New UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI · 2017. 8. 8. · 8 fillim të jetës, është e...
Transcript of New UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI · 2017. 8. 8. · 8 fillim të jetës, është e...
-
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI “
FAKULTETI I EDUKIMIT
DEGA : PARASHKOLLOR
TEMA : Muzika – komponent i formimit moral - shoqëror
Mentori / ja : Studenti / ja:
Prof.ass.Msc. Mimoza Kurshumlia Abetare Muhadri
Gjakovë, korrik .2017
-
2
:
Falenderime dhe mirënjohje................................................................................. 3
Biografia.................................................................................................... 4
Hyrja........................................................................................................... 5
Abstrakti...................................................................................................... 6
Njeriu dhe Muzika.................................................................................... 7
Muzika…………………………………………......................................... 9
Muzika - Komponent i formimit moral - shoqëror…………………. 12
Edukata morale……………………………………………………….….. 15
Loja muzikore si pjesë e edukimit muzikor......................................... 19
Muzika dhe moraliteti…………………………………………………… 20
Qaste të ndryshme gjatë praktikës........................................................ 22
Plani ditor me detajisht………………………………………………….. 24
Rezymeja…………………………………………………………………. 27
Literatura......................................................................................................... 28
-
alendëroj të gjithë ata të cilët më ndihmuan që të arrijë gjernë këtë ditë, pra në ditën e diplomimit në studimet baçelor,
ndër të tjera për mua është një ditë me rëndësi.Një falenderim shkon për të gjithë profesorët dhe profesoreshat, dhe të gjithëstafin e Fakultetit të Edukimit në përgjithësi.Falendërimet shkojnë edhe për burrin tim, i cili më ka përkrahurgjithnjë gjatë tërë kësaj kohe sa isha në studime. Ju falendërojedhe juve për prezencën e juaj, respekte dhe gjitha të mirat !
Gjakovë, korrik 2017
F
-
4
uhem Abetare Muhadri, e lindur me 10.04.1986. Gjashtëvite nga Shkolla fillore i kam të përfunduar në
Shkollën „ Pjetër Bogdani „ në f.sh Damjan - Gjakovë,dhe dy vite të tjera në Arbanë - Prizren, në shkollënfillore „Ibrahim Fehmiu „Shkollen e Mesme të Mjekësisë, ekam të përfunduar në Gjakovë, në vitin 2004. Jamregjistruar në Fakultetin e Edukimit në vitin Akademik,2013 / 2014. Kurse sot para jush, mbroj Temën e Diplomës.
Q
-
se muzika ?
Plutarku - shkrimatri i njohur, ne librin e tij: “ Jetë njerzish tëshquar parahistorik “, thekson rëndësinë e muzikës në formimin e
personalitetit dhe si të tillë në jetën shoqërore në përgjithësi. Po ashtu, edhe
Platoni, në librin e tij : “ Republika “, ku Sokrati flet për Shtetin e së
drejtës, një rëndësi të veqant i kushtohet muzikës, ku si e tillë ndikon tek
njerzit të cilët duhet t`a përfaqësojnë Shtetin në mënyrë të denjë.
Profesori i Univesitetit të Prishtinës, Dr. Berim Ramosaj, e ndërlidhë rolin e
muzikës në ngritjen morale tek të punësuarit, në librin e tij: “ Menaxhmenti “.
Ndër shumë shembuj, këtu potencohet se si punëtori japonez këndon me zemër
himnin e fabrikës, si motivim në punët e zakonshme. Sipas të njëjtit profesor,
në librin e tij: “ Lidershipi “, motivimi është pjesë përbërse e personalitetit,dhe si i tillë ndikon në shtytjen e gjanave përpara. Sipas tij, fjala motivim,
rrjedh nga gjuha latine Movere, që do të thotë përpara.
Muzika, ka ndikim të veqantë posaqërisht edhe tek fëmijët, duke filluar nga
lojërat e ndryshme muzikore, ninullat e deri tek këngët për fëmijë me tekste
dedikuar atyre.
Muzika, si e tillë, ndikon në psiqiken e fëmijës, mirëpo, siç potencon edhe
Sokrati, duhet bërë një përzgjedhje e caktuar se çfarë muzike duhet ofruar
fëmijëve.
P
-
6
a i përket, temës në fjalë, dhe këtij punimi në përgjithësi, fokusimin e
përgjithshëm do t`a kemi tek muzika, ku si e tillë ndikon në moralin
e personaliteteve në përgjithësi.
Duke shfrytëzuar burime të ndryshme nga interneti ( web faqe ), si dhe
literaturë të ndryshme, jam munduar të sjell informata të rendësishme, si në
aspektin e muzikës po ashtu edhe në aspektin e moralit.
Pasi jam studente e Fakulteti të Edukimit, përkatësishtë në drejtimin
Parashkollor, do të sjellë fotot të ndryshme rreth praktikës sime me fëmijë, si
dhe një plan ditor.
Puna e bërë në këtë punim, mbetet të vlerësohet nga ana e Mentorit dhe e
audiencës, si dhe presim sugjerimet dhe kritikat, pasi çdo here ka vend për
përmirësim.
