Niveli i pestë i kualifikimeve sipas Kornizës Kombëtare të ......Përpunimit të Metaleve,...
Transcript of Niveli i pestë i kualifikimeve sipas Kornizës Kombëtare të ......Përpunimit të Metaleve,...
Agjencia për Arsim dhe Aftësim
Profesional dhe Arsim për të Rritur
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional
STANDARDI I PROFESIONIT
METALPUNUES
Niveli 5 i KKK
Niveli i pestë i kualifikimeve sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve
Sektori: Makineri
Kodi: 72 – Punonjësit me metal, makineri dhe profesionet e ndërlidhura
Data e aprovimit:
Ky standard i profesionit është zhvilluar në mbështetje të Projektit "Zhvillimi i Standardeve të profesionit për nivelin 5 të kualifikimeve për profilet arsimore “AUTOMEKANIK” të financuar nga DVV-International, në bashkëpunim me Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur.
Ekipi i zhvillimit:
Koordinator i ekipit Prof.
Jetmir Berisha, Mësimdhënës në Shmlp “Shtjefën Gjeçovi”, Prishtinë
Ekipi për zhvillimin e standardit të profesionit:
1. Afrim Gjelaj, Prof. Ass. Dr. në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë
2. Jeton Gashi, Mësimdhënës/Instruktor në Shmlp “Shtjefën Gjeçovi”, Prishtinë
3. Shpend Ymeri, Instruktor nga biznesi, punëtoria “Metaliku”, Ferizaj
Referencat Standardet, udhëzuesit dhe dokumentet e përdorura si referenca për hartimin e këtij
standardi janë:
1. Fachkunde metal Mechanische Technologie, Group Autoren, EuropaLehrmittel, 56
Auflage 2010,
2. VOCATIONAL QUALIFICATION IN METALWORK AND MACHINERY 2010,
Study Programme/Specialisation in Manufacturing Technology, Publishing 2011.
3. Metalltechnik Fachbildung, Group Autoren, Verlag EuropaLehrmittel, 5 Auflage 2008,
4. IIW Guideline INTERNATIONAL WELDER , Minimim Requirements for the
Education, Examination and Qualification
5. Process 111 (MMA-welding) for ferritic and stainless steel.
6. Process 135, 136 and 138 (MAG-welding) for ferritic and stainless steel
7. Process 141 (TIG-welding) for ferritic and stainless steel
8. Process 311 (Gas-welding) for ferritic steel
9. https://invergordonacademy.com/national-45-practical-metalworking/
https://dingwallcdt.weebly.com/nat-45-metalwork.html
Data e aprovimit ....
Valide prej ....
Titulli i profesionit - Metalpunes
Standardi profesional është një dokument, që përshkruan kërkesat e punës dhe
kompetencave profesionale, d.m.th një grup të aftësive, njohurive dhe qëndrimeve të
nevojshme për kryerjen e suksesshme të punës në industrin e përpunimit të metaleve .
Ky standard i profesionit është zhvilluar në mbështetje të Projektit "Zhvillimi i
Standardeve të profesionit për nivelin 5 të kualifikimeve për profilet arsimore
“Metalpunues” të financuar nga DVV-International, në bashkëpunim me Agjencinë për
Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur.
Përshkrimi i profesionit:
Standardi i profesionit për profilin arsimor “Metalpunues” përshkruan funksionet për
nivelin e pestë të kualifikimeve sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve në të cilën
një individ mund të përmbushë kërkesat për realizimin e profesionit (grup profesionesh)
me qëllim që të hyjë ose përparojë në kuadër të profesionit. Në bazë të analizave dhe
hulumtimeve të standardit 3 dhe 4 po ashtu dhe nevojave të tregut të punës është parë që
është e nevojshme të zhvillohet edhe Standardi 5 për metalpunues. Standardi i profesionit
për Metalpunues në vete përmban një grup profesionesh si: Sigurinë në punë, Bazat e
Përpunimit të Metaleve, Proceset e Saldimit 111, 135, 141 dhe oksi-acetilen, funksionet
për Tornim, Frezim, CNC Makina, Konstruksionet Metalike si dhe Menaxhimi i
prodhimtarisë. Ky standard për nivelin e pestë të kualifikimeve është e lidhur me profilin
profesional në të cilin më vonë do të bazohet korrikula për këtë profil arsimor.
Nr. Funksioni Përshkrimi i funksionit
1
Zbaton masat e sigurisë në punë dhe
ruajtjes së mjedisit
Ky funksion përshkruan kontestin e përgjithshëm për siguri
në vendin e punës dhe ruajtjen e mjedisit. Rëndësi e veçantë
i kushtohet përdorimit të mjeteve personale mbrojtëse dhe
dhënia e ndihmës së parë në vendin e punës.
2
Bazat e përpunimit të metaleve
(axhusteri) dhe organizimi i vendit të
punës
Ky funksioni është mjaft gjithëpërfshirës duke filluar nga
hartimi i planit ditor të punës, përgatitja e vizatimit teknik,
përzgjedhja e veglave dhe materialeve të nevojshme për
punë si dhe mirëmbajtja e veglave dhe pajisjeve. Pas
organizimit të vendit të punës vijuesi i këtij kursit do të
aftësohet për bazat e përpunimit të metaleve duke filluar nga
teknikat e matjeve dhe shënimit, prerjet me sharre,
përpunimi me limë, përpunimi me lakim, shpim dhe hapje të
filetave.
3 Saldimi me hark elektrik
me dorë (111)
Është një funksion që aftëson pjesëmarrësit për procesin e
saldimit me hark Elektrik me dorë (111), materialin shtesë,
makinat dhe pajisjet si dhe shkathtësi praktike në modulet
(E1, E2, E3, E4, E5, E6) sipas Institutit ndërkombëtar të
saldimit (IIW) dhe në përputhje me kërkesat e tregut të
punës.
4 Saldimi nën mbrojtjen e gazrave
aktive dhe inerte
Përmes këtij funksioni pjesëmarrësit aftësohen për proceset e
saldimit nën mbrojtjen e gazrave aktive dhe inerte,
materialet shtesë, makinat dhe pajisjet si dhe shkathtësi
praktike në modulet (M1, M2, M3, M4, M5, M6) ,(T1, T2,
T3, T4, T5, T6) sipas Institutit ndërkombëtar të saldimit
(IIW) dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
5 Procesi i oksi-acitilen
Ky funksion aftëson pjesëmarrësit për procesin e prerjes dhe
saldimit me gaz, materialet shtesë, makinat dhe pajisjet për
prerje dhe saldim si dhe shkathtësi praktike për prerje dhe
saldim në modulet (G3, G4, G5, G6) sipas Institutit
ndërkombëtar të saldimit (IIW) dhe në përputhje me
kërkesat e tregut të punës.
