NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin...

16
PLANET VENDORE PËR NXITJEN E ZHVILLIMIT VENDOR Përmirësimi i Dialogut dhe Konsultimit mes NJQV-ve dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Prezantimi i bazës kombëtare të të dhënave për qëllime tatimi të ndërtesës së bashku me aplikimin e metodologjisë së re do të ndihmojnë në unifikimin e përdorimit të metodologjisë dhe në forcimin e sistemit tek të gjitha bashkitë. Çfarë na mëson përvoja: Projekti i USAID- it në përfundim të vitit të 7 në Shqipëri NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR M aterialet e përgatitura nga Projekti i USAID-it në ndihmë të bashkive partnere po zhvillo- hen më tej dhe po përdoren nga Ministria e Infra- strukturës dhe Energjisë për shoqëritë ujësjellës- kanalizime në të gjithë vendin. REFORMA E TAKSËS SË PRONËS PROJEKTI I PLANIFIKIMIT DHE QEVERISJES VENDORE Vëll. 7 Nr. 10 Korrik 2018 Në këtë numër: Të Ardhurat nga Burimet e Veta të Bashkive për më Shumë Shërbime Cilësore 2 Reforma e Taksës së Pronës 3 Nxitje e Dialogut dhe Konsultimit Ndërqeveritar 4 Rritja e Parashikueshmërisë dhe Qëndrueshmërisë së Buxheteve Vendore 5 Nga Niveli Vendor në Rang Kombëtar 6 UK Elbasan - I Pari në Shqipëri 7 Programi i Përmirësimit të Cilësisë së Shërbimit 8 Ajdi dhe Fatri, Dy të Rinj – Një Vizion 9 Këshillat e Zhvillimit Ekonomik Vendor 10 Planet Vendore për Nxitjen e Zhvillimit Vendor 11 Projekti i USAID-it në vitin e 7 në Shqipëri 12 Edukimi i Brezit të Ri 13 Këndvështrim Vetjak... nga Tony Favro 14 Shkurt 15 Komunikim 16 K ur Greta Kukeli nisi studi- met për Planifikim Urban në Universitetin Polis, ajo e bëri këtë zgjedhje me shpresë se do të ishte në gjendje më vonë që njohuritë e fituara t’i aplikonte tek problemet praktike. Ajo e kishte kuptuar se nuk ishte gjithnjë e lehtë të gjeje rrugën nga teoria në praktikë. Fatmirësisht, Uni- versiteti Polis ofronte një zgjid- hje. Si pjesë të diplomës Greta realizoi një projekt në grup për të përcaktuar si mund të kapej rritja e vlerës së tokës private me instrumente novatore financiare dhe kjo rritje të përdorej për të fi- nancuar rigjenerimin e një lagjeje në Tiranë. Puna që bëri si pjesë e projektit “nuk ishte më teori”, thotë ajo. I nstrumentet financiare për zhvil- limin e tokës përdoren gjerësisht nga bashki të shumta në të gjithë botën për të gjeneruar fonde me qëllim ndërtimin e infrastrukturës. Megjithatë, edhe pse janë të njo- hura në nivel ndërkombëtar, kjo nuk do të thotë se ato... vijon faqe 14 T ë dhënat e fundit tregojnë se në dy vitet e fundit të ardhurat nga taksa e pronës dhe tarifat u rritën me 58% në disa bashki që zbatuan teknologjitë e menaxhimit të tak- save me mbështetje të Projektit të USAID-it përkundër 11% rritje tek bashkitë e tjera. Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • facebook.com/Albania.USAID • www.plgp.al HISTORI SUKSESI ...vijon faqe 13 ...vijon faqe 3 ...vijon faqe 6 ...vijon faqe 12 ...vijon faqe 11 KËNDVËSHTRIM VETJAK EDUKIMI I BREZIT TË RI Tony Favro punon si ekspert ndërkombëtar i planifikimit urban për Projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore Gjatë mësimit në universitetin Polis.

Transcript of NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin...

Page 1: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

PLANETVENDOREPËR NXITJENE ZHVILLIMITVENDOR

Përmirësimi i Dialogut dhe Konsultimit mes NJQV-ve dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Prezantimi i bazës kombëtare të të dhënave për qëllime tatimi të ndërtesës së bashku me aplikimin e metodologjisë së re do të ndihmojnë në unifikimin e përdorimit të metodologjisë dhe në forcimin e sistemit tek të gjitha bashkitë.

Çfarë na mëson përvoja: Projekti i USAID-it në përfundim të vitit të 7 në Shqipëri

NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR

Materialet e përgatitura nga Projekti i USAID-it në ndihmë të bashkive partnere po zhvillo-

hen më tej dhe po përdoren nga Ministria e Infra-strukturës dhe Energjisë për shoqëritë ujësjellës-kanalizime në të gjithë vendin.

REFORMA E TAKSËS SË PRONËS

PROJEKTI I PLANIFIKIMIT DHE QEVERISJES VENDOREVëll. 7 • Nr. 10 • Korrik 2018

Në këtë numër:

Të Ardhurat nga Burimet e Veta të Bashkive për më Shumë Shërbime Cilësore 2

Reforma e Taksës së Pronës 3

Nxitje e Dialogut dhe Konsultimit Ndërqeveritar 4

Rritja e Parashikueshmërisë dhe Qëndrueshmërisë së Buxheteve Vendore 5

Nga Niveli Vendor në Rang Kombëtar 6

UK Elbasan - I Pari në Shqipëri 7

Programi i Përmirësimit të Cilësisë së Shërbimit 8

Ajdi dhe Fatri, Dy të Rinj – Një Vizion 9

Këshillat e Zhvillimit Ekonomik Vendor 10

Planet Vendore për Nxitjen e Zhvillimit Vendor 11

Projekti i USAID-it në vitin e 7 në Shqipëri 12

Edukimi i Brezit të Ri 13

Këndvështrim Vetjak... nga Tony Favro 14

Shkurt 15

Komunikim 16Kur Greta Kukeli nisi studi-

met për Planifikim Urban në Universitetin Polis, ajo e bëri këtë zgjedhje me shpresë se do të ishte në gjendje më vonë që njohuritë e fituara t’i aplikonte tek problemet praktike. Ajo e kishte kuptuar se nuk ishte gjithnjë e lehtë të gjeje rrugën nga teoria në praktikë. Fatmirësisht, Uni-versiteti Polis ofronte një zgjid-

hje. Si pjesë të diplomës Greta realizoi një projekt në grup për të përcaktuar si mund të kapej rritja e vlerës së tokës private me instrumente novatore financiare dhe kjo rritje të përdorej për të fi-nancuar rigjenerimin e një lagjeje në Tiranë. Puna që bëri si pjesë e projektit “nuk ishte më teori”, thotë ajo.

Instrumentet financiare për zhvil-limin e tokës përdoren gjerësisht

nga bashki të shumta në të gjithë botën për të gjeneruar fonde me qëllim ndërtimin e infrastrukturës. Megjithatë, edhe pse janë të njo-hura në nivel ndërkombëtar, kjo nuk do të thotë se ato... vijon faqe 14

Të dhënat e fundit tregojnë se në dy vitet e fundit të ardhurat nga

taksa e pronës dhe tarifat u rritën me 58% në disa bashki që zbatuan teknologjitë e menaxhimit të tak-save me mbështetje të Projektit të USAID-it përkundër 11% rritje tek bashkitë e tjera.

Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • facebook.com/Albania.USAID • www.plgp.al

HISTORI SUKSESI

...vijon faqe 13

...vijon faqe 3

...vijon faqe 6

...vijon faqe 12 ...vijon faqe 11

KËNDVËSHTRIM VETJAK

Edukimi i brEzit të ri

Tony Favro punon si ekspert ndërkombëtar i planifikimit urban për Projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore

Gjatë mësimit në universitetin Polis.

Page 2: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

2

Gjatë vitit 2017, të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore të bashkive partnere të Projektit të USAID-it u rritën

në 14.6 miliardë lekë, ose 30.2% më shumë krahasuar me vitin 2016. Ky është viti i dytë radhazi i një performance të shkëlqyer të bashkive partnere të Projektit të USAID-it. Gjatë vitit 2016 këto bashki i rritën të ardhurat e tyre nga taksat dhe tarifat vendore me 33.4% krahasuar me vitin 2015. Fat-keqësisht, 49 bashkitë e tjera të Shqipërisë i kanë rritur të ardhurat e tyre nga taksat dhe tarifat vendore me vetëm 3.2% gjatë 2017.

Performanca e shkëlqyer e bashkive tona partnere nuk ka ndodhur vetvetiu. Për këtë sukses kërkohet angazhim serioz nga politikëbërësit vendorë, kërkohen burime dhe mbështetje. Që nga viti 2012, Projekti i USAID-it ka punuar së bashku me bashkitë partnere për të trajtuar dobësitë strukturore dhe për të hedhur bazat për ad-ministrimin efikas të të ardhurave në nivel vendor. Përpjekjet janë përqendruar në krijimin e infrastrukturës kapitale të nevojshme, në ngritjen e kapaciteteve të adminis-tratës tatimore dhe realizimin e fushatave ndërgjegjësuese e

edukuese për pagimin e taksave. Bazuar në këtë kuadër kon-ceptual, Projekti i USAID-it ka mbështetur bashkitë partnere në zbatimin e planeve të veprimit për mbledhjen e taksave, për mbledhjen e informacionit dhe faturimin e pronarëve të pronave të tatueshme, krijimin e regjistrit të taksapaguesve

bazuar në sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS), insta-limin dhe përdorimin e një sistemi të kompjuterizuar të administrimit të taksave (TAIS), ngritjen e kapaciteteve të administratës tatimore vendore dhe realizimi i programeve të ndërgjegjësimit dhe edukimit për pagimin e taksave të synuar si për bizneset ashtu edhe për familjet. Kombinimi i këtyre masave ka ndihmuar 12 bashkitë partnere të Projektit

të USAID-it për të kapërcyer dobësitë strukturore dhe të performojnë jashtëzakonisht mirë në

administrimin e të ardhurave krahasuar me 49 bashkitë e tjera në vend.

