NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

22
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional STANDARDI I PROFESIONIT NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM Sektori: Ekonomi Kodi: Data e aprovimit: Ky standard i profilit është i zhvilluar në mbështetje të Projektit KSV/015 Project “Mbështetje reformës së Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë”- financuar nga "Dukata e Madhe e Luksemburgut" në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës.

Transcript of NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

Page 1: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional

STANDARDI I PROFESIONIT

NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

Sektori: Ekonomi

Kodi:

Data e aprovimit:

Ky standard i profilit është i zhvilluar në mbështetje të Projektit KSV/015 Project “Mbështetje

reformës së Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë”- financuar nga "Dukata e Madhe e

Luksemburgut" në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës.

Page 2: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

2

Ekipi i zhvillimit:

Koordinatorë i ekipit:

Lulzim Krasniqi

Data e aprovimit ....

Valide prej ....

Page 3: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

3

Profesioni: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

Përshkrimi i profesionit:

Ky standard është për çdo individ i cili është, ose dëshiron të jetë, i përfshirë në funksionet

e administratës në ndonjë organizatë apo biznes në çdo sektor, apo fushë, e poashtu edhe

në organizata jo-komerciale (jo-përfituese) si klube dhe organizata bamirëse. Ai përmban të

gjitha kompetencat, aftësitë dhe vlerat e kërkuara nga një nxënës i cili dëshiron të ketë njohuri

profesionale në lidhje me “Nëpunës për administrim zyre dhe menaxhim”.

Profesioni “Nëpunës për administrim zyre dhe menaxhim”, do të zhvilloj tek nxënësit një tërësi

kompetencash specifike të veçanta të cilat do t’i shërbejnë atyre në përvetësimin me efektivitet të

programit mësimor, zhvillimin në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe integrimin e

mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Këto kompetenca specifike do të

zhvillohen në një nivel më të lartë gjatë kryerjes së shkollimit për “Nëpunës për administrim zyre

dhe menaxhim’’.

Komponenti kryesor përmban kompetencat në trajtimin e

informatave, komunikimet, ndërmarrësi / shërbime ndaj konsumatorëve, teknologji, aftësitë e

organizimit, vetë-zhvillimit, puna ekipore si dhe politikat dhe procedurat e biznesit në të cilin ata

mund të punojnë.

Komponenti zgjedhor (opcional) e lejon nxënësin për të fituar njohuri të veçanta, aftësi dhe

njohuri në fushat e pritjes së palëve, punëve rreth administratës ekzekutive, ofrimit të shërbimeve

financiare dhe bankare, punëve rreth administratës ligjore dhe burimeve njerëzore.

Nxënësit që do të punojnë për këtë kualifikim do të kuptojnë se marrja dhe përfitimet e

kompentencave përmes këtij standardi do të shtojnë vlerë në përformancën e tyre të

punës. Ky kualifikim ka për qëllim të përmirësojë ofrimin e shërbimeve në fushën e

administratës në të gjithë sektorët për këta nëpunës.

Nëpërmjet ndërtimit të aftësive administruese ditë-për-ditë, si dhe kompetencave të

përgjithshme operacionale, kualifikimi siguron progresion të të mësuarit, duke bërë të mundur që

nxënësi të përmbushë standardet më të përsososura e të kërkuara në fushën e administrimit të

zyrës dhe menaxhimit të saj.

Kualifikimi do të sigurojë njohuri të gjera, aftësi dhe vlera të nevojshme në fushën

e administratës për të gjithë sektorët dhe do të lehtësojë qasjen, dinamikën, lëvizshmërinë

dhe progresin brenda edukimit dhe trajnimit për nxënësit të cilët:

• ishin më parë të pa favorizuara ose që nuk ishin në gjendje për të përfunduar shkollimin e

tyre dhe për këtë arsye iu mohua qasja në arsimim të mëtejshëm dhe trajnim profesional;

Page 4: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

4

• kanë punuar në këtë fushë për shumë vite, por nuk kanë kualifikimet formale dhe do të

dëshironin të arrijnë këtë kualifikim nëpërmjet procesit të standardeve profesionale dhe/ose

studime formale;

• dëshirojnë të zgjerojnë gamën e tyre të aftësive dhe njohurive të administratës në industritë

e tyre përkatëse në mënyrë që ata të mund të zgjasin nivelin e tyre të kompetencës.

