtete në Evropën perëndimore, por edhe përtej oqeanit edhe në SHBA. Tregjet perëndi-more kanë përvojë më të gjatë dhe konsuma-torët janë më të njoftuar me këtë kategori lëngjesh natyrale. Qasja në produkte natyrale dhe zhvillimi i këtij tregu ka filluar shumë më herët se në rajonin tonë. Hyrja në treg është më e lehtë dhe poashtu jemi konkurrent me çmim e edhe më shumë me kualitet.

vendimin final që në 2010 të futemi në këtë sektor të industrisë, me shumë pengesa por edhe me potencial të lartë për zhvillim.

Si do ta përkufizonit Frutomania Brand dhe produktet e saj? Përse duhet të blejmë produktet nën brandin tuaj?

Fillimisht, do të thoja që patjetër duhet të degustohen produktet Frutomania që men-jëherë të bindeni që është �ala për një produkt ndryshe. Lëngjet natyrale Frutomania nuk përmbajnë sheqer të shtuar, nuk përmbajnë aditiv apo konservantë, por në fund edhe as ujë të shtuar.

Vetëm fruta të shtrydhur apo të bluar, me përmbajtje vetëm frutore me të gjitha vlerat nutritive duke përfshirë po ashtu edhe fibrat. Ata që kanë kujdes për shëndetin e tyre dhe vetëdije se çfarë konsumojnë patjetër që janë konsumatorët tanë.

BRANDE SHQIPTARE

54

Page 55: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

55

A mendoni se fitimet e Frutomani-së do të rriteshin po të kishim tashëm një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë?

Sigurisht që po. Edhe pse ne vetëm se kemi prezencë në Shqipëri mënyra e operimit do të ishte shumë më e lehtë. Edhe logjistika do të ishte shumë më e lehtë, por edhe shkëmbimet tregtare do të kryheshin me më shumë lehtësi duke na lënë më shumë hapësirë operuese të gjithëve, nga prodhuesit e frutave, përpunuesve por edhe konsumatorëve.

Bazuar në eksperiencën tuaj të deritanishmë, kush mendoni se janë faktorët kryesore që importuesit, sidomos ata europianë shohin tek një furnizuez?

Fillimisht është kualiteti i produkteve dhe takimi i standardeve bazë. Poashtu, shumë me rëndësi është konsistenca në kualitet por edhe sasi.

Në raste që kompania nuk ka mundësi ta furni-zojë partnerin evropian në mënyrë konsistente në bazë të marrëveshjes dhe kërkesave atëherë rrezikohet marrëdhënia dhe dalja nga ai treg është e pashmangshme.

Kush janë sfidat tuaja në punën tuaj në Kosovë dhe në arritjen e partnership-eve me importuesit e huaj?

Sfidat në punën tone janë të shumta, por do të potencoja zhvillimin dhe mbajtjen e marrëd-

hënieve me prodhues. Frutomania furnizohet nga fermerët vendorë për shumicën e pemëve që përpunohen në fabrikën tone. Kemi mbi 400 fermerë prodhues të frutave me të cilët kemi marrëdhënie kontraktuale. Poashtu importo-jmë fruta edhe nga Shqipëria, si mollë nga Korça por furnizohemi edhe nga Maqedonia me pjeshkë të freskët.

Menaxhimi I sistemit të furnizimit dhe arritja e grumbullimit të sasive të frutave të planifikuar nga fermerët kosovarë dhe rajonal kërkon planifikim dhe organizim shumë të saktë e me shumë pak hapësirë për improvizime. Por, ne kemi shumë besim dhe motiv që do të arrijmë ti zbusim problemet që kemi dhe do të shkojmë tutje me vizionin tone të bëhemi prodhues i njohur i produkteve natyrale, jo vetëm në Kosovë e rajon por edhe më gjerë.

BRANDE SHQIPTARE

Page 56: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

ARTIKUJ “TOP RATED”

Page 57: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

57

e Apple Inc.,femra më e paguar në Amerikë

ANGELAAHRENDTS

Angela Ahrendts, Zëvendës Presidentja e dyqaneve me pakicë dhe atyre online në Apple Inc. ishte femra drejtuese më e paguar në Shtetet e Bash-kuara vitin e kaluar.