Duhet theksuar se edhe pse janë shumë të rëndësishme për buxhetet vendore, transfertat nga qeveria qendrore do të jenë përherë të kufizuara krahasuar

me nevojat e bashkive dhe preferen-cat e qytetarëve për rritjen e cilësisë dhe

sasisë së shërbimeve dhe të mundësive për zhvillimin ekonomik. Prandaj, bashkitë duhet

t’i kushtojnë më shumë vëmendje përmirësimit të mbledhjes së taksave dhe tarifave vendore nga të gjithë taksapaguesit vendorë. Pritet që reformat e fundit të ndërmarra nga qeveria shqiptare për krijimin e regjistrit kombëtar të taksapaguesve do të vijnë në ndihmë të bashkive, veçanërisht 49 bashkive të tjera që nuk kanë përfituar asistencë, në hedhjen e themeleve për një ad-ministrim sa më efikas të taksave vendore.

TË ARDHURAT NGA BURIMET E VETA TË BASHKIVE PËR MË SHUMË SHËRBIME CILËSORE

Nga Elton Stafa

Për të dytin vit radhazi, të 12 bashkitë partnere të Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore kanë rritur të ardhurat e tyre me mbi 30%.

Projekti i USAID-it beson se të ardhurat nga burimet e veta të bashkive që vijnë nga taksat dhe tarifat vendore janë faktorë kyçë për qeverisjen efikase vendore, përmirësimin e shërbimeve vendore dhe zhvillim më të fortë të ekonomisë vendore.

Projekti i USAID-it do të vazhdojë të ndihmojë bashkitë partnere për përmirësimin e mëtejshëm të administrimit të taksave vendore dhe do të punojë me politikëbërësit vendorë e kombëtarë për reformën në sistemin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme.

Zyrtarë vendorë të taksave shkëm-bejnë eksperi-enca gjatë takimit në Lushnje, datë 19 Qershor 2018.

Zyrtarë vendorë të taksave shkëmbejnë eksperienca gjatë takimit në Lushnje, datë 19 Qershor 2018.

Page 3: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

3

NJQV-ve në këtë proces, afatin e shkurtër të zbatimit të kësaj politike dhe nevojave të ngutshme të zyrtarëve vendorë për tu njohur me aplikimin e kësaj metode, Projekti i USAID-it ka nisur tashmë punën duke ofruar mbështetje teknike dhe këshilla praktike për zyrtarët vendorë të bashkive partne-re për të kuptuar dhe zbatuar sa më mirë metodologjinë e taksës së ndërtesës.

Në përgjigje të kërkesës së MFE-së dhe nevojës së bashkive për sqarime për sa i përket metodologjisë së re, Projekti i USAID-it bashkëpunoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë për organiz-imin e tre trajnimeve me drejtues e përfaqësues të drejtorive të taksave nga të gjitha bashkitë e vendit për të prezantuar metodologji-në e re, për marrjen e sugjerimeve për këtë metodologji, për të mësuar në lidhje me shqetësimet e tyre për aplikimin e saj dhe për të mësuar nga përvojat dhe praktikat më të mira në zbatimin e saktë të metodologjisë së re për taksën e ndërtesës dhe maksimizimin e vlerësimit të saj.

Në të tre trajnimet që u organizuan në Elbasan, Fier dhe Lezhë gjatë muajit prill

pati një interes shumë të madh për të mësuar për këtë metodologji të re por me mjaft sfida. Nga këto trajnime pjesëmarrësit për-fituan shumë duke u njohur nga afër e duke kuptuar më mirë ndryshimet e fundit ligjore për taksën e pasurisë mbi ndërtesat dhe kadas-trën fiskale, duke evidentuar nevojat e NJQV-ve për tra-jnime dhe asistencë teknike në të ardhmen dhe rritjen e dialogut dhe konsultimit mes NJQV-ve dhe MFE për implikimet e reformës së taksës së pasurisë.

Duke u fokusuar veçanër-isht në rritjen e aftësive teknike dhe përmirësimin e sistemit për administri-min e të ardhurave ven-dore, ekspertët e Projektit të USAID-it përgatitën një udhëzues/rregul-lore model në ndihmë të NJQV-ve për procedurat që duhet të ndiqen për procesin e apelimit admin-istrativ të taksave vendore, përfshirë këtu edhe taksën e ndërtesës. Ky udhëzues do të shërbejë si model për të gjitha bashkitë e vendit teksa ato hartojnë rregulloret e brendshme për procedurat e apelimit tatimor në nivel vendor.

Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018.

Përmirësimi i Dialogut dhe Konsultimit mes NJQV-ve dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

REFORMA E TAKSËS SË PRONËS

Gjatë shtatë viteve të ve-primtarisë së tij, Projekti

i USAID-it ka mbështetur stafin dhe drejtoritë e fi-nancës dhe taksave vendore të bashkive partnere duke u dhënë asistencë teknike, duke organizuar trajnime për ngritje kapacitetesh, trajnime në vendin e punës dhe këshillime e orientime sipas kërkesës. Nëpërmjet kësaj asistence është synuar të rriten kapacitetet teknike me qëllim përmirësimin e menaxhimit të financave publike në nivel vendor, zgjerimin e bazës së tak-sueshme për rritjen dhe mo-bilizimin e të ardhurave nga burimet e veta si dhe zhvil-limin e metodave alternative për rritjen e të ardhurave nga burimet e veta.

Projekti i USAID-it ka vijuar me mbështetjen për bash-kitë partnere për ngritjen e kapaciteteve vendore pas reformës administrative-territoriale, e cila bënte të nevojshme transferimin e përgjegjësive të shoqëruar me burime të mjaftueshme dhe fuqizimin e mëtejshëm të njësive vendore për gjenerimin e të ardhurave nga burimet e veta. Po ashtu, këto përgjegjësi u

kërkojnë NJQV-ve të për-mirësojnë shërbimet dhe qeverisjen e mirë së bashku me efikasitetin dhe të fuq-izojnë qeverisjen vendore dhe qytetarët e tyre.

Në nivel kombëtar, nga fundi i vitit 2017, qeveria shqiptare vijoi me punën për reform-imin e politikës së taksës së pasurisë – duke kaluar tashmë në një sistem sipas vlerës së tregut për taksimin e ndërtesave. Ajo që është më e rëndësishme është se po bëhen përpjekje për të krijuar një regjistër fiskal kombëtar për të lidhur pro-nën me taksapaguesin. Në 7 mars 2018 MFE finalizoi metodologjinë e taksës së ndërtesës. Prezantimi i bazës kombëtare të të dhënave për qëllime taksimi të ndërtesës së bashku me aplikimin e metodologjisë së re do të ndihmojnë në unifikimin e përdorimit të metodologjisë dhe në forci-min e sistemit tek të gjitha bashkitë. Duke pasur parasysh përgjegjësitë e mëdha të

Nga Silvana Meko

Page 4: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

4

krahasuar me mesataren historike të dekadës së kaluar, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe për rritjen e investimeve kapitale për më shumë mundësi zhvil-limi ekonomik vendor.

Teksa njohën mbështetjen e qeverisë qendrore, kry-etarët e bashkive ngritën shqetësime për nevojën për më shumë qartësi në strategjinë dhe hapat e mëtejshëm për reformën e ardhshme të taksës mbi ndërtesat dhe masat me të cilat do të trajtohen dobësitë strukturore në administratën tatimore vendore; mundësinë për mbështetje nga qeveria qendrore për shlyerjen e detyrimeve të prapamb-etura të bashkive; dhe eventualisht rishikimin e

formulës së grantit të pak-ushtëzuar ose prezantimin e një instrumenti të ri fi-nancimi për të mbështetur bashkitë më pak të favori-zuara që po përjetojnë valë të mëdha shpopullimi.

Konferenca pati një pjesëmarrje të madhe dhe ofroi një rast të shkëlqyer për të nxitur dialogun e hapur dhe gjithëpërf-shirës ndërqeveritar për reformën e decentral-izimit fiskal. Të dy nivelet e qeverisjes pranuan për-parimin e madh të bërë me ligjin e ri për financat vendore. Megjithatë, reforma e decentralizimit fiskal, e nisur me këtë ligj, duhet të plotësohet me masa dhe reforma të tjera, në mënyrë të veçantë me reformën e taksës mbi pa-surinë e paluajtshme dhe kadastrën fiskale.

Kryetarët e bashkive dhe Ministri i Financave dhe Eko-nomisë diskutojnë për arritjet kryesore dhe hapat e

mëtejshëm për reformën e decentralizimit fiskal.

Në prill të këtij viti, në përvjetorin e parë të zbatimit të Ligjit për Financat e Vetëqeverisjes Vendore, Projekti i USAID-it në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë organizoi konferencën kombëtare “Ligjit për Financat e Vetëqeverisjes Vendore – një vit më pas”.