Fjalët kyçe:1. Muzika2. Morali3. Loja4. Karakteri5. Shoqëria
Abetare Muhadri,Gjakovë, korrik 2017
S
-
hkenca dhe arti janë dy format kryesore të veprimtarisë shpirtërore
me të cilat njeriu shpreh ekzistencën krijuese. Si njëra veprimtari,
ashtu edhe tjetra, janë shprehje imagjinare – intelektuale. Derisa mendimi
shkencor arrin në sferat imagjinare krijuese në bazë të gjykimeve logjike, arti
më tepër i merr nxitjet dhe mbështetjen po ashtu në sferën imagjinare –
krijuese, por me një substrat të fuqishëm emocional. Vlerat shkencore
peshohen më tepër me efektet materiale, kurse vlerat artistike janë më shumë
pasuri shpirtërore, janë vlera estetike. Si shkenca, ashtu edhe arti janë
produkte shoqërore, sepse krijuesit shkencorë dhe artistikë veprat i`a kushtojnë
njeriut, pra, shoqërisë njerëzore, duke e përparuar dhe transformuar atë.
Jeta e njeriut pa shprehje artistike do të ishte e mangët, e zbrazët, gati e
pamundshme. Vetë natyra e njeriut është e krijuar me ndjeshmëri krijuese,
prandaj është i prirur për krijimtari të ndryshme. Po ashtu, në qenien e tij
ekziston edhe nevoja për t`i jetuar vlerat artistike. Në këtë aspekt, arti është
shumë i afërt për njeriun, sepse vepra artistike, gjen rrugë drejt botës
emocionale – shpirtërore të tij, për arsye të fuqisë shprehëse që ka. Për forcën
ndikuese që e kan artet, e posaçërisht muzika, në njeriun dihet kohë më parë.
Kjo sensibilizon dhe fisnikëron çdokënd që e dëgjon, ndikon në shpirtin dhe
në trupin e tij.
Gjuha e muzikës është e posaqme, specifike; kjo nuk shpreh koncepte të
caktuara si artet e tjera, nuk është konkrete në pamje të parë. Dhe, me të
vërtetë, shumë raste të jetës sonë janë të përshkruara me muzikë. Kumbimet
tingëllore e përcjellin njeriun gati në të gjitha situatat jetësore. Ato shoqërojnë
lindjen po ashtu dhe vdekjen. Muzika i jep shpirt gëzimit dhe hares. NËN
NDIKIMIN E SAJ TRIMËROHEMI, MARRIM FUQI PËR TË
PËRBALLUAR VËSHTIRËSI TË MËDHA.
Studimet kanë zbuluar se shijet tuaja muzikore tregojnë shumë për personalitetin e
juaj, përfshirë këtu dhe bindjet politike. Gjithashtu shija muzikore, të paktën në
S
-
8
fillim të jetës, është e ndikuar nga prindërit tuaj. Ju keni një këngë të
preferuar, sepse kjo lidhet me një eksperiencë emocionale tepër të madhe në
jetën tuaj. Sipas studimeve, muzika që dëgjoni dhe pëlqeni gjatë moshës 18 -
20 vjeç do të jetë me shumë gjasa muzika që do të doni për të gjithë jetën.
Muzika ndikon shumë në sjelljet e njeriut, pasi në varësi të llojit të saj mund
të çojë drejt konsumit më të madh të alkoolit, shpenzimeve të tepërta apo
sjelljes pa etikë.
Muzika është aq e fuqishme saqë është e mundur që disa njerëz të krijojnë
varësi ndaj saj.1
Është evidente fuqia e saj emotive shumë e lartë. Ninullat me tinguj të
ëmbël, dhe ritëm të qetë, i sjellin gjumin foshnjës. Kënga si pjesë vokale e
gëzimit të individit ose të një grupi social - Me termin grup nënkuptojmë
bashkësi njerëzish të cilat janë të ndryshme për nga natyra e tyre, të ndryshme
për nga madhësia dhe të ndryshme për nga qëllimet e tyre.
Grupet i njohim dhe i distancojmë në bazë të më shumë kritereve në
aspektin social :
Njerëzit në ato kan marrëdhënie më stabile sociale të cilat i manifes-
tojmë;
Jan te orientuar kah njeri tjetri gjatë kryerjes së aktiviteteve të
ndryshme ;
Ndajnë gjëra te njëjta ;
Te ata egziston vetëdija për përkatesi në grup.
Kur i rigrupojmë njerëzit në bazë të disa karakteristikave : gjinisë,
moshës, profesionit e të ngjajshme atëherë bëhet fjalë për grupe latente.
Për shkak të numrit të madh të grupeve të ndryshme, analistët jan orientuar
për njohjen e grupeve themelore.
GRUPET THEMELORE NË SHOQËRI
Me klasifikimin e grupeve, më së shumti hasim këto grupe :
1 http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/03/12/ndikimet-pozitive-te-muzikes-ne-jeten-e-perditshme/
-
Grupet e vogla ;
Grupet e kufizuara ;
Grupet primare;
Grupet sekondare.
GRUPET E VOGLA : këtu mendohet për numrat e anëtarëve të cilët e
përbëjnë grupin. Kur bëjmë fjalë për grupin nuk e marrim parasysh vetëm
numrin e anëtarëve por edhe marrëdhëniet të cilat jan vendosur në mes tyre.
Grupet në të cilat marrëdhëniet në mes anëtarëve jan të rregulluara me rregulla
të vecanta ose ata i bashkojnë veti të veçanta etnike, religjioze do të mund te
quheshin grupe të mëdha.