Ky kualifikim do të përpilohet në atë mënyrë që të ndërtohen “blloqe”e që mund të zhvillohen më

tej në kualifikimet të tjera në një nivel më të lartë. Ajo gjithashtu fokusohet në

aftësitë, njohuritë, vlerat dhe qëndrimet e nevojshme për progres të mëtejshëm. Qëllimi është:

• për të nxitur zhvillimin e njohurive, shkathtësive dhe vlerave që janë të nevojshme

për përsosmëri të shërbimit në fushën e administratës.

• për lirimin e mundshëm të njerëzve(zyrtarëve)kur ata kanë punë të rëndësishme të tjera.

• për të siguruar mundësi për njerëzit që të shkojë lartë (të zhvillohen) drejt zinxhirit të vlerës.

Detyrat administrative dhe administrata janë bërë në nivele të ndryshme në varësi të natyrës

dhe madhësisë së organizimit dhe strukturën e tij të menaxhimit. Njerëzit e përfshirë në

administratë janë të njohur me terma të tilla si sekretarë, asistentë administrativ, administratorët

dhe nëpunësit në varësi të organizatës në të cilën ata janë të punësuar. Prandaj ekziston një nevojë e

vazhdueshme për personel të administratës shumë të aftë dhe një nevojë e të zhvilluarit mirë të të

mësuarit për tu kujdesur për personelin administrativ në nivele të ndryshme në të cilat ata

veprojnë.

Funksionet kryesore për profesionin e profilit “Nëpunës për administrim zyre dhe menaxhim”

janë të paraqitura më poshtë.

Page 5: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

5

Nr. Funksioni Përshkrimi i funksionit

1.

Përgatit dhe organizon vendin e

punës;

Ky funksion ka të bëjë me konsultimin e agjendës ditore,

konsultimin me postën elektronike dhe atë manuale siç janë

klasifikimi i informacioneve hyrëse dhe dalëse, prioritizimi i

aktiviteteve që kanë një rëndësi të madhe për atë ditë si dhe

kontaktimi me palët bashkëpunuese siç mund të jenë stafi

dhe klientët. Si aktivitete kyçe janë:

• konsultimi i agjendës ditore;

• konsultimi i postës elektronike;

• prioritizimi i aktiviteteve

2.

Orienton palët në bazë të agjendës;

Ky funksion ka të bëjë me organizimin dhe konsultimin e

agjendës së takimeve dhe informimin e palëve

bashkëpunuese lidhur me takimin e aranzhuar, përshkrimin

e arsyes së ftesës për takim si dhe të punëve që planifikohet të

përfundohen. Si aktivitete kyçe janë:

• Mban kontakt me palë,

• informon palët,

• Bën përshkrimi i ftesës.

3.

Përpilon shkresa dhe kërkesa me

shkrim;

Ky funksion ka të bëjë me hartimin e shkresave si për stafin

punues ashtu edhe për klientët apo palët tjera

bashkëpunuese. Po ashtu bën edhe hartimin e kërkesave ndaj

këtyre palëve. Si aktivitete kyçe janë:

• Harton shkresa dhe kërkesa.

• Ruan e dokumentet

• Prezanton dokumentet

4.

Planifikon dhe Organizon takimet; Ky funksion ka të bëjë me aranzhimin e sallave në te cilat do

të mbahen takimet si dhe sigurimi se këto salla janë të lira

dhe në gjendje të rregullt për mbajtjen e mbledhjes. Po ashtu

duhet që ftesat t’i bëhen personit te duhur në kohën e duhur.

Minutat duhet të identifikohen dhe duhet të mbahen

procesverbale. Si aktivitete kyçe janë:

• Bën aranzhimin e sallës,

• Merret me dërgesat e ftesave si dhe

• Mban minutat e takimit.

5.