Konferenca kishte për qëllim: - Diskutimin për reformën e decentralizimit fiskal të

miratuar nga qeveria dhe arritjet kryesore në financat vendore;

- Shqyrtimin e mundësive dhe sfidave që hasin bash-kitë pas miratimit të ligjit dhe në prag të reformës së taksës mbi pasurinë së paluajtshme;

- Asistencën për të dy nivelet e qeverisjes në përcak-timin e “hapave të mëtejshëm” për përmirësimin e politikave, ligjeve dhe proceseve që forcojnë qeveris-jen vendore dhe çojnë përpara decentralizimin fiskal;

- Nxitjen e dialogut me konsensus mes dy niveleve të qeverisjes për çështjet e pazgjidhura të financave të qeverisjes vendore.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj, tha se Reforma Administrative-Territoriale përbën ndryshimin më të madh në sistemin administrativ të Shqipërisë që nga viti 1992, duke evidentuar premtimin për përmirësi-min e efikasitetit dhe efektivitetit jo vetëm të qeverisjes vendore por edhe të shteti shqiptar në tërësi. Nga ky këndvështrim, ai po ashtu pranoi se ligji në fjalë ishte një arritje madhore në procesin e decentralizimit në Shqipëri - duke theksuar angazhimin e Qeverisë në mbështetje të reformave të decentralizimit. Në fakt, ligji për financat vendore i rriti të ardhurat e qeverisë vendore nga granti i pakushtëzuar dhe taksat e ndara me më shumë se 37%

NXITJE E DIALOGUT DHE KONSULTIMIT NDËRQEVERITAR

“Dua t’i njoh meritën USAID-it si lider në nxitjen dhe promovimin

e procesit të decentralizimit

dhe autonomisë së njësive

demokratike të qeverisjes

vendore”

Arben Ahmetaj, Ministër i

Financave dhe Ekonomisë

Konferenca Kombëtare “Ligji për Financat e Vetqeverisjes Vendore - Një Vit më Pas”

Nga Elton Stafa

Page 5: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

5

Këto parashikime bëjnë të mundur që bashkitë të dinë paraprakisht fondet që pritet të marrin për një periudhë 3-vjeçare, duke përmirësuar kështu proce-sin dhe qëndrueshmërinë e buxheteve vendore, ndërkohë që pakësojnë në mënyrë të konsiderueshme mundësitë për krijimin e pagesave të prapambetura dhe rreziqeve të tjera fis-kale. Rrjedhimisht, rezultati final do të jetë përmirësimi i efikasitetit dhe qëndruesh-mërisë së buxhetit vendor dhe disiplinë fiskale.

Hartimi dhe publikimi i parashikimeve 3-vjeçare të grantit të pakushtë-zuar janë bërë të mundur vetëm në sajë të dispozi-tave të Ligjit për Financat e Vetëqeverisjes Vendore (që përcakton dhe garan-ton shumën e grantit nga viti në vit) dhe të formulës për ndarjen e grantit të pakushtëzuar (që përcak-ton kriteret e përdorura për ndarjen e fondeve për bashkitë) të hartuar nga MFE me mbështetjen kryesore nga Projekti i USAID-it gjatë 2015-2017.

“Hartimi i parashikimeve shumëvjeçare të grantit të pakushtëzuar – burimi më i rëndësishëm i financimit për pjesën më të madhe të bashkive – ka rëndësi kritike për efektivitetin dhe efikasitetin e buxheteve vendore. Kjo është bërë e mundur nga përcaktimi në ligj i rregullave që përcaktojnë madhësinë dhe kriteret që duhet të përdoren për ndarjen e grantit.” Fran Brahimi, Drejtor i Drejtorisë së Financave Vendore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë

përgatit për herë të parë parashikimet shumëvjeçare të grantit të pakushtëzuar për çdo bashki

RRITJA E PARASHIKUESHMËRISË DHE QËNDRUESHMËRISË SË BUXHETEVE VENDORE

Nga Elton Stafa

Miratimi i Ligjit për Fi-nancat e Vetëqeverisje Vendore bën të mundur jo vetëm rritje të konsi-derueshme të grantit të pakushtëzuar por edhe më shumë qëndrueshmëri, parashikueshmëri dhe transparencë në ndarjen e burimeve financiare

Këtë vit, me mbështetjen e Projektit të USAID-it,

Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) përgatiti dhe publikoi parashikimet shumëvjeçare të grantit të pakushtëzuar për një periudhë 3-vjeçare për çdo bashki. Parashikimet e përgatitura nga MFE do të jenë mbështetje për punën e bashkive për përgatitjen e programeve buxhetore afatmesme për vitet 2019-2021.

Në grafikun e mëposhtëm tregohet rritja e të ardhurave të NJQV-ve në sajë të Ligjit të ri për Financat e Vetëqe-verisjes Vendore.

Konferenca Kombëtare “Ligji për Financat e Vetqeverisjes Vendore - Një Vit më Pas”

Page 6: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

6

përcaktuar të gjitha hapat dhe çështjet që duhet të analizohen apo trajtohen në periudhën afatshkurtër e afatgjatë me qëllim që sektori të arrijë zhvillim të qëndrueshëm. Përveç aspektit afatgjatë të arritjes së qëndrueshmërisë financiare, një nga problemet e evidentuara si jashtëzakonisht kritike është shkalla e lartë e informalitetit. Për këtë qëllim, Plani i Veprimit i Ujit i ka vënë theks të

veçantë luftës kundër informalitetit me anë të:- Zgjerimit të bazës së

klientëve- Formalizimit të lidhjeve

të paligjshme- Uljes së humbjeve

teknike dhe tregtare- Përmirësimit të

efikasitetit të arkëtimeve dhe mbledhjes së borxheve.

Projekti i USAID-it ka qenë projekti i parë në mbështetje të bashkive partnere, zhvillimit të shoqërive të tyre ujësjellës-kanalizime dhe zbatimit të procedurave që synojnë të ulin ujin pa të ardhura, të përmirësojnë nivelin e arkëtimeve dhe mbledhjen/rikuperimin e borxheve të vjetra. Ekipi

i ekspertëve të ujit të Projektit të USAID-it ka asistuar bashkitë Lushnje, Fier, Patos dhe Elbasan në hartimin e Formularit Tip për Verifikimin e Konsumatorëve që orienton punën e ekipeve të verifikimit në terren. Ky formular tip i hartuar nga ekspertët e Projektit të USAID-it dhe manuali i përdoruesit për identifikimin e lidhjeve të paligjshme u përdorën si udhëzues për përcaktimin

e formularëve kombëtarë që u shpërndanë më pas nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për përdorim nga të gjitha shoqërisë ujësjellës-kanalizime.

Këto veprime konkrete të ndërmarra nga qeveria shqiptare kundër informalitetit do të kenë ndikim pozitiv duke rritur të ardhurat financiare dhe do të sjellin përfundimisht si rezultat një sektor më efikas e më të qëndrueshëm me përmirësim të shërbimit për konsumatorët. Numri në rang kombëtar për lidhjet e reja të shërbimit ujësjellës deri në muajin shkurt 2018 është rreth 20,000 kontrata të reja.

Lidhjet e paligjshme do të thotë se uji që përdoret nuk paguhet. Kjo shkakton një efekt domino për shërbimin e furnizimit me ujë: kështu, ofruesi i shërbimit vjel më pak të ardhura dhe nuk do të ketë mundësi të përmirësojë shërbimin ujësjellës-kanalizime. Nga ana tjetër, rritja e numri të lidhjeve të

rregullta me këtë shërbim krijon më shumë mundësi biznesi dhe mund të çojë në krijimin e vendeve të reja të punës, aq të dëshirueshme për zhvillimin ekonomik të vendit.

NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR

Qeveria shqiptare ka identifikuar

përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime si një nga pesë shtyllat dhe përparësitë e mandatit aktual. Qeveria synon të zgjerojë aksesin dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ujësjellës-kanalizime për të gjithë popullsinë. Qëllimi kryesor është të ofrohet shërbim i pandërprerë ujësjellës dhe kanalizime për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe minimizuar ndikimet negative në mjedis.

Në fund të vitit 2017, Kryeministri shpalli reformën në sektorin e ujit dhe planin përkatës të veprimit me synim përmirësimin e ofrimit

të shërbimit ujësjellës-kanalizime duke ulur ujin pa të ardhura, përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive UK dhe rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë. Reforma në sektorin e ujit dhe plani i veprimit janë të ndërlikuar dhe evidentojnë disa komponentë dhe fusha që kanë nevojë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë: përmirësime ligjore, ristrukturim institucional, menaxhim asetesh, rritje të kapaciteteve të burimeve njerëzore, ngritja e mekanizmave të qëndrueshmërisë financiare dhe sigurimi i investimeve produktive dhe efikase.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka

Nga ValuAdd

Materialet e përgatitura nga Projekti i USAID-it në ndihmë të bashkive partnere po zhvillohen më tej dhe po përdoren nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për shoqëritë ujësjellës-kanalizime në të gjithë vendin.

Objektivat strategjikë të bashkive partnere në menaxhimin e shOqërive ujësjellës-kanalizime 2016-2020

Page 7: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

7

UK ELBASAN – I PARI NË SHQIPËRI

Pas Reformës Admin-istrative-Territoriale,

territori i Bashkisë së re Elbasan u rrit ndjeshëm duke bërë që kjo bashki të mbulojë një sipër-faqe administrative më të madhe shërbimi. Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime (UK) në pronësi të bashkisë është tashmë përgjegjëse për sigurimin e shërbimit UK për sipërfaqen e zgjeruar administrative të Bash-kisë Elbasan. UK Elbasan i ka kushtuar vëmendje të veçantë përgatitjes së një inventari të aseteve të tij ujësjellës-kanalizime dhe vlerësimit të aseteve teknike që shoqëria trashëgoi nga ofruesit e mëparshëm, si shoqëritë e vogla UK apo komunat që iu bashkuan Elbasanit pas reformës territoriale.

Projekti i USAID-it ka shërbyer si këshilltar teknik për bashkinë dhe shoqërinë e saj ujësjellës-kanalizime për të nisur procesin e përgatitjes dhe përfundimit të bazës së të dhënave të inventarit të aseteve. Kjo bazë të dhënash do të ndih-mojë si bashkinë ashtu edhe shoqërinë e saj UK të shfrytëzojë më mirë asetet ujësjellës-kanal-izime, të planifikojë inves-timet për përmirësimin e funksionimit të këtyre aseteve dhe të krijojë të ardhura nga shitja apo dhënia me qira e aseteve të panevojshme për të.

