MUNDËSI PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT KULTUROR DHE...
Transcript of MUNDËSI PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT KULTUROR DHE...
C E N T R U M 9
229
Esad Islami, MA1
UDC: 338.48-6:7/8(497.115)
MUNDËSI PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT KULTUROR DHE NATYROR NË KOSOVË DHE TË ETIKËS SË MJEDISIT JETËSOR
МОЖНОСТИ ЗА РАЗВИВАЊЕ НА КУЛТУРНИОТ И
ПРИРОДЕН ТУРИЗАМ ВО КОСОВО И ЕТИКАТА НА ЖИВОТНАТА СРЕДИНА
OPPORTUNITIES FOR DEVELOPING CULTURAL AND
NATURAL TOURISM IN KOSOVO AND ENVIRONMENTAL ETHICS
Abstract
Cultural heritage defines the identity of a human community and
constitutes a valuable resource which, by its complex nature, is not
renewable and therefore needs to be preserved and valued to guarantee
permanence.
Cultural tourism aims to give its contribution by focusing on
economic and employment aspects, emphasizing the values of cultural
activities and its contribution to the conjunction and welfare of social
relations, regional identity and community development in the urban
context. Tourism, in short, involves the natural resources of a given
country or region.
Many world countries consider tourism as a crucial factor for their
economic development. However, in addition to natural resources,
1 Esad Islami, PHD Candidat, University of Bitola, Faculty of tourism and
hospitality, ([email protected])
C E N T R U M 9
230
human resources have been anticipated by experts, as the most critical
factor that this industry has faced over the last decade. It is not enough
for a country to be rich with natural attractiveness to be a tourist destina-
tion; it also needs proper management, culture, tradition, hospitality,
quality of services, and so on.
All of these affect the evolution or development of natural
resources that directly affect the economic growth of a country. The
historical past and unique cultural heritage of the Balkans in general
and of Kosovo as its part, is rich enough and eye-catching to attract
many tourists and thus to play a significant role in their economic
development.
Keywords: Tourism, Kosovo, management, quality,
resources, cultural
Hyrje
Turizmi përfshin aktivitetet e personave që udhëtojnë dhe qën-
drojnë në vende të ndryshme nga vendi i qëndrimit të tyre të zakonshëm
për një periudhe jo më të gjatë se një vit kalendarik dhe qëllimi i këtij
udhëtimi është kohë e lirë. Turizmi, sot është një ndër industritë me të
fuqishme në botë dhe si e tille ajo ka një impakt të madh në zhvillimin
ekonomik e social të shumë vendeve e sidomos atyre në zhvillim, ku
shihet si një nga burimet më të rëndësishme të punësimit të diverzifi-
kimit të ekonomisë, të mbrojtjes së ambientit si dhe të promovimit të
shkëmbimeve kulturore.2 Trashëgimia është vlerë e përcjellë brez pas
brezi. Ajo përbën vlerë të mjedisit natyror dhe, si e tillë, është natyrore,
por edhe vlerë materiale e shpirtërore shumë e çmuar ku ndër më të
njohurat mund të veçohen: Kalaja e Prizrenit, Lidhja e Prizrenit, Gryka
e Lumëbardhit, Qendra turistike në Brezovicë, Suka e Dermanit,
Bifurkacioni i Nerodimes, Shpella e Panorcit, Shpella e Petreshticës,
Gryka e Kaçanikut, etj. Rajoni Turistik i Anamoravës në këto komuna
me lokalitetet e veta kanë atraksione turistike që në të ardhmen mund
të shfrytëzohen për zhvillimin e turizmit. Ndër më të theksuarat janë:
burimet e ujërave termale Banja në Kllokët, në Kmetoc, Uglar, monu-
mente të trashëgimisë kulturore si Kalaja e Artanës, Kalaja e Pogragjës
Manastiri i Decanit, Graçanicës, Kisha në Letnicë, Stubëll etj.
2 http://www.kohajone.com/html/artikull_56926.html
C E N T R U M 9
231
Në përbërje të këtij thesari dhe kësaj trashëgimie kulturore e
natyrore ka; objekte historike dhe të kultit, peizazhe, ekosisteme, habi-
tate më të veçanta, të rralla apo unikale. Si të tilla, ato kanë rëndësi të
madhe shkencore, kulturore, didaktike, edhe turistike. Këto vlera duhen
promovuar në vazhdimësi dhe shfrytëzuar si mundësi e mire për
zhvillim të turizmit.
PASURITË NATYRORE DHE TRASHËGIMIA
KULTURORE E KOSOVËS
Shekulli që po e lëmë pas do të mbahet mend për ndryshime të
konsiderueshme të ndikimit të njeriut në mjedis, ndikim ky i lidhur
përveç tjerash nga ritmi i lartë i rritjes së popullsisë në shkallë botërore
dhe revolucionit tekniko-shkencor. Ky i fundit krahas rolit të madh që
luajti në zhvillimin e industrisë dhe të ekonomisë botërore, pati edhe
ndikime negative në natyrë dhe mjedis. Edhe Kosova e cila ndodhet në
qendër të Gadishullit Ballkanik nuk ka qenë jashtë këtyre ndikimeve.
