Nga Kurani Shikojmë Që Të Dërguarit Janë Të Gabueshëm

14
Nga Kurani shikojmë që të dërguarit janë të gabueshëm

description

Nga Kurani shikojmë që të dërguarit janë të gabueshëm

Transcript of Nga Kurani Shikojmë Që Të Dërguarit Janë Të Gabueshëm

Page 1: Nga Kurani Shikojmë Që Të Dërguarit Janë Të Gabueshëm

Nga Kurani shikojmë që të dërguarit janë të gabueshëm

Page 2: Nga Kurani Shikojmë Që Të Dërguarit Janë Të Gabueshëm
Page 3: Nga Kurani Shikojmë Që Të Dërguarit Janë Të Gabueshëm

Le të shikojmë disa fakte nga Kurani:

1-

[21:78] Dhe Davidi dhe Salomoni, kur ata njëherë vendosën në lidhje me të mbjellat e dikujt që ishin shkatërruar nga delet e tjetrit, ne ishim

dëshmitarë të vendimit të tyre.

[21:79] I dhuruam Salomonit të kuptuarit e saktë, edhe pse i pajisëm që të dy me mençuri dhe njohuri…..

Pra Solomonit iu dhurua i kuptuari i saktë edhe pse u pajisën që të dy(si Davidi , ashtu dhe Solomoni) me mençuri dhe njohuri..pra kishte një dallim

në të kuptuarit e njërit nga tjetri , pasi njëri ishte më i saktë në të

Page 4: Nga Kurani Shikojmë Që Të Dërguarit Janë Të Gabueshëm

kuptuarit e çëshjeve ..kjo do të thotë që mbase Davidi nuk kishte të kuptuarin aq të saktë san ë nivelin e Solomonit..me pasojë që edhe të

gjykuarit e Solomonit ishin më të sakta se të Davidit..pra Davidi ishte më i gabueshëm në gjykim se Solomoni...kjo rrjedh si rezultat i logjikës së

thjeshtë që përdor dikush duke lexuar këto ajete,

për më tepër , thuhet që Davidi nuk gjykoi drejtë në lidhje me delet e një njeriu , por që Zoti e fali atë më pas:

[38:24] (Davidi)Ai tha, “Ai po bëka padrejtësi ndaj teje duke kërkuar që ta bashkosh delen tënde…

[38:25] E falëm në këtë çështje.

Duket pra që Davidi nuk kishte gjykim aq të qartë …

2-

Edhe Muhamedi , në një ajet thuhet që, ai ia ndaloi vetes çfarë ishte e lejueshme për të:

[66:1] O ti profet, pse ndalon çka Perëndia e ka bërë të lejueshme për ty,

[33:37] Kujtohu që i the atij që ishte i bekuar nga Perëndia, dhe i bekuar nga ti, “Mbaje

gruan tënde dhe ia kij dronë Perëndisë,” dhe ti fshehe brenda teje çka Perëndia dëshiroi të

shpallë. Kështu, ti iu frikësove njerëzve, kur me të drejtë duhej t‟i frikësoheshe vetëm

Perëndisë.

[80:3] Ku e din ti? Ai mund ta pastrojë veten.

[80:4] Ose mund të marrë vesh, dhe të ketë dobi nga lajmi.

Page 5: Nga Kurani Shikojmë Që Të Dërguarit Janë Të Gabueshëm

[80:5] Sa për njeriun e pasur.

[80:6] Ia kushtove vëmendjen.

3-

Junusi(Jona) , ishte ai që braktisi misionin e tij si i dërguar i Perëndisë , duke menduar se Zoti nuk e kishte në dorë atë , le të mos harrojmë që

Jona ishte një profet ,

[21:87] Dhe Dhun-Nuni (Jona), braktisi misionin e tij duke protestuar, duke menduar që nuk e kemi në dorë.

4-

a ka mundësi që persona që kanë komunikuar me Zotin dhe që të kenë marrë garanci nga Zoti , edhe pas kësaj përsëri të kenë frikë??

në këto ajete duket që PO , shikoni:

Abrahami dhe Moisiu u frikesuan:

[11:70] Kur ai e pa që duart e tyre nuk e prekën, ai u çudit dhe u frikësua nga ta.

[20:66] Ai tha, “Ju hidhni.” Ku, litarët dhe thuprat e tyre iu dukën atij, për shkak të

magjisë së tyre, sikur të ishin duke lëvizur.

[20:67] Moisiu ushqeu pak frikë.

Kur thuhet qartë që nuk duhet tia kemi frikën askujt tjetër veç Perëndisë;

[2:150]… Mos iu frikësoni atyre, por frikësomuni ..Mua.