Shërbimi ujësjellës-kanalizime i Elbasanit është i organizuar në 24 sisteme të ndara UK. Shoqëria UK e Elbasanit

Nga ValuAdd

ka tashmë një databazë të konsoliduar të inven-tarit të aseteve të saj, ku përfshihen të 24 sistemet ujësjellës, duke filluar që me burimet ujësjellës, tek linjat e transmetimit dhe rrjetin e shpërndarjes. Ujësjellësi i Elbasanit është pronar i shkëlqyer që ka përmbushur fazën e parë të kësaj detyre të vështirë duke respektuar kështu edhe udhëzimet e dhëna në VKM-në Nr. 63, “Për Riorganizimin e Operatorëve të Shërbimit Ujësjellës-Kanalizime.”

Projekti i USAID-it mori parasysh edhe gjetjet dhe rezultatet e Projektit të Vlerësimit të Aseteve të Zonave Rurale, projekt i financuar nga Austria, dhe i përfshiu të dhënat e zonave rurale të këtij studimi në databazën kryesore të shoqërisë UK. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi një takim të përbashkët mes dy projekteve për të ndarë ide dhe për të diskutuar metodologjinë dhe teknikat që do të për-doreshin në këtë proces

dhe që mund të përdoren edhe në shoqëritë e tjera ujësjellës-kanalizime në Shqipëri. Pas këtij takimi, Këshilltarja për Ujin e Ministrit, Lindita Sotiri, shprehu vlerësimin për punën e Projektit të USAID-it në sektorin e ujit dhe kërkoi që të mbahen takime të rregullta për të informuar ministrinë për ecurinë e punës në bashki të ndryshme, që mund të përdoren si shembuj për të drejtuar punën edhe në shoqëri të tjera UK.

Kjo arritje është rezultat i bashkëpunimit, punës së palodhur dhe këmbën-guljes së grupit të punës, të përbërë nga stafi i Shoqërisë UK Elbasan nën drejtimin profesional të Projektit të USAID-it. Ky bashkëpunim u vlerësua shumë nga zyrtarët ven-dorë të Bashkisë Elbasan. Nënkryetari i Bashkisë, Klevis Xhoxhi, që shërben edhe si Kryetar i Këshillit Administrativ të Shoqërisë UK Elbasan, vlerësoi asistencën e Projektit të USAID-it gjatë këtyre viteve.

“Personalisht jam shumë i kënaqur me rezultatet e arritura nga grupi i punës dhe dua të falënderoj USAID-in për mbështetjen që i ka dhënë Bashkisë Elbasan në sektorin e ujit,”

Klevis Xhoxhi, Nënkryetar i Bashkisë Elbasan

Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Elbasan është e para shoqëri në Shqipëri që ka përfunduar bazën e të dhënave të inventarit të aseteve.

Ekspertët e ujit të Projektit të USAID-it duke dorëzuar databazën e inventarit të aseteve të shoqërisë ujësjellës-kanalizime.

Page 8: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

8

mbështetëse dhe ndërmar-rjeve komunale. Vullneti i sta-fit për të marrë pjesë në këto sondazhe dhe opinionet e tyre të dobishme ishin dësh-mi e vlerësimit që iu bëhej për marrjen e mendimeve në lidhje me përmirësimin e mjedisit të punës. Ekspertët e Projektit të USAID-it do të punojnë me ata pjesëmarrës të pranishëm në seminarin e Kontrollit të Shërbimit me qëllim zbatimin e rekomandi-meve që dolën nga sondazhi me punonjësit e bashkive.

Për të zbatuar këto sondazhe me qytetarët, Projekti i USAID-it trajnoi 51 studentë vullnetarë që banonin në këto bashki, të cilët realizuan intervistat në zonat urbane dhe rurale të të tre bashkive. Gjetjet dhe rekomandimet nga të dy sondazhet iu bënë të ditura zyrtarëve vendorë për t’i ndihmuar ata në identifikimin e fushave të shërbimit që janë shqetësimi kryesor për qytetarët dhe për të cilat bashkitë do të harto-jnë plane të veçanta veprimi me qëllim përmirësimin e shërbimeve të evidentuara në këto sondazhe. Zbatimi në të njëjtën kohë i dy son-dazheve na dha mundësinë të krahasojmë perceptimet e qytetarëve për cilësinë e shërbimeve vendore. Në disa raste, këto perceptime ndryshonin, gjë që siguronte sugjerime të dobishme për vetë bashkinë për sa i përket

përmirësimit të cilësisë së shërbimeve.

P.sh., ujitja ishte një nga shër-bimet prioritare e identifikuar nga qytetarët e Bashkisë Fier. Në këtë drejtim, nëpërmjet Seminarit të Hartimit të Pla-nit të Veprimit për Përmirës-imin e Shërbimit (faza III e Programit QSIP) punuam me stafin e bashkisë për të hartuar një plan veprimi për ujitjen dhe kullimin. Rreth 35 vetë nga stafi i bashkisë morën pjesë në diskutime të larmishme; realizuan një analizë të avantazheve, dobësive, mundësive dhe rreziqeve për shërbimin e ujitjes si dhe evidentimin e aktiviteteve për hartimin e planit të punës me metodën me pjesëmarrje.

Shërbimet publike janë përgjegjësia kryesore e

institucioneve të qeverisë qendrore dhe vendore dhe cilësia e këtyre shërbimeve është me rëndësi të madhe për mirëqenien e qytetarëve. Për të ofruar shërbime më të mira, institucionet kanë nevojë për struktura orga-nizative dhe punonjës të kualifikuar që të kenë edhe mbështetjen e drejtuesve të tyre. Përveç burimeve të nevojshme njerëzore dhe financiare, ofrimi i shërbi-meve kërkon, nga ana tjetër, një kulturë të mirë shërbimi. Kultura e shërbimit bëhet e mundur kur punonjësit janë të motivuar për të pasur një metodë pune të orientuar dhe fokusuar tek konsumatori në kryerjen e detyrave dhe punës së tyre të përditshme.

Me qëllim ngritjen e ka-paciteteve të bashkive për t’iu shërbyer më mirë qytetarëve, Projekti i US-AID-it po zbaton Programin e Përmirësimit të Cilësisë së

Shërbimit (QSIP) në katër bashki partnere (Fier, Patos, Kuçovë, dhe Elbasan). Ky program është një fushatë e fokusuar dhe e përqendruar në përmirësimin e shërbi-meve brenda një institucio-ni, nën drejtimin e dre-jtuesve të lartë të bashkisë dhe me pjesëmarrjen e stafit të drejtorive kryesore dhe ofruesve të drejtpërdrejtë të shërbimeve tek klientët.

Në fazat I dhe II të këtij pro-grami, ekspertët e Projektit të USAID-it realizuan seminare për vizionin dhe vlerat dhe kontrollin i shërbimeve. Në këtë aktivitete morën pjesë 75 punonjës të bashkive Fier, Patos dhe Kuçovë. Këto seminarin synonin të krijonin ndërgjegjësimin, kuptimin dhe angazhimin ndaj kon-ceptit të përsosmërisë së shërbimit dhe ndaj insti-tucionit me fokus klientin. Në vazhdën e këtyre aktiv-iteteve, ekspertët e Projektit të USAID-it punuan me stafin vendor të katër bash-

kive për hartimin dhe zbatimin e dy instrumenteve të kontrollit të shër-bimeve: Sondazhi i punonjësve dhe Sondazhi i kënaqë-sisë së qytetarëve (të ndryshëm për zonat urbane dhe rurale). Në son-dazhin e punon-jësve të bashkisë morën pjesë një numër i konsid-erueshëm i stafit të bashkive Fier, Patosi dhe Kuçova, përfshirë stafin teknik dhe drejtues edhe të drejtorive

PROGRAMI I PËRMIRËSIMIT TË CILËSISË SË SHËRBIMIT Nga Laureta Memo

programi qsip (i bazuar në metodologjinë e kompanisë tetra tech është përshtatur në realitetin shqiptar) për të krijuar “një kulturë shërbimi” brenda institucionit të bashkisë, me qëllimin përfundimtar krijimin e një qëndrimi me fokus klientin dhe cilësinë, inkurajimin e një sjelljeje më proaktive nga stafi, dhe zbatimin e përmirësimeve të shërbimit brenda bashkisë. bashkitë Fier, patos dhe kuçovë janë tre bashkitë e para (nga gjashtë) që janë zgjedhur nga projekti i usaiD-it për të punuar në drejtim të përmirësimit të shërbimeve të identifikuara, ndërkohë që ngre kapacitetet e stafit që u shërbejnë dhe kanë lidhje të drejtpërdrejtë me klientët e bashkisë.

“ky seminar na ofroi një pasqyrë të plotë dhe të qartë të situatës ekzistuese në sektorin e kullimit dhe ujitjes në territorin e bashkisë së Fierit, gjë që çoi në identifikimin e problemeve, mundësive dhe hapave që duhen ndjekur për përmirësimin e shërbimit. i vlerësojmë shumë përfitimet nga ndarja e përvojave të tilla përmes këtij procesi unik të pjesëmarrjes dhe përfshirjes së opinioneve, njohurive dhe gjykimit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë aktivitet.”- Drejtor i Departamentit teknik për ujitjen dhe kullimin.

Ekspertët e PLGP gjatë seminarit mbi planin e veprimit për ujitjen dhe kullimin në Bashinë Fier.