6 Procesi i përpunimit me Tornim
Te funksioni i procesit të përpunim me tornim pjesëmarrësit
do të aftësohen për makinat tornuese horizontale dhe
vertikale. Po ashtu do të trajtohet tornimi i pjesëve të
ndryshme, që kanë të bëjnë me tornimin ballor si dhe me
tornimin e përmasave gjatësore të jashtme dhe të brendshme,
tornimin e sipërfaqeve cilindrike, hapjen e kanaleve,
tornimin e sipërfaqeve konike, tornimin e sipërfaqeve
ekscentrike si dhe tornimin e sipërfaqeve të profiluara.
Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri lidhur me vizatimet e
punëtorisë dhe me përdorimin e instrumenteve metalprerëse
gjatë procesit të tornimit.
7 Procesi i përpunimit me Frezim
Në kuadër të këtij funksion pjesëmarrësit do të aftësohen për
të operuar me makinat frezuese universale. Funksioni
përmban një numër të aktiviteteve kyçe për frezimin e
sipërfaqeve të rrafshëta horizontale, vertikale, të pjerrëta,
hapjen e kanaleve për pyka, shpime, punimin e
dhëmbëzoreve dhe yllëzave.
Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri lidhur me përdorimin e
instrumenteve metalprerëse gjatë procesit të frezimit,
varësisht nga gjeometria e pjesëve si dhe njohuritë lidhur me
vizatimet e punëtorisë.
8 Programimi dhe Manipulimi në
Makinat NC dhe CNC
Pjesëmarrësit duhet të dinë dhe identifikojnë proceset e
përpunimit në kuadër të makinave CNC në përgjithësi. Të
jenë në gjendje të shkruajnë programimin e makinave NC
për pjesë me forma gjeometrike rregullta (të thjeshtë) dhe po
ashtu për pjesë me forma gjeometrike jo të rregullta
(komplikuara) duke aplikuar softuerët CAD-CAM. Në
kuadër të këtij funksioni pjesëmarrësit do të aftësohet për
përdorimin dhe programimin e instrumenteve metalprerëse
për makinat tornuese, frezuese etj.
Duhet të dijë për teknologjinë e makinave CNC.
9 Konstruksionet metalike
Është funksion që aftëson pjesëmarrësit për punimin
(realizimin) e konstruksioneve të rënda (kapriata, traj,
shtylla) me profile standarde, rrethoja metalike, dyerve,
shkallëve, si dhe prerjet dhe formësimet e llamarinave.
10 Menaxhimi i prodhimtarisë
Të funksioni i menaxhimit të prodhimtarisë është parapare
që të përfshijë menaxhimin e burimeve njerëzore,
menaxhimin e produktit, definimin e punëve primare të
proceset e prodhimit, vizatimet e punëtorisë nevojitet të
organizohen sipas planit efektiv, menaxhimin e cilësisë së
prodhimit, si dhe përshkrimi i diagramit te punëve me
prioritet. Po ashtu ky funksion përfshin menaxhimin e shitjes
dhe te financave.
Funksioni: Siguria në punë
Ky funksion përmban: sigurinë në punë duke marrë përsipër të gjitha funksionet në kuadër të standardit.
Aktivitetet kyçe
(+ rezultatet e punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për të
kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të shoqëruara
me funksionin kryesor
Kontribuon në
krijimin e një
ambientit të dhe
shëndetshëm për
punë
Monitoron hapësirat punuese
dhe eviton shkaktarët e rrezikut.
Ndërmerr veprime konkrete në
parandalimin e rasteve të
rrezikshme.
Respekton rregullat e sigurisë
në punë.
Raporton për rreziqet e
mundshme në vendin e punës.
Zbaton rregullat për mbrojtje në
punë me qëllim të sigurimit të
shëndetit dhe ruajtjes së
ambientit.
Përdor pajisjet personale
mbrojtëse.
Përdorë masat mbrojtëse dhe të
sigurisë gjatë punës.
Ruan pastërtinë dhe bënë
organizimin e mjedisit të punës.
Përshkruan shkaktarët e
rrezikut dhe mundësinë për
evitimin e tyre.
Shpjegon rëndësinë e
përdorimit të mjeteve
personale mbrojtëse.
Rikujton shenjat e sigurisë
në punë.
Përshkruan mënyrën e
dhënies së ndihmës së parë
në rast të aksidenteve dhe
lëndime në punë.
Rikujton rastet e
menaxhimit të situatave në
rast të aksidenteve dhe
lëndimeve në punë.
Kërkon këshilla sa herë që
është e nevojshme.
Di se si të vlerësojnë
punën.
Përmirëson performancën
derisa te përparon puna.
Zbaton rregullat e mbrojtjes në punë
në mënyrë të sigurt, shfrytëzon në
mënyrë racionale materialet dhe
energjinë duke marrë parasysh
mbrojtjen e mjedisit.
Respekton rregullat e sigurisë dhe
ruajtjes së mjedisit.
Merr në konsideratë punonjësit e
tjerë.
Kujdeset për mirëmbajtjen e
pajisjeve personale mbrojtëse dhe
ambientin e punës në përgjithësi.
Minimizon rrezikun e dëmtimit të
pronës dhe pajisjeve.
Bënë evakuimin e menjëhershëm në
rast të aksidenteve.
Menaxhon situatat në rast të
aksidenteve.
Zbaton mënyrat e dhënies së e
ndihmës së parë.
I përshtatshëm për punë
ekipore.
Komunikues.
Fleksibil.
Tolerant
I arsyeshëm
I vetëdijshëm për punën që
kryen.
Komunikon në gjuhë të
huaja
Kushtet për realizimin e funksionit:
Mjetet e nevojshme: mjetet personale mbrojtëse dhe pajisjet për dhënien e ndihmës së parë në vendin e punës.
Kërkesat e vlerësimit:
Evidenca e përformancës: Dokumentimi i të dhënave (dëshmive) për aktivitetet e realizuara për zbatimin e masave të sigurisë në
punë, bëhet përmes vëzhgimit të kandidatit.
Evidenca e njohurive: Test me shkrim, bashkëbisedim profesional për të demonstruar njohurit dhe shkathtësitë për të zbatuar masat e
sigurisë në punë dhe ruajtjes së ambientit.
Funksioni: Organizimi i vendit të punës dhe bazat e përpunimit të metaleve
Ky funksion konsiston në: Planifikimin dhe organizimin e vendit të punës me qëllim të realizimit të detyrave të punës, po ashtu ky funksion
konsiston në përpunimin e metaleve duke përdorur veglat të dorës siç janë: veglat për matje-kontroll, veglat për shënim, sharrat e dorës dhe
elektrike, limat, makinat dhe veglat për shpim, veglat dhe pajisjet për filetim, makinat retifikuese te dorës dhe statike.
Aktivitetet kyçe
(+ rezultatet e
punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme
për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të
shoqëruara me
funksionin kryesor
Përgatitë vendin e
punës
Ndërmerr aktivitete të përshtatshme
për krijimin e një mjedisi të sigurt
dhe të përshtatshëm për punë.