Kryen komunikimin e jashtëm dhe

të mbrendshëm;

Ky funksion ka të bëjë me informimin e aktiviteteve ditore,

mujore si dhe vjetore për të gjithë bashkëpunuesit ashtu që të

krijohet një pasqyrë për të ardhmen lidhur me punët të cilat

do të përfundohen e që janë vënë si cak i kompanisë. Si

aktivitete kyçe janë:

• Informon palët bashkëpunuese lidhur me aktivitetet,

• Bën përcaktimin e aktiviteteve midis palëve,

Page 6: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

6

• Bën organizimin për bashkëpunim.

6.

Mirëmban të dhënat në data basë;

Kjo ka të bëjë me analizimin e të dhënave ashtu që të

shërbejnë si informata. Mbanë regjistrat e personelit, regjistrat

e klientëve si dhe arkivon këto regjistra në mënyrë që të

gjenden më lehtë. Si aktivitete kyçe janë:

• Bën analiza të dhënave,

• mban e regjistrat si dhe

• Arkivon regjistrat.

7.

Përgjegjës për logjistikë dhe

llogaritjet e ndryshme për

përgatitjen e librave financiarë;

Ky funksion ka të bëjë me manaxhimin e materialit

shpenzues. Organizimin e transportit dhe akomodimit për të

gjithë ata që vijnë në vizita apo që janë pjesëmarrës në

mbledhjet e organizuara nga kompania. Po ashtu bën

menaxhimin e parasë së vogël ditore. Si aktivitete kyçe janë:

• Bën menaxhimin e materialit shpenzues,

• Bën organizimin e transportit dhe akomodimit si dhe

• Bën menaxhimin e paty cash-it.

8.

Ai/Ajo duhet të respektoj kodin e

sjelljes, të shëndetit dhe të sigurisë;

Ky funksion njësi ka të bëjë me procesin e shëndetit dhe

sigurisë në vendin e punës. Punonjësi duhet të zbatoj

rregullat e veçanta për identifikimin e politikave, vlerësimin e

aspekteve të dëmshme dhe raportimin e tyre tek personat

kompetent.

• Respekton kodin e sjelljes në vendin e punës,

• Bën identifikimin e politikave të vendit të punës të

cilat i përkasin shëndetit dhe sigurisë brenda

organizatës,

• Vlerëson aspektet e dëmshme potenciale të vendit të

punës,

• Raporton tek personat kompetent në lidhje me

rrezikshmërinë potenciale.

Page 7: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

7

Funksioni 1: Përgatit dhe organizon vendin e punës

Ky funksion ka të bëjë me konsultimin e agjendës ditore, konsultimin me postën elektronike dhe atë manuale siç janë klasifikimi i

informacioneve hyrëse dhe dalëse, prioritizimi i aktiviteteve që kanë një rëndësi të madhe për atë ditë si dhe kontaktimi me palët

bashkëpunuese siç mund të jenë stafi dhe klientët.

Aktivitetet kyçe

Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme

për të kryer funksionin

Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të

shoqëruara me

funksionin kryesor

Konsultohet me

agjendën ditore;

Cakton punët që në fillim të ditës.

Anashkalon të gjitha punët tjera që nuk përkojnë me

punët të cilat janë urgjente.

Radhit punët të cilat pritet të përfundohen me

urgjencë.

Përfundon punët e parashikuara sipas agjendës.

Identifikon punët urgjente.

Ndarja e punëve sipas kategorive.

Fokusohet në kryerjen e detyrave.

T’i prioritizojë detyrat

kyçe,

Kontakte të mirëfillta

pune,

Menaxhim kohë.

Aftësi të mira

menaxhuese të

kohës

Bashkëpunimi

në grup

Aftësi

vetëkontrolli

Aftësi

planifikimi

Aftësi të mira

komunikuese.

Aftësi në të

shkruar.

Planifikim,

Organizim,

Evidentim,

Identifikimi i

problemit,

Zgjidhja e problemit,

Komunikimi,

Leximi/të

folurit/dëgjimi/shkrimi,

Negocimi,

Puna ekipore,

Menaxhimi i kohës.