Territori i saj me përbërje natyrore shumë komplekse me zona kodri-
nore, kodrinore-malore e fushore, të përshkuar nga lumenj është shumë
tërheqës për studiues dhe vizitorë. Me bukuritë e rralla, vlerat burimore
dhe estetike natyrore si dhe diversitetin biologjik të llojeve bimore dhe
shtazore, territori i Kosovës është nga më të veçantit në Gadishullin
Ballkanik dhe më gjerë. Në publikimin “Vlerat e trashëgimisë natyrore
të Kosovës” janë prezantuar të dhënat themelore për vlerat më repre-
zentative natyrore të Kosovë, të mbrojtura dhe të propozuara për
mbrojtje.
Vlerat e mbrojtura të natyrës përfshijnë sipërfaqe prej 46.247.3 ha
ose 4.27 % të territorit te Kosovës. Prej tyre një Park Kombëtar, 11
Rezervate të Natyrës, 37 Monumente të Natyrës dhe 2 Peizazhe të
Mbrojtura. Nga vlerat më përfaqësuese të natyrës së Kosovës përmen-
dim: Parku Kombëtar Malet e Sharrit, Shpella e Mermertë në Gadime,
Kanioni i Mirushës, Parku i Gërmisë, Bifurkacioni i Lumit Nerodime,
Gryka e Rugovës etj. Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës si
institucion qendror për ruajtjen e natyrës, monitoron gjendjen e vlerave
të mbrojtura dhe njëkohësisht evidenton vlera të reja natyrore me
rëndësi të veçantë. Deri më tani janë evidentuar rreth 200 sosh, në mesin
e të cilave një Park Kombëtar, disa peizazhe të natyrës dhe shumë
monumente natyre me karakter botanik, hidrologjik. Me shpalljen e
Bjeshkëve të Nemuna për Park të dytë Kombëtar dhe me marrjen nën
C E N T R U M 9
232
mbrojtje të zonave të propozuara, sipërfaqja e përgjithshme e zonave të
mbrojtura do të rritej ndjeshëm (rreth 10 % e territorit të Kosovës).
Ruajtja dhe menaxhimi, rritja e numrit dhe sipërfaqes së zonave të
mbrojtura si dhe aplikimi i koncepteve mbi shfrytëzimin e qëndrueshëm
të natyrës në harmoni me trendët ndërkombëtare, janë synime të Institu-
tit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor.iPozita Gjeografike - Kosova gjendet në mes të
Evropës Juglindore. Duke zënë pozitë qendrore në Gadishullin Ball-
kanik, paraqet nyje të rëndësishme të lidhjes midis, Evropës së Mesme
dhe asaj Jugore, Detit Adriatik dhe Detit të Zi. Sipërfaqja e territorit të
Kosovës është 10 908 km2 dhe është e populluar me mbi 2 milionë
banorë.3
Klima: Klima dhe temperaturat në Kosovë janë të ndryshueshme
gjatë katër stinëve të vitit. Dimri është me borë dhe me temperatura të
ulëta ku mesatarja arrin - 2°C. Pranvera dhe vjeshta janë të freskëta dhe
me reshje, kurse vera është e nxehtë dhe e thatë - me temperatura
mesatare + 22°C. Temperaturat e larta në Kosovë gjatë vitit janë mes +
25°C dhe + 38°C. Si të vijmë në Kosovë.
Disa nga vendet turistike në Kosovë
Komplekset Malore: Malet e Sharrit, Bjeshkët e Nemuna ku
dallohen Brezovica e Rugova si qendra skijimi dhe rekreacioni, Maja e
Lubotenit, Maja e Gjeravicës e cila njihet si maja më e lartë në Kosovë
që arrin lartësinë 2.656 metra etj.
Qytetet muze: Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Dragashi, Juniku etj,
kanë objekte të ndryshme me arkitekturë të rrallë nga epoka të
ndryshme kohore, kultura nga civilizime të ndryshme.
Vendet Historike: Prekazi, Jezerci, Drenica, Kosharja, Gllogjani,
Krusha.
Bukuritë natyrore: Bifurkacioni i Neredimes, Ujëvara e Mirushës,
Burimi i Drinit, Shpella e Gadimës, etj.
Burime Termale: Banja e Kllokotit, Banja e Pejës.
Hotele, restorante, pishina, motele pranë rrugëve magjistrale.
3 Krasniqi Mr. Armand, “E drejta në turizëm dhe hotelieri”, Pejë 2004, f. 23
C E N T R U M 9
233
POTENCIALET E TURIZMIT NË KOSOVË
Turizmi i bazuar në natyrë mund të ofrojë mundësi të mëdha për
zhvillim dhe është sektori i dytë më i rëndësishëm pas bujqësisë me
ndikim në zhvillim. Shpesh turizmi konsiderohet si një alternativë e
suksesshme karshi bujqësisë intensive, pylltarisë ose peshkatarisë.