Identifikon shenjat e sigurisë dhe
shkallën e rrezikshmërisë në punë.
Identifikon dhe përzgjedhë llojet e
materialeve sipas formës, përbërjes
fizike, kimike dhe kërkesave
teknike.
Klasifikon dhe sistemon materialet
sipas specifikave dhe kërkesave për
mbrojtje nga korrozioni dhe
dëmtimet e tjera.
Planifikon përdorimin e makinave
dhe pajisjeve sipas të dhënave në
manualet e prodhuesit.
Raporton mbi aktivitet e kryera në
linjë me procedurat e raportimit.
Përzgjedhja e materialeve, veglave
dhe mjeteve të nevojshme për punë.
Përdorimi i mjeteve për matje,
shënim dhe kontroll.
Përdorimi i veglave për prerje
(sharrat e dorës dhe elektrike),
limat.
Përshkruan mënyrën e
përgatitjes së vendit të
punës dhe respektimin e
rregullave të sigurisë në
punë
Shpjegon mënyrën e
përdorimit të masave të
sigurisë në punë dhe
ruajtjes së mjedisit.
Njohuri për furnizimin me
materiale të nevojshme për
punë dhe përzgjedhje e
tyre.
Njeh format e standardeve
dhe rregullave në vizatim
teknik.
Tregon format e përgatitjes
së raporteve të punës.
Përshkruan mënyrën e
përzgjedhjes së materialeve
teknike, veglave dhe
mjeteve të nevojshme për
punë.
Rikujton mënyrën e
përdorimi të instrumenteve
Organizon detyrat ditore të punës
bazuar në kriteret e përzgjedhura për
realizim.
Selekton dhe përzgjedhë materialet e
përshtatshme bazuar në vetit dhe
karakteristikat e procesit të
prodhimit.
Përgatitë veglat dhe makinat e
nevojshme për procesin e prodhimit.
Përzgjedhë parametrat e nevojshëm
për procesin e prodhimit.
Mirëmban pajisjet dhe mjetet sipas
manualeve dhe udhëzimeve të
prodhuesit.
Mirëmban mjedisin dhe ambientin e
punës.
Përgatitë raporte pune në linjë me
procedurat e raportimit.
Përzgjedhë materialet teknike,
veglave dhe mjetet e nevojshme për
punë.
Përdor mjetet për shënim, matje dhe
kontroll.
Përdor instrumentet matëse për
matjen e madhësive të ndryshme.
I përshtatshëm për punë
ekipore.
Komunikues.
Fleksibil.
Tolerant.
I arsyeshëm.
I vetëdijshëm për punën që
kryen.
Komunikon në gjuhë të
huaja.
Bazat e
përpunimit te
metaleve
Përdorimi i makinave dhe veglave
për shpim dhe filetim.
Përdorimi i pajisjeve për formësim
të llamarinave të holla.
Montimi (bashkimi) i
pjesëve/tërësive.
Kontrollimi i pjesëve dhe tërësive të
montuara.
matëse dhe kontrolluese.
Tregon vlerat e matura dhe
të lexuara.
Rikujton punimin e pjesëve
mekanike sipas skemës/
skicës së detalit.
Njohuri në përzgjedhjen e
materialit për ftohje.
Njohuri në përdorimin e
pajisjeve për shpim dhe
filetim me dorë dhe me
makinë shpuese.
Njohuri për proceset e
formësimit të llamarinave.
Njohuri për lidhjet e
ndashme të pjesëve
mekanike.
Përdor veglat e dorës (Sharra, lima).
Përgatitë regjimet e punës gjatë
procesit të përpunimit.
Kryen shpimin e pjesëve mekanike
me makinë shpuese (shpim, alezim,
filetim etj).
Kryen formësime të llamarinave të
holla.
Bënë kontrollin e cilësisë së
produkteve të realizuara.
Identifikimi i nevojave:
Organizimi i vendit të punës, përzgjedhja e materialeve, makinave dhe pajisjeve për bazat e përpunimit të metaleve.
Instruksionet e nevojshme: Organizimi i vendit të punës, zbatimi i masave të sigurisë gjatë përpunimit të metaleve, përzgjedhja e
materialit dhe veglave të punës në përputhje me detyrat e caktuara, rregullimi i regjimit gjatë shpimit.
Materialet e nevojshme: Kabinat për bazat e përpunimit të metalit, mjete personale mbrojtëse, veglat dhe pajisjet e nevojshme për
punë (tavolinat e punë, mengene të tavolinës dhe te dorës, veglat për matje dhe kontroll, veglat dhe pajisjet për prerje, veglat dhe
pajisjet për shpim, veglat dhe pajisjet për filetim, veglat dhe pajisjet për formësimin e llamarinave të holla).
Kërkesat e vlerësimit:
Dëshmi e performancës: test me shkrim, listë kontrolli, bashkëbisedë profesionale përmes demonstrimit të shkathtësive dhe
njohurive profesionale për të vlerësuar të arriturat sipas përshkrimit të funksionit.
Funksioni: Kryen saldime me hark elektrik me dorë (111)
Ky funksion përfshinë saldimin e pllakave dhe gypave të çelikut. Format dhe pozitat e saldimit janë të caktuara sipas institutit ndërkombëtar të
saldimit për modulet nga E1 deri në E6 dhe në përputhje me nevojat e tregut vendor të punës.
Aktivitetet kyçe
(+ rezultatet e
punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme
për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të
shoqëruara me
funksionin kryesor
Realizon saldime
me hark elektrik
me dorë (111)
Respekton rregullat e sigurisë
teknik e të ruajtjes së mjedisit
gjatë saldimit me hark elektrik
me dorë.
Analizon skemën e saldimit
Përzgjedhë pajisjet për saldimin
e pllakave dhe gypave të çelikut
me trashësi dhe dimensione
standarde sipas rekomandimit
te Institutit ndërkombëtar të
saldimit (IIW).
Përzgjedhë elektrodat dhe
regjimet e nevojshme për
saldimin e pllakave dhe gypave
të çelikut.
Përgatit pllakat dhe gypat për
saldim dhe kryen saldimin në
pozicionet e rekomanduara
sipas (IIW).
Kontrollon saldimin
(kontrollimi vizual dhe me
shkatërrim).
Njohuri për rreziqet dhe
parandalimin e tyre gjatë
saldimit me (111).
Njohuri për procesin e
saldimit me (111).
Tregon ndërtimin, mënyrën
e funksioni të makinave
dhe veglave për saldim dhe
pajisjet përcjellëse.
Njohuri në përzgjedhjen e
elektrodave për saldim.
Njohuri për gabimet ne
tegelat e salduar.
Shkathtësi në përdorimin e pajisjeve
mbrojtëse personale dhe
parandalimin e rreziqeve gjatë
saldimit me (111).
Shkathtësi në përdorimin e makinave
dh veglave për saldim.