GRUPET E KUFIZUARA : këtu paramendohet ekzitimi i një terësie me të
gjërë, prej së cilës ndahet një grup si pjesë e vecantë. Grupet e kufizuara
janë grupe të vogla, në të cilat marrëdhëniet janë në një shkallë të afërsisë,
me të shpeshta dhe më të afërta.
GRUPET PRIMARE : anëtari i këtij ndjen lidhshmëri intime, psikologjike
me grupin. Sipas fjalës së Çarls Kulis ( humanist, mjek, donator) në grup nuk
përdoret fjala unë, por fjala ne. Quhen primare për 3 arsye : e para-per atë se
individi ne ate grup perfiton pervojen e pare ne jeten shoqerore ; e dyta-jane
me rrezistente ndaj ndryshimeve te jashtme;e treta-kane karakter unierzal, qe do
te thote i takojme ne cdo shoqeri.
Grup themelor paraqet familja, perveç familjes ceken edhe shkolla ,shoqeria etj.
GRUPET SEKONDARE : jan grupet më të mëdha. Në ato marrëdhëniet jan
të krijuara në bazë të ndonjë dobie që e përfitojnë anëtarët e atij grupi.
Grupet sekondare kan të bëjnë vetëm me një aspekt në jetën e individëve.
Karakteristikat e grupeve sekondare kan të bëjnë me grupet e mëdha dhe
grupet e pakufzuara.2
Kënga me ritmin e saj ngazëllon dhe trimëron njeriun. Edhe pikëllimi bëhet
më i madhë kur dëgjohen akorde trishtuese. Punëtoret që punojnë duke
dëgjuar muzikë, nën ndikimin e saj, arrijnë efekte me të mëdha pune.
2 https://sq.wikipedia.org/wiki/Grupet_shoqerore
-
10
Jeta nuk mund të merret me mend pa art, pa muzikë. Njeriu ndikohet nga
fuqia shprehëse e saj, ajo na mahnit, na jep impulse për synime e veprime të
mëdha. Fuqia e muzikës, e pashpjeguar deri në fund, por plotësishtë evidente,
qëndron edhe aty se ajo është përdorur në të kaluarën, ashtu si edhe sot, në
mjekësi, si mjet terapeutik. Popujt e kulturave të lashta i kushtonin rëndësi më
shumë se sa duhet, duke i dhënë fuqi gati të mbinatyrshme. Ata, duke u
bazuar në etosin muzikor, mendonin se muzika me karakter të ndryshëm mund
të shërojë sëmundje të ndryshme. Muzika, si mjet terapeutike, përdoret sidomos
në mjekimin e sëmundjeve shpirtërore, ndaj ekzistojnë institucione të posaçme
që merren me studimin e ndikimit të muzikoterapisë gjithandej botës.
Kërkimet më të reja i plotësojnë njohuritë se muzika ndikon edhe në
pakësimin e përceptimit të lodhjes psikofizike.
Për të vërtetën se muzika është e shkrirë në të gjitha poret e jetës së njeriut,
s`duhen shumë shpjegime. Sidomos sot, zhvillimi i teknologjisë e bën të
mundur pranimin e saj të gjërë. Kjo ka bërë që muzika të komunikojë në çdo
skutë të planetit tonë. Kështu është arritur demokratizimi i vërtetë i artit
muzikor, sepse arrtijet më të larta muzikore sjanë më privilegj vetëm i
niveleve të caktuara shoqërore.3
3 Spahiu, Prof. mr. Seniha. Metodika e mwsimit tw muzikws. Prishtinw, 2008, fq. 20.
-
uzika është disiplina artistike e cila qëndron mes të gjitha formave të
tjera inteligjente të njeriut (artit në përgjithësi, shkencave shoqërore e
historike dhe shkencave artistike), si një përbërës i barabartë me to i progresit
intelektual dhe i humanitetit. Kjo tregon që muzika krijon edhe historinë e vet
përmes kultivimit e sofistikimit të “këngës” primitive dhe kultivimin e
përpunuar të zërit njerëzor e të instrumenteve të muzikës. Muzika është një
disiplinë artistike e artit dhe gjuhë universale që ndihmon nxënësit të kuptojnë
dhe lidhin fenomenet dhe dukuritë muzikore, proceset dhe çështjet që i
përkasin muzikës, duke vërtetuar ligjshmërinë e tyre, si dhe duke shpjeguar
mënyrat e interpretimit dhe ndërtimit të tyre, gjë e cila çon drejt realizimit të
një procesi të suksesshëm të mësimit të muzikës. Njohja me muzikën është
një vlerë e madhe për të mundësuar krijimin e personalitetit të nxënësve,
zhvillimin e aftësive të tyre për të punuar në mënyrë të pavarur e sistematike
si dhe për të menduar dhe gjykuar në mënyrë krijuese, artistike dhe kritike.
Muzika është e pranishme në aktivitetet tona të përditshme (p.sh.klasë, shtëpi,
tv, film, koncert, teatër, kolonë zanore, ngjarje të shënuara familjare, veprimtari
brenda dhe jashtë shkollës, ngjarje të komunitetit etj.). Me anë të muzikës, nxënësit
mësojnë dhe interpretojnë këngë dhe lojëra muzikore përmes teknikave të
këndimit, zbatojnë modele ritmike përmes njohjes me ritmet, luajnë me
instrumentet, përmes zbatimit të teknikave të luajtjes me ato, kuptojnë krijimin
e muzikës, përmes njohjes së fenomeneve dhe dukurive muzikore në natyrë etj.