Page 9: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

9

adresojnë shqetësimet e tyre për çështje të sigurisë, duke përfshirë dhunën në shkolla, përdorimin e marihuanës, sigurinë rrugore, dhunën në familje, sigurinë e punëtorëve të minierave dhe probleme të tjera në komunitetin e tyre, probleme që mund të çojnë në radikalizim dhe eks-tremizëm të dhunshëm.

Bashkia e Cerrik ka qenë nxitëse e nismave vullne-tare dhe gati 70 të rinj janë regjistruar për të shërbyer si vullnetarë. Kryetari i Bashkisë së Cërrikut kërkoi mbështetje nga Projekti i USAID-it për të zyrtarizuar këtë grup, i cili do të përkrahë bashkinë jo vetëm në organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e komunitetit, por edhe në procesin e konsultimit dhe vendimmarrjes. Bazuar në

kërkesën e kryetarit, PLGP ka asistuar në krijimin e bordit të të rinjve me 16 vajza dhe 10 djem që përfaqësojnë katër shkolla të mesme në këtë bashki.

Pjesëmarrja e të rinjve në aktivitetet jashtëshkol-lore është një element i rëndësishëm në formimin e tyre shoqëror dhe qytetar. Pjesëmarrja dhe fuqizimi i grupeve rinore në aktiv-itetet komunitare zvogëlon gjithashtu mundësitë për përfshirje në krim dhe dhunë. Si Fatri ashtu edhe Ajdi kanë të njëjtin vizion në këtë drejtim. Në qytetet e tyre të ëndrrave, bib-liotekat, mjediset sportive, klubet e artit dhe teatrot, kanë një vend të veçantë dhe janë pjesë përbërëse e komunitetit.

AJDI DHE FATRI, DY TË RINJ – NJË VIZION

Ajdi dhe Fatri janë nxënës të shkëlqyer dhe të rinj

aktivë që përfaqësojnë bor-det e sapokrijuara të të rinjve në Bulqizë dhe Cërrik. Edhe pse vijnë nga qytete, kultura dhe përvoja të ndryshme, ajo që i bashkon Ajdin dhe Fatrin është vizioni i tyre për të ardhmen dhe motivimi për të dhënë kontributin e tyre në përmirësimin e cilësisë së jetës në komu-nitete. Të zgjedhur nga bashkëmoshatarët e tyre, Ajdi dhe Fatri njihen tashmë edhe zyrtarisht nga bashkitë përkatëse si përfaqësues të të rinjve, falë marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënsh-kruara në maj 2018 mes Bordeve të të Rinjve dhe bashkive.

Projekti PLGP ka mbështe-tur krijimin e këtyre bor-deve, si dhe ka realizuar raundin e parë të trajnime-ve për vullnetarizmin dhe aktivizmin. Që në fillimet e

punës me të rinjtë e zgjed-hur nga shkollat e mesme të Cërrikut dhe Bulqizës, na ka bërë përshtypje të mad-he përgjegjshmëria civile, vizioni për të ardhmen dhe vullneti për të trajtuar dhe zgjidhur problemet me të cilat përballen komunitetet e tyre.

Që në trajnimin e parë të grupit për sa i përket rolit thelbësor të të rinjve në qytetarinë aktive dhe ndryshimet sociale si dhe për ëndrrat për qytetin e tyre, Ajdi u dallua për din-amikën dhe vendosmëri-në, kështu grupi votoi për të si përfaqësues i tyre në bashki. Ajdi është një vajzë plot energji pozitive dhe entuziazëm. Angazhimi i saj ka nxitur dhe fuqizuar edhe fuqizuar edhe vajza dhe djem të tjerë të bordit të të rinjve. Po ashtu, Ajdi është anëtare edhe ekipit kampion kombëtar të hen-dbollit për femra në Cërrik.

Fatri është një djalë që merr përgjegjësi dhe ka natyrën e një drejtuesi të qetë. Ai është maturant në shkollën e mesme dhe është kryetar i këshillit të nxënësve të të vetmes shkollë të mesme të Bulqizës. Fatri dhe shokët e tij në bordin e të rinjve sjellin një vizion të mrekullueshëm të qytetit të tyre të ëndrrave. Në përfytyrimet e tyre Bulqiza ka standardet më të larta në planifikimin urban, arsim, punësim etj. Fatri dhe bordi i të rinjve ndajnë dhe

Nga Robert Korkuti

Roli Kryesor i të Rinjve në Përmirësimin e Komuniteteve Vendore

Fatri (majtas) merr pjesë aktive në një lojë zbavitëse në takimin e parë të Bordit Rinor të Bulqizës.

Ajdi gjatë stërvitjes me ekipin e hendbollit.

Forcimi i shoqërisë civile për të ndërtuar qëndrueshmërinë e komunitetit është një nga objektivat kryesore të strategjisë kombëtare për luftën kundër ekstremizmit të Dhunshëm.

në përpjekjet për rritjen e ndërgjegjësimit dhe ngritjen e kapaciteteve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në nivel vendor, projekti i usaiD-it ka kryer trajnime me zyrtarë të qeverisjes vendore në Cërrik dhe bulqizë, duke u fokusuar në rolin e bashkive dhe organizatave të shoqërisë civile për trajtimin e këtij problemi.

përtej punës me të rinjtë, projekti i usaiD-it do të bashkëpunojë me bashkitë pilot për ngritjen e strukturave të tjera të komunitetit, si komisioni këshillimor qytetar dhe këshillat vendore të sigurisë, të cilat kanë dëshmuar efektivitet dhe që janë përshtatur nga bashki të tjera si mekanizma që mundësojnë komunitete elastike.

Page 10: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

10

sallën e Këshillit Bashkiak. Kryetari i Bashkisë vlerësoi mbështetjen e Projektit të USAID-it në krijimin e strukturës së parë publike-private për Bashkinë El-basan. Ai u uroi mirëseard-hjen përfaqësuesve të biznesit dhe evidentoi rolin e rëndësishëm që mund të luajë ky këshill duke ofruar këshilla për çështje të zhvillimit ekonomik ven-dor, ndihmën në prioritiz-imin e investimeve, dhe mbështetjen në zbatimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Territorit. Eksperti i Decentralizimit/Qeverisjes Vendore pranë Projektit PLGP, Peter Clavelle, bëri një prezantim të këtij këshil-li dhe këshillat që mund të ofrojë ai për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bash-kiak si dhe mbështetjen që mund t’i japë bashkisë për përmirësimin e rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Nisja e punës së këtij këshilli është një hap i vlefshëm në drejtim të përmirësimit të komunikimit dhe bashkë-punimit mes Bashkisë dhe këshillit të saj të zhvillimit ekonomik dhe përfaqë-suesve të sektorit privat.

Krijimi i këtyre këshillave në Fier dhe Berat u bë në datat 23 dhe 24 prill. U zh-villuan edhe takime të tjera në Fier ku nga ekspertët e Projektit të USAID-it u bënë prezantime për

studimin e fizibilitetit dhe projektin e tregut të gjësë së gjallë dhe pallatit të sportit për qytetin e Fierit. Prezantimi nga Ekspertja e Taksave e Projektit të USAID-it për taksën e pasurisë dhe ndryshimet e reja fiskale vendore u pritën me interes nga anëtarët e Këshillit të Zh-villimit Ekonomik Vendor të Fierit, të cilët shfaqën dëshirë dhe interes për rritjen e angazhimit të sek-torit privat në projektet e zhvillimit ekonomik vendor dhe në forcimin e klimës së biznesit në nivel vendor.

Në takimin e dytë të Këshillit të Zhvillimit Eko-nomik Vendor të Beratit u bënë prezantime nga zona e zhvillimit të biznesit, prezantime që u pasuan me pyetje dhe diskutime të anëtarëve të këshil-lit, sekretariatit të tij dhe vullnetarit të Korpusit të Paqes në lidhje me akse-sin në informacione për zhvillimin e ri ekonomik të lagjes historike të qytetit dhe për harmonizimin e aktiviteteve publike dhe private në zonën e pedo-nales. Përfaqësuesit e bi-znesit vendas falënderuan Kryetarin e Bashkisë për organizimin e këtij takimi me kërkesë të tyre dhe treguan interes të madh për të pasur takime të tjera me fokus në zhvillimin ekonomik të qytetit.

KËSHILLAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK VENDORAngazhimi i sektorit privat për përmirësimin e politikave vendore

Me zbatimin e re-formave të decen-

tralizimit, bashkitë kanë mundësi të përmirëso-jnë cilësinë e jetës së qytetarëve të tyre. Decen-tralizimi u bën të mundur bashkive të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve, të rrisin demokracinë ven-dore dhe të nxisin zhvilli-min ekonomik vendor. Janë vendosur gurët e themelit për forcimin e njësive të qeverisjes vendore, dhe për t’i bërë ato më efektive dhe më të përgjegjshme. Koha për të ndërtuar mbi këto themele është TANI.

Ligji i ri “Për Vetëqeverisjen Vendore” (Ligji Organik), i miratuar në dhjetor 2015, i beson bashkive të reja të konsoliduara kompe-tencat dhe përgjegjësinë për t’u shërbyer më mirë qytetarëve të tyre. Ligji në mënyrë eksplicite thotë se bashkitë kanë të dre-jtën dhe përgjegjësinë për realizimin e aktiviteteve ekonomike. Po ashtu, ligji thekson se funksionet ekskluzive të bashkive në zhvillimin ekonomik vendor janë: hartimi i pro-grameve për zhvillim eko-nomik vendor, mbështetje për zhvillimin e biznesit të vogël, sigurimin e grantit financiar për të mbështe-tur aktivitetet e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe ofrimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor.

Projekti i USAID-it po ndi-hmon tre bashki partnere,

Fier, Berat, dhe Elbasan, në ngritjen e këshillave të zhvillimit ekonomik për të forcuar dhe institucio-nalizuar angazhimin e sektorit privat duke ofruar mundësi të vazhdueshme që aktorët e sektorit privat të japin mendimet dhe rekomandimet e tyre për politikat dhe prioritetet vendore që lidhen me zh-villimin ekonomik vendor, përfshirë këtu përmirësi-min e mjedisit mundësues për biznesin, mbështetjen për hapjen e bizneseve të reja dhe mbajtjen/zgjerim-in e bizneseve ekzistuese. Për të përmbushur këto përgjegjësi, bashkitë duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për angazhimin e sektorit privat.

Zyrtarët vendorë punuan bashkërisht me Projektin e USAID-it për përgatitjen e punës paraprake në lidhje me krijimin e këshillave të zhvillimit ekonomik vendor duke synuar angazhimin e sektorit privat në nivel ven-dor. Si rezultat, në shkurt të këtij viti, Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi krijimin e Këshillit të Zhvillimit Eko-nomik Vendor të Elbasanit.

Këshilli i Elbasanit ka në përbërje 11 anëtarë vull-netarë, me ndërthurje të përfaqësuesve të sektorit privat dhe qeverisjes ven-dore dhe kryesohet nga Kryetari i Bashkisë.

Takimi i parë i Këshillit Zhvil-limit Ekonomik Vendor të Elbasanit u bë në 13 prill në

Nga Peter Clavelle, Nevila Popa

Takimi i parë i këshillit në Elbasan. 13 Prill 2018.

Page 11: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

11

Nga Tony Favro dhe Co-Plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

PLANET VENDORE PËR NXITJENE ZHVILLIMIT VENDOR

Shqipëria ka përcak-tuar dy instrumente

kryesore të planifikimit, që përdoren nga bashkitë për planifikimin dhe zhvillimin e tokës: 1) Plani i Përgjithshëm Vendor (PPV) dhe 2) Plani i Detajuar Vendor (PDV).

Projekti i USAID-it u ka ofruar asistencë intensive teknike pesë bashkive part-nere (Berat, Elbasan, Fier, Kuçovë, dhe Lushnjë) për përgatitjen dhe miratimin e PPV-ve. Aktualisht Projekti i USAID-it po i ndihmon po këto bashki dhe Bashkinë e Tiranës për hartimin e PDV-ve. Në muajin mars të këtij viti Projekti i USAID-it dhe AKPT organizuan një trajnim për hartimin e PDV-ve ku morën pjesë mbi 25 urbanistë nga këto 5 bashki. Objektivi kryesor i këtij tra-jnimi ishte analizimi i ecurisë së bashkive me PDV-të e tyre, trajtimi i pyetjeve teknike dhe ligjore që kishin urbanistët vendorë dhe vlerësimi i mundësive që Projekti i USAID-it të trajtojë nevojat e tyre të pritshme. Angazhimi aktiv në këtë trajnim ishte dëshmi e qartë që urbanistët kanë kuptuar mirë rolin që kanë PDV në krijimin e ndryshimeve pozi-tive në bashkitë e tyre.

Drejtimi i zhvillimit të tokës në pjesën më të madhe të territorit të bashkive ndodh nëpërmjet PDV. Kjo e fundit është, nga ana tjetër, instru-menti kryesor që përdor bashkia për të zbatuar shumë nga rekomandimet e PPV-së. PDV bën të mun-

dur, mes të tjerash, që bash-kia të rregullojë përdorimin e tokës dhe të përcaktojë se si do të jetë mjedisi i ndërtuar në një zonë të caktuar. P.sh., PDV përcakton ku do të bëhen ndërtimet e reja, së të mëdha e të larta do të jenë ato, sa do të jetë largësia mes një ndërtimi dhe kufirit të pronës fqinje. Në PDV tregohen edhe vendet pub-like për rrugë, sheshe, parqe, shkolla, etj. Rregulloret në PDV janë ligjërisht të detyrueshme për aplikimin e mëtejshëm për leje ndërtimi.

PDV-të përgatiten përgjithësisht kur propozo-het rizhvillim apo rigjenerim urban në një zonë të bash-kisë apo në një njësi struk-turore, e cila përfshin një ose disa lagje të një qyteti. Këto njësi identifikohen në PPV si vende ku dëshirohet të ketë më shumë investime apo zhvillime ekonomike. PDV është instrumenti i duhur për këto raste, sepse ai synon të rregullojë mar-rëdhëniet pronësore dhe interesat ekonomike mes aktorëve të përfshirë në zhvillim ndërkohë që ruan interesat e publikut të gjerë.

Kur PDV rezultojnë nga inte-resa të zhvilluesve privatë, ato synojnë të sigurojnë që të ketë përputhje mes ofertës së tokës e pronës dhe kërkesës së bizneseve dhe investitorëve modernë dhe nevojave për të kapitali-zuar nga mundësitë eko-nomike. Kur PDV iniciohen nga bashkitë, ato përgjithë-sisht synojnë të plotësojnë

nevojat e komunitetit dhe të nxisin zhvillimin privat. Me fjalë të tjera, PDV janë një mjet i fuqishëm nëpërmjet të cilit bashkitë mundësojnë rritje të re dhe rizhvillime për përmirësimin e komunitetit. Ato u bëjnë të mundur banorëve të luajnë një rol të madh në formësimin e lagjeve ku jetojnë dhe pu-nojnë dhe në mbështetje të propozimeve për zhvillime të reja ekonomike që janë në përputhje me përparësitë strategjike të PPV-së.

P.sh., Bashkia Elbasan propozon të ndërtojë një ter-minal të ri multimodal publik për të përmirësuar shërbimin e transportit, për të shkurtuar pengesat ekzistuese fizike e sociale dhe për të kapitali-zuar nga zhvillimi i ri privat për banim dhe tregti në zonën përreth. Bashkia Fier po shqyrton mundësitë e një partneriteti publik-privat për ndërtimin e një pallati sporti, për përmirësimin e shëtitores tek bregu i lumit dhe për të ta kthyer këtë aset në një destinacion bazë në qendrën e qytetit dhe si stimul për

zhvillime të tjera private.

Për Projektin e USAID-it mbështetja për PDV-të sjell vlerë të shtuar konkrete tek aktivitetet e tij të mëparshme në planifikimin e territorit. Projekti po ndi-hmon bashkitë të kalojnë nga hartimi i politikave në zbatim. Veprimtari të tilla ku shkëmbehen e mësohet nga përvoja e kolegëve janë bërë tashmë instrument për hartimin e PPV-ve. në to urbanistët kanë mundësi të shqyrtojnë zhvillime specifike ekonomike dhe trajtojnë probleme pro-nash apo sfidat me të cilat ndeshen në lidhje me përdorimin e PDV-ve në zbatim të PPV-ve si dhe të punojnë për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Projekti i USAID-it po ndihmon tre bashki për të hartuar dhe dorëzuar për miratim PDV që nxisin zh-villimin ekonomik vendor. Këto plane do të shërbejnë si instrument orientimi për 43 bashkitë e tjera që kanë PPV të miratuar tashmë.

Projekti i USAID organizon takime midis urbanistëve vendorë dhe AKPT Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit mbi hartimin e planeve të detajuara vendore.

Eksperti i Co-Plan dhe Projektit të USAID-it për planifikimin urban, Zenel Bajrami. gjatë prezantimit të tij për hartimin e PDV-ve. 5 Mars 2018.

Page 12: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

12

qeverisjes vendore, ligj që u dha bashkive një shumë më të madhe vjetore nga fondet e grantit të pakush-tëzuar. Projekti ka trajnuar shumë zyrtarë vendorë për të zbatuar sa më mirë këto ligje dhe për të ofruar shër-bime efektive publike. Po ashtu, theks i veçantë i është kushtuar angazhimit qytetar.

“Ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të jashtëzakon-shme,” thotë z. Mclaughlin. Suksesi i matshëm i Projek-tit të USAID-it në ndihmë të NJQV-ve për të orientuar këtë ndryshim ka bërë që të merren mësime e përvoja mjaft të vlefshme.

• “Nuk ka asgjë të rastë-sishme në atë që bëjmë ne. Qasja jonë gjithëpërfshirëse mundëson një balancë efikase mes aspekteve të ndryshme të ndërhyrjes sonë: legjislacioni, ngritja e kapaciteteve institucionale, ofrimi i shërbimeve publike, fuqizimi i qytetarëve, tra-jnimi për shkrimin e projekt propozimeve, partneriteti publik-privat, dhe rritja e të ardhurave vendore nga burimet e veta. Qasja jonë maksimizon efektivitetin e qeverisjes, teksa një aspekt përforcon tjetrin.

• “Po punojmë shumë mirë me shumë bashki me një kuadër të miratuar, ku shprehet angazhimi i përbashkët dhe ku qartëso-hen fushat e përgjegjësisë e mundësohet bashkëpunimi. Punojmë intensivisht me 13 bashki partnere dhe shpesh i ndajmë gjetjet tona me të 61 bashkitë e vendit. Puno-jmë me to për të zgjidhur probleme praktike në fusha të tilla si planifikimi urban,

zhvillimi ekonomik, menax-himi i sistemit të ujësjellësit, dhe mbledhja e taksës së pronës. Ka shumë mundësi për shkëmbime përvojash me qëllim që të kuptohen njësoj nga të gjithë prob-lemet e përbashkëta.

• “Ia kemi arritur të çojmë më tej qasjen dhe investi-min tonë gjatë gjithë kësaj periudhe. Arritja dhe ruajtja e ndryshimit institucional është përpjekje afatgjate për inkurajimin dhe nxitjen e modeleve të reja të sjelljes, me qëllim që ato të përhap-en në të gjithë institucionin deri sa të bëhen të përdit-shme dhe të përmirësohet performanca e përgjithshme.

• “Qasja jonë e bazuar në evidenca përfshin jo vetëm ndarjen e praktikave më të mira ndërkombëtare por edhe krijimin e të dhënave origjinale. Shpesh në deba-tet politike apo planifikimin praktik, të dhënat e rëndë-sishme ose nuk gjenden ose janë të pabesueshme për të na dhënë perspektivën e duhur. Për të mos bërë ar-gumente të pabaza apo për të mos rrezikuar realizimin e një produkti që nuk është i cilësisë së lartë, ne bëjmë kërkimet tona, analizojmë gjetjet, hartojmë raportet dhe materialet e tjera dhe i ndajmë me të tjerë gjetjet dhe metodologjinë që për-dorëm për t’i realizuar ato.

‘P’-ja e parë në akronimet PLGP qëndron për ‘Projekt’, por në fakt duhet të jetë ‘Proces’, thotë McLaughlin. Jemi zhvilluar as shumë sa procesi na udhëzon si t’i shpërndajmë burimet dhe si të përmbushim nevojat praktike.”

Çfarë na mëson përvoja: Projekti i USAID-it në përfundim të vitit të 7 në Shqipëri

Të dhënat e fundit tregojnë se në dy vitet e

fundit të ardhurat nga taksa e pronës dhe tarifat u rritën me 58% në disa bashki që zbatuan teknologjitë e menaxhimit të taksave me mbështetje të Projektit të USAID-it përkundër 11% rritje tek bashkitë e tjera. Kjo rritje përkthehet në mil-iona dollarë më shumë në këto bashki për shërbime dhe investime publike.

“Shohim të dhëna të prek-shme të suksesit të nismave tona pothuajse çdo ditë,” thotë Drejtori i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, Kevin Mclaughlin, “ku mund të përmendim disa fusha me rritje të produktivitetit, rritje të ardhurash dhe fuq-izim të njerëzve nëpërmjet

informimit.” Kur Projekti i USAID-it filloi nga puna në vitin 2012 në Shqipëri, njësitë e qeverisje vendore kishin autonomi të kufi-zuar politike dhe kompe-tenca edhe më të kufizuara fiskale dhe administrative. Mangësitë në legjislacion bënin që përgjegjësitë kom-bëtare/vendore të kishin burime të pamjaftueshme financiare, të cilat cenonin kapacitetet e bashkive për të ofruar shërbime.

Projekti i USAID-it ndihmoi qeverinë qendrore në har-timin e ligjeve kryesore për reformën territoriale, nga e cila 373 NJQV u shkrinë për të formuar 61 bashki, për decentralizimin fiskal, nga e cila bashkive iu dha më shumë kontroll mbi financat e tyre dhe për financat e

“Metoda jonë e punës e bazuar në procese na bën të mundur të shqyrtojmë plotësisht burimet që nevojiten dhe kontekstin ku duhet të përdoren ato – ligjet, politikat dhe kufizimet e shumta që aplikohen.”Kevin McLaughlinDrejtor i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen VendoreNga Tony Favro

Page 13: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

13

Materialet e trajnimit të Projektit të USAID-it për in-strumentet financiare u përgatitën në bashkëpunim me Co-PLAN, një OJQ shqiptare dhe e nënkontraktuar nga Projekti, e angazhuar për planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Punonjësit e kësaj organizate punojnë me urbanistët kombëtarë dhe vendorë për zgjidhjen e problemeve të zhvillimit urban me efektivitet dhe origji-nalitet. Stafi i kësaj organizate, nga ana tjetër, jep mësim edhe tek Universiteti Polis, duke u ofruar kështu stu-dentëve një larmi njohurish praktike, kërkimore dhe aka-demike. “Duam të përgatisim urbanistë të aftë që kanë kompetenca të mira për trajtimin e sfidave të ndryshme në Shqipëri,” thotë Dr. Godiva Rembeci, Shefe e Depar-tamentit së Menaxhimit Urban në Universitetin Polis.

Të diplomuarit e degës së planifikimit urban nga Univer-siteti Polis punojnë në shumë bashki, madje edhe në atë të Tiranës, si dhe në institucione qendrore dhe ministri. Ata prezantojnë në këto institucione perspektiva të reja dhe njo-huri nga praktikat më të mira të rritjes së qëndrueshme dhe zhvillimit urban, të ideuara nga Projekti i USAID-it. “Ata janë të trajnuar mirë. Janë brezi i ri, e ardhmja e Shqipërisë,” thotë Prof. Dr. Sherif Lushaj, Dekan i Fakultetit të Planifikimit, Mje-disit dhe Menaxhimit Urban në Universitetin Polis.

Edukimi i brEzit të ri

Kur Greta Kukeli nisi studimet për Planifikim Urban në Universitetin Polis, ajo e bëri këtë zgjedhje me shpresë

se do të ishte në gjendje më vonë që njohuritë e fituara t’i aplikonte tek problemet praktike. Ajo e kishte kuptuar se nuk ishte gjithnjë e lehtë të gjeje rrugën nga teoria në praktikë. Fatmirësisht, Universiteti Polis ofronte një zgjidhje. Si pjesë të diplomës Greta realizoi një projekt në grup për të për-caktuar si mund të kapej rritja e vlerës së tokës private me instrumente novatore financiare dhe kjo rritje të përdorej për të financuar rigjenerimin e një lagjeje në Tiranë. Puna që bëri si pjesë e projektit “nuk ishte më teori”, thotë ajo.

Nevoja për përmirësimin e rrugëve, kanalizimeve, dhe objekteve të tjera infrastrukturore përbën sfidë për plani-fikimin dhe zhvillimin hapësinor në Shqipëri. Vendi po urbanizohet me shpejtësi, por bashkitë kanë mungesë fondesh për ndërtimin e veprave të përshtatshme pub-like. Instrumentet financiare për zhvillimin e tokës ofrojnë një mënyrë që bashkitë me mangësi fondesh të kapin një pjesë të vlerës së rritur të tokës të krijuar nga urbanizimi me qëllim financimin e infrastrukturës së nevojshme. “Ky është planifikimi i fjalës së fundit,” thotë Greta.

Pjesa më e madhe e kërkimeve për aplikimin e instru-menteve novatore financiare në Shqipëri u ndërmor nga Projekti i USAID-it. Në vitin 2015, ky projekt bashkëpunoi me Shkollës Shqiptare të Administratës Publike për të për-gatitur materialet e trajnimeve dhe të asistencës teknike për përdorim falas nga të interesuar të tjerë të angazhuar në përmirësimin e efektivitetit të sektorit publik në Shq-ipëri. Në këto materiale shqyrtohet e gjithë puna 7-vjeçare e Projektit të USAID-it për ngritje kapacitetesh në fusha si ofrimi i shërbimeve publike, planifikimi dhe menaxhimi i projekteve, administrimi i taksave dhe tarifave, përpunimi dhe analizimi i të dhënave, fuqizimi i komunitetit, sistemet e informacionit gjeografik dhe planifikimi urban.

Materialet e trajnimit të përgatitura nga Projekti i USAID-it jepen falas për përdorim jofitimprurës për të ngritur kapac-itetet e sektorit publik. Ndër përfituesit e trajnimeve të Pro-jektit të USAID-it janë kryetarë bashkish, stafi i bashkive dhe ministrive, drejtues dhe punonjës të shoqërive ujësjellës-kanalizime, stafi i Projektit, qytetarë, përfaqësues të organi-zatave komunitare dhe vullnetarë të Korpusit të Paqes.

Ndarja dhe shpërndarja falas e materialeve të trajnimeve dhe asistencës teknike nga Projekti i USAID-it kanë ndikim afatgjatë në ShqipëriNga Tony Favro dhe Co-Plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

Urbanistja Greta Kukeli thotë se dokumentet

e përgatitura nga Projekti i USAID-it jo

vetëm që “ndihmojnë të kuptohen më mirë ligjet

e planifikimit të territorit dhe instrumentet e tij,

por ato ofrojnë edhe metodologji konkrete

për zbatimin e tyre në praktikë.”

Gjatë mësimit në universitetin Polis.

Botime të Projektit të USAID-it

Page 14: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

14

Instrumentet financiare për zhvillimin e tokës përdoren gjerësisht nga bashki të shumta në të gjithë botën për

të gjeneruar fonde me qëllim ndërtimin e infrastrukturës. Megjithatë, edhe pse janë të njohura në nivel ndërkombëtar, kjo nuk do të thotë se ato mund të aplikohen lehtësisht në çdo vend. Për zbatimin e tyre kërkohet angazhim i vazh-dueshëm nga bashkia, njohuri dhe aftësi të konsiderueshme nga ana e stafit të bashkisë dhe herë pas here edhe inves-time të konsiderueshme në kohë stafi dhe fonde publike.

Në këto 2.5 vitet e fundit, reagimi i urbanistëve vendorë ndaj prezantimeve të mia për instrumentet financiare ka ndryshuar nga qëndrimi neutralizues “kjo është e pa-mundur në Shqipëri” në një qëndrim më të butë “është e vështirë por jo e pamundur” dhe kohët e fundit në një qën-drim më pranues “si mund ta bëjmë?”.

Dua të mendoj se ky ndryshim këndvështrimi është në sajë të aftësive të mia si mësues, burim, dhe lehtësues, por e vërteta është se ndryshimi po ndodh sepse urbanistët po e kuptojnë përherë e më shumë vlerën e një gjëje të tillë.

Planet e përgjithshme vendore të territorit (PPV) u dhanë bashkive kompetenca për t’i dhënë formë qyteteve ashtu siç e shohin vetë ato. Ashtu siç e kuptoj unë, PPV së bashku me reformat dhe nismat e tjera po krijojnë pritshmëri. Shumë njerëz janë gati për veprim; ata duan të shohin që PPV po bëhet realitet dhe janë të gatshëm të nisin men-jëherë nga puna për të sjellë ndryshimin e kërkuar. Dhe kam përshtypjen se shumë urbanistë e planifikues po ndjejnë presionin për krijimin e mundësive për zhvillim ekonomik. Ashtu siç ma tha edhe Fiona Mali nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) kur po më fliste për nevo-jën emergjente për të kaluar projektet e PPV-ve nga faza e konceptit në realitet: “Tani e kemi me gjithë mend.”

Kam pasur fatin të filloj punën me USAID-in në Shqipëri pikërisht në kohën e duhur. Instituti për Zhvillimin e Habitatit Co-PLAN dhe Universiteti Polis prezantuan për herë të parë instrumentet financiare dhe metodat e planifikimit të njohura ndërkombëtarisht në kurrikulën e tyre vite më parë. Kështu, po krijohet një brez i ri urbanistësh që mund të ndikojnë bindshëm dhe të frymëzojnë të tjerët. Po ashtu, u hap rruga për diskutimet e sotme për instrumentet financiare. Nga ana e vet, Projekti i USAID-it fokusohet në atë që mua më duken

këndvështrimi vetjak është një rubrikë ku individët ndajnë përvojat e tyre gjatë punës me projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore.

tony Favro ka kaluar 14 muaj që nga viti 2015 në shqipëri si ekspert ndërkombëtar i planifikimit urban për Projektin e usaiD-it. ai ka bashkëpunuar ngushtësisht me Co-plan, një Ojq shqiptare e nënkontraktuar nga projekti i usaiD-it, e angazhuar për zhvillimin e qëndrueshëm vendor. Shumë nga stafi i Co-PLAN japin mësim në universitetin polis, duke sjellë kështu në auditorët e këtij universiteti përvojën praktike në planifikim dhe zhvillim si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare të promovuara nga projekti i usaiD-it. ky i fundit punon me njqv dhe qeverinë shqiptare për të nxitur planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në shqipëri. Fiona mali është Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit Vendor në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Këndvështrim Vetjak… nga Tony Favro

tony Favro punon si ekspert ndërkombëtar i planifikimit urban për projektin e usaiD-it për planifikimin dhe qeverisjen vendore

se janë themelet e një jete të mirë: institucione publike të qëndrueshme, zhvillim ekonomik vendor, dhe njerëz të lidhur dhe të fuqizuar. Fatmirësisht, USAID e kuptoi rëndësinë e planifikimit urban si një përbërës kryesor i rritjes ekonomike dhe jetës së mirë (dhe vendosi të më punësonte si planifikues urban). Nga ana tjetër, edhe angazhimi i qeverisë shqiptare ndaj anëtarësimit në BE krijon hapësira për ide të reja.

Qytetet shqiptare janë mjaft të veçanta. Tirana, Ko-rça, Shkodra, dhe qytete të tjera kanë çfarë t’i mësojnë qyteteve amerikane për sa i përket lidhjes së njerëzve dhe krijimit të një karakteri urban. Është edhe më e jashtëza-konshme të mendosh se sa është arritur në këto qytete në 25 vitet e fundit. Rrugë, shtëpi, shkolla – pothuajse për çdo gjë – kishte nevojë emergjente dhe në sasi të mëdha. Ndofta cilësia e disa prej atyre që u ndërtuan në këto 25 vite nuk ishte më e mira, por kjo po ndryshon me shpejtësi.

Po ndjej, po ashtu, se nevoja për rezultate të shpejta po e zhvendos fokusin tek procesi. Po kuptohet vazhdimisht se nevojiten procese të drejta dhe të qëndrueshme për të ar-ritur dhe mbështetur rezultatet e mira. Projektet me pro-cese të drejta kërkojnë më shumë kohë për t’u zbatuar, por ato ia vlejnë, sepse nga proceset e drejta e të ndershme përfitojnë të gjithë. Askush nuk ka qelqin e kristaltë për parashikimin e së ardhmes, por u them të gjithë atyre që duan të dëgjojnë se Shqipëria është si ai sënduku ku është fshehur thesari në pritje për t’u zbuluar. Nëse ndryshimet e 25 viteve të fundit duken të jashtëzakonshme, ato nuk janë asgjë në krahasim me ndryshimet që do të ndodhin kur pjesa tjetër e botës të zbulojë Shqipërinë.

Dhe urbanistët shqiptarë do të jenë gati. Ata janë duke i përshtatur me kujdes praktikat më të mira ndërkombëtare në realitetin shqiptar, duke mësuar se si të zbatojnë sa më mirë një sërë ligjesh të reja dhe duke zhvilluar më tej dhe ndarë studimet e tyre mbresëlënëse dhe unike. Ajo që është edhe më e rëndësishme, ata po ndjekin instinktet e tyre dhe ins-tinktet e tyre janë të mira, duke reflektuar përkushtimin e tyre ndaj mirëqenies së bashkive dhe të gjithë banorëve të tyre.

Page 15: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

15

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore botoi “Financimi i Funksioneve të Reja të Veta të Njësive të Qeverisjes Vendore”

Ky dokument ka si qëllim të shpjegojë sfidat më të

mëdha që duhet të trajtohen për të kaluar në financimin e pakushtëzuar të këtyre shërbimeve të reja dhe të rekomandojë mënyrën se si mund të realizohet më së miri një gjë e tillë.

Apelimi Tatimor në Nivel Vendor u botua kohët e fun-dit nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Ky Udhërrëfyes ka për qëllim t’u vijë në ndihmë

bashkive në hartimin e një Rregulloreje për ndjekjen e procedurave të ankimimit ad-ministrativ për taksat e tarifat vendore dhe më specifikisht për taksën e ndërtesës.

Bashkia Kuçovë dhe USAID festojnë së

bashku 20-vjetorin e krijimit të Komisionit Këshillimor Qytetar të Kuçovës.

I krijuar me mbështetjen e USAID-it në vitin 1998, Komisioni Këshillimor Qytetar i Kuçovës ishte grupi i parë vullnetare që u ngrit dhe nisi

të funksionojë në Shqipërinë postkomuniste. Ai vazhdon me sukses të jetë shumë aktiv dhe efektiv në përcjelljen e nevojave dhe shqetësimeve të qytetarëve tek bashkia për çështje që lidhen me buxheti-min me pjesëmarrje vendore, planifikimin e investimeve infrastrukturore dhe prob-leme të tjera.

Projekti PLGP organizoi një trajnim me stafin e TIK

dhe të marrëdhënieve me publikun të bashkive partnere për të ngritur kapacitetin e stafit për sa i përket përdor-imit dhe administrimit të instrumenteve TIK për ad-ministrimin e portaleve, për përmirësimin e aftësive të komunikimit, për prezantimin e koncepteve dhe metodave të reja në lidhmë me përdori-min efikas të mediave sociale

për promovimin e praktikave dhe veprimtarive të bashkive, si dhe për të dhënë informa-cione për dispozitat ligjore që mbulojnë informacionin e bërë publik në portalet e bashkive.

Përfaqësuesit nga Zyra e Komunikimit e USAID/

Shqipëri prezantuan format e reja dhe praktikat më të mira për përmbajtje sa më tërheqëse për publikim në mediat sociale dhe portale.

Në 27 mars Projekti i USAID-it organizoi një

forum të hapur me 43 nxënës të shkollave të mesme të Cër-rikut për vullnetarizmin dhe rolin e të rinjve në zhvillimin e komunitetit. Folësi i ftuar në këtë takim ishte Drejtori i Projektit, Kevin McLaugh-lin, ish vullnetar i Korpusit të Paqes në Shqipëri, i cili foli për përvojën dhe rëndësinë e vull-

netarizmit dhe ndihmën që jep vullnetarizmi në forcimin e komuniteteve. Bashkia e Cer-rik ka qenë nxitëse e nismave vullnetare dhe gati 70 të rinj janë regjistruar për të shërbyer si vullnetarë. Projekti do të mbështesë krijimin e grupeve rinore, që do të mbështesin bashkinë jo vetëm me aktiv-itete komunitare por edhe në proceset e konsultimit.

SHKURT

Përfaqësuesja e USAID/Shqipëri, Dr. Catherine Johnson dhe Kevin McLaughlin, Drejtori i Projektit të USAID-it, marrin pjesë në 20-vjetorin e krijimit të Komisionit Këshillimor Qytetar të Kuçovës. Në fjalën e saj përshëndetëse, Dr. Johnson tha se ky mekanizëm nga poshtë lart ishte demokracia në veprim dhe një trashëgimi e punës së USAID-it në Shqipëri.

“E vlerësojmë shumë mbështetjen që na ka dhënë Projekti i USAID-it, gjë që do të mundësojë rritjen e angazhimit të të rinjve në punën në komunitet dhe në procesin e vendimmarrjes.” – Altin Toska, Kryetar i Bashkisë Cërrik

Page 16: NGA NIVELI VENDOR NË RANG KOMBËTAR€¦ · tatimor në nivel vendor. Zyrtarë vendorë marrin pjesë në trajnimin mbi metodologjinë e taksës së ndërtesës.12 Prill, 2018. Përmirësimi

16

SQARIMPikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisësë Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

A doni të mësoni më shumë për punën tonë?Vizitoni faqen në internet të Projektit të USAID-it (www.plgp.al). Aty do të gjeni informacione për veprimtaritë, ngjarjet, botimet, media, etj.

USAID/Shqipëri ka një faqe aktive në FACEBOOK. Pëlqejeni dhe bëhuni ndjekës të punës sonë në 15 bashkitë partnere të Projektit si dhe postime nga projektet e tjera të USAID-it në Shqipëri: www.facebook.com/Albania.USAID.