Shkathtësi për përgatitjen e materialit
(pllakave, gypave) për saldim sipas
(IIW).
Aftësi në realizimin e procesit të
saldimit në pozicione sipas
rekomandimit të (IIW).
Shkathtësi në kontrollimin e tegelave
të salduar në mënyre vizuale dhe
matjen e tyre.
Shkathtësi për kontrollin me
shkatërrim të pllakave dhe gypave të
salduara.
I përshtatshëm për punë
ekipore.
Komunikues.
Fleksibil.
Tolerant.
I arsyeshëm.
I vetëdijshëm për punën që
kryen.
Komunikon në gjuhë të
huaja.
Identifikimi i nevojave:
Realizimi i saldimit në bashkësi këndore dhe ballore të pllakave dhe gypave si dhe saldimi i kombinuar gyp – pllakë në pozicione dhe
forma standarde.
Instruksionet e nevojshme: Zbatimi i masave të sigurisë gjatë saldimit, përzgjedhja e materialit bazë (pllaka, gypa), përzgjedhja e
materialit plotësues (elektrodave). Rregullimi i regjimit të saldimit, saldimi në pozicione dhe forma standarde si dhe matja dhe
kontrollimi i tegelave.
Materialet e nevojshme: Kabinat për saldim, mjete personale mbrojtëse, veglat dhe mjetet e nevojshme për përgatitjen e pllakave
dhe gypave (sharra, retifika, plazma , pajisje për prerje me oksigjen-acetilen, lima), makina për saldim me hark elektrik si dhe
materiali plotësues (elektrodat që i përgjigjen llojit të materialit, formave dhe pozitave të caktuara të saldimit).
Kërkesat e vlerësimit:
Dëshmi e përformancës: test me shkrim, listë kontrolli, bashkëbisedë profesionale përmes demonstrimit të shkathtësive dhe
njohurive profesionale për të vlerësuar të arriturat sipas përshkrimit të funksionit. Vlerësim i tegelit (matja dhe kontrolli vizual,
kontrolli me shkatërrim dhe pa shkatërrim).
Funksioni: Saldimi nën mbrojtjen e gazrave aktive dhe inerte
Ky funksion përfshinë saldimin e pllakave dhe gypave të çelikut. Format dhe pozitat e saldimit janë të caktuara sipas institutit
ndërkombëtar të saldimit dhe përputhje me nevojat e tregut të punës për modulet nga M1 deri në M6 si për saldim me MAG po ashtu
edhe për MIG.
Aktivitetet kyçe
(+ rezultatet e
punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme
për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të
shoqëruara me
funksionin kryesor
Realizon saldime
me teknikat e
saldimit nën
mbrojtjen e
gazrave aktive dhe
inerte (MIG/MAG
dhe TIG).
Respekton rregullat e sigurisë
teknik e të ruajtjes së mjedisit
gjatë saldimit nën mbrojtjen e
gazrave aktive dhe inerte.
Analizon skemën e saldimit.
Përzgjedhë pajisjet për saldimin
e pllakave dhe gypave të çelikut
me trashësi dhe dimensione
standarde sipas rekomandimit
të Institutit ndërkombëtar të
saldimit (IIW).
Përzgjedhë materialin plotësues
(telin) dhe regjimet e
nevojshme për saldimin e
pllakave dhe gypave të çelikut.
Kryen saldim në pozicionet e
rekomanduara sipas (IIW).
Kontrollon saldimin
(kontrollimi vizual dhe me
shkatërrim)
Njohuri për rreziqet dhe
parandalimin e tyre gjatë
saldimit me teknikat nën
mbrojtjen e gazrave aktive
dhe inerte.
Njohuri për proceset e
saldimit me MIG/MAG
dhe TIG.
Tregon ndërtimin,
mënyrën e funksioni të
makinave dhe veglave për
saldim me MIG/MAG dhe
TIG.
Njohuri në përzgjedhjen e
materialit plotësues dhe
gazrave për saldim me
MIG/MAG dhe TIG.
Njohuri për gabimet ne
tegelat e salduar.
Shkathtësi në përdorimin e pajisjeve
mbrojtëse personale dhe
parandalimin e rreziqeve gjatë
saldimit nën mbrojtjen e gazrave
aktive dhe inerte.
Shkathtësi në përdorimin e makinave
dh veglave për saldim MIG/MAG
dhe TIG.
Shkathtësi për përgatitjen e materialit
(pllakave, gypave) për saldim sipas
(IIW).
Aftësi në realizimin e procesit të
saldimit në pozicione sipas
rekomandimit të (IIW).
Shkathtësi në kontrollimin e
tegelave të salduar në mënyre vizuale
dhe matjen e tyre.
Shkathtësi për kontrollin me
shkatërrim të pllakave dhe gypave të
salduara.
I përshtatshëm për punë
ekipore.
Komunikues.
Fleksibil.
Tolerant.
I arsyeshëm.
I vetëdijshëm për punën që
kryen.
Komunikon në gjuhë të
huaja.
Identifikimi i nevojave:
Realizimi i saldimit në bashkësi këndore dhe ballore të pllakave dhe gypave si dhe saldimi i kombinuar gyp – pllakë në pozicione dhe
forma standarde.
Instruksionet e nevojshme: Zbatimi i masave të sigurisë gjatë saldimit me MAG/MIG dhe TIG, përzgjedhja e materialit bazë (pllaka,
gypa), përzgjedhja e materialit plotësues (llojet e telave për saldim). Rregullimi i regjimit të saldimit, saldimi në pozicione dhe forma
standarde si dhe matja dhe kontrollimi i tegelave.
Materialet e nevojshme: Mjete personale mbrojtëse, kabinat për saldim, veglat dhe mjetet e nevojshme për përgatitjen e pllakave dhe
gypave (sharra, retifika, plazma , pajisje për prerje me oksigjen-acetilen, lima etj.). Makina për saldim me MAG/MIG dhe TIG,
bombolat për gazra mbrojtëse, materiali plotësues (teli që i përgjigjet llojit të materialit, formave dhe pozitave të caktuara të saldimit).
Kërkesat e vlerësimit:
Dëshmi e përformancës: test me shkrim, listë kontrolli, bashkëbisedë profesionale përmes demonstrimit të shkathtësive dhe
njohurive profesionale për të vlerësuar të arriturat sipas përshkrimit të funksionit. Vlerësim i tegelit (matja dhe kontrolli vizual,
kontrolli me shkatërrim dhe pa shkatërrim).
Funksioni: Saldimi dhe prerja me Gaz
Ky funksion konsiston në saldimin e pllakave dhe gypave të çelikut. Format dhe pozitat e saldimit janë të caktuara sipas institutit
ndërkombëtar të saldimit për modulet nga G3 deri në G6.
Aktivitetet kyçe
(+ rezultatet e
punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme
për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të
shoqëruara me
funksionin kryesor
Realizon prerje
dhe saldim me gaz
Respekton rregullat e sigurisë
teknik e të ruajtjes së mjedisit
gjatë prerjes dhe saldimit me
gaz.