Ritmi zbulohet në mjedisin përreth ku nxënësit-fëmijët jetojnë dhe mësojnë.
Tutje në muzikë, ritmi përjetohet duke provuar modele të ndryshme ritmike
ku krijohen ritme me dy, tri dhe katër goditje, apo dhe nje trokime te vetme.
Edhe tingujt zbulohen në mjedisin përreth dhe përcaktohen karakteristikat e tyre
me fjalë të thjeshta.
M
-
12
Këngët dhe lojërat didaktike për fëmijë, këngët dhe lojërat popullore, të
përshtatshme për nga karakteri, përmbajtja e shtrirja, me dhe pa shoqërim
instrumental, mësohen duke formuar kështu një kulturë vokale tek nxënësit,
përmes teknikave të kënduarit dhe kërkesave të këndimit : pozicioni,
frymëmarrja, artikulimi i fjalëve etj.
Muzika, u ofron nxënësve kënaqësinë e përjetimit që afron dëgjimi i një
vepre muzikore, faktorët që e bëjnë të mundur ekzistencën e veprës si të tillë
ose të atillë; mekanizmin që e vë në lëvizje përfytyrimin e figurës së tingujve
dhe gjithë fuqinë e mjeteve që e përcaktojnë pamjen tërësore të muzikës. Lënda
e muzikës synon të edukojë dhe formojë nxënësit nga pikëpamja muzikore,
duke i orientuar ata me kreativitet drejt kuptimit të veçorive të ligjërimit
muzikor nga më e thjeshta te më e ndërlikuara përmes gjuhës dhe
komunikimit muzikor, drejt marrjes pjesë dhe interpretimit në veprimtaritë
muzikore individuale dhe në grup përmes teknikave dhe procesit muzikor, drejt
formimit dhe krijimit të një vlerësimi dhe qëndrimi artistik në njohjen me
veprat muzikore4
xënësi, duke kënduar, dëgjuar muzikë ose duke luajtur në instrument,
bashkë me nxënësit e tjerë, e përjeton veten si pjesëtar i grupit, duke
koordinuar dhe duke përshtatur aktivitetin e vet me kërkesat e përbashkëta. Ai
në këtë mënyrë mëson të krijojë raporte shoqërore, mëson të ketë konsideratë
ndaj shokëve. Kështu fillon të gërshetohet puna, përgjegjësia vetjake dhe e
përbashkët e nxënësit. Puna në klasë, në kor, në orkestër është një parim ku
veprimtaria e çdo nxënësi sublimohet me kërkesat e muzikimit të përbashkët
4 http://www.izha.edu.al/wp-content/uploads/2016/06/Muzike.pdf
N
-
duke kuptuar se vetëm një zë i bukur nuk mund ta zgjidhë problemin e muzi-
kimit të përbashkët, ndërsa ai është harmonik vetëm kur zërat e të gjithëve
rrjedhin dhe shkrihen në pajtim të plotë.
Pra, ndjenja e qëllimit të përbashkët shoqëror gjen udhërrëfyes të vërtetë në
edukimin dhe arsimimin muzikor.
Edukimi dhe arsimimi muzikor ka ndikim të dukshëm në formimin e ndjenjës
morale të nxënësit, si dhe në formimin e përgjithshëm pozitiv dhe kulturor të
tij.
Kompozimet e ndryshme, sidomos këngët me përmbajtje letrare- muzikore që
kanë karakter atdhetar, heroik, liridashës fuqimisht ndikojnë në kultivimin e
ndjenjës patriotike që është atribut i formimit shoqëror.5…… Sipas autores
Tarnovski “ lojërat muzikore përbëhen prej aktiviteteve të cilat u mundësojnë
fëmijëve të hulumtojnë, improvizojnë dhe të krijojnë me ndihmën e zërit” (
Tarnovski 1999:27 ) Autorja i klasifikonte lojërat muzikore në disa grupe:
Lojërat muzikore funksionale - mund të përfshijnë hulumtimin e
vokaleve, tingujve instrumentalë dhe atë të mjedisit, si dhe mënyrën se
si jan krijuar këta tinguj.