Ish krye oficerja ekzekutive e Burberry Group Plc, me qendër në Londër, grumbulloi plot $82.6 milion në 2014, sipas të dhënave të hartuara nga

Bloomberg. Ahrendts, 54 vjeç, ju bashkua kompanisë më me vlerë në botë majin e kaluar dhe ajo u bë femra e parë në ekipin drejtues të saj.

Gjithë kjo shumë parash përfshiu një bonus dhe një grant për të gjitha çmimet e lëna pas tek Burberry. Aktualisht paga e Ahrendts është $105.5 milion. Josh Rosenstock, zëdhënës i Apple, nuk komentoi për këtë kompensim.

Safra Catz e Oracle Corp. u rendit e dyta në këtë listë pasi ju dha një total prej $71.2 milion në 2014 për rolin e saj si oficerja kryesore për pjesën financiare të kompanisë.

Catz u emërua bashkë-CEO në fund të 2014.

Marissa Mayer e YAHOO! Inc. ishte CEO femër më e paguar për 2014. 39 vjeçares ju akordua $59.1 milion në 2014 duke e renditur atë të tretën midis 8 femrave në Indeksin e Bloomberg Pay, një rankim i përditshëm i drejtuesve ekzekutivë amerikanë më të paguar. Kompen-simi i saj, më shumë se 95 përqind e të cilit përfshinte stock, ka rënë në një vlerë prej 45 milion dollarë, sipas informacioneve, të përpiluara nga Bloomberg.

ARTIKUJ “TOP RATED”

Page 58: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

INTERVISTA EKSKLUZIVE

Page 59: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

PËRSHËNDESKOSOVA MOTORS

CEO i ikonës britanike

për besimin ndaj Land Rover

59

Prezantimi i Landrover në Kosovë u bë me 7 Maj. Me

rastin e këtij eventi të madh, ne i morëm një intervistë

ekskluzive Z. Mark Tennant, CEO-s se Guava International,

kompania qe tregton Landrover.

Z. Tennant, si do ta karakteri-zonit Kosovën si destinacioni më i ri i Land Rover Discovery Sport ?Në veçanti, si ndiheni për këtë lançim?

Kjo ishte vizita ime e parë në Kosovë dhe më bëri shumë përshtypje zhvillimi i vendit, investimet në infrastrukturë dhe numri i madh i ndërtesave të reja. Do të dëshiroja të shprehja mirënjohje për skuadrën

e Kosova Motors për angazhimin e tyre ndaj brandit, Land Rover, duke investuar në këtë objekt të ri të madh të tyren – e cila demonstron besimin e tyre në potencialin për makinat e Land Rover në tregun kosovar.

Kush janë pritshnëritë tuaja për lidhjen midis t Kosovës dhe Land Rover? Ndonjë indikacion se si Land Rover mund të pozicionohet

tani në Ballkan dhe si mund të konkurojë ajo me firmat e tjera?

Një nga pikat e forta kryesore të Land Rover është shumëllojshmëria e produkteve të tij të cilat janë të njëjta, si për ata që udhëtojnë me këtë makinë për në teatër apo në një restorant të shtrenjtë sepse ata kanë të bëjnë me terrene të ashpra dhe jashtë rrugës dhe kjo pikë e fortë bie në sy edhe tek modeli i ri – Discovery

Rudina HOXHA

Z. Mark Tennant,CEO Guava International

INTERVISTA EKSKLUZIVE

Page 60: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

9

Sport. Është ky kombinim aftësish që e pozicion Land Rover kaq mirë për sukses në rajonin e Ballkanit ashtu si edhe në tregjet e tjera nëpër botë.

A ka ndonjë mundësi që makinat e Land Rover të prodhohen kudo në të ardhmen? Në Shqipëri, le të themi.

Siç mund ta dini, Jaguar Land Rover ka filluar së fundmi të prodhojë makina në Kinë, por nuk ka plane për të bërë të njëjtën gjë kudo për momentin.

A patët ndonjë pengesë apo ide të gabuar mbi Kosovën apo Ballkanin në përgjithësi para se të fillonit të bënit biznes këtu? Apo ishte një zbulim?