Analizon skemën e prerjes dhe
saldimit.
Përzgjedhë pajisjet për prerje
Përgatit pllakat dhe gypat për
saldim.
Përzgjedhë pajisjet për
saldimin e pllakave dhe gypave
të çelikut me trashësi dhe
dimensione standarde sipas
rekomandimit te Institutit
ndërkombëtar të saldimit (IIW).
Përzgjedhë materialin plotësues
(telin) dhe regjimet e
nevojshme për saldimin e
pllakave dhe gypave të çelikut.
Kryen saldim në pozicionet e
rekomanduara sipas (IIW).
Kontrollon saldimin
(kontrollimi vizual dhe me
shkatërrim).
Njohuri për rreziqet dhe
parandalimin e tyre gjatë
prerjes dhe saldimit me gaz.
Njohuri për proceset e
prerjes dhe saldimit me gaz.
Tregon ndërtimin, mënyrën
e funksioni të pajisjeve për
prerje dhe saldim me gaz.
Njohuri në përzgjedhjen e
materialit plotësues dhe
gazrave për saldim.
Njohuri për gabimet në
tegelat e salduar.
Shkathtësi në përdorimin e pajisjeve
mbrojtëse personale dhe
parandalimin e rreziqeve gjatë
prerjes dhe saldimit me gaz.
Shkathtësi në përdorimin e pajisjeve
për prerje dhe saldim me gaz.
Shkathtësi për përgatitjen e materialit
(pllakave, gypave) për saldim sipas
(IIW).
Aftësi në realizimin e procesit të
saldimit në pozicione sipas
rekomandimit të (IIW).
Shkathtësi në kontrollimin e tegelave
të salduar në mënyre vizuale dhe
matjen e tyre.
Shkathtësi për kontrollin me
shkatërrim të pllakave dhe gypave të
salduara.
I përshtatshëm për punë
ekipore.
Komunikues.
Fleksibil.
Tolerant.
I arsyeshëm.
I vetëdijshëm për punën që
kryen.
Komunikon në gjuhë të
huaja.
Identifikimi i nevojave:
Realizimi i saldimit në bashkësi këndore dhe ballore të pllakave dhe gypave si dhe saldimi i kombinuar gyp – pllakë në pozicione dhe
forma standarde.
Instruksionet e nevojshme: Zbatimi i masave të sigurisë gjatë saldimit dhe prerjes me gaz, përzgjedhja e materialit bazë (pllaka,
gypa), përzgjedhja e materialit plotësues (llojet e telave për saldim). Rregullimi i regjimit të saldimit dhe prerjes, saldimi në pozicione
dhe forma standarde si dhe matja dhe kontrollimi i tegelave.
Materialet e nevojshme: Mjete personale mbrojtëse, kabinat për saldim, veglat dhe mjetet e nevojshme për përgatitjen e pllakave dhe
gypave (sharra, retifika , plazma , pajisje për prerje me oksigjen-acetilen, lima etj.). Pajisjet për saldim dhe prerje me gaz, bombolat
për gazra, materiali plotësues (teli që i përgjigjen llojit të materialit, formave dhe pozitave të caktuara të saldimit).
Kërkesat e vlerësimit:
Dëshmi e përformancës: test me shkrim, listë kontrolli, bashkëbisedë profesionale përmes demonstrimit të shkathtësive dhe
njohurive profesionale për të vlerësuar të arriturat sipas përshkrimit të funksionit. Vlerësim i tegelit (matja dhe kontrolli vizual,
kontrolli me shkatërrim dhe pa shkatërrim), Vlerësimi i prerjes sipas konturave dhe detyrave të caktuara.
Funksioni: Procesi i përpunimit me tornim
Ky funksion përbëhet (përfshinë): procesin e përpunimit i cili realizohet në makinat metalprerëse me heqje ashkle – makina tornuese.
Përpunimi me këtë lloj të makinave realizohet varësisht nga gjeometria e pjesëve të cilat kryesisht janë cilindrike.
Aktivitetet kyçe
(+ rezultatet e
punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme
për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të
shoqëruara me
funksionin kryesor
Punimi i
sipërfaqeve ballore
dhe gjatësore me
makinat tornuese
Përdorë masat mbrojtëse dhe
të sigurisë gjatë punës në
makinat tornuese.
Njohuri sa akse i ka makina
tornuese dhe si pozicionohet
copa punuese.
Planifikon ecurinë e punës dhe
analizon dokumentacionin
teknik ose skicën/ vizatimin e
pjesës – copës punuese.
Përzgjedh instrumentet matëse
dhe kontrolluese.
Përdore kokat e tornos me tri
dhe katër nofulla.
Përzgjedhë veglat (instrumentet
metalprerëse) dhe pajisjet e
nevojshme gjatë operacioneve
të tornimit.
Kryen operacione ballore dhe
gjatësore për tornime të jashtme
dhe të brendshme të copave
punuese.
Mirëmban vendin e punës pas
operacioneve të tornimit.
Përshkruan mënyrën e
ndërtimit dhe funksionimit
të tornove konvencionale.
Rikujton renditjen e
operacioneve që do të
realizohen me tornim.
Njohuri në përzgjedhjen e
materialit dhe veglave të
nevojshme për punë.
Rregullon regjimet
kryesore të përpunimit
gjatë procesit të tornimit.
Njohuri për realizimin e të
gjitha llojeve të filetave
dhe metodat e punimit të
tyre në makinat tornuese.
Njeh mënyrat e organizimit
të të dhënave dhe raportimi
i detyrave të kryera.
Përdorë linetat për boshte
të gjata si dhe qendrën
fundore.
Lexon dhe interpreton
dokumentacionit tekniko teknologjik,
me projeksionet e vizatimit të copës
punuese, dimensionet dhe prerjet e
nevojshme.
Përzgjedhë materialet dhe përcakton
përmasat e copës bazuar në vizatimin
e pjesës.
Manipulon me torno konvencionale
horizontale apo vertikale.
Zbaton masat për saktësi dhe cilësi
në punë për produktet e punuara.
Respekton saktësinë dhe cilësinë e
pjesëve të përfunduara.
Bënë punimin e filetave në makinën
torno.
Organizon dhe dokumenton të
dhënat, raporton për detyrat e
kryera.
Respekton rregullat e sigurisë dhe
ruajtjes së mjedisit.
I përshtatshëm për punë
ekipore.
Komunikues.
Fleksibil.
Tolerant.
I arsyeshëm.
I vetëdijshëm për punën që
kryen.
Komunikon në gjuhë të
huaja.
Kushtet për realizimin e funksionit:
Përpunimi i pjesëve makinerike për kërkesat e industrisë së metaleve, përdorimi i instrumenteve metalprerëse (thikave të procesi i
tornimit), veglave ndihmëse dhe makinave, interpretimi i dokumentacionit teknik, aplikimi i noniusit, mikrometrit dhe instrumenteve
tjera në fushën e matjes dhe kontrollit, respektimi i rregullave të sigurisë dhe ruajtja e mjedisit.