Lojërat muzikore konstruktive - paraqesin vazhdimësi të lojërave
funksionale, me çka hulumtimi i zërit fillon të marrë kuptim mbi
strukturën përmes modeleve të ritmit, melodisë, tempos, dinamikës dhe
ngjyrës;
Lojërat muzikore dramatike - mund të përmbajnë në vete këngë ose
instrumente në kuadër të temës së lojës muzikore ose jomuzikore(
ibid.:27 – 8)
Gjurkoviq - Panteliq i klasifikonte lojërat muzikore si në vijim:
Lojërat me këndim;
Lojërat me përcjellje instrumentale;
Lojërat me valle muzikore;
Lojërat krijuese;
5 Spahiu, Prof. mr. Seniha. Metodika e mwsimit tw muzikws. Prishtinw, 2008, fq. 22
-
14
Lojërat nga fusha e teorisë së muzikës dhe dramatizmit muzikor;
Gjithashut, në tekstin e saj përfshihet edhe klasifikimi në bazë të :
Lojërave që luhen sipas rregullave të caktuara;
Lojërave të lira të fëmijëve gjatë së cilave ata i bëjnë
lëvizjet sipas muzikës;
Lojërave në të cilat fëmijërt më zë dhe lëvizje spontane i
imitojnë kafshët e ndryshme ( sipas Gjurkoviq - Panteliq
1998:141)
Funksioni kryesor i lojërave muzikore vërehet në komponentin
ritmik të tyre. Fëmija e dëgjon ligjerimin ritmik tek ninullat,
këngë gjatë së cilave tokim duart dhe duartrokasim, ndërkaq
rëndësi të veçantë për zhvillimin e ligjerimit ritmik kan
këngët që përfshijnë pyetje dhe numërim (sipas Gjurkoviq -
Panteliq 1998: 140 – 52 ). Si mjaft të rëndësishme konsid-
erohen edhe këngët e djepit ( ibid . 152)
Në lojërat muzikore të fëmijëve duart e fëmijëve janë instrumenti
i parë me anë të të cilave ata i tokin duart, kërcasin, rropasin,
kërcasin me gishtërinjë dhe godasin me shuplakë. Në këtë kuadër
Gjurkoviq - Panteliq ka bërë edhe kategorizimin e mëposhtëm:
Tokje duarsh;
Tokje duarsh boshe;
Tokje duarsh në mënyrë diagonale;
Tokje duarsh në mënyrë rrethore;
Tokje duarsh në gjunjë;
Tokje duarsh në çifte;
Goditje duarsh me shuplakë të shtrirë;
Rropatje me gishta;
Kërcitje me gishtërinjë;
-
Goditje me këmbë në dysheme ( ibid.:181 – 2)
Lojërat e lartëpërmendura realizohen përmes lëvizjeve që përfshijnë kërcim në
vend ose me lëvizje, rrotullime rreth vetes ose përreth tjerit, lëvizje ritmike
djathtas dhe majtas, përpara dhe mbrapa. Këto lojëra përbëhen zakonisht nga
lëvizje të thjeshta në një drejtim dhe me një tërësi të thjeshtë të lojës me
ritëm të caktuar, shpeshherrë në taktin e thjeshtë 2/4 dhe 4/4( ibid.:161). Au-
torja në këto lojëra si mjaft të rëndësishme i cilëson edhe instrumentet
popullore si kërcitëset ( rrakataqet ), kastanjetat, tupanët, bllok flautet dhe zi-
let.6
shtë një nga përbërsit shumë të rëndësishëm të formimit dhe të zhvillimit
të përsonalitetit të njeriut, sa që nganjëherë në praktikë, morali merr kup-
timin e edukatës në vision të gjerë.
Historikisht kanë ekzistuar morale të ndryshme. Çdo rend ekonomiko – shoqëror
ka patur moralin e tij, i cili gradualisht, gjatë shekujve ka pësuar evoluimin e
6 Rexhepi, Jordanoska, Arnisa, Trena. Lojwrat muzikore tw fwmijwve nw Kosovw,2013. Fq.13 –14
Ë
-
16
vet, duke i përpunuar më tej traditat morale me të mira, duke pasuruar më tej
edukimin moral me cilësi të reja.
Formimi moral i njeriut është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, në varësi të
disa faktorëve të rëndësishëm, duke filluar nga familja, qeliza bazë e
shoqërisë, duke vazhduarë me shkollën, si vatër e organizuar e edukimit, e
cila pasuron më tej ose e vë në „ binarë më të fortë „ edukatën morale, duke
synuar në zhvillimin e vetëdijës morale, në humanizmin e emocioneve dhe në
formimin e karakterit të moralshëm. Tërë veprimtaria e shkollës, mësimi dhe
edukimi, përmbanë një sistem të plotë konceptesh, normash dhe rregullash
morale, të cilat u transmetohen nxënësve.
Zhvillimi i vetëdijes morale është në ndërlidhje dhe bashkëveprim me përbërs
të tjerë të edukatës në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë. Kan vendin
e tyre të posaqëm prindi, nëna e babai, pjestarët e rritur të familjes, shkolla
dhe mësuesi drejtëpërdrejtë, siç kanë vend edhe brendia e të mësuarit, të
lexuarit në fushën e letërsisë artistike, dokumentare, historike, etj., shembulli
konkret i të gjithëve, „ modeli „ që zgjedhë vetë fëmija apo adoleshenti, për të
ndjekur apo imituar një ose disa fusha të krijimtarisë së tij. Në formimin e
përfytytrimeve, gjykimeve, ndikojnë faktorët e mësipër dhe vetë veprimtaria e
njeriut, ç`ka e tejqon më lartë vetëdijen morale, ndjenjën e përgjegjësisë,
vetëkontrollin, vetëpërmbajtjen ndaj veprimeve amorale.
Le të ndalemi në disa çështje më të detajuara të moralit dhe të pedagogjisë së
tij.
Kërkesat që paraqet vetëdija morale në formë rregullash, normash që duhen
zbatuar në marrëdhëniet në shoqëri, vetëndërgjegjja morale e njeriut, si shkalla
më e lartë e zhvillimit në këtë fushë, bëhet forcë e brendshme morale, e cila
bën që individi të sillet në bazë të bindjeve morale dhe të mbajë një qendrim
të pavarur.