Konsulton postën

elektronike;

Merr dhe jep informata të ndryshme lidhur me

kompaninë.

Në kohën dhe vendin e duhur bën shpërndarjen e

informatës.

Në kohën e duhur bën përgjigjen e këtyre postave

Konfirmon marrjen e porosisë.

Prioritizon aktivitetet;

Mban evidencën e të dhënave të klientëve.

Kontakton klientët atëherë kur është e nevojshme.

Informon klientët lidhur me ndryshimet e bëra nga

kompania.

Pranon informata nga klientët lidhur me çdo ndryshim

të bërë.

Page 8: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

8

Kushtet e realizimit të funksionit:

Mjetet e punës: Për të performuar këtë funksion , nxënësi duhet të ketë në dispozicion dhe të përdorë këto mjete: Kompjuter,

Kalkulator, Scaner, Printer, Fotokopje, Telefon, Fax, Centralen telefonike.

Kërkesat e vlerësimit:

Evidenca e njohurive:

Test me shkrim/gojë për të demonstruar njohurinë dhe aftësitë bazë mbi organizimin e vendit të punës. Demonstrim praktik i

shkathtësive të komunikimit me shkrim dhe përdorimit të mjeteve të punës.

Page 9: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

9

Funksioni: 2 Orienton palët në bazë të agjendës

Ky funksion ka të bëjë me organizimin dhe konsultimin e agjendës së takimeve dhe informimin e palëve bashkëpunuese lidhur me

takimin e aranzhuar, përshkrimin e arsyes së ftesës për takim si dhe të punëve që planifikohet të përfundohen.

Aktivitetet kyçe

Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për

të kryer funksionin

Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të

shoqëruara me

funksionin kryesor

Mban kontakt me

palë;

Identifikon dhe prioritizon karakteristikat

e kërkuara të palës në bazë të aranzhimit

të përcaktuar aty për aty dhe ato takime

të përcaktuara paraprakisht.

Drejton dhe shoqëron palën për në

vendin apo tek personi që duhet të

takohet.

Menaxhimi i kohës,

Përdorimi i kompjuterit,

Përdorimi i telefonit,

Përpunimi i të dhënave,

Interpretimi i informatave.

Shpejtësia në

kryerjen e detyrave,

Orientimi në detyrat

kryesore,

Komunikimi.

Planifikim,

Organizim,

Evidentim,

Identifikimi i problemit,

Zgjidhja e problemit,

Komunikimi,

Leximi/të

folurit/dëgjimi/shkrimi,

Negocimi,

Puna ekipore,

Menaxhimi i kohës.

Informon palët; Mbajtja e evidencës së bashkëpunëtorëve.

Informon në kohën dhe vendin e duhur.

Bën përshkrimin e

ftesës;

Identifikon arsyet për ftesë.

Përshkruan lokacionit.

Përshkruan kohën/orën.

Kushtet e realizimit të funksionit:

Mjetet e punës: Për të performuar këtë funksion , nxënësi duhet të ketë në dispozicion dhe të përdorë këto mjete: Kompjuter,

Kalkulator, Scaner, Printer, Fotokopje, Telefon, Fax, Centralen telefonike etj.

Page 10: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

10

Kërkesat e vlerësimit:

Evidenca e performances dhe njohurive: Vlerësimi i performancës në kushte reale të punës. Test me shkrim i njohurive, pyetjet dhe

përgjigjet me gojë, për të treguar se nxënësi ka kuptuar kërkesat e punës në lidhje me funksionet e përshkruara më lart e po ashtu edhe

demonstrim praktik i shkathtësive të përdorimit të mjeteve të punës.

Page 11: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

11

Funksioni 3: Përpilon shkresa dhe kërkesa me shkrim

Ky funksion ka të bëjë me përpilimin e shkresave si për stafin punues ashtu edhe për klientët apo palët tjera bashkëpunuese. Po ashtu

bën edhe hartimin e kërkesave ndaj këtyre palëve.