Instruksionet e nevojshme: përdorimi i veglave dhe pajisjeve për punimin e pjesëve makinerike bëhet me qëllim të realizimit të
projekteve individuale dhe grupore.
Materialet e nevojshme: instrumente për matje, kontroll dhe shënim, udhëzues, katalogë për materiale dhe instrumente, vizatime
skica të copave punuese etj. Pjesë të përshtatshme për realizimin e copës punuese, gjysmëfabrikate të ndryshme metalike, elemente
për montim të pjesëve si tërësi pas përfundimit te pjesëve.
Kërkesat e vlerësimit: Dëshmi e përformancës: dëshmi për aktivitetet e realizuara, vëzhgim i punës së realizuar dhe përfundim i projekteve individuale dhe
grupore.
Dëshmi e njohurive: test me shkrim, vlerësim me listë kontrolli, realizim i bashkëbisedës profesionale për demonstrimin e
shkathtësive dhe njohurive profesionale për të realizimin e kritereve të përshkruara në funksion.
Funksioni: Procesi i përpunimit me Frezim
Funksioni i procesit të përpunimit me frezim përfshinë: realizimin e pjesëve makinerike me ndihmën e makinës frezuese. Përmes formës së
praktikimit të operacioneve në makinën frezuese do të bëhet punimi i pjesëve sipas skemës/ vizatimit të detalit kryesisht forma prizmatike.
Aktivitetet kyçe
(+ rezultatet e
punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për të
kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të
shoqëruara me funksionin
kryesor
Përpunimi ballor
dhe periferik i
sipërfaqeve të
copave punuese
me makinat
frezuese
Përdorë masat mbrojtëse dhe të
sigurisë gjatë punës në frezë.
Njohuri sa akse i ka makina
frezuese dhe si behet
pozicionimi i copës punuese.
Planifikon hapat e punës dhe
përgatitë dokumentacionin
teknik (Vizatimin e punëtorisë).
Interpreton dhe zbaton
skicën/vizatimin e pjesës.
Përzgjedhë instrumentet matëse
dhe kontrolluese.
Realizon operacione të
përpunimit me frezimi sipas
skicës së pjesës se dhëne në
vizatim.
Realizon copa punuese të
ndryshme prizmatike,
dhëmbëzore sipas vizatimit të
dhënë me ndihmën e aparatit
ndarës (Difuzorit) i cili e bënë
ndarjen me shkallë, minuta dhe
sekonda.
Mirëmban vendin e punës pas
operacioneve të frezimit.
Përshkruan formën e
ndërtimin dhe mënyrën e
funksionimit të frezave.
Njohuri për renditjen e
operacioneve që do të
kryhen me frezë.
Njohuri në përzgjedhjen e
materialit dhe veglave të
nevojshme për punë.
Të dijë të përcaktoj regjimet
kryesore të përpunimit në
makinën frezuese.
Njohuri për realizimin e
procesit të shpimit në
makinën frezuese.
Njohuri për llojet e filetave
dhe metodat e punimit të
tyre në makinën frezuese.
Njeh mënyrën e organizimit
te të dhënave për raportimin
detyrave të kryera.
Përzgjedhë instrumentet
metalprerëse dhe pajisjet e
nevojshme për operim me
makinat frezuese vertikale
dhe horizontale.
Lexon dhe interpreton
dokumentacionin tekniko
teknologjik.
Përzgjedhë materialet dhe veglat e
nevojshme për punë.
Përcakton përmasat e copës bazuar
në skicën e vizatimit.
Manipulon me makinë frezuese i
operacioneve të frezimit.
Realizon saktë përmasat tolerancore
të pjesëve pas përpunimit final.
Realizon saktësi dhe cilësi të
pjesëve të punuara.
Bënë punimin e filetave në makinë
frezuese.
Organizon dhe bënë dokumentimin
e të dhënave.
Raportimi punëve sipas procedurave
hierarkike.
Respektimi rregullave të sigurisë
dhe ruajtja e mjedisit.
I përshtatshëm për punë
ekipore.
Komunikues.
Fleksibil.
Tolerant.
I arsyeshëm.
I vetëdijshëm për punën që
kryen.
Komunikon në gjuhë të
huaja.
Kushtet për realizimin e funksionit:
Identifikimi i nevojave:
Se pari duhet të respektohen masat e sigurisë në punë dhe ruajtja e mjedisit. Punimi i pjesëve bëhet varësisht nga skica e detalit që do të punohet
gjatë përpunimit me frezim ballor dhe periferike të sipërfaqeve gjatësore të jashtme, procesin e shpimit në frezë, procesin e filetimit si dhe
përpunimi i dhëmbëzoreve.
Instruksionet e nevojshme:
Njohja dhe përzgjedhja e materialeve dhe veglave ndihmese të nevojshme të procesi i përpunimit me frezim, përzgjedhja e instrumenteve
metalprerëse duke u bazuar në gjeometrin e copave punuese. Te dije të përcaktojë regjimet kryesore të përpunimit me prerje (v-shpejtësia e
prerjes, f – hapi punues dhe a-thellësia e prerjes), realizimi i pjesëve nga materialet të ndryshme, matja dhe kontrolli i pjesëve të cilat realizohen në
procesin e përpunimit me frezim.
Materialet dhe Instrumentet e nevojshme:
Materiale të nevojshme për realizimin e copave punueset, komplet vegla për punë, makinë frezuese, mjetet personale mbrojtëse, mjetet për ftohje
dhe lubrifikim (emulsion), katalogë dhe broshura për instrumente dhe procese përpunuese gjatë procesit të frezimit.
Kërkesat e vlerësimit:
Dëshmi e përformancës:
Të dëshmoj për aktivitet e realizuara, përzgjedhja dhe vëzhgimi i punës së kandidatëve në një situate reale pune. Test me shkrim, listë kontrolli,
bashkëbisedë profesionale përmes demonstrimit të shkathtësive dhe njohurive profesionale për të kuptuar lidhjen në mes të rregullave të
ndërlidhura me kërkesat e punës dhe profesionit.
Funksioni: Programimi dhe manipulimi në makinat CNC
Ky funksion duhet të ju përshtatet programimit dhe manipulimit të makinave CNC (torno, freze, retifikim, plasma, CNC me prerje me ujë dhe
laser CNC etj.). Pjesëmarrësit duhet të përfitojnë njohuri të procesit përpunues me heqje ashkle si dhe njohuri nga softuerët e familjes CAD -
CAM. Në varshmëri nga vizatimet e punëtorisë (skicave të dhëna) duhet të ju përshtatet edhe makinave CNC adekuate në mënyrë që të realizohet
përpunimi i copave punuese nga gjysmefabrikati deri të produkti final.