Pikërishtë këtu, në edukimin dhe formimin moral të këtij niveli, të
ndërgjegjësimit të individit, synon shkolla, familja, shoqëria. Kjo pasqyrohet
nga bota shpirtërore e tij në fusha të ndryshme të koceptit tonë për moralin,
në humanizmin njerëzor në marrëdhëniet me të tjerët, në qendrimin ndaj të
-
keqes, në shmangien nga ajo që nuk përputhet me kërkesën e një morali të
një shoqërie të emancipuar, demokratike, të traditave të pastra, atdhetare,
njerëzore, punëdashëse për të mbajtur fjalën, për të nderuar mikun, për të
nderuar më të madhin, për të qenë i vemendshëm, ndaj prindërve, ndaj
mësuesve, ndaj edukatorëve, ndaj qytetarëve, për të mos u pajtuar me armiqtë
e kombit dhe të shtetit . Këtu integrojmë edhe njeriun me karakter të
moralshëm.
Me formim moral të individit nënkuptojmë zhvillimin dhe forcimin sistematik
të vetëdijes dhe të ndërgjegjës morale, të qëndrimeve dhe dhe shprehive
morale. ( pjesë e marrë nga libri: Pedagogjija, me autor: Prof. dr.Musa Kraja )
Kuptimin e edukatës morale e kërkojmë në hapësirën shoqërore ku ndodhet,
jetohet dhe zhvillohet njeriu, në marrëdhëniet e tij në shoqëri, ku konsolidohet
edhe në mënyrë të vazhdueshme. Ndërgjegjja morale është mbi ligjet, mbi
normat, pra, diçka më lartë. Ndikojnë në zhvillimijn dhe përsosjen e moralit,
zgjerimi i diturive, pasurimi i përvojës jetësore, siç ndikojnë këto edhe në
ndryshimin e normave morale, por duhet të veprojë edhe në bazë të normave
morale që vlejnë në shoqëri si moral i përgjithshëm.Veprimi moral ka
zhvillimet e tij dhe këto ndryshojnë në varësi të rrethanave dhe kushteve
shoqërore.
Në këtë kuadër mund të nënvizojmë disa nocione morale ( pjesë e marrë nga
libri: Pedagogjija, me autor: Prof. dr.Musa Kraja ):
Vetëdija morale dhe të kuptuarit në mënyrë të arsyeshme të vlerave morale,
veprimit moral, cilësive morale. Ndikojnë këtu dimensioni gjenetik - biologjik i
individit dhe rrethanat social - politike, në të cilat zhvillohet individi.
Norma morale është tërsi rregullash të krijuara historikisht, që shprehen si
rregulla, kërkesa, të cilat kontrollojnë sjelljen e individit ndaj të tjerëve.
Normat paraqesin detyrim, kërkesë, sanksion, formim të shprehive për të
respektuar rregullat.
Akti moral është sjellja konkrete e individit në një situatë dhe shkalla e
përmbushjes së rregullave, normave dhe parimeve morale.
-
18
Në edukatën morale është me rëndësi edhe gjykimi moral. Ai shprehet duke
patur parasysh respektimin e normave dhe nënshtrimin ndaj kërkesave, duke u
nisur se ç`ëhtë mirë dhe ç`është keq, etj. Mund të jetë pozitiv ose negative.
Duhet të shprehë vërtetësi, realizëm, objektivitet.
Pergjegjësia morale kërkon vlerësim mmoral të sjelljes, veprimit të individit.
Ajo është individuale dhe kolektive.
Sanksionet morale mund të jenë pozitie dhe negative. Për sjelljen e mirë, për
shembull, kemi falenderime, shpërblime, etj. Për atë negative kemi pakënaqësi:
vërejtje, kritikë, gjobitje e tjerë, që shkon në mënyrë të shkallëzuar deri në
largimin nga puna ose më tej në arrestim..
Në çdo lloj saksioni duhet të respektohen rigoroziteti dhe përkushtimi në
vlerësimin e sjelljes morale të individit, si edhe gradualiteti, qoftë ky pozitiv
apo negativ.
Disa cilësi themelore të moralit:
Atdhedashuria, dashuria për punën, humanizmi, besa, bujaria si dhe virtytet
morale, si parimësia ( këmbëngulja për të vërtetën), çiltërsia, njerëzia,
ndershmëria, maturia, burrëria, përpikmëria, etj.
Këto vlerësohen në situate të caktuara, për shembull, atdhedashuria shfaqet
duke filluar kryerja e detyres si qytetar, si nxënës, si prind, deri në luftë për
çështjen kombëtare, për të mbrojtur atdheun.
Në formimin moral të njeriut kanë vendin e tyre edhe edukimi i vullnetit dhe
i karakterit, që do të thotë të formohet njeriu i pastër shpirtërishtë. Vullneti
për punë, vendosmëria për kryerjen e detyrave, këmbëngulja , serioziteti, flasin
për moral të fortë. Forcimi i vullnetit dhe i karakterit bëhen në forma dhe
mjete të ndryshme, dhe varen edhe nga mosha; në moshën e fëmijërisë kjo
do të bëhet edhe me anë të veprimtarive jashtë orës së mësimit, siç është loja.
Loja, në marrëdhëniet e fëmijës apo adoleshentit me bashkëmoshatarët, ndikon
edhe në sjelljen me shokët dhe shoqet, në manovrimet në situate të ndryshme,
në respketimin e shokut, të shoqes, të “ arbitrit”, të vetë rregullave të lojërave
që ushtrohen.