Aktivitetet kyçe Kriteret e Përformancës Njohuritë e kërkuara për

kryerjen e funksionit

Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe dhe shkathtësitë e

shoqëruara me funksionet kyçe

Harton shkresa dhe

kërkesa;

Përpilon fjalitë në mënyrë të qartë

dhe të kuptueshme.

Përshkruan saktë se kujt i dedikohet,

Përshkruan kërkesat në mënyrë të

qartë.

Harton dhe prodhon dokumentet

sipas stilit/llojit të kërkuar.

Kontrollon saktësinë, redakton dhe

korrigjon sipas nevojës.

Rreth rëndësisë për t’u pajtuar

me qëllimin, përmbajtjen, stilin,

standardet e cilësisë dhe afatin

kohor për dokumentin.

Si të kontrollohet saktësia dhe

korrektësia – duke përfshirë

drejtshkrimin dhe gramatikën.

Rreth rëndësisë së ruajtjes së

dokumentit në mënyrë të sigurte

dhe të mbrojtur dhe si të bëhet

kjo.

Rëndësinë e besueshmërisë dhe

mbrojtjes së të dhënave.

Njohuri të gjuhëve të huaja.

Kontrollimi,

Komunikimi,

Prezantimi i

informatës,

Përdorimi i

teknologjisë,

Shpejtësi dhe

fleksibilitet në të

shkruar.

Planifikim,

Organizim,

Evidentim,

Identifikimi i problemit,

Zgjidhja e problemit,

Komunikimi,

Leximi/të folurit/degjimi/shkrimi,

Negocimi,

Puna ekipore,

Menaxhimi i kohës.

Ruan dokumentet; Ruan dokumentet në mënyrë të

sigurte në lokacion të aprovuar.

Prezanton

dokumentet;

Prezanton dokumentet në formatin e

kërkuar.

Prezanton dokumentin brenda

Page 12: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

12

afateve të caktuara dhe standardeve

të cilësisë.

Kushtet e realizimit të funksionit:

Mjetet e punës: Për të performuar këtë funksion , nxënësi duhet të ketë në dispozicion dhe të përdorë këto mjete: Kompjuter,

Kalkulator, Scaner, Printer, Fotokopje, Telefon, Fax, Centralen telefonike etj.

Kërkesat e Vlerësimit:

Evidenca e njohurive:

Test me shkrim mbi përdorimin saktë dhe të qartë të gjuhës, shtypjes së dokumenteve Test me shkrim i njohurive, pyetjet dhe

përgjigjet me gojë, për të treguar se nxënësi ka kuptuar kërkesat e punës në lidhje me funksionet e përshkruara më lart. Demonstrim

praktik i përdorimit të pajisjeve për hartimin dokumenteve, kontrollimin e drejtshkrimit dhe gramatikës dhe rëndësisë së

dokumenteve e po ashtu edhe demonstrim praktik i shkathtësive të përdorimit të mjeteve të punës.

Page 13: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

13

Funksioni: 4 Organizon dhe menaxhon takimet Planifikon dhe Organizon tekimet

Ky funksion ka të bëjë me aranzhimin e sallave në te cilat do të mbahen takimet si dhe sigurimi se këto salla janë të lira dhe në gjendje

të rregullt për mbajtjen e mbledhjes. Po ashtu duhet që ftesat t’i bëhen personit te duhur në kohën e duhur. Minutat duhet të

identifikohen dhe duhet të mbahen procesverbale.

Aktivitetet kyçe

Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme

për të kryer funksionin

Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të

shoqëruara me

funksionin kryesor

Bën aranzhimin e

sallave;

Kontakton personin përgjegjës

për sallën, përcakton kohën,

ditën dhe datën e mbajtjes së

takimit.

Përdorimi i telefonit,

Kompjuterit,

Outlook,

Njohuri të gjuhëve,

Njohuri mbi hartimin e

shkresave,

Njohuri për aktivitetin

përkatës,

Njohuri për hartim të

procesverbalit.

Vlerësimit,

Menaxhimit të

kohës,

Planifikimit,

Organizimit,

Informimit,

Bashkëpunimit,

Koncentrimit.