Aktivitetet kyçe
(+ rezultatet e
punës)
Kriteret e performancës
Njohuritë e nevojshme
për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të
shoqëruara me funksionin
kryesor
Shkruan apo bën
editimi i programit
në makinat CNC,
si Operimi manual
gjysme-automatik
dhe automatik i
makinave CNC
Siguria në punë gjatë procesit të
përpunimit me makinat CNC.
Njohuri sa akse i ka makinat
CNC (të makina tornuese,
frezuese, etj.).
Pozicionimi i copave punuese
dhe kalibrimi i instrumenteve
metalprerëse.
Shkruan programe në makina
CNC me G-Code dhe në formë
parametrike.
Struktura e programeve për
CNC makina.
Konvertimi i programeve të
copave punuese makinerike me
ndihmën e CAD-CAM
softuerëve dhe përshtatja e fajlit
për softuerin e makinës CNC.
Mënyrat themelore të operimit
në CNC makina.
Njohuri për programimin në
makina CNC.
Të jenë në gjendje të
realizojë përpunimin e
copave punuese me
sipërfaqe komplekse të
jashtme dhe të brendshme.
Njohuri për softuerët e
makinave (Sinumerik,
Heidenhaim etc).
Njohuri për softuerët CAD-
CAM dhe postprocesoret që
mundësojnë shndërrimin e
informatave nga analoge në
digjitale (apo G-Code).
Kupton ndërlikueshmërinë
e prodhimit me CNC
makina.
Njohuri për mjetin ftohës
(emulsionin) etj.
Vendosja e kontrollit te makinat
gjysmë
automatike (kontrolli i
dimensioneve).
Të di se si të pozicionoj një copë
punuese në mënyrë korrekte, të gjejë
pikën zero dhe si përpunohet një
pjesë në bazë të një programi të
dëshiruar.
Organizimi dhe sistemi i / vendosja e
instrumentet metalprerëse (në
magazinën ose depon e
instrumenteve).
Organizimi/ vendosja e copës
punuese, përsëritja e procesit.
Njohja e materialeve për përpunim
me heqje ashkle.
Përpunimi me CNC makinë.
Respektimi i rregullave të sigurisë
dhe ruajtja e mjedisit.
Vendosja apo montimi i
instrumenteve metalprerëse në
mbajtësin e instrumenteve.
I përshtatshëm për punë
ekipore.
Komunikues.
Fleksibil.
Tolerant.
I arsyeshëm.
I vetëdijshëm për punën që
kryen.
Komunikon në gjuhë të
huaja.
Kushtet për realizimin e funksionit:
Identifikimi i nevojave:
Punimi i pjesëve bëhet varësisht nga lloji i pjesës që do të punohet duke përfshirë programimin me CNC makinat: tornuese, frezuese, CNC plasma,
Laser CNC, erozimate etj.
Instruksionet e nevojshme: përzgjedhja e materialeve dhe instrumenteve metalprerëse të nevojshme për të realizuar procesin përpunimit.
Rregullimi i regjimeve kryesore të përpunimit me prerje, realizimi i copave punuese, matja dhe kontrollimi i pjesëve pasi të përpunohen.
Materialet dhe Instrumentet e nevojshme: zgjedh në mënyrë të pavarur instrumentet metalprerëse dhe materialet, mirëmban instrumentet metalprerëse dhe e mban vendin e punës në rregull. Programon instrumentet ne makinat metalprerëse.
Kërkesat e vlerësimit:
Dëshmi e përformancës: punon në mënyrë të pavarur sipas planit, bën përpjekje për të punuar shpejt dhe në mënyrë efektive, dëshmi për aktivitet
e realizuara, përzgjedhja dhe vëzhgimi i punës së kandidatëve (përshkrim për të ardhmen) në një situate reale pune. Përcakton në mënyrë të
pavarur vlerat e përpunimit nga aspekti ekonomik për copa punues dhe materiale të ndryshme. Dëshmi e njohurive: test me shkrim, listë kontrolli,
bashkëbisedë profesionale përmes demonstrimit të shkathtësive dhe njohurive profesionale për të kuptuar lidhjen në mes të rregullave të
ndërlidhura me përshkrimin e funksionit në përgjithësi.
Funksioni: Konstruksionet Metalike
Funksioni i procesit të punimit të konstruksioneve metalike përfshinë: përgatitjen paraprake të të gjitha pjesëve të punuara ndaras, të cilat pastaj
mund të bashkohen me lidhje të ndashme ose të pandashme, të cilat në fund bëjnë formimin e konstruksioneve të ndryshme metalike, duke
përfshirë kapriata të ndryshme, traj të përmasave të ndryshme, rrethoja të oborreve, shkallë etj.
Aktivitetet kyçe
(+ rezultatet e
punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për
të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të
shoqëruara me funksionin
kryesor
Prodhimi dhe
montimi i
konstruksioneve
metalike të formave
dhe përmasave të
ndryshme, duke
përdorur veglat,
pajisjet dhe makinat
e ndryshme.
Përdorë masat mbrojtëse dhe të
sigurisë gjatë punës në përgatitjen
e pjesëve përbërëse për
konstruksione.
Njohuri mbi përzgjedhjen e
makinës për kryerjen e procesit të
kërkuar (prerje ose shpim i
vrimave).
Planifikon hapat e punës dhe
përgatitë dokumentacionin teknik
(Vizatimin e punëtorisë).
Interpreton dhe zbaton
skicën/vizatimin e pjesë (detalit).
Përzgjedhë instrumentet matëse
dhe kontrolluese.
Përzgjedhë veglat dhe pajisjet e
nevojshme për realizimin e
operacionit të kërkuar, me makinat
prerëse ose shpuese.
Realizon operacione te përpunimit
sipas skicës së pjesës se dhënë ne
vizatim.
Mirëmban vendin e punës pas
përfundimit të çdo operacioni.
Analiza e vizatimit (skicës)
për prodhim të konstruksionit
metalik.
Përzgjedhja e copave
(materialeve) metalike që do
të përdoren për prodhimin e
konstruksionit metalik.
Përzgjedhja e elementeve
lidhëse dhe aksesorëve që do
të përdoren për përgatitjen e
konstruksionit metalik.
Përzgjedhja e makinave dhe
pajisjeve që do të përdoren për
prodhimin e konstruksionit
metalik.
Përzgjedhja e instrumenteve
metalprerës që do të përdoren
për prodhimin e konstruksionit
metalik.
Përzgjedhja e pajisjeve
ndihmëse që do të përdoren
për prodhimin e konstruksionit
metalik.
Përzgjedhja e instrumenteve
matëse shënjuese, kontrolluese
dhe prerëse.
Analizojnë vizatimin e hapave
teknologjik të prodhimit të
konstruksionit metalik.
Përzgjedhë materialet që do të
përdoren për prodhimin e
konstruksioneve metalike.