Page 6: Nga Kurani Shikojmë Që Të Dërguarit Janë Të Gabueshëm

5-

Pastaj Abrahami grindet me të dërguarit, për njerzit e Lotit (që ishin të korruptuar dhe të ndyrë)

[11:74] Kur frika e Abrahamit u ul, dhe myzhdeja iu dërgua atij, ai vazhdoi të grindet me ne në emër të njerëzve të Lotit.

6-

Ligji i Përtërirë, Bibël, Dhiata e vjetër:

18:22 Kur profeti flet në emër të Zotit dhe kjo gjë nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi të bëjmë me një gjë që Zoti nuk e ka thënë; e ka thënë

profeti me mendjemadhësi; mos ki frikë prej tij".

7-

Bibël , Dhiata e re;

Marku, kapitulli 11:

13 Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjë përveç gjetheve,

sepse nuk ishte koha e fiqve.

Pra siç shihet të dërguarit janë të gabueshëm ,

Page 7: Nga Kurani Shikojmë Që Të Dërguarit Janë Të Gabueshëm

Por një gjë është e sigurtë për neve , që nga ana e adhurimit të vetëm Zotit dhe të mos bërit idhujtari, të gjithë të dërguarit e shprehin qartë dhe pa asnjë hezitim këtë princip dhe këtë e konfirmon edhe Zoti me Kuran ku thuhet që:

Po ashtu edhe Rashad Khalifa ishte i gabueshëm ,

[21:25] Ne nuk dërguam asnjë lajmëtar para teje përveç me frymëzimin: "Nuk ka asnjë perëndi përveç Meje; të më adhuroni vetëm Mua".

Page 8: Nga Kurani Shikojmë Që Të Dërguarit Janë Të Gabueshëm

Ashtu sikurse edhe të gjithë të dërguarit , apo profetët e tjerë , ku mbi ta ka pasur influencë edhe djalli (22:52), pasi ata ishin thjesht qënie njerëzore ashtu sikurse edhe ne(41:6):

[22:52] Nuk dërguam para teje asnjë lajmëtar, as profet, pa e lënë djallin të ndërhyjë në dëshirat e tij. Perëndia pastaj asgjëson çka djalli ka bërë. Perëndia i përkryen shpalljet e Tij. Perëndia është i Gjithëdijshëm, Më i Mençuri.*

Të dërguarit thjesht predikojnë librin e Perëndisë:

[3:79] Asnjë qenie njerëzore që e bekoi Perëndia me shkrim dhe profetësi nuk do tu thoshte njerëzve, "Adhuromëni mua përkrah Perëndisë." Por, (do tu thoshte),“Kushtojani veten absolutisht vetëm Zotit tuaj." sipas shkrimit që predikoni dhe mësimeve që mësoni.

Disa nga gabimet e R.Khalifes:

1- përdorimi i hadithit për të shpjeguar ajetin Kuranor në lidhje me një lajm me gruan e profetit Muhamed , Aishen (24:11),

2-në botimin e fundit të Kuranit të autorizuar thuhet që R.Khalifa shkoi drejt e në parajsë, shprehimisht thuhet(Dr. Khalifa ra dëshmor në 31 Janar, 1990 dhe shpirti i tij shkoi drejtë e në Parajsë.)

3-numërimet gabim të lam-it në(30:21 dhe 11:70)..ku ka numëruar nga një më shumë, si dhe numërimet e alifit janë kudo si total gabim , si dhe ka një fjalë Allah më tepër në Kuranin Tashkent në (2:284), ku në versionin modern ka fjalën –Ai-.

4-për të treguar se nje ajet i drejtohet R.Khalifës si I dërguar , ai nuk përdor të njëjtin system matematikor,por përdor disa formula të ndryshme për të nxjerrë një total që të jetë shumëfish i nëntëmbëdhjetës, si psh:

a)VG të R.Khalifës + numërin e sures+nr e ajetit, psh:72:28,(1230)+72+28=1330=19x70, ose 15:9 , 25:56, 46:35 etj.

b)kurse këtu nuk ka marrë për bazë numërin e sures: duke mbledhur vlerën germore të "Rashad" (505), dhe vlerën e "Khalifa" (725), dhe numrin e strofës (81) fitojmë 1311, apo 19x69, ose ne 2:119, 6:157, 26:214.etj

Page 9: Nga Kurani Shikojmë Që Të Dërguarit Janë Të Gabueshëm

c)ose dy ajete sëbashku, duke i mbledhur (9:33)

d) kurse këtu merr dy ajete , por nuk i mbledh si në rastin e c-së , por i vendos rradhazi për të arritur totalin që të jetë shumëfish i 19-tës(13:37-38 Numri i strofës (38) = 19x2. Vendosja e vlerës së “Rashad” (505) dhe “Khalifa” (725) afër