-
ojërat muzikore të fëmijëve janë subjekt studimi në shumë shkenca:
etnologji, studime shkencore, psikologji, sociologji, gjuhësi, pedagogji, etj.
Lojërat muzikore janë lëndë studimi të rëndësishme për pedagogjinë muzikore
dhe metodikën e mësimdhënies muzikore, përshkak se metoda e lojës konsid-
erohet procedura themelore dhe lehtësishtë e zbatueshme gjatë punës me
fëmijët. Lojërat muzikore më së shpeshti zënë vend dhe shtjellohen në tekstet
e edukimit muzikor të moshës parashkollore dhe shkollimit të hershëm.
Sipas Gjurkoviqit dhe Panteliqit, me ndihmën e lojërave fëmijët i zhvillojnë
aftësitë e tyre për interpretimin e muzikës përmes lëvizjeve, karakterin e tyre
ose elementet shprehëse. Muzika gjithashtu ndihmon që lëvizjet të jenë më të
harmonizuara dhe ritmikisht më të theksuara ( Gjurkoviq – Panteliq 1998:97 )
Rëndësia e muzikës në lojërat e fëmijëve është e shumëfishtë: “ Përmes
muzikes fëmijët jo vetëm që e zhvillojnë shijen muzikore ose mendimin mbi
të bukurën, por edhe një numër të madh karakteristikash të tjera të cilat janë
të domosdoshme për formimin e personalitetit, sikur janë: ndërgjegjësimi i
komunitetit, shoqërimi, disiplina intertpretuese, motorika” (ibid.:5)7
Në mënyrë të veqantë, veprimtaritë jashtë orarit të mësimit, që mund të jenë
edhe si vazhdim i tyre, ose në kohën e lirë kanë ndikim në edukimin moral
për marrëdhënie të drejta midis fëmijëve dhe adoleshentëve, duke realizuar
humanizëm në këto marrëdhënie, në shmangien e qëndrimeve konservatore,
konform një kulture etike, për të kuptuarit e drejtë të këtyre marrëdhënieve
midis gjinive dhe respektimin e plotë të gjinisë tjetër, drejt njohjes së orienti-
meve vlerësuese dhe të problemeve komplekse midis veçorive të zhvillimit të
tyre. Ky është një hap më përpara në të aftësuarit e të rinjëve për jetën e
ardhshme bashkëshortore. Drejtimet e edukatës morale në këtë fushë bëjnë që
7 Rexhepi, Jordanoska, Arnisa, Trena. Lojwrat muzikore tw fwmijwve nw Kosovw,2013. Fq.12
L
-
20
të rinjët dhe adoleshentët të përjetojnë një zhvillim në rrugën e emancipimit të
tyre, të shkrirë me veprimtaritë e tjera të shkollës dhe të shoqërisë për human-
izmin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, për përsosjen e tyre në mënyrë të
përshkallëzuar sipas kërkesave të një shoqërie të emancipuar.8
ënyrat e poezisë dhe muzikës nuk ndryshojnë kudo pa ndryshime në ligjet më
të rëndësishme të qytetit. Kështu shkruan Platoni në librin e tij “ Re-
publika “. Muzika, për Platonin, nuk është një dëfrim neutral. Muzika, mund të
shfaq dhe të inkurajoj Virtyt - fisnikëri, dinjitet, përulje, dëlirësi. Por muzika
mund të shpreh edhe luftë, jodinjitet, etj.
Ne nuk i ndalojmë idiomet muzikore me ligj, por ne duhet kujtuar atë se njerzit të
cilët krijojnë ligjet tona, kan shije muzikore.
Nuk ka dyshim se muzika popullore gëzon një status më të lartë se çdo
produkt tjetër muzikor.
Të kritikosh shijen e një tjetri, duke përfshirë edhe muziken, zbavitjen, ose
stilin e jetës, është se disa shije jan më superior se të tjerat. Dhe kjo për
shumë njerëz është ofenduese.
8 Kraja, Prof. dr. Musa.Pedagogjia. Tiranw, 2006. Fq. 150 – 153.
M
-
a i përket muzikës, në këtë aspekt, është shumë e komplikuar ngase
muzika paraqitet në shumë aspekte: njerëzit kërcejnë nën tingujt e
muzikës, punojnë, performojnë dhe dëgjojnë muzikë. Njerëzit të lumtur
kërcejnë nën tingujt e muzikës, ngase nuk mund të durojnë të dëgjuarit e
drejtë të muzikës në ditet e sotit. Në lidhje me këtë ka kritika dhe
kundërkritka nga filozof të ndryshëm, ku në veqanti shtrohet pyetja se muzika
a është e njejtë për ne sikur ka qenë dikur për Mozartin. Filozofi Adorno,
sulmon diçka të cilin ai e quan “ regresion në të dëgjuarit “, ku ai beson se
është infektuar e tërë kultura modern amerikane. Për Adornon, sjellja e të
dëgjuarit të muzikës me një mendim të thellë, ku temat e të dëgjuarit jan
subjekte që përhapin melodi, harmoni dhe zhvillojnë ritëm, është e lidhur me
aftësinë e të jetuarit në momentin e caktuar, dhe të vendosesh vlerë reale në
vend të dëshirës së shpejtë. Adorno, gjithashtu na rikujton se është vështirtë të
kritikosh ndonjë idiom muzikore pa qendrim në gjykimin e kulturës së cilës i
përket.