Përzgjedhë elementet për lidhje dhe
aksesorët që do të përdoren për
përgatitjen e konstruksionit metalik.
Përzgjedhë makinat dhe pajisjet me
cilat do të prodhohet konstruksioni
metalik.
Përzgjedhë instrumentet metalprerës
që do të përdoren për prodhimin e
konstruksionit metalik.
Përzgjedhë pajisjet ndihmëse që do
të përdoren për prodhimin e
konstruksionit metalik.
Përzgjedhë instrumentet matëse,
shënuesve, dhe kontrolluese Raportimi i punëve sipas procedurave
hierarkike.
Respektimi rregullave të sigurisë dhe
ruajtja e mjedisit.
I përshtatshëm për punë
ekipore.
Komunikues.
Fleksibil.
Tolerant.
I arsyeshëm.
I vetëdijshëm për punën që
kryen.
Komunikon në gjuhë të
huaja.
Kushtet për realizimin e funksionit:
Identifikimi i nevojave:
Fillimisht duhet te respektohen masat e sigurisë në punë dhe ruajtja e mjedisit. Prodhimi i konstruksioneve metalike duke i siguruar
makinat metalpunuese për (prerje, shpim, kthim – lakim dhe saldim), duhet të sigurohen veglat, pajisjet dhe instrumentet të nevojshme
për prodhim, copat e ndryshme metalike për prodhimin e konstruksioneve metalike, si dhe elementet lidhëse dhe aksesorët e ndryshëm
të konstruksioneve metalike.
Materialet dhe Instrumentet e nevojshme:
Zgjedhë me kujdes materialet, instrumentet prerëse, instrumentet matëse dhe makinat punuese në të cilat do të bëhet realizimi i
pjesëve në përputhje me vizatimet dhe skicat, ku pas bashkimit – lidhjes së tyre fitohen konstruksionet metalike.
Kërkesat e vlerësimit:
Dëshmi e përformancës:
Të dëshmoj për aktivitet e realizuara, përzgjedhja dhe vëzhgimi i punës së kandidatëve në një situate reale pune. Test me shkrim, listë
kontrolli, bashkëbisedë profesionale përmes demonstrimit të shkathtësive dhe njohurive profesionale për të kuptuar lidhjen në mes të
rregullave të ndërlidhura me kërkesat e punës dhe profesionit.
Funksioni: Menaxhimi i prodhimtarisë
Funksioni i menaxhimit të prodhimtarisë në kuadër të standardit për metalpunues përfshinë: menaxhimin e të gjitha funksioneve per
metalpunuesit, menaxhimin e burimeve njerzore, menaxhimin e produktit, menaxhimin e cilësisë së copave punuese pas realizimit.
Aktivitetet kyçe
(+ rezultatet e
punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për
të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të
shoqëruara me funksionin
kryesor
Menaxhimi në
prodhimtari
Te dijë të menaxhoj lidhur me
masat e sigurisë në punë.
Njohuri mbi menaxhimin dhe
përzgjedhjen e burimeve njerëzore.
Menaxhimin e cilësisë së
produkteve të realizuara.
Realizimi i organogramit për
repartin punues të secili funksion.
Menaxhon dhe mirëmban vendin e
punës pas përfundimit të çdo
operacioni të secili funksion.
Te njoh softuerët si PDM (Product
Data Managemement)si dhe
njohuri ne Microsoft Office (Word,
Excel, etj.)
Të dije të analizoj dhe
komentoj vizatimet e
punëtorisë.
Menaxhon dhe realizon
operacionet e përpunimit sipas
skicës së copës punuese të
dhënë në vizatim.
Menaxhimi i prodhimit me
ndihmën e softuerëve PDM
(Product Data Management)
ku përfshinë komplet procesin
e punës nga vizatimi i
punëtorisë (CAD/CAM),
modelin, informatat e copës
punuese, kërkesat dhe
shënimet tjera si vërejtje qe
janë specifikuar për realizimin
e produktit.
Aplikimin e pajisjeve
ndihmëse (instrumentet
metalprerëse, mengenet,
elektrodat etj.) që do të
përdoren për menaxhimin e
prodhimit.
Të njoh llojet e materialeve që do të
aplikohen varësisht prej funksioneve
të cekura me lartë.
Përzgjedhë makinat dhe pajisjet
varësisht nga funksioni i
metalpunuesve (Tornim, frezim,
Saldim dhe makinat CNC).
Përzgjedhë kriteret adekuate për
menaxhimin e dokumentacionit
tekniko-teknologjik.
Menaxhimi i kontrollës dhe matjeve
para se me liferuar produktin në
destinacionin e caktuar.
I përshtatshëm për punë
ekipore.
Komunikues.
Fleksibil.
Tolerant.
I arsyeshëm.
I vetëdijshëm për punën që
kryen.
Komunikon në gjuhë të
huaja.
Kushtet për realizimin e funksionit:
Identifikimi i nevojave:
Fillimisht duhet te respektohen masat e sigurisë në punë dhe ruajtja e mjedisit. Menaxhimi i prodhimtarisë përfshinë një game te gjere
aktivitetesh si për procesin e përpunimit me prerje, saldim e tjerë. Ku nevojitet të behet menaxhimi i burimeve njerëzore, menaxhimi i
dokumentacionit tekniko-teknologjik, menaxhimi veprimtarisë punuese të makina metalprerëse, menaxhimi të procesi i saldimit, etj.
Materialet dhe Instrumentet e nevojshme:
Ne kuadër te menaxhimit mund të përfshihen: Softuerit PDM (ku përfshinë komplet procesin e punës nga vizatimi i punëtorisë
(CAD/CAM), modelin, informatat e copës punuese, kërkesat dhe shënimet tjera me vërejtje e nevojshme), Microsoft Office (aplikohet
si data bazë për gjendjen e materialit, gjendjen faktike të orëve punuese për secilin punëtor, po ashtu edhe për gjendjen aktive të
punëve të realizuara).
Kërkesat e vlerësimit:
Dëshmi e përformancës:
Të dëshmoj për aktivitet e realizuara, përzgjedhja dhe vëzhgimi i punës së kandidatëve në një situate reale pune. Test me shkrim, listë
kontrolli, bashkëbisedë profesionale përmes demonstrimit të shkathtësive dhe njohurive profesionale për të kuptuar lidhjen në mes të
rregullave të ndërlidhura me kërkesat e punës dhe profesionit.
Referencat:
10. Fachkunde metal Mechanische Technologie, Group Autoren, EuropaLehrmittel, 56 Auflage 2010,
11. VOCATIONAL QUALIFICATION IN METALWORK AND MACHINERY 2010, Study Programme/Specialisation in Manufacturing
Technology, Publishing 2011.
12. Metalltechnik Fachbildung, Group Autoren, Verlag EuropaLehrmittel, 5 Auflage 2008,
13. https://invergordonacademy.com/national-45-practical-metalworking/
14. https://dingwallcdt.weebly.com/nat-45-metalwork.html
15.