Eko turizmi paraqet një shembull ku të hyrat e pronarëve privat
varen shumë nga shëndeti i ekosistemeve rrethuese. Ndonjë herë bizne-
set nuk i kushtojnë rëndësi ruajtjes se biodiverzitetit, por ka shembuj
kur ruajtja e biodiverzitetit është ndërlidhur me rritjen e fitimit nga
aktivitetet e turizmit. Turizmi në Kosovë radhitet ndër degët e ekono-
misë me zhvillim të hovshëm në dhjetëvjeçarin e fundit. Në analizat
strukturore dhe projeksionet afatgjata, turizmi vlerësohet si një shfaqje
tejet dinamike me rëndësi për zhvillim dhe promovimin e zonave të
mbrojtura të natyrës veçanërisht parqeve kombëtare dhe vlerave të
trashëgimisë natyrore. Mundësitë që ka Kosova për një produkt të
qëndrueshëm dhe konkurrent turistik, problemet dhe vështirësitë që e
shoqërojnë zhvillimin e turizmit, do të trajtohen në këtë punim. Zhvilli-
mi i turizmit dhe kapaciteteve turistike, grumbullimi i një numri të
madh të njerëzve në zonat e mbrojtura të natyrës shpesh i kërcënon
ekosistemet e ndjeshme dhe vendbanimet e vlefshme natyrore e me ketë
bimët dhe shtazët. Për këtë arsye duhet të bëhet një analizë detale lidhur
me ndikimet e turizmit në këto zona si dhe në llojet konkrete të bimëve
dhe shtazëve. Rritja e numrit të vizitorëve do të ketë ndikim të dëmshëm
në biodiverzitetin e këtyre zonave.4
Zhvillimi i turizmit do të rezultojë edhe me shtimin e numrit të
vizitorëve në zonat e mbrojtura të natyrës si dhe monumentet natyrore
por vendi ynë nuk i ka të zhvilluara kapacitetet dhe ofertën turistike dhe
edukative për vizitoret (fletëpalosjet, hartat, shoqëruesit turistik). Koso-
va vështruar në aspektin turistik është e ndarë në pesë rajone turistike:
Rajoni qendror i Prishtinës; Rajoni turistik i Alpeve Shqiptare; Rajoni
turistik i Sharrit; Rajoni turistik i Anamoravës; Rajoni turistik i Mitro-
vicës Bazuar në studimet e deritanishme në Republikën e Kosovës,
ekzistojnë kushte shumë të mira për ngritje të qendrave turistike për
turizmin dimëror-sportiv.
Rajoni turistik i Alpeve Shqiptare dhe rajoni i Sharrit janë dy
rajone që kanë mundësit më të mira për zhvillimin e këtij lloj turizmit. 4http://www.kryeministri-
ks.net/repository/docs/Strategjia_dhe_Plani_i_Veprimit_per_Biodiversitet.pdf
C E N T R U M 9
234
Ne vijim janë të pasqyruara mundësitë e ngritjes së qendrave për
zhvillimin e turizmit dimëror-sportiv për këto dy rajone turistike.
Qendrat turistike në rajonin turistik të Alpeve Shqiptare mund të ngritën
me kapacitet të tërësishëm 129.000 vizitorë në vit ndërsa rajoni turistik
i Sharrit 113.000 vizitorë në vit duke pas parasysh se këto dy rajone
janë njëkohësisht edhe qendrat më të mëdha floristike dhe faunistike në
Kosovë ndikimi i zhvillimit të turizmit në këto dy zona do të jetë negativ
në ruajtjen e biodiversitetit. Kurse ana pozitive e krejt kësaj është se do
të krijohen të hyra të cilat mund të orientohen në veprimtarit e mbrojtjes
së natyrës si dhe për ndërtim të infrastrukturës, monitorim dhe hulum-
time shkencore. Në aspektin e trashëgimisë natyrore, rajonet kufitare të
Kosovës përbëjnë burimet kryesore që ofrojnë produkt unik natyror
turistik, sikurse është rasti me rajonin jug-perëndimor të ‘Alpeve
Shqiptare’ në kufi me Shqipërinë dhe Malin e Zi, rajonin jug-lindor të
maleve të ‘Sharrit’ në kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe rajonin
verior të maleve të ‘Kopaonikut’ në kufi me Serbinë. Trashëgimia
kulturore në Kosovë gjithashtu është shumë e larmishme. Kalatë e vogla
sikurse kullat shqiptare, mullinjtë dhe urat, xhamitë dhe kishat, banjat
turke, kështjellat dhe vendbanimet arkeologjike, që të gjitha ofrojnë një
histori të pasur të rajonit. Duke pasur parasysh pasuritë natyrore dhe
kulturore të Kosovës, segmentet sikurse figurojnë me poshtë aktualisht
përfaqësojnë shtyllat kryesore të ofertës turistike:
Turizmi kulturor: Me objekte mesjetare të përfshira në listën e
trashëgimisë kulturore të UNESKO-s, me gjithsejtë 41 vende arkeolo-
gjike të rëndësisë së lartë, me një jetë nate të shoqëruar, me skenë të
larmishme muzikore, me një mikpritje te jashtëzakonshme të vendasve.