Idiomat muzikore nuk jan pako të panjohura, ato kan ndërlidhshmëri me jetën
njerëzore në tanësi.9
9 https://spectator.org/40193_music-and-morality/
S
-
22
Fig I. Të luajturit me piano dhe këndimi me fëmijë.
-
Fig.II. Puna me nxënës
-
24
ritja e fëmijëve është një detyë e imja dhe pasi që të gjithë erdhën
u ulëm në rreth dhe filluam bashkëbisedën me fëmijët.
Së pari plotësuam kalendarin dhe pastaj filluam të flasim për orën. I pyeta
fëmijët sa akrepa ka pra?, si lëvizin ata?, cili më ngadalë?, cili më shpejtë.
I pyeta edhe për numrat që gjenden në orë, sa numra gjenden , kështu që të
lidhemi me konceptin e matematikës.
Ne kishim sjellë një orë si model për t’a parë fëmijët nga afër.
I pyeta fëmijët : çka mendoni më çka e masim ne kohën?, pra, për të ardhur
në shkollë a e shikojmë orën për t’u bazuar në kohën që ne fillojmë mësimin,
po ashtu e kemi kohën e mengjesit, drekës dhe darkës.
Të gjitha këto pra i masim me ORË.
Më pas kaluam tek lënda e edukatës muzikore, për të mësuar një këngë të
titulluar Ora, dhe më pas për të punuar një orë së bashku me fëmijët me
material të ndryshme si: karton, pjata të plastikës, letra me ngjyrë etj.
Pas punimit të orës ne e formuam një rreth dhe e kënduam edhe këngën
për orën duke e shoqëruar atë me sint të cilin e kishim sjellë në klasë.
Fillimisht sa për kureshtjen e fëmijëve fillova tingujt nën melodinë e sintit. I
pyeta fëmijët cila është kjo këngë ? ata më të dëgjuar një zëri u përgjigjën :
kënga “Ora”.
Këngën e kënduam disa herë derisa fëmijët u kënaqën.
Këngën së bashku me produktin ë punuar, pra orën ishin aktivitetet e kësaj
dite që mendoj se ishte e kënaqshme për sot.
P
-
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: Ed. muzikore /Lënda:/ Shkalla e kurrikulës:1 Klasa: Parafillore
Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Njihen me konceptin „Kohë“ dhe me „ Orën”
Tema/njësia mësimore: Ora
Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën 1 .
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fjalët kyçe: Ora, akrepat e ores, koha.
Rezultatet e të nxënit të lëndës: Të kuptoj punën e akrepave të orës në bazë të spjegimit të orës që e sollëm në klasë.Ta këndojë pa gabime këngën Ora duke përcjellë melodinë e sintit që e kishim sjellë në klasë.
Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Sinti , kartona, letra me ngjyrë, ngjitës, plastelinë.
Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): T’i mësojmë fëmijët që ta shikojnë orën në mënyrë që të dinë të përcaktohen përshkollë
Çështjet ndërkurrikulare: Gjuhë dhe komunikim, Matematikë
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse:Bashkëbisedim me fëmijët rreth kohës, ores.Njohja e fëmijëve me orën ne aspekte të përgjithshme.
Pjesa kryesore:Këndojmë këngën “ Ora”.
Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të ores mësimore:Punojmë orën me forma dhe materiale të ndryshme.
-
26
-
uke përfshira burimet e përdorura për këtë punim, qoftë nga iner-
neti ( web faqe ) dhe literature, u mundua të sjelli tek ju një pamje
sa ma të qartë rreth këtij subjekti. Si fillim paraqitem e bëm një
ndarje nga arti dhe shkenca, ku muzika si e tillë bën pjesë në anën e artit.
Më pas folem për muzikën, dhe ndikimet e saj tek pesonalitetet, ku cekëm
trimërinë, ngazëllimin, hidhërimin…
Folem edhe për ndarjen e grupeve duke përfshirë karakteristikat veçmas
për çdonjërin grup.
Kurse për moralin, u ndalëm në aspektin e kuptueshmërisë së konceptit,
ndikimi tek personaliteti dhe deri te ndarja e moralit në disa nocione, si
Norma morale, vetëdija, akti moral …
Tek lojërat e fëmijëve me edukim muzikor, potecuam se muzika në
lojërat e fëmijëve është e shumëfishtë. Karakteristikë tjetër është se kemi
përfshirë foto nga puna praktike ndër vite, si dhe një Plan Ditor.
D
-
28
:
1. Spahiu, Prof. mr. Seniha. Metodika e mësimit të muzikës. Prishtinë2. Rexhepi, Jordanoska, Arnisa, Trena. Lojërat muzikore të fëmijëve në
Kosovë,2013.3. Kraja, Prof. dr. Musa.Pedagogjia. Tiranë, 2006.4. Brada, Prof.dr. Riza. Didaktika Kibernetike. Prishtinë,2009.5. Dyla, Perof. Em. Besim, Struktura e elementeve mësimore. Gjakovë,2010.6. Musai, Bardhyl. Metodologjia e mesimdhënies.7. https://spectator.org/40193_music-and-morality/8. https://sq.wikipedia.org/wiki/Grupet_shoqerore9. http://www.izha.edu.al/wp-content/uploads/2016/06/Muzike.pdf10. https://spectator.org/40193_music-and-morality/