Planifikim,

Organizim,

Evidentim,

Identifikimi i

problemit,

Zgjidhja e problemit,

Komunikimi,

Leximi/të

folurit/dëgjimi/shkrimi,

Negocimi,

Puna ekipore,

Menaxhimi i kohës.

Merret me

përgatitjen e ftesave;

Përpilon ftesat dhe i përcjell ato

në të gjitha format,

Përcjell ecurinë deri në momentin

e konfirmimit (të gjitha format).

Mban minutat e

takimit;

Bën transkriptimin e minutave të

takimit,

Finalizon procesverbalin dhe e

përcjell tek pjesëmarrësit (merr

nënshkrimin e tyre si shenjë

konfirmimi për prezencën e tyre

në takim dhe pajtimin me

minutat).

Kushtet e realizimit të funksionit:

Mjetet e punës: Për të performuar këtë funksion , nxënësi duhet të ketë në dispozicion dhe të përdorë këto mjete: Kompjuter,

Kalkulator, Scaner, Printer, Fotokopje, Telefon, Fax, Centralen telefonike etj.

Page 14: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

14

Kërkesat e Vlerësimit:

Evidenca e njohurive:

Test me shkrim i njohurive, pyetjet dhe përgjigjet me gojë, për të treguar se nxënësi ka kuptuar kërkesat e punës në lidhje me

funksionin e përshkruar më lart si dhe të performojë aftësitë e saja/tij për detyra të ndryshme të cilat mund të jenë të fleksibile në baza

ditore. Testim praktik për të demonstruar shkathtësitë e përdorimit të mjeteve të punës.

Page 15: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

15

Funksioni 5: Informon dhe komunikon me palë Kryen komunikimin e jashtëm dhe të mbrendshëm

Ky funksion ka të bëjë me informimin e aktiviteteve ditore, mujore si dhe vjetore për të gjithë bashkëpunuesit ashtu që të krijohet një

pasqyrë për të ardhmen lidhur me punët të cilat do të përfundohen e që janë vënë si cak i kompanisë.

Aktivitetet kyçe

Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme

për të kryer funksionin

Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të shoqëruara

me funksionin kryesor

Informon palët

bashkëpunuese

lidhur me aktivitetet;

Informon në kohën e duhur.

Renditja e aktiviteteve.

Prioritizion punët.

Njohuri të gjuhëve,

Njohuri në përpilimin e

dërgesave,

Njohuri të përgjithshme

për palët bashkëpunuese.

Bashkëpunimi në

grup,

Koordinimi me

palët punuese,

Menaxhimi i

punëve,

Planifikimi i

punëve.

Planifikim,

Organizim,

Evidentim,

Identifikimi i problemit,

Zgjidhja e problemit,

Komunikimi,

Leximi/të folurit/dëgjimi/shkrimi,

Negocimi,

Puna ekipore,

Menaxhimi i kohës.

Bën përcaktimin e

aktiviteteve midis

palëve;

Komunikon midis palëve.

Monitoron aktivitetet.

Bën organizimin për

bashkëpunim;

Cakton datën dhe vendin për

kooperim/bashkëpunim.

Mbledh informatat e nevojshme për

takim.

Page 16: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

16

Kushtet e realizimit të funksionit:

Mjetet e punës: Për të performuar këtë funksion , nxënësi duhet të ketë në dispozicion dhe të përdorë këto mjete: Kompjuter,

Kalkulator, Scaner, Printer, Fotokopje, Telefon, Fax, Centralen telefonike etj.

Kërkesat e Vlerësimit:

Evidenca e njohurive:

Test me shkrim/gojë për të demonstruar njohurinë dhe aftësitë bazë mbi organizimin e vendit të punës. Demonstrim praktik i

shkathtësive të komunikimit me shkrim dhe goje dhe po ashtu test në lidhje me përdorimin e mjeteve të punës.

Page 17: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

17

Funksioni 6 : Mirëmban të dhënat në data basë

Ky funksion ka të bëjë me analizimin e të dhënave ashtu që të shërbejnë si informata. Mbanë regjistrat e personelit, regjistrat e

klientëve si dhe arkivon këto regjistra në mënyrë që të gjenden më lehtë.