Kosova ka shumë për të ofruar në relacion me turizmin kulturor.5
Turizmi malor dhe alpin: Me vendpushime dimërore dhe për
skiator sikurse Brezovica në Malet e Sharrit. Kosova ka mundësinë që
të forcojë dhe të përmirësojë pozitën e saj si destinacion për pushime
dimërore. Me respekt të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve turistike
përgjatë gjithë katër stinëve të vitit, lugina e Rugovës tashmë vetëm se
ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm të ofertave turistike me
operatorët turistikë.
Turizmi rural, eko-turizmi dhe turizmi alternativ: Akomodimi ‘shtrat
dhe mëngjes’ (“Bed and Breakfast”) vetëm se është pjesë e ofertës turistike
në ‘Velika Hoç’ (Novobërdë) dhe disa nga vendet tjera rurale të Kosovës.
5http://www.mti-ks.org/sq/Divizioni-i-Turizmit
C E N T R U M 9
235
ZHVILLIMI I TURIZMIT NË KOSOVË
Kosova ka shanse të mrekullueshme për zhvillim të turizmit.
Disponon me atraksionet natyrore të begatshme, me lokacione gjeogra-
fike të volitshme. Disa prej përparësive të saj turistike të veçanta janë
veçoritë e dallueshme morfologjike, hidro-grafike, klimatike dhe ele-
mente të tjera atraktive të cilat e bëjnë Kosovën një ndër hapësirat
turistike më tërheqëse në rajon. Edhe pse Kosova nuk posedon disa
faktorë, të cilët kanë ndikim tërheqës, në pjesën më të madhe të kërke-
sës turistike, siç është deti, ajo disponon me potencial të jashtëzakon-
shëm natyror dhe mundësi tjera për zhvillimin e gati të gjitha formave
të turizmit, në radhë të parë, të turizmit dimëror-sportiv, malor, shën-
detësor, transit, gjuetisë, turizmit të biznesit etj. Studimet e bëra kanë
treguar se në Kosovë ekzistojnë mundësi për ndërtimin e 20 qendrave
të turizmit dimëror, të cilat mund të ofrojnë kushte shumë të mira për
zhvillimin e turizmit dimëror-sportiv, sipas standardeve ndërkombë-
tare. Grykat, kanjonet dhe shpellat si motive turistike janë atraksione
turistike që paraqesin forma të ngushta relievore të maleve që kanë anë
vertikale. Estetika dhe kurioziteti që disponojnë grykat i bëjnë këto
atraktive për turizëm. Edhe qafat malore hyjnë në kategorinë e grykave.
Ekziston numër i konsiderueshëm i grykave, shpellave dhe
kanjoneve. Alpet shqiptare dhe masivi i Sharit janë rajonet më të pasura
me gryka, shpella dhe kanjone. Grykat më të njohura në Kosovë janë:
Gryka e Rugovës, e Kaçanikut, Carralevës, Ibrit etj. Gryka e Rugovës
me bukuritë e veta natyrore është gryka më e njohur në rajon dhe më
gjerë.6 Në Kosovë kanjoni më i njohur është kanjoni i Mirushës, i cili
ka sistem prej 13 ujëvarave dhe liqeneve të mëdhenj dhe të vegjël me
një bukuri madhështore. Shpellat paraqesin forma gjeomorfologjike për
relievin, në turizëm kanë rol të veçantë për arsye se vizitat që iu bëhen
kanë karakter turisti. Përveç shpellës së Gadimes ka edhe shpella tjera,
të cilat ende nuk janë të përgatitura për t’u vizituar nga turistet si:
shpella e Radavcit, e Panorcit, Petreshticës, Bresalcit, në Grykë të
Rugovës etj. Elementet hidrografike, janë element mjaft i rëndësishëm
i trashëgimisë natyrore të një vendi. Përmes ujërave sipërfaqësore dhe
6 Konferenca “Perspektiva e Turizmit Fshatar në Regjionin e Rugovës”, 07.Prill.2007,
Pejë, f. 1-4
C E N T R U M 9
236
nëntokësore mund të tregohet kompleksi natyror i përbërjes gjeolo-
gjike, relievit, klimës, florës dhe faunës si dhe aktivitetit të njeriut për
përshtatjen dhe shfrytëzimin e elementeve hidrografike për plotësimin
e nevojave të ndryshme. Pozitën gjeografike që ka Kosova, me lartësi
mesatare (811m), mbyllja e hapësirës së saj me male të mesme dhe të
larta në pjesët periferike krijuan kushte për formimin e nyjës hidro-
grafike në Kosovë. Ujërat e Kosovës në Sukën e Dermanit në malin e
Nerodimës ndahen dhe derdhen në tri pellgje: në detin Adriatik, Egje
dhe në Detin e Zi. Lumenjtë, atraktiviteti natyror që kanë lumenjtë në
luginat e veta shërbejnë edhe për zhvillimin e turizmit. Rëndësia turis-
tike e lumenjve, përveç përqendrimit në shfrytëzimin e tyre për larje,
zhvillimin e sporteve, si noti, peshkimi etj, ata me kanjonet, grykat dhe
ujëvarat që kanë, paraqesin atribute atraktive për zhvillim të turizmit.