Jam në Prishtinë për një vizitë të shkurtër, prandaj është e vështirë të marrësh një ndjesi të saktë të tregut për kaq pak kohë. Por u habita nga investimet e shumta që ishin të dukshme kudo rreth meje si dhe entuziasmi dhe pasioni i ekipit Kosova Motors për produktin e Land Rover. Këto janë përbërës të shkëlqyer për një biznes të suksesshëm!

A mund tju bëj disa pyetje rreth makinës së re? Nga vetë emri, është një tjetër zbulim. Një nga gjërat që ka qënë gjithmonë shenja dalluese e Land Rover është funksionimi. A po i mëshoni më shumë dizajnit tani? Kush është trendi?

jashtë saj, pra në terrene. Ky model ka kapac-itetin e brendshëm të Land Rover e nevojshme për të ndërmmarrë çdo sfisë, duke integruar një numër sistemesh dhe teknologjish si Active Driveline, Terrain Response, dhe Adaptive Dynamics për të siguruar një eksperiencë të rehatshme, të sigurtë, të argëtueshme dhe të rafinuar si në rrugë dhe jashtë saj. Discovery Sport vjen me katër cilindra, turbo, motorë me naftë, teknologji stop/start, presion të lartë, injeksion të drejtpërdrejtë, komponente të brendshëm me fërkim të lehtë dhe rikarikim rigjenerues smart për një performancë të spikatur dhe ekonomike.

Pyetje e mirë! Po, Discovery Sport është një anëtar i familjes Discovery, duke ndarë kështu ADN-në e “vëllait të saj të madh” – Discovery 4. Discovery reflekton shpirtin e aventurës dhe tek Discovery Sport ne kemi një makinë që është “çdo inch një Land Rover” dhe “çdo inch një Discovery”. Discovery Sport është makina sport-ive (Sport Utility Vehicle – SUV) më kompaktja, më e afta dhe më e gjithanshmja në treg.

Udhëheqja e projektimit dhe integriteti inxhinierik kanë krijuar një përdorim të plotë të hapësirës së brendshme me një shumëllojsh-mëri klas dhe ndenjëse fakultative 5+2 me nivele të jashtëzakonshme të cilësisë, përpun-imit dhe eksellencës inxhinierike.Discovery Sport ofron një miksim të eksperi-encës së rafinuar, të reagueshme lehtësisht dhe të zhdërvjellët të makinës në rrugë, kom-binuar me aftësinë për ti dhënë në rrugë dhe

INTERVISTA EKSKLUZIVE

60

Page 61: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

EVENTE BIZNES & TEKNOLOGJI

Page 62: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

ALBANIAN ICT AWARDSFinalizohet edicioni i tretë i

me kurorëzimin e fituesve në mbrëmjen gala

Më datë 15 Maj 2015, u finalizua Albanian ICT Awards me evenimen-tin tradicional të Mbrëmjes Gala ku u bë edhe kurorëzimi i fituesve në 7 kategoritë që kanë qenë edhe objektivi i të gjithë aplikantëve.

Ky konkurs mbarëkombëtar, njëko-hësisht edhe vlerësimi më i lartë individual në sektorin TIK në Shqipëri ka finalizuar përpjekjet disa mujore në kërkim të yjeve inovatorë të teknologjisë së informacionit në mbarë trevat shqipfolëse.

Fituesi i ICT Inovacioni i Vitit do të ishte Mërgim Cahani. Kompania e këtij djaloshi quhet Gjirafa e cila është Makinë Kërkimore në Gjuhën Shqipe dhe në një periudhë të shkurtër ka filluar të bëhet një ndër platformat më të rëndësishme nga shqip-folësit nga mbarë bota.

Në kategorinë ICT Ylli në Ngritje i Vitit ishte 16 vjeçari Kelvin Çobanaj nga Durrësi që mori çmimin përkatës. Aktualisht studion në gjimnazin “Konica” Durrës, dhe është në vitin e parë. Kelvini progra-mon në më shumë se 20 gjuhë programimi.

62

EVENTE BIZNES & TEKNOLOGJI

Çmimin ICT Mobiliteti i Vitit u rrëmbye nga Bledar Bregu. Ai është themelues i Findit.al një platformë për mbledhjen, organizimin dhe shpërndarjen në formë elektronike të informacionit mbi entitete të të gjitha llojeve (private apo publike) me fokus të veçantë mbi pozicionimin gjeografik.