Aktivitetet kyçe

Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme

për të kryer funksionin

Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të shoqëruara

me funksionin kryesor

Bën analizë të të

dhënave;

Përkushtohet në identifikimin e

informative.

Përdor të dhënatë në mënyrë të drejtë.

Axhurnon të dhënatë.

Përdorimi i kompjuterit,

Njohuritë paraprake mbi

të dhënat e pranuara,

Klasifikimi i të dhënave

sipas rëndësisë,

Përpunimi i të dhënave.

Organizimi i të

dhënave,

Kontrollimi i të

dhënave,

Menaxhimi i të

dhënave.

Planifikim,

Organizim,

Evidentim,

Identifikimi i problemit,

Zgjidhja e problemit,

Komunikimi,

Leximi/të folurit/dëgjimi/shkrimi,

Negocimi,

Puna ekipore,

Menaxhimi i kohës.

Mban regjistrat; Aftësi për menaxhim të regjistrave.

Përgjegjësia ndaj regjistrave të bërë.

Arkivon regjistrat;

Identifikon shpejtë regjistrat.

Bën ndarjen e tyre sipas kategorive.

Dhënia e informative bazuar mbi këto të

dhëna.

Page 18: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

18

Kushtet e realizimit të funksionit:

Mjetet e punës: Për të performuar këtë funksion , nxënësi duhet të ketë në dispozicion dhe të përdorë këto mjete: Kompjuter,

Kalkulator, Scaner, Printer, Fotokopje, Telefon, Fax, Centralen telefonike etj.

Kërkesat e Vlerësimit:

Evidenca e njohurive:

Evidencë se personi mund të planifikojë dhe organizojë punën e tij në vende reale të punës ose evidencë që të identifikojë afatet kohore

për lloje të ndryshme të punëve dhe për lloje të ndryshme të dhënave. Test me shkrim dhe gojë që vërteton se nxënësi ka një kuptim të

qartë të analizës së të dhënave, mbajtjes së regjistrave dhe arkivimit të të dhënave.

Page 19: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

19

Funksioni 7 : Përgjegjës për logjistikë dhe llogaritjet e ndryshme për përgatitjen e librave financiarë

Ky funksion ka të bëjë me manaxhimin e materialit shpenzues. Organizimin e transportit dhe akomodimit për të gjithë ata që vijnë në

vizita apo që janë pjesëmarrës në mbledhjet e organizuara nga kompania. Po ashtu bën menaxhimin e parasë së vogël ditore.

Aktivitetet kyçe

Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për

të kryer funksionin

Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të

shoqëruara me funksionin

kryesor

Bën menaxhimin e

materialit shpenzues;

Njohuritë mbi përdorimin e materialit

shpenzues,

Furnizon me material në kohën e duhur,

Bën mbajtjen e evidencës së materialit

shpenzues.

Njohuri bazike për

kalkulime,

Njohuri në fushën

menaxheriale,

Njohuri bazike në fushën

financiare si: informacione

për pasqyrat financiare,

llogaritë bankare, raportet

bankare, e-banking,

udhëheqjen e arkës, pagesat

me paratë Cash.

Organizative,

Menaxhuese,

Kontrolluese,

Bashkëpunuese.

Planifikim,

Organizim,

Evidentim,

Identifikimi i problemit,

Zgjidhja e problemit,

Komunikimi,

Leximi/të

folurit/dëgjimi/shkrimi,

Negocimi,

Puna ekipore,

Menaxhimi i kohës.

Bën organizimin e

transportit dhe

akomodimit;

Informon bashkëpunëtorin,

Rezervon transportin/vendin

akomodues.

Bën menaxhimin e

paty cash-it;

Identifikon i nevojat për përdorim të

paty cash-it/parasë së vogël,

Përdor në mënyrë efektive paty cash-it,

Mban e evidencën së paty/cash-it.

Kushtet e realizimit te funksionit:

Mjetet e punës: Për të performuar këtë funksion , nxënësi duhet të ketë në dispozicion dhe të përdorë këto mjete: Kompjuter,

Kalkulator, Printer (Scaner, Fotokopje), Telefon, Fax, Centralen telefonike etj.