Lumenjtë e Kosovës janë të njohur me atraktivitetin dhe estetiken e tyre
natyrore, që mund të përdorën për zhvillimin e turizmit.
Lumenjtë, siç janë: Mirusha, Burimi i Drinit të Bardhë, Nero-
dimja etj. me atraktivitetin e tyre natyror mahnitës, janë atraksione
mjaft interesante për turistët. Liqene, ka po thuaj në të gjitha gjiret
gjeografike dhe në lartësi të ndryshme mbidetare, të cilët kanë rëndësi
për zhvillimin e turizmit, sidomos në vendet kontinentale, të cilat nuk
kanë det. Për nga lloj i liqeneve dallohen liqenet akullnajor, lumor dhe
relikte (artificial). Liqet e akullnajave janë më të bukurit prej të gjitha
llojeve për arsye se ata gjenden në zonat malore dhe janë pjesë e
pandashme e atraksioneve.
Kosova është e pasur me këto tri lloje të liqeneve. Liqene
akullnajore në Kosovë ka më së shumti në Alpet Shqiptare dhe në Malet
e Sharrit.
Në Alpet shqiptare janë të njohura këto liqene: Në Malet e
Gjeravicës janë liqeni i madh, liqeni i vogël, në Rugovë liqeni i Leqi-
natit; në Malet e Sharrit janë 16 liqene, prej tyre janë: Liqeni i Livadhit;
Liqeni i Bogovinës; Liqeni i Zi; Liqeni i Jazhicës; Liqeni i Sipërm etj.
Ujërat termale, Kosova ka burime të rëndësishme të ujërave termale, të
cilat shfrytëzohen për qëllime mjekësore dhe rekreative. Këto resurse
nuk shfrytëzohen racionalisht e as nuk janë hulumtuar sa duhet. Zyr-
tarisht ekzistojnë vetëm tri qendra shëruese: Banja e Pejës, e Kllokotit
dhe Banjëska (në veri të Mitrovicës). Megjithatë, ekzistojnë edhe
burime tjera, të cilat nuk shfrytëzohen dhe nuk janë hulumtuar, më të
njohura janë: burimi i ujit në Malishevë, Uglar, Poklek, Dobërqan,
Lluzhan, Deçan etj.
C E N T R U M 9
237
Motivet antropogjene
Oferta turistike e një vendi turistik është e përbërë nga motivet
natyrore dhe motivet antropogjene. Motivet antropogjene janë faktorë
atraktivë shoqëror, të cilët nxisin qarkullimin turistik. Numër i konside-
rueshëm i turistëve, për të kënaqur kërshërinë e tyre turistike, vizitojnë
vende të ndryshme historike, objekte të njohura kulturore. Motivet
antropogjene janë objekt i qarkullimeve turistike, numër i madh i turis-
tëve kërkojnë vende historike, objekte kulturore të njohura, fushëbeteja,
ngjarje të rëndësishme historike etj, me qëllim të zgjerimit të njohurive
të tyre dhe njohjes më përsëafermi të këtyre vlerave. Vështruar për nga
lloj, motivet antropogjene janë të llojllojshme, të cilat së bashku janë
segment i rëndësishëm i ofertës turistike të një vendi. Bazuar në efektet
dhe funksionet turistike që kanë mund të ndahen:
Monumente kulturore-historike;
Institucione kulturore;
Manifestime kulturore;
Manifestime argëtuese dhe sportive;
Produktet e artizanateve si motive etnosociale.
Numri i madh i resurseve turistike më atraktive, nuk janë as
përafërsisht të valorizuar në masëne cila do të mundësonte plasman të
suksesshëm në tregun turistik të vendit dhe të huaj. Shkaqet për këtë
pozitë të turizmit rural janë të shumtë, por ndër më të rëndësishme janë:
mungesa e përvojës, e vetëdijes për leverdinë ekonomike të
një aktiviteti të tillë,
mungesa e kulturës së përgjithshme të ekonomive familjare
fshatare,7
mungesa e masave të politikës ekonomike në nivel të vendit
për stimulimin e zhvillimit të turizmit rural; mungesa e bashkëpunimit
me akterët tjerë të ofertës turistike të Kosovës etj.
