Ndotja e ujit

16
PROJEKT NDOTJA E UJIT NDOTJA E UJIT NGA NAFTA EDHE NDOTJET URBANE

Transcript of Ndotja e ujit

Page 1: Ndotja e ujit

PROJEKT NDOTJA E UJIT

NDOTJA E UJIT NGA NAFTA EDHE NDOTJET URBANE

Page 2: Ndotja e ujit

PËRMBAJTJA E PROJEKTIT

RËNDËSIA E UJIT

NDOTJA NGA MBETJET URBANE

NDOTJA E LUMENJVE NGA MBETJET URBANE NE SHQIPERI

NDOTJA E PLAZHEVE

ZGJIDHJA

NDOTJA NGA NAFTA

NDOTJA NGA NAFTA NË FIER

NDOTJA NË ROSKOVEC

NDOTJA NË VLORË

PËRFUNDIMET

Page 3: Ndotja e ujit

RËNDËSIA E UJIT

Uji është vital për njerëzit dhe  të gjitha format e jetës. Uji mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës: 96.5 % është në oqeane, 1.7% në ujëra nëntokësore, 1.7% në akull (Antarktida, Groenlanda). Vetëm 2.5%  e ujit të Tokës është ujë i pijshëm 98.8% e këtij uji është në akull dhe ujëra nëntokësore. Më pak se 0.3% e ujërave të freskët është në lumenj, liqene dhe atmosferë. Në botë, afërsisht, 1 miliard njerëz kanë mungesë uji, 2.5 miliardë njerëz kanë mungesë kushtesh sanitare. Është llogaritur që në vitin 2025, gjysma e popullsisë së botës do të përballet me krizën e ujit të pijshëm. Ndotja e ujit të pijshëm është problem i  madh, që duhet përballur me profesionalizëm dhe përkushtim. Në botë sot, në çdo 20 sekonda vdes një fëmijë nga përdorimi i ujit të ndotur për të pirë. Shqipërinë e ka bekuar Zoti për burime ujore. Po fatkeqësisht nuk ka një menaxhim të përshtatshëm ose në disa vende nuk ka asnjë lloj trajtimi Sipas statistikave 60% e popullsisë furnizohen nga burimet natyrale ujore. Dhe 40% nga Tregu.

Page 4: Ndotja e ujit

NDOTJA URBANEUrbanizimi i rajoneve dhe zmadhimi i qyteteve metropole, zhvillimi i industrisë, intensifikimi i bujqësisë kanë sjellë shtimin e madh të mbeturinave urbane dhe industriale, të cilat janë të llojeve të ndryshme dhe, zakonisht, janë helmuese. Mbetjet gazore nga djegiet hidhen në atmosferë. Aktualisht shfaqen probleme gjeologjike me grumbullimet e mbetjeve, sepse këto depozita të mbeturinave vazhdimisht veprojnë mbi sistemet natyrorë. Mbetjet e lëngëta sot përpunohen, pastrohen dhe pas kësaj derdhen në lumenj ose madje depozitohen në rezervuarë nëntokësorë, në thellësi të mëdha. Mbetjet urbane përbëjnë aktualisht një nga problemet mjedisore më të prefta dhe të pazgjidhura në Shqipëri. Ato përbëjnë një faktor me rrezikshmëri të lartë për ndotjen e ujerave dhe dëmtimin e ekosistemit.

Page 5: Ndotja e ujit

NDOTJA URBANE

Zonat urbane kanë potencialin të ndotin ujin në shumë mënyra. Balotazhi (vërshimet) nga rrugët përmbajnë varja gome, metale të rënda, si dhe ndotës të tjerë që vijnë nga automobilat. Ujërat e zeza ose të patrajtuara mirë, mund të kenë në përberjen e tyre nje sasi shume te vogel te oksigjenit te tretur, si dhe nje nivel te larte te ndotesve, te tille sic jane bakteret fekale koliforme, nitratet, fosfori, kimikatet, si dhe baktere te tjera. Edhe ne kanalizimet e trajtuara mire mund te kete sasi te larte te nitrateve.Ujërat nëntokesore dhe ato siperfaqësore mund të ndoten nga mbetjet toksike, rrjedhja e karburanteve ose nga hedhjet e qellimshme te substancave te rrezikshme.

Page 6: Ndotja e ujit

Më i ndotur rezulton se eshte bregdeti i Adriatikut dhe nje pjese e Jonit, të cilët kanë në vetvete mbetje organike dhe urbane. Cilësia e ujërave, dëmtimi i fund detit, derdhja e vazhdueshme e ndotjeve urbane të cilat dashje pa dashje grumbullohen në det dhe kjo bën që uji te popullohet me objekte të ndryshme plastike. Këto të fundit kane filluar të zhdukin vlerën e diversitetit . Kjo ka bërë që shumë specie ujore të rrezikojnë zhdukjen. Ndërtimet pa kriter në një pjesë të madhe të bregdetit shqiptar kanë sjellë ndotje të vazhdueshme të ujërave dhe rërës në këto zona.

NDOTJA E ADRIATIKUT

Page 7: Ndotja e ujit

Buzë lumit, pothuajse në të gjithë

gjatësinë e tij gjenden mbetje

urbane.. Shkumbini mbledh

mbetjet urbane dhe ujërat e zeza

të Bashkisë së Përrenjasit,

Librazhdit, Elbasanit, Rrogozhinës

dhe të shumë komunave përreth.

Më pas uji që ka një prezencë të

lartë mikrobakteriale derdhet në

plazhin e Divjakës dhe në

grykëderdhjen e lumit vërehen

mijëra ton mbetje .