Fituesja e çmimit ICT Diploma e Vitit rezultoi një vajzë me emrin Mirgita Frashëri. Ajo është nga Tirana, ka studiuar për IT në Universitetin La Sapi-enza të Romës dhe studimet master i vazhdoi në degën Inxhinieri Informatike pranë Universitetit

Page 63: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

Politeknik te Tiranës. Tema e diplomës me të cilën merr pjesë në konkurs quhet “Përdorimi i modelit Ising në zgjidhjen e problemeve të tregut financiar”.

ICT Akademiku i vitit do të ishte Edmond Hajrizi, çmim të cilin ia dorëzoi kryetarja e Jurisë, Prof. Dr. Kozeta Sevrani. Ai është themelues, President dhe CEO në Universitetin për Biznes dhe Teknologji; Instituti për Ndërmarrësi, Menaxhment dhe Inxhinieri; Agjencia e Kosovës për Menaxhment; themelues i Librarisë së UBT-së me mbi 200.000 libra.

ICT Shërbimi Publik i Vitit në Shqipëri shkoi për Ministrinë e Mirëqënies dhe Rinisë ndërsa për Kosovën shkoi për Administratën Tatimore të Kosovës.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinise me projektin Ngritja e bazës se të dhënave shtetërore për ndih-mën ekonomike është shpallur fitues për çmimin ICT Sherbimi Publik më i mirë i Vitit. Nevoja që çoi në ngritjen e këtij regjstri ishte administrimi jo i mirë i përfitimeve për shkak të mungesës së sistemit të informacionit, mbikëqyrjes dhe kontrolleve.Administrata Tatimore e Kosovës është fituese me projektin Deklarimi elektronik i tatimeve. Sistemi për Deklarim Elektronik është një aplika-

cion softuerik. Ky aplikacion mundë-son pranimin/dorëzimin e deklarat-ave dhe pagesave përmes kanaleve elektronike nga tatimpaguesit e regjistruar në sistemin bazë tatimor, duke shfrytëzuar Internetin Publik si medium i komunikimit.

Një ndër risitë e këtij viti ishte edhe mirënjohja për Femrën në sektorin ICT e cila iu akordua Lindita Shomos për angazhimin e saj të vyer në sektorin e Teknologjisë së Informa-cionit dhe Komunikimit dhe e-payment.

KLIKO PËR TË PARË VIDEON

KLIKO PËR TË PARË VIDEON

EVENTE BIZNES & TEKNOLOGJI

63

Page 64: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

Nëse ke një ide, apo zotësi, dhe je në kërkim të një ekip, atëherë bashkohu me Startup Weekend, 29-31 maj, për të zbuluar se se cfarë mund të krijohet në 54 orë kur bëhen bashkë disa prej mendjeve më të mprehta.

64

STARTUP WEEKEND Tirana bashkon Inovacionin,Turizmin dhe Trashëgiminë Kulturore

Startup Weekend Tirana:

Kur: 29-31 Maj, 2015

Ku: Në ambientet e Ministrisë së Kulturës

Çfarë: Një maratonë treditore, ku të rinj me shpirtin e sipërmarrjes rrahin ide, krijojnë koncepte, formojnë modele biznesi për të hedhur hapat e parë në botën e sipërmarrjes

Kush: Eventi është i hapur për të gjithë të rinjtë me që kanë një ide inovatore për zhvillimin e turizmit në kuadër të trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

Përse duhet të marrësh pjesë: Sepse është një mundësi e mirë për të takuar bashkëmoshatarë të cilët me kanë zotësi që mund ta bëjnë më të qëndrueshëm modelin tënd të biznesit; se mund aty do të ketë mentorë që me eksperiencën e tyre mund të të drejtojnë të rrugën e duhur për t’i dhënë jetë idesë tënde; sepse 3 ekipet fituese do të marrin mbështetje financiare, ligjore dhe

promovim në rrjetin e partnerëve; për të dalë nga zona e komfortit dhe për të mësuar një teknikë të re; për t’ju bashkuar një komuniteti global prej 45.000 anëtarësh, si ai i Startup Weekend alumni, të gjithë me mision ndrysh-imin e botës;

Organizatorët: Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes.Ekipi përgjegjë për këtë edicion të Startup Weekend Tirana janë: Aneida Bajraktari, Arianna Briganti, Ina Xhani, Besmir Kthupi, Ergest Nako dhe Marsida Vishkurti.