Zhvillimi i turizmit rural mundëson: përmirësimin e kualitetit të
jetës dhe statusit material të banorëve në rajonet fshatare dhe ekuilibri-
min e zhvillimit rajonal, ndërprerjen e migrimit të banorëve të fshatrave
drejtë qendrave urbane dhe motivimin e të rinjve për kthimin në fshatra
që do të ndikonte në ripërtrirjen e popullatës fshatare dhe përmirësimin
e strukturës së popullatës aktive për punë, rritjen e prodhimit klasik
bujqësor dhe plasmanin e produkteve sipas principeve të ekonomisë së
7 www.rugovaexperience.org
C E N T R U M 9
238
tregut, afirmimi i programeve të prodhimit organik bujqësor, ruajtja e
ekosistemeve natyrore dhe mbrojtja e biodiverziteteve, si dhe plasmani
i kontrolluar i frutave pyjore, bimëve shëruese aromatike, rivitalizimi i
potencialeve kulturore etj
ETIKA MJEDISORE
Për të dhënë një përgjigje mbi termin “etikë” duhet te kthehemi
pas në retrospektivë që nga etimologjia e kësaj fjale e deri tek shkrimet
e filozofëve apo politologëve më të hershëm që e kanë përdorur këtë
term. Fjala etikë buron nga shprehja greke “ethos”, “ethikos” që nën-
kupton moralin, qe ka domethënien e traditës, dokeve dhe shprehive.8
Etika është një tërësi normash që i bën idealet, vlera në praktikat e
përditshme, ndërsa vlerat janë parime të pranuara në mënyrë kolektive
që e drejtojnë gjykimin tonë, drejt asaj se çfarë është e drejtë dhe e
gabuar. Një tjetër përkufizim për etikën shpreh: se etika është procesi
nëpërmjet të cilit dallojmë të drejtën nga e gabuara dhe veprojmë në
përputhje me atë që ne e quajmë të drejtë.
Etika mund të përkufizohet edhe si një përpjekje sistematike
nëpërmjet përdorimit të arsyes, që i jep kuptim eksperiencës tonë
morale, individuale apo shoqërore, në mënyrë të tillë, që të përcaktojë
rregullat, të cilat drejtojnë sjelljen e njeriut.
Etika si shkencë
Çka e përbën esencën e ethosit ose moralisit, qe është lëndë trajtimi
jo vetëm te grekët e vjetër dhe latinët, gjegjësisht Herakliti, Sokrati,
Aristoteli dhe Epikuri, por edhe shumë më vonë Spinoza, Kanti e Fichte,
si edhe mendimtarët bashkëkohorë? Në mendimin grek ethosi ka të bëjë
me vendbanimin, zakonin, shprehinë, sjelljen e drejtë të njeriut, institu-
cionin, kultin e zotërave, marrëveshjet miqësore, bashkësitë e luftërave,
solemnitetet e ndryshme, etj.Në mësimet etike, ethosi është qenia e etikes
dhe morales. Për dallim nga Platoni, Aristoteli ka konsideruar se ethosi
nuk i është dhuruar njeriut nga natyra, por njeriu e fiton këtë nëpërmjet
veprimit dhe zhvillimit të dispozitave të veta. Shumë më vonë, Hegeli
është përpjekur të interpretojë kuptimin dhe domethënien e përkthimeve
të fjalës ethos, dhe është bërë kritik i rreptë i mendimit moral abstrakt si
dhe bashkë me mendimtarë të shumtë të filozofisë së re e ka bërë të qartë
8 Paviqeviq Vuko, Bazat e Etikës, Rilindja, Prishtinë, 1981, f. 8.
C E N T R U M 9
239
realitetin historik të zakoneve dhe etikës greke. Sot ekzistojnë interpre-
time të ndryshme mbi përmbajtjen e mësimit helen, disa përfaqësues të
këtyre interpretimeve janë të prirur të thonë se te Aristoteli parimet etike
kanë më shumë karakter shoqëror se sa karakter etik.
Sipas këtij mendimi, ethosi ka kuptim objektiv dhe subjektiv,
sepse e ka kuptimin e shprehisë, zakonit dhe moralitetit, ndërsa morali
subjektiv e ka kuptimin e ndërgjegjes, tërësinë e qenies subjektive sikur
edhe tërësinë e botës në të cilën përshtatet subjekti.9 Diskutimet mbi
etikën mjedisore kanë lindur që në vitin 1970. “Etika e mjedisore është
një degë relativisht e re e etikës filozofike dhe shqyrton e diskuton
pikëpamjet mbi gjendjen morale të krijuar nga njerëzit që jetojnë ose
nuk jetojnë”.10 Rreth etikes mjedisore shumë autorë kanë dhënë men-
dimet e tyre se si njeriu ka ndërhyrë tek natyra dhe cilat janë parimet që
duhet të respektohen për të siguruar një natyrë sa më të pa cenuar, por
edhe këto vlera natyrore si do t’i shërbejnë zhvillimit të ardhshëm të
turizmit. Shfrytëzimet e pakufizuara për themelet natyrore të jetës,
shkatërrimi i pamëshirshëm i biosferës dhe militarizimi i gjithësisë janë
të gjitha jashtë normave morale.”11 Taylor shpjegon pikëpamjen bio-
centrike, “Njerëzit janë anëtarë të komunitetit të Tokës, në të njëjtin
kuptim si dhe në kushte të njëjta me gjallesat e tjera. Specia njeri, së
bashku me të gjithë speciet e tjera, janë elementë përbërës në një sistem
të ndërvarësisë kështu mbijetesa e çdo gjëje të gjallë, si dhe shanset e
saj për mirë apo keq, janë vendosur jo vetëm nga kushtet fizike të
mjedisit, por edhe nga marrëdhëniet e saj për të jetuar me të tjera gjëra”.