MASAKËR NË SHKUMBIN

NDOTJA E LUMENJVE

Page 8: Ndotja e ujit

Kudo nëpër shtratin e këtij lumi gjenden mbeturina që përbëjnë rrezik serioz jo vetëm për ujin por edhe për banorët e qytetit të Shkodrës. Mbeturinat e qytetit nuk grumbullohen me në vendin e caktuar por shkarkohen të gjitha në brigjet e lumit .

LUMI KIR, SHKODER

Page 9: Ndotja e ujit

ZGJIDHJA

Zgjidhjet e kësaj ndotjeje përfshijnë gjetjen e mënyrave

të qëndrueshme për zonën urbane për të reduktuar

varësinë e saj nga të dyja problemet : ndotesit dhe

sasia e ndotësve qe ajo prodhon, dhe për kete duhet

të riciklohen ndotësit para se ata të kontaminojnë

tokën, ujin, apo ajrin. Parandalimi I ndotjes në zonat

urbane është kryesisht një detyrë e publikut.

Njerëzit duhet të jenë të informuar në lidhje me

mënyrat e duhura për deponimin e mbeturinave.

Sensibilizimi eshte nje menyre efektive per te marre

mesazh te gjithe.

Page 10: Ndotja e ujit

NDOTJA NGA NAFTA Në përmasa globale ndotësi më i madh i ujërave është nafta.

Ajo mund të derdhet në ujëra detare me mjete transportuese të naftës në rast të havarive, ose dukeshpërlarë mbeturinat e naftës nga rezervuarët e tankerëve.Nafta e derdhur në ujin e detit mjaft vështirë mund të zbërthehet me rrugë biologjike,bakteriale dhe fotokimike. Nafta shpërndahet në sipërfaqe të detërave, duke penguar shkëmbimin e gazrave në mes të ujit dhe atmosferës. Rreziku i incidenteve që shkaktojnë ndotjet e mjedisit detar nga nafta ose lëndë të tjera të dëmshme është i madh. Ndërsa risqet janë të mëdha, kërkohet përcaktimi i një politike dhe strategji për reagimin ndaj rrjedhjeve të naftës ose të lëndëve të rrezikshme dhe helmuese në det.

Page 11: Ndotja e ujit

SITUATA NË FIER

Mbetjet hidrokarbure që dalin nga shfrytëzimi i

nëntokës në zonën naftëmbajtëse të Patos – Marinzës vazhdojnë të shkaktojnë një dëm të madh ekologjik në rrethin e Fierit. Dy kompanitë e nxjerrjes së naftës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë shkarktojnë mbetje hidrokarbure në kolektorin e Roskovezit, i cili pasi përshkon një rrugë prej më shumë se 30 km derdhet ne bregdetin e Semanit. Kohët e fundit ndotja e kolektorit është rritur më shumë si pasoje e derdhjes pa kriter te mbetjeve hidrokarbure. Dëme te konsiderueshme jane shkaktuar ne tokat bujqesore qe pershkon kolektori i Roskovecit ne te gjithe gjatesine e tij prej 30km

Page 12: Ndotja e ujit

Ura e Hoxhares ne Topoje te Fierit eshte kthyer ne vend per grumbullimin e mbetjeve hodrokarbure qe vijne nga zonat naftembajtese te Ballshit dhe Patosit. Te dhenat e fundit bejne fjale per me shume se 1 ton mbetje hodrokarbukre te derdhura ne kanalin e Roskovecit.Autoritetet locale thone se e kane te pamundur te kryejne pastrimin e kanalit dhe te parandalojne ndoten e zones.

ROSKOVECI

Page 13: Ndotja e ujit

Ndotet me solar gjiri i Zvernecit në Vlorë. Kanë qenë pushuesit që

kanë konstatuar këtë problem. Sipas tyre bregu i detit ka marrë

ngjyre të kuqe ndërsa ndihet ere naftë në të gjithë bregdetin. Në

vendngjarje kanë mbërritur dhe specialistët të cilët argumentojnë se

shkaku për ndotjen është bërë ngarkim – shkarkimi i një anije qe

transportonte nafte. Këto ngjarje dhe shkaktimi i ndotjes ndikojnë

direkt te pushuesit qe frekuentojnë këtë zonë

VLORA

Page 14: Ndotja e ujit

Ekzistojnë masat adekuate për mbrojtjen e ujit nga ndotja.Kjo bëhet në disa mënyra:

• me eliminimin e shkaqeve të ndotjes së ujit,

• me zvogëlimin e sasisë së materieve ndotëse në ujë,

• me ndërmarjjen e masave të posacme të pastrimit,

• me montimin e instalimeve të vecanta për spastrimin e ujërave efluente,

• me ndalimin e plotë të shpërlarjes së mbeturinave të naftës nga tankerët.

PËRFUNDIME

Page 15: Ndotja e ujit

Gjithcka të mirë që mund ta bëjmë sot, le ta bëjmë për të mirën tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë.Njeriu ndryshon ekosistemin, shpesh shkatërron populacione të tëra të organizmave,e me urbanizim dhe industrializim ndryshojnëkushtet fizike dhe kimike. Me këtë rastparaqiten rreziqet globale, si : hollimi i shtresës së ozonit, ndryshimi i klimës dhe pakësimi i biodiversitetit.Prandaj, të kujtojmë thënien e natyralistit Zhak Iv Kusto që thotë se : “ Dikur natyra e ka frikësuar njeriun, kurse sot njeriu e frikëson natyrën.”Kjo vlen edhe për ndotjen e detërave e oqeaneve, dhe për të gjitha llojet e ndotjeve të tjera.Andaj le të mbrojmë oqeanet, ngase me këtë mbrojmë të ardhmen tonë!

Page 16: Ndotja e ujit