Për më shumë info kontaktoni nëpërmjet website të Startup Weekend Tirana ose dërgoni email në [email protected]

Media Partner i eventit

EVENTE BIZNES & TEKNOLOGJI

Page 65: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

65

KALENDAR

EVENTEVEkalendar i

Kalendari i eventeve të biznesit do të jetë një faqe e përhershme e BM, në të cilën do të pasqyrohen eventet e muajit pasardhës. Nëse keni një event, ju ftojmë ta prezan-toni atë në numrin tjetër të BM.

Tuesday, 26th may

Baybars ALTUNTAS

LEXO MË TEPËR LEXO MË TEPËR LEXO MË TEPËR

BAYBARS ALTUNTAS is a serial entrepreneur, angel investor and leader of many global social responsibility projects.

He was recognized by The European Trade Association of Business Angels as the 2013’s Best Individual in Europe Globally Engaging with Entrepreneurial Ecosystem.

He was the only entrepreneurial guru to be granted a personal audience with President Obama at the Presidential Summit on Entrepre-neurship in Washington, DC, which was hailed by the White House as the most important entrepre-neurial event of the 21st century. In his meeting with President Obama he shared his ideas on how to convert public money to smart money globally and to ease entrepreneurs’ access to finance.

Startup Weekend Tirana:Kur: 29-31 Maj, 2015

Ku: Në ambientet e Ministrisë së Kulturës

Çfarë: Një maratonë treditore, ku të rinj me shpirtin e sipërmarrjes rrahin ide, krijojnë koncepte, formojnë modele biznesi për të hedhur hapat e parë tëbotën e sipërmarrjesKush: Eventi është i hapur për të gjithë të rinjtë me që kanë një ide inovatore për zhvillimin e turizmit në kuadër të trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

Lidership dhe aftësi menaxheriale,

2-4 qershor

Menaxhimi i projekteve,

3-5 qershor

Shërbimi ndaj klientit,

9-11 qershor

Microsoft Project 2010,

23-26 qershor

TRAINING,CONSULTINGCERTIFICATION.

CILI DO TË JETË AVANTAZHI JUAJ KONKURUES?

STARTUP WEEKEND TIRANA BASHKON INOVACIONIN, TURIZMIN DHE TRASHËGIMIN KULTURORE

Page 66: NR 4 - Maj 2015 - Rasterinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/05/NR-4-Maj-2015.pdf5 Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14-të njihet edhe si “oqeani i mirësisë”. Ato që ai predikon

66

Infoalbania.al është produkt i New Media Communications, kompani marketingu që operon në Shqipëri prej vitit 2009. Infoalbania.al, ndër të parët portalë të pavarur në Shqipëri, solli një risi në format dhe në mënyra përdorimi të teknologjisë së

informacionit dhe mediave sociale në funksion të përcjelljes së informacionit tek audiencat e gjera online.

Business Magazine është revista e parë dixhitale në Shqipëri e cila do

të publikohet online periodikisht dhe do të ofrohet për lexuesit në

format e mëposhtme:

Kontakt: Adresa: Kompleksi Usluga, Tirana • Email: [email protected] / [email protected] • Mobile: 067 20 11 531 • Web: www.infoalbania.al / www.newmedia.al

FALENDERIME

REGJISTROHU

Për shkarkim tek linkuhttp://infoalbania.al/businessMag/maj-2015/

Në rrjetet sociale të lidhura me Infoalbania:

https://www.facebook.com/infoalbanianews

https://www.linkedin.com/company/infoalbania-org?trk=biz-companies-cym

Në Emailin tuaj pasitë kryeni regjistrimin

Një falenderim i përzemërt shkon për stafin realizues të

New Media Communications:

Gerti BoshnjakuRudina Hoxha

Leart ZajmiPëllumb Metaj

Enton Mehmeti

Falenderojmë për mbështetjen në këtë numër, partnerët:

Lum GjikolliStartup Grind Tirana

Albanian ICT Awards