Pra sipas të gjitha përcaktimeve në qendër të gjithçkaje qëndron njeriu
i cili me veprimtaritë e tij ka sjellë ndikime të mëdha në vlerat natyrore.
Vlerat e natyrës
Pyetjet themelore të etikës mjedisore që kërkojnë përgjigje janë:
“Çfarë lloj vlere i duhet dhënë mjedisit natyror nga qeniet njerë-
zore? A duhet t’i vlerësojmë ato, dhe të jemi të kujdesshëm në trajtimin
tonë, sepse janë të dobishme për ne apo kanë vlera të pavarura ndaj
interesave të njeriut? (Benson). MekShejn (2007) beson se vlerat e
brendshme janë të rëndësishme për të kuptuar pikëpamjet morale dhe
etike. Vlerat qëndrojnë në thelbin e etikës mjedisore dhe të dyja
9 Rasim Muminović, Ethosi dhe qenie njerëzore-kthjellimi moralo-etik, botim i
Fakultetit Filozofik të Tuzllës, Tuzla 1997, f. l21 10 Benson, 2000, Environmental Ethics, Routledge, London UK, 11 Kung & Kuschel, 1993. A Global Ethic: The Declaration of the Parliament of the World' Religions.
C E N T R U M 9
240
udhëheqin pikëpamjet tona mbi natyrën e mjedisin.
Ndërsa Rolston (1989) gjykon se njerëzit gjithmonë do t’i japin
vlerë natyrës, sepse vlera ekziston vetëm kur një subjekt ka një objekt
me interes. Natyra është marrësi i këtyre vlerave, të cilat mund të jenë të
dobishme apo të brendshme, subjektive apo objektive. Ai mendon se nje-
rëzit e perceptojnë vlerën në nivele të ndryshme të perceptimit të lidhura
me botëkuptimin e tyre. Literatura sugjeron se diskutimi mbi botëkup-
timin e mjedisit dhe vlerave të natyrës do të mbetet një çështje e diskutue-
shme, sepse pikëpamjet dhe vlerat që kanë të bëjnë me mirëqenien
ekonomike dhe mbrojtjen e mjedisit do të debatohen gjithmonë.12
Etikat mjedisore në turizëm
Rëndësia e etikës mjedisore në turizëm shpjegohet nga Robin-
son dhe Phipps,13 të cilët venë shenjën e barazimit midis përvojave
turistike në një udhëtim personal. Sipas tyre “Të kuptosh kulturën
është si të kuptosh turizmin dhe për të kuptuar turizmin duhet të na
jepet të paktën një prezantim i shkurtër i njerëzimit”.14 Fennell
shkruan: “Turizmi nuk mund të shpjegohet nëse ne nuk e kuptojmë
njeriun, qenien njerëzore”.
Etika erdhi në vëmendjen e studiuesve të turizmit në fillim të
viteve 1990, në kongresin e turizmit në Paris në vitin 1992. Në këtë
konferencë është theksuar ndikimi i turizmit në vende më pak të zhvi-
lluara dhe u bën thirrje për praktika që sjellin qëndrueshmëri. Studiue-
sit e turizmit, propozojnë disa praktika etike si ekoturizmi, i cili merr
në konsideratë ndikimet e turizmit.
Sipas Fennell (2006), turizmi ka nevojë për një teori etike të
vërtetë ndërdisiplinore për zhvendosjen e vëmendjes tek ndikimet dhe
ndërlidhja e vlerave me botën natyrore.
CONCLUSIONS AND RECOMMENDATIONS
In these present days, we encounter a phenomenon which is a
symbol of human existence and activism. This phenomenon and symbol
is morality, it is subject to particular philosophical thinking, practical
12 Kung & Kuschel, 1993.A Global Ethic: The Declaration of the Parliament of the World's Religions. 13 Robinson and Phipps, 2003, ‘Worlds Passing By: Journeys of Culture and
Cultural Journeys’. 14 Leopold, 1974, “A Sand Country Almanac and Sketches Here and There” f. 178.
C E N T R U M 9
241
philosophy, and ethics. Creators of the notion of ethos are the Helens,
while the moral notions are developed by the Latins.
Regarding environmental ethics, many authors have given their
thoughts on how people have intervened in nature and defined which
principles are to be respected to preserve and ensure a lasting natural
resources, specifically the natural values as these values will serve for
future development of tourism.