Page 20: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

20

Kërkesat e Vlerësimit:

Evidenca e njohurive:

Test me shkrim i njohurive, pyetjet dhe pergjigjet me gojë, për të treguar se nxënësi ka kuptuar kërkesat e punës në lidhje me

funksionin e përshkruar më lart.

Page 21: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

21

Funksioni 8: punës Ai/Ajo duhet të respektoj kodin e sjelljes, të shëndetit dhe të sigurisë

Ky funksion ka të bëjë me procesin e shëndetit dhe sigurisë dhe vendin e punës. Punonjësi duhet të ndjek rregullat e veçanta për

identifikimin e politikave, vlerësimin e aspekteve të dëmshme dhe raportimin e tyre tek zyrtarët kompetent.

Aktivitetet kyçe Kriteret e Përformancës Njohuritë e kërkuara për

kryerjen e funksionit

Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe dhe

shkathtësitë e shoqëruara

me funksionet kyçe

Bën identifikimin e

politikave të vendit të

punës të cilat i përkasin

shëndetit dhe sigurisë

brenda organizatës;

Identifikon se cilat politika të

vendit të punës janë

relevante për praktikat tuaja

të punës.

Identifikon ato praktika të

punës të cilës do pjesë të rolit

tuaj të cilat mund të

dëmtojnë veten tuaj ose të

tjerët.

Identifikon ato aspekte të

vendit të punës të cilat mund

të dëmtojnë veten tuaj ose të

tjerët.

Politikat e dakorduara të

vendit të punës të lidhura me

kontrollin e rreziqeve për

shëndetin dhe sigurinë,

Rreth detyrave për shëndet dhe

siguri siç janë përkufizuar me

legjislacionin e veçantë i cili

mbulon rolin e punës,

Çfarë rreziqe mund të

ekzistojnë në vendin e punës,

Rreziqet e sigurisë dhe

shëndetit të cilat mund të jenë

prezentë në kuadër të rolit të

punës dhe masat paraprake që

duhet të merren,

Rëndësia e alarmit të mbetur në

paraqitjen e rrezikut në tërë

vendin e punës.

Rëndësia e marrjes me rreziqet

e raportuara menjëherë,

Puna në mënyrë të

sigurt,

Identifikimi i

problemit,

Vendim- marrja,

Leximi,

Komunikimi,

Prezantimet

personale,

Kërkesat.

Planifikim,

Organizim,

Evidentim,

Identifikimi i problemit,

Zgjidhja e problemit,

Komunikimi,

Leximi/të

folurit/degjimi/shkrimi,

Negocimi,

Puna ekipore,

Menaxhimi i kohës.

Vlerëson aspektet e

dëmshme potenciale të

vendit të punës;

Vlerëson cilat nga aspektet e

dëmshme të vendit të punës

janë me rrezik të lartë për ju

si dhe për të tjerët.

Raporton tek personat

kompetent në lidhje me

rrezikshmërinë

Raporton ato rreziqe të cilat i

takojnë nivelit të lartë të

rrezikshmërisë për personat

Page 22: NËPUNËS PËR ADMINISTRIM ZYRE DHE MENAXHIM

22

potenciale; përgjegjës për shëndet dhe

siguri në vendin e punës;

Shqyrton ato rreziqe me

rrezik të ulët duke zbatuar

politikat e vendit të punës

dhe kërkesat ligjore.

Kërkesat dhe udhëzimi për

masat paraprake.

Kushtet e realizimit të funksionit:

Mjetet e punës : Përdorimi i politikave të organizatës dhe rregulloreve për rreziqe potenciale në vendin e punës: udhëheqje, përshkrim

i detyrës.

Kërkesat e Vlerësimit:

Evedinca e njohurive:

Test me shkrim mbi rregulloret e përgjithshme dhe rregullat, vlerësimin e rrezikut dhe raportimin e këtij të fundit.

Demonstrim praktik për përdorim të veglave/ pajisjeve të nevojshme për parandalimin e rreziqeve.