13:37-38, jep 505 725 13 37 38, ose 19x26617112302), nëse mblidheshin nuk do të ishte shumëfish i 19-tës.ose 25:27-30, ose 34:46.

e)në tabelen 11 të mrekullisë matematikore në shtojcën 1 , edhe pse numërimet e lam-it dhe Alifit janë gabim në disa raste dhe këto numërime gabim perfshihen në tabelë ashtu të gabuara, por përsëri del që shuma totale gjithashtu të jetë shumëfish i nëntëmbëdhjetës, format apo metodat e sistemit të kodimit disa here nuk janë të njëjta , por ndryshojnë duke

përfshirë nganjëherë suren e parë dhe të fundit , apo vlerën gërmore , apo shumat e numërave të strofave në variacione të ndryshme dhe jo sipas një sitemi unik, psh këtu perfshihen përveç nr të sures, +nr të strofës +VG e R.K "edhe vlera gërmore e ajetit" për të nxjerrë një total shumëfish të 19-tës,psh,36:3 ,(36+3+612+505 +725).

5-për shtojcën 32(që bën fjalë për moshën 40 vjeç) thuhet që nuk është mendimi i tij personal, por detyrë e tij për ta dorëzuar këtë informatë, thuhet shprehimisht:(Dorëzimi i kësaj pjese të rëndësishme të informatës është një prej përgjegjësive që më është dhënë mua si Lajmëtar i Perëndisë i Besëlidhjes. Nuk është mendimi im personal.)..por nuk thuhet e njëjta gjë për shtojcat e tjera , gjë që të lë të kuptohet se jo gjithçka që shkruhet në shtojca ka qënë detyrë e të dërguarit për ta dorezuar në formen e lajmit , por mund të ketë edhe konkluzione personale , të cilat nuk janë nga R.Khalifa si i dërguar , por si person,..megjithatë në fund të shtojcës dy jepet një listë e detyrave të lajmetarit të Perendisë së Beslidhjes , ku ndër të tjera përfshihet edhe zbulimi i mrekullisë matematikore etj,..me sa kuptohet aty bëhet fjalë për sistemin se si funksiononte kjo mrekulli matematikore , e jo fiks numërimet gërmë për gërmë , që siç e dimë ka disa gabime ,por edhe ka pasur e janë korigjuar nga vetë R.Khalifa për kohën që ai ishte gjallë, megjithatë në krye të kësaj liste thuhet që këto janë vetëm detyrat kryesore , pra kjo nënkupton jo të gjitha detyrat, thuhet shprehimisht(Në vijim është një listë e detyrave kryesore të Lajmëtarit të Perëndisë të Besëlidhjes)

6-R.Khalifa kometon-mos i rrihni gratë-(4:34), kurse në Kuran në këtë ajet jepet si mundësi e fundit ,pra nuk perjashtohet si mundësi, thuhet shprehimisht në ajet(pastaj mund (si mundësi e fundit) t’i rrihni), Rashadi e përjashton në komentin e tij këtë mundësi, pra bie ndesh me Kuranin

Page 10: Nga Kurani Shikojmë Që Të Dërguarit Janë Të Gabueshëm

7-tek prova materiale për mosvlefshmërinë e ajeteve 128-129 të sures 9 , tek pika 9 e kësaj prove materiale në shtojcën 24 thuhet: (Një fjalë tjetër e rëndësishme që ndodhet në Strofat e rrejshme 9:128-129 është fjala “Rrahim” (i Mëshirshëm).

Kjo fjalë përdoret në Kuran në veçanti si emër i Perëndisë, dhe numri total i saj...)

Ndërkohë që në 9:61 thuhet "Ai(Muhamedi) është një mëshirë për ata mes jush që besojnë.” , ose ne [48:29] Muhamedi - lajmëtari i Perëndisë – dhe ata me të janë të ashpër dhe të rreptë kundër mosbesimtarëve, por të dashur dhe të dhembshëm(rrahim) mes vete...

ose ka edhe të mëshirshëm të tjerë pos Perëndisë , por perëndia është me i mëshirshmi, si psh:)[7:151] (Moisiu) tha,...Nga gjithë të mëshirshmit(rrahimun), Ti je Më i Mëshirshmi.”..po ashtu edhe në [21:83] dhe [23:109] dhe [23:118]

Pra duhet ti referohemi vetëm Kuranit si burim i vetëm fetar, ashtu siç thuhet në 6:114 , apo 6:19 , 7:2-3 etj etj dhe ashtu sikurse edhe vetë Khalifa thotë që nëse shikoni që diçka që unë them nuk është konform Kuranit edhe pse e kam thënë unë(thotë R.Khalifa) , duhet ndjekur Kurani dhe jo Rashad Khalifa , pasi neve nuk ndjekim Rashad Khalifën , por Kuranin dhe R.Khalifa normalisht që si njeri ishte i gabueshëm , e vetmja që mund të bëjmë është që të ekzaminojmë vetë përmbajtjen e Kuranit duke qënë në përputhje me ajetin 17:36, ku thuhet:

Page 11: Nga Kurani Shikojmë Që Të Dërguarit Janë Të Gabueshëm

Rashad Khalifa si i dërguar dhe Rashad Khalifa si person!

NJE DALLIM I DOMOSDOSHEM, PER TE SHMANGUR ISHUJTARINE

Do të doja të sjell një shembull për të bërë dallimin mes këtyre dy gjëravë,

Duke marrë shkas nga disa keqinterpretime të disa ajeteve nga Rashad Khalifa si person dhe jo si i dërguar , si psh ajetet(24:31)ku përdoret hadithi për të shpjeguar ajetin apo dhe (4:34) ku keqinterpretohet ajeti, duke rënë në kundërshtim interpretimi me kuptimin bazë të ajetit, etj, pashë që në revistën “Submitters Perspective” ,e shtypur në Mars-1990 , por e shkruar në Janar -1990, që ka qenë edhe shkrimi i fundit i Rashad Khalifës në këtë revistë, Rashad Khalifa bën një profeci në lidhje me tymin e profetizuar në Kuran në 44:10, ku thuhet:

([44:10] Prandaj, pritnie ditën kur qielli të sjellë një tym të thellë),

Rashad Khalifa thote qe ka një parandjenjë të fortë që kjo profeci do të ndodhte në fund të vitit 1990 , ku një kometë , apo asteroid do të godiste botën arabe, duke lënë në errësirë për disa muaj botën,

megjithatë ai shprehet që nuk është dhe shumë i sigurtë për këtë, pasi R.Khalifa shkruan shprehimisht që

When will this happen? I do not know when; but I have a strong feeling that this will take place before the end of 1990. Only God knows the exact time.

Artikullin mund ta gjeni këtu http://www.masjidtucson.org/publications/books/SP/1990/mar/page3.html

Përkthim i thënies më sipër,

----

Kur do të ndodhë kjo? Unë nuk e di se kur, por unë kam një ndjenjë të fortë se kjo do të ndodhë në fund të vitit 1990. Vetëm Zoti e di kohën e saktë.

------

Sigurisht që neve e dimë që kjo profeci akoma nuk ka ndodhur , kështu që koha e përcaktimit të rënies së astereodit nuk ndodhi në vitin 1990 edhe pse vete R.Khalifa shpreh dyshimet e tij për kohen se “KUR” do te ndodhte?, pra kjo na bën të kuptojmë që këtu Rashad Khalifa ka folur si person dhe jo si i dërguar,

Page 12: Nga Kurani Shikojmë Që Të Dërguarit Janë Të Gabueshëm

Ngjashëm edhe me disa keqinterpretime të Kuranit nga Rashad Khalifa mund të them se Kurani i Autorizuar është vetëm çfarë është KURAN dhe kjo nuk përfshin komentimet , apo shtojcat, gjithsesi neve e dimë që ato nuk janë pjesë e Kuranit,

Gabimet në kalkulime , apo në komentime duket që janë bërë nga Rashad Khalifa si person , ajo çfarë Rashad Khalifa ka pohuar si detyrat e tij si i dërguar , ai i ka përfshirë në një tabelë, ku në fund të shtojcës 2

________________

Në ajetet 22:52-53-54 sqarohet që të dërguarit janë të gabueshëm dhe se nj besimtarë mund të shikojë se cila është e vërteta, kjo nënkupton që besimtari mund të bëjë dallim mes gjërave që thotë I dërguari për të dalluar të vërtetën

[22:52] Nuk dërguam para teje asnjë lajmëtar, as profet, pa e lënë djallin të ndërhyjë në dëshirat e tij. Perëndia pastaj asgjëson çka djalli ka bërë. Perëndia i përkryen shpalljet e Tij. Perëndia është i Gjithëdijshëm, Më i Mençuri.

[22:53] Ai kështu e ujdis planifikimin e dreqit për ata që ushqejnë dyshime në zemrat e tyre, dhe ata zemrat e të cilëve janë të ngurtësuara. Të këqijtë duhet të mbesin me kundërshtarët.

[22:54] Ata që janë të bekuar me dituri do të njohin të vërtetën nga Zoti yt, pastaj të besojnë në të, dhe zemrat e tyre do e pranojnë atë me gatishmëri. Patjetër, Perëndia i udhëzon besimtarët në rrugën e drejtë.

____________________