The importance of environmental ethics in tourism is explained
by Robinson and Phipps. According to these authors, comprehending
culture is the same as understanding tourism, whereas, in understanding
tourism to one should at least be given a brief presentation of the man-
kind. Whereas, Arnocky, Stroink and DeCicco, emphasize that people
with the most tendency to protect nature were those who considered
themselves as part of the nature.
Understanding a community's environmental ethics will permit
that in the management of protected areas, to be involved those that are
equipped with relevant skills and knowledge. This will help rising
awareness to the community and which in turn will help supporting the
strategies that preserve nature.
Finally, due to the large number of competing tourist destinations,
countries are focusing on developing marketing plans and strategies for
developing these countries. Thus, so succeed, one should seek partici-
pation and involvement of all interested parties in terms of historical
and cultural dimensions, environmental protection and tourist resour-
ces, staff training and professional education, and also general mana-
gement of tourist destinations.
Cultural heritage defines the identity of a human community and
constitutes a precious resource which, by its complex nature, is not
renewable and therefore needs to be protected and valued to guarantee
longevity. In this case, the diversity of Kosovo's cultural and natural
heritage presents an important factor or a fundamental prospect for a
development of tourism. Although, due to missing appropriate infras-
tructure and promotional investments for what can be offered in terms
of political and economic stability, accommodation and the proper
infrastructure environment. Let us say, natural wealth and historical
culture have always been privileged from observers and preservers of
art and culture, since they are their true reflectors of tourist-cultural
offerings. Thus, besides preserving and caring with investment in
C E N T R U M 9
242
infrastructure, a strategic plan for development of this sector as a lasting
source of economic growth and employment should be developed.
1. The success of developing a competitive and sustainable tou-
rism destination is the development of activities involving the commu-
nity and the reduction of the power of local government in decision-
making processes.
2. Awareness of host communities regarding the importance of
their participation in building strategies, plans, and tourism develop-
ment programs.
3. Increase training for local government representatives to tell
about the forms, ways and techniques that should be used to ensure a
broader community participation in local development processes.
4. Increased cooperation between local and regional operators.
5. Realization of successful cooperation between local govern-
ment, communities and private operators in building, realization of
strategies, plans and programs for tourism development.
6. Cross-country territorial plans, tourist planning and local and
national marketing plans.
7. Quantitative multiplication and qualitative improvement of
tourism products creating a logo for each rural tourist destination.
9. To create entertainment facilities not only for tourists but also
for the host community.
10. Rebuild the artisan work centers.
11. Increase investment in infrastructure in tourist areas.
12. Maintain and invest in natural, cultural and archaeological
monuments.
13. Promote intersted areas.
14. Provide opportunities for investors to receive low interest
loans.
15. Eliminate the effect of deforestation and regenerate forests.
LITERATURA
1. http://www.kohajone.com/html/artikull_56926.html
2. Krasniqi Mr. Armand, “E drejta në turizëm dhe hotelieri”,
Pejë 2004, fq 23
3. http://www.kryeministriks.net/repository/docs/Strategjia_dh
e_Plani_i_Veprimit_per_Biodiversitet.pdf
C E N T R U M 9
243
4. http://www.mti-ks.org/sq/Divizioni-i-Turizmit
5. Konferenca “Perspektiva e Turizmit Fshatar në Regjioni n e
Rugovës”, 07.Prill.2007, Pejë, f. 1-4
6. www.rugovaexperience.org
7. http://visitkosova.org)
8. Paviqeviq Vuko, Bazat e Etikës, Rilindja, Prishtinë, 1981, fq 8
9. Rasim Muminović, Ethosi dhe qenie njerëzore-kthjellimi
moralo-etik, botim i Fakultetit Filozofik të Tuzllës, Tuzla 1997, f. l21
10. Benson, 2000, Environmental Ethics, Routledge, London UK,
11. Kung & Kuschel, 1993. A Global Ethic: The
Declaration of the Parliament of the World' Religions.
12. Kung & Kuschel, 1993.A Global Ethic: The Declaration of
the Parliament of the World's Religions.
13. Robinson and Phipps, 2003, ‘Worlds Passing By: Journeys
of Culture and Cultural Journeys’,
14. Leopold, 1974, “A Sand Country Almanac and Sketches
Here and There” f. 178
15. Norton (1991) ‘Environmental Ethics and the Rights of
Future Generations’ f. 156
16. Jakupi Ali, Bazat e Marketingut, Universiteti i Prishtinës,
Prishtinë 2000,
17. Buhalis D. (2000) “Marketing the Competitive Destination
of the Future”, Tourism Management.
18. Benson, J. 2000. Environmental Ethics, Routledge, London UK.
19. Eriksson, R. 2004. ‘On the ethics of environmental econo-
mics as seen from textbooks’, Ecological Economics, vol. 52, no. 4.
20. Fennell, D. 2006. Tourism Ethics, Aspects of Tourism,
Channel View Publications, UK.
21. Leopold, A. 1974. A Sand Country Almanac and Sketches Here
and There, reprint of 1949 edn, Oxford